Kategori
Uncategorized

CORONAVIRUSfilm artistik apo real film

Shoqëria njerzore duket sikur është e dënuar të mbartë mbi shpinë veç
halleve te tjera edhe hallin e shpikjeve që fabrikojnë mendje diabolike të yshtura nga shpirtra të shitur !
Dhe kështu për arësye të mos arsyes…. çapraçiten për kavie vagona jetësh njerzore në gjithë hapsiren gjeografike te konceptuar si realpoligon, ku mund të eksperimentohen produktet mënxyra.
A janë kalkuluar shkalla e magnitudës , dimensionet e kraterit, gjeografia e spërkatjes… apo totali i ikanakëve n’at’ botë.
Se vetëm ujku ha qesim….
Ne realfilma janë të kalkuluara të gjitha, deri në.detaje. Zakonisht parashikohen rrjedhje të përmasave “ të vogla”.
Në real film është përcaktuar vendi i shpërthimit të virusit, kohë zgjatja, natyrisht edhe… shpirtmbartjet !
Në filmat artistikë gjërat qëndisen më hollë, ndërsa në real film mund të përdoret edhe filispanja për ndonjë qepje.
Edhe pse ndodh ndryshe, në të dy filmat respektohet caku epidemik pra shmangia e pandemisë !
Se po iku filli… ZOT na ruaj, përfundojmë te varka e Noe-s.
Në të dyja rastet mbyllja zbret në stilin “happy end”.
Në ekran shfaqet sendi shpëtimtar, ajo tartakute që i themi vaksina antivirus.
Po filmin artistik kjo vjen përmes një heroi, ndërsa në real film heroi mungon se vaksina anti është prodhuar para virusit.
Mua më pëlqejnë filmat artistikë pikërisht se u mungon epilogu.
Në real film epilogu është gjithçka.
Ritmet e prodhimit të antivirusit janë çmendurake. Mëdha vizive dhe e shkruar alivanosur pas grafikëve të furnizim shpërndarjes.
Muzika bëhet më e fortë se kurrë…lumejte e fitimeve fryhen aq sa u përngjajnë deteve.
Liqej parash por dhe me shumë derte njerzish.
Të cfiliturit “lumturohen” që e vunë poshtë edhe këtë herë vrasësin e pamëshirshëm.
Unë përkundem në andërr – zhgjandrrën tashmë totalisht të virusuar…
Maskë nuk po gjej se i ka humbur pahi…
Mbase nuk do mund ta blej….

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s