Kategori
Uncategorized

Nata e Shën Bartolomeut.

Nata e tmerrit…..

Konstadin Koliqi/

Nata qe tregoi egersine dhe urrejtjen ndaj njeri tjetrit…..nata qe munde te krahasohet, vetem me Naten e Shen Bartolomeut……
…..vazhdim i kujteses…

………..Dëgjoja, urdhërat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhëra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte, eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit……. . pa informacion, nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishta e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktatur komuniste.

Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realishtë për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej, atje në Vlorë. Ai në shumicën e rasteve, po mashtrohej dhe them se kur e informonin, informacioneve reale u vinin ndonje gjethe përsipër…………. Ora 12.30, SHIK-u goditet me granata hedhës. Gati, tërë kati i i dytë, shëmbet . Në këtë cast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën, per dijenin time, 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët, shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpit e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK.ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje, presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se, kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, per ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjalle. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rrebelët.

Kolegu im, merr Besnikun në makinë për ta cuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rrebelet e armatosur dhe se po ti shikonin, do ti kishin vrare qe te dy. Atëhere, e porosit qe ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të coja një infermier.
Pas ndërtesës së SHIK-ut, u vjen rradha depove dhe reparteve, afër godines. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithcka. Ora 2 e mëngjesit. Rethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë të cilët, pothuajse më marrin në mbrojtje .
Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem në drejtim të fabrikës së cimentos , në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaci”, në Skelë.
Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit te universitetit, fare afer, shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë.
Një grua i binte njërës prej kufomave me sopatë, duke e coptuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët.
Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtet për atë që po shikoja por edhe, në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njëriun duke ditur se cfar mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njërëz të armatosur që të vrisnin për qejf……
Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë « Ikni, frikacakë » dhe na la të lirë.
Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vëndin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pash që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta : « Besniku je ? » Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur…. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë dicka për ta shpëtuar nga vdekja……
U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos tu pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen : « Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushut dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne » ! Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë . Besniku, ky djal i mbrekullueshëm dhe nënpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital, të paktën, mua kështu më thanë…
Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të dt 1 Mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral Syrja Isufi i cili më kërkon që të largohem se « …..po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thote gjenerali !!! ». O Zot i madh, cfar gjenerali kishte Ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë ……….


Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për tu mbrojtur, sic më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për tu ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja ! Nga kush dhe përse trëmbesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vëndin aku di unë se kë, por……….. ende nuk e kam të qartë. C’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s