Kategori
Uncategorized

Pse Ilir Meta nuk është si Bujar Nishani.

Të nderuar miq,

Nga Klevis Bitro/

Në datën 2 mars Presidenti i Republikës ka thirrur një protestë në kufij revolucionarë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.

Pavarësisht se Meta ka një përgjegjësi të thellë personale për gjendjen ku jemi sot, ai ka plotësisht të drejtë të rrebelohet ndaj Edi Ramës.

Ilir Meta, ndryshe nga paraardhësi i tij në Presidencë, Bujar Nishani ka zgjedhur rrugën e përplasjes ballazi me Ramën.

Ilir Meta ka gjithashtu një histori të pasur përplasjeje me Edi Ramën, siç ka edhe shumë herë marrëveshje të Metës me Ramën.

Kësaj radhe është ndryshe.

Meta po bën atë që nuk guxoi ta bënte askush. Po nxjerr popullin në rrugë kundër Edi Ramës edhe pse janë të së njëjtës rrugë idesh dhe qëndrimesh nëse pranojmë që Rama formalisht është i majtë.

Ilir Meta me dashje po kthehet në një pikë reference edhe për dashamirësit opozitarë. Protesta e datës 2 mars që ka thirrur Ilir Meta duhet të ishte bërë në fakt nga PD në 20 shkurt.

Megjithatë, PD ka strategjinë e vet të ardhjes në pushtet dhe onturazhi që këshillon lidershipin opozitar besoj se ka ende ambicie dhe vullnet të rrëzojë Edi Ramën që në këto momente do vetëm një goditje që të ikë nga pushteti.

Por lëvizja e Ilir Metës është provë force dhe inkurajim apo sugjerim siç duhet të sillet opozita sot pasi Rama dihet tashmë që njeh vetëm frikën.

Për më tepër, lëvizja e Ilir Metës është edhe këmbanë për veshët e opozitës, e cila nëse pret shumë, mund të humbë mbështetësit e vet.

Qytetarët janë të mbushur plot me mëri për Edi Ramën, madje dhe vetë antarët e PS apo një pjesë e administratës po bëjnë kalkulimet e tyre se me kë ia vlen të bashkohet nga faktorët që janë në skenën politike.

Është e qartë se Ilir Meta synon dhe mund të bëhet drejtues i një lëvizje të madhe popullore, me gjasë duke marrë të djathtë e të majtë dhe të përmbysë Ramën.

Dhe në këtë rast kush rrëzon i pari Ramën duhet të jetë edhe Kryeministri i ardhshëm. Kjo është këmbana që duhet të dëgjojë opozita kryesore e vendit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s