Kategori
Uncategorized

Anullim ì vdekjes

Nga Albert Avduli/

Të djathtët, duke qenë strukturë gjenetikisht kapriçioze, grinden e përçahen, sesi duhet arritur pushteti.

Të majtët, falë trashëgimisë së rreshtit, mbeten solidar brenda tyre edhe kur gjakosen midis vedi duke shqyer plaçkën e pushtetit.

Të djathtë – Të majtë

(Antitezë extreme)

Veç dallimeve kryesore në shtyllat filozofike ku mbështesin doktrinat, politikat dhe programet, janë edhe disa detaje të tjera, që bëjnë diferencën.

Të djathtët, duke qenë strukturë gjenetikisht kapriçioze, grinden e përçahen, sesi duhet arritur pushteti.

Të majtët, falë trashëgimisë së rreshtit, mbeten solidar brenda tyre edhe kur gjakosen midis vedi duke shqyer plaçkën e pushtetit.

Të djathtët, mbas çdo aludimi, s’tregojnë aspak tolerancë për bashkëidealistin.

Të majtët, në lidhje me shokun e organizatës, në mos e mbrojnë se ka të drejtë, e mbrojnë edhe në faj sepse është një prej tyre

Të djathtët, ndodhen në piknik apo bankete familjare ditën e votimeve.

Të majtët, anullojnë edhe vdekjen n.q.s ka votime.

Të djathtët, më lehtë numërojnë kollaret e atij që kanë në krah, sesa pallatet e atij që kanë përballë.

Të majtët, deklarojnë trashëgim e testamente qindra pasuri, por gjykojnë çdo kënd nga kundërshtarët për apartamentin e viteve ’80-të.

Të djathtët, stepen kur shohin ligjin dhe jo përballë urdhrave të partisë.

Të majtët, ì nxjerrin karton të kuq ligjit, po urdhëroj shefi.

Të djathtët, bëjnë punë dhe mjaftohen me paraqitjen e saj.

Të majtët, lustrojnë punë, ngjyrosin apo vijëzojnë punët e trashëguara dhe propogandojnë në delir , derisa ndonjëherë, duartrokasin edhe ata që vetë ndërtuan rrugë, tunele e vepra të tjera.

Të djathtët, konstatojnë gabimin apo fajin e rivalit dhe mjaftohen me evidentimin e tij.

Të majtët, fajin apo gabimin e tyre, me rrjetin e fuqishëm propogandues , ja autorizojnë atij që e vuri në pah.

Të djathtët, kurorëzojnë një mijë premtime elektorale dhe heshtin sepse e quajnë detyrë.

Të majtët, përdorin statistikat dhe mediat që t’na gëzojnë me të mirat e paprekura.

Etj, etj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s