Nga Rexhep Shahu/
(e degjuar)
Mbreti Zog ishte ne Himare ne takim me kreret e vendit. I shtrojne dy probleme : shpalljen e Himares minoritet grek dhe regjistrimin e kengeve te Himares.
Per te paren, u thote mbreti, nuk e kam une ne dore por vendos parlamenti i vendit.
Per te dyten, e kam une ne dore. Dergoni tek une ne Tirane perfaqesuesit tuaj, te marrin leket dhe te shkojne ne France e te regjistrojne kenget e Himares. Kur te vijne, nje kopje te disqeve te ma dorezojne mua, kopjet e tjera t’i sjellin tek ju.
U tha, u be.
Erdhen ne Tirane perfaqesuesit himariote, moren leket, shkuan ne France, regjistruan kenget dhe ia sollen nje kopje te disqeve edhe mbretit Zog.
Pasi i degjoi mbreti kenget, i mblodhi kreret e Himares dhe u tha :
Ç’minoritet doni te shpalleni ju ?
Kur te paret tuaj, stergjysherit, gjysherit, nenat e baballaret tuaj kane kenduar shqip, cfare jeni ju?
Te gjithe kenget shqip i keni kenduar dhe regjistruar ne France.
Keshtu e zgjidhi mbreti Zog ceshtjen Himare dhe deboi lakejte prej saj.