
Në vitin e mbrapshtë 1997, ish presidenti Berisha, ishte i rrethuar në presidencë me fare pak besnikë të armatosur të Gardës.
Shumëkush e kërkonte kokën e tij, por ai nuk u largua nga Shqipëria, pasi siguroi natyrshëm fëmijët e tij jashtë shtetit.LEXO EDHE:
Berisha: Forca e krimit në sulm, Shqipëria nën maska…
Rënia e pushtetit të tij ishte e plotë dhe nga trungu i rrëzuar i PD, mbinë shumë kërpudha që ushqenin rrënjën e tyre te pushteti i ri.Askush nuk e besonte ringritjen e tij, që kulmoi në vitin 2005, pasi bashkoi të gjitha kërpudhat në një kurorë të vetme dhe të përbashkët.Sot përsëri ai është pa pushtet.Porse është vetëm ai, që ndonëse në pikën më të dobët që ka sot PD, bën emra dhe mbiemra të kapove të klaneve kriminale shqiptare.Berisha nuk ka frikë të denoncojë, por edhe të përgojojë në nxitim e sipër, sipas çdo informacioni që i vjen në tavolinë, në celular apo në postën e tij.Janë disa emra shumë të rrezikshëm në Shqipëri, me banda të fuqishme, me lidhje të forta me segmente të pushtetit të sotëm dhe me rekorde kriminale rrëqethëse. Kërcënues dhe hakmarrës.Të cilët vetëm Berisha i përmend në media apo në Kuvend, duke dërguar rekordet e tyre kriminale në analet e ambasadave të huaja dhe në “data base”-t e shërbimeve të huaja inteligjente.Kjo situatë nuk krijon qetësi në biznesin e tyre kriminal, që zhvillohet në fqinjësi të mirë më ministrat e fuqishëm të kësaj qeverie…/360grade.al