
Ish-aleati i kryeministrit Edi Rama, Vangjel Dule, ka folur ashpër dhe me ironi sot në Kuvend për sa i përket rolit qesharak që ka marrë kryeministri në “mbrojtje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se SHBA, vend kampion i lirisë nuk ka nevojë për Ramën si avokat, i cili është edhe dhunuesi më i madh i lirisë në vendin tonë. Ai e vazhdoi ironinë e tij me kryeministrin, duke i kujtuar paradoksin se SHBA-të janë “zjarrfikës të konflikteve në botë” dhe jo nxitës konfliktesh, siç është ai në krye të vendit.
Sipas kreut të PBDNJ, qeveria e sotme që drejtohet nga Rama është më e keqja në historinë pluraliste të këtij vend. Dule gjithashtu e konsideron tepër të rëndësishme Reformën në Drejtësi, por e keqja e vërtetë vjen pikërisht nga klasa politike e Shqipërisë, e cila bën sikur lufton për atë.
“Që në fillimin e legjislaturës duhet të ishte ngritur komisioni kushtetues. Unë e kuptoj ankthin e qeverisë dhe të qytetarëve por ne e tregojmë tek kjo sallë dhe e konsideroj serioze këtë reformë. Kjo reformë do kërkonte konsensus sepse nëse nuk do arrijmë shumicën e cilësuar atëherë nuk kemi arritur asgjë, sepse e gjithë kjo reformë kërkon seriozitet që nuk po shikohet. Ligji i vetingut kërkon konsensus. A e kuptoni se ku e kanë cuar gjithë reformën në drejtësi mungesa e konsensusit?! Do jemi si ajo macja që i vjen rrotull bishtit të saj për ta kapur. Duhet të kishim shteruar dialogun. Duhet kontroll parlamentar jo ekzekutiv, por mesa duket insiston kryeministri ku nga dritarja kërkon litarin për të kthyer sërish sistemin tonë gjyqësor”, tha kryetari i PBDNJ në Kuvend për debatin e gjatë që është duke u zhvilluar.
One reply on “Dule: Çfarë ironie, Rama bën avokatin e SHBA-ve që janë kampionë të lirisë, kur vetë është dhunuesi më i madh i saj.”
PëlqejeniPëlqejeni