Kategori
Uncategorized

Hidrocentrali që po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Vuthajt e Gucisë

imgresAmbasadori Johan Frilih i Austrisë në Malin e Zi tepër vonë (6 shkurt 2015) e paska mësue rrugën për në krahinën e Plavë-Gucisë, tue pasë kësaj here me veti në suitën e tij dhe presidentin e një firme austriake, “Energy Eastern Europe”. Shkelqësia e Tij ka harrue apo duhet me ia kujtue se ka shkel në trevën komunare ma pro-austriake në krejt Malin e Zi, Kosovë e Shqipëri, pasi në fill shekullin e kaluar, në kohën e otomanizmit, në vitin 1909-‘10, mbi 80 për qind e saj, e shqiptarëve plavë-gucias vendali të atyhit, e kishte shtetësinë austriake. Vizita e Tij, në kit’ të ftohtë dimni e në acar malazez çetinë e gjukanoviç, pothuaj një shekull vonesë nga koha kur Hasburgët e Luftës së Parë Botërore qeverisnin si pro-shqiptar dhe në Plavë-Guci, nuk na ngrohë aspak. Shkelqësia e Tij kreu një vizitë (jo)diplomatike të errët.

Eh! Firma rreth 8 vjeçe: EEE (Energy Eastern Europe),e themelueme në vitin 2006 në një nga shtetet e Austrisë e me mbështetje nga kompani deri çerekshekullore, siç ia thotë dhe emni i vet, është një nga ato kompanitë që disa vende të Perëndimit i krijojnë enkas për vendet e ish-Europës Lindore, në rastin konkret për Ballkanin Perëndimor, përndryshe: Bosnje-Hercegovinë (2007), FYROM-Maqedoni (2008) dhe, së fundit, në Malin e Zi (2009) me përfaqësues të saj, Denis Hotin. Kjo EEE erdhi mbi 3 vjeçe në Podgoricën etnike shqiptare e, më duket, se ngriti aty nji hidrocentral me ujët e Moraçës që ende kullon gjak shqiptar shumshekullor.

urlKjo firmë prej vitit 2009 ka pesë minihidrocentrale në ndërtim, nga të cilët tre në Bosnje-Hercegovinë e dy në Maqedoni. Ky në Vuthaj të Gucisë do të jetë i gjashti, ku puna proceduriale ka nis prej vitit 2010, tash pesëë vjet. Që kur kryekomunari i Plavës, Skënder Sharkinoviçi, iu dha leje me shkrim e tashti Qeveria MZ ua dha konçesionin EEE. Komuna e re e Gucisë tue pi Coco-Cola i dha “Okej” kësaj firme e ambasadorit austriak, që nuk e ngriti zanin një herë të vetme për hallet e mëdha etnike e gjithfarëshe të shqiptarëve në Plavë-Guci. Duhet me ua ba të ditun qysh herët dy komunave, asaj të Gucisë e të Plavës, që ky nuk do të jetë hidrocentrali i vetëm. Të tjerë do të ngrihen ma pas. Kjo u përfol dhe në takimin e 6 shkurtit 2015. Po të ish kanë firmë shqiptare do ta kishim “hangër të gjallë”, po meqë është firmë e juaja ndoshta do të presim të ndodhë e kundërta. Gjithandej përflitet se ky hidrocentral në Vuthaj është “mini”, është “i vogël”. Po 4 MW nuk është pak. Të kujtojmë një fakt: në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore, ndër veprat e para në Shqipëri, u ndërtue me jehonë të madhe hidrocentrali “Lenin” në Tiranë, i cili ishte 5 MW. Vlera e ndërtimit të projektit, me marrje uji direkt në burim me tubacione me diametër 1.6 m, parashikohet të jetë 4 milionë Euro. Nuk është pak, po as shumë. Kur të hyjnë në punë ky hidrocentral, i pari i rradhës energjitike, një miku im specialist kryesues apo në ekip të projektimit të 60 hidrocentraleve të tilla në Shqipëri më thotë se të ardhurat e tij vjetore do të shkojnë rreth 1 (një) milionë Euro. Kjo domethanë se në mbi 4 vjet ky hidrocentral do iu dalin “falë” austriakëve, përndryshe: do ta shlyejnë vetëveten. Kjo është çështje e “xhepit të tyre”.plavaÇështja shtrohet” çka hyn në “xhepin” e vuthjanëve e të komunës së Gucisë?!! Pothuaj kudo në botë këto hidrocntrale të tilla i kalojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për njësitë vendore e komunitetin ku ndertohen ato. Po ajo çka mendojnë përfaqësuesit austriak është shumë pak, saç mund ta bante dhe një vuthjan në mërgim përtej Atlantikut. As fuqia punëtore për hidrocentralin e Vuthajve nuk mund të merret në konsideratë, pasi në të tilla raste teknologjia e përjashton “punësimin”, ndaj mund të mbahen aty në rastin ma ekstrem deri në dy-tre vetë.

Ngritja e këtij hidrocentrali në Vuthaj të Gucisë, i zyrtarizuar nga qeveria e kryeministrit antishqiptar Milo Gjukanoviç, i përkrahur dhe nga ambasadori i Austrisë në Podgoricë, me shtysë nga vet presidenti austriak i EEE, ka gjithato të këqija që i vijnë si “lumë” Vuthajve, Gucisë e Plavës, shqiptarëve etnik e të origjinës dhe gjithë komuniteteve të atyshme. (1). Në fillim të fillimit, pikësëparit, bie në kundërshtim me vet Kushtetutën e Malit të Zi, bash me nenin e parë të saj, që e quan Malin e Zi “shtet ekologjik”(!) Jo se austriakët nuk e duan e ruajnë ekologjinë, po vet ekologjia e Vuthajve e Plavë-Gucisë nuk e don e duron kit’ hidrocentral, që sjell e përcjell pasoja e rrjedhoja ekologjike (in)direkte. (2). Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Europës, që për shfrytëzimin e forcës së ujit të ndërhyhet direkt në zonën, nga ku buron uji – iu ankimon presidentit, kryeministrit e dissa ministrave të Malit të Zi, më 26 prill 2011, Dr. Marianne Graf Gössendorf, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Austri, kryetare e Shoqatës Shqipëri-Austri, kandidate për Çmimin Nobel per Paqe më 2007.Plava e Gucia(3). Uji është Jeta. Ky hidrocentral e cenon vet ekzistencen e jetës së njerëzve në trojet e veta etnike, pasi uji i lumit që trupon përmjedis Vuthajve përdoret dhe për ujë të pijshëm për banorët, për bagëtitë dhe për ujitjen e tokave të tyre që prodhojnë të mira materiale për jetesë. Pra, kujt i intereson që t’i futin Vuthajt e banorët e saj në “krizën e Ujit” që po e kap botën e shek. XXI dhe t’iu rrezikojë atyne jetën e bukën e gojës, në tharjen e tokës, në denatyralizim të mjedisit përreth hidrocentralit gangrenë. (4). Ky hidrocentral do të cenojnë dhe shenjtëritë shqiptare të Vuthajve dhe të Plavë-Gucisë, rrënjët mitologjike pellazgo-ilire dhe etnike të saj, pasi vendi i burimit të ujit që shfrytëzohet për hidroenergji është një “Sacred Place”. Aty gjenden “Ujëvara Gërla”, “Ujëvara e Zanave”, “Shpella e Shpirtit të Ujit”, “Burimi i Gruas së Bardhë”, “Krojet e Vuthajve” (ua kanë ngjit’ së vonit dhe “Krojet e Ali Pashë Gucisë”), etj. që vet personalitete austriake i vlerësojnë me vende të rralla si Ayers Rock në Australi, Kailash në Tibet, Geysire në Islandë, etj. Disa kanale ujitëse që marrin ujë nga ky lumë i krahasaojnë me kanalet e vaditjes në Tirolin Jugor, aq të lakmuara nga turistët, etj. Ky vis shqiptar në vend që të merret në mbrojtje nga UNESCO, do të shkatërrohet nga malazezët e Çetinës e austriakët e kompanisë EEE. (5). Ky hidrocentral gjatë ndërtimit dhe pas tij, me futjen e tubacioneve në zonën e burimit, etj. e shkatërron në një masë tejet të madhe e të rrezikshme ardhmërinë turistike të Vuthajve, të komunës së re të Gucisë dhe asaj të Plavës. Pra, shteti i Malit të Zi po don shkatërrim gradual të kësaj treve me bukuri të rralla natyrore në vend që ta futin në hartat turistike të botës, ta marrin në mbrojtje nga vet shteti si “Monument Natyre”, “Monument Kulture”, etj. (6). Ky hidrocentral i Vuthajve e asgjëson randshëm dhe biosferën e kësaj treve me florën dhe faunën unike të saj.(7). Ky hidrocentral i austriakëve po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërngulje të shqiptarëve etnikë të Vuthajve në komunën e Gucisë, pasi po rrezikohet ekologjia e saj sikurse me deponinë vdekjeprurëse në Martinaj të Gucisë, do të sjellin vështirësi jetese për shqiptarët e atyhit e damtojnë ardhmërinë e turizmit, etj. Vuthajt e Martinajt janë dy fshatra shumë të mëdha shqiptare në komunën e Gucisë, të cilat kanë mbi 90-99 për qind shqiptarë, të cilat kanë shekuj pa u asimilue, ndaj po synohet shpërngulja e tyre nga trojet e veta etnike.plavva

Nga

2 replies on “Hidrocentrali që po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Vuthajt e Gucisë”

Faleminderit Sali. Shkrim me rendesi edhe per ato vetë, sepse i bejne oyetje vetvetes me “në qoftë se, meqenëse”. Kjo ngjason me një arsyetim qe më solli një mik këto ditë: në lashtësi nuk ka patur Itali të lashtë, Shqipëri të lashtë, Gjermani të lashtë, Francë të lashtë, Britani të lashtë, Turqi të lashtë, Rusi të lashtë, Rumani të lashtë, Bullgari të lashtë, (Mal te Zi, Serbi apo Jugosllavi jo se jo), etj. Pse duhet të këtë Greqi të lashtë?

Kishte të drejtë sepse ka patur lashtesi por jo “Greqi”. Kur për asnjë shtet apo vend tjetër të sotëm nuk thuhet ai shtet/vend i lashtë, pse të thuhet për “greqinë”? Ndryshe është të thuhet Roma e lashtë dhe ndryshe “Greqi e lashtë”. Ndërsa Roma ka patur linjë qytetërimi, perandorë, senatorë, republikanë, etj. etj, “Greqia” është thjesht një përrallë, nuk ka qenë perandori, nuk pa patur perandorë, nuk ka patur një monedhë, një ushtri kudo, një qendër, etj.

Ashtu siç nuk mund të pranohet edhe përralla se “pas pushtimit, romakët e fuqishëm, të përparuar, të zhvilluar në çdo drejtim, shkuan në greqi dhe morën kulturën atje?!?!”. Europianët kur zbarkuan në Amerikë të Veriut para 500 vjetësh, morën nga aty asgjë, s’kishin nevojë, as misrin, domaten, grurin, pataten nuk i morën sepse i kishin ose i kishin patur.

Emri “grek”, ashtu siç thirret greku sot thuhet se është përmëndur përherë të parë nga Hesiodi (poet 750-650 vjet p.e.s.) i cili thotë se GREKU (Graekus) ishte fëmijë i Pandorës dhe Zeusit. Vëllai i tij më i vogël ishte “Latini” (Latinus). Përrallat shtohen dhe i kalojnë kufinjët e përrallave……..Grakaeus – fëmijë i Pandorës më Zeusin. Janë të mahnitshëm me përrallat e “mitologjisë” (e përkthyer, mythology= shkencës së gënjeshtrës). Edhe të tjerat po përralla janë.

Prandaj njerëzia ka nevojë të zgjohet dhe sqarohet se nuk ka patur “Greqi” në të shkuarën (ka patur lashtësi por jo “Greqi”) dhe këta të sotmit s’kane lidhje me të; kështu i shërbehet çeshtjes shqiptare.

Bie fjala, shkrimtari i sotem “grek” Niko Dhimu (http://en.wikipedia.org/wiki/Nikos_Dimou dhe http://www.ndimou.gr/en ), në një bashkëbisedim dhënë gazetës “NY TIMES” më 23 Qershor 2009 deklaronte: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romanë, por pastaj na tha Gëte,Viktor Hygo, Delakrua: “Jo, ju jeni helenë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”.

http://www.nytimes.com/2009/06/24/arts/design/24abroad.html?pagewanted=2&_r=0

Elgin Marble Argument in a New Light

By MICHAEL KIMMELMAN

Published: June 23, 2009

……“It’s the fault of a German,” Mr. Dimou said about Greek pride in this cause. He was referring to Johann Winckelmann, the 18th-century German art historian whose vision of an ancient Greece “populated by beautiful, tall, blond, wise people, representing perfection,” as Mr. Dimou put it, was in a sense imposed on the country to shape modern Greek identity.

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”

This myth required excavators on the Acropolis during the 19th century to erase Ottoman traces and purify the site as the crucible of classicism. The Erechtheion had been a harem, the Parthenon a mosque. “But Greek archaeology has always been a kind of fantasy,” Antonis Liakos, a leading Greek historian, noted the other day. The repatriation argument, relying on claims of historical integrity, itself distorts history.

For their part, the British also point out that the marbles’ presence in London across two centuries now has its own perch on history, having influenced neo-Classicism and Philhellenism around the globe. That’s true, and it’s not incidental that the best editions of ancient Greek texts are published by British, French, Americans and Germans, not Greeks. But imperialism isn’t an endearing argument.

….. Looting antiquities obviously can’t be tolerated. Elgin operated centuries ago in a different climate. The whole conversation needs to be reframed. As Mr. Dimou asked, “If they were returned, would Greeks be wiser, better? Other objects of incredible importance are scattered around Greece and no one visits them.” Mr. Liakos put it another way: “It’s very Greek to ask the question. Who owns history? It’s part of our nationalist argument. The Acropolis is our trademark. But the energy spent on antiquity drains from modern creativity.”….

Pikërisht të vërteta të tilla njerzit kanë nëvojë t’i dijnë, që të zgjohen nga gjumi dhe trullosja që iu ka sjellur hashashi i “mitologjisë” (shkencës së gënjeshtrës).

Gjithe te mirat

Saimir

Date: Fri, 6 Mar 2015 17:03:29 -0500 Subject: GAZETARI GREK PER GENOCIDIN DHE PRONAT E ÇAMEVE

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s