Kategori
Uncategorized

Soros, Rama, Veliaj dhe Tahiri.

Soros, Rama, Veliaj dhe Tahiri

Rama natyrisht është i “gjakosur” dhe plagosur rëndë nga kjo ngjarje dhe largimi i tij nga pushteti është vetëm çështje kohe. Vetëm Veliaj rezulton i fituari i “madh” pas kësaj ngjarjeje i cili me siguri

Nga SYRI.net –  

Mund të duket si teori konspirative lidhja mes këtyre katër personazheve dhe ndonjë nga përfundimet e mëposhtme. Lidhja e Tahirit me klanin mafioz të Habilajve nuk është e re as për Ramën dhe as për publikun shqiptar. Një çështje në ndjekje për shërbimet antikrim të vendeve fqinje dhe ato partnere që interesohen për çështjet e sigurisë.

Një lidhje e shtetit me krimin dhe trafiqet, e cila në realitet është e orkestruar nga Rama, ndërkohë që Tahiri është njëri prej anëtarëve të kupolës klienteliste, i përzgjedhur nga Rama sepse përmbushte të gjithë kriteret për të qënë anëtarë i kupolës politike në lidhje të ngushtë me klanet mafioze.

Veprimet e autoriteteve italiane mund të konsiderohen një goditje e fuqishme për kupolën e Rilindjes, qeverisja e së cilës zorr se do të mund të marrë veten në ditët apo javët ne vijim. Tahiri i përjashtuar nga grupi i parlamentar dhe forumet drejtuese partiake është viktima e kësaj radhe; ai do ta ketë të vështirë të ringjallet dhe të rimarrë të gjithë pozicionet e humbura, madje mund të thuhet pa hezitim se eliminimi i tij politik është një ngjarje e sigurt.

Rama natyrisht është i “gjakosur” dhe plagosur rëndë nga kjo ngjarje dhe largimi i tij nga pushteti është vetëm çështje kohe. Vetëm Veliaj rezulton i fituari i “madh” pas kësaj ngjarjeje i cili me siguri

fërkon duart dhe pret ti vijë radha për ti zënë vendin Ramës; dhe kjo tashmë është po ashtu një ngjarje e sigurt. Soros 87 vjeç sigurisht nuk ka as kohë, as fuqi, as energji të merret me çfarë ndodh në Tiranë por një gjë është e sigurt, që nga informacionet që ai merr i rezulton se projekti i Tiranës është një nga “historitë e suksesit” të filozofisë së tij. Ai nuk mik të veçantë Ramën por e ka zgjedhur atë sepse ai plotëson disa nga kriteret e filozofisë së tij.

E thënë më thjeshtë, Soros apo njerëzit e tij që merren me Shqipërinë e kanë përzgjedhur Rama po ashtu siç Rama ka përzgjedhur Tahirin. Dhe ashtu si Rama ka arritur të trajtojë Tahirin si “limon i shtrydhur” ashtu edhe Soros apo njerëzit e tij që merren me “projektin e Tiranës’ kanë arritur në përfundimin se Rama është po ashtu “limon i shtrydhur”… Të njëjtin fat do të kenë edhe Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, si dhe Vangjush Dako e Qazim Sejdini, madje të gjithë këta mund të jenë përzgjedhur edhe si “peshqit e mëdhenj” me të cilën do të testohet reforma në drejtësi.

Ky përfundim për Ramën ka kohë që është arritur. Insistimi për të vendosur në Bashkinë e Tiranës Erjon Veliajn dhe asnjë tjetër që sipas sondazheve të brëndshme të Ramës fitonte mbështetje më të madhe të votuesve socialistë, tregon se Soros apo njerzit e tij kishin arritur në përfundimin se “projektit të Tiranës me Ramën” i kishte ardhur koha të rinovohej dhe Veliaj ishte konceptuar si zëvendësuesi, apo personi që përmbush më mirë se kushdo tjetër kriteret e drejtimit të “projektit të ardhshëm” për drejtimin e qeverisë së Tiranës.

Madje kjo përzgjedhje duhet te shoqërohej me eliminimin e Tahirit që ky të mos kishte asnjë shans për të drejtuar partinë më të madhe dhe as të mos i shkonte mëndja se do të mund të sfidonte Veliajn, Fat të njëjtë apo afërsisht të njëjtë me Tahirin do të kenë të gjithë kundërshtarët e Veliajt apo më saktë të gjithë ata që sipas tij do ta bezdisnin atë.

Rama është prej kohësh në dijeni të të gjithë këtyre lëvizjeve dhe ka kërkuar vetëm dy gjëra. Së pari të largohet butësisht nga pushteti duke ëkrkuar garanci për të ardhmen. Dhe së dyti ai ka kërkuar që Veliaj të mos kthehet në at-vrasës siç veproi Rama me Nanon por ta ruajë atë për një fare kohe si liderin historik të Rilindjes, duke siguruar kështu një “jetë të tretë” të këndshme me paratë, pasuritë dhe privilegjet e fituara nga mbi 20 vjet pushtet.

Kjo shpjegon edhe tentativat e Ramës për tu marrë vesh me Bashën dhe zbutur marrëdhëniet me opozitën dhe të gjithë aktorët politikë kundërshtarë.

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Pyetjet që Rama la pa përgjigje në takimin me krerët e policisë.

 

Dosja Habilaj – Tahiri ia ka rrëzuar të gjithë propadandën për “policinë që duam”.

Pa e përmendur skandalin që rrezikon ta çojë pas hekurave “ministrin më të suksesshëm” të qeverisë së tij, Edi Rama sulmoi mediat dhe atë pjesë të politikës (opozitën) që për 4 vjet me radhë denoncuan futjen në radhët e policisë të personave të lidhur me grupet kriminale, që i lejuan këto banda të zhvillojnë aktivitetin e tyre të patrazuar nga policia.

Kryeminitri sulmoi mediat dhe atë pjesë të politikës që kanë denoncuar kanabizimin e vendit dhe heshtjen e policisë, mosveprimin e saj përballë këtij fenomeni. Kanabisi i arriti deri në studiot televizive, por kryeministri e pa të udhës të sulmonte gazetarët që e çuan atje dhe jo policët që e lejuan mbjelljen.

Kryeministri sulmoi edhe gjykatat, në përpjekje për të fshehur dorëzimin e policisë përballë krimit, siç ndodhi në Elbasan disa javë më parë.

Por kjo mënyrë mbrojtje, e njohur tashmë, çalon në shumë aspekte.

Le t’i marrim me radhë.

Ai e nisi kështu fjalën e tij:

Rama: “S’është hera e parë që vij tek ju kur furtuna e kazanit të politikës dhe medias ngrihet mbi kokat e punonjësv e të policisë….

Çfarë ka ndodhur? Përse çdo policia e shtetit është vënë në një shenjestër të pandashme dhe është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë papushim.

Kanë ndodhur shumë gjëra. Por po ju them vetëm një. Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij, viti policia ka sekuestuar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro, të cilat deri në fundin e vitit të shkuar ishin plot 47 milionë euro para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as 1 milionë euro. Atëherë, a ka nevojë për koment?”

 Koment ndoshta jo, por të dhënat e bëjnë të çalë arsyetimin e kreut të qeverisë.

Sipas raportit të zyrës së OKB –së për drogën në vitin 2014 të adhurat nga aktiviteti kriminal i kultivimit dhe trafikut të kanabisit ishin afro 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, sipas një përllogaritje të publikuar në revistën monitor kjo përqindje ka arritur në 10, pra është 5 –fishuar. Plot 1.2 miliardë euro kanë qarkulluar në 2016 nga kanabisi, një shumë që e bën të papërfillshëm 45 milionëshin e sekuestruar. Ku janë këto para?

Po çfarë ka ndodhur? Përse, sipas kryeministrit, ka një furtunë mediatike dhe politike ndaj policisë? A është vërtet që policia ka dështuar në luftën me krimin?

Rama: “Çfarë ka ndodhur? Le të çohet një drejtues policie i këtyre 4 viteve dhe të thotë një dëshmi të vetme, që nuk ka mundur dot të ndalojë një ministër, një deputet, një zyrtar të lartë, një biznesmen apo njeri me influencë nga ata që deri para 4 vitesh pështynin në tokë pasi mbyllej xhami dhe iknin pasi i ndalonte polici rrugor. Nuk ka”.

 Nuk ka?! Një raport i policisë, i publikuar nga lapsi.al dy vjet më parë, tregon se si efektivët e antidrogës, në një operacion të gjerë ku ishte përfshirë Guardia di Finanza dhe policia e Malit të Zi, nuk u lejua të ndalonte kreun e një grupi të narkotrafikut. Një deputet i grupit të tij parlamentar, Mark Frroku, e kishte në makinë. Autovetura e tij u ndalua nga agjentët, por Mark Frroku nuk e dorëzoi Bardhok Pllanën, që rrinte i qetë në sediljen e pasme të Audit të deputetit. Agjentët e antidrogës njoftuan shefat. Udhëri që u erdhi nga lart ishte i prerë: makina e deputetit nuk duhej të kontrollohej, edhe pse aty ishte një trafikant droge.

Çfarë ka ndodhur më tej?

Makina Audi A8 me targa AA 003 GB e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri rezulton se është përdorur nga një familje mafioze dhe një grup i strukturuar kriminal në trafikun e drogës, Habilajt e Vlorës. Asnjë polic nuk ka mundur ta ndalojë. Ajo nuk është ndaluar as kur ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani e denoncoi publikisht. Në vend që të goditeshin trafikantët, u godit Zagani. Edi Rama e sulmoi edhe publikisht denoncuesin e trafikantëve përpara qindra policëve që, njësoj si sot, i kishte mbledhur për t’u folur për suksesin e luftës kundër drogës. Ishte viti 2015. Një vit më pas, e gjithë Shqipëria u mboll me kanabis.

Për kanabisin kryeministri ka një tjetër histori. Lexojeni:

Rama: “Padyshim kanë ndodhur edhe gjëra negative, por ama le të marrim kanabisin.

T’u referohemi fakteve, shifrave, provave, jo propagandës, perceptimit dhe baltës. Po të hyjmë në krahasimin midis shifrave të këtyre viteve dhe shifrave të vitit 2013, e di përgjigjen: ‘ishte vetëm Lazarati dhe u hap në të gjithë Shqipërinë’.

Kjo është një e vërtetë e ngritur mbi një gjysmë të vërtete. Një e vërtetë publike mbi një gjysmë të vërtetë për arsyen e thjeshtë se vetëm në Lazarat, sipas raporteve të policisë italiane në vitin 2013, u kultivua një sipërfaqe prej 300 hektarësh dhe u prodhuan 900 ton kanabis.

 Tani, këta 900 ton kanabis, ku shkuan? Pse nuk i pamë kurrë në televizor? Pse nuk i lexuam kurrë në gazetë? Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin Ministrinë e Brendshme? Sepse ato ikën të gjitha, të patrazuara, të shoqëruara, u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë andej dhe këtej detit, poshtë dhe lart.”

Është e vërtetë që Lazarati ishte një histori suksesi e qeverisë “Rama I”. Por çfarë thonë shifrat që kryeministri ka aq për zemër që t’ia tregojë publikut, më shumë për ta ngatërruar sesa për ta sqaruar?

Sa tonelata drogë janë kapur përtej detit në kohën e Lazaratit?

Çfarë thonë shifrat?

Prokurori i Antimafias Italiane, Franko Roberti deklaroi në Tiranë se sasia e drogës që nisej nga Shqipëria për në Itali ishte 3-fishuar.

30 ton kanabis janë kapur vetëm këtë vit në Itali. Dhjetëra tonë vitin e kaluar. Po 900 tonët e drogës që kryeministri thotë se prodhoheshin në Lazarat, përse nuk u kapën nga partnerët?

Kryeministri është i vetëdijshëm se kanabisi është shndërruar në gangrenë për të dhe qeverinë e tij. Sa herë është dëgjuar duke iu vërsulur opozitës dhe medias e duke përsëritur plot ironi fjalët “drogë, drogë, drogë, krim, krim, krim”? “Po t’i hiqni fjalorit tuaj drogën dhe krimin s’keni ç’flisni më”, i tha opozitës herën e kaluar në parlament.

Kur i kërkohej të hidhte sytë nga policia që lejonte hashashin, e mohonte ekzistencën e drogës kategorikisht.

Kur droga zbulohej, ministri i tij i Brendshëm dilte para kamerave si hero në krah të policëve të pajisur me mjete bujqësore duke prerë qindra mijëra rrënjë.

Por nuk kishte asnjë masë për drejtuesit e policisë që kishin lejuar drogën.

Tani flet për masa radikale, a thua se nuk ka qenë ai në qeveri kur droga përfshiu vendin.

Rama: “Dhe unë i përshëndes dhe inkurajoj masat radikale. Nëse sot policia zbulon parcela me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet shkarkuar. Kjo është e qartë, i gjithë zinxhiri!”

 A nuk u zbuluan 6 hektarë drogë në Rinas në vitin 2016? Kush u shkarkua nga detyra? A nuk u zbuluan qindra parcela me drogë në Vlorë? A u shkarkua ndonjë drejtues apo efektiv i policisë?

A nuk u kryen operacionet më të suksesshme kundër drogës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila veproi thuajse në të gjitha rastet në fshehtësi të policisë lokale, nga frika e dekonspirimit të operacioneve? A nuk veproi kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe kur gjeti këtë javë 4 ton drogë në baznë e Habilajve, kushërinjve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që lëviznin me makinën e tij në Shqipëri e jashtë, në vendet ku trafikonin drogë?

Habilajt ishin denoncuar publikisht nga shefi i antidrogës së Vlorës, por policia nuk u vu asnjëherë në ndjekje të tyre. A ka kryeministri një përgjigje për këto fakte?

Duke u bërë bisht këtyre pyetjeve që i drejtohen vazhdimisht, sot më shumë se kurrë pasi një ministër i qeverisë së tij akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kryeministri u shpreh i sigurt se sot nuk ka kriminel apo bos droge që nuk është kapur në Shqipëri. Shihni çfarë u tha drejtuesve të policisë.

Rama: “Vetëm një gjë duhet thënë, jo për të justifikuar çfarëdoqoftë, por për të vënë gishtin në plagë. Policia ka dhënë një dëshmi të qartë. Në këtë territor nuk ka frymë të gjallë që nuk kapet. Nuk ekziston një bos, një kapo apo një tërësi elementësh kriminalë që nuk kapet. Por nuk ekziston akoma një drejtësi që i lë prapa hekurave. Po të ishte dëgjesë me publikun, do t’i kërkohej çdo burri e gruaje që ka eksperiencë në fushën e betejës dhe secili do të mbante një fjalim të gjatë sa raste policia i ka nxjerrë nga dera e gjykatës dhe gjykata i ka nxjerrë nga dera tjetër”.

Po a ka ndonjë bos droge që është kapur në këto 4 vjet? A u arrestuan personat e denoncuar nga opozita me emër e mbiemër se mbillnin drogë në Vlorë, Gjirokastër, Durrës, Krujë, Dibër, Korçë, Elbasan etj apo ata që i përdorën paratë e drogës fillimisht në zgjedhjet lokale në Dibër, e më pas në shumë qytete të tjerë?

A ka ndonjë emër të njohur në trafikun e drogës të kapur në Shqipëri në këto 4 vjet?

Përse nuk u kap Klement Balili? Përse policia nuk i shkoi në derë sapo i doli emri në Greqi si kreu i një rrjeti narkotrafikantësh? Përse i la kohë disa ditë sa të përgatiste i patrazuar largimin?

Përse Habilajt u goditën nga Italia dhe jo në Shqipëri, ku gjithashtu ishin denoncuar si një klan i fortë mafioz i trafikut të drogës?

Të gjitha këto pyetje, që do të duhej t’u ishte përgjigjur kryeministri sot më shumë se kurrë, e bëjnë të çalë mbrojtjen që ai u bën dështimeve të qeverisë së tij në luftën kundër krimit dhe drogës.

Sepse, siç u shpreh edhe ai vetë, që ua kishte thënë edhe të huajve: “shqiptarin më të pashkollë nuk ka shkencëtar që e bën dot për budalla. Kush përpiqet të bëjë budallenj, ka paguar gjithmonë”. 

Këtë fabul e dinë edhe policët që e dëgjuan për 1 orë. Ata e dinë edhe se si qëndron e vërteta me krimin dhe drogën, shumë e ndryshme nga ajo që u imponohet. /Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Antikrimi ndërkombëtar në ofensivë.

Antikrimi ndërkombëtar në ofensivë

Ofensiva frontale ndërkombëtare antikrim ndaj Shqipërisë nuk është thjeshtë për një Saimir, për një Ed, për një Habil a Balil, por ndaj një strukture të tërë kriminale shqiptare të pleksur me shtetin e të hiperfuqizuar për këtë shkak. Jo se krimi ynë po trondit botën, siç qahej Kryerilindësi disa javë më parë se gjoja kështu po thonë ndërkombëtarët edhe me një farë racizmi ndaj shqiptarëve, por se simbioza shtet-krim në Shqipëri, e jo vetëm tek ne, është modeli më i keq e për këtë duhet zhbërë edhe në Shqipëri edhe kudo gjetke nëse shfaqet.

Antikrimi ndërkombëtar është hedhur në ofensive kundër krimit të organizuar rilindas. Informacioni i ardhur për Saimir Tahirin që të hënën e kaluar, shpërndarë rrufeshëm e njëkohësisht tek disa aktorë politikë e mediatikë përpara se ti dërgohej zyrtarisht prokurorisë shqiptare, tregon se antikrimi ndërkombëtar po vepron jo vetëm me mjete dhe institucione penale por edhe me ato diplomatike, politike e mediatike njëherazi e në koordinim.

Këto të fundit i kemi parë dhe/ose perceptuar në veprim thuajse një vit më parë e me intensitet në rritje. Që një vit më parë, fillimisht me sugjerime indirekte e më pas me kërkesa të drejtpërdrejta, të forta ndonëse konfidenciale, rezulton se është kërkuar largimi i Saimir Tahirit, kërkesë që u zbatua në shkurt 2017 nga Kryerilindësi. Që një vit më parë filloi sulmi mediatik ndërkombëtar ndaj “Shqipërisë kolumbiste e kanabiste” e që vijoi në rritje këtë vit.

Ofensiva frontale ndërkombëtare antikrim ndaj Shqipërisë nuk është thjeshtë për një Saimir, për një Ed, për një Habil a Balil, por ndaj një strukture të tërë kriminale shqiptare të pleksur me shtetin e të hiperfuqizuar për këtë shkak. Jo se krimi ynë po trondit botën, siç qahej Kryerilindësi disa javë më parë se gjoja kështu po thonë ndërkombëtarët edhe me një farë racizmi ndaj shqiptarëve, por se simbioza shtet-krim në Shqipëri, e jo vetëm tek ne, është modeli më i keq e për këtë duhet zhbërë edhe në Shqipëri edhe kudo gjetke nëse shfaqet.

Në çdo vend ka krim të organizuar që tenton të fuqizohet por lufta kundër tij e mban atë në një nivel të caktuar që konsiderohet i natyrshëm për atë vend. Çdo shtet duhet të përpiqet ta mbajë krimin e organizuar në këtë nivel, e kur çdo shtet arrin të bëjë, krimi i organizuar mbetet në nivel të natyrshëm edhe në shkallë globale.

Dobësia e një shteti është premisë për rritjen dhe fuqizimin e krimit të organizuar në atë vend përtej nivelit të natyrshëm. Edhe një shtet i dobët por vullnet mirë arrin ta mbajë nën fre krimin e organizuar të vendit të tij dhe, me ndihmën e nevojshme nga jashtë, herët a vonë, mund ta rikthejë situatën në favor.

Mpleksja e krimit me shtetin, bashkëveprimi dhe penetrimi reciprok krim-shtet, është habitati më i përshtatshëm për rritjen ekspotenciale të krimit të organizuar përtej nivelit natyror. Ky është një model i keq që sulmohet ndërkombëtarisht e pa mëshirë qoftë edhe kur shfaqet në një vend të vogël. Aq më shumë në një vend të vogël pasi zgjdhja është edhe më pak e koklavitur.

Për shkak të simbiozës shtet-krim, krimi i organizuar shqiptar tejkaloi me shumëfish nivelin ekzistencial në raport me përmasat e vendit tonë. Ky vlerësim është tashmë i gjithëpranuar ndërkombëtarisht.

Mbjelljet masive të kanabisit në verën 2016, vijuar me eksportet po aq masive më pas e përgjatë 2017-tës, bënë që antikrimi ndërkombëtar të kuptonte se e gjitha kjo nuk ishte një fenomen natyror rritjeje i krimit dhe/ose dobësi natyrore e një qeverie vullnet mirë por se kishin të bënin me një simbioze shtet-krim, një zhvillim i qëllimshëm politik.

Ndaj, që në verën 2016, Shqipëria u vu de facto nën moratorium të rreptë që vijoi me sulm në rritje me mjete penale, diplomatike, politike, mediatike duke marrë gradualisht trajtën e një sulmi frontal e të mirëkoordinuar, dora dorës mirëkuptimit të ndërkombëtarëve se ç’po ndodhte në të vërtetë në Shqipëri.

Deri në verën 2016, ndonëse opozita dhe një pjesë e opinionit publik e mediatik argumentonin rrezikshmërinë dhe bëmat e sistemit simbiozë Qeveri Rilindëse – Krim i Organizuar, ndërkombetarët vijuan ta konsiderojnë Rilindjen dhe qeverisjen e saj më shumë si sukses se si rrezik.

Ardhjen në pushtet në 2013-tën të Rilindjes edhe me fuqinë e krimit ndërkombëtarët e konsideruan ngjarje të tejkaluar – një mënyrë e keqe por në shërbim të rotacionit të pushtetit si një e mirë në vetvete; shtimin e prezencës së kriminelëve në politikë e shtet ndërkombëtarët e konsideruan një aksident me efekt të dobët dhe afatshkurtër e iu desh shumë kohë, rreth 2 vite, të sensibilizoheshin për të mbështetur opozitën në nismën dekriminalizuese; goditjen dhe shpartallimin policor të Lazaratit ndërkombëtarët e konsideruan si provë të mjaftueshme të fuqisë dhe vendosmërisë së Rilindjes për të goditur krimin e organizuar; reformën në drejtësi si të mjaftueshme për të arritur thuajse gjithçka kundër krimit dhe korrupsionit dhe qeverinë rilindëse si aleatin e vetëm të tyrin për këtë reforme ndaj fillimisht edhe i toleruan një farë influence të shtuar të saj në organet e reja të drejtësisë.

Ndërkombëtarët gabuan në të gjitha vlerësimet e mëparshme. Gabimi më i fundit i tyre ishte ai në zgjedhjet 2017 kur menduan se me paketën e bashkëqeverisjes një mujore Rilindje-Opozite do të pamundësonin blerjen masive të votave.

Tashmë kanë ndërruar edhe vlerësim, edhe taktikë. Të shtënat e tyre vrastare nuk janë më as tek-e-tek por breshëri. Saimir Tahiri duket veçse i pari në radhë. Me apo pa arrest, duket se ditë të zeza e presin atë dhe shume të tjerë. Opozita ndjehet e mbështetur e po iu shërben me hir ndërkombëtarëve të cilët, këtu në Shqipëri, gështenjat nga zjarri do t’i nxjerrin me duar tona.

Edhe me duart e Rilindjes në zbythje e tkurrje, që po detyrohet me pahir t’iu shërbejë ndërkombëtarëve deri ditën e paracaktuar të ikjes së saj një herë e përgjithmonë nga pushteti si një model i keq i qeverisjes së kriminalizuar, model që duhet e do të shkatërrohet pa mëshirë e përfundimisht

Kategori
Uncategorized

A po synon Rama të shpëtojë duke kërkuar statusin e të “Penduarit”?

Çfarë u paralajmërua në Parlament?

Bledi KASMI

Seanca e djeshme në Parlament shërbeu për të kuptuar jo vetëm realitetin e krimit të organizuar në Shqipëri, lidhjet e tij me politikën dhe ndikimin që ka patur në zgjedhje, sepse këto dihen dhe janë të faktuara në të gjitha raportet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, por për të kuptuar një detaj të ri nga strategjia e ardhshme e opozitës.
Nga shqiptarët në sheshe, tek zbarkimi amerikan. Çfarë paralajmëroi dje Basha në Parlament me shprehjet “laku sa ka filluar të të ngushtohet”, “do t’ia dëgjosh krismën shumë shpejt” dhe “komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” apo “do ta shikoni përmes reagimit ditët e radhshme të partnerëve ndërkombëtarë”?
Këto pyetje retorike dhe paralajmërime të Bashës për atë që pritet të ndodhë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme sollën një reagim të sforcuar të Ramës, i cili la të kuptohet një detaj të fortë politik, sipas të cilit “në muajin nëntor do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ekspertë të luftës së krimit të organizuar”.
Po përse duhet të vijnë këta ekspertë në një vend ku Kryeministri sapo ka marë një mandat të fortë dhe është i pa kapur nga krimi? Përse duhen këta ekspertë kur ne kemi një ministër të Brendshëm pa lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge?
Ardhja e këtyre ekspertëve është afishuar dje nga Rama në Parlament në shenjë paniku, por edhe për të larë duart si ponc pilati me krimin e organizuar, duke i dhënë mesazhin atyre që do të arrestohen se unë nuk kam çfarë t’u bëj më se në dorë tani punën do ta marrin amerikanët dhe gjermanët.
Nuk do të pijnë më ujë as frazat e përbetuara tek bosët e krimit si në rastin e Shijakut të Durim Keçit “se sa të jem unë Kryeministër nuk do të ketë bir nëne të të arrestojë”.
E vërteta është shumë më e hidhur se sa ajo që artikulon Rama. Në një deklaratë publike në një konferencë shtypi, Prokurori Antiamafias italiane deklaroi nga Tirana disa muaj më parë se dyshimet janë që paratë e krimit të organizuar shqiptar po shkojnë si financime të terrorizmit.
Kjo deklaratë kaloi në heshtje nga qeveria dhe shtypi i kapur. Një Prokuror i Antimafias italiane nuk flet kuturu, aq më tepër kur kemi të bëjmë me të vetmin vend sot në Europë, i cili thuajse nuk është prekur nga vala e terrorizmit, çka dëshmon për një nivel mjaft të lartë të strukturave të sigurisë. Duket se zhvillimet kanë shkuar shumë larg.
Deklaratat e Bashës dje në Parlament kanë paralajmëruar zhvillime të forta në drejtim të luftës së krimit të organizuar gjatë javëve të ardhshme jo më nga qeveria e Ramës, e cila e ka humbur plotësisht e besueshmërinë, por nga strukturat partnere që duket kanë vendosur të zbarkojnë.
Rama do të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten, vetëm se koka e tij është sot në tepsinë e krimit. A po synon të shpëtojë duke kërkuar statusin e të “Penduarit” duke ftuar amerikanët dhe gjermanët të çbëjnë strukturat krim-shtet që ai ka ngritur në katër vite dhe duke shpresuar që ai vetë të mos preket.
Zbarkimi amerikan do të ketë shumë zhvillime. Nuk duhet harruar se janë raste të rralla në botë kur ata kanë vendosur të ndërhyjnë në vende sovrane.
Ka ndodhur në Kolumbi, kur kanë vrarë Eskobarin, ka ndodhur në Panama me diktatorin Noriega, që pasi u arrestua edhe u ekstradua dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara dhe rasti i tretë i një ndërhyrje të tillë është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Si i’u mor goja Saje Qorrit para Shullazit:

Ish-ministri Tahiri e ka parë sërish veten përballë të pandehurit Shullazi në Gjykatën e Kirmeve të Rënda sot. Tahiri është thirrur të dëshmojë pasi ai ka qenë ministër i Brendshëm në kohën që ndodhi kërcënimi i rektorëve nga Shullazi.
Gjatë dëshmisë së tij, Tahiri nuk i ka kursyer komentet, gjë për të cilën i është tërhequr edhe vëmendje. Ndërkohë ish-ministri ka thënë se duhet ftuar Berisha për të dëshmuar, pasi ai e kishte denoncuar i pari rastin e Shullazit.
Dëshmia e plotë.
Prokurori Nakuçi:

Dëshmitar në periudhën prill 2016 çfarë funksioni shtetëorr keni patur?
Tahiri: Në këtë kohë drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme.Prokurori: Në këtë kohë keni marrë dijeni për kërcënimin e dy pedagogëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Po, kam marrë dijeni. Ka qrnë një status në Facebook i Sali Berishës, që njoftonte se dy pedagogët ishin kërcënuar. Nga Berisha kam marrë dijeni. Thirreni Berishën nga kush e mësoi, se ai pavarësisht rekordeve të gabuara me informacionet që publikon në “FB”, mund t’ua thotë se nga e mori këtë informacion që fliste për kërcënime dhe kanosjen e dy profesorëve të nderuar. Por Prokuroria nuk bën punë, por po bën politikë.
Ndërhyn Gjykata: Dëshmitar ju lutem lërini komentet në sallën e gjyqit. Jeni thirur të jepni dëshminë për atë çka juve dini në lidhje me këtë ngjarje, të tjerat nuk janë të dobishme.
Tahiri: Pikërisht po jap dëshminë time. Unë kam dëshminë time, nuk kam tuajën, ndaj më lini të tregoj atë që di unë…
Prokurorja Imeraj: Dëshmitar, kur jeni vënë në dijeni dhe kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimet që i janë bërë profesorëve të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Atëhere për shkak edhe të kohës që ka kaluar dhe disa gjëra nuk më kujtohen. I qëndroj publikisht të gjithë deklaratës time që kam dhënë në Prokurori për këtë çështje. Kësaj deklarate nuk i heq asnjë gërmë.
Gjykata: Dëshmitar, në kushtet kur jeni juve para Gjykatës dhe jeni në gjendje të dëshmoni, ajo deklaratë nuk ka vlerën e saj që thoni para Gjykatës.
Prokuroria: Si jeni vënë në dijeni për kërcënimet e dy profesorëve Koni dhe Kule?
Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha… unë nuk mund ta di se nga e mori vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërrisni atë e tjua thotë…
Prokurorja: Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.
Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirrur drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolli, meqenëse ishte e fushës përgjegjëse. Takimi është bërë në zyrën time. Kam dashur të thërras dhe Sali Berishën, pasi ai e ka pas informacionin i pari, por ai nuk vinte.
Prokurorja: Çfarë është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?
Tahiri: Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se çfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk ka qenë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë. Po ju se thërrisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.
Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit.
Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejen e Gjykatës dhe shmangni komentet…
Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në process.
Mbrojtja: Jo, nuk kemi.
I pandehuri Shullazi: Jo nuk kam.
Gjykata: Mirë atëherë, dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit.
Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thirreni Berishën dëshmitar t’ua thotë…

Kategori
Uncategorized

Jemi shtet kurvash.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/WpaQaJrMdX2?_utm_source=1-2-2

Kategori
Uncategorized

Dikur komuniste, sot dëshmitare e Jehovait.

Makbule Dervishi, historia e 90-vjeçares.

bulja

Ajo tregon për pushtimin italian, gjerman, Luftën Nacional Çlirimtare, komunizmin, rënien e tij, demokracinë dhe azilin, ku ajo kalon jetën, duke kërkuar një tjetër kauzë, një tjetër mënyrë për të jetuar.

Makbule Dervishi është një nga të moshuarat e azilit në zonën e Ali Demit, siç quhet ndryshe, “Shtëpia e Të Moshuarve Tiranë”. Gjatë vizitës sonë në dhomën e saj, ajo nuk ndante sytë nga libri dhe nënvizonte çdo gjë që mund t’i dukej me rëndësi. Libri fliste për Dëshmitarët e Jehovait…

10

“Ndihem mirë me veten, pavarësisht se feja e re më ka larguar nga politika. 

Gjëja e parë që më thanë, kur u anëtarësova në Jehova, ishte që s’duhej të merresha më me politikë. S’duhet as të votoj. Është e vështirë për mua se unë kam qenë gjithnjë e informuar për politikën dhe çdo gjë që ndodhte në vend. Por do e provoj.”

Kur i them se më ngjan vërtetë e çuditshme që një zonjë 90 vjeçare, që ka qenë dëshmitare e luftës, të bëhet dëshmitare e Jehovait, ajo më thotë: “Kështu është jeta, ndaj jetoje si të të vijë. Edhe mua më dukesh goxha vajzë e çuditem që je gazetare, por kjo është zgjedhja jote.”


Hajde ta bëjmë këtë intervistë!”…

Dritare.net – E nisim nga fillimi

Unë quhem Makbule Dervishi, kam lindur në Mborie të Korçës, më 15 prill 1926. Jam rritur në një familje fetare me babanë hoxhë.

Dritare.net- Si e përjetuat luftën gjatë fëmijërisë?

E kam përjetuar me ankth, gëzim dhe shumë besim për të ardhmen e Shqipërisë. Me krijimin e Partisë Komuniste ne, disa të reja, u aktivizuam dhe krijuam grupin komunist në Mborie. Bëja pjesë edhe unë, në fillim ishim 5-6, pastaj 20-25. Ne përbënim grupin e rinisë komuniste dhe vazhdonim aktivitetin tonë në bazë të detyrave që kishim. Kishim një bazë te një familje e krishterë dhe bënim mbledhje të fshehta në lagjen e tyre.

 

Dritare.net – Ju ndërkaq shkolloheshit?

Ishte e vështirë që femrat të shkolloheshin në atë periudhë. Unë kam qenë me fat. Pavarësisht se babai ishte hoxhë, ai ishte dhe goxha përparimtar. Kur më çoi në shkollë vendosi të më shoqëronte vetë. Ikja dhe vija nga shkolla, por ishte babai ai që më shoqëronte gjatë rrugës. Gjimnazi im ishte në Drenovë, çerek ore larg fshatit tim, Mbories. Shumica e femrave të tjera ishin të pashkolluara në atë periudhë, por babanë tim e bindi mësuesja ime. Duke parë kapacitetin tim, i tha babait që unë duhet të shkollohesha patjetër. Babai e pati pak të vështirë, pasi burri i motrës së madhe nuk ishte dakord. Por ia dolëm. E ndjej veten me fat që kisha një baba të shkolluar dhe përparimtar, pavarësisht drejtimit fetar që kishte.

 

Dritare.net- Po pastaj, si e latë shkollën për të marrë pjesë në luftë?

Unë isha aktiviste e Partisë Komuniste. Siç ju thashë më parë, unë mblidhesha me shoqet e mia, bënim mbledhje të fshehta dhe ilegale. Në atë periudhë isha 17 vjeç, sapo kisha filluar shkollën e mesme për femra në Korçë. Mua dhe disa shoqeve të mia na hipi dëshira për të marrë pjesë në luftë, jo si aktiviste, por si partizane. Ika në shtëpi dhe i them motrës së madhe të më bënte gati ca plaçka se do iknim fshehurazi. Motra më bëri gati një qese me plaçka, veshëm pallton dhe u nisëm. Me ne u bashkuan dhe dy goca të tjera, njëra quhej Violeta dhe e kisha kushërirë. U nisëm për në Boboshticë në drekë dhe arritëm në bazën e luftës, ku ndodheshin 20 veta. Aty u bëmë pak pishman. Na hyri frika, sidomos kur pamë 2 morra që na kalonin në trup. ‘O Bule, do na hanë morrat’, më thoshin shoqet. Ndërkohë motra e madhe s’i kishte treguar gjë babait për vendimin tim. E dinte vetëm vëllai, që po më kërkonte, derisa më gjeti në bazë. Kur më pa,  më gënjeu se babai ishte në burg. Unë u pendova dhe u mërzita akoma më shumë për çfarë i shkaktova familjes. U kthyem nga baza e Boboshticës, ishte ora 10 e natës, ndërkohë rojet kontrollonin fshatin.

Na dalin rojet në atë kohë dhe unë duke kujtuar se ishin gjermanë, bërtas: ‘Jemi ballistë’. Ndërkohë, para meje doli një partizan që më tha: “Po, moj motra e Hajdarit. Normal që ballistë jeni, përderisa u kthyet”. Ika e turpëruar dhe rrugës u rrëzova e vrava gjurin keq. Mbërritëm në shtëpi, por babai ishte mërzitur me mua. Ai më tha: “Të kam mbështetur në çdo gjë. Pse e bërë këtë?” Mbaj mend që babi po më godiste, ndërkohë vjen motra e madhe nga shkallët dhe i thotë: ‘Mos e godit se ka këmbën të gjakosur’. Ma lanë këmbën, ma lidhën dhe nuk më lanë të dilja më nga shtëpia.

Dritare.net- Si reaguan njerëzit kur morën vesh që ju u larguat nga shtëpia për t’u bërë partizane?

Unë, pasi erdha nga baza e partizanëve, nuk dola nga shtëpia dy javë, kisha shumë turp për atë që kisha bërë. Por përreth vinin lajme që femra të tjera ishin larguar për t’u bërë partizane. Unë i përkisja një familjeje myslimane, që normalisht njihet si më fanatike se familjet e krishtera. Shoqet e krishtera vazhduan të iknin partizane dhe mua më bëhej shumë qejfi që u ndikuan nga unë edhe shoqet e mia.

5

Dritare.net –Pas çlirimit, çfarë bëtë, ende besonit te komunizmi?

Mbarova shkollën e mesme për femra në Korçë dhe babai vendosi t’i dërgonte një letër zyrtare z. Haxhi Kroji. “Çupa më mbaroi shkollën dhe e kam pasur të lidhur me luftën. Ju shkrova këtë letër sepse vuajmë ekonomikisht, kemi 5 fëmijë për të ushqyer.” Pas dërgimit të letrës nga ana e babait në prill të viti 1946, më erdhi emërimi si arsimtare në Selcë të Gorës. E kisha të vështirë në fillim ta përballoja si punë, por pastaj ia mora dorën. Aty punova një vit e gjysmë si mësuese, por pastaj u anëtarësova në parti. Më pas u transferova në një shkollë me katër klasë. U mërzita në fakt, sepse përveçse nuk më pëlqente puna ime, dëgjoja fjalët e shoqeve që më thoshin se nuk e meritoja këtë punë. Nuk qëndrova gjatë në këtë punë sepse u dërgua vendimi që unë të transferohesha në Organizatën e Pionierëve në Tiranë. Normal që në atë kohë ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja e partisë, por unë kam punuar me ndërgjegje në çdo post që kam mbajtur apo më kanë ngarkuar.

9

Dritare.net- Çfarë kujtoni nga periudha komuniste?

Kongresi i fundit i Partisë që u mbajt nga Enver Hoxha ishte ai që më futi në drejtimin ekonomik, ndaj e mbaj mend. Komiteti i Partisë i bënte thirrje të gjithë shoqeve të partisë të shkolluara, të specializoheshin në një drejtim të caktuar. Aty u vendos që duhet të shkolloheshim. Doja të regjistrohesha në juridik, por nuk kishte vende, ndaj u regjistrova në shkollën ekonomike. Ndërkohë, jetoja me vëllain, nënën dhe motrën e vogël. Pasi mbarova shkollën, punova si ekonomiste derisa dola në pension. Punoja gjithmonë me orare të zgjatura, jo se doja unë, por ishte e detyruar në atë kohë. Në periudhën kur isha e martuar, kisha vjehrrën në shtëpi dhe më ndihmonte me të gjitha punët, ndaj unë kisha më shumë kohë për të punuar.

 

Dritare.net- Çfarë s’ju pëlqente nga periudha e komunizmit?

Lufta e klasave kundër të pasurve s’më pëlqente fare. Kisha një shoqe që ishte e pasur dhe më sillte librat e saj sepse s’kishte babai para të më blinte libra. Nga ajo lexova librin tim të parë “Sikur të isha djalë”.

Përveç kësaj, unë me atë u nisa partizane, ajo kishte edhe djalin e xhaxhait partizan. Ai ishte njeri me autoritet dhe shumë i aftë. Pavarësisht gjithë kësaj, familjen e saj sistemi e dënoi. Kjo gjë s’më pëlqeu fare, më preku dhe mërziti shumë.

4

Dritare.net – Si reaguat kur Shqipëria u bë një vend ateist me urdhër të Partisë Komuniste? E patët të vështirë të hiqnit dorë nga besimi juaj fetar?

Pavarësisht se babai im ishte hoxhë, ai asnjëherë nuk këmbëngulte që unë të isha praktikante e devotshme e besimit islam. Mbaj mend që kur fillova gjimnazin, ishte babai ai që më tha të hiqja dorë nga agjërimi. Për mua ishte më e rëndësishme partia, sesa feja. Partia komuniste bëri fushatë të egër kundër fesë, por nuk mbaj mend të ketë vdekur njeri që kundërshtonte heqjen e besimit.

Dritare.net – Po dashuria ishte e rëndësishme në atë kohë, apo vetëm partia?

Normal që edhe mund të ndodhte që të rinjtë të dashuroheshin, por ishte vetë periudha e tillë, që normat dhe parimet ishin më të theksuara.

Dritare.net – Po për ju?

Gjatë moshës 26 vjeçare unë njoha një djalë. Historia ime me të nisi nëpërmjet letrave. Ai më shkruante nga një letër çdo 3 muaj. Kjo përfundoi me fejesë, pas vdekjes së babait, pasi vëllait tim i pëlqente si çun. Pas fejesës ai u largua në Bashkimin Sovjetik me justifikimin e shkollës, por unë shumë shpejt marr vesh arsyen e vërtetë. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, leucemia dhe nuk më kishte treguar gjë. Fejesa jonë u ndërpre. Fakti që m’u ndërpre fejesa ishte i rëndë për kohën dhe unë u martova vetëm në moshën 40 vjeçare. Bashkëshorti im kishte 3 djem. Të dytin dhe të madhin i mbante ai, ndërsa të fundit e kishte mbajtur ish gruaja. Bashkë kaluam shumë mirë. Burri ishte moshatar me mua dhe ishte ushtarak gjatë periudhës komuniste. Pas martesës u transferova nga Tirana në Elbasan.

7

 

Dritare.net- Bëni dot një krahasim të jetës suaj në tre periudhat që keni jetuar?

Nga të gjitha periudhat që kam jetuar, do veçoja periudhën komuniste. Jeta dhe çdo gjë ishte më e sigurt në atë periudhë. Njerëzit ishin ndryshe, punoja dhe jetoja e qetë. Ndërsa me ardhjen e demokracisë, erdhi kaosi.

Por nëse unë do të zgjidhja mes tre periudhave, do të zgjidhja demokracinë sepse ke liri zgjedhjeje dhe çdo gjë është e bazuar në kushtetutë.

8

Dritare.net – E ndiqni politikën? Çfarë mendimi keni për politikanët aktualë?

Informohem shumë mbi politikën, gjithmonë e kam ndjekur. Edi Rama është artist shumë i mirë, por më duket se nuk di të qeverisë. Ilir Meta do të qeveriste më mirë sepse është i formuar në drejtimin ekonomik. Jam e informuar që ai është diplomuar për ekonomi politike në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, por s’është vetëm kjo. E mbaj mend që ka qeverisur mirë vendin në periudhën kur ishte kryeministër.

Dritare.net- Pse zgjodhët pikërisht fenë e Jehovait nga shumë fe të tjera?

Këtë fe ma sugjeroi mbesa ime, ndaj u bëra pjesë e saj. Më lodh vetmia, më vret, ndaj që ta evitoja, u anëtarësova me Jehovain, më shumë për t’u argëtuar. Në dhomë kam plot libra të Jehovait sepse dua të bindem që të besoj në Jehova.

1

Dritare.net- Çfarë këshille do më jepnit mua për jetën?

Jeta është sfidë, duhet ta përballosh. Kur është e bukur, ta gëzosh. Kur vjen keq, ta durosh! Duhet të kesh shumë kurajo me jetën. Sidomos sot sepse nuk ka besim, nuk ka sinqeritet dhe dashuri të sinqertë.

Por puna është punë, si atëherë dhe tani. Puno! Mos u bëj njeri servil! Sa më servile të bëhesh, aq më e paaftë je. Unë gjatë punës sime kurrë s’kam qenë servile. Mund të kem pasur momente që jam ndjerë e paaftë, ndaj të këshilloj, vajzë e vogël, të përgatitësh shumë për punën që merr përsipër.

Dritare.net- Juve ju ka shkuar mirë jeta, që keni bërë gjërat për të cilat më këshilloni mua tani?

Kam jetuar. Pengu më i madh nga jeta është që nuk kam lindur fëmijë. U martova në moshë të madhe dhe nuk bëja dot fëmijë. Por rrita fëmijët e burrit, si të mitë. Për ata, për mbesën, më merr malli tani dhe i mendoj para se të fle e kur çohem.

Kam punuar gjithë jetën dhe nuk rri dot tani pa punuar, pa lexuar, pa u marrë me diçka, pa u bërë e dobishme. Marr një pension të majmë, 220 mijë lekë të vjetra dhe me to paguaj azilin dhe më teprojnë. Më vjen keq që jam në azil. Mërzitem shumë dhe nuk përshtatem dot. Megjithatë nuk mund ta shaj vendin ku jetoj. Të tjerë çfarë nuk do të bënin që të jetonin në këtë azil. Kjo është jeta, ti nuk e ke në dorë, as ku do të lindësh, as si do të vdesësh, por si do ta jetosh e ke vetëm ti në dorë./dritare.net/

Kategori
Uncategorized

Bombat e ambasadorëve,shpesh na dalin lotsjellëse, “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Bombat lotsjellëse të Lu-së, pse amerikanët mbështesin politikanët autokratë

FATOS LUBONJA/

Deri ditët e fundit ambas adori amerikan Lu e la në suspens shpjegimin e deklaratës së tij se katër klane dhe njëzet familje kontrollojnë vendin. Kjo bëri që ajo të komentohej gjatë gjithë javës që shkoi si asnjë lajm tjetër. Më skeptikët thanë se kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo ekzagjerim të medieve, sepse ambasadori deklaroi edhe se është  i lumtur në Shqipërinë e Ramës, jo si ata 56% që duan të ikin. Disa thanë se ky ishte një reagim emocional, që e kishte nxjerrë ambasadorin jashtë kornizave të diplomatit. Edi Rama tha se kjo ishte një ndihmë që po i jepte ambasadori në luftën kundër krimit. Por më të shumtët e interpretuan deklaratën e tij si një “bombë” të hedhur kundër qeverisë. Dhe ky interpretim, duke pasur parasysh mbështetjen që i ka dhënë Lu qeverisë Rama, u bë problemi i problemeve. Sepse pyetja që ngrihej logjikisht ishte: mirë që e kontrollojnë vendin, por si e kontrollojnë? Cili është raporti i këtyre kontrollorëve me kontrollorin e madh: shtetin dhe qeverinë? Mos ambasadori mendon se shteti ndihet shumë i dobët përpara këtyre klaneve që janë të mirëorganizuar? Apo se ka disa segmente të shtetit që janë të lidhur me krimin? Apo ka filluar të mendojë edhe ai, si një pjesë jo e vogël, se krimi dhe shteti janë e njëjta gjë në Shqipërisiç ndodhi edhe me ambasadorin Arvizu që andej nga fundi i mandatit e mori vesh se ç’ndodhte te ne? Kategoria e këtyre komentuesve filloi të ndërtojë shpresën se Amerika e mori vesh, më në fund, se çfarë po ndodh në Shqipëri, e njohu fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe tani gjërat do të ndryshojnë, se s’mund të lejojnë ata një gjendje të tillë. Shikoni kur të nxisin popullin të ngrihet në kryengritje, (se kot nuk foli ambasadori për të drejtën e popullit për të përmbysur qeveritë), apo kur të vijnë ata të FBI-së ta pastrojnë vetë vendin nga krimi.

auto_Fatos_Lubonja1477810771

Mirëpo më në fund ambasadori foli prapë e dha një përgjigje që na i davariti këto hamendje të shumta. Nëpërmjet një komunikimi virtual me gazetarin Skënder Minxhozi ai iu drejtua politikanëve që të mos grinden me njëri-tjetrin, por të punojnë për të futur në burg kriminelët. Nëse deklarata e parë mund të quhej bombë, kjo e dyta na bëri t’i vëmë bombës epitetin lotsjellëse.

Po si ka mundësi të mos të të vijë për të qarë kur sheh se ambasadori ende nuk e paska marrë vesh se këta nuk mund të presin degën ku janë ulur? Po si të mos qash kur mendon se gjithë ajo ambasadë, gjithë ai personel nuk ka fare memorie institucionale, por punuakan si institucionet tona që kur ikën një shef merr me vete krejt personelin, me gjithë kompjuterët, dhe tjetri vjen e fillon nga zeroja. Nuk e dinë këta se kjo e lidhjes me krimin është një histori në vazhdim, se struktura jonë autoritare vertikale e pushtetit nuk lejon as të imagjinohet se dikush mund të guxojë të ndërtojë një shtet që kontrollon shtetin pa bashkëpunimin me shtetin. A nuk kanë këta fare ndonjë dokument që flet për lidhjet e hershme dhe të reja të Kryeministrit (dhe jo vetëm) me trafikantët, për televizionet e ngritur me paratë e drogës, për kryebashkiakët trafikantë, për deputetët vrasës etj? Le që s’ka nevojë të kesh memorie fare, se lidhjet me krimin këtu duken sheshit. A nuk e sheh ambasadori se pasi Erjon Veliaj na tha se kemi me mijëra apartamente bosh tani kryeministri ka lançuar një plan ndërtimi kullash dhe qendrash tregtare që s’ka shqiptar që s’e di se nuk mund të ndërtohen përveçse nga paratë e krimit dhe kanabizimit?

Me një fjalë: a mund të mendohet se ambasadori nuk e di këtë gjendje që në anglisht e quajnë “state captured” (shtet i kapur). Personalisht nuk e besoj këtë. Kam një mendim tjetër që më bën të mendoj se deklarata e ambasadorit ishte një tërheqje veshi për gjeneralët se disa nga ushtarët e tyre të krimit po bëjnë ca si shumë zullume dhe po prishin imazhin që mezi e kemi ndërtuar me vetingun, prandaj duhet të futin brenda ndonjë syresh, qoftë edhe sa për sy e faqe! Dhe këtë arsyetim unë e lidh me rëndësinë që kam parë t’u japin amerikanët demokracisë dhe shtetit të së drejtës në raport me rëndësinë që u japin lidhjeve direkte me politikanët autokratë që drejtojnë vende si ky i yni. Kur kujtoj presionin që ushtroi dyshja Arvizu – Rama për të sjellë mbetjet siriane të armëve kimike në Shqipëri, me gjithë protestat popullore, kur kujtoj se në SHBA u bë nami vetëm për dy ujgurë që deshën t’i fusnin në territorin amerikan, kurse Berisha ua pranoi të gjithë, kur kujtoj se muhaxhedinët u refuzuan nga vende shumë më të fuqishme europiane sesa i yni, kurse Rama ua hapi portat kanat, them me vete: këtyre u intereson që vendi ynë të drejtohet më mirë nga autokratë që përdorin edhe paratë e mafies për të bërë një foto me presidentin e Amerikës, sesa nga demokratë që e kanë një lloj dinjiteti dhe kërkojnë që edhe vendi i tyre të ketë dinjitet në mes të vendeve ku sundon ligji.

Prandaj ngulmoj se në vend të shpresës te bombat e ambasadorëve, që shpesh na dalin lotsjellëse, është më mirë t’i ndërtojmë shpresat mbështetur në atë thënien tonë të urtë: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Kategori
Uncategorized

Portreti Putinit në Mitrovicë.

Serbët e veriut shpresat te Rusia

veriu

Mitrovica e veriut, një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, me nxitjen e liderëve politikë lokalë, sot është një bastion pro-rus, ku simpatia për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për shtetin rus, konfirmohet nga shumica e qytetarëve serbë të kësaj komune.

Nëpër rrugët e qytetit, valojnë flamujt rus dhe serbë, ndërkaq portreti i Putinit në ndërtesa ose i paraqitur edhe përmes mbishkrimeve, transmetojnë mesazhe të glorifikimit të aleancës serbo-ruse.

Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë.

Miroslav Laketiq nga Mitrovica e veriut, shpreh mendimin se aleanca serbo-ruse, është krejtësisht e natyrshme.

“Kjo është një gjë që dihet në përgjithësi. Serbia gjithmonë ka qenë në udhëkryqin e interesave të perëndimit dhe të lindjes dhe kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tutje. Për dallim nga perëndimi, Rusia kurrë nuk na ka nxjerrë probleme, nuk na e ka rrezikuar sigurinë dhe mëvetësinë tonë”.

“Ata janë miqtë tanë tradicional. Shpresojmë që edhe kësaj here, Rusia do të mbetet në këtë rrugë. Rusia e fortë nënkupton edhe një Serbi të fortë. Kur Rusia është e dobët, atëherë nuk do ta ndihmojë Serbinë, ashtu siç ka ndodhur me Jelcinin e çmendur”, thotë Laketiq.

Mitrovicë

Mitrovicë

Mendim të ngjashëm ka edhe Bosanka Prodanoviq, serbe nga Mitrovica e veriut. Ajo thotë se populli në Mitrovicë të veriut, kryesisht, shpreson në mbështetjen e Rusisë:

“Na mjafton ndjenja që Rusia dhe Putini ekzistojnë. Kjo mjafton. Pres gjithçka pozitive nga ata. Populli këtu, kryesisht, beson në Rusinë, sepse ne nuk e dimë se çfarë po bisedohet në Bruksel”.

Me këtë gatishmëri të opinionit të qytetarëve në Mitrovicë të veriut, nuk duhet befasuar se pse lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka vendosur që para zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor, ka shkuar në Moskë për të marrë këshilla.

Por, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e veriut, Veroljub Petroniq, nga organizata joqeveritare “Qendra humane në Mitrovicë”, shpreh mendimin se rrëfimi për ndihmën e Rusisë për serbët në Kosovë, të cilit iu dha hov, është imagjinar dhe bëhet më tepër për propagandë. Sipas tij, një ndihmë e tillë nuk ekziston.

Petroniq thotë se kohë më parë ka marrë pjesë në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Soçi të Kinës. Bisedat që kishte bërë atje me përfaqësues rus, siç thotë ai, e kanë sjellë deri te përfundimet interesante.

“Kam pasur rastin të bisedoj me një deputet rus, i cili thjesht më ka bërë t’i hap sytë dhe të zbres në tokë. Ai më tha që në listën e tyre të interesave është në vendin e 17. Ai me tha se shteti i tij është vend që kufizohet me 19 shtete dhe ka dalje në 12 dete. Siç më tha, Armenia, Gruzia, Azerbaixhani, Kazakistani dhe të tjera, janë një grumbull i problemeve të tyre. Prandaj, ne jemi në vendin e 17 për ta”.

“Madje, më ka thënë se Mali i Zi, para se të hynte në NATO, ka qenë një sferë apo zonë më e madhe e interesit për ta, se sa Serbia. Kjo, siç më tha ai, për arsyen e thjeshtë se do të ishte e mjaftueshme që e gjithë flota e Detit të Zi të shkojë dy herë në vit në Tivar, që të marr ujë për anijet dhe nëndetëset, të parakalojë nëpër Adriatik dhe ta tregojë forcën”, thotë Petroniq.

Portreti i Vladimir Putinit në Mitrovicë

Portreti i Vladimir Putinit në Mitrovicë

Por, rezerva të tilla ndaj Rusisë, sikurse ato të Petroniqit, vështirë se mund t’i gjesh në Mitrovicën e veriut.

Jova Jovanoviq nga kjo komunë, thotë se Rusinë nuk mund ta shohë ndryshe, përveç si një vend mik të serbëve.

“Rusët i përjetoj si miq. Ata janë miqtë tanë më të mirë për qindra vjet, e jo vetëm tash. Atij që i pengon Rusia, ai është armiku më i madh i popullit serb. Ata na ndihmojnë gjithmonë, pa ndonjë kërkesë për kompensim. Ata në perëndim, kërkojnë t’iu ndihmojmë vetëm kur kanë interes”, shprehet Jovanoviq.

Por, a ka ardhur mbështetja ruse për Listën Serbe në momentin e duhur, kur me lejen e Beogradit, kjo listë ka vendosur ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte?

Megjithatë, serbët e veriut, e arsyetojnë këtë veprim të Listës Serbe. Një arsyetim të tillë e jep edhe Bosanka Prodanoviq:

“Ne kemi qenë kundër asaj që Lista Serbe të hyj në qeverinë e Haradinajt. Por, nëse këtë e ka thënë Putini dhe në qoftë se qeveria e jonë e thotë një gjë të tillë hapur, atëherë diçka do të dalë nga kjo”.

Besimi në gatishmërinë e Rusisë për të sakrifikuar për të mirën e Serbisë, në Mitrovicë të veriut nuk është mit e as temë historike.

Një gjë të tillë e beson edhe Smiljana Jovanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut.

“E shihni si ndihmojnë për ushtrinë, për pajisje dhe për shumëçka tjetër”, thotë Jovanoviq.

Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus, ka marrë hov, përkundër politikës së balancimit, të cilën e proklamon qeveria në Serbi. Megjithatë, për shumë serbë të Mitrovicës së veriut, një gjë e tillë i thellon shpresat se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për arritjen e qëllimit, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

Kategori
Uncategorized

FOTO TË RRALLA/ Vrasjet e 2 Prillit në Shkodër.

TIRANË- Këto foto janë një dëshmi e gjallë e asaj që ndodhte në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Kolazhi i fotoveështë përgatitur nga fotografi grek Janis Dhimous..

Ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër .

Publikohen edhe pamjet trishtuese të kufomës së Arben Brozit.

11

22

88

99

 

Dokumenti: 2 prilli – Urdhri i Gramoz Ruçit për ekzekutimin e 4 studentëve në Shkodër.

Dokumenti.

Protestat kundër regjimit diktatorial në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën 4 të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Protestat e iniciuara në të gjithë Shqipërinë, arritën kulmin në kryqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të shembur regjimin e kalbur, i cili mbahej në “këmbë” nga duart e gjakosura të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë.

Ish ministri i diktaturës dhe krahu i djathtë aktualisht i Edi Ramës, Gramoz Ruçi dha urdhrin e zi, për ekzekutimin e 4 të rinjve, se pse po protestonin kundër hafijeve vrasëse të diktaturës gjakatare të trashëguar nga Enver Hoxha.

Image

Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën 4 jetë të pafajshme, 4 jetë rinore të cilët u bënë martirë të demokracinë për të çuar në vend nderin e kombit.

Vrasja e 4 studentëve në Shkodër, nuk është një vrasje enigmatike dhe e mbushur me mistere, por një ekzekutim i hapur dhe me urdhër të ish ministrit të Brendshëm enveristit Gramoz Ruçi dhe me pajtimin e Ramiz Alisë. Por, e keqja nuk është kapërcyer. Ndonëse kanë kaluar afro

27 vjet nga kjo vrasje makabër, e keqja është përsëri përballë nesh dhe vazhdojmë të ndjehemi të rrezikuar.

Gjakpirësit e enverit, vazhdojnë të selektojnë të tjera krime kundër shqiptarëve dhe rendit shtetëror në tërësi. Vrasësi i studentëve të 2 prillit kapardiset në Kuvendin e Shqipërisë sa herë t’i teket qejfi dhe ta përdorë atë si shtojnë të interesave megalomane bashkë me Edvinin.

Image

Image

Së fundmi ai është zgjedhur edhe kryetar i Parlamentit në qeverinë Rama 2, për të përcjellë kështu zërin e kërcënimeve, pse jo edhe për “ekzekutime” të mëtejshme, këtë radhë jo në njerëz, se ndonëse do jetë ngopur me gjakun e shqiptarëve, por “vrasjen” e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi.

Kursi që po ndiqet nga Gramoz Ruçi dhe Edvin Rama, është tipi ai i firmëtarëve të së keqes së kombit, të bllokojë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e dyerve drejt evropës për shqiptarët. Vrasësi i 4 studentëve, nuk ka asnjë interes për Shqiptarë, interesi i tij i vetëm është  zhdukja e 2 Prillit, dhe e fshehjes dhe e bllokimit të Dosjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të shtetit.

Kategori
Uncategorized

Gjahtar i mafias ku baronët e drogës fitojnë miliarda.

Supershqiptari Donald Lu, gjahtar i mafias ku baronët e drogës fitojnë miliardaGazeta zvicerane “Basler Zeitung” i ka kushtuar një artikull ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili ka si qëllim që pas përfundimit të mandatit të tij të lërë një Shqipëri me shtet funksional, të gatshme për t’u futur në BE.

Gazeta zvicerane shkruan se Donald Lu, po godet fort dhe me emra kriminelët në Shqipëri, dhe bën thirrje të vazhdueshme për hetimin e prokurorëve apo gjykatësve të korruptuar.

Shkrimi i Plotë:

Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Por, kjo nuk është e gjitha: zotëria është gjithashtu gjahtari më i lartë i mafies në vendin ballkanik.

Një diplomat duhet që taktikisht të heshtë, kur të gjithë presin që ai të flasë me një tekst të qartë. Ata shpesh duhet të thonë, atë që nuk mendojnë. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër e njohin këtë rregull. Donald Lu ngre zërin. Si pwr shembull këtë javë. Ambasadori amerikan në Shqipëri mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai foli plot energji, aspak në mënyrë diplomatike, me shumë gjeste.

Qeveria shqiptare duhet t’i shpallte qartësisht luftë kriminalitetit të organizuar, kërkon Lu. Koha ka ardhur për të arrestuar “peshqit e mëdhenj”. Vendi i tij mikpritës ndodhet i asfiksuar nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave.

Atëherë duhet që diplomati të jetë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë Shqipërinë sot. Lu përmendi me emër tre mbretër të botës së nëndheshme të krimit, të cilët shumë herë e kishin korruptuar drejtësinë shqiptare dhe ata janë: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, mediat raportojnë karrierën e tyre si keqbërës, dhe politikanët hidhen kundër njeri-tjetrit për lidhjen me mafien. Është një spektakël pa fund për keqbërësit.

Baronët e drogës fitojnë miliarda

Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë gjatë viteve të fundit një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Me para ata mund të blejnë parlamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri socialist, Edi Rama, tashmë i zgjedhur për një mandat të dytë, flet në mënyrë teatrale, qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë ilegale të kanabisit.

Për ambasadorin amerikanë janë fraza bosh. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u ndaluan 1349 persona në lidhje me tregtinë e drogës, por vetëm 100 prej tyre dolën para gjykatës. Kështu nuk gjendet asnjë bosi i mafias, kështu foli Lu gjatë fjalës së tij përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin Tirana. Ai e di se, qortimet e tij të shpeshta i trazojnë shumë politikanë në Shqipëri. Megjithatë, asnjë nuk ka guximin që, ta kundërshtojë amerikanin, edhe pse ai shpesh thotë të vërteta të pakëndshme.

Për publikun e gjerë vepron Donald Lu si një “Superalbaner” (Supershqiptar), i cili kujdeset më shumë për të ardhmen e vendit sesa frazat boshe të politikës vendase. Ai tregon me gisht zyrtarët e korruptuar, sulmon Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai saboton reformën në drejtësi, dhe ai inkurajon qytetarët, që t’i kërkojnë llogari qeveritarëve. Lu bubullin kundër vilave të shtrenjta të politikanëve, makinave të tyre luksoze dhe pushimeve jashtë shtetit. Nëse një gjykatës do që të heshtin gazetarët dhe t’u mbyllin gojën atyre, vetëm se ata, dëshirojnë të dinë, sesi është bërë pasuria e tyre, atëherë Dajë Lu është aty: “Beteja juaj është beteja jonë”, thotë diplomati  – dhe reporterët e çojnë më tej punën e tyre.

Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një videomesazh. Ai foli me një shqipe të rrjedhshme dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund, dikush i morri shqetësimet e tij seriozisht, më në fund doli dikush që nuk e lë të qetë politikanët lokalë. Shumë shqiptarë mendojnë për Donald Lu, i cili pëlqen të bëhet personal në shfaqjet e tij. Si një fëmijë emigrant, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ai kishte emigruar nga Kina dhe i kishte mundësuar familjen së tij që me punë të vështirë të përmbushte ëndrrën amerikane.

“Atëherë, ti je i korruptuar”

Tani ai po lufton, që ëndrra e tij shqiptare të bëhet e vërtetë: një shtet funksional që, një ditë të largët të bashkohet me BE. Lu ka triumfuar kundër rezistencës e shumicës së politikanëve, për të kaluar reformën për drejtësi në Parlament, por tani ai duhet të jetë i kujdesshëm që ajo të zbatohet. Qëllimi i reformës është që të shqyrtojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për integritetin e tyre moral, kualifikimet profesionale dhe të vërtetojë kontaktet e tyre me botën e nëndheshme. Para fillimit të procedurës, disa oficerë gjyqësorë dhanë dorëheqjen. Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit janë pesëfishuar që nga viti 2004.

Të tilla gjyqtarë ka Lu para sysh, kur ai tha në një takim: “Në qoftë se ju mbani një orë në dorë, e cila është më e shtrenjtë se limuzina ime zyrtare, atëherë ju jeni të korruptuar”. Për mbledhjen tjetër zëdhënësit e drejtësisë erdhën pa aksesorët e tyre luksozë. Për Lu nuk ka arsye për t’u çlodhur. Ai sheh dekriminalizimin e drejtësisë dhe të politikës si detyrën e tij më të rëndësishme në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Maska jo gjithmonë mbulon…..

Alfred Lela

 

Firmëtarët e ‘Platformës për Ringritjen e PD’, lëvizin nën disa etiketa, por synimi për të rrëzuar Bashën i bashkon më shumë se çdo gjë. Nuk është grupimi i parë në botë, që qëllimin real e kamuflon me parabola morale; në këtë rastin tonë është gjetur kjo te konstantja shpresëdhënëse e gati religjioze ‘ringritje’. Ata janë një grupim klasik, në kuptimin që përbëhen nga burra të mirë, sharlatanë, apo merhumë politikë.

Targeti që i mban bashkë është ‘koka’ e Bashës. Ajo tjetra, pretendimi se është dashuria për Partinë Demokratike, është pak i ekzagjeruar. Kjo nuk do të thotë se platforma e paraqitur duhet zhvlerësuar, vetëm se impostohet politikisht me anë të një maske.

Maska, jo rrallë, është mjet politik i përdorshëm, i vlefshëm dhe efikas.

Maska, megjithatë, nuk mbulon dot disa fakte.

Më i pari i të cilëve është mungesa e një ideologjie në platformën e paraqitur nga ‘ringritësit’. Fraksionet, një term i përdorur fillimisht nga disa anëtarë të grupit, janë ‘ndarje’ ideologjike, pra pozicione që korente të ndryshme në një parti politike i shohin si zgjidhje të vetme për çështje të cilat konsiderohen si ‘bardh-e-zi (të tilla si p.sh. e shkuara komuniste apo lloji i taksimit). Fare mirë, edhe aleanca ose jo me të majtën (LSI), për të synuar pushtetin do të përbënte një ndarje të tillë.

Dokumenti i paraqitur nuk ka prerje ideologjike.

Së dyti, platforma nuk është as ‘dokument pushteti’ apo synimi drejt tij. Thuajse të gjitha pikat e ofruara si alternativa nga ‘ringritësit’ janë të artikuluara nga kryetari i PD. Respektimi i statutit, tagri i forumeve etj., janë të tejkaluara tashmë, në kuptimin që Basha ka bërë mea culpa dhe ka ofruar apo premtuar premisën e një ndryshimi. Për të saktësur edhe një gjë: është naiv mendimi se një parti me demokraci perfekte, kur kryetari u merr dorën të gjithëve, përfshirë edhe recepsionistin e organizatës, është automatikisht një parti e hapur, fituese etj.

Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, një pjesë (jo e vogël) e firmëtarëve ‘e mbysin’ dokumentin që në lindje. Ka aty ish-ministra dhe ish-drejtorë që nuk kanë, as në bazën e PD dhe as në opinion, një profil që ua lejon të strehohen nën sloganin pretencioz e të bujshëm ‘Ringritje’. Do u shkonte ‘riciklim’ apo ‘rivarrim’. Siç ka edhe njerëz që mbajnë aktualisht poste në Partinë Demokratike si emërime të Bashës, dhe jo të zgjedhur me garë. Kryetari i PD i ka ‘stacionuar’ në një zyrë në parti në shkelje të statutit të organizatës. Eshtë të paktën hipokrizi të akuzosh kryetarin si mosrespektues statuti, kur ai e ka shkelur njëherë për ty dhe ti e ke pranuar kundravajtjen.

Dokumenti u shërben hartuesve si një strehimore mediatike dhe zyrë virtuale në Partinë Demokratike, por nuk ka në të ‘tekst politik’, përveç fjalëve me natyrë të përgjithshme që i recitojnë të gjithë eksponentët aktualë të partisë. Nëse jemi në situatën ‘hajt të zëvendësojmë disa recitues me të tjerë’, ky është tjetër debat.

Platforma nuk na njofton mbërritjen e një ere të re në Partinë Demokratike, dhe si e tillë ajo nuk i shpëton firmëtarët e saj prej shtresave të paragjykimit. Nënshkruesve u duhet një mekanizëm dalës prej këtij paragjykimi; i tillë që i bën një shenjë të fortë opinionit demokrat dhe atij të përgjithshëm.

Një shenjë që thotë: ne nuk po lëvizim në lëngun viskoz të zemërimit që na shkaktoi moskandimi si deputetë. Kjo mund të arrihej nëpërmjet dy pikave në dokument:

a-analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit të bëhet nga një ‘palë e tretë’; një prej fondacioneve simotra të PD: Konrad Adenaur i kristian-demokratëve gjermanë apo ‘Eduardo Frei’ i kristian-demokratëve holandezë.

b-E njohim Lulzim Bashën si kryetar të partisë, dalë nga vullneti i votuesve demokratë, dhe në bazë të statutit do të provojmë forcat kundër tij pas katër vjetësh. Gjatë kësaj kohe do të bëjmë ‘jetë partie’ dhe do të ofrojmë alternativën dhe ekspertizën tonë, pa dëmtuar interesin opozitar.

Në fund një anekdotë. Pak para Pavarësisë, dy komitë mirditorë pajtohen nga një tregtar krutan për të ruajtur nga rreziku i ndonjë grabitjeje, një karvan që transportonte kripë nga Durrësi në Krujë. Diku nga fundi i rrugës kur e panë se askush nuk po u binte në qafë, njëri i thotë tjetrit: prej kujt po e rujm’ kët’ kryp’ or Llesh?

Prej vedit, ia kthen tjetri.

Kategori
Uncategorized

Vdekja nga torturuat e Baba Myrteza Paja.

70 vjet nga dënimi i grupit të parë të deputetëve.

Nga Kastriot Dervishi/

Vdekja nga torturat e Baba Myrteza Pajës

Me mbarimin e proceseve ndaj teknikëve intelektualë në proceset “sabotuese” në Maliq në nëntor 1946, gjatë viteve 1947-1948 vëmendja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit u drejtua mbi inteligjencien e vendit, pothuaj të gjithë me qëndrime properëndimore e proamerikane.
Goditja më barbare ndaj inteligjencies së vendit është paraqitur nëpërmjet proceseve në kuadër të goditjes së anëtarëve të “organizatës terroriste agjente sabotatore të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Të kësaj kohe, janë katër grupe kryesore të goditura, dy prej të cilëve kanë ish deputetë të dënuar dhe ekzekutuar, si dhe disa proceseve të vogla të cilat nuk kanë peshën e këtyre të përmendura. Janë disa persona të vdekur në hetuesi nga torturat e rënda të zhvilluara nga oficerët e Sigurimit. Nga studimi tërësor i dokumenteve rezulton se në qendër të goditjeve janë intelektualët të ndarë kështu:

-“Sabotatorët” e linjës proamerikane, kryesisht teknikë dhe inxhinierë, por edhe intelektualë të tjerë.
-Deputetë që kishin mendim ndryshe, pavarësisht se nuk e shprehën asnjëherë tërësisht atë.
-Të implikuar në ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë.
-Persona të njohur nga Enver Hoxha që dinin të kaluarën e jetës së tij.
-Të njohur, lidhje shoqërore e miqësore të personave të mësipërm.

Akuzat e formuara në drejtim të tyre ishin për:
-Sabotim ekonomik.
-Organizim atentatesh ndaj Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes.
-Formim partish.
-Nxitje të ndërhyrjes së huaj anglo-amerikane.

Personat e arrestuar janë mbajtur në disa shtëpi të Sigurimit në Tiranë si: shtëpia e Serreqit (në të djathtë të sheshit “Avni Rustemi”), “Shtëpia me gjethe”, te “Selvia”, te shtëpia e Ali Qorraliut (te 9-katëshet) si dhe dy burgjet e Tiranës. Janë përdorur torturat nga më çnjerëzore dhe në përfundim u arrit të manipulohen edhe proceset hetimore-gjyqësore.
Të gjitha vendimet gjyqësore sipas dëshmisë së Koçi Xoxes janë marrë me nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, por dokumentacioni vërtetues nuk është trashëguar në ditët tona.

Baba Myrteza Paja (në foto) nga Kruja u arrestua në maj 1947 në bazë të listave të përgatitura nga komisioni i posaçëm i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, por edhe si person me dijeni për ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë. Babai ishte një prej klerikëve më të njohur e më të nderuar në Shqipëri. Ishte shumë i afërt me Mbretin Zog, si dhe njihej për lidhjet miqësore me legatën amerikane në Tiranë. Mbreti Zog i besoi një prej të fshehtave më të mëdha të jetës.
Babai u torturua në shtëpinë e Serreqit për 48 orë. U përdor tortura me thikë (prerje e ndadaltë e mishit), aq sa trupi i tij nuk duroi dot dhe mbaroi pas 48 orësh. Për të plotësuar “procedurat”, trupi u hodh më 24.5.1947 nga kati i dytë i godinës dhe u tha se “donte të arratisej”.

(Në ditët e ardhshme do lexoni pjesë të përzgjedhura në lidhje me “grupet” e dënuara si dhe dëshmi domethënëse rreth manipulimit të proceseve)

Kategori
Uncategorized

8Murrizi: Nga PS, PD dhe LSI, mbi 15 deputetë janë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-­Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-­Sigurimin.

Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-­Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi. 138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish­-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre.

Z. Murrizi, disa ditë më parë, ju publikuat përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit për raportin tuaj me ish­Sigurimin e Shtetit, ndërsa ftove kolegët në Parlament të qartësonin të kaluarën e tyre. Sa deputetë i janë përgjigjur sfidës suaj?

Unë mendoj se është detyrim moral i çdo deputeti që 27 vjet pas rënies së komunizmit t’ju tregojmë shqiptarëve të kaluarën tonë. Ai ligj nuk është ligj frenues, por është moral. Të gjitha vendet ish-­komuniste, përveç Hungarisë, kanë patur ligj frenues. Hungaria e ka pasur ligj moral, ku KQZ thjeshtë bënte me dije qenien apo jo pjesë e shërbimit sekret të asaj kohe. Nëse do ta votonin qytetarët personin, do të thonë se qytetarët e duan spiun deputetin dhe nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri, në 27 vjet pluralizëm, ne kemi një komision, i cili nuk komandohet nga një parti politike. Ka qenë komisioni ‘Mezini’. Për këtë komision aludohej se ishte nën urdhrat e Berishës. Kur unë kam qenë deputet, nga viti 1997­-2000, ka qenë komisioni i ‘Bezhani’, ku kryetari u emërua nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Ky që kemi tani, është një komision kolegjial, me 5 anëtarë të kaluar nga Kuvendi, ku një është përfaqësues i shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe një është drejtpërdrejt i përndjekur, Daut Gumeni dhe Simon Miraka. Unë mendoj se çdo i zgjedhur, edhe administrata, kryetarët e bashkive dhe qeveria duhet të bëjnë publike zyrtarët e lartë, ato që janë subjekte të këtij ligji, nëse kanë të kaluar me ish­Sigurimin e Shtetit apo jo. ­

A i është përgjigjur deri më sot ndonjë deputet sfidës suaj?

Di që përveç meje, ka marrë përgjigje nga autoriteti edhe deputeti Romeo Gurakuqi i Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar e pyeta nëse kishte dërguar kërkesë, ku më konfirmoi përgjigjen. Pra, di që ka marrë përgjigje edhe Romeo Gurakuqi. Këtë çështje unë e kam ngritur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pohuar se është detyrim moral, të paktën i deputetëve të Partisë Demokratike, si partia e parë antikomuniste, që të shkojnë të gjithë dhe të marrin tek ky autoritet përgjigjen për të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish­-Sigurimin e Shtetit.

Si u prit kërkesa juaj nga kolegët?

Pashë që disa hezitonin. Ky është problem i tyre. Për mua, ky Kuvend ka sërish bashkëpunëtor të ish­-Sigurimit të Shtetit. Unë mendoj se janë pjesë e të gjitha partive.

Ku e bazoni këtë konstatim apo bindje?

Po cila është arsyeja që i pengon për të ndërmarrë këtë akt moral, në një farë mënyrë për ta larë veten para qytetarëve në raport me ish­Sigurimin e Shtetit?! Pse nuk e bëjnë? Nuk ka asnjë kosto financiare. Është pa humbje kohe. Mund të bëhet me një formular. Çfarë i pengon?! Për mua në këtë parlament janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nga i gjithë spektri politik. Në hulumtimin tim 27­vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit të Shtetit. Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë. Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor. ­Në ligj, nga të gjithë kategoritë e funksionarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive etj., vetëm deputetët janë përjashtuar nga verifikimi. Ata mund të verifikohen vetëm me vullnetin e tyre… Kjo është bërë qëllimisht sepse kanë qenë pjesë e ish­-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se nuk kanë mundur dot që të asgjësojnë dosjet e tyre. Të jesh i bindur se, nëse do të kishin zhdukur dosjet e vet, do t’i kishin hapur pa problem për të tjerët. Për mua është një ligj i cunguar, është bërë me hile, është bërë me qëllim, që të shpëtojnë veten ata që kanë menduar për të qenë në Kuvend ndoshta edhe këtë mandat apo edhe një mandat tjetër. ­

 

Kategori
Uncategorized

Sekretet e errëta të Ali Pashës: Vrau vajzën e tij dy vjeçare, të dashurin e nënës e poqi në hell

Sekretet e errëta të Ali Pashës: Vrau vajzën e tij dy vjeçare, të dashurin e nënës e poqi në hell

Zbulohet të dhëna të reja në lidhje me jetën e Ali Pashë Tepelenës. Të dhënat janë publikuar në librin “Luani i Epirit”, i autorit grek Spiro Mela. Këto detaje, janë drithëruese dhe nxjerrin në pah anën e egër të Pashait. Brenda librit gjendet dhe një profil për Ali Pashën.

“Me kokë të madhe, ballë të lartë, vetulla të dendura, shikim depërtues dhe dinak, gojë të gjerë, që kur buzëqeshte ngrinin në vend të gjithë sa ishin rrotull tij, sepse me këtë buzëqeshje vuloste dënimin me vdekje të ndonjë armiku ose miku të tij të rrezikshëm”.

Dhe kishte çuar në vdekje kaq e kaq vetë, duke filluar që nga njerëzit e tyre të afërt, kokat e tyre mund të formonin një resht piramidash Keopsi. Fama mbresëlënëse e pasurisë së tij, fuqisë dhe lavdisë ishte e shtruar me kufoma të panumërta. Vriste për të hequr qafe një pengesë që i kishte dalë përpara që të fitonte një tribunë për t’u mbrojtur, për të trashëguar për të garantuar diçka që e kishte fituar. Disa herë madje vetëm për t’u dëfryer.

I patrembur si një luan. Dinak si një dhelpër, tinëzar si gjarpër, i shkathët si hienë, i etur për gjak si ujk, hakmarrës si deve, i durueshëm si gomar, i shpejtë dhe largpamës si shqiponjë, epshor si majmunët. Në haremin e vet kishte 300 femra. Përparimtar si fisnikët e rinj dhe sfidues dhe paragjykues si një plakë, por edhe naiv që shpesh besonte lehtë, intrigantë pa miq dhe me dy fytyra. Ishte si një forcë natyrore e shqetësuar dhe vullkanike që tronditi nga themelet nga zotërimet europiane të qeverisë turke.

Zbuloi pafuqinë e saj, pa dashje përgatiti revolucionin e grekëve dhe vetëm me aktivitetin e tij ndryshoi rrjedhën e historisë së tij në këtë rajon të botës.” Kur u pyet përkthyesi i librit se çfarë e ka befasuar më shumë, thotë se: “Ka shumë, një e re që ndesha gjatë përkthimit është se ai ka mbytur vajzën e tij dy vjeçe, që e kishte me Eminenë. E mbyti, sepse nuk donte vajzë. Një tjetër, që pati dashnore gruan e Aliut, por ka edhe të tjera si ajo që kur dogji Hormovën, e poqi në hell Çaush Priftin, të dashurin e nënës së tij, Hankos. Masakrën e gjejmë në një fragment të librit. “U çoi fjalë hormovitëve që të shkonin tek ai dhe t’i përuleshin, por ata, të krishterë krenarë, me prijës Çaush Priftin, të dashurin e nënës së Aliut, iu përgjigjën:

– As babait tuaj nuk iu përulëm, as ty tani! Aliu u shtir sikur i admironte për trimërinë e tyre, por ai, më mirë se kushdo tjetër, e dinte se hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. La të kalonte njëfarë kohe dhe pastaj do t’i ftonte të dy palët që të shkonin në një manastir, në Tërbuq, të paarmatosur, për të zgjidhur në mënyrë paqësore divergjencat e tyre dhe për t’u bërë miq. Porositi që të mos mungonte Çaush Prifti, miku i vjetër i shtëpisë. Pesëqind hormovitë ranë në grackë. U mblodhën në Oborrin e madh të manastirit…. Dhe filloi të përdorej pushka e jatagani. Aliu kërkonte Çaush Priftin, por ai nuk gjendej, kishte humbur. Më në fund e gjetën të fshehur në njërin prej qilarëve të manastirit.

– Ta shkoni në hell! – urdhëroi me të egër i biri i Hankos. Dhe ndihmoi që ta shkonin në hell dhe ta piqnin në zjarr të ngadaltë. Pas kësaj, bashkë me asqerin e vet, niset dhe i drejtohet Hormovës, shkon në thikë gra dhe fëmijë….”

Kategori
Uncategorized

Lista e arrestimeve: Katër ish-ministra, dy kryebashkiakë dhe dy deputetë.

Lista

Burime shumë të besuara tregojnë se tashmë dosjet VIP janë në duart e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Po hetohen dy deputetë, por pa zhurmë janë edhe dy deputetë të tjerë që po hetohen për korrupsion dhe veprimtari kriminale. Po kështu mësohet se janë dy ish-ministra të PD, një ish-ministër i PS dhe një ministër aktual në kabinetin Rama, një ish-ministër i qeverisë PS-LSI, dy kryebashkiakë si dhe dy ish-drejtorë të përgjithshëm, të cilët duket se janë pranë arrestimit. Për ministrin aktual të PS-së burimet tregojnë ka debate shumë të forta, sepse kryeministri ka informacion se mund t’ia arrestojnë ministrin e tij në sallën e parlamentit dhe reagimi i palës kryeministrore mbetet shumë i egër. Por nëse flitet për drejtësi të pakapur, duhet që SPAK-u të jetë i drejtë në vendimet e urdhër arresteve të prishme.

Ka edhe një gjë pse po nxitohet, pasi në maj 2018 në Bullgari mblidhet Samiti i kryetarëve të shteteve të BE, ku ndër të tjera do diskutohet edhe emri i Shqipërisë si kandidat i mundshëm për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE. Kushti i vetëm duket se vjen nga BE zbatimi i sistemit të drejtësisë dhe arrestimeve VIP në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Në këtë kuadër foli sot edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe EuroAzinë Wess Mitcell, ku kërkoi luftë ndaj korrupsionit në qeveritë e Ballkanit Perendimor.

Kategori
Uncategorized

Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 mln në muaj kompanisë, radarët nuk punojnë.

Në kuadër të skandalit të radarëve, LSI ka publikuar sot dokumentin që tregon sipas saj milionat që Ministria e Mbrojtjes i paguan kompanisë private, ndërkohë që radarët nuk monitorojnë asgjë pasi nuk punojnë.

“Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cenim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cenim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!”- thekson Rama.

Postimi i Luan Ramës

Skandali me radarët dhe gjeneralët e korrupsionit!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë!

Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!
Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliardē e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!
Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njejtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!

Por skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq!
Ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, ka instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cënim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!
Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!

(Dokumentete/ Faksimile e pagesave që Ministria e Mbrojtjes i ka kryer firmës, megjithëse radarët nuk punojnë!)

Kategori
Uncategorized

Fundi i ‘ëndrrës’ turke?

 

Nga Çim Peka/

Në përfundim të referendumit për pavarësi të kurdëve të Irakut, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi me një nerv të kuptueshëm. Në deklaratën e tij, duke u munduar të zhbëjë përpjekjet e kurdëve në Irakun e veriut, ai ju referua Kosovës, ku sipas mediave u shpreh se ‘114 vende pranuan Kosovën, por fatkeqësisht nuk mund të jetë shtet, pasi është ende vështirë. Iraku i Veriut, ju do të merreni vetëm me Izraelin?’

Ky qëndrim i Presidentit turk, në fakt bie ndesh me qëndrimin e tij të shprehur me plot emocion në Kosovë në vitin 2013 ku vetë Erdogan pati thënë: ‘Ne të gjithë i përkasim të njëjtës histori, kulturës së përbashkët, qytetërimit të përbashkët, ne jemi popuj të vëllazëruar nga kjo strukturë. Mos harroni, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi’.

Në të dy rastet presidenti turk është gabim. Kosova është shtet, pavarësisht rrethanave të reja gjeostrategjike të Turqisë, si dhe Kosova nuk është Turqi. Kosova nuk është as Serbi, e as Shqipëri, pavarësisht se kush e thotë. Kosova është thjeshtë Kosovë. Një shtet i ri, Sovran, i pavarur, me problemet e saj në shtet-formim si çdo shtet i ri. Nuk është ndonjë hata e madhe pse presidenti turk e sheh si problem numrin e njohjeve të Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, problem i vërtetë qëndron në faktin se ai e lidh shtetësinë e Kosovës me anëtarësimin në OKB, duke e sjellë Turqinë zyrtare në pozicionin e Moskës dhe Beogradit në raport me Kosovën. Mund të shihej si një çedim i padëmshëm nëse një deklaratë e tille nuk do te vine në kohen kur shohim një largim të Turqisë nga Euro-Atlantizimi 70-vjeçar dhe afrim i saj me Rusinë. Gjithsesi, do t’i ngelet Turqisë që të shpjegojë raportin e saj me Kosovën në periudhën afat-shkurtër.

Që të jemi realistë, nuk është ky raporti i vërtetë mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht problemeve të saj të brendshme me minoritetin kurd. E ka mbështetur, dhe ka lobuar për njohje të mëtejshme. Ka ndihmuar institucionet e Kosovës, ekonominë e saj dhe Trupën Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Porse ne duhet të jemi të qartë se këtë nuk e ka bërë se pse shqiptarët e Kosovës janë vëllezër të turqve, as se pse “Kosova është Turqi e Turqia, Kosovë’. E ka bërë thjesht në zbatim të interesave të veta shtetërore. Pikërisht këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e ku do janë. Raportet midis tyre dhe Turqisë janë raporte që diktohen nga interesat shtetërore të secilës palë. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Interesat reciproke janë shtylla kurrizore e marrëdhënieve midis shteteve dhe popujve. Shqiptarët thjeshtë duhet ta kuptojnë këtë dhe të largohen nga folklorizmat.

Duke i thënë këto, duhet të pranojmë se në historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe Turqisë, që nga rënia e Perandorisë Otomane, raportet kanë qenë të forta, miqësore, deri diku edhe vëllazërore, me ulje-ngritjet e veta, por prapë Turqia mbetet një fuqi ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake rajonale me ndikim pozitiv karshi shqiptarëve. Nga ana tjetër as nuk kemi mundur dhe as nuk mundemi që ne të ndikojmë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Serbisë, pikërisht për hir të interesave shtetërore të Turqisë. Raporte këto, që pavarësisht Kosovës, Turqia e i ka patur të shkëlqyera (përjashto ndërhyrjen e NATO-s në Kosove në vitin 1999). Edhe sot i ka të shkëlqyera, sidomos ato ekonomike. Madje më të mira se me shqiptaret në shtetet e tyre respektive.

Qëndrimi i çdo lideri apo shteti të huaj ndaj Kosovës, është automatikisht edhe qëndrim ndaj shqiptarëve në tërësi. Raportet e zotit Erdogan me shqiptarët deri në deklaratën e fundit të tij, kanë qenë miqësore. Raportet e tij individuale me lidershipin shqiptar kanë patur ulje ngritjet e veta. Që nga vitit 2013, raportet e tij personale me Kryeministrin e Shqipërisë kane qenë më shumë se miqësore. Hyrje-daljet e Ramës në shtëpinë e Erdogan tashmë janë rutinë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që këto marrëdhënie midis liderësh, përkthehen ne marrëdhënie të mirë midis shteteve të cilët përfaqësojnë. Ndërhyrja brutale e Erdogan në krah të Edi Ramës në fushatën e fundit elektorale, pavarësisht faktit që e kemi kritikuar, do të ishte e falshme nëse këto raporte individuale do ti kthente në raporte të konsoliduara institucionale midis dy vendeve.

Për arsyet e veta, dhe në kushtet e izolimit të Edi Ramës, propaganda e tij është munduar të na mbushë mendjen se Turqia është shpëtimi i shqiptarëve. U trumbetuan me të madhe dy projektet individuale të Erdogan për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines. Ndërkohë që kjo është një gjë e mirë, nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe ngritja e një aeroporti në jug të vendit është pozitive, por suksesi i tij nuk varet nga ndërtimi i një piste avionësh, por nga shfrytëzimi i tij për zhvillimin ekonomik të vendit. Nëse ai ndërtohet, por lihet ashtu si aeroporti i Kukësit, ato janë para të çuara dëm.

Duke ju rikthyer deklaratës së Erdogan, i takon atij të qartësojë se cili është raporti i tij dhe qeverisë së tij në lidhje me shtetësinë e Kosovës. Por nga ana tjetër, shërbeu që entuziastët e Turqisë ti kthejë me këmbë në tokë, dhe të kthjellohen se në marrëdhëniet ndër-shtetërore nuk ka vëllazëri të përjetshme, por përputhje ose mos-përputhje interesash. Po ashtu, i hoqi edhe maskën e fundit Edi Ramës në të ashtuquajturën ‘ëndërr turke’. Dhe së fundi, u heq edhe një argument sharlatanëve politike, siç ishte ai politikani i ‘Besës’ në Maqedoni, i cili shprehej ‘se kam biseduar me Edi Ramën për investimet turke në Maqedoni’.

Kategori
Uncategorized

Donald Lu. Emiljano Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia

Godet Donald Lu: Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Lul Berisha u lirua, Balili ia ka dalë të ...

Godet Donald Lu: Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Lul Berisha u lirua, Balili ia ka dalë të …

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta.

‘Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia.

Lulzim Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Edhe pse u vunë në hetim drejtori dhe juristi i burgut, Berisha vazhdon të jetë i lirë’ është shprehur ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

‘Klemend Balili ia ka dalë që për 18 muaj ti shpëtojë drejtësisë’, ka qenë deklarata tjetër e fortë e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Image

Pjesë nga fjala e ambasadorit Donald Lu:

Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti.  Ai i 2017 është më i mirë se i 2013.

Lufta kundër krimit të organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen ne burg kanabisi do kthehet sërish. Kateë klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.

Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.

Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.

Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

KAUZA përtej individit GERTE!…

Nga: Gjergj Marku
“Pse nuk po e mbroni Gerten nga disa sulme tipike allashqiptare…, me shkruante nje miku im sot ne mengjes, ndersa shihte ndonje publikim, qe nuk shkonte ne nje vije virale me publikimet masive pro fjales se saj ne Parlament diten e djeshme.
Po i pergjigjem ketu atij dhe kujtdo!

Sepse Gerta nuk ka nevoje per avokature e mbrojtje, por Kauza e saj po! Nuk ka nevoje individi Gerte per ta mbrojtur sepse mbrojtjen me te mire ia ka bere vetes nder vite. E ka mbrojtur veten duke u shkolluar maksimalisht ne Shqiperi dhe Itali. E ka mbrojtur veten me sjelljen e nje vajze dhe grua fisnike dhe shume familjare duke krijuar nje familje te perkryer me Nardin punetor dhe mirkuptues ne ndertimin me fondament te familjes. Jane nje çift i ri per t’u admiruar dhe marre si model punetoreje nga te rinjte e sotem.

Mbi te gjitha Gerta e ka mbrojtur veten, qekur e pa se politika ne kete vend eshte pak e veshtire te ta sajdise jeten ne “tepsine e arxhende” sado e zonja dhe e shkolluar te jesh, ndaj nuk vegjetoi, nuk u be parazite as per vete, as per familjen, as per komunitetin ku jeton, e as per shoqerine.

Mendoj se Shqiperia perfitoi nga ajo ne disa ane e kahje; perfitoi nje model jo parazit te te riut te sotem, qe ia del edhe ne maje te malit duke mbajtur tufen me dhi e keca. Edhe Gerta perfitoi, jo thjeshte se nuk iu pershpirt askujt per te jetuar me dinjitet, porse njohu pikerisht magjine e dhise, magjine e fshatit (nuk e besoni sa e fiseshme eshte dhia, qe ia duam aq shume djathin dhe gjithcka tjeter, por e perbuzim me artikulimin e emrit!).

Mbase Gerta mund te ishte nje specialiste dikund ne nje zyre qe me daljen nga bankat e shkolles, mund te ishte dhe drejtuese, mund te ishte dhe deputete e kudi une! Por a do te ishte Gerta e sotme, qe me se pari i duhet shoqerise sone si MODEL dinjitar!

Personalisht bej shyqyr qe Gerta nuk u fut ne zyre qe ne krye te heres sepse nuk do i kishim perfituar ato emocione qe te gjithe i perfituam dje nga salla e Parlamentit, sepse dhe Gerta do e kish kyç gojen si shume te tjere majtas apo djathtas, qe pasi ulen ne karriket e pushtetit, braktisin dhe te verteten dhe te vertetat!

Gerta e “shkundi” Parlamentin dje, dhe per kete, mbi te gjitha nuk perfitoi individi GERTE, por Kauza e saj qe eshte kauza e kujtdo qe merret me fshatin, perfitoi FSHATI shqiptar! Ky ishte misioni i saj si personi qe prej vitesh jeton me dhite e malit, ndaj une mendoi se ishte mrekulli e Zotit qe kete femer atipike shqiptare e patem prej disa viteve atje ne mes kecave e dhive, ne stallen me eren e tyre duke i mbareshtuar me kujdes hyjnor ne te kater stinet e vitit.

Natyrisht, Gerta nuk do te rrinte pafundesisht pa punen per te cilen ka djersire aq fort per vite e vite, dhe nuk ka sesi ta braktiste mundin e studimeve, oret e nates ne studim apo punet qe ka bere per te mbajtur frymen gjalle si studente ne dhe te huaj. Dikush ia ka permendur dhe punen qe ka filluar si zyrtare e merituar ne nje kompani private. Ç’te keqe ka ketu! Por ama Gerta, vazhdon serish te shkoje tek dhite e saj, dhe te mos i harroje ato. Ne momentin qe do i harronte ato, ne si shoqeri, dhe vete fshati shqiptar do e kishte humbur GERTEN e vet!

Gerta, tashme, e bani punen e saj mbeshtetur ne gjithe kete eksperience praktike, tanime eshte rradha e Parlamentit, Qeverise, Opozites te bejne punen e tyre, te bejne ligje me te mira per fshatin dhe natyrisht te nxisin inspirim konkret me terma financiare per ta zhvilluar realisht ate me projekte qe shkojne tek çdo shqiptar nga Jugu ne Veri, qe merret me token dhe blegtorine!

(Dhe dicka, Gerta me falenderoi per keto rradhe qe nuk jane qellim ne vetvete nga stalla ku po u sherbente bagetive. Me gezoi qe eshte atje ku e dua dhe une Gerten e Fshatit shqiptar, qofte dhe cdo fundjave)

Kategori
Uncategorized

Lista e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së që mund ta pësojnë sikur Haradinaj.

Lista e pjesëtarëve të UÇK-së për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest.

Më poshtë janë emrat e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët mund të përballen me fletë arrestet e Beogradit nëpër vendet ku udhëtojnë. Ne mesin e ermave që kërkohen nga Beogradi janë zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Nga Maqedonia në këtë listë gjendet vetëm Xhavit Hasani, ish pjesëtar i UÇK-së, i cili pas luftës së vitit 2001 u arrestua dhe vuajti disa vite burg në Kosovë.

Lista e ish`ushtarëve te UÇK`së,për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest.

1-Hajdin Abazi-i njohur me nofken “LUMI” i lindur në Gjilan me 30.04.1959 ”
2-Ekrem Avdija-me nofkën ABUS AKEJ i lindur me 18.07.1971,në Mitrovice.
3-Alush Sokol Agushi i njohur me nofkën Magjupi-i lindur më 20.o6.1959 në Drenoc të Klinës.
4-Rasim Agushi-i lindur më 17 07 1962 në Drenoc të Klinës.
5-Nazmi Ajeti-i lindur më 22 04 1972 në Podujevë.
6-Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shipoc të Mitrovicës.
7-Abdullah Babalija, i lindur më 22 05 1967 në Gjakovë.
8-Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.
9-Idriz Balaj, i lindur më 08 08 1952 në Gllarevë te Klinës.
10-Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.
11-Sokol Bashota i lindur më 07 03 1966 në Klinë.
12-Bajram Bega i lindur më 08 04 1966 në Jezerc të Ferizajt.
13-Xhemajl Bejta i lindur më 17 02 1945 në Klinë të Mesme.
14-Avni Berisha “TARKAN” i lindur më 13 08 1974 në Konushec të Podujevës.
15-Rrustem Berisha, i lindur më 18 07 1955 në Krushevc të Klinës
16-Shefik Beqiri, i lindur më 13 08 1960 në Dardanë .
17-Lah Brahimaj “MAGJUPI” i lindur më 21 01 1970 në Jabllanicë të Gjakovës.
18-Ramë BUJA, i lindur më 05 12 1958 në Lipjan.
19-Shukri Buja, 27 08 1966,Lipjan.
20-Jahë Salih Bushati, i lindur më 25 02 1972 në Gërgoc të Gjakovës.
21-Jusuf Velija, i lindur më 26 07 1957 në Prishtinë .
22-Azem Veseli, i lindur më 08 03 1964 në Pejë .
23-Kadri Veseli i lindur më 31 05 1967 në Mitrovicë .
24-Rexhep Veseli i lindur më 06 08 1970 në Gjilan.
25-Sali Veseli, i lindur më 23 07 1953 në Smolicë te Gjakovës.
26-Skender Maksut Veseli, i lindur më 16 04 1971 në Gjilan.
27-Besim Vokshi, i lindur më 23 04 1955 në Gjakovë.
28-Latif Gashi, i lindur më 12 09 1961 në Podujevë.
29-Fahrudin Gashi, i lindur më 08 12 1969 në Shtime.
30-Jetullah Geci, i lindur më 17 02 1954 në LLaushë të Skenderajt.
31-Sabit Geci, i lindur më 20 98 1958 në Llaushë të Skenderajit.
32-Gani Geci, i lindur më 20 01 1960 në LLaushë të Skenderajit.
33-Adem Grabovci, i lindur më 09 04 1960 në Istog.
34-Jahir Demaku, i lindur më 06 06 1971 në Obrij të Skenderajt.
35-Milazim Derguti, i lindur më 08 10 1969 në Ferizaj.
36-Jetullah Dibrani, i lindur më 21 12 1953 në Mitrovicë.
37-Sokol Dobruna, i lindur më 22 03 1940 në Gjakovë .
38-Shaban Dragah,i lindur më 16 04 1958 në Skenderaj.
39-Florim Ejupi,i lindur më 15 06 1978 në Sekiraqë të Podujevës.
40-Agim ELSHANI,i lindur më 21 03 1963 në Pejë .
41-Xhabir Zharku”QORRI” i lindur më 1962 në Kaqanik.
42-Driton Shemsi Zhjeqi,i lindur më 01 01 1965 në Podujevë .
43-Tahir ZEMAJ,i lindur më 38 12 1958 në Sterllc të Epërm të Pejës.
44-Genc Zogaj,i lindur më 10 09 1978 në Malishevë .
45-Bislim Zyrapi,i lindur më 09 07 1962 në Studencan të Therandës.
46- Nuredin Ibishi,i lindur më 04 12 1956 në Podujevë .
47-Imri Iljazi,i lindur më 26 01 1963 në Ferizaj.
48-Gani Imeri,i lindur më 12 10 1967 në Vushtrri.
49-Eljasah Imeri,i lindur më 10 07 1971 në Gjilan.
50-Bexhet Imishti,i lindur më 06 08 1958 në Dubravë të Kaqanikut.
51-Ahmet Isufi,i lindur më 01 10 1961 në Dardanë .
52-Lirim Jakupi”NACISTI” i lindur më 01 08 1979 në Bujanoc
53-Januz Januzaj,i lindur më 01 01 1958 në Istog.
54-Bashkim Jashari,i lindur më 15 11 1977 në Prekaz të Ulë t të Skenderajt.
55-Musa Jashari i indur më 04 06 1970 në Prekaz të Ulë t të Skenderajt.
56-Rifat Jashari,i lindur më 01 12 1946 në Prekaz të Ulë t të Skenderajt.
57-Sahit Jashari,i lindur më 09 02 1965 në Prekaz të Ulë t të Skenderajit.
58-Naim Kadriu i lindur më 06 06 1974 në Turicec të Podujevë s.
59-Gyner Kamberi,i lindur më 03 01 1975 në Viti.
60-Ajvaz Karpuzi,i lindur më 21 05 1956 në Lipjan.
61-Ajet Kastrati,nga Drenica.
62-Kadri Kastrati,i lindur më 15 03 1960 në Podujevë .
63-Mensur Kasumi, ilindur më 25 06 1966 në Vushtrrri.
64-Naser Kelmendi,i lindur më 15 02 1957 në Pejë
65-Hysni Kilaj,i lindur më 19 12 1963 në Rahovec.
66-Anton Kitaj,i lindur më 20 04 1978 në Klinë .
67-Fadil Kodra,i lindur më 19 11 1965 në P.të Ulë t të Skenderajit.
68-Arif Krasniqi,i lindur më 09 04 1971 në Sibovc të Kastriotit.
69-Gani Krasniqi i lindur më 23 11 1950 në Klinë .
70-Xhemshit Krasniqi,i lindur më 12 12 1963 në Prizren.
71-Emin Krasniqi,i lindur më 15 07 1957 në Dardanë .
72-Jakup Krasniqi,i lindur më 01 01 1951 në Gllogoc.
73-Skender Krasniqi,i lindur më 29 01 1959 në Rahovec.
74-Bajram KRYEZIU,i lindur më 30 01 1955 në Dardanë .
75-Mazllum Kumnova,i lindur më 17 03 1946 në Gjakovë .
76-Mirsad Kurteshi,i lindur më 01 07 1975 në Prishtinë .
77-Agim Kuqi,i lindur më 07 10 1963 në Therandë .
78-Ramiz Lladrovci,i lindur më 03 01 1966 në Gllogovc.
79-Fatmir Limaj”CELIKU” I lindur më 04 02 1971 në Bajë të Therandë es.
80-Ekrem LLUKA, i lindur më 11 10 1959 në Pejë .
81-Isa Latifi,i lindur më 25 08 1964 në Podujevë .
82-Muhamet Latifi,i lindur më 26 05 1955 në Podujevë .
83-Lulë zim Leci,i lindur më 23 02 1974 në Dardanë .
84-Afrim Lulaj,i lindur më 12 09 1974 në Gjakovë .
85-Nuredin Lushtaku,i lindur më 27 02 1967 në P.të Ulë t të Skenderajit.
86-Sami Lushtaku,i lindur më 20 02 1961 në P.të Ulë t të Skenderajit.
87-Enver Mavriqi,i lindur më 23 01 1961 në Dardanë .
88-Naim Maloku,i lindur më 17 02 1958 në Pejë .
“ka marr pjese aktive në largimin e së rbë ve nka Kosova”
89-Faton Mehmetaj,i lindur më 24 01 1963 në Decan.
90-Nazif Mehmeti,i lindur më 20 09 1961 në Shajkovc të Podujeves.
91-Fadil Mujota,i lindur më 17 07 1969 në Shtime.
92-Shefqet Musliu,i lindur më 12 02 1963 në Koncul të Bujanocit.
93-Isak Musliu,i lindur më 31 10 1970 në Recak të Shtimes.
94-Rrustem Mustafa “REMI”I lindur më 27 02 19771 në Podujevë .
95-Salih Mustafa,i lindur më 01 01 1972 në Prishtinë .
96-Arif Mucolli,i lindur më 15 05 1952 në Podujevë .
97-Maliq NDRECAJ,”MALA” i lindur në Therandë .
98-Selamij Neziri i lindur më 05 07 1972 në Viti.
99-Jakup Nura,i lindur më 13 02 1966 në Skenderaj.
100-Enver Oruci,i lindur më 06 12 1962 në Rrezall të Skenderajit.
101-Xhimshit Osmani,i lindur në 02 05 1951 në Viti.
102-Nebih PRENIQI,i lindur më 26 08 1975 në Hade të Kastriotit.
103-Rrahman Rama,i lindur më 23 11 1970 në Vushtrri.
104-Ilmi Ramosholi,i lindur më 10 05 1964 në Ferizaj.
105-Elmi Recica,i lindur më 06 10 1961 në Ferizaj.
106-Ekrem Rexha “DRINI”,i lindur më 14 08 1961 në Prizren.
107-Bedri Rexhaj,i lindur më 03 04 1962 në Shtime.
108-Ismet Sadiku,i lindur më 23 04 1941 në Ferizaj.
109-Ruzhdi Serameti,i lindur më 19 07 1950 në Prizren.
110-Rexhep Selimi,i lindur më 15 03 1971 në Skenderaj.
111-Sulejman Selimi”SULLTANI”i lindur më 25 09 1970 në Skenderaj.
112-Abedin Sakajeva, i lindur më 26 02 1958 në Fushë Kosovë.
113-Fatmir Sopi, i lindur më 13 04 1961 në Prishtinë.
114-Azem Syla “DAJA I MADH”i lindur më 04 05 1951 në Gllogoc.
115-Shemsi Syla,i lindur më 01 07 1957 në Bresalc te Gjilanit.
116-Fadil Suleviq,i lindur më 19 10 1965 në Medvegjë .
117-Emrush Suma,i lindur më 27 05 1974 në Dimcë të Hani Elezit.
118-Rufki Suma,i lindur më 15 04 1968 në Dimcë të H.Elezit.
119-Ismet Tara,i lindur më 08 06 1963 në Rahovec.
120-Gani Thaqi,i lindur më 01 01 1958 në Skender
121-Hashim Thaqi”GJARPRI”i lindur më 24 04 1969 në Brojë të Skenderajit.
122-Ahmet Qeriqi,i lindur më 26 12 1946 në Lipjan.
123-Ramiz Qeriqi i lindur më 15 04 1962 në Lipjan.
124-Sami Ukshini”SOKOLI”i lindur më 15 10 1967 në Morinë të Gjakovës.
125-Avni Feta,i lindur më 15 11 1974 në Podujevë.
126-Adem Hagjocaj,nga Decani.
127-Abit Haziraj,i lindur më 26 06 1956 në Llaushë të Skenderajit.
128-Sabit Halitjaha,i lindur më 07 06 1955 në Mushtisht të Therandës.
129-Xhavit Haliti”ZEKA”i lindur më 08 03 1956 në Pejë.
130-Bujar Haradinaj,i lindur më 15 07 1976 në Gllogjan të Decanit.
132-Daut Haradinaj,i lindur më 06 04 1978 në Gllogjan të Decanit.
133-Ramush Haradinaj,i lindur më 03 07 1968 në Gllogjan të Decanit.
134-Nait Hasani-i lindur më 15 01 1965 në Prizren.
135-Safet Hasani,i lindur 23 04 1970 në Podujevë.
136-Xhavit Hasani,i lindur më 10 03 1957 në Tanushe të Shkupit.
137-Zeqir Haxhija,i lindur më 16 04 1972 në Gjakovë.
138-Gzim Haxhimusa,i lindur më 21 02 1968 në Ferizaj
139-Hekuran Hoda i lindur më 18 02 1965 në Gjakovë .
140-Fatmir Humolli, i lindur më 11 04 1965 në Lupc të Ulët të Podujevës.
141-Sabajdin Cena, i lindur më 13 03 1953 në Rahovec.
142-Agim CEKU, i lindur më 29 10 1960 në Qyshk të Pejës.
143-Ethem Ceku, i lindur më 01 10 1962 në Pejë.
144-Muharrem Cerkezi,i lindur më 09 07 1979 në Prishtinë.
145-Emrush Xhemajli, i lindur më 01 05 1959 në Ferizaj.
146-Idriz Shabani, i lindur më 01 12 1958 në Podujevë.
147-Besnik Shala, i lindur më 31 05 1974 në Pejë.
148-Shaban Bekë Shala, i lindur më 15 05 1961 në Pejë.
149-Shaban Veli Shala, i lindur më 01 12 1958 në Gllogoc.
150-Naser Shatri, i lindur më 23 09 1957 në Istog.
151-Xhafer Shatri, i lindur më 10 11 1949 në Istog.
152-Mustafa Shaqiri, i lindur më 25 03 1967 në Rahovicë të Preshevës.
153-Shaqir Shaqiri, i lindur më 01 09 1964 në Preshevë.
154-Adem Shehu.
155-Elbasan Shoshaj, i lindur më 12 12 1963 Prishtinë.
156-Bekim Shyti, i lindur më 01 05 1976 në Vushtrri.
157-Met Shyti, i lindur në 03 19 1944 në Vushtrri.

Kategori
Uncategorized

Legjenda e Bjeshkëve të Namuna/ Ja përse quhen kështu.

0

Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e shiu, me kujtohej legjenda për emrin e Bjeshkëve të Nemuna. Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë, (burrin ia vranë ushtarët turq), mori rrugën drejtë Bjeshkëve të Nalta sipër Rrafshit të Dukagjinit.

Me fëmijët për dore, ajo nuk u kujtua për sende të tjera pasi koha nuk priste sepse ushtarët e armikut mund t’i kapnin. E frikësuar nga ndjekësit dhe e pikëlluar për vrasjen e burrit, gruaja e dy fëmijët tashmë jetim, kthente vështimin nga fshati, ku dukej shtëpia e saj, e cila po digjej nga flakët.

E pikëlluar, asaj iu nxinë sytë nga mungesa e ujit. Sa më shumë që ecte, aq më shumë bjeshkët lartësoheshin; sa më shumë përpiqej i shmangej diellit, masa e zjarrtë bëhej më e pamëshirshme, skuqte e digjte si saç. Dhe ata ecnin e ecnin, sa më larg ushtarëve turq.

Dielli i korrikut vazhdonte t’i përvëlonte, etja i kishte molisur si nënë e fëmijë. Vijat e ujit në këtë kohë, në të dy krahët sipër burimit të Drinit shterojnë dhe bora që dikur rrinte deri në fund të gushtit, për dreq, atë ditë korriku kur u duhej fëmijëve të nënës së ve, kishte shkrirë në luginat më të fshehura nga dielli përvëlues.

“Nanë, du ujë”, kërkonte më ngulm djali i vogël, sepse urinë e harruan nga vapa e madhe e lodhja akoma më e madhe.

Po ujë s’kishte askund. “Nanë, t’lutëm ni pikë uj”, e përgjëronte vogëlushi, pa e kuptuar se kjo gjë nuk ishte në vullnetin e nënës së gjorë. S’gjendej askund një pikë uji sa t’ua njomte buzët e përthara.

Nëna e hutuar përpiqej ta ngushëllonte të voglin më fjalë kurse i madhi nuk nxirrte zë, megjithëse shkrumbi i buzëve iu bë një pëllëmbë mbi buzë, thotë legjenda.

“Tash e gjajmë ujit, drita e syve të mi, edhe pak. Gurrat e Bardha nuk janë larg”, përpiqej t’i jepe zemër nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi. Kaluan Gurrat e Bardha, por uji nuk rridhte askund dhe u ngjitën në Malit të Thatë.

Kopetë e deleve dhe barinjtë, ishin zhdukur si t’i kishte përpirë toka a ngrënë ujku dhe asnjë këmbanë nuk jehonte në tërë Bjeshkët e Nalta, siç quheshin dikur. S’kishte asnjë njeri të gjallë mbi faqen e dheut.

Fëmijët u lodhën, buzët iu bënë shkrumb, forcat iu shteruan e nuk mund të flisnin nga etja e nga lodhja prandaj nisën të përpëliten dhe flisnin përçart. Nënën e mbërtheu kulmi i dëshpërimit. Lotët nuk i rridhnin që t’ua njomte buzët, shihte e dëshpëruar se si fëmijët po i shuheshin para syve.

Por para se fëmijët t’i kapte agonia, para se të ndodhte gjëma, ajo mallkoi në kulm të zemërimit: ” Hej, moj bjeshkë, kurrë mos paçi ujë! Flaka u daltë! U shitoftë reja!”.

Dhe ra shakull në tokë mbi kalamajtë që po kalonin çastet e fundit të agonisë.

Legjenda nuk e thotë ç’u bë më nënën e dy fëmijët. Nuk e thotë as a vdiqën apo i shpëtoi mrekullia, por legjenda vazhdon sikur qielli u mëshirua me fatkeqët që përpëliteshin në agoni. Dielli u fsheh prapa reve që nisën të qanin më ngashërim, duke lëshuar një shi të rrëmbyeshëm që vërshoi bjeshkëve.

Të tjerët prapë duke iu referuar legjendës thonë se mallkimi i nënës i zuri të gjitha bjeshkët sipëri Dukagjinit, në të dy anët e Drinit të Bardhë. Bjeshkët e Nemuna u dogjën nga zjarri i mallkimit, reja shkreptin ndonjëherë në qiell të kthjellët duke djegur pyje të tëra. Gur mbi gur nuk mbetën, thotë legjenda.

Të mbërthen angështia kur i shikon mijëra hektarë të djegur, brinjë të bjeshkës që dalin në sipërfaqe, gerxha që shkëlqejnë në diell. Mallkimi i ndjek këto bjeshkë edhe sot: zjarret përsëriten çdo vjet, në të njëjtën kohë, në të njëjtin rrugëtim të nënës: sa herë nisin të këndellen bimësia e filizat e hollë, bie një rrufe dhe i djegë filizat e bredhave e të çetinave.

Megjithatë në Bjeshkët e Nemuna,  është një mur, shkëmb i skalitur, ku shihet nëna me dy kalamajtë, më bohçe e më kovë uji. Barinjtë kur kalojnë pranë shkëmbit, derdhin një curril uji, që t’ua njomin buzët nënës e fëmijëve.

Kategori
Uncategorized

12 shprehje të vërteta dhe pak të hidhura për shqiptarët.

Nëse ai vjen pas Konicës apo është një lloj si ai me të vërtetat e hidhura për shqiptarët këtë mund ta gjykoni vetë, por Mid’hat Frashëri i ka rënditur disa konkluzione për shqiptarët, që edhe sot janë po aq aktuale sa dukur.

Ja çfarë thotë Mid’hat Frashëri për shqiptarët:

1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës ti themi të bardhë dhe të zezës- të zezë.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

12- Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

Kategori
Uncategorized

Kosova i është përjetësisht mirënjohës për Rrugën e Kombit: Haradinaj takon Berishën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar në Tiranë edhe ish-kryeministrin e ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Pas takimit, Berisha tha se kjo është hera e dytë që e takon Haradinajn si kryeministër të Kosovës.

“Ai tha se e presin mjaft detyra të rëndësishme. Kam besim të madh se Haradinaj dhe Qeveria e tij do të realizojnë një agjendë e cila është në interes të popullit të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve”, ka thënë ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, Haradinaj tha se në Kosovë e kanë ndjere dashurinë për Berishën, për faktin se ai e ka udhëhequr Shqipërinë në procese të rëndësishme, siç është edhe anëtarësimi në NATO.

“Ndër të tjera, kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues se në kohën e qeverisjes së tij, Rruga e Kombit u bë realitet”, tha ai. /Telegrafi/

Kategori
Uncategorized

Xhelatët e diktaturës Emrat që torturonin të burgosurit

Çelo Hoxha

Histori/ Identifikohen torturuesit dhe llojet e torturave, duke u bërë zyrtare nga dokumentet e arkivave shqiptarë; rrëfimi i Diti Biçakut për të tmerrshmin Stavri Xharo

Një libër studimor me autor Çelo Hoxhën artikulon për herë të parë, përmes dokumenteve dhe dosjeve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Shtetit dhe ai i Ministrisë së Brendshme, mbi ardhjen e regjimit komunist me anë të ushtrisë; ky është një qëndrim zyrtar që mban i vetmi institucion publik, shtetëror, i krijuar 20 vjet pas rënies së komunizmit, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Më poshtë kemi tërhequr një fragment nga libri “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri”, 1944-1948, ku për herë të parë artikulohen të plotë, emrat e torturuesve në burgjet komuniste vendosur në kontekstin e pranuar zyrtarisht, të vendosjes së regjimit ushtarak të Enver Hoxhës

Burgu-ne-Ballsh-dhe-vepra-Industriale-ishte vetëm fillimi i dhunës që u ushtrua mbi Veriun gjatë vitit 1945 e në vazhdim. Shkodra, në atë periudhë, mund të ketë qenë qyteti me numrin më të madh të burgjeve në gjithë Evropën, rreth 30 të tillë. Shumica e burgjeve ishin të improvizuar, një konvikt, Kuvendi i Fretërve, shumë shtëpi banimi, mes tyre dhe një e fisit Rroi, tek të cilët qëndroi, para se të shkonte në Perëndim, Mithat Frashëri.

Me ardhjen e Mehmet Shehut, në Shkodër u vendos gjendja e shtetrrethimit për disa javë.

Dënimet me vdekje njoftoheshin në fjalime publike. Çdo të premte në orën 5 bëheshin pushkatimet. Pushkatimet bëheshin në sy të popullit, 10, 12, 14 vetë çdo të premte, për disa muaj. “Gjatë muejve janar-shkurt 1945 masat e terrorit mbi popullsinë erdhën tue u randue: shtoheshin kontrollet, shtoheshin të burgosunit, shtoheshin torturat, shtoheshin pushkatimet. Ndërsa pothuej për çdo natë, mbasi errej, turma të organizueme silleshin nëpër rrugë tue u çjerrë me tërbim me kangët terroriste “Hakmarrje Rini!” etj”. Me ikjen e gjermanëve, në Shkodër sundonte terrori.

Të gjitha shtëpitë, pa përjashtim, kontrolloheshin nga partizanë të armatosur. Kontrollet bëheshin me pretekstin e kërkimit të “kriminelëve” dhe “reaksionarëve”, por qëllimi i vërtetë ishte terrori ndaj popullsisë. Për t’i ikur terrorit njerëzit arratiseshin në male ose fshiheshin te ndonjë mik besnik. Ata që strehonin të arratisurit i prisnin ose torturat, ose pushkatimi.

Ndodhte që dikush torturohej ose pushkatohej vetëm pse emri i tij ishte i ngjashëm me emrin e personit që kërkohej.

E shumta e njerëzve që kryenin kërkimin ishin ose analfabetë, ose gjysmanalfabetë. Pak pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, një person e arrestuan se i gjetën në shtëpi një gazetë “Zëri i popullit” me fotografinë e Enver Hoxhës të grisur. Kush binte në dorë të ushtrisë e Sigurimit përjetonte tortura, prej të cilave, në një rast u çmend dhe vetë hetuesi.

Ja 20 nga llojet e torturave më të shpeshta:

Të burgosurit rriheshin me dru derisa u bëheshin plagë dhe u binte mishi;

U kruheshin plagët e qelbëzuara me dru;

U shpohej mishi me tel të nxehtë;

U futej rryma elektrike në veshë;

U hidhej kripë në mishin e djegur;

Liheshin në ujë të ftohtë;

Liheshin pa ushqim deri në vdekje;

Liheshin pa ushqim për disa kohë;

Liheshin lakuriq në të ftohtë;

U vishej jeleku;

U vendosej dinamit në organet gjenitale;

U shtrëngoheshin gjinjtë me pinca;

U futej jashtëqitje në gojë;

Vareshin me kokë poshtë;

Lidheshin me lin; liheshin në diell;

U futej macja në tumane;

U përgatitej varri; u futej pushka në gojë; tentohej përdhunimi i vajzave.

Muço Saliu, punonjës i Sigurimit, në deklaratën e tij për gjyqin e Koçi Xoxes, flet për torturat më me detaje:

“Shumë njerëz që janë arrestuar, nuk kanë patur fare dosje ose materiale për të proceduar e nxjerrë në gjyq. Por, a mund të pranojë e të flasë një armik pa patur material kompromentues? Sigurisht që jo. Atëherë ky rrihej derisa tregonte edhe gjëra të pabëra, duke e çuar armën e Sigurimit në rrugë pa krye.

Druri dhe torturat kanë qenë metodat e organeve të Sigurimit për të zhvilluar një proces e për ta bërë të arrestuarin të fliste. Në Sigurim nuk ekzistonin lloje të tjera pune për të zhvilluar një proces. Disa shokë, në fillim u thonin të burgosurve me të mirë që të tregonin gjithçka.

Në rast se nuk pranonin, kërcënoheshin dhe rriheshin, derisa të tregonin edhe gënjeshtra. Liheshin me ditë të tëra në këmbë, deri në enjtje të tyre.

Janë lënë në çimenton e ftohtë pa mbulesa për shumë kohë. Kanë ngelur pa bukë e ujë për javë të tëra (Myfit Shehu i lënë nga Avni Verçuni).

Nuk është dhënë ujë, ose kur iu jepej, iu jepej me shumë kripë disa të dënuarve (këtë e ka bërë Irakli Kocani).

Liheshin me erën e qelbur në nevojtore për ditë të tëra edhe pa ushqim. Janë lidhur me hekura prej muri me ditë e net, derisa kanë vdekur (Nazmi Qerazit i vdiq një nga Çamëria në këtë mënyrë).

Futeshin kokëposhtë në një fuçi të mbushur me ujë, saqë kur dilnin, mezi qëndronin në këmbë. Kjo përdorej në fillim nga Stavro Xharra, por kjo përdorej njëlloj edhe për gratë. Njëri nga përdoruesit ishte edhe Raqi Zavalani.

Janë vënë në korrent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit. Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte, derisa iu është bërë kurrizi plagë.

Në sigurimin e ushtrisë janë djegur në pulpën e këmbës me thupër pushke të nxehtë.

Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke iu shkaktuar dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i sigurimit të ushtrisë.

Iu janë djegur organet seksuale me benzinë, si Alfred Ashikut nga Cole Bashari. Vërtiteshin njerëzit në një metër vend me kokë nga drita elektrike në tavan me orë të tëra, derisa binin përtokë.

Natën detyroheshin të këndonin disa të burgosur si hoxhë, gjë që e bënte qesharake punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xharra.

Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër, përdorur nga Tomas Beqari.

Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë. Kjo është përdorur po nga Tomas Beqari.

Janë marrë në mesin e natës, duke i nxjerrë përjashta me kërcënimin e pushkatimit.

Natën në dhomat e burgut u thuhej disave se do të pushkatoheshin, prandaj t’u shkruanin familjeve fjalët e fundit.

U premtoheshin se do t’i lironin, në rast se tregonin, duke përdorur edhe vula të institucionit, përdorur nga Raqi Zavalani.

U viheshin tek hunda çorape të qelbura, përdorur nga Avran Koja.

Janë rrahur me vizore në duar, deri në shkaktim të plagëve të rënda. Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga sigurimi i ushtrisë.

Janë lejuar ushtarët roje të burgut që t’iu hipnin të burgosurve në kurriz dhe të shëtisnin nëpër korridore njëlloj sikur të ishin kuaj.

Viheshin të burgosurit të rrihnin njëri-tjetrin me shpulla dhe grushta. Përveç disa shokëve, ka pasur edhe të tjerë që kishin qejf të rrihnin edhe në hetuesi, si p.sh. Myftar Tare. Ky e ka rrahur shumë Tomorr Frashërin, se ky thoshte që e kishte patriot. Së fundi, nga druri pranoi se nuk ishte nga Kolonja dhe kështu Tare “shpëtoi” dhe nuk e torturoi më patriotin. Vaskë Koleci për të gjitha këto ka qenë i mirinformuar. Por shokët janë quajtur të dobët se nuk e urrenin shumë armikun, pasi nuk rrihnin shumë.

Asnjë nga shokët e sigurimit nuk u dënua për këto gjëra. Vaskë Koleci nuk thoshte përdorni dru, por bëni presion dhe botëkuptimi ishte t’i linim njerëzit pa bukë për ditë të tëra, derisa t’u binte të fikët, t’i vinim në rrymë elektrike dhe t’u punonim të gjitha të zezat. Vaskë Koleci thoshte: të rrihen të burgosurit e t’u bëhet presion, por të mos qëllohen në fytyrë dhe në këmbë, sepse pastaj nuk i nxjerrim dot në gjyq. Vaskë Koleci, Nesti Kerexhi dhe Thoma Karamelo kanë rrahur anëtarin e partisë Vani Furrxhiu. Vaska ka rrahur Llazar Papastolin (Lari Post) me dru për netë të tëra, duke pasur si ndihmës Thoma Karamelon.

Skënder Konica më ka thënë për Vaskë Kolecin se ai vinte shpesh në seksionin e sigurimit të ushtrisë dhe kërkonte dara e pinca.

Në një dhomë ndodhej dikur një njeri që nuk shihej nga askush. Nga kjo dhomë Vaska dilte me pincat dhe darat gjithë gjak. Këtu mora vesh se ishte anëtari i partisë Galip Hatibi, i cili ishte arrestuar fshehtësisht nga Angji Faber, në kohën kur po dilte nga Komiteti Qendror i Partisë. Kur unë kam shkuar me Siri Çarçanin dhe Lefter Lakrorin në Shkodër, Vaska dhe Nesti i thanë Siriut dhe Zoi Themelit, që ishte shef i sigurimit në Shkodër, të arrestonim dhe rrihnim sa të donim e të ngopeshim.

U arrestuan 300 vetë dhe u torturuan në këtë mënyrë të gjithë”. Zoi Themeli e pranon terrorin që ushtrohej në Shkodër. Në gjyqin e Koçi Xoxes, ai dëshmoi se prej tij urdhërohej me shkresa dore, të cilat, përveç udhëzimeve për tortura e pushkatime, mbaronin rregullisht me këtë porosi: “Këndoje dhe digje”.

Dhuna e diktaturës nuk ishte lokalizuar vetëm në Shkodër dhe vetëm gjatë vitit 1945. Në 1946-ën, Nesti Kerenxhi u dërgua në Peshkopi, me vendim të Byrosë Politike, të arrestonte nja 70 vetë dhe 20 prej tyre t’i pushkatonte pa gjyq. Në Burrel u pushkatuan pa gjyq njerëz që mendohej se gjatë operacioneve ushtarake mund të arratiseshin. Në vitin 1946, dega e Sigurimit të Beratit u njoftua se në Lushnjë po shkonte Gjykata e Lartë për të dënuar katër persona me vdekje. Edhe në 1947-ën, pushkatimet pa gjyq vazhdonin, me urdhra politike, ndërsa jepej porosia që formalitetet gjyqësore të bëheshin më vonë.

Gjatë procesit të çarmatimit të popullsisë, 1946, ka pasur raste që fshatarët janë vrarë ose torturuar, qoftë dhe për një pushkë të vjetër. Pas rezolucionit të Byrosë Informative, 1948, në Dukagjin u vranë dy gra dhe disa fëmijë. Në një rast, kur Koçi Xoxe u pyet në gjyq se a kishin vrarë vartësit e tij pa urdhër, ai deklaroi se kishte qenë në dijeni për tri raste dhe kur i numëroi përmendi katër: “Në Peshkopi, në Kukës, në Mirditë dhe një herë në Lushnjë”.

Të gjitha pushkatimet, ose shumica e tyre, bëheshin me dijeninë e Byrosë Politike. Ministria e Brendshme në të gjitha proceset jepte mendimin e saj dhe sugjeronte edhe masën e dënimit. Sugjerimet e saj për gjykatat ishin të kësaj natyre: “At Aleksi të dënohet me vdekje e të tjerët me burgime të ndryshme”. Morali i një veprimtarie të tillë antiligjore ishte se “për të mirën e punës dhe Partisë”, shkelja e ligjit ishte e lejueshme.

Kush shkonte në burg nuk e priste ndonjë fat më i mirë. “Në Burrel hyn e nuk del” ishte parulla në hyrje të burgut të Burrelit. Vargu i parë i Ferrit të Dantes, i kopjuar më me korrektësi, ishte shkruar edhe në hyrjen e burgut të Romës, Rexhina Çeli, në Itali, ku burgoseshin antifashistët: “Zhvishuni nga çdo shpresë, ju që hyni këtu”.

Qeverisë shqiptare nuk i interesonte fati i qytetarëve dhe pavarësisht se e quante veten demokratike, legjitimitetin nuk e kërkonte te qytetarët e saj, por jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, në shtator 1945, ajo i dërgoi misionit të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Tiranë një promemorie, ku kërkonte njohjen e qeverisë. SHBA-të dhe Britania u treguan të gatshme ta njihnin, nëse qeveria plotësonte disa kushte, mes të cilave organizimin e zgjedhjeve të lira. Me shpresën e njohjes ndërkombëtare në mendje, zgjedhjet u bënë më 2 dhjetor. Në zgjedhje morën pjesë kandidatët e organizatës Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar; organizimi i partive politike lejohej de jure, por ndalohej de facto. SHBA-të dhe Britania e Madhe nuk e njohën qeverinë shqiptare, megjithëse më 11 janar 1946 ajo u miratua nga Asambleja Kushtetuese. Mbledhja e parë e asamblesë ka rëndësi vetëm për një fakt, ajo miratoi të gjitha ligjet e KANÇ të dala që nga Kongresi i Përmetit, duke konfirmuar kështu se gjithçka që ishte bërë deri atëherë – dënimi i shumë njerëzve si kriminelë lufte, Gjyqi Special, konfiskimet e pronës, shtetëzimet, prishja e koncesioneve etj., ishte bërë me iniciativën e institucioneve të pamiratuara nga një organ i dalë nga zgjedhjet e qytetarëve, e për rrjedhojë, të paligjshme. Diti Biçaku: Si i shpëtova torturuesit të tmerrshëm, Stavri Xharrës

Rrëfen Diti Biçaku, një prej njerëzve që i shpëtoi pushkatimit të natës së 21 shkurtit 1956, ku u hodhën në Urën e Beshirit, 22 intelektualë të pushkatuar pa gjyq, mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Diti ka rrëfyer pak kohë më parë për “Standard”, në një intervistë të gjatë, këtë histori, si dëshmitare e asaj nate kur ishte dhe ajo e arrestuar duke shpëtuar për fije. Bashkë me rrëfimin e ngjarjes, ditët e saj kanë vijuar në burg, pa ditur çfarë u bë me 22 intelektualët, ndërsa ka treguar se në hetuesi u thirr nga Stavri Xharra që njihej nga torturuesit më të pamëshirshëm të burgjeve komuniste.

Kur ishit në burg, a ju morën në hetuesi për ngjarjen?

Mbasi u bë pushkatimit për t’u dhënë me kuptu se po i gjykojmë na çuan në një shtëpi… ishte një hetues, nuk u sjell shumë keq me mua. Nuk e mbaj mend se kush ishte, vetëm se na thoshte se “këtë libër që e kam këtu i kam plot dokumente të tuaja, se ju kam ndjek mbrapa ku ke shkuar. Prandaj trego çfarë ke bërë”. I thashë se nuk kam bërë asnjë gjë. Ajo zonja Lufi që ishte në burg me mua, më pat thënë një fjalë te veshi: “Ti qenke Didija e Biçakut, nëse do të rrish rehat, mos zër asnjë me gojë, se unë kam nëntë muaj izolim, se zura njërin me gojë”.

A ju bënin presion në hetuesi?

Ndonjë presion të madh, me na torturuar, nuk më kanë bërë. Por vetëm se më kanë pyetur pafund, me cilin rrija, çfarë bëja, ku shkoja. Shoku im i ngushtë ishte biçikleta. U thashë se nuk takoja asnjë nga rrethi im. Por torturë ishte kur të akuzonin vazhdimisht se “isha armik i popullit, kundra pushteti” – kjo më bënte të vuaja në fakt, isha pa faj. Unë mbylla gojën, por hetuesi më kërcënoi: se do ta shohësh do të t’i nxjerrim të gjitha ato që ke bërë. Jam e sigurt se po ta hapja atë fletore që më thoshte vazhdimisht hetuesi se ishte plot më bëmat e mia, e them me bindje se do ishte krejt bosh, e bardhë. Mora një kurajë që as vetë nuk e di dhe i thashë hetuesit se ishte e bardhë ajo fletore. Nguli këmbë në të vetën: mirë prapë do shihemi, dhe do t’i thuash pastaj të gjitha ato që ke bërë. Asnjë gjë s’keni prej meje – këto ishin fjalët e mia. Na çuan edhe njëherë tjetër për pyetje, dhe më vonë na nxorën. Hetuesi si tashi më kujtohet ishte Stavri Xharra.

Stavri Xharra njihet si një nga torturuesit më të egër në diktaturë. A kishte kontakt me ju?

Jo ai mori disa të dënuar të tjerë që ishin më përpara se bomba e ambasadës. Ne ashtu na merrnin, hajde dilni dhe thoshin të shkonin te Stavri Xharra. Ne e morën vesh pas daljes nga burgu kush ishte Stavri Xharra. Por kam shkuar dhe unë te Stavri Xharra për hetuesi. Ai më priti me një egërsi dhe më tha: shiko, nuk do t’i përsërisësh më gabimet që ke bërë, se këtë herë ta falëm. Herë tjetër nuk të falim më. E kishim dëgjuar si emër kush ishte Stavri Xharra.

*Pjesë nga intervista e botuar në “Standard”, shkurt 2012

Intervistoi: V. M.

Emrat e torturuesve dhe metodat e tyre

Muço Saliu – punonjës i Sigurimit… Druri dhe torturat kanë qenë metodat e organeve të Sigurimit për të zhvilluar një proces e për ta bërë të arrestuarin të fliste. Në Sigurim nuk ekzistonin lloje të tjera pune për të zhvilluar një proces. Disa shokë, në fillim u thonin të burgosurve me të mirë që të tregonin gjithçka. Në rast se nuk pranonin, kërcënoheshin dhe rriheshin, derisa të tregonin edhe gënjeshtra. Liheshin me ditë të tëra në këmbë, deri në enjtje të tyre.

Avni Verçuni – Janë lënë në çimenton e ftohtë pa mbulesa për shumë kohë. Kanë ngelur pa bukë e ujë për javë të tëra (Myfit Shehu i lënë nga Avni Verçuni).

Irakli Kocani – Nuk është dhënë ujë, ose kur u jepej, u jepej me shumë kripë disa të dënuarve (këtë e ka bërë Irakli Kocani). Liheshin me erën e qelbur në nevojtore për ditë të tëra edhe pa ushqim. Janë lidhur me hekura prej muri me ditë e net, derisa kanë vdekur (Nazmi Qerazit i vdiq një nga Çamëria në këtë mënyrë).

Stavri Xharo – Futeshin kokëposhtë në një fuçi të mbushur me ujë, saqë kur dilnin, mezi qëndronin në këmbë. Kjo përdorej në fillim nga Stavro Xharra, por kjo përdorej njëlloj edhe për gratë.

-Vërtiteshin njerëzit në një metër vend me kokë nga drita elektrike në tavan me orë të tëra, derisa binin përtokë. Natën detyroheshin të këndonin disa të burgosur si hoxhë, gjë që e bënte qesharake punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xharra.

Sigurimi i ushtrisë – Janë vënë në korrent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit. Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte, derisa iu është bërë kurrizi plagë. Në sigurimin e ushtrisë janë djegur në pulpën e këmbës me thupër pushke të nxehtë. Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke u shkaktuar dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i sigurimit të ushtrisë.

– Janë rrahur me vizore në duar, deri në shkaktim të plagëve të rënda. Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga sigurimi i ushtrisë.

Cole Bashari – U janë djegur organet seksuale me benzinë, si Alfred Ashikut nga Cole Bashari.

Tomas Beqari – Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër, përdorur nga Tomas Beqari. Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë. Kjo është përdorur po nga Tomas Beqari.

Raqi Zavalani – Janë marrë në mesin e natës, duke i nxjerrë përjashta me kërcënimin e pushkatimit. Natën në dhomat e burgut u thuhej disave se do të pushkatoheshin, prandaj t’u shkruanin familjeve fjalët e fundit. U premtoheshin se do t’i lironin, në rast se tregonin, duke përdorur edhe vula të institucionit, përdorur nga Raqi Zavalani.

Avran Koja – U viheshin tek hunda çorape të qelbura, përdorur nga Avran Koja.

Vaskë Koleci – Nuk thoshte përdorni dru, por bëni presion dhe botëkuptimi ishte t’i linim njerëzit pa bukë për ditë të tëra, derisa t’u binte të fikët, t’i vinim në rrymë elektrike dhe t’u punonim të gjitha të zezat. Vaskë Koleci thoshte: të rrihen të burgosurit e t’u bëhet presion, por të mos qëllohen në fytyrë dhe në këmbë, sepse pastaj nuk i nxjerrim dot në gjyq. Vaskë Koleci, Nesti Kerexhi dhe Thoma Karamelo kanë rrahur anëtarin e partisë Vani Furrxhiu. Vaska ka rrahur Llazar Papastolin (Lari Post) me dru për netë të tëra, duke pasur si ndihmës Thoma Karamelon. Skënder Konica më ka thënë për Vaskë Kolecin se ai vinte shpesh në seksionin e sigurimit të ushtrisë dhe kërkonte dara e pinca. Në një dhomë ndodhej dikur një njeri që nuk shihej nga askush. Nga kjo dhomë Vaska dilte me pincat dhe darat gjithë gjak. Këtu mora vesh se ishte anëtari i partisë Galip Hatibi, i cili ishte arrestuar fshehtësisht nga Angji Faber, në kohën kur po dilte nga Komiteti Qendror i Partisë. Kur unë kam shkuar me Siri Çarçanin dhe Lefter Lakrorin në Shkodër, Vaska dhe Nesti i thanë Siriut dhe Zoi Themelit, që ishte shef i sigurimit në Shkodër, të arrestonim dhe rrihnim sa të donim e të ngopeshim. U arrestuan 300 vetë dhe u torturuan në këtë mënyrë të gjithë”.

Zoi Themeli – E pranon terrorin që ushtrohej në Shkodër. Në gjyqin e Koçi Xoxes, ai dëshmoi se prej tij urdhërohej me shkresa dore, të cilat, përveç udhëzimeve për tortura e pushkatime, mbaronin rregullisht

Kategori
Uncategorized

Humbja e zgjedhjeve – Paloka: Anëtarët e Kryesisë në mes të fushatës selfie nga Parisi.

Humbja e zgjedhjeve – Paloka: Anëtarët e Kryesisë në mes të fushatës selfie nga Parisi
 Nga: Everest Dedaj
Email

Duke folur për analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Paloka deklaroi për Ora News se shumë anëtarë Kryesie të PD-së në kulmin e fushatës postonin selfie nga Parisi apo u kërkonin publikisht zgjedhësve të mos votonin Partinë Demokratike.

Edi Paloka: Çfarë na ndodhi ne në zgjedhjet e 2017? Disa raste konkrete me anëtarë Kryesie të PD. Një anëtar Kryesie doli hapur gjatë fushatës elektorale dhe ju kërkoi demokratëve të mos votojnë PD. Pse? Sepse kishte problemet e tij me kryetarin e partisë. Të tjerë anëtarë kryesie, ndërkohë që ne ishim në fushatë, demokratët ishin në betejë se nuk ishte as fushatë, për zgjedhjet parlamentare, bënin selfie nga Parisi dhe i postonin në fb.

Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka, thotë se analiza për zgjedhjet e 25 qershorit do të nisë brenda pak ditësh me ngritjen e grupeve të punës, ndërsa do të kalojë në site çdo komponent që ka ndikuar në rezultat.

Edi Paloka: Duhet ti kryejmë në këtë proces siç janë identifikimi i atyre që na kanë votuar të cilët pavarësisht presioneve, tundimit të parave dhe gjithçkaje tjetër, erdhën dhe votuan PD. Dhe sigurisht ne duam ti dimë se kush janë këta njerëz. Po ashtu duam të dimë dhe kush janë 200 mijë apo më shumë votues që këtë herë nuk e votuan PD. A janë këta nga ata që janë larguar, 200-300 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, a janë këta nga ata që u vunë nën presion, u morën karta, shitën votën apo nuk donin Lulzim Bashën apo Edi Palokën dhe nuk votuan.

Me nisjen e analizës, selia blu do të përfshihet dhe në një proces ristrukturimi si në degë dhe në qendër.

Kategori
Uncategorized

Historia e të verbërit dhe të gjytuarit.

Kohët e fundit kam lexuar një histori me të cilën është përmendur në libër guximi i artit të jetesës së rrezikshme. Historia ka një mesazh të fortë dhe ia vlen leximi.

Në një fshat të largët në periferi të Punxhab kanë jetuar 2 armiq të betuar.
Njëri ishte i verbër dhe tjetri ishte një gjymtyrë.

Ata thjesht nuk mund të marrë së bashku.
Nuk ka rëndësi se çfarë bëri njëri dhe u mërzit tjetri, rendesi kish që ata jo vetëm nuk mund të rrinin më bashkë por urreheshin per vdekje.

Kalonin vite që kjo betejë në përplasjen dhe armiqësia midis tyre u bë e ashpër dhe kaustike.

Megjithatë, gjatë një verë shumë të nxehtë dhe të thatë, një zjarr i tmerrshëm shpërtheu në fshat dhe filloi të konsumojë gjithçka në rrugën e tij.

Fshatarët filluan të iknin nga frika pasi nuk kishte të ndalur ferri nga zjarri.

Në panik, njeriu i verbër dhe ai nje gjymtyr u harruan dhe u lanë për t’u kujdesur për veten e tyre.

Tani ata kishin një problem të madh.

I verbëri nuk e dinte se cilën rrugë duhet të shkonte për t’i shpëtuar zjarrit dhe i gjymtuari , i cili mund të shihte rrugën e sigurisë , nuk mund të ndërmerrte asnjë veprim në lidhje me të. Kështu që të dy ishin të mbërthyer.
Për fat të mirë për ta, dëshira për të jetuar ishte më e madhe se urrejtja e tyre për njëri-tjetrin, kështu që ata vendosën të punonin së bashku për të shpëtuar jetën e tyre.
I verbëri e vuri gjymtimin mbi shpatullat e tij, i cili më pas e drejtonte atë në cilën rrugë për të shkuar për të ikur. Prandaj, duke punuar si ekip, ata ishin të suksesshëm dhe përfunduan duke u bërë miq.

Kush është i verbëri dhe kush është gjymtimi?

Njeriu i verbër është mendja juaj dhe gjymtimi është zemra juaj.

Çfarë është zjarri?

Zjarri është vuajtja juaj.

Mendja është instrumenti përmes të cilit mund të lëvizni, të veproni – por është e verbër, për atë që nuk e di se si të shkojë.
Ai debaton pafund, duke peshuar pro dhe kundra, duke rënë poshtë midis asaj që do të fitohen dhe asaj që do të humbasë nëse duhej ndërmarrë një veprim i caktuar. Nuk mund të shihet se si t’i shpëtojnë vuajtjeve.
Zemra, nga ana tjetër, mund të shohë qartë rrugën, por nuk ka asnjë mjet për të vepruar. Për të vepruar, ajo ka nevojë për mendjen. Prandaj ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Por, më e rëndësishmja, zemra duhet të ulet në krye të mendjes, ndërsa gjymtyri ulej mbi shpatullat e njeriut të verbër. Me zemër të udhëhequr nga rruga, mendja bëhet inteligjente. Jepni zemrën përparësinë e saj dhe mençuria do të dalë dhe do t’ju udhëheqë në mënyrë të sigurtë nga vuajtjet tuaja.

Blind man & The Cripple

I recently read a story with  which is featured in the book named courage the art of living dangerously. Story has a strong message and it’s worth reading.

​In a remote village in the outskirts of Punjab there lived 2 sworn enemies.  One chap was blind and the other was a cripple.  They just could not get along.  No matter what one did, it would upset the other and visa versa.  For years this battle raged on and the animosity between them grew fierce and caustic.
As fate would have it though, during one very hot and dry summer a terrible fire broke out in the village and began consuming everything in its path.  The villagers began to flee in fear as there was no stopping the inferno.  In the panic, the blind man and the cripple were forgotten about and left to fend for themselves.  They now had a big problem.  The blind man did not know which way to go in order to escape the fire, and the cripple, who could see the path to safety, could take no action regarding it.  So both were stuck.
Luckily for them, the desire to live was greater than their hatred for each other, so they decided to work together in order to save their lives.  The blind man put the cripple on his shoulders, who then directed him on which way to go in order to escape.  Thus, working as a team, they were successful and even ended up becoming friends.
Who is the blind man and who is the cripple?  The blind man is your mind and the cripple is your heart.  What is the fire?  The fire is your suffering.  The mind is the instrument through which you can move, act — but it is blind, in that it does not know which way to go.  It endlessly debates, weighing pros and cons, wobbling between what will be gained and what will be lost if certain action was to be taken.  It cannot see how to escape the suffering.  The heart, on the other hand, can see clearly the way out, but does not have any means to act.  In order to act, it needs the mind.  So they need each other.  But, more importantly the heart needs to sit on top of the mind, as the cripple sat on the shoulders of the blind man.  With the heart leading the way, the mind becomes intelligent.  Give the heart its precedence and wisdom will then emerge and guide you safely out of your suffering
.

Kategori
Uncategorized

Grupi i kundërshtarëve në PD nuk duket se ka ndonjë bindje apo ide të djathtë që udhëheq apo përkufizon mënyrën se si jetojnë dhe si veprojnë.

fitim-zekthi1FITIM ZEKTHI

Ajo që ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD-së me zhurmën dhe sulmet ndaj kryetarit Lulzim Basha, me përgjimet e shëmtuara që u bënë aty dhe u nxorën rrugëve, si edhe sulmet e pandalshme, që nuk njohin kufi, prej dy muajsh të disa ish-drejtuesve të lartë të kësaj partie tregon se sa apolitike është e gjithë lufta e kundërshtarëve të Bashës. Është e rëndë ta thuash dhe e dhimbshme ta pohosh se kjo është apolitike, por po të shohësh taktikën deri te përgjimet, fjalorin që nis me “i paaftë dhe i paturp” dhe shkon te “bolshevik,” akuzat që nisin me “shitje zgjedhjesh” dhe shkojnë te “marrje nën kontroll e partisë nga gruaja dhe kunati,” nga “shitje e vendit të kryetarit të Kuvendit tek akuza për familjen Isufi (e vjehrrit) si të majtë, që punon për shkatërrimin e qëllimtë të PD-së”, nuk mund të mendosh ndryshe për gjithë këtë zabullimë irracionale. Këtë zabullimë irracionale, krejtësisht apolitike, mediat e shfaqin si lajm të parë, si shqetësim madhor të vendit me nëntekstin se Partia Demokratike po shkatërrohet, se Basha po i vë zjarrin me sjelljen e tij prej “uzurpatori”, se tashmë ai nuk mund ta drejtojë më kurrë atë parti, se ai po u la, do të asgjësojë edhe atë që ka mbetur.

Zabullima irracionale apolitike e shfaqur në media si lajm i parë dhe si shqetësim për kombin dhe e interpretuar po në media si drama e madhe e vendit dhe PD-së, nuk mund të mos i bëjë njerëzit të besojnë se vërtet “Basha po e shkatërron PD-në, se ai dhe familja e tij kanë mision pikërisht këtë shkatërrim, se tashmë nuk mund të ndërtohet më një narrativë e re e së djathtës, se PS do të fitojë edhe shumë herë të tjera etj., etj. “E majta (jo thjesht PS-ja jonë, por e majta si ideologji dhe si kulturë pjesë e të cilës është edhe PS jonë) e mendon gjuhën si një konstruksion dhe jo si një mjet të përshkrimit të realitetit. Shumë teoricienë thonë se gjuha që shpreh “të vërtetën”, në fakt është pohim i pushtetit.

Dhe në fakt, pa dashje, gjithë kjo zabullimë irracionale apolitike është bërë një gjuhë gati e përditshme në përpjekje të shprehë “të vërtetën”. Në fakt, ajo thjesht pohon pushtetin, pohon Ramën dhe qeverisjen. Michel Foucault e quante gjuhën një mjet të pushtetit. Është pushteti që e ideon dhe sendërton gjuhën, në mënyrë që ajo të pohojë atë. Kjo nuk do të thotë se kritikët e Bashës apo autorët e zabullimës irracionale apolitike janë nën kontrollin e qeverisë, por që qeveria përpiqet që e gjithë kjo zabullimë (si gjuhë, si diskur) të pohojë pushtetin. George Orwell për të shënjuar pranimin e verbër të një ideje, përdor fjalën bellyfeel në librin e famshëm 1984, ku në një vend totalitar regjimi ka krijuar një gjuhë të re në shërbim të pushtetit të tij.

Kjo fjalë vjen nga ideja se çdo qytetar i mirë duhet të jetë i aftë të brendësojë doktrinën e partisë në atë masë, që ajo të bëhet një instinkt i brendshëm. Ky tipar i gjuhës është bërë aq i pranishëm në Shqipëri, sa askush nuk e kupton më se ajo është një mjet i pushtetit. Tërë mashtrimet e qeverisë për sukses apo ndërtim të shtetit bëhen përmes kësaj gjuhe dhe askush nuk e kupton. Përmes kësaj gjuhe pushteti përkufizon edhe opozitën, PDnë, Bashën dhe përsëri askush nuk e kupton as autorët e zabullimës irracionale apolitike. Kaq për vënien pa dashje në shërbim të pushtetit të zabullimës. Le të shohim pse është irracionale zabullima? Është irracionale sepse gjuha është e mbushur me inat dhe zemërim, deri në urrejtje.

Gjuha ku përmendet edhe gruaja e kryetarit dhe vëllai i gruas si njerëz që kanë shitur partinë është pa dyshim irracionale. Gjithë sjellja, gjithë reagimet, të cilat nisën që një ditë pas shpalljes së listës së kandidatëve tregojnë për inat. Këto janë emocione dhe ato janë irracionale. Ndërsa zabullima është apolitike, në kuptimin që ajo nuk ka fare kuptim politik. Ajo është pasojë jo e ndonjë bindjeje politike, nuk është bartëse e ndonjë ideje politike, të cilën kërkon ta çojë përpara. Aty shihen veprime njerëzish, të cilëve duket se u është shembur një botë e tërë. Liberalët, të majtët, komunistët, gjithkush që projekton një botë në të cilën ai ka një rol të rëndë- sishëm, gati misionar, thotë Fred Hutchinson (një filozof amerikan që i ka kushtuar jetën përkufizimit të të djathtës) bëhet i papërmbajtshëm prej zemërimit dhe inatit, kur kjo botë i duket se rrëzohet, pasi ai me të ka lidhur gjithçka.

Pa të ai do të reduktohej në një gjë që nuk do ta donte kurrë. Kjo botë për ta ka qenë idhulli, thotë Hutchinson, dhe ata që ia shembin ose ata që ai mendon se ia shembin janë armiqtë e tij përjetë. Prej të gjitha zemërimeve njerëzore, më i ashpri është ai që u drejtohet shembësve të idhullit, sepse ai konsiderohet si vrasësi i dashurisë së vërtetë. Në këtë sjellje nuk ka asgjë politike. Nga ana tjetër, grupi i kundërshtarëve ka kërkuar që në PD të legalizohen fraksionet. Pra ka kërkuar që disa njerëz të rëndë- sishëm nga ky grup të marrin poste drejtuese në Kryesi, në Këshill Kombëtar, të kenë nënkryetarë, sekretarë etj., në një përpjesëtim të caktuar.

Pra ata kërkojnë një marrëveshje, sipas së cilës ata do të kenë kuota përfaqësimi në çdo nivel drejtimi sot dhe në Grupin Parlamentar nesër. Një fraksion në politikë synon të çojë përpara ose të mbrojë interesat ideologjike të një grupi, të mbrojë apo shtyjë përpara një axhendë politikash të caktuara, të cilat vijnë si rezultat i mbështetjes në një ideologji. Në Partinë Republikane në SHBA, për shembull, gjenden si fraksione konservatorët socialë, libertarianët, neokonservatorët, të djathtët religjiozë etj., ndërsa në Partinë Demokrate gjenden si fraksione progresistët, liberalët, centristët, majtistët etj. Në SHBA, në asnjë parti fraksionet nuk përfaqësohen me kuota.

Ata janë aty dhe garojnë me njëri-tjetrin. Një herë fitojnë konservatorët socialë dhe një herë libertarianët, një herë e djathta religjioze dhe një herë neokonservatorët. Vetë e kuptojnë, në mënyrë të natyrshme, se në cilin rast njëra prej tyre ka përparësi. Kjo varion nga shteti në shtet. E njëjta gjë edhe me demokratët. Në Partinë Socialiste franceze gjenden si fraksione disa grupime, ai i Mitterand-it, i Cere-z-it, Mauroy-së, Rocard-it etj. Këto grupe përfaqësojnë ngjyresa ideologjike të ndryshme brenda së majtës. Ato nisin nga e majta që kërkon të zhbëjë gati tërë ekonominë e tregut deri tek socialliberalët e sotëm, që janë afër Macron-it. Edhe socialistët francezë nuk e kanë përfaqësimin me kuota të përcaktuara. Në kohë të ndryshme dhe në varësi të personalitetit që drejton fraksionin ose korrentin zgjidhet edhe drejtuesi apo drejtuesit e partisë.

E njëjta gjë edhe tek e djathta franceze, e cila grupon centristë, liberalë, libertarianë, golistë etj. Veç faktit që fraksionet janë krejtësisht çështje dallimesh ideologjike, fraksionet janë edhe çështje tradite. Në SHBA janë ato të përshkruara që në Letrat e Federalistit, ku Madison shprehet fraksioni është një grup qytetarësh, të cilët bashkohen nga një impuls apo pasion i përbashkët… Kjo traditë ka bërë që partitë atje të kenë fraksione gjithnjë, pasi njerëzit me anë të primaries zgjedhin kandidatët (nuk i cakton partia kandidatët).

Edhe Franca ka traditë të fraksioneve, që nga Konventa e revolucionit, ku u shfaqën zhirondiënt, montanjarët dhe jakobinët. Kështu, ajo që kërkojnë kundërshtarët e Bashës është thjesht pa kuptim politik, pra apolitike. N.q.s. ky grupim dëshiron me të vërtetë një fraksion në variantin amerikan apo francez (mund të marrë edhe variante të tjera si ai italian, anglez), ai duhet të artikulojë një qëndrim ideologjik të tijin brenda së djathtës, qëndrim që ata mendojnë se i përfaqë- son. Ky qëndrim duhet të jetë në segmentin që nis nga konservatorët socialë dhe shkon tek e djathta e qendrës liberale. Fraksioni do të jetë thjesht një korent mendimi si kudo. Çështja është se e djathta është një ide dhe një bindje, që dëshmohet me mënyrën se si njeriu jeton dhe se si sillet. Grupi i kundërshtarëve në PD nuk duket se ka ndonjë bindje apo ide të djathtë që udhëheq apo përkufizon mënyrën se si jetojnë dhe si veprojnë. Nga këtu nis e djathta. Ndryshe, le të vazhdojë lufta, por të ketë sinqeritet të pranohet se është vetëm çështje inatesh dhe interesi për pushtet personal. Sa për vendin, atij i kemi lënë luftën tonë për pushtet.

Kategori
Uncategorized

Mesazh për bashkëatdhetarët në Samitin e Diasporës

Nov 19 2016/

Të dashur bashkatdhetarë,

Dëshiroj t’ju uroj mirëseardhjen në atdhe dhe t’ju përshëndes përzëmërsisht. Këto ditë që ju jeni këtu, Shqipëria është më e plotë, më e gjallë dhe më e vërtetë.

Do të kisha dashur shumë të kisha ndarë mendimet nga afër me ju në tryezën e diskutimeve dhe të rrahjes së ideve, por e vetmja mundësi që organizatorët e samitit më dhanë është t’ju përshëndesja në mbrëmjen gala që qeveria ka planifikuar për nderin tuaj. Duke qenë se e kam të pamundur të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala, po ndaj me ju publikisht, me përunjësi disa mendime të miat.

Braktisja e Shqipërisë është kërcënimi kryesor ndaj të ardhmes së vendit dhe të vetë kombit tonë. Pak ditë para se ju të vini në Tiranë, mbi 100 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të disatën herë për të emigruar në SHBA, ndërkohë që dhjetra mijra të tjerë përpiqen çdo vit të emigrojnë në Europë, Kanada dhe kudo tjetër në botë. Në 5-10 vitet e ardhshme, numri i shqiptarëve të lindur në Shqipëri të cilët janë vendosur përgjithmonë në vende të tjera do jetë më i madh se ai i atyre që jetojnë në Shqipëri.

Kjo dramë kombëtare është akoma më e rëndë për shkak se nga Shqipëria janë larguar dhe po largohen më të diturit dhe më të zotët. Çdo vit, mijëra mjekë, inxhinjerë, artistë, sportistë, pedagogë, profesionistë dhe sipërmarrës të arrirë braktisin vendin e tyre. Akoma edhe më i dëmshëm është largimi i rinisë: kryesisht për këtë shkak, mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 26 vjeç në vitin 1991 në rreth 38 vjeç sot.

Shqiptarët kanë ikur, po ikin dhe duan të ikin masivisht për arsyen më të rëndësishme njerëzore: atdheu i tyre nuk ju ofron mundësi për një jetë të mirë dhe të denjë. Ju e dini më mirë se unë sa e madhe është dhimbja e ikjes, që të ther në zemër dhe në gjithë qenien, por ju jeni dëshmia e vërtetë sa i madh është dëshpërimi kur kupton se atdheu nuk të jep asnjë shpresë për të përmbushur qëllimet dhe ëndrrat e jetës me punën, talentin, zotësinë dhe ndershmërinë tënde.

Ne e hodhëm pas ngrehinën komuniste të shoqërisë më shumë se një çerek shekulli më parë, por nuk kemi mundur ende të ndërtojmë një sistem politik demokratik, një ekonomi të lirë tregu dhe një shoqëri të denjë për njerëzit e saj.

Një pjesë e këtij dështimi është i vetëkuptueshëm: gjendja nga u nisëm dhe burimet që ne kishim nuk mundësuan dot transformimin e shpejtë. Por prapë, pengesa kryesore për mospërmbushjen e ëndrrave të shqiptarëve është politika, e cila më shumë se interesit të përbashkët dhe atij kombëtar i ka shërbyer pasurimit dhe pushtetit të një pakice, e cila sot sundon e patrazuar në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Shqipëria nuk mund të ndryshojë nëse ne nuk do të ndryshojmë politikën e saj, për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve përmes përfshirjes dhe jo përjashtimit, përmes konkurencës e pluralizmit dhe jo autokracisë, përmes sundimit të ligjit dhe jo sundimit të drejtuesve, përmes meritës dhe jo klientelizmit, përmes transparencës dhe jo fshehtësisë. Për ta arritur këtë gjë, Shqipëria ka nevojë për ju. Ndryshimi dhe përparimi i Shqipërisë nuk mund të arrihet pa ju.

 

Pa asnjë dyshim, çdo lloj kontribut i juaji për atdheun tonë është i vyer dhe i rëndësishëm. Investimet e diasporës në çdo fushë të ekonomisë janë të mirëpritura si ujët e pakët. Burimet dhe mundësitë e Shqipërisë janë të mëdha. Partia Demokratike ka gati një projekt të ri të stimulimit të investimeve private përmes uljes së taksave dhe çlirimit të sipërmarrjes nga monopolet klienteliste dhe një mori pengesash që ndrydhin lirinë e saj. Unë do të jem shumë i vemendshëm ndaj propozimeve tuaja për t’i përfshirë e zbatuar në programin tonë të zhvillimit.

Por mbi të gjitha këto, kontributi juaj për kulturën demokratike në vend ka një rëndësi të dorës së parë. Partitë, institucionet, shoqëria civile, të gjithë ne do të donim nga ju të ndani me ne vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor e shoqëror që ju kërkuat dhe gjetët në vendet ku ju jeni, vende që janë bërë atdhe i dytë për ju.

Ju mund ta këshilloni politikën, ju mund të ushtroni trysni mbi të, ju mund të merrni pjesë në debatin publik të vendit, ju mund të nxisni familjarët dhe të afërmit tuaj të punojnë për këto vlera. Ju mund dhe duhet të bëheni ndërgjegjia e Shqipërisë, ndërgjegjia që thërret për liri, përparim dhe dinjitet.

Në vartësi të zgjedhjes, çdo shqiptar i diasporës duhet të ketë mundësinë të marrë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për zhvillimin e vendit këtu në Shqipëri. Përpara atdheut të përbashkët shqiptarët janë e duhet të jenë të barabartë kudo ku jetojnë.

E drejta e votës për emigrantët, lehtësimi i marrjes së shtetësisë së dyfishtë, përfaqësimi juaj i vërtetë në vendimmarrjet e rëndësishme politike, nxitja dhe mbrojtja e investimeve të diasporës, mbështetja shtetërore për arsimin, kulturën, artin dhe sportin në komunitetet e diasporës, janë disa nga prioritetet kryesore të projektit tim dhe të Partisë Demokratike për Diasporën.

Dua gjithashtu të pohoj se megjithë ndryshimet epokale që ndodhen pas rënies së regjimit shtypës në vitin 1990, unë njoh detyrimet e papërmbushura që vendi i ka borxh diasporës në tërësi dhe sidomos asaj antikomuniste të cilës iu imponua me dhunë ndarja me atdheun. Përmbushja e këtyre detyrimeve është një obligim moral dhe politik për mua dhe Partinë Demokratike.

Të parët tanë na lanë një urtësi të mrekullueshme, kuptimplotë: Bashkë jemi më shumë. Le të mbetemi të bashkuar rreth vlerave demokratike dhe atdhetare.

Unë dua t’ju shpreh përkushtimin dhe vendosmërinë time personale për të luftuar për këto vlera dhe për të punuar me kurajo për një Shqipëri të mirë, të përparuar dhe të denjë për të gjithë bijtë dhe bijat e saj, kudo që janë në botë.

Ju uroj gjithçka të mirë për ju dhe familjet tuaja.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Lulzim Basha

Kategori
Uncategorized

BIJTE E DJALLIT, S´MUND TE BEHEN BIJTE E KRISHTIT.

Ramiz Alia urdhëroi:

Të qëllohet ndaj anijes! Të qëllohet me armë! Të mos lejohet që të largohet!

libri me kujtime
“Kur shembeshin themelet”,

Të ish-Drejtorit te hetuesise se pergjitheshme shqiptare. Qemal Lame.

–Kush i jepte urdhrat dhe pse?
–Kush i bënte arrestimet dhe kush i lironte protestuesit më 1991?
–Pse Alia jepte urdhër të qëllohej?

Lame, përpos asaj që ka parë e dëgjuar, sjell tek-tuk edhe analiza të personazheve për të cilët shkruan.

Gramozi lexoi një raport me shkrim që kishte përgatitur Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, për gjendjen në Kavajë dhe masat që duhej të merreshin. Në përfundim, ai dha mendimin me propozimin për t’u internuar afro 300 persona, nga ajo zonë ku kishte më shumë probleme.

Të pranoje që të internoheshin një masë e tillë njerëzish, do të thoshte që të internoheshin një pjesë e mirë e popullsisë ne Kavaje. Kjo do ta bënte akoma më të rëndë gjendjen politike dhe do të krijoheshin probleme të mëdha, të cilat do të shtriheshin në gjithë vendin…

Kleanthi Koçi ndërhyri duke mbështetur mendimin e Ramizit, duke u distancuar nga mendimi im dhe i kryeprokurorit Rrapit:
– Të fillojë çështja penale për drejtuesit e sindikatës së minatorëve të Valiasit, të cilët ngrenë punëtorët në greva e mitingje.

Kico Mustaqi.
Më lajmëruan, sho-ku Ramiz, se ne Sazan është rrëmbyer një anije ushtarake dhe duan të ikin në Itali. Komanda ushtarake në Sazan kërkon urdhër për përdorimin e armëve.
Ramizi iu përgjigj:
Të bllokohet anija me anë të katerave silurues.
Të pengohet lëvizja e anijes.
Kiço Mustaqi u largua të komunikonte porosinë e Ramizit. Përsëri morën në telefon.

Më në fund, Ramizi urdhëroi:

Të qëllohet ndaj anijes! Të qëllohet me armë! Të mos lejohet që të largohet!

http://www.balkanweb.com/m/dossier/qemal-lame-trazirat-ne-kavaje-ne-91-gramoz-ruci-tha-te-internojme-300-vete-174669.html

Kategori
Uncategorized

Sot e çon shurrën përpjetë.

Nga Rexhep Shahu/

Anetarja e kryesise se PD

Nuk e mbaj mend vitin, muajin, daten, diten, oren. Di se po çahej nje dige rezervuari ne nje fshat te Kavajes.
Eksperte, punetore e mekanizatore gdhinin aty.
Rreziku i çarjes apo shembjes se diges ishte fatal per qindra banesa qe mund te rrafshoheshin e jete njerzish qe mund et humbisnin.
Isha ne nje studio televizive. Po flisja per kete dige, per kete rrezik, per kete ngjarje.
Gazetarja, pa prite e pakujtuar me tha se ju te PD jeni injorante dhe PD eshte fatkeqesi per vendin, PD e mori ne qafe vendin…
Natyrisht qe beme shume fjale. Por me nxori nga binaret.
Fillova biseden e drejteperdrejte por i nervozuar fillova te perdor fjale shqipe qe ajo nuk i merrte vesh si lloq, batak, lloq çerepesh, lloq si skite etj etj.
Sot ajo gazetarja e atehereshme eshte anetare e kryesise se Partise Demokratike dhe e con shurren perpjete e ben dush ne shurren e vet.

Kategori
Uncategorized

HEROINA AFGANE KALON NGA KAPSHTICA.GAZETARJA PLAS “BOMBBËN”JA BANDA QË SUNDON QYTETIN ME LIDHJE TË FORTA POLITIKE

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi atë çka po ndodh në Elbasan, nisur nga një incident i ndodhur disa ditë më parë gjatë një aksioni të piolicisë për kontrollin e makinave luksoze.

Gazetarja Lala ka deklaruar në emisionin “Opinion” se operacioni në Elbasan është organizuar jo spontanisht por për kapjen e sasive të heroinës me origjinë afgane.

Sipas Lalës qyteti i Elbasanit është sunduar nga dy banda ndër vite, ndërsa sot është një bandë e vetme që sundon qytetin dhe ka lidhje të forta me politikën.

Deklarata e Klodiana Lalës:

Ka qenë një operacion i kamufluar. Policia kishte shkuar për të sekuestraur një sasi heroine. Elbasani është bërë qendër e fuqishme e heroinës me origjinë afgane që futet përmes Kapshticës.

Policia është e pafuqishme për ta goditur pasi siç flitet edhe për mbështetjen politike dhe fuqinë financiare që ka krimi aty.

Një zyrtar i lartë i policisë që kapi me armë një anëtar të kësaj bande kur ishte ministër Tahiri, si fillim u shpërblye me një transferim në Korçë dhe pastaj e larguan fare nga policia.

Elbasani po kontrollohet nga dy banda të mëdhaja. Banda aktuale që policia ka në fokus është një bandë që po kontrollon të gjithë qytetin, jo vetëm drogën por edhe koncesionet dhe çdo gjë tjetër.

Policia për sy e faqe po tenton ta shesë këtë si një reagim të fshehtë ndaj një sulmi. Por besoj se policia e ka lënë të lirë qëllimisht personin në fjalë pasi është një personazh me bekgraund kriminal dhe me lidhje të forta politike.

E gjithë loja bëhet për kontrollin e trafikut të heroinës. Besoj se policia nuk ka për qëllim ta zbardhë se kjo bandë ka mbështetje të madhe politike. Vetëm një muaj më parë është rrahur nga kjo bandë, shefi i krimeve të Elbasanit, dhe e dinë të gjthë kush e ka rrahur por policia e ka fshehur.

Më tej ajo shtoi se përveç Elbasanit janë edhe 2 qytete të tjera që kontrollohen nga bandat, të cilët sipas saj janë Durrësi dhe Vlora.

“Janë tre qytetet që janë problematik sipas mendimit tim. Unë mendoj se përveç Elbasanit unë do të thoja se janë edhe Durrësi dhe Vlora. Janë qytete ku qarkullojnë para të mëdha”, Klodiana Lala.

Nga Newsbomb.

Kategori
Uncategorized

Majlinda Bregu nuk hyri ne PD nga dera siç pretendoi dje.

Gazetarja Desada Metaj “sulmon” ish ministren Bregu.

Nga Desada METAJ*

Prej një jave, Ish ministrja e Integrimit e Qeverisë Berisha po bën një fushatë të fortë mediatike me intervista në gazeta, televizione dhe dalje publike në Facebook duke u përpjekur të analizojë zhvillimet e fundit në PD. Majlinda Bregu ndoshta ka shumë për të thënë dhe për të bërë brenda PD,një partie jo në ditët e saj më të mira por që ka nevojë të ndryshojë edhe rrënjësisht për të bërë opozitën që ky vend meriton. Zonja Bregu ka shumë për të thënë mbase për mënyrën se si PD bëri fushatë dhe për drejtuesit e lartë të PD që nuk po fitojnë besimin e publikut në këtë vend ku qeveria vijon të dominojë. Por zonja në fjalë ka zgjedhur të sulmojë lidershipin demokrat, kur nuk ka as fushatë zgjedhjesh në parti dhe as ndonjë debat të fortë publik, duke lënë mënjanë faktin që së bashku me ta,ajo qeverisi për 8 vjet me radhë Shqipërinë. Por le t’i marrim faktorët me radhë.

Së pari, Majlinda Bregu nuk hyri ne PD nga dera siç pretendoi dje në një intervistë për gazetarin Sokol Balla. Ajo u injektua në PD së bashku me një grup të rinjsh në momentet kur pushteti i trokiti në derë demokratëve pas 8 vjet opozite të egër,të cilën zonja Bregu e pa si spektatore. Madje duke anashkaluar ata që kishin përballur dhunën e 1997 dhe 1998 në atë parti.

Së dyti, për 8 vjet me radhë ajo ishte e privilegjuara e pushtetit të Sali Berishës. Ajo ishte e vetmja grua ministre dhe zonja që fitonte debatet publike dhe drejtonte integrimin. Por 3 vjet me pas, në vitet e opozitës, Majlinda Bregu nuk mbahet mend të ketë qenë pjesë e ndonje debati politik përveç atyre që kanë lidhje me banalitetet femërore. Në 3 vjet askush nuk kujton ndonjë akuzë të saj kundër Ramës apo ekipit të tij dhe as është parë të mbajë qëndrim për ndonjë cështje thelbësore për opozitën. Nëse ajo pretendon të jetë pjesë e lidershipit demokrat,nuk duhet të harrojë që kapiteni nuk e braktis anijen kur është duke u mbytur. Majlinda Bregu bën shumë mirë që debaton në mbledhjet e grupit parlamentar, për këtë ajo duhet përgëzuar. Pd ka më shumë nevojë për kritika brenda saj. Por ajo nuk është i vetmi zë debatues tashmë në PD. Askush nuk dyshon më në mospajtimin që Jozefina Topalli apo Astrit Patozi mund të kenë me Lulzim Bashën. Me ose pa të drejtë këtë e gjykojnë ata që e ndjekin politikën dhe janë votues të PD. Por si njëri dhe tjetri janë debatues akoma dhe më të fortë të opozitës në seancat parlamentare. Dy vjet më parë në zgjedhjet lokale, Patozi bërë një betëjë personale për të ruajtur kontrollin e Pd në Vorë, duke luajtur rol në fitoren aty. Topalli është debatuesja më e fortë përballë Ramës edhe pse ka nga ata që  mendojnë se argumentat e saj jo gjithnjë qëndrojnë. Të dy duket që kanë rezerva me Bashen, të dy nuk kanë votuar për të e mbase edhe nuk e duan, por duket qartë që së paku duan PD. Dhe opozitën si koncept. Edhe nëse grupi parlamentar i PD merr urdhër për t’u larguar,këta janë forca e vetme opozitare,zëri i vetëm i argumentuar përballë një kryeministri që tallet dhe gëzon se nuk ka asnjë përballë. Ndaj këta zera debatues edhe brenda partisë,dinë të jenë opozitarë të vërtetë,ndryshe nga zonja Bregu që në distancë anatemon sistemin shëndetsor kur nuk gjen ilaçe për veten në ambulancë. Ama nuk ndermerr asnjë inisiativë të paktën të kritikojë sistemin e kalbur shëndetsor falas që nuk kursehet as në viktima.

Së treti, keqpërdorja që ajo i bëri mbrëmë Sokol Olldashit është më e rëndë se heshtja e saj ditën kur u votua për kryetarin e ri të PD. Sokol Olldashi nuk jeton më dhe për shumë njerëz në PD ai mbeet i rëndësishëm po aq sa lideri historik. Por të duash të kesh  kryetar Sali Berishën dhe të thuash se ke qenë mbështetëse e Sokol Olldashit janë dy gjëra krejt nonsens dhe zonja Bregu e di këtë më mirë se ata që e kanë parë nga larg garën për kryetarin e PD.

Së katërti, nuk ka asnjë fushatë zgjedhore në PD që zonja Bregu merr flamurin,rregullohet dhe ndreqet e shfaqet ne tv dhe portale si cicerone e problemeve që ka PD. Nëse nuk janë zgjedhur kryetarët e degëve,kjo është një çështje që zgjidhet brenda partisë zonjë e dashur. Askujt veç strukturave nuk i intereson kjo. Dhe nëse argumenti i saj për aleancën me LSI duket bindës për disa,jo më larg se 3 vjet më parë ajo si zëdhënëse e qeverisë përfaqsonte dhe ministrat e Ilir Metës. Pikërisht e njëjta që ruajti benefitet që kryetari i kuvendit nuk i kursen për deputetët dhe po e njëjta që shfaqej e qeshur me Klajda Gjoshën deri sa u realizua kalimi i dokumentacionit nga nje ministre tek tjetra.

Majlinda Bregu ka të drejten e madhe të jetë kandidatura e re për kryetare të PD. Në mos e thënë hapur,daljet e saj kanë nënkuptuar pikërisht këtë gjë. Se sa bindëse mund të jetë këtë e vendosin ata që e dëgjojnë dhe votojnë PD  dhe jo ata që e këshillojnë. Asgjë të rrezikshme nuk ka nga një garë e re në PD,madje personalisht do e mbështesja idenë e ndryshimit të lidershipit. Asnjë e keqe nuk i vjen PD nga debatet e brendshme. Por ajo që shumë njerëz presin sot nga kjo parti është opozita e vërtetë,ajo e munguara për 3 vjet me radhe. Shkëputja nga interesat dhe çlirimi nga pengjet e 8 viteve pushtet për të ringritur një opozitë të vërtetë,të fortë dhe të argumentuar,dhe jo hartime qe lexohen foltoreve. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm të kritikosh Lulzim Bashën dhe të ankohesh pse nuk rikthehet Sali Berisha. Për këtë duhet forcë,kurajo e dinjitet, që shumë pak duket të ketë mbetur në atë seli që në ditët më të vështira organizonte opozitën ,më të mirë.

Për të bërë opozitën që shqiptarët meritojnë duhen këputur fijet që të lidhin me pushtetin,sado që mund të jenë litarë të fortë apo mendafshi me ngjyra. Vetëm atëherë PD do mund të ringrihet dhe të jetë përfaqsuesja e munguar e së djathtës në Shqipëri. Dhe deri atëherë zonja Bregu apo ndonjë tjetër duhet të na bindin që “armik” nuk është Lulzim Basha por ndonjë që fshihet pas whats up -it dhe ëndërron të emërojë dhe opozitën.

*Desada METAJ – Kryeredaktore e “Opinion”

Kategori
Uncategorized

-Tri Unazat e hekurta qe rrethojne PD..!!!

Nga Neritan Alibali.

-Tri Unazat e hekurta qe rethojne PD..!!! Partia Demokratike ndodhet sot para nje prej sfidave me te medha ne historine e saj 27 vjecare…!

Humbja e thelle e opozites ne zgjedhjet e 25 qershorit, bashkoi ne menyre te rufeshme si ne nje reaksiin kimik, armiqte e hershem politike te PD, me miqte te kthyer ne armiq te saj dhe te Berishes, rrogetaret profesionist apo sharesit profesioniste qe mireqenien e tyre shumevjecare e kane ndertuar nepermjete fluksit te begate te sulmeve kunder PD me armiqe personale te Lulzim Bashes, duke filluar qe nga ata qe e luftuan qe kur zbriti nga avioni, e deri te miqte e servilat e para 25 qershorit, te cilet vetem nje dite me pas me 26 qershor, nuk lane gje pa i thene Bashes..!!

Te gjithe sebashke apo vec e vec duket sikur kane krijuar nje numer rathesh apo Unazash te hekurta rreth trupit te PD, duke rezikuar ti marin frymen e ta kthejne ne nje institucion anemik, per ta nxjerre njehere e pergjithmone jashte politikes shqiptare..!!

*Pa dyshim qe kundershtari me i madh eshte Edi Rama i cili me shume se kushdo kerkon eleminimin e PD..!!

**Kundershtari i dyte ose Unaza e dyte e hekurt eshte LSI e cila do te jete nje force opozitare per keto 4 vite pa asnji pergjegjesi per fatet e vendit.

***Unaza e trete e hekurt qe ka lakuar PD, vjen nga brenda PD, Konflikti i ngrire midis Bashes dhe grupit kunder tij, nisur qysh me zgjedhjet e tij si kryetar ne vitin 2013 shpertheu si vullkan pikerisht ne vigjilje te fushates se ketij viti. Sulmi i tyre kunder Bashes ndodhi ne momentin me te gabuar politik..! Fushata e tyre agresive veproi si goditje tokmaku duke demtuar jo thjeshte vetem kryetarin e PD, por vete PD-n.                                                          Nisur nga kjo nje pesh te madhe te humbjes se kesaj partie e mbajne dhe keta grupi Anti Basha.

Pooor konflikti vazhdon.                        Pas 25 Qershorit ketij grupi te vjeter ju bashkua dhe grupi i te Rinjve dhe ish zyrtareve te nivelit te trete, katert ne administraten e PD kur ishte ne pushtet qe Basha i afroi  kur u zgjodh kryetar i PD..! Madje me mbeshtetje te Bashes ishin vene ne krye te Departamenteve te PD , cka i bente automatikisht dhe anetare te kryesise se partise.                  Ky grup te rinjsh u soll ne krye te partise si kompensim , balancuar apo perballur grupin e ish-drejtuesve te vjeter anti- Bashiste te PD qe benin ligjin ne grupin parlamentar.

Cuditerisht ky grup te rinjsh per plote kater vite ZHGENJEU te gjithe pritshmerite per te cilat ishin afruar. Ata u paraqiten si e ardhmja e PD Fatkeqesisht performanca e tyre la shumd per te deshiruar. Si ne maredhenie publike ashtu dhe ne Departamentet e PD, “shpresat” e PD jo vetem nuk shkelqyen, por nuk dhane asnji ide per te ndihmuar Bashen ne lufte per te fituar pushtetin. Dhe te mendosh qe departamentet ishin Qeveria ne hije.

Paaftesia e anti-bashesve te “rinj” u vu re dhe gjate fushates anti- Basha me 22 Korrik. Niveli shume i ulet i performances se “liderve te rinj” ne publik dhe media, tregoi “deshtimin” e Lulzim Bashes ne lerzgjedhje te tyre.

Por paradoksi vazhdon..!!                        Pas rizgjedhjes se Bashes kryetar, antibashistet e rinj, nuk moren mundimin te jepnin DOREHEQJEN . Mandati i tyre mbaron vitin 2018…, cja do te thote qe partia me e madhe opozitare do te vazhdoje te mbetet ne situate “konflikti” per te pakten dhe per nji vit tjeter…!!?? Kjo situate qe rezulton te jete nje gjendje “kritike” dhe paraluzuese politike dhe organizative , do te PENGOJE fuqishem pergatitjen e opozites per zgjedhjet lokale te 2019-s..!! Situate kjo qe do ta conte opoziten ne DESHTIMIN e radhes…!!

Ne kete aspekt Lulzim Basha, sfiden me te madhe e ka “brenda oborrit te vet politik”..!!

Detyra kryesore e Bashes dhe PD-s eshte THYERJA E UNAZES SE TRETE…!!! Pa u “cliruar” prej saj, opozita NUK MUND TE PETBALLET ME SFIDA TE TJERA TE MEDHA E TE VERTETA…!                     Duhet ti jepet fund te berit opozite Opozites..!!                                                  Ky ka qene nje “zakon i keq” i te djathtes shqiptare ne periudhat kur ne pushtet ja qene PS.

Disa nga ish-drejtuesit e e larte te PD, qe sot jane bashkuar ne bllokun anti- Basha,e jane quajtur dikur opoziten e “Opozites” si INSTRUMENT NE SHERBIM TE SOCIALISTEVE..!! A vazhdojne valle ti qendrojne edhe sot qendrimeve te dikurshme…?? Te pakten 5 parti te reja jane krihuar nga gjiri i PD nga grupe te ish- drejtueseve te larte..por ato parti te shpallura me aq buje nuk munden te krijojne ndonji alternative konkurrente me partine meme. Ato mbeten parti te “vockla” pamvaresisht kapaciteteve te medha intelektuale te drejtuesve te tyre, te cilet me “ftesen” e pare te Berishes, u RIKTHYEN te partia e tyre “meme”..!!

Kategori
Uncategorized

Si e spiunuan “shokët” Havzi Nelën në Spaç.

Si e spiunuan “shokët  Havzi Nelën në Spaç.
NGA: REXHEP SHAHU

Burgu, Spaç

Havzi Nela i dënuar me 15 vjet burg, ndërsa vazhdonte të vuante dënimin në Spaç, ridënohet edhe me 8 vjet të tjera burg. Por kësaj radhe ridënimi u bë vetëm në bazë të spiunimeve të shokëve të burgut të cilët mbronin partinë dhe sistemin të cilin Havziu nuk e donte dhe axhitonte kundër tij për ta minuar e dobësuar.

Me elegancë, hetuesia e Mirditës dhe hetuesi i çeshtjës Shaban Dani, spiunat i quan kallzimtarë, term që do ta kishin zili edhe shkrimtarët e romacierët më të mirë.

Kallzimtarët, të cilët po i paraqes me shkurtesa të emrave, (në dosje janë me emra dhe identitete të plota), janë rrëfyes apo tregimtarë të mrekullueshëm. Ata e pikturojnë Havzi Nelën bash ashtu si e duam apo e mendojmë ne sot.

Ata e pohojnë vetë diferencën që kishin me të, e pohojnë vetë se e shihnin nga poshtë lart, e shihnin si lider dhe duke dashtë me e zvogëlue ata tregojnë padashje përmasat reale të disidencës natyrale e të kalcifikuar tashmë të Havzi Nelës.

Kallëzimtari i parë S. D nga Përmeti përpara hetuesit të Mirditës, Shaban Dani kallëzon:

“Unë jam këtu në kampin e Spaçit që nga viti 1968 e në vazhdim. Havzi Nela nga Rrethi i Kukësit ka ardhur shumë vonë nga kampi i Vlorës. Gjatë punës këtu në kampin e Spaçit jam njohur me Havziun dhe në përgjithësi kam pasur muhabet të mirë dhe nuk kam pasur ndonjë rast të jem ngatërruar sadopak me të. Unë kur isha në punë brigadier në zonën e dytë në brigadë kisha edhe Havziun. Mbaj mend se ka qenë muaji shtator 1974 një ditë pas dreke kur ishim në zonën e dytë Havzi Nela duke biseduar me mua më tha se Beqir Ballukun e kanë hequr nga të gjitha funksionet, bile jo vetëm atë, por edhe shumë ushtarakë të tjerë si Rahman Parllakun, Abdi Matin, dhe shumë të tjerë i kanë arrestuar se si ç’thuhet kanë dashur të bëjnë një grusht shteti, kurse disa të tjerë thonë se Beqir Balluku me disa gjeneralë janë arratisur e kanë vajtur në Bullgari se ai i kishte kthyer sytë nga perëndimi e nga Bashkimi Sovjetik për arsye se populli vuan ekonomikisht, se tani ky pushtet i ka ditët e numëruara. Duke më folur për këto ai më tha se tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t’i detyrojnë edhe këta t’i zbatojnë patjetër, bile për këtë unë bëra edhe debate me të e fola ashpër duke kundërshtuar, por ai nuk bindej duke thënë se këto gjëra i dinte mirë… Mbaj mend se ka qenë muaji tetor 1974, një ditë para dreke kur ishim në punë te plani i pjerrtë i zonës së dytë, pashë se i dënuari Petro Dako po bënte debate me Havzi Nelën dhe dëgjova Petron që i thoshte Havziut se ishte një fshatar i varfër, se ky pushtet i kishte dhënë dorën atij dhe e bëri njeri me shkollë, por ai së bashku me të kishin bërë faje kundër partisë e ishin dënuar e tani nuk u vinte mirë se këtu ka liri për njerëzit si asnjë vend në botë. Havziu ia kundërshtonte duke i thënë se liri për njerëzit ka në Amerikë, bile i tha, për shembull alamet presidenti bën betimin para kryetarit të gjykatës federale. Fjalën e kishte për presidentin që zëvendësoi Niksonin. Havziu tha se udhëheqësit tanë nuk bëjnë betime të tilla përpara popullit e llafe të tjera që unë nuk ja vura re shumë se ato vazhduan gati 2 orë me këto llafe sepse Havziu ngulte këmbë në të tijat dhe më në fund, unë ju fola e i thashë të largohej e të vazhdonte punën”.

Kallëzimtari i dytë N. U, nga Kukësi, para të njëjtin hetues, pohoi:

“Unë që nga viti 1969 jam duke vuajtur dënimin këtu në repartin 303 Spaç. Më vonë nga viti apo pak më vonë, këtu në kampin e Spaçit ka ardhur edhe i dënuari Havzi Nela të cilin e njihja vetë si fytyrë se ishte prej krahinës sime. Duke ndenjur këtu në kamp u njoha me Havzi Nelën si patriot dhe kemi shkuar mirë. Havziu këtu në kamp flet vazhdimisht kundër partisë e pushtetit popullor me të dënuarit, kështu ka folur edhe me mua. Ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk ka liri e demokraci për njerëzit, se pushteti i dënon njerëzit kot pse dalin e shkojnë jashtë shtetit, kur në vendet e tjera të botës nuk i dënon kush për këtë gjëra. Ekonomia e vendit është shumë më e dobët se në vendet e tjera, se nëpër kooperativa njerëzit vuajnë se nuk marrin asgjë, etj. Kur ndodhën ngjarjet në Qipro, Havziu më ka thënë se propaganda që bën Shqipëria duke demaskuar Bashkimin Sovjetik si shtet revizionist nuk është e vërtetë se ato nuk janë siç thuhet në shtypin e radion tonë, por këtë e bëjnë nga frika se mos hyjnë sovjetikët në Qipro dhe nga andej në vendin tonë. Po kështu Havziu më tha se këto u trembën nga ato 600 burra që bënë revoltën këtu në Spaç që ishin edhe pa armë dhe mblodhën ushtrinë për të shuar atë e jo mos të kenë frikë nga të huajt, se këto e kanë keq edhe nga konferenca e Sigurimit Europina (KSBE sot OSBE – shënim) dhe kur të marrë fund ajo, edhe këto do të marrin fund së qeni,  etj., që tani nuk i mbaj mend.

Unë Havziun e kam parë edhe në revoltë duke bërë thirrje për kundër pushtetit e partisë, por ky nuk u dënua me këtë rast.

Kallëzimtari i tretë P. D nga Përmeti, kallëzon para hetuesit:

“Unë mbaj mend se ka qenë fillimi i muajit tetor 1974, një ditë para dreke, kur ishim në punën e zonës së dytë të Minierës së Spaçit. I dënuari Havzi Nela, hapi fjalë se  heqja e presidentit amerikan Nikson do të thotë se në Amerikë e në Perëndim ka liri e demokraci, ndërsa unë menjëherë e kundërshtova se nuk kam pasur qejf kurrë të hyj në biseda të tilla. Ai vazhdoi duke thënë pse duhet t’i bënte gjithë këto vjet në burgje. Mbaj mend se afër tij ishte Sotir Duka, etj, por nuk di në i dëgjuan ose jo këto fjalë.

Kallëzimtari i katërt Z. B nga Dibra, pohonte para hetuesit Shaban Dani:

“Mbaj mend se ka qenë data 15 nëntor 1974, rreth orës 18.00 kur ishim mbi taracën e banjave në kampin e Spaçit duke shëtitur me të dënuarin Havzi Nela, ra fjala te 30 vjetori i çlirimit dhe mbanim shpresë për ndonjë falje të ndonjë pjese të dënimit. Havziu më tha të mos kisha shpresë se unë nuk e dija që Beqir Balluku me shefin e marinës ishin arratisur në Amerikë. Ai vazhdoi më tha se tani udhëheqësit e tjerë të partisë e të shtetit këtu në Shqipëri, u ka ardhur litari në grykë se do t’i detyrojnë fuqitë e mëdha si Bashkimi Sovjetik dhe Amerika për ta lëshuar këtë vend. Ai më tha se këtu në Shqipëri nuk ka liri… Kam për të thënë se kur ndodhi revolta e Spaçit, unë jam ndodhur këtu brenda dhe e kam parë Havziun se ky ishte nga më aktivistët aty duke hedhur parulla kundër pushtetit e partisë, ka marrë pjesë në mbledhjen krahinore të dënuarve nga Rrethi Kukës që u bë gjatë revoltës.

Kallëzimtari i pestë A. P nga Kruja kallëzonte para hetuesit Dani:

“Unë këtu në kamp për periudhën 1972 – 1973 kam punuar brigadier me të dënuarit në planet e pjerrëta. Kam pasur në brigadë të dënuarin Havzi Nela. Ai më flste vazhdimisht hapur kundër partisë e pushtetit popullor. Ai ka propaganduar që të dënuarit mos punonin për të realizuar planin…

Aty nga mesi i janarit 1975, Havziut i erdhën në takim i vëllai dhe nusja e vëllait dhe mbasi u kthye nga takimi më tha se këlyshët e Enver Hoxhës ia kishin ndërprerë takimin. Kjo sepse kur ka pyetur i vëllai Havziu i ka thënë se punë e dajak kishin plot…

Kallëzimtari i gjashtë N. B, nga Tirana ndër të tjera kallëzon:

“…Gjatë viteve 1973 – 1974 në periudha të ndryshme këtu në kamp dhe në punë, ndër bisedat që kam pasur me Havzi Nelën, ai më ka thënë se këtu tek ne partia, nuk ka fonde për të financuar ndërtimin e veprave të ndryshme dhe i ndërton me punë vullnetare e me aksione pse s’ka të holla për të paguar punëtorët dhe ata që shkojnë në aksione nuk shkojnë nga vullneti i mirë… Këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko. Ai tha se po të flasësh dy fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut. Gjithashtu Havziu më ka thënë se në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetës kanë arritur kulmin pasi ke ç’të shijosh… Havziu ka agjituar para të dënuarve.

Më 8 gusht 1975 Havzi Nela dënohet me 8 vjet heqje lirie. Ai ka pranuar pa më të voglin dyshim atë që ndiente për këtë regjim, i bindur në atë që thoshte.

AKTAKUZË KUNDËR TË PANDEHURIT: HAVZI SHABAN NELA

Akuzohet se ka agjituar e propaganduar për minimin dhe dobësimin e pushtetit tonë popullor, krim ky që parashikohet nga neni 73/I i Kodit Penal.

Mbi materialin që disponohej, hetuesia e Organeve të P. Brendshme Mirditë me datën 30/V/1975 filloj çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Havzi Shaban Nela dhe në të njëjtën kohë kreu arrestimin e tij për krimin e agjitacionit e të propagandës që ka zhvilluar në dëm të pushtetit popullor.

Nga hetimet e bëra për këtë çështje, ka rezultuar se:

I pandehuri Havzi Nela i dënuar për krim kundër shtetit me 15 vjet heqje lirie vuante dënimin në Repartin e riedukimit 303 Spaç. Megjithëse i dënuar për një krim shumë të rëndë dhe të nxirrte mësime e të jepte prova rehabilitimi, i pandehuri Havzi Nela si element armik e thellon më tej veprimtarinë e tij armiqësore në formën e agjitacionit e të propagandës për kundër pushtetit popullor duke agjituar e propaganduar tek disa të dënuar në Repartin e riedukimit Spaç siç janë: P. D, S. D, A. P, Z. B, etj.

Në këtë mënyrë, i pandehuri Havzi Nela në forma e metoda të ndryshme që nga ardhja e tij në kampin e Spaçit më 1970 e në vazhdim kur është arrestuar, ka agjituar e propaganduar ndër të dënuarit duke iu kundërvënë pushtetit popullor për të helmuar ndërgjegjen e të tjerëve. Në këtë mënyrë, ka propaganduar duke thënë se standardi i jetesës së popujve të shteteve të tjera të perëndimit e të lindjes si në Amerikë, Gjermani, Francë e në vendet e tjera sipas tij “lulëzon” liria e demokracia, se njerëzit atje janë të lirë të flasin e të shkruajnë për atë që mendojnë edhe kundër sistemit, të bëjnë greva politike, ekonomike e kërkesa të ndryshme dhe askush nuk i dënon, ndërsa këtu në vendin tonë, sipas të pandehurit, nuk paska liri e demokraci për popullin, se për të pasur liri, njerëzit duhet të jenë të lirë që të flasin e të shkruajnë çfarë mendojnë edhe kundër sistemit në fuqi, të shkojnë e të shëtisin në shtetet e tjera kur të duan e ku të duan pa ndonjë kufizim. Se dënimet që jepen për arratisje sipas këtij, janë të padrejta, por se ato bëhen vetëm e vetëm për të mbajtur të shtypur popullin e tij.

Duke folur për konferencën e Sigurimit Europian, ju ka thënë se kjo është në dobitë e të gjithë popujve, se do të sigurojë popujt nga luftërat, do të sjellë zhvillim të madh kultural, shkencor, ekonomik etj dhe pavarësisht se Shqipëria nuk merr pjesë në këtë konferencë, përfundimisht kjo do të detyrohet nga fuqitë e mëdha për t’ju nënshtruar vendimeve të saj dhe si përfundim, diktatura e proletariatit në fuqi do të marrë fund, etj.

I pandehuri Havzi Nela duke u biseduar për tradhtinë e Beqir Ballukut etj, të dënuarve S. D. etj, ndërmjet të tjerash u ka thënë se Beqir Balluku me disa të tjerë Gjeneralë ka folur në byronë politike disa mendime të kundërta me të tjerët duke thënë se Shqipëria nuk duhet të rrijë e veçuar “izoluar”, por duhet të bëjë kthesë e të ketë marrëdhënie me vendet e tjera të perëndimit e të lindjes etj… Se tani me tradhtinë e tij, ne të dënuarit dhe i gjithë populli do të kemi përfitime, se udhëheqësve të tjerë të shtetit u ka ardhur fundi, se u ka shkuar litari në grykë dhe pikërisht për këto ato kanë bërë pastrime të mëdha në ushtri duke hequr gjithë ato kuadro të vjetër që kanë studiuar në BS, sepse ata janë të papërshtatshëm me politikën e këtyre dhe do t’i zëvendësojnë me kuadro të reja etj. Në këtë mënyrë, i pandehuri ka mbajtur shpresë për përmbysjen e pushtetit popullor, forcën e vitalitetin e tij në luftë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm imperialisto-revizionist.

I pandehuri Havzi Nela edhe në kohën e revoltës që është bërë nga të dënuarit më 1973 në Spaç kundër pushtetit është bashkuar me elementë kundër revolucionarë dhe ka marrë pjesë në mbledhjen ndërkrahinore etj.

Krimi i agjitacionit e propagandës në dëm të pushtetit popullor nga i pandehuri Havzi Nela është provuar plotësisht si me pohimet e tij të bëra në hetuesi, me shpjegimet e dëshmitarëve, me ballafaqimet e bëra, si edhe me dokumentet e tjera shkencore që ndodhen në dosjen hetimore në ngarkim të tij.

Në mbështetje të hetimeve në këtë dosje rezulton: i pandehuri Havzi Shaban Nela, i biri i Shabanit dhe i Xhevahires, i datëlindjes 1934, lindur e banues familjarisht në Kollovoz të rrethit Kukës, me arsim të lartë, me profesion arsimtar, me origjinë shoqërore fshatare, i varfër, i martuar, me kombësi e shtetësi shqiptarë, i cili akuzohet: Se ka agjituar e propaganduar për minimin e dobësimin e pushtetit tonë popullor, krim ky që parashikohet nga neni 73/I-rë i K. P.

Duke i konsideruar hetimet e plota për këtë çështje, në bazë të rregullave procedurale, akt-akuza së bashku me dosjen penale i dërgohet prokurorisë së rrethit për ta kaluar në gjyq.

Kjo aktakuzë u përpilua në qytetin e Rrëshenit, me datën 16 korrik 1975

Kategori
Uncategorized

Nisma e ‘BP6’ për një mini-Jugosllavi është nonstarter!

Nisma e ‘BP6’ për një mini-Jugosllavi është nonstarter!

Nisma e ‘BP6’ për një mini-Jugosllavi është nonstarter!

Nga Sali Berisha –  

Vitin që kaloi, në disa takime rajonale në Strasburg, Ohër, Budva është hedhur për diskutim nga Mali i Zi, por më së shumti nga komisioneri i BE për Zgjerim, një nisëm e re bashkëpunimi rajonal që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë dhe që tani njihet si “Nisma e Ballkanit Perëndimor 6” apo BP6 (WB6).

Nisma, thuhet se ishte në rendin e ditës edhe të takimit në Nju Jork, gjatë sesionit të OKB-së të ministrave të jashtëm të 6 vendeve me Komisionerin Stefan Fule. Ky i fundit, sipas disa diplomatëve, është autori në prapaskenë ose së paku bashkësponosorizues i Nismës BP6. Kjo nismë e re, që u shtohet shume nismave te tjera te rajonit tone, synon të krijojë një bashkëpunim multilateral të strukturuar me institucione si Asamable Parlamentare dhe me ekzekutivin e saj (sekretariatin) etj., etj., dhe projekte të përbashkëta të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në pamje të parë të nismës duket se të gjitha rrugët të çojnë në Beograd. Në të vërtetë, ndonëse ende jo i shpallur zyrtarisht por, Beogradi është parashikuar, si të thuash, të jetë kryeqytet i nismës së paku i shumicës së selive dhe projekteve të saj. Tek shumë politikanë, analistë, gazetarë dhe neo-jugosllavë serbë dhe jo-serbë, në këto vende, nisma është konsideruar si një përpjekje për konturimin, të themi, të një mini-Jugosllavie në rajon për të lehtësuar rrugën e këtyre shteteve drejt BE-së.

Shqipëria ka kontribut thelbësor në bashkëpunimin rajonal, ka qenë dhe është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Por në takimet e Strasburgut, Ohrit dhe të Budvës, ku është debatuar për këtë nismë të re, përfaqësuesit tanë dhe ata të Kosovës, duke mbështetur plotësisht bashkëpunimin rajonal mbi bazën e konsolidimit të nismave të shumta ekzistuese, kanë kundërshtuar qartë kufizimin dhe strukturimin e këtij bashkëpunimi në nismën e re BP6. Prandaj unë, me gjithë ardhjen e neo-Jugosllaveve në krye të ekzekutivit shqiptar, nuk jam ndalur në trajtimin e këtij problemi, të cilin e kam vlerësuar si produkt i serbofilisë apo rivaliteteve politike të grupeve dhe qarqeve të caktuara.

Madje, nuk u jam përgjigjur shkrimeve me shpifje, sipas të cilave qeveria shqiptare paska firmosur në Ohër nismën në fjale. Siç theksova me sipër, Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur tashmë qëndrimet e tyre zyrtare kundërshtuese në takimet e Strasburgut, Ohrit dhe Budvës ndaj saj. Nuk mund të flas dhe është i paqartë qëndrimi i qeverisë shqiptare në takimin e Nju Jork-ut, mbasi ai u mbulua nga kodi i heshtjes.

Burime diplomatike pohojnë se ministri i Jashtëm i Kosovës është shprehur qartë dhe ka kundërshtuar nismën, ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë është përtypur, ka bërë gjysëm të paditurin dhe është treguar i dystuar në qëndrimin e tij. Mirëpo shqetësimi për ecurinë e këtij projekti rritet nga heshtja e qeverisë rreth takimit të Nju Jork-ut. Në veçanti problem përbën vendosja e saj dhe e Kosovës në axhendën e bisedimeve Rama – Daçiç në vizitën e ardhshme të Ramës në Beograd. Me këtë rast dua të theksoj se pas firmosjes në Bruksel të marrëveshjeve historike midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj normale dhe të dobishëm zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Serbinë në fushat me interes të ndërsjellë dhe në këtë kontekst edhe vizitat e të gjitha niveleve.

Mirëpo vizita e Ramës pati një anulim të papritur me datën 14 nëntor, madje pasi Rama ishte nisur për Beograd. Vetë Rama heshti për anulimin papritmas të kësaj vizite, natyrisht pala serbe nuk kishte pse të fliste. Rama në vend të transparencës nisi në Beograd Erion Velinë dhe jo përfaqësues të MPJ-së për të zgjidhur shkaqet e anulimit të vizitës. Në qarqe diplomatike thuhet se shkaku i anulimit ishte axhenda e bisedimeve dhe një taktikë e njohur e vjetër e zhvlerësimit të palës tjetër për t’i diktuar dhe për ta përkulur më lehtë.

Duke konsideruar të një rëndësie të madhe bashkëpunimin e Shqipërisë me të gjitha vendet e rajonit, mendoj se konsolidimi i nismave ekzistuese dhe jo krijimi i nismave artificiale përjashtuese, i duhet dhe i shërben këtij bashkëpunimi. Nisma BP6 është nisma e parë përjashtuese në rajonin tonë. Ajo përjashton dy vendet të rajonit anëtare të BE-së, me të cilat Shqipëria është aleate në NATO, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe vende mike për shqiptarët. Të dy këto shtete janë të angazhuara dhe me kontribute të rëndësishme në bashkëpunimin rajonal. Nismat e tyre janë të rëndësishme dhe kanë qenë dhe janë gjithëpërfshirëse. Unë besoj se nismat dhe projektet rajonale duhet të përfshijnë dhe jo të përjashtojnë shtetet e veriut të rajonit tonë, që janë edhe më të integruarat.

Është i drejtë parimi sipas të cilit, shtetet që duan të integrohen në BE, duhet të zgjidhin sherret midis tyre ose me vendet fqinje anëtare të BE. Në këtë kontekst, ekzistojnë dhe shembuj konkrete të rolit qartësisht pozitiv të Brukselit në zgjidhjen e problemeve madhore midis vendeve te rajonit, anëtare ose jo të BE-së. Por suksesi, në çdo rast, është arritur vetëm mbi bazën e dialogut bilateral të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe jo dialogu multilateral. Kurse nisma BP6 përveç frymës përjashtuese, rrezikon të nxisë nacionalizmat dhe demonët e tyre.

Kjo sepse ajo rikthen në një formë të re jo ish-Jugosllavinë siç duan ta paraqesin disa, por një lloj dominancë të qartë politike dhe jo vetëm politike të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, në rrugën e integrimit të vendeve të këtij rajoni në BE. Nisma BP6 është pritur me ngazëllim të vërtetë në Beograd. Rrethet politike, diplomatike, mediat dhe shoqëria civile serbe janë angazhuar me përkushtim e zell të veçantë në promovimin e këtij projekti. Nga ana tjetër, vendeve dhe kombeve të tjera të sllavëve të Ballkanit Perëndimor, për arsye të ndryshme, edhe mund t’ju interesojë fuqizimi i “little big brother-it” të tyre historik, strukturimi përsëri i bashkëpunimit me të.

Për Malin e Zi, me një përqindje të konsiderueshme të popullatës qartësisht serbofile, që në Referendumin për pavarësi votoi kundër, ndofta konsiderohet e dobishme një dominancë e re serbe në rajon. Maqedonia, vitet e fundit, ka një orientim të qarte proserb, madje dhe në kurriz të marrëdhënieve ndëretnike me shqiptarët. Vetëm në këtë kontekst mund të kuptohet pjesëmarrja zyrtare e autoriteteve të këtij vendi në kremtimet e 100 vjetorit të betejës së Kumanovës, betejë që ka hyrë në histori si fillimi i gjenocidit dhe shfarosjes masive të shqiptarëve nga serbët.

Mjafton te lexosh raportet e Lev Davidoviç Trockit, asokohe korrespondent lufte, në këtë betejë për tu njohur me përmasat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Duket se po në këtë kontekst, është dhe vendosja së fundi në Shkup e shtatores së Car Dushanit, sundimtarit me mizor që kohërat kanë njohur në rajonin tonë. Historia tregon se nga barbaritë e tij, të gjitha kombet e pushtuara nga Dushani, përveç shqiptarëve, nuk ishin me ato që kishin qenë para pushtimit. Për të mos thënë se edhe projekti për devijimin e Radikës çon ujë në mullirin e Beogradit. Po kështu, për një dominancë të re serbe në rajon, nisma mund t’i interesojë ndofta edhe Bosnje Hercegovinës për të ruajtur ekuilibrat e brendshme.

Mirëpo kjo nismë nuk ju intereson shqiptarëve të ndarë në 5 nga 6 shtetet e këtij rajoni. Ballkanin Perëndimor, me shume se çdo gjë tjetër, e stabilizon dhe do ta stabilizoje ideja e kombeve të barabarta në rajon dhe ideja europiane, dhe jo ideja e hershme e hegjemonisë serbe. Kjo e fundit, vetëm pak vite më parë u faktua eksperimenti më tragjik dhe një nga katastrofat më të mëdha në historinë e Ballkanit. Ndaj, duhet shmangur çdo reminishencë apo ngjashmëri, qoftë dhe jo e afërt me të. Shqiptarët, mendoj se duhet të punojnë fort për të patur si kryeqytet të dytë Brukselin, por jo Beogradin.

Së fundi, vetë Komisioneri i Zgjerimit Fule, sponsor së paku në hije i nismës BP6, është i njohur për serbofilinë e tij, madje mund të them edhe të papërmbajtur. Për mua filitë, por jo fobitë, janë normale dhe pozitive. Mirëpo në rajonin tonë, i cili fatmirësisht sot është më larg se çdo rajon tjetër nga e shkuara e tij e afërt, filia për njërin komb, në kuadrin e një nisme multilaterale, me së paku ngjet si konflikt interesi dhe zvogëlon besueshmërinë tek kombi tjetër. Kjo nuk i shërben multilateralitetit.

Këtë mendim do të ruaja edhe në rast se do bëhej fjalë për një personalitet albanofil i cili, për shkak të albanofilisë së tij dhe pranisë së shqiptarëve në 5 nga 6 shtetet e BP, do sugjeronte Tiranën si kryeqytet në hije të nismës. Për të gjitha arsyet e mësipërme mendoj se, konsolidimi i mëtejshëm i nismave ekzistuese gjithëpërfshirëse dhe jo parcelizimi i rajonit me nisma të reja është në interesin më të mirë të bashkëpunimit rajonal të vendeve të gadishullit tonë. Prandaj dhe nisma BP6, (WB6) në opinionin tim, është thjesht nonstarter!

*Ky shkrim është shkruar nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2014 , gati 3 vite përpara se projekti i Jugosllavisë së re të bëhej publike.

Kategori
Uncategorized

.@POTUS and @FLOTUS lead a moment of silence in remembrance of those lost on #September11, 2001. 

Check out @StateDept’s Tweet: https://twitter.com/StateDept/status/907228934055518209?s=09

Kategori
Uncategorized

Gota e verës.

Ate mbremje debora nuk kishte te pushuar, e kisha lene te takohesha me Edin tek lokali i  Jorgos, nje shqiptar prej Çamerie tek i cili shqiptaret e porsa ardhur ne Stockholm, gjenin jo vetem nje strehe ku takoheshin me bashkombasit e tyre, por edhe darken e kishin falas nga ky njeri i mirë.

Futem ne lokal dhe porosis nje gote vere. Eh thashe deri sa te vije Edi (Edi Tafaj) po e rrekellej nje gote.

Pa e kuptuar dikush me afrohet dhe me kerkon se a mund te ulej per te me pyetur per dicka. E ftoj dhe i them ne se mundem pse jo , me çfare te mundem dhe ne moment porosis nje tjeter gote per te ardhurin.

Kam ardhur per pune thote dhe nuk njoh njeri, ja shyqyr ky lokali i ketij grekut qe po na jep dhe darken pa lek, pse jo qendrojme shume ore ketu, nuk eshte Grek i them eshte shqiptar Çamerie, nga Gumenica.

Duke e pyetur se me çfare mund ta ndimoja, miku krekoset dhe me thote…

Se une or (file) mik,nuk jam si keta (shqiptaret e Shqiperise) qe flene mes debores ne çadra ne mes te pyllit….une vij nga Greqia, nga Kreta, jam me dokumenta or file.

Mu erren syte, lokali po me rrotullohej, vertet edhe une isha nje si ata i ardhur nga Shqiperia veç me nje pashaporte Shqiptare, paçka se kisha  kohe qe isha bere qytetar Suedes. Vija ne shkolle, flinja ne nje dhome te rehateshme ne hotel, dhe paguesha nga shteti, po perseri nje prej tyre isha edhe une.

Nëper mjegull shihja europianin e Kretes qe fliste pa pushim dhe se si  i quante apo i etiketonte bashk_kombasit e mij, kur vete atij nga goja i vinte nje ere e rende sikur….

Kamarjeri sjell goten e veres qe une do qerasja ate….qe….                                        e hodha veren mbi goten tjeter, ajo u derdh, ashtu siç isha i them:

Më vjen keq or mik, por edhe une  si ata (qe e shtrengojne si plakat qelbin) ate te uruar pashaporte jam. Shqiptar Shqiperie, dhe rrekelleva goten e veres. Nnuk te ndimoj dot, sepse nuk e di se si ju aplikoni per te kerkuar pune.Une kujtova se mos deshe ndonje vend ne çader per te kaluar naten e acarte…por ti je ndryshe nga ne….dhe…desha te te pyes, dhe ti pa kokerr leku je qe vjen e ha darken falas ketu si ata te çadres!?

U çua pa thene as mirupafshim dhe u ul ne nje tjeter tavoline, he i tha dikush, jo or ti i tha ai ishte nga ata të çadres…..tjetri si duket me njihte dhe po habitej…

E degjova dhe qesha me vete. Eh shqiptar, shqiptar, sa poshte kemi rene, apo thua keshtu kemi qene dhe nuk e dinim, apo e fshihnim, Çpate me thote Jorgo…asgje asgje i them, te degjova me thote, te degjova dhe mire ja bere. Nuk jane emigrantet shqiptare te greqise te gjithe keshtu me thote, por ja ka dhe te tille. E di or mik e di i them se e kam provuar dhe vet greqine, por se si mu dhemsen ata shqiptaret e Shqiperise (veç me pashaporta) qe flene ne çader dhe punojne ku te munden, here me buke, here barkun bosh, per te mbatur femijet me buke atje larg, shume larg prej ketu.

E ndersa sot ata shqiptaret e çadrave jane dhe me fisnike, punojne dhe jetojne si qytetare, dhe me mire  se sa ata qe….

Mu kujtuan sot mbas kaq kohesh kur nje mik shkruante ne FB se shqiptaret spiunojne njeri tjetrin ne pune ketu ne Suedi.

Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha rrëfen për herë të parë: Ku ndahem me Sali Berishën.

Lulzim Basha rrëfen për herë të parë: Ku ndahem me Sali Berishën

Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.

Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën. Në këtë pikë, Basha thotë se u detyrua ta bënte atë pakt.

“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus.

Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”. Kujtojme që ish kryeministri Berisha dje tha se marrëveshja e 18 majit mes Rames dhe Bashes ishte nje arrtije e shkelqyer e PD-se, por qe Rama e shiti si fitore të vetën dhe Basha nuk ditit t’i bëjë avokatinë.

Kategori
Uncategorized

Cilat qenë mesazhet e Sali Berishës?

Nga Blendi Fevziu –

Sali Berisha ka folur dje për herë të parë direkt që nga koha kur debati i brendshëm ka mbërthyer partinë më të madhe të opozitës në fund të majit. Në një pyll problemesh, që nga marrëveshja Rama – Basha, debati për listën e deputetëve të PD, fushatën që bëri Basha, humbjen e thellë dhe deri rikandidimin dhe kontestimin e tij, Berisha ka tentuar të mbajë një profil që shumë vetë e prisnin por që shumë të tjerë i ka befasuar: Berisha ka folur hapur! Ai ka pasur një target, militantët dhe mbështetësit e PD. Por padyshim ka lënë të befasuar të gjithë ata që ende shpresojnë ta përfshijnë direkt në një debat të brendshëm të PD.

Ka shumë mënyra se si mund të lexohet intervista e Berishës dhe se si e shohin protagonistët dhe analistët atë, por pak a shumë, për mua, ajo mund të përmblidhet në këto pika:

E para, Berisha foli me autoritetin e njeriut më të rëndësishëm historik të PD. Një prej themeluesve të saj, drejtues për 21 vjet, njeriu që e mbajti në pushtet PD për 13 vjet dhe një shtetar i rëndësishëm shqiptar. Ai ishtendukshëm distant nga debatet shterpë të ditës edhe pse u duk sikur u përfshi brenda tyre.

E dyta, Berisha rikonfirmoi edhe një herë, por kësaj here më prerë, faktin që ambiciet e tij politike në PD dhe më tej, nuk e çojnë përtej të qenit një anëtar i përkushtuar i PD, por jo më një protagonist në garë.

E treta, Berisha tentoi të distancojë veten nga vendimmarrja e Bashës dje, por edhe nesër, duke përforcuar atë që e ka thënë shumë herë, por kësaj here e tha më prerë: në PD vendos Basha dhe ai vetë, ka mendimet e tij, që jo gjithnjë përkojnë me ato të Kryetarit. Por Berisha tentoi të sqarojë që asociimi i çdo vendimi të Bashës me Berishën është i gabuar dhe jo real.

E katërta, Berisha rikonfirmoi gabimet e Bashës, që edhe Basha vetë i kishte pranuar në një konferencë shtypi, qetësoi kontestuesit e tij brenda PD, duk ju dhënë disa herë të drejtë morale, por deklaroi se vendi dhe inverstimi i tyre është në PD. Ai tentoi të ndalë një çarje të mundshme të partisë, sado minore qoftë ajo. Pra ai deklaroi që është koha për bashkim dhe jo për ndarje.

E pesta, Berisha nuk e hapi, por e mbylli me qëndrimin e tij debatin e brendshëm në PD. Kushdo mund të mbajë qëndrimin e tij, por ai i Berishës ishte i qartë: Nuk do të jetë në krah të askujt, por aq më pak, do të mbështesë kontestime dhe çarje të partisë.

Një prej figurave të rëndësishme të gjithë lindjes ish komuniste, një prej politikanëve me jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikanit që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë godina që ngriti 27 vite të shkuara.

Blendi Fevziu

LAJMI PARALAJMI PAS
Rrjete Sociale


youuinsttaaffccbb

©2016 All Rights Reserved. Opinion.al
Kategori
Uncategorized

Jemi mbledhur sot si çdo 12 shtator për të përkujtuar tribunin e lëvizjes studentore, zemrën e kurajës demokrate, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij Besnik Çera.

Vit për vit, nëse dielli i demokracisë shndrin siç ka shndritur, apo fshihet pas reve të zeza të krimit e të korrupsionit siç është fshehur, ne vijmë këtu jo thjesht për të nderuar e për të ndarë së bashku dramën e 12 shtatorit të para 19 viteve, por ne vijmë këtu për të celebruar kujtimin, forcën, kurajën dhe mirënjohjen, forcën e Azem Hajdarit dhe atë që ai përfaqëson përjetësisht.

Luftën pa kompromis për liri e demokraci, qëndrimin titanik kundër vesit, krimit dhe drogës në pushtet.

Bashkimin në vlerat më të mira patriotike, atdhetare, në një shoqëri dhe vëllazëri politike që e ka emrin Partia Demokratike, por edhe shumë më gjerë se kjo.

Mirënjohja dhe krenaria dhe sensi i kurajës na bashkon e do të na bashkojë përherë, edhe atëherë kur dielli i demokracisë përsëri të ndrijë e përsëri kur beteja të tjera si kjo që kemi përpara të na presin.

Vijmë këtu përulësisht, po kështu vendosmërisht për të mos e tradhtuar kurrë kujtimin e Azem Hajdarit, as vlerat për të cilat ai ra hero në altarin e përjetshëm të lirisë, demokracisë dhe mirënjohjes së një kombi të tërë të çliruar nga vargonjtë e diktaturës.

Vijmë këtu për tu zotuar se kurrë më nuk do të pranojmë një diktaturë të re, të krimit, të drogës, pushtetit personal dhe autokracisë. Liria dhe demokracia janë vlerat tona të patjetërsueshme. Duke luftuar dhe fituar për to nderojmë përditë kujtimin e Azem Hajdarit, tribunit të demokracisë.

I paharruar kujtimi i tij!

Kategori
Uncategorized

Skema 100 milionë euro me Rrugën e Arbërit.

 

Lulzim BASHA

Duhet theksuar se formulat e koncesioneve të Rama njëshit jo vetëm ndryshojnë në mënyrë rrënjësore nga koncesionet e dhëna nga qeveritë e mëparshme, por ato në fakt nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie as ligjore dhe as teknike me skemat e njohura ndërkombëtare të koncesioneve apo partneriteteve publiko-private. Janë shpikje origjinale e dyshes Rama-Ahmetaj, sharlatanizëm ekonomik, por klientelizëm i kulluar, për të marrë borxh indirekt, duke favorizuar në proces edhe klientët.
Skema është e thjeshtë: në vend që qeveria të marrë borxh vetë për investimet që nuk i financon dot, dhe pastaj të kontraktojë kompani private për të kryer investimin apo ofruar shërbimin, qeveria Rama dyshi nënshkruan fillimisht një kontratë afatgjatë me një privat për t’i paguar çdo vit koston e investimit apo shërbimit nga paratë publike. Pastaj privati me këtë kontratë garancie nga shteti merr hua të shtrenjtë në sistemin bankar dhe me anë të tij kryen investimin publik. Kështu, edhe sepse qeveria ka një borxh afatgjatë ndaj privatit, kjo nuk regjistrohet si borxh publik. Ndërkohë, rreziku i privatit është zero dhe fitimi i madh. Me këtë skemë, privati fryn koston e investimit dhe ul cilësinë, pasi në fund të fundit të gjitha do të paguhen nga buxheti i shtetit.
Shikoni projektin e Rrugës së Arbërit: Rama njëshi e përzuri qeverinë kineze që jepte edhe kredinë, bënte edhe zbatimin e ndërtimit dhe ia dha një privati shqiptar. Veçse privati e bëri koston e rrugës nga 150 milionë në 250 milionë menjëherë, të së njëjtës rrugë dhe qeveria përveç kësaj do të bashkëfinacojë direkt edhe me 90 milionë euro.
Programi konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të pak oligarkëve të lidhur me të. Kjo gjë do të sigurojë pushtetin ekonomik të kësaj kaste për shumë dekada në vijim dhe me pushtetin ekonomik do t’i sigurojë asaj edhe kontrollin e pushtetit politik.
Pasi gjatë mandatit të parë, Edi Rama u dha oligarkëve të tij gjithë bregdetin për projekte private vilash, pasi çmontoi gjysmën e sistemit të shëndetësisë për t’ja transferuar klientëve, pasi konsolidoi pasuritë minerale sidomos në naftë dhe gaz tek klientët, pasi filloi kalimin e pasi sanksionoi përdorimin e parave publike për universitetet private, tani Edi Rama ka vendosur t’u kalojë klientëve të gjithë infrastukturën arsimore dhe shëndetësore tek privati.
Të gjitha shkollat e reja dhe ato që kërkojnë rikonstruksion do t’i kalohen privatit. Të njëjtin sistem do ta shtrijë tek spitalet e reja dhe të rindërtuara, duke filluar nga ai i Fierit. Natyrisht në fakt të gjitha bëhen me paratë publike, por pronësia i jepet privatit.
Përmes gjoja zbatimit të reformës në drejtësi, Edi Rama do të shtijë në dorë sistemin e drejtësisë. Në program thuhet se qeveria do të zbatojë reformën në drejtësi edhe pse qeveria nuk ka asnjë kompetencë për zbatimin e saj dhe sistemi i drejtësisë është tashmë i ndarë nga ekzekutivi. Por kur e thotë këtë në programin e tij, Edi Rama zbulon se në fakt drejtësinë do e komandojë ai me të gjitha mjetet.
Shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë nga xhepi për shëndetësinë, por tani të paktën Edi Rama nuk do të shtiret më për shëndetësi falas. Për ata që besuan tek shëndetësia falas programi i qeverisë ka një surprizë: objektivi i Rama Dyshit është që në fund të katër viteve të ardhshme shteti të paguajë 60 për qind të shpenzimeve shëndetësore dhe 40 për qind të vazhdojnë t’i paguajnë shqiptarët nga xhepi.
Programi nuk ka asnjë masë për investimet e huaja, të cilat duket se nuk do të jenë prioritet as në këtë mandat. Është një veprim i qëllimshëm që lidhet me faktin që fola më parë: interesi i Edi Ramës është që ekonomia e vendit të vihet nën kontrollin e plotë të oligarkëve të lidhur me të. Investimet e huaja e pengojnë këtë skemë dhe e ekspozojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij përballë trysnisë së qeverive të huaja. Pa investime të huaja, çdo gjë ndahet mes oligarkëve. Është kjo qasje që shpjegon faktin që nga të gjitha koncesionet fitimprurëse që dha Rama njëshi asnjë prej tyre nuk iu dha ndonjë kompanie të huaj, edhe pse fituesit vendas ishin të gjithë në çdo rast pa asnjë përvojë dhe dije në fushën e koncesionit.
Gjendja ekonomike e shqiptarëve do të vazhdojë të mbetet e keqe. Edi Rama ka vendosur që do ta “rrisë” ekonominë 5,5 për qind në katër vitet e ardhshme, por nuk thotë si do ta arrijë këtë gjë. Asnjë nga faktorët që ndikojnë rritjen ekonomike nuk është përfshirë në program. Madje në kushtet e emigrimit të popullsisë, përfshi popullsinë e shkolluar, nga mjekë tek inxhinierë dhe specialistë të tjerë, një nga faktorët kryesorë të rritjes ekonomike, do të vazhdojë të jetë negativ. Nga ana tjetër, investimet e huaja të siguruara gjatë qeverisë së PD-së, që kanë qenë burimi kryesor i rritjes ekonomike do të mbarojnë në dy vitet e ardhshme dhe kjo do të çojë në rënien drastike të investimeve të huaja që janë mënyra kryesore që çon në rritje ekonomike.

Trafiqet dhe ekonomia e drogës si alternativë ekonomike

Në mënyrë djallëzore, gjatë mandatit të parë Edi Rama lejoi kanabizimin e Shqipërisë si alternativë ekonomike të vendit. Programi i tij ekonomik të lë të mendosh se Edi Rama do të kërkojë prapë zgjidhjen ekonomike të vendit tek trafiqet dhe ekonomia e drogës.
Papunësia, që është shqetësim kryesor i të gjithë qytetarëve, nuk është asnjë lloj prioriteti për Rama dyshin. Ajo trajtohet në vetëm një paragraf të shkurtër në program dhe në mënyrë propagandistike pa asgjë konkrete. Ulja e papunësisë kërkon rritjen e investimeve të huaja, shtimin e investimeve të brendshme, sidomos në industrinë prodhuese dhe eksportuese, kërkon ndërhyrjen e qeverisë në infrastrukturë sidomos në teknologji që rrit dhe bashkon tregjet. Por Edi Rama, duke kopjuar nga Google search modën e fundit flet se do ta luftojë papunësinë me “start up-e” dhe me “korsi preferenciale për punësimin e vajzave dhe të djemve”!
Nuk dua të zgjatem më, por dua të përmbledh shkurt tiparet kryesore të Rama dyshit:
1. Kalimin e të gjithë pasurisë dhe pushtetit ekonomik të vendit në pak duar oligarkësh.
2. Financimin e qeverisë dhe ekonomisë me anë të borxhit, që do të çojë në krizë financiare.
Programi reflekton një fjalë të thjeshtë: sot Shqipëria ka një qeverisje krejtësisht private. Edi Rama nuk denjon as të bëjë premtime dhe as të hartojë ndonjë program, nuk denjon as të zbatojë ndonjë procedurë administrative apo institucionale. Çdo gjë vendoset, zbatohet dhe ndodh bazuar vetëm në vullnetin e tij personal dhe në konsultim jo me institucionet, por me një grusht miqsh privatë dhe klientësh të tij. Caktimi i parave publike, investimet publike, politikat publike, kontratat publike, shërbimet publike, të gjitha do të vendosen rast pas rasti në mënyrë private nga Edi Rama dhe klientët e tij.
Tashmë, duke mos patur as edhe ndonjë progam dhe asnjë premtim elektoral, nuk do të ketë as ndonjë bazë për t’i kërkuar llogari.

Qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.
Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish.
Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re. Kësaj radhe tepsinë e ke të gjithën për vete. Me dy garuzhdet e tua Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin dhe ministrat e tjerë, si peceta për të fshirë buzët.
Fletushka e programit të qeverisë Rama dy 2017-2021 ka vetëm 25 faqe, nga të cilat 7 faqe ose 30 për qind e dokumentit janë kopertina titujsh, tri faqe i përkasin përshkrimit të arritjeve të qeverisë Rama një dhe vetëm 15 faqe programit të qeverisë, gjysmën e të cilave e zënë titujt e mëdhenj.
Pas gjithë këtyre arritjeve famëkeqe dhe pas sigurimit të një mandati të ri me anë të manipulimit të zgjedhjeve, Rama dyshi ka paraqitur programin qeverisës 2017-2021.
Në fakt nuk është program. Është një dokument pa asnjë përmbajtje, pa asnjë analizë apo argumentim. Është një dokument thjesht i fryrë me fjalë bombastike teknike dhe objektiva të përgjithshme dhe fraza të marra nga Google search. Në fakt, program me Google search do të ishte përshkrimi më i mirë i tij. Në të, lexon banalitete të tilla si “rritje ekonomike inteligjente” apo “integrim europian cilësor”, apo “diplomaci dixhitale”, “luftim të papunësisë me start up-e”, apo vendosjen e prioritetit tek energjia e rinovueshme kur në fakt Shqipëria ka gjithë historinë e saj që prodhon gjithë energjinë e saj nga burime të rinovueshme, nga hidrocentralet.

Kategori
Uncategorized

Azem Hajdari nuk është vetëm një lider i historisë, Azem Hajdari është një burim i madh frymëzimi për cdo shqiptar.

Fjala ne homazhet per tribunin e lirise Azem Hajdari!

“I nderuar zoti Kryetar!

E nderuar zonja Hajdari!

Të dashur familjarë të heroit, tribunit të lirisë, Azem Hajdari!

të sivllaut të tij në betejë, Besim Çerja!

Zonja dhe zotërinj!

Sot për ne është një ditë, që ne kujtojmë me dhimbje të madhe, aktin barbar të kryer nga regjimi, ekzekutimin para selisë së PD të tribunit të lirisë Azem Hajdarit, njeriut që ka bërë si individ më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Ishte gjoksi i tij, që ngrihej më 8 dhjetor në rrugët e Tiranës përballë barrikadave të autobilndave, të bataljoneve të policisë, ushtrisë, që solli celjen e dyerve bashkë me studentët e tjerë të lirisë për shqiptarët.

Por Azem Hajdari nuk është vetëm një lider i historisë, Azem Hajdari është një burim i madh frymëzimi për cdo shqiptar, për cdo të ri, për cdo të re. Frymëzimi i tij është të qëndrojmë të pamposhtur, është të ngrihemi sa herë që rrëzohemi, është të vazhdojmë betejën, dhe sot, më të vendosur se kurrë për idealet për të cilat ai flijoi jetën e tij.

Ndajn dhe, thirrja ime është që, le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria e tribunit tonë legjendar, për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur idealët për të cilat ai ra ai ra, dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe. Unë kam besim se ne do t’ia dalim. I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdari, tribunit të lirisë së shqiptarëve, sivvlaut të tij në betejë, Besim Çerjes.” sb

Kategori
Uncategorized

Rrugëtimi i Gramoz Ruçit. Nga takimi me Ramiz Aliajn në 1985-ën, deri tek zgjedhja Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Rrugëtimi i Gramoz Ruçit. Nga takimi me Ramiz Aliajn në 1985-ën, deri tek zgjedhja Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Një gojëdhënë krejt e besueshme, tregon një histori. Në vitin 1985, sapo kishte marrë detyrën e Presidentit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Ramiz Alia udhëtoi për herë të parë në një takim pune drejt Tepelenës. Sipas tregimtarëve, kur Alija mbërriti në Tepelenë, atë ditë zona ishte përfshirë nga një stuhi e ashpër shiu dhe ere. Por për çudinë e të gjithëve dhe më të madhe të vetë Ramiz Alisë, kur ai mbërriti në qytetin e Tepelenës gjeti aty të mijëra qytetarë të Tepelenës deri edhe nxënës shkolle që ishin mbledhur nga hyrja deri në qendër të qytetit dhe brohorisnin nën diktimin e Sekretarit të Parë me patosin e kohës: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.

Nisur nga kushtet e motit skandaloze, Ramiz Alija thonë se u mahnit pas këtij gjesti nënshtrimi të tepelenasve dhe kërkoi informacion se kush ishte marrë me përgatitjen e kësaj ceremonie. Përgjigja ishte: “Është marrë vetë Sekretari i Parë i Tepelenës Shoku Gramoz, Gramoz Ruçaj quhet”- i thanë zyrtarët e tjerë komunistë.

Thuhet se Ramiz Alija është shprehur aty për aty: “ky po që qenka për këtë punë”. Se për çfarë pune e kishte fjalën Ramiz Alija, ajo u kuptua në Shkurt të vitit 1991. Duke parë se qeveria e Adil Çarçanit nuk po i përgjigjej me rreptësinë e duhur dhe i gjithë faji i adresohej Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Hekuran Isai, Ramiz Alia kërkoi një riformatim të shpjetë të qeverisë Çarçani me qëllim që në krye të Ministrisë së Brendëshëm të vendosej një njeri që i përgjigjes sfidave të momentit të regjimit komunist që po rrënohej nga protestat.

Zgjedhja personale e Ramiz Aliajt për këtë post ishte pikërisht Sekretari i Parë i Tepelenës, njeriu që i kishte mbajtur bashkëqytetarët e tij në shi e në erë për më shumë se dy orë për ta pritur, Gramoz Ruçajn alias Ruçi.

“Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”- këshu e ka rrëfyrer këtë moment të jetës së tij politike, Gramoz Ruçi në një intervistë dhënë për gazetaren Luljeta Progni.

Ngjarjet e 2 Prillit në Shkodër!…

“Goditini ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të goditnin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me turmat të mos shkojnë të armatosura. Gramoz Ruçaj”. Ishte ky urdhëri i lëshuar nga ish Ministri i Brendshëm Gramoz Ruçi në vigjilje të protestës së 2 Prillit në Shkodër e ku si pasojë e masakrës së urdhëruar nga ai, u ekzekutuan nga snajperat e Ministrisë së Brendshme Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Çeka dhe Nazmi Kryeziu.

E pabesueshme, qyteti që e strehoui për 4 vjet dhe arsimoi si bio-kimist djaloshin salariot, mori si përgjigje plumba mbi 4 djemtë e saj më të mirë nga Ministri i Brendshëm tashmë, Gramoz Ruçi. Fiks qeni që kafshoi dorën e qytetit që e priti dhe e ushqeu me bukë e dije. Për këtë arsye kur Gramoz Ruçi u paraqit në gjyq një vit më pas në Shkodër, një qytetar shkodran që ndodhej në gjyqin e Masakrës së 2 Prillit, e qëlloi me këpucë tepelenasin mosmirënjohës, gjesti që tregon nivelin më të madh të përçmimit të njeriut për njeriun. Por Gramoz Ruçit aq i bënte atëherë, e aq i bën sot.

Prapaskenat politike të Gramoz Ruçit nga viti 1992 deri në vitin 2005

Gramoz Ruçi kreu me heroizën të lartë proletar detyrën e Ministrit të Brendshëm, ku në vetëm 4 muaj  në drejtimin e tij, zyrtarisht në Shipëri u vranë 4 njerëz në Shkodër e dhjetra të tjerë nëpër kufi ndërsa tentonin të arratiseshin. E për këtë, në qershor të vitit 1991, Ramiz Alija kishte menduar një tjetër detyrë të rëndësishme për Gramoz Ruçin kur i besoi atij, detyrën e drejtuesit të Kongresit të 10 të PPSh-së. Gramoz Ruçi është bashkëarkitekti i shëndrrimit të Partisë së Punës në Partinë Socialiste që njohim sot, brenda një natë. Me pak fjalë, Gramozi dhe shokët e tij të partisë, u ngrysën komunistë dhe u gdhinë të nesërmen socialistë, bashkë me Ramiz Aliajn në krye.

Me përfundimin e Kongresit të 10-të të PPSH-së, vendit iu dha një qeveri e re me Kryministër Fatos Nanon, deri atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Adil Çarçanit. Fatos Nano krijoi një qeveri me qëllim që emrat e ministrave të ishin sa më të moderuar dhe për këtë arsye në këtë kabinet, në vlerësimin e tij, nuk kishte më vend për Gramoz Ruçin. Ai e zëvendësoi atë me Alfred Serreqin, një mjek nga Miloti. Por kjo nuk e pengoi Gramoz Ruçin që të mbetej besnik, ashtu siç di ai ndaj Fatos Nanos dhe për këtë u vesh me postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.

Intermexo…Ikja me fustanellë gruaje drejt Greqisë në vitin 1997

Gjatë trazirave të vitit 1997, nuk dihet sepse, por Gramoz Ruçi ishte i vetmi zyrtar i PS-së i cili e pa të nevojshme jo të largohej, por të arratisej nga Shqipëria. Burime zyrtare thonë se largimi i Gramoz Ruçit në doganën mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë i kamufluar për ti shpëtuar kontrollit të SHIK-ut. Maskimi i Gramoz Ruçit ishte duke u veshur me fustanellë gruaje tepelenase. Pasi arriti të kalojë kufirin shqiptaro-grek duke u maskuar si grua, Gramoz Ruçi ka jetuar për më shumë se 6 muaj si emigrant në Greqi.

Rikthimi në Shqipëri…

Pas rikthimit në Shqipëri, gazetarët e kohës raportojnë se ai mbajti një profil neutral në PS gjatë vitit 1998 kur u zhvillua Kongresi i rradhës.

Në Kongresin e PS-së të vitit 1999, kur në parti ishin ravijëzua dy grupe ai i Fatos Nanos që mbështeste Pandeli Majkon si Kryeministër dhe grupimi i Ilir Metës, Ruçi u rreshtua përkrah grupimit të Kryetarit të PS-së, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Pasi Pandeli Majko arriti të zgjidhej për herë të parë Kryeministër, Gramoz Ruçi u shpërblye duke u emëruar sërish në postin e tij të përjetshëm, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

KPD 2001… Pas zgjedhjeve të vitit 2001, në KPD-në e famshme, Gramoz Ruçi duke parë drejtimin e erës zgjodhi që të mbështeste fraksionin e Ilir Metës në parti dhe si rrjedhim ky i fundit u zgjodh kryeministër, ndërsa Fatos Nano luftonte pro kandidaturës së Arben Malajt.

Qeveritë e PS, 2002… Por ndërsa Pandeli Majko mori detyrën nga muaji Shkurt 2002 deri në Gusht të po atij viti, vetëm kaq kohë iu nevojit Gramoz Ruçit që të rikthehej sërish në oborrin e Nanos, në betejën e tij kundër Ilir Metës. Fatos Nano rizgjidhet Kryeministër.

Ikja e Ilir Metës, 2003… Gramoz Ruçi tashmë, thjeshtë ishte rreshtuar në krah të kryministrit të rradhës, dhe si pasojë e këtij grupacioni, Ilir Meta detyrohet të largohet nga PS-ja në vitin 2003 dhe formoi një parti të re, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Tetor 2005… Ndërsa PS i humbi zgjedhjet në verën e vitit 2005, i vetmi që nuk kishte ndërmend të humbte asgjë nga pushteti i tij në parti ishte Gramoz Ruçi. Në Kongresin e Tetorit të 2005-ës, Ruçi mbështet platformën e prezantuar nga një rishtar në PS, i quajtur Edi Rama. Gramoz Ruçi bëri çmos që ai të votëbesohet si kryetar i kësaj partie në përballjen modeste me Rexhep Mejdanin. Shpërblimi edhe njëherë për shërbimet e tij të paepura ndaj Edi Ramës, është rikonfirmimi si Sekretar i Përgjithshëm. Lajmi është se që prej tetorit të vitit 2005 e deri më sot, besnikëria e Gramoz Ruçit ndaj Edi Ramës nuk është lëkundur për asnjë çast dhe kjo mund konsiderohet si një rekord historik për një makiavelist politik si ai. Edhe kjo besnikëri do të kishte shpërblimin e vet.

 25 Korrik 2017… U deshën plot 4 vjet që Edi Rama të mbante premtimin e tij para opozitës dhe shqiptarëve: “nuk keni parë akoma asgjë”. Ai doli para shqiptarëve dhe deklaroi se si akt të parë të 4 vjeçarit të tij të dytë si kryeministër, nuk do të ishin as rritja e rrogave e pensioneve, as përmirësimi i infrastrukturës në Shqipëri dhe as rritja ekonomike në vend. Jo dhe jo. Akti i tij i parë dhe solemn prej Kryeminsitri me Timon në Dorë, ishte zgjedhja e Gramoz Ruçit në si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Gramoz Ruçi, njeriu hije i… ndërtuesve

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duket se kanë një sinergji të jashtëzakonshme për njëri tjetrin dhe e gjitha kjo duket se e ka një nyje lidhëse, lejet e ndërtimit. Gramoz Ruçi njihet off-record si njeri kryesor ndaj të cilit e për llogari të të cilit, Edi Rama ka firmosur me qindra leje ndërtimi pallatesh në Tiranë. Por jo vetëm, Gramoz Ruçi akuzohet edhe si një nga njerëzit që fshihet pas lejeve të ndërtimit që masakrauan rreth 70% të qytetit të Sarandës. Nga viti 2000 deri ne vitin 2003, në krye të Bashkisë së Sarandës ka qeverisur Adrian Shehu, ose siç njihet sot e gjithë ditën nga qytetarët e Sarandës, ‘Adrian Peshkaqeni’ për shkak të grykësisë dhe masakrës që ai lejoi me ndërtimet në qytetin e Saradës. “Peshkaqeni” në fjalë ishte një nga protezhetë e Gramoz Ruçit për të cilin ai firmosi leje ndërtimi me po të njëjtin pathos, siç bëri më pas edhe Edi Rama në Tiranë.

Problemet e Gramoz Ruçit me drejtësinë e SHBA-ve

Lista e Zezë e SHBA-së… Pak e dinë se që prej vitit 2005 e deri më sot, Gramoz Ruçi e ka të pamundur të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ruçi është përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve dhe që prej atëhere emri i tij vazhdon të mbetet aty. Burime zyrtare të Departamentit të Shtetit e akuzojnë Gramoz Ruçin për lidhje me trafikantë droge dhe persona me probleme me ligjin, veçanërisht për miqësinë e Ruçit me “të fortin” e Tepelenës, Gjolek Malaj. Ky i fundit është i njëjti person që u bë i famshëm në Shqipëri në vitin 2007, kohë kur me urdhër të Gramoz Ruçit dhunoi rëndë gazetarin Mero Baze në Gjirokastër gjatë zgjedhjeve lokale. Kjo është edhe arsyeja e vërtetë se përse ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në fillim bojkotoi senacën ku Gramoz Ruçi mori detyrën si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, më pas hoqi kufjet në formë proteste kur ai (Gramoz Ruçi), adresoi fjalimin e tij të parë si kryetar.

Ledio Ruçi, “bëmë baba të të ngjaj”…

Në vitet 2000-2005, Ledio Ruçi, i biri numrit 2 të PS-së, Gramoz Ruçi u kthye në adoleshentin më problematik të Shqipërisë. Për shkak të pushtetit të të atit, arroganca e djaloshit Ruçi ishte e pakufijshme, derisa dikur i hasi sharra në gozhdë me disa bashkëmoshatar nga Laçi. Pas një konflikti me 3 të rinj nga Laçi në një nga pub-et e Tiranës, Ledio Ruçi shkon në shtëpi merr një pistoletë dhe rikthehet në lokalin e natës duke qëlluar një prej 3 të rinjve i quajtur Artur Ceka. Dy shokët e Cekës arrijnë që ti marrin pistoletën nga dora Ledio Ruçit dhe qëllojnë duke e plagosur me armën e tij.

Në 20 Nëntor të vitit 2011 Ledio Ruçi ishte shkaktar i një aksidenti në qendër të Tiranës, ku si pasojë e përplasjes së automjetit të tij të shtrenjtë BMW5 me një tjëtër automjet, mbeti e vdekur në vend një vajzë 27 vjeçare.

Në Shkurt të vitin 2012,  Ledio Ruçi u arrestua nga policia pasi iu shmang një postoblloku. Në momentin e ndalimit të birit të Gramoz Ruçit iu gjenden në automjet edhe 1.5 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

23 Qershor 2013, thonë se Gramoz Ruçi pasi PS fitoi zgjedhjet, e mori mënjanë birin e tij dhe e paralajmëroi me këto fjalë: “do të ta marr shpirtin nëse më krijon më probleme”. Në këmbim Gramoz Ruçi e punësoi të birin në Agjensinë Ndërkombëtare të Trafikut Ajror ty ku punon edhe sot dhe nuk bën më fjalë…

Ky është një material që sjell edhe njëherë më vëmendje një tjetër imazh të Gramoz Ruçit, kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Jo atë me të cilën ai është mundur ti imponohet shqiptarëve, si burri i urtë që nuk përzihet kurrë me punët e pista. E kundërta është e vërtetë. E gjitha karriera e Gramoz Ruçit është e mbështetur qartazi mbi makiavelizmin, mbi vrasjen e 2 Prillit, mbi servilizmin, me lidhjet okulte me ndërtuesit e banditë të njohur, me faktin që në SHBA nuk e qasin më dhe me turpet e të birit të tij. Dhe sigurisht që e gjithë kjo panoramë e zezë e një njeriu në faj, nuk kishte sesi të mos shpërfaqej me të gjithë shëmtinë e vet…, edhe në surratin e tij!

Kategori
Uncategorized

Shkoni sot tek Azemi.

 

110

Bledi KASMI

Shkoni sot tek vendi ku prehet Azemi pa ndrojtje. Keni mundësi të meditoni dhe të reflektoni, por edhe të kuvendoni në heshtje me veten.
Aty pranë vendit ku ai prehet, secili nga ne, ka një pasqyrë ku mund të shikojë veten. Ka edhe një kandar ku mund të peshohet. Ka edhe një metër ku mund të matet. Ka edhe një vend ku mund të rrëfehet dhe një tjetër ku të kërkohet falje, jo për atë që kemi bërë, por atë që nuk e bëmë ashtu sikurse duhej ta kishim bërë.
Azemi është historia e një studenti të thjeshtë jashtë establishmentit të kohës që bëri epokë. Vrau frikën dhe udhëhoqi drejt lirisë një popull që deri atëhere hante bar dhe parimet nuk i shkelte duke u sjellë si një dele e urtë jo e Perëndisë, por e Dreqit.
Trim, guximtar, rebel i përjetshëm, ai është sot një pikë referimi dhe krenaria e çdo demokrati dhe e një kombi, që mes nënshtrimit e sakrificës, zgjodhi në ato ditë të historisë sakrificën për ngadhnjim.
Eshtë historia e një politikani që u kthye në një idhull për rininë e kohës dhe që nuk erdhi nga akademitë politike. Nuk kishte studiuar shkenca politike, dhe megjithatë ai nënshtroi klasën burokratike të diktaturës dhe politikën gjysëm shekullore.
Elokuenca e tij kur ngrinte peshë studentët në Qytetin Studenti dhe më pas shqiptarët nuk vinte nga shkolla e aktrimit. Ajo buronte nga zemra e një të riu, e cila ishte më e fortë se i gjithë aparati i propagandës së diktaturës.
Një njeri i vetëm përpara një makinerie krimi bëri të përmbyseshin të gjitha teoritë e historisë së revolucioneve dhe të politikës. Po çfarë e bëri aq të fortë Azemin? Ai nuk ishte një supermen. Ai lindi nga rruga. Njeriu me xhaketë lëkurë false, me një palë këpucë të baltosura, me uri në fytyrë, gjunjëzoi një perandori.
Forcën e mori nga vuajtjet, kurajon nga qëndresa, trimërinë nga historia, por Azemi kishte një armë akoma më të fortë. Nuk është sekrete. Atë e bënte të pamposhtur kauza e lirisë që e kishte nxjerrë në rrugë, të cilës i qëndroi besnike dhe tek e cila besoi deri ditën e fundit. “Ne s’kemi ardhur për një pjatë grosh apo pak sheqer më shumë në çaj. Duam pluralizmin politik”, ishte përballja e parë e Azemit me të fundit dikator.
Sot duket si një përrallë historia e Azemit. Tregojeni atë sa më shumë tek fëmijët përpara se ti zërë gjumi, edhe tek fëmijët që mësojnë abetaren, edhe tek nxënësit në gjimnaze. Përmendeni atë sa më shumë në auditoret e universiteteve. Kurrë mos u lodhni së përmenduri sepse vetëm kështu mund ta kthejmë atë në legjendë dhe përtej legjendës të krijojmë mitin dhe përtej mitit të rikthejmë në këtë vend forcën morale të udhëheqjes së një populli.

Kategori
Uncategorized

Ramën në Kuvend: Ja kushtet kur mund të jemi konkurrentë ne të dy.

Basha sfidon Ramën në Kuvend: Ja kushtet kur mund të jemi konkurrentë ne të dy

Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij të parë në Kuvend, si kryetar i Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Kuvend:

Që të bëhesh konkurrenti, im është shumë e vështirë për ty, ndoshta e pamundur, sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.

Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit jo vetëm për të larguar krimin nga politika, por edhe për të shpëtuar imazhin e diskredituar të vendit.

Duhet të arrestosh vëllanë e Fatmir Xhafajt dhe t’ia dorëzosh Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.

Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin. Duhet të gjesh dhe arrestosh gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani, me në krye kapitenin e tyre, Tahirin.

Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive. Duhet të rikthesh ne burg banditet qe lirove për zgjedhje.  

Kategori
Uncategorized

Pse duhet kujtuar sot Azem Hajdari.

10

Vitet ’90-ta të shekullit të kaluar për Shqipërinë ishin vite epokale të saj. Në këtë kohë nga Universiteti i Tiranës doli studenti me guxim të pashembullt, Azem Hajdari kundër diktaturës në Shqipëri. Ai formoi Lëvizjen Studentore për t’ i dhënë fund këtij regjimi bizar. Ramiz Alia, duke u mbështetur në filozofinë e dështuar komuniste, nis fushatën e reprezaljeve ndaj studentëve që kërkonin të drejtat e tyre demokratike, si popujt e tjerë në Evropë. Kundër kësaj dhune u ngritën fuqishëm studentët e Universitetit të Tiranës, në krye të të cilëve ndodhej lideri i tyre Azem Hajdari.
Në demonstratën e madhe studentore në Tiranë 1990, për herë të parë doli në publik parulla “Liri, demokraci…” që nuk ishte parë për 50 vjet në hapësirën e Shqipërisë së shkallmuar. Në mbështetje të kësaj lëvizjeje ishte edhe Dr. Sali Berisha, intelektualët dhe demokratët e tjerë gjithandej Shqipërisë. Azem Hajdari ishte një figurë e plotë kombëtare, intelektual, politikan dhe mbi të gjitha demokrat. Ai luftoi për të drejtën, për njerëzoren, për një shoqëri pluraliste, ku askush nuk do të mbetej i pakënaqur. Duke u nisur nga këto dhunti të natyrës së tij, del se synonte që shteti të jetë ai që popullit t’i ofrojë kushte për të qenë i lumtur, i lirë dhe i sigurt. Pra, ëndrra e tij ka qenë: një Shqipëri demokratike, e zhvilluar ekonomikisht dhe model i qytetërimit evropian.
Duke pasur tiparet e një udhëheqësi të madh me vizion të qartë, fitoi simpatinë e mijëra të rinjve e të rejave, të punëtorëve, të atyre që kishin vuajtur e që po vuanin ende në birucat e errëta në Shqipërinë e stërlodhur. Dhe ajo çka është e rëndësishme të theksohet në këtë shkrim, Azem Hajdari gëzonte autoritetin e të gjithë liridashësve në Shqipëri dhe në krahinat e tjera shqiptare, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe tek shqiptarët në botën e jashtme.
Pas aplikimit të pluralizmit, Azem Hajdari, zgjidhet kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike shqiptare, e para parti opozitare pas 50 vitesh diktaturë në Shqipëri. Pra, në këtë periudhë formohet Partia Demokratike, e cila me aktivitetin e saj çoi përpara proceset demokratike në gjithë Shqipërinë, edhe pse kishte pengesa dhe kërcënime nga komunistët e dërrmuar. Kësisoj demokracia në vendin e shqipeve u bë sinonim i lirisë, i drejtësisë dhe i vlerave qytetare evropiane, një proces liberal.
Në vitin 1992, Azem Hajdari zgjidhet deputet i Shkodrës nga Partia Demokratike dhe deri në fund mbetet besnik i ndërtimit të një vendi të lirë, demokratik e të zhvilluar.
I rritur në Malësinë e Gjakovës, në kufirin që ndante shqiptarët në dysh që nga viti 1913, Azem Hajdari njihte mirë padrejtësitë që iu kishin bërë historikisht shqiptarëve. Ishte njohës i mirë i rrethanave pushtuese të Kosovës nga Serbia dhe në Parlamentin demokratik në Tiranë, ishte ndër të parët deputetë që e ngriti problemin e madh të Kosovës.
Në vitin 1996, Azem Hajdari zgjidhet prapë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa në vitin 1997 iu kundërvu atyre që e dogjën dhe e shkatërruan Shqipërinë. Për këtë shkak në Parlament, ai u godit nga një atentator, por për fat të mirë i shpëtoi vdekjes.
Nga një dorë mizore u vra më 12 shtator 1998, pikërisht 15 vjet më parë, kur sot eshtrat e tij po bartën në “Varrezat e Dëshmorëve”. Nuk ishte atentat vetëm ndaj tij, por ishte atentat ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së saj demokratike, atentat ndaj një Shqipërie përparimtare evropiane dhe ndaj njeriut, i cili bëri aq shumë për demokracinë shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit tronditi të gjithë liridashësit e Shqipërisë, të gjithë ata që vuajtën për lirinë e fjalës dhe lirinë e të drejtës së ekzistimit.
Në përcjelljen mortore, vrasësin e Azem Hajdarit, Dr. Berisha e quajti një akt mizor. Kundër vrasjes së Azem Hajdarit, në Tiranë u mbajt revolta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana. Erdhën mbi 100 mijë njerëz nga të gjitha viset shqiptare për të shprehur indinjatën e thellë kundër këtij akti mizor.
Qeveria, të cilën e udhëhoqi për tetë vjet Dr. Sali Berisha, realizoi pikësynimet që i kishte ëndërr heroi demokrat Azem Hajdari, për një Shqipëri të zhvilluar e të integruar në Evropë.
Sot, me rastin e 19-vjetorit mbi atentatin mizor ndaj tij, kur eshtrat po prehen në “Varrezat e Dëshmorëve” e kujtojmë si një nga figurat e ndritshme të historisë sonë kombëtare, si hero të demokracisë, si njeri me vizion për Shqipërinë demokratike, të zhvilluar dhe me vlera evropiane. Njerëzit e tillë në historinë tonë janë të rrallë. Vepra e tij do të jetojë gjithherë derisa të ketë Shqipëri demokratike dhe Shqipëri liridashëse. Duhet të punojmë shumë që një akt i tillë mizor, siç ndodhi me deputetin e demokracisë, Azem Hajdari, të mos përsëritet kurrë.

Jeta e një lideri

Po kush ishte Azem Hajdari, si e kanë njohur shqiptarët njeriun që u vu në krye të Lëvizjes Studentore që përmbysi diktaturën. Djalë i një familjeje punëtorësh dhe vetë vinte nga kjo klasë e nderuar derisa studioi për shkencat filozofike, më pas jurisprudencën, pavarësisht se ishte me dy fëmijë, Hajdari në dhjetorin e vitit ’90 vihet në krye të Lëvizjes Studentore që solli krijimin e PD, të parës forcë opozitare në vend dhe më pas shembjen e diktaturës komuniste.
I njohur për shpirtin e tij “rebel”, një opozitar i përjetshëm, por dhe një njeri shumë studioz dhe me etje për të mësuar, Hajdari nuk mungoi që të ishte në qendër të opinionit publik për drejtësinë e fjalës së tij.
Duke e përjashtuar veten nga të gjitha postet qeverisëse apo legjislative, pas fitores së PD në zgjedhjet e 22 marsit 1992, Hajdari jo pak herë do të dilte dhe kundër asaj që mendonte se nuk po bëhej drejt në PD. Gjithë bashkëkohësit e asaj periudhe kujtojnë jo pa emocion momentet kur ngujohet në grevën e urisë të ish-të përndjekurve politikë në vitin 1994. Ai i kushtoi gjithë jetën demokracisë dhe partisë që lindi, duke besuar gjithnjë te lideri i kësaj partie, Berisha, në implementimin e shtetit të së drejtës.
Si një besimtar i devotshëm, jo rastësisht në portofolin e tij ditën e vrasjes iu gjet fotografia e Dervishit të Luzhës dhe gurë nga kisha e Shna Ndout në Laç, Hajdari dhe pas rrëzimit të PD nga pushteti, nuk iu nda kësaj partie, duke qenë dhe mbështetja kryesore për ish-Presidentin Berisha, i cili u rikthye në krye të PD. Por drejtësia e fjalës, denoncimi i hapur i gjithë skemave që mendonte se janë kundër vendit, i krijoi armiq të shumtë, që solli dhe disa atentate në drejtim të tij, njëri në Tropojë ku mbeti i plagosur Pollo i TVSH, ndërkohë që tjetri po atë vit në sallën e Kuvendit, ku pas një sherri banal, një ditë më vonë ish-deputeti socialist i Hasit, Gafurr Mazreku e qëlloi me pesë plumba, por që mrekullisht lideri i dhjetorit ia arriti t’ju mbijetojë. Gjë që nuk ndodhi një vit më vonë, teksa vritet në një atentat para selisë së PD. Vrasja e tij solli dhe një përplasje të fortë më 14 shtator, ngjarje e cila ende mbetet mister, pavarësisht interpretimeve të ndryshme, sidomos të personave që nuk kanë qenë dëshmitarë të atij kaosi ku institucionet papritmas u gjendën nën dhunë.
Kjo është biografia e shkurtër e një lideri me jetë të trazuar, një njeriu që shembi diktaturën dhe solli pluralizmin në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Muslim eller kristen? Inte så stor skillnad i Albanien.

 

Begravningsplats i Berat i Albanien.
Muslimska och kristna gravstenar på begravningsplatsen i Berat.Bild: Patrick Holmström

Den äldre albanska kvinnan tittar oförstående på mig som just upplyst henne om att kristna, muslimer och judar inte vilar tillsammans på finländska begravningsplatser.

Samt att inte ens de olika kristna grupperna – katoliker, ortodoxa, lutheraner och andra – brukar samsas om samma begravningsplats.

– Varför gör ni så, frågar hon. Vad ska det vara bra för?

Det är alltför komplicerat att förklara på stående fot och hon går sin väg utan att få svar.

Jag strövar omkring på begravningsplatsen i staden Berat och ser hur muslimer och kristna ligger begravda sida vid sida.

Begravningsplats i Berat i Albanien.
Bild: Patrick Holmström
Begravningsplats i Berat i Albanien.
Bild: Patrick Holmström
Begravningsplats i Berat i Albanien.
Bild: Patrick Holmström

Lite senare talar jag med den 36-åriga Tiranabon Romelda Koka och frågar henne om hennes religiösa hemvist – om det finns någon.

– Min pappa är muslim, min mamma är kristen ortodox, jag var tidigare gift med en katolsk man och nu är jag gift med en muslim, säger hon utan att göra något större nummer av det.

Romelda Koka.
Romelda Koka.Bild: Patrick Holmström

Själv vill hon inte definiera sig som kristen eller muslim, utan som någon form av syntes.

– Jag gillar alla religioner vi har här, deras läror och högtider. Man kan finna något vackert i varje religion. Och det är så fint då man kan fira varandras högtider tillsammans vid samma bord, vare sig det är påsk, jul, ramadan eller något annat.

Så i din familj har ni alltid firat både kristna och muslimska högtider?

– Ja, naturligtvis.

Albanien som exempel för omvärlden

Den här samexistensen är något som de flesta albaner jag talar med verkar vara stolta över.

Ett stort erkännande var då påven Franciskus kom på besök 2014.

Han sade sig vilja uppmärksamma att muslimer och kristna kan leva fredligt sida vid sida trots att atmosfären är infekterad på många andra håll.

Påven Franciskus under sitt besök i Albanien 2014.
Plakat vid påvens besök: ”Jag älskar Bibeln och Koranen eftersom jag är alban”.Bild: EPA/ARMANDO BABANI

Albanien är det enda landet i Europa som anses ha muslimsk majoritet, men det märks knappast alls i gatubilden om man ser till exempelvis klädkoden för kvinnor.

Huvudduk verkar främst bäras av lite äldre kvinnor som är ortodoxa eller katoliker – åtminstone i städerna.

Alla helger firas

Det finns ingen pålitlig statistik över den religiösa fördelningen, men en vanlig uppskattning är 60 procent muslimer, 15 procent katoliker och 10 procent ortodoxa.

De flesta muslimer är sunni, men också den sufiska Bektashiorden har flera anhängare.

OMSTRIDD STATISTIK OM RELIGIONERNAAlbanien hade tidigare också en judisk befolkning, men de flesta emigrerade till Israel då kommunismen föll och gränserna öppnades.

Både julen, den katolska och ortodoxa påsken, id al-fitr och id al-adha är officiella helger i den albanska kalendern, liksom nouruz som firas som religiös högtid av bektashierna.

Under den kommunistiska diktatorn Enver Hoxha blev Albanien ett land som till skillnad från de övriga kommunistländerna i Europa uttryckligen förbjöd religioner.

Alla bönerum stängdes och förstördes eller fick förfalla.

Gammal moské i nordöstra Albanien vid gränsen mot Kosovo.
Gammal bymoské i nordöstra Albanien nära gränsen mot Kosovo.Bild: Patrick Holmström
Kyrkoruin i byn Mesopotam i Albanien.
Delvis förstörd bysantisk kyrka i byn Mesopotam i södra Albanien. Nu under försiktig uppbyggnad.Bild: Patrick Holmström
Begravningsplats i byn Mesopotam i Albanien.
Begravningsplatsen i Mesopotam.Bild: Patrick Holmström

En del bedömare tror att den avslappnade inställningen till olika religioner beror på att religionerna effektivt undertrycktes under kommunismen.

Det avfärdas som cynism av den 26-åriga läkarstuderanden Hasib Buba i Berat.

Han sköter böneutropen och leder emellanåt bönen i en av moskéerna i den Unescolistade staden.

Hasib Buba.
Hasib Buba.Bild: Patrick Holmström

– Den här ömsesidiga respekten grundar sig på historia och kultur som går långt tillbaka i tiden även om kommunismen säkert också bidrog, säger Buba.

Albanerna ville vara sina egna och byggde upp egna församlingar för att kunna vara självständiga gentemot Vatikanen, Bysans och Osmanska riket, förklarar han. Det skapade en gemenskap.

Ikon med muslimska inslag av ikonmålaren Onufri på 1500-talet.
Den kristna ikonmålaren Onufri använde även muslimska minareter i sitt kristna måleri i Albanien på 1500-talet. Den här ikonen finns i Onufrimuseet i Berat.Bild: Patrick Holmström (med tillstånd av Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”)

Albanerna har alltid gjort som de vill och i dag är det helt normalt med exempelvis äktenskap över religionsgränserna, konstaterar den unga muezzin i Berat. Dessutom firar man varandras högtider.

– De kristna lyckönskar oss muslimer då det blir id och kommer med passande mat. Och vi kommer till dem med presenter på julen, säger Buba som ursprungligen kommer från en kristen familj men som konverterade i de sena tonåren.

– Före det visste jag inte ens att det fanns folk som gick i moskén.

Han säger att han studerade flera religioner av pur nyfikenhet och stannade för islam, som han tyckte gav bäst svar på hans stora frågor. Bibeln studerar han fortfarande.

Lättsamt förhållande

Det kan tilläggas att albanerna fortfarande gör som de vill då det gäller religiösa traditioner och regler.

I staden Kavaja strax sydväst om Tirana saknade en imam både moské och minaret.

Han gjorde om en skorsten på ett gammalt fabriksområde till minaret, klättrade upp i skorstenen för att sköta böneutropen helt utan tekniska hjälpmedel och höll bönestunder vid skorstenens fot.

Skorstensminaret i Kavaja i Albanien.
Skorstensminareten i Kavaja.
Skorstensminaret i Kavaja i Albanien.
Imamen klättrade upp skorstenen flera gånger om dagen trots att han var över 80 år gammal.Bild: Patrick Holmström

Och strax bredvid en liten moské i staden Berat finns ett snabbmatsställe som kallar sig Heaven’s Kitchen.

Det är en anspelning på Hell’s Kitchen i New York men som får en helt annan dimension då minareten tornar upp sig invid.

Heaven's Kitchen i Berat i Albanien.
”Himmelens kök” i Berat.Bild: Patrick Holmström

Efter kommunismens fall har det byggts stora katedraler i Tirana för både katolikerna och de ortodoxa.

Och som bäst pågår byggandet av en moské som ska bli den största på hela Balkan. Den finansieras av Turkiet.

MOSKÉBYGGEN ÄR TURKIETS SPJUTSPETS I UTLANDETKanske betecknande för den albanska religiösa samlevnaden är att den stora moskén i Tirana ligger vid en bulevard som är uppkallad efter Jeanne d’Arc.

Hon är ett av de viktigaste helgonen i katolicismen.

Dessutom passeras moskébygget av en gata som uppkallats efter den förra amerikanska presidenten George W. Bush.

Han startade det USA-ledda korståget mot den islamistiska terrorismen efter attackerna mot World Trade Center i New York den 11 september 2001.

Jeanne d'Arcs gata invid moskébygge i Tirana.
Jeanne d’Arcbulevarden i Tirana med det turkiska moskébygget i bakgrunden.Bild: Patrick Holmström
George W. Bushgatan i Tirana.
George W. Bushgatan i Tirana.Bild: Patrick Holmström

Allt är dock inte som i Strömsö. Ett hundratal albaner hann rekryteras till al-Nusra och IS i Irak och Syrien innan myndigheterna fick stopp på fenomenet.

Tiotals ex-jihadister har återvänt och Hasib Buba i Berat säger sig börja se tecken på albansk hatretorik på sociala medier.

– Världen är mera uppkopplad än tidigare och olika extrema tänkesätt sprider sig.

Han vill att regeringen ska försöka stämma i bäcken och starta en kampanj för att lära medborgarna att hantera personer med radikala åsikter och få dem att avvisa sådana tankar.

– Jag är rädd för att vårt toleranta samhälle håller på att förändras. Och jag vill att folk inte ska ta det fredliga nuläget för givet utan börja jobba för att det överlever, säger Hasib Buba.

Graffiti med Enver Hoxhas namn i Porto Palermo i Albanien.
“Religionsdödaren” Enver Hoxha spökar fortfarande på en del ställen i Albanien. Här i Porto Palermo vid kusten i söder.Bild: Patrick Holmström
Enver Hoxhas verk säljs i souvenirbutik i Gjirokaster.
Hoxhas verk säljs som souvenirer i hans hemstad Gjirokaster. Läromästaren Lenin flankerar.Bild: Patrick Holmström

ALBANIEN LANDSFAKTA

Kategori
Uncategorized

Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri.

basha-2-933x445

Ish-kryeministri Berisha ka devijuar gjithë rrjedhën e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke kthyer prozhektorët tek ngjarja e djeshme në Kuvend, ku  rezultoi se të paktën dy prej votave të PD-së, kaluan në favor të Gramoz Ruçit për zgjedhjen e tij si kryetar Kuvendi.

 

berisha3-1-768x517Sali Berisha:

Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e denojmë. Na duhet prova për të qenë serioz. Të kërkojme prova nga komisioni se nuk na shërben të mbajmë qëndrim në falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli që na gjykon. Nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve.

Ervin Salianji:

Unë bindem vetë…

Sali Berisha (duke ju drejtuar Salianjit)

Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheni. Grupi është grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen që aty është tradhëti. Nuk ngushëlloj mbështetësit me një mashtrim.
Kush del në emër të grupi merr miratimin e grupit nuk del vetë. Këta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Më vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe që kjo që themi ne, shitblerja e deputetëve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Në 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.
Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News-i thoshte Ruçi zgjidhet me votat e PD-së. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një, prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim.
Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava.
Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të kryesisë së grupit që të bëj qëndrim të qartë.
Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim

Lulzim Basha:

Ervin boll tani. Nuk ka rëndësi përshtypja jote. Le të mbajmë qëndrim si thotë Doktori.

Pika 1: Dënimi i aktit.
Pika 2: Nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim
Pika 3: Kush shet votën nuk ka vend në PD.
Pika 4: Në krye të parlamentit është ai që nuk hyn dot në SHBA. Dhe hapin e parë e bën si mafioz.

Grida Duma:

Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, ti qëndrojmë asaj.

Sali Berisha:

Grida nuk kemi qenë dalord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe  të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.

Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha dhe Skënderbeu i një pikture.

 

Në vitet ’70 Komiteti Qendror i PPSH-së porositi një pikturë me sfond historik, të cilën e vendosi në një prej zyrave kryesore të tij. Në mënyrë simbolike, kjo pikturë pasqyron propagandën e regjimit komunist, sipas së cilit vetëm ai regjim po realizonte aspiratat shekullore të popullit shqiptar.
Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavëdronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjtë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.
Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha.