Kategori
Uncategorized

Kembanat bien, por askush si degjon..

Emigrantet te braktisur si nje mall pa zot, enden edhe sot e kesaj dite dyerve te botes, dhe per ta skujtohet askush.

487974_10151850333729293_423243178_nAktivist dhe drejtues ne shoqatat shqiptare qe ne krijimin e tyre. por me shume ai eshte, krijuesi, mesuesi i shkolles shqipe falas  per femijet emigrane ne qytetin e Volosit Greqi, me te drejte veh ne pah dhe akuzon autoritetet shqiptare,per mos zgjidhjen e problemeve te emigranteve shqiptare dhe mbas 24 viteve ne emigrim.

Eduart Tafaj.

Qe te jemi me te sakte, per ta kujtohen vetem ne pragun e zgjedhjeve, pra ne fillim fushatash elektorale. Jo se nuk na njeh politika! Jo se shteti ame nuk e ka mendjen te ne, dhe nuk na njeh!! Jo, ata na duan, na duan per votimet. Ata na donin, kur nisnim prane familjeve tona ato qindra miliona dollare, cka bente te kollajshme qeverisjen e tyre. Ne na duan, se sa here do te ndryshoje drejtimi qeverises, na ndryshojne edhe ngjyren e pashaportes, e bashke me ngjyren na ndryshojne dhe tarifen, dmth cmimin, por jo trajtimin. Te braktisur para problemeve. Te braktisur ne meshiren e fatit, dhe burokracise se shteteve ku ne kemi emigruar! Te harruar vetem nen kujdesin e perfaqesive diplomatike tona, qe ne te shumten e rasteve vetem mbeshtetje morale mund te na ofrojne. E per keto ka shume shembuj. Para pak ditesh ne Lamia te Greqise, ne nje aksident, humb jeten nje femije Shqipetaresh emigrante. Per kete familje pervec tragjedise, ju shtua edhe dhimbja tjeter burokratike, e dhimbeshme po aq sa edhe tragjedia. Nuk i jepesh kufoma prinderve per te kryer ritet e lamtumires, pasi femija rezultonte e pa regjistruar, pasi prinderit ishin te paligjshem! Nje tragjedi e pergjithshme kjo, ne kuptimin e plote te saj.

imagesEkziston nje ligj i tille, qe emigrantet e paligjshem ne Greqi, ne rast se Zoti ju jep mundesine te behen prinder, ata sdo kene mundesine qe kete gje te jua njohin edhe gjendjet e regjistrimt te zyrave civile. E perseri emigrantet vetvriten me heshtjen e tyre. Me gjithse emigrimi i paligjshem mbart keto risqe, kjo nuk do thote qe keta sjane njerez, dhe ndaj tyre sduhet te sillemi si njerez. Jemi komuniteti me i madh i emigranteve ne Greqi, dhe me i percari ne mijra pjese. Me reagime te vakta. Me nenshtrime politike.

984102_10151623609654293_2046498579_nMe nderhyrje miqsh dhe klanesh, kemi arritur qe kete komunitet shume i fuqishem nga se ne e imagjinojme, ta gjunjezojme deri ne poshterim. Po te nderuar, ashtu sic edhe e cilesoj, qe komuniteti yne ku edhe une bej pjese, jemi te gjunjezuar deri ne poshterim. Te harruar nga te dyja krahet! Te pa perfaqesuar! Kujtohen per ne vetem ne anen ekonomike! Qellimisht po ndikohet te humbasim brezin e dyte dhe te trete te emigranteve! Qellimisht po na lodhin qe te mos kthejme koken nga vendi ame!

1230038_10151850331709293_983777819_n
Te gjitha keto na rendojne. Na rendojne aq shume, sa ne nje dite kjo ngarkese do te hidhet! Do te hidhet aq larg sa copa sdo i ngelet.

Kush eshte Eduart Tafaj?

Ndiqni linkun e me poshtem:

http://gazetatelegraf.com/eduart-tafajdeputeti-i-agimit-te-arte-kunder-mesimit-te-gjuhes-shqipe-ne-volos/

Kategori
Uncategorized

Anti-berishizmi si justifikim i tejzgjatur…

Është tanimë e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitëse të dëgjosh akuza të pafundme dhe përsiatje shumëngjyrëshe kundër ish-kryeministrit Berisha. Kanë kaluar tanimë 17 muaj të bollshëm nga “Qeverisja e Re” dhe të përqendrohesh te trashëgimia “dramatike” e qeverisë Berisha, si një peshë e papërballueshme për t’u “ngritur mbi supe” dhe për t’u zhbërë, është dita- ditës më e pamjaftueshme. Thënë shqip, ky argumentim nuk mban më.

NGA ARTUR ZHEJI.

Në qoftë se këto akuza, që tingëllojnë sot më së shumti retorike, nëse do të vazhdojnë edhe për ca kohë, si edhe duket nga trendy i deritashëm, na jep me dije se ndoshta diçka thelbësore nuk shkon mirë. Nënkuptohet kështu që, kapaciteti për të ngritur lart kurbën e kërrusur ekonomike të krizës, të një krize jo vetëm shqiptare, por rajonale dhe europiane, është një kapacitet që po kalon edhe ai krizën e vet.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më tej të ndahet me argumente letrare: në engjëj dhe në djaj.

E ka bërë këtë edhe Berisha, për shumë vite, si taktikë dhe si “modus operanti”, të të bërit politikë. Është pra një déjà vu në stilin e komunikimit dhe të parashtrimit të gjërave.

Më kujtohen fare mirë vite të shkuara, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, në vitet 2002-2005, që kishte nga ata ministra apo “drejtorë të mëdhenj” që dërgonin fjalë dhe premtime nëpër kanale të ndryshme dhe të fshehta komunikimi, tek Doktori, dhe i kërkonin Berishës, në mënyrë absurde, ndihmë për karrierën e tyre në krizë. Ndihma qëndronte në kërkesën që ai t’i sulmonte dhe t’i akuzonte politikisht në Kuvend. Kështu ata, të sulmuarit nga Doktori, shpresonin të fitonin pikë dhe të merrnin grada besueshmërie në Partinë Socialiste. Duke ndjekur Parlamentin e këtyre kohëve, më duket se ky fenomen duket sikur po fillon të përsëritet edhe sot.

Sepse, përveç kryeministrit Rama, që është detyrimisht në linjën e parë të protagonizmit dhe të përballjes politike, të tjerët, thjesht duhet të raportojnë Institucionalisht mbi arritjet apo mosarritjet e tyre.

Sporti retorik për të goditur verbalisht Berishën, largon debatin parashtrues, ose si e thotë latini, debatin propozitiv të këtyre zotërinjve. Dhe kjo është tanimë e bezdisshme, sepse shumica e diskutantëve, kuptohet në një klimë emocionale të tejzjarrtë, më së shumti nuk raportojnë se çfarë është bërë dhe se çfarë do të bëhet, por fillojnë e mbarojnë me “bilancet negative apo katastrofike” të qeverisë së shkuar. Simbas stilit: ngrihem për të diskutuar se çfarë nuk është bërë në kohën e qeverisë Berisha dhe jo për të diskutuar se çfarë kam bërë apo çfarë nuk kam bërë unë, si ministër apo diçka tjetër. Këtë le t’ua lënë gazetarëve apo analistëve politikë, profesionet nuk kanë përse të ngatërrohen qëllimisht.

Që qeveria e kaluar, sidomos në dy vitet e fundit, pati një rënie dramatike rezultatesh, kjo dihet tanimë. Nuk është as mister dhe as e panjohur. Më 23 qershor, për këtë bilanc dhe për ato energji në shterim e sipër të ish-qeverisë, pati edhe një rokadë të qartë e të thekshme elektorale pushteti. Sepse pati, nga Mazhoranca e Re, premtime dhe parashtrime që u besuan, të tipit “Rilindës”, të cilat krijonin bindjen dhe idenë tek shumica e zgjedhësve se Rokada e Pushtetit do të ishte Zgjidhja e Krizës.

Koha dhe parametrat e rezultateve të deritashme rrëfejnë që nuk paska qenë absolutisht kaq e thjeshtë. Ekuacioni qeverisës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë më i komplikuar. Natyra njerëzore është po ajo, mëkatare dhe egoiste, përfituese dhe grabitqare. Kështu ka mbërritur të mbijetojë raca apo natyra e “homo sapiens” deri në ditët tona të evolucionit të vet, shekull mbas shekulli dhe mijëvjeçar pas mijëvjeçari.

Korrigjimi i kësaj natyre nuk mjaftohet dot kurrë me ndryshimin e një Maxhorance, e pra, me zëvendësimin e saj me një tjetër. Është një Evolucion i gjatë zhvillimi. Eksperienca e vetme, jo perfekte, por gjithsesi e suksesshme në botë, është qytetërimi i sotëm perëndimor. Dhe rrënjën e vet, ky model kaq i vështirë për t’u mbërritur, e ka tek ndryshimi gradual i institucioneve. Proces ky së paku 300-vjeçar dhe shumë i përgjakshëm, dhe shumë i reflektuar. Por edhe i mirëfinancuar nga grabitjet masive koloniale dhe postkoloniale, nga ana e vendeve të zhvilluara ndaj vendeve të tjera.

Për t’u kthyer në terrenin konkret, kur Rama shkonte drejt pushtetit në vitin 2013, e dinte fare mirë Shqipërinë që po merrte në duar dhe instrumentet që kish për qeverisjen e saj. Ai e braktisi me vetëdije betejën parlamentare për Presidentin në vitin 2012.

Dhe sot, Kryeministri duhet t’i bëjë hesapet me Bujar Nishanin, President të Republikës. Nuk ka përse ankohet për këtë. Dhe kjo vlen edhe për Prokurorin e Përgjithshëm, edhe për drejtorin e SHISH.

Rama, Kryeministri pra, ose duhet të bashkëjetojë si të mundet me ta, ose të bashkëpunojë brenda ca hapësirash të ngurta, ose të përshtatet, duke shtuar disa herë më shumë volumin e punës së ekzekutivit. Rrugë tjetër më të thjeshtë dhe më komode nuk ka, së paku edhe për disa vite të mira e të gjata njëkohësisht.

Mirëpo, gjithsesi vendosja në qendër të së “keqes”, apo të yçklës që nuk mirëfunksionon, me arsyen-justifikim se Berisha, edhe sot, i ka të gjitha fajet, është si t’i japësh gaz një makine pa karburant.

Berisha është në Tiranë. Në shtëpinë e vet politike apo familjare. Ballë për ballë dhe a “modo suo” (sipas mënyrës së vet). Me defektet, mëkatet, apo të mirat e tij.

Berisha, ka dhe do të ketë një influencë të padiskutueshme në mjaft struktura strategjike të shtetit. Por ky nuk është një koeficient i panjohur, sepse dihej edhe në qershor 2013, se do t’i kishte. Si njeri përcaktues për shumë karriera politike institucionale dhe si siguresa politike të së nesërmes. Pavarësisht interpretimeve në politikë, për atë tërësi interesash dhe influencash që përbën thelbin e pushtetit dhe politikës, ky fakt mbiquhet largpamësi politike.

Rama dhe qeveria e tij, ka gjithsesi shumë e shumë hapësira që të rrëfejë potencialin e vet reformator apo “shtetformues” dhe për këtë Berisha nuk mund ta pengojë, edhe sikur të donte. Parada e fjalimeve të zjarrta antiberishiste, të disa ministrave apo të disa aspirantëve për ministra, është duke u kthyer në një taktikë politike të pashijshme. Nuk mund të mbushen gropat e mossukseseve të aksh drejtori, apo të aksh ministrie, me vrulle pikante fjalësh sulmuese antiberishiste, që adresohen tek e kaluara, si justifikim, për mosmbërritjet e sotme.

Sepse Berisha apo “trashëgimia” e tij qeverisëse nuk “luftohet” me fjalime retorike, shpesh me përmbajtje të theksuar ideologjike. Përballja me të bëhet me bilance, me shifra dhe me vepra konkrete, në terren konkret.

Përndryshe, pas ca kohësh, duke gjykuar nga fjalët e pafundme ankimtare dhe akuzonjëse, nuk do të dallojmë dot kush është në pushtet dhe kush jo.

Kategori
Uncategorized

“ZOTI JU MBROJTTE” VENDI PO SHKON BUTESISHT DREJT 1997-TES…

IMG-20150213-00684Lufta e ndyrë.

Ky vend po shkon me nje butësi cinike drejt një konflikti si ‘97-a. Madje më keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo provë? Ok, në qafë paçi veten, sepse nëse s’e keni kuptuar akoma, atëherë po ju them se ne jemi tashmë në luftë dhe ajo është vërtet “dirty -e ndyrë”. Sepse nuk është më ballë për ballë. Është kurvërisht skuthe dhe joburrërore.
Nga Besnik Aliaj. 14 Shkurt 2015
besnik aliaj Ky vend po rrëshqet butë por frikshëm drejt “dirty war”! Ah, e kuptova…Po mendoni se jam demoralizuar? Trembur? Depresuar? Ok, …po nëse nuk ju mjafton terrori i bombave si Italia e viteve ‘70-‘80, atëherë po jua shpjegoj. Nuk besoj se ka më naivë të mos kuptojë se ç’ndodh. As gënjeshtrat në mediat e kontrolluara nuk pijnë më ujë. As zgjedhjet demokratike vendore në horizont! Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar të mundshme sepse jemi irracionalë. Nuk besojmë tek idetë, pozitiviteti, konstruktiviteti, tryezat, negociata, ndarja e pushtetit. Ne fjalën e fundit e themi në fillim! Sa e kemi pushtetin, ne e duam të gjithin vetë. Asnjë thërrime për të tjerët. Kur nuk e kemi, bëjmë moral…
Pra ky vend po shkon me nje butësi cinike drejt një konflikti si ‘97-a. Madje më keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo provë? Ok, në qafë paçi veten, sepse nëse s’e keni kuptuar akoma, atëherë po ju them se ne jemi tashmë në luftë dhe ajo është vërtet “dirty -e ndyrë”. Sepse nuk është më ballë për ballë. Është kurvërisht skuthe dhe joburrërore. Madje ajo nuk bazohet në asnjë ideologji, vlerë, parim, mirësi apo besim. Pra mund të më thotë dikush se kush përfiton kur dy palë zihen? Kush është i treti fatlum? Është ai djall apo engjëll? Jua them unë! Nuk do të jetë as forca e tretë politike jooo! Kjo sepse sistemi politik zyrtar postkomunist po shembet i gjithi me rrapëllime njësoj si “Muri i Berlinit”.
Pas Komunizmit të 1990-s, më 2006-n bashkë me “Lehman Brothers” ra edhe Kapitalizmi antihuman dhe i korruptuar i korporatave dhe mediave të kontrolluara. Ky kolaps e nxori klasën politike “formale” zbuluar e lakuriq me përkëdhelitë e papërgjegjshmëritë e saj skandaloze. Çuditërisht, ata kujtojnë se janë “zota” njësoj si liderët komunistë dikur. Njerëzit s’kanë bukë të hanë. Pra “fshati digjet, kurva krihet”, – thonë njerëzit e thjeshtë e të përvuajtur! Por ky kolaps moral ekonomik dhe politik është edhe më agresiv se ai në ‘91-n. Sepse tashmë nuk ka më shpresë dhe optimizëm. Nuk ka më referencë lokale dhe globale. Kjo rënie do ia lërë vendin kaosit total dhe ekstremeve ideologjike e religjiozet e panjohura nga ne më parë.
Do të jetë një kataklizmë e vërtetë, nëse…në horizont nuk dalin njerëz të rinj, të ditur, të papërlyer e me kurajë e filozofi të re shpresëdhënëses e konstruktive, që vërtet e duan këtë vend dhe shoqërinë përtej interesit të karriges së pushtetit dhe grupeve ekonomike që dominojnë. Po a ekzistojnë këta njerëz më? Vështirë ta them edhe pse dua shumë t’ju jap ende shpresë.
65072_442409022582269_2846846922857674370_nNdaj kujdes, të paktën mos u bëni pjesë e “dirty war” me gjuhë nepërkash, tritol, shantazh, Molotov, frikë, gozhda, kërcënime, gjoba, kontrolle, mashtrim…Sepse së shpejti ky mut mund t’ju bjerë vetë në kokë. Sepse ndërkohë i treti që ju fola më lart (me drapër-çekan, kryq të thyer, thasë droge apo libër të shenjtë, qoftë në dorë) e që fërkon duart djallëzisht, do të përfitojë që të shkojë në majë dhe të na sundojë me ligësi …
Zoti ju mbrojttë!
Kategori
Uncategorized

çanta me vdekjeprurëse ne bote.

Kjo është çanta më vdekjeprurëse në botë: Në të janë vendosur vetëm katër gjëra!

Kjo është çanta më vdekjeprurëse në botë: Në të janë vendosur vetëm katër gjëra! (FOTO)

​Kjo çantë është gjithmonë në afërsi të një prej njerëzve më me ndikim në botë, dhe të shumtë e quajnë “kutia e zezë” për një kohë të gjatë ajo besohet se përmban butonin e kuq për të aktivizuar raketa bërthamore.

Cantë e zezë prej lëkure që është gjithmonë diku në afërsi të presidentit amerikan Barak Obama, e quajtur “FootBall”.

Por ndërsa ka një lidhje me armët bërthamore, në këtë çantë të zezë nuk ka asnjë buton i kuq. Më sigurt, në të janë vendosur vetëm katër gjëra, dhe një prej tyre është libri i zi i 75 faqeve të cilat, ndër të tjerat, është një përshkrim i procedurave në rast të sulmit bërthamor.

Përveç kësaj, çanta përmban edhe një libër me një listë të vendeve ku, në rast të një sulmi bërthamor, presidenti mund të fshihët. Ekziston edhe një dosje me sistemin e menaxhimit të komunikimit, dokumente nëpërmjet të cilave presidenti i SHBA-së, i drejtohet kombit në situata të jashtëzakonshme.

Dhe për këtë “komplet atomik ” që të jetë i plotë, këtu është edhe kodi për autorizimin e një sulmi bërthamor, dhe nëse kemi parasysh se në çantë vërehet shpesh edhe antena, mund të konkludohet se në të fshehet edhe disa sisteme komunikimi.

“Gjithmonë jeni nën presion, dhe unë shpesh i kam hapur për të siguruar që të gjitha gjërat janë ende brenda,” tha ushtari, Robert Patterson, i cili ishte në krye të çantës gjatë presidencës Klinton.

Kjo çantë vdekjeprurëse për herë të parë u shfaq në vitet presidentit Kennedy, menjëherë pas krizës së raketave kubane në 1962.

312

Kategori
Uncategorized

E vërteta e varrimit të Musine Kokalarit në Rrëshen

musine kokalariRrëfimi i fqinjit dhe varrmihësit të saj, Agim Haruni

Nga Ndue Dedaj

“Kur vjen për vizitë Enver Hoxha në Mirditë në vitin 1968, Musinenë e hipin në një makinë dhe e dërgojnë në Shënpal, njëzet kilometra larg Rrëshenit, për katër-pesë ditë, ku kishte qenë një kazermë e vjetër që kishte shërbyer si postë xhandarmërie e burg dhe më vonë shkollë. Natyrisht, bashkë me disa të internuar të tjerë, që mbaheshin për të rrezikshëm, me pretekstin që të mos i dilnin përpara për t’i futur ndonjë letër në xhep Udhëheqësit duke e shqetësuar…”. Ky është një pohim që bëhet për herë të parë nga Agim Haruni, njeriu që i ka qëndruar afër disidentes, komshi me të për 15 vjet, i cili ka qenë dhe varrmihësi i saj. Ai kujton gjithçka me imtësi dhe ka vetëm një qëllim, njerëzit të dinë të vërtetën rreth Musinesë, që e vlerësonte shumë, por që nuk e kishte ditur se ajo kishte qenë dhe shkrimtare. Ka vetëm një si peng brenda vetes, pas gjithë asaj që i kishte ndodhur “zonjës së rëndë”, që ajo të kishte rrojtur derisa të shihte ardhjen e demokracisë në Shqipëri.

Musineja kishte patur tri kohë në jetën e saj, nga të cilat, të fundit do ta kalonte në Rrëshen.

Koha e parë ishte në liri, në Gjirokastër, Itali dhe Tiranë, si studente, shkrimtare dhe politikane.

Koha e dytë do të ishte në burg në Burrel, në kushtet e heqjes së lirisë. Dhe koha e tretë në Mirditë, në internim, në liri të kufizuar. Pikërisht për këtë të fundit kemi folur me Agimin, 70 vjeç, ish-punëtor ngarkim-shkarkimi në ndërmarrjen tregtare të qytetit, njeri i çiltër dhe i hapur. Vetë ai është një viktimë e sistemit, me ndryshimin se i ati kishte qenë ushtarak dhe në kohën e regjimit komunist derisa i kishte ardhur teposhtja.

Në një nga kafenetë e Rrëshenit, ai na rrëfen për më shumë se një orë. “Ne si familje jemi nga Kuçi i Vlorës. Na sollën nga Shkodra në Rrëshen, në vitin 1958, për të na goditur pak nga pak. Babai im, Sulë Haruni, ishte oficer i kohës së Zogut, kishte shërbyer komandant i togës së rojës bregdetare në Durrës dhe Shëngjin në ‘39-n me Mujo Ulqinakun dhe ishte dekoruar disa herë, me “Medaljen e Trimërisë” për 7 Prillin, “Yllin e Kuq” të 10 Korrikut etj. Në vitin 1963, me 20 shtator, babanë tim, ish-partizan, oficer në Mirditë, e arrestojnë dhe dënojnë me 6 vite burg për motive politike, por bëri 4 vite e 3 muaj. Si kishte ndodhur? Katër ditë më parë se të vinte arrestimi na fusin në shtëpi një gazetë “Pravda”, që siç dihet ishte organi kryesor i shtypit të Bashkimit Sovjetik. Tri ditë më vonë, me 19 shtator, vijnë nga Dega e Brendshme dhe kontrollojnë shtëpinë, ku gjejnë gazetën e mallkuar, që jo rastësisht na e kishin bërë peshqesh dhe kështu të nesërmen babait i vënë prangat…”

Dhe armiqtë e pushtetit do të kishin të njëjtën strehë. Ata mblidheshin nga ana e anës dhe rraseshin në “kënetë” për të shtyrë jetën.

“Me Musinenë u njohëm në vitin 1968, kur ajo erdhi me banim në banesën tonë njëkatëshe, te një si kënetë në dalje të qytetit, nga ana e SMT-së, pasi aty ku ajo kishte banuar më parë ishte ndërtuar reparti ushtarak. Banonim aty këto familje: Musineja në një dhomë, familja jonë, babai, nëna dhe ne fëmijët në dy dhoma, Mark Ndoja, këpucar shkodran, që qepte këpucët e ushtarëve, me të shoqen Zinën në një dhomë, Yldyshane Kalo me të birin në një dhomë, pasi i shoqi grek ishte riatdhesuar në Greqi. Ajo ishte motër me Myzejenin dhe rronin së bashku me të ëmën, deri kur ajo vdiq. Ishin nga Konispoli, por internimi i kishte hedhur në Rrëshen. Banesa jonë njëkatëshe quhej “Pallati i të Deklasuarve”. Përmbytej sa herë binte shi, futej një gjysmë metër uji brenda, pasi rruga për në Kurbnesh, si një “pendë”, i pengonte ujërat të binin në përroin e Zmesë. Në raste të tilla vinim te hoteli i vogël dykatësh i qytetit, për t’u strehuar sa të dilte moti, por nuk na linte kush brenda….

…Gjëja më me vlerë që Musineja kishte në dhomë ishte një raft me libra. Në mur mbante fotografinë e babait dhe të nënës. I nxirrte librat jashtë vetëm kur lyente shtëpinë. Kur e pyeta njëherë për librat e Stalinit, ajo më tha: “Duhet me i lexue edhe këto…”. Dilte në oborr dhe shtrihej në një shezlong të vjetruar, me ndonjë libër a revistë në dorë, ose shkruante. Këtë dinte të bënte. Mbante shënime gjithmonë, ditar. Kishte një shkrim të hapur. E njoh edhe sot shkrimin e saj. Ndërkohë që nuk dinte të gatuante. Edhe e vdekur është gjetur me një libër në gjoks. Mundohej me pyet ndonjë fshatar për zakonet dhe traditat e Mirditës, po pak kush i ndalohej për të folur me të, pasi njerëzit kishin frikë nga Sigurimi. Kishte një zakon të mirë, lekët që fitonte në punë i fuste në bankë, mbante vetëm sa për të prishur, 80 lekë të asaj kohe në ditë për t’u ushqyer dhe për biletën e kinemasë. Me interesin e bankës blinte libra. Në fund doli se kishte kursyer 400 mijë lekë, që për kohën nuk ishte një shumë e vogël.

…Ishte tip i qetë, e dashur, por e rezervuar, një grua e mrekullueshme. Politika bënte punën e vet, s’kishe çfarë t’i bëje. Edhe ne komshinjve nuk na fliste në rrugë. Flisnim rrallë me të, se rrallë vinte te ne, për të parë televizor. Për herë të parë Drita Kosturin e kam dëgjuar nga ajo. Isha në Romë, na pati thënë njëherë, ku rroja me dy motra italiane, kur një natë takohem me Dritën në rrugë.

“Sa e bukur je”, më tha ajo, kurse unë ia prita:

“Po ti ku më sheh, në errësirë?” Qeshëm të dyja…”

Musineja punonte në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit, së bashku me një komshie të deklasuar, Prena Gjeçin, që ishte gruaja e Ndue Llesh Gëziqit, një intelektual i kohës me disa gjuhë të huaja, i dënuar politikisht, ngaqë kishte pas shërbyer në regjimin mbretëror.

Agimi s’resht së treguari episode nga jeta e tronditur e Musinesë. Kur u vra Beqir Balluku ajo tha: “Këta luftojnë për pushtet, unë nuk jam njëlloj me këta që po dënohen tani.”

Ndërsa një ditë vjen nga puna e mërzitur.

“Çfarë ke, Musine?” – e pyeti nëna ime, Kizi.

“Pashë në qytet atë që më ka torturuar në hetuesi në Tiranë!”. Por emrin nuk ia tha.

Ajo vetë thoshte se ishte Ermira Vela e romanit “Para agimit” të Shefqet Musarajt.

 

Izolimi i Musinesë kur Hoxha vizitoi Mirditën më 1968-n

“…Njerëzit nuk kishin punë me të dhe më së shumti i shmangeshin. Nuk di të ketë patur asnjë përplasje me ndokënd nga njerëzit e pushtetit në Mirditë. Nuk vinte kush me e kontrollue në shtëpi. Thjesht kalonte çdo ditë para Degës së Brendshme, sa për t’u parë nga oficeri i rojës, por nuk ndalonte. Vetëm atëherë kur Mirditën e vizitoi Enver Hoxha, e dërguan për disa ditë në Shënpal, aq sa ai do të qëndronte aty për vizitë. Ajo tregonte se kur ishin të vegjël luanin me Enverin në lagje në Gjirokastër, duke i vënë pëllëmbët mbi ato të shoqi-shoqit dhe ai e kishte pëllëmbën më të madhe se ne fëmijët e tjerë…”

Tani ajo duhej të ikte pikërisht nga ai, djaloshi i dikurshëm i lagjes së gurtë, në Shënpal, në një internim të dyfishtë, pasi ajo e internuar ishte, që atij të mos i mekej sadopak shkëlqimi i diellit sulltanor nga heretikët e regjimit, që befas mund t’i shfaqeshin përpara në rrugët e qytetit të vogël. “Prapa diellit” ishin degdisur gjithmonë heretikët…

Agimi vijon: “Më thirrën njëherë te Klubi i Degës dhe më thanë ‘Agim, dili dëshmitar Musine Kokalarit, se të japim shtëpi’. Por unë nuk pranova.

Kur mbaroi internimin në vitin 1979, i thanë të shkonte në Gjirokastër, por ajo donte të shkonte  në Tiranë, çka nuk ia lejuan. Atëherë ajo vendosi të vazhdonte të qëndronte në Rrëshen. Sa herë sëmurej i çonim një filxhan çaji të nxehtë. Derën mezi e hapte. I ka bërë shërbim Yldyshane Kalo, që ka meritë të veçantë për këtë. Në Tiranë, në Spitalin Onkologjik ishin dhe njerëzit e saj, Kokalarët, që kujdeseshin…”.

Agimi përshkruan më hollësi ditën e vdekjes dhe të varrimit të Musinesë.

“Ditën që vdiq gjeta tri adresa të shkruara nga ajo me dorën e saj, nisa tre telegrame, por nuk erdhi në varrim askush nga Tirana etj. Musineja ka vdek me datën 13 gusht 1983 dhe e kemi varros të nesërmen mbasdite, në varrezat e Rrëshenit, katër veta: unë, Yldyshane Kalo, Myzejen Kalo dhe Shaban Doçi (dy të fundit burrë e grua). Me sa mbaj mend në varrim kanë qenë dhe dy të internuar të tjerë, Gjergji Gjergo, ish-profesor Universiteti, dhëndri i Beqir Ballukut dhe Ymer Llugaliu, mësues kosovar letërsie…”

Në vitin 1991 Musinenë e kanë zhvarrosur familjarët e saj, të cilëve iu ka pri për te varri i saj Zina Ndoja, ish-komshia dhe tani varrin e ka në Shtish Tufinë, Tiranë. Agimi ngulmon në një fakt si dëshmitar okular: “Asht rrenë ajo që thueht ndonjëherë se demek kur asht zhvarros Musineja i ka pas duart të lidhuna me tela me gjemba(!) Unë i them cilitdo, mos rrej, se ka me dalë dikush me thanë të vërtetën dhe e vërteta e Musinesë asht se ajo nuk i ka pas duart të lidhuna me asgja, pasi jemi ne që e kemi varros, nuk ka qenë Sigurimi i Shtetit që e ka varros!…”.

“Të ishte gjallë sot e të shihte si erdhën punët”, e mbyll bisedën Agim Haruni, vlonjati që flet një gegnishte të përzier.

MAPO.

Kategori
Uncategorized

Ferri i vdekjes, Bulqize 2015.

MINIERAMiniera e Bulqizës / Kamp përqendrimi, ku varfëria mban peng jetën

“Galerite e minierave janë shnderruar në kampet e përqëndirmit të kohëve moderne, sot varfëria mban peng  jeten dhe lirine e jo vetem te minatoreve por dhe familjareve të tyre, nderkohë qe pushtetaret socialite te udhehequr nga Edi Rama dhe biznesmenet e babezitur nxjerrin miliona euro perfitime me çmimin e lirë të lekures së minatoreve skllever, qe varferia i detyron te punojnë dhe vdesin ne galerite e minierave”.

kid

“Shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria, duhen politika sociale”

Rreth 41% e familjeve në Shqipëri jetojnë me 4 dollarë për frymë në ditë.

Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë.

Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë.

Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria.

imgresJo vetem burra më krahe te fuqishem, por femije, gra, pleq e plaka, sa zbardh dita i qepen malit per t’u përpire me ore te tera nga ato zgavra të llahtarshme qe fshehin krom. Ky mineral per  banoret e Bulqizes është kthyer në mallkimin e bukes se perditshme, ndersa “padronet” i ka kthyer në zengjin të se sotmes qe korruptojnë jo vetem oficeret e policise, por nivelet më të larta të shtetit. Ne ato zgavra te llahtarshme pleksen viktima te pafajshme, fitime marramendese dhe afera të dyshimta korruptive, perballe te cilave pushon se ekzistuari edhe forca e prokurorise. Sot, sipas raporteve, te vete Policisë se Shtetit ka grupe  kriminale, kompani qe nuk paguajne asnje detyrim ligjor e punetorë qe pa frike mund t’i quajme sklleverit e shekullit  21. Kjo eshte miniera e Bulqizes, dhe historia e aferave të se ciles nis qe ne vitin 2001. Ne kete kohe u miratua koncesioni i pare i minieres se Bulqizes, së bashku me disa objekte te tjera qe përfshijne dhe fabriken e pasurimit te kromit.

FEMIJET-E-MINIERAVE-12_2Punetoret nxjerrin nga nentoka krom për nje pagesë qesharake. Te fortet e grumbullojne e me pas me një çmim shume te ulet ua shesin kromin kompanive te licencuara, me pas transportohet ne Durres si një mall i paster ligjerisht. Kjo eshte e gjithe skema e abuzimit dhe e përfitimit të kromit te Bulqizes. Se paku, kete ka vene ne dukje raporti i oficereve t sektorit kundëre krimit ekonomik ne Policine e Shtetit. Mekanizmi duket se eshte i qarte per kedo qe merret me këte biznes. Por duket se ketë mekanizem te shfrytezimit te krahut te lirë te punes, shmangies se taksave dhe  mbrojtjes nga te “fortet”, qe në të shumten e rasteve janë njerez me precedentë penal, nuk e bën çdo kompani e licencuar.

Kategori
Uncategorized

Te varferit jane shumica…

ben blushiPrej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive.

Përmbytja e ditëve të fundit ishte një projektor i ngritur mbi një gërmadhë

Prej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive. Burra të deformuar nga varfëria dhe pija e zgjatur e dëshpërimit, gra të egërsuara që i sulen një pakoje me biskota, kafshë të ngordhura që kanë dhënë shpirt nga braktisja, fëmijë të dobët, që shumë shpejt do bëhen si prindërit e tyre, shtëpi të shkatërruara nga mungesa e kujdesit, dashuria njerëzore për strehën, nga higjiena dhe kushtet minimale të jetesës, peizazhe të copëtuara nga kafshimi brutal dhe i pangopur mbi natyrën, në përgjithësi një rrënim që nuk ka shkak vetëm përmbytjen, por që përmbytja i nxorri në diell për të na e sjellë para syve.

Nuk duhet të jem i vetmi që e ka pyetur veten: ku jetojnë këta njerëz? Në cilin shtet? A jetojnë ata si ne? A kanë më ëndrra, iluzione, shpresë dhe fuqi për ta përmirësuar jetën e tyre? A besojnë ata se Shqipëria mund të ndryshojë? A kanë më besim te mirësia, te ligji dhe te shteti? A u flasin fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë apo ky frymëzim është zhdukur nga komunikimi familjar që në kushte mjerimi reduktohet në bli bukën, mbush ujin, ushqe bagëtitë, rrëmbe një tullë, gjej ca skrap, mbyll dritën, natën e mirë.

p8344_large1-370x250

Me sa duket.

Fjalori i kufizuar i varfërisë është edhe më i vrazhdë dhe shumë më mizor se kaq, sepse ka shume dhunë, shumë hakmarrje, shumë mllef dhe shumë pabesi.

Dyshoj se varfëria është një sëmundje, që nuk po e mundim dot. Dhe jo vetëm kaq. Ajo po shtohet duke zaptuar çdo ditë më shumë toka, çdo javë më shumë shtëpi, çdo muaj më shumë fshatra dhe qytete, çdo vit më shumë trupa dhe çdo dekadë më shumë shpirtra.

Të varfrit janë dorëzuar. Siç u pa edhe nga përmbytja, ata nuk luftuan. Sepse, përveç jetës së tyre, nuk kanë çfarë shpëtojnë tjetër. Kanë shumë pak për të mbrojtur. Prandaj delet dhe lopët u asfiksuan nga uji, shtëpitë u mbushën me llum deri në majë, prandaj tokat do mbeten edhe shumë kohë liqene të kalbur kufomash. Përmbytja dëshmoi se njerëzit nuk luftuan për ta shmangur dhe aq më pak për ta mundur. Sidomos të varfrit, që janë më të prekurit, iu dorëzuan pa kushte përmbytjes.

Por përmbytja është një ditë. Varfëria është një jetë. Përmbytja të vret. Varfëria të torturon. Përmbytja të mbyt. Varfëria të merr frymën. Do ishte një fabul ngjethëse kjo e të varfërve, që luten të ketë përmbytje me shpresën që shteti të kthejë sytë nga varfëria e tyre. Natyrisht kjo nuk ka ndodhur, përmbytja nuk është yshtur, askush nuk është lutur të mbytet, por kjo nuk do të thotë se të varfrit nuk kanë kuptuar se edhe përmbytja e yshtur nuk i nxjerr nga varfëria. Nga vetmia.

Të varfrit kanë kuptuar pafuqinë tonë për t’i shpëtuar nga varfëria. Kanë provuar meskinitetin, cinizmin, burokracinë e pashpirt, armiqësinë e administratës, sterilitetin e shoqërisë, vjedhjen e pasurive të përbashkëta, padrejtësinë, pasigurinë, injorancën, frikën, ftohjen, thatësirën, shterpësinë e tokave, pamundësinë dhe paaftësinë e shtetit për t’i nxjerrë nga balta e mjerimit. Ata kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë në njëzet vitet e fundit. Dhe nuk kanë më shpresë. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë dhe në këtë pikë janë të mirëkuptuar.

largea_53283584-1d2b-45c2-afa0-72165d98f0f0_mw1024_s_n1422802588

Të varfrit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë, sepse ata jetojnë në një rend tjetër, për të cilin këto avancime të mendimit njerëzor janë të panevojshme. Rëndesa e demokracisë së mbushur me burokraci për ta ka një peshë tjetër. Shumë relative. Ata jetojnë në rendin e mjerimit, që është një rend pa institucione. Prandaj kërkojnë vetëm ndihma dhe jo të drejta, siç u pa edhe ditët e fundit. Sepse të drejtën për të qenë i varfër nuk ta mohon asnjë rend.

Në shkëmbim pranojnë të jenë dekor. Gjatë zgjedhjeve dhe gjatë përmbytjeve. E japin veten si figurantë për një copë bukë, për pak miell, për një shishe vaj, për këpucë, për sapun, për furça, për rrecka, për patate, për kanoçe, për lëvere dhe foragjere. Kjo nuk është turp, por është zgjuarsia e varfërisë që merr një herë në vit atë që i takon çdo ditë.

Të varfërit e dinë se varfëria e tyre nuk shndërrohet. Ajo vetëm trashëgohet. Dhe trashëgimi pa kushte i varfërisë është kapitullimi më i madh i njeriut. Ai e zhvesh njeriun nga nevoja për të luftuar dhe për t’u revoltuar. Mjerimi ka egërsi, por nuk ka besim.

42054000_42062400

Nëse fëmija beson se nuk ia vlen të mësosh, nuk ia vlen të ndërtosh, nuk ia vlen të ndryshosh, sepse do jesh njëlloj i varfër si gjyshi dhe si babai, atëherë varfëria ka fituar mbi çdo përpjekje. Ajo ka mundur gjenin dhe ambicien. Ajo është kthyer në rend. Në një rend njerëzor.

Sado të duket e ekzagjeruar, besoj se shumë familje shqiptare jetojnë në këtë stad besimi dhe dorëzimi. Ata janë pajtuar me varfërinë.

Para zgjedhjeve të fundit, dikush prej nesh thoshte se varfëria është aleati më i madh i qeverive, pasi ajo mund të blihet lirë për t’u kthyer në vota, siç edhe ka ndodhur. Nëse kjo është e vërtetë, ky është fundi i moralit, siç janë zgjedhjet ngushëllimi i fundit moral. Por, nëse kjo ka qenë e vërtetë, atëherë mbetet e vërtetë, sepse të varfrit përgjatë një viti e gjysmë, nga zgjedhjet, nuk janë më pak. Ndoshta nuk janë më shumë, por janë njëlloj të pashpresë. Ose janë edhe më të pashpresë.

Gjatë kësaj kohe, ata kuptuan se ndërhyrjet morale, ligjore apo administrative, nuk e zbutën varfërinë, nuk i ulën taksat për të varfrit, nuk hapën më shumë punë, nuk zvogëluan borxhin, nuk e rritën ekonominë, nuk u kthyen në investime funksionale por vetëm estetike, nuk i lehtësuan çmimet e mallrave që shet shteti, nuk i rritën subvencionet, nuk i shtuan pensionet, nuk e përmirësuan skemën e asistencës sociale, nuk e ndëshkuan korrupsionin dhe prandaj, nëse reforma ka pasur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ta, sepse jeta e tyre e përditshme nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Në të kundërt, nëse reformat nuk i kanë prekur, masat ia kanë bërë jetën edhe më të vështirë. Masat i kanë hequr të vetmen liri që garanton rendi i mjerimit: lirinë për të abuzuar pak, çka ata besojnë se duhet të jetë legjitime, në një sistem ku të pasurit abuzojnë shumë. Të varfërit kanë shqisën për të kuptuar se dallimi mes reformave dhe masave është si ndryshimi mes kazmës dhe lopatës. Kazma e hap një gropë, kurse lopata e mbyll dhe e bën të mbjellshme.

Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë. Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma. Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat. Ata e dinë se kështu do vazhdojë dhe mundohen t’i ikin ndëshkimit të masave, me dyshimin torturues se masat bëhen për varfrit, ndërsa reformat, nëse bëhen, bëhen për të pasurit.

MINIERA

Me këtë nuk dua të them se reforma nuk ka pasur, sepse e di se kjo fjali ka shumë piper dhe prandaj djeg më shumë. Por për ngushëllimin e pjesshëm të atyre që i djeg, dua të them se nëse reforma ka pasur, ato janë horizontale dhe jo vertikale. Ato nuk prekin të varfrit. Ato nuk kanë gravitet. Sepse një reformë e paplotë është formë. Që më shumë keqkuptohet sesa kuptohet. Dhe të varfrit kanë inteligjencën për ta kuptuar.

Ata na njohin me mirë se ç’i njohim. Ata na shohin përditë, ndërsa ne i shohim kur ka zgjedhje dhe përmbytje. Kur ka masa, jemi në televizor. Kur ka reforma, jemi në Parlament. Kur ka shpresë, jemi në opozitë. Kur ka dëshpërim, jemi në pushtet. Të varfrit e njohin pamundësinë tonë për t’i ndihmuar me shumë seç e njohim ne fuqinë e tyre për të kuptuar. Ata njohin pandjeshmërinë tonë, paaftësinë dhe mbi të gjitha mungesën e frymëzimit krijues për të kryer reforma të patrukuara.

1227011898

Kjo është dhimbja e dyshimit të kthyer në bindje. Nëse të varfrit binden se të gjitha burokracitë pluraliste nuk kanë fuqi ta mundin varfërinë edhe kur bëjnë reforma, shoqëria ka humbur masën e ekuilibrit, ndërsa qeveritë fitojnë humbjen e parë. Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja me e madhe e çdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe, me sa duket, do mbeten shumica. E përmbytur.

Kategori
Uncategorized

Vorio Epiri i lidhur me fatin e kosoves?!

REFERENDUN. 6gbx9uPER BASHKIMIN E VORIO EPIRIT DHE VERIUT TE MAQEDONISE ME GREQINE.

Gazeta SManalysis.

E shtunë, shkurt 7, 2015

Why Northern Epirus, linked to the fate of Kosovo;
Γιατί Βορείου Ηπείρου, συνδέεται με την τύχη του Κοσσυφοπεδίου?

Pse Vorio Epiri eshte , i lidhur me fatin e Kosovës;

Me situaten e tanishme te Kosoves dhe Vorio Epiri duhet të kenë autonomi …

Disa çeshtje qe ju duhet të dini per komunitetin grek të Vorio Epirit dhe të Himares.

Sepse simbas “Domino Effect” asnje zgjidhje per Vorio Epirin,,, nuk ka ardhur si nga Simitis, Venizelos, Papandreu, Samaras ,,, apo e gjithe kasta e politikaneve ne të gjitha keto 20 vjet,
Pyetja qe shtron SManalysis është se mbas konflikteve te mundeshme në Ballkan, duke u përpjekur për te ndryshuar kufijtë, dhe duke filluar me njohjen e Kosovës, apo tentativen per  bashkimin me Shqipërine,, … vazhdon me “Domino Effect”,,, ….. …….. … Valle nuk do te ketë te drejte Omonia, te hapi çështjen e Vorio Epirit?

Megjithe se pavaresia e Kosovës nuk arrin te behet sepse nuk do te njihet nga e gjithe BE-ja, me te vetmen arsye qe Greqia nuk merr pjese ne njohjen e saj.

Kjo do të thotë: Hedhja poshte e planit  te NATO-s

Dhe:

1.Ne qofte se Kosova do të mbetet pa nje perspektive evropiane, dhe kjo do të duket shpejt, atehere Kosova do kerkoje dhe do ti bashkohet  Shqipërise me referendumin. Atehere Omonia dhe Vorio Epiri do te mbaje menjehere nje referendum te shpejte per bashkimin  me Greqine.

2.Në qofte se behet ndonjë shpërthim dhune në Ballkan, atehere Vorio Epiri do te merren automatikisht nen mbrojtje nga Greqia.

Sepse Greqia duhet dhe do ta mbroje  Vorio Epirin

1. grabitje e tokës nga shqiptarët, si në Himarë.
2. Procesi shtetësi greke, shpejt, nga kyvernisi.Tsipras.

http://smarkos.blogspot.se/2015/02/blog-post.html

Initially, the situation is now Kosovo, Northern Epirus, should have autonomy …

Certain issues need to know the Greek community of Northern Epirus and Himara.

solution in Northern Epirus ,,, as Simitis as Venizelos, as Papandreou, Samaras as ,,, or caste of politicians all these 20 years, not done.

10850242_765401346871576_9203145695656035233_n

The question is whether the conflict in the Balkans, trying to change the borders, starting with the recognition of Kosovo, or attempted unification with Albania ,, … continues with “Domino Effect” ,,, …. …….. … then there will be no Omonia, but Northern Epirus issue.

The independence of Kosovo fails because the EU does not participate from Greece because of him.

This means: NATO Plan

1. or if there is, Kosovo will remain without a European perspective, it would seem, then, will join in Albania with the referendum, the Northern Epirus will hold a referendum on union with Greece.

2. or if any erupts into violence in the Balkans, then Northern Epirus deal automatically under protection from Greece.

Greece must urgently protect Northern Epirus:

1. robbery of land from the Albanians, as in Himara.
2. Greek citizenship process, quickly, from kyvernisi.Tsipras.

Αρχικά, η κατάσταση που είναι τώρα το Κοσσυφοπέδιο, η Βόρεια Ήπειρος, θα πρέπει να έχει αυτονομία …

Oρισμένα θέματα που πρέπει να γνωρίζουν την ελληνική κοινότητα της Βορείου Ηπείρου και της Χιμάρας.

λύση στην Βόρειο Ήπειρο,,, όπως Σημίτη, όπως ο Βενιζέλος, καθώς ο Παπανδρέου, Σαμαρά ως,,, ή κάστα των πολιτικών όλα αυτά τα 20 χρόνια, δεν έχει γίνει.
Το ερώτημα είναι εάν οι συγκρούσεις στα Βαλκάνια, προσπαθώντας να αλλάξει τα σύνορα, αρχής γενομένης με την αναγνώριση του Κοσσυφοπεδίου, ή απόπειρα ενοποίησης με την Αλβανία,, … συνεχίζει με “Domino Effect”,,, ………… … τότε δεν θα υπάρχει Ομόνοια, αλλά Βορειοηπειρωτικό ζήτημα.

Η ανεξαρτησία του Κοσόβου, αποτυγχάνει, επειδή η ΕΕ δεν συμμετέχουν από την Ελλάδα εξαιτίας του.

Αυτό σημαίνει: Σχέδιο του ΝΑΤΟ

1. ή εάν υπάρχει, το Κοσσυφοπέδιο θα παραμείνει χωρίς ευρωπαϊκή προοπτική, όπως φαίνεται, στη συνέχεια, θα ενταχθούν στην Αλβανία με το δημοψήφισμα, τότε η Βόρειος Ήπειρος θα διοργανώσει δημοψήφισμα για την ένωση με την Ελλάδα.

2. ή αν τυχόν εκρήγνυται στη βία στα Βαλκάνια, στη συνέχεια, τη Βόρειο Ήπειρο θα ασχολείται αυτόματα κάτω από την προστασία του από την Ελλάδα.
Η Ελλάδα πρέπει να προστατεύσει επειγόντως Βορείου Ηπείρου από:

1. ληστεία των εδαφών από τους Αλβανούς, όπως συμβαίνει στη Χιμάρα.
2. ελληνική ιθαγένεια διαδικασία, γρήγορα, από κυβέρνηση.Τσίπρας

http://smarkos.blogspot.se/2015/02/blog-post.html

Kategori
Uncategorized

KORCARI DHORI GRINJOTI APO…..Boksieri shqiptar, që u arratis të ndeshej me Mohamed Aliun.

10431454_690065631070900_5598864908018871967_nEdhe pse ka kaptuar  vitet, me kokën e rruar ala “Koxhak” dhe mustaqet si të Shon Konerit, korçari Dhori Gërnjoti ruan maksimalisht pamjen e një ish-boksieri. Një pamje që nuk mbetet e pavëzhguar, sidomos për ata që e njohin sportin e boksit, kryesisht lulëzimin e viteve 1960-‘70 në Shtetet e Bashkuara. Por Dhori Gërnjotit nga kohët e lavdishme të shkuara, kur hidhte nokaut në ring më të mirët e Shqipërisë, nuk i ka mbetur vetëm fasada. Vështrimi i patundur e hetues, mënyra se si argumenton të tashmen e të shkuarën, kyçet e eshtërmëdha të duarve dhe linjat perfekte fizike, që do bënin xheloz çdo 35 apo 40-vjeçar të rrumbullakosur nga shëndeti i tepërt, të bindin se përballë tij mund të qëndrojë si e vërtetë ajo thashethemnaja e vjetër e arratisjes jashtë vendit, vetëm për të grushtuar në ring me të madhin Mohamed Ali. “Nuk është krejt e pavërtetë… Do ta shpjegoj përgjatë rrëfimit”, flet me shumë seriozitet Dhori, teksa gjerb me përtesë një teke raki rrushi në verandën gjelbëruese të lokalit të preferuar të tij “Vila Verde”, që gjendet në të dalën jugore të Korçës. Pa nxituar, me një freski të admirueshme kujtimesh, Gërnjoti e nis me rrëfimin për të atin, Rafael Dishnicën (Gërnjoti) një aventurier të suksesshëm, ish-boksier kampion në Argjentinë e gjithë Amerikën e Jugut, por edhe në Ballkanin e para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Një histori që të lë pa mend.

10965372_775602855850510_788516511_n

“Babai na stërviste fort”
“Kohët kanë ndryshuar, por në vitet 1950-’60 të ishe biri i Rafael Dishnicës, nuk ishte pak. Ai ishte një legjendë e gjallë, një kampion boksi që kishte shkëlqyer në Ballkan, që nga koha e mbretërisë së Ahmet Zogut, madje edhe para se të vinte në Shqipëri, në Argjentinë dhe në krejt Amerikën e Jugut”, rrëfen Dhori për të atin. Dhe të rriteshe në familjen e njeriut, që themeloi e stërviti ekipin e parë të boksit në Shqipëri, nuk mund të mos dashuroheshe me këtë sport. “Ishim tre vëllezër dhe babai nuk na ndau, duke na stërvitur fort. Në asnjë rast nuk na këshilloi të mos merreshim me këtë sport, në asnjë rast nuk na tha se mund të studionim për të gjetur udhën e jetës përmes një tjetër zanati. Madje, na stërviti qysh fëmijë me normat fizike që kryente edhe vetë. Kështu që në moshën 14-vjeçare unë dhe im vëlla, Ilia, dy vjet më i madh në moshë, u futëm në një ekip të rinjsh, që babai krijoi në Korçë. Këtu nisën edhe ëndrrat…”, rrëfen ish-boksieri, që gjithsesi nuk e censuron faktin, se në ndeshjen e parë zyrtare ka pësuar humbje. “Ishte viti 1958 dhe në Tiranë zhvillohej kampionati i të rinjve. Im vëlla, Ilia, doli kampion në peshën 54-57 kg., ndërsa mua, në peshën 49-51 kg., më mundi Viktor Martini i Shkodrës. Isha vetëm 15-vjeç dhe kujtoj tim atë të më ngushëllonte dhe të më thoshte, se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se unë do të bëhesha patjetër një kampion i madh. Dhe vërtet, që pas kësaj ndeshjeje të parë zyrtare derisa përfundova në qelitë e burgut të Burrelit, unë nuk pësova asnjë humbje. Madje u shndërrova në një kundërshtar të fortë, duke i fituar të gjitha ndeshjet me nokaut që në raundet e para”, rrëfen Dhori Gërnjoti. Në të vërtetë i njëjti pohon se sukseset e tij dhe të vëllait kishin ardhur falë stërvitjes dhe këshillave të së atit. Një vit më pas, më 1959 Dhori dhe i vëllai shpallen kampionë kombëtarë në Spartakiadën e Parë të Shqipërisë në Tiranë.

10961914_775601552517307_1713037347_nPo kështu edhe në vitin 1960 Dhori zë vëndin e parë në grup në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve/Të rriturve që zhvillohej po në Tiranë. “Isha një grushtues i fortë. Por edhe e merrja veten shpejt qoftë edhe nëse kundërshtari arrinte të më rrëzonte. Gjithçka falë stërvitjes që na bënte babai, një stërvitje që mbase tek unë kishte gjetur njeriun e duhur, pasi të gjithë që më njihnin pohonin se isha i lindur për këtë lloj sporti”, rrëfen ish-kampioni. Më në fund, në vitin 1962 Dhori Gërnjoti merr pjesë në kampionatin e të rriturve. “I rrëzova të gjithë me nokaut, por në finale, me Daniel Vidën e famshëm, për pak sa nuk e pësova. Më rrëzoi dy herë nokaut, në raundin e parë dhe në të dytin. Po të më kishte rrëzuar edhe njëherë tjetër, ndeshja fitohej automatikisht nga ai, pasi kështu ishin rregullat. Por në raundin e tretë unë e godita fort dhe ai nuk u ngrit më. Arma më e fortë ishte përgatitja ime fizike”, tregon ish-boksieri duke rrudhur ballin e parë drejt qiellit si ai njeriu që përpiqet të risjellë në mend histori shumë – shumë të vjetra. Por në rrëfimet për ndeshjet e tjera nuk ka më incidente të ngjashme. Duket Dhori Gërnjoti arrin përsosmërinë dhe pjekjen si boksier. “Gjithçka falë stërvitjes që vazhdonte të na bënte babai. Ishte një mjeshtër i vërtetë. E nisnim nxehjen me ngadalë. Por nuk vraponim në fushë. Asnjëherë. Vetëm nëpër male e gërxhe. Kujtoj se përditë merrnin sëpatat dhe çanim dru. Ishte një ushtrim që babait i pëlqente shumë. I binin sëpatës për rreth 30 minuta fort në trungje të mëdha. Nuk kishte ushtrim më të mirë për të forcuar shpatullat. Sot këtë nuk kam parë ta bëjë asnjë boksier. Ndërsa kur stërviteshim në palestër, babai i kushtonte më shumë rëndësi dueleve mes boksierëve që zgjasnin derisa njëri të tërhiqej. Ishte një regjim stërvitjeje i përsosur”, e mbyll me psherëtimë Gërnjoti.

10965706_775601432517319_804065671_n

Fitorja e fundit dhe arratisja
Dhori Gërnjoti rrëfen se si në moshën 20-vjeçare kishte shtuar në peshë, duke garuar jo më në kategorinë e 64-67 kilogramëve, por në peshën e mesme, 71-75 kg., që sipas tij është edhe pesha e më të fortëve të botës. Por viti 1962 do të ishte i fundit në karrierën e tij. Edhe pse në moshë të re, boksieri nga Korça, me disa shokë, e kishte menduar ndryshe ndërtimin e mëtejmë të jetës. Kishte vendosur të arratisej jashtë vendit. Andej nga i ati kishte mundur të jetonte pjesën më brilante të jetës. Andej ku edhe dëshira për t’u ngjitur në ringjet më të mëdha të botës ishin më pranë mundësisë. Në vitin 1962, Dhori Gërnjoti inkuadrohet në ekipin e boksit të Beratit, pasi ai i Korçës ishte në kategorinë e dytë. Në shtator të të njëjtit vit, në Durrës, në parkun “Nako Spiru” zhvillohej kampionati i kategorisë së parë. Ky kampionat do njihte edhe shkëlqimin e pazakonshëm të fenomenit nga Korça. Dhori Gërnjoti i fiton të gjithë ndeshjet kualifikuese, duke i rrëzuar kundërshtarët me nokaut. Pothuaj të gjithë që në raundet e para. Në finale korçari i frikshëm ka përballë Todi Jankun e famshëm të Dinamos, një kampion absolut kombëtar. Por kjo ndeshje, e fundit në radhë në karrierën e Gërnjotit, do të ishte krejt e pandershme. Gjithçka për shkak të arbitrit, Sh. Ferri, që sipas Dhorit ishte mik i deklaruar i Jankut. “Jo sepse këtë e pohoj vetëm unë, por kisha arritur në kulm të shkëlqimit tim. Nuk kisha frikë asnjë qenie me dy këmbë të asaj peshe trupore të më dilte përpara. Ndieja se kisha forca të shembja edhe më të mirët në botë”, flet me sinqeritet të dukshëm ish-boksieri.
Kështu kur nga raundi i parë i ndeshjes finale kishin kaluar vetëm pak sekonda, kampioni Janku e sheh vetën përtokë. Çohet dhe pak çaste më pas Gërnjoti e shtrin sërish përtokë. Ndërhyn arbitri. Salla çohet në këmbë. “Arbitri, i cili më pas ka bërë ‘autokritikë’, nisi të favorizojë dukshëm Jankun, unë e humba kontrollin dhe e shava. Ndërsa ai më skualifikoi. Në këtë kohë salla doli jashtë kontrollit, beratasit, por edhe durrsakët, që bënin tifo për mua, u përleshën me tifozët tiranas të Dinamos. Pati një rrahje masive. Kujtoj se atë natë policia prangosi nja 200 vetë”, rrëfen ish-boksieri. Po atë natë, Dhori Gërnjoti largohet për në Korçë. Kishte plane të tjera. Bashkë me disa shokë të ngushtë kishin përllogaritur të arratiseshin për në Greqi. “Ishim gjashtë gjithsej, përfshirë spiunin që na shiti te Sigurimi i Shtetit. Tre nga ne ishin boksierë, një prej të cilëve Andon Vanko, tri herë kampion kombëtar. Na lanë sa shkuam deri në fshatin kufitar Qytezë të Korçës dhe këtu na arrestuan që të gjithë. Ishte data 1 tetor 1962”, rrëfen Dhori Gërnjoti historinë e 46 viteve më parë.
“-Përse duhej lënë pas një karrierë e shkëlqyer, një pozicion jo i keq në shoqëri, për t’u arratisur?”
“-Për shumë arsye. Ishte një varfëri e skajshme, sidomos pas prishjes me sovjetikët. Por edhe sporti i boksit kishte dhënë shenjat e para se do të mbyllej…”.
“-Si është e vërteta e fjalës që doli në ato kohëra, sipas së cilës ju ishit arratisur vetëm për t’u ndeshur me boksierin më të madh të të gjitha kohërave, Mohamed Ali-un?”
“-Ka një të vërtetë në këtë mes. Unë ëndërroja që një ditë të isha ndër më të mirët e botës, qoftë me anë të karrierës jashtë vendit. Ëndërroja të ndeshesha me më të mirët e peshës sime, me argjentinasin Karlo Manzoni dhe italianin Nino Benvenuti, që ishin respektivisht kampion dhe nënkampion bote. Këta ishin të peshës sime. Pra, kjo ishte një nga ëndrrat që më shtynë të kapërceja kufirin. Ndërsa ideja e ndeshjes me Mohamed Ali-në duhet të ketë qenë një shpikje e Sigurimit të Shtetit. Mesa duket ata donin që të justifikonin në opinion arratisjen e sportistëve dhe në këtë rast timen. Për më tepër nuk donin që arratisja ime dhe e të tjerëve të interpretohej për arsye ekonomike, por të dilte se kishte qenë për shkak të sportit. Gjithsesi në popull mbeti për një kohë të gjatë i mbjellë opinioni se unë u arratisa vetëm për t’u ndeshur me Mohamed Ali-në”, shpjegon Dhori Gërnjoti.

Nga Tirana në burgun e Burrelit
Pas 6 muajsh në hetuesi, Dhori Gërnjoti dënohet më 14 janar 1963 me 18 vjet heqje lirie për “krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, dënohet me humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të pjesës së tij”.
“Gjyqi u bë me ftesa, i hapur, me qëllim që rinisë t’i futej frika dhe të mos i shkonte në mend arratisja jashtë vendit. Dy ditë i mjaftuan prokurorit Thoma Nako dhe gjykatësit ushtarak Shyahip Panariti të mbyllnin gjyqin dhe të shpallnin pretencën e dënimin. Fillimisht më dërguan në kampet e punës, në Tiranë. Ne të burgosurit ndërtuam Uzinën e Autotraktorëve, fabrikat e çimentos në Elbasan dhe Fushë-Krujë, Uzinën e Sodës në Vlorë, Superfosfatin e Laçit e të tjera, duke punuar për 600 gramë bukë në ditë dhe duke bërë normën 100 për qind”, rrëfen Gërnjoti rrënimin e karrierës dhe rinisë së tij. Në këtë kohë, sipas të njëjtit, mes të burgosurve ishin krijuar grupe që planifikonin arratisjen jashtë vendit. Po sipas Gërnjotit, edhe në këto grupe Sigurimi i Shtetit kishte të infiltruarit e vet. Shpejt mësohet për planet dhe 18 vetë, të cilësuar si më të rrezikshmit, përfshirë Dhori Gërnjotin, dërgohen me urgjencë në burgun famëkeq të Burrelit.
“Kujtoj se gjatë muajve të parë në burg kam bërë një analizë të gjithë jetës sime. Isha në formën më të mirë sportive. Në kulmin e moshës dhe të forcës. Më ishte bërë fikse në tru se isha në gjendje të rrëzoja përtokë edhe më të mirët e botës. Të paktën 10-15 të fundit që ishin ngjitur në ring me mua, këtë fat kishin pasur. Pak muaj para se të futesha në burg, Partizani dhe Dinamo kishin nisur sherrin se kush do më rekrutonte, pasi kishin mësuar se duhet të bëja ushtrinë. Solla në mend se si mbusheshin stadiumet plot, sidomos në Berat, sa herë që unë kisha ndeshje. Ehh, të mos ishte ndaluar sporti i boksit në Shqipëri, tani do ishim më të fortët në botë… Kujtova me dhimbje tim atë, që nuk kishte asnjë dijeni për veprimet e mia dhe të them të vërtetën u ndjeva keq. Por fatmirësisht te njeriu shpresa vdes e fundit”, rrëfen Gërnjoti për muajt e parë të kaluar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Përsëri edhe në këtë burg të frikshëm, ku kundërshtarët e regjimit shkeleshin me këmbë dhe ku përditë kishte të vdekur nga puna e rëndë dhe keqtrajtimet, apo të vrarë nga oficerët komandues, Dhori Gërnjoti nuk pajtohet me fatin.

Arratisja e përgjakur
“Bashkë me Adem Allçin, Sazan Hadrin dhe një ‘intelektual’ bëmë planin e shpërthimit të burgut të Burrelit. Para nesh nuk kishte guxuar askush. Por edhe pas nesh askush nuk e provoi”, rrëfen ish-boksieri korçar. Por në momentin e fundit “intelektuali” ishte tërhequr, kur kishte mësuar se nuk bëhej fjalë për arratisje me anë të një tuneli, por për largim duke përdorur forcën. “Kishte edhe spiunë mes nesh. Dhe unë jam i bindur se Sigurimi kishte dijeni për këtë arratisje, e priste, vetëm se ka të ngjarë që nuk dinte kohën se kur do të ndodhte”, shpjegon Gërnjoti bindjen e vet. Ndërsa plani i arratisjes kishte qenë i guximshëm, por edhe shumë i rrezikshëm. “Sipas planit të bërë më parë ne sulmuam oficerin e rojës dhe dy policët në orën 9 të mbrëmjes, kur bëhej apeli. I goditëm me grushte sa i lamë pa ndjenja, u lidhëm gojën dhe u morëm çelësat. Me ndihmën e tyre hapëm derën që të nxirrte në ajrim dhe prej këtej, duke u ngjitur nëpër hekurat e dritareve, hipëm në tarracë. Por rojet na dalluan dhe hapën menjëherë zjarr. Sazan Hadri u vra në vend, ndërsa unë dhe Ademi vazhduam nëpër plumba. Arritëm të kapërcenim telat me gjemba të dy rrethimeve dhe dolëm kodrave. Kujtoj se si u dha alarmi dhe se gjithandej na rrethuan njerëz të armatosur, përfshirë ata të forcave vullnetare. Në qiell u ngrit një helikopter që na kërkonte me projektorë, duke na bërë tabelë qitjeje sa herë që arrinte të na diktonte. Unë renda gjithsej 30 minuta. Gjatë gjithë kohës dëgjoja plumbat që më binin pranë dhe që më shponin, por nuk i ndieja sepse isha i ngrohtë. Dikur humbja e gjakut më rrëzoi përtokë. U bllokova. I pari që u afrua ishte qeni i kërkimit. Pastaj ndjeva zhurma njerëzish. Të cilët edhe ashtu siç isha, i shtrirë, më qëlluan sërish”, ish-boksieri ndal frymën për të treguar dy plagë plumbash në këmbë, gjurma e të cilave dëshmonte se ato mund të bëheshin vetëm nëse viktima do të ishte në pozicion të shtrirë. Pak çaste më pas Gërnjoti e sheh veten në një pellg gjaku dhe të rrethuar nga një turmë laramane. Ishin vullnetarë nga populli, ushtarë të korpusit të Burrelit, policia e burgut dhe ajo e rendit. “Kisha marrë gjashtë plumba, në kokë, në shpatull, dy në ije dhe dy në njërën këmbë. Por vazhdoja të isha gjallë dhe i fortë. Pa më dhënë asnjë ndihmë mjekësore më lidhën dy duart dhe më përhoqën zvarrë si të kryqëzuar. Në oborr pashë kufomën e Sazanit Hadrit të shpuar nga 70-80 predha. Më vonë mësova edhe për fatin e Adem Allçit. Ai kishte rezistuar edhe 30 minuta më shumë se unë. E kishin zënë në kodrat e Macukullit, pasi më parë e kishin plagosur në shpatull”, shpjegon Gërnjoti. Por në spitalin e Tiranës ish-boksieri bie në duart e një kirurgu të njohur që e bën sërish njeri, duke i nxjerrë plumbin e shpatullës dhe një tjetër që kishte bërë vend në kockat e legenit. Dhjetë ditë pas ngjarjes, me barelë, sërish Gërnjoti dërgohet në gjykatë. Këtë herë, më 19 gusht 1967 dënohet nga Gjykata e Dibrës “me vdekje me pushkatim, i deklaruar fajtor për vepra terroriste kundër përfaqësuesve të pushtetit”. Por sërish ka fat, pasi me anë të një dekreti të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që mban datën 8 shtator 1967, Dhori Gërnjotit i falet jeta duke u dënuar vetëm me 25 vjet heqje lirie. “Më dërguan fjalë në burg se faljen time e kishte kërkuar vetë Enver Hoxha, por kurrë nuk e besova. Më shumë besova se nuk donin të vrisnin një boksier me emër për të mos shkaktuar probleme në opinion”, flet ish-sportisti me bindje.
Më tej nëse nuk do të llogaritet rrahja e një polici të burgut në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e maçokut që Dhori rriste në qelinë e vet, dhe dënimit me 3 muaj të tjera heqje lirie, përmbi 25 vitet e akorduara më parë, nuk ka më rebelizëm për Dhori Gërnjotin. Ai vazhdon të vuajë dënimin dhe të rrumbullakosë pas hekurave gjithsej 20 vjet burg. Kohë që nuk shkon kot në shoqërinë e shumë të dënuarve vip të ndërgjegjes, nisur nga Spartak Ngjela, Vladimir Balluku (djali i Beqir Ballukut), Spartak Spahiu (djali i Bediri Spahiut) dhe Bardhyl Belishova (vëllai i Liri Belishovës). “Ishin njerëz të mençur nga goja e të cilëve mësova shumë të vërteta për jetën dhe sidomos për sistemin komunist. Ndërsa Spartak Ngjela ishte i paarritshëm. Shumë i qartë në ato që thoshte dhe aspak i frikësuar se do e spiunonin”, tregon ai për shoqërinë në burg.
Ish-boksieri Dhori Gërnjoti u la i lirë në vitin 1987, në moshën 43-vjeçare. Ishte koha kur Ramiz Alia pranoi në OKB se kishte nxjerrë nga burgjet të gjithë ata që kishin vuajtur 20 vite dhe më tepër. “Pati një incident, gjithsesi që mua më kushtoi shtrenjtë. Sepse unë nuk isha në grupin e parë të të liruarve. Nëna më priste të dilja dhe kur pa se kjo nuk ndodhi, iu përkeqësua shëndeti dhe vdiq. Ndërkohë që unë dola menjëherë më pas, me anë të një tjetër dekreti faljeje. Gjithsesi gjeta babanë gjallë. Më ka mbetur në mendje dhe nuk kam për ta harruar kurrë se ai në asnjë çast nuk më pa shtrembër. Dy muaj pasi dola nga burgu, u martova. Tani kam dy fëmijë si engjëj, vajzë e djalë. Nuk më bën përshtypje që djali nuk merret me boks. Mendoj se tashmë në pleqëri kam gjetur qetësinë e jetës. Më në fund mendoj se jam duke jetuar si njeri”, e mbyll ligjërimin Dhori Gërnjoti, ish-boksieri nga Korça, që dikur nuk kishte frikë të ndeshej dhe të mundte edhe më të fortët e botës.

“Im atë, Rafael Dishnica, ishte kampion absolut i Amerikës së Jugut”

Kjo është një histori që duket e pabesueshme. Mbase për shkak të kohës së kaluar. Sipas Dhori Gërnjotit, i ati i tij, Rafael Gërnjoti (Dishnica), në vitet e largëta 1927-1931 ishte marrë me boks në Argjentinë dhe në pak kohë ishte shpallur kampion i gjithë kontinentit të Amerikës së Jugut. “E kishte nisur si amator, por shpejt ishte bërë kampion në peshën e mesme i Buenos Airesit dhe pak kohë më pas i gjithë Argjentinës. Më tej ai ka marrë pjesë në turne të ndryshëm në gjithë Amerikën Latine, në Uruguai, Kili, Peru, Paraguai etj., gjithmonë duke i fituar të gjitha duelet dhe duke u shpallur kampion i krejt kontinentit”, rrëfen i biri, Dhori Gërnjoti. Sipas të njëjtit, sapo vë mënjanë ca të holla, i ati ishte nisur në Shqipëri për të marrë me vete familjen. Rri në Shqipëri 3-4 vjet, por në kohën që përgatitet të ikë bashkë me familjen, nis lufta civile në Spanjë, lëvizja e civilëve vështirësohet dhe Rafael Dishnica mbetet në Shqipëri. Por nuk e kalon kohën kot. Nis të mbledhë që në vitin 1932 të rinj të pasionuar pas boksit dhe t’i stërvitë. Edhe vetë aktivizohet dhe kryen disa ndeshje të forta me kampionë të shteteve të ndryshme të Ballkanit. “Ndeshjet më të famshme të tim ati në të gjitha kohërat ishin ato të fituara ndaj kampionit të Bullgarisë, Zvetko Milovan, ndaj rumunit Mihal Kovaç dhe serbit Milan Çelnik, të cilin ai e mundi në mes të Beogradit. Vetëm një humbje e tim ati njihet, ajo me grekun Milo Potamitaqis në Athinë, pasi në Tiranë ndeshja u nda barazim”, rrëfen i biri. Por Rafael Dishnica shkëlqen edhe në ndeshjet me boksierë të famshëm italianë dhe gjermanë përgjatë pushtimit. “Ka mundur në kinema “Donika” në Tiranë, Mario Palumbin, një kampion të ushtrisë italiane dhe pak kohë më pas në kinema “Brigada” hodhi nokaut edhe gjermanin Artur Winter, një tjetër boksier, që ishte kampion në radhët e ushtrisë së Hitlerit. Tregojnë se kanë qenë ndeshje të mëdha që kanë bërë krenarë shqiptarët patriotë të asaj kohe”, tregon Dhori Gërnjoti. Më tej ish-boksieri shpjegon se si Rafael Dishnica, i ati, kishte formuar pas çlirimit ekipin e parë kombëtar të boksit, duke stërvitur talente që më pas do të bënin emër dhe se gjithë jetën ia kushtoi këtij sporti.

Nga Ferdinand Dervishi

Drama e përndjekjes politike – si farsë

Ka 22 vjet apo më shumë, që drama e madhe e përndjekjes politike, luhet si farsë e turpshme. Ndërkaq, e thënë pa kurrfarë ceremonie, nuk pamë e nuk dëgjuam asnjëherë në Parlament a në Qeveri mbiemra të tillë, si: Frashëri, Merlika, Mirakaj, Malëshova, Zavalani, Fundo, etj. Jemi me të vërtetë në rrethana komike. Si do të thoshte Esenini: “Po qeshej si palaçoja hëna…” Po si nuk e morëm njëherë në dorë veten në mënyrë serioze dhe pa u trembur nga harbutët…Se në vend të mbiemrave të nderuar që përmenda më lart, dhe shumë të tjerë, nuk munguan në këto dekada: çalamani, ekonomisti, dizenjatorja, çiftelia, shkrimtari, A.Ballshi, etj., etj., mbeturina të një kohe të errët, që s’ka asnjë shans të ndriçojnë këtë kohë.

Assesi, në këto radhë, dua të tërheq vëmendjen e lexuesve të nderuar të “Zemra Shqiptare”, sa edhe të kolegëve të përkushtuar, mbi dy fenomene: Së pari, në vlerësimin real dhe ndijesinë humane përballë fatit të të përndjekurve politikë, por duke  mos baltosur e fajësuar ndërkaq gjithë shqiptarët e tjerë, që e kanë jetuar atë periudhë në rrethana më të lehta e si qytetarë të lirë (aq sa mund të ishte i lirë njeriu në ato kohë). Pavarësisht se çfarë kishin në dorë të bënin, jo të gjithë i përcillnin njësoj episodet e dramës që ceka më lart. Së dyti, koha është që individët e ndotur, me dosje, të largohen nga vendimarrja dhe nga rafshet ku mund të ndikohet në publik.

Po sjell shkurtazi disa episode – në njëfarë mënyre mund të them diçka për to – duke shpresuar t’i ftilloj disi këto argumente.

Episodi i parë. Gërnjotët. Kam qenë në shkollën tetëvjeçare kur tentoi të arratisej dhe pastaj u burgos Dhori Gërnjoti. Atëherë një djalë i ri, boksier i madh. Ai i përkiste një familjeje boksierësh. I ati, Rafaeli (në atë kohë trajnier boksi) kishte qenë edhe ai boksier, madje edhe kampion në Argjentinë. Nuk di për ç’arsye ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte ngecur. Edhe djali tjetër, Iljazi, ishte gjithashtu një boksier shumë i mirë. Ne ishim të vegjël dhe megjithatë e dinim që Dhori, me një grup shokësh, tentuan të arratiseshin, por i kapën. Ne e dinim edhe kush i kishte spiunuar, një shok i tyre, edhe ai boksier. Ne flisnim me njëri-tjetrin e na vinte keq.

Janë të njohura tashmë vuajtjet përgjatë tre dekadave të atij kampioni pa fat, përpjekjet për t’u arratisur nga burgu dhe gjithaq vuajtjet e familjes së tij. Dua të ndalem për fare pak në një aspekt të veçantë të kësaj drame. Vëllai i vogël i Dhorit, Thimi, (shpresoj nuk gaboj) ishte nxënës në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, më duket një vit poshtë meje. E mbaj mend si tani, djalë i gjatë, simpatik, i gjallë, aktivizohej në sporte dhe në veprimtari artistike, mbi të gjitha këndonte bukur; ishte një nga djemtë më të mirë dhe më të respektuar në ato vite, jo vetëm në gjimnaz, por edhe në qytet.

Sigurisht, ai dhe familja e tij e dinë ç’kanë hequr, nuk do të mundja ta zbusja a zbukuroja sadopak këtë  histori të rëndë. Por mund të them gjithaq pa zbukurime se në një rreth të caktuar shokësh e të njohurish – tani po kujtoj disa prej tyre: Edmond Budina (aktori), Kostaq Duka (shkrimtari), Dhimitër Xhambazi (futbollisti), por edhe Koço Broka, Irena Gjoka, Vaskë Karamelo, Vladimir Dardha, Bujar Gaxhaj, Pandi Papando, Dhimitraq Pllaha, etj. – askush nga ne nuk e vështronte Thimi Gërnjotin shtrembër, askush nuk i binte në sy e t’i kujtonte “biografinë”, si të thuash nuk mbaj mend të kishim dëshirë apo shtirje për t’iu kundërvënë, për ta rënduar qoftë edhe një çast ose për të mos i dhënë miqësi. (Natyrisht, kishte të tjerë që “mendonin” për këtë.)

MARTIRET E 2 GUSHTIT1967.

Burgu i Burrelit, një ferr i vërtetë i diktaturës komuniste, sidomos në periudha të veçanta të saj. Një nga këto periudha është edhe viti i zi 1967 kur, si rezultat i fjalës së diktatorit të 6 marsit 1966 dhe, pas saj, letrës së hapur të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës drejtuar klasës punëtore, në të gjithë vendin filloi një fushatë e çmendur kundër atyre që mendonin ndryshe nga sundimtarët. Filloi një luftë e tmerrshme kundër besimeve fetare, duke shkatërruar që nga themelet kisha e xhamia, një luftë banditeske kundër të ashtuquajturave “shfaqje të huaja” në shoqërinë shqiptare. Në çdo faqe muri do të shihje të ashtuquajturat “fletë-rrufe” ku me emër dhe mbiemër fshikulloheshin kundërshtarët e regjimit.

Një gjendje e tillë, ndoshta edhe më tepër e egër, shfaqej nëpër burgjet e vendit. Natyrisht, burgu i Burrelit, mbante vendin e parë në këtë drejtim. Aty ishin mbledhur kokat më të ndritura të kombit shqiptar dhe ata duheshin eliminuar. Por kjo tirani e pashembullt nuk arriti të thyente dëshirën për liri të atyre që ishin ndrydhur në qelitë e errëta të burgut.

Në rradhët e të burgosurve kishte martirë që mendonin të gjenin rrugën për të shpëtuar nga kjo kasaphanë. Tre të burgosur politikë, Adem Hallçi nga Tropoja, Dhori Grinjoti nga Korça dhe Sazan Hadëri nga Tepelena kishin ditë që bisedonin për të gjetur mënyrën për t’u arratisur drejt lirisë. Së fundi vendosën.

Ishte 2 gushti i vitit 1967. Kapën rojen e brendëshme, e lidhën dhe i morën çelsat. Hapën portën e jashtme dhe dolën në oborr. Aty duke hipur në shpinat e njeri-tjetrit dhe nëpërmjet hekurave të dritareve kërcyen në tarracën e burgut. Rojet që qëndronin në karakollet që rrethonin burgun i diktuan. Një breshëri e paparë armësh shpërtheu nga të katër anët. Por trimat vraponin drejt lirisë. U hodhën nga tarraca dhe vazhduan të vrapojnë. Bateria e armëve vazhdonte. Një plumb i mallkuar kapi Sazanin. Ai ra. Shokët u kthyen ta marrin në krah.

– Ikni, – mundi t’u thoshte dhe i mbylli sytë.

– Lamtumirë, vëlla! – thanë me një zë Ademi dhe Dhori duke vrapuar drejt pyllit që ishte aty pranë. Por breshëritë e paprera të armëve e bënë punën e tyre. Dy plumba i goditën të arratisurit dhe ata ranë të plagosur. Rojet i morën dhe ashtu të plagosur, pa iu dhënë asnjë ndihmë mjeksore, i mbyllën në qelitë e tmerrshme të lidhur këmbë e duar. Të ndjerin Sazan e morën dhe e hodhën në një gropë të hapur të vendi i quajtur “qershiza”.

Në çdo vend të botës ndodhin tentativa arratisje, por kur kapen të burgosurit sillen përsëri në burg për të vazhduar dënimin që u ka mbetur. Kurse te ne ata dënoheshin për së dyti, madje ka raste edhe për së treti. Kështu u ridënuan edhe heronjtë tanë. Në akt-akuzën e tyre figuronte edhe një nen që logjika njerëzore nuk do ta pranonte kurrë, neni i terrorizmit. Do të desha t’i pyesja hartuesit e këtij neni:

– Çfarë terrorizmi zhvilluan këta djem? Mos vallë dogjën? Mos vallë vranë njerëz të pafajshëm?

Asgjë prej këtyre nuk bënë, përkundrazi, ishin këta që u vranë. Ishin këta që u masakruan. Ishin këta që u ridënuan. Përse?

Kanë kaluar dyzeteshtatë vjet nga ajo ditë e kobshme. Eshtrat e Sazan Hadërit ende nuk dihet se ku prehen. A nuk do të ishte në nderin e këtij vendi që ato të gjendeshin dhe të vendoseshin në Varrezat e Kombit? Dhori Grinjoti i mbylli sytë pak kohë më parë. Njëzetedy vjet shtet demokratik nuk mjaftuan për ta rehabilituar plotësisht. Ai iku me zemër të thyer. Jeton vetëm Adem Hallçi. A do ta verë në vend shteti shqiptar detyrimin që ka për këta shtetas  martirë?

Unë nuk e di. Do të presim e do të shohim.

– See more at: http://gazetadielli.com/martiret-e-2-gushtit-1967/#sthash.AdhCH9S3.dpuf

Nga Reshat KRIPA/

Ndahet nga jeta legjenda e Boksit Dhori Gërnjoti

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, legjenda e boksit shqiptar Dhori Gërnjoti. Filloi të merrej me boks që në moshën 14-vjeçare, në ekipin e të rinve, të themeluar nga babai i tij. Ndeshja e parë për Dhori Gërnjotin ishte ajo në vitin 1958, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ku u mund nga boksieri shkodran Viktor Martini, por që do të ishte humbja e parë dhe e fundit. Në vitin 1959 Dhori së bashku me të vëllanë shpallen kampionë të Spartakiadës së Parë në Tiranë. Në vitin 1960 Dhori zuri vendin e parë në grup në kampionatin kombëtar të të rinjve. Në vitin 1962 merr pjesë në kampionatin kombëtar të të rriturve, ku mundi në finale boksierin e famshëm Daniel Vida. Karriera brilante e boksierit korçar dhe ëndrra e tij u ndërpre në vitin 1962, kur ai së bashku me tre shokë vendosi të arratisej për në Greqi. Gërnjoti dënohet me 18 vjet heqje lirie, për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë vendit, duke vuajtuar dënimin në burgun e Burrelit. Ai së bashku me disa shokë vendosin sërish të arratisen, por nuk mundën veçse të kalonin rrethimin e burgut, pasi u ndaluan nga breshëritë e plumbave të rojeve. Në vitin 1967 ai gjykohet sërish dhe dënohet me vdekje, me pushkatim, por më pas ky dënim u kthye në 25 vjet burgim. Pasi vuajti plot 20 vjet burg, në vitin 1987, ai lihet i lirë. Në fillim të viteve ’90, Dhori i rikthehet edhe një herë ringut së bashku me të mirënjohurin Ahmet Golemi, në një ndeshje simbolike, në qytetin e Korçës, duke dhuruar emocione të paharruara për të gjithë adhuruesit e tyre, për të shënuar edhe rifillimin e sportit të boksit në Shqipëri. Trupi i pajetë i boksierit të madh pritet të vijë sot nga shteti grek dhe nesër do të përcillet për në banesën e fundit.
Nga Vangjush Saro
Kategori
Uncategorized

“Die Zeit”: GREQIJA SYTE DREJT RUSISE…

IMG-20150208-0066890 politikanë grekë të ndikuar nga Rusia…

Mes tyre edhe M. i Mbrojtjes. Të dhënat, nga zbardhja 700 e-maileve konfidencialë

Qëkurse ndodhi rotacioni politik në Greqi, një seri shkrimesh nga media të ndryshme në Europë kanë vënë theksin te një lidhje e mundshme e Athinës zyrtare me Rusinë.

Ka rënë në sy fakti se ministri i Mbrojtjes, Kammenos, ka dekaruar se është ftuar në Rusi, por bëhet edhe lidhja logjike se nëse do të vazhdohet të mbahet shtrënguar litari nga BE-ja, Alexi Tsipras mund të hidhet për ndihmë nga Rusia. Së fundmi, kësaj po i shtohet edhe një element i ri.

Gazeta gjermane “Die Zeit” shkruan se janë rreth 90 politikanë grekë që janë të ndikuar apo kanë lidhje me Rusinë. Ajo i referohet rreth 700 e-maileve që janë hakeruar nga adresa e një ish-punonjësi të ambasadës ruse në Athinë. Janë politikanë që kanë komunikuar me rusë si Aleksandr Dugin, i konsideruar si ideolog antiperëndimor dhe biznesmenin Konstantin Malofeyev, që dyshohet se financon separatistët në Lindje të Ukrainës.

Mes politikanëve grekë figuron edhe ministri i Mbrojtjes Kammenos, çka priret ta kthejë situatën në Greqi në një çështje sigurie.

“E-mailet konfidenciale zbulojnë sesi disa rusë me pushtet po përpiqen që të influencojnë qeverinë greke”, referon gazeta greke “Protothema” artikullin e “Die Zeit”.

Gazeta Gjermane “Dei Zeit” kliko linkun Nr (1)

Linku Nr (1) http://en.protothema.gr/die-zeit-700-e-mails-show-russias-an…

Emrat e politikaneve pro Ruse….Kliko linkun Nr (2)

Linku Nr (2) https://cgrozev.files.wordpress.com/2015/01/d181d0bfd0b8d181…

10922691_439369456219559_6276676230191691659_n

90 POLITIKANET GREKE QE KANE LIDHJE ME RUSINE….

КОТТЕДЖ «СКАЗКА»:

1. KARAGEORGIS GIANNIS 2. SOTIRAKOU SOFIA

КОТТЕДЖИ (3):

3. KAMMENOS PANAGIOTIS 4. TZOULI ELENI 5. KAMMENOS ELEFTHERIOS (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 6. ROUSOPOULOS THEODOROS 7. ZACHAREA MARIA 8. SAMIOU KARAGEORGI MARIANTHI (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 9. SAMIOU KARAGEORGI VASILEIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ

IMG-20150208-00670ТРЕХМЕСТНЫЕ НОМЕРА (4):

10. SFAKIANAKIS EMMANOUIL

11. SFAKIANAKI EVANGELIA MARIA

12. FROUDAKI ELENI

13. CHOUMPAVLI CHRISTIANA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

14. BEI KARAMPOTSOU ROXANI (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

15. DIMA EFFROSYNI KONSTANTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

16. BOUTSIKAKIS ANDREAS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

17. GEORGOULAS ATHANASIOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

18. ALEXOUPOULOS CHRISTOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

19. ANNINOS IOANNIS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

20. BEKAS IOANNIS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

21. PARASKEVAIDES THEODOULOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

ДВУХМЕСТНЫЕ НОМЕРА (27):

22. VAKAKI MARIA CHRISTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

23. VAKAKI SOFIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

24. TZANNES CHRISTIANA

25. KOLINTZAS EVANGELOS 26. TZANNES NATALIA

27. MARANTOS VASILEIOS 28. SOTIRAKIS GIANNIS

29. POLITI ANNA 30. NIKOLOPOULOU EIRINI 31. APOSTOLOU MILTIADIS

32. NICARETTA BEATRIZ 33. STERODIMAS ARIS

34. BOURAS ANASTASIOS 35. KALOGIANNI DESPOINA

36. VOULGARI KONSTANTIA 37. NIKOLAIDIS PETROS

38. KOUMPAS GEORGIOS 39. KOMNINOU ANNA

40. SOTIROPOULOU EVLAMPIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

41. STEFANAKI XENIA MARIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

42. PALLI ALEXANDRA 43. GIANNAKOPOULOS PANAGIOTIS

IMG-20150208-0067344. ELLINAS ALEXANDROS

45. IOAKEIMIDI MARTHA

46. CHRISTODOULOU NIKOLAOS 47. VOYATZI ERIFILI

48. KECHAGIOPOULOS GEORGIOS 49. TOPIDI KYRIAKI

50. KALLONA ELENI 51. SPENGOS KONSTANTINOS

52. RALLI NIKOLETA 53. KOUTSOUPIS EVANGELOS

54. PAPPA CHRISTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 55. MOULAKIS NIKOLAOS (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

56. KALAMAKI MARIA 57. VATOPOULOS ALKIVIADIS

58. DRAKOGIANNOPOULOS DIONYSIOS 59. TSAGLOU VASILIKI

60. SFAKIANAKIS MICHAIL 61. TERZOPOULOU MARIA

62. VOUGIOUKAS NIKOLAOS 63. VOUGIOUKA TZENIFER

64. KARAGEORGIOU STYLIANOS 65. KARAGEORGIOU GEORGIA

66. DRAMITINOS NIKOLAOS 67. DIMITRIOU IOANNA

68. PAPAKONSTANTINOU DIMITRIOS 69. TERZOPOULOU ELENI

70. GIANNOULAKI/KYRIAKI 71. GIANNOULAKIS/DIMITRIOS

72. KAVATZIKLIS GEORGIOS 73. KONSTANTINOU ELENI

74. GIANNAKOPOULOS NIKOLAOS(ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

75. PARASCHI NATALIA ALINA(ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

ОДНОМЕСТНЫЕ НОМЕРА (15):

76. TZANIKIAN SARKIS 77. MONASTIRIOTI VASILIKI

78. PAPADIMITRIOU KLEOPATRA 79. ADAMI ALEXIA

80. KOLLINIATI IOANNA 81. ALIVIZATOU MARIA PANAGIOTA

82. KORAKAS PANAGIOTIS 83. GIATILI EFTYCHIA

84. SYMEONIDIS SYMEON 85. VLASSIS SPYRIDON 86. VOUTSA THEANO

87. LOUVARI AIKATERINI 88. DIMITRIOU ANTONIOS

89. LOUKI ARGYROULA

90. KARAKITSOU ANNA (ОРКЕСТР)

Kategori
Uncategorized

Policija qytetaret dhe shteti ligjor

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/8SrZcMuGamE

Kategori
Uncategorized

KERKOJME AZIL SEPSE…….

uid_12522a6b58f_580_0…vij nga një vend i cili nuk ka Parlament të denjë, nga një vend në të cilin Kuvendi nuk funksionon.

Banoj në një vend ku vota ime vidhet para syve të mij, dhe guxon vetëm të heshtësh.
E meqë më kanë shpjeguar që Parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i joni të çalojë, apo te jete thjesht nje strehe dhe arene gladiatoresh me perfaqesues te klaneve nga me te fuqishmet te mafies dhe krimit.
Një vend i cili është katandisur si mos me keq nga vetvetja.

Kërkoj azil sepse…

…vij nga një shtet i cili nuk është sovran.
Vij nga një shtet në të cilin vendosin fqinjët dhe evropianët. Një shtet i cili po gërryhet nga brenda.
Vij nga një vend në të cilin i fuqishmi, mashtruesi, krimineli, vendos për shumicën, vendos për fatin e femijeve, pleqve dhe te gjithe njerëzve.
Vij nga nje vend ku patrioti, qytetari, intelektuali, duhet te heshti dhe vetem te heshti,per ndryshe i priten gishtat,dhe i kycet goja njehere e pergjithmone.
Vij nga nje vend qe fatkeqesisht eshte cilesuar i sigurte nga ju zoterinj europiane,por qe koka e nje Dhije eshte me shtrenjte se koka e nje njeriu.

Kërkoj azil sepse…

…vij nga një vend në të cilin mund të vriten apo te vdesin 20 veta në ditë për shkaqe nga me të ndryshmet, dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë.
Jetoj në një shtet i cili nuk ju garanton as jetën e qytetarëve të tij dhe jo me te garantoje siguri ndaj nderkombetareve.
Një vend në të cilin fatkeqësia më e madhe është të qënurit i ndershëm.
Madje të shohin si një qenie që jeton jashtë kohës. Të Duket si ndëshkim apo mallkim.
Quaje si të duash.

Kërkoj azil sepse…

…andej nga vij unë, ditë për ditë shkelen të drejtat e qytetarëve, të minoriteteve, të femrave, të fëmijëve, të pleqve e të kufomave.
Po, po, edhe të kufomave. Bëjnë lojë me të vdekurit. I thyejnë gurët e tyre të varrit sipas tekeve të te gjallëve.
Do doja që të jetoja diku ku askush nuk ka të drejtë të hedh beton mbi eshtrat e mi të gjorë.
Nuk dua të vdes në vendin tim, ku i vetmi ngushëllim për mua do të ishte ky epitaf: “këtu dergjet njeriu i ndershëm i cili jetoj me nder, por vdiq i varfër,i dhunuar,i pa mbrojtur”…

Kërkoj azil sepse…

…jetoj në një shtet ku prona ime nuk vlen asgjë.
Nuk vlen asgje, sepse ajo eshte grabitur dhe vazhdon te grabitet akoma. Ku i forti i radhës vlen më shumë se çdo tapi e çdo dokument, ndërsa shteti im bën sehir.
Shteti ben sehir sepse jetoj në një vend ku tesera e ndonjë partie dhe pistoleta e kriminelit, vlen më shumë se sa universiteti dhe diploma.
Sepse jetoj në një vend ku qeveria e varur nga krimi dhe korrupsioni, sistematikisht mbyt Shtetin.
Ku banditet shetisin te lire, dhunojne te lire, vrasin te lire, jetojne te lire,ndersa te dhunuarit (populli) jane gjithmone fajtore dhe viktima.

Kërkoj azil sepse…

…jetoj në një shoqëri ku ligji jo që ndihet i zbehtë por nuk zbatohet fare.
Ku rregullat dhe normat që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe individit janë pafundësisht të dobëta.
Dhe, atëherë kur shteti shihet me mosbesim, e vetmja shpresë për t’u përballur me egërsinë e ekzistencës mbetet “integrimi” klanor në çfarëdolloj strukture qoftë.
Klani të ngre edhe kur të jesh i paaftë. Të ul në qoftë se nuk i shërben siç duhet. Të flak tej në qoftë se nuk i bindesh. Dhe te vret ne qofte se guxon ti kundervihesh.
Kështu funksionon shteti im ku ligji ka vdekur.

Kërkoj azil sepse…

…nuk jetoj në një vend demokratik e nuk jetoj as në një vend komunist, por lufta e klasave vazhdon.

by LajmeSot

Kategori
Uncategorized

IK,IK LARGOHU, NUK TE DUAM ME..

Kategori
Uncategorized

Ku dhe kush mund të marrë azil në vendet e BE-së.

1_3091Ikjet e qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves tashme kane marre permasa shqetësuese edhe per vet shtetet e BE-se. Por, gjasat për të marre azil ne ndonjerin prej këtyre shteteve janë shumë të vogla.

Raporti i fundit i Entit për Statistika të Bashkimit Evropian (EUROSTAT) lidhur me azilkërkuesit i përket korrik-shtatorit te 2014.

Sipas këtij raporti, trendi flet për një rritje të pergjithshme të numrit te azilkerkuesve ne Bashkimin Evropian, mirepo vendet e ndryshme të BE-se kane nivele te ndryshme të pranimit të azilanteve, raporton Indeksonline.

Mes 6 vendeve që kane më se shumti azilkerkues, del se Gjermania ka nje nivel me të larte të pranimit me 37 për qind të aplikantëve dhe Italia më të ulet, duke ia dhenë statusin e kandidatit vetëm 9 per qind të aplikanteve.

Kjo sigurisht, se nderlidhet edhe me faktin se Italia eshtë vendi qe me se shumti merr imigrante ilegale nepermjet anijeve që vijne nga Afrika Veriore.

Në anën tjetër, i njëjti raport tregon se mes azilkërkuesve, më së shumti kanë mundësi të marrin statusin e refugjatit azilkërkuesit që vijnë nga Azia apo Afrika.

Për periudhën në fjalë, del se 50 për qind e aplikantëve që vijnë nga Eritrea dhe 46 për qind e atyre që vijnë nga Siria kanë pasur sukses në aplikimin për azil. Mundësitë më të ulëta për të marrë statusin e refugjatit mes aplikantëve me sa duket e kanë shtetasit evropianë që aplikojnë.

Raporti tregon se shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë vetëm 2 për qind iu është pranuar në mënyrë pozitive aplikimi dhe kanë marrë statusin e refugjatit.

Edhe këta shtetas, analiza e mëtejshme tregon se janë ose të pakicës rome ose në rastin e Shqipërisë, kryesisht qytetarë që kanë dëshmuar në mënyrë bindëse gjatë aplikimit se kanë qenë të përfshirë në gjakmarrje.

Këto janë disa nga statuset e mundshme që merren në përputhje me procedurat e azilit:

1.”Aplikues i refuzuar” do të thotë personit i është shqiptuar një vendim i shkallës së parë, me të cilin i refuzohet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare.

2.”Person refugjat” do të thotë personit i është dhënë statusi i refugjatit për shkak të frikës së bazuar të persekutimit për arsye të racës, fesë, kombësisë, mendimit politik apo anëtarësisë në një grup të caktuar social është jashtë vendit të kombësisë dhe nuk është në gjendje të kthehet ose për shkak të frikës, nuk dëshiron të kthehet në të.

3. “Person me status të garantuar të mbrojtjes plotësuese” do të thotë se personit, me një vendim të shkallës së parë i është dhënë statusi i mbrojtjes plotësuese, i cili nuk kualifikohet si refugjat.

4. “Person me autorizim për të qëndruar për arsye humanitare” do të thotë se personit i është dhënë autorizimi për të qëndruar për arsye humanitare.

PERQINDIA E SHQIPTAREVE QE KANE FITUAR AZIL NE BE.

2_4233

Kategori
Uncategorized

Selfie e Rames ne Vlore.

e578c616ab24d5ce2543a79c560f9317_L

Kategori
Uncategorized

Z KRIMINELE, DONI DOKUMENTA FALLCO? TANI ATO I BEN POLICIJA.

imagesKa i kur koha kur dokumentat per nderrimin e identiteteve te krimineleve dhe boseve te droges beheshin ne laboratore primitive apo jashte Shqiperise.

Minister  Tahiri me reformen e trumbetuar ne polici arriti te largoje specialistet e policise se shtetit,dhe ti zevendesoje ata me miq,shoke dhe militante te lidhur ngushte me boten e krimit,te cilen financuan jo pak por me miliona Euro,dollare,nga krimi i organizuar, prodhimi dhe shitja e droges fushaten e Rilindjes.

Dhe rezultatet e ketij bashkepunimi po japin shume shpejt frytet e saj.

Tani eshte Policija Shqiptare,ajo qe ju realizon dokumenta fallco , dhe nderrim te identitetit tuaj te nderuar bose te krimit,droges apo vrases me pagese, brenda dhe jashte Shqiperise.

Leonel Begaj dhe Lirim Lamaj,

Te dy punonjes police ne qytetin e Vlores jane drejtuesit e nje rrjeti kriminal ne fallcifikimin dhe prodhimin e dokumentave te te fallcifikuara.

Por perseri alarmi dhe zbulimi i ketij laboratori special qe kete radhe drejtohej nga dy punonjes se policise se shtetit ka ardhur nga zbulimet e sherbimeve te huaja, te cilat kishin ndaluar dhe arrestuar disa nga keta bose te krimit ne vendet e tyre dhe keshtu qe mbas marrjes se shenjave te tyre personale ju rezultonin me disa identitete te ndryshme.

Jo pak raste ne vedet e Bashkimit europian apo me gjere me keto dokumenta me identitet te fallcifikuar keta kriminele,bose te droges apo vrases me pagese,kane aplikuar per azil ne keto vende, duke ju fshehur keshtu njehere e mire jo vetem prokurorise shqiptare dhe  vendeve te tjera,

Vetem nga marrja e shenjave te duarve si nje procedure e thjeshte,ne aplikimet gjate kerkimit  te azilit ne vendet shengen, jane kapur me dhjetra raste ku qytetare shqiptare me precedente te rende penale ne shqiperi apo ne vendet e tjera,mbasi kane nderruar gjeneralitetet me dokumenta te fallcifikuara tanime ne zyrat e shtetit shqiptar, ju drejohen perseri ketyre vendeve per tu fshehur,strehuar dhe zhviluar te qete aktivitetin e tyre kriminal.

Kjo ka detyruar prokurorine shqiptare te japi urdherin e arrestit per te dy efektivet e ministrise se brendeshme,e cila pak nga pak po kethehet ne nje qender dhe laborator i krimit te organizuar.

Simbas Prokurorise shqiptare

Ende nuk është zbardhur deri ku ka arritur skema e fallcifikimit  me dokumente të dy efektivëve, por po punohet nga ana e specialistëve. Njëkohësisht hetimi po zgjerohet edhe për të parë dhe zbuluar ‘’rrjetin” e mundshëm të personave brenda dhe jashte vendit qe bashkpunonin me dy efektivet e policise Shqiptare.

Kategori
Uncategorized

ALBANIA…2015.

People Abandoned By The Socialist G1425555_710438079070472_4865863192445048701_novernment

Kategori
Uncategorized

Baba Rexhepi, një jetë e jetuar për fe dhe atdhe.

“Kur të vdes nuk dua ceremoni mortore. Amanet atë rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra, të ma vendosni te koka”

8-Baba-RexhebiNga Eugen Shehu

Lindi në gushtin e vitit 1901 në qytetin e gurtë të shtetit amë,Gjirokastrës.U rrethua që në vitet e para të jetës,me legjendën e famshme të kështjellës që mbante emrin e Argjiro dhe që u lëshua si erë nga bedenat e kalasë,vetëm e vetëm për mos ti ranë nën sundimin e të tjerëve.U rrethua prej tregimeve mbi trimëritë e pashallarëve të Gjirokastrës,fama e të cilëve arrinte deri në Athinë.Por pati edhe një fat të madh që do t’i paraprinte rrugëve të së ardhmes së vet.Ishte nipi i parë,i të mrekullushmit Baba Selim,i teqesë së Zallit në Gjirokastër.Rexhepi i vogël,shkonte të mësonte në shkollën fillore të Gjirokastrës,në vitin 1907.Gjuha e përdorur aty ishte turqishtja por fati i madh e çonte vogëlushin çdo ditë në Teqenë e Zallit,tek daja i tij ( vëllai i nënës) i cili i mësonte në odën e madhe,gjuhën e bukur shqipe.Dhe tok me gjuhën e bukur tonën,Baba Selim ushqente në shpirtin e nipit të vet, dashurinë e madhe për Shqipërinë.Dihet tanimë se në vitet 1906-1909,Teqeja e Zallit në Gjirokastër ka qenë shëndrruar në çerdhe të madhe të shqiptarizmës.Shahin Kolonja e Sulejman Delvina,Cerçiz e Bajo Topulli,Mihail Grameno dhe Qemal Panariti,shkonin shpesh në dhomën e kësaj teqeje dhe në biseda me Baba Selimin ideonin kryengritjen e përgjithshme shqiptare për pavarsi kombëtare.

Pas mbarimit të shkollës fillore,djali  i thatë dhe imcak,Rexhepi,nisi studimet në shkollën e mesme “Ruzhdije”.Ngase mësonte shumë dhe retulltatet i kishte mjaft të mëdha,me porosi të Baba Selimit,Rexhepi regjistrohet njëherazi në Medresenë e qytetit ku nis të futet kështu në udhën e shenjtë të misticizmës islame.Në shtëpinë e vet në Gjirokastër,nxënësi i dalluar i shkollave “Ruzhdije” dhe “Medrese”,Rexhepi do të ulej me ore të tëra pranë librave duke harruar krejt lodrat e moshës.Për më tej,me këmbënguljen e tij,ai do të shkonte rregullisht në Teqenë e Zallit,duke marrë prej dajës së vet,mësime për gjuhën persishte dhe osmanisht.Bashkëjetesa dajë-nip,pat lënë mbresa të pashlyeshme tek Rexhepi i vogël,i cili më pas,për dajën e vet do të shkruante pos të tjerave ; “Me të qendruar në Post,Baba Selimi e përhapi shumë bektashizmën,i shtoi së tepërmi radhët e antarëve shpirtërorë,jo vetëm me shqiptarë por edhe me të huaj që ishin në Gjirokastër si nënpunës.Fama e tij u përhap aq tepër,sa një major turk,i cili komandonte një garnizon ushtarak në Maqedoni,kur dëgjoi meritat e Baba Selimit erdhi në Gjirokastër për të marrë dorë tek ai dhe u dorëzua myhib… Në kohën e okupacionit italian,kur nisi lufta për çlirimin e atdheut,Baba Selimi përkrahu nxehtësisht nacionalizmin shqiptar.Thirri gjithë fshatarët me radhë dhe i këshilloi të gjithë,të bënin luftën e çlirimit me ngjyrë shqiptare,duke u larguar nga ideologjitë e huaja”. (Baba Rexhepi “Misticizma Islame dhe Bektashizma” Botimi i Detroitit, Amerikë 1967, faqe 261 ).

Duke përfituar nga trazirat e brendshme të shtetit shqiptar,nën Princ Vidin,në qershorin e vitit 1914, grekët të përkrahur nga formacionet e tyre të andartëve ndërmuarën nismën për të krijuar aty qeverinë greke,kinse kishin të bënin me tokat e Vorio Epirit.E vërteta është se shteti shqiptar nën Princ Vidin ishte tejet i kufizuar nga ana gjeografike dhe ai e la jugun në dorë të një batalioni të armatposur keq të Ushtrisë sonë Kombëtare.Ky batalion asesi nuk mund të vepronte përgjatë vijës kufitare rreth 200 kilometra ndaj edhe grekët e zunë lehtësisht Gjirokastrën,me ç’rast donin të internonin Baba Selimin së toku me besnikët e tjerë të tij.Me ndërhyrjen e disa ortodoksëve të Gjirokastrës,kjo nuk ndodhi dhe Baba Selimi shkoi të banojë në Gjirokastër,në shtëpinë e motrës së vet,tek dervish Rexhepi.Anipse nuk ishin në teqe,dajë e nip e kthyen shtëpinë e gurtë në fole të shqiptarizmës,çetat e trimave shqiptarë,merrnin porosi e letra prej Baba Selimit,nëpërmjet nipit të vet,dervish Rexhepit i cili nën uniformën bektashiane merrte e përcillte mesazhet e lirisë sidomos në bashkëpunim të ngushtë,dervish Rexhepi pat me Cerçiz Topullin të cilin e çmonte për besën e burrit dhe trimërinë e rrallë.Pas vitit 1919,kur teqeja u çel sërisht,dervish Rexhepi ishte i pari që ngarendi atje.Duart e tij të vogla e të buta bënin gjithfarlloj punësh,që nga ndërtimi i mureve të shkatëruarra e deri tek mbjellja e luleve apo pemëve të shumta frutore.Pas një shërbimi të gjatë në Teqenë e Zallit në Gjirokastër,dhe pas kalimit të shakllës së parë të karierës së bektashizmës,biri i urtë dhe i mençur  Gjirokastrit merr titullin Dervish.Në ceremoninë e marrjes së titullit,në fillim të viteve 30-të,shkuan në Teqenë Zallit në Gjirokastër dhjetra dervish e baballarë,nga Tepelena, Kolonja,Gjirokastra e Delvina.Krejt atyre u pat rënë në sy,jo vetëm mençuria e dervish Rexhepit por sidomos aftësitë e tij mistike për të komunikuar me njerëzit e thjeshtë përmes shikimeve të syve.Një rrezellëm të mbrendshëm njerzorë dhe depërtues,ata sy e ruajtën deri në fund,deri atëherë kur u mbyllën për në paqën e amshuar.

Pas pushtimit fashist të vendit në prillin e vitit 1939,Teqeja e Zallit në Gjirokastër,do të shndrohej në vatër të vërtetë atdhedashurie.Nacionalistët shqiptarë,të prirur pas bektashizmës,si një besim me kahje të përhershme nga dashuria e shenjtë për atdheun,do të kalonin ditë e netë të tëra në këto prehëtore të shpirtit duke nxitur organizimin e çetave të armatosura kundër pushtuesit.Emra të njohur të nacionalizmit shqiptar si Babameto,Omari,Këlcyra,Xhaferi etj,do të bashkëpunonin ngushtë me dervish Rexhepin fjala e të cilit ish pothuaj e shenjtë për krejt gjirokastritët.Jo pa qëllim,dervish Rexhepi,ftonte gjatë kësaj periudhe në Teqenë e Zallit,edhe personalitete të arësimit e atdhetarisë së Kosovës,siç ishte Rexhep Krasniqi i cili pat kumtuar pikërisht në ate faqe,mësimin e vyer së historisë se “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë,por edhe pa Kosovë nuk mund të ketë  Shqipëri”. Në fillim të viteve 40,në mbarim të luftës italo-greke,atëherë kur qeveria dhe junta ushtarake greke,filloi genocidin e paparë ndaj Çamërisë,teqeja e Zallit dhe personalisht dervish Rexhepi,u bënë vatra e parë e këtyre shqiptarëve që linin me dhimbje viset e tyre dhe gjenin prehje në gjirin e shtetit amë.Në çdo rast,dervish Rexhepi  interesohej për fjetje e ushqime të këtyre familjeve dhe më pas i dërgonte nëpër shtëpitë e mëdha të nacionalistëve të Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit, Tepelenës e Vlorës.Shqipëria etnike,përpara se të vlente si aspiratë,ishte një veprimtari e gjërë dhe konkrete e udhërrëfenjësit dervish Rexhepi.

Në janar të vitit 1943,në Gjirokastër e rrethina,patën nisur të organizohen këshillat e nacionalçlirimtarëve,me ç’rast filluan të bëjnë edhe propagandë antinacionaliste.Kjo propagandë e kish fillin e saj,në mendjet e komunistëve jugosllavë,të cilët  janë parë nga komunistët e shtetit amë sikur të ishin idhuj.Për më tej,pas ngjarjes së dhimbshme të Mukjes,gjithshka nisi të flasë për vëllavrasje.E vërteta është se komunistët e Qarkut të Gjirokastrës,përmes Bedri Spahiut( i cili në atë kohë pat marrë teqenë e Zallit dhe ish emëruar myhib),i bënte thirrje dervish Rexhepit që të bashkëpunonte me ta por përgjigjja e udhërrëfenjësit ka qenë tepër lakonike ; “Unë bashkëpunoj vetëm me ata që e duan Shqipërinë.Unë nuk besoj se Dushanët e duan vendin tonë më shumë se Mit’hat Frashëri,Bahri Omari e Ismail Golemi”.Por do të vinte edhe një moment tjetër kur dervish Rexhepi do ta bashkonte fjalën e tij me veprën.Kjo ka qenë data e 30 gushtit 1943,atëhrë kur nacionalçlirimtarët e udhëhequr prej Sotir Meros dhe Shemsi Totozanit u derdhën mbi Libohovën martire,kinse aty e kishte çerdhen e vet Balli Kombëtar.”Të nisur me gurët e zjarrit në dorë,urejtjen dhe pabesinë në shpirt,ata u sulën në lagjen Marine,drejt shtëpisë së Rustemajt,shtëpisë së shenjtë të shqiptarizmës dhe u lanë oborrin e shtëpisë me gjakun e Qazim Rustemit,nipit të Avniut… i cili duke patur mbështetjen e dervish Rexhepit dhe nacionalistëve të tjerë të Prefekturës së Gjirokastrës, organizoi formacionin e parë nacionalist antifashist dhe antikomunist në Libohovë”.(Gazeta “Balli i Kombit” 31 gusht 1995 ).

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,duke njohur shpirtin e butë dhe atdhetar të Qazim Rustemit,dervish Rexhepi bëri një lutje dhe një betim.Lutja ishte për shpirtin e të ndjerit Qazim,ndërsa betimi se nën rrobën e shenjtë të dervishit do të mbante kurdoherë armën për të luftuar komunistët shqiptaro-sllav. Tashmë ai vihet në krye të një çete nacionalistësh prej 30-40 burrash duke kryer disa luftime të sukseshme si kundër okupatorit fashist,ashtu edhe kundër forcave komuniste që donin të gënjenin popullin shqiptar,me parrullat e sheqerosura të vëllezërimit me sllavët.Në shumë prej këtyre luftimeve,sido që nacionalistët nuk e linin dervish Rexhepin në radhët e para,ata i habiste gjithmonë guximi i tij.Mandej në një prej luftimeve në rrethinat e fshatit Lazarat,në Gjirokastër ka luftuar në këmbë,përmes breshërisë së plumbave.Tashmë që dervish Rexhepi,pat dalë kundër pushtuesve dhe komunistëve duke mbledhur rreth vehtes ajkën e djalërisë gjirokastrite,ai u vështrua si armik permanent i nacionalçlirimtarëve.Sidoqoftë këta nacionalçlirimtarë,duke dashur të mos të konfrontohen me popullin e Gjirokastrës,Libohovës e Tepelenës (treva në të cilat personaliteti i dervish Rexhepit ishte i padiskutueshëm) menduan të vënë në përdorim taktikat e tyre dhelprake.Kështu,në një urdhër të Komandës së Qarkut të Parë Operativ Vlorë-Gjirokastër,thuhet pos të tjerave : “Është e nevojshme me u pa mundësia të eleminohet fizikisht dervish Rexhepi i teqes së Zallit sepse po bënë për vete popullin  e Gjirokastrës.Por këshillohet që vrasja të jetë e fshehtë dhe askush të mos deklarohet se e ka vrarë”.(Arkivi Qendror i Ushtrisë-Tiranë.Fondi Qarku Operativ Vlorë-Gjirokastër,urdhër dt.3 mars 1944 ).

Pa dashur të cek tiparet e vyera që kërkon të ringjallë bektashizmi ndër besimtarët e vet,them se besnikëria ka qenë dhe mbetet nder tiparet esenciale të frymëzuara.Ka qenë në skuadrën e nacionalçlirimtarëve të Gjirokastrës,një Myhib i cili me të marrë urdhërin për vrasjen  prapa shpine të dervish Rexhepit, e njofton ate në fshehtësi,dhe prej këtij momenti jeta e udhërrëfenjësit të bektashizmës,kalon në ilegalitet të plotë,përmes trazirash të mëdha,por edhe betejash të mëdha. Miqtë e tij më të mëdhenj,ishin besimtarët e teqeve në Lazarat,Nepravisht dhe Melan.Ata e pritën dhe e përcollën këtë dervish të urtë,gati shenjtor i cili ndonëse me trup të pakët,askurrë nuk e lëshoi pushkën nga dora.Për më tej,ai u lidh edhe me burra të tjerë të mëdhenj si Skender Muço,Mit’hat Frashëri,Ismail Golemi etj.Fjalëpak,i pjekur në arsyetime,ai do të ishte ndër të parët nacionalistë të Gjirokastrës i cili do të dënonte ballistin Nexho Bejleri i cili pat kryer disa krime në Libohovë.Në biseda me bashkëluftëtarët e vet dervish Rexhepi ka kumtuar kurdoherë se psuhka e një nacionalisti shkrep larg,kur ajo i drejtohet armiqve të Shqipërisë dhe jo shqiptarëve të pafajshëm të gënjyer nga ideologjia komuniste.Plot 8 muaj,dervish Rexhepi u end me pushkë në krah,në viset jugore të Shqipërisë,në krye të çetës nacionaliste të tij.Plot 8 muaj,jeta e tij kaloi përmes rreziqesh e brengash të mëdha.Por bashkëluftëtarët e tij,kujtojnë se drita e thellë brenda syve të tij,ajo dritë gati enigmatike,nuk u shua askurrë.Udhërrëfenjësi i shqiptarizmës,përpara çdo luftimi,gati si përshpërim, këndonte këngët e trimërisë,duke bekuar me radhë djemtë e labërisë që i vinin pas.Një ngjizje e çuditshme e atdheut dhe fesë ish farkëtuar në shpirtin e madh të tij.

Në dhjetorin e vitit 1944,atëhrë kur në Gjirokastër,nacionalçlirimtarët nisën të hedhin vallen e zisë së komunizmit,për të parën herë sytë e dervish Rexhepit u përlotën.Duke kapërcyer kufijtë e shtetit amë ai u ish drejtuar bashkëluftëtarëve të vet,duke i thënë se do të largohemi përkohësisht,të organizohemi për të luftuar deri në çastin e fundit,komunizmin.Duke kaluar për në tokat çame,sigurisht ndjen dhimbjen kur sheh teqetë e djegura por mban kurdoherë besim në frymën e shenjtë të lirisë që ka shpërndarë kudo në botë,Haxhi Bektashi,i pari udhërrëfenjës i bektashizmit. Ishte ende në kampet e refugjatëve në Greqi,kur i vjen lajmi se ishte shpallur në Tiranë si armik dhe qeveria komuniste e kërkonte tanimë si kriminel lufte.Ministri i Drejtësisë Manol Konomi,me cilësinë e tij si kryetar i komisionit Qendror për zbulimin e krimeve i dërgonte komisionit ndërkombëtar në Londër kërkesën për dorëzimin e dervish Rexhepit,me çrast mbi të “vendosnin” një mal me akuza.Ku pos të tjerave për këtë shenjtor thuhej ; “Dervish Rexhepi,organizator i parë i forcave të Ballit Kombëtar në Gjirokastër.Si fetar ka frymëzuar ndjenjat fetare të popullsisë së Gjirokastrës,sidomos në Libohovë,Rrezome,Kardhiq,Lazarat etj,për ti mobilizuar në radhët e Ballit Kombëtar e në bashkëpunim me italianët e gjermanë ka luftuar kundër ushtrisë nacionalçlirimtare”

( Gazeta “ Bashkimi “ më 6 mars 1945 ).Gjithashtu,në hetuesinë e tmershme që ishte bërë nacionalistit tjetër të madh Bahri Omarit,i është kërkuar llogari deri në një,mbi lidhjet e tij me dervish Rexhepin.Por ky burrë i Gjirokastrës,iu përgjegj hetuesve dhe gjykatësve ortodoks-komunist se dervish Rexhepi ish shenjtor dhe emri i tij nuk mund të ndyhej me akuza të tilla.Për më tej,në proces verbalin e gjyqit të Bahri Omarit,në kinema “Kosova” në Tiranë,në marsin e vitit 1945,lidhur me udhërrëfenjësin bektashi shkruhej tekstualisht ; “Qendra e Ballit Kombëtar ka qenë teqeja e Baba Selimit ku ishte shtabi i Bahri Omarit,ku ishte çerdhja e tradhëtisë.Atje dervish Rexhepi mblidhte popullin dhe Bahri Omari përhapte parrullat e tij”.(Gazeta”Bashkimi” 13 mars 1945”,seanca e dhjetë e gjyqit specila ndaj të pandehurit Bari Omari ).

Në vitet 1945-1952,dervish Rexhepi pasi  le Greqinë dhe Italinë,shkon për disa kohë në Siri e mandej në Egjypt.Tashmë ai do ti virej plotësisht studimeve fetare të misticizmës islame e pas gjuhëve të osmanishtes e persishtes të mësuar prej Baba Selimit,përvetsonte edhe ato italaine e arabe.I heshtur nga natyra,studioz ai do të përpiqej gjatë kësaj kohe të përvetsonte në thelb,filozofinë e bektashizmës duke studiuar sidomos rrugën fizike dhe shpirtërore të dishepujve të këtij besimi.Mbas disa kërkesave të herpashershme prej Egjyptit,emigron në Amerikë,toka e “premtimeve të mëdha” për mijëra shqiptarë.Aty do të pritet me dashuri të madhe prej dhjetra familjeve shqiptare të cilat patën emigruar vite më parë,Xhevat Kallajxhiu e Hysen Butka,Syrja Frashëri dhe Daver Agaj,Qani Prespa dhe Hivzi Husi,Haki Omari dhe Agim Karagjozi,do të ishin miqtë e parë që hapën dyert e zemrave dhe të shtëpive të tyre për shenjtorin e rrallë.Por dervish Rexhepi nuk donte të jetonte askurrë mes luksit.Duke parë se shqiptarët aty,ndodheshin të përçarë në parti e ide,i bindur në fuqinë e madhe të msitikës bekstashiane,në vitin 1953,ai ndërmerr nismën për të çelur në Detroit,shteti i Miçiganit,teqenë e parë shqiptare në krejt botën perëndimore.Vite më vonë,në kujtimet e veta për çeljen e teqesë do të shkruante pos të tjerave ; “ Kur erdha në Amerikë,unë dëshiroja të bisedoja me hirësinë e tij Fan Noli.I kërkova një audiencë.Në takimin që bëmë i thashë se dy miqtë tuaj,më këshillojnë që të hap një teqe këtu në Amerikë.Unë u thashë se nuk bëjë asnjë veprim pa pyetur hirësinë tuaj.Fan Noli ndenji-ndenji dhe më tha : Edhe unë,të isha si ju,ashtu do bëja… Në këtë moment,njëri nga ata,Jahçja,më thotë :”Baba, a behen bektashinj të krishterët”.Dëgjo këtu,i thashë zotit Jahçe,ne i duam që të gjithë,të krishterë dhe bektashinj,sepse në radhë të parë janë shqiptarë.Kur ka dashur interesi i kombit,të krishterët jo vetëm i kemi konsideruar vëllezër shqiptarë,por i kemi bërë edhe dervishë”.(Baba Rexhepi,”Atdhetar dhe Klerik i nderuar” gazeta “ Për mëmëdhenë” më 13 shtator 1995 ).

Kështu ka marrë udhë ndërtimi i teqesë në Detroit,të Miçiganit,me ndihmat bujare të mjaft shqiptarëve atje,është ble toka dhe filloi ndërtimi i teqesë.Baba Rexhepi ( tashmë këtë gradë e pat marrë në Egjypt) ngase kish njohuri të plota dhe kish vizituar qindra teqe,u rrinte mbi kokë ndërtuesve.Ajo çka të bind për aftësitë shpirtërore të tij,është fakti që për ndërtimin e teqesë në Detroit,kontribuan shqiptarë të gjdo feje e besimi.Madje vetë Fan Noli ka qenë ndër të parët.Me kohë kjo teqe u shëndrrua në një vatër kurdoherë të çelur të bektashizmës dhe shqiptarizmës,ndërsa Baba Rexhepi e vlersonte së tepërmi këtë bashkëjetesë të besimit shpirtërorë me dashurinë për atdheun.Madje jo vetëm shqiptarë por në këtë prehtore të shpirtit,gjenin ngushëllim me qindra amerikanë të cilët i tërhiqte personaliteti dhe njenjtëria e Baba Rexhepit.Një prej këtyre qytetarëve amerikanë,të mahnitur pas shpirtit të Baba Rexhepit,është sigurisht,studjuesja në Universitetin e Miçiganit,Francez Trix, e cila në librin e saj posaçërisht për historikun dhe zhvillimin e bektashizmës,shprehet ; “Baba Rexhepi, e them me plot gojën,është një shenjtor,përsa i përket anës shpirtërore,ndërsa përsa i përket erudicionit të tij,si edhe aftësive pedagogjike,është i niveleve maksimale të pedagogëve të Universiteeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.( Francez Trix, “Spiritual Discourse” faqe 18 ).

Pikërisht në vitin 1967,atëherë kur në shtetin amë në Shqipëri,komunistët e tiranës,urdhëruan prishjen e kishave,xhamive apo teqeve,Baba Rexhepi,ky shenjtor i madh,nxitoi të nxirrte në dritë veprën e tij voluminoze,të titulluar “Misticizma Islame dhe Bektashizma”.Ai nxitoi ta nxjerë në dritë këtë vepër,për tu kujtuar shqiptarëve se,së paku teqetë patën qenë dhe mbeten çerdhe të shqiptarizmës dhe duke u rrafshuar ato,komunistët donin të shkatërronin me dhunë këtë ndjenjë kaq madhore,për ta zavendësuar ate me kancerin komunist.Vepra në fjalë,është fundi i një punë studimore në disa decenie.Baba Rexhepi,ngase zotëronte gjuhët orientale,se pati të vështirë të përkthente pos mesazheve mistike e historike,edhe mijëra vargje të shkruara prej baballarëve apo dervishlerëve,në formën e nefezeve.Përkthimet e tij janë mjaft të lemuar dhe duket se brenda tyre rreth zemra e vet Baba Rexhepit.Ai vizaton me një dashuri të pashembullt figurat e ndritura të bektashizmës,të cilat predikuan veç tolerancë midis besimeve të tjera,duke respektuar së pari,dahsurinë për vendin që të ka rritur.Jo pa qëllim në faqen e parë të këtij libri,Baba Rexhepi ka vendosur një dedikim personal.Ky dedikim është plotësisht kombëtar ngase vetëm një shpirt i madh si ai i Baba Rexhepit mund të kumtonte ; “Klerikëve të të gjitha feve në Shqipëri,që u bënë fli për lirinë dhe pavarsinë e saj,si edhe klerikëve që u torturuan dhe humbën jetën nën terrorin komunist,sepse nuk pranuan të mohojnë idealet e tyre fetare e kombëtare,autori ua kushton këtë vepër me nderm të thellë “.Veprimtaria studiuese dhe krijuese e Baba Rexhepit është tepër e gjërë.Ajo përmbledh mijëra faqe studime,përkthime,traktate të besimit fetar apo kujtime që ende sot nuk po ndriçohen sa duhet,çdo fjalë e përkthyer prej tij,gjen vendin e vet,nën koloritet e gjuhës së pasur shqipe.Në teqe,mes bashkëkombasve të vet,ai donte të kuvendojë kurdoherë shqip dhe ligështohej kur ndonjë djalë apo vajzë e vogël mezi fliste gjuhën shqipe.Por edhe kur me sy të qortonte,ai dukej se të falte gjdo gabim.Mendoj se është me vend të mbyll këto shënime,me ate entuziazmëm të një natyre të dukshme,të baba Rexhepit,kur shihte se si po rrëzohej diktatura komuniste në Shqipëri.Ai ndiqte me vëmendje çdo lajm nga Shqipëria dhe nuk nguronte,megjithë moshën e thyer,të thërriste në teqe miq të vetë amerikanë,t’u spjegonte mbi ngjarjet në Shqipëri e t’u kallzonte se bashkëkombasit e vet e kanë urryer për jetë komunizmin.Ai përshëndeti ndër të parët,krijimin e partisë “Balli Kombëtar” në Tiranë pas 55 vjetësh dhe i uroi me telegram ; “Lus zotin për ju dhe ju bekoj për rrugën ku jeni nisur.Ju do të dini të shkoni në gjurmët e shkëlqyera të nacionalistëve shqiptarë !”.

Në korrikun e vitit 1995,Baba Rexhepi u sëmur rëndë.Shpirti i tij prej shenjtori e kuptoi se po ecte drejt pavdeksisë shpirtërore,ishte plot 94 vjeç.Ka telefonuar në kryegjyshatën bektashiane në Tiranë duke kërkuar nga kryegjyshi botërorë Haxhi Dede Reshat Bardhit që të dërgojë sa ma parë një dervish i cili mund ta zavendësonte,ndërsa miqëve të vet,që i shërbenin,një ditë gushti u ka thënë ; “Kur të vdes,nuk dua ceremoni mortore.Amanet,ate rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra,të ma vendosni tek koka”.Bashkëkombasit e plotësuan amanetin e shenjtorit të madh.Ata vendosën rrasën egurit të Gjirokastrës tek koka,por nuk mundin ta mbanin dot valët e lumit njerzor që shpërthyen në homazh të këtij apostulli të bektashizmës.Klerikë,besimtarë,ortodoks,muhamedanë, katolikë e bektashinj,pa pyetur për telegramet e protokolle,nga krejt viset e Amerikës dhe Kanadasë shkuan ti jepnin lamtumirën e fundit apostullit të tyre.Shkuan edhe nga Shqiperia,Zvicra por edhe nga Gjirokastra e tij e dashur.Një popull i tërë përulej më 14 gusht 1995,përpara birit të vet shenjtor.

Bern-Zvicër

Kategori
Uncategorized

Blair miliona paund,Shqipëria ndër vendet ku abuzohet.

artikulli_per_blerShqipëria ndër vendet ku abuzohet me të drejtat e njeriut. The Sun: Blair miliona paund nga përfshirja e bizneseve të tij të cilësuara si “vullnetare”.

“Amnisty International”

“tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”.

Përfshirjes së ish-kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës. “The Sun” shkruan se shumica e tyre janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit. “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”­ shkruan gazeta. Në krye të artikullit një paragraf më vete i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Bleri punon si këshilltar vullnetar. Por “Amnisty International” thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. “Amnisty International” shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat ”­ shkruan The Sun për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

Res Publica.

Kategori
Uncategorized

MAJORI I DROGES DHE PERPELITJET E RILINDJES.

1549408_436203469869491_8207768323271412746_nMrika nuk mundet te mbuloje dot me skandalet e perditeshme ne ministrine e mbrojtjes.

Akuzat e opozites, qytetareve, veprimtareve dhe nderkombetareve duket se po konturohen jo me cdo dite, por cdo minute, se perfshirja ne trafikun e droges nuk ka mbetur veten ne venien dispzicion te aerodromeve ushtarake dhe civile te vendit,por dhe e personelit me te larte ushtarak shqiptar ne trafikun nderkombetar te droges.

Ka ardhur koha qe askush nuk mundet ta mbuloje me diellin me shoshe,qofte ky dhe kryeministri vete.
Heshtia perpara ketij skandali nderkombetar jo vetem nuk e shpeton qeverine dhe ministren e pa afte te saj, por vetem se po rendon me shume pozitat e saj. Shqiperia e varfer eshte futur ne listat dhe vendet me te zeza ne rajon,si ne korrupsion,krim ashtu dhe ne prodhimin dhe transportin nderkombetar te droges.

Ndersa kryeministri yne akoma merret me demagogji, lufte politike dhe eleminim te kundershtareve politike nepermjet lidhjeve te ngushta me bandat, banditet dhe krimin e organizuar.

Kur prokuroret Spanjolle deklarojne se:

Eshte absurde  qe një rishtar në fushen e trafikut te mund të ketë mberritur per here te pare dhe te marre guximin qe te drejtoje nje helikopter pa e njohur mire rrugen aq më teper qe ne helikopter ka pasur nje ngarkese të madhe droge prej afro 1 toni.

Ndersa Hetuesit deklarojne se:

Kemi te bëjme me nje linjë të konsoliduar të trafikut, e cila rezulton të kete të implikuar te tjere nga Shqiperia. Trafikantet e droges qe kryejnë transporte të tilla nga Maroku dhe vende të tjera te Afrikes ne drejtim te Spanjes jane nga vende te ndryshme.

Vitin e kaluar majori i Mrikes, ka dale fillimisht me 15 qershor nga Shqipëria dhe ka hyre ne 23 korrik.

Me pas ai ka dale në 21 shtator dhe ka hyre ne Shqiperi në 30 shtator.
Ndersa levizjen e fundit jashtë vendit për vitin 2014, e ka bere ne datat 16 nëntor dhe 20 dhjetor.
Daljen e fundit nga territori i Shqiperisë ai e ka berë me 20 janar, 9 dite perpara se të vritej teksa ndiqej nga Garda Civile spanjolle.

Profili i majorit të Farkës që përflitet të ketë lidhje me politikën.

Ende i panjohur bashkëpiloti i Sokol Fekës në helikopterin e Spanjës.

Njeriu kyç që mund të zbardhte lidhjet e majorit Feka me rrjetin e trafikut të drogës është personi që ndodhej në kabinë me të, me të cilin piloti shqiptar mendohet të ketë bërë edhe fluturime të tjera të kësaj natyre.

mimi-majori-webPyetja qe shtrohet eshte se.

A ka pilotë të tjerë që kanë shkuar “me leje” si vizitorë apo trasportues nëpër bazat e droges gjatë kësaj kohe qe ju z Kodheli drejtoni ministrine e mbrojtjes?

A eshte ky i pari pilot shqiptar me graden “Major” qe largohet “me leje” nga eproret e tij per te realizuar detyra speciale jashte vendit?

A i kontrollon ministria e brendeshme nepermjet sistemit TIMS qe vete e disponon, levizjet e ushtarakeve qe duhet te dalin dhe dalin jashte vendit vetem me leje,apo eshte kethyer perseri koha e Axhi Qamilit dhe dalja behet pa u regjistruar ne sistem?

Po Sherbimi Informativ Ushtarak dhe Policija Ushtarake, a kane pergjegjesi per kontrollin dhe levizjen e ushtarakeve te tyre brenda dhe jashte vendit?

Jo me shume se 3 minuta eshte koha e verifikimit ne zyrat e policise kufitare greke per cdo kerkese apo verifikim te bere nga pala kufitare shqiptare, i te gjithe hyrje daljeve te cdo qytetari qe pretendohet te mos jete regjistruar ne sistemin TIMS Shqiptar.

Vec Rinasit,cilat jane pikat kufitare ku levizja dhe dalja nga shqiperia kryet nepermjet seksereve dhe policise pa u regjistruar ne sistemin TIMS.

A ka drejtues te larte ushtarake qe bejne kondrabande ne pikat doganore duke perdorur imunitetin dhe dokumentin zyretar?

Me sa karta telefonike te huaja dhe shqiptare me nje perdorim vetem 24 oresh por dhe aparate celulare jane te paisur ushtaraket dhe punonjesit civile ne pikat doganore kufitare per te (punuar) te qete, apo per tju larguar ndonje pergjimi te mundeshem te autoriteteve?

Reagimi i politikës

Përfshirja e një majori të ushtrisë shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës ka vënë sërish në pozita mbrojtjeje mazhorancën, e cila implikohet për herë të dytë në të tilla çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës, pas të dhënave se infrastruktura ushtarake e Gjadrid ishte përdorur për aktivitete tëpaligshme. Kryeministri i parapriu lajmit për të zbutur efektin që do kishte vdekja e majorit shqiptar nëse lajmi do mësohej nga burime të tjera.
Opozita e sheh këtë rast si përforcim të akuzave të saj për përdorim të infrastrukturës ushtarake në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa hije dyshimi mbi lidhjet e Fekës me politikën ka hedhur Spartak Ngjela, i cili në një reagim ngre pyetjen pse u largua Meta nga Froni i Kryetarit të Kuvendit sapo Rama njoftoi vdekjen e majorit pilot dhe trafikantit shqiptar Sokol Feka?
Ndërkaq edhe presidenti Nishani në një intervistë për Abc Neës ka lënë të kuptohet ndryshimet në Ligjin për Forcat e Armatosura, ku atij i është hequr e drejta për të emëruar kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Ushtrisë i ka hapur rrugë përfshirjes së ushtarakëve shqiptarë në të tilla trafiqe.

Kategori
Uncategorized

Suedia dorezohet para emigranteve.

Kategori
Uncategorized

Minister Beqaj presion firmave farmaceutike: “Dua lekë, nuk dua ilaçe”.

halim_kosovaZ Minister:

“Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë”.

Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.

Zbardhja e një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”

Kategori
Uncategorized

Ajo qe po ndodh ne Kosove sot, eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar.

Te dashur miq,529655_107695099426280_1634518127_n
Ajo qe po ndodh ne Kosove sot, ne pragun e 7 vjetorit te pavaresise eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar , kudo qe ndodhet.Eshte e pabesueshme per luften shekullore te shqipareve per liri e pavaresi nga pushtimi serb.Eshte e pabasueshme per ata qindra e mijra deshmore te kombit eshte e pabesueshme per perpjekjet dhe luften e madhe te Presidentit Rugova per Kosoven shtet te pavarur, eshte e pabesueshme per ata deshmore dhe luftetare te UCK qe dhane gjithcka per kete liri,eshte e pabesueshme per vuajtjet shekullore te cdo familje dhe qytetari te Kosoves nga pushtuesit serb eshte e pabesueshme periqte nderkombetare te Kosoves, qe iu gjenden popullit ne ditet e tyre me te veshtira.Dhe e gjitha kjo per karieren e turpshme te politikaneve te papergjegjshem qe manipulojne popullin per te dhene kete shfaqje te turpshme antikombetare.
Populli i Kosoves duhet t’i therrase ndergjegjes kombetare dhe te marre ne duart e veta fatet e vendit dhe te lere ne vetmin dhe mjerimin e tyre keta politikane qe nuk duan asgje tjeter me shume se karieren e tyre.Neqoftese nuk jane ne sherbim te qarqeve antikombetare.

Vili Minarolli.

Kategori
Uncategorized

Metamorfoza “agro-politike” e sanxhakbeut Ridvan Bode

Një mik i tij që e shoqëron në vakancat e tij të shumta, pa dashur më tha një ditë: “Miku im Azgan, mos u merr me Ridvanin. Ai i ka mbushur hararet. Vetëm në muajin e dytë të mjaltit, shpenzime e dhurata për bashkëshorten e re ka harxhuar sa 135% e buxhetit vjetor të bashkisë B. Curri. ”Lexuesi vet le ta marrë me mend ..!!!??.www.zhurnal

Gjithmonë duke marrë shkas nga 23 qershori 2013, kjo ditë e mbështjellë si nga dhimbja revoltuese e demokratëve shqiptarë po aq dhe nga velloja misterioze e rezultatit, hapur, drejtpërdrejt, sinqerisht e pa droje i jam qasur një analize publike.

Natyrisht pozicioni kritik mediatik ndaj shumë emrave qe kanë drejtuar PD-në si dhe kanë gëzuar poste te larta shtetërore, nuk buron nga komoditeti i te mos qënit pjesë e asnjë klani oligarkik ndërpartiak në udhëheqësi. Unë kam qenë drejtues në një rreth si Tropoja që për shkak të pozicionit gjeo-strategjik, kontributit historik për më shumë se 150-vjet në zhvillimet historike kombëtare dhe proceset demokratike ku për 8 vite të pushtetit socialist investoi gjak demokratësh me shumë se firma VIVE CROME, bojë të kuqe. Jam mandatuar si deputet me pranga në duar, vazhdoj të jem anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar. Në këto kushte, ndjej edhe unë si demokrat përgjegjësinë respektive. Duke e fshehur responsabilitetin individual e sektarizuar atë si një përgjegjësi kolektive vetëm se bojatisim një ndryshk, i cili edhe ashtu e vazhdon korrozionin. Disa pjesë të këtij korrozioni që na kushtoi rëndë mbi çdo gjë moralisht u vetdekonspiruan menjëherë pas zgjedhjeve hapur me ose pa dashje si për të treguar me ironi e përqeshje se do të vazhdojnë të na dëmtojnë edhe më tutje në opozitën e pritshme me çdo mundësi. Të tillë janë drejtuesit e lartë të deridjeshëm, Patozi, Olldashi, Topalli. Kontingjenti tjetër korroziv adaptoi një strategji pak më pikante, herë fshehurazi e herë me nënkuptime dashakeqe.

Duke qenë jo pak të suksesshëm në afro 20 vite të kamuflojnë qëllimin e tyre politik dhe profesional herë me urtësi të shtirur e me hipokrizi dhe non stop me përulje servile ndaj shefit, ky kontigjent mendon se mund t’ia hedhë dhe kësaj rradhe. Prototipi që shkëlqen në këtë kategori është Ridvan Bode. I ardhur në Partinë Demokratike me shtyrjen deri në detyrime të ustallarëve që projektuan shkatërrimin e PD-së, akoma pa u konfirmuar, biografia e zotit Bode është thjeshtë deri në banalitet aq sa, se si një demokrat që jam, ndodhem jo pak në vështirësi të shprehem. Dhe ja curriculum vitae profesionale e zotit Bode para zbarkimit ne PD. Ridvan Bode i lindur në një familje fshatare tepër te varfër plebeje nga katundi Rakick i Korçës. Studion për bujqësi në të mesmen dhe për ekonomi agrare në Institutin Bujqësor te Kamzës. Ata që e njohin nga afër nuk veçojnë asnjë cilësi që e dallonte sikundër e konfirmojnë. Natyrisht me këto cilësi s’mund të bëjë karrierë tjetër për kohën,veçse një përgjegjës ordiner sektori në një fshat të Librazhdit, natyrisht në kooperativat bujqësore.

Kjo është karriera profesionale e Ridvan Bodes, njeriut që gabimisht deri paradoksalisht udhëhoqi 8 vitet e fundit pushtetin ekonomik kapitalist të Shqipërisë . Pjesa tjetër ajo e fillimkarrierës – politike të Bodes është edhe më e trishtueshme, e mjerueshme deri në qesharake .

Me krijimin e PD-së në vitin 1990, z. Bode gjithmonë ekonomist-agrarë në Librazhd, ku për “ meritë “ të tij,një ditë pune arriti në 3.5 lekë, për të treguar besnikërinë e tij e të shtresës që përfaqësonte ndaj P.P.SH-së, rezulton të jetë i pari i regjistruar aktiv në Shoqatën e Vullnetarëve të Enverit, udhëhequr nga Hysni Milloshi de jure, por de facto orkestruar nga Sigurimi i Shtetit. Me shthurjen e aktivitetit legal te Shoqatës famëkeqe, Ridvanit ju dha detyra të shkëpuste nga grushti dy gishta dhe ti ngrinte lart së bashku me turmën e demokratëve të vërtetë.

Një nga themeluesit e lëvizjes demokratike në Korçë nacionalisti i dënuar me pushkatim, por që vuajti plot 30 vite burg, z. Enver Hasa (i ndjeri), më ka treguar se kur kishte parë Ridvanin e Rakickës në mes demokratëve kishte shkuar në kafe me një bashkëvuajtës duke i thënë: “Kurrë më s’do më shohësh në këtë turmë. Ky qumësht i pastër me emrin demokraci shumë shpejt do thartohet e pastaj nuk ka veçse hirrë.” Dhe kishte pasur të drejtë z. Enver Hasa.

Ridvanët e Milloshit e thartuan demokracinë duke synuar të shkojnë në finish me batërdisjen e saj, duke dashur e punuar të shkatërrojnë inicuesen dhe intaluesen e kësaj demokracie, PD-në. Në 8 vite si ministër i financave z. Bode u shqua për një strategji kleptoklanore. Ai vuri nën sundimin e vet doganat, tatimet, energjetikën dhe hipotekat duke emëruar aty sejmenët e vet që faleshin sipas ritit kleptokrat tek shef Ridvani. Kjo dihet boterisht . Ata që nuk e thonë janë frikacakë dhe servile ose pjesë e tavës ku pjesën e luanit e shqyente ujku i Rakickës, Ridvan Bode.

Kështu ky “i besuar” i PD-së për të udhëhequr financat shqiptare i cili pozonte mediatikisht duke imituar e perifrazuar emperikisht arkitektët e ekonomisë botërore si: David Rikardon, Kejnesin, Hajekun apo Milton Fridman, u shndërrua në një sanxhakbej arrogant që nuk interesohej për ekonominë shqiptare e për fatin e demokratëve, por për të ardhurat vetjake, të cilat “ gojët e liga “ thonë se i ka me qindra milionë euro. Një mik i tij që e shoqëron në vakancat e tij të shumta, pa dashur më tha një ditë: “Miku im Azgan, mos u merr me Ridvanin. Ai i ka mbushur hararet. Vetëm në muajin e dytë të mjaltit, shpenzime e dhurata për bashkëshorten e re ka harxhuar sa 135% e buxhetit vjetor të bashkisë B. Curri. ”Lexuesi vet le ta marrë me mend ..!!!??.

Të them të drejtën u trondita shumë, por më tepër u motivova ta denoncoj hapur pafytyrësinë e tij, pabesinë e tij ndaj besimit të pamerituar që i dhamë, paaftësinë intelektuale e politike të këtij tipi që çuditërisht akoma nuk ka dorëzuar mandatin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Në afro dy dekada në krye të kupolës së PD-së ka rezultuar i zhveshur nga çdo lloj cilësie imediate që përbëjnë formimin apo karizmën e një udhëheqësi. Njeri që nuk ka demonstruar asnjë ide, iniciative, aftësi për të ofruar mendim ekonomik individual, i pakultivuar teknikisht e politikisht, i paaftë për përballje individuale e kolektive elektorale ai përbën prototipin parazit ne trupin e demokracisë Ai dhe sektori i organizimit në PD, që me statut e drejton, përbëjnë binomin me mediokër, i cili rezultoi të ishte pika mizerabël që shkaktoi traumën elektorale të 23 qershorit.

Dhe ai prapë fshihet prapa gishtit duke menduar se mund të kalojë me ambiguitetin midis heshtjes individuale dhe nxitjes së zyrtarëve të tij servilë për të sulmuar Lulëzim Bashën i cili u zgjodh në mënyrë referendare nga demokratët e Shqipërisë si Vikoteku (balsami) për shërimin e tumorit të injektuar në trungun e PD-së. Por e siguroj z. Bode se ai është i pari që s’do mund të mbijetojë, pasi ujërat kënetore që ai konservoi në PD me miqtë e tij janë në pastrim e sipër dhe shumë shpejt do të zëvendësohen me ujë të kristaltë ku amebat si Ti bëhen të tejdukshëm dhe do klorizohen…! Dua të përfundoj këtë analizë timen duke qetësuar një mikun tim i cili më kujtonte një thënie të filozofit Seneka: “Me kritikat tuaja drejtuar të tjerëve, s’bëni gjë tjetër,veçse shtoni numrin e kundërshtarëve”. Po i them mikut tim kritik se do vazhdoj përsëri te them troç te vërtetën pa asnjë note montekristjane dhe t’i sjell në vëmendje Devid Hajkun

“Vetëm e vërteta të bën të lirë”.

Nga Azgan Haklaj.

Kategori
Uncategorized

Loja e Edi Ramës me të përndjekurit, si fabula e gjarprit me bariun.

imgresNga :  Sejdi  PEKA

Një bari po ruante delet dhe kishte bërë një marrëveshje me një gjarpër.

Bariu do t’i milte për çdo ditë një pagure me qumësht që pinte gjarpri, ndërkohë në këmbim të kësaj gjarpri sillte çdo ditë një monedhë floriri. Dhe kështu vazhdoj ujdia në mes tyre. Edhe bariu edhe gjarpri ishin të kënaqur. Por një ditë bariu plak u sëmur dhe në vendin e tij delet do t’i ruante i biri. E porositi të birin që brinjë një shkëmbi do të linte paguren me qumësht dhe pas pak do të shkonte të merrte aty një monedhë floriri. I biri i bariut mori paguren me qumësht dhe e dërgoj në vendin e caktuar por nuk u largua. I fshehur në një vend po shikonte se kush do të sillte monedhën e floririt. I habitur dëgjoj një fëshfërimë nëpër gjethe dhe një gjarpër që u afrua dhe po pinte në paguren me qumësht. I biri i bariut nuk e zgjati më po nxori nga brezi kosorën, duke e goditur gjarprin, i këputi atij bishtin. Gjarpëri duke parë se çfarë i kishin bërë ju hodh djalit të bariut dhe e kafshoj për vdekje. Kur i sollën djalin të vdekur në shtëpi, bariu plak e kuptoj se çfarë gabimi kishte bërë. Të nesërmen shkoj në mal dhe e thirri gjarprin. –

O gjarpër i tha, ka ndodhur çfarë ka ndodhur hajde t’i harrojmë dhe përsëri të vazhdojmë marrëveshjen tonë. Jo, u përgjigj gjarpri, tani çdo gjë ndërmjet nesh ka marrë fund. Unë bishtin e këputur dhe ti djalin në varr nuk mundet t’i harrojmë kurrë. -Në këtë kontekst, nuk ka hipokrizi më të shpifur se loja e Edi Ramës me ish-të përndjekurit politikë.

Kur po shikoja në edicionin e lajmeve Edi Ramën në një tryezë me disa ish të përndjekur politikë, me të vërtetë nuk po u besoja syve. Për të mos mjaftuar i biri i Kristaq Ramës që me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i vuri litarin në grykë poetit disident antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, në krye të kësaj tryeze ishte edhe Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit e me dhjetëra të rinj shqiptarë të vrarë në kufi. Mediat pranë Edi Ramës u përpoqën sa mundën që kësaj tryeze t’i bënin mjaft publicitet si një ngjarje e rëndësishme. Dukeshin si ujqërit që kishin hedhur në kurriz lëkurën e qengjit. Dhe “qengjat e përndjekur” qëndronin përballë duke shikuar me trishtim dhëmbët e ujqërve që nuk kishin ndryshuar me maskat dhe makiazhet e tyre. Sigurisht që këta ish të përndjekur nuk përfaqësonin aspak ata qindra dhe mijëra ish të burgosur dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist,ashtu sikundër historia ka treguar se nuk është e vështirë të gjenden disa ndoca mercenarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë t’i shërbejnë padronit që i mashtron dhe i paguan.

Gjesti i tij vetëm sa ka fyer në ekstrem të gjithë ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër i sëmuri psiqik i PS tregoi se është një njeri eksiq nga koka. Një maskaradë e tillë nuk është parë dhe as dëgjuar. Duke bërë lojën e strucit, duke fshehur kokën për të kaluarën kriminale të familjes së tij, Edi Rama del cullak si në fotot e tij nudo që kanë bërë xhiron e botës.

imgresMë së paku duhet të kishte kërkuar falje publike për babanë e tij kriminel, ndërkohë askush nuk mundet që t’ia heqë nofkën se ai është i biri i një krimineli. Dikush edhe mundet të më thotë se nuk ka drejtësi në botë që “i biri të dënohet për babanë”. Por ka një kod moral të trashëguar në shekuj deri në ditët tona se “I biri i një krimineli nuk mundet të bëhet i pari i fshatit”. Nga ana tjetër, Edi Rama duhet të sqarojë edhe pozicioni e tij se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i ish-sigurimit në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Ai është Kryetar i Partisë Socialiste, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që vetëm emrin i kanë ndryshuar komunistët në Qershor të vitit 1991. Kjo parti asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale e partisë shtet të diktaturës komuniste. Ish Sigurimi komunist i diktaturës ishte instrumenti “arma syshqiponjë e diktaturës së proletariatit dhe e Partisë Punës”. Barbaria kundër popullit të tyre nuk kishte të ndalur. Sipas një raporti të OKB dhe të bërë publik, “vetëm nga viti 1945-1956 në Shqipëri janë pushkatuar 10.000 persona për bindje politike me ose pa gjyq,16.000 të tjerë janë burgosur, 80.000 njerëz janë internuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria”. Akoma edhe sot njerëz me kazma e lopata në duar kërkojnë varret e njerëzve të tyre duke vendosur veshin në tokën e ftohtë se mos dallojnë një “zhurmë”, një boshllëk që të tregojë se aty ka një varr. Dhe nuk janë pak por lart më shumë së 4500 njerëz të pushkatuar me dhe pa gjyq që nuk u gjejmë varret. Dhe kriminelët janë kudo. Janë në kupolën e Partisë Socialiste. Sot për fatin e keq të Shqipërisë, kjo parti që ka ndryshuar vetëm emrin në një Kongres fasadë të mënyrës marksiste, ka grumbulluar në elitën e sajë dhe ka ricikluar në politikë të gjith bijtë e ish bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste me në krye Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Bushatët, Fidelët etj.

Anti_Communism1Diversioni komunist kundër shtresës së ish-të përndjekurve politikë nuk është një fenomen i ri. Ai ka vazhduar edhe pas rënies se komunizmit, se ata e kuptojnë fare mirë se ish të përndjekurit janë antikorpet më të fuqishme që e ruajnë dhe e mbrojnë demokracinë nga murtaja komuniste. Sigurisht orvatja e tyre është tejet e dështuar. Neve nuk mundet të harrojmë.

Kategori
Uncategorized

LUFTETARJA E LIRISE_se, KRYETARE E E PPD_se

Rruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Kongresi i 6-të i PPD-së. Llalla: Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit10940617_1376413456000846_5894810526209367532_n

Partia për Prosperitet Demokratik, sot ora 13, në Tetovë ka mbajtur Kongresin e saj të 6-të.

Teuta Llalla është zgjedhur kryetare e re e kësaj partie. Ajo është zotuar se do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha, njofton gazeta “Lajm”.

“Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit”, ka thënë mes tjerash Llalla.

Fjala e kryetares Teuta LLALLA

Të nderuar delegatë,

Të nderuar simpatizantë dhe anëtarë të PPD-së,

Më lejoni që t’Ju falënderohem për përkrahjen dhe votëbesimin që më dhatë në këtë detyrë të lartë politike, qëllimi i të cilës është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar. Që prej kaq vitesh sa nuk ishte PPD aktive në Kuvendin e Maqedonisë këto cilësi janë shkelur.

Ky rikthim kësaj rradhe ishte më i mundimshëm se herëve tjera sepse dolën nga burgu i padrejtë Vullneti, Adnani dhe Amiri, nga guximi dhe dëshira e 1.000 qytetarëve që haptazi para notarit të nënshkruajnë fletë aderimin për PPD-në si dhe nga guximi i 186 qytetarëve që ta mbrojnë platformën politike të PPD-së para gjykatës dhe ai lindi nga vullneti dhe këmbëngulja e nismëtareve të PPD-së për ta rikthyer këtë fole të demokracisë në jetën politike.

Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj Përfaqësuesin dhe Prezantuesin e deritashëm të PPD-së zotin Vullnet Halilin i cili dha kontributin e tij rinor për rregjistrimin e partisë si dhe anëtarët e deritashëm të Kuvendit Qendror dhe Kryesisë së Partisë për mundin e pafund që e dhanë për këtë kauzë.

Të nderuar delegatë,

Sot gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është me keq se në komunizëm. Partia shqiptare në pushet, disa vite me radhë nuk arrin të zgjedhë problemin e emërtimit të tabelave të rrugëve dhe shkollave. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ende se çfarë është parlamenti dhe çfarë është qeveria si koalicion politik. Ata, nuk mund të kuptojnë kush i sulmon nxënësit shqiptarë në Shkup prej kaq kohësh. Ata, nuk mund të kuptojnë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe sa harxhohen për Shkupin 2014. Po ashtu, ata nuk mund të kuptojnë ende pse ikin të rinjtë në kurbet. Askush nuk merret me çështjen pse u mbyllën shkollat shqipe? Pse braktisja e fshatrave po bëhet përditë dhe duke filluar nga Likova e Kërcova, Dibra, Shkup etj.

Sot Shqiptarët janë pa mbrojtje. Partitë shqiptare në Parlament grinden njëra me tjetrën. Partia në pushtet është shndërruar në zëdhënëse të politikës së VMRO-s. Kuadri i paaftë i sajë është bërë objekt diskutimi i Komisionit dhe i Parlamentit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Partia tjetër shqiptar në opozitë, kënaqet duke luftuar dhe shkatërruar partitë shqiptare opozitare më të dobta dhe kur i duhet atij për interesa, ia voton buxhetin VMRO-DPMNE, duke e nxjerr nga balta. Nuk duhet njerëzit të mashtrohen me fjalë boshe dhe fjalime emocionale, duhet më shumë dije e guxim, prandaj nuk duhet që shqiptarët të humbin kohën me premtime të parealizueshme. Duhet të veprojmë bashkërisht si një trup, duke protestuar fortë për çdo të drejtë që na shkelet. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalen proceset degraduese siç ishin enciklopedia, Brodeci, Radusha, Odri, Vaksinca, rrahjet e nxënësve, dhunimi i lokaleve në emër të ndaljes së duhanit, etj., etj.

10492464_1376396056002586_2330092542284008258_nPër shkaqet e mësipërme vëllezër dhe motra kërkojmë përkrahjen tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni të ringrihemi përsëri lart, krenar pse jemi shqiptar. Ne, publikisht ua shtrijmë dorën që të na përkrahni ashtu si qëmoti, pra Uniteti është ai që bënë fuqinë dhe përparimi tonë.

Ne, do jemi si gjithnjë në ballë të nismave madhore kombëtare si më 1990, në 1994 dhe në 2001, ishte PPD ajo që i bëri ballë presioneve të pushtetit afatgjatë të diktaturës komuniste, ishte PPD përkrahësja kryesore për themelimin e UT, ishte PPD që u gjend pranë ushtarëve të UÇK, ishte këmbëngulja e PPD për arritjen e një marrëveshje për ndalimin e konfliktit të 2001. E ku s’ka qenë PPD, në krye të lëvizjeve tona kombëtare, por kuptohet këto s’kanë qenë të lehta për ne. Shumë padrejtësi dhe kurthe ju bënë PPD, shumë punuan strukturat shtetërore dhe vasalët e tyre për ta zhdukur rrënjësisht PPD, por nuk ja arritën qëllimeve dashakeqëse sepse PPD nuk jam vetëm unë, PPD nuk jemi vetëm ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, por PPD janë të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe Diasporë. PPD është promotoria e lëvizjeve të mëdha kombëtare jo vetëm në Maqedoni, por kudo. Ajo ishte e para dallëndyshe që lajmëroj rënien e diktaturës komuniste, ajo ishte e para që lajmëroi pranverën e demokracisë në Maqedoni.

PPD, ka qenë dhe është pronë e popullit dhe jo e liderit, PPD nuk ka duruar dhe nuk do të durojë asnjëherë diktaturën e liderit, këtë ua premtoj edhe unë që më keni besuar sot këtë detyrë kaq të lartë dhe të vështirë. PPD ka punuar dhe punon për mbrojtjen e vlera kombëtare, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, besimin e njeriut në Zot, që do të thotë se ne ekzistojmë.

10917823_1376379719337553_5075247751827548828_n

PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të gjithë të diturit. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.

PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik.

Pas 25 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë për realizimin e saj. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Por, çdo gjë jeton në kohë dhe hapsirë. Marrëveshja e Ohrit e humbi shansin të hyjë në histori si marrëveshje e realizuar, si një marrëveshje që i dha fund luftës dhe pabarazisë. Sot ajo duhet riplotësuar, rishkruar.

PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëmë e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.

Juve që më votuat për një dëshirë, për ëndrrën e rikthimit me nder të PPD në skenën politike, që më mbështesni në kohët e vështira dhe që më keni besuar postin e kryetarit nuk do t’ju tradhtoj, nuk do t’ju braktis kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë për ndonjë përfitim personal. Nuk do të bëj pas shpinës suaj asgjë që do të cënojë jetën, dinjitetin, të ardhmen dhe shpresën tuaj. Nuk do të marrë asnjë vendim pa e ndarë me ju, pa u këshilluar me ata që më kanë besuar dhe votuar, sepse nuk do të gjej paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të besimit dhe shpirtit tuaj.

10941006_1379979232310935_5890982992387334766_nRruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Ju gjyshër, e prindër, të rinj, kudo që jeni, në këtë sallë, në Maqedoni dhe jashtë saj keni pritur me zemër të dridhur nëse PPD do riorganizohet apo të zhduket.

E pra, na kujtohet të gjithëve koha e PPD kur lumi i njerëzve nuk ndalej përballë hermelinave dhe kordoneve policore për të votuar për intelektualët e vërtetë, për të dërguar me votën e lirë profesorë të dëshmuar përballë të tjerëve.

Më lejoni t’jua them sot, hapur, në sy, se ne punojmë dhe përpiqemi të rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin kombëtar, të rikthejmë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, të dërgojmë me votën tuaj njerëzit më të suksesshëm në institucionet shtetërore. Por gjithnjë ua kam përsëritur miqve, bashkëpunëtorëve të mi se na duhet votëbesimi i gjithë popullit, për të dalë faqebardhë, më të fortë me qëllimin e mirë që rinia shqiptare të mos largohet për të emigruar. Na ndihmoni pra, për të kontribuar të gjithë bashkë për të mundur të keqen, për të dalë nga balta ku na kanë futur prej kaq vitesh politikanët vasal, planprishës dhe keqpërdorues të besimit të popullit. Duke kontribuar të gjithë bashkë për të mirën e njerëzimit, për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, për brezat që vijnë pas. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.

10933990_1379977412311117_6831875994951737452_nMe vizione të reja, na priftë e mbara!

Teuta Kamberi -Llalla, lindi në Janar të vitit 1977, në qytetin e Tetovës, në një familje me tradita kombëtare nga prindërit Vait Kamberi, nga Malësia e Tetovës, profesor i gjuhës shqipe dhe nëna, Arife Kamberi, nga Shkupi, mësuese.

Që në shkollën e mesme u morr me aktivitete kombëtare dhe letrare. Shtëpia e saj u bë vatër e takimeve për themelimin e Universitetit të Tetovës më 1994 dhe babai i saj Prof.Vait Kamberi është njëri ndër nënshkruesit e aktit të themelimit të UT, ku është nderura me disa Mirënjohje për këto veprimtari kombëtare

E rritur në një familje me tradita kombëtare Teuta Kamberi si nxënëse e shkollës së mesme ishte njëra nga organizatorët e protestave të shkollave të mesme në mbështetje të studentëve të UT
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Tetovës ishte përfaqësuese e
Fakultetit Filologjik në Unionin e Studentëve në UT dhe përfaqësuese në Unionin e Studentëve mbarë Kombëtare me qendër në Prishtinë.
Mbas mbarimit të studimeve në UT, në bazë të mesatares së lartë të notave u ndal të punojë disa vite asistente e lëndës së Morfologjisë në UT.

10407456_964314980249214_7385771402211058861_nMe fillimin e luftës së 2001 në Maqedoni Teuta Kamberi bashkë me vëllanë e saj iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ishin pjesëtarë të kësaj ushtrie deri në demobilizimin e saj.
Në vitin 2003, Teuta Llalla filloj punë në gjimnazin e Tetovës duke dhënë mësim lëndën e gjuhë-letërsisë shqipe. Gjithashtu kësaj periudhë është marrë me publicistikë, ku ka botuar shumë shkrime, analizash të probleme shoqërore.
Në vitin 2008 botoj librin e parë të saj me titull: “Antologjia e Poezisë Arvanitase”.
Në vitin 2009 bashkë me disa ish-ushtar të UÇK themeluan shoqatën e veteranëve dhe invalidëve të luftës “KALAJA”, dhe ishte zëdhënëse e kësaj shoqate e dalë nga lufta e 2001.

Nga viti 2010-2012 ka qenë anëtarë e bordit drejtues të Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, dega Maqedoni.
Në Shtator, 2012, Teuta Llalla bëri një vizitë në SHBA, me ftesë të disa organizatave shqiptaro-amerikane, ku në institucionet demokratike të këtij vendi denoncojë shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen në Maqedoni.
Në Tetor të 2012, themeloj shoqatën humanitare dhe kulturore, Programi Unik Shqiptar-PUSH, dhe u zgjodh kryetare e kësaj shoqate.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Forumi Ndërkombëtar Imazh dhe Media, e nderoj me Mirënjohje, Teuta Llalla, me motivacionin Gruaja Humane që mbron të drejtat e njeriut. Kjo Mirënjohje ju dha në Tiranë në një akademi solemne më 28 Nëntor 2012.
Në Mars të vitit 2013, Këshilli i Komunës së Tetovës e nderoj me Mirënjohje shoqatën, Programi Unik Shqiptar, të cilën e drejton që nga themelimi i saj Teuta Llalla
Në Maj të vitit 2013, Këshilli i Gjimnazit të Tetovës i ndau Mirënjohje, për rezultatet e suksesshme të arritura gjatë zhvillimit edukativo-arsimor si dhe për bashkëpunim korrekt.

10923304_1376406949334830_5120057738192597544_nËshtë e martuar me historianin dhe publicistin nga Elbasani Arben Llalla dhe kanë një djalë.

Kategori
Uncategorized

21 JANARI, BULEVARDI, DHE TRENDAFILI I “MUNGUAR” I ILIR METES.

10917074_432312380258600_658621391514664368_n

Nga Ilir Meta.
Edi Rama, tashmë kryetar i sektit të spiunëve të Shqipërisë.

Kjo fundërrinë e pashembullt e shoqërisë shqiptare.
Ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq.
Ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij.
Ky njeri i panderë, pa familje, pa asnjë normë shoqërore dhe morale.

Synoi me 21 Janar të bënte një puç në Shqipëri.

Përveç një përgjimi kriminal dhe të palogjikshëm dhe jo vetëm kaq, përmes një akti kriminal dhe të pashembullt duke përdorur si dëshmitar një fundërrinë tjetër të paparë, i cili e kishte akuzuar publikisht Edi Ramën përpara shqiptarëve si një njeri që e kishte parë duke marrë kokainë në zyrat e kryetrait të bashkisë.

Unë dua t’i konfirmojë të gjithë qytetarëve shqiptar se mandati i fëlliqur , se listat e vendosura nga Edi Rama, se vendosjet dhe mbivendosjet në funksion të një perceptimi negativ, se e gjitha kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme, se të gjitha shpifjet për shkak të detyrës do të denoncohen në mënyrën më spektakolare përpara drejtësisë dhe përpara opinionit publik.

Unë tashmë kam krijuar një grup juristësh, të cilët duke filluar nga dita e nesërme do të nisin punën e tyre dhe shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptar do të shohin se:
Njeriu që kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës
Përmes intimitimit të qytetarit shqiptar.
Përmes të drejtave dhe lirisë s ëtyre.

Eshtë një montazhues i fëlliqur, është një njeri i cili me 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale, por dhe politike duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal, duke ndërhyrë në mënyrë kriminale, jo vetëm duke dëmtuar kryeministrin dhe kryetarin e LSI-së, në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme dhe duke përdorur manipulimin dhe fallsifikimin, por duke dashur të dëmtojë dhe kryeministrin e vendit pikërisht në përgjigjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puçiste një qeveri tërësisht legjitime.

Klikoni linkun e me poshtem per te pare me teper.

https://www.youtube.com/watch?v=-UI1mgU7j88

Kategori
Uncategorized

AZGANI – KY “ DRON” I GJALLË SHQIPTAR, QË BASHKON TROLLIN ETHNO-KULTUROR KOMBËTAR !

10 vite më parë, në metropolin e kombit e nën hijen e monumentit të heroit tonë kombëtar Skënderbe, si për të marrë pagëzim, forcë e bekim , deputeti i parlamentit shqiptar Azgan Haklaj do të shfaqej me një pishtar të ndezur në dorën e djathtë. Mijërat e qytetarëve të tubuar në atë manifestim, veshur me larmi etnografike e me simbole nacionale që valëviteshin, dëgjuan përbetimin e politikanit e të kulturologut tashmë të mirënjohur për vendosmëri e qëndresë : “ Ky pishtar i ndezur sot në Tiranë, do të na paraprijë në rrugën e pandalshme të bashkimit shpirtëror mbarëshqiptar e me të në dorë do të tejshkojmë gjithë trullin autokton, ethnik kombëtar”. Një utopi ky përbetim për shumicën, për këtë iniciativë kurajoze por aspak e tillë për Azganin.

10671414_860263070659327_843002630030626309_n

Shumë ëndrra shqiptare me shekuj janë munduar t’i qasen realitetit sikundër edhe sot, por në Ballkanin paqebrishtë, ku ethet e nacionalizmit e shovinizmit, mbajnë akoma në limite ekstreme temperaturën, në realitetin e dhimbshëm të copëzimit të trojeve tona në pesë shtete, hapi i Azganit po tejkalonte edhe optimizmin iluminist të personazheve volteriane. Por, ai ja arriti dhe sot si mbi Olimp, pishtari flakadan vazhdon të ndriçojë për të mos u shuar. Tirana e Prishtina, Gucia e Mitrovica, Preshava e Medvegja, Selaniku e Tuzi, Shkupi e Ulqini, Qafë-Bota e Prizreni, Gjakova e Deçani, Juniku e Ferizaj, Dibra e Madhe, Plava, Tivari, Struga e Gostivari do ta përjetonin materializimin e premtimit e përbetimit të Azganit. Art, kulturë, muzikë, etnografi, folklor e letërsi, si në një magji baladash u bënë një për kombin.

Dhe jo vetëm kaq, por të mbështjellë dhe me një mesazh të shqiptuar qartë e me guxim nga Azgani: “Jemi një komb, kemi një qëndrim, një gjuhë, një kulturë dhe aspirojmë veç bashkim“.

Aspak e lehtë për Azganin kurajoz, por deri në kufijt e pabesueshmërisë . Sepse nuk bëhej fjalë për unifikim të kulturës anglo-saksone në trevat e shteteve të Komunuelthit, por flitej për terrenin e ujqërve idhnakë të sllavo-shovinizmit ballkanas që edhe sot kur po rrekëllehet dekada degjitale e milieniumit të ri, skermitin akoma dhëmbët si çakej.

E këtë do ta vërtetonte nota e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Kjo notë do t’i drejtohej diplomacisë shqiptare duke kundërshtuar energjikisht veprimin e Azgan Haklajt në Preshevë e Bujanovc, se ai paska shpalosur flamurin e kombit të vet si dhe planin e tij të bashkimit shpirtëror e kulturor shqiptar !

Poetët e krijuesit nga më të mirët të trevave tona e kanë portretizuar Azganin me metafora të zgjedhura , ndaj unë nuk di ku t’i marr fjalët, komplimentet e përcaktorët që lipsen që të mund të shtoj diçka me modesti në portretin poetik të këtij burri atdhetar e fisnik. E në këto kushte po vjedh mjeshtrin e vargut shqip Hamit Aliaj “ Azgan , bohem i lirisë , marathonomak i bashkimit e demokracisë”.

Diçka e rrallë fenomeni Azgan jo aq për iluminizmin, që shumë personalitete kanë projektuar në studio e libra për kombet e tyre. E veçanta, magjikja, e papërseritshmja tek ky fenomen, qëndron në idealizmin gërshetuar me vullnet, në trimërinë të bashkuar me ndërgjegje , jo vetëm për të predikuar por për të prekur e bekuar vetë, po, po vetë ai trollin ethnik shqiptar në çdo anë, në çdo skaj, me mesazhin e fortë e të qartë në çdo detaj.

Azgani është i tillë, i gatuar veçmas me lirinë e pabesueshme të vendosmërisë së vet. Shpërblimin e punës së vet Azgani e pret e i gëzohet me shumë kur ajo ngelet anonym, por që ka bërë vend në rindërtimin e qelizave të bashkimit kombëtar.

u1_Hajdari-Jashari

Por ja që gjendet një personalitet, si Presidenti shqiptar, zoti Bujar Nishani, që merr rrugën këtë vjeshtë të hershme për në Alpe dhe pikërisht në vendin ku lindën heronjtë homerianë, nderon Azgan Haklajn me titullin e lartë “ Mjeshtër i Madh”.

Ditë më parë, mbi Beograd fluturoi një dron. Ishte një dron digjital. Bisha serbe në folenë e saj lëshoi xixa eksitimi e ulurimë tërbimi. Por ju siguroj se kjo s’është asgjë perballë një droni njerëzor si Azgan Haklaj, i cili për mëse një dekade, jo vetëm ka fluturuar, por ka aterruar në çdo pëllëmbë të tokës Iliro-Dardane, jo veç me simbole në duar, por me mesazhe me zë e piskamë, duke lëshuar në kohët moderne kushtrimin e të parëve për bashkimin me patjetër të të gjithë shqiptarëve.

Guxim Alimani

Kategori
Uncategorized

Me fal Qamil,edhe une jam bashkfajtor ne vetvrasjen tende!!

10891960_840325839364497_7717800404624674612_n(Besuam genjeshtren e zbukuruar qe na serviren me 23 Qershor.

Heshtem per çdo rast çmendurie antinjerezore qe ndodhi me pas ,dhe pa kuptuar antihumanizmin dhe urrejtjen ky sistem e vendosi dhe e beri fenomen duke na shkaterruar jo vetem ty por te gjitheve.Me beso,ky pushtet I pergjakur nuk do te kete kurre shfajsim per jeten qe te vodhi.)

Ky fund viti kaq I trishte,kaq I dhimbshem,kaq i hidhur.Kete vend tashme e ka pushtuar e keqja qe si djall po ha qindra te mjere.Kurbani I radhes I mizorise se pushtetit eshte I ndjeri Qamil Zela,nje 52 vjeçar nga Lushnja baba i tre femijeve.Çfare fatkeqesie ne se mbrojtem dot,ashtu siç nuk mbrojtem dot nje nene para disa javeve,ashtu siç nuk mbrojtem dot dhjetra qindra te tjere me perpara.Sot te gjithe fajtoret heshtin,hesht Kryeministri,Ministrat,Prokuroria,Gjykatat edhe avokati I qeverise sepse s’ka sens te quhet I ‘’popullit’’kur popullin e shtyjne per dite drejt akteve sublime dhe ai hesht.Te gjithe bashkfajtore ne nje krim te shemtuar.Çmenduria dhe pashpirtesia e Kryeministrit ju ofroi familjareve te Qamilit pjaten me helm dhe dhembje si urim per vitin e ri.Çfaredo qe te kishte bere Qamili kurre nuk e meritonte nje fund te tille.Sepse shteti para se te kerkoj qe qytetaret te zbatojne detyrimet,duhet te jete ai I pari qe I permbush ato.Sa korrekte eshte kjo qeveri me qytetaret e saj?Sa korrekt jane keta pushtetare ne zbatimin e ligjit per tja kerkuar kete gje edhe qytetareve.Grabitjet qe ju bejn diten per diell duke ju rritur taksat,duke I hequr nga puna,duke ju nderprere energjine ore e pa ore,duke I torturuar me dite radhave neper institucione ku hallet kurre nuk kane marre zgjidhje,kur askush nuk ja u paguan pritjen,mundimin,zgjidhjen,,..por forca e Kryeministrit godet dhunshem per nje lek,20lek,3500leke,dhe jo zyrtaret dhe te perkedhelurit e tij qe vjedhin qindra milione leke energji,.Dje goditi te ndjerin Qamil Zela,dhe mizorisht e vrau,madje dy here,psikologjikisht dhe fizikisht.A e dini pse?Sedra e ketij qytetari kishte te tjera dimensione shume me te medha,shume me humane dhe njerezore,se egoizmi I semure dhe kanibalizmi qeveritar.Jam I tronditur,jam I frikesuar,jam I revoltuar po na e shesin jeten kaq lire,po na turperojne,kjo bande qe bashke me ushqimin e saj ne banket po ha edhe trupin tone,po vjedh me diktat jeten tone.

Me fal Qamil,jam edhe une bashkfajtor ne vetvrasjen tende dhe pse s’te kam njohur kurre,sepse heshta,nuk kundershtova kur te privuan lirine ty duke te dhuruar qeline si modeli qe ndjek dhe zbaton kjo ”rilindje” e mallkuar,nuk kundershtova dhe per mijra te tjere qe mizorisht perfunduan ne te njejtat qeli,u struka dhe ndiqja I habitur sikur keto padrejtesi te ndodhnin ne nje tjeter vend ne nje tjeter bote dhe jo kaq pak kilomentra larg.Te vrau çmenduria e nje shtaze,kjo e keqe qe na ka mberthyer te gjitheve per fyti dhe s’na le te marrim fryme.Ashtu siç e kane profilizuar ‘I çmenduri qe po na çmend’’.Nuk je fajtor,fajtoret jane qeveria,kjo shoqeri e pergjumur qe pranoi dhe I dha hapesire te keqes,qe pranoi vrasesit dhe ngriti vrases,ashtu si delet qe bejne ujkun Kryetar.Ti meritoje te jetoje,ti gezoheshe jetes,nuk duhet te ishte ky fund viti stacioni I fundit per ty.Shikoj plot dhembje sesi vrapojne gazetaret te mbushin me titra kanalet televizive,gazetat,edicionet e lajmeve,çfare tmerri,edhe me vdekjen tende po kerkojne akoma te fitojne,fituan dje kur te privuan lirine.Ti nuk je lajm per tu shitur,ti je shkaku me I madh qe akuzon kete regjim vrastar,ti je himni I dhembjes qe shkakton revolte per tu ngritur kunder padrejtesise qeveritare.Nuk do te kete kurre qetesi ne shpirt per kete Kryeminister dhe te tjere bashkautore te pushtetit qe te shtyne ne vetvrasje.Sot nuk do te jete vetem familja jote qe do te mbaj zi per ty,as qytetaret e Lushnjes,por nje komb I tere,jo se ishe hero,por te gjithe jemi fajtore qe nuk e parandaluam te keqen, kontribuam pa vetdije duke e ngritur dhe duke I besuar jetet tona,te cilat ky Kryeminister po na I grabit dhunshem per çdo dite.

Me fal Qamil,jam edhe une bashkfajtor ne vetvrasjen tende,ne fakt jemi te gjithe.Besuam genjeshtren e zbukuruar qe na serviren me 23 Qershor.Heshtem per çdo rast çmendurie antinjerezore qe ndodhi me pas ,dhe pa kuptuar antihumanizmin dhe urrejtjen ky sistem e vendosi dhe e beri fenomen duke na shkaterruar jo vetem ty por te gjitheve.Me beso,ky pushtet I pergjakur nuk do te kete kurre shfajsim per jeten qe te vodhi.(Ne tashme do te protestojme per çdo dite sepse vetem keshtu do te mund te mbrojme jetet tona,jetet e njeri tjetrit.)

Nga Ferdinand Veliu:…..

Kategori
Uncategorized

POPULLIT I KANE RENE PANTALLONAT.

Viktor Cervenaku.Kryetari Cocialist i Komunes Frakull Fier.

Prefekti ka vdekur, Kryetarin e bashkise,kryetaret e komunave nuk i pjerdh njeri.

Ne jemi 100 burra antare te keshillit qe do te qajme hallet e njerzve me ty z Kryetar i Qarkut.

Cfare taksash kerkoni?
kemi gjashte muaj pa mare rrogat, turp or vellezer populli nuk po ha miser por tagji me hisell.

Shkoni dhe shikojini njehere se cfare behet, po vdesin njerezit or vellezer.

Drejtoret e qarkut bredhin rrugeve si gangestera, dhe ne nuk na pjerdh njeri.

Po cfare do kryeministri or vellezer te shtrihemi barkas,po vdesim or vellezer po vdesim,a e merrni vesh apo jo.

Ku eshte ai mjekerroshi qe sot eshte Kryeminister cfare premtoj gjate fushates atje ne palmat kur pinim kafe, dhe tani na futi…..

E cveshet popullin, eshte pa pantallona or vellezer shkoni njehere ne fshat dhe shikoni se cbehet as Spinaq nuk ka me….

Pjese nga fjala e Kryekomunarit Socialist ne mbledhjen e Qarkut Fier.

KUSH JENI JU QE LARGONI NJEREZIT NGA PUNA,NE NUK JEMI TE VDEKUR.

VIDEO.

Klikoni mbi linkun e me poshtem.

https://www.facebook.com/video.php?v=708303439268885&video_source=pages_finch_main_video

Kategori
Uncategorized

Vrasje në emër të Titos..

Komando sekrete vrasësish në Gjermani

http://www.dw.de/vrasje-n%C3%AB-em%C3%ABr-t%C3%AB-titos-komando-sekrete-vras%C3%ABsish-n%C3%AB-gjermani/av-18137052

Kategori
Uncategorized

Rilindje apo diktature.

Rilindje ap diktature,vendosje e ligjit,apo ligjin e bejne te fortet,kriminelet dhe mafia e lidhur ngushte me qeverine Rama.

Kjo eshte e verteta e kohes qe jetojme.

Rilindje apo diktature!?

Prisni 3 minuta dhe para jush do te hapet video

Kategori
Uncategorized

Linja filosllave e Tiranë-Kretës, në fushatë për të errësuar lavdinë e Kolonel Tahir Zemajt.

zemaj-def-1Nga : Besnik  KASTRATI

Trafikant droge, e pat quajtur kolonel Tahir Zemajn, Adem Demaçi, para afërisht dy viteve, duke synuar kështu ta inkriminojë atë dhe nëpërmjet tij edhe luftën që kishte zhvilluar ai dhe përgjithësisht FARK-u. Dhe kjo ishte një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur lavdinë e Betejës së Loxhës, në të cilën ushtarët e kolonel Tahir Zemajt ia kishin futur tmerrin forcave serbe, të cilat përveç shumë viktimave, pësuan edhe një humbje të plotë. Kompleksi që ka Adem Demaçi dhe linja e Tiranës/Kretës me Betejën e Loxhës, është kompleksi që kanë për drejtimin profesional, në raport me drejtimin joprofesional dhe diletant të bërë nga pjesëtarë të asaj linje. Beteja e Loxhës, përkatësisht planifikimi, organizimi dhe realizimi i saj në mënyrë profesionale, dëshmoi përparësitë që ka pasur organizimi institucional i luftës, përkatësisht rezultatet që ka pasur ajo: humbja e forcave serbe në fushëbetejë. Edhe jehona që pati suksesi i luftëtarëve shqiptarë në krye me kolonel Tahir Zemajn ishte shumë e madhe, sa që lëkundi seriozisht imazhin e pjesëtarëve të linjës së Tiranës/Kretës, të cilët kaherë ishin vënë kundër angazhimeve të linjës institucionaliste të luftës, përkatësisht për monopolizimin e luftës në Kosovë. Prandaj, edhe u angazhuan me të gjitha mënyrat, duke kërcënuar edhe me luftë vëllavrasëse, nëse ai nuk tërhiqej nga terreni bashkë me ushtarët e tij.

Natyrisht se për të gjithë njerëzit edhe me inteligjencë mesatare, kërcënimi i bërë nga njerëzit e linjës së Tiranës/Kretës do të konsiderohej akt kundërkombëtar, përçarës dhe të turpshëm, por atyre nuk u paraqiste ndonjë problem ky fakt: për ta kishte rëndësi që kolonel Tahir Zemaj dhe ushtarët e tij të largoheshin nga terreni, sepse nuk mund ta duronin përparësinë, profesionalizmin dhe suksesin e tij që mund të bënte të tërhiqte shumicën e njësiteve të tyre, dhe dështimin e asaj linje. Dhe, sigurisht, ashtu edhe siç e do edhe logjika e shëndoshë, ndërmjet luftës vëllavrasëse dhe tërheqjes, kolonel Tahir Zemaj, do të zgjidhte tërheqjen. Nuk ishte aspak e logjikshme që në kushtet e një lufte gjenocidale serbe, shqiptarët të vriteshin ndërmjet vete. Dhe kjo tërheqje, edhe pse e imponuar nga vetë pjesëtarë të linjës së Tiranës/Kretës, nga të njëjtit u quajt dezertim dhe akt tradhtie. Është e qartë se dëshira për ta paraqitur kolonel Tahir Zemajn dhe në përgjithësi FARK-un si dezertore, tradhtare dhe me epitet të tjera pezhorative, ka qenë dhe ka mbetur dëshirë për ta njollosur mbi baza të përkushtimit kombëtar, e që ka qenë dëshirë për ta paraqitur të tillë tërë lëvizjen institucionaliste të presidentit Rugova. Pra, hesapi i parë me kolonel Tahir Zemajn ka qenë dhe ka mbetur Beteja e Loxhës, përkatësisht jehona që pati ajo për shkak të humbjes së forcave serbe në fushëbetejë. Kjo betejë, përkatësisht suksesi i luftëtarëve shqiptarë në të, prandaj, që në fillim ishte shndërruar në makth për pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës, makth që nuk i lë të qetë asnjë çast, sepse me gjithë propagandën e shfrenuar dhe përbaltëse, nuk u arrit që të zbehet madhështia dhe lavdia e saj.

tahirzema

Duke mos mundur që ta njollosin as kolonel Tahir Zemajn, as luftëtarët e tij dhe as Betejën e Loxhës, pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës, kërkuan edhe më tej si e si ta njollosin atë, e nëpërmjet tij, edhe betejën e Loxhës, dhe më tej edhe vetë FARK-un. Dhe natyrisht qetimi në biografinë e kolonelit ishte puna e parë që bënë: të gjithë kundërshtarëve mundoheshin t’u gjenin ndonjë cen në biografi për ta përdorur, nëse nuk gjenin, trillonin. Duhet të jenë gëzuar shumë kur nga arkivat e SDB-së, apo të gjykatave të ish-regjimit, u gjet një dosje, në bazë të të cilës kolonel Tahir Zemaj ishte dënuar 6 vjet burg për trafikim droge. Dhe nuk ia ndanë: Tahir Zemaj ishte trafikant droge, sepse ishte dënuar për 1.5 kilogramë drogë. Dhe kështu menduan se e varrosën ende pa e vrarë fizikisht kolonel Tahir Zemaj. Me që nuk u përbalt për aspekte të natyrës atdhetare, kujtuan se do ta përbaltin me aspekte të natyrës ordinere. Por ata që me aq zjarr filluan ta quajnë kolonel Tahir Zemajn trafikant droge, nuk kishin parasysh se dosja për të cilën bëhej fjalë ishte një hartim i bërë nga punonjësit e SDB-së (ish-UDB-së), kundër një kuadri shqiptar në ushtrinë jugosllave, e që ishte bërë në kuadër të spastrimeve të kuadrove shqiptare nga institucionet e shtetit të kohës. Domethënia e kësaj që po them është se kolonel Tahir Zemajn filluan ta quanin trafikant droge në bazë të një dosje të bërë nga SDB-ja, dhe e quanin kështu, ata që e konsideronin veten atdhetarë pikërisht për faktin se për ta kishte bërë dosje UDB-ja, më vonë SDB-ja. Pra, ata që e konsideronin veten atdhetarë për shkak të dosjes që ua kishte bërë UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, quanin trafikant droge kolonelin, në bazë të dosjes së bërë po nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja. Dhe të njëjtit, i quanin të montuara dosjet dhe gjyqet e bëra ndaj tyre, kurse i quanin në rregull, të besueshme dhe të vërteta dosjet dhe dëshmitë që gjenden aty, në rastin e kolonel Tahir Zemajt.

Doni5Dhe kur një dosjeje të tillë i referohet edhe Adem Demaçi, i cili, po ashtu, sikurse kolonel Tahir Zemaj, ishte dënuar në bazë të dosjes së bërë nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, atëherë mund të kuptohet absurditeti dhe vetëkomprometimi i tij dhe i të tjerëve si ai. Sipas logjikës së Adem Demaçit, UDB-ja, përkatësisht SDB-ja ka qenë e keqe, e pabesueshme dhe gënjeshtare në akuzat dhe dënimin e tij, por ka qenë e mirë, e besueshme dhe e vërtetë në akuzat ndaj kolonel Tahir Zemajt. Ky është argumenti i parë që nxjerr zbuluar, të mjerë dhe të pashpresë Adem Demaçin dhe të tjerët si ai në përpjekje për ta përbaltur edhe në këtë aspekt kolonel Tahir Zemajn. Argumenti tjetër që dëshmon për paqëndrueshmërinë dhe absurditetin e përpjekjeve të Adem Demaçit dhe të tjerëve si ai për ta përbaltur kolonel Tahir Zemajn si trafikant droge, ka të bëjë me karakterin arbitrar dhe montues të vetë dosjes në bazë të të cilës është dënuar ai. Kur them këtë, kam parasysh fakti se edhe në bazë të kësaj dosjeje del se ka qenë një skenar i UDB-së, përkatësisht SDB-së për ta përfshirë kolonelin në një rrjet trafiku droge, me qëllim eliminimin e tij nga ushtria. Sipas kësaj dosjeje, një aksion i tillë, kolonelit duhej t’i paraqitej si një mision shtetëror për zbulimin dhe arrestimin e një rrjeti droge. A u përfshi kolonel Tahir Zemaj në këtë operacion, ashtu siç thuhet në dosje, apo e tëra ka qenë një sajesë, është vështirë për t’u vërtetuar, por fakti se gjatë hetimeve, kolonel TahirZemajt nuk i është përfillur e drejta që ia njihte edhe ligji i atëhershëm që të kishte afër avokatin e tij, më shumë bën të besosh se atij, pra Tahir Zemajt i ishte imponuar që të pranonte dëshminë e rrejshme të një udbashi. Dhe pikërisht këtu del se kolonel TahirZemaj mund të jetë dënuar për trafikim droge në bazë të dëshmive të rrejshme të sajuara nga vetë UDB-ja, përkatësisht SDB-ja.

tahir-zemaNë këto kushte, çdo përpjekje për ta njollosur kolonel TahirZemajn si trafikant droge, për shkak se është dënuar në bazë të një dosje të shkruar nga UDB-ja, përkatësisht SDB-ja, do të duhej të binin poshtë dhe të shpallen të dështuara. Por jo: dosja e UDB-së, përkatësisht SDB-së e shkruar në zyrat e saj, u përdor e u stërpërdor për të nxjerrë një kilogramë e gjysëm drogë, duke shpresuar se e këtë sasi droge që mund të mos ketë rënë kurrë në duart e kolonelit, e as të ketë ekzistuar me të vërtetë në këtë kontekst, do ta përbaltte kolonelin dhe gjithë lavdinë e tij. Po sikur ajo drogë të jetë marrë nga dhomat e provave vetëm për ta përdorë si dëshmi kundër kolonelit? Kur humbin sasi më të mëdha droge në shekullin XXI dhe në kushtet e një sistemi që duhej të ishte shumëfish i sigurt, dhe atë pikërisht nga dhoma e dëshmive, pse të mos besohet se droga e përmendur në procesin e montuar kundër kolonelit, është marrë nga dhomat e tilla në kohën kur UDB, përkatësisht SDB mund të bënte gjithçka?

Atëherë pse është përdorur dhe përdoret kjo dosje për ta quajtur kolonel Tahir Zemajn trafikant droge? Natyrisht se një pjesë të përgjigjes e dhashë edhe më lartë, por nuk është e tëra aty, pasi që përveç arsyes për ta njollosur kolonel Tahir Zemajn, Betejën e Loxhës, si dhe vetë FARK-un, dhe për ta nxjerrë në anën e kundërt të angazhimeve kombëtare, një arsye tjetër madhore, ka të bëjë me faktin se në këtë mënyrë është provuar të fshihet fakti se pjesëtarë të linjës së Tiranës/Kretës dhe jo vetëm të saj, janë të përfshirë në trafiqe droge me sasi shumëfish më të mëdha sesa ato që përmenden në dosjen e kolonelit. Dhe kur jemi këtu, bëhet fjalë për njerëz që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë jo vetëm këtë linjë, por edhe rrjetet kryesore të trafikut në rajon dhe më gjerë. Dhe për këtë po flasin edhe agjenci dhe medie të njohura botërore, duke e akuzuar pjesëtarët kryesore të kësaj linje.

- 983 - SIPTARI 2 - OVKDhe edhe në këto angazhime këta që janë përpjekur dhe përpiqen ta njollosin kolonel Tahir Zemajn si trafikant droge, për një kilogram e gjysëm drogë, jo vetëm që dalin qesharakë, por edhe vetëkomprometues: nëse paska mundësi të njolloset dikush për një kilogramë e gjysëm drogë që nuk ka të dhëna të sakta se vërtetë kanë të bëjnë me të, atëherë çfarë duhet të ndodhë me ata që janë të përfshirë, apo kontrollojnë trafiqet kryesore të drogës në rajon dhe më gjerë? Dhe aq thellë janë të zhytur në trafiqe droge, sa që kanë kapur shtetin, sepse vetëm një shtet i kapur mund të lejojë që të zhduken sasi të mëdha droge nga dhoma e dëshmive që duhet të jetë vendi më i sigurt, më i ruajtur dhe më i vëzhguar në një shtet.

L.SH.

Kategori
Uncategorized

Shndërrimi i PS-së nga parti e banditizmit në parti e terrorizmit politik.

Edi Rama e ka shndërruar Partinë Socialiste në strofullën e seria-killerave më të rrezikshëm të kontinentit europian. Dhe problemi që duhet menduar është se, kur Rama dhe njerëzit e tij në pushtet synojnë të dhunojnë personalisht dhe fizikisht deri edhe familjen e kreut të opozitës, atëherë nuk ka asnjë shpresë për ne të tjerët.

Ky dhunim është i karakterit banditesk po aq sa edhe i karakterit terrorist, antiligjor sigurisht, por edhe simbolik për të futur frikën tek e gjithë shoqëria. Për të futur  frikën tek mbështetësit dhe baza e opozitës, për të larguar njerëzit që të mos vetëmbrohen as politikisht dhe as fizikisht. Ndaj sot të gjithëve u duhet të mendohen se deri ku duhet të shkojnë për vetëmbrojtje nga kjo qeveri?

Opozita duhet të jetë e vëmendshme ndaj degradimit të demokracisë që po nxitet çdo ditë nga Rama dhe nuk duhet të neglizhojë pasojat që mund të sjellë për sistemin e lirive dhe të drejtave të njeriut qëndrimi i Edvinit. Në këto moment duhet vendimmarrje e guximshme dhe e menjëhershme për përgjigje të fortë dhe të menduar mirë kundër dëshirës së të majtës për të eliminuar fizikisht dhe moralisht demokracinë perëndimore.

thOpozita duhet të jetë e përgatitur që Rama mund të anulojë sistemin parlamentar në emër të shtetit policor dhe të forcojë strukturat paralele të saj. Me këtë ide duhet të familjarizohet që këtej e tutje çdo demokrat.

Shenjat janë plotësisht në favor të këtij konstatimi.

Fatkeqësisht përpjekjet e Ramës që krahas rrëzimit të Kuvendit të rehabilitojë edhe krimin duke e vënë në një kandar me korrupsionin, madje duke thënë se korrupsioni është më i rëndë se krimi i organizuar është një tjetër shenjë ogurzezë që të çon tek deklarata e Gjermanisë se krimi në Shqipëri është i lidhur me zyrat e shtetit. Aleanca e Ramës e shpallur publikisht me eksponentë të krimit të organizuar, vrasësve me pagesë, shpërndarësve të drogës dhe prodhuesve të tyre për të mundësuar marrjen e pushtetit në 2013, ia ka dhënë tashmë rezultatet e veta.

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë arsye që nxitën vetë dhe padyshim toleruan aktet e atentateve makabre me tritol anembanë Shqipërisë, vrasjet mafioze të bankierëve në mes të Tiranës dhe tani kërcënimin e drejtpërdrejtë të Shullazit kundër Lulzim Bashës për likuidim fizik. Ky inkurajim i fushatës spastruese ndaj politikanëve, biznesmenëve apo deputetëve opozitarë do të pasohet padyshim shpejt me fushatën e ekzekutimeve ndaj kundërshtarëve të tij në politikë, financë e kudo tjetër.

Mos harrojmë se si u porositën atentatet e para politike nga Vlora ku në shënjestër u vu Ardian Kollozi si kandidatura e PD-së në këtë qytet në zgjedhjet e vitit 2013. Porositësit e atentatit siç po del tani janë njerëz të PS-së lokale të Vlorës që mbaheshin dhe ushqeheshin nga drejtuesit kryesorë politikë të socialistëve në bashkëpunim sigurisht me kupolën e PS-së qendrore.

imgresGjetja dhe kontraktimi i Julian Sinanajt për të bërë punët e pista politike dhe ekonomike në të gjithë republikën është në vetvete akuza e provuar e filozofisë së dhunës që ka pushtuar qelizat e Partisë Socialiste.

Po kështu, rekrutimi i Shullazit tani për ta përdorur kundër opozitës, tregon dobësinë morale dhe ideologjike të Ramës për t’u përballur me demokratët dhe në përgjithësi me ata që mendojnë ndryshe nga ai. Synimi i PS-së është të gjenerojë konfuzionin dhe më pas represionin deri në dhunën fizike dhe eliminimin me anë të vrasjes së kundërshtarëve.

Qeveria aktuale përveçse ka mbjellë vetëm vdekje dhe zhgënjim ndër moshat e reja dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, në vend të punësimit dhe prosperiteti, është kujdesur që të garantojë paprekshmërinë e personave të krimit të lidhur politikisht dhe ekonomikisht me kupolën e Partisë Socialiste.

thVrasja makabre e Artan Santos dhe mosveprimi i shtetit për gjetjen e vrasësve nuk është rrjedhojë vetëm e paaftësisë dhe aprofesionalizmit të policisë elektorale e partiake të Ramës, por ka edhe një shpjegim më afër realitetit që lidhet me ndihmën që strukturat e shtetit i kanë dhënë krimit përmes mosveprimit me dashje ndaj tij.

Në vend të ndjekjes së pistave kriminale dhe autorëve të krimeve të rënda si edhe në rastin e Shullazit, policia gjerësisht është munduar të devijojë interesin publik për rend dhe siguri, duke zhvendosur vëmendjen tek kontrollet policore për ndërtimet e paligjshme, për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike e deri tek kontrolli masiv për kutitë e ndihmës së shpejtë dhe fikëset e zjarrit tek automjetet e qytetarëve.

Imagjinoni se çfarë mesazhi jep policia e shtetit për kriminelët kur deklarohet se krim më i madh është mosmbajtja në automjet e kutisë së ndihmës së shpejtë sesa mbajtja e armëve luftarake në kroskotin e makinës. E pra edhe me pistën e vrasjeve, policia e Ramës qartazi ka dhënë mesazhin se gjoja korrupsioni është prioritet dhe i barasvlefshëm apo edhe më i rëndë se vrasja e njerëzve në rrugë, ndaj lufta kundër krimit është e treta apo e katërta në listën e policisë dhe jo e para sic do ishte në cdo vend të botës.

Këto sjellje të qëllimshme të policisë për të ngatërruar shoqërinë në rrjetën e interesave të rrezikshme, siç po provohet çdo ditë të shtetit me krimin, prodhojnë vepra si ato të vrasjes së katërfishtë në Tiranë.

Ngjarja e killerit, djalit të Luiza Xhuvanit, u përpoq që të minimizohej nga makina propagandistike e Ramës ku filluan të shfaqen në studio televizive lloj lloj analistësh, psikologësh, kameleonë të interesave qeveritare e gjithfarë njerëzish që fajin e përhapnin që nga shkollimi, që nga të metat e sistemit demokratik, që nga përgjegjësitë e qeverive të kaluara, nga përhapja e armëve apo shoqëria e keqe dhe deri tek pamjaftueshmëria e edukimit familjar. Kjo u bë me qëllim që të mos komentohej ngjarja si pasojë e një parimi

theme1_15300_nipi enverit droge_380_255Brenda kupolës së PS-së që lidhet me mbrojtjen e botës së të fortëve dhe krimit, si mekanizmi që i solli në pushtet.

Që atje burojnë të gjitha ato ngjarje tragjike që shohim sot, ku fëmijët e deputetëve me peshë në grupin parlamentar të PS-së apo fëmijë ministrash, deputetësh e politikanësh afër Ramës janë kopje të killerit serial Xhuvani.

Fakti që sot qytetarëve shqiptarë u janë fshehur me dhjetëra raste të fëmijëve të politikanëve të PS-së që kanë shtypur njerëzit me makinë, që janë plagosur dhe kanë plagosur të tjerë me armë zjarri, apo që kanë zhdukur pa lënë prova viktima që kanë patur marrje dhe dhënie në afera të ndryshme me ta, dëshmon për mashtrimin iluziv që kërkon të bëjë sërish propaganda qeveritare mbi përgjegjësinë e vrasjes së katërfishtë në Tiranës dhe gjithë të tjerat të ndodhura në këtë vit e ca të qeverisjes së majtë.

Përgjegjësia e parë është e Kryeministrit që refuzon të distancohet nga elementët kriminale brenda kupolës së PS-së dhe grupit të tij parlamentar. Marrëdhënia e pengmarrjes që ka krijuar Rama me krimin është rrezik serioz për të gjithë vendin dhe jetët e gjithsecilit prej qytetarëve që nuk e përkrah Ramën.

Imazhi qeveritar sot është në pikiatë dhe po kështu edhe siguria e jetës së njerëzve. Dhuratat që Rama u bën me poste shtetërore organizatave dhe individëve të ndryshëm të akuzuar dhe dënuar për aktivitet të rëndë penal nuk është rastësi dhe nuk mund të jetë.

th

Partia Socialiste është e sëmurë në thelbin e vet dhe e ka parimore ideologjinë e dhunës që përfaqëson pas rinovimit të kontratës që ka me aleancën kriminale në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse kështu garanton klimën e frikës dhe represionit ndaj qytetarëve brenda vendit.

Kush kërkon të gjejë zgjidhjet jashtë marrëveshjes që Rama ka bërë me eksponentë të krimit për të ardhur në pushtet, vetëm sa kërkon të hedhë hi syve dhe të bëjë tym për shkaqet e vërteta dhe përgjegjësitë për vrasjet në seri që po ndodhin në Shqipëri si asnjëherë më parë. Sa më shpejt njerëzit të kërkojnë pastrimin dhe distancimin e Ramës nga lidhjet me aleancën e qelbësirave, ose rrëzimin e tij, aq më shpejt do të shpëtojnë veten e tyre dhe fëmijët nga trokitja e vdekjes një ditë në shtëpitë e tyre.

Padyshim që në 1 vit e gjysmë të qeverisjes së majtë të Edi Ramës problemi i sjelljes së tij me ligjin po kthehet në një shqetësim mbarëshoqëror. Që në momentin e betimit të tij në Parlament se shqiptarët nuk kishin parë asgjë akoma, Rama po thyen me koshiencë të plotë të gjitha normat morale dhe ligjore që mbajnë demokracinë në shinat e sistemit që njohim.

Vendimi i tij për të shkatërruar shtëpitë dhe ndërtesat me leje në të gjithë vendin, vënien e policisë së shtetit në shërbim të tij dhe PS-së, ndjekja dhe përndjekja mbi baza politike e shumë qytetarëve në rrethana e në gjendje të ndryshme, këmbëngulja e tij për të anuluar dhe zhbërë gjithë koncesionet dhe kontratat me firmat kombëtare dhe ndërkombëtare, gjuetinë e tij të marrëzisë mbi fenomene të ndërlikuara ekonomike dhe shoqërore, dënimet kolektive në radhët e forcave të rendit dhe gardës, presionin mbi prokurorinë dhe gjykatat të cilat për pak ndoshta nuk do mund të marrin frymë pa urdhrin e tij e shumë gjëra të tilla, janë gjurmët e rrezikut për të gjithë.

Duke shtuar këtu shpërfilljen qytetare, mashtrimin me fondet publike se gjoja i mori për të varfërit dhe po i harxhon për ministrat etj, atëherë çështja bëhet edhe më serioze. Pyetja gjithmonë në situata të tilla të një regjimi thuajse policor është se çfarë mund të bëjë gjithsecili prej nesh për të qëndruar qytetarë të lirë?

Si mund të mbrohemi në një vend e në një shtet ku mungon mekanizmi i ankimit pasi policia nuk të dëgjon më?

Njëra zgjidhje normale është që të konsiderojmë afrimin me opozitën si një mekanizëm  që mund të kundërpërgjigjet politikisht dhe të mbrojë interesat e njerëzve kur pushteti bëhet abuziv. Sigurisht që edhe vetë opozita gjendet në një pozitë shumë të vështirë pas shpërfilljes që mbizotëron në mentalitetin e qeverisë aktuale. E megjithatë qytetarët e thjeshtë sërish ndjehen të pasigurtë për nivelin e mbrojtjes që duhet të kërkojnë.

A shkon garancia deri në ekzistencën fizike personale të secilit prej qytetarëve të prekur nga arbitrariteti i qeverisë? Më keq akoma, a duhet  të shqetësohet opozita deri në ruajtjen fizike të saj? Me atë që ndodhi me kreun e opozitës dhe kërcënimin e tij prej Shullazit, sigurisht që po. Ndërkohë me shpejtësi opinioni publik po zhvillon idenë e një vetmbrojtjeje deri në kufijtë fizikë.

Po pse Rama filloi sulmin e tij që me Parlamentin duke futur aty kriminelë të vërtetë e vrasës?  Zhbërja faktike e Parlamentit padyshim që është goditje për sistemin demokratik dhe në këtë mënyrë po tentohet që t’i hapet rrugë një qeverisjeje oligarkike të tipit Putin e ngjashme me modelin e Rusisë. Ndaj edhe mbushja e komisioneve parlamentare nga ana e PS-së me njerëz të skeduar penalisht, të dënuar për krime në rrethana rënduese dhe ende në kërkim në vendet e BE-së për veprat e tyre, ka vetëm një domethënie.

Sa më shumë të denigrohen komisionet parlamentare, sa më të parëndësishme të bëhen vendimet që merren në to, sa më qesharake situatat kur të dënuarit i kërkojnë llogari gjyqtarëve, Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aq më mirë për Ramën. Në fund të ditës denigrimi i kuptimit të demokracisë përmes mekanizmave të tij konkretë dhe tallja me Kuvendin shkon në favor të një pushteti autokratik.

Shikoni se ku kanë katandisur seancat e komisioneve parlamentare ku shumicën e kohës vetëm shahet e mallkohet opozita, ku drejtuesit e disa prej këtyre komisioneve janë të akuzuar direkt për vjedhje të deklaratave financiare të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare apo për gjithëfarësoj aferash nga më të pistat. Në shumë raste nuk merren dot vendime e kështu komedia vazhdon.

Në përbërjen e trupës së të majtëve do të gjesh me shumicë nga ata parlamentarë që nga njëra parti kanë kaluar tek tjetra e më pas tek disa të tilla për të mbajtur të paprekura privilegjet. Me vetëdije të plotë Rama ekspozon në sallën e Kuvendit imoralitetin politik për t’u thënë shqiptarëve se ai përfaqëson një zgjidhje më të mirë se të paaftët që shfaqen në ato seanca të turpit pas largimit të opozitës. E pra, duke parë këtë mish-mash dhe katandisje të ulët të Kuvendit, Edi Rama e ka shumë të thjeshtë që të injektojë frymën e talljes dhe papërgjegjshmërisë që ka mbjellë vetë ndaj sistemit demokratik që në thelb nuk e ka dashur kurrë për shkak të tendencave të kaosit dhe rrëmujës që e karakterizojnë Kryeministrin në detyrë. Rama akuzon të tjerët për veprat që i bën vetë e më të cilat është i lidhur kokë e këmbë. Imagjinoni se cfarë ka bërë për Ilir Metën dhe videon e famshme që e shfaqi dhe e dërgoi në cdo kancelari europiane e ambasadë të huaj. Organizoi 21 janarin e vitit 2011 ku iu vranë edhe katër njerëz dhe sot bashkëqeveris me kreun e LSI-së.

kartela - rama 1Ky është morali i Ramës dhe nuk është aspak për t’u cuditur se si po kërkon që përmes gjuetisë së shtrigave ndaj demokratëve të mbulojë gjurmët e veta që e lidhin me krimin e organizuar, me tonelatat e drogës që zbarkoi në Itali, Gjermani e deri në Kolumbi në këtë 1 vit e gjysëm të qeverisjes së tij. Rama me akuzat për korrupsion po mbulon lidhjet me krimin që mbajnë në krye të bashkive dhe komunave të rëndësishme të vendit njerëz që kanë paguar Kryeministrin të jenë aty ku janë deri në Parlamentin shqiptar.

Kjo është e vërteta e një race të re “rilindasish” e që në realitet nuk është gjë tjetër vecse raca e krimit që ka mbërthyer cdo qelizë të shtetit shqiptar. Përse i duhet në fund të fundit aleanca me krimin e organizuar Kryeministrit të vendit dhe cfarë pret ai të përfitojë nga ky bashkëpunim? E kuptueshme se kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës këta eksponentë të krimit i garantonin fitimet monetare dhe aksesin në botën e errët të asaj që Rama nuk e arrinte dot.

Por tashmë si Kryeministër çfarë shpreson të marrë prej tyre? Mos vallë kalljen e frikës tek opozita që nuk e le të qetë të qeverisë në aleancë me krimin? Të gjitha këto pyetje ngrenë edhe një më të madhe akoma. Kush e qeveris në të vërtetë Shqipërinë, Rama apo krimi i organizuar përreth tij?

Nga : Besnik  TERZIU,-Lajmi Shqip.

Kategori
Uncategorized

100 prej tyre u vranë nga forcat kufitare

Në vitin 1990, pas daljes së ligjit 7380, shumë të rinj tentuan të kalonin kufirin, ku rreth

Komunizmi ka funksionuar në Shqipëri deri në vitet ‘90, ku shërbimi sekret i drejtuar prej tij ka eliminuar afro 100 të rinj në pika të ndryshme kufitare të vendit, teksa tentonin të kalonin kufirin. Ndryshimi i ligjit për kalimin e paligjshëm të kufirit më 8 maj 1990 nga ish-presidenti Ramiz Alia, duket se ka qenë një farsë, pasi urdhri i vërtetë përtej këtij ndryshimi ka qenë eliminimi, për çdo person që do të shkelte kufirin.

Foto të vrasjeve makabre, që janë marrë nga arkivat sekrete, shihen në albumin e prezantuar dje nga Muzeu Historik Kombëtar “Terrori komunist në Shqipëri”, përgatitur nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Çdo vrasje është e dokumentuar me kronologjinë e ngjarjes dhe fotot e personit të vrarë. “Fotot e vrasjeve në kufi në vitin 1990 botohen për herë të parë. Në maj të vitit 1990, doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia ku thuhej se arratisja dhe kalimi i kufirit nuk quheshin më tradhti e nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin”, thotë Enver Kushi. Sipas tij, mosha e të rinjve të vrarë është nga 18-32 vjeç. “Sigurimi i shtetit dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotot. Janë fotot më tronditëse që unë kam parë në arkiv. Këto foto flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë. Janë arratisur nga Jugu e sidomos nga Mali i Zi”, thotë Kushi. Përveç vrasjeve në kufi, ky album kërkon të tregojë dramën shqiptare nga viti 1948-1990. Sipas Kushit, një tjetër dokument që botohet për herë të parë është edhe një letër e Edip Tërshanit dërguar Enver Hoxhës, një njeri i cili merr guximin dhe i shkruan udhëheqësit komunist se ka shkelur idealet dhe parimet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në album janë dhe letra nga të burgosur politikë të viteve ‘50 ku shprehin revoltën. Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar paraqet një pamje mjaft të rëndë për periudhën e sundimit komunist në Shqipëri. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona. Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj. Shqipëria kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.

Simon Stefani

(Diskutim në takimin me shokët zv/ministra dhe të komandës së kufirit më 19 mars 1990)

Thamë se janë rritur tendencat për arratisje e në disa zona për këto flitet hapët. Këtë situatë nuk duhet ta lejojmë, prandaj ligjet që kemi duhet t’i zbatojmë. Nëse në ndonjë rast është bërë politikë në interes të atdheut e të personit të gënjyer e të çoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do të thotë se do të bëhet vijë. Ata që do të kalojnë në rrugë të fshehtë, të kalojnë kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse nuk do t’u binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion.

Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.

Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune, në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para. Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai

ERSEKA

-Më darë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.

SHKODRA

Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA

Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.

SHKODRA

Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.

POGRADECI

Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA

Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.

SHKODRA

Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çuçia, vjeç 25, punëtor në peshkim.

Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Rakip Myftar.

KORÇA

Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit në orën 03:05 ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, të cilët tentuan t’i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin.

Box

Letër e Edip Tërshanës dërguar Enver Hoxhës

(Botohet për herë të parë)

Enver! Ideali kombëtar më ka ba që jam kundër Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhti të Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor, Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot, organizatorët sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetërore dhe parashtetënore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar që U.N. të jetë kundër nesh, humbi shumë miq. Kjo është tradhti.

Jam kundër për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “komunistë sllavë”. Kjo është tradhti. Jam kundër se e plaçkiti. Ky është Pushteti që varfëroi tregun shqiptar për të vesh këlyshët e Rusisë dhe e la popullin bythëlakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet veshmbathje, kjo është pra tradhtia. Jam kundër këtij Pushteti se është spekulator tue e grabit popullin me ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarët po ia shet ma shtrenjt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse janë spekulatorë. Kurse Pushteti është më spekulator se ia mori misrin 10 lekë e ia shiti 11.50. Ia mori grurin 10 lekë ia shiti 15, mori duhanin 15-20, ia shiti 100-120.

Mallin e U.N.R.A.S. nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij shkoi në Rusi te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundër se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliardë e disa milionë Fr.Shq. për të ushqyer Pecot e hamshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistët thoshin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto?

Jam kundër thirrjeve “Jemi bijtë e Stalinit”, sepse e ulin poshtë rininë, aq poshtë sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundër se injoranca s’don kulturën, kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhti. Jam kundër sepse s’ka liri fjale, e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Ky është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundër se në historinë për shkollat unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperalizmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ia mbërriti dhe te ne kësaj ëndrre. Jam kundër se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra, grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundër se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër arrijnë me grabit gratë e botës me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundër se tregtia, toka dhe nëntoka, ekonomia kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?

Enver!

Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me idealin kombëtar unë kam qenë, jam kundër Pushtetit e këtë ia kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë pasi i ati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhti e Pushtetit popullor. Ky Pushtet futi përçarjen toskë e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr jeni tue ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti?

Rroftë Ideali Kombëtar

Rroftë Shqipëria me Kosovën që ju ia falët Jugosllavisë!

Rroftë Populli Shqiptar!

Rroftë Himni i Flamurit Kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana, 22.11.1947

TORTURAT

Deklaratë

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:

Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve, sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto, Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerë kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundër tyre që i bënin, madje këta vetë na inspironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundër.

Janë përdorur këto forma torturash:

1. Jeleku (tortura më e tmerrshme).

2. Kamxhiku dhe druri.

3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.

4. Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fiktë.

5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.

6. Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.

7. Thyerje e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).

8. Kripë në gojë

9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe shtihesh në ajër ose shpiheshin afër litarit.

10. Tortura morale në lidhje me familjen. Do të ta burgosim, do të t’i vrasim bile në Shkodër. Për të thyer rezistencën e Dulo Kalit e shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra. Ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.

11. Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.

12. Një herë Myftar Tarja i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.

13. Djegie e mishit me cigare.

Dëshmitari Shaban Zereci, vjeç 45, nëpunës, banues në Tiranë, u betua rregullisht, u pyet e tha: Kam qenë partizan qysh prej vitit 1942, kryetar çete, komandant batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14.VI.1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe. Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe mbasi unë nuk hapja gojën më kanë thyer këmbët me dru, deri sa u detyrova ta hap. Nuk e mora vesh asnjëherë pse u arrestova.

I pandehuri Vango tha: Në hetuesi qe metodë pune tortura. Janë praktikuar lloje të ndryshme torturash, si p.sh. qëllesa me pëllëmbë, lënia pa bukë për ditë të tëra, lidhur duar e këmbë me hekura të rënda, jeleku, ujë të ftohtë me litar të lagur, kokën në kovë. Këto metoda bisedoheshin dhe janë ngritur edhe në mbledhje dhe torturat kanë ardhur duke u perfeksionuar.

(Marrë nga dosja e gjyqit të Koçi Xoxes. Arkivi i MB)

GZ. SHQIP

Kategori
Uncategorized

Veli Rada.E dashur bija ime,mos u trishto…..

Nje leter e dhimeshme disa dite para vdekjes se mjeshtrit te humorit Shqiptar Veli Rada. I nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i madh”.

homazhe-per-veli-rada-271214

Ferdinand VELIU

E dashur bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë. Të më besosh nuk munda, sepse për herë të parë në jetën time nuk kam asnjë lek në portofol, madje nuk kam kujt t’i kërkoj borxh, sepse edhe të tjerët nuk kanë. Të shikoja për çdo ditë, kur tek kalendari i varur në kuzhinë me duart e vogla shënoje ditët, duke pritur plot gëzim që të vinin festat, eh kjo festë.
Tashmë jam i papunë, sepse kështu menduan disa, dhe pse gjithmonë jam përpjekur që në profesionin tim të isha më i mirë, dhe pse mundohesha që në punën time të mos kishte asnjë mangësi.., një ditë të bukur me diell më sollën përpara një fletë ku shkruhej se isha i pushuar. Ishte kaq qesharake “Mungesë performance”, kur korridoreve të institucionit kolegët pëshpërisnin gjithmonë nën zë, se isha më i miri, megjithatë askush nuk pyeti për mua, as për familjen time, më flakën si të isha një copë leckë e vjetër e pa vlerë. Atë ditë i mblodha gjërat e mia në një kuti të vjetër kartoni, i trazuar, i trishtuar, i revoltuar, kur dola jashtë institucionit ku punoja në kazanin e parë i hodha të gjitha përveç një korrnize që kishte foton tënde, duke buzëqeshur. Gjatë gjithë rrugës e shikoja buzëqeshjen tënde dhe për herë të parë atë ditë, ajo ëmbëlsi më vriste në shpirt dhe këmbët nuk më bënin që të nxitoja për tek ty.
Çfarë të thosha?? Sa e sa herë vetëm vrapoja të lumturohesha kur të përqafoja, e lodhja e ditës së punës më ikte si me magji. Padrejtësisht ke hyrë edhe t’i tashmë tek problemet e mia, sepse t’i dëgjon, kupton, shikon. Këtë herë nuk ndodhi si në vitet e kaluara, kur t’i më porositje për dhuratën që të pëlqente të kishe dhe padyshim unë atë të zgjidhja. Dje erdhe tek poltrona, lehtë, më hodhe krahun e brishtë rreth qafës edhe më the; Baba këtë vit mos më bli asnjë dhuratë se nuk kam më vend te dhoma ngaqë janë shumë…!
Buzëqesha me fytyrë të qarë. Mallkova veten, mallkova qeverinë, iu luta Zotit, u përlota. Gjithmonë në një shtëpi ka vend për dhurata, sepse ato janë pjesë e lumturisë së fëmijëve. Unë e di, në kalendarin e varur në mur sot do të mungojë diçka, prandaj e shikoj se për herë të parë nuk të pëlqen ta heqësh dhe të më tregosh ditët. Bashkë kemi filluar ta urrejmë, unë më shumë.
E dashur bija ime. Kurrë se kisha menduar se një ditë do të endesha i papunë, sepse jam kujdesur shumë që kjo të mos më ndodhte, prandaj isha korrekt, punoja shumë, edhe jashtë orarit dhe pse askush s’më pagoi asnjëherë, megjithëse ma pasuronin civinë vetëm me kualifikime, që fatkeqësisht kurrë s’mu nevojitën. Sistemi që u ndërtua tani nuk i do të zotët, dhe drejtësinë ka muaj që kanë vjedhur, hipokritët, militantët, servilët, të paaftët, mediokrët. Kështu ndodh këtu, nuk fiton më merita, por politika. Nejse këto ja them vetes.
Shumë herë del në televizion Kryeministri, ministrat, të cilët thonë kemi punësuar kaq dhe aq, kemi shpërndarë kaq e aq dhurata, kemi ndihmuar kaq dhe aq fëmijë, të pastrehë, invalidë, pensionistë. Ti i shikon lumturohesh, sepse kurrë nuk mendon që këta lloj monstrash të veshur shik dhe që flasin bukur të gënjejnë. Çfarë drame po ta them bija ime, ja këta bukuria e rreme më lanë sot të papunë dhe ty pa dhuratë për festë. Në bllokun tim të vogël, s’ka më shifra, plane pune, udhëtimesh, projekte, edhe ai është lodhur, sepse këto tre muaj ka qenë çdo ditë i strukur në xhepin e brendshëm, i harruar. Nuk po të shfajësohem, sepse e kam fajin vet, në atë ditë të keqe kaq shumë u gënjyem, besuam, ëndërruam dhe ngritëm padashje dhe veshëm me moral të keqen, ku ditë pas dite i doli boja, duke na u shfaqur ashtu siç ishte, e hidhur, pa ndjenja, e dhunshme.
Do të mungojnë dhuratat këtë fund viti. Sepse kështu urdhëruan, sepse kështu vendosën, për mua për ty dhe për mijëra të tjerë. Të më falësh bija ime, nëqoftëse sheh se nesër do të mungojë kalendari, ta dish, unë do ta kem hequr, ka ndalur koha, ndali atë ditë, kur u adhurua djalli, ai që si do fëmijët, nënën, babanë, gruan, atdheun, Zotin. Ai që kurrë s’mendon, ai që na vret çdo ditë dhe nuk ndjen kurrë pendim. Do të mungojnë dhuratat këtë vit me kupto, por të paktën do të kemi shpresën!!!!

E dashur bija ime, Ferdinand VELIU E dashur bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë. Të më besosh nuk munda, sepse për herë të parë në jetën time nuk kam asnjë lek në portofol, madje nuk kam kujt t’i kërkoj borxh, sepse edhe të tjerët nuk kanë. Të shikoja për çdo ditë, kur tek kalendari i varur në kuzhinë me duart e vogla shënoje ditët, duke pritur plot gëzim që të vinin festat, eh kjo festë.  Tashmë jam i papunë, sepse kështu menduan disa, dhe pse gjithmonë jam përpjekur që në profesionin tim të isha më i mirë, dhe pse mundohesha që në punën time të mos kishte asnjë mangësi.., një ditë të bukur me diell më sollën përpara një fletë ku shkruhej se isha i pushuar. Ishte kaq qesharake “Mungesë performance”, kur korridoreve të institucionit kolegët pëshpërisnin gjithmonë nën zë, se isha më i miri, megjithatë askush nuk pyeti për mua, as për familjen time, më flakën si të isha një copë leckë e vjetër e pa vlerë. Atë ditë i mblodha gjërat e mia në një kuti të vjetër kartoni, i trazuar, i trishtuar, i revoltuar, kur dola jashtë institucionit ku punoja në kazanin e parë i hodha të gjitha përveç një korrnize që kishte foton tënde, duke buzëqeshur. Gjatë gjithë rrugës e shikoja buzëqeshjen tënde dhe për herë të parë atë ditë, ajo ëmbëlsi më vriste në shpirt dhe këmbët nuk më bënin që të nxitoja për tek ty.  Çfarë të thosha?? Sa e sa herë vetëm vrapoja të lumturohesha kur të përqafoja, e lodhja e ditës së punës më ikte si me magji. Padrejtësisht ke hyrë edhe t’i tashmë tek problemet e mia, sepse t’i dëgjon, kupton, shikon. Këtë herë nuk ndodhi si në vitet e kaluara, kur t’i më porositje për dhuratën që të pëlqente të kishe dhe padyshim unë atë të zgjidhja. Dje erdhe tek poltrona, lehtë, më hodhe krahun e brishtë rreth qafës edhe më the; Baba këtë vit mos më bli asnjë dhuratë se nuk kam më vend te dhoma ngaqë janë shumë…! Buzëqesha me fytyrë të qarë. Mallkova veten, mallkova qeverinë, iu luta Zotit, u përlota. Gjithmonë në një shtëpi ka vend për dhurata, sepse ato janë pjesë e lumturisë së fëmijëve. Unë e di, në kalendarin e varur në mur sot do të mungojë diçka, prandaj e shikoj se për herë të parë nuk të pëlqen ta heqësh dhe të më tregosh ditët. Bashkë kemi filluar ta urrejmë, unë më shumë. E dashur bija ime. Kurrë se kisha menduar se një ditë do të endesha i papunë, sepse jam kujdesur shumë që kjo të mos më ndodhte, prandaj isha korrekt, punoja shumë, edhe jashtë orarit dhe pse askush s’më pagoi asnjëherë, megjithëse ma pasuronin civinë vetëm me kualifikime, që fatkeqësisht kurrë s’mu nevojitën. Sistemi që u ndërtua tani nuk i do të zotët, dhe drejtësinë ka muaj që kanë vjedhur, hipokritët, militantët, servilët, të paaftët, mediokrët. Kështu ndodh këtu, nuk fiton më merita, por politika. Nejse këto ja them vetes.  Shumë herë del në televizion Kryeministri, ministrat, të cilët thonë kemi punësuar kaq dhe aq, kemi shpërndarë kaq e aq dhurata, kemi ndihmuar kaq dhe aq fëmijë, të pastrehë, invalidë, pensionistë. Ti i shikon lumturohesh, sepse kurrë nuk mendon që këta lloj monstrash të veshur shik dhe që flasin bukur të gënjejnë. Çfarë drame po ta them bija ime, ja këta bukuria e rreme më lanë sot të papunë dhe ty pa dhuratë për festë. Në bllokun tim të vogël, s’ka më shifra, plane pune, udhëtimesh, projekte, edhe ai është lodhur, sepse këto tre muaj ka qenë çdo ditë i strukur në xhepin e brendshëm, i harruar. Nuk po të shfajësohem, sepse e kam fajin vet, në atë ditë të keqe kaq shumë u gënjyem, besuam, ëndërruam dhe ngritëm padashje dhe veshëm me moral të keqen, ku ditë pas dite i doli boja, duke na u shfaqur ashtu siç ishte, e hidhur, pa ndjenja, e dhunshme. Do të mungojnë dhuratat këtë fund viti. Sepse kështu urdhëruan, sepse kështu vendosën, për mua për ty dhe për mijëra të tjerë. Të më falësh bija ime, nëqoftëse sheh se nesër do të mungojë kalendari, ta dish, unë do ta kem hequr, ka ndalur koha, ndali atë ditë, kur u adhurua djalli, ai që si do fëmijët, nënën, babanë, gruan, atdheun, Zotin. Ai që kurrë s’mendon, ai që na vret çdo ditë dhe nuk ndjen kurrë pendim. Do të mungojnë dhuratat këtë vit me kupto, por të paktën do të kemi shpresën!!!!
Kategori
Uncategorized

Shota Tetovare e UCK_se.

Teuta kamberi Llalla nje heroine e gjalle e UCK_se.

Kategori
Uncategorized

POGRADECI SI KANDAHARI, SHTETI PO VRET QYTETARIN.

FAMILJE DHE FEMIJE NE MES TE RRUGES.

Aksioni i bandes së INUK….Pluhur, hi e shkaterrim ngado.

O Zot na mbro:
Nje thirrje e dhimeshme e femijeve ne acarin dhe akullin buze liqenit.

Fëmije te tmerruar me sy te përlotur qe nuk shkojne me ne shkolle, femije qe kane frike te dalin nga shtepite sepse e dine se nuk do te rikethehen me, femije qe me syte e tyre po perjetojne tmerrin dhe dhunen shteterore.
Prindër dhe familjare te braktisur dhe dhunuar nga shteti, qytetare te mbetur pa mbrojtje me syte dhe duart nga qielli, a thua vetem zoti mund ti shikoje dhe degjoje hallet e tyre.
Dikur Bregu i bukur liqenor nga Pogradeci, Prroi i Caprazit, Memelisht, Udenisht, Pojske, Piskupat, Lin deri ne Qafe Thane, me plazhet,vend pushimet dhe pastertine e tij, sot eshte i mbuluar me Pluhur, hi, shkaterrime dhe dhimbje njerezore.
Bukurine e pak muajve me pare keto dite e kane zene dhuna dhe shkaterrimet e bandes qeveritare me emrin INUK.
Shkaterrime te prones se ligjeshme private, shkaterrim te mundit djerses dhe gjakut te ketyre familjeve qe mezi kane arritur te ngrene ne pronat e tyre te ligjeshme, shtepite dhe nje biznes te vogel per te mbijetuar po shkaterrohen pa meshire nga Barbaret e veshur me pushtet.

Dy dite më pare Policia e Shtetit, e cila shoqeron aksionin kunder prones private te INUK, ka perdorur dhune barbare ndaj pjesetareve të nje familjeje të moshave te ndryshme, të cilet ishin ngujuar në ndertese duke mos lejuar shembjen e prones se tyre. Rezistenca e tyre ndeshi në një dhune brutale të Policise së Shtetit, e cila nuk kurseu shkelma, grushta, shkopinj gome e tërheqje zvarre.

Veprimet e Inspektoratit Ndërtimor ndaj pronarëve të objekteve janë në kundërshtim me të drejtën e pronës private, pasi disponojnë dokumentacion pronësie, si dhe disa janë në proces legalizimi. INUK është në kundërshtim me ligjin pikë së pari sepse bazuar në nenin 14, të Ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007.

Apel i Avokatit te Popullit.

Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai ka kërkuar nga Inspektorati Ndërtimor ndërprerjen e aksionit në Hudënisht të Pogradecit, pasi po veprohet në kundërshtim me ligjin dhe po cenohet prona private. Avokati i Popullit është vënë në dijeni të ngjarjes jo vetëm nga media, por edhe nga vetë ankesat e paraqitura nga banorët që preken nga projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor Lin-Pogradec. Nga shqyrtimi i ankesave dhe dokumentacionit përkatës na rezulton se këto banorë janë të pajisur me dokumentacione të rregulta pronësie ose kanë filluar procesin e legalizimit dhe janë në faza të ndryshme të zhvillimit të tij.

Apel i Avokatit te Popullit.

Igli Totozani kërkon nga INUK të respektojë procedurat për vënien në dispozicion të akteve apo vendimeve për prishje të objekteve, të prekura nga rehabilitimi i segmentit rrugor Lin-Pogradec dhe që do t’i nënshtrohen prishjes, në zbatim të projektit publik. Siç ka rezultuar nga ankesat dhe shqetësimet e banorëve të Hudënishtit, ndërhyrjet ndaj objekteve të tyre do të ndërmerren vetëm mbi bazën e njoftimeve verbale të kryera nga inspektorët e degës së INUK Korçë.

Apel i Avokatit te Popullit.

Sipas Totozanit situata paraqitet edhe më e rëndë dhe me pasoja të pariparueshme për ato familje, të cilave u cenohet banesa e tyre gjatë zbatimit të projekte të tilla madhore, por që nuk kanë asnjë dijeni për ecurinë e procedurave administrative brenda një afati të arsyeshëm.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata

Kategori
Uncategorized

“Martiri i Demokracisë”.

Myfit Nexhipi, si u torturua deri në vdekje “Martiri i Demokracisë”

·        Myfit Nexhipi u torturua nga sigurimi i shtetit për 12 orë me radhë në zyrat e policisë së Vorës derisa vdiq.

·        Tirrja në polici me pretekstin e “sqarimeve” rezultoi fatale për 48 vjeçarin, babain e katër fëmijëve.

·        Vëllai i tij, Neziri, kujton pas vitesh se si autoritetet nuk guxonin të jepnin trupin, duke u justifikuar me bërjen e autopsisë në spital.

Myfit Nexhipi ishte pjesë e një familje çame, që pas ikjes nga Vlora, u vendos në Fermë Sukth, në Durrës. Duke njohur situatën dhe ndryshimin e madh që kishte jeta në Shqipëri me atë jashtë, Myfiti ishte një eksponent që nuk e duronte sistemin komunist, i cili në fillimin e vitit 1990 po jepte shenjat se nuk do ta kishte të gjatë. Thirrja e tij për “sqarime” në policinë e Vorës rezultoi fatale për të, pasi xhelatët e sigurimit të shtetit e torturuan për 12 orë derisa ai vdiq. Si u shndërrua funerali për varrimin e tij katër ditë pas vdekjes, në atë që njihet si revolta e Sukthit në maj të vitit 1990.

Familja

Një nga 5 fëmijët e familjes së Beqir Nexhipit, Neziri tregon pas shumë vitesh se familja e tij nga Çamëria ishte vendosur fillimisht në qytetin e Vlorës, në lagjen Karabash. Babai i tij, Beqiri u vendos në këtë qytet fill pas shpërnguljes nga vendi ku kishin lindur, në Çamëri. Ai kishte kryer shkollën e mesme që në Greqi dhe për këtë arsye si nënpunës i mesëm caktohet nëndrejtor i ullishtës së Vlorës. Në vitin 1953 shteti i asaj kohe urdhëroi ndryshimin e shtetësisë për të gjithë shqiptarët e Çamërisë që ata ta linin nënshtetësinë greke dhe të merrnin atë shqiptare. Kjo gjë u kundërshtua nga Beqir Nexhipi, i cili kundërshtimin e  tij e argumentoi me fjalët: “me këtë gjë ne do humbasim gjithçka në trojet tona”. Kjo gjë sigurisht që nuk u pëlqye nga autoritetet e shtetit komunist dhe kështu nisën reprezaljet. Më pas Beqiri shkarkohet nga detyra në Vlorë dhe mbetet pa punë, derisa me pak shoqëri e njohje ai detyrohet të lërë Vlorën për t’u vendosur në Fermë Sukth të Durrësit, bashkë me gruan e tij dhe pesë fëmijët.

Ardhja në Durrës

Në Fermë Sukth Beqir Nexhipi punoi për afro 30 vjet si magazinier perimesh. Dy djemtë, Neziri dhe Myfiti, vazhduan shkollën mekanike dhe pas mbarimit të saj, Myfiti fillon punë në parkun e eksportit. Njohja me shoferët që dilnin jashtë dhe informacioni për jetën që bëhej në këto vende ngjallën një urrejtje tek ai për sistemin komunist, i cili kishte shkelur dhe ndrydhur çdo liri të individit. Duke qenë se në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 ai nisi të fliste hapur kundër regjimit, sigurimi i shtetit e vuri në shënjestër. Neziri kujton se: “nuk pati ndonjë veprim konkret nga vëllai që të justifikohej ajo që ndodhi, por u gjet si sebep që ai të merrej në pyetje nga policia”. Kështu, në 17 maj, Myfit Nexhipi thirret në postën e policisë së Vorës dhe aty torturohet 12 orë pa ndërprerje, derisa vdiq. Vdekja sigurisht që hapi telashe për autoritetet, të cilat e dërguan kufomën në Tiranë duke e mbajtur në morg. Neziri kujton se “një ditë më pas kanë ardhur nga policia e Durrësit dhe na kanë thënë se vëllai juaj vdiq nga infarkti, por më vonë dy banorë të Vorës na thanë se vëllai ynë ishte torturuar pa ndërprerje derisa nuk kishte duruar më dhe kishte vdekur”. Megjithatë të nesërmen të afërmit e Myfitit shkojnë në Tiranë për të tërhequr trupin, por ai u mbajt katër ditë me radhë në morg, me justifikimin se po bëhej autopsia. Duke qenë se mjaft studentë ishin në Tiranë të familjes Nexhipi, pati tentativa nga studentët që ta merrnin trupin dhe ta shëtisnin në shenjë proteste kundër regjimit rrugëve të kryeqytetit.

Shpërthimi i revoltës

Sigurimi i shtetit po merrte masa që ceremonia e varrimit të mos dilte jashtë kontrollit dhe për këtë arsye agjentë të ndryshëm kishin takuar gjatë këtyre ditëve disa herë me radhë Nezirin, vëllain e Myfitit, për të mos ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme. Trupi i vëllait të vdekur u soll befas në mesnatë, pas katër ditësh në shtëpinë e tyre në Sukth. Neziri kujton edhe fjalët e nënës së tij, natën që policia solli trupin e Myfitit në shtëpi, e cila iu tha policëve: Djali im e di që vdiq si trim, por do të varroset si hero!  Megjithëse agjentët e sigurimit silleshin vërdallë duke mbajtur në mbikëqyrje të gjithë të afërmit e viktimës, familjarët vendosën që të nesërmen në varrim të hidheshin parulla kundër regjimit. Kur erdhi koha për kryerjen e ceremonisë mortore, arkivoli me trupin e Myfit Nexhipit u mor në majë të gishtave nga shumë shokë e miq të tij dhe nga vendi ku gjendej pallati i kulturës turma e njerëzve të pranishëm në kortezh po thërriste: “Poshtë komunizmi”, “Poshtë kriminelët” etj. Neziri kujton se gjatë këtyre momenteve kisha dy agjentë të sigurimit që më rrinin anash. Në varrim pati shumë njerëz, shumica kishin ardhur nga Tirana, Durrësi, Lushnja etj, si shokë dhe të njohur të Myfitti, por shumë të tjerë kishin ardhur thjesht për të shfryrë dufin ndaj regjimit. Ishte data 21 maj 1990 dhe në atë kohë në Shqipëri kishin ndodhur protestat e Shkodrës dhe Kavajës, kjo e Sukthit ishte e treta në shkallë vendi. Ndonëse thirrjet kundër regjimit ishin të qarta dhe sigurimi vazhdonte të ishte i fortë, policia nuk bëri ndalime, pasi situata mund të keqësohej më shumë. Në varrim ka folur një nga shokët e Myfitit, Xhevit Goshnishti, i cili ka akuzuar në mënyrë të qartë pushtetin e kohës se ata ishin shkaktarë të vdekjes së Myfitit duke e vrarë atë me dashje nga torturat e panumërta.

Ndërrimi i sistemit

Duke qenë një familje e goditur nga diktatura, Neziri që në fillimet e proceseve demokratike angazhohet me Partinë Demokratike duke qenë pjesë e forumeve drejtuese të saj në Sukth dhe më pas degën e Durrësit kur ata vendosën të shpërngulen nga Sukthi për të jetuar në këtë qytet. Në vitin 1995, dega e PD në Durrës dhe shoqata “Çamëria” propozuan që Myfit Nexhipi të marrë titullin “Martir i Demokracisë”, pas vdekjes, me dekret të Presidentit të Republikës, z. Sali Berisha, datë 30.05.1995. Dekorata për merita në rrëzimin e komunizmit dhe idealet demokratike është dorëzuar në këtë kohë nga ish deputeti Uran Butka, i cili ka qenë edhe kryetar i komisionit për rehabilitimin e figurave antikomuniste. Martiri i Demokracisë, Myfit Nexhipi, vdiq nga torturat e sistemit komunist duke lënë jetimë katër fëmijë, më i madhi në atë kohë ishte 12 vjeç, ndërsa i vogli 4 vjeç. Fëmijët e tij tashmë janë rritur nën kujdesin e xhaxhait të tyre Nezirit, por pa pasur babain e tyre në vitet më të vështira.

/A. l “Dyrrah”

Kategori
Uncategorized

MASAKRAT E ANDARTËVE GREKË NË 1914

Masakrat dhe genocidi i egër që bandat militare greke të gjeneralit famëkeq Napolon Zerva ndërmorën mbi popullsinë myslimane shqiptare të Çamërisë, që jetonte prej shekujsh në trojet etnike të saj, të cilat shënuan edhe kulmin në vitin 1944-1945 me vrasje, plaçkitje, çnderime, përdhunime, djegie fshatrash dhe dëbime masive, nuk janë të vetmet që kanë ndodhur mbi kurrizin e shqiptarëve nga fqinjët e tyre gjatë rrjedhave të historisë.

Përveç popullsisë myslimane shqiptare çame të Greqisë, e cila, sic dihet tashmë nga historia, që prej tre-katër shekujsh i është nënshtruar rregullisht një kalvari të gjatë vuajtjesh prej masakrave të grekëve, fqinjët tanë të jugut jo pak herë i kanë kapërcyer kufijtë e tyre duke i shtrirë ato masakra edhe në thellësi të territorit të Shqipërisë së Jugut, siç bënë në vitin 1914. Lidhur me ato masakra të papara dhe të padëgjuara deri në atë kohë, të cilat tronditën jo vetëm shqiptarët kudo ku ata ishin, por edhe mbarë opinionin botëror, pati reagime dhe protesta të shumta. Por reagime më të mëdha erdhën nga kolonitë shqiptare të disa vendeve të ndryshme të botës si: SHBA, Egjipt, Rumani, Bullgari etj., të cilat ndërmorën një fushatë sensibilizuese në shtypin e kohës, me qëllim që ta detyronin qeverinë greke të parandalonte atë valë masive terrori ndaj popullsisë shqiptare në jugun e vendit.

Një nga ato koloni shqiptarësh që u dalluan në këtë drejtim ishte dhe ajo e Sofjes në Bullgari, e cila nëpërmjet gazetës së saj, “Liri e Shqipnis”, hapi një rubrikë të veçantë, duke botuar herë pas here shkrime të ndryshme ku pasqyroheshin krimet cnjerëzore të grekëve ndaj shqiptarëve. Nga ajo gazetë e vitit 1914, ne kemi përzgjedhur për botim dy shkrime, të cilat po i publikojmë më poshtë, duke mos iu bërë asnjë ndryshim nga origjinali i tyre. “Liri e Shqipnis”: Do vijë dita që t‘i nxjerrim në shesh këto ngjarje Për barbarizmat greke, për ato sjelljet e tyre çnjerëzore dhe të egra, të turpshme e të pandershme, mund të mbushet një libër i madh, në njëqind gazeta sa kjo e jona. Edhe padyshim do të vijë dita që të nxjerrim në dritë të gjitha ngjarjet që të mbesin si kujtim i paharruar në zemrat e djemve dhe të nipërve t‘anë. Na këtu po japim ca shemblla, përmi sa kanë punuar grekërit dhe sa kemi vuajtur prej tyre. Në këtë numër po shtypim dy letra që muarëm nga dy qytete (nuk i themi dot qytetet se kemi frikë nga barbarët e Athinës) dhe po nxjerrim këto rradhë më poshtë, duke i lënë ashtu si ishin, pa i ndryshuar asnjë fjalë: Letër për gazetën “Liri e Shqipnis” në Sofje Kur ishin andartët në Kolonjë, ç‘bënë nëpër fshatra nuk rrëfehet: Në maj 1914, Borovën, si e plaçkitën tërë fshatin, vanë cnderuan me të pahir 13 gra. Një nga ato kur shkonte për te Mesi i Urave, plasi mbi udhë nga turpi dhe nuk ngriti fare kryet për të shikuar shoqet e saja. Rrahën pa mëshirë pothuaj më të shumtit fshatarë, veçanërisht, Josif Maxirë, të cilit i vranë dhe të birë.

Në Gostivisht turpëruan më tepër se 18 gra, një prej syresh kishte dhe të shoqnë që priste shpëtimin e tij duke ju çnderuar e shoqja. Kapedan Stratin nga Kalavrija, pleqt e Gostivishtit, e adhuronin si shpëtimtar, se ai i rrihte ata pa mëshirë. Në Rehovë, andartët pasi plackitën tërë fshatnë, rrahën pa mëshirë shumë njerëz, në mes të të cilëve dhe grekomanin Qirijako Stefan Qirjaqis, të cilit ia bënë kurrizin më të butë se barkun, se nuk deshte të vinte bashkë me andartët. Ky tradhëtor i Kombit, kur vate Komisjoni i Fuqive të Mëdha për të ndarë kufirin e Jugës së Shqipërisë në Ersekë deriste si ay në maj: “Kato i Alvania, zito i mitri mas Ellas”. Ky i ndyrë i gjeti drutë që kërkoj, ja bënë mirë. Po nuk arrinë nderimet nëpër gratë që punuan andartët e Moresë, zunë dhe një djalë 19 vjec dhe e çnderuan me të përdhunë, pastaj donin ta vrisnin, sepse mos kallëzonte cnderimin. Në Blush çnderuan 5 gra dhe rrahën pa mshirë dhe plakat e pleqtë e fshatit. Në Luaras, therrnë 20 fëmijë myslymanë, 4 i pagëzuan: këta paskëshin mbetur kur shkuan të tjerët në ullishtet e Vlorës. Në këtë fshat muarë grekërit 209 mushka të zgjedhura, 6 kuaj, 39 pendë qe, dhe 20 krerë lopë.

Shtëpitë e myslymanëve i dogjnë dhe i bënë hi që nga Cqeria, Dangëllia, Kolonja, e gjer në fushë të Korcës, si i plackitën më parë. Në Panarit therrnë si berrat 300 shpirt, të cilët i gënjyen duke thënë: “Kthehuni në shtëpitë tuaja se nuk iu ngasim”, po kur u kthyen, i vranë më të shumtit me sëpata për tmerr. (A…3 janar 1915). Letra e dytë për gazetën “Liri e Shqipnis” Më 20 Prill 1914 vanë në Luaras andartët e Grekut natën, dhe në mëngjes thirrnë tërë pleqësinë e fshatit duke u thënë sa më parë “djemtë”, ose u vumë zjarr. Pastaj zgjodhën 20 djem të moshës së tyre, jo më shumë se 30 vjet e poshtë, të cilët edhe sot gjenden në këtë shërbim, ku jeta e tyre është në dyshim. Që nga ky fshat u drejtuan në Vakëfet: Katundt, Panarit, ku më 22 të Prillit kishin dërguar Leko Mihalë në Vodicë për të shikuar a ka shqiptarë apo jo, dhe ky vajti afër Vodicës, u kthye, erdh në katund pa lajme. Aherë e vranë andartët para kishës së katundit që u tmerruan tërë njerëzia e fshatit, pas varrimit të tij na mblodhnë të gjithë sa ishim me ta përpara kafenesë së bamit Prift Eimes e na thanë: “Kush nuk do të vijë me ne, le të ngrerë dorën përpjetë, d.m.th. ta bëjmë si atë tjatrin, ta vrasim, as një nuk tha se jo, se shpirti është i dhembur. Në mes të natës duke gdhirë Cen Gerg u nisëm për në Panarit, ku arritmë me të zbardhëllyer; atje thirrnë pleqt e fshatit dhe na bënë konak; në drekë herët na vjen një lajm se në Katund, sipër na e ka zënë xhandarmëria shqiptare dhe shokët e tyre, vetëdashësit ikin me rrëmbim, e lëmë prapa Panaritin se është vënd i lik, dhe strategjik për shqiptarët, vemi në Katund ditën e Shën Gjergjit: mbi Katund na e japin (na qëlluan) shqiptarët me pushkë dhe kështu u ndez lufta midis nesh, të cilët kishim zënë vent mbi Stratoberdhë në mal të Selenicës së Pishës; këtë vent e ruante Makerza; lufta mbajti katër orë, po ku i mbaheshim dot ne Shqiptarëve, na i hidhnin plumbat si breshër mbi krye e lëndinave që kishim zënë, panë c‘panë kapedanët e Kritit e pushun 40 minuta më parë luftën; ne na lanë në viset e rrezikshme dhe kryehajdutët vanë në fshat.

Në mes të natës na vjen lajm që të mblidhemi të gjithë se do të ikim, e ku të vemi? Kur lebetitej fëmija të këputej shpirti, se Grekërit i kishin frikësuar fshatarët, duke thënë: “Po të rrini këtu, u kanë për t‘u vrarë Shqipëtarët”. Këta si mua që s‘e nxë dera me një kungull pas, më një anë ne nuk mund të shpëtonim, më anën tjatër ata ngritnë dhe fshatin, erdhë të gjithaq gjer te Ura e Laskës, pastaj ca pleq shpirt mirë bënë si bënë dhe u kthyen si u larguan pak nga andartët. Ne po shkonim nga udha e Kaltanjit, zbritmë te Ura e Orgockës, kur arritmë afër këtij fshati shohim qetë e lopët e Luarasit, të cilat i morrëm atij pylli të dendur; mezi i shpumë gjer te Vidi i Gostivishtit Poshtëm; aty bashkuam bariun e fshatit me berrat dhe ja dorzuam, po ky kish dhe fëmijën pas. Një nga shokët e mi i lutet kapedanit duke i thënë se: “Kam time shoqe me barrë dhe kam frikë se mos i ka mbetur gjekunt, e cila është në të nëntin muaj”. Pa se ke ti gomaricën me barrë më prishet puna mua”, ju përgjegj kapedani. Pastaj pas një shiu të madh arritmë në fshatin Peshtan; këtu gjetëm disa pleq nga fshati të cilët ishin me kafshët që i muarrnë andartët dhe mbanin drithin e tyre fshatrave që shkelnin. Këta posa mësuan për fëmijën dhe për mallë që ishte udhës nuk vonuan, vanë dhe i gjetën loptë e qetë, dhe te po i sillnin si për sigurim aty në Peshtan, ku kishin mbetur ca andartë, u duallnë dhe ua muarrnë. Ne si ndejtëm një gjysëm ore aty, u ngritmë për të shkuar në mes të urave dhe megjithë fëmijën e Peshtanit, në këtë cast mësuam se Shqiptarët po na arrijnë, i lamë dhe fëmijën dhe me nxitim shkuam natën, megjithë gunat mbi supe, ndonëse kishim përpara më tepër se tetë kafshë; nuk di si ta shkruaj këtë mundim që dremitnim udhës, por kur mbetmë mbi një vënt, harruam dhe udhën që do të vinin në Lashovë, ku pas dy ore mundëm dhe gjetëm shokët dhe në mëngjez arritmë në Lashovë, që aty në drekë herët në mes të Urave u gjendëm, me të arrirë aty prapë na gatitnë për në kufit ku qemë, pas mesditës u nisëm për në Leskovik, udhës shihnim njerzinë që shkonin ngarkur me fëmjët e gjorë, mos më keq u ndamë: “Pse ikni? Se u prishnë (u plagosën, u qëlluan, shënimi ynë),

Po kush u prishim, Shqiptarët? Jo mor vela, Shqiptarët nuk erdh fare në fshat tënë.-Po kush? Ja këtra që kini shokë ju, an…andartët, e mor vela se s‘e them dot, se kam frikë”. Kur shohim që nga Konica vinë shumë kafshë të ngarkuara me municione, kanona mali e mitrolozë, ushtarë të rregullt nga rrobat, po kësulën të ndryshme, me shkabë dy krenore dhe me oficera pas, reshter, kapterr tizgat, mengore Greke dhe po drejtohen për në Leskovik. Leskoviku i djegur nga andartët grekë Dy orë këtij qyteti i mban era shkrumb. Arrimë në qytet, ku na drejtuan në një bregore, që kishte mbetur një shtëpi e kishës pa djegur, përvec kishës dhe asaj shtëpie. C‘të shohë i ziu njeri? Një qytet aq i mirë i djegur i tëri, të ngjethen mishrat për këtë dëm të madh, po c‘bëhet? Ndenjëm një natë dhe në mëngjes na dhanë nga 250 fishekë dhe nga tri peksimadhe, pastaj vuri një fjalë ish-trumeri në Korcë, Cipuros, i cila na tha: “Trimërija juaj e pakët, e nguti qeverinë Shqiptare ta bëjë anakohi se venomet (tokat, territoret), i fituam, jemi afër një marrëveshje. Tani duhet të vini një orë e më parë në kufit Epiriote Shqiptare”.Shkuam nga Leskoviku i zhuritur rrëzë Melesinit dhe në Lashovë, atje kapedanët thoshin midias tyre:

“Kush është nga këta “allvanisits”, t‘ja bëjmë gropën.

Kjo na helmoj tepër por prapë i jepnim kurajë vetes duke thënë: “Ata na vrasin, po ne pse jo, dhe nuk i largoheshim njeri tjatrit as fare. Arritmë në Peshtan këty kanë mbetur dy pleq, i tërë fshati është i ikur që dy ditë afër nesh, ndejtëm atë mbrëma aty, bëmë bukë vetë dhe të nesërmen nga Radimishti e në Selenicë të Radomit për të marrë frymë, ndenjëm katër orë se kishim 5 ditë e 5 netë që iknim. Që andej në Kuries, kur hynë brenda në fshat, shohim që del tym nga një kasolle evgjiti, me vrap pyesim dhe gjejmë dy palë fëmijë evgjitrish, ditën më të parë kish vdekur njëri syresh urije. Këtu i dhamë pak buka dhe me një shokun tonë nga Treska, i dërguam në Ersekë, për bukë dhe për dije ndenjëm një natë në Kurtes. Të nesërmen na thanë: “Kush nga ju do të vejë në Orgockë për t‘u dhënë evgjitëve ca misër, vete unë them. Ahere 4 gra dhe evgjiti 5 u nisëm për në Orgockë, ku unë dinjë se cila shtëpi nuk kish drithë, kur hynë gjetëm 10 kile misër, 2 kile grurë, 1 kile fasule, muarë të gjorët 100 okë misër dhe pakë fasule. Duke më uruar mua dita një mijë, që do të shpëtonim fëmijën nga urija, që aty shoh se andartët u hodhnë në mal të Orgockës në shtypit e bejlerëve, ndenjëm athje një natë, kur unë kisha vëndin të ruaj te ura se mos vinë Shqiptarët, kur i afrohemi urës, na e jep një që nga Leuska me pushkët, atë cast zumë lëndinat. Po jemi në paqe të zbrazim pushkët në atë kohë, na zë një shi i rreptë sa u gdhimë në këmbë tërë natën, në mëngjez vemi në qëndër ku u lejmë një prej nesh, të cilit u muarrë një orë të mirë me kushtim (kushtonte), 4 lira Engleze, pasdreke e dërguam në Kurtes dhe muarrmë evgjitkat dhe i cnderuan. Pastaj u hodhmë për në Kolonjë, shkuam, nga Meshicka, c‘të shoh njeriu i mjerë! Zjarre vënë tërë këtyre fshatrave, misrin udhëve të derdhur. Që këtej në Kaginasm në mes të natës, tërë ky fshat iu bukur i djegur dhe rrobat e enët përjashta dhe përndarë njerëzia kur ikën me panik. Që nga Kaginasi në Berovë dhe me të arrirë aty, na ndanë në ca lëndina dhe na thanë: kur t‘u themi tani “zjarr”, ju duhet të ini gati, pastaj na ngjitnë nëpër hendekët që kish bërë Xavidi, e na thanë po të jetë për të zbrazur, t‘u hedhim ca pushkë dhe pastaj të kapërcejmë “pros ta Elinika sinora”. Të nesërmen na vjen Kozo Bima nga Gostivishti, të cilit ia kishin bërë benë për ta hedhur më ndonjë lëndinë, dhe e ngjitnë sipër në mal të Borovës, bashkë me të birë e Josif Maxirit nga Borova, të cilin më pas e vranë, si mësova për Kozon, nuk më rrihej. I lutem kapedanit që ta bashkonj, mezi ma dha lejen, vajta e bashkova dhe e pyeta për prindërit e mij, ishin në fshat apo jo, po ai ish shumë i trembur, atëhere një oficer që ish atje më tha: c‘e ke ti këtë? I thashë: ungj. Si është sjellë me grekët, shumë mirë. Pas shum lutjeve t‘miat e lejoi të nesërmen bashkë me Kozon, ikëm për në Luaras. Prindërit kishin shkuar dy ditë më parë, ndenja një javë në fshat, dhe pastaj pata fatin të vinë disa ushtarë nga Korca dhe u hodha në Korcë, ku ndeja dy muaj, prisnim dita ditës t‘i lëshonte vendet greku, po ahere filloi pushka në Nikolicë, ku ushtria Shqipëtare i dërmoj armiqtë mirë. (S…15 Cen 1914). L.O. Barbarizmat greke në Shqipëri Për barbarizmat greke, për ato sjelljet e tyre Çnjerëzore dhe të egra, të turpshme, të pandershme, mund të mbushet një libër i madh, njëqind gazeta sa kjo jona. Dhe padyshim do të vijë dita që ta nxjerrim në dritë këtë ngjarje, që të mbesë si kujtim i paharruar në zemrat e djemve dhe nipërve tanë.

Nga një letër që na shkruan një mik prej Shqipërisë (Nuk e themi dot qytetin se është frikë nga barbarët e Athinës), nxjerrim këto radhë si më poshtë, duke i lënë ashtu si ishin, pa iu ndërruar asnjë fjalë. Letra nga fshatrat e Shqipërisë së Jugut Këtu erdh një djalë nga Gostivishti, Petro V. Kita, të cilit i vranë grekërit t‘ëmën dhe gjyshen me shumë barbarizma që nuk ta rrëfenj dot, sepse ishte me Shqiptarët që luftonte, aq i mundun sa s‘bënet më. Si i mbajtën katër ditë pa bukë mbyllur në qilar, pastaj u thanë që të vini të dërgoni njeri të vij i biri juaj këtu, ata u përgjigjën që neve nuk e sjellim dot djalin, zireni dhe bëni c‘të doni me të. Pastaj u kërkuan 10 lira, edhe para s‘kemi u thanë, bëni si të donim, atëhere bëni male përsipër mbi Shën Thanas u thanë, si nënshkruan të shkruarën i muarrnë zvarrë dhe i kunguan në kishë dhe pastaj i therrën me thikë, sido që iu lut plaku dermani, mua më parë, pastaj cupën time, ata therrën cupën para syve të plakut dhe pastaj i lanë katër ditë pa mbuluar gjer sa vanë ca nga fshati i tyre fshehurazi dhe i mbuluan. Këto barbarizma i bëri njëri i quajtur Strati nga Kalavrija. Ky njeri kish marrë dy cupka myslymanka pas edhe i përdorte si deshte për turpe në Gostivisht. Nga fshati Luaras ende s‘dimë gjësendi, përvecse Myslym Sejatnë që s‘iku dot, plak i verbër që ishte, van e vranë tek rrinte pas zjarrit në shtëpi, dhe nja dhjetë mushka nga Luarasi i murënë grekërit dhe më s‘jua suallë prapë. Në Kodras vranë katër shpirt se nuk ikni dot po ngroheshin në diell, këto janë trimëritë e grekërvet të pashpirtshëm. Kur u bë lufta në Berat (në Gusht 1914), mblodhë të krishterë nga katundet që 18 vjec e lart më tepër se 500 shpirt dhe i vunë përpara, të cilët s‘u kthyen as gjysmat, se më të shumtit s‘dinin as nga zirej pushka. Lufta në Qesarakë Më 15 të Janarit 1914 kur Shqiptarët qenë në Panarit, qeveria shqiptare dha urdhër z. Themistokli Gërmenjit, i cili qe kajmekam (nënprefekt), në Skrapar të vejë në Kolonjë ta marrë, se grekërit do të hiqen, ahere Themistokli Gërmenji qe në Panarit në shtëpi të Dajlanit bashkë me Sali Butkën e me të tjerë trima. Në atë kohë ngrihen fshehurazi Tike Prifti Spirua dhe Xeka i vëllaj i Nucit nga Trebicka dhe venë e piqen me shqiptarët në Panarit, u rrëfejnë fuqinë e grekërvet, atëhere shqiptarët përmbledhin fuqinë e tyre dhe filloj lufta e madhe në Qesarakë dhe në Selenicë të Pishës, ku vriten 30 grekër, 4 plagosen dhe 2 grekë bien rob në duart e shqiptarëve. Grekërit u thyen dhe u hoqën nga vakëfet. Grekërit u zëmëruan tepër, dërgonjë ushtri të fortë me mitraloza dhe me topa dhe hyjnë prapë në vakëfet ahere venë në Trebickë, gjejnë një coban të cilit i zunë një letër të Kozmait të cilën ia dërgonte Sali Butkës, cobani thotë se letrën ma dha Tike Prift Spirua, të cilin e zënë grekërit dhe e mundojnë (torturojnë), Tika u dha 20 lira që të mos e prishin (mos e masakrojnë), po disa nga grekomanët e tradhëtojnë se i vëllaj i tij kur erdhi këtu shkeli flamurin e Greqisë dhe nfriti të Shqipërisë, ky vate në Panarit dhe u bashkua me shqiptarët, etj. Më së fundi kapedani grek e merr me vehte bashkë me Peci Harrin nga Treska, i cili edhe ay u tradhtua se është shqiptar i flaktë, i shpe në Selenicë të Pishës, dhe i mbyll në një shtëpi së cilës i vuri zjarrin. Tika la gruan, dy djem dhe tre cupa jetime. Përse e vranë Nucin e Kol Trebickës? Nuci qe një shqiptar i shquar, kur vajti Sali Butka me shqiptarët në Trebickë, Nuci u doli përpara, rrëmben flamurin e Shqipërisë, qëndroi përpara kishës mbi varret e katundit, afër varrit të t‘ et, dhe mbajti një fjalë të flaktë duke thënë: “Merrni dhe ju o të vdekur pal nga ky gëzim që ndjejmë ne të gjallët, gëzohi o shpirtra që vajtët zhur, Sot mi rast tuaja kanë ardhur luanët e Shqipërisë, edhe po valon flamuri i Skënderbeut që qe varruar me vdekjen e tij”. Të gjithë sa u ndodhnë atje qanë me lotë të mallëngjyer. Po mjerisht për pakë ditë u kthyen prapë barbarët grekër dhe Nuci u tradhtua prej Papa Gerogit dhe prek Goni Petos, ahere grekërit e kapin Nucin bashkë me Tolin e Vaskë Treskës, i shpien në Vilë të Panaritit. Atje kryeja e ushtrisë greke i pyet edhe njëhera Nucin: “A do ta mbash atë fjalë edhe njëherë”?Sa të jem gjallë do të flas dhe do të predikonj për gjuhën t‘ime edhe për të drejtën, u përgjigj Nuci. Ahere grekët barbarë e futin në një shtëpi Nucin, Toli Treskën dhe një myslyman dhe i djegin. Nuci qe afro 40 vjec, kish qenë dhe mësonjës disa vjet, ka dy vëllezër, Xeke dhe Harri, të cilët kanë qenë dhe janë patriotë të vërtetë. Nuci la gruan me foshnjë të vogël jetime. Grekërit edhe kur vanë herën e tretë në këto katunde, dogjën gjithë shtëpitë e atyre që vranë dhe të atyre që s‘e fshinin se c‘ishin, munduar dhe fëmijët e tyre. Shqiptarët e mjerë, sido që hoqën të zit‘ e ullirit nga grekët dhe nga grekomanët (shqiptarë pro-grekë), kur muarrë frenat e sundimit, u suallën tolerantë dhe s‘deshmë të marrin cpagim (hakmarrje) duke thënë; aq ua pret, po grekomanët që kanë marrë zakonet e barbarëvet grekër, kurdoherë që u binte në dorë, s‘linin të liga pa bërë e pa cpifur, se shqiptarët vrasin, u presin grave sisët, etj të paqena. Papa Georgi i Trebickës me Vimën e Papa Lambro Stratoberdhës, kur shqiptarët në vakëfet venë në Korcë fshehurazi dhe u cpifin grekëvet gjith ato që thamë më sipër. Kur hynë grekërit për herën e tretë në vakëfet nga myslymanët s‘lanë shtëpi pa shkretuar. Ca njerëz që erdhnë tani shpejt nga ata katunde, na kallëzuan gjëra që s‘kanë ngjarë gjer më sot: Muar me pahir djem të krishterë nga 20 vjec, u dhanë sëpata dhe i vunë me pahur të verasin vëllezërit e tyre myslymanë në Panarit, pleq, plaka, gra e foshnja, kur dëgjuam një tragjedi të tillë, u copëtua shpirti; një djalë i preu kokën me sëpatë një gruaje që mbane në gjinjët e saj një foshnje, trupi pa kokë po kërkonte foshnjen sa qe ende i ngrohtë. U lutemi shqipatërve kudo që janë, të mbledhin të tilla barbarizma dhe të na i dërgojnë se në cdo numër duam të lëmë nga dy shtylla. Të tilla duhen mbledhur dhe sa dëme që është bërë gjith-kujt, se do të vinjë dita që mbahet konferencë n‘Evropë, si të mbarohet lufta e përgjakëshme, dhe atje të paraqiten të gjitha, ahere jemi sigur që Grekërit do t‘i cpërblejnë shumë shtrenjt, bashkë me ata që i shtynë barbarizmat e tyre përdore kundra të paarmëve dhe të pafajmëve. Përkrahja Komisioni i ndihmave përbëhej nga V. Ikonomi, K. Luarasi dhe J. Stefani Shqiptarët e Sofjes, ndihma për muhaxhirët e mbërritur në Bullgari Në vitin 1914, pas masakrave çnjerëzore të andartëve grekë në krahinat e Shqipërisë jugore, popullsia e atyre zonave u detyrua të shpërngulej që andej, duke ardhur në krahina të tjera më në thellësi të vendit. Përvec atyre që shkuan dhe u strehuan në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e saj, pati edhe shumë syresh që morën rrugën e gjatë, duke shkuar deri në Bullgari. Por edhe pse në një vend të largët, ata gjetën ndihmën dhe përkrahjen e bashkatdhetarëve të tyre që kishin emigruar atje prej kohësh. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga gazeta “Liri e Shqipërisë”, ku midis të tjerash thuhet: “Nga shkaku i Grekërve që hynë në Korcë dhe në tërë Toskërinë, ashtu dhe prej frytit të rebelëve që shkelën pothuaj tërë Shqipërinë e Mesme, si plasi dhe lufta evropiane, shkloj dhe Mbreti ynë bashkë me ministrat dhe Shqipëria ra me një anarki, mëmdhetarët e vërtetë u përndanë kudo. Shumë syresh erdhnë këtu në Bullgari. Ahere Shqipëtarët e Sofjes, zgjodhnë një komision prej tre vetash që të mbledhë ndihma. Në komision qenë këta: Z.z. V.I. Ikonomi, Kr, Luarasi dhe J. Stefan. Komisjoni bëri një rradhë dhe i ndau gjithkujt sa duhej të ndihmonte. Me këtë mënyrë munden të mblidhen afro 900 fr. Disa shqiptarë nuk deshën të ndihmojnë, po do të vijë dita t‘u mirren. Këto të holla u shpërndanë sipas nevojës. U dhanë dhe ca bullgarëve që qenë me kapedan Gilardin, kur shpëtuan topat nga Korca, edhe me të shumat u dhanë ndër shokët e Themistokli Gërmenjit që rëfeu trimëri të madhe në kryengritjen që deshnë të bënin grekërit dhe grekomanët më 20 Mars në Korcë. Shokët e z. Themistokli para dy muajsh qenë në Bukuresht, janë 10-12 shpirt. Për motin e ri u mblodhë një ndihë fare e vogël, duhet të mblidhen më tepër. Për shpejti shqiptarët e Sofjes do japin dhe një darkë-dëfrimi (si teatro) për fitim të këtyre muhaxhirëve të cilët duhen ndihmuar gjer të marrin punët një ndryshim në Shqipëri. Kemi shpresë të madhe që të ndihmojmë edhe shqiptarët jashtë Sofjes e jashtë Bukureshtit, të cilët mund të dërgojnë ndihmat e tyre në zyrë të gazetës s‘onë, ku do të botohen dhe emrat e tyre bashkë me ndihmën”.

Nga Dashnor KalociIMG_9975

Kategori
Uncategorized

Kalvari i vuajtjeve të Qazim Rustemit, ish-kreut të Ballit Kombëtar në Libohovë


1378584_752867151406971_106399770_n

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes (1943-2013) të Neim Rustemit, djali i Qazim Rustemit, i cili është nipi i heroit Avni Rustemi, studiuesi Osman Buzo bashkëbisedoi me të dhe në shkrimin e mëposhtëm na tregon kalvarin e vuajtjeve që përjetoi dhe vazhdon ende të përjetojë familja e heroit të popullit, Avni Rustemi. 

Nga Osman Buzo

Halimi, vëllai i Avni Rustemit të famshëm, kishte djalë  Qazim Rustemin i cili  ishte martuar me Refie Lekon. Qazimi kishte mbaruar Zosimenë e Janinës  dhe Normalen e Elbasanit. Punonte në administratën e Nën Prefekturës së Qytetit Libohovë dhe me që ishte në konflikt me mbretin Ahmet Zogu, si nip i Avni  Rustemit, që mos e largonin nga puna, ndërroi dhe mbiemrin në Ristani. Qazimi pas pushtimit te vendit nga Italia Fashiste  u zgjodh Kryetar i Ballit Kombëtar për Libohovën. Ai përveç urtësisë, ishte moderator i ekuilibruar, figurë intelektuale, pa asnjë njollë krimi. Ai kërkonte bashkëpunim me partizanët dhe u mundua  të evitonte vëllavrasjen.

Por kjo nuk e frenoi aspak komandën partizane me orientim sllavo -grek, drejtuar nga Bedri Spahiu, për ta pushkatuar atë, pa gjyq, para portës së tij, më 30 Gusht 1943 bashkë me Kaso Rustemin, Nexhmije Rustemin e të birin  Pullumb Rustemi. Nusja e Qazimit, Refua atë natë lindi fëmijën e tretë Qerimenë . Shtëpia e lyer me të zezë, nga nëna e Avni Rustemit në 1924 , në shënjë zije për vdekjen e tij, tani ishte shtrirë përdhe. Motra e Refies, Rakibeja, nuse në bejlerë, arriti në Gjirokastër me makinë ndërsa vazhdonte  lufta kundër okupatorëve Italo -Gjermanë . Makina u nisë  për Durrës  nga bregdeti  i Himarës dhe kur  arritën në Qytetin e  Vlorës në një postbllok të Ballit Kombëtar, u del përpara Hysni Lepenica kreu ballit. Hysniu  ishte informuar për atë ngjarje, që kishin kurdisur partizanët në Libohovë, bisedon me të “venë”, u  dha dy rrota me djathë kaçkavall e i përcolli.

Arritën në Tiranë në një shtëpi afër kinemasë 17 nëntori. Pas ca kohësh, u çuan tek shtëpia  e Refik Resmes, ku u pritën njerëzisht. Jetuan edhe të rruga e Kavajës te parku i xha Tomës në katin e dytë. Në 1946  Refua, u martua sërish, me Medi Bilushin nga Filati .Tre të vegjlit e saj iu ngjitën nënës  Safo, martuar me Halimin, vëllanë e Avni Rustemit. Neimi (djali i Qazimit, nip i Avni Rustemit), sot pensionist 73-vjeçar tregon, se kur u bë 12 vjeç  hyri në një punë në “Shnum”, si korrier, që shpërndante postën por e larguan nga puna se ishte djali i Qazim Rustemit. Në atë familje patriotësh, Avni Rustemi, por edhe vëllai  Fejzo Rustemi, ishin antarë të çetës së Çerçiz Topullit, luftëtarë që ndihmuan në pavarësinë Shqipërisë. Neimi mbaroi  gjimnazin herë ditën e herë natën dhe gjeti punë  si axhustator  e llamarinist në 1958.

Ai kishte talent si valltar, prandaj e emëruan në teatrin e Operas dhe të Baletit deri në vitin 1960. Por nuk kaloi as një vit dhe i kërkuan përsëri biografinë. Partnerët  si Zoica Haxho Artiste e Popullit, Veronika Mano, Eli Lefteri, Ëngjëll Tërshana, Enver Birko, pësuan zhgënjim. Dy vjet ushtar në repartin e Xhenjos e përsëri në uzinën Partizani, llamarinist, deri në daljen në pension. U martua me Shadijen  dhe lindën Safon, Fatjonin, Vilmën dhe Vetjolën. Laleja , motra  e madhe, punoi në Kombinbatin e tekstileve. Qerimeja, me shkollë pedagogjike të Tiranës punoi arsimtare në rrethinat e kryeqytetit. Pas vitit 1992 emigroi në Itali , u martua me një Italian, por s’ka fëmijë. Naimi, i biri i Qazimit, është sot, me një jetë, që ja imponoi, sistemi totalitar. Ata jetuan në një  kasolle  këtu në tiranë dhe tashmë pronarët e truallit, po i nxjerin në rugë mbasi nuk marrin dot as kredinë me interes 0, për të patur një shtëpi si gjithë të tjerët, se janë pensionistë dhe u larguan në Itali.

Neimi, Safua dhe Lalua (tre fëmijët e Qazim Rustemit)

Neim Rustemi. Sot 70 vjeç, jeton në Tiranë.

Kategori
Uncategorized

KOMUNIZMI FAR E KEQE

Nga Kujtim Cekani.969010_4585830458558_1671823702_n

Kohët e fundit më ra në dorë libri “Odiseja e një detektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”.

Libri fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtare e diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjesëtarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, të ashtuquajturit armiq të klasës. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “engjëjve mbrojtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një të ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, për sa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpakët u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit. Hamiti është bir i një ish partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohshme në operacionin për t’i nxjerrë. Sipas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos frekuetonte shkolla ushtarake e shpesh u thoshte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mynxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në radhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karrierës së personazhit të tij :

“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithçka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fryteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servisi britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e brendshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një perceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjellët. Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste.

Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofeni, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligjencë Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në radhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të frikshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumëfishtë, që mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shkelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimmarrjeje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithçka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vend qendror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjencë Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vendit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qenë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.”

Ky është pohimi i funksionarit të lartë të shërbimit sekret britanik. Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marrëdhëniet e Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund ta konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjencë Servisit për të pasur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga pas luftës dhe kanë të bëjnë me veprimtarinë antikomuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetëra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të veprës shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë Servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata të arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku në Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Operacionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

Rreshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të librit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës së asaj diktature në marrëdhëniet me ‟armiqtë – miq” anglo-amerikanë në më shumë se një gjysmë shekulli.

Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vend të nderuar në letërsinë e pas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyrimit të përgjithshëm, po aq është pranë fateve të atyre që pësojnë historinë.

Në rastin tonë, ajo që del në dritë, sipas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cek absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marrëdhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Libri nuk paraqet dokumente edhe se pohon më shumë se një herë ekzistencën e tyre. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë librin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajën e burrërinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë skllave të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht mbi të ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaq të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysmë shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyrimin tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, e kryesisht nga SHBA. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mendje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që, lavdi Zotit, u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjemba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do të ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

Tani ky libër merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentet, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentet ta përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qenien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qenë Enver Hoxha spiun i Inteligjencë Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sadopak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vende të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admininistratës amerikane për të favorizuar ish-komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i ish-oficerëve shqiptarë të DSJsë (protagonistë të ngjarjeve të librit) që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për ta vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i librit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vend heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenjë e mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve të ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me transparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjetëve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet ta përvetësojmë, nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendrat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thoshte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

Kategori
Uncategorized

Skandali i gacmimit seksual ne spitali “Nene Tereza”Tirane.

Prokuroria rrëzon pretendimin e drejtores së QSUT: Videoskandali në Shtator 2014. Detajet e fundit

nga NOA Mobile

skandali-abuzim1

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 19:06

Ngjarja ndodhi më 26 shtator 2014, ja detajet ekskluzive

Ngjarja që ka përqendruar vëmendjen e mediave, ka ndodhur më 26 shtator 2014 në urgjencën e QSUT – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për NOA.al nga grupi hetimor.

NOA ka zbardhur me detaje edhe se çfarë ndodhi atë natë.

Mbrëmjen e 26 shtatorit, një grup djem e vajza nga shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kanë shkuar në një pub në kryeqytet.

Mes tyre ishte dhe vajza rreth 17 vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle (NOA.al posedon por nuk do të publikojë identitetin e saj).

Bashkë me adoleshenten gjendeshin edhe dy djem të cilët shfaqen në video.

Pasi kanë qëndruar deri dy orë pas mesnate, vajzat kanë dalë nga pub për t’u shpërndarë nëpër shtëpi. Shoqet ia lanë çunave që ta çojnë në shtëpi. 17-vjeçarja ka qëndruar me dy nga djemtë që ta dërgonin ato me makinë.

Në një moment, vajza ka pasur të vjella dhe gjendje të fikëti. Dy djemtë e kanë dërguar në spital, tek Urgjenca e QSUT.

Atje, personeli e ka futur në një nga dhomat e urgjencës dhe i ka dhënë serum për ta hidratuar pasi kishte konsumuar sasi të madhe pijesh alkoolike.

Dy djemtë që e shoqëruan, pasi vajza mori serum, qëndruan me të në dhomë.

Për disa minuta, në dhomë nuk kishte njerëz të tjerë veç vajzës, dy djemve dhe një personi agjencie funerale që në video shfaqej i veshur me xhup pasi punonte në turn nate.

Pikërisht në ato minuta, njëri prej dy djemve, ka nxjerrë celularin dhe bashkë me shokun e tij, kanë nisur lojën e tepruar. D.L., 18 vjeç, maturant në Tiranë, ka prekur vajzën në zonat intime, kurse shoku i tij e ka filmuar.

Burime nga shkolla “Petro Nini Luarasi”, i thanë agjencisë noa.al se në të vërtetë kjo video ka qarkulluar në YouTube dhe rrjete sociale që ditën pasi kishte ndodhur.

Kjo kishte shkaktuar situatë të sikletshme në shkollë, sidomos për vajzën e përfshirë.

Vajza merret në pyetje

Ndërkohë vetë vajza është marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Ajo ka thënë se të arrestuarin Evarist Pasha nuk e njihte.

Kurse ka pohuar se ka qenë në një pub me djem e vajza dhe më tej kur ka dalë nga pub-i, plani ishte që dy djemtë ta çonin në shtëpi me makinën e tyre.

Por për shkak se kishte konsumuar shumë alkool, vajza ende nën moshën 18 vjeç, kur edhe lokalet lejohen të servirin alkool, është dehur dhe ka humbur vetëdijen duke përfunduar në spital.

Evarist Pasha: Nuk i njihja

I arrestuari Evarist Pasha, ka treguar për policinë se ishte pajtuar nga agjenci e shërbimeve funerale në Tiranë, që të qëndronte me turne pranë Urgjencës së QSUT për të siguruar njerëz që kishin nevojë për shërbime funerale.

“Vajza ishte pa ndjenja dhe mendova se mos vdiq dhe shkova të interesohem, për shkak të punës që bëj. Vajza nuk fliste dhe as reagonte”, – ka thënë i prangosuri.

Evaristi ka thënë se “dy çunat nuk i bënë asgjë tjetër pas filmimit”, duke siguruar policinë se ndaj të miturës nuk ishte kryer abuzim i mëtejshëm seksual.

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 16:36

Detaje të reja mbi videoskandalin

Burime nga grupi hetimor që është ngritur mbi skandalin e dyshuar në QSUT, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se tre djemtë e përfshirë në filmim nuk kishin njohje të mëparshme me vajzën që paraqitet teksa ngacmohet seksualisht.

Hetimi ka nxjerrë se i arrestuari i ditës së sotme, është punonjës i pajtuar nga një agjenci funeralesh në Tiranë.

Nga hetimi ka dalë se këta punonjës, qëndrojnë vazhdimisht në mjediset e jashtme dhe të brendshme të spitaleve publike, në përpjekje për të kapur punë, duke u kërkuar familjarëve të të ndjerëve që t’u marrin përsipër përgatitjen e funeralit.

Lidhur me vajzën që paraqitet në video, mësohet se filmimi është bërë në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Burime nga grupi hetimor i thanë NOA-s se janë dy vajza në moshë të ngjashme dhe me karakteristika të ngjashme me atë që gjendet në video, të cilat figurojnë të regjistruara në orët e mbrëmjes për ndihmë mjekësore në urgjencën spitalore të QSUT.

Hetuesit thonë se vajza me të cilën dyshohet se është kryer ngacmim seksual, ka qenë në gjendje të pavetëdijshme ose gjumë të thellë, ardhur ndoshta nga gjendje e rënduar konsumi alkooli.

Nga hetimi del se kemi të bëjmë me një abuzim i kryer në kushtet kur pranë vajzës nuk kishte asnjë familjar, i afërm ose miq.

Po ashtu nuk ka pasur në ato momente asnjë pjesëtar të stafit spitalore të Urgjencës.

Ndërkohë që në dhomën e urgjencës shfaqet edhe roja që qëndron bashkë me punonjësit e funeralit.

Është e qartë, thonë nga grupi hetimor, se kemi të bëjmë me një shaka të tepruar që ka degraduar në ngacmim seksual dhe tallje me një paciente.

Një nga djemtë, në sekondat e para të videos që ishte i qartë se po filmohej, ka thënë se gjenden të QSUT dhe më tej ka kryer veprat e turpshme në bashkëpunim.

Ende nuk ka konfirmime nga grupi hetimor për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Nga ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një deklarim mbi nxjerrje përgjegjësish. Edhe nga drejtoria e QSUT gjithashtu nuk ka deklarata të tilla.

Një ditë më parë, drejtorja e QSUT, pranoi se ngjarja kishte ndodhur te spitali që ajo drejton, por tha se ka ndodhur para se ajo të vinte në atë detyrë.

Drejtorja e QSUT erdhi në detyrë më 20 shtator 2013. Hetimi nxori se video është bërë në shtator 2014.

Përditësuar më: 4 Janar 2015 – 14:09

Rrëzohet drejtorja e QSUT, videoskandali i dyshuar seksual u bë në shkurt 2014

Prokuroria e Tiranës rrëzon pretendimin e mbrëmshëm të drejtores së QSUT, Ogerta Manastirliu, se video-skandali i dyshuar ishte realizuar para se të vinin drejtuesit e rinj të institucioneve shtetërore dhe tha se filmimi i përket muajit Shtator 2014. Policia e Tiranës ka ndaluar 24 vjeçarin Evarist Pasha, banues në kryeqytet, duke e akuzuar atë si të përfshirë në videoskandalin e dyshuar seksual në spitalin shtetëror.

Natën e mbrëmshme, drejtorja e QSUT deklaroi se video është filmuar shumë kohë më parë dhe tha se “është e qartë që pamjet nuk i përkasin periudhës sonë”, duke nënkuptuar se video ishte filmuar gjatë periudhës kur shteti ishte në dorën e opozitës aktuale. Tek prononcimi i saj dje, pranë ministrit Beqaj, që e gjeni duke klikuar këtu, drejtorja e QSUT pretendoi se ngjarja kishte ndodhur shumë kohë më herët, duke dashur të largojë përgjegjësinë e saj dhe të drejtuesve të tjerë të sistemit shëndetësor aktualë.

Policia e Tiranës bëri të ditur se Evarist Pasha u arrestua nën akuzën e ngacmimit seksual kryer në bashkëpunim me një paciente në spitalin publik, në muajin shtator 2014. Arrestimi i të riut erdhi me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi ai shfaqet tek videoskandali i dyshuar.

Policia nuk është shprehur ende mbi dy personat e tjerë që përfshiheshin në video.

Për të riun Evarist Pasha, nga gjykata e Lartë, në vitin 2011 ishte lënën në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit për Krime të Rënda duke e dënuar në mungesë me gjashtë vjet e tetë muaj burgim, për trafik narkotikësh në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Reagon opozita

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu i quajti “të turpshme dhe të dënueshme” pamjet e videos. Z.Shehu, bëri thirrje për hetime të shpejta, që të nxirren përgjegjësit.

Transmetuar më: 3 Janar 2015 – 21:41

Një video ku tre djem abuzojnë me një paciente sugjeron skandal në QSUT

qsutNjë video e publikuar në rrjetet sociale orët e fundit, sugjeron skandal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në video tregohen tre djem, të cilët gjenden në një dhomë spitalor ku në shtrat ndodhet si paciente një vajzë e re, e cila duket të jetë në gjendje të pavetëdijshme apo gjumi të thellë.

Gjatë minutave të filmimit rreth dy minutësh, këta djem abuzojnë me pacienten duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.

Në video dëgjohen tre djemtë teksa flasin mes tyre për këtë që e quajnë shaka të guximshme dhe herë pas here përpiqen që të ruhen mos i shohë kush. Gjatë minutazhit të videos vec djalit që duke qeshur me shakanë e tepruar, shfaqet edhe një tjetër mashkull, me uniformë, që mendohet të jetë roje spitali.

Në fund, ata i rregullojnë veshjen pacientes që të mos kuptohet se ishte ngacmuar. Në video dallohet sesi ata i rregullojnë sutjenat dhe fustanin vajzës e cila vazhdon të jetë e pavetëdijshme ose në gjumë të thellë.

Por këto pamje të regjistruara nga njëri prej tyre me celular, kanë përfunduar në YouTube dhe më tej janë publikuar në Facebook.

Postuesi ka shkruar se videoja është xhiruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nenë Tereza”, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse.

Gjithashtu duhet të verifikohet edhe koha kur është bërë ky filmim i publikuar sot, pasi mendohet që të jetë bërë në periudhë moti të butë, ndoshta gjatë këtij viti apo vitet e kaluara.

Fillimisht video u publikua në Facebook. Ajo u hoq mbrëmjen e së shtunës 3 janar 2015 nga një kanal në YouTube.

Reagon zyrtarisht policia e Tiranës

Drejtoria rajonale e Policisë së Tiranës, reagoi sot në mbrëmje lidhur me pamjet filmike që noa.al publikoi më herët, të tre personave të cilët ngacmonin një vajzë në spital duke e prekur në pjesët intime dhe duke ia zbuluar ato.

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të paidentifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale”, tha zyrtarisht policia.

Ajo konfirmoi se “hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 108/a paragrafi II-te i Kodit Penal dhe shtoi se materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë nis kontroll urgjent mbi videoskandalinvideo skandali

Ministria e Shëndetësisë ngre Grup të Posaçëm Pune për Verifikimin e Vërtetësisë së Videos së Publikuar në Rrjete Sociale, duke reaguar kështu ndaj videos së publikuar sot në rrjete sociale dhe media.skandali qsut noa

Në një komunikatë zyrtare sonte vonë në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë tha se “menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot pasdite ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë”.

Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja znj. Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.video skandali qsut noa2

Ministria e Shëndetësisë premton se do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim.

nga NOA Mobile

– See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=461429#sthash.fEAgYBtk.dpuf

Kategori
Uncategorized

Kartela klinike e Edi Ramës 1991-1997 Skizofreni agresive.

imagesKryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionim e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.

Sipas mjekve të neurologjisë pacienti i tyre në atë periudhë i cili nuk kishte status politik por ishte mik i familjes së drejtorit të spitalit dhe shefit të pavionit të neurologjisë u trajtua me konsideratë dhe përkushtim edhe për shkak të ndërhyrjeve të së jëmës Aneta e cila vlersohej si zonjë dhe grua fisnike nga personeli mjeksor. Përdorimi i dhunues ndaj nënës së tij dhe dy ish grave të asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientin Edi Rama edhe një kurë të vecantë mjeksore e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e egzaminuar edhe nga personeli mjeksor është konsideeruar sic shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simtoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pat shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.

Screen Shot 2014-01-16 at 1.08.04 PM

Nderhyrja e Dritero Agollit qe Rames te mos i jepeshin arme ne zbor.

Ish-kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve Dritero Agolli ka pas shkuar posacerisht ne Burrel dhe u ka kerkuar Deges se Lidhjes se Shkrimtareve te Burrelit qe te ndermjetesonin te Komandanti i Repartit Ushtarak qe te mos i jepnin arme Edit pasi paraqiste rrezik per shkak te problemeve mendore. Ne kete shkrim faktik flitet edhe per Kristaqin dhe Aneten qe kishin shkuar ne Burrel pas disa ditesh qe te mos i jepnin arme te birit se mund te vriste njerez. Perfundohet se Drejtuesit e Repartit Ushtarak nuk i dhane arme Edit.
Kjo ceshtja e psikopatise u lakua edhe ne kohen e divorcit  me aktoren e talentuar te bukur e te hirshme viktime e qendrimit cnjerezor te bashkeshortit te saj te cekuilibruar qe beri akuza ne gjyqin- kalvar qe zgjati 9 vjet akuza te cilat nje vajze e brishte si ajo e sjellshme dhe korrekte nuk mundi ti perballonte dot.

Screen Shot 2014-01-12 at 9.01.44 PM

Edhe më parë nga shtypi i lirë dhe të përditshmet opozitare ka pasur copëza dhe botime të pjesëshme të këtij informacioni.

Opozita.com

Kategori
Uncategorized

Binjakët që u fituan zemrat mijëra demokratëve

avenir1

Screen Shot 2015-01-02 at 12.51.57 PMTë dy janë shumë popullor dhe u kan fituar zemrat mijra demokratëve. Shumë pak e dinë që ata janë binjak sepse nuk ngjajnë në fizionomi por as në sjellje. Pas një viti plot dhimbje dhe tragjedi gazetari i njohur Çim Peka i shkruan mesazh vëllait të tij binjak në natën e ndrimit të viteve: “Ave! Per pak ore po iken viti me i dhimbshem per familjen tone. Dhe me i tmerrshmi e i veshtiri per ty. Kur te gjithe ne vellezerit, kuptuam ne Shtator se babin e kishim vetem edhe per dy muaj, mami ne menyre te bute te “emeroi” kryefamiljarin e kater hiseve tona. Per cdo gje qe diskutonim, na thoshte a e pyetet Aven. Ti ne menyre te heshtur e pranove si sakrifice, edhe pse nuk ishe me i madhi vella. Por, zoti vendosi te te vere ne prove per kete “titull”. Ne proven me te veshtire qe mund te vihet nje pretendent per Kryefamiljar. Vetem nje muaj e pak dite pas vdekjes se babit, zoti te mori Rubin. Kjo eshte dita, me e veshtire, me e dhimbshme, me e tmerrshme, por dhe e proves me te madhe qe jeta te ka dhene deri ne kete moment. Eshte momenti yt. Dhe pse kur e pranove me heshtje “titullin” e kryefamiljarit, nuk e dije proven qe duhet te kaloje. Por, duke qene ne nje bark per nente muaj bashke, duke ndare te njejten tavoline, banke shkolle, te njejtat rroba bashke per gati dyzet vjet, une te njoh me mire se kushdo. Ave, edhe po ta dije proven qe duhet te kalonte njeri nga ne, per tu bere titullari i deres tone, ti prape do pranoje. Por, dhe zoti eshte treguar bujar me ty. Te ka dhene tre vellezer qe jane gati te bejne gjithcka per ty. Por, me kryesorja ta ruajti motivin per te vazhduar perpara. Te mori per vete Rubin, por te la Idin e Ledin. Nje djale qe dhe pse vetem 9 vjec, eshte me i forte e i pjekur se nje burre. Ledin, nje grua qe nuk eshte tipikja e grave shqiptare. Qe ne te tilla rrethana te tmerrshme dine vetem te vishen me te zeza, te vajtojne, mallkojne e te shuhen dita dites. Ledi qe njoh une e qe ti krijove familjen me te, nuk eshte ajo e mesipermja. Eshte shume me e forte e me fisnike. Shume me e gjalle. Ka shume me shume se ato. Jeni dhe te rinje. Jeni ne kohe per te vazhduar perseri. Dhe ti do ta besh. Zoti donte qe Rubi te ishte vetem nje femij model e i lumtur. E donte vetem femij. Dhe ti te tille e bere. Po vazhdove ti, nuk do fikemi as ne. Prandaj ti ke per te vazhduar, e ke per ta shijuar jeten si familjar, si prind, e si kryefamiljar. Zoti na ndihmofte ne proven me te veshtire qe na vuri.

Opozita.Com

Kategori
Uncategorized

A thua kjo eshte shqiperia?

Nje vajze e vdekur ne nje spital shteteror ne Tirane,gacmohet seksualisht nga kanibale me fytyre njeriu.

SKANDAL | Abuzim seksual me një paciente në Tiranë (Video +18).

Një video e paverifikuar, tregon rastin e një skandali në një spital në Shqipëri. Nga kjo video e regjistruar me telefon, shihen tre djem të cilët abuzojnë me një vajzë, e cila është e shtrirë pa ndjenja në krevat.
Dyshohet se videoja është xhiruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nenë Tereza”.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale, ku në disa fragmente shfaqen fytyra e vajzës si dhe të dy nga tre djemve që abuzojnë me pacienten

Tmerr.

Ju lutem mbaheni kete faqe hapur 2 minuta sa te hapet video.

Kategori
Uncategorized

Sa vlen nje jete njeriu.

Ky është momenti kur një shofere e tërbuar ruse shtyp me makinën e saj një të moshuar, pasi i kishte gërvishtur pak makinën e re.

37- vjeçarja Marina Skhurina nuk ndalet në tërbimin e saj.

Kategori
Uncategorized

Kush janë shqiptarët

ARKIV/“National Geographic” (nëntor 1912): Kush janë shqiptarët

​National Geographic, numri i Nëntorit 1912

Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk

Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste

As rrahjet me thupra, as arma, as topi, as mërgimi, as burgimi, as edhe vetë vdekja nuk i tund nga vendi”.

Folësi ishte një shqiptar i ri në moshë që një pjesë të shkollës e kishte bërë në SHBA. Ai është rikthyer tani në vendin e tij, ku po punon me zell të madh për popullin e tij. Eshtë një prej të paktëve njerëz të arsimuar në Shqipëri, por synon që brezi i ardhshëm të mos i numërojë me gishta burrat dhe gratë e arsimuara të Shqipërisë.

Fjalët e përmendura më sipër u paraprinë prej këtyre: “Për momentin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të gjithë klasat e njerëzve – muslimanë dhe të krishterë qofshin – kanë një dëshirë, pothuajse një pasion për arsimin kombëtar. Të gjithë ata e kuptojnë që, ashtu sikurse në të kaluarën shpata ishte simbol i fuqisë, sot arsimi është perëndesha e fuqisë, dhe ata do të arsimohen, pavarësisht persekutimit”.

Shqiptarët janë vetëdijësuar për nevojën që kanë për qytetërimin dhe progresin perëndimor. Por, që nga dita e parë e miratimit të Kushtetutës së re otomane, turqit e rinj ishin të vendosur që qytetërimi duhej të vinte tek shqiptarët, vetëm pasi të kishte kaluar në një sitë turke dhe mohamedane. Ky program nuk mund të pranohej nga shqiptarët, edhe sikur turqit e rinj të kishin qenë në gjendje ta vinin në zbatim.

Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk.

Gjatë 125 viteve para zbulimit të Amerikës, republika krenare e Venecias kishte një supremaci dashamirëse mbi qytetet shqiptarë të bregdetit, dhe kështu që e vonoi me një shekull dominimin turk. Me rënien e Skutarit në Shqipëri dhe dëbimin e venecianëve nga turqit në vitin 1748, këta të fundit filluan sundimin e tyre – shekuj të tërë mashtrimi, bese të thyer dhe mizorie. Rezultati i sundimit turk mund të përmblidhet me zhytjen më thellë të shqiptarëve në varfëri, supersticion, dhe etje për gjak, për shkak të terrenit pjellor që garantonin historia malore dhe tiparet primitivë. Përgjatë dy mijëvjeçarëve, valët dhe impulset e progresit nuk e kanë arritur shqiptarin, ose e kanë anashkaluar, duke e lënë të paprekur.

Hakmarrja praktikohet ende

Sot, ashtu si në të kaluarën, është e vërtetë që një në pesë malësorë flijohen prej hakmarrjes së tmerrshme, që vetëm qytetërimi mund ta çrrënjosë nga jeta e shqiptarit. Të qëllosh një person, edhe tinëz, është çështje e marrjes së gjakut. Asgjë tjetër nuk mund ta kthejë nderin e plagosur. Nëse nuk vritet vetë vrasësi, atëherë një prej të afërmve duhet të jetë viktima, e kështu nis zinxhiri i pafund. Kur hakmarrja ka shkuar shumë larg, mund të blihet nëse ke para të mjaftueshme, ose mund të ndalet përmes disa prej kompleksiteteve të kodit të shqiptarit.

Askush nuk duhet të flasë për shqiptarin si njeri pa ligje. Ai zbaton në mënyrë skrupuloze atë që njeh dhe praalb 3non: por, këta janë ligjet që i kanë dhënë natyra dhe zakonet, si dhe natyra e paraardhësve të tij shekuj më parë, të “kodifikuar” disi në shekullin 15, ndonëse edhe sot e kësaj dite nuk janë hedhur asnjëherë në letër. Disa prej rregullave të çuditshëm që udhëheqin jetën e tij janë: Persona që e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët mashkull, përmes linjës mashkullore, e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër, ose vëlla e motër, e si pasoja martesa brenda fisit përjashtohet. Të rinjtë mund të betohen për vëllazëri, dhe kjo krijon një marrëdhënie që i nënshtron të dy, bashkë me pasardhësit e tyre të disa brezave, para të njëjtëve ligjeve martesorë që rregullojnë edhe lidhjet e gjakut.

Personat që kanë të njëjtin kumbar nuk mund të martohen, dhe ka dy lloj kumbarësh: ai i pagëzimit dhe ai i flokut. Kur një fëmijë, vajzë apo djalë, mbush 2 vjeç, flokët e tij që deri atë çast nuk janë prekur prej gërshërëve, priten me ceremoni. Prerjen e kryen kumbari, që më pas, nëse fëmija është i krishterë lë nga një tufë flokësh për secilën majë të busullës duke krijuar një kryq. Nëse është mysliman, tri tufa për të formuar një trekëndësh. Në rastin e hakmarrjes, burri nuk duhet prekur nëse shoqërohet nga një fëmijë apo një grua.

Personalitet i pathyeshëm

Sot, shqiptari është personaliteti më piktoresk në Europë. Megjithatë, po aq interesante sa tiparet e tij, është edhe e ardhmja e tij politike. Kohët e fundit është shfaqur vetëdija kombëtare shqiptare që refuzon të shtypet. Nën qeverisjen jonormale të turqve, racat e ndryshme të krishtera të Perandorisë, si armenët otomanë, bullgarët otomanë dhe grekët otomanë, kanë secila ekzistencën e tyre kombëtare, një shtet brenda shtetit, ndonëse gjithmonë të nënshtruar vullnetit të turqve. Shqiptarët, ndonëse në përgjithësi kanë zhvilluar një lloj besnikërie myalb 2slimane që u jep një pothuajse solidaritet me turqit, janë të vendosur që të kenë edhe ata një entitet kombëtar.

Ndonëse janë të mallkuar me prapambetjen që ka shoqëruar pak a shumë kudo besimin mohamedian, liderët e tyre e kuptojnë se nuk janë një racë orientale, por perëndimore. Se tiparet e tyre turko-mohamedianë janë një lustër, dhe se do të mjaftojë një brez me arsimin e duhur për të bërë kërcimin e madh përpara dhe për të zënë vendin e tyre mes racave të qytetëruara të gadishullit të Ballkanit.

Jo i papajtueshëm me nacionalizmin e ri shqiptar – madje mund të jetë arsyeja e tij – është fakti që shqiptari është një prej anëtarëve më individualistë të racës njerëzore. Po të mos kish qenë i tillë, ai do e kishte humbur shumë kohë më parë identitetin e tij, duke u shkrirë me popujt e ndryshëm që përgjatë kohërave u kanë ardhur rrotull maleve shqiptare. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshëm të romakëve, gotëve, serbëve dhe bullgarëve dhe 350 viteve dominim të Turqisë, shqiptari e ka ruajtur individualitetin e tij të pathyeshëm. Crispi, burri i shtetit italian ka qenë me prejardhje shqiptare. Ai ishte pjesëtar i kolonisë së madhe të shqiptarëve në Sicili dhe Italinë e jugut, paraardhësit e të cilit, afro njëqind mijë, emigruan kur Turqia pushtoi Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e Italisë e ruajnë prejardhjen e tyre. Mosgatishmëria ose paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre reflektohet tragjikisht në ekzistencën e vazhdueshme të sistemit fisnor shqiptar dhe grindjet e përhershme mes fiseve. Si rezultat, Shqipëria nuk ka mundur të paraqesë një front të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.

Vetëm një hero i madh bashkues kombëtar ka dalë për shqiptarët – Skënderbeu. Ai vdiq në vitin 1467, pasi fitoi 21 beteja kundër turqve. Vdekja e tij e la Shqipërinë pa udhëheqës, dhe shqiptarët trima që nuk njihnin besnikëri apo ligj tjetër përtej atij të familjes dhe klanit, ranë në sundimin e Mehmetit II, pushtues i Kostandinopojës. Mehmeti mundi t’i shtypte, por jo t’i nënshtronte shqiptarët. As edhe sulltanët e mëvonshëm nuk kanë arritur ta plotësojnë këtë dëshirë të madhe. Më e mira që mund të bënin ishte t’i bënin për vete, dhe deri në ditën e fundit të tiranisë së Abdyl Hamitit, shqiptarët trajtoheshin si popull i veçantë. Hamiti ua bleu besnikërinë duke mos u vënë taksa, duke frenuar rekrutimin ushtarak dhe duke përzgjedhur më të mirët e këtyre malësorëve të ashpër si truprojat e tij personale.

Turqit e rinj ishin të pamëshirshëm

Kur pas vitit 1908, turqit e rinj kishin miratuar Kushtetutën e tyre dhe po përpiqeshin me shumë mundime të vinin rregull në Perandorinë otomane, trajtimi i Shqipërisë ishte një prej problemeve më delikatë. Duhej të ishte bërë më me kujdes. Përmes një trajtimi delikat, përmbushjes së premtimeve dhe shfaqjes se një simpatie të drejtë për aspiratat e një race injorante por shumë të zotë, turqit e rinj do të kishin qenë në gjendje të ngrinin dhe forconin në provincën e Shqipërisë një barrierë të padepërtueshme ndaj agresionit europian. Në vend të kësaj, ata kanë ndjekur një rrugë që është përshkruar siç duhet nga korrespondenti në Kostandinopojë i “Times”-it të Londrës, si politika e rulit me avull. Duke injoruar këshillat e çdo politikani me përvojë, turqit e rinj nxituan t’i “trajtonin” shqiptarët njësoj si fshatarët injorantë turq në Azinë e Vogël. Asnjë strategji tjetër nuk do të kish qenë më e pavend dhe më e destinuar të dështonte.

Shenjat e para te nje kundershtimi u dhane që ne vjeshtën e vitit 1909, por duhej të vinte pranvera e vitit 1910 që një revoltë të merrte përmasa serioze. Në 5 prill të atij viti, shqiptarët myslimanë të skajit verilindor të Shqipërisë rrëmbyen armët kundër qeverisë. Për pak ditë rebelët mbajtën Kaçanikun, por 50 mijë trupa turke u dërguan menjëherë në rajon dhe lëvizja u shtyp. Ajo pati një karakter lokal dhe nuk kishte organizim. Shqipëria si e tërë nuk ishte qëllimi i saj.

Megjithatë, turqit e rinj menduan se kishte ardhur koha t’u jepnin një mësim shqiptarëve të pabindur. Trupat që ishin mbledhur për të shtypur kryengritjen marshuan nëpër Shqipëri. Një divizion shkoi në perëndim, në Shkodër. Ata përshkuan rrugë malore që për breza të tërë ishin mbyllur për këdo që udhëtonte i shoqëruar nga një ushtar turk, sepse shqiptarëve nuk u pëlqente uniforma e autoritetit turk. Por tani malësorët, të zënë në befasi, do të çarmatoseshin. Pas shtypjes që kishin pësuar sivëllezërit e tyre, më të paktë në numër dhe të gjendur përballë automatikëve – një tmerr i pazakontë për shqiptarët e thjeshtë – nuk kishte shpresë për rezistencë. Armët e tyre – krenaria dhe zotërimet – iu morën, dhe shqiptarëve iu “dha një mësim” mizor. Një tjetër divizion i forcave turke marshoi në jug dhe penetroi në luginat paqësore të Shqipërisë.

alb 1Në Elbasan, udhëheqësit intelektualë të Shqipërisë së Re kishin hapur një shkollë normale. Ata po përpiqeshin të përgatisnin shqiptarët që të bëheshin mësues të bashkatdhetarëve të tyre injorantë në të gjithë vendin. Përdornin gjuhën shqipe dhe, sipas votimit të një kongresi shqiptar të një viti më herët, e shkruanin këtë gjuhë – një gjuhë europiane – me shkronja latine. Nën Abdul Hamitin, çdo përpjekje për të shkruajtur apo dhënë mësim në gjuhën shqipe ishte shtypur. Vetëm në shkollat e misioneve austriakë dhe italianë në veri të Shqipërisë, ku ofrohej propaganda austriake dhe italiane, dhe jashtë survejimit të Sulltanit, kishte qenë e mundur që shqiptarët të studionin në gjuhën e tyre.

Sa për një alfabet, politikanët austriakë që mbështesin punën misionare të priftërinjve austriakë dhe nuk pushojnë asnjëherë së çuari përpara skemat austriake, shihnin me dyshim nga një e ardhme për Shqipërinë, liderët e të cilës të mësuar në Itali apo Austri do të bashkoheshin nga një gjuhë dhe alfabet i përbashkët. Kështu u krijua një alfabet i gjatë dhe iu ofrua fëmijëve në shkollat e misioneve austriakë. Kjo do të ndihmonte për të krijuar të çara për të ardhmen, kur Austria shpresonte që do të trashëgonte këtë tokë dhe do të kishte të nevojshme të përdorte tiraninë e saj dinake për të austrianizuar shqiptarin.

Shkolla normale e Elbasanit, me alfabetin e saj latin dhe e çliruar prej propagandës së huaj ishte një rreze drite në errësirën e Shqipërisë. Ajo nuk kishte ndarje fetare – myslimanët dhe të krishterët ishin vëllezër pa dallim. Themeluesit kishin vetëm një qëllim, lartësimin e racës shqiptare. Ata nuk ishin revolucionarë në kuptimin politik të fjalës. Ata donin të bashkëpunonin me qeverinë e turqve të rinj, dhe vetëm kërkonin që zbatimi i kushtetutës së re të kishte diçka të përbashkët me premtimet e saj themelorë.

Por kur ushtarët turq erdhën në Elbasan në verën e vitit 1910, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që shiheshin se kishin lidhje me shkollën normale apo simpatizonin përparimin e saj u ndoqën, u sollën para autoriteteve ushtarakë dhe u rrahën në një mënyrë shumë mizore për t’u rrëfyer. Rrahja me thupra dhe kamzhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan. Financieri i shkollës normale u fshikullua përtej çdo imagjinate. Drejtori dhe shumë prej mësuesve u arratisën. Autoritetet ushtarakë kërkuan dhe rrahën personat përgjegjës për një telegram që ishte dërguar në drejtim të Kostandinopojës, ku kërkohej që mësimi në shkollat shqiptare duhej bërë në gjuhën shqipe dhe me gërma latine. Më tej ushtarët marshuan për të bërë punë të tjera “pasi kishin mbyllur atë shkollë dhe u kishin dhënë shqiptarëve një mësim për t’u mbajtur mend”.

Kryengritjet e shqiptarëve

Me kalimin e 1910, telashet nisën të shtohen për turqit në kancelaritë e Europës, sidomos për skandalin e orgjive të ushtrisë në Shqipëri dhe mbylljen e shkollës normale, ashtu sikurse dhe për çarmatimin brutal të të krishterëve në Maqedoni. Në Europë ekzistojnë gjithmonë disa palë, interesat politikë të të cilave mund të çohen përpara duke përkrahur të shtypurit. Dhe ndonëse ishin motive hipokritë ata që vunë në lëvizje shumë burra shteti europianë që ndihmuan për shfaqjen hapur të këtyre ngjarjeve, e vërteta e bëmave të turqve të rinj në Shqipëri dhe Maqedoni gradualisht u bë e njohur për të gjithë.

Turku i ri ishte shfaqur tamam si biri i babait. Udhëheqësit panë që kishin bërë një gabim, por ata nuk do ta pranonin dhe ngjarjet e mëvonshme kanë treguar se nuk ndërruan mendje. Në prill 1911 ndodhi një kryengritje e malësorëve në provincën e Shkodrës, në veriperëndim të Shqipërisë përgjatë kufirit me Malin e Zi. Revolta ishte një prej përpjekjeve të parakohshme dhe të pafata të një populli të dëshpëruar dhe trim, por të përçarë, për t’u hedhur kundër zgjedhës së patolerueshme. Në vend të shndërrohej në një revoltë të përgjithshme, kryengritja mbeti e kufizuar në skajin më verior të Shqipërisë.

Patriotët e vërtetë të të gjithë Shqipërisë i hedhin tutje dallimet fetarë dhe fisnorë kur gjenden përballë fakteve të mëdhenj të një trashëgimie të përbashkët dhe kundër një zgjedhe të përbashkët. Ata, pjesëtarët e arsimuar të racës së tyre, po luftonin fort vitin që kaloi për një përpjekje të përbashkët në kërkim të drejtësisë për të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, këta udhëheqës ishin të keqorganizuar, pa financime dhe pa përvojë. Ata nuk morën mbështetje prej pjesës më të madhe të fiseve myslimanë, shumë prej të cilëve, megjithatë kishin qenë kaq të çarmatosur saqë nuk mund të mendonin të bashkoheshin në një rebelim. Mirditorët katolikë, një fis i fortë në jug të Shkodrës kishin pak pushkë, të gjitha të vjetra dhe hezituan të vijnë në ndihmë të revoltës së malësorëve, deri kur ishte shumë vonë.

Mali i Zi ishte shtylla mbështetëse e kryengritjes, përmes mbështetjes që ai dhe qytetarët e tij i dhanë refugjatëve shqiptarë të cilët dimrin e mëparshëm kishin kaluar kufirin dhe që në pranverë u rikthyen në Shqipëri, gati për luftë. Në këtë mënyrë u “gropos” thika që për breza të tërë ishte hequr nga këllëfi mes sllavëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve autoktonë.

Por, Mali i Zi u gjend rrezikshëm i përfshirë në çështjet shqiptare, në mospërputhje me diplomacinë europiane dhe sidomos mikun e vet, Rusinë. Kështu që, në fund Mali i Zi e la Shqipërinë në baltë. Pavarësisht këtij fakti, turqit u detyruan të bënin paqe me malësorët rebelë, duke u bërë atyre kaq shumë lëshime, saqë nisën të shfaqen ankesa nga popullsia myslimane e Shkodrës, që nuk ishte rebeluar.

“Cfarë! Ju i ofroni favore rebelëve”, thanë ata. “Po kush ju ka qëndruar besnikë, pavarësisht plagëve të vjetra”. Ishte njësoj si ankesa e djalit joplangprishës. Fatkeqësisht, turku nuk mundej të zbuste fëmijët e tij besnikë, ashtu siç bëri dikur babai çifut. Sa për marrëveshjen me malësorët, nuk dihej se sa do të zgjaste.

Shkollat vetëm do i lehtësojnë

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve. Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan. Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e arsimit në popull”.

Nëse arsimi përhapet pa pengesa në Shqipëri, edhe shqiptarët do të fillojnë të kujdesen për vetveten. Shumë prej shqiptarëve të krishterë në qytetin e Shkodër janë arsimuar dhe kanë siguruar begati, falë italianëve dhe austriakëve. Ata i druhen sidomos fanatizmit të vëllezërve të tyre myslimanë, ndonëse në malet disa kilometra larg, mes familjeve të malësorëve injorantë, si feja e krishterë ashtu edhe ajo myslimane mund të zënë vend nën të njëjtën cati, dhe ritet e krishterë e myslimanë mund të kryhen edhe në një ndërtesë të vetme.

Disa herë autori i këtij artikulli ka pyetur shqiptarë myslimanë të arsimuar, të interesuar për kauzën e racës së tyre, përse nuk u kanë predikuar myslimanëve të Shkodrës dhe gjetkë vëllazërinë mes të krishterëve dhe myslimanëve. Pa hezitim, por me turp dhe me buzët shtrënguar, përgjigja ka qenë çdo herë e njëjta: “Eshtë e pamundur. Myslimanët janë injorantë. Në fillim duhet të arsimohen, pastaj do të kuptojnë”.

Pak përpara shpërndarjes së parlamentit, në janar 1912, një deputet shqiptar, njëri prej kryezëdhënësve të racës së tij dhe për momentin lider i rebelëve, deklaroi: “Nëse turqit vazhdojnë të të përbuzin joturqit, ata do e rrënojnë vendin e tyre. E them këtë sepse i dua turqit, ekzistenca e të cilëve është e nevojshme për ne”. Deputeti shqiptar fliste për popullin e tij.

Shqiptari ka frikë nga e ardhmja

Shqiptari ka frikë se mos, në vend që të sigurojë lirinë për të cilën është lutur dhe ka luftuar, malet e tij të shtrenjtë dhe luginat pjellore do të ndahen mes shteteve ndërluftues, dhe se mos ai absorbohet nga një racë e huaj. Austria kërcënon të vijë nga veriu. Italia kanos nga përtej brigjeve të Adriatikut. Këta janë dy armiq që shqiptarët i urrejnë më keq se sa turqit, pavarësisht shkollave, spitaleve dhe kishave që përfaqësuesit e tyre kanë ndërtuar në veriperëndim të Shqipërisë. Shqiptarët i tremben Austrisë dhe Italisë tamam si një polak profetik mund t’i jetë trembur tre grabitësve të tokës mëmë. Shqiptarët i druhen po kështu një konference europiane për këtë qëllim, se mos Mali i Zi dhe Greqia lejohen që të zgjerohen në kurriz të shqiptarëve. Alternativa ideale që ai do të dëshironte është një Turqi e mirëqeverisur, për të cilën ai do të jetë një prej “ledheve mbrojtes”.

Megjithatë, breza të tërë sundimi turk i kanë mësuar se nuk duhet të presë drejtësi nga turqit. Revolucioni i korrikut 1908 ofroi një rreze të përkohshme shprese, por errësira e dëshpërimit u rikthye menjëherë, më e zezë se më parë. Ndëshkimi me thupra, plumbi dhe qelia e burgut kanë qenë shpërblimi i vetëm pas kërkimit për “diçka më të mirë”. Eshtë e vërtetë që, shqiptarët që kishin qenë neglizhuar për shekuj të tërë nuk ishin të gatshëm që të pranonin me mirësi disa prej kushteve të “Konstitucionalizmit”. Fshatari injorant, që nuk ka paguar asnjëherë taksa dhe nuk është rregjistruar asnjëherë për shërbimin ushtarak, nuk e vlerësonte “barazinë” e re, që iu manifestua atij përmes pagesës së taksave ashtu sikurse të gjithë banorët e tjerë të Turqisë, si dhe për kontributin e kuotave të tij për martirët në tokat e largëta të Jemenit.

Shqiptarët kanë shumë gjëra për të mësuar. Arsimi mund të kishte ardhur tashmë përmes udhëheqësve të tyre të iluminuar.

Por turku budalla bëri të vetmen gjë që dinte të bënte – ai marshoi me ushtri drejt Shqipërisë. Si pasojë, në vend që të shfrytëzonte shanset e një besnikërie entuziaste, ai rrënjosi edhe më tej ndjenjat e kahershme të mosbesimit dhe urrejtjes.

Spekulimet për të ardhmen e Shqipërisë të çojnë vetëm në labirinte të papenetrueshëm, pasi problemi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me Cështjen e Lindjes, ajo që ka munduar Europën për breza të tërë. Lufta e Krimesë u luftua për ta zgjidhur atë, por në një formë më të komplikuar ajo u rikthye në luftën ruso-turke 1877-1878. Të dërguarit e Europës në Berlin në vitin 1878 djallosën Traktatin e Berlinit. A mos është shumë të shpresojmë që ka ardhur koha për daljen e një brezi më dashamirës diplomatësh? Megjithatë, Lindja e Afërt shpreson gjithmonë për një zgjidhje dhe për t’u dhënë fund kushteve që, me turqit e vjetër dhe tanime të rinjtë, po e bëjnë Perandorinë Otomane thjeshtë një legjendë.

Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste./BOTA.AL/

GAZETAEXPRESS.

Kategori
Uncategorized

LETRA E NJE INFERMIERE PER EDI RAMEN

Në ndërrim të viteve kryeministri Edi Rama ju dërgoi një letër të personalizuar gjithë personelit mjekësor të Shqipërisë. S’do mend, që një e tillë më erdhi dhe mua.S’pata fat ta marrë në dorë pasi më qëlloi të jem turni i tretë, por ma kishin lënë tek zyra e kuadrit të spitalit.
Mënyra si u njoftova për letrën në emrin tim s’qe dhe aq dinjitoze po nejse. Ndërsa ngjisja shkallët për në pavion, u këmbeva me shefin e kuadrit, që më hungëroi diçka si të tille si..”na moj shushkë, ke një letër tek zyra ime nga ai i gjati”
E mora letrën dhe mu bë zemra mal.Kam 30 vjet infermiere dhe s’i ka rënë njeriu në mend për ëua të më dërgojë kartolinë, që nga koha kur kisha burrin ushtar s’kam marrë të tilla. …Me fal se s’tu prezantova…Jam Elisabeta , shkurt e gjatë Beti më flasin, infermiere ne spitalin N siç thoshe ti me të tallur në fillimet e tua.
Kartolinë goxha luksoze dhe e punuar me shije.Jashtë e brenda kishte vetëm ty, stemën tënde të re, ambjentet e reja të kryeministrisë. Po unë i vlerësojë punët me dorë.Më duken shumë të personalizuara dhe se vë re edhe kanë nga pak kult individi me tepri brenda.
E lexoja shkallëve letrën tënde dhe zemra mal më bëhej. Më falënderoje për bashkëpunimin dhe përkushtimin.Në fakt ne s’para kemi bashkëpunuar, se ku ti e ku unë. Ndërsa sa për përkushtimin, unë kam 30 vjet që bëjë këtë punë se më duhet rroga dhe njëlloj e kam bërë edhe për Nard Nokën punën, me të njëjtin përkushtim ndaj s’ke pse më falenderon.
Por, gjithë ajo përshtypje pozitive për kartolinën e personalizuar erdhi e mu zbeh krejt, kur mora vesh si i kishin marrë në apel, gati në rresht personelin për tu shpërndarë letrën tënde sikur të qemë në Korenë e Veriut.
Dhe fillova të mendoj pak si menaxhere.Po sikur me lekët e kartolinave të na kishte bërë një banjë të re për pavionin, se ne e dimë ç’heqim. Për një të urinuar, shkojmë 3 pavione me tutje se ne s’kemi banjë, na u bllokua dhe e bënë depo më në fund.
Le pastaj sikur të na kish bërë ca dollape ku vishemi e zhvishemi, se jo vetëm që s’kemi një garderobë, po zhvishemi në infermieri pas ca dollapeve. Dhe dollapet janë ndihma, që nga koha e krizës së kosovareëve dhe të mbushur me furrttare. Edhe tavolina e tillë është. Karriget i kemi të gjitha me 3 këmbë, se nuk mbahet mend sa jam unë të jemi furnizuar ndonjëherë me mobilje.
Eh mor Ed , shpirt i motrës, ç’të të them më parë. Këtu nuk ka asgjë. S’ka sapunë, s’ka doreza, s’ka çarçafë, krevatet janë të kohës së Nuhut.
Atë natë s’mu duk fare koha. Fluturoi nata si me magji, vetëm prej kënaqësisë që më kishe dërguar një letër…
Kam hequr të zitë e ullirit me një të sëmurë që nuk urinonte dot dhe më duhej t’i fusja një kateteter se po plaste.Po kateter s’kishte gjëkundi. Dërgova njërin, ia bleu tek farmacia e natës. 2 mijë lekë bën i shkreti, po ja që s’e gjen kur të duhet. Kërkova e ku s’kërkova për një palë doreza, që të mos ia prekja hallatet me dorë burrit të botës, po në fund i dhashë karar me duar se po plaste. U qetësua i shkreti njeri. Ka mbushur një legen me urinë, ku e pati mbajtur ditëziu dhe sa më ka falenderuar thua ti…më shumë se Ti në letër, sigurisht.
Dalë jashtë dhe fut dorën në xhep, kur ç’të shof. Më kishte futur një 2000 leksh të vjetër fshehurazi në kohën që unë po punoja.U ktheva dhe e bëra rezil.
‘” S’të vjen turp që më jepë lekë, i thashë. Po ke dëgjuar ti që mjekësia është falas, po për mbulimin universal që flet Ed Rama ke dëgjuar…Le që janë dhe spiunët e tij nëpër këmbë, na ruajnë si qentë. Do të më marrësh në qafë ti. Bëj nder, e gjej qeder, i thonë kësaj pune”’
Natën hëngra dynjanë se kish 30 të sëmurë dhe sa i mbarohet serumi njërit, akoma s’ia ke filluar tjetrit, po drejtoria thotë që mjafton një infermiere, pse çdo bëni ju…
E di ti Ed, që tek spitali ku unë punoj nuk ka sistem sinjalizimi me zile dhe me dritë alarmi, po të thërrasin me majëkrahi ‘, ‘’Oj cuce, ku je se mbaroi surumi…”’
Në korridor temperatura ishte minus 8 gradë celsius, se ne s’kemi sistem ngrohje. Kaloriferë në mure kemi, po nafta e kaldajës ka vite që s’dihet ku përfundon dhe nuk janë ndezur kurrë, ndaj punojmë me golf e me pardesy mbi përparësen e bardhë.
Vras mendjen s’u del më keq ju kështu, që ngrohet çdo pacient me kalorifer, sesa t’i kishit me ngrohje të përqëndruar…? Se tani ca i burgosin dhe për 30 mijë lekë të vjetra me ç’kam dëgjuar dhe s’u mbyllet çështja derisa e mbyllin vetë…Më duket se ju jeni siç themi ne tironsit, gjimoni kokrrën e ullinit dhe ju hik oka e vojit…
Mirëpo ti Ed, në letër po me thoshje se jemi në rrugën e modernizimit dhe unë në atë pak kohë që pata të lirë, nisa të ëndërrojë sikur spitali im do bëhej një ditë normal, ku të hyje me kartë, ku t’i kishe të dhënat në një kompjuter të lidhura për çdo dhomë dhe jo në atë regjistrin e madh me kapakë ngjyrë m… si defter turk, ku çarçafët do ndërroheshin 2 herë në ditë, ku çezma do të kishte ujë të ngrohtë e të ftohtë, ku taualeti do të kishte edhe dush, ku ajri i kondicionuar do të bënte të punoje shpenguar, ku ambulancën do ta kishe tek dera dhe s’do t’ia vidhte benzinën drejtori, ku dollapi do të kishte të gjitha barnat që duhen dhe të mos isha e detyruar të bëjë këtë në vend të atij që s’e kam.. ku aget e përdorura do t’i futja në 3 kosha me ngjyra të ndryshme sipas rrezikshmërisë dhe jo në një shishe koka-kole, ku matërialet e rrezikshme do të digjeshin çdo ditë në një akseleertaor dhe nuk do të hidheshin tek kazani i plehërave….Po ç’them dhe unë. Këto s’kanë për tu bërë kurrë, se ti e ke filluar mbrapsht.
Ti flet vazhdimisht për reformë, por kjo mënyra jote shto ujë e shto oriz s’më duket se të nxjerrë gjëkundi. Pilaf do bëhet prapë në fund.
Unë jam mrekulluar kur të kam dëgjuar, që the se fajin e ka sistemi dhe jo individi, sepse është sistemi që i korrupton njerëzit. Ja një burrë i mençur që po e kap demin prej brirësh mendova.
Mbase të gënjejnë mor shpirt i motrës dhe s’i di të gjitha. Po ta thotë motra, që sistemi vetëm kështu siç po e bën ti, nuk bëhet. Mbase unë s’e kam kapacitetin të të japë mend, po dy gjëra i di dhe unë.
Sistemi aktual shëndetësor është konceptuar gabim që në fillim, sepse është krijuar nën ndikimin e tregtarëve të ilaçeve dhe në dobi të tyre. E ke vrarë ndonjëherë mendjen, pse kemi kaq shumë farmaci dhe dhe kaq pak studio mjekësore private? Sepse, të mirat e sistemit shkojnë për ta. Ata zgjedhin ministrat dhe drejtorët, dhe ty të duket sikur i zgjedh ti, po ti s’ke në duar as leshtë e Currit siç i thonë në lagjen time, se të gjitha drejtoritë i ka LSI. Dhe atje ku s’i ka ajo i ka Koqo Kokëdhima.
Pra, në qendër të këtij sistemi është pacienti pjesërisht si kavje dhe farmacisti ndërkohë, që duhet të jetë pacienti dhe doktorri, se këta janë shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor. Farmacisti është ndihmës i tyre, ashtu siç jam edhe unë. Ti po bën një vrimë në ujë, se po i dënd me ilaçe. Nuk po i shëron, as nuk i parandalon. Sa për atë check-up in që po e paraqet si reformim, mos ta dëgjojë njeri se e bënte shoku Enver para teje. Dërgonte një ekip mjekësor nga Tirana dhe i chekonte të gjithë qytetarët e një qyteti. Ky mbulimi universal i yti, megjithëse s’më plas fare për të, se ai u realizoka në 2030 sipas ministrit, kështu që unë kam shkuar tek ara e Tares deri atëherë, por dhe ty s’të lë njeri kaq gjatë në pushtet, kot përpiqesh, do t’ju vërë më shumë ilaçe në dispozicion të varfërve apo çfarë?
Po ti pse i bie kaq gjatë mor shpirt i motrës? Për të ndihmuar ata që s’kane fuqi paguese, listën e të varfërve e ke gati, që nga kjo puna e dritave. Paguaju faturën e spitalit atyre sipas kushteve që do vendosësh ti dhe s’ke pse mendon as për çarçafë, as për ushqim, as për ilaçe, as për rrogat tona, se spitali e di vetë pastaj si e rregullon punën; kë do mbajë e kë do heqë nga puna prej nesh.
Meqe ra fjala tek çarçafët Edo, ma ke nxirë mbrëmë fare. Kisha një të sëmurë, që villte dhe lëre që mbeta duke i larë të vjellat, po s’kisha çarçafë t’ia ndërroja. Se e ka marrë një firmë pastrimin e spitalit dhe ajo kalon dy herë në ditë siç e ka në kontratë, për të futur një leckë, po s’vjen sa herë kemi nevojë ne. Se këto punet me bereqet, i kanë marrë privatët. Vetëm këto punët e ndyra që bëjmë ne, s’i marrin përsipër
Eh mor Ed, të na i kishe dhënë lekë për Vit të Ri ato shpenzimet e kartolinave, do na kishe bërë punë se jemi hollë vërtetë. Ti s’e di po unë tentova një muaj të jem e ndershme dhe të mos pranojë asnjë bakshish, po të lutem mos ia thuaj njeriu këtë. Mora rrogën, 25 mijë lekë të reja. Pagova dritat, që të mos më fusje në burg zotrote,14 mijë lekë, pagova dhe ujin 20 mijë lekë, bëmë dhe dy oferta telefoni 20 mijë lekë, bleva dhe një ilaç për lavatriçen 10 mijë lekë, bleva dhe ca ilaçe për prindërit, (se ato që jepni ju tek lista janë niseshte s’bëjnë efekt) 60 mijë lekë dhe pashë se s’kisha më lekë as për autobuz. U ktheva në këmbë në shtëpi. Për të ngrënë se di si ia dola…Të bësh atë punë, që s’e bën njeri dhe të mendosh për bukën, s’më duket dhe aq e drejtë, po hajt se mbase Rilindim. Kjo shpresë na mban gjallë.
Nejse, unë po pres gjithsesi që ti ta modernizosh shëndetësinë siç thua, por duhet filluar nga gjërat e vogla, për të arritur tek të mëdhatë. Po ti, ngaqë je i gjatë shikon larg dhe nuk shef ç’ke tek këmbët…
Por, një gjë po ta them: Ti po përpiqesh të arnosh sistemin që ka endur Tritan Shehu, i shtyrë nga grosistët e barnave. Po a ka gjë që ta bëjë Tritani dhe të jetë e hajrit? Më thuaj! Sistemin po do ta bësh vërtetë, bëje nga e para, ndryshe bëji çiçin bahçes…
Me këto mendime më zuri mëngjesi dhe me letrën tënde në duar. Rrofsh që ma dërgove. Më ke bërë një nder të paparë. Isha gati që në autobus, ndërsa kthehesha në shtëpi me fytyrë të palarë se s’kishte ujë çezma, pa le pasqyrë që konsiderohet luks, të thërrisja ta merrnin vesh të gjithë.
Hej… Edi Rama më ka shkruar një letër…
Nga infermieria Beti
Spitali N

Postuar ne gazeta Tema.images

Kategori
Uncategorized

Etiopia ia kërkon Serbisë 100 milionë dollarë për të mos e njohur Kosovën

Aleati i Serbisë që nga koha e Titos – Etiopia, po kërcënohet se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Beogradi insiston që ky shtet t’ia kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh.

Me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, porse dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebë për Kosovën. Burime të gazetës serbe Novosti” thonë se borxhin e moçëm për armë Etiopia ia ka ish – Jugosllavisë trashëgimtare e të cilës është Serbia.

Po ashtu edhe çështja e pazgjidhur e statusit të ndërtesës në të cilën është e vendosur ambasada e Serbisë në Adis Abebë e të cilën perandori Haile Selas ia kishte falur Josip Broz Titos kushtëzohet me (mos) njohjen e Kosovës.

Zyrtarë etiopianë tashmë i kanë dërguar sinjale kreut shtetëror serb që këto probleme të zgjidhen – që diplomatët serbë të largohen nga ambasada dhe që Beogradi ta shlyejë borxhin – të gjitha këto me këmbim të përkrahjes së Etiopisë Serbisë për Kosovën.

Etiopia është selia e Unionit afrikan që e bënë 54 shtete nga të cilat 22 e kanë njohur Kosovën.

Ambasada dhe rezidenca serbe është në ndërtesën me 2.600 metra katrorë, me truall prej 11 mijë metra katrorë dhe ajo vlerësohet 3,6 milionë dollarë. Etiopia në Beograd e ka mbyll ambasadën që nga viti1992, ndërsa Serbinë e mbulon nga Roma.

Gazeta e Beogradi t shfaq frikën se ndryshmi qëndrimit të Etiopisë për Kosovën do të mund të kishte efekt domino në njohjet e reja.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar se gjatë janarit, nga 26 deri më 31 janar do të qëndrojë në Adis Abisë dhe do të marrë pjesë në samitin e Unionit afrikan dhe shpreson se me këtë rast do të zgjidhen këto probleme.

GAZETAEXPRESSth