Kategori
Uncategorized

Myftaraj analizon flamurin “e zi” të Beogradit

droni beogradNga Kastriot Myftaraj

Veksilologjia (Vexillology) është shkenca që merret me studimin e flamurëve (nga latinishtja “Vexillum” që do të thotë “flamur”) dhe që gjysmë shekulli më parë është ndarë nga Heraldika (Heraldry), e cila është shkenca e cila studion stemat dhe simbolet e ngjashme shtetërore, kombëtare etj. Shqipëria ka një Akademi të Shkencave, ka një Qendër të Studimeve Albanologjike, që janë institucione të paguar nga paratë e takapaguesve. Por në to nuk ka asnjë Veksilolog që të mund të analizojë flamurin e zi të dronit dhe të shprehet për të. Askush deri më sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë të Heraldikës nuk e ka analizuar flamurin e zi dhe nuk ka botuar qoftë edhe një shkrim të vetëm për të. Shqipëria nuk ka veksilologë. E pra cdo shtet sadopak serioz ka së paku disa të tillë në institucione si ato të mësipërmet. Madje duhet të ketë veksilologë zyrtarë pranë Qeverisë. Se Veksilologjia përcakton teknikisht edhe llojin e ngjyrave të flamurit. Në ligjet kushtetuese shqiptare si dhe në ligjet për simbolet shtetërore thuhet se flamuri shqiptar është me fushë të kuqe. Por për çfarë lloj të kuqeje bëhet fjalë nga pikëpamja veksilologjike? Ngjyrat kanë kodin e tyre veksilologjik, të shprehur në shifra. Asgjë të tillë nuk ka të përcaktuar zyrtarisht për flamurin shqiptar. Flamuri i Zi dukej qartë se ishte bërë nga ekspertë që kishin përcaktuar profesionalisht kodet veksilologjike të ngjyrave përbërëse të tij.

Veksilologjia na thotë se ngjyrat kanë shumë rëndësi në një flamur dhe ngjyra e fushës së tij është veçanërisht e rëndësishme pasi është dominuese. Në 18 prill 2015, ora 6: 33 minuta, në faqen e tij zyrtare ne Facebook, Ismail Morina, Ballisti Official ku ka bërë një postim me titull “Flamuri AUTOCHTHONOUS i varur mbi pemën mijëvjeçare”.

Serbia e ka quajtur zyrtarisht bannerin e dronit si “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”. Disa mediume shqiptare me papërgjegjshmëri e kanë quajtur “flamuri i Shqipërisë së Madhe”, sipas emërtimit serb. Vetë Morinaj, i cili pretendon autorësinë e dërgimit të dronit në stadium, nuk e kishte përcaktuar kurrë me një fjalë deri më tani.

Në 18 prill 2015 Ismail Morinaj e quajti atë cohë katërkëndëshe, që pretendon se e ka ngritur me dron, një flamur: Flamuri AUTOCHTHONOUS”. Pra nuk kemi të bëjmë me një banner, ose poster, ose banderolë, por me një flamur. Morinaj, i cili është një njeri pa shkollë dhe pa profesion, u vetëshpall kështu, përveçse autor i ngritjes së dronit, edhe si Veksilologu i parë shqiptar, i cili e përcaktoi si flamur atë që të tjerët e kishin quajtur banner, banderolë.

Kështu, që nga mbrëmja e 14 tetorit 2014, pra që nga ulja e dronit në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, shqiptarët, domethënë Shqipëria si shtet dhe kombi shqiptar, trojet e banuara nga shqiptarë, kanë dy flamurë, flamurin kuqezi dhe flamurin e zi. I pari prej tyre është flamuri historik kombëtar dhe shtetëror shqiptar, me fushë të kuqe dhe shqiponjë të zezë, flamuri i Skënderbeut, flamuri që u ngrit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në 28 nëntor 1912 me rastin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, do të thotë të shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë etnikë, që ndryshe njihet si Shqipëria Etnike. Ky është flamuri që njihet si kuqezi. Ky është flamuri për të cilin shqiptarët kanë qenë krenarë deri më sot. Dhe me arsye. Ne shqiptarët jemi një nga kombet e rrallë në Europë që kemi një flamur historik të vjetër, i cili vazhdon të jetë ende dhe sot flamur shtetëror dhe kombëtar. Dhe ky flamur është i lidhur me një ngjarje historike të njohur botërisht që është qëndresa e Skënderbeut ndaj agresionit otoman në shekullin XV. Çdo njeri në botë që ka lexuar për historinë e Europës mesjetare e njeh emrin e Skënderbeut.

Flamuri tjetër, Flamuri i Zi, është ai i zbritur me dron në stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky është një flamur me fushë të zezë. Kjo gjë të bie në sy së pari. Kjo nuk ka rëndësi thonë, është bërë për arsye grafike, për t’ u dukur më mirë dy portretet. Por nga pikëpamja veksilologjike kemi të bëjmë qartësisht me një flamur të zi në qendër të të cilit është një hartë. Nga pikëpamja veksilologjike, Flamuri i Zi është i llojit të flamureve me hartë, si flamuri i Qipros (greke) dhe ai i Kosovës. Pra simboli kryesor në flamur vec ngjyrës së fushës së tij është harta. Mbi hartën e Flamurit të Zi është një datë: 28 nëntor 1912. Në dy anët e hartës gjenden portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dy etërve themelues të shtetit shqiptar në 1912, të cilët qenë ndër ata që shpallën Pavarësinë në këtë vit. Poshtë hartës gjendet fjala AUTOCHTHONOUS. E gjithë kjo simbolikë është e konceptuar si një mashtrim për të dhënë kumtin e gabuar se në 28 nëntor 1912 Pavarësia e Shqipërisë u shpall me një hartë të tillë të trojeve ku supozohet që shqiptarët të kenë qenë autoktonë dikur. Them supozohet se ishulli i Korfuzit, p.sh., që ishte pjesë e hartës nuk ka qenë kurrë tokë as shqiptare, as ilire. Qëllimi i autorëve të hartës së dronit ishte që t’ i kumtohej botës se kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, përfaqësuesit e kombit shqiptar të mbledhur në Vlorë, në Kuvendin Kombëtar, nuk kërkuan një shtet shqiptar në kufijtë etnikë, atë që njihet si Shqipëria Etnike, por kërkuan një shtet shqiptar në kufijtë ku shqiptarët kishin banuar dikur pra ku supozohej të kishin qenë autoktonë.

Në rreth gjysmën e sipërfaqes së hartës së dronit, në 1912 ose nuk kishte popullsi shqiptare ose ajo ishte në pakicë, aq sa nuk mund të pretendohej për t’ u përfshirë brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar. Kumti i hartës së dronit me datën, mbishkrimin poshtë saj dhe portretet anash ishte se shqiptarët në 1912 nuk kanë dashur të krijojnë një shtet të pavarur në kufijtë etnikë, por kanë pasur një projekt shovenist të çmendur për të marrë edhe toka ku ose nuk kishte popullsi shqiptare, ose ajo ishte në pakicë. Në 1912, në rreth gjysmën e tokave të hartës së dronit, ku ose nuk kishte popullsi shqiptare ose ajo ishte në pakicë jetonin rreth një milionë e gjysëm sllavë dhe grekë. Çfarë do të ndodhte me ta? Nënkuptimi ishte se shqiptarët, me projektin e Shqipërisë Etnike kanë dashur të bëjnë spastrim etnik në Ballkan, për të rimarrë tokat ku kanë qenë autoktonë dikur. Si do të mund të bënin shqiptarët spastrim etnik? Duke bërë aleancë me Sanxhakun me popullsi boshnjake muslimane dhe vetë Bosnjën muslimane, duke kërkuar një shtet islamik në Ballkanin Perëndimor që do të krijohej me anë të Xhihadit (luftës së shenjtë islamike), dhe që do të tërhiqte në ndihmë edhe vullnetarët nga bota islame.

Për të krijuar përshtypjen se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912 u bë me një projekt shtetëror islamik, në hartën e dronit bënte pjesë edhe Sanxhaku me popullsi boshnjake islamike, që nuk bënte pjesë në hartën që Kuvendi Kombëtar i Vlorës i dërgoi Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, me kërkesat për kufijtë e shtetit të ri shqiptar. Por Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk qenë të marrë që të kërkonin Sanxhakun se e dinin që kështu Europa do të mendonte se shqiptarët nuk donin një shtet në kufijtë etnikë, pra Shqipërinë Etnike, por një khalifat islamik ballkanas, me Sanxhakun si urë lidhëse me Bosnjën islamike.

Flamuri i zi i dronit ishte ideuar dhe dizajnuar në atë mënyrë që ta kompromentonte dyfish aspiratën e Shqipërisë Etnike: Si projekt historik të shpallur zyrtarisht në 28 nëntor 1912. Si projekt bashkëkohor shqiptar. Bota e analizoi veksilologjikisht Flamurin e Zi, zyrat e specializuara me siguri e bënë këtë gjë. Por edhe audience globale joprofesioniste që pa Flamurin e Zi e ka perceptuar të vërtetetën e simbolikës islamike të tij, për shkak të ngjashmërisë me flamurin e zit ë ISIS, shtetit islamik. Natyrisht që bota në këto raste hesht, duke vrojtuar reagimin e shqiptarëve. Dhe nxjerr përfundime.

Flamuri i Zi na erdhi dhuratë nga Beogradi, andej nga ku nuk i ka ardhur asgjë e mirë Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Flamuri i Zi është vepër e veksilologëve serbë. Ata që thonë se u ndjenë krenarë nga Flamuri i Zi, duhet ta dinë se do të kishin të drejtë të ndjeheshin krenarë nëse bota do të shprehte admirim për aktin e ngritjes së Flamurit të Zi dhe për vetë Flamurin e Zi. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë ndodhur kështu. Pas 14 tetorit, zyrat speciale serbe të luftës psikologjike shpërndanë në mediumet dhe rrjetet sociale shqiptare lajme të fabrikuara sikur njerëz të njohur të futbollit ndërkombëtar kishin shprehur admirim për atë që bënë shqiptarët në Beograd. Por asnjë prej këtyre lajmeve nuk del të jetë i vërtetë, dhe nuk ka asnjë burim serioz për to. Për këtë mjafton një kërkim i thjeshtë në Google. E megjithatë shumë gazeta e televizione shqiptare me naivitet i shpërndanë si të vërteta këto lajme të fabrikuara. Këto lajme u fabrikuan që të rritej entusiazmi i shqiptarëve nga droni me flamur të zi dhe të shkurajoheshin kritikët e mundshëm.

Flamuri i zi i dronit mund të quhet Flamuri Faqezi se ata që u entusiazmuan prej tij të do të faqen e zezë para historisë, që u mashtruan nga kjo dinakëri serbe. Në të vërtetë në këtë histori ka tre lloj faqezinjsh adhurues të flamurit faqezi:

1)Serbofilët shqiptarë, të cilët shtiren kinse entuziastë me flamurin e zi për të nxitur entusiazmin e naivëve dhe injorantëve.

2)Arabët shqipfolës shqiptarë, domethënë muslimanët praktikues të cilët e adhurojnë flamurin e zi si flamur të Xhihadit, luftës së shenjtë islamike për Khalifatin Islamik të Ballkanit. Islamikët shqiptarë e urrejnë flamurin kuqezi të Skënderbeut se ai nën këtë flamuri u luftua kundër ushtrive otomane islamike. Tashmë islamikët shqiptarë kanë gjetur flamurin e zemërës së tyre me flamurin e zi të dronit, që ka shqiponjën në qendër sa për të kamufluar sadopak këtë simbol të qartë islamik.

3)Shumica e shqiptarëve adhurues të flamurit kuqezi, por që duke qenë praktikisht injorantë në histori dhe Veksilologji (Vexillology), u bënë viktima të një operacioni të luftës psikologjike serbe kundër shqiptarëve. Kështu injoranti kuqezi, adhurues i flamurit kuqezi, u bë faqezi adhurues i flamurit të zi brenda një nate!

Serbia ia arriti që në një ditë të bëjë atë që nuk e kishin bërë dot në shekuj armiqtë e shqiptarëve, pra që ta dublonin flamurin kuqezi të Skënderbeut, me një flamur tjetër, të zi, të përhapur masivisht te shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare dhe në botë. Në të vërtetë kjo është fitorja më e madhe e Serbisë në luftën historike shumëshekullore kundër kombit shqiptar.

E keqja e flamurit të zi do të shihet në të ardhmen. Faza e parë e operacionit serb me flamurin e zi është që shqiptarët të shprehin adhurim për të. Pastaj shërbimet e fshehta serbe, por edhe ato maqedone, greke, ruse etj., do të simulojnë atentate terrroriste ku do të ekspozohet flamuri i zi. Me këtë rast Serbia (shteti, media etj.). si dhe armiqtë e tjerë të shqiptarëve do të zbulojnë befasisht simbolikën islamike të flamurit të zi të dronit që u shfaq në Beograd në 14 tetor 2014. Dhe atëherë serbofilët faqezinj që shtiren se adhurojnë flamurin e zi do të thonë: “Ja një provë që Kastriot Myftaraj punon për Serbinë, se Serbia tani po thotë ato gjëra që i ka pasë thënë Kastriot Myftaraj!”

Kështu punojnë shërbimet e fshehta serbe kundër shqiptarëve. Çështja është sesi do të sillen injorantët kuqezinj që u bënë faqezinj brenda një nate. Injoranca e faqezinjve adhurues të flamurit të zi arrin deri në kufijtë e tradhtisë kombëtare. Në teatrin e Grekëve e Vjetër injoranca (padija) ishte faj tragjik që ishte shkaku i shumë prej ngjarjeve të kobshme në tragjeditë e dramaturgëve grekë. Morinaj me sinqeritet e pranon se ka ngritur një flamur të ri, Flamurin e Zi, Flamurin Faqezi. Morinaj është një faqezi i sinqertë

Kategori
Uncategorized

Heronjtë që shpëtuan femrat e robëruara nga ISIS.

PAMJE PREKËSE: Heronjtë që shpëtuan femrat e robëruara nga ISIS (FOTO)

 

​Këta heronj i rrezikuan jetërat e tyre për ti liruar femrat të cilat ishin skllavëruar nga ISIS. Pamjet të cilat ishin gjiruar në mënyrë të fshehtë shfaqin guximin e udhërrëfyesve trima brenda ISIS të cilët i ndihmuan disa persona nga jashtë që të kenë mundësinë për ti liruar një grup femrash që ishin zënë rob nga militantët e ISIS, transmeton lajmi.net

Aksionet e shpëtimit ndihmohen nga avokati cili tani është shëndrruar edhe në aktivist për të drejtat e njerëzve Khaleel Al Dakhi i cili i kordinon aksionet e shpëtimit nëpër Siri.

ISIS që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka rrëmbyer gjithsejt rreth 3000 vajza Jazidi nga Iraku veriorë.

2A7E423B00000578-0-image-a-30_1436785404230 2A7E426E00000578-0-image-a-22_1436785362165 2A7E427F00000578-0-image-a-27_1436785380792 2A7E424400000578-0-image-a-26_1436785376594 2A7E425400000578-0-image-a-24_1436785371607

2A7E425900000578-0-image-a-29_1436785395304 292BF97900000578-3099560-image-a-1_1432885182964

Kategori
Uncategorized

​Harrojeni ngrohjen globale – Dielli do të futet në gjumë pas vitit 2020.

 

​Harrojeni ngrohjen globale - Dielli do të futet në gjumë pas vitit 2020 [FOTO]<!– GazetaExpress E hënë, 13 Korrik 2015 15:43–>

Në 15 vitet e ardhshme pritet që Dielli të bie në gjumë dhe Toka ta përjetojë një epokë të akullt, thonë shkencëtarët të cilët merren me studime solare

Përmes një sistemi të ri, tani mund t’i shohim ndryshimet e parregullta në pulsin e Diellit. Kështu, ky sistem i tregon parregullsitë e 11 viteve.

Sipas këtij modeli, del se aktiviteti solar do të bie për 60% mes viteve 2030-2040, gjë që do të çojë në një periudhë të akullt.

Këto kushte nuk janë përjetuar që nga epoka e fundit e akullt, e cila pati zgjatur nga 1645 deri në 1715, e quajtur Maunder Minimum.

Gjetjet po prezantohen në Takimin Kombëtar të Astronomisë, në Llandudno, transmeton Gazeta Express nga The Independent.

Në vitin 1843, shkencëtaret patën zbuluar se aktiviteti i Diellit variron bazuar në një cikël prej 10 deri në 12 vite.

Fluskat në këtë cikël kanë qenë vështirë të parashikueshme, edhe pse shumë fizicienë solarë e kanë ditur se variacionet shkaktoheshin nga dinamoja e lëngut lëvizës thellë brenda diellit.

Ekipi i hulumtuesve të Profesor Zharkovas ka zbuluar se vënia e një dinamoje të dytë afër sipërfaqes së diellit, krijon një model shumë më të përpiktë.

Shkencëtarët kanë gjetur valë magnetike në dy shtresa të ndryshme të brendësisë së diellit të cilat luhaten mes hemisferës veriore dhe jugore të diellit.

“Kombinimi i të dyja valëve së bashku dhe krahasimi me të dhëna reale për ciklin aktual solar, kemi zbuluar se parashikimet tona janë treguar 97% të sakta”, ka deklaruar Profesor Zharkova.

Kategori
Uncategorized

Nga burgjet në Shqipëri e Jugosllavi, te lufta për kauzën kombëtare në SHBA.

IMG_0238

Intervistë me profesor Sami Repishtin, aktivistin e shquar shqiptaro-amerikan të të drejtave të njeriut, me rastin e 90-vjetorit të lindjes

Intervistoi Ruben Avxhiu

Profesor, pranë festës së 90-vjetorit, besoj një nga përparësitë e jetës relativisht të gjatë ka qenë shansi për të parë rrëzimin e komunizmit dhe pavarësinë e Kosovës. Po këto nuk erdhën lehtë. Ju keni si viktimë e represionit në trojet shqiptare ashtu edhe avokat për të drejtat e njeriut pas zhvendosjes në SHBA. Cila është ndjesia e përgjithshme kur i hidhni një sy jetës suaj si veprimtar, nëse mundeni ta ndani me lexuesin tonë?

Faleminderit per intervisten!

Te mbijetosh dekadat e njimbasnjishme ne Shqiperi, e ne shoqenine shqiptare ashte ne vetevete nji sukses. Por ky “sukses” ka edhe momente te dhimbeshme.

Me duket e pabesueshme mosha 90 vjeçare, pothuejse nji shekull, e afersisht sa mosha e shtetit shqiptar te njohun nga Konferenca e Londonit, 1913. Ngjarje, njerez, dhe lojna te pameshireshme te “Fatit”. Kam perjetue vitet e monarkise dhe vorfenine e madhe e te pergjitheshme te popullsise, por me krenarine e qytetarit qe jeton ne nji shtet te lire, pa friken e policit te huej qe troket ne dere ne oret e nates. Kam perjetue pushtimin fashist italian te viti 1939-43, dhe ate nazist gjerman te vitit 1943-4. Kam perjetue vitet e diktatures komuniste ne formen e saj ma te çoroditun e thellesisht barbare per 14 vjet deri ne arratisje. Dhe ma ne fund, jeten e mergimtarit ne Amerike qe nga viti 1962 pa nderpremje.

Jeta ne moshen 90 vjeçare,… gjithçka me duket si nji film, i mbushun me te paprituna e ne situata te ndryshme. Megjithate, ka nji konstante: besnikeria ndaj vetes sime. Ajo qe mund te them sot, ashte: fryma e ime optimiste per nji te neserme ma te mire, nji fryme qe nuk u shue asnjihere! Ajo qe me frymezoi ka qene sensi i lirise qe une kam konceptue si i lire nga frika (kryesisht autoriteti) dhe i lire nga uria (kryesisht papunesia dhe vorfenia e paevitueshme).

Okupacioni fashist rrembeu lirine shtetnore, kufizoi lirine qytetare, dhe krijoi nji atmosfere frike dhe mosbesimi ne shoqenine shqiptare. Ngjarjet qe ndoqen, u treguen fatale per vendin, dhe per te rinjte sidomos. Okupacioni nazist e thelloi kete tragjedi edhe ma shume me rritjen e terrorit te ushtruem. Vendosja e “diktatures se proletariatait” me dhune, shkaterroi te gjitha shpreset – “andrrat” – e mia djaloshare. Terrori i hapet dhe gjithperfshires nderpreu jo vetem inisiativen e lire qytetare, por çdo mendim te lire – qe u trajtue si “krim kunder shtetit”- dhe u denue rande. Dhe kjo vazhdoi te thellohet çdo dite e ma shume per nji gjysem shekulli. Ashte e dhimbeshme me mendue se gjysma e jetes se shtetit shqiptar te pavarun ka kalue nen rregjimin komunist. Rrjedhimet e kesaj tragjedie vetevrasese i jetojme edhe sot.

Sot ka një mani të të kuptueshme të njerëzve në Shqipëri për të njohur më mirë të kaluarën, duke zbuluar fotografi e tekste të vjetra. Ju erdhët në jetë dhe u rritët në Shqipërinë e mes dy luftërave botërore, që duhet të ketë qenë një shoqëri në tranzicion. Sa mbresa ju ka lënë ajo kohë (në dukje pa shumë ngjarje drastike)? Si e kujtoni fëmininë tuja?

Rinia e ime u keput ne moshen 14 vjeçare me demonstratat kunder invazionit italian te 7 prillit 1939. Okupacion, okupacion u ba fjala e dites. Pergjigja? Rezistence! Keto ishin fjalet kuptimplote, dhe ne moshen tone te re ata na rrembyen emocionalisht. Me rezistue kunder “te huejve” ishte nji vendim i marrun pa diskutim. Por ne moshen time, ne u “pjekem” para kohe per aksion, ne vitet qe zakonisht karakterizohen nga andrrat romantike (si kudo ne bote!) e shpreset per nji jete ma te mire. Situata na imponoi te kunderten: “rezistenca kunder okupatorit” ishte urdheni i dites i pa shkruem. Natyrisht, forma verbale qe pergatiti terrenin, u transformue ne rezistence aktive, te armatosun, te pergjakeshme. Sot, me kujtohen vazhdimisht fetyrat e fjalet e shokeve qe rane deshmore ne luften kunder okupatorit, dhe i vajtoj ma lote te ngrohte…! Brezenia e ime u “dogj” ne flaken e luftes!

Megjithate, “politizimi i forte” i ndjenjave tona patriotike – karakteristike e moshes se re- krijoi nji dyshim ma pare, dhe nji ftohtesi ma vone. Shqiperia u okupue nga Italia e cila ne ate kohe ishte “fashiste”. Na luftojshim ushtrine okupuese italiane, Doktrina fashiste ishte nji problem personal. Pse te mos percaktohej “rezistenca kunder okupatorit italian” (ashtu si u ba ne Vlore me 1920)?

Dyshimi i jone i pare u rrit edhe ma shume kur parulla “Vdekje fashizmit-Liri popullit” mori nji karakter te theksuem ideologjik dhe social qe ishte pervetesue nga te gjitha partite komuniste, e kopjueme nga Sovjetet, me urdhen te Kominternit nderkombetar . Nga veçoria kombetare, rezistenca mori karakter “social” “Liri popullit”. Ashtu si u pa ma vone, donte te thote nji Shqiperi komuniste “pa liri dhe pa demokraci”, nji koncept qe mund te diskutohej persa kohe qe ishte nji “teori”, e jo nji praktike kriminale qe eliminoi kundershtaret politike fizikisht.

Per mue, student maturant, ky dallim u ba epiqendra e mendimit tim politik, qe percaktoi edhe veprimin tim politik te mavoneshem, te arritun ne nji moshe akoma te re.

Me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, George HW Bush.

Duket se pas fëminisë erdhi menjëherë burrëria se Shqipëria njohu pushimin dhe luftën. Babai juaj u vra nga fashistët ndërsa një kushëri i juaji humbi jetën në Kampin e Mathauzenit. Sa ka luajtur rol kjo përvojë në studimet që keni bërë më vonë për shpëtimin e hebrejve në Shqipëri dhe temën e përballjes së humanitetit me një regjim kaq racist dhe çnjerëzor?

Po, erdhi “burreria”. Shqiperia u perfshi ne L2B. Ishte e natyreshme qe ndamja e opinionit te shoqenise shqiptare te krijonte dy kampe. Kambengulja e elementit “komunist” ne marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe mbajtja e tij me çdo kusht –sidomos me dhune- solli vellavrasjen. Kusherini i im 17 vjeçar u deh nga propaganda komuniste dhe perfundoi ne kampin nazist Mauthausen, ku u ekzekutue (1944). NJi vit ma pare, ai gjeti strehim ne shtepine tone, nji akt qe i kushtoi jeten babajt tim, viktime e terrorit fashist.

Efekti i vdekjes se babajt e te kusherinit ka qene i pallogariteshem. Une u bana cinik, u vete-izolova, dhe fillova te flas pa kujdes, natyrisht pa ndergjegjsim te terrorit komunist qe u vendos ne vendin tim. Ajo qe u ba permanente tek une ka qene bindja e plote se “diktatura e proletariatit” nuk mund te kishte sukses ne nji shoqeni te qytetnueme e me mjete paqesore; asaj i mungonte elementi thelbesor: “njeriu ne qender te vemendjes sone”, humanizmi marksist, i tradhetuem nga V.I.Lenin dhe i vrame nga krimineli botenor J.V.Stalin.

Per fatin tone te keq,”udheheqja” e Partise Komuniste Shqiptare kane qene disa te rinj pa eksperience, fanatike, pa arsim, pa pergatitje ideologjike, dhe nen influencen e kontrollin e plote te agjenteve jugosllave. Ky ka qene thelbi i tragjedise shqiptare nen komunizem.

Ju keni shkëmbyer përvojat tuaja me Tom Lantoshin, të mbijetuarin e parë dhe të vetëm të Holokaustit që u zgjodh në Kongresin amerikan. Çfarë kujtoni nga lidhja personale me të?

Te ndjerin Kongresmen Tom Lantos, e kam takue ne vitet ’60 dhe qe ne takimin e pare, mbasi i treguem njeni tjetrit te kaluemen tone, u miqesuem. Ishim te nji moshe, vijshim nga nji bote pothuejse e njejte, dhe njihshim mire diktaturen e natyren e saj shnjerezore. Bashkepunimi i yne u forcue sepse provuem njenin tjetrin kredibilitetin e fjales dhe vepres sone. Si hungarez, ai njihte mire serbet si elemente me prirje agresive, dhe tregimet e mia per vuejtje te popullit shqiptar ne ish Jugosllavine i kuptonte, dhe pranonte. Prandej me ndihmoj. Me rastin e vdekjes tij, kam shkrue nji artikull qe u botue ne Internationl Herald Tribune ne Paris,France, ku kam pershkrue cilesite e tia fisnike.

Profesor Sami Repishti me Senatorin Bob Doll.

Si dëshmitar i asaj kohe çfarë mendoni për tezën që i redukton zhvillimet në Shqipërinë e LB2 në një “luftë civile”?

Ashte e vertete se ne Shqiperi ka pase elemente te luftes civile. Qe ne fillim te vitit 1942, vrasjet e “ballisteve” nga çetat komuniste ne zonat e Korçes e Gjirokastres ma pare e ne te gjithe Shqiperine ma vone, kane qene masakrA me tortura te pa imagjinueshme, dhe ne pranine e fshatareve te tmerruem. Mbas ketyne masakrave, fillonte mobilizimi i “vullnetareve” ne mes te banoreve. Marrja e pushtetit me dhune ka qene “moto”ja komuniste qe ne ditet e para te rezistences. Per kete jam deshmitar i bisedimeve me ish “shoket komuniste”. Ne vjeshte te vitit 1944, Enver Hoxha i shkruente Fadil Hoxhes, ne Kosove: ”Mos lejoni asnji njesi ushtarake te luftoje kunder gjermaneve. Vetem Ushtria Nacional Clirimtare duhet te veproje ushtarakisht” Kjo direktive solli vrasjen e vellazenve Kryeziu ne Malesine e Gjakoves. I njajti qendrim u mbajt ne Shqiperi. PKSH kerkonte monopolin e plote te rezistences…. dhe fitores!

Terrori i gjithaneshem dhe varesia e plote tek instruktoret jugosllave, ngjarjet ne Kosove, sidomos masakra e Tivarit (mars 1945) me kane perforcue idete e mia te kundershtarit. Ne prill 1945, u bane manifestime e medha ne te gjithe Shqiperine tue kerkue Triesten:”Duam Triesten! Trieste eshte e jona!” Asnjeri e zuni me goje Kosoven. Une fola, u qortova, por komunistet nuk e harruen kete “faj” timin Gjyqet popullore, denimet e randa, arrestimet masive, torturat deri ne çmenduri, pushkatimet me gjyq e pagjyq, internime familjesh, shumica pleq, gra e femije “familjesh reasionare”etj.

Çfarë ju bëri që në moshë të re të reshtoheshit aq herët kundër komunizmit në Shqipëri? Shumë nga krimet më të tmerrshme të regjimit të kuq ndodhën pak më vonë. Ju çfarë dalluat që ju ndikoi aq shpejt?

Me keqardhje duhet te pohoj se propaganda komuniste ne rradhet a anetareve te Partise dhe sidomos te Ushtrise Nac.Çl. e ka paraqite “Veriun” si nji rajon anmik pa dallim nga “okupatori” dhe qe duhej “ndeshkue”. Veriu ashte “çlirue” si “zone armiqsore” me te gjitha konsekuencat e nji mentaliteti te ketill: ne çdo lagje qyteti, çdo fshat ne rrethina e Malesi te Veriut u ba “ndeshkimi” per mos-pjesemarrje ne luften Nac.Clirimtare. Burgjet u mbushen. Administrata u mbush me elemente te ardhun nga Jugu. Nji perbuzeje per “vendasit” ishte evidente.

Teorikisht, ne vitin 1944, Ushtria Nacional-Çlirimtare liroi Veriun nga okupatori. Praktikisht, Ushtria Nac-Çl. pushtoi Veriun me force dhe vendosi sundimin absolut te Partise Komuniste Shqiptare, dhe e mbajti ate ne fuqi per 45 vjet me rradhe. Historia do te vertetoje keto fakte dhe do te denoje rande kriminelet fanatike te ish PKSH.

Kesaj situate duhet t’i shtojme persekutimet e klerit katolik dhe te elementit intelektual te arsimuem ne Perendim Duhet kuptue se per Veriun, pavaresisht nga feja, kleri katolik ka gezue respektin ma te madh per punen e tij patriotike, kulturore dhe shoqenore, natyrisht se bashku me sherbimet fetare. Une nuk di nji veprimtari te randesishme kombetare ku kleri katolik e popullsia katolike te mos kene qene pjese perbamese, dhe ne shume raste te kete luejte nji rol udheheqes. Kleri katolik shqiptar asnjihere, ne dite te mira ose te keqia, nuk e abandoi popullin dhe nuk u shkeput nga Perendimi. Kjo ashte nji merite e madhe historike! Me eliminimin fizik –gjenocidin- e klerit katolik e te intelektualeve me pergatitje perendimore, PKSH eliminoi koken udheheqse te çdo levizje te mundeshme ne nji krahine thelbesisht kundershtare e komunizmit. Edhe une kam qene viktime e ketij “spastrimi politik”.

IMG_0238

Përvoja si i burgosur i ndërgjegjes duket se ka qenë përcaktuese në jetën tuaj. Edhe sot e kësaj dite vazhdoni të përqendroheni te të drejtat e njeriut. Disa nga këto detaje të jetës suaj janë në librin e jetëshkrimit, “Nën hijen e Rozafës”, po nëse do të kujtonit diçka për lexuesin tanë nga ajo kohë, çfarë do të zgjidhnit?

Ashte e vertete! Pervoja e ime e gjate dhjete vjeçare ne burgjet komuniste ka qene determinuese e qendrimit tim politik te mavoneshem. Ajo prirje vazhdon edhe sot te percaktoje te tashmen e te ardhmen time. Une nuk mund te jem “nji tjeter” nga ai qe kam qene, e qe jam sot, sepse qendrimi im mbeshtetet mbi disa parime baze te formueme gjate viteve te mia ne Shqiperi, e sidomos ne burgjet dhe kampet komuniste.

Burgu komunist ka qene, ne fakt, nji vend torture te vazhdueshme. Une e kam pershkrue disa here dhe me hollesi ne dy librat e mi “Pika loti” dhe “ Nen hijen e Rozafes” I gjithe helmi i propagandes komuniste i grumulluem nga leksionet e tyne per “armiqte e popullit” u derdh ne burgje dhe kampe te punes e te perqendrimit: rrahje te parreshtuna deri ne vdekje, heqje racioni te bukes, perdorimi me orar i nevojtoreve (nji torture e vertete sidomos per te smuret e te moshuemet), izolim per dite e nate te gjata ne qeli te erreta, te ftohta e te flliquna deri ne pambarim , te laguna me qellim qe te mos kishte vend per pushim ose per fjetje, denime pa vizita per familjen per muej te tane, mungesa e plote e pastrimit per teteqind te burgosun pa nji salle banje, 50 cm. vend per fjetje, dhe ma shqetesuesja prania e spiuneve te derguem qellimisht me veshtirsue jeten e te burgosuneve me akuza te rrejshme,… jane disa nga metodat e zakonshme te keqtrajtimit. Natyrisht, pa fole per torturen ma shenjeresoze gjate “hetuesise” dhe para Gjykimit- nji shaka makabre qe u kushtoi jeten ma shume se gjashte mije shqiptareve, “armiq te popullit”…

Ne rastin tim, burgu u randue edhe ma shume mbas internimit te nanes, motres dhe vellaut ne kampin e Veliqotit te Tepelenes per disa vite si ndeshkim per arratisjen e vellaut ne ish Jugosllavine

Por ajo qe na mbante te forte ka qene bindja e jone absolute se jemi te fa pajshem, se kemi veprue si patriote dhe si demokrate, solidariteti ne mes nesh, dhe krenaria e jone per rezistencen heroike kunder diktatures, si dhe ajo e shume bashkevuejtesve para tortures dhe skuadrave te ekzekutimit. Ndoshta, nji dite, diku dhe dikush do te dale me pershkrue (ose me vajtue!) me hollesi vuejtjet e pafund te ish te denuemeve. Ata, nuk kane fund!

Po kërcej pak përpara në dy drejtime, për këto tema.

E para, a sa mendoni se mund t’ia shpjegoni dot sot një të riu burgun komunist? Ka një shqetësim të përgjithshëm se shoqëria shqiptare nuk e ka përvetësuar dhe reflektuar siç duhet për këtë të kaluar të hidhur të saj. Ju që shkruani dhe flisni duke u prezantuar si ish-i burgosur politik, çfarë mendoni për këtë problem?

E para: Burgu komunist ashte per definicion i shoqenuem me torture. Ai nuk ashte nji vend rehabilitimi per ata qe kane gabue. Burgu komunist ashte nji tjeter menyre per eliminim fizik te “armikut” te vertete ose fiktv, sepse ashtu kerkon “Nena Parti”: asnji kundershtim, asnji kundershtar te gjalle.. Pergatitja e kuadrove te ish-Sigurimit te Shtetit ka qene e tille qe çdo i arrestuem ashte “fajtor” parimisht, ne se fajtor apo jo. Partia nuk gabon…! Dhe detyra e hetuesit nuk ashte te zbuloje te verteten, por te perpiloje nji proces-verbal ku te numerohen “fajet” e te pandehurit, te verteta apo jo nuk ka randesi, persa kohe qe kontribuojne ne planet e erreta te Sigurimit. Dhe ma ne fund, te detyrohet i akuzuemi me firmue procesin. Para daljes ne “Gjyq te Popullit” çdo i burgosun thirret ne “hetuesi” dhe kercenohet me tortura te reja ne se mohon “faktet” e rreshtueme ne akuze. Ka mjaft persona qe e kane mohue para Gjyqit akuzen e jane torturue rande mbas denimit. Nderkaq, denimi i tyne ashte rrite 5-10 vjet si ndeshkim per mohimin e “fajit” para Gjyqit. Ka qene nji situate absurde, makabre, groteske deri ne çmenduri!

(Nji shenim: Sigurimi i Shtetit ashte formue ne vitin 1943 i kryesuem nga Koçi Xoxe. Ky institucion ka qene “arma e mprehte e Partise”, dhe jo nji institucion i “Shtetit” shqiptar. Prandej, ne thelb, ka qene nji grup partiak qe ka veprue jashte rregullave ligjore te Shtetit shqiptar, nji institucion ilegal. Por me qe “Shteti” ka qene vetem nji instrument i Partise Komuniste, asnjeri nuk e ka ngrite kete problem)

E dyta, e mira e të jetuarit gjatë është që e mbijetoni të keqen. Keni përjetuar rënien e komunizmit dhe çlirimin e pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, tani mund të shihni rilindjen e partive ekstreme të djathta në Europë, mohimin e Holokaustit, rikthimin e Rusisë kërcënuese ndaj demokracisë në Lindje dhe përpjekje flagrante për rishkrimin e historisë. A mendoni se njerëzimi, përfshi edhe shqiptarët do të vazhdojë të rrotullohet në vend, apo këto janë vetëm efekte të përkohshme politike?

E dyta: Natyrisht ashte nji fat i madh (ndoshta nji mrekulli) qe njeriu mbijeton vuejtje te ketilla. Ajo qe perjetoj sot permban te dy anet e monedhes: marshin historik drejt nji bote ma te mire, drejt nji popullsie ma te qytetnueme, drejt shpikjeve spektakolare per te cilat çdo njeri gezohet. Ka diçka universale ne qeniet tona. Siç thote nji shkrimtar francez: “kur del ne skene Greta Garbo lotet e saj na bajne te gjitheve te derdhim lote; kur del ne skene Charlie Chaplin, na ban te gjitheve me qeshe, kudo qe jemi ne Amerika apo ne Kine….” Ka diçka te perbashket tek ne qe duhet te kultivojme me kujdes dhe dashuni, e qe na mundeson empatine per njeriun vella e moter. Ky ashte solidariteti njerezor!

Ana tjeter ashte shume shqetesuese: konflikte te vazhdueshme neper bote; anmiqsi ne mes shtetesh, anmiqsi mbrenda shtetesh. Urrejtja, ky kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne, ashte zhvillue shume e rrezikon dekompozimin e shoqenise- sidomos shoqenive qe nuk kane nji baze te mjaftueshme per nji shoqeni civile te qytetnueme. Shnjerezimi!

Per fatin tone te keq, edhe Shqiperia e jone e vogel, e vorfen, po bie viktime e urrejtjes se perhereshme. Kjo ashte nji e keqe qe duhet luftue pa kushte, pa rezerva e çdo dite pa pushim.

IMG_0239

Sa zhgënjyese ishte për ju burgosja e dytë në Jugosllavi, pasi kishin shpëtuar nga regjimi komunist në Shqipëri? Dhe a shihni për ironi të fatit, një anë pozitive në këtë vuajtje të re të jetës suaj, për shkak të ekspozimit ndaj gjendjes së shqiptarëve në Kosovë etj? Si e kujtoni atë kohë?

Nga posta kufitare ku u dorezova, me derguen me nji jeep ushtarak, drejt ne burgun e Leshkopoljes, Titograd (sot Podgorice) Tri ditet e para, ushtruen presion me kerkesen per hymje ilegale ne Shqiperi e takim me disa persona “te besueshem” te tyne. Une refuzova pa hezitim, por me kujdes te mos shkaktoi kthimin tim me force ne Shqiperi. Shume bashkeatdhetare jane kthye ne Shqiperi ku jane burgose per dekada ose jane pushkatue nga ish Sigurimi. Spjegimi qe dhashe ishte: jam student, deshiroj te vazhdoj studimet e nalta, nuk jam njeriu i pushkes. Kerkoj strehim politik ne Jugosllavi simbas rregullores se OKB-se per “refugjatet politike”.

“Pergjigjja” e tyne ka qene mbyllje hermetike ne qeli me nji dritare te vogel pa xhama per plot njimbedhjete muej. Drita ishte e kufizueme; pa shtrat, mbulesa vetem me dy batanije. Dimni i Podgorices ishte i ftohet dhe une mbeshtjellesha me batanije dhe i mbeshtetun per mur kalojshe ditet e netet e gjata. Asnji kontakt me njeri, as me rojen me te cilen nuk fliteshe edhe pse nuk njiheshe gjuhen serbe. Roja siellte ushqimin dhe largohej pa fjale. Gjate te gjithe kesaj kohe, kam ngrane vetem fasule, dreke e darke, e nji çaj ne mengjez. Ne oren 12 te mesnates lejohesha me shkue ne nevojtore. Ne dhome kishte nji kuti teneqeje per rastet urgjente qe qelbej si mos ma keq. Vetmia u randue shume nga kujdesi qe kishe per familjen ne Shkoder, dhe trajtimi i saj nga Sigurimi. Gjysem ore larg, ne qytetin e Tuzit, banonte vellau me familje, por nuk u njoftue deri ne lirimin tim.

Nga pyetjet e diteve te para, kuptova se UDB-ja kishte njohuni per procesin tim ne Shkoder (1946) i cili permbante dhe deklaratet e mia per Kosoven. Nji qendrim i ketille ishte vetevrases ne ish Jugosllavine. Por nji dite gjate nji vizite te tre oficerave jugosllave ne qeli kuptova esencen e shqetesimit te tyne. Njeni nga ata tha: “kao nashi reaksionari” (ashtu si reaksionaret tone) Ashtu si e kuptova une, kjo tregonte se nuk dyshojshin ne bindjet e mia anti-komuniste ose ne mundesine e sherbimit per ish Sigurimin, dhe u qetesova. Sot, mendova, Tito ashte pro-perendimor dhe si anti-komunist nuk besoj te me kthejne me qe nuk paraqes nji “kercenim” per ata…Isha ne dileme: ose do te lirohesha dhe atehere do te kerkojshe largimin ne Perendim, ose kthimin e forcuem ne Shqiperi me rrjedhime te pa parashikueshme.

Mbas lirimit (qershor 1960) kam shkue ne Zagreb ku kam takue shume studente shqiptare nga Kosova. Kam mbete shume i shgenjyem nga qendrimi i tyne pro-enverist, dhe sidomos nga injoranca e plote e tyne per gjendjen politike ne Shqiperi. Spjegimet e mia mbi terrorin masiv ne Shqiperi, si dhe burgosjet pothuejse pa perjashtim te kosovareve te arratisun ne Shqiperi nuk i pranojshin. “Propaganda titiste” me thojshin. Kur i tregojshe fatin tim e te familjes sime,”duhet te kesh krye nji krim te madh kunder Shtetit”me pergjigjeshin.

E paprituna e madhe erdhi nji dite mbas takimit. Dy agjente te UDB-es erdhen ne biblioteke ku studjojshe gjuhen kroate e me qortuen per “bisedat politike me studentet”. “Ti je refugjat e nuk ke te drejte te bajsh politike ketu” me thane. Premtova se nuk do te diskutoj perseri.

Ky incident ka pase dy resultate. E para, une u trondita nga mundesia qe nji ose ma shume studente ishin informatore te UDB-es qe kishin raportue. E dyta, Nderpremja e plote e kontakteve me studentet kosovare, deri ne diten qe me thirren, me ngarkuen ne nji kamion dhe me derguen ne kampin e refugjateve ne Gerovo(Kroaci) nga ku kalova ne Itali. Dhe ajo ma e randesishmja, aty kuptova survejimin intensiv te studenteve kosovare nga UDB-a. Ne fakt, ata jetojshin gjithehere me friken e arrestimit. Por ishte e qarte qe UDB-a kishte penetrue rradhet e tyne. Per mue, ky incident me forcoi bindjen se duhej denoncue shtypja e popullsise shqiptare ne ish Jugosllavi.

Një tryzë debati për Kosovën -  nga e majta: Prof. Arshi Pipa, Prof. Shoup, Prof. Repishti, Prof. Nicholas Pano, Prof. Mestrovic, Prof. Josche.

A nuk duket se mërgimtarët si ju kanë jetuar dy jetë. Këtu në SHBA, sfidat janë të natyrave të tjera, po shumë shqiptarë gjetën mundësi dhe rrugë përparimi që nuk i kishin imagjinuar e që ndoshta vështirë se do t’i gjenin në ndonjë vend tjetër. A e kishit ndonjë ide të tillë për Amerikën kur u nisët? A ishte Italia apo ndonjë vend tjetër një alternativë tërheqëse në atë kohë?

Jo! Per mue, Shqiperia perfytyrohej ne mendjen time si nji vend i lire qe do te mundesonte nji jete te lire.

Pikesynimi im ka qene vazhdimi i studimeve te nalta. E para, per natyre une nuk jam “businessman”, dhe e dyta, une kisha nji obsesion per studime. Gjate viteve te burgut rojet e kuqe na ofendojshin pa pushim: “ju jeni asgje, armiq te popullit, parasite te rrezikshem, te afte per asgje” etj. Jam preke shume nga keto fyemje sepse ne mesin tone kishte mjaft te burgosun me arsim te nalte, e ish-zyrtare qe kishin veprue me kompetence ne detyret e tyne te mapareshme. Per ma teper, kishte nji element te ri, studente universitare, e te shkollave te mesme qe premtojshin shume per te ardhmen.

Te gjithe ne pritshim rastin e volitshem me u lirue e me fluturue ne universitetet perendimore, me plotesue arsimin tone te nderpreme, e me u kthye ne atdhe per sherbim. Ky rast nuk u paraqit; dhe pothuejse i gjithe ai arsenal kulture u shkri i qete –si nji lule pa uje!- ne qelite e shkreta, te erreta te burgjeve dhe kampeve te punes se detyrueshme komuniste; ose, ne pak raste- siç ishte rasti i im- u liruen dhe plotesuen deshiren e tyne.

Kur fillova studimet ne Queens College, vetem 15 dite mbas ardhjes ne SHBA kryenaltesia ime ka qene e pakufi: po plotesoj deshiren time dhe te qindera shokeve qe kalben e vdesin neper burgje. Une kishe nji bagazh ne kurriz: te kaluemen dhe efektet e vuejtjes. U ndjeva i vetmuem dhe nuk u shoqenova shume me te tjeret. Sepse, “te tjeret” –bashkatdhetare me mendime politike te ndryshme, ne fillim ishin “te huej” per mue.

Nuk kam kerkue, dhe as nuk do te kishe pranue, nji vend tjeter europian per emigrim. SHBA- pike! Ky vend ka nji magji terheqse.

Me Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ju doktoruat e u bëtë profesor universiteti këtu në SHBA, në një kohë kur nuk kishte shumë shqiptarë në akademinë amerikane. Si e vlerësoni rëndësinë e shkollimit. Shumë familje shqiptare kanë qenë në mëdyshje në zgjedhjen mes punësimit fitmprurës dhe arsimit të lartë. Për fëmijët e rritur këtu zgjedhja është më e lehtë. Ju vetë si vendosët që të vazhdonit studimet këtu? Kush ju shtyu dhe çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Shume familje shqiptare iu shtruen punes per buken e perditeshme. Disa paten fatin me gjete mundesi per pasunim te shpejte, sidomos me tregeti banesash. Shumica kane qene punetore te thjeshte.

Brezi i dyte ka ec perpara. Shume nga te rinjte e te rejat shqiptare ndoqen, e vazhdojne te ndjekin kolegjet dhe universitetet amerikane dhe kane fitue tituj akademike dhe shkencor profesional. Disa jane dallue sidomos ne afarizem dhe finance. Sa per vete, une kam qene i lumtun ne arsim per 25 vjet me rradhe, ne boten e librave. Me arsimue rinine ashte nji privilegj i pakrahasueshem.

Edhe jeta juaj si aktivist në diasporë mund të ndahet në dy pjesë. Ndonëse ju dolët në Kongresin amerikan për të folur për Kosovën në vitin 1965, organizimet shqiptare mbetën rudimentare deri vonë në SHBA. Me Ligën e DioGuardit, NAAC, e biznesmenë që bëjnë fushata personale, duket se edhe diaspora shqiptare është transformuar shumë që kur mbërritët në këto brigje. Në disa prej këtyre momenteve keni qenë pjesëmarrës aktiv. Si e gjykoni këtë zhvillim? Çfarë mbani mend nga viti 1965 dhe si do ta krahasonit me fushatat sensibilizuese të mëvonshme?

Ne fillim, kishte vetem aktivitete partiake. Me ardhjen e shqiptareve nga Kosova (1960 e ma vone) u ndie nevoja e nji pune te organizueme. Me demostratat e vitit 1968 ne Kosove –mbas zbulimit te perndjekjes se shqiptareve nga A.Rankovic- nji grup te rinjsh u afruen me mue, dhe kerkuen nji vepimtari te kordinueme. U themelue “Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire” (1968) Me kete emen kemi botue artikuj ne DIELLI-n kemi shpernda trakte, sidomos para OKB-se dhe per çdo vit kemi dergue nji Memorandum per Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se mbi shkeljet e te drejtave te njeriut ne Kosove. Kam pase perkrahjen e plote te te ndjerit Tahir C. Kerrnaja, dhe te Maliq Arifaj, Merxhan Hysenit e Zeqir Berishes. Vellaznit Bitici na kane sponsorizue bujarisht. Shumica e shkrimeve tona u botuen ne “Breaking the silence- A voice for Kosova” dhe“The plight of ethnic Albanians in Yugoslavia: Ten Memorandums”. Me 1978, kemi formue Kosova Relief Fund USA,Inc, e njohun zyrtarisht nga Qeveria dhe qe sherbeu me ndihmue kosovaret ne nevoje, sidomos gjate viteve 1998-99 (Ne vitin 1999 kemi mbledhe ma shume se 600.00 dollare)

Kongresmeni J.J. DioGuardi doli ne skene nga nevoja e perfaqesimit tone para Kongresit amerikan dhe ne Departmentin e Shtetit. Ai na ka hape rrugen per Washington,D.C.. Me ndihmen bujare te Xhim Xhemes kemi themelue Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane (QSHA ose AACL=Albanian American Civic League) ne tetor 1986. (Prezent: Dioguardi, Xhema, S. Repishti dhe Kieran Mahoney, assistant i DioGuardit) Ma vone, DioGuardi mori titullin President dhe une Drejtor Ekzekutiv. Perkushtimi yne per kauzen e Kosoves se lire dhe te pavarun na ka mbajte se bashku. Më në fund, në 1992, une u largova per arsye parimore. Per mendimin tim, asnjeri ka te drejten të përfaqësojë një shtet pa qene i emëruar zyrtarisht, ose i autorizuar zyrtarisht per një pune te tille. Te tjeret mendonin ndryshe dhe perfaqësonin Kosoven edhe Shqiperine ne SHBA pa qene te zgjedhun, ose te emeruar nga autoritetet e vendit te perfaqsuar.

Tashti, per fat te mire, shohim nji orientim te rinise drejt karrierave akademike e profesionale nga ata qe vijne nga Shqiperia; ndersa shqiptaret e “Shqiperise lindore” orientohen ma shume drejt tregetise, dhe me sukses.

Sami RepishtiShqiptarët e Amerikës duket se kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fatin e kombit të tyre. Sidomos për pavarësimin e Kosovës, po a ka një rol për të kryer edhe në të ardhmen? Duket se me rregullimin e atdheut do të bjerë pak vrulli i angazhimit këtu? Apo është një mit?

Ska dyshim qe vrulli “emocional” pothuesje revolucionar, i diteve te veshtira ka zbrite ne nivele te pakenaqshme.

Shqiperia e Kosova: dy shtete te lira dhe te pavaruna, nuk jane ne gjendje me krijue shoqenine civile demokratike. Me gjithe mungesen e inkurajimit te sinqerte nga te dy qeverite, detyra e jone sot ashte me mbrojte interesat gjitheshqiptare ne Ballkan prane qeverise se SHBA-se, me ndihmue te dy vendet me investime qofte direkte, qofte me investime nga te tjeret, me perkrahe forcimin e demokracise ne te dy vendet, me krijue fonde per arsimimin e studenteve ketu dhe ne vend dhe ne ate te lindjes, me ndihmue bibliotekat me dhurata librash e botimesh tjera, dhe ajo ma e randesishmja me ruejte dhe me forcue solidaritetin tone ketu, ne bashkesine shqiptaro-amerikane. Se bashku, mund te bajme shume pune.

Janë dy vizita në jetën tuaj që besoj janë momente të jashtëzakonshme. Në Shqipërinë pas rënies së komunizmit dhe në Kosovë pas çlirimit.

Shumëkush ka jetuar me shpresën por jo edhe me besimin se do t’i shohë këto ëndrra të bëra realitet. A mund të na sillni ndonjë detaj nga këto dy vizita?

Vizita e pare ne Shqiperi ka qene nji e papritun e madhe. Me qene se bota ishte e ndame ne dy kampe te medha ushtarake shpresa se gjendja ne Shqiperi do te ndryshonte ishte e vaket. Komunistet kane asgjasue çdo levizje opozitare me nji egersi proverbiale. (Ata kane ushtrue ma shume dhune se nevojitej me vra kundershtarin!). Vizita ka qene shume emocionale sepse ishe largue 33 vjet ma pare Shume te aferm, sidomos nana e mjere 85 vjeçare qe kishte vuejte te gjithe jeten, kishte vdeke. Vizita ne varreza me ka preke shume: nji rresht varresh per te dashunit e mi qe nuk i gjeta te gjalle. Varri i babes kishte humbe nen dyshemen e nji magazine. Megjithate, u prita mire, e u çmalla shume dhe premtova te kthehem perseri.

Me bani pershtypje se asnjeri nuk me njihte nga lagja ku jam rrite. Nji mengjez dola ne rruget e femijnise sime dhe asnjeri me pershendeti miremengjez! Te vegjlit nuk me njihshin, te medhejt kane qene te vegjel kur jam largue. Kjo me dha kuptimin e plote te kohes se gjate larg vendit tim. Perseri, liria qe gjeta atje me frymezoi me shpresen se ai popull po rilindte dhe se nji jete e re ngjallej ne ate vend te shenjte per mue. Tashti jam thellesisht i shgenjyem.

Vizita e dyte: ne Kosove, ka qene edhe ajo shume emocionale, dhe plotesimi i nji andrre te pamundeshme. Vizitova shume varreza kolektive, takova shume persona, si dhe te ndjerin President I. Rugova – me te cilin me ka lidhe nji miqesi e sinqerte- dhe u njoha me ambientin e kesaj toke martire. Perseri, entuziasmi i fillimit ngjalle shpresa te medha. Per fat te keq, jam i shgenjyem. Kujtimet e mia i kam paraqite ne nji vllim:”Kosova 2000:pershtypje udhetimi’ (me Harry Bajraktarin).

Pershtypjen ma te madhe me kane ba varrezat kolektive: edhe femije, dhe te rinj te ekzekutuem nga gangsteret serbe. Krime te pafaleshme; dhimbje te pakontrollueshme! Burime te besueshme pohojne se 174 familje shqiptare kosovare jane djege per se gjalli ne shtepite e tyne nga serbet….

Jam impresionue edhe nga vrulli revolucionar per rindertim. Kudo ndertoheshin shtepite e shkaterrueme….nji jete e re!

16 - autor - sami Repishti

Ju keni vazhduar të jeni aktiv me shkrime në median shqiptare duke u përpjekur të kontribuoni në zhvillimet e reja aty. Jo gjithshka ka shkuar si do të kishim dëshiruar, po ka edhe ndryshime shpresëdhënëse. Çfarë do t’u këshillonit shqiptarëve sot në Ballkan?

Para se gjithash, eliminimin e urrejtjes reciproke, Ka shume parti politike, por vetem nji Shqiperi, nji atdhe per te gjithe pa dallim, pa perjashtim., nji atdhe i perbashket. Ajo qe irriton njerezit ashte pa aftesia e ish-komunisteve me pa dhe me gjykue te kaluemen e urrejtun, me e shikue ate me qartesi, krimet e kryeme, frymen e urrejtjes dhe hakmarrjes, mbrapambetjen ekonomike, degjenerimin moral te individit e te shoqenise civile qe po kalon nga nji brezni tek tjetra, e qe nuk duket se do te shuhet.

Une kam shkrue, gjithehere me frymen e paqetimit dhe te mirekuptimit, por pa efekt. Mbas disa viteve konfrontimi, pushteti po kalon “demokratikisht” ne duer te femijve te ish gjerarkeve komuniste, te cilet nuk ndiejne asnji bremje ndergjegjje e pergjegjsi per aktet e prindeve te tyne kriminele.

Jam kunder tendences me denue, ose me pengue nji jete te rregullte te familjeve ish-komuniste. Me denue anetaret e pafajshem te nji familje per fajin e kryetarit te familjes ashte primitive, ashte barbare, mesjetare, ashte e paligjeshme dhe duhet perbuze. E kam provue ne kurriz kete trajtim kunder familjes sime te pafaj. Sepse, ligjerisht ata jane qytetare te lire, dhe gezojne te drejtat qe u garanton Kushtetuta. Por moralisht, keto familje duhet te njohin pergjegjsine e prindeve te tyne dhe te mos i mbrojne ata me fanatizem, sikur asgja nuk ngjau ne Shqiperi per 45 vjet me rradhe. Vetem me gjykata jane denue e ekzekutue ma shume se 6.000 vellazen e motra shqiptare per “veprimtai politike”. Mijera te tjere jane pushkatue pa gjyq dhe kane humbe…! Me dhjetra mijera te tjere jane arrestue, torturue, burgose, internnue. Jane sekuestrue shtepi e pasuni arbitrarisht, dyqane, kursime monetare, dhe jeta e tyne ashte shkaterrue per jete per keta qytetare te pafajshem e per arsye ideologjike… pa numerue vorfenine e skajshme, punen e rande, e shtypjet policore te “armiqve te popullit” qytetare te ndershem dhe patriote.

Babai i juaj ka qenë njeri i fesë dhe ju vetë keni shkruar për harmoninë ndërfetare shqiptare. Por kohët e fundit ka një vështirësi të harmonizmit të lirisë fetare me praktika ekstremiste dhe përjashtuese të fesë në Shqipëri. Flitet për ekstremizëm që vjen nga Lindja islamike, për nacionalizmë grek që vjen nga Patrikana dhe për trajtim preferencial për Vatikanin nga qeveritë. Një pjesë e akuzave nuk kanë bazë, po fakti është që sot kemi në Siri e Irak, shqiptarë të rinj që luftojnë me armë në një luftë që është e huaj për shumicën e bashkëkombasve të tyre. A do të jetë kjo sfida e re kombëtare shqiptare apo edhe ky është një fenomen aksidental e i përkohshëm?

Per harmonine fetare: me pak perjashtime duhet te krenohemi. Nji shembull: ne Shkoder, ne vitet 1921-24, u krijue Organizata “Ora e Maleve” qe luejti nji rol me randesi ne ata vite per ruejtjen e idealeve republikane. Babai im, imam me arsim te nalte, ka qene anetar i ketij grupimi, ne shoqeni te At Gjergj Fishtes, At Ambroz Marlaskaj, Luigj Gurakuqit, Xhemal Bushatit etj, Ne votimet parlamentare te vitit 1923, ky koalicion politik fitoi 7 deputete nga 8 qe kishte Shkodra. (Babai ishte njeni nga ata). Sot, bashkepunimi ne mes te klerit te dy besimeve ashte i kenaqshem.

Nji shembull i dyte: ne veren e vitit 1946, vdiq Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper Thaçi. Ne varrimin e tij, qe u transformue ne nji apoteoze, myslimane e katolike u bashkuen me i dhane lamtumiren e fundit. Ka qene nji manifestim madheshtor antikomunist, ku mora pjese edhe une. I pyetun nga te tjeret per pjesemarrje, une pergjegja: “Sot, per nji dite, na te gjithe jemi katolike!” Kjo ka qene atmosfera e solidaritetit ne Shkoder ne vitin 1946.

Frika e ekstremizmit “islamik” (qe gjithçka mund te jete por jo islamik!) ashte ekzagjerue per arsye te destruktivitetit te saj, dhe per arsye te perqafimit nga ajo te “kultit te vdekjes” qe ajo mbjell kudo qe shkon. Ekzekutime dhe akte tjera terroriste, barbare, qe trondisin ndergjegjen e njerezimit. Por, une nuk shikoj nji rrezik serioz ne Shqiperi as ne Kosove. S’ka dyshim qe ka te rinj ne Shqiperi dhe ne Kosove – ashtu si ne çdo vend tjeter te botes qe kane shkue vullnetare. Disa jane kthye thellesisht te shgenjyem. Ky “ekstremizem” ashte nji fenomen i perkoheshem i krijuem nga boshlleku ne shtetet e falimentueme, vorfenia, shtypja politike dhe fetare, sidomos nga fanatizmi i nji pjese te klerit mysliman ne ato vende.

Ju nuk patët kohë të jetonit gjatë me babain dhe emigracioni ju ndau me njerëz të afërt, po këtu në SHBA keni ndërtuar familjen tuaj, këni një vajzë dhe një djalë. Jeta e tyre ka qenë sigurisht shumë më e ndryshme nga e juaja. Si është dinamika në familjen tuaj? Kush është Sami Repishti familjar dhe baba, nëse mund të na tregoni për këtë aspekt të jetës suaj?

Po! Ne SHBA kam ndertue nji jete te re, fatmiresisht te qete dhe nji martese te lumtun me ish Zonjushen Diana Chipi. Kemi nji djal, Daren, mjek, i martuem me tre femij; dhe nji vajze, Ava, juriste, e martueme me dy femijë; pese nipa e mbesa jane gezimi i jetes sone ne keto vite pleqnie. Jeta e tyne ka qene dhe vazhdon me qene e qete, pa trazime, dhe me perspektive. Kryesisht, jetojne pa friken e pushtetit ose te urise. Natyrisht, zakonet shqiptare jane “zbute” por koncepti i shoqenise civile te qytetnueme ashte ma i forte se ne Shqiperi. Femije te lire, qytetare te lire, qytetare te mire.

Une ketu, tashti, ulem ne ‘karriken e gjyshit’, lexoj gazeten, ose za nji qoshe te qete e lexoj nji liber. Ne mbramje shikoj TV dhe lexoi perseri ne qetesine e nates. Libri ka mbete gjithehere miku i im ma i mire.

113 - Sami Repishti - Copy

Do ta mbyllim këtu edhe pse një intervistë e vetme sigurisht nuk mjafton për të mbuluar në detaje kujtimet për një jetë kaq aktive. Plus që unë disa pyetje po i ruaj për intervistën e 100-vjetorit që do të jetë edhe më e rëndësishme se kjo. Po ju keni për fat të mirë, dy libra dhe qindra artikuj (nga ju dhe për ju) që flasin për këtë jetë dhe lexuesit kurreshtarë mund të mësojnë më shumë aty.

A keni ndonjë plan të veçantë për 90-vjetorin?

Jam i kenaqun qe pata mundesine me shkrue per te kaluemen time nen komunizem. Jo vetem qe jam lehtesue shpirtenisht, por kam fole edhe ne emen te atyne qe vdiqen pa tregue odisene e tyne tragjike, tejet te dhimbeshme; ne emen te atyne qe paten frike me fole e me shkrue, dhe ne emnin e atyne qe nuk jane ne gjendje, ose te afte me shkrue. Kam perbuze heshtjen qe vret sepse nuk zbulon ferrin ku mbretnon vdekja e sundon tortura, nuk hjedh drite mbi te keqen e madhe, dhe kalon pa u vue re , si nen rrogoz, krimin e padenuem.

Duhet fole, duhet thirre me za te nalte, duhet shkrue sa ma shume per denoncimin e krimit komunist (dhe te çdo krimi tjeter, sepse krimi ashte krim, pavaresisht nga vjen!) Kemi perjetue tragjedine ma te madhe te popullit shqiptar gjate shekujve te ekzistences tij.

Sa per veten time, premtoj se do te flas, do te shkruej, do te denoncoi krimin kudo qe ai fshihet, dhe pa dallim ngjyre, deri ne zbulimin tij te plote.

Mirupafshim ne 100 vjetorin! Falemnderit!

Një rrugë në Shkodër, sot, mban emrin "Sami Repishti".

Kategori
Uncategorized

Këta janë Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare.

Këta janë Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare

Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por, shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë.

Kryeministrat e Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë se në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht mungojnë të dhënat biografike për më gjerë.

Këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Shumica e tyre janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase: si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit.

Arvanitasi tjetër, Dhimitër Vulgari, pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë i mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me Greqinë.

Po ashtu, kryeministër të Greqisë kanë qenë edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës, Aleksandër Diomidhis.

Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por, sot, pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Madje, çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.

1. Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes së 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-06.02.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës. U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856. Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

2. Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844 e në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850, duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.

3. Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872 dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës. Vdiq më 1877 në Athinë.

4. Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

5. Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913. Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më 1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

6. Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.

7. Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.

8. Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u mor dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21.08.1917 deri 28.08.1917, dhe nga 19.10.1917deri 03.01.1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.

9. Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

10. Kiço XHhAVELl (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithsesi, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Korfuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.

11. Jonani Teodor KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgos më vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij. U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868. /Standard/

Kategori
Uncategorized

Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhës për 13 vjet ministre

Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhës për 13 vjet ministre

Ilda Lumani

Ruan të njëjtin autoritet në pamje si të ishte ende pjesë e dikastereve të larta. Trupdrejtë, e kujdesshme me pamjen, fl okët e lyer, një truk i lehtë dhe një fjalor i zgjedhur dhe i rrjedhshëm. Themie Thomai, ministrja e Bujqësisë për 13 vjet, vjen në një rrëfi m të veçantë në “Bulevard VIP”. Mes historive të shumta që rrëfen nga ajo kohë, vë re dhe nostalgji,
por edhe një keqardhje për prishjen e gjithçkaje që u ndërtua nga ajo si ministre. Edhe pse e vëmendshme ndaj zhvillimit të ekonomisë dhe politikës, ajo tashmë i është përkushtuar tërësisht jetës familjare për të rikuperuar kohën
e humbur gjatë rinisë së saj, kur i duhej të merrte përgjegjësi të mëdha. Që në moshën 21-vjeçare u bë kryetare kooperative. 10 vjet më pas, kur ajo ishte 31 vjeç, u thirr në Komitetin Qendror për t’ju emëruar posti i ministres së Bujqësisë, të cilin e mbajti për 13 vjet. Por, si ishte kjo eksperiencë dhe cilat ishin përplasjet e saj me Byronë. Le të ndjekim këtë rrëfi m të veçantë, së bashku…
Rinia juaj i përket viteve ‘60- ’70. Si ishte atëherë rinia dhe si e kujtoni ju sot?
Do përpiqem të them diçka nga rinia ime, e cila ka qenë edhe e bukur siç është rinia vetë e bukur, por edhe me probleme. E them këtë, sepse në moshë fare të mitur mua më ka lënë babai, më ka vdekur dhe nënës i duhej të përballonte familjen. Dhe, ndonëse ajo ishte në moshë fare të re, ne ishim dy fëmijë, motër dhe vëlla, ndaj ajo
u përball me shumë sakrifi ca, prandaj them që rinia kishte edhe gjëra të bukura, por edhe peripeci, nga ana
ekonomike; nëna duhet të mbante familjen, fëmijët…
Unë gjatë gjithë kohës sime të rinisë kam qenë aktive, më ka pëlqyer kënga, muzika, fi lmi, sporti, mësimi po se po. Kam qenë vazhdimisht me rezultate të mira, dhe të gjitha këto e bënin jetën të bukur. Dhe, nëse kishe ndonjë gjë, e harroje. Që në moshë të re unë jam marrë edhe me rininë, kam punuar shumë me rininë. Unë jam bërë në një moshë fare të re, që 21 vjeçe kryetare kooperative në Këmishtaj, gjë e cila nuk ma la ta çoja rininë time deri në fund. Kjo atëherë ishte një detyrë e vështirë, sepse kishte të bënte me jetën e shumë kooperativistëve që ishin atëherë, që duhet të realizoje prodhimin, që ata të mund të merrnin paratë. Dhe, kjo natyrisht nuk të linte kohë të merreshe me problemet e mirëfillta të rinisë apo të kënaqësisë që të jep rinia, ndaj shpejt unë hyra në hallet e punës, të drejtimit, të realizimit të planit. Në fillim nuk kam dashur, e kam refuzuar këtë punë, për vetë moshën që kisha, përvojën që nuk e kisha fare, por siç ishte në atë kohë, të thoshin që këtë detyrë do ta bësh dhe do ta bëje.
Si ndiheshit kur u jepnit urdhra punëtorëve, që mund të ishin edhe prindërit tuaj në moshë?
E kisha vështirë, sepse kisha shumë nga ata që njihja që kur isha e vogël dhe më kishin mbajtur afër, por puna e donte që të jepje dhe urdhër, të jepja një detyrë që do ta bënin. Ajo që dua të vë në dukje është se, edhe pse kam qenë e re, për çudi ata njerëz më kanë kuptuar shumë mirë. Edhe unë u kam ndenjur afër, në mënyra të ndryshme jam përpjekur të njoh psikologjinë e tyre, të heq mendimet e tyre, që ishin të lidhura fort me traditën dhe nuk u pëlqente të bëje një kapërcim të menjëhershëm në mendime. Dhe, kur ti u thoshe diçka të re, ishte pak e vështirë. Duke ndërtuar një punë të tillë, edhe pse ishte shumë e vështirë, ne si kolektiv, specialistët, kolegët e me të gjithë atje, mendoj se bëmë më të mirën që mund të bëhej në atë kohë. Nuk mund të them që ishte e shkëlqyer gjithçka, por bëmë më të mirën e mundshme për kohën. Ekonomia, për të cilën unë kam drejtuar për 10 vjet si kryetare kooperative, arriti rezultate. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral krahasohej në atë kohë edhe me rezultatet e Europës. Ekonomia u rrit, në rendimentin e grurit, të misrit, prodhimeve të tjera bujqësore që kishte drejtim kooperativa. Ne punonim si një ekip me specialistët që kishim. Madje, kishim ngritur laboratorë për prodhimin e farnave, për prodhimin e grurit, punimin e tokave, plehërimin e tyre, dhe këto lidhje ishin me institucione shkencore. Pothuaj këtë kooperativë ne e kishim kthyer në një institucion shkencor. Pse e thashë këtë? E vura në dukje, sepse pa shkencë pa dituri, pa punë, pa dashuri, bujqësia nuk mund të ecë. Dhe, ajo punë e vështirë, kur i shtohej kënaqësia e arritjeve, e lehtësonte peshën e vështirësisë. Kjo ka qenë një shkollë shumë e madhe për mua dhe kam mendimin që edhe sot, në zgjedhjen që i bëhet administratës duhet t’i vihet përparësi kësaj. Mendoj se punonjësi para se të kalojë në administratë duhet të ketë kaluar në një stazh prodhimi, a punë tjetër që të mund të jetë në gjendje të perceptojë rregullat me njerëzit në radhë të parë, teknikat, etika, teknologjitë, që sot janë shumë më lehtë për t’i përvetësuar, mjetet e informacionit nuk mund të krahasohen me atë kohë. Dhe, them se kjo do t’i shërbejë gjithsecilit, qoftë për karrierën e tij, por do t’i bëjë mirë edhe vetes. Praktika ka rëndësi të madhe.
Ndërsa keni qenë kryetare kooperative për 10 vjet, jeta juaj personale si ka shkuar?
Unë jam martuar me tim shoq në vitin 1967, kur isha 22 vjeç. Jemi njohur të rinj, isha e fejuar kur u bëra kryetare kooperative. Bashkëshorti im ka mbaruar për mjekësi, është mjek stomatolog, kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, tani janë të rritur. Jeta familjare (duke pasur këto presione), përsa i përket argëtimit ka qenë e kufizuar. Të gjitha hapësirat ishin të pakta dhe duhet të them që ata kanë bërë sakrifica, burri dhe fëmijët, nëna ime dhe vëllai.
Bashkëshorti juaj, si e përballonte punën tuaj dhe faktin se impenjimet tuaja familjare ishin të kufizuara?
Ne atëherë kemi pasur disa koncepte të qarta, dhe mendoj se gjëja më pozitive ka qenë që im shoq nuk ka ndërhyrë në punën time. Më ka lënë të punoj sipas rregullave të kohës, dhe kjo më ka ndihmuar të jem shumë e paanshme ndaj gjykimeve me njerëzit, me punën. E vlerësoj shumë këtë si një ndihmesë të madhe që më është ofruar nga bashkëshorti im gjatë gjithë kohës. Ai e ka pasur pak më të vështirë, sepse merrej më shumë me fëmijët dhe në atë kohë çdo gjë ishte e planifikuar, e diktuar, duhet ta realizoje. Unë çdo ditë kisha të bëja me marrëdhëniet me kooperativistët, me shtetin e kështu që nuk mund të ishe një familjare shembullore.
Por, ama në moshën 31-vjeçare ju u bëtë ministre. Si erdhi ky propozim?
Kjo ndodhi në vitin ’75, kur ne arritëm rezultate shumë të mira në prodhim dhe nga ana shkencore, të cilat sapo ishin bërë të ditura në media. Madje u bë një qendër që vinin edhe për eksperiencë në kooperativë. Në vitin ’76, krejt papritur (mua nuk më kishte shkuar kurrë mendja), më thanë që të kërkojnë në Komitetin Qendror. Mendova se do të bëhej ndonjë mbledhje për çështjen e detyrave, meqë rezultatet kishin qenë të mira dhe u nisa për në Tiranë. Në pritje ishin edhe tre shokë, që do të bëheshin zëvendësministra. Dhe, ata të thirrur si unë në Komitetin Qendror. Kur shkuam, na komunikoi vendimin Hysni Kapo dhe pastaj na thirri Enveri dhe tha: “Siç ua tha dhe Hysniu, ju jeni vendosur në këto detyra të reja”. Përsëri unë shfaqa mendimin që kjo është një detyrë shumë e vështirë dhe vet natyra e bujqësisë është e vështirë, sepse ajo lidhet edhe me kushtet klimaterikë, është delikate, e kështu që nuk mundet t’i përgjigjem kësaj detyre. Por, ai më tha: “Kjo është vendosur dhe ju duhet ta kryeni këtë detyrë”. Natyrisht u bisedua edhe për bujqësinë, si një degë e rëndësishme e ekonomisë. Unë u shqetësova shumë, se isha e papërgatitur për një gjë të tillë dhe isha mjaft e emocionuar. Nuk mund ta konceptoja si karrierë, për mua ishte detyrë dhe mendoja, a do jem e zonja ta bëj këtë apo jo. Unë si natyrë nuk marr përsipër një detyrë që nuk e bëj dot, të thoshin e ulëm në një karrige sepse ishte grua. Unë nuk luftoja për këto, unë duhet ta meritoja këtë punë. Duke u nisur nga kjo, pasi u bënë dorëzimet, fillova punën në Ministrinë e Bujqësisë.
Çfarë kujtoni nga dita e parë e punës si ministre?
Të them të drejtën, atë ditë kam qenë edhe paksa e hutuar, por më kujtohet kur erdha nga zyra, shkova për të ngrënë drekë tek restorant “Drini”, pasi familjen e kisha ende në Lushnjë. Më parë shkoj të laj duart dhe një vajzë e re (si ju) më shihte dhe më pyeti, ju jeni filania, po i thashë. E ke të vështirë, – më pyeti? E vështirë është, – i thashë, – akoma nuk e kam provuar. – Unë e di që është e vështirë, por përderisa kam qenë 10 vjet kryetare kooperative e di që do ta bëj. Ajo më tha: “Ti mos e merr me frikë, se ke tërë gratë e Shqipërisë me vete”. Më inkurajoi. Nuk ja mësova emrin, por u ndjeva e lumtur. Ishte e vështirë, sepse bujqësia ishte një institucion i rëndësishëm, mbahej një popullatë, fshat-qytet me të, punonte fuqia punëtore në industrinë e lehtë dhe ushqimore, kishte një pjesë të rëndësishme të eksportit tregtia e jashtme. Pra, ishte një detyrë me përgjegjësi që duhet ta ndiqje. Kjo, natyrisht mua më shqetësonte, më rriste përgjegjësinë më shumë, këmbënguljen, por edhe probleme shumë kishte.
Cila ka qenë dita më e vështirë si ministre?
Ka pasur shumë, po të ishte një do të ishte mirë. Sa fillova detyrën në ministri (unë fillova në datën 1 maj ’76) në datën 5 qershor ka rënë një breshër i madh që ka rrafshuar gjithë fushën e Lushnjës dhe një pjesë të fushës së Fierit. Duheshin masa të jashtëzakonshme për ta rikuperuar, jo grurin se ai iku, por për ta mbjellë misër, etj. Ishte një ngarkesë, sepse përveç emocionit, se sa kisha filluar punë, u shtua edhe kjo. Ka pasur momente të vështira për të mbajtur edhe qëndrime. Për shembull, ka qenë një herë mes të tjerave, që diskutohej se fshatarët, kooperativistët kishin në dispozicion vetëm një dynym tokë që mund ta kultivonin për nevojat e tyre. Shtrohej problemi, këta kooperativistë do të kishin fëmijë, fëmijët do të rriteshin, ata do të martoheshin dhe do të largoheshin nga trungu i familjes. Problemi shtrohej se a do të ndahej ky dynym mes tyre, apo ai që martohej duhet të merrte tokë tjetër. Dhe, unë si ministre e Bujqësisë isha që duhej të merrnin një dynym tjetër dhe me këtë pikëpamje unë shkova në qeveri, të cilën qeveria nuk ma pranoi në atë kohë.
Kush e ka kundërshtuar më shumë këtë tezë tuajën?
Ka pasur shumë, por nuk dua të merrem me emra. Nuk u pranua dhe kemi vajtur tek Byroja Politike (sepse ajo vendoste) me dy mendime, mendimi i qeverisë përballë timit. Atje, pasi dhanë mendimet dhe se çfarë mendoja unë, më bënë shumë pyetje, edhe provokuese, që çfarë është kjo, në këtë mënyrë ndahet toka. Unë u përpoqa të jepja shpjegime, që toka nuk ndahet, ata që punojnë do marrin tokë dhe do të prodhojnë për veten e tyre, dhe kjo duhej bërë. Presioni ishte shumë i madh, ç’është e vërteta.
Keni pasur frikë?
Unë nuk para kam pasur frikë, por presioni ishte i madh. Kam qenë e hapur në mendimet e mia, aq sa më lejonte koha dhe hapësira, të kuptohemi. Ky ka qenë një moment i vështirë. Më kujtohet një herë tjetër, ka qenë problemi i shtimit të sipërfaqeve që mbilleshin me sojë, një bimë vajore, që diskutohet edhe sot. Ato i kërkonin për nënproduktet, por ama donte investime të mëdha. Apo, edhe shtimi i sipërfaqeve të duhanit. Unë në atë kohë i kam kundërshtuar me argumente. Presion shumë i madh më është bërë, pse e kundërshton, kjo është direktiva. Unë u thosha që kjo nuk bëhej, pasi kërkonte teknologji, etj. Dhe, natyrisht që nuk u bë. Gjithashtu ministria e Bujqësisë nuk ishte dakord që të bëhej, tufëzimi i bagëtive. Ky ishte një gabim i madh. Kjo pasi, e zhveshi fshatarin si prodhues dhe e bëri konsumator. Atëherë u bënë konsumatorë të gjithë. Unë në një formë ose në një tjetër e kam kundërshtuar, natyrisht kam marrë edhe risqe. Kjo e dëmtui shumë blegtorinë.
Po me Enver Hoxhën keni pasur përplasje?
Për çështjen e ndarjes së tokës, që u përmenda më lart, kam pasur në fakt. Vet me atë, madje. Ka qenë diku nga vitet ’80. Unë isha për dhënien e tokës për çdo familje edhe kur ajo shtohej nga një dynym. Qeveria jo. Në mbledhje Enveri më tha: “Pse ty të ka lënë Partia që të mendosh për fshatarët”. Jo, i thashë. Unë këtë mendim kam, meqë jam në këtë fushë, pastaj si vendoset është në dorën tuaj. Natyrisht, nuk ishte e lehtë, por nuk mund të veproja dhe të thosha ndryshe, se unë e dija çfarë donte fshatari.
Një femër në një dikaster të vështirë për mbi 12 vjet? Vetëm merita e punës?
Është e vërtetë që unë kam ndenjur për një kohë të gjatë në krye të dikasterit dhe fitova një përvojë shumë të mirë. Por, unë çdo punë që marr përsipër e çoj deri në fund. E dua punën, e dashuroj punën, jetoj me të. Dhe, nuk ishte se unë i bëja hyzmetin karriges që të rrija më gjatë, nuk më kishte shkuar mendja kurrë për këtë, unë i bëja hyzmet një pune të madhe që ishte e dobishme për vendin tim. E dija vërtetë atje ku njerëzit jetonin, punonin, dhe shihja njerëz që ushqeheshin mirë dhe njerëz që ushqeheshin jo mirë. Ministria e Bujqësisë më ka bërë që unë të njoh detajet e jetës shqiptare në fshat. Kam shkelur me këmbë gjithë Shqipërinë, mund të jenë të rralla fshatrat që nuk i kam shkelur, kam fjetur në shumë shtëpi familjarësh, nga Tropoja në Konispol, kam gjetur ngrohtësinë në ata njerëz, kam gjetur dashurinë; dashuri për punën, dhe kjo më ka bërë edhe më të motivuar për punën. Mendimet dhe idetë që më jepnin më kanë ndihmuar dhe me gjithë vështirësitë që kisha, thosha po jap një kontribut aq sa mund të jepja.
Si e kujtoni atë kohë?
E kujtoj edhe me dashuri, por edhe me dhimbje, sepse shumë gjëra të bukura që u bënë në bujqësi (që ishte mundi dhe djersa e gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë punonin për bujqësinë), u shkatërruan. Përveç gjithë atyre agrumeve që u mbollën dhe u bë një kurorë që çdo stinë të kishte frutat e veta, me ç’kam parë gjithçka është shkatërruar. Dhe, e dyta ishte sistemi i vaditjes e kullimit. 63 për qind e tokave ishin nën ujë, mbi 2000 e ca ishin rezervuare, sistemi fushor ishte i vaditur, ky sistem u cungua dhe deri diku u prish. Dhe, e treta sipas meje, gabim është që toka të shpërdorohej në mënyrë të paparë nga erozioni, sepse pritat mbrojtëse nuk ekzistojnë. Ne jemi zonë kodrinore-malore dhe pritat që ndalojnë përmbytjet e reshjeve nuk ekzistojnë më. Gjithashtu, toka po zihet nga ndërtime pa kriter, po çimentohet dhe ajo nuk pjell më. Toka është copëzuar, dhe ti nuk mundesh të aplikosh një teknologji të lartë, që prodhimi ynë të mos ishte vetëm për vendin, por edhe për eksport. Kam dëgjuar që janë bërë investime, sepse unë jetën e kam të lidhur me bujqësinë, por ato janë të pamjaftueshme. Sa më parë të fillohet si duhet një punë e mirë në bujqësi, asnjëherë nuk është vonë. Duke zhvilluar bujqësinë, do të kishte shumë njerëz në punë dhe do të luftohej papunësia.
Si është e përditshmja juaj?
E përditshmja ime…. natyrisht nuk marr pjesë në ndonjë grupim politik, kam dalë në pension prej 4 vjetësh. I jam përkushtuar familjes, se kam shumë deficite nga e kaluara. E kam ndjerë këtë dhe tani jam më e përkushtuar për fëmijët. Ata janë rritur, por kam dëshirë të jem prezente pranë tyre. Kam një nip i cili është në gjimnaz, kam një mbesë 10 vjeç dhe një të vogël që është një vjeç. Më kënaqin, më çlodhin. Takoj dhe miqtë, shokët, diskutojmë për shumë gjëra. Dhe, kështu e mbush kohën. Ndërkaq ndjek zhvillimet në vend. Nuk jam indiferente, dhe sidomos diskutimet dhe investimet që bëhen për bujqësinë i ndjek me kërshëri. Nuk ngelen pas vëmendjes edhe zhvillimet politike.

Kategori
Uncategorized

EPITAF PER KOMUNIZMIN.

Që lart nga tribuna, sekretari i parë vazhdoi:

– Armiqtë tanë të betuar, të brendshëm e të jashtëm, qëllimisht hapin fjalë se udhëheqësi ynë i lavdishëm Enver Hoxha, qenka i sëmurë…

– Të na marrin të keqen! – u dëgjua një zë nga nga grupi i militantëve.

– Ashtu, të lumtë goja !… – aprovuan ca të tjerë.

– Por, shoku Enver Hoxha, ashtu si dhe populli ynë, janë të pavdekshëm ! – vazhdoi sekretari i parë – Ai është shendoshë e mirë dhe kuq si molla !

Qe për herë të parë që, me qëllime të paramenduara, flitej publikisht për temën tabu mbi shendetin e Enver Hoxhës.

Ne shpresojmë të shohim një Botë të mbështetur mbi Katër Liri Themelore:

E para – Lirinë e Fjalës dhe të Shprehjes.

E dyta – Të drejtën që kushdo të mundë të nderojë Zotin sipas dëshirës e besimit.

E treta – Zhdukjen e Varfërisë.

E katërta – Çlirimin nga Frika …

Franklin ROOSEVELT

( Mbi “Katër Liritë Themelore” – 6 janar 1941 )

PLAGA E VJETER E ” TIGRIT”

7 nentor 1984…

Para bustit të V.I.Leninit, në sheshin e fabrikës së çimentos me të njëjtin emër, ishin mbledhur dy-tre qind vetë. Përkujtohej 67-vjetori i revolucionit socialist të tetorit në Rusi. Sekretari i parë i komitetit të Partisë të rrethit E.Halili nisi të flasë për vazhduesen besnike të idealeve të atij revolucioni dhe PPSH-në e udhëhequr nga marksist-leninisti i shquar i epokës moderne, Enver Hoxha. Pas pak, nga rradhët ngjyrë gri të punëtorëve dikush hodhi një parrullë, duke brohoritur me sa zë që kish.

Për një çast, turma u duk sikur u shkund nga një gjumë i thellë. Punëtorët, si statuja prej argjili të mbuluara nga një cipëz pluhuri çimentoje, lëvizën nga vendi. Më pas, kur folësi kryesor, amplifikuar nga disa altoparlantë, zuri në gojë emrin e komandantit, një grup militantësh që kishin zenë vend në rreshtin e parë, nisën kengën e njohur: Enver Hoxha, o tungjatjeta !.

Që lart nga tribuna, sekretari i parë vazhdoi:

– Armiqtë tanë të betuar, të brendshëm e të jashtëm, qëllimisht hapin fjalë se udhëheqësi ynë i lavdishëm Enver Hoxha, qenka i sëmurë…

– Të na marrin të keqen! – u dëgjua një zë nga nga grupi i militantëve.

– Ashtu, të lumtë goja !… – aprovuan ca të tjerë.

– Por, shoku Enver Hoxha, ashtu si dhe populli ynë, janë të pavdekshëm ! – vazhdoi sekretari i parë – Ai është shendoshë e mirë dhe kuq si molla !

Qe për herë të parë që, me qëllime të paramenduara, flitej publikisht për temën tabu mbi shendetin e Enver Hoxhës.

E, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

Në çdo rreth, sekretarët e parë qenë porositur që, në takimet me popullin të evidentonin gjendjen e tij të shkëlqyer shendetësore, por pa bërë as një koment tjetër. ( Në fakt, veprimi në fjalë, krahas të tjerash, qe përgjigjja ndaj një lajmi që televizioni italian kish dhenë disa ditë më parë, e në të cilin qe thenë se, sipas disa burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, Enver Hoxha, lideri i Shqipërisë – bastionit të fundit stalinist në Europë – ose ka vdekur ose është në grahmat e fundit nga një semundje e gjatë dhe e pashërueshme, e kjo gjë nuk i është bërë e ditur popullit ). Pas atij lajmi rrënqethës, gojët e liga kishin nisur të pëshpërisnin se Ai, i kish ditët të numëruara. Kish dalë, bile edhe fjala se, një profesor i shquar japonez, kish ardhur posaçërisht në Tiranë me avion special, për të egzaminuar gjendjen e tij të rendë.

E vërtet, me gjithë konspiracionin e jashtëzakonshëm, fjalët s’kishin dalë kot. Ne fakt, Enver Hoxhës, i kish mbetur fare pak për të jetuar.Vetëm ca muaj më parë, pikërisht në mbremjen e 16 shkurtit 1984, gjatë një takimi me sekretarët e KQ të Partisë, ai qe larguar nga salla i mbajtur për krahësh e duke hequr kembët zvarrë. Më pas, po atë darkë, ai qe goditur fort nga një atak tjetër në zemër. E alarmuar, Nexhmija kish thirrur urgjentisht mjekët e, bashkë me ta dhe Ramiz Alinë. Të nesërmen, ky i fundit kish mbledhur me ngut Byronë Politike, për t’a njoftuar mbi situatën.

Por, plaga e tigrit, qe tashmë tepër e thellë dhe e vjetër.

Ajo qe shfaqur për herë të parë qysh më 1948, gjatë një feste familjare të organizuar me rastin e Vitit të Ri. Ishte pikërisht atëhere që, Enver Hoxhës, iu shfaqën shenjat e para të diabetit. Qysh prej asaj kohe, ai s’do gëzonte kurrë shendet të mirë. Mbas egzaminimeve, mjekët i rekomanduan të bëjë më tepër kujdes e, sidomos, të mbajë regjim. Por, problemi s’qe dhe aq i lehtë. Enver Hoxha ish qejflli i madh për të ngrenë. Veçanërisht, kur qe fjala për meny me gjellë franceze, të cilat ia përgatiste një guzhinjer i cili kish jetuar shumë vite në Lion. Pa folur pastaj, për djathrat lloj-lloj që i vinin me anë të valixheve diplomatike.

Vitet kalonin …

Burri i ri dhe azgan, patriarku 53 vjeçar Enver Hoxha, i shkon vitet e jetës midis zyrës së tij bibliotekë, ” kështjella ” e vërtetë e pushtetit dhe një vargu vilash të shpërndara në të katër anët e vendit. ( … ) Por, megjithë aparencën impozante, ai s’gëzon shendetin që paraqet. Edhe mbas ndërhyrjeve të shumta e kembëngulëse të Nexhmijes, ai s’arrin dot t’a presë duhanin. Për më keq akoma, vazhdon të mos u ndahet ushqimeve e gjellëve të renda, ndërkohë që duke qenë me diabet, lypset të mbajë një dietë shumë të fortë … 1)

Në pranverën e vitit 1966, Enveri sëmuret më tej.

Tani, veç diabetit, kanë lindur dhe probleme të tjera të natyrës kardiake. Doktorët e këshillojnë të shplodhet, të bëjë pa tjetër pushim. Pas dy vjetësh, pothuajse në të njejtën periudhë, ai bëhet përsëri keq. Kësaj rradhe, mjekët e urdhërojnë të ndërrojë klimë e të shkojë për pushime në Vlorë.

1969.

Mars.

Enver Hoxha pushon në Ujë të Ftohtë.

Klima mesdhetare, me sa duket, i bën mirë. Por, rruga nga buza e detit e gjer tek vila e tij, e lodhin tepër. Në ditët e verës, ai s’mund të zbresë dot në plazh, për të bërë banjë. Atëhere, Nexhmija sugjeron që, pranë vilës të ndërtohet një pishinë. Për realizimin e asaj ideje, angazhohen posaçërisht H.Kapo e R.Alia. Pishina, nenë mbikqyrjen e ushtarëve të Gardës e Sigurimit, ndërtohet në kohë rekord. Brenda 10 ditësh. ( Ndërkohë që ai ish duke vizituar vendlindjen ). Kur kthehet nga Gjirokastra, Enveri shikon i befasuar pishinën dhe thërret me sytë e përotur e plot ngazëllim: Të rrojë Partia !. 2)

1970.

Eshtë periudha e fërkimeve të para shqiptaro-kineze.

Shqetësimet shtohen.

Edhe gjatë atij viti, gjendja e Enver Hoxhës vazhdon të keqësohet. Si pasojë e diabetit, shikimi i dobësohet më shumë e, vështirësitë për leximin e gazetave, buletinëve të lajmeve e librave, shtohen. Mjekët porosisin jashtë, syze të teknologjisë së re speciale, por pa sukses. Atëhere, vendoset që një anëtar i sekretariatit, t’i shkojë për ditë në shtëpi e t’i lexojë materialet e nevojëshme. Por, duket, se Enverit kjo s’i pëlqen. Atëhere mbetet vetëm një zgjidhje. Jashtë vendit, porositet një projektor i paisur me zmadhues figure. Kështu, shkrimet e artikujt, priten prej ndihmësit të tij e vendosen mbi aparatin zmadhues. Duket se, kështu, Enveri arrin të lexojë …

__________________________________________________ _____________________

Më 1973 ndodh edhe e papritura.

Për herë të parë, ai goditet nga një infarkt i rendë i miokardit. ( Ndërkohë që, gjithmonë e më tepër, shfaqen hapur edhe shenjat e manisë së persekutimit. Ai shikon rreth vehtes armiq e vetëm armiq ). Tetor 1973. Enver Hoxha kremton 65-vjetorin e lindjes. Vetëm pak orë, pas ceremonisë së organizuar me atë rast, ai bie plasur për tokë i goditur nga një krizë e re kardiake më e fortë se e para. Mjekët, me në krye profesorin e njohur Petrit G, i rekomandojnë përsëri pushim absolut.

Ndërkohë, Nexhmija, jep urdhër të prerë:

… për goditjen e re në zemër, duhet të vihen në dijeni, vetëm familja dhe shokët e Byrosë Politike. Të tjerët, nuk duhet të dinë asgjë, sepse, nga njera anë nuk duam të hidhërojmë zemrat e anëtarëve të Partisë e popullit e, nga ana tjetër, s’duam t’i u japim rast armiqve që të fërkojnë duart nga gëzimi… 1)

1976.

Problemi i shikimit të tij, bëhet përherë e më shqetësues. Ai pothuajse është verbuar. Atëhere, porositet jashtë një manjetofon, me të cilin ai dikton urdhëra, porosi, instruksione apo pjesë nga Kujtimet. Kasetat e regjistruara, zbardhen pastaj nga daktilografistja e tij personale.

1979.

Prill. Plaku i sëmurë, goditet përsëri në zemër. Ai, tashmë, s’arrin të lexojë as me lupë, e as me aparatin projektues zmadhues. Gjatë shëtitjeve të shkurtëra në vilat e Vlorës apo Pogradecit, ai mban rregullisht bastun. Drejtimin e Partisë, faktikisht e merr në dorë, Nexhmija. Eshtë ajo e cila, ndër të tjera, i lexon për ditë telekset e ambasadave shqiptare apo shenimet e mbajtura nga mbledhjet e Komitetit Qendror.

Gjatë daljeve të rralla në publik, fshehja e gjendjes së tij të vërtetë shendetësore, bëhet gjithmonë e më e vështirë. Kështu, gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të VIII-të (1981 ), Enver Hoxha shfaqet në tribunë si një kukull prej qiriri, me buzëqeshje të ngrirë e syze me xhama shumë të trashë. Ai shqipton me zor vetëm frazat e para të raportit, pastaj leximi i tij vazhdon i regjistruar në manjetofon.

Dhjetor 1981.

Mehmet Shehu vret vehten. Plaga e tigrit derdh shkulmet e fundit të gjakut. Por, megjithatë, populli e armiqtë e Shqipërisë duhet të sigurohen se, ai është aty. Gjithmonë i gjallë e i pavdekshëm. Me shpatën xhveshur për të goditur armiqtë. Improvizohet kështu, me kujdes e sipas stilit të njohur stalinist, dalja e tij në publik. Pikërisht në Ekspozitën Kombëtare të Arteve Figurative. Por, në kronikën televizive të Lajmeve të mbremjes, megjithë truket e montazhit, s’arrihen të bëhen çudira. Në ekran, shfaqet fantazma Enver. I zbehtë, i tretur e me shikim të përhumbur. Ulur në kolltuk. Pas asaj dalje, ai do të rishfaqet përsëri, më 7 korrik 1983. Kësaj rradhe, në stadiumin Qemal Stafa, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Ushtrisë. Përsëri, i ngrirë si statujë e pa folur as gjysëm fjalë.

Më 28 nentor, Enver Hoxha, merr pjesë në paradën ushtarake organizuar me rastin e 40-vjetorit të çlirimit. Ajo është dhe dalja e tij e fundit në publik. I dobët, i tretur e me fytyrë që s’ngjan e tij. Me njërin krah të paralizuar e, me syrin e djathtë, të ngrirë nga ishemia cerebrare. Meqënse, nuk është në gjendje të flasë, mesazhi i tij drejtuar popullit,

nëpërmjet radios e televizionit. Ai është edhe mesazhi – testament i tij:

… Për ne, ushtarët e Partisë, s’ka gëzim më të madh se kur shohim që populli ynë është zot i fateve të veta, i gëzuar, i lumtur dhe i lirë në Shqipërinë sovrane. Në Shqipërinë e transformuar në kështjellë të pamposhtur, e cila ecën pa u lodhur në rrugën e ndërtimit të socializmit … 1)

Tigrit plak i ka ardhur fundi.

Kreshta e bardhë e flokëve, i ka renë mbi qafë si paruke. Tashmë, ai s’është veç një kadavër e pakallur në varr. Megjithatë Partia, e dëshpëruar por stoike, përpiqet të mbajë heshtje rreth shendetit të tij. Ndërkohë që, shqiptarët endé nuk dinë që, komandanti i tyre i lavdishëm, tani lëviz mbi një karrocë handikapatesh me rrota e përqesh ushtarët e gardës, duke i sharë ata me gjithfarë fjalësh të ndyra.

9 prill 1985.

Aty nga ora 09:30 e mengjezit, bisha plaset përfundimisht për tokë. Me konvulsione. Pa frymë. Me gojën mbushur plot jargë e shkumë. Ai ka marrë kështu goditjen e fundit në zemër. Asnjë ndërhyrje mjekësore, s’mund t’a kthejë më në jetë …

VDEKJA E SULLTANIT

A do të ndodhte vërtet kataklizma, atëhere kur Enver Hoxha, do të jepte shpirt ?!

A qe ai një qenie e vdekëshme si gjithë të tjerët, ndërkohë që shumë prej shqiptarëve e konsideronin eternel, si perënditë e Olimpit ? Në fund të fundit, a mund të vdiste ai, i cili qe kthyer në simbol të Shqipërisë ? Ai, emri i të cilit kendohej, glorifikohej, hymnizohej e ngrihej në qiej, për çdo ditë ? Në festa publike, private, në lindje, vdekje e martesa ?…

Më 11 prill 1985, në Komitetin e Partisë në Vlorë, dritat qenë ndezur qysh pa gdhirë. Kuadrot e larta të Partisë, shtetit e policisë, venin e vinin me vetura të cilat ecnin me shpejtësi të madhe. Në orën 07: 00, sekretari i parë thirri me urgjencë mbledhjen e aparatit. Në sallën e mbushur plot kish renë heshtje mortore. Sekretari i parë, veshur me kostum të zi, me rrathët e syve të mavijosur, me zë të dridhur e fraza të copëzuara nga emocioni, dha lajmin e kobshëm:

Më 11 prill 1985, në orën 2 e 15 minuta të mengjezit pushoi së rrahuri zemra e udhëheqësit të dashur e të lavdishëm të Partisë e popullit tonë, shokut Enver Hoxha. 2)

Ca gra klithën me të madhe, ndërsa burrat rrënkuan thellë e nxorrën shamitë. Pastaj, në sallë u krijua pështjellim e rrëmujë, por sekretari vuri qetësi e vijoi leximin e Komunikatës së KQ të PPSH e Buletinin Mjekësor, të nenëshkruar nga 8 mjekë. Në të thuhej se, vdekja, kish ndodhur fill mbas:

… disa liezoneve të forta të sistemit kolateral periferik dhe dëmtimeve në zemër, veshka e organe të tjera. ( … ) Qysh në vitin 1973, Enver Hoxha kish pësuar një infraktus të miokardit të shoqëruar me aritmi të zemrës. Në vitet më pas, evoluoi një isufiçencë e rendë koronare e cila, para një viti, u bë shkak për goditje nga ishemia cerebrare. Në mengjezin e 9 prillit, pa pritur, zemra e tij pushoi së rrahuri për shkak të infiltracioneve ventrikulare … 1)

Vdekja e Enver Hoxhës, u shoqërua me tension e alarm të pa parë në krejt udhëheqjen e Partisë. Por, për dy ditë me rradhë, ajo u mbajt e fshehtë e në sekret të madh. Pse vallë ?! Pa dyshim, për organizimin e Spektaklit të Madh të homazheve, varrimit, caktimit të zëvendësit të tij si dhe hartimit të strategjisë së vazhdimësisë. Tek njerëzit e thjeshtë, të cilet qenë mësuar me idenë se, komandanti legjendar qe i pavdekshëm, lajmi i papritur shkaktoi tronditje, konfuzion, hutim e mpirje.

( Por, megjithatë, ata që mendonin se vdekja e tij do shenonte fundin e botës, panë me habi se jeta vazhdonte si më parë e se, dielli lindte përsëri. Ndërsa, të tjerë, të cilët kishin vite e vite që prisnin me padurim fundin e tij, ishin pak a shumë të bindur se, zhdukja e Enver Hoxhës qe edhe fundi i një epoke e cila, për fat të keq, kish qenë më e zeza në historinë e saj moderne ).

Megjithë pështjellimin, udhëheqja e Partisë, nisi shpejt nga puna për ngritjen e kultit të Pavdekësisë. Mobilizimi i propagandës, shtypit e radio-televizionit me sloganin kryesor T’a kthejmë dhembjen në forcë, kish për qëllim jo vetëm forcimin e mëtejshëm të unitetit, por veçanërisht ruajtjen e përjetëshme të Ikonës. Pra, Messia vërtet kish vdekur por, ikona do të qe edhe më tej e pranishme kudo. Impozante, autoritare e sidomos e frikëshme dhe kërcenuese,në çdo çast ajo duhej t’u kujtonte njerëzve, se asgjë s’kish ndryshuar. Se, Enver Hoxha, ish gjallë e i pavdekshëm e se, ata që mendonin ndryshe, do të ndëshkoheshin brutalisht si edhe më parë …

Funeralet zyrtare u caktuan për në 15 prill. Arkivoli u vendos në hollin e ndërtesës së Kuvendit Popullor. Televizioni transmetonte për natë skena nga homazhet. Pamje histerie. Lotë, klithma e çjerrje faqesh. Në mbarë vendin, plasi një garë e shfrenuar për shkrime telegramesh, letrash, mesazhesh, rapsodish e poezish të cilat, pastaj, nëpërmjet komiteteve të Partisë në rrethe, i dërgoheshin Komitet Qendror në Tiranë. 2)

Gazeta Zëri i Popullit evokonte për ditë, figurën poliedrike e historike të udhëheqësit të pavdekshëm. Ata që patën fatin e madh të jetojnë epokën e lavdishme të Enverit, – shkruhej ndër të tjera, në një shkrim të saj – do të jenë padyshim ndër më fatlumët e të gjithë brazave që do të vijnë pas. Ne ishim, ne punuam e jetuam së bashku me të! – do të thonë ata plot krenari.

Në një letër e cila, tek mjaft militantë ngjalli ngazëllim e kërshëri te madhe, një inxhinjer kimist i cili kish mbaruar studimet në Kinë, shkruante: Në bazë të leximeve e studimeve të mia, unë i propozoj shoqes Nexhmije Hoxha dhe KQ të Partisë që, trupi i shokut Enver Hoxha të ballsamoset. Unë jam i bindur se, në të ardhmen, shkenca do të arrijë të bëjë mrekullira. Atëhere, nuk do të jetë aspak çudi që, duke përdorur elementë të materies njerëzore mund të arrihet në riprodhimin e tij fiziko – gjenetik. Do të vijë një ditë, pra, që nga materia jo e gjallë njerëzore, njerëzimi do të jetë i aftë të krijojë përsëri figurat e tij të mëdha historike. Atëhere, populli shqiptar, do të ketë sërishmi të gjallë e midis tij, të shtrenjtin e te lavdishmin, Enver Hoxha … ( Shenim i autorit )

Ndërkohë, në atmosferën e zisë kolektive, poetë e shkrimtarë të njohur e të panjohur, botuan proza e elegji, ku shprehej pikëllimi i madh për humbjen e pa zevendësueshme të njeriut më të shquar që kombi shqiptar kish lindur ndonjëherë. Ceremonia funebre u zhvillua në 15 mars. Në një ditë të zymtë e me shi. Arkivoli me trupin u vendosën mbi një shtrat topi. Në ballë të kortezhit ecnin 14 ushtarë që mbanin në duar jastëkë të kuq me dekorata. Pas tyre vinin familja e anëtarët e Byrosë Politike. Kamerat e fotoreporterët përqendroheshin vazhdimisht në grupe njerëzish që vajtonin e çirrnin faqet.

Pastaj, kortezhi u ndal, në sheshin Skendërbej.

Ndërkohë që pasardhësi i tij, Ramiz Alia, mbante fjalën e rastit, regjia e televizionit shkrinte herë pas here me imazhin e mitingut një kuadër filmik i cili, më pas, u cilësua si gjetje artistike gjeniale. Shiu binte mbi monumentin e Skenderbeut. Nga sytë dhe mjekrra e heroit kombëtar rridhnin lotë.

Ideale, apo jo ?!…

Skendërbeu qante për humbjen e birit të vet !…

Vdekja e diktatorit ngjalli reaksione edhe në ambasadat e huaja. Sepse, vërtet Enver Hoxha kish qenë në krye të një regjimi ekstrem e gjakatar, por ajo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër qenë interesat gjeopolitike, të cilat për Perëndimin, kishin rendësi të veçantë. Në fund të fundit, Perëndimi s’mund të harronte se, Enver Hoxha ishte ai i cili qe shkëputur nga Bashkimi Sovjetik e kish hequr nga vendi i tij, gjithë arsenalin e raketave bërthamore, drejtuar nga Kontinenti i Vjetër.

Për këtë, ai, padyshim qe shpërblyer.

Perëndimi e shërbimet e tij sekrete, e kishin fshirë përfundimisht Shqipërinë nga planet e tyre të Luftës së Ftohtë, duke mbajtur rreth saj një indiferencë e heshtje totale, thuajse ajo s’egzistonte fare. Diktatorit, i qenë lenë kështu duart të lira, për të vazhduar qetësisht krimet e tij. Kësisoj, pa as më të voglën brerje ndërgjegjje, bile me koshiencë të plotë, Perëndimi kish kontribuar e ligjëruar me cinizëm gjakosjen e tragjedinë e një populli të tërë. 1)

Megjithatë, në botën e jashtme, ndryshe nga ç’mendohej brenda vendit, jehona e vdekjes së Enver Hoxhës qe fare e vogël. Sipas gazetës franceze Le Monde të 13 prillit 1995

… vdekja e Hoxhës ka shkaktuar pak komente zyrtare në kryeqytetet e mëdha europiane, të cilat në përgjithësi, janë mjaftuar me dërgimin e mesazheve të shkurtëra të ngushëllimit, drejtuesve të Tiranës. Kryeministri grek z.Papandreu, i cili ndikoi kohët e fundit në

Jo vetëm shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare i cili e ka theksuar disa herë këtë arsyetim, por edhe studjues të tjerë, në veprat e analizat e tyre kanë shtruar vazhdimisht pyetjet: Përse Perëndimi, për vite me rradhë, kish mbajur heshtje të plotë rreth shtypjes totalitare në Shqipëri ? Përse, radjoja e televizioni i një vendi fqinj siç qe Italia, e cila nuk ish as 100 km. larg në vijë ajrore nga brigjet shqiptare, mbante gjithmonë një heshtje misterioze rreth natyrës së sistemit të saj politik ? ( Ndërkohë që, Europa në përgjithësi, bente shumë zhurmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demaskimin e natyrës së dhunëshme të regjimeve autoritarë e komunistë të Lindjes ? ). Për ç’arsye u kontribua me aq zell që ai vend, i cili cilësohej si “bastioni i fundit i stalinizmit në Europë “, të mbetej larg çdo lloj vemendje, njëlloj sikur të ndodhej diku mes Afrikës apo Amazonës ? Pyetjet dhe misteri i tyre janë të shumta e përgjigjet mjaft të vështira. Megjithatë, me sa dukej, një gjë ishte e qartë. Në menyrë direkte apo indirekte, Europa me ” harresën ” e saj, kish ndikuar mjaft në zgjatjen e jetës së diktaturës enveriste si edhe në vuajtjet e izolimin e një populli i cili, vazhdimisht, përtej detit kish parë lirinë dhe shpëtimtarët e tij … ( Shenim i autorit )

zhvillimin e marrëdhenjeve ekonomike me Shqipërinë, ka shprehur ” hidhërimin e tij “. Po ashtu, për dërgimin e një mesazhi ngushëllues njoftoi edhe Partia Komuniste Franceze. Në Washington, departamenti i Shtetit njoftoi se, SHBA ishin të gatëshme të rifillonin një dialog vëllazëror me Shqipërinë, në se kjo e fundit do t’a kërkonte…

Ndërsa, në 12 prill, në edicionin e orës 20:00, televizioni italian dha një lajm të shkurtër të shoqëruar me imazhe, ku lideri shqiptar cilësohej si njeriu që arriti t’i nxjerrë shqiptarët nga mizerja ekstreme në një varfëri dinjitoze. Kurse, agjencia e lajmeve Hsinhua si dhe e përditëshmja e PK të Kinës Zhenminzhibao, e botuan lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës, të shoqëruar me një fotografi të të ndjerit në madhësinë e një pulle poste të rrethuar me shirit të zi. 1)

Nga Moska, me katër rreshta të botuara në të përditëshmen Pravda dhe agjencinë e lajmeve TASS, KQ i PK Sovjetike i shprehte ngushëllimet PPSH me rastin e vdekjes së Hoxhës. 2) Diçka më tepër, i kushtoi ngjarjes shtypi jugosllav që e cilësoi ngjarjen si, fundin e epokës së Enver Hoxhës. Në të, u botua shkurtimisht biografia e tij, si edhe u theksuan konfliktet e shumta që kishin karakterizuar marrëdhënjet mes dy vendeve… 3)

Ndërkohë, Shqipërinë, e kish mbuluar zia.

Gratë u udhëzuan të mos vinin të kuq buzësh e dasmat, të shtyheshin për më vonë e të bëheshin pa muzikë. Pas vdekjes, kulti i diktatorit u bë më frenetik e gjer në absurditet ekstrem. Kështu, fill pas vdekjes, organizata e pionierëve, e ngritur sipas modelit sovjetik, u quajt Pionierët e Enverit. Pas saj, në 16 të çdo muaji tetor, ( që ish dita e tij e lindjes ) u iniciua lëvizja Java e Enverit. E, po në atë kuadër, Bashkimet Profesionale ( BPSH ), krijuan një titull të veçantë nderi për kolektivat e punonjësit e pararojës, i cili u quajt, Flamurtar i zbatimit e venjes në jetë të mësimeve të shokut Enver.

Në çdo anë të vendit, në qytete e fshatra, në çdo shkollë, uzinë, sheshe e lagje, nisën të shfaqen të ashtuquajturat Kende të Enverit.

Ato ishin edhe vendet ku do të vendosej Ikona e Shenjtë.

Regjimi po ngrinte kështu, totemet e Zotit të Ri.

Të shoqëruara kudo me stenda, parrulla, foto, slogane, nisma revolucionare e yje të mëdhenj prej betoni, të cilat mbanin mbishkrimin Enver Hoxha, 1908 – I pavdekshëm, ato u kthyen në chapelle-at e Perëndisë Enver. Por, zelli e veneracioni ndaj Zeusit, s’mbaruan me aq. Më pas, me vendim të posaçëm të KQ të Partisë, emri i Enverit iu dha njëherësh Hidrocentralit të Fierzës, Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, Universitetit Shtetëror të Tiranës e Uzinës Traktori.

Më 1986, nga vajza e dhendëri i vetë Enver Hoxhës, u hartua projekti, e në qendër të Tiranës, nisën punimet e ndërtimit të muzeut madhështor kushtuar Prijsit të Pavdekshëm. Vendi, i caktuar për atë qëllim u rrethua me murre, panele e ushtarë të armatosur.

Një inxhinjer, i cili punoi në ndërtimin e tij, rrëfen:

… Përse Nexhmija kish preferuar ndërtimin e një muzeu e jo të një mauzoleumi ? A kish qenë ai një ” amanet” i Enverit apo vendim a zgjedhje e vetë Nexhmijes ? Ky qe vërtet mister. Për mendimin tim, ajo çka kish ndodhur në Bashkimin Sovjetik me trupin e ballsamosur të Stalinit, pa dyshim që do t’a kenë tunduar mjaft atë, duke e çuar rrjedhimisht në vendimin që, trupi i Enver Hoxhës s’duhej ballsamosur…

… Natyrisht, aso kohe asaj, as që i shkonin ndër mend ngjarjet që do të ndodhnin pesë – gjashtë vjet më vonë, por përveç një farë dyshimi dhe në saje të traditës, ajo gjykonte se trupi i tij, si do që të vinin punët, do të ish më i mbrojtur në thellësi të tokës. ( … ) Qysh në fillimin e ndërtimeve, shumë njerëz, kur panë projektin e tij, e quajtën atë ” Piramida “. (Emër i cili ka mbetur edhe sot e kësaj dite )

… Për ndërmarjen e ndërtimeve 21 dhjetori, objekti u cilësua i rendësisë së veçantë. Punohej jo vetëm ditën po dhe natën nenë dritën e projektorëve. Për ndërtimin e tij, Partia s’i kurseu milonat e dollarëve, në një kohë kur rezervat valutore të vendit ishin fare minimale. Grupe teknikësh e inxhinjerësh, u dërguan në vende të ndryshme perëndimore për të porositur e blerë pa kursim, gjithëçka që nevojitej për madhështinë dhe luksin e ” objektit “… 1)

Por, përpjekjet për mbajtjen gjallë të Enverit, vazhdonin pambarim. Më 16 tetor 1988, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij, në Shqipëri u përuruan tri statuja gjigande. Njëra në Korçë, ku ai paraqitej në moshë të re, kur ish profesor në liceun francez. Tjetra në Tiranë, në moshë më burrërore, me pardesy, kostum e gravatë. Dhe, e treta, në Gjirokastër, ulur, në moshë të thyer e duke medituar.

Më 1991, bashkë me rrëzimin e diktaturës, u shembën edhe idhujt e saj, të cilët shumëkush i quante eternelë. Piramida e ngritur në kujtim të Faraon – it të Tiranës, u kthye në Qendër Kulturore si për paradoks të faktit që, edhe Enver Hoxha i pat kthyer shumë kisha e xhami në shtëpi kulture e ahengu. Objekti i parë që u hap brënda saj qe, çuditërisht, një kafene e cila u rikujtonte njerëzve se, edhe i zoti i shtëpisë ( Faraoni ), e pat filluar karrierën e tij si pronar i një pijetoreje, po në Tiranë.

… Kësisoj, jeta e fundi i Enver Hoxhës, na japin shembëllin e përkryer të një tirani totalitar aq sa edhe Stalini e Hitleri. Ashtu si edhe mësuesi i tij i adhuruar Stalini, ai vdiq në shtrat e u quajt i pavdekshëm në jetë të jetëve, ndërsa mbi varrin e tij u vendos mbishkrimi tipik totalitar, Enver Hoxha 1908 – I pavdekshëm.

Pastaj, siç ka ndodhur rëndom me historitë e tiranëve, që nga kohë të cilat s’mbahen mend, erdhi një ditë që kufoma e tij u çvarros natën e u hodh në një gropë të varrezave të Sharrës, pa i venë as edhe një gur përsipër.

Përfundimisht, me bindje të plotë themi se, jeta prej despoti e Enver Hoxhës e meriton plotësisht si Epitaf, një maksimë të njohur të Makiavelit, në të cilën thuhet se:

… janë të denuar të dështojnë me turp, mallëkim e neveri gjithë ata njerëz që shkatërrojnë fetë e përmbysin shtetet. ( … ) Gjithë armiqtë e talenteve dhe kurajos humane, të letërsisë e arteve të dobishme, të vlerave të nderuara nga qeniet njerëzore. ( … ) Pra, shkurt, gjithë ata të cilët, në aktet dhe veprimet e tyre, karakterizohen nga paudhësitë, egërsia, dhuna, injoranca, ultësia e kotësia. 2)

2) Për fat të keq, aktualisht në Shqipëri, po ndodh një tentativë diskrete për rihabiltimin e diktatorit, e cila shpesh shoqërohet me mesazhe të tilla si: “… ishte Enveri ai që udhëhoqi luftën nacional – çlirimtare, qe ai i cili krijoi një shtet të vërtetë e me autoritet, që ushqeu e ngriti lart krenarinë kombëtare, që krijoi barazi mes shtetasve, qetësi në jetën e përditëshme etj”. Ndërkohë, shumë nga ata që i përkasin brezave të shkuara, shpesh bien viktimë e kësaj propagande për të vetmen arsye se, denoncimin e diktatorit Enver Hoxha dhe epokës socialiste, e kanë përjetuar, ndër të tjera, edhe si një humbje të madhe të vetë jetës, punës e sakrificave të tyre.

Kategori
Uncategorized

Motra qe sakrifikoi dashurine per vellane.

Yzedin Haznedari u ridenua me 20 vjet burg ne vitin 1951 nga regjimi i atehershem. Por e motra, Duduja, sakrifikoi gjithcka. Si u betua para varrit te nenes per te mos u martuar kurre, si shiti pajen e nuserise dhe orendite shtepiake per te mbijetuar e per t’i sherbyer Yzedinit. Udhetimet e gjata drejt Burrelit 15 vjet me radhe, cesma e ndertuar ne oborr qe rrjedh lotet e vajzes beratase dhe vdekja para se vellai te lirohej nga qelia.

Berat- Yzedin Haznedari u lind ne Berat me 1919 ne nje familje te degjuar beratase. Por jeta e tij shkoi mes vuajtjesh e mundimesh, ashtu sikurse dhe jeta e se motres, Dudes, e cila deri ne vdekje i sherbeu te vellait, duke u betuar per te mos u martuar. Sakrifikoi dashurine per burgun e vellait qe per vite te tera vuajti denimin ne Burrel. Por nuk mundi ta shihte te lire. Kur Yzedini mbushi vitin e 15-te te denimit, Dude Haznedari nderroi jete pa mundur ta takonte. Yzedini, pasi perfundoi gjimnazin ne Shkoder ne vitin 1940, filloi studimet universitare ne Firence te Italise per ekonomi. Nga fundi i vitit 1942, si shume studente te tjere, kthehet ne atdhe per te dhene ndihmesen ne luften antifashiste. Ne formimin e Qeverise Demokratike provizore me 1944 ne Berat emerohet ekonomist ne seksionin e Finances ne Komitetin Ekzekutiv. Ne prill 1945 zgjidhet delegat i rinise se qytetit Berat ne Kongresin e dyte te Bashkimit te Rinise Antifashiste (BRA). Ketu fillon tragjedia e jetes. Ne dhjetor 1947 arrestohet dhe denohet me akuzen armik i popullit me 20 vjet burg. Pas nje viti arrestohet perseri, (mbase nuk u tregua mirenjohes duke i sherbyer partise si shperblim per uljen e denimit), dhe ne vitin 1951 ai denohet perseri per vuajtjen e denimit te meparshem. Yzedini vdiq ne korrik 1992. E filloi jeten si patriot antifashist, e mbylli si antikomunsit i palekundur.

Tregon kusheriri Etmir Berati

“Dudja flijoi veten ne emer te dashurise per vellain”, tregon Etmir Berati, nje i aferm i familjes. Mbi cdo kenaqesi, deshire, enderr te jetes se saj ne emer te dashurise per vellane zgjodhi vetmohimin. Zbatoi diktaturen ndaj vetes, e bindur se ne kete menyre do te lehtesonte sadopak vuajtjet e vellait te denuar dy here ne burgjet e diktatures komuniste. Bukuria e saj e rralle, fjala dhe shpirti i saj i bute,misheronte vjazen e virtytshme, Duden. Gjate pesembedhjete vjete burg qe vuajti i vellai i saj, e shnderroi per se gjalli ne nje heroine te heshtur. Ajo refuzoi disa here te behej bashkeshorte, te krijonte familjen e te lumturohej duke u bere nene. Enderronte te lumturohej shume here kur nga goja e niperve apo mbesave do te degjonte me pare fjalen halle. Ajo e ndjente dhe jeta e kishte provuar se duke u bere me pare nene, kur vellai ishte ne burg, ajo do te humbiste dicka, pak apo shume, mbase edhe gjithcka, nga dashuria e perkushtimi ndaj vellait. Ate nate dhjetori, pas asaj dite ogurzeze ne syte e saj ishte shfaqur vula e deshperimit te pashlyeshem. Dudja, kur vellai Yzedini u burgos per here te dyte me 1951, u betua mbi varrin e nenes se vet, Bules, se do te ishte nje moter e denje, por edhe nje nene e madhe. Ajo qe dikur jeta e kishte premtuar celesat e “Parajses”, tani per vite te tere do te mbante celesat e “Ferrit”, por me dinjitet. Nje nga bashkevuajteset dhe bashkeudhetaret e saj per ne burgun e Burrelit, tregon: “Pasi zbritem nga kamioni qe do te vazhdonim rrugen per ne Bulqize, marrim te perpjeten per ne qender te Burrelit. Para se te shkonim ne burg qe te rregjistronim emrat vendosem te hanim dreke ne nje restorant. Futemi te gjithe bashke dhe pa zene vend mire Dudja na thote: “hani ju, une do te kthehem pas pak”. Ajo nuk u kthye ne restorant. Ne u ngutem, dolem jashte dhe u takuam perseri me Duden. Mbante ne dore vec torbave me ushqim qe kishte sjelle per vellane, nje leter qese me molle. Sa na pa, na pyeti:- “Nga sa paguat per dreken”.- “Nga dyzet leke u pergjigjem nje zeri”.- “Kurse une tek kasaxhiu pagova pesembedhjete leke dhe me njezetepese leke qe me tepruan bleva edhe molle per Yzedinin”, shtoi. Kush doli me i fituar, une apo ju?”. Per cdo vit dymbedhjete muaj dhe per cdo muaj qindra kilometra rruge bente Dudja vajtje-ardhje nga Berati ne Durres e nga Durresi ne Burrel e gjithe ku i degedisnin te burgosurit. Niseshin qe pa gdhire, disa motra tek disa vellezer te burgosur, hipnin e ne karroceri te kamioneve apo sipas rastit ne kabine pas shoferit apo shofereve, se ata ishin te ndryshem. Ajo shkonte me shpresen se nga kamarja e asaj porte te mallkuar, ose matane brezave te rrethuar me tela me gjemba te kampit te stermundimit, nga larg do te shihte fytyren e vellait. Ajo lumturohej ku nepermjet asaj kamare apo atyre telave do te thithte buzeqeshjen e hidhur te vellait te shtrenjte. Por nuk arriti dot ta takonte te lire.

Konaku i nene Zilies, strehe per vizitoret e burgut

Ne hyrje te Burrelit nje grua e quajtur Zelie i ndihmonte here pas here udhetaret e larget. E kishte shnderruar shtepine e saj ne konak per vizitoret e burgut. Nje here ne shtepine e nene Zelies ishin grumbulluar shume bujtes. Ate nate vende per te fjetur te gjithe nuk kishte, as mbulesa. Atehere Duduja edhe pse ishte errur iu drejtua te pranishmeve qe ndodheshin ne konak: “Kete radhe me takon mua te shkoj lart ne Burrel ne hotel per te fjetur”, dhe doli. Ne te vertete thote motra Diana ajo kishte gdhire gjithe naten perjashte, mbledhur kruspull nen strehen e catise, se nuk kishte leke te flinte ne hotel.

Motra qe shet pajen per vellane

Per vite me Radhe Duduja, cdo te shtune dilte pazari, mbulontekoken me nje burulluk, shiste plackat e shtepise qilima, batanije, velenxhat, sixhadet flokjet e orendite shtepiake. Pastaj i erdhi radha pajes se saj. Ajo tashme kishte mbledhur mendjen e mbetur fillikat, te gjithe qenien e saj e pershkonte dashuria e perkushtimi ndaj te ardhmes se vellait. Kuptimi i jetes se saj permblidhej ne nje fjale te vemte, Yzedin. Duduja gjithe diten punonte me makine qepese per te siguruar shpenzimet qe duheshin per te perballuar burgun e vellait. Nuk njihte pushim, vetem kur keputeshin krahet e mpiheshin kembet, pushonte zhurma e makines.

Cezma qe rrjedh lotet e mi

Ne nje nga keto dite Duduja therret Lemanin, nje kusheriren e vet dhe i lutet. “Te ndertojne nje cezme ne oborr. Sa here ta hapni te me kujtoni. Uji qe do te rrjedhe prej saj jane lotet e mi qe kam derdhur per vellane”. Ky ishte amaneti i fundit i Duduse. Ajo u nda nga kjo bote para se vellai t’i kthente shpinen deres se burgut. Nuk arriti te realizonte endrren e saj, te shohe te vellane te lumtur ne vatren e tij familjare dhe vete te lumturohej kur t’i therrisnin halle. Ajo, duke u shkrire ne flaken e dashurise per vellane, mori me vete dhimbjen e atyre pesembedhjete vjeteve, mijera dite vetmie e nete lotesh. Dhe ne keto kalvare dashurie lotesh figura e saj u rrit deri ne nje mase heroine, por te heshtur.

Kategori
Uncategorized

“Si e ekzekutuan vëllanë tim para naftëtarëve të Patosit”


——————————————————————————–

Dashnor Kaloçi

I vetmi që mundi të shpëtonte nga familja jonë në atë kohë pa u internuar, ishte ëllai im, Qaniu, i cili qëndroi në arrati nëpër male për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik që pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu së bashku me dy shokët e tij intelektualë të njohur që ishin diplomuar në Perëndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në Republikën Federale Gjermane. Në këtë kohë, vëllai tjetër, Rrushiti, pasi bëri pesë vjet internim me gjithë familjen e tij në Krujë, u lirua dhe shkoi në Patos ku filloi punë si punëtor në një nga ndërrmarjet e Naftës të asaj zonë. Por ajo punë nuk zgjati shumë se pas pak ditësh atë e nxorrën përpara kolektivit dhe i bënë një demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator që kishte shkuar aty për të djegur puset e naftës. Në fund të asaj mbledhje kur të gjithë prisnin që Rrushitit t’i viheshin hekurat, ndodhi diçka tjetër akoma më e kobëshme. Një nga oficerët e Sigurimit me gradën e togerit (L.S.) nxorri pistoletën nga brezi dhe e qëlloi tre herë pas koke, duke e lënë Rrushitin të vdekur në vënd, aty përpara të gjithë naftëtarëve që ishin në atë mbledhje”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për “Gazetën”, është 82-vjeçari Haziz Toro me banim në qytetin e Fierit, i cili rrëfen të gjithë historinë tragjike të familjes së tij me origjinë nga Kurjani i Mallakastrës, që për afro gjysëm shekulli me radhë u masakrua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Po kush është, Haziz Toro, cila është e kaluara e familjes së tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut dhe në periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë? Përse regjimi komunist që erdhi në fuqi në fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesëtarëve të asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri në shëmbjen e regjimit komunist?

Torot, mbështetës të Monarkisë

Haziz Toro u lind në vitin 1920-të në fshatin Kurjan të Mallakastrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Një ndër burrat më të dëgjuar të asaj familje, ka qenë Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-të dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Turqi ku dhe u diplomua në Jurisprudencë. Në atë kohë që Emini studjoi në Turqi, po në degën e Jurisprudencës të Universitetit të Stambollit, ishte dhe një nga kushërinjtë e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera, Salihu u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1921 ai u thërrit në Tiranë dhe u caktua në funksionin e Kryetarit të Degës Civile në Gjykatën e Diktimit, siç quhej Gjykata e Lartë asokohe. Në vitet e fundit të jetës, Emini u kthye në vëndlindjen e tij në Mallakastër ku dhe ndërroi jetë rreth viteve të para të shekullit të kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, të cilët pas vdekjes së të jatit, u morën me administrimin e pasurisë së familjes së tyre që ishte mjaft e madhe. Nga të dy djemtë e Emin Toros, vetëm Rizai bëri emër të madh pasi u mor me politikë dhe në atë kohë ka qenë tepër i njohur në të gjithë krahinën e Mallakastrës. Ndërsa djali tjetër i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua për Financë në Turqi, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, shërbeu si toger i Financave në doganën e fshatit Bllatë të Prefekturës së Dibrës. Rizai që ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe të tre vëllezërit, studjuan e u diplomuan në shkollën Teknike amerikane të Harry Fultzit në Tiranë. Ndërsa pas diplomimit në atë shkollë, Qaniu me Rrushitin filluan punë të ndryshme, në fundin e viteve ’30-të, Hazizi fitoi një të drejtë studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi në Itali ku u regjistrua në Fakultetin e Agronomisë pranë Universitetit të Bolonjës. Por pas mbaroi vitin e parë me rezultate shumë të mira, Hazizi i ndërpreu mësimet dhe u kthye në Shqipëri, me synim për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste.

Familja Toro e gjitha me Luftën

Gjatë periudhës së Luftës, në vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bëhej rreth 12 shtëpi, u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Ajo familje në atë kohë kishte miqësi të ngushtë me disa nga shtëpitë e para të Mallakastrës, si atë të Bektash Bej Çorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Çorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirët, Klosët etj. Po kështu përveç këtyre familjeve të njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirë miqësinë e saj edhe me familje të tjera të njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atë të Ali Maliq Agollit në Dibër. Lidhur me këto e qëndrimin e asaj familje gjatë periudhës së Luftës, 82-vjeçari Haziz Toro, dëshmon: “Që në prillin e vitit 1939-të, e gjithë familja jonë e shprehu hapur indinjatën kundër pushtimit fashist të vëndit dhe aty nga viti 1942, vëllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit të Parë partizan të krahinës sonë të Mallakastrës, duke u emëruar dhe komandant i atij formacioni të armatosur. Në atë kohë në përbërje të atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckën, të cilët më pas u bënë udhëheqës kryesorë të formacioneve më të mëdha të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Gjatë periudhës së Luftës, familja jonë kishte disa hasmëri të vjetra me familjen e Isa Toskës dhe ato u shtuan akoma dhe më shumë, pasi vëllai ynë, Qaniu, doli në mal në krye të Grupit të Parë partizan të Mallakastrës. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbështetjen e italianëve, shfrytëzoi rastin dhe na i dogji shtëpitë tona në fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrëveshjen e Mukjes dhe filloi përplasja e hapur në mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonë u tërhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kësaj ne mbajtëm anën e forcave nacionaliste dhe vëllai ynë, Qaniu, qëndroi me disa forca nacionaliste ku bënte pjesë dhe Ismail Çorushi, të cilat kishin ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me partizanët”, kujton 82-vjeçari Haziz Toro, lidhur me periudhën e Luftës, ku familja e tij mbajti anën e forcave nacionaliste.

1945, internimi i Torove

Menjëherë pas mbarimit të Luftës, regjimi komunist që erdhi në fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atë me të gjitha mënyrat. Lidhur me këtë, Haziz Toro dëshmon: ” Menjëherë pas mbarimit të Luftës, që në dhjetorin e vitit 1944, familja jonë u gjend nën terrorin e komunistët që erdhën në pushtet, të cilët menjëherë filluan hakmarrjen ndaj familjes sonë. Që në fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht në qytetin e Krujës, ku bashkë me shumë familje të tjera, na mbanin nën kontroll të vazhdueshëm. I vetmi që mundi të shpëtonte nga familja jonë në atë kohë, ishte ëllai im, Qaniu, i cili qëndroi në arrati nëpër male për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik që nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanët dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qëndroi disa kohë nëpër male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu së bashku me dy shokët e tij intelektualë të njohur që ishin diplomuar në Perëndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në Republikën Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-të, Qaniu u inkuadrua në rradhët e Kompaninisë 4000, e cila ishte instaluar në disa kodrina në periferinë e qytetit të Mynihut. Ajo kompani që kishte një efektiv prej 4000 personash nga të gjitha vëndet e Europës Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarë, të cilët stërviteshin nga anglo-amerikanët për të zbarkuar në Shqipëri. Qaniu qëndroi në atë kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhëtisë që kishte bërë, Kim Filbi, agjenti britanik që punonte për sovjetikët. Pak kohë më vonë, vëllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos në SHBA-ës ku jetoi deri në vitin 1982″, kujton Haziz Toro atë kohë pas mbarimit të Luftës, kur komunistët filluan hakmarrjen ndaj familjes së tyre dhe i internuan në qytetin e Krujës.

Ekzekutimi i Qaniut në Patos

Deri aty nga viti 1950-të, familja Toro vazhdonte të qëndronte në internime së bashku me shumë familje të tjera të cilat komunistët i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por në vitin 1950-të, kur Qani Toro u inkuadrua në formacionet e bazave ushtarake që stërviteshin nga anglo-amerikanët për t’u hedhur si diversantë në Shqipëri, ndaj asaj familje filloi një goditje akoma dhe më e ashpër. Lidhur me këtë, Haziz Toro dëshmon: “Në fillimin e vitit 1950-të, pasi plotësuam pesë vjetëshin e parë të dënimit në internim, ne na hoqën nga Kruja dhe na internuan përsëri duke na shpërndanë nëpër vënde të ndryshme. Mua me gjithë familjen time më çuan në Kalanë e Porto-Palermos, ndërsa vëllai tjetër, Rrushiti, pasi u lirua shkoi në Patos, ku filloi punë si punëtor në një nga ndërrmarjet e Naftës të asaj zonë. Por ajo punë nuk zgjati shumë, sepse si duket iu mësua biografia që ai nuk e kishte treguar. Pas kësaj Rrushitin e nxorrën përpara kolektivit ku kishte filluar punë dhe i bënë një demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator që kishte shkuar aty për të djegur puset e naftës. Në fund të asaj mbledhje kur të gjithë prisnin që Rrushitit t’i viheshin hekurat, ndodhi diçka tjetër akoma më e kobëshme. Një nga oficerët e Sigurimit të Degës së Brendshme të Mallakastrës, i cili mbante gradën e togerit, (L.S.) nxori pistoletën nga brezi dhe e qëlloi tre herë pas koke, duke e lënë Rrushitin të vdekur në vend, aty përpara të gjithë naftëtarëve që ishin në atë mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi të gjithë ata puntorë që i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjëri nuk mund të reagonte pasi i gjithë vëndi ishte i rrethuar që më përpara nga forca të shumta policore”, kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike të vëllait të tij, Rrushitit, në fillimin e vitit 1950, kur atë e ekzekutuan barbarisht në sy të naftëtarëve në periferitë e qytezës së Patosit.

Burgoset Çezari, Qazimi e Ylviu

Vrasja barbare e Rrushit Toros në atë kohë, e rëndoi akoma dhe më shumë gjëndjen e fisit të tij, pasi të gjitha familjeve Toro që në atë kohë ishin të internuara, u përmëndej shpesh duke u thënë se kishin një njeri të pushkatuar nga Partia. Lidhur me këtë, Haziz Toro, dëshmon: “Pas vrasjes së Rrushitit, unë qëndrova i internuar në Porto-Palermo,deri në vitin 1956. Në atë vit, mua më çuan në fshatin Plug ku dhe u krijova familje duke u martuar me vajzën e Ali Maliqit (Agollit) me të cilët ne kishim miqësi të vjetër. Në atë fshat ne qëndruam të internuar deri në vitin 1967 dhe në atë vit ne na liruan nga internimi e na kthyen në fshatin tonë Kurjan. Në atë kohë aty u grumbulluam të gjitha familjet e fisit tonë që kishim qenë nëpër internime. Edhe në fshatin tonë Kurjan, ne na çuan si të internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe më e fortë pasi aty na njihnin të gjithë. Si rezultat i kësaj, aty nga viti 1976, regjimi komunist filloi edhe një goditje tjetër ndaj familjes sonë. Në atë vit u arrestua nipi im, Çezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte në kooperativë dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dënimit të Çezarit, u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushëririt tim të parë. Hakmarrja e komunistëve ndaj familjes sonë nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg politik, edhe një kushëri tjetër i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Çezarin dhe Qazimin në kampin e Spaçit, ku të tre vuajtën dënimet deri aty nga viti 1986”, kujton Haziz Toro atë kohë kur u burgos, nipi i tij, Çezari dhe dy kushërinjtë e tjerë: Qazimi dhe Ylviu.

Vazhdon persekutimi i familjes

Edhe pas daljes nga burgu të Çezarit, Qazimit dhe Ylviut, persekutimi dhe lufta e klasave ndaj asaj familje të njohur mallakastriote vazhdoi përsëri deri në rrëzimin e regjimit komunist në fillimin e viteve 1990-të. Në atë kohë e gjithë familja Toro, i mbështeti pa rezerva ndryshimet demokratike që u bënë në vënd dhe djemtë e asaj familje filluan të integroheshin disi në jetën shoqërore. Në atë kohë, djali i Hazizit, Kastriot Toro, që kishte lindur në vitin 1957 dhe kishte punuar rreth 18 vjet në koperativë, me sakrifica të mëdha mundi që të shkollohej duke mbaruar studimet e larta. Lidhur me këtë, Hazizi dëshmon: “Djali im, Kastrioti, u diplomua si oficer dhe shërbeu në organet e Ministrisë së Rendit, duke u punuar si Shef-Qarkullimi dhe Shef Rendi në qytetin e Peshkopisë. Duke pasur rezultate të larta në punë, ai u dërgua dhe bëri disa specializime jashtë vëndit dhe kur u kthye u emërua me detyrën e Shefit të Komisariatit në rrethet e Mallakastrës dhe të Lushnjes. Në ato qytete ai shërbeu deri në fillimin e vitit 1977 kur filluan trazirat për shkak të rënies së firmave piramidale. Në atë kohë ai pati disa kërcënime nga bandat e armatosura që kishin mbështetjen e disa segmenteve të majta, të cilat i bënë dhe një atentat duke e qëlluar me snajper nga pallatet që ndodheshin përballë Komisariatit të Lushnjes. Kastrioti shpëtoi për mrekulli nga që ishte në një makinë të blinduar dhe pas kësaj ai u detyrua e u largua përfundimsiht nga Shqipëria së bashku me gruan e fëmijët”, e mbyll rrëfimin e tij, 82-vjeçari, Haziz Toro, lidhur me persekucionin e familjes së tij, i cili filloi që në vitin 1945 dhe për të, vazhdon ende.

Kategori
Uncategorized

30 gratë e dënuara dhe 18 të rinjtë e pushkatuar nga regjimi

Ajo ishte vetëm 25 vjeçe kur u dënua me 10 vjet burgim, por me një akuzë shumë të rëndë; armike e pushtetit. Bardha Bici, vajza e bajraktarit Gjon Marka Gjoni, e kishte vulën e vuajtjes të skalitur në origjinën e saj. Pasi vuajti dënimin, bashkë me familjen u internua deri në vitin 1990.

 30 gratë e dënuara dhe 18 të rinjtë e pushkatuar nga regjimi

30 gra të dënuara gjejmë në librin e Tomor Alikos “Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar”, si dhe 18 të rinj të pushkatuar që në vitet e para të çlirimit. Lista e të rinjve është më e gjatë. Janë 138 të rinj, që në kohë të ndryshme vuajtën burgimin se kishin ide jo komuniste.

Akuza
Ajo ishte vetëm 25 vjeçe kur u dënua me 10 vjet burgim, por me një akuzë shumë të rëndë; armike e pushtetit. Bardha Bici, vajza e bajraktarit Gjon Marka Gjoni, e kishte vulën e vuajtjes të skalitur në origjinën e saj. Pasi vuajti dënimin, bashkë me familjen u internua deri në vitin 1990.

➡️ Si armike të pushtetit u dënuan dhe Azize Ferhati, Dylbere Zeneli dhe Makbule Frashëri. ➡️ Për agjitacion e propagandë, një akuzë fare lehtë e përdorshme, u dënuan Shega Këlcyra, Adile Buletini, Ana Daja, Fatime Dega, Tefta Tasi, Zybejte Alizoti, Drita Ahmeti, Fatbardha Qorri, Afërdita Starja, Bice Pistuli, Beatriçe Berati dhe Behije Zdrava, që bënë relativisht nga 4 deri në 10 vjet burg.

Por pushteti nuk kursente as të vegjlit, që s’e kishin mbushur moshën.

➡️ Donika Doko, motra e Bujar Dokos, u arrestua vetëm kur ishte 14 vjeçe, por pas dy vjetësh burg u lirua me kusht për arsye të moshës.

➡️ Në listën e akuzave të grave ishte dhe ajo e tentativës për arratisje, siç u dënuan Qerime Bome dhe Jolanda Karbunara, apo Sanie Doko, e ëma e 14-vjeçares së burgosur që u dënua me akuzën si strehuese e të arratisurve.

Jashtë
Kur e kujtojnë pas kaq kohësh se si kanë jetuar në atë periudhë, mundohen ta heqin nga mendja. Të mbyllura në rrethin e pashmangshëm të kujdesit nga gjithçka e gjithkush, ato shumë halle i bluanin natë e ditë me veten.

Bashkëshortin e kishin në burg për arsyen e mirënjohur tashmë, arsyen pa arsye, agjitacion e propagandë, ndërsa të vetme duhet të përballonin presionet e frontit, spiunllëqet dhe frikën se çdo të ndodhte me fëmijët e tyre.

➡️ Liri Beliu është njëra nga gratë që kanë vuajtur mbi shpinë terrorin komunist. I shoqi, Eqerem Beliu (Mëniku) mbahej si njeriu i urtë i lagjes. Ashtu të dobët, me sytë që flisnin shumë, me zërin e avashtë, por bindës, e kujtojnë edhe sot të gjithë burrin që s’kish bërë kurrë asgjë të keqe në jetën e tij, por që mbarte një vulë nga pas, vulën e të qenurit biri i Mahmut Mënikut, i ekzekutuar me vdekje më 1946, si një nga anëtarët e Bashkimit Demokrat. Këtë fakt komunistët s’mundën ta harronin.

➡️ Eqeremi u dënua me akuzën agjitacion e propagandë. Nëna dhe gruaja e tij kishin dëgjuar për rrahje e tortura nga më të tmerrshmet në burg, madje dhe për helmime brenda qelive, dhe shoqja bashkë me nënën zemërdjegur për të dytën herë, kalonin netët pa gjumë, a thua se mund të largonin nga shtëpia ogurin e zi. Dy djemtë e tij në moshë fare të re, ndjeheshin të kërcënuar çdo ditë. I mjaftonte vetëm një sebep i vogël frontit për të të degdisur në kampe internimi apo edhe për të futur në burg me akuzën standarde. Për vite me radhë deri sa i shoqi doli nga burgu, jeta e Lirisë ishte ferri tokësor. Eqerem Mëniku u shua vitet e para të demokracisë nga një sëmundje që iu instalua në shpirt birucave çnjerëzore të komunizmit.

Kujtime
Në kujtimet e shkruara nga Agim Musta, autor i shumë librave me kujtimet rrëqethëse nga burgjet e tmerrshme të kohës së komunizmit, vjen e përshkruar vuajtja e grave të dënuara. Terrori komunist në Shqipëri nuk kurseu as gratë shqiptare, të cilat u dënuan me internime, burgje dhe deri te dënimet kapitale. Referuar kujtimeve qysh në kohën e luftës, u pushkatua në Ramicë të Vlorës më 1944, Ramize Gjebrea, një nga luftëtaret e para antifashiste, që shquhej për zgjuarsi dhe guxim.

➡️ Mbas vendosjes së diktaturës komuniste u arrestuan shumë gra, që regjimi i Enver Hoxhës i kishte vënë në shënjestër, si Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, Musine Kokalari, Qefsere Begeja, Hava Golemi, Dhora Leka, Marije Medicina e shumë të tjera, që u dënuan me burgime të rënda. Me mijëra gra të tjera vuajtën në kampet shfarosëse të internimit, si në Tepelenë, Levan, Seman, Gradisht, Plug…

➡️ Në shtator të vitit 1951 u pushkatua anëtarja e Institutit të Shkencave të Shqipërisë, Sabahete Kasimati, nga Libohova, e diplomuar në Francë për shkencat biologjike, e akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

➡️ Më 1956 u pushkatua Liri Gega, ish-anëtare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare gjatë kohës së luftës, megjithëse ishte shtatzënë. Gratë e burgosura mbaheshin në kushte çnjerëzore, nëpër qeli e burgjeve, duke mos përjashtuar as burgun shfarosës të Burrelit. Më 1957 ato u grumbulluan në burgun e artizanatit, në periferi të Tiranës.

Më 1961 për herë te parë u krijua në afërsi të Kuçovës kampi me punë të detyruar për gratë. Në një barakë shumë të keqe dhe mjaft të ngushtë, vendosen 60 gra të dënuara politike. Ato punonin në bujqësi e shpyllëzim. Për thyerjen më të vogël të rregullores ose mosplotësimin e normës së punës, ato lidheshin me hekura dhe torturoheshin nga gardianët.

Më 1970 kampi u shpërngul në katundin Kosovë të Dumresë, 50 km në jugperëndim të Elbasanit. Kampi ishte vendosur në një gropë që i ngjante kraterit të vullkanit, ku në verë temperaturat mbërrinin gjer në 45 gradë C. Përveç grave shqiptare, në këto kampe kishte edhe shumë gra të huaja, të martuara me burra shqiptarë, si italiane, jugosllave, ruse, hungareze, polake, gjermane, franceze, të ngarkuara me dënime të rënda. Në kampin e Kosovës mbi 110 të dënuara detyroheshin të punonin në bujqësi dhe grumbullim gurësh.

MARIE TUÇI

Lindur në 1928 në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane, Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.

MARTA DODA

Lindur në Austri, 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqiptare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 në agoni të jetës së saj.

HAVA GOLEMI

Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht, por ajo qëndroi burrëreshë. Lirohet nga burgu në vitin 1957.

SHANISHA DOSTI

Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966, më pas internohet deri në vitin 1990.

RITA KOÇI (KOKA)

Lindur në Tiranë, 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm, i mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.

MARIE MEDICINA

Lindur në Korçë më 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekjeë për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet me 25 vjet burgim, lirohet në vitin 1966.

MESHAN ÇINIU

Lindur në Delvinë, 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me 20 vjet burg për tentativë arratisjeje. Lirohet në vitin 1962.

 

Nr.3006, datë 23.11.1959

MBI AMNISTINE ME RASTIN E 15-VJETORIT TE ÇLIRIMIT TE SHQIPERISE

Me rastin e 15-vjetorit të çlirimit të Atdheut, duke marrë parasysh forcimin e mëtejshëm të rendit shoqëror dhe shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe me qëllim që t’u lehtësohet vuajtja e dënimit shtetasve që kanë kryer krime si dhe t’u jepet mundësia atyre për të marrë pjesë efektivisht në ndërtimin e socializmit në vendin tonë,

Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbështetje të nenit 58 të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, me propozimin e Qeverisë.

VENDOSI:

1) Amnistohen të gjithë personat e dënuar me heqje të lirisë gjer në 5 vjet, ose me punë korrektonjëse, gjobë, humbjen e të drejtave, humbjen e nëpunësisë; ndalimin e ushtrimit të një veprimtarie të caktuar ose të një mjeshtërie, qortim shoqëror si dhe personat e dënuar me kusht.
2) Amnistohen të gjithë personat e dënuar për krime ushtarake.
3) Amnistohen të gjithë personat e dënuar që janë në moshë gjer në 16 vjeç dhe u falet gjysma e dënimit të pavuajtur personave që janë me moshë nga 16 gjer në 18 vjeç.
4) Amnistohen të gjitha gratë e dënuara që janë me moshë 45 vjeç e lart.
5) Amnistohen të gjitha gratë e dënuara, që kanë fëmijë me moshë gjer më 10 vjeç.
6) Amnistohen të gjitha gratë e dënuara që janë shtatzënë.
7) Amnistohen të gjithë të dënuarit burra që janë në moshë 60 vjeç e lart, me përjashtim të personave që kanë kryer krimet e parashikuara nga neni 77 i Kodit Penal.
8) U falet 1/4 e pjesës së dënimit të mbetur pa vajtur të gjithë personave të dënuar me më tepër se 5 vjet heqje lirie.
9) U falet 1/3 e mbetjes së dëmshpërblimit në të holla personave, të cilët në bazë të vendimit të gjykatës i detyrohen shtetit për dëmet e shkaktuara nga krimet e kryera.
10) U kthehet e drejta elektorale të gjithë personave të dënuar me humbjen e kësaj të drejte dhe që më parë e kanë vuajtur ose u është falur dënimi kryesor.
11) Pushohen ndjekjet penale për të gjitha çështjet hetimore dhe për të gjitha çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjer në datën e shpalljes së këtij dekreti, për të cilat nga ligja parashikohet një dënim gjer në 5 vjet heqje lirie, ose çdo lloj dënimi tjetër më i butë si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me pikat 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 të këtij dekreti.

PER PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR
TE REPUBLIKES POPULLORE TE SHQIPERISE

SEKRETARI KRYETARI
Sami Baholli Haxhi Lleshi

shifrat e diktatures

GRate e denuara

1 MARIE TUÇI
2 MARTA DODA
3 HAVA GOLEMI
4 SHANISA DOSTI
5 MESHAN ÇINIU
6 AGIME PIPA
7 RITA KOÇI
8 MARIE MEDICINA
9 DRITA KOSTURI
10 VERA DEMA
11 BARDHA GJON MARKU
12 AZIZE FERHATI
13 SHEGA KËLCYRA
14 ADILE BULETINI
15 QERIME BOME (STARJA)
16 ANA DAJA
17 DYLBERE ZENELI
18 FATIME DEGA
19 JOLANDA KARBUNARA
20 MAKBULE FRASHËRI
21 TEFTA TASI
22 ZYBEJTE ALIZOTI
23 SANIE DOKO
24 DONIKA DOKO
25 DRITA AHMETI
26 FATBARDHA QORRI
27 AFERDITA STARJA
28 BICE PISTULI
29 BEATRICE BERATI
30 BEHIJE ZDRAVA

TE RINJ TE PUSHKATUAR

ISUF LAÇI
Lindur në Gur të Bardh Mat më 1926. Në vitet 1943-1944, anëtar i rinisë së Ballit Kombëtar. Më 3 nëntor ’44 pushkatohet nga partizanët.

TAQO KOÇI
Lindur në Labovë më 1922. Në vitin 1945 arrestohet si antikomunist dhe dënohet nga gjykata me pushkatim.

NAMIK MEMEQEJA
Lindur në Berat, 1922. Arrestohet në vitin 1944 dhe pushkatohet një vit më vonë. Anëtar i qarkorit të Ballit.

RESUL DALLANI
Lindur në Berat, 1923. Anëtar i qarkorit të rinisë së Ballit. Arrestohet dhe pushkatohet më 1944.

MUHAMET PRISHTINA
Djali i patriotit Jahja Prishtina, themelues i komitetit për mbrojtjen kombëtare të Kosovës, u pushkatua.

SAMI BARDHA
Sami Bardha, lindur në Konicë, më 1925. Pjesëtar i organizatës Balli Kombëtar. Më 1950 vjen në Shqipëri me mision, por kapet dhe torturohet dy vjet në hetuesi. Më 1953 e pushkatojnë.

FADIL DIZDARI

Lindur në Kavajë më 1928. Arrestohet dhe pushkatohet më 1951 me akuzën e bombës së ambasadës sovjetike.

RIZ METALIA

Lindur në Dragobi më 1941. Arrestohet më 1960 bashkë me dy vëllezërit dhe dënohet me pushkatim për shkak të arratisjes së babait.

XHELAL KOMPRENCA

Lindur në Tiranë më 1932. Arrestohet dy herë nga 10 vjet dhe më 1978 i dërgon letër Komitetit Qendror, ku quan Enver Hoxhën, diktator. Pushkatohet.

ZALO XHAMAQI

Ish-sekretar i trupit gjykues kur u dënua opozita e parë, dhe më pas u puq me Bashkimin Demokrat. U dënua me pushkatim në 1946.

ISA MENA

Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 15 vjet për tentativë arratisjeje. Në vitin 1961 tentoi sërish arratisjen, por mbeti i vrarë.

KASEM ZHUPA

Arratiset më 1945 në Itali. Pak vite më pas vjen me mision në Shqipëri, por kapet nga sigurimi dhe më 1949 dënohet me pushkatim.

VILSON BLLOSHMI

Poet dhe mësues. Arrestohet më 1977 dhe dënohet me pushkatim për poezitë e tij.

GENC LEKA

Poet dhe mësues. Arrestohet më 1977 dhe dënohet me pushkatim për poezitë e cilësuara kundra pushtetit.

 

AUSCHWITZI SHQIPTAR – MOS TË HARROJMË, QË MOS TË PËRSËRITET

Po bëhen tashmë afro 15 vjet demokraci dhe të vërtetat në vend që të shkojnë drejt sqarimit po ngatërrohen gjithnjë e më shumë. Një ndër të vërtetat më të dukshme, çuditërisht po vonon më shumë se gjithçka tjetër të ndriçohet. S’po meret vesh, a pat gjenocid apo jo në Shqipëri?

Këtë ende s’e kemi sqaruar. Politikanët thonë se ajo po i takoka historianëve. Mirëpo edhe këta te fundit, “krejt pa faj”, po e përcjellin tek gjuhëtarët. Them “krejt pa faj”, sepse duke i hedhur sy një fjalori dinjitoz prej mijëra faqesh të Gjuhës Shqipe, syri të ndalet tek faqja 610, ku lexon: “Gjenocid – është shfarosja e plotë a e pjesëshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare, që bëhet nga imperialistët për qëllime kriminale.”

Kështu del që, përderisa tek ne nuk kishte imperializëm, s’patëm as gjenocid. Mirëpo, kur i hedh një sy një tjetër fjalori, tashmë vetë ai “imperialist”, pra Garzantit të madh, syri të ndalet në faqen 743, ku lexon “Gjenocid – krimi që synon të shfarosë, me metoda të organizuara, një grup etnik apo fetar.”

Atëherë fillon e mendon disi më ndryshe.

Tashti përfundimi sikur bëhet më i lehtë, duan apo s’duan historianët e gjuhëtarët.

Çfarë ndodhi me Klerin Katolik Shqiptar?

Ja një tabelë fare e shkurtër:

Nga të gjithë ata që diktatura gjeti gjallë e në këmbë, rezulton se:

1-Janë pushkatuar 32 klerikë (14%)

2-Janë mbytur ndër tortura 25 klerikë (10%)

3-Janë Burgosur dhe internuar 122 klerikë (53%)

4-Janë detyruar të arratisen ose s’janë lejuar të kthehen në atdhe 23 klerikë (14%)

5-Janë perjashtuar nga shërbimi 13 klerikë (4%)

6-Kanë vdekur në ankth e dhimbje pjesa e mbetur 16 klerikë ( 5%)

Pra të gjithë, u asgjësuan 100%

Ndoshta s’kemi prapë gjenocid. Le ta studiojnë në të ardhmen historianët, pasi ta kenë korrigjuar fjalorin gjuhëtarët.

Ndoshta është kjo tjetra. “Nuk ka të verbër me të madh se ai që nuk do të shohë.”

E pse jo, ndoshta edhe mllefi vazhdon sërish. Madje edhe johistorianët apo jogjuhëtarët, kërcenohen se po merren me zhvarrosjen e eshtrave të të vdekurve, po ngjallin kujtimet e të vrarëve apo po baltosin dëshmorët e luftës, duke kujtuar pasluftën.

I vranë fizikisht, i baltosen moralisht, por duan t’i vrasin sërish për të dytën herë, edhe me harresën e tyre. E meqë tjerët po i harrojnë për gjithmonë, e gjatë gjithë vitit, le t’i kujtojmë ne, vetem në një ditë, në këtë që po quhet

“Dita e Kujtesës”

Çfarë ndodhi gjatë asaj diktature tëe tmerrshme 50 vjeçare?

Skenarët ishin mjaft tronditese. U zbuluan Organizata terroriste. U gjetën armë në Kisha dhe altare.U zbuluan vrasje të organizuara të aktivistëve komunistë nëpër Qela e Famulli. Çfarë nuk u gjet e nuk u zbulua. E rëndësishme është se u pushkatuan të gjithë, si ata që iu gjetën, ashtu edhe ata që i futën ato armë në Kisha e altarë; si ata që i organizuan, ashtu edhe ata që i zbuluan ato Organizata terroriste; si ata që i kryen ashtu edhe ata që i zbuluan ata “vrasje të shëmtuara” afër Qelave e Famullive.

Prandaj, s’është për t’u çuditur nëse historianët e ardhshëm do të gjejnë bashkë ata që kujtojmë e nderojmë sot, me ata që e sollën këtë ditë kujtimi.

Sa për t’ua kujtuar atyre, po përmend se, së bashku me Faustin, Dajanin e Shllakun, Gjinin, Prendushin e Harapin, Shantojën, Zadejën e Gazullin e dhjetëra e qindra tjerë do të gjejnë edhe Koci Xoxen, Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, Feqor Shehun, Pjerin Kçirën e Xhemal Selimin, Toger Babën, Zoi Themelin, e dhjetëra e qindra të tjerë Do të gjejnë edhe dëshmitarët që kishin punuar e luftuar aq shumë për atë çlirim vetëvrasës të Shqipërisë si, Riza Dani, Kolë Prela, Gjergj Kokoshi, D. Luigj. Pici e sa të tjerë që nuk mund ta mohonin të vërtetën dhe i dolën zot ashtu siç do të gjejë edhe ata që shpifën”. E natyrisht edhe ata, avokatët, që mjerisht deshën të mbrojnë pafajësinë e tyre, si Arshi Pipa, Paulin Pali e sa e sa të tjerë. E, do të gjejnë deri edhe sekretarët, që ashtu pafajësisht i shkruanin ato shpifje të ndyra që i çonin njerëzisht tek plutoni i pushkatimit, si Zalo Xhomaqi e shumë e shumë të tjerë, të gjithë të pushkatuar nga sistemi i tyre si armiq…

Çfare ndodhi me veprën dhe jetën e tyre?

Seminare, shkolla, teatro, shtypshkronja e biblioteka, pra gjithçka ishte krijuar e trashëguar prej qindra vitesh, u asgjësua në pak kohë. Elita më e shquar e katolicizmit shqiptar u shfaros. Bilanci është rrënqethës: Nga 4 ipeshkvinjtë ekzistues 3 u mbytën në torturat çnjerëzore, i katërti vdiq nën ankthin e izolimit, të hetimeve dhe të pushkatimeve. 7 shkrimtarët më të mëdhenj të katolicizmit shqiptar u zhdukën mizorisht njëri pas tjetrit: Atë Vinçenc Prendushi, Dom Ndre Zadeja, Atë Benardin Palaj, Dom Nikollë Gazulli, Atë Anton Harapi, Dom Lazër Shantoja e Atë Gjon Shllaku. Të shtatë u torturuan siç nuk mund të përshkruhet. E ky ishte vetëm fillimi.

Sapo kishte nisur ajo tragjedi e masakër, që siç do të shprehej zoti Sami Repishti: “Për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë nëse nuk pohohet publikisht nga të gjithë e me bindje se nga 94 famullitarë të rregullt e 93 ndihmës – gjatë viteve 1944-49 u vranë, u torturuan e u burgosën 7 ipeshkvinj, 60 famullitarë, 30 etër françeskanë, 13 etër jezuitë, 10 seminaristë etj”. e më tej: “Tortura nuk ka kuptimin e plotë në qoftë se nuk kujtohen fjalët që tha në burg Pandi Kristo: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë. Ata po, kanë të drejtë të ankohen”.

E, natyrisht, jo pa ndëshkimin e vet, mbetën edhe Klerikët e nderuar të besimeve tjera. Visarion Xhuvani e Irene Banushi, udhëheqësit simbol të besimit ortodoks thanë kaq shumë me jetën e vdekjen e tyre.

Kapitull të rëndë e të pafund kanë edhe myslimanët bektashinj. Jo pa ndëshkim mbetën edhe mjaft sunitë. Hafiz Ali Tare, Hafiz Dërguti e sa të tjerë lidhën miqësi të përjetshme ndërfetare, pikërisht në ditët e vështira të tmerrit komunist.

Vetëm disa therime nga ajzbergu shqiptar!

Meqë jemi në këtë “Ditë Kujtese” le të kujtojmë vetëm disa therime nga ajzbergu i madh i vuajtjes shqiptare, vetëm disa :

Imz. Nikollë Dedën, e torturuan kaq tepër sa, kur e kthejnë nga torturat, shoku i qelisë nuk e njeh. Atëherë ai në gjithë atë siklet, me ironi i thotë: “Nuk po me njeh? E pra, mos harro se dikur kam pasë qenë Dom Nikollë Deda”. Me plagë në gjithë trupin, nuk mund të qëndronte në këmbë, por e lidhën për hatlla, deri ditën e pushkatimit. Atë Mati Prendushit, kur kërkoi pak ujë, i tharë etje, kushedi sa ditë pa pirë, i mbyllur në nevojtoren e sigurimit, i japin të pijë urinën që ai sapo kishte bërë në një gotë. Po këtë gjë, e kishin bërë edhe me Imzot Gjinin. Atë Frano Kiri, përfiton prej një polici “të mirë”, dhe ulet e njomë buzët me ujin e mbetur ndër pllakat e nevojtores. E lidhin me një të vdekur fytyrë për fytyrë. E zgjidhën pas tri ditësh, kur filloi të dekompozohet kufoma. Atë Çiprian Nikës, mbas dy ditësh pa gjumë i thyejnë këmbën, të cilën nuk e ndien fare, deri sa i vjen në ndihmë dhe e kthen në jetë Dr. Frederik Shiroka. Imzot Frano Gjini, lihet disa ditë i lidhur për ullinjtë e oborrit dhe vetëm kur varet për vdekje, e hedhin në një nevojtore ku ujërat e zeza kishin dalë sipër gadi 10-15 cm. Aty e lanë me ditë të tëra. Dom Mark Hasit, Nesti Kopali i mbërthen gjuhën për tavolinë me thikë tejpërtej, duke i bërtitur pse nuk flet. Dom Anton Muzaj, lihet ndër ujërat e zeza deri në bel dhe vetëm pasi fillon të nxjerrë copat e gjakut prej goje, nxirret prej torturës. E linin me orë të tëra në këmbë, gjersa i binte të fikët. Pastaj e lagnin me ujë. Dhe prapë tortura. Vdiq i martirizuar në moshën 29 -vjeçare. Dom Mikel Beltojen, pas torturave më të egra, para se ta pushkatonin, e tërheqin zvarrë gjymtyrësh deri sa e shqyen dhe ashtu zharg e pushkatuan gjysëm vdekur. Dom Lazër Shantojes, iu kalbën të dy këmbët nga shufurat e hekurit të skuqur. Ashtu cung e nxorën përpara nënës së vet, e cila me lot në sy i tha xhelatit: Ju lutem, ma pushkatoni, mos e leni në atë siklet . Vëlla Gjon Pantalia pëson një ferr të vërtetë mundimesh. Vdes në spital, pasi i kishte të thyera të dyja këmbët. Dom Pjetër Çuni e Dom Aleksandër Sirdani hidhen në gropën e zezë të %C së Koplikut, gjersa i mbysin ashtu gjysëm së gjalli duke i shtyrë me cfurk”. “Më kanë bërë masakra me kënaqë shpirtin e tyre pa asnjë arsye” do t’i thoshte Imzot Prof. Jul Bonati mbesës se vet, njëherë në takim.Vdiq pasi e çmendën. Kurse Papa Pandin prift katolik në Korçë, ndërsa shkonte në fshatin e tij, e mbytën në një pyll. Iu gjet koka e prerë dhe e vënë mbi trupin e vdekur. Papa Josif Papamihalin – prift i ritit bizantin në Elbasan, e mbytën në baltë për së gjalli në kampin e shfarosjes në Maliq.

Për Imzot Ernest Çoba ipeshkëv, ndihmës-radiologu i spitalit kujton: “Më thirrën një mesnatë të vonë për t’i bërë radiografinë një të burgosuri. Emrin nuk ma thanë. Kur hyra në sallë pashë dy oficerë sigurimi që më pritnin. Në fund të dhomës dallova një thes. Ata morën thesin dhe, pasi e afruan pranë aparatit Rontgen, e hapën. Nxorën një njeri të shfytyruar, sa një fëmijë. E shikova me vëmendje i tmerruar, mezi e dallova. Ishte Dom Ernestoja”. Atë Gjon Karmën, fusin dhe e gozhdojnë në një arkivol dhe e lënë ashtu sa kohë. Mirrte frymë nga një vrimë e hapur, gjë të cilën ai nuk e dinte. Vetë i mjeri mendonte se po e varrosnin ashtu për së gjalli. Dom Ndre Krroqin e fusnin në një thes dhe e rrahin kaq egërsisht, sa ia thyen kockat. Nuk dalloja se kush më rrihte, – thotë Dom Ndreu. Më binte kush të mundte, pa dhimbë. Jetoi i paralizuar, vdiq me një këmbë të prerë.” Dom Zef Bici pushkatohet, ndonëse vuante nga sëmundja e kancerit dhe nuk kishte vetem pak vite jetë. Ishte 47 vjeç. Atë Serafin Kodës i fusin gishtat në fyt dhe i nxjerrin gurmazin në Lezhë. Vdes në një torturë . Ishte 54 vjeç. Atë Bernardin Palajn, një ndër folkloristët e mitologët më të mëdhenj shqiptarë, pasi e torturuan marrëzisht, e lidhën me tel të ndryshkur në të dyja duart. Nuk ia zgjidhën për muaj gjersa iu shkërmish mishi dhe iu helmatis gjaku, duke kaluar në sëmundjen e tetanozit (sharrës). Vdiq rreth 50 vjeç. Dom Mark Gjani, pas sa torturave, e varën në shtyllë dhe ashtu e lanë për ditë e ditë, duke e rrahur sa mundnin. Pasi dha shpirt, trupin ia hodhën në përrua, për ta ngrënë qentë e fshatit Shpal – Mirditë. Ishte 36 vjeç. Dom Lazer Jubanit ndërsa punonte në fermë, i dhanë të hajë një domate dhe e helmatisën. E dërguan në spital duke e lënë pa asnjë ndihmë mjekësore. l hoqën edhe serumin. Vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme.

“Atë Florian Berishën e mbajtën me muaj e muaj në qeli duke provuar mbi të tortura nga më çnjerëzoret. Edhe unë që kam ndenjur 20 vjet në burg nuk kam hequr sa i shkreti padër Berisha. E bënë gjysmë të çmendur” – do të thoshte Padër Gjergj Vata. Kurse Dom Simon Jubani kujton: “Një herë e rrahën aq fort, sa ia thyen të gjithë dhëmbët. Dhe ai, me atë humorin e hollë që e karakterizonte, ashtu i mbuluar me gjak në fytyrë, i tha kriminelit hetues: “E kam ditur se je xhelat, por se qenke dhe dentist, nuk ma ka marrë mendja”. Motër Marie Tucit gjysmën e trupit ia shtinë në një thes, ku kishte brenda edhe dy mace. E rrahën egërsisht, macet u tërbuan dhe e shqyenme thonj. Kështu gjersa dha shpirt. Ishte rreth të 20-tave. Atë Zef Pellumbi do të kujtonte: “Kam kryer 14 vjet burg e 23 vjet internim, gjithsejt 37 vjet. Nga lodhja e mungesa e ushqimit, kanë vdekur mjaft klerikë. Njëri vdiq në krahët e mi, nësa po bisedonim. Një tjetër dha shpirt kur po flinte afër meje. Në mëngjes e gjetëm të vdekur”. Ndërsa Imz. Zef Simoni, ipeshkëv kujton:“ Të burgosurit i nënshtroheshin korrentit elektrik. Goja e tyre mbushej me kripe ose gëlltitnin ilaçe të dëmshme për sistemin nervor. Klerikët i varën, ia prenë kryet, u mbytën ndër këneta.

Torturat komuniste ishin të ngjajëshme me metodat e persekutorëve nazistë!

Të ngjashme me torturat komuniste ishin vetëm metodat e persekutorëve nazistë. Në Dachau hitlerianët internuan 2794 klerikë e besimtarë të 37 kombësive. Në Auschwitz burgosën 416 klerikë. Gjatë luftës së dytë botërore, në Poloni ishin rreth 6400 klerikë viktimë e represioneve, mes të cilëve edhe P. Maksimilian Kolbe, sot në rrugën e shenjtërimit.

E nisur në rrugën e kanonizimit janë tashmë edhe vetë klerikët martirë shqiptarë.

“Më arrestuan në kishën e Barbullushit, ndërsa po kremtoja meshën, kujton Dom Ernest Troshani. U akuzova për agjitacion e propagandë kundër partisë e pushtetit. Jam gjykuar në Shkodër e dënuar me 18 vjet burg. Kalova shumë vite në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Në galeri shpesh ndodhnin shembje. I gjithë kampi ishte i rrethuar me tela. Ishte vetëvrasje po të tentoje të ikje. Shumë njerëz humbën jetën nga lodhja dhe uria.

Ndërsa Myzafer Pipës ndër muskujt e krahëve i fusin hekurat e skuqur, e vrasin “gjoja në tentativë arratisje”, ndërsa vetë Koci Xoxe deklaron: “kam dhënë unë urdhër të vritet pa gjyq Myzafer Pipa”. Deputetin Kol Prela e tresin ashtu të vdekur me karrocë plehit. Simon Darragjatin e Kolec Dedën i hedhin nga dritaret e hetuesisë.

Dhe nëse është ndonjë që nuk i beson, apo i konsideron si të ekzagjeruara gjithë këto thënie e dëshmi nga vetë ata që i pësuan apo dëshmitarët tyre, mjafton të shfletojnë faqet 220-250 të librit “Dosja e Diktaturës” dhe do të shohë se të gjitha këto i vërtetojnë, me dëshmitë e tyre, vetë kriminelët që i zbatuan në gjyqin e Koci Xoxes.

Është bërë pra mbi elitën shqiptare ajo çka rusët patën bërë mbi elitën polake në Katyn, ku i shfarosën krejt intelektualët. Padyshim, vetëm fanatizmi dhe urrejtja mund të grumbullonin një mllef të tillë që do të shfrente kaq mizorisht mbi klerin e pafajshëm shqiptar.

Bilanci?

Mos të harrojmë! Ishin rreth 200 klerikë që kishin kryer 500 vjet studime në 25 universitete të Evropës e do të bënin mjerisht tani, në Shqipërinë e tyre edhe mbi 900 vite të tjera, gati dhjetë shekuj burg. Mos të harrojmë! Vetëm ata, të pushkatuarit, bënë rreth 300 muaj, rreth 25 vjet tortura e hetusi. Afro 70 muaj, 6 vjet hetuesi e tmerr, bënë ata tjerët, të mbyturit ndër tortura. Mos të harrojmë! U shfarosën të gjithë. “Nuk duhet ta kujtojmë të kaluarën”, porosit shkrimtari i njohur rus Solzhenjicin. “Atij që e kujton atë ju qorroftë njëri sy, por atij që e harron atë, ju qorrofshin të dy. Me urimin “Këtej e tutje, qofsh përherë me dy sy, populli im!”

I kujtoj atyre që e sollën këtë fatkeqësi dhe të tjerëve, bijve të tyre, që duan t’i vrasin së dyti me harresën se, ne që sërish po na kërcënoni se po merremi me zhvarrimin e eshtrave,“Nuk qajmë pse i humbëm, por krenohemi qe i kemi.”

Bilden kan vara copyrightskyddad. Läs mer (engelska).

43 punonjësit e administratës dhe 34 pronarët e pushkatuar e dënuar

Pjesa më e madhe e tyre, të arsimuar jashtë u dënuan me akuzën si antikomunistë. Po kaq tragjik është edhe situata në listat e pronarëve dhe tregtarëve. Mes tyre janë 8 të pushkatuar, 7 të vdekur në burg dhe 19 të dënuar. Akuzat më të zakonshme mes tregtarëve janë agjitacion e propagandë dhe pjesëtarë në incidentin e ndodhur në ambasadën sovjetike.
Viti i I
Sipas qarkores së datës 20.12.1944 konsideroheshin kriminelë lufte; Inspiratorët, organizatorët, ata që kanë dhënë urdhra si dhe ndihmesat dhe ekzekutorët… pronarët ose drejtuesit e sipërmarrjeve në Shqipëri dhe në vendet e okupatorit, kryetarët dhe anëtarët e regjencës, kryetarët dhe anëtarët e Qeverive, të dhomës koperative dhe të asamblesë kuislinge të Tiranës, organizatorët dhe inspiratorët e organizatave tradhtare mercenare, ushtria, milicia fashiste, Balli Kombëtar, Komanda e rinisë, Xhandarmëria, Legaliteti, Divizioni SS. Skanderbeg, ata që janë bërë vegla të propagandës armike si agjitatorët, propagandistët dhe publicistët… Nisur nga reformat e para të komunizmit në Shqipëri, grupi i nacionalistëve filloi të kundërshtojë hapur atë çka po ndodhte. Tabloja e qartë që u paraqitej ishte centralizim i pushtetit në duart e komunistëve. Të parët që u vunë në veprim për të ndaluar këto reforma me mënyra demokratike, ishin grupi i deputetëve. Më pas ata hynë në histori, sepse u ekzekutuan si kundërshtarë të diktaturës. Paralel me ta vepronte dhe grupi i rezistencës me Sami Qeribashin, Musine Kokalarin, Qenan Dibrën, Profi Çokën… dhe të gjitha këto u shkrinë dhe u bashkuan në lidhjen Bashkimi Demokrat. Ata kërkuan shtyrjen e afatit të zgjedhjeve dhe pranimin e vëzhguesve të huaj. Por lëvizja e tyre shpejt u bë pre e asgjësimit. Në librin e Tomorr Alikos, “Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar”, gjejmë në listën e dënimeve të administratës disa deputetë të parlamenteve shqiptare ndër vite. Deputetët e 1945, Riza Dani, Hysen Shehu dhe Kol Kuqali u pushkatuan në vitin 1947 si kundërshtarë të regjimit. Vendimi erdhi pas përplasjeve që kishin në seancat parlamentare me drejtuesit më të lartë komunistë. Pas saj do të vinte vendimi i Byrosë Politike i datës 14 maj 1947, i firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi, ku urdhërohej arrestimi i 10 deputetëve, që me vendimin e datës 30 gusht 1947 dënohen me vdekje dhe ekzekutohen. Veç tyre janë dhe deputetët korçarë të legjislacionit të vitit 1921 dhe 1924, Kristo Krika dhe Kol Rrodhe, të cilët vdiqën në burg. Kristo Krika shkon në SHBA për themelimin e kishës autoqefale shqiptare. Më 1921 ai zgjidhet deputet i Korçës, ndërsa tre vjet më vonë konsull i Shqipërisë në Boston dhe Neë York. Deri më 1944 ai ishte prefekt i Korçës. Pasi kreu 10 vjet nga dënimi prej 20 vjetësh, ai vdiq në burgun e Burrelit. Kol Rrodhe, nga ana tjetër është deputeti i parë i Korçës në parlamentin e vitit 1924, por si pjesëmarrës në grupimin Bashkimi Demokrat, ai arrestohet dhe dënohet me 30 vjet burg. 1 vit pas dënimit, vdes në birucë. Shumica e të dënuarve të administratës, kishin shërbyer për vite me radhë në shtet dhe kishin mbaruar studimet jashtë për administrim. Edhe ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishta, është një ndër punonjësit e administratës të dënuar. Ai u dënua me 20 vjet burg dhe pas lirimit u internua familjarisht.
Pronarë
Me vendim të frontit të gjithë ata që dënoheshin për krime politike iu sekuestrohej pasuria. Këtë fat patën të gjithë tregtarët dhe pronarët, të cilët ishin kundërshtarë të regjimit. Megjithatë kishte dhe raste si Ali Panariti që u pushkatua pa gjyq. Shumica e tregtarëve u përfshinë në skenarin e madh të bombës në ambasadën sovjetike. Kështu, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, Haki Kodra, Thoma Katundi, Lluka Rankoviç u pushkatuan në vitin 1951 për atentatin që s’e bënë kurrë. Pjesa tjetër dënohet me akuzën armik i popullit dhe agjitacion propagandë. Ashtu sikurse ishte vendimi, shumë nga pronarët vuajtën edhe për moskallëzimin e pasurisë. Jonuz Shijaku, i cili u kap në Selanik bashkë me të vëllanë, u torturua në mënyrë çnjerëzore deri sa dorëzoi 57.000 napolona floriri. Irakli Qirjakos pas dënimit si kundërshtar i regjimit iu konfiskua pasuria prej 20.000 napolona floriri dhe 7 dyqane me mallra të ndryshme. Në mes të pronarëve është përfshirë dhe Mahmut Mëniku, i cili u angazhua në frontin e opozitës së parë Bashkimi Demokrat. Ai u dënua me vdekje, por familja e tij vuajti gjatë gjithë regjimit. Djalin, Eqeremin, ia burgosën për agjitacion e propagandë, ndërsa fëmijët e tyre shiheshin si të deklasuar dhe s’mundën të bënin përpara. Metodat e internimit ishin pjesë e shfrytëzimit dhe e riedukimit të të deklasuarve me frymën e pushtetit popullor. Internimi është krijuar në bazë të dekret ligjës të vitit 1949 dhe është ndryshuar më vonë me dekretin e vitit 1954. Në nenin 22 të Kodit Penal të vitit 1953 përcaktohet kështu masa e dëbimit; “Dëbimi është largimi i të dënuarit nga vendbanimi për një kohë të gjatë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, me ndalim ose jo të qëndrojë në një ose disa vende të caktuara. Kur dënimi jepet si dënim plotësues bashkë me dënimin me heqje lirie, koha llogaritet nga dita e vuajtjes së heqjes së lirisë. E gjithë jeta e këtyre njerëzve ka qenë e dhimbshme, luftë për mbijetesë, frikë se mos ndonjë e keqe më e madhe mund t’i ndodhte.

PRONARET E DËNUAR

ALI PANARITI
Lindur në Korçë 1903. Mbaron shkollën tregtare në Romë. Më 10 nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane.

REXHEP PICARI
Lindur në Vorë, Tiranë më 1907. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me vdekje pushkatim si “Armik i Pushtetit”.

LLUKA RANKOVIÇ
Lindur në Mal të Zi, 1900. Antikomunist, ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Krijon një agjenci udhëtaresh SATA. Pushkatohet në vitin 1951.

RAMADAN ZDRAVA
Lindur në Elbasan, 1911. Studimet e larta i kreu në Itali. Në 1939 formon shoqërinë “Zdrava & Deliallisi”. Arrestohet në 1946 si “armik i pushtetit”. Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet përsëri në 1979 dhe vdes si pasojë e torturave në hetuesi.

ADEM XHEPA
Lindur në Tiranë më 1885. Arrestohet në vitin 1946 si përkrahës i grupit të deputetëve. Lirohet në 1950. Arrestohet përsëri në 1952 për çështje ari. Torturohet në hetuesi derisa për t’i shpëtuar torturave hidhet nga dritarja ku gjen vdekjen.

TEMO SHEHU
Lindur më 1892, Sevaster, Vlorë. Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me 20 vjet burg.

HAJRI NEVIRI

Lindur në Libohovë më 1883. Mbaron Akademinë Ushtarake të policisë në Stamboll. Arrestohet në vitin 1947 për veprimtari antikomuniste dhe dënohet me 10 vjet burg.

PROF ÇOKA
Lindur në Tiranë, në 1908, tregtar. Kryen të mesmen ekonomike në Rumani. Gjykata e dënon me pushkatim, por i kthehet në 30 vjet burg.

VASIL PAPA
Lindur në Himarë (Dhërmi) më 1879. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 15 vjet.

MEDI QYTEZA
Lindur në Korçë më 1914. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet 20 vjet burg. Vdes në burg nga torturat e herëpashershme në vitin 1956.

MANOL KUME
Lindur në Gjirokastër në 1918. Mbaroi shkollën tregtare. Tregtar grosist. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 20 vjet burg si armik.

JONUZ SHIJAKU
Lindur në Dibër 1895. Arrestohet në vitin 1945 në Selanik bashkë me vëllanë e tij. Dënohet me 30 vjet burg si armik i popullit.

IRAKLI QIRJAKO
Lindur në Topovë, Zagori në 1889. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si kundërshtar i regjimit.

FAIK MËRLIKA
Lindur në Krujë në vitin 1917. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg.

IMER SHEHU
Lindur në Dibër më 1913. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 10 vjet burg. Është marrë me tregti. I sekuestrojnë të gjithë mallin dhe e burgosin si kundërshtar i regjimit. Lirohet nga burgu në vitin 1955.

RUSTEM SHARRA
Lindur në Kavajë në 1909. Pronar fabrike. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 20 vjet burg. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve Opozita e Dytë, të vitit 1947. Lirohet nga burgu në 1964.

NEXHMI SHIJAKU
Lindur në Dibër, 1898. Arrestohet në Selanik së bashku me vëllanë. Dënohet me 15 vjet burg.

RAM MARKU
Lindur në Shijak, 1907. Pronar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

SHABAN QOSJA
Lindur në Tiranë në 1892. Kreu shkollën tregtare në Itali. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 7 vjet burg. I sekuestruan pronat dhe gjithë mallrat tregtare. Lirohet në vitin 1951.

NIMAN BIBERAJ
Lindur në Shoshan, Tropojë, në 1918. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 10 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Dallohej për trimëri dhe burrëri. Lirohet në 1956 dhe mandej arratiset jashtë shtetit.

MALIQ REKA
Lindur në Dibër më vitin 1910. Tregtar (pastiçier), arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1955.

MYFTAR KUPI
Lindur në Krujë, 1920. Pinjoll i familjes Kupi me reputacion në Krujë. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si armik i popullit. Fisi Kupi persekutohet nga regjimi komunist që gjatë luftës. Lirohet në vitin 1958.

BAJRAM XHINDOLLI
Lindur në Lushnjë, 1920. Pronar. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet me 12 vjet burg për agjitacion e propagandë. I sekuestrojnë shtëpinë dhe pronat. Lirohet në vitin 1962.

ISMAIL SHEHU
Lindur në Tepelenë, 1920. Kryen Medresenë e Tiranës. Familjarisht besimtari të Tarikatit Helveti. I ati, Sheh Beqir Toçi, pjesëmarrës në luftën e Vlorës kundër italianëve. Arrestohet në 1948 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1953.

SHABAN PLAKA
Lindur në Elbasan, 1918. Ka qenë pronar i disa pronave. Pjesëmarrës aktiv në organizatën “Balli Kombëtar”. Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me pushkatim. I falet jeta dhe i kthehet dënimi në 25 vjet burg. Lirohet në 1955. Arrestohet përsëri në 1966 dhe dënohet me 10 vjet burg. Lirohet në 1975.

FUAT HALIMI
Lindur në Gjirokastër në 1895. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet, sepse kundërshtoi reformat e shtetit. Lirohet në vitin 1951.

HYSEN MALI
Lindur në Krujë më 1885. Arrestohet në 1947 dhe dënohet 20 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Lirohet nga burgu në 1951 si i sëmurë i pashërueshëm.

NEXHIP ZDRAVA
Lindur në Dëshiraj, Elbasan, në vitin 1909. Vëllai i Ramadan Zdravës. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si pjesëmarrës në organizatën “Balli Kombëtar”. Lirohet në 1955.

MUHARREM NEVIRI
Lindur në Libohovë, 1860. Është marrë me tregti. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1949. Arrestohet përsëri në vitin 1951 dhe lirohet në vitin 1953.

Punonjes te administrates

TË PUSHKATUAR

1. ISMAIL PETRELA
2. JORGJI MEMA
3. JAKUP DELIALLISI
4. KAPLLAN DELIALLISI
5. QAZIM PEZA
6. IRFAN MAJUNI
7. HAKI PENGELI
8. TELAT DRINI
9. ABDULLA KUSI
10. RIZA DANI
11. HIVZI GOLE
12. HYSEN SHEHU
13. XHELADIN KUQI
14. MEDI KUQI
15. KOL KUQALI
16. ZALO FAMA

VDEKUR NE BURG

1. MUHARREM BEJLERLI
2. KRISTO KIRKA
3. KOL RODHE
4. M XHIXHA
5. XHILE LLAHA
6. ALI MALIQI

TË BURGOSUR

1. ABEDIN NEPRAVISHTA
2. LUTFI SHEHU
3. SHEFKI TËRSHANA
4. HAKI BUSHATI
5. ALI FORTUZI
6. SHEFKI MINAROLLI
7. ANTON DUKAGJINI
8. ZENEL PRODANI
9. IBRAHIM HASNAJ
10. ALI MENA
11. RAMAZAN TABAKU
12. ISMET KRYEZIU
13. PETRIT SHAHINI
14. QAZIM MERLIKA
15. RAMAZAN JARANI
16. REFAT TARTARI
17. HYSEN MECE
18. XHELAL NDREU
19. ISLAM NDREU
20. HYSEN MERLIKA
21. HASAN SAKOLLARI

PRONARE
TË PUSHKATUAR

1. ALI PANARITI
2. REIZ SELFO
3. JONUZ KACELI
4. HAKI KODRA
5. MAHMUT MENIKU
6. THOMA KATUNDI
7. REXHEP PICARI
8. LLUKA RANKOVIÇ

VDEKUR NE BURG

1. RAMADAN ZDRAVA
2. ADEM XHEPA
3. TEMO SHEHU
4. HAJRI NEVIRI
5. PROF ÇOKA (V.Internim)
6. VASIL PAPA
7. MEDI QYTEZA
TË BURGOSUR
1. MANOL KUME
2. JONUZ SHIJAKU
3. IRAKLI QIRIAKO
4. FAIK MERLIKA
5. IMER SHEHU
6. RUSTEM SHARRA
7. NEXHMI SHIJAKU
8. RAM MARKU
9. SHABAN QOSJA
10. NIMAN BIBERAJ
11. MALIQ REKA
12. MYFTAR KUPI
13. BAJRAM XHINDOLLI
14.ISMAIL SHEHU
15. SHABAN PLAKA
16. FUAT HALIMI
17. HYSEN MALI
18. NEXHIP ZDRAVA
19. MUHAREM NEVIRI

Bilden kan vara copyrightskyddad. Läs mer (engelska).

 

Në nëntor të 2002-shit, në sa kardinali Sepe, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve takohej me prelatët e Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë në Seminarin e Madh të “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër, kujtoi dy ipeshkvijtë e mëdhenj martirë, Imzot Vinçenc Prennushin dhe Imzot Frano Gjinin, si edhe radhën e gjatë të martirëve e të dëshmitarëve të fesë: priftërinj, rregulltarë, rregulltare e besimtarë laikë.

Që kujtimi i tyre të mos humbasë – nënvizoi kardinali Sepe – por të bëhet shembull për breznitë e ardhshme, është detyra juaj, më se e ligjshme, ta çoni më tutje çështjen e lumnimit të shumë vëllezërve heroikë në fe. Një nismë e tillë do t’i sigurojë Kishës në përgjithësi, e asaj shqiptare në veçanti, një numër të madh ndërmjetësuesish para fronit të Zotit.

Ndërmjet tyre janë edhe Imzot Frano Gjini, Atë Mati Prendushi e Atë Çiprijan Nika. Po kujtojmë sot ditën e flijimit të tyre.

Ishte data 11 mars 1948 kur shkodranët e tmerruar dëgjuan përsëri të shtëna mitrolozi te zalli i Kirit. Flijoheshin këtë ditë për Krishtin e për Shqipërinë, përveç tre meshtarëve të lartpërmendur, edhe Monsinjor Nikollë Deda bashkë me 12 besimtarë katolikë.

Monsinjor Nikollë Deda lindi në Shkodër më 1892. Mësimet e para e të mesme i kreu në vendlindje, pranë Kolegjës Saveriane, të lartat- në Romë (Itali) e në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 1917: Shërbeu në Qelës (Pukë) e Hajmel. Gjatë këtyre viteve, për shërbim shembullor meshtarak, iu dha titulli Monsinjor.

U arrestua në dhjetor 1946. E torturuan aq, sa kur i sollën në qeli një meshtar tjetër e nuk e njohu ai, me një humor tragjik, i tha: “Mos harro se dikur kam pasë kenë Dom Nikollë Deda”.

E gjykuan me akuzat e zakonshme në një gjyq-farsë. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 11 mars 1948.

Atë Mati Prendushi:

Lindi në Shkodër më 1882. Mësimet e para e të mesme i kreu në Shkollën françeskane; të lartat, në Grac-Austri. Meshën e parë e çoi më 1904. Më 1911 ishte pranë Dedë Gjo’Lulit, në sa ky shpaloste në majë të Deçiçit flamurin shqiptar, larë me gjakun e bijve të vet. Jugosllavët e dënuan me vdekje si atdhetar i flakët, por më pas ia falën dënimin. Shërbeu si famullitar në Bajzë, Gomsiqe, Tiranë e Shkodër, ku më 1943 qe provinçal i fretërve.

U arrestua nga komunistët më 1946 e u dënua rishtas me vdekje, këtë radhë nga bashatdhetarët e vet, i akuzuar si tradhtar i Atdheut. U pushkatua më 11 mars 1948 te Zalli i Kirit.

Atë Çiprijan Nika:

Lindi në Shkodër më 19 korrik 1900. Mësimet fillore e të mesme i kreu në Shkodër, të lartat – në Austri. U shugurua meshtar më 1924. Më 1938 qe provinçal i fretërve; nga viti 1943 deri më 1936 – guardian i kuvendit françeskan në Shkodër. U arrestua më 1946 me akuzën e fshehjes së armëve në kishën françeskane, armë të vendosura aty nga vetë sigurimi, histori që është shtjelluar gjërë e gjatë nga Nikë Stajka, i pranishëm në këtë skenë kulmore të tragjedisë së Kuvendit të Gjuhadolit, në librin “Dera e Thyeme”.

U pushkatua pa gjyq më 11 mars 1948.

Mbeti në kujtesën e atyre që e njohën, si meshtar shenjt, i përvuajtur, i kulturuar, atdhetar, muzikant e shkrimtar i talentuar: përmbushte kështu të gjitha kushtet, të cilat në Shqipërinë komuniste të çonin në pushkatim.

Imzot Frano Gjini:

Lindi në Shkodër në vitin 1886. Pasi kreu Kolegjën Saveriane, vijoi studimet në Universitetin Urbanian në Romë. Menjëherë pas shugurimit u kthye në Atdhe dhe filloi shërbimin meshtarak si famullitar në Laç, Vlorë e Durrës. Më 1930 u emërua Ipeshkëv i Durrësit; dy vjet më vonë – Ipeshkëv i Abacisë së Mirditës me selí në Orosh; më 1945, pas largimit të delegatit apostolik, Imzot Nigris, nga Shqipëria, u emërua nga Selia e Shenjtë zevendës-delegat apostolik. Ishte e para herë që një shqiptari i besohej një detyrë kaq e lartë.

U arrestua në tetor 1946 me akuzën “agjent i Vatikanit” së cilës s’munguan t’i shtoheshin edhe akuza të tjera. Gjeti në qeli pjesën kryesore të sivëllezërve në meshtari.

Por atij, si zevendës-delegat, iu bë një trajtim i posaçëm: mbi trupin tij komunistët eksperimentuan të gjitha llojet e torturave, për ta bindur ta shkëpuste Kishën katolike nga Selia e Shenjtë. Qëndroi si shenjtënt, derisa e pushkatuan më 11 mars 1948, duke ia këputur brohoritjen e fundit: “Rrnoftë Krishti mbret! Rrnoftë Shqipnia, edhe pa ne!”. Selia e Tij nuk mbeti e zbrazët: pas Imzot Angjelo Masafrës, që tani i prin kryedioqezës metropolite të Shkodër-Pultit, Papa Benedikti XVI emëroi ipeshkëv të dioqezës të Rrëshenit, imzot Kristofor Palmierin, rregulltar nga Bitonto.

Këneta e Maliqit, “varri i përbashkët”i 63 inxhinierëve dhe të burgosurve.

Pjesa më e madhe e tyre janë inxhinierët e parë që nisën rindërtimin e vendit. Sabotatorë.

Kjo ishte akuza për shumicën e inxhinierëve të vrarë në kohën e diktaturës, ku sipas shifrave jo krejtësisht të plota janë varur 4 inxhinierë, pushkatuar 9, dy kanë vdekur në burg dhe 13 të tjerë janë burgosur. Mjekët e njohur që kishin studiuar jashtë shtetit kishin një akuzë tjetër; Armiq të popullit dhe më e lehta akuzë agjitacion e propagandë. Nga mjekët janë pushkatuar 5 dhe burgosur 13 të tjerë. Pjesa më e madhe e tyre ishin në grupin e deputetëve, kishin lidhje me organizatën e Ballit dhe opozitën e dytë.
Maliqi
Eshtë njohur si këneta famëkeqe e Maliqit, ku për bonifikimin e saj kanë vdekur dhe janë pushkatuar 63 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të internuar. 3 mijë të burgosurit e liruar nga 7 burgje u internuan në Maliq. Sot e kësaj dite, ajo që tregohet për kampin e Maliqit është në kufijtë e lemerisë. Njerëzit, mes të cilëve emra të njohur si Mitrush Kuteli, Alfred Ashiku… hanin një herë në ditë një përshesh çaji me bukë dhe shkonin në punë me vrap, të detyruar nga rojet. Bonifikimi ishte i rëndësishëm dhe po kaq i rëndësishëm ishte vendimi i partisë për të dënuar me punë atje të gjithë ata njerëz të deklasuar dhe të internuar, anti- komunistët. Mushkonjat dhe ushunjëzat ua pinin gjakun të internuarve, ndërsa darkat teksa ktheheshin në “hauret e kafshëve”, e bënin rrugën këmba-dorazi nga lodhja. Koçi Misrasi, një i internuar nga Korça, vari veten. Alfred Ashikun e rrahën për vdekje se hëngri një panxhar që e gjeti në tokë. Të tjerë i linin varur në mes të diellit. E në këtë lemeri vdiqën 63 njerëz. Por fati i keq pasoi dhe inxhinierët dhe drejtuesit e punimeve në kënetë. Gjashtë prej tyre u varën dhe u pushkatuan si sabotatorë. Data 22 nëntor 1946 ende kujtohet me tmerr nga familjarët e viktimave, të cilët u akuzuan si spiunë të misionit të Harry Fultzit në Tiranë. Abdyl Sharra, diplomuar në Romë, në rolin e drejtuesit të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit, u dënua me varje. Vëllai i tij, Ymeri, ka qenë profesor i shkollës teknike dhe, sipas të vjetërve, të gjitha gjyqet e këtij tipi kishin si qëllim diskreditimin e Harry Fultz. Kujtim Beqiri, që kish mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor i madh, u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Edhe pse e lutën Beqirin të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. Të rrojë Shqipëria.
Të tjerë
Pjesa tjetër e të varurve në litar dhe të pushkatuarve kishin po prapë të njëjtën akuzë, atë të sabotatorit dhe agjentit. Riza Alizoti punoi në Kuçovë si inxhinier dhe u dënua me vdekje dhe të njëjtin fat pati dhe Sulo Klosi, që kish punuar në Rubik. Ali Kavaja dhe Shaban Balla, të dy pjesëmarrës në organizatën “Bashkimi demokrat”, opozita e parë shqiptare, u dënuan me pushkatim. Në vrullin e sabotatorëve u pushkatuan dhe dy inxhinierë italianë. Paolo Saglioti vjen në Shqipëri në vitin 1931 për të punuar në Kuçovë tek AIPEN. Ai u akuzua si sabotator dhe u pushkatua. Të njëjtin fat pati dhe Eugenio Scaturo, i cili erdhi në Shqipëri në 1937-ën dhe punoi në vepra të ndryshme. Por këneta e Maliqit i kushtoi jetën.
Mjekët
Edhe sektori më i rëndësishëm i njerëzimit, shëndetësia, nuk mundi t’i qëndronte dot larg persekutimit. Njerëz të arsimuar jashtë, intelektualë, të cilët u përpoqën t’i vijnë në shërbim popullatës, u pushkatuan si agjentë, pjesëmarrës në vendosjen e bombës në ambasadën sovjetike, bashkëpunëtorë të Undrras dhe pjesëmarrës në grupin e deputetëve. 13 të tjerë u dënuan për agjitacion e propagandë e arsye të tjera po kaq tronditëse. Mjeku i njohur tiranas dr.Kadri Kërçiku, që të gjithë e njohin edhe sot vendin ku ka banuar ai si rrugicën e doktor Kërçikut, pati të njëjtin fat. Ai arrestohet në vitin 1947 për agjitacion e propagandë, por për fat pas dy vjetësh burg, Ministria e Shëndetësisë bën një kërkesë për lirimin e tij. Doktor Kërçiku ishte një nga njerëzit që përballoi luftën kundra malaries dhe ishte pikërisht ky shkaku që u bë sebep për lirimin nga burgu. Vëllai i Trifon Xhagjikës, poetit që u dënua si armik i lartë i komunizmit, i cili u dënua me pushkatim në vitin 1962, i erdhi shpejt radha. Doktor Ylli Xhagjika kish mbaruar studimet për mjekësi në Bashkimin Sovjetik dhe ishte mjek me shumë eksperiencë, por menjëherë pas të vëllait të pushkatuar, atë e arrestojnë një vit më vonë dhe e dënojnë me 10 vjet, si kundërshtar të regjimit. Në grupin e mjekëve të vrarë dhe persekutuar nga regjimi hyn dhe i ashtuquajturi Mandela shqiptare, legjenda e burgjeve, Osman Kazazi. Në të ri, Mandela kish mbaruar studimet e larta për farmaci në Itali dhe kur kthehet në vend është pjesëmarrës në organizatën Balli Kombëtar. Osman Kazazi arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burgim, e pasi lirohet pas kryerjes së dënimit arrestohet sërish, duke mbajtur rekordin e viteve të kaluar në burgjet e komunizmit. Osman Kazazi është qytetar nderi i Tiranës dhe simboli i vuajtjeve të periudhës 45-vjeçare totalitare. Kjo është një pjesë e historisë së inxhinierëve dhe mjekëve të vrarë e burgosur, ndërsa me vite numri i tyre është rritur.

RIZA ALIZOTI
Kryen tekniken e Fulcit dhe studimet e larta i kreu në Francë. Specializohet për shfrytëzimin e minierave në Strasburg. Punoi në Kuçovë dhe u dënua me vdekje në litar.

GJON TEMALI
Shkollën e mesme e kreu në Austri, ndërsa të lartën për farmaci në Firence. Arrestohet e pushkatohet në vitin 1951: “bomba në ambasadën sovjetike”.

SULO KLOSI
Pjesëmarrës në lëvizjen antizogiste të vitit 1935, dënohet me vdekje, por i falet jeta. Laureohet për gjeologji në Francë. Kryeinxhinier në Rubik, dënohet me varje më 10 tetor 1947.

Dr. NEKI RADOVICKA
Specializohet në Itali për zhdukjen e malaries në fondacionin “Rockfeler”. Që nga viti 1939-1945 punon në Ministrinë e Shëndetësisë. Arrestohet më ‘46 dhe vdes pas 13 muajve në hetuesi.

MIRUSH PËRMETI
Kryen fakultetin e inxhinierisë në Padova të Italisë. Arrestohet në vitin 1945, por lirohet për mungesë provash. Dërgohet në Maliq për tharjen e kënetës. Pushkatohet më
3 dhjetor 1946.

UAN FILIPI
Kreu Fakultetin e Mjekësisë në Napoli. Dënohet me vdekje në 1935 nga regjimi monarkist, por i falet jeta. Arrestohet në vitin 1947 si agjent i anglo-amerikanëve dhe dënohet
me vdekje, pushkatohet.

ANTON DELHYSA
Lindur në Prizren më 1904. Kreu shkollën Teknike të Fulcit. Emërohet kryetar i zyrës teknike. Pushkatohet në vitin 1951: “bomba në ambasadën sovjetike”.

MARK ZEF PALI
Kryen studimet për ndihmësmjek dhe shërben në spitalin e Laçit. Arrestohet në vitin 1953 dhe dënohet me 20 vjet burg. Mark Zefi dhe tre shokët e tij pushkatohen mbasi ishin torturuar egërsisht.

Dr. ENVER SAZANI
Studimet e larta për mjekësi i kreu në Lion të Francës. Deputet në vitin 1945. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Dënohet me vdekje, pushkatim, më
10 tetor 1947.

HAZBI PUTO
Lindur në Gjirokastër Më 1900. Mbaron studimet e larta për inxhinjeri në SHBA. Në vitin 1945-1946 punon në shoqatën bamirëse UNDRA. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me vdekje, pushkatim, si agjent EBS.

INXHINIERE

INXHINIERE

TE VARUR

1. ABDYL SHARRA
2. RIZA ALIZOTI
3. KUJTIM BEQIRI
4. SULO KLOSI

TE PUSHKATUAR

1. VASIL MANO
2. ZYRAKA MANO
3. MIRUSH PËRMETI
4. ANTON DELHYSA
5. PAOLO SAGLIOTI
6. EUGENIO SKATURO
7. HAZBI PUTO
8. SHABAN BALLA
9. ALI KAVAJA

VDEKUR NE BURG

1. JANI KOLIAKA
2. HASAN XAMA

TE BURGOSUR

1. IBRAHIM BIÇAKU
2. NDOC NARAÇI
3. VENTIQAR HAMZARAJ
4. EMIN BAKALLI
5. QAZIM XHEPA
6. PETRIT MËRLIKA
7. LLUKA DINDI
8. AVNI ZHITI
9. NAMIK LUCI
10. RESHAT AGAJ
11. NAMIK XHELILI
12. DAJLAN PANARITI
13. XHAFERR SHEHU

mjeke

TË PUSHKATUAR

1. ENVER SAZANI
2. GJON TEMALI
3. NEKI RADOVICKA
4. UAN FILIPI
5. MARK ZEF PALI

TË BURGOSUR

1. IRFAN PUSITINA
2. KADRI KERCIKU
3. ISUF HYSENBEGASI
4. A.KALIDHOPULI
5. YLLI XHAGJIKA
6. SULO KONJARI
7. ALFRED ASHIKU
8. OSMAN KAZAZI
9. ANDREA HRISOHOU
10. SOTIRAQ KOTE
11. MUHARREM KOLIQI
12. ALI SPAHIU
13. KOÇO MOISIU

Si u pushkatua Ismail Golemi

Ngjarja e pushkatimit të 14 prillit është ende e frikshme edhe kur dëgjohet tani pas më shumë se 60 vitesh.Plumbat e skuadrës famëkeqe të pushkatimit kanë qëlluar mbi patriotët shqiptarë dhe ata janë rrëzuar përtokë, duke lënë pas dëshpërimin për vendin të cilin tanimë e kishin okupuar kriminelët-komunistë të Enver Hoxhës. Por megjithatë, Ismail Golemin atë çast nuk e kapën dot plumbat e skuadrës së pushkatimit. Dhe për këtë arsye, sipas ligjeve ndërkombëtare ai kërkoi t’i falej jeta. Ndërsa, një përbindësh me uniformë oficeri ngriti armën kundër tij dhe zbrazi karikatorin me fishekë. Kështu vdiq Ismail Golemi. .. Pas pretencës së prokurorit gjeneral- major Bedri Spahiu, rradhën e kishte teneqexhiu Koçi Xoxe, kryetar i gjykatës speciale të Tiranës, i cili më 1 Mars 1945, ditën e enjte ora 10:00 shpalli vendimin për figurat më të shquara të nacionalistëve shqiptarë. Nga 60 të gjykuarit, 17 u dënuan me vdekje, midis të cilëve Bahri Omari, Fejzi Alizoti, Kol Tromara, Ismail Golemi, Gustav Mirdashi, Zef Kadarja, etj. Me burgim të përjetshëm u dënuan 8 patriotë të tjerë dhe me rradhë me nga 30 vjet ose 20 vjet burgim të tjerët. Menjëherë pas gjyqit famëkeq, më 14 prill 1945 të 17 figurat nga më të shquarat e kombit u pushkatuan. Ja si e kujton atë ditë të zezë, të përgjakshme një ish- partizan 16 vjeçar nga Vlora: “Ishin të gjithë intelektualë burra të njohur. Ne na thonin se janë borgjezë, armiq e tradhëtarë. Pushkatimi u bë në verilindje të Tiranës, te Kodra e Priftit. Ishte pasdite. U rradhitën të gjithë përpara skuadrës së pushkatimit. U dha komanda “Zjarr!” dhe ata u kositën të gjithë. Njeri prej tyre një burrë i pashëm, me borsalinë mbi kokë, u kthye nga skuadra e pushkatimit dhe thirri: “Zoti më shpëtoi, sipas ligjeve ndërkombëtare më falet jeta!” Oficeri, komandant i skuadrës së pushkatimit, nuk po e mblidhte veten. Ushtarët e skuadrës nuk po dinin se si të vepronin. Për herë të parë po dëgjonin për një ligj ndërkombëtar, kur plumbat e skuadrës së pushkatimit nuk zinin njeri, dhjetë metra përballë. Ne nuk e dinim se kush ishte ai burrë trupmesatar me borsalinë. Na e kishte qejfi t’i shpëtonte jeta. Zoti vërtet e ndihmoi. Mirëpo, nuk ishte e thënë. Oficeri iu afrua duke i zbrazur në kokë tërë karikatorin. Më vonë mësova se ai njeri ishte Ismail Golemi. Nuk e harroj kurrë shikimin e tij.” Ky bilanc tragjik që u justifikua me akuzat false dhe standarte për të gjithë të gjykuarit, ku përmendi tradhtinë e lartë, bashkëpunim me okupatorin etj, ishte një eleminim tipik komunist për këto figura të njohura të patriotizmit shqiptar të cilët kishin luajtur një rol vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas në konsolidimin e shtetit shqiptar. Në pendimin e tij, 46 vjet më vonë Bedri Spahiu thotë: “ … mu desh në bazë të ligjit, të asistoja në ekzekutimin e 17 fatzinjve. Sot ndihem i turpëruar që kam qenë në rolin e prokurorit të atij gjyqi.” Më 19 shkurt 1996 Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha i jep medaljen “Martir i Demokracisë” me motivacionin “Luftëtar i vendosur kundër komunizmit për një Shqipëri demokratike, masakruar mizorisht nga regjimi komunist”. Në veprën “Dosja e diktaturës” Dr..Pjetër Pepa, shkruan: “Mbyllej kështu ky proces, ku diktatura prezantontse për herë të parë fytyrën e saj prej xhelati…”

 

Si e pushkatoi Enveri, kunatin e vet

Rrefimi i Luan Omarit, djalit te Bahri Omarit, burrit te motres se Enver Hoxhes: Si u pushkatua babai im, pas gjyqit special, me 14 prill 1945 dhe kalvari 60-vjeçar për një varr me emër. Rrefejne deshmitaret e ngarjes, hapjen e 17 varreve pranë Kodres se Priftit, naten e 14 prillit, 1945. Pleqte korcare tregojnë si kanë ruajtur te paprekur varret e te pushkatuareve ne oborrin e shtepise

Omari: Enveri na vrau babane, ai na rriti

Djali i Bahri Omarit tregon arrestimin e pritshem te te atit, takimin e fundit me te pas kangjellave te burgut, viziten me nënën pranë varrit te te atit. Dajua, Enver Hoxha mundesoi shkollimin e tij, duke mbajtur për katër vjet familjen. Sipas tij babai i tij s’duhet te vdiste kështu, por koha justifikon gjithçka

Akademiku, Luan Omari tregon castet e arrestimit te te atit, Bahri Omari, kunatit, te Enver Hoxhes. Takimi i fundit me babane pas kangjellave te burgut. Omari rrëfen për “Korrierin” marrdheniet me familjen Hoxha, vitet e jetës me nënën dhe vellain e tij dhe përpjekjet për te gjetur eshtrat e te atit. Atëherë ai ka qenë 19 vjeç, ndërsa i vellai, Fatosi 12-vjeç.

C’fare kujtoni nga dita e arrestimit te babait tuaj, Bahri Omari?

Jetonim ne Tiranen e Re, sapo kishim ardhur ne Tiranë. Ne mbremjen e 17 nentorit erdhen qe ta arrestonin. Nëna kundershtoi: Mos e merrni sonte naten. Ejani nesër. Erdhen te nesërmen. U shperndane partizane ne të gjitha shtepite e lagjes. Nëna donte t’i jepte dreke te shoqeit, kështu qe shtroi tavolinen ku hengren dhe partizanet.

Si e pritet këtë moment?

E dinim qe do të ndodhte, pasi babai ynë kishte qenë eksponent ne kohën e gjermaneve dhe prisnim reagime

A ka nderhyre nëna juaj tek i vellai, Enver Hoxha për te shpetuar te shoqein?

Jo s’ka nderhyre.

A e keni takuar babane para se sa te pushkatohej dhe kur e keni takuar për herë te fundit?

Po gjatë kohës se burgimit pa u dhënë vendimi i gjykates e kam takuar disa herë, herë vetëm, e herë me nënën. Për herë te fundit e kam takuar te nesërmen e dhenies se pretences nga prokuroria, ku ishte kërkuar dënimi me vdekje. Shkova ta takoja dhe bëtë muhabet, ndërsa ai rrinte pas kangjellave. Biseda ishte e zakonshme, si ja kaloni, nëna si është…Pataj babai u pushkatua me aksham, me14 prill. Unë e mora vesh ne mëngjes dhe bashke me te afermit e mi shkuam për t’ia thënë nenes. Hapem shtepine për tre ditë, nëna priste gratë ne shtepine tonë, unë burrat te shtëpia e kushuririt.

A patet pasoja nga arrestimi i babait, si armik i popullit, megjithëse ju u shkolluat?

Atëherë nuk merreshin masa dhe djali i Bishtqemit vazhdoi shkollën. Ende nuk ishte ashpersuar lufta e klasave. Por, nuk kemi patur pasoja.

A keni patur hyrje – dalje me familjen e Enverit?

Mardhenie normale, hynim dhe dilnim me raste. Pas 90-es u shtuan.

A ndjeni meri për pushkatimin e babait?

Po, babai ynë nuk u pushkatua se ishte kunati i Enverit, por se ishte eksponent dhe u pushkatua si gjithë te tjerët ne atë kohe. Sigurisht nuk e merritonte atë vdekje, pasi ai dhe e ka ndihmuar luftën, ka qenë anti zogist, me Fan Nolin, deputet, por ishte kohe lufte, trazirash, revolucion dhe këto gjëra nuk shihen shumë, i justifikon koha.

Po me pas si rrodhi jeta?

Ne nuk ishim te pasur dhe me vdekjen e babait, unë duhet te mbaja nënën dhe vellane, kështu qe u futa ne pune, ne Minsitrine e Kultures. Isha 19 vjeç. Me pas ne vitin 46 shkova me studime për Drejtesi ne Jugosllavi. Aty ndenja 2 vjet, u marrdheniet me Jugosllavine dhe shkova ne Sofje te Bullgarise, ku dhe mbarova studimet ne vitin 1951. (Këtu nderhyn i vellai, Fatosi: Gjatë këtyre 4 vjet e gjysmë ne mbetem përsëri unë dhe nëna pa një njeri qe te punonte dhe gjatë kësaj kohe ne na ka mbajtur Enveri).

A keni shkuar, aty ku u varros babai?

Po, gjyshi, babai i nenes u interesua dhe mblodhi te dhëna për vendin. Një muaj e gjysmë pas varrimit bashke me nënën shkuam te varri. Ishte ne rradhen e dytë, i dyti nga e majta. Të 17 te pushkatuarit ishin varrosur ne tre rradhë nga pesë veta dhe ne rradhen e katert dy te tjerë. Me pas nuk kemi shkuar me dot, pasi aty ishte dhe një kamp ushtarak.

Po pas viteve ’90 jeni interesuar?

Po sigurisht ne vitin 1992, unë shkova te takoja një funksionar ne Ministrine e Brendshme, qe merrej me këto punera ne atë kohe. Por, ai nuk na dha ndonjë te dhënë. Megjithatë shkuam e pame vendin. Ne vitin 1994 Kryegjyshata solli varrmihesit, pasi ne atë parcele ishin varrosur dhe dy dervishe, Baba Faja i Martaneshit dhe një tjetër. Pas vitit ’94 bëtë dhe një përpjekje tjetër bashke me Nestor Koten dhe me vellane Fatosin. Nestori solli dhe një buldozier, germoi dhe gjeti një kocke kofshe. Përsëri e la aty e mbuloi, ne mënyrë qe te bëheshin germime te organizuara me vonë. Qe ne 94-en parcela u rrethua dhe me pas kur shkoi vellai me Agimin ishin bërë ndryshime te mëdha.

Luan Omari:

Ne vitin 1945, nendrejtor ne Arsimin e Larte, Juridik

Me 1957, Dekan i Drejtesise

Ne vitin 1973, anetare i Akademise se Shkencave

Me 1975, punonjes ne Akademi

Ne vitin 1992, anetare i Akademise Evropiane te Shkencave dhe Arteve ne Austri

Kategori
Uncategorized

Krimet e Komunizmit.

Kategori
Uncategorized

“Para 3000 vjetëve janë shkruar vepra shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe.”

hoxha_tahsini_3000_vjetet_023 PELLAZGËT HYJNORË
prof.rizaj

Prof. dr. Skënder Rizaj

Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.

Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.

Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.

Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.

Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.

Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.

Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.

Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.

Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.

Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.

Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.

Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.

Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.

Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.

Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).

Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.

D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke.

Kategori
Uncategorized

PASURI DHE GJAK:

 
foto e Vullnet Mato
Foto e kopertinës

Vullnet Mato

 

PASURI DHE GJAK

 

Disa shqipo duarthatë

dhe krenar të dikurshëm,

tani u pasuruan

me trashëgime nga etërit.

Por dhe nga dhelpëritë

e rrëmbimit të bujshëm, 

në toka, ngastra rëre,

dhe shtëpi të njëri-tjetrit.

 

Ndodh, të yshtur

nga xhindet brenda kokës,

sajojnë letra të rreme

me falsitete djallëzore,

të rrëmbejnë si me magji

gjelbërime të tokës

dhe hijet e mureve

të lashta stërgjyshore…

 

Më pas xhindet e sherrit

u këndojnë në vesh,

rapsodi nga eposi kreshnik

i Mujit e Halilit…

Krahët e marrëzisë

u mbijnë në gjumë shpesh,

për të nxjerrë papritmas

shpatat jashtë millit…

 

Pasi nuk arrijnë

të ndajnë sherrin e pleksur,

përgjojnë e presin

shfrimin për gjakmarrje.

Derisa të shpallen vrasjet,

nga komisionet e mekur,

dhe nga gjykatësit

e zvarritjeve shumëvjeçare.

 

Duket sikur etërit na lanë

edhe mallkimin e zi:

Mos u ngopshi kurrë

me pasuri dhe gjak, or bij!..

Vullnet Mato

 

DY BUZË DHE DY SY

 

Më flasin dy buzë,

më vështrojnë dy sy,

me shikimin direkt,

Vullnet Mato

 

TRADHTIA NË MENDIM

 

Gruan e kam kurdoherë

përbrenda trurit,

ku ajo vjen përqark

si nikoqire e mendjes sime.

Aty më këshillon për ndonjë

gjakndezje burri,            

apo ndërhyn e më trazon

gatimet në mendime.

 

Më fshin pluhurin cerebral

me ëndrra kotësie, 

ose shkund mendësitë

e pabarabarta.

Kur harroj dhe ia mbaj

të mbyllura dyert,

ajo troket aq fort,

sa më shkundet kafka.

 

Dyshon mos ndoshta

ndonjë grua tjetër,

më ka hyrë brenda trurit

nga dritaret e syve.

Ndonëse e di mirë,

më ka besnik të vjetër,

bëhet merak, sidomos  

kur dëgjon bëma të fqinjëve.

 

Tek punoja në bibliotekën

e trurit tim të vogël,

më gjeti një ditë

me një topolake të njomë.

Ajo kish hyrë lakuriq

nga televizori i dhomës

dhe me kërcime seksi

po tundte belin e hollë…

 

Shtypi pultin, ma nxori

nga truri pa vonesë

dhe për impulse maniake

më bëri qortim:

“Si të gjithë burrat,

edhe ti ke tru të pabesë,

me kuçkat e botës po më

tradhton në mendim…

 

Nuk e dija, i thashë,

se bëj pabesi intime,

edhe kur jam mbyllur

në dhomë me vetveten!…

-S’ka si të mos e dish,

se për tradhti në mendime,

Krishti u ka folur njerëzve,

qysh para dymijë vjetëve!“…

 

Vullnet Mato

 

TRADHTIA NË MENDIM

 

Gruan e kam kurdoherë

përbrenda trurit,

ku ajo vjen përqark

si nikoqire e mendjes sime.

Aty më këshillon për ndonjë

gjakndezje burri,            

apo ndërhyn e më trazon

gatimet në mendime.

 

Më fshin pluhurin cerebral

me ëndrra kotësie, 

ose shkund mendësitë

e pabarabarta.

Kur harroj dhe ia mbaj

të mbyllura dyert,

ajo troket aq fort,

sa më shkundet kafka.

 

Dyshon mos ndoshta

ndonjë grua tjetër,

më ka hyrë brenda trurit

nga dritaret e syve.

Ndonëse e di mirë,

më ka besnik të vjetër,

bëhet merak, sidomos  

kur dëgjon bëma të fqinjëve.

 

Tek punoja në bibliotekën

e trurit tim të vogël,

më gjeti një ditë

me një topolake të njomë.

Ajo kish hyrë lakuriq

nga televizori i dhomës

dhe me kërcime seksi

po tundte belin e hollë…

 

Shtypi pultin, ma nxori

nga truri pa vonesë

dhe për impulse maniake

më bëri qortim:

“Si të gjithë burrat,

edhe ti ke tru të pabesë,

me kuçkat e botës po më

tradhton në mendim…

 

Nuk e dija, i thashë,

se bëj pabesi intime,

edhe kur jam mbyllur

në dhomë me vetveten!…

-S’ka si të mos e dish,

se për tradhti në mendime,

Krishti u ka folur njerëzve,

qysh para dymijë vjetëve!“…

 

Vullnet Mato

 

TRADHTIA NË MENDIM

 

Gruan e kam kurdoherë

përbrenda trurit,

ku ajo vjen përqark

si nikoqire e mendjes sime.

Aty më këshillon për ndonjë

gjakndezje burri,            

apo ndërhyn e më trazon

gatimet në mendime.

 

Më fshin pluhurin cerebral

me ëndrra kotësie, 

ose shkund mendësitë

e pabarabarta.

Kur harroj dhe ia mbaj

të mbyllura dyert,

ajo troket aq fort,

sa më shkundet kafka.

 

Dyshon mos ndoshta

ndonjë grua tjetër,

më ka hyrë brenda trurit

nga dritaret e syve.

Ndonëse e di mirë,

më ka besnik të vjetër,

bëhet merak, sidomos  

kur dëgjon bëma të fqinjëve.

 

Tek punoja në bibliotekën

e trurit tim të vogël,

më gjeti një ditë

me një topolake të njomë.

Ajo kish hyrë lakuriq

nga televizori i dhomës

dhe me kërcime seksi

po tundte belin e hollë…

 

Shtypi pultin, ma nxori

nga truri pa vonesë

dhe për impulse maniake

më bëri qortim:

“Si të gjithë burrat,

edhe ti ke tru të pabesë,

me kuçkat e botës po më

tradhton në mendim…

 

Nuk e dija, i thashë,

se bëj pabesi intime,

edhe kur jam mbyllur

në dhomë me vetveten!…

-S’ka si të mos e dish,

se për tradhti në mendime,

Krishti u ka folur njerëzve,

qysh para dymijë vjetëve!“…

 

 

Vullnet Mato

 

KOHËRAT ZHGËNJYESE

 

Kur isha kec, 

në moshën e bardhë, 

thosha, dil mjekra ime,

të bëhem burrë!

Të marr një faqemollë

me cicat dardhë,

ta bëj manare,

mos më ndahet kurrë.

 

Të më flenë buzët

në frymën e saj, 

të bëj përnatë eklipsin

hëna nën diell.

Të bëj si fytyrën time,

tre kalamaj,

të më thonë, o babi!,

t’u them, o yje !…

 

Kur i bëra të gjitha

këto marifete,

thosha, më ndihmo fat,

të ngop bijtë e uritur,

t’i vesh si prilli

lastarët me gjethe,

të bëhem lumë i tyre,

për t’i vaditur…

 

Por fati nuk m’i dha

qeset me të holla,

ndonëse u rropata

për letra të ndershme,

duke rendur pas diplomave

nëpër shkolla,

teksa paraja tinëzare

po bëhej më e vlefshme…

 

Sakaq i zhgënjyer

në vjeshtën e moshës,

thosha, duhet shembur

ky kodosh shteti!…

Po kur u shtrinë urat

mbi oqeanet e botës,

m’i rrufiti bijtë papritur

ai magnet kurbeti…

 

Pasi brodha gjithë kohët

veç me ndryshime ngjyre,

por me huqet e vjetra

të pushteteve pa ndryshuar,

them: Ah, sa keq të vdes 

me hajdutë mbi krye,

dhe me fatin koprrac,

që më ka bojkotuar!…

Vullnet Mato

 

BUKURIA MAGNETIKE

 

Bukuria sa vjen

sytë po i rrëmben.

Gjithnjë e më tepër

po shton magjinë.

Kot thonë,

mashkulli bëhet qen,

përderisa femra ia rrit

magnetit fuqinë!…

 

Bukuria të shkul

nga trupi pleqërinë,

bën të ndjehesh befas

banor në tropik.

Të ngjall dëshirën,

të shton energjinë,

të deh papritmas

me avujt e saj erotik.

 

Kur syri bredh kudo

pa kufizimin e lirisë,

zhvesh në rrugë femrën

më të paarritshme,

shijon format e linjës,

të përsosmërisë

dhe bëhet në çast

më uri të përbindshme.

 

Por vetëdija e mban lidhur

si qenin me zinxhirë,

të mos bëhet agresor

i shfrenuar nga marrëzia.

Shyqyr, që ekziston

ky shpëtim, shyqyr!…

Ndryshe, ruaji, o zot,

mendjet, nga bukuria!…

Vullnet  Mato

SHTËPIA E SHKRETIMIT TRAGJIK

Pasi njerëzit shkuan familjarisht

në emigrim,

shkretimi tragjik sundon

në dhomat mortore.

Karboni ka vrarë oksigjenin,

deri në asgjësim,

myku shpërndan

aromat e kufomës ajrore…

Tani aty brenda

minjtë kanë bluar gjithçka,

dhe miushet garojnë,

kush të pjellë më shumë.

Marimangat shtrijnë rrjetat

nga trau në tra,

t’i kenë më të rehatshme

shilarëset për gjumë.

Mola bren në heshtje

kolltukët e pluhuruar,

me supet vajtimtar

mbi kalbjen e qilimave.

Dritaret kanë ulur qepallat

e syve të verbuar.

të mos shohin

pushtimin barbar të krimbave.

Mbeten të paprekur,

veç muret me kujtime,

që ruajnë zërat e incizuar

në tulla dhe gurë,

si dhe brava rojtare,

që shtrëngon në fiksime,

dorën me gishta çeliku,

futur thellë në mur.

Pas ardhjeve të penguara

me bunkerët e panikut,

është koha e ikjeve,

me dyert e blinduara të çelikut…

Vullnet Mato

 

GRUAJA PA DASHURUAR ASNJËHERË

(Sipas rrëfimit të një miku)

 

Njoha një grua pa dashuruar asnjëherë.

Kurorëzuar kundër dëshirës me mblesëri.

Ajo ra në dashuri me mua, menjëherë,

sikur të kisha qenë tridhjetë vjet më i ri…

 

Ndodhej në perëndimin e pranverës së vrarë,

ndërsa unë mes dimrit me dëborë mbi krye.

Kishte tre fëmijë, tre tulipanë të bardhë,

dhe lëshoi aromë trëndafili për gjemba pleqërie.

 

Ndoshta kish dëgjuar nga ndonjë shoqe e vet,

për vdekjet e palindura të shumë dashurive

dhe embrioni i shpirtit të saj, nuk flinte i qetë,

pa ndezur shkëndijën rrezeartë të ndjesive…

 

Mendova, do të ishte krim i madh të vrisja,

një shpirt që sapo ndjeu lulëzim me vonesë.

Por dhe të vilja frutat e ndjenjave që prisja,

do ishte dy herë krim, i pafalshëm sa të vdes.

 

Rashë aq ngushtë, sa nuk isha gjendur kurrë,

as në andralla të vështira me rreziqe të mëdha.

S’bëhej fjalë thjesht për kontaktin grua-burrë,

po për një zjarr të fuqishëm me flakërime hata.

 

Një zjarr, ku s’duhej përdorur benzinë, as ujë,

as ikje burracaku nga pasioni i saj plot flakërime,

por një miqësi e bardhë, pa arritur të bëhej bujë,

deri në kënaqësinë e shuarjes, me dëborën time…

Vullnet Mato

 

PRET NJË GRUA NË VERI

 

Është një shtëpi fshati, larg në Veri,

mes borigave halore, pranë një pylli,

një shtëpi bore, me të pjerrtën çati,

te një livadh i bleruar që puth dielli.

 

Në atë shtëpi, me qeleshe reje mbi krye,

pret një malësore me llërë të përveshura,

një faqekuqe që kënaqet me lexime poezie

dhe te buzët s‘i perëndon kurrë e qeshura.

 

Ajo grua më ftoi mik, para disa vitesh,

bashkë me burrin, një malësor trupfort,

të bëja aty vjersha e të veroja pushimet, 

por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

 

Ajo çdo mëngjes, kur fshin oborrin,

shkund gjoksin e madh duke vallëzuar,

mjel lopën, zien qumështin, zë kosin

pastaj pjek kulaçin e grunjtë për mua.

 

Ka dërguar letra me disa re bardhoshe,

ku ka shkruar me lapsin e kuq të rrufesë:

“Eja, or mik, se ne të presim prej kohe!“

Do shkoj t’i lexoj këtë vjershë para se të vdes…

Vullnet Mato

 

TË KAM DASHUR MIZORISHT…

(Lirikë për brengat e pamundësisë)

 

Unë do të vdes përpara teje,

këtë gjë, ti e di, natyrisht.

Por do të jem përmes çdo reje,

tek ajri që do thithësh rregullisht.

 

Ti, mua do të më shikosh,

brenda rrezeve të çdo ylli.

Do të jem degë, kur të kalosh,

nën pemët e çdo pylli…

 

Te çdo gjethe do kem qëndruar,

kur të shpërthejë blerimi i ri,

si një flutur krahëshkruar,

që hap krahët veç për ty…

 

Do të jem te çdo fije drite,

që do të hedhë mbi ty agimi.

Balli në verë kur të flladitet,

dije se fresku është i imi.

 

Ëndërruam shpesh bashkimin,

Por s’qe e mundur, çuditërisht.

Brenga asnjërit s’i jep fajësimin,

përderisa fati na pengoi egërsisht…

 

Unë do të vdes përpara teje,

por ti mendjen, natyrisht,

s’do ta heqësh kurrë prej meje,

sepse të kam dashur mizorisht…

Vullnet Mato

 

LOTËT PA NGJYRË

 

Mbahu fort, o shpirti im,

mos u këput,

nga lotët e fëmijëve,

kur qajnë për bukë!…

Nga lebetitjet e tyre,

kur kërkojnë nënën,

kur duan atë zemër,

që u ngroh zemrën…

 

Duro, o zemra ime,

mos rënko aq shumë!

kur të vegjlit mbështillen

me kartona në gjumë;

Kur bashkë me mace

dhe qen të zgjebosur,

jetojnë fëmijëri të mjerë

me shpirt të nxirosur!…

 

Rezisto burrëria ime,

mos i lëngëzo sytë,

kur fëmijët lypin

kotheren çdo ditë!

Kur rriten zhelanë

e pa lodra në duar,

me sy të përqarë

e buzëqeshje të shuar…

 

Mos ik, o truri im,

qëndro brenda meje,

kur në fytyrën e njomë

shoh vraga rrëkeje,

tek i vogli bardhosh,

apo zezaku vogëlush,

nga lotët pa ngjyrë

tek askush!…

 

Mbush gjoksin, fryma ime,

kur lutem: O Zot,

mos paçin fëmijët kurrë

vuajtje dhe lot!…

Sytë e këtyre engjëjve,

s’i shoh dot duke qarë,

edhe sikur të pikojnë

florinj e margaritarë!…

 

Vullnet Mato

 

HIJA E PISHËS NË OBORR

(Erotike)

Hija e pishës si gorre

lidhur në oborr,

tundi bishtin në mëngjes

te ballkoni i mikes…

Ca kothere dielli

ajo i thërrmoi me dorë, 

për të më dhënë heshtur

sinjalet e pritjes…

 

Pastaj në mesditë

hija mblodhi bishtin,

dhe ia futi gjumit

e lodhur nga vapa.

Shtrova batanijen,

të freskoj shpirtin,

dhe prita të errej,

sa të binte nata…

 

Në mbrëmje ajo i lehu

hënës nga lindja,

dhe e zgjidha hijen

nga zinxhiri,

të na ruante natën

nga gojët e liga,

kur jam i gatshëm

t’i vdes mikes te pëqiri.

 

Gjithë natën,

engjëlli ynë mbrojtës

me degë të blerta,

na fshehu prej syve

vrastarë të dashurive.

Duke gërmuar thesarin

e mikes fshehtas,

ne zbuluam portën

e parajsës me yje…

 

TË GJALLËT, PA TRUP…

 

Vullnet Mato

 

TË GJALLËT, PA TRUP…

 

Ka dy rrugë për në varr,

njëra e shtruar me dafina,

tjetra me gjemba murrizi

të shpie direkt në ferr.

Populli ta shtron udhën,

ndryshe nga familja,

siç ua ke lënë ti njerëzve,

me dritë, ose terr…

 

Ka njerëz të fshirë

nga ekzistenca krejtësisht,

për ligësi e makutëri

të bëra në interes vetjak,

por ka dhe të ngritur

në piedestal madhërisht,

pasi jetën ua kushtuan

të tjerëve përqark.

Ata që derdhën të tërë 

vitet e jetës për të krijuar,

shpikjen që shtyu hapat e botës

drejt përparimit njerëzor.

Dhe të tjerët që falën pasurinë,

prej etërve trashëguar,

të çimentonin kolonat prej balte

të kombit të lashtë arbëror.

 

Dikush mund të thotë,

ç’më duhet mua monumenti,

mjafton ta bëj jetën time

në luks e begati pronari..

Po… veçse, ata që ke zhvatur,

ose zhdukur për momentin,

kanë prapa të tjerë, që të lënë

pa emër e pa asnjë shenjë varri…

 

Aq shumë njerëz kanë ardhur

dhe janë fshirë nga jeta,

sa toka nuk numëron 

përsipër dheut, gurët e zallit.

Janë shkruar dhe shuar

regjistrave, me miliarda veta,

por pak kanë mbetur të shkruar

në kujtesën e ajrit;

 

Mbeti esenca e mendjeve

të vëna në garë mbijetese, 

nga tërë ardhjet në glob

gjatë riciklimit jetësor;

nga shoshitjet shekullore

të miliarda vdekjeve inerte,

mbeti vetëm produkti

i ndritur i floririt njerëzor.

 

Pra, mbetën gjallë vetëm ata

që vitet i lanë pa numëruar,

pa përjetuar ekstaza qejfi,

apo dëfrime, si të mbretërve.

Ata që vdekja i priti me dhimbje

e keqardhje të papërshkruar,

që ndonëse pa trup, të gjallë mbetën,

mes gjithë brezave të njerëzve…

 

Së fundi natyrshëm, lind pyetja,

te çdo lexues i kësaj poezie:

Nga timonierët e shumtë

që ka sot ky vend, cili vallë,

mund të mbetet në oksigjenin

e kujtesës së kësaj Shqipërie,

të mbijetojë kohën e përjetshme,

pa trup dhe përsëri i gjallë?…

GJETHET E RËNA VJESHTRAVE

 

Vullnet Mato

 

GJETHET E RËNA VJESHTRAVE

 

Ashtu siç bien nga pemët

gjethet në vjeshtra,

pema e atdheut po vyshket

nga gjethet e rëna…

Erërat e ftohta që fryjnë

me pështjellime të shpeshta,

kanë bërë, gjethet e blerta

të bien nga degët nëna…

 

Pema jonë e lashtë ka pasur

vegjetim të lartë gjelbërimi,

derisa arriti në katër milionë

e ca gjethishte të gjalla.

Por pak nga pak vyshkjet

nga thatësira mjerimi,

bënë që degët e saj të mbeten

me gjethe të rralla.

 

“Kujdestarët” e zgjedhur,

pas katër stinëve pranverore,

për të siguruar burimet vaditëse,

nuk kanë menduar,

për erërat e thatësirës

në vjeshtrat e çdo kurore,

derisa gjethet e kësaj peme,  

thuajse janë përgjysmuar…

 

Sado të mundohen, për të gjetur

në botë gjethet e rëna,

disa humanistë viziv të medias,

që gjethishtet gjurmon,

në emisionet “Gjethe të humbura”

nga degët nëna,

nuk arrijnë t’i kthejnë pemës

gjithë blerimin që i mungon…

 

Dhe degët nëna, nisën ndërkohë

të vajtojnë me lot mallëngjimi:

-O gjethja ime e shtrenjtë,

ku të ka zënë sonte nata,

kush t’i mbulon supet

të mos ftohesh nga thëllimi?…

Kthehu, mos u vono,

të më gjesh te shkarpat e thata!…

 

Prandaj “kujdestarët” e kujdesur,

së pari për gjethimin e tyre,

duhet të mbrojnë të tëra gjethet,

nga ftohtësirat me acar,

para se gjelbërimi i Atdheut

të kthehet në pemë shkretëtire,

ku të vajtojnë degët e gjora,

tharjen e gjithë trungut shqiptar…

Kategori
Uncategorized

MONOLOGU I NENES SE EMIGRANTIT

 


Vullnet Mato.

 

MONOLOGU I NËNËS SË EMIGRANTIT

 

U bënë shtatë vjet

me rënie gjethesh të verdha ndërmote,

shtatë shekuj që të pres

me sytë në përgjim,
te kjo derë e pashkelur nga fryma jote

dhe nga gjurma e harruar

diku larg në mërgim…

 

Të pres te kjo derë e gozhduar

me kufomën e vetmisë brenda,
te ky prag i zi që mbështolli

me shurdhëri nata jote e ikjes.

Yjet këputen

nga gërmadhat e reve të rënda

dhe bien mbi duart e mia

të shtrira drejt qiellit të pritjes…

 

Por ylli yt

nuk pikoi vështrimin e syrit

mbi përrenjtë e tharë

të rrudhave të mia.

U bënë shtatë shekuj

me trokitje vetëtimash,

duke pritur të trokasë zëri yt

tek dritarja ime me thinja…

Por dëgjoj aty,

vetëm ankthin e erërave dimërore.

që vijnë e shkojnë

me psherëtima të pikëlluara.

Derisa vetmia

më ngurtësoi rrudhjen kockore,

për të gdhendur statujën e pritjes

së nënave të harruara…

Ti nuk erdhe

të zbutesh mallin tim gjëmëmadh.

Shumë shira breshëruan lot në sytë emi.

Lot që u tretën nga mynxyra e dhimbjes,

nëpër mjegullat e harrimit tënd pakufi.

 

Vjen gjithmonë një korb mortor,

gdhihet natën te dritarja ime eshkretuar,
ku hija jote ngjyrë molle, lulëzon në oborr
dhe gjithmonë më pëshpërit

ardhjen tënde të tepërvonuar…

Por tani që edhe ajri u mbush

me mungesën tënde,

ndjej se fryma më është pakësuar

dhe fjalët e ngrira më janë kthyer

në mermer të zbardhur,

ku mund t’i falesh kujtimit në kthim,

nëse dikur ke për të ardhur… o yllim!…

 
Kategori
Uncategorized

Gazetareve ju kercenohet jeta ne Shqiperi,marrin azil politik ne Suedi.

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

suedia ne focus 1Nga Suedia Urim Gjata /

Edhe një gazetare tjetër fiton strehim politik në Europën Veriore pasi iu kërcënua jeta e saj në Shqipëri.  Është Suedia që ka marrë në mbrojtje gazetaren Syrjeva Berberi si dhe më parë Emanuela Çapanin, pasi iu kërcënua me jetë për shkak të investigimit të skandalit rreth trukimit të ndeshjeve. Ishte gazeta “Focus News . al” që më 8 Prill të 2015 publioi menjëherë këtë kërcëmin përball indiferentizmit të autoriteteve shqiptare. Një javë më parë Bordi i Emigracioni në Suedi ka vendosur të pranojë kërkesën e saj për azil, duke e konsideruar kthimin në Shqipëri të rrezikshëm.

Ky investigim i nisur në Shqiperi bëri bujë edhe në shtetin Suedez në mediat, të cilat e transmetuan njëkohësisht. Futbollisti me origjine Kosovare Liridon Leci në një kamer të fshehtë ka rrëfyer skemën mafioze të trukimit të ndeshjeve kryesisht në ligat Suedeze. Ai ka treguar gjithashtu edhe për lidhjet e tij me Presidentin e Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka.

Disa muaj më parë video u bë publike te televizionin Suedez TV4. Fill pas denoncimit të këtij rrjeti mafioz, gjë që gazetarja Syrjeva Berberi ka marrë në telefonin e saj një mesazh kërcënues. Ajo me shumë vështirësi ka arritur të lidhet dhe të komunikoje në shtetin Suedez me Z Urim Gjata, i cili ishte i pari që i dha mbështetien morale në përpjekjet e saj për të mos u tërhequr nga “kauza” e saj dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por dhe në të drejtat e saj në entin e emigracionit Suedez,.

Z Gjata më dha kurajë që unë të vazhdoj përpjekjet e mija pa u tërequr nga asgjë,ai me lidhi me gazetarin Z Shpëtim Zinxhiria në Athine. Portali i lajmeve “Focus News.al” dhe gazetari Shpetim Zinxhiria na dha një mbështetje shumë të madhe në publikimin e kërcënimit që iu bë gazetares Berberi.

Vetëm në saj të publikimit në këtë portal lajmi u adoptua edhe në mediat e tjera shqiptare si gazeta “Mapo” e deri tek emisioni “Opinion”. Syrjeva Berberi gazetarja e cila sot është e mbrojtur në shtetin Suedez, shpreh mirënjohjen për kolegët e saj të cilet ishin e vetmja mbështetje atehere kur shteti dhe policia shqiptare nuk i dha mbrojtje.

Çështja e gazetares Syrjeva Berberi duket se do të vazhdojë edhe për disa kohë pasi Bordi i Emigracionit ka vendosur të depërtojë në Shqipëri vellain e saj Xhulio Berberi, duke e konsideruar Shqipërinë një vend jo të rrezikshëm, me pretendimin se prindërit jetojne ende në Shqipëri, si dhe me arsyen se jeta e tij nuk ka qenë i kërcënuar drejtpërdrejtë në Shqipëri.

Gazetarja Berberi e mbrojtur personalisht nga shteti Suedes, ende ndihet e kërcënuar duke qenë se mafia shqiptare nuk ndalet, dhe ajo e di që në rast se vellai do të kthehet në Shqipëri ata do të hakmerren tek ai.

Në një kontakt që ne kemi pasur me gazetaren, na sqaron arsyet se përse ajo vendosi të marrë vëllain e vet. “ Unë mora vellain sepse menjehere pas investigimit ai është ndjekur nga persona të dyshimte, të cilët flisnin me theks kosovar. Xhulio ishte i vetmi pjestar i familjes me të cilin unë jetoja prej gati 4 vitesh dhe ai ishte i vetmi familjar që e njihnin të gjithë. Ai është i kërcënuar po aq sa unë dhe ata do të marrin hak tek vellai im, do të më bëjnë presion tek ai.Shpresoj që gjykata të pranojë kërkesën e vellait tim dhe t’i japë mbrojtje” shprehet e shqetesuar gazetarja shqiptare.suedia-azil

Journalisten
Syrjeva Berberi har fått asyl i Sverige, men hennes bror ska deporteras till Albanien.FOTO: Tor Johnsson

Albanska journalister får asyl

6 juli, 2015

De två albanska journalisterna Syrjeva Berberi (bilden) och Entuela Capani som låg bakom ett TV4-reportage har fått asyl i Sverige efter att ha hotats till livet i Albanien. Men Syrveja Berberis bror fick avslag på asylansökan och ska skickas tillbaka till Albanien.

Journalisten berättade i juni om de två albanska journalisterna Syrjeva Berberi och Entuela Capani som flytt sitt hemland efter dödshot. De hade med dold kamera filmat den tidigare Bois-spelaren Liridon Leci som berättade att han kunde fixa fotbollsmatcher i Skandinavien och på Balkan. Videofilmen visades på TV4 i vintras.

Efter mötet med Lici blev de hotade till livet av två män. Flera hot riktades mot dem och deras familjer. Syrjeva Berberis pojkvän blev brutalt misshandlad och hans bil förstörd. En bomb på en cykel hittades utanför Entuela Capanis hus. Hennes make, som också är journalist, fick dödshot riktade mot hela familjen per telefon och familjens bil vandaliserades.

När de ställde upp på intervjuer med Journalisten visste de inte om de skulle få asyl, och de var mycket oroliga.

Nu har båda journalisterna fått asyl i Sverige.

– Jag är så glad över beslutet, säger Entuela Capani.

Syrjeva Berberi har svårt att glädjas över det positiva beskedet eftersom hennes bror samtidigt fick avslag på sin asylansökan.

– De som har hotat mig i Albanien har också hotat min bror. Det var därför vi reste tillsammans hit. Jag har förstört hans liv, och nu riskerar han att skickas tillbaka till Albanien och maffian som hotat oss båda. Jag kan inte känna någon glädje när mitt arbete riskerar att leda till att min bror kommer till skada, säger Syrjeva Berberi till Journalisten.

Kategori
Uncategorized

Serbet tallen me Ramen ne FB.

Mediat online në shërbim të Ramës prej katër orësh japin lajmin se Rama ka replikuar me Kryeministrin serb Vuçiç në lidhje me vendimin e gjykatës, e cila i jep tre pikët Shqipërisë.
Rama ka bërë patriotin dhe e ka ftuar Vuçiçin të shikojë edhe ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Pas plot 4 orësh komunikim në rrjetet sociale të Ramës me Vuçiçin rezulton se nuk paska qenë Vuçiçi, Kryeministër i Serbisë, ai me të cilin ka biseduar Rama, por një Vuçiç me një profil fals me emrin e kreut të qeverisë serbe. Dy fotot që botojmë sot tregojnë se cila prej faqeve të Twitter është faqja zyrtare e Kryeministrit serb, Vuçiç dhe cila është false. Në llogarinë zyrtare të Kryeministrit Vuçic në rrjetin social Twitter shkruhet që në fillim se kjo është faqja zyrtare e Kryeministrit të Serbisë dhe kryetarit të Partisë Progresiste në Serbi, Aleksandër Vuçiç. Në faqen zyrtare të tij ka 116 mijë fansa dhe postimet e bëra janë sigurisht në gjuhën serbe. Në profilin fals të Vuçiç, ku Rama në mënyrë qesharake u vu në lojë ka vetëm 5104 fansa, një numër shumë i vogël ndjekësish ky krahasuar me profilin zyrtar të Kryeministrit serb. Nuk është e rastësishme që Vuçiç ka një profil fals, të gjithë politikanëve si në Shqipëri dhe kudo në botë u kanë hapur profile false në të cilat përdorues të rrjeteve sociale shpenzojnë kohën e lirë duke postuar komente pavarësisht se nuk kanë asnjë lidhje me qendrimet zyrtare të politikanëve në emër të të cilëve flasin.
Por si u tall Rama nga qytetarët serbë? Gjithçka ka nisur nga një postim në llogarinë false të Vuçiç, i cili përmes një postimi shprehej “Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”. Pas këtij postimi, ka nisur tallja me Ramën, personi që menaxhon profilin fals të Vuçiç ka bërë një tjetër reagim në të cilin i bën tag Ramës duke shkruajtur: “Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.
Tag është një opsion ku përdoruesit e rrjeteve sociale Tëitter apo Facebook, veçanërisht të rinjtë e përdorin duke lidhur postimin e tyre në faqet e miqve të tyre. Është anormale të mendosh se një Kryeministër, e në rastin konkret Vuçiç të merrej me këto opsione e aq më tepër duke dialogur për çështje delikate, siç është ajo e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku të gjithë e mbajmë mend ngjarjen e rëndë që ndodhi. Por mesa duket për Ramën ky ka qenë rasti perfekt për t’u mediatizuar.
Pas postimit tallës që “Vuçiç” i rremë kishte postuar në faqen e tij dhe të Ramës me shprehjen: “Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”, Kryeministri shqiptar është përgjigjur menjëherë. Rama ka vijuar figurën e tij prej budalli ndërkohë që ndjekësit serbë talleshin. “Dhe që ta dish ndeshja do të bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do të fitojnë. @SerbianPM mik i dashur në Shqipëri do të fitojë kush do të luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj ‘Ne do fitojmë’ se s’ke asgjë në dorë:-)”, ishte replika e Ramës.
Pas kësaj replike të Ramës, tallja e serbëve ka vijuar edhe më tej. Në një tjetër postim, në profilin fals të Vuçiç ka vijuar vënia e Kryeministrit shqiptar në lojë. Kështu pas reagimit qesharak të Ramës për zhvillimin e ndeshjes në Shkodër, ka ardhur një tjetër reagim tallës nga profili fals i Vuçiç. “E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”, shkruhej në profilin fals të Vuçiç.
Pas këtyre replikave qesharake të Ramës dhe “Vuçiçit” të rremë, zyra e shtypit të Kryeministrisë është kujdesur që të shpërndajë lajmin nëpër media, duke tentuar t’i bëjë jehonë e pompozitet replikave e kundërreplikave të Ramës me personin e panjohur që tallej me të i maskuar nën emrin e Kryeministrit serb.

Debati i Ramës me profilin fals

“Drejtësia europiane për të disatën herë u shndërrua në një padrejtësi botërore. Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”, shkruajti Vuçiç.
Më pas, duke i bërë tag Kryeministrit Rama, Vuçiç shkruajti:
“Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.
Pak orë pas këtij reagimi, vjen edhe përgjigjja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
“Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë. @SerbianPM mik i dashur në Shqipëri do fitojë kush do luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj ‘Ne do fitojmë’ se s’ke asgjë në dore:-)”, shkruan Rama, i cili njësoj si Vuçiç e bën edhe në gjuhën angleze postimin.
Pas ftesës së Ramës për të qenë në Shkodër, Kryeministri serb ka reaguar sërish. “E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”, shkruajti ai në Tëitter. Nuk dihet me siguri nëse Vuçiç do e mbajë fjalën dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Raporti i DASH: Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon shkeljen e të Drejtave të Njeriut nga qeveria ndërsa evindeton se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Dhunë ndaj qytetarëve, arrestime të paligjshme, dhunim të pronës, presion ndaj mediave, prishje të paligjshme të ndërtimeve etj janë konstatimet e rënda që ngre DASH mbi Shqipërinë në raportin e fundit të tij mbi të drejtat e njeriut. “Shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor, dhuna në familje si dhe diskrimini ndaj gruas” thuhet në raport. Panorama me të cilën shfaqet Shqipëria sot i ngjan një sistemi diktatorial.Korrupsioni mbetet një problem në sistemet e edukimit përfshirë edhe univesitetet publike. Shumë studentë ofrojnë para në këmbim të një note kaluese në provim. Shumë studentë deklarojnë se nga mësuesit kërkohet ryshfet për tu mundësuar kalimin në provime. Qeveria ka bërë shumë pak progres në adresimin e çështjes së kthimit të pronave tejk pronarët dhe shumë prej këtyre çështjeve mbeten ende pa një zgjidhje. Abuzimi ndaj fëmijëve është shumë i përhapur dhe numri i fëmijëve në situatë rruge është i lartë. Qeveria ka zbatuar në mënyrë të dobët ligjin e punës dhe rrallë ka mbrojtur punonjësit.  Mos ndëshkimi mbetet një problem. Mos ndjekja dhe mos dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime mbetet problematike. Zyrtarë të qeverisë dhe politikanë ashtu si edhe gjyqtarë dhe persona të tjerë me interesa të fuqishme biznesi janë në gjendje që të evitojnë ndjekjen penale” thuhet në raport. Raporti i Departamentit të Shtetit ka pasur raporte të besueshme se qeveria prishi shtëpitë e qytetarëve  pa një proces të regullt ligjor, si pjesë e një fushate më të gjerë për të shkatërruar ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Qytetarët parashtruan ankesat se Qeveria, përmes Inspektoratit Urbanistik të Ndërtimit shktaërroi pa të drejtë banesat e tyre por kërkesat e qytetarëve u injoruan. Raporti citon se qeveria bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura. Ka vazhduar të ketë shenja të abuzimit të përhapur të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem. “Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor”, citon raporti.

Drejtësia nën presionin politik

Edhe pse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara shpesh pengojnë sistemin e drejtësisë që të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Shpesh seancat gjyqësore nuk kanë qenë të hapura për publikun. Në rastet e zyrtarëve të lartë Gjykata shpesh ka refuzuar të pranojë vëzhgues gjatë seancave dhe në mënyrë rutinore telefonojnë kryetarin e trupit gjykues për të pyetur nëse të pranojnë një individ që kërkon të marrë pjesë në një seancë të veçantë. Disa agjenci janë të ekspozuara si model i mospërfilljes ndaj urdhërve e gjykatës. Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese kërcënojnë dhe minojnë pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve. Që nga shtatori dy vende të lira në Gjykatën e Larrë mbetur e paplotësuar, pas gati një viti, pavarësisht nga një numër të madh të rasteve me të cilat përballet gjykata.

Shtypja e lirisë së medias

Gazetarët  deklarojnë se botuesit dhe kryeredaktorët censurojnë shkrimet e tyre në mënyrë direkte dhe indirekte në varësi të presioneve politike dhe komerciale. Shumë gazetarë ankohen se mungesa e kontratave të punës shpesh i pengon ata për të raportuar në mënyrë objektive dhe i detyron ata të praktikojnë autocensurën.
Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën.

Në strukturat e policisë,  njerëz me lidhje kriminale

Policia nuk ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet politike ose lidhjet kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e pajisjeve, apo mbikëqyrja e pamjaftueshme kanë ndikuar shpesh në mos zbatimin e ligjeve. Pagat e ulëta, motivimi i dobët dhe udhëheqja e dobët,  mungesa e diversitetit në fuqinë punëtore vazhdoi të kontribuojë në rritjen e korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale. Mosndëshkimi mbeti një problem serioz  ashtu si edhe korrupsioni i policisë ishte një problem. “Policia përdor forcën e saj duke tejkaluar të drejtat”. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit të dënuarit në Shqipëri trajtohen me kushte çnjerëzore. “Ligji i jep të drejtën Avokatit të Popullit që përmes një mekanizmi kombëtar të monitorojë dhe raportojë mbi gjendjen e burgjeve dhe qendrave të dënimit. Gjatë vitit, është raportuar se në qendrat e burgimit dhe ato të dënimit vijojnë të ketë probleme serioze. Rreth 103 ankesa janë dorëzuar nga të dënuarit të cilët shpreheshin se policia kishte ushtruar ndaj tyre dhunë fizike  ndërsa i mbante në qeli në mënyrë të jashtëligjshme.  Komiteti Shqiptar i Helsinkit raporton se ndonjëherë policia përdor forcën e saj duke tejkaluar të drejtat. Po ashtu, kushtet në sistemet e paraburguimit janë aq të varfra sa përbëjnë trajtim çnjerëzor për të dënuarit.  Shumica e raportimeve të Komitetit të Helsinkit citojnë se shumë nga ankesat e qytetarëve lidhen me faktin se policia i ka arrestuar ata pa asnjë të drejtë dhe argument, nuk ka respektuar të drejtat e tyre dhe u ka mohuar atyre të drejtën për të patur një avokat. Ka pasur gjithashtu ankesa për mbipopullim të burgjeve. Ka patur raste kur personat e dënuar mbërrinin nëpër qelitë e paraburgimit me plagë dhe të dhunuar. Autoritetet nuk garantojnë shërbim mjekësor duke bërë të vështirë mjekimin e të dënuarve që të mund të shërojnë plagët e tyre gjatë vuajtjes së dnëimit”.

Policia, dhunë e arrestime të paligjshme ndaj qytetarëve

Arrestimet e paligjshme të qytetarëve si dhe në shumë raste dhunimi dhe keqtrajtimi i tyre ishte ndër shqetësimet kryesore krahas nivelit të lartë të korrupsionit që Departamenti i Shtetit ngre ndaj qeverisë shqiptare. Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, Departamenti amerikan i Shtetit citon se në Shqipëria janë mbipopulluar qelitë e paraburgimit ndonëse qytetarët janë shoqëruar pa të drejtë në këto qeli, duke u mbajtur aty për një kohë të gjatë e të papërcartuar në shkelje të hapur të çdo të drejte e ligji. Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni. Nga ana tjetër, Departamenti i Shtetit shpreh shqetësimin edhe ndaja buzimeve dhe keqtrajtimeve ndaj personave të dënuar. “Shkelje e të drejtave të njeriut në Shqipëri është keqtrajtimi dhe dhuna e ushtruar nga policia ndaj personave të shoqëruar si të dyshuar apo personave të shoqëruar për tu marrë në pyetje, e ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime. Herë pas here policia zgjaste dënimet pa patur asnjë akuzë ndaj personave të shoqëruar, kushtet në burgje janë jashtë standardeve dhe sistemi gjyqësor është i paaftë përballë korrupsionit dhe presionit politik” thueht në raport. Nga ana tjetër Departamenti i Shtetit lëshon kritika të forta për strukturat e policisë, të cilat sipas tij në disa raste janë të lidhur politikisht e në disa raste të lidhura me krimin duke bërë që ligji të mos zbatohet. “Policia nuk ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet politike ose lidhjet kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e pajisjeve, apo mbikëqyrja e pamjaftueshme kanë ndikuar shpesh në mos zbatimin e ligjeve. Pagat e ulëta, motivimi i dobët dhe udhëheqja e dobët,  mungesa e diversitetit në fuqinë punëtore vazhdoi të kontribuojë në rritjen e korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale. Mosndëshkimi mbeti një problem serioz  ashtu si edhe korrupsioni i policisë ishte një problem” citon Departamenti amerikan i Shtetit. Kritika të ashpra raporti ngre në lidhje me kushtet çnjerëzore në sistemet e paraburgimit ku krahas mos përmbushjesh së standardeve raportohet edhe abuzime dhe dhunë fizike ndaj të dënuarve. “Ligji i jep të drejtën Avokatit të Popullit që përmes një mekanizmi kombëtar të monitorojë dhe raportojë mbi gjendjen e burgjeve dhe qendrave të dënimit. Gjatë vitit, është raportuar se në qendrat e burgimit dhe ato të dënimit vijojnë të mbetetn problemne serioze.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

Metastazat vdekjeprurëse të mafies, që “rilindja” instaloi në pushtet.

foto e Urim Gjata

Të gjithë duan të largohen. Se janë nën trysninë e mafies familjarë në pushtet, një lloj shteti që deri tani nuk ishte parë. Duke lënë pa mend në kokë të gjithë. Ata që e pësuan dhe ata që e ngritën dhe e ndërtuan. Në rajonin verilindor, fluksi i largimeve drejt Gjermanisë nuk ka të ndalur. Sepse shumica udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës. Lëvizjen e shqiptarëve në doganën e Morinit askush nuk mund ta ndalë. Do të ishte një superparadoks, në kushtet kur disa me nder me thënë politikanë bëjnë fjalë për bashkim të dy shteteve shqipfolës.

Largohen sepse ndihen të mashtruar. Paradoksalisht këta me nder me thënë politikanë u lodhën duke thënë se janë mashtruar nga mashtrues që duan të fitojnë në kurriz të tyre. Asnjë prej tyre nuk thotë ashiqare: po ikin se i kemi mashtruar ne. Ne, politikanët e këtij vendi jemi shkaktarët e zbrazjes së plotë të trojeve shqiptare.

Në Shqipëri asgjë nuk ecën me ritmet e kohës. Se mashtrimi, dihet nga të gjithë, është vepër penale. Kjo dihet nga të gjithë nënshtetasit. Vetëm ky me ndër me thënë shteti ynë nuk e di. Dhe heziton t’i përdorë ligjet ndaj mashtruesve. Sepse mashtrues janë të gjithë ato që kanë në dorë instrumentet ligjore, që tashmë nuk prekin pikërisht mafien që po fuqizohet nga dita në ditë. Në këto kushte në këtë vendin tonë, asgjë nuk është nën ritmin e kohës. I matshëm është vetëm hendeku që po krijohet nga dita në ditë mes të pasurve e të varfërve. Një hendek që tashmë thuajse është i pamatshëm. Ky hendek ka ngritur në maja edhe konfliktin mes dy shtresave, një konflikt që rrezikohet të shpërthejë nëse nuk merren masa të shpejta për të minimizuar faktorët që e kanë krijuar e që njihen nga të gjithë. Sepse, askënd nuk e lë të qetë fakti se hendeku u krijua nga vjedhësit dhe jo përmes pasurimit nga puna. Ndikim negative në rritjen e konfliktit në radhë të parë po japin organet e drejtësisë, të kësaj me ndër me thënë drejtësie që shikon vetëm pasurimin e saj, pasi e di se ka mbetur në dorë të padrejtësisë. Ndaj përderisa ligji prek vetëm të varfrit dhe jo maskarenjtë, të gjithë mendojnë si e përpiqen të ikin. Aq sa nga rajoni verilindor po ikin edhe pleq. Dhe jo në zonën fushore, por drejt Gjermanisë.

foto e Urim Gjata

Tashmë vlerësohet si një budallallëk me brirë, çfarë po përpiqen të bëjnë ditët e fundit mashtruesit e pushtetit kur thonë: “hapni sytë o njerëz se po ju mashtrojnë”. Përgjigjja e kuksianëve është: E dimë se jemi të mashtruar e ndoshta na kthejnë, por po e provojmë një herë. Ne e dimë dhe i njohim saktësisht mashtruesit. Jeni ju që së fundmi keni ngritur një pushtet idioto – familjar, duke ushtruar presion që ne të tjerët të largohemi e t’u lëmë të lirë ju të bëni çfarë të doni me këtë vend. Të paktën ca ditë nuk do t’u kemi ndër sy ju o mashtrues e maskarenj që u duket se keni në dorë edhe jetën tonë”.

Tashmë në rajonin e shpopulluar verilindor të gjithë mendjen e kanë për të ikur që të mos i ngjajnë ujit të ndenjur. “Pa lëvizur nuk mund të arrijmë ndonjë gjë për fëmijët tanë. Se jeta jonë po kalon mes vuajtjesh”,- thonë kuksianët. Ndaj të gjithë duan të arratisen, t’u shpëtojnë metastazave vdekjeprurëse të mafies që “rilindja” e ka bërë të plotfuqishme. Tashmë në Kukës thonë: Burrat kanë ikur, ose po ikin këtu kanë mbetur dhe nuk lëvizin vetëm horrat. Horra që shesin gjithçka, shesin toka, biznese, shesin çdo vlerë tjetër njerëzore të mbetur të këtij vendi. Aq sa në ndërmarrjen e pyjeve, inxhinieri specialist i vjetër i pyjeve hiqet nga puna dhe zëvendësohet me një punonjës militant me 7 klasë. Në arsim, vetë Ministria e Arsimit thotë se janë 236 vende të lira ku japin mësim mësues pa arsim, ndërsa edhe 29 fituesit e testit të 6 dhjetorit lihen pa punë. Idiotizma të tilla kjo lloj mafia i ka me shumicë sa është e kotë t’i numërosh.

Tashmë gjithçka është zhvendosur në kontrollin e zgjedhjeve të 21 qershorit. “Rilindja” e di se çfarë po gatuan me këto zgjedhje. Ndaj edhe ka kandiduar dy ish-drejtues të lartë të PD-së nën flamurin e saj. Është zgjedhja më e çuditshme, e paregjistruar ndonjëherë më parë. Ka çuditur, por edhe nevrikosur ata zgjedhës që kanë mbetur pa ikur. Ata pak i ka lënë të çuditur edhe vetë PD-ja që gjithsesi e di se fitoren e ka të garantuar. I ka çuditur të paikurit, kur shohin se kandidati i saj vjen nga Tirana dhe i panjohur për komunitetin. Bile është nga një fshat i deputetit socialist, deputet që mbahet si regjistratori i pushtetit familjar në rajonin verilindor. Kuksianët thonë: nuk ka njeri tjetër veç nga Shtiqni? Jo pak prej kuksianëve thonë: derisa është kështu, deri në qershor, nuk kemi pse të qendrojmë. Të ikim sa më pare, përderisa partitë nuk duan t’ia dinë për ne, por na sjellin nga Honoluluja vetëm ushtarë besnikë të tyre.

foto e Urim Gjata

Paradoksalisht më shumë se programet e kandidatëve, kuksianët pyesin: nga është kandidati. Sepse në masë të madhe drejtuesit janë nga Shtiqni (fshati i deputetit socialist). Kjo ka sjellë që bicjanët të thonë: jemi braktisur nga e majta, se të braktisur kemi qenë edhe nga e djathta. Ndërsa banorët e Gorës, tashmë të larguar me shumicë, thonë: Të majtës nuk i besojmë as një sekondë. Sa erdhi në pushtet thuajse na i largoi të gjithë bijtë tanë nga puna.

Mund të duket paradoks, por situata në rajonin verilindor e tillë është. Largime masive nga puna dhe vendosjen në vendet e liruara të pjesëtarëve të familjes, familje që për kontrollin e emërimeve të reja ka ngritur edhe G-5, një nga krijesat më idiote të “rilindjes”, një grup që kontrollon çdo lloj emërimi dhe që i jep llogari vetëm deputetit me të cilin takohet në një prej lokaleve në autostradë, rreth 2 kilometra larg qytetit të Kukësit. Gjithçka njihet nga opinion, të cilit i mbytet çdo zë proteste. Një mafia e gjithëpushtetshme në krye të punëve.

Dhe mafia kënaqet kur i tregohet se fshatrat e qyteti po shpopullohen me shpejtësi. Nxjerr vetëm me një gjysmë zëri: mos u largoni.

Kategori
Uncategorized

Kanabisi, të mbjellat u rritën me 300 herë më shumë se në Lazarat .

 

Elementë të inkriminuar të mazhorancës kanë nxitur masivisht mbjelljen e kanabisit në të gjithë territorin e vendit, duke patur garancinë me vete se askush nuk do t’ua shkatërrojë plantacionet. Në harkun kohor të dy muajve, Policia e Shtetit ka korrur mbi 1 milion rrënjë kanabis dhe shifrat që jep mbi sasi më të vogla të sekuestruara janë të gjitha të falsifikuara. Ish-Kryeministri Berisha publikoi shifra të frikshme dje në Parlament, sipas të cilave të mbjellat me kanabis në vend janë rritur deri në 300 herë më shumë se në Lazarat. Berisha bëri të ditur se sasia prej 1 milion rrënjësh kanabis përbën një sipërfaqe shumë të vogël të të gjithë terrenit që është përfshirë masivisht nga mbjellja e kanabisit, ku persona të inkriminuar me mbështetjen e qeverisë vijojnë aktivitetin e tyre kriminal të prodhimit, kultivimit dhe trafikut të drogës. “Çështja tjetër serioze që dua të shtrojë këtu është kanabis. Dua të informoj shqiptarët se agjencitë partnere njoftojnë se Policia e Shtetit shqiptar gjatë këtyre dy-tri muajve ka korrur deri tani mbi 1 milion rrënjë kanabis dhe shifrat që jep policia janë të gjitha të falsifikuara. I ka të regjistruara. Shqipëria është zhytur në kanabis si kurrë në historinë e saj. Kjo që është korrur, as 1/30 e sipërfaqes së mbjellë nuk është. Elementë të inkriminuar të mazhorancës kanë nxitur masivisht mbjelljen e kanabisit duke dhënë garanci se s’do ua prekë njeri. Ju garantoj që ka një sipërfaqe edhe 200-300 herë më të madhe se në Lazarat”, tha Berisha. “Por ajo që është më e hidhura, është se njeriu më i fuqishëm i PS-së pas Edi Ramës, Koço Kokëdhima, i cili ju peshon në kandar ju këtu të gjithëve sa jeni, provojeni një herë se sa ju vlen para Koços vetja juaj. Koço Kokëdhima bën fushatë publike nga jugu në veri për legalizimin e kanabisit. Keni me dhjetëra shkrime e emisione për përpjekjet e Koço kanabisit për të legalizuar kanabisin.

foto e Urim Gjata

A e kuptoni ju që çdo fshatar që sheh se njeriu më i fuqishëm pas kryetarit të PS është avokati kryesor i kanabisit, kjo është licencë de fakto për mbjelljen e kanabisit. Mirëpo pasojat janë shumë të rënda. Sepse policia mbi bazën e detyrës që ka përpiqet, bën luftë me mullinjtë e erës, sot kanabisi është bërë pantotemit, i gjithkund i mbjellshëm. Veçanërisht në zonat më të thella malore, se në fushë është më vështirë. Shqipëria 80% është zonë malore. Pra, jo vetëm që është mbjellë, jo vetëm që është kultivuar, jo vetëm që po pritet dhe po shitet, por po inkurajohet mbjellja e mëtejshme e saj. Kush i paguan këto shpenzime? Këto shpenzime i paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Kush paguan reputacionin që i merret Shqipërisë? Çdo shqiptar e paguan. Siç e keni nisur absolutisht do e bëni Shqipërinë si Jemeni. Në Jemen, vendi i kafes së cilësisë më të lartë, i zhduku plantacionet dhe mbjellin jo kanabis, por një lloj tjetër bime që përtypet dhe që i ka kushtuar atij kombi më shumë se çdo gjë tjetër, në të gjitha aspektet. Kanabizimi i vendit është një fatalitet i vërtetë, se mbillet për t’u shitur, bie ndesh me ligjin, mbillet për t’u përdorur dhe hajt ta provojmë një herë. Dhe hajde hiqi t’i addicted pastaj. Dhe kjo është një politikë zyrtare dhe kjo e shpallur jo nga Kryeministri, por sivllau i tij Kokëdhima. Cili ministër pretendon se ka forcën e Kokëdhimës këtu? Asnjëri. Koço peshon qeverinë ore. Juve ai (Rama) s’ju ka për gjë ç’është e vërteta. Unë mendoj se me kanabisin do t’i krijohet vendit një ndëshkim i madh dhe i ri. U bë një operacion që u përshëndet nga të gjitha palët, për zhdukjen e plantacioneve në Lazarat”, tha Berisha.

Në vend ka nisur prodhimi dhe kultivimi i opiumit

Krahas mbjelljes masive të kanabisit në të gjithë territorin, Berisha bëri të ditur dje se paralelisht me këtë në vend ka nisur edhe mbjellja e opiumit, një tjetër drogë e rëndë, destinacioni i të cilës është trafikimi drejt vendeve të Europës. “Shqipëria është zhytur në kanabis dhe ju jap fjalën se keni për të parë kur të vijë lulëkuqja. Opiumi ka filluar të mbillet nëpër oborre. Do t’i shihni mirë fushat ju nëse vazhdoni kështu. Kanë filluar ta mbjellin në oborre edhe një herë po ju them, se këto laboratoret që gjenden për të nxjerrë vajin e tyre, për të nxjerrë esencën e tyre, nuk kanë ndonjë komplikim apo ndonjë aparaturë të komplikuar. Jo. Ndaj dhe jam këtu për ta dënuar me ashpërsinë më të madhe, për t’u bërë thirrje qytetarëve të mos mbjellin pavarësisht se nxiteni, sepse Edi Rama dhe Koço Kokëdhima nuk ofrojnë gjë tjetër veç drogën, marijuanën, kanabisin dhe pastaj vijnë problemet më madhore për veten, fëmijët, për familjet, për vendin”, tha ish-Kryeministri.

foto e Urim Gjata

Skandali me marrëveshjen e “RapiScan”, drejtoresha e Ramës doli mbi shtetin

“Ajo që është e turpshme në këtë kontratë është fakti se e ka bllokuar një drejtoreshë, një marrëveshje të votuar në Parlament. Bllokon një marrëveshje, e cila vetëm me këtë akt, pra që ishte e votuar në Parlament, e bënte Shqipërinë palë humbëse në çdo gjykatë, në çdo arbitrazh”
Ish-Kryeministri Berisha denoncoi dje në Parlament skandalin e qeverisë me marrëveshjen me kompaninë “RapiScan”, duke theksuar manovrat e qeverisë për të larguar në fillim kompaninë e skanimit. Ai theksoi se është e turpshme që e gjithë kjo kontratë u mbajt peng nga drejtoresha e Ramës, e cila doli mbi shtetin dhe ligjet. “Marrëveshja që sillet sot, ka një histori. Kjo është një marrëveshje e votuar këtu në Parlament dhe absolutisht që ka patur një qëllim më kryesor, pa diskutim me një kosto, ka patur qëllim sigurinë kombëtare, që t’i bëjmë portet tona porte të standardeve më të sigurta. Dhe nëpërmjet skanimit të bëjmë gjithçka për të luftuar kontrabandën, trafikun, trafiqet e armëve, drogës, të cilat kalojnë në çdo port. Pra, t’u japim porteve në vendin tonë një çertifikatë të merituar sigurie. Një qeveri që vjen mbrapa si rregull zbaton kontratat, por edhe kur i shqyrton e bën brenda rregullave. Ajo që është e turpshme në këtë kontratë është fakti se e ka bllokuar një drejtoreshë, një marrëveshje të votuar në Parlament. Bllokon një marrëveshje, e cila vetëm me këtë akt, pra që ishte e votuar në Parlament, e bënte Shqipërinë palë humbëse në çdo gjykatë, në çdo arbitrazh. Po cila ishte humbja? Disa qindra milionë euro. Ndaj dhe unë nuk do të ndalem në detaje dhe në problematikën e saj, por në këtë mënyrë vepron vetëm një shtet zuzar, një qeveri zuzare dhe jo një shtet ligji, një shtet ligjor. Fare mirë, nëse nuk e do marrëveshjen hajde ktheje në Parlament, hidhe poshtë dhe i thuaj kompanisë se ky është qëndrimi im. Por që një drejtoreshë të dalë mbi shtetin, mbi ligjin, kjo ndodh vetëm me ju”, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

Naim Frasheri.

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, ka shkruar edhe në atë persiane. Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan Sot.

Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.

Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.

Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Partia e Persekutorëve me Ramën kryetar dhe krimet e komunizmit

Albanian's leader of the opposition Socialist Party Edi Rama speaks during a protest in Tirana

Pse Edi Rama nuk na tregoi historinë e bashkëpunimit të tij me revistën e Sigurimit të Shtetit, “Në shërbim të popullit”?

Në Shqipëri qeveria e “rilindjes” (komuniste), ka gjetur për mënyrë qeverisje aktrimin e përditshëm. Në krye të këtij veprimi qëndron kryeministri, ndërsa në mënyrë të shëmtuar këtë e imitojnë ministrat dhe ministreshat e tij. Sikurse mund ta dimë tashmë, çdo ditë, kryeministri jep shfaqje teatrale në funksion të përmbushjes së orës së punës. Siç edhe ka thënë një njohës i vjetër i tij në një deklaratë publike, e vetmja gjë që Rama nuk bën është detyra e kryeministrit, ose ndryshe “punët e zyrës”. Një aktivitet bëhet në selinë e Këshillit të Ministrave, i lyer ky sipas shijeve me ngjyra të ndezura të kryetarit të tij dhe një në ndonjë hotel apo vend tjetër. Si kudo, janë kamerat e televizioneve që presin fjalimin programatik që do mbajë kryeministri. Aktivitetet e këtij lloji, që për një drejtues qeverie nuk janë gjë tjetër veçse propagandë boshe dhe humbje kohe, jepen deri në çastin që flet kryeministri. Pastaj ndërpriten sepse nuk ka më rëndësi çfarë thuhet. Ditën e djeshme, kryeministri Rama zhvilloi shfaqjen teatrale të radhës. Kjo fjalë iu përkushtua çështjes së “hapjes së dosjeve”. Pikësëpari, folën zyrtarët e administratës së tij. Një i quajtur drejtor instituti e filloi me sulmin se “për 8 vjet qeveria paraardhëse” dha kaq milionë euro dhe këta tani po bëjnë hatanë. Ky drejtor i vogël nuk e di se ligji për dëmshpërblimin ka dalë në fund të vitit 2007, ka nisur aplikimin (dhe shqyrtimin e kërkesave) gjatë gjithë vitit 2008 dhe në vitin 2009 ka nisur procesi i pagesave. Kur në të vërtetë kanë qenë vetëm 4 vjet kohë nga dëmshpërblimi, drejtori i Ramës i bën 8 vjet këto. Ndërsa punën përgatitore ky drejtor dhe ustai i tij Veliaj, nuk e llogarisin fare. Mirë Veliaj se aq di për këtë punë, por ky drejtori i institutit ç’ka që nuk do ta kuptojë këtë gjë.

Aktrimi i radhës

Kryeministri Edi Rama foli në përgjithësi për “anën e errët të Sigurimit të Shtetit”. Nuk foli për asnjë çast për ndonjë gjë konkrete. Nuk foli fare për oficerët e Sigurimit, veçse u ankua se ky i fundit paska vepruar pa ligj. Se çfarë ligji kërkonte Rama nga regjimi që e kishte shpallur luftën e klasave parim kushtetues, ec e merre vesh. Mirëpo, Rama la pa rrëfyer për të pranishmit bashkëpunimin e tij me revistën e Sigurimit të Shtetit, “Në shërbim të popullit”. Miqtë gjermanë do dëgjonin gjëra të paimagjinueshme nëse piktori (ose karikaturisti) vullnetar i revistës “Në shërbim të popullit” dhe sportisti i klubit të Ministrisë së Punëve të Brendshme “Dinamo” na rrëfente diçka nga jeta e tij. Përvoja personale e kohës kur ishte student instituti e kryeministrit Edi Rama do të ishte një rrëfim shumë interesant për subjektet që ndiqnin ligjëratën e tij. Mirëpo ky rrëfim si dhe rrëfime të tjera, nuk u dëgjuan e nuk u panë.

Ditën e djeshme shfaqja ishte gjoja për të ashtuquajturin “proces të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit”. Rama as nuk tha se cila është gjendja e rrjetit arkivor të vendit, as sa dosje pretendon se “do të hapë” e as gjëra të tjera të këtij lloji. Minimalisht, në raste të tilla, mund të thuhet se Rama nuk njeh gjendjen (si dhe për shumë çështje të tjera). Kjo jo pa arsye. Në program e tij qeverisës nuk ekzistojnë fjalët “arkiva” e “biblioteka”. E si mundet pra ai të ketë vizion e të jetë i qasur me çështje të tilla që as i ka të qarta për çfarë bëhet fjalë. Rama aktroi edhe dje. Nuk shkëlqeu si ndonjë herë tjetër. Ndoshta kërbishtja e mundonte më shumë se shfaqja paraardhëse apo ndoshta kujtime të vjetra e mundonin. Këtë ec e gjeje. Askush nuk po i kërkonte çështjen e firmës së Kristaq Ramës kundër Havzi Nelës apo Bujar Jazexhiut. Askush nuk po i kujtonte punët e “Bllokut” me emrin e shokut Spiro. Askush nuk po i përmendte emrin e Teutës. Pse nuk ishte i qetë pra Edi Rama?

Revista e Sigurimit

Ministria e Punëve të Brendshme e pat frymëzuar piktorin e ri Edi Rama. Disa gjëra mund t’i kujtohen sot p.sh. Ishte ditë nëntori 1983. Studenti Edi Rama ishte tej mase i gëzuar. Ai ngjiste shkallët e redaksisë së revistës “Në shërbim të popullit” – organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai mbante në duar vizatimin e tij që lustronte shkrimin e një autori mbi një ngjarje me diversantë të quajtur “Shokë lufte”.

Ishte vetëm 19 vjeç e gjysmë kur kishte nisur të mallëngjehej tej mase nga tregimet me punëtorë operativë, diversantë, shkelës kufiri, armiq të klasës, etj. Përditë ai dëgjonte nga babai i tij që ishte dhe deputet për fitoret e lavdishme të Partisë së Punës dhe udhëheqësit të saj legjendar, shokut Enver. “Duhet të kontribuoj edhe unë, kudo që të jem” – thoshte ai vazhdimisht. Këto tregime sa vinin e i forconin urrejtjen ndaj armikut të klasës, për të cilin edhe ai ndjehej i sigurt se duhej goditur.

Dhe kështu djaloshi problematik i Institutit të Lartë të Arteve, përveç punëve të tjera, nisi të bëjë vizatime për heroin e heshtur, për punëtorin e palodhur operativ, diversantët, etj.

Tregimi i botuar në revistën e MPB-së nën ilustrator, ishte një rast tipik i urrejtjes ndaj të huajve të kategorizuar si “imperialistë”, ku në radhë të parë ishin amerikanët. Sipas tregimit “imperialistët amerikanë” kishin përgatitur “diversantët shqiptarë” të cilët i kishin hedhur në një shtet kufitar me Shqipërinë. “Mersin F.” Në tregim quhej “asi i shërbimit të huaj”. Tregimi nis me “shpjegimin në hetuesi” të një “diversanti” e vazhdon me hollësi të tjera, sipas mendimit tonë të panevojshme për t’u përsëritur. Edi Rama është entuziazmuar nga kjo. Ka marrë lapsin (apo penelin) dhe ka hedhur në kartë dy pjesëtarë të forcave të ndjekjes që ndiqnin “diversantët” që dërgonte “imperializmi amerikan”. Përballë figurave të vrazhda të dy ndjekësve, qëndronin “hijet e zeza” të “diversantëve” të dërguar nga amerikanët që paraqiteshin më të zinj se nata pasi ato donin të prishnin “parajsën socialiste”.

Rama ishte një prej pinjollëve të atyre që ndërtuan “Shqipërinë e re”, e ndërtuar e gjitha nga fillimi me premtimin për të qenë gjithnjë e tyre, trashëguar brez pas brezi, për të ruajtur “gjithnjë të kuqe” Shqipërinë socialiste.

Ky sportist i klubit sportiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme i bërë pedagog sapo kishte mbaruar shkollën e lartë, pa u provuar për asnjë aftësi të tij, ishte dhe s’kishte si të mos ishte mik apo më shumë se mik i familjes Hoxha, e cila më shumë se kurrë kishte marrë pamjen e një familje mafioze ku politika, biznesi, kriminaliteti ishin pleksur e lidhur fort në mënyrën më të çuditshme që do të mund të mendohet ndonjëherë. Dhe Rama e kishte kuptuar se nuk mund të pretendonte kurrfarë miqësie pa lidhjen me familjen e diktatorit Hoxha, lidhje që u bë më e thellë në vitin 1990 disa javë para se të shpërthenin demonstrata në qytetin Studenti.

Çfarë dosjesh do “hapë” Rama

Miqve gjermanë, Edi Rama, nga padija e tij, nuk u rrëfen një të vërtetë të madhe: Në Shqipëri nuk ka dosje. Çdo stërhollim muhabeti apo etje për të rruar ndonjë fond e për të harxhuar para kot së koti është vetëm spekulim e asgjë tjetër. Dokumentacioni i personave të ndjekur është asgjësuar me dy urdhra të ish ministrit të punëve të brendshme, Hekuran Isai, përkatësisht në datat 15 dhjetor 1990 dhe 18 shkurt 1991. Në këtë mënyrë, personat që sot jetojnë dhe që kanë qenë ndjekur nga Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1990, nuk do kenë mundësi të njohin të kaluarën e tyre apo mënyrën informative sepse nuk ka asnjë material të tillë. Këtë fakt, Rama nuk ua thotë dot personave të interesuar pasi në këtë mënyrë bie gjithë kjo farsë që sapo ka nisur të vërë në zbatim.

Rama, “Dajti” dhe “Korabi”

Takimin e djeshëm të Ramës e ndoqi edhe një dekor njerëzish që thirrur vetëm për fresk. Në këtë takim kishte vetëm 3 persona që kanë qenë ndjekur nga Sigurimit i Shtetit, por që dosja e tyre është djegur. Po ashtu në takim për të dëgjuar rreth “hapjes së dosjeve” ishin në sallë edhe dy ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, përkatësisht “Dajti” dhe “Korabi”. Me siguri ata do të jenë mallëngjyer nga fjala e kryeministrit Rama. Në të tilla takime të zhvilluara nuk kanë munguar mendimet “konstruktive” të ish bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve të Sigurimit.

Por pas fjalës historike të kryeministrit, (që ngjasonte me fjalimin e kumandarit të 6 shkurtit 1967), teksa ky pinte nga një gotë me miqtë në salla të tjera, pati një sherr që kryeministri nuk pati rastin ta përjetojë.

Oficerët e Sigurimit te partia e Ramës

Nën drejtimin Ramës, qeverisja “rilindëse” e tij dha një kontribut themelor në restaurimin e enverizmit. Jo rastësisht kjo parti është në aleancë me disa parti komuniste. Jo rastësisht portreti i Enverit valëvitet sa herë ka aktivitete. Jo pa qëllim, u mbajt me temena të madhe përkujtimi i një kongresi banditësh dhe kriminelësh si ai i Përmetit të vitit 1944. Asgjë nuk është pa qëllim. Kriminelët dhe enveristët kanë fole të sigurt Partinë Socialiste. Por edhe kur ata kanë vdekur apo janë në pension, kanë fëmijët e tyre. P.sh. djali i kujt është drejtori i kabinetit të ministres Mileta Harito? Fiks është djali i ish drejtorit të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. mund të vazhdonim me detaje në të gjitha ministritë. Mjaftistët apo g99-shat, nuk janë gjë tjetër veçse bij të nomenklaturës së lartë komuniste dhe të Sigurimit të Shtetit. Por po vazhdojmë me nivele të tjera.

Në Policinë e Shtetit, Rama riktheu një numër të madh oficerësh të Sigurimit të Shtetit. Vazhdoi në degë të tjera të shtetit, në ushtri, në dogana, tatime, etj. Sot praktikisht ushtria e oficerëve të Sigurimit është pothuaj e gjitha në administratë. Sa për kujtesë po i themi Ramës se p.sh. se emërimi i parë i Saimir Tahirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ishte emërimi i një punëtori operativ fshati në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në këtë ministri. Po ashtu në Partinë Socialiste vegjetojnë si në shtëpi të tyren gjithë trupi i hetuesve, gjyqtarëve e prokurorëve të proceseve politike. Edhe kur dalin në pension ata janë aktivistët më të zjarrtë dhe shpirti i kësaj partie. Për këtë arsye, Partia Socialiste është partia e persekutorëve.

Për ta mbyllur për sot, ia vlen të themi vetëm kaq: kreu i partisë së persekutorëve, ai që është në radhët e tyre, po premton të vendosë drejtësi.

Kategori
Uncategorized

EDHE UNË JAM – LIDHJA E PRIZRENIT.

foto e Urim Gjata

Se bashku të gjithe bashkatdhetaret e mij në Gjermani, Zvicer, Austri, France, Suedi, Norvegji, Danimarke, Mbretërinë e Bashkuar, Holande, Belgjikë dhe vendet tjera të BE-së, ne datat 16-20 Shtator ne Prizerenin e historise shqiptare, edhe une marr pjese si delegat nga Suedia, ne kuvendin e madh:

Kam nderin qe rrugen e pare mbas 3 vitesh me azil  ne Suedi, jashte ketij vendi e bej ne vendin e bekuar.

Ne Prizrenin e historise, mes burrave te kombit Shqiptar, atdhetareve te pa epur qe luftuan gjithe jeten per shqiperine natyrale, ashtu sic e ka bere zoti vete.

KUVENDI I LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZERENIT.

 

Kryesia e Këshillit Nismëtar përshëndet pjesmarrjen e Rifat Jasharit në punimet e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Urim Gjata, Delegat i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 2015.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Prof. Dr. Milaim Fejziu i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

LAVDI DËSHMORËVE TË RËNË PËR IDEALIN KOMBËTAR

Kryesia e Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përkujton 10 qershorin e vitit 1878, si ngjarje historike e fillimit të realizimit të së drejtës tonë kombëtare për një shtet shqiptar, si ngjarje historike e bashkimit të forcës dhe mendjes shqiptare dhe si amanet i brezave për luftën e drejtë të kombit tonë për Shqipëri etnike dhe demokratike.

10 QERSHOR 2015

Jahja Lluka i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Rufi Osmani, themelues i Rilindjes Demokratike Kombëtare i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Zef Bushati, Kryetar i ADK-së (Alenaca Demokristiane) i bashkohet së Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Kolonel Dritan Demiraj, i dekoruar me shumë çmime prestigjioze, ndër të tjera me medaljen “Nderi i Kombit”, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat
foto e Balli Kombëtar Demokrat
foto e Balli Kombëtar Demokrat

Anton Quni, deputet i Parlamentit të Kosovës i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat
foto e Balli Kombëtar Demokrat

Sulejman Gjana, kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Valbona Mazreku i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Zurap Ajet Deralla, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Aishe Mulliqi Gashi, ekonomiste, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesor Sazan Papraniku i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Eduart Belishova, ish i përndjekur politik nga regjimi komunist në Shqipëri i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Reshat Kripa, Shoqata e të Përndjekurve Politik, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Daim Hiseni, Kryetar i Shoqates se Kultures Shqiptare ne Maqedoni, i bashkohet Keshillit Nismetar per mbajtjen e Kuvendit te Lidhjes se Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Bujar Lulaj, Gazetar dhe Mësues i Letërsisë i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Simon Mirakaj, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politik i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Dr. Nihat Bakalli, Kryetar i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Mërgim, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesor Ramiz Bojaj i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit është Kuvend i Pajtimit, Kuvend i Falënderimit, Kuvend i Vlerave dhe Kuvend i Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve.

Sabrit Gashi, ekonomist i diplomuar, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Shkrimtari dhe Gazetari Rexhep Shahu i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Sylë Bajrami i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Adriatik Riza Dosti i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Delegacioni i Krahinës së Mirditës, Principatës kreshnike shqiptare, konfirmon pjesmarrjen në Tubimin e Madh Popullor – Lidhja e Prizrenit. Delegacionit Mirditor do i prijë Flamuri Origjinal, të cilën Mirditorët e Preng Bib Dodës e sollën në Prizren, më 10 qershor 1878.

…Mandej vjen nji Qefali,
Preng Bibë Doda, djalë zotni:
Për nga mosha, mjaft i ri,
Por i vjeter për pleqni,
Kur të dojë me folë urti:
Aj âsht, Zànë, njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per të cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
Zi edhe bardh per tê shartohet.

Shiko më shumë

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Idriz Sinani, Kryetar i shoqatës internacionale për të drejtat e njeriut në IRJM, me seli në Kumanovën e Iliridës shqiptare, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Etem Xheladini, Arsimtar dhe njëri ndër themeluesit e parë të PPD-së në Iliridë, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Dr. Sevdail Demiri, Magjistër Histori – Diplomaci, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesor Vebi Xhemaili i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Bajram Ramadani, Mësues nga Shkupi, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Dr. Ilir Hysa, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Afrim Fusha (me të bardhë), ekonomist i diplomuar, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Halil Geci i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit. Zoti e Bekoftë Familjen e Madhe të Bajraktarit të Llaushës.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesor Ibrahim Stublla (në mes), i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Diana Hysenbegasi, e përndjekur politike nga ish-regjimi komunist në Shqipëri, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Arben Gecaj i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Shkodran Imeraj, Asistent Instituti i Historisë në Prishtinë, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Faik Isen Çupi dhe Aqif Isen Çupi i bashkohen Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Miftar Ziba dhe Nevruz Berisha, ushtarët trima të Betejës së Koshares i bashkohen Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Asllan Togu, simbol i qëndresës antikomuniste i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Dr. Dashamir Marku, përfaqësues i Dibrës në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Rexhep Dedushaj, Historian, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Profesori Gjergj Dedaj, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Tubimit të Madh Popullor “Lidhja e Prizrenit”.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesori i nderuar Eqrem Kryeziu i bashkohet incognito Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Tubimit të Madh “Lidhja e Prizrenit”. Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Ganimete Durmishi, përkthyese, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Isa Thaçi, Profesor i Psikologjisë, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Diana Bunjaku, gazetare e të përditshmes kombëtare Bota Sot i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Pellumb Lamaj i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Kam nderin dhe kënaqësinë e veqantë të njoftoj se do jem pjesmarrës dhe përfaqësues i Krahinës së Mirditës në Kuvendin e Prizrenit bashkë me të zgjedhurit e mij.

Gjithashtu do marr pjesë me Flamurin e ish Principatës së Mirditës e cila do të përgaditet në Republikën e Francës sipas origjinalit që Princi i Mirditës Preng Bib Doda (Gjomarku) u shfaq në atë kohë me atë Flamurë.
Uroj që Kuvendi i Prizrenit të ecë në rrugë të mbarë me qëllim të vetëm, atë të Bashkimt Kombëtar.

Zoti e ndihmoftë popullin Shqiptar.
Respekte nga Leon Molla.

 

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Jupë Hoti, Mr. i Historisë, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Ksenofon Dilo, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Adem Hasanaj, Jurist, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Profesor Selim Lokaj, Lidhja e Historianëve Shqiptar në Deçan, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Ing. Dibran Idriz Gashi, i bashkohet Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

foto e Balli Kombëtar Demokrat

Mit'hat Frashëri

Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij. Kur e shohim fajin, e ndjejmë që lajthitëm, jemi të penduar. Kjo siguri zgjon ndër ne dëshirën dhe vullnetin që të veprojmë, të ndreqim shtrembësinë, të hyjmë në të drejtë. Ne shqiptarët, ti miku im që këndon këto radhë, dhe unë që po i shkruaj, jemi plot faje, plot të meta.

Kemi karaktere të liq, të trashëguar nga kohët e shkuara, nga stërgjyshë, nga paranikët. Duhet t’i zhdukim ne, të mos i trashëgojmë te djemtë tanë, të mos i bëjmë të na japim mallkim. Ne sot nuk ngarkojmë me nëmë gjyshët tanë: ata nuk qenë të përgjegjshëm, se nuk i shihnin fajet. Po ne i prekim me dorë të ligat tona; prandaj duhet të mos i hedhim mbi kurriz t’atyreve që na pasojnë.

Vendi ynë i coptuar, i gërxhosur, plot shkëmbinj dhe gryka, na ka bërë t’ashpër, pak të keq, egoistë, plot kotësi, të pabashkuar, të pashoqëruar. Altruizmi dhe solidariteti i ka munguar këtij populli të mjerë. Jeta e njeriut s’ka pasur ndonjë vlerë, pushka kërcet vetë vetiu, dhe ai që “vdes në një ferrë” nuk quhet fatkeq; ai që shuan jetën e tjetrit, që mbyll një shtëpi, nuk e sheh të turpëruar veten e tij; mburret, hiqet krenar.

Dheu i varfër, malet e shkretë, pjellori e pakët e tokës, e kanë shtyrë shumë herë në rrezik që të mbetet pa bukë, të kënaqet me një ushqim mizerabël. Prandaj edhe kujdesi i tij ka qenë të sigurojë sa të mundë me tepër ushqim për veten e tij, të lakmojë gjënë e tjetrit, të përpiqet t’ja grabitë plaçkën, drithin ose kafshën.

Gjeografi i vendit e ka bërë të ketë një kotësi qesharake, një egoizëm të ngurtë, të vërë veten e tij, unin, përpara çdo sendi. Gurrët dhe shkëmbenjtë e kanë bërë lakmitar, grabitës, të vrast një njeri për një hudhër, për një grusht bar, për një pëllëmbë arë. Po s’ka qenë vetëm varfëri dhe shterpëri e vendit që ka pjellë këto veti; ky dhe ka qenë i begatë dhe pjellor, kur ka dashur që të punojë shqiptari. Se, shqiptari s’ka dashur kurdoherë ta punojë tokën; punën e ka shikuar si një turp, një mëkat, një mallkim, një përbuzje. (Shqiptarit i pëlqen më tepër të vejë me dhën: berrat i ruan qeni dhe ai lot kartrat ose rri shtritur në shullë, i vë synë diellit).

Sundimi pesë herë shekullor i Turqisë, një sundim nga më të zezët që kanë njohur historitë e botës, na ka shtuar të metat e vjetra, duke na pakësuar virtytet: Turku na mësoi edhe një herë akoma më përtacë, më të harbuar; me anadollakun, si jeniçer ose bashibuzuk, kemi vajtur të grabitim gjer në Hungari, jemi vrarë në Bagdat dhe në Jemen; më vonë jemi shkruar zaptie për një mexhitkë në muaj, dhe kemi vdekur në Gjirit, na janë zbardhur eshtrat në rërë të Fizanit. Kjo jetë bashibuzuke dhe kondotiere, një rrojtje ku shisnim jetën tonë për një kacidhe dhe i merrnim shpirtin e tjetrit për më pak akoma, na mësoi që të mos e duam ligjin, që mos e njohim, të mos i bindemi. Na stërviti edhe një herë më tepër që të rrojmë me rrëmbim dhe jo me djersën e ballit tonë.

Kur qeverimi turk zgjuante dhe ushqente arrogancën në zemrat e të fortëve, tërë n’atë kohë ngjallte do vese jo më pak të dëmshme në krahëror të atyre që ishin të dobët, vese që shkrimtari grek s’ka mënuar t’i quajë të meta skllavore, për të rrëfyer se lindin ndër ata njerëz q’i janë poshtëvënë një synimi të keq dhe të padrejtë. Arroganti me të dobtin bëheshin armiq një smirë e fshehtë lindte dhe rritesh në gji të tyre; dy mise të një trupi largoheshin njëri prej tjetrit, mirrnin tendenca të tjera, për të shkatërruar edhe më tepër akoma këtë Shqipëri të mjeruar, duke çelur një gropë.

Me këtë mënyrë shumica e Shqiptarëve duke pasur mendjen në aventura në Misir dhe në Konie, në Rusçuk dhe në More, vendin tonë e lamë fare të shkretë: lumenjtë buçitnë, fushat u mbytën, malet u zhveshën. Edukata që morëm në oxhakët e jeniçerëve na bëri të jemi të këqij dhe të padrejtë kundra vëllezërve tanë më të dobët, të humbasim çdo ndjenjë dhe virtyt kombi, të gjendemi si fis i egër, armik dhe i përçarë me njëri-tjetrin, pa asnjë farë bashkimi, indiferent në përparim, të mërguar prej çdo lumturie materiale, meqënëse të larguar nga bashkimi, pa bashkëpunim dhe pa solidaritet.

Dhe kështu, shekulli i nëntëmbëdhjetë, kjo kohë e dritës, e qytetërimit dhe e zgjimit të ndjenjave kombtare, na gjen, neve shqiptarët, krejt në gjumë, pa njësi, pa bashkim, pa literaturë, sa dhe pa alfabet.

Na u desh një forcim i madh që të zgjohemi prej afionit që na kishte dhënë sundimi i osmanxhikut. E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e aziatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi ne si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë, një kohë errësire që mend e shoi çdo ndjenjë njerëzie, çdo cilësi njeriu të ndershëm.

Në qoftë se kujtojmë këto të këqija, e bëjmë që të bindemi mirë për shëmtimin e tyre, të ndjejmë thellë në zemër fajin tonë, qoftë dhe një faj i pjellë prej konditave fatale të jetës dhe të rrethanave. Duke parë në këtë mënyrë thellësinë e greminës ku kemi jetuar, do të kuptojmë dhe më mirë detyrën që na bie mbi supe që të lëkundemi fare nga influenca e zezë, që të shpëtojmë nga pushtimi i një jete gjysmë barbare.

Synimi i huaj u ka dhënë të meta edhe më të mëdha akoma se nga tonat, popujve të tjerë. Po një vullnet i fortë i ka shkundur, dhe kanë shpëtuar veten e tyre.

Kur e shikon njeriu në sy të metën, mund që edhe ta shpjegojë, se e kupton që influencat historike janë sende fatale. Inati dhe zemërimi nuk hyjnë me punë se dëftojnë karakter të dobët. Ajo që na duhet është durimi, puna e qetë, e palodhur, me vazhdim metodik, pa u rrëmbyer, pa menuar, pa u zvertitur.

Inatin dhe zemërimin mund ta kemi për veten tonë, se vetëm ne do të jemi të përgjegjshëm, vetëm ne do të pësojmë prej dëmit që do të na vijë. Po, kur është fjala për dobin e përgjithshme, kur kemi të bëjmë me interesin e kombit, atëherë na duhet sjellje e matur, prudencë perseverente, që të ecim mengadalë dhe me siguri. Vetëm kështu, duke ecur dhe jo duke rënë me hundë, mund që të bëjmë të zhduken të metat e mbledhura dhe të grumbulluara gjer më sot, të sjellim ato cilësi që e bëjnë njerin e egër një komb të butë, që e bëjnë fisin barbar një popull të qytetëruar, të fitojmë virtytet që bien bashkimin, bashkëpunimin, solidaritetin ndërmjet miseve të një trupi, të njohim ligjin, t’i bindemi vullnetarisht nomit, t’i shtrohemi një farë robërie të ëmbël që na shpëton nga jeta e ashpër.

Vajtimi nuk hyn më punë, se sjell dëshpërimin e fatalizmit. Kundër një të lige, përpara një mynxyre, duhet vepruar, do prurë një reaksion, që të vijë zgjimi pas gjumit, larg dehjes, një zgjim veprimtar, me vullnet të vërtetë, me punë të fortë, motra dhe mëma e shpresës pjellore. Një veri e bën detin që të buçasë. Një frymë e re e bën një komb të marrë një shpirt të ri. Një të tillë frymë krijonjëse duhet të kemi.

Botuar më 1924

Kategori
Uncategorized

Emigrantët shqiptarë largohen nga Greqia.

emigrante

Emigrantët shqiptarë largohen nga Greqia, por jo të gjithë do të kthehen në atdhe

Emigrantët shqiptarë e lidhin veten dhe qëndrimin e tyre në Greqi, me fatin e Greqisë. Shumë pikëpyetje janë ngritur tani edhe në Shqipëri, e cila pavarësisht se ishte në dijeni të krizës, nuk ka një strategji për të pritur në atdhe emigrantët. Analisti për Ballkanin që jeton dhe vepron në Athinë, Robert Goro thotë se emigrantët shqiptarë nuk duan që Greqia të dalë nga Zona Euro. Kriza në vend do i linte ata pa punë, aq më tepër, kur shumë prej emigrantëve ende nuk kanë marrë paratë nga pronarët e tyre, që kur bankat vendosën kufizim në tërheqjen e parave.

“Për emigrantët shqiptarë do të ketë një pasojë më tepër dalja e Greqisë nga Eurozona dhe kjo për faktin se vetë grekët, vendasit si do që të jetë puna kanë një ekonomi të tyre, kanë ku të mbështeten, kurse emigrantët shqiptarë përveç forcës së krahut nuk kanë asgjë tjetër, pavarësisht se ka një numër shqiptarësh që mund të kenë blerë shtëpi në Greqi apo kanë krijuar biznese të tyre por gjithsesi një dalje e Greqisë nga eurozona detyrimisht do të bënte që të largoheshin nga vendi edhe shumë emigrantë shqiptarë të cilët në kushte të një kolapsi edhe më të madh ekonomik kuptohet se do të mbeteshin pa punë,” shprehet Robert Goro, analistë për Ballkanin dhe ish korrespodent i BBC nga Athina.

Ndërkohë Denion Ndrenika analist nga Tirana, nuk beson se imigrantët shqiptar që jetojnë në Greqi do të kthehen në Shqipëri, pasi shumica e tyre tani mund të përdorin dokumentacionin, dhe të zgjedhin ndonjë vend tjetër të BE-së për punë.

“Në fakt, e shoh në dy plane: plani i parë është ai që Greqia nëse i themi në gjuhën e popullit po i del për hundësh ajo që ka përfituar gjatë viteve të tëra në BE dhe madje duke mos arritur të shfrytëzojë dot të gjitha përfitimet e mundshme pas Samitit të Selanikut. Plani i dytë është ai që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shqiptarëve dhe nuk po flas këtu për shqiptarët etnik në Greqinë e Veriut apo Shqipërinë e Jugut, për ata që janë tashmë në asimilim e sipër. Pse e them këtë, pikërisht tek këta njerëz që kanë vite të tëra që investojnë atje, qoftë edhe si imigrantë nuk është mundur që të kemi një ringjallje të një ndjenje të mirë për të punuar bashkërisht,” deklaroi Denion Ndrenika, shef i gazetës “Illyria” në SHBA.

Autoritet në Shqipëri, të cituar në një shkrim të “Financial Times”, pranuan se nuk kanë një strategji në rast të fluksit të madh të emigrantëve në atdhe. Megjithatë, kriza financiare në Greqi, do e prekte fuqishëm edhe tregun dhe ekonominë e Shqipërisë.

(Zhurnal)

Kategori
Uncategorized

11 trafikantët e prostitutave dhe drogës që u bënë kryebashkiakë

 

 

Të paktën 11 kryetarë të rinj të Bashkive të Ramës dhe Metës rezultojnë të jenë trafikantë droge dhe prostitutash. Vijnë nga bota e krimit për të drejtuar të gjithë së bashku një komunitet prej më shumë se gjysëm milioni njerëz.

Ky është modeli që ka ofruar Rama dhe Meta në zgjedhjet e 21 qershorit. Por, ata nuk janë të vetmit. Në të gjithë elementët e inkrminuar janë shumë më tepër dhe janë thuajse në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Krahas elementëve kriminalë në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë që nuk ndërmorri asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës, si ajo e Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnjë dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës dhe Hoxhës në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë, banda e Suel Çelës në Elbasan etj.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku, u përfshi në një fushatë të ethshme në Pukë. Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve, por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë, me të cilët është parë dhe në ambiente publike.

Velina e Ramës

Velina e Ramës që pritet të marrë Bashkinë e Tiranës është një hajdut i denoncuar dhe i provuar së fundmi edhe nga Gjykata. Ky ka vjedhur para të shqiptarëve së bashku me vëllanë e tij për aq kohë sa drejtoi Ministrinë e Punës dhe tani pret të vjedhë Tiranën. Por lidhjet e tij me mafian janë shumë herë më të forta dhe mjafton të kujtojmë lidhjen e bashkëshortes së tij me trafikantin e prostitutave dhe një prej krerëve të pastrimit të parave në rajon, Dzanashvilin.

Gjushi i Durrësit

Një tjetër kryebashkiak i lidhur kokë e këmbë me krimin është ai i Durrësit, i cili pasi bleu votat do të vijojë të qëndrojë në krye të Bashkisë së këtij qyteti për ta rrënuar atë përfundimisht. Dako në sajë të korrupsionit me lejet e ndërtimit dhe konfliktit të pastër të interesit të shndërrimit të Bashkisë në një betoniere të ndërmarrjes së tij, zotëron afro 11 milionë euro pasuri, ndaj të cilat ka deklaruar vetëm 10% të saj. Në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit, ai shoqërohet nga trafikantë dhe vrasës, të cilët janë fotografuar në takimet e këtij individi.

Lala i mafias

Qazim Sejdini përmes terrorit dhe të shtënave me breshëri automatiku në zyrat elektorale të PD dhe blerjes masive të votave nuk do të largohet nga Bashkia. Mafia e ka siguruar për ta pasur aty aleatin vet. Askush nuk do të hapë gojën për aferat korruptive të Lalës dhe as për klientelizmin dhe nepotizmin në Bashkinë e Elbasanit, sepse Lala ja ka bërë të qartë mediave dhe gazetarëve se në rast se ata do të flasin, atëherë i pret ndëshkimi, të paktën heqja nga vendi i punës.

Roshi i Kavajës

I dënuar me 5 vite burg në Zvicër për trafikun e kokainës dhe i shpallur njeri i pa dëshëruar në Holandë, Ervini i Kavajës është njeri i përzgjedhur nga Rama për të drejtuar Bashkinë e këtij qyteti për të dytin mandat të siguruar nga blerja masive e votave me paratë e pista të drogës. Ai po ashtu është dënuar me burgim për tentativë vrasje, ku ka plagosur një tjetër bashkëqytetar nga Kavaja.

Gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në Zvicër. Ai deklaron nëpër qytet se ka një pasuri që i kalon 4 milionë eurot dhe me paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka ngritur në qendër të qytetit të Kavajës edhe një hotel.

Po PS në këtë qytet nuk ka trafikant droge Kryetarin e Bashkisë, por edhe Kryetarin e PS.

Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e Transportit Rrugor. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë, ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Njeriu i duhur për të drejtuar PS në Kavajë.

Artur Bushi

Do të jetë një tjetër Kryebashkiak që ka blerë mandatin e deputetit me paratë e mafias dhe bandat e armatosura që kanë terrorizuar banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës. Bushi rezulton i arrestuar nga policia italaine si pjesë e një organizate të trafikut të drogës nga Holanda në Itali.

Por, historia kriminale e Bushit nuk është vetëm ajo e trafikut të drogës, por edhe trafikut të prostitucionit, për të cilën ai është dënuar në Itali me një emër tjetër, të cilën gazeta do ta bëjë publik në ditët e ardhshme.

Bardhi i Kurbinit

Artur Bardhit i është dhënë nga bibat e KQZ, mandati në tavolinë. Ai as ka garuar fare, sepse rivalit të tij i është hequr e drejta e kandidimit. Artur Bardhi është një tjetër emër nga banda e të inkriminuarve të Ramës, të cilët do të drejtojnë bashkitë. Ai ka precedentë penalë të arrestimit në Itali për trafikun e drogës dhe konsiderohet si pjesë e krimit të organizuar në rajon. Ai është mbështetur personalisht nga Rama dhe elementë të tjerë të inkriminuar të zonës, të cilët edhe pse nuk ka pasur garë kanë manipuluar të gjithë procesin farsë të Kurbinit.

Kokoneshi i Divjakës

Është denoncuar publikisht nga ish-drejtuesi i PS të këtij qyteti se ka qenë një trafikant prostitutash në Itali. Ai ka rrëfyer të gjithë historinë se si Kokoneshi mbante prostitutat dhe se si fitimet vetëm për njërën prej tyre arrinin deri në 60 milionë lireta në Itali gjatë kohës që ende nuk kishte hyrë euro në qarkullim. Pikërisht ky trafikant prostitutash do të drejtojë sot Divjakën në lidhje të ngushtë me bandën e Lushjës dhe vrasës e trafikantë droge që u duhet kjo pikë për të nisur ngarkesat e hashashit.

Tërmeti i fitores publicitare

Nuk e ka përzgjedhur Rama kot. Ai nuk ka asnjë klasë shkollë. Edhe filloren kanë dyshime nëse e ka mbaruar. I vetmi fakultet i tij që ka bindur Ramën që ta kandidojë është ai i trafikut të drogës. Është një nga njerëzit e monitoruar për shumë kohë nga policitë e vendeve fqinje dhe pjesë e të inkriminuarve që do t’u duheshin bashkive pas 21 qershorit.

Qaja në Devoll

Ka ndryshuar dy herë emrin që të heqë njollat e së kaluarës të krimeve të kryera në Greqi. Kryesisht ka kryer trafikimin e drogës. Ai nuk mundi që të fitojë, por ishte në garë deri në momentin e fundit për të marrë bashkinë dhe për t’iu bashkëngjitur bandës kriminale Rama-Meta për të drejtuar pushtetin vendor pas 21 qershorit.

Ndoni në Këlcyrë

Njihet po ashtu për lidhjet me trafikun e drogës. Ka precedent penalë në vendet fqinje dhe nuk mund të shkelë në disa vende të Europës, pasi arrestohet nga policitë e atyre vendeve. Ai nuk e fitoi Bashkinë e Këlcyrës, por e grabiti, duke manipuluar rezultatin përmes mbushjes së kutive të votimit, të cilat u çertifikuan nga dy bibat e KQZ-së.

Hasalla i Peqinit

Ky është një tjetër emër i botës së krimit i përzgjedhur me kujdes nga tutori i këtij në këtë qytet, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Ka precedentë penale dhe kjo ka qenë arsyeja që është kandiduar nga Rama për të drejtuar Peqinin.

 

Kategori
Uncategorized

16 – 20 Shtator 2015 Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kategori
Uncategorized

Pellazgët dhe origjina e flamurit tonë

Pellazgët dhe origjina e flamurit tonë<!– GazetaExpress E hënë, 06 Korrik 2015 14:45–>

​Teksti i Herodotit, është në fakt dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit pellazg.

Sigurisht pas luftës së Trojës, Pellazgët vendas u pushtuan, u robëruan dhe u përzunë nga trojet e tyre të lashta. Pushtues ishin ardhësit më të rinj, në gadishullin ballkanik, Helenët. Nga pushtimi i tyre, si shkruan prof. Cino Pichi në librin me dy vëllime: “Le meraviglie delle civilita passato” (Mrekullitë e civilizimeve të shkuara), përmbledhje me studime autorësh të shquar, si Giorgio Ebers, Andre Lefevre, F.Gregorovius, C. Delattre, etj., (editrice Italiana di Cultura-Roma 1958) ishin mizore. Janë mitet që flasin për gjenezën, të cilët që në fillim na tregojnë edhe për mitin më të lashtë të qendrës së botës dhe pse jo, edhe hipotezën “dokument” më të përafrueshmin në botë për gjenezën edhe të krijimit të simbolit kryesor të flamurit tonë Kuq e Zi, shqiponjës me dy krerë. Është një mit i njohur, i transformuar, e vjedhur nga të tjerë popuj që ende e kanë simbol, (grekët e vjetër edhe pse bënë krime të tmerrshme kundër pellazgëve, si thotë vet greku i madh, serioz, Tuqididi, dhe analizuar brilantisht nga babai i historisë moderne prof. Van Loon, ata nuk e bën simbol të flamurit të tyre, simbolin pellazgjik zeusian të shqiponjës me dy koka)

DSCF1559

Por ç’thotë autori i “Mrekullive të civilizimeve të së kaluarës”, prof. Cino Pici që në libër ka një kapitull të tërë tepër interesant për pellazgët (volumi I, fq,287-311), “Zeusi i tyre hodhi në ajër dy shqiponja në anë të kundërta të qiellit, për të përcaktuar qendrën e Tokës, pikën e tyre të takimit… Dhe ato dy shqiponja pasi i ranë botës rreth, u takuan. Dhe është miti, por dhe Homeri që tregon se vendi i takimit të dy shqiponjave ishte Dodona dimërkeqe.

Dodona dimërkeqe për Homerin dhe të tjerë të lashtë ishte edhe vendi hyjnor i vet Zeusit, që nëna Hera edhe pse e lindi fshehtas në Kretë (Kuretët u binin teneqeve prej bronzi të mos dëgjonte ati i tmerrshëm Kroni që hante bijtë e vet nga frika e marrjes së pushtetit, shpjeguar prejardhja e fjalës Kron, në shqip nga korifenjtë tanë studiues) dhe ai, Zeusi, pasi u ushqye me qumështin e dhisë Amaltia (shpjeguar sërish e sërish fjala e fjalët e stërlashta, me rrënjëzim të spikatur shqipen) mori pushtetin e të atit, Kronit dhe pasi bëri ato që dihen në mit dhe i shpjegon me variantin pellazgjik të parë, mitologu i famshëm Robert Graves, (shiko librin Mitet…) lëshoi dy shqiponjat që u ritakuan në qendrën e tokës, aty ku ishin pellazget, në Dodonën dimërkeqe. Nuk ka hartë historike dhe autor të lashtë që shkruan për Ballkanin dhe popujt me të lashtë të tij të mos ketë të shënuar Dodonën. Aty ishte LISI famëmadh ku priftëreshat (gra-kohë e lashtë e matriarkatit) i drejtoheshin lisit (simbol pellazgjik i spikatur, sipas prof. Dhimitri Pilika) dhe Zeusi me cicërimat e zogjve u sillte profecitë që ato i përkthenin… Natyrisht mitet sot ngjajnë me përrallëzat e fëmijëve që u tregohen netëve të dimrit. Por fëmini njerëzore ka qenë ajo kohë e shkëputur dhe jo nga bota e atëhershme. Aq sa edhe për vet Dodonën dimërkeqe ka paqartësi gjer mes pasardhësve të drejtpërdrejtë të tyre, shqiptarëve të sotëm që pretendojnë ndofta nga mbiemërimi homerik “dimërkeqe” kryemalin e quajtur të perëndive, Tomorrin.

Sidoqoftë, arsyeja përse shqiptarët kanë flamurin me dy koka shqiponjash të takuara (përplasura, thonë dashakeqet fqinjë dhe kujtojnë vrasjet, grindjet, mosmarrëveshjet e gjata për prona, pasuri e pushtet) është mbinatyrore, mitike, por nga ky motiv jashtëtokësor i pranuar kudo kemi edhe sot flamurin Kuq e Zi që është real dhe asfikson idenë se na e “dhuroi” Bizanti, si shkak i ndarjes së Perandorisë së Romës në dy pjesë. Duket aspak racionale mbështetja e kësaj teze, kur Zeusi dhe pse joreal, mistik e i mbivlerësuar i botës pellazgjike, (kryehyjni pagane) edhe pse i përvetësuar me plot naivitete nga ardhësit e vonë e transformuar deri diku, edhe në vendqëndrime.

“Grekët kurrë nuk janë lutur në tempuj, por nëpër shtëpi, dhe ndërsa pellazgët ishin vet punëtorë e nuk preferonin skllevër, grekët nuk punonin vet, por merrnin skllevër”, vënë re studiuesit dhe paralelizojnë edhe për krizën e sotme të thellë e tronditëse edhe për fqinjët dhe Europën. Natyrisht, nëse ne jemi më të lashtë në këto troje (të cunguara barbarisht) kjo nuk do të thotë aspak se jemi rrezik për të tjerët, si këlthasin pushtuestrojsit tanë ultrashovinistë, që edhe ditëve të fundit në jug kanë ngritur flamurin grek në trojet shqiptare (ne festa të përbashkëta, mund të ngremë e tundim simbolet tona, por pa tendencë e nëpërkëmbje të ndërsjellë). Ne jemi në fund të fundit, të gjithë, krijesa njerëzore dhe ardhja jonë në këto troje të mrekullueshme nuk është bërë e pavullnetshme, dhe si për popujt e tjerë europianë ka ndodhur: “Kur Australopitekët mund të kenë kaluar nga Afrika në Europë… mbi 35 mijë vjet më parë”, shkruajnë prof.G.Livet dhe R.Mousnier në librin “Storia d’Europa (fq.59). Por, natyrisht si unë që mbërrij me gjithë familje emigrant në Itali ndihem i ardhur që nga në viti 2000 pas Krishtit, edhe heleni, kryehelen mitik, Deokalione, ardhur me tributë barbare, si përmendëm më sipër, i tillë ka qenë dhe ka mbetur pasardhës i vonë, gadishullin e Hermit, si quhet nga të lashtët Ballkani sot që dyqind vjet më parë quhej gadishulli ilirik, për emërtimin dhe njerëzit e të cilit do flasim, natyrisht me diskutim hapësinorë, edhe për hallkën lidhëse të pretenduar të munguar, nga shumë studiues, madje edhe ndonjë shqiptar mohimtar i pellazgjisë ballkanike. Por më parë të tregojmë këtë fakt të jashtëzakonshëm edhe për gjuhëtarët e thjeshtë. E sjell shkencëtari i njohur Philippe Aziz në librin “Civilizimi etrusk” (la civilisation etrusque, botim Ferni, Gjenevë 1977). Ja shkrimi i tij, me ndonjë interpretim të vogël ndërhyrës:

-Tregimi i Herodotit:

Teksti i Herodotit, cituar nga Raimond Blloch, është në fakt dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit etrusk. Ky tekst shkruar në shek.V, para K. tregon se të parët e Etruskëve kanë lënë atdheun e tyre të origjinës, Lidian, nga shkaku i një zie buke (krizë). Mbasi udhëtuan dhe vozitën shumë ata zbarkuan në brigjet italiane (të sotme), për të themeluar Etrurian, ose më ekzaktësisht Tirrenian, e quajtur kështu, për t’i bërë nder udhëheqësit të tyre Tyrrhenos.

Nën mbretërinë e ATYS (përngjan si dy pika uji me fjalën, kryeemer ne shqipen e sotme Ati-babai-, nga vjen duket edhe Atikë, rrethinë e Athinës së sotme) referon historiani grek, në të gjithë mbretërinë ra kriza. Në fillim, në Lidia, e pritën me qetësi, por më pas situata u rëndua dhe nuk parashikohej ndryshim. Çdonjëri përpiqej të mashtronte tjetrin mbi urinë. Ishte kjo arsyeja që ata shpikën lojën me gur, me dado, topin, dhe shumë lojëra të tjera, ndërsa nuk pranojnë lojën me shah, për të cilën thoshin se nuk e kemi shpikur ne. Dhe si në kohë zie (krize si sot…ku kudo s’ka punë) kalonin një ditë të tërë duke lozur nga mëngjesi në darkë, për të harruar urinë. Kaluan kështu me shpresë 18 vjet. Kjo bëri që mbreti ATYS, (natyrisht pellazg, shënimi im, L.Shmilli) të ndajë popullin e perandorisë së tij në dy pjesë dhe të hedh me short. Njëri popull do qëndronte në Lidia (gjer në Atikë e veri të sotëm të Greqisë e Shqipërisë, mesiguri perandoria e ATYS, shënimi im, L.Shmilli), populli tjetër të ikte nën komandën e djalit të tij, Tyrrenos. Ky grup, zbret në Izmir, Turqi e sotme, dhe aty nis e ndërton flotën…. Dhe u nisën në kërkim të një atdheu të ri (të kujtohen anijet nga Durrësi, ngarkuar prej Ramiz Alise, “sigurimit të shtetit”, sipas Les Valesës dhe kryeministrit italian Andreoti, lexo la Repubblica, intervistë me rastin e 20- vjetorit të rënies se Murit). Ky popull i ikur nga ATYS, krijoi Etruskët. A vërtetojmë dot që ishin pellazgë? Besoj se mjafton emri i Mbretit dhe deklarimi i shkencëtarit të madh Mayani se: “Etruskët shtriheshin edhe në Azinë e Vogël perëndimore, përkrah tribuve Ilirike”, (libri Philippe Aziz, fq.18) për të kuptuar diçka më shumë se ajo që dimë gjer sot. Dhe më tej, po aty: “Punimet e një misioni arkeologjik amerikan në Sardi, vendkryeqytet i popullit të Lidias, kanë zbuluar emrin e disa qendrave lidike. Grimenothura, p.sh. është për t’u theksuar se,THURA tregon për një qytet ose kështjellë të mbrojtur” (po aty, fq.19). Thura, themi sot edhe ne shqiptarët për një tokë a pronë të grabitur a të ligjshme të rrethuar!… Dhe jemi përtej 3000 vjet para Krishtit. Jemi gjer edhe përtej gadishullit që pas Krishtit do të quhej edhe Gadishulli Ilirik.

Por që të mbërrijmë tek Shqipëria e coptuar, 28 kilometër katror, e “Thurur” nga fqinjët, Europa e vjetër dhe antikombëtarët shqiptarë, madje edhe me gjysmë pavarësi, duhet të lexojmë të tjera që pak ose aspak nuk i kemi ditur! Rilindja duhet konceptuar në një kuadër real dhe plotësisht të besueshëm për veten, fqinjët dhe BE! Sepse kemi shumë plagë dhe pabesi mbi trupin e Kombit dhe mbi shpatullat e mbifuqishme të gjithë shqiptarëve. Homeri i quan pellazget jo kot hyjnorë (Odisea:XIX,1,17) dhe Herodoti të mistershëm (Storie,1-57)!/Shkëputur nga: illyriancient

Kategori
Uncategorized

Video.Shqiperia Komuniste 1978.

Kategori
Uncategorized

MPJ çeke: Dy turistët viktima të krimit të organizuar në Shqipëri.

Krimi i organizuar në Shqipëri vrau dy turistët çekë.

Ky është konstatimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, pasqyruar në njoftimin për shtyp të publikuar rreth ngjarjes që ka shokuar opinionin publik jo vetëm në Çeki e Shqipëri, por edhe më gjerë. Duke informuar qytetarët çekë rreth ngjarjes tragjike të së premtes që kaloi ku dy turistë çekë u vranë barbarisht në zonën e Dukagjinit, Ministria e Jashtme çeke u bën thirrje qytetarëve të saj që janë duke zhvilluar pushimet në Shqipëri të kenë kujdes maksimal.
“Sipas informatave nga ambasada e Çekisë në Tiranë, vizitorët dhe turistët janë viktima të krimit të organizuar.

Standardi i jetesës së një pjese të madhe të popullsisë është mjaft i ulët, është e këshillueshme për të ndjekur masat e zakonshme”, thekson MPJ çeke.
Ministria e Jashtme porosit qytetarët e saj që vizitojnë vendin tonë të shmangin kalim e natës në tenda apo parkingje, jashtë kampit. Kujdes, sipas saj, duhet të ushtrohet edhe kur lëvizin në zonat malore përgjatë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi. “Edhe pse në kufirin Kosovë-Shqipëri përfundoi çminimi i territorit të minuar gjatë konfliktit më 1998-1999, ministria ende rekomandon kujdes kur lëvizni në këtë fushë”.
Zëdhënësja e Ministrisë, Michaela Lagronova, ka bërë të ditur për mediat çeke se hetimet po zhvillohen në Shqipëri për ngjarjen e rëndë.
“Rasti është duke u hetuar si një krim, një burrë dhe një grua u vranë. U gjetën mbrëmë në makinën e tyre në veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, i cila tërheq shumë turistë”.
Zyrtarja e Ministrisë Jashtme çeke ka bërë të ditur se Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç janë nga zona perëndimore e Çekisë dhe se familjarët e tyre janë njoftuar për ngjarjen.
Kujdes, sipas saj duhet të ushtrohet edhe kur lëvizin në zonat malore përgjatë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi.
Ndërsa ambasadorja çeke në Tiranë, Radka Calabkova ka thënë për mediat çeke se turistët ishin viktimë e një krimi të dhunshëm, ndërsa ka qetësuar të gjithë turistët e tjerë çekë për sigurinë në Shqipëri.
“Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre”thuhet në reagimin e ambasadës.

Mediat e huaja: Horror në malet e Shqipërisë

Mediat e huaja kanë pasqyruar gjerësisht vrasjen tragjike të dy turistëve çekë në Shqipëri duke e cilësuar atë si një ngjarje horror. “Në malet e Shqipërisë u grabitën dhe u vranë dy turistë çekë”. Ky është titulli që të gjitha mediat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato çeke e kanë pasqyruar lajmin e vrasjes së turistëve në Dukagjin. Prestigjiozja britanike “Daily mail” shkruan se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërisë, ndërsa autorët për të fshehur krimin e kanë rrokullisur makinën që ngjarja të dukej si aksident. Edhe “Reuters” dhe “Euronews” pasqyrojnë ngjarjen duke shkruar se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërisë. Më tej theksojnë se brenda në makinë u gjet edhe një automatik. Ndërsa duke iu referuar burimeve të policisë shqiptare shkruajnë se një prej autorëve mund të ketë qenë në makinë me turistët. Një media çeke duke iu referuar “Reuters” shkruan: Në malet shqiptare dy turistë çekë u sulmuan dhe u vranë nga persona të panjohur dhe më pas sulmuesit hodhën makinën e tyre në një humnerë. Dy turistët çekë Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç u vranë mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal të Dukagjinit. Në portalin informativ të Çekisë, “Blesk.cz”, shkruhet se si dy turistët nga ky vend kishin shkuar për turizëm në veri të Shqipërisë, por u gjetën në veturën e tyre të vrarë dhe të grabitur. Duke cituar mediat nga Shqipëria, ky portal çek tregon se si persona ende të panjohur, kanë shtënë me armë ndaj të rinjve çekë. Bëhet e ditur se këta dy turistë janë nga rajoni i Pilsenit të Çekisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Çekisë, Michaela Lagronova ka thënë për këtë agjenci lajmesh se konsulli i tyre në Tiranë, ka udhëtuar për në vendin e krimit, për t’u informuar nga afër lidhur me situatën.

Shoqata e Turizmit: Qeveria të marrë masa

Shoqata shqiptare e Turizmit (ATA) ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Dukagjin, ku humbën jetën dy turistë çekë. Përmes një njoftimi për mediat, ATA i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik. Vrasja e dy turistëve çekë vlerësohet si një ngjarje tronditëse dhe një nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. Shoqata shqiptare e Turizmit u shpreh ngushëllimet familjarëve të çiftit çek që humbën jetën duke vizituar vendin tonë. Më tej, Shoqata e Turizmit, i bën thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla. “Së pari ATA ngushëllon familjen dhe miqtë e dy të rinjve shtetas të Republikës çeke që humbën jetën duke vizituar vendin tonë! Kjo ngjarje tronditëse është nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. Krimi nuk ka vrarë thjesht 2 të rinj, 2 turistë, por i ka dhënë një goditje të fortë turizmit shqiptar dhe punës sonë e të gjithë kolegëve tanë ndër vite. ATA i kërkon për të disatën herë qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”, thuhet në reagimin e ATA-¬s.

Kategori
Uncategorized

Shqiptaret shteti dhe Europa

Shqiptaret rrugeve te Suedise.

Varferia ekstreme ne Shqiperi, por dhe kriza ne Greqi ka mbushur rruget e Stokolmit me shqiptare qe kerkojne pune dhe shtepi.

Qendra e Stokholmit eshte kethyer si dikur Omonia ne Athine, me dallimin e vetem se ketu askush nuk vjen te marre puntore ne rruge.

Te gjithe jane me shume se hallexhinj, ndoshta dhe me nje vakt buke e nxjerrin diten.
Sapo mesojne qe je shqiptar te afrohen me ate shpresen e venitur, se dicka do te besh per ti ndihmuar, ne syte e tyre ka dhimbje, lot dhe vuajtje, shpresa eshte larguar pergjithmone.
Ata kerkojne vetem te punojne pa pyetur se sa do te jete pagesa, ata kerkojne te mbijetojne qofte dhe ne fund te botes, duke sakrifikuar gjitheshka.
Ata kane marre rrugen e gjate dhe te pa shprese deri ne Skandinavi per te siguruar nje cope buke per familjen dhe femijet e lene vetem.
Ata kane lene gjithshka te dashur vetem per mbijetese.

Por mallkimi i perendive, shqiptaret po i ndjek kudo, per ta nuk ka, nuk hapet asnje zyre ti ndimoje, tju japi te pakten nje informacion.Ata ndihen te vetmuar dhe te braktisur, kudo ku shkojne dhe kerkojne ndihme.

Shteti shqiptar dhe ambasada ketu, ka vdekur me kohe.

Per ta ne Suedi nuk ka me as azil ekonomik,as dhe per gjakmarrje.

Ata cilesohen ne regjistrin e emigracionit me minus sapo regjistrohen nga autoritetet e tij.

Arsyeja?
Sepse ata vine nga nje vend i (sigurte dhe demokratik) nga nje vend ku krimi, korrupsioni, pa barazia, gjakmarrja, varferia po ben kerdine.

Nga nje vend ku bandat te vrasin ne mes te dites per 10 euro pa pyetur kush je,nga nje vend ku jeta eshte gjeja me e lire per cdo kriminel me kostum apo me kallash.
Nga nje vend ku te gjithe kerkojne te ikin larg,sa me larg…

Fatkeqesisht shpresa e tyre ketu vdes cdo minute.
Te vjen keq dhe ndjen dhimbje kur i shikon ne ate gjendje, dhe nuk ke asnje lloj mundesie per ti ndihmuar, vec nje kafeje.

—Mos u nisni ne Suedi pa u siguruar qe dikush do ju presi.
—Mos u nisni ne Suedi pa u siguruar qe dikush do ju marri ne pune.
—Mos u nisni ne Suedi pa u siguruar qe dikush do ju ndimoje per te pakten me nje krevat ne nje dhome ku jetojne dhe 2-3 emigrante te tjere.
— Nje krevat kushton e pakta 2500 Korona ( Ne qofte se do keni fatin ta gjeni )
—Si me dokumenta Greke, si me pashaporte Shqiptare, askush nuk ju merr ne pune pa patur kater numurat e punes qe nxirren vetem nga zyra e punes ( Skateverket )
—Numurat e punes mund ti nxirrni vetem duke pasur nje kontrate te rregullt pune nga nje punedhenes ne Suedi.
—Pagesa nga punedhenesi, behet vetem nepermjet nr. te llogarise ne bangen Suedeze.
—Ju nuk mund te hapni dot nje nr. llogarie bankare ne Suedi pa ju vetetuar bankave qe kini nr. pune dhe adresen e shtepise ( nr e lishenses ) te punedhenesit, nje dokument qe ai i verteton banges se te ardhutat ne nr. tuaj te llogarise do dergohen nga firma qe ai drejton.

—Dhe disa hotele te lira ne te cilat rrine 4-5 shqiptare ne nje dhome, kushtojne 5000 korona ne muaj per njeri.
—Mos ju besoni mashtruesve dhe seksereve shqiptare apo te huaj, qe mund tju premtojne nr.provizore pune me nje cmim deri ne 6000 korona.
Nr e punes nxirren pa lek nga zyrat e shtetit ( Skateverket ) kur ju kini kontraten e punes ne dore.
—Shume shqiptare qe kane ardhur, jo vetem qe po enden rrugeve pa pune, por po e gedhijne naten jashte, apo kush ka fat dhe kap shortin, per nje jave strehoet ne godinen e kryqit te kuq per te fjetur. Ne fakt kjo godine ju vjen ne ndihme endacakeve.
—Zyra apo shoqata shqiptare, ne te cilat mund te merrni ndonje informacion apo ndonje ndihme juridike,nuk ka.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Gjuha prej terroristi e Edi Rames.

Udhëheqësi revolucionar i së majtës shqiptare shpalli dje fitoren në zgjedhjet e 21 qershorit edhe ndaj Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe madje edhe ndaj Zotit. “Deri 10 vjet më parë 98% e shqiptarëve besonin tek SHBA, BE dhe Zoti. Sot nuk është më kështu”, tha ai. Zgjedhjet nuk paskan qenë thjesht një garë vetëm mes pushtetit dhe opozitës armike. Paska humbur jo vetem PD, por bashkë me të edhe besimi i qytetarëve tek SHBA dhe BE me 21 qershor. Pyetja që shtrohet nga Rama sot nuk është më nëse e pranon opozita humbjen, por nëse vetë Zoti, SHBA dhe BE e pranojnë humbjen nga djalli i dalë nga shishja?!
Rama nuk i referohet asnjë sondazhi apo statistike për të përligjur ato që thotë. Por, çfarë rëndësie kanë sot shifrat. E rëndësishme në vendet me regjime hibride, sikurse konsiderohet sot Shqipëria nga prestigjiozja “Freedom House”, nuk është të lexosh mendimin e qytetarëve, por të dëgjosh atë çfarë thotë udhëheqësi i partisë.
Nëse deri dje shqiptarët besonin tek SHBA dhe BE, pas 21 qershorit Rama po na thotë se, shqiptarët besojnë tek Republika e tij Popullore Socialiste e Bandave.
Flet për humbje të besimit tek SHBA dhe BE në një kohë që anijet dhe avionët të mbushur me shqiptarë po njohin eksodin më të madh që nga vitet ‘90-‘91 duke kërkuar strehim në dyert e vendeve të BE, apo shpëtim tek lotaria amerikane. A është kjo mungesë dashurie ndaj BE dhe SHBA, apo urrejtje dhe revoltë e hapur ndaj regjimit të Ramës dhe ideologjisë bolshevike të armiqve të jashtëm?
Hakmarrja e Ramës nuk është vetëm me njerëzit e lirë të këtij vendi, të cilët i mposhti me blerjen e votës dhe paratë e mafias. Urrejtja e tij është e vjetër dhe patologjike dhe e shtyn të marrë pozat e dikurshme të një Haxhi Qamili të kohëve moderne në kërkim të babës.
Fitoren po kërkon ta shesë si një karshillëk të hapur ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për të vetmen arsye se ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë një regjim kriminal në Shqipëri dhe kanë nisur izolimin e së keqes. Ndaj i biri i të atit na servir sot postulatet e bunkerëve të dikurshëm të komunizmit se: armiqtë na kanë në grykë të pushkës, por ne i kemi në grykë të topit.
Delirimi është një sëmundje prej të cilës nuk vuan pacienti. E vuan familja dhe shoqëria. Është e keqja e të zotit thonë shkodranët.
Sërish, ata dhe ne. Shqipëria këtej dhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian në anën tjetër. Zoti andej dhe djalli sërish këtej. Fantazmat e së shkuarës janë zgjuar dhe djalli ka dalë nga shishja. Mbi gërmadhat e së vjetrës ka lindur bota e re. Himni i saj nuk është ai i internacionales, por ai i revolucionit që marshon, duke shtypur liritë dhe të drejtat qytetare.
Modeli putinian i oligarkisë shqiptare është një sfidë që kërkon alternativa të forta dhe mentalitet të ri për t’u luftuar. Skifterët apo pëllumbat nuk mund të jenë më dilemë.
Nuk është një model që rrëzohet nga burokratët e zyrave. Nuk është një model që mund të bjerë vetë nga konsumimi i pushtetit, përkundrazi vetëm sa forcohet nga metodat e terrorit. Nuk është një sistem që i njeh institucionet, por që i kap dhe instrumentalizon për të goditur armiqtë e brendshëm. Sa më shumë kohë i lihet, aq më shumë e kalcifikon të keqen.
Për t’u përballur me të duhen burra dhe gra të vendosur, të motivuar dhe përkushtuar. Ata që besojnë se me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të mund të ngrenë sistemin e vrarë të votës në këtë vend, janë amatoreskë. Kurrë dhe në asnjë vend institucioni i votës nuk është rivendosur përveçse me revolucione.
Ata që besojnë se mund të ketë një dekriminalizim me ligje dhe negociata me vetë të inkriminuarit ushqejnë iluzione, sepse krimi nuk pastrohet me kozmetikë. Opozita duhet të fitojë kohën. Nëse ajo rrjedh, edhe nervi i rezistencës qytetare ndrydhet.
Kërcënimet e Ramës në drejtim të Bashkimit Europian janë të ngjashme me ato të Gedafit. Edhe Gedafi kur pa fundin, sikurse edhe Rama sot, kërcënoi Europën kur ndaj tij nisi izolimi ndërkombëtar dhe rënia nga pushteti. Gedafi deklaronte atëherë se në rast se ai do të sulmohej, atëherë Italia do të pushtohej nga terroristët dhe emigrantët.
Është një gjuhë prej terroristi kjo e Ramës që kërkon t’i imponohet Bashkimit Europian me sjelljen e një pengmarrësi të lirive të qytetarëve në këmbim të sigurisë së pushtetit të tij kriminal.
Prej kohësh Rama investohet politikisht në shumëfishimin e këtij rreziku imagjinar që mund t’i kanoset Europës nga Shqipëria nëse ai nuk do të jetë në pushtet. Në fakt, ai e sheh këtë lëvizje politike, si gurin e fundit për t’u mbyllur gojën komunitetit ndërkombëtar ndaj manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, blerjes së votave dhe instalimit të regjimit kriminal.
Vrasja e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha vazhdon të jetë e mbështjellë me shumë mister. Eshtë pohuar nga ministri i Brendshëm për implikim të struktuarave të policisë në këtë vrasje. Atëherë pyetja që shtrohet është se përse mediat e Ramës e shfaqën menjëherë këtë vrasje të lidhur me një skenar të anëtarëve të terroristëve të ISIS, në një kohë që Tahiri thotë se po hetohen për vrasjen edhe policë të tij? A kemi një skenar të pastër politik në vrasjen e Ibrahim Bashës që i shkon për shtat edhe kërcënimeve të djeshme të Ramës ndaj BE-së?

Bledi Kasmi.

Kategori
Uncategorized

Grida dhe Ambasadori Amerikan

Ambasadori Amerikan ne Tirane , ka harruar per disa caste  qe kryeministri i vendit po priste ne radhe per ta takuar ate.

Ai qesh dhe i gezohet bukurise se Grida Dumes, pa e vrare mendjen per Linda dhe Edi Ramen qe e priten ne radhe per disa minuta.

A Thua ambasadori respekton bukurine, apo opoziten shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Berisha thirrje shqiptareve: Ngrihuni.

 

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi dje nga salla e Parlamentit se vetëm një revolucion demokratik do të mund të shpëtonte vendin nga klika kriminale në pushtet që sot po qeveris vendin. Ai tha se nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do të ngrihen kundër klikës së krimit në pushtet për të rrëzuar dyshen Rama-Meta. Duke kujtuar 2 korrikun e vitit ‘90, Berisha tha se është koha për një apel të fuqishëm ndaj shqiptarëve për të kuptuar se zgjidhja duhet të vijë nga vetë qytetarët. “Mos mendoni se ky vend do të ecë përpara, kurrë në këtë mënyrë. Sot është 2 korriku, është dita e heronjve të ambasadave. Ata që thyen murin e Berlinit në Tiranë, ata ishin mosha juaj, por e bënë atë për lirinë, e bënë atë që ju të votonit të lirë, kurse sot bijtë e etërve të tyre po bëjnë të njëjtën gjë me votën tuaj. Koha për një apel të fuqishëm; mos prisni kurrë të vijë kush të zgjidhë këtë punë. Në një analizë të gjatë të të gjithë faktorëve të udhëhequr nga mazhoranca që çuan në krimin elektoral të prishjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për të marrë në dorë fatet e vendit e për të rrëzuar krimin nga pushteti. Ish-Kryeministri theksoi rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare gjithashtu në betejën e shqiptarëve kundër krimit që sot po qeveris vendin. “Duhet ‎një ndërhyrje ndërkombëtare për të shpëtuar nga krimi dhe kriminelët, nga ngritja e krimit dhe kriminelëve kurse Edi Rama sfidon trupin diplomatik, miqtë tanë dhe u tha s’ka asnjë. Po pse e them unë këtu? E them vetëm për një arsye të dashur qytetarë, se nëse ju s’merrni në dorë këtë problem, absolutisht kabineti tjetër, në përbërje të tij do të jetë Shullazi, në përbërje të tij do të jetë kryekontrabandisti më i madh, qeveria do të ketë kriminelët më të damkosur të rajonit, sepse ata do t’i shpëlajë Edi Rama, do të thotë se nuk janë. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët shqiptarë, ngrihuni, se pa një revolucion demokratik nuk ka kurrë zgjidhje, se vetëm një revolucion mund t’u tregojë vendin kësaj klike që vendos krimin në piedestal e që ngarkoi bandat në qeveri për të shtypur, për t’u terrorizuar, për t’u tallur ju”, u shpreh Berisha. Ai theksoi se ajo çfarë mbizotëroi në këto zgjedhje ishte terrori i bandave të krimit. “Çfarë spikati në këto zgjedhje. Këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në këto 23 vjet, u udhëhoqën nga bota e krimit. Edi Rama, kreu i meduzës së krimit shtetëror, emëroi në Kavajë, në Krujë dhe në bashki të tjera, me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të damkosur për drogë, prostitucion, vrasje si këshilltarë bashkie, si kryetar bashkie. Flamuri i këtyre zgjedhjeve ishte flamuri i zi i krimit. Fytyra e këtyre zgjedhjeve ishte faqja e zezë e krimit. Ky është funeral i zgjedhjeve. Çfarëdo që të thuash këtu shembujt janë të pafund. Por unë kam zgjedhur këtu për ta lexuar, jo raportin e PD, nuk kam zgjedhur as ditarin tim të zgjedhjeve, kam zgjedhur vetëm një zë të pavarur të shoqërisë civile. Për të paraqitur këtu faktet e pakundërshtueshme të këtij grupi të rinjsh, të sponsorizuar nga ambasada amerikane dhe në mos gaboj edhe nga dikush tjetër, për të bindur se çfarë janë betimet që bëtë ju këtu dhe krenaria juaj. Ky është një netuork që quhet ‘Za Lart’, (Raise Vioce). Dhe unë në respekt të tyre, sepse unë e kam dyfish raportin tim, PD e ka trefish raportin e saj, por unë mendova të paraqes para shqiptarëve ato të dhëna, të cilat janë më të pavarura se gjithë të tjerat, të paraqes një punë të përgjegjshme të një grupi të rinjsh që u kërcënuan, por nuk u mposhtën, që bënë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe dua t’i falënderoj shumë për këtë akt. Së fundi, do ta mbyll edhe një herë me një vlerësim të madh për të gjithë ata që më 2 korrik, 25 vjet më parë bënë aktin e madh të trimërisë dhe u përballën në rrugët e Tiranës me regjimin gjakatar. Ka 25 vite dhe shumë prej tyre sot nuk dihet se ku janë, por në Shqipëri ka mbetur merita dhe mirënjohja e pakufishme ndaj tyre për aktin e madh. Ka mbetur frymëzimi, që uroj sot të frymëzojë shqiptarët të ngrihen kundër kësaj klike që u ka rrëmbyer atyre gjënë më të çmuar të jetës, përveç familjes, u ka rrëmbyer votën e lirë. Unë kam bindjen se në këtë mënyrë nuk është e largët dita kur ju të rrokulliseni siç e meritoni! Sepse po hymë këtu në këtë sallë për një funeral, po hymë në këtë sallë në seancën e funeralit të votës së lirë, në funeralin e zgjedhjeve, që një klikë i shkatërroi ato në mënyrën më përfundimtare, në mënyrën më të papërgjegjshme. Ajo preku dhe rrënoi, me të gjithë mekanizmat e shtetit mafioz, e mafies shtetërore, e krimin shtetëror çdo parim të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jam i vetëdijshëm, se krenarëve që i dhanë dhe goditjen e fundit demokracisë kjo nuk u pëlqen”, tha Berisha.

Replika me Sterkajn: Do përfundosh aty ku e meriton

Gjatë fjalës së tij dje në Parlament, ish-Kryeministri replikoi edhe me deputetin socialist, Paulin Sterkaj, i cili po ndërhynte herë pas here nga vendi. Duke i kujtuar atij incidentin e rëndë që shkaktoi gjatë numërimit të votave në Malësinë e Madhe ku Sterkaj i vendosi pistoletën në kokë kreut të PD së Malësisë së Madhe. “Shko qëllo me revole njerëzit në qendra votimi, mos ki merak se këtu jemi, se për atë je. Ka parë ky Parlament shumë si ty po të gjithë kanë përfunduar aty ku meritoni. Ta dish mirë ti”, iu drejtua Berisha Sterkajt.
Fushata e terrorit, presioneve dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve për të mos votuar kandidatët e PD u shtri në të gjithë vendin. Rama i kërcënoi publikisht zgjedhësit duke u thënë se nëse votonin kandidatët e djathtë do të mbeteshin pa investime, pa drita, pa ujë. Ish-Kryeministri denoncoi këtë mekanizëm, duke e cilësuar atë si ndëshkim mesjetar ndaj qytetarëve. “Në këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në një vend të lirë, pluralist, njerëzit e opozitës u sulmuan me ndëshkime mesjetare, do të mbeteni pa ujë, do të mbeteni pa drita, do të mbeteni pa investime po votuat kandidatët e opozitës, a thua se buxheti i shtetit ishte buxhet familjar i Partisë Socialiste dhe jo buxheti i taksapaguesve shqiptarë, pavarësisht nga forcat politike që i përkasin. Ky është mekanizmi dhe dilni këtu krenarë. Kjo është ndërgjegjja juaj? Që t’i thoni popullit opozitar se do t’u lëmë pa ujë e pa drita po nuk votuat kandidatët e qeverisë”, u shpreh Berisha.

Blerja masive e votave nga paratë e drogës, krimit e prostitucionit

Banda në pushtet mobilizoi të gjitha grupet e organizuara kriminale, të cilat me paratë e drogës e prostitucionit blenë masivisht votat e shqiptarëve duke tjetërsuar vullnetin e tyre e duke deformuar në mënyrën më skandaloze procesin zgjedhor dhe rezultatin e tij. Duke e cilësuar fushatën e 21 qershorit si fushatën më të pabarabartë në histori, Berisha u ndal tek shumat marramendëse të parave që dyshja Rama-Meta shpërndau përmes bandave të saj për të blerë votat e qytetarëve. “Mbi zgjedhësit shqiptarë vërshuan lumenjtë e drogës, paratë e drogës, të prostitucionit, të kontrabandës dhe evazionit fiskal si kurrë më parë, si kurrë ndonjëherë, vetëm në dy ditë, në fushatën e Tiranës, kandidati i mazhorancës së krimit ka shpenzuar për reklama televizive më shumë se të gjitha shpenzimet e të gjithë fushatës elektorale nga kandidati i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Nga buronin këto para që shndërroheshin në reklama televizive, që mbushnin rrugë, shtylla, salla, pallate, nga dolën këto? Pra, lumenjtë e parave të krimit, të evazionit, të kontrabandës, vërshuan mbi zgjedhësit shqiptarë. Dy ditë kushtuan më shumë se sa dy muaj të një kandidati tjetër. Në këto zgjedhje si kurrë në histori, aparati shtetëror dhe institucionet nga kreu i qeverisë tek i fundit u moblizuan, më keq se në zgjedhjet e 1991, në luftë kundër opozitës”, tha Berisha. Ai tha se në mënyrë skandaloze qeveria vuri në funksion të fushatës elektorale dhe kandidatëve të saj të gjitha asetet shtetërore dhe institucionet. “Reparte ushtarake të forcave speciale u ngopën me flamuj të rreckosur të banditëve të krimit, shkollat, spitalet, të gjitha institucionet, jo vetëm njerëzit, por edhe infrastruktura e tyre, u vunë në funksion të mazhorancës së krimit. Ata, të cilët pretendojnë se këto ishin zgjedhjet më të mira, dy gjëra do t’u them. Së pari, historia e vëzhgimit të zgjedhjeve ka problemet e saja në Shqipëri. Në zgjedhjet e 2001 u larguan duke thënë më të mirat, por u kap tjetri dhe u fotografua tek merrte nga Fatos Klosi çantën me para, në ‘Princ Park’, i ngelën në fyt paratë e marra. Dokumentet e opozitës përmbysën gjithçka, ua mbetën në fyt paratë e marra. Prandaj u them që të mos u mbetet në fyt, ruani gjakftohtësinë, shihni dokumentet, mos u bëj avokat. Nuk kam dëgjuar asnjë të thotë ato që thoni ju, por nëse e thotë, i them ka dokumente opozita”, u shpreh Berisha.

Kategori
Uncategorized

Berisha-ndërkombëtarëve: Mos legjitimoni zgjedhjet.

Harta Rama-Meta, 45 bashki me 840 mijë vota, PD me 671 mijë, 15 bashki

Përmes ndarjes së re territoriale, me të cilën Rama dhe Metën futën vendin në zgjedhjet e 21 qershorit shënohet një diskriminim i pashembullt i votës së qytetarëve, kjo pasi ndarja administrative e kalkuluar për qëllime elektorale nuk përkthen siç duhet votën e qytetarëve, duke minimizuar rëndësinë e saj e duke e llogaritur sipas interesave elektorale.

Për ta sqaruar me shifra këtë pazar elektoral që PS dhe LSI bënë duke miratuar reformën territoriale, rezulton se koalicioni i majtë, i cili mori 840 mijë vota për kandidatët e tij fitoi 45 bashki, ndërkohë që koalicioni i djathtë që mori 671 mijë vota për kandidatët e tij fitoi vetëm 15 bashki. Diferenca mes votave të fituara nga dy koalicionet dukshëm nuk justifikon numrin e bashkive të fituara nga e majta, duke treguar qartazi se si Rama dhe Meta përmes ndarjes territoriale kanë deformuar vullnetin e qytetarëve.

 

Sipas kësaj përllogaritjeje, rezulton se kandidatët e opozitës kanë fituar me mesatarisht 48 mijë vota për kandidat, kundrejt mesatarisht vetëm 17 mijë votave për një kandidat fitues të mazhorancës. Ish-Kryeministri Berisha përmes një komenti dje në Facebook, deklaroi se një nga aspektet në antidemokratike të zgjedhjeve të 21 qershorit ishte ndarja e pabarabartë elektorale. “Kjo ishte farsa zgjedhore më diskriminuese, më e pabarabartë në tërë historinë e vendit. 1 votë e popullit opozitar vlente vetëm 30% të një vote për qeverinë! Njëri nga aspektet më të shëmtuara dhe më antidemokratike të zgjedhjeve të 21 qershorit ishte pabarazia dhe diskriminimi ekstrem i fuqisë elektorale të votës së dhënë për kandidatët e opozitës krahasuar me fuqinë elektorale të një vote të dhënë për kandidatët e qeverisë. Kështu, në sajë të pseudoreformës territoriale, që në të vërtetë faktohet katërcipërisht si elektorale dhe gerrymandering të saj, është arritur që kandidatët e opozitës të fitojnë me mesatarisht 48 mijë vota për kandidat, kundrejt mesatarisht vetëm 17 mijë vota për një kandidat fitues të mazhorancës”, shprehet Berisha. Ish-Kryeministri argumenton më tej se, “Me këtë mekanizëm antidemokratik të diskriminimit të fuqisë elektorale të votës së qytetarëve shqiptarë në varësi nga preferencat politike, klika në pushtet dënoi votën e popullit opozitar për të patur tre herë më pak fuqi zgjedhëse se sa votat e mbështetësve të qeverisë. Prandaj dhe me gjithsej 840 mijë vota për kandidatët, koalicioni i qeverisë ka sot 45 kryetarë bashkie apo 300%, apo tre herë më shumë kryetarë të bashkive se sa opozita, e cila ka me 671 mijë vota gjithsej 15 kryetarë bashkie apo tre herë më pak se sa qeveria, ndërkohë që diferenca në vota në përqindje për kandidatët opozitë/qeveri është gjithsej vetëm 11% më shumë për koalicionin qeverisës”.

Berisha-ndërkombëtarëve: Mos legjitimoni zgjedhjet.
Ish-Kryeministri Berisha ka përsëritur dje thirrjen ndaj ndërkombëtarëve për të mos legjitimuar zgjedhjet e 21 qershorit, duke theksuar se pazaret me ndarjen elektorale ashtu si dhe manipulimi masiv i procesit zgjedhor i bëjnë këto zgjedhje më jo demokratiket në historinë e vendit. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë poshtërimin e votës së tyre. “Edhe një herë thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: mos legjitimoni zgjedhjet e 21 qershorit, ato janë zgjedhjet më të padrejta, më të pabarabarta, më të shëmtuara në historinë e këtij vendi. Unë këtu paraqita vetëm një aspekt, mjerisht, në tërësi të injoruar të këtyre zgjedhjeve që dëshmon se këto zgjedhje janë shumë më të pabarbarta se zgjedhjet e vitit 1991. I bëj thirrje popullit opozitar të mos pajtohet kurrë me këtë diskriminim poshtërues për të, që i ndan shqiptarët për fuqinë zgjedhëse të votës në qytetarë të dorës së parë, ata që mbështesin qeverinë dhe qytetarë të dorës jo të dytë, por të tretë, ata që mbështesin opozitën, vota e të cilëve kushton vetëm sa 30% e votës së një mbështetësi të qeverisë”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Si e ndau Rama dhe Meta hartën për të fituar bashkitë
Ndarja absurde e territorit që zvogëlon rëndësinë e votës. Numri i organeve të qeverisjes vendore në qarqet
e jugut të vendit është më i lartë se në ato të qendrës apo të veriut të vendit pavarësisht numrit të popullsisë
Absurditeti më i madh i reformës territoriale të hartuar nga Rama-Meta qëndron në ndarjen e pabarabartë të qeverisjes vendore. Edhe pse rindarja është bërë me të njëjtat kritere në të gjithë Shqipërinë, numri i organeve të qeverisjes vendore në qarqet e jugut të vendit është më i lartë se në ato të qendrës apo të veriut të vendit. Kështu, në jug të Shqipërisë do të funksionojnë 31 kryetarë dhe 31 këshilla bashkie, ndërsa qendra dhe veriu i Shqipërisë do të kenë së bashku 30 kryetarë dhe 30 këshilla bashkie. Po kështu, Qarku i Tiranës do të ketë 5 njësi, ai i Durrësit vetëm 3, ndërsa ai i Gjirokastrës do të ketë 7 të tilla, edhe pse shumë më i vogël si popullsi se Durrësi dhe shumë herë më i vogël se Qarku i Tiranës. Kjo sjell një pabarazi të madhe jo vetëm në raport me kryetarët e bashkive, por mbi të gjitha në raport me këshillat dhe raportin këshilltar/banorë midis këtyre këshillave. Bazuar në formulën e parashikuar nga Ligji 8652/2000 për numrin e këshilltarëve në bazë të popullsisë, raporti është plotësisht i deformuar. Kjo cenon rëndë barazinë e përfaqësimit, për rrjedhojë peshën e votës. Pra, është thyer parimi kushtetues i barazisë së votës. Kështu, në bashkitë e vogla, një këshilltar do të përfaqësojë më pak banorë sesa në njësi të mëdha si Durrësi, Elbasani, Shkodra, etj., dhe shumë herë më pak se një këshilltar i Bashkisë së Tiranës. Kështu vota për këshillin bashkiak e një zgjedhësi në Tiranë ka vlerë disa herë më të vogël se vota e një zgjedhësi në Roskovec. Nga ana tjetër, Durrësi dhe bashki të tjera të reja, bazuar në kriterin kushtetues të shtetasve dhe jo të Censusit 2011, e kanë kaluar fashën e parafundit prej 100.000–200.000 banorësh, të cilës i përket një këshill me 45 anëtarë. Pra, qytetarët e Durrësit janë të nënpërfaqësuar në raport me qytetarët e njësive që janë pak mbi 100.000 banorë dhe kanë po ashtu si Durrësi 45 këshilltarë për t’i përfaqësuar. Nga ana tjetër, banorët e bashkisë së re të Tiranës, përveç një shtrirjeje shumë të madhe gjeografike që cenon subsidiaritetin, janë edhe më shumë të nënpërfaqësuar, sepse numri 55 i anëtarëve të këshillit është krejtësisht jopërfaqësues për popullsinë e madhe të Bashkisë së re të Tiranës, sidomos në krahasim me njësitë e tjera. Kjo është një formë e dukshme dhe e rëndë e gjeometrisë aktive zgjedhore dhe cenon rëndë parimin e barazisë së votës. Po kështu, ndarja e miratuar me ligjin e ri ka aplikuar edhe fenomenin tjetër negativ, atë të “gerrymandering”. Shembull flagrant për këtë është Bashkia e Shkodrës. Në të njëjtën situatë është edhe Bashkia e re e Tiranës. Territori i saj është shtrirë duke përmbledhur sa më shumë njësi të favorshme për mazhorancën në pushtet, përfshirë ish-Komunën e Shëngjergjit pas malit të Dajtit në mënyrë që të sigurohet një rezultat i qëndrueshëm zgjedhor në favor të mazhorancës parlamentare që ka miratuar këtë ligj. Për më tepër, bashkisë së re i është bashkuar edhe ish-Komuna e Zall-Herrit. Kjo komunë nuk ka lidhje tokësore të drejtpërdrejtë me Bashkinë aktuale të Tiranës dhe mund të bashkohet me to vetëm nëpërmjet Bashkisë së Kamzës, Komunës së Paskuqanit ose asaj të Dajtit. Nga analiza e materialeve të përdorura për miratimin e ligjit të ri të ndarjes territoriale-administrative, rezulton se kriteri i përdorur për rishikimin e kufijve, përcaktimin e kritereve demografike dhe ekonomike të eficencës së njësive të reja të vetëqeverisjes, është përdorur kriteri i popullsisë rezidente të përpunuar nga legjislacioni për Censusin e popullsisë të vitit 2011. Ky kriter është plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë shqiptarët, nga Veriu në Jug të vendit kundërshtuan prej muajsh të tërë hartën elektorale Rama-Meta.

Kategori
Uncategorized

Balli Kombetar per Shqiperi Etnike.

Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim në mbledhjen e saj të datës 10 Qershor 2015, vendosi të njoftojë opinion publik mbarëkombëtar se Organizata jonë e traditës dhe rezistencës së armatosur kundër sllavokomunizmit dhe pushtuesve të…
ballikombetar.info.
_______________
 I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, zotëri Mustafa.
Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike shprehë konsideratë dhe respekton plotësisht vendimin demokratik të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës për mosaprovimin e ndryshimeve kushtetuese.Stafi drejtues i Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike mbështet një dialog të hapur të qeverisë me të gjitha partitë opozitare për themelimin e nevojshëm të Gjykatës për Krimet e Luftës. E gjykojmë si tejet të dëmshëm dhe aspak demokratik presionin e koordinuar politik dhe psikologjik kundër deputetëve dhe votes së lirë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Vendimet e Parlamentit të Republikës janë valide dhe ato duhet të respektohen nga të gjithë. Mosrespektimi i vendimeve të Parlamentit përmes procedimit të serishëm, do të na detyronte të vihemi në mbrojtje të vlerave të demokracisë, lirisë, sovranitetit shtetëror dhe të drejtës sonë për bashkim kombëtar. Zotëri kryeminstër, komunizmi ka vdekur tashmë dhe ai nuk mund të ringjallet as me ndihmën e ambasadorëve të akredituar në Kosovë.Prandaj, duke qenë të përkushtuar kundër ç’farëdo ushtrimi të drejtësisë selektive në trajtimin ligjor dhe politik të krimeve të luftës, Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike shprehë brengën e arsyeshme kundër instalimit të segregacionit kushtetues ndaj shqiptarëve. Segregacioni kushtetues ndaj shqiptarëve rrezikon seriozisht stabilitetin rajonal, ndikon në humbjen e besimit te shteti ligjor dhe pamundëson perspektivën demokratike e euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Ju lutem zotëri kryeminsitër,
pranoni shprehjen e brengës dhe përkushtimit tonë

Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike
Arber Gashi, sekretar i përgjithshëm

 

_____

 

Interesi i Serbisë është i shumanshëm dhe ai mbetet në përgjithësi armiqësor ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, megjithatë, jo çdo e keqe na vjen nga Serbia dhe nga serbët! Këtë duhet t’a kemi të qartë njëherë e përgjithmonë dhe është mirë të shmangim mbivlerësimin e tepërt në raport me serbët, sepse problemi i tashëm shqiptaro-serb ishte, është dhe mbetet edhe në të ardhmen problem i gjeopolitikës, problem i orientimeve dhe pozicionimeve politike të të dyja kombeve karshi konjukturave politike të kohës. Në të kaluarën, Serbia, si pushtuese e dhunshme e trojeve shqiptare ka kryer aktet më të rënda të gjenocidit për të cilat nuk ka dhënë asnjëherë përgjegjësi në përputhje me masën e krimit që e ka kryer mbi shqiptarët dhe tokat e tyre. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të paaftësisë historike të shqiptarëve për të unisuar në maksimum identitetet e veçanta brenda një identiteti më të lartë, siç është dhe perceptohet në Europë kombi modern. Me këtë fenomen kontradiktor shqiptarët ballafaqohen edhe sot, dhe për këtë arsye, çështjen e rrezikimit dhe mbrojtjes nga aktet e mundshme të terrorizmit duhet parë e analizuar në një kontekst më të gjerë. Duke i luftuar në mënyrë aktive dobësitë dhe anomalitë tona të brendshme, duke organizuar një sistem të mbrojtjes efikase nga infiltrimi i shërbimeve të huaja, por edhe duke treguar vigjilencë ndaj veprimtarisë së të gjitha organizatave joqeveritare, ne si shoqëri sigurojmë minimumin e asaj që quhet mbrojtje aktive nga aktet e terrorizmit. Zhvillimet e viteve të fundit kanë dëshmuar se çasja politike dhe sidomos ajo fetare për ndryshim të identitetit dhe krijimin e një identiteti të veçantë për qytetarët shumicë në Kosovë, ka sjellur një situatë të cilën e kemi vështirë t’a menaxhojmë pa tensione të brendshme. Në këtë periudhë të zhvillimit tonë, Kosova cilësohet me apo pa të drejtë si shoqëri dhe identitet i kontestuar, kjo edhe për shkak të paaftësisë sonë për t’u ballafaquar me sfidat e kohës. Megjithatë, pavarësisht kontestimit si sfidë me të cilën ballafaqohemi ne sot, jo gjithmonë të huajt janë fajtor për ato që ndodhin në Kosovë. Ne jemi faktori kryesor që duhet të marrë dhe ofrojë përgjegjësi për veprimtarinë tonë politike, ushtarake, policore, ekonomike dhe fetare në vendin tonë. Kur ne të kemi kryer detyrat tona, atëherë edhe të tjerët do t’a ndërrojnë qëndrimin ndaj nesh. Kjo vlenë sidomos për interesat armiqësore të fqinjëve tanë, e të cilët ende mbajnë të pushtuara me miratim ndërkombëtar, një pjesë të madhe të tokave shqiptare.

__

foto e Arber Gashi

___

Bisedimet e Brukselit nuk do të sjellin asgjë të mirë për shqiptarët. Përmes bisedimeve të Brukselit, shteti serb legalizon pushtimin e veriut të vendit dhe krijon një qeveri paralele të menaxhuar nga Beogradi, eventualisht të monitoruar përkohsisht nga OSBE. Qeveritarët e Kosovës, përmes bisedimeve të Brukselit synojnë mbijetesën e tyre politike, ruajtjen e pushtetit autoritar, sigurinë e privilegjeve ekonomike dhe materializimin e interesave partiake pas Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa në anën tjetër, mediatorët nga Brukseli shpresojnë dhe synjonë larjen e duarve nga krimi, njësoj sikurse bëri Ponc Pilati me Jezu Krishtin. Pak a shumë, ky do të jetë rezultati final i bisedimeve të Brukselit, pavarësisht trumbetimeve për arritjen e marrëveshjes historike. Pas bisedimeve politike në Bruksel, Kosova do të jetë një krijesë e përqudshme, vend demokratik po se po, por në të cilin shqiptarët do të kenë vetëm të drejta qytetare. Përmes bisedimeve të Brukselit, qytetarët tanë do t’i fitojnë të gjitha të drejtat që ju kanë munguar deri tash, siç janë për shembull lëvizja e lirë, pranimi i Kosovës në OKB, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE dhe njohja nga Serbia. Pas bisedimeve të Brukselit, të gjithë pa përjashtim do të ndjehemi si NEWBORN.
__

GJYKATË SPECIALE PËR MBAMENDJEN TONË

Mosvotimi i Gjykatës Speciale në Parlamentin e Kosovës po diskutohet me emocione që i tejkalojnë bindjet racionale të të gjithë njerëzve vullnetmirë! Pse kaq zhurmë dhe akuza të pabazuara për një vendim demokratik të Parlamentit të Kosovës?! Siç duket, dëshira e shumicës për t’a parë Kosovën të çliruar nga mëdyshjet e arsyeshme e ka sjellur një situatë të tillë, në të cilën, me apo pa arsye, po vihet në dyshim përcaktimi i politikës vendore për integrime euroatlantike.

Propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk erdhi si rastësi apo dëshirë e ndërkombëtarëve për të sunduar vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Përkundrazi, presioni ndërkombëtar erdhi si rezultat i paaftësisë politike të qeverive të PDK-së për të dhënë përgjigjen e duhur, duke mbështetur në mënyrë aktive formimin e Gjykatës për Krimet e Luftës, e përmes së cilës, dilema e sotme për kinse dëshirën e mangët për ballafaqim me të kaluarën tonë nuk do vihej fare në tryezën e diskursit publik vendor e ndërkombëtar. Që nga rishpallja e pavarësisë më 2008, qytetarët tanë i kanë votuar dhe toleruar qeveritë autoritare të drejtuara nga PDK-ja e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt dhe Kadri Veselit! Në këtë konstatim objektiv, besoj se nuk ndryshon asgjë formimi i Partisë NISMA për të shpëtuar pushtetin personal të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt. Reagimi aspak i matur dhe tejet tendencioz e antikombëtar i Hashim Thaçit dhe qeverisë së tij ndaj sfidës që po e priste Kosovën nga Raporti i Dik Martit, e ka sjellur Kosovën buzë humnerës dhe dështimit. Përgjegjësinë për këtë gjendje duhet t’a ndjejë edhe Jakup Krasniqi, sepse jo rrallë, dekaratat e tij politike kanë qenë tendencioze dhe iracionale. Nuk mbrohen “çlirimtarët” duke e mbështetur paaftësinë e kryerjes së detyrave që i morën përsiper qeveritë e kaluara të Hashim Thaçit! Të njëjtën këngë, “Zot bone llugë” e kanë kënduar edhe partitë e atëhershme opozitare. Asnjëra prej partive të atëhershme opozitare nuk është angazhuar me seriozitet maksimal për formimin e Gjykatës për Krimet e Luftës! Partitë opozitare nuk janë ulur anjëherë së bashku për t’a diskutuar seriozisht sfidën me të cilën po ballafaqohet Kosova sot!

Kosova ka nevojë për një kalitje të mbamendjes, për një vetëdijësim cilësor, për një profesionalitet në politikbërje dhe jo për tenderomani fjalimesh, e as për angazhime dhe lotë krokodili kur çdo gjë merr fund dhe vendi të jetë mbështetur për murin kinez! Kosova ka nevojë për një opozitë të mirëfilltë kombëtare dhe çlirimtare. Opozitë kombëtare, sepse pjesa dërmuese e partive opozitare menaxhohet nga ish kuadrot komuniste të Sigurimit të Enver Hoxhës. Politikë çlirimtare, sepse nuk kemi tjetër rrugëdalje! Ne si qytetarë duhet të çlirohemi me forcat tona nga “çlirimtarët” uzurpatorë të pasurisë publike, nga uzurpatorët e lirisë, nga uzurpatorët e fjalës së lirë, nga listat politike të “veteranëve të luftës” dhe nga frika e paarsyeshme nga ndërkombëtarët.

_

_

JO GJYKATË SPECIALE PËR OPOZITËN

Vendimin e djeshëm të Parlamentit të Kosovës duhet rerspektuar dhe analizuar me gjakftohtësi e pa emocion, sepse të gjithë pajtohemi njëzëri, se aty ku mungon opozita nuk ka demokraci të mirëfilltë. Na pëlqeu apo jo, Kuvendi i Kosovës votoi dhe rezultatin e këtij votimi duhet t’a respektojnë të gjithë. Kjo vlenë edhe për miqtë tanë euroatlantik, të cilët pa asnjë dyshim kanë dhënë kontributin e pamohueshëm për çlirimin e Kosovës. Megjithatë, kjo situatë nuk është e parrugëdalje. Rrugëdalja si mundësi reale ka qenë e mundshme kahherë, por, paria vendore dhe burrështetasit, siç e pëlqejnë t’a quajnë vehten klanokracia e “hyqmetit” të “listave të çlirimtarëve”, kurrnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për themelimin e Gjykatës për Krimet e Luftës! Pse? Pse një pritje kaq e gjatë? A do të thotë kjo neglizhencë shumëvjeqare, bashkfajësi e pozitës dhe opozitës për gjendjen e krijuar? Po, pa dyshim se përgjigja do të ishte po. Dhe, kur jemi te kërkesa e drejtë e qytetarëve për themelimin e Gjykatës për Krimet e Luftës, politika vendore ka bërë gabime të shumta, përfshirë aty edhe të gjithë opozitarët e sotëm!

Prandaj, para se të procedojë një Gjykatë Speciale për inate të opozitës, qeveria e tashme në krye me Isa Mustafën duhet t’a bartë përgjegjësinë që i takon. E njëjta përgjegjësi, ndoshta edhe më e theksuar për shkak të kompetencave që i posedon, bie mbi EULEX-in. Pyetja se cili është rezultati i deritashëm i këtij misioni me kompetenca marramendëse për sundimin e ligjit, kërkon përgjigje? Qytetarët e ndjejnë, se rezultati i misionit të EULEX-it është baraz me zero. Prandaj, mjaftë më me pallavra elektorale nga foltorja e Parlamentit të Kosovës dhe zyrat e qeverisë! I preferojmë gjithashtu edhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë; ju lutemi të nderuar ambasadorë, ndaleni presionin e padrejtë psikologjik ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse jemi ne ata, qytetarët e këtij vendi që kanë nevojë më shumë se askush tjetër për pastrimin e shtetit tonë nga të gjithë kriminelët e luftës, dhe jo vetëm për pastrimin e prapanicës së disa kuaziçlirimtarëve shqipfolës. Nga ju shpresojmë të jeni miq të qytetarëve të Kosovës, e jo vetëm partner biznesi të pushtetarëve dhe sundimtarëve autoritar të këtij vendi.

Qytetarët e Kosovës janë unik dhe nuk duan të bëjnë dallime mes kriminelëve, ashtu siç ua kërkon padrejtësisht raporti i Dick Marty. Krimi është krim dhe ai duhet dënuar pa mëshirë nga një Gjykatë për Krime Lufte. Kushdo që t’a ketë kryer krimin e luftës, serb ose shqiptar, duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ndërsa mbështesim themelimin e Gjykatës për Krime të Luftës, ne si qytetarë të Kosovës i themi Jo segregacionit në drejtësi. Drejtësia vendore duhet të japë verdiktin e saj të paanshëm për të gjitha krimet e luftës, përfshirë aty edhe vrasjet e pasluftës, të cilat, për qudinë e të gjithëve, mbetën të patrajtuara dhe të pasqaruara deri më sot! Këtë fakt tronditës nuk do t’a korrigjonin kompetencat e parapara për Gjykatën Speciale, të cilat do t’a suspendonin tërësisht, atë pak e hiq sovranitet që e posedon Kosova sot.

foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi

 

__

E kaluara jonë e afërt na obligon të angazhohemi me seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm të theksuar në procesin e pashmangshëm të ballafaqimit me krimet e luftës. Këtë kërkesë primare dhe shumë të nevojshme, politika vendore e Kosovës e ka neglizhuar me vite të tëra. Ajo, para se t’a përceptoj si obligim moral dhe detyrim ligjor ndaj qytetarëve të Republikës, të drejtën e tyre e ka shfrytëzuar kryekëput për nevoja elektorale dhe si monedhë për kusuritje në bisedimet e shumta, kinse për të trasuar rrugën e europianizimit të Kosovës.

Por, Kosova nuk europianizohet me klanokraci, autoritarizëm, tenderomani dhe praktikimin e marksizmit ortodoks të Georgi Plekanovit. Asaj i nevojitet më shumë se kurrë, një dritë shprese për liri dhe demokraci të mirëfilltë. Kosovës tonë, i nevojiten si kurrë deri më tash, miq dhe asistent profesional në rrugëtimin e saj shumë të vështirë. Kuadrot profesionale nuk mungojnë. Atyre duhet dhënë hapësirën e nevojshme përmes një qeverie teknike të ekspertëve, e cila, në dy vitet e ardhshme do të duhej t’a menaxhojë vendin dhe të inicojë procesin e dekriminalizimit të politikës vendore.

__

Vlerësimi i Organizatës joqeveritare Freedom House për Kosovën është i bazuar në fakte, sepse, në realitet, demokracia në Kosovë nuk ekziston fare. Në Kosovë, autoritarizmi kujdeset për koekzistencën e klanokracisë dhe mafiokracisë, e të cilat, së bashku e mundësojnë zhvillimin dhe përparimin e antikulturës së quajtur tenderokraci. Klanokracia vendore është treguar shumë e zhdërvjelltë, sepse me punën e saj ka arritur të fuqizojë mafiokracinë e bashkuar të vendorëve me disa kuadro të dështuara të ndërkombëtarëve. Në Kosovë, akti më i lartë juridik i shtetit është sankcion dhe dënim politik për popullin shumicë, për shqiptarët. Kushtetuta e Kosovës, si akt i imponuar përmes bisedimeve të Vjenës dhe e cila mbahet në jetë përmes autoritarizmit, forcës ushtarake të ndërkombëtarëve dhe policisë servile vendore, i cenon të drejtat demokratike të shqiptarëve. Ambasadat e akredituara në Prishtinë, deri më tani e kanë mbështetur autoritarizmin, klanokracinë dhe mafiokracinë, duke e mundësuar padrejtësinë, siç është në fakt manipulimi me demokracinë. Një herë në katër vjet, qofshin ato zgjedhje lokale apo vendore, banorët e Republikës së Kosovës kanë të drejtën të shijojnë pjesmarrjen në fushata elektorale. Këto zgjedhje, zakonisht janë shfrytëzuar për blerje të votave dhe manipulim të proceseve zgjedhore. Duke jetuar në varfëri ekstreme, qytetari i Kosovës është shëndërruar në skllav modern, të cilit mbijetesa i mundësohet vetëm nëse tregohet servil i autoritetit, është mik me ndonjë klanokrat që i ecë fjala te mafiokracia, ose nëse ka arritur me pak para të figurojë në Listën e Veteranëve të UÇK-së.

__

Të burgosurit shqiptar në IRJM janë në një gjendje shumë të rëndë dhe ata po torturohen e terrorizohen ç’njerëzisht. E them me përgjegjësi të plotë ligjore dhe politike, se dhuna ndaj ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së në burgjet raciste të IRJM-së dhe më gjerë në rajon po mbështetet politikisht nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, Qeveria e Serbisë dhe vazalët puthadorë të kriminelëve e organizatorëve kryesor të masakrës së Kumanovës; e organizatorët kryesorë janë Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov. Partitë ogurzeza dhe shqipfolëse në IRJM, disa prej tyre të themeluara nga qendra të vendimmarrjes antishqiptare, mbajnë përgjegjësi të plotë për gjendjen e robërisë, varfërisë së qëllimshme dhe asimilimit të institucionalizuar ndaj shqiptarëve. Në sovjetin IRJM, Bashkësia Europiane po ballafaqohet me kriminelë ordiner në krye të shtetit artificial, të cilët i shërbejnë një drejtësie të implementuar për të siguruar segregacionin etnik, sundimin e përhershëm dhe robërinë ndaj shqiptarëve atje. IRJM-ja është dëshmuar të jetë sovjeti i fundit artificial në Gadishullin Ilirik, e të cilin opinioni politik europian me të drejtë e percepton si simbol dhe bastion i një mentaliteti të perënduar në kontinent. Zyrtarët e shtetit monstër ishin pjesmarrës në organizimin dhe zbatimin e planit të miratuar për likuidim të të gjithë komandantëve dhe ushtarëve të padëgjueshëm të UÇK-së. Ky plan, sipas informatave që posedojmë është finalizuar në dhjetorin e vitit 2014. Meqenëse sovjetit IRJM mbijetesën politike dhe ekonomike po ia mundëson vazaliteti dhe bashkpunimi i kriptokomunistëve shqipfolës të Tiranës, Prishtinës, Beogradit dhe Shkupit, nuk pritet ndonjë reagim dhe as ndihmë eventuale për ushtarët e burgosur, pjesmarrës në Betejën e Kumanovës. Strukturat e posaqme të qeverive në rajon janë duke përgatitur skenarët e radhës, përmes të cilëve sigurohet implementimi i ZSO-së, Republikës Srpska në territorin e Kosovës. Për këtë qëllim, pra, për të deinstitucionalizuar plotësisht vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës, qeveritë në rajon e shfrytëzojnë edhe ndihmën e madhe që ua ofrojnë qarqet vahabiste. Duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës dhe ata të IRJM-së si një turmë e cila ka më shumë nevojë për identitet fetar se sa për një shtet modern dhe demokratik, qarqet antishqiptare synojnë të vulosin sa më parë marrëveshjet e përgatitura me Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë; marrëveshje të cilat ua sigurojnë grupeve të caktuara të interesit, mbajtjen e pushtetit politik, ekonomik, policor e ushtarak edhe në dekadën e ardhshme.

__

foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
Kategori
Uncategorized

Basha: Ja 8 kandidatët e inkriminuar!

grupiKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli me emra konkretë për kandidatët e inkriminuar të së majtës në këto zgjedhje. Ai përmendi edhe bandat e përfshira në zgjedhje.

“Unë dua të sjell sot para jush vetëm disa prej rasteve flagrante te dhunimit të standarteve të zgjedhjeve, dhe deformimit te vullnetit te zgjedhesve.

Ndonëse Partia Demokratike dhe aleatët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, PE u angazhuan fuqimisht në procesin e dekriminalizimit, dyshja Rama Meta në shpërfillje të hapur të angazhimeve të tyre formale kandiduan në zgjedhjet vendore përfaqësues të botës së errët të krimit si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Rroshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peçi në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan me si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë që nuk ndërmori asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës. si ajo Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnje dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës, dhe Hoxhes në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë banda e Suel Celës në Elbasan etj.

I dënuari me burgim të përjetshëm përr për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku u përfshi në një fushatë të ethshme në Pukë. Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë me të cilët është parë dhe në ambiente publike. Si shpërblim Aben Frroku mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit vetëm pak ditë para se ai të dënohej me burgim të përjetshëm nga gjykata e Apelit,” tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Bartolomeo Mitre Martinezi.Himarioti që u zgjodh kryetar i Argjentinës.

Bartolomeo Mitre Martinezi (1821-1906) ishte me origjinë nga Himara, pra shqiptar. Gjatë viteve 1850 ishte ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires. Në 12 Tetor 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës deri më 12 Tetor 1868. Për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik.

foto e Arben Llalla

Nga Arben Llalla

Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.

Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.

Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.

Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.

Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.
Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.

Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.

Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.

Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.

Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruaj se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres. (INA)

Kategori
Uncategorized

Rama emeroi Kryetar te PS_se ne Greqi Z/V sekretarin e pergjithshem te Vorio Epirit.


Nga Jakup Gjoca.
Redaktor i politikes ne gazeta Shqiptare,Telegraf.
A e dini se ne zgjedhjet e para te PS ne Athine ne 2006 kur une isha 1 nga 3 kandidatet
per kryetar i PS ne Greqi Edi Rama vete aimanipuloi votimin qe u be aty sepse Rama mori pjese duke mos e perfillur por emeroi kryetar te PS ne Greqi zvsekretarin  Pergjithshem  te VORIO EPIRIT
Anastas Muratin.
Aq sa Kristaq Papa bashkestudenti im me thote me ironi.

Anastasin e ndoqem ne nga VORIO EPIRI dhe e bete kryetar te
PS!
Une ne ate kohe kam shkruar te gazeta NDRYSHE 2006  opinionin me titull:

RAMA MERR ME QIRA PER KRYETAR te PS ne ATHINE SEKRETARIN E PERGJITJSHEM TE VORIO EPIRIT
kush dyshon ju publikoj faktet.

Fenomeni “Papandreu” ndodhi  me PS dhe Rilindjen ne zgjedhjet e 21 qershorit
Sepse PS mori 29 % te votave kur ne 2013 kishte marre 41%ose tani PS mori 400.000 vota kur ne 2013 mori 730.000 vota. Sikurse Papandreu tha ne 2009
qe ” Kemi leke dhe jo krize”dhe mori 44 % te zgjedhjeve ne
2009 edhe Rilindja ne 2013 premtoi mireqenie dhe 300.000 punesim
Ne 18 muaj qeverisje kjo Rilindje humbi 330.000 vota
ose 12 % elektorat.Sepse u shtua papunesia u shtuan te varferit u shtuan taksat u shumezua korrupsioni qeveritar u kriminalizua politika aq sa Ambasadori Donald Lu
e cilesoi kandidimin e njerezve  te inkriminuar nga Kryetari i Partise si poshterim te popullit shqiptar.

Tani cili shqiptar.
qofte edhe krenaristi i Rilindjes mendon se premtimet e bujshme te Rilindjes qe fitoi 35 bashki dhe te gjitha bashkite e medha
do te realizohen? Cili krenarist i Rilindjes  beson akoma qe deri ne 2017 kjo qeveri e Rilindjes  do te ktheje te shqiptaret
buken e gojes  dhe shpresen qe te gjeje 1 vend pune ne Shqiperi? Prandaj imagjinoni
derisa kjo Rilindje u konsumua 330.000 vota  vetem ne 18 muaj qeverisje cfare humbje spektakolare e pret ne 2017.
Sepse shqiptaret smund te mashtrohen 3 here nga Rilindja.
Kujtese.
Kujtoni kritikat e BEN BLUSHIT.

Eshte qesharake qe media jone propagandon se  Merkel shikon te Edi Rama
liderin e Ballkanit.

Eshte qesharake te thuhetse Gjermania tani u kujtua per rendesine ndaj Ballkanit
Shikojeni si sillet Gjermania ndaj Greqise Thjesht Merkel vjen ne Ballkan te thelloje influencen gjermane ne Ballkan te vere qeverite ballkanase ne influencen e saj.

Shikoni investimet gjermane nuk kane interes ne Ballkan Gjermania nuk pranon
emigrante nga Shqiperia  nga Kosova.


Gjermania nuk jep ndihma financiare por hua me perqindje te larte.

 —

Qeveria Rilindje  ka marre borxh nga FMN  2 miliarde leke deri tani dhe nderkohe zbaton politikat shtrenguese qe e urdheron FMN sikurse Rritjen e moshes se pensionit rritjen e kontribimeve per pensionin shkurtimin e Administrates Publike mosrritjen e rrogave shkurtimin e investimeve publike Arsim Shendetesi Kulture  Shitjen e Asseteve Kombetare falas rritjen e taksave per te varferit rritjen e cmimit te kilovatorit te dritave lehtesira financuese uljen e taksave etj per biznesin e madh. Dhe pas disa vjetesh Borxhi publik  qe rritet progresivisht edhe pse marrim kredi nda FMN do te beheh i pamundur te paguhet.

Turp per ne shqiptaret qe ne 21 qershor 2015 votuam per kryebashkiake kriminele
sepse keshtu na urdheroiKryetari i Partise. Shitem Voten per nje pjate gjelle.
Nderkohe qe Kryeministri grek i thote popullit grek vendos ty me REFERENDUM
nese do te nenshkruaje qeveria marreveshjen skllaveruese te TROJKES BE FMN.

Fituesi moral ne Tirane eshte Halim Kosova Te pakten na mesoi  si duhet te komunikosh me elektoratin dhe cfare duhet t’i premtosh realishtMbase kjo eshte nje pikenisje  per nje politikeberje te re
Shpresoj….

Kategori
Uncategorized

Balli Kombëtar i Iliridës distancohet nga Afera “Çetniku”.

foto e Urim Gjata

Kryesia e Partisë Balli Kombëtar i Iliridës ndjehet e tmerruar dhe distancohet nga Afera e spiunazhit – ÇETNIKU.

“Në mbledhjen e mbajtur më 24.06.2015 në Tetovë, kryesia e partisë analizoi rrjedhat politike me theks të veçantë fragmentimin e spektrit të djathtë politik në trojet shqiptare. Kryesia jonë konstaton me dhimbje të thellë, se në fraksionin e ri të krijuar nga Adriatik Alimadhi dhe Ahmet Mulliqi në Republikën e Kosovës janë inkuadruar edhe të shantazhuarit e shërbimeve sekrete të Serbisë.

Ftojmë Adriatik Alimadhin, kryetarin e PBK në Shqipëri të reflektojë, të jap dorëheqje dhe të distancohet menjëherë nga afera – ÇETNIKU.

Alimadhi të ndalojë veprimtarinë e turpshme të krijimit të frakcioneve me njerëz të shantazhuar nga shërbimet intelegjente serbe. Ftojmë Ahmet Mulliqin, iniciatorin dhe drejtuesin e fraksionit të ri „Partia e Ballit“ në Kosovë, të japë dorëheqje të parevokueshme dhe t’a shuajë frakcionin e turpit, sepse në kryesinë e tij qëndron ulur pranë e pranë, dora e zgjatur e shërbimeve serbe”.BS

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Letra e bejkamberit Muhamed drejtuar murgjeve te krishtere.

 

Përgaditi : LEON MOLLA
Sipas traditës së murgjëve krishterë të manastirit ‘Shën Katerina’ në Sinaj, pejgamberi Muhamed shpesh e vizitonte manastirin dhe zhvillonte biseda me klerikët krishterë.

Ky dokument është shkruar më vitin 626, ndërsa përbëhet nga disa dispozita rreth termeve të lidhura rreth jetës së krishterëve nën udhëheqjen islame dhe mban vulën e njohur të pejgamberit. Sulltan Selimi i parë letrën origjinale e dërgoi në Stamboll më vitin 1517, ku edhe sot ruhet në muzeun ‘Topkapi’, kurse me kërkesë të murgjëve është bërë edhe kopja e saj dhe është vendosur në manastir.

Përmbajtja e letrës është me sa vijon: “Kjo është nga pejgamberi Muhamed, Ibën Abdullah si testament për ata që janë të krishterë qoftë në afërsi ose largësi.

Ne fuqishëm qëndrojmë pranë tyre. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi, do t’i mbrojmë, sepse krishterët janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvihem çdo gjëje që ua prishë rehatinë.

Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë. Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune. As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmtojë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të muslimanit.

Po që se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padëgjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij. Vërtet ata janë aleatët e mi dhe kanë mbrojtjen time kundër asaj që urrejnë. Askush nuk guxon që t’ua imponojë udhëtimin ose shkuarjen në luftë. Muslimanët duhet të luftojnë për ta.

Nëse muslimani dëshiron ta marrë për gura një të krishtere, martesa nuk guxon të ndodhë pa pëlqimin e krishteres, e as krishterja s’guxon të pengohet nga burri musliman që të mos e vizitojë kishën për t’u lutur.

Kishat e tyre duhet patjetër të respektohen, rindërtimet e tyre s’guxon të pengohen, e as të ndalohen gjërat e shenjta të shkrimeve të tyre. Askush prej muslimanëve nuk guxon të tregojë padëgjueshmëri ndaj këtij testament gjer në Ditën e Kijametit”.

Kategori
Uncategorized

Perandoria Bizante,ishte perandoria e ilireve, jo e grekeve mesjetare.

Ç’është e vërteta,

Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë

Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f 22S.R.)
Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.

Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht.

“ Lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh paralele, që nga lashtësia deri në ditët pararevolucionare (1821)

Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi, Salona, Finiki, Sofade dhe Dropulli” (f155A.K.)

Në arkivat europiane gjenden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. « Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f347Zh.F.) Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë me shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave. Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f121A.K.) Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brenda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës.

« Sipas se cilit vend, ky element, (i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f.210R.A.)… Kjo gjendje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja. (f.212R.A.)

Faktori i dytë është «mosasimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë arbërore ndaj të huajve. Baza e popullsisë «helene» (shqiptarët e lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin me të huajt, duke përthithur të ardhurit“(Ali Eltari « Republika » 7.01.2010)

Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave. «Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe muslimanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës » (f184A.K.)

Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos muslimanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve. Martesat e përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë)dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A .K.) “ Shqiptari i krishtere bëhej vëlla i adoptuar me muslimanin e kombit te tij. Kështu krushqitë brenda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht. Kolokotroni ishte vlla me Marko Boçarin (i krishterë) dhe Laliotin Alifarmaqi “(f 293A.K.)

Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjendjen mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit grek, në vitin 1830.

Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin mbizotërues në kulturën e një vendi (duke marrë gjithmonë parasysh zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim, por që sot e dobëson ndjeshëm këtë faktor).

Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror, në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi i madh shqiptar ,Skëndërbeu, të cilin historianët grekë e mohojnë, por populli e quan të vetin dhe e dashuron. Të gjithë kapedanët arvanitas të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe arritjet e Skënderbeut, të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh asokohe dhe gjetën gjithashtu mbështetje të madhe. Kolokotroni na thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk XV dhe XVI si Mërkur Bua, Manol Bleshi etj. studionin betejat e Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f 257A.K.)

Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta paraqesin Skënderbeun si grek.

Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk…edhe më analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun, Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra, Orakujt e lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat “(f256A.K.)

Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“ Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht.

Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f339A.K.)

“Alipashiadha” e famshme e arbëreshit musliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f339A.K.)

Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.

Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, arvanit.

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në pakicë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare.

Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke.

Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.

– Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.

– Së dyti, marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi.

Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit (f 351 A .K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.

– Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.

Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.

« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.

Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f 522A.K.)

Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme.

“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)

Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë! » (f480A.K.)

Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara.

Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f 258A.K.)

Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?

Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e popullsisë greke (f397 A.K.)

Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18, 773 qytetarë e quanin veten shqipfolës.

Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.

Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 v1991)

Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.

marre nga – http://www.forumishqiptar.com

Kategori
Uncategorized

Origjina e Partise Socialiste: 24-vjetori apo 74-vjetori i “200 petritave”

psSocialistët në tri kohë: PKSH, PPSH, PSSH ndryshimet e një partie në dy shekuj. “200 petritat” e Enver Hoxhës, “komunistët e reformuar” të Fatos Nanos dhe “Rilindja” e Edi Ramës

Nga Luljeta Progni.

Me “200 petrita” nis historia e së majtës shqiptare në 8 nëntor të vitit 1941,  për ta mbajtur këtë emër deri në Kongresin e Parë të saj kur kjo parti u legalizua. Deri në këtë nëntor të vitit 1948, PKSH funsksiononte si parti në ilegalitet. Pikërisht më 8 nëntor të vitit 1948, PKSH e mori emrin Partia e Punës së Shqipërisë.  Sygjerimi erdhi nga lideri komunist rus, Stalini në takimin që lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, pati me të në Moskë, në verën e atij vitit.

Detajet e këtij momenti gjenden në librin e Enver Hoxhës, “Me Stalinin. “Me 14 korrik arrita në Moskë në krye të delegacionit të parë zyrtar të Repulikës Popullore Socilaiste të Shqipërisë, dhe partisë komunistë shqiptare për një vizitë miqësore në Bashkimin Sovjetik. Veç të tjerash shoku Stalin shfaqi mendimin që partia jonë komuniste, meqenëse përqindja e komunistëve fshatarë në radhët e saj ishte më e madhe, të quhet “Partia e Punës e Shqipërisë”. Sidoqoftë tha ai, unë dhashë një mendim dhe jeni ju, partia juaj, që do të merrni vendimin. Ne do të shtrojmë propozimin tuaj në Kongresin e Parë të partisë që jemi duke përgatitur, dhe kam bindjen se si baza e partisë ashtu edhe udhëheqja e saj do të gjejnë me vend e do të aprovojnë propozimin tuaj….”(vepra e Enver Hoxhës, me tittull : “Me Stalinin, Kujtime” .

Lideri komunist, Enver Hoxha, e mori projektin rus të Stalinit dhe e përshtati në kushtet e Shqipërisë. Ndërkohë ai e kishte nisur projektin e zhdukjes së kundërshtarëve qysh me dënimin e grupit të deputetëve në vitin 1946. Në kongresin e parë të PKSH-së, Enver Hoxha ndëshkoi “grupin armiqësor” të kryesuar nga Koçi Xoxe, i cili kishte qenë deri atëherë njeriu më i afërt i liderit komunist.

Partia e Punës së Shqipërisë e drejtuar nga Enver Hoxha e vazhdoi për 45 vite me radhë politikën gjakatare të zhdukjes së kundërshtarëve duke prodhuar herë pas here “grupe armiqësore” deri në ngushtimin ekstrem të të gjitha lirive të individit në Shqipëri. E përfundoi sundimin me një bilanc tragjik të viktimave të komunizimit në dhjetor të vitit 1990 kur sistemi komunist në Shqipëri, u rrëzua përmes protestave të Lëvizjes Studentore.

Komunistët e reformuar të Fatos Nanos.

Në kongresin e dhjetë të PPSH-së, më 12 qershor 1991, 43 vite pas Kongresit të Parë të kësaj partie, kur u ndryshua emri, nga PKSH, në PPSH, kjo e fundit u riemërua Partia Socilaiste e Shqipërisë. I gjithë kongresi u monitorua nga lideri i fundit komunist, Ramiz Alia, i cili e kishte marrë drejtimin e PPSH pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitin 1985.

Ndryshimet në PPSH vinin në një situatë kur kishte pak muaj që ishte rrëzuar sistemi komunist dhe drejtuesit e saj menduan për mundësitë e përshtatjes së kësaj partie në kushtet e reja. Shpërbërja e parties siç ndodhi në vende të tjera të lindjes, nuk ishte një opsion për komunistët shqiptarë.  Ata po mendonin vetëm se si kjo parti të vazhdonte të kishte peshën e saj kryesore në zhvillimet që do të pasonin në Shqipëri, pas shpalljes së  pluralizimit politik.

Lideri komunist Ramiz Alia detajoi me kujdes ndryshimet që i duheshin partisë , qoftë në emrin e ri të saj qoftë në lidership. Përjashtimi i një pjese të madhe të anëtarëve të Byrosë Politike ishte hapi i parë para këtij kongresi dhe situata ishte më e favorshme. Në Kongresin e Dhjetë të PPSH-së u përjashtua nga partia edhe pjesa e mbetur e Byrosë Politike. Sigurisht, që për Ramiz Alinë nuk ishte e lehtë, por ai po vepronte në një terren kur Byroja Politike ende nuk ishte e sigurt nga tmerri i skenarit të Rumanisë, ku u vra diktatori i këtij vendi Nikola Çaushesku. Ishte ende një opsion ose të paktën kështu po mundohej ta paraqiste Ramiz Alia. Anëtarët e byrosë politike i’u bindën me pak rezistencë vendimit për përjashtim dhe një elitë e re komunistësh erdhi në krye të partisë.

Në atë kongres pati një sërë debatesh edhe për emrin e ri të partisë.

Kishte disa versione për emrin, pasi ishte përjashtuar versioni i vazhdimësisë me të njëjtin emër. Ishte opsion edhe Partia e Progresit të Shqipërisë, propozim që garantonte vazhdimësinë për militantët pasi inicialet nuk ndryshonin. Në fund të debatit, emri i ri u vendos dhe u pranua nga të gjithë delegatët e kongresit.

“S’ka më PPSH, tani jemi një forcë tjetër politike dhe jemi partia Socialiste e Shqipërisë”. Mirpo kjo po ndodhte në një sallë ku ishte busti i Enver Hoxhës edhe pse më pak i vlerësuar sa i përket vendit ku ishte vendosur, në një sallë të mbushur me parulla të PPSH dhe thënie të liderit të tyre legjendar Enver Hoxha, në një sallë ku ishte e gjithë byroja politike dhe bashkë me ta edhe e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha.

Askush nuk pati mundësinë ndoshta as dëshirën të ndryshojë rrjedhën. Fatos Nano u zgjodh kryetar i partisë së riemëruar dhe një grup drejtuesish të tjerë të rinj që i përkisnin niveleve të dyta e të treta të qeverisjes komuniste.

Riemërimi i strukturave të PPSH-së.

Në atë kongres u vendos ndryshimi i emërtimit të strukturave drejtuese dhe të posteve të ndryshme, por të gjitha ndryshimet po kryheshin në funsksion të kohezionit brenda partisë, ruajtjes së elektoratit të PPSH-së. Kjo ishte porosia kryesore e Ramiz Alisë. Posti Sekretar i parë i Komitetit Qëndror të PPSH, zëvëndësohej me emërtimin kryetar i partisë. Komiteti Qendror i Partisë, zëvëndësohej me emërtimin Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i partisë. Byroja Politike e partisë u zëvendësua me kryesinë e partisë dhe të tjera forume ndryshuan emërtimet e tyre.

Në këto forume u zgjodhën edhe një grup intelektualësh, të cilët u vendosën në postet e rëndësishme të partisë, si fasadë për përmirësimin e imazhit. PS dhe drejtuesit e saj trashëguan nga PPSH-ja elektoratin dhe nisën punën për ndryshimin e imazhit të partisë pa bërë hapat minimal të ndarjes së tyre me të shkuarën gjakatare të PPSH-së në 50 vite, me një bilanc tragjik viktimash.

Asnjë shenjë reale e ndryshimit të mentalitetit komunist të PPSH-së nuk dukej në këtë kongres. Megjithëse vlerësoheshin me ide liberale, udhëheqësit e partisë së re kur vinte puna te vendimet e rëndësishme shfaqeshin mjaft të kompleksuar e të ndikuar nga e shkuara komuniste e PPSH. Fatos Nano, kryetari i partisë së re ishte një nëpunës i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, institucion që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha. Megjithëse kishte shfaqur ide të qarta liberale, Nano konsiderohej beniamin i Nexhmije Hoxhës, karriera e të cilit ishte stimuluar prej saj. Në krah të tij, nënkryetar i PSSH-së u zgjodh Spiro Dede, i cili kishte qenë pjesë e Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike. Në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues u zgjodhën një numër i konsiderueshëm anëtarësh të forumeve më të larta drejtuese të PPSH-së, në nivel sekretarësh të parë, apo edhe ofiqarë të administratës shtetërore të regjimit.

Kongresi i parë i PS-së, 1992.

Më 22 mars të vitit 1992, Partia Socialiste humbi zgjedhjet parlamentare të parakohshme, përballë Partisë Demokratike që fitoi në këto zgjedhje me një mbështetje të madhe në të gjithë vendin. PS ishte në procesin e reformimit dhe ky proces do të duhej të përfshinte medoemos ndarjen me të shkuarën komuniste.

Në raportin e mbajtur në Kongresin e Parë të PS-së kryetari Fatos Nano tha se: “PS nuk duhet të lejojë që të aderojë në të askush që ka përlyer figurën e tij, megjithëse mund të jetë dakord me programin dhe statutin e saj. Distancimi i plotë do të thotë distancim si teorik, ashtu edhe praktik, që do të jetë proces në vazhdim. Të denoncohet çdo tentativë për mbytjen e demokracisë si brenda radhëve të partisë edhe në shoqëri, çdo tentativë për vendosjen e një diktature të re, mbi gërmadhat e së vjetrës”. Sërish nuk pati një ndarje të qartë.

Kongresi zgjodhi forumet e reja, drejtuese të partisë. Në krye të PS-së u rizgjodh Fatos Nano. U larguan nga drejtimi disa prej figurave të PPSH-së, që ishin zgjedhur në krye të PS-së në krah të Fatos Nanos, si Spiro Dede. Njëri prej nënkryetarëve, Servet Pëllumbi, u zgjodh sërish nënkryetar i PS-së. Namik Dokle, ish-anëtar i Komitetit Qendror, kryeredaktor i gazetës së PS, “Zëri i Popullit”, u zgjodh gjithashtu nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit Parlamentar të PSSH.

PS-ja nisi kësisoj rrugën e gjatë të reformimit. Fatos Nano e drejtoi këtë parti për 14 vite, katër prej të cilave ishte në burg. Gjatë këtyre viteve, PS qëndroi pesë vjet në opozitë dhe nëntë të tjera në pushtet (një vit para zgjedhjeve të 22 marsit 1992 dhe tetë të tjera pas zgjedhjeve të vitit 1997.) Përgjatë këtyre viteve nuk u ndal asnjëherë lufta për pushtet brenda kësaj partie e përqëndruar mes grupit të Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Kjo betejë përfundoi në janar të vitit 2004 kur Ilir Meta u largua nga kjo parti bashkë me një grup deputetësh dhe themeloi Lëvizjen Socilaiste për Integrim. Kjo ndarje ishte edhe një ndër arsyet e humbjes së PS-së në zgjedhjet parlamnetare të korrikut të vitit 2005. Pas humbjes, Fatos Nano dha dorëheqje nga post i kryetarit të PS-së dhe në vend të tij, u zgjodh Edi Rama.

Rilindasit e Edi Ramës.

Pas dy vitesh në krye të PS-së, Edi Rama kishte një plan të qartë për reformimin e partisë sipas koncepteve të tij. Në fillim u duk pak e vështirë që Edi Rama ta fitonte mbështetjen e elektoratit të kësaj partie. Megjithatë, ai nisi shpejt të zbatojë strategjinë e tij për të ndryshuar partinë. Në tetë vitet e PS-së në opozitë, Rama u përball shpesh me situate të vështira për shkak të lëvizjeve të kundërshtarëve të tij brenda PS-së. Megjithatë ai shprehu vendosmërinë e tij për të çuar deri në fund projektin për partinë e tij Socilaiste. Edi Rama ia doli të nxjerrë jashtë loje shumë prej ish-drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie duke nisur nga mandati i parë në opozitë për të përfunduar me këtë të fundit, pranverën e vitit 2013 kur Rama la jashtë listës së kandidatëve për deputet një prej modeleve të rëndësishme drejtuese të kësaj partie, Arben Malajn. Këtu mori fund çdo përpjekje brenda PS-së për të bërë rezistencë ndaj liderit.

Ndryshimet thelbësorë të Ramës në krye të PS-së nisin me vitin 2007. Një mbledhje e KPD-së së 13 marsit të këtij viti vendosi ndryshimin e emrit të këtij formumi dhe riemërimin e tij në Asambleja Kombëtare e PS-së. Në kongres do të ndryshohej edhe përbërja e këtij forumi. Asambleja u mbush me drejtusit e lëvizjes “Mjaft” kryesuar nga Erjon Veliaj. Të tjera ndryshime thelbësore në mënyrën e funsksionimit të partisë, i dhanë formën përfundimtare PS-së sipas Edi Ramës. PS e humbi edhe atë element që për shumë njerëz cilësohej si demokraci e brendshme e partisë, debate brenda grupeve kundërshtare të saj.

Spastrimi.

Më 9 prill 2007 u mblodh kongresi i PS mbi bazën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, dalë nga mbledhja e KPD së 13 marsit. Në kongres u paraqit nga kundërshtarët e Ramës “rezoluta për mirëkuptim”. Rezoluta u rrëzua në kongres, një kongres, i cili zhvillohej për herë të parë me dyer të mbyllura .

Sipas parimit “një anëtar, një votë”, më 12 maj u rizgjodh Edi Rama kryetar i PS, përballë kandidatit formal Shkëlqim Meta. Një grup zyrtarësh të kësaj partie kontestuan procesin duke e cilësuar të parregullt. Ata pretendonin se në votime morën pjesë një numër më i vogël i anëtarësisë, i pamjaftueshëm për të legjitimuar Ramën si kryetar të PS-së. Dy orë para përfundimit të procesit kishte dhënë dorëheqjen kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, Zamira Caka. Ajo tha pas dorëheqjes se kishte marrë këtë vendim, pasi ishte kundër disa procedurave, që cënonin legjitimitetin e procesit zgjedhor në PS. Megjithatë Edi Rama u zgjodh kryetar i PS-së me 97%.

Më 12 maj u zgjodhën sipas parimit “një anëtar, një votë” edhe delegatët e kongresit, si dhe kryetarët e PS-së në bashki e komuna.

Në kongresin e 2 qershorit 2007, u miratuan edhe ndryshimet në statutin e partisë. Sipas këtyre ndryshimeve, sekretari i përgjithshëm pushon se ekzistuari si funsksion dhe kompetencat e tij, i merr kryetari i Asamblesë Kombëtare.

Sipas statutit të ri, kongresi rritej në numër nga 650 delegatë në 1500 delegatë, bëheshin 150 anëtarë asambleje dhe në çdo forum 50% duhet të ishin gra. Në nivel lokal, PS iu shtuan zyrtarë të rinj. Në çdo qark u zgjodh një sekretar qarku dhe një nënsekretar.

Me sloganin “ndarje me politikën e vjetër”, kongresi i 2 qershorit bëri “pastrimin” e partisë nga ata që për momentin ishin kundërshtarë të Ramës në PS. U zgjodh Asambleja e re Kombëtare dhe sekretarët e rinj. Në Asamble dhe në Kryesi u zgjodhën shumë të rinj, që vinin edhe nga OJF dhe Bashkia e Tiranës.

Figurat e rëndësishme të PS filluan të ndjenin humbjen e influencës, por një nga më të njohurit dhe më të hershmit e radhëve të PS, Gramoz Ruçi, u rikuperua. Ai u zgjodh kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS-së. Mbetën brenda forumeve edhe të tjerë si Majko, Xhafa, Fino, Klosi e të tjerë ,por me një peshë shumë të vogël në vendimarrjene partisë. Dalngadalë në tetë vite ata u zëvëndësuan me Erjon Veliajn e shokët e tij.

Rilindja.

Kur u zgjodh në krye të PS-së, Edi Rama pati premtuar se do të bashkonte të majtën. Pak ditë pas zgjedhjes ai organizoi tryezën e opozitës, me pjesëmarrjen e Ilir Metës së LSI-së, Skënder Gjinushit të PSD-së, dhe Paskal Milos së PDS-së. Bashkimi i së majtës ishte një ndër premtimet solemne të Edi Ramës sapo mori postin e krytarit të partisë. Por, tryeza me Metën e aleatët e tjerë të opozitës funksionoi vetëm deri pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2007, kur Rama u rikonfirmua në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës edhe me votat e LSI-së. Nisi një betejë e fortë politike midis Ramës e Metës kryesisht në momentin e ndryshimeve në Kushtetutë të vitit 2008, ndryshime që penalizuan LSI-në. Ishte fjala për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pikërisht ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 Meta hyri në koalcion me Berishën dhe këtu nis e intensifikohet beteja e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt kundër Ilir Metës. Kjo betejë akuzash kulmoi me protestën e 21 janarit 2011 ku si pasojë e përplasjes së dhunshme mes protestuesve të Ramës dhe policisë së qeverisë Meta-Berisha, mbetën të vrarë katër persona.

Më 1 prill të vitit 2013, rreth tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, ndodhi ajo që dukej se kurrë nuk do të kishte gjasa të ndodhte. Edi Rama e Ilir Meta shpallën koalicionin e tyre nën sloganin “Rilindje”. Ata lanë pas akuzat ekstreme mes tyre dhe u bashkuan për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit me një mazhorancë prej 83 deputetësh, brenda së cilës kishte gjithëfarlloj. Rilindja nisi të qeverisë me imazhin e Ilir Metës e Nasip Naços të Edi Ramës e Erjon Veliajt. Rilindja po vazhdon. Në grupin e saj të deputëve ka të ndryshëm. Atje është modeli Gramoz Ruçi i trashëguar nga koha e Ramiz Alisë, Fatmir Xhafa pioner i Enverit, por i formuar politikisht në kohën e Fatos Nanos, Pandeli Majko kryeministri i krizave socilaiste, tani deputet i thjeshtë i saj, Taulant Balla shefi i protokollit të Nanos kryeministër dhe besnik i tij, i kthyer në po kaq besnik i Edi Ramës, modeli Tom Doshi i përjashtuar nga partia se akuzoi për skenar vrasjeje njërin prej dy krerëve të mazhoranës kryeparlamentarin Ilir Meta, modeli Mark Frroku që është arrestuar i akuzuar nga drejtësia belge për vrasje e prostitucion, por edhe Ben Blushi me “Funeralin e Rilindjes.

Kategori
Uncategorized

Makinat e bandes se LSI_se Shkoder para qendres se votimit 262.

Nen ruajtjen e bandave dhe banditeve tane  jeni me te sigurte.
LSI.
 


Kategori
Uncategorized

Pergjigjia e emigranteve per Edi Ramen. Ku i kini premtimet dhe Erjon Veline.

KMA News 

KMA NEWS

Kryeministri Edi Rama, u ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të kontribuar në procesin e votimit që po zhvillohet sot në Shqipëri për zgjedhjet vendore 2015, duke u telefonuar të afërmve të tyre që të bëhen pjesë e tij. “Ju që jeni në emigracion, bëni një telefonatë në shtëpi, tek të afërm a miq në Shqiperi dhe thuajuni të shkojnë në votim sepse vota e tyre është investim edhe për ju! Rrofshi”, është ftesa publike e Ramës drejtuar emigrantëve përmes rrjeteve sociale.

 

Por përgjigjia e emigrantëve është:

 

Ku e keni Ministrinë e Emigracionit që na premtuat zoti Rama?

Ku votojmë ne emigrantët që na premtuat se do të ju krijojmë kushtet të votoni në vendet ku punoni e jetoni?

Pse nuk erdhi Erion Velija, i cili zgjedhjet e kaluara e gdhinte këtu në Greqi me ne emigrantët?

Pse po na i shponi xhepat për pasaportat e fëmijëve që për fajn tuaj po paisen me pasaporta të reja kur kan akoma edhe 90% të kohës së afatit të skadimit?

Pae nuk e ndërtuat atë qendrën kulturore për shqiptarët që të ndiheshin se shumë emigrantë të tjerë të botës?

Pse? Pse? Psetë janë pa fund. Nëse ju zoti kryeministër pretendoni se të gjithë fshatarët i bëtë qytetar, por ka ndodhur e kundërta. emigrantët janë bërë qytetarë europian dhe nuk mund të mashtrohen sa herë keni fushata elektorale. Pema mbillet sot dhe korret mot zoti kryeministër.

KMA News 

Kategori
Uncategorized

Kandidatet e inkriminuar, poshterimi i popullit shqiptar.

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

ambasadori ne focus-1“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar”.

Kështu janë shprehur për BIRN, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në Parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

 

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

Kategori
Uncategorized

Mali i Tomorrit.

foto e MALI I TOMORRIT

Biografia
Ali Abaz Skëndi, i quajtur ndryshe
baba Ali Tomori, u lind më 1893
në fshatin Shalës në Tepelenë.
Ishte i biri i Abazit, i cili kishte
mbaruar shkollën e lartë për
nëpunës në Stamboll dhe
emëruar në Kozan të Greqisë, ku
shërbeu për 23 vjet. Në vitin
1902 Abazi kthehet në Shqipëri
dhe i prirur të ndikojë sadopak
në lëvizjen autonomiste
shqiptare, i bashkëngjitet
veprimit energjik të klerikëve
bektashianë. Ai vendoset në
teqenë e Prishtës, në Skrapar, e
njohur në atë kohë për
veprimtarinë atdhetare në
mënyrë të veçantë në
shpërndarjen e librave shqip në
krejt jugun e Shqipërisë. Falë
përkushtimit të tij të plotë, Abaz
Skëndi merr dorë tek babai i
teqesë dhe bëhet myhib (shkalla
e parë e praktikantëve mistik të
bektashizmit). Deri sa ndërron
jetë në vitin 1911, ky shqiptar i
madh i shërben me devotshmëri
kombit të vet.
Ali Abaz Skëndi kryen arsimin
fillor në Berat, ndërsa të mesmen
ne Kozan ku mëson, veç
greqishtes, edhe gjuhët arabe e
turke. Në vitin 1913 kthehet në
atdhe dhe vazhdon punën e të
atit në teqenë e Prishtës. Mbas
masakrës së vitit 1914 nga ana e
andartëve grekë, detyrohet të
marrë rrugën e mërgimit në
Kajro të Egjiptit. Atje bie në
kontakt me shoqëritë patriotike,
u njoh me idetë e rilindëseve, u
ndërgjegjësua për rolin e klerikut
bektashi në shërbim të
shqiptarizmit. Në këtë kohë
studioi me themel letërsi dhe
teologji islame, shkroi poezi dhe
ese të karakterit filozofik e
didaktik. Duhet përmendur këtu
përmbledhja rreth 300 faqe
“Mësime margaritarësh” me
studime për njerëzit e mëdhenj,
një pjesë e të cilave u ribotua në
Shqipëri më 1934 nën titullin
“Xhevher”.
Baba Aliu kthehet në atdhe për të
dhënë ndihmesën e vet në
shërbim të kombit. Nis
veprimtarinë fetare si baba në
teqenë e Kulmakut, ku thirret
baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921
– 1923, botoi gazetën “Reforma”,
e cila bëhet propagandiste e
zjarrtë e idealeve rilindase, lufton
“helmin e fashizmit”, përkrah
tolerancën fetare e
bashkëpunimin për të mirën e
atdheut. Në këtë gazetë u
pasqyrua Kongresi i parë
bektashian i Prishtës, ashtu siç
zuri vend të rëndësishëm edhe
Kongresi kishtar ortodoks i
Beratit, që shpalli kishën
autoqefale shqiptare.
Baba Aliu ishte klerik patriot dhe
intelektual përparimtar,
mbështetës i ideve për një
Shqipëri demokratike dhe
evropiane. Më 1924 mori pjesë
në varrimin e Avni Rustemit në
Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e
rastit të tërheq vëmendje për
profecinë e hidhur : “ I
shenjtëruari dëshmor i atdheut
Avni Rustemi !… E çuditshme se
më të shumtët e burrave të mirë,
burrave të drejtë, burrave
idealistë, janë ndarë nga kjo
botë, kush viktimë e plumbit si ti,
o Avni i dashur, kush prej helmit
në burg e arrati”. Dhe e
përfundon kështu : “Fli i qetë,
Avni ! Prehu në gjirin e kësaj
Vlore kreshnike, pranë Ismail
Qemalit të ndjerë, pranë
regjimentit apostolik të rilindjes
shqiptare”.
Baba Aliu përkrahu luftën
çlirimtare, luftoi bishën fashiste
që pllakosi vendin, bekoi
luftëtarët e lirisë, priti e përcolli
në teqe pa bërë dallime politike.
Mbas çlirimit, me akuza false e
gjyqe të inskenuar, u vranë e u
burgosën mijëra intelektualë
duke eliminuar kësisoj elitën
tonë patriotike. Në këtë kuadër,
baba Aliu i Tomorit u dënua nga
gjykata ushtarake në Gjirokastër
me të njëjtën akuzë standarde si
gjithë të tjerët dhe u pushkatua
më 14 janar 1948. (Më 1947 u
dënua me vdekje nga gjyqi
komunist dhe u ekzekutua me
akuzën se ka bashkëpunuar me
anglezët). Fjala e tij e fundit para
pushkatimit ka qënë ; “Ruani
dorëshkrimet e mija. Rroftë
Shqipëria !”

Kategori
Uncategorized

Në Panarit u vranë burra, gra dhe fëmijë..

eee

Libri më i ri i Helga’S Secrets që po botohet “Historia Kronografike e Korçës” 1912- 1919 e autorit Petro Dh. Harizi, këtij patrioti të madh rilindas, ish-Sekretar i Republikës së Korçës. Një libër që të mëson se çka ndodhur në ato 7 vjet të jashtëzakonshme kur etnia jonë në të gjithë Ballkanin ishte në teh të thikës. Një libër me kujtime dhe analiza e autorit mbi fatin delikat të kësaj krahine pas Luftës së Madhe. Libri do të dalë në treg në të gjitha libraritë e vendit në dt.10 qershor, me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Libri tregon historinë kryesore e të koklavitur të Qarkut të Korçës (Korçë, Kolonjë, Devoll, Pogradec) në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë jo vetëm për ta, por për të gjithë shqiptarët e Ballkanit, është shkruar nga një dëshmitar i rëndësishëm okular i këtyre ngjarjeve dhe në shumë vende ai sjell edhe kujtime personale të autorit, ndaj nuk mund të jetë kurrsesi një libër me referenca, siç ndodh me autorë që shkruajnë një histori të vjetër ose të re, ku ata nuk janë prezent në ngjarjet e ndodhura. Po kështu, lipset të marrim parasysh faktin e rëndësishëm se autori ka qenë gjithmonë në këtë periudhë në funksione të rëndësishme publike, si Sekretar i Republikës së Korçës, etj, ndaj dëshmitë e tij janë me një peshë të rëndë mbi faktet dhe konsideratat që ai paraqet. Pra këto kujtime nuk i ka sjellë ndonjë personazh rastësor ose që ka qenë në periferi të burimit të ngjarjeve, por një personazh i rëndësishëm lokal i Qarkut të Korçës, e mbi të gjitha një vëzhgues i hollë e shumë i kulturuar. Duke qenë se ngjarjet që ai tregon janë shpesh herë të dhimbshme, nuk mungojnë edhe konsideratat e shkurtra morale apo etike të autorit që ka një formim kulturor sa oksidental, aq edhe oriental, duke pasur parasysh mjedisin ku ai u shkollua dhe mjedisin ku ishte rritur. Nisur nga kjo kulturë e tij oksidentale dhe me anim të fortë laik, ai duket se jep me vërtetësi të gjitha ngjarjet dhe portretet e njerëzve me pushtet në Qarkun e Korçës, vendas apo të huaj, nga fronti i pushtuesve apo i bashkëkombësve të vet, nga shqiptarët patriotë ose të çorientuar e tradhtarë, pushtetarë lokalë civilë e ushtarakë apo hierarkë të pushtetit religjioz lokal. Autori i librit Petro Dh. Harizi nuk është e vështirë të kuptohet që është një patriot i madh e i nderuar i kombit tonë, pjesëmarrës i plejadës së gjerë të patriotëve të tjerë të mëparshëm të trevave të Kolonjës, Korçës, Devollit e Pogradecit, të cilët luftuan si rilindas, me pushkë e penë, shpesh herë pa sukses të plotë në arritjen e planeve të tyre për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, gjysma e territorit të të cilit u gllabërua nga shtetet ekspansioniste ballkanike të fqinjëve tanë, aq sa shqiptarët mbetën të përçarë në 5 shtete. Nga pena e tij dalin konsideratat etike e morale të një iluministi e humanisti të madh patriot shqiptar, tipare këto të ideologëve iluministë rilindas të të gjitha kombeve të tjera të qytetëruara. Por burra të tillë nuk mjaftuan për shtetin kombëtar shqiptar ndaj edhe sot, Shqipëria politike është e rrethuar thuajse nga të gjitha anët me territore shqiptare. Libri është shkruar sipas shqipes së vjetër e të bukur, me dialektin e toskërishtes dhe me animin e dukshëm nga e folura e vjetër e banorëve të zonës së Korçës. Ne nuk kemi guxuar të ndërhyjmë për ta sjellë në shqipen letrare sepse do t’i hiqnim bukurinë e saj vezulluese që i ka dhënë vetë autori dhe së dyti, sepse libri është plotësisht i kuptueshëm jo vetëm nga ata që flasin në dialektin korçar, por edhe nga të gjithë shqiptarët e tjerë. Libri është marrë në Boston, SHBA, para disa vjetësh. Ka konsiderata për Princ Vidin, për Esat Pashën etj. Libri është lënë i paredaktuar dhe i shkruar me shqipen toskë të krahinës së Korçës. KREU III (Pjesë nga libri) Ngjarjet që kur hynë Grekërit në Korçë gjer kur u prokllamua Shteti Shqipëtar (periodë prej 14 muaj dhe 10 diç (17 Deqembër 1912-17 Shkurt 1914). Si hyri në Korçë ushtëria Greke përparoj gjer në Elmens ku qëndruan ushtarët të përpaçmë (les avant gardes). Vetëm divizioni Greke III u sheshua në Korçë dhe divizionet e tjera, të cilat u përmentnë më sipër, u këthyen në Fëllërinë. Otoriteti Grek për së pari u përfaqësua, vetëm prej një shef Policor ne i cili, vetëm adresoheshin qarjet e populit dhe i cili, munt të thomi, që qé si edhe një gjykatës mi ca çështëje penale dhe sivile. Shef Policie i parë që erdhi në Korçë që një kapedan, i qojtur Angjelidhi. Ky zot, duket pas porositë që kish marrë, tregoj në Korçë një reptësi të madhe, po as të nomëshme as logjike. Deshte të rëfente që Grekërit kanë shumë drejtësi dhe kurrë nuku bëjnë as një ferk as në Kristianët as në Mysylmanët. Me të vërtet kjo gjë është shumë gjë e mirë po kur vepërohet me sërë pas nomit, pas llozhikut dhe me drejtësi edhe jo pas menç të njërit dhe të tjetrit. Ky Komiser në ato ditët e para që erdhi ushtëria Greke priti një Kristian i cili ju qa që një Mysylman i kishte për të dhënë ca të holla që në kohë të qeverisë Turke, dhe ju lut te thëresë dhe te detyronjë tja apë të hollat. Për një herësh Policori urdhëroj edhe e vunë në burg. E lëshoj papastaj nga burgu si i oqnë vërejtjen që s’bëri mirë po ky komiser i zi në vent të bënjë ne popull’ i Korçës, Kristian dhe Mysylman, një përshtypje të mirë për drejtësinë të Grekut, përkundrazi bëri një përshtypje atë më të ligë. Se me të vërtet ku është dëgjuar kjo që të verë njerinë një otoritet në burg, te denonjë vetëm se ju qa një tjetër q’i ka ca të holla për të dhënë dhe s’ja ep? O zoti Komiser Grek, i parë në Korçë! Nuku rëfeheshe e drejta e qeverisë zotrisate kësilloj.

GREKËT DHE PANARITI
Po drejtësia jote dhe e guvernës tende rëfeheshe atje në Policie ku linje ca fanatikë Grekomanë të rrahin, të çqëpin së rrauri, të vdesin në dru Shqipëtarët, Kristian dhe Mysylmanë. Drejtësija rëfeheshe atje ku dërgonje në për shtëpitë e ndenjësve të Korçës, Kristian dhe Mysylmanë, të cilët i zinje, i silnje në Policie dhe i vinje në burg vetëm se qenë Shqipëtarë, me ndjenja patriotike, dhe vinje ata fanatikët grekomanë t’i vdisnin në dru; i lithnje dhe i dërgonje në për burget të Selenikut dhe të Halqidhës; drejtësia tende, thomi, rëfeheshe atje ku dogje mijra libra të shtypura në gjuhën Shqip, të cilat u gjetnë në Policien kur e zute jyve. Drejtësia e Greqisë rëfeheshe atje ku doqtë, në mos ti, shoku tënt ose ata që kishit vënë, librat e Rumanëve në Plasë. Drejtësida rëfeheshe o zoti Astinoni Grek atje ku doqtë kaqe fshatra dhe latë gratë dhe fëmijët e vegjël, pa bukë, të xhveshur, të xbathur, në mes të udhëve, si aman-o-zot, dhe jetimë, se prindrit e tyre i vratë dhe i pretë. Drejtësia tuaj rëfëheshe në katundet të Shqipërisë së Jugës (ose të Epirit Veriut) (“dilni” ju pëlqeu shumë ky embër) atje ku, doqtë, kaqe fshatra dhe u nxitë jetën kaqe fëmijve të vobekëtë dhe të këputur. Drejtësia tuaj rëfeheshe më pastaj në Panarit, atje ku rratë, vratë, pretë, doqtë kaqe bura, gra, dhe çiliminj, atje ku treguatë atë pabesi më të madhe në këtë botë, atë pabesi qe se kanë rrëfyerë dhe ato kombe më, të egërta dhe më të pa qytetëruara, e cila pabesi u tregua kur pas si i thirtë që të vijne ata që kishin ikur dhe erdhë, kundra fjalës të nderit që u-dhatë, i thertë, i poqtë, i doqtë! Thamë më sipër, me të erdhurit Greket në Korçë, otoritet kishin vetëm policien. Një muaj papastaj erdhi në Korçë si perfekt Zoti Kapçambeli. Pas ca kohë qeveria Greke dërgoj në Korçë një gjykatës të paqes (Ironodhiqi) bashkë më një sekretar shumë të mençmë, njeri me dituri diplomatike, i cili me mendjen e ti të çkëlqyer mbesonte se muntte të provonte diplomatiquemant që Korça nuku muntte të mbetet në Shqipëri së po të vinte këmbën, thoshte, no një fuqi e madhe që t’ja çkëputte Shqipërisë, atëhere Greqia nuku do tja nqaste asaj fuqie sardhelet edhe peshkun e kripur që ja ka nqasur gjith një! Kjy sekretar diplomat queshhe Klosaqi. Tjetrë gjykatore për veç asaj së paqës, Grekërit, herën e parë, nuku kurudisnë në Korçë; sa për të tjerat publike shërbime i lanë sikundër qenë më pare nënë qeverinë Turke. Për shembël shërbimin e katundarisë me gjith personel e saj e lanë sikundër që, kësilloj dhe shërbimet e myftarëve edhe të gjykatorëve fehake të Mitropolisë dhe të myftiut. Erdhi Marsi dhe zunë të përhapen në Korçë lajme që Qarku i Korçës me tërë Shqiperinë e Jugës të shkelur prej Greqisë do ti çkëputet Greqisë edhe do të bashkohet me Shqipërinë të vendosur prej traktatit të Llondrës.

PRINCI JORGO NË KORÇË
Tërë populi Shqipëtar, të Krishterë dhe Mysylmanë, për veç ca pak Grekomanë, u gëzuan shumë. Atë here otoritetet Greke së bashku me të fundit zunë të livizin dhe të mentohen ç’masa duhet të marën që të rnundin të mbajnë Korçën bashkë me Greqinë. Pra dyke çpuar nga otoritetet Greke umblodhë ca Korçarë, bënë mitinge kundra vendimit të Llondrës, më tjatër anë qeveria Grek’e Athinës, dyke shpresuar që munt të gënjehet Evropa me ca të mbledhura publike, me ca mitinge, me ca të thirura, me ca të çjerur gurmazet “Bashkim ja Vdekje” vendosi të dërgonjë në tërë Shqipërinë e Jugës Princin trashëgimëtar të Greqisë, i cili do të vinte në Korçë, dhe që atje do të vizitonte tërë ato viset të shkelura prej ushtërisë Greke. Me të vërtet më 16 Maj, 1912, nga Manastiri erdhi në Korçë Princi Jorgua, i biri ish mbretit Konstandinit, së bashku me perfektin e Fëllërinës, me kollonell Kondule me nja dy oficerë Grekër të tjerë, bënë konak, që të gjithë në Mitropoli, ku ugostitnë nga Dhespot Efendiu me të ngrëna dhe me të pira, si të Lukullit, po spenzimet të së cillave i pagoj Lasua e gjëra edhe e gjora! Një çikë më parë kishin erdhur në Korçë dhe shumë korespodentë të gazetave Greke dhe Evropiane; gjith otoritetet sivile dhe ushtëriake Greke të Korçës, Mitropoliti, Gjer manoj, epitropët e kishave, eforët e shkollave, myftiu së bashku me parësinë Mysylmane dhe shumë të tjerë për të bërë sehir, kishin dalë përpara princit. I biri Konstandinit si u ngjit lart në Mitropoli dolli në ballkon edhe që atje përpara atyre që qenë mbledhur përposh në obor të Mitropolisë sikundër dhe jashtë oborit, u-përgjiq në fjalimin e Dhespotit, i cili që ne port’ e jashtme i adresoj dyke thënë që Korça do të jëtë për jetë e bashkuar me Greqinë. Natën e parë ca njërës duallë me llambadhe të ndezurura në për udhët e Korçës, për nder të princit, edhe të nesërmen u-bë në Kishët të Shëngjergjit një tedeum. Princi ndenji si kundër që thamë tré dit në Korçë, gjezdisi shumë vise që janë për të parë të qytetit tonë, vizitoj dhe Mysylmanët në Xhami, vajti në Teqenë të Melçanit edhe pastaj iku më anë të Ersekës dhe të Liskoviqit, në Për met, dhe që andej u oth në Gjinokastrë. Në vent të perfektit Kapcambelit mbeti në Korçë si kumandar, sivil dhe ushtëriak, Zoti kollonel Konduli. Thamë më sipër që përpara se të vinjë në Korçë princi Jorgj’i Greqisë po thoeshe fjala që Konferenca e Paqes në Llondrë mentoheshe që qarkun të Korçës me gjith Shqipërinr’e Jugës (Epir’e Veriut) të shkelur prej Grekërit, ti futnjë në Shqipëri. Thamë dhe ç’masa muarë ca Grekomanë këtu të Kalbur nga otoritetet Greke, për të kundrështuar vendimin të konferencës Llondrës. Për veç livizjeve dhe pregatitjeve të tjera që bëheshin për këtë, gjë, si, mbledhje publike, komisione, mitinge, të kurudisura nga an’e qqyerisë Greke, mi gjith këto na u fillua në Korçë dhe një batajon i shenjtë, i qojtur “Ieros lohos”. Është e vërtetë që ca nga ca ndo, një mijë Korçarë u shkruan në këtë trup ushtëriak që më 20 gjer më 55 e 60 vjeç. Po për veç ndo 20-30 Grekomanë fanatikë të tjerët vanë nga zori dhe nga frika. Me të vërtet si të mos kishin frikë kur organizatori i këti batajoni, oficer Grek, i qojtur Mavraxha, jo vetëm ju mirte namuzë atyreve që nuku deshnin të shkruen, dyke hyrë brenda në për dyqanet e punëtorëve, po edhe i rinte atje dhe udhës, ku do q’i gjente. Të mjerët djema, burra dhe pleq, qenë të detyruar 2-3 herë në javë të mbyllnin magazetë e tyre, të braktisnin ç’do punë që kishin, të marin pushkat në sup, dhe të rentnin në për brigjet dhe në për arat që të bejnë egzersiset (talimet). Nuku na thotë Zoti Mavraxhaj me ç’të drejtë shtrëngonte vendësit e Korçës që të shkruen në Ieron Lohon të Korçës, me të pahir? Me ç’të drejtë i shante dhe i rinte njërëzin’ e Korçës? E dinte fort mirë ky oficer që në Moré po të silleshe kështu njëzet hërë do t’i kishin futur thikën në bark ushtarët Grekë. E dinte fort mirë që Greqia me të shkelur këtë vent nuku kish as një të drejtë të mirte ushtarë vëndës. Si kuxonte ky oficer të hynjë në për dyqanet e tregëtarëve, ti shante e t’ju mirte namuzë, dhe ti rinte? Otoritetet Greke si e duronin këtë njeri të sillet kaqe i egër në Korçarët? Mjerisht! Mbyllnin sytë dhe bënin sikur nuk u vështronin. Ç’është Haxhi Ashari (një oficer i xhand a r mërisë Turke që qé një herë në Korçë) përpara teje o Mavraxha! Pe ato që bërë ti, një të katërt ë n nuku bëri i ziu, edhe u mbajt ment kaqe liksht prej Korçarët! Bravo Mavraxha, si përfaqësonjës i ushtërisë Greke ju dhé të kupëtojnë Korçarëve ç’do methënë liri Greke, ç’do me-thënë drejtësi Greke. Shumë habitemi me të vërtét me mentalitetin Greke, me llozhikën e tyre, si vallë mentohen këta njërës! Në mes të një populli fjesht Shqipëtar i cili pret dita ditën, pas vendimin të traktatit Llondrës të formohet më një shtet më vete, të kuxonjë një oficer Grek të detyronjë me të sharë, me të rrahur dhe me të frikësuar që do t’ju prishë dyqanet dhe punën e tyre, dhe shumë të liga të tjera, të kuxonjë, thomi, një oficer i tillë dhe t’i thotë Evropës dyke përdorur gënjeshtra zyrtarishte. “A i vështron Korçarët si derdhen të marin armët dhe të protestohen kondra vendimit që dhé?” I gjori Mavraxha! E mjera Greqi! shpresonin që me këto lodra, me këto zilka munt të gënjenin Dhiplomatin’e Evropës sikundër munt të gënjehen foshnjat. Zoti Mavraxhaj duket nuk u kish mendjen aq’ të hollë sa të kupëtonte që janë ca gjëra që quhen të pa mundura. Po, po të kish veshë të mira që të dëgjonte atëhere po, vetëm atëhere, do të dëgjonte kur flinte, d.m.th., atëhere kur nuku kish kohë të shante dhe të rrinte vobekët Korçarë, do të dëgjonte, thomi, ahere këtë përgjigje të Dhiplomatisë: “Zoti Mavraxha, Zonja Greqi, më kot përkujdesi që te tregoni përpara nesh për vendësit e Korçës që janë Grekër, dhe që duan Greqinë. Zëri i sharkave brutale, i rajkave, edhe i lloj, lloj frikrave që ju futnje, po na zjen në veshët tona, po si ajy ushëtimi i mbletëve kur rrojtin. E dimë fort mirë neve si i mblothtë këta të mjërë njërës edhe kurrë mos ecëni më atë mendje që të na gënjeni.”

SHQIPËRIA E MADHE
Me gjith këto Shqipëtarët patriotë të jashtmë, të Amerikës, të Vllahisë, të Misirit, të Rusisë, të Bullgarisë dhe të gjithësisë, të cilët nuku i arrinte dot kamxhiku i Mavraxhajt, sa do i gjatë që të qé, Shqipëtarët, dhe të cilët qenë të lirë, thomi, të cilët përfaqësonin shumicën e popullit Shqipëtar të tregojnë ndjenjat e tyre të vërteta dhe dëshirat e flakta, me qindra telegrame dhe me mijra nënëshkrime, protestoheshin nxëtësisht në shtetet të Evropës kondra masave të pa nomëshme dhe të pa drejta të Grekëve, dhe kërkonin bashkimin e Qarkut Korçës me Shqipërin’ e tërë si kundër që u-vendos në traktatë e Llondrës, dyke provuar të drejtat e tyre me istorin’ e vendit, (me ethnografinë, më gjuhën dhe më zakonet të vendit dhe të tjera.) Po për veç Shqipëtarëve të jashtmë edhe Shqipëtarët e Korçës, me gjith që qenë nënë vështrim të Grekëve, nuku flinin, po punonin, edhe me tërë ndalimet dhe frikrat e mbëdha nga an’e tyre, muntnin të mireshin vesh dhe të kupëtoheshin me mëmëdhetarët e jashtmë. Nga an’ e anës që ku do që qenë Shqipëtarë, po, më tepër nga Amerika, vinin togje tejshkrime në konferancën të Llondrës dyke lutur Evropës që të futnjë Korçën në Shqipëri. Tërë fuqit’ e Mbedha atëhere kupëtuan ku është e drejta, po më tëpër së të gjithë Italia e para dhe e dyta Austria mprojtnë me nxetësi të madhe të drejtat e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë – dhe kësilloj konferanc’ e Llondrës Korçën me tërë Shqipërin’ e Jugës, të shkelur prej Grekërit, e bashkoj me Shqipërin’ e Madhe. Kësilloj çështj’ e Korçës u-mbarua. Shqipëtarët ti gjithë të Korçës, të Amerikës, të Rusisë, të Misirit, të Vllahisë dhe të ç’do vendi tjatër u-gëzuan dhe kudo e kremtuan atë ditë qe u-dha në konferancë ky vendim. Po për mantalitetin e Grekëve sa para bënte ky vendim. Pas si i muntnë Turqit dhe Bullgarët na u-bënë shumë foduj; zunë të mentohen dhe të mbesojnë se janë prej luftarët më të mbëdhenj të botës, që s’ju del përpara jo vetëm ndo një prej shtetet e vegjël po edhe prej Fuqit’e Mbëdha.

Kategori
Uncategorized

Trekëndëshi Vorë- Lezhë- Kukës…

Trekëndëshi Vorë- Lezhë- Kukës Nga Frrok Çupi

Trekëndëshi!?….Duket si fjalor rreziqesh ose mafie…

Deri më sot, në eksperiencat e përgjakshme të mafias, janë bërë të njohura disa figura gjeometrike. Ashtu si edhe figura mitike a mediatike. Trekëndëshi sicilian, pagëzuar si “trekëndësh i vdekjes” ndodhet mes Altavidha, Milicia dhe Casteldaccia, cepi fundor i gishtit të çizmes silciliane. Edhe studiuesi special i mafies, Xavier Raufer përshkruan “trekëndëshin e artë të ballkanasve”.

… Pak nga pak, këtu në Shqipëri, ku sipas studiuesve më të zotë të krimit mafioz si psh., Raufer dhe Stephane Quere, po zhvillohet mafia në shoqërinë postkomuniste, po shfaqen disa trekëndsha. Fillimisht u quajtën bastione politike; madje edhe sot po ruhen si të tilla në dukje.

Trekëndshi më i ri, edhe ky “politik”, është: Vorë, Lezhë, Kukës. Ndërhyrja brutale dhe explicide e Ilir Metës në këto zona, e bëri që të konsiderohet “trekëndësh”. Më parë, Vora, Lezha dhe Kukësi nuk kishin asnjë lidhje. Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i LSI (një parti që po përgojohet si “organizatë kriminale”), ka shtënë në dorë trekëndëshin. Ditët e fundit i është sulur Vorës që të fitojë kryetarin e bashkisë “me hatër a pa hatër”. Ka premtuar, njësoj si në komunizëm, “punë për të gjithë”. Ka nisur të përdorë shantazhin, si vetë me kërcënim politik ashtu edhe me policinë e shtetit, siç po deklaron opozita. Ia ka vënë syrin Vorës që ta marrë me çdo kusht. Vallë pse kështu?

Kush ia ka ndjekur veprën korruptive, kupton se ky nuk po punon ” thjesht për politikë”, as në ajër; por po plotëson trekëndëshin.

– Pse të duhet kaq shumë Vora?- e pyeti gazetari Blendi Fevziu në Klan, parëmbrëmë.

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI, thuajse dëshmoi hapur se i duhet si pikë fillestare e trekëndëshit.

“Meqë kaloj për te vila ime në Gji të Lalëzit, më duhet ta kontrolloj Vorën”- u përgjigj…

Pastaj foli per Lezhën dhe për Kukësin. Me të njëjtën ide okupimi në formën e trekëndëshit.

Në fakt, të gjithëve iu ka rënë në sy se si Ilir Meta, i përfolur si ikonë e korrupsisonit, i është ngulur Kukësit, Lezhës dhe tani Vorës. … Fillimisht u ngul në Lezhë. Aty fitoi një deputet gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Më vonë , një tjetër deputet i Lezhës, i angazhuar me opozitën PD, kaloi në radhët e LSI. Lezha u kthye në qytetin më të begatë për nga numri i deputetëve për LSI. Në Lezhë, në qershor të vitit 2013, ditën e votimeve, u vra edhe një militant i LSI duke blerë vota, siç u tha në të gjitha mediat e madje edhe në politikë. Ilir Meta udhëtoi natën për te vendi i krimit dhe u betua para gjakut të militantit. Por ky u betua më shumë për të mos e lëshuar më Lezhën. Lezha është një vend i begatë. Ka male, ka klimë befasuese, ka popullsi me besime të ndryshme fetare, ka edhe varfëri, ka edhe të ardhur. Lezha ka det. Një vend i pashoq për mafian e vendit dhe të huaj. Këto ditë zoti Meta ndërhyri edhe për një linjë speciale detare me Italinë ku do të transportohen, me siguri, plot gjëra për mirë e për keq.

Mbi të gjitha, Lezha është pikë kyçe për të kontrolluar Veriun, në radhë të parë Mirditën- vend i minierave

Po Kukësi?

Në Kukës, zoti Meta ka blerë kryetarin e Bahkisë. Kryetari, Halili, ishte demokrat dhe u bë i majtë i flaktë me LSI. Po lufton që me çdo mjet ta ruajë në pushtet edhe kësaj radhe. Sepse LSI ka blerë gjithë pasuritë e nëntokës dhe mbitokës së Kukësit.

Pse janë kaq të varfër kuksianët, aq të varfër sa të parët lanë vendin drejt emigrimit në vende të Europës? Sepse asnjë kuksian nuk ka për pasuri pasurinë e Kukësit, e gjitha shkon jashtë Kukësit, kryesisht për bosët e LSI, poshtë Shkumbinit. Veç pasuritë minerale të hekur-nikelit në Kukës përbëjnë 45 milionë tonë rezerva. Asnjë gram e kësaj pasurie nuk shkon për kuksianët. E gjitha është nën zotërimin e disa aksionerëve nga LSI,- thonë në Kukës.

As pasuria energjetike që prodhohet në Kukës nuk i jep asgjë kuksianit. Energjia prodhohet, për gjithë vendin, në tokat e papaguara të fshtrave dhe qytetit të Kukësit, por kuksianët janë më të varfrit në vend. Madje shteti iu kërkon edhe miliona për pagesa të energjisë që prodhojnë vetë. Një nga deputetët verior të PS, parti aleate në qeveri, e ka akuzuar Metën se ka marrë gjithë minierat e vendit nën sqetullën e tij. Doganat e Morinit janë një pasuri tjetër për zyrtarët e LSI.

Mbajtja nën kontroll e Kukësit ka edhe një qëllim strategjik për zotin Meta. Si gjeopolitist që e pagëzon veten, ai do që herë pas herë të kontrollojë edhe trevat e Kosovës, ndoshta edhe Beogradin.

… Atëherë ku plotësohet trekëndëshi?

Vora duket pika e fundit, por në fakt këtu fillon “triangolo della morte”. Edhe fizikisht është një trekëndësh frytdhënës: Këndet e tij lidhen me autostradën “Rruga e Kombit” dhe me det- dy rrugët më të gjëra e të pakontrollueshme. Vetë trekëndëshi ka qëllim të përtejmë. Ilir Meta, si një politikan djallëzor dhe i pa princip (ai thotë se “dje ishte dje, sot është sot”), e ka ndërtur strategjinë për një sundim afatgjatë. Në Skrapar (vendi i origjinës dhe bastion i LSI), nuk ka çfarë bën më shumë; të gjithë janë me kapon, por ekonomia me askënd. Zonat e veriut i duhen për të zgjeruar influencat qeverisëse dhe për të realaizuar manipulimin e pasurive të zonës. Në kthimin pas në kohë, ky është një qëllim që kishte diktatura komuniste për ta sunduar veriun me njerëz të ardhur nga jugu. Përgjithësisht ata kanë qenë katilë si individë.

Kategori
Uncategorized

Mjer Shqipëria mehdet politika, 50 vjet Nexhmia 25 vjet Monika / Meta, mielli dhe vota.

Meta, mielli dhe vota

Kategori
Uncategorized

Ezeli kurdular erkanayolu,bu yolun sahibi Muhammed Ali.

SEKINE BAXHIA

Sekine Baxhia është nga vjershëtoret bektashiane të fundit të shekullit të XIX-të. Ka lindur në vitin 1842. Eshtë e bija e Riza Hadiut, nga qyteti Sejid Gazi afër Stambollit. Ka marrë dorë në teqenë e Sulltan Shuxhaut atje. Ja një vjershë e saj, me të cilën lavdëron të Madhin Ali. Siç thotë vetë, këtë vjershë e ka kompozuar kur ishte 95 vjeç- Vjersha është kjo:

U krijua rrug’ e Muhamet Aliut,
Nga dor e Hunqar Haxhi Bektash Veliut,
Zoti urdhëroi ndriçim’ e njeriut,
Si Aliu në botë shënjtëruar a gjendet?

Shënjtorët së bashku gjithë po qëndrojnë,
Nga gojët e tyre diamant po lëshojnë,
Nga të metat shkundur, Zotin po lëvdojnë,
Si Aliu në botë pastruar a gjëndet?

Myrshidët të gjithë në vëndet po rrinë,
Të gjithë përmëndin me zjarr Perëndinë,
Besnikët pas tyre në lutjet u vinë,
Si Aliu pa t’meta qëruar a gjëndet?

Nga dyzet shënjtorët ne ujët e pimë
Në zëmër s’na mbetet frikë për dyshimë,
Duke thirrur Zotin bëjmë përmëndimë,
Si Aliu Përmëndës i shquar a gjëndet?

Kjo mbledhje është mbledhj’e përmëndimit,
Pasojmë Alinë në udhën e zgjimit,
Me fuqin’ e Zotit i arrijm’ ndriçimit,
Si Aliu në botë bekuar a gjëndet?

Rrug’ e erenlerve një sërr i bekuar,
Çdo gjë që kërkon ti atje ësht’ zbuluar,
Zemrat e të gjithve janë të bashkuar,
Si Aliu një zëmërkulluar a gjëndet?

Të gjithë shenjtorët çelin atë derë,
Derdhin er’ të këndshme, këshilla me vlerë,
Të drejt, të padrejtën e shquajn’ përherë,
Zgjedhës si Aliu i shquar a gjëndet?

Plaga e të metit a mund të shërohet?
E meta e zëmrës a mund të shikohet?
Nga Lokmani vetë ajo nuk mjekohet,
Mjek si Aliu dalluar a gjëndet?

Ali, më ke dehur me at’ dashurinë!
Çdo moment mundohem t’afrohem tek Tinë,
Nëndëdhjet’ e pesat i zura tashtinë,
Si Aliu në botë dashruar a gjëndet?

Sekineja thotë: Në do të afrohesh,
Hapi syt’ e zëmrës, po do të ndritohesh,
Merr drit’ nga Aliu, po do që të zgjohesh,
Njeri si Aliu ndrituar a gjëndet?

(orgj. Ezeli kurdular erkâna yolu, bu yolun sâhibi Muhammed Ali,
përkthyer nga Baba Rexhebit)

foto e Baba Rexheb

,

Kategori
Uncategorized

“JA C’DO TE THOTE TE KESH MIK BODEN”

Bacevani kandidat per kryetar bashkie ne Bilisht.

Apo peng marrja e Devollit.

 

Te kesh mik Boden arrin gjithshka, nga pa shkolle behesh me te, nga i pa pune dhe bacevan mollesh, behesh drejtor dogane, mbasandaj kryetar partie, kandidat per deputet, dhe me ne fund kandidat per kryetar bashkie.

Kjo eshte kariera e mikut apo nxenesit te Bodes, Bacevanit te molleve nga Verleni qe u be kryeshef dhe kryehajdut ne doganen e Kapshtices.

Kondrabandisti qe se fundmi me 2011 para largimit te tij si shef ne dogane, me nje urdher te shefit te tij nga Tirana, jashte te gjtha rregullave dhe ne kundershtim me ligjin lejoj per muaj te tere eksportin e lendes drusore ne Kapshtice.

Hajduti qe per vite me radhe drejtonte gjithshka, qe nga kondrabanda e Kafese, Cigares, Karburanteve.

Hajduti qe merrte pjesen e tij ditore ne pikat e kalimit dhe ne sektorin e zhdoganimit.

Hajduti dhe kondrabandisti qe fale ministrit, mikut te tij te interesit, i shpetoj hetimit dhe prokurorise
Mbas denancimit te kondrabandes dhe korrupsionit te drejtuar nga vete ky monster ne Kapshtice.

Pa turpesisht vihet nga Bode kandidat per bashkine Bilisht.

Devolli kurre nuk do te votoje nje hajdut pavaresisht nga eurot e shumta ( te vjedhura ) qe ai dhe miqte e tij ish doganiere klani i Bodes, do te hedhin ne fushate.

Devolli nuk e votoj as si kandidat per deputet te vene nga Bode ne Qershor 2013,duke i dhene humbjen me te thelle PD_se ne gjithe keto vite ne kete rreth.

Por Devolli nuk votoj as vete Boden me 2001,perballe nje kundershtari te dobet si Maqo Lakrori megjithe se Berisha e prezantoj dhe si kryeministrin e ardheshem te shqiperise.

Devolli ka intelektuale.

Bilishti si qender e kesaj krahine me tradita, nuk pret dhe nuk pranon te votoje dhe te drejtohet nga nje fshatar dallkauk Verleni, hajdut i sprovuar dhe bacevan i zbritur nga fshati pak kohe me pare ne Bilisht.

Por…
Devolli nuk mund tja harroje jo me tja fali Bodes ofendimet, te sharat dhe karriget e hedhura drejt drejtuesve te vjeter dhe kontribues nder vite te PD_se, antareve te komisionit zgjedhor, menjehere mbas humbjes katasrofike ne zonen e tij ne Qershor 2013.
Ngjarje e ulet e zhvilluar ne oborrin e selise se kesaj force politike e pare dhe percjelle me indinjate nga shume qytetare ne Bilisht.

foto e Urim Gjata