Kategori
Uncategorized

Maqedonia drejt destabilizimit

Nga Brukseli po dërgohen sinjale se së shpejti në Maqedoni pritet të vijë treshja europiane në përbërje Ivo Vajgel- Raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, dhe eurodeputetët Eduart Kukan dhe Riçard Houvit. Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, duke folur për krizën aktuale në Maqedoni, ka lënë të kuptohet se vendi tanimë është përfshirë nga destabiliteti. “Maqedonia është në axhendë ashtu si është në axhendë gjithnjë nevoja për mbështetje dhe ndihmë ndaj shteteve që janë kyçe për rajonin tonë. Ballkani nuk është as fqinjësi, por është Evropë”, është shprehur Federika Mogherini.

Arbitrim ndërkombëtar?

Fillimisht BDI ka qenë e para që ka kërkuar inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Sipas kësaj partie, është i nevojshëm monitorimi dhe ekspertiza ndërkombëtare për situatën, me qëllim të krijimit të kushteve për dialog politik, ku do të diskutoheshin të gjitha variantet për zgjidhjen e krizës, hapur dhe pa prejudikime.
Për kyçjen e faktorit ndërkombëtar në tejkalimin e krizës, pro është shprehur edhe opozita maqedonase. Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, thotë se partia e saj pret një monitorim aktiv të ndërkombëtarëve gjatë zgjidhjes së situatës aktuale në vend. “Presim monitorim aktiv, veçanërisht në pjesën e gjyqësisë. Nuk do të ketë vetëm monitorim të thjeshtë, por presim në këtë fazë prani aktive evropiane, pasi është e rëndësishme për këtë sistem gjyqësor që kemi”, shprehet Sheqerinska.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, thotë se në parim nuk ka asgjë kundër idesë për inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, por gjithnjë sipas tij, Maqedonia ka kapacitete institucionale për ta zgjidhur situatën e krijuar. “Jo tre, po le të dërgojnë edhe 11 eurodeputetë nëse duan, sepse faktet dhe argumentat janë mirë të njohura dhe kushdo që të vijë, çfarëdo që të shohë, do të bindet në atë që është e vërtetë e që ne ia prezentuam opinionit lidhur me aferën e përgjimeve”, është shprehur Kryeministri Gruevski.

Përgjimet – ambasadat presin fakte

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se, Maqedonia tanimë nuk ndodhet në konflikt vetëm mes pozitës dhe opozitës, por me tërë komunitetin ndërkombëtar, pasi nga afera e përgjimeve flitet se janë përgjuar edhe bisedat telefonike të gjashtë ambasadorëve të vendeve më me ndikim në Maqedoni.
Lajmin se në mesin e të përgjuarve janë edhe diplomatë të huaj, i pari e publikoi ambasadori i Italisë, Ernesto Masimo Beleli. Ai thotë se për këtë është njoftuar nga kryetari i opozitës Zoran Zaev.
Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristinë Althauser, ka theksuar se nëse pretendimet mbi përgjimin e ambasadorëve të huaj në vend vërtetohen, kjo do të thotë shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës. “Këto janë pretendime shumë serioze, nëse këto pretendime janë të vërteta, duhet të jenë objekt i një hetimi shumë transparent gjithëpërfshirës e të pavarur. Nëse është bërë përgjim i komunikimit diplomatik, në bazë të Konventës së Vjenës, kjo përbën shkelje të rëndë”, ka deklaruar ambasadorja Kristine Althauser.
Diplomati me karrierë Nano Ruzhin thotë se, Maqedonia mund të ballafaqohet me nota proteste, nëse vërtetohet përgjimi i ambasadave të huaja në vend. Sipas tij, Maqedonia jo vetëm që nuk respekton Konventën e Vjenës, por edhe humb besimin e ndërtuar me vendet e tjera. “Maqedonia është shumë e vogël që të lejojë një luks të tillë, pra të luajë me statusin e shtetit dhe etniteteve që jetojnë këtu, përara bashkësisë ndërkombëtare”, shprehet Ruzhin.

Qeveria kalimtare si opsion për dalje nga kriza

Ambasadori amerikan në OSBE, Danile Baer shpreh shqetësimin nga ngjarjet politike në Maqedoni. Sipas tij, ka pohime serioze që vënë në pikëpyetje pavarësinë e mediave, gjyqësisë dhe respektimin e të drejtave themelore, të cilat qeveria është e obliguar t’i mbrojë. Ai thotë se, SHBA-ja është e shqetësuar nga ndikimi i qeverisë ndaj mbulimit mediak të situatës aktuale dhe kjo mund ta pengojë debatin për çështje me interes publik.
Pas publikimit të aferave të përgjimit, kanë filluar edhe sinjalet për dalje nga kriza aktuale, përmes formimit të një qeverie kalimtare, në përbërjen e së cilës do të inkuadroheshin personalitete me kredibilitet të fortë politik, por pa bagazh të partive politike aktuale.

Kategori
Uncategorized

Lavdia dhe fundi i tyre.

Lavdia dhe fundi i tyre: Historia e “djemve të fortë” të Tiranës

Kane histori qe mbeten qe ne startin e tyre e deri ne perfundimin fatal te fatit te atyre qe merrnin inat, te rivaleve dhe me pas te vetes se tyre. Nga djem qe u gropuan pa e ditur ç`po benin dhe ç`donin, te krere grupesh qe me pas u kthyen ne kriminale dhe qe çoroditen Tiranen, shtetin, eksperte hetimesh dhe krimesh dhe deri edhe qeveri shumellojesh. Gjithçka qe lindi si grupim dhe qe me vone u quajten “Banda”, qe moren emra rrugesh dhe zonash nga ku vinin te fortet, regjistruan vetem vrasje, eliminime e deri edhe shfarosje familjesh.

Lavdia dhe fundi i tyre: Historia e “djemve të fortë” të Tiranës

Policia e te gjitha koherave thuajse gati ka qene e paafte te saktesoje ne te vertete se çka ishin keto banda, por qe pas çdo vrasjeje do te vinte edhe percaktimi policor: Larje hesapesh. Ky perfundim vazhdoi gjate, ndersa djemte e Tiranes vriteshin njeri pas tjetrit, banda rivale shfarosnin grupet perkatese, binin nje nga nje emra dhe pse jo edhe mite, per sa i eprket llojit te tyre, ndersa policia dhe shteti dukeshin shume te paafte edhe per te qene, jo me per te vepruar.

Qe ne vitet e para te Demokracise nisen te lindnin grupet: “Djemte e rruges Bardhyl”, “Djemte e Trenit te Vjeter”, “Djemte e rruges se Durresit”, “Djemte e rruges se Kavajes”, “Banda e Selites” dhe ajo e “Yzberishtit”. Te gjithe kane historite e tyre te lindjes, jeteses, mbijeteses, te shkelqimit kriminal dhe me pas te renjes, renie qe shume prej tyre kane lindur si tradhti mes anetareve te grupeve perkatese.
Grupet, vrasjet dhe armet…

Nisin me Gaz Muçen si lider i bandes se “Rr. Bardhyl” te cilet shpejt gjeten rival banden e Naim Zyberit, ndersa mes tyre per shume e shume gjera do te nisnin edhe vrasjet. Nuk pushojne ekzekutimet, nderkohe qe do te nisnin te lindnin edhe grupet e tjera, me anetare me te rinj, por qe shpejt do te ngriheshin ne skenen e krimit me nje sere aktesh kriminale te pashoqe. Qe aso kohe, thuhej se te fortet e Tiranes bridhnin me arme ne brez, ndersa shpejt filluan te tregojne dhembet e mbisundimit. Policia as qe mund te bente me te voglin reagim ndersa nisnin te vriteshin me “skorpions”, “tomson”, “antitank” e “snajper”, derisa ne skenen e vrasjeve del edhe pistoleta me selenciator. Policia humb gjurmet sa here i duhej, ndersa krimi i Tiranes nuk mund te ishte me ai i rruges; shpejt do te kthehej ne i sofistikuar per te mberritur ne vitin 2003, ku bumi i vrasjeve jashte grupeve, por i disa emrave do te arrinte edhe kulmin e vet. Policia serish ishte “non grata” per te qene ekzistente dhe efiçente; mbartte nga e shkuara e saj serish faktin, larje hesapesh.

Emrat e bujshem te grupeve

Bandat nisen te hakmerreshin per emrat e shokeve te tyre qe vriteshin nga anetare te bandave te tjera, nderkohe qe mes tyre shpejt do te nisnin te hynin edhe droga, trafiku i armeve si dhe paraja. Shpejt elementet e pasurimit i zune vendin hakmarrjes se verber, nderkohe asgje nuk ndalonte me ekzekutimet e tipit mafioz. Gjithçka nis me Denis Ginen, te cilit i zihet prite ne Breg te Lumit me nje anti-tank duke e vrare vet te dytin; nderkohe qe kishin rene Gaz Muça, Artur Grori, Naim Zyberi, dhe nje sere “ushtaresh” te tyre. Kishin nisur te binin te fortet e pare, nderkohe adoleshente qe rekrutoheshin ne grupe te tjera dhe emra qe me vone s`do te mbesnin me ne kuader grupesh te njohura neper Tirane, por do te merrnin persiper nje sfide te hapur ndaj policise, njerezve te pasur dhe gangster te lidhur me shtetin, por qe ishin jashte “linjes” se tyre dhe thuajse ne çdo jave Tirana perjetonte vrasje nga me te ndryshmet. Shume pak prej tyre jane zbardhur, por qe thuajse nje pjese e mire e funksionimit te ketyre grupeve do te njihej.

Vrasje te bujshme

1.- Gaz Muça, i vrare me 7 prill te vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ne ate kohe dy grupet rivale ne Tirane ishin ato te Gaz Muçes dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes se Muçes dhe del nga burgu gjate trazirave te ’97-es

2.- Artur Grori, vritet me plumb ne zemer para deres se shtepise me 2 korrik te vitit 1997. Per kete vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet me pas ne Itali

3.- Ne fund te vitit 1999, Naim Zyberi plagoset ne Milano te Italise dhe ekzekutohet ne spital disa muaj pas vrasjes se Artur Grorit. Per vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vellain e Arturit, i cili ndodhet ne burg ne Shqiperi

4.- Taulant Muça i vrare me 31 korrik te vitit 1998. Per vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrare Taulant Muçen per t’u hakmarre per ekzekutimin e vellait te tij, Fatos Keta

5.- Ne vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhetonin me nje fuoristrade te blinduar ne Fushen e Druve ne Tirane. Per kete vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati

Pas Franc Konomit…!

Atentati ndaj 42 vjeçarit nga Tirana ishte e pamundur te mos kthente ne vemendjen e kujtdo histori te bujshme krimi ne vend. Ka emra qe mbeten serish ne perditshmeri si pjese atyre grupeve kriminale, por qe ne te vertet asnjehere nuk jane njohur si te tille. Madje ka edhe emra qe tashme gjenden nen hetim, gjykim dhe denim qe drejtesia jone kurre nuk iu faktoi te qenurit organizate kriminale, e qe ne te vertet nen ze gjithnje eshte thene per ta se jane pjese e klaneve te fuqishme. Vrasjet e bujshme te Tiranes, ku viktima nuk jane njerez me precedente penal te ketijllojshem, kane nxjerr ne pah tjeter fakt; ate te anashkalimit te policise dhe te prokurorise per te gjithe komponentet real te krimit te organizuar. E nese bandat rivale vrisnin njeri-tjetrin ca eksponente mjaft te fuqishem, pse jo edhe te mbeshtetur nga nje mori aktoresh te tjere, jane te dyshuar si atentator te nje sere emrash qe s`jetojne me dhe qe per ta, s`ka as autore dhe as shkaqe..!

Grupet qe jane kthyer ne individe…!

Shume prej grupeve qe nga te fortet e Tiranes u kthyen ne perbindesha te grupeve rivale, tashme duket sikur nuk ekzistojne me; ndoshta ngaqe edhe shume jane ekzekutuar, te tjere jane larguar dhe ata pak qe kane mbetur per shtetin jane te izoluar. Ka nga grupet qe thuajse jane zhdukur fare dhe nuk ka mbetur me asnje nga “lavdia” e tyre, por ka te tjere qe befasojne me eksponente te veçante te cilet ende nuk jane konsideruar si pjestare te njerit apo tjetrit grup. Ka edhe shume emra te tjere te vrare qe kurre nuk jane etiketuar pjese grupesh, por qe pas tyre gjendej nje eskorte kriminale qe thuhej aso kohe se kishin edhe mbeshtetje politike. Ndoshta kjo erdhi nga ndikimi i madh ne jeten shoqerore sidomos ne rrethet e tyre te aferta, nderkohe qe policia edhe prokuroria e Tiranes jane nisur disa here te ndermarrin hapjen e dosjeve te vjetra por pa ia arritur te zhbllokojne ngerçin e madh te mos mundesise se pararendesve te tyre per te saktesuar autoresite vrasjeve te shumta ne kryeqytet. Pas ekzekutimit te Franc Konomit ende nuk dihet se kush fshihet, ndonese policia ka dy pistat e mundshme si shkak dhe dy te tjere per autoresine e kryerjes se atentatit. .

Dy klanet qe shuan “Djemte e Rruges se Kavajes”

Nuk do te kalonte shume kohe nga krijimi i tij, deri sa djemte e bandes se Rruges se Kavajes do te perçaheshin. Megjithese fillimisht vepronin se bashku me 1999, “Djemte e Rruges se Kavajes” do te ndaheshin ne dy klane kundershtare. Shkaku i perfolur i kesaj ndarjeje mesohet se ishte shuma prej 200 milionesh, te cilen e kishin perfituar pas pengmarrjes se nje tregtari te njohur nga Tirana. Ne 27 mars te vitit 1999, ne rrugen “4 shkurti”, prane ish-“Bllokut”, i pari ne radhe, u ekzekutua Ervin Borova. Ky shenoi dhe vrasjen e pare mes djemve te grupit per te vijuar me te vellain e tij, Ergysin dhe me pas me nje mori te tjeresh qe duket sikur do te shuheshin fise te tera me te njejtin mbiemer. Zinxhiri i vrasjeve ne kete bande do te shkonte mbi 20 te vrare, disa te plagosur nderkohe qe policia ne te gjithe historine e ekzistences se tyre do te vinte ne pranga vetem 4 persona, ku ka emra qe spikasin edhe ne te tjera krime. Gjithe moria e hakmarrjes se ketij grupi, nder me te pergjakshmit ne Tirane do te vijonte per rreth 3 vite ndersa do te shuheshin njeri pas tjetrit nje mori emrash.

“Banda e Selites”, rivalet e perjetshem te Yzberishti

Rrefimi per nje nga vrasjet me te bujshme ne Tirane policia e nis keshtu: Ate nate eshte qelluar me pistolete Ardian Tahiri, 39 vjeç, nderkohe qe autori gjate tentatives per ta vrare, ka plagosur edhe Roland Caken, 33 vjeç. Me pas, ai eshte larguar neper erresire, ku e ka pritur edhe nje makine per t‘u arratisur pa lene gjurme. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes, pavaresisht se ka pasur shume deshmitare, e ka pasur te veshtire, te zbardhe detaje, pasi autori eshte nje prej krereve te ashtuquajtures “Banda e Selites”. Asnje nuk ka preferuar te flase nga frika e ndonje konflikti te mundshem. Por, pas dy ditesh, policia ka zbardhur edhe motivin e kesaj ngjarjeje te rende. Sipas te dhenave nga grupi hetimor, autori i dyshuar eshte Fatmir Avdillari. Ai ka rreth dy muaj qe eshte liruar nga burgu. Ai ka qene duke vuajtur denimin prej 12 vjetesh, pasi ne bashkepunim me vellezerit e tij dhe shume persona te tjere, akuzohej se kishte vrare shume persona dhe kishte kryer nje sere grabitjesh. Por, tashme, ai dyshohet dhe akuzohet per nje tjeter vrasje, ate te Ardian Tahirit.
Djemte e “Rruges Bardhyl” kunder atyre te “Trenit te vjeter”

Kuksiani, Naim Zyberi do te arrestohej pikerisht per vrasjen e Gazmend Muçes bashke me Franc Konomin qe per kete te fundit nuk u mor vesh asnjehere se si arriti jo vetem te dilte atehere por edhe si mundi te shpetonte nga hakmarrja e bandes se rruges “Bardhyl” dhe te zemerimit te Arben Grorit. Franc Konomi u akuzua edhe per disa akte te tjere te renda kriminale, nderkohe hetimi kurre nuk ia hoqi emrin e tij nga vrasja e 18 viteve me pare, ndersa kurre nuk mundi te faktonte pjesemarrjen e tij ne ate vrasje dhe aq me pak ne akuzat e tjera. Praktikisht, vrasje e pak diteve me pare u mendoua dhe vazhdohet te mendohet se erdhi per larje hesapesh te vjetra, perderisa Konomi, bashke me Naim Zyberin, dyshohen si nje nga autoret e ekzekutimit me bresheri automatiku te Muçes me 7 prill 1992 te zona e njohur si “Xhamlliku”. Vrasja e tij e cila ndodhi ne mes te Tiranes, duket se ka mbyllur nje serial te vjeter hakmarrje e konfliktesh mes personazheve te konsideruar si “te fortet e viteve 90 ne Tirane”. Gazmend Muça u vra me nje bresheri Kallashnikovi ne 7 prill 1992 ne Tirane. Policia akuzoi per vrasjen e Gazmend Muçes, Naim Zyberin dhe Franc Konomin, miq te viktimes, te konfliktuar me Gaz Muçen per shkaqe banale.

“Djemte e Rruges se Durresit”, me historine e mjegullt

Nje vendim gjykate qe u dha pak kohe me pare do te sillte ne kujtesen e shumekujt ngjarjen e vitit 1999, bte 8 gushtit ku u vra Edgar Libohova. Viktima ishte anetar i djmeve te Rruges se Durresit dhe ai qyq qelloi mbi te ishte rivali i rruges se Kavajes. Vrasja ndodhi mengjesin e 8 gushtit te lokal “Palma” ne Rrugen e Kavajes ndersa kishte nisur ne fund te vitit 1997 kur Edgar Libohova, shenjestra e atentatit, ishte perplasur me makine me motoçikleten e Shehut. Shehu, qe tashme ndodhet ne qeli i denuar me 8 vjet per shfrytezim prostitucioni, per t’u hakmarre armatoset bashke me shokun e vet Ardian Ibrahimi, i njohur me pseudonimin “Katali” vrasin Libohoven te lokal “Palma”.

Duke mos kontrolluar plumbat ata goditin 7-vjeçarin Angjelin Haxhi qe vdiq me pas ne spital, te atin e tij Kosta Haxhi, si dhe Xhevair Ndoin, qe ndodheshin rastesisht aty. Historia e kesaj vrasjeje do te mbetet gjate ne mendje, nderkohe shume emra te kesaj bande asnjehere nuk u identifikuan si te tille. Ka prej tyre qe vazhdojne te jene ende gjalle e madje tre akuzuar per nje sere atentatesh te bujshme.

GLOB news.al

Kategori
Uncategorized

JU NUK E DINI C’PO HUMBISNI ME VJOSEN.

. Lumi Vjosa për të përbën lumin më të egër në Evropë, në sensin që duhet të ruhet me çdo çmim për t’u kthyer në Park Kombëtar, së pari, për interesin e vetë Shqipërisë

Specialisti i njohur i lumenjve, gjermani Eichelmann është i bindur se lumi Vjosa duhet të ruhet me çdo kusht. Ai apelon për qeveritë respektove shqiptare dhe greke, por edhe ndaj komuniteteve lokale, që të mos i braktisin këto lumenj, si Vjosa, sepse në të ardhmen do jenë burimi i jetesës së tyre dhe i jetës së bukur. Mos bëni gabimet që bëmë ne në Evropë, thotë në këtë intervistë të gjatë për “JAVA”, ku tregon trendin e frikshëm, sesi sot bëhet para duke prishur natyrën…Dhe, justifikimi dihet: hidrocentralet janë energji “e gjelbër”, por në fakt, ato dëmtojnë më shumë sesa ndihmojnë një pakicë, që nxjerr para direkte nga fitimet me to, cilëson ai…

Lumi Vjosa edhe pse është përfolur kohët e fundit për shumë problem, së fundmi kërcënohet edhe prej përpjekjeve greke për ta devijuar në territorin e vet. Çfarë dëmesh do mund të krijojë ky aksion nëse do të ndodhë në ekosistemin shqiptar, sipas jush?

“Me aq sa unë kam informacion, projekti mbi Aoos-in (emri i vjetër i Vjosës) ka dy elementë. 1-Grekët duan të devijojnë lumin për arsye ujitje dhe 2- Ata duan të prodhojnë energji me anën e tij. Kështu atyre u duhet të ngrenë pendë (diga) dhe të bllokojnë lumin. Për lumin me faunën dhe florën e tij përbërëse, penda nënkupton që habitati do të fragmentohet dhe migrimi për shumë nga speciet, që e frekuentojnë do bllokohet. Gjithashtu, transporti i sedimenteve do të ndryshojë dhe natyrisht ju do të keni më pak ujë në rrjedhën, që kalon drejt vendit tuaj. Më shkurt: ju ndryshoni të gjithë sistemin, ju ndryshoni një lum të shëndetshëm në një diçka tejet artificiale. Është njësoj sikur bllokoni një arterie në trupin tuaj dhe madje edhe provoni të jepni gjak nga trupi. Kuptohet se s’është fare e shëndetshme. 

Për Vjosën në Shqipëri, si fillim, kjo do të thotë shumë më pak ujë. Realiteti mund të çojë edhe në një reduktim të nivelit të ujërave nëntokësore në hapësirën e Vjosës, për arsye se ujërat nëntokësore janë tejet të lidhura me lumin pranë. Më pak ujë në Vjosë, do të thotë më pak ushqim për ujërat nëntokësore. Dhe ashtu si e dini, ujërat nëntokësore në fushë-rrjedhat janë normalisht uji më i mirë dhe më i pastër që natyra u ofron njerëzve. Por projekti në Greqi do të ketë po ashtu impakt edhe në transportin e sedimenteve”.

Juve keni qenë një nga personalitete kryesore të shkencës dhe mjedisit që keni qenë i lidhur direkt me Vjosën. Pse në kohët tona është gjithnjë më e pranishme dëshira për të dhunuar natyrën?

“Pyetje e mirë. Dhe, ka më shumë se një përgjigje për këtë. Përgjigja kryesore është: Gjithçka bëhet për para! Kompanitë dhe investitorët thjesht bëjnë para duke e shkatërruar natyrën. Sa më shumë që shkatërroni aq më shumë para mund të fitoni. Ajo s’është asgjë e re, por në kohët tona moderne shpejtësia e shkatërrimit është duke u rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pikërisht, për shkak të progresit teknik, ne mbetemi shembujt e duhur, sesi për një vit mund të ndërtojmë hidrocentrale. Vetëm 10 vjet të shkuara, një projekt i tillë do të kish marrë plot tre vjet për t’u ndërtuar. Por sot, makineritë janë më të mëdha dhe shumë më tepër eficente. 

Një tjetër problem është se veçanërisht kompanitë perëndimore janë duke shkuar të bëjnë në Ballkan, atë që atyre nuk u lejohet ta bëjnë në vendin e tyre. Thjesht ngaqë rregullat legale në këto vende nuk janë aq të kufizuara sesa në BE. Kështu që është një rrugë e lehtë për të bërë para për ta, po ashtu, pa u dëmtuar.

Plus kësaj, diskutimi për Ngrohjen Globale hapi një shans unik për të gjithë investitorët dhe kompanitë: hidrocentralet shikohen tani si subjekte “të gjelbra” dhe mbështeten nga shumë banka, fonde investimesh, qeveri etj. Është si një dyndje floriri drejt këtyre lumenjve. Por natyrisht, që hidrocentralet s’janë as të gjelbra dhe as të rinovueshme. Strukturat e Hidrocentraleve shkatërrojnë lumenjtë dhe strukturat e tyre, linjën shpëtuese të peizazheve tona. Ata po përpiqen të na e shesin shkatërrimin e natyrës, si një mbrojtje të saj. Që në të vërtetë është sa qesharake aq edhe shumë e gabuar. Ju nuk mund ta shpëtoni klimën apo mjedisin duke shkatërruar natyrën mbi tokë.

Dhe tjetra po jo e fundit, ndërtimi i pendave është lëvizja më e madhe e privatizimit, që po kthehet si trend, në të gjithë botën. Lumi rrjedh në mënyrë natyrale për të gjithë ne njerëzit, kafshët, peshkatarët, fermerët që ushqejnë delet dhe bagëtitë e trasha në fusha, për shërimin e njerëzve etj. Kur ndërton një pendë, uji rrjedh vetëm për investitorin. Ai bën para prej ujit dhe çdokush tjetër i duhet të shkojë kot, përfshirë dhe biodiversitetin”. 

Ju keni referuar dhe apeluar se qindra penda (diga) po planifikohen të ndërtohen nga Sllovenia në Shqipëri. Çfarë do të sjellin këto nëse realizohen në ekosistemin ballkanas? 

“Ju duhet të dini se lumenjtë mbi Ballkan janë ende të një cilësie dhe kualiteti ekologjik të mrekullueshëm. Ne nuk e kemi më këtë shans në asnjë nga vendet e tjera të Evropës. Dhe s’mund të ketë dyshim për këtë, pasi mes Sllovenisë dhe Shqipërisë rrjedhin disa prej lumenjve më të mrekullueshëm të kontinentit. Dhe kështu do të ndodhë me biodiversitetin. Për shembull, sa i përket peshkut: ne kemi plot 69 lloje peshqish këtu, që jetojnë mu në këto lumenj dhe që s’gjenden në asnjë vend tjetër në planet. Ne kemi një varietet të jashtëzakonshëm trofte, grabitqarin më të madh të lumenjve malorë; Huchen-in (salmonin danubian, që arrin deri 1.8 metra), që ka qendrën në këto lumenj. Ky përbën një thesar të jashtëzakonshëm për rajonin. Është një thesar natyral, por mund të jetë gjithashtu edhe një burim ekologjik. Kuptohet, nëse do menaxhohet në mënyrë të mençur.

Në të njëjtën kohë, kemi dëshmi se janë duke u planifikuar të ndërtohen 2000 projekte për hidrocentrale në Ballkan. Fjalë për fjalë, në çdo strukturë lumore ju mund të gjeni plan për një digë, që nga lumenjtë e mëdhenj dhe deri në përrenjtë e vegjël, që e bëjnë udhën nga sipër maleve. Nëse do të ndërtohen vetëm pjesë të tyre, kjo do të thotë fund i këtyre thesareve. Për shembull nëse do të ndërtoni penda në territoret, ku gjallojnë Huchen-ët dhe troftat do të thotë fund i këtyre specieve. Ky fakt do të ndalojë shanset ekonomike për rajonin, që të fitojë para nga puna e peshkatarëve. E njëjta gjë është për Vjosën, nëse do të ndërtoni penda mbi lumenj apo kontribuesve të tij, ju do të shkatërroni lumin e fundit të egër në Evropë dhe me të edhe shansin e Shqipërisë që të përdorë këtë veçanti për të ardhmen e ekosistemit”.

Sa janë shanset tani për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës? Çfarë do të ndryshojë nëse Vjosa do të bëhet Park Kombëtar?

“Epo, është e vështirë të gjykosh për shanset politike të Shqipërisë. Në fund do të mbetet thjesht dëshira e qeverisë shqiptare se çfarë rruge do të ndjekë: të shkatërrojë apo të mbajë këtë margaritar të gjallë të shquar. Unë e kuptoj se disa licensa për hidrocentralet janë shitur vite të shkuara.  Më shumë se tridhjetë janë impiantet e tubacioneve në ujëmbledhësit e Vjosës (=Vjosa  dhe kontributorët).Nëse ato do ndërtohen, harrojini lumin dhe Parkun kombëtar. Do mbetet thjesht një vendim “ose- ose”. Shansi funksional që Vjosa të bëhet Park Kombëtar është ende i madh, për arsye se lumi është pak a shumë në gjendje natyrale, që është një fat i madh (vlerë) për Evropën. Kështuqë, Parku i parë evropian i lumit të egër do të jetë tejet i mundur dhe unë jam i bindur se kjo do të vlerësohet shumë edhe nga IUCN (International Union for the Conservation of Nature – organizata që çertifikon hapësirat e mbrojtura kudo në botë). Çfarë do të ndryshojë? 

Një park kombëtar është për natyrën ajo që është ADN për njerëzit. Një park kombëtar s’është një hapësirë e mbyllur me gardhe apo diçka e tillë. Ajo përbën diçka krejt ndryshe, pasi është një vend ku mund të përfitojnë njerëzit, ku njerëzit si ti dhe unë, mund të takohen dhe ta ndjejnë natyrën, pa e shkatërruar atë. Kështuqë, ju keni nevojë për një koncept, një plan menaxhimi për parkun, që sqaron se ku janë vazhdat, se ku ju mund të peshkoni, se ku të ushqeni delet, të shëtitni me varkë etj. Dhe se ku do mbeten vendet, ku jeta e egër të qëndrojë krejt e patrazuar. Me këtë rast, do keni nevojë për Rangers (Roje të specifikuar për parqet e tilla) që të kujdesen për këtë koncept, që të drejtojnë njerëzit etj. Ju keni nevojë edhe për një qendër vizitorësh, një shtëpi-pritje etj., ku turistët mund të vinë me qëllimin që të mësojnë për parkun, të gjejnë informacione për aktivitetet e mundura aty, ku klasat e shkollës mund të bëjnë përgatitje edukimi etj. 

Unë personalisht kam qenë i përfshirë në planifikimin e një Parku Kombëtar në Austri, Parkun Kombëtar të Danubit në lindje të Vjenës. Më 1984 Austria donte të ndërtonte një digë të madhe në Danub, por njerëzit protestuan dhe e bllokuan vendin e konstruksionit në të gjithë ato ditë. Ishte një gjë e madhe. Papritur, një ide alternative për Parkun Kombëtar të Danubi erdhi në terren dhe pas kësaj një fushate intensive, kur qeveria vendosi që të mos e ndërtonte pendën por të themelonte një Park Kombëtar në vend të saj. Që nga viti 1996, Parku është bërë në vend të këtij projekti dige dhe sjell gati 2 milion vizitorë në vit.” 

A mendoni se ka ende mundësi që lëvizja “Blue Heart for Europe” të arrijë të menaxhojë dhe të bindë qeveritë e Ballkanit mbi rëndësinë e ruajtjes së lumenjve të vetë të egër?

“Po, e besoj këtë. Lumenjtë e Ballkanit janë përfundimisht lumenjtë më të mirë në kontinent, të ashtuquajturitZemra Blu e Evropës dhe ne jemi duke i promovuar me të gjitha mundësitë sa kemi mundur. Problem është se shumica e njerëzve, madje edhe konservatorët, nuk e kanë idenë për këtë thesar natyror. Është thjesht i panjohur si koncept, por ne duhet ta ndryshojmë atë dhe  ndaj jemi duke punuar për këtë problem. Kemi bërë shumë punë në media, kemi promovuar lumenjtë në median kombëtarë dhe atë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, për këtë fushatë, nuk informojmë vetëm qeveritë kombëtare, por gjithashtu edhe ato të Bashkimit Evropian. Pak nga pak, e shumë më tepër persona në Bruksel, kanë kuptuar se Ballkani nuk do të thotë vetëm situata post luftë, varfëri dhe ngandonjëherë situata jo të qëndrueshme politike, por se mbetet një rajon që ka vlera të pabesueshme,k diçka që hapësirat e tjera evropiane e kanë humbur prej kohësh. Njerëzit e tregut e quajnë këtë “unique selling point” (mundësi të rrallë shitje). Është diçka që e keni ju dhe askush tjetër. Nëse njerëzit nga Evropa duan të shohin natyrën e mrekullueshme dhe lumenjtë e pasur-le të vinë në Ballkan, le të vinë dhe të shikojnë e ndjejnë Vjosën, Neretvën, Drinan, Moraça, Tara, Una, Kolpa, Sava etj.

Por ndodh si gjithnjë, që thesarin që e keni mu para syve, e keni bash mu më të vështirin ta dalloni. Kjo është normale sepse juve jeni rritur me këto lumenj. Për ju s’ka asgjë për të folur për ta. Por juve mungon njëkohësisht edhe mundësia ta krahasoni situatën tuaj. Njerëzit në Shqipëri nuk e dinë që Vjosa është e mrekullueshme, sepse ata nuk e dinë se çfarë lumenjsh të tillë ekzistonin dikur në Evropë. Ata nuk e dinë që shumë nga lumenjtë në Evropën “Perëndimore” janë kthyer në kanale dhe ne duhet të paguajmë çmimet e këtyre gabimeve: përmbytjet janë bërë të forta e gjithnjë më të forta, humbja e biodiversitetit është gjithnjë e më e madhe dhe dëshira e njerëzve për të parë natyrën e vërtetë po rritet. Njerëzit në Shqipëri dhe në vende të tjera nuk e dinë se në Bashkimin Evropian për çdo vit shpenzohen me miliona për të rikonstruktuar“lumenjtë e sëmurë” për t’i kthyer ata sërish ashtu të egër, si ishin më parë. Ne taksapaguesit evropianë po paguajmë faturat për gabimet, që janë bërë në të shkuarën; ne po financojmë projekte, që t’i sjellim lumenjtë gati ashtu si janë në Ballkan. Njësoj në Shtetet e Bashkuara kanë filluar që t’u heqin pendat e panevojshme lumenjve. Që kur presidenti Bill Clinton ishte në fuqi, rreth 1.200 diga janë hequr për të krijuar lumenjtë e gjallë të rinovuar për të mbështetur jo vetëm jetën e egër natyrale por edhe komunitetet lokale. Ju duhet ta dini këtë dhe të paktën politikanët tuaj duhet ta dinë këtë.  Kjo është ajo që përbën punën tonë më të madhe: për t’i bërë njerëzit dhe veçanërisht politikanët në dijeni se çfarë kemi në Ballkan dhe se çfarë humbin nëse nuk veprojmë tani.”

 

*Sqarim i Z. Eichelmann: Fushata “Save the Blue Heart of Europe”(Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës) është inincuar prej OJF EuroNatur nga Gjermania dhe Riverwatch,me bazë në Vienë. Në bashkëpunim me partnerë lokalë, ne kemi për qëllim të shpëtojmë këtë trashëgimi natyrale evropiane nga shkatërrimi. “EcoAlbania” është partneri ynë në Shqipëri që po koordinon fushatën për të shpëtuar Vjosa. 

B Andoni.

Klikoni linkun e me poshtem.

http://www.balkanrivers.net/

Vjosa in Albania: Municipalities of Përmet and Çarshovë want National Park instead of dams

Joint press release by Riverwatch, EuroNatur and PPNEA

150 people discuss the future of the river – parliamentarians will be informed

About 150 people participated in the 2 events in Përmet and Çarshovë. Photo: Roland TashoAbout 150 people participated in the 2 events in Përmet and Çarshovë. Photo: Roland Tasho

Përmet, Vienna, Radolfzell, December 19, 2014 On Wednesday and Thursday the first public discussions about the future of the Vjosa Valley took place in the cities of Çarshovë (16.12.) and Përmet (17.12.) in southern Albania. While official plans of the government envisage the construction of eight dams along the river, the mayors and people of the affected communities support the alternative idea of establishing a national park. A declaration to stop the dam projects and protect the river as a national park instead was signed. The “Vjosa Tour” will continue early next year with similar debates in communities along the river.

150 people followed the invitation of the Albanian NGO PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) and the mayors of the cities and participated in the discussions about the future of their valley. Representatives of PPNEA and Riverwatch – an international society for the protection of rivers – explained the effects

At the even in Përmet. Locals support the idea of a Vjosa National Park. Photo: Roland TashoAt the even in Përmet. Locals support the idea of a Vjosa National Park. Photo: Roland Tasho

of the proposed hydropower plants and the idea to protect the entire river from the mountains to the sea as a national park.

“We are grateful for such information and the possibility to discuss the issue. We don´t want to be dammed, but want a Vjosa National Park instead. This way, we can protect our river and maintain it for our economic future”, says Veli Mehmeti, mayor of Çarshovë. His colleague Gilberto Jaçe, mayor of Permet, agrees: “We are in favour of a national park, since it could promote the development of sustainable ecotourism and, as a result, improve the economic situation of the region. However, it must be a national park according to international management standards, not one that exists only on paper, like some others in Albania.”

Arta Dade, member of the Albanian parliament, who participated in the event in Çarshovë says: “I also support the idea of a national

Locals sign a declaration to stop the dam projects and protect the river as a national park instead. Photo: Roland TashoLocals sign a declaration to stop the dam projects and protect the river as a national park instead. Photo: Roland Tasho

park and I will inform the parliamentarians in Tirana about it. I strongly hope that we can save this beautiful river.”

The Vjosa in southern Albania is one of Europe’s last wild rivers. Along its course of 270 kilometers it is untamed and free flowing. In some areas the riverbed expands over more than 2 km in width. “The Vjosa is the crown jewel of wild rivers in Europe. The proposed hydropower plants would destroy this breathtaking landscape, including habitat for many endangered species,” warns Ulrich Eichelmann from Riverwatch, coordinator of the international campaign “Save the Blue Heart of Europe, which is carried out by Riverwatch and EuroNatur in cooperation with local NGO partners.

“We will oppose the dam projects in the region and we will fight for the idea of a national park,” concludes Olsi Nika, project coordinator at PPNEA.

The events were organized in the framework of the international

The Vjosa is one of the last wild rivers in Euorpe and is threatened by 8 projected hydro dams. Foto: Goran SafarekThe Vjosa is one of the last wild rivers in Euorpe and is threatened by 8 projected hydro dams. Foto: Goran Safarek

campaign “Save the Blue Heart of Europe” and are part of a series of similar events along the river. The “Vjosa Tour” will continue early next year with conferences in Tepelenë, Memaliaj, Selenicë and Novoselë from January to April and will end with a public “Vjosa Day” in Tiranë in May.

Background information:

The projected dams along the Vjosa River constitute only one wave of a true dam tsunami that is putting Balkan Rivers at risk. More than 570 new dams (> 1 MW) are currently projected between Slovenia to Albania. In order to counteract this spate of destruction, EuroNatur’ and ‘RiverWatch’’ have launched the “Save the Blue Heart of Europe” campaign in cooperation with local partner in the respective Balkan counties.

Kategori
Uncategorized

Diplomate shqiptare,apo bashkpuntore te u.D.B._se.

179600_194900527190667_661789_nD E K L A R A T Ë

Dje, rreth orës 17.25 minuta dy policë erdhën tek dera e shtëpisë, ndërsa dy të tjerë ishin jashtë banesës. Më kërkuan që të paraqitem në policinë e Tetovës për bisedë informative duke mos më treguar se për çfarë bëhet fjalë. Unë ju kërkova që ftesë-paraqitjen e dua në gjuhën shqipe, përfaqësues të ambasadës, pasi jam shtetas i Republikës së Shqipërisë. Policët më tej biseduan në telefon me dikë, u larguan pas 20 minutash nga banesa ime.
Më pas, nga telefoni policia më konfirmojnë se denoncimi kundër meje ishte bërë nga kryetari i degës së Tetovës të PPD, z.Zejnulla Salihi me pretekstin se gjoja e paskam kërcënuar atë. Zejnulla Salihi ka më se një muaj që ka marrë një detyrë të vështirë për të më shantazhuar mua dhe familjen time. Më 12 Shkurt, Zejnullah Salihi më dërgo sms ku më tërhiqte vërejtje se nëse merrem me kritika ndaj partive politike shqiptare në Maqedoni, ai do më padiste sepse unë s’jam shtetas i Maqedonisë dhe nuk e kam këtë të drejtë.
Kur e pa se unë nuk i shkruaja, nuk merresha me të, që të bija në kurthin e ngritur nga ai dhe padronët e tij, Zejnulla Salihi filloj ti shkruante në FB djalit tim 9 vjeçar duke i thënë se prindërit e tu nuk janë të kujdesshëm, janë të paturpshëm dhe se e dashka dalin tim më shumë se unë. Kur konstatuam se Zejnulla Salihi po tenton që me një fëmijë 9 vjeçar të krijojë raporte të ngushta nga FB, duke ja sharrë prindërit dhe duke e lavdëruar vetveten si njeri i mirë, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, ne si prindër me të drejtë reaguam duke ja tërhequr vërejtjen z.Salihit që të qëndrojë larg nga djali ynë sepse mosha e tij 60 vjeçare nuk korrespondon, por as kur farë lidhje gjaku s’kemi me të që t’i lejojmë atij një afërsi të tepruar, prandaj u detyruam t’ia tërheqim vërejtjen. Kur edhe nga kjo nuk nxori gjë burri i botës merr të drejtë edhe guxim kur t’i kujtohet të thërriste në telefon dhe t’i shkruaj sms bashkëshortes time. Mua si krye familjar mu paraqit shqetësimi për veprimet e tij, prandaj u detyrova që t’i kërkojë të qëndrojë larg familjes time.
Të gjitha këto ishin skenarë të përgatitura mirë nga Zenulla Salihi dhe shefat e tij, mënyrat të cilat për mua janë të vjetruara dhe kam aq kapacitet intelektual të mos bie pre e skenarëve të tilla të gatuara nga shërbimet sekrete sllave. Shefi i kësaj çorbe është një diplomat shqiptar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë dhe është parë disa herë nën shoqërinë e Gordanës viteve të fundit, për të përflitet në korridoret e kësaj ministrie si UDB i vjetër. Diplomati me shenjë në fytyrë është në prag të pensionit dhe është mësuar t’u ngrejë kurthe patriotëve shqiptarë që nga Nevzat Halili i cili u bë kurban i parë i tij e deri më sot. Diplomati me shenja në fytyrë, më 2013, ju akuzua djali i tij për shit-blerje votash ku edhe u dënua me disa muaj burg.
Prononcimi im dhënë më 5 Mars, në gazetën LAJM, rreth partive politike shqiptare se janë sajesa të partive maqedonase me anë të vasalëve të tyre shqipfolës, por që mendojnë sllavisht siç duket ka prekur rëndë atë grup intelektualësh shqiptar që shteti ju ka dhënë detyrë që në këtë kaos të politikës në Maqedoni të gjejnë vend që me strategji të vjetra të jenë bartës të “ndryshimeve” të politikave aktuale. Me këtë detyrë kuptohet që është i angazhuar Diplomati që merr instruksione nga Gordana i cili fshihet pas logos së një partie dhe mundohet të zë një pozicion të lakmueshëm dhe ta orientojë situatën politike të partive shqiptare në opozitë ashtu siç e urdhëron shefja e tij.

foto e Arben Llalla
foto e Arben Llalla
Kategori
Uncategorized

” KEMI FRIKE TE PUNOJME”…

DEPUTETET BRAKISIN KOMISIONET PARLAMENTARE.

Jemi me frikë të vijmë në këtë godinë. Dy kolegë të ketij komisioni tentuan të vriten nga kryetari i Kuvendit. Ai po lëviz i lire në këto korridore”,

Braho: Kush iu ka thënë që Meta do vriste dy deputetë?

Debati

Bylykbashi:
Sot kemi porosinë për të vrarë dy deputetë janë kolegë të këtij komisioni. Porosia është bërë nga kreu i kuvendit. Është kërkuar zyrtarisht nga PD mocion për shkarkimin e kreut të kuvendit. Prokuroria ka nisur hetimin për këto akuza. Një gjë kaq e rëndë nuk mund të hetohet kurrë nëse ilir meta vazhdon të jetë numri dy i shtetit. Kjo mbedhje nuk mund të vazhdojë të trajtojë ceshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Xhafaj:
Po kërkoni të devijoni procedurën parlamentare. Akuzën po e shqyrton prokuroria. Në rastin më të keq iu po i ushtroni presion prokurorisë. Po flisni për nje gjë hipotetike ndërkohë që keni 4 të vrarë në bulevard.

Ristani:
Ju bej thirrje ta marrim seriozisht këtë problematikë. Jemi me frikë të vijmë në këtë godinë. Dy kolegë të ketij komisioni tentuan të vriten nga kryetari i Kuvendit. Ai po lëviz i lire në këto korridore.

Braho:
Kush iu ka thene ju qe Meta do vriste dy deputetë?

Ristani:
Koleget tane te ketij komisioni qe akuzojne Meten se ka dashur ti vrase. Ne nuk jemi ne gjendje te punojme ne komision dhe kemi frike se ne korridoret e ketij parlamenti shetisin vrasës.

Braho:
Kush ua ka thene?

Ristani:
E ka thene Tom Doshi

Halimi:
2 deputete te këtij komisioni kane dashur te vriten. Nuk mund te mbyllim syte ne kete mes

Xhafaj:
Më thuaj cfare te bej une

Halimi:
Duhet mbajtur qendrim. Te flasim per krimet qe kane ndodhur para 100 vjetesh (ne rend dite eshte ligji i dosjeve) kur ne kemi krimin ketu.

Ristani:
Nëse Meta ka urdhëruar vrasjen e deputetëve është e frikshme të punosh këtu

Ristani:
Kjo që po themi ne është per të mirën tuaj se mund ta hani ju nesër.

Silva Caka:
Akuzat nuk mund të vërtetohen në Komisionin e Ligjeve. Berisha tha në Shkodër se Tom Doshi ishte kryetrafikant ndërsa Berisha Junior tha se Doshi mori diplomën e shkollës së lartë pa mbaruar shkollën e mesme. Problemi juaj me prokurorinë është se nuk i thoni dot Llallës lavire bulevardi sic i thatë Ina Ramës

Strazimiri:
Tom Doshi kushdo që është nuk e meriton ti vihet tritoli dhe të vritet nga kryetari i kuvendit

Silva Caka:
E ke vertetuar ti këtë?

Strazimiri:
Tom Doshi di ca gjëra për 21 janarin. Nëse doni të zbardhni gje per 21 janarin duhet ta mbroni këtu

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

P’SE TREMBET EDI RAMA, DHE ÇFARE DI TOM DOSHI PER 21 JANARIN?

A lidhet kjo me reagimin e ashpër të ambasadës amerikane kundër ish-deputetit socialist?

Tom Doshi iu referua edhe një çështjeje tjetër që kishte diskutuar me Edi Ramën, përveç dëshmisë për atentatin e parapërgatitur ndaj tij dhe Mhill Fufit. Doshi tha se i kishte bërë të qartë Edi Ramës edhe disa të vërteta mbi 21 Janarin.

“I bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 Janarin edhe për të gjitha gjërat”-u shpreh Doshi.

Tani që Doshi kërkon të flasë edhe për 21 Janarin, a mund t’i shërbente hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes një dëshmi e plotë e tij për organizimin e protestës, të cilën opozita e atëhershme e quajti demostratë popullore.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur publikisht se janë të interesuara që kjo ngjarje të zbardhet dhe dëshmia e Doshit mund t’i ndihmonte këtij qëllimi, por ambasada amerikane në Tiranë në deklaratën pas përjashtimit të Doshit u tregua shumë e ashpër ndaj ish-deputetit socialist, duke e quajtur rastin e tij si kanosje e krimit ndaj shoqërive të lira.

'P'SE TREMBET EDI  RAMA, DHE ÇFARE DI TOM DOSHI PER 21 JANARIN? 

A lidhet kjo me reagimin e ashpër të ambasadës amerikane kundër ish-deputetit socialist?

Tom Doshi iu referua edhe një çështjeje tjetër që kishte diskutuar me Edi Ramën, përveç  dëshmisë për atentatin e parapërgatitur ndaj tij dhe Mhill Fufit. Doshi tha se i kishte bërë të qartë Edi Ramës edhe disa të vërteta mbi 21 Janarin.

“I bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 Janarin edhe për të gjitha gjërat”-u shpreh Doshi.

Tani që Doshi kërkon të flasë edhe për 21 Janarin, a mund t’i shërbente hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes një dëshmi e plotë e tij  për organizimin e protestës, të cilën opozita e atëhershme e quajti demostratë popullore. 

Shtetet e Bashkuara janë shprehur publikisht se janë të interesuara që kjo ngjarje të zbardhet dhe dëshmia e Doshit mund t’i ndihmonte këtij qëllimi, por ambasada amerikane në Tiranë në deklaratën pas përjashtimit të Doshit  u tregua shumë e ashpër ndaj ish-deputetit socialist, duke e quajtur rastin e tij si kanosje e krimit ndaj shoqërive të lira. 

ResPublica'
Kategori
Uncategorized

SALI BERISHA: KUPOLA E MAZHORANCES APO SHPELLA E MAFIES…

1525351_449215815234923_2842848612122585195_n

Berisha:
Rama-Meta përgatitën atentatin ndaj Tom Doshit për të më fajësuar mua.vendimin per vrasjen e dyfishte Doshi-Fufi, e moren se bashku.

—Meta shefi i Gëzim Çelës të kokainës.
—Meta ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për tu thënë se Sali Berisha ka dashur sponsorizuar këto dy vrasje.
—Metes i eshte kethyer menjehere restua.
Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë ( Sali Berishes) kudo në Shqipëri dhe në botë do ti kesh punët siç meriton ti kesh.
Skenari ishte që ky do vriteshin dhe ky do u thoshte këtë.
—E para, kryetari i parlamentit, Ilir Meta, porosit dhe paguan ne emer te mazhorances vrasjen e nje deputeti te PS dhe nje deputeti te PD.
E dyta per skenarin e vrasjes se dyfishte u informua menjehere Rama dhe Tahiri, dhe ata ne vend qe te nderhynin urgjentisht per zbardhjen e akuzes publike me te rende ne 25 vitet e fundit e fshehen apo heshten, pra zbatuan kodin heshtjes te mafies per skenarin e krimit monstruoz, sikur ne kete vend te mos ekzistonte shtet por shpelle mafieje dhe vetem shpelle mafieje, çka tregon se ata ishin ose porositesit ose se paku miratuesit e skenarit.
Po këta nuk u vranë dhe thirrën familjarët e tyre dhe u thanë se këtë punë e ka stisur Sali Berisha ata ja kthyen sç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Që një njeri të dalë, unë uroj të hetohet, por të dalë dhe të kapë tjetrin dhe të dëshmojë se më thanë me të vra më dhanë kaq para, kjo nuk ndodh kurrë e gënjeshtërt.
Doshi nderkohe kishte marredheniet me miqesore me Meten, i cili drekonte dhe darkonte cdo fund jave me te dhe nxitej nga ky i fundit per te krijuar nje grup sa me te gjere ne PS per te bere Meten pse jo edhe kryeminister de fakto.
Ilir Meta forcoi pozitat shume me Doshin.
—Meta ishte nje skllav i mjere i Rames, i cili sapo kthehej nga Brukseli, Berlini apo ndonje kryeqytet tjeter, lajmin e pare qe i jepte Metes ishte se:
Partneret i kishin kerkuar arrestimin e tij. Meta semurej, nuk dilte per tre dite nga shtepia.
—Meta per t’u çliruar nga skllaveria e Rames i duhej te lidhej me Ramen ne lidhje krimi, vrasje. Vetem keshtu ai nuk do ishte me skllav i Rames por do te kishte Ramen skllav te tij.
—Meta kerkoi miratimin e Edit qe te shpetonte njehere e mire Ramen nga Doshi, sikunder ai duhet te simetrizonte vrasjen me deputetin e PD, Mhill Fufi.

Gënjeu ai që desh të vriste Piro Baren? Nuk gënjen kush për krimin. Agim Rama u duhej sepse këta pas vrasjes do ja faturonin vrasjen Sali Berishës, eshte shprehur pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta si autorët e atentatit për eliminimin fizik të deputetit të mazhorancës, Tom Doshi.

Një skenar nga kryeparlamentari Ilir Meta që sipas tij ka dashur ta përfshijë në atentatin e deputetit Tom Doshi.

Kategori
Uncategorized

RAMA I LIDHUR ME KRIMIN

DOSHI: “Disponoj video prej 37 minutash ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes time prej disa muajsh nga kriminelët e paguar nga Ilir Meta”

Deputeti Tom Doshi ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të fundit të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së përmes një statusi në “Facebook”. Doshi shkruan se disponon video prej 37 minuta të cilën është i gatshëm ta vërë më dispozicion. Po e përcjellim deklaratën të plotë: “Sapo me njoftuan per nje deklarate te bere nga Ambasada Amerikane dhe Tirane dhe Misioni i Bashkimit Europian ne Tirane. Nuk du te merrem me brendesine e deklaratave per emrin tim, por dua te deklaroj me force se jam me gjithe shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek cdo deputet i thjeshte. Tom Doshi nuk eshte i perfshire kurre ne asnje akt kriminal. Nuk kam perfituar kurre padrejtesisht, dhe kurren e kurres nuk jam pershire ne akte kriminale kundrejt prones apo individit. Kam arritur cdo gje ne jeten time ne baze te perpjekjes time te ndershme. Nuk kam synuar asnjehere ne jeten time te bej shantazh as ndaj Kryeministrit dhe as ndonje figure tjeter publike ne vend. Kam folur me ton te ashper ditet e fundit edhe ndaj Kryeministrit per te shprehur revolten time personale, te familjes time dhe miqve te shumte, sepse kam pare bashkefajesi dhe mosveprim te Kryeministrit ne krimin e planifikuar kunder meje dhe kolegut Fufi. Cfare duhet te beja? Kam mbi 5 muaj qe pres te reagoj shteti ndaj fakteve qe une i kam paraqitur deri ne detaje per vrasjen time. I vdekur nuk mund te reagoj. Kam reaguar tani, sepse nuk mund te prisja me gjate. Para pak ditesh eshte tentuar te vritet denoncuesi i skemes se vrasjes. Nuk mund te prisja me gjate, sepse njerezit rezikojne te vritet nga indiferenca e shtetit, dhe ortakeria e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit. Kush nuk do ishte i revoltuar ne kushtet qe eshte i rrezikuar te vritet, ne kushtet qe faktet dhe deshmitaret po tentohen te vriten? Jam ne te drejten time te reagoj per jeten. Ashtu sic jam ne te drejten time te denoncoj vrasesit me pushtet, te cilet me marreveshje vendosin te injorojne detyren e tyre, te injorone ligjin dhe te fshehim nje krim makaber. Po deklaroj edhe njehere me pergjegjesine e ligjvenesit se kam paraqitur fakte te pamohueshme per krimin ndaj meje dhe kolegut tim. Le te pyesin Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per deklaraten qe ka bere personi i paguar ne zyren e tyre. Le te informohen ambasadat tek Ministri per kete fakt. Jam i gatshem gjithashtu qe ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojne autenticitetin e videos dhe faktet tronditese qe pohohen aty. Do kerkoja me zemer ne dore qe ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian te sjellin hetues profesionist te gjykojne se bashku me Prokurorine Shqiptare keto akuza. Une kam interes te zbardhet e verteta. Kam interes te mos kete kriminel ne Parlament. Njehere Ilir Meta i shpetoi drejtesise me akuzen e korrupsionit. Shpresoj kete here drejtesia te bej detyren, dhe garancia qe kjo pune do funksionoj eshte qe hetues profesionist amerikan dhe europian te jene pjese e grupit te hetimit. Tom Doshi nuk mund te vazhdonte nje miqesi me Edi Ramen kur ai ka bere marreveshje me krimin, per te mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit. Votat e nje porositesi krimesh nuk duhet te mbajne PS ne pushtet. Shantazg i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund. Me krimin duhet te ndahen te gjithe, mbi te gjitha politikanet. Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine”. s.z

Kategori
Uncategorized

Kali i Trojës, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri .

search

Marin Mema

Në rrjedhën e shekujve, Shqipëria, toka aq shumë e dëshiruar nga fqinjët e fuqitë e mëdha për vetë pozitën e saj gjeografike si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit e me një dalje të lakmueshme në det është gjendur shpesh në kufijtë e ekzistencës si një shtet i vërtetë. Planet aneksuese pasonin njëri-tjetrin dhe laku i zhdukjes së një prej kombeve më të vjetër në Ballkan sa vinte e shtrëngohej. Turqia, Austro Hungaria, Greqia, Jugosllavia, Franca, Italia, Gjermania e shumë vende të tjera shtrinin e tërhiqnin sipas dëshirës ushtritë e tyre në tokat shqiptare, që në çdo kohë i është dashur të luftojë për mbijetesë e për të mos u fshirë e harruar nga historia. Reagimi i parë erdhi nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që më 28 Nëntor 1443 ngriti mbi qytetin e Krujës flamurin me shqiponjën dykrenare. Më pas, sërish më 28 Nëntor por këtë herë të vitit 1912 një tjetër figurë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali dha sinjalin përfundimtar se kombi shqiptar nuk mund të zhdukej. Vendimet e njëpasnjëshme në dëm të kombit shqiptar që i pafuqisëëm ishte shndërruar në lodër në duart e interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, aneksimi i Kosovës, Ohrit, Strugës, Manastirit, Ulqinit, Tivarit, Shkupit, nuk arrinte të kënaqte sërish fqinjët e etur për të shtrirë kufijtë e tyre deri në zemrën e shtetit të njomë shqiptar.
Menjëherë pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve më 1913 mbi kufijtë jugorë të Shqipërisë, grekët nisën të hartonin plane të reja për të realizuar synimet e tyre në këtë zonë. As protokolli i Firences i 17 dhjetorit 1913 që la jashtë kufijve zyrtarë Çamërinë, nuk kënaqi dëshirat ekspansioniste të shtetit grek, që kishte nisur të organizonte strukturat ushtarake të batalionit të shenjtë, të përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur të Kretës. Një batalion që në histori do të mbahej mend si Andartet që do të kryenin disa qindra sulme në jug të Shqipërisë duke vrarë e masakruar mijëra njerëz të pafajshëm. Sulme që do të shtriheshin edhe në Gjirokastër, Korçë e Përmet. Duke përfituar nga situata ish-ministri i Jashtëm grek, Jorgji Zografi, me mbështetjen e renegatit Spiro Milo e mbi të gjitha të Kryeministrit Venizellos më 2 mars 1914 shpall krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e andartëve Zografi izolon Përmetin, Korçën dhe Gjirokastrën.

Nën presionin e fuqive të mëdha e veçanërisht Italisë, shteti shqiptar i drejtuar në atë kohë nga Princ Vidi, i ardhur në Shqipëri më 7 mars 1914, detyrohet të nënshkruajë dy muaj më vonë, në 17 maj 1914, Protokollin e Korfuzit. Sipas këtij protokolli, komisioni ndërkombëtar vendos që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku garnizonet e xhandarmërisë do të përbëheshin nga oficerë grekë. Kisha Ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar nga patriarkana e Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranoi edhe kërkesën e Spiro Milos për t’i njohur Himarës statusin e autonomisë. Këto vendime do t’i paraqiteshin për ratifikim fuqive të mëdha. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, risolli në tavolinën e bisedimeve të paqes sërish çështjen shqiptare. Qeveria greke u përpoq me të gjitha mënyrat për të përfituar nga situata jo shumë e sigurt e shtetit shqiptar për të kënaqur pretendimet e saj ndaj Shqipërisë.

Reagimi i shqiptarëve në Kongresin e Lushnjës, por edhe lufta e Vlorës që çoi në dëbimin e trupave italiane, e detyruan këtë shtet të njihte më 2 gusht 1920 me firmosjen e Protokollit të Tiranës sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Italia do të mbante vetëm Sazanin. E mbledhur në Paris, Konferenca e Ambasadorëve vendos që kufijtë shqiptaro-grekë të mbeteshin ato të protokollit të Firences në 1913. Por ndërsa Jugosllavia tërhoqi trupat, Greqia mbante të pushtuara 26 fshatra shqiptarë e duke mos u mjaftuar me sa kishte arritur ajo kërkonte të paktën vënien në jetë të protokollit të Korfuzit të vitit 1914, të cilin vetë e kishte shkelur poshtë me fillimin e Luftës së Parë Botërore.

E torturuar ndër shekuj, e bastisur, djegur, vrarë, e gjysmuar, tashmë në horizont për Shqipërinë duket edhe një tjetër luftë, më e fshehtë, më e sofistikuar. Përkrah luftës së hapur edhe planet konspirative.

Në shesh beteje hidhet Kali i Trojës në barkun e të cilit fqinjët jugorë do të fshihnin për të hedhur në lojë agjenturat e tyre.

Vitet 1920 në Shqipëri karakterizoheshin nga një situatë e paqëndrueshme ku qeveritë pasonin dhe zëvendësonin njëra-tjetrën brenda një kohe mjaft të shkurtër. Nga viti 1920 deri në 1922 u ndërruan 8 qeveri, ku vetëm kryeministrat Iliaz Vrioni dhe Xhaferr Ypi mundën të kalojnë kufirin e një viti në këtë post. Të tjerë si Hasan Prishtina, Pandeli Vangjeli ose Sulejman Delvina, nuk mundën të drejtonin më shumë se pak javë. Ndërsa Qazim Koculi mori postin e Kryeministrit më 6 dhjetor 1921 dhe e la atë vetëm pak orë më pas. Duke përfituar nga kjo situatë shteti grek vijonte propagandën dhe provokimet në jug të vendit. Ahmet Zogu menjëherë pasi forcoi pozitat e tij duke marrë postin e ministrit të Brendshëm, do të ngrinte shërbimin e fshehtë një strukturë e fuqishme të cilën në kujtimet e tij Hoxha Kadri e quan epoka e spiunazhit. Sidomos në pjesën e sipërme të Shkumbinit, Shqipëria u kthye në një ushtri spiunësh. Çdo fjalë që qarkullonte nëpër tregje, kafene, restorante apo shtëpi shkonin menjëherë në strukturat e xhandarmërisë e më pas te Zogu. Pasi u dekretua në detyrën e ministrit më 24 dhjetor 1921, Zogu riorganizoi gjithë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në krye të zyrës sekrete vendoset Haki Stërmilli.

Raportimet e para të dokumentuara në vitin 1922 nga strukturat e sapongritura të kohës e që ndodhën të ruajtura edhe sot në arkiv zbulojnë edhe infiltrimin në politikë të elementëve që kërkonin autonominë e të ashtuquajturit Vorio Epir.

Ja se ç’thuhet në një nga dokumentet e para që daton 10 mars 1922, ku zyra e policisë i përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Gjirokastrës një dokument informativ mbi disa deputetë të cilët bënin propaganda për Vorio Epirin.

10/03/1922
ZYRA E POLICISË
DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË

Gjirokastër

Ju bëjmë me dije se një prej deputetëve të provincës së Gjirokastrës i quajtur Koço Tasi me rastin që mblodhi zgjedhësit për t’u zgjedhur për herë të dytë, jemi informuar nga njerëz të sigurt dhe agjentë të zyrës tonë, se ai ka bërë dhe po bën propagandë të keqe për shkatërrimin e shtetit.
Duke kërkuar autonomi të veçantë që të mund të jetojmë ndryshe, se për në është e pamundur që të bashkëjetojmë me Muhamendanë dhe për më tepër gegë të cilët janë të egër. Prandaj duhet të mblidhemi tani dhe të kërkojmë autonomi se sot është edhe koha që mund të përfitojmë. Prandaj Jugu duhet të shkëputet nga Shqipëria dhe të kërkojë autonomi ose statusin e kantonit. Kjo gjë u kërkohet zgjedhësve çdo ditë. Deputeti Koço Tasi ka qenë i shoqëruar nga deputeti tjetër, Agathokli Xhitomi. I vetmi që ka kundërshtuar hapur Koço Tasin ishte deputeti Leonidha Frashëri. Deputeti Koço Tasi bashkë me shoqërinë e tij kanë ngritur shoqërinë “Mbrojtja Ortodokse”. Sipas informacioneve po synohet edhe ngritja e çetave me nga 12 persona që të prishin rendin publik dhe të bëjnë propaganda greke.

Nënkomisar
Xhelal Meta

Pak muaj më pas, Prefektura e Gjirokastrës lajmëron Ministrinë e Brendshme për lëvizjen që po ndërmerrte Patriarkana e Stambollit, duke krijuar edhe komisionin e Vorio Epirit nën kryesimin e mitropolit Jukovit.

24/05/1922
Shkresa numër 193

Prefektura Gjirokastër
Ministrisë së Brendshme

Lajmërohemi se në Patriarkën e Stambollit po përgatitet një lëvizje politike për çështjen e bashkimit të ta gjithë viseve me Greqinë. Do formohen komisione të posaçme nën kryesimin e Mitropoliteve. Komisionet do të jenë në dispozicion të Patriarkës. Komisioni i Vorio Epirit i formuar në Janinë nën kryesimin e Mitropolit Jukovit. Grekët besojnë se do të krijohen zona neutrale edhe në Gjirokastër. Thuhet se po organizojnë banda armate për të vepruar kur të vijë komisioni i kufijve.

Zëvendësprefekti
R.JELLA

Që prej 2 dhjetorit 1922, Ahmet Zogu merr postin e Kryeministrit, por ruajti edhe atë ministrit të Brendshëm. Me ardhjen e tij në drejtim të vendit ai ndërmori një sërë reformash ndër të cilat ajo në fushën ekonomike, të arsimit e shëndetësisë, por mbi të gjitha riorganizmin e plotë të strukturave ushtarake. Dora e hekurt e Ahmet Zogut nisi të ndihej edhe më shumë. Që nga ky moment, informacioni që përcillej në zyrën sekrete të Ministrisë së Brendshme ishte më i plotë e më i detajuar.

Në ato vite zona e Korçës ishte nën ndikim të fortë të agjenturave greke e serbe ndaj shteti shqiptar duhet të përballej me nevojën e zhvillimit të një lufte të ftohtë dhe njëkohësisht me domosdoshmërinë për të grumbulluar sa më shumë informacion mbi veprimtarinë e tyre në këtë qark. Për çdo element të dyshimtë raportohej më parë në njësitë vendore që ia kalonin qendrës, ndërsa misione të posaçme dërgoheshin jashtë vendit kryesisht në Greqi nga prefekturat kufitare ose selitë diplomatike.

Në shtator të vitit 1923, Prefektura Korçë përpilon me kujdes një nga listat e para të shqiptarëve të arratisur në Greqi dhe që bashkëpunonin me shoqatën e Vorio Epirit. Lista që përmban më shumë se 25 emra personash i dërgohet me urgjencë Ministrisë së Brendshme dhe prokurorisë për ndjekje ligjore dhe hetime të mëtejshme.

10 SHTATOR 1923
Prefektura Korçë
Ministrisë së Punëve të Brendshme

Si mbas urdhrit të kësaj ministrie nr 13745 / 2178 Sek.1 më 19/VII/1923 si mbas hetimeve që u bënë bashkangjitur po ju dërgojmë një listë me emrat e atyre shqiptarëve që janë arratisur dhe ndodhen në Greqi, të cilët bashkëpunojnë me të ashtuquajturën shoqëri të Vorio Epirit. Një listë e tillë ju çua edhe prokurorisë për ndjekje ligjore.

PREFEKTI
G.ANAGNOSTOPULLOS Përmet
DHIMITRI KALLFA Korçë
JOSIF PIPA
LLUKA PANARITI
STOJA PANARITI
LLAZO MINGO
NIK.DHESTOPULOS
KRISTO KRYSANTHI Manastir
SOTIR PANDAVINJI
MIHO NASTAS
KOSTA COBANI Hoçisht
JORGJI KITA Leskovik
DHIMITRI ZISO
PERIKLI NASHOLARI
VANGJEL KOKMADHI
VASIL STILARA
DHIMITRI KOROVESHI
THANAS TULLA
MITRO SHABO
LILO NIKOLLA
PORFYR FOTO
FILE BIXHOKU
JOTI MIHAL
JANI MIHAL
ALEKS LILO
SPIRO MIHAL
JOSIF KRISTO

Dy vite më pas fillojnë arrestimet e para për personat e lidhur me silogjet vorio-epirote dhe që kryenin propagandë për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Në shkresën e vitit 1925 të Ministrisë së Drejtësisë dalin në skenë persona që do të ishin mjaft aktivë në këtë drejtim edhe në vitet në vijim në zonën e Himarës, mes tyre Jorgji Bollano dhe Thanas Bollano.

1925
MINISTRIA E DREJTËSISË

Arrestohen Jani Milo, Jorgji Bollano, Mico Karaj, Petro Konomi, Pano Llazami, Thanas Zotua, Kristo Jano dhe një tjetër Bollano për bërje propagande greke dhe moslejim të ngritjes së Kishës Autoqefale në Himarë. Thanas Bollano ka mundur të arratiset. Të arrestuarit do të vuajnë dënimin në Burgun e Vlorës.

Në qershor të vitit 1923, shteti grek duke shfrytëzuar traktatin e Lozanës të 30 janarit të po atij viti sipas të cilit do të bëhej këmbimi i popullsive turke e greke në këto dy shtete, nisi spastrimin dhe dëbimin e popullsisë çame nga tokat e saj. Në pak ditë të gjithë banorët e 31 fshatrave shqiptare të Kosturit dhe Follorinës u dëbuan dhe pronat e pasuritë e tyre u konfiskuan. Pavarësisht protestave të shumta të qeverisë shqiptare që ngulmuan në faktin se çamët kishin vetëm fenë të përbashkët me turqit, qeveria fqinje nuk u tërhoq nga spastrimi, përkundrazi në pronat e çamëve nisi vendosja e popullsisë greke.

Himara mbetej një nga zonat më delikate në Shqipëri ku përplasjet dhe tentativat e shtetit grek për të destabilizuar situatën ishin mjaft të mëdha. Më 4 qershor 1925, Prefektura Vlorë në një telegram drejtuar zyrës sekrete të Ministrisë së Brendshme shkruan se Jani Spiro Milo dhe Doktor Cane bëjnë propagandë te banorët e zonës për të mos iu përgjigjur shërbimit ushtarak. Në telegram kërkohet një hetim i mëtejshëm për këtë ngjarje dhe dërgimi i një fuqie shtesë xhandarësh për këtë zonë.

Në vitin 1926, strukturat shtetërore të qytetit të Gjirokastrës do të japin informacione për atë që do të shndërrohej vetëm pak kohë më pas në drejtuesin kryesor të lëvizjes vorio-epirote në Shqipëri Vasil Shahinin. Propozimi i tij nga shteti grek për t’u emëruar në pozicionin e konsullit në qytetin e Sarandës është një ndër treguesit e lidhjes së fortë mes organizatave ekstremiste vorio-epirote dhe strukturave shtetërore të vendit fqinj. Në atë kohë, konsullatat ishin bazat kryesore të veprimit të agjenturës greke në Shqipëri. Në përgjigje të shkresës zyrtare të Prefekturës Gjirokastër, Ministria e Punëve të Jashtme nuk pranon propozimin e shtetit fqinj dhe jep direktiva të qarta si duhet të veprojnë strukturat lokale, asnjë akt i konsullatës greke me firmën e Shahinit nuk merrej parasysh dhe për këtë nuk u pranua as ndërmjetësim diplomatik.

Më 14 janar 1927, Ahmet Zogu do të ngrinte edhe aparatin e Shërbimit të Jashtëm Informativ, që synonte mbledhjen e informacionit dhe veprimtarinë që kryenin grupet vorio-epirote por edhe ato serbe jashtë vendit. Rrjeti informativ ishte i organizuar mbi një skemë të qartë konsullatë-legatë-prefekturë-Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhja kryhej në forma të ndryshme. Prefekturat kufitare mbanin lidhje me konsullatat më të afërta, ndërsa lidhja me legatat organizohej nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme.

Komitetet vorio-epirote nisin të organizohen jo vetëm në Greqi, por edhe në SHBA dhe Egjipt, nën kujdesin dhe mbështetjen e Kishës Ortodokse Greke. Këto silogje formoheshin nga grekë, elementë shqiptare grekofonë, por edhe shqiptarë të besimit ortodoks të arratisur, të cilët ishin të detyruar në më të shumtën e rasteve të anëtarësoheshin.

Në shkurt të vitit 1928, zyra sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një njoftimi të konsullatës shqiptare në Aleksandri, njoftonte se komitetet vorio-epirote po zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në Greqi e Misir.

Duke u nisur nga këto zhvillime dhe organizimi që po merrnin silogjet vorio-epirote në territorin shqiptar dhe jashtë tij, në emër të Këshillit të Ministrave, Ahmet Zogu, në prill të 1928-s urdhëron Ministrinë e Punëve të Brendshme të urdhërojë prefekturat të bënin një ndjekje të rreptë të të gjithë elementëve të dyshimtë. Ata që do të faktoheshin që ishin pjesë e këtyre silogjeve do të ndiqeshin penalisht dhe do t’u konfiskohej e gjithë pasuria. Në të njëjtën periudhë angazhohen edhe informatorë në Greqi, të cilët kishin për detyrë të mblidhnin sa më shumë informacion mbi funksionimin e silogjeve në Athinë, Selanik, Janinë, Korfuz e Follorinë.

Prefektura e Vlorës, një ndër institucionet më aktive në përcjelljen e informacioneve sekrete për Ministrinë e Brendshme në vitin 1928, dërgon një listë të plotë me emrat e pjesëtarëve në klubet vorio-epirote që jetojnë në atë zonë. Shumica janë nga Himara, ku më aktivi rezulton Thanas Bollano. Tre vite më parë, Bollano ishte akuzuar për bërje propagande për Vorio Epirin dhe moslejim të ngritjes së kishës autoqefale në Himarë dhe mundi t’i shpëtonte arrestimit, duke u arratisur në Greq

Nënprefektura e Himarës, në telegramin nr. 19/1, datë 12/V/1928 na njofton se në klubin e vorio-epirotëve janë pjesëtarë njerëzit e mëposhtëm.

Niko Spiro Himarë
Milo Kristo
Dhima Jorgji
Thanas Bollano
Nikolla Pope
Nikollaq Pepe
Naqe Laqe Qeparo
Naqe Spirogjeka
Milo Merkuri Pilur
Pilo Kapo
Dimitri Kapo
Pilo Tane Vunoj banues në Korfuz
Gaqe Lazri Vunoj banues në Athinë
Janaq Spiro

Pak muaj më pas dhe pikërisht më 6 qershor 1928, Ministria e Brendshme arreston Vasil Shahinin, nën akuzën e falsifikimit. Gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin e tij, grupi hetimor gjen edhe materiale komprometuese për lidhjet e tij me agjenturën greke, nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme që kishte me persona të dyshimtë, ndër të cilët zyrtarë të lartë grekë. Shahini, prej vitesh, mbahej nën mbikëqyrje të fortë nga policia sekrete shqiptare dhe njihej si një ndër drejtuesit kryesorë të grupeve vorio-epiriote dhe propagandës që ushtrohej nga ato në Shqipëri. Mes materialeve të zbuluara kishte edhe trakte me mbishkrime “Rroftë ushtria greke” dhe me stemën e mbretërisë greke. Gjatë hetimit mbi materialet e konfiskuara Vasil Shahinit, Ministria e Drejtësisë në dokumentet e saj zyrtare ngre një sërë pyetjesh, ndër të cilat edhe atë për çështjen e pensioneve që u jepeshin banorëve të Jugut të Shqipërisë. Një pikë kjo për të cilën organet e drejtësisë shqiptare nuk kishin pasur informacione më parë.

Në shkresë kërkohet informacion mbi pensionet që u jepen të ashtuquajturve banorë të Epirit të Veriut, çka është përmendur sipas organeve të drejtësisë shqiptare edhe në shkresat e mitropolitit Spiridhon të Athinës. Hetimet e mëpasshme u mbajtën krejtësisht të fshehta, por dokumenti në fjalë shënon edhe provën e parë se pensionet në Jug të Shqipërisë kanë nisur të jepen që diku në mes vitet 1920.

Ministria e Drejtësisë 6/VII/1928

Po ju referojmë letrat origjinale të konfiskuara të të pandehurit Vasil Shahini, bashkë me përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.

1. Ç’është çështja e pensionit të atyre në Epirin e Veriut që bën fjalë shkresa e mitropolit Spiridhon i Janinës, cilëve persona u jepet ky pension dhe për ç’qëllim?

2. Përse në letrën e 2, që dërgon Z.K.Nishkos, më 26/01/1927 në paragrafin e dytë, i thuhet të pandehurit “që të mos doni të ekspulsoheni, duhet të shfaqeni në autoritetet lokale me cilësinë tuaj të panjohur edhe?
Cila është kjo cilësi?

3. Ç’janë çekët që përmend letra numër 3 nga Athina për ç’qëllim i ka dërguar i pandehuri?
4. Përse i pandehuri e ka bërë betimin e ligjshëm më 13 Nëntor 1926 para nënkolonelit të Sarandës, z. Skarpos siç flitet në letrën 4, kurse i pandehuri nuk e ka pasur pëlqimin (agrementin) e qeverisë sonë.

Zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme në janar të 1929-s do të hetonte edhe një kompani greke, me aktivitet transporti detar të quajtur Janullatos. Sipas strukturave përkatëse, kjo shoqëri kishte vënë tabela me dy gjuhë në dobi të greqishtes. Veprimtaria e agjenturës sekrete në Shqipëri u intensifikua në fillim të viteve 1930, ku me instalimin e fondacioneve të ndryshme, shoqërive, sekteve fetare, studiuesve e eksploruesve u infiltruan edhe agjentë të shumtë, sidomos grekë, të cilët kishin për detyrë organizimin dhe forcimin e strukturave të tyre në të gjithë territorin e vendit.

Për t’ju përshtatur situatës së tensionuar dhe forcimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, në Athinë e Pire silogjet vorio-epirote nisën riorganizimin e strukturave të tyre duke synuar infiltrim më të thellë dhe më efikas në Jugun ë vendit të elementëve grekofonë. Më 3 dhe 4 gusht të vitit 1930 në një mbledhje jashtë radhe, lidhja panepirotike, bashkimi i rezervistëve vorio-epirotë dhe drejtues të tjerë të silogjeve kërcënojnë hapur se do të marrin përsipër, në çdo mënyrë, realizimin e kërkesave të tyre, ndër të cilat hapja e menjëhershme e shkollave greke, rivendosja e prestigjit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, si dhe pushimi i të gjitha çështjeve penale ndaj grekëve. Kërkesa që më pas duhet të pasoheshin me bashkimin e Vorio Epirit me Greqinë. Për t’ju përshtatur kërkesave, zgjidhet edhe një komitet i përbashkët, që do të organizonte punën dhe aksionet që do të ndërmerreshin në tokën shqiptare. Mbledhjet e strukturave drejtuese të silogjeve vorio-epirote do të intensifikoheshin. Krerët e tyre në Greqi vënë alarmin për atë që ata e quajnë tentativë të shtetit shqiptar për të fshirë përfundimisht nga harta Vorio Epirin, me këtë rast rekomandohet marrja e një sërë masash, deri tek ato më ekstremet që përfshinin edhe ndërhyrjet me armë.

Pavarësisht se ishte nën hetim, Vasil Shahini, siç del nga shkresat e pak viteve më pas, mbetet protagonist në drejtim të grupeve greke, ku së bashku edhe me disa deputetë, synonte përçarjen mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonën e Gjirokastrës. Elementë të këtij grupi kryenin rregullisht udhëtime për të organizuar minoritarët edhe në Vlorë, në Sarandë, Himarë e Delvinë. Refuzimi i shtetit shqiptar për të pranuar emërimin e Shahinit në krye të konsullatës greke në Gjirokastër, nuk e pengonte atë që të kryente rregullisht takime në dyqanin e tij me zëvendëskonsullin grek, të cilit i jepte direktiva të qarta si duhej të vepronte në situata të ndryshme. Duke shfrytëzuar mbështetjen e madhe të minoritarëve, Shahini kishte vënë lehtësisht nën kontroll edhe deputetët e zonës së Gjirokastrës, të cilët kishin nevojë për mbështetjen e tij për votat në fshatrat e banuara nga minoriteti grek. Në këtë grup bien në sy deputeti Llambro Papadhopullo, avokati Lame Dilo, tregtari Aleks Çeci, doktorët Telhma Laboviti, Vasil Shahini dhe Vasil Papa.

Në vitin 1933, Prefektura e Gjirokastrës dërgon një listë të gjatë me 98 emra të pjesëtarëve të grupeve vorio-epirote në Shqipëri. Në krye të listës qëndrojnë ata që njiheshin si njerëzit më të afërt të Vasil Shahinit; Jani Diamanti dhe Sokrat Bozhori.

03/04/1933
Kërkesë Prefekturës Gjirokastër për një listë emrash të pjesëtarëve të grupit Vorio Epirot
Ministria e Punëve të Brendshme

Lista 27/V/1933 (98 EMRA)

DR. SOKRAT BOZHORI (MJAFT I PASUR)
JANI DIAMANTI (30 strem tokë, një shtëpi, një dyqan)
SPIRO DIAMANTI (25 strem tokë dhe një dyqan)
HARALLAMB PAPA
DHIMO DELIJORGJI (50 strem tokë, 60 kokë dhen)
JANI XHANGO (30 strem tokë)
PRIFT PAPATHANASI (15 strem tokë)
KOCO VASO
JANI ZIKO (Ka një dyqan e një furrë)
GLIGOR LLUCI (Ka një furrë në Delvinë)
LEFTER NINI (30 strem tokë, dyqan)
FILIP STAMULI
KICO PAPA
THEODHORI PASKO
SPIRO MILO
KOCO VASO
GLIGOR CAMI
VANGJEL THANO
TOLO KALLUCI
PILE PAPA

Lista të tilla me kërkesë urgjente të Ministrisë së Brendshme dërguan edhe strukturat shtetërore në Përmet, Libohovë, Delvinë, Konispol dhe Sarandë. Në total nga listat e dërguara së bashku me atë të Gjirokastrës, ku nuk mungojnë bashkëpunëtorë të tjerë të Shahinit, rezultojnë 239 shtetas që, sipas prefekturave përkatëse, rezultonin pjesëtarë ose bashkëpunëtore të grupeve të ndryshme vorio-epirote që kryenin një veprimtari të gjerë në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.

LISTA PËRMET

FILIPEO PECI
MITI TOLE
AT ALEKS KALUCI
KOCO XINGO
NIKOLLA PAPADHOPULLO
SOFOKLI KASO
TELI VASIL DRACOVA

LISTA LIBOHOVË 20/04/1933 (67 EMRA)

ALEKS BOLLO
VANGJEL BELLA
ANDREA BAKA
KRISTO DILO
GLIGOR LICI
VASIL LICI
PAPA KRISTO
PAPA MIHAL
GLIGOR KICATI
JANI KOTO FOTO
LEONIDHA PAPA
STAVRO ZERVA
ILIA ZERI
PAPA KRISTO
PAPA JOTIDHI
JANI ZOI
HARILLA KONOMI
ODHISEA MINO NANO
VASIL JANI FOTO

LISTA E DELVINËS (25 EMRA)

MIHAL LEZO
THANAS SHUTA
JORGJI FILIPI
VASIL PAPASTAVRO
STEFAN LEZO
VESIL VETO
GLIGOR VETO

LISTA SARANDË 30/04/1933 (6 EMRA)

THEMISTOKLI KUMI
SPIRO PLAKU
THOMA VOGLI
APOSTOL VOGLI
STEFAN LEGO

LISTA KONISPOL 26/05/1933 (36 EMRA)

PAPA VASILI
PAPA ALEKSI
KRISTO MILO
PAPA MIHO
MICO TOLE

Ndërkohë, në 1934, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Evangjeli, dënon me 6 muaj internim Vasil Shahinin dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij. Disa prej tyre do ta vuanin dënimin në Lesh, kurse të tjerët në Elbasan.

Institucionet e drejtësisë rreth dy javë më vonë, informojnë mbi armatosjen e një numri të madh personash nga struktura të caktuara të shtetit grek, të cilat synonin destabilizmin e situatës në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë nga qyteti i Përmetit dhe Leskovikut. Bashkëngjitur me të dërgohet edhe një tjetër listë e rinovuar, me emrat e personave që janë pjesë e silogjeve vorio-epirote dhe që rezultojnë të skeduar për propagandë dhe veprime të tjera të dyshimta kundër integritetit të shtetit shqiptar. Me anë të shkresës së firmosur nga tre drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare në atë kohë i kërkohet organeve kompetente një hetim i mëtejshëm.

30/X/1934

Lista që përmban emrat e personave të arratisur nga Shqipëria të cilëve, qeveria greke iu ka dhënë armë dhe nga 121 copë municione.

Vangjel Radovishti- Përmet
Mihal Vangjeli
Naum Radomi
Dome Mihal
Petro Koli
Andon Gjelo
Vasil Stilaro
Mico Minollaj Leskovik
Taq Skupa Permet
Rici Naqe Vllahu s’dihet
Kristo Farmaku Përmet
Niko Bjovizhda
Stefan Guri
Spiro Guri
Gac Cobani
Dhoksa Cobani
Stath Koliqi
Josif Stermbeci
Sotir Kolidhi
Kristo Rongo
Thanas Rongo
Avram Vllahu
Jani Rovithi
Bali Leskoviku – Leskovik
Hasan Buli Jorgo

Të regjistruarit në shoqëritë vorio-epirote

Ilia Leshnica- Përmet
Miti Tole
Kico Bodlona
Mihal Bidike
Koco Ristani
Ilia Vllahu
Maria Ziko
Kushtim Prifti- Libohovë
Jano Koco- Përmet
Dhamo Prifti
Nasho Prifti
Pandeli Karajani Leskovik
Naum Karajani
Leonidha Karajani
Panajot Koburja
Nake Bili
Joti Bili
Koco Bili
Jani Bili
Leon Bili
Janaq Niko
Mino Racaqi
Kosta Guri Libohov
Mico Xeri
Kosta Xeri
Pando Kololi
Prifti Sopikut
Valif Rafti

Pak ditë më pas, një informacion i përafërt përcillet edhe nga Prefektura e Korçës, e cila nëpërmjet informatave që kishte mundur të mblidhte prej një ushtari të dorëzuar, informon se grupet e silogjeve vorio-epirote po organizoheshin dhe armatoseshin në një fshat pranë Janinës nga Dhespoti Spiridhon. Sipas shkresave të detajuara dërguar nga kjo prefekturë, i ashtuquajturi Sotir Menxha nga fshati Zhap i Përmetit, kishte dezertuar nga ushtria greke, duke u futur në Shqipëri nga Leskoviku. Pasi është marrë në pyetje nga hetues në Korçë, Menxha deklaron se një grup i madh të arratisurish në Greqi janë rekrutuar nga silogjet vorio-epirote. Këta persona kishin nisur krijimin e çetave, të cilat do të synonin sulme të ndryshme në territorin shqiptar.

Strukturat drejtuese të silogjeve vorio-epirote nisën punën në dy fronte. Teksa grupet e armatosura kishin nisur të organizoheshin brenda dhe jashtë vendit, elementë të tjerë grekofonë nisën të ushtronin presion kundrejt autoriteteve shtetërore për të përfituar më shumë të drejta. Jorgji Bollano ishte një ndër iniciatorët që kërkonin ngritjen e himarjotëve në protesta, kërkesë kjo që u refuzua nga paria e vendit.

Vetëm tri ditë më pas, Vasil Shahini që gjendej i internuar në Lesh, i drejton një letër faljeje Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe se është dënuar në kundërshtim me ligjet në fuqi në atë kohë. Duke hedhur poshtë akuzën për falsifikim dokumentesh, Vasil Shahini nuk harron të mbrojë edhe elementët grekofonë, të cilët ai i cilëson inteligjentë, me edukatë politike dhe larg të qenit turbullues të rendit publik në Shqipëri.

Letra e Vasil Shahinit

Z. Kryetar

Jam arrestuar më 3 tetor në Gjirokastër e me vendimin tuaj u internova në Lesh. Internimi pa dyshim ka lidhje me ngritjen e shkollave greke në Gjirokastër. Qysh prej 20 vitesh banoj në këtë qytet me punë tregtar dhe jetoj me nënën time 60-vjeçare. Insistoj në faktin që jam i pafajshëm me moral të lartë e të pastër. Krimi i falsifikimit është i pathemel dhe i pabazë e i pastudiuar mirë. Nuk shoh normale që me krime imagjinare e supozime s’është e drejtë që njerëz të ndershëm, por shumë të ndershëm me karakter e moral të panjollosur të merrem me pranga a të shoqërohem me xhandar shumë herë injorantë e brutalë. Jo z. kryetar grekofonët pa përjashtim nuk vlejnë të tillë sjellje. Grekofoni nuk është kryengritës, turbullonjës ose inspirues kundra shtetit. Grekofoni nuk ushqehet nga demagogët që të bëj një vepër të kundraligjshme, por është në pozitë që ta gjykojë vetë. Ka mjaft mjaft inteligjencë e edukatë politike.

Z. Kryetar

Si shtetas shqiptar e qytetar i lirë që interesohet më mirë nga çdo tjetër nëpunës për mbarëvajtjen e interesin e vendit ku banon e rron ulërij nga shpirti, Ju lutem rishikoni vendimin e internimit tim për hir të drejtësisë.

Me respekt të thellë

Vasil Shahini

Megjithatë në Himarë, elementët grekofonë rritën presionin. Lëvizja e radhës ishte që të pengonin fëmijët e tyre të shkonin në shkollë. Kjo lëvizje e organizuar dhe e koordinuar mjaft mirë ku përfshihej edhe prifti i fshatit Palasë, kishte për synim presionin ndaj qeverisë për ta detyruar atë të hapte shkollat greke. Por gjithçka drejtohej nga persona që ruheshin rreptësisht nga organet sekrete të Ministrisë së Brendshme, ndër të cilët Tase Pilo, Teo e Jorgji Bollano dhe Filip Konomi. Për ta, nënprefektura Himarë kërkon internimin.

Kategori
Uncategorized

FSHATI QE JETON VETEM ME BUKE E KRIPE

Shqiperia ndryshe.

3 minuta dhe para jush hapet nje video rrengjethese e Shqiperise ndryshe.

Kategori
Uncategorized

Kush është kosovari në mes 17 serbëve i kerkuar nga Interpol-i për krime ndaj shqiptarëve?

Muharem-Ibraj111Interpol ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 18 persona nga Serbia, ne mesine tyre edhe nje koosvar, të cilët kërkohen për krime të kryera qgjatë luftës në Kosovë në prill të vitit 1999.

Ai eshte Muharrem Ibraj eshte nga fshatin Osek Hila pranë Gjakovës, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. Madej Ibraj mu ate viti kishte varre nje shqiptar. Kosovari Muharrem Ibraj ka shkuar në Hagë për te dershmuar në krah të Serbisë, duke mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milosheviq. “Unë shkova ne Hagë, nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.

Ai altualisht jeton në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë kidnapuar e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipa. Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tash jeton me një pension diku në Serbi.

kosdvrr11Ne ate kohe, para dhejte vitesh (17.08.2005) gazeatri i agjencise se lajmeve « Presheva jonë » në Hagë përcillte drejpërsedrejti seancat e njepasnjeshme e procesit gjyqësor kunder kryekriminelit serb Miloshevic, drejtuar nga kryeprkurorja e TPI-së Carla del Ponte. Gjatrë nje seanc eu pa edhe fytyra e keitj kosovarit Muharrem Ibrhaj. Ne fakt gazetaret shqiptare dhe boterore qe ndjekninim porcesin, menduan se ai si shqiptare do te dershmonte kunder kasapit serb Mloshevic, por ndodhi e kunderta, ai ishte deshmitari i tij ?!

Gazetari i “Presheva njonë” përkujton se pas pushimeve të verës, gjyqi i Slobodan Millosheviçit vazhdoi (17.08.2005) me dëshminë e dëshmitarit të mbrojtjes Muharem Ibraj. (“ICTY: After the summer recess, the trial of Slobodan Milosevic continued today with the testimony of defense witness Muharem Ibraj.”) Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës thotë se ai nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krimet e kryera nga ana e ushtrisë dhe policisë kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999. Prokurori thekson se vetë dëshmitari ka qenë i akuzuar për krime të tilla
“Vetëm ata shqiptarë largim të cilëve nuk mund të parandalohen nga UJ lënë Gjakovë në pranverën e vitit 1999″, pohon Muharrem Ibraj, dëshmitar i mbrojtjes i Sllobodan Millosheviqit. Ibraj ka jetuar në fshatin Osek Hila pranë Gjakovës, por ai pohon se kishte informacione për ngjarjet në zonën më të gjerë, duke përfshirë qytetin. Ai thotë se ai nuk ka dëgjuar për ndonjë vrasje të kryera, sipas aktakuzës, nga forcat e RFJ-së dhe Serbisë – për shembull në fshatin Cerim, me më shumë se 50 viktimave civile.

Muharem Ibraj u emërua nga Momçilo Stanojeviq, kryetar i komunës, si shefi i “sigurisë lokale”. Një dëshmitar i prokurorisë dëshmoi se “kjo forcë e sigurisë ishte e përbërë nga shqiptarët besnikë të Serbisë.” Ibraj shton se në qershor 1999 ai kishte për të ikur nga Kosova dhe që pas vendosjes së KFOR-it gjashtë anëtarë të familjes së tij u rrëmbyen sepse ata nuk kanë bashkëpunuar me UÇK-në. Kur u pyet nga një gjyqtar se pse ai nuk e përkrahin UÇK-në, Ibraj ka thënë: “UÇK-ja ishte kundër shtetit.” Ibraj u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999. (“Ibraj was charged with the murder of an Albanian in early March 1999,”) Dëshmitari i hedh poshtë akuzat se “siguria lokal” kryer krime dhe përdhunime. “Këto raporte janë botuar pas vendosjes së KFOR-it, njerëzit mund të thonë se çdo gjë që ata i pëlqeu në atë kohë.”

JA LISTA E 17 SERBEVE dhe 1 KOSOAVRI TE KERKUAR NGA INTERPOL-I PËR KRIME NE KOSOVË

Momir Stojanoviç

Momçillo Stojiç

Zoran Mirkoviç

Nikolla Miçunoviç

Momçilo Novakoviç

Milutin Novakoviç

Miladin Novakoviç

Alexander Pekoviç

Zivko Vuksanoviç

Miras Gegoviç

Predrag Stojanoviç

Muharrem Ibraj

Miso Popoviç

Dimitrije Rashoviç

Sreten Camoviç

Lazar Draskoviç

Kategori
Uncategorized

SHQIPTARET E GREQISE RRUGEVE TE SUEDISE.

11006381_447783272044844_5621079851029324703_nPERSE KAQ TE MALLKUAR.

SHQIPTARET E GREQISE RRUGEVE TE SUEDISE.

Sapo futesh ne Qender Central, apo sici therresin ketu vendasit stacionit qendror te trenit ne Stokolm, menjehere veshi te degjon gjuhen e nenes, apo tek tuk nje greqishte te lodhur.
Kethen koken dhe menjehere shikon shqiptare te rraskapitur nga emigracioni ne Greqi qe mundohen, pyesin, kerkojne. Nje adrese, nje emer, nje pune.

Te gjithe kerkojne Stekin.

Steki Grek.
Ose me mire nje qender kulturore e grekeve te Suedise ne kete qytet te ftohte sidomos per shqiptaret e sapo ardhur.

Kur i sheh ne kete gjendje te dhimsen, dhe mendimet shkojne larg, shume larg.

Te kujtohen dikur shqiptaret e rreckosur me pak kafe dhe sheqer neper xhepa, maleve apo rrugeve te Greqise, te rrahur nga policet dhe ushtaret, te grabitur nga bashk atdhetaret, pa lek, pa dokumenta, pa pune, pa shtepi, pa nje te ardhme.
Mbas kaq vitesh perseri syte e tyre jane drejtuar ne steki i grekeve, si e vetmja shprese per te nxjerre buken e gojes, shprese e venitur apo enderr e larget per nje jete me te mire.
Por kete radhe larg, shume larg familjes dhe femijeve.

Ne dore shtrengojne pasaporten dhe nje vize pune 5 vjecare greke, asgje me teper ne kete qytet metropolitan te ftohte dhe te shtrenjte sidomos per shqiptaret e lodhur rrugeve te greqise.

Te gjithe kerkojne Stekin Grek si nje drite te genjeshtert per te takuar ndonje ndertues grek dhe per te siguruar nje pune sa per te mbijetuar, te gjithe shohin njeri tjetrin me frike dhe xhelozi si “vorioepiriote” dhe konkurent per pune, te gjithe luten e luten, pergjerohen deri ne zot, per nje pune dhe disa ditore.

Mbasi e gjejne edhe kete adrese, largohen me te lodhur dhe zhqenjyer.

Vec nje kafeje e lire 20 koroneshe me leket e pakta te tyre, dhe “patrioteve” shqiptare te greqizuar qe mundohen te behen me greke se greket e vertete, asgje me teper nuk mund te gjesh, apo nuk mund tju ofroje shqiptareve te varfer kjo qender ku pensionistet luajne domino dhe pine ndonje gote uzo per te kujtuar me mall vendin e tyre,tashme te rraskapitur nga borxhet dhe politika.

Greke te shumte kane mbushur Stokolmin dhe qytetet kryesore per te kerkuar nje pune, qofte ajo dhe ndertim apo pastrues magazinash, packa se dikur ishin afendikoj kishin magazina, dhe paguanin shqiptaret si dado apo pastruese te shtepive te tyre.

Kohet kane ndryshuar, ne Stokolm te gjithe jane te barabarte.

Te lodhur, te zhgenjyer, ndoshta dhe pa buke, shqiptaret rikethehen perseri ne central qender me friken e kontrollit te biletave ne tren, ata nuk kane dhe munden te pagojne bileten dhe jo me gjoben nga kontrolloret e trenit, xhepat e tyre si dikur, jane perseri te cpuar….bosh…….

Central qender mbetet per ta e vetmja pike takimi, shprese dhe bisedash me njeri tjetrin, njesoj si sheshi Omonia ne Athine apo stacionin e trenit ne Selanik.

Shqiptaret po ata,te lodhur te vuajtur dhe te pa shprese.

Ne Stokolm nuk ka greke qe vijne me makina dhe te therrasin si dikur ne Omonia, “Dhulja  Alvane” as dhe frike nga policet qe tju kerkojne pashaporten, ti

dhunojne apo te mbushin autoburgjet me emigrante te pa ligjshem.

Jo keto gjera nuk ndodhin, por Stokolmi eshte i ftohte akull sidomos per shqiptaret e varfer.

Ora pak nga pak i afrohet dymbedhjete e nates dhe bashke me te dhe policija private per te mbyllur te vetmen qender ku mund te futin koken te huajt dhe shqiptaret bashke me ta.

E ftohta e acarte dhe yjet e larget mbeten te vetmit miq apo shoke te nates mes
prostitutave, emigranteve shqiptare dhe lypsave qe flene te pa shqetesuar
cepave, ne rruget e bukura te Stokolmit shekullor.greek-tragedy-mask-l1d

Nates se akullt, magazinave dhe limuzinave te shtrenjta, reklamave, muzikes Spanjolle neper pabet, zhurmes se detit dhe prostitutave, ju shtohen dhe emigrantet shqiptare me nje traste ne kurriz ne kerkim te nje pune dhe nje strehe per te kaluar naten.

Cili djall, cili mashtrues po i genjen shqiptaret perseri per te marre si dikur rruget e ftohta te evropes kurve.

Politika, politikanet apo varferia dhe perpjekjet per te mbijetuar, sakrifikuar qofte dhe me jeten e tyre ne fund te botes.

—Mos merrni rruget e europes pa gjetur me perpara nje pune apo nje shtepi.
—Mos u mashtroni me vizat 5 vjecare qe leshon greqia per te ri emigruar perseri rrugeve te europes pa pasur nje baze dhe garanci.
—Ruhuni nga mashtrimet dhe mashtruesit.
—Rruget e Stokolmit dhe ne vere,jane te akullta vellezer.imgres

“PA NJE KONTRATE PUNE NGA NJE PUNEDHENES NE SUEDI,LEJA 5 VJECARE E LESHUAR NE GREQI PER PUNE NE EUROPE ESHTE E PA VLEFSHME. ASNJE ZYRE PUNE NUK TE REGJISTRON PA PASUR NJE KONTRATE PUNE.”

Kategori
Uncategorized

“KOMUNISTËT, JO OSMANLLITË, JANË PËRGJEGJËS PËR TË LIGAT E BALLKANIT”

dr-noel-malcolm-respected-historianIntervista / Noel Malcolm:

Është trashigimia e 50 viteve të fundit, jo të 500 viteve të mëpërparshme që rëndon mbi vendet e Ballkanit teksa përpiqen të mposhtin një kulturë korrupsioni dhe klientizmit, thotë historianit Britanik.

P: Sipas raporteve të progresit të BE, vendet e Ballkanit kanë vese të përbashkëta: klasa politike të korruptuara, nepotism, klane, bashkpunim me krimin e organizuar dhe mos-funksionimi i rendit ligjor. A janë këto sjellje të përcaktuara nga e kaluara jonë? Për shembull, tendenca drejt klientizmi dhe krimit të organizaur në Italinë e jugut përshkruhet nganjëherë si trashigimi e sundimit Norman dhe Burbon.

N.M.: Si historian habitem të degjoj se faji për Mafien i vihet sundimit Norman! Kjo është të shkosh mbrapsht gjer në Mesjetë. Historia lë gjurmë në shoqëri nganjëherë në mënyrë të qartë, nganjëherë më të padukshme e të fshehtë. Unë jam skeptik ndaj gjithë këtij argumenti se na duhet të kthehemi mbrapsht një apo dy shekuj për të gjetur arsyet se pse ka korrupsion, rryshfete, apo krim të organizuar. Ne mund të shohim përreth dhe të vërejmë arsyet përpara nesh; nuk na duhet të shkojmë tek librat e hitorisë. Korrupsioni ndodh në kushte të caktuara socio-ekonomike dhe politike, kur pushteti politik është i dobët, pushteti ligjor është i dobët, dhe kur vlerat e shtetit nuk janë tejcuar në tërë shoqërinë në mënyrë tërësore, kur ka një lloj fryme ku njerëzit kujdesen vetëm për veten… dhe pagimi i taksave është dicka që e bëjnë vetëm budallenjt. Në rastin e Ballkanit, do thoja se 50 vite komunizëm janë shumë më të rëndësishme si pjesë e të kaluarës sesa 500 vjet sundim osman.imgresP: Duke parë sot hartën e Europës, a është Ballkani ende “sheshi ku ndajnë pazaret fuqitë e mëdha?”

N.M.: Jo në mënyrën që ka qenë në shekullin e 19të, në Kongresin e Berlinit [në 1878] për shembull. Jo në mënyrën që ka qenë në 1914 kur vrasja në Sarajevë solli gjithë sistemin e fuqive në luftë botërore.

P: Atëherë në c’mënyrë?

N.M.: Në një kuptim më të kufizuar. Nëse sheh vecanërisht politikën e Rusisë drejt Kosovës, është vështirë të shohësh ndonjë arsye bazë brenda Kosovës apo në situatën e ngushtë ballkanike që Rusia të ketë qëndrim kaq të ashpër dhe një dëshirë kaq të fuqishme për të bllokuar politikat perëndimore. Kjo është një lojë që luhet në tabelën e shahut për të tjera arsye. Është pjesë e dëshirës më të gjerë nga ana e Putinit për të shkaktuar probleme për politikën perëndimore dhe për të treguar se Rusia ende ka fuqinë për të bllokuar gjërat dhe të kërkojë kompensim në cështje të tjera ku ndoshta ata vërtetë janë të interesuar, por për gjëra që janë komplet jashtë Ballkanit.

Rusia ende po trajton Ballkanin në mënyrë instrumentale. Ata po trajtojnë Serbinë, gjithashtu, në mënyrë instrumentale. Njërëzit në Beograd që imagjonojnë se kanë ndonjë lloj vëllazërie të madhe gjaku dhe simpati të thellë sllave që u vjen nga Moska gabohen. Ata thjesht po përdoren. E kemi parë këtë gjë në manovrat ruse për tubacionet e naftës dhe blerjen e industrisë serbe të naftës për një cmim qesharak. Rusia thjesht po luan me ta. Kështu, Rusia është rasti ku shohim thjesht politikë fuqishë të mëdha. Në rastin e fuqive evropeiane, ato kanë interesa të drejtëpërdrejta. Ato dëshirojnë që një lloj gjendjeje koherente dhe progresiste të zhvillohet tek kufijtë e tyre. Dhe SHBA, mendoj, është më pranë pozicionit evropian sesa mentalitetit të Moskës.imagesP: Ku po shkon Ballkani? Marëveshjet që ndalën luftrat në vitet 1990 kanë rezistuar por nuk u dizenjuan për të zhvilluar këto vende. A është e ardhmja e Ballkanit në rrezik teksa bashkësia ndërkombëtare fokusohet në pjesë të tjera të globit?

N.M.: Bosnja dhe Kosova janë vërtet probleme. Ka rreziqe vecanërisht në rastin e Bosnjes. Nuk mendoj se në rastin e Kosovës ka ndonjë rrezik madhor. Rreziku i vetëm është stagnimi dhe ndalimi i progresit sa më shpejt që të jetë i mundur. Në rastin e Bosnjes ka rreziqe të mirëfillta, rreziqe të mirëfillta politike. Komenti juaj se vëmendja e fuqive perëndimore ka lëvizur tjetërkund është i vërtetë. Kjo prej shumë vitesh është e vërtetë për Amerikën; përfshirja intensive në Irak dhe Afganistan ka thither energjitë e Departamentit të Shtetit dhe kur ata shohin Ballkanin sot kanë më shumë një mentalitet të përmbajtjes së veprimtarive. Ka më shume përgjegjsi për fuqitë evropiane. Por Evropa është në një moment të parehatshëm, duke u përpjekur për herë të parë në mënyrë zyrtare të zhvillojë një politikë ndërkombëtare evropiane me përfaqsuesit e vet të politikës së jashtme dhe me pothuaj – Ministrinë e vet të Jashtme. Ky është projekt tejet i vështirë sepse tek e fundit politika e jasthme në cdo vend evropian është cështje kombëtare. Këto kombe nuk dakordohen në shumë cështje të rëndësishme. E kemi parë këtë gjë në rastin e Kosovës.

P: Kush janë rreziqet nëse ato nuk dakordohen?

N.M. Nuk mendoj se ka ndonjë crregullim serioz për Kosovën. Nuk mendoj se do shohim luftime apo tanke që vinë prej cfarëdolloj drejtimi në Kosovë.imagesP: Jo, por mos pranimi për të hyrë në BE përshkak të mosnjohjes nga Spanja, Sllovakia dhe Qipro. Po sikur kjo të vazhdojë për dekada?

N.M.: Kjo është cfarë unë quaj stagnim serioz. Ka rreziqe për zhvillimin ekonomik; ka rreziqe për valë njerëzish që nuk mund të gjejnë punë në Kosovë dhe derdhen në vende të tjera everopiane. Jam i sigurtë se këto rreziqe kuptohen. Rreziqet në Bosnje janë më serioze. Është një problem që ka qenë i qartë qysh nga koha e marëveshjes së Dejtonit. Nuk ka asgjë të re për tu thënë. Marëveshja e Dejtonit dështoi në zgjidhjen e problemeve themelore. Thjesht ngriu një gjendje ku kish ndodhur pastrim etnik dhe ku ata që ishin përgjegjës për pastrimin etnik ishin ende në pushtet në shumë pjesë të Bosnjes. E ngriu atë situatë dhe njerëzit në terren që po implementonin Dejtonin rrefuzuan të përdorinin pushtetin e tyre për të bashkuar Bosnjen mirëfilli.

P: A janë realiste frikat e disa kojshive rajonalë se Kosova do bashkohet me Shqipërinë?N.M.: Ky është një rast klasik i një cështje politike ku varet si e formulon pyetjen. Nëse pyet këdo shqiptar në Shqipëri apo Kosovë, “a mendon se do ishte mirë që një ditë këta të dy të bashkohen?” shumica do thonë “Po, një ditë do ishte mirë.” Dhe nëse pyet. “A mendon se në 1913 u bë një padrejtësie historike kur u krijua versioni i parë i këtyre kufijve?” cdokush do thotë “Po.” Po nëse do pyesje në një referendum të mirëfilltë “A do donit të jetonit në një shtet të bashkuar, në mënyrë që politikat tuaja dhe ato që efektojnë jetën tuaj mund të dominohen nga politikanë të anës tjetër, jo nga vendi juaj?” ata do thonin “Jo.” Prej shumë vitesh kam pyetur shumë njerëz se si do shkonin këto referendume. Shumica e tyre më kanë thënë sinqerisht se nuk mendojnë se nesër do arrinin shumicë për palën tjetër të kufirit. Pra, në planin praktik, nuk mendoj se do ndodhë shpejt. Teorikisht mund të ndodhë, por njerëzit nuk marin vendime sot për cfarë mund të bëhet pas 50 vitesh.imagesP: Po për argumentin e përdorur nga Serbët e Bosnjes, sipas të cilit, “Nëse lejoni këtë gjë, pse nuk na lejoni ne ti bashkohemi Serbisë?”

N.M.: Përgjigja e thjeshtë është se Kosova është shtet i mirëfilltë i cili doli nga një status i mirëfilltë federal nga ish – Jugosllavia, ndërsa Republika Srpska nuk është shtet dhe u krijua si rjedhojë e një procesi pastrimi etnik dhe vrasjesh masive. Ky është themeli i Republikës Srpska. Nuk tingëllon mirë e thënë kaq troc, por është themeluar mbi vrasje masive. Republika Srpska ekziston në hartë sepse ushtritë pushtuan territore dhe përzunë njerëzit me tytat e pushkëve dhe majat e thikave dhe vranë shumë prej tyre.

P: Cfarë mund të bëjmë kur është se kjo mosmarrëveshje po ndalon përparimin e pjesës tjetër të Bosnjes

N.M.: E kam thënë këtë së paku qysh nga Dejtoni. Më kujtohet se e kam thënë këtë në Uashington në 1997, dhe ata më thanë “ Ti je kokë nxehtë dhe e ke gabim.” Ata më thanë se Dejtoni është marrëveshje shumë e mirë, Amerika ka investuar shumë prestigj në të, dhe do ishte e gabuar që të ndërrohej – dhe vazhduan duke e përsëritur këtë. Por qe e qartë se se po ngrinte një situatë dhe po akumulonin gjëra më të këqia në lidhje me mundësitë e Bosnjes si shtet. Tani është më e vështirë të merresh me këtë problem. Fuqitë e Përfaqsueist të Lartë ishin jashtëzakonisht të mëdhaja në atë kohë. Tashmë, shumica ë këtyre fuqive janë zhdukur… por qeveritë e Perëndimit kanë fuqinë themeltare për të thënë se kurrë nuk do pranojnë Republikën Srpska si shtet i pavarur. Këtu është në lojë prestigji i tyre. Nëse do e lejonin këtë, do cbënte themelet e marrëveshjes së paqes që formuluan vetë. Jo vetëm do cbënte të kaluarën por do hapte dhe lloj lloj precendentësh për të ardhmen. Kur lejon territore që janë krijuar nga dhuna etnike të deklarojnë veten si shtete të pavarura, cfarë ndodh? Cfarë ndodh nëse një minoritet etnik në Maqedoni përqafon dhunën? Kjo është kutia e Pandorës dhe Perëndimi e di këtë. Për këtë arsye ata duhet të jenë totalisht të qartë se Republika Srpska nuk do bëhet shtet i pavarur.imagesP: Duke ditur si operon Evropa dhe mentalitetin e saj, a mund të shohim Serbinë të futet në BE pa njohur Kosovën, e më pas ta bllokojë atë?

N.M.: Nëse njerëzit në Evropë janë tejet budallenj, po. Unë nuk jam ndonjë admirues i madh i BE. Nuk mendoj se është një projekt politik koherent, mendoj se shpie në politikë të jashtme shumë jo-koherente. Tek e fundit, qeveritë kombëtare kanë ide dhe preferenca kombëtare thelbësisht të ndryshme. E kemi parë mjaft qartë me … situatën e habitshme ku BE pretendon përgjegjsinë për zhvillimin e Kosovës si shtet por dërgon një mission [misioni për rendin ligjor, EULEX] që nuk e njeh Kosoën si shtet. Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane. Unë mendoj se i hynë një rruge të gabuar në rastin e Qipros. Po shohim një prej rjedhimeve të saj tani me qëndrimin tejet të ashpër të qeverisë së Qipros kundër njohjes së Kosovës. Nëse e kujtoj drejt, ata kanë thënë se edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, Qipro kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Kjo është e habitshme. Unë nuk jam optimisht për politikën e Brukselit. Por Bruksesli ka njerëz inteligjent dhe të mirë-infromuar… kështu që shpresoj se do formësoj politika inteligjente për këtë cështje tejet të rëndësishme.

P: Ballkani ka shumë mite dhe kjo ka bërë që disa të mendojnë se rajoni është vecanërisht i prirur për urrejtje etnike. Në disa vende të Ballkanit po rritet ksenofobia dhe disa qeveri vazhdojnë të ndërtojnë mite të reja. Cfarë mund të bëhet që këto mite mos mbajnë rajonin peng në të ardhmen?

N.M.: Miti i urrejtjeve etnike të lashta u krijua pjesërisht nga të huaj injorantë, udhëtarë në fillim të shekullit 20të e më tutje të cilët menduan se ishte më e kollajtë dhe më eksituese për lexuesit e tyre nëse ata thonin se ky ishte një lloj tornadoje urrejtjes etnike të lashta e të pashpjegueshme. I jepte tingëllim egzotik. Në historinë më të vonët vjen si manipulim i qëllimshëm dhe konfuzion i opinionit perëndimor nga njerëz të cilët donin që ata të mendonin se luftrat e e shkaktuara drejtpërsëdrejti nga politikanë, esencialisht nga Miloshevici, nuk ishin shkaktuar nga politikanët e kohëve moderne. Nga një anë ishte budallallëk e nga një anë manipulim i qëllimshëm. Në të vërtetë, këto urrejtje të lashta nuk janë më të lashta se mesi i shekullit të 19të. Ata janë produkte normale të procesit të shtet-formimit, të cilat zhvilluan nacionalizma të llojeve të ndryshme me mitet nacionaliste përkatëse dhe zhvilluan konflikte politike në terren sepse këto nacionalizma po konkuronin për territor.

Si mund ti ndalim apo ti pakësojmë? Në kuptimin më të gjerë është cësthje edukimi. Jo vetëm se cfarë futet në tekstet shkollore, por dhe cfarë njerëzit thonë publikisht, cfarë thonë politikanët dhe cfarë thuhet në media. Nuk po flas për tru-shplarje apo promovimin e ndonjë ideologjie të re, që Ballkani ka qenë përherë toka e lumtur e tolerancës. Jo, vec histori normale, kuptim normal.imagesP: Duke ju kthyer Kosovës, u bënë dy vjet që është e pavarur por ka patur njohjen vetëm të vendeve perendomore. Cfarë duhet të ndodhë që të njihet gjetkë?

N.M.: Fillimisht ishte e qartë se fuqitë perendimore do ndihmonin dhe do bënin pjesën më të madhe të punës në afrimin e vendeve të tjera dhe me rekomandimin e njohjes së pavarësisë. Vendet e kollajta ndërkaq janë bërë – ato vende që lehtësisht ju përgjigjën këshillës së Britanisë dhe Amerikës. Nuk mund të shkosh në shumë vende të Afrikës si fuqia e vjetër koloniale si Britania dhe tu thuash se c’duhet të bëjnë. Dhe Amerika ka pësuar dëm të reputacionit të saj në politikën e jashtme, qartazi në botën arabe por gjithashtu në Amerikën Latine. Kështu që tani i duhet Kosovës të punojë… Një faktor është presioni i politikës ruse. Rusia ka qenë tejet aktive, edhe në botën islame, duke bërë presion vendeve që mos njohin Kosovën. Në Afrikë ka probleme të tjera. Mendoj se një temë që Kosova arsyeshëm mund të nënvizojë ku bisedon me vende Afrikane dhe të Botës së Tretë është se në shumë aspekte Kosova ishte në gjendjen e një vendi dhe shoqërie të kolonizuar. Kjo është dicka me të cilën Afrikanët mund të shohin lidhje.

P: Ju keni shkruar një histori tejet të vlerësuar të Kosovës. Sa është Kosova një entitet territorial me rrënjë dhe qartazi i dalluar?

N.M.: Varet cfarë kupton me “entitet territorial me rrënjë dhe qartzi i dalluar.” Nuk është e nevojshme për një territor që të tregojë vazhdimësi egzistence si entitet politik qysh nga Mesjeta që të ketë një pretendim të vlefshëm për status të pavarur sot. Belgjika u bë Belgjikë më 1830. Shumë vende evropiane u bashkuan vonë. Shiko Gjermaninë dhe Italinë. Kështuqë, nuk mendoj se është e nevojshme të kërkohet për justifikime të gjata historike për kufijtë e caktuar shtetëror në hartë. Cfarë ka rëndësi është popullsia që banon aty, historia, ndoshta e 100 viteve të fundit. Është totalisht e qartë se… për afërsisht 50 vitet e fundit nën kushtetutën e Titos, Kosova ishte entitet politik, duke vepruar si i pavarur, duke marë vendimet për veten në kuadrin e strukturës federale, duke përfaqsuar veten drejt për drejtë në nivelin federal dhe rrjedhimisht duke patur të njëjtat të drejta për tu bërë shtet pas shpërbërjes së Jugosllavisë si Sllovenia dhe Kroacia.imagesP: Në ngritjen e një identiteti të ri, kushtetuta e Kosovës thotë se Kosova është së pari dhe mbi të gjitha një vend multi-etnik. A është ky modeli i duhur, një themel i mirë për shtetësinë në shekullin e 21të?

N.M.: Principi themelor se Kosova është shoqëri multi-etnike duhet thënë. Duhet thënë për cdo shoqëri në Ballkan. Thjesht, është gjendja themeltare e jetës, ne fakt, për cdo vend në Evropë.

*Noel Malcolm ish këshillëtar i Margaret Theçer , autor i “Bosnia: A Short History”, (1994), dhe “Kosovo: A Short History” (1998)

Shqipëroi Emin Baomari.

Kategori
Uncategorized

” NE ANKAND KOKA E ENVER BASHES”

10944856_446857258804112_4248594644072515556_nKRRUAJE PO DESHE ME DJEMTE E “MAMA DHIVE”.

DHJETRA MIJRA EURO PER ZHDUKJEN E DESHMIMTARIT TE VETEM NE VRASJEN E KATERFISHTE NGA KILLERI I PARTISE, XHUVANI.

Qytetari qe shpetoj eleminimit mafioz,vetem nga publikimi i ngjarjes ne FB.

Policia i refuzoi mbrojtjen deshmimtarit te vetem Enver Basha,ne vrasjen e katerfishte nga Konstadini i Partise.

Sic duket Bashen do e ndjeke i njejti fat i deshmimtarit tjeter (pronari i lokalit) te kesaj vrasjeje qe u eleminua me “Vetevarje” para pak ditesh ne shtepine e tij.

Enver Basha ishte i pranishëm në vendngjarje kur policia i tha vrasësit serial Xhuvanit (Djalit te mamase deputete) ik e largohu ketej pasi kishte ekzekutuar katër të rinj.

Enver Basha e ndoqi i vetem killerin e armatosur, e ndaloj, i mori armen dhe ja dorezoi policise.

Vrasesi tjeter djali i nje deputeti (e) ne parlamentin shqiptar arriti te largohej i pa shqetesuar dhe i mbrojtur dhe ky nga “mama dhija” deputeti (e)

Enver Basha Pa se si policija pistoleten e vrasesit e hodhi mbi trupin e pa jete te nje viktime aty prane,pavaresisht se ai (viktima) ishte djali i nje ish prokurori te shtetit shqiptar.

Drejtori i policise Cipa deklaroj se do shperblehej qytetari per aktin e tij ne kapjen e kriminelit.

Dhe ja shperblimi i policise shqiptare apo banditeve te veshur me uniformen e policise se shtetit.

Kategori
Uncategorized

Drenica në dimrin e vitit 1945.

Prof. assoc. dr. Sabit Syla
Lufta e Dytë Botërore riaktualizoi çështjen e Kosovës, e cila do të shndërrohej në një pikë objeksionesh për shqiptarët dhe do të ndikonte në shkallën e rezistencën e shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova do të ishte një çështje e rëndësishme, rreth së cilës do të bëheshin diferencime e polarizime forcash, madje një problem që do ta përcaktonte orientimin e shtresave e të rrymave të ndryshme politike që ndikonin në zgjerimin apo ngushtimin e koalicionit antifashist apo fashist. Në ato rrethana, çështja e Kosovës u konceptua si një problem i rëndësishëm zgjidhjeje i vet shqiptarëve të Kosovës, i forcave politike dhe ushtarake të Shqipërisë së pushtuar, i forcave politike dhe ushtarake te Jugosllavisë, por edhe i vendimeve të Aleatëve të Mëdhenj. Por në mbarim të luftës, Kosova do të shndërrohet në një poligon të vërtetë të masakrave, ekzekutimeve, dhunimeve, burgosjeve individuale e kolektive, që mbështeteshin në urdhëresën e Shtabit Kryesor të Serbisë, i cili më 2 dhjetor 1944 kishte dhënë urdhër për spastrimin e vendit nga ‘“bandat shqiptare” dhe nga ‘“njësitet e armatosura prej tradhtarëve shqiptarë”.
Faktori jugosllav qoftë ai nacionalist apo komunist e shihte të ardhmen e Kosovës brenda shtetit jugosllav. Platformat ndryshonin në metodë dhe në praktikën e realizimit, ajo e Drazha Mihajloviçit kuptohet ishte më ekstreme. Për këto qëllime të përafërta si çetniket po ashtu edhe partizanët (1944), harmonizuan planet dhe projektet e tyre, kur me forcat e përbashkëta iu vërsulen Kosovës me synim e qëllim të vetëm, pastrimin e Kosovës gjoja nga elementi jo-sllavë, e duke pastruar atë etnikë shqiptar përmes hakmarrjes kolektive të tipit racial. Edhe Milladin Popoviçi, i njohur si “revolucionar e mik i madh i shqiptarëve”, për zgjidhjen e çështjes se Kosovës nuk i tejkalonte kornizat e përcaktuara nga Titoja, përmes metodave propaganduese perfide me synime të paskrupullta pushtimi. Më 30 nëntor 1944 të gjithë ndihmës komisaret politikë i udhëzonte qe përmes njësive ushtarake të fillojë spastrimi i Kosovës nga bandat reaksionare – ekzistenca e të cilave sipas tij paraqiste ‘“pengimin e luftës nacionalçlirimtare dhe forcimin e pushtetit popullor”. Situata e tillë e krijuar në Kosovë shkaktoi një indinjatë të thellë. Për t’i bërë ballë situatës së rëndë të krijuar në vend, në fund të dhjetorit 1944 u formua Brigada e Drenicës me komandant Shaban Palluzhën.
Drenica ka një të kaluar të lavdishme historike, që nga kohërat më të hershme e deri në ditët e sotme. Popullsia e kësaj treve shqiptare me traditë e qëndresë aktive kundër pushtuesve të huaj, gjatë historisë ka dhënë një kontribut të veçantë, në historinë e popullit shqiptarë. Në Drenicë lindën e u zhvilluan lëvizje, ngjarje e luftëra të karakterit çlirimtar, nën udhëheqjen e personaliteteve e figurave të ndritura të asaj treve. E tillë është edhe Lufta e vitit 1945, pjesë përbërëse e historisë sonë kombëtare që kërkon një trajtim dhe qasje të gjithanshme.
Lufta e Drenicës e karakterizuar si luftë për çlirim kombëtar, bëri një kthesë të madhe dhe ndryshoi kursin e Lëvizjes sonë Kombëtare, duke qenë sfiduese për pushtuesin serbo – sllav, i cili popullsisë së Zonës së Drenicës i shkaktoi shumë vuajtje, burgime e keqtrajtime me metodat më makabre që ushtroi presion për kolonizim e sllavizim të saj. Në fund të vitit 1944 dhuna e terrori i ushtruar në Drenicë nga pushteti ushtarak serb koinçidoi me masakrat më çnjerëzore. Njerëzit humbnin natën pa marrë vesh kush, vriteshin në masë dhe i masakronin me sëpata në mënyrë që popullsia e vendit t’i shihte viktimat pa hundë, pa veshë, me sy të nxjerrë e të lidhur me tela nga  6 – 7 e më tepër sish, duke bërë kështu një terror mbi ta, për të vetmin faj që ishin shqiptarë. Ishin komandat e vendit të porsaformuara ato të cilat thirrnin njerëzit kinse për bisedime dhe menjëherë ata futeshin në burgje që ishin adaptuar për atë qëllim. Në fakt ato nuk ishin burgje, por kasaphane.
Situata e tillë e krijuar në Drenicë shkaktoi një indinjatë të thellë si tek popullsia  ashtu edhe te krerët e prijësit e asaj ane si: Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, etj. Për t’i bërë ballë situatës së rëndë të krijuar në vend, me qëllim të ruajtjes së jetës, nderit, pasurisë së popullit, për mbrojtjen e sigurimin e rendit publik, në dhjetor të vitit 1944 u formua Brigada e Drenicës me komandant Shaban Palluzhën. Shtabin e Brigadës e përbënin: Azem Aruqi, Feriz Boja, Hamëz Istogu, Hazir Xhaka, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari, Mulla Ilias Broja, Regjep Gjeli, Rifat Maloku, Sadik Lutani dhe Ukë Sadiku. Brigadën e përbënin gjashtë batalione (çdo batalion përbehej nga tri kompani). Komandant i Batalionit I, ishte Ramë Sejdia; i Batalionit II, Ymer Fazlija; i Batalionit III, Isë Zymeri; i Batalionit IV, Bajram Bajraktari; i Batalionit V, Zeqir Lutani dhe i Batalionit VI, Hazir Gjaka.
Kategori
Uncategorized

Telegraf.rs: Kush i pari u vendos në Ballkan – serbët apo shqiptarët? Ja përgjigjja shokuese!

balkan-620x350Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje!

Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan. Madje kanë libra shkencor të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.

Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan:

Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.

Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan të hënën e përditshmja serbe Telegraf.rs, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përseri i shtrembëruar.

Në këtë libër, në leksionin “Sllovenët e jugut dhe vendasit, në mes të tjerash thuhet:

“Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.

Redaktor në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht.

“Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic për Telegraf.rs.

Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.

“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.

“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar. Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.

Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe rrjedh emertimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët”, shkruan Telegraf.rs, transmeton Lajmi.net.

“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer Telegraf.rs.

Kategori
Uncategorized

Krisafi: Çështja e lumit Vjosa zvarritet prej 31 vitesh

ksenofon-krisafi-300x225Profesor Krisafi, ditët e fundit ka një një debat në media lidhur me një projekt grek sipas të cilit devijohet Lumi Vjosa. A mund të jepni më tepër detaje rreth këtij projekti dhe marrëdhënieve mes palës shqiptare dhe asaj greke për këtë çështje?

Në fillimin e viteve ’80 të shekullit të kaluar pala greke, nisi ndërtimin e hidrocentralit të Pigait, në afërsi të Mecovos, duke devijuar 13 % të prurjeve mesatare vjetore të ujërave të lumit dhe rreth 50 % në kohë të thatë. Sipas normave të së drejtës ndërkombëtare ajo duhet të merrej vesh me palën shqiptare, në territorin e të cilës rridhte pjesa e poshtme e lumit Vjosa, gjë që nuk e bëri. Pala shqiptare, që prej vitit 1984, i ka kërkuar me shumë insistim gati çdo vit, shpjegime për këtë vepër, por me keqardhje duhet thënë se ajo refuzonte vazhdimisht.

Vetëm pasi e mbaroi, në vitin 1991, deklaroi se hidrocentrali kishte përfunduar. Veprimtaria që është ndërmarrë deri tani dhe për më tepër ajo që mendohet të kryhet në zbatim të një vendimi të miratuar në verën e vitit 2013 nga autoritetet greke, bie ndesh me praktikën ndërkombëtare, të drejtën zakonore dhe konvencionale ndërkombëtare si dhe me praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Ajo bie ndesh edhe me marrëveshjet që Greqia ka nënshkruar me disa nga vendet e tjera fqinje, siç janë ish Jugosllavia, Bullgaria etj.

Disa prej akteve më të rëndësishme juridiko-ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë veprimtarie janë Konventa Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekstin ndërkufitar, miratuar në Espoo (Finlande), më 25 shkurt 1991 (ESPOO 1991), në të cilën janë palë Shqipëria prej 4 tetorit 1991 dhe Greqia prej 24 shkurtit 1998, Konventa e Helsinkit, e 17 marsit 1992 Për mbrojtjen dhe përdorimin e rrjedhave ujore ndërkufitarë dhe të liqeneve ndërkombëtare, që ka hyrë në fuqi më 6 tetor 1996, në të cilën janë palë si Shqipëria (05.01.1994) ashtu edhe Greqia (06.09.1996), Konventa Për të Drejtën e Përdorimeve Jolundruese të Rrjedhave Ujore Ndërkombëtare, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 21 maj 1997, ku Greqia ka aderuar më 2 dhjetor 2010, Direktiva 2000/60/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 23 Tetor 2000 etj.

Ato përcaktojnë qartësisht se në ujrat e përbashkëta, asnjë nga shtetet që laget prej tyre nuk duhet të ndërmarrë punime apo veprime që cenojnë sasinë dhe cilësinë e ujrave, pa u marrë vesh me shtetin apo shtetet e tjerë, që ndodhen në rrjedhat e sipërme apo të poshtme të tyre. Kjo do të thotë që shteti grek, sikurse edhe shteti shqiptar nuk duhet të nisin asnjë veprimtari në shtretërit e lumenjve të përbashkët, përfshirë në radhë të parë Vjosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin.

Në rastin e lumit të Vjosës, në se ajo që thuhet do të ndodhë, jo vetëm që do të përbënte shkelje të rëndë të normave që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve, por mund të kthehej në një fatkeqësi për banorët shqiptarë të zonave që përshkohen aktualisht nga ujërat e Vjosës, sepse do të linte pasoja tepër të rënda ekonomike, sociale, demografike, ekologjike, mjedisore etj. Do të prisheshin ekuilibra tepër të rëndësishëm, jetësorë, të vendosur në shekuj, në të gjithë këtë zonë.

Unë dua të besoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe autoritet kompetente greke do të tregojnë maturinë e duhur, respektin e nevojshëm ndaj parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare si dhe ndaj interesave të banorëve grekë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, në kufi me Shqipërinë dhe doemos ndaj interesave dhe integritetit të popullit shqiptar, popull me të cilin (përfshirë edhe pararendësit e tyre, ilirët) grekët jetojnë së bashku prej mijëra vjetësh.

Udhëheqja e sotme greke, nuk ka se si të ketë pjesë përbërëse të platformës së saj politike programe të një të shkuare, që është lënë pas prej kohësh nga popujt e qytetëruar. Kushdo ka arsye të besojë se ajo priret nga filozofia politike moderne e integrimeve rajonale dhe globale që garantojnë një të ardhme të sigurt dhe të përparuar për të gjithë popujt.

Cilat janë sipas jush, mjetet me të cilat duhet të operojë pala shqiptare për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje? 

E drejta ndërkombëtare iu ka dhënë subjekteve të saj komoditetin maksimal që për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre të operojnë me ato që quhen mjetet paqësore, ku përfshihen mjetet diplomatike – bisedimet diplomatike

direkte, ndërmjetësimi, shërbimi me qëllim të mirë, komisionet mikste etj si dhe mjetet gjyqësore, ku përfshihen gjykatat dhe arbitrazhet ndërkombëtare. Pala shqiptare, në marrëveshje me palën greke, do të duhet të veprojë nëpërmjet një apo disa prej këtyre mjeteve, sikurse veprohet sot në botën e qytetëruar dhe ku ka me dhjetra raste që çështje të tilla janë zgjidhur në këtë mënyrë.

Në dijeninë tuaj, si është trajtuar kjo çështje nga Ministria e Jashtme shqiptare gjatë qeverisjes së PD-së, pasi ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi, kërkoi shpjegime nga pasardhësi i tij Bushati, por pa sqaruar mirë se çfarë ka ndodhur me këtë çështje në qeverinë e djathtë?

Unë nuk mund të pretendoj të di hollësira për çështje që janë në kompetencën e organeve shtetërore të vendit tim, gjithsesi mund të shpreh një lloj keqardhjeje që ndërsa është treguar gatishmëri maksimale, madje zell i pamotivuar për të trajtuar dhe zgjidhur në favor të palës greke, çdo kërkesë që ka ardhur prej saj, si fjala vjen çështja e varrezave, marrëveshja e anuluar e detit etj, është treguar ndrojtje, gati frikë ose le ta quajmë servilizëm, për të mos patur kurajon që t’i kërkohet partnerit tonë, fqinjit imediat dhe të drejtpërdrejtë, përballimin me realizëm edhe të çështjeve që kanë sensibilitete të veçanta për shqiptarët.

E tillë, krahas shumë tjerave që kanë mbetur dosjeve diplomatike, është pikërisht çështja e lumit Vjosa, e cila ka 31 vjet që, me pretekste banale, zvarritet dhe shtyhet nga viti në vit, pa gjetur zgjidhjen e duhur juridiko-ndërkombëtare. Ka një fakt kurioz që, për hir të së vërtetës, meriton të vihet në dukje, rezulton që ajo është ndjekur me një konsekuencë të admirueshme deri nga fillimi i viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe më pas u la për shumë vjet pothuajse në heshtje, pa motiv.

Eshtë koha kur politika dhe diplomacia shqiptare, ku, kohët e fundit vihet re qartaz një ndërgjegjësim i vlerësueshëm, ta ndjekë këtë çështje, sikurse edhe jo pak të tjera, me përkushtimin dhe përgjegjësinë e duhur, për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, të nëpërkëmbur nga të huajt, por ngandonjëherë, fatkeqësisht edhe nga politikanë vendas.

* Prof. Krisafi është dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Europian të Tiranës. Ai është specialist i së drejtës ndërkombëtare dhe ka qënë pjesëmarrës në delegacionet shqiptare në negociatat me palën greke për ujrat kufitare, prej vitit 1984 deri 1991.

Tema Tv

Kategori
Uncategorized

Hidrocentrali që po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Vuthajt e Gucisë

imgresAmbasadori Johan Frilih i Austrisë në Malin e Zi tepër vonë (6 shkurt 2015) e paska mësue rrugën për në krahinën e Plavë-Gucisë, tue pasë kësaj here me veti në suitën e tij dhe presidentin e një firme austriake, “Energy Eastern Europe”. Shkelqësia e Tij ka harrue apo duhet me ia kujtue se ka shkel në trevën komunare ma pro-austriake në krejt Malin e Zi, Kosovë e Shqipëri, pasi në fill shekullin e kaluar, në kohën e otomanizmit, në vitin 1909-‘10, mbi 80 për qind e saj, e shqiptarëve plavë-gucias vendali të atyhit, e kishte shtetësinë austriake. Vizita e Tij, në kit’ të ftohtë dimni e në acar malazez çetinë e gjukanoviç, pothuaj një shekull vonesë nga koha kur Hasburgët e Luftës së Parë Botërore qeverisnin si pro-shqiptar dhe në Plavë-Guci, nuk na ngrohë aspak. Shkelqësia e Tij kreu një vizitë (jo)diplomatike të errët.

Eh! Firma rreth 8 vjeçe: EEE (Energy Eastern Europe),e themelueme në vitin 2006 në një nga shtetet e Austrisë e me mbështetje nga kompani deri çerekshekullore, siç ia thotë dhe emni i vet, është një nga ato kompanitë që disa vende të Perëndimit i krijojnë enkas për vendet e ish-Europës Lindore, në rastin konkret për Ballkanin Perëndimor, përndryshe: Bosnje-Hercegovinë (2007), FYROM-Maqedoni (2008) dhe, së fundit, në Malin e Zi (2009) me përfaqësues të saj, Denis Hotin. Kjo EEE erdhi mbi 3 vjeçe në Podgoricën etnike shqiptare e, më duket, se ngriti aty nji hidrocentral me ujët e Moraçës që ende kullon gjak shqiptar shumshekullor.

urlKjo firmë prej vitit 2009 ka pesë minihidrocentrale në ndërtim, nga të cilët tre në Bosnje-Hercegovinë e dy në Maqedoni. Ky në Vuthaj të Gucisë do të jetë i gjashti, ku puna proceduriale ka nis prej vitit 2010, tash pesëë vjet. Që kur kryekomunari i Plavës, Skënder Sharkinoviçi, iu dha leje me shkrim e tashti Qeveria MZ ua dha konçesionin EEE. Komuna e re e Gucisë tue pi Coco-Cola i dha “Okej” kësaj firme e ambasadorit austriak, që nuk e ngriti zanin një herë të vetme për hallet e mëdha etnike e gjithfarëshe të shqiptarëve në Plavë-Guci. Duhet me ua ba të ditun qysh herët dy komunave, asaj të Gucisë e të Plavës, që ky nuk do të jetë hidrocentrali i vetëm. Të tjerë do të ngrihen ma pas. Kjo u përfol dhe në takimin e 6 shkurtit 2015. Po të ish kanë firmë shqiptare do ta kishim “hangër të gjallë”, po meqë është firmë e juaja ndoshta do të presim të ndodhë e kundërta. Gjithandej përflitet se ky hidrocentral në Vuthaj është “mini”, është “i vogël”. Po 4 MW nuk është pak. Të kujtojmë një fakt: në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore, ndër veprat e para në Shqipëri, u ndërtue me jehonë të madhe hidrocentrali “Lenin” në Tiranë, i cili ishte 5 MW. Vlera e ndërtimit të projektit, me marrje uji direkt në burim me tubacione me diametër 1.6 m, parashikohet të jetë 4 milionë Euro. Nuk është pak, po as shumë. Kur të hyjnë në punë ky hidrocentral, i pari i rradhës energjitike, një miku im specialist kryesues apo në ekip të projektimit të 60 hidrocentraleve të tilla në Shqipëri më thotë se të ardhurat e tij vjetore do të shkojnë rreth 1 (një) milionë Euro. Kjo domethanë se në mbi 4 vjet ky hidrocentral do iu dalin “falë” austriakëve, përndryshe: do ta shlyejnë vetëveten. Kjo është çështje e “xhepit të tyre”.plavaÇështja shtrohet” çka hyn në “xhepin” e vuthjanëve e të komunës së Gucisë?!! Pothuaj kudo në botë këto hidrocntrale të tilla i kalojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për njësitë vendore e komunitetin ku ndertohen ato. Po ajo çka mendojnë përfaqësuesit austriak është shumë pak, saç mund ta bante dhe një vuthjan në mërgim përtej Atlantikut. As fuqia punëtore për hidrocentralin e Vuthajve nuk mund të merret në konsideratë, pasi në të tilla raste teknologjia e përjashton “punësimin”, ndaj mund të mbahen aty në rastin ma ekstrem deri në dy-tre vetë.

Ngritja e këtij hidrocentrali në Vuthaj të Gucisë, i zyrtarizuar nga qeveria e kryeministrit antishqiptar Milo Gjukanoviç, i përkrahur dhe nga ambasadori i Austrisë në Podgoricë, me shtysë nga vet presidenti austriak i EEE, ka gjithato të këqija që i vijnë si “lumë” Vuthajve, Gucisë e Plavës, shqiptarëve etnik e të origjinës dhe gjithë komuniteteve të atyshme. (1). Në fillim të fillimit, pikësëparit, bie në kundërshtim me vet Kushtetutën e Malit të Zi, bash me nenin e parë të saj, që e quan Malin e Zi “shtet ekologjik”(!) Jo se austriakët nuk e duan e ruajnë ekologjinë, po vet ekologjia e Vuthajve e Plavë-Gucisë nuk e don e duron kit’ hidrocentral, që sjell e përcjell pasoja e rrjedhoja ekologjike (in)direkte. (2). Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Europës, që për shfrytëzimin e forcës së ujit të ndërhyhet direkt në zonën, nga ku buron uji – iu ankimon presidentit, kryeministrit e dissa ministrave të Malit të Zi, më 26 prill 2011, Dr. Marianne Graf Gössendorf, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Austri, kryetare e Shoqatës Shqipëri-Austri, kandidate për Çmimin Nobel per Paqe më 2007.Plava e Gucia(3). Uji është Jeta. Ky hidrocentral e cenon vet ekzistencen e jetës së njerëzve në trojet e veta etnike, pasi uji i lumit që trupon përmjedis Vuthajve përdoret dhe për ujë të pijshëm për banorët, për bagëtitë dhe për ujitjen e tokave të tyre që prodhojnë të mira materiale për jetesë. Pra, kujt i intereson që t’i futin Vuthajt e banorët e saj në “krizën e Ujit” që po e kap botën e shek. XXI dhe t’iu rrezikojë atyne jetën e bukën e gojës, në tharjen e tokës, në denatyralizim të mjedisit përreth hidrocentralit gangrenë. (4). Ky hidrocentral do të cenojnë dhe shenjtëritë shqiptare të Vuthajve dhe të Plavë-Gucisë, rrënjët mitologjike pellazgo-ilire dhe etnike të saj, pasi vendi i burimit të ujit që shfrytëzohet për hidroenergji është një “Sacred Place”. Aty gjenden “Ujëvara Gërla”, “Ujëvara e Zanave”, “Shpella e Shpirtit të Ujit”, “Burimi i Gruas së Bardhë”, “Krojet e Vuthajve” (ua kanë ngjit’ së vonit dhe “Krojet e Ali Pashë Gucisë”), etj. që vet personalitete austriake i vlerësojnë me vende të rralla si Ayers Rock në Australi, Kailash në Tibet, Geysire në Islandë, etj. Disa kanale ujitëse që marrin ujë nga ky lumë i krahasaojnë me kanalet e vaditjes në Tirolin Jugor, aq të lakmuara nga turistët, etj. Ky vis shqiptar në vend që të merret në mbrojtje nga UNESCO, do të shkatërrohet nga malazezët e Çetinës e austriakët e kompanisë EEE. (5). Ky hidrocentral gjatë ndërtimit dhe pas tij, me futjen e tubacioneve në zonën e burimit, etj. e shkatërron në një masë tejet të madhe e të rrezikshme ardhmërinë turistike të Vuthajve, të komunës së re të Gucisë dhe asaj të Plavës. Pra, shteti i Malit të Zi po don shkatërrim gradual të kësaj treve me bukuri të rralla natyrore në vend që ta futin në hartat turistike të botës, ta marrin në mbrojtje nga vet shteti si “Monument Natyre”, “Monument Kulture”, etj. (6). Ky hidrocentral i Vuthajve e asgjëson randshëm dhe biosferën e kësaj treve me florën dhe faunën unike të saj.(7). Ky hidrocentral i austriakëve po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërngulje të shqiptarëve etnikë të Vuthajve në komunën e Gucisë, pasi po rrezikohet ekologjia e saj sikurse me deponinë vdekjeprurëse në Martinaj të Gucisë, do të sjellin vështirësi jetese për shqiptarët e atyhit e damtojnë ardhmërinë e turizmit, etj. Vuthajt e Martinajt janë dy fshatra shumë të mëdha shqiptare në komunën e Gucisë, të cilat kanë mbi 90-99 për qind shqiptarë, të cilat kanë shekuj pa u asimilue, ndaj po synohet shpërngulja e tyre nga trojet e veta etnike.plavva

Nga

Kategori
Uncategorized

Rrëzuam Enverin, por jo enverizmin.

Ergys Mërtiri

20 shkurti përbën një nga ditët më të rëndësishme në historinë e rrëzimit të diktaturës komuniste, regjimit më të egër që ka rënduar mbi shqiptarët, dhe një nga regjimet më të egra të historisë moderne të Europës. Kjo datë shënon momentin kur lëvizja për çlirimin nga diktatura, mori përmasa të pakthyeshme duke fituar vetëbesim se regjimi tashmë po shembej. Rrëzimi i shtatores së diktatorit, ka qenë ekstaza më e fortë që populli shqiptar ka përjetuar ndonjëherë në historinë e tij, duke ndezur gjakun e turmave për të thërmuar tutelën që i mbante në një paralizë gjysmëshekullore.
Por sot, ashtu siç ndodh thuajse gjithmonë me shqiptarët ku, atë çfarë fitojnë me mund e sakrificë në përballje fizike, e humbin ngadalë nëpërmjet institucioneve shtetërore, regjimi është rikthyer duke lëshuar metastazat e tij në çdo qelizë të shoqërisë. Trashëgimtarët e atij regjimi janë sot të kapardisur në kolltukë, duke thithur energjitë e kësaj shoqërie në të gjitha fushat. Bijtë e funksionarëve të lartë të Partisë së Punës, por edhe njerëz të inkriminuar në strukturat e atij regjimi, përfshi këtu edhe punonjës e bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, sundojnë kudo në, politikë, ekonomi, kulturë, e madje, tashmë edhe në botën e krimit e trafiqeve. Kjo ndodh ndërsa ajo që ata e quanin klasa e përmbysur rropatet gjyqeve e institucioneve shtetërore për të fituar të drejtat e saj, pa mundur ti fitojë kurrë.
Cinizmi qendron se, jo vetëm që krimet e diktaturës kanë mbetur të padënuara e jo vetëm që të vërtetat e saj kanë mbetur të pazbardhura (dosjet as që bëhet fjalë të hapen), teksa klasa e përmbysur vazhdon ta shohë veten në fundin e piramidës sociale, por elitat po guxojnë të ringjallin vetë figurën e Faraonit. Tashmë po mësohemi edhe me portretet e vetë Enver Hoxhës nëpër ceremonitë zyrtare të qeverisë, ndërsa një armatë historianësh, prej kohësh na tregojnë përralla me hidrocentrale, fabrika e kantiere, si vepra të mëdha që ka ndërtuar partia, të cilat duhet t’ia njohim si meritë.
Ka kohë që Enver Hoxha është kthyer në vëmendjen e opinionit publik me debate të shumta. Kjo ka ardhur më shumë për shkak të një prirjeje revanshiste të konstatuar tek aktorë të shumtë në opinionin publik, që vijnë kryesisht nga bota akademike dhe ajo politike. Historianë e akademikë na thonë se duhet ta shohim figurën e Enver Hoxhës në mënyrë të ftohtë, larg ndjeshmërive e qendrimeve morale, me të mirat dhe të këqijat e tij. Ata e shesin këtë për objektivitet, duke qortuar çdo përfundim etik, a thua se t’i thuash një vrasësi “kriminel” qenka jo-objektive dhe joshkencore! Jo vetëm kaq, por kjo logjikë propozon që, objektive është të pohosh doemos edhe disa të mira për kriminelin, përndryshe gjykimi është emotiv. Në këtë logjikë, shkencor dhe objektiv është vetëm ai arsyetim që distancohet nga vlerat dhe humaniteti i gjykuesit.
Kemi të bëjmë me një tabor intelektualësh, të ngarkuar me militantizëm ideologjik e politik, që kërkojnë ta kontrabandojë Enverin në opinionin publik, nëpërmjet një retorike historiciste, manipulative, të shkartisur me vlera patriotike ambalazh. Pjesëmarrja e tij në luftë (ndonëse në rrethana shumë kompromentuese) në një logjikë të ngurtë faktologjike, çon ujë në retorikën enveriste që përpiqet ta ekspozojë diktatorin me petka heroike. Po kështu, hapat e dështuara të industrializimit të vendit nga regjimi, të shikuara në mënyrë fragmentare, jashtë tablosë së përgjithshme të mjerimit ekonomik ku ato bëjnë pjesë, ofrohen në emër të relativizmit, si antitezë për qendrimin që dënon diktaturën si një sistem që mbolli varfërinë dhe skamjen. Kjo retorikë shpie në një dialektikë ku palët asgjësojnë njëra-tjetrën dhe enverizmi mbetet të rrëfehet në terma asnjanës, përtej të mirës dhe së keqes. Argumente të tillë, të servirura në mënyrë të orkestruar nga një armatë akademikësh e politikanësh në një retorikë mitologjike e skematike, pa as më të voglin dyshim, përbëjnë një përpjekje për të rehabilituar shumë nga ajo çfarë ai regjim trashëgon në realitetin e sotëm.
Kjo do të thotë se Enver Hoxha nuk është dhe nuk mund të jetë ende një objekt thjesht historik, por është krejtësisht politik. Ndryshe nga ç’mundohen ta shesin rehabilituesit e tij, politizimi i debatit për të nuk fillon tek ata që e dënojnë moralisht, por tek ata që përjashtojnë gjykimin moral ndaj tij, i cili në fakt prodhon vetëm efekte politike. Përjashtimi i qendrimit moral këtu… nuk ka aspak për qëllim të prodhojë objektivitet, por kërkon mbi të gjitha të prodhojë një neutralitet etik, si agjent atmosferik për të krijuar klimën e relativizmit, si kusht i domosdoshëm për rehabilitimin e enverizmit. Në emër të objektivitetit shkencor të instrumenalizuar ideologjikisht e të servirur si klishe, kërkohet, paralizimi i qendrimeve etike që shoqëria ka ndaj të kaluarës së saj, duke neutralizuar gjykimin shoqëror mbi trashëgimtarët e atij regjimi, që sot janë në pozicione drejtuese në çdo plan të jetës politike, ekonomike e kulturore në këtë vend.
Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se sot 24 vjet pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës kemi arritur të kuptojmë se rrëzuam shtatoren e Enverit, por jo enverizmin. Përkundrazi, enverizmi mbetet ende i gjallë duke frymuar në mentalitetin e njerëzve të tij që e skematizojnë botën në strukturat totalitare të të menduarit, por më keq akoma, enverizmi mbetet i gjallë në solidaritetin e njerëzve të inkriminuar prej tij, për të mbajtur njëri-tjetrin, e bashkë me të edhe fantazmën e mynxyrës që i polli. Enverizmi rron akoma në një formë të re, të trashëguar tek bijtë e etërve të shndërruar tashmë në industrialistë e sipërmarrës, që pasurohen me mjete korruptive e klanore. Kjo formë e re e enverizmit kapitalist është edhe burimi kryesor i energjisë së kësaj mbijetese, teksa ideologët flokëbardhë nëpër katedra garantojnë vazhdimësinë dhe identitetin e kësaj metamorfoze, duke ruajtur si busull orientimi luftën e klasave.

Kategori
Uncategorized

ALBANIA: Gangsters With uniform The Police.

https://www.youtube.com/watch?v=RElbfgiiUCY

ISH SPIUNET DHE GANGESTERET ME UNIFORMEN E POLICISE.

KUSH ESHTE ARBEN HYSENI.

Spiuni i sigurimit te shtetit Arben Hyseni,i rekurtuar titullar policije,( Z/ Drejtor i policise ne qarkun e Korces) autor i torturave te qytetarit Korcar Tomi Misha,ne dhomat e izolimit te policise Korce.
Policija po ju bem presion mjekeve te spitalit rajonal Korce per ta kethyer ne qeli qytetarin Misha qe mediat te mos arrijne te mesojne te verteten.
Qytetare të ndryshëm dhunohen dhe poshterohen madje hapur në sy te publikut dhe më pas perfundojne çuditerisht me të njejten akuzë pas hekurave:
Kundërshtim të forcave të rendit.
Të poshtërojnë me të shara, të godasin pa mëshirë, duke të turpëruar sa përfundon në spital dhe në fund të grabisin lirinë duke të burgosur.
Një “standard” i ri që e ka zanafillen ne dhenien e çdo kompetence nga ana e qeverisë gangestereve me uniformë per te vendosur per jetet tona. Pra e thene me dy fjale.
Tashme nuk jane më mbrojtesit tane, por ekzekutuesit e lirise dhe te drejtave, te cilat na i jep ligji.

Shtet policor.

Gangstere me uniforme.

nga Ferdinand VELIU

Po kthehet në një fenomen të hidhur sjellja prej harbutësh e unifomave blu.

Qytetarë të ndryshëm dhunohen dhe poshtërohen madje hapur në sy të publikut të gjerë dhe më pas përfundojnë çuditërisht me të njëjtën akuzë pas hekurave: Kundërshtim të forcave të rendit. Të poshtërojnë me të shara, të godasin pa mëshirë, duke të turpëruar sa përfundon në spital dhe në fund të grabisin lirinë duke të burgosur. Një “standard” i ri që e ka zanafillën në dhënien e çdo kompetence nga ana e qeverisë gangesterëve me uniformë për të vendosur për jetet tona. Pra e thënë me dy fjalë tashmë nuk janë më mbrojtësit tanë, por ekzekutuesit e lirisë dhe të drejtave, të cilat na i jep ligji. Shtet policor. Për të qenë të sinqertë këtë komoditet dhe liri veprimi këtyre kriminelëve me uniformë u a ka dhuruar vetë Kryeministri i cili i ka falur çdo kompetencë.

E pafalshme, brenda dy javëve tre raste me video amatore të dhunës ndaj qytetarëve janë bërë publike dhe ministri Tahiri si personi përgjegjës për këtë institucion hesht!! Një nënë 35-vjeçare ofendohet dhe goditet shtazërisht prej dy uniformave dhe më pas përfundon pas hekurave, në Kavajë dhunohet barbarisht 13 ditë më pas një tjetër qytetar, po një tjetër rrihet barbarisht në sy të publikut në Korçë dhe më pas masakrohet barbarisht me duar të lidhura duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital me fraktura të shumta. Këto ndodhi tashmë të përditshme kanë krijuar paradoksin e frikës tek qytetarët, të cilët i vendosin në të njëjtën anë të peshores kriminelët me policinë, duke u përpjekur të ruhen prej të dyjave. Kjo klimë e rëndë e krijuar nga këto akte të paprecedenta i ka bërë qytetarët të humbasin respektin për rrobën e nderuar si dhe ka vrarë përfundimisht shpresën, duke i bërë të besojnë se tashmë nuk paguajnë taksa për mbrojtësit, por për dhunuesit me uniformë.

Mos vallë Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nëpërmjet drejtuesve të Policisë gangestere të Shtetit janë urdhëruesit e maskaradave të tilla kundër popullsisë civile për të ngritur tek ata psikozën e frikës, për të kërcënuar dhe vrarë zërin e revoltës që po mbizotëron nga kjo keqqeverisje? Policë dhe drejtues të Policisë së Shtetit janë kthyer tashmë në trafikantë të drogës, hajdutë të pasurisë së qytetarëve, dhunues gjakftohtë të lirisë dhe dinjitetit. E frikshme!! Për këdo qytetar këto veprime lënë një shije të keqe, fundja çfarë kanë më tepër kriminelët e rrugës nga këta me uniformë. Asgjë. Këto raste tregojnë se të parët dhe të dytët mbrohen nga struktura në krye të piramidës shtetërore, sepse pas këtyre akteve të rënda denoncuese nuk ka pasur asnjë veprim konkret ligjor për dhunuesit. Poshtërimi siç duket është modeli që ka zgjedhur kjo qeverisje për të bërë gjunjëzimin e popullit, një model i papranueshëm që nuk asnjë lidhje me standardet demokratike për të cilat aq bukur paraqiten si Kryeministri dhe ministri i Brendshëm para organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Fasadë mashtruese që nuk ka lidhje me realitetin.

Respektimi i të drejtave njerëzore tashmë është vrarë prej kësaj qeverie, duke mbetur thjesht nocion. Qytetarët shqiptarë janë sot të gjithë të rrezikuar, sepse gjithkush prej tyre mund të jetë viktima e radhës e gangsterëve me uniformë, të cilët nuk ndalen. Pothuaj në çdo drejtori policie në të gjithë vendin gjatë këtyre muajve ka pasur ankesa dhe denoncime për dhunën e ushtruar nga uniformat blu, por që fatkeqësisht nuk kanë rezultuar me marrjen e ndonjë mase ndaj uniformave. Mbi qytetarët padrejtësisht dhe në mënyrë permanente është ushtruar presion ose ju është vrarë shpresa se do të gjenin drejtësi, ose janë tërhequr që në momentin e parë nga padia ose mizorisht kanë përfunduar qelive, duke u dhunuar për herë të dytë këtë radhë me privim të lirisë. Të gjithë kemi qenë dëshmimtarë të qindra gjobave të padrejta të vendosura nga uniformat, të dhjetëra rasteve me pasojë vjedhje të viktimave apo banesave gjatë ekzaminimeve të viktimave, apo ushtrimit të kontrolleve në banesa e deri tek vjedhja e aksesorëve të makinave të ndaluara brenda ambienteve të komisiariateve. Ajo që të shqetëson më tepër është se vetë ministri i Brendshëm Tahiri është edukuesi në një farë mënyre të këtyre akteve çnjerëzore. Dhënia e shumë kompetencave nga Kryeministri i vendit dhe përdorja vend e pa vend e fjalës burg kanë krijuar terrenin e favorshëm për abuzim flagrant, e cila ka sjellë që këto monstra të shkelin sistematikisht rendin dhe ligjet. Qytetarët janë ndërgjegjësuar me këtë Kryeministër dhe ministër ata ndihen çdo ditë edhe më të kërcënuar, çdo ditë e më të pasigurtë.

https://www.youtube.com/watch?v=RElbfgiiUCY

Kategori
Uncategorized

Ku po shkon shqiperia.

IMG-20150220-00737FICERE TE POLICISE APO TRAFIKANTE DHE VRASES!?

Ku po shkojme.

Drejtues te qeverise shqiptare,persona me te kaluar te erret me trafikun e droges dhe qenieve njerezore,persona ne kerkim nga interpolet e vendeve te huaja.

Ushtarake te larte te aviacionit trafikante nderkombetar droge,oficere te njesise operacionale te policise trafikante droge, inspektore te policise vrases.

Elita e policise shqiptare drejton trafikun e droges.

Oficeri Hamez Demushi që u kap me droge është pjese e elites se Policisë se Shtetit.

Zbulimi i ketij grupi vjen perseri nga SHBA_ja dhe prokuroria e krimeve te renda.

OFICERE TE POLICISE SHQIPTARE  TRAFIKANTE DHE VRASES!?

Kategori
Uncategorized

PERSE U RRAH EDI RAMA ME 1997.

Rrahja e Ramës në vitin 1997 në një nga lagjet e qytetit, e cila në të vërtetë bëri vërtet bujë në atë kohë.

Rama nuk ka dashur të flasë asnjëherë në lidhje me atë rrahje, sepse dikujt i frikësohej.

Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet.

Mashtron shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë dhe pse jo edhe italianët. Rama ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të dhënë një intervistë në kanalin televiziv “LA7” të Italisë. Paratë dhe trajtimi me paratë e shqiptarëve që duhet të paguajnë ta shohin njeriun që menaxhon taksat e tyre se si udhëton drejt Italisë vetëm për të dhënë një intervistë. Cili ishte lajmi i asaj interviste? Rrahja e Ramës në vitin 1997 në një nga lagjet e qytetit, e cila në të vërtetë bëri vërtet bujë në atë kohë. Rama nuk ka dashur të flasë asnjëherë në lidhje me atë rrahje, sepse dikujt i frikësohej. 18 vjet më pas i është rikthyer asaj ngjarjeje, duke e shfaqur veten si një viktimë dhe duke akuzuar direkt për këtë shërbimet e sigurisë.

“Është një episod, pjesë e një momenti shumë dramatik të historisë tonë pas rrëzimit të komunizmit, pasi kemi pasur një tranzicion shumë dramatik. Në atë kohë ishin firmat piramidale që shkatërruan vendin. Unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur, që përpiqeshim të bindnim regjimin e asaj kohe duke shkruar. Gjithashtu po përgatisnim një peticion për largimin e Presidentit të asaj kohe, pasi ishim në prag të një krize, e cila më pas erdhi”, tha Rama.
Pra, e shpall veten disident të një regjimi, siç e quan ai qeverisjen e vitit 1997 një dëshirë e kahershme e tij që dështoi në rrëzimin e diktaturës dhe ai përpiqet ta servirë si gjel për konsumim për vitin 1997.
I pyetur se kush e goditi, Rama tha: “Asnjëherë nuk u mësua saktë kush, por ishin shërbimet sekrete të asaj kohe”. Në fakt ajo është mësuar që atë natë dhe që atë ditë, por autori nuk ka mundur të arrestohet, sepse Rama nuk ka pranuar që të bëjë denoncimin në Prokurori.

20131021-rama_nudo
Lubonja kujton disa detaje nga rrahja e Ramës në media. Dhe ajo çfarë është më intersante është fakti se, Rama nuk ka kërkuar mjek në momentin kur është goditur, por ka kërkuar të fotografohet nga një komshi.
“Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa i çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur tek dera e një komshiu të tij fotograf dhe i kishte kërkuar ta fotografonte. Qorri mori në dorë fotografitë që fotografi i kishte larë që atë natë. Vrajat e gjakut që zbrisnin nga koka dhe hunda e shpërthyer nga doreza e hekurit, lanin fytyrën, këmishën e bardhë të lëshuar dhe zbrisnin poshtë pantallonave. Seç kishte një kontrast në këtë pamje, me faktin që njeriu që kishte pësuar ato goditje gjakderdhëse ishte ende në këmbë. Iu kujtua një legjendë e vjetër me një të vrarë që ecën, duke mbajtur në dorë kokën e prerë… ”, shprehet Lubonja.

As Meta nuk e beson variantin e Ramës
“Në ’97 po të donin të vrisnin” është shprehur dje Kryetari i Kuvendit, Meta duke iu referuar edhe debatit në Parlament mbi goditjen e Ramës në 1997. Nuk ka vazhduar më tej Meta, por nënkuptimi ishte i qartë se është e vështirë të bëhesh hero pas 18 vitesh për një rrahje që ka një tjetër të vërtetë.

Po përse u rrah, Rama?

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës, që në ato kohë nuk ishte 1 milion banorë sa është sot, e morën vesh të vërtetën direkt të nesermen. Ishte vërtet kohë trazirash, por nuk ishte si sot, kur ministrit të Brendshëm i hedhin lokalin e babait me tritol në erë dhe nuk e gjen se kush janë autorët. Në atë kohë, zbardhej me shpejtësi gjithçka. Ka qenë vërtet një ngjarje e rëndë dhe që bëri bujë në mediat e pakta dhe në kafenetë e kohës, por të gjithë e dinin të vërtetën, ndaj përdorimi politik i asaj rrahje nuk i besoi kush atëhere dhe aq më pak sot, kur ne jemi të detyruar ta zbardhim të plotë.
Rama është rrahur, ndërsa kthehej nga një lokal në qendër të Tiranës së bashku me një mikun e tij, edhe ai artist. Dëshmitarët thonë se ai ka qenë nën avujt e alkoolit dhe askush nuk e përjashton që të ketë qenë edhe nën efektin e narkotikëve që i përdoirte shumë në atë kohë në Francë.

13013EdiRamanudo-bashkim1Papërgjegjshmëria e ka bërë, që si një dashnor i vërtetë të marrë drejtimin drejt shtëpisë së gruas greke të një miku të tij me të cilin njiheshin prej kohësh. Ndoshta nuk do të ishte mirë që të japin detaje të hollësishme në lidhje me emrin dhe punën e saj, sepse nuk do të ishte etike sot. Ajo që mund të kujtojmë nga ajo grua e bëshme dhe më e madhe në moshë se Rama ishin dhe funksionet e saj në Shqipëri. Mbi të gjitha, ajo ishte bashkëshortja e mikut të tij.

Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet. Kjo ka sjellë edhe sherrin dhe reagimin e dhunshëm, ku Rama është goditur me grusht me dorezë metalike në nofull.
Duhet shtuar edhe një detaj, Rama ka qenë në lokal atë natë, para incidentit edhe me bashkëshorten e radhës me emrin Delina F, mirëpo ai nuk ka vazhduar të qëndrojë me atë, por ka shkuar tek gruaja e mikut të vet.

Kjo është historia e vërtetë dhe e vetmja e asaj çfarë ka ndodhur atë natë. Përdorimi i saj për qëllime politike, sot 18 vjet pasi ajo ka ndodhur na imponon zbardhjen e plotë para opinionit si dhe lidhje të tjera të tilla prej perversiteti të Ramës

urlNuk është rasti i parë që Rama flirton me bashkëshortet e miqve të tij, të cilat ai më pas i bën të vetat.

Mund t’u kujtohet edhe historia e lidhjes së bashkëshortes aktuale, e cila kishte një familje me një pedagog të nderuar. Miqësia ishte konsoliduar deri në atë pikë sa çiftet darkonin bashkë deri kur erdhi momenti që Rama ia mori bashkëshorten mikut tjetër të tij dhe sot jeton me të në sarajet e Surrelit.

Gazeta ka informacion të plotë dhe në detaje edhe për lidhjet e mëparshme të Ramës me bashkëshortet e miqve të tij. Ndoshta nuk do të ishte mirë të merremi vetëm me të shkuarën, por edhe me atë që ndodh sot me Ramën me kabinetin e tij qeverisës, sikurse edhe me titullarët e disa institucioneve.

Ka edhe raste të tjera, me emra dhe mbiemra që janë vërtet histori perversiteti dhe pabesia të Ramës ndaj miqve të tij, të cilat i disponojmë të plota.
Shqipëtarët duhet të kuptojnë se kur Rama ja ka bërë një pabesi të tillë perversiteti atyre që ai i konsideron si miq, cilido mund të kuptojë sa i ndershëm mund të jetë ai me elektoratin që e ka votuar dhe aq më pak me shqiptarët që nuk e kanë votuar.

Berisha: Ishte krim pasioni, të hetohet
“Në një nga mediat e mëdha italiane, kreu i ekzekutivit të vendit i ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillim, ndër më të ulëtit. Për herë të parë në histori ndodh që pas tetë vitesh një njeri që është sot në krye të ekzekutivit, të shpallë, të trillojë, të mashtrojë, të shpallë krimin e pasionit, si krim politik.

Absolutisht, ajo që ka ndodhur në 1997, është një akt i shëmtuar, por ai universalisht u pranua si krim pasioni, sepse zoti Edi Rama, nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse zoti Edi Rama, kjo ngjarje nuk ndodhi vetëm me të, ai ishte i shoqëruar edhe me të tjerë, kur ndodhi ngjarja. E pa më shumë se një, autorin që e goditi për motive pasioni dhe absolutisht jo politike.

imagesPor, nëse do të ishin motive politike, çfarë e pengoi zoti Rama të denonconte. E dinë të gjithë se ai ishte krim pasioni. Ai nuk shkoi kurrë në Prokurori.

Berisha kaloi në opozitë. SHIK-u u bë objekt sulmesh agresive. Çfarë kujtoni ju se, Fatos Klosi do të kursente oficerin e SHIK-ut që kishte adresuar Edi Ramën, personin që agresoi Edi Ramën e mbroj vetë Edi Rama, sepse ishte krim pasioni dhe të dalë tani burri dhe të bëhet viktimë e imja, pasi është bërë Kryeministër ky është dy herë turp. E para turp që mashtron, e dyta turp që bën viktimën tani që është kryetar ekzekutivi.

Është kollaj të përdorësh mediat dhe të transformosh historinë, por asgjë krimin e pasionit nuk mund ta shndërrojnë në krim politik edhe unë e sfidoj Edi Ramën të vijë të nxjerrë personin dhe të shkojmë në gjyq. Të shkojmë në Prokurori dhe jo të akuzojë Sali Berishën poshtë e përpjetë, duke thënë se e paskam rrahur në 1997.

Ai thotë se në 1997 më rrahu SHIK-u. Si ka mundësi që nuk shkoi njëherë në Prokurori. Nuk e nxori njëherë emrin që ia di shumë mirë. Le të thotë pse e mbajti të fshehtë. Ky është një akt shumë i ulët dhe e denoncoj publikisht.

Ky bën viktimën sot pas 18 vitesh, që është Kryeministër. Kjo është e turpshme.

Kjo ishte arsyeja që po kërkoja fjalën për procedurë, sepse më lëndoi shumë fjala e tij në atë emision. Nuk e ka prekur askush kurrë nga ana politike, ndërsa për krimet e pasionit nuk merrem unë me to”

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

Kembanat bien, por askush si degjon..

Emigrantet te braktisur si nje mall pa zot, enden edhe sot e kesaj dite dyerve te botes, dhe per ta skujtohet askush.

487974_10151850333729293_423243178_nAktivist dhe drejtues ne shoqatat shqiptare qe ne krijimin e tyre. por me shume ai eshte, krijuesi, mesuesi i shkolles shqipe falas  per femijet emigrane ne qytetin e Volosit Greqi, me te drejte veh ne pah dhe akuzon autoritetet shqiptare,per mos zgjidhjen e problemeve te emigranteve shqiptare dhe mbas 24 viteve ne emigrim.

Eduart Tafaj.

Qe te jemi me te sakte, per ta kujtohen vetem ne pragun e zgjedhjeve, pra ne fillim fushatash elektorale. Jo se nuk na njeh politika! Jo se shteti ame nuk e ka mendjen te ne, dhe nuk na njeh!! Jo, ata na duan, na duan per votimet. Ata na donin, kur nisnim prane familjeve tona ato qindra miliona dollare, cka bente te kollajshme qeverisjen e tyre. Ne na duan, se sa here do te ndryshoje drejtimi qeverises, na ndryshojne edhe ngjyren e pashaportes, e bashke me ngjyren na ndryshojne dhe tarifen, dmth cmimin, por jo trajtimin. Te braktisur para problemeve. Te braktisur ne meshiren e fatit, dhe burokracise se shteteve ku ne kemi emigruar! Te harruar vetem nen kujdesin e perfaqesive diplomatike tona, qe ne te shumten e rasteve vetem mbeshtetje morale mund te na ofrojne. E per keto ka shume shembuj. Para pak ditesh ne Lamia te Greqise, ne nje aksident, humb jeten nje femije Shqipetaresh emigrante. Per kete familje pervec tragjedise, ju shtua edhe dhimbja tjeter burokratike, e dhimbeshme po aq sa edhe tragjedia. Nuk i jepesh kufoma prinderve per te kryer ritet e lamtumires, pasi femija rezultonte e pa regjistruar, pasi prinderit ishin te paligjshem! Nje tragjedi e pergjithshme kjo, ne kuptimin e plote te saj.

imagesEkziston nje ligj i tille, qe emigrantet e paligjshem ne Greqi, ne rast se Zoti ju jep mundesine te behen prinder, ata sdo kene mundesine qe kete gje te jua njohin edhe gjendjet e regjistrimt te zyrave civile. E perseri emigrantet vetvriten me heshtjen e tyre. Me gjithse emigrimi i paligjshem mbart keto risqe, kjo nuk do thote qe keta sjane njerez, dhe ndaj tyre sduhet te sillemi si njerez. Jemi komuniteti me i madh i emigranteve ne Greqi, dhe me i percari ne mijra pjese. Me reagime te vakta. Me nenshtrime politike.

984102_10151623609654293_2046498579_nMe nderhyrje miqsh dhe klanesh, kemi arritur qe kete komunitet shume i fuqishem nga se ne e imagjinojme, ta gjunjezojme deri ne poshterim. Po te nderuar, ashtu sic edhe e cilesoj, qe komuniteti yne ku edhe une bej pjese, jemi te gjunjezuar deri ne poshterim. Te harruar nga te dyja krahet! Te pa perfaqesuar! Kujtohen per ne vetem ne anen ekonomike! Qellimisht po ndikohet te humbasim brezin e dyte dhe te trete te emigranteve! Qellimisht po na lodhin qe te mos kthejme koken nga vendi ame!

1230038_10151850331709293_983777819_n
Te gjitha keto na rendojne. Na rendojne aq shume, sa ne nje dite kjo ngarkese do te hidhet! Do te hidhet aq larg sa copa sdo i ngelet.

Kush eshte Eduart Tafaj?

Ndiqni linkun e me poshtem:

http://gazetatelegraf.com/eduart-tafajdeputeti-i-agimit-te-arte-kunder-mesimit-te-gjuhes-shqipe-ne-volos/

Kategori
Uncategorized

Anti-berishizmi si justifikim i tejzgjatur…

Është tanimë e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitëse të dëgjosh akuza të pafundme dhe përsiatje shumëngjyrëshe kundër ish-kryeministrit Berisha. Kanë kaluar tanimë 17 muaj të bollshëm nga “Qeverisja e Re” dhe të përqendrohesh te trashëgimia “dramatike” e qeverisë Berisha, si një peshë e papërballueshme për t’u “ngritur mbi supe” dhe për t’u zhbërë, është dita- ditës më e pamjaftueshme. Thënë shqip, ky argumentim nuk mban më.

NGA ARTUR ZHEJI.

Në qoftë se këto akuza, që tingëllojnë sot më së shumti retorike, nëse do të vazhdojnë edhe për ca kohë, si edhe duket nga trendy i deritashëm, na jep me dije se ndoshta diçka thelbësore nuk shkon mirë. Nënkuptohet kështu që, kapaciteti për të ngritur lart kurbën e kërrusur ekonomike të krizës, të një krize jo vetëm shqiptare, por rajonale dhe europiane, është një kapacitet që po kalon edhe ai krizën e vet.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më tej të ndahet me argumente letrare: në engjëj dhe në djaj.

E ka bërë këtë edhe Berisha, për shumë vite, si taktikë dhe si “modus operanti”, të të bërit politikë. Është pra një déjà vu në stilin e komunikimit dhe të parashtrimit të gjërave.

Më kujtohen fare mirë vite të shkuara, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, në vitet 2002-2005, që kishte nga ata ministra apo “drejtorë të mëdhenj” që dërgonin fjalë dhe premtime nëpër kanale të ndryshme dhe të fshehta komunikimi, tek Doktori, dhe i kërkonin Berishës, në mënyrë absurde, ndihmë për karrierën e tyre në krizë. Ndihma qëndronte në kërkesën që ai t’i sulmonte dhe t’i akuzonte politikisht në Kuvend. Kështu ata, të sulmuarit nga Doktori, shpresonin të fitonin pikë dhe të merrnin grada besueshmërie në Partinë Socialiste. Duke ndjekur Parlamentin e këtyre kohëve, më duket se ky fenomen duket sikur po fillon të përsëritet edhe sot.

Sepse, përveç kryeministrit Rama, që është detyrimisht në linjën e parë të protagonizmit dhe të përballjes politike, të tjerët, thjesht duhet të raportojnë Institucionalisht mbi arritjet apo mosarritjet e tyre.

Sporti retorik për të goditur verbalisht Berishën, largon debatin parashtrues, ose si e thotë latini, debatin propozitiv të këtyre zotërinjve. Dhe kjo është tanimë e bezdisshme, sepse shumica e diskutantëve, kuptohet në një klimë emocionale të tejzjarrtë, më së shumti nuk raportojnë se çfarë është bërë dhe se çfarë do të bëhet, por fillojnë e mbarojnë me “bilancet negative apo katastrofike” të qeverisë së shkuar. Simbas stilit: ngrihem për të diskutuar se çfarë nuk është bërë në kohën e qeverisë Berisha dhe jo për të diskutuar se çfarë kam bërë apo çfarë nuk kam bërë unë, si ministër apo diçka tjetër. Këtë le t’ua lënë gazetarëve apo analistëve politikë, profesionet nuk kanë përse të ngatërrohen qëllimisht.

Që qeveria e kaluar, sidomos në dy vitet e fundit, pati një rënie dramatike rezultatesh, kjo dihet tanimë. Nuk është as mister dhe as e panjohur. Më 23 qershor, për këtë bilanc dhe për ato energji në shterim e sipër të ish-qeverisë, pati edhe një rokadë të qartë e të thekshme elektorale pushteti. Sepse pati, nga Mazhoranca e Re, premtime dhe parashtrime që u besuan, të tipit “Rilindës”, të cilat krijonin bindjen dhe idenë tek shumica e zgjedhësve se Rokada e Pushtetit do të ishte Zgjidhja e Krizës.

Koha dhe parametrat e rezultateve të deritashme rrëfejnë që nuk paska qenë absolutisht kaq e thjeshtë. Ekuacioni qeverisës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë më i komplikuar. Natyra njerëzore është po ajo, mëkatare dhe egoiste, përfituese dhe grabitqare. Kështu ka mbërritur të mbijetojë raca apo natyra e “homo sapiens” deri në ditët tona të evolucionit të vet, shekull mbas shekulli dhe mijëvjeçar pas mijëvjeçari.

Korrigjimi i kësaj natyre nuk mjaftohet dot kurrë me ndryshimin e një Maxhorance, e pra, me zëvendësimin e saj me një tjetër. Është një Evolucion i gjatë zhvillimi. Eksperienca e vetme, jo perfekte, por gjithsesi e suksesshme në botë, është qytetërimi i sotëm perëndimor. Dhe rrënjën e vet, ky model kaq i vështirë për t’u mbërritur, e ka tek ndryshimi gradual i institucioneve. Proces ky së paku 300-vjeçar dhe shumë i përgjakshëm, dhe shumë i reflektuar. Por edhe i mirëfinancuar nga grabitjet masive koloniale dhe postkoloniale, nga ana e vendeve të zhvilluara ndaj vendeve të tjera.

Për t’u kthyer në terrenin konkret, kur Rama shkonte drejt pushtetit në vitin 2013, e dinte fare mirë Shqipërinë që po merrte në duar dhe instrumentet që kish për qeverisjen e saj. Ai e braktisi me vetëdije betejën parlamentare për Presidentin në vitin 2012.

Dhe sot, Kryeministri duhet t’i bëjë hesapet me Bujar Nishanin, President të Republikës. Nuk ka përse ankohet për këtë. Dhe kjo vlen edhe për Prokurorin e Përgjithshëm, edhe për drejtorin e SHISH.

Rama, Kryeministri pra, ose duhet të bashkëjetojë si të mundet me ta, ose të bashkëpunojë brenda ca hapësirash të ngurta, ose të përshtatet, duke shtuar disa herë më shumë volumin e punës së ekzekutivit. Rrugë tjetër më të thjeshtë dhe më komode nuk ka, së paku edhe për disa vite të mira e të gjata njëkohësisht.

Mirëpo, gjithsesi vendosja në qendër të së “keqes”, apo të yçklës që nuk mirëfunksionon, me arsyen-justifikim se Berisha, edhe sot, i ka të gjitha fajet, është si t’i japësh gaz një makine pa karburant.

Berisha është në Tiranë. Në shtëpinë e vet politike apo familjare. Ballë për ballë dhe a “modo suo” (sipas mënyrës së vet). Me defektet, mëkatet, apo të mirat e tij.

Berisha, ka dhe do të ketë një influencë të padiskutueshme në mjaft struktura strategjike të shtetit. Por ky nuk është një koeficient i panjohur, sepse dihej edhe në qershor 2013, se do t’i kishte. Si njeri përcaktues për shumë karriera politike institucionale dhe si siguresa politike të së nesërmes. Pavarësisht interpretimeve në politikë, për atë tërësi interesash dhe influencash që përbën thelbin e pushtetit dhe politikës, ky fakt mbiquhet largpamësi politike.

Rama dhe qeveria e tij, ka gjithsesi shumë e shumë hapësira që të rrëfejë potencialin e vet reformator apo “shtetformues” dhe për këtë Berisha nuk mund ta pengojë, edhe sikur të donte. Parada e fjalimeve të zjarrta antiberishiste, të disa ministrave apo të disa aspirantëve për ministra, është duke u kthyer në një taktikë politike të pashijshme. Nuk mund të mbushen gropat e mossukseseve të aksh drejtori, apo të aksh ministrie, me vrulle pikante fjalësh sulmuese antiberishiste, që adresohen tek e kaluara, si justifikim, për mosmbërritjet e sotme.

Sepse Berisha apo “trashëgimia” e tij qeverisëse nuk “luftohet” me fjalime retorike, shpesh me përmbajtje të theksuar ideologjike. Përballja me të bëhet me bilance, me shifra dhe me vepra konkrete, në terren konkret.

Përndryshe, pas ca kohësh, duke gjykuar nga fjalët e pafundme ankimtare dhe akuzonjëse, nuk do të dallojmë dot kush është në pushtet dhe kush jo.

Kategori
Uncategorized

“ZOTI JU MBROJTTE” VENDI PO SHKON BUTESISHT DREJT 1997-TES…

IMG-20150213-00684Lufta e ndyrë.

Ky vend po shkon me nje butësi cinike drejt një konflikti si ‘97-a. Madje më keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo provë? Ok, në qafë paçi veten, sepse nëse s’e keni kuptuar akoma, atëherë po ju them se ne jemi tashmë në luftë dhe ajo është vërtet “dirty -e ndyrë”. Sepse nuk është më ballë për ballë. Është kurvërisht skuthe dhe joburrërore.
Nga Besnik Aliaj. 14 Shkurt 2015
besnik aliaj Ky vend po rrëshqet butë por frikshëm drejt “dirty war”! Ah, e kuptova…Po mendoni se jam demoralizuar? Trembur? Depresuar? Ok, …po nëse nuk ju mjafton terrori i bombave si Italia e viteve ‘70-‘80, atëherë po jua shpjegoj. Nuk besoj se ka më naivë të mos kuptojë se ç’ndodh. As gënjeshtrat në mediat e kontrolluara nuk pijnë më ujë. As zgjedhjet demokratike vendore në horizont! Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar të mundshme sepse jemi irracionalë. Nuk besojmë tek idetë, pozitiviteti, konstruktiviteti, tryezat, negociata, ndarja e pushtetit. Ne fjalën e fundit e themi në fillim! Sa e kemi pushtetin, ne e duam të gjithin vetë. Asnjë thërrime për të tjerët. Kur nuk e kemi, bëjmë moral…
Pra ky vend po shkon me nje butësi cinike drejt një konflikti si ‘97-a. Madje më keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo provë? Ok, në qafë paçi veten, sepse nëse s’e keni kuptuar akoma, atëherë po ju them se ne jemi tashmë në luftë dhe ajo është vërtet “dirty -e ndyrë”. Sepse nuk është më ballë për ballë. Është kurvërisht skuthe dhe joburrërore. Madje ajo nuk bazohet në asnjë ideologji, vlerë, parim, mirësi apo besim. Pra mund të më thotë dikush se kush përfiton kur dy palë zihen? Kush është i treti fatlum? Është ai djall apo engjëll? Jua them unë! Nuk do të jetë as forca e tretë politike jooo! Kjo sepse sistemi politik zyrtar postkomunist po shembet i gjithi me rrapëllime njësoj si “Muri i Berlinit”.
Pas Komunizmit të 1990-s, më 2006-n bashkë me “Lehman Brothers” ra edhe Kapitalizmi antihuman dhe i korruptuar i korporatave dhe mediave të kontrolluara. Ky kolaps e nxori klasën politike “formale” zbuluar e lakuriq me përkëdhelitë e papërgjegjshmëritë e saj skandaloze. Çuditërisht, ata kujtojnë se janë “zota” njësoj si liderët komunistë dikur. Njerëzit s’kanë bukë të hanë. Pra “fshati digjet, kurva krihet”, – thonë njerëzit e thjeshtë e të përvuajtur! Por ky kolaps moral ekonomik dhe politik është edhe më agresiv se ai në ‘91-n. Sepse tashmë nuk ka më shpresë dhe optimizëm. Nuk ka më referencë lokale dhe globale. Kjo rënie do ia lërë vendin kaosit total dhe ekstremeve ideologjike e religjiozet e panjohura nga ne më parë.
Do të jetë një kataklizmë e vërtetë, nëse…në horizont nuk dalin njerëz të rinj, të ditur, të papërlyer e me kurajë e filozofi të re shpresëdhënëses e konstruktive, që vërtet e duan këtë vend dhe shoqërinë përtej interesit të karriges së pushtetit dhe grupeve ekonomike që dominojnë. Po a ekzistojnë këta njerëz më? Vështirë ta them edhe pse dua shumë t’ju jap ende shpresë.
65072_442409022582269_2846846922857674370_nNdaj kujdes, të paktën mos u bëni pjesë e “dirty war” me gjuhë nepërkash, tritol, shantazh, Molotov, frikë, gozhda, kërcënime, gjoba, kontrolle, mashtrim…Sepse së shpejti ky mut mund t’ju bjerë vetë në kokë. Sepse ndërkohë i treti që ju fola më lart (me drapër-çekan, kryq të thyer, thasë droge apo libër të shenjtë, qoftë në dorë) e që fërkon duart djallëzisht, do të përfitojë që të shkojë në majë dhe të na sundojë me ligësi …
Zoti ju mbrojttë!
Kategori
Uncategorized

çanta me vdekjeprurëse ne bote.

Kjo është çanta më vdekjeprurëse në botë: Në të janë vendosur vetëm katër gjëra!

Kjo është çanta më vdekjeprurëse në botë: Në të janë vendosur vetëm katër gjëra! (FOTO)

​Kjo çantë është gjithmonë në afërsi të një prej njerëzve më me ndikim në botë, dhe të shumtë e quajnë “kutia e zezë” për një kohë të gjatë ajo besohet se përmban butonin e kuq për të aktivizuar raketa bërthamore.

Cantë e zezë prej lëkure që është gjithmonë diku në afërsi të presidentit amerikan Barak Obama, e quajtur “FootBall”.

Por ndërsa ka një lidhje me armët bërthamore, në këtë çantë të zezë nuk ka asnjë buton i kuq. Më sigurt, në të janë vendosur vetëm katër gjëra, dhe një prej tyre është libri i zi i 75 faqeve të cilat, ndër të tjerat, është një përshkrim i procedurave në rast të sulmit bërthamor.

Përveç kësaj, çanta përmban edhe një libër me një listë të vendeve ku, në rast të një sulmi bërthamor, presidenti mund të fshihët. Ekziston edhe një dosje me sistemin e menaxhimit të komunikimit, dokumente nëpërmjet të cilave presidenti i SHBA-së, i drejtohet kombit në situata të jashtëzakonshme.

Dhe për këtë “komplet atomik ” që të jetë i plotë, këtu është edhe kodi për autorizimin e një sulmi bërthamor, dhe nëse kemi parasysh se në çantë vërehet shpesh edhe antena, mund të konkludohet se në të fshehet edhe disa sisteme komunikimi.

“Gjithmonë jeni nën presion, dhe unë shpesh i kam hapur për të siguruar që të gjitha gjërat janë ende brenda,” tha ushtari, Robert Patterson, i cili ishte në krye të çantës gjatë presidencës Klinton.

Kjo çantë vdekjeprurëse për herë të parë u shfaq në vitet presidentit Kennedy, menjëherë pas krizës së raketave kubane në 1962.

312

Kategori
Uncategorized

E vërteta e varrimit të Musine Kokalarit në Rrëshen

musine kokalariRrëfimi i fqinjit dhe varrmihësit të saj, Agim Haruni

Nga Ndue Dedaj

“Kur vjen për vizitë Enver Hoxha në Mirditë në vitin 1968, Musinenë e hipin në një makinë dhe e dërgojnë në Shënpal, njëzet kilometra larg Rrëshenit, për katër-pesë ditë, ku kishte qenë një kazermë e vjetër që kishte shërbyer si postë xhandarmërie e burg dhe më vonë shkollë. Natyrisht, bashkë me disa të internuar të tjerë, që mbaheshin për të rrezikshëm, me pretekstin që të mos i dilnin përpara për t’i futur ndonjë letër në xhep Udhëheqësit duke e shqetësuar…”. Ky është një pohim që bëhet për herë të parë nga Agim Haruni, njeriu që i ka qëndruar afër disidentes, komshi me të për 15 vjet, i cili ka qenë dhe varrmihësi i saj. Ai kujton gjithçka me imtësi dhe ka vetëm një qëllim, njerëzit të dinë të vërtetën rreth Musinesë, që e vlerësonte shumë, por që nuk e kishte ditur se ajo kishte qenë dhe shkrimtare. Ka vetëm një si peng brenda vetes, pas gjithë asaj që i kishte ndodhur “zonjës së rëndë”, që ajo të kishte rrojtur derisa të shihte ardhjen e demokracisë në Shqipëri.

Musineja kishte patur tri kohë në jetën e saj, nga të cilat, të fundit do ta kalonte në Rrëshen.

Koha e parë ishte në liri, në Gjirokastër, Itali dhe Tiranë, si studente, shkrimtare dhe politikane.

Koha e dytë do të ishte në burg në Burrel, në kushtet e heqjes së lirisë. Dhe koha e tretë në Mirditë, në internim, në liri të kufizuar. Pikërisht për këtë të fundit kemi folur me Agimin, 70 vjeç, ish-punëtor ngarkim-shkarkimi në ndërmarrjen tregtare të qytetit, njeri i çiltër dhe i hapur. Vetë ai është një viktimë e sistemit, me ndryshimin se i ati kishte qenë ushtarak dhe në kohën e regjimit komunist derisa i kishte ardhur teposhtja.

Në një nga kafenetë e Rrëshenit, ai na rrëfen për më shumë se një orë. “Ne si familje jemi nga Kuçi i Vlorës. Na sollën nga Shkodra në Rrëshen, në vitin 1958, për të na goditur pak nga pak. Babai im, Sulë Haruni, ishte oficer i kohës së Zogut, kishte shërbyer komandant i togës së rojës bregdetare në Durrës dhe Shëngjin në ‘39-n me Mujo Ulqinakun dhe ishte dekoruar disa herë, me “Medaljen e Trimërisë” për 7 Prillin, “Yllin e Kuq” të 10 Korrikut etj. Në vitin 1963, me 20 shtator, babanë tim, ish-partizan, oficer në Mirditë, e arrestojnë dhe dënojnë me 6 vite burg për motive politike, por bëri 4 vite e 3 muaj. Si kishte ndodhur? Katër ditë më parë se të vinte arrestimi na fusin në shtëpi një gazetë “Pravda”, që siç dihet ishte organi kryesor i shtypit të Bashkimit Sovjetik. Tri ditë më vonë, me 19 shtator, vijnë nga Dega e Brendshme dhe kontrollojnë shtëpinë, ku gjejnë gazetën e mallkuar, që jo rastësisht na e kishin bërë peshqesh dhe kështu të nesërmen babait i vënë prangat…”

Dhe armiqtë e pushtetit do të kishin të njëjtën strehë. Ata mblidheshin nga ana e anës dhe rraseshin në “kënetë” për të shtyrë jetën.

“Me Musinenë u njohëm në vitin 1968, kur ajo erdhi me banim në banesën tonë njëkatëshe, te një si kënetë në dalje të qytetit, nga ana e SMT-së, pasi aty ku ajo kishte banuar më parë ishte ndërtuar reparti ushtarak. Banonim aty këto familje: Musineja në një dhomë, familja jonë, babai, nëna dhe ne fëmijët në dy dhoma, Mark Ndoja, këpucar shkodran, që qepte këpucët e ushtarëve, me të shoqen Zinën në një dhomë, Yldyshane Kalo me të birin në një dhomë, pasi i shoqi grek ishte riatdhesuar në Greqi. Ajo ishte motër me Myzejenin dhe rronin së bashku me të ëmën, deri kur ajo vdiq. Ishin nga Konispoli, por internimi i kishte hedhur në Rrëshen. Banesa jonë njëkatëshe quhej “Pallati i të Deklasuarve”. Përmbytej sa herë binte shi, futej një gjysmë metër uji brenda, pasi rruga për në Kurbnesh, si një “pendë”, i pengonte ujërat të binin në përroin e Zmesë. Në raste të tilla vinim te hoteli i vogël dykatësh i qytetit, për t’u strehuar sa të dilte moti, por nuk na linte kush brenda….

…Gjëja më me vlerë që Musineja kishte në dhomë ishte një raft me libra. Në mur mbante fotografinë e babait dhe të nënës. I nxirrte librat jashtë vetëm kur lyente shtëpinë. Kur e pyeta njëherë për librat e Stalinit, ajo më tha: “Duhet me i lexue edhe këto…”. Dilte në oborr dhe shtrihej në një shezlong të vjetruar, me ndonjë libër a revistë në dorë, ose shkruante. Këtë dinte të bënte. Mbante shënime gjithmonë, ditar. Kishte një shkrim të hapur. E njoh edhe sot shkrimin e saj. Ndërkohë që nuk dinte të gatuante. Edhe e vdekur është gjetur me një libër në gjoks. Mundohej me pyet ndonjë fshatar për zakonet dhe traditat e Mirditës, po pak kush i ndalohej për të folur me të, pasi njerëzit kishin frikë nga Sigurimi. Kishte një zakon të mirë, lekët që fitonte në punë i fuste në bankë, mbante vetëm sa për të prishur, 80 lekë të asaj kohe në ditë për t’u ushqyer dhe për biletën e kinemasë. Me interesin e bankës blinte libra. Në fund doli se kishte kursyer 400 mijë lekë, që për kohën nuk ishte një shumë e vogël.

…Ishte tip i qetë, e dashur, por e rezervuar, një grua e mrekullueshme. Politika bënte punën e vet, s’kishe çfarë t’i bëje. Edhe ne komshinjve nuk na fliste në rrugë. Flisnim rrallë me të, se rrallë vinte te ne, për të parë televizor. Për herë të parë Drita Kosturin e kam dëgjuar nga ajo. Isha në Romë, na pati thënë njëherë, ku rroja me dy motra italiane, kur një natë takohem me Dritën në rrugë.

“Sa e bukur je”, më tha ajo, kurse unë ia prita:

“Po ti ku më sheh, në errësirë?” Qeshëm të dyja…”

Musineja punonte në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit, së bashku me një komshie të deklasuar, Prena Gjeçin, që ishte gruaja e Ndue Llesh Gëziqit, një intelektual i kohës me disa gjuhë të huaja, i dënuar politikisht, ngaqë kishte pas shërbyer në regjimin mbretëror.

Agimi s’resht së treguari episode nga jeta e tronditur e Musinesë. Kur u vra Beqir Balluku ajo tha: “Këta luftojnë për pushtet, unë nuk jam njëlloj me këta që po dënohen tani.”

Ndërsa një ditë vjen nga puna e mërzitur.

“Çfarë ke, Musine?” – e pyeti nëna ime, Kizi.

“Pashë në qytet atë që më ka torturuar në hetuesi në Tiranë!”. Por emrin nuk ia tha.

Ajo vetë thoshte se ishte Ermira Vela e romanit “Para agimit” të Shefqet Musarajt.

 

Izolimi i Musinesë kur Hoxha vizitoi Mirditën më 1968-n

“…Njerëzit nuk kishin punë me të dhe më së shumti i shmangeshin. Nuk di të ketë patur asnjë përplasje me ndokënd nga njerëzit e pushtetit në Mirditë. Nuk vinte kush me e kontrollue në shtëpi. Thjesht kalonte çdo ditë para Degës së Brendshme, sa për t’u parë nga oficeri i rojës, por nuk ndalonte. Vetëm atëherë kur Mirditën e vizitoi Enver Hoxha, e dërguan për disa ditë në Shënpal, aq sa ai do të qëndronte aty për vizitë. Ajo tregonte se kur ishin të vegjël luanin me Enverin në lagje në Gjirokastër, duke i vënë pëllëmbët mbi ato të shoqi-shoqit dhe ai e kishte pëllëmbën më të madhe se ne fëmijët e tjerë…”

Tani ajo duhej të ikte pikërisht nga ai, djaloshi i dikurshëm i lagjes së gurtë, në Shënpal, në një internim të dyfishtë, pasi ajo e internuar ishte, që atij të mos i mekej sadopak shkëlqimi i diellit sulltanor nga heretikët e regjimit, që befas mund t’i shfaqeshin përpara në rrugët e qytetit të vogël. “Prapa diellit” ishin degdisur gjithmonë heretikët…

Agimi vijon: “Më thirrën njëherë te Klubi i Degës dhe më thanë ‘Agim, dili dëshmitar Musine Kokalarit, se të japim shtëpi’. Por unë nuk pranova.

Kur mbaroi internimin në vitin 1979, i thanë të shkonte në Gjirokastër, por ajo donte të shkonte  në Tiranë, çka nuk ia lejuan. Atëherë ajo vendosi të vazhdonte të qëndronte në Rrëshen. Sa herë sëmurej i çonim një filxhan çaji të nxehtë. Derën mezi e hapte. I ka bërë shërbim Yldyshane Kalo, që ka meritë të veçantë për këtë. Në Tiranë, në Spitalin Onkologjik ishin dhe njerëzit e saj, Kokalarët, që kujdeseshin…”.

Agimi përshkruan më hollësi ditën e vdekjes dhe të varrimit të Musinesë.

“Ditën që vdiq gjeta tri adresa të shkruara nga ajo me dorën e saj, nisa tre telegrame, por nuk erdhi në varrim askush nga Tirana etj. Musineja ka vdek me datën 13 gusht 1983 dhe e kemi varros të nesërmen mbasdite, në varrezat e Rrëshenit, katër veta: unë, Yldyshane Kalo, Myzejen Kalo dhe Shaban Doçi (dy të fundit burrë e grua). Me sa mbaj mend në varrim kanë qenë dhe dy të internuar të tjerë, Gjergji Gjergo, ish-profesor Universiteti, dhëndri i Beqir Ballukut dhe Ymer Llugaliu, mësues kosovar letërsie…”

Në vitin 1991 Musinenë e kanë zhvarrosur familjarët e saj, të cilëve iu ka pri për te varri i saj Zina Ndoja, ish-komshia dhe tani varrin e ka në Shtish Tufinë, Tiranë. Agimi ngulmon në një fakt si dëshmitar okular: “Asht rrenë ajo që thueht ndonjëherë se demek kur asht zhvarros Musineja i ka pas duart të lidhuna me tela me gjemba(!) Unë i them cilitdo, mos rrej, se ka me dalë dikush me thanë të vërtetën dhe e vërteta e Musinesë asht se ajo nuk i ka pas duart të lidhuna me asgja, pasi jemi ne që e kemi varros, nuk ka qenë Sigurimi i Shtetit që e ka varros!…”.

“Të ishte gjallë sot e të shihte si erdhën punët”, e mbyll bisedën Agim Haruni, vlonjati që flet një gegnishte të përzier.

MAPO.

Kategori
Uncategorized

Ferri i vdekjes, Bulqize 2015.

MINIERAMiniera e Bulqizës / Kamp përqendrimi, ku varfëria mban peng jetën

“Galerite e minierave janë shnderruar në kampet e përqëndirmit të kohëve moderne, sot varfëria mban peng  jeten dhe lirine e jo vetem te minatoreve por dhe familjareve të tyre, nderkohë qe pushtetaret socialite te udhehequr nga Edi Rama dhe biznesmenet e babezitur nxjerrin miliona euro perfitime me çmimin e lirë të lekures së minatoreve skllever, qe varferia i detyron te punojnë dhe vdesin ne galerite e minierave”.

kid

“Shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria, duhen politika sociale”

Rreth 41% e familjeve në Shqipëri jetojnë me 4 dollarë për frymë në ditë.

Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë.

Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë.

Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria.

imgresJo vetem burra më krahe te fuqishem, por femije, gra, pleq e plaka, sa zbardh dita i qepen malit per t’u përpire me ore te tera nga ato zgavra të llahtarshme qe fshehin krom. Ky mineral per  banoret e Bulqizes është kthyer në mallkimin e bukes se perditshme, ndersa “padronet” i ka kthyer në zengjin të se sotmes qe korruptojnë jo vetem oficeret e policise, por nivelet më të larta të shtetit. Ne ato zgavra te llahtarshme pleksen viktima te pafajshme, fitime marramendese dhe afera të dyshimta korruptive, perballe te cilave pushon se ekzistuari edhe forca e prokurorise. Sot, sipas raporteve, te vete Policisë se Shtetit ka grupe  kriminale, kompani qe nuk paguajne asnje detyrim ligjor e punetorë qe pa frike mund t’i quajme sklleverit e shekullit  21. Kjo eshte miniera e Bulqizes, dhe historia e aferave të se ciles nis qe ne vitin 2001. Ne kete kohe u miratua koncesioni i pare i minieres se Bulqizes, së bashku me disa objekte te tjera qe përfshijne dhe fabriken e pasurimit te kromit.

FEMIJET-E-MINIERAVE-12_2Punetoret nxjerrin nga nentoka krom për nje pagesë qesharake. Te fortet e grumbullojne e me pas me një çmim shume te ulet ua shesin kromin kompanive te licencuara, me pas transportohet ne Durres si një mall i paster ligjerisht. Kjo eshte e gjithe skema e abuzimit dhe e përfitimit të kromit te Bulqizes. Se paku, kete ka vene ne dukje raporti i oficereve t sektorit kundëre krimit ekonomik ne Policine e Shtetit. Mekanizmi duket se eshte i qarte per kedo qe merret me këte biznes. Por duket se ketë mekanizem te shfrytezimit te krahut te lirë te punes, shmangies se taksave dhe  mbrojtjes nga te “fortet”, qe në të shumten e rasteve janë njerez me precedentë penal, nuk e bën çdo kompani e licencuar.

Kategori
Uncategorized

Te varferit jane shumica…

ben blushiPrej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive.

Përmbytja e ditëve të fundit ishte një projektor i ngritur mbi një gërmadhë

Prej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive. Burra të deformuar nga varfëria dhe pija e zgjatur e dëshpërimit, gra të egërsuara që i sulen një pakoje me biskota, kafshë të ngordhura që kanë dhënë shpirt nga braktisja, fëmijë të dobët, që shumë shpejt do bëhen si prindërit e tyre, shtëpi të shkatërruara nga mungesa e kujdesit, dashuria njerëzore për strehën, nga higjiena dhe kushtet minimale të jetesës, peizazhe të copëtuara nga kafshimi brutal dhe i pangopur mbi natyrën, në përgjithësi një rrënim që nuk ka shkak vetëm përmbytjen, por që përmbytja i nxorri në diell për të na e sjellë para syve.

Nuk duhet të jem i vetmi që e ka pyetur veten: ku jetojnë këta njerëz? Në cilin shtet? A jetojnë ata si ne? A kanë më ëndrra, iluzione, shpresë dhe fuqi për ta përmirësuar jetën e tyre? A besojnë ata se Shqipëria mund të ndryshojë? A kanë më besim te mirësia, te ligji dhe te shteti? A u flasin fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë apo ky frymëzim është zhdukur nga komunikimi familjar që në kushte mjerimi reduktohet në bli bukën, mbush ujin, ushqe bagëtitë, rrëmbe një tullë, gjej ca skrap, mbyll dritën, natën e mirë.

p8344_large1-370x250

Me sa duket.

Fjalori i kufizuar i varfërisë është edhe më i vrazhdë dhe shumë më mizor se kaq, sepse ka shume dhunë, shumë hakmarrje, shumë mllef dhe shumë pabesi.

Dyshoj se varfëria është një sëmundje, që nuk po e mundim dot. Dhe jo vetëm kaq. Ajo po shtohet duke zaptuar çdo ditë më shumë toka, çdo javë më shumë shtëpi, çdo muaj më shumë fshatra dhe qytete, çdo vit më shumë trupa dhe çdo dekadë më shumë shpirtra.

Të varfrit janë dorëzuar. Siç u pa edhe nga përmbytja, ata nuk luftuan. Sepse, përveç jetës së tyre, nuk kanë çfarë shpëtojnë tjetër. Kanë shumë pak për të mbrojtur. Prandaj delet dhe lopët u asfiksuan nga uji, shtëpitë u mbushën me llum deri në majë, prandaj tokat do mbeten edhe shumë kohë liqene të kalbur kufomash. Përmbytja dëshmoi se njerëzit nuk luftuan për ta shmangur dhe aq më pak për ta mundur. Sidomos të varfrit, që janë më të prekurit, iu dorëzuan pa kushte përmbytjes.

Por përmbytja është një ditë. Varfëria është një jetë. Përmbytja të vret. Varfëria të torturon. Përmbytja të mbyt. Varfëria të merr frymën. Do ishte një fabul ngjethëse kjo e të varfërve, që luten të ketë përmbytje me shpresën që shteti të kthejë sytë nga varfëria e tyre. Natyrisht kjo nuk ka ndodhur, përmbytja nuk është yshtur, askush nuk është lutur të mbytet, por kjo nuk do të thotë se të varfrit nuk kanë kuptuar se edhe përmbytja e yshtur nuk i nxjerr nga varfëria. Nga vetmia.

Të varfrit kanë kuptuar pafuqinë tonë për t’i shpëtuar nga varfëria. Kanë provuar meskinitetin, cinizmin, burokracinë e pashpirt, armiqësinë e administratës, sterilitetin e shoqërisë, vjedhjen e pasurive të përbashkëta, padrejtësinë, pasigurinë, injorancën, frikën, ftohjen, thatësirën, shterpësinë e tokave, pamundësinë dhe paaftësinë e shtetit për t’i nxjerrë nga balta e mjerimit. Ata kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë në njëzet vitet e fundit. Dhe nuk kanë më shpresë. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë dhe në këtë pikë janë të mirëkuptuar.

largea_53283584-1d2b-45c2-afa0-72165d98f0f0_mw1024_s_n1422802588

Të varfrit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë, sepse ata jetojnë në një rend tjetër, për të cilin këto avancime të mendimit njerëzor janë të panevojshme. Rëndesa e demokracisë së mbushur me burokraci për ta ka një peshë tjetër. Shumë relative. Ata jetojnë në rendin e mjerimit, që është një rend pa institucione. Prandaj kërkojnë vetëm ndihma dhe jo të drejta, siç u pa edhe ditët e fundit. Sepse të drejtën për të qenë i varfër nuk ta mohon asnjë rend.

Në shkëmbim pranojnë të jenë dekor. Gjatë zgjedhjeve dhe gjatë përmbytjeve. E japin veten si figurantë për një copë bukë, për pak miell, për një shishe vaj, për këpucë, për sapun, për furça, për rrecka, për patate, për kanoçe, për lëvere dhe foragjere. Kjo nuk është turp, por është zgjuarsia e varfërisë që merr një herë në vit atë që i takon çdo ditë.

Të varfërit e dinë se varfëria e tyre nuk shndërrohet. Ajo vetëm trashëgohet. Dhe trashëgimi pa kushte i varfërisë është kapitullimi më i madh i njeriut. Ai e zhvesh njeriun nga nevoja për të luftuar dhe për t’u revoltuar. Mjerimi ka egërsi, por nuk ka besim.

42054000_42062400

Nëse fëmija beson se nuk ia vlen të mësosh, nuk ia vlen të ndërtosh, nuk ia vlen të ndryshosh, sepse do jesh njëlloj i varfër si gjyshi dhe si babai, atëherë varfëria ka fituar mbi çdo përpjekje. Ajo ka mundur gjenin dhe ambicien. Ajo është kthyer në rend. Në një rend njerëzor.

Sado të duket e ekzagjeruar, besoj se shumë familje shqiptare jetojnë në këtë stad besimi dhe dorëzimi. Ata janë pajtuar me varfërinë.

Para zgjedhjeve të fundit, dikush prej nesh thoshte se varfëria është aleati më i madh i qeverive, pasi ajo mund të blihet lirë për t’u kthyer në vota, siç edhe ka ndodhur. Nëse kjo është e vërtetë, ky është fundi i moralit, siç janë zgjedhjet ngushëllimi i fundit moral. Por, nëse kjo ka qenë e vërtetë, atëherë mbetet e vërtetë, sepse të varfrit përgjatë një viti e gjysmë, nga zgjedhjet, nuk janë më pak. Ndoshta nuk janë më shumë, por janë njëlloj të pashpresë. Ose janë edhe më të pashpresë.

Gjatë kësaj kohe, ata kuptuan se ndërhyrjet morale, ligjore apo administrative, nuk e zbutën varfërinë, nuk i ulën taksat për të varfrit, nuk hapën më shumë punë, nuk zvogëluan borxhin, nuk e rritën ekonominë, nuk u kthyen në investime funksionale por vetëm estetike, nuk i lehtësuan çmimet e mallrave që shet shteti, nuk i rritën subvencionet, nuk i shtuan pensionet, nuk e përmirësuan skemën e asistencës sociale, nuk e ndëshkuan korrupsionin dhe prandaj, nëse reforma ka pasur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ta, sepse jeta e tyre e përditshme nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Në të kundërt, nëse reformat nuk i kanë prekur, masat ia kanë bërë jetën edhe më të vështirë. Masat i kanë hequr të vetmen liri që garanton rendi i mjerimit: lirinë për të abuzuar pak, çka ata besojnë se duhet të jetë legjitime, në një sistem ku të pasurit abuzojnë shumë. Të varfërit kanë shqisën për të kuptuar se dallimi mes reformave dhe masave është si ndryshimi mes kazmës dhe lopatës. Kazma e hap një gropë, kurse lopata e mbyll dhe e bën të mbjellshme.

Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë. Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma. Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat. Ata e dinë se kështu do vazhdojë dhe mundohen t’i ikin ndëshkimit të masave, me dyshimin torturues se masat bëhen për varfrit, ndërsa reformat, nëse bëhen, bëhen për të pasurit.

MINIERA

Me këtë nuk dua të them se reforma nuk ka pasur, sepse e di se kjo fjali ka shumë piper dhe prandaj djeg më shumë. Por për ngushëllimin e pjesshëm të atyre që i djeg, dua të them se nëse reforma ka pasur, ato janë horizontale dhe jo vertikale. Ato nuk prekin të varfrit. Ato nuk kanë gravitet. Sepse një reformë e paplotë është formë. Që më shumë keqkuptohet sesa kuptohet. Dhe të varfrit kanë inteligjencën për ta kuptuar.

Ata na njohin me mirë se ç’i njohim. Ata na shohin përditë, ndërsa ne i shohim kur ka zgjedhje dhe përmbytje. Kur ka masa, jemi në televizor. Kur ka reforma, jemi në Parlament. Kur ka shpresë, jemi në opozitë. Kur ka dëshpërim, jemi në pushtet. Të varfrit e njohin pamundësinë tonë për t’i ndihmuar me shumë seç e njohim ne fuqinë e tyre për të kuptuar. Ata njohin pandjeshmërinë tonë, paaftësinë dhe mbi të gjitha mungesën e frymëzimit krijues për të kryer reforma të patrukuara.

1227011898

Kjo është dhimbja e dyshimit të kthyer në bindje. Nëse të varfrit binden se të gjitha burokracitë pluraliste nuk kanë fuqi ta mundin varfërinë edhe kur bëjnë reforma, shoqëria ka humbur masën e ekuilibrit, ndërsa qeveritë fitojnë humbjen e parë. Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja me e madhe e çdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe, me sa duket, do mbeten shumica. E përmbytur.

Kategori
Uncategorized

Vorio Epiri i lidhur me fatin e kosoves?!

REFERENDUN. 6gbx9uPER BASHKIMIN E VORIO EPIRIT DHE VERIUT TE MAQEDONISE ME GREQINE.

Gazeta SManalysis.

E shtunë, shkurt 7, 2015

Why Northern Epirus, linked to the fate of Kosovo;
Γιατί Βορείου Ηπείρου, συνδέεται με την τύχη του Κοσσυφοπεδίου?

Pse Vorio Epiri eshte , i lidhur me fatin e Kosovës;

Me situaten e tanishme te Kosoves dhe Vorio Epiri duhet të kenë autonomi …

Disa çeshtje qe ju duhet të dini per komunitetin grek të Vorio Epirit dhe të Himares.

Sepse simbas “Domino Effect” asnje zgjidhje per Vorio Epirin,,, nuk ka ardhur si nga Simitis, Venizelos, Papandreu, Samaras ,,, apo e gjithe kasta e politikaneve ne të gjitha keto 20 vjet,
Pyetja qe shtron SManalysis është se mbas konflikteve te mundeshme në Ballkan, duke u përpjekur për te ndryshuar kufijtë, dhe duke filluar me njohjen e Kosovës, apo tentativen per  bashkimin me Shqipërine,, … vazhdon me “Domino Effect”,,, ….. …….. … Valle nuk do te ketë te drejte Omonia, te hapi çështjen e Vorio Epirit?

Megjithe se pavaresia e Kosovës nuk arrin te behet sepse nuk do te njihet nga e gjithe BE-ja, me te vetmen arsye qe Greqia nuk merr pjese ne njohjen e saj.

Kjo do të thotë: Hedhja poshte e planit  te NATO-s

Dhe:

1.Ne qofte se Kosova do të mbetet pa nje perspektive evropiane, dhe kjo do të duket shpejt, atehere Kosova do kerkoje dhe do ti bashkohet  Shqipërise me referendumin. Atehere Omonia dhe Vorio Epiri do te mbaje menjehere nje referendum te shpejte per bashkimin  me Greqine.

2.Në qofte se behet ndonjë shpërthim dhune në Ballkan, atehere Vorio Epiri do te merren automatikisht nen mbrojtje nga Greqia.

Sepse Greqia duhet dhe do ta mbroje  Vorio Epirin

1. grabitje e tokës nga shqiptarët, si në Himarë.
2. Procesi shtetësi greke, shpejt, nga kyvernisi.Tsipras.

http://smarkos.blogspot.se/2015/02/blog-post.html

Initially, the situation is now Kosovo, Northern Epirus, should have autonomy …

Certain issues need to know the Greek community of Northern Epirus and Himara.

solution in Northern Epirus ,,, as Simitis as Venizelos, as Papandreou, Samaras as ,,, or caste of politicians all these 20 years, not done.

10850242_765401346871576_9203145695656035233_n

The question is whether the conflict in the Balkans, trying to change the borders, starting with the recognition of Kosovo, or attempted unification with Albania ,, … continues with “Domino Effect” ,,, …. …….. … then there will be no Omonia, but Northern Epirus issue.

The independence of Kosovo fails because the EU does not participate from Greece because of him.

This means: NATO Plan

1. or if there is, Kosovo will remain without a European perspective, it would seem, then, will join in Albania with the referendum, the Northern Epirus will hold a referendum on union with Greece.

2. or if any erupts into violence in the Balkans, then Northern Epirus deal automatically under protection from Greece.

Greece must urgently protect Northern Epirus:

1. robbery of land from the Albanians, as in Himara.
2. Greek citizenship process, quickly, from kyvernisi.Tsipras.

Αρχικά, η κατάσταση που είναι τώρα το Κοσσυφοπέδιο, η Βόρεια Ήπειρος, θα πρέπει να έχει αυτονομία …

Oρισμένα θέματα που πρέπει να γνωρίζουν την ελληνική κοινότητα της Βορείου Ηπείρου και της Χιμάρας.

λύση στην Βόρειο Ήπειρο,,, όπως Σημίτη, όπως ο Βενιζέλος, καθώς ο Παπανδρέου, Σαμαρά ως,,, ή κάστα των πολιτικών όλα αυτά τα 20 χρόνια, δεν έχει γίνει.
Το ερώτημα είναι εάν οι συγκρούσεις στα Βαλκάνια, προσπαθώντας να αλλάξει τα σύνορα, αρχής γενομένης με την αναγνώριση του Κοσσυφοπεδίου, ή απόπειρα ενοποίησης με την Αλβανία,, … συνεχίζει με “Domino Effect”,,, ………… … τότε δεν θα υπάρχει Ομόνοια, αλλά Βορειοηπειρωτικό ζήτημα.

Η ανεξαρτησία του Κοσόβου, αποτυγχάνει, επειδή η ΕΕ δεν συμμετέχουν από την Ελλάδα εξαιτίας του.

Αυτό σημαίνει: Σχέδιο του ΝΑΤΟ

1. ή εάν υπάρχει, το Κοσσυφοπέδιο θα παραμείνει χωρίς ευρωπαϊκή προοπτική, όπως φαίνεται, στη συνέχεια, θα ενταχθούν στην Αλβανία με το δημοψήφισμα, τότε η Βόρειος Ήπειρος θα διοργανώσει δημοψήφισμα για την ένωση με την Ελλάδα.

2. ή αν τυχόν εκρήγνυται στη βία στα Βαλκάνια, στη συνέχεια, τη Βόρειο Ήπειρο θα ασχολείται αυτόματα κάτω από την προστασία του από την Ελλάδα.
Η Ελλάδα πρέπει να προστατεύσει επειγόντως Βορείου Ηπείρου από:

1. ληστεία των εδαφών από τους Αλβανούς, όπως συμβαίνει στη Χιμάρα.
2. ελληνική ιθαγένεια διαδικασία, γρήγορα, από κυβέρνηση.Τσίπρας

http://smarkos.blogspot.se/2015/02/blog-post.html

Kategori
Uncategorized

KORCARI DHORI GRINJOTI APO…..Boksieri shqiptar, që u arratis të ndeshej me Mohamed Aliun.

10431454_690065631070900_5598864908018871967_nEdhe pse ka kaptuar  vitet, me kokën e rruar ala “Koxhak” dhe mustaqet si të Shon Konerit, korçari Dhori Gërnjoti ruan maksimalisht pamjen e një ish-boksieri. Një pamje që nuk mbetet e pavëzhguar, sidomos për ata që e njohin sportin e boksit, kryesisht lulëzimin e viteve 1960-‘70 në Shtetet e Bashkuara. Por Dhori Gërnjotit nga kohët e lavdishme të shkuara, kur hidhte nokaut në ring më të mirët e Shqipërisë, nuk i ka mbetur vetëm fasada. Vështrimi i patundur e hetues, mënyra se si argumenton të tashmen e të shkuarën, kyçet e eshtërmëdha të duarve dhe linjat perfekte fizike, që do bënin xheloz çdo 35 apo 40-vjeçar të rrumbullakosur nga shëndeti i tepërt, të bindin se përballë tij mund të qëndrojë si e vërtetë ajo thashethemnaja e vjetër e arratisjes jashtë vendit, vetëm për të grushtuar në ring me të madhin Mohamed Ali. “Nuk është krejt e pavërtetë… Do ta shpjegoj përgjatë rrëfimit”, flet me shumë seriozitet Dhori, teksa gjerb me përtesë një teke raki rrushi në verandën gjelbëruese të lokalit të preferuar të tij “Vila Verde”, që gjendet në të dalën jugore të Korçës. Pa nxituar, me një freski të admirueshme kujtimesh, Gërnjoti e nis me rrëfimin për të atin, Rafael Dishnicën (Gërnjoti) një aventurier të suksesshëm, ish-boksier kampion në Argjentinë e gjithë Amerikën e Jugut, por edhe në Ballkanin e para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Një histori që të lë pa mend.

10965372_775602855850510_788516511_n

“Babai na stërviste fort”
“Kohët kanë ndryshuar, por në vitet 1950-’60 të ishe biri i Rafael Dishnicës, nuk ishte pak. Ai ishte një legjendë e gjallë, një kampion boksi që kishte shkëlqyer në Ballkan, që nga koha e mbretërisë së Ahmet Zogut, madje edhe para se të vinte në Shqipëri, në Argjentinë dhe në krejt Amerikën e Jugut”, rrëfen Dhori për të atin. Dhe të rriteshe në familjen e njeriut, që themeloi e stërviti ekipin e parë të boksit në Shqipëri, nuk mund të mos dashuroheshe me këtë sport. “Ishim tre vëllezër dhe babai nuk na ndau, duke na stërvitur fort. Në asnjë rast nuk na këshilloi të mos merreshim me këtë sport, në asnjë rast nuk na tha se mund të studionim për të gjetur udhën e jetës përmes një tjetër zanati. Madje, na stërviti qysh fëmijë me normat fizike që kryente edhe vetë. Kështu që në moshën 14-vjeçare unë dhe im vëlla, Ilia, dy vjet më i madh në moshë, u futëm në një ekip të rinjsh, që babai krijoi në Korçë. Këtu nisën edhe ëndrrat…”, rrëfen ish-boksieri, që gjithsesi nuk e censuron faktin, se në ndeshjen e parë zyrtare ka pësuar humbje. “Ishte viti 1958 dhe në Tiranë zhvillohej kampionati i të rinjve. Im vëlla, Ilia, doli kampion në peshën 54-57 kg., ndërsa mua, në peshën 49-51 kg., më mundi Viktor Martini i Shkodrës. Isha vetëm 15-vjeç dhe kujtoj tim atë të më ngushëllonte dhe të më thoshte, se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se unë do të bëhesha patjetër një kampion i madh. Dhe vërtet, që pas kësaj ndeshjeje të parë zyrtare derisa përfundova në qelitë e burgut të Burrelit, unë nuk pësova asnjë humbje. Madje u shndërrova në një kundërshtar të fortë, duke i fituar të gjitha ndeshjet me nokaut që në raundet e para”, rrëfen Dhori Gërnjoti. Në të vërtetë i njëjti pohon se sukseset e tij dhe të vëllait kishin ardhur falë stërvitjes dhe këshillave të së atit. Një vit më pas, më 1959 Dhori dhe i vëllai shpallen kampionë kombëtarë në Spartakiadën e Parë të Shqipërisë në Tiranë.

10961914_775601552517307_1713037347_nPo kështu edhe në vitin 1960 Dhori zë vëndin e parë në grup në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve/Të rriturve që zhvillohej po në Tiranë. “Isha një grushtues i fortë. Por edhe e merrja veten shpejt qoftë edhe nëse kundërshtari arrinte të më rrëzonte. Gjithçka falë stërvitjes që na bënte babai, një stërvitje që mbase tek unë kishte gjetur njeriun e duhur, pasi të gjithë që më njihnin pohonin se isha i lindur për këtë lloj sporti”, rrëfen ish-kampioni. Më në fund, në vitin 1962 Dhori Gërnjoti merr pjesë në kampionatin e të rriturve. “I rrëzova të gjithë me nokaut, por në finale, me Daniel Vidën e famshëm, për pak sa nuk e pësova. Më rrëzoi dy herë nokaut, në raundin e parë dhe në të dytin. Po të më kishte rrëzuar edhe njëherë tjetër, ndeshja fitohej automatikisht nga ai, pasi kështu ishin rregullat. Por në raundin e tretë unë e godita fort dhe ai nuk u ngrit më. Arma më e fortë ishte përgatitja ime fizike”, tregon ish-boksieri duke rrudhur ballin e parë drejt qiellit si ai njeriu që përpiqet të risjellë në mend histori shumë – shumë të vjetra. Por në rrëfimet për ndeshjet e tjera nuk ka më incidente të ngjashme. Duket Dhori Gërnjoti arrin përsosmërinë dhe pjekjen si boksier. “Gjithçka falë stërvitjes që vazhdonte të na bënte babai. Ishte një mjeshtër i vërtetë. E nisnim nxehjen me ngadalë. Por nuk vraponim në fushë. Asnjëherë. Vetëm nëpër male e gërxhe. Kujtoj se përditë merrnin sëpatat dhe çanim dru. Ishte një ushtrim që babait i pëlqente shumë. I binin sëpatës për rreth 30 minuta fort në trungje të mëdha. Nuk kishte ushtrim më të mirë për të forcuar shpatullat. Sot këtë nuk kam parë ta bëjë asnjë boksier. Ndërsa kur stërviteshim në palestër, babai i kushtonte më shumë rëndësi dueleve mes boksierëve që zgjasnin derisa njëri të tërhiqej. Ishte një regjim stërvitjeje i përsosur”, e mbyll me psherëtimë Gërnjoti.

10965706_775601432517319_804065671_n

Fitorja e fundit dhe arratisja
Dhori Gërnjoti rrëfen se si në moshën 20-vjeçare kishte shtuar në peshë, duke garuar jo më në kategorinë e 64-67 kilogramëve, por në peshën e mesme, 71-75 kg., që sipas tij është edhe pesha e më të fortëve të botës. Por viti 1962 do të ishte i fundit në karrierën e tij. Edhe pse në moshë të re, boksieri nga Korça, me disa shokë, e kishte menduar ndryshe ndërtimin e mëtejmë të jetës. Kishte vendosur të arratisej jashtë vendit. Andej nga i ati kishte mundur të jetonte pjesën më brilante të jetës. Andej ku edhe dëshira për t’u ngjitur në ringjet më të mëdha të botës ishin më pranë mundësisë. Në vitin 1962, Dhori Gërnjoti inkuadrohet në ekipin e boksit të Beratit, pasi ai i Korçës ishte në kategorinë e dytë. Në shtator të të njëjtit vit, në Durrës, në parkun “Nako Spiru” zhvillohej kampionati i kategorisë së parë. Ky kampionat do njihte edhe shkëlqimin e pazakonshëm të fenomenit nga Korça. Dhori Gërnjoti i fiton të gjithë ndeshjet kualifikuese, duke i rrëzuar kundërshtarët me nokaut. Pothuaj të gjithë që në raundet e para. Në finale korçari i frikshëm ka përballë Todi Jankun e famshëm të Dinamos, një kampion absolut kombëtar. Por kjo ndeshje, e fundit në radhë në karrierën e Gërnjotit, do të ishte krejt e pandershme. Gjithçka për shkak të arbitrit, Sh. Ferri, që sipas Dhorit ishte mik i deklaruar i Jankut. “Jo sepse këtë e pohoj vetëm unë, por kisha arritur në kulm të shkëlqimit tim. Nuk kisha frikë asnjë qenie me dy këmbë të asaj peshe trupore të më dilte përpara. Ndieja se kisha forca të shembja edhe më të mirët në botë”, flet me sinqeritet të dukshëm ish-boksieri.
Kështu kur nga raundi i parë i ndeshjes finale kishin kaluar vetëm pak sekonda, kampioni Janku e sheh vetën përtokë. Çohet dhe pak çaste më pas Gërnjoti e shtrin sërish përtokë. Ndërhyn arbitri. Salla çohet në këmbë. “Arbitri, i cili më pas ka bërë ‘autokritikë’, nisi të favorizojë dukshëm Jankun, unë e humba kontrollin dhe e shava. Ndërsa ai më skualifikoi. Në këtë kohë salla doli jashtë kontrollit, beratasit, por edhe durrsakët, që bënin tifo për mua, u përleshën me tifozët tiranas të Dinamos. Pati një rrahje masive. Kujtoj se atë natë policia prangosi nja 200 vetë”, rrëfen ish-boksieri. Po atë natë, Dhori Gërnjoti largohet për në Korçë. Kishte plane të tjera. Bashkë me disa shokë të ngushtë kishin përllogaritur të arratiseshin për në Greqi. “Ishim gjashtë gjithsej, përfshirë spiunin që na shiti te Sigurimi i Shtetit. Tre nga ne ishin boksierë, një prej të cilëve Andon Vanko, tri herë kampion kombëtar. Na lanë sa shkuam deri në fshatin kufitar Qytezë të Korçës dhe këtu na arrestuan që të gjithë. Ishte data 1 tetor 1962”, rrëfen Dhori Gërnjoti historinë e 46 viteve më parë.
“-Përse duhej lënë pas një karrierë e shkëlqyer, një pozicion jo i keq në shoqëri, për t’u arratisur?”
“-Për shumë arsye. Ishte një varfëri e skajshme, sidomos pas prishjes me sovjetikët. Por edhe sporti i boksit kishte dhënë shenjat e para se do të mbyllej…”.
“-Si është e vërteta e fjalës që doli në ato kohëra, sipas së cilës ju ishit arratisur vetëm për t’u ndeshur me boksierin më të madh të të gjitha kohërave, Mohamed Ali-un?”
“-Ka një të vërtetë në këtë mes. Unë ëndërroja që një ditë të isha ndër më të mirët e botës, qoftë me anë të karrierës jashtë vendit. Ëndërroja të ndeshesha me më të mirët e peshës sime, me argjentinasin Karlo Manzoni dhe italianin Nino Benvenuti, që ishin respektivisht kampion dhe nënkampion bote. Këta ishin të peshës sime. Pra, kjo ishte një nga ëndrrat që më shtynë të kapërceja kufirin. Ndërsa ideja e ndeshjes me Mohamed Ali-në duhet të ketë qenë një shpikje e Sigurimit të Shtetit. Mesa duket ata donin që të justifikonin në opinion arratisjen e sportistëve dhe në këtë rast timen. Për më tepër nuk donin që arratisja ime dhe e të tjerëve të interpretohej për arsye ekonomike, por të dilte se kishte qenë për shkak të sportit. Gjithsesi në popull mbeti për një kohë të gjatë i mbjellë opinioni se unë u arratisa vetëm për t’u ndeshur me Mohamed Ali-në”, shpjegon Dhori Gërnjoti.

Nga Tirana në burgun e Burrelit
Pas 6 muajsh në hetuesi, Dhori Gërnjoti dënohet më 14 janar 1963 me 18 vjet heqje lirie për “krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, dënohet me humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të pjesës së tij”.
“Gjyqi u bë me ftesa, i hapur, me qëllim që rinisë t’i futej frika dhe të mos i shkonte në mend arratisja jashtë vendit. Dy ditë i mjaftuan prokurorit Thoma Nako dhe gjykatësit ushtarak Shyahip Panariti të mbyllnin gjyqin dhe të shpallnin pretencën e dënimin. Fillimisht më dërguan në kampet e punës, në Tiranë. Ne të burgosurit ndërtuam Uzinën e Autotraktorëve, fabrikat e çimentos në Elbasan dhe Fushë-Krujë, Uzinën e Sodës në Vlorë, Superfosfatin e Laçit e të tjera, duke punuar për 600 gramë bukë në ditë dhe duke bërë normën 100 për qind”, rrëfen Gërnjoti rrënimin e karrierës dhe rinisë së tij. Në këtë kohë, sipas të njëjtit, mes të burgosurve ishin krijuar grupe që planifikonin arratisjen jashtë vendit. Po sipas Gërnjotit, edhe në këto grupe Sigurimi i Shtetit kishte të infiltruarit e vet. Shpejt mësohet për planet dhe 18 vetë, të cilësuar si më të rrezikshmit, përfshirë Dhori Gërnjotin, dërgohen me urgjencë në burgun famëkeq të Burrelit.
“Kujtoj se gjatë muajve të parë në burg kam bërë një analizë të gjithë jetës sime. Isha në formën më të mirë sportive. Në kulmin e moshës dhe të forcës. Më ishte bërë fikse në tru se isha në gjendje të rrëzoja përtokë edhe më të mirët e botës. Të paktën 10-15 të fundit që ishin ngjitur në ring me mua, këtë fat kishin pasur. Pak muaj para se të futesha në burg, Partizani dhe Dinamo kishin nisur sherrin se kush do më rekrutonte, pasi kishin mësuar se duhet të bëja ushtrinë. Solla në mend se si mbusheshin stadiumet plot, sidomos në Berat, sa herë që unë kisha ndeshje. Ehh, të mos ishte ndaluar sporti i boksit në Shqipëri, tani do ishim më të fortët në botë… Kujtova me dhimbje tim atë, që nuk kishte asnjë dijeni për veprimet e mia dhe të them të vërtetën u ndjeva keq. Por fatmirësisht te njeriu shpresa vdes e fundit”, rrëfen Gërnjoti për muajt e parë të kaluar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Përsëri edhe në këtë burg të frikshëm, ku kundërshtarët e regjimit shkeleshin me këmbë dhe ku përditë kishte të vdekur nga puna e rëndë dhe keqtrajtimet, apo të vrarë nga oficerët komandues, Dhori Gërnjoti nuk pajtohet me fatin.

Arratisja e përgjakur
“Bashkë me Adem Allçin, Sazan Hadrin dhe një ‘intelektual’ bëmë planin e shpërthimit të burgut të Burrelit. Para nesh nuk kishte guxuar askush. Por edhe pas nesh askush nuk e provoi”, rrëfen ish-boksieri korçar. Por në momentin e fundit “intelektuali” ishte tërhequr, kur kishte mësuar se nuk bëhej fjalë për arratisje me anë të një tuneli, por për largim duke përdorur forcën. “Kishte edhe spiunë mes nesh. Dhe unë jam i bindur se Sigurimi kishte dijeni për këtë arratisje, e priste, vetëm se ka të ngjarë që nuk dinte kohën se kur do të ndodhte”, shpjegon Gërnjoti bindjen e vet. Ndërsa plani i arratisjes kishte qenë i guximshëm, por edhe shumë i rrezikshëm. “Sipas planit të bërë më parë ne sulmuam oficerin e rojës dhe dy policët në orën 9 të mbrëmjes, kur bëhej apeli. I goditëm me grushte sa i lamë pa ndjenja, u lidhëm gojën dhe u morëm çelësat. Me ndihmën e tyre hapëm derën që të nxirrte në ajrim dhe prej këtej, duke u ngjitur nëpër hekurat e dritareve, hipëm në tarracë. Por rojet na dalluan dhe hapën menjëherë zjarr. Sazan Hadri u vra në vend, ndërsa unë dhe Ademi vazhduam nëpër plumba. Arritëm të kapërcenim telat me gjemba të dy rrethimeve dhe dolëm kodrave. Kujtoj se si u dha alarmi dhe se gjithandej na rrethuan njerëz të armatosur, përfshirë ata të forcave vullnetare. Në qiell u ngrit një helikopter që na kërkonte me projektorë, duke na bërë tabelë qitjeje sa herë që arrinte të na diktonte. Unë renda gjithsej 30 minuta. Gjatë gjithë kohës dëgjoja plumbat që më binin pranë dhe që më shponin, por nuk i ndieja sepse isha i ngrohtë. Dikur humbja e gjakut më rrëzoi përtokë. U bllokova. I pari që u afrua ishte qeni i kërkimit. Pastaj ndjeva zhurma njerëzish. Të cilët edhe ashtu siç isha, i shtrirë, më qëlluan sërish”, ish-boksieri ndal frymën për të treguar dy plagë plumbash në këmbë, gjurma e të cilave dëshmonte se ato mund të bëheshin vetëm nëse viktima do të ishte në pozicion të shtrirë. Pak çaste më pas Gërnjoti e sheh veten në një pellg gjaku dhe të rrethuar nga një turmë laramane. Ishin vullnetarë nga populli, ushtarë të korpusit të Burrelit, policia e burgut dhe ajo e rendit. “Kisha marrë gjashtë plumba, në kokë, në shpatull, dy në ije dhe dy në njërën këmbë. Por vazhdoja të isha gjallë dhe i fortë. Pa më dhënë asnjë ndihmë mjekësore më lidhën dy duart dhe më përhoqën zvarrë si të kryqëzuar. Në oborr pashë kufomën e Sazanit Hadrit të shpuar nga 70-80 predha. Më vonë mësova edhe për fatin e Adem Allçit. Ai kishte rezistuar edhe 30 minuta më shumë se unë. E kishin zënë në kodrat e Macukullit, pasi më parë e kishin plagosur në shpatull”, shpjegon Gërnjoti. Por në spitalin e Tiranës ish-boksieri bie në duart e një kirurgu të njohur që e bën sërish njeri, duke i nxjerrë plumbin e shpatullës dhe një tjetër që kishte bërë vend në kockat e legenit. Dhjetë ditë pas ngjarjes, me barelë, sërish Gërnjoti dërgohet në gjykatë. Këtë herë, më 19 gusht 1967 dënohet nga Gjykata e Dibrës “me vdekje me pushkatim, i deklaruar fajtor për vepra terroriste kundër përfaqësuesve të pushtetit”. Por sërish ka fat, pasi me anë të një dekreti të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që mban datën 8 shtator 1967, Dhori Gërnjotit i falet jeta duke u dënuar vetëm me 25 vjet heqje lirie. “Më dërguan fjalë në burg se faljen time e kishte kërkuar vetë Enver Hoxha, por kurrë nuk e besova. Më shumë besova se nuk donin të vrisnin një boksier me emër për të mos shkaktuar probleme në opinion”, flet ish-sportisti me bindje.
Më tej nëse nuk do të llogaritet rrahja e një polici të burgut në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e maçokut që Dhori rriste në qelinë e vet, dhe dënimit me 3 muaj të tjera heqje lirie, përmbi 25 vitet e akorduara më parë, nuk ka më rebelizëm për Dhori Gërnjotin. Ai vazhdon të vuajë dënimin dhe të rrumbullakosë pas hekurave gjithsej 20 vjet burg. Kohë që nuk shkon kot në shoqërinë e shumë të dënuarve vip të ndërgjegjes, nisur nga Spartak Ngjela, Vladimir Balluku (djali i Beqir Ballukut), Spartak Spahiu (djali i Bediri Spahiut) dhe Bardhyl Belishova (vëllai i Liri Belishovës). “Ishin njerëz të mençur nga goja e të cilëve mësova shumë të vërteta për jetën dhe sidomos për sistemin komunist. Ndërsa Spartak Ngjela ishte i paarritshëm. Shumë i qartë në ato që thoshte dhe aspak i frikësuar se do e spiunonin”, tregon ai për shoqërinë në burg.
Ish-boksieri Dhori Gërnjoti u la i lirë në vitin 1987, në moshën 43-vjeçare. Ishte koha kur Ramiz Alia pranoi në OKB se kishte nxjerrë nga burgjet të gjithë ata që kishin vuajtur 20 vite dhe më tepër. “Pati një incident, gjithsesi që mua më kushtoi shtrenjtë. Sepse unë nuk isha në grupin e parë të të liruarve. Nëna më priste të dilja dhe kur pa se kjo nuk ndodhi, iu përkeqësua shëndeti dhe vdiq. Ndërkohë që unë dola menjëherë më pas, me anë të një tjetër dekreti faljeje. Gjithsesi gjeta babanë gjallë. Më ka mbetur në mendje dhe nuk kam për ta harruar kurrë se ai në asnjë çast nuk më pa shtrembër. Dy muaj pasi dola nga burgu, u martova. Tani kam dy fëmijë si engjëj, vajzë e djalë. Nuk më bën përshtypje që djali nuk merret me boks. Mendoj se tashmë në pleqëri kam gjetur qetësinë e jetës. Më në fund mendoj se jam duke jetuar si njeri”, e mbyll ligjërimin Dhori Gërnjoti, ish-boksieri nga Korça, që dikur nuk kishte frikë të ndeshej dhe të mundte edhe më të fortët e botës.

“Im atë, Rafael Dishnica, ishte kampion absolut i Amerikës së Jugut”

Kjo është një histori që duket e pabesueshme. Mbase për shkak të kohës së kaluar. Sipas Dhori Gërnjotit, i ati i tij, Rafael Gërnjoti (Dishnica), në vitet e largëta 1927-1931 ishte marrë me boks në Argjentinë dhe në pak kohë ishte shpallur kampion i gjithë kontinentit të Amerikës së Jugut. “E kishte nisur si amator, por shpejt ishte bërë kampion në peshën e mesme i Buenos Airesit dhe pak kohë më pas i gjithë Argjentinës. Më tej ai ka marrë pjesë në turne të ndryshëm në gjithë Amerikën Latine, në Uruguai, Kili, Peru, Paraguai etj., gjithmonë duke i fituar të gjitha duelet dhe duke u shpallur kampion i krejt kontinentit”, rrëfen i biri, Dhori Gërnjoti. Sipas të njëjtit, sapo vë mënjanë ca të holla, i ati ishte nisur në Shqipëri për të marrë me vete familjen. Rri në Shqipëri 3-4 vjet, por në kohën që përgatitet të ikë bashkë me familjen, nis lufta civile në Spanjë, lëvizja e civilëve vështirësohet dhe Rafael Dishnica mbetet në Shqipëri. Por nuk e kalon kohën kot. Nis të mbledhë që në vitin 1932 të rinj të pasionuar pas boksit dhe t’i stërvitë. Edhe vetë aktivizohet dhe kryen disa ndeshje të forta me kampionë të shteteve të ndryshme të Ballkanit. “Ndeshjet më të famshme të tim ati në të gjitha kohërat ishin ato të fituara ndaj kampionit të Bullgarisë, Zvetko Milovan, ndaj rumunit Mihal Kovaç dhe serbit Milan Çelnik, të cilin ai e mundi në mes të Beogradit. Vetëm një humbje e tim ati njihet, ajo me grekun Milo Potamitaqis në Athinë, pasi në Tiranë ndeshja u nda barazim”, rrëfen i biri. Por Rafael Dishnica shkëlqen edhe në ndeshjet me boksierë të famshëm italianë dhe gjermanë përgjatë pushtimit. “Ka mundur në kinema “Donika” në Tiranë, Mario Palumbin, një kampion të ushtrisë italiane dhe pak kohë më pas në kinema “Brigada” hodhi nokaut edhe gjermanin Artur Winter, një tjetër boksier, që ishte kampion në radhët e ushtrisë së Hitlerit. Tregojnë se kanë qenë ndeshje të mëdha që kanë bërë krenarë shqiptarët patriotë të asaj kohe”, tregon Dhori Gërnjoti. Më tej ish-boksieri shpjegon se si Rafael Dishnica, i ati, kishte formuar pas çlirimit ekipin e parë kombëtar të boksit, duke stërvitur talente që më pas do të bënin emër dhe se gjithë jetën ia kushtoi këtij sporti.

Nga Ferdinand Dervishi

Drama e përndjekjes politike – si farsë

Ka 22 vjet apo më shumë, që drama e madhe e përndjekjes politike, luhet si farsë e turpshme. Ndërkaq, e thënë pa kurrfarë ceremonie, nuk pamë e nuk dëgjuam asnjëherë në Parlament a në Qeveri mbiemra të tillë, si: Frashëri, Merlika, Mirakaj, Malëshova, Zavalani, Fundo, etj. Jemi me të vërtetë në rrethana komike. Si do të thoshte Esenini: “Po qeshej si palaçoja hëna…” Po si nuk e morëm njëherë në dorë veten në mënyrë serioze dhe pa u trembur nga harbutët…Se në vend të mbiemrave të nderuar që përmenda më lart, dhe shumë të tjerë, nuk munguan në këto dekada: çalamani, ekonomisti, dizenjatorja, çiftelia, shkrimtari, A.Ballshi, etj., etj., mbeturina të një kohe të errët, që s’ka asnjë shans të ndriçojnë këtë kohë.

Assesi, në këto radhë, dua të tërheq vëmendjen e lexuesve të nderuar të “Zemra Shqiptare”, sa edhe të kolegëve të përkushtuar, mbi dy fenomene: Së pari, në vlerësimin real dhe ndijesinë humane përballë fatit të të përndjekurve politikë, por duke  mos baltosur e fajësuar ndërkaq gjithë shqiptarët e tjerë, që e kanë jetuar atë periudhë në rrethana më të lehta e si qytetarë të lirë (aq sa mund të ishte i lirë njeriu në ato kohë). Pavarësisht se çfarë kishin në dorë të bënin, jo të gjithë i përcillnin njësoj episodet e dramës që ceka më lart. Së dyti, koha është që individët e ndotur, me dosje, të largohen nga vendimarrja dhe nga rafshet ku mund të ndikohet në publik.

Po sjell shkurtazi disa episode – në njëfarë mënyre mund të them diçka për to – duke shpresuar t’i ftilloj disi këto argumente.

Episodi i parë. Gërnjotët. Kam qenë në shkollën tetëvjeçare kur tentoi të arratisej dhe pastaj u burgos Dhori Gërnjoti. Atëherë një djalë i ri, boksier i madh. Ai i përkiste një familjeje boksierësh. I ati, Rafaeli (në atë kohë trajnier boksi) kishte qenë edhe ai boksier, madje edhe kampion në Argjentinë. Nuk di për ç’arsye ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte ngecur. Edhe djali tjetër, Iljazi, ishte gjithashtu një boksier shumë i mirë. Ne ishim të vegjël dhe megjithatë e dinim që Dhori, me një grup shokësh, tentuan të arratiseshin, por i kapën. Ne e dinim edhe kush i kishte spiunuar, një shok i tyre, edhe ai boksier. Ne flisnim me njëri-tjetrin e na vinte keq.

Janë të njohura tashmë vuajtjet përgjatë tre dekadave të atij kampioni pa fat, përpjekjet për t’u arratisur nga burgu dhe gjithaq vuajtjet e familjes së tij. Dua të ndalem për fare pak në një aspekt të veçantë të kësaj drame. Vëllai i vogël i Dhorit, Thimi, (shpresoj nuk gaboj) ishte nxënës në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, më duket një vit poshtë meje. E mbaj mend si tani, djalë i gjatë, simpatik, i gjallë, aktivizohej në sporte dhe në veprimtari artistike, mbi të gjitha këndonte bukur; ishte një nga djemtë më të mirë dhe më të respektuar në ato vite, jo vetëm në gjimnaz, por edhe në qytet.

Sigurisht, ai dhe familja e tij e dinë ç’kanë hequr, nuk do të mundja ta zbusja a zbukuroja sadopak këtë  histori të rëndë. Por mund të them gjithaq pa zbukurime se në një rreth të caktuar shokësh e të njohurish – tani po kujtoj disa prej tyre: Edmond Budina (aktori), Kostaq Duka (shkrimtari), Dhimitër Xhambazi (futbollisti), por edhe Koço Broka, Irena Gjoka, Vaskë Karamelo, Vladimir Dardha, Bujar Gaxhaj, Pandi Papando, Dhimitraq Pllaha, etj. – askush nga ne nuk e vështronte Thimi Gërnjotin shtrembër, askush nuk i binte në sy e t’i kujtonte “biografinë”, si të thuash nuk mbaj mend të kishim dëshirë apo shtirje për t’iu kundërvënë, për ta rënduar qoftë edhe një çast ose për të mos i dhënë miqësi. (Natyrisht, kishte të tjerë që “mendonin” për këtë.)

MARTIRET E 2 GUSHTIT1967.

Burgu i Burrelit, një ferr i vërtetë i diktaturës komuniste, sidomos në periudha të veçanta të saj. Një nga këto periudha është edhe viti i zi 1967 kur, si rezultat i fjalës së diktatorit të 6 marsit 1966 dhe, pas saj, letrës së hapur të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës drejtuar klasës punëtore, në të gjithë vendin filloi një fushatë e çmendur kundër atyre që mendonin ndryshe nga sundimtarët. Filloi një luftë e tmerrshme kundër besimeve fetare, duke shkatërruar që nga themelet kisha e xhamia, një luftë banditeske kundër të ashtuquajturave “shfaqje të huaja” në shoqërinë shqiptare. Në çdo faqe muri do të shihje të ashtuquajturat “fletë-rrufe” ku me emër dhe mbiemër fshikulloheshin kundërshtarët e regjimit.

Një gjendje e tillë, ndoshta edhe më tepër e egër, shfaqej nëpër burgjet e vendit. Natyrisht, burgu i Burrelit, mbante vendin e parë në këtë drejtim. Aty ishin mbledhur kokat më të ndritura të kombit shqiptar dhe ata duheshin eliminuar. Por kjo tirani e pashembullt nuk arriti të thyente dëshirën për liri të atyre që ishin ndrydhur në qelitë e errëta të burgut.

Në rradhët e të burgosurve kishte martirë që mendonin të gjenin rrugën për të shpëtuar nga kjo kasaphanë. Tre të burgosur politikë, Adem Hallçi nga Tropoja, Dhori Grinjoti nga Korça dhe Sazan Hadëri nga Tepelena kishin ditë që bisedonin për të gjetur mënyrën për t’u arratisur drejt lirisë. Së fundi vendosën.

Ishte 2 gushti i vitit 1967. Kapën rojen e brendëshme, e lidhën dhe i morën çelsat. Hapën portën e jashtme dhe dolën në oborr. Aty duke hipur në shpinat e njeri-tjetrit dhe nëpërmjet hekurave të dritareve kërcyen në tarracën e burgut. Rojet që qëndronin në karakollet që rrethonin burgun i diktuan. Një breshëri e paparë armësh shpërtheu nga të katër anët. Por trimat vraponin drejt lirisë. U hodhën nga tarraca dhe vazhduan të vrapojnë. Bateria e armëve vazhdonte. Një plumb i mallkuar kapi Sazanin. Ai ra. Shokët u kthyen ta marrin në krah.

– Ikni, – mundi t’u thoshte dhe i mbylli sytë.

– Lamtumirë, vëlla! – thanë me një zë Ademi dhe Dhori duke vrapuar drejt pyllit që ishte aty pranë. Por breshëritë e paprera të armëve e bënë punën e tyre. Dy plumba i goditën të arratisurit dhe ata ranë të plagosur. Rojet i morën dhe ashtu të plagosur, pa iu dhënë asnjë ndihmë mjeksore, i mbyllën në qelitë e tmerrshme të lidhur këmbë e duar. Të ndjerin Sazan e morën dhe e hodhën në një gropë të hapur të vendi i quajtur “qershiza”.

Në çdo vend të botës ndodhin tentativa arratisje, por kur kapen të burgosurit sillen përsëri në burg për të vazhduar dënimin që u ka mbetur. Kurse te ne ata dënoheshin për së dyti, madje ka raste edhe për së treti. Kështu u ridënuan edhe heronjtë tanë. Në akt-akuzën e tyre figuronte edhe një nen që logjika njerëzore nuk do ta pranonte kurrë, neni i terrorizmit. Do të desha t’i pyesja hartuesit e këtij neni:

– Çfarë terrorizmi zhvilluan këta djem? Mos vallë dogjën? Mos vallë vranë njerëz të pafajshëm?

Asgjë prej këtyre nuk bënë, përkundrazi, ishin këta që u vranë. Ishin këta që u masakruan. Ishin këta që u ridënuan. Përse?

Kanë kaluar dyzeteshtatë vjet nga ajo ditë e kobshme. Eshtrat e Sazan Hadërit ende nuk dihet se ku prehen. A nuk do të ishte në nderin e këtij vendi që ato të gjendeshin dhe të vendoseshin në Varrezat e Kombit? Dhori Grinjoti i mbylli sytë pak kohë më parë. Njëzetedy vjet shtet demokratik nuk mjaftuan për ta rehabilituar plotësisht. Ai iku me zemër të thyer. Jeton vetëm Adem Hallçi. A do ta verë në vend shteti shqiptar detyrimin që ka për këta shtetas  martirë?

Unë nuk e di. Do të presim e do të shohim.

– See more at: http://gazetadielli.com/martiret-e-2-gushtit-1967/#sthash.AdhCH9S3.dpuf

Nga Reshat KRIPA/

Ndahet nga jeta legjenda e Boksit Dhori Gërnjoti

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, legjenda e boksit shqiptar Dhori Gërnjoti. Filloi të merrej me boks që në moshën 14-vjeçare, në ekipin e të rinve, të themeluar nga babai i tij. Ndeshja e parë për Dhori Gërnjotin ishte ajo në vitin 1958, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ku u mund nga boksieri shkodran Viktor Martini, por që do të ishte humbja e parë dhe e fundit. Në vitin 1959 Dhori së bashku me të vëllanë shpallen kampionë të Spartakiadës së Parë në Tiranë. Në vitin 1960 Dhori zuri vendin e parë në grup në kampionatin kombëtar të të rinjve. Në vitin 1962 merr pjesë në kampionatin kombëtar të të rriturve, ku mundi në finale boksierin e famshëm Daniel Vida. Karriera brilante e boksierit korçar dhe ëndrra e tij u ndërpre në vitin 1962, kur ai së bashku me tre shokë vendosi të arratisej për në Greqi. Gërnjoti dënohet me 18 vjet heqje lirie, për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë vendit, duke vuajtuar dënimin në burgun e Burrelit. Ai së bashku me disa shokë vendosin sërish të arratisen, por nuk mundën veçse të kalonin rrethimin e burgut, pasi u ndaluan nga breshëritë e plumbave të rojeve. Në vitin 1967 ai gjykohet sërish dhe dënohet me vdekje, me pushkatim, por më pas ky dënim u kthye në 25 vjet burgim. Pasi vuajti plot 20 vjet burg, në vitin 1987, ai lihet i lirë. Në fillim të viteve ’90, Dhori i rikthehet edhe një herë ringut së bashku me të mirënjohurin Ahmet Golemi, në një ndeshje simbolike, në qytetin e Korçës, duke dhuruar emocione të paharruara për të gjithë adhuruesit e tyre, për të shënuar edhe rifillimin e sportit të boksit në Shqipëri. Trupi i pajetë i boksierit të madh pritet të vijë sot nga shteti grek dhe nesër do të përcillet për në banesën e fundit.
Nga Vangjush Saro
Kategori
Uncategorized

“Die Zeit”: GREQIJA SYTE DREJT RUSISE…

IMG-20150208-0066890 politikanë grekë të ndikuar nga Rusia…

Mes tyre edhe M. i Mbrojtjes. Të dhënat, nga zbardhja 700 e-maileve konfidencialë

Qëkurse ndodhi rotacioni politik në Greqi, një seri shkrimesh nga media të ndryshme në Europë kanë vënë theksin te një lidhje e mundshme e Athinës zyrtare me Rusinë.

Ka rënë në sy fakti se ministri i Mbrojtjes, Kammenos, ka dekaruar se është ftuar në Rusi, por bëhet edhe lidhja logjike se nëse do të vazhdohet të mbahet shtrënguar litari nga BE-ja, Alexi Tsipras mund të hidhet për ndihmë nga Rusia. Së fundmi, kësaj po i shtohet edhe një element i ri.

Gazeta gjermane “Die Zeit” shkruan se janë rreth 90 politikanë grekë që janë të ndikuar apo kanë lidhje me Rusinë. Ajo i referohet rreth 700 e-maileve që janë hakeruar nga adresa e një ish-punonjësi të ambasadës ruse në Athinë. Janë politikanë që kanë komunikuar me rusë si Aleksandr Dugin, i konsideruar si ideolog antiperëndimor dhe biznesmenin Konstantin Malofeyev, që dyshohet se financon separatistët në Lindje të Ukrainës.

Mes politikanëve grekë figuron edhe ministri i Mbrojtjes Kammenos, çka priret ta kthejë situatën në Greqi në një çështje sigurie.

“E-mailet konfidenciale zbulojnë sesi disa rusë me pushtet po përpiqen që të influencojnë qeverinë greke”, referon gazeta greke “Protothema” artikullin e “Die Zeit”.

Gazeta Gjermane “Dei Zeit” kliko linkun Nr (1)

Linku Nr (1) http://en.protothema.gr/die-zeit-700-e-mails-show-russias-an…

Emrat e politikaneve pro Ruse….Kliko linkun Nr (2)

Linku Nr (2) https://cgrozev.files.wordpress.com/2015/01/d181d0bfd0b8d181…

10922691_439369456219559_6276676230191691659_n

90 POLITIKANET GREKE QE KANE LIDHJE ME RUSINE….

КОТТЕДЖ «СКАЗКА»:

1. KARAGEORGIS GIANNIS 2. SOTIRAKOU SOFIA

КОТТЕДЖИ (3):

3. KAMMENOS PANAGIOTIS 4. TZOULI ELENI 5. KAMMENOS ELEFTHERIOS (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 6. ROUSOPOULOS THEODOROS 7. ZACHAREA MARIA 8. SAMIOU KARAGEORGI MARIANTHI (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 9. SAMIOU KARAGEORGI VASILEIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ

IMG-20150208-00670ТРЕХМЕСТНЫЕ НОМЕРА (4):

10. SFAKIANAKIS EMMANOUIL

11. SFAKIANAKI EVANGELIA MARIA

12. FROUDAKI ELENI

13. CHOUMPAVLI CHRISTIANA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

14. BEI KARAMPOTSOU ROXANI (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

15. DIMA EFFROSYNI KONSTANTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

16. BOUTSIKAKIS ANDREAS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

17. GEORGOULAS ATHANASIOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

18. ALEXOUPOULOS CHRISTOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

19. ANNINOS IOANNIS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

20. BEKAS IOANNIS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

21. PARASKEVAIDES THEODOULOS (ОРКЕСТР; ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

ДВУХМЕСТНЫЕ НОМЕРА (27):

22. VAKAKI MARIA CHRISTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

23. VAKAKI SOFIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

24. TZANNES CHRISTIANA

25. KOLINTZAS EVANGELOS 26. TZANNES NATALIA

27. MARANTOS VASILEIOS 28. SOTIRAKIS GIANNIS

29. POLITI ANNA 30. NIKOLOPOULOU EIRINI 31. APOSTOLOU MILTIADIS

32. NICARETTA BEATRIZ 33. STERODIMAS ARIS

34. BOURAS ANASTASIOS 35. KALOGIANNI DESPOINA

36. VOULGARI KONSTANTIA 37. NIKOLAIDIS PETROS

38. KOUMPAS GEORGIOS 39. KOMNINOU ANNA

40. SOTIROPOULOU EVLAMPIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

41. STEFANAKI XENIA MARIA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

42. PALLI ALEXANDRA 43. GIANNAKOPOULOS PANAGIOTIS

IMG-20150208-0067344. ELLINAS ALEXANDROS

45. IOAKEIMIDI MARTHA

46. CHRISTODOULOU NIKOLAOS 47. VOYATZI ERIFILI

48. KECHAGIOPOULOS GEORGIOS 49. TOPIDI KYRIAKI

50. KALLONA ELENI 51. SPENGOS KONSTANTINOS

52. RALLI NIKOLETA 53. KOUTSOUPIS EVANGELOS

54. PAPPA CHRISTINA (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ) 55. MOULAKIS NIKOLAOS (ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

56. KALAMAKI MARIA 57. VATOPOULOS ALKIVIADIS

58. DRAKOGIANNOPOULOS DIONYSIOS 59. TSAGLOU VASILIKI

60. SFAKIANAKIS MICHAIL 61. TERZOPOULOU MARIA

62. VOUGIOUKAS NIKOLAOS 63. VOUGIOUKA TZENIFER

64. KARAGEORGIOU STYLIANOS 65. KARAGEORGIOU GEORGIA

66. DRAMITINOS NIKOLAOS 67. DIMITRIOU IOANNA

68. PAPAKONSTANTINOU DIMITRIOS 69. TERZOPOULOU ELENI

70. GIANNOULAKI/KYRIAKI 71. GIANNOULAKIS/DIMITRIOS

72. KAVATZIKLIS GEORGIOS 73. KONSTANTINOU ELENI

74. GIANNAKOPOULOS NIKOLAOS(ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

75. PARASCHI NATALIA ALINA(ОТДЕЛЬНАЯ КРОВАТЬ)

ОДНОМЕСТНЫЕ НОМЕРА (15):

76. TZANIKIAN SARKIS 77. MONASTIRIOTI VASILIKI

78. PAPADIMITRIOU KLEOPATRA 79. ADAMI ALEXIA

80. KOLLINIATI IOANNA 81. ALIVIZATOU MARIA PANAGIOTA

82. KORAKAS PANAGIOTIS 83. GIATILI EFTYCHIA

84. SYMEONIDIS SYMEON 85. VLASSIS SPYRIDON 86. VOUTSA THEANO

87. LOUVARI AIKATERINI 88. DIMITRIOU ANTONIOS

89. LOUKI ARGYROULA

90. KARAKITSOU ANNA (ОРКЕСТР)

Kategori
Uncategorized

Policija qytetaret dhe shteti ligjor

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/8SrZcMuGamE

Kategori
Uncategorized

KERKOJME AZIL SEPSE…….

uid_12522a6b58f_580_0…vij nga një vend i cili nuk ka Parlament të denjë, nga një vend në të cilin Kuvendi nuk funksionon.

Banoj në një vend ku vota ime vidhet para syve të mij, dhe guxon vetëm të heshtësh.
E meqë më kanë shpjeguar që Parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i joni të çalojë, apo te jete thjesht nje strehe dhe arene gladiatoresh me perfaqesues te klaneve nga me te fuqishmet te mafies dhe krimit.
Një vend i cili është katandisur si mos me keq nga vetvetja.

Kërkoj azil sepse…

…vij nga një shtet i cili nuk është sovran.
Vij nga një shtet në të cilin vendosin fqinjët dhe evropianët. Një shtet i cili po gërryhet nga brenda.
Vij nga një vend në të cilin i fuqishmi, mashtruesi, krimineli, vendos për shumicën, vendos për fatin e femijeve, pleqve dhe te gjithe njerëzve.
Vij nga nje vend ku patrioti, qytetari, intelektuali, duhet te heshti dhe vetem te heshti,per ndryshe i priten gishtat,dhe i kycet goja njehere e pergjithmone.
Vij nga nje vend qe fatkeqesisht eshte cilesuar i sigurte nga ju zoterinj europiane,por qe koka e nje Dhije eshte me shtrenjte se koka e nje njeriu.

Kërkoj azil sepse…

…vij nga një vend në të cilin mund të vriten apo te vdesin 20 veta në ditë për shkaqe nga me të ndryshmet, dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë.
Jetoj në një shtet i cili nuk ju garanton as jetën e qytetarëve të tij dhe jo me te garantoje siguri ndaj nderkombetareve.
Një vend në të cilin fatkeqësia më e madhe është të qënurit i ndershëm.
Madje të shohin si një qenie që jeton jashtë kohës. Të Duket si ndëshkim apo mallkim.
Quaje si të duash.

Kërkoj azil sepse…

…andej nga vij unë, ditë për ditë shkelen të drejtat e qytetarëve, të minoriteteve, të femrave, të fëmijëve, të pleqve e të kufomave.
Po, po, edhe të kufomave. Bëjnë lojë me të vdekurit. I thyejnë gurët e tyre të varrit sipas tekeve të te gjallëve.
Do doja që të jetoja diku ku askush nuk ka të drejtë të hedh beton mbi eshtrat e mi të gjorë.
Nuk dua të vdes në vendin tim, ku i vetmi ngushëllim për mua do të ishte ky epitaf: “këtu dergjet njeriu i ndershëm i cili jetoj me nder, por vdiq i varfër,i dhunuar,i pa mbrojtur”…

Kërkoj azil sepse…

…jetoj në një shtet ku prona ime nuk vlen asgjë.
Nuk vlen asgje, sepse ajo eshte grabitur dhe vazhdon te grabitet akoma. Ku i forti i radhës vlen më shumë se çdo tapi e çdo dokument, ndërsa shteti im bën sehir.
Shteti ben sehir sepse jetoj në një vend ku tesera e ndonjë partie dhe pistoleta e kriminelit, vlen më shumë se sa universiteti dhe diploma.
Sepse jetoj në një vend ku qeveria e varur nga krimi dhe korrupsioni, sistematikisht mbyt Shtetin.
Ku banditet shetisin te lire, dhunojne te lire, vrasin te lire, jetojne te lire,ndersa te dhunuarit (populli) jane gjithmone fajtore dhe viktima.

Kërkoj azil sepse…

…jetoj në një shoqëri ku ligji jo që ndihet i zbehtë por nuk zbatohet fare.
Ku rregullat dhe normat që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe individit janë pafundësisht të dobëta.
Dhe, atëherë kur shteti shihet me mosbesim, e vetmja shpresë për t’u përballur me egërsinë e ekzistencës mbetet “integrimi” klanor në çfarëdolloj strukture qoftë.
Klani të ngre edhe kur të jesh i paaftë. Të ul në qoftë se nuk i shërben siç duhet. Të flak tej në qoftë se nuk i bindesh. Dhe te vret ne qofte se guxon ti kundervihesh.
Kështu funksionon shteti im ku ligji ka vdekur.

Kërkoj azil sepse…

…nuk jetoj në një vend demokratik e nuk jetoj as në një vend komunist, por lufta e klasave vazhdon.

by LajmeSot

Kategori
Uncategorized

IK,IK LARGOHU, NUK TE DUAM ME..

https://www.youtube.com/watch?v=aPo3GwwvLb8

Kategori
Uncategorized

Ku dhe kush mund të marrë azil në vendet e BE-së.

1_3091Ikjet e qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves tashme kane marre permasa shqetësuese edhe per vet shtetet e BE-se. Por, gjasat për të marre azil ne ndonjerin prej këtyre shteteve janë shumë të vogla.

Raporti i fundit i Entit për Statistika të Bashkimit Evropian (EUROSTAT) lidhur me azilkërkuesit i përket korrik-shtatorit te 2014.

Sipas këtij raporti, trendi flet për një rritje të pergjithshme të numrit te azilkerkuesve ne Bashkimin Evropian, mirepo vendet e ndryshme të BE-se kane nivele te ndryshme të pranimit të azilanteve, raporton Indeksonline.

Mes 6 vendeve që kane më se shumti azilkerkues, del se Gjermania ka nje nivel me të larte të pranimit me 37 për qind të aplikantëve dhe Italia më të ulet, duke ia dhenë statusin e kandidatit vetëm 9 per qind të aplikanteve.

Kjo sigurisht, se nderlidhet edhe me faktin se Italia eshtë vendi qe me se shumti merr imigrante ilegale nepermjet anijeve që vijne nga Afrika Veriore.

Në anën tjetër, i njëjti raport tregon se mes azilkërkuesve, më së shumti kanë mundësi të marrin statusin e refugjatit azilkërkuesit që vijnë nga Azia apo Afrika.

Për periudhën në fjalë, del se 50 për qind e aplikantëve që vijnë nga Eritrea dhe 46 për qind e atyre që vijnë nga Siria kanë pasur sukses në aplikimin për azil. Mundësitë më të ulëta për të marrë statusin e refugjatit mes aplikantëve me sa duket e kanë shtetasit evropianë që aplikojnë.

Raporti tregon se shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë vetëm 2 për qind iu është pranuar në mënyrë pozitive aplikimi dhe kanë marrë statusin e refugjatit.

Edhe këta shtetas, analiza e mëtejshme tregon se janë ose të pakicës rome ose në rastin e Shqipërisë, kryesisht qytetarë që kanë dëshmuar në mënyrë bindëse gjatë aplikimit se kanë qenë të përfshirë në gjakmarrje.

Këto janë disa nga statuset e mundshme që merren në përputhje me procedurat e azilit:

1.”Aplikues i refuzuar” do të thotë personit i është shqiptuar një vendim i shkallës së parë, me të cilin i refuzohet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare.

2.”Person refugjat” do të thotë personit i është dhënë statusi i refugjatit për shkak të frikës së bazuar të persekutimit për arsye të racës, fesë, kombësisë, mendimit politik apo anëtarësisë në një grup të caktuar social është jashtë vendit të kombësisë dhe nuk është në gjendje të kthehet ose për shkak të frikës, nuk dëshiron të kthehet në të.

3. “Person me status të garantuar të mbrojtjes plotësuese” do të thotë se personit, me një vendim të shkallës së parë i është dhënë statusi i mbrojtjes plotësuese, i cili nuk kualifikohet si refugjat.

4. “Person me autorizim për të qëndruar për arsye humanitare” do të thotë se personit i është dhënë autorizimi për të qëndruar për arsye humanitare.

PERQINDIA E SHQIPTAREVE QE KANE FITUAR AZIL NE BE.

2_4233

Kategori
Uncategorized

Selfie e Rames ne Vlore.

e578c616ab24d5ce2543a79c560f9317_L

Kategori
Uncategorized

Z KRIMINELE, DONI DOKUMENTA FALLCO? TANI ATO I BEN POLICIJA.

imagesKa i kur koha kur dokumentat per nderrimin e identiteteve te krimineleve dhe boseve te droges beheshin ne laboratore primitive apo jashte Shqiperise.

Minister  Tahiri me reformen e trumbetuar ne polici arriti te largoje specialistet e policise se shtetit,dhe ti zevendesoje ata me miq,shoke dhe militante te lidhur ngushte me boten e krimit,te cilen financuan jo pak por me miliona Euro,dollare,nga krimi i organizuar, prodhimi dhe shitja e droges fushaten e Rilindjes.

Dhe rezultatet e ketij bashkepunimi po japin shume shpejt frytet e saj.

Tani eshte Policija Shqiptare,ajo qe ju realizon dokumenta fallco , dhe nderrim te identitetit tuaj te nderuar bose te krimit,droges apo vrases me pagese, brenda dhe jashte Shqiperise.

Leonel Begaj dhe Lirim Lamaj,

Te dy punonjes police ne qytetin e Vlores jane drejtuesit e nje rrjeti kriminal ne fallcifikimin dhe prodhimin e dokumentave te te fallcifikuara.

Por perseri alarmi dhe zbulimi i ketij laboratori special qe kete radhe drejtohej nga dy punonjes se policise se shtetit ka ardhur nga zbulimet e sherbimeve te huaja, te cilat kishin ndaluar dhe arrestuar disa nga keta bose te krimit ne vendet e tyre dhe keshtu qe mbas marrjes se shenjave te tyre personale ju rezultonin me disa identitete te ndryshme.

Jo pak raste ne vedet e Bashkimit europian apo me gjere me keto dokumenta me identitet te fallcifikuar keta kriminele,bose te droges apo vrases me pagese,kane aplikuar per azil ne keto vende, duke ju fshehur keshtu njehere e mire jo vetem prokurorise shqiptare dhe  vendeve te tjera,

Vetem nga marrja e shenjave te duarve si nje procedure e thjeshte,ne aplikimet gjate kerkimit  te azilit ne vendet shengen, jane kapur me dhjetra raste ku qytetare shqiptare me precedente te rende penale ne shqiperi apo ne vendet e tjera,mbasi kane nderruar gjeneralitetet me dokumenta te fallcifikuara tanime ne zyrat e shtetit shqiptar, ju drejohen perseri ketyre vendeve per tu fshehur,strehuar dhe zhviluar te qete aktivitetin e tyre kriminal.

Kjo ka detyruar prokurorine shqiptare te japi urdherin e arrestit per te dy efektivet e ministrise se brendeshme,e cila pak nga pak po kethehet ne nje qender dhe laborator i krimit te organizuar.

Simbas Prokurorise shqiptare

Ende nuk është zbardhur deri ku ka arritur skema e fallcifikimit  me dokumente të dy efektivëve, por po punohet nga ana e specialistëve. Njëkohësisht hetimi po zgjerohet edhe për të parë dhe zbuluar ‘’rrjetin” e mundshëm të personave brenda dhe jashte vendit qe bashkpunonin me dy efektivet e policise Shqiptare.

Kategori
Uncategorized

ALBANIA…2015.

People Abandoned By The Socialist G1425555_710438079070472_4865863192445048701_novernment

Kategori
Uncategorized

Baba Rexhepi, një jetë e jetuar për fe dhe atdhe.

“Kur të vdes nuk dua ceremoni mortore. Amanet atë rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra, të ma vendosni te koka”

8-Baba-RexhebiNga Eugen Shehu

Lindi në gushtin e vitit 1901 në qytetin e gurtë të shtetit amë,Gjirokastrës.U rrethua që në vitet e para të jetës,me legjendën e famshme të kështjellës që mbante emrin e Argjiro dhe që u lëshua si erë nga bedenat e kalasë,vetëm e vetëm për mos ti ranë nën sundimin e të tjerëve.U rrethua prej tregimeve mbi trimëritë e pashallarëve të Gjirokastrës,fama e të cilëve arrinte deri në Athinë.Por pati edhe një fat të madh që do t’i paraprinte rrugëve të së ardhmes së vet.Ishte nipi i parë,i të mrekullushmit Baba Selim,i teqesë së Zallit në Gjirokastër.Rexhepi i vogël,shkonte të mësonte në shkollën fillore të Gjirokastrës,në vitin 1907.Gjuha e përdorur aty ishte turqishtja por fati i madh e çonte vogëlushin çdo ditë në Teqenë e Zallit,tek daja i tij ( vëllai i nënës) i cili i mësonte në odën e madhe,gjuhën e bukur shqipe.Dhe tok me gjuhën e bukur tonën,Baba Selim ushqente në shpirtin e nipit të vet, dashurinë e madhe për Shqipërinë.Dihet tanimë se në vitet 1906-1909,Teqeja e Zallit në Gjirokastër ka qenë shëndrruar në çerdhe të madhe të shqiptarizmës.Shahin Kolonja e Sulejman Delvina,Cerçiz e Bajo Topulli,Mihail Grameno dhe Qemal Panariti,shkonin shpesh në dhomën e kësaj teqeje dhe në biseda me Baba Selimin ideonin kryengritjen e përgjithshme shqiptare për pavarsi kombëtare.

Pas mbarimit të shkollës fillore,djali  i thatë dhe imcak,Rexhepi,nisi studimet në shkollën e mesme “Ruzhdije”.Ngase mësonte shumë dhe retulltatet i kishte mjaft të mëdha,me porosi të Baba Selimit,Rexhepi regjistrohet njëherazi në Medresenë e qytetit ku nis të futet kështu në udhën e shenjtë të misticizmës islame.Në shtëpinë e vet në Gjirokastër,nxënësi i dalluar i shkollave “Ruzhdije” dhe “Medrese”,Rexhepi do të ulej me ore të tëra pranë librave duke harruar krejt lodrat e moshës.Për më tej,me këmbënguljen e tij,ai do të shkonte rregullisht në Teqenë e Zallit,duke marrë prej dajës së vet,mësime për gjuhën persishte dhe osmanisht.Bashkëjetesa dajë-nip,pat lënë mbresa të pashlyeshme tek Rexhepi i vogël,i cili më pas,për dajën e vet do të shkruante pos të tjerave ; “Me të qendruar në Post,Baba Selimi e përhapi shumë bektashizmën,i shtoi së tepërmi radhët e antarëve shpirtërorë,jo vetëm me shqiptarë por edhe me të huaj që ishin në Gjirokastër si nënpunës.Fama e tij u përhap aq tepër,sa një major turk,i cili komandonte një garnizon ushtarak në Maqedoni,kur dëgjoi meritat e Baba Selimit erdhi në Gjirokastër për të marrë dorë tek ai dhe u dorëzua myhib… Në kohën e okupacionit italian,kur nisi lufta për çlirimin e atdheut,Baba Selimi përkrahu nxehtësisht nacionalizmin shqiptar.Thirri gjithë fshatarët me radhë dhe i këshilloi të gjithë,të bënin luftën e çlirimit me ngjyrë shqiptare,duke u larguar nga ideologjitë e huaja”. (Baba Rexhepi “Misticizma Islame dhe Bektashizma” Botimi i Detroitit, Amerikë 1967, faqe 261 ).

Duke përfituar nga trazirat e brendshme të shtetit shqiptar,nën Princ Vidin,në qershorin e vitit 1914, grekët të përkrahur nga formacionet e tyre të andartëve ndërmuarën nismën për të krijuar aty qeverinë greke,kinse kishin të bënin me tokat e Vorio Epirit.E vërteta është se shteti shqiptar nën Princ Vidin ishte tejet i kufizuar nga ana gjeografike dhe ai e la jugun në dorë të një batalioni të armatposur keq të Ushtrisë sonë Kombëtare.Ky batalion asesi nuk mund të vepronte përgjatë vijës kufitare rreth 200 kilometra ndaj edhe grekët e zunë lehtësisht Gjirokastrën,me ç’rast donin të internonin Baba Selimin së toku me besnikët e tjerë të tij.Me ndërhyrjen e disa ortodoksëve të Gjirokastrës,kjo nuk ndodhi dhe Baba Selimi shkoi të banojë në Gjirokastër,në shtëpinë e motrës së vet,tek dervish Rexhepi.Anipse nuk ishin në teqe,dajë e nip e kthyen shtëpinë e gurtë në fole të shqiptarizmës,çetat e trimave shqiptarë,merrnin porosi e letra prej Baba Selimit,nëpërmjet nipit të vet,dervish Rexhepit i cili nën uniformën bektashiane merrte e përcillte mesazhet e lirisë sidomos në bashkëpunim të ngushtë,dervish Rexhepi pat me Cerçiz Topullin të cilin e çmonte për besën e burrit dhe trimërinë e rrallë.Pas vitit 1919,kur teqeja u çel sërisht,dervish Rexhepi ishte i pari që ngarendi atje.Duart e tij të vogla e të buta bënin gjithfarlloj punësh,që nga ndërtimi i mureve të shkatëruarra e deri tek mbjellja e luleve apo pemëve të shumta frutore.Pas një shërbimi të gjatë në Teqenë e Zallit në Gjirokastër,dhe pas kalimit të shakllës së parë të karierës së bektashizmës,biri i urtë dhe i mençur  Gjirokastrit merr titullin Dervish.Në ceremoninë e marrjes së titullit,në fillim të viteve 30-të,shkuan në Teqenë Zallit në Gjirokastër dhjetra dervish e baballarë,nga Tepelena, Kolonja,Gjirokastra e Delvina.Krejt atyre u pat rënë në sy,jo vetëm mençuria e dervish Rexhepit por sidomos aftësitë e tij mistike për të komunikuar me njerëzit e thjeshtë përmes shikimeve të syve.Një rrezellëm të mbrendshëm njerzorë dhe depërtues,ata sy e ruajtën deri në fund,deri atëherë kur u mbyllën për në paqën e amshuar.

Pas pushtimit fashist të vendit në prillin e vitit 1939,Teqeja e Zallit në Gjirokastër,do të shndrohej në vatër të vërtetë atdhedashurie.Nacionalistët shqiptarë,të prirur pas bektashizmës,si një besim me kahje të përhershme nga dashuria e shenjtë për atdheun,do të kalonin ditë e netë të tëra në këto prehëtore të shpirtit duke nxitur organizimin e çetave të armatosura kundër pushtuesit.Emra të njohur të nacionalizmit shqiptar si Babameto,Omari,Këlcyra,Xhaferi etj,do të bashkëpunonin ngushtë me dervish Rexhepin fjala e të cilit ish pothuaj e shenjtë për krejt gjirokastritët.Jo pa qëllim,dervish Rexhepi,ftonte gjatë kësaj periudhe në Teqenë e Zallit,edhe personalitete të arësimit e atdhetarisë së Kosovës,siç ishte Rexhep Krasniqi i cili pat kumtuar pikërisht në ate faqe,mësimin e vyer së historisë se “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë,por edhe pa Kosovë nuk mund të ketë  Shqipëri”. Në fillim të viteve 40,në mbarim të luftës italo-greke,atëherë kur qeveria dhe junta ushtarake greke,filloi genocidin e paparë ndaj Çamërisë,teqeja e Zallit dhe personalisht dervish Rexhepi,u bënë vatra e parë e këtyre shqiptarëve që linin me dhimbje viset e tyre dhe gjenin prehje në gjirin e shtetit amë.Në çdo rast,dervish Rexhepi  interesohej për fjetje e ushqime të këtyre familjeve dhe më pas i dërgonte nëpër shtëpitë e mëdha të nacionalistëve të Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit, Tepelenës e Vlorës.Shqipëria etnike,përpara se të vlente si aspiratë,ishte një veprimtari e gjërë dhe konkrete e udhërrëfenjësit dervish Rexhepi.

Në janar të vitit 1943,në Gjirokastër e rrethina,patën nisur të organizohen këshillat e nacionalçlirimtarëve,me ç’rast filluan të bëjnë edhe propagandë antinacionaliste.Kjo propagandë e kish fillin e saj,në mendjet e komunistëve jugosllavë,të cilët  janë parë nga komunistët e shtetit amë sikur të ishin idhuj.Për më tej,pas ngjarjes së dhimbshme të Mukjes,gjithshka nisi të flasë për vëllavrasje.E vërteta është se komunistët e Qarkut të Gjirokastrës,përmes Bedri Spahiut( i cili në atë kohë pat marrë teqenë e Zallit dhe ish emëruar myhib),i bënte thirrje dervish Rexhepit që të bashkëpunonte me ta por përgjigjja e udhërrëfenjësit ka qenë tepër lakonike ; “Unë bashkëpunoj vetëm me ata që e duan Shqipërinë.Unë nuk besoj se Dushanët e duan vendin tonë më shumë se Mit’hat Frashëri,Bahri Omari e Ismail Golemi”.Por do të vinte edhe një moment tjetër kur dervish Rexhepi do ta bashkonte fjalën e tij me veprën.Kjo ka qenë data e 30 gushtit 1943,atëhrë kur nacionalçlirimtarët e udhëhequr prej Sotir Meros dhe Shemsi Totozanit u derdhën mbi Libohovën martire,kinse aty e kishte çerdhen e vet Balli Kombëtar.”Të nisur me gurët e zjarrit në dorë,urejtjen dhe pabesinë në shpirt,ata u sulën në lagjen Marine,drejt shtëpisë së Rustemajt,shtëpisë së shenjtë të shqiptarizmës dhe u lanë oborrin e shtëpisë me gjakun e Qazim Rustemit,nipit të Avniut… i cili duke patur mbështetjen e dervish Rexhepit dhe nacionalistëve të tjerë të Prefekturës së Gjirokastrës, organizoi formacionin e parë nacionalist antifashist dhe antikomunist në Libohovë”.(Gazeta “Balli i Kombit” 31 gusht 1995 ).

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,duke njohur shpirtin e butë dhe atdhetar të Qazim Rustemit,dervish Rexhepi bëri një lutje dhe një betim.Lutja ishte për shpirtin e të ndjerit Qazim,ndërsa betimi se nën rrobën e shenjtë të dervishit do të mbante kurdoherë armën për të luftuar komunistët shqiptaro-sllav. Tashmë ai vihet në krye të një çete nacionalistësh prej 30-40 burrash duke kryer disa luftime të sukseshme si kundër okupatorit fashist,ashtu edhe kundër forcave komuniste që donin të gënjenin popullin shqiptar,me parrullat e sheqerosura të vëllezërimit me sllavët.Në shumë prej këtyre luftimeve,sido që nacionalistët nuk e linin dervish Rexhepin në radhët e para,ata i habiste gjithmonë guximi i tij.Mandej në një prej luftimeve në rrethinat e fshatit Lazarat,në Gjirokastër ka luftuar në këmbë,përmes breshërisë së plumbave.Tashmë që dervish Rexhepi,pat dalë kundër pushtuesve dhe komunistëve duke mbledhur rreth vehtes ajkën e djalërisë gjirokastrite,ai u vështrua si armik permanent i nacionalçlirimtarëve.Sidoqoftë këta nacionalçlirimtarë,duke dashur të mos të konfrontohen me popullin e Gjirokastrës,Libohovës e Tepelenës (treva në të cilat personaliteti i dervish Rexhepit ishte i padiskutueshëm) menduan të vënë në përdorim taktikat e tyre dhelprake.Kështu,në një urdhër të Komandës së Qarkut të Parë Operativ Vlorë-Gjirokastër,thuhet pos të tjerave : “Është e nevojshme me u pa mundësia të eleminohet fizikisht dervish Rexhepi i teqes së Zallit sepse po bënë për vete popullin  e Gjirokastrës.Por këshillohet që vrasja të jetë e fshehtë dhe askush të mos deklarohet se e ka vrarë”.(Arkivi Qendror i Ushtrisë-Tiranë.Fondi Qarku Operativ Vlorë-Gjirokastër,urdhër dt.3 mars 1944 ).

Pa dashur të cek tiparet e vyera që kërkon të ringjallë bektashizmi ndër besimtarët e vet,them se besnikëria ka qenë dhe mbetet nder tiparet esenciale të frymëzuara.Ka qenë në skuadrën e nacionalçlirimtarëve të Gjirokastrës,një Myhib i cili me të marrë urdhërin për vrasjen  prapa shpine të dervish Rexhepit, e njofton ate në fshehtësi,dhe prej këtij momenti jeta e udhërrëfenjësit të bektashizmës,kalon në ilegalitet të plotë,përmes trazirash të mëdha,por edhe betejash të mëdha. Miqtë e tij më të mëdhenj,ishin besimtarët e teqeve në Lazarat,Nepravisht dhe Melan.Ata e pritën dhe e përcollën këtë dervish të urtë,gati shenjtor i cili ndonëse me trup të pakët,askurrë nuk e lëshoi pushkën nga dora.Për më tej,ai u lidh edhe me burra të tjerë të mëdhenj si Skender Muço,Mit’hat Frashëri,Ismail Golemi etj.Fjalëpak,i pjekur në arsyetime,ai do të ishte ndër të parët nacionalistë të Gjirokastrës i cili do të dënonte ballistin Nexho Bejleri i cili pat kryer disa krime në Libohovë.Në biseda me bashkëluftëtarët e vet dervish Rexhepi ka kumtuar kurdoherë se psuhka e një nacionalisti shkrep larg,kur ajo i drejtohet armiqve të Shqipërisë dhe jo shqiptarëve të pafajshëm të gënjyer nga ideologjia komuniste.Plot 8 muaj,dervish Rexhepi u end me pushkë në krah,në viset jugore të Shqipërisë,në krye të çetës nacionaliste të tij.Plot 8 muaj,jeta e tij kaloi përmes rreziqesh e brengash të mëdha.Por bashkëluftëtarët e tij,kujtojnë se drita e thellë brenda syve të tij,ajo dritë gati enigmatike,nuk u shua askurrë.Udhërrëfenjësi i shqiptarizmës,përpara çdo luftimi,gati si përshpërim, këndonte këngët e trimërisë,duke bekuar me radhë djemtë e labërisë që i vinin pas.Një ngjizje e çuditshme e atdheut dhe fesë ish farkëtuar në shpirtin e madh të tij.

Në dhjetorin e vitit 1944,atëhrë kur në Gjirokastër,nacionalçlirimtarët nisën të hedhin vallen e zisë së komunizmit,për të parën herë sytë e dervish Rexhepit u përlotën.Duke kapërcyer kufijtë e shtetit amë ai u ish drejtuar bashkëluftëtarëve të vet,duke i thënë se do të largohemi përkohësisht,të organizohemi për të luftuar deri në çastin e fundit,komunizmin.Duke kaluar për në tokat çame,sigurisht ndjen dhimbjen kur sheh teqetë e djegura por mban kurdoherë besim në frymën e shenjtë të lirisë që ka shpërndarë kudo në botë,Haxhi Bektashi,i pari udhërrëfenjës i bektashizmit. Ishte ende në kampet e refugjatëve në Greqi,kur i vjen lajmi se ishte shpallur në Tiranë si armik dhe qeveria komuniste e kërkonte tanimë si kriminel lufte.Ministri i Drejtësisë Manol Konomi,me cilësinë e tij si kryetar i komisionit Qendror për zbulimin e krimeve i dërgonte komisionit ndërkombëtar në Londër kërkesën për dorëzimin e dervish Rexhepit,me çrast mbi të “vendosnin” një mal me akuza.Ku pos të tjerave për këtë shenjtor thuhej ; “Dervish Rexhepi,organizator i parë i forcave të Ballit Kombëtar në Gjirokastër.Si fetar ka frymëzuar ndjenjat fetare të popullsisë së Gjirokastrës,sidomos në Libohovë,Rrezome,Kardhiq,Lazarat etj,për ti mobilizuar në radhët e Ballit Kombëtar e në bashkëpunim me italianët e gjermanë ka luftuar kundër ushtrisë nacionalçlirimtare”

( Gazeta “ Bashkimi “ më 6 mars 1945 ).Gjithashtu,në hetuesinë e tmershme që ishte bërë nacionalistit tjetër të madh Bahri Omarit,i është kërkuar llogari deri në një,mbi lidhjet e tij me dervish Rexhepin.Por ky burrë i Gjirokastrës,iu përgjegj hetuesve dhe gjykatësve ortodoks-komunist se dervish Rexhepi ish shenjtor dhe emri i tij nuk mund të ndyhej me akuza të tilla.Për më tej,në proces verbalin e gjyqit të Bahri Omarit,në kinema “Kosova” në Tiranë,në marsin e vitit 1945,lidhur me udhërrëfenjësin bektashi shkruhej tekstualisht ; “Qendra e Ballit Kombëtar ka qenë teqeja e Baba Selimit ku ishte shtabi i Bahri Omarit,ku ishte çerdhja e tradhëtisë.Atje dervish Rexhepi mblidhte popullin dhe Bahri Omari përhapte parrullat e tij”.(Gazeta”Bashkimi” 13 mars 1945”,seanca e dhjetë e gjyqit specila ndaj të pandehurit Bari Omari ).

Në vitet 1945-1952,dervish Rexhepi pasi  le Greqinë dhe Italinë,shkon për disa kohë në Siri e mandej në Egjypt.Tashmë ai do ti virej plotësisht studimeve fetare të misticizmës islame e pas gjuhëve të osmanishtes e persishtes të mësuar prej Baba Selimit,përvetsonte edhe ato italaine e arabe.I heshtur nga natyra,studioz ai do të përpiqej gjatë kësaj kohe të përvetsonte në thelb,filozofinë e bektashizmës duke studiuar sidomos rrugën fizike dhe shpirtërore të dishepujve të këtij besimi.Mbas disa kërkesave të herpashershme prej Egjyptit,emigron në Amerikë,toka e “premtimeve të mëdha” për mijëra shqiptarë.Aty do të pritet me dashuri të madhe prej dhjetra familjeve shqiptare të cilat patën emigruar vite më parë,Xhevat Kallajxhiu e Hysen Butka,Syrja Frashëri dhe Daver Agaj,Qani Prespa dhe Hivzi Husi,Haki Omari dhe Agim Karagjozi,do të ishin miqtë e parë që hapën dyert e zemrave dhe të shtëpive të tyre për shenjtorin e rrallë.Por dervish Rexhepi nuk donte të jetonte askurrë mes luksit.Duke parë se shqiptarët aty,ndodheshin të përçarë në parti e ide,i bindur në fuqinë e madhe të msitikës bekstashiane,në vitin 1953,ai ndërmerr nismën për të çelur në Detroit,shteti i Miçiganit,teqenë e parë shqiptare në krejt botën perëndimore.Vite më vonë,në kujtimet e veta për çeljen e teqesë do të shkruante pos të tjerave ; “ Kur erdha në Amerikë,unë dëshiroja të bisedoja me hirësinë e tij Fan Noli.I kërkova një audiencë.Në takimin që bëmë i thashë se dy miqtë tuaj,më këshillojnë që të hap një teqe këtu në Amerikë.Unë u thashë se nuk bëjë asnjë veprim pa pyetur hirësinë tuaj.Fan Noli ndenji-ndenji dhe më tha : Edhe unë,të isha si ju,ashtu do bëja… Në këtë moment,njëri nga ata,Jahçja,më thotë :”Baba, a behen bektashinj të krishterët”.Dëgjo këtu,i thashë zotit Jahçe,ne i duam që të gjithë,të krishterë dhe bektashinj,sepse në radhë të parë janë shqiptarë.Kur ka dashur interesi i kombit,të krishterët jo vetëm i kemi konsideruar vëllezër shqiptarë,por i kemi bërë edhe dervishë”.(Baba Rexhepi,”Atdhetar dhe Klerik i nderuar” gazeta “ Për mëmëdhenë” më 13 shtator 1995 ).

Kështu ka marrë udhë ndërtimi i teqesë në Detroit,të Miçiganit,me ndihmat bujare të mjaft shqiptarëve atje,është ble toka dhe filloi ndërtimi i teqesë.Baba Rexhepi ( tashmë këtë gradë e pat marrë në Egjypt) ngase kish njohuri të plota dhe kish vizituar qindra teqe,u rrinte mbi kokë ndërtuesve.Ajo çka të bind për aftësitë shpirtërore të tij,është fakti që për ndërtimin e teqesë në Detroit,kontribuan shqiptarë të gjdo feje e besimi.Madje vetë Fan Noli ka qenë ndër të parët.Me kohë kjo teqe u shëndrrua në një vatër kurdoherë të çelur të bektashizmës dhe shqiptarizmës,ndërsa Baba Rexhepi e vlersonte së tepërmi këtë bashkëjetesë të besimit shpirtërorë me dashurinë për atdheun.Madje jo vetëm shqiptarë por në këtë prehtore të shpirtit,gjenin ngushëllim me qindra amerikanë të cilët i tërhiqte personaliteti dhe njenjtëria e Baba Rexhepit.Një prej këtyre qytetarëve amerikanë,të mahnitur pas shpirtit të Baba Rexhepit,është sigurisht,studjuesja në Universitetin e Miçiganit,Francez Trix, e cila në librin e saj posaçërisht për historikun dhe zhvillimin e bektashizmës,shprehet ; “Baba Rexhepi, e them me plot gojën,është një shenjtor,përsa i përket anës shpirtërore,ndërsa përsa i përket erudicionit të tij,si edhe aftësive pedagogjike,është i niveleve maksimale të pedagogëve të Universiteeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.( Francez Trix, “Spiritual Discourse” faqe 18 ).

Pikërisht në vitin 1967,atëherë kur në shtetin amë në Shqipëri,komunistët e tiranës,urdhëruan prishjen e kishave,xhamive apo teqeve,Baba Rexhepi,ky shenjtor i madh,nxitoi të nxirrte në dritë veprën e tij voluminoze,të titulluar “Misticizma Islame dhe Bektashizma”.Ai nxitoi ta nxjerë në dritë këtë vepër,për tu kujtuar shqiptarëve se,së paku teqetë patën qenë dhe mbeten çerdhe të shqiptarizmës dhe duke u rrafshuar ato,komunistët donin të shkatërronin me dhunë këtë ndjenjë kaq madhore,për ta zavendësuar ate me kancerin komunist.Vepra në fjalë,është fundi i një punë studimore në disa decenie.Baba Rexhepi,ngase zotëronte gjuhët orientale,se pati të vështirë të përkthente pos mesazheve mistike e historike,edhe mijëra vargje të shkruara prej baballarëve apo dervishlerëve,në formën e nefezeve.Përkthimet e tij janë mjaft të lemuar dhe duket se brenda tyre rreth zemra e vet Baba Rexhepit.Ai vizaton me një dashuri të pashembullt figurat e ndritura të bektashizmës,të cilat predikuan veç tolerancë midis besimeve të tjera,duke respektuar së pari,dahsurinë për vendin që të ka rritur.Jo pa qëllim në faqen e parë të këtij libri,Baba Rexhepi ka vendosur një dedikim personal.Ky dedikim është plotësisht kombëtar ngase vetëm një shpirt i madh si ai i Baba Rexhepit mund të kumtonte ; “Klerikëve të të gjitha feve në Shqipëri,që u bënë fli për lirinë dhe pavarsinë e saj,si edhe klerikëve që u torturuan dhe humbën jetën nën terrorin komunist,sepse nuk pranuan të mohojnë idealet e tyre fetare e kombëtare,autori ua kushton këtë vepër me nderm të thellë “.Veprimtaria studiuese dhe krijuese e Baba Rexhepit është tepër e gjërë.Ajo përmbledh mijëra faqe studime,përkthime,traktate të besimit fetar apo kujtime që ende sot nuk po ndriçohen sa duhet,çdo fjalë e përkthyer prej tij,gjen vendin e vet,nën koloritet e gjuhës së pasur shqipe.Në teqe,mes bashkëkombasve të vet,ai donte të kuvendojë kurdoherë shqip dhe ligështohej kur ndonjë djalë apo vajzë e vogël mezi fliste gjuhën shqipe.Por edhe kur me sy të qortonte,ai dukej se të falte gjdo gabim.Mendoj se është me vend të mbyll këto shënime,me ate entuziazmëm të një natyre të dukshme,të baba Rexhepit,kur shihte se si po rrëzohej diktatura komuniste në Shqipëri.Ai ndiqte me vëmendje çdo lajm nga Shqipëria dhe nuk nguronte,megjithë moshën e thyer,të thërriste në teqe miq të vetë amerikanë,t’u spjegonte mbi ngjarjet në Shqipëri e t’u kallzonte se bashkëkombasit e vet e kanë urryer për jetë komunizmin.Ai përshëndeti ndër të parët,krijimin e partisë “Balli Kombëtar” në Tiranë pas 55 vjetësh dhe i uroi me telegram ; “Lus zotin për ju dhe ju bekoj për rrugën ku jeni nisur.Ju do të dini të shkoni në gjurmët e shkëlqyera të nacionalistëve shqiptarë !”.

Në korrikun e vitit 1995,Baba Rexhepi u sëmur rëndë.Shpirti i tij prej shenjtori e kuptoi se po ecte drejt pavdeksisë shpirtërore,ishte plot 94 vjeç.Ka telefonuar në kryegjyshatën bektashiane në Tiranë duke kërkuar nga kryegjyshi botërorë Haxhi Dede Reshat Bardhit që të dërgojë sa ma parë një dervish i cili mund ta zavendësonte,ndërsa miqëve të vet,që i shërbenin,një ditë gushti u ka thënë ; “Kur të vdes,nuk dua ceremoni mortore.Amanet,ate rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra,të ma vendosni tek koka”.Bashkëkombasit e plotësuan amanetin e shenjtorit të madh.Ata vendosën rrasën egurit të Gjirokastrës tek koka,por nuk mundin ta mbanin dot valët e lumit njerzor që shpërthyen në homazh të këtij apostulli të bektashizmës.Klerikë,besimtarë,ortodoks,muhamedanë, katolikë e bektashinj,pa pyetur për telegramet e protokolle,nga krejt viset e Amerikës dhe Kanadasë shkuan ti jepnin lamtumirën e fundit apostullit të tyre.Shkuan edhe nga Shqiperia,Zvicra por edhe nga Gjirokastra e tij e dashur.Një popull i tërë përulej më 14 gusht 1995,përpara birit të vet shenjtor.

Bern-Zvicër

Kategori
Uncategorized

Blair miliona paund,Shqipëria ndër vendet ku abuzohet.

artikulli_per_blerShqipëria ndër vendet ku abuzohet me të drejtat e njeriut. The Sun: Blair miliona paund nga përfshirja e bizneseve të tij të cilësuara si “vullnetare”.

“Amnisty International”

“tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”.

Përfshirjes së ish-kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës. “The Sun” shkruan se shumica e tyre janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit. “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”­ shkruan gazeta. Në krye të artikullit një paragraf më vete i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Bleri punon si këshilltar vullnetar. Por “Amnisty International” thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. “Amnisty International” shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat ”­ shkruan The Sun për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

Res Publica.

Kategori
Uncategorized

MAJORI I DROGES DHE PERPELITJET E RILINDJES.

1549408_436203469869491_8207768323271412746_nMrika nuk mundet te mbuloje dot me skandalet e perditeshme ne ministrine e mbrojtjes.

Akuzat e opozites, qytetareve, veprimtareve dhe nderkombetareve duket se po konturohen jo me cdo dite, por cdo minute, se perfshirja ne trafikun e droges nuk ka mbetur veten ne venien dispzicion te aerodromeve ushtarake dhe civile te vendit,por dhe e personelit me te larte ushtarak shqiptar ne trafikun nderkombetar te droges.

Ka ardhur koha qe askush nuk mundet ta mbuloje me diellin me shoshe,qofte ky dhe kryeministri vete.
Heshtia perpara ketij skandali nderkombetar jo vetem nuk e shpeton qeverine dhe ministren e pa afte te saj, por vetem se po rendon me shume pozitat e saj. Shqiperia e varfer eshte futur ne listat dhe vendet me te zeza ne rajon,si ne korrupsion,krim ashtu dhe ne prodhimin dhe transportin nderkombetar te droges.

Ndersa kryeministri yne akoma merret me demagogji, lufte politike dhe eleminim te kundershtareve politike nepermjet lidhjeve te ngushta me bandat, banditet dhe krimin e organizuar.

Kur prokuroret Spanjolle deklarojne se:

Eshte absurde  qe një rishtar në fushen e trafikut te mund të ketë mberritur per here te pare dhe te marre guximin qe te drejtoje nje helikopter pa e njohur mire rrugen aq më teper qe ne helikopter ka pasur nje ngarkese të madhe droge prej afro 1 toni.

Ndersa Hetuesit deklarojne se:

Kemi te bëjme me nje linjë të konsoliduar të trafikut, e cila rezulton të kete të implikuar te tjere nga Shqiperia. Trafikantet e droges qe kryejnë transporte të tilla nga Maroku dhe vende të tjera te Afrikes ne drejtim te Spanjes jane nga vende te ndryshme.

Vitin e kaluar majori i Mrikes, ka dale fillimisht me 15 qershor nga Shqipëria dhe ka hyre ne 23 korrik.

Me pas ai ka dale në 21 shtator dhe ka hyre ne Shqiperi në 30 shtator.
Ndersa levizjen e fundit jashtë vendit për vitin 2014, e ka bere ne datat 16 nëntor dhe 20 dhjetor.
Daljen e fundit nga territori i Shqiperisë ai e ka berë me 20 janar, 9 dite perpara se të vritej teksa ndiqej nga Garda Civile spanjolle.

Profili i majorit të Farkës që përflitet të ketë lidhje me politikën.

Ende i panjohur bashkëpiloti i Sokol Fekës në helikopterin e Spanjës.

Njeriu kyç që mund të zbardhte lidhjet e majorit Feka me rrjetin e trafikut të drogës është personi që ndodhej në kabinë me të, me të cilin piloti shqiptar mendohet të ketë bërë edhe fluturime të tjera të kësaj natyre.

mimi-majori-webPyetja qe shtrohet eshte se.

A ka pilotë të tjerë që kanë shkuar “me leje” si vizitorë apo trasportues nëpër bazat e droges gjatë kësaj kohe qe ju z Kodheli drejtoni ministrine e mbrojtjes?

A eshte ky i pari pilot shqiptar me graden “Major” qe largohet “me leje” nga eproret e tij per te realizuar detyra speciale jashte vendit?

A i kontrollon ministria e brendeshme nepermjet sistemit TIMS qe vete e disponon, levizjet e ushtarakeve qe duhet te dalin dhe dalin jashte vendit vetem me leje,apo eshte kethyer perseri koha e Axhi Qamilit dhe dalja behet pa u regjistruar ne sistem?

Po Sherbimi Informativ Ushtarak dhe Policija Ushtarake, a kane pergjegjesi per kontrollin dhe levizjen e ushtarakeve te tyre brenda dhe jashte vendit?

Jo me shume se 3 minuta eshte koha e verifikimit ne zyrat e policise kufitare greke per cdo kerkese apo verifikim te bere nga pala kufitare shqiptare, i te gjithe hyrje daljeve te cdo qytetari qe pretendohet te mos jete regjistruar ne sistemin TIMS Shqiptar.

Vec Rinasit,cilat jane pikat kufitare ku levizja dhe dalja nga shqiperia kryet nepermjet seksereve dhe policise pa u regjistruar ne sistemin TIMS.

A ka drejtues te larte ushtarake qe bejne kondrabande ne pikat doganore duke perdorur imunitetin dhe dokumentin zyretar?

Me sa karta telefonike te huaja dhe shqiptare me nje perdorim vetem 24 oresh por dhe aparate celulare jane te paisur ushtaraket dhe punonjesit civile ne pikat doganore kufitare per te (punuar) te qete, apo per tju larguar ndonje pergjimi te mundeshem te autoriteteve?

Reagimi i politikës

Përfshirja e një majori të ushtrisë shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës ka vënë sërish në pozita mbrojtjeje mazhorancën, e cila implikohet për herë të dytë në të tilla çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës, pas të dhënave se infrastruktura ushtarake e Gjadrid ishte përdorur për aktivitete tëpaligshme. Kryeministri i parapriu lajmit për të zbutur efektin që do kishte vdekja e majorit shqiptar nëse lajmi do mësohej nga burime të tjera.
Opozita e sheh këtë rast si përforcim të akuzave të saj për përdorim të infrastrukturës ushtarake në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa hije dyshimi mbi lidhjet e Fekës me politikën ka hedhur Spartak Ngjela, i cili në një reagim ngre pyetjen pse u largua Meta nga Froni i Kryetarit të Kuvendit sapo Rama njoftoi vdekjen e majorit pilot dhe trafikantit shqiptar Sokol Feka?
Ndërkaq edhe presidenti Nishani në një intervistë për Abc Neës ka lënë të kuptohet ndryshimet në Ligjin për Forcat e Armatosura, ku atij i është hequr e drejta për të emëruar kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Ushtrisë i ka hapur rrugë përfshirjes së ushtarakëve shqiptarë në të tilla trafiqe.

Kategori
Uncategorized

Suedia dorezohet para emigranteve.

Kategori
Uncategorized

Minister Beqaj presion firmave farmaceutike: “Dua lekë, nuk dua ilaçe”.

halim_kosovaZ Minister:

“Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë”.

Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.

Zbardhja e një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”

Kategori
Uncategorized

Ajo qe po ndodh ne Kosove sot, eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar.

Te dashur miq,529655_107695099426280_1634518127_n
Ajo qe po ndodh ne Kosove sot, ne pragun e 7 vjetorit te pavaresise eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar , kudo qe ndodhet.Eshte e pabesueshme per luften shekullore te shqipareve per liri e pavaresi nga pushtimi serb.Eshte e pabasueshme per ata qindra e mijra deshmore te kombit eshte e pabesueshme per perpjekjet dhe luften e madhe te Presidentit Rugova per Kosoven shtet te pavarur, eshte e pabesueshme per ata deshmore dhe luftetare te UCK qe dhane gjithcka per kete liri,eshte e pabesueshme per vuajtjet shekullore te cdo familje dhe qytetari te Kosoves nga pushtuesit serb eshte e pabesueshme periqte nderkombetare te Kosoves, qe iu gjenden popullit ne ditet e tyre me te veshtira.Dhe e gjitha kjo per karieren e turpshme te politikaneve te papergjegjshem qe manipulojne popullin per te dhene kete shfaqje te turpshme antikombetare.
Populli i Kosoves duhet t’i therrase ndergjegjes kombetare dhe te marre ne duart e veta fatet e vendit dhe te lere ne vetmin dhe mjerimin e tyre keta politikane qe nuk duan asgje tjeter me shume se karieren e tyre.Neqoftese nuk jane ne sherbim te qarqeve antikombetare.

Vili Minarolli.

Kategori
Uncategorized

Metamorfoza “agro-politike” e sanxhakbeut Ridvan Bode

Një mik i tij që e shoqëron në vakancat e tij të shumta, pa dashur më tha një ditë: “Miku im Azgan, mos u merr me Ridvanin. Ai i ka mbushur hararet. Vetëm në muajin e dytë të mjaltit, shpenzime e dhurata për bashkëshorten e re ka harxhuar sa 135% e buxhetit vjetor të bashkisë B. Curri. ”Lexuesi vet le ta marrë me mend ..!!!??.www.zhurnal

Gjithmonë duke marrë shkas nga 23 qershori 2013, kjo ditë e mbështjellë si nga dhimbja revoltuese e demokratëve shqiptarë po aq dhe nga velloja misterioze e rezultatit, hapur, drejtpërdrejt, sinqerisht e pa droje i jam qasur një analize publike.

Natyrisht pozicioni kritik mediatik ndaj shumë emrave qe kanë drejtuar PD-në si dhe kanë gëzuar poste te larta shtetërore, nuk buron nga komoditeti i te mos qënit pjesë e asnjë klani oligarkik ndërpartiak në udhëheqësi. Unë kam qenë drejtues në një rreth si Tropoja që për shkak të pozicionit gjeo-strategjik, kontributit historik për më shumë se 150-vjet në zhvillimet historike kombëtare dhe proceset demokratike ku për 8 vite të pushtetit socialist investoi gjak demokratësh me shumë se firma VIVE CROME, bojë të kuqe. Jam mandatuar si deputet me pranga në duar, vazhdoj të jem anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar. Në këto kushte, ndjej edhe unë si demokrat përgjegjësinë respektive. Duke e fshehur responsabilitetin individual e sektarizuar atë si një përgjegjësi kolektive vetëm se bojatisim një ndryshk, i cili edhe ashtu e vazhdon korrozionin. Disa pjesë të këtij korrozioni që na kushtoi rëndë mbi çdo gjë moralisht u vetdekonspiruan menjëherë pas zgjedhjeve hapur me ose pa dashje si për të treguar me ironi e përqeshje se do të vazhdojnë të na dëmtojnë edhe më tutje në opozitën e pritshme me çdo mundësi. Të tillë janë drejtuesit e lartë të deridjeshëm, Patozi, Olldashi, Topalli. Kontingjenti tjetër korroziv adaptoi një strategji pak më pikante, herë fshehurazi e herë me nënkuptime dashakeqe.

Duke qenë jo pak të suksesshëm në afro 20 vite të kamuflojnë qëllimin e tyre politik dhe profesional herë me urtësi të shtirur e me hipokrizi dhe non stop me përulje servile ndaj shefit, ky kontigjent mendon se mund t’ia hedhë dhe kësaj rradhe. Prototipi që shkëlqen në këtë kategori është Ridvan Bode. I ardhur në Partinë Demokratike me shtyrjen deri në detyrime të ustallarëve që projektuan shkatërrimin e PD-së, akoma pa u konfirmuar, biografia e zotit Bode është thjeshtë deri në banalitet aq sa, se si një demokrat që jam, ndodhem jo pak në vështirësi të shprehem. Dhe ja curriculum vitae profesionale e zotit Bode para zbarkimit ne PD. Ridvan Bode i lindur në një familje fshatare tepër te varfër plebeje nga katundi Rakick i Korçës. Studion për bujqësi në të mesmen dhe për ekonomi agrare në Institutin Bujqësor te Kamzës. Ata që e njohin nga afër nuk veçojnë asnjë cilësi që e dallonte sikundër e konfirmojnë. Natyrisht me këto cilësi s’mund të bëjë karrierë tjetër për kohën,veçse një përgjegjës ordiner sektori në një fshat të Librazhdit, natyrisht në kooperativat bujqësore.

Kjo është karriera profesionale e Ridvan Bodes, njeriut që gabimisht deri paradoksalisht udhëhoqi 8 vitet e fundit pushtetin ekonomik kapitalist të Shqipërisë . Pjesa tjetër ajo e fillimkarrierës – politike të Bodes është edhe më e trishtueshme, e mjerueshme deri në qesharake .

Me krijimin e PD-së në vitin 1990, z. Bode gjithmonë ekonomist-agrarë në Librazhd, ku për “ meritë “ të tij,një ditë pune arriti në 3.5 lekë, për të treguar besnikërinë e tij e të shtresës që përfaqësonte ndaj P.P.SH-së, rezulton të jetë i pari i regjistruar aktiv në Shoqatën e Vullnetarëve të Enverit, udhëhequr nga Hysni Milloshi de jure, por de facto orkestruar nga Sigurimi i Shtetit. Me shthurjen e aktivitetit legal te Shoqatës famëkeqe, Ridvanit ju dha detyra të shkëpuste nga grushti dy gishta dhe ti ngrinte lart së bashku me turmën e demokratëve të vërtetë.

Një nga themeluesit e lëvizjes demokratike në Korçë nacionalisti i dënuar me pushkatim, por që vuajti plot 30 vite burg, z. Enver Hasa (i ndjeri), më ka treguar se kur kishte parë Ridvanin e Rakickës në mes demokratëve kishte shkuar në kafe me një bashkëvuajtës duke i thënë: “Kurrë më s’do më shohësh në këtë turmë. Ky qumësht i pastër me emrin demokraci shumë shpejt do thartohet e pastaj nuk ka veçse hirrë.” Dhe kishte pasur të drejtë z. Enver Hasa.

Ridvanët e Milloshit e thartuan demokracinë duke synuar të shkojnë në finish me batërdisjen e saj, duke dashur e punuar të shkatërrojnë inicuesen dhe intaluesen e kësaj demokracie, PD-në. Në 8 vite si ministër i financave z. Bode u shqua për një strategji kleptoklanore. Ai vuri nën sundimin e vet doganat, tatimet, energjetikën dhe hipotekat duke emëruar aty sejmenët e vet që faleshin sipas ritit kleptokrat tek shef Ridvani. Kjo dihet boterisht . Ata që nuk e thonë janë frikacakë dhe servile ose pjesë e tavës ku pjesën e luanit e shqyente ujku i Rakickës, Ridvan Bode.

Kështu ky “i besuar” i PD-së për të udhëhequr financat shqiptare i cili pozonte mediatikisht duke imituar e perifrazuar emperikisht arkitektët e ekonomisë botërore si: David Rikardon, Kejnesin, Hajekun apo Milton Fridman, u shndërrua në një sanxhakbej arrogant që nuk interesohej për ekonominë shqiptare e për fatin e demokratëve, por për të ardhurat vetjake, të cilat “ gojët e liga “ thonë se i ka me qindra milionë euro. Një mik i tij që e shoqëron në vakancat e tij të shumta, pa dashur më tha një ditë: “Miku im Azgan, mos u merr me Ridvanin. Ai i ka mbushur hararet. Vetëm në muajin e dytë të mjaltit, shpenzime e dhurata për bashkëshorten e re ka harxhuar sa 135% e buxhetit vjetor të bashkisë B. Curri. ”Lexuesi vet le ta marrë me mend ..!!!??.

Të them të drejtën u trondita shumë, por më tepër u motivova ta denoncoj hapur pafytyrësinë e tij, pabesinë e tij ndaj besimit të pamerituar që i dhamë, paaftësinë intelektuale e politike të këtij tipi që çuditërisht akoma nuk ka dorëzuar mandatin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Në afro dy dekada në krye të kupolës së PD-së ka rezultuar i zhveshur nga çdo lloj cilësie imediate që përbëjnë formimin apo karizmën e një udhëheqësi. Njeri që nuk ka demonstruar asnjë ide, iniciative, aftësi për të ofruar mendim ekonomik individual, i pakultivuar teknikisht e politikisht, i paaftë për përballje individuale e kolektive elektorale ai përbën prototipin parazit ne trupin e demokracisë Ai dhe sektori i organizimit në PD, që me statut e drejton, përbëjnë binomin me mediokër, i cili rezultoi të ishte pika mizerabël që shkaktoi traumën elektorale të 23 qershorit.

Dhe ai prapë fshihet prapa gishtit duke menduar se mund të kalojë me ambiguitetin midis heshtjes individuale dhe nxitjes së zyrtarëve të tij servilë për të sulmuar Lulëzim Bashën i cili u zgjodh në mënyrë referendare nga demokratët e Shqipërisë si Vikoteku (balsami) për shërimin e tumorit të injektuar në trungun e PD-së. Por e siguroj z. Bode se ai është i pari që s’do mund të mbijetojë, pasi ujërat kënetore që ai konservoi në PD me miqtë e tij janë në pastrim e sipër dhe shumë shpejt do të zëvendësohen me ujë të kristaltë ku amebat si Ti bëhen të tejdukshëm dhe do klorizohen…! Dua të përfundoj këtë analizë timen duke qetësuar një mikun tim i cili më kujtonte një thënie të filozofit Seneka: “Me kritikat tuaja drejtuar të tjerëve, s’bëni gjë tjetër,veçse shtoni numrin e kundërshtarëve”. Po i them mikut tim kritik se do vazhdoj përsëri te them troç te vërtetën pa asnjë note montekristjane dhe t’i sjell në vëmendje Devid Hajkun

“Vetëm e vërteta të bën të lirë”.

Nga Azgan Haklaj.

Kategori
Uncategorized

Loja e Edi Ramës me të përndjekurit, si fabula e gjarprit me bariun.

imgresNga :  Sejdi  PEKA

Një bari po ruante delet dhe kishte bërë një marrëveshje me një gjarpër.

Bariu do t’i milte për çdo ditë një pagure me qumësht që pinte gjarpri, ndërkohë në këmbim të kësaj gjarpri sillte çdo ditë një monedhë floriri. Dhe kështu vazhdoj ujdia në mes tyre. Edhe bariu edhe gjarpri ishin të kënaqur. Por një ditë bariu plak u sëmur dhe në vendin e tij delet do t’i ruante i biri. E porositi të birin që brinjë një shkëmbi do të linte paguren me qumësht dhe pas pak do të shkonte të merrte aty një monedhë floriri. I biri i bariut mori paguren me qumësht dhe e dërgoj në vendin e caktuar por nuk u largua. I fshehur në një vend po shikonte se kush do të sillte monedhën e floririt. I habitur dëgjoj një fëshfërimë nëpër gjethe dhe një gjarpër që u afrua dhe po pinte në paguren me qumësht. I biri i bariut nuk e zgjati më po nxori nga brezi kosorën, duke e goditur gjarprin, i këputi atij bishtin. Gjarpëri duke parë se çfarë i kishin bërë ju hodh djalit të bariut dhe e kafshoj për vdekje. Kur i sollën djalin të vdekur në shtëpi, bariu plak e kuptoj se çfarë gabimi kishte bërë. Të nesërmen shkoj në mal dhe e thirri gjarprin. –

O gjarpër i tha, ka ndodhur çfarë ka ndodhur hajde t’i harrojmë dhe përsëri të vazhdojmë marrëveshjen tonë. Jo, u përgjigj gjarpri, tani çdo gjë ndërmjet nesh ka marrë fund. Unë bishtin e këputur dhe ti djalin në varr nuk mundet t’i harrojmë kurrë. -Në këtë kontekst, nuk ka hipokrizi më të shpifur se loja e Edi Ramës me ish-të përndjekurit politikë.

Kur po shikoja në edicionin e lajmeve Edi Ramën në një tryezë me disa ish të përndjekur politikë, me të vërtetë nuk po u besoja syve. Për të mos mjaftuar i biri i Kristaq Ramës që me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i vuri litarin në grykë poetit disident antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, në krye të kësaj tryeze ishte edhe Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit e me dhjetëra të rinj shqiptarë të vrarë në kufi. Mediat pranë Edi Ramës u përpoqën sa mundën që kësaj tryeze t’i bënin mjaft publicitet si një ngjarje e rëndësishme. Dukeshin si ujqërit që kishin hedhur në kurriz lëkurën e qengjit. Dhe “qengjat e përndjekur” qëndronin përballë duke shikuar me trishtim dhëmbët e ujqërve që nuk kishin ndryshuar me maskat dhe makiazhet e tyre. Sigurisht që këta ish të përndjekur nuk përfaqësonin aspak ata qindra dhe mijëra ish të burgosur dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist,ashtu sikundër historia ka treguar se nuk është e vështirë të gjenden disa ndoca mercenarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë t’i shërbejnë padronit që i mashtron dhe i paguan.

Gjesti i tij vetëm sa ka fyer në ekstrem të gjithë ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër i sëmuri psiqik i PS tregoi se është një njeri eksiq nga koka. Një maskaradë e tillë nuk është parë dhe as dëgjuar. Duke bërë lojën e strucit, duke fshehur kokën për të kaluarën kriminale të familjes së tij, Edi Rama del cullak si në fotot e tij nudo që kanë bërë xhiron e botës.

imgresMë së paku duhet të kishte kërkuar falje publike për babanë e tij kriminel, ndërkohë askush nuk mundet që t’ia heqë nofkën se ai është i biri i një krimineli. Dikush edhe mundet të më thotë se nuk ka drejtësi në botë që “i biri të dënohet për babanë”. Por ka një kod moral të trashëguar në shekuj deri në ditët tona se “I biri i një krimineli nuk mundet të bëhet i pari i fshatit”. Nga ana tjetër, Edi Rama duhet të sqarojë edhe pozicioni e tij se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i ish-sigurimit në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Ai është Kryetar i Partisë Socialiste, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që vetëm emrin i kanë ndryshuar komunistët në Qershor të vitit 1991. Kjo parti asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale e partisë shtet të diktaturës komuniste. Ish Sigurimi komunist i diktaturës ishte instrumenti “arma syshqiponjë e diktaturës së proletariatit dhe e Partisë Punës”. Barbaria kundër popullit të tyre nuk kishte të ndalur. Sipas një raporti të OKB dhe të bërë publik, “vetëm nga viti 1945-1956 në Shqipëri janë pushkatuar 10.000 persona për bindje politike me ose pa gjyq,16.000 të tjerë janë burgosur, 80.000 njerëz janë internuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria”. Akoma edhe sot njerëz me kazma e lopata në duar kërkojnë varret e njerëzve të tyre duke vendosur veshin në tokën e ftohtë se mos dallojnë një “zhurmë”, një boshllëk që të tregojë se aty ka një varr. Dhe nuk janë pak por lart më shumë së 4500 njerëz të pushkatuar me dhe pa gjyq që nuk u gjejmë varret. Dhe kriminelët janë kudo. Janë në kupolën e Partisë Socialiste. Sot për fatin e keq të Shqipërisë, kjo parti që ka ndryshuar vetëm emrin në një Kongres fasadë të mënyrës marksiste, ka grumbulluar në elitën e sajë dhe ka ricikluar në politikë të gjith bijtë e ish bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste me në krye Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Bushatët, Fidelët etj.

Anti_Communism1Diversioni komunist kundër shtresës së ish-të përndjekurve politikë nuk është një fenomen i ri. Ai ka vazhduar edhe pas rënies se komunizmit, se ata e kuptojnë fare mirë se ish të përndjekurit janë antikorpet më të fuqishme që e ruajnë dhe e mbrojnë demokracinë nga murtaja komuniste. Sigurisht orvatja e tyre është tejet e dështuar. Neve nuk mundet të harrojmë.

Kategori
Uncategorized

LUFTETARJA E LIRISE_se, KRYETARE E E PPD_se

Rruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Kongresi i 6-të i PPD-së. Llalla: Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit10940617_1376413456000846_5894810526209367532_n

Partia për Prosperitet Demokratik, sot ora 13, në Tetovë ka mbajtur Kongresin e saj të 6-të.

Teuta Llalla është zgjedhur kryetare e re e kësaj partie. Ajo është zotuar se do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha, njofton gazeta “Lajm”.

“Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit”, ka thënë mes tjerash Llalla.

Fjala e kryetares Teuta LLALLA

Të nderuar delegatë,

Të nderuar simpatizantë dhe anëtarë të PPD-së,

Më lejoni që t’Ju falënderohem për përkrahjen dhe votëbesimin që më dhatë në këtë detyrë të lartë politike, qëllimi i të cilës është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar. Që prej kaq vitesh sa nuk ishte PPD aktive në Kuvendin e Maqedonisë këto cilësi janë shkelur.

Ky rikthim kësaj rradhe ishte më i mundimshëm se herëve tjera sepse dolën nga burgu i padrejtë Vullneti, Adnani dhe Amiri, nga guximi dhe dëshira e 1.000 qytetarëve që haptazi para notarit të nënshkruajnë fletë aderimin për PPD-në si dhe nga guximi i 186 qytetarëve që ta mbrojnë platformën politike të PPD-së para gjykatës dhe ai lindi nga vullneti dhe këmbëngulja e nismëtareve të PPD-së për ta rikthyer këtë fole të demokracisë në jetën politike.

Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj Përfaqësuesin dhe Prezantuesin e deritashëm të PPD-së zotin Vullnet Halilin i cili dha kontributin e tij rinor për rregjistrimin e partisë si dhe anëtarët e deritashëm të Kuvendit Qendror dhe Kryesisë së Partisë për mundin e pafund që e dhanë për këtë kauzë.

Të nderuar delegatë,

Sot gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është me keq se në komunizëm. Partia shqiptare në pushet, disa vite me radhë nuk arrin të zgjedhë problemin e emërtimit të tabelave të rrugëve dhe shkollave. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ende se çfarë është parlamenti dhe çfarë është qeveria si koalicion politik. Ata, nuk mund të kuptojnë kush i sulmon nxënësit shqiptarë në Shkup prej kaq kohësh. Ata, nuk mund të kuptojnë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe sa harxhohen për Shkupin 2014. Po ashtu, ata nuk mund të kuptojnë ende pse ikin të rinjtë në kurbet. Askush nuk merret me çështjen pse u mbyllën shkollat shqipe? Pse braktisja e fshatrave po bëhet përditë dhe duke filluar nga Likova e Kërcova, Dibra, Shkup etj.

Sot Shqiptarët janë pa mbrojtje. Partitë shqiptare në Parlament grinden njëra me tjetrën. Partia në pushtet është shndërruar në zëdhënëse të politikës së VMRO-s. Kuadri i paaftë i sajë është bërë objekt diskutimi i Komisionit dhe i Parlamentit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Partia tjetër shqiptar në opozitë, kënaqet duke luftuar dhe shkatërruar partitë shqiptare opozitare më të dobta dhe kur i duhet atij për interesa, ia voton buxhetin VMRO-DPMNE, duke e nxjerr nga balta. Nuk duhet njerëzit të mashtrohen me fjalë boshe dhe fjalime emocionale, duhet më shumë dije e guxim, prandaj nuk duhet që shqiptarët të humbin kohën me premtime të parealizueshme. Duhet të veprojmë bashkërisht si një trup, duke protestuar fortë për çdo të drejtë që na shkelet. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalen proceset degraduese siç ishin enciklopedia, Brodeci, Radusha, Odri, Vaksinca, rrahjet e nxënësve, dhunimi i lokaleve në emër të ndaljes së duhanit, etj., etj.

10492464_1376396056002586_2330092542284008258_nPër shkaqet e mësipërme vëllezër dhe motra kërkojmë përkrahjen tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni të ringrihemi përsëri lart, krenar pse jemi shqiptar. Ne, publikisht ua shtrijmë dorën që të na përkrahni ashtu si qëmoti, pra Uniteti është ai që bënë fuqinë dhe përparimi tonë.

Ne, do jemi si gjithnjë në ballë të nismave madhore kombëtare si më 1990, në 1994 dhe në 2001, ishte PPD ajo që i bëri ballë presioneve të pushtetit afatgjatë të diktaturës komuniste, ishte PPD përkrahësja kryesore për themelimin e UT, ishte PPD që u gjend pranë ushtarëve të UÇK, ishte këmbëngulja e PPD për arritjen e një marrëveshje për ndalimin e konfliktit të 2001. E ku s’ka qenë PPD, në krye të lëvizjeve tona kombëtare, por kuptohet këto s’kanë qenë të lehta për ne. Shumë padrejtësi dhe kurthe ju bënë PPD, shumë punuan strukturat shtetërore dhe vasalët e tyre për ta zhdukur rrënjësisht PPD, por nuk ja arritën qëllimeve dashakeqëse sepse PPD nuk jam vetëm unë, PPD nuk jemi vetëm ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, por PPD janë të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe Diasporë. PPD është promotoria e lëvizjeve të mëdha kombëtare jo vetëm në Maqedoni, por kudo. Ajo ishte e para dallëndyshe që lajmëroj rënien e diktaturës komuniste, ajo ishte e para që lajmëroi pranverën e demokracisë në Maqedoni.

PPD, ka qenë dhe është pronë e popullit dhe jo e liderit, PPD nuk ka duruar dhe nuk do të durojë asnjëherë diktaturën e liderit, këtë ua premtoj edhe unë që më keni besuar sot këtë detyrë kaq të lartë dhe të vështirë. PPD ka punuar dhe punon për mbrojtjen e vlera kombëtare, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, besimin e njeriut në Zot, që do të thotë se ne ekzistojmë.

10917823_1376379719337553_5075247751827548828_n

PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të gjithë të diturit. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.

PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik.

Pas 25 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë për realizimin e saj. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Por, çdo gjë jeton në kohë dhe hapsirë. Marrëveshja e Ohrit e humbi shansin të hyjë në histori si marrëveshje e realizuar, si një marrëveshje që i dha fund luftës dhe pabarazisë. Sot ajo duhet riplotësuar, rishkruar.

PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëmë e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.

Juve që më votuat për një dëshirë, për ëndrrën e rikthimit me nder të PPD në skenën politike, që më mbështesni në kohët e vështira dhe që më keni besuar postin e kryetarit nuk do t’ju tradhtoj, nuk do t’ju braktis kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë për ndonjë përfitim personal. Nuk do të bëj pas shpinës suaj asgjë që do të cënojë jetën, dinjitetin, të ardhmen dhe shpresën tuaj. Nuk do të marrë asnjë vendim pa e ndarë me ju, pa u këshilluar me ata që më kanë besuar dhe votuar, sepse nuk do të gjej paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të besimit dhe shpirtit tuaj.

10941006_1379979232310935_5890982992387334766_nRruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Ju gjyshër, e prindër, të rinj, kudo që jeni, në këtë sallë, në Maqedoni dhe jashtë saj keni pritur me zemër të dridhur nëse PPD do riorganizohet apo të zhduket.

E pra, na kujtohet të gjithëve koha e PPD kur lumi i njerëzve nuk ndalej përballë hermelinave dhe kordoneve policore për të votuar për intelektualët e vërtetë, për të dërguar me votën e lirë profesorë të dëshmuar përballë të tjerëve.

Më lejoni t’jua them sot, hapur, në sy, se ne punojmë dhe përpiqemi të rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin kombëtar, të rikthejmë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, të dërgojmë me votën tuaj njerëzit më të suksesshëm në institucionet shtetërore. Por gjithnjë ua kam përsëritur miqve, bashkëpunëtorëve të mi se na duhet votëbesimi i gjithë popullit, për të dalë faqebardhë, më të fortë me qëllimin e mirë që rinia shqiptare të mos largohet për të emigruar. Na ndihmoni pra, për të kontribuar të gjithë bashkë për të mundur të keqen, për të dalë nga balta ku na kanë futur prej kaq vitesh politikanët vasal, planprishës dhe keqpërdorues të besimit të popullit. Duke kontribuar të gjithë bashkë për të mirën e njerëzimit, për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, për brezat që vijnë pas. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.

10933990_1379977412311117_6831875994951737452_nMe vizione të reja, na priftë e mbara!

Teuta Kamberi -Llalla, lindi në Janar të vitit 1977, në qytetin e Tetovës, në një familje me tradita kombëtare nga prindërit Vait Kamberi, nga Malësia e Tetovës, profesor i gjuhës shqipe dhe nëna, Arife Kamberi, nga Shkupi, mësuese.

Që në shkollën e mesme u morr me aktivitete kombëtare dhe letrare. Shtëpia e saj u bë vatër e takimeve për themelimin e Universitetit të Tetovës më 1994 dhe babai i saj Prof.Vait Kamberi është njëri ndër nënshkruesit e aktit të themelimit të UT, ku është nderura me disa Mirënjohje për këto veprimtari kombëtare

E rritur në një familje me tradita kombëtare Teuta Kamberi si nxënëse e shkollës së mesme ishte njëra nga organizatorët e protestave të shkollave të mesme në mbështetje të studentëve të UT
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Tetovës ishte përfaqësuese e
Fakultetit Filologjik në Unionin e Studentëve në UT dhe përfaqësuese në Unionin e Studentëve mbarë Kombëtare me qendër në Prishtinë.
Mbas mbarimit të studimeve në UT, në bazë të mesatares së lartë të notave u ndal të punojë disa vite asistente e lëndës së Morfologjisë në UT.

10407456_964314980249214_7385771402211058861_nMe fillimin e luftës së 2001 në Maqedoni Teuta Kamberi bashkë me vëllanë e saj iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ishin pjesëtarë të kësaj ushtrie deri në demobilizimin e saj.
Në vitin 2003, Teuta Llalla filloj punë në gjimnazin e Tetovës duke dhënë mësim lëndën e gjuhë-letërsisë shqipe. Gjithashtu kësaj periudhë është marrë me publicistikë, ku ka botuar shumë shkrime, analizash të probleme shoqërore.
Në vitin 2008 botoj librin e parë të saj me titull: “Antologjia e Poezisë Arvanitase”.
Në vitin 2009 bashkë me disa ish-ushtar të UÇK themeluan shoqatën e veteranëve dhe invalidëve të luftës “KALAJA”, dhe ishte zëdhënëse e kësaj shoqate e dalë nga lufta e 2001.

Nga viti 2010-2012 ka qenë anëtarë e bordit drejtues të Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, dega Maqedoni.
Në Shtator, 2012, Teuta Llalla bëri një vizitë në SHBA, me ftesë të disa organizatave shqiptaro-amerikane, ku në institucionet demokratike të këtij vendi denoncojë shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen në Maqedoni.
Në Tetor të 2012, themeloj shoqatën humanitare dhe kulturore, Programi Unik Shqiptar-PUSH, dhe u zgjodh kryetare e kësaj shoqate.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Forumi Ndërkombëtar Imazh dhe Media, e nderoj me Mirënjohje, Teuta Llalla, me motivacionin Gruaja Humane që mbron të drejtat e njeriut. Kjo Mirënjohje ju dha në Tiranë në një akademi solemne më 28 Nëntor 2012.
Në Mars të vitit 2013, Këshilli i Komunës së Tetovës e nderoj me Mirënjohje shoqatën, Programi Unik Shqiptar, të cilën e drejton që nga themelimi i saj Teuta Llalla
Në Maj të vitit 2013, Këshilli i Gjimnazit të Tetovës i ndau Mirënjohje, për rezultatet e suksesshme të arritura gjatë zhvillimit edukativo-arsimor si dhe për bashkëpunim korrekt.

10923304_1376406949334830_5120057738192597544_nËshtë e martuar me historianin dhe publicistin nga Elbasani Arben Llalla dhe kanë një djalë.

Kategori
Uncategorized

21 JANARI, BULEVARDI, DHE TRENDAFILI I “MUNGUAR” I ILIR METES.

10917074_432312380258600_658621391514664368_n

Nga Ilir Meta.
Edi Rama, tashmë kryetar i sektit të spiunëve të Shqipërisë.

Kjo fundërrinë e pashembullt e shoqërisë shqiptare.
Ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq.
Ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij.
Ky njeri i panderë, pa familje, pa asnjë normë shoqërore dhe morale.

Synoi me 21 Janar të bënte një puç në Shqipëri.

Përveç një përgjimi kriminal dhe të palogjikshëm dhe jo vetëm kaq, përmes një akti kriminal dhe të pashembullt duke përdorur si dëshmitar një fundërrinë tjetër të paparë, i cili e kishte akuzuar publikisht Edi Ramën përpara shqiptarëve si një njeri që e kishte parë duke marrë kokainë në zyrat e kryetrait të bashkisë.

Unë dua t’i konfirmojë të gjithë qytetarëve shqiptar se mandati i fëlliqur , se listat e vendosura nga Edi Rama, se vendosjet dhe mbivendosjet në funksion të një perceptimi negativ, se e gjitha kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme, se të gjitha shpifjet për shkak të detyrës do të denoncohen në mënyrën më spektakolare përpara drejtësisë dhe përpara opinionit publik.

Unë tashmë kam krijuar një grup juristësh, të cilët duke filluar nga dita e nesërme do të nisin punën e tyre dhe shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptar do të shohin se:
Njeriu që kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës
Përmes intimitimit të qytetarit shqiptar.
Përmes të drejtave dhe lirisë s ëtyre.

Eshtë një montazhues i fëlliqur, është një njeri i cili me 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale, por dhe politike duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal, duke ndërhyrë në mënyrë kriminale, jo vetëm duke dëmtuar kryeministrin dhe kryetarin e LSI-së, në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme dhe duke përdorur manipulimin dhe fallsifikimin, por duke dashur të dëmtojë dhe kryeministrin e vendit pikërisht në përgjigjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puçiste një qeveri tërësisht legjitime.

Klikoni linkun e me poshtem per te pare me teper.

https://www.youtube.com/watch?v=-UI1mgU7j88

Kategori
Uncategorized

AZGANI – KY “ DRON” I GJALLË SHQIPTAR, QË BASHKON TROLLIN ETHNO-KULTUROR KOMBËTAR !

10 vite më parë, në metropolin e kombit e nën hijen e monumentit të heroit tonë kombëtar Skënderbe, si për të marrë pagëzim, forcë e bekim , deputeti i parlamentit shqiptar Azgan Haklaj do të shfaqej me një pishtar të ndezur në dorën e djathtë. Mijërat e qytetarëve të tubuar në atë manifestim, veshur me larmi etnografike e me simbole nacionale që valëviteshin, dëgjuan përbetimin e politikanit e të kulturologut tashmë të mirënjohur për vendosmëri e qëndresë : “ Ky pishtar i ndezur sot në Tiranë, do të na paraprijë në rrugën e pandalshme të bashkimit shpirtëror mbarëshqiptar e me të në dorë do të tejshkojmë gjithë trullin autokton, ethnik kombëtar”. Një utopi ky përbetim për shumicën, për këtë iniciativë kurajoze por aspak e tillë për Azganin.

10671414_860263070659327_843002630030626309_n

Shumë ëndrra shqiptare me shekuj janë munduar t’i qasen realitetit sikundër edhe sot, por në Ballkanin paqebrishtë, ku ethet e nacionalizmit e shovinizmit, mbajnë akoma në limite ekstreme temperaturën, në realitetin e dhimbshëm të copëzimit të trojeve tona në pesë shtete, hapi i Azganit po tejkalonte edhe optimizmin iluminist të personazheve volteriane. Por, ai ja arriti dhe sot si mbi Olimp, pishtari flakadan vazhdon të ndriçojë për të mos u shuar. Tirana e Prishtina, Gucia e Mitrovica, Preshava e Medvegja, Selaniku e Tuzi, Shkupi e Ulqini, Qafë-Bota e Prizreni, Gjakova e Deçani, Juniku e Ferizaj, Dibra e Madhe, Plava, Tivari, Struga e Gostivari do ta përjetonin materializimin e premtimit e përbetimit të Azganit. Art, kulturë, muzikë, etnografi, folklor e letërsi, si në një magji baladash u bënë një për kombin.

Dhe jo vetëm kaq, por të mbështjellë dhe me një mesazh të shqiptuar qartë e me guxim nga Azgani: “Jemi një komb, kemi një qëndrim, një gjuhë, një kulturë dhe aspirojmë veç bashkim“.

Aspak e lehtë për Azganin kurajoz, por deri në kufijt e pabesueshmërisë . Sepse nuk bëhej fjalë për unifikim të kulturës anglo-saksone në trevat e shteteve të Komunuelthit, por flitej për terrenin e ujqërve idhnakë të sllavo-shovinizmit ballkanas që edhe sot kur po rrekëllehet dekada degjitale e milieniumit të ri, skermitin akoma dhëmbët si çakej.

E këtë do ta vërtetonte nota e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Kjo notë do t’i drejtohej diplomacisë shqiptare duke kundërshtuar energjikisht veprimin e Azgan Haklajt në Preshevë e Bujanovc, se ai paska shpalosur flamurin e kombit të vet si dhe planin e tij të bashkimit shpirtëror e kulturor shqiptar !

Poetët e krijuesit nga më të mirët të trevave tona e kanë portretizuar Azganin me metafora të zgjedhura , ndaj unë nuk di ku t’i marr fjalët, komplimentet e përcaktorët që lipsen që të mund të shtoj diçka me modesti në portretin poetik të këtij burri atdhetar e fisnik. E në këto kushte po vjedh mjeshtrin e vargut shqip Hamit Aliaj “ Azgan , bohem i lirisë , marathonomak i bashkimit e demokracisë”.

Diçka e rrallë fenomeni Azgan jo aq për iluminizmin, që shumë personalitete kanë projektuar në studio e libra për kombet e tyre. E veçanta, magjikja, e papërseritshmja tek ky fenomen, qëndron në idealizmin gërshetuar me vullnet, në trimërinë të bashkuar me ndërgjegje , jo vetëm për të predikuar por për të prekur e bekuar vetë, po, po vetë ai trollin ethnik shqiptar në çdo anë, në çdo skaj, me mesazhin e fortë e të qartë në çdo detaj.

Azgani është i tillë, i gatuar veçmas me lirinë e pabesueshme të vendosmërisë së vet. Shpërblimin e punës së vet Azgani e pret e i gëzohet me shumë kur ajo ngelet anonym, por që ka bërë vend në rindërtimin e qelizave të bashkimit kombëtar.

u1_Hajdari-Jashari

Por ja që gjendet një personalitet, si Presidenti shqiptar, zoti Bujar Nishani, që merr rrugën këtë vjeshtë të hershme për në Alpe dhe pikërisht në vendin ku lindën heronjtë homerianë, nderon Azgan Haklajn me titullin e lartë “ Mjeshtër i Madh”.

Ditë më parë, mbi Beograd fluturoi një dron. Ishte një dron digjital. Bisha serbe në folenë e saj lëshoi xixa eksitimi e ulurimë tërbimi. Por ju siguroj se kjo s’është asgjë perballë një droni njerëzor si Azgan Haklaj, i cili për mëse një dekade, jo vetëm ka fluturuar, por ka aterruar në çdo pëllëmbë të tokës Iliro-Dardane, jo veç me simbole në duar, por me mesazhe me zë e piskamë, duke lëshuar në kohët moderne kushtrimin e të parëve për bashkimin me patjetër të të gjithë shqiptarëve.

Guxim Alimani