Kategori
Uncategorized

Letër për Ramën: reklamat dhe bojërat e tua nuk e mbulojnë realitetin.

10839568_768010549946903_665797216_o-1 Që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua.

Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.

 

I nderuar z. Kryeministër:

Edhe pse jemi lodhur duke të parë në lajme, në takime me fëmijët, në debate parlamentare, në propaganda boshe e në premtime boshe, përsëri jam e detyruar të shkruaj e të përmend emrin përderisa ju jeni Kryetar i Ekzekutivit.

Unë, jam Adelina dhe mora shkas të shkruaj pasi dëgjova  nga Zelanda e Re propagandën tënde të radhës “Preke Ëndrrën” dhe menjëherë më vajti mendja tek ëndrra  e ime që shikoj të çdo natë dhe që kohët e fundit janë bërë aq të shpeshta sa janë kthyer në ankthe.

Kisha shumë ëndrra ashtu si çdo e re në këtë botë. Me shumë sakrifica e mundime të mëdha arrita të mbarojë Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Me thënë të drejtën edhe pse isha person që kërkon maksimumin nga vetja, Fakulteti i Drejtësisë nuk më afronte as një maksimum.

Shumicën e leksioneve nuk i kemi bërë asnjëherë, sepse profesorët tonë të dashur ishin gjithmonë të zënë të shkretët se bëjnë nga 100 punë e marrin rroga e privilegje ngado. Në këto kushte mësimdhënien e kanë kthyer në një moment argëtimi, promovimi. Po ashtu edhe provimet tona bëheshin ashtu si bëheshin, ata që ishin të fortë, kishin miq e kishin para edhe pse nuk i kishim parë asnjë ditë në auditorë në listat e provimeve rezultonin gjithmonë e me nota të larta. Disa e dinim se ishin bijtë e politikanëve, vipave, gazetarëve e njerëzve të biznesit. Askush nuk kishte guxim të mos u jepte provimin edhe pa ardhur asnjë ditë në Universitet.

Mbarova Fakultetin e Drejtësisë e ky ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua, realizimi i një ëndrre  që do të më mundësonte prekjen e ëndrrave të tjera. Kam ëndërruar gjithmonë mbi bazën e meritës të isha një shërbyese e shtetit apo e administratës shtetërore, por shpejt e kuptova se kjo ëndërr do të ishte e largët për mua dhe ndoshta e pa realizueshme.

Kudo që paraqitesha për të marrë pjesë për konkurse në administratë apo për të aplikuar për punë nisnin fillimisht të më bënin komplimente për pamjen fizike, kërkonin numrin tim të telefonit, më ftonin për kafe për darka e në fund edhe për favore seksuale.

Pra, që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua.

Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.

Kjo më mërziste pa masë dhe nuk arrija ta pranoja se si kishte përfunduar vendi im e bashkë me mua edhe ëndrra ime për të qenë një shërbëtore e shtetit dhe e vendit tim duke i shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri. Megjithatë, me keqardhje them se u lehtësova pak, kur kuptova se edhe shoqet e mia kishin të njëjtën problem. Kjo më lehtësojë pak për të mos besuar se unë kisha ndonjë të dhënë për “kurvë” apo ndonjë shkrim në ballë se isha e disponuar për tu bërë e tillë.

Pra, problemi nuk ishim ne, por ata që kishin kapur zyrat e keqpërdornin zyrat e shtetit për mllefet e tyre e kënaqësitë e tyre perverse.

Nga mbarimi i shkollës ditë po kalon në dëshpërimin për të gjetur një punë, në melankolinë për të vrarë kohën duke parë telenovela e qëndruar me orë të tëra nëpër kafe si dhe duke kërkuar punë e duke refuzuar perversët e zyrave të shtetërore që ishin të gatshëm të më gjenin punë vetëm nëse me preknin. Në këto rrethana vendosa të largohem përgjithmonë nga Shqipëria. Doja të largohesha sa më larg e kështu do të harroja ankthet që kisha përjetuar. Vendosa të largohesha drejt Zelandës të Re. Sot, që po të shkruaj jam në Zelandë të Re, mësojë anglisht çdo ditë dhe po pres të sistemohem me dokumente.

Nuk jam e lumtur që jam në Zelandë dhe mërzia për familjen është diçka e pashmangshme. Ndërsa mërzia për vendin nuk ekziston dhe për këtë jeni ju dhe modeli i juaj që më kanë bërë të urrej vendin tim.

Ky është realiteti i sotëm z. Kryeministër, mijëra të rinj e të reja po braktisin në mënyrë të dëshpëruar Shqipërinë, sepse atje shpresa ka vdekur dhe bashkë me të edhe dëshira për të jetuar. Ky është realiteti dhe jo ato përrallat që ju, ministrat tuaj dhe drejtorët tuaj na shesin çdo ditë në kanalet televizive.

Shpresojë dhe uroj që Zoti të kthejë sytë e ta shikosh mirë e qartë realitetin se ku është katandisur Shqipëria.
Adelina, Zelandë e Re.

89spVQFcSo8fZKX0pzDZ3amJrQ0kMSV4jByJVigmZ6xUPtjeuSiv0Cf2V3yPCzg1M7g=h900

One reply on “Letër për Ramën: reklamat dhe bojërat e tua nuk e mbulojnë realitetin.”

E nderuara Z Adeline me keq ardhje lexova letren tende dhe me thene te drejten u ndjeva shume i deshpruar pasi ju si shume e shuem te rinje e te reja te tjere ne Shqiperine tone te dashur i ka zene halli por ju e nderuar nuk i keni thene te gjitha. Une po te kujtoj se vajmedet te jeshe prind ne Shqiperi , vajmedet te keshe njeri te semure,vajmedet te jeshe dhe i papune, Po dhe ne pune po te jeshe pagat jane qesharake, para pak ditesh degjova se ishte miratuar nje ligje per rritjen e rrogave te disa kategorish por vatem Deputet e drejtuse te larte e pa pike turpi e kundershtimi e klishin votuar te gjithe, Cmimet si pas informacioneve jene nuk kane asnje ndryshim me vendet e tjera te BE biles dhe me shtrente ne shumicen e rasteve. njerzit sillen tere diten kot e politika servire lafollogji boshe pa piken e vlers biles shume banale.
Nivelli i shkolles eshte ku therret qameti, njerzit rrine tere diten ne kafe, po te kalloshe rrugve nuk ka as gjekundi nje kapak per te mbyllur pusetat e sherbimeve te ndryshme. me pak fjale duhet te ruhesh shume qe te mos thyshe qafen. (se sic e thesh spitalet jane ku therret qameti) njerzit nuk dine se cbej e duhet te keshe kujdes kure udheton se ta zene rrugen pa e patur mendjen fare perplasesh me to koke ne koke,<>.
Ne TV degjone vetem tre gjera njera jane politikanet duke u mburrur per <> apo duke share njeri tjeterin, tjetra eshte u vra ky apo u arretua ai per vjedhje , droge , prstitucion etj, dhe e treta shef ndo nje kanal muzikore e cte theme muzike qe vetem tregon pjeset e trupit e sa bukur tunden e shkunde e kushe eshte me shume e c’veshur se me thene te drehjten muzike nuk eshte.
Ah z. Adeline eshte fatekeqesi te plakesh ne Tirane e prandaj nuk duhet te kthehemi kurre se gjithe Tirana nuk ka nje banje puplike pa te zuri keq ne breke e ben, lere ama se kuk ka as stola ku te ulesh. Ka vetem kafe e baste-sportive po hyre brenda duhet te paguajsh pa tjeter. Ku deshta te flas per fusha sportive e per gjelbrim se mbase dikush qe do te lexoje do te thote po kerkoj <> dhe arjin, dhe diellin e kane bllokuar e privatizuar.
Ohh po zgajtem pasi hallet dhe probleme te vendit Tone nuk ka Shkrimpare qe i rradhit e nuk ka Filozof qe i ka menduar.Juve z. Adelina ju uroj suksese e paci fat.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s