
Regjizor -Ilir Fatkoja , SHBA /
(Rrëfejnë – nga koha e qoftë largut)
Një kosovar, si plot të tjerë kapërceu Drinin dhe…hopa doli në dheun mëmë.
Me që ishte dhe i ri në moshë nuk e lanë të shlodhej nëper “kampe”.
Ne fakt e pyetën që në fillim, të mis ja hamë hakun.
- Përse erdhe ? Çfarë të shtyu… Çfarë
Pyetja ju duk mjaft e sinqertë, por dhe e thënë vëllazërisht. Qëllimi i ardhjes nuk përbënte asnje te fshehte prandaj kosovari nuk hezitoi dhe ju pergjÿjegj.- erdha në tokën amë… dashuri per ju vëllazën..
Pyetja zgjati më ditë më javë. Me dashuri dhe mirkuptim shoku hetues i sigurimit ja theu ca shkopa te trashe ne shpinë.- mos me keqkupto vëlla kosovar, këto që po ngjeshur për shpinë në favor tendin janë… për të freskuar kujtesën, – i qe ngerdheshur xhelati.
- o vlla, nuk po të baj me faj, po njimen po m’doket se e kom harru e nuk po e qeshur në mend ..- belbezonte kosovari në zërin e të cilit kishte diçka si lutje, si pergjerim , si dashuri vëllazërore.
Mbas disa javësh e çuan në spital. Mjekët konstatuan një mori frakturash por hetuesi ngulmoi ta nxirrte para kohe duke sugjeruar se viktima ishte dajak durues klasi.
Të nesërmen e nxjerrjes nga spitali, xhelati urdhëroi sjelljen e kosovarit në dhomën e “hetimit” pa u pirë çaji i mëngjesit.
Kosovari, që tashmë i kishte humbur shumë kilogram nga pesha dhe me fraktura të pa mbyllura, sapo e pa hetuesin ngriti duart lart:
mos me gjuaj, – ju pergjerua tjetrit.
Aaaa, ti po e don acik ? Po ta thom: i kish pa humb gopi, gooopiiii. Per ket shkak e shkaperceva Drinin dhe erdha ketu. Me kerkue gopin e nanës. Ama, e gjeta.
Hajt pra vëlla, me trego si erdhe, përse…mi trego ngadalë fije e për pe. Asgjë mos e nënvleftëso. Partia i don m’i dijtë të gjitha.
Hetuesi ndezi magnetofonin dhe shiriti nisi rrugëtimin drejt së…vërtetës.
Na o lum vllavi e kem shpin’ bregit t’ Drinit.
Q’ aty i lan lveret nana jeme. Nji dit ki pa qillue me i ra diça nanës e kje ba si e dalin menç.Shka ki e pata pvetetë nanën kur e kom pa qashtu tuj vikat.
M’ka ra qaj sendi m’ Dri e nuk po mundem me e gjetë.
Nji kshtu pra o vllavi jem un’ e mora vendimia, se s’mund te rrisha si hut e mos e kerkojsha atë sendin qi nana e pati hup tuj la leveret n’ Dri.Nuk po e kuptoj ç’ lidhje ka arratisja jote me lëveret e nanës tande.
Po i kishte tret ai sendi o njeri…
Çfarë dreqi i kishte tretur, qe erdhe kendej, or ti – thirri i zemëruar hetuesi i ri.
Aaaa, ti po e don acik ? Po ta thom:
I kish pa humb gopi, gooopiiii.
Per ket shkak e shkaperceva Drinin dhe erdha ketu.
Me kerkue gopin e nanës. Ama, e gjeta.