Silueta e Ambasadores

Obeze është silueta e saj,
një buffalo i stërmadh,
pllakator i hiperfuqisë.
Hartë e Amerikës me Grand Canyion si hepim frojdian.
E atij vendi që zbret nga qielli si gyp ujrash shiu
për të bërë luftën, paqen, shiun, diellin
dhe një sundae të paparë për të dielat protestante.
Silueta e saj.
Me shkopin dhe karrotën
dhe një chip on her shoulder.
Zbret ajo në Shqipëri,
vendin që nuk ka shpatulla, por vetëm zemërata.
Në vendin e Ponc Pilafit,
konsullit romak që e vret Krishtin me paçe koke në gojë,
vendin e Princit Wied që nuk e zhbën dot Kavajën dhe as Shijakun
e haxhiut Qamil.
Zbret ajo si stalaktite në shpellë,
një emoticon metalurgjik i melting pot-it amerikan.
Një siluetë si e saj nuk vjen më, thonë admiruesit.
Është një çukë e re: me Lenkë dhe mëndafsh në vend të teritalit.
Pa Myzeqenë hambar- por me ishullin Guam,
pa tytat e Traktatit të Varshavës –por me Artikullin 5 të NATO-s.
Është ëndrra amerikane përmbi Lindjen e largët,
Actekët mbi Ande,
Paqësorin e trazuar dhe Alpet dinarike.
Një siluetë pra,
që nuk i rri asnjë kostum, por të gjitha hijet i shkojnë.
Silueta e Ambasadores.
Një ‘qe palla’ me të padrejtët,
Një gisht mbi të drejtët.
Një gong që bie në minutën e parë
për të lajmëruar raundin e ri të bisedimeve,
që do të përmbyllet duke kërcyer rreth çështjes
(by dancing around the issues).
Duke bërë filibusterin demokracisë.
Sepse ajo, si një himen,
nuk e mban peshën fallike të ngjarjeve,
dhe thërret në skenë një shtatzani të ndërprerë,
jo me çezarian, por me cancel culture.
Shqipërisë i vjen anash ajo siluetë.
Dhe i pëshpërit për 100 vjetorin e marrdhënieve,
një coitus interrupted.
Por… Fuck Hodja!
If we see culture we cancel it.
Alfred Lela /
