Kategori
Uncategorized

(VIDEO) Shumica të lindur në vitet 2000/ “O ma, eja më merr”, ushtarët e Putinit të tmerruar e duke qarë kërkojnë mëshirë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000, të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta.

“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob luftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjeç”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.

Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot.

“Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhënë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.

Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.

Një ushtar thotë se fillimisht i urdhëruan të mos sulmonin civilët, por tashmë ata po godasin shkollat dhe banesat e civilëve.

“Boll me kaq, kjo është e tmerrshme, jemi duke vrarë fëmije të vegjël, tregojani këto presidentit Putin se çfarë po ndodh këtu”, deklaron ushtari rus.

Ndërkohë, në mediat ndërkombëtare u shfaqën fotot e një krematoriumi lëvizës ku mund të digjen ushtarët e vrarë rusë. Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha për gazetën “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar dhe fshehur viktimat ushtarake ruse.

Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj për të djegur ushtarët e vdekur.

“Nëse do të isha ushtar dhe e dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë po më ndiqnin në fushën e betejës me krematorium të lëvizshëm do shqetësohesha shumë. Qeveria mendon se rruga për të mbuluar humbjet është një krematorium i lëvizshëm,” i tha gazetës Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se krematoriumet e lëvizshme ndoshta thonë gjithçka që duhet të dini për regjimin rus. Në një njoftim zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase inkurajon qytetarët t’i demoralizojnë ushtarët rusë me çdo kusht.

“Pamjet e tyre duke u dorëzuar publikojini në rrjetet sociale madje edhe futuni live nëse keni mundësi”, thotë deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s