Kategori
Uncategorized

Suedia mbyll dyert per refugjatët.

Screenshot_3

Zv.Kryeministres së Suedisë, Asa Romson, i kanë rrjedhur lotë nga sytë dje kur i është dashur të deklarojë para mediave se polikës së dyerve të hapura të vendit për refugjatët, i erdhi fundi.

Screenshot_2Vendi nordik ka një histori të gjatë dhe krenohet me të qënit një nga vendet më mikpritës për refugjatë duke marrë më shumë refugjatë për frymë se çdo vend tjetër perëndimor, mbi 190 mijë të tillë.

“Ky është një vendim i tmerrshëm, tha Romson, e cila mbështetet nga Partia e Gjelbër, duke thënë se këto masa do t’i bëjnë më të vështira gjërat për refugjatët.

Kurse, Kryeministri i Suedisë, Stefan Lovfen, tha se vendi i tij ka nevojë për një afat: “Është e dhimbshme për mua që Suedia nuk është më në gjendje të pranojë azilkërkues. – tha ai. – Por ne thjesht, nuk mund të bëjmë dot asgjë më shumë.”

Qeveria suedeze mori një sërë masash me shpresën për të frenuar refugjatët që vijnë drejt saj. Para krizës, refugjatëve iu dha një leje e përhershme qendrimi, por tani e tutje atyre do t’u jepet vetëm një leje e përkohshme.

Pika kontrolli janë ngritur kudo në transportin publik dhe e drejta për bashkim familjar është kufizuar. Nga ana tjetër, Suedia ka shtuar kontrollin e kufijve duke dyfishuar oficerët që patrullojnë bregun jugor, nga ku refugjatët mbërrijnë.

Kategori
Uncategorized

Brenda vetë qëverisë Shqiptare po del në pah një grup pro jugosllavëve dhe sovjetikëve….

Korespondenca sekrete ndërmjet misionit jozyrtar të SHBA në Tiranë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në telegramin 711.75/10-1646 të 16 tetorit 1946, kur Hoxha vazhdon se SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë, duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit për çështje territori kundrejt Shqipërisë, Unë ( Henderson – tanimë zëvendës i Xhejkobs në misionin amerikan në Tiranë ) kalova në mos renie dakort me Hoxhën, duke shënuar se, SHBA, në asnjë kohë nuk ka përkrahur kerkesat greke për Epirin e Veriut. Por ai kundërshtoi…. mandej, Hoxha tha se mund të ishte keqinformuar. Ai tha se SHBA kishin votuar në favor të vendosjes së kërkesës greke në rendin e ditës së Konferencës, gjë që është njësoj sikur të votosh kundër Shqipërisë.

Kaluan 45 minuta të kota për ta bindur Hoxhën … se ne ishim duke ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe dhenies së një vlerësimi për çdo kërkese për ratifikime kufitare.

Unë i thashë se në SHBA, koncepti i drejtësisë nënkupton të drejtën e kujtdo për të paraqitur akuza kundër kujtdoje dhe detyra e gjyqtarëve për dëgjimin e akuzave….
Në qoftë se akuzat janë pa baza, gjyqi do i zbulojë…. Dhe do marrë vendim pezullimi…..

Gjeneral, cili do ishte reagimi juaj në qoftë se Shqipëria do kërkonte futjen në rendin e ditës të Konferencës së Paqes…. për hir të argumentit të rajonit të Kosovës dhe në rast se delegacioni i SHBA do votonte kundër dhënies së Shqipërisë të së drejtës për futjen e kësaj kërkese në Konferencë ?

I vetmi koment i Hoxhës ishte ky :

“#”#”#”#”#”#”#”#”#_____“ Ky nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kërkesës për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë Jugosllavia…”_____ “#”#”#”#”#”#”#”#

Po për këtë pikë, Xhejkobs theksoi se : “ Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht të qënit e Shqipërisë një shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqièpërisë Jugore i kalonte Greqisë, Shqipëria nuk mund të qëndronte si shtet i pavarur.”

Materiali që i referohet Shqipërisë titullohet :

“Përpjekja për të arritur një bazë të kënaqshme për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Tërheqja e misionit jozyrtar të SHBA “.

Përfshihen në të 26 nota sekrete të këtij misioni drejtuar Sekretarit të Shtetit, apo anasjelltas, të cilat përfshijnë periudhën nga 29 janari deri më 19 nentor 1946.

Siç dihet më 8 maj 1945, një delegacion apo mision jozyrtar i SHBA, ishte dërguar në Shqipëri për të parë gjëndjen në vend dhe për të njohur karakterin e Qeverisë Shqiptare, të krijuar pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, praktikisht te qeverisë komuniste Shqiptare të Enver Hoxhës.

Qëllimi i këtij misioni ishte përcaktimi në se duhej njohur apo jo kjo qeveri si dhe, në se do rivendoseshin marrëdhëniet dilomatike midis SHBA dhe Shqipërisë.

Dhe misionit, për të arritur deri në njohjen e Qeverisë Shqiptare nga Qeveria Amerikane, i duhej të studionte realisht gjëndjen në vend. Ai i paraqiti Qeverisë Shqiptare disa kushte ku kryesoret ishin :

1. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira në Shqipëri ;
2. Njohja e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë, ku Shqipëria kish qenë pjesëtare, si dhe ato dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA, të vendosura para 7 prillit 1939.

Kryetari i këtij misioni fillimisht ishte Xhejkobs dhe në të material përfshihet kryesisht korespondenca e tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA ( më pas Xhejkobs u zëvendësua nga Henderson ).

I. GJËNDJA E SHQIPËRISË – MARRËDHËNIET SHQIPËRI – SH B A.

Që në mesazhin e parë të këtij materiali ( telegrami 711.75/ 1-2046 të datës 29 janar 1946) , Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit ( në vazhdim me sa kuptohet edhe të mesazheve të mëparshme ) se : “…. Une paraqes ndjenjën jo shoqërore në rritje të regjimit këtu, kundrejt SHBA”..

Ai ve në dukje se : “ Për prestigjin tonë ndaj sovjetikëve, në Shqipëri po zhvillohen aktivitete të ndryshme”. Në të theksohet se “ Legata Sovjetike është e plotë, pothuajse të gjithë pjesëtarët janë këtu së bashku me gratë e tyre, se ata jetojnë në pesë shtëpi”…. “ Këta nëpunës, kryesisht ushtarakë, shikohen shpesh në vende publike me zyrtarë shqiptarë… “ se : “ Në qytet ka edhe shumë sovjetikë, që thuhet se janë teknikë ( … janë disa qindëra )…. Dhe priten të vinë tjerë……”

“…. Brenda vetë qëverisë po del në pah një grup pro jugosllavëve dhe sovjetikëve….

Për të orientuar Kushtetutën e re sipas vijës sovjetike. Kjo ka ngjallur një frymë opozite midis radikalëve moderues… Grindja shkaktoi arrestimin e anëtarëve të të ashtuquajturës opozitë, si Kokoshin, Asllanin dhe Larry Post.
Që në këtë telegram bien në sy disa probleme që e shqetësonin misionin jozyrtar të SHBA në Shqipëri si :

1. Afrimi i dukshëm i Qeverisë Shqiptare me sovjetikët dhe jugosllavët dhe kufizimet e shumta dhe pengesat që i nxirreshin misionit amerikan në Tiranë ;

2. Cështja delikate dhe e rëndësishme, që përbente edhe një nga kushtet bazë për njohjen e Qeverisë Shqiptare nga ana e Qeverisë së SHBA, ajo e njohjes së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dy apo shumëpalëshe, të firmolsura nga Shqipëria para 7 prillit 1939, për të cilat , me gjithë që i janë dorëzuar kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, tregohet një qetësi apo heshtje e plotë. ( Ky problem më poshtë do të shtjellohet më hollësisht).

Në telegram theksohet edhe : “ Në shtyp dhe në radio vazhdon fushata kundër SHBA… u vu në lojë Stettinus, përfaqësuesi amerikan ne UNO ( OKB-… S.H.) …. Nje tjetër komentator ka vënë në lojë UNRAN (“ ajo solli në Shqipëri “ Frogs” = xhipsa për të vrarë qentë”), gazeta “Bashkimi”, me një ton therrës, shprehu keqardhjen për aleatët amerikanë e ata anglezë, të cilët janë duke i dhënë strehim në Italine neofashiste krimineleve të tillë të luftës, si Kadri Cakrani dhe Xhelal Staravecka ( apo edhe Xhafer Devas )…”

Në telegramin 711.75/2-546 , më 5 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se : “ Qysh nga mezi i dhjetorit, kur u mbajt Konferenca e Moskës, këtu është rritur shumë influenca sovjetike… që gjithçka që bën Qeveria Shqiptare, e bën e drejtuar nga një grup komunist, pro sovjetik, me pëlqimin e autoriteteve sovjetike e ndoshta nën drejtimin e ryre “.

Në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “… Në qoftë se nuk protestojmë fort kundër autoriteteve sovjetike, të cilët vetëm pak javë pas njohjes së një shteti ballkanik, kanë bërë që ideologjia e tyre të penetrojë thellë në radhët kesaj qeverie, të inaguruar dhe njohur nëpërmjet veglave të tyre, duke zbatuar një program frike dhe raprezaljesh kundër gjithë opozitës.…, atëherë ne duhet të mendojmë që autoritetet sovjetike do ndjekin të njëjtën rrugë si ajo e Rumanisë, Bullgarisë e Koresë, menjëherë sa të akordohet njohja…

…Unë jam i sigurtë se ajo çka ka ndodhur këtu…. u është imponuar autoriteteve shqiptare nga një grup i vogël komunistësh shqiptarë, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me Moskën…

… Në rast se këtu duhet ndërmarrë ndonjë veprim, kjo duhet bërë drejt Moskës, në bazë të angazhimeve të Jalltës. Ne duhet të shprehim habinë tonë në drejtim të transformimit të shpejtë të ndodhur, ku këtu po vinë një numër i konsiderueshëm sovjetikësh dhe një sasi e madhe furnizimi me armë”.

Në telegramin e datës 28 shkurt 1946 ( Nr. 711.75/2-2846), Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Duket qartë se Shqipëria është kthyer në shtet satelit të BS dhe Jugosllavisë…. Këto dy shtete shpresojnë që Shqipëria të pranohet anëtare e UNO-s, duke i shtruar kështu një tjetër votë bllokut sovjetik. Në rast se në sesionin tjetër të UNO-s, Shqipëria nuk pranohet, atëhere Shqipëria do kthehet në një njësi të Federatës Jugosllave. Une jam i sigurtë se shumica e shqiptarëvë kundërshtojnë infiltrimin e dominimit sovjetik si dhe bashkimin me Federatën Jugosllave.
Sipas prononcimeve zyrtare dhe neneve të propozuara për Kushtetutën e re, duket qartë se regjimi i tanishëm dhe keshilltarët sovjetikë, po ngrejnë një sistem ekonomik shqiptar të kontrolluar nga Shteti, sipas modelit sovjetik…

….gjithashtu, si pjesë e procesit te sovjetizimit, të gjithë të huajt…( Hoxha indirekt, bën fjalë për shumë vetë ), përfshi edhe amerikanët, do të dëbohen nga Shqipëria. Për shqiptarët nuk lejohet emigrimi dhe udhëtimi jashtë shtetit, përveçse në shtetet satelite te BS.

Po si pjesë e procesit të sovjetizimit, çdo lloj opozite do të shtypet me ndihmën sovjetike e atë jugosllave, në rast se do të jetë e nevojshme. Fëmijët e shkollave nxiten dhe u jepen lëvdata, kur ata spiunojne për mësuesit dhe prindërit. Rast më tipik merret arrestimi i grupit Kokoshi-Asllani, i cili desh të krijonte një parti të dytë në zgjedhjet e dhjetorit, vitin e kaluar..

Grupi komunist këtu është i vendosur dhe flet në të mirë të fakltit, se është më mirë që këtu të ndjehet prezenca e Rusisë, e jo si regjimi i kaluar…
Në telegramin 768.75/4-1246 të datës 12 prill 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Siç është thënë në telegrame të ndryshme, vala e terrorit ka përfshirë Shqipërinë qysh në muajin janar, kur grupi komunist inaguroi procesin e sovjetizimit. Njerëzit spiunohen, hiqen nga shtepitë e tyre ( si në Tiranë për të lëshuar shtëpi për sovjetikët ), futen ne burgje ose kampe përqëndrimi dhe lirohen nga postet qeveritare, pa marrë parasysh racën dhe besimin.”

Ndërsa në telegramin 875.00/4-2046 të datës 20 prill 1946, Xhejkobs i rekomandon Sekretarit të Shtetit se . “ Para dhënies së njohjes, departamenti duhet të jetë i interesuar : së pari, duke qënë se regjimi i tanishëm me një sistem të vetëm një partie, i cili shtyp pa mëshirë çdo lloj opozite, në këtë rast kërkohen garanci të forta, që grupet jo parti të qeverisë, të gëzojnë lirinë e fjalës dhe të përdorin organëet e shtypit, njësoj si ato të qeverisë. Se dyti, si rezultat i një shpërndarjeje të gjërë të literaturës sovjetike dhe kufizimit të asaj tonës, ne duhet të kemi të drejta të barabarta… Se treti, duke qenë se kundër anëtarëve të misionit tonë ushtrohet vëzhgim, përfshi edha ata persona që na bëjnë ne vizita, kerkohen garanci që misioni dhe shtabi i tij, të lejohen të krijojë marrëdhënie miqësore me shqipëtarë, por që këta të mos jenë subjekt vëzhgimi nga ana e policisë.

Se fundi,…. Kur në bashkëpunuam me Britaninë e Madhe dhe BS për çështjen e Shqipërisë nuk menduam që autoritetet sovjetike të avanconin kaq shumë dhe të kontrollonin gjithë vendin… Në rast se bëhet fjalë për një vend të pushtuar, ku sipas deklaratës së Krimesë, tre fuqitë e mëdha duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë, ky shtet është Shqipëria.

Me gjithate, pa asnjë justifikim, sovjetikët kanë avancuar shumë, dhe nëpërmjet grupit komunist kanë manipuluar plotësisht makinën e qeverisë, për të patur kontroll të plotë me ekskludimin e SHBA dhe Britanisë ose ndonjë fuqie tjetër”.

Në telgramin 740.00-119 datë 26 prill 1946, që Xhejkobs i dërgon Delegacionit të SHBA në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Paris, ai shtron problemin e kufirit shqiptaro-grek.

Ai thotë : “ Pas studimit të këtij problemi mendoj se kërkesa greke nuk është e justifikueshme. Aprovimi i kësaj kërkese do bëjë që Shqipëria të mos jetë në gjëndje të ekzistojë si shtet i pavarur, thjesht nga ana ekonomike.

Po këtë problem, Xhejkobs, në telegramin Nr. 234, datë 23 prill 194, theksonte se Këshilli i Ministrave të Jashtëm duhet të gjejë ndonjë farë mënyre për të zgjidhur problemin e kufirit shqiptaro-grek, duke bërë dhe këtë vlerësim : “ Vazhdimi i kërkesës së vjetër të palës greke, prek seriozisht paqen në Ballkan, i jep rast Shqipërisë të mbajë të mobilizuar ushtrinë, ndërsa sovjetikëve të hiqen si mbrojtës të Shqipërisë së vogël, duke i dërguar asaj furnizime me armë dhe këshilltarë sovjetikë.”

Qeveria e SHBA … i kujton gjeneral Hoxhës faktet e mëposhtëme :

1.Më 19 shkurt 1945, senatori Pepper paraqiti rezolutën e mëposhtëme, e cila iu referua Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “ Sipas Senatit, me kuptimin Epiri i Veriut ( përfshi edhe Korçën ) dhe 12 ishujt e detit Egje, të njohur si ishujt Dodekanezia, ku predominon një popullësi plotësisht greke, duhet t’i kalojnë Greqisë, në bazë të një Konference Paqeje dhe të përfshihen në territorin e Greqisë;

2.Kjo rezolutë doli pa amendament nga Komiteti më 27 mars 1946. Senati nuk ka marrë asnjë veprim për këtë rezolutë.

Megjithatë, veprimi i Senatit …. Nuk duhet marrë si diçka që ka të bëjë me qëndrimin e ekzekutivit të Qeverisë Amerikane, lidhur me vlerën ose të qënit pro ose kundër çështjes së propozimit në fjalë.

Në telegramin 711.75/10-1646 të 16 tetorit 1946, kur Hoxha vazhdon se SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë, duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit për çështje territori kundrejt Shqipërisë, Unë ( Henderson – tanimë zëvendës i Xhejkobs në misionin amerikan në Tiranë ) kalova në mos renie dakort me Hoxhën, duke shënuar se, SHBA, në asnjë kohë nuk ka përkrahur kerkesat greke për Epirin e Veriut. Por ai kundërshtoi…. mandej, Hoxha tha se mund të ishte keqinformuar. Ai tha se SHBA kishin votuar në favor të vendosjes së kërkesës greke në rendin e ditës së Konferencës, gjë që është njësoj sikur të votosh kundër Shqipërisë.

Kaluan 45 minuta të kota për ta bindur Hoxhën … se ne ishim duke ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shëipërisë dhe dhenies së një vlerësimi për çdo kërkese për ratifikime kufitare.

Unë i thashë se në SHBA, koncepti i drejtësisë nënkupton të drejtën e kujtdo për të paraqitur akuza kundër kujtdoje dhe detyra e gjyqtarëve për dëgjimin e akuzave…. Në qoftë se akuzat janë pa baza, gjyqi do i zbulojë…. Dhe do marrë vendim pezullimi…..

Gjeneral, cili do ishte reagimi juaj në qoftë se Shqipëria do kërkonte futjen në rendin e ditës të Konferencës së Paqes…. për hir të argumentit të rajonit të Kosovës dhe në rast se delegacioni i SHBA do votonte kundër dhënies së Shqipërisë të së drejtës për futjen e kësaj kërkese në Konferencë ?

I vetmi koment i Hoxhës ishte ky : “ Ky nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kërkesës për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë Jugosllavia…”

Po për këtë pikë, Xhejkobs theksoi se : “ Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht të qënit e Shqipërisë një shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqièpërisë Jugore i kalonte Greqisë, Shqipëria nuk mund të qëndronte si shtet i pavarur.”

Në letrën e Hoxhës , në përgjigje të letrës së Henderson-it, të datës 5 nentor 1946, theksohet edhe : “ Nga ana jonë është punuar gjithmonë për të gjetur rrugëzgjidhje për këtë çështje ( atë të traktateve… S.H.), e cila ka penguar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midid dy popujve tanë, të cilët janë lidhur me një miqësi të ngushtë në të kaluarën dhe në luftën e përbashkët të fundit. Populli shqiptar ka ushqyer dhe ka një simpati të madhe për popullin mik amerikan dhe i vjen keq që..”
Sa të vërteta janë njoftimet që misioni amerikan në Shqipëri i dërgonte Sekretarit të Shtetit mbi gjëndjen në Shqipëri, shqiptarët i dinë fare mirë.

Shqipëria, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, u bë fillimisht vasale e Jugosllavisë së Titos ( 1941-1948), së cilës i fali edhe Kosovën.

Pas prishjes me Titon, ajo u bë “bishti” i BS , i gjakatarit Stalin, nga i cili mësoi se si duhet të shpëtohet nga “ armiqtë” e socializmit ( sipas parimit komunist : armik që nuk të bën dëm është ai që nuk jeton më, që vritet.

Dhe “ armik” ishte kushdo që i dukej i tillë , në ndonjë ëndërr të keqe Enver Hoxhës… S.H. ). Por edhe miqësia e pathyeshme, e pavdekshme midis Shqipërisë Socialiste dhe Bashkimit të Madh Sovjetik, zgjati pak më shumë se një dekadë.

Por shqiptarët tashmë i dinë fare mirë të gjitha këto dhe e quaj krejtësisht të panevojshme që une t’i përmend më gjatë…

Miqësia e madhe e popullit shqiptar me popullin amerikan, siç thotë Enver Hoxha në letrat e tij, të shkruara më 1946, shpejt u kthye në një armiqësi të llahtarshme të RPSSH ndaj imperializmit me në krye Imperializmin amerikan, xhandarin e popujve të të gjithë botës…

C’është e vërtetë historia vonon, por nuk harron. Tanimë për ne shqiptarët , SHBA është kthyer në kampionin e paqes, kampionen e demokracisë…

TRAJTIMI I MISIONIT AMERIKAN NË SHQIPËRI

Së pari, mbylljen plotësisht të misionit , duke lënë pasurinë nën kujdesin e anglezëve, ose,
Së dyti, të tërheqim të gjithë personelin me përjashtim të Fulcit, Steven-it dhe Nikolas, të cilët do të lihen si kujdestarë ( megjithate, asnjë prej personave të mësipërm nuk dëshiron të qëndrojë, po qe se situata vështirësohet)…

Dhe Xhejkobs vazhdon : “ Ky mund të jetë rasti i fundit në ndihmë të këtij populli të vogël, punëtor dhe të ndershëm, i cili ka vuajtur për 300 vjet nën shtypjen turke, intrigave jugosllave e italiane, pushtimit italian e atij gjerman, rrënimit dhe, tani i ndodhur përballë frikës e terrorit të mendjemëdhenjëve imperialistë sovjetikë…”

Në këto kushte, Sekretari i Shtetit, me telegramin 711.75/2-846 të datës 12 shkurt 1946, i njofton Xhejkobs-it mbi dërgimin e një memorandumi të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, nënshkruar nga Byrness.

Në të thuhet se : “ Ju jeni udhëzuar të komunikoni me gjeneral Hoxhën, lidhur me paraqitjen e këtij memorandumi e t’i bëni atij të qartë se Departamenti i Shtetit, i kushton kësaj çështjeje, rëndësi të madhe.

Në këtë memorandum ndër të tjera theksohet se : “ … Qeveria e SHBA ka vënë re një qëndrim jo favorizues nga ana e autoriteteve shqiptare, si në drejtim të SHBA ashtu edhe të misionit amerikan në Shqipëri. Pjesërisht kjo është vënë re në qëndrimin e organeve të shtrypit dhe transmisioneve ne radio…

…. Në veçanti Qeveria Amerikane shikon një qëndrim aspak miqësor të autoriteteve shqiptare, të cilat më 28 janar urdhëruan largimin e një sërë nëpunësih të misionit amerikan në Tiranë, brënda 15 shkurtit… Kjo proçedurë s’ka asgjë të përbashkët me frymën dhe letrat e mirëkuptimit, vendosur me anë të shkëmbimit të memorandumeve të mars-prillit 1945, midis zyrës së Këshilltarit politik të SHBA në Kazerta dhe autoriteteve shqiptare…

… Kjo qeveri shënon, ndërkohë, se këto javët e fundit, aktiviteti i misionit tonë është penguar mjaft…. Duket se autoritetet shqiptare nuk kanë besim te anëtarët e misionit…

…..Më 10 dhjetor 1942, kjo qeveri afirmoi përkrahjen e saj për krijimin e një Shqipërie të pavarur. Gjatë luftës, SHBA inkurajuan dhe përkrahën rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtuesve të boshtit… Ajo ka kontribuar shumë edhe për UNRA-n… që për disa muaj është duke i dhënë Shqipërisë një ndihmë të madhe…

…. Për të hequr çdo mendim keqkuptimi, çka duket në mendje të autoriteteve shqiptare, për pranimin e Shqipërisë në UNO, kjo qeveri pohon se është plotësisht dakort që Shqipëria të fitojë anëtarësinë në Kombet e Bashkuara… Megjithatë, duhet theksuar se qëndrimi përfundimtar që duhet marrë nga SHBA në këtë drejtim, nuk mund as logjikisht as parimisht të veprojë, pa iu referuar dëshirës së qeverisë shqiptare, për të plotësuar detyrimet ndërkombëtare…

… Qeveria Amerikane e ka shumë të vështirë, nisur nga trajtimi aspak shoqëror bërë zotit Xhejkobs e Shtabit të tij, të kuptojë ose të falë qëndrimin jo korrekt, përdorur deri tani nga autoritetet shqiptare…-.

Dhe memorandumi përfundon : “ Ndërkohë qeveria amerikane s’ka dëshirë të lerë ndonjë dyshim në mendjet e autoriteteve shqiptare, se në rast se vazhdon trajtimi jo miqësor i misionit amerikan… atëherë kjo qeveri ndjehet e detyruar, dhe pa marrë aspak parasysh ndjenjat e vërteta të miqësisë për popullin shqiptar, të rishikojë qendrimin e saj të kundërt me autoritetet e sotme shqiptare”.

Në telegramin 711.75/2-1946 të datës 19 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “ Dje i dorëzova gjeneral Hoxhës memorandumin dhe theksova se kësaj çështjeje, departamenti i kushton shumë rëndësi. Hoxha ra dakort se misioni duhet respektuar më shumë… dhe tha se edhe çështja e personelit të shërbimit nuk ishte aspak e drejtë. Ai u përpoq që fajin t’ua hedhë “vartësve”dhe shprehu keqardhjen për lindjen e frymës së mosdashamirësisë. Vërejtjet e tij tregojnë se ai ka kuptim të qartë rreth dashamirësisë dhe vlerësimit, që qeveria e tij duhet t’i kushtojë misionit tonë…

…. Kur erdhi çështja tek paragrafi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai u shpreh me argumente të zjarrta rreth së drejtës së pranimit të Shqipërisë dhe, nuk çau kokën rreth përpjekjeve të bëra nga unë, në spjegimin e kësaj çështjeje…

Përsa i përket sulmeve të shtypit dhe të radios, ai tha se nuk interesohej për gjëra të tilla….”

Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Për çështjen e trajtimit të misionit ngeli shumë pak kohë, por Hoxha u mundua, në mënyrë jo bindëse, të spjegonte çështjen e largimit ( ndjekjes) të personelit të shërbimit tonë…. Duke dhënë aprovim për qëndrimin e Marinscak, Hoxha tha se do ta shikonte përsëri këtë çështje. Ai të linte përshtypjen sikur do lejonte qëndrimin e tij të mëtejshëm. Kur unë i përmenda ardhjen e gruas së Marinscak-ut, ai vuri dorën në kokë dhe tha se i vinte keq, por ajo s’mund të bëhej…

… Unë i përmenda Hoxhës gjithashtu se tre nga stenografet e zyrës sime, u paraqitën për leje shkuarje në Shkodër dhe nuk u ishte dhënë asnjë përgjigje, në një kohë, ndodhi ndryshe me majorët anglezë, të cilëve të paktën iu dha përgjigje, qoftë edhe negative. Kjo u duk se e revoltoi Hoxhën, i cili mbajti shënim dhe tha se këtë çështje do ta sqaronte menjëherë. Me qenë se zyra e vizave ndodhet nën kontrollin direkt të Koci Xoxex, i cili punon me një komisar rus në zyrën e tij, duket më e dyshimtë që Hoxha të mos dijë gjë për çka ndodh atje…

…. Edhe në se kalohet në një farë përmirësimi të trajtimit të misionit tonë, ky përmirësim mund të bëhet vetëm në disa drejtime ( të paktën deri sa Shqipëria të paraqesë kërkesën tjetër për të qenë anëtarë e UNO-s )….

….. Une jam i sigurte se, për deri sa të ashtuquajturit Këshilltarë civilë e ushtarakë jugosllavë dhe personat nga qeveria, qarkullojnë gjithandej rreth vendit, për deri sa të ekzistojë ndonjë gjurmë nga opozita, anëtarët e misionit do kufizohen të qëndrojnë në Tiranë dhe, kur të lejohen jashtë Tiranës, ata do të shoqërohen me roje partizane…

…. Ne kërkojmë mendimin e departamentit dhe shprehemi : “ Misioni duhet të tërhiqet plotësisht për në SHBA. A.”
Me telegramin 711.75/10-1946 të datës 2 nentor 1946, Sekretari i Shtetit i shkruan Hendersonit :

“ …. Departamenti ka vendosur të tërheqë menjëherë misionin amerikan nga Shqipëria. Ju udhëzoj t’i adresoni Kryeministri Hoxha një letër jo zyrtare si kjo më poshtë :” “ Qysh nga 8 maj 1945, SHBA ka kërkuar rrugën e një kuptimi të dyanshëm dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Qeverisë Shqiptare dhe asaj të SHBA. Pavarësisht nga përpjekjet amerikane…. dhe mungesës së një përgjigjjeje të kënaqshme nga ana e Qeverisë Shqiptare lidhur me njohjen, e cila është formuar nga Qeveria Amerikane në nentor 1945, misioni nuk ka mundur të arrijë qëllimet për çka u suall fillimisht në Shqipëri…

Departamenti do japë njoftom në shtyp për tërheqjen e misionit sapo të merret telegrami juaj urgjent”. Acheson.

Me telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nentor 1946, Henderson i dërgon Sekretarit të Shtetit përgjigjen e letrës së Hoxhës…. Në përgjigje të letrës time të datës 5 nentor. Në ketë letër thuhej : “ Kam nderin t’ju them se e kam marrë letrën tuaj të datës 5 nentor 1946… Për më tepër se 18 muaj… Qeveria e SHBA i kërkoi Qeverisë Shqiptare leje për të dërguar një mision zyrtar amerikan në Shqipëri, kryesuar nga Z. Xhejkobs, i cili do t’i raportonte Qeverisë Amerikane rreth situatës në Shqipëri, për çështjen e njohjes së Qeverisë Shqiptare nga Qeveria e SHB.

Ky mision amerikan u prit mirë nga ne dhe ju dhanë të gjitha mundësitë dhe lehtësitë për të plotësuar qëllimin e tij. Për 18 muaj rresht misioni juaj shkoi lirshëm në të katër qoshet e Shqipërisë, në fshatra dhe qytete, pa pasur asnjëherë ndonjë pengesë në punën e tij…Komisioneri Xhejkobs, shumë herë ka shprehur entuziazmin e tij për … demokracinë tonë stabël. Vetë shefi i misionit amerikan më ka thënë shumë herë …. Dhe se për vetë atë ishte e çuditshme përse Qeveria Amerikane vinte kushte njohjeje për qeverinë tonë… Zoti Xhejkobs e shikonte këtë si një “ çështje që kërkon vetëm një minutë kohë”… se ky kusht…s’ishte gjë tjetër por thjesht çështje që ne të pranonim disa traktate… kushti që na u vu ne, nuk ishte thjesht një çështje teknike…. Ai ishte një çështje plotësisht parimore dhe se Qeveria Amerikane e ngriti dhe e përdori si një pengesë serioze për vendosjen e marrëdhënieve dilomatike midid dy vendeve tona… Me keqardhje… kjo çështje edhe për ne përbën një çështje parimore…”

Ndërkaq më 8 nentor 1946, departamenti i shtetit nxorri në shtyp një shënim ku bëhej fjalë për tërheqjen e misionit amerikan nga Shqipëria ( Shih Buletinin e Departamentit të Shtetit të datës 17 nentor 1946, faqe 913 ).

III LIDHUR ME CËSHTJEN E TRAKTATEVE !

Lidhur me çështjen e traktateve dhe marrëveshjeve politike midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, apo të Shqipërisë me Amerikën, para 7 prillit 1939, Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan :
“ Në fund Xhejkobs me pyeti : Xh.:Në dokumentat që keni publikuar thuhet se do të rishikoni të gjitha marrëveshjet politike, ekonomike dhe ushtarake, që ka pasur mbreti Zog me Shtetet e tjera dhe do t’i prishni të gjitha. A nënkuptoni me këtë edhe ato të qeverisë amerikane ?

E.H. : Po. Këto marrëveshje janë si gozhda e Nastradinit Z. Xhejkobs ( nuk e di, a e njihte Nastadinin Z. Xhejkobs !?… S.H. ), por këtë gozhdë populli ynë e shkuli që në Kongresin e Përmetit… Por ju “ harruat” pjesën e fundit të fjalisë se : “…. Ato që janë në dëm të popullit dhe të shtetit Shqiptar. Kjo do të thotë që ndonjë, sidomos ato bileteralet, mund edhe të rishikohen me qeverinë amerikane, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike..” ( faq 358. 359, 360 ).

Që në telegramin 711.75/2-546 të datës 5 shkurt 1946, Xhejkobs i raportonte Sekretarit të Shtetit se : “ Ruaj dyshim për përgjigjen që mund të na japin autoritetet këtu për çështjen e traktateve, deri sa për të njëjtën temë, të merret ndonjë hap me Beogradin,,,”

Ndërkaq në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946 ai thotë : “ për çështjen e njohjes, ne presim përgjigje nga autoritetet për të diskutuar problemin e traktateve. Autoritetet shqiptare, që nga data 16 janar, disponojnë të gjitha kopjet e traktateve. Siç i kam bërë të ditur departamentit, unë jam i sigurtë se ne nuk do marrim përgjigje deri sa Jugosllavia të jetë gati për të dhënë përgjigje, si këtu, si në Beograd”.

Në takimin e datës 18 shkurt 1946 ( telegrami 711.75/2-1946 ), për diskutimin e memorandumit të departamentit të shtetit, dërguar qeverisë shqiptare, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

“….Mandej unë përmenda çështjen e traktateve, por nga që kishim diskutuar për më tepër se një orë…. Hoxha tha se do të jepte vlerësim për të gjitha çështjet e memorandumit, në një takim tjetër. Unë nuk ruaj aspak dyshim rreth fundit të këtij problemi. Kjo do varet nga dëshirat e paraqitura prej Këshilltarëve Sovjetikë”.

Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se :

“U njoftova se Enver Hoxha dëshironte të më takonte më 27 shkurt, mbasdite. Në këtë takim : “Cështja e traktateve dhe marrëveshjeve na hëngri rreth një orë kohë. Hoxha edhe pse përsëriti rreth pranueshmërisë së disa traktateve ndërkombëtare, qeveria e tij nuk mund të binte dakort me vazhdimësinë e vlefshmërisë së ndonjë traktati të dyanshëm ose shumëpalësh… Tha se duhet të kishim besim dhe se … marrëveshja e Kombit më të favorizuar dhe e traktatit të naturalizimit, për ne ishin

më të rëndësishëm se kurrë. Kur unë kërkova që, le të mendojmë për një moment se SHBA pranojne siguritë e qeverisë shqiptar, me kusht rishikimin pas njohjes, në se qeveria e tij do të dëshironte shkëmbim notash për sigurimin e zyrtarëvë amerikanë dhe ekzaminimin e traktateve dhe marrëveshjeve, ai dha përgjigje negative.”

Në telegramin 711.75/8-1546 të datës 15 gusht 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

“Mbasditën e 13 gushtit u takova me Hoxhën, i cili nisi me vështrësitë për traktatet duke kritikuar SHBA, që nuk kishin dalë me kundërpropozime. Unë protestova dhe i kujtova atij takimin e fundit, për këtë temë, kur ai më pat thënë se qëndrimi i qeverisë së tij ishte i njëjtë me atë çka thuhej ne dy notat e nentorit të kaluar. Unë i thashë se qeveria ime shpresonte më shumë nga çka pritej në këto nota…. Mandej ai vazhdoi se …. Qeveria e tij ishte e përgatitur të pranonte vlefshmërinë e 11 traktateve shumëpalësh…. Lidhur me katër traktatet dypalëshe ai tha se qeveria e tij ishte e gatshme, menjëherë pas njohjes dhe mbrijtjes së ministrit amerikan…. Këto traktate do merren në konsideratë me qëllim të bërjes së “korrigjimeve” të veçanta dhe ato të zbatohen në bazë të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, krijuar nga lufta antifashiste. Ai dha si shëmbull ligjin tonë të dorëzimit të kriminelëve të luftës… pra kriminelët e luftës që kërkojnë strehim në SHBA nuk duhet të na jepen në dorëzim.

Përsa i përket traktatit të naturalizmit, ai tha se qeveria e tij nuk kishte kundërshtime për raste të kaluara, por në të ardhmen duhen bërë korrigjigje të nevojshme.

Edhe për marrëveshjen e pagesave doganore, ai nuk shprehu kundërshtim. Mandej ai më dorëzoi një letër, më tha ta studioja… po të doja të njoftoja qeverinë time… Letra përsërit thelbin e çështjeve që Hoxha shtroi me mua… por asgjë rreth bërjes së korrigjimeve të dëshirueshme, marrëveshjes së pagesave doganore, konventës së sistemit monetar dhe ajo çka është më e rëndëishme, duke filluar prej vitit 1942 deri në vitin 1945, Hoxha nuk foli aspak.

Me qënë se regjimi shqiptar pranon vetëm traktatet e marrëveshjet shumëpalëshe, besoj se kjo bëhet vetëm për kërkesën e paraqitur nga Shqipëria, për të qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, tani në shqyrtim në Njujork.

Qëndrimi i Shqipërisë ndaj traktateve dhe marrëveshjeve tona dypalëshe mbetet i dyshimtë, përjashto vetëm atë të vërejtjeve gojore të Hoxhës, që flasin për përsëritjen e tyre…
Një rrugë veprimi është që të presim dhe të përgjigjemi kur të shikojmë që Shqiperia pranon çështjen e traktateve shumëpalëshe, ndërsa për traktatet dhe marrëveshjet e tjera duhet të na jepet siguria që kemi kërkuar…”

Në telegramin 711.75/8-1846 të datës 18 gusht1946, Xhejkobs i dërgon Sekretarit të Shtetit, të përkthyer, letrën e Enver Hoxhës të datës 13 gusht , për traktatet.

Ja një shkurtim i saj : “ Duke patur gjithmonë në mendje dëshirën për të forcuar marrëdhëniet midis SHBA dhe RPSH, në përgjigje të dëshirave dhe aspiratave të popullit shqiptar dhe të frymës së re ndërkombëtare…. RPSH ka marrë në konsideratë dhe ka studjuar traktatet, të cilat ekzistonin midis SHBA dhe Shqipërisë para datës 7 prill 1939.

Shumë prej këtyre traktateve…. u firmosën nga qeveritë antipopullore të krijuara e të sjella në pushtet…. kundër vullnetit të popullit shqiptar. Traktate të tilla janë në mënyrë direkte ose jo direkte, në kundërshtim të interesave dhe sovranitetit të vendit tonë. Fryma dhe zbatimi i shumë prej këtyre traktateve nuk pasqyrojnë interesat dhe aspiratat e popullit tonë, por e trajtojnë atë si popull kolonial ose gjysëmkolonial. Ne nuk themi se traktatet midis SHBA dhe Shqipërisë u ngritën në frymën e përmendur më lart… por veçanërisht ata të një karakteri të dyanshëm midis dy vendeve tona….. për këtë duhen bërë korrigjime.

Qeveria e RPSH, duke patur gjithmonë në mendje miqësinë e bazuar në respektin e dyanshëm…. pranon vlefshmërinë e traktateve të karakterit ndërkombëtar midis vendit tone….

Lidhur me traktatet e tjera të një karaktri të dyanshëm si, traktatet e arbitrimit, pajtimit, natyralizmit dhe dorëzimit, qeveria shqiptare është ë gatshme t’i marrë ato në konsidratë menjëherë, me ministrin amerikan, i cili do mbrijë në Tiranë pasi të jetë njohur qeveria jonë.

Kur të jenë bërë korrigjimet e nevojshme nga të dyja palët, këto traktate do hyjnë në fuqi…

…. Duke shpresuar, se midis dy vendeve tona do rivendosen marrëdhënie diplomatike sa më shpejt që të jetë e mundur, si faktor për forcimin akoma më shumë të miqësisë midis popullit amerikan e atij shqiptar, lutemi pranoni vlerësimin tim më të lartë.”

Kryeministër për çështjet e jashtme të qeverisë së RPSH, Gjen.Kol. Enver Hoxha.

Në telegramin 740.00119/9-946 të datës 9 shtator 1946, Zv.Sekretari i Shtetit Hickerson, që kryeson delegacionin amerikan në Konferncën e Paqes në Paris, njofton se : “ Ministri paportofol, Tuk Jakova që vizitoi departamentin tonë, me inisiativën e tij, kaloi në diskutim të problemit të traktateve . Jakova shpreh besimin personal se tani, qeveria shqiptare po përgatitej të njihte në parim çështjen e vlefshmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve midis SHBA dhe Shqipërisë. Ai ra dakort me propozimin e Hickerson për të përdorur një gjuhë të tillë për çështjen e traktateve, që me aprovimin e mare nga Sekretari i Shtetit dhe gjeneral Hoxha, ajo të shërbente si bazë për diskutimin zyrtar midis autoriteteve shqiptare me përfaqësuesin amerikan në Tiranë:

Teksti i pohimit… në esencë është si më poshtë : “ Qeveria Shqiptare pranon në parim të gjitha traktatet dhe marrëveshjet midis Shqipërisë e SHBA te 7 prillit 1939… Qeveria Shqiptare rezervon të drejtën të propozojë ndryshime ose përfundimin e traktateve e të marrëveshjeve të lartpërmëndura, mbi baza të një interesi të dyanshëm…. Diskutim për këto traktate dhe marrëveshje…. do të fillojë pas njohjes së qeverisë shqiptare nga qeveria amerikane dhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Jakova tha se do bisedonte me Hoxhën dhe mandej do të informonte departamentin për reagimin e kryeministrit. Jakovës iu bë e qartë se departamenti do ta kuptonte çështjen e mësipërme, si diçka që ndryshonte vetëm në gjuhë, por jo në përmbajtje të asaj sigurie origjinale, kërkuar prej nesh. Hickerson thekson…. Karakterin jozyrtar të kesaj bisede…. Ai bëri të qartë që gjeneral Hoxha, këtë çështje duhej ta trajtonte zyrtarisht me përfaqësuesin tonë në Tiranë.

Që atëherë, departamenti nuk ka dëgjuar asnjë fjalë tjetër prej Jakovës për këtë çështje.

Departamenti nuk dëshiron t’i japë përgjigje letrës së Hoxhës të datës 13 gusht, sepse Hoxha duket që, nën dritën e këtyre fakteve, ta tërheqë atë ose ta zëvendësojë , duke shtuar edhe sigurinë që ne kërkojmë. Po qe se çështja e traktateve vendoset sipas dëshirës së SHBA, ne nuk e quajmë të këshillueshme të përmendim kushte të reja njohjeje.

Por në telegramin 740.00.119/9-2046, Sekretari i Shtetit i shkruan Zv.Sekretarit të Shtetit, Kleiton se . “ Unë dëshiroj të mos merren hapa konkrete për çështjen e njohjes në këtë kohë të regjimit në Shqipëri. Pavarësisht se çfarë mund të bëjë Shqipëria në drejtim të pranimit të vlefhmërisë së traktateve, një njohje që mund të jepet në këtë kohë, do interpretohet shumë.” Byrness.

Lidhur me incidentin e Sarandës, Xhejkobs me telegramin e datës 10 tetor 1946, Nr. 775.00/10-1046, i shkruan Sekretarit të Shtetit se . “ Më datën 8 tetor, në fjalimin e tij para Konferencës së Frontit, Hoxha : “ Akuzoi Britaninë e Madhe për incidentin e Sarandës, i cili e përshkroi si pretekst, nga ana e saj , për mosvendosje marrëdhëniesh diplomatike. Për SHBA ai pohoi, çka departamenti është në dijeni, se Shqipëria është dakort për traktatet shumëpalëshe dhe se është gati të shikojë, në frymë shoqërore, çështjen e traktateve dypalëshe, por pas dhënies së njohjes”.

Me largimin nga misioni të Xhejkobs, vendin e tij, siç e kemi treguar më parë, e zuri Henderson, i cili në telegramin 711.75/10-1646 të datës 16 tetor 1946, i raporton Sekretarit të Shtetit lidhur me të : “ Xhejkobs theksoi se unë do isha përgjegjës për misionin, në mungesë të tij. Në Vashington ai shpresonte të prekte problemin e rëndësishëm midis SHBA dhe Shqipërisë, atë të traktateve të dyanshme….

Enver Hoxha tha : “… Se ai priste që SHBA ta akordojë njohjen. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe mbrijtjes së ministrit të SHBA, mund të kalohet në diskutimin e çështjes së traktateve dypalëshe. Dhe Xhejkobs tërhoqi vërejtjen për faktin se SHBA presin përgjigje nga Qeveria Shqiptare, po të merren parasysh bisedat e zhvilluara rishtaz midis Tuk Jakovës dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit….. Hoxha u përgjigj se vizita e bërë nga Tuk Jakova …. ishte thjesht një vizitë kortezie. Edhe pse janë diskutuar probleme të rëndësishme për traktatet, kjo s’duhet marrë për bazë, sepse Tuk Jakova nuk ka qenë i autorizuar të fliste zyrtarisht…

… Xhejkobs theksoi se SHBA shpresojnë se Shqipëria do të njohë vlefshmërinë e traktateve dypalëshe para dhënies së njohjes…. Se ai kishte shpresuar që marrëdhëniet diplomatike duhej të ishin përfundar qysh në fund të vitit 1945 dhe çuditej si çështja e traktateve solli një kthesë të paparashikuar në qëndrimin e qeverisë shqiptare kundrejt SHBA. …

…. Mandej Hoxha kaloi shpejt e lehtë në çështjen e traktateve duke thënë se çdo ndryshim në qëndrimin e qeverisë kundrejt SHBA, nuk është i vërtetë dhe se është provokuar nga elemente jo miqësor, sepse qysh prej fillimit e deri tash, qeveria shqiptare nuk e ka humbur ndjenjën e miqësisë për SHBA…

… Por…. SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit, për çështje territori kundrejt Shqipërisë..”

Në telegramin 711.75/10-1946, theksohet se : “ Hoxha në fjalën e hapjes së Konferencës të Frontit Demokratik…. Duke folur për rreth dhjetë minuta për çështjen e traktateve me SHBA…. Arësyetimi i tij ishte krejt i ndryshëm nga rastet e mëparshme…

… Ndërkohë duhet theksuar se deri në këtë verë, qeveria shqiptare ka refuzuar bile, që as të mos diskurojë për çështje traktatesh dhe ka kaluar në një paraqitje të njëanshme publike të rastit të saj dhe jo të diskutonte me Xhejkobs-in ose me mua…”

Në telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nëntor 1946, në letrën e përgjigjes që Hoxha i dërgoi Hendersonit, në përgjigje të letrës së tij të datës 5 nëntor, ndër të tjera thekson edhe : “ Prova më bindëse që Qeveria Shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme në zgjidhjen e çështjeve të traktateve dhe njohjen e qeverisë tonë, është nota jonë e datës 13 gusht, ku ne ramë dakort të njihnim të gjitha traktatet e një karakteri të brendshëm…. Dhe se për dy ose tre traktate dypalëshe, u vendos që ato të shikoheshin, sapo të vinte ambasadori amerikan në Tiranë…

…. Populli i madh demokratik amerikan do të jetë i pari që do të aprovojë pikëpamjet tonë të drejtë… ne dëshirojme të mos besojme që departamenti i shtetit amerikan nuk do të marrë me seriozitetin e duhur çështjen e marrdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe vazhdimin e forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë. Populli Shqiptar dhe qeveria e tij kanë besim se populli amerikan, do ta ruaj miqësinë e do kërkojë të gjejë një frymë miqësore për ta forcuar mbi baza të shëndosha e të drejta këtë miqësi,

Me shumë përshëndetje Enver Hoxha”

X X

Kuptohet menjëherë ndryshimi i atyre që ndodhën gjatë vitit 1946 me misionin amerikan në Shqipëri dhe atyre që kujton dhe shkruan Enver Hoxha në kujtimet e tij

A e vini re demagogjinë proverbiale komuniste të Enver Hoxhës lidhur me “miqësinë” e madhe të qeverisë së tij dhe të popullit shqiptarë, për qeverinë Amerikane dhe për popullin amerikan? Këtë miqësi e “vërtetoi” gjyqi i montuar i “sabotatorëve” të kënetës së Maliqit, të cilët kishin pas qenë “spiune” të amerikës…. Ndërsa amerikanët vunë si kusht që Qeveria Shqiptare të njihte traktatet dhe marrëveshjet e lidhura midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës apo apo amerikaneve, para 7 prillit 1939, Enveri, duke e përdredhur muhabetin ,lidhur me këto traktate, kërkonte që më parë Qeveria Amerikane të njihte Qeverinë Shqiptare dhe pastaj të shikoheshin traktatet.

IV PERIPECITË E LARGIMIT TË MISIONIT AMERIKAN

Në fakt si rrodhën ngjarjet pas kësaj?

Në telegramin 124.756/11-1746 të datës 17 nëntor 1946, Henderson i njofton Sekretarit të Shtetit :
“ Në retrospektivë, një numër aluzionesh të fshehta të Hoxhës në drejtim të misionit dhe anëtarëve të veçantë të tij…. Tanimë marrin një rëndësi të veçantë :

a) Në fjalimin para Frontit Demokratik të datës 7 tetor , Hoxha u mundua të përcaktojë detyrat e veçanta të misionit të dërguar në Shqipëri ;
b) Në fjalimin mbajtur në Kongresin e Rinisë më 16 tetor , ai ndoqi të njëjtën linjë duke kërkuar prerë : çka bënte misioni në Tiranë, kur funksionet e tij të ligjshme kishin mbaruar disa muaj të shkuar ;
c) Në përgjigjen e tij për letrën që lajmëronte tërheqjen e misionit, ai bëri një serë referimesh për një sjellje jo miqësore të anëtarëve të veçantë të misionit….
Këto qëndrime të Hoxhës janë të paspjegueshme, përballë fakteve të vërteta dhe veprimeve normale e ligjore të misionit.

Prandaj mendohet që Hoxha…. Krijoi edhe çështjen e gjyqit të sabotatorëve ( me timen Nr. 531, unë raportova se qysh më 23 tetor kanë filluar përgatitjet sekrete për gjyqin, përfshirë këtu edhe veprimet torturuese kundër 5 shqiptarëve).

Objektivat e fundit të gjyqit mund të përmblidhen :

a) Të diskretitohet roli i SHBA dhe i Britanisë së Madhe, nëpërmjet UNRA-s, duke bërë akuza fantastike, si ajo e sabotimit të kënetës së Maliqit ;
b) Për të justifikuar te shqiptarët largimin e misionit amerikan ;
c) Për të diskretituar Fulcin dhe shumë shokë të tij në Shqipëri ( dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare) ;
d) Për të spjeguar “ dështimin “ e Qeverisë Shqiptare në përfundimin e një projekti të madh, për tharjen e kënetës së Maliqit, brënda datës 28 nentor.

Duket se vendimi i SHBA për tërheqjen e misionit e gjeti Hoxhën gjysëm të përgatitur. Ai filloi procesin gjyqësor dy ditë pasi mori vendimin e SHBA , e ndaj bëri të ditur versionin e njëanshëm të largimit të misionit, pra pasi gjyqi kaloi me goditjen e Fulcit dhe të misionit.

Faktet e mëpohtëme flasin për këtë konkluzion :

Lajmi i largimit të misionit u mbajt sekret për katër ditë në Shqipëri, derisa departamenti nxorri në shtyp shënimin e tij më 8 nentor.

Referenca e parë… doli në gazetën “ Bashkimi “ më 10 nëntor, ndërsa teksti i plotë i përgjigjes së Hoxhës, në adresë të letrës time, nuk u botua për disa ditë ( teksti i letrës time të datës 5 nentor, nuk u botua fare ).

…. Takimi i rastit i Fulcit me Sharrën ( Abdyl Sharrën… S.H. ) dhe Beqirin ( Kujtim Beqirin S.H.), ndodhi muaj të shkuara, para se të fllonte projekti i kënetës dhe prej asaj kohe, nuk pati lidhje me ta. Fulci nuk e dinte që Sharra ishte drejtor i projektit , veç kur ai doli në gjyq.

Qysh një vit më parë, Qeveria Shqiptare filloi të diskurajonte shoqërimin e qytetarëve shqiptarë me misionin…. Kjo politikë ka kaluar deri në veprime terrori…. Misioni mund të pohojë për mënyrat e mëposhtëme të torturës, përdorur nga regjimi i Hoxhës, për përfitim pohimi të rremë : ( hapje të çarrash të thella në kofshë e mbushja me kripë ; lëshimi i energjisë elektike në dhëmbët e prishur apo në rrëzë rë veshit ; futja në ujë të ftohtë deri në grykë për një kohë të gjatë ; rrahjet ; futja e sendeve metalike të mprehta në gishtrinjtë e këmbëvë etj.).

Përsa i përket gjyqit :

1. Metodat e mësipërme…. Kanë bërë që të burgiosurit mund të kenë bërë pohime fallco ;
2. Fotografia e Sharrës tregon tipare të rëna e të dobëta, prove kjo që flet për presion e torturë.

Duhet të shënohet edhe se kur Kujtim Beqiri, në bankën e të akuzuarve, mohoi se pat marrë flori prej Fulcit …. Ose ndonjë udhëzim për vonimin e punës së projektit ( që u dëgjua jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe në publik, organi zyrtar qeveritar “Bashkimi”, botoi pohimin e rremë se ai , në një rast pat marrë 250 shufra floriri dhe në një tjetër 200 të tilla”.

Në telegramin 124.75/11-1846 të datës 19 nëntor, Henderson njofton Sekretarin e Shtetit se më daten 9 nentor : Dhënie notash, njëkohësisht Ministrisë së Jashtme , ora 10 para dite , për çështjen e vizave të daljes së gjithë shtabit, për pengimin e anijeve të marinës, për të hyrë në ujërat shqiptare dhe për përdorimin e mjeteve të lehta të ngarkimit, për çuarjen e ngarkesave, prej portit në anije.

Ora 2 pas dite. Morrëm notë verbale. Ministria e Jashtme njofton se Z. Fulc konsiderohet i padëshirueshëm dhe misionit i kërkohet të marrë masa, që ai të largohet sa më shpejt nga Shqipëria.

Ora 2 e 30 mbas dite. I dërgojmë notë verbale ku shënojmë se Z. Fulc do largohet më datë 14 nentor, sipas kërkesës për vizë-dalje për gjithë shtabin.

Shkëmbime notash : refuzohej kërkesa për largimin e anijeve ; refuzim gojor për moslejim largimi të Marinscak-ut. Gojarisht insistova se unë nuk do largohem pa të.

Më 11 nëntor. Në notën e dytë verbale refuzohej rishikimi i largimit të anijeve dhe më pas bërjen gati të pasaportave për vizë-dalje, për të gjithë personelin.

Më 12 nëntor. Në orën 12 u takova me Konomin ( Sekretar i Ministrisë së Jashtme ), i cili ra dakort gojarisht për mjetet e ngarkimit dhe transportimin e personelit prej portit në anije , në një distancë 3 milje.

I shpreh atij shqetësimin për personelin e huaj. Ai u përgjigj se ata s’ka pse të kenë frikë, duke menduar se ata përkrahin “demokracinë e re” shqiptare, por në rast se ata kanë dalë në opozitë apo kanë kritikuar qeverinë, ata sigurisht që do të futen në burg.

( Zhurmime valësh sa që radisti jonë nuk lidhej dot me Kazertën )

Më 13 nëntor. Para dite morrëm notë verbale ku thuhej se piloti shqiptar do tregonte vendin e ankorimit të anijeve, 10 km larg bregut.
( I protestoj Konomit për zhurmën e radios dhe…ato u zhdukën).

Ora 4 mbasdite. Ministri francez ( Guy Menaut ) udhëzohet nga Parisi të marrë në ruajtje ndërtesën e SHBA.

….. Mbasdite Konomi më telefonon për të më thënë se Durrësit i janë dhënë udhëzimet dhe më kërkoi orën e largimit tim nga Tirana, sepse do shoqërohesha nga shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme….

Më 14 nëntor : Anijet që do na merrnin u dukën larg ujrave shqiptare, por nuk u pa anija pilot, për të ndihmuar në ankorim. Ato u ankoruan 10 km larg Durrësit.

I dërgova notë Ministrisë së Jashtme mbi kujdestarinë e ndërtesave tona nga përfaqësia franceze si dhe listën e qytetarëvë të SHBA, po qe se ata persona do të autorizohen me viza daljeje. U dërgova nota edhe ambasadave të tjera, ku i vija në dijeni për largimin e misionit.

Mbasdite pas… u nisëm për Durrës, aty u vonuam një orë për pasaportat dhe kontrollin e vizave ( kërkohej historia e familjes për çdo person ).

…. Në orën 19 drejt anijeve u dukën dy rimorkiatorë. Rimorkiatori i dytë ngarkoi gjithçka të mbetur dhe mori rrugën për në anije.

Kur ishim larguar nga porti për një kohë prej 15 minutash, unë i kërkova kapitenit të rimorkiatorit, pse nuk po vinte rimorkiatori tjetër, ai më tha e rimorkiatori dhe sanella do lëviznin sapo të qetësohej deti. Kjo do na vononte shumë dhe gratë do prisnin gjatë në bregdet.

Për në anije na u desh të lundronim dy orë në një det të ashpër. Shumicën e burrave dhe gratë i zuri deti ( gruaja ime ishte shtatëzanë në muajin e shtatë). Me vështirësi hypëm në anije.

…. Ne u nisëm menjëherë, duke lënë gjithçka në Durrës, përfshi edhe valixhet e dorës dhe për këtë nuk vumë në dijeni as Epshtejn…

Më 16 nëntor . Mbërritëm në Napoli në orën 14.00.

Njoftohemi për diçka ironike : Në durrës Epshtejn më thotë se Qeveria Shqiptare kërkon afërsisht 1000 dollarë për “ ngarkesën “ e rimorkiatorëve dhe sanalles së mallrave, të cilat poseidoheshin nga UNRA”..
Henderson

X X

Ja kjo ishte edhe odisea e largimit të personelit të misionit amerikan në Shqipëri, që shprehte qartë : “ dashurinë e madhe të Qeverisë Shqiptare për Qeverinë e SHBA dhe veçanërisht për popullin demokrat amerikan.

Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan : “ Misioni u largua nga mesi i nëntorit, pasi u transportua prej anijeve tona deri në dy anijet amerikane, që prisnin jashtë ujrave tona territoriale.

Kështu e mbylli kapitullin e vet ky mision gjoja paqësor, në fakt subversiv, që erdhi në Shqipëri më shumë për të prishur punë se sa për të ndrequr” ( faqe 391 ).

Ky ishe, në mënyrë shumë të përmledhur i gjithë materiali, që unë , duke patur në dorë të gjitha telegramet sekrete të misionit amerikan në Shqipëri, të vitit 1946, desha t’ua paraqitnja. Komentet e bëra janë fare të vogla. Jam i mendimit se leximi i këtij materiali me vëmendjen e duhur do të mjaftonte për të kuptuar të vërtetën , larg trillimeve e baltës së hedhur jo vetëm mbi misionin amerikan të asaj periudhe, por para së gjithash edhe për vuajtjet dhe dënimet, deri në pushkatim të shumë ish nxënësve të Shkollës Teknike të Tiranës dhe të familjeve të tyre, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist.

E shoh të panevojshme të zgjatem më tepër për këtë tëmë, tanimë të njohur botërisht nga të gjithë shqiptarët.

Dr. SOPOT BEQIR HACI

——————————————————————————–

X X

Kategori
Uncategorized

Dokumenti, ja si po bredh Rama me paratë e të përndjekurve.

Fatura e kompanisë së udhëtimeve “Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milionë lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”, u perdor per te paguar udhetimet e Edi Rames per te reklamuar shkarravinat e tij neper bote.

Në dy vite, ende asnjë ish-i përndjekur politik nuk ka marrë asnjë këst dëmshpërblimi megjithëse qeveria ka miratuar një fond të përgjysmuar dëmshpërblimi për këtë kategori.
Të gjitha paratë e alokuara për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve po përdoren në mënyrë skandaloze për të mbuluar shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit jashtë vendit, i cili aktualisht në këto momente është në Kinë. Sipas një vrojtimi të thjeshtë në të dhënat e publikuara nga Open Data Albania konstatohet e zezë mbi të bardhë se fondi për ish-të përndjekurit politikë shkon për të paguar biletat e udhëtimit të Ramës.
Fatura e kompanisë së udhëtimeve “Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milionë lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”.
Një ekstrakt të shpenzimeve mund ta shihni në tabelën që botojmë sot. Duket qartë që përfitues është kompania e udhëtimeve, ndërsa kategori shpenzimi është: Shpenzime për kompensim për burgosjet e padrejta. Por kjo është fatura e pagesës për vetëm një udhëtim të Ramës, ndërkohë që udhëtimet e këtij të fundit jashtë shtetit janë të panumërta.

Në dy javë, Rama vizita luksi në dy kontinente

Vetëm brenda dy javëve Rama ka zhvilluar tri vizita të ndryshme në dy kontinente të ndryshme. Javën e parë ai vizitoi Gjermaninë, ndërkohë që këtë vizitë e ndërpreu përgjysmë dhe sipas mediave është detyruar të kthehet me Charter me urgjencë në Tiranë, atë ditë ku mes PS dhe LSI pati një konflikt të nxehtë në këshillin bashkiak të Bashkisë Tiranë për çështjen e parkingjeve me pagesë.
Kthimi urgjent i Ramës me Charter sigurisht që përfshin një kosto ekstra edhe më të madhe se sa ajo e blerjes së biletave të avionit. Por për këto shpenzime ka para boll tek fondi i ish-të përndjekurve. Pak ditë pas Gjermanisë, Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, konkretisht për datë 19 nëntor, ndërsa dje ai fluturoi drejt Kinës, duke shënuar vizitën e katërt të tij në Kinë brenda dy vitesh. Të gjitha lëvizjet e Ramës kanë shpenzime marramendëse, të cilat në mënyrë skandaloze po aq sa edhe çnjerëzore ai po i mbulon me paratë e destinuara për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Tallja e qeverisë me dëmshpërblimet

Fondi që akordoi qeveria që herët për këtë vit tregoi qartë se, vlera nuk do të ishte e mjaftueshme për përmbylljen e procesit, pasi fatura totale e tij është rreth 400 milionë euro. Siç është bërë e ditur tashmë, Ministria e Financave po shpërndan këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit, pa kufij moshe. Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave, gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 13 167 ish-të dënuarve. Ndërsa ish-të burgosurit ende gjallë janë rreth 2900 persona, që kanë përfituar këstin e parë, por nuk dihet ende se sa nga këta janë gjallë për të përfituar të dytin.
Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total. Kompensimi për të përndjekurit politikë, në fund të muajit tetor 2013, arriti në rreth 3 miliardë lekë ose rreth 8 milionë lekë më shumë se parashikimi i periudhës, duke qenë në të njëjtën kohë rreth 99.7 për qind e planit vjetor. Edhe likuidimi i ish-të përndjekurve që i përkasin moshës 70 deri në 75 vjeç për ekspertët e fushës është tërësisht e pamundur, pasi llogaritë për rreth dy mijë të burgosur politikë të gjallë siç qeveria premtoi pak kohë më parë, me fondin e vënë në dispozicion për vitin 2015 janë në fakt të pamjaftueshme për likuidimin total të tyre.
Qeveria po përplaset me premtimet e dhëna. Procesi i dëmshpërblimit po zvarritet jo vetëm në kohë, por gati-gati duket se do të dalë dhe i pamundur me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat qeveria i bëri pa marrë mendimin e asnjërit prej grupeve të interesit. Ndërsa, llogaritet që fatura për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të epokës së komunizmit të jetë në total përafërsisht 300 milionë dollarë, me këto ritme procesi do të zgjasë jo vetëm deri në vitin 2017 siç ka premtuar qeveria, por do të zgjasë për më shumë se 10 vite të tjera.
Numri i personave që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total, ndërkohë janë në shqyrtim të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e cila miraton aplikime të reja me t’u plotësuar dokumentacioni i nevojshëm.

Share this:

Kategori
Uncategorized

“Al-Fatah ne Tirane, na jepni arme te shkatërrojmë Izraelin.

IMG_20151123_221434

Relacioni të ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Nesti Nase, lidhur me vizitën e një grupi luftëtarësh palestinezë të kryesuar nga Sead Sayel, i organizatës “Al-Fatah”, krahu i armatosur i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të udhëhequr nga Yasser Arafat në Shqipëri në shkurt të vitit 1974. Historia 48-vjeçare e ekzistencës së regjimit komunist në Shqipëri, do të kishte, pa dyshim, edhe aspektet e veta misterioze lidhur me faktin e trajnimit ushtarak të dhjetëra organizatave dhe grupimeve terroriste nga mbarë bota në territorin e saj. Fakte këto të cilat do të bëheshin publike vetëm pas viteve ’90, pasi deri në atë kohë konsideroheshin si sekrete shtetërore dhe dalja e një informacioni sado të vogël lidhur me këto mund të të kushtonte edhe humbjen e jetës. Përgjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, të shumta do të ishin organizatat dhe grupimet të ashtuquajtura “revolucionare”, të cilat do të strehoheshin dhe do të merrnin një eksperiencë të mjaftueshme në teknikat dhe taktikat e luftës guerilje nga repartet e posaçme speciale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme. Gjithashtu, Tirana zyrtare do të kthehej në “Mekën” e Partive Komuniste (marksiste-leniniste) dhe formacioneve të tjera majtiste nga e gjithë bota. Por koha e tregoi se këto parti dhe organizata, nuk do të ishin gjë tjetër veçse formacione terroriste të cilat, të gjithë eksperiencën e mësuar në Shqipëri do ta përdornin barbarisht në shtetet e tyre përkatëse. Por ndryshe nga organizatat e tjera, OÇP-së palestineze dhe veçanërisht krahut të saj të armatosur “Al-Fatah” do t’i kushtohej një vëmendje e veçantë nga ana e shtetit shqiptar, pasi palestinezët dhe kauza e tyre për çlirimin nga Izraeli do të përkraheshin vazhdimisht në mënyrë të fuqishme nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Vizita e parë e rëndësishme e një zyrtari të autoritetit palestinez në Shqipëri daton në korrikun e 1970-ës, kur Khalil Al Wazir, i njohur ndryshe dhe si Abu Jihad (zëvendës i Arafatit në OÇP), do të qëndronte për më se një javë në Tiranë dhe Vlorë, ku do të pritej personalisht nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Pas Abu Jihad-it, të tjerë liderë të rëndësishëm të botës arabe, si libianë, egjiptianë, sirianë, irakianë, iranianë dhe afganë, në emër të organizatave të vëllazërimit të Shqipërisë me botën arabe do të priteshin rregullisht nga shteti shqiptar, ku do të përvetësonin të gjithë eksperiencën e luftës guerilje dhe të gjitha etapat e ndërtimit të një sistemi socialist në vend në kushtet e Luftës së Ftohtë. Por sot Shqipëria do të radhitet në krahun e shteteve të koalicionit antiterrorist botëror, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koalicion i cili po mban peshën kryesore në luftën kundër regjimeve despotike të botës arabe si dhe ndaj dy organizatave më të tmerrshme terroriste që ka njohur njerëzimi i kohëve moderne, ISIS-i dhe Al-Kaeda, paraardhësit e të cilëve, ironikisht vetë regjimi komunist i Enver Hoxhës i mbrojti dhe i financoi.

RAPORTI I MPJ
Dje arriti në vendin tonë delegacioni palestinez i “Al-Fatah”-ut, me në krye kolonelin Sead Sajel, anëtar i Këshillit Revolucionar dhe i Këshillit Ushtarak të organizatës. Në përbërje të delegacionit janë edhe dy ushtarakë të tjerë si dhe shefi i zyrës së informacionit në Damask. Kryetari i delegacionit tha se qëllimi i vizitës së tyre ishte për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Lëvizjes Palestineze, për të informuar udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit tonë mbi problemet e Revolucionit Palestinez dhe për të përfituar nga eksperienca jonë. Shprehu dëshirën që të takohet dhe të bisedojë me veteranë të Luftës sonë Nacionalçlirimtare për disa probleme me karakter ushtarak, të asistojë në ndonjë stërvitje ushtarake dhe të bëjë disa vizita të tjera për të njohur vendin. Delegacioni do të dorëzojë një mesazh të Arafatit drejtuar shokut Enver, në të cilin shprehen falënderimet për përkrahjen që i ka dhënë vendi ynë çështjes së popullit palestinez, dhe përshkruhet shkurtimisht lufta e popullit palestinez në etapën e tanishme. Në vizitën e kortezisë që delegacioni i bëri shokut Beqir Balluku, Saed Sajel shprehu kënaqësinë e tij që viziton Shqipërinë dhe foli shkurtimisht e në vija të përgjithshme për luftën e popullit palestinez. Me këtë rast preku dhe goditjet që i janë bërë lëvizjes palestineze nga reaksioni arab. Me emër përmendi vetëm regjimin reaksionar të mbretit të Jordanisë. Kryetari i delegacionit tha gjithashtu, se kundër popullit palestinez janë bërë e po bëhen shumë komplote dhe se ata janë të vendosur që të qëndrojnë e t’i përballojnë vështirësitë, duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre. Ai tha se duan që t’i forcojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe se për ta eksperienca shqiptare është një fener ndriçues, dhe midis popullit palestinez e shqiptar ka shumë gjëra të përbashkëta. Mbasi shprehu falënderimin për përkrahjen që i ka dhënë populli ynë luftës së popullit palestinez, Sead Sajel foli për respektin që ata kanë për qëndrimet e Qeverisë dhe Partisë sonë. Ai tha se Partia e Punës së Shqipërisë, në gjithçka që ka bërë ka vërtetuar drejtësinë e vijës së saj, se Shqipëria, edhe kur u la vetëm nga të tjerët, vazhdoi ndërtimin e socializmit. Në fjalën e shkurtër të përshëndetjes gjatë darkës që u dha për nder të delegacionit, Sead Sajel shprehu edhe njëherë ndjenjat e miqësisë për popullin tonë. Duke folur për ndihmën që i japin popujt arabë luftës së popullit palestinez, ai tha se: “Popujt arabë sakrifikojnë shumë për çështjen palestineze. Populli palestinez shpreson shumë se, në të ardhmen, popujt arabë do të bëjnë edhe më shumë se kanë bërë deri tani për çështjen e popullit të Palestinës”. Sot paradite, shoku Beqir Balluku zhvilloi bisedime me delegacionin palestinez. Kryetari i delegacionit shkurtimisht foli për vështirësitë e shumta që po kalon e ka kaluar Lëvizja Palestineze që nga sulmet e reaksionit jordanez në shtator të vitit 1970. “Në këto luftime, tha ai, palestinezët pësuan goditje të rënda dhe patën rreth 30 000 viktima midis luftëtarëve dhe popullsisë civile, sidomos në kampet e refugjatëve. Kjo situatë i detyroi palestinezët që t’i largojnë bazat e tyre nga Jordania dhe të përqendrohen në Liban dhe Siri”. “Por edhe këtu, – tha Sead Sajel, – Revolucioni Palestinez nuk ka qenë i lirë të veprojë.”
Kreu i “Al-Fatah”-ut: Në Shqipëri po mësojmë mjeshtërisht luftën guerilje
Libani dhe Siria i kanë penguar veprimet e palestinezëve në zonat kufitare me Izraelin me arsyetimin se kjo mund të komplikonte gjendjen dhe se ushtria libaneze e siriane nuk ishin të përgatitura për luftë. Në këto kushte, lëvizja e përqendroi veprimtarinë e saj kryesisht në zonat e okupuara nga Izraeli. Sead Sajel përmendi si fitore politike të Lëvizjes Palestineze faktin që ajo u thirr në Konferencën e Vendeve të Paangazhuara, që u mbajt në Algjer vitin e kaluar, dhe njohjen pak kohë më parë nga Konferenca e Vendeve Arabe e nivelit të lartë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës si e vetmja përfaqësuese e popullit palestinez. Lidhur me luftën e tetorit të vitit 1973 kundër Izraelit, Sead Sajel tha se Lëvizja Palestineze vuri një pjesë të forcave të saj nën komandën siriane në Golan dhe një pjesë nën komandën egjiptiane në Sinai. Pjesa më e madhe e forcave palestineze kanë pësuar shumë dëme se kanë qenë të armatosur kryesisht me armë të lehta përballë mjeteve të blinduara të armikut. Mbretit Hysein iu kërkua që të lërë mënjanë të kaluarën dhe t’i lejonte palestinezët që të luftonin nga territori i Jordanisë. Por mbreti refuzoi kategorikisht. Palestinezët u përpoqën që të kalonin grupe pa dijeninë e Jordanisë. Shumë prej tyre janë kapur dhe ndodhen akoma në burgjet jordaneze. Kur mbas luftës u shtrua çështja e Konferencës së Paqes dhe zgjidhja politike e Lëvizjes Palestineze, e cila si gjithnjë luftoi kundër dy armiqve: sinonizmit dhe reaksionit arab, për të përcaktuar rrugën e saj vendosi të mbështetej në forcat dhe mendimin e popullit palestinez për bashkëpunimin me vendet arabe dhe me përkrahjen dhe këshillat e miqve. Saed Sajel tha se armiku sionist dhe aleatët e tij imperialistë e dinë mirë se populli palestinez nuk do dhe nuk do të lejojë që të kthehet përsëri nën sundimin e mbretit Hysein. Rezistenca është e vendosur që të sigurojë vazhdimin e luftës së armatosur të popullit palestinez dhe nuk do të bëjë asnjë lëshim për sa i përket tërësisë së tokës së tij. Populli palestinez refuzon që të bashkëpunojë me mbretin Hysein tani. Ky nuk është një qëndrim sektar, por kontradiktat që ka Lëvizja Palestineze me regjimin jordanez janë njësoj me kontradiktat që ajo ka me armikun sionist. Në përgjithësi, në shpjegimin e gjendjes së tanishme, Sead Sajel foli edhe për gjëra të njohura. Nuk preku problemet e gjendjes së brendshme palestineze, as qëndrimet që ajo mban ndaj ngjarjeve të fundit, sidomos Konferencës së Gjenevës, marrëveshjen për angazhimin e forcave ushtarake midis Egjiptit dhe Izraelit.
Sayel-Ballukut: Në Tiranë të ngrihet qendra e bashkëpunimit me Shërbimet Sekrete Arabe
Mbasi dha një tablo për problemin e Lëvizjes Palestineze, Sead Sajel paraqiti disa kërkesa:
1. Në Tiranë të hapet një Byro Informacioni e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
2. Sipas mundësive që ka Shqipëria, t’u jepet ndihmë në mjete ushtarake, si armë e materiale të tjera, medikamente dhe furnizime të ndryshme.
3. T’u jepet mundësia një numri kuadrosh palestineze që të bëjmë përgatitje dhe stërvitje ushtarake në Shqipëri. T’u akordohet një numër bursash në shkollat dhe akademinë ushtarake, për të përgatitur kuadro dhe teknikë të ndryshëm për aviacionin, marinën, përdorimin e radarëve, artilerinë, xhenion, mirëmbajtjen e mjeteve luftarake.
4. Të shikohet mundësia e hapjes së një ambasade shqiptare në Damask. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur lidhje të rregullta. Delegacioni Palestinez që ishte në vitin 1970 kishte ngritur këtë problem. Mbasi është kthyer nga Shqipëria, këtë e ka biseduar edhe me Hafez Asadin, dhe ai është shprehur në favor të hapjes së ambasadës në Damask.
Në fund, Saed Sajel tha: “E dimë se disa nga studentët tanë të dërguar për studime në Shqipëri kanë bërë veprime abuzive. Për këtë ju paraqesim keqardhjen dhe ju kërkojmë ndjesë zyrtarisht. Ne nuk jemi takuar me studentët që kanë qenë këtu dhe akoma nuk jemi takuar me studentët që janë në Tiranë. Ne duam që studentët tanë të kenë sjellje të mira. Në rast se ndonjë nga studentët tanë nuk do të respektojë rregullat, ne do të dëshironim që ju ta nisnit menjëherë te ne.” Shoku Beqir, mbasi falënderoi Saed Sajelin për ato që i foli për qëndrimin e Republikës Popullore të Shqipërisë ndaj luftës dhe çështjes së popullit palestinez, i foli mbi luftën dhe eksperiencën e Partisë dhe vendit tonë në luftë me armiqtë e ndryshëm. I shprehu gjithashtu pikëpamjet dhe qëndrimet tona mbi veprimtarinë anti-arabe dhe anti-palestineze të sionistëve izraelitë, imperialistëve amerikanë e bashkëpunëtorëve të tyre dhe reaksionit arab, sidomos regjimit të mbretit Hysein. Duke i konfirmuar ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar, Partisë dhe Qeverisë sonë për popullin palestinez dhe duke e siguruar për përkrahjen tonë të vazhdueshme, shoku Beqir i tha se qeveria jonë dëshiron t’i ndihmojë me gjithë zemër sa më shumë luftëtarët palestinezë, por Shqipëria është një vend i vogël, me mundësi materiale jo shumë të mëdha. Për kërkesat e parashtruara nga Saed Sajel, shoku Beqir i tha se ato do të studiohen dhe do të jepet një përgjigje për to.
Delegacioni do të largohet ditën e mërkurë, më 5 shkurt 1974.
Tiranë, më 1 shkurt 1974
Nesti Nase

Kategori
Uncategorized

Kryetaret e bashkive qe do te dorëzojne mandatet.Ja emrat.

IMG_20151123_194821

Krerët e bashkive që do të dorëzojnë mandatet, si dhe rezultojnë me rekorde kriminale. Ata kanë qenë të përfshirë në vrasje, trafik droge dhe trafikim të prostitutave. Ligji do të hetojë të gjithë historinë e tytre që nga vitet e rinisë, kur edhe kanë qenë pjesë e krimit të organizuar. 

Të paktën dosjet për shtatë kryetarë bashkish tashmë janë të pastra. Rekordet e tyre kriminale janë të regjistruara dhe as Rama dhe as Meta nuk do të kenë asnjë mundësi që t’i mbajnë në postet që kanë marrë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. E gjitha do të jetë një procedurë burokratike, e cila mund të zgjasë vetëm pak ditë ose në më të shumtën e rasteve do të kërkojë vetëm disa javë kohë. Shumë prej këtyre krerëve të bashkive janë të dënuar në vendet fqinje. Ata janë arrestuar për vepra të rënda kriminale si ato të vrasjeve apo trafiqeve dhe kanë vuajtur dënime me burgim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Europian gjithashtu i kërkuan në mënyrë zyrtare Ramës që të heqë nga listat e kandidimit emrat e të inkriminuarve, por Rama vendosi që të kandidojë me të inkriminuarit, duke qenë i bindur se ai nuk do t’i nënshtrohej presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar për largimin e këtyre të zgjedhurve. 

Roshi i Kavajës

I dënuar me 5 vite burg në Zvicër për trafikun e kokainës dhe i shpallur njeri i padëshiruar në Holandë, Ervini i Kavajës është njeri i përzgjedhur nga Rama për të drejtuar Bashkinë e këtij qyteti për të dytin mandat të siguruar nga blerja masive e votave me paratë e pista të drogës. Ai po ashtu është dënuar me burgim për tentativë vrasje, ku ka plagosur një tjetër bashkëqytetar nga Kavaja. 
Gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në Zvicër. Ai deklaron nëpër qytet se ka një pasuri që i kalon 4 milionë eurot dhe me paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka ngritur në qendër të qytetit të Kavajës edhe një hotel.
Po PS në këtë qytet nuk ka trafikant droge kryetarin e Bashkisë, por edhe kryetarin e PS. 
Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e Transportit Rrugor. Gentian Daja është një person me precedentë të fortë penalë. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë, ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Njeriu i duhur për të drejtuar PS në Kavajë.

Artur Bushi

Do të jetë një tjetër kryebashkiak që ka blerë mandatin e deputetit me paratë e mafias dhe bandat e armatosura që kanë terrorizuar banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës. Bushi rezulton i arrestuar nga policia italiane si pjesë e një organizate të trafikut të drogës nga Holanda në Itali. 
Por, historia kriminale e Bushit nuk është vetëm ajo e trafikut të drogës, por edhe trafikut të prostitucionit, për të cilën ai është dënuar në Itali me një emër tjetër, të cilën gazeta do ta bëjë publik në ditët e ardhshme.

Bardhi i Kurbinit

Artur Bardhit i është dhënë nga bibat e KQZ, mandati në tavolinë. Ai as ka garuar fare, sepse rivalit të tij i është hequr e drejta e kandidimit. Artur Bardhi është një tjetër emër nga banda e të inkriminuarve të Ramës, të cilët do të drejtojnë bashkitë. Ai ka precedentë penalë të arrestimit në Itali për trafikun e drogës dhe konsiderohet si pjesë e krimit të organizuar në rajon. Ai është mbështetur personalisht nga Rama dhe elementë të tjerë të inkriminuar të zonës, të cilët edhe pse nuk ka pasur garë kanë manipuluar të gjithë procesin farsë të Kurbinit.

Kokoneshi i Divjakës

Është denoncuar publikisht nga ish-drejtuesi i PS të këtij qyteti se ka qenë një trafikant prostitutash në Itali. Ai ka rrëfyer të gjithë historinë se si Kokoneshi mbante prostitutat dhe se si fitimet vetëm për njërën prej tyre arrinin deri në 60 milionë lireta në Itali gjatë kohës që ende nuk kishte hyrë euro në qarkullim. Pikërisht ky trafikant prostitutash do të drejtojë sot Divjakën në lidhje të ngushtë me bandën e Lushnjës dhe vrasës e trafikantë droge që u duhet kjo pikë për të nisur ngarkesat e hashashit.

Tërmeti i fitores publiçitare

Nuk e ka përzgjedhur Rama kot. Ai nuk ka asnjë klasë shkollë. Edhe filloren kanë dyshime nëse e ka mbaruar. I vetmi fakultet i tij që ka bindur Ramën që ta kandidojë është ai i trafikut të drogës. Është një nga njerëzit e monitoruar për shumë kohë nga policitë e vendeve fqinje dhe pjesë e të i inkriminuarve që do t’u duheshin bashkive pas 21 qershorit.

Qaja në Devoll

Ka ndryshuar dy herë emrin që të heqë njollat e së kaluarës të krimeve të kryera në Greqi. Kryesisht ka kryer trafikimin e drogës. Ai nuk mundi që të fitojë, por ishte në garë deri në momentin e fundit për të marrë bashkinë dhe për t’iu bashkëngjitur bandës kriminale Rama-Meta për të drejtuar pushtetin vendor pas 21 qershorit.

Ndoni në Këlcyrë

Njihet po ashtu për lidhjet me trafikun e drogës. Ka precedentë penalë në vendet fqinje dhe nuk mund të shkelë në disa vende të Europës, pasi arrestohet nga policitë e atyre vendeve. Ai nuk e fitoi Bashkinë e Këlcyrës, por e grabiti, duke manipuluar rezultatin përmes mbushjes së kutive të votimit, të cilat u çertifikuan nga dy bibat e KQZ-së.

Hasalla i Peqinit

Ky është një tjetër emër i botës së krimit i përzgjedhur me kujdes nga tutori i këtij në këtë qytet, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Ka precedentë penalë dhe kjo ka qenë arsyeja që është kandiduar nga Rama për të drejtuar Peqinin.

Lista e deputetëve pritet të jetë e gjatë

Deri tani janë burgosur dy deputetë për vrasje, Mark Froku dhe Armando Prenga, ndërsa deputeti tjetër Ndoka ka dhënë dorëheqjen nga Kuvendi nga frika e një arrestimi të mundshëm të tij. Listës me emrat e këtyre tre deputetëve pritet që t’i shtohen edhe të paktën 15 deputetë të tjerë, të cilët rezultojnë me dosje penale në vende të ndryshme. PS kundërshtoi me ngulm mosmarrjen e shenjave të gishtërinjve për zytarët e lartë dhe arsyeja ishte se nuk donte të dorëzonte deputetët e inkriminuar. Tani që ligji ka kaluar në komisionin e ngritur nga Kuvendi nuk ka më asnjë shans për kthim pas. Lista e deputetëve dhe Kryetarëve të Bashkive, të cilët duhet të dorëzojnë mandatet o të “pasurohet” akoma më shumë më administratën. Është një “ushtri” tjetër të inkriminuarish, të cilët do të duhet që të dorëzojnë mandatet e tyre nga krerë qarqesh dhe deri tek drejtorët dhe nivelet më të ulta, të cilët janë rekrutuar në administratë vetëm mbi bazën e inkriminimit të tyre në të shkaurën si dhe në blerjen e votave me paratë e pista të krimit dhe trafiqeve. 

Kategori
Uncategorized

Une e pashe Ferrin.

Nje ngjarje e jetuar.

“Me morën me makine gaz, me një thes në koke dhe si me sollën rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqën nga koka thesin e miellit që me kishte marre frymën. Në një porte të erret dy rreshta policesh me nga një hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg.

Unë vrapoja që të shpëtoja kokën dhe hyra në një korridor të ngushte, të ngushte dhe të gjate që nuk mbaronte kurrë. Majtas kishte dyer të vogla, të vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli një kthese tjetër me një korridor pa fund. Si të them, sikur të hyje te Fusha e Aviacionit dhe të përfundoje tek Spitali Civil.

Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne një biruce të erret në një pellg ujë në dysheme. Kthej kokën anash : në asnjë ane të murit nuk kishte asnjë dritare. Ngre kokën lart. Në tavan një vrime 20 cm x 30 cm me një rrjete teli dhe e mbuluar me çimento me dy kanale ajrosjeje anash.

Dy tuba sigurisht uji, ishin përballe njeri-tjetrit, sigurisht për të lagur ditën dhe natën, ndryshe nga do të ishte formuar gjithë ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjetër aty e merrnin korrentin për të torturuar. Me kontrolluan, me hoqën rripin e mesit, me hoqën llastikun e të mbathurave, pastaj nisen të me këpusin një nga një pullat e xhaketës, të pantallonave, të këmishës.

Unë edhe u tmerrova edhe u çudita. Me lëne vetëm pullën lart të pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kërcënuan, me shanë, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vajzën e vogël. Me akuzuan me gjera që nuk m’i merrte mendja.

U tërbova.

Kapa tavllën metalike, nuk lëvizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk lëvizte as ajo, i kishte katër këmbët e ngulura në çimento, kapa tryezën e vogël edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme.

Ata qeshen.

Si shpërblim me përmenden edhe gruan me të gjitha rimat e Sigurimit të Shtetit, edhe me goditen. Atë çast m’u zbërthye kopsa e vetme e pantallonave dhe përpak sa s’me ranë brekët. I mbajta me njërën dore. Atë çast me thane se me kishin arrestuar edhe motrën time.

M’u be terr e nuk mbaj mend asgjë më tepër. Me doli te fikëtit në biruce. Njëra këmbëz me ishte lagur në pellgun e ujit. Në gjysme errësire pashe sportelin që u hap. Pastaj kërciten celesat, u hapen drunjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga një çante lëkure në duar :

“C’pate-tha hetuesi- që në fillim, kështu ! Me shikuan zemrën, me hoqën xhaketën, me pervolen mëngën dhe njeri nxori një vegël, sigurisht vegël korrenti ishte. Me mbështollën krahun dhe puf, puf, puf, puf me frynë duke me shtrënguar fort. Unë u tmerrova : “Çfarë bën more ! Çfarë bën ! Çfarë bëni ! Po me lëshonin korrentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afër, me bene qull fare dhe erdha ne vete : -E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili që thoshte se ishte mjek. Më vonë mora vesh se isha ne një biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korrentit për dritën.

Llampe nuk kishte atë natë. Kur e vunë me iku një pjese e frikës. “Birucat e treta të hetuesisë, janë të Burgut të Ri. Ato janë ndërtuar me dritare të mëdha, por në vitet 50 kane mbyllur tre te katërtat e me tepër dhe lanë vetëm një frëngji sa për të marrë pak frymë dhe për të njohur njeri-tjetrin ne gjysme errësire. Me rregull kishte një orë në ditë ajrosje në një kuti tullash pa tavan, por në fakt të linin dy herë në javë nga 10 min.

Banje të nxehte nuk kishte kurrë, mund të laheshe një herë në gjashtë muaj me ujë të ftohtë. Hetuesia ishte e gjatë. Unë kam bere afër dy vjet, shto dy vjet të tjera izolim të plotë pas hetuesisë dhe gjyqit. Birucat e Burgut të Ri ishin me çimento. Kishte një batanije, 2 sipas dëshirës se hetuesit. Ushqimet liheshin jashtë ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjtë e mëdhenj shëtisnin lirshëm ne korridore dhe bënin c’te donin me ushqimet tona.

Racioni zyrtarisht ishte 500 g, por ne fakt 1600-1700 g ndahej katërsh dhe një e katërta ishte racioni yt, ai që pastronte korridorin merrte një buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po të donte të jepte një pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me një cope marmelatë.

Në fushatën e patates buka zëvendësohej me patate të ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e vështire e urisë. Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte një spirilëng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza të zeza. Nuk flas për një, dy a tre, por për qindra miza që duhej të mbyllje sytë e t’i kapërdije. Kripe kishte 5 g, vaj kishte 6,5 g, por ne fakt kurrë nuk shihej një gjurme yndyre.

Kur kishte lëng fasuleje ishte ditë festë.

Një herë në muaj kur kishte patate në gjelle, ajo ishte shumë e shijshme.

Do t’ju them dhe një gjë :

kur qëllonte që të rrihnin (se nuk të rrihnin përditë), kur ktheheshe në biruce haje bukën me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.

Në biruce të jepnin tri cigare në ditë, një në mengjez, një ne dreke dhe një ne darke. Kuptohet po të rrije urte.

Ndryshe të kapërcente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej të prisje deri të nesërmen ne dreke. Në biruce vinin edhe ushqime nga familja. Një here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, katër kg.

Po ne biruce ka edhe histori të tjera. Sa vete kane vrare veten në hetuesi ? Sa janë hedhur nga dritaret, plasur trutë ne sokak, sa janë varur me carcafe ose me këmisha të grisura ? Me e renda është :

Pasiguria ne biruce.

Ajo ishte një front i hapur, ku sulmi mund të të vije nga çdo ane e ti nuk nuk mund të mbrohesh nga asnjë drejtim.

Të gjithë familjet e të arratisurve dhe të dyshimtëve i largonin nga kufiri i çonin ne zonat kënetore.

Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet.

Gjyq për ta nuk kishte.

Vetëm komunikim shtese intenimi. Internimi ekonomik. E pësonin njerëz që kishin bere pune private pa leje.

Internim për probleme morale : internonin për kurvëri, për bizhoz, internonin priftërinj. Mbaj mend që internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin të pafajshme dhe të dyja varen veten.

Njerëzit i internonin në fshatra më të keqinj, më të varfër, më të thate.

Hapeshin dosje për shumicën e popullsisë se rritur, gra e burra, djem e vajza. Spiunet ishin në numër shume të madh, me tepër se ia merr mendja cilitdo. Duheshin për të kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla.

Ne tre vete njeri është spiun. Kjo nuk ishte e vërtete, por duhej për të krijuar pasiguri mes njerëzve. Edhe spiunet kishin kategori.

Rezidentet quheshin me tallje “brigadieret që mbledhnin letra”.

Bazat, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin një rrjet i gjallë të cilit ishte e vështire ti ikje.

Kishte spiune nga dëshira, spiune nga detyrimi, spiune që paguheshin 120 leke të vjetra, spiune që imponoheshin se i kishin zëne duke vjedhur, vajza ose gra që i kishin zëne ne imoralitet.

Rekrutonin shume të rinj ne Ushtri, në shkollë, për të fituar burse etj.

Arrestimet. Si bëheshin ? Fshehtas, natën.

Ditën ne ndërmarrje, ne institucion, me ceremoni.

Në mbledhje të lagjes, të frontit, me demaskim, me përgatitje demaskuesish. Kur donin të mos merrej vesh, e nisnin personin me shërbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin për të ikur dhe i zinin ne prite.

Hetuesia, biruca.

Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkodër për shembull nga një burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje. Manastire fetare, katolike, shtëpia tregtaresh, Kinema.

Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Françeskan, Shtëpia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtëpia e Ulqinakut, Shtëpia e Faslli Ademit, Shtëpia e Dr. Karamitrit, Shtëpia e Ciurcise, Policia të Murgeshat etj.

Të arrestuarit vinin një nga një, dy, pese, dhjete në një dhomë, vinin ne korridore mbështjellur me rrogoz, në banjo kishte raste kur i lidhin edhe për një dru ne oborr.

Në Tiranë ishin tri pale birucash :

Birucat e burgut të vjetër që ishin dhoma të verteta, të mëdha, me dërrase, me dritare të mëdha. Ishin ndërtuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i bënin më të vogla.

Në oborrin e burgut të vjetër ishin ndërtuar 50 biruca të vogla që quheshin birucat e Kocit. Për to kishte dhëne urdhër për t’i ndërtuar Koci Xoxe, ministri i Punëve të Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me të vogla se të parat, nuk kishin dritare fare, vetëm ne tavan kishte një brime, të mbuluar me çimento si tunel sipër, ku thuajse nuk dukej drita.

Metodat e diktaturës ishin të shkallëzuara.

  • 1. Ngjallja e frikës :
  • Imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës, sabotimi, bile u fol edhe për buburrecin amerikan.
  • 2. Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime të jashtëzakonshme. Kush nuk i paguante futej në burg. Janë të njohura torturat për t’i detyruar të paguanin. U krijua koncepti që çdo tregtar ishte njeri i poshtër.
  • 3. Aksionet ishin të pandërprera :
  • Pune vullnetare, feste e pandërprere, mitingje të vazhdueshme. Filloi me aksionin kundër karkalecit në vitin 1945, rruga Kukës Peshkopi 1946, hekurudha Durrës-Elbasan, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Tirane, Shkodër-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhën aksionet “Tu qepemi kodrave e maleve”, pyllëzimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerëzit të dalin vullnetare.
  • Kishte shumë që shkonin vete, kishte shumë që frikësoheshin.
  • Tregojnë se Skënder Sallakut, një humoristi të shquar i thane të dilte vullnetar. Ai rrudhi supet : -Sa për forme-, i thane, -se nuk të çojmë ty. Pasi u regjistrua e pyeten : -Ku e do ? -Ke ? -Vendin e aksionit ? –Këtu, -tha e ngriti gishtin. -Ku e pyeten prape. – E dua ne lule të ballit -tha”
  • 4. Fushatat “Lemi i pare shtetit” ishin të zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
  • 5. Huate shtetërore. Zhvillohej një gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, është me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumën.
  • 6. Shpallja kulak. Fshataret me të gjalle, me te zotet, me punëtoret, me të pasur shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.
  • 7. U krijuan repartet e punës. “Reaksionaret” i mblidhnin veçmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune të detyruar në Ushtri, gurore, toka të reja, këneta, bonifikime.
  • 8. Internimet politike.
  • 9.10.11 Doni me per Belulin??????????????????
  • A e dini se cfare ishte Libri i Shtepise?
  •  Nga ana e vet Organizata Baze  kishte nen vëzhgim politik dhe shoqëror zonën e vet dhe me anën e anëtareve aktive të partisë merrte në shqyrtim raportimet, përgojimet, vëzhgimet me karakter politik ose të dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit të Partisë i cili kishte një zyre të veçante qe mblidhte çdo raportim për çështje të dyshimta, për probleme të dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit për veprim.
  • Çdo njeri do të shkruante autobiografinë çdo vit me të gjitha hollësitë, sidomos me gjerat e dyshimta.
  • Organizata Baze shtonte imtesite e veta në kartelat pranë Komitetit të Partisë. Një organizate tjetër më e gjere që përfshinte gjithë popullsinë e rritur të Shqipërisë, me përjashtim të kulakëve dhe armiqve të shpallur ishte Fronti Demokratik.
  • Faza e pare e goditjes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskës se Frontit me ceremoni.
  • Në vendin e punës goditja kishte shkallëzime të tjera :
  • Ulja në kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantiere të largëta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malësi, pushim nga puna.
  • Në fillim të viteve 50 u vu ne përdorim Libri i Shtëpisë, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar të shënoje çdo njeri që të vinte në shtëpi qofte për të fjetur edhe një natë. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyrën e Këshillit, të shënoje kush ka ardhur, çfarë lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do të qëndroje c’numer dokumenti ka dhe të blejë edhe pullën edhe t’ia ngjisje faqes se librit.

Ne 46 vjet diktature nuk ka pasur ligj për Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetëm një vendim të Byrose Politike të Komitetit Qendror të PPSH. Në Komitetin Qendror ekzistonte një zyre e Goditjes që planifikonte masat ndëshkimore dhe një zyre e Thashethemeve që drejtonte disinformacionin për të hutuar njerëzit.

Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze të partisë, por nuk e humbi bashkëpunimin me të

Torturat.

  • 1. Rrahje me dru deri sa të bëhen plage dhe të bjere mishi.
  • 2. Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
  • 3. C’puarje e mishit më të djegur.
  • 4. Elektrik ne veshe.
  • 5. Futje e kripës ne mish.
  • 6. Lagia me ujë të ftohtë.
  • 7. Lenia pa buke deri në vdekje.
  • 8. Lenia pa buke për disa ore
  • 9. Lenia zhveshur ne të ftohte.
  • 10. Jeleku i forcës.
  • 11. Dinamit në vehte.
  • 12. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca.
  • 13. Fekale ne goje.
  • 14. Varje me koke poshtë.
  • 15. Lidhje për peme.
  • 16. Lenie ne diell.
  • 17. Maçoku ne tumane.
  • 18. Përgatitje varri, pushke në gojë.
  • 19. Tentative për çnderim të vajzës.

Grupet armiqësore krijoheshin sipas situatave :

Akuzat Falso, Priftërinjtë spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin për t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh të Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteve Grupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistencës i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.

Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashtë. Shoqëroheshin të lidhur në këmbe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin : “Ne litar kriminelet !”. Edhe rrugës edhe ne rreshtat e pare.

Dënimet :

Ngjiteshin pllakata të shtypura.

Pushkatimet në mengjez pranë varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.

Kategori
Uncategorized

Ç’LIDHJE KA MINISTRI ME SKAFIN VENUS ES 640, KU NDODHET? PËR ÇFARË ËSHTË PËRDORUR 21 NËNTOR,

Ish kryeministri Berisha ka përforcuar deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ambasadori amerikan Donald Lu, në lidhje me lënien të lirë të disa prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend. Zoti Lu përmendi me emër Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun, vrasësin e kryekomisar Dritan Lamajt. Sot në parlament Berisha tha Emiljano Shullazi ka rrëmbyer para një jave kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, me pistoletë në kokë, dhe e ka mbajtur peng një natë. “Shullazi rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë. Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij. E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin. Por do vdisni nga frika. Ka prej jush njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai mori peng një nga njerëzit më të afërm të Edi Ramës. Gjushi është më i afërmi i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen me para”, u shpreh Berisha. Ai tha se tani Shullazi nuk i mban lidhjet me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por me vetë kryeministrin Edi Rama. “4 – 5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plotë. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi, i gjeti armë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, pro çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në dy duar. Por cfarë ndodhi? U lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqtësuan. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjes. Cili ka parë në media romin që u qëllua në vendin ku do të ndërkonte ky me Shullazin? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. T’i flasësh një kryeministri bandit është gjë e rëndë”, vijoi më tej Berisha me akuzat. Ai tha gjithahtu se ka qenë ndërhyrja e Edi Ramës ajo që liroi Bardhok Pllanaj pasi u ndalua nga polici në makinën e deputeti Mark Frroku, në operacionin e koduar me emrin “Viluni”. “Por çfarë mund t’i thuash një kryeminitri kur Pllana, kryebanditi, kapet në makinën e deputetit? Polici i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash i vjen urdhëri policisë, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën vetë ai. A u lirua Pllana apo është shpikje e opozitës. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën”. Berisha akuzoi sërish Tahirin për përfshirje në trafik droge dhe i drejtoi një pyetje publike, për një skaf, duke lënë të kuptohet se ky skaf përdoret për trafiqe. “Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon… Ju e dini se makina e tij ka kaluar 33 herë në kufi me Habilajt trafikantë. Por tani kam një pyetje tjetër. I kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet? Për çfarë është përdorur. Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gje për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. Venus e ka pasi pëlqehet shumë. Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar. Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Sepse drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci, sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh, që kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale. Mbylle gojën, maniak ( i drejtohet Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj). Ky është maniak. Kjo është organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë. Kush është Eftimi? Eftimi është njeriu që merr tenderat sekrete. I merr të gjitha direktë. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e jugut, u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan jo më pak se 8 milionë euro. Lexoni raportin e KE. Sqaro shtëpinë tënde, si është marrë dhe e kujt është ( i drejtohet Arben Çukos. Ju jeni rekrutuar të gjithë me dosje nga Edi Rama. Jo të gjithë, por shumica juaj.” Berisha tha gjithashtu se gjykatësit që liruan Arben Frrokun nga burgu, të arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, se kanë marrë nga gjysmë milioni euro për vendimin e tyre. Ai përfshiu në këtë çështe kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Gjyqtarët që e liruan Arben Frrokun morën secili nga gjysmë milioni euro. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama i tha mbathja. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni se s’ka probleme. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim… Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë. Ky fjalim i ashpër i Berishës vjen në një kohë për herë të parë ambasada amerikane përmendi me emra kriminelë të rrezikshëm, që lëvizin të lirë.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët po dorëzohen sepse janë viktima të betejave të qeverisë

imgres

Qeveria po mbetet e vetme në betejat e saj për rritjen ekonomike dhe punësimin. Arritja e marrëveshjes me FMN për një mbështetje të re buxhetore, apo vlerësimi pozitiv i kompanive të vlerësimit, Moody’s dhe Standard & Poor’s, megjithëse e kënaqën pa masë qeverinë se arriti të marrë një Eurobond prej 450 milionë eurosh dhe interes, relativisht të mirë, nuk ngjallin shumë shpresë te popullata. Vetëm këto dy “armë” janë pak, dhe jo bindëse për të garantuar se betejat e nisura në stilin qeveritar do të jenë të fituara. Në mjedisin tonë, enkas, atë ekonomik, ka shumë pasiguri. Kjo pasiguri, të cilën po e vërejnë me shumë shqetësim edhe Banka e Shqipërisë, raport-progresi i Bashkimit Europian, Banka Botërore etj., ka sjellë hezitim të biznesit në investime dhe pritshmëri të konsumatorit, për të shpenzuar, në një kohë tjetër, më vonë dhe më të qetë. Për këto arsye, edhe ringritja ekonomike është më e ngadaltë se çfarë ishte parashikuar. Të jetë vetëm hezitimi, kjo është e keqja më e vogël e ekonomisë. Por kohët e fundit, biznesi dhe konsumatori, të cilët duhet të luftonin së bashku me qeverinë, po dorëzohet dhe një pjesë po “dezerton”, duke bjerrë bazën e cila duhet të shijonte “frytet” e fitoreve të hamendësuara.

Pjesa më e fortë e kësaj “ushtrie”, biznesi, po dobësohet pak nga pak. P.sh., në industrinë e fasonit, më të mbështeturën, nga pikëpamja ligjore dhe lehtësive, prej kohësh nuk ka rritje të punësimit në mos, në disa prej tyre, edhe shkurtime. Shumë biznese të tjera më të vogla janë mbyllur, sepse aksioni kundër informalitetit i goditi rëndë përmes ndëshkimeve, aq sa ringjallja është e vështirë dhe e gjatë. Bankat e tejngopura me depozita, tani nuk kanë çfarë t’i duan më, sepse nuk kanë ku t’i tregtojnë. Ka kohë që në sportelet e tyre nuk vijnë më kërkesa për investime serioze e shpresëdhënëse. Kredia e re për ekonominë ra ndjeshëm, duke e dorëzuar sistemin bankar në pozita pritjeje.

Për pasojë, vetëm në muajt shtator–tetor, biznesi ka shkurtuar vendet e punës dhe 73 mijë shqiptarë kanë mbetur pa të ardhura.

Edhe konsumatori, pjesa dërmuese e kësaj ushtrie, jo vetëm është dorëzuar dhe po dezerton nga këto beteja të qeverisë së tij. Aplikimi i Lotarisë Amerikane, nga 200 mijë shqiptarë, nuk është thjesht shifër rekord, është një përpjekje për ta braktisur masivisht, këtë lloj beteje për mirëqenien. 100 mijë shqiptarë të tjerë provuan të largohen që prej verës së këtij viti si azilantkërkues. Në kaq pak kohë, një kërkesë kaq e lart, është dorëzim pa kushte. Ushtria e 1 milion shuplakave tani është bjerrë nga ikja, dhe ata që po rrinë nuk kanë ndër mend të luftojnë, por thjesht të mbijetojnë.

Por, edhe qeveria duket e dobët në këtë betejë. Sepse dy herë ka rishikuar me ulje buxhetin, armën e saj të fortë për mbështetjen e ekonomisë, pasi muaj pas muaji po e provon se nuk po mbledh të ardhurat dhe se nuk di t’i përdorë ato. Buxheti është minus 7 miliardë të ardhura në raport e planin e rishikuar në ulje, ndërsa kryerja e investimeve kapitale është ende në nivelin e 70% të mundësive. “Gojët e liga” brenda kampit të majtë thonë se do të ketë edhe një rishikim tjetër me ulje, duke konfirmuar dështimin pa kushte.

Shqiptarët po dorëzohen, sepse po shikojnë që nuk janë ata përfituesit, por viktimat e këtyre betejave, kur provuan se nga mënyra e re e taksimit, barra kaloi te më të varfrit, se në aksion ndaj informalitetit, të parët që u goditën ishin më të dobëtit, se kur mblidheshin faturat e energjisë u burgosën të pamundurit. Ata u bënë viktima, edhe kur nuk përfituan nga shërbimet e premtuara, nuk i përftuan apo kur provojnë pabarazi në drejtësi dhe të mirat publike. Duhej të ishte ndryshe se qëllimi mendohej të ishte i njëjtë. Por ikja tregon se ne dhe qeveria nuk paskemi të njëjtat beteja për të fituar. Ndaj po ikim se kjo nuk është beteja jonë dhe nuk duam të jemi viktimat e saj.

“Monitor”

Kategori
Uncategorized

Torturat çnjerëzore të Mugoshës mbi djalin nga Devolli.

 

Trakti me numrin 4 që Xhelal Staravecka shpërndau menjëherë pas dezertimit të tij nga rradhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, sërish lidhet me torturat çnjerëzore dhe vrasjet që kryheshin me urdhër të Dushan Mugoshës. Ndërsa rrëfen ngjarjen e 13 të ekzekutuarve në fshatin Fravesh, ai ndalet në torturat e tmerrshme që janë ushtruar mbi një djalë rretht ë 30-ve nga Devolli, ku në tortura kishte marrë pjesë vetë Dushan Mugosha. Staravecka tregon me detaje torturat që i janë bërë të riut nga Devolli, sidomos torturat tipike që bënte Mugosha me duart e tij.

Staravecka tregon se e ka ndjekur të gjithë skenën e torturave i ulur në një gur aty pranë, ndërsa partizanët e tjerë me drunj në duar e kanë goditur deri në frymën e fundit viktimën. Në fund, edhe pse viktima e kishte dhënë frymën e fundit Mugosha i kishte qëlluar me armë mbi trupin e pajetë. Pasi ka treguar fundin e tmerrshëm të djaloshit 30 vjeçar, Staravecka tregon se viktima e radhës, i kishte shpëtuar torturave çnjerëzore, vetëm se Mugosha ishte lodhur dhe ishte i uritur. E meqë do të shkonte për të ngrënë, për viktimën e radhës kishte dhënë urdhër ta vrisnin pa e torturuar.

Ajo ç’ka është tragjike sipas Staraveckës, është fakti se torturat nuk bëheshin për të krijuar rrethana shtrënguese, për të marrë informacione të caktuara nga viktima. Torturat sipas tij ishin thjeshtë pasioni për gjak i Mugoshës. “…U kthyem në çadër duke hecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: “po ç’kishte bërë ky maskara?”. “Besa kurgjë, po këtyre Devollinjvet duhet t’ja u bësh të gjithëve kështu, pse qenë me neve dhe u kthyen me Ballin”, shkruan Staravecka, duke zbuluar në fund të traktit të tij arsyen e gjithë asaj dhune e terrori që ishte ushtruar mbi viktimën.

Më poshtë e sjellim të plotë traktinme numër 4 të Xhelal Staraveckës.

Trakt’ i IV.
Po ribotojmë ma poshtë traktin e katërt të Xhelal Staraveckës. Ku jemi, ku vemi kështu? Në ç’duer kemi ranë, o vëllazën? Oh mblidhuni të shpëtojmë djemtë t’onë të mjerë!
Një tufan, një mjergull dhe një natë e errët të kishte mbuluar në të gjitha anët nga Partija e terrorit, Ti, i shembur e i Venitur nga fati i zi qi të jeshë urë e këmbëve të huaja, që të jesh shesh përfytjesh, lëmë-fatkeqësish të përfundimeve nga invazorët që herë pas here ke pasur.

I lodhur e i raskapitur i dënuar e i venitur, kërkonje nji farë mbështjetje në një udhë të drejtë në vijën politike, që të tregonje dhe ti eksistencën t’ënde, sa do popull i vogël por kreshnik.
Ishe i urishëm, ishe i hovshëm e i pa frenuar e ke dhënë e s’mungon kurrë t’a japish provën që as një sakrificë nuk të trëmbte për qëllimin e lartë të luftës së pa prerë kundra atij që të kishte grabitur lirinë e shenjtë. S’ke dashur rixha të hyshë në luftë kundra armikut, nga që ishe i bindur se vetëm me armë, në luftë kundra okupatorit, do të ishe pjestar në paqën e nesërme, duke krijuar kështu në përpjekjet e tua Epopera të vërteta në faqet e historisë t’ënde, të kësaj epoke kaq fatale për njerzimin mbarë.

Ah, sa fat i zi në këto çaste kaq historike e vendimtare, që hyre në luftë kundra armikut, në vënd që të udhëheqeshe prej vet-vehtes u drejtove nga dorë e huaj, e cila dalë nga dalë zbatoi planet e shëmtuara që ishe e ngarkuar. Planet i zbatoi në Shqipërinë e jugut kuje për derë, lotët si çurgë rrjedhin nga faqet e shqiptarkave të shkreta, se njerzit e tyre që vaditin tokën Arbënore me gjak s’dinë përse. Ah, sa zëmra të coptuara, ah sa mjerime në Toskëri.

Ti o dorë barbare pse na rrënove vendin t’onë? Pse po mbushim vatrat dhe pragjet e penxhereve me lot? Ç’faj e gjyna paskemi bër? Ç’furtunë e keqe na futi në këtë det të rrezikshëm? Vehtja e jonë! U futëm në barkën e Dushanit e të Milajdinit dhe me gjithë forcën e musklave të krahëve po i lëvizin lopatat për të shkuar akoma më thellë në detin e mjerimit.
U lumtë, gjetët shesh e bët përshesh.

Ndodhime akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulurimave, bërtimave e anktheve dhe e ngashrimeve i kanë bërë veshët dhe zëmrën t’ime-sakat. Ti o Fravesh, u çkallmofsh nga një tërmet a rebesh.
Nga të 13 të ekzekutuarit vetëm në dy më muarnë të asistoja n’ato tortura e terrore. Marim një djalë të gjatë, i shëndoshë, drejt 30 vjeçëve, ishte nga Devolli, emrin jo vetëm unë nuk ja di, por edhe Dushani vet që e torturoi gjer në vdekje nuk ja dinte.

Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, që kishte dalë për shëtitje si të dyshimtë e kishin arrestuar dhe s’andejmi e shoqëronin në brigatën e parë. Neve Partizanë zebanitë e xhenemit, si pas urdhërit të jezitit çalo Dushanit, e shpumë në prua. Atje mbasi e çveshëm e lamë vetëm në brekët, se kishim nevojë për rrobat e tija që të vishnim ndonjë djalë të jezitit.

Rreth kësaj viktime qëndrojnë 10-12 partizanë, në krye të të cilëve qëndron Dushani duke fërkuar duart, dukesh i gëzuar nga sytë që i ndrinin për gjakun që kishte ndër këmbë. Unë qëndronja pak lark atij rrethi i ulur në një gur, afër meje dhe Tahir Kadareja. Partizanët, sipas urdhërit të Dushanit, u armatosën me një herë me nga një dru të shtrëmbët prej vërrie më të trashë se qafa e dorës.

Filloi tortura, të 10 kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çregullt mbi trupin e viktimës së mjerë, pa marë parasyshë se ku binin. Oh sa djalë i shëndoshë e i fortë, po e vrasin si gjarpëri me kopaçe. Pas një kohe të disa minutave, Dushani jep urdhër të ndalohen goditjet. Kujtova se do t’i bënte ndonjë pyetje, që natyrisht me anën e torturës të nxirte diçka: “ç’kërkoni nga unë t’u them?”. “Kurgjë”, përgjigjet Dushani, tashti po t’a … të t’ëmën vet! shton Dushani.

Oh, ç’nervozitet! Nënat Shqiptare të shahen nga Dushan sërbiani. Dushani mer një kopaçe në dorë dhe mbasi e ka regulluar viktimën që ishte shtrirë në tokë, mbajtur prej partizanëve dhe mbasi ja vë këmbën e djathtë në një boshllëk i bije me atë kopaçen në qafën e këmbës dhe ja thyen.

Ç’farë torture e ç’far ulurime e bërtime me të ngjeth mishtë. Dushani këmbën e thyer ja rregullon prap n’at mënyrë: e me një të goditur tjetër nja njëzetë centimetro më lart në kërci ja thyen prapë. Nuk mjafton i heq edhe brekët, me një spango të shëndoshë e lith për k… dhe me një purtek të shëndoshë fillon e godit aq sa ato bëhen si ftonj të mbëdhenj. Viktimës shpirti nuk i del; atëherë mer një thikë dhe duke ja çarë kërcin e mëngjër fillon me majën e thikës t’a kruaj kockën lart e poshtë me një ritëm të regullt deri sa maja e thikës del n’anën e poshtme.

Ç’thua ti o shoqe Ender Myrteveliu? Gënjej unë? Ç’thua ti o shok Sulo Gozelli s’janë të vërteta këto? Ç’thua ti e Tahir Kadareja që ndërsa viktima ulurinte e bërtiste ti kërdiseshe nga të qeshurit duke thënë: “bjeri, bjeri”.

Viktima akoma qëndron e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër t’i sjellin një litar me një cop dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ja vë në kokë duke kaluar përmes ballit mbi veshët e prapa kokës rreth e përqark; pastaj kombinon drutë me litar dhe këtë e bije rrotull. Druri vinte rrotull litari shtrëngohesh, misht dhe lëkura ju pre. Kocka po i ndrydhesh. Qëpallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cingari i ndezur vihesh në dritën e syve, në thonjët e gishtrave të dorës tija hynin gjylpërat dhe dilin nga reza e gishtit.

Ç’më thua ti o Vangjel Argjiri? O kasapi besnik i Dushanit në brigatë. Ç’më thua ti o partizan Ibrahim Hoxha nga Korça që duke bërë torturat me aq etje, kujtonje se Dushani do të bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto. Viktima është akoma e gjallë. Fol, o Tahir Kadareja, fol që s’je Razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime t’a heqish duke i dhënë një plumb kokës: por akoma insiston për t’ja marë me kopaçe?

Zebhanitë e Xhehnemit rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjet. Eshtra të thyera, eshtra të çara sytë të përzhëlitur, gishtrinjtë të shpuar, trupi i gjakosur nga çurgat e gjakut, pret akoma drunj.
Erdhi koha e fundit, viktima s’lëviste më, jo se i kishte rënë (të fikët) vilani po pse kish dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohtë në kufomën e ftohtë të viktimës që kishte vdekur nga torturat.

Të tërë ishin në gas, për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye më dukesh sikur e kishte qetsuar urin e tij gjakatare nga që sytë e tij të përgjakshëm hidhnin xixa gëzimi. Në këtë kohë vjen dhe një zebani tjetër xhenemi: “këtu e kemi dhe tjetrin”. Mbas katër orë punë të terrorit në torturë Dushanin e kishte marë urija. Ai thotë: “s’kemi nge, do të shkojmë të hamë bukë”. “Po këtë të arestuar që kemi këtu?, thosh një nga partizanët. “Këputi një plumb”, thotë Dushani. Ej, sa fat lumtur ti o viktimë e dytë që u pushkatove pa torturuar, vetëm e vetëm se s’pati kohë Dushani.

U kthyem në çadëre duke hecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: “po ç’kishte bërë ky maskara?”. “Besa kurgjë, po këtyre Devollinjvet duhet t’ja u bësh të gjithëve kështu, pse qenë me neve dhe u kthyen me Ballin”. Ç’thua ti Dushan?, o Sal-a ynë i dashur, nuk janë të vërteta këto? Ç’mendove ti? Se me anën e terrorit do të hidhje Shqiptarët në grushtin t’ënd? Jo jo, vetëm në një gjë pate sukses: në çeljen e vlla vrasjes.

POPULL!
Dushani po të ketë kohë i bën të gjitha torturat që nuk i magjinion mëndja e njeriut, por edhe kur s’ka kohë, plumbin ballit të jep. Hajde, hajde ç’barbarizëm e ç’tmerr!!!
E ju o Partizanë, hiqeni frikën nga terrori i Dushanit, dezertoni nga radhët e shëmtuara të tija dhe ejani në gjirin e Shqipërisë e të Shqiptarëve, të qajmë hallet që na kanë rënë. Mos ki frikë o popull, zëri këta partizanët që kam shënuar këtu, nëmos mundç të zëç Dushanin, thirmëni dhe mua që të kuptosh të vërtetën në se ka nga ndonjë të tepërt nga këto që kam thënë këtu. Në ekzekutimet e torturat e tjera të asaj dite të 13 viktimave nuk shkova të asistoj.

E di o popull që ti do të ngopesh me kaq e do të kuptosh të vërtetën me kaq, por unë do të të kallxoj të gjitha fajet e gjynahet që janë bërë kur kam qënë dhe unë pjestar i barbarizmave. Nesër në traktin e ri akoma kallxime të reja të punrave të vjetra e të shëmtuara që kemi bërë.

POSH TERRORI
RROFTË BASHKIMI
Shqipëri e Lirë 26 Nanduer 1943.

Mblidhuni o Shqiptarë, mblidhuni nji orë e ma parë, të lidhemi me besa-besë.
Mblidhuni që të çfarosim Barbarin!
Mblidhuni që të shpëtojmë djemt t’anë fatkeqë!
Mblidhuni që të mos qajnë ma Nanat Shqyptare.
Mblidhuni që të rrojë Shqipnija!
Xhelal Staravecka

Kategori
Uncategorized

Si i vrame xhandaret me urdher te Mugoshes.

 

Ky është trakti me numrin 3, që Xhelal Staravecka, kishte publikuar menjëherë pas dezertimit të tij nga Ushtria Nacional Çlirimtare. Një ditë para se të publikonte këtë trakt Staravecka njoftonte në traktin e ditës me numrin 2, se të nesërmen do të sillte dokumente mbi torturat çnjerëzore dhe vrasjet makabre me urdhër të Dushan Mugoshës.

Dhe ashtu sikurse kishte lajmëruar në traktin e radhës, pra ky që po sjellim më poshtë, Staravecka flet për torturat çnjerëzore. Ai shpjegon se në Brigadën e parë aplikonin dy dënime. Dënimi me një nen që do të thoshte dënim me pushkatim dhe dënimi me dy nene, që siç shpjegon ai: ”kur ndonji fatkeq dënohesh me dy nene donte të thoshte torturë nja katër orë të paktën e ma në fund – në qoftë se i mbetesh ndonji pikë shpirti – plumbin”.

Pasi ka treguar ekzekutimin e tmerrshëm të një tregtari tiranas ai ka rrëfyer edhe për kapjen e një grupi xhandarësh dhe kapterit të tyre, të cilët I sjell me emra dhe m♪7 pas tregon se si i kishin pushkatuar të gjithë me urdhër të Mugoshës. Më poshtë, në traktin e Xhelal Staraveckës me numrin 3 jepen të gjithë hollësitë e këtyre krimeve.

Trakt’ i III.

Këtu poshtë po botojmë traktin e tretë me të cilin Xhelal Staravecka deri dje nji ndër komandantat ma të shquem ë kuadrove të Nacional-Çlirimtares, fillon të qesi në dritë krejt veprimtarinë e aparatit të Partisë, qi po zhvillohet vetëm e vetëm për përmbysjen dhe shkatërrimin e Nacjonalizmës Shqiptare.

Cili asht objektivi i patis teroriste Komuniste për t’arrijtur me anën e ushtris së krijuar me emnin ushtrija Nacjonal-Çlirimtare? Cili sekret mëshihesh në këtë ushtri? Shumë e vështirë ma përpara dhe shumë e kollajt tashti qi e hoqi maskën e saj pa marrë mirë fuqin në dorë për të lozur dramën ma tragjike q’imagjinon mendja e njeriut.

Objektivi ka qenë përmbysja, rrenimi, shkatrrimi, shkallmimi dhe zhdukja e popullit shqiptar njiherë e përgjithëmonë. Atë qi nuk mundi dot Turqija t’a bante në nji kohë të gjatë pesëqind vjeçare, atë qi nuk do bante fashizmi për njizet vjet, Partija Komuniste teroriste DUSHONO-MELADINISTE e filloi dhe me suksesin qi pati me dredhinat dhe dinakëritë djallzore, me grackën e ngrehur me mjeshtrinë ma të hollë do t’a arrinin pikën e caktuar t’asgjësimit të Shqiptarve në nji kohë jo ma të gjatë se motmot qysh prej datës së heqjes së maskës punve të tyne antishqiptare.

Unë premtova dje se në traktin e sotshëm do të flas me fakte mbi torturat ma të ashpra se ato t’inkuzicjonit të Spanjës dhe të çdo gjyqi mesjetar qi janë bërë prej dorës së DUSHANIT shqiptarve të pafajshëm ose dhe atyne të fajshëmvet, por të paktën t’u jipesh nji plumb dhe jo tortura të tmerëshme. Brigata kishte qindrue në katundin Fravësh ndoshta të rrethit të Tiranës; q’andej ndaheshin batalionet në pika të ndryshme për të goditur armikun okupator e natyrisht, sipas direktivës, edhe trathtarët e vendit.

Në grupin e trathtarve të vendit tashti në kohët e fundit nuk përmblidheshin si ma përpara vetëm ata qi i shërbenin okupatorit, por dhe të gjith ata qi nuk ishin lidhur me luftën Nacjonal-Çlirimtare (GËNJESHTARE); me fjalë të tjera gati shtatë të dhjetat e popullsis qi ndodhesh nën rrezen e flagës teroriste të propagandës DUSHANO-MELADINISTE. Oh! Ç’varr i qe përgatitur popullit Shqiptar; gjith kjo popullsi ishte destinue të kalonte nën thikën e terrorit. Me bataljonin qi komandoja unë filloi goditja e okupatorit prej katundit Bërzhitë të Petrelës deri tek kazermat e Xhenjos në Tiranë.

Gjatë veprimeve si qendër të këtij batalioni kishim Priskën, dhe kur batalioni i tërë hynte në goditje lijshim nji pjesë të vogël partizanësh me ndonji përgjegjës për ndërlidhje. Mbas tetë ditësh goditjesh deri tek ajo e fundit afër kazermës Xhenjos u këthyem të pushojmë dy ditë. Kur arrijtëm në priskë ku atje kishte ngelë për ndërlidhje Kom.

Politik i batalionit, Myslim Shyri shum i njohur për Zotësi luftarake (të mos bisedojm për atë politike) shofer i autoton trokvet të Fordit, mysafir i cepave të rrugve dhe i nën uravet, pijanec e i pa skrupul, ky miku ma i ngushtë i DUSHANIT kishte kapur nji gjah tepër të mirë: nji tregtar tiranas qi kishte ardhë te miku i tij në Priskë.

Tregtarin tiranas, nuk ia mbajë mirë mend emnin por më duket Abdullah, e kishte arrestue dhe e kishte dënue me nji nen d.m.th. me vdekje. Neve kemi pasë dy nene; kur ndonji fatkeq dënohesh me dy nene donte të thoshte torturë nja katër orë të paktën e ma në fund – në qoftë se i mbetesh ndonji pikë shpirti – plumbin. E pyes shokun komisar sepse mbahesh i arrestuar ky civil: “Me i dhanë gjysmën e lekut” përgjegj ai. N’atë anë të Tiranës gjysma e lekut do të thotë plumbi. Po pse? Ç’faj ka bërë? E pyes unë.

“Ka qënë polic në kohën e Zogut” m’u përgjegj shoku komisar. Ah ç’rrebesh i madh për popullin shqipar. T’a vrasim pse ka qenë spiun në kohën e Zogut; ndoshta meritonte nji dënim, por jo në këtë kohë, pse neve me Zogistët ishim lidhur. Imagjinoni vetë se ç’mundim kam hequr për të ndaluar vendimin e komisarit t’im aqë koshient për të shpëtusr nga eksekutimi prindin e fëmijve të shkretë qi babën e dinin se kishte shkuar te miku në gostë.

Të nesërmen, më duket 9 Tetor 1943, Isa Toska i dytë (Mehmet Shehu) me një kompani nga Fraveshi vjen në Priskë të marë kontakt me ne. Ishte nisur dhe ky për një aksion brënda në Tiranë. Shkoi rrethoi xhandarët e post komandës të Varrit të Bamit dhe u thirri që të dorzohen. Xhandarët përgjigjen negativisht. Mehmet Shehu me një herë shkon në një shtëpi tjetër dhe pyet se ku është post-komandanti i asaj poste. E gjeti shtëpinë e post-komandantit e thirri dhe ai me një herë doli jashtë duke u vënë në dispozicjonin e Mehmetit me buzëqeshje dhe bile me vullnet të mirë.

Shkoi në post-komandë, u thirri xhandarëve të tij që të dorzohen “s’kemi asnjë rrezik se dhe këta janë Shqiptarë”. Xhandarët u dorzuan, u shoqëruan dhe u dërguan tek unë. Në mezin e ditës vjen dhe Mehmeti. Më thotë “bëj gjyqin”. Ç’farë poshtërsije! Gjyqi i tyre ishte i bërë, plumbi në kokët. Për formalitet, i mora në pyetje. E ç’farë pyetje? U muarëm vetëm emërat që i kam dhe sot në një defter shënimesh.

1) Kapter Adil Maksuti nga Marglliçi i Çamërisë, kish vetëm pesmbëdhjet ditë në shërbim, i pa pasur dhe fatkeq. Më se pesmbëdhjet vjet kish qënë puntor në lulishtën e Tiranës. Burr plak dhe tregonte i pa fajshëm;
2) Xhandar Prenk Marku nga Koçinara e Kthellës;
3) Zef Simoni nga Fishta e Zadrimës;
4) Prenk Lek Shkreli, nga Malsija e Shkodrës;
5) Prenk Kol Marku, nga Kaçimara e Kthellës;
6) Pjetër Shkjalleshi, nga Kthella.

Pesë të fundit kishin më tepër se një vit shërbim; natyrisht në mos një herë, një herë do të kishin hedhur pleh në arën e fashizmit duke i bërë dëm arës Shqiptare, prandaj u kufizova vetëm të shpëtoj nga vdekja kapterin pesmbëdhjet ditësh dhe e shpëtova. Pes xhandarët u pushkatuan. Kapterin sa do që e kishim falur e muarëm me vehte të mernim dhe pëlqimin e Dushanoviçit.

U kthyem në qëndër të Brigatës, në Fravesh, atje porsa arrijtëm i dhamë raportet verbale Komandantit terror Dushanoviçit, në mes të tjerave referuam çështjen dhe vendimin e Adil Maksutit. Dushani, Sal-a ynë i dashur, i priti raportet t’ona me atë seriozitetin e tij njeri ngrënës dhe për kapterin tha: “ani, ani, po le t’a shohi dhe Tahiri një herë kapterin”.

Tahiri është Tahir Kadareja, nga Gjionokastra, me fytyrën e tij të shëmtuar si gorillë, por me një zemër të eshkët, është Dushani dytë. Ky shkoi e pa kapterin dhe kur u kthye simbas shkeljes së syrit Dushani tha: “ai kapter duhet vrarë pse ka qënë milic më 1918”.

Ah, ç’fatkeqsi! I vrasin njerzit pse kanë qenë milicë në 1918! Ah, ç’kontrast! Tahiri gjasht vjeç në 1918 i mbështjellë me fustanin e fëminisë rreth avllisë së shtëpisë së tij në Gjinokastër, njeh Adil Maksutin nga Çamërija që ka qënë milic. Adil Maksutin e vranë. E vranë për dy gjëra; për të shuar etjen e gjakut që Dushani është i uritshëm të shohi orë e çast çurga gjaku nga trupat e Shqiptarve dhe e dyta për të marë ato të shkreta rroba që kish veshur. Thomëni, thomëni e kundërshtomëni.

Nxirmëni gënjieshtarë o terroriste, merni kurajo e përgënjeshtroni këto fakte. Jo, nuk futet shtiza në thes. Atë ditë kemi vrarë 13 viktima të pa fajshëm atë ditë janë bërë torturat prej Dushanit vetë, ato që ai i quan të zakonshme; pa më pyesni mua? Edhe unë kriminel jam, shpirt fort, zemrën t’eshkët e kam, gjumi natën më del nga tmerri; ah, sa lark unë nga ata!

POPULL! Këndoje; këndoje mirë’ pyet dhe heto, thirri dhe mbushe mendjen se neve kemi qënë ujk për ty, neve të kemi premtuar gjyqin t’ënd, neve ju kemi kërcnuar të tjerëve, të fajshëm dhe të pa fajshëm, se do t’i gjykonje ti, se do t’a bënje ti gjyqin t’ënd, se do të vendosnje ti mbi jetën dhe vdekjen e fajtorëve; po thuam, thuam, kur të kemi pyetur? Po thuam, thuam, kur ke marrë ndonjë herë në gjyqin t’ënd fajtorët? Asnjë herë. Kur ndonjeri prej popullit kish kurajon dhe thosh: “si u bë kjo punë?” ne përgjigjeshim: “është punë për Europën”.
Ah, gënjeshtarët ne! Mbillnim demokracinë dhe kornim didaktorinë.

Besa e Zotit të erdhëm hakut, t’a kishim nisur hoxhën për talikinë, a po priftin për thirrjen e fundit në varrin që kishim hapur për mëshirën t’onë ty o popull s’të kish ngelur tjetër gjë veç mbarimi yt katastrofal. Poshtërsisht të kishim pregatitur një pusi akoma më të madhe në qoftë se nuk do të ishte e mjaftueshme masakra që do të bënim tek ti dhe vllavrasja në të cilën të kishim futur.

Do të të prishnim edhe me aleatët që me aq gjak e mundime e arrijtëm ditën e lumtur të njihesh si një shtet liridashës. Dokumentin e kemi në dorë e do t’a japim që t’i bësh gjyqin klikës trathëtare Dushano-Miladiniste. Ngrehu, o popull, hapi sytë, mblidhe vehten se në gërminë të kemi shpënë; jepna grushte vdekjeje ah, sa trathëti!

Ti na strehove në banesat e tua, ti na mbajte duke na përmbushur gjithë nevojat t’ona, to u sakrifikove pa asnjë dhëmbje vetëm e vetëm që të shikonje rrezen e dritës që ne gënjeshtarët të premtonim. Çou, çou nga gjumi, përzeri gjaktarët, zhduki të huajt dhe rrethoje Flamurin t’ënd të shënjtë për Shqipërinë e nesërme jo të coptuar, por integrale që natyra e ka falur.

Nesër akoma mbi torturat.
Poshtë terrori.
Jashtë të huajit.
Vdekje përçarësve
Rroftë Shqipëria integrale
Rrofshin Shqiptarët
Rroftë bashkimi Kombëtar.
Rroftë Ushtrija Kombëtare.

Dokumente si këta, na vlejnë shumë. Xhelal Staravecka, nji mik i popullit e i nacjonalizmës shqiptare, admirojet sot prej të gjith atyne qi Shqipnin e kanë në zemër e e mprojnë me çdo sakrificë. Por – siç na premton i naltpërmenduni – nëpër mjet të trakteve qi do të hedhi do ta sqaroj opinionin shqiptar edhe me fakte të tjera ma të vlefëshme, ma të randësishme e ma jetësore për katastrofën e soçme.
Neve i presim e do t’i ndjekim me shumë kujdes.

RROFTË SHQIPNIJA
enver

Kategori
Uncategorized

Aristokrati Voskopojar Nikolaus Dumba, biznesmeni që financoi dhe mbrojti vlerat e artit botëror.

 

Komuniteti vllah i Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të njohura të rangut ndërkombëtar, njerëz që u bënë shumë të famshëm nga kontributi që dhanë në vende të ndryshme europiane ku jetuan, personalitete të fushave të ndryshme si ajo financiare, e ndërtimit, e artit dhe e tregëtisë. Një ndër figurat më të njohura, që i përkasin këtij komunitetit, është industrialisti multimilioner, vjenezi Nikolaus Dumba. Personaliteti i Nikolaus Dumbës është shumë dimensional.

Ai përveç se një politikan liberal i suksesshëm ishte edhe një industrialist i njohur dhe largpamës, përveç se një mbledhës i njohur veprash arti ishte edhe mbështetës i fuqishëm i artit bashkohor, ishte inisiator dhe finacues i shumë krijimeve të njohura artistike të cilat kanë mbetur në fondin e artë të kulturës botërore. Për dijeni të lexuesit, shkaku për të cilin vendosa të bëj këtë shkrim nuk është vetëm përshkrimi i figurës madhështore të Nikolaus Dumbës, por edhe kurioziteti për të zbuluar lidhjet e kësaj familje aristokratësh dhe patricësh me trojet tona shqiptare.

Ka shumë autor që kanë shkruar për prejardhjen, jetën dhe aktivitetin e pjestarve të familjes Dumba, sikurse janë të shumta variantet e prejardhjes së tyre në veprat e këtyre autorëve. Një punim shkencor nga dy autorë të cilët janë njohësit më të mirë të çështjes vllahe M.D. Peyfuss dhe E. Konecni, kanë shtjelluar disa risi mbi prejardhjen e familjes Dumba si dhe disa familjeve të tjera vllehe, të cilat lëvizën nga Voskopoja dhe rrethinat për t’iu shmangur djegjeve dhe plaçkitjeve të pasurisë dhe bisneseve të tyre nga sundimtarët e zonës.

Familja Dumba
Emri i familjes Dumba, e cila u vendos dhe jetoi në Vjenë, u dëgjua për herë të parë aty në vitin 1807 nëpërmjet një vllahu të quajtur Raphael Dumba, pjestar i komunitetit të madh grek të ardhur në Vjenë nga Maqedonia. Thuhet nga studiuesit që në mbarimin e shekullit të 18-të dhe fillimin e atij 19-të, kolonia e “grekëve” të Vjenës nuk ishte e përbërë vetëm nga pjestarë të një kombësie, por ishte një përzierje përsonash të besimit ortodoks me shtetësi të ndryshme, të cilët mblidheshin për të kremtuar meshën e tyre të shenjtë në kishën e njohur të TRINISE SE SHEJTE në Vjenë. Këtij komuniteti të madh që fillimisht u quajtën “Grekët dhe Vllehët” ju shtuan edhe ortodoksët serbë, bullgarë dhe shqiptarë.

Rreth mesit të shekullit të 18-të, grupi i tregtarve aromunë, të cilët deri atëhere së bashku me tregtarët grek-bullgare-shqiptarë kishin qarkulluar mallrat nëpërmes korridorit të Adriatikut, filluan të përdorin rrugë tokësore për qarkullimit e mallrave, tashmë nëpërmjet kontinentit, duke krijuar në vende të ndryshme (Serbi, Hungari deri në Vjenë) qëndrat e para tregtare. Përveç Thesalisë, që ishte zonë e njohur për prodhimin e pambukut, një zonë tjetër në kufijtë në mes Maqedonisë dhe Epirit (Shqipërisë së sotme) jo larg nga Korça, kish filluar të lulëzonte. Ky ishte qyteti me popullsi vllehe i Voskopojës, që u bë qëndra tregtare më e njohur e rajonit dhe që i përgjigjej plotësisht kërkesave në rritje të tregëtarëve vllehë për mallra.

Nga hovi dhe zhvillimi që pat (me Akademi, me shtypshkronjë) Voskopoja u quajt “Athina e kohës së turkut”. Në përgjithësi krejt zona në mes Beratit dhe malit të Gramozit deri në kufi me Greqinë, pat një zhvillim të madh ekonomik, gjë që solli dhe rritjen e numrit të bandave që plaçkitnin bizneset e sukseshme. Djegia në 1788-tën e Voskopojës, plaçkitjet e mëdha detyruan banorët dhe tregëtarët të kërkonin vende të tjera më të sigurta për të jetuar dhe për të bërë biznes. Vllehët filluan të emigronin në masë nga fshatrat në malin e Gramozit, në zona aty afër (Manastir), të tjerë ndoqën shembullin e paraardhësve të cilët kishin dalë me kohë në perëndim (Vjenë), si në rastin e Dinastisë Sina, apo të familjes Tirka. Edhe banorët e fshatit Vlastë / Blaci nga ku familja Dumba emigroi, u dyndën aty nga Voskopoja dhe nga mali i Gramozit. Në studimin e M. Peyfuss thuhet që: ”…një rrymë e madhe të ikurish nga Shqipëria përmbytën Sanxhakun e Sirozi pashait i cili ishte konkurenti kryesor i Ali Pashës”.

Si paraardhës i Dinastisë Dumba njihet bariu Celnic Dumba, i cili pati 4 fëmijë: “.. Mikelin, Nikollën, Rafaelin dhe një vajzë me emrin Peristera. Djali më i madh Mikeli përveç traditës familjare të mbarështimit të gjellëve, filloi të merrej dhe me tregëti. Ai pati 5 fëmijë, një vajzë (Maria, lindur 1796) dhe katër djelm: ..Teodorin, Nikollën, Rafaelin, Sterion i cili ishte i ati i vjenezit të famshëm Nikolaus Dumba”. Sterio Dumba pasi kish dëgjuar për fitimet në tregëti të bashkëqytetarve të tij vlleh, të cilët kishin emigruar në Austri, e sidomos për suksesin e madh të Simon Sinës, vendosi që me familjen e tij t’i drejtohej qëndrës së perandorisë, Vjenës.

Kështu që në vitin 1817 së bashku me vëllaun e tij më të vjetër Nikolausin të shoqëruar nga një karvan me ngarkesë pambuku, pas një udhëtimi që zgjati tre muaj arriti në kryeqytetin Vjenë. Në vitin 1819, së bashku me vëllezërit krijuan shoqërinë “Vëllezërit M. Dumba” e cila për pesë vite pat një fitim të konsiderueshëm të cilin e vendosen në aksione të shoqërisë. Mbas vdekjes së vëllezërve, në vitin 1844 Sterio Dumba u ba drejtuesi i vetëm i firmës me prokurën e të gjithë familjareve. Pas 8 vitesh, në 1852-shin ai ja kaloj firmën djalit të tij të madh Michael, por mbet aktiv si mbikqyrës i firmës me të drejtë nënshkrimi.

Talenti dhe zgjuarsia e Sterios në biznes e ngriti kapitalin e firmës në 2.048.143 Gulde. Megjithëse i pasur, ai nuk pranoi asnjëherë titujt aristokratik që i propozuan. Në janar të vitit 1828 u martua në kishën e Trinisë Shejte në Vjenë me Maria Curtin, të bijën e tregtarit të madh Michael D. Curti i cili kishte lindur në vitin 1764 në Voskopojë. Me Marien, Sterio pat dy djelm: 1828 lindi Michael e pas dy vjetësh Nikolaus. Sterio vdiq dhe u varros me 31 janar 1870. Sipas një lajmi të kohës, në varrimin e tij morën pjesë me mijëra qytetar, sikur të ishte një pjestar i familjes perandorake. Varri i tij gjendet në varrezën qëndrore të Vjenës në sektorin e varreve greke, parcela 30 A, strehimi 3.

Nikolaus Dumba
Industrialisti milioner Nikolaus Dumba (i biri i Sterios) lindi në Vjenë me 24 korrik 1830. Që në fëmijëri ai tregoi interes të madh për muzikën. Duke parë orientimin e fëmijës, familja e pasur e dërgoi në Gjimnazin Akademik, një shkollë shumë e njohur në Vjenë, nga ku mori kulturën dhe orientimin e duhur për karrierën e tij. I talentuar në fushën e tregëtisë, ai që i ri drejtoi fabrikën e përpunimit të pambukut, që ishte pronë e familjes, duke punësuar 180 punëtorë dhe duke i sjellë firmës fitime të mëdha. Nga kapitalet e mëdha që krijoi ai u bë zotërues i madh objektesh në Budapest të Hungarisë. Në vitin 1865, Nikolaus Dumba ndërtoi një pallat madhështor e përfaqësues në qëndër të Vjenës, në një nga rrugët më të famshme të quajtur Ringstrasse, i cili është në vetvehte një galeri arti. Për ndërtimin e këtij pallati ai ngarkoi dy arkitektë perandorak shumë të njohur. Pasioni i madh që Dumba kishte për artin, bëri që pallati të stolisej me veprat e piktorve më të dëgjuar të kohës të cilët ai i kishte edhe miq.

Piktori i njohur Hans Makart është autori i tavanit të pikturuar, vepër e quajtur “Alegoria e Muzikës” në dhomën e punës së Dumbës. Piktori Friedrich Schilcher i pikturoi një tavan tjetër që sot quhet “Schubert-Apotheose”, ndërsa miku i tij i ngushtë Gustav Klimt i stolisi muret e studios (mbiportat) me veprat e njohura si “Muzik” dhe “Schubert am Klavier”. Dhoma e famëshme e punës e Dumbës në Vjenë, ishte një vend kontaktesh për shumë artistë të famshëm si Johannes Brahms, Richard Wagner, Johann Straus, Franz Schubert, Johann Herbeck, apo njerzit më të përmendur të financave të perandorisë. Pallati u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u restaurua nga fondi i Bankës së kursimeve të Austrisë.

Në vitin 1870, Dumba u zgjodh anëtar i parlamentit të landit Austrisë së ulët, si dhe nënkryetar i komisionit të financave. Më pas u zgjodh si kryetar i komisionit të arsimit. Nga viti 1870 – 1885, ai u bë deputet i parlamentit austriak dhe pjestar i komisionit të financës. Ai i përkiste partisë së krahut liberal dhe ishte kryetar i “Klubit të së majtës” në parlament. Në shtator të 1885-sës, i propozuar nga perandori, ai mori titullin e përjetshëm “Pjesëtar Nderi i Shtëpisë Mbretërore”, një titull që i jepej burrave të shtetit, njerëzve të mëdhej të shkencës, të kishës, apo ndokuj për merita të veçanta. Në oborrin mbretëror, Dumba ishte pjesëtar i komisionit të buxhetit, në fillim si nënkryetar (1892) me pas (1895) si kryetar.

Ajo që e bënte Nikolaus Dumbën veçanërisht të njohur në rrethet e aristokracisë vjeneze, ishte dëshira e tij për të mbledhur, ruajtur dhe restauruar objekte arti. Duke qenë njohës dhe mbrojtës i mirë i artit, ai ishte pjesëtar i shumë shoqërive dhe organizatave të përmendura kulturore si: nga viti 1870 ishte Pjesëtar Nderi i Akademise Kombëtare të Arteve të Bukura, si dhe i Klubit të Artistëve të Arteve të Bukura. Ishte Kryetar i Lidhjes së Artit, Pjesëtar i Komisionit të Artit në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës Austriake, Anëtar i Komisionit Kujdestar të Muzeumeve të Artit dhe Industrisë të Austrisë, Nënpresident i Shoqërisë Kombëtare të Muzikantëve, Drejtues i Bordit të Shoqërisë së famëshme “Kori Vjenez i Burrave” për të cilin Johann Straus (biri) kompozoj valsin e njohur për kor “An der schönen blauen Donau”. Dihet nga të gjithë që për mbijetesën e këtij kori, Dumba i dhuroj shoqërisë 50.000 Gulde.

Si një personalitet me pasuri të madhe, industrialist i njohur, politikan i respektuar, Nikolaus Dumba kishte kontakte miqësore dhe bashkëpunimi me shumë yje të artit, financave e fushave të ndryshme në Austri, nga të cilat pati influencë të madhe në planifikimin, në ndërtimin dhe zbukurimin e qytetit, “të Vjenës së Re”. Veçanërisht emri i Dumbës është i lidhur me ndërtimin e shumë institucioneve apo ndërtesave të cilat janë monumentale për Austrinë si: …Godina e Shoqërisë së Muzikës ose siç njihet nga populli “Salla e Koncertit të vitit të ri, koncertit të Vjenës” ; dhe me Godinën e Parlamentit austriak. Edhe në varrezat qëndrore të Vjenës, Dumba u kujdes që të ketë një parcelë monumentale me varret e artistëve botëror Beethoven, Brahms, Makart, Mozart, Radetzky, Raimund, Schiller, Schubert.

Me rastin e 60 vjetorit, për kontributin e tij në mbrojtjen dhe mbështetjen e artit dhe shkencës, Bashkia e Vjenës vendosi ta shkruaj emrin e Nikolaus Dumbës në Librin e Artë të qytetarëve të nderit. Dumba u zgjodh nga bashkësia ortodokse greke e Vjenës, si udhëheqës i saj. Në mes të dekoratave dhe nderimeve të ndryshme ai pat: Kryqin perandorak të urdhërit të Leopoldit, Kurorën e Hekurt të Klasit II-të, Kryqin e Kalorësit të Franc Jozefit, urdhërin turk Mecidiye të Kl. II, Kryqin e madh ushtarak Grek, Kryqin e madh ushtarak Rumun, Kryqin e Komandantit të Dukës së Sachsenit të Kl. I.

Me 23 mars 1900, ndërsa gjendej në Budapest në mbledhjen e redaksisë të gazetës “Monarkia Austrohungareze në fjalë e shkrim”, ai pat një goditje në zemër e cila i shkaktoj vdekjen. U përcoll nga Budapesti drejt Vjenës me nderime të mëdha. Në Vjenë, arkivoli me trupin e tij i shoqëruar nga mijëra vjenez u varros në varrezat qëndrore të Vjenës në parcelen e quajtur “e grekve” deri sa në vitin 1903 u vëndos në një varr nderi në parcelën që ndërtoj vetë për përsonalitetet e famëshme. Varri i tij monumental është vepër e skulptorit Edmund Hellmer. Dumba njihej si admirues i Franc Schubertit. Ai këndonte vete me një zë të bukur tenori pjesë të Schubertit për rrethin e tij miqësor.

Ai u kujdes që monumenti i Schubertit të vendosej në parkun e qytetit, bëri me shpenzimet e tija restaurimin e varrit të Schubertit dhe i vendosi eshtrat e tij në parcelën e personaliteteve të nderit. Ai u interesua për mirëmbajtjen dhe grumbullimin e veprës së plotë të Schubertit. Mbas vdekjes së vëllait të Franc Schubertit, i cili zotëronte të gjitha dorëshkrimet e kompozitorit (1859), Dumba u kujdes që trashëgimia e lënë nga autori të mos shpërndahej e të humbiste. Më pas Dumba arriti të blejë nga përfaqësuesi ligjor i familjes së Schubertit, që ishte një nip i tij, me çmim të arsyshëm shumë dorëshkrime, por edhe mblodhi nga miq e të njohur të kompozitorit origjinale të mbetura apo të falura. Nikolaus Dumba zotëroj një koleksion të madh të objekteve origjinale të trashëguara nga Franc Schubert.

“Koleksionin tim me objektet përsonale dhe dorëshkrimet e Franc Schubertit, këtij mjeshtri të mrekullueshëm vjenez të muzikës, unë vendosa t’ja lë trashëgim Vjenës sime të dashur, me deshirën që ky koleksion të paraqitet me emrin tim kur të ekspozohet. Nqs grueja dhe vajza ime dëshërojnë të kenë ndonjë këngë nga ky koleksion, t’i jepen lirisht atyre”, kto ishin rreshtat që Dumba para se të vdiste shkroi në testamentin e tij, për t’i lënë qytetit të Vjenës një trashëgimi të paçmuar që përbëhej nga 200 objekte origjinale dhe partitura muzikore të Franc Schubertit. I gjithë ky koleksion, por edhe disa gjetje të mëvonshme, sot gjenden në bibliotekën e qytetit të Vjenës.

Dëshëroj të theksoj për lexuesin që, ndërsa po kërkoja varrin e Sterio e të Nikolaus Dumbës në varrezën qendrore të Vjenës, u ndodha përpara një surprize të bukur, që i bëri mirë krenarisë sime shqiptare. Në parcelën e personaliteteve të artit dhe shkencës e cila u ngrit me iniciativën e shpenzimet e Nikolaus Dumbës, ai ishte kujdesur që së bashku me figurat më të mëdha botërore të vendosë edhe varrin monumental të gjeniut të hekurudhave, shqiptarit Karl Gega. Nuk mendoj se është një rastësi, që eshtrat e Nikolaus Dumbës prehen përjetësisht në krahun e djathtë të varrit të arkitektit Karl Gega.

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

 

Kategori
Uncategorized

ISIS,ka sunduar per 45 vite ne Shqiperi.

ngjelaz

Spartal Ngjela e ka krahasuar frikën aktuale nga Shteti Islamik me ish-regjimin diktatorial në Shqipëri të Enver Hoxhës. Në një analizë të tij, ISIS-thotë ai- ka 45 vite që jeton në Shqipëri, duke iu referuar “regjimit titanik të Enver Hoxhës”.

Analiza e Spartak Ngjelës

Ne shqiptarët sikur po harrojmë shumë, sikur nuk i dimë se çfarë jënë krimet shtetërore, dhe të gjithë janë shqetësuar këto ditë se do të na godasë ISIS-i. Nuk flas për merakun dhe për lajmin, i cili nuk më duket fare se ka gjasë të ndodhë, por dua të vë në dukje një fakt tjetër: NE SHQIPTARËT KEMI JETUAR PLOT 45 VJETË NËN THUNDRËN KRIMINALE TË ISIS-it. Kush ju tha që ISIS-i që po shihni në vendet arabe nuk është i njejtë me regjimin tiranik të Enver Hoxhës? Pse, ju mendoni se Enver Hoxha ka qënë më pak kriminal, më pak patologjik dhe më pak antiperëndimor sesa Abu Omar al Bagdadi që drejton sot shtetin e ISIS-it? Al Bagdadi është një fëmijë kriminal para Enver Hoxhës. Pse, ju mendoni se në vitet e para të vendosjes së terrorit shtetëror ideologjik në Shqipëri, Enver Hoxha me bandën e tij ka vrarë më pak se bandat e ISIS-it në këta tre vjet? Në asnjë mënyrë. Enver Hoxha vrau të gjithë intelektin e lartë shqiptar, i cili ishte i barabartë në vlerë me intelektin e lartë perëndimor, tamam me mllefin individual kundër lirisë perëndimore, njëlloj si bandat e ISIS-it sot. Vrau të gjithë firmëtarët e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë: të gjithë ata që i gjeti gjallë. Vrau të gjithë ekspertët apo njerëzit e kulturës me shtetësi perëndimore në Shqiopëri. Por, ai vrau gjitmonë çdo element perëndimor. Vrau pronarë shqiptarë dhe tregtarë të ndershëm për t’iu grabitur arin.

Vrau afër 200 klerikë katolikë; nuk besoj se e ka arritur këtë numur Abu Omar al Bagdadi. Enver Hoxha grabiti në mënyrë kriminale të gjitha kursimet në ar që kishte grumbulluar me breza familja shqiptare. Shpërbëri nderin dhe dinjitëtin njerëzor të shqiptarëve, dhe e shpalli veten “njeriun më të ditur dhe më pozitiv të njerëzimit”. Banda e Enver Hoxhës ishte e barazvlefshme me bandën e çmendur të ISIS-it, madje Hoxha ia arriti që me terrorin hoxhist ta izolojë plotësisht Shqipërinë nga Perëndimi: ISIS-i ende nuk e ka arritur këtë “stad të lartë” të Enver Hoxhës. Te gjitha gjykatat me gjyqtarë injorantë, që në vitit 1944-1948 denonin në Shqipëri intelektualët me vdekje, ishin tamam në nivelin injorant dhe barbar të atyre qe vrasin gazetarët perëndimore sot në shtetin e ISIS-it.
Të rinjtë shqiptarë duhet ta dinë se për një këngë perëndimorë mund të humbisje jetën në ISIS-in e Enver Hoxhës; dhe për klabe apo lokale të tipit perëndimor, si këta që keni ju sot, nuk mund t’i kishe as në imagjinatë, sepse edhe imagjinata perëndimore, si kulturë, ishte krim.
Çdo individ i formuar me kulturë perëndimor në Shqipëri, ishte arsye për t’u eliminuar deri fizikisht. E çfarë lloj programi më të ndryshëm ka sot ISIS-i? Banda isisiane e Enver Hoxhës ishte shumë më kriminale sesa bandat e sotme të ISIS-it. Ky është fakti. Prandaj, perjashto brezin e ri të lindur në vitet nëntëdhjetë, të gjithë të tjerët e njohin shumë mirë se çfarë është ISIS-i. Një tmerr ka qënë ISIS-i shqiptar i Enver Hoxhës. Degjoini këngët që këndonin hordhitë e Enver Hoxhës, të bindeni: “Në pallatet madhështorë, dridhet korbi gjakatar”, thotë njëra prej tyre; e të tjera që mbajnë brenda vetes urrejtjen kundrejt shoqërisë së lirë. Barbarët ka 2500 vjet që janë në luftë për jetë a vdekje me qytëtërimin. Dhe mos mendoni se kemi shpëtuar tërësisht nga dëmi historik që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare ISIS-i i Enver Hoxhës. Kurrë mos mendoni se flamuri që ngrenë bandat e terrorit shtetëror idiologjik, ka lidhje me flamurin. Ai ka lidhje me antilirinë. Te gjithe keta banditë diktatorialë, e kanë mllefin me lirinë. Me gjak fitojnë para, që me para te mposhtin me terror lirinë në popujt e tyre. Dhe mos u habisni që turmat t’iu bërtasin nëpër sheshe e nëpër rrugë; sepse 10 përqind e popullsisë gjithmonë ka qënë kundër lirisë, që nga Athina e lashtë e deri sot në botën perëndimore. Imagjino në botën tjetër, e cila nuk e njeh fare lirinë, ose e njeh atë shumë pak.

Kategori
Uncategorized

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

BANORE NGA HUNDZA

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

nuristan

Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. /Zylyftar Hoxha/

Kategori
Uncategorized

Donald Trump.Bota me e sigurte me Gadafin dhe Sadamin.

habit-trump-ishim-m-euml-mir-euml-me-sadamin-e-gadafin_hd-770x470

Bota do të ishte një vend më i mirë, nëse diktatorët si Saddam Husseini i Irakut dhe Moammar Gadhafi i Libisë do të ishin ende në pushtet, tha të dielën kandidati republikan për president Donald Trump.

Duke e quajtur Irakun “Harvardi i terrorizmit”, Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën në CNN, se ky vend është shndërruar në një “fushë stërvitjeje për terroristët”.

“Njerëzve po u pritet koka, të tjerë po mbyten. Tani gjendja është shumë më e rëndë se sa kur në pushtet ishin Saddam Hussein, apo Gaddafi”, ka thënë Trump, përcjell javanews.

Ai tha se gjendja në Lindjen e Mesme “shpërtheu” në periudhën kur President ishte Barack Obama dhe sekretare shteti ishte Hillary Clinton, rivalja e tij kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump, i cili është kandidati që kryeson garën republikane për zgjedhjet presidenciale, po ashtu kritikoi vendimin për pushtimin e Irakut nga ish presidenti George W. Bush në vitin 2003, të bazuar tek njoftime të gabuara të zbulimit se vendi dispononte armë jo konvencionale.

Kategori
Uncategorized

Merret peng Kryetari i Bashkisë.

“Shullazi rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë. Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij.

E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin. Por do vdisni nga frika. Ka prej jush njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai mori peng një nga njerëzit më të afërm të Edi Ramës. Gjushi është më i afërmi i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen me para”,

Tani Shullazi nuk i mban lidhjet me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por me vetë kryeministrin Edi Rama.

“4 – 5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plotë. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi, i gjeti armë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, pro çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në dy duar. Por cfarë ndodhi? U lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqtësuan. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjes. Cili ka parë në media romin që u qëllua në vendin ku do të ndërkonte ky me Shullazin? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. T’i flasësh një kryeministri bandit është gjë e rëndë”,

Ka qenë ndërhyrja e Edi Ramës ajo që liroi Bardhok Pllanaj pasi u ndalua nga polici në makinën e deputeti Mark Frroku, në operacionin e koduar me emrin “Viluni”.

“Por çfarë mund t’i thuash një kryeminitri kur Pllana, kryebanditi, kapet në makinën e deputetit? Polici i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash i vjen urdhëri policisë, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën vetë ai. A u lirua Pllana apo është shpikje e opozitës. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën”.

“Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon… Ju e dini se makina e tij ka kaluar 33 herë në kufi me Habilajt trafikantë. Por tani kam një pyetje tjetër. I kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet? Për çfarë është përdorur. Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gje për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. Venus e ka pasi pëlqehet shumë. Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar. Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Sepse drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci, sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh, që kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale. Mbylle gojën, maniak ( i drejtohet Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj). Ky është maniak. Kjo është organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë. Kush është Eftimi? Eftimi është njeriu që merr tenderat sekrete. I merr të gjitha direktë. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e jugut, u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan jo më pak se 8 milionë euro. Lexoni raportin e KE. Sqaro shtëpinë tënde, si është marrë dhe e kujt është ( i drejtohet Arben Çukos. Ju jeni rekrutuar të gjithë me dosje nga Edi Rama. Jo të gjithë, por shumica juaj.”

Gjykatësit që liruan Arben Frrokun nga burgu, të arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, se kanë marrë nga gjysmë milioni euro për vendimin e tyre.

“Gjyqtarët që e liruan Arben Frrokun morën secili nga gjysmë milioni euro. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama i tha mbathja. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni se s’ka probleme. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim… Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë.

Ky fjalim i ashpër i Berishës vjen në një kohë kur për herë të parë ambasada amerikane përmendi me emra kriminelë të rrezikshëm, që lëvizin të lirë.

Kategori
Uncategorized

A është feja shkak i luftërave?

Kategori
Uncategorized

Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë.Letra e fundit e Mehmet Shehut.

Mehmet-Shehu

Nga  Çim Peka

Naten midis 17 dhe 18 nentorit 1981, Mehmet Shehu, 27 vjet kryeministër u gjet i vdekur ne dhomen e tij te gjumit. Mbi komodinë iu gjet një letër që fillon me këtë shënim përsipër:
“Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkush tjetër”.
Letra mbeti mister për më shumë se 22 vjet. Për të u fol shumë. Ajo u komentua me aq sa mbahej mend nga leximi që i ishte bërë në mbledhjen e Byrosë dhe të Komitetit Qendror të nesërmen e natës që Shehu vrau veten, por teksti i plotë mendohej i humbur. Ai u gjet në ish-Arkivin e KQ të PPSh dhe u publikua në media në vitin 2003. Teksti i saj, i lexuar 30 vjet më pas:

“Shoku Enver,
në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkruar me dorën tënde, ndër të tjera, më shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës. Unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve të përqafoj. Enver 11 qershor 1981”.
Por unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, gabova politikisht dhe ideologjikisht kohët e fundit, duke pranuar fejesën e djalit tim, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, fejesë të cilën, me ndërhyrjen tënde të drejtë, unë e prisha. Arsyet pse e bëra unë këtë gabim politik i shpjegova në autokritikën që bëra. Asaj autokritike të datës 12 nëntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjë presje”, sepse është autokritikë e sinqertë, absolutisht e sinqertë. Kjo autokritikë, në mbledhjen e Byrosë Politikë të datës 17 nëntor, u hodh poshtë nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike dhe, më në fund, ju e quajtët atë “alibi”, duke kërkuar që unë sonte të reflektoja dhe të pranoja të gjitha kritikat që m’u bënë në Byronë Politike dhe për të rrëzuar krejtësisht autokritikën time, që ju e quajtët “alibi”, domethënë gënjeshtër, mashtrim.
Në një shënim që më dërgove në 28 tetor 1981, në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementëve negativë në karakterin tim, se aty do të gjeja edhe arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte “…disa elementë negativë të karakterit (tim), që shfaqen shpeshherë në punën shumë të frytshme që bëj për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të”. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën.
Unë po lë jetën për Partinë pa hezitim dhe gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë. Nga kush? Nga Jagua-gjarpër dhe Hrushovët që arritën, për fat të keq të Partisë, të të rrethonin, të manovronin për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilët janë këta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), të takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.
Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla. Por tash, që po ndahemi fizikisht, të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën për ta. Unë nuk po vras veten, por më vrau Jagua intrigant, këlyshi i Koçi Xoxes e nxënës i tij, që me intrigat e tij të pështira, duke hyrë në aleancë tradhtie me Hrushovin që ju e konsideroni “të sinqertë”, të dy së bashku e me fijet e tyre do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste; atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bëjë nesër Hrushovi ynë, i cili, siç e kam dëgjuar me veshët e mi, por që kurrë nuk kam mundur të ta them se, ndërsa për gjithçka më kishe krijuar kushtet për të biseduar, për këta dy (Jagon-gjarpër, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), – pra siç e kam dëgjuar me vesh tha, kur u prishëm me Moskën: “Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?” Domethënë s’ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Ju mos besoni këtë që po ju them, po të doni, kjo është puna juaj, por unë, duke mos pasur mundësi tjetër të zbuloj këtë komplot Jago-Hrushov, po veproj siç veprova. Këta sot hiqen si komunistë “të kulluar”, por nesër nuk do të jeni ju, Hrushovi do të kthehet nga Moska hrushoviane… Jo, shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm”(me ju!), për të vënë veten mbi Partinë etj., akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur “strateg”, për të dalë përpara Enver Hoxhës (dualizëm), për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë nga Jagua e nga Hrushovi e nga të tjerë nën ndikimin e tyre ishte se unë gabimin e kam bërë “për të vënë veten time mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, domethënë kundër Partisë. Kaq shpejt u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por Jagua, Hrushovi e edhe të tjerë, duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht më kanë akuzuar armik.
E jo, shoku Enver, unë nuk jam armik, armiku është Jagua. A e mbani mend kur bisedonim një herë për fejesën e Skënderit në shtëpinë tënde, ku kisha ardhur të qanim hallin e atij gabimi politik që bëra unë, e të shoh se armiku gjithmonë është përpjekur për të futur pykat midis në të dyve, domethënë për të përcaktuar udhëheqjen, e të përmenda Koçi Xoxen, Liri Belishovën e Çu En Lain? Ata s’mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Edhe Beqir Balluku bëri të njëjtën orvatje, por s’ia doli dot në krye komplotit. Këtë herë ia doli në krye Jagua. Ju mund të ma quani si të doni, e keni vetë në dorë! Por unë po vdes për Partinë, për të të thënë amanetin e fundit: Ruaje Partinë dhe socializmin nga Jagua dhe Hrushovi se, ndryshe, pas teje këtu do sundojnë hrushovjanët dhe socializmi do të marrë fund. Po e dekonsiderove këtë që po them për Jagon dhe Hrushovin tonë, aherë unë s’të kam faj, i dashur Enver, aherë e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty. Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë, me të cilën m’u dha mundësia – vetëvrasja.
Edhe një herë: Amanet Partinë nga Jagua e Hrushovi! Partia jonë ka kuadro plot besnikë plot të tjerë.
Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, të paktën sa të siguroni Partinë e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistët e sotshëm më të rrezikshëm dhe shumë e shumë vjet të tjera!
Poshtë imperializmi, me imperializmin amerikan në krye! Poshtë revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atë kinezë) në krye! Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!
Amanet familjen time – Fiqireten, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.
Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë

Kategori
Uncategorized

MEHMET SHEHU DENONTE,ENVER HOXHA APROVONTE.

Mit’hat Frashëri

“Se komunizma s’ka as më të voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…”

Mjera ti more Malësi
Shpija e stane shkrum e hi
Sa nuk ka ma as gjethë as bar
Ma të mirët burra vjerrë në litarë
Të tanë Hotnit lidhë me tel
Keq në Kastrat e ma zi në Shkrel
E në Kelmend s’këndon pulë as gjel…

¨_-_

Të pushkatohen 22 kryengritësit e Bërdicës.

Në krye të operacionit për shtypjen e lëvizjeve kundërkomuniste në Veri ishte vetë Mehmet Shehu.
Nga dokumentet arkivore rezulton se ai mbante një komunikim të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, duke e informuar për situatën dhe për të marrë aprovimin e tij për veprimet e mëtejshme.
Në vijim, po japim telegramin e datës 9 shkurt 1945, ku duket qartë se vendimet për dënimet me vdekje apo burgime nuk i merrte trupi gjykues (sipas ligjit komunist në fuqi), por Mehmet Shehu dhe i aprovonte Enver Hoxha.

Telegrami i Mehmet Shehut:
Tepër Urgjent Nr. ekstra, datë 9.II.1945

Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral Kol. Enver Hoxhës.

Nga shqyrtimi i proceseve të 21 të dënuarve me vdekje propozoj të pushkatohen këta 12 veta:
Xhemal Mëlika nga Leshi, Hider Dulin, Shaban Danin, Taip Halilin, Martin Rokun nga Bërdica.
Mark Nikollë Alaj, Kol Lesh Lekën e Gjok Tom Kokaj nga Ivanaj, Palok Ucin, Gjon Markun, Nikoll Keçin e Nikoll Baçin nga Mali Kolaj.

–Për Llesh Zefin nga Grykë e Manatisë Leshit, disfatist, kollon e pestë propozoj 15 vjet burg.
–Për Nikoll Ramën, Zef Tolën, Kol Gjetën, Gjok Gjonin e Kol Marashin nga Mali Kolaj, që i janë përgjigjë thirrjes së Ded Shabanit për të sulmuar Lezhën, por që s’janë fajtorë kryesorë por vetëm popull i gënjyer, propozoj dënimin e tyre me 30 vjet burg.
–Për Marl Luç Gjonin, Tom Lek Dakën e Gjon Nikollë Vocin nga Vukpalaj, tue qenë se nuk është faktuar akoma akuza e tyre e proceset duhet rishqyrtuar, propozoj pezullimin e ekzekutimit të tyre e rishqyrtimin e proceseve nga gjyqi.

Te denohen me burg këta 29 veta:
–Jak Lushin, Rrok Gjushin e Gjon Pjetrin, këshilltarë të Beltojës që kanë pasë diejni për veprimet e Hasan Isufit.
me 30 vjet burgim;
–Geg Enjëllin, këshilltar i Beltojës, me 15 vjet;
–Shyqri Bushatin, Shefki Bushatin, Myfit Bushatin, nga Shkodra e strehues të –Sulçe Begut, me 30 vjet burgim;
–Lal Metin e Kol Markun, këshilltarë të Trushit që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Dan Velin, Shaban Dinin, Martin Lorjan, Faik Lanin e Kin Shukun, këshilltarë të Bërdicës që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Gjeto Tolin, Prek Kolën, Gjokë Gjinin e Tom Zefin, nga Mali Kolaj, bashkëpunëtorë me Ded Shabanin, me 30 vjet burg;
–Kol Gjokën nga Ivanaj, bashkëpunëtorë me Gjon Martinin, me 20 vjet burg;
–Zef Gjonin nga Ivanaj me 15 vjet;
–Ujk Shitin nga Ivanaj me 10 vjet;
–Met Shytin nga Ivanaj me 5 vjet;
–Dan Salën, Tom Markun, Rrok Pashukun, Idris Canin, Ali Mustafan e Emin Beqirin, këshilltarë të Melgushit, që kanë pasë lidhje me Ded Shabanin, por nuk i janë përgjigjë thirrjes së tij, me 1 (një) vit burg.

Gjyqi vazhdon dhe mund të dënohen me vdekje rreth 20 veta të tjerë.
Presim urgjentisht aprovimin për ekzekutim të vendimeve.
Mehmeti
Nr. 9, 10 fruer 1945.

Aprovimi i Enver Hoxhës.

Radiogram Urgjent.
Korpusit III-të Pergjigje radiogramit nr. extra, datë 9 fruer 1945.

Aprovohet nga Enver Hoxha ndeshkimi me vdekje.

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin.

Na njoftoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (firma)
Tiranë, më 10 fruer 1945 Nr. 35 regj, 1945.

Gjykimi në Gjykatën e Naltë Ushtarake.
Tetëmbëdhjetë ditë pas aprovimit të Enver Hoxhës për dënimin e tyre me vdekje, me komunikatën nr. 35, datë 28 shkurt 1945, Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake ia përcjell çështjen për gjykim Gjykatës së Naltë Ushtarake me mejtimin që akt-gjykimi nr. 15, datë 31 janar 1945, i Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, Shkodër, të aprovohet.
Në vendimin nr. 35 të Gjykatës së Naltë Ushtarake shpallur në Tiranë, më 28 shkurt 1945,
Gjykata e Naltë Ushtarake.
E formueme prej Gaqo Floqit, Kryetar, dhe Frederik Nosi e Veledin Zejneli, anëtar, në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, major Myftar Tares, dhe me asistencen e sekretarit, Jani Thoma, mbasi mori mejtimin e prokurorit, i cili kërkonte të vendosej aprovimi i këtij vendimi si i ligjshëm dhe i rregullshëm;

foto e Urim Gjata
Ja shenimet e kohes….
Batalionet kriminale të komanduara nga krimineli Shefqet Peçi do të provonin siç thoshte Mit’hat Frashëri “Se komunizma s’ka as më të voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…” E kështu të tërbuar komunistët do të pushkatonin e vrisnin shqiptarë nga më shqiptarët, si Hasan Isufin bashkë me të vëllanë Ahmetin, si dhe pasi ta kapnin të gjallë do ta pushkatonin pas pak ditësh edhe Ademin të cilët ranë heroikisht duke luftuar në Malin e Kolajve. Të akuzuar për ngjarjen e Berdicës do t’u pushkatojshin prej katundit Berdicë, Taip Halili e Rexhep Halili (babë e bir), Veli Sala, Lush Paloka, Shaban Dani, Hider Dyli, Martin Rroku, Pjetër Darragjati, në prani të popullsisë do tu pushkatojshin pa gjyq Pjetër Harapi e Pjetër Loroja. Pa vonuar u pushkatua edhe lezhjani Xhemal Mlika dhe Arif Selimi i Vukatanës, i cili nuk pranoi kurrë të tregonte vendin ku ndodheshin Kazazët që kërkoheshin nga komunistët me siguri si më vonë ndodhi të pushkatoheshin. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të përmenda më lart në organizimet e mbledhjet për kryengritjen e Berdicës kaluan nëpër vitet e tmerrshme të Mat’hauzenit shqiptar që quheshin burgje apo më lehtë kampe internimesh. Duhet theksuar se në Lëvizjen e Berdicës spikatë emri i një femre shqiptare nga Lushnja Neta Fuga e cila kishte “braktisur” ushtrinë komuniste, për t’u bashkuar me shqiptarët e patriotët që dhanë kushtrimin për të mbrojtë atdheun nga invazioni i ideologjisë së kuqe Sllave, edhe pse kjo fatin e saj e parashikonte mirë në duar të xhelatëve komunistë që nuk kursenin as fëmijët e të moshuarit pa lëre femrat…
Ja fjalët e vajtores famëmadhe Tone Kuqja e cila në ato ditë vajtonte:
Mjera ti more Malësi
Shpija e stane shkrum e hi
Sa nuk ka ma as gjethë as bar
Ma të mirët burra vjerrë në litarë
Të tanë Hotnit lidhë me tel
Keq në Kastrat e ma zi në Shkrel
E në Kelmend s’këndon pulë as gjel…
Po sot në shekulin e 21-të dikush mund të pyesë si është Malësia që në demokraci meritonte vendin e parë?!
E përgjigja është, si shpërblim nga pasardhësit e komunistëve që qeverisin sot, ajo vazhdon të paguajë pasojat e kryengritjes antikomuniste të vitit 1945 që trazoi jo pak shpirtërat e baballarëve të komunistëve të rinj me mantel të dalur boje nga të kuqe në ngjyrë Rozë…
Kategori
Uncategorized

Prishtina po digjet!

Prishtina po digjet!

12242138-10153283026477029-205061075-n

Prishtina pasdite është përfshirë nga flakët. Vendimi i Gjykatës për 30 ditë burgim për deputeten e Opozitës Donika Kadi Ejupi, ka sjell revoltën e protestuesve, të cilët kanë djegur makina dhe po përplasen me policinë.

Aktivisti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen deri në vdekje, nëse nuk tërhiqen marrëveshjet me Serbinë. Situata në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar, ku protestuesit vazhdojnë të djegin çdo gjë që u del përpara.

Kategori
Uncategorized

Ja emrat e 90 shqiptareve te rekurtuar nga ISIS.

Përgjimet-Dokumenti/Shqiptarët në ISIS, rekrutimi, kush janë dhe cili është aktiviteti i tyre pas kthimit në Shqipëri?

timthumb

Janë të paktën 90 shqiptarë të deklaruar të cilët kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të shtetit Islamik të ISIS. Midis tyre edhe shumë të vrarë apo të humbur për të cilët dihen pak informacione. Opinion.al publikon për herë të parë përgjimet e Antiterrorit pranë Prokurorisë, që sjell emrat dhe mënyrat se si këta persona janë rekrutuar në Shqipëri, nga ai që njihet si grupi i Imamëve, që tashmë ndodhet në gjykim e sipër në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që një pjesë janë kthyer në Shqipëri. Po kush janë shtetasit shqiptarë që luftojnë për Xhihad në Siri dhe Irak dhe kush i rekrutoi? Opinion.al publikon 30 emrat e parë dhe historinë e tyre të rekrutimit ne Xhihad, ndërkohë që në vazhdim do të publikojë edhe listën me 60 personat e tjerë.

1-Çlirim Hate Kuqo, datëlindja 04.04.1972, vendlindja Pogradec. Kuqo ka hyrë në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” më datë 24.01.2013 rreth orës 20.00. Kthimi në Shqipëri i Çlirim Kuqos ka qenë me linjën “Turkish Airlines” në itinerarin Stamboll-Tiranë.

Kuqo ka udhëtuar më 17.11.2013 nga Shqipëria për në Turqi. Çlirimi është lidhje e Genci Balla, një prej imamëve të arrestuar. Më datë 25.01.2013, dy lidhje të Çlirim Kuqos bisedojnë midis tyre se kishte ardhur ai vëllai nga Austria, kishte punuar ca ditë andej, por dynja hesapi tha! Allahu të shperbleftë me xhenet që na the, i përgjigjet një nga lidhjet, tjetrit.

Më datë 27.11.2013, ora 14:46 mes Bujar Hysa dhe shtetasit Shyqyri Kaca që ndodhej në Siri, është bërë një bisedë telefonike ku, ky i fundit e pyet Bujarin nëse është kthyer vëllai nga Pogradeci, i cili ka shkuar në Siri ku është interesuar për çertifikatën e Denisit (Denis Jangullit, i vrarë në Siri).

Bujar Hysa, i thotë që bëhet fjalë për Lilin, (Çlirim Hate Kuqo, njihet me emrin Lili i Pogradecit). Besohet se Çlirim Kuqo mund të ketë udhëtuar drejt Turqisë/Sirisë për të marrë certifikatën e vdekjes së Denis Jangullit.

2-Ylli Kujtim Bregu, i datëlindjes 26.06.1978, Shkodër. Është kthyer në Shqipëri më datë 02 Shkurt 2013. Aktualisht ndodhet në Shkodër. Ylli Bregu mund të jetë personi që është takuar me gruan e Denis Jangullit në Shkurt 2013, në Shkodër dhe që i ka treguar asaj videon e Denis Jangullit të vrarë në Siri.

3-Eduart Muharrem Dursi, i datëlindjes 22.03.1977, Tiranë, Shqipëri. Kthyer në Shqipëri më datë 24 Janar 2013.

4-Leonard Përleka, i datëlindjes 14.10.1982, Tiranë, Shqipëri. Përleka ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 25.01.2013, me kompaninë Turkish Airlines. Përleka është shprehur më datë 08.10. 2013, tek lidhje të afërta të tij, se “dëshironte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Perleka ka shtuar se edhe gjatë muajit Janar 2013, kishte shkuar për xhihad në Siri, ku ka qëndruar/luftuar për disa muaj në qytetin e Aleppos dhe më pas është kthyer në Shqipëri për shkaqe familjare”. Përleka nuk ka dhënë detaje, se cilit grup i ishte bashkuar në Siri.

Përleka edhe në muajin Qershor 2013, ka bërë përpjekje të shkojë për xhihad në Siri nëpërmjet Turqisë. Është nisur më datë 28.06.2013 nga Aeroporti i Rinasit për në Turqi, por është kthyer në aeroportin e Stambollit nga autoritetet Turke, duke i komunikuar që Leonardi ishte person i cili nuk duhej që të futej në Turqi, duke e detyruar të kthehet brenda ditës në Shqipëri.

5-Amiraldo Zdrava, (Abdullah), i datëlindjes 06.08.1966, Elbasan, Shqipëri. Njihet ndryshe edhe me emrin fetar (Abdullah). Ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 16.11.2012 dhe është kthyer më datë 25 janar 2013.

Bazuar në theniet e shtetasit Avenir Saraqini , me shqiptarët në Siri ka qenë edhe Amiraldo Zdrava me origjinë nga Elbasani që falet tek xhamia e Unazës së Re. Amarildo ose i quajtur ndryshe (Abdullah) nuk është përfshirë asnjëherë në aksion, por ka qëndruar 3 muaj vetëm në kamp.

6-Kujtim Zeqir Tafa, (Ebu Hatixhe) i datëlindjes 05 Mars 1977, Krrabë, Tiranë. Kujtim Tafa ka udhëtuar drejt Turqisë me destinacion Sirinë më datë 28.03.2013 bashkë me shtetasit Arjan Liko Kallanxhiu, i datelindjes 13.11.1988 (Nuk Eshte Kthyer) dhe Zeqir Imeri. Kujtim Tafa është kthyer në Shqipëri më datë 26.06.2013, nga Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe ka lidhje të ngushta me Bujar Hysa.

7-Arjan Kallanxhiu, i biri i Liko dhe i Bule, i datëlindjes 13.11.1988, lindur në Berat. Ka dalë nga Rinas në datë 28.03.2013 ne drejtim të Turqisë dhe nuk është kthyer.

8-Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria), i biri i Isuf dhe i Shkurte, i datëlindjes 22.02.1980. Në datën 28.03.2013, ka udhëtuar me shtetasit, Kujtim Tafa, Arjan Kallanxhiu të cilët kanë mbërritur në Hatay në mëngjesin e datës 29.03.2013.

Zeqir Imeri është kthyer në Shqipëri më datë 25.06.2013, nga Pika e Kalimit të Kufirit Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe mban lidhje me Bujar Hysa dhe Genci Balla. Ka qenë për rreth tre muaj për xhihad në Siri me ndihmen e Bujar Hysa dhe është kthyer.

9-Altin Demirlika, i biri i Abas dhe i Trandafile, i datëlindjes 02.09.1984, vendlindja Burrel.

10-Orges Merko, (Zeyd Al Albani), i biri i Rexhep dhe i Nexhmije, i datëlindjes 04.08.1983, lindur e banues ne Lagja “Skenderbej”, Elbasan. Orges Merko eshte Zv/Komandant i një Emiri Turk të një grupi Xhihadist)

Aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri pasi është larguar në drejtim të Turqisë me destinacion final Sirinë. Sipas verifikimit në TIMS ka dale nga Kapshticë në datë 25.11.2012, ora 16.28.

11-Edmond Balla, i biri i Shaban dhe i Hanife, datëlindja 24.10.1989, lindur e banues ne Lagjen “Skendebej”, (Fushe Mbret) Elbasan. Edmond Balla ndodhej në Turqi që prej mesit të dhjetorit 2012. Besohet se ka qenë në Siri duke marrë pjesë në xhihad luftarak.

Lidhje të Edmond Ballës janë shprehur se në nëntor 2012, Edmondi me disa çuna të tjerë kanë ikur për xhihad në Siri. Në dhjetor 2012, Edmond Balla ka deklaruar se është plotësisht i bindur që shqiptarët janë në Siri për të luftuar vetëm për hir të Allahut dhe kjo sjellje është e domosdoshme për të gjithë myslimanët…

Edmond Balla në fund të muajit Mars 2013 është kthyer në Shqipëri, nga Turqia. Në lidhje me qëndrimin e tij jashtë Shqipërisë, Balla është shprehur se ka qenë edhe në Siri dhe atje ka qëndruar me shtetas Arab. Sipas tij, grupi me të cilin ka qëndruar është nën kujdesin e Frontit Jebetul Al Nusra .

Që prej kthimit të tij nga Siria, Edmond Balla evidentohet si lidhje e ngushtë dhe bashkëpunëtor i besuar i Gerti Pashja në Elbasan. Balla është angazhuar nga Pashja për mbajtjen e mësimeve fetare dhe ligjëratave në ambjente të improvizuara (Musala) në Peqin, Cërrik, dhe Tiranë.

Gjithashtu Edmond Balla evidentohet nga ana jonë (Prokurorisë) si nxitës dhe dërgues i disa shtetasve shqiptarë në Siri për Xhihad.

12-Artur Korra, datëlindja 26.05.1975, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Erzen Gashin . Informacioni i fundit mbi Artur Korra është se Arturi ishte me grupin e Murat Gezenler në Konya, Turqi duke pritur për të kaluar në Aleppo, Siri.

13-Erzen Gashi, datëlindja 16.10.1986, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Artur Korra. Erzen Gashi besohet të ketë qenë pjesë e grupit të radikalit Murat Gezenler në Aleppo, Siri. Aktualisht ndodhet në Elbasan, pjesë e grupit të objektit Gerti Pashja dhe Edmond Balla.

14-Altin Beka, lindur më 27.04.1980, në fshatin Bastar, Tiranë, me banim në Sauk. Është i martuar me shtetasen Elona Beka (Qirjaqi). Altin Beka ka udhëtuar më datë 11.11.2013, ora 15.40, nga aeroporti i Rinasit për në Stamboll-Turqi, me linjën ajrore “Pegasus”, fluturimi Nr. 769/770. Ai është kthyer në Shqipëri më datë 17.11.2013, me linjën ajrore “Pegasus”.

Më datë 11.11.2013, Altin Beka ka udhëtuar bashkë me shtetasen Lime Beka (e ëma e tij), Nexhmije Beka (e motra) dhe dy fëmijët e saj, Fatime dhe Esma Hasanaj.

Mendohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013. Ata kanë qëndruar bashkë për disa ditë dhe më pas Altin Beka (bashkë me të ëmën) janë kthyer pas në Shqipëri, më datë 17 nëntor 2013.

Nuk kemi informacion nëse kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë. Më datë 11.11.2013, Altin Beka, i shoqëruar nga e ëma, shtetasja Lime Beka, kanë shoqëruar për në Siri shtetasen Nexhmije Beka, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël (Fatime Hasanaj, 2 vjeçe dhe Esma Hasanaj, 2 muajshe).

Kjo shtetase është gruaja e Ervin Hasanaj, ka udhëtuar për në Siri më datë 16.01.2013 dhe e motra e Altin Bekës.

Më datë 11.11.2013, ora 21.27, Bujar Hysën e merr Altini (Beka) me nr. 0672644004, i cili njofton Hysën se ka arritur në Hatai dhe nuk ka vajtur njeri t’i presë. Bujar Hysa i thotë të shkojë në Reyhanli dhe të rrijë aty me ndonjë hotel derisa të lidhet me personat.

Rreth 7 minuta më vonë, Altin Beka merr përsëri në telefon Bujar Hysën dhe e njofton të mos ketë merak se “ai personi” erdhi.

Më datë 17.11.2013, Altin Beka bashkë me të ëmën janë kthyer në Shqipëri, po nga aeroporti i Rinasit.

15-Nexhmije Beka, e datëlindjes 09.01.1992, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk –Tiranë. Ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk rezulton të jetë kthyer.

16-Enes Miska, i biri i Ramadan dhe i Salushe, i datëlindjes 20.02.1983, lindur në Librazhd. Miska është kthyer në Shqipëri më datë 22 maj 2013, nga Kapshtica.

17- Enes Çami, i biri i Feuzi dhe i Vilma, i datëlindjes 09.07.1989, vendlindja Tiranë

18-Sidrit Lloja, i biri i Arben dhe i Elma, datëlindja. Ka të dhëna se ka udhëtuar bashkë me Ermal Xhelon, një shtetas shqiptar që besohet se ka marrë pjesë në xhihad luftarak në Siri dhe është vrarë atje.

Ka frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë. Daljen e fundit nga Shqipëria e ka më datë 02 Dhjetor 2012, përmes Pikës Kufitare Qafë Thanë. Sidriti është kthyer në Shqipëri më datë 18 Prill 2013.

19-Kujtim Tota, i biri i Shefqetit dhe i Bedries, lindur më 23.01.1988 në Kukës e banues në Yzberisht, Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Stambollit me “Turkish Airlines” më 16.11.2012, të njëjtën datë dhe me të njëjtin fluturim me shtetasin Amiraldo Zdrava. Kthyer në Shqipëri më 12.01.2013.

20-Mariglen Dervishllari, i biri i Demirit dhe Fatmirës lindur më 25.08.1988. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datë 28.01.2013. Kthyer në Shqipëri më 12.05.2013 nga Qafë -Thanë.

21-Ilirjan Gjongecaj, i biri i Ismail dhe i Hatixhe, i lindur më 27.05.1984, në Bajram Curri banues në Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë me destinacion final zonat e luftimeve në Siri në itinerarin Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi-Zona e luftimeve, së bashku me Eduard Dursin dhe vullnetarë të tjerë.

22-Ervis Saliasi, lindur më 13.04.1990 në Cërrik. Më 15.01.2013 ka udhëtuar nga Shqipëria për në Turqi me destinacion përfundimtar Sirinë, ku është bashkuar me grupin e Murat Gezenler në Turqi.

23-Armand Morina, (Mahmud), i datëlindjes 17.02.1981, lindur dhe banues në Pukë. Në fillim të muajit Mars 2013, ka udhëtuar fillimisht për në Turqi, më pas drejt Sirisë, ku ka qëndruar përkrah forcave rebele deri më 13.04.2013.

24-Shyqyri Kaca (Shukri), i biri i Maliq dhe i Zanushe, i datëlindjes 27.05.1966, Lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë. Më datë 10.11.2013, Bujar Hysa ka përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” shtetasin shqiptar Shyqyri Kaca, bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre.

Më datë 10.11.2013, ora 16.55, Shyqyriu i dërgon sms Bujar Hysës me tekst: “Selam alekum, tani arritëm në Hatai”.

Më datë 11.11.2013, ora 14.40, Shyqyriu i nis një sms B. Hysës me tekst: “Selam alekum, arrita shume mirë. Sot e kam filluar një jetë tjetër…”.

25-Lavdie Haziz Kaca, bashkëshortja e Shyqyriut, e datëlindjes 12.03.1972,

26-Saimir Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 20.04.1994, lindur ne Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezez, Tirane. Ështe në front.

27-Zejdi Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 13.09.1997, lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tirane. Ështe në front, ka qenë pranë Ebu Amarit kur është vrarë.

28-Enes Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 10.01.2002, lindur në Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë.

29-Zyber Gurra, i biri i Muhamed dhe i Xhemile, i datëlindjes 05.05.1953, lindur banues në Dragostunjë -Librazhd. Ka ikur në datë 10.12.2013 dhe është kthyer në datë 03.02.2014 nga Rinas.

30-Festim Kullaj, i biri i Fadil dhe i Razije, i datëlindjes 01.11.1981, lindur e banues në Krujë.

Më datë 10.12.2013, shtetasit shqiptar Zyber Gurra dhe Festim Kullaj, kanë udhëtuar nga aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, me destinacion Stamboll –Turqi.

Bujar Hysa gjatë një bisede telefonike të realizuar më datë 27.11.2013, me lidhjen e tij shqiptare në Siri, Shyqyri Kaca është pyetur se çfarë po bëhej me Zyber Gurrën. Hysa shprehet se : “…Zyberi së shpejti inshallah”.

Ndërsa gjatë një bisede që Bujar Hysa ka realizuar më datë 09.12.2013, me lidhjen e tij Ferid Dedja në Greqi , Hysa i tregon se “Nesër më datë 10.12.2013, ai miku i Drogustunjes, niset për në punë inshallah”. (Miku të cilit Hysa i referohet gajtë bisedës është shtetasi nga Dragostunja e Librazhdit, Zyber Gurra).

Kategori
Uncategorized

Letra e vajzave nga Kosova: Tmerri që përjetuam në Shqipëri!

Vendi i ngjarjes

Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.

Një grup vajzash nga Kosova kanë ndarë me publikun një histori të trishtë që u ka ndodhur në Shqipëri. Ato nuk duan të identifikohen për shkaqe sigurie, por përmes një letre drejtuar drejtuesit të emisionit “Opinion” dhe portalit “Opinion.al” rrëfejnë gjithë ngjarjen. Ato akuzojnë policinë shqiptare për neglizhencë dhe kërkojnë të merren masa për ruajtjen e jetëve të turistëve.

LETRA E PLOTE

Shqipëria rrezikohet më shumë nga shqiptarët se nga ISIS-i

I nderuari, z. Blendi Fevziu

Edhe të hënën si çdo natë tjetër kur shfaqet emisioni juaj, isha duke pritur të di se cila do të ishte tema e diskutimit. Kur filloi emisioni, vërejta që tema kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i.

Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Më poshtë po përshkruaj ngjarjen e cila na ndodhi me datën 15.11.2015, përkatësisht ditën e diel, në vendin tuaj.

Unë jam një vajzë nga Kosova e cila për nder të një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e shoqes sime, së bashku me nëntë shoqe të tjera vendosëm të kalonim vikendin në Shqipëri. Pasi që ditën e shtunë qëndruam në Tiranë, menduam që ta përmbyllnim vikendin në Fishtë, te “Mrrizi i Zanave”, duke rezervuar darkën në orën 18:00 meqë më herët nuk kishte vende të lira. Në kthim, meqë ishim me dy vetura duke pritur njëra-tjetrën në mënyrë që të udhëtojmë së bashku, në dalje të fshatit Fishtë një person me një motoçikletë na u afrua tek dritarja dhe na analizoi për disa sekonda. Meqë ne i bëmë me shenjë që të kalonte apo thënë më mirë largohej, ai u largua për tu kthyer prapë pas tre ose katër minutash.

Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.

Një tjetër telefonoi restorantin “Mrrizi i Zanave” për t’ju treguar ngjarjen që na kishte ndodhur me të dal nga restoranti i tyre. Ndërsa, tjetra filloi të telefononte të afërmit tonë në Prishtinë që të merrnin rrugën për në kufi.

Në anën tjetër, në po të njëjtën kohë grupi tjetër e drejtonin makinën me shpejtësi shumë të madhe, duke tentuar kështu të arrinin të dilnin në rrugën kryesore, pasi që ishin ende në rrugën e errët të fshatit Fishtë. Gjatë kësaj periudhe, ato shohin personin me motoçikletë, i cili iu bënte me drita që të ndalonin veturën. Por, meqë vajzat ishin të njoftuara me rastin nga ana jonë, vazhduan te drejtonin veturën me shpejtësi dhe nuk u ndalën.

Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin.

Kur them këtë, nuk dua t’i përgjithësoj apo t’i fus “në një thes” të gjithë popullin e Shqipërisë. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.

Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.

Në orën 22:00, me tmerrin te cilin e kishim përjetuar, na dukej shumë jo e logjikshme që ne të ktheheshim përsëri në Lezhë, e më dukej edhe më pak i logjikshëm fakti që shoqet tona mbaheshin peng për shkakun tonë, duke marrë parasysh që ato as nuk e dinin në hollësi tërë ngjarjen (si dukej personi në fjalë, çfarë kishte me vete, si kishte ndodhur ngjarja, në cilin vend saktësisht, e hollësi të tjera).

E kuptojmë plotësisht që janë procedura të Policisë ato, se duhet të merrnin sa më tepër informata, mirëpo të kërkohej nga ne të ktheheshim në Lezhë, nga vendi nga i cili ne u larguam të tmerruara, ishte pak absurde e aq me tepër te mbaheshin peng vajzat te cilat nuk dinin asgjë me tepër se sa fjalët tona: “Na ka sulmu një person me motor, mos u ndalni askund, vozitni sa më shpejtë edhe mundohuni me ardh në kufi sa ma shpejtë se ne ju presim atje”!

E gjitha që ne i luteshim Zotit gjatë atyre minutave të vozitjes, ishte të shihnim një veturë me targa të Kosovës. Meqë isha shumë e shqetësuar, nuk e mbaj mend saktësisht se ku e rastisëm një veturë me targa të tilla, të cilën filluam ta ndiqnin mbrapa. Në një çast ata u ndalën në një pikë karburanti dhe ne menjëherë pas tyre. Kur dolëm nga vetura të tmerruara dhe pothuajse pa frymë, i tronditëm edhe vendasit tanë, ngase nuk kishin ide nëse kishim pasur ndonjë përleshje me dike apo na kishte ndodhur diçka. Më t’ju shpjeguar rastin na thanë që mund të shkonim pas tyre deri në kufirin e Kosovës dhe u munduan të na qetësonin me sa mundësi që kishin.

Pas shumë peripecive gjatë rrugës dhe telefonatave të pafundme që i bënim me të afërmit tonë, arritëm në kufirin e Kosovës me c’rast na u duk se e gjithë bota ishte e jona. Kufitarët kosovarë kishin marrë një informatë te qoroditur që ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave me vajza dhe kështu, kur ne arritëm, pothuajse gjithë forcat kufitare ishin pranë veturës sonë. Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.

Për fatin tonë të keq, shoqet tona ende po mbaheshin peng diku gjatë rrugës. Tentuan nga pika kufitare e Kosovës të kontaktonin me drejtorin e Stacionit policor në Lezhë, me c’rast ne kërkuam që ata të vinin në pikën kufitare në Kosovë së bashku me shoqet tona, në mënyrë që ne të jepnim deklaratat tona dhe të denonconim rastin. Pasi ishte bisedë në mes të palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë, na lanë të kuptojmë se ato, edhe pse nuk e dinin rastin, do të ktheheshin në Stacionin policor në Lezhë ku u mbajtën pothuajse deri në orën 3:00 të mëngjesit.

Në ndërkohë, ne tentuam të kontaktonim edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, mirëpo ishte e pamundshme që të binim në kontakt me ta sepse në numrat e telefonit të tyre nuk lajmërohej askush.

Ditën e hënë ka qenë pikërisht Ambasada ajo që na ka kontaktuar dhe ka kërkuar nga ne që t’ju dërgojmë një letër duke shpjeguar rastin në fjalë.

Diku rreth orës 4:30, pjesa tjetër e grupit arriti në kufirin e Kosovës, natyrisht pa përcjellje, edhe pse ne insistonim qe punonjësit e Policisë së Lezhës t’i përcillnin deri në kufi për shkak të sigurisë. Por, ata nuk e kishin parë të arsyeshme t’i përcillnin më tepër se 10 minuta nga Stacioni policor.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, pas pothuajse katër orëve, arriti në kufirin e Kosovës një përfaqësues i Policisë nga Kukësi, i cili është vetëm 20.7 kilometra larg kufirit të Kosovës, që të merrte deklaratat tona. Normalisht, ne nuk pranuam të deklaronim para se të vinin shoqet tona nga Lezha për t’u siguruar që janë shëndosh e mirë. Me arritjen e tyre, kuptuam se një poli, që sipas tyre ishte një ndër kryesuesit e rajonit të Policisë së Lezhës, e kishte arsyetuar sulmuesin me fjalët: “Duhet ta kuptoni se ndoshta njeriu ka hallet e veta, mund të ketë punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli”! Arsyetim qesharak, për të mos thënë idiot nga ana e punonjësit të Policisë. Ndërsa, një prej personave që mori deklaratën tonë tha se “këto gjëra ndodhin në çdo vend” e se “nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë; nuk keni pse vajtoni”!

Tani, për t’u kthyer tek tema e juaj e cila kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i, po ju them edhe njëherë se rreziku kryesor janë kriminelët dhe banditët në vendin tuaj. ISIS është një rrezik i cili po i kanoset pothuajse të gjitha superfuqive të botës. Shqipëria dhe Kosova janë vende te cilat nuk kanë fuqi dhe potencial ta luftojnë atë, apo edhe të mbrohen nga ta, duke ditur se metodat e sulmeve të tyre janë shumë të sofistikuara. Por, mendojmë që do të mund të luftonit kriminelët në vendin tuaj.

Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Jo, aspak. Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.

Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.

Përsëri po them që në këtë shkrim po ju drejtohemi vetëm kriminelëve dhe nuk duam ta përgjithësojmë rastin. Ne kemi shumë respekt për turistët tuaj dhe e çmojmë shumë ardhjen e tyre në Kosovë. Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.

Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi.

Me këtë letër kërkoj nga ju që ta bëni publik rastin (duke ditur se keni një shikueshmëri të madhe dhe influencë tek institucionet shqiptare); kërkojmë ndihmë nga ju në zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personit përgjegjës. Për më tepër, ne i jemi drejtuar edhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë për t’ia shpjeguar rastin dhe për të kërkuar ndihmë nga ta. Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.

Ndoshta ju në një nga emisionet tuaja do të mund të trajtonit këtë temë, në mënyrë që të rrisni sigurinë në vendin tuaj.

Kjo letër nuk do te mbetet me kaq, por do të dërgohet edhe në mediat në Kosovë në mënyrë që të informojmë qytetarët e të dyja vendeve për rrezikun që iu kanoset çdo ditë.

Me respekt,

Vajzat që shpresojnë që ky përjetim i hidhur i turistëve të jetë i fundit në Shqipëri

 

Grabitje me armë në një dyqan në Vorë, në kërkim autorët

 

Kategori
Uncategorized

Partizani i penduar, ja ekzekutimet në çetën e M. Pezës…

 

 Në valën e dezertimeve nga rradhët e ushtrisë nacional çlirimtare, në fillim të vitit 1944, lufta mes dy forcave politike shqiptare, PKSH-së dhe Ballit kKombëtar intensifikohet. Në valën e publikimeve të trakteve të shumta ku këto forca politike demaskonin njëra-tjetrën, vijnë edhe këto dy trakte të hëdhura nga Balli Kombëtar në emër të dy ish-partizanëve të penduar. Trakti i parë është shkruar nga një ish-partizan nga Vlora, Ali Beluli, pjesmarrës në Çetën e Myslym Pezës, i cili tregon vrasjet dhe ekzekutimet nga krerët komunistë.

Ndërsa trakti i dytë flet për masakrën në afërsi të Voskopojës ku mbetën të vrarë 170 shqiptarë nga lufta vëllavrasëse. Po ashtu dokumenti i dytë flet edhe për braktisjen e Frontit Nacional çlirimtarë nga disa ish-komandantë si Hasan Moglica, Xume protopapa, Hifzi Pojani, kapllan Frashëri, Puçe moçani, Hysen pojani, etj, dhe pozicionimin e tyre me nacionalistët e Korçës.
Më poshtë sjellim të plotë dokumentet e zbardhur sipas origjinalit që ruhen në AQSH.

Dokumenti i pare
Shqipërija e Shqiptarëve
Vdekje Trathtarëve
PENDIMI

Këtu poshtë po botojmë tekstualisht një trakt të djaloshit ish-partizan Ali Belulit nga Vlora, i cili ka qënë një nga djelmoshat më aktiv qysh prej dy vjetësh në luftën kundra okupatorit italian, dhe tash, tue e parë rrugën e gabuar u hoth në Organizatën t’onë Nasionaliste dhe flet e do të flasë haptazi mbi të pa-larat e Pseudo-Komunistave.

KOMUNISTA,
Rruga qi kini kapur ju, ka si përfundim rrënimin e Atdheut t’onë. Ju vetë po i shifni fruhtet që Partia e juaj po jep: luftë vëlla me vëlla, shkatërrim total i pasunis etj. Mendohuni mirë se kini llogari për t’i dhënë popullit që e kini vënë në thundrën t’uaj gjaksore.

Ishja edhe unë me ju, me ju për afro dy vjet, dy vjet me radhë i pashë poshtërit t’uaja në çetën e Myslim Pezës. Ju pretendonit se ishit të moralshëm, por ku qëndron morali o shoqe Zyra Ferri? A po në dashurin që ti bëje me Hamdi Durrsin? Ju predikonit drejtsi por ku qëndron drejtësija o Kajo? A po në ekzekutimin e Selim Dibrës pa të drejtë? Selimi u ekzekutua vetëm sepse ishte Zogist. Po me Rexhep Mezinin ç’pate o shoku Osman Vora? Rexhepi u ekzekutua pse e kuptoi që rruga e tij ishte e gabuar dhe kërkonte të largohej. Të gjithë nevej donim të largoheshim por koburja ishte gati, plumbi na priste, prandaj ishim të shtërnguar të qëndronim atje, në rrugën e trathëtis.

Ali Beluli d. v.
Balli Kombëtar

Dokumenti i dytë
Shqipnija e Shqiptarvet
Vdekje trathtarvet

TERRORI DHE PENDIMI

U dorëzuan në fuqi nacionaliste të Korçës shumë
Komandanta që bënin pjesë në të vetquajturën
ushtëri nacional-çlirimtare.

Po shënojmë disa prej tyre: HASAN MOGLICA, XUME PROTOPAPA,
HIFZI POJANI, KAPLLAN E. FRASHRI, PUÇE MOÇANI, HYSEN
POJANI etj.

Të gjithë pohojnë gabimin e rëndë q’i kushtoi Kombit lotë, gjak dhe zi. Të gabuar në rrugën që kishin zënë kthehen tash plot pendim dhe turp. Pendimi dhe turpi për fajet e bëra ësht një meritë e prandaj Kombi i fal dhe shqiptari me plot të drejtë përqafon te vëllai i penduar, vëllan e shëruar.
Nuk është koha të shkruajmë fletë për t’i servitur popullit të mjerë lëndë për të kënduar ato që janë luajtur e luhen akoma mbi kuriz të tij. Vetëm në formë kronike sjellim në dijeni:
a) Bame Gjonomadhi i kapur prej nacional-gënjeshtares u gjet i rjepur afër katundit Punmirë!
b) Një tjetër Katyn u zbulua në përruan e Shipskës afër Voskopojës ku u gjetën kufomat e 170 shqiptarve të masakruar!

Të 170 kufomat janë t’atyre të mjerve që xhelatët i kanë kapur në pellgun Berat-Vlorë.
Skëteri i Muharem Butkës, Nexhip Vinçanit, Agush Gjergjevicës, Petrit Dumes dhe Kiço Kasapit u ndie thellë në popullin shqiptar i cili kërkon me padurim shdukjen e katilave të racës së tij. Dhe zëri i këtij populli kreshnik, që del nga thellësit e zemrave të plagosura, për ditë bëhet më i gjallë më i fortë dhe më i drejtë.

Përpara këture skenave tragjike, ka njerz që rrojnë ndërmjet nesh dhe s’u bën nonjë përshtypje. Këta fare pak ndryshim bëjnë nga të parët. Kujt s’i dhimbet, kush nuk ndjen, kush nuk merr pjesë në dhimbjen e kombit, nuk ka të drejtë të quhet NJERI dhe ca më pak SHQIPTAR.
Qytetarë të gabuar! Vizitoni Katyn-in e përrojt të Shipskës që të ndieni, të pendoheni dhe të këtheheni në rrugën e drejtë.

30-1-1944
BALLI KOMBËTAR

BALLI

BALLI

Kategori
Uncategorized

Gjon Marka Gjoni Kapidan i Mirditës – shtyllë e flamurit kombëtar…

 

 “Dera e Kapidanave te Mirditës, në namë e në za në krejtë gadishullin ballkanik e tutje, qe një arkë e shugurume, ku u ruajtën ndër shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcë të çmueshëm njerzuer, esencë që e shpëtoi rodinë e shqiptarit, nga zvetnimi e qoroditja. Ai visarë dokesh ishte dikur paji i mbarë kombit, mandej kushtet e egra të zotnimit aziatik, erdhën tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue në malet e Shqipnisë. Fryma e vjetër e ligjeve dokësore, ku ma pak e ku ma shumë, lëviti i rrahi pajada, në gjak të shqiptarit, e shtrime në krejtë tokën e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpërngulën. Studiuesa e hulumtuesa të huej, në Kanun të Malëvet, hetuen substancën ma të kulluet, të fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisë, së ti shumë të lashtë indoeuropiane.Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrë i gëdhendur, një copë në curr t’ashpër, të landës sonë rraciale, përfaqësoj traditen autoktone, më të pikatun. Në te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracës.Nue OROSHIMe këto fjalë te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj këtë studim për Kapidanin e Mirditës, burrin e menqur dhe te urtë, politikanin dhe largëpamësin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj në rrethana tepër të nderlikuara, e kreu me nderë e burrëri, detyrën e trashëgimtarit shekullor të Derës së Gjomarkut, duke iu përshtatur rrethanave të reja kohore dhe duke ecur në hap me kohën, pa lënë anash traditat e mirëfillta, kombëtare dhe të Kanunit.

Jeta dhe Veprimtaria Kombëtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri në vitin 1939

Kapidan Gjoni lindi në Orosh të Mirditës, me 28 gusht të vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës atënore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar. Të dielën e pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti, përshkruar edhe nga Faik Konica, në të përkohshmën “Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim, saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 rrani me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Ëied. Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Miridtës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua përgjegjsia me e udhëheqë Mirditën, sipas tagrit historik të derës së Gjomarkut. Ai u përvesh zyrës së vet, me atë pasuri mendimesh të qarta e me vendosmërinë, që përherë e dalloi, kur e lypë në raste të ndryshme ndërhyrja e tij, si gjyqëtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si pris luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, në moshen 37 vjeçare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua në naltësinë e misionit të vet. Në vitin 1926 i rrethuem prej krerëve, e bani Zabitnamën e parë(Pajtimin e Gjaqëve). E përshkoi Mirditën bajrak për bajrak, e katund për katund, duke ndreqë ngatërresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrë (plagë). Në vitin 1928 pasiqë e fitoi një autoritet shumë të lartë, Kapidan Gjoni e bëri edhe pajtimin e dytë të gjaqëve. Edhe këtë herë ka pajtue 260 gjaqe e varrë. Kështu Mirdita u bë krahina më e qetë në Veri. Me këtë veprimtari, kapidan Gjonit aq shumë iu rritë fama saqë, shumë veprimtarë shqiptarë dhe të huaj vraponin që ta takonin atë. Në vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoj në Romë ku u prit me nderime të larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.Kapidan Gjon Marka Gjoni në bisedim me Zogun, atëherë president i Shqipërisë, paraqiti gjendjen e keqe të Mirditës në pikpamje ekonomike. Zogu iu përgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjën e Mirditës por ju bëtë mirë që me shtruat këtë problem, dhe shtoi: që me sot Mirdita përjashtohet prej çdo takse shtetërore, dhe kanuni si ligj tradicional, në të cilin janë mbështetur e drejtue malet tona, ka me qenë i lirë në Mirditë. Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret në vitin 1928, gjithë paria e malëve të Veriut shkuen në Tiranë me e përgëzue, ndër ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerët e Mirditës. Aty malësorët shfaqen problemin e prijës, por Zogu para të gjithëve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin në audiencë, të gjithë të tjerët më vonë. Kur emëroj oficerët rezervë, të gjithë majora e poshtë, kapidan Gjon Marka Gjonin e emëroi Nënkolonel, grada më e larta. Zogu e çmonte miqësinë që ka patur dera e Gjomarkut, me shpinë e Zogollit, prandaj këto nderime tue dashtë me e shlye të keqën që i bani Mirditës në vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditën, tue nderue në mënyrë të veçantë Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianët po hyjnë në Shqipëri, por pa e ditë datën,mars te vitit 1939, ka shkue në Tiranë e në audiencë, që ka patur prej Mbretit Zog, i ka thënë këto fjalë;”

Madhni, Italianët po hyjnë në Shqipni. Ndreqi punët (Relatat) me Romën, se more në qafë vehtën, Shqipninë dhe ne. Na kallëzo çka të bajmë.”

Zogu i është përgjegjë:“Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinë, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalën time”. Nuk zgjati, e Zogu në msheftësinë më të madhe kaloi në Greqi. Por kur Zogu ka mbërri në Larisa të Greqisë, ka mbledhë suiten e vet me i dhënë udhëzime. Aty ka deklarue:”Nji mik të vetëm kishim pasë,Kapidanin e Mirditës Gjon Marka Gjonin, i cili më ka kallxue se italjanët po hyjnë në Shqipni.” Pasi Italjanët zaptuen Shqipërinë, Konte Ciano, ministër i jashtëm i Italisë erdhi në Tiranë. Ai kërkoi qe një delegacion shqiptarësh të shkonte në Romë me i dorëzue Mbretit të Italisë, Vitorio Emanuele III, kunorën e Skënderbeut, delegacioni i Shkodrës mblidhet në Tiranë me shqyrtue problemin. Për me i njoftë këkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Konte Ciano, përkthyes Patër Anton Harapi, O.F.M.Në bisedë e sipër Konte Ciano, kërkoi që kapidan Gjon Marka Gjoni në krye të delegacinit të Shkodrës, te shkoi në Romë me i ofrue kunorën e Skënderbeut, Vitorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i është përgjigjë: “Shqipninë e pushtuet e unë kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarshë.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue në Romë që tja dergoj kunorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit te Italisë Vitorio Emanuele III. Kjo vërteton qartë se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bërë hile as mbretit dhe as Shqipërisë. Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai në vitin 1937 (shif Hylli i Dritës, korrik -gusht 1937 f 417-18), mblodhi e kryesoi në Miridtë një kuvend krerësh e pleqësh, për të sjellë ndryshime në disa zakone tepër anakronike. Sekretar në atë mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhën pranë si pjesëtar nderi më të drejtë zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrës. Në shumë raste tjera Kapidani pa bërë ndryshime, dha një interpretim të pikave të Kanunit, që përkonte me frymën e kohrave të reja. Si të gjithë udhëhesit mendjesgjuet, ai i jepte rëndësi shpirtit jo germës së ligjit dokesues.

Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit,me djemtë e tij dhe mergimi i detyruar.

Duke parë se nuk ka rrugë tjetër dhe se komunistët nuk njohin kurrfarë gjuhe të dialogut kombëtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni së bashku me djemtë e tij Markun,Ndoun, dhe Lleshin, do ta filloj rezistencën kombëtare. Kështu, që në vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me përkrahjen e plotë te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi “Grupin Nacional Independent” në Shkodër, nepërmjet të cilit zhvilloi veprimtarinë e vet politike. Pas një qendrese të pamposhtur që e zhvilluan tre djem e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te përkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parë se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrë vendim që, ai se bashku me vëllain e tretë, Kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhëheqi luftën për Shqipërinë Etnike, ndersa për babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytë, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrë vendime qe të dalin në perëndim për ta vazhduar luftën antikomuniste, dhe që në këtë menyrë, mos të shuhet plotësisht trashëgimia e derës së Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoj vendimin e tij dhe pas shumë tentimeve, arriti që tia mbushi mendjën Kapidan Gjona Marka Gjonit, që ta lëshon Mirditën e tij të dashur, nën përcjellje te djalit të dytë, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Në Kastrat me 27 Nanduer 1944 , tue shterngue dorën njëritjetrit ,e tue i marrë hallallinë e fundit, u ndanë përgjithmonë Kapidan Gjon Marka Gjoni, i shoqëruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga të dy djemtë tjerë Marku dhe Lleshi të cilët qëndruan në Shqipëri, duke luftuar kundër komunizmit, deri sa ranë heroikisht, njëri me 14 Qershor 1946, ndërsa tjetri me 9 gusht të vitit 1947.Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit së bashku me profesor Ernest Koliqin, bëri qe të përgditet plani që te formohet një organizatë politike në mërgim. Këtë organizatë e pagëzuan me emrin Blloku Kombëtare Independent, i cili u formua me 6 ntor të vitit 1946, në Romë. Meqë për Bllokun Kombëtar Independent kemi dhënë shenime të qarta, në një shkrim të mëhershëm botuar për Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do të ndalemi në përshkrimin që i japin bashkëkohësit, të cilët e njohën dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin.Profesor Ernest Koliqi në një Shkrim te Botuar në “Shejzat 5-6 1966, për Kapidan Gjonin do të shkruaj:”Na të mërguemit që jetuam afër Kapidanit, edhe patëm fatin ta takojm pothuash për ditë, me vjet rrjesht,do të kemi parasysh fytyrën e tij me viza bujare të holla e të mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunishtë prej neshë, mirrte pjesë në bisedime tona. Nuk i biente fjala në tokë. Vërejtjet që bante të matuna e të urta,zdritshin kuvendimin.Përvoja e fitueme gjatë një jete së vështirë, plotë tronditje të paprituna, melmente bisedën gjithsaherë që ai nderhynte. Nji dell i lehtë humori, qi nuk u mungon burrave të malëve, një kokërr krypë shpotie pa thepa therës, ia bante të shishem të folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store të vjetra. Kishte një mbamendje të quditshme.Vargje kujtimesh në lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin në kallëzim të tij, si rrokela filmash ndër ditë që ishte në qejfë” Ndërkaq, profesor Zef Valentini në një shkrim te botuar poashtu në “Shejzat me titull “Per nji Flamur të palisun” kur flet për Kapidan Gjonin thotë:”Kujtimi i veprimit të Dukagjinit, të vjetër në fushë të Kanunit, mund të jetë ai që i dha Gjomarkut, atë kompetencë si me thanë, orakulare në punë kanunore. Kapidan Gjonin, si e njofta unë, vazhdon profesor Zef Valentini, atë kompetencë e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencë dijenore, të cilën veqë nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, që kush dijte ma tepër mund të ja qite poshtë.Pata fatin me e pëvetë shumë herë në punë Kanuni, e me nxjerrë prej tij njoftime të shumta e të çmushme, të cilat mund të gjinden nëpër botimet e mija, shenjue me emën të tij. Por edhe u gëzova shumëherë, kur përgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unë, e më lanë shtangë, ose në dyshim, a e kishte marrë vesh mirë pëvetën teme, a kishte përgjegjë me mendë e me dije, a por habitas. Mirë, por mbrapa tue studiue ma thellë, kam gjetë gadi përherë se ishin pikpamje tjera, që unë nuk i kisha gjetë, e që i nepshin një masë e nji drejtpeshim, ma të pranushëm diktatevet të Kanunit.Sjellja e ati farë Zotnisë mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e një princi konstitucionar, asi princash demokratë, që edhe sot në këtë botë republikane, moderne, janë kënaqësia e njierzvet të vet. Sakt mund te thuhej,perfundon këtë shkrim profesor Zef Valentini, e sbesoj se mund të mohohet se, dera e Gjomarkut,edhepse ka patur kundërshtimet dhe ashpërsitë e veta, edhepse nuk munguanë as gabime as edhe gjaqe në historinë e vështirë e të gjatë, të saj, është unjisue me popullsinë e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka përfaqësue, edhe ka mbajtë prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit të tij”.

Sëmundja e rëndë,vdekja dhe varrimi madhështor i kapidan Gjon Marka Gjonit

Duke u bazuar në shkrime te botuara dhe të dhënave të drejtpërdrejta nga bashkëkohasit qe ende jetojnë, kapidan Gjoni u sëmur rëndë në vitin 1960. Diagnoza e mjekëve qe menjëhrë deshpëruese. Ata nuk i jepnin jetë më shumë se dy tre muaj. Përkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumë saqë mbetën te quditur edhe mjekët që kujdesëshin për shëndetin e tij. Dhe pas 45 ditësh qendrimi në spital, ai u kthye sërsish në shtëpi, kurse tek mbesatë e vogla, vajzat e Ndout, dhe për disa vite të tëra e vazhdoi jetën e zakonshme. Në vitin 1964 sëmundja iu shfaq persëri. E për dy vite e dhjetë muaj, prap mbeti i shtruar spital.Asnjë ankim nuk i duel kurrë nga goja.Vizituesëve, pasi zërin ia kishte këputur sëmundja, iu fliste me dritë të syve,që nënqeshëshin nën një hije trishtimi, në thellësi të minxave.Ishte një nënqeshje qe lulëzonte nëpër therje të dhimbjeve.Priste burrnisht pa u tutë timtat e fundit.E drita e nënqeshjës në buzë të zbardhura prej vuajtjeve, vinte përherë tue pakun, por nuk zhdukej.Kaloi në jetë të pasosme, në orën 21,15 të ditës 28 Prill 1966, duke ia shtrëngue dorën Ndout, të birit që u kujdes për te, me dashuri birnore të pashoqe gjatë sëmundjes së gjatë që ia ndali ngadalë fuqi e trupit, bërë asht e lëkurë.Pas kalimit në jetën e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill të vitit 1966. Varrimi iu bë në mënyrë madhështore.Fjalën e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndërsa miqë e dashamirë dy djemëve të tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollë Gjon Markut ia shtrëngonin duart për kryeshëndosh. Në këtë varrim morën pjesë përveç mbarë diasporës shqiptare, edhe miqtë Italianë siç ishin:Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiroo, zoja Maja Jacomoni, në përfaqësi të shoqit, profesor Gradilone, Dott.La Francesca, Comm.Zanuttoo, Pio Monatanari e shumë të tjerë.Kurorat ishin te shumta, ku veçohen ato te familjarëve, e nipave dhe mbesave, dhe shumë të tjera dërguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotërinjët; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazër Qupi, një kurorë e porositur nga grupi i Bllokistave të Belgjikës, arrijti më vonë.Te dy djemëve të Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarë mërgata shqiptare nacionaliste, iu erdhën telegrame ngushëllimi, po përmendim vetëm disa preji tyre, në emër te Mbretërisë Shqiptare Leka I, mëpas Cardinanale Antoniutti dhe Francesco Jacomoni, në emër të Komitetit Shqipnia e Lirë profesor RexhepKrasniqi, në emër të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit Selim Damani, Në emër të Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukë Sadiku, në emër të Grupit të Rezistencës Shqiptare, Mithat F. Dine, në emër të organizatës Balli Kombëtar Qazim Emra, në emër te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, në emër te grupit bllokist të Belgjikës Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim në New York, Nga Qendra Ndërkombëtare për studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laqi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina-Tahir Zajmi- e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.Gjithashtu vëllezërve Ndue dhe Nikollë Gjomarkaj iu kanë ardhë edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikës, Ndue Përpepaj, Dedë Pjetërnikaj, BardhokNdreu, Shemsedin Vendreshta, Dr Hamdi Oruqi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecë Kaziu, Nikollë Shkoza, Gjokë Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra,Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka.Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikë Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti,nga Roma: Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marineli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano, si dhe Familja ErminiaBattisti -Melgushi. Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojagjiu vellai i Nënë Terezës Gongje Bojagjiut). Letra në shenjë ngushëllimi kanë derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollë Mëlyshi, Shukri Biqaku, dr Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj,Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Qirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mëlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolë Frroki, Gjin Mirakaj, Dedë Gjini, Lazër Qupi, Viktor Koliqi, Gjokë Preng Markaj, Dodë Frroku, Ndrekë Kola Prend Ndue Qupi etj.Jo rastësishrt i dhashë një pjesë të emrave të këtyre atdhetarëve të cilët ndienin një dhimbje të madhe për humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit, me një fjalë, këtë dhimbje e ndienin të gjithë atdhetarët e Shqipërisë Etnike, atëherë si mund tia humbin shkëlqimin atdhetar veprimtarisë kombëtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime të shkruara në kohën e komunizmit, dhe më parë, të porositura nga qarqet pansllaviste e të shkruara nga disa mbeturina, të cilat nuk e vlejnë as emrin tua përmendim.Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetët në Historinë Shqiptare se, përkundër aktivitetit personal në sherbim të Kombit, veprimtarinë e tij e vazhduan dhe e kryen me shumë sukses edhe pesë djemtë e tij. Po e fillojmë nga më i madhi Kapidan Dr Mark Gjon Marku, udhëheqës i luftës për Shqipërinë Etnike, ai përpos që u shqua në aktivitetin politik,ku për dy mandate ishte ministër i punëve të brëndshme, kur thirri zëri i atdheut e kapi edhe pushkën, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946, duke e udhëhequr luftën për Shqipërinë Etnike. Pasiqë ishte plagosur rëndë, i ra vetit dhe ra heroikisht siç ranë Mirditasitë nëpër Shekuj. Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën në Mirditë dhe, për 45 vjet Bllokun Kombëtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandën e luftës me 14 Qershor të vitit 1946 dhe këtë luftë e vazhdoi përplot një vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht të vitit 1947. Një vend të merituar n edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjëherë në historinë e popujve për një te burgosur dhe internuar aq gjatë,dhe nuk mund të bëj një krahasim me dikë tjetër. Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katërt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime në regjimin komunist të Shqipërisë, dhe më i vogli Kapidan Nikollë Gjon Marku, i cili në moshën 17 vjeçare, theu burgjet komuniste ,ku më vonë iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout në Itali, duke dhënë edhe ky një kontribut të çmueshëm kombëtar në Bllokun Kombëtar Independent.Pasiqë këtë shkrim e fillova me fjalët e profesorit dhe atdhetarit të madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia që edhe përfundimin e këtij shkrimi tia japim fjalëve te Koliqit, i cili në fjalimin e mbajtur në vorrimin e Kapidan Gjonit do të thotë:”U përpijë nga hijet e mëdhaja të vdekjës edhe, ky burrë në të cilin gjatë shtegtimit mbi këtë dhe, u shfaqun të skalituna vetitë ma tipike të gjakut tonë shqiptar. Jetoi në një kohë kapërcimi prej një epoke në tjetrën, e cila shkaktoi përleshje të frigueshme në mes të dy botave në kundërshtim: një botë që perendonte, e që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e një botë mendimesh të hovshme,që synonte në vrulli të saj, me shqymbë çdo shenjë kalese, para se me përtri mbi baza të reja jetën e njerëzimit. Shka ishte vërtyt e meritë për etënt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetë mun faj për breznitë e reja.Kapidani i Mirditës u përshkue në mes këtyre lagjeve në luftim, duke besue ngultas në vlerat e përvojes stërgjyshore, i bindur se, vetëm ky trashëgim i urtisë së lashtë qet në breg të mirqenjës në këtë jetë, në dash një njeri, në dashtë një votër shtëpiake, një rreth shoqërues, një komb.” E këtyre fjalëve të profesor Koliqit ia shtojmë vetëm edhe dy fjalë te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombëtar”, atë flamur, i cili për pesë shekuj me radhë u ruajt në Mirditën Heroike.

Kategori
Uncategorized

SHPEJT PER TE HARRUAR EDHE KONDRABANDEN TONE Z BASHA.

SHPEJT PER TE HARRUAR EDHE KONDRABANDEN TONE Z BASHA.

Ose me mire nxirr Boden ne konference shtypi, se ai i di me mire ca gjera se si behet kjo pune.

Rama po akuzohet sot nga ju, se largoj drejtoret e korruptuar nga deget e doganave dhe nga DP Doganave, kur me te drejte ju i pari, opozita, mediat, dhe gjithe ne te tjerët kemi kohe qe e akuzojmë per lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin.

Sigurisht qe asgjë nuk mund te ndale kondrabanden perderisa nuk ka shtet ligjor, dhe keto levizje te Rames me njerezit e tij ne dogana, jane njësoj sikur te lash duart si Pol Pilati

Gjithsesi mbas presionit te opozitës dhe ndërkombëtareve me apo pa dëshirën e qeverise,,u be nje levizje.

Ndersa Berisha-Bode, jo nuk i largoj.
Por i beri kryetare partie dhe i kandidoj per deputete disa drejtues te tille te korruptuar, apo hajdute me cizma.

Fundi?
Nje milion vota ne qershor 2013.
Rasti i denancimit tim me fakte ndaj kondrabandes ne doganen e Kapshtices dhe ndaj drejtorit te doganes, bacevanit, apo tregetarit te molleve nga Verleni Bilishtit, Artan Zaimit. Qe jo profesionalizmi, jo militantizmi, por interesat dhe klientelizmi e vune ne ate pozicion.Zagarit personal qe financoj ne ngritjen e viles se shefit te tij Bodes, ne Rakicke Bilisht.
Denancimi dhe largimi im i detyruar nga shqiperia, jo vetem qe u kalua ne heshtie nga institucionet perkatese, pse jo dhe prokuroria. Por mbas kesaj kete hajdut e gradoj sekretari i pergjithshem i PD_se, me detyren e kryetarit te deges se Partise Demokratike Bilisht, dhe pak me vone po i njejti person e vuri kandidat per deputet po per kete force.
Te mos harrojmë se ky kondrabandist ne kuptimin e plote te fjales,pa lidhje apo mbrojtjen e Tiranes, asgjë nuk mund te bente i vetem.

Prandaj ju them jo kaq shpejt Z Basha, sepse disa prej tyre i kini ne krah akoma.

Largohi si fillim ata.

Sepse.
Akoma nuk jane harruar bemat e sejmeneve te tyre.
Ish drejtore, pergjegjesa, doganiere dhe grupeve te antikondrabandes qe nuk kishin asnje lidhje me Partine Demokratike por ishin vene dhe vareshin direkt nga Bode, apo nga ndonje ish minister i juglindjes ne mandatin e pare te po asaj qeverie dhe qe ju vilte taksen.

Traret e doganave nuk u hapen perhere te pare sot, dhe kondrabanda nuk ka keto dy vite qe po ben namin.
Kafeja, cigaret, konfeksionet, karburantet, asnjehere nuk kane ndaluar, ato gjithmone kane kaluar kondrabande, vetem se jane ndërruar shefat dhe sejmenët.
As me shume dhe as me pak kjo kondrabande ka vazhduar e njejte sikur behej ne qeverine Berisha.

Lenda drusore pa asnje lloj dokumentacioni qe ishte e perjaveshme ne daljen e saj nga Kapshtica drejt Greqise kaq shpejt u harrua?

Groposja e dy mauneve me (zogj inkubatori) qe ( fatkeqesisht) ngordhe gjate kalimit ne doganen tone Kapshtice
Hahaha, zoq inkubatori qe u groposen diku ne malet e Voskopojes.
Ishin vertet zogj,,,, zocka…….Apo cfare?
Pyeteni njehere ish shefin, pergjegjesin dhe grupin e antikondrabandes qe ishin me sherbim ate 24 oresh.

Pyesni dhe SHIK _un e asaj kohe sepse dhe ata i rane ne ere punes dhe filluan hetimet me njerzit e tyre, por si duket dikush nga lart i ndaloj per te vazhduar me tej.

Maunia me kafe qe u kap ne dalje te doganes kur ky shef ishte ate dite pergjgjes turrni,dhe qe u mbyll brenda perbrenda pa e cuar ceshtien ne prokurori

Trajleret nga Egjipti qe asnjehere nuk u more vesh se cfare kishin pasur brenda, megjithe se dikush tha qe kish karburant.
Karburant nga Egjipti i largët ne trajler dhe jo ne Bote karburanti….ushqim dhe genjeshter qe as gomari nuk mund ta gelltise.

Ja u kam kerkuar qe para (3) Tre vitesh me leter te hapur kryeministrit Berisha, se ne dijeni ( Me mesazhe ne emailin dhe tel e tij personal) e kisha vene shume kohe me perpara per kete gje.
Por ai si duket nuk e kish me fuqine te kundershtonte Boden dhe bodet e tjere.
Ai zgjodhi heshtien jo nderhyrjen ne ate plage qe ish infektuar dhe i vinte era me km larg.
Ja u kerkova:
Hapni kamerat, rakordoni dokumentat me doganen Greke dhe do te shikoni se cfare hataje eshte bere me leket e popullit nga ju dhe hajdutet tuaj beniamine ne dogane.

Gjeni menyre tjeter per te bere opozite dhe per ta larguar nga pushteti kete klike qe po i merr shpirtin ketij populli, por jo me keto qe i kemi bere vete ne, jo larg por dy vjet me perpara.

Shpejt shume shpejt per te harruar dhe kondrabanden tone te ideuar dhe mbrojtur nga ata qe ti zoti Basha sot i ke akoma deputete.

Duke ju kerkuar ndjese kolegeve qe kane punuar apo punojne perseri ne kete institucion, sepse jo te gjithe ishin pjese e kesaj loje dhe e ketij grupimi familjar ne lejimin e kondrabandes.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

 

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE ,

Nga Urim Gjata

SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

Deputeti i Rilindjes Vexhi Mucmataj.

Hetuesi qe ka denuar Nebi Doskun nga fshati Dorez….. Librazhd.

Ja si denoheshin (Krimet) e armiqve te popullit nga ata qe sot jane ligj venes ne parlament.

22.5.1980/

I pandehuri Nebi Dosku i biri i Maliqit dhe Selimese datlindja 1929, lindur dhe banues ne fshatin Dorez

Librazhd, arsim kater klase.

Akuzohet per krimin e agjitacionit dhe propagandes kunder shtetit, ne baze te nenit 55/1 te kodit penal.

Ja dhe krimi “Agjitacion Prapagande”

Bashkpuntori i sigurimit denancon:

Me daten 23.04.1980 Ishim duke punuar me Nebiun tek dyqani i bukeve te qendres se kooperatives,duke shtruar beton.Gjate punes Nebiu u shpreh duke thene qe.

“Ne po punojme por nuk po marrim gje dhe nuk po sigurojme dot as parate per buken”

Me gjate ai nuk tha ndonje nje tjeter.

Ndonje gje tjeter ne lidhje me Nebiun nuk kam per te thene

Nebiu perpara clirimit ka qene familje e pasur dhe eshte kulak,prandaj ai eshte i pa kenaqur ndaj Pushtetit Popullor,dhe flet kunder tij.

Po keshtu rrethi shoqeror,miqesor i te pandehurit eshte me qendrim te keq politik ( Shih biografine e te pandehurit)

Me keto kushte fajesia e te pandehurit rezulton e provuar me shpjegimin e deshmimtareve te ceshties, pohimin e vete te pandehurit dhe materialet e tjera shkresore qe i bashkangjiten ceshties hetimore.

Tjeter gje une nuk kam per te thene.

DENONCUESI ( Spiuni ) –Hysen Korcani

DENONCUESI (Spiuni) —Riza G..kola

ASISTUESI – Gjon Pramalaj.

HETUESI –Vexhi Adem Mucmataj

( Vexhi Adem Mucmataj kandidoj per deputet ne qarkun e Kukesit ne zgjedhet e vitit 2013 nga koalicioni i majte)

 

 

 

 

 

http://www.aafhsite.com/apps/blog/show/42881874-spiunet-e-sigurimit

Kategori
Uncategorized

Bardha Gjon Markagjoni prej moshës 20 vjeçare burg, internim, persekutim…

 

23-08-2015 15-02-08Bardha Gjon Markagjoni u lind në vitin 1925, në Mirditë, në familjen fisnike dhe te ndëruar, të prijësit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Kategori
Uncategorized

Gjithçka që vjen prej kësaj mazhorance është mjerimi, burgu dhe fundi ynë.

foto e Urim Gjata
Shprehja “ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë” e ambasadorit amerikan, Donald Lu nëse do të kishte hyrë në fuqi ligji i Ramës për shpifjen mund t’i kushtonte deri në tri vite burg. Duket se ambasadori amerikan ka përdorur “grace period”, ndërsa ligji është ende në pritje për t’u miratuar në Parlament. Por, nuk ka ligj banditësh që e tremb kryediplomatin e SHBA, kampionit të demokracisë në botë. Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zgjedhur që ditën e parë në Tiranë të jetë i drejtpërdrejtë në mesazhet publike dhe të vërë misionin e tij në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë, angazhimi i përsëritur i SHBA në miqësinë dhe partneritetin që ka ndërtuar me Shqipërinë.
Etiketimet e ambasadorit amerikan për qeverinë dhe Parlamentin shqiptar nuk janë të panjohura, ndërsa është shfaqur haptazi në mbështetje të kauzës së opozitës për dekriminalizimin e politikës. Lu është artikuluar qartë kur ka identifikuar përgjegjësit e gjendjes së rëndë që kalon Shqipëria prej korrupsionit dhe krimit të organizuar. Konstatimi i ambasadorit amerikan është aktualisht shqetësimi më madhor që ka çdo familje shqiptare që nuk ushqehet dot as me bukë thatë, ankthi i qindra mijëra të papunëve dhe të pambrojturve nga shteti, depresioni i qindra mijëra emigrantëve ose azilantëve që po ikin nga sytë këmbët, revolta e mijëra e mijëra studentëve të kërcënuar ligjërisht dhe financiarisht me largim nga shkolla, protesta e mijëra e mijëra biznesmenëve që vuajnë përditë terrorin shtetëror, zemërimi i mijëra e mijëra fshatarëve (fermerëve) që rrihen barbarisht me shkopinj dhe shqelma, pasi nuk janë pajisur me kasë fiskale, pakënaqësia e mijëra e mijëra të tjerëve që nuk shohin rrugëdalje, shpresë dhe forcë për të duruar më këtë regjim represiv, korruptiv dhe kriminal.
Kryeministri Edi Rama na ka kërcënuar publikisht me burg kurdo që do të flasim për lidhjet e tij të provuara me vrasës të dënuar dhe krimin e organizuar, kriminalizimin e qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve, transferimin e 200 milionë eurove të korrupsionit në parajsat fiskale, varësinë e tij ndaj kokainës, shpërdorimeve me koncesione, tendera dhe fondet publike. Kryeministri na ka kërcënuar me burg edhe kur të flasim për plantacionet e drogës së Tahirit apo shërbimet me makinë dhe celular që ai kryen për grupet e rrezikshme mafioze, kur të flasim për korrupsionin e Beqajt, Gjiknurit, Kodhelit, Ahmetajt dhe të emëruarve të Metës. Na ka kërcënuar me burg edhe kur të flasim për vrasësit që ka futur në Parlament, për vrasësit që ka vënë në krye të bashkive dhe në këshilla. Edhe Meta është dakord që burgjet e Ramës të hapen sa herë që i duhet mbrojtje atij nga akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin.
Sipas ligjit të Ramës, na mbeten edhe pak ditë liri. Për pak ditë ligji kalon në Parlament dhe burgjet do të jenë të hapura për familjet e shqetësuara për bukën e gojës, për të papunët në ankth, për emigantët a azilantët e depresuar, për studentët e revoltuar, për biznesmenët protestues, për fshatarët (fermerët) e rrahur. Ambasadori amerikan foli tani dhe foli qartë. Shqiptarët duhet të veprojnë tani dhe të vendosur. Tani është koha për t’i shporrur ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë. Gjithçka që vjen prej kësaj mazhorance është mjerimi, burgu dhe fundi ynë. T’ua kthejmë me të njëjtën monedhë!

Arsen Kruja

Holanda në alarm:

Dyndje nga azilkërkuesit shqiptarë

Azilkërkuesit shqiptarë që refuzohen nga Gjermania, i kanë kthyer sytë drejt Hollandës. Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë ka zënë faqet e para të gazetës më të madhe holandeze “De Telegraaf”. Në reportazhin kushtuar shqiptarëve shkruhet se numri i tyre po rritet, pasi azilkërkuesit që refuzohen në Gjermani mbërrijnë në Holandë. Arsyeja kryesore pse shqiptarët duan të ikin nga vendi i tyre është gjendja e rënduar ekonomike, thekson “De Telegraaf”. Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar reportazhin e saj kryesor çështjes së azilkërkuesve shqiptarë. Në një shkrim të gjatë të publikuar në dy faqet e para, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve. Sipas “De Telegraaf”, në Holandë ka një fluks shqiptarësh shumë herë më të lartë, kjo pasi në këtë vend mbërrijnë një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania. Gazeta rendit arsyet kryesore pse shqiptarët largohen, që kanë të bëjnë me përkëqesimin e gjendjes ekonomike në vend vitet e fundit. Gjithashtu, në ikjen e shqiptarëve nga vendi i tyre, sipas “De Telegraaf”, ka ndikuar edhe mospërkrahja me ndihmë ekonomike nga shteti dhe mosofrimi i vendeve të punës. Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në një mënyrë drastike vitin e kaluar në Holandë. Ekziston frika se numri i azilkërkuesve do të rritet, pasi një pjesë e tyre nuk pranon të rikthehen në Shqipëri dhe pas refuzimit të tyre në Gjermani nisen drejt Holandës. Gazeta thekson se një kërkesë e tillë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, por rregullat e Dublinit përcaktojnë që vetëm një vend vendos për kërkesën e azilit. Nëse kjo kërkesë refuzohet, edhe një kërkesë e dytë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht. Duke llogaritur edhe emigrantët e larguar nga Kosova janë rreth 80 mijë shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë në Gjermani deri tani, duke ia kaluar edhe sirianëve. Propaganda dhe dëbimet e organizuara që kanë bërë autoritetet gjermane për shqiptarët gjatë muajit të fundit, duket se nuk kanë ndikuar fare në vendimin e shqiptarëve për të lënë gjithnjë e më masivisht vendin për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për veten dhe familjet e tyre. Emigrimi është shpresa e fundit që ata kanë për të rregulluar diçka në jetën e tyre.

Finlanda, 670 azilantë shqiptarë më 2015

Finlanda vazhdon të tërheqë një numër të konsiderueshëm të aplikantëve shqiptarë për azil politik. Autoritetet e emigracionit në Helsinki raportuan statistikat e këtij viti, ku shqiptarët mbeten vendi i katërt me numrin më të madh të azilkërkuesve. Nga janari deri në shtator numërohen 670 qytetarë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt kornes veriore të Europës, për të kërkuan mbrojtje për veten dhe familjet e tyre. Shtatori ka patur një rënie krahasuar me gushtin, por sërish mbetet një prej muajve me numrin më të madh të aplikantëve për azil politik. Vendet skandinave kanë qenë një destinacion kryesor për shqiptarët gjatë këtij viti. Prania e një komuniteti shqiptar të organizuar në Suedi ka tërhequr edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.

100 mijë azilantë nga Shqipëria në Gjermani

Pas pretendimeve që ngriti Rama se azilantët shqiptarë nuk vijnë nga Shqipëria, por nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali, autoritetet gjermane kanë bërë kujdes kësaj radhe të evidentojnë edhe ata shqiptarë që kanë ardhur nga vende të tjera. Në total numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë vitit 2015 shkon në 66 311 vetë, shumë më tepër se Afganistani dhe Iraku, që janë të përfshira në luftëra prej më shumë se një dekade. Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë vazhdon pothuajse në të njëjtat ritme prej më shumë se një viti. Ekspertë të emigracionit vlerësojnë se janë mbi 100 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin gjatë dy viteve të qeverisjes së koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama. Një pjesë kanë lënë vendin, pasi kanë përfituar nga proceset e bashkimit me anëtarët e familjeve që kanë emigruar më herët, por më shumë se 90 mijë kanë emigruar për herë të parë. Në Europë, Gjermania ka njohur fluksin më të madh të emigrantëve shqiptarë. Në intervistat që kanë dhënë për autoritetet e huaja të emigracionit, azilkërkuesit shqiptarë janë shprehur se veç situatës së rëndë ekonomike, mungesa e rendit dhe e sigurisë për jetën përbëjnë një prej arsyeve madhore që ata detyrohen të braktisin masivisht vendin. Kriminalizimi i Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit, pas ardhjes së të majtëve në pushtet kanë bërë që policia dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese të vihen nën kontrollin e pushtetarëve të korruptuar dhe partnerë të mafias. Kultivimi masiv dhe trafikimi i drogave gjatë kësaj periudhe kanë fuqizuar ndjeshëm grupet kriminale, por edhe ndezur luftën mes tyre, duke mbjellë terror në shumicën e qyteteve shqiptare. Statistikat e publikuara nga autoritetet gjermane tregojnë se, numri më i madh i azilkërkuesve kanë kombësi shqiptare.

foto e Urim Gjata.

Kategori
Uncategorized

Guri qe flet Shqip.

Contact us
Hide Buttons
“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.

 “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”,

Kur gjysma e botës “fliste shqip”

Kohët e fundit kanë dalë shumë studiues, historianë dhe pellazgollogë amatorë që me hipotezat dhe argumentet e tyre, janë kundër tezave të deritanishme të prejardhjes së shqiptarëve dhe grekëve, por që nuk gjejnë mbështetje nga institucionet tona të specializuara shkencore. Madje përqeshen dhe shihen me skepticizëm përpjekjet dhe punimet e tyre. Por këta “pellazgologë” janë këmbëngulës në ato që thonë dhe që bëjnë. Ata vazhdimisht kërkojnë që punimet e tyre të marrin statusin e studimeve të institucionalizuara përsa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe dhe sidomos mitologjisë greke, që nuk është greke, por pellazge; ndërsa kultura  e helenëve të lashtë, nuk është gjë tjetër, veçse, një degëzim i kulturës pellazgjike. Gjë që duhet të bëhet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Një nga prurjet më të fundit me prova shkencore se shqipja vjen nga pellazgjishtja është edhe libri i studiuesit Muharrem Abazajt “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, në të cilin, kjo tezë zberthehet në mënyrën më të mirë shkencore. Abazaj, mirëfillti shkencërisht nëpërmjet një çelsi gjuhësor zbërthen gjithçka deri dhe në detaje.

I parë në këtë këndvështrim, libri “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, është një kontribut i çmuar në fushën e historisë së lashtë shqiptare, pse jo dhe asaj mesdhetare e më gjerë, ku kanë jetuar Pellazgët dhe më pas pasardhësit e tyre, Ilirët.

Si të gjithë popujt e qytetëruar edhe ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë të interesuar të njohim identitetin tonë kombëtar, të dimë gjenezën e kombit tonë. Një ndër drejtimet kryesore për të arritur në përcaktimin e gjenezës së kombit tonë ka qenë zbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, pasi dihet se gjuha është një ndër tiparet themelore të një kombi. Përpjekjet për zbulimin e prejardhjes së gjuhë shqipe kanë filluar që para tre shekujsh. Janë hedhur për diskutim shumë teza: prejardhaj e shqipes nga thrakishtja, nga sanskrishtja, pellazgjishtja, nga balto-sllavishtja, nga keltishtja etj. Nga të gjitha këto teza, dy prej tyre janë trajtuar më gjerë. E para, prejardhja e shqipes nga pellazgjishtja dhe e dyta prejardhja e saj nga ilirishtja, por që ka fituar më tepër terren e besim kjo e dyta. Kjo tezë gjeti një mbështetje të madhe jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Gjurmët në trajtën e folur mund të gjenden në emëtimet që janë bërë nga kjo gjuhë. Është fjala këtu për toponimet e ndryshme, emrat e qyteteve, krahinave, shteteve, por edhe emrat e maleve, lumenjve,të fiseve, etj. Kurse në trajtën e shkruar mund të gjenden në mbishkrimet e vjetra.

Për të bërë të mundur këtë synim, studiuesit Muharrem Abazaj i u desh të punojë për një kohë mjaft të gjatë me mbishkrimet e vjetra. Fatmirësisht mbishkrime të vjetra janë gjetur me shumicë në rajone të ndryshme.  Edhe alfabeti grek, thotë studiuesi në fjalë, është alfabeti pellazg i përpunuar, edhe pse është thënë se ka dalë nga alfabeti fenikas. Në të vërtetë ekziston vetëm një alfabet i vjetër dhe ky s’ka pse të quhet fenikas, por pellazg, sepse edhe vetë fenikasit janë fis pellazg. Me krijimin e gjuhës greke, e cila me përdorimin e këtyre elementeve gjuhësore, parashtesa, prapashtesa, mbaresa, u bë një gjuhë kulture. Ajo shërbeu për krijimin e artit klasik të antikitetit.  Kjo gjuhë e re ndikoi në një diferencim  të ndjeshëm shoqëror. Njerëzit e zonave të thella nuk arrinin ta mësonin këtë gjuhë Ata vazhdonin të flisnin gjuhën e tyre të mëparshme, pellazgjishten, sepse pellazgë ishin. Këtë gjë vinte re Herodoti kur thotë se pellazgët janë një popull barbar dhe gjuha e tyre është një gjuhë barbare. Me përdorimin përherë e më shumë të greqishtes, dhe të shkrimit të rregullt të saj, shkrimi pellazgjik, erdhi duke u mënjanuar deri në lënien fare të tij në harresë. Një fenomen i tillë ndodhi edhe me popullsinë pellazge që ka jetuar në territorin e Italisë, me të ashtuquajturit etruskë. Në territorin italian gjuha e shkruar pellazge vazhdoi edhe për disa shekuj më vonë se në Greqi. Kjo provohet me sasinë e madhe të mbishkrimeve etuske, të cilët datohen deri në vitet e fundit të erës së vjetër. Me alfabetin pellazg u formua edhe latinishtja. Latinishtja ndoqi rrugën e greqishtes, Mori rrënjën pellazge dhe i shtoi asaj parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa. Pas eleminimit të shkrimit pellazg edhe në Itali, po për ato arsye si në Greqi, e folura pellazge vazhdoi të mbetet gjuhë kryesore edhe për shumë kohë në Itali. Shkrimi pellazg në territorin shqiptar dokumentohet shumë pak, pasi qendrat qytetare që u zhvilluan në Shqipëri, si Durrësi, Apollonia, Bylisi, Butrinti etj, u dominuan nga kutura greko-romake dhe është përdorur shkrimi i tyre.

Pse të ketë ndodhur ky rrënjëzim? Territori i vendit tonë, sidomos veriu i tij ka patur kushte të vështira banimi. A nuk ishin aq të zot dhe trima ata të gjenin dhe të pushtonin troje të tjera më të mira për banim? Gjenin. Po ka qenë diçka që u ka lidhur këmbët, ka qenë diçka që ata nuk mund ta braktisnin, ky ka qenë vatani. E dini cila është përmbajtja e emrit vatan?  Va -at -anë. Varret e etërve janë. Dhe ata nuk i braktisnin kurrë varret e të parëve të tyre. Fakti që shqipja u formua nga një evolucion natyral i pellazgjishtes si dhe përdorimi shumë më gjatë i pellazgjishtes në trojet shqiptare se sa në vendet e tjera, bëri që shqipja të mbetet shëmbëlltyra më besnike dhe trashëgimtarja e saj. Këtu është vendi për të thënë dy fjalë edhe për ilirishten. Dëshmitë gjuhësore që po sjellim tregojnë qartë se ilirët nuk kanë folur ndonjë gjuhë të veçantë, të ndryshme nga pellazgjishtja. Si fis pellazg, ata kanë folur po gjuhën pellazge. Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të filluar nga pellazgët,të vazhduar nga ilirët, nga arbërit dhe së fundi nga  ne shqiptarët, përfundon arsyetimin e tij autori i librit.

Ja ç’shkruhet në Gurin e Lemnosit

pllaka

                         Guri i Lemnosit

Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili datohet si i  shek VI. p.e.r. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet. Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”. Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre. Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Kategori
Uncategorized

Paris, 5 Teorite konspirative per sulmet.

a

 
 

 
Ashtu sikurse me sulmet e Charlie Hebdo, edhe pas atyre të së premtes, filluan të dalin teoritë e para online të konspiracionit. Në Youtube, një person me nje theks amerikan, në kanalin “Russianvids: The Matrix Exposed” argumenton se asgjë nuk ka ndodhur në stadiumin e Parisit “Stade de France”.
 
Ai thotë se mediat, të cilat punojnë për qeverinë, po publikojnë imazhe të rrejshme të turmës që vrapon drejt fushës. “Argumenti” i tij kryesor është se nuk ka asnjë video amatore të ndonjërit prej personave në fushë, përkundër se të gjithë kanë celularë nëpër duar. 
 
Sigurisht, që kjo është një “argument” qesharak, pasi video amatore, nga njerëz që kanë qenë në fushë të premten në mbrëmje, janë publikuar disa orë më vonë.
 
I njëjti person, ka publikuar një tjetër video dhe në një tjetër kanal ku shpalos një tjetër teori absurde. Kësaj radhe, në video shihen njerëzit e plagosur në rrugët e Parisit, që ai i cilëson të gjithë si “aktorë profesionistë”, pasi sipas tij, të gjithë janë të qetë, ndërsa në situata të tilla normalisht që njerëzit i kap paniku.
 
Të dyja videot janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, sa që e para tashmë ka rreth 42 mijë shikime, ndërsa e dyta po shkon drejt 18 mijë shikimeve.
 
Hakmarrje ndaj refugjatëve?
Në rrjetet sociale arabe janë publikuar disa foto ku shihet zjarri që ka rënë në kampin e refugjatëve në Kalais, qytetin port në veri të Francës, që ndodhi po të premten mbrëma. Shumë përdorues të Twitter kanë ripostuar këto imazhe si dhe kanë shkruar se kjo ishte një hakmarrje e francezëve pas sulmeve. Kjo nuk ka të bëjë aspak me hakmarrje, pasi autoritetet në Kalais kanë thënë se zjarri kishte rënë aksidentalisht, kjo për shkak të përdorimit të sobave me gaz dhe zjarrit që refugjatët ndezin me qëllim ngrohjen.
 
Pas sulmeve, dritat e Kullës “Eiffel” u fikën?
Fotot ku shihet Kulla “Eiffel” me drita të fikura u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Disa që shpërndanë këto foto në llogarinë e tyre, si përshkrim për foton kishin venë se dritat janë fikur për nder të viktimave, ndërsa të tjerë se terroristët kishin sulmuar kullën. Në të vërtetë, as njëra dhe as tjetra nuk është e saktë, pasi dritat e Kullës “Eiffel” fikën çdo natë pas orës 01:00 (me kohën lokale të Parisit) . 
 
Foto nga koncerti në “Bataclan”
Një foto ku shihet duke performuar grupi amerikan “Eagles of Death Metal” pretendohej se ishte shkrepur disa momente para se të ndodhte tragjedia në sallën e koncerteve në “Bataclan”. Kjo nuk është e saktë. Në fakt, aty vërtetë është grupi amerikan duke performuar, por është një koncert në Dubai dhe jo në “Bataclan”.
 
Një person i plagosur duke tentuar të largohet
 Një foto, ku shihet një person që është plagosur rëndë nga mbrapa në kangjella, thuhet se është njëri nga pengjet që po tentonte të largohej nga salla e “Bataclan”. Kjo nuk është e vërtetë, pasi fotoja është bërë në Senegal para tre vitesh dhe aty është një hajdut që ishte plagosur duke tentuar të largohet nga vendi i krimit.
 
“Cicërima” e Donald Trump
“Nuk ju duket interesante fakti që tragjedia në Paris ndodhi në vendin me kontrollin më të lartë për armët në botë?”. Po, kjo është një “tweet” i Donald Trump që u shpërnda në Twitter e që u kritikua jo pak, por kjo ishte pas sulmeve në Charlie Hedbo, ndërsa pas sulmeve të së premtes ai ka shkruar një tjetër gjë. “Lutjet e mia janë për viktimat dhe pengjet në sulmet e tmerrshme të Parisit. Perëndia qoftë me ju!”, ka shkruar ai.

Kategori
Uncategorized

Alarmi Italian,po hapet perseri korridori detar i trafikut te emigranteve nga Shqipëria.

Autoritetet italiane kanë dhënë alarmin sa i përket “rrugës” së Adriatikut për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe ata që tani ndodhen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Drejtorja e Policisë Kufitare Italiane “Zona IV”, Irene Tittone, gjatë konferencës, “Kufijtë e ri të emigracionit”, ka thënë se trafikantë nga Shqipëria mund të nisin këtë rrugë. “Il Messaggero” shkruan se strategjia e trafikantëve të njerëzve mbështetet në dy fakte. Së pari, afrimi i dimrit në Ballkan, që në mënyrë dramatike ndryshon mundësinë që azilkërkuesit të përballen me periudha të gjata në këmbë. Së dyti, udhëtimi me det shmang pengesat e vëna nga shtetet si Kroacia, Austria dhe Sllovenia, si gardhet me gjemba, barrierat apo kontrollet e rrepta. Megjithatë drejtoresha e Policisë Kufitare, thotë se gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në Gjermani, Austri dhe Slloveni. Mbyllja, por edhe riorganizimi i kufijve, mund të krijojë një korridor të detyruar drejt kufirit italian që kufizohet me Slloveninë dhe Austrinë. “Të ardhurit e vazhdueshëm të ditëve të fundit janë tashmë një sinjal. IMG_20151115_234210

Kategori
Uncategorized

Militantet e rilindjes te pa pune, administrata plot me dashnore ministrash.

Duhej IMG_20151115_223432


të ishte një akt i natyrshëm dhe i pakontestueshëm emërimi i socialistëve në vend të militantëve të Partisë Demokratike. Por socialistët në masën 80 për qind vijojnë të enden rrugëve, ndërsa në vend të tyre vegjetojnë në administratë një rreth i gjerë që nuk ka lidhje me PS. Por edhe ata pak persona që janë emëruar, janë shumica njerëz të afërm të ministrave, deputetëve, drejtorëve, apo zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë. Që kur qeveria “Rama” mori pushtetin, ka pasur me dhjetëra debate dhe akuza për emërime nepotike në administratë. Demokratët kanë akuzuar ministra e deputetë se kanë futur familjarë në shumë institucione. Nga ana tjetër, këta të fundit janë kundërpërgjigjur se dhe PD ka bërë batërdinë kur ishte në qeveri.

Situata
Gazeta “Sot”  ka hartuar një listë me një pjesë të madhe të emërimeve nepotike në administratë. Shumë prej emrave të mëposhtëm janë denoncuar në media, ndërsa shumë të tjerë kanë kaluar pa vëmendje. Por si është situata? Shumë ministra të qeverisë “Rama” sapo morën pushtetin gjëja e parë që bënë ishte emërimi në poste të larta drejtuese të familjarëve dhe të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë, kunati i ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është emëruar Drejtor i Investimeve në OSHE, ndërsa vëllai i kunatit të ministrit u emërua shef sektori tek Privatizimet. Gjithashtu, vëllai i ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, u emërua këshilltar në Ministrinë e Financave. Djali i dajës së ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, u emërua drejtor i kompanisë shtetërore ushtarake të import-eksportit (MEICO). Po ashtu edhe deputetë kanë ndërhyrë për të bërë emërime. Ish-punonjës të kompanive të Koço Kokëdhimës dhe bashkëpunëtorë të tij u emëruan në poste drejtuese në Albpetrol.
Emërime në rrethe
Batërdia më e madhe e emërimeve gjatë këtyre dy viteve ka qenë në rrethe. Në dogana, drejtori tatimesh, apo institucione të ndryshme janë emëruar persona që nuk kanë pasur profesionin e duhur, por që për shkak të lidhjeve dhe mbështetjeve politike kanë marrë poste të rëndësishme. Në doganën e Tiranës, u emërua Eranda Cuci, kunata e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në po të njëjtin institucion u emërua Safo Dauti, kunata e ish-ministrit të Marrëdhënieve me Parlamentin, Ilirian Celibashi. Në krye të OSHE në Kavajë u emërua Saimir Roshi, vëllai i kryebashkiakut Elvis Roshi. Nga ana tjetër një batërdi emërimesh është bërë në arsim. Me dhjetëra mësues janë emëruar në shumë shkolla të vendit, disa dhe pa arsim përkatës, falë ndërhyrjeve të deputetëve, për shkak të mbështetjes që ata u ofruan gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit.
Njohjet
Mjaft ish-punonjës të Bashkisë së Tiranës janë rikthyer në punë. Shumë prej tyre kanë marrë poste drejtuese në institucione kyçe të vendit.  Ogerta Manastirli, drejtoresha e QSUT, ka qenë drejtoreshë e Shërbimit të Strehimit në Bashkinë e Tiranës, kur në krye të saj ishte Edi Rama. Belinda Balluku, ish-shefja e zyrës së marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës kur ajo drejtohej nga Edi Rama, u emërua drejtoreshë e ALBCONTROLL. Emërime nepotike ka pasur dhe në diplomaci. Demokratët kanë akuzuar shpesh ministrin Ditmir Bushati për të tilla emërime. Një rast ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Odeta Barbullushi, e cila është kushërirë e parë e Bushatit. Emërime nepolitike ka pasur dhe në shumë sektorë të tjerë. Kliti Topalli
Kategori
Uncategorized

Shqiptarë mjaft me hipokrizinë tuaj.

Klara Caushi

Shqiptar, ma shpifni me hipokrizinë tuaj!

Unë jam muslimane dhe ju nuk e prishni dot fenë time.

Unë jam muslimane dhe nuk kam asnjë faj pse kam të njëjtën fe me ata skizofren që vrasin në emër të islamit.

Unë jam muslimane, por nuk trumbetoj devotshmëri hipokrite. E dua njeriun, paqen, jetën. E dua çdo qenie që Zoti krijoi.

Unë nuk çjerrë fytyrën me thonjtë e as ve statuse solidarizimi në Facebook kur ndodh një tragjedi. Jo se nuk më dhimbsen ata njerëz, por se nuk i ndaj njerezit ca të nënës ca të njerkës.

Kush prej jush ka vend ndonjëherë flamurin e Sirisë në Facebook? Kush prej jush ka vënë flamurin e Burmese? Po të Ukrainës? Kush u solidarizua për ata vogëlushët që u ekzekutuan dhe u bën pirg për ti t’i fotografuar? Kush u solidarizua për masakrat e kolonive franceze? Askush! Nuk ju dhimbsen ata?!

Më duket kaq idiote kjo vënia e flamurit Francez në profil. Kush prej shteteve evropiane a më gjerë është solidarizuar me ne kur na shtypën e na masakruan? Kush u solidarizua për viktimat e komunizmit? Kush u solidarizua për djemtë tanë studentë që dhanë jetën për liri? Kush u solidarizua për djemtë tanë që lanë kockat maleve dhe në emigrim?

Askush!

Ne kemi identitetin tonë, flamurin tonë dhe duhet të solidarizohemi që po na pinë gjakun çdo ditë, që po na rrjepin. Duhet të solidarizohemi me studentët, për të ardhmen tonë, për çmimet, për taksat…Ju duhet të solidarizoheni që vendet e Evropës po e vjelin çdo burim dhe pasuri të vendit tonë.

Mjaft u shqetësuat për francezët, se ata nuk na kanë në refene, as për azil nuk na duan. Mjaft e “hëngrët sapunin për djathë” me sulme të stisura për interesa dhe qëllime politike. Shikoni të siguroni një copë buke për fëmijët tuaj, boll u ngopet duke lëpirës fundshpinen e botës.  #MJAFT ME HIPOKRIZI!

Kategori
Uncategorized

Ish sigurimi i shtetit dhe tragjedia e Vlorës.

-Ja dora e hekurt  e Sigurimit të Shtetit  që kanë marrë në dorë e pushtuar Shërbimin Informativ Kombëtar, është kjo:

-70 mijë bij nënash shqiptarë, të burgosur politikë që tashmë janë detyruar të jetojnë me xhelatët e tyre të djeshëm, dhe bijtë e tyre në pushtet sot.

-5 mijë shqiptarë të pushkatuar, 5 mijë nëna që ulërijnë çdo mbrëmje dhe mëngjes, që sot tu përulen atyre që u vranë djemtë.

-Mijëra të tjerë të vrarë pa varre, pa nam e nishan.

-720 mijë shqiptarë me statusin e të përndjekurit politik, ose janë 720 mijë denoncime për oficerët e sigurimit të shtetit, që guxuan sot të marrin edhe një herë koburen komuniste, për të vrarë përsëri.

-2 milion e 400 mijë vjet burgje, të tmerrshme ku gjenin vdekjen vetëm nga uria dhe etja: -600 mijë vjet internime, ku fëmija vdiste nga këta oficerët e sotëm për një kafshatë bukë.

-2 milionë e 25 vjet punë të papaguar, ose nga puna e tyre u ushqyen oficerët e sotëm të sigurimit të Shtetit, krokodilët e sotëm e të djeshëm, baballarët e tyre.

Eshtë e vertetë, se në këtë vepër makabër, të pa dëgjuar dhe të pa lexuar në asnjë faqe të historisë botërore, ishin ndihma e 137 mijë bashkëpunëtorëve të cilët me hir ose pahir, kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të vëllezërve të tyre. Me ushtrinë prej 137 vetësh, me Partinë Komuniste, Sigurimi i Shtetit i përgatiti Shqipërisë veprën makabre të pranverës të vitit 1997; 7 miliardë lekë dëme ekonomike, mijëra jetë njerzish të vrarë nga këto bisha, kjo bandë terroristësh,që sot është instaluar në Shërbimin Informativ Kombëtar vuri në ankand sovranitetin e vendit.

Këta shërbëtorë të pacipë të komunizmit, pjellë e urretjes komuniste,që shtypën gjithë ndjenjat njerëzore, simbolet e bukura të Kombit tonë si Atdheu, besnikërinë, atdhetarinë, duke i shfrytëzuar në burgje dhe varje.

Në spiunim, torturën, vrasjen, në qeli, në ç’nderimin e një populli të tërë, në mjerimin e trupit dhe të shpirtit fillonte dhe mbaronte, që kanë marrë përsipër të mbrojnë ish oficerët e djeshëm të Sigurimit të Shtetit.

Këta janë kthyer përsëri në pushtet, kanë marrë në dorë Drejtorinë e Policisë dhe SHIK-u e Vlorës. Vini re se me sa mjeshtëri janë ndarë në dy grupe, për të patur nën kontroll edhe policinë, edhe të ashtuquajturin SHIK, sepse vetëm kështu do të arrijnë në dorë të hekurt dhe gjakatarë të sundojnë Vlorën.

Njihuni me emrat e këtyre:

I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës

1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.

Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.

2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.

3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç’ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.

4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.

5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.

6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.

7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.

8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.

9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.

10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.

11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.

12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.

II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë

1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.

2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.

Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.

3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.

4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.

5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.

6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.

7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.

8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi

9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi

10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi

11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi

12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.

13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.

14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.

Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , një si anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.

Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ

Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.

Komunistët e rinj që kanë sot qeverinë nga urrejtja e lakmia për pushtet nuk menduan se në gropën që po u hapin demokratëve do të binin vetë në të. Pra ata po mbyten prej atyre armëve që pa ndershmërisht ua kishin drejtuar armiqëve të tyre.

Prej kaosit që ata mbollën e rritën në tokën shqiptare po mbytet dhe Shqipëria, po për këtë ata nuk bëhen merak se komunistët nuk kanë Atdhe.

Duke goditur policinë veç të tjerave u shkatërrua policia sekrete ligjore e Shqipërisë, SHIK-u me rrjetin e fshehtë informativ ngritur mbi baza demokratike. Drejtuesit dhe oficerët e saj ishin specializuar në Europë, Itali, Gjermani, dhe në Amerikë dhe të tjerët pothuaj se të gjithë kishin kaluar në kurse 3 dhe 6 mujore në Shqipëri me specialistë te njohur të Europës dhe veç kësaj ata kishin tashmë një përvojë 5 vjeçare larg politikës e partive, të udhëhequr nga ligji dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.

Këta djem të përkushtuar kishin ngritur gjatë kësaj kohe dhe bazën e punës së tyre, rrjetin e fshehtë informativ.

Një specialist i kësaj policie i vlerësuar në botën e jashtme me gradë shkencore (Bujar Rama Java 10.12.1997) ju kujtonte dhe kërkonte prej qeverisë se:

-Duke goditur e shpërndarë policinë, jashtë çdo principi kombëtar shkatërrojmë një pasuri të madhe kombëtare e cila minimalisht në shtetet e formuara e me tradita kërkon 5 deri 8 vjet kohë që të ngrihet.

-Në asnjë vend të botës policia sekrete në asnjë rrethanë nuk përbuzet, poshtrohet e flaket në mes të katër udhëve, për të mos thënë pastaj që oficerët e këtij shërbimi u ropën të gjallë ose nga Agron Tozaj edhe pse të vdekur kërkoheshin shishqebabë në Tiranë (Z.P. datë 22.11.1997)

Këta oficerë dinë shumë, dhe për interesat e Atdheut jo të tyre s’duhet të flaken sepse dëmtohent Shqipëria, me dashje ose pa ndërgjegje në rrethana që s’mund t’i parashikojë asnjë. Ata mund t’i sjellin dëm vendit.

Le te kujtojmë pa pasion politik kërkesën që po bëhet sot që SHIK-u të angazhohet në luftë kundër krimit. Por cili SHIK, sepse ai është vetëm t’i përgjojnë kush thotë: s’ka djath e vdiqëm urije që në bazë të nenit 55 ti rrasim 10 vjet burg! Këtë dinë këta të sotmit, ata që kishin përvojën e luftës kundër këtij krimi s’janë më, për arsye politike, fare të pa drejta e që mbi të s’rëndon asnjë faj. Po rikujtojmë gjithashtu se këta që e filluan nga shkatërrimi që vetë e bënë, ju duhet një kohë 5 deri në 8 vjet të specializohen.

Një avokati të vjetër, kur Ramiz Alia rivuri rolin e avokatit në ligj i thanë:

-E shikon avokatia u çel përsëri.

-E more bir tha ai, por këta kanë bërë shkollë vetëm për të dënuar dhe jo për të mbrojtur!

Le të mos harrojmë policia sekrete vjen prej Greqisë dhe Romës së Lashtë, dy vende që i dhanë botës qytetërimin dhe jo vetëm që nuk u hoq në asnjë vend por u perfeksionua dhe vlerësua akoma më shumë, ashtu si në ditët tona. Komunistët shqiptarë me metoda revolucioni teknik shkencor për të dalë mbi botën e për të mësuar atë goditjen e egër në vendin e tyre, nxorrën në ankand sovranitetin e vendit të tyre duke rrënuar policinë e veçanërisht policinë sekrete.

Kujtojmë se 63 presidentë të SHBA, tempulli demokracia botërore, kanë qenë drejtor të CIA-s (idem SHIK) dhe ata kanë mbetur të nderuar e vlersuar shumica edhe në historinë botërore ata nuk janë quajtur nga askush spiunë.

Cilët janë këta që do të sundojnë Vlorën?

Janë të gjithë ata që njohin mirë gjuhën kalla, kallashnikov, specializuar në kurse filozofie në Greqi.

Janë ish-oficerët e djeshëm të Sigurimit të shtetit që organizuan kryengritjen e armatosur të pranverës së përgjakur të vitit 1997 dhe me grykën e pushkës e me gjak morën pushtetin dhe që po e mbajnë me pushkë dhe me gjak. Sapo morën pushtetin ata u derdhën mbi oficerët dhe nën oficerët e SHIK-ut. Nëse lexon artikullin Shqipëria çahet nga lufta e klasave , (RD data (10.12.1997) çdo zemër njerëzore tronditet me të vërtetë se si e fyen, e pushtëruan bijtë e bijat e Labërisë e Kapedanëve të Himarës, nga këta oficerë që kanë marrë në dorë sot SHIK-un.

Gjysma e efektivit të Drejtorisë së Policisë është nxjerrë në lirim vetëm për motive politike, të gjithë ata që janë marrë në punë janë ose bij komunistësh ose komunistë.

Mbesa e heroinës Musine Kokalari, Tatjana, pasi kërkon sqarime se përse duhet të dorëzojë detyrën sepse është njohëse e dy gjuhëve të huaja dhe ka përfunduar kursin e kompjuterit dhe sekretarisë, dhe nga Neshat Agron Tozaj, nxirret nga zyra zvarrë.

Një barbari të tillë nuk e kishte provuar as halla e saj nga Enver Hoxha.

Kapiten i Parë Alfred Ajazi, një ushtar i shkëlqyer një djalë me perspektivë nxirret në lirim si krushku i ish-kryetarit të SHIK-ut, Shkëlqim Agollit, vrarë në Athinë nga Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me Asfalinë Greke.

Oficerit E.T. i shkojnë me maska në shtëpi, nëse nuk largohet nga Vlora do të pushkatohet se ishte i dënuar me vdekje! (RD data 31.10.1997) Një kanosje të tillë nuk e bënte as Enver Hoxha. Kështu vazhdoi djegja e shtëpive bastisja, kanosja për 80% të efektivit të vjetër të SHIK-ut. Nxënësit ja kaluan mësuesit të tyre Enver Hoxha, duke lënë në SHIK provizorisht vetëm, nënoficerëve të vjetër për t’i pushuar ata deri më 31 mars 1998 sipas urdhërit të Partisë.

Pas kësaj detyre d.m.th spastrimeve politike të SHIK-ut vazhduan shpifjet banale për inkriminimin e lakuar; kjo fjalë sa të vjen për të vjellë kur e dëgjon.

Në ZP datë 6.1.1998 në fqe të parë me gërma të mëdha që zënë gjysmën e faqes shkruhet: Spiunët e SHIK-ut por si fakt, jep vetëm një rresht Lista emërore e punonjësve të degës SHIK Vlorë . Ja pra se deri ku arrinë paturpësia e këtij gazetari.

As Enver Hoxha s’arrinte në mashtrime kaq banale. Mirëpo vlonjatët e dinë, pyesin se cili oficer apo N/oficer i SHIK-ut të Vlorë u arrestua ose u kallëzua për ndjekje penale?

Përgjigja është asnjë, thjesht për faktin se asgjë e jashtë ligjshme nuk rëndon mbi këtë efektiv të pastër dhe të ndërgjegjëshëm. Theksojme se të gjithë dokumentat u grabitën nga ana e komunistëve dhe janë në dorë të tyre, dhe me gjithë punimet dhe ripunimet e tyre me specialistë grekë, ata përsëri nuk kanë gjetur asnjë gjurmë faji të SHIK-ut të Vlorës.

Një qytetare vlojnate Z. Afërdita Duçka më e lënduara gjatë pranverës të vitit 1997 ka deklaruar pas vrasjes së djalit të saj se atëherë e kuptuan se vrasjet nuk i bënte SHIK-u! (Albania dt.11.12.1997)

A mund të ketë akoma mendje normale në Vlorë që të mendojë se SHIK-u ka vrarë? Në se po, cili është vrarë prej SHIK-ut, dhe cili është vrasësi me emër? Kush e ndalon të flasë?

1997

Kategori
Uncategorized

50 Spiunet me te njohur shqiptare.

Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne.

Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja.

Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani.

Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet ’20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe “Passage” ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

“Ciceroni”

Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. “Ciceroni” arrin t’u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. “Ciceroni” vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

“Dragoi”

Ne librin “Mekatare” te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi “armiqesor” i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, “Dragoi” mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

“Martini”

Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit “Mekatare 2″, ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.

Koll Qefalia

Nen pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit te sherbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese “Nishozin” e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij “Sherbimi i Fshehte”, e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter”, ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashe se une jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: “Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne”. Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane “Xhakoni” e “Studenti”.

Alush Leshanaku

Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t’i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si “Gjenerali i Perdes se Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t’i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t’i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet ’80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partise”, ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet ’50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

Pal Melyshi

Pal Melyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. “Furtuna” u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, “Keqanaj”, te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per “Tirana Observer”, se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda “Keqanajt” strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t’iu ikur forcave qe i kishin rrethuar”, rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin “Mekatare 2″ te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.

Ymer Kondo

Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe “Njekovin”, nje poliagjent te njohur.

“Papastrati”

Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet ’70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, “Papastratin”, i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

“Berlini”

Agjenti “Berlini” eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen “Berlini” nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

“Gramafoni”

“Gramafoni” eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin “Garmafonin” ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. “Gramafoni” u fut ne Shqiperi ne vitet ’50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne “Mekatare 2″ se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

Dielli

Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit “Dielli”, me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se “Dielli” ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

Et’hem Çako

Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.

“Gaveta e Vjeter”

Ndue Zefi, me pseudonimin “Gaveta e vjeter”, mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve ’40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, “Gaveta e vjeter”, me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve ’40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. “Grupi Special” i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s ne vitet ’50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken “Tigri”. I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

“I penduari”

Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij “I penduari”. Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, “I penduari” fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.

“Hutini”

“Hutini” hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas ’90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, “Hutini” emerohet ne organet qendrore te vendit.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve ’40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Idriz Seiti, “Profesori”

Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i “Grupit Special” te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjate veprimtarise se tij si agjent, “Profesori” luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.

Jonuz Mersini

Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet ’50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.

“Kobra”

Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte “arratisur” ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si “sherbetor i imperialisteve amerikane”, ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. “Kobra” kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.

Koçi Xoxe

Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

“Koloneli”

“Koloneli” eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet ’30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes “Koloneli” u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.

“Loro”

“Loro”, ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim “per mungese vigjilence”, pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit “Mekatare 3″ te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

Nikoll Melyshi

Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet ’50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

Agjenti “Profesori”

“Profesori”, ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.

Panajot Plaku

Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t’i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.

Skender Barçi

Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet ’60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.

Taho Sejko

Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te “Grupit çam” i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.

“Vogelushi”

Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t’i kontrollonte figuren. Ne librin “Mekatare” shpjegohet se “vogelushi” u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mehilli

Agjenti me pseudonimin “Mehilli” ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve ’80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

Kategori
Uncategorized

Deputet dhe Ministrat kriminele, i tremben drejtësisë.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi ka folur hapur për “penguesit” e kësaj reforme. Lu tha se kësaj reforme i tremben ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët e korruptuar.

“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi? Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja kur nuk e ndjekin penalisht dikë”, tha ambasadori amerikan.

Lu përshëndeti angazhimin e opozitës me ekspertët e saj në hartimin e ligjeve të reja si dhe i kthehu përgjigje një gjykatësi që ai nuk preferoi ta identifikonte me emër.

Duke bërë të qartë se SHBA mbështesin të gjitha propozimet për reformën në drejtësi, kjo reformë tha Lu do të largojë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë dhe do të krijojë shansin e parë për krijimin e një sistemi të pavarur nga ryshfeti, njerëzit e fuqishëm dhe krimi i organizuar.

Pjesë nga fjala e Donald Lu:
Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?
Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja kur nuk e ndjekin penalisht dikë.
Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë për të diskutuar nëse rekomandimet e ekspertëve janë reformat e duhura.
Jam inkurajuar se javën e kaluar, 7 ekspertë të zgjedhur nga opozita u angazhuan të punojnë për hartimin e ligjeve të reja.
Të dëgjojmë me vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë.
SHBA mbështesin plotësisht propozimet aktuale.
Kemi marrë pjesë në secilin propozim për ndryshimet kushtetuese.
Kjo është një reformë rrënjësore që do të marrë hapa për largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar.
Një gjykatës tha se vinte në dyshim se ndryshimet kushtetuese do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit. Asnjë edhe një shqiptari vetëm nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur.
Jo i pavarur nga ryshfeti, telefonimit të drejtësisë, ku persona të rëndësishëm telefonojnë gjyqtarët për udhëzime si dhe jo i pavarur nga krimi i organizuar.
Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansi e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur.

Vlahutin: BE nuk do heqe dore nga reforma ne drejtesi
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se është e ndërgjegjshme për frikën e shqiptare se reforma në drejtësi mund të dështojë, por ajo shprehu me forcë bindjen se Bashkimi Evropian nuk do të tërhiqet pas për të vijuar me këtë proces kyç për integrimin e vendit ton. Ajo thotë se ka grupe të cilave u intereson një sistem i korruptuar gjyqësor, por theksoi edhe një herë se “të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave të BE”

“Dëgjoj shpesh që na thonë “Mos hiqni dorë”! Është e qartë për ne se ka frikë që kjo reformë mund të dështojë, mos të jetë e thellë, për arsye të grupeve të interesave që kanë interes të vazhdojë ky sistem i dështuar. Të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave tona, qytetarët e Shqipërisë kanë thënë me zë të lartë se duan një demokraci me shtet të së drejtës me të drejta si në BE. Është e drejta juaj t’ja bëni atyre të qartë që ju zgjidhni që kërkoni reformë të plotë radikale dhe gjithëpërfshirëse. Pse duhet të ketë ndryshime? Ne këtë e dimë të gjithë “, u shpreh kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Vlahutin tha se reforma do të “filtrojë” gjyqtarët dhe prokurorët e pakorruptuar që meritojnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, dhe të vendosë se kush duhet të largohet.

“Një sistem drejtësie që funksionon e merr të mirëqenë që vetëm gjyqtar të pakorruptuar janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi i drejtësisë duhet të kalojë në një proces transparent i të parit se kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që meritojnë të qëndrojnë në këtë sistem. Por duhet vendosur edhe kush duhet të largohet. Duhet të përfitojnë vetëm më të mirët”, theksoi ambasadorja Romana Vlahutin.

A duhet të jetë reforma politike apo vetëm e ekspertëve të nivelit të lartë? Vlahutin argumenton se përsa kohë politika shqiptare ka shprehur vullnetin për ta çuar para këtë proces, BE e merr të mirëqenë se do të ketë besimin e tyre dhe nuk do të devijohet nga marrëveshja e komisionit të Posaçëm për këtë reformë apo rekomandimet e Komisionit të Venezias. Sipas saj, reforma në drejtësi duhet të kalojë përmes një procesi transparent dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

“Me kohën kjo reformë do të duhet të votohet në parlament dhe jo nga ekspertët apo ambasada. Në të gjithë takimet politikanët na thonë që i japin mbështetjen kësaj reformë kritike për zhvillimin e Shqipërisë. Megjithëse ka mbështetje politike për këtë reformë ne e marrim të mirëqenë që ata do të respektojnë marrëveshjen e arritur në komisionin e posaçëm dhe rekomandimet e Komisionit të Venezias. Duhet debat i hapur, dhe argumentet duhet të qëndrojnë brenda standardeve evropiane. Përmbajtja e standardeve të BE-së nuk mund të negociohet për këdo që do të bëhet shtet anëtar”, – u shpreh Vlahutin.


IMG_20151113_155404

Kategori
Uncategorized

Cfare tjeter duhet te ndodhi qe….

Azemi kishte një hotel 3 katësh të veshur me gurë dekorativ dhe restoranti I I tij I famshëm Kukësi buzë liqenit të Ohrit ishte me çertifikatë të rregullt pronësie të rregullt në Hipotekën e Pogradecit. Ai e kishte vënë në kolateral në bankë për kredinë 100 mijë euro që kishte marrë. Lejen e kishte nga KKRRT. Në 6 Janar 2015 INUK I prish pa asnjë vendim apo njoftim zyrtar prishjeje. Atë ditë më arrestoi në mënyrë të paligjshme Policia sepse I filmova në flagrancë shefat e INUK dhe Policisë si avokat në krye të detyrës që ka të drejtë të mbledhë prova dhe video sot ndodhet në të gjithë institucionet ndërkombëtare si provë flagrante e paligjshmërisë së shtetit që mban era kërmë (prej Funeralit të përzgjatur të Rilindjes). Sot Azemi është papunë, 5 familje po ashtu. Zyra e Taksave Vendore po ashtu nuk përfiton më taksa (ai deklaronte para prishjes 15 mijë dollarë xhiro në muaj). 20 familje nga fshati Udenisht furnizonin me peshk, mish, produkte bulmeti, fruta dhe perime Restorantin prej 15 vjetësh. Sot të gjithë ushqehen me surratin e Ramës para televizorit çdo natë. 
Ju heshtët atëhere. Sot u dha lajmi që vetëm në 2 muajt e fundit Shtator – Tetor 2015 kanë humbur vendin e punës 72000 vetë…
Ç’duhet të ndodhë tjetër që të mbushim shishet e vjetra të qelqit me benzinë për ti kthyer në BOMBA MOLOTOV dhe të djegim Kryeministrinë e Sorosit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit që ka në plan të falimentojë Shqipërinë me qëllim që të na blejë çdo pasuri kombëtare dhe private me 5 lekë siç bleu Koçodhima në 1998 Ndërmarrjen e Frigoriferit prej mijëra metra katror për vetëm 3000 USD???

A.Goxhaj.

IMG_20151113_172422

Kategori
Uncategorized

Atjanga Lubonja. Letër ne distance Edi Rames.

IMG_20151111_193812Jam Ajtanga LUBONJA , EDI! Nuk po ju drejtohem me shprehjet standarte ”I NDERUAR Z.KM EDI RAMA! Ju vertet jeni Kryeministri i vendit tim dhe une si qytetare e ketij vendi , duhet te jem e ndergjegjeshme per postin qe mbani…po per mua nuk e justifikoni kete vend, nuk mund t’ju quaj ”BABAI I KOMBIT”! Le te kthehemi shume vite perpara, kurre ju ishtit student, i mbushur me pasione endrash…keshtu ju kam njohur! Une atehere isha e fshikulluar nga kamzhiku i diktatures dhe mbanja epitetin ”ARMIKU I POPULLIT”, po ju nuk me pate me percmin( ishe bir i nje familje komuniste me baza te forta, babai yt Kristaq Rama, rinte ngjitur me Nexhmije Hoxhen ne Kuvend…prandaj kurre te dhashe doren u drodha, atje ne studion -dyqan te mikut tone te perbashket Sali HALLMUCA! Po miku im me qetesoi..”eshte cun garip me tha, mos u nis kush eshte! Dhe une u clirova, biseduam gjate, ju po benit pikturen e dipllomes( te kujtohet) dhe per te plotesuar portretin e saj ”mesueses se moshuar”, pikturuat duart e nenes time ( ti u mahnite nga ajo dore Edi dhe e quajte ”dore fisnike”, po fisnike ishte nena ime…ishte bije e nje familje te madhe PATRIOTE…FAMILJA TOTO! Pastaj te pashe edhe disa here te tjera, ti gjithemone i qeshur dhe me bagazh barcaletash…pastaj nuk ju pashe me! Kurre filloi levizja Demokratike…u ndesha perseri me ju atje ke Stadiumi ”Qemal Stafa”, ju nuk me pate, po une u lumturova kurre ju pashe ne mes te popullit demokrat dhe fjalet tuaja ”une nuk jam antar i Partise Demokratike, po me ta me lidh urrejtja per komunizmin”, u bene si kembane e nje shoqerie anti komuniste qe po zhvillohej e lire me ne fund ne vendin tim! Poooo, ajo ishte nje kembane e rreme, ti nuk mund te dilnje nga mjedisi yt! U zhduke nje kohe, e mora vesh qe ishe ne France, pastaj te solli F.Nano( i ngeli atij, po kush dreqin ne boten e mistereshme urdheroi ardhjen tende ne politike…ti je djalli ne politike) Nuk po zgjatem me me lidhjet e tua me familjen time, po di qe ay Fatos LUBONJA te shpetoi jeten kurre te rrahen e ti perfundove ne spital dhe ti si shperblim e quajte ”ushtari Lubonja” hahaha, Fatosi ushtar, ti gjeneral! Tani je mbi gjeneral, je KRYEMINISTER…a te del gjumi ndonjehere naten, a i ndegjon ULERIMAT e ketij populli, po une e te persekutuarit e tjere qe endemi ne ”shkretetire” te pa shprese, mes vuajtjes e mjerimit! Kujtohu EDI, ky eshte populli yt qe fatkeqesisht te besoi! Kam shume per te te thene, po po ju le ndergjegjen ne ju ka mbetur ndopak …te funksionoje!!!

Kategori
Uncategorized

Macoku me zile.

Rama nuk është lideri që merr vendime.

Nuk mori as dy muaj më parë, nuk po merr as tani dhe vështirë të marri kur të dalë sërisht gjethi.
E justifikoi aleancën me “njeriun që përfaqëson çdo gjë të kalbur në Shqipëri” në emër të largimit të Sali Berishës. Por bashkëqeverisjen me Ylli Manjanin nuk mund t’ia faturojë përsëri Berishës. Ai nuk nuk pati forcë ta kundërshtojë dhe ajo do t’i mbetet si shenja e turpit e një njeriu që në dy vjet e deformoi aq shumë veten sa pranoi të gëlltisë edhe çorbën më të shpifur që ishte gatuar për të. Pranoi të ulet në një kabinet me njeriun që e ka bërë leckë në çdo studio televizive dhe këtë nuk mund të thotë se bëri për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha. Ilir Meta e nxorri lakuriq, këtë herë në mënyrë të figurshme, përpara shqiptarëve, të cilët nuk kanë më dyshim se dëshpërimi për pushtet i Edi Ramës është përtej çdo imagjinate.

“Kryeministri Edi Rama u takua me zotin Ylli Manjani me të cilin bisedoi për reformën në drejtësi…”. Kjo ndoshta është fjalia më poshtëruese që Rama ka qenë i detyruar të nxjerrë në publik që pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm, duke mos u mjaftuar me demonstrimin e forcës, por duke shkuar deri në poshtërim të aleatit- armik. Emërimi i Ylli Manjanit ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e lodhur të Edi Ramës. Dhe ky, ndryshe nga sa parashikonin mbështetësit e tij, i ktheu faqen tjetër duke konfirmuar kështu pyetjen retorike që i pati bërë gazetari Tim Sebastian, se dëshpërimi për pushtet qenka më i fortë se gjithçka. Madje deri në pikën sa të të vënë në ballë edhe yllin e turpit dhe të pranosh ta rrezatosh poshtërimin publikisht.

Kjo i ka ndodhur Edi Ramës të hënën e kaluar, ndërsa Ilir Meta nuk u mjaftua me imponimin e ndryshimeve në qeveri, por e shndërroi në kukull kryeministrin duke e detyruar të bëjë dhe të thotë ato që i kërkoi kreu i LSI. Praktikisht Edi Rama ka rënë si kryeministër dhe pushteti i tij është ai i një noteri që nënshkruan vendimet e Ilir Metës. Shumë mbështetës të unionit Rama- Meta, tashmë që e kanë pranuar çarjen mes tyre si një të vërtetë të kalçifikuar, po e shohin këtë krizë të re si pjesë të një strategjie të Metës për të detyruar Ramën të shkarkojë disa ministra “problematikë”. Nëse kryeministri i kundërshtoi me forcë këto shkarkime apo ndryshime, Ilir Meta impulset i ktheu në goditje, ku shihet qartë interesi i tij personal për të dalë nga gjendja e vështirë e para disa muajve që iu krijua me aferën e DIA- CEZ. Disa mendojnë se Meta po ia del, se nga i akuzuar po kthehet në akuzues, se nga pozitat e atij që kërkon ka kaluar në pozitën e atij që urdhëron, se Rama ka pranuar të ulë kokën dhe të shkojë zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme, etj… Disa të tjerë, kuptohet shumë pranë kryeministrit, nuk duan ta pranojnë këtë nëpërkëmbje. Ata thonë se në pranverë Rama do të veprojë, se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se po përgatit kundërgoditjen për Ilir Metën…
Se çfarë ka Edi Rama ndërmend apo se çfarë do të kishte dashur të bënte, kjo mbetet një hipotezë që pak gjasa ka për t’u provuar. Ai nuk është lideri që merr vendime. Nuk mori as dy muaj më parë, nuk po merr as tani dhe vështirë të marri kur të dalë sërisht gjethi. Eshtë i dëshpëruar për pushtet, shumë i dëshpëruar. Aq shumë sa nuk merr vendime edhe për raste flagrante korrupsioni dhe implikimi me krimin të ministrave të tij. Ai nuk vepron sepse ka frikë se çdo lëkundje mund t’i rrezikojë pushtetin. Dhe këtë ia kanë kuptuar të gjithë që tashmë po vjedhin hapur, ditën për diell, pa u shqetësuar se mund t’u futet gjemb në këmbë. Ilir Meta vetëm sa e bëri më të dukshëm këtë dëshpërim, e çoi në një nivel poshtërues, u tregoi shqiptarëve se Edi Rama është i gatshëm të pranojë edhe një yll si Manjani vetëm e vetëm të mbetet kryeministër. Një kryeministër letre.
Në këtë pikë ku ka përfunduar, Edi Rama nuk mund t’i ketë më llogaritë me Ilir Metën por me shqiptarët që e kanë votuar. Ai e justifikoi aleancën me “njeriun që përfaqëson çdo gjë të kalbur në Shqipëri” në emër të largimit të Sali Berishës. Por bashkëqeverisjen me Ylli Manjanin nuk mund t’ia faturojë përsëri Berishës. Ai nuk nuk pati forcë ta kundërshtojë dhe ajo do t’i mbetet si shenja e turpit e një njeriu që në dy vjet e deformoi aq shumë veten sa pranoi të gëlltisë edhe çorbën më të shpifur që ishte gatuar për të. Pranoi të ulet në një kabinet me njeriun që e ka bërë leckë në çdo studio televizive dhe këtë nuk mund të thotë se bëri për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha. Ilir Meta e nxorri lakuriq, këtë herë në mënyrë të figurshme, përpara shqiptarëve, të cilët nuk kanë më dyshim se dëshpërimi për pushtet i Edi Ramës është përtej çdo imagjinate.
Në të gjithë këtë histori, janë ata që duhet të ndihen gjithashtu të poshtëruar. Një lojë e ulët për pushtet midis Ramës dhe Metës iu ka dhuruar për ministër të Drejtësisë, një njeri simbol të mungesës së koherencës dhe moralit politik. Një njeri me aftësi gjeniale për të mos ndjerë barrën e ndërgjegjes dhe i gatshëm për t’u përdorur me zë dhe figurë për të sulmuar dikë që mund ta ketë mbrojtur 24 orë më parë. Ky yll tashmë shndërrit në ballin e një tjetër ylli në fikje. U desh një lëvizje e vogël e Ilir Metës dhe i gjithë ky turp rrezatoi para syve të shqiptarëve. Atyre, pas dy vjetësh kryeministër, Edi Rama duhet t’u thotë diçka.
Nga Armand Shkullaku.
Kategori
Uncategorized

Pjatanca e Parcelanit.

IMG_20151108_155310LILI KRISTULI.

“ As perënditë, nuk mund të bëjnë gjë kundër marrëzisë. Isaac Asimov

Dhora, halla e mamasë time, u hodh nga dritarja e korridorit të katit të dytë, të ndërtesës së Degës, Durrës. Ishte viti 1946. Ajo kishte 35 vjeç. Të shoqit i thanë se ishte spiune. Kur shkruanim biografinë, as unë , as motra ime nuk e përmendnim emrin e saj. Askush nuk na i përmendi, sikur ajo të mos kishte ekzistuar kurrë. Ndoshta nuk ishte armike ? Ndoshta u vetëvra për shkaqe që nuk duheshin marrë vesh?
Ne i gëzoheshim biografisë të pa cenuar.

Anzio, nëntor 1998.
Heq me kujdes qelqurinat e bufesë e i vendos në një kuti kartoni. Po ndërroj përsëri shtëpi; është hera tretë që kur kam ardhur në Itali.
Im bir, zgjatet për të marrë pjatancën prej porcelani.
-Kujdes! i bërtas -Bëj kujdes!
Është një kujtim i familjes, prej më shumë se 70 vjetësh.
-O ma, si bën dhe ti për një pjatë, na trembe – ankohet ai.
Ime bijë, që e di historinë e Pjatancës, i thotë, ma jep mua. E mbështjell me kujdes dhe e vendos në valixhen me rroba.
Durrës, fillim tetori 1946
Gjendem në katin e dytë të ndërtesës që më jep ankth sa herë i kaloj përpara. Ka pamje të zymtë. Ngjyra e verdhë e gëzueshme, me të cilën ishte bojatisur vite më parë, është irnosur
në çehre meiti. Nëpër mure, kacavirren si hardhuca, degët e thata të një luleje zvarritëse.
Ata që futen e dalin prej aty, vishen me të zeza, si për kob.
Në oborr, nuk rreshtin makinat që nisen e kthehen me shpejtësi; edhe ato të zeza.
Nuk e di pse jam këtu. Sot në mëngjes, dy burra, na behën në shtëpi. Të sjellshëm.
-Niko T.,duhet të vish me ne në degë. Kemi disa pyetje për të bërë.
I heshtur, Niko shkoi me ta. U kthye më të ngrysur.
E shoqëronin po ata të dy që e kishin marrë në mëngjes. Sytë i ishin futur në zgavra; mu duk i rreshkur. Nuk patëm kohë as të shkëmbenim dy fjalë, sepse njëri nga ata, bëri drejt meje.
-Dhora T. duhet të vish me ne në Degë.
-Përse? Përse ajo? Bërtiti Niko, duke i dalë përpara. Por tjetri ndërkaq po më tërhiqte drejt daljes.
-Vetëm disa pyetje, asgjë me rëndësi, vetëm disa pyetje.
Ktheva kokën për të parë Nikon. Kur ka filluar të thinjet ? Nuk e kisha vënë re më parë.
Nuk mbaj mend si i zbrita shkallët, as si hipa në makinën e zezë që u nis me shpejtësi.
Sa kohë ka kaluar? Orë, minuta, shekuj ? Kur më futën këtu, jashtë ishte errësirë e vazhdon të jetë errësirë. Dhoma ka vetëm një dritare si frëngji .
Natën, me yjet shpërndarë ashtu si kot nëpër të, e shikoj të ndarë në kuadrate. Nga tavani, llamba e varur në një tel të shtrembër, arrin të ndriçojë tavanin e muret deri në gjysmën e lartësisë.
Sytë më mësohen ngadalë me dritën e pakët.
Çfarë deshën të dinin nga Niko? Po nga unë?
Dëgjoj derën që hapet ngadalë. Kërcëllitja e saj duket sikur nuk do mbarojë kurrë.
Dalloj një gojë me dhëmbë të verdhë që mbllaçitin një të qeshur. O zot, çfarë qenie është kjo?
Nuhas erën e saj të qelbur, të athët, më merret fryma. E shtyj, bërtas, dua të lirohem prej kthetrave që më shtrëngojnë si me darë, por qenia është shumë gjymtyrësh. Më mposht.
Bën ftohtë, si në varr. Tej një kukuvajkë vajton. Po gdhin. Qielli është i bardhë, i vdekur.
Si unë.
Kukuvajka paralajmëron kob. Por unë tashmë jam e vdekur. Më dhemb i gjithë trupi.

Durrës, qershor, 1991
Dhorka, ishte motra e vogël e gjyshit tim, më e mira, më e bukura, më e gëzueshmja ndër katër motrat. E martuar e pa fëmijë, time ëmë, Elenin, e mbante si çupën e saj. Banonin në Durrës. Unë nuk e kam njohur Dhorkën, por mendoj se mamaja ime, i ngjiste; e njëjta natyrë gazmore, e njëjta dëshirë për të shijuar jetën me të gjithë intensitetin e saj, e njëjta butësi e shpirtit.
Në vitet ‘90, mamaja filloi ta përmendte shpesh hallën. Kishte besim se me ardhjen e demokracisë, mund ta gjenim ku e kishin varrosur.
Babai, nuk desh të dëgjonte nga ai vesh.
– E moj e bekuar, tërë jetën mbete dy ujë e një oriz, shprehje që ai e përdorte kur desh ti thoshte se po fliste kot. E kujt do ti bjerë ndër mend për Dhorkën pas kaq vitesh? Kush do të tregojë se çfarë ka ndodhur, edhe sikur të kujtohet?
Sa më shumë ai e kundërshtonte aq më e vendosur bëhej ajo.
-Nuk dua ta di pse e qysh, nuk do zbuloj sekretet e shtetit, de, mbrohej ime më. Dua vetëm ti ve një lule te varri, në kujtim të viteve që nuk e përmendëm. Mbante mend emrin e njërit prej atyre të dyve që e kishin marrë atë të dielë tetori, për mos ta kthyer më. H.S. Ç’ të keqe ka po ta pyesim?
Një ditë qershori, për mos t’ia prishur, nisem me të për Durrës. Nuk hoqëm shumë për ta gjetur shtëpinë e H.së. Pallati gri në qendër, kati i tretë, djathtas. Kishte vite që banonte aty.
Ngjitemi përpjetë shkallëve. Mbi njërën nga dyert lexoj: Familja S.
Ul dorezën, dera është e hapur. Megjithatë trokas. Dëgjohet një zë – Është e hapur. Trokas përsëri. Del një grua, ndoshta e njëjta që ishte përgjigjur.
-Mirëdita, banon këtu H?
Ajo pohon me kokë, ndërsa fshin duart e lagura me mësallë.
I them se duam vetëm ta pyesim për diçka. Heziton.
-Është i sëmurë, mezi mbushet me frymë.
-Nuk do ta shqetësojmë. Po të mos mundet, ne ikim.
Futemi në kuzhinë.
H, po vdiste. Gjysmë i mbështetur mbi divan, mbi ca jastëkë të vendosur keq njëri sipër tjetrit, i kishte ditët e numëruara.
Ulemi karshi tij. Divanet janë të vjetër, shiteshin aty rreth viteve 70; edhe tavolina, që zë gjithë hapësirën mes tyre është e po atyre viteve.
Dëgjoj mamanë që thotë, jo faleminderit, nuk duam kafe, sapo e kemi pirë.
Me siguri i ishte përgjigjur gruas. Ajo duhet të kishte shumë diference moshe me të shoqin; dukej moshatare me mamanë time.
H.së iu kujtua Dhora T. sapo i përmendëm emrin.
-Ndoshta e dini se ku e kanë varrosur. Kaq.
-Ishte e re korba, nuk dimë ku i treten kockat, shtoi mamaja.
H.në, e zuri një kollë, sikur po i shkuleshin mushkëritë. E shoqja nuk lëvizi vendit.
-E kap shpesh, por pastaj i kalon e për ca kohë merr frymë më lehtë-thotë si për tu justifikuar.
H, pështyu mbi një shami që e nxori nga poshtë jastëkut e u ndreq disi në mbështetësen e divanit. Vura re fytyrën e tij.
Ah, ja çfarë ishte gjëja e çuditshme që nuk e kisha kuptuar në fillim. Ana e djathtë e gojës dhe cepi i syrit të djathtë që vareshin teposhtë, i jepnin fytyrës së tij pamje të pjerrët.
-Nuk keni për ta gjetur, tha pasi e mori disi veten. Nuk do të na i thotë, mendova. Ishte e kotë të ngulnim këmbë. I bëj shenjë mamasë të ikim. Ngrihem ngadalë nga divani për ti lënë ato të dyja të kalonin para meje. Kur u gjenda pothuajse jashtë derës të kuzhinës dëgjoj: Prit ! Ndalem dhe kthej kokën drejt tij.
– Nuk do ta dish pse? shtoi me një fije zëri.
Mbetem mëdyshas. Ato që kish për të më thënë, unë i dija, ja kishin thënë Nikos: U hodh nga dritarja e korridorit, kur po e shoqëronin për ta marrë në pyetje. Kjo vërtetonte se ishte armike e pushtetit popullor. Dhorka kishte vrarë veten për të mos nxjerrë emrat e anëtarëve të grupit me veprimtari antijugosllave.

H, më bëri shenjë të ulem. Nuk ja vura veshin. Qëndrova në këmbë, aty në prag të derës, ndërsa ai fliste me shkëputje, duke kaluar herë pas here dorën mbi ballë si për ti mbledhur kujtimet.
E folura i ndërpritej shpesh nga kolla që ja deformonte më shumë pjerrtësinë e gojës, ndërsa syri i majtë, mbetej i palëvizshëm, i hapur, i çakërritur.
H, zbardhi një të vërtetë, për të cilën nuk kishim guxuar kurrë të pyesnim. Ndoshta, ishte penduar, e në shtratin e vdekjes desh të rrëfehej?
Apo i përmalluar, donte të tregonte deri në frymën e fundit, fuqinë që i kishte dhënë një pushtet që tani nuk e kishte më. Nuk kisha për ta marrë vesh ndonjëherë përsenë.

H, e shihte Dhorën tek kalonte para ndërtesës së Degës, kur shkonte për në punë. Me hap të nxituar, me kokën disi të përkulur anash, e pa vëmendshme ndaj gjithëçkaje që e rrethonte. E shihte përsëri në mesditë kur kthehej, bashkë me të shoqin. Kur i kishte parë për herë të parë, truri i tij ishte çmeritur. Ç’ është kjo e ecur kaq ngjitur e ngjitur, këta e tregojnë sheshit, dëshirën për njëri tjetrin. Ptuh, borgjezë të fëlliqur.
Të nesërmen, fshehur në gjysmë hijen e dritares, priti ti shihte përsëri, pa ditur se çfarë dëshironte më shumë; ti shihte me një të ecur ndryshe, apo ashtu, të ngjitur, të paturpshëm, si një ditë më parë?
H. kishte ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi. Fillimisht gardian burgu, e me pas hetues në Degën e qytetit të tij, pat bërë emër si njeri i rreptë, i paepur. Metodat e tij, të përpunuara deri në art, bënin që i pandehuri të pranonte akuzat, sado gojëkyçur apo kokëfortë, të ish. Aty ku koleget e tij, dështonin, ai ngadhënjente. E transferuan në Degën e Durrësit, me një yll më shumë mbi spaleta.
Durrësi, me ditët euforike të viteve të para të pasluftës, dhe netët e zhurmshme nuk i pëlqeu. Mbrëmjet e vallëzimit në Hotel Vollga, muzika e huaj nëpër lokale, veshja elegante e grave, burrat që flisnin pa teklif me to e çorientuan. Kjo alegri nuk bënte pjesë në parafytyrimin e tij për konsolidimin e pushtetit popullor.
Kalonte mbasditet e lira, e shpesh orët e natës në zyrë, ose në bodrumin ku torturoheshin armiqtë e klasës. Në njërën nga këto mbas dite, kishte parë Dhorën dhe Nikon tek përshkonin mes përmes rrugën për tu hedhur te trotuari përballë. Ajo e varur te krahu i tij, diç i tha afër buzlës së veshit, pastaj u ndal duke e parë Nikon drejt në sy. H. ndjeu të prera diku mbi stomak

Asnjë femër nuk e kish vështruar në atë mënyrë. Femrat që haste në rrugë, ja hiqnin shpejt vështrimin për shkak të pamjes që paraliza e nervit facial i kishte dhënë fytyrës së tij. Ato që e njihnin, e shmangnin për karakterin e vrazhdë. Sytë e femrave që merrte në pyetje në hetuesi, ishin të frikësuar, ishin lutës, përgjërues, ishin të shuar.
Vështrimi i Dhorkës ishte ndryshe. I solli ndër mend dritën që shpërndante hëna atje larg, mbi kullotat e fshatit të tij. Pastaj pa Nikon që qeshte ndërsa i shkoi dorën rreth belit, si për ta nxitur të vazhdonte rrugën. E urreu me gjithë qenien e tij. E urreu për lumturinë që i jepte një femër. Filloi ti priste me ankth çdo mbas dite; desh ti shihte ndryshe, jo aq të lumtur, jo aq të shtrënguar pas njeri tjetrit, desh ti shihte të zemëruar, të menduar, të shqetësuar, qoftë edhe një herë të vetme. Një ditë zbriti para ndërtesës e qëndroi pikërisht në pikën ku ata kalonin në trotuarin tjetër. Desh ti shihte nga afër: ndoshta nuk janë aq të lumtur, ndoshta nga sipër unë i shoh ndryshe, shpresoi. Mbështetur me shpinë tek shtylla e dritës, e ndjeu afrimin e tyre. Perceptoi në ajër një aromë të mirë, të lehtë, si puhiza e pranverës, kur çelin lulet e kumbullës. E nuhati aromën deri sa iu errën sytë. E shijoi deri në palcë lumturinë që i kaloi përbri, pastaj hapi sytë. Ata kishin kaluar përtej, të kapur prej krahu, shtrënguar pas njëri tjetrit.
Ndjeu spermën që iu derdh nëpër të brendshmet.
Nga ajo ditë, në jetën e tij nuk kishte armiq vetëm në bodrumet e Degës, nuk kishte vetëm të pandehur, të cilëve duhet tu rrëmbente deponime. Armiku kryesor, ishte atje në rrugë, midis orës 14 dhe 14,15., Ishte një femër borgjeze, klasë e deklasuar, që ai duhej ta përbuzte, ta urrente. Por natën në papafingon e ftohtë, ajo i sillej ndër mend e bukur, me hire që i ngjallnin epsh, të cilin e konsumonte në orët e vona të pagjumësisë dhe vetmisë.
Por ditën e urrente me të njëjtin intensitet që e dëshironte natën, urrente po aq të shoqin atë mashkull që gëzonte hiret e saj.

Nuk ja kish marrë mendja se edhe dikush tjetër vuante si ai.
Ishte në dritare, po priste të kalonte ajo. Dhe ja e sheh tek kalon, e pakapshme si ajri, e bukur si drita e atij mëngjesi vjeshte.
-Zuska, dëgjon një zë pas tij. Ajo me siguri i ve brirë të shoqit, shih si spërdridhet.
Nuk i duhej më shumë për të kuptuar se edhe ai tjetri vuante. Mendja filloi ti punonte ngutshëm:
-E marrim në pyetje të shoqin, ai e di më mirë se ne, se ku i ka brirët, e ishin gajasur me lot.
Për ditë me radhë, H, e çonte fjalën si pa dashje, te Ajo…Nuk e pati të vështirë ti mbushte mendjen atij tjetrit. T’ia mbajmë të shoqin, një natë në Degë, ta shohë ajo kuçka, se si do spërdridhet pastaj.
Tjetri, kishte shtuar:
-Të paktën të ndërrojnë rrugë e të mos kalojnë më këtej nga ne. Dhëmbët e zverdhur iu dukën edhe më të verdhë në atë kënd dritareje të errësuar nga degët kacavjerrëse.
Një të dielë, fillim tetori, në bodrumet e Degës, larg syve dhe veshëve të kalimtareve,
Nikon, që e kishin marrë vetëm për ti bërë disa pyetje, e torturuan fizikisht dhe psikologjikisht.
– Ne kemi fakte për qëndrimin imoral të kuçkës tënde të bukur. Ne, e dimë që ajo të tradhton, kurse ti e le të lirë të bredhë si pelë e azdisur. Borgjezë të fëlliqur, që degjeneroni shoqërinë. Pranoje që gruaja jote është një bushtër, përsëritën me orë të tëra, deri sa Niko u bë si copë dru. Atë çast, ndjeu gjakun ti nxehej dhe nën veten ti fryhej. Mblodhi dorën grusht, e ndërsa goditi ku mundi, trupin e palëvizshëm të Nikos, imagjinoi që derdhi spermën mes kofshëve të Dhorës.
Po i çahej hunda për një cigare. Hapi derën e qelisë. Doli jashtë. Tjetri e ndoqi nga pas.
Ndërsa po gjerbnin kafene, dhëmbë verdhi duke u skërmitur kish thënë -Pse mos e marrim edhe Atë në pyetje, sa për një natë. H. e kishte kuptuar.

Një krizë e re kolle gulçuese, ja preu H.së fjalën me dysh. Iu luta zotit të mos e merrte pikërisht atë çast. Të lutem zot, lere të mbarojë.

-Ne e përdorëm atë natë. Të dy.
Në fillim nuk e kuptova, pastaj u drodha. Ç’ ishte kjo fjalë?
Nuk e kisha dëgjuar kurrë. Mund të kish thënë e përdhunuam, e violentuam, e shk…
E kishim imagjinuar, pothuajse ditur, prej 50 vjetësh.
E përdorëm…Gjë…
Nuk pata fuqi të fyhem, të zemërohem, të inatosem, të vjell: mbeta në këmbë, aty, para tij, e paralizuar. Nuk di çfarë prisja. Ti kalonte kriza e kollës? Të kërkonte falje? Të më thoshte se ku i gjendet varri?
-Nuk ka varr për Dhorën. Është në një gropë të përbashkët.
I kthej shpinën e drejtohem nga dalja. Te dera e jashtme, ime ëmë, me të shoqen e tij po merreshin me kujtime rinie.
Befas, sikur të kujtohem për diçka, ndalem.
Nxjerr nga çanta dhe le mbi tavolinë dy kartëmonedha me vlerën më të lartë të atyre viteve.
-Paguaj oksigjenin. Ti duhet të jetosh, të paktën edhe për ca kohë.
Durrës, fund tetori 1946
Një kamion i madh frenon para derës së shtëpisë së Nikos. Dy hamej ngarkojnë me shpejtësi mobiliet e konfiskuara. Ciflat e gotave të kristalit, kur po merrnin bufenë, përhapeshin andej këtej të terrorizuara. Si për një mrekulli, Pjatanca e Porcelantë u rrokullis mbi pufkën e pianos.
Mamaja, u kthye në Korçë, te prindërit, duke marrë me vete të vetmen gjë që mbeti pa u thyer, Pjatancën prej Porcelani. Sapo kishte mbushur 17 vjeç.
Niko, u martua përsëri pas shumë vitesh, e u vendos në Tiranë. Për rastësi ishim komshi në lagje.
Anzio gusht 2014
Mamaja e ruante si sytë e ballit pjatancën. Nuk na ka lejuar asnjëherë as mua as motrën time ta përdorim. Sot ajo bën 6 muaj që nuk është më mes nesh. Kam për drekë disa miq që i kam mbledhur për ta përkujtuar. Në mes të tavolinës vendos Pjatancën e Porcelantë.
I ka rezistuar mrekullisht kohës dhe transferimeve.

Kategori
Uncategorized

Kaq shume spiune?

dosjet

Ndonëse e kanë mbrojtur veten duke u vetëpërjashtuar nga parashikimet e ligjit tashmë të hyrë në fuqi, deputetët e Parlamentit Shqiptar i druhen hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe mundësisë së rrjedhjes së dokumenteve për të kaluarën e tyre.

Ligjvënësit shqiptarë, pasi ndryshuan dhe deformuan shumë nene në ligjin për hapjen e dosjeve, po demostrojnë mungesë vullneti për konstituimin e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Prej kohësh, në rrethet politike dhe mediatike, është përfolur se shumica e deputetëve shqiptarë kanë qenë të lidhur në forma dhe nivele të ndryshme me ish-Sigurimin e Shtetit. Në këto kushte, deputetët janë treguar shpërfillës për konstituimin e komisionit të posaçëm për hapjen e dosjeve. Aktualisht, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është bllokuar sepse shumica prej tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie. Ndërsa ky problem, deri diku formal, pritet që të zgjidhet, kandidatët po hasin një pengesë tjetër. Konkretisht, ata nuk po mundet të marrin dot firmat e 28 deputetëve.

Sipas parashikimeve në ligj, por dhe shpalljeve të bëra nga Kuvendi, kandidatët duhet që të mbledhin firmat e rreth 28 deputetëve, në mënyrë që të kalojnë për diskutim në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili pesë prej tyre do ia propozojë seancës parlamentare për miratim. Por çfarë është duke ndodhur? Nga kontaktet me disa prej kandidatëve të mbetur në garë, ata janë shprehur se po hasin vështirësi në sigurimin e mbështetjes së 28 deputetëve, duke mos mbledhur as edhe një firmë. Sa i përket periudhës se kur pritet të ngrihet komisioni, vetë kandidatët janë shprehur skeptikë, duke thënë se procesi po zvarritet dhe nuk dihet se kur do të bëhet konstituimi i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
 
Përzgjedhja e kandidatëve   
Pas shpalljes së garës nga ana e Kuvendit për anëtarë të komisionit që do të zbulojë spiunët e Sigurimit të Shtetit, shprehën interes 13 persona. Në fillim të muajit tetor, ata zhvilluan një seancë dëgjimore në Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, ku prezantuan të shkuarën dhe karrierën e tyre. Nga verifikimet e bëra nga anëtarët e këtij nënkomisioni, u bë skualifikimi i dy prej kandidatëve. Një prej tyre u zbulua se kishte qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, ndërsa një tjetër nuk u paraqit në seancën dëgjimore. Aktualisht në garë kanë mbetur 11 kandidatë. Vetë Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të përbëhet nga pesë anëtarë. Dy do jenë përfaqësues të Kuvendit, një i qeverisë, një i të përndjekurve politikë dhe një i shoqatave për të drejtat e njeriut. Aktualisht, Komisioni parlamentar i Ligjeve ka përzgjedhur vetëm zonjën Gentiana Sula, që është propozuar nga ana e qeverisë për të qenë anëtare e autoritetit. Ndërkohë, kandidatët e tjerë duhet që të sigurojnë mbështetjen e të paktën 28 deputetëve, në mënyrë që dhe ata të kalojnë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve dhe më pas deputetët do të vendosin se kush prej tyre do t’i dërgohen seancës plenare për t’u votuar. Por duket e ky proces do të gjasë shumë, pasi vetë kandidatja e propozuar nga qeveria, edhe pse ka marr miratimin që para një muaji, ende nuk është hedhur për votim në seancë.

Syri.net.

Kategori
Uncategorized

Mafia Shqiptare fiton 5 miliardë euro ne vit.


Arben SHAHINI

Krimi i organizuar shqiptar është favorizuar dhe fuqizuar si kurrë më parë në dy vitet e fundit, kur vendi ka rënë nën sundimin e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
Një raport i detajuar mbi portofolin e organizatave kriminale në Europë, evidenton mafian shqiptare si nga më të fuqishmet dhe të rrezikshmet.
Transcrime, (Qendra e Hulumtimit mbi Krimin Ndërkombëtar) ka publikuar më 16 Mars të këtij viti , një raport të detajuar mbi veprimtarinë e organizatave kriminale në Europë, ku Shqipëria zë një pjesë të mirë të gjetjeve përsa i përket aktivitetit të lartë kriminal vitet e fundit. Raporti është kryer, bazuar në projektin e financuar nga Komisioni Europian, OCP (Portofoli i Krimit të Organizuar). Raporti i hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe financuar nga KE përqendrohet në natyrën dhe shtrirjen e organizatave kriminale, të ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe investimi i tyre në ekonomi, si edhe konfiskimet që kanë bërë autoritetet në Europë.
Prania e vrasësve, trafikantëve të dënuar dhe drogaxhinjve në qeveri, Parlament, çdo nivel të administratës dhe më e rënda në radhët e Policisë së Shtetit ka krijuar një terren tepër të favorshëm për lulëzimin e aktiviteteve të rënda kriminale, si prodhimi dhe trafikimi i drogave, trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore.
Sips raportit, grupet kriminale shqiptare evidentohen me një prani të lartë në Itali, Francë, Greqi, Gjermani, Zvicër, ndërsa në Holandë, Britani të Madhe, Spanjë janë evidentuar si një nga grupet kriminale që po rritin prezencën e tyre në shumë prej aktiviteteve kriminale.
Partneriteti i hapur i Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, qeveritarëve, parlamentarëve, kryebashkiakëve dhe drejtuesve të niveleve të ndryshme të policisë me krimin e organizuar është evidentuar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, si nga media, zyrtarë të policisë dhe raportet zyrtare të qeverisë amerikane, Komisionit Europian dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese europiane dhe ndërkombëtare. Ky partneritet qeveri-krim është provuar përmes situatës në territorin shqiptar, ku mbjellja, prodhimi dhe trafikimi i kanabisit është bërë pothuajse një biznes i ligjshëm, laboratorët e heroinës dhe kokainës konkurrojnë laboratorët e qendrave shëndetësore, pakot dhe ngarkesat me drogë dhe armë janë bërë si dërgesat e kartolinave të vitit të ri dikur. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është kapur në flagarancë duke i ofruar kushërinjve makinën e tij personale për trafikimin e drogave drejt Greqisë, është përgjuar duke dhënë llogari para mafiozëve për veprimet e tij, është evidentuar kryekontrollori i të gjitha trafiqeve kriminale në Shqipëri. Nga ana tjetër Kryeministri Rama është shfaqur publikisht si kapobanda e krimit të organizuar shqiptar, jo vetëm duke mbrojtur Tahirin dhe ushtrimin e lirë të aktiviteteve kriminale dhe kriminelëve nëpër rrugët dhe kufirin shqiptar, por duke vënë veton në ligjin për dekriminalizimin i kërkuar me forcë në Partia Demokratike dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët kontrollojnë tregun e heroinës

Organizatat kriminale shqiptare dhe turke kanë kontrollin e shitjes dhe të shpërndarjes së heroinës në Europë, nga e cila llogaritet se përfitohet deri në 10 miliardë euro në vit. Heroina e prodhuar në Afganistan kalon nëpër Turqi për të përfunduar në Europë përmes tri rrugëve ballkanike, si më të shkurtrat dhe më të preferuarat për trafikantët. Nëpër Shqipëri kalojnë dy prej tri rrugëve kryesore që trafikantët e heroinës përdorin për të furnizuar tregun europian. Rruga jugore kalon nga Greqia në Shqipëri për të përfunduar në Itali. Ndërsa rruga perëndimore përfshin sërish Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera të rajonit tonë.
Ekspertët vlerësojnë katër arsye kryesore pse organizatat kriminale shqiptare kanë lidershipin në trafikun e heroinës. E para ka të bëjë me pozicionin e tyre shoqëror të mirëfavorizuar nga kriminalizimi i qeverisjes dhe varfëria e madhe. E dyta, prania e lartë e emigrantëve shqiptarë në Europë. E treta, bizneset kriminale që operojnë në bazë të lidhjeve të forta familjare, ku policia e ka vështirë të futet dhe të hetojë. E katërta, pozicioni kyç në rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.
Shqiptarët kontrollojnë shpërndarjen e heroinës në Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Holandë dhe Britani të Madhe, Belgjikë dhe Luksemburg.
Shqiptarët në bashkëpunim me organizatat kriminale kolumbiane dhe italiane janë tepër aktivë në shumë prej vendeve të Europës për tregtimin e kokainës. Laboratorët e shumtë në Shqipëri për përpunimin e kokainës, afërsia me tregjet e Europës, bashkëpunimi me policinë dhe autoritetet e larta qeverisëse i ka favorizuar organizatat kriminale shqiptare, krahasuar me ato rajonale.
Shqipëria është një prej pesë furnizuesve më të mëdhenj të Europës me kanabis. Tregjet italiane, greke, hungareze dhe sllovene janë të mbytura me prodhimin shqiptar, kryesisht vaj hashashi, ku trafikantët shqiptarë bëjnë transportin dhe kontrollojnë shpërndarjen me shumicë dhe pakicë.
Europoli ka evidentuar se grupet kriminale shqiptare vlerësohen si një prej grupeve kriminale më të dhunshme që operojnë në trafikun e qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni dhe shfrytëzim të fëmijëve për të lypur në vendet e Europës, kryesisht në Itali, Belgjikë, Francë, Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe në trafikun e armëve, organizatat kriminale kanë një prezencë të dukshme. Në Greqi, Itali, Bullgari dhe Rumani, kriminelët i drejtohen shqiptarëve për të plotësuar nevojat e tyre për armë. Grupet kriminale në Itali furnizohen sistematikisht me armë dhe municione kryesisht nga shqiptarët, ndërsa portet italiane përdoren për të shpërndarë sasi të tjera drejt Holandës, vendeve të Amerikës dhe Afrikës së Veriut.
Grupet kriminale shqiptare në Francë, Bullgari, Çeki, Sllovaki, Greqi janë nga më aktivet në krimet e grabitjes, zhvatjes dhe shantazhit me gjoba, kryesisht brenda komunitetit të emigrantëve shqiptarë në këto vende. Ndërkaq në Itali, Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Finlandë, Suedi dhe Holandë ata janë të përfshirë aktivisht në biznesin e paligjshëm të fajdeve, të grabitjes së shtëpive, grabitjes së makinave dhe grabitjes së konteinerëve me mallra, gjatë kohës që janë të ankoruara në porte, si edhe kur janë duke u transportuar nëpër Europë.
Grupet kriminale shqiptare, por edhe ato turke dhe europiane kanë gjetur në Shqipëri një treg miqësor për investimet e tyre. Mbështetja që sigurojnë përmes korrupsionit nga zyrtarët e ulët deri tek Kryeministri ka krijuar një parajsë për investimet e tyre kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë, ndërtimit, minierave, karburanteve, hotelerisë dhe kazinove.

Fitimet, mbi 5 miliardë euro në vit

Studimi ka llogaritur se çdo vit në Europë, organizatat kriminale arrijnë të fitojnë afërisht 110 miliardë euro. Nisur nga portofoli i zgjeruar i aktiviteteve kriminale, ku veç tregtisë së drogave merren në konsideratë përfitimet që sjell trafiku i armëve, prostitucioni, grabitjet, fajdet, fiksimi i rezultateve të ndeshjeve, bixhozi, kjo shifër përbën afërsisht 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm të Bashkimit Europian.
Studimi është rajonal dhe nuk jep detaje të hollësishme për organizatat kriminale dhe portofolin e secilës prej tyre, por shifrat e narkotrafikut janë të frikshme.
Grupet kriminale shqiptare me qendër në Shqipëri dhe ato me të cilat koordinohen në Europë kanë pjesën e luanit në trafikun e heroinës. Bashkë me turqit, shqiptarët kontrollojnë një treg që shkon në 10 miliardë euro në vit. Të ardhurat totale të organizatave kriminale europiane në trafikimin e kokainës shkojnë në 7.5 miliardë euro në vit. Ndërkaq, për trafikun e hashashit kemi të bëjmë me një treg që gjeneron afërsisht 7 miliardë euro në vit përfitime.
Nisur nga prezenca e konsoliduar e organizatave kriminale shqiptare në Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, por edhe prania gjithnjë e më e shtuar e tyre në Spanjë, Holandë dhe Britani të Madhe dhe vende të tjera europiane, mund të deduktojmë se përfitimet e mafias shqiptare shkojnë në mbi 5 miliardë euro në vit. Sigurisht se kjo është një pjesë që duhet ndarë edhe me kontigjentet kriminale shqiptare që operojnë në rajon, por është tepër e lartë për të mos parë ndikimin që ka në realitetin shqiptar. Një vend ku kriminelët bredhin me makinën e ministrit të Brendshëm, ku kriminelët drekojnë me Kryeministrin dhe policët e devotshëm burgosen, ku i vihet flaka laboratorit të kriminalistikës dhe digjen provat që kryqëzojnë partnerët e pushtetarëve të lartë, ku Kryeministri terrorizon prokurorë dhe gjykatës që guxojnë të zbatojnë ligjin, është tashmë një shqetësim europian dhe ndërkombëtar. Oligarkët e krimit bëjnë ligjin në këtë vend dhe miliardat e tyre veçse shtohen nën këtë qeverisje.

Kategori
Uncategorized

Rama tre “Benz”-a me nga 700 mijë euro secili .

Ish-Kryeministri Berisha denoncoi dje në ‘Parlament një tjetër skandal sipas të cilit qeveria ka porositur 3 “Benz”-a të blinduar me vlerë më shumë se 2 mln euro, përkatësisht rreth 700 mijë euro secila. “Përveç “jaguarizimit” të qeverisë, tani na dalin dhe tre “Benz”-a që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Gjatë qeverisjes sime, e vetmja veturë e blerë për delegacionet e huaja, ishte një “Benz” i blinduar, bashkë me “Benz”-in e blinduar që kisha trashëguar nga paraardhësi im dhe që na ka lënë mes rrugës ndonjëherë po punë e madhe, përveç atij nuk kishte makinë tjetër të blinduar kryeministri. Atë “Benz” të blinduar nuk e ka përdorur në asnjë rast, në asnjë rrethanë asnjë personalitet shqiptar, as Presidenti, as Kryeministri, as Kryetari i Kuvendit”, u shpreh Berisha. Ish-Kryeministri e cilësoi të paprecedent porositjen e të tillave makinave luksoze, vendimi për të cilat jo vetëm është marrë në mënyrë të fshehtë, por njëkohësisht vjen në një kohë, kur vendi është përfshirë nga kriza e rëndë ekonomike, varfëria dhe papunësia. “Atë “Benz” të blinduar që kushtonte mbi 600 mijë euro, sapo erdhi në pushtet Edi Rama e transferoi për veten e tij. Kjo është e vërteta, e kam denoncuar që në atë kohë. Tani na porositen tre “Benz”-a të tjerë të blinduar. Ky është një akt i shëmtuar. Unë jam shumë dakort që të porositet edhe një, megjithëse besoj se gjatë dy viteve nuk pati asnjë rast, nuk mbeti asnjë i huaj që kishte mbrojtje me makina të tilla, të mbetej pa të, sepse e kishte zënë një tjetër. Por ta zëmë se veprimtaritë mund të vijnë, duke u shtuar, edhe një tjetër them se duhet të merret, por të blesh tre, do të thotë të jesh një makut, të jesh njeri i pashpirt, të jesh një njeri që je verbuar, të ka verbuar luksi, të ka verbuar frika, të kanë verbuar shumë faktorë. Po si mund të marrësh edhe tre makina të tjera të blinduara? A nuk jeni ju që ngritët zërin në qiell pse unë mora një makinë për delegacionet. Nuk e mora për vete, se kam parë me sy një herë. Dhe duhet ajo, dhe po të doni duhet dhe një tjetër, po jo për Edi Ramën. Edi Rama e ka atë që kam trashëguar unë nga paraardhësi im, atë e ka aty. Të ketë tre makina që rrinë aty për t’i shijuar Edi Rama sa herë t’i teket, ky është krim, është mëkat.”, tha Berisha.

Rama shpalli Top Sekret për 10 vjet blerjen e Jaguarëve

Berisha demonstroi dje para deputetëve dokumentin, i cili mban datën 1 tetor 2015 në të cilin Ministria e Brendshme ka porositur blerjen e makinave luksoze tip Jaguar me një afat ruajtjeje për 10 vjet. “Qeveria është verbuar! Këtu kam dokumentat e tenderit të makinave, sekretit të madh. Sekret me afat ruajtjeje 10 vjet . Po cili është sekreti? Veturat qeveritare. A e kuptoni apo jo, vjedhja është sekreti. Këta kanë sekretuar vjedhjen. Qeveria në këtë vendim sekret të datës 01/10/2015, më saktë Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës, porosit ….Termin “sekret” e keni vendosur ju në vendim jo unë. Ju lutem zoti kryesues i seancës fotokopjojeni vendimin dhe jepjuani të gjithë deputetëve. Se ka hackers që i nxjerrin ajo është punë tjetër pastaj, ata janë miqtë e mi. Janë 42 vetura” tha Berisha.

1.2 milionë euro çdo vit do paguajmë për Jaguarët

1.2 milionë euro është kostoja që do të paguajmë çdo vit për qeranë e jaguarëve të porositur nga Rama. “A e dini ju çpo ndodh tjetër? Sa është qeraja në vit e makinave të këtij vendimi sekret? 1 milion e 2 mijë euro në vit është qeraja e tyre” denoncoi dje Berisha në Parlament. Përmes një tenderi të fshehtë, qeveria do të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i cili nuk u publikua asnjëherë në faqen e qeverisë “kryeministria.al” në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve, si dhe ngarkon Gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. Makinat që do të blihen janë të markës “Jaguar” dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa. Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për Kryeministrin, 14 për Këshillin e Ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për Presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës. Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie. Përveç tetë makinave që do të blihen për “titullarin e institucionit” të Kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon Gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për “aparatin e institucionit”. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila. I gjithë ky shpenzim luksoz i Ramës do tu kushtojë qytetarëve plot 1.2 milionë euro çdo vit.

Në dy vite Rama mori 2.4 miliardë euro borxh

2.4 miliardë euro është shuma stratosferike që Rama ka marrë borxh në vetëm dy vite të qeverisjes së tij. Gjatë seancës së djeshme plenare, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se asnjë nga këto para të marra borxh nuk është shpenzuar për shërbime ndaj qytetarëve apo investime publike. “A po i bëni ju rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve. KLSH ka gjetur 399 tendera me abuzime, në një total prej 720 milionë euro. Për qytetarin që e ka të vështirë ta imagjinojë, unë i them të shtrojë një pyetje. Këta zotërinj në dy vjet kanë marrë 2.4 miliardë euro borxh. Këta zotërinj në dy vjet në mënyrë absolute s’kanë përfunduar një kilometër rrugë të plotë, nga ato që u kam lënë unë në përfundim e sipër, qeveria e mëparshme. Po çfarë ndodh me paratë? Paratë vidhen. Se po ja u more 30%-shin kompanisë, kompania thotë ku të kam parë pastaj, bën si do vetë dhe s’të bën as punime, i shtyn punimet, i bën të këqija dhe s’të bën asgjë. Unë para shumë shumë vitesh një deputet që është këtu në sallë do vinte të më thonte në zyrë, se kjo po ndodh, këtë po na bëjnë. Dhe kjo po ndodh edhe tani prandaj spo bëhet asnjë punë. Këtu është problem shumë se s’ke me kë të flasësh. Del lista, 80 tatimorë me nga 7 mijë euro në xhep i emëron një deputet, 18 arsimtarë një tjetër. Jeni lëshuar si lukuni për të vjedhur. Pra, po vidhet masivisht dhe produkti është pothuajse zero. Përveç ndonjë shatërvani, përveç pllakave e sheshi të ndonjë qyteti, nuk ka asnjë punim tjetër”, tha ish-Kryeministri Berisha. Ish-Kryeministri theksoi se janë me qindra milionë para që shpenzohen për luksin qeveritar.

Emërimet skandaloze në arsim, 7 mijë euro për emërimin si mësues

Në një replikë me deputetin Erion Braçe në lidhje me listën skandaloze të emërimeve në arsim, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se vendet e punës në arsim janë shndërruar në një pazar ordiner, ku për emërimin e një mësuesi merren deri në 7 mijë euro ryshfet. “Unë nuk jam kundër që çdokush të flasë dhe të replikojë me mua. Sepse edhe kryetari juaj më thotë Kryeministër. Pasi më thotë 3 herë Kryeministër, më drejtohet si ish-Kryeministër. Për mua është vlerësim kjo. Por po rrini në kohën time. Për mua… rrini sa të doni në kohën time. Nga i pari tek i fundit prej jush, jetoni në kohën e Sali Berishës. Ky nuk është faji im. Është dështimi juaj apo suksesi juaj, punë tjetër. Në këtë kontekst parafolësi i akuzave të mia konkrete me dokumente, me fakte iu përgjigj me shpifje dhe trillime pa hedhur poshtë asnjë prej tyre. Unë fola për tendera të shpallura ‘sekret’ për prapanicat e qeveritarëve dhe ministrave. Po çfarë sekreti përbën vetura e ministrit? Kjo është çmenduri, kjo është oruelliane, kjo është fyerje dhe turp për një vend. Unë prisja reagim tjetër jo reagime të tilla. Ju jetoni në kohën time, vazhdoni. Unë fola këtu për ndrikullën Nushi, e cila sot është më e fuqishme se ç’ishte klani saj në kohën e Enver Hoxhës në grabitjen dhe plaçkitjen e pasurive publike. Unë fola këtu për emërime të bëra për 6000-7000 euro në arsim e kudo. Po njeriu ka një kod etik. Po sigurisht kur s’të detyron asgjë, nuk i lejoj vetes të emërojë asnjeri, mbi të gjitha për të mos u përfolur në radhë të parë, kanë një procedurë ligjore emërimet. Por nëse një deputet ka emëruar 80 tatimorë unë ju garantoj se kjo mund të jetë e pashembullt në historinë e këtij vendi. Si mund të emërojë një deputet 80 tatimorë? A ka një procedurë, a ka një konkurs, një rregull, një ligj, një kod për emërimin e tyre”, tha Berisha.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

PSE NUK E HARRON KOPILI BEUN.

Nuk behet  Shqiperia me Kopila.
IMG_20151105_193321

Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa një kalli misri;
-Di gjë ti për gjyshin tim ?
-Për gjyshin tënd, seriozitetin, autoritetin, lavdinë, qejfet e tij, në luginën e Vjosës dinë gjithçka edhe zajet e lumit, edhe retë e qiellit, edhe dëbora mbi male. Ka marrë tre gra njëpasnjë. Të tereja fisnike. Kur mori të tretën e thirri Babai i Teqesë së Alipostivanit, i tha; “Bej, nuk është mirë”. Dhe Beu j’u bind, e largoi.
-Sa mirë e mbajtke ment Beun e Pacomitit. Po kryetarin e kooperativës, sekretarin e partisë, operativin e zonës, i mban ment ti ata qënër ?
-Mos m’i kujto ata mutër. Çfarë tu mbaj ment unë atyre haleve ? Unë jam kopil i beut, gjyshit tënd, dhe e kam për nder.
Tjetër kalimtar, me kosore në sup.
-Kam qënë kryetar këshilli. Tani më kanë harruar fare. Mirë kanë bërë që më kanë harruar. Çfarë të mbajnë ment prej meje. Një cop kopil që gjyshi yt, ndjesë pastë dhe shpirti i ndrittë, më solli në jetë me një hyzmeqare.
Një i moshuar me njërin sy prej qelqi.
-Jam 84 vjeç. E mbaj ment mirë beun, sa tokë, sa bagëti ka pasur, dhe gjithçka tjetër. Ishte shkolluar në Stamboll. Fliste dhe shkruante Shqip dhe turqisht, por vishej sipas modës europiane me frak dhe kapele republikë. Kostumet i qepte në Gjirokastër dhe Selanik. Nderonte Rilindasit. Posaçërisht Naimin. Kishte respekt të madh për gjërat e shkruara, dokumentat e ndryshme, sidomos ato të pronësisë. Ishte sevdalli’, qefli femrash. Kur erdhi Italia, vuri duart në kokë, ra mbi mangall duke shqiptuar sentencën madhështore që këtyre anëve e kujtojnë edhe sot; “Bo-bo, ramë në dorë të fukarajt”. Në do ta dish, unë jam kopil i gjyshit tënd.
Në Zonjë.
-Jam mësuese. Beun këtej e kujtojnë sikur të ishte ende gjallë, sikur ka vajtur diku dhe pritet të vijë. Ishte Don Zhuani i Luginës së Vjosës. Komunistat pengoheshin nga parimet e ngurta të marksizëm-leninizmit në bërjen e seksit. Beu nuk i linte fshatarkat të vuanin. Ua plotsonte dëshirat. Kopilet e gjyshit tënd, njëra prej të cilave jam unë, për kontributin që kanë dhënë, janë prezente nëpër këngë. Ja dy vargje të një kënge të famshme,
Çup’ e Veli Beut me nishan në ballë,
Ç’e gënjeu kopilja, e nxorri në shkallë.
Një djalë i ri me biçikletë.
-Hë mo përmetar, di gjë ti për gjyshin tim ?
-Të kam zili që je nip beu. Nëna dhe babai im janë kopile dhe kopil beu. Vetë jam një stërkopil i gjyshit tënd. Unë stërkopili i beut kam mbaruar në Amerikë për Etnopsikologji. Doktoraturën në Kembrixh po e bëj për Bejlerllëkun dhe kopil’llëkun. Po hulumtoj thellë për jetën e gjyshit tënd si Bej dhe veprimtarinë time si stërkopil. Një kapitull do jetë “Pse nuk e harron kopili Beun”. Më mahnit gjyshi yt i lavdishëm. Komunizmi dhe komunistat ishin mish i huaj për këtë vend. Gjyshi yt ishte produkt autentik i mjedisit. Beu ishte si fshati, fshati ishte si Beu. Kujtimi i gjyshit tënd madhështor i ka bërë hi e pluhur mijëra librat dhe filmat që komunistat bënë kundër tij. Komunistat nuk e kuptuan kurrë se sa më tepër e luftonin, aq më të pavdekshëm e bënin Beun. Të qënët stërkopil më ka ndihmuar goxha për Doktoraturën. Unë e di, për shembull, se që kur ti nipi i Beut nuk ishe as 10 vjeç shtëpia jote dukej si OKB-ja në seancë plenare. Bejlereshat, me në krye më të fismen dhe më të kënduarën e tyre, nënën tënde, të bijën e beut, rrufisnin kafe dhe tymosnin duke folur për Amerikën, Rusinë, Kinën, Kanalin e Suezit, luftën e klasave, arrestime, internime, burgime, pushkatime, frikëra, emra, data, ndodhira, ilakara, Bejlerë, Teqe, Baba Teqeje, Dervishë, Myhypë, Qatipë, Poetë, Bejtexhinj, tregëtarë, hyzmeqarë, kopila, kopile. Bejlereshat flisnin edhe për Beun. Tthoshin ishte “sevdalli'”. Babai yt nuk merrte pjesë në këto seanca. Edhe ai Bej ishte. Por si Bej kolonjar e hidhte më lart. Babai yt fliste për Aristotelin, Arkimedin, Neronin, Monarkët e shquar, Shekspirin, Gëten, Tolstoin, Kolombin, Magelanin, Kromuellin, Henri Fordin. Ti në një qoshe dëgjoje i përhumbur Bejlereshat. Një herë e pyete nënën; “Ç’domethënë “Bejlerllëk”, “Sërë”, “Sevdalli”, “Diktaturë” ? Ajo tu përgjigj me ca fjalë që ti i mbajte vëth në vesh për tërë jetën; “Nuk ke turp që sapo mbarove së lexuari Makbethin dhe këto terma nuk i di ?! Bejlerët dhe Bejlereshat janë si Dhëmbeli dhe Nëmërçka. Kopilat dhe kopileshat janë si ujët e Vjosës. Mos u habit se në këtë vizitë tek “Rrapi i Pacomitit” takove vetëm kopila, kopile, dhe mua stërkopilin. Bota është e Bejlerëve. Por ndodh ndonjëherë që frerët i marrin në dorë pjellat e tyre bastarde, kopilat. Ne kopilat dhe kopilet bënim ligjin në kohën e diktaturës. Prandaj s’gjen karar Shqipëria. Nuk bëhet Shqipëria me kopila, bëhet me Bejlerë. Me gjithë çka ndodhur vitet e fundit, s’besoj se ka mbetur budalla pa e kuptuar. Tani dëgjo të them kryesoren. Kur të pyesin kush ta tha, thuaju ma tha një stërkopil nga Përmeti; Përderisa koha nuk ka as fillim e as mbarim, për Bejlerët nuk është kurrë as herët as vonë.

Edison Ypi.

Kategori
Uncategorized

Bektashizmi

Bektashizmi është një tarikat islamik Sufi dhe bashkësi e madhe fetare në Shqipëri. Tarikati Bektashi mendohet të jetë themeluar në Anadoll nga Haxhi Bektash Veliu (turq. Haci Bektas Veli), i cili ka jetuar në shekullin XIII. Me zgjerimin e Perandorisë Osmane, ai u përhap nga Anadolli qendror në Ballkan, në Greqi, në Kretë dhe gjetiu, ku bektashinjtë shërbyen si misionarë të fesë islame dhe kapelanë të jeniçerëve.

Historia

Për historinë e hershme të bektashinjve në Shqipëri dihet pak, ndo-nëse mund të hamendësohet se ata janë themeluar mirë këtu nga fundi i shekullit XVI deri në mesin e shekullit XVII. Bektashinjtë vetë hyrjen e tyre në Shqipëri e zbresin deri në figurën e dëgjuar legjendare të Sari Salltëkut. Udhëtari turk Evlija Çelebiu, i cili kreu një udhëtim nëpër Shqipërinë jugore në verën e vitit 1670, gjeti një teqe bektashinjsh në Kaninë, afër Vlorës, dhe atë vend e përshkruan si më poshtë:

“Këtu gjendet edhe një teqe e Haxhi Bektash Veliut, gjithashtu e themeluar nga Sinan Pasha. Kjo teqe është e dëgjuar në mbarë Turqinë, Arabinë dhe Persinë. Aty gjenden edhe shumë njerëz të dhënë pas dijeve mistike dhe pasjetës së përkorë prej dervishi. Ndër ta ka disa djelmosha të hijshëm. Udhëtarëve që u bie rruga dhe atyre që vijnë për t’ufalur u nxirren nga kuzhina e qilari i teqes të ngrëna të mira, sepse të gjitha malet, vreshtat e kopshtet rreth e qark janë vakëfe të teqes. Pranë teqes, në një tyrbe madhështore, prehen themeluesi i saj, Gazi Sinan Pasha, bashkë me njerëzit e familjes e idhtarët e tij, që’ Perëndia i ndjeftë aty ku janë. Shkurt, ajo është nje’ teqe e pasur dhe e dëgjuar dhe unë nuk gjej fjalë për ta përshkruar” (Seyahatname, VIII, 361a).

Tyrbja që përmend Evlija Çelebiu, e cila tashmë është zhdukur, ishte ende objekt adhurimi në kohën e vizitës së konsullit austriak Johann Georg von Hahn (18111869) në mesin e shekullit XIX Hahn-i shkraan: “[Pronarët e kalasë] janë pasardhës të pushtuesit të parë turk të kësaj zone, Sinan Pashait të dëgjuar të Konias, varri i të cilit mund të shihet në një teqe të vogël poshtë kalasë. Këtu vijnë për pelegrinazh nga anë e anës, sepse turqit e konsiderojnë Sinanin shenjtor (1854).” Kur Porta urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve të bektashinjve më 1826, teqeja bektashie e Kaninës i kaloi tarikatit Halveti. Tyrbja ku ndodhej teqeja u rrënua më 1971, por në “vendin e mirë” ka ende një gur të bardhë.

Ndër objektet e tjera të hershme bektashie ishte teqeja e Tetovës në Maqedoni, e themeluar në fundin e shekullit XVI. Sipas gojëdhënës, Sersem Ali Dede, vezir në kohën e Sulltan Sulejmanit (sund. më 15201566), pa në ëndërr Balim Sulltanin, pirin (nismëtarin, themeluesin) e dytë të tarikatit Bektashi, dhe e la detyrën e vezirit për të bërë jetën e një dervishi të thjeshtë në fshatin e Haxhi Bektashit, ku kishte lindur lëvizja e bektashinjve. Para se të vdiste më 1569, ai e la amanet që gjithë pasuria e gjëja e tij të shiteshin dhe paratë të përdoreshin për të blerë tokë për një teqe në Tetovë. Teqeja u ndërtua ashtu si tha një Baba Harabati (Harabti), dhe ajo mori emrin e tij. Kjo teqe u zgjerua në fundin e shekullit XVIII e në fillimin e shekullit XIX me një numër ndërtesash dhe një kopsht të bukur, çka ekziston edhe sot si kompleks hotelesh. Që nga fillimi i shekullit XVIII e këndej, teqeja e Tetovës ka shërbyer si seli mëmë (ashitanë) për shumë teqe të tjera në Kosovë e në Maqedoni. Më 1780 pasoi ndërtimi i një teqeje bektashinjsh në Gjirokastër në kohën e Baba Asimit. Kjo teqe hodhi themelet e lëvizjes bektashie në vetë Shqipërinë dhe mori rëndësi të veçantë në fund të shekullit XIX.

Bektashizmi në Shqipëri

Shqiptarët qenë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to. Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit. Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe. Një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore dhe e Epirit u kthye në bektashi në fillim nën ndikimin e Ali Pashë Tepelenës (17591822), i madhi e i tmerrshmi ‘Luan i Janinës,’ i cili edhe vetë ishte idhtar i këtij tarikati. Më 1826, katër vjet pas vdekjes së Ali Pashës, ky tarikat pati një rënie në Shqipëri, kur Sulltan Mahmudi II (sund. 1808-1839) i dha fund ekzistencës së trupës së jeniçerëve dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve bektashie në Perandorinë Osmane. Megjithatë, bektashinjtë e morën veten përsëri gjatë periudhës së lëvizjes kombëtare shqiptare, Rilindjes, në fundin e shekullit XIX dhe, pa dyshim, është kjo lidhje me lëvizjen që solli popullaritetin e shpejtë të tyre. Shkalla e përqafimit të bektashizmit qe e tillë” sa që bektashinjtë erdhën e u formuan si një bashkësi fetare më vete dhe u bënë feja e katërt në Shqipëri.

Dobësimi i Bektashizmit

Llogaritet se, në fillim të shekullit XX, 15 për qind e popullsisë së Shqipërisë ishin bektashi, baras me një të katërtën e myslimanëve të vendit. Teqetë e tyre shërbyen si qendra të lëvizjes kombëtare, sidomos për përhapjen e fshehtë të librave dhe të arsimit në gjuhën shqipe. Megjithatë, ky sekt nuk ia doli të bëhet fe kombëtare e shqiptarëve, sikundër kishin shpresuar shumë intelektualë bektashi. Njëra nga arsyet për këtë qe përqëndrimi i shpërpjestuar në jug të vendit. 70 për qind e të gjitha teqeve bektashie gjendeshin në krahinat në jug të Beratit dhe vetëm 3 për qind në veri.

Bektashizmi, gjithashtu, pësoi një zmbrapsje të madhe, gjatë viteve të pavarësisë, me rebelimin e shumë myslimanëve që kërkuan kthimin e vendit në gjirin e Perandorisë Osmane dhe, sidomos, me djegjen dhe plaçkitjen e shumë teqeve shqiptare nga ekstremistët grekë gjatë Luftërave Ballkanike dhe gjatë Luftës I Botërore. Në atë kohë, rreth 80 për qind e teqeve ose u dëmtuan, ose u rrënuan krejtësisht, çka qe një humbje e pallogaritshme, nga e cila kjo kulturë islamike nuk e mori veten kurrë.

Kongresi i parë i Bektashinjve

Në kongresin e tyre të parë kombëtar, të mbajtur në Prishtë të Skraparit në janar 1922, bektashinjtë e shpallën veten të pavarur nga bektashinjtë e Turqisë dhe, pas ndalimit të të gjitha tarikateve të dervishëve në Turqi në vjeshtën e vitit 1925, bektashinjtë turq e shpërngulën selinë e tyre botërore dhe e prunë në Tiranë. Në Shqipëri ata ngritën një bashkësi të pavarur e të njohur nga të tjerët, e cila ekzistoi deri më 1967. Bashkësia e bektashinjve u sistemua e u nda në gjashtë rrethe të vendit:

  • Kruja, me seli në teqenë e Fushë Krujës;
  • Elbasani, me seli në teqenë e Krastës; Korça, me seli në teqenë e Melçanit;
  • Gjirokastra, me seli në teqenë e Baba Asimit në Gjirokastër; Prishta, që përfaqësonte Beratin e një pjesë të Përmetit;
  • Vlora, me seli në teqenë e Frashërit.

1928, publicisti Teki Selenica regjistroi praninë në Shqipëri të gjashtëdhjetë e pesë baballarëve, që teorikisht do të thotë se në atë kohë kishte të paktën gjashtëdhjetë e pesë teqe në gjithë vendin. Gjithashtu, kishte rreth 10-12 teqe bektashinjsh në Kosovë. Deri në mesin e viteve 1940, në Shqipëri numëroheshin 280 baballarë e dervishë, kurse në vitet 1960 dihet se në vend ende kishte rreth pesëdhjetë teqe bektashinjsh dhe rreth tetëdhjetë dervishë, pesëmbëdhjetë nga të cilët vetëm në Krujë. Mirëpo, më 1993, pas shembjes së diktaturës, kishin mbetur gjallë vetëm pesë baballarë dhe një dervish, kurse teqe të mbetura më këmbë e që mund të njiheshin si teqe kishin mbetur vetëm gjashtë.

Bektashizmi në epokën komuniste[redakto | redakto tekstin burimor]

Bashkësia Bektashie, sikundër bashkësitë e tjera fetare në Shqipëri, u përndoq nga regjimi komunist që nga fillimi dhe shumë nga krerët e saj pas pak kohe gjetën vdekjen. Baba Murtezai i Krujës vdiq më 1946, pasi ishte torturuar dhe hedhur nga dritarja e burgut. Baba Qamil Gllava i Tepelenës u ekzekutua më 1946 në Gjirokastër. Shkrimtari Baba Ali Tomori (19001947) dhe Baba Shefqet Koshtani nga Tepelena u ekzekutuan një vit më pas. Antropologu amerikan Frances Trix ka botuar një listë pak a shumë të plotë të baballarëve bektashinj që kanë vuajtur gjatë viteve të para të regjimit komunist (kr. F. Trix 1995b, ff. 546-547).

1967, bashkësia e bektashinjve u shkri tërësisht kur qeveria komuniste nxori një vendim për ndalimin e të gjitha veprimtarive fetare në Shqipëri. Gjatë periudhës së diktaturës ishin vetëm dy teqe shqiptare që u përpoqën të vazhdonin traditën: njëra në Gjakovë, nën drejtimin e Baba Qazim Bakallit (1895-1981), dhe tjetra në Taylor, afër Detroitit (Michigan, SHBA), e themeluar më 1954 dhe, për shumë kohë, nën dre-jtimin e të shquarit Baba Rexhebi. Më pas ajo u drejtua nga Baba Flamur Shkalla. Teqeja e bukur e Gjakovës u shkatërrua me themel nga ekstremistët serbë në pranverën e vitit 1999 bashkë me pjesën tjetër të qytetit të vjetër.

Ringjallja e Bektashzimit

Pas pothuajse një çerek shekulli heshtjeje në Shqipëri, më 27 janar 1991, në Tiranë u ngrit një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë së bektashinjve. Që prej atij viti e këndej, bashkësia e re, nën drejtimin e Baba Reshat Bardhit (1. 1935), ka punuar mjaft për të ringjallur traditat e Bektashizmit në Shqipëri. Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë u rihapën më 22 mars 1991 me rastin e Nevruzit, kurse kongresi VI kombëtar i bektashinjve u mbajt në korrik 1993. Në fund të viteve ’90 u vepruan në Shqipëri gjashtë teqe bektash-injsh: në Turan KO, e drejtuar nga Baba Edmond Ibrahimi (1. rreth vitit 1957); në Gjirokastër, e drejtuar nga Baba Haxhiu (1. 1936); në Elbasan, e drejtuar nga Baba Sadik Ibro (1. 1972); në Fushë Krujë, e drejruar nga Baba Selim Kaliçani (1922-2001); në Tomoricë, e drejtuar nga Baba Shabani; dhe në Martanesh MT, e drejtuar nga Baba Halil Curri. Të tjera teqe janë në ngritje e sipër: në Berat, në Shëmbërdhenj LB, në Bllacë e në Vlorë, ku tyrbja e Kusum Babait u rihap në prill 1998 në një pikë të bukur që ngrihet mbi qytet. Jashtë kufijve të Shqipërisë, teqe bektashinjsh ka në Tetovë, e drejtuar nga Baba Tahiri dhe para se të shkatërrohej nga forcat serbe në pranverë të vitit 1999 – në Gjakovë, e drejtuar nga Baba Mumin Lamaj.

Zakonet fetare

Hierarkia

Tarikati fetar i bektashinjve ka një strukturë hierarkike, si dhe zakone, rite e praktika të veçanta. Kategoritë kryesore në hierarkinë e këtij besimi fetar janë si më poshtë.

  • Ashiku, turq. a§ik, në kuptim të drejtpër-drejtë ‘ai që do, dashamirës,’ është besimtari i thjeshtë bektashi, që nuk ka hyrë me ndonjë mënyrë në tarikat. Ai rëndom është një individ që është afruar me një baba të caktuar dhe i është përkushtuar atij.
  • Muhibi, gjithashtu me kuptimin ‘ai që do, dashamirës,’ është anëtar shpirtëror i bashkësisë së bektashinjve, domethënë një individ që është pranuar aty duke bërë ritin e dëlirjes dhe deklaratën e besnikërisë gjatë një ceremonie në teqe. Pas një periudhe prove, muhibi mund të bëhet varf, pra ‘dervish.’
  • Dervishi merr për ta vënë në kokë një taxh të bardhë, nga turq. taç, si dhe rroba të tjera, jeton gjithë kohën në teqe dhe, në një kuptim, është si murgu i krishterë.
  • Myxheri, nga turq. miicerred, ‘person i sprovuar nga jeta, i dëlirë, i pamartuar,’ bën pjesë në një kategori të veçantë dervishësh, në atë të dervishëve beqarë, të cilët mbajnë një vath në veshin e djathtë. Përsa i përket beqarisë, në historinë e Bektashizmit të kohëve të reja ka patur mjaft debate.
  • Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve. Si rregull, çdo teqe drejtohet nga një baba.
  • Gjyshi, i barasvlershëm me turq. dede ose halife, është mbi babain dhe përgjigjet për të gjitha teqetë e një krahine. Gjyshi ka kaluar shkallën përfundimtare të ceremonisë së hierarkisë dhe mban taxh të bardhë me një rreth të gjelbër.
  • Kryegjyshi, turq. dede baba, është udhëheqësi i krejt tarikatit Bektashi dhe zgjidhet nga gjiri i të gjithë gjyshërve.

Praktika fetare

Sikundër ndodh me Sufizmin përgjithësisht, Bektashizmi theksin e vë në thelbin a kuptimin e brendshëm e jo në respektimin e konvencioneve të jashtme. Kështu që praktikat dhe ritet bektashiane karakterizohen, sikundër është përmendur më parë, nga një shkallë e mirë liberalizmi. Krerët fetarë sunitë jo rrallë janë skandalizuar nga mospërfillja që bektashinjtë shpesh shfaqin ndaj disa rregullave të fesë islame tradi-cionale. Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, ndryshe nga myslimanët sunitë, që falen pesë herë në ditë. Bektashinjtë, kur falen, nuk përkulen detyri-misht në gjunjë. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit, as nuk i prekin me dorë breshkat, qentë e gjarpërinjtë dhe, mbi të gjitha, nuk u afrohen lepujve. Disa bektashinj e pijnë alkoolin e madje, në disa teqe, rakinë e bëjnë vetë. Gratë e tyre marrin pjesë si të barabarta në ceremonitë e kuvendimet, diçka tjetër kjo që i skandalizon myslimanët tradicionalë e që në të kaluarën ka dhënë shkas për hamendje të forta e thashetheme për jetën dhe sjelljet brenda teqeve. Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë ramazan (shih), por ata agjërojnë, ose të paktën nuk pijnë lëngje, gjatë periudhës së matemit (shih), pra në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem, gjatë të cilave përkujtohen vuajtjet dhe vdekja e imamit Husein. Pas matemit vjen festa e hashures (shih), gjatë së cilës hahet një ëmbëlsirë e bërë me grurë të rrahur, fruta të thata, arra dhe kanellë. Nga bektashinjtë shqiptarë kremtohet edhe Nevruzi, viti i ri persian dhe ditëlindja e imam Aliut.

Ndikimet fetare

Bektashizmi ka një histori të gjatë dhe ka pësuar ndikime nga burime të ndryshme. Ndër elementet më të hershme të bindjeve e të doktrinave bektashie në Lindjen e Mesme janë heterodoksia turkmene, lëvizja e Kalenderit (Qalandarit) asketik e shekujve XVIII-XIV, e frymëzuar nga misticizmi persian e indian, Melametizmi Sufik (Malamatija) e botës së përtejme, tarikati Futuwwa në Lindjen e Mesme, si dhe doktrina gnostike e kabalistike e Hurufizmit Persian. Më pas ai erdh e u zhvillua në lidhje të ngushtë me Islamin Shiit e Alevit dhe, të paktën në Ballkan, mori shumë elemente të krishtera.

Përkundrejt bindjeve të tyre themelore panteiste, për të cilat bektashinjtë mund të jenë mjaft të fshehtë. Ata besojnë tek Allahu, te Muhamedi dhe tek imam Aliu, dhe këtij të fundit ata i japin një vend të veçantë. Madje, Aliu, e shoqja Fatime dhe dy djemt e tyre Hasan e Husein janë figura qendrore në doktrinat bektashie e shiite. Shumë familje bektashie mbajnë në shtëpi figura të Aliut, sepse e quajnë si shfaqje të Zotit mbi tokë. Besimtarët i falen në raste nga më të ndryshmet duke thirrur “Ja, Ali!” ose “Muhamed-Alil” Figurat e Allahut, Muhamedit dhe Aliut janë bërë kështu elemente të një lloji trinie bektashie. Bektashinjtë, sikundër shiitët e tjerë, adhurojnë të dymbëdhjetë imamët, natyrisht Aliun në mënyrë të veçantë, dhe e quajnë veten pasardhës të imamit të gjashtë, Xhafer Sadik. Vetkuptohet, ata adhurojnë edhe Haxhi Bektashin si themelues të tarikatit. Sa i përket moralit, bektashinjtë i përmbahen formulës turqishte eline, diline, beline sahip ol (Zotëro e mbaj duart, gjuhën dhe këllqet e tua), e cila përdoret gjatë ceremonisë së shugurimit. Në thelb, kuptimi i kësaj formule është: të mos vjedhësh, të mos gënjesh e të mos flasësh kot, dhe të mos bësh tradhti bashkëshortore.

Ndikimi i Naim Frashërit

Burim i rëndësishëm informacioni për besimin e bektashinjve shqiptarë është Fletore e Bektashinjet, e shkruar nga njëri prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, Naim bej Frashërit (18461900). Frashëri, i cili ishte autor veprash fetare, kombëtare e didaktike, që luajtën rol të jashtëzakonshëm për Rilindjen kombëtare shqiptare në periudhën e fundit të shekullit XIX, kishte shpresuar se besimi liberal bektashi, me të cilin ai ishte lidhur që në moshë të njomë në fshatin Frashër, një ditë do të përqafohej si fe e re e të gjithë shqiptarëve. Me që rrënjët i kishin si në Kuranin mysliman ashtu edhe në Biblën e krishterë, bektashinjtë kishin mundësi ta shpinin përpara çështjen e forcimit të bashkimit rreth tyre të njerëzve të ndarë nga fetë e ndryshme. Naim Frashëri ishte idhtar i pavarësisë konfesionale të lëvizjes së bektashinjve shqiptarë nga selia qendrore, pir evi, në fshatin Haxhi Bektash Qoj (Haci Bektas Koy) të Anadollit dhe propozoi që në krye të lëvizjes të ishte një baba ose dede shqiptar. Ai, gjithashtu, solli në përdorim terma shqip në vend të termave turqisht që përdoreshin më parë nga bektashinjtë shqiptarë: shq. atë në vend të turq. baba, dhe shq. gjysh në vend të turq. dede, për t’i dhënë fesë bektashiane karakter kombëtar e për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët. Fletorja përmban një hyrje për besimin bektashi dhe dhjetë vjersha fetare, të cilat japin një tablo të rrallë të besimeve të këtij tarikati. Ajo fillon kështu:

Bektashinjtë besojnëZot’n e math e të vërtetë, Muhamet-Alinë, Hadixhen’e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. Të dymbëdhjet’ imamëtë qëjanë: Ali, Hasan, Hysen, Zejnel-Abidin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhamet-Teki, Ali-Neki, Hasan-Asqeri, Muhamet-Mehdi. Kanë gjithë at’Alinë dhe mëmë Fatimenë. Besojnë dhe gjithë të Mirëtë, qëjane’ tëpar’e të pastajmë. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. Pa si besonj’ e duanë këta ashtu dhe Musan’ e Merjemenë dhe Isan’ e shërbëtorët’ e tija. Të parë kanë Xhafer-Sa-diknë’ edhe plak Haxhi-Bektash- Velinë, q ‘ështe’ ng ‘ajo derë. Këta të gjithë kane’ thënë: “Bëj mir’ e mos bëj keq. ” Kësaj fjale i kanë prurë bese’ bektashinjtë. E vë’rteta dh ‘e drejta, edhe mëndja e urtësija dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët’ udhë. Bes’ e bektashinjve është udh’ e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më nj’anë ka lulet’ e diturisë, m ‘anët tjatër të’ së vërtetësë. Pa dituri e pa të vërtetë’ dhe pa vëllazëri s ‘munt të bënetë njeriu bektashi i vërtetë. Ndaj bektashinjet gjithësija është’ vetë Perëndia.

Pavarësisht nga një panteizëm dhe universalitet i tillë, besimi bektashian i Naim Frashërit ka një frymë kombëtare të theksuar: Nukë vetëm në mest te’ tyre bektashinjtë, po dhe me gjithë njerëzine’ janë’ vëllezër ‘e shpirt. Duanë si shpirtin ‘e tyre dhe të tjerëtë, mysliman ‘e të krishterë, dhe shkojnë mir’e bukure’ me gjithë njerëzinë. Po më shumë duane’ Mëmëdhenç edhe mëmëdhetarëtë, që kjo ështe’ m ‘e mire’ nga gjithë të miratë… Të’përpiqenë dit’e natëpër atëkomp q’i quan Ate’ epërgjërohetëpër ata, te’punojnë’ bashke’ me parësin’ e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris’ e të’ shqipëtarit për diturit epër qytetërit të’ Kombit e te’ Mëmëdheut të tyre; për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit’ e mbarësitë.

Kategori
Uncategorized

Letra e te arrestuarit: Si ma perdhunoi gruan N/togeri i Sigurimit të Shtetit




dokumentiTIRANE- Një ngjarje e gushtit 1948, zbulon deri në imtësi se çfarë torturash fizike e mendore bënin shefat e sigurimit në qelitë e hetuesisë. Rasti është i një nëntogeri, efektiv ushtarak, i cili ishte arrestuar befas në Pogradec, me akuzën për vepra armiqësore kundër pushtetit popullor. Pasi akuzat nuk ishin vërtetuar, ai ishte liruar nga burgu dhe pas kwsaj shkruan një relacion me gjithë detajet e torturave që kishin ushtruar mbi të dy punonjësit e Sigurimit Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K., ku ai veçon si kulmin më të padurueshëm momentin kur torturuesi i thotë se do t’i sjellë në mbrëmje gruan dhe do ta përdhunojë në sytë e tij.

 E njëjta ngjarje raportohet edhe  nga majori SH.P.,duke kërkuar që të hetohet ngjarja. Në të dy dokumentet, fraza që lidhet me  kërcënimin për përdhunimin e bashkëshortes së të akuzuarit, nënvizohet me vijë të dukshme, duke lënë të nënkuptohet se ai ishte një akt i patolerueshëm, madje më shumw se torturat çnjerëzore si mbajtja varur për ditë të tëra pa ushqim e pa ujë. Për shkak të çështjes thellësisht intime, të gjithë emrat e përmendurve në këto dy dokumente, i sjellim me iniciale, duke besuar se ky veprim nuk ia ul tonin çnjerëzor rrëfimit mbi torturat që kryenin drejtuesit e Sigurimit.

Pjesë nga dokumentet ku rrëfehet dhuna në dhomat e hetuesisë

 RELACJONE

 LANDA: Mbi vëmendjen në dijeni reth arrestimit dhe vuajtjeve të mija.

Me rastin e daljes nga burgu Unë i nënshkruari N/Toger K. Z. efektiv i Zyrës Ushtarake Pukë ju paraqes këtë Relacjon.

Më 10 gusht 1948 unë u arrestova nga Sigurimi i Shtetit Pogradec dhe mbranda 24 orëve më nisën për Tiranë, i lidhur me hekura dhe me uniformën si oficer i shoqruar nga dy policë me nji kamjon që ishte mbushur plotë me civila, para se të nisesha propozoj N/Toger L.Rr ish-oficer i Sigurimit Pogradec që të heq uniformën si oficer ose të paktën spaletat, por aj m’u përgjegj (Jo). Kur mbrita në Tiranë ju propozoj të di, se pse jam arestuar mbasi në të vërtetën arestimi i jem asht bërë krejt i pa drejtë dhe pa asnji fakt, por nuk prauan në asnji mënyrë shokët e Sigurimit.

     Mbrenda 5 ditve i shoqruar më nisën për në Shkodër dhe me shpunë në nji birucë ngushtë, ku prej asaj dite filluan të më bëshin torturat çnjerëzore.

     Me datën 15 gusht 1948 më marrin në pytje kapiten T.B. dhe N/Toger Sh. K. të cilët më thanë: Trego aktivitetin tënd kundër pushtetit dhe me çë njerëz njifesh mbasi neve kemi fakte të gjalla për ti si anti pushtet, për nji herë mbasi unë nuk kisha se çë farë t’u thonja pse nuk kisha bër ndonji vepër për kundra pushtetit u a dhash përgjegjen: Nuk kam bërë asgjë kundra pushtetit dhe as që kam pas ndërmend të bëj dhe ju lutemi më hidhni në gjygj mbasi atje pozita e ime do të skjarohet ku pastaj dhe ju do të bindeni me fakte se unë jam i pa fajshëm.

Pa pritur dhe të zemruar u dhanë urdhër rojeve: çojeni në burg dhe e lini në këmbë dhe lidhur për deri sa t’i vij mendja e të tregoj. Në këtë gjendje tortura më bënë 7 ditë e 7 netë ku ma në fund nga lodhja e tepërt filloj tue rrjedhë gjaku nga kambët e mija. Gjatë kësaj perjudhe më merrnin në pytje në mes të natës dhe gjithmon po nji fjalë më flisnin: Trego aktivitetin tënd kundra pushtetit, mbasi nuk kishin fakte të sigurta për se të më akuzonin për të tjera.

     Gjatë këtyre shtat ditve me tortura e kërcnime dhe sharje u munduan që unë të mbush perçezin ashtu si e donin ata, por kjo u doli bosh krejtësisht dhe mbasi u dulën bosh akuzat pregatitën nji organizim me inisjativën e N/Toger Sh. K. që të më vrasin, se gjoja unë kam tentuar të hiki nga burgu. Me datën 22/8/1949 në orën 2 pas dreke i trullosun nga torturat dhe isha nde për çimente, po ndëgjoj nji za (Kush ti bije, unë apo ti).

Me të ndigjuar këtë za çohem dhe i ve nji rogoz derës dhe po qëndroj në nji qoshe të murit tue shikuar me vrejtje ngjarjen që do të zhvillohej, nuk vonoj shumë polici që ishte roje fut revolen për birucë e drejton mirë drejt meje për fat të mirë revolveri nuk shkrepi, mbasi nuk i ndezi fisheku i revolverit rëmbijen me nji herë automatikun, atëher tue parë vehten me nji rezik thirra me nji za të tmeruar, ku në atë kohë ndigjoj kapiten L. Z. Shefi i Seksjonit të Qytetit Shkodrës, i cili erdhi dhe më tërhoqi nga ai burg dhe më dërgoj në nji birucë pranë Seksjonit Punve të Mbrendshme të qytetit Shkodër….

Po në mbramje të kësaj darke në mes të natës më mori në dhomën e proçedimit N/Toger Sh. K. dhe më rrifte tue më thanë pse bërtite dhe pse i the Kapiten L. Z., i thash pse donin të më vrisnin, po duhet të jesh i sigurtë se shpëtove nga plumbi po do vdesësh në litar dhe në atë orë më shpuri në podrume dhe më lidhi duart mbrapa nga ana tjetër më lidhi me nji litar nën sjetullat dhe më varën tue ngritur nga toka dy pllëmbë jo për të vdekur po për të më torturuar rëndë. Kjo torturë e këtillë ka vazhduar për 19 dit me radhë varem në trarin e podrumit pa bukë e pa ujë dhe pa asgjë cderi sa më në fund e kisha humbur gjukimin tem dhe nuk merrja vesh gja mbasi po rrithte gjaku vijë nga goja dhe në momentin e prisja vdekjen teme.

     Mbasi kisha qëndruar nji kohë të gjatë kështu më kishin zgjidh nga ku isha varur dhe më kishin ul për tokë por unë nuk kuptojsha asgjë se çfarë po bahej, vetëm mbas dy tri ditësh fillova të bije ndër mendë ma në fund akuzonin se unë kam patur lidhje me Nako Spiron dhe Mehmet Shehun se gjoja i kam favorizuar në qëndrimin e tyre në lidhje me këto akuza bazoshin se gruaja e ime ka miqësi me familjen e Nako Spiros dhe për Mehmet Shehun me pytshin se si i ka punët dhe si e mendon ti qëndrimin e tij. Unë ju thashë se nuk më mbushet mendja se Mehmeti të ketë qenë i atillë gjithashtu dhe për Nako Spiron u thash nuk e njoh….

     Nuk mund të qëndroj pa ju vënë në dijeni për torturat dhe e ndjej për detyrë si një komunist i vërtetë që këtë vepër të disa personave të poshtë shënuar me ja thanë Partis dhe që Partija mendoj që këta shokë t’i kontrolloj. Emrat e personave për veprat e tyre shnjerzore Kapiten T.B., N/Toger Sh. K. dhe për këtë detyrohem të tregoj nji vepër e cila më ka revoltuar shumë pse më datën 3 shtator N/Toger Sh. K. më merr në dhomën e proçedimeve dhe më thotë: çfarë gjëra ushtarake ke në shpi. Unë i thashë: shko në shpinë time kontrollo dhe pyt gruan time e cila do t’ju tregoj të vërtetën pse dhe ajo asht antare Partije.

Mirë po N/Toger Sh. K. më përgjigjet: pse dhe gruan antare Partije e ke, prite se nesër mbrama do ta sjell këtu dhe ju do t’i mbani kokën dhe un do t’i mbledh kambët. Gjatë gjithë vuajtjeve e torturave kjo ka qenë vepra më shnjerzore për nji komunist dhe me gjithë se unë më vjen turp me shkruajt por nuk mundem të qëndroj pa e thënë mbasi më duket nji barrë e madhe në kurriz….

ME NDERIME ANTARI I PARTIS PUNËS SHQIPTARE

N/Toger (K. Z.)

(firma)

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                V.F.L.P.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

TIRANË

Nr. 3375 Prot.

Lënda: Mbi sjelljet e këqija të N/Toger Sha.K.

SHEFIT TË SEKSIONIT TË PUNËVE TË BRENDSHME

                                                     LUSHNJE

Informohemi se në datën 10 gusht 1948, në Kampin e Pushimit të Oficerëve në Pogradec, është arrestuar N/Toger K. Z., i cili u përcoll për në Seksionin e Sigurimit – Shkodër, dhe atje u mor në procedim prej Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K. të cilët e akuzonin për veprimtari grupazhi dhe antipushtet.

     N/Togeri në fjalë është torturuar për 40 ditë rresht prej Sh. K. 9 ditë pa bukë, 20 ditë i varur në trarët e burgut dhe më në fund Sh. u jep urdhër dy policëve dhe një tetari për ta pushkatuar me pretekstin se tentoi të arratisej, por policëve nuk u ndezi revolveri dhe mandej marrin automatikët, kështu që i akuzuari në këto momente ulërin nga frika dhe vjen Kapiten H. Z., i cili e shpëton nga ekzekutimi.

     Në datën 2 shtator shkon N/Toger Sh. dhe mbasi e rimerr në procedim N/Toger K. Z. e pyet se çfarë sendesh ushtarake ka në shtëpi, dhe i arrestuari i përgjigjet se juve shkoni dhe kontrolloni shtëpinë time, mbasi atje është gruaja e cila është dhe anëtare partie, mirëpo Sh. i thotë se e paske dhe anëtare partie gruan, të cilën në mbrëmje do ta sjell unë këtu dhe ti t’i mbash kokën e unë t’i ngre këmbët.

Përveç këtyre i përmenduri në shtëpinë e të arrestuarit ka marrë dhe këto plaçka: 1 palë spaleta, i kapele 1 rrip oficeri, 1 revole parabel, 1 nagant, 1 pushkë gjerman dhe gjithë librat që kishte në shtëpi.

Prandaj, për sa më sipër të pyetet N/Toger Sh. K. dhe me anën e një relacioni shkoqitës të përgjigjet për të gjitha akuzat që përmban kjo shkresë duke ia përshtatur realitetit.

Përfundimi pritet i shpejtë. KRYETARI I DEGËS SË KUADRIT

MAJOR (SH. P.) d.v. 

Kategori
Uncategorized

Vitet 1980, plumba mbi kompozitorin Cuci. Impikimi i Sokol Hoxhes.

http://www.abcnews.al/speciale/speciale/1/644

Kategori
Uncategorized

Penjet e Kirurgut, mund te genjejne dhenderrin e ri, por kurre nuk mund ti ktheje Kurves.. Virgjërinë.

Penjet e Kirurgut, mund te genjejne dhenderrin e ri, por kurre nuk mund ti ktheje Kurves…Virgjërinë.

Plasi kontrabanda!

Dhe ku ne Shqiperi ku cudia me e madhe nuk zgjat shume shume 2 dite.

Kur unë denoncova.
Ju qe ishit shteti im, partia ime, bashkudhetarët e mij ne rrugen e veshtire te demokracisë.
Heshtet.
Kur mua me perndoqen, ose me mire me perndoqet.

Ju benit sikur asgjë nuk kish ndodhur, megjithese unë isha pjese e pjesës tuaj ndoshta me te mire ne Partine Demokratike.

Dikush me quajti te shitur, dikush nga ardhcaket e interesit i ardhur dije ne partine demokratike Pogradec me quajti, edhe tradhetar.

Natyrisht.
Duheshin mbrojtur interesat. Shefi, drejtori, deputeti, ministri, ato ishin shume here me te medha se sa nje Urim Gjata.

Dhe përfundimi apo fundi me 23 Qershor dihet.

Ardhcaket dhe interesaxhinjte, kurvat dhe dashnoret, sic erdhën iken nga partia demokratike sapo kjo la pushtetin.

Une isha dhe jam aty.

Sot nje ish doganier i juaji, nga ata te vendosur po nga ju para ikjes turravrap nga pushteti eshte larguar nga puna.

Inspektori i antikonrabandes I.C, mbasi e largojne nga puna, denoncon kontrabandën ne dogana.
Ai fillon te tregon se si kalojnë kontrabande maunet me cigare dhe mallrat e tjera me aksize, ( kafe, alkool bruto,pijet alkoolike, karburantet.fishekzjarret)
Ai tregon se persekutimi i tij deri ne largimin nga puna, ka ardhur mbasi eshte ankuar apo ka raportuar ne krye shefi i antikonrabandes ( shefi i hajduteve) gjithë skemen e kontrabandës.

Opozita, gazetaret, analistet, politikanet, te gjithe te (virgjërit) mundohen kush e kush te shkruaje, botoje, apo komentoje per kete fenomen te rralle te kesaj qeverie.
A thua.
Ky doganieri po te mos e kishin larguar nga puna do jepte sot kete interviste ne Opinion.Al, gazetat shqiptare, apo do vazhdonte te mbushte xhepin si koleget e tjere.
A thua.
Ky doganieri tha dicka te re, te tmerrshme, te frikshme, te pa thene deri dije, dhe nesër do ndihet i kërcënuar per te mos jetuar dot me ne Shqiperi, pse jo per te ikur nga ai vend i (mallkuar) dhe per te ardhur me kërkesën shume te forte dhe te besueshme per azil, te me beje mua shoqeri si ish kolege, por dhe si azilant tashme i vjeter ketu ne Suedi.

A thua.
Qeveria dhe ish qeveria, nuk e di se cfare behet, si behet dhe kush e ben kete kontrabande.
A thua.
Opozita e sotme ka zbritur nga qielli dhe nuk e provoi, apo e beri vete dhe ne mos me keq kete lloj (pune) me te zgjedhurit e saj, ( jo te gjithe) beniaminët e ministrit te financave, drejtorëve, shefave te antikonrabandes, spiuneve apo bashkpuntoreve te tyre.
A thua.
Ish drejtuesit e qeverise Berisha nuk kane akoma neper dogana, doganiere te tyret, nga ata qe ju mbrojne bizneset apo dhe ju cojne cdo fund muaji zarfin me lek.

Doganieret qe nuk kishin mbështetje, nuk ishin pjese e zarfit, apo qe nuk i përkisnin politikes se re te Rilindjes disa javë mbas shtatorit 2013 e gjeten veten ne rruge te madhe.

Doganieri i antikonrabandes I.C, ne se donte te ishe i ndershëm, apo i rregullt me ligjin, duhet te fliste pa e larguar nga puna, jo sot kur ju pre uji i burimit.

PD_ja, apo me mire Sheiku Ridvan Bode.
Disa nga beniaminët e tij, bostanxhij, opingare, zagare, qe i kish ne keto institucione doganore, i ka perseri atje,askush nuk guxon tja preki, vetem se ju kane nderruar pikat doganore, disa te tjere nga drejtues dogane ai i beri kryetare partie, deri dhe ne kandidate per deputetë.

Por
Penjet e Kirurgut, mund te genjejne dhenderrin e ri, por kurre nuk mund ti sjellin Kurves.. Virgjërinë.

http://opinion.al/skandal-ne-dogana-kontrabanda-nga-drejtu…/

http://opinion.al/skandal-ne-dogana-kontrabanda-nga-drejtu…/

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Të shporim:Sovjetët, spiunët dhe komunistët!

1 Lek Mirakaj

Nga Lek Mirakaj/
Thirje e fortë dhe e guximshme.

Kur themi e guximshme, kemi parasyshë reagimet që do vinin pas kësaj thirje të fortë.Dhe reagimet nuk vonuan.«Marionet» u quajt nga ai ,që të paktën ne të persekutuarit ,prisnim ti bashkohesh nismës.Që dosjet duhet të hapen ,nuk ka asnjë dyshim.Njerzit duhet ta dinë çfar ka ndodhur në birucat e errta të sigurimit dhe si organizohesh proçesi i përndjekes dhe dhunës.Shoqërija shqiptare duhet të dij kush qenë kriminelët ,urdhëruesit dhe zbatuesit e krimeve ,që me të drejtë theksohet se ishin më të tmershmet e tërë lindjes komuniste.Shoqërija shqiptare duhet të dijë se kush nga politikanët ,gjygjtarët,zyrtarët tanë ishin në eskortën e krimit dhe kush nga ata qenë spijun bashkëpuntor në krime.Pranohet nga të gjithë ,se një nga shkaqet që tranzicioni po zvarritet prej vitesh,është mungesa e trasparences dhe përfshirja e njerzve të inkriminuar në administratë e politikë.Aresyeja është e thjeshtë.Demokracija është vullnet i shprehur nga njerëz të lirë.Dhe njerëz të lirë nuk mund të jenë ata që kanë skelete në sirtarë.Njerëz të lirë nuk janë ata që shantazhohen nga kryetar partish,që në kundershtim me ligjin, i kanë dosjet e njerzve të zgjedhur prej tyre.Sa e vërtetë është kjo,do mjaftonte fakti që sa herë që kanë dashur, dosjet janë përdorur në mënyren më të.turpshme.Le të kujtojmë të pakten dy raste të jashtëzakonshme ,kur dosjet janë tundur për kandidatët për president.Cinike dhe e turpshme.E përmenda këte për të treguar se sa kurajo mund të kenë ata individ që kanë hije në të kaluaren e tyre për të ngritur zërin kundër atyre që zotërojnë dosjet e tyre.Hapja e dosjeve jo vetëm që do pastronte administraten nga të inkriminuarit,(po egzistoj vullneti,për mue shum e dyshimtë,)po do i bënte njerëz të lirë edhe ata që e vuajnë të kaluaren e tyre.Dhe më e rëndësishmja ,do shmangte shantazhin e dosjeve.Diskutohet për “modele”kur zgjidhja është shum e thjeshtë.Mjafton të pranohet e vërteta absolute,”KRIMET KUNDER NJERZIMIT”nuk parashkruhen dhe at-herë ,le të themi se preferojmë modelin gjerman.Po mos të harojmë se Gjermanija demokratike akoma sot i denon krimet e ndodhura para 70 vjetësh.Mos të fshihen mbas gishtit, jo shkelje të drejtave kushtetuese e justifikimesh bajate që përdorin gjoja konstitucianalistët tanë, njerëz që në shumicen e tyre janë pjesë e krimit komunist.Gjatë një emisioni televiziv,moderatori demostroj një dosje ku operativi tregonte se e ka rekrutuar individin duke e shantazhuar me gruan a famljen.Shantazhi dhe dhuna formalisht denoheshin edhe me ligjet e satrapit Enver.Le të gjykohen me ligjet e asaj kohe ata që kanë shkelur ligjet e asaj kohe , i kanë lënë të shkruara vetë se çfar kanë bërë.Dhe at-herë ,ashtu si thotë ajo grua trime dhe jo”marionetë» do i shporim sovjetët ,spijunët dhe komunistët nga politika ,drejtësija dhe administrata.Le të shpresojmë se reagimi i kryetarit të grupit demokrat ,qe një lapsus dhe ajo forcë politike që shumica e ish të persekutuarve i ka dhënë besimin deri tani ,do i bashkangjitet nismës se deputetes Doda.Për ne të persekutuarit e diktatures qëndrimi ndaj këtij problemi është treguesi se kë në të vërtetë opozita përfaqëson.Ne nuk harrojmë krimet dhe konsiderojmë se është koha për çdo individ, për cilëndo forcë politike, të tregojë me ke eshtë.Është me dëkomunistizimin e pa kompromis që do na afroj më shpejt me evropën ,apo bashkëjetesen me të keqen dhe turpin.Është koha për veprim,llafet dhe demagogjija nuk pijnë më ujë.Ne ish të persekutuarit dhe shumica e shqiptarve që duan nj demokraci të vërtetë, do gjykojmë veprat dhe jo fjalët as lojrat e Veliajt me projekte për hapje dosjesh pa lustracion.Boll.Le ti shporim……

/gazetadielli.com/

Kategori
Uncategorized

Te te vrasin me veze.

IMG_20151103_015915

Të godasësh një “lidër botëror” me vezë përbën lajm.
Për liderë të tillë të pompuar me delir dhe mitomani, është më e lehtë pesha e plumbit se ajo vezës.
Udhëheqësi hokatar i socialistëve do ta ketë të vështirë ta harrojë ngjarjen e djeshme, dhe jo vetëm gjatë këtyre viteve të mbetura në politikë. I mësuar të tallet pafundësisht me këdo dhe në çdo kohë, dje e ka parë veten të poshtëruar në mes të Tiranës nga një grup studentësh, të cilët i kanë errësuar personalitetin mitik të të fortit të mbrojtur në Parlament nga banditë e trafikantë, dhe në rrugë nga dhjetra bodigardë, duke e qullur me vezët e pularisë së Dukës apo të Doshit.
Dhe kë qëlluan? Atë, që i kishin përgatitur atentat në mes të Beogradit dhe dështuan! I kishte shpëtuar deri dje të gjithë planeve konspirative dhe haluçinante të atentatorëve profesionistë si lider i madh i arenës politike dhe kishte harruar ata që të vrasin me vezë.
Rebelizmi i studentëve dhe të rinjve në këtë vend ka sjellë gjithmonë rënien e idhujve dhe miteve të rremë. Ata studentë kanë përsëritur historinë dje. Bënë të njëjtën gjë që bënë paraadhësit e tyre 25 vite më parë kur vranë frikën dhe rrëzuan simbolin e së keqes së kohës, bustin e diktatorit.
Kjo ka ndodhur edhe dje. Një tjetër simbol i pushtet autoritar, i shtetit burg, i ligjeve të shtetëzimit të pronave, të grabitjes dhe zhvatjes masive të partisë-shtet, ka rënë duke u vrarë për së gjalli me vezë dhe jo i tretur në bronz.
Rama është poshtëruar si askush më parë në atë post.
Sali Berishën tentuan ta rrëzojnë me revolucion në ’97 duke angazhuar të gjitha bandat dhe arsenalin ushtarak dhe nuk mundën, tentuan me atentate dhe nuk mundën.
Fatos Nano vërtet iku nga Kryeministria i veshur si fshatar në ’98, por u justifikua se ishte sulmuar me armë. Gramoz Ruçi u vesh si grua kur mori malin për të kaluar për në Greqi, por prap u justifikua se e ndiqnin njerëz të armatosur, ndërsa këtë që është sot në krye të qeverisë e kanë rrëzuar me vezë!
Kishte premtuar se do të mbetej në histori dhe vërtet dje ia ka arritur. Është i pari Kryeministër në këto 25 vite që poshtërohet kështu.
Studentët kërkojnë Arsim të Lartë Publik falas dhe kjo është beteja e drejtë jo vetëm e tyre, por edhe e politikës dhe shoqërisë. Studentët kanë një kauzë të tyre, por reagimi djeshëm në rrjetet sociale dhe portalet informative ishte një shpërthim i një revolte të pakrahasueshme që politika duhet të dijë ta lexojë.
Rama ishte i pari që e bëri. Ai urdhëroi lirimin brenda disa orëve të studentëve që e kishin poshtëruar me vezë. Këtë nuk e bëri për shkak të humanizmit ndaj të rinjve. E bëri nga paniku. Një konfrontim me studentët do të sillte hapjen e një valvule shpërthimi të pakënaqësisë dhe zemërimit të përgjithshëm që mbizotëron kudo. Ai nuk është i gatshëm për këtë betejë sepse e di që nuk do të mund ta fitojë. Kështu bëri edhe me armët kimike. U dorëzua në momentin e fundit dhe me një kosto të madhe duke bërë kundër vetes Shtetet e Bashkuara.
Rama i liroi studentët, por revolta mbetet. E ka shtyrë në kohë, por diku ajo do të shpërthejë sërish. Reagimi i djeshëm ishte jashtë ndikimit të politikës, por kundër politikave të qeverisë. Ata studentë shërbyen si një lokomotivë e shpërthimit të revoltës së brendshme që është kudo, por që askush nuk e di se si do të materializohet në të ardhmen.
Mënyra se si rrodhën ngjarjet tregoi se kjo revoltë mund të tejkalojë të gjithë sistemin. Hallkat e zinxhirit të durimit janë dobësuar dhe ato janë gati që të këputen.
Rritja e skajshme e varfërisë, terrori ndaj biznesit, papunësia e lartë, korrupsioni i shfrenuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe tek e fundit edhe mbyllja e kufijve të emigracionit drejt Gjermanisë, ku Rama shkarkoi një pjesë të mirë të energjive negative përgjatë këtyre dy viteve, e bëjnë të pashmangshme nevojën për ndryshim politik.
Pasi e qëlluan me vezë dje, Rama nxitoi në PS për të dhënë direktivat për njerëzit e tij që të shpërndahen në bazë. Ai po e ndjen rrëzimin nga pushteti njëlloj sikurse minjtë tërmetin dhe po kërkon të shpëtojë çfarë të mundet duke u përgatitur për zgjedhje sipas mënyrës së vet
Nga Bledi Kasemi.
Kategori
Uncategorized

Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja si jetojnë “bllokmenët” me pasuri marramendëse…

Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja si jetojnë “bllokmenët” me pasuri marramendëse

Blendi Fevziu ka shkruar një rrëfim, ku tregon për mënyrën sesi jetojnë të pasurit e këtij vendi në një fshat turistik dhe nga ana tjetër popullsia e varfër. Ai e ka bërë këtë shkrim pas reagimeve të Bushatit dhe Bazes për “Lagunën Blu”. Shkrimi i Fevziut: I dashur Bushat, Lexova dje intervistën tënde për problemin e Lagunës Blu dhe raportin me Aleksandër Frangajn. Nuk kam dashur asnjë moment të hyj në atë debat dhe as më pëlqen të merrem. Por pasi lexova sot një shkrim të Andi Bejtes, besoj se është më mirë dhe shumë më në ndihmë të publikut t’i them ca gjëra. Nuk po bëj as intervistë, as shkrim dhe as deklaratë. Po të drejtohem direkt me bindjen se të vërtetat janë të vërteta vetëm kur thuhen deri në fund. Edhe pse qenia njerëzore është gjithnjë e prirur ta shohë padrejtësinë në një drejtim. Sheh vetëm padrejtësinë që pëson dhe rrallë, ose thuajse kurrë, padrejtësinë që vetë bën ndaj tjetrit. Nganjëherë edhe padashje. Do doja të të shkruaja për dy gjëra, problemin e gazetarisë në Shqipëri dhe Lagunën Blu, ku që prej 13 vitesh kalojmë pushimet e verës të dy! Do shkruaj shkurt, për të mos i humbur argumentat. Nuk po shoh t’i lëmoj frazat dhe as do merrem me citime sepse e di që kjo është e gjitha një gjë aq e shëmtuar sa çdo rregullim do të na bënte të dukeshim edhe më të shëmtuar në sytë e publikut. Por e nis me gazetarinë! Ti thojë që pyetjet ishin alla Sandër. Thoje edhe që nuk ishin dhënë akuzat dhe nuk mund të jepej një reagim i Sandrit. Po, ke të drejtë. Në kemi dhënë një lajm 4 ditë më parë për sherrin tek laguna Blu, duke cituar banorët, PD dhe Qeverinë. Kaq. Mund të kishim dhënë edhe më shumë, por nuk dhamë. Por as media të tjera nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe. Do të ta them edhe shkakun përse nuk dhamë por më poshtë. Sa për pyetjet ato ishin standart, të njëjta me të Frangajt dhe s’kishin lidhje me ndonjë qëndrim të caktuar. Ti nuk e imponon dot pyetjen dhe ke një jetë që thua nuk ka pyetje të fajshme. Po kjo s’ka asnjë rëndësi. Po kthehem tek qëndrimet. I dashur Bushat, çdo gjë në botë është krahasuese. Ti thua gjithnjë që unë nuk matem me ambientin, por me parimet e mia. Unë po matem me ambientin. Me gjej një tjetër media në Shqipëri që sapo boton intervistën e drejtorit të Klan ku ajo është pjesë, të çon edhe ty pyetjet për përgjigje. Më gjej një media tjetër në Shqipëri, ku ti thua çfarë të duash për pronarin. Madje edhe gjëra për të cilat nuk je i bindur. Më gjej një rast të ngjashëm me OPINION ku kushdo që vjen thotë çfarë do madje edhe kundër meje, live në TV. Një media tjetër ku drejtuesi lexon edhe komentet kundër tij të cfarëdo lloji qofshin ato. Në fakt kjo nuk është ndonjë meritë, është thjeshtë detyrim, por më thuaj sa media e bëjnë këtë në Shqipëri?! Në sa media mund të flasësh kundër pronarit, drejtuesit, dhe kujtdo tjetër?! Më flisje për qëndrimin që duhej të mbaja unë si gazetar. Ti dhe Frangaj keni qenë miq përpara meje, keni një raport tuajin dhe mua s’më takon të futem në mes. Më takon vetëm t’ju jap të njëjtën hapësirë edhe pse më vjen keq që e gjitha shkoi në këtë drejtim. Tani po i kthehem gazetarisë. Bushat, unë dhe ti kemi mëkatet tona. Po i kemi. Ti mund të më thuash mua se nuk kam dhënë qëndrimin tënd për Lagunën Blu. Unë mund të të pyesja përse në gjithë këto ditë nuk ke asnjë shkrim dhe asnjë lajm për tenderin e Dializës?! Madje as kur e denoncon Jozefina Topalli? Përse në një moment nuk shkruajte asnjë rresht për Fullanin, madje edhe kur e dije situatën e tij?! Përse nuk u shkruajt asnjë rresht për kompanitë e tjerë që mblidhnin borxhet e CEZ veç DIA? Përse nuk the asnjë gjë për kompanitë e interkonjeksionit, edhe kur një gazetare shumë e njohur e OPINION u konfliktua? Këto kam parë unë dhe mund të ti rendisja. Por se kam bërë se më është dukur pa sens. Gazetaria nuk bëhet me ca detaje që mund të bjerren edhe nga mungesa e profesionalizmit apo ajo e vëmendjes, por nga thelbi! Kthehemi tek Thelbi. A ke thënë ti, por edhe unë, ndonjë fjalë për fenomenin e shitjes së gazetarëve? Për biznesin e ndyrë të atyre që përdoren nga politika kundrejt shpërmblimeve? Ti dhe unë kemi parë bashkë një listë gazetarësh nga shumë të njohur e deri anonimë që paguhen nga një parti politike në qeveri. Madje edhe miq të mitë e të tutë. E kemi folur me dhjetra herë atë listë, por jemi ngushëlluar me faktin që ne nuk jemi aty. Madje që askush nuk është afruar as të na ofrojë diçka. Po kjo nuk mjafton. Sepse ne njihemi që prej 30 vitesh dhe ti e di që unë s’kam dashur kurrë për përfitoj nga statusi i gazetarit dhe besoj e kam bindjen se as ti e disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë. Madje për ty ka qenë më e vështirë sepse me mua fati ka qenë më bujar. Pronat e vjetra të familjes sime kanë qenë të shumta dhe ato fare pak që arritën të na kthehen më kanë mundësuar një jetë pa kokëçarje. Dhe pa pasur nevoje të tundohem. Ti se ke pasur këtë ndihmë. Por a ekziston kjo gjobvënie? Ky presion ndaj bizneseve nga gazetarë që janë kthyer thjeshtë në grabitës dhe shantazhues?! Nëse po, thuaji emrat e tyre! A paguhen këtë njerëz me eurot që politikanët ju marrin atyre që fusin në punë si mësues dhe infermierë. A janë bërë këta grabitësit direkt të kursimeve të qytetarëve të mjerë, të cilët duhej ti ndihmonin dhe t’ju bëheshin avokat? Hap gazetat dhe shih emisionet ku nuk thuhet asnjë fjalë për ndonjë poltikan që e njohim mirë ne të dy. Hap portalet dhe emisionet e shih që nuk përmendet asnjë nga kriminelët që janë në parlament apo të fortët që po shkatërrojnë këtë vend. E pra, unë flas çdo natë për ta, me emër dhe direkt. Ndaj nëse ke kriter në një drejtim, duhet ta kesh edhe në tjetritn. Po këtu, mos ngatërro raportet miqësore me ato të punës. Kritika jote e vazhdueshme ka qenë miqësia ime disa vjeçare me Sali Berishën. Po, unë e kam pasur mik Sali Berishën dhe ajo ka qenë një miqësi që më ka lënë mbresë. Por ti e di që Sali Berisha është pyetur më ashpër se në çdo studio tjetër në studion time! Këtë e ke në You Tube dhe e vërteton çdo moment. Ti e di që miqësia ime me Berishën u prish prej emisionit Opinion. E di po aq mirë që 8 muajt e fundit të qeverisjes së tij qenë shumë të vështira për mua profesionalisht, por unë nuk lëshova asnjë gjë nga emisioni. Dhe nuk u qarravita kurrë, as u ankova publikisht. Dhe nuk do ta bëj në asnjë rast. Me vjen keq për një miqësi të humbur, por në jetë miqësitë edhe rrallohen edhe firohen. Aleksandër Frangajn e kam po ashtu mik. Nëse miqësia me të do fironte një ditë, do ikja po aq qetë, pa u ankuar e pa ngritur zërin për asgjë. Sepse midis miqësisë dhe profesionit, unë kam zgjedhur këtë të dytin. Me gjithë koston që ka kjo. Petro Marko, pak kohë përpara se të vdiste më pat thënë: {do gjë të lë në jetë veç veprës tënde. Isha student atëherë. Sapo kisha bërë shkrimin e parë dhe e takova falë Xhevahir Spahiut. Mbase as emrin s’ma mësoi, por më dha një mësim që s’do ta harroj kurrë. Ndaj unë, i qëndroj veprës sime. Gjykoje atë po deshe dhe krahasoje me këdo. Dhe e fundit, Laguna Blu. Nuk kam dashur të përfshihem në atë histori dhe kam hequr dorë prej vitesh nga angazhimi aty. Unë kam qenë banori i parë i atij fshati në 2002. Ashtu si ti kam një apartament në katin e dytë. Vitin e parë shihja nga ballkoni një pamje të mrekullueshme, pa asnjë ndalim. Pastaj ata të katit të parë nisën të ndërtojnë gardhe, të rrethojnë toka dhe të zaptojnë territore. Nisën të ndërtojnë shtesa dhe të devijojnë rrugët. Të gjitha pa leje. Të gjitha në shkelje të ligjit. Nuk qenë hallexhinj. As njërëz të zakonshëm. Qenë dhe janë elita e këtij vendi. Po cila elitë në fakt? Të gjithë ne aty përfaqësojmë Shqipërinë që është sot. Ndërtues të mëdhenj, që kanë shkatërruar Tiranën duke zaptuar gjithçka. Janë 7 nga 11 ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë në atë fshat. Secili prej tyre me kate të tëra pa leje në mes të Tiranës. Shkelës ligji do thoshe ti. Biznesmëne të mëdhenj, tregtarë, që vijnë me makina 200 mijë euro dhe refuzojnë të paguajnë detyrimin komunitar prej 39 mijë lekësh në vit. Që 10 fishin e këtyre lekëve e lenë në tavolina ku dehin doganierët e shtetit, por nuk paguajnë atë rojen e fshatit që ikën në shtepi pa marrë 15 mijë lekshin për të cilin ropatet. Politikanë që thyejnë cdo rregull komunitar, gjyqtarë që e kanë rrënuar dhe e kanë futur këtë vend të konflikt me papërgjegjshmërinë e tyre, gazetarë që ankohen për të tjerët, por kurrë nuk shohin veten. Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje. E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” –a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë. Ndaj e fillova nga vetja duke besuar se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më mirë do ti bëjmë këtij vendi!