Kategori
Uncategorized

A po përdoren ambasadorët si dordolecë nga Rama?”,

“A po përdoren ambasadorët si dordolecë nga Rama?”, kjo ishte pyetja e shtruar mëngjesin e sotëm nga gazetari Rezear Xhaxhiu në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News”.

Një tjetër gazetar Artur Nura ishte i ftuar, teksa ka thënë se në çdo vend normal të botës ambasadorët e kujtdo vendin nuk njihen fare.

“Mua më pëlqen ta vesh mendimin me etik dhe nuk mund të them për ambasadorët dordolecë, por ama unë mendoj se janë përdorur. Në Romë nuk e njeh askush ambasadorin ameriakan dhe aq më pak të njohin zyrën e BE-së.

Në vendin tonë që ështënjë vend në zhvillim është normale edhe investimi i tillë nga ana e ambasadorëve. Të dy ne e dimë mirë edhe në intervistat me ta që ambasadorët flasin shumë dhe thonë pak. Unë mendoj se ata duhet që të dëgjojnë më shumë këshilltarët e tyre dhe të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.

Gazetat kanë mundësinë që të flasin në emër të lirisë së fjalës, ndërsa institucionet janë të kujdesshëm pasi deklaratat e tyre mund të shkaktojnë destabilitet”, u shpreh Nura,

Gazetari ëhstë ndalur më tej në një detaj vërtet interesant nga zgjedhja e Edi Ramës kryeministër, teklsa thotë se deputeti Musa Ulqini kishte vënë duart në kokë nga bërtitja e Ramës.

“Duhet kuptuar dhe karriera politike e Edi Ramës, kur fitoj për herë të parë zgjedhjet për kryetar Bashkie. Mbaj mend zotin Musa Ulqini atë vit që Rama fitoi zgjedhjet e bërtiste ‘’o doktoooooooor”, dhe shoh Ulqinin duke i rënë kokës me dorë se kë kishin zgjedhur. Zoti Ulqini ka qenë kreu i PS-së për Tiranën dhe ka qenë një nga opozitarët”, u shpreh më tej gazetari.

Kategori
Uncategorized

EDUKIMI I FËMIJËVE NË PËRDORIMIN KRITIK TË MEDIAVE, NJË EMERGJENCË SOCIALE.

    

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

 Sot familjet shqiptare gëzojnë mundësi praktikisht të pakufizuara për informacion, edukim, pasurim kulturor, madje edhe për sa i përket mundësive të rritjes shpirtërore, pra mundësi shumë herë më të madha sesa mund të kishin familjet e 10-15 viteve më parë. Televizioni, gazetat, revistat, rrjetet sociale dhe gazetat e pafundme online (që shumë herë e teprojnë me banalitetet që shkruajnë) janë në gjendje të sigurojnë shumë informacione, madje edhe në kohë reale. Sigurisht që në këtë masë të madhe informacioni, është e vështirë për fëmijët dhe të rinjtë të zgjedhin lajmet thelbësore, ato objektive dhe të paanshme, por edhe për vetë prindërit është problematik fakti se si mund të veprojnë përballë bombardimit mediatik që këto media u bëjnë fëmijëve të tyre.

 

Familja shqiptare e “zhytur” në problemin e varësisë nga interneti

 

Familja shqiptare gjendet sot e zhytur në këtë problem dhe është e vetëdijshme që e vetme nuk ja del dot në edukimin e fëmijës dhe për këtë arsye i ka drejtuar sytë nga shteti, shoqëria, nga arsimi. Edukimi i një fëmije dihet se është rezultat i faktorëve subjektivë, trashëgimi gjenetike, edukim familjar dhe impenjim individual, por edhe i ndikimeve mjedisore, të cilat kanë forcuar fort ndikimin e tyre mbi fëmijët, kjo falë zhvillimeve teknologjike dhe përhapjes së telefonave androidë.  Nga edukimi familjar dhe arsimor varet kryesisht zhvillimi fizik i fëmijës, aftësitë shqisore, gjuha e folur, mendimi, por edhe drejtimi i fëmijës. Realiteti në të cilin jetojnë përditësinë fëmijët shqiptarë dhe në cilin mendohet se maturohen në aspektin pedagogjik janë familja, shkolla, qendrat kulturore, qendrat sportive, qendrat argëtuese, shoqatat etj., dhe këtë çdo familje shqiptare arrin dhe e percepton si një sferë ose mjedis edukativ apo arsimor.

 

Ndërkohë jemi të vetëdijshëm se fëmijët tanë kalojnë një kohë të gjatë edhe në sferat ose mjediset  jashtëshkollore, si lagje, traditat lokale, hapësirat publike të argëtimit, mediat e ndryshme, dhe sidomos televizori, i cili në të shumtën e kohës ndahet me përdorimin e telefonit, që tashmë është bërë pjesë e pandarë e fëmijëve, së bashku me telekomandën e televizorit. Tradicionalisht jemi të prirur ende të besojmë se tek edukimi i fëmijëve tanë duhet të mbizotërojë më tepër influenca e sferave apo mjediseve arsimore, por në fakt realiteti po na tregon se sferat jashtëshkollore, sidomos për sa i përket përdorimit të aparateve telefonike të teknologjive të fundit, janë më të forta.

Edukimi i fëmijëve të sotëm, emergjencë jo vetëm familjare.

 

Të ndodhur përballë kësaj situate problematike të edukimit të fëmijëve të sotëm, është emergjencë jo vetëm familjare, por edhe sociale  edukimi i  fëmijëve në përdorimin kritik të mediave televizive apo rrjeteve sociale, pasi shkëputja e fëmijëve prej tyre tashmë është një mision i pamundur, dhe kush prind e ka provuar, ka kuptuar se shpesh herë ka qenë e kotë.

Prindërit janë personat e parë të shqetësuar, por janë edhe të parët që kanë të drejtën dhe detyrën për të parandaluar apo edhe shpjeguar, por vetëm sipas atyre kritereve të racionalitetit dhe të ekuilibrit që mund përballen në ndërgjegjen morale e që formohen dalëngadalë tek fëmijët, pasojat e bombardimit mediatik dhe informativ që marrin fëmijët gjatë pëdorimit të telefonave apo përpara televizorit.  Ajo që e formon fëmijën në familje, nuk është aq shumë mësimi verbal, se sa  atmosfera që ai merr si shembull aty, pra prania dhe sjellja e prindërve, vëllezërve dhe motrave, të cilët si më të rritur shpesh, në vetë të parë, japin shembullin e keq të përdorimit të tepruar të telefonit apo televizorit. Marrëdhëniet dhe komunikimi i pjesëtarëve të familjes në jetën shtëpiake është e rëndësishme pasi rregullon impulset e fëmijëve dhe edukon personalitetin në një harmoni dhe integrim të plotë, nëse familja është e strukturuar fortësisht dhe e shëndetshme moralisht. Anasjelltas, kur ajo nuk është e bashkuar dhe i mungon komunikimi apo etika sociale, kur i shpërdoron orët e lira të jetesës familjare duke abuzuar me internetin dhe televizorin,  fëmijët rriten me frymën që aty brenda fitojnë, të aftë të kalojnë orë të tëra përballë televizorit apo internetit, duke rrezikuar të jetë i paaftë për të fituar një karakter të fortë dhe të integrohet në mënyrë efikase në shoqëri.

 

Shembulli prindëror si formë e rëndësishme edukimi.

 

Duke qenë se nuk ua ndalojmë dot fëmijëve as internetin dhe as televizorin, minimalisht duhet që edukimi ndaj medias të jetë njëkohësisht pozitiv dhe kritik. Duke i vënë fëmijët përballë asaj që është e shkëlqyer estetikisht dhe moralisht, ata ndihmohen të zhvillojnë opinionin e vet, maturinë dhe aftësinë për të arsyetuar. Edhe këtu, është e rëndësishme që fëmijët të njohin vlerën e shembullit prindëror, ku vetë prindi të gjejë kohën për të lexuar dhe për t`ia ofruar si alternativë më të vlefshme fëmijës bukurinë e leximit të librave, letërsisë për fëmijë, arteve të bukura, dhe pse jo muzikës. Të edukosh fëmijën të njohë të mirën dhe të bukurën brenda një oqeani informativ të medias dhe rrjeteve sociale, është po aq bukur sa edhe e nevojshme, pasi, frymëzon dhe gjallëron zemrat dhe mendjet e fëmijëve, ndërsa dihet se shëmtia dhe vulgariteti kanë një impakt të dëshpëruar ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve të fëmijëve.

 

Çdo prirje për të prodhuar programe,  përfshirë ketu filmat e animuar dhe video-lojërat,  e cila në emër të argëtimit lartëson dhunën, pasqyron sjellje antishoqërore apo volgarizon seksualitetin e njeriut, nuk prodhon gjë tjetër përveç se “shthurje”, aq më tepër kur këto programe u drejtohen fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndoshta fjala “shthurje” tingëllon pak  ashpër, por për fat të keq është e vetmja që qëllon në shenje, siç e di shumë mirë kush nga familjariteti i tepruar me televizionin dhe internetin ka parë pasojat e papëlqyera të fëmijëve të vet.

Disa sugjerime praktike të edukimit praktik të fëmijës së varur nga media dhe interneti.

Duke qenë se “parandalimi” jep fryte më të mira se “ndrydhja”, prindërit (dhe gjyshërit, nëse janë të pranishëm dhe pranojnë të jenë të përfshire) duhet të lejojnë, të favorizojnë dhe të  propozojnë ato aktivitete që janë të ndryshme ndaj abuzimit të TV; lojëra televizive të llojeve të ndryshme, përdorimi i gjerë i materialeve dhe të zonave ku luajnë, dialogë dhe biseda, vizatime dhe ndërtime, zgjidhja e çështjeve në mënyrë të përbashkët, marrëdhënieve ngulmuese me familjet e tjera (miq, të afërmit, fqinjë). “Abuzimi – sipas një parimi të vjetër – nuk e përjashton përdorimin.” Kjo vlen logjikisht edhe për televizionin. Nuk bëhet fjalë për ta eliminuar plotësisht nga jeta individuale dhe familjare, por për të shijuar atë në mënyrat dhe kohërat më të përshtatshme për temperamentin e moshës së subjektit, për situatat, për rrethanat. T´i vendosësh kufij përdorimit të TV do të thotë të përshtatësh rregulla, mundësisht të “propozuara”, por edhe të “imponuara”, nëse do të ishte e nevojshme. Rregulli i parë dhe më efektiv është ajo e shembullit të mirë të prindërve. Nëse ata nuk e paravendosin TV përpara dialogut dhe marrëdhënieve brenda familjes, në qoftë se nuk magjepsen nga “filmat” dhe reklamat, nëse ata tregojnë aftësi kritike përballë të gjitha mesazheve të ekranit të vogël, praktikisht u mësojnë fëmijët një të vërtetë themelore: Të mos bëhesh i varur nga televizioni, është e mundur dhe e bukur.

Kategori
Uncategorized

Gazetari tregon historinë shokuese: Ferdinand Elezi më ka rrëmbyer, ç’më kërkoi në emër të Sollakut.

Një histori vërtet tronditëse publikon gazetari Artur Llanaj.

Duke u kthyer pas në kohë, ai kujton takimin e parë dhe të vetëm që ka pasur me prokurorin Elezi. Sipas gazetarit edhe pse nuk ka dyshime në lidhje me zgjedhjen e tij ca të vërteta për Elezin duhen thënë. Takimin e vetëm me Elezin, Llanaj thotë se e ka pasur në kohën kur punonte te gazeta ‘’Tema” dhe kishte bërë një shkrim për Dhori Sollakun, asokohe kryeprokuror.

Llanaj tregon një histori si nëpër filma, teksa atë e kanë marrë në makinë tre persona dhe e kanë qëlluar me grusht, duke e çuar në një lokal ku do të përballej me Ferdinand Elezin.

Image

PJESË NGA SHKRIMI I FORTË I GAZETARIT:

Fundja kjo është përplasja opozitë dhe pozitë, kjo është përplasja që jashtë luftës politike ka gjetur një kompromis për një emër që edhe pse  në Durrës e quajnë Cuni jonë në fakt është cuni i komisariatit të Sarandës në ata vite të trishta dhe për të vazhduar më pas me të tjera gjëra deri te urdhërat e Dhori Sollakut për përgënjeshtrim të shkrimëve ose për të dhënë dorëhqeje. Aq shumë ja kanë marrë mend ambasdorit amerikan këta sa andej këtej, saqë ai është gati të pranojë dhe “Gogen” për kryeprokuror vetëm që të marrë udhë një reformë , pa e ditur se cfarë do të ndodhë më pas dhe ka gjasa që do të ndodhë më keq.

Ose aq shumëe kanë bindur këta ambasadorin Lu dhe ndërkombëtarët se po vendosin si kryeprokuror të përkohshësh një servil që shtë gati të zbatojë një listë saqë zor se mund të gejndet njeri tjetër. Nga Takimet që kam pasur si gazetar me deputetë  të komisionit të ligjëve nuk më lë shumë për të  dyshuar se Ferdinand Elezi do të jetë Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm dhe pse jo nëse do të zbatojë listën e  dosjeve në sirtar  do të vazhdojë edhe më gjatë.

Nuk më trishton qëndrimi i opozitës pasi jam mësuar me prokurorët e saj për shtatë vite në gjykatë, as ai i mazhorancës se ja di që i ka zënë halli me ca dosje, ajo që më trishton është se edhe një reformë që kërkuan ta bënin ndërkombëtarët gjetën për  ta drejtuar  një ish shef komisariati që në 1997 ka ca gjëra të pasqaruara.

Gjithesi ata janë secili në pozicionin e tyre dhe po bëjnë atë që ju leverdis për të shkluar të gjithë te një emër që duket se është ndarë pa u dëgjuar në komision. Thjeshtë u caktuan shtatë që të zgjasë procesi dhe njerëzit të besojnë se gjërat janë serioze, kur në fakt janë më qesharake se kurrë. Unë përvec se gazetar prej 21 vitesh apo botues i një gazete prej 13 vitesh dhe së fundi edhe i një portali, jam qytetar i këtij vendi që më thonë cdo ditë se kam një kushtetutë dhe i vetmi që kam dëgjuar këto ditë që kushtetita nuk funksionoka ishte Arben Imami që ka qenë hartues i saj.

Nejse ai është kujtuar vonë për të më bindur ndërsa unë kam qenë  shumë dakord që ai nuk ka bërë kurrë Kushtetutë dhe nuk kishte si të funksiononte. Le të kthehem te  të qenurit qytetar i këtij vendi që do të kem prokuror sipas gjithë gjasave Ferdinand Elezin. Unë e kam takuar vetëm një herë atë që do të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm i vendit tim.

Një herë që më mjaftoi për të mos e takuar më kurrë ose më saktë atij nuk ju desh të më takonte.  Ka qenë koha kur punoja te stafi i gazetës TemA dhe prokuror i përgjithshëm ishte Dhori Sallaku! Kisha botuar një shkrim atë ditë te TemA.  Po qëndroja  te një lokal pranë Zjarrfikses me një kurshëri dhe një shokun e tij kur një makinë me xhama të errët ndaloi. Një kolege më kishte telefonuar pak më parë se po më kërkonin në qendër.

Ishte koha kur horrat e PS bënin  ligjin  dhe aq më shumë bënin dhe gazetarin duke i mbyllur gojën atyre që ishin të tillë në të vërtetë. U hap dera e pasme dhe dikush më therriti në emër. Nuk e njihja. Më ftoi të hipja në makinë për të sqaruar diçka. Kurshëriri dhe shoku që kisha në tavolinë më bënë shenjë që të mos shkoja, por bëra të kundërtën. Mendova se është më mirë ta sqarosh një gjë qoftë dhe me dhimbje se sa të lesh një dhimbje më pas tek fëmijët. Kam pasur një çantë të dalë boje dhe me të në dorë hipa në makinë. Ishin tre vetë. Njërin e njoha dhe e njoh edhe sot. Sapo u ula ndjeva një goditje në brinjë, por ai që ishte ulur para ulëriri se kishin porosi të mos më preknin.

Kur u ngrita nga tavoplina i lashë nr e Mero Bazes dhe i thashë po u vonova shumë , telefononi dhe vereni në dijeni se cfarë më ndodhi. Në fakt kjo ishte hera e dytë. Duke e njohur mirë atë që ishte ulur në krah të shoferit dhe duke e dëgjuar se do shefi, u binda se më kë do të takoja dhe pse kur mbërrita kisha gabuar. Më dërguan në një lokal në autostradë, ka një emër të njohur edhe sot dhe nuk po e përmend se nuk është faji i tyre. Ishte ulur në një tavolinë në fund dhe po më priste.

Nuk ishte njeriu që mendoja unë, ishte Ferdinand Elezi. Jam i bindur se me gjithë morinë e krimëve që ka zbuluar dhe ceshtjet që ka pasur kjo skenë do ti rikujtohet. I telefonoi Dhori Sollakut dhe i tha se e kishte në tavolinë atë porosinë (porosia isha unë gazetari) dhe se do të sqaronte muhabetin. Nuk e degjoja cfarë thonte Dhori Sollaku por dëgjoja këtë që thonte se do të bënte të pamudurën.

Më foli për shkrimin që kisha botuar. Më pas më doli në temë që duhet ta përgënjeshtroja. I thashë se nuk ishte më në kompetencën time përgënjeshtrimi. Atë duhet ta bënte shefi im që ishte z. Baze. Ndërkohë nga ana tjetër i kërkonin konfirmimin  dhe nga emri në cel ishte z. Sallaku, në atë kohë prokuror i Përgjithshëm. Qëndruam shumë pak aty dhe më pas u nisëm në zyrë.

Nuk dija në isha marrë peng nga ata që më lanë apo isha në duart e shtetit , të prokurorit për të më mbrojtur nga ata që më derguan aty. Rrugës mora kërcënimin në formë shoqërore që edhe mund të më priste fletë arresti dhe  duhet të bisedonim te zyra e tij. Kështu shkuam në prokurorinë e Durrësit dhe  kërkesa pasi u ndez një aparat ishte e hapur duhet ta përgënjeshtrosh nesër shkrimin me cdo kusht. Më dhembi më shumë se ai grushti në brinjë i atij rrugaçit që sot harron cafrë ka bërë dhe më kërkon dy mijë lekë rrugës. I kërkova të flas me zotin Baze dhe pranoi.

Nga ana tjetër e telefonit i shpjegova zotit baze se cfarë po më kërkohej dhe dëgjova zërine  tensionuar të tij. Jo do të japim fakte të asaj që ka ndodhur në Sdarandë dhe jo ta përgënjeshtrojmë. Jam i bindur se nga toni i Bazes që fliste nga ana tjetër e telefonit Ferdinand Elezi e dëgjoi vetë përgjigjen! Gjithcka mbaroi me një fjali kur po dilja. Ishte një zë i mekur…ai nuk mund ta bënte realitet porosinë e shefit, në atë kohë Sollakut për ta përgënjeshtruar atë që ishte shkruar. Nuk ma dha dorën , thjeshtë më tha se “ne të djathtët po ja fusnim njeri tjetrit”.

E di që mund të duket si një ngjarje banale, e di që sot mund të mos përcjell asnjë ngarkesë dhe as që e mendoj se pjesa e rrezikshme e asaj që ndodhi është  te personi im. Z. Donald Lu ajo që më tremb është fjalia e atij që merrte urdhëra nga Sollaku për një përgënjeshtrim gazetareskt se do bëhej nami dhe përfundoi në një fjali që rrënqethi prokurorin, më bëri mua të dyshoj te shkrimi dhe bëri avokatin tim të qesh me të madhe: ne të djathtët po ja fusim njëri- tjetrit. Kanë kaluar një dekadë e gjysëm nga atëherë dhe ndoshta kanë ndërruar bindjet! Te jete ky valle prokurori im! /FaxWeb

Kategori
Uncategorized

Të ringrihet PD. Pa asnjë kusht.

Të ringrihet PD. Pa asnjë kusht

Nga Alfred Lela/

Firmëtarët e ‘Platformës për Ringritjen e PD’, lëvizin nën disa etiketa, por synimi për të rrëzuar Bashën i bashkon më shumë se çdo gjë. Nuk është grupimi i parë në botë, që qëllimin real e kamuflon me parabola morale; në këtë rastin tonë është gjetur kjo te konstantja shpresëdhënëse e gati religjioze ‘ringritje’. Ata janë një grupim klasik, në kuptimin që përbëhen nga burra të mirë, sharlatanë, apo merhumë politikë.

Targeti që i mban bashkë është ‘koka’ e Bashës. Ajo tjetra, pretendimi se është dashuria për Partinë Demokratike, është pak i ekzagjeruar. Kjo nuk do të thotë se platforma e paraqitur duhet zhvlerësuar, vetëm se impostohet politikisht me anë të një maske.

Maska, jo rrallë, është mjet politik i përdorshëm, i vlefshëm dhe efikas.

Maska, megjithatë, nuk mbulon dot disa fakte.

Më i pari i të cilëve është mungesa e një ideologjie në platformën e paraqitur nga ‘ringritësit’. Fraksionet, një term i përdorur fillimisht nga disa anëtarë të grupit, janë ‘ndarje’ ideologjike, pra pozicione që korente të ndryshme në një parti politike i shohin si zgjidhje të vetme për çështje të cilat konsiderohen si ‘bardh-e-zi (të tilla si p.sh. e shkuara komuniste apo lloji i taksimit). Fare mirë, edhe aleanca ose jo me të majtën (LSI), për të synuar pushtetin do të përbënte një ndarje të tillë.

Dokumenti i paraqitur nuk ka prerje ideologjike.

Së dyti, platforma nuk është as ‘dokument pushteti’ apo synimi drejt tij. Thuajse të gjitha pikat e ofruara si alternativa nga ‘ringritësit’ janë të artikuluara nga kryetari i PD. Respektimi i statutit, tagri i forumeve etj., janë të tejkaluara tashmë, në kuptimin që Basha ka bërë mea culpa dhe ka ofruar apo premtuar premisën e një ndryshimi. Për të saktësur edhe një gjë: është naiv mendimi se një parti me demokraci perfekte, kur kryetari u merr dorën të gjithëve, përfshirë edhe recepsionistin e organizatës, është automatikisht një parti e hapur, fituese etj.

Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, një pjesë (jo e vogël) e firmëtarëve ‘e mbysin’ dokumentin që në lindje. Ka aty ish-ministra dhe ish-drejtorë që nuk kanë, as në bazën e PD dhe as në opinion, një profil që ua lejon të strehohen nën sloganin pretencioz e të bujshëm ‘Ringritje’. Do u shkonte ‘riciklim’ apo ‘rivarrim’. Siç ka edhe njerëz që mbajnë aktualisht poste në Partinë Demokratike si emërime të Bashës, dhe jo të zgjedhur me garë. Kryetari i PD i ka ‘stacionuar’ në një zyrë në parti në shkelje të statutit të organizatës. Eshtë të paktën hipokrizi të akuzosh kryetarin si mosrespektues statuti, kur ai e ka shkelur njëherë për ty dhe ti e ke pranuar kundravajtjen.

Dokumenti u shërben hartuesve si një strehimore mediatike dhe zyrë virtuale në Partinë Demokratike, por nuk ka në të ‘tekst politik’, përveç fjalëve me natyrë të përgjithshme që i recitojnë të gjithë eksponentët aktualë të partisë. Nëse jemi në situatën ‘hajt të zëvendësojmë disa recitues me të tjerë’, ky është tjetër debat.

Platforma nuk na njofton mbërritjen e një ere të re në Partinë Demokratike, dhe si e tillë ajo nuk i shpëton firmëtarët e saj prej shtresave të paragjykimit. Nënshkruesve u duhet një mekanizëm dalës prej këtij paragjykimi; i tillë që i bën një shenjë të fortë opinionit demokrat dhe atij të përgjithshëm.

Një shenjë që thotë: ne nuk po lëvizim në lëngun viskoz të zemërimit që na shkaktoi moskandimi si deputetë. Kjo mund të arrihej nëpërmjet dy pikave në dokument:

a-analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit të bëhet nga një ‘palë e tretë’; një prej fondacioneve simotra të PD: Konrad Adenaur i kristian-demokratëve gjermanë apo ‘Eduardo Frei’ i kristian-demokratëve holandezë.

b-E njohim Lulzim Bashën si kryetar të partisë, dalë nga vullneti i votuesve demokratë, dhe në bazë të statutit do të provojmë forcat kundër tij pas katër vjetësh. Gjatë kësaj kohe do të bëjmë ‘jetë partie’ dhe do të ofrojmë alternativën dhe ekspertizën tonë, pa dëmtuar interesin opozitar.

Në fund një anekdotë. Pak para Pavarësisë, dy komitë mirditorë pajtohen nga një tregtar krutan për të ruajtur nga rreziku i ndonjë grabitjeje, një karvan që transportonte kripë nga Durrësi në Krujë. Diku nga fundi i rrugës kur e panë se askush nuk po u binte në qafë, njëri i thotë tjetrit: prej kujt po e rujm’ kët’ kryp’ or Llesh?

Prej vedit, ia kthen tjetri.

Kategori
Uncategorized

Gjykata i bllokon Tahirit pasaportën.

 

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.
Çdo ditë që kalon provon:
Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,
Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës
Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.
Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.
Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.
Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.
Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.
Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama

Kategori
Uncategorized

Rusët pas tentativës për grusht shteti në Maqedoni.

Rusët pas tentativës për grusht shteti në Maqedoni.

Associated Press

Arrestimet e diteve te fundit ne Maqedoni te bera pas urdher ndalimeve te leshuara me urdher te Prokurorise Publike kane filluar te hedhin drite te plote ne lidhje me dhunën në Kuvendin e Maqedonise të 27 Prillit. Dhuna e ushtruar ndaj nje pjese te Deputeteve, drejtuesve te forcave te ndryshme politike maqedonase apo dhe perfaqesuesve te medias do hetohet aktualishte pasi mendohet se ka lidhje dhe eshte vazhdim i ngjarjeve te ndodhura ne Mal te Zi.

Nga ana e Prokurorise Publike te Maqedonise eshte bere arrestimi i Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe njeheresh drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Arrestimi i ish Ministrit Mitko Çavkov erdhi si pasoje e hetimeve disa mujore ne lidhje me ngjarjen qe tronditi jo vetem Parlamentin dhe poliken e Maqedonise por edhe Diplomacine Perendimore e cila ne ate kohe e denoi ashper kete ngjarje te dhunshme dhe te pa precedente.

Ngjarja ne fjale tregoi dhe nje here qarte dhe hapur bashkepunimin dhe mbeshtetjen qe kishin protestuesit e “Maqedonise se Bashkuar” nga strukturat shteterore te policies dhe Sherbimeve Sekrete te Maqedonise. Struktura te cilat kontrolliheshin prej me shume se ne dekate nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski dhe njerezit e tij te besuar. Kjo ngjarje dhe dhuna qe e shoqeroi deri ne Parlamentin e Maqedonise kishte si synim politik vazhdimin e situates se trazuar politike ne Maqedoni dhe mos formimin e nje Qeverie pa VMRO-DPMNE-ne. Nga ana tjeter synonte ti bente presion dhe faktorit politik Shqiptar qe te mos bashkonte votat me LDMN-ne me qellim çuarjen e vendit drejte zgjedhjeve te reja te parakoheshme ne Maqedoni.

Situata e krijuar artificialishte ne kete vend i sherbente jo vetem Gruevskit dhe njerezve te tij por mbi te gjitha Rusise. Shteti Rus nepermjete instrumentave te tij, Sherbimit Sekret kerkon prej kohesh destabilizimin e Rajonit te Ballkanit dhe kjo ishte nje situate shume e favorshme per tu shfrytezuar.

Hetimet e deritanishme tregojne se Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së. Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Gjithashtu gjate hetimeve ka dale se personat qe ushtruan dhune ne Parlamentin e Maqedonise Jo vetem qe nuk u ndaluan nga policia e maqedonise por kishin perkrahjen e nje pjese te MPB-se dhe Jo vetem. Sipas ketyre hetimeve te deritanishme rezulton se drejtuesit e ketyre protestuesve kishin kontakte dhe merrnin udhezime nga punonjes te Sherbimeve Sekrete Ruse SVR-se dhe GRU-se te cilet ishin nen petkun e Diplomateve ne Maqedoni.

Synimi i Sherbimeve Sekrete Ruse ishte mbajtja ne pushtet me cdo kushte e Nikolla Gruevskit, i cili sherbente politikave te tyre. Rezulton se disa prej punonjesve te ketij Sherbimi te dislokuar ne Ambasaden Ruse ne Maqedoni te jene dhe ideatoret e dhunes se 27 Prillit dhe qe u vu ne zbatim nga huliganet e dhunshem te ” Maqedonise se Bashkuar” te cilet paten mbeshtetjen shteterore te strukturave te Ministrise se Brendshme te Maqedonise. Nepermjete kesaj situate te krinuar punonjesit e SVR dhe GRU- se kerkonin perseritjen e skenarit te destabilizmit si te Malit te Zi por qe deshtoi ne momentet e fundit. (http://gazetamendimi.com)

Kategori
Uncategorized

Turqit me origjinë shqiptare, histori miqësie apo çmim gjaku?

Nga

iliri

Pas deklaratës së ministrit të jashtëm turk se “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare”

Ministri i Jashtëm i Turqisë Çavushoglu, në një deklaratë të djeshme, gjatë së marrjes së çmimit “honoris causa” në Tiranë, në emfazën e ceremonisë deklaroi se “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare. Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë”, theksoi kryediplomati i Turqisë. Deklaratës së aleancës mes Shqipërisë dhe Turqisë i bëri jehonë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili u ndal tek ndihma e gjithanshme turke, qysh në vitet ’90, veçanërisht në arsimimin e mijëra studentëve si dhe në rolin shumë domethënës që Turqia ka luajtur për afirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare”.

Deklarimi i ministrit të jashtëm turk është tregues i një qasje të ndryshme që shteti turk mban ndaj minoritetit shumëmilionësh shqiptar, por kjo qasje e ndryshme prej shumë vitesh ka ngecur në nivelin deklarativ dhe s’po regjistron asnjë zhvillim të ri. Kujtesat plot politesë të disa politikanëve shqiptarë, gazetarëve, analistëve apo disa shoqatave patriotike se ka ardhur koha që komuniteti shqiptar në Turqi të ketë një status të vetin dhe të gëzojë të drejta arsimore, gjuhësore e kulturore nën një suazë shtetërore, s’kanë marrë asnjë përgjigje. Asnjë shoqatë e komunitetit shqiptar nuk ka dukje në jetën publike në shtetin turk, asnjë e drejtë linguistike, a qoftë edhe kulturore, nuk po jepet nga administrata e shtetit turk. Në këtë këndvështrim, deklarimi i ministrit të jashtëm turk Çavushoglu se në Turqi jetojnë miliona shtetas me origjinë shqiptare është i pamjaftueshëm për të justifikuar aleancën e fortë shqiptaro-turke që u thirr në vëmendje gjatë ceremonisë së djeshme të dekorimit.

Shpresa e hershme për të nisur disi arsimimin plotësues në shqip të shqiptarëve në Turqi, për të ndalur asimilimin e plotë apo qoftë edhe për ta nxjerrë një pjesë të këtij komuniteti nga gjendja e asimilimit, ka nevojë për prova të forta, në mënyrë që të mos mbetet veç shpresë e që me kalimin e kohës të shndërrohet edhe në një kërkesë të panevojshme. Klasifikimi i shqipes si gjuha e huaj ballkanike më e kërkuar ndër nxënësit e shkollave të mesme turke që u ftuan vjet të zgjidhnin një gjuhë në të cilin të fitonin dijet bazë, flet për urinë që ekziston në substratin e shqiptaro-turqve modernë për daljen nga ky prag asimilimi. Biseda për gjene shqiptare apo për vëllazëri janë fjalë pa bukë, sa kohë nuk do regjistrohet zhvillim në nxjerrjen e komunitetit shqiptar në Turqi nga hija dhe gjysëmilegaliteti. Ngritja e qendrave të kulturës shqipe dhe e klasave plotësuese atje ku plotësohen kërkesat e nevojshme, duhet të jetë zhvillimi që do të sheshojë disi pezmin që ekziston kudo në botën intelektuale në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Tetovë, për marrëveshjet e shekullit të shkuar mbi shkëmbimin e popullsisë, të cilat rritën numrin e komunitetit shqiptar në Turqinë e re, por u shoqëruan me detyrimin e tyre të panegociueshëm për t’u asimiluar në shoqërinë turke.

Dalja nga “status-quo”-ja e deklaratës se në Turqi ka miliona shtetas me origjinë shqiptare do të ishte fara e një marrëdhënieje të re partneriteti të ngushtë mes Shqipërisë që aspiron për t’u anëtarësuar në BE dhe Turqisë kemaliste që ushqen të njëjtën aspiratë. Ka ardhur koha që edhe autoritetet shtetërore në Tiranë, Prishtinë e Shkup të kërkojnë prishjen e “status-quo”-së, përndryshe bisedat për turq me prejardhje shqiptare nuk do rrëfejnë më historinë e miqësisë, por historinë e një çmimi gjaku që paguam edhe pas pavarësisë, ndaj pasardhësve të Perandorisë Osmane.

Kategori
Uncategorized

Turqit me origjinë shqiptare, histori miqësie apo çmim gjaku?

Nga

iliri

Pas deklaratës së ministrit të jashtëm turk se “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare”

Ministri i Jashtëm i Turqisë Çavushoglu, në një deklaratë të djeshme, gjatë së marrjes së çmimit “honoris causa” në Tiranë, në emfazën e ceremonisë deklaroi se “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare. Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë”, theksoi kryediplomati i Turqisë. Deklaratës së aleancës mes Shqipërisë dhe Turqisë i bëri jehonë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili u ndal tek ndihma e gjithanshme turke, qysh në vitet ’90, veçanërisht në arsimimin e mijëra studentëve si dhe në rolin shumë domethënës që Turqia ka luajtur për afirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare”.

Deklarimi i ministrit të jashtëm turk është tregues i një qasje të ndryshme që shteti turk mban ndaj minoritetit shumëmilionësh shqiptar, por kjo qasje e ndryshme prej shumë vitesh ka ngecur në nivelin deklarativ dhe s’po regjistron asnjë zhvillim të ri. Kujtesat plot politesë të disa politikanëve shqiptarë, gazetarëve, analistëve apo disa shoqatave patriotike se ka ardhur koha që komuniteti shqiptar në Turqi të ketë një status të vetin dhe të gëzojë të drejta arsimore, gjuhësore e kulturore nën një suazë shtetërore, s’kanë marrë asnjë përgjigje. Asnjë shoqatë e komunitetit shqiptar nuk ka dukje në jetën publike në shtetin turk, asnjë e drejtë linguistike, a qoftë edhe kulturore, nuk po jepet nga administrata e shtetit turk. Në këtë këndvështrim, deklarimi i ministrit të jashtëm turk Çavushoglu se në Turqi jetojnë miliona shtetas me origjinë shqiptare është i pamjaftueshëm për të justifikuar aleancën e fortë shqiptaro-turke që u thirr në vëmendje gjatë ceremonisë së djeshme të dekorimit.

Shpresa e hershme për të nisur disi arsimimin plotësues në shqip të shqiptarëve në Turqi, për të ndalur asimilimin e plotë apo qoftë edhe për ta nxjerrë një pjesë të këtij komuniteti nga gjendja e asimilimit, ka nevojë për prova të forta, në mënyrë që të mos mbetet veç shpresë e që me kalimin e kohës të shndërrohet edhe në një kërkesë të panevojshme. Klasifikimi i shqipes si gjuha e huaj ballkanike më e kërkuar ndër nxënësit e shkollave të mesme turke që u ftuan vjet të zgjidhnin një gjuhë në të cilin të fitonin dijet bazë, flet për urinë që ekziston në substratin e shqiptaro-turqve modernë për daljen nga ky prag asimilimi. Biseda për gjene shqiptare apo për vëllazëri janë fjalë pa bukë, sa kohë nuk do regjistrohet zhvillim në nxjerrjen e komunitetit shqiptar në Turqi nga hija dhe gjysëmilegaliteti. Ngritja e qendrave të kulturës shqipe dhe e klasave plotësuese atje ku plotësohen kërkesat e nevojshme, duhet të jetë zhvillimi që do të sheshojë disi pezmin që ekziston kudo në botën intelektuale në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Tetovë, për marrëveshjet e shekullit të shkuar mbi shkëmbimin e popullsisë, të cilat rritën numrin e komunitetit shqiptar në Turqinë e re, por u shoqëruan me detyrimin e tyre të panegociueshëm për t’u asimiluar në shoqërinë turke.

Dalja nga “status-quo”-ja e deklaratës se në Turqi ka miliona shtetas me origjinë shqiptare do të ishte fara e një marrëdhënieje të re partneriteti të ngushtë mes Shqipërisë që aspiron për t’u anëtarësuar në BE dhe Turqisë kemaliste që ushqen të njëjtën aspiratë. Ka ardhur koha që edhe autoritetet shtetërore në Tiranë, Prishtinë e Shkup të kërkojnë prishjen e “status-quo”-së, përndryshe bisedat për turq me prejardhje shqiptare nuk do rrëfejnë më historinë e miqësisë, por historinë e një çmimi gjaku që paguam edhe pas pavarësisë, ndaj pasardhësve të Perandorisë Osmane.

Kategori
Uncategorized

Video/Vendi po shkon drejt destabilizimit.

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për disa koncesione, sipas tij korruptive, që janë dhënë me ‘bekimin’ e kryeministrit Edi Rama dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Të dy kanë marrë para nën dorë duke ia dhënë koncesionet biznesmenit Klodian Zoto, tha Berisha, i cili shtoi kontratat koncesionare janë fshehur.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

“Unë jam sot këtu për të paraqitur para jush një nga rastet më flagrante të vjedhjes së mirëfilltë të 220 milionë euro të vërtetuara. Unë u bëj thirrje ju deputetëve socialistë, secilit prej jush, ti marrë këto dokumenta dhe të thotë se cilën fjalë, cilën fjali, cilën presje mund të justifikojë. Afera është më pleh se të gjitha plehrat e Shqipërisë”, u shpreh ish kryeministri nga foltorja e Parlamentit.

Elbasani

“Në vitin 2015, se sot kemi mijëra njerëz nën ujë, një kompani ofrohet dhe kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit”, tha Berisha.

“Në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetin, apo dhe me ministrin Koka, në kundërshtim me ligjin që kërkon tender ndërkombëtar, brenda një dite bëjnë 9 veprime, e paimagjinueshme, dhe ja japin tenderin atij që deshën, një famozi me emër Klodian Zoto, ish menaxheri dhe njëriu i Arben Ahmetajt në aferën e Hermes ku ai vodhi miliona impulse dhe euro të taksapaguesve shqiptar. Dhe ky zotëri e merr me 22 mln djegësin e Elbasanit. Po ky zotëri, më datën 16 dhjetor 2014 e shet koncensionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit, 7 mln euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë”, shtoi ai.

“Unë ju them se në botë kjo s’mund të ndodhë kurrë nëse ministri financave dhe kryeministri nuk janë në tavë të vjedhin si ujqër të tërbuar paratë e taksapaguesve. Po ku ngopen këta. Më ka pas thënë një mik i shquar amerikan avokat: kam patur shumë miliarderë hajdutë që i mbroja në gjyq por s’ishte asnjëri prej tyre që s’donte të vidhte miliardin tjetër. Kështu pra dhe puna e tyre.

Fieri

“Çu bë me djegësin e Fierit? Ja dhanë po Klodian Zotos, duke ndëruar emra dhe kompanira, ortakut të Vilma Nushit. Po sa i dhanë thoni ju? 28 milionë euro. Zoto ja shiti italianit të tij Fonio, me 15 mln euro. Sa futi në xhep nga paratë e atyre të mjerëve që sot edhe bukë nuk kanë nga përmbytjet? 13 milionë euro, në kundërshtim flagrant me çdo lloj procedure. Ligji thotë që bëhet tender ndërkombëtar. Më thoni ju o deputetë të Fierit, a është vendosur ndonjë tullë për këtë vepër në Fier? As dhe një tullë e vetme. Kompania i ka marrë 6 milionë euro pa marrë akoma lejen e ndërtimit. Si mund ti pranoni ju këto? Vendi do shkojë drejt destabilizimit ta keni të qartë këtë. Ai që i jep 6 mln euro një kompanie pa hedhur asnjë tullë, pa hapur asnjë kanal, ai ndan paratë me kryeministrin pasi ministër financash që të bëj diçka të tillë pa lejen e kryeministrit nuk ekziston”, tha Berisha.

Tirana

“Tani vjen Tirana. Në Tiranë djegësi do jetë 128 mln euro. Nuk ka burrë nëne që të gjejë kontratën. Këta fshehin kontratën sepse në buxhet kanë përcaktuar fiks 10 mln euro për këtë vit. Këta janë një bandë që nuk ekziston kund në botë. Këtu është ministri i mjedisit Leftër Koka i cili ka marrë pjesën e vetë. Po se bënte dot vetëm. Po Lefter Koka s’e bënte dot kurrë një gjë të tillë. Ja u them unë ju se s’ka ministër Financave në botë që lejon vetes të bëjë afera të tilla dhe i ndan paratë me Klodian Zoton. Madje dhe atij i ka dhënë thërrime. S’ka ministër finance që guxon të bëj një veprim të tillë kriminal pa mbështetjen e kryeministrit”, deklaroi deputeti demokrat.

‘Reagoni’

Ai u bëri thirrje deputetëve që të reagojnë lidhur me këto afera.

“Edhe ju o deputetë socialiste, unë e kuptoj që jeni të lidhur mbas mandatit, po nuk lidhet burri pas mandatit si qeni pas hurit. Nëse këto që them unë këtu janë kshu siç them unë, ju duhet të ngriheni këtu e të flisni sepse përfaqësoni zgjedhës, përfaqësoni qytetarë të mbytur në Fier, përfaqësoni qytetarë të mbytur në Gjirokastër, përfaqsoni qytetarë me halle në Ballsh e në Shqipëri. Në këto do i çojmë aty ku duhet por është në nderin tuaj si grup parlamentar ti merrni e ti shihni dhe jo ti hidhni apriori pse një hajdut, i cili kur vodi me Hermesin iku dhe kërkoi strehim në Rumani, është kthyer tani ka marrë Klodian Zoton dhe ka marrë buxhetin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Kategori
Uncategorized

Skender Zogu-Historia qe vjen e pa retushuar!

Skender Zogu-Historia qe vjen e pa retushuar!
————————————–******————————–

Nga Guxim Alimani/
Pata fatin afro 25 vite me pare te njoh ing.Skender Zogun.Ai te intrigonte jo vetem me faktin e te qënit njeri nga pinjollet e rralle te Familjes Mbretnore Shqiptare por mbi gjithshka me personalitetin e tij.Nje personazh emblematik me nje thjeshtesi pertej te zakonshmes,fisnik ne limitet e skajshme te semantikes se kesaj fjale,por mjaft i kultivuar dhe mbi ç’do gje nje shqiptar i madh.Madheshtine e diturine shqiptare Skender Zogu nuk e demonstron verbalisht e me sllogane por e materializon njerezisht e intelektualisht ç’do moment te jetes se tij.Ndaj perballe tij ndjehesh komod e pse jo arrin dhe te behesh mbreteror pa e dashur me perpara Monarkine…!Por nuk eshte jeta e Skender Zogut objekti i reagimit tim por libri i tij “Mémoires d’exil,une vie au service de la nation albanaise”i cili u botua keto dite dhe ne gjuhen shqipe.Libra ka me bollek por realitet e histori te vertete ka pak.Se historine e bejne mijte,dallkauket e smirxginjte e shume rralle e shkruajne aktoret e perjetuesit e saj.E pra ing.Skender Zogu shkruan me thjeshtesi e vertetesi perjetimet e kohes.Nje shembull brilant qe ti qasemi te vertetes se keshtu çlirojme nga mashtrimet e komplekset historine duke derguar ne strehen e vet si deshtimin po aq dhe lavdine.Duke i uruar rruge te mbare librit shpresojme te jete nje trokitje e sinqerte ne ndergjegjen e historise kombetare ne perpjekjen e saj per te korrigjuar historine tone te keqtrajtuar.

Kategori
Uncategorized

Bandat shqiptare, Daily: Vrasin pa mëshirë por janë budallenj.

 0

”Daily Mail”, ka ngritur alarmin se kriminelët shqiptarë që veprojnë në Britani, janë të pamëshirshëm.

Udhëheqësit e policisë kanë zbuluar se bandat e shqiptarëve rrëmbjenë prindërit apo edhe gjyshërit e grupeve rivale, dhe përmes mbajtjes peng ata kërkojnë para, drogë apo territor në këmbim të lirimit të tyre.

”Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe pa mend, sa kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë shuma të mëdha të parave në shtëpi”,-shkruan “Daily Mail”.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe shifrat e fundit tregojnë se vetëm 32,000 shqiptarë që jetojnë në Britani, 572 prej tyre janë në burg.

“Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxh”,-tha Kathryn Holloway, komisioner i krimit.

Më parë këtë vit, Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit”.

Kategori
Uncategorized

Nga shteti te pushtetarët: Skema e grabitjes së 36 ha tokë në bregdetin e Kavajës.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se një duzinë zyrtarësh lokalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tjetërsuan përmes dokumentesh të falsifikuara 36 hektarë tokë publike dhe përmes kontratash fiktive të shitjes apo dhurimit ia kaluan ato familjarëve të tyre apo rrethit familjar të ish-drejtuesve të pushtetit vendor në Kavajë, Elvis Rroshi dhe Gentian Daja.

Autor: Elton Qyno  BIRN  Tiranë

Rreth 2 vjet më parë, Spiro T., banor i fshatit Rreth Greth të Rrogozhinës u informua nga ish-agronomi i komunës, Ilir Kaja se do të bëhej pronar i 3 mijë metrave tokë në bregdet.

“Meqenëse je hallexhi dhe keq nga gjendja ekonomike do të të pajisim me rreth 3 mijë metra katrorë tokë,” i ka premtuar Kaja gjatë një takimi mes tyre në qendër të fshatit.

Në dëshminë e tij për Prokurorinë e Kavajës, Spiro T. ka pohuar se nuk kishte parë asnjë dokument pronësie dhe as nuk e dinte se ku ndodhej toka “e premtuar”. Por Kaja i kishte sugjeruar në një takim të dytë që bashkë me të shoqen dhe djalin të paraqiteshin te noteri për të bërë shitjen dhe ai ishte bindur.

Dokumentet e hetimit të siguruara nga BIRN tregojnë se Spiro T. firmosi aty ku i tha noteri, duke e ditur se po shiste 3 mijë metra tokë për 1.5 milionë lekë dhe mori me këste dorazi nga Kaja 1.2 milionë. Sipas Prokurorisë, ai nuk ishte në dijeni se në emër të tij ishin tjetërsuar 15 700 metra katrorë tokë në bregdetin e Spillesë-pjesë e një sipërfaqe prej 36 hektarësh që iu vodh shtetit përmes një kapice dokumentesh të falsifikuara nga disa institucione lokale, për të cilët akuzohen 11 zyrtarë.

Spiro T. ishte vetëm njëri prej 108 banorëve të zonës, emrat e së cilëve u përdorën në skemën e tjetërsimit të tokave përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Banorët kanë përfituar tokë dhe që më pas e kanë shitur apo kryer transaksione të tjera, nuk janë njohur me asnjë lloj dokumentacioni për tokën, por vetëm kanë kryer aktin e shitblerjes së tokës, ku noteri u ka shkuar në shtëpi dhe kanë firmosur në mirëbesim,” thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë, të cilat iu dorëzuan gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë.

Dokumentet e hetimit tregojnë se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarëve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Rroshi.

Burime të Prokurorisë i thanë BIRN se rrethi i ngushtë familjar i Rroshit përfitoi më shumë se 1 hektarë tokë në bregdet, ndërkohë që sipërfaqe të konsiderueshme toke përfituan edhe familjarë të ish-kreut të PS, Gentian Daja, ish-nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, ish-kryetari i komunës Kryevidh, Behgjet Pjeci apo zyrtari i Kadastrës, Nezir Leçini.

Të pyetur nga BIRN, burime të Prokurorisë mohuan që hetimet e deritanishme të kenë përfshirë në rrethin e të akuzuarve edhe Rroshin apo Dajën, ndërsa shtuan se “hetimet vazhdojnë”.

BIRN u përpoq të kontaktonte përmes telefonit me ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Rroshi dhe ish-kreun e PS së Kavajës, Daja, por e pati të pamundur të komunikonte me ta.

Të akuzuarit për tjetërsimet

Hetimi i Prokurorisë për falsifikimin e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Kavajës u materializua të martën në gjykatë, ku u firmosën 11 urdhër-arreste dhe një arrest shtëpie për personat të cilët akuzohet se qëndrojnë pas falsifikimeve.

Në pranga përfunduan Fatos Kaja, ish-zyrtar i njësisë administrative Kryevidh që deri në maj 2017 mbante postin e nënprefektit të Tiranës si dhe dy ish-zyrtarët e së njëjtës komunë, Behgjet Pjeci dhe Dashnor Çullhaj, drejtori i ALUIZNI Kavajë, Altin Çoba dhe ish-shefi i Kadastrës, Nezir Leçini, Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë,  Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu arrestimin e kryetarit të Hipotekës Kavajë, Seid Cikalleshi, por policia nuk mundi ta arrestojë atë.

Sipas dokumenteve që BIRN disponon, Prokuroria e Kavajës i ka nisur hetimet pas një pengese që kishte dalë për Inspektoriatin e Ndërtimit që shkoi të prishte një ndërtim pa leje në plazh në vitin 2016. Të zotët e ndërtimit pretenduan se kishin pronësi mbi tokën, ndërsa letrat që ata paraqitën, sipas prokurorisë u bënë shtysë për të filluar hetimet.

Gjurmimi e çoi prokurorinë të zbulonte se toka që është edhe sot e gjithë ditën ranishte dhe pyll me pisha, siç tregojnë edhe ekspertizat që BIRN i ka,  ishte tjetërsuar në tokë arë dhe më pas ishte ndarë sipas ligjit 7501. Prokuroria thotë se duke mos qenë tokë bujqësore kjo e fundit nuk mund të përfitohej në bazë të këtij ligji.

Prokuroria dyshon se më shumë se  1 kilometër vijë bregdetare rreth 40 metra e gjerë kishte filluar të tjetërsohej që prej fillimit të viteve 2000. Ndërsa shit-blerjet te persona të tretë kanë filluar pas vitit 2010 deri në nëntor një vit më parë, kur ZVRPP-ja e Kavajës i kërkoi këshillit të Qarkut të Tiranës të konfirmonte kalimin e një sipërfaqeje nga “tokë pa frut” (pyll) në “tokë arë”.

Ky duket se ishte edhe gabimi tjetër i grupit të akuzuar.

Të dhënat e Prokurorisë tregojnë se kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi zbuloi se në emër të tij ishin firmosur dhe vulosur dy dokumente dhe e kallëzoi rastin në Prokurori në nëntor 2016. Verifikimet dhe më pas ekspertiza e prokurorisë, zbuluan se vula dhe firma e përdorur ishin false, ndërkohë që nuk kishte ekzistuar asnjë korrespondencë e mëparshme mes ZVRPP-së së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut në Tiranë për këtë çështje.

Kallëzimi i Këshillit të Qarkut e ndihmoi prokurorinë të kuptonte se praktikisht thuajse të gjitha shkresat e përfshira në këtë tjetërsim të pronës, kishin kaluar dorazi dhe jo përmes institucioneve. Prokuroria thotë se nuk ka gjetur shënime në protokollin e institucioneve që duhej të kishin kryer verifikimet për këto rregjistrime pronash.

Dëshmia e protokollistes së ZVRPP-së thotë se dokumentet e këtyre parcelave nuk kalonin si normalisht përmes postës, por vinin dorazi dhe pasi firmoseshin nga kryerregjistruesi Seid Cikalleshi rregjistroheshin në protokoll.

Kjo i bënte dokumentet të paplota, por Seid Cikalleshi, i shpallur në kërkim si ish-drejtues i ZVRPP-së i ka thënë prokurorisë gjatë një marrje në pyetje se ai vetëm kishte sigluar këto dokumente duke ua lënë përgjegjësinë specialistëve që duhej të verifikonin.

Prokuroria megjithatë gjeti se Cikalleshi i kishte firmosur dokumentet edhe pse këto ishin të paplota dhe të pa konfirmuara nga Këshilli i Qarkut, i cili rezultoi që nuk ishte pyetur zyrtarisht për këto prona.

“Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria bën me dije se ishte vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit kohë më parë dhe në korrik 2017 kishte ndërhyrë “duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren”.

Burimet i thanë BIRN se janë duke vijuar hetimet edhe për një parcelë të 5-të në plazhin e Spillesë, në të cilën në hetim janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë.

Përfituesit e tokës

Sipas hetimit të Prokurorisë, skema e tjetërsimit të tokave ka nisur në vitin 2000 nga Agron Xhelezi, kryeagranomi dhe kryetari i Drejtorisë së Trajtimit me Tokë në ish-komunën Kryevidh, ish-kryekomunari i kësaj komune Behgjet Pjeçi dhe më pas ka vijuar dhe me zyrtare të tjerë. Ish-kryetari i komunës Behexhet Pjeçi ka përfituar sipërfaqe toke vetë, duke i dhënë tokë shtetërore  bashkëshortes, të birit dhe një kushërire.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-kryetari i komunës Haki Veza, duke i dhënë familjarëve të tij tokë shtetërore.

Po ashtu përfitues është edhe Ilir Kaja, ish kryeagronom, i cili i del prokurorisë edhe si ndërmjetës në shit-blerjet që janë bërë më pas si dhe Nezir Leçini, dhe ky zyrtarë lokal i dënuar njëherë në dhjetor për një falsifikim të ngjashëm në një zonë tjetër të Kavajës.

Duke ndjekur gjurmët e kontratave, prokurorët gjetën se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij.  Familjarët e Rroshit që u largua nga detyra vitin që shkoi, pasi u kap nga ligji i dekriminalizimit, sipas një dokumenti që BIRN e ka lexuar, kanë përfituar rreth 1 hektarë prej kësaj toke.

Në një rast një grua e identifikuar si H.I.Elmadhi pasi ka fituar 4300 metra katror tokë në këtë zonë, ia ka dhuruar atë sipas prokurorisë me kontratë noteriale “Azem dhe Nazije Rroshit”.

Në të njëjtën mënyrë edhe të afërm të ish-kreut të PS Kavajë Gentian Daja, sipas prokurorisë, kanë blerë sipërfaqe më të vogël të kësaj toke.

Në total sipas prokurorisë janë 135 praktika që pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë.

“Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdha të cilat mbulojnë të gjithë bregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë”, thotë prokuroria.

Sipas prokurorisë, përfituesit e parë të këtyre sipërfaqeve janë kryesisht fshatarë të zonës ose të afërm të personave të përfshirë. Në shumë raste këta fshatarë nuk kanë pasur dijeni për vendndodhjen e pronës që kishin përfituar dhe ose e kanë dhuruar ata para një noteri, ose e kanë shitur atë.

Në një rast Shkëlzen H, i tha prokurorit se në gusht-shtator të vitit të kaluar, Kaja që akuzohet se ka kryer pjesën më të madhe të transaksioneve, i kishte kërkuar të shkonte te noteri për të firmosur dokumente të shitjes së tokës dhe më pas në një llogari bankare i është hedhur shuma prej 4.4 milion lekësh. Ky banor, ashtu si edhe të tjerët ka thënë për Prokurorinë se nuk kishte dijeni për dokumentet e pronësisë dhe as për vendndodhjen e tokës.

Pisha dhe rërë

Prokuroria ka zbuluar gjatë hetimit të saj se e gjithë toka e përvetësuar si tokë bujqësore vijon të jetë pyll dhe ranishte. “Parcelat e hetuara me nr.1, 35, 37, 178, 42, janë terrene pyll me pisha në lartësi 15-20 metra, të dendura”, thuhet në dokumentet që BIRN disponon.

Sipas prokurorisë “vetëm këto fakte, të përcaktimit material nëpërmjet këqyrjes dhe fotografimit aktual do të përbënin dyshimet e arsyeshme për verifikimin e trajtimit gjatë procedurave të tjetërsimit që janë kryer nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre zyrtarë, në lidhje me ligjshmërinë apo paligjshmërinë e konstatuar tashmë gjatë hetimeve”.

Ndërkohë, prokuroria thotë se në të paktën dy raste, persona që kishin marrë më herët me qira pyllin apo plazhin në parcelat në hetim, ishin gjendur shumë shpejt para pronarësh që pretendonin ato si prona të tyre.

Në një rast, një shqiptar që jeton në Gjermani, ka paguar deri në shtator të këtij viti qiranë për tokën e marrë me kontratë nga Bashkia Rrogozhinë, por thotë se megjithëse ai paguan qiranë dikush tjetër pretendon që pylli dhe rëra ishin tokë arë dhe pronë e tij.

Dëshmitari i ka thënë prokurorisë se megjithëse ishte ankuar në ZVRPP, se si një tokë që ai e kishte me qira prej vitesh si tokë publike ishte tjetërsuar, nuk kishte marrë përgjigje.

Sipas Prokurorisë, 11 personat e akuzuar, duke ditur statusin e tokës si “shtet pa frut” kanë sajuar komisione fiktive për ndarjen e tokës si dhe kanë prodhuar dokumente false, duke ua shpërndarë ato fillimisht banorëve të zonës dhe më pas, përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit ia kanë kaluar ato familjarëve të tyre.

Kategori
Uncategorized

‘Nga kapja e shtetit te kapja e shoqërisë’, sofistikimi i krimit të organizuar në Shqipëri.

Dy studime të publikuara nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur ekspozojnë sofistikimin e krimit të organizuar përmes lidhjeve me politikën dhe institucionet ligjzbatuese, ndërkohë që politika penale ka shkuar drejt zbutjes së dënimeve në 10 vitet e fundit.

Autor: Vladimir Karaj  BIRN  Tiranë.

Gjatë dekadës së fundit, krimi i organizuar në Shqipëri është sofistikuar përmes forcimit të lidhjeve me politikën dhe me institucionet ligjzbatuese. Paralelisht me këtë evoluim, studiuesit kanë gjetur se është aplikuar zbutje e dënimeve penale për krime si trafiku i narkotikëve dhe organizatat kriminale në të tre shkallët e gjyqësorit.

Këto janë gjetjet kryesore të dy studimeve të mbështetura nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, të cilat u prezantuan për mediat të premten gjatë një konference  në Tiranë nga bashkëautori Fabian Zhilla, studiues i krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Studiuesi Zhilla prezantoi studimin mbi “Evoluimin e strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri” dhe po ashtu atë mbi “Drejtësinë penale në Shqipëri”, të cilët i ka realizuar në bashkëpunim me Besfort Lamallarin, tani zv-ministër i Brendshëm dhe Nita Shalën, avokate dhe kriminologe.

Autorët theksuan se gjetjet e studimit të parë mbështeten në “84 intervista me gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe rretheve gjyqësore, avokatë penalistë, ekspertë të policisë, gazetarë investigativë dhe përfaqësues të shoqërisë civile”. Ndërkohë që në studimin mbi drejtësinë penale, ata i janë referuar shqyrtimit të 225 vendimeve të dy shkallëve të gjyqësorit për krimet e rënda dhe Gjykatës së Lartë.

Sipas studimeve, organizatat kriminale në Shqipëri vijojnë të jenë kryesisht grupime fisnore, të cilat përdorin biznesin si fasadë. Megjithatë, në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti mes bandave të armatosura ndonëse ka patur si motiv kryesor kontrollin e territorit, “ka shfaqur shpesh ngjyrime të anshme politike”.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Andi Dobrushi, tha gjatë prezantimit se qëllimi i këtyre studimeve nuk ishin vetëm gjetjet, por edhe prezantimi i një sërë rekomandimesh që do të ndihmonin në luftën kundër krimit të organizuar.

Disa nga rekomandimet janë ashpërsimi i kodit penal në hetimin e “çdo forme shoqërimi të llojit mafioz”, ngritje të strukturave të posaçme antimafia dhe krijimi i një databaze deri edhe te lidhjet fisnore të organizatave kriminale, për të mos lejuar infiltrimin e tyre në strukturat ligjzbatuese.

Forcimi i lidhjeve me politikën 

Studimi që analizon evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri është bazuar mbi dosje konkrete gjyqësore dhe shpjegon se si strukturat primitive dhe të dhunshme të fillimeve të viteve ‘90 e deri në vitet 2004-2005, u kthyen në organizata të komplikuara, të cilat investojnë në biznese të ligjshme,  në pastrimin e parave dhe po ashtu në promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë.

Sipas Zhillës, lidhjet e politikës me organizatat kriminale janë bërë gjithmonë e më të forta, ndërsa vetë organizatat kriminale gjenden në “një limbo” mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe atyre të ligjshme, përmes të cilave qarkullojnë paratë.

Duke iu referuar disa rasteve konkrete, Zhilla tha se përpos dekriminalizimit, një proces që zbuloi se të zgjedhur në Kuvend dhe në qeverisjen vendore ishin të dënuar për përfshirje në krim të organizuar, tashmë jemi në fazën kur fëmijët apo të afërm të personave të implikuar janë përfshirë në politikë apo edhe në sistemin e drejtësisë.

“Ata kishin paratë dhe lidhjet, investuan në edukimin e fëmijvë jashtë vendit dhe po ashtu kanë investuar në vendosjen e tyre në poste kyçe, në polici apo në administratat lokale,” tha Zhilla, duke shpjeguar se kjo nuk ishte përfshirë në studim, por dilte si rezultat i punës kërkimore.

Ndërkohë, ndër gjetjet interesante të studimit për evolimin e krimit të organizuar ishte ndërtimi i një harte të organizatave kriminale që veprojnë aktualisht në vend, që sipas studiuesve janë të fokusuara në qytete port si Vlora apo Durrësi, në Fier, në Shkodër dhe në aksin Tiranë-Elbasan.

Studiuesit po ashtu janë përpjekur të evidentojnë lidhjet politike të grupeve të caktuara. Ndërsa lokalisht ndarjet politike janë të theksuara, në Tiranë dhe Durrës grupet kriminale i ofronin shërbim ofertuesit më të mirë politik.

Zhilla tha se megjithëse bëhej fjalë për një studim, disa prej personave të intervistuar dhe ekspertë që kanë dhënë ekspertizë për studimin e kanë bërë këtë në mënyrë anonime për shkak të frikës prej grupeve të ndryshme. Ai përshkroi një situatë të rënduar, ndërsa theksoi se “nga kapja e shtetit, organizatat kriminale kanë kaluar te kapja e shoqërisë”.

Duke shpjeguar këtë, ai shtoi se një pjesë e këtyre grupeve kriminale kishin tashmë aktivitet nga sporti deri në sipërmarrje me shumë të punësuar në vend.

 “Zbutja” e drejtësisë

Sa i përket studimit mbi “Drejtësinë Penale”, studiuesit gjetën se vendimet për grupet kriminale kishin ardhur në zbutje, ndërsa përdorimi i gjykimit të shkurtuar linte pak hapësirë për shqyrtim të imtësishëm të dosjeve. Po ashtu, ndër gjetjet theksohet se ndryshimi i shpeshtë dhe i pastudiuar i Kodit Penal dhe atij të Procedurës ka sjellë probleme në punën e gjyqësorit.

Studimi po ashtu vëren se Gjykata e Krimeve të Rënda në shkallën e parë është gjithmonë më e ashpër në dënime se kolegët në Apel apo edhe në Gjykatën e Lartë.

“Nga ana tjetër, shikohet se gjykatat e krimeve të rënda të nivelit të parë kanë një qasje më të zgjeruar përsa i përket interpretimit të neneve përkatëse që lidhen me format e veçanta të bashkëpunimit të kryerjes së veprave penale. Ndërkohë që Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë e interpretojnë ligjin ngushtësisht duke e bërë më të vështirë të provuarit e veçorive specifike të formave të ndryshme të bashkëpunimit të veçantë të trafikut të narkotikëve dhe krimeve të tjera të rënda, sidomos në rastin e organizatës kriminale,” thuhet në studim.

Po ashtu theksohet se shpesh gjykatat, edhe pse kjo nuk kërkohet nga ligji, i japin shumë rëndësi strukturës organizative “për të bërë dallimin midis bashkëpunimit të veçantë kundrejt atij të thjeshtë”, duke bërë që dënimet të jenë më të ulëta.

Statistikat e përpunuara nga studiuesit në këtë rast tregojnë se ka një trend të zbutjes së dënimeve, i cili përfshin prokurorinë dhe më tej gjykatat e tre niveleve. Sipas statistikave, në vitet e para pas krijimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë pranë saj dënimet e kërkuara nga prokuroria ishin të ashpra dhe vendimet zbuteshin në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, vitet e fundit kërkesat e akuzës për dënime janë gati po aq të ulëta sa dënimet që jep gjyqësori.

Kategori
Uncategorized

PROFIL & FOTO/ Kush janë tre drejtuesit e Policisë të shpallur në kërkim dhe karrierat e tyre “shpërthyese” pas vitit 2013.

Kush janë tre ish – drejtuesit e Policisë të shpallur në kërkim?
Siç rezulton nga të dhënat zyrtare, tre drejtuesit e lartë janë emëruar pothuajse në të njëjtën kohë në detyrë në qytetin e Vlorës, ku sipas Prokurorisë, dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Jaeld Çela

Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, me gradën Drejtues i Parë, është drejtuesi më i lartë në hierarkinë e oficerëve të policisë, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar që të arrestohen.
Çela ka një karrierë të pasur policore dhe ka kryer funskione të rëndësishme në një periudhë prej 17 vitesh.
Për shumë kohë ka punuar si oficer i Antidrogës dhe Krimeve në nivelin bazë në Tiranë e Durrës, ndërsa në vitin 2009 është emëruar specialist i hetimit, pranë Drejtorisë së Antikrimit në Policinë e Shtetit, në sektorin e Antidrogës.
Në vitin 2013 u emërua Zv/Drejtor i Policisë së Durrësit, funksion që e mbajti deri në mesin e viti 2015.
Në këtë kohë, ai u emërua Drejtor i Policisë së Vlorës deri në Prill të vitit 2017, ku u shkarkua pas ardhjes së Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.
Më 1 Mars të këtij viti, gjatë kohës që sipas prokurorisë, ai ka qenë nën hetim për kultivim dhe trafik droge, Çela doli në media në krye të një operacioni antidroge në Poçem, ku angazhojë për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) – Moisi Habilaj (ne rreth ne mes)

Sokol Bode, personi i cili shfaqet në foto me Moisi Habilajn, u emërua komandant i postës së kufirit në Dhërmi të Vlorës në fund të vitit 2014.
Këtë detyrë ai e mbajti deri në Maj të 2017-s, kur u largua për t’u emëruar Shef rendi në Pukë dhe me pas shef i seksionit të përgjimeve në Policinë e Shkodrës. Pas publikimit të dosjes së Habilajve, Bode pezullohet nga detyra, me 25 Tetor 2017.

Gjergj Kohila

Gjergj Kohila, ka kryer funksionet e Shefit të Hetimit të Krimit të Organizuar, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës prej fillimit të vitit 2015.
Ai u shkarkua nga kjo detyrë në Qershor të këtij viti dhe u la në dispozicion.
Më parë ai ka kryer funksionet e Shefit të Antikrimit Ekonomik në Policinë e Durrësit.

Kategori
Uncategorized

1 milion shqiptarë në varfëri ekstreme/

Në kushte tejet të rënda pamundësie e vetmja shpresë e tyre për të siguruar të paktën bukën e përditshme mbeten borxhet me lista në dyqanet ushqimore.

E ndërsa 1 milion shqiptarë rezultojnë të jetojnë në varfëri ekstreme, qeveria vijon të rrisë tenderat dhe konçesionet, duke thelluar gropën e ekonomisë së çdo familjeje shqiptare.

Ky është realiteti sot, i konfirmuar me shifra ekzakte nga Banka Botërore. Shifra, të cilat sjellin një imazh dëshpërues të Shqipërisë, e cila nga ana shtetërore përkufizohet me fuqinë e krimit dhe drogës dhe nga ana tjetër nga pikëpamja e popullit përkufizohet me luftën për mbijetesë.
Varfëria, skamja dhe papunësia po përball familjet shqiptare me vështirësi të shumta ekonomike, ku pjesa më e madhe e tyre ka degraduar në luftë për mbijetesë.

Në kushte tejet të rënda pamundësie e vetmja shpresë e tyre për të siguruar të paktën bukën e përditshme mbeten borxhet me lista në dyqanet ushqimore. Ndërsa varfëria e moderuar, një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në vendin tonë.

Institucioni Financiar Ndërkombëtar përllogarit se 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona i financojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.

Varfëria në Shqipëri është një fenomen në rritje.

Dje janepublikuar shifra të frikshme që flasin për luftën për mbijetesë që po përjetojnë sot shqiptarët e gjunjëzuar rëndë nga varfëria.

“PS mund të manipulojë e të blejë zgjedhjet, por skandalet me abuzimin e parave të shëndetit të shqiptarëve nuk i mbulon dot! Dështimi i koncesioneve (PPP) në shëndetësi, është fytyra e vërtetë e keqqeverisjes se Ramës.

1 mln shqiptarë janë sot në varfëri ekstreme në Shqipëri – thotë Banka Botërore;

100 mijë fëmijë nuk hanë dot tre vakte e nuk blejnë dot librat e shkollës – ngre alarmin Shoqëria Civile;

56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria – thotë Gallup;

Shqipëria në vendin e parë për vdekshmëri foshnjore në rajon – thotë Save thë Children;

40% e familjarëve nuk paguajnë dot faturat e dritave, ujit;

43% nuk mbajnë dot shtëpinë e tyre dhe 30% e familjeve nuk blejnë dot ushqime dhe veshje – thekson Barometri i Ballkanit, Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RÇ)”.
Bazuar në informacionet zyrtare, në 2015 dhe 2016 vetëm 27% e popullsisë e kanë kryer analizën e check up. “Kjo situatë bën kontrast me gatishmërinë e kryeministrit për t’i shërbyer pasurimit me mbi 400 mln euro të 4 miqve, klientëve, sponsorve të tij.

120 mln euro janë vetëm për mikeshën e tij për check up-in që nxjerr burrat shtatzanë! CHECH UP i dyshes Rama-Nushi prej 120 milione euro ka dështuar, pavarësisht detyrimit të punonjësve të administratës shtetërore për ta kryer atë!
CHECK UP i dyshes Rama – Nushi ka dështuar, edhe pse ndihma ekonomike u kushtëzua me të!!
CHECK UP-i Rama – Nushi ka dështuar edhe pse mjekët e Qendrave Shëndetësore urdhërohen çnjerëzisht të mos i japin ilaçet të sëmurëve kronikë!!! Pavarësisht këtij dështimi spektakolar… 4 mln euro kanë kaluar në llogarinë bankare të mikeshës së ngushtë e sponsores së Kryeministrit pa kryer asnjë shërbim!!! Dosja korruptive e check up është prej një viti në Prokurori!!!

Drejtësia duhet të flasë”.

Kategori
Uncategorized

Qamile Tairi, shqiptarja 23 vjeçare që komandon 70 ushtarë të ISIS-it.

Qamile Tairi, shqiptarja 23 vjeçare që komandon 70 ushtarë të ISIS-it.

200 është numri i grave që vlerësohet të jenë pjesë e organizatës së ISIS, prej te cilave 70 janë shqiptare nga Ballkani, ndërsa numri i luftëtarëve është mbi 24,000. Këto shifra sigurisht duhet të përdoren me mjaft kujdes sepse të gjitha informacionet nga territoret irakiane dhe siriane të kontrolluara nga IS që nga viti 2013 vijnë nga burime relativisht të pabesueshme.

70 femrave shqiptare në ISIS, 40 nga Kosova, 2 nga Lugian e Preshevës tjerat nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Shumë nga anëtarët e organizatës janë perëndimore. Këto janë të famshmit “Muhajirat” (emigrantë) të cilët erdhën në “Xhihad” në Irak dhe Levant. Agjencia elajemeve “Persheva Jonë” nga burimet e saj te sigurta ka mesuara se 10% e grave ne ISIS jane nga vendet evropiane, që përfaqësojnë rreth 220 gra dhe vajza të reja nga Franca (60), Britania (50), shqiptare 70, vetem nga Kosova (40), pastaj nga Gjermania, Belgjika apo vende të tjera evropiane.

Ky konfiguracion është relativisht i jashtëzakonshëm se kurrë më parë, mobilizimet transnacionale xhihadiste kishin numëruar sa më shumë gra në radhët e tyre. Të gjithë iu përgjigjën thirrjes së Al-Bagdadit për të ardhur në këtë territor të ri mysliman, duke justifikuar migrimin në shtëpinë e Islamit si detyrë.

Qamile Tahiri eshte komandante e re ne radhet e ISIS-it. Nën patronazhin e saj, dhjetëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia erdhën në radhët e shtetit islamik. Dorë e saj e djathtë është mesohet te jete femra tjeter po ashtu nga Kosova, Laura Huseni.

Qamile Tahiri, vetëm 23 vjeç, drejtuese e dhjetërave femrave shqiptare në radhët e ISIS-it gjendet në ballë të trajnimit kampet e grave xhihadiste në Siri, dhe është konsideruar gjithashtu një nga gratë më radikale nga rajoni. Gratë e këtij grupi janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, ndër to ka shumë gra nga perëndimi, të cilët rriten në internet dhe që kanë marrë besimin islam. Trajnimi në këtë brigadë zgjat rreth një muaj, anëtarët mbajnë armë dhe mund të jenë luftëtare ose një lloj policie brenda radhëve të ISIS-it.

Roli i tyre është menduar që jo vetëm që të jenë “nuset e xhihadistëve”, por shumë më e gjerë dhe më e rëndësishme sesa pjesëmarrja në beteja. Roli i tyre është kryesisht për të rekrutuar anëtarë të rinj nga e gjithë bota, kryesisht ne fushëbeteja por edhe nëpërmjet internetit.

Kategori
Uncategorized

Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë USD të Perandorisë Osmane! Propozimi i 2 negociatorëve shqiptarë .

Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë USD të Perandorisë Osmane! Propozimi i 2 negociatorëve shqiptarë

Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë USD të Perandorisë Osmane! Propozimi i 2 negociatorëve shqiptarë

Nga Kreshnik Kuçaj/

Në fund të shekullit të 19-të Perandoria Osmane po përballej me një situatë ekonomike të pafavorshme që e detyroi qeverinë t’i drejtohej tregjeve europiane për hua. Në vitin 1854, qeveria osmane arriti të sigurojë një hua ndërkombëtare në vlerë 311 milionë dollarë të sotëm, dhe një vit më pas huaja do të rritej në 518 milion dollarë, të vlerës së sotme.

Si kolateral, osmanët do të vendosnin burime të ardhurash të konsiderueshme dhe një serë burimesh natyrore. Kreditorët por edhe përfituesit e këtyre të drejtave ishin britanikët dhe francezët. Pavarësisht kësaj, situata ekonomike e Perandorisë Osmane nuk do të njihte përmirësim e deficiti buxhetor po thellohej gjithnjë e më shumë. Kjo situatë do të bënte që sërish Perandoria të kërkonte “oksigjen” te aleatët europianë.

Nga viti 1863 deri në 1875 qeveria osmane u angazhua në mënyrë të vazhdueshme dhe në një shkallë të gjerë huamarrje nga tregjet financiare ndërkombëtare. Këto kredi u përdorën më së shumti për pagesën e kësteve të huave ekzistuese, për financimin e deficitit buxhetor dhe pagesën e detyrimeve që rridhnin nga borxhet e marra. Mes viteve 1854 dhe 1875 Perandoria Osmane mori nga tregjet ndërkombëtare europiane 15 kredi në një vlerë totale prej 217 milion lira apo 21.4 miliardë dollarë në vlerën e sotme. Nga kjo shumë, vetëm një pjesë e vogël e saj u përdor për ndërtime hekurudhash.

Si rezultat i rritjes së shpejtë të borxhit publik, që iu bashkëlidh edhe thellimi i deficitit buxhetor, Perandoria Osmane ishte e paaftë që të përmbushte shërbimin e borxhit dhe deklaroi një moratorium në pagesën e kësteve të borxheve. Sipas dekretit të Ramazanit të 6 tetorit 1875, ku deklarohej moratoriumi, qeveria osmane premtonte se do të paguante mbrapsht gjysmën e interesit të akumuluar dhe gjysmën e borxheve të saj në një periudhë 5 vjeçare. Ajo angazhohej se do të emetonte bono me interes 5 % për të mbuluar pjesën e mbetur të detyrimeve.

Pas një kohe të shkurtër, qeveria osmane e gjeti veten ta paaftë që të përmbushte premtimet e dhëna në dekretin e Ramazanit. Si rezultat, u deklarua bllokimi total. Negociatat mes mbajtësve të borxhit dhe qeverisë osmane gjatë kësaj periudhe u fokusuan për të rifilluar pagesat e borxhit. Këto negociata kulmuan me dekretin e Muharremit të 20 dhjetorit të 1881. Në këtë dekret, qeveria osmane binte dakord që të lejonte krijimin e një komisioni kontrolli.

I emërtuar Administrimi i Borxhit Publik Otoman, ky komision përbëhej nga garantët e borxhit. Ky komision do të kishte selinë në Stamboll e do të përbëhej nga 7 anëtarë që përfaqësonin Britanikët, Gjermanët, Austro-Hungarezët, Italianët dhe mbajtësit e borxhit Osman.

Ky komision do të merrte pushtetin e mbledhjes direkte të borxhit përmes të ardhurave direkte nga taksat dhe të përdorimit të parave për shlyerjen e borxhit Osman. Qeveria osmane i dha komisionit të gjithë të drejtat për të ardhurat nga 8 taksa indirekte. Ato përfshinin taksat për pijet alkoolike, pullat, peshkun, mëndafshin dhe të ardhurat nga kripa dhe monopoli i duhanit. Administrimi i Borxhit Publik kishte pushtetin që të merrte edhe disa të drejta të tjera në vendet e Perandorisë Osmane.

Krijimi i komisionit të Administrimit të Borxhit Publik Osman konsiderohet si një epokë të re në historinë financiare osmane.

Për shkak të autoritetit që iu dha administratës, borxhi otoman ishte subjekt i ristrukturimit. Administrimi i borxhit publik përmirësoi kredibilitetin e perandorisë osmane në tregjet financiare europiane dhe shtoi vullnetin e kapitalistëve europiane për t’i dhënë hua qeverisë osmane.

Eficenca e administrimit të borxhit publik në mbledhjen e të ardhurave në përmbushjen e kësteve të borxhit në përputhje me dekretin e Muharremit ishte faktori kryesore që shteti Osman përmirësoi besueshmërinë ndërkombëtare,.

Ndërsa u përmirësua besueshmëria ndërkombëtare kjo do të sillte reduktimin e kostove të borxhit. Në vijim të formimit të komisionit të administrimit të borxhit Osman, huamarrja e jashtme e shtetit Osman u rrit në mënyrë të shpejtë pasi u sigurua nga administrata e borxhit publik. Këto kredi, ashtu si ato të para 1875, u përdorën për të financuar deficitin buxhetor dhe për qëllime ushtarake.

Kolapsi i Perandorisë Osmane në përfundim të Luftës së Parë Botërore rezultoi me lindjen e shteteve të reja. Borxhi i papaguar kishte mbetur në shifrën e 126 milion lirave apo të rreth 7 miliardë dollarëve me vlerën e sotme, referuar enciklopedisë së Perandorisë Osmane.

Republika e Turqisë refuzoi që të marrë përsipër përgjegjësinë për të gjithë borxhet osmane dhe propozoi që t’i ndante me shtetet e tjera që kishin qenë më parë pjesë e parandorisë e që tashmë kishin dalë më vete.

Për këtë qëllim do të duheshin diskutime të gjata që do të finalizoheshin në një marrëveshje ku republika e re turke do të ishte përgjegjëse për 65 për qind të totalit të borxhit osman. Pjesa tjetër e borxhit u nda në proporcion mes vendeve të tjera të perandorisë osmane.

Administrata e Borxhit Publik Osman në Shqipëri, taksat dhe lëshimet

Me 20 dhjetor të vitit 1881, me dekretin e Muharremit u krijua OPDA ose Administrata e Borxhit Pulbik Osman. Sipas këtij dekreti, shumë burime të ardhurash do të administroheshin nga ky komision.

Mes tyre përfshiheshin monopoli i kripës, i mëndafshit dhe taksat indirekte si pullat, peshkimi dhe pijet alkoolike. Edhe monopoli i duhanit do të ishte në administrimin e këtij komisioni. Në fund të shekullit të 19-të kjo administratë do të kontrollonte afërsisht 30 për qind të të ardhutrave të Perandorisë Osmane. Për të shtuar të ardhurat, kjo administratë do të tentonte të intensifikonte prodhimin e duhanit, kripës e vreshtave me qëllim që të siguronte më shumë të ardhura përmes tregtimit të tyre edhe në tregjet ndërkombëtare.

Në vitin 1892, Riza Bej, një turk do të ishte drejtori i përgjithshëm i Administratës së Borxhit Publik Osman në Selanik ndërsa Oskar Eduards ishte shefi i kontrollit. Personeli që kishin në juridiksion përbëhej nga 255 zyrtarë nga të cilët 12 drejtorë e 46 nëndrejtorë.

Administata do të zgjerohej më tej dhe do të punësoheshin 480 persona si kontrollorë për të parandaluar kontrabandën dhe evazionin që mund të bëhej me produktet që ishin në administrimin e komisionit dhe që mundësonin të ardhurat që do të përdoreshin për shlyerjen e borxhit.

Rregullave të taksimit për duhanin, pijet alkoolike, kripën e mëndafshin do t’i nënshtroheshin edhe territoret shqiptare.

Kultivimi i duhanit ishte i zhvilluar masivisht në territoret shqiptare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Por në këto territore do të kishte një dozë të lartë evazioni, e për këtë qëllim, numri më i madh i kontrollorëve do të përqëndrohej në këto territore.

Pavarësisht përpjekjeve të administratës me tregtarët lokalë, në këto territore do të kishte shumë probleme për mbledhjen e detyrimeve tatimore për duhanin e sidomos zona e Elbasanit konsiderohej thuajse një “parajsë” në këtë aspekt.

E njëjta problematikë shfaqej edhe me taksat që duheshin paguar për pijet alkoolike apo për kripën. Kriporet e Semanit, Vlorës, Durrësit dhe Kavajës që ishin funksionale në atë periudhë do të ishin në përfitim të administratës së kreditorëve të Turqisë. Por sërish edhe në këtë rast do të kishte evazion të lartë dhe jo në pak raste administrata do të dorëzohej duke mos e realizuar qëllimin.

Kripa kontrabandohej duke qenë se ishte një element i domosdoshëm për ushqyerjen e popullatës. Çmimi i saj ishte i lartë duke qenë se popullata nuk kishte para të mjaftueshme dhe ishte në nivel të lartë varfërie.

Vetëm në periudhën e të korrave të prodhimeve bujqësore, fermerët kishin para dhe të ardhurat nga shitja e kripës rriteshin e si rrjedhojë edhe administrata e borxhit arkëtonte më shumë të ardhura. Ashtu si pjesët e tjera të perandorisë osmane, territoret shqiptare do të ishin pjesë e “koncesioneve” të kompanive të huaja.

E në territorin e Shqipërisë së sotme, koncesione apo të drejta të plota u ishin dhënë austro-hungarezëve dhe francezëve. Në vitin 1885, një shoqëri franceze do të fitonte të drejtën për të shfrytëzuar resurset e Selenicës në afërsi të Vlorës. E vetmja industri minerare ishte ajo që ushtrohej nga Banka Otomane në Selenicë të Vlorës, për nxjerrjen e bitumit.

Ndërkohë, brigjet shqiptare ishin eskluzivitet i Austro-Hungarisë në kuadër të kapitulacioneve. Të gjitha skelat shqiptare frekuentoheshin nga kompania e udhëtimeve Lloyd që bënte tre ndalesa në javë. Në këtë mënyrë, kontrollohej edhe tregtia e jashtme e Shqipërisë. Gjithsesi, nuk mungonin rastet kur anije me vela turke, ulqinake e greke afroheshin në mënyrë të çrregullt në portet shqiptare.

Po ashtu, Austria, si koncesion të hershëm do të kishte zyra postale në në gjithë vijën bregdetare shqiptare dhe në Janinë duke kontrolluar në këtë mënyrë edhe komunikimet e Shqipërisë më jashtë. Ndërkohë, sa i përket investimeve që planifikonte Perandoria Osmane të realizonte përmes parave të siguruara nga kreditë, mes tyre ishte ndërtimi i hekurudhës që përshkonte Shqipërinë nga lindja në perëndim, me nisje nga Vlora e përfundim në Selanik. Por ashtu, Durrësi planifikohej të lidhej me linjën Manastir-Selanik ndërsa hekurudha e Shkodrës me Shëngjinin dhe hekurudhat serbe.

Në këtë mënyrë, Shqipëria inkuadrohej në rrjetin ndërkombëtar të transportit, por gjithçka do të mbetej një projekt në letër. Kryengritjet e shqiptarëve dhe përpjekjet për pavarësi nga Perandoria Osmane do të finalizoheshin me 28 nëntor të vitit 1912.

Një veprim i tillë vjen në një kohë kur kryeministri i Francës kishte nisur të konkretizonte idenë e një konference të 6 fuqive të mëdha. Shpallja e pavarësisë në nëntor ishte një shans i mirë për t’u njohur si shtet i ri nga fuqitë e mëdha në konferencën e një muaji më vonë që do të mbahej në Londër e që do të njihej ndryshe edhe si Konferenca e Paqes. E vendimet e mëvonshme të Konferencës së Londrës që do të përcaktonin kufinjtë politikë dhe administrative do të rezultonin një difatë e thellë për Shqipërinë, me pasoja edhe për ekonominë.

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore do të bënte që Shqipëria të kalonte në administrimin e ushtrive të huaja e si rrjedhojë deri në vitet ’20 nuk do të kishte më diskutime për çështje të borxhit osman, edhe pse gjatë kësaj periudhe sistemi i taksave dhe disa privilegje vijonin të ushtroheshin si në periudhën kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Procesi i riorganizimit shtëtëror shqiptar pas Luftës së parë Botërore do të përkonte me shpërbërjen terësore të Perandorisë Osmane e me lindjen e shteteve të reja. E në këto kushte do të ridiskutohej borxhi që perandoria nuk kishte paguar ende ndaj kreditorëve europianë. Diskutimet për këtë çështje do të nisnin në fundin e vitit 1922 në Lozanë të Zvicrës e do të zgjasnin deri në mesin e vitit 1923 kur do të arrihej marrëveshja.

Mehdi Frashëri dhe Benedikt Blinishti, negociatorët e borxhit shqiptar

Konferenca e Lozanës u mbajt në Lozanë të Zvicrës në vitet 1922-1923. Qëllimi i kësaj konference ishte negocimi i një traktati me qeverinë e re të Ataturkut. Konferenca nisi në nëntor 1922 dhe zgjati deri në korrik të vitit 1923. Ndër të tjera, në këtë konferencë do të diskutohej edhe për borxhin e trashëguar nga Perandoria Osmane. Diskutimet fillestare ishte që borxhi të ndahej në proporcion mes shteteve të krijuara nga shpërbërja e Perandorisë. Në këtë konferencë Shqipëria do të kishte 2 përfaqësues zyrtarë, Mehdi Frashërin dhe Benedikt Blinishtin. Por si i përshkruan bisedimet e Lozanës në kujtimet e tij Mehdi Frashëri?

“Pasi grekët u mundën në Azinë e Vogël në muajin dhjetor 1922, u mblodh konferenca e Lozanës për të vendosur paqen mes Turqisë në një anë dhe Greqisë e shteteve të marrëveshjes në anën tjetër. Mes çështjeve që do të bisedoheshin në Lozanë ishte edhe ajo e borxheve publike të Turqisë që do të ndaheshin mes shteteve trashëgimtare.

Natyrisht edhe Shqipëria ndodhej në rendin e trashëgimtarëve prandaj ishte thirrur prej konferencës që të merrte pjesë edhe ajo. Qeveria vendosi të më çonte mua, prandaj në fillim të dhjetorit u nisa për Lozanë duke pasur për ndihmës zotin Benois Blinishti që ndodhej sekretar permanent pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Kur arrita unë në Lozanë, konferenca ishte mbledhur dhe kishte disa ditë që po vepronte. Meqenëse Konferenca ishte lajmëruar telegrafikisht për emërimin tim qysh të nesërmen prezantova kredencialet dhe mora pjesë në Komisionin e Financave, që kishte për objekt bisedimi borxhet e Turqisë.

Kryetari i Konferencës ishte Lord Kursoni, ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe por kryetar i Komisionit financiar ishte zoti Bompart, që kishte qenë ambasador i Francës në Kostandinopojë.

Kur mora pjesë në mbledhjen e komisionit, zoti Bompart me fjalë të ëmbla dhe lavdëri lajmëroi anëtarët e komisionit për marrjen pjesë timen duke shfaqur mirëseardhjen….

Kur filloi biseda unë kërkova fjalën duke thënë shkurtimisht se Shqipëria merrte pjesë në komision por ish Perandoria otomane gjatë sundimit të saj në Shqipëri nuk kishte bërë as rrugë, as ferrovi (hekurudhë) as godina qeveritare, as dhe shkolla. Me tjetër fjalë, kurrgjë nuk kishte bërë.

Me anën tjetër, në luftërat e kaluara të Ballkanit dhe me rastin e okupacionit të huaj në luftën e përgjithshme, që nga viti 1910 e deri në mbarim të luftërave më 1920, 2/3 e Shqipërisë janë djegur dhe e vetmja pasuri që ka pasur si gjë të gjallë është plaçkitur. Dhe përveç kësaj, në Shqipëri nuk ndodhet asnjë organizatë financiare dhe ekonomike prandaj populli shqiptar me një durim të madh por me dinjitet mbahet në këmbë por nuk është në gjendje të paguajë kurrgjë, sepse sipas një fjalë të vjetër “atje ku s’ka, s’merr as Perëndia”.

Dërgata turke ndodhej nën kryesinë e Ismet Pashës, duke pasur një suitë prej shumë personash, midis të cilëve ndodhej edhe ministri i Financave i Turqisë, që merrte pjesë në këtë komision. Bashkë me dërgatën turke, pa ndonjë cilësi zyrtare ndodheshin edhe Xhavit beu ish ministri i Financave i ish-perandorisë osmane dhe Hysen Xhahiti ish-deputet i Stambollit dhe gazetar me famë. Që të dy këta ishin shokët e mi të shkollës.

Me Xhavit beun ishim miq kështu që vajta dhe u poqa në hotel. Në fjalë e sipër i thashë që në qoftë se dërgata zyrtare turke i deklaron Konferencës se me Shqipërinë nuk kishte ndonjë hesap ose do ta zgjidhte veçanërisht, unë nuk do t’u bëja asnjë kundërshtim dhe sa të më vinte për dore do t’i ndihmoja por në rast se dërgata turke do të insistonte që të kërkonte prej nesh pjesën e borxheve atëhere për të mbrojtur interesant e atdheut tim, do të përdorja argumente prej të cilave do të përfitonin edhe ballkanasit e tjerë.

Në komisionin tonë u vu në bisedë çështja e borxhit të Turqisë. Unë këtë e refuzova krejtësisht duke përmendur se Turqia nuk kishte bërë udhë të hekurt në Shqipëri. Lypset të shënojmë se në komisionin financiar merrte pjesë edhe përfaqësuesi i Administratës së Borxhit Publik Osman Sër Adam Blok, që ishte i njohur në botën financiare.

Në një mbledhje tjetër të komisionit u vu në bisedë kërkesa e dërgatës turke që lypte njohjen e pasurive private të dinastisë otomane që kishte në vendet e ndryshme të ish Perandorisë dhe që sot për sot ndodheshin në shtetet trashëgimtare.

Unë e refuzova këtë duke thënë se këto lloj pasurish të paluajtshme në Shqipëri kanë qenë të Ibrahim bej Alltunit, të konfiskuara pa gjyq nga ana e ish perandorisë otomane në kohën e sulltan Abdyl Hamidit. Jashtë ligjit, ishin përvetuar dhe transformuar si pasuri private e Abdyl Hamitit dhe për këtë shkak, mbasi u hoq nga froni ky sulltan më 1909, nga Parlamenti shkoi një ligj me të cilin këto çifligje iu kthyen prapë shtetit ottoman dhe pasuria e një shteti që copëtohet u shkon shteteve trashëgimtare që ndahen prej të parit.

Prandaj sipas kësaj rregulle, çifligjet në fjalë i takojnë shtetit shqiptar dhe kështu dinastisë otomane nuk i mbetet ndonjë e drejtë. Mbi këtë fjalimin tim të gjatë, Venizelosi tha se pranonte tezën shqiptare. Në një mbledhje tjetër të komisionit, Administrata e Borxhit Publik kërkonte pasuritë e paluajtshme që kjo administratë kishte ngritur në vendet e ndryshme.

Unë e refuzova edhe këtë duke thënë se këto pasuri janë ngritur me të hollat që ka vjelë administrata në fjalë nga të ardhurat e destinuara për larjen e borxhit. Por të mos ishin prishur këto të holla për ngritjen e godinave do të ishte larë një pjesë e borxhit që po kërkohet prej trashëgimtarëve. Kështu që një borxh po na llogaritet dy herë; një herë në formë godine dhe një fish tjetër në të holla. Venizelosi edhe këtë herë pranoi tezën time. Ballkanasit e tjerë heshtnin; dmth se edhe këta pranonin tezën shqiptare. Ballkanasit kishin gjetur një avokat pa para. Me një fjalë, çdo gjë që pretendonin turqit unë ua refuzoja por meqenëse refuzimi ishte i argumentuar mirë, përfitonin edhe të tjerë trashëgimtarë” Mehdi Frashëri, Kujtime 1913-1933

Formula e barrës së borxhit osman dhe “pesha” për Shqipërinë

Në total, borxhi i Perandorisë Osmane arrinte në rreth 7 miliardë dollarë të sotëm. Nga ky borxh u ra dakord që Turqia të paguante 65 për qind të tij ose rreth 4.6 miliard dollarë. Referuar kësaj marrëveshje, Turqia do të paguante çdo vit një shumë prej rreth 351 milion dollarësh( të sotëm), veprim që do të kryhej periodikisht deri në vitin 1954 kur republika turke e shleu terësisht borxhin. Ndërkohë, pjesa tjetër e borxhit prej 2.4 miliardë dollarësh(të sotëm) u nda mes vendeve të tjera që kishin qenë pjesë e Perandorisë, ku Greqia mbajti 9 %, 8 përqind Siria dhe Libani, 5 për qind Iraku, 4 për qind Jugosllavia, 3 për qind Palestina dhe 6 përqindëshi i mbetur do të ndahej në mënyrë kolektive mes Shqipërisë, Bullgarisë, Jemenit, Jordanisë, Italisë dhe disa vendeve aktualisht janë pjesë e Arabisë Saudite.(Scan TV)

Kategori
Uncategorized

1946/Dekreti i vdekjes për grupin e parë të inxhinierëve të Maliqit.

1946/Dekreti i vdekjes për grupin e parë të inxhinierëve të Maliqit.

Nga Kastriot Dervishi/

Sot, 71 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve

Në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit” dhe familjarët e tyre, duke urdhëruar ekzekutimin me varje në litar të Abdyl Sharrës, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos, Zorika Manos dhe Eugenio Scaturos.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Dosjet hetimore-gjyqësore të këtyre proceseve janë tërësisht të manipuluara nga regjimi sepse janë marrë dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz. Sipas informacioneve të siguruara, Fultzi, vetëm nga zhvillimi i gjyqit e kuptoi kush i kishte drejtuar punimet në Maliq.
Nga maji 1945 e deri nëntor 1946, ngjarjet janë zhvilluar kështu:

-8 maj 1945 misioni diplomatik amerikan mbërrin në Tiranë
-10 nëntor 1945 qeveria amerikane njohu qeverinë komuniste me kusht deri në plotësimin e kushteve, e deri në këtë kohë nuk do kishte nivel të lartë diplomatik. Dy ditë më vonë, Hoxha deklaroi se ishin djegur arkivat e nuk i njihte traktatet me SHBA-në (si injorant i politikës nuk e dinte që traktatet hartohen në disa ekzemplarë)
-13 gusht 1946, Enver Hoxha i deklaroi shefit të misionit diplomatik amerikan se qeveria e tij do njohë disa traktate me karakter dypalësh, vetëm pas njohjes së Shqipërisë nga SHBA.
-20 shtator 1946, sekretari i shtetit, udhëzoi mosnjohjen e qeverisë komuniste të Hoxhës.
-28 shtator 1946 nisin arrestimet në Maliq.
-8 deri më 18 nëntor 1946 zhvillohet procesi i parë kundër “sabotatorëve”.
-15 nëntor 1946 misioni amerikan largohet nga Shqipëria
-19 nëntor 1946 ekzekutimi në Maliq i grupit të parë.

Kategori
Uncategorized

Kështu shpërbëhen shtetet.

Prof. DR. MIRDIT TOSKA

Terri I jashtëzakonshëm informativ është një konspiracion i mirëdrejtuar dhe i mirëorganizuar nga paria e Tiranës.

Në të gjithë gazetat ka lajme për kurvëritë e zakonshme të politikanëve, për prostitutat e gjithë botës, dhe për gjithfarë lajmi të padobishëm për qënie normale njerëzore si panairi i librit per libra qe nuk i lexojne me as autoret e tyre. Mirëpo nuk ka asnjë lajm për ngjarje dhe ndodhi që kanë shumë peshë për shqiptarët. Tashmë, shqiptarët janë skllevër sepse paria e pakicave joshqiptare bën atë që don me ta.

Megjithatë, në vijim të përrallave të tranzicionit, ia vlen të analizohet si duhet edhe një vizitë shumë e rëndësishme zyrtare që ndodhi këto dy-tre ditë në shtetin shqiptar. Heshtja e shtypit ishte totale. Heshtja e politikës edhe më e plotë. E megjithatë vizita ndodhi dhe, pavarësisht heshtjes që e rrethoi, pasojat e saj do të jenë shumë të rënda.

Gjatë javës së kaluar me 14, 15 dhe 16 Nentor, zv. Presidentja Bullgare Iljana Jotova në krye të një delegacioni të mirëorganizuar vizitoi Tiranën. Nuk e ka për herë të parë që vjen por në Tiranë Jotova u takua me gjithë drejtuesit e shtetit, d.m.th. me Edi RAmën, me Gramoz Rucin dhe me Ilir Metën si dhe me deputetët antishqiptarë që ndihmuan në kalimin e ligjit për pakicat.

Të gjithë këta foën për integrimin, që nuk do të ndodhë, gjatë presidencës bullgare të Eu, dhe ajo premtoi se shpreson që të ndodh hapja e bisedimeve… ndërkohë, bullgarja kreu punët e veta. Në një takim në Ambasadën e Bullgarisë, ku nuk kishte vend as të hyje, me dhjetra mjekë, artistë, figura të njohura dhe të ardhura nga të gjithë qarqet e shtetit antishqiptar, si dhe të Shoqatave bullgare si Nasha Gora shprehën dashurinë e tyre për atdheun e tyre Bullgarinë. Diskutimet u sollën rreth nevojave të bashkësisë së vetëshpallur bullgare dhe të investimeve në infrastrukturën shkollore, kompjutera e me radhë.

Më pas ajo vizitoi shkollën e së Dielës ‘Hristo Botev” ku mësohet bullgarishtja falas.. dhe ku shqiptarët bëhen bullgarë me kulturë. U takua dhe koordinoi veprimet edhe me Selim Hoxhën, gollobordas dhe konsull i Bullgarisë në Shqipëri dhe agjenti i hapur i shpërndarjes së influencës bullgare në Tiranë.

Më në fund ajo shkoi atje ku ishte edhe misioni i saj i vërtetë. Ajo vajti në Gorë të Kukësit dhe ne Orgjoce dhe në Shishtavec dhe atje u takua me goranët që tashmë janë vetëshpallur bullgarë edhe pse ka më shumë gjasa që të jenë serbë sic edhe e tregojnë mbiemrat e tyre dhe dialekti që flasin por për këtë punë me siguri dinë më shumë goranët e shquar të politikës antishqiptare të Tiranës që për këto punë kanë heshtur totalisht.

Nje pëticion i nënshkruar nga 3000 vetë kërkoi nga ajo hapjen e shkollës bullgare në Shishtavec. Në takimet e saj Jotova kërkoi dhe mori nga qeveritarët shqiptarë atë që deshi. Por në takimet me takozvani bullgarët e rinj si Finsnik Hoxha, Elvis Taluri e të tjerë, disa të vetëshpallur premtoi mbështetje, hapje shkollash, pasaporta europiane dhe investime.

Nuk ka nevojë që të zgjatem më shumë në pasojat e kësaj vizite. Kjo vizitë ishte një hap i madh në ofensivën bullgare për të konsoliduar në zemër të asaj që duhej të ishte areali i etnisë shqiptare një fortesë me një pakicë që sot janë duke kërkuar ndihma dhe para e pasaporta dhe nesër po për para do të kërkojnë autonomi dhe integrim në shtetin e tyre.

Kështu shpërbëhen shtetet.

Kur një komb nuk e di se cfarë bëhet me të dhe me shtetin e tij, atëherë pa dyshim që ka një oligarki të pastër në të cilën paria sunduese nuk druhet të bëjë cfarëdo pazari në dëm të interesave të tij.

Kombet e tilla, të cilat nuk kanë as njerëz, as vetëdije, as qartësi, e as objektiva të qarta janë të përbëra nga skllevër. Paria I trajton si të tillë dhe ata vetëtrajtohen si të tillë. Dhe në shtetin që duhej të ishte shteti I tyre bëhet cdo gjë dhe ata nuk reagojnë. Kjo do të thotë se janë jo vetëm skllevër por edhe të kaplluar nga marrëzia kolektive dhe që jetojnë në injorancë të plotë për atë që po ndodh me ata, me familjen, me etninë, shtetin dhe kombin e tyre. Dhe kjo vizitë e Zv. Presidentes Bullgare Iljana Jotova që ishte një sukses I plotë për bullgarët ishte edhe ilustrimi I asaj se sa poshtë kemi rënë ne si shqiptarë.

Kategori
Uncategorized

Masakra komuniste e nëntorit 1944 në Tiranë u urdhërua nga Enver Hoxha dhe jugosllavi Vojo Todoroviçi.

Masakra komuniste e nëntorit 1944 në Tiranë u urdhërua nga
Enver Hoxha dhe jugosllavi Vojo Todoroviçi

Në tetor-1944 në qytetin e Tiranës komunistët shkaktuan një terror të madh në radhët e kundërshtarëve të tyre. Pikërisht në zonat e braktisura, njësitë luftarake komuniste kryen edhe masakrat mbi shtresën elitare shqiptare, kryesisht ushtarakë, profesorë, tregtarë, etj. Grupet e caktuara shkon në shtëpi të viktimave të ardhshme, i nxirrnin gjoja për një sqarim dhe i vrisnin pak metra larg shtëpive. Ndërsa disa të tjerë, u grumbulluan në hotel “Bristol”, ku u pushkatuan të gjithë. Kjo ishte dhe shenja e parë e “çlirimit” dhe ngjyra më e bukur e ditës së “lirisë”. Konkretisht, me urdhër të Enver Hoxhës dhe instruksionin e majorit jugosllav Vojo Todoroviç, krimet në Tiranë i kreu një batalion disipline i kryesuar nga Kristo Themelko. Vetë ky i fundit, në mbledhjen e plenumit të 2-të të PKSH-së në Berat, deklaronte:
“Për sa i përket terrorizmit, për veten time nga jeta e keqe që kishim kaluar gjatë dimrit, krijova bindjen se të gjithë elementët kundra nesh duheshin zhdukur që tani. Këtë bindje ma forcoi edhe një gjë që ndodhi pranë Shtabit të Përgjithshëm, kur pashë që të pushkatohej një njeri po në këtë mënyrë. Kur unë kam biseduar me Enverin, ai më ka këshilluar se, kur të hynim nëpër qytete, do t’i spastronim elementët e rrezikshëm, prandaj kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata (e PKSH-së shënim) për këta elementë. Më vonë nuk na është sqaruar asgjë e re lidhur me këtë gjë”.

Në shtator 1944 Enver Hoxha ka qenë në marrëveshje me forcat gjermane për një dorëzim të qetë të pushtetit. Ibrahim Biçaçkiu ka pranuar të jetë kryeministër në shtator 1944 me dëshirën se do të bënte kalimin e butë të pushtetit te komunistët, natyrisht i nxitur nga kushëriri i parë Esat Dishnica, shok i ngushtë i Enver Hoxhës. Biçakçiu është bërë ndërmjetës midis gjermanëve në ikje dhe komunistëve në ardhje. Veç Ibrahim Biçakçiu, marrëveshja u nënshkrua nga Omer Nishani, Shefqet Beja, Esat Dishnica. Marrëveshja që mban datën më 17 shtator 1944 përbëhej nga 7 pika. Në thelb, komunistët garantonin se nuk do të godisnin forcat gjermane gjatë largimit të tyre dhe Ibrahim Biçakçiu i dorëzonte pushtetin komunistëve. Gjermanët nuk do të merrnin asgjë me vete, përveç mjeteve të zakonshme e jetike. Largimi nga Tirana i gjermanëve do të bëhej më 20-21 tetor 1944.
Mirëpo kjo marrëveshje ra në duar të britanikëve e më pas të amerikanëve. Britanikët njoftuan Enver Hoxhën se qeveria e tij nuk do të njihej, nëse gjermanët nuk luftoheshin deri në fund.
Të prekur nga moszbatimi i marrëveshjes, gjermanët në Tiranë deshën të implikonin qeverinë dhe Këshillin e Naltë duke i detyruar të vinin në Gjermani. Mirëpo, këto institucione dhanë dorëheqjen më 25 tetor 1944 duke deklaruar se ishin persona privatë e nuk mund të iknin me gjermanët në Gjermani.
Hoxha nuk iu përmbajt marrëveshjes, por Hoxha “urdhëroi” më 30 tetor 1944 “çlirimin” e Tiranës pikërisht pas datës së marrëveshjes, në kohën kur gjermanët po largoheshin.
Me anën operacionale do të merrej majori jugosllav Vojo Todoroviçi. Emri i tij gjendet në telegramin e datës në fjalë, porse në botimet e vitit 1966 me dokumente të shtabit, dy rreshtat janë hequr nga origjinali.

Terrorin e urdhëroi Enver Hoxha dhe Vojo Todoroviçi

Në librin e tij “Titistët”, Enver Hoxha shkruan se ka qenë Sejfulla Malëshova që ka kundërshtuar masakrën e Tiranës. ja një pjesë e debatit të tyre:
-Po bëhet shumë terror! – më thotë gjithë zemërim.
-Terror? – pyeta i habitur. – Ku?
-Në Tiranë! – përgjigjet. – po vriten shumë oficerë të penduar.
-Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit, – i thashë. Luftë për jetë a vdekje. Kë quan terror ti? Dhe për cilët oficerë ankohesh? Tani lufta po mbaron i thashë. Kur u bëmë thirrje të hidheshin në male e të luftonin bashkë me ne pushtuesit, s’lëvizën nga qoshet e ngrohta. Tani janë “penduar” tepër vonë dhe me kriminelët ne i kemi larë hesapet.
-A ja ky është sektarizmi – u hodh sektarizmi. Ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon shumë para se të vendosë që të zhduket një njeri i cili mund të ndreqet e t’i shërbejë vendit!

Mirëpo, po Enver Hoxha në mbledhjen e plenumit të Beratit në 23 nëntor 1944, fjalët e Sejfullait i ka marrë përvetësuar sepse në fjalën kryesore ka deklaruar:
“Po vriten në Tiranë me duzina njerëz e oficerë të dorës së dytë, të cilët, duke pasur besim të plotë në drejtësinë tonë e në shpalljen, dorëzohen. Një punë e tillë s’është okazoniale, por është i tëri toni që i është dhënë punës organizative të partisë, ushtrisë. Jo vetëm te ushtari i thjeshtë, por edhe te anëtari i partisë, ka humbur zemra e vërtetë e komunistit, e atij njeriu që i dhimbset jeta e tjetrit, që mendon më shumë për të zhdukur një njeri që mund të ndreqet dhe mund t’i shërbejë vendit. Jo, shokët e kanë humbur këtë gjë e në radhë të parë, udhëheqësit e përmbi ta, anëtarët e Komitetit Qendror. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin anëtarët e partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë”.

Kategori
Uncategorized

Mallkimi i Bulqizës.

Bulqiza sërish u mbulua me mantelin e zi të vdekjes. Një 22 – vjeçar, në lule të rinisë humbi jetën teksa punonte në një nga galeritë e Minierës së Bulqizës.  Ky aksident fatal për Eduart Damën vjen pak ditë pasi një tjetër i ri humbi jetën teksa punonte në galeri. Galeritë me gjak njerëzish të pafajshëm, që halli i dërgon të punojnë në to.
Manteli i zi i vdekjes e mbulon shpesh Bulqizën. Sytë e nënave të pa tharë nga vajtimet, një qytet që ka marrë nofkën e vdekjes.

Po të flasësh më banorët e qytetit, kanë filluar ta tregojnë si barcaletë faktin se helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me targa Bulqize se bën shumë fluturime për shkak të aksidenteve të shpeshta që ndodhin.

Ashtu si rasti i Eduartit që në moshën 22 – vjeçare punonte në minerë ka shumë e shumë të tjerë që punojnë, edhe pse e dinë që futen në galeri me idenë se ndonjë ditë mund të mos dalin të gjallë që aty.

Liman Keta ishte një tjetër i ri që humbi jetën vetëm pak ditë më parë, duke lënë pas një djalë dhe bashkëshorten.

Po të dëgjosh kronikat e televizioneve kur një minator humb jetën në galeritë e Bulqizës, gjithmonë do të dëgjosh frazën se “…policia dhe prokuroria shkuan në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti që mori jetën…”. Asnjëherë nuk u zbardhën rrethanat, sepse gjithmonë e kanë pasur një konkluzion, faji ishte i minatorit që humbi jetën sepse kishte qenë duke punuar pa zbatuar rregullat e sigurimit teknik. E kështu mbyllet saga e vdekjeve në Minierën e Bulqizës, me minatorë të vrarë fajtorë dhe shtetarë duart e të cilëve janë të njomura me para që mbajnë erë gjaku minatorësh. Dosja mbyllet.

Në Bulqizë nuk ka pasur ndonjëherë shtet. Nuk ka. S’ka për të pasur. Gabohen kur thonë se në Bulqizë situata është përmirësuar. Për mua Bulqiza është një republikë e pa varur, një grup individësh kanë kontrollin. Ata ndajnë vrimat në malin me mineral të Bulqizës. Nuk ka dorë shteti. Mjafton që të pish kafe më minatorët e Bulqizës, për të kuptuar se sa dorë shteti ka në sektorin minerar.

“Reparti i Inspektim Shpëtim – Minierave vetëm paraqitet në hyrje të galerisë, kërkojnë shumën që duan dhe kaq. Vazhdo dhe puno”, këto janë fjalët e një minatori në Bulqizë.

Banorët e Bulqizës që kanë të afërmit e tyre që punojnë në minierë, nuk kanë pritur ndonjëherë që të ketë shtet e të rregullojë rrumpallën në sektorin minerar. Nuk i kanë besuar, nuk i besojnë dhe nuk kanë për të besuar ndonjerë në pallavrat elektorale që tregohen në Bulqizë, si majtas edhe djathtas. Sepse banorët e qytetit me mantel të zi e dijnë që në Bulqizë nuk ka për të pasur zgjidhje, sepse atje të gjithë shtetarët, pronarët, të fortit hanë në një tas, supën me mineral.

Në galeritë e minierës së Bulqizës nuk ka pasur ndonjehërë kushte. Në zonën mineral mbajtëse D, nuk mund të flasësh për pesë ditë pune, siguracione të plota, raporte e kushte pune. Aty ka vetëm një fjalë që orvitet në kokat e gjithësecilit, shfrytëzim dhe vetëm shfrytëzim.

Ata njerëz nuk i merr njeri me zor që të shkojnë në punë. Por në mëngjes është zëri i fëmijëve që kërkon ushqim, shteti që kërkon lekët e energjisë dhe të ujit, që mjerisht të bën të ulësh kokën dhe të shkosh në punë.

Në Bulqizë ka shumë aksidente në sektorin minerar, por jo të gjitha raportohen. Në spital duhet të thuash se je vrarë duke ndërruar çatinë e shtëpisë, gomën e makinës apo ndonjë gënjeshtë tjetër, se për ndryshe të gjen belaja.

“Lute Zotin që të plagosesh ditën e të të vij të marrë helikopteri se po ngele në Spitalin e Bulqizës, vdiqe” – këto fjalë dalin nga goja e shumë minatorëve që punojnë në Bulqizë. Sa e sa herë është folur e është stërfolur që në Spitalin e Bulqizës dhe të Dibrës mungojnë mjekët specialistë, por që nuk mori zgjidhje, s’po merr dhe me shumë gjasa nuk do të marrë zgjidhje.

Zhurmë shumë Zhurmë, kjo është Bulqiza jonë Bulqiza e minatorëve dhe e fëmijëve që punojnë nëpër stogje. Frazë që e përshtata nga kënga e Ramës për Tiranën në version Bulqize. Duhej që në Bulqizë të vinte “Le lene” emisioni i Italia Uno, që puna e fëmijëve në sektorin minerar të ndërkombëtarizohej dhe që Shqiptarët të çirreshin në rrjetet sociale.

Filozofia e një kombi që duhet të vijnë të huajt të na tregojnë problemet që kemi e që ne të fillojmë ti besojmë. Jo. Ata fëmijë aty kanë punuar, punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë. Pavarsisht se kazani shtetëror thotë të kundërtën. Këto janë faktet dhe jo dokrra pusht – etarësh. Kazani i propagandës vlon, por realitetin se mohon dot.

Minatorët e Bulqizës sot nuk kanë një status që t’u plotësohen disa kushte minimale njerëzore. Kjo është e rëndë. Shumë e rëndë dhe e pa pranueshme. Punojnë në punën më të rëndë dhe trajtohen sikur nuk janë këtu. Shumë premtime, por që një herë nuk mori zgjidhje.

Pak ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Bulqizë. Për çfarë nuk foli, nuk la kazan pa përmendur. Por për një hall dhe problem shumë madhor për Bulqizën se zuri me gojë, statusin e minatorit. Ndërsa nga kahu tjetër politik, përpëliten që të përfitojnë diçka nga kjo zallamahi e minatorëve duke bërë sikur janë të prekur dhe ndajnë vuajtjet me ta.

Ç’kishte qenë kjo Bulqiza!!! Sa shumë vuajtje ka pasur dhe ka dhe që nuk po sheh pakëz dritë.

Sot Edi 22-vjeç iku në lule të rinisë. Shumë bij nënash kanë humbur jetën në Minierën e Bulqizës. Manteli i zi ka mbuluar Bulqizës. Lotët e nënave nuk janë tharë. Mallkimi i pasurisë nëntokësore ndjek banorët që jetojnë mbi të.

Autor: Sami Curri / Bulqizë

Kategori
Uncategorized

EMIGRACIONI – PËRSHPEJTUES I MODERNIZIMIT KOMBËTAR .

Emigracioni – faktor modernizimi

Nga Erion Piciri 14/11/2017

Pak kohë më parë një intelektual shqiptar kthehej mbas 20 vitesh emigrimi në vendin e tij. Besonte se titujt, gradat, botimet dhe përvojat e gjata universitare në një vend europian, do vlerësoheshin edhe në Shqipërinë e tij. Iluzione – këtu nuk ka mbërritur ende ajo epokë. U trajtua në traditën më të mirë të këtyre anëve – me mungesë serioziteti, nga të parët e shtetit dhe të qeverisë, nga ata të universitetit dhe tek më të rëndomtit që kanë ndonjë gjë në dorë. Fjala e një ‘shtetari ’buzë Lane: ‘ne na duhen djem të mirë, se për të zot jemi vetë’. U zhgënjye si shumë të tjerë, që ikin për mungesën e konkurrencës së ndershme dhe kompleksin që të pushtetshmit shfaqin ndaj njerëzve të vetrealizuar në botën e zhvilluar. ‘Kthimi i trurit’ është slogan – në të vërtetë përvoja e huaj e dikujt është një handikap, jo një atu, ngjall komplekse jo simpati. Bëhet fjalë për të njëjtën mendësi izoluese dhe përjashtuese që e shtynte një ndër drejtuesit kryesor të shtetit të godiste kundërshtarët e tij politikë në fushatën e fundit elektorale, me faktin se dikur kishin qenë emigrantë apo një politikan të njohur të sulmonte një kontrakandidat për kryetar partie se vinte nga studimet jashtë vendit dhe duhej të kthehej andej nga kishte ardhur dhe t’i linte rehat.

A mund të gjejë rehatinë dhe zhvillimin optimal një vend pa përfshirjen e kapitalit të tij më të mirë njerëzor? Shqipëria është një vend i vogël, por me qasjen e papërgjegjshme ndaj njerëzve të zot, bëhet edhe më e vogël. Mbas tetë muajsh endje, intelektuali ynë u kthye nga kishte ardhur. Kur s’të do vendi yt dhe të do vendi huaj, është zhgënjim individual dhe dramë kombëtare. Për ironi të fatit ata që e njihnin në vendin e emigrimit nuk donin ta humbisnin dhe insistuan të rikthehej në një institucion të studimit dhe promovimit kulturor. Me largimin jashtë të një studiuesi e ligjëruesi të tillë, humbet shkenca dhe kultura shqiptare, humbasin forumet intelektuale dhe auditorët e universiteteve, humbet shoqëria civile dhe vendi në tërësi. Sa njerëz të vlefshëm largohen çdo ditë nga mendësia feudale e zaptimit të institucioneve tona publike.

Ka një mendësi që i shikon shqiptaret e dalë nëpër botë si diçka e huaj që nuk duhet të implikohen në përmirësimin e vendit të tyre të origjinës. Ka një derë të mbyllur për votim, për konkurrim, për investime, për t’u bërë pjesë e vendimmarrjeve dhe drejtimit që duhet të marrë ky vend. Në psikologjinë politike studiohet kjo ngjashmëri e njeriut me kafshët në ruajtje të territorit, në agresivitetin ndaj individëve, grupeve apo specieve të tjera që nuk janë të mjedisit të tij, që nuk janë integruar në hierarkinë dhe qasjet kulturore që kanë krijuar. Ne ka momente që biem në këtë primitivitet dhe nuk kemi krijuar ende mekanizmat e përfshirjes së shqiptarëve të kudondodhur nëpër botë. Ka vende si Izraeli që e ka përsosur këtë solidaritet kombëtar në nivel global dhe ka krijuar influencë, siguri dhe mirëqenie për qytetarët e tij.

Meriton të qartësojmë edhe ne këtë çështje dhe t’i mbyllim rrugën një mendësie përjashtuese, kudo ku ajo shfaqet. Goditja e shqiptarit të emigracionit, është sulm ndaj potencialit më të fuqishëm zhvillimor dhe modernizues të kombit tonë. Shqipëria ka një përmasë globale dhe është e plotë me të gjitha burimet e saj të ndara nëpër botë. Midis shqiptarëve të emigracionit ka shumë nga të përparuarit e shekullit të 21, që së bashku me të ngjashmin e tyre në hapësirën shqiptare, mund të krijojnë masën kritike për modernizim kombëtar.

EMIGRACIONI – TRANSFORMUES I SHQIPTARIT BASHKËKOHOR

Rënia e regjimit komunist bëri që më shumë se gjysma e popullsisë të merrte rrugët e emigrimit për punë, studime apo një jetë më të mirë. Në afro tre dekada mazhoriteti i popullsisë lëvizi jashtë dhe afro një e treta mbeti andej përgjithmonë. Të njëjtin fat përjetuan edhe shqiptarët në vendet fqinjë – represioni i detyroi të shpërnguleshin në të gjithë botën. Kështu që ne nuk jemi të plotë në hapësirën etnike por kur na shikon në një plan më të gjerë, me emigracionin europian dhe global.

Siç thoshte Kennedy për amerikanët, edhe ne shqiptarët jemi një komb emigrantësh, me një ndryshim, amerikanët si pritës dhe ne si dërgues, ata si komb i përqendruar kryesisht në një vend, por me etnicitet heterogjen dhe kulturë dominuese homogjene, ne si komb i shpërqendruar në disa shtete dhe nëpër botë, me etnicitet homogjen por me kulturë gjysmë heterogjene. Kjo përbën një dobësi për ecurinë normale të një kombi por edhe një oportunitet nëse krijohen kushte për eksplorim të këtij thesari kombëtar global. Shqiptarët kanë krijuar ndër vite një pasuri kolosale intelektuale, profesionale, shpirtërore dhe materiale kudo nëpër botë. Dhjetëra milion vite jetë, punë e studime në vende me standarde më të larta se vendi i tyre i origjinës. Një pasuri e vërtetë që meriton të respektohet nga pushtetarët dhe elitat profesionale të hapësirës shqiptare.

Të kesh qenë politikan apo burokrat i lartë në kryeqendrat tona nuk të bën superior ndaj atyre që kanë punuar dhe studiuar buzë Danubit, Atlantikut apo Paqësorit, në kryeqendrat e Europës Perëndimore apo Amerikës së Veriut. Emigracioni shqiptar, me ndonjë përjashtim, është punë e mundimshme, formim, arritje dhe ndershmëri, pushtetarët shqiptarë, me ndonjë përjashtim janë mediokritet, abuzim dhe kleptokraci. Diferenca është e qartë dhe kështu duket se ka qenë gjithmonë.

Shqiptarët më të shquar në histori, nga Skënderbeu tek Nënë Tereza, nga rilindasit tek Konica, Noli, Çabej, Kadareja, Rugova e shumë të tjerë kanë pasur në jetën e tyre periudha më të gjata a më të shkurtra emigrimi, kanë lëvizur dhe janë formuar nëpër botë. Këto periudha kanë luajtur një rol kyç në rrugëtimin e tyre qytetar, intelektual dhe patriotik. Perspektiva e të parit të gjërave nga një këndvështrim multikulturor është një atu për çdo njeri. Kur të mungon një eksperiencë e tillë, ke një mangësi. Nëse nuk ke hedhur në kokë sasinë e nevojshme të lëndës së parë, të modeleve të civilizimit bashkëkohor, vështirë t’i shërbesh kombit tënd më së miri dhe të shtysh përpara proceset e modernizimit. Nëse nuk ke përjetuar modelin e duhur, vështirë të luftosh ta implementosh atë. Mund të rrish gjatë dhe të afrosh pak dhe keq në krye të punëve të vendit. Duke i parë ngjarjet, personazhet dhe evolucionin shoqëror larg emocionalitetit etnocentrik dhe në plan krahasues me vende të tjera, nxjerr përfundime mjaft të dobishme për vendin tënd. Duke u formësuar në një klimë të shëndetshme, ke marrë antidotet ndaj kulturës korruptive, je mbartës i një modeli civilizues që përshpejton procesin e modernizimit. Të qenit gjithë jetën vetëm në një mjedis të infektuar nuk është diçka për t’u krenuar, aq më pak për një drejtues apo lider politik. Kjo tregon izolim dhe mungesë njohjeje të kombeve dhe kulturave të tjera, aq e domosdoshme në formësimin e një lideri autentik. Warren Bennis, një ndër studiuesit më me autoritet në çështjet e lidershipit në Amerikë, e shikon liderin si udhëtar nëpër botë, si njeriun që përjeton eksperienca që transformojnë vizionin dhe i japin motivimin për të bërë ndryshime në vendin e tij. Këtu emigrimi është thelbësor.

Procesi i nxënies përmes qëndrimit në vende të tjera është domosdoshmëri. Të mësosh gjuhët, eksperiencat e shkrira në thënie dhe histori, të përvetësosh mënyrat e reagimit nga gjërat më të vogla, në ato më komplekset si raportet me institucionet, qeveritë apo edhe mbrojtjen e të drejtave të tua dhe të të tjerëve, është një thesar në memorien tënde, i dobishëm në çdo kohë. Jeta në shoqëritë e modernizuara, të kthen në faktor nxitës në shoqëri që janë në proces modernizimi dhe ende nuk gjejnë rrugët për të dalë nga rrethi vicioz i traditave të dominimit klanor, të transaksionit të interesave kundër çdo principi korrektësie të botës moderne. Këtë përvojë të vyer e kanë sot miliona shqiptarë të kudondodhur nëpër botë.

EMIGRACIONI – PËRSHPEJTUES I MODERNIZIMIT KOMBËTAR

Përgjatë dekadave është shkatërruar tek ne modeli i garës, i punës me ndershmëri, i suksesit me dinjitet, i politikës me profesionalizëm, i qeverisjes me seriozitet, i ndërtimit të shtetit me racionalitet. Përgjatë dekadave u instalua modeli i gënjeshtrës dhe trukimit, i ngjitjes përmes servilizmit, i klanizmit dhe shpërdorimit të funksionit publik, i tjetërsimit të rolit të shtetit nga mbrojtës në dhunues të qytetarëve të tij. Këtu një investim drejt një kulture dhe modeli të ri duhet të kryhet. Shqiptarët e dalë nëpër botë mund dhe duhet të jenë një ndër kolonat e modernizimit, luftues të zakoneve dhe traditave të tejkaluara, udhërrëfyes drejt instalimit të vlerave dhe parimeve të shoqërive të zhvilluara. Këtë mision të ngjashmit e tyre e kanë kryer edhe në vende të tjera, pritet ta kryejnë edhe në hapësirën tonë kombëtare.

Samuel Huntington në librin e tij ‘Political Order in Changing Societies’, trajton procesin e modernizimit të shoqërive në zhvillim. Aty ai flet për modernizimin si ndryshim të vlerave themelore, identifikim dhe besnikëri të individit dhe grupeve me kombin jo me klanet dhe farefisin, për shoqëri të bazuara mbi realizimet, për një shoqëri ku individët kanë të drejtat dhe obligimet të barabarta mbi shtetin. Në këtë proces transformimi ai shikon se “këto norma janë të pranuara fillimisht nga studentët, ushtarakët dhe të tjerë që i kanë zbuluar jashtë vendit”. Janë pikërisht këto grupe që sipas Huntington-it “gjykojnë shoqërinë e tyre mbi prizmin e këtyre normave të reja që vijnë nga jashtë dhe sjellja fillestare, e pranuar dhe legjitimuar përmes normave tradicionale, shikohet tani e papranueshme dhe e korruptuar, nën vështrimin e një drite moderne”.

Shqiptari duke emigruar dhe jetuar si minoritar në shoqëri me një nivel të avancuar modernizimi është formësuar sipas rregullave të botës ku ka jetuar. Nëse procesi i transformimit ka qenë i pakthyeshëm, mbartësit e së mirës e kanë të gjithë potencialin për të nxitur dhe realizuar transformime në varg, në grupe të vogla dhe të mëdha, transformimin për të cilin kemi nevojë. Ata më të ngjashmit e tyre në vend mund ta ringjallin shpresën, të bëjnë kthesën.

Njerëz të tillë e kanë të qartë ndarjen publik/privat, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, modelin demokratik të lidershipit, se pushtetari është i punësuar i përkohshëm në pozicione publike, jo zot që mund të vendosi në mënyrë arbitrare, të përvetësojë dhe të ndajë me familjen dhe grupin e tij politik.

Njerëz të rritur me parime brenda dhe jashtë vendit nuk mund të pranojnë përfshirjen në një parti politike për të grabitur shtetin, për t’u punësuar në linjë partie në vendet që i përkasin administratës shtetërore, nuk mund të pranojnë të bëhen pjesë e çetave partiake për zgjedhje të pandershme, nuk mund të pranojnë arbitraritetin e lidershipit që funksionon në kundërshtim me kuadrin ligjor të partisë dhe institucioneve, nuk mund të pranojnë personalizimin e institucioneve, eklipsimin individual, familjar apo klanor të tyre, eleminimin e çdo forme të konkurrencës së ndershme.

Njerëz të formësuar me frymën e shoqërive të përparuara nuk mund të pranojnë një sistem të kapur nga disa duar, aleanca të paprincipta tribale, heshtjen ndaj kriminalizimit të vendit, heshtjen ndaj korrupsionit dhe krijimin e një shoqërie që abuzon me individin.

Njerëz të formësuar siç duhet në vendet e tyre dhe nëpër botë nuk mund t’ia lejojnë vetes të krijojnë një armatë të rinjsh, të futur në politikë dhe të joshur me iluzionin se kështu do ia dalin në jetë. Një njeri i edukuar mirë në vend të tij dhe në emigracion nuk mund të fusë në parlament studentë të paformuar dhe pa eksperiencën e nevojshme profesionale. Ky është një absurditet i papranueshëm për njeriun modern. Ky është model i shoqërive të pazhvilluara.

Huntington në librin e sipërpërmendur, e trajton në plan krahasues një fenomen të tillë. Ai vëren se në vendet në proces modernizimi të rinjtë ambiciozë e shohin politikën si mundësi pasurimi dhe jo biznesin siç ndodh në Shtetet e Bashkuara. Më tej ai citon nga studimi i George Taylor-it për Filipinet, një përshkrim sikur të ishte për Shqipërinë e ditëve tona. “Politika është një industri e madhe për filipinezin; është një mënyrë jetese. Politika është rruga kryesore drejt pushtetit, që nga ana e saj është rruga e vetme drejt pasurimit (…) Më shumë lekë mund të bëhen në një kohë të shkurtër përmes ndihmës së influencës politike sesa përmes mënyrave të tjera”. E ndërtuar në këtë formë thotë Huntington-i, qëllimi i politikës nuk është interesi publik por ai personal.

Këtë shqiptari modern mund ta luftojë dhe ta përmbylli si cikël i degradimit të politikës. Keqpërdorimi politik i rinisë është i papranueshëm. Ka një kohë për shkollim, një kohë për konsolidim profesional dhe një kohë për t’u marrë me politikë. Djegia e etapave të kthen në një njeri pa peshë publike. Keqpërdorimi i njomësisë mendore, i dëshirës për identitet dhe sukses është manipulim. Në moshën e nxënies, e formimit të karakterit dhe idealeve rinore, i riu nuk duhet të kthehet në ushtar partie. Në moshën e njohjes me gjenialitetet e kulturës njerëzore, i riu nuk duhet të indoktrinohet me kodin e kleptokracisë dhe kriminalitetit. Në asnjë vend të civilizuar nuk të lejon kush rekrutimin politik të të rinjve pasi u ke mbyllur çdo rrugë për t’ia dalë në jetë. Nuk lejohet rekrutimi në çeta që marrin pushtetin, vende pune që s’u takojnë, përdoren për ilegalitete, se si të korruptohen dhe të nxjerrin lekë nga puna e shtetit dhe më pas se si të shkojnë të blejnë dhe të marrin vota për të mbajtur partinë dhe vendin e punës. Kjo është djegia e karakterit, shpirtit rinor dhe të ardhmes së një vendi. Këtë e bën bolshevikët, e përsëritën derivatet e tyre të tranzicionit por nuk janë forma të moralshme të militantizmit politik të kohëve moderne.

Shqiptari me mendje të hapur, mund dhe duhet të nxisë drejt modeleve universale, drejt integrimit dinjitoz të qytetarit, të riut dhe profesionistit, përmes punës dhe afrimit të aftësive të tij, në një vend me mundësi të hapura dhe me konkurrencë të ndershme në çdo fushë. Sipërmarrja dhe profesioni të fal lirinë, të jep punë, para, gëzim karriere, dinjitet dhe respekt publik. Politika, kur i hyn i ri, të le pa shkollë, pa profesion, pa një identitet personal, të kthen në një vegël partie, në anëtar çete që përfiton para, privilegje dhe të mira që s’të takojnë dhe që një ditë të ndëshkojnë. Rrugët e profesionit dhe biznesit janë pafund, shtrihen në hapësirë dhe kohë, të realizueshme për këdo, konkurenciale me përfitime të ligjshme, në progresion rritës me përvojën dhe aftësinë. Rrugët e politikës janë të kufizuara në disa institucione kombëtare, sigurojnë fitime të vogla dhe përfitime të mëdha nëse janë të paligjshme, për disa të zgjedhur për besnikëri dhe përulje, duke krijuar varësi ndaj liderit dhe grupit. Kjo ka bërë që shumë të rinj seriozë dhe të përgatitur të lenë Shqipërinë dhe këtu shqiptari modern, i dalë nëpër botë, mund të fillojë ndryshimin. E ‘keqja’ e atyre që u formësuan jashtë është se nuk mund të pranojnë çdo absurditet që në këtë vend quhet normalitet. Këtu ndahen dy botë.

Kjo nuk do të thotë që ç’do shqiptar që ka jetuar jashtë është një vlerë e sigurtë. Ka një probabilitet më të lartë të influecohesh pozitivisht në një vend të mirë, por gjithçka duhet gjykuar rast pas rasti. Nuk duhet t’i mitizojmë dhe as t’i linçojmë apriori. Politika shqiptare e këtyre viteve na ka mësuar të jemi të kujdesshëm. Në gjirin e saj disa të shkolluar jashtë, janë shquar për zhvatje të parave publike po aq sa dhe të tjerët. Tek disa merr kuptim thenia e Bergsonit, po t’i heqësh kontemporanit cipën e hollë të civilizimit, del primitivi. Kështu edhe disa prej turistëve tanë të emigrimit, ju ra shpejt ajo bojë e shkollës apo endjes jashtë dhe ju ka dalë tani në pah farkëtimi që u bëri politika e ndotur e anëve tona. Thellë thellë, dobësia e tyre nuk qëndron tek koha e punës apo shkollës jashtë (ndoshta ajo është pjesa më e mirë e jetës së tyre) por tek karakteri i dobët dhe këneta ku u formësuan politikisht, tek paaftësia për t’i rezistuar të keqes dhe tek mungesa e luftës ndaj saj.

Ka disa modele të mira të qëndrimit jashtë si figurat e Rilindjes Kombëtare, vëllezërit Frashëri, Konica, Çabej, Rugova, profesionistët e shquar të çdo fushe që ndërtuan karriera me integritet sikurse ka dhe disa modele thellësisht negative si E. Hoxha, M. Shehu, disa nga politikanët e tranzicionit apo ata të krimit të organizuar ndërkombëtar që nxorën anën më të keqe të karakterit të tyre duke ngritur sisteme diktatoriale dhe kriminale. Për t’i hapur rrugë të mirës dhe frenuar të keqen na duhet një sistem me gara të ndershme dhe me qytetarë të prirur për të vlerësuar karakterin dhe aftësinë e gjithkujt, të bëjë ndarjen e miellit nga krundet, e vlerës së vërtetë nga falsiteti, e kapitalit të çmuar njerëzor nga mbetjet e këtushme dhe të emigracionit shqiptar nëpër botë.

EMIGRACIONI – REFORMUES I KLASËS POLITIKE

Emigracioni i solli vendit në tre dekada, para për t’u ushqyer, para për të investuar, para për rritje ekonomike dhe ekuilibër të balancave financiare por kjo nuk mjaftoi. Pritet t’i japi një ndryshim në mendësi, kulturë dhe vizion politik. Shqiptarët e kudondodhur duhet të kenë rol në modernizimin politik të Shqipërisë, jo një rol dekorativ me përzgjedhje selektive nga mendje të virusuara kryetarësh partie por si luftëtarë, ligjërues, udhërrëfyes, përfaqësues dhe transformues të Shqipërisë së sotme. Ne kemi sot nëpër botë një pjesë Shqipërie të pakompromentuar, me mendësi sipas vendeve të natyralizimit, që ia kanë dalë të shquhen si profesionistë dhe qytetarë të civilizuar. Në këto momente krize morale, ekonomike dhe politike që po kalojmë, kjo Shqipëri e shëndetshme mund të jetë një potencial për ndryshimin e vendit, për ngritjen e kapaciteteve tona konkurruese në hapësirën globale. Vetëm kjo Shqipëri ia ka dalë të bëhet si e gjithë bota Perëndimore dhe meriton të marri një rol drejtues. Shenjën e parë të forcës së saj e pamë me një përfaqësuese kombëtare të futbollit e ndërtuar kryesisht nga shqiptarët e diasporës. Ata e hapën derën e Europes në mënyrë dinjitoze. Në botën e sotme ngjashmëria e kodit kulturor të hap dyert e bashkëpunimit dhe integrimit të plotë.

Shqipëria e këtushme, e marrë peng nga disa eksponentë me tipare korruptive dhe kriminale, e katandisur mes drogës, kleptokracisë dhe autoritarizmit delirant të disa prej sundimtarëve të saj, ka nevojë të ndihmohet nga Shqipëria nëpër botë, nga ç’ka ajo simbolizon përmes profesionalizmit, krijimtarisë, konkurrencës dhe mirësisë. Pjesa e shëndetshme e Shqipërisë brenda dhe jashtë, janë shpresa e vetme për ta kthyer vendin në rrugën e sigurisë dhe mirëqenies për të gjithë.

Duhet të vetëdijësohemi për patologjitë tona, për fortësitë dhe mbështetjen e vullnetshme tek potencialet më të realizuara. Duhet të mbyllet kapitulli i përdorimit të njerëzve më të mirë të këtyre anëve, i përzgjedhjes selektive të shqiptarëve nëpër botë dhe përzënien e njerëzve më të zot. Politika shqiptare duhet t’i japi shqiptarëve të emigracionit të drejtën politike të votimit. Pas kësaj me proporcionalitetin e votuesve t’ju japë të drejtën e përfaqësimit politik në parlament. Që këtej fillon ndryshimi në varg, në kuadrin ligjor, pushtetin ekzekutiv, kulturën institucionale, kohezionin ndërshqiptar dhe integrimin europian dhe ndërkombëtar. Kjo energji dhe potencial shqiptar cilësor do ishte shërimi prej shumë patologjive që vuan sot vendi ynë.

Emigracioni ka edhe votues të përgjegjshëm që mund të balancojnë influencën e asaj mase që shet dhe ble vota, që përdhos demokracinë ligjore. Ata e duan dhe jetojnë me imazhin e Shqipërisë si një nënë e hijshme dhe do ndëshkojnë me votë ata që e dhunojnë dhe e keqtrajtojnë çdo ditë. Emigrantët kanë një dashuri për një Shqipëri të ëndërruar, të ngjashme me vendin e natyralizimit. Ata trupin e kanë në vend të huaj, por mendjen dhe shpirtin në vendin e tyre.

Në vitin 2009, për zgjedhjet presidenciale të një vendi ballkanik, votat e diasporës përcaktuan fituesin e garës presidenciale. Nga votat kombëtare kishte fituar një kandidat që u nxitua të shpallte fitoren por me votat e emigracionit fitues doli kandidati tjetër. Votat e tyre ishin një votë racionale, nuk i impresionoi fakti se kandidati humbës kishte studiuar dhe punuar disa vite jashtë por e vlerësuan nga forca e karakterit, anturazhi i partisë së tij dhe aftësitë bindëse për të luftuar korrupsionin tek të tijët dhe vendin në tërësi. Emigracioni ka racionalitet, qartësi, baraslargësi ndaj fraksioneve politike në terren. Kur nuk ke interesa të vogla mbijetese, interesi publik mbizotëron, qartësia për të parë rrugën dhe njerëzit e duhur bëhet më e lehtë. Kështu mund të rinovohet edhe klasa jonë politike.

Njerëzit që u nisën nga deti dhe nga toka, në çdo cep të kësaj bote, pa asnjë siguri drejt një rruge të panjohur por me besimin se do ia dilnin, me instinktin e mbijetesës të këtij kombi që nuk ishte përkulur përpara vështirësive, mbartin një kod sakrifice që vlen shumë në këto momente. Ka rrëfime dhe vështirësi të pathëna, arritje dhe suksese të panjohura, njerëz të vendosur për kauza të mëdha, gjithçka nga substanca e nevojshme morale për krijimin e një modeli të ri shoqëror dhe politik. Pjesa e mirë e Shqipërisë dhe emigracionit mund të krijojnë në këto kohë një mazhoritet të ri dhe t’i japin vendit një tjetër perspektivë. Në këto momente, të shpresës së humbur nga politika dhe krimi, nga paaftësia e disave për të ndërtuar një shtet modern që siguron jetesën pa apeluar tek narkotrafiku, Shqipëria e shëndetshme në atdhe dhe ajo e suksesshme nëpër botë, mund t’i japin këtij kombi një projekt të ri, një shpresë të re, një ëndërr dhe energji për të hapur një kapitull të ri në historinë tonë kombëtare.

“Veni, vidi, vici”, si Jul Cezari dikur Romës, shqiptarët mund t’i flasin me krenari një ditë botës, për një mision të nisur dhe të përmbushur, për një vend të çliruar, që ecën drejt modernitetit, drejt vlerave te europianitetit. E nisën…, luftuan…, fituan…

Kategori
Uncategorized

Kurseni parate e nje Xhamie per te rindertuar Shtepine e Atë Gjergj Fishes!

Dem Dollapi
——————-
(Nje apel shqip per Komunitetin Musliman Shqiptar)

Kurseni parate e nje Xhamie per te rindertuar Shtepine e Atë Gjergj Fishes!
——————————————–
Qe ne fillim po e shoqeroj apelin tim me nje citat te lene si amanet nga At Gjergj Fishta per te illustruar merakun tim te perifrazuar ne kete thirrje publike.
“Na do ti shkrijme kryqet tona dhe do ti bajme fishekë per te mbrojtur vllazit tane muslimane shqiptare…”(At Gjergj Fishta).
Besoj se kjo fjali e materializuar nder shekuj ne ndergjegjen njerezore e fetare te kombit shpjegon harmonine e vetme qe na mbizoteron,ate fetare.Sot duhet ti kthehet borxhi Fishtes.Le te kursehen parate e nje xhamie te financuar nga lloj-lloj sherbimi i huaj per te ndertuar shtepine muze te kolosit jo vetem te kultures e letrave shqipe por dhe te zemres se shqpitarise Gjergj Fishta.Kjo do ishte simbolike qe do ngelej si gur i rende ne themelet e Kombit.Po ju drejtohem ju meqe Ministria e anti-Kultures i ka shpenzuar fondet per te rindertuar shtepine e Enver Hoxhes.Nuk eshte mekat nese ngelet pa page nje Imam i Shoqates “Mjaft”.Se kjo vetem nder i behet fese tone biles dhe limitohet numri i rekrute ve mediokes qe mësyjne Sirine.Kete thirrje nuk e bej si eksklamacion e shperthim mediatik se nuk i perkas asaj bote.I perkas nje familje klerikesh te fese islame nder brezni te shquar ne besim te zoti dhe atdhetari.Por ka ardhur koha ti kthemi vlerave qe jane skeleti i Kombit.E ne kete skelet Gjegj Fishta eshte verteber thelbesore.

Kategori
Uncategorized

Dhimbje.

Anastasia Cipi.

Dhimbje
Më shqetëson një dhimbje e fortë
Ja, këtu thellë, në krahëror.Po më dhemb,po më shemb në tokë
Flas,bërtas sa zgjoj mbarë një botë.

O ju njerëz krejt pa zemër
Përse nuk flisni sadopak?
A mos vallë vallë jeni mësuar
që të shkoni si delet në vathë?

Si një numër t’ju venë në radhë
Ku vetëm një shkop ju drejton
Jo,mos lejoni prapë
nuk jeni numër, si delet në vathë.

Nuk jeni dele për mish, për lesh,
Nuk durohet padrejtësi
Thërrisni ndryshe, për liri
Dhe ujqërve mos i brohorisni,ti ngrini veshë
Mos lejoni t’ju shkelin , t’ju therin si bagëti.

Mos lejoni ju pra, qeverinë e botës së egër
Qeverinë që mban Ligjin e xhunglës,
T’ju kafshojnë, t’ju shqyejnë me thonj
Një nga një në dhunë t’ju shtrojnë
Si të ishit racë delesh ju shtojnë
Një jetë të tërë t’ju mashtrojnë…

Të mblidhen të gjithë, me kuç e me maç,
Të marrin shpirt e venë haraç
Ti jeto,si dele në daç.
me dhimbje e me frikë
Guxo po deshe me bërtitë.

Kërkoje jetën me dritë e me gaz
Guxo, fol me zë të lartë
Të rrotullojmë pak rrotën e vjetër
Të gëzojmë dhe një ditë tjetër.

Ngrirë.

Ku ta gjej buzëqeshjen në këto mure të ftohtë
Që ndizen zjarr nga një flakë e ngadaltë?
Mos kam ngrirë dhe po kthehem në hi sot?
Sa vjen e më shumë kohë e nuk duroj dot.

Ku ta gjej diellin të më japë një rreze të re?
Më shumë se kurrë, veten e vet po e vret,
Nuk më ngroh as tokë, as botë e as qiell e det.
Mos vallë duarlidhur duhet të mbes,
duke ngrirë në zjarr të qaj dhe të hesht?

Nuk është njësoj sikur të shkrij në ngricë,
Jetë, të këndoj, të buzëqesh e me zë të qesh,
Kush do të më shpëtojë pas kësaj një ditë,
Bashkë me trishtimin të më puthë buzën e mpirë?

Bashkë me buzë të më thotë ngadalë muzë,
Çfarë vallë duhet për ditë të më buzëqeshë?
Kush i ka mbyllur vallë shtigjet në rrugë?
Sytë më verbon kjo natë me errësirë të gjatë.

29. Njësoj…

Do të ndiqja të njëjtën rrugë
Të njëjtat sokaqe, kalldrëme,
Do t’u bija pash më pash,
Do të bëja të njëjtat zullume,
Do të ngrihesha dhe një herë
Do të bëja si atëherësiç di unë
Jo e fshehur nën gunë
Frikën nuk e njoh..
Do të ndiqja të njëjtën rrugë.

Nëse do më pyesnin,
Do kishe po këtë fat…
Do digjesha dhe njëherë
Të më duash e të të kem pranë.

Nëse do më pyesnin,
Do kishe po këtë fat…
Do digjesha dhe njëherë
Të më duash e të të kem në krah.

FEMËR…

Mes pijesh të shtrenjta, zhytesh
Femër, qenie delikate
Në rrugë,
Në bulevarde, kudo
Kudo ku shfaqesh,
Ti le gjurmën tënde,
Vulën Femër…

Duke kthyer kokën pas,
Burrat, shikojnë,
Një çast turbullojnë,
E më pas shkojnë,
Gjysëm, lumturim,
Ndoshta, pak gëzim
Shumë eksitim…
Dekoltenë,
Minifundin tënd, epshndjellës
Takat trokitur,
Si ciklonë marramendës.

Trokitje që nxit, trondit
Veç për një çast, e më pas hiç
Heshtje që gërvish…
Me gruan në krah,
Ëndërr, fantazi
Erë, erë që ndjell,
Ti, prezencë
Mall e zjarr
E, ti femër, ngrihesh,
Digjesh, ngadalë
Si një vullkan,
Që hesht e brenda ka llavë
A, si një copë akull,
Që shpejt shkrin,
Në rrëmbim!

Vër, miku im
Sonte një gotë
T’harrohem,
N’harrim,
Vegim që s’më le
Gjithmonë n’shoqërim
Dëshpërim, dhimbje,
Deri në agim…
Nesër, s’e di!

Kategori
Uncategorized

Më Fal, Atdheu Im!

Kategori
Uncategorized

Karikatura vjeneze më 1913: Koncerti europian, pjesëmarrës në “Funeralin e Shqipërisë”!

Gjithçka që po ndodhte deri në ato çaste, të paktën nga një pjesë e emancipuar e shtypit të kohës e sidomos atij austriak, konsiderohej si një turp për Fuqitë e Mëdha.

Revista satirike vjeneze “Kikeriki”, në ditët e para të majit u mundua ta thumbonte ashpër politikën dhe diplomacinë europiane, duke e trajtuar atë si shkaktare të asaj që shihej tashmë si “funerali i Shqipërisë”, ku shtytjen po ia jepnin pikërisht ata të cilët do të duhej ta mbronin e t’i zgjidhnin problemet.

Sidoqoftë, në këtë mënyrë, ata vinin në pah më mirë edhe rolin eksplicit të Austro-Hungarisë, e cila nuk lejoi që Shkodra të binte në duar të malazezëve e Shqipëria të copëtohej edhe më tej nga interesat e fqinjëve.

Më 25 prill 1913, princi Danillo i shoqëruar nga shpura e tij, u ngjit në kështjellën e Rozafës duke valëvitur flamurin malazez. Shkodranët e mposhtur nga gjylet, uria dhe tradhtia, ishin të detyruar të shihnin se si qyteti i tyre tashmë nën thirrjet frenetike të malazezëve, po shpallej madje edhe kryeqytet i Principatës së vogël fqinje, shumë ambicioze e tejet agresive.

Sidoqoftë, malazezët nuk patën shumë kohë që të gëzohen.

Në ditët e para të majit, me anë të një ultimatumi, Vjena kërkoi largimin e të gjitha forcave serbe apo malazeze nga territori shqiptar, i cili tashmë konsiderohej pjesë integrale e një shteti të pavarur. Kështu, Shkodra shpëtoi.Revista Mapo

Kategori
Uncategorized

MIDIS DY PLLAJAVE BIE VESË

Llambi Gjikuli

MIDIS DY PLLAJAVE BIE VESË

Cikël poetik nga Llambi Gjikuli

Testament

( Djalit tim, Genti.)

Po të le tokën,
djali im.
Po të le plugun dhe farën.
Po të le ujin dhe burimin,
që etjen plisit ti t’ia shuash.
Me shkrim të gjitha po t’i le,
me një tapi prej noterie.
Po lot nuk të le,
o biri im,
as heshtje e vaj.
Po të le këngën, biri im
dhe ison të mos jesh i vetëm,
zërin tim po të le
të zgjohesh herët.
Kur jeta ime të shterojë,
pak tokë lerë për vdekjen time,
te vëndi im,
pak dhe hidh,
ca zaje deti e shkulmë dallge
dhe një fole
ma ngri mbi ballë,
të shlodhen zogjtë në fluturim.

Mjaftoka

Ishte ora shtatë? Shtatë pa pesë?
Pesë minuta përgjonin të nxituara.
Në trafikun qiellor perëndimi lante
fytyrën tënde ngjyrë ari.
I duhej atij një natë e ndriçuar nga ti.
Dhe ora, për çudi, mbeti.
Dhe ajo ishte dehur nga ekspozimi
i perëndimit të mrekullueshëm.
Produkti poetik,
shtrydhte pikë, pikë durimin,
në kupën e qeltë të zemrës ngrinte dolli
erëdehjes së gjirit tënd
të marrosur nga freskitë lakuriqe.
Heshtja sundonte në instiktin e moçëm,
duke puthur buzët symbyllur.

Poezia ime

Arsyetova me ty,
të gjitha marrëveshjet midis nesh
me një kontratë të përjetëshme,
pa pranin’ e avokatëve dhe të kritikëve.
Ma ndeze cigaren
kur nata më pat hidhëruar
e gojët e natës shqyheshin
në një dosje postbllok, që të kujton
gafat e dikurshme të nëpërkëmbjes.
Mbeta i vetëm, fillikat, përsëri
ti më zgjove duke më sjellur
një stinë të ngrohtë nga ato që gjethërojnë
duke më thënë:
“Nën sqetull të kam, shërbëtori im!
Shihemi prapë nesër!”

Ceremoni qirindezura
1
U dogjën ullinjtë,
mbretërimi i gjelbërt fisnik humbi,
vaji i tyre ndezi kandilet e natës
në një varr të heshtur.
2
Kënga e vonuar e gjinkallave
vuri në gjumë një burim të vogël,
që thahej prej vape.
3
Udhëtimet mbaruan dhe pushuesit ikën përsëri,
por pas mbetën tabllotë e tyre,që vështrojnë
të akorduara në mbrëmjen e ndezur të bregdetit.
4
Gjithë jetën ky përrua mes maleve
mban peshën e vetëtimave dhe ujrave që shkumëzojnë.
Zogj endacakë hënën e përmbysur ndjekin pas
me një pelerinë vellombuluar.
5
E mora në gji ndrojtjen tënde,
që ndizte pushtimin rrënues të heshtjes.
Në misterin e papërlyer të mëngjesit
dhe Helena udhëtoi njësoj si ti.
6
Lotë-ëmbëltuar dashuritë e pemëve,
ringjallën përkundruall
hijeshinë fërfëritëse të zjarrmimeve.
Një tempull bari përbri,
hapi sytë lulorë të stinës.
7
Rrëzoheshin orët. Ceremonitë qirindezura,
rroknin hymnet dhe në dritën e dashurisë,
dëshirat dëfrenin në gjuhë të përbashkët.

Në verën e jugut

Të gjitha ishin falas
shikimi dhe buzëqeshja e ngrënë
prej zjarrit të mbetur nga nata.
Një kartolinë fluturuese je,
një konkë poetike, një vjershë,
një pigment i shëtitjeve
në mbrëmjen e deteve.
Hijet e etura kthehen përsëri
duke të gjetur
në forma letrash të vizatuara,
nga brenga e një xhelozie të dikurëshme.
Puthja jote e thellë duket e largët.
Limani i pasionit një pulëbardhë,
një agavë, një qerpik në horizont,
që lëshon lot perëndimit të përhershëm
nga që asnjëherë nuk arrinte të kuptonte
frymëmarrjen e diellit.
Në verën e jugut,
që zvarritej prej erës
si një manaferrë e pjekur,
buza jote e gjakosur,
goja jote e ngrohtë-
pikturë e herëshme e gojës,
që përgjon akoma kalimin e hënës.

Çast i heshtur

Qetësi muresh pa trumbetimet e mëdyshjet,
udhë që kalojnë qafave të ravijëzuara.
Qyteti sovran me kështjellën e coptuar.
Në thyerjen e mesditës, zbukurimi i heshtur
palcën e qiellit thith duke u dehur me deliret.

Zgjohen çaireve hingëllimat e kuajve,
Venera në mëdyshje,
mban akoma fustanin e çelur e të çarë në mes,
që mjaftojnë për një zgjidhje gjokftohtë.
Po ti ç’kërkon këtu, tek ky vënd, në këtë orë?
Mos dashurinë e Pandorës të babëzitur nga heshtja?
Altar të mendimit të moçëm mbajnë perënditë e sotme
duke përcaktuar udhët dhe drejtimet mes sensacioneve,
që kërkojnë lulëzimin e dëshiruar
në limonishten e zgjeruar mbrëmjësore.

Andrallat e tua

Unë mbështetesha në andrallat e tua,
që më mjaftonin për një çast të shkurtër
edhe pse brishtësia jote ishte e pavarur,
edhe pse bukuria jote ishte një burim për manjakët.
Unë mbështetesha në andrallat e tua,
që mbulonin sythat e marsit me lule
edhe pse ti s’më fale asnjë degë të paçelur
në kohën e pakryer të veseve të tua.
tetor 2005

Adhurimi i fshehte

Margaritarët e zhveshur të prillit ndriçuan.
Turtulleshat ngrejnë folet’ e reja
të mbështetura në qiell.
Dikush lexoi shprehjen e fshehur
të shkruar mes iridit të mëngjesit që rrezatonte
me magjin’ e ëndrave që ndërthurrnin
shëmbëllimin e verdhë të vjeshtës.
I lashë mënjanë shkëmbinjt’ e shkrimeve
dhe zgjova buzëgazin tënd
në një epos të ri dashurie
peisazheve të gjalla të trupit të zhveshur.
Ajo lodër tani ecën në një kalë shkumësh,
që e mbështjell deti
me puthje të dhimbëshme.

Balada e hënës

“U vonove,” më thanë gurgullimat,
“U vonove,” më thanë zogjtë te thana.
Erdhi vjeshta, hapën çiklaminat;
“Oh,” tha hëna, “nëpër shkallë u vrava!”

“Oh” tha hëna dhe që tej yjet
U thërmuan mu te këmba e saj.
Në kurriz të moçëm e rrëmbyen,
E lanë perëndimit në një skaj.

Çast

Zgjon një trung
dhe çelin sythet.
Vjen një re
dhe nis një shi.
Shkon një lumë
dhe shelgu dridhet.
Nata piu liqenin e shpirtrave.
Pse nuk fole, o njeri?!

Dhe s’e di

Midis dy pllajave bie vesë,
përfund tyre rrjedh një lumë.
Në krah dielli ndez ylber,
një grifsh mbi degë ulet me zhurmë.

Flokët e tua bërë bar
e vetullat e hequra si mëllënja,
Gishtat prekin një nishan
poshtë dy thithave të argjënta.

I ul buzët përmbi ‘të.
Kush më mashtron, ti a ylberi?
Dhe s’di në jam apo nuk jam,
Në botën tënde unë i vetmi.

Kategori
Uncategorized

Serbët në 1912-n vranë gjysmë milioni shqiptarë në…

Serbët në 1912-n vranë gjysmë milioni shqiptarë në…

Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913 Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912¬1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptare.
Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë. Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912¬-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës.

Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.
Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913″) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913.

Më 12 nëntor të 1912¬ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur.

Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8¬9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve.

Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri.

Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve.

Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit.

Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu.

Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat.

Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegien dhe vrasjen e popullatës shqiptare.

Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj

Konica.al

Kategori
Uncategorized

Nikollë Ndre Bardhoku, 106 vjeç në burgjet e komunizmit.

106 vjeç në burgjet e komunizmit

Nga Kastriot Dervishi/

Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ndonjë njeri në moshën 106 vjeçare ka qenë i burgosur. Këtë rekord të zi e mban Shqipëria. Një i moshuar, krejt pa asnjë faj mbahej në burg. E vërteta e historisë së tij zbulohet nga një letër që i dërgon diktatorit në vitin 1952, në të cilën kërkon që ta lironte burgu. I moshuari nuk priste gjë tjetër nga jeta pasi i kishte provuar të gjitha, kërkonte vetëm të vdiste në shtëpinë e vet. Prej 3 vjetësh ai gjendej në burgun nr.5 të Tiranës (në vitin 1955 u quajt burgu nr.313). Ishte dënuar në vitin 1949 si pjesë e “një grupi armiqësor”, kur ishte plot 103 vjeç. I përmenduri akuzohej se në shtëpinë e tij kishte strehuar djalin e nipat e vet të cilët ishin të arratisur. Nga shqyrtimi i dokumenteve të dosjes hetimore-gjyqësore nuk rezulton që i moshuari të ketë qoftë edhe implikimin më të vogël sepse vetë mosha, nuk e lejonte të ishte organizues apo veprimtar. Ai u arrestua më 21.8.1949, pra kur ishte 103 vjeç. Në atë kohë, regjimi, për të mos u zbuluar mosha e të pandehurit më të moshuar në gjithë botën, ka shkruar në vendim se ai ishte 95 vjeç. Kjo e dhënë rezulton e rreme, pasi vetë personi shkruan moshën e vërtetë në letrën që i drejton Enver Hoxhës.
Bardhoku u dënua në një proces me 15 persona të tjerë, midis të cilëve edhe një grua. Të pandehurit e procesit ishin nga Zhej i Poshtëm, Gurrëza, Selita e Vogël dhe Mali i Bardhë (i përmenduri). Çështja u gjykua nga Gjykata e Lartë Ushtarake vetëm në një shkallë gjykimi. Me vendimin nr.142, datë 17.9.1949, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë dhe të moshuarin më të madh të dënuar në botë e dënoi me 20 vjet burgim. D.m.th. ai do të dilte nga burgu kur të ishte123 vjeç.Me të njëjtin vendim u dënuan me vdekje: Kolë Dedë Tota (45 vjeç), FrrokMhill Rika (46 vjeç). Të tjerët morën dënime 5-15 vjet burgim, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës zgjedhore për dy vjet.

Letra e 106 vjeçarit në vitin 1952

I nënshkruari Nikollë Ndre Bardhoku, lindur dhe banues në katundin Mali i Bardhë (Milot), kam nderin t’ju parashtroj sa më poshtë:
Jam arrestuar në muajin gusht 1949 nën akuzën se kam strehuar djalin dhe nipat e arratisur dhe të vrarë prej Sigurimit dhe i dënua prej gjyqit special me 20 vjet privim lirie.
Z.komandant!
Jam një plak në moshën 106 vjeç; unë në shtëpinë time gjithë ditën natyrisht edhe natën isha i detyruar të rrija shtrirë në dyshek. Djali dhe nipat që ishin arratisë vepronin me kokën e tyre, aspak nuk më përfillnin vdek apo gjallë isha jam.
Pra në të tilla kondita si mund të cilësohem strehues? Sot jam i sëmurë dhe nuk jam në gjendje as të vete në nevojë, por duhet të shoqërohem nga shokët.
Prandaj marrë guximin të drejtohem personalisht, juve z.komandant, duke ju lutur të më mëshironi edhe të urdhëroni lirimin tim në mënyrë që të vdes në shtëpinë time.
Me nderime
Nikoll Ndre Bardhoku
Burgu nr.5 Tiranë
Tiranë 5.2.1952

Kategori
Uncategorized

Z.Thaçi, je i vogël përpara Tropojes.

Historine nuk e ben dhe as e ndryshon dot ti Hashim Thaçi!

Nga Pranvera Vatoci/
—————————————–
(Pershtypje e hidhur nga Presidenti i Kosoves).

-Me dhimbjen e nje vajze Tropoje nga Bujani i Mic Sokolit e Shaban Binakit,si mbese e Abdullah Hoxhes qe ne krye po i kujtoj Hashim Thaçit disa vargje te nje kenge te historise te 107 vjeteve te shkuar:
“Haj medet po ban Gjakova,
Sot po varet Abdulla Hoxha,
Haj medet po ban konaki,
Sot po varet Shaban Binaki”

Kjo kenge e histori si mijera te tjera per Malsine e Gjakoves(Tropojen)e djemte e saj ne lufte me çdo okupator te Kosoves duket se nuk e kane bindur Presidentin Hashim Thaçi as te permende verbalisht Vendlindjen time e cila sic u shpreh Daut Haradinaj ngelet trolli,buka e konaki i UÇK-se.Ky fakt me tronditi jo per faktin se Tropojen nuk e begenisi nje president kalimtar por per djallezine e perdorur per te deformuar historinë.Zoti Thaçi ti qe injorove kontributin e Tropojes e tropojasve ne luften per lirine e Kosoves a me thua ku ishin bazat e pra strategjike te UÇK-se ne Tropoje apo Hotel Rogner?!A e din zoti Thaçi historine e vertete te trojeve tona?Nese po me thuaj z.President se nga e ka origjinenMic Sokoli,Ali Ibra,Bajram Rama,Abdullah Hoxha,Shaban Binaki,Bajram Curri,Hasan Prishtina,Col Delia,Haxhi Zeke Byberaj.Mire keta nuk i mban mend po te pakten te kujtoheshe per Tahir Sinanin e Bylbyl Breçanin?!
Z.President.Historia e Kosoves nuk mund te kuptohet dhe as te ndahet nga kontributi i burrave te Malesise se Gjakoves.Ndaj tentativa juaj aspak miqesore per te atrofizuar Malesine dhe luften e bujarine e saj ndaj vellezerve tane te Kosoves vetem sa te zvoglon,te zbeh…!Ti vertete ke hyre ne histori.Por historine nuk mund ta ndryshosh.Dhe dije z President se historia te pranon nga dera por kur abuzon me të ajo te dëbon nga oxhaku.Dhe oxhaku eshte me bloze te zezë!

Kategori
Uncategorized

Po ikin, drejtues i Policisë së Vlorës largohet me 6 milionë euro.

Narko-qeverisë i është dhënë kohë për t’u larguar? Zyrtarë të lartë të qeverisë po ikin dhe të tjerë janë bërë gati për tu larguar nga vendi.
Një drejtues i Policisë së Vlorës është larguar nga Shqipëria me 6 milionë euro para të siguruara nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Ngjarja dihet tashmë nga autoritetet zyrtare dhe është e konfirmuar zyrtarisht largimi i tij nga vendi përmes hyrje daljeve në sistemin Tims.
Bëhet fjalë për një drejtues policie në zonën ku kishin aktivitetin kryesor të trafikut të drogës grupi i Habilajve dhe Tahirit. Pikërisht nga kjo zonë tani Policisë së Shtetit i mungon një drejtues policie. Ministri i Brendshëm nuk ka përse të fshehë këtë ngjarje të rëndë, por duhet të bëjë transparencë të plotë të kësaj historie me sfond të dukshëm të lidhjeve të krimit të organizuar me policinë. Ministria e Brendshme duhet të sqarojë ku ka shkuar drejtuesi i policisë? Si është larguar nga Shqipëria dhe nëse ka qenë në hetim?
Faktet janë bërë publike mbrëmë në emisionin “Opinion” nga gazetari Basir Çollaku.
Fakte të tjera janë publikuar po ashtu në lidhje me makinën e Orest Sotës, njeriut të Tahirit, i cili u kap me 863 mijë euro. Paratë janë gjendur në dy thasë.
Gazetari Basir Çollaku ka këmbëngulur se ka detaje të reja lidhur me arrestimin e Orest Sotës. Sipas tij, Sota e ka blerë “Land Roverin” 5 ditë para arrestimit dhe nuk është në emrin e tij, por në emrin e një subjekti ndërtimi. Çollaku ka shtuar se mjeti prej kohësh ka qenë nën përgjim dhe operacioni është dekonspiruar.
“Përpjekja e policisë për të mos i dhënë njoftimet reale se me çfarë mjeti ka lëvizur personi i ndaluar, sepse ka qenë në përgjim të autoriteteve të huaja dhe ajo që unë di, ka të bëjë me faktin që operacioni është lënë në mes dhe është dekonspiruar. Paratë që janë gjetur janë kusur dhe mjeti ishte nën vëzhgim për të parë se ku do të shkonin këto para.
Në mjet kanë qenë 4 persona. Personat që janë larguar kanë marrë sasinë më të madhe të parave, kur janë larguar. Në mjet ka qenë edhe një nga personat në kërkim, pjesë e grupit kriminal të trafikut, duke shoqëruar ngarkesën e parave”, tha Çollaku.
Gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit “Opinion” ka shkuar më tej, kur ka dhënë qëndrimin e saj mbi vrasjen e një shqiptari pasditen e së mërkurës në Ekuador. Ky është rasti i dyti i ekzekutimit të një shqiptari në këtë vend, për çështje të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse këta persona janë njerëz të njohur në Shqipëri, Lala u përgjigj: “Unë besoj që janë pjesë e atyre familjeve mafioze që përmendi ambasadori amerikan. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se, një zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur. Nuk dimë nëse është fjala për kryebashkiakun sikurse dikush nga të ftuarit në panel aludoi, apo ndoshta ndonjë nga deputetët e zonës. Kjo mbetet për t’u parë.

Kategori
Uncategorized

Ekzaltim i panevojshem!

Ekzaltim i panevojshem!

Nga Gjeneral Hysen Arapi/

Ardhja e disa hetuesve te FBI apo dhe nga BE ka krijuar nje situate te çuditeshme a thua se tani problemet me korrupsionin , me krimin e organizuar , kanabisin e fenomene te tjera negative do te perfundojne dhe shqiptaret do te flene rehat.
Ne fakt ekipe monitorimi nga partneret nderkombetare dhe struktura antikrim e antikorrupsion ka patur me shumice ne Shqiperi, por ato jane treguar te pafuqishme perballe vullneteve negative te politikes shqiptare.
Retorika e luftes kunder krimit e korrupsionit ka qene aq intensive sa qe nuk ka patur fillim stinesh apo vitesh ku te mos hidheshin bomba( ne fakt rezultuan vetem shashka) se do te arrestoheshin koka te medha apo boset e krimit te cilet ne perfundim u pagezuan me emrin peshk i madh dhe peshk i vogel sipas peshes specifike te bemave te tyre.
Megjithe respektin e madh qe kam per institucionet e luftes antikrim e antikorrupsion te vendeve partnere dhe efikasitetin e tyre ne vendet respektive,tek ne ndryshon pak puna. Ne se atje ne vendet e tyre ata i therret ne detyre ligji e kushtetuta, ketu ku nuk pyetet fort per ligjin, dhe sigurisht terreni behet shume me i veshtire.
Ne keto kushte edhe ata nuk do ti shpetojne dot opinioneve perfshi dhe ato te ambasadoreve te vendeve te tyre ( de facto guvernatore reale te Shqiperise)
Nga ana tjeter lind pyetja : ku vajti i gjithe ai investim i madh i partnereve per trainimin e strukturave te policise dhe strukturave te tjera te sigurise sone kombetare ? Shume kush po shprehet se ato kane deshtuar. Jo absolutisht jo. Ato jane denigruar ne menyren me te ulet, jane shperfillur jane tallur, jane zevendesuar me njerez te ” besuar ” te tarafit te ministrave te radhes dhe me e keqja akoma jane hedhur ne rruge jo vetem duke çuar dem investimin e bere , por edhe duke lene ne kufijte e mbijeteses familjet e tyre.
Ne keto kushte partneret tane perpara se te sjellin disa specialiste qofshin keta edhe te agjencive me serioze, duhet tu kerkojne autoriteteve shqiptare tu kthejne milionat e harxhuara , perderia sot po thuhet se ne paskemi deshtuar dhe po eksperimentojme me struktura te reja .
Eksperinca ka treguar se ne radhet e policise, ushtrise , sherbimit informativ por dhe te prokurorise, gjykatave dhe gjithe sistemit te drejtesise ka me qindra specialiste te ndershem, te pergatitur e patriote qe per shume aresye nuk u jepet shansi te tregojne aftesite e tyre pasi ndodhen nen presion te madh dhe shpesh te pambrojtur per te mos thene te sulmuar. Une besoj gjithashtu se keta njerez e duan Shqiperine njelloj sic edhe specialistet e ardhur duan vendet e tyre respektive.
Ndaj te vetmen zgjidhje e shoh tek rikthimi ne detyre i specialisteve te trainuar e me eksperience, ndalimi I cdo ndikimi politik, ne punen e strukturave te sigurise dhe drejtesise, ndalimin njehere e pergjithmone linçimin e tyre.
Koha tregoi se perfaqesuesit politike ne krye te disa dikastereve qe mbajne pergjegjesi per sigurine kombetare ne gjithe keto vite kane qene pjese e problemit jo e zgjidhjes.
Ndaj me shume besim tek njerezit tane , tek specialistet tane, tek djemte e vajzat tona , dhe te mos ekzaltohemi kaq shume sikur tani qe erdhen specialistet e huaja problemet tona moren fund.

Kategori
Uncategorized

Shekulli i përgjakur i komunizmit.

Stephen Kotkin

Këtë javë, një shekull më parë, komunizmi sundoi perandorinë ruse, shteti më i madhi në botë në atë kohë. Lëvizjet e majta të llojeve të ndryshme kanë qenë të zakonshme në politikën europiane shumë kohë përpara revolucionit të 25 tetorit 1917, (i cili u bë 7 Nëntori i kalendarit të reformuar rus), por Vladimir Lenini dhe bolshevikët e tij ishin të ndryshëm. Ata nuk ishin vetëm fanatikë në bindjet e tyre, por fleksibël në taktikat që përdorën–dhe me fat për ata kundërshtarë të dobët që patën.
Komunizmi hyri në histori si një dënim i egër, por idealist i kapitalizmit, me premtimin e një bote më të mirë. Përkrahësit e tij, sikurse edhe të tjerë në të majtë, fajësuan kapitalizmin për kushtet njësoj të mjerueshme që prodhonte për punëtorët edhe për fshatarët, si dhe për shkallën masive të përdorimit të punës së skllevërve e veçanërisht të fëmijëve. Komunistët e konsideruan masakrën e Luftës së Parë Botërore si rezultat të drejtpërdrejtë të konkurrencës së ashpër midis Fuqive të Mëdha për tregjet botërore.
Por përvoja e një shekulli me komunizëm në pushtet – me disa mangësi ende tani në Kubë, Korenë e Veriut dhe Kinën – e ka bërë të qartë koston njerëzore të një programi politik të vendosur në përmbysjen e kapitalizmit. Në mënyrë të përsëritur e të vazhdueshme, përpjekjet për të eliminuar tregjet dhe pronën private sollën vdekjen e një numri të jashtëzakonshëm njerëzish. Që nga viti 1917, në Bashkimin Sovjetik, Kinë, Mongoli, Europën Lindore, Indokinë, Afrikë, Afganistan dhe pjesë të Amerikës Latine – komunizmi u ka marrë jetën të paktën 65 milionë njerëzve, sipas studimeve të kujdesshme të demografëve.
Mjetet e shkatërrimit të komunizmit kanë përfshirë dëbimet e internimet masive, kampet e detyruara të punës dhe terror të Policisë së Shtetit – një model i ndërtuar nga Lenini dhe sidomos nga pasardhësi i tij, Joseph Stalin. Ky model është imituar gjerësisht. Ndonëse komunizmi ka vrarë një numër të madh njerëzish në mënyrë të qëllimshme edhe shumë prej viktimave të tij kanë vdekur nga uria si rezultat i projekteve mizore të planifikimeve sociale.
Për këto krime epike, Lenini dhe Stalini kanë përgjegjësi personale, ashtu si Mao Ce Duni në Kinë, Pol Poti në Kamboxhia, dinastia Kim në Korenë e Veriut dhe një numër tiranësh komunistë më të vegjël. Por nuk duhet të harrojmë idetë që i nxitin këta njerëz të këqinj të vrasin në një shkallë kaq të gjerë, ose kontekstin nacionalist në të cilin i përqafuan këto ide. Antikapitalizmi ishte tërheqës për ta në të drejtën e vet, por gjithashtu shërbeu si një instrument në mendjet e tyre, që vendet e prapambetura të hidheshin në radhët e Fuqive të Mëdha.
Revolucioni komunist tani mund të konsiderohet i kaluar, por 100-vjetori i tij, si çështja më e madh antikapitaliste, ende kërkon llogaridhënien e duhur.
Në shkurt të vitit 1917, Cari Nikolla II dha dorëheqjen nën presionin e gjeneralëve të tij, të cilët menduan se marshimet e bukës dhe protestat në kryeqytetin e Shën Peterburgut do të dëmtonin e zbehnin fuqinë e luftës kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj. Nga Revolucioni i Shkurtit, siç u bënë të njohura këto ngjarje, u formua një qeveri të përkohshme e pazgjedhur, e cila zgjodhi të sundojë pa Parlamentin e zgjedhur. Fshatarët filluan të zaptonin toka dhe sovjetikët (ose këshillat politikë) nisën të formohen midis ushtarëve në front, siç kishte ndodhur më parë midis grupeve politike nëpër qytete.
Atë vjeshtë, ndërsa lufta po vijonte, Bolshevikët e Leninit nisën një kryengritje të armatosur që përfshinte ndoshta jo më shumë se 10,000 vetë. Ata e drejtuan grushtin e shtetit jo kundër qeverisë së përkohshme, së cilës po i vinte fundi, por kundër sovjetëve kryesorë në kryeqytet, të cilët dominoheshin nga të tjerë socialistë më të moderuar. Revolucioni i Tetorit filloi si një grusht shteti nga radikalët kundër pjesës tjetër të të majtëve, anëtarët e të cilëve i denoncuan bolshevikët për shkelje të të gjitha normave dhe më pas u larguan nga sovjetët.
Bolshevikët, si shumë nga rivalët e tyre, ishin përkrahës të Karl Marksit, të cilët e panë luftën e klasave si motorin e madh të historisë. Ajo që ai e quajti feudalizëm do t’i hapte rrugën kapitalizmit, i cili do të zëvendësohej nga socializmi dhe, në shkallë të fundit, prej utopisë së largët të komunizmit. Marks parashikoi një epokë të re të lirisë dhe bollëkut, dhe parakushti i saj ishte të shkatërronte “skllavërinë e pagave” dhe shfrytëzimin e kapitalizmit.
Ndërsa ai dhe bashkëpunëtori i tij, Friedrich Engels deklaruan në Manifestin Komunist të vitit 1848, se “teoria jonë mund të përmblidhet në një fjali të vetme: Heqja e pronës private”. Pasi erdhën në pushtet në fillim të vitit 1918, bolshevikët e riquajtën veten Partia Komuniste dhe kërkonin të detyronin Rusinë drejt socializmit dhe, eventualisht, drejt fazës përfundimtare të historisë. Miliona njerëz u përpoqën të jetojnë në mënyra të reja. Askush, megjithatë, nuk e dinte me saktësi sesi duhej të dukej shoqëria e re. “Ne nuk mund të japim një karakterizim të socializmit”, pranoi Lenini në mars të vitit 1918. “Çfarë do të jetë socializmi kur të arrijë formën e tij përfundimtare, ne nuk e dimë, nuk mund të themi”.
Por një gjë ishte e qartë për ta: Socializmi nuk mund të ngjajë me kapitalizmin. Regjimi do të zëvendësonte pronën private me pronën kolektive, tregjet me planifikimin dhe parlamentet “borgjeze” me “fuqinë e njerëzve”. Në praktikë, megjithatë, planifikimi shkencor ishte i paarritshëm, siç pranuan edhe disa komunistë në atë kohë. Sa i përket kolektivizimit të pronës, ajo nuk i fuqizoi njerëzit, por shtetin.
Procesi i vënë në lëvizje nga komunistët përfshinte zgjerimin e madh të një aparati sekret policor për të bërë arrestimet, internimet e brendshme dhe ekzekutimin e “armiqve të klasës”. Shpronësimi i kapitalistëve gjithashtu e pasuroi një klasë të re të funksionarëve shtetërorë, të cilët fituan kontroll mbi pasurinë e vendit. Të gjitha partitë dhe pikëpamjet jashtë doktrinës zyrtare u shtypën, duke eliminuar politikën si një mekanizëm korrigjues.
Qëllimet e deklaruara të revolucionit të vitit 1917 ishin bollëku dhe drejtësia sociale, por angazhimi për të shkatërruar kapitalizmin krijoi struktura që e bënë të pamundur arritjen e këtyre qëllimeve.
Në zonat urbane, regjimi sovjetik tërhiqte punonjës të armatosur të fabrikave, anëtarë të etur për partinë dhe policinë sekrete, si dhe të rinjtë të paduruar për të ndërtuar një botë të re. Megjithatë, në fshatra, fshatarët – rreth 120 milionë shpirtra – kishin kryer revolucionin e tyre, duke hedhur poshtë fisnikërinë e vogël dhe duke krijuar de facto pronësinë e tokës fshatare. Me një vend të shkatërruar në prag të urisë, Lenini detyroi kuadrot e palëkundur të partisë që të pranonin për momentin revolucionin e veçantë fshatar. Në fshatra, për shkak të kundërshtimeve të puristëve komunistë, një ekonomi kuazi-tregu u lejua të vepronte.
Me vdekjen e Leninit në vitin 1924, ky lëshim u bë problemi i Stalinit. Në 1928, jo më shumë se 1% e tokës bujqësore të vendit ishte kolektivizuar vullnetarisht. Deri atëherë, fabrikat kryesore ishin kryesisht në pronësi të shtetit dhe regjimi ishte angazhuar për një plan pesëvjeçar për industrializim. Revolucionarët shqetësoheshin tani që Bashkimi Sovjetik kishte sisteme që nuk përputhen: socializmin në qytet dhe kapitalizmin në fshat.
Stalini nuk u përkul. Ai imponoi kolektivizëm shtrëngues nga Deti Baltik në Oqeanin Paqësor, madje edhe përballë rebelimit masiv të fshatarëve. Ai i kërcënoi zyrtarët e partisë, duke u thënë atyre se, nëse ata nuk ishin seriozë në lidhje me çrrënjosjen e kapitalizmit, ata duhet të ishin të përgatitur për t’ia dorëzuar pushtetin borgjezisë rurale në rritje. Ai nxiti luftëra klasore kundër “Kulakëve” (fshatarë në Rusi që ishin aq të pasur sa për të zotëruar një fermë) dhe të gjithë atyre që i mbronin ata, duke imponuar kuota për arrestime masive dhe dëbime të brendshme.
Stalini ishte i qartë në arsyetimin e tij ideologjik. “A mund të zhvillojmë bujqësinë sipas modës kulake, si ferma individuale, sipas modelit të fermave të mëdha” të ngjashme me ato në “Amerikë e kështu me radhë”, shtroi pyetjen ai. “Jo, nuk mundemi. Ne jemi një vend sovjetik. Ne duam të zbatojmë një ekonomi kolektive, jo vetëm në industri, por edhe në bujqësi”.
Dhe ai kurrë nuk u kthye prapa, edhe kur, si rezultat i politikave të tij, vendi u zhyt në një fazë tjetër urie nga viti 1931 deri më 1933. Kolektivizimi i detyruar gjatë atyre pak viteve do të përkthehej në 5-7 milionë jetë.
Precedenti i tmerrshëm i Bashkimit Sovjetik nuk bëri asgjë për të penguar revolucionarët e tjerë komunistë. Mao Ce Dun, një njeri i fortë si Stalini, ishte vënë në krye të lëvizjes kineze dhe, në vitin 1949, ai dhe shokët e tij dolën fitimtarë në luftën civile kineze. Mao e pa humbjen kolosale të jetëve në eksperimentin sovjetik, si thelbësor për suksesin e tij.
Lëvizja e tij “Hapi i Madh Përpara”, një fushatë e dhunshme nga viti 1958 deri në vitin 1962, ishte një përpjekje për të kolektivizuar rreth 700 milionë fshatarë kinezë dhe për të përhapur industrinë në të gjithë fshatrat. “Tre vite të forta pune dhe vuajtje, dhe një mijë vjet prosperitet”, u bë një slogan i shquar i kohës.
Raportet e falsifikuara të korrjeve triumfale dhe fshatarëve të gëzuar përmbysën kompleksin e mirëpajisur të elitës komuniste në Pekin. Në realitet, programi i Maos rezultoi në një nga krizat e urisë më vdekjeprurëse të historisë, duke pretenduar midis 16 dhe 32 milionë viktimave. Pas katastrofës, referuar nga të mbijetuarit si “era komuniste”, Mao bllokoi thirrjet për një tërheqje nga kolektivizimi. Siç tha ai, “fshatarët duan ‘lirinë’, por ne duam socializmin”.
As kjo nuk e shteroi repertorin e brutalitetit komunist në emër të kapitalizmit të përmbysur. Me pushtimin e Kamboxhias në vitin 1975, Pol Pot dhe Khmer Rouge të tij, çuan miliona njerëz nga qyteti drejt fshatit për të punuar në kolektiv dhe në projektet e punës së detyruar. Ata kërkuan të kthenin Kamboxhian ne një shoqëri pa klasa, vetëm agrare.
Pushteti i Khmer Rouge hoqi paranë, ndaloi peshkimin komercial dhe persekutonte budistët, myslimanët dhe pakicat etnike vietnameze dhe kineze si të “infiltruar”. Regjimi i Pol Pot gjithashtu kapi fëmijët që të parandalonte infeksionin ideologjik nga prindërit “kapitalistë”.
Si përfundim, ndoshta deri në 2 milionë kamboxhianë, një e katërta e popullsisë, u zhdukën si pasojë e urisë, sëmundjes dhe ekzekutimeve masive gjatë katër viteve të makthit të sundimit të Pol Pot. Në disa rajone, kafka mund të gjendet në çdo pellg.
Analiza e luftës së klasës së Marks e mohoi legjitimitetin ndaj ndonjë opozite politike, jo vetëm nga elementet “borgjezë”, por edhe nga vetë lëvizjet komuniste, sepse kundërshtarët “objektivisht” i shërbenin interesave të rendit kapitalist ndërkombëtar. Logjika e pamëshirshme e revolucionit antikapitalist vuri në dukje një lider të vetëm në majë të një sistemi të vetëm partiak.
Nga Rusia dhe Kina në Kamboxhia, Koreja e Veriut dhe Kuba, diktatorët komunistë kanë ndarë tipare kyçe. Të gjithë janë përshtatur, pak a shumë, me tipin Leninist: një bashkim ideologu militant dhe intrigantë të paskrupujt. Dhe të gjithë kanë pasur një vullnet ekstrem – parakusht për arritjen e asaj që mund të sjellë vetëm gjakderdhja e papërshkrueshme.
Komunizmi nuk ishte i vetmi gjatë shekullit të kaluar në kryerjen e masakrës së madhe. Shtypja e nazizmit dhe luftërat e shfarosjes racore vranë të paktën 40 milionë njerëz, dhe gjatë Luftës së Ftohtë, antikomunizmi nxiti shpërthimet e dhunës groteske në Indonezi, Amerikë Latine dhe gjetkë. Por, si dëshmitë e tmerreve të komunizmit u shfaqën gjatë dekadave, ajo tronditi me të drejtë liberalët dhe të majtët në Perëndim, të cilët ndanë shumë nga synimet egalitare të revolucionarëve. Disa e mohonin Bashkimin Sovjetik si një deformim të socializmit, duke atribuuar krimet e regjimit në prapambetjen e Rusisë ose veçoritë e Leninit dhe Stalinit. Sidoqoftë, Marksi kurrë nuk i mbrojti vrasjet masive ose kampet e punës të Gulagut. Askund nuk argumentoi se policia sekrete, dëbimi me makinat e bagëtive dhe vdekjet masive nga uria duhet të përdoren për të krijuar ferma kolektive.
Por nëse mësojmë një mësim nga shekulli komunist, është ky: Që të zbatojmë idealet marksiste duhet t’i tradhtojmë ato. Kërkesa e Marksit “për të hequr pronën private” ishte një thirrje për veprim dhe një rrugë e pashmangshme për krijimin e një shteti shtypës dhe të pakontrolluar.
Disa socialistë filluan të pranonin se nuk mund të kishte liri pa tregje dhe pronë private. Kur ata bënë paqen e tyre me ekzistencën e kapitalizmit, duke shpresuar që të rregullojnë më tepër sesa të heqin, ata fillimisht u akuzuan si tradhtarë. Me kalimin e kohës, më shumë socialistë përqafuan shtetin e mirëqenies, ose ekonominë e tregut me rishpërndarje. Por thirrja e sirenës për të kapërcyer kapitalizmin vazhdon ende midis disa të majtëve.
Ajo mbetet ende gjallë, megjithëse jo më në modën ortodokse marksiste, në Rusi dhe në Kinë, fortesa e madhe e shekullit komunist. Të dy vendet vazhdojnë të mos besojnë atë që ndoshta është më e rëndësishme për tregjet e lira dhe pronën private: kapacitetin e tyre për të dhënë pavarësi veprimi dhe mendimesh për njerëzit e zakonshëm, duke ndjekur interesat e tyre siç e shohin të arsyeshme, në jetën private, në shoqërinë civile dhe në sferën politike.
Por antikapitalizmi shërbeu edhe si një program për një rend alternativ në botë, në një të atillë ku mund të realizohen, synimet nacionaliste të shtypura prej një kohe të gjatë. Për Stalinin dhe Maon, trashëgimtarë krenarë të qytetërimeve antike, Europa dhe SHBA përfaqësonin joshjen dhe kërcënimin e një Perëndimi superior. Komunistët i caktuan vetes detyrën të barazonin dhe të kapërcenin rivalët e tyre kapitalistë dhe të fitonin për vendet e tyre, një vend qendror në arenën ndërkombëtare.
Kjo luftë revolucionare e lejoi Rusinë të përmbushte kuptimin e saj shekullor të një misioni të posaçëm në botë, ndërkohë që i dha Kinës një pretendim për të qenë edhe një herë Mbretëria e Mesme. Rezistenca e Vladimir Putinit ndaj Perëndimit, me përzierjen e tij të veçantë të nostalgjisë sovjetike dhe ringjalljes ortodokse ruse, bazohet në precedentin e Stalinit. Nga pikëpamja e saj sigurisht, Kina mbetet gjiganti i fundit komunist, ashtu si Pekini nxit dhe përpiqet të kontrollojë një ekonomi tregu kryesisht. Nën sundimin e Xi Jinping, vendi tani përqafon si ideologjinë komuniste dhe kulturën tradicionale kineze, në një përpjekje për të përforcuar qëndrimin e saj si një alternativë ndaj Perëndimit.
Shekulli i përgjakshëm i Komunizmit ka përfunduar, dhe ne mund të festojmë të shkuarën e saj. Por aspektet shqetësuese të trashëgimisë së saj zgjasin ende.

“Wall Street Journal”

*Kotkin është profesor i historisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Princeton dhe anëtar i lartë në Institutin Hoover të Stanford-it. Libri i tij i fundit, “Stalini: Pritja për Hitlerin, 1929-1941”, u botua muajin e kaluar nga Penguin Press.

Kategori
Uncategorized

Kë takonte Saimir Tahiri nga dera sekrete në zyrën e tij ministrore?

33

Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin e saj me dijeninë e plotë të Ramës, Tahiri jo vetëm e shndërroi në funksion të mbarëvajtjes së trafikut të drogës, por ka dyshime se në godinën e ministrisë Tahiri priste përmes tuneleve sekrete anëtarë të bandave të trafikut. Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj konfirmoi dje ekzistencën e një dere sekrete në zyrën e Tahirit, kur ai ishte ministër i Brendshëm. Përmes një dere të dytë, Tahiri kishte mundësinë të zbriste në tunelet e godinës. “Nuk është një derë sekrete, të gjitha ministritë kanë pasur një derë emergjence, e cila të nxirrte poshtë në tunele. Unë nuk mund të konfirmoj se për çfarë është përdorur”, është shprehur Demiraj. I pyetur në lidhje me deklaratat e djeshme të ambasadorit Lu, Demiraj tha se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin të pranishëm në aktivitetin e Donald Lu, janë pjesë e kupolës së krimit të organizuar. “Nuk dua të paragjykoj ambasadorin Lu, por unë nuk besoj që peshqit e mëdhenj t’i kapin disa peshq që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës. Nuk mund të kapin ato peshq që lëvizin në të njëjtat ujëra. Ajo që po them unë dhe të gjithë e dinë, është se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin prezent aty kanë qenë drejtues edhe gjatë viteve 2015-2016, si pjesë e kupolës drejtuese. Unë nuk mund të besoj që, lufta kundër krimit bëhet me propagandë”, deklaroi Demiraj, në lidhje me bashkëpunimin e tij dhe ambasadës së SHBA gjatë kohës që ai ishte ministër. Demiraj foli për një bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. “Ministria e Brendshme ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me qeverinë e SHBA dhe me Ambasadën e SHBA. Padyshim dhe unë gjatë periudhës që kam qëndruar në ministri kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me vartësit e Ambasadorit Lu, kryesisht në lidhje me çështjet e krimit dhe trafiqeve”, tha ai. I pyetur në lidhjen me listën e personave të implikuar në trafikun e drogës dhe a ka qenë në dijeni Ambasada në këtë listë Demiraj nuk u prononcua, por tha: “Ajo listë është një listë që ka ardhur si rezultat i hetimeve dhe përgjimeve të agjencive ligjzbatuese në kohën, kur kanabisi në 2015 dhe 2016 ishte në kulmin e tij”. Demiraj tha se, padyshim që Tahiri është një nga peshqit e mëdhenj, për të cilët po flet Ambasadori ose ai nuk ka vepruar i vetëm, por ka pasur mbi kokë edhe Ramën si përgjegjësin kryesor. “Në gjykimit tim në rast se Tahiri është i përfshirë padyshim që është një nga peshqit më të mëdhenj. Padyshim që është një nga peshqit më të mëdhenj. Në rast se dyshimet mbi të vërtetohen, ai është një nga peshqit e mëdhenj, por ai nuk ka vepruar vetëm. Ka pas dikë, i cili e ka mbështet në veprimtarinë e tij”, thotë Demiraj. Ai thekson se dosja Habilaj dhe rasti i Orest Sotës kanë lidhje me njëra-tjetrën. “Padyshim që kanë një lidhje me njëra- tjetrën. Vërtetojnë të gjitha akuzat që opozita prej katër vitesh bën për sasi të mëdha droge, avionë droge, për pista, përfshirjen e strukturave të policisë me emra e mbiemra, me sasi e 30%”

Kategori
Uncategorized

Byzylyke të rinj për dy ministra.

Po ky eshte nje lajm i mire!

Nga Guxim Alimani /
——————————————
Te dashur miq!

-“Burgun”mos ja uro as hasmmit”eshte nje shprehje e kahmotshme e vendlindjes time.

Por sot nuk u intrigova nga kjo shprehje teksa mora sigurine nga nje mik se nje minister aktual dhe nje ish-minister do te jene nder te paret qe do shijojne prangat dhe qelite VIP te burgut 302.

Po ashtu do perjashtohen nga sistemi gjygjtaret te cilet refuzuan kerkesen legjitime te banoreve per te ndalur kete masaker mjedisore.

Ndjehem mire qe kam kontribuar modestisht per dosjen Valbona duke ju bashkuar Dr.Islam Lauka,ambasador dhe dhjetera ekologeve e patrioteve jo vetem nga Tropoja e Shqiperia por dhe shume personaliteteve nderkombetare nder te cilet dua te veçoj z.Michel Lepoix,komisar divizioni i policise franceze dhe admirues i Valbones sone.

Kategori
Uncategorized

​Bandat e Shtetit, apo Shteti Bandë.

Bandat e Shtetit, apo Shteti Bandë.

1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.

2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.

3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Me “Tahiri”-“Sota” ngaterrohet ne mes edhe Dosja “Santo”, edhe Dosja e Hapur nga ish-AKU mbi “Pulat Braziliane”,
Ne shtator 2017 jane sekuestruar sasi e madhe Kokaine ne Kontenieret e Pulave nga Brazili.

Fill pas Kesaj AKU bllokoi kategorikisht importimin e ketyre mallrave,
Bllokimi eshte bere ne portin italian te Gioia Tauro dhe destinacioni Final i Konteniereve ishte Shqiperia,

—————————————————————–

KUJTESE:

Ne vitin 2014 kur Artan Santo u ekzekutua, autoritetet portuale Malazeze bllokuan 250KG Kokaine e paster me vlere rreth 20M €.
Tre jave me pas Artan Santo u ekzekutua.
Asokohe u fol per nje transaksion te paperfunduar nga banka Credins, President i se ciles ishte i ndjeri Santo,,,,,
Shenim:

SOT Orest Sotajustifikon shumen prej 863 mije € si pagese per fatura te papaguara, “NDERKOHE I GJITHE AKTIVITETI I TIJ QE NE VITIN 2015 DERI ME SOT” sipas shifrave nuk e ka kapacitetin e duhur per te harxhuar 836 mije EURO hekur ndertimi.
Sota flet per fatura te papaguara,

I ngelet Saimir Skafistit qe te tregoje se kujt ja ka kete BORXH.,

Kategori
Uncategorized

Pushtet_krimi në Panik. kush e informon Lulzim Bashën?

Pushtet_krimi në Panik:

kush e informon Lulzim Bashën?

Nga shtatori e deri dje pasdite, Lulzim Basha ka bere 4 denoncime te forta, qe ne fillim dukeshin si te pabesueshme, por me pas rezultuan te sakta.

Me 19 shtator, Lulzim Basha denoncoi me profilin e tij ne FB, rastin e Elbasanit, ku policia u zmbraps para dy makinave me te fortet e qytetit. Basha permendi emrin e dhendrrit te Sejdinit dhe te nje grupi kriminal ne qytet. Doli pastaj qe ngjarja ishte e vertete. Basha citon ne FB, burime te sigurta, ose bashkepunetore, por ai permend shpesh dhe sherbimet partnere.

Me 17 tetor, Lulzim Basha publikoi dosjen e plote te pergjimeve te prokurorise se Katanias, 1800 faqet ku permendej Tahiri dhe aktiviteti i Habilajve. Me pas, dosja doli ne media.

Me 20 tetor, Basha nxori momentin e heqjes se jahtit luksoz te Saimir Tahirit nga porti i Durresit, 3 dite pasi kishte shperthyer skandali i pergjimeve. Rasti u denoncua me foto te momentit te imbarkimit te mjetit lundrues.

 

Nje dite me pare, me 3 nentor, Basha denoncoi faktin se ne makinen e ndaluar ne Elbasan ishin gjetur 860 mije euro dhe dy patenta te Tahirit. Dhe, qe keto te dhena nuk ishin publikuar nga policia.

 

Nje ore me pas, policia shperndau nje deklarata ku konfirmoi shumen e parave dhe dy lejet e drejtimit te skafeve ne emer te Saimir Tahirit.

Keto 4 raste, kane bere shume vete te mendojne se kush e informon Lulzim Bashen.

Qytetaret, policia, sherbimet partnere? Ai ngjan se ka tentuar vete te jape nje pergjigje, kur eshte mesuar se ka takuar Ministrin e brendshem italian, Minniti, nje takim i befte, qe nuk ishte parashikuar ne axhenden e zyrtarit te larte italian gjate qendrimit ne Tirane.

Kategori
Uncategorized

Europa ime: Ç’është atdheu?

Europa ime: Ç'është atdheu?

Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.

Nga Krsto Lazarevic –  04/11/2017

Ku është atdheu? Ndodhet ai majtas apo djathtas? Eshtë ai fqinjësi, pyje, fusha, kombi vetiak, Europa apo e gjithë bota? Eshtë ai një kujtim ndaj fëmijërisë, apo shpresë për të ardhmen?

Në veshët e shumë gjermanëve fjala atdhe tringëllonIn e konsumuar po ashtu si kofshë derri, birrë, apo xhumaxhuxh oborri. Por edhe si antisemitizëm, kryq i thyer dhe strehimore refugjatësh që digjen. ishin nazistët, që konceptin e atdheut e vendosën në qendër të ideologjisë së tyre dhe janë neo-nazistët e ekstremit të djathtë NPD (Partia Nacional-Demokrate), që e quajnë veten “partia sociale e atdheut”. Eshtë partia populiste e djathtë AfD, që do ta mbrojë atdheun gjerman prej refgujatëve. Nëse është e nevojshme ajo do ta bëjë këtë edhe duke qëlluar ndaj fëmijve në kufirin gjerman. E ashtu si për çdo temë që angazhohet AfD-ja, partitë e tjera ndihen të detyruara të pëfshijnë edhe ato në agjendën e tyre.

Pasi kandidatja kryesore e partisë ekologjiste Katrin Göring-Eckhardt në kongresin e vogël të partisë tha: “Ne e duam këtë vend. Eshtë atdheu ynë. Këtë atdhe nuk duhet ta përçajmë”, në parti u diskutua shumë. A mundet që koncepti atdhe të ketë konotacion pozitiv në Gjermani? Baza e ekologjistëve e ka të vështirë me fjalën “atdhe”, kryesia e partisë ekologjiste ka ende shumë plane me këtë. “Atdheu” duhet të jetë hallka lidhëse e koalicionit të ardhshëm mes CDU/CSU, FDP (Liberal-Demokratët) dhe ekologjistët. Me atdhe në këtë frymë kihet parasysh Gjermania. E prej kësaj rjedh detyrimisht pyetja, se për kë mund të jetë Gjermania atdhe dhe për kë jo.

Një koncept pa qeder apo i rrezikshëm?

Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.

Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në politikë ky koncept është më i rrezikshëm dhe përjashtues, pasi populistët e djathtë në mbarë Europën e vendosin në qendër të ideologjisë së tyre.

Pa atdhe askund

Si fëmijë mua më thonin, që Serbia është atdheu im, pra unë isha krenar të jem serb. Unë mbaja në qafë një kryq ortodoks dhe një stemë serbe.  Por në këtë kohë unë asnjëherë nuk kisha qenë në Serbi. Familja ime vjen nga Bosnjë-Hercegovina. E përderisa atje kishte luftë, ne jetonim në Gjermaninë.

Ishte daja im, një kroat, i cili na mori ne në Reutlingen dhe e ndihmoi babain tim të gjejë  një punë në ndërtim. Ndërkohë që 1000 km larg serbët dhe kroatët masakronin e dëbonin njeri-tjetrin reciprokisht, ne jetonim në paqe si familje.

Ndërsa Kroacia zuri vendin e tretë në Kampionati Botëror të Futbollit më 1998, unë brohorisja. Gjatë udhëtimit të kolonës së makinave të tifozëve unë si nëntë vjeçar isha ulur pas dhe valëvisja flamurin kroat nga dritaret e makinës. Flamuri kroat në dorë, stema serbe në qafë – për mua kjo nuk përbënte kundërthënie. Lufta nuk më interesonte mua. Vetëm vonë unë mësova, se portieri i shkëlqyer Davor Šuker pozonte para varrit të udhëheqësit të Ustashëve Ante Paveli?, nën drejtimin e të cilit qindra miëjra hebrej, serbë, romë e opozitarë u shfarosën.

Unë preokupohesha prej luftrave pasuese jugosllave dhe me krimet që u kryen në emër të Serbisë. Spastrimet etnike, përdhunimet sistematike, rrethimi i Sarajevës, Srebrenica. Të jetë ky atdheu im? Më mirë jo, vendosa unë. Unë mora stemën e hoqa nga varësja dhe e mbylla në sirtar. Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet atje. Atdheu u bë për mua diçka e keqe. Diçka për të cilin njerëzit janë të gatshëm të ndjekin urdhëra mizore dhe të vrasin.

Pasaporta, atdheu dhe të drejtat

Unë jetoj në Gjermani qëkurse mendoj. Koha më përpara nuk më kujtohet. Megjithatë Gjermania nuk u bë atdheu im. Eshtë e vështirë të ndihesh si në shtëpi, kur kërcënohesh të të kthejnë. të të dëbojnë për në një vend, që e njeh vetëm sepse ke kaluar pushimet e verës atje dhe gjuhën e të cilit nuk e flet. Për shumicën e miqve të mi patenta ishte dokumenti më i rëndësishëm, që morën kur mbushën 18 vjeç. Për mua ishte leja e pakufizuar e qendrimit.

Sot unë jetoj në Berlin dhe jam gjerman. Nuk është diçka me të cilën krenohem, apo turpërohem. Eshtë thjeshtë vendi, ku unë jetoj. Pasaporta gjermane nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Të drejtën të jem një subjekt politik brenda territorit, ku jetoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme.

Në fund të “Parimi i Shprresës” të Ernst Bloch është fjalia: “Kështu në botë krijohet diçka, që shfaqet vetëm në fëmijëri dhe atje ku askush nuk ka qenë: atdheu.” Bloch u largua nga perandoria gjermane, sepse ai ishte kundër Luftës së Parë Botërore. Ai u arratis prej nazistëve, seose ishte hebre dhe emigroi nga RDGJ-ja, pasi u konfrontua me regjimin e SED (Partia e Bashkuar Socialiste në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë).

Për Bloch atdheu nuk ishte vendi, në të cilin u lind, apo kombi të cilit i përket, por një kujtim dhe mall për fëmiëjrinë dhe shpresën në një të ardhme, që duhet të fitohet. Një utopi, në të cilën nuk ka qenë asnjë njeri. Në veshët e mi kjo tingëllon më mirë se sa kofshë derri, xhuxh i oborrit apo ministria e atdheut.

Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen në Gjermani në kohën e luftës. Ai jeton sot në Berlin, punon si gazetar dhe publicist, shkruan për media të ndryshme gjermane./DW

Kategori
Uncategorized

Dosjet e Rames.

Kategori
Uncategorized

Dosjet me te cilat Tahiri kërcënon Ramën

Kategori
Uncategorized

Vllehët e Shqipërisë, origjina dhe kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Jovan Bizhytij

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me shqiptarët në trojet e tyre, janë vllehët. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e perandorisë Romake. Kanë shkruar për këto histori shumë studiues dhe autorë të ndryshëm.

Gjurmë në lashtësi

Më të plotë e më të hershëm  me studimet e tyre kanë qenë, Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtëë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891. Ky autor ka shkruar gjithashtu të parën vepër “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie), botuar në origjinal në gjuhën frënge,  si një ndër veprat e para të periudhës së hershme të Shqipërisë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të.

Këta autorë kanë shtruar pyetjen, se kush ka qenë Maqedonia e Aleksandrit të Madh, hipotezë e cila është ende e errët në historinë tonë? Në një nga përgjigjet Faverial thekson se, “maqedonasit e Greqisë ishin Pellazgë”. Kurse Straboni thekson se,“maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë me epirotët”. Pra nuk flisnin greqisht, dhe për t’u marrë vesh me grekët ishte i nevojshëm një përkthyes. Pellazgjishtja e tyre ishte më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten. Krahina e Thesalisë, sipas zbulimeve historike, është vendstrehimi i Pellazgëve dhe në rrethinat e shpateve të maleve të Pindit që quhet Maqedoni, ndodhen rrënojat e mureve masive të tyre.

Pindi, Olimpi i vllehëve

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Dokumente

Në vitin 1708 princi i Hongro-Vllahisë, Gjergj Kosturi, nxorri një akt themelimi për hapjen e dy shkollave vllahe në Kostur. Në kishën metropolitane të Elbasanit, gjendet një dokument i hershëm i vitit 1736, ku metropoliti i Beratit, Metodi, me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë, shkruan për inspektimin që bëri në kishën e Shën Marisë së Neokastrës (Elbasanit), për funksionimin e shkollës vllahe. Elbasani shkurtimisht nga vllehtë është quajtur Neoksa. Një dokument i tillë për shkollat vllahe është dhe për Kavajën, Tiranën, e Durrësin. Këto janë dokumenta  të  hershme  të  shkollave  vllahe.

Në vitin 1878 Sulltani i shkruante Valiut të Selanikut dhe të Janinës, “Ne jemi bërë me dije se vllehët e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë, Trikallës, e Selanikut, dëshirojnë të ngrenë shkollat e tyre në gjuhë amtare. Kërkoj të ngrini aq shkolla vllahe sa ta shihni të arsyshme.”Që në vitin 1884 në Korçë kishin nisur orvajtjet për shkolla shqipe dhe vllahçe. Vllehët qytetit të Korçës i thoshin Kërçao, Kavajës Këvalja, Beratit Villardi, Fierit Ferka dhe Vlorës Avllona.

Në vitin 1770 në Venecia u botua një fjalor Greqisht-Vllahish-Shqip me 1070 fjalë me autor Teodor Kavaliotin, protopap i Voskopojës. Studjuesi Hammer thoshte se, “Në mesin e shekullit të XVII-të, një voskopojar i quajtur Dhimitër Prokopi, lëvronte në vllahishte me mjaft sukses.” Ndërsa studjuesi Pakimer shkruan, “Vllehtë shtriheshin nga rrethinat e Kostandinopojës deri në Bizi e më tutje. Ata pëlqejnë të jetojnë në vende të pa arritshme, ku ushqejnë kopetë e bagëtive, si dhe janë të zot në përdorimin e armëve.”

 

Vllehët, vendodhja dhe besimi fetar

Vllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në  krye  profesor  V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i  krishterë  quhej  grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e  kishtare, si  dhe  ndërtues  urash.

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë. Mbretëria shqiptaro-vllahe e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.

Një  delegacion vllah në  Kostandinopojë

Në vitin 1878 nga Kongresi i Berlinit u shkëputën shumë krahina nga shtete të ndryshme, që u aneksuan vendeve të tjera dhe që e  ndryshuan hartën e Europës. Kështu u aneksuan dhe Epiri e Thesalia   që i kaluan Greqisë. Profesori Zhan-Klod Faverial në veprën e tij   shkruan : “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia kurr njiherë s’i kanë përkitur Greqisë. Vllehtë iu kundërvunë aneksimit të këtyre krahinave me po ato arsye  të  drejta  si  dhe  shqiptarët  ndaj  aneksimit  të  Epirit.”

Një delegacion vllah shkoi në Kostandinopojë për të marrë takim me ambasadorët e disa shteteve të mëdha, për t’u ankuar ndaj këtyre padrejtësive. Një  takim  i  till  u  bë  me  ambasadorin  rusë. Ai  u  tha :

-“Kini mendjen, ju keni marrë përgjegjësi të madhe mbi vete”. Ata u përgjigjën :

-“Shkëlqesi, ne i kemi menduar mirë, por jemi mes jetës dhe vdekjes. Dhe midis këtyre të këqijave, duhet të zgjedhim më të voglën, ndaj kemi parapëlqyer shpresën për jetën ndaj vdekjes”. Në takimin me ambasadorin  italian, Konti  de  Kortin, ata i thanë :

-“Po, Europa na garanton zotërimin e disa fushave, maleve e shkrepave, por ajo nuk na del dorzanë për kombësinë tonë rromane, gjuhën e zakonet tona. Dhe për ne kanë rëndësi këto vlera më shumë se të tjerat. Ne vllaho-romanët me t’u përfshirë nën Greqinë, pa dyshim do biem pre e tyre dhe në se ndokush kërkon të mbetet rroman, ai me hirë apo me pahirë do detyrohet të emigrojë. E shihni zoti Ambasador,  se në se forma ndryshon, thelbi mbetet i njejtë? T’u lihen tokat tona grekëve, do të thot të lemë në dorë të tyre kombësinë, gjuhën e zakonet tona,  me  një  fjalë  ajo  çka  është  më  e  shtrenjtë  për  ne.”

Vllehët, as rumunë as grekë…

Shumë e rëndësishme është dhe Proklamata që vllehët i drejtuan shqiptarëve në 4 gusht 1888 ku shkruhet: “…dhe t’i dëshmojmë botës  së qytetruar, se shumica e popullsisë në Shqipëri e Maqedoni janë shqiptarë e vllehë dhe aspak grekë.” Edhe kongresi i vllehëve i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, e deklaroi me argumente shkencorë  definitivisht se “vllehët  nuk  janë  as  rumunë  e  as  grekë”.

Zhak-Klod Faverial, studiuesi francez, mik i shqiptarëve

Ai ishte një prift francez i dërguar në patriarkanën e Ohrit. Që në vitet 1858-67 kish filluar të mblidhte një bibliotekë historike me libra të rralla për shqiptarët, bullgarët e vllehët. Ishte njeri i ditur dhe interesohej shumë për historinë dhe anekdotat e udhëtarëve mbi këta popuj. Interesohej kryesisht për historinë e popujve të Ballkanit të jugut. Në vitin 1884, ai vizitoi Shqipërinë së bashku me Apostol Margaritis, ku themeluan disa shkolla vllaho-arrumune në Berat, Korçë  dhe  Prizren. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe vllehëve. Nga viti 1867 dhe deri sa vdiq në vitin 1893, punoi si profesor në liceun vllah të Manastirit, ku jepte mësim të gjuhës frënge dhe fillozofi. Vepra kryesore e tij është “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) e botuar në origjinalin frëng, si e para vepër e lashtë deri në gjysmën e dytë të  shek. të XIX-të. Në vitin 1909 biblioteka e tij e madhe u dogj në qendrën lazariste të  Manastirit në shkurt të atij viti.

Tre fiset e vllehëve: frashërjotët, voskopojarët dhe myzeqarët

Historia e vllehëve të Shqipërisë

Shënime të Ilo Mitkë Qafzezit mbi vllehët

 

Vepror Hasani

Një histori interesante për vllehët e Shqipërisë vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, e shkruar me mjeshtëri, me sinqeritet, me ngrohtësi dhe mirënjohje. E papublikuar më parë në shtypin shqiptar, ai zbulon hap pas hapi tradita dhe zakonte të vjetra, tashmë të harruara, por që kur i lexon të lenë të befasuar dhe të mrekulluar njëkohësisht. Ai na rrëfen për bashkëjetesën me shqiptarët, për dasmat, fisnikërinë dhe këngët e tyre. Përmes këtij udhëtimi ne do të kemi mundësinë të hyjmë në të gjitha të fshehtat e jetës së vllehëve si nomadë.

Të tri fiset e vllehëve, me të cilët bashkëjetojmë vllazërisht në Korçë, quhen vllehë frashërjotë, voskopojarë dhe myzeqarë. (Këta të fundit janë fort të pakët, të parët përbëjnë numrin më të madh). Mirëpo krushqi me arbineshët korcarë edhe ne qarkun, frashërjoti bën vetëm rrallë e tek; vllehët voskopojarë bëjnë radhë krushqi me shqiptarët, po nga sa dihet, kurrë me dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtmë. Gjithashtu Voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të nakatoset me vllahun frashërjot, por me korçarin Arbinesh, u përzie duke bërë krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu (Studimi është i viteve 30), dhe u asimiluan shpejt. Voskopojari, zanaqar a tyxhar duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur “e voskopojarëve”, pranë pazarit dhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asokohe. Mirëpo frashërjoti, dhëndër i djeshëm dhe terzi-shajaku i sotëm, zgjodhi një tjatër vend në Korçë: pëlqeu rrëzën e bregut të “Shën Thanasit” me erën më të pastër e të shëndetshme dhe përveç kësaj nuk e këmbeu rrobën e stërgjyshëve të tij; veshjen e bekuar të shajaktë dhe këmishën me kinda të dhenarisë. Sidoqoftë, është një gabim historik po të besohet se fiset vllehe që kemi në Korçë dhe kudo në Shqipëri, gjoja nuk paska lidhje gjaku mes tyre dhe se voskopojari, për shembull, është më i fismë nga frshërjoti dhe myzzeqari apo frashërjoti më i fismë nga myzeqari. Kjo gjë ngjet tani sikur të mburremi se cili prej nesh toskë e gegë, që njëri fis prej tjetrit gjoja, të kemi më tepër sipëroritet fisnikërie. Asnjë ndryshim gjaku në rrënjët nuk është mes cëncarit frashërjot, voskopojar apo myzeqar. Që të gjithë kanë rrënjën Dake të vjetër, të Dacisë së Rumanisë së sotme, kushërinj jo të largmë me Ilirët, stërgjyshrit shqiptarë, siç e dëshmon fare mirë historia.

Vllenjtë dhe Beteja e  Çezarit me Pompein në Frasalá

Pushtimi Romak i gadishullit Ilirë, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehëve. Këta janë quajtur dhe romano-vllehë, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur Volskja, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë ndër fiset më të lashta së bashku dhe me Umbrët, Oskët e tjerë, që iu nënshtruan pushtimit Romak rreth viteve 338 p.e.s. Straboni thekson, se rreth vitit 168 p.e.s. veç romanizimit të fiseve Ilire, në atë periudhë u shpërngulën në një eksod masivë rreth 150 mijë banorë e kryefamiljarë nga Iliria në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre romakët dërguan kolonë të tjerë romakë dhe këta romenë u quajtën romano-vllehë.

Po ashtu kësaj popullsie iu bashkangjitën edhe mbeturinat e ushtrive romake nga lufta midis Pompeit dhe Çezarit në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën vllehë-farserotë dhe që dallohen nga vllehtë e tjerë nga theksi frëng i gërmës R” dhe që shumë vite më vonë krijuan dhe fshatra me emrin Frashër, si në Shqipëri, në Bullgari e tjera.

Voskopoja, kryeqendra e qytetërimit të vllenjve

Voskopoja ishte nga kryeqendrat e qytetrimit vllah nga fundi i shek. të XVIII-të e fillimet e shek. të XIX-të. Ajo u bë lakmia e rajoneve të tjera dhe e rrethinave të saj që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në atë  fund tragjik të sulmeve vandaliste, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave,si dhe nga kreditorët voskopojarë. Voskopoja ishte për atë kohë kryeqendra për vllehtë e Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendëra për vllehtë e Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston dhe sot,  ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua. Ja çfarë shkruan profesori  francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Pukëvili mbi Voskopojën, në se do kish arritur ta vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë para se të plaçkitej e të katandisej në një fshat       me 250  familje.”

 

Teodor  Kavalioti, personalitet  i  shquar  i  Voskopojës

Voskopoja në Mesjetë u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm. Voskopoja ishte një fenomen për kohën, një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë.

Një ndër figurat e shquara të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti. Ai lindi në 1718 dhe vdiq në 1789 në Voskopojë. Mbaroi kolegjin Marusian të Janinës dhe u emrua mësues në Voskopojë. Me iniciativën e tij dhe të disa profesorëve të tjerë, u ngritë Akademia e Re e Voskopojës dhe ky më pas u bë drejtor i saj. Ishte me kulturë të gjerë enciklopedike. U bë udhëheqës i mbarë lëvizjes kulturore në Voskopojë si dhe në    mbarë Shqipërinë e mesme dhe të jugut, duke qenë një përkrahës i flaktë i ideve iluministe. Jepte leksione në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë e filologji. Hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Bëri orvajtjet e para për ti dhënë kishës ortodokse shqiptare  një  karakter  shqiptarë.

Përktheu “Dhjatën e Re” në shqip. Botoi në Venecia në vitin 1770 fjalorin tri gjuhësh, Greqisht-Vllahisht-Shqip me 1070 fjalë dhe e  ribotoi atë në Leipzig të Gjermanisë. Ka hartuar dhe tekste të ndryshme për shkollat shqip e vllahisht. Gjithë jetën e kaloi në qytetin e lindjes në Voskopojë, ku vdiq në 11 gusht 1789. Jeta e tij është e pasqyruar    dhe në Kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të  Voskopojës.

 Gjuha e vllehëve,  latinishtja ballkanike

Historiani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe  si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.



Komentet nga origjinali: - http://www.gazetadita.al
        • Shkrimi ishte shkencor.  Vllehet nuk jane kombesi tjeter post pellazgjike dhe e deformuar nga mbivendosja e gjuhes latine per shkak te pushtuesve latine ose Romaket. Vllehet jane nje shembull si mbivendosja e gjuhes latine tek Rumunet. Greket dhe Romaket kane vepruar njesoj. vllah ka kuptim vetem ne Shqip. Voskopojen e qyteteruan vllehet dhe e dogjen per aresye fetare te nxitura nga Turqit. Pas Grekerve dhe Romakeve njesoj vepruan dhe Turqit. Gjthsesi kur thua vllah nuk ke thene komb tjeter por pellazg qe edhte bere dygjuhesh nga Latinet.

      1. Moskopolitis
      2. Voskopoja u dogj me urdher te Portes se Larte dhe Fanarit, kurse punet e pista i benin shqiptaret…Dy vjet para djegies se Voskopojes, u shkaterrua Patriarkana e Ohrit nga Greket e Fanarit dhe kjo nuk ishte aspak rastesi…Kyci i zgjidhjes se problemit eshte lufta ruso-turke dhe kryengritjet ne Peloponez e Ballkan…Shqipot (jo te gjithe natyrisht) ishin kamzhiku i dores se piste fanarioto-turke…

        • Afrim
        • Per origjinen e vlleheve,dy autore te medhenj kane folur me nje ze.Stefan Basunescu dhe Nikolla Jorga,ata mbrojne lidhjen pellazgjike,dhe jo ate Rumune apo Greke,megjithese keta i kane ndare ne dy shoqata te ndryshme duke harxhuar fonde pa fund.Sa per ate te fundit je gabim,Shqiptaret kane qene me te diskriminuarit ne Turqi.Greket kane qene administrata reale e osmaneve,edhe perpara renies se Konstandinopojes me1453,Turqit jepnin e merrnin me Bizantin qe ne shekullin e 11-te,Ishin ushtria qe Bizanti perdorte per te shtypur kryengritjet kudo,dhe ne kompensim u merrnin toka.

      3. Piro i Epirit
      4. Pergezime, per kete shkrim!

      5. Njekohesishte, ndiej keqardhje, per vllehet qe jane lindur e ritur ne Shqiperi, te cilet, rendin pas Pashaportave greke…
        Dhe ase e dine se nga vijne e ku po shkojne…

      6. Ne te shumtat e rasteve, ky komunitet, eshte bere vegel me kuptimin e plote te fjales, nga lobet greke te infiltruara ne Shqiperi… Duke cuar “ujin” atje ku duan greke e maqedonas… duke ritur ne menyre fiktive rradhet e minoriteteve greko-maqedonase ne Shqiperi…!

      7. Dhe me e keqja.. qe jane me mijra te rinj te komunitetit vlleh, qe kane bere ushtrine e Grekut… dhe qe normalishte ase qe e imagjinojne ushtrine Shqiptare…

      8. Me gjithe keto te zeza historike dhe te ketyre 26 viteve tranzicion…
        Serishte eshte per tu pergezuar fakti qe ka ende gjalle intelektual vlleh (apo coban dhe arumun…) qe njohin dhe guxojne te thone te verteten e tyre…!

      9. Lenci Pollorulinanobello
      10. Straboni per vllehet? Betejat e vlleherve ne kohene Cezarit? Futja pordhes gri sallat sa te shkoi edhe kjo nate.
        Eshte e vertete se ushtaret romak qe dilnin ne pension vendoseshin ne fshatra me ligj edhe nuk leviznin nga aty…nga kjo linden vllehrit qe gjuha e tyre per nga rrenja ka fjale te vjetra shqipe.
        Eshte e vertete se sot nje takem vllehrish paguhen nga greqia si vorioepiriot edhe te tjere si vorio rumune…me pagese munde te dalin edhe vorio arabe….por ata jane vetem ilire te romanizuar sepse vetem iliret ishin ne keto troje kur erdhen romaket.

      11. Bekim kadriu
      12. Shume teme interesante kjo per vllehet por nuk pajtohem se keta flasin gjuhen latine ballkanike per arsye se pervec ILIREVE ketu ne ballkan kane jetuare barbaret sllave .E sa i perket vlleheve ata nuk jane kurgje tjeter vecse nje fise ILIRE dhe gjuha e ture eshte dialekt ILIRE.Dhe nuk eshte rastesishte se jane te afro 80 % ne shiperi dhe sot e kesaj dite ruajne zakonet dhe traditat si dhe ne kenget e tyre ritmin e muzikes shqipetare popullore dmth nuk eshte rastesi.Por problemi eshte te neve shqipetaret se ende vete nuk e dime vleren e races sone dhe qe eshte e cuditshme shume popuj qe kne jetuare te neve pasi qe largohen na ofendojne ,e pse.Pse i kemi ushqyer ,i kemi reespektuare,fshehur nga armiku i tyre,..,o te gjith ju mos perbuzni shqipetarine por respektojeni ate.A me se miri vleren e shqiptarite e dine Vatikani ,Gjermania etj.

      13. Lex
      14. Lex

      15. Ore te tera lini komente po nje Vllah nuk pyesi njere c’fare ndjehet ai ?
        Pa patur rendesi te madhe ku je lindur qe te gjitha shtetet Ballkanike na kane “shtypur ” Eshte shume veshtire te shikosh mamane tende dhe te mos dish ti flasesh ne gjuhen e nenes sepse jemi nje komunitet me gjuhen e kulturen tone,dhe NUK KEMI NJE SHKOLLE per te perpetuar gjuhen , mos komentoni per Pushtimin OTOMAN sepse atehere Kominiteti vlleh njiheshe dhe kishim “milet” plus shkolla me ndihnem e shtetit Rumun . A e dini si mund te Ndjehet nje njeri ? E kini menduar ndonjere pa patur qellime fitimi politik ? Sepse Thoni qe jemi vellezer ,kushurinj,te gjithe nje nje shtet ne nje familje mirepor ne te njejten kohe po vrisni dale e ngadale nje popull po na zhdukni vetem e vetem per qellime plitike dhe financiare!
        Zonja dhe zoterinj po ja u them une si nje vllah !

      16. ” Shpirti tone ndjehet si burgosur, ndjenja e perditshe eshte bllokimi dhe shtupja ,percarje ne fakte historike te fallsifikuara ,Ndaj ndjenjat e dashurise ndodhet dhe djenja E ZHGENJIMIT ndaj Shtetet Ballkanike eshte nje situate TRISTE shok dhe shoqe ! ” perse te flas 7-8 gjuhe dhe te mos keshe mundesi te mesosh ne gjuhen tende? Kush mund te pergjigjet ne kete pyetje atehere e di dhe pergjigjen si Ndjehet nje Vllah i/e ne ditet tona !

      17. Diten e mire
        1 Vllah

Kategori
Uncategorized

Kush ishte Sali Butka.

Kush ishte Sali Butka

Për ata që e dinë, ata që nuk e dinë dhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë“Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftëra të rrepta. Nga ana e Korçës po tregon trimërinë e tij si shqiptarët e moçëm në kohën e Skënderbeut.” Kështu shkruante Gazeta Liri e Shqipërisë, kur më 7 dhjetor 1912, pas pushtimit të Korçës, ushtritë greke iu drejtuan Kolonjës.
“Luani i Kolonjës, Sali Butka, na pret në Skrapar”, i shkruante Themistokli Gërmenji Qeverisë së Vlorës në korrik 1913, pas shumë luftimeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Shqipërinë Juglindore.
“Nga ana e Kolonjës kundërsulmojnë forcat e udhëhequra prej shqiptarit të famshëm Sali Butka, që i detyroi forcat tona të tërhiqen deri te mesi i urave në Leskovik”, raportonin ushtarakët grekë më 1914.
“Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllezër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqve s’ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, por le të shuhem me gjithçka vetëm Shqipëria të rrojë!”. Kështu shkruante Gazeta Koha e Mihal Gramenos, kur Sali Butka humbi syrin në betejën e Nikolicës kundër pushtuesve të huaj në vitin 1914.
“Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, por duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë”, shkruante Gazeta Corriere della Puglia në faqen e saj të parë kur Sali Butka, në fund të vitit 1914, e nxori syrin pa narkozë në një spital në Bari.
“Franca, në Konferencën e Londrës ishte kundër vendit tim. Ajo u mundua t’i jepte Greqisë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme. Austria, përkundrazi, mbrojti të drejtat tona. Kjo është arsyeja që ne ishim me Austrinë”. Kështu i tha Sali Butka komandantit francez në Korçë në vitin 1916, kur ai e pyeti se përse nacionalistët shqiptarë po luftonin kundër francezëve.
Jeta dhe veprimtaria e patriotit të shquar Sali Butka “gërshetohet me ngjarjet më të rëndësime të lëvizjes kombëtare shqiptare të fillimit të shekullit të njëzetë”, kur veprimtaria e tij dhe e batalionit të Kolonjës ka shkruar faqe të lavdishme në shërbim të kombit shqiptar.
Familja e Butkallinjve vinte nga Frashëri dhe ishte vendosur në Butkë që në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Aty lindi Sali Butka në vitin 1852. Në vitet 1882-1883, kur Petri Nini Luarasi ishte mësues në fshatin e Bezhanit, shumë afër me Butkën, këta dy burra lidhën një miqësi të ngushtë për çështjen kombëtare. Sali Butka u bë mbrojtësi i Petro Nini Luarasit dhe duke vlerësuar veprën e tij kombëtare shprehej: “Në qoftë se në Kolonjë do të ngrihet në kohën e ardhshme ndonjë përmendore për atë që e shpëtoi dhe e nderoi këtë vend, kjo përmendore duhet të jetë e Petro Nini Luarasit, që na zgjoi, na bashkoi dhe na lartësoi dëshirat dhe veprimet”.
Në vitin 1905, me krijimin e Komitetit të Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë në Manastir, Bajo Topulli e bëri ndalesën e parë në shtëpinë e Sali Butkës, ku ai krijoi degën e këtij komiteti për Kolonjën dhe një nga çetat e para për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit otomanë. Të gjithë burrat e familjes së tij u bënë luftëtarë të çetës e më pas të Batalionit të Kolonjës, që ishte një nga forcat kryesore të armatosura në Shqipërinë Juglindore dhe kishte lidhje të ngushta me çetat patriotike të Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit e Spiro Bellkamenit. Në më 20 qershor të vitit 1912, kur luftëtarët e jugut po mblidheshin në Frashër për krijimin e komitetit kryengritës, gjatë një përpjekjeje në Qesarakë të Kolonjës, u vra djali i Saliut, Iljaz Butka. “Hallall Shqipërisë”, i tha Sali Butka Dilaver Lubonjës që i dha mandatën duke vënë duart në kokë dhe shkroi “Për lirinë, për lirinë/ Lum kush vdes për Shqipërinë!/ Është i gjallë kurdoherë/ E ka të pavdekur nderë”.
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë, i gjeti krahinat juglindore, ashtu si edhe pjesë të tjera të vendit, përballë rrezikut të pushtimit nga ushtritë fqinje ballkanike. Ismail Qemali, duke e parë këtë rrezik, në telegramin e datës 28 nëntor 1912, njoftonte shpalljen e pavarësisë dhe porosiste: “Shpallni edhe ju aty pavarësinë dhe forconi vijat e mbrojtjes kundër armiqve që duan të mësyjnë atdheun tonë të shtrenjtë”. Duke zbatuar porositë e Qeverisi së Përkohshme të Vlorës, batalioni i Kolonjës, i komanduar nga Sali Butka, pas pushtimi të Korçës, më 7 dhjetor 1912, zuri vijën nga Qafa e Qarrit, në Helmës e deri në Luaras, ku u zhvilluan luftime të ashpra nga dhjetori 1912 deri në mars 1913, kur forca të mëdha të Armatës së Epirit marshuan duke pushtuan Leskovikun, Ersekën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe arritën deri në afërsi të Beratit. Sali Butka me forcat e tij u tërhoqën në kufijtë e Skraparit me Kolonjën. Aty, në Qafën e Martës, më 25 korrik 1913 u zhvilluan luftime midis forcave të Sali Butkës dhe atyre pushtuese. Në këto luftime u vra Nasi Spiro Qafëzezi, që Saliu e konsideronte si birin e vet ndaj u shpreh “Më mirë të më ish vrarë njëri nga djemtë”.
Me caktimin e kufijve të jugut me Protokollin e Firence më 17 dhjetor 1913, trupat e Sali Butkës filluan luftën që nga Skrapari për të marrë në dorëzim krahinat e pushtuara. Ato çliruan Panaritin, Grabockën, Katundin, Statobërdën, Selenicën e Pishës, Kaltanjin, Qesarakën, ku më 16 janar 1914 u zhvilluan luftime të ashpra. Në mars 2014 forcat shqiptare u futën edhe në qendrën e krahinës së Kolonjës. Më 8 mars 1914, forcat e Sali Butkës i vazhduan luftimet në drejtim të Leskovikut duke i prapsur andartët deri te Mesi i Urave në Lumin e Vjosës. Në këto luftime dha jetën djaloshi Mersin Prodani, që siç shkruhet në dokumentet e kohës “luftonte me trimëri të pashoqe,” kurse në luftimet në Qafën e Badrës dha jetën Qani Ypi. Gjatë prillit 1914, luftime të ashpra deri edhe trup me trup u zhvilluan në Ersekë, Selenice, Butkë dhe më 24 prill në Nikolicë. Në këtë betejë Sali Butka u plagos në sy.
Më 2 korrik 1914, Batalioni i Kolonjës, me urdhër të qeverisë së Princ Vidit forcoi vijat e mbrojtjes në drejtim të Pogradecit. Në Pogradec, i ndodhur mes dy zjarresh, nga forcat e Haxhi Qamilit dhe forcat sadiste, dhanë jetën 60 luftëtarë të këtij batalioni, mes të cilëve edhe Zalo Prodani dhe djali i Sali Butkës, “Gjenerali Gani Butka”. Kështu e quante Koloneli Amerikan Harold Spenser, i cili kishte marrë pjesë në luftimet e batalionit të Kolonjës gjatë vitit 1914, krahas luftëtarëve të tjerë shqiptarë. “Unë, – shprehet ai në një intervistë me një gazetar amerikan në vitin 1919, – si oficer me përvojë kuptova menjëherë se i ndjeri Gani Butka ishte një gjeneral praktik i mbaruar. ….trimëria, guximi dhe patriotizmi i gjeneral Gani Butkës më bëjnë të mos e harroj kurrë. Gani Butka ishte bërë vëllamë me mua, d.m.th., kishim pirë gjakun e njëri tjetrit, sipas zakonit shqiptar”.
Kur delegacioni me Themistokli Gërmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan për ta ngushëlluar Sali Butkën për vrasjen e të birit 23 vjeçar, ai u tha: “Të rrojë Shqipëria” dhe iu ngriti këngë 60 të vrarëve: “Qaj, pa, qaj, Kolonja plakë/ Për ata djem si luanë/ Ç’e patën jetën e pakë/ Dëshmorë për Atdhe ranë”.
Në fund të korrikut 1914 trupat andarte e shoqëruan marshimin e tyre në krahinat juglindore të vendit me djegie, vrasje, masakra, duke bërë shkrumb e hi edhe gjithë Kolonjën, popullsia e së cilës iku në ullinjtë e Vlorës. Në Vlorë, me këmbënguljen e shumë patriotëve Sali Butka u nis për në Bari të Italisë për të hequr syrin që e kishte plagosur në betejën e Nikolicës. Gazeta italiane “Corriere della Puglia” botonte në faqen e parë njoftimin sensacional se “një shqiptar kishte nxjerrë syrin pa narkozë.” Dhe ky ishte Sali Butka.
Raporti i agjentit të Byrosë Amerikane të Hetimeve (paraardhëse e FBI), 6 nëntor 1918. Për më shumë shih në: http://frosina.org/tag/sali-butka/#sthash.Mc52IËlë.dpuf
Administrimi i Korçës në vitet 1912-1916
Deri në dhjetor 1912 – regjimi turk
Deri në maj 1913 – regjimi ushtarak grek
Deri në mars 1914 – regjimi civil grek
Deri në korrik 1914 – regjimi shqiptar i Princ Vidit
Deri në tetor 1914 – bandat greke
Deri në dhjetor 1914 – regjimi ushtarak grek
Deri në fund të tetorit 1916 – administrata civile greke – rojalistët
Deri 23 nëntor 1916, administrata civile greke – venizellistët
Deri më 10 dhjetor 1916 – autoritetet ushtarake franceze me nëpunës grekë
Që nga 10 dhjetor 1916 – Republika Autonome e Korçës nën protektoratin e Ushtrisë Franceze.
Në vitin 1916, me nismën e Aqif Pashë Elbasanit, forcat shqiptare në juglindje u riformuan si një ushtri e rregullt dhe komanda iu dha Sali Butkës nga Prefekti i Beratit, me porosi të Aqif Pashë Elbasanit. Qëllimi i tyre i parë ishte çlirimi i Qarkut të Korçës nga pushtimi grek. Më 20 shtator 1916, Sali Butka dha dorëheqjen si krahinar i Tomorricës dhe nisi organizmin e forcave shqiptare dhe brenda një jave krijoi një forcë prej 250 vetash. Sali Butka dhe Themistokli Germenji, në bashkëpunim edhe me patriotët e tjerë që ndodheshin në zonën e pushtimit francez, hartuan plane për marrjen e Korçës dhe për vendosjen e administratës shqiptare në Korçë. Forcat e Sali Butkës nga tetori deri në dhjetor 1916, çliruan fshatrat në perëndim të Korçës ku u vendosën krahinarë shqiptarë dhe po e shtonin presionin mbi Korçën.
Kronikë nga Gazeta e Korçës
Venizelistët të dehur nga mishi dhe vera
“Sali Butka, kumandar i çetave shqiptare të Oparit lajmëroi voskopojarët të përzënë venizelistët dhe të ngrehin flamurin kombëtar, duke u zotuar që asnjë njeri nuk do të pësonte gjësendi. Por voskopojarët me venizelistët të dehur nga vera dhe qejfet u kthyen dyfek shqiptarëve, të cilët, (shqiptarët), për të ruajtur nderë e armëve, bënë hyrysh dhe i ranë Voskopojës, ndenjësit e së cilës si panë rreziknë mbi kokë ngritnë nga pak plaçkë dhe muar udhën e Korçës. Ushtarët francezë, të cilët nuk e kishin gjetur për të mbarë të vinin për të luftuar në Voskopojë, kishin dalë në Gjonomadh dhe prisnin atje muhaxhirët e Voskopojës dhe i dërguan në Korçë. Dhe si mbaruan këtë detyrë u kthyen prapë në qytet pa zbrazur asnjë dyfek. Është për të treguar që Sali Butka u rrëfye fisnik në luftën e Voskopojës se nuku la të trazoheshe asnjë grua, asnjë fëmijë, po me të plasur dyfeku u lëshoi të lirë udhën e Korçës. Gjithë kështu u suall dhe për ata burra që dorëzuan armët dhe nuk kundërshtuan. Pas luftës së Voskopojës ushtria venizeliste pa shënuar (fitore) dhe me kokën unjur u kthye në Korçë. Sali Butka me çetat e tij zaptoi tërë fshatrat në jugperëndim të Korçës gjer në Boboshticë pa bërë dëm asgjëkundi.
Komandanti ushtarak francez në Korçë, Koloneli Dekoen shkruan: “Një përçapje personale e Sali Butkës, i cili që lart nga Teqeja e Melçanit vazhdonte të bënte pjesë në aspiratat e bashkatdhetarëve të tij, i shpejtoi ngjarjet. Më 3 dhjetor në mbrëmje mora nga ky një letër, në të cilën deklarohej se ai është gati të dorëzojë armët, në rast se shpallej pavarësia e Kazasë së Korçës nën mbrojtjen ushtarake franceze”. Ndërkohë, Themistokli Gërmenji hyri në Korçë për bisedime me komandantin francez, i cili i shkruante komandës së tij në Selanik: “Tashmë nuk ka asnjë dyshim se kryengritja e përgjithshme kundër grekëve është përgatitur plotësisht”. Siç shkruhet në kronikat e kohës: “Nën presionin e brendshëm, por sidomos nga presioni ushtarak i forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze shpallën ‘Vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare”. Sali Butka mori nga komandanti francez i Qarkut të Korçës, Koloneli Dekoen, një letër ku thuhej: “Zotit Sali Butka. Shpallja e vetëqeverisjes së Korçës nga administrata shqiptare, ishte një fitore e forcave kombëtare dhe në mënyrë të veçantë e Sali Butkës”.
Republika e Korçës e pati jetën të shkurtër dhe Themistokli Germenji u pushkatua prej francezëve në Selanik, më 1917. Gjatë shkurtit 1917 u zhvilluan luftime të ashpra me trupat franceze në perëndim të Qarkut të Korcës. Gjatë këtyre luftimeve u plagos rëndë dhe vdiq nga plagët krahu i djathtë i Sali Butkës në fushatën e Qarkut të Korçës, Qazim Panariti. Në shtator 1919, Sali Butka i dërgon ultimatum komandantit francez për lirimin e Korçës dhe francezët takohen personalisht me Sali Butkën. Kur oficeri madhor francez e pyeti se përse nacionalistët shqiptarë po luftonin kundër francezëve, ai iu përgjigj: “Franca, në Konferencën e Londrës ishte kundër vendit tim. Ajo u mundua t’i jepte Greqisë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme. Austria, përkundrazi, mbrojti të drejtat tona. Kjo është arsyeja që ne ishim me Austrinë”. Komandanti francezë në Korçë shkruan se: “Për këta njerëz atdheu është gjithçka. Një nga armiqtë për vdekje të Sali Butkës është pajtuar me të. Një nënë nga Elbasani ka dërguar djalin e saj në Korçë, duke i dhënë porosi të vdiste nëse një gjë të tillë ia kërkonte atdheu – Shqipëria. Përveç kësaj të gjithë të rinjtë që vijnë nga Amerika, theksojnë idenë e lëvizjes kombëtare”.
Letër dërguar nga Komandanti Francez i Korçës, Komandantit të kufirit shqiptar, Eskadromi i Përgjithshëm i Ushtrisë Franceze
Sali Butka ka vendosur të ndërhyjë sapo grekët të futen në zonën neutrale. Leitnanti im Xhelal Panariti, me të cilin Sali Butka ka marrë kontakt më tregoi se kryengritësit presin se çdo të bëjmë ne. Nëse largohemi, atëherë ata do të veprojnë me të gjitha mjetet që disponojnë. Sali Butka e ka armatosur kontingjentin e vet. Sipas dëshmive lokale mund të numërohen mbi 4 mijë burra. Ditën e duhur, ai do bashkojë batalionin e qitësve shqiptarë. Sigurisht, me ikjen tonë pjesa me e madhe e GMA-s (Xhandarmëria e lëvizshme shqiptare) do të bashkohet me kryengritësit. Gjithashtu, tre batalione që shërbejnë nën urdhrat e italianëve do të dezertojnë dhe do bashkohen me Sali Butkën. Nëse do t’i besojmë një gazete italiane, numri i tyre do të arrijë në 5 mijë dezertorë. Këtyre burrave që janë armatosur mirë, me municion e granata, me disiplinë ushtarake, të stërvitur maleve prej dy vjetësh, qoftë në anën tonë, qoftë në anën e kundërshtarit, do t’u shtohen edhe vullnetaret e shumtë të përbërë nga djem të shumtë të ardhur kohët e fundit nga Amerika. Ata kanë sjellë me vete ide kombëtare të avancuara. Influenca e Sali Butkës që është zot i padiskutueshëm i të gjithë krahinës së Shkumbinit do të shtrihet shumë larg. Duke i bërë apel popullsisë së perëndimit deri në Vlorë, Sali Butka do të ketë në dispozicion mbi 30 mijë burra. Ai vetë ka lajmëruar se do të bëjë luftë dhe vetëm luftë.
Më 28 nëntor 1919, në mitingun e organizuar në Lushnjë për festën e Flamurit Sali Butka tha: “Mua më janë vrarë dy djemtë për çlirimin e Atdheut, por kurrë nuk u dëshpërova, sepse ata bënë detyrën si gjithë patriotët e tjerë që ranë dëshmorë. Sot jam kryelartë, kur shoh që ëndrrat e tyre, si edhe gjithë shokëve të tyre si Spiro Bellkameni, Themistokli Gërmenji e të tjerë, u plotësuan. Në këtë moment Sali Butka prek Flamurin Kombëtar dhe e puth”.
Në janar 1920, Sali Butka mori pjesë si delegat në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, përkrah burrave të tjerë të kombit shqiptar, ku përshëndeti me vargje: “Uronj Këshillin e Naltë/ Me faqe të bardhë daltë/ Dhe më një Shqipëri të plotë!/ Shpirti im kështu e thotë”.
Po në këtë vit Sali Butka botoi në Korçë vëllimin e tij me poezi, “Ndjenja për Atdhenë”, i cili zbulon botën e madhe të këtij patrioti, trimërinë e bashkëluftëtarëve të tij, nuhatjen e tij të mprehtë politike, forcën e tij morale dhe ndjenjat e tij të holla.
Lermëni pak që të prehem/ Se më zuri pleqëria/ Dhe e baltë do të bëhem/ Sot që u bë Shqipëria.
Nga Jorgji QIRJAKO
Kategori
Uncategorized

Ja lista e 70 drejtuesve të parë të Sigurimit të Shtetit.

Kastriot Dervishi/
Kush ishin komandantët dhe përgjegjësit e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, struktura pararendëse e Sigurimit të Shtetit? Çfarë zbulon dokumenti për të dhënat arsimore të tyre, pjesa dërrmuese pa arsim fare ose me arsim minimal…
Divizioni i Mbrojtjes së Popullit ishte një strukturë kriminale operacionale në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kontribuoi në shtypjen e çdo qëndrese antikomuniste dhe në konsolidimin e regjimit komunist. Kjo strukturë kishte në dorë fatin e inteligjencies së vendit, e arsimuar kjo në universitetet më të mira të Europës. Për t’i njohur më mirë se cilët ishin komandantët e përgjegjësit që kishin marrë grada ushtarake, po publikoj një listë me 70 persona siç e kanë hartuar komandantët e tyre. Në këtë listë të vitit 1945 do vëreni persona pa arsim fare ose me arsim minimal, të cilët po dërgoheshin në shkollë oficerësh.

Lista e kuadrove:

1-Njazi Bracaj – komandant batalioni, kapiten II, 6 muaj përgjegjës në Brigadën II të Mbrojtjes së Popullit (MP), ka kryer 5 klasë fillore, është prej Skrapari.
2-Harrulla Myrtezai – komandant batalioni, me gradë kapiten II, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I MP, ka kryer 4 klasë fillore, është nga Berati.
3-Kolë Shome – komandant kompanie, me gradë toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën XV Sulmuese, ka kryer 4 klasë fillore është nga Korça.
4-Hamdi Bajrami – komandant kompanie me gradë nëntoger, 7 muaj përgjegjësi në Brigadën e II Sulmuese, ka kryer 3 klasë fillore, është nga rajoni i Beratit.
5-Rushan Malo – Komisar batalioni, pa gradë, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën e VI të MP, ka kryer 5 klasë fillore. Është komandant nga rajoni i Delvinës.
6-Tefik Qamili – komandant kompanie, pa gradë, efektiv i Brigadës II, 10 muaj përgjegjësi, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Vlora.

7-Hekuran Çaushi – komandant kompanie, pa gradë, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I Sulmuese, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Vlora.
8-Miço Guri – komandant kompanie, me gradë togeri, 9 muaj në përgjegjësi në Brigadën II S, ka mbaruar 5 klasë fillore. Është nga Korça.
9-Beqar Panariti – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 7 muaj përgjegjësi. Shkollë nuk ka bërë. Është nga rajoni i Korçës, pa gradë.
10-Vafsi Spaho – komisar kompanie në Brig V të MP. 7 muaj përgjegjësi me gradë nëntogeri, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Babani i Korçës.
11-Teki Blushi – nënkomandant batalioni me gradë toger, 5 muaj përgjegjësi, në Brigadën e V të MP edhe nga Kolonja.
12-Vangjel Spiro – Komandant kompanie, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën V MP, 4 klasë fillore, pa gradë nga Blushi.
13-Idriz Çelo – komandant kompanie me gradë togeri, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën e XII S, ka bërë një klasë fillore. Është nga Konispoli.
14-Refat Karamani – nënkomandant batalioni, me gradë togeri, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII MP, shkollë s’ka bërë. Është nga Kurveleshi.

15-Osman Dino – komandant kompanie toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën III të MP. Shkollë s’ka bërë, është nga Mallakastra.
16-Jani Skrapi – komandant kompanie, pa gradë, 3 muaj përgjegjëi në Brigadën III të MP, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Korça.
17-Bilal Xhajo – komandant kompanie, me gradën nëntoger, efektiv i Brigadës V MP, 10 muaj përgjegjës, 2 klasë fillore, është nga Mokra.
18-Xhevit Potoni – nënkomandant batalioni, efektiv i Brig V MP, 9 muaj përgjegjësi, ka kryer dy klasë fillore, është nga Skrapari, mban gradën toger.
19-Ramadan Qenami – komandant kompanie me gradë nëntoger, ish në Brigadën II S, 6 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 4 klasë fillore.
20-Haxhi Islami – nënkomandat batalioni, Brigada VII MP, 6 muaj në përgjegjësi, është nga Skrapari, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën toger.
21-Mete Senishta – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 18 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë. Është nga Sinishta dhe mban gradën toger.
22-Bajram Adili – komandant kompanie në Brigadën V MP, 5 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Kavaja, mban gradën toger.

23-Syrja Salihalli – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Mallakastra, mban gradën toger.
24-Cane Zaloshi – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 9 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, është nga Gjirokastra, toger.
25-Karafil Lengo – komandant kompanie, në Brig VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Gjirokastra, gradë nuk mban.
26-Boran Meçani – komisar kompanie në Brigadën e VI MP 4 muaj përgjegjësi, 1 klasë fillore, nga Gjirokastra, pa gradë.
27-Xhorxhi Vito – komisar në Brigadën V MP, 2 muaj përgjegjësi, pa shkollë, nga Zagoria e Gjirokastrës. Pa gradë.
28-Maze Dushani – komisar kompanie në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, 2 klasë fillore, nuk ka gradë.
29-Remzi Hila – zëvendëskomandant kompanie në Brigadën IV MP, 7 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, nga Pogradeci, nuk ka gradë.

30-Resul Alikaj – komandant batalioni, toger, në Brigadën e IV MP, 5 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, nga Korça.
31-Jani Spiro – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 8 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, pa gradë nga Delvina.
32-Jani Papa – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjës, nga Qarku i Gjirokastrës, pa gradë, 5 klasë fillore.
33-Nebi Dule – nënkomandant kompanie, pa gradë, në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka. Është nga Këlcyra.
34-Hysen Bajrami – komandant kompanie në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, pa shkollë, pa gradë, nga Vlora.
35-Riza Dino – komandant kompanie me gradën nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi, pa shkollë nga Mallakastra.

36-Velo Seferi – komandant kompanie në Brigadën IV MP, pa gradë, 6 muaj përgjegjësi, ka mbaruar 2 klasë fillore, është nga katundi Picar.
37-Halil Xhela – komandant kompanie, pa gradë, në Brigadën I MP, 7 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë.
38-Koli Thoma – zëvendës komandant batalioni, toger në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Boboshtica.
39-Zenel Binozi – komandant kompanie në Brigadën III, 4 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Korça, gradë nuk ka.
40-Thoma Mori – komisar kompanie, pa gradë, në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Gjirokastra, ka kryer 5 klasë fillore.
41-Rrapo Çaçi – zëvendës komisar kompanie. Nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi nga Nivani. 5 klasë fillore.
42-Shaban Karamani – komandant kompanie, në Brigadën VII MP, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 3 klasë fillore, nuk ka gradë, ka kryer 3 klasë fillore, 15 muaj përgjegjësi, nuk ka gradë.
43-Burhan Beqari – komandant batalioni në Brigadën III MP, është nga Vlora, 1 klasë e mesme, 15 muaj përgjegjësi, mban gradën kapiten II.

44-Hasan Mero – komandant batalioni në Brigadën VII MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Korça, pa shkollë, është nga Konispoli, mban gradën kapiten II.
45-Llazi Palluqi – komandant batalioni në Brigadën VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 1 klasë të mesme, nuk ka gradë.
46-Nikolla Xhuveli – zëvendëskomisar kompanie në Brigadën VI MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Vlora, mban gradën nëntoger. Ka kryer 5 klasë fillore.
47-Hilmi Boshaj – komiras kompanie, me gradë togeri, ka qenë në Brigadën II MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, me fillore.
48-Muçi Çobani – komirar batalioni në Brigadën V të MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Pogradeci, 5 klasë fillore, mban gradën kapiten II.
49-Sabri Pleshishti – komandant kompanie në Brigadën II MP, 14 muaj përgjegjësi, pa shkollë, mban gradëntoger.
50-Neki Tefiku – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 8 muaj përgjegjës, nga Mallakastra, pa shkollë, mban gradën e nëntogerit.
51-Hamit Kotomi – komandant kompanie në Brigadën IV S, 7 muaj përgjegjësi, nga Fieri, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën e nëntogerit.
52-Zenel Xhemali – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, ka mbaruar 3 klasë fillore, s’ka gradë.

53-Nevruz Zereci – komandant kompanie në Brigadën III MP, 11 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën nëntoger.
54-Selman Vishocica – komandant batalioni në Brigadën VII të MP, 8 muaj përgjegjësi, nga Korça, shkollë s’ka, mban gradën kapiten II.
55-Feçor Ismaili – nënkomandant batalioni në Brigadën VI MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën kapiten I.
56-Tefik Qerimi – nënkomandant batalioni, Brigada VI MP, 10 muaj përgjegjësi nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën toger.
57-Jahe Çollaku – nënkomand kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
58-Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjegji, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.
59-Llambi Miho – nënkomandant kompanie në Brigadën IV, 5 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka.

60-Koçi Vodica – komandant kompanie në Brigadën I, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
61-Shpend Sherifi – nënkomandant kompanie në Brigadën II MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Tropoja, 5 klasë fillore, gradë nuk ka (ky emër shënohet me pikëpyetje).
62-Haxhi Nexhipi – komandant kompanie në Brigadës VII MP, 7 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Roskoveci, mban gradën nëntoger.
63-Hamdi Çobani – komisar batalioni në ish Brigadën VII MP me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, nga Nepravishta.
64-Sinan Qerimi – zëvendëskomandand kompanie, pa gradë, pa shkollë, 8 muaj përgjegjësi, ka qenë efektiv i Brigadës III MP, është nga Vlora.
65-Foni Thano – ish-komisar batalioni me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, tash komirar i Kompanisë Speciale Kuçovë.
66-Rushan Malo – komisar batalioni, 5 klasë fillore, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën VI MP, pa gradë, është nga Delvina.

67-Muharrem Pojani – komandant kompanie, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, pa shkollë, është nga Pojani, toger.
68-Tare Mevlani – zëvendëskomandant batalioni, ka mbaruar 3 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, dikur në Brigadën IV MP, ka gradën toger. Është nga Mallakastra.
69-Tefik Fetahi – komandant kompanie, 5 klasë fillore, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, gradë nuk ka, është nga Mallakastra.
70-Jorgo Papa – komandant kompanie në Batalionin Special të Delvinës, ka mbaruar 3 klasë fillore greke, është nga Grava e Konispolit, gradë nuk ka.

Kategori
Uncategorized

Mit’hat Zaçe: Si pushkatuam në  fshehtësi buzë liqenit, dy durrsakë.

Një dokument i vitit 1948 zbulon mënyrën se si vepronte Sigurimi i Shtetit, me viktimat që vinte në rreth të kuq. Skema ishte pothuajse e njëjtë. Arrestoheshin në fshehtësi të plotë, zakonisht natën ose në ambiente ku nuk mund ti shihte askush, dhe mbaheshin të izoluar në qeli të ngushta ku merreshin në pyetje. Të arrestuarit kishin kontakt vetëm me hetuesit dhe drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, në disa raste rekrutoheshin si bashkëpunëtor me dhunë, e në raste të tjera edhe pushkatoheshin në fshehtësi pa treguar kurrë se ku i kishin hedhur trupat.

Një rast i ngjashëm është historia e dy të rinjve nga Durrësi Skënder Çela dhe Mark Toçi. Personi që e tregon skenën e ngjarjes është  një shef i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe ai është njëri prej të katërve që kanë bërë ekzekutimin. Ai quhet Mit’hat Zaçe dhe bashkëpunëtorët e tij apo bashkë ekzekutorët, janë Beqir Balluku, Panajot Plaku, dhe Bajram Vula.

Ngjarja ka ndodhur një natë dhjetorit 1946, buzë liqenit të Ohrit. Katër drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, pasi i kanë mbajtur një javë nën arrest të fshehtë, pa e ditur askush, i kanë çuar ty të arrestuarit në vendin e ekzekutimit dhe i kanë pushkatuar  pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë. Mëkati i tyre ishte se “ata ishin anti-parti” dhe kishin dezertuar nga strukturat e Sigurimit. E gjithë dëshmia ku zbulohet ky krim dhe mënyra si funksiononte skena e të gjithë krimeve të kësaj natyre gjatë regjimit komunist, është përshkruar në dokumentin që sjellim sot, nënshkruar nga Mit’hat Zaçe shefi i Sigurimit të Divizionit VIII-të.

Zaçe e tregon ngjarjen kriminale dy vjet më vonë dhe jo si një i penduar për aktin çnjerëzor, por për të dëshmuar  metodat kriminale me të cilat e drejtonte Koçi Xoxe Sigurimin e shtetit, metoda që u cilësuan në kundërshtim me vijën e Partisë në kohën e dënimit të Xoxes. Ai është më i shqetësuar për emrin e mirë të Partisë dhe Enver Hoxhës, se sa për ekzekutimin pa gjyq, se fundja në atë kohë edhe ai vetë mendonte se ishte “e drejtë që të zhduken dy njerëz anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin”. Madje ai zbulon se në këtë kohë, miratimi për vrasjet sekrete vinte direkt nga Komitetit Qendror.

Ja çfarë shkruante në letrën drejtuar Komitetit Qendror “Mit’hat Zaçe. 

Dokumenti i plotë
Tiranë  31/X/948
Komitetit Qëndror P.K.Shq.
Kapiten II Mit’hat Zaçe ju njoftoj sa më poshtë:
Kamë qënë Shef i Sigurimit të Divizionit VIII-të deri në Tetor 1947.
Në fund të Dhietorit 1946 kish ardhur në Korçë Koçi Xoxe, me urdhërin e këtij, që i dha shokut Beqir Ballukut dhe Panajot Plakut, kemi zhdukur Skender Çelën e Mark Toçin që të dy nga Durrësi dhe të përjashtuar si anti-Parti. Shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plaku qysh nji javë më parë më kishin urdhëruar mua që Skënder Çelën e Mark Toçin ti arestoja dhe ti mbaja në mënyrë shumë të fshehët, me nji fjalë të mos dinte njeri se këta janë arestuar, më kanë thënë se do ti zhdukim si elementa Anti-Parti dhe që në reparte kishin filluar të bënin punë armike. Unë i themë shokut Panajot Plakut se ne s’kemi urdhër nga lartë, ai më thotë se kemi ne, kemi biseduar me shok të K.Q. atëhere unë i thash se me që ju si përgjegjës i Partis në Divizion, më urdhëroni unë po veproj. I arestova dhe mbasë nji javë, kur Koçi Xoxe erdhi në Korçë këta dy u pushkatuan prej meje, shokut Beqir Ballukut, Panajot Plakut dhe Bajramë Vulës, buzës së liqenit të Ohërit nja 5 km nga Poradeci, ndërmjet Shën-Naunit dhe Poradecit.
Mbasi u pushkatuan, i themë shokut Beqir Ballukut se mua më duhet të lajmëroj shokun Kadri Azbiun si shef i Seksionit Sigurimit të Ministris Mbrojtjes Kombëtare mbasi këta mund të më ngarkohen mua, që si nuk munda ti ruaj këta njerzë që të mos ikin; pse ne lajmëruam se këta dy kanë dezertuar. Shoku Beqir më thotë s’ka gjë se ju themë unë, pastaj kur e di Koçi s’ka nevoj ta dij Kadriu. Për këtë, se gjoja ata kanë dezertuar, nga Seksioni Sigurimit më është hequr nji vrejtje dhe u regjistrua si pa zotësija ime për ti ruajtur këta njerzë.
Ju njoftoj për këtë gjë se jamë i bindur që K.Q. dhe sekretari i Përgjithëshmë i Partis shoku Enver nuk do të dinë as gjë.
Unë qysh atëhere këtë aktë e kamë quajtur si akt kriminel dhe i papajtuarshëm me Partin, këtë ja kamë thënë dhe shokut Panajot Plakut, porse unë nuk shkarkoj nga përgjegjësija veten t’ime si bashk-puntor i nji akti të tillë, dhe kur Koçi urdhëroj vrasjen e tyre, në atë kohë e kamë quajtur të drejtë se zhduken dy njërzë anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin.
Se si e ka shtruar çeshtjen Koçi Xoxe atë natë që këta u pushkatuan e di shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plakut, mbasi mua më lanë tek dera, duke pritur sa të dilnin shoku Beqir dhe Panajoti.
Për-veç meje, Beqir Ballukut, Panajot Plakut, Bajramë Vulës, Baki Starjes nuk di tjetër njeri për këtë çeshtje, sigurisht nuk përjashtohet Koçi.
Adresa:
Drejtorija e III-të
Ministris M. Kombëtare

Kategori
Uncategorized

Afera ruse e uraniumit që prek Obamën dhe Hillarin.

 

John Solomon, Alison Spann

Administrata Obama është përfshirë në një marrëveshje të debatueshme në vitin 2010, duke i dhënë Moskës kontrollin mbi një sasi të madhe të uraniumit amerikan, madje FBI-ja ka mbledhur prova të shumta që tregojnë për zyrtarë të industrisë bërthamore të Rusisë të implikuar në afera korruptimi, rryshfetesh, zhvatjesh dhe pastrimit të parave në përpjekje për të rritur biznesin e energjisë bërthamore të Vladimir Putnit brenda Shteteve të Bashkuara, sipas dokumenteve qeveritare dhe intervistave me zyrtarë të lartë.
Sipas dokumenteve të FBI-së dhe gjykatës, agjentët federalë kanë përdorur dëshmitarë konfidencialë amerikanë që punonin brenda industrisë bërthamore ruse për të mbledhur të dhëna të shumta financiare, për të bërë regjistrime të fshehta dhe për të interceptuar e-maile të hershme që tregonin se, Moska kishte kompromentuar kompanitë amerikane të uraniumit me rryshfete në shkelje të Aktit të Praktikave Korruptive të Jashtme.
Ata kanë arritur të përftojnë edhe dëshminë e një dëshmitari okular – të mbështetur edhe nga dokumentat – që tregon se zyrtarët rusw të energjisë bërthamore kanë sjellë miliona e miliona dollarë në Shtetet e Bashkuara të kanalizuara përmes fondacionit të bamirësisë së ish-presidentit Bill Clinton, gjatë kohës kur Hillary Clinton shërbente në administratën qeveritare si Sekretare e Shtetit për t’u siguruar që të merreshin vendime që favorizonin Moskën. Natyrisht, skema korruptive është zhvilluar me miratimin e nivelit më të lartë të qeverisjes në Rusi, sipas dëshmisë nën betim të një agjenti vite më pas.
Në vend që të lëshonte akuza konkrete për aferën e vitit 2010, Departamenti i Drejtësisë ka vazhduar hetimin për më shumë se katër vite të tjerë, praktikisht duke mos informuar kongresin dhe publikun amerikan për aktivitetin korruptiv të Rusisë në territorin e Shteteve të Bashkuara gjatë një periudhe kur administrata Obama ka marrë dy vendime të mëdha që kanë favorizuar ambicjet komercionale bërthamore të Putinit.
Vendimi i parë është marrë në tetor të vitit 2010, kur Departamenti i Shtetit dhe agjencitë qeveritare në Komitetin e Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar me votë unanime shitjen e pjesshme të kompanisë kanadeze të minierave “Uranium One” tek gjiganti i energjisë bërthamore të Rusisë “Rosatom”, duke i dhënë kështu Moskës kontrollin e mbi 20 për qind të uraniumit amerikan. Kur kjo shitje u bë publike nga fushata e Presidentit Trump përpara zgjedhjeve presidenciale, zëdhënësi i Hillary Clinton tha se ajo nuk ishte e përfshirë në shqyrtimin e komitetit dhe pretendoi se një zyrtar i Departamentit të Shtetit kishte deklaruar se ish-Sekretarja e Shtetit nuk ka ndërhyrë në çështjet e investimeve të huaja të komitetit.
Në vitin 2011, administrata Obama i dha miratimin nënkontraktuesit të Rosatom, Tenex, që të shiste uranium komercial tek centralet bërthamore të Shteteve të Bashkuara në partneritet me “United States Enrichment Corp”. Më parë, Tenex, i kishte shitur centraleve amerikane vetë, uranium të ripërpunuar, i cili përftohej nga shpërbërja e armëve bërthamre sovjetike sipas programit të paqes në viteve 1990 Megatonë në Megavatë.
“Rusët janë duke korruptuar kontraktorët amerikanë në industrinë bërthamore me rryshfete dhe kërcënime për zhvatje, gjë që ka ngritur shumë shqetësime legjitime lidhur me sigurinë kombëtare. Asnjë prej këtyre provave që janë marrë vesh përpara aferës së vitit 2010, nuk janë bërë publike përpara se administrata Obama të merrte vendimet që favorizonin biznesin rus”, deklaron një agjent që ka punuar me këtë çështje, i cili flet në kushtet e anonimatit nga frika e zyrtarëve amerikanë dhe rusë. Vendimi i administratës Obama për të miratuar blerjen e Uranium One nga Rosatom ka qenë në qendër të debateve politike që në vitin 2015.
Kjo ka qenë edhe koha kur Peter Schëeitzer, reporter i “New York Times” ka dokumentuar se si Bill Clinton ka mbledhur qindra mijëra dollarë nga gjobat ruse dhe fondacioni i tij i bamirësisë ka mbledhur miliona e miliona nga donacionet e palëve të interesuara për këtë marrëveshje kryenin gjatë kohës që Hillary Clinton ishte në krye të Komitetit të Invetimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara. Administrata Obama dhe çifti Clinton i mbronin veprimet e tyre në atë kohë, duke pretenduar se nuk kishte asnjë provë që rusët apo donatorët e ndryshëm kishin bërë ndonjë shkelje dhe se nuk ekzistonte asnjë arsye që burton nga siguria kombëtare që të pengojë marrëveshjen e Uranium One në komitet.
Por dokumentet e FBI-së, Departamentit të Energjisë dhe të Gjykatës tregojnë se FBI-ja ka mbledhur prova të mjaftueshme shumë kohë përpara vendimit të komitetit se Vadim Mikerin, rusi që qëndron në krye të fushatës së Putinit për ekspansionin bërthamor brenda Shteteve të Bashkuara – kishte kohë që kryente shkelje nga më të ndryshmet në territorin amerikan.
Eric Holder, Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, ka qenë një nga zyrtarët e administratës Obama që iu bashkua Hillary Clintonit në Komitetin e Investimeve të Huaja në kohën kur është miratuar marrëveshja e Uranium One. Shumë zyrtarë aktualë dhe të tjerë të asaj kohe kanë raportuar se nuk e dinin nëse FBI-ja apo Departamnenti i Drejtësisë kishin paralajmëruar anëtarët e komitetit për aktivitetin kriminal që ishte zbuluar. Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Holder dhe Clinton nuk i është përgjigjur telefonatave për të komentuar. As Departamenti i Drejtësisë nuk ka dashur të komentojë për momentin.
Mikerin ka qenë drejtuesi i Tenex të Rosatomit në Moskë që në fillim të viteve 2000, ku ka mbikëqyrur bashkëpunimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara sipas programit Megatonë në Megavatë dhe shitjes së uraniumit komercial tek shtetet e tjera. Në vitin 2010, Mikerin u transferua në Shtetet e Bashkuara me vizë punë të miratuar nga administrata Obama për të hapur degën e re amerikane të Rosatom të quajtur Tenam.
Ndërmjet viteve 2009 dhe janarit të vitit 2012, Mikerin “…është angazhuar me qëllim dhe aktivisht në aktivitete konspiracioni dhe ka rënë dakord me persona të tjerë për të penguar, vonuar dhe influencuar tregtinë dhe lëvizjen e lirë të uraniumit të pasuruar në tregti përmes zhvatjes”, thuhet në një padi kundër tij në nëntor të vitit 2014.
Sjellja e tij e paligjshme është evidentuar falë një dëshmitari konfidencial, një biznesmen amerikan, i cili filloi të jepte rryshfete nën udhrin e Mikerinit dhe me leje nga FBI-ja, si agjent i infiltruar. Pagesa e parë korruptive e regjistruar nga FBI mban datën 27 nëntor 2009.
Në dëshmitë e firmosura në vitin 2014 dhe 2015, një agjent i Departamentit të Energjisë i emëruar për të asistuar FBI-në në çështje, dëshmoi se Mikerini ishte mbikëqyrësi i “skemës mashtruese” që përfshinte zhvatje, korrupsion, pastrim parash dhe rryshfete që miratoheshin dhe ofronin përfitime të shumta për zyrtarë të lartë të Rusisë. “Si pjesë e kësaj skeme, Mikerin, me miratimin e zyrtarëve të lartë në Tenex dhe Rosatom (të dy entitete shtetërore ruse), ofronte kontrata pa tender për bizneset amerikane në shkëmbim të ryshfeteve që paguheshin në llogari bankare përetj detit”, dëshmoi agjenti David Gadren. “Në atë kohë, mendohet se Mikerin i ndante përfitimet me bashkëpunëtorë të tjerë në Rusi”, vazhdon agjenti.
Ndërkohë, çështja e industrisë bërthamore ruse rezultoi një minierë ari e vërtetë, pasi zbuloi aparatin e pastrimit të parave që kanalizonte rryshfete përmes instrumenteve financiare në Qipro, Letoni dhe ishujt Seychelles. Një financiar rus në New Jersey ishte ndër të arrestuarit për pastrim parash, sipas të dhënave të Gjykatës. Rasti nxorri në pah edhe rrezikun e sigurisë kombëtare që administrata Obama mohonte: Mikeri i kishte ofruar një kontratë transporti një kompanie të quajtur Transport Logistics International, e cila kishte punën e rrezikshme të transportimit të uraniumit rus nëpër territorin amerikan. Kontrata është ofruar në këmbim të një rryshfeti prej më shumë se 2 milionw dollarësh nga ekzekutivët e kompanisë. Një nga ish-punonjësit e Mikerinit ka thënë për FBI-në se zyrtarët e Tenex në Rusi kërkon specifikisht që të kryhej kjo skemë dhe të aplikoheshin çmime të fryra për të përfshirë edhe rryshfetet, dëshmuan agjentët në Gjykatë.
Zbërthimi i nje skeme të tillë korrupsioni që buronte nga nivelet më të larta të qeverisë ruse dhe që përfshinte asetet e transportit të materialit të rrezikshëm të uraniumit në Shtetet e Bashkuara, duke lehtësuar gjithashtu edhe pastrimin ndërkombëtar të parave, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për çdo agjenci të zbatimit të ligjit. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja vendosën të mos merrnin asnjë meritë në vitin 2014 kur Mikerin, financiari rus dhe ekzekutivët e kompanisë së transportit u arrestuan dhe dënuan.
E vetmja deklaratë publike u bë vetëm një vit më pas kur Departamenti i Drejtësisë lëshoi një deklarartë për shtyp në gusht të vitit 2015. Deklarata theksonte se disa të pandehur kishin rënë dakord për marrëveshje. Në atë kohë, çështja kriminale kundër Mikerinit ishte ngushtuar në një akuzë të vetme, atë të pastrimit të parave, për një skemë që zyrtarët pranuan se ishte zhvilluar gjatë viteve 2004-2014. Edhe pse agjentët kishin prova të shkeljeve të mbledhura të paktën që në vitin 2009, prokurorët federalë vendosën të mos i përmendnin dhe të mos bëhej lidhja me vendimet e rëndësishme qeveritare.
Vendimi i Gjykatës nuk përmendi as lidhjen me bisedat që FBI-ja kishte zbuluar nga informatorët që kishin dëshmuar për zyrtarët bërthamorë rusë, të cilët përpiqeshin përmes rryshfeteve të afroheshin me çiftin Clinton edhe pse agjentët kishin mbledhur dokumente që tregonin transferimin e miliona dollarëve nga industria bërthamore ruse drejt enitetit amerikan që kishte ofruar asistencë për fondacionin e Bill Clinton. Mungesa e publikimit të fakteve ka lënë në errësirë jo vetëm publikun amerikan, por edhe disa prej aktorëve kryesorë të kongresit.
Ish-republikani Mike Rogers, i cili drejtonte Komitetin e Inteligjencës gjatë kohës që FBI-ja zhvillonte hetimet tha se nuk i është thënë asgjë për rastin e aferës korruptive me Rusinë edhe pse shumë politikanë të tjerë kishin shqetësime serioze për vendimin e administratës Obama në lidhje me marrëveshjen e Uranium One.
“Fakti që informacione të tilla të rëndësishme nuk ofrohen përpara se të merren vendime të tilla, tregon se interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë shkelur nga vetë personat që janë përgjegjës për t’i mbrojtur ato”, tha ai. “Përpjekjet e Rusisë për të manipuluar politikën amerikane janë më tepër nga sa imagjinonim”.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

Nostalgji për socializmin.

 

Ramiz GJINI

Eh, çfarë begatie kemi pas në socializëm! Lëre, lëre…
Më mbushen sytë me lot kur e kujtoj… Aq shumë më ka marrë malli për atë kohë, sa. Katundin tonë, Kastriotin, e pat mbytur bollëku. Se, që ta dini ju, edhe bollëku të mbyt, të merr frymën kur të mbulon…
Kishim stalle lopësh, stallë delesh si dhe stallë pulash, por qumështin, mishin, leshin, vezët e të gjitha, i dorëzonim në shtet. Ne qemë të pasur e të lumtur, sepse tek e fundit, stallat ishin pronë e jona dhe ne krenoheshim gjithshka kishim e nuk kishim….
Po mollët?! Ah! mollët e Kastriotit; edhe në ëndërr më shfaqen. Aq shumë mollë ka pas në Kastriot, sa nuk i transportonin dot maunet, ndaj dhe kalbeshin. I kapte bora në parcela, por ne i mbulonim me kashtë, që të rrinin ngrohtë se na dhimbseshin. Dhe linin aty një roje si punë katili, që po t’i afroheshe të gjuante me gurë e ndaheshe nanas me të.
Ku shkonin ato maune të ngarkuara me mollë Kastrioti?!
Ca eksportoheshin jashtë, ca drejt e te Blloku ku jetonin, hanin e dhjesnin shokët e Byrosë Politike. Por edhe ne hanim, që ç’ke me të, pse jo…
Mbaj mend, që në dyqanin tonë shiteshin thela molle. Thela, të mëdha, mesatare dhe të vogla; pra, diçka si hazërllup, që populli i Kastriotit të mos lodhej duke i prerë me thikë.
Kjo ndodhte, sidomos, një ditë para festës së vitit të ri. U hiqnin kalbësinën dhe ia shisnin popullit të Kastriotit me 6 lekë kilogramin.
Dhe… O zot, kur e kujtoj! çfarë rregulli ka pasë!
Kur vjelëset e mollëve linin punën, brigadjeri u kontrollonte torbat e bukës se mos kishin fshehur aty ndonjë kokërr mollë. Dhe ashtu duhej, përderisa ato gra, qenë llupëse të mëdhaja, nuk ngopeshin kurrë edhe pse kishte plot. Pastaj, përse të vidhnin derisa paguheshin shumë mirë?
Me pagën e një dite, punëtorët e fermës mund të blinin, jo shaka, por dy bukë gruri; njërën për vehte, tjetrën për komshiun kooperativist.
Ky komshiu kooperativist, kur realizonte normën me kazëm e lopatë, e kishte pagën tridhjetë lekë të vjetra në ditë. Sepse edhe puna, asokohe ka qenë bio. Bëhej vetëm me kazëm e lopatë, nuk ka qenë e manipuluar me teknologji.
Ju ndoshta keni harruar, por një bukë misri kushtonte vetëm tridhjetë lekë. Dhe, merreni me mend: ato tridhjetë lekë, fshatari nuk i merrte për një muaj si në vendet kapitaliste, por i merrte vetëm për një ditë. Dhe t’i merrje kaq lekë vetëm në një ditë, nuk ishte pak, apo jo?
Aq e shijshme ishte at’here buka e grurit, sa katundari ynë e shtynte bukën e misrit me bukë gruri. Por ne, si ne…! Ndonëse mes bollekut, prap nuk na rrinte bytha rehat, sepse vidhnim, vidhnim sa i luanim fenë, të gjithë pa përjashtim.
Nuk vidhnim për të vënë kapital, ej… Vidhnim, thjeshtë se na hahej… Çudi, si na hahej kaq shumë asokohe, xhanëm?! Dhe kjo vjedhje, ishte si të vjedhësh për sport, për hiçgjë, vetëm sa për t’u turpëruar.
Edhe pse e dinim, që të vjedhësh nuk ishte një gjë e mirë, ne prap vidhnim… Nuk di pse e bënim…
Kur na kapnin, na gjobisnin, na vendosnin fletërrufe si dhe na diskretitonin si hajdutë para popullit tonë kryehajdut.
Kurse kuadrot… Ata shkriheshin me popullin, shkriheshin dhe ngrinin prapë. Shumica kishin pak bark si shenjë dallimi. Ata i kishin gratë antare partie, që gjithmonë ishin shumë dakort me parafolsin.
Parafolsi në Kastriot, ka qenë sekretari i partisë, shoku Rushit. Edhe sot i kemi parafolsit si athere, por sot, të paktën u a futim ndonjë të sharë aq drejtëpërsëdrejti sa i bëjmë të shkrihen gazit.
Tani, kur e kujtojmë atë kohë, na kap nostalgjia, një nostalgji për heroizmin tonë, për ngadhnjimin; për punën me vrull revolucionar e jetesën roje te grumbulli i misrit në arë.
“Pa, pa, pa…”, ia bëj unë nganjëherë me vehten time kur më kap nostalgjia, ” sa i bukur pat qenë ai xhumleku i sfungjerit, që ia mora kushëririt tim uha, që të shkoja e të konkuroja në Tiranë për tu futur në Akademinë e Arteve! Ashtu xhumleku nuk ka tani, sepse nuk ka as karrocierë tregtie. Vetëm ata mund të ta gjënin një xhumlëk të tillë kaq të bukur me vija.
Eh, çfarë të shtymjë kam bërë unë kur preva biletën e autobuzit për Tiranë! Jam krenar kur e kujtoj, sepse ia theva hundët një xhajë duke e shtyrë me kokë e me bërryla për t’u futur te sporteli. Ai xhaja, që ngordhalaq, nuk e preu dot biletën atë ditë, unë po! Lërë, lëre, sa i fortë kam qenë asokohe…
Eh, çfarë malli më ka pushtua për socializminr! Çfarë nostalgjie më ka zënë! Ka qenë tjetër kohe atëhere. Dhe ne, të tjerë njerëz, gjithashtu! Ishim të gjithë të rinj pavarsisht viteve që mbanin njerëzit në kurriz: njeriu i ri socialist.
Në mbyllje, dëshiroj t’iu rrëfej një episod, që përbën, si të thuash, sekret popullor, pra, nuk dua ta marrin vesh pushtetarët e asaj kohe, që ruanin në syrtare sekretet shtetërore. Nejse…
Kur mbarova studimet në Akademinë e Arteve, vajta të bëja ca lekë në Greqi. Shkuarja atje, nuk qe me avion, as me makinë, por që me këmbë, biles as me këmbë, por me stërvitje taktike, diku të përulur siç ecin kaçakët, e diku duke rrëshqitur barkas si zvarranikët, sepse bashkëudhetarit tim iu fiksua se do ta gjuanin ushtarët me snajper.
Më në fund ia dolëm të hynim në tokën helene, pa na gjuajtë me snajper.
Filluam punë. Vilnim ullinj në Zakinthos dhe paguheshim mirë.
Për çdo ditë, kur hanim, bosi na sillte dy litra vere, një pagure me vaj ulliri si dhe mish ose peshk me shumicë.
“Pini verë sa të doni” thoshte ai, “vetëm mos e teproni se do bini nga ulliri”. Mirëpo kishim një hallexhi më vehte që na u mërzit aq shumë sa pa u bërë java, deshi të ikte për Shqipëri. U mërzit pikërisht për shkak të ushqimit.
E quanin Emin. Gjithë jetën nuk qe ngopur as me bukë ky Emini.
“Çfar ke Emin, që je i mërzitur”, e pyeta.

Kategori
Uncategorized

Pushtohet Shqiperia nga Narko-Oligarkia!

Pushtohet Shqiperia nga Narko-Oligarkia!

Nga Guxim Kojeli/
—————————————————————–
Te dy “kundershtaret”qe drejtojne shtetin dhe pushtetin oligarket Meta-Rama pas nje takimi”depatues”3 minuta vendosen pushtimin total te Shqiperise nga narkodiktatura e oligarkise.Ata liruan te vetmen hallke e frike te narkotrafikut Visho Ajazi-Ish kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar.Tani shume shpejt pritet lirimi i Shullazit dhe perpara tij pastrimi i Sajmir Tahirit.Tani eshte radha e shqiptareve.Te atyre shqiptareve te cilet si ne kengen e Ismet Drishtit nuk i kane veshet si te gomareve.Opozita dhe deputetet e saj te paepur Salinjani,Balliu e Andon Frroku pritet te thone fjalen e tyre!Askush nuk e shpjegon kete konspiracion.

Pëlqej
Kategori
Uncategorized

Zagani përballë Tahirit, kur ligji troket në derë në mes të natës.

Dritan Zagani është një zyrtar policie, i lindur në Shkodër, ai është në detyrë si shef i njesisë antidrogë në Komisariatin e Policisë së Fierit—një detyrë e parehatshme dhe e rrezikshme, mes informatorëve me pagesë dhe të dyshuarve për bashkëpunim të fshehtë me “armikun”, me një rrogë në kufi të mbijetesës dhe me shumë “tundime”.

Por ai beson dhe përpiqet ta bëjë mirë punën e tij, edhe pse tek ai ka hedhur rrënjë prej kohësh dyshimi se dikush dekonspiron operacionet që ai organizon. Për këtë arsye, ka filluar të kalojë informacione tek kolegët e tij të misionit italian të policisë financiare, Guardia di Finanza, me shpresën që, të paktën, ata të mund t’i arrestojnë kriminelët shqiptraë kur ata hyjnë në Itali.

Ashtu sikur çdo mbrëmje, edhe më 1 maj të 2014, pas orës 5 të pasdites ai mbyll derën e dhomës së vogël në Komisariatin e Fierit dhe me makinën e tij të rrënuar niset drejt Vlorës, aty ku jeton me dy prindërit e moshuar, bashkëshorten dhe tre vajzat e tij, në një apartament të vogël në lagjen Skelë.

Një darkë e thjeshtë, ca biseda të shkurtëra përpara televizorit dhe më pas në shtrat, nuk ka as para dhe as dëshirë për të dalë nëpër rrugët e Vlorës.

 

***

Saimir Tahiri është një i ri ambicioz, djalë i një farmacisti, që pas një përpjekje të pafrytshme për të studiuar në Itali, përfundoi në “ezaurim nervor” të gjatë, kthehet në Shqipëri dhe diplomohet në Drejtësi në Universitetin e Shkodrës. Puna e tij e parë në jetë është si zëdhënës i Partisë Socialiste, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa” të themeluar nga Partia Socialiste. Dhe në vitin 2009, pa mbushur tridhjetë vjeç, zgjidhet deputet i Partisë Socialiste. Dihet se për të bërë politikë duhet të njohësh njerëz dhe Saimiri kthehet në frekuentues të rregullt të jetës së natës së Tiranës, ku njeh personazhet më me emër në qytet.

Saimiri është praktik dhe falë njohjeve të tij të jetës së natës, organizon skuadra që duhet të “mbrojnë votën” në zgjedhjet e 2013-s, dhe shpërblimi i merituar i marrë nga Kryeministri Rama pas fitores është posti i Ministrit të Brendshëm.

Në klasifikimin famëkeq të ministrave të Brendshëm në historinë e Shqipërisë, ai ka hyrë si ministri më jetëgjatë në detyrë, falë një sistemi perfekt të marrëdhënieve me publikun, që filloi me hyrjen triumfale të policisë në Lazarat, tek panairet spektakolare të policisë, tek policet e këndshme në rrugët e Tiranës që shpërndajnë lule për shoferet femra në ditën e Festës së Gruas.

Sigurisht, ndonjë shqetësim vjen përherë, sikurse kritikat për premtimin e pambajtur për të mbyllur të gjitha kazinotë në qendër të Tiranës dhe se përdori operacionet e policisë për të riorganizuar tregun e lojërave të fatit, apo për bombën në farmacinë e të atit që u pasua me arrestime të njëpasnjëshme të një sërë kriminelëve që u liruan të gjithë brenda pak kohe, apo për atentatet e njëpasnjëshme me tritol pa asnjë fajtor, apo për serinë e gjatë të vrasjeve të bujshme të pashpjeguara ndonjëherë, apo së fundmi akuza e vazhdueshme (e pabazë sipas partisë së tij) se ka lënë të lirë kultivimin e kanabisit në Shqipëri, deri në pikën sa filloi transporti i tij me avionë.

Një bezdisje e veçantë i erdhi nga ai polici i Vlorës që e akuzoi se u ka dhënë makinën e tij, që do të thotë mbulimin e tij, kushërinjve të Vlorës, të cilët ai e di që janë tregtarë të ndershëm fruta-perimesh. Por roli i tij si Ministër dhe pushteti i tij politik që buron nga një marrëdhënie e ngushtë me Kryeministrin i dhanë mundësinë që t’ia hedhë lehtësisht dhe paq këtij problemi, duke cituar raportet miratuese të Guardia di Finanza, të cilat përgenjështronin problemin e drogës.

Por kur opozita kërcënon se do të bojkotojë zgjedhjet, ajo arrin të marrë “kokën” e tij, dhe pas ritriumfit zgjedhor të partisë së tij, Saimir Tahiri nuk merr asnjë post ministror dhe iu desh të kënaqet me detyrën e famshme politike të koordinatorit të projektit të bashkëqeverisjes, një shpikje e pavlerë e Kryeministrit pa asnjë domethënie dhe mbi të gjitha pa asnjë pushtet të vërtetë.

 

***

Në orën një pas mesnate bie zilja në derën e Dritan Zaganit, dëgjohet zhurmë e madhe, persona të shumtë që flasin nga ana tjetër e derës.

Nga brenda Dritani pyet se kush janë dhe ato i përgjigjen të hapë derën sepse janë kolegët që kanë ardhur me një urdhër arresti. Dritani nuk do që ta hapë—formimi i tij prej polici i kujton se në Shqipëri ligji nuk lejon arrestimet mes orës 10 të natës dhe 5 të mëngjesit, përjashto rastin kur ata që kërkohen të arrestohen janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Kolegët ngulin këmbë për të hyrë, por pa shfaqur forcë (e dinë që ajo që po i bëjnë kolegut nuk është e këndshme dhe ndoshta as e drejtë) dhe ai vazhdon t’u thotë atyre se nuk mund ta arrestojnë në atë orë.

Askush nuk i tregon ndonjë urdhër arresti të lëshuar nga gjykata dhe as i thotë arsyen pse duan ta arrestojnë.

I gjithë pallati zgjohet nga zhurmat e policëve, nga të bërtiturat dhe nga të qarat e vajzave të tij, të gjithë, kuriozë, dalin në shkallë për të kuptuar se çfarë po ndodh, ndërsa dhjetëra policë presin në rrugë para pallatit, duke pirë cigare dhe duke u llafosur pranë pesë makinave të mbërritura nga Tirana nën drejtimin e shefit të kontrollit të brendshme të Ministrisë së Brendshme.

Stresi dhe tensioni rriten dhe i bëjnë një lojë të pakëndshme, Dritanit i bie të fiktë, duke rënë në dysheme. Gruaja e trembur hap derën për të kërkuar ndihmë nga policët, dhe ata, të shumtë, hyjnë në apartament, ndërsa vajzat qajnë me dënesë, gruaja e trembur bërtet, ndërsa pleqtë e tij shikojnë në heshtje, të trembur nga kujtimet e kohëve që shpresonin se kishin kaluar.

E shtrijnë në divan dhe e sjellin në vete, ndërsa të gjithë qetësohen. Ai kërkon dhe ja arrin që në apartamentin e vogël të rrinë vetëm ata policë që janë të nevojshëm. Këta, të mbetur gjashtë, vazhdojnë me një farë ndroje të kontrollojnë shtëpinë dhe të vendosin në një kuti të gjithë pajisjet elektronike që arrijnë të gjejnë, regjistruesa, memorie të jashtme kompjuteri, kompjuterin portativ dhe makinën fotografike.

Dritani këmbëngul dhe arrin t’i bindë që të paktën t’i bëjnë një proces-verbal për kontrollin e banesës dhe të gjërave që duan të sekuestrojnë, ato pajisje që i ka blerë me vështirësi për zell profesional apo ndonjë dhuratë nga miqtë e Guardi di Finanza, të cilat Dritanit nuk do t’i kthehen më.

Dritani ka ende marrje mendsh dhe ata e sjellin në spitalin e Vlorës, ku i bëjnë analizat dhe zbulojnë se nga stresi i kanë rënë të gjitha nivelet e sheqerit. I japin serum dhe pas dy orëve e fusin në makinën e policisë dhe në pesë të mëngjesit e sjellin në Tiranë, ku Dritan Zagani do të qendrojë për tre ditë në një qeli të izoluar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pa kontakt me asnjeri dhe pa asnjë shpjegim.

***

Më 16 tetor 2017 në orën tre të drekës ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po shpejton të mbyllë një ditë normale pune si shef i Partisë Socialiste të Tiranës, mes takimeve me militantë dhe politikanë apo mundësive për foto për gazetarët që e ndjekin dhe ndonjë mbledhje pune, kur dikush i komunikon se Dritan Zagani sapo ka deklaruar në ”Facebook” që Moisi Habilaj, kushëriri i tij, me të cilin Zagani kishte pasur një përplasje që për të kishte rezultuar fatkeqe, është arrestuar nga një hetim antidrogë i prokurorisë antimafia të Katanias në Siçili.

Postimi i Zaganit elektrizon shtypin shqiptar dhe menjëherë politika fillon ritualin e saj të sharjeve, shumë shpejt të acaruara nga publikimi i disa përgjimeve në të cilat “kushëriri” Habilaj lëvdohet se gëzon mbrojtjen e Ministrit, se përdor policë shqiptarë si transportues droge dhe arrin të përdorë radarët e ushtrisë për të shmangur problemet gjatë udhëtimit në det për të transportuar drogë nga Shqipëria në Itali. Në fund, deklarata e përgjuar e Habilajt thotë se se duhet t’i japë 30 mijë euro Ministrit, edhe pse ai fiton pesë milionë në muaj.

Opozita publikon menjëherë dokumentin e plotë prej 416 faqesh të prokurorisë antimafia të Katanias, duke lënë të nënkuptohet se e ka marrë nga shërbimet sekrete italiane, gjë e cila i jep historisë një dimension tjetër, të një “rregullim hesapesh” të diplomacisë ndërkombëtare.

Partisë Socialiste, befas, nguron të ofrojë mbrojtje politike dhe Tahiri detyrohet të zhvillojë disa takime me majën e hierarkisë politike, natyrisht me dyer të mbyllura, për të cilat gazetarët bëjnë festë duke raportuar histori imagjinare përplasjesh të stuhishme, shantazhesh të dyanshme, kërcënimesh për përfshirjen e gjithë qeverisë e të tjera, si këto. Vetë Tahiri, duke dalë nga shtëpia, ushqen dyshimin e një përplasje force me Partinë Socialiste, duke u përgjigjur në mënyrë lakonike gazetarëve që e pyesin për kërkesën për arrestimin e tij si pjesëmarrës në “grup të strukturuar kriminal”, e përgatitur me shpejtësi të rrufeshme nga prokuroria shqiptare: Nuk keni parë gjë akoma.

Komisioni për Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, i mbledhur urgjentisht për të miratuar ose jo arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit, u kthye në mënyrë të zgjuar në një proces hetimi dhe gjykimi ndaj prokurorëve, në një linjë politike të papërcaktuar mirë, që mban distancë nga ish-ministri por pa e braktisur atë në fatin e tij: hetojeni, kontrollojeni, por nuk mund ta arrestoni.

Dy ditë më pas, Kuvendi do të miratojë në seancë plenare këtë vendim dhe Saimir Tahiri do të jetë i lirë për të përgatitur mbrojtjen e tij, pikë së pari brenda Partisë Socialiste dhe më pas, nëse do të mbajë të pazbehur mbështetjen politike, gjykatat shqiptare nuk do të mund t’i bëjnë asgjë më, sepse, ndërkohë qeveria do të ushtrojë privilegjet e vetingut dhe atyre prokurorë dhe armiqve politikë mund të mos u mbetet më as hija.

 

***

Pas tre ditësh arrestim (afati ligjor është 48 orë) nga Policia e Tiranës, Dritan Zagani pret vizitë nga një avokat penalist, ndoshta i thirrur nga ndonjë koleg, i cili e informon se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe dyshim për bashkëpunim me grupe kriminale dhe më pas e shoqëron në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ligjërohet arrestimi.

Për gjashtë muaj e tetë ditët e ardhshme Dritani do të mbetet në qeli në pritje të kotë që ndokush, prokuror apo hetues, t’i drejtojë ndonjë pyetje. Ndërkohë, pasi ndryshoi avokat, arrin të paktën të zbulojë se “grupet kriminale” me të cilët kishte bashkëpunuar ishin oficerët e Guardia di Finanza, të pranishëm në Shqipëri si pjesë e një misioni në ndihmë të policisë shqiptare.

Pas një tjetër viti në arrest, dhe pas shumë “këshillimesh përkujdesëse” për shëndetin e familjes së tij, duke parë që procesi i tij, ndërkohë i kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit dhe i mbajtur në këmbë vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet shumë ngadalë dhe pa asnjë garanci, Dritani merr familjen e tij dhe ikën në Zvicër, ku kërkon dhe përfiton nga qeveria zviceriane statusin e refugjatit politik, pra, statusin e personit që arratiset nga vendi i tij për t’i shpëtuar persekutimit për arsye politike.

 

***

Saimir Tahiri feston së bashku me mbështetësit e tij që e thërrasin në rrugë, aspak të lëkundër nga pesha e akuzave, hyn në makinën e tij luksoze dhe në apartamentin e tij lëshohet në ”Selfie” festive me figura të njohura të medias—fotot tregojnë si luksin e Saimir Tahirit edhe nivelin e lartë të atyre që ishin në ankthin e pritjes për të.

Por tani topi është në fushën e prokurorisë antimafia të Katanias, e cila vazhdon hetimet e saj të kujdesshme. Për të mbrojtur Tahirin dhe, me të, të gjithë zinxhirin e pushtetit, qeverisë shqiptare do t’i duhet të përunjet për të marrë në mëshirë pandëshkueshmëri faktike dhe për të shmagur daljen e informacioneve të tjera të sikletshme për të, të cilat do të ushqenin publikun dhe një opozitë përherë e më të nxehur dhe më të uritur.

 

***

Në praktikë diferencën, nëse e keni vënë re, e bën pushteti. Dinjiteti, përkundrazi, nuk blihet me Mastercard./ Exit.al

Kategori
Uncategorized

LETËR AMBASADORIT LU: KENI MARRË NË MBROJTJE KRIMIN E ORGANIZUAR !

Nga Idriz Morina

Ambasador i nderuar ka disa ditë, që të paktën privatisht po debatojmë me shumë miq, pse ju nuk po reagonit për rastin “Tahiri”.
Natyrisht, edhe ne si shqiptarë, dhe të mbushur me ‘frymëzim’ nga letrat tuaja, veçanërisht ato ku Ju i jeni drejtuar shqiptarëve, që veç sa nuk na keni quajtur një komb kriminel.
Letrat tuaja, madje, pavarësisht mospajtimeve për akuza kolektive, i merrja për miqësore, si një shprehje e vullnetit të pastër, që nuk lë vend për diskutim dashamirësinë.
Por, kur tash i rilexoj letrat tuaja, dhe duke qenë se jo pak e njoh mentalitetin në Shqipëri, pasi e kam njohur nga afër për muaj të tërë në vitet e pas daljes nga diktatura, dhe ku kam njohur katrahurën shpirtërore që ia ka shkaktuar po diktatura, më rezulton i çuditshëm mos reagimi juaj ndaj proceseve në rrjedhje e sipër (kur diskutohej në Komisionin e ligjeve dhe më pas në Grupin Parlamnetar të PS-së dhe në fund në Kuvendin e Republikës).
Po të kishit qenë shqiptar, ashtu siç edhe ju e përshkruani deri diku (shqiptarin), do ta kisha kuptuar si sjellje prej një inatxhiu shqiptar, pra për shkak të përplasjes që keni pasur me kryeprokurorin Llalla, ju nuk doni me asnjë kusht ta pranoni, se kundërshtari juaj ka të drejtë të paktën në një rast, pra gjithmonë do të donit ta vërtetonit të kundërtën.
Reagimi juaj, një ditë pas vendimit të Kuvendit të Republikës, i cili e mori hapur në mbrojtje një të dyshuar për krim të organizuar, është edhe më i papranueshëm, që të merret si i sinqertë apo i kuptueshëm.
Ju ambasadorët amerikan jeni mirëpritur gjithmonë në reagimet e juaja, edhe atëherë kur mund të mos keni pasur të drejtë, pasi fjala e Amerikës shihej si fjala e Zotit ndër shqiptarë!
Z.Ambasador, sikur ta kishte përdorur veturën tuaj ky grup apo cilido grup i krimit të organizuar, cili do të ishte reagimi i Administratës Amerikane?
Po të shkonte kjo çështje në Kongresin amerikan, cili do të ishte votimi?
A do të kishte amnisti apriori nga Kongresi për ju, dhe a do të përplasej Kongresi me prokurorinë e shtetit?
Pa na u përgjigjur ju, ne besojmë thellësisht se nuk do të kishte guximin askush ta ndalonte hetimin e një skandali të bërë publik, jo më nga mediat (që i fyen e poshtëron Rama), por nga Prokuroria italiane dhe shqiptare, ndërsa po shkojnë drejt dekadës akuzat e bëra publike nga polici hetues Zagani për ish ministrin Tahiri?
Pra, edhe më keq se sa heshtja juaj ishte reagimi juaj.
Ajo miqësi deri në përulësi e shprehur ndaj shqiptarëve nga ana juaj në letrat tuaja për shqiptarët, nga edhe e kam marr shkasin të reagoj, ka shpërputhje totale me qëndrimin tuaj me skandalin më të madh në ndriçim e sipër.
Nuk mund të mos i evidentoj dy gjëra, që reagimet tuaja publike, nuk janë në nivelin diplomatik në shumë raste,
Dhe që kjo sjellje e juaja, e cila i bën të dyshimta edhe raportimet (relacionet tuaja) për State Departamentin, është pro drogës, pro krimit më të lartë të organizuar.
Ju flitni për problemet periferike, dhe doni të mbuloni me çdo kusht skandalin e shekullit. Më saktë turpin e shekullit.
Me këtë ju po dëshmoni se politika që keni ndjekur ju ka qenë në shërbim të forcimit të klaneve të drogës, dhe kërkoni që shoqëria shqiptare ta harroj drogën, në kohën që në qeverisjen e Ramës, jo vetëm trafiku ka shënuar kulmin, por sipas raportimeve në media, tashmë sipas mesatares së përdoruesve për kokë banori, ia ka kaluar edhe Britanisë për përdorimin e kokainës, një shtet ku tradita e përdorimit të drogës është më shumë se prej një shekulli, ndërsa trafikimi-tregtia e drogës nga kjo perandori i ka më shumë se tre shekuj.
Ndoshta edhe këtu buron obligimi juaj, që aleatët tuaj të mos e humbin tregun, apo ta kompensojnë nëpërmjet Shqipërisë.
Ndryshe nuk ka as logjikë diplomatike, dhe aq më pak me shpirtin e dëlirë, për dashurinë ndaj shqiptarëve që keni shprehur, ama vetëm deri tek droga! Para këmbëve të drogës, dashuria juaj për shqiptarët dorëzohet, venitet deri në zhdukje!
Më tej akoma,
Si u bë që edhe në Kosovë, ata që janë në krye të shtetit të jenë të pranueshëm, madje për dekada për diplomacinë tuaj, edhe pse janë zbuluar me dhjetëra skandale tronditëse, droga, trafiku i armëve, i naftës, i tenderëve dhjetëra e qindra milionësh, deri tek vrasja e njerëzve të pafajshëm, kundërshtarëve politik, … zbrazja e Shqipërisë dhe Kosovës me rreth 50 % (jo nga mortaliteti, por nga detyrimi për të ikur), gjithë kjo heshtje e gjatë, tek një shtet dhe diplomaci, që për gati 3 dekada i kemi varur jo vetëm shpresat, por e kemi dorëzuar fatin tonë!
E dimë dhe e kuptojmë që pikësëpari jemi fajtorë ne shqiptarët, se s’patëm intelektualë të duhur që ta drejtonin vendin më mirë, por ne kemi dyzina njerëz më të mirë, dhe që janë të gatshëm ti ndihmojnë shtetet tona drejt një të ardhme më të mirë, se sa këta që ju i përkrahni, dhe asnjëherë si sfidoni seriozisht.
Mundësia juaj është e pakufizuar për ti sfiduar këta grusht kriminelësh, që ju thoni: Në 27 vitet e fundit … politikanë të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.
Sipas jush Berisha dhe Meksi nga e djathta, dhe nga e majta, Nano-Meta-Rama (dhe ndonjë tjetër), kanë kryer krime të tmerrshme pa pushim.
Por, kurdo që ju ta thoshit këtë në prag fushate, zgjedhjesh brenda partiake, ata do të ishin një hiq, duke ditur disponimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, dhe bindjen e verbër (jo vetëm besimin) se fjala e Amerikës është fjala e Zotit.
Por, ju nuk po e bëni këtë as tash!
As tash kur duhet të prangoset Saimiri sipas kërkesës-urdhrit të Prokurorisë, dhe gjithë saimirët që i shërbyen trafikut të drogës, ju po i nxirrni akuzat për të djathtën.
E kishit kohën e mjaftueshme deri në këtë moment të kërkonit edhe me emra ish zyrtarësh të shtetit nga e djathta gjer te Berisha, por ju luani në një kartë tjetër, të ruajtjes së këtyre dosjeve të përveçme për qëllime të ruajtjes së varësisë ndaj jush deri në mazohizëm!
Këtu përfundon diplomacia dhe zhveshët ‘dashuria’ juaj për shqiptarët ‘barbarë’!

Marre nga Shqiptari.eu

Kategori
Uncategorized

Symbyl Ages (Izet Haxhia). Ti nuk ke lavdi.

Nga Azgan HAKLAJ

“Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit”-thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vertetë të shoqërisë dhe njerëzimit.

E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti meshira e lutja, ky është Izet Haxhia.
Peng i mëkatit, skllav i sherbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij siç deshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish-shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish-sigurimit të shtetit dhe pse jo i sherbimeve sekrete te huaja serbo-greko-turke.
Qellimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për të kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish-perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

Shume miq më keshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse me thanë ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël ka përgenjeshtruar veten duke i kerkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse per në atë kohë që ti zoteri ben fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa të pergjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdo kujt që nuk është në vathën e tyre.

Keto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri , por dhe grupin e prokurorëve në bllok duke u bërë pjësë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze,çorapes dhe Muç-t Nanos që dirigjojnë frontin antimalsorian edhe pse urrejtja krahinore eshtë krim.

Izeti i erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama,Tahiri, Xhafa e të tjerë.
Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej te këpuste keto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kerkuar falje.

Shpifësi i perdorur duhet të më kerkonte falje mua sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në sherbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.
Por si padashje ai zbulon skenarin e perplasjeve, si dhe tentativen për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën per ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht per të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vertet të ekzekutimit, si gjithmonë.

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari i denuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me perkujdesjen e Fatos Klosit e miqve të tij serbo-grek në një katund tē Turqisë për ti shpetuar drejtësisë duke u kthyer në instrument pergojues deri në jargavitje për këdo qe e urdhërojnë ustallarët e tij.Prej aty ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir Padroni Klosi.

Badigardi Izet gjatë vitëve qe ka sherbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistikë për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë per të dy tek Haklajt në vitet 97-2000 për interesat e tij utilitare që tashmë dihen kur dhe humbi pavarsinë dhe u ba instrument ne platformen antiPD ne Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ju sygjeroj Izet të lexoni librin e vellait tuaj, Ismetit që thotë për këto vite;
Më thirri ministri i brendshëm i asaj kohe dhe me tha do të emroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës Azgan Haklaj.
Nē fakt arrestimi im ndodhi por më vonë.
Partia Demokratike me kandidoi për deputet.
Populli i Tropojës më votoj për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu,Partinë Demokratike, më votoj për ADN familjare Haklaj që i ka dhanë katër deshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarsi të Kombit Shqiptar,si dhe nē mbrojtje tē institucioneve të shtetit demokratik.

Partia Demokratike me kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracisē, për asgjë të pamoralshme në sherbim të dikujt dhe në dem të dikujt tjeter, siç aludoni ju me gjuhen tuaj tē helmtë si të neperkës
Filozofi i madh Niçe ne meson se;
” Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë sē tjetrit”.
Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike Likurgu thotë;
” Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit”.
Gjatë jetës tuaj ju Izet i shkelët keto parime duke intriguar për të gjithë.
Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritet qellimit, ekzekutimin e tij.
Sigurisht që thonë se ke marre pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme,edhe tek Haklajt,e tani ben sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentatives tuaj per kurbanizimin e Zaganit dhe faturen të ua kalon me lehtësi Haklajve pas interpertimit mjeshtror tē konspiracionit të radhēs qē ta servirin mendjet diaboloke qe të kanē skllavëruar.
Ti zgjodhe pikërisht ditët e inagurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojē për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjes.
Nē fakt zhveshe karakterin tënd tē vertet.
Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hapē 7 vulat e librit “zbulesa ” tē Shēn Gjonit për tu treguar shqiptarëve të vertetat e mëdha, të cilët ti i din ështē përpjekja jotē deshperuese dhe deshtimi juaj i turpshēm i radhës dhe perfundimtar.
Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me pergjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj.
Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhduke Pd e Tropojës.
A i mbani mend dekleratat Izet që ju benit, gjatë referendumit të Kushtetutës në vitin 1998.

Sigurisht kori qe drejtonit në të cilinin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje qe do merrte pjese dhe në atentatet ndaj Azemit Hidajet Gjeçi ;
“Se te jemi gjalle ne nuk ka PD në Tropojë”
Dhe unë ju pergjigjesha vendosmerisht:
Sa tē jem gjallë unë ka PD në Tropojë.
Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe.
Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kunder padronēve tuaj dhe Pd e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolore duke i marre të gjitha njësitë administrative të Tropojës 8 me 0.
Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoj të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit.
Izeti është i gatshēm tē firmosē ekzekutimin e tē gjithē personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar, Azem Hajdarin ta rivrasë, të vrasë Berishën, tē nxjerrë nga varri e te vrasë Rugoven, Ismail Qemalin e Isa Buletinin ,ta zhdukē Gjergj Kastriotin nga sheshi për tē mbajtë nē Fron Trinjakët bijtë e Eskobarit ,Tahirin, Xhafën, Edi Ramëm.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash tē Malësisë të Gjakovës por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm i cili u shnderrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betjave historike pë liri e pavarsi.
Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.
Ishe badigard i Berishes dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.
Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit,si protagonist i Dhjetorit 90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të heroit të demokracisë ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.
Haxhia ky senator i krimit është i terbuar ditët e fundit ngaqë me dt 27 tetor u inagurua Shtatorja e Azem Hajdarit.
Ai nuk guxon ta shohë as me tylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë Azem Hajdari.
Ështē tërbuar,nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka për gjithkënd që e urdhërojnë, në menyrë të padrejtë e cinike.
Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajrin, pinjoll i familjes Atdhetare e nacionsliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çeshtjes Tahiri, familjen Lushaj,pishtarët e demokracisë Saliun dhe Ukën e shumē djem të Partisë Demokratike Deputetin Hysen Osmanaj ,madje përsëri Azemin e u hakërrehet tē gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është terbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë liçitë( shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.
Për Tropojën Izeti nuk ekziston.
Ai e shiti Tropojën për 30 astra si Juda Jezu Krishtin.
Tropoja e Shqipërisë e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trikolorit serb,kryqit grek, gjysëmhanës turke, koktejet më tē hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.
Si perfundim per ty Izet kam zgjedhur një histori të vertet të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekëbibaj (Tropojē ) para shumē kohësh.
Njē çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve.
Iken çobani për punēt e tij dhe len fratin e lidhur,por vjen ujku dhe mbyt gjithë tufën.
Frati keput vargonjtë e hekurt dhe mbyt ujkun dhe e mbulon me delet mbytura.
Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur,çmendet nga zemrimi dhe vret Fratin.
Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga deshpërimi tenton te vrasë dhe vehten.
Nderhyjnë familjarët e tjerē dhe nuk e lejojnë.
Çobani i merzitur therret të gjithë fshatin dhe e varros Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamen e burrave të Lekëbibajve.
Edhe sot e kesaj dite i thonë tek Varri i Fratit.

Ti me shpifjet e tua kerkon përfitime e lavdi Izet por të siguroj se ke humb gjithçka.
Nuk do kesh lavdi as sa Frati.

Boll ma!