Kategori
Uncategorized

Lordi George J . Gschen, dhe mbrojtja e trojeve shqiptare …

Nga Albert Avduli/

Më 1880, Lord George J. Goschen (1831-1907) ishte ambasadori i jashtëzakonshëm i Britanisë së Madhe në Portën e Lartë në Stamboll.

🔺Në letrën e datës 26 korrik të këtij viti që Goschen iu drejtua Lordëve Granville dhe Fitzmaurice, parashtrohej domosdoshmëria e angazhimit të fuqive të mëdha të asaj kohe, në realizimin e një projekti të vjetër dhe të njohur evropian për ruajtjen e racës dhe krijimit të një shteti të pavarur shqiptar në Ballkan.

Mbi këtë projekt dhe dokument historik shumë të rëndësishëm bazohen të gjitha memorandumet për pavarësinë e Shqipërisë, përfshirë edhe memorandumin e vitit 1903 që Ismail Qemal Bej Vlora i kishte dërguar Sulltanit dhe fuqive të mëdha të kohës.

🔹Në letrën e Lordit Goschen, para së gjithash argumentohej padrejtësia e vendimeve të Traktatit të Berlinit (1876) ndaj popullsisë dhe territoreve shqiptare që ishin ende të pushtuara dhe të hedhura në tregun e shpërblimeve dhe dëmshpërblimeve që kishte ndërmarrë perandoria pushtuese, kur. po përjetonte fundin e një sundimi të tmerrshëm 500-vjeçar në Shqipëri dhe në Ballkan. Mbi këtë dokument u argumentua sërish fakti se krijimi, konsolidimi dhe ruajtja e një shteti të qëndrueshëm shqiptar, ka qenë, është dhe do të mbetet një nga projektet më të rëndësishme politike në Evropë.

🔺 Në këtë letër, Lordi Goschen shkruante: “Kjo racë e lashtë dhe e dalluar ka parë se kombësia e racave të tjera fqinje po përfiton nga mbrojtja e fuqive të ndryshme evropiane dhe se synimet e tyre janë realizuar me një ekzistencë të pavarur.

🔺 Ajo ka parë që bullgarët janë emancipuar plotësisht në Bullgari dhe pjesërisht në Rumelinë Lindore.

🔺 Ajo ka parë se dëshira e flaktë e Evropës është të çlirojë nga zgjedha turke territorin e banuar nga grekët.

🔺 Ajo ka parë se sllavët në Mal të Zi mbrohen me këmbëngulje dhe entuziazëm nga perandoria e madhe sllave veriore.

🔺 Ajo ka parë se çështja e Lindjes zgjidhet sipas parimit të kombësisë dhe se Gadishulli Ballkanik gradualisht po ndahet në raca të ndryshme sipas të njëjtit parim.

🔹 Ndërkohë shqiptarët e kanë parë që nuk trajtohen njësoj. Kombësia e saj nuk po njihet dhe territori i banuar nga shqiptarët ndodhet në anën veriore në dispozicion të malazezëve të mbështetur nga Rusia, ndërsa në jug në dispozicion të grekëve të mbështetur nga Franca”.

In 1880, Lord George J. Goschen (1831-1907) was the extraordinary ambassador of the Great Britain to the High Gate in Istanbul.

In the letter dated July 26 of this year which Goschen addressed to Lords Granville and Fitzmaurice, was laid the necessity of the commitment of the great powers of that time, in the realization of an old and well-known European project for the preservation of the race and the creation of an independent Albanian state in the Balkans. On this project and very important historical document are based all the memorandums for the independence of Albania, including the memorandum of 1903 that Ismail Qemal Bey Vlora had sent to the Sultan and the great powers of the time.

In Lord Goschen’s letter, first of all were argued the injustice of the decisions of the Treaty of Berlin (1876) against the Albanian population and territories that were still occupied and thrown into the market of rewards and compensations that the occupying empire had undertaken, when it was experiencing the end of a terrible 500-year rule in Albania and the Balkans. On this document again was argued the fact that the creation, consolidation, and preservation of a stable Albanian state, has been, is and will remain one of the most important political projects in Europe.

In this letter, Lord Goschen wrote: “This ancient and distinguished race has seen that the nationality of other neighbouring races are benefiting from the protection of various European powers and that their aims have been realized with an independent existence. She has seen that the Bulgarians have been completely emancipated in Bulgaria and partly in Eastern Rumelia. She has seen that Europe’s ardent desire is to liberate from Turkish yoke the territory inhabited by Greeks. She has seen that the Slavs in Montenegro are defended with perseverance and enthusiasm by the great northern Slavic empire. She has seen that the question of the East is resolved according to the principle of nationality and that the Balkan Peninsula is gradually being divided into different races according to the same principle. Meanwhile, Albanians have seen that they are not treated the same. Its nationality is not being recognized and the territory inhabited by Albanians is being located on the north side at the disposal of the Montenegrins, supported by Russia, while in the south at the disposal of the Greeks supported by France ”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s