Kategori
Uncategorized

Sali Njazi Dede Kryegjyshi i fundit botëror i Bektashizmit i Perandorisë turke.

Marrë nga postimi i Naim Hajdarit /

Sali Njazi Dede është një nga përfaqësuesit më të denjë të Starjes, ai përfaqëson një patriot të madh që i jep nder jo vetëm Starjes, Kolonjës por edhe Shqipërisë.

Sali Njazi Dede mban titulli dëshmor i atdheut, në vitin 2001 , Albapost ka emërtuar në emisionin e pullave, Sali Njazi Dede si një figure e lartë bektashizmit në Shqipëri dhe në botë.

Më datën 17 janar 2019 Presidenti Ilir Meta i jep atdhetarit dhe personalitetit të shquar fetar Baba Sali Njiazi Dede (pas vdekjes) dekoratën e lartë “Nder i Kombit”,

Fragment i shkëputur nga libri “Starja – Vatër Ardhetarie”

Sali Njazi Dede Kryegjyshi i fundit botëror i Bektashizmit i Perandorisë turke, lindi në Starje në vitin 1876. Ai ishte djali i Dervish Cufës familja dhe fisi i të cilit jetonte në lagjen e mesit në Starje mbi Ymerllarët. Shkollën fillore e kreu në Starje. Mjedisi familjar dhe shoqëror në Starje, ndikuan në formimin tek ai të një edukate të shëndoshë, si fetare bektashiane, por edhe patriotike.

Që në rini familja e tij zhvendoset në Turqi ku ai vazhdoi shkollimin e mesme të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Që në moshë të re nën kujdesin e familjes ai e vizitoi disa herë kryeqendrën e bektashizmit botëror; teqenë e Haxhi Bektashit. Më pas në moshën 20 vjeçare filloi shkollimin e mëtejshëm pranë asaj kryegjyshate,ku jepnin mësime dijetarë të shquar të sektit fetar syni, por edhe ata të sektit bektashian.

Në vitin 1897 u bë Myhip dhe po atë vit; vishet dervish. Në vitin 1899 pasi kish kaluar të gjitha provat dhe vështiresitë në rrugën e doktrinës bektashiane bëhet myxheret. Ai me dijet e marra dhe me përkushtimin e tij, arriti cilësi shumë të larta të moralit bektashian, veçanti që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së tij.

Në vitin 1901, Kryegjyshi Fejzi Dede e dekretoi me titullin Baba dhe njëkohësisht e emëroi të merrej me administrimin e veprimtarisë së teqesë së Haxhi Bektashit. Në këtë post, atij j’u dha mundësia për t’u bërë i njohur në të gjithë rrethin klerikal të turqisë e më gjërë.

Me detyrat që kreu, fitoi një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë për çdo detyrë që i ngarkohej. Ai ishte i komunikushëm, gojë ëmbël, bindës, gëzonte simpati të veçantë në të gjithë klerikët e personalitetet e kohës së tij.

Për meritat e tij gjatë periudhës në administrimin e kryegjyshatës, në vitin 1913 u zgjodh në Këshillin e Lartë Gjyshnor dhe mori gradën Gjysh. Në vitin 1916 vdes Kryegjyshi Fejzullah Dede Baba dhe në vënd të tij Këshilli Gjyshnor i Kryegjyshatës Botërore, emëron Sali Njazi Dede,në postin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Në atë moment ai ishte në moshën 40 vjeçare, relativisht i ri, por tashmë kishte dhënë prova si klerik, organizator, drejtues dhe kishte admirimin e të gjithë personaliteteve klerikale nga shumë vënde të botës.

Ai mbajti postin e “Pirevi” Kryegjyshit deri në vitin 1925, kur Qeveria turke e kryesuar nga Qemal Ataturku urdhëroi mbylljen e teqeve dhe të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Pas mbylljes së teqeve në Turqi në vitin 1925, Kryegjyshi Botëror Sali Dedej në vitet 1926 -1928, hyri në bisedime me teqetë në Shqipëri dhe me Qeverinë e Ahmet Zogut për vendosjen e kryegjyshatës botërore në Shqipëri. Qeveria e Mbretit Zog, në plotësim të dëshirës së bektashijve shqiptarë, në vitin 1930 nxorri dekret të veçantë ku emëronte Sali Njazi Deden si lider botëror të bektashizmit.

Si fillim Kryegjyshata u vendos në Teqenë e Melçanit në Korçë. Më vonë me vendimin Nr. 650 datë 02.08.1930 të mbretit Zog, qëndra e Kryegjyshatës Botërore u vendos në Tiranë.

Vendosja e Kryegjyshtës Botërore Bektashiane në Tiranë dhe sidomos qënia si kryegjysh i saj Sali Njazi Dedei i dha vlera dhe respekt të veçantë Shqipërisë dhe Shqiptarëve në botë. Ai si Kryegjysh bashkëpunoi me qeverinë e kohës për ligjin për fenë,brenda një kohe shumë të shkurtër hapi mejdanin dhe punoi për ndërtimin të qëndrës së re të Kryegjyshatës Botërore. Sali Njazi Dedej ndoqi me vëmëndje situatën në prag të pushtimit Italian të Shqipërisë.

Ai kundërshtoi pushtimin Italian, nuk miratoi bashkimin e kurorave Italo-Shqiptare, nuk u bë vegël e pushtuesve, nuk pranoi subvesionet e Italisë dhe mbajti të ndezur flakën e patriotizmit e të bektashizmit.

Detyrën e Kryegjyshit ai e kreu deri më datën 28 nëntor 1941, kur u vra pabesisht në Kryegjyshatë. Për mënyrën se si u krye vrasja, në shtypin e kohës pati shumë komente dhe hamëndësime për autorët e vrasjes. Por, një gjë është e vërtetë, se nata e 28 nëntorit të vitit 1941 kur u vra Sali Dedej u parapri nga një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe mëkëmbësit të mbretit në shqipëri Jakomomonit, kjo, për të pranuar pushtimin nëpërmjet një shkrimi që Kryegjyshi duhej ta botonte më 28 nëntor në gazetë. Ja si jepet kjo ngjarje në dokumentet dhe dëshmitë e kohës:

Sali Njazi Dedej ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italian i cili i tha: “Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurrur lavde për italianët dhe mbretërinë, ju nuk do të shkruani”. S. Dedej i’u përgjigj: “Unë jam përgjegjës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike”. Pas debatesh të ashpra, refuzimit të S.Dedej, funksionari i larte Italian i tha: “Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë” !

Dhe dihet se çfarë ndodhi natën vonë.

Dy persona hynë në banesen e tij, e kërcënojnë për vrasje, zhurmën e dëgjon edhe një dervish, ai afrohet, bëhet vrasja dhe për të zhdukur gjurmet vritet edhe dervish Azizi.

Sali Njazi Dede është një nga përfaqësuesit më të denjë të Starjes, ai përfaqëson një patriot të madh që i jep nder jo vetëm Starjes, Kolonjës por edhe Shqipërisë. Sali Njazi Dede mban titulli dëshmor i atdheut, në vitin 2001 , Albapost ka emërtuar në emisionin e pullave, Sali Njazi Dede si një figure e lartë bektashizmit në Shqipëri dhe në botë.

Më datën 17 janar 2019 Presidenti Ilir Meta i jep atdhetarit dhe personalitetit të shquar fetar Baba Sali Njiazi Dede (pas vdekjes) dekoratën e lartë “Nder i Kombit”,

(Në vitin 1924 familja e tij rikthehet në Shqipëri dhe vendosen me banim në qytetin e Fierit ku pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s