Kategori
Uncategorized

VRASJA E AHMET KRASNIQIT, GJURMË E LIGË NË HISTORINË E KOSOVËS

Shkruan: Major, Nazif Ramabaja Suedi /

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, riatdhesimi i mbetjeve mortore të ministrit të parë të luftës, përpjekjet, iniciativat dhe roli i eprorëve ushtarak të karierës lidhur me zhvillimin e atyre ngjarjeve të cilat lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të Kosovës me pasoja të paparashikueshme.

Major, Nazif Ramabaja

​Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel, Ahmet Krasniqi në një atentat makabër më 21 shtator 1998, në qendër të Tiranës, në shtetin shqiptar, ishte dhe mbeti një ngjarje e cila shokoi opinionin mbarëkombëtar, por edhe më gjërë. 

​Ajo vrasje ishte mirë e planifikuar, dirigjuar dhe udhëhequr nga kreu i ekzekutivit të partisë socialiste të shtetit shqiptar Fatos Nanos. Kur e them këte bazohem në fakte dhe ja disa nga ato që do i paraqes në vijim: 

​Me 20 shtator të vitit 1998, pra një ditë para betimit të Brigadave 134, 131 dhe 133, Fatos Nano, kishte dërguar një faks, në komisariatin e policisë së Tropojës. Një oficer i atij komisariati, kishte kërkuar takim me kolonel Ahmet Krasniqin, për t´ia përcjellur mesazhin eFatos Nanos, i cili ka këtë përmbajtje si vijon: 

” Fatos Nano, urdhëroi që të mbyllen qendrat për regrutim në Viqidol dhe Papaj ”!

​Kolonel Ahmet Krasniqi, e kishte kundërshtuar atë urdhër, duke ju drejtuar oficerit të policisë: 

​”Ne, jo vetëm që nuk do i mbyllim këto qendra, por do të hapim edhe qendra tjera. Tropoja dhe gjithë Shqipëria do të jenë prapavijë për Kosovën”. 

​Po at natë xhipit të kolonelit Krasniqi, i shpërthehet goma, nga persona të pa njohur. Hilmi Nebihu, kërkoi që të shkojë dhe rregullojë gomën, por pa dhënë detaje dhe hollësi edhe pse dinte që një person i deleguar nga Fatos Nano, qëndronte në objektin tonë në Viqidol. 

​Pse s’më paralajmëroi Hilmi Nebihu, kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, për Shërbimin Informativ të Ushtrisë (SHIU) për këte përfaqësues të Nanos dhe pse duhej shkuar natën, kur ishte rreziku më i madh për lëvizje, këte duhet ta thotë ai dhe pres sqarim. 

​Isha unë ai që mora detyrën për ta rregulluar gomën kur mësova se bëhet fjalë për veturën e ministrit Ahmet Krasniqi, duke vajtur me ushtarin Fadil Hadërgjonaj, (S´bëhet fjalë për eprorin Fadil Hadergjonaj), në Bajram Curr. Trokitëm derë më derë deri sa një Gomister, na hapi derën, duke pyetur se s´kërkojmë? 

​Pas spjegimit se kush jemi dhe pse kemi ardhur në këtë kohë të vonë nate, na pranoi brenda për ta rregulluar gomën duke na këshilluar; mos gaboni të udhëtoni për Papaj, sonte ju duhet të qëndroni në Bajram Curr, nëse s´keni ku e bëni natën mund të qëndroni tek unë, sepse është rrezik i madh për sigurinë tuaj, pra mund t’iu ndodhë çdo gjë, bandat këtu bëjnë kërdi…!

​Unë insistova që pa tjetër duhet të kthehemi, pasi ne kishim një ”Kërkesë”, dhe kërkesa duhet zbatuar pa tjetër, kështu rezonojmë ne ushtarakër e karierës, pa marrë parasysh çmimin që do paguajmë kur është në pyetje Ministri ynë, dhe pas shumë përpjekjeve për të mos udhëtuar më në fund ra në dakord edhe Gomisteri. 

​Gomisteri, kërkoi që t´na shoqërojë deri në gjysëm të rrugës, t’a kalojmë vendin ku kanosej rreziku më i madh dhe pastaj të vazhdojmë më tutje për në Viqidol-Papaj të Tropojës. 

​Fillimisht ai vazhdoi t’a ngasë makinën i pari, ndërsa ne vazhduam pas tij duke përcjellur me kujdes të veqantë. Ashtu kaluan gjysmën e rrugës, kur e vërejtëm se vetura e tij u ndal, duke na dhënë shenjë që të vazhdojmë tutje, ne vazhduam pa u ndalur fare në pjesën e dytë të rrugëtimit. 

​Ia arrijtëm që të mbërrijmë në destinacionin e duhur, pa kurrfarë problemi dhe telashe falë këtij njeriu të mirë të cilin na e solli Përendia. (dëshiroj ta kontaktoj Gomosterin që na ndihmoi aso kohe). 

​Detyra e pranuar është kryer me sukses dhe pa pasoja për ne, meritë kjo e Gomisterit, person, të cilit emrin s’munda t´ia mësoj, meriton një mirënjohje publike, për veprimin dhe ndihmën e ofruar në kushte dhe rrethana të vështira, i cili pa kurrfarë interesi rrezikoi veten për ne, por që kam d’eshirë t´më lajmërohet ai apo dikush që e ngjeh kamë thjesht dua ta kontaktojë personalisht. 

Të nesërmen gjatë kthimit për në Tiranë bashkë me Hilmi Nebihun, Flamur Gashin e Leonora Jakupin, e cila kishte kënduar në solemnitetin e dhënjes së betimit të njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131 dhe 133 më 21 qershor 1998 në Papaj të Tropojës.

Leonora Jakupi gjate betimit të njësive operative të UCK-së, brigadave 134, 131 dhe 133, para Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit më 21 qershor 1998.

Leonora Jakupi epara nga e majta pas betimi të njësive operative të UCK-së në Papaj më 21 qershor 1998, pasojnë Shaban Draga, Faruk Xhemajli, Nehat Basha, Rrustem Berisha, Nazif Ramabaja dhe personi në të bardha fotografi Avni Kastrati

​Babai i Leonorës, Qazim Jakupi, kishte humbur jetën më 15 korrik, tri javë pas betimit të brigadave operative në Tropojë, në një, ”Fatëkeqësi komunikacioni”, në aksin rrugor Bajram Curr-Tropojë, vetura e të cilit ishte rrokullisur duke rënë poshtë në një hendek në Lumin e Valbonës. 

​Se a ishte aksident i rastit apo i planifikuar dhe montuar, kurrë su kuptua e vërteta e atij aksidenti me fatalitet, që për pasojë rezultoi me vdekjen e Qazim Jakupit, babait, të Leonora Jakupit. 

​Leonora, kurrë më si këndoi njësiteve operative të kolonel Ahmet Krasniqit, ishte tërheqje vërejtjeje apo kërcnim për ate nga grupi i cili montoi fatkeqësinë në komunikacion, ne s´do të mirremi me paragjykime, megjithate ky rast duhet hetuar dhe dokumentuar, unë vetëm po parashtroj pyetje të tjerët, pra organet kompetente të sigurisë duhet të merren me rastin në fjalë. 

​Përafërsisht në kilometrin e pestë para Liqenit të Komanit, një bandë e armatosur dhe e maskuar shtin me armë zjarri në drejtim të tyre, për fat të mirë s’pati të plagosur as të vrarë, por që banda mirë e armatosur dhe maskuar ua marin veturën me të gjitha gjërat dhe dokumentet, fatmirësisht një kasetë e xhirimit të solemnitetit të betimit në Papaj shpëton. 

​Edhe sot e 22 vite pas atij tentim atentati në Ministrin Krasniqi, kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të FARK-ut, për shërbim informativ të ushtrisë (SHIU) Hilmi Nebihu, e as zëvendësi i tij Ismet Ibrahimi, s’e panë të arsyeshme t’i tregojnë opinionit publik të vërtetën e asaj ngjarjeje dhe të prononcohen në lidhje me te.  

​Shtrohet pyetja:  për kë punuan këta dy eprorë të Ministrisë, për bacën apo kundër bacës. 

OBS!  Bacë e kem thirrë të ndjerin Ministrin Ahmet Krasniqin në shenjë respekti nganjëherë.

​Duhet spjeguar pse u vendosën ushtarakët në krye me Ministrin në një shtëpi të personit të SHIK-ut, kush e bëri këte dhe pse?, a kishte dhënë pëlqimin Hilmi Nebihu për ndrrimin e banimit, nëse po, në qfarë bazohej dhe cila ishte arsyeja? 

​Publikimi i videoinqizimeve të solemnitetit të dhënjes së betimit të eprorëve të karrierës dhe ushtarëve para Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit u blokua nga vet kryeministri Bujar Bukoshi. Për këte mund t´na rrëfejë, si dhe pse s’u lejua ky publikim menjëherë pas përfundimit të këtij solemniteti, Esat Brajshori, i cili ishte kameraman fotografist, Flamur Gashi, ose … Asllan Bajrami gazetar at kohë në TVSH, të cilët kanë dijeni për këtë çështje.

​Kryeministri Bukoshi, ka përgjegjësinë më të madhe, që nuk lejoi të dalë në publik betimin e dhënë të eprorëve dhe ushtarëve para Ahmet Krasniqit. Në këtë mënyrë shkaktoi dëmin më të madh, i cili pengoi faktorizimin e ushtrisë institucionale në njërën anë, e në anën tjetër shtirrej se e ka Ministrinë e Mbrojtjes, duke deklaruar në Bon të Gjermanisë, por pa dorëzim dekreti për Ministrin. 

          Nga kush more urdhër Bujar Bukoshi, që një paraqitje publike përmes RTSH-së të këtij solemniteti asesi s´guxon të ndodhë, pse humbe shansin që përmes këtyre ngjarjeve të cilat për ne ishin dhe mbeten historike të bëhej unifikimi i faktorit ushtarak në një komandë të vetme, nën ombrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës?

​„Pse Bujar Bukoshi, z. Kryeminister na përdore si marionetë dhe na fute n‘gojë të ujkut-grupeve kriminale të Fatos Nanos, Fatos Klosit. Më shumë ishim të rrezikuar mbrenda shtetit shqiptarë se sa në frontet e luftës“?! 

​Bujar Bukoshi, ishe shumë arrogant indiferent karshi me ne, por megjithate ushtarakisht, analfabet në Artin Ushtarak. 

​ 

​Në bazë të ligjit të mbrojtjes të aprovuar më 1993, përcaktonin kursin e rezistencës së Armatosur përmes FARK-ut. Historia do ta kujtojë Bukoshin, si abuzues, ngatrrestar, përqarës, ndoshta edhe tradhtar, pa kurrfarë vizioni dhe si i tillë do hudhesh në shportën embeturinave përgjithmonë, ndërsa nga populli i Kosovës do jesh i mallkuar për jetë e mot. 

​Gjatë vizitave rutinore, që ua bënte kolonel Krasniqi njësive në qendrat regrutuese dhe përgatitjeve një grup inspektimi prej tri veturash dhe eprorë të Ministrisë së Mbrojtjes duke filluar nga Ministri Krasniqi, Ahmet Alishani, Ali Haziri Fuad Ramiqi etj., kur ndalohet vetura në të cilën gjendej koloneli më i shkathti në mbrojtjen ekolonelit u tregua Fuaq Ramiqi, të tjerët i kishte kapluar friga duke qëndruar të heshtur. 

​Në veturën e kolonelit organet e policisë gjatë kontrolit hasin në një pistoletë e cila konfiskohet, mirëpo për këte tentojnë ta arrestojnë kolonelin dhe shoqërojnë në komisariatin e Kukësit, por që gjesti i eprorit të karierës Fuad Ramiqit sa i guximshëm aq edhe profesional duke marrë përgjegjësinë mbi vete, për pronësinë e pistoletës largon dushimin e policëve se pistoleta është e kolonelit. 

​Deklarimi i tij: ”Se pistoleta ështe pronë e tij personale”, shpëton nga aktakuza për armëmbatje pa leje, kolonelin. Kjo tregon shumë dhe lë të kuptojë për disponimin e gadishmërinë Fuad Ramiqit se në asnjë mënyrë s’do lejojë që të arrestohet Ministri duke marrë barrën kryesore dhe përgjegjësinë mbi vete, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhë me të, më vonë në sekretariatin e policisë së Kukësit. 

​Fuadi, arrestohet dhe shoqërohet në sekretariatin epolicisë, mirëpo Ministri mbetet të lëvizë tutje i lirë, këtu shihet vendosshmëria e eprorit të karierës që t’a mbrojë Minstrin dhe pasojat t’i bartë në kurriz të tij, por jo t’i ndodhë diqka Ministrit Krasniqi, para se të pësojnë përcjellësit të cilët e shoqëronin kolonel Ahmet Krasniqin në inspektimin e njësive operative. 

​Fuadi, kishte qëndruar në arrest brenda në sekretariatin e policisë së Kuksit, privim nga liria deri të nesërmen, kur pastaj e lirojnë, por që dha shembull të mirë, në këtë mënyrë mbrojti Ministrin e vet dhe tonin, duke pësuar vet. Kështu veprojnë njerëzit largpamës në mënyrë profesionale dhe ushtarake siq është veprimi i Fuadit. 

​Tri ditë para se të vritej kolonel Krasniqi, iu bastis shtëpia ku ishte i vendosur me ndihmën e një eprori të SHIK-ut, duke konfiskuar të gjitha armët e gjata dhe ato personale. Ky ishte paralajmërimi i fundit se diqka ekeqe do të ndodhë së shpejti. 

​Mbrëmja e 21 shtatorit të vitit 1998 ora 23.15 dhe vrasja e ministrit Krasniqi në një atentat mirë të organizuar dhe planifikuar, në të cilën ngjarje kriminale morën pjesë 3 persona të maskuar na tronditi të gjithë ata të cilët bashkëvepronim dhe zbatonim urdhërat e një strategu ushtarak dhe atëdhetari me përmasa kombëtare. 

​Lajmin për vrasjen e tij e komunikoi menjëher pas atentatit përcjellësi i cili gjindej at natë në veturë të kolonelit, eprori i karierës Rifat Haxhiu, duke lajmëruar së pari Ministrin e Informatave në Qeverinë Bukoshi, Xhafer Shatrin, e pastaj edhe Bujar Bukoshin. 

​Rifat Haxhiu, sipas prononcimit të tij por edhe siq epërshkruan në librin;  

VJESHTA SHQIPTARE

​Sipas prononcimeve të Rifat Haxhiut kishte tendencë që kjo vrasje të kalojë në heshtje për t’u mos u bërë e madhe nga persona të pa përgjegjshëm në Qeveri, bile vet Kryeministri Bukoshi, me arrogancën e tij indiferent karshi me ne, por megjithate ushtarakisht, analfabet në Artin Ushtarak, kishte kërkuar edhe këte duke pyetur Rifatin se: 

 ​”A e vranë shumë a pak”? Ishte e pa imagjinueshme që një kryeministër parashtron pyetje cinike për ministrin e parë të luftës, që ishte ministër në qeverinë e tij, por me insistimin e Haxhiut dhe Xhafer Shatrit, lajmi e muar botën në të gjitha mediat kombëtare e ndërkombëtare, për vrasjen e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqit në mes të Tiranës.

​Shtrohet pyetja pse s´iu dorëzua dekreti (vendimi) i Qeverisë Ministrit Ahmet Krasniqi për emërimin e tij në krye të ministrit të mbrojtjes nga ana e Bukoshit, por vetëm gojarisht iu kishte bërë e ditur emërimi, pse dhe kush tentoi ta heshtë vrasjen e tillë, duke e paraqitur si vrasje e rëndomtë e një qytetari të thjeshtë, por jo të një ministri të Qeverisë të cilën ai e drejtonte. 

​Bujar Bukoshi duhet të tregojë këte, nga kush merrte urdhëra dhe po qe se ishte i kërcënuar nga kush vinin ato kërcënime, a vinin nga persona të caktuar individ apo organizata ushtarake? 

​E pa kuptimta e atij atentati dhe vrasje makabre do mbetet si një hije e keqe dhe mjegull me re të zeza Tiranës zyrtare e sidomos ekzekutivit të të gjitha mandateve, për mosangazhim në hetimin e rastit dhe zbulimin e akterëve potencial.  

​Të gjitha qeveritë me radhë, jo që s´bënë përpjekjet minimale që të hetojë këtë vrasje të shëmtuar dhe makabre duke i sjellë urdhërdhënësit dhe dorasit para drejtësisë së shtetit shqiptar, por ato u pezulluan pas një kohe relativisht të shkurtër dhe rastin tragjik në fjalë embuloi turpi i kohës dhe pluhuri i harresës. 

​Për aktin e kryer, Qeveria socialiste e asaj kohe 98´, bëri të kundërtën, pezulloi hetimet dhe e mbylli rastin, me të cilin bëri një veprim të pa kuptueshëm dhe antiligjor, në këtë mënyrë mbrojti krimin dhe kriminelët duke iu dhënë alibi për të vepruar të lirë edhe në të ardhmen. 

​Shtrohet pyetja se kujt është përgjegjësia dhe pse u veprua në këtë mënyrë? Cili ishte roli i SHIK-ut dhe Fatos Klosit (Veteran i UCK-së) i cili në shumë paraqitje mediatike e injoroi, anashkaloi vrasjen makabre, duke deklaruar se nuk di asgjë, a është kjo e vërteta të cilën Klosi e plason në opinionin publik, gjithësesi jo?  

​A është dashur Fatos Klosi të dijë një pregatitje atentati të llojit të tillë, apo është bashkëautor i tij, kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Megjithatë shtetit shqiptar i bie një hije e keqe me re të zeza për aspiratat dhe pretendimet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, në njërën anë, a në anën tjetër s´bënë hapat minimal për ta hetuar, zbuluar krimin e organizuar e sjellur para drejtësisë urdhërdhënësit dhe kriminelët e kolonel Ahmet Krasniqit. 

​Historia do e vlerësojë si një turp të pa presedan këtë vrasje makabre dhe do e klasifikojë si vrasjen e shekullit, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Shtrohet pyetja e thjeshtë a kanë lidhje këto dy vrasje njëra me tjetrën!? Me sa unë marr vesh në historikun e saj përgjigjja është po, ja pse mendoj kështu: 

​Në opinion është lansuar një propagandë e pa skrupullt se: ”Disa pjesëtar të FARK-ut kanë marrë pjesë në revoltën e 14 shtatorit 1998 para kryeministrisë në Tiranë”, duke u bërë bashkëpjesëmarrës në ”Grushtin e Shtetit” siq e quajnë mediat me orientim të majtë shqiptar dhe disa opinionistë dhe grupe të caktuara në Kosovë të përafërt me të majtët. 

​Protagonisti i këtij shkrimi ka hulumtuar dhe kontaktuar persona nga ministria e rendit të shtetit shqiptar dhe ka gjetur një pjesëtar i cili ishte prezent para kryeministrisë në detyrë at kohë, duke bërë orvatje që të ruhet objekti dhe masa e gjërë t´mos depërtojë mbrenda godinës. 

​Nga xhirimet filmike shihet dhe vërtetohet kjo që epohoj unë, ushtarë të uniformuar me amblemë të UÇK-së, por as të FARK-ut, s´ka pasur në turmën e masës së revoltuar para objektit dhe përreth kryeministrisë. 

​Sa i përket amblemave të FARK-ut, të tilla s´kanë ekzistuar gjatë tërë luftës dhe këte e ka spjeguar profesori Nazmi Musa, se çka i kishte thënë kolonel Ahmet Krasniqi kur e ka pyetur se pse eprorët e karrierës hyjnë në Kosovë me amblema të UÇK-së. 

​Për të qenë edhe më konkret dhe bindës me këte që them dhe deklaroj hulumtoni dhe gjejeni përsonin eapostrofuar i cili ishte në detyrë më 14 shtator 1998 para kryeministrisë së shtetit shqiptar i cili quhet Urim Gjata, për ta marrë opinionin e tij në lidhje më këtë ngjarje. 

​Vallë a mos i kishte dhënë alibi kjo propagandë se FARK-u në krye të cilit ishte kolonel Ahmet Krasniqi kishte simpati ndaj PD-së dhe udhëheqësit shpirtëror Salih Berishës, pjesëmarrës i revoltës për tentim ”Grusht Shteti” dhe për këte Krasniqin e mbajnë përgjegjës dhe duhet mënjanuar fizikisht, pra likuiduar në atentat të planifikuar dhe pëgatitur mirë, kjo pyetje i dedikohet Fatos Klosit? 

​Ministri Krasniqi i vrarë, në murgun e Tiranes me tull nën kokë, skenë tragjike e dhimbshme dhe nënqmuese për te, për ne dhe familjen, ai nuk ishte Pablo Escobar!!! 

​Me kë ishte takuar në Rogner, Ahmet Krasniqi dy orë para se të vritej, a mos rastësisht apo me agjendë të planifikuar më herët nga Xhavit Haliti, i cili kishte nofkën ”Zeka” dhe për çka kishin biseduar, sipas informacioneve që posedoi kolonel Krasniqi kishte qenë i revoltuar pas bisedës me Halitin. 

​Përse Xhavit Haliti e mohon se ka marrë para nga Ahmet Krasniqi nëpër debate televizive dhe kuvend të Kosovës, kur ekzistojnë fakte dhe dëshmi të pa kontestueshme, vallë a mos ishte shkak i vrasjes, por jo i vetmi të Ahmetit, për të vetmën arsye se ky i fundit, kishte kërkuar llogari nga Xhavit Haliti. 

​Pasi Xhavit Haliti e demantoj pranimin e parave nga ana e Ahmetit, dhe deklaron në parlament “këte se di as kush po, jo, dhe sa përveç Hilmi Nebihit, i cili ka qenë prezent!  Pra kërkoj nga Himi Nebihi, të prononcohet sepse Xhaviti e ftoj indirekt, unë po ia bëj pyetjen direkte Hilmi Nebihut, sa para i ka marrur Xhaviti nga Ahmeti? 

​Për armët të cilat nuk i kishte sjellur, por që kishte premtuar dhe kishte marrë para për t’i sjellur, ose silli armët sipas marëveshjes ose bëje dorëzimin e parave prapa, i kishte thënë Ahmet Krasniqi, Xhavit Halitit, gjë që asnjërën se bëri, por u kujdes që të heshtet njëherë e përgjithmonë, kërkesa e Ahmet Krasniqit. 

Ja dëshmia për marrjen e parave të havit Halitit nga Ministri Ahmet, Krasniqi, por që s´është e vetmja ka edhe shuma të tjera marrje parash nga i apostrofuari.

       Një ndër dëshmitë për marrjen e parave nga kolonel Krasniqi dhe nënshkrimi i Xhavit Halitit, shuma 3 .270. 000, 00 DM, kjo s´është dëshmia e vetme, ekzistojnë edhe të tjera dëshmi me shuma edhe më të larta.

​Xhavit Haliti gënjeu deputetët e zgjedhur nga vota e popullit se kurrë s’ka nënshkruar as marrë të holla nga Ahmet Krasniqi, ai, pra Haliti kishte shkuar edhe më largë duke u deklaruar në prononcimet e tija se çdo person në Kosovë i ka nga dy, tre miljona. Ku e zunë vendin këta miljonat e Ahmet Krasniqit dhe shumë miljona tjerë, po të kishim shtet të së drejtës ky keqpërdorues dhe abuzues i paras publike dhe djersës së bashkëatdhetarëve duhet të përfundojë prapa grilave. 

​Sa i përket përpjekjeve për riatdhesimin e mbetjeve mortore të kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje-Kosovë, ka pasur diskutime të vazhdueshme si nëpër media ashtu edhe jashtë tyre nga individ, organizata etj, për ta bërë një gjest të tillë, por që nuk kanë munguar as angazhimet e pa rreshtura të eprorëve ushtarak të karrierës në mënyrë që t’i plotësohet kërkesa e fundit e kolonelit nëse s´ju plotësua ajo e cila pat thënë para se të vritej duke deklaruar: 

”Ishalla s´më vrasin pa e shti një këmbë në Kosovë”.

​Përpjekjet institucionale për ta sjellë kolonelin në Kosovë datojnë nga qershori i vitit 2002, kur ish zv.Ministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti, përpiloi kërkesën zyrtare në emër të bashkëpunëtorëve të Ministrit Krasniqi e në pajtim të plotë edhe me familjen e të ndjerit, dërgoi në adresën e institucioneve të Republikës së Kosovës. 

                                 KERKESË- Presidentit Ibrahim Rugova- Kryetarit të Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci dhe- Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Bajram Rexhepi

Të nderuar zotërinjë,

​Në emër timin si dhe në emër të ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të të ndjerit Ahmet Krasniqi Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës e në pajtim të plotë edhe me familjen e të ndjerit, kërkojmë nga ju si përfaqësues të organeve më të larta të Kosovës si vijon: 

​Që të inicohen, debatet të aprovohen në formë institucionale rivarrimi, në Kosovë i të ndjerit kolonel Ahmet Krasniqi Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë eKosovës me rastin e katër vjetorit të vrasjes së tij. 

​Që në shenjë nderimi dhe respekti për të ndjerin Ahmet Krasniqi, në një afat kohor të caktuar t’i ngritet lapidari në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës. 

​Veprimtaria dhe sakrifica e Ahmet Krasniqit për Kosovën, këtij kolosi të kombit, është e njohur për mbarë kombin shqiptar. 

​Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes dha një kontribut shumë të çmueshëm në organizimin e rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit. 

​Vrasja e ministrit tonë e organizuar nga qarqe më të errëta antikombëtare e dëmtoi shumë organizimin e luftës së armatosur në Kosovë.

​Heshtja e organeve shtetërore të shtetit shqiptar në mos zbardhjen e atentatit, mos kapjen e atentatorëve dhe urdhërdhënësve të atentatit nuk mund të zbehë aspak rolin e rëndësishëm dhe figurën e ndritshme të atdhetarit të madh të kombit shqpiptar kolonel Ahmet Krasniqi. Andaj kërkesa jonë sa fisnike aq e arsyeshme dhe obliguese do të duhej të merret shumë shpejtë në shqyrtim dhe të aprovohet. 

​Patjetër duhet të llogarisni edhe në ndihmën tonë të pakursyeshme dhe të sinqertë në organizimin e rivarrimit si dhe ngritjen e lapidarit të të ndjerit në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës. 

Zurich më 16. 06. 2002                          Ish-zv i Ministrisë së    

                                                              Mbrojtjes Agim Mehmeti

Ja dokumenti Zyrtar i protokoluar më 20.06.2002 nr. 668 PRISHTINË, ja kërkesa zyrtare më poshtë.

​Sipas marrëveshjes, Rugova-Ramiz Alia, e në të cilin angazhim kontribut të veqant dhe të vetëm kishte dhënë Hafiz Gagica veprimtar i LDK-së për Diasporë, njëherit kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së për Mërgatë dhe Amerikë, ishte dhe mbeti njeriu më i besueshëm i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. 

          Njisitet e para Guerile u mobilizuan dhe dërguan në Shqipëri nga Hafiz Gagica. Kjo meritë i takon vetëm atij fillimisht. Pastaj ka pas kyqje dhe veprime edhe të individëve tjerë për tu kyqur në organizim dhe për të shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri më 1991, por që s´duhet përvetësuar puna dhe mundi i dikujt tjetër. Këte duhet thënë troq, atyre që sju pëqejnë këto pohime i thërras ti nxjerrin faktet dhe argumentojnë të kundërtën e kësaj që po deklaroj.

​Kur jem te Hafiz Gagica dhe Presidenti Rugova, menjëherë, pas vënjes në arrest shtëpiak nga rexhimi i Millosheviqit, policia dhe ushtria serbe, dhe dërgimit i tij me dhunë në Beograd, për tu takuar me Millosheviqin: 

Ja çfarë deklaron Hafiz Gagica:

       ”Major, atë ditë që është marrur peng Rugova të nesërmen në mëngjes në ora 6:00, të mëngjesit, kam dhën, deklaratën e parë për shtyp për agjensinë gjermane, DPA-së, deklaratë ku i vetmi person kam shpallur marrjen peng të Rugovës nga pushteti i Milosheviqit, respektivisht nga policia dhe ushtria ish-Jugosllave.

​Dhe deri në kthimin në Kosovë për së dyti, askush tjetër nga asnjë subjekt i Kosovës dhe asnjë individ dhe anëtar i kryesisë nuk ka pasë guxim publikisht për tu marrur, sepse ti atëherë ke qenë në front dhe të gjithë të tjerët kanë qenë përfituesit më të mëdhenjë, por s´më ka bërë përshtypje se shumë pak kam folur për këtë punë dhe nuk e kam ndërmend të flas, sepse  s´më vyen si kapital.  

​Deklarata ime e parë dhe mbrojtja ime e vetme që e kamë përcjellur në Evropë në Itali, prej Italisë në Bon prej Bonit në Bruksel, prej Bruxelit në Londër, prej Londrës në Paris, prej Parisit në Bon, prej Bonit në Rom, prej Romës në Shkup, prej Shkupit në Prishtinë dhe së dyti përsëri me një presion të jashtëzakonshëm kemi arrijtur që të rikthehet për së dyti, kjo ështe historia në vija të trasha edhe t’ holla e t’ gjata e t´lakueme, e t´thyeshme. t¨përshëndes shumë u gëzova që të ndëgjova, të urojë shëndet, kolofsh mirë, ruaju këto ditë pandemie se na duhesh për më vonë, ndëgjohemi, shihemi për t´mirë tung”. 

​Me këte dua ta potencoj angazhimin dhe kontributin e veqant të Fehmi Aganit i cili më vonë ishte përfaqësues i presidentit Rugova për çështje ushtarake. 

Nëpërmes zyrës së LDK-së në Shtutgart, pra Hafiz Gagicës, Presidenti Rugova fillimisht informohet dhe më vonë jep pëlqimin, aprovon emërimin e Ahmet Krasniqit për ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes në Ministrinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Emërimi u bë më 07.03.1998, nga Bujar Bukoshi, vetëm gojarisht dhe kurr s’ju lëshua me shkrim, arsyen duhet ta spiegojë vetë Bujar Bukoshi, pse?

           Ky ishte momenti më domethënës dhe kulminant për të lëvizur para, në organizimin e rezistences së armatosur në krye me eprorët ushtarak të karierës, për çlirimin e çdo pëllëmbe të Kosovës së robëruar nga institucionet e vendit.

​Me këte, presidenti Rugova tregoi afësitë të një lideri dhe burrështetasi largëpamës, duke ua bërë me dije të tjerëve se ai s´është ”Pacifist” siq e akuzojnë ata të cilët mendojnë se të vetmit kishin meritat e organizimit të rezistencës së armatosur, por që në kushte dhe rrethana lufte di të sillet si komandant suprem dhe jep pëlqimin për përgaditjet ushtarake dhe luftarake, emërimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe vënien në mbrojtje të popullit të Kosovës nga eprorët profesionist të karierës dhe atëdhedashës siq ishte, Ahmet Krasniqi. 

​Takimi dhe emërimi i kolonel Krasniqit, për ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës u mbajt në qytetin Weisenhorn të Gjermanisë më 7 mars 1998, në prezencën e Agim Mehmetit, Ahmet Krasniqit, Bajram Sylës dhe Shaban Shkrelit dhe ministrave tjerë të Qeverisë. Bujar Bukoshi emron Ahmet Krasniqin ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. 

​Njëkohësisht urdhëron Isa Mustafën, i cili përveq disa ministrave të tjerë, ishte prezent edhe vet në këtë takim, për ndarjen e njëzetmijë markave gjermane 20. 000 DM, për fillimin e aktiviteteve ushtarake dhe konsolidimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

         Pa humbur kohë menjëherë në korrik të po atij viti një grup oficerësh s´bashku me ushtarë bënë një takim te presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, të cilin enjohëm sipas hierarkisë ushtarake e institucionale, Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së kosovës.

​Koloneli Tahir Zemaj, ishte ai i cili e kishte aranzhuar at takim të cilin me knaqësi të madhe dhe respekt të lartë e pranoi presidenti Rugova.Në takim nga grupi i eprorëve dhe ushtarëve në takimin te presidenti Rugova ishin prezentë:Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Fuad Ramiqi, Esat Ademaj, Ramiz Muriqi. Ramizi ishte edhe pjesëtar i brigadës ”Mërgimi” më vonë, Ismet Qekaj-ushtar pjesëtar i grupit të Salih Qekajt të cilët u mobilizuan për të shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri më 1991. 

​Salihu më vonë gjatë lufës dhe operimit të njësive operative në brendi të territorit të Kosovës, Rrafshin eDukagjinit, dërgohet në Shqipëri nga kolonel Tahir Zemaj, sepse i kanosej rreziku nga bandat e Ramushit për vrasje, largon Salihun nga rreziku, duke i dhënë një detyrë të rëndësishme për të kontaktuar me Akademik Ali Aliun dhe nuhatur se a ka ndikim tek organet e Shqipërisë që të mënjanohen pengesat për sjelljen e armatimit në Kosovë. 

​Për njësitet operative të UÇK-së, të cilat kishin mbetur në rezervat e fundit të armatimit dhe ishte e nevojshme e imperativ i kohës për sjelljen e armatimit shtesë, sepse  për mjete dhe teknikë luftarake kishim nevojë më shumë se për bukë dhe ujë, vetëm ajri ishte më i nevojshëm se armatimi. 

 ​Pjesëtarë tjerë të takimit ishin Astrit Ademaj-ushtar, Astrit Zemaj, nipi i kolonelit pjesëtar i brigadës Mërgimi, dhe Bekim Ramabaja përcjellës i imi.

​Pas elaborimit lidhur me Kërkesën e parashtruar, të kolonelit Tahir Zemaj, për qëllimin e kësaj iniciative dhe vullnetin e eprorëve së bashku me ushtarë sepse koloneli s´ishte vetëm i yni, por ishte i pranuari i ushtarëve dhe pjesës dërmuese të popullatës së Kosovës , morëm mbështetjen nga presidenti Rugova për Iniciativën e prezantuar. 

Presidenti Rugova e përkrahu këtë iniciativë me knaqësi të madhe, duke theksuar: ”Do e formoj një komision të cilin do ta udhëheq unë personalisht, pra presidenti Rugova” dhe në mënyrë të organizuar institucionale, me ceremoni shtetërore të sillen mbetjet mortore të kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje-Kosovë.

Nga e djathëta: Ismet Çekaj, Ramiz Muriqi, Nazif Ramabaja, Presidenti Ibrahim Rugova, Tahir Zemaj, Fuad Ramiqi, Esat Ademaj, ulur Bekim Ramabaja dhe Astrit Zemaj.

OBS! Mungon ushtari Astrit Ademaj i cili ishte duke shkrepur këtë foto.

​Pas vrasjesë të kolonel Tahir Zemaj, në atentat të planifikuar mirë dhe koordinuar nga qarqet e errëta antikombëtare më 04 janar 2003 në Pejë me të afërmit e tij djalin Enisin dhe kusheririn Hasanin iniciativa e kësaj kërkese u zbeh dhe po thuajse e mbuloi pluhuri i harresës. 

​Është evidente se kryetar i Kuvendit të Kosovës në at kohë Akademik Nexhat Daci, nga LDK-ja, e që për këshilltar kishte një epror ushtarak i cili i kishte ndejtur afër në zyrë ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, pra fjala është për eprorin e karierës Ahmet Alishanin, as njëri e as tjetri s´e panë të arsyeshme ta realizojnë këtë kërkesë zyrtare të protokoluar po në at kuvend më tutje, ata fare s’u lodhën për kryerjen e obligimit moral, institucional dhe atdhetar, duke e shlyer një borgj ndaj kolonel Ahmet Krasniqit. 

​Shtrohet pyetja pse Nexhat Daci s´ju përgjegj kurr Agim Mehmetit dhe grupit të eprorëve, familjes Krasniqi ndaj kësaj kërkese legjitime, edhe pse sipas detyrës zyrtare ishte i obliguar ta bëjë një gjë të tillë, kjo lë për tu dëshiruar. 

​Ja si deklarohet Bajram Mehmeti në lidhje me kërkesën e parashtruar për riatdhesimin e mbetjeve mortore të kolonel Krasniqit, përndryshe vëllau i Agim Mehmetit dhe kolegu im nga akademia ushtarake në Beograd: 

​Bajrami ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në cilësinë e shefit të kabinetit të Ministrit kolonel Krasniqit, i cili për shkak të një sëmundje të rëndë u detyrua të qëndrojë në Zvicër për t´ju nënshtruar një operacioni. 

​Në lidhje me kërkesën zyrtare Bajrami thotë: 

​”Për aq sa jam në dijeni, askush, kurrë, nuk i është përgjigjur kësaj kërkese, përveq presidentit Rugova i cili e ka aprovuar në takim me grupin e eprorëve dhe ushtarëve,” megjithate përpjekjet vazhduan nga grupi parlamentar i LDK-së, nga disa deputetë të rinjë për nga mosha, por largëpamës në kërkesën e parashtruar shumë më parë. Këta deputet i takojnë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës”. 

​Ish Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, kërkesë nga Grupi parlamentar i LDK-së. 

​Më 22 dhjetor 2017 është bërë kërkesë zyrtare në emër të grupit parlamentar të LDK-së, familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij dorëzuar Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha për fillimin e procedurave për këtë çështje si dhe ndihma financiare e proceduar në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e shtatores nga këta deputet: 

Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Doruntinë Mloku, Anton Quni dhe Arben Gashi,

Deputetët e grupit parlamentart ë LDK-së duke ja dorëzuar Rrustem Berishës kërkesën zyrtare si dhe përfaqësuesi i familjes Ahmet Krasniqi.

Është për tu përshëndetur angazhimi i deputetëve të lartpërmendur, por është fare e pakuptimtë pse këtë gjë se bëri Isa Mustafa, në kohën sa ishte në krye të ekzekutivit i cili do të duhej të dinte për kërkesën e eprorëve ushtarak dhe ushtarëve gjatë takimit me presidentin Rugova, ishte mungesë e fuqisë politike apo pas kësaj fshihet diçka tjetër është mirë ta ndëgjojmë arsyetimin e tij.

IDRIZI HKRIMI I-2 29.12.2020.docx

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s