Kategori
Uncategorized

MARRJA PENG E PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA.

Shkruan: Major, Nazif Ramabaja Suedi /

C´ESHTË KOLONA E PESTË

GjeneraliFfranko me ndihmën e nacistëve Gjerman dhe fashistëve të Benito Mussolinit zhvilloi luftëncivile në spanjë 1036-1939 dhe për herë të parë përdori termin “Kolona e Pestë”në luftën qytetare Spanjole, për këtë kishte shkruar shkrimtari i njohur Ernest Hemingweyi cili ishte korrespodent lufte.
Frannko përmes varësit të tij gjeneralit Emilio Mola,sulmoi Madridin në katër kolona për ti mposhtur republikanët, këta të fundit, pra republikanët u mbrojtën me vendosshmër idhe guzim të lartë, ata u thyen sepse në mesin e tyre Franko zhvilloi kolonën e pestë për ndihmë dhe kështu pushtoi Madridin më 28 mars 1939, pastaj pushtoi tërë Spanjën me të cilin rezulton mbarimi i luftës qytetare Spanjole.
Në të njëjtën mënyrë shtabi i rognerit veproi, duke përdorur taktikën e gjeneralit Franko për lansimin e kolonës së peståe në Ministri të mbrojtjes, andaj këta njerz tani duhet identifikuar në mënyrë që të kem një pasqyrë të qartë se c´ndodhi me Ministrinë e Mbrojtjes pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit.

VIZIONI I KOLONEL AHMET KRASNIQIT PËR KRYERJEN E AKSIONEVE DIVERZANTE NË MBRENDËSI TË KOSOVËS DHE ELIMINIMIN E FIGURAVE KUQE TË OFICERËVE SERB

Ahmet KrasniqiK, ne lidhje me pregaditjen, futjen dhe perdorimin e Brigadave ne mbrendësi – prapavi te forcave serbe, qe ne fillim, pa u konfrontu me to kete do e realizon me nje taktik shume te sotisfikuar duke e planifiku Ushtarakun Skender Budakova.
Ushtaraku madhor Skender Budakova kishte kryer, gjimnazin ushtarak gjenerata e pare dhe Akademin Ushtarake. Ne Vitin IV 1977/78, ai dergohet me urdher te Shtabit gjeneral te APJ, ne qendren shkollore Pančevo, per specializim; shkollimin kualifikimin dhe perdorimin e „Njisive Diversante t’nivelit taktiko-operativ rang i nje Bataloni me detyra speciale, neper objekte me qellim strategjik“
Ne fillim te vitit 1998, kolonel Ahmet Krasniqi vuri kontaktin me ushtarkun Skender Budakova, bisedon me te i mer të gjitha instrukcionet nga ai per formimin e ketyre njisive ne kuader te FARK. Keto njisi detyren kryesore kishin me pas, nderhyrje ilegale ne befasi te plote, shpejt, efikase me ankcione shkatrruese, naten dhe ne kushte te veshtira atmosferike.
Grupe t‘vogla (5-6 diversant larte te pregaditur, nen komand te plote te oficerit me Akademi Ushtarake kishin me pas rolin: futja ilegale, ne kushtet e kufizuara kohore dhe atmosferike qellim te sulmeve shkaterruese ne objektet strategjike, ne terizorin e Kosoves dhe jashte: Qendren strategjike Radio-relej ne Kopaonik (Pančićev Vrh) me rendesi shume te larte ne aspektin ushtarak, Aeroportin e Sllatines (tash Adem Jashari),
Stacionin Radio-relej ne Golesh, Uren ne lumin Iber, sigurimin e Liqent te Ujmanit, Trepçen, Postat, regjionin e Bellaqevcit, Liqenin e Batllaves, si dhe Gryken e Kaqanikut: me nje Taktik te persosur; sulm direkt ne vendet komanduese, te njisive te armikut, zhdukjen e komandateve te larte serb, minimin e pjeseve te rrugeve per bllokimin e forcave serbe qe te paralizohen dhe mos t‘kene aftesi manovruese dhe terhiqen drejt kufirit serb. Pra, sulm i papritur, energjik, befasues, shkatrrues, me terhiqje t’shpejt ne drejtim te parapar, me kamuflim te plote, snalizebe shkurzer, si dhe pritje per akcione te radhes nga K-nti i FARKU-t per akcion qe do pasonte.

Keto njisite pra kishin me qene direkt nen komanden e K-tit Ahmet Krasniqi.
Me 1977/78 per here te pare u formuan ne nivel APJ keto njisi ku ne specializim ishin edhe ushtaraket si Skender Budakova, Liri Durmishi (i ndjeri) dhe Ismail Nebihu.

Pasi qe Skender Budakova fatkeqesisht, gjate sherbimit ne APJ, kishte psu nje aksident fatal gjate operacioneve dhe nje kohe te gjate deri me sote eshte me aftesi kufizuese, dhe mbete invalid 100% ne karrocë, me nje moral dhe deshire per kauzen i thotë kolonel Ahmet Krasniqi,..“ Bac une dua t’vi me ty, Ahmeti i drejtohet; Skender nuke mund te marr me vete sepse ne gjendjen te cilen je ti dhe ne nuke mund te siguroj siguri te plote, por po ta dha besen ate dite kur te futem me Shtabin e FARK, do jesh prane meje si keshilltare i imi ne Armaten tone deri se sa tjem gjalle“!!!

Duke qene i vetedishem se ai nuke kishte siguri as per veten Ahmet Krasniqi nuke e mori me vete ne Tirane por permes Agim Mehmetit kishte kontakt permanent dhe konsulta me Skenderin.
Ne bisede e siper disa here i ndjeri Agim Mehmetii ma kishte tjene e kemi n’plan qe te dirgohen 4-5 oficer ne shkollim ne Sarajeve e deri ne kthimin e tyre rolin ne kete drejtim do e mer Anton Quni.
Ministri i pare i luftes Ahmet Krasniqi ndjese paste i „vendosur me goje ne kete funkcion“!!! nga ana e analfabetit ne kontekstin ushtarak Bujar Bukoshi, nuke mundi ta realizoj sepse kishte pas pune me njerz te pa afte, jo atdhetare, shantazhues, zhvates, tradhtare kriminel e qebesa shume te ligë per qeshtjen kombetare,..

Aktivitetet në Ministrinë e Mbrojtjes së RK, dhe tendencat e individëve dhe personavet të caktuar për ta marrë nga brenda Ministrinë e Mbrojtjes dhe minuar përpjekjet kolosale të ministrit Ahmet Krasniqit !

Çfarë ndodhi pas pas vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi dhe pse u anashkalua Agim Mehmeti! Në vend të Ahmet Krasniqit, Bujar Bukoshi emëroi Halil Bicajn, i cili ishte Kryeshef i Shtabit. Pas helmimit të Jahir Hysenit-Maletës, Halil Bicaj, ishte më i pëlqyer për Shtabin e Rognerit dhe Xhavit Halitin, sepse kishte ardhur në shprehje lokalizmi, por jo Agim Mehmetin i cili ishte zëvendës i Ministrit Krasniqi në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Më parë pata dërguar katër ushtarë, në kuadër të njësitit, për Sigurimin e Qendrës Stërvitore Ushtarake në Kolsh, për të bërë sigurinë ndaj Bujar Bukoshit që kishte ardhur në vizitë të shpërngulurve nga zonat e luftës në Kampin e Kukësit. Ndërkohë ishin lansuar informata se do ta vrasin Bujar Bukoshin, nëse u vie në vizitë të zhvendosurve në Shqipëri.

Policia ushtarake e UÇK-së, në bashkëpunim me Organet e Shqipërisë i arrestojnë këta katër ushtarë, duke i sjellur te Qadrat në Rrafshin e Dukagjinit (Një regjion afër Kukësit) i cili i takonte Kolshit, pjesë e së cilit ishte Qendra Stërvitore për Aftësimin e Ushtarëve të rinjë, po edhe atyre të cilët kishin marrë pjesë në luftimet e më hershme në Kosovë, për t’u dërguar në Frontin e Koshares.

Afër QSUK-së, në Qadrat e ngritura, për të cilat ishte përgjegjës Binak Gashi me nofkën ”Breshka”, të cilin pata rastin ta njoh nga incidentet e shkaktuara në shtabin e Svërkës së Gashit, dhe takimin në shkollën e Bardhaniqit, me 01.09.1998 me ”Shokët”, e Shtabit të Përgjithshëm, siq e quanin ata vehten.

Binak Gashi, kishte deklaruar haptazi në prezencën e të gjithë të pranishëmve, se do ta vrasin Ahmet Krasniqin. Aty ishin prezentë: Hashim Thaqi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja dhe disa të tjerë…!

RRETH ARRESTIMIT

Ti kthehemi arrestimit të ushtarëve. Njëfar Dobruna, oficer shqiptar i maltreton psiqikish e fizikisht ushtarët institucional, i rrahë, i kërcënon, duke u deklaruar se ka për t i vrarë ata dhe oficerëte e tyre. Ai madje kishte përmendur emrat; të parin e radhitë Rugovën pastaj, Tahir Zemën, Nazif Ramabajën, Bujar Bukoshin etj. Nga ato sjellje jo njerëzore të Dobrunës, më së shumti e pëson ushtari Skender Koka, me shtypje të gjoksit, krahërorit, duke e goditur me grushta e shqelma i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. I traumatizuar nga ajo se çfarë kishte përjetuar, pas lirimit, arrinë në Qendrën Stërvitore,

Unë kontaktova menjëherë ushtarët, e posaqërisht bisedova me ushtarin Skender Koka, pasi arrita ta qetësoja, ai filloi rrëfimin rënqethës. Pas bisedës së gjatë, e pyeta se a është në gjendje dhe kurdo që të jetë i gatshëm ti hedhë në letër të gjitha çfarë ka përjetuar e dëgjuar gjatë arrestimi në arrestimin dhe në fund ta firmosë shkresën, dhe të ma dorëzojë mua personalisht.

Skender Koka, ashtu kishte vepruar sipas marrëveshjes, dhe pas tri orëve më solli raportin i shkruar dhe firmosur, të cilin e kam publikuar në shkrimet e mia të më herëshme dhe e ruajë në arkivin tim personal.

SQARIME LIDHUR ME MINISTRIN HALIL BICAJ !

Pas rënies së Agim Ramadanit, me 11 prill 1999, dhe Salih Çekajt më 19 prill 1999, më mori në telefon, ministri Halil Bicaj, dhe kërkoi të dal në Koshare për ta zëvendësuar Rrustem Berishën, se gjëja është i lodhur dhe ka nevojë për pushim.

Gjatë bisedës me Halil Bicajn, i preferova: ”Për kërkesën tuaj për zëvendësuar Rrustem Berishën, në Frontin e Koshares, nuk mjafton biseda me telefon, ndaj nesër do vij në ministri dhe do bisedojmë në katër sy.”

Të nesërmen vajta në Ministri, para hyrjes së zyrës së Halilit ishin vendosur polic ushtarak të cilët kryenin detyrat e tyre të sigurisë sipas urdhërave, megjithatë mua më kërkuan të çarmatosem t’ua lë pistoletën dhe të hy tek ministër Halili. Këtë gjë e kundërshtova me vendosshmëri duke i pyetur ndonëse u thotë gjë emri i Nazif Ramabajës dhe betejës së Loxhës!?
Ata u përgjigjen pozitivisht se kanë dëgjuar këtë emër por megjithate ju duhet ta lëni pistoletën. Pas një zënke, dhe ngritjes së tensioneve dhe zërave, doli Halil Bicaj në korridor. Më pa dhe mu drejtua, o Nazif a ke ardhur a? Lirojeni more këte, u tha kujdestarëve, ky ka të drejtë të hyjë tek unë si të dojë, a e dini ju kush është Nazif Ramabaja!?

Në zyrë, mori një letër dhe shkroi diqka, dhe ma tregoi se çfarë ka shkruar: ”Këtu s´mund të bisedojmë eja pas meje” ! Pastaj e ndoqa, duke e përcjellur kaluam shumë dhoma deri sa arrijtëm te një dhomë e pa renovuar. Aty ishte një, ulëse treshe, e arnuar, e zhytur, dhe pluhurosur! Pasi u ulëm, ”këtu mund të bisedojmë”, tha Halili.

Në pyetjen time se pse nuk mund të bisedojmë në zyrën tënde, Halili u përgjegj se e tërë ministria është e përgjueme, shtrohet pyetja nga kush? SHIK-u!? Gjatë bisedës e pyeta Ministri Bicaj, se si kërkoi të dal në Front të Koshares, kur unë kam zbuluar listën e likuidimeve dhe se unë figurojnë at listë, ai m’u përgjigj:
”Ti s´figuron më, në at listë, je larguar”, dhe vazhdoi: ” kurr s´më tregove se nga të erdhi ajo informatë, kush përpilonte Lista dhe cilët ishin ekzekutorët !?”

Unë refuzova të shkoja në Koshare, ministri mbeti pa asnjë koment! Ndaj, Ministri Halil Bicaj, duhet dhënë përgjigje para opinionit publik se cili ishte misioni i tij dhe sa kishte gisht në ato ngjarje?

Unë mbrojta institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qendrën për Aftësim në Kolsh, nga sulmet e Kudusi Lame dhe kodoshave të tij, duke rrezikuar edhe arrestimin tim, ndërsa Ministrit Bicaj, kjo iu duk pak, ndaj më bëri kurthën pas shpine duke më dërguar në Frontin e Vdekjes, edhepse kishte njohuri se bëhej fjalë për likuidimin tim fizik!

Çfarë Ministri e quaje veten zotëri Bicaj, kur punoshe kundër varësve tuaj? Ndaj atyre që iu bëri ballë shumë rreziqeve duke mos u nënshtruar. Respektova institucionet e shtetit sipas kushtetutës së Kaqanikut dhe Referendumit për një Kosovë të lirë dhe demokratike, e ti merreshe me punë të pista.

Turpi i historisë të mbuloftë, ti meriton të mbetesh prapa grilave për tradhëti sipas Ligjit të Mbrojtjes dhe Ligjit të Luftës meriton pushkatim, por sipas procedurës dhe një procesi gjygjësor legjitim.

LETRA KËRCNUESE E KUDUSI LAMËS DHE PËRGJIGJA IME

Gjeneral Kudusi Lame, më bënte presion përmes një Letre sqaruese për misionin tim në QUSK-së, duke më kërcnuar se do të mbajë qëndrim ushtarak nda meje dhe përgjigja ime dërguar po atij Gjenerali të Repartit të Garnizonit të Kuksit, i cili s´kishte më shumë se 54 ushtarë në repart.
Në zyren tënde Halil Bicaj, në prezencë të Agim Mehmetit ta dhashë letrën kërcënuese të cilën pa dåergoi në repartin e Kollahit Gjeneral Kudusi Lame për ta lexuar dhe pasi e bëre këte të kërkova që t´ma sjellësh prapa, para syve t´uaj e bëra cop-copë dhe e hodha në shportë të mbeturinave!

A e din pse e bëra këte Halil Bicaj!? Ja se po të tregoj!
Ti bëre tadhëti ndaj Ministrisë së mbrojtjes të Rapublikës së kosovës, ushtarakët e karierës i bëre mish për topa duke u shitur tek LPK-ja e Xhavit Halitit, qka thua për këtë dokument si do ja spjegosh opinionit publik për këtë bashkëpunim kush të autorizojë të bësh një gjë të tillë?

Pse i fute njësitet operative brigadat 134,131, BVD-në, të dekretuara nga kolonel Ahmet krasniqi në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UCK-së duke formuar GO-3 shin, e më pastaj i shuajte, për ta formuar brigadën 138-të ”Agim Ramadani”, dhe humbe flamurin e brigadës 131-të, apo e ridizajnuar në 138-të, zbashku me Rrustem Berishën, ku do ta bësh vendin për këte manipulin ushtarak në birr të miut e cila do të kushtojë jo 300, por 3000 grosh.

Në zyrë kishe një person që në atë kohë prezentohej vetëm me nofkën ”Bajrami”, kush s’ja dinte emrin e vërtetë. Pra ai ”Bajrami”, atëherë e sot Behxhet Mehmeti, ”Bajrami”, është emri i vërtetë, i cili s´fliste fare, por vetëm kontrolonte, se kush hynë e del në Ministri dhe cilat takime kush me kë i zhvillon, për të raportuar më tutje te shtabi i Rognerit, cilës rrymë apo grupacion të LPK-istëve u takonte, a ke dijeni?!

Apo te ndonjë shërbim sekret i ndonjë shteti fqinjë; Serbi, Maqedoni etj. A mban përgjegjësi Gjeneral Lame të bashkëpunosh me një informator, për gjëra të cilat ishin jashtë logjikës ushtarake dhe etikës morale?
Ndoshta pas largimit tim, ai ”Bajrami”, i ka marrë ato copa letre dhe i ka kompletuar prap për ta marrë informatën se qka qëndron në te, sepse ata persona mirrem me gjëra të tilla, bile i nxora punë e mundim me copëtimin e asaj shkrese.

Në drejtorinë informative të cilën e udhëheqte Rifat Haxhiu, me ndihmësin e tij Naser Hazirin punonte ekipi me gazetarët: Skender Zogaj, Seremb Gjergji, Besnik Kada, Ibrahim Shala, Gani Buqinca dhe Shefqet Jashari-Strofci një kohë.

Në dhomën ku punonte ai ekip për informim në Ministri, nga korridori dëgjova debate duke u marë në gojë emri i Presidentit Rugova. Pas hyrjes s´ime, dëgjova Gani Buqincën se fliste kundër Rugovës duke i shti duart në xhepa dhe nxjerr jashtë tyre thoshte:
”Plotë e përplot i kam xhepat Rugovë” !
Kundërshtuam njëzëri; Skender Zogaj dhe unë duke e shtrirë përtoke Ganiun, jo fizikisht por verbalisht duke i dhënë përkrahje Presidentit Rugova. Ndaj Ganiu s´mundi ti përballojë ato konfrontime si strela 2M, u detyrua ta lëshojë dhomën.

MARRJA PENG E PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA

Pas arrestit shtëpiak të Presidentit Ibrahim Rugova dhe dërgimit peng në Beograd, në takim me Milosheviqin, në Bazën tonë frekuentuan shumë persona të cilët përkrahnin Presidentin Rugova. Njëri pre tyre ishte edhe Ministri i Bujqësisë, në Qeverinë e Dr.Salih Berishës, Jemin Gjana, i cili më informoi, se po angazhohen në çço drejtim për të ruajtur personalitetin e presidentit Rugova, nga propagandat e ndyera, të cilat kishin për qëllim largimin e president Rugovës nga skena politike.

Përkrahje më e madhe i vinte presidentit Rugova, nga Salih Berisha. Pas aty mbështetjeve që dëgjova nga Gjana, pata një takim me disa intelektualë të larguar nga Kosova, nga presioni dhe dhuna sistematike e aparatit shtetërorë, serb në Bicaj afër Kuksit.

Në takim më përcillte edhe Prefekti i Kuksit, me të cilin kishim bashkëpunim të shkëlqyer dhe isha në zyrën e tij për të ndarë informacione. Gjatë tërë kohës së bisedimeve, prefekti më bëri të ditur se një veturë Nivë e bardhë, qëndronte disa metra larg lokalit në të cilën ndodheshin pjesëtarët e SHIK-ut, duke na vëzhguar! Pas më shumë se dy orë e gjysmë bisedime, u larguam për t’u kthyer në Kuks dhe Kolsh.

Gjatë kthimit para Repartit të Divizionit të Kuksit, na ndalën Policia Ushtarake me uniformë dhe amblema të UÇK-së. Dola jashtë dhe një epror nga oborri i repartit duke bërë me dorë ju tha ma sillni këtu! S´kisha ide se çfarë po ndodhte, por e vërejta se diqka s´është në rregull. E hapën portën dhe hyra brenda, u përshëndetëm ushtarakisht duke u prezentuar ai si Dobruna dhe unë Nazif Ramabaja.

Më ftoi të shkojmë në objekt se ka diqka për të biseduar me mua. Unë, shpejtë ia ktheva, fol çfarë ke për të biseduar se s’ kamë kohë, më presin ushtarët në QSUK-së, për realizimin e detyrave të planifikuara taktiko-teknike! Ai zotëri Dobruna, (nuk është fjala për Sokol Dobrunën) më pyeti se kush jam dhe ç´bëj në Kolsh! I thash pyete komandantin tënd, Kudusi Lame, ai di për mua dhe aktivitetin tim, sepse isha në zyrën e tij dy herë, për të biseduar për këto çështje ai më ngçjeh mirë.

Çështja u tensionua, pas insistimit të tij që patjetër të shkojmë lartë në objekt.
Në ato qaste ushtarët e të dyja palëve ishin në gjendje gadishmërie me armë, ndërsa prefekti e shante Dobrunën duke i thënë:
”More shkërdhatë liroje komandantin se po i ndodhi diqka kam për ta ngritur në ajër tërë repartin”! Unë u nisa nga porta për të dalur jashtë. Atëhere ai Dobruna më tha:” mirë ne do të shihemi dhe takohemi prapë”.
U përshëndetëm duke ma dhënë dorën dhe me tjetrën dorë mi rrahu supet, kur të duashi thashë, e tani di se ku qëndroj me njësitet e mia, në QUSK-së Klosh.

LE TË PËRGJIGJET HAFIR HOXHA???

Pyetje për Hafir Hoxhën;
Kush ishin ata policët ushtarak të UÇK-së, pasi ti ishe komandant i Policisë Ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosvës, dhe përgjegjësi kryesorë për veprimet e tyre, a ishin në kuadër të Batalionit tuaj, apo ishin kamufluar me uniformë të UÇK-së, kërkoj sqarim në lidhje me këtë çështje.

Nga ai takim mund të dilte ndonjë incident, me pasoja të pa parashikueshme por me zgjuarësinë dhe refuzimin tim si ushtarak i karrierës, për të mos shkuar në objekt, i shpëtuam të keqes. Edhe qëndrimi i prefektit i cili ishte i mllefosur dhe shante pa ndërpre atë oficer të ushtrisë Shqiptare, pra Dobrunën, dhe tentimit të tijë për të më arrestuar, rezultoi në evitimin e rrezikut të mundshëm.

KUSH ISHTE AGIM MEHMETI

Kur jemi te ish zv-i Ministrisë së Mbrojtjes; Agim Mehmeti; më duhet të konstatoj se me të pa drejtë është anashkaluar nga Bujar Bukoshi, për të vetmen arsye se Agimi ishte adhurues dhe i përafërt me Presidentin Rugova, me të cilin ishin takuar disa herë para dhe pas luftës dhe e njihte presidentin Rugova, për komandant suprem të Forcave të Armatosura të Rebpublikës së Kosovës.

Figura e, Agim Mehmetit, është e pastër moralisht dhe kombëtarisht. Agimi, tërë angazhimin dhe jetën e tij ia kushtoi arsimimit, pastaj edukimit të kadetëve të rinjë shqiptar në Akademinë ushtarake në Sarajevë, ku ishte i caktuar për të shërbyer si ushtarak ligjërues në Katedrën e Taktikës së Përgjithshme.

Para se te burgosej ishte ligjerues ne Fakultetin Mbrojtjes civile studenteve nga të gjitha trojet e “ish Jugosllavis”.
Ishte i vetmi ushtarak shqiptare si k-nt dhe ligjerues i kuadrave-kursisteve te Shteteve t‘huaja Namibija-Swapo, Iraku, Libia,…me lenden Taktika.

KUSH ISHTE JAHIR HYSENI-MALETA

Jahiri ishte pjesë e stafit të kolonel Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes, por që u helmua, më mirë të them, e helmuan pastaj ai kërkoi ndihmë në spitalet e Tiranës. Stafi mjekësor në Tiranë, ”s´mundën”, apo nuk deshtën t´ia caktojnë diagnozën se nga vinte helmimi. Pastaj u transferua në Zvicer për shërim dhe diagnostifikim. Mjekët Zvicërjan e diagnostifikojnë se helmimi vinte nga ushqimi dhe po të mos tranferohej atje me kohë, ekzistonte rreziku permanent për jetë a vdekje.
Jahir Hyseni-Maleta ishte mësimdhënes në Qendrën Shkollore Ushtarake për të gjitha profilet ushtarake në Sarajevë 78-85.
Jahir Hyseni-Maleta ishte një ndër ushtaraket më të kompletuar sa i përket aftësisë dhe nivelit të komandimit operativ kishte përgaditur dhe kry të gjitha provimet për gradën makor i këmbësorisë në Beograd më 1989 ka pas gradën Major.

Më 1990 Jahir Hyseni-Maleta ka dhënë provimin pranues në Akademinë Shtabore Komanduese Toksore në Beograd, por ftesa që të fillojë shkollimin në Beograd, nuk u realizua sepse i vinte era luftë.
Ai, pra Jahiri kishte bërë në hartën topografike 1:50 000 skicimin e drejtimeve kryesore strategjike të sulmit apo mbrojtjes që nga Trigllavi në veri, e deri te Gjevgjelia në jug. Jahir Hyseni Maleta afësoi kadetët shqiptarë, i pari ishte nxënës i tij Rashit Mustafa -Karadaku, Rrustem Berisha, Gani Lipa Ahmetaj, Hafir Hoxha, Enver Muzliukaj, Skender Idrizi, Besnik Maxhuni, Besim Krasniqi, Avdullah Kuqi, Adem Ukëhaxhaj, Xhemë Kuqi e tj.

„ Sa per koinçidenc, me 1983/1984, Ekrem Rexha-Drini, ishte ne perfundim te sdudimeve, viti i IV ne Qendren shkollore, Sarajevë – Akademia Ushtarake e këmbësoris. Fati i te dyve ishte qe te takohen, Jahiri si Mentor-oficer i Ekremit dhe Ekremi Oficer i ardhshem, me Temen e Diplomes: „Bataloni motorizues ne mbrojtjen e terenit urban me popullsi të dendur“
Jahiri edhe sotë e cekë! Komandant Drini ishte nje ushtarak ambicioz dhe i rrept, i zgjuar, i sukseshem, komunikativ e parasehjithash intelektual i qytetruar.

Jahiri pas Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt, ishte eprori më i përgaditur, për këte, Kolonel Ahmeti e emëroi Kryeshef Shtabi në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Pas këtij helmimit të planifikuar, Jahiri u detyrua ta ndërprejë aktivitetin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të vazhdojë tretmanin e pacientit në rrezik për t’u shëruar plotësisht. Se a ishte kjo e rastësishme apo me qëllim, nga kjo që thashë për aftësitë e tija profesionale dhe ushtarake s´është vështirë të mësohet!

Këtu vërehet largëpamësia e kolonel Ahmet Krasniqit pse i zgjodhi pikërisht ata tre eprorë të karrierës në pozita më të larta, Agim Mehmetin për zëvendës të tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Jahir Hyseni-Maleta Hryeshef të Shtabit dhe Tahir Zemaj, komandant Brigade 134-të, të Njësive Operative të UÇK-së, njëkohësisht përgjegjës për brigadat 131 dhe 133.
Kjo s´shte e rastësishme, por mirë e menduar dhe planifikuar, duke patur njohur lidhur me profesionalizmin, patriotizmin dhe vendosshmërine e tyre, ai mori atë vendim të drejtë për kohën, momentin dhe situatën në të cilen gjindeshim. Kolone Krasnqi, kishte besim të fuqishëm në profesionalizmin dhe atëdhedashurinë e tyre nga perspektiva e një ushtaraku të karierës nga përvoja që kishte.

Madheshtia e Strategut, Ahmet Krasniqi shkoi aq lartë sa qe ai akoma para se me i fute Brigadat e para ne Dugagjin, thonte; „Bac po sa te stacionohen Brigadat, 134, 131,133, pas nje kohe t‘shkurt ti pregadisim qe keto t‘marshojne drejt ne prapavinë e armikut ne Veri, dhe ta fusin nen kontroll, regjionin strategjik, liqenin e Ujmanit.

Me futtjen e liqenit nen kontroll te pregaditen njisitet tjera nga regjioni i Shales t‘Bajgores dhe ti largojne forcat serbe qe e kishin nen kontroll Trepçen.

Ai n‘plan e kishte se si duhet edhe regjionin e Bellaqevcit, rezervat e thengjillit per prodhim t‘energjis ta fus nen kontroll per disa muaj dhe pastaj, te fillojn akcionet. Gjithe thonte armiku duhet t‘paralizohet dhe te sulmohet separi nga prapavia, duke e befasu me zjarr dhe manovrim taktik.

Kur ta realizojme kete plan pastaj me ndihmen e aleateve dhe shtatit amerikan do i pregadis pilotet si Avni Kastrati, Shaban Shkreli, Besnik Sadriu qe t‘bejne furnizimin me arme te njesive ne tere teritorin e Kosoves por edhe evakuimin.

KU ISHIN EPRORËT USHTARAK NË KOHËN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981

Demostratat e vitit 1881 dhe pozita e eprorëve ushtarak nëpër detyra të ndryshme në ish ”APJ”, akademi e gjimnaze ushtarake s´ishte e lehtë, sepse filloi diferencimi i tyre nga shërbimi i sigurimit ushtarak ”Jugosllav”, bisedat informative, torturat psiqike, burgosjet, arrestimet dhe gjygjet e montuara vazhduan me të madhe.

Një ndër ta ishte edhe Agim Mehmeti, me të vëllanë Bajram Mehmetin. Bajramit, madje iu ndërpre shkollimi në akademin ushtarake në vitin e dytë të ligjërimeve. Bajram Mehmeti, arrestohet më 24.03.1983 dhe dërgohet në hetime. Kurse, më 13 dhjetor 1983 Gjykata Ushtarake në Beograd, nisë procesin gjyqësorë edhe ndaj: Gani Lipa Ahmetajt, Bilall Hadërgjonajt dhe Izet Zabelajt. Në procesin e montuar, dënohen si vijon: Bajram Mehmeti me 3 vjet e 6 muaj, Gani Lipaj me 2 vjet e 6 muaj, Bilal Hadergjonaj me 1 vit dhe izet Zabelajme 6 muaj burg.

Edhe ptotagonisti i këtyre rreshtave, pra unë Nazif Ramabaja klasa e 36 e Akademisë Ushtarake isha i arrestuar dhe burgosur në qershor, tre muaj pas burgosjes së Bajram Mehmetit nga sigurimi ushtarak serb, kërkesa e tyre ishte që të bëhem dëshmitar bashkëpunues i UDB-së në proqesin gjyqësor që do të pasojë kundër Bajram Mehmetit si i akuzuari kryesorë i grupit të kadetve ushtarak kl.38

Përpjekjet e sigurimit ushtarak serb dhe UDB-së rezultuan të pa sukseshme, sepse unë isha i vendosur me qmim që t´m’e largojnë nga Akademia ushtarake dhe ta humbi statusin e kadetit në vitin e katërt të shkollimit ushtarak, pra kisha diku përafërsisht edhe dy muaj për ta kryer Akademinë ushtarake marë diplomën duke u avansuar në gradën nëntoger.

Pasi që sigurimi ushtarakmserb dhe UDB-ja smujtën t´më vërbojnë dhe bëjnë bashkëpunëtor të tyre ata gjetën një person tjetër i cili në procesin gjyqësor kundër Bajram Mehmetit, në cilësinë e dëshmitarit të rrejshëm dhe bashkëpunues, ishte njëfar bashkëpunëtori i UDB-së Ibrahim Hoxha, nga rrethina e Hasit të Prizrenit.

Agim Mehmeti, me nëntëmbdhjetë shtator të vitit 1986 arrestohet dhe dënohet, me burg të rëndë si i akuzuar i parë e kryesorë në grupin prej 5 eprorëve dhe 4 civilëve. Grupi përmbante gjithësejtë dhjetë persona.
Ata ishin: Xhafer Kabashi, Miftar Ziba, Shabi Dermaku, Rrahim Ademi, Xhavit Shaqiri, Musa Hoxha, Xhemë Ademi, Tahir Mehmeti dhe Enver Idrizi.

Me 27 mars 1987 nga Gjykata Ushtarake, në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet 9 muaj burg. Pas ankeses në shkallë më të lartë të Gjykatës, i zvoglohet dënimi në 3 vjet. Kështu, sipas ligjeve ushtarake në fuqi, të asaj kohe, nuk e humbë statusin e ushtarakut, por fillon vuajtja e dënimit në burgun ushtarak ”Viktor Bubanj”, në Sarajevë. Pastaj transverohet në Nish, ku kishin qëndruar në paraburgim edhe të akuzuarit dhe më vonë të dënuarit, për rastin e Paraqinit.

Nga fundi i vitit 1988, Agimi kishte parë në Burg, Tahir Zemën, të lidhur me pranga, të cilin e fusin në të njëjtin objekt ku ishin të burgosurit e rastit të Paraqinit. Kjo është përgjigja për disa të cilët janë marrë me paragjykime dhe intriga kundër kolonelit Zemaj, gjoja se është burgosur për: ”Veprime dilere”. Prononcim të tillë, kundër kolonelit Zemaj ka patur edhe Adem Demaqi dhe përkrahësit e tij.

RASTI I PARAQINIT DHE AZIZ KELMENDIT, PRANGOS TAHIR ZEMAJN BISLIM ZYRAPI DËSHMITAR I RREJSHËM NË PROQESIN GJYQËSOR KUND AGIM MEHMETIT DHE TË TJERËVE Rasti i Paraqinit me Aziz Kelmendin (i pa planifukuar nga Azizi, por i përgatitur nga Sigurimi Ushtarak Jugosllav) pat ngritur tërë ”Ish-Jugosllavinë” në këmbë. Ai ishte rast i montuar, me preteks se ushtarët dhe eprorët shqiptarë ishin ”Terorista”. Në këtë mënyrë bëhej përndjekja, maltretimet, burgosjet, gjygjet e montuara dhe shqiptimi i dënimeve me dëshmitarë të rrejshëm siq ishte Bislim Zyrapi.

Kjo është e vërteta e tërë, për burgosjen e kolonel Zemajt, të gjitha paragjykimet t´jera nuk qëndrojnë dhe kanë për qëllim ta denigrojnë figurën e atij atdhetari dhe ushtaraku të karrierës i cili bëri çmos për çlirimin e vendit.

Agim Mehmeti, lirohet nga burgu më 03.02.1989, me kusht, dhe kthehet në kazermën ”Marshal Tito” në Sarajevë.
Ditën e dytë të punës, më 07.02.1989, Agimi në mëngjes, gjatë vizitës ushtarake që iu bëhej kadetëve në oborrin (pistën) e kazermës, vëren ish kadetin e tij, Bislim Zyrapin, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për Agimin dhe të tjerët në proqcesin gjyqësor të grupit, ku i akuzuari kryesorë ishte Agim Mehmeti. Për dëshminë e rrejshme të Bislim Zyrapit kundër Agimit dhe të tjerëve dhe bashkëpunimin e tij me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, si ”Dhuratë”, Bislim Zyrapin dhe disa të tjerë si ai, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeqare. Përveq Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Agim Mehmetit, ka qenë edhe Mahir Hasanaj e shumë të tjerë.

I njëjti Bislim Zyrapi, gjatë Luftës Çirimtare në Kosovë kishte marrë pozitën e Kryeshefit në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, i cili përveq se u bë i përshtatshëm dhe atdhetar në rezistencën e armatorur edhe pse ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe sigurimit ushtarak, në fundvitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë i nevojshëm për komandantat revolucionar në shtabin e Rognerit! A s´është kjo për t’u habitur e mos të then për të luajtur mendsh!?

Bislim Zyrapi përveq se ishte i tillë dëshmoi rrejshëm në Gjykatën Ushtarake kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve dhe në bazë të asaj dëshmie të rrejshme, Agim Mehmeti mori 3 vite e 9 muaj burg të rëndë. Mirëpo prap i dobishëm për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ai përpiloi Lista për likuidimin e figurave të shquara të rezistencës sonë politiko-ushtarake, në të cilat lista figuronin këta persona:

  1. Shalli-duke aluduar në Presidentin Ibrahim Rugova
  2. Fehmi Agani
  3. Ahmet krasniqi
  4. Salih Berisha e shumë të tjërë të cilët tash sdo i përmendi. Do ia lë kohës që ti zbulojë, apo dikush tjetër…!

EPRORËT USHTARAK TË GATSHEM PËR KONTRIBUT
NË KOSOVË PAS LUFTËS ÇLIRIMTARE

Angazhimet e eprorëve ushtarak nuk u ndalën, por vazhduan me një intenSitet të lartë. Me 24.03.2001 u mbajt një tubim i inicuar nga koloneli Tahir Zemaj në Hedingen afër Zürich-ut, në Zvicër.

Në atë takim eprorësh, kryesinë e punës e përbënin:
Tahir Zemaj, Agim Mehmeti, Burhan Jahiu, Sylë Kollqaku dhe unë Nazif Ramabaja.

Gjatë tubimit të ushtarakëve të karierës në Hedingen afër Zürich-ut më 24.03.201, nga e djadhta, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja dhe Sylë Kollqaku.

Ndër të tjera biseduam për situatën aktuale dhe politike në vend, çfarë mund të bëhet në këtë drejtim, dhe formimi i një Komisioni për aktivitet të ish-Ministisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Biseduam për zgjedhjen e një Delegacioni për t’i vizituar dhe biseduar për situatën aktuale Institucionet Ndërkombëtare, dhe për kontakte me figurat më me influencë siq ishin: Richard Hollbrooke, William Walker dhe Eliot Engjel, organizatat jo qeveritare në Kosovë në këte Komision ishin: Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Tafil Hadergjonaj, Shpend Shala, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti. Sylejman Kollqaku, Ilmi Nebihu, Ismet Ibishi, Zenun Idrizi dhe Ejup Dragaj.

SHT¬ËPIA E MHILL BERISHËSË, E HAPUR PËR ATDHETARËT DHE USHTARAKËT

Pas qëndrimit në shtëpinë e aktivistit të çështjes kombëtare, Mhill Berishës, shtëpia e të cilit ishte derë e hapur për të gjithë, duke na mirëpritur me të gjitha të mirat, ndaj për mikëpritjen tradicionale i jemi mirënjohës për jetë e mot, atij dhe familjes Berisha.

Mhilli s´ishte i tillë vetëm për ne eprorët, por nga natyra ishte i tillë për të gjithë. Shpesh herë koloneli Zemaj, në të shumtën e rasteve e thirrte ”Epror”, sepse qëndronte gaditu para çdo eprori dhe kryente detyrat me përgjegjësi të lartë, ishte i pakursyer në dhënjen e kontributit atëdhetar. E adhurtonte edhe LDK-në, të cilës ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij në përkrahjen, angazhimin, ndihmën si financiare ashtu edhe fizike.

Shtëpia e Mhillë Berishës, ishte e hapur gjithmonë në çdo kohë ai priste dhe përcjellte edhe Presidentin Rugova dhe ndihmonte me mjete materiale në kohën kur Presidenti kishte vështërsi ekonomike, për të lëvizur dhe kryer vizitat në qendrat e vendosjes Evropiane.

Çdo udhëtim që kam bërë në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe në Evropë, e kam bërë përmes Mhill Berishës dhe shtëpia e tij ka qenë si e imja, kam pas një dhomë të përgatitur me të gjitha paisjet kompjuterike, fax, kopiator, të cilat i kam përdorur dhe shfrytëzuar sikur të ishte zyrë e imja personale. Për këte i jam mirënjohës për jetë.

A U NDIHMUA, SA DHE NGA KUSH PRESIDENTi IBRAHIM RUGOVA NË KOHË TË VËSHTIRA

Në opinIonin publik flitet e përflitet çkyqja e lidhjeve telefonike Presidentit Rugova, për arsye të pamundësisë për pagesën e fakturave, nga Ministria e Financave nga Qeveria Bukoshi, nuk i dërgonte para. Për këte Isa Mustafa, duhet të deklarohet dhe ta bëje publiketë vërteten rreth asa ççshtje. Siq dihet, Bujar Bukoshi në prononcimet e tij ka deklaruar: ”S’kamë qenë përgjegjës për financa dhe s´jam marur me telefona, kjo s’ka qenë puna ime, tjetër kushë është marr me to ”!

Në ato angazhime, me iniciativën e kolonel Tahir Zemajt, shumë eprorë e përkrahën dhe iu bashkëngjitën, duke e përcjellur hap pas hapi. Njëri ndër më të pa ndashmit ishte Burhan Jahiu një epror karriere nga Kosova jonë Lindore.

Burhani s´ju nda kurr duke e shoqëruar, në çdo takim ishte pranç tij, dhe me notesin e vet karakteristik dhe të rëndësishëm për kohën dhe momentet e kaluara pasqyron çdo ngjarje dhe aktivitet të bërë me kohë ditë datë dhe vit.

Kishte edhe të tjerë të cilët e përkrahen kolonel Zemajn. Njëri ndër ata ishte edhe Shpend Shala. Shpendi ka mbajtur një fjalimin rënqethës në varrimin e kolonelit Zemaj, i cili kishte sqaruar shumë gjëra për krimin dhe kriminelët në kohën kur ishte vështirë të flitet dhe të drejtohet gishti nga dikush, ndërsa nëpër akademi përkujtimore dhe takime të pakursyer ishin Agim Mehmeti, Jahir Hyseni-Maleta, Bajram Mehmeti, Shaban Shkreli, Selver Nuhiu, Besnik Sadriu, Sylejman Kolqaku dhe të tjerë të cilët s’po mund t’i paraqes në këte shkrim.

Megjithatë me keqardhje duhet ta them se kishte edhe të atillë të cilët, deklaroheshin për të mos shkuar prapa Tahir Zemajt, ndërsa në përvjetore kanë moral të shkojnë në odën e Zemajve në Strellc të ulen kryevendi edhe qe besa të marrin fjalën kryerore! A s´është ky moral i dyfishtë!?

Arsyetimin përse mos të shkohet pas kolonel Zemajt e paraqisnin si të dyshimtë dhe kanosje të rrezikut për vehten dhe të tjerët, emrat s´do i bëje publike kësaj radhe, kjo le t´ju mbetet në ndërgjegjjen e tyre dhe moralin e papastër. Burhan Jahiun e kemi dëshmitar të gjallë për këte që po flas

TAKIMI NË ZYRËN AMERIKANE NË PRISHTINË
U.S. OFFICE PRISHTINA

Takimi në zyrën Amerikane me Atasheun Ushtarak Jori N. Cromwel, (colonel, U.S Air Force, defense and Air Atache) – (Kolonel i Forcave Ajrore Mbrojtëse dhe Atashe Ushtarak.) është mbajtur në korrik të vitit 2002.

Nga e djathta: Arbër Ahmetaj, Shpend Shala, kolonel Tahir Zemaj, Jori N. Cromwel (colonel, U.S Air Force, defense and Air Atache), major Nazif Ramabaja, Gani Gjuka, një kolonel Amerikan dhe Besnik Ramabaja, Ramiz Muriqi nuk shihet, pëball Besnikut, korrik 2002.

Pjesëmarrës bashk kolonelin Tahir Zemaj në takim ishin edhe: Nazif Ramabaja, Ramiz Muriqi përcjellës i kolonelit dhe Besnik Ramabaja përcjelles i imi etj. Disa mbetën jashtë, në pamundësi të jenë prezent siq ishte Astrit Zemaj etj…!

Gjatë kontrolit rutinorë ndodhi diqka e pa pritur. Kolonelit Tahir Zemaj, i sinjalizoi aparati se ka diqka në bel dhe tentoi që ta heqë e lën tek kontroluesit. Mirëpo atasheu ushtarak, i njoftoi se është OK, në rregull. Ashtu Tahiri, hyri në zyrën Amerikane me Armë në bel (pistoletë), fal Jori N. Cromwel-it, i cili njihej fortë mirë me kolonelin tonë dhe ishin miq të mirë.

Ky ishte Tahir Zemaj, për të gjithë ata që ende s´kanë njohuri, se çfarë, personi ushtarak ishte kolonel Zemaj, i cili vur në lëvizje aftësitë e tij për të lidhur kontakte. Ishte i afërt me personat ushtarak dhe me miq ndërkombëtar, të cilët na nevoiteshin për arritjen e synimeve dhe qëllimeve tona shtetformuese.

Atasheu ushtarak Cromwel ishte poshtu kolonel me gradë. Komandanti ynë kolonel Tahir Zemaj, kishte aranzhuar këtë takim në përpjekje për të vënë kontakte me organizmat ndërkombëtarë siq ishin Zyrat e Vendeve mike të adredituara në Kosovë, gjegjësisht Prishtinë,
në kuadër të vendimeve nga mbledhja grupit të oficerëve për kontakte të mbajtur me 27.03.2001, në Zvicer.

Ishte një drekë pune siq e kanë zakon të thonë, ndërkombëtarët e menqur, e në at drekë pune u shoshitën gjërat pa pasur ndonjë rend dite dhe pa u vërejtur se ka diqka zyrtare, në të vërtetë Atasheu Amerikan, mori mendimet dhe qëndrimet tona. Ndër pyetjet e shumta që shtronte Atasheu, doli sei interesonte qëndrimi ynë; pse Kosova sipas nesh duhet të jet e pavarur!

Biseduam gjerë e gjatë. Shoshitëm edhe fakte historike që nga Mesjeta e deri te luftat Ballkanike dhe ato Borërore, si dhe gjenocidin e regjimit serb Milosheviqjan ndaj një populli të pa mbrojtur shqiptar.
Trajtuam edhe imponimin e Luftës dhe detyrimin për Mrojtjen e dinjitetit dhe pragut të shtëpisë siq thotë presidenti Rugova, bërja e një lufte të drejtë mbrojtëse në krahasim me ate agresore serbe, që shkaktonte viktimat, vrasje, dhunimet etj. gjatë zbatimit të Operacionit ”Patkoi”, nga i cili pësoi Kosova, nga rrenimi dhe djegia e më shumë se 120. 000 shtëpive, që si pasojë detyroi të largohen nga trojet e veta përmes gjenocidit dhe spastrimit etnik, më se një milion shqiptarë.

Krimet e bëra ndaj popullatës civile, grave pleqve e fëmijëve, klasifikuar si krim kundër njerëzimit, me të gjitha ato të këqija që janë bërë nda popullit të pavajshëm e të pa mbrojtur në Kosovë, Serbia pat humbur të drejtën e administrimit me ne dhe teritorin tonë një herë e përgjithmonë.
Ne jem autokton në trojet tona, (Skem ardhur nga karpatet, sikurse janë sllavët-ardhacak), s´kërkojmë as më shumë e as më pak se sa të drejtat që serbë kanë në shtetine vet. Minimumi është pavarësia asgjë më pak, duke ju garantuar të gjitha minoriteteve e posaqërisht pakices serbe të drejta të barabarta sipas standardeve evropiane.
Por, me anjë çmim s´do të pranojmë të bashkëjetojmë me Serbinë. Do jemi dy shtete fqinje, por të ndara, do jem të gatshëm të luftojmë prap deri në njeriun e fundit, nëse lypet nevoja, e s’do pranojmë të jem pjesë e një shteti i cili më se një shekull cilësohet si okupator në teritorin tonë.

Meqë Kosova ishte teritor përkohësisht i okupuar, kërkojmë nga ju dhe bashkësia ndërkombëtare që t´na ndihmoni në këtë rrugë sa fisnike aq edhe legjitime për popullin tonë, ishte fjala jonë vendimtare në takimin me Astasheun amerikan.

Më në fund morëm një shembull; ” nëse dy vëllëzër siq janë Serbia dhe Mali i Zi, negocojnë për një ndarje e cila do të ndodhë në një të ardhme jo të largët, është e pa drejtë, të kërkoni nga ne që të bashkëjetojmë me serbët, si viktima me gjelatin, kjo s’do të ndodhë kurrë më për asnjë çmim.”

Atasheu amerikan Jori Cromwell na tha:
” Ne nuk premtojmë asgjë, çdo gjë mçvaret nga ju. Unë do t’i përcjell qëndrimet tuaja te shefat e mi më tutje. Ju dëshiroj një punë të mbarë ”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s