Kategori
Uncategorized

Punuam dhe fituam. Fituam mirnjohjen e te gjithe emigranteve ne Greqi.

KOHA KUR PARTIA DEMOKRATIKE KISHTE JO VETEM DEGEN E SAJ NE GREQI…..

POR BESEN DHE VOTEN E EMIGRANTEVE ATJE.

Respekt per te gjithe ato dhe ata shqiptare ne emigracion qe bashkarisht besuam, u bashkuam, dhe punuam ne ngritjen dhe funksionimin jo vetem te deges se PD_se, por dhe ne bashkpunimin me shoqatat shqiptare dhe Lidhjen e Shoqatave Shqiptare ne Greqi.

Punuam dhe fituam.

Fituam mirnjohjen e te gjithe emigranteve ne Greqi.

Punuam ne mbrojtjen dhe ndimen ndaj emigranteve shqiptare, por dhe ne bashkpunimin dhe miqesine e qytetareve dhe dy vendeve tona.

Sigurisht bashke me shoqatat dhe lidhjen e shoqatave ne Greqi.

Respekt per emigrantet antare te Partise Demokratike, por nje respekt me i madh shpirteror shkon per shoqatat, drejtuesit, antaret dhe gjithe emigrantet qe na besuan dhe votuan.

Kategori
Uncategorized

A e krijoi Sali Berisha “mafien” në Shqipëri pas vitit 1992?

Ekziston një mendim i cili propagandohet e sipas të cilit në “kohën e Enverit” kishim rend dhe qetësi. Sapo erdhi Sali Berisha u krijua krimi i organizuar, bandat, “mafia”. Pra Berisha i krijoi këta se me Enverin nuk i kishim.

Washington Post shkruajti diçka interesante për Shqipërinë. Shkruajti se krimi i organizuar u themelua nga rreth 5000 oficerë të Sigurimit të Shtetit të cilët pasi u shemb shteti komunist në 1992, mbetën të papunë. Këta njerëz ishin stërvitur për të vrarë, dhunuar, torturuar, trafikuar.

Pra kur iu ra sistemi ata nuk mundeshin që “profesionin” e kriminelit ta ushtronin më zyrtarisht në emër të shtetit kriminal. Kështu që si çdo saldator e mekanik i sistemit që pas 1992 e ushtroi profesionin privatisht edhe këta nisën ta ushtronin privatisht atë për të cilën ishin shkolluar e stërvitur. Të mos harrojmë që Sigurimi bënte kontrabandë me Sacra Corona Unita qysh në vitet 1970 nga porti i Durrësit.

Ky kontigjent me numër të lartë themeloi krimin e organizuar, trafiqet e gjithçka. Sigurisht në bashkëpunim me elementë të rinj por këta ishin ustallarët. Këta që quhen të fortët e Veriut e që janë lançuar publikisht si kriminelë të mëdhenj, janë zogj të vegjël para atyre të Sigurimit.

E shkruajta gjithë ketë për t’iu përgjigjur lajmit se në Policinë e Shtetit dhe në Shërbimin Informativ janë emëruar oficerë të Sigurimit. Ndokush nuk do ta kuptonte aq mirë se ku është e keqja këtu, pse është i keq një oficer i Sigurimit.

Këta oficerë, si në Shqipëri si në vendet e tjera komuniste të Europës Lindore, janë monstra pa ndërgjegjje të stërvitur për të vrarë kot, për të torturuar, për tiu për përdhunuar të arrestuarve gratë e vajzat para syve që t’i demoralizojnë. Është një shkollë e vetme stërvitjeje, si këtu, si në Bashkimin Sovjetik, janë të njejtat manuale krimesh të cilat partitë komuniste ia dhanë njëra-tjetrës si shkëmbim eksperience.

Prandaj këta nuk duhet të jenë në asnjë post shteti. Prandaj vendet e tjera ua kanë ndaluar postet dhe është problem kur zbulohet se një zyrtar ka qenë sigurims, pasi dihet se çfarë edukimi ka marrë, si dhe për çfarë është stërvitur.

Kështu që kur një kryeministër i kthen këta masivisht, ai kryeministër është monstër pa ndërgjegjje njerëzore dhe kjo është shenjë se po përgatitet për të kryer vepra të poshtra të cilat këta do t’i kryenin me lehtësi pasi për ato janë stërvitur.

Nga Indrit Vokshi

Kategori
Uncategorized

Denoncimi i gazetarit: Ministri që bashkëjeton me vajzën e Lindës.

Nga Adriatik Dosti/

Kujdes vertet se Shqiperia po shnderrohet cdo dite ne nje Ciflig personal e familjar shume te rrezikshem… te aventurierit , arrogantit e diktatorit te ri kryehorrit – kryeminister Edi Rama…

Ai sapo emeroi e delegoi ne postin delikat te Ministrit te Jashtem Gent Caken, bashkejetuesin e vajzes se gruas se tij Lindes…dhe ate qe refuzoi ta dekretonte si te tille Presidenti i Shqiperise …

Pak kohe me pare Ciflik-poseduesi i Shqiperise Rama …emeroi Minister edhe Burrin e sotem te ”gruas” se tij te djeshme Delines, Blendi Cucin.

Po keshtu, Ministrja e re dhe e sapo emeruar e Infrastruktures, mbesa e Beqir Ballukut, Belinda me urdher e porosi te vecante te Rames, sapo shkarkoi Drejtorin e pergjithshem te Autoritetit e rrugeve te Shqiperise dhe ne vend te tij emeroi vajzen e ish Anetarit te Byrose politike te Diktatures se djeshme Llambi Gegprifti, Sonila Qaton..

Po ky Edvin…te birin e kriminelit komunist Mehmet Shehu… Bashkimin e ka emeruar pak kohe me pare si Drejtor te Muzeut te krimeve te diktatures [Shtepise me Gjethe]….cfare cinizmi…

Po ky Edvin prej kohesh e ka si Minister ne kabinetin e tij qeveritar Blendi Klosin…nipin e ish funksionarit te larte te Diktatures

Kategori
Uncategorized

Nga nesër nis regjimim i burgut të egër në Shqipëri, çfarë është sistemi “41-bis”

Por çfarë është regjimi “41-bis”?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e “41 biss”, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtatin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën parlamentare të 21 dhjetorit 2018 dhe pritet të hyje në fuqi këtë të mërkurë.

Këtij regjimi në Shqipëri do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave.

Kategori
Uncategorized

Thirrje nga Sllovenia: Hetoni Edi Ramën për korrupsion me KESH-in.

Gjate një interviste për “Shekulli-n”, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, parashikon trazira në Shqipëri. Sipas tij, njerëz të familjes së Ramës janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare

Erjon Dervishi

Intervista e plotë:

Dr. Beçiroviç, cilat janë problematikat në Ballkanin Perëndimor?

Situata është tejet komplekse dhe shqetësuese. Shkak kyç për këtë është se perëndimi ka ndërtuar marrëdhënie të partneritetit në shtetet e Ballkanit Perëndimor me strukturat politike-kriminale. Është paraqitur fenomeni i politizimit të krimit dhe kriminalizimit të politikës, ndërsa lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë bërë të pashkëputshme. Strukturat politike-kriminale kanë krijuar “shtetin në shtet” dhe kjo është karakteristike për të gjitha shtetet në rajon.

A e mendoni se Shqipëria ka bërë hapa në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian?

Frikësohem se Shqipëria është duke bërë hapa prapa. Situata aktuale në Shqipëri paraqet tensionime të brendshme të mëdha, që do të rriten edhe më shumë dhe do të vijë deri te protesta edhe më të mëdha masive të orientuara kundër Qeverisë së Edi Ramës, që është gjithnjë e më pak kryeministër i Shqipërisë, e gjithnjë e më shumë kryeministër i krimit. Shembulli më ilustrues është biznesi i narkotikëve dhe krimi në sektorin energjetik me theks të posaçëm në tregtinë me energjinë përmes KESH-it. Pse prokuroria Shqiptare nuk fillon hetimet kundër KESH-it, rregullatorit të energjetikës ERE-as, ACA-së (Autoritetit shqiptar për Konkurrencën) dhe anëtarëve të familjes Rama? Në skenë është një polarizim i fuqishëm politik. Thjesht, është krijuar një pasiguri e madhe, që mund të kapërcehet, gjegjësisht të amortizohet vetëm me një politikë të mençur, por që tani nuk shihet në horizont.

Po për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidave të saj?

Vështirë se mund të shoh këtu dialog. Shoh vetëm duetin Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, që luajnë secili lojën e vetë, në interes të vetë. Thaçi e ka vënë në bixhoz fatin e Kosovës duke vallëzuar me Ujkun (Vuk në serbisht ujku- pra Vuçiçin). Çdo lider i përgjegjshëm kosovar do të duhej të ishte i shqetësuar me faktin se 13 shtete e kanë tërhequr pranimin ndërkombëtar të Kosovës.

Mendoni se shkëmbimi territorial përbën një kërcënim për stabilitetin?

Tentativat e shkëmbimit të territoreve gjatë historisë kanë sjellë vuajtje dhe fatkeqësi. Vuçiç dhe Thaçi me veprimin dhe sjelljet e tyre politike për qytetarët e vetë, kanë sjellë fatkeqësi të mjaftueshme sa që nuk u nevojiten më shumë. Në rajon, kohë më parë janë zhvilluar katër luftëra për kufij, por asnjë kufi nuk është shtyrë as për një milimetër. Kjo është lojë me fatet e njerëzve, në mënyrë që Thaçi dhe Vuçiç të mbijetojnë politikisht. Është kjo lojë e rrezikshme dhe e dëmshme.

Si e vlerësoni veprimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me tarifat e vendosura për produktet serbe, në raport me luftën e Serbisë për të anuluar njohjet?

Duhet respektuar Marrëveshjen CEFTA. Me sanksione nuk mund të nxirret me dhunë pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet kanë treguar edhe një herë se çfarë liderësh ka Kosova, liderë që nuk janë burra shteti. Provë për këtë janë edhe 13 pranime ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të tërhequra.

 Për sa i përket marrëveshjes së Prespës, miratimi i saj në Greqi është shoqëruar me protesta të mëdha. Por problemi më i madh mbetet Maqedonia. Si e shikoni këtë situatë?

Marrëveshja e Prespës ka treguar se, edhe përkundër të gjithave, mund të arrihen kompromise, kur janë në pyetje problemet më të mëdha prej shumë dekadash. Do ta citoja ish-kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiçin, që ka thënë se Marrëveshja e Prespës është, ndoshta më e rëndësishme dypalëshe ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Po në lidhje me kërcënimet që mund te ketë Ballkani Perëndimor?

Po, në kontekstin që Ballkani të përdoret për qërimin e ndërsjellët të hesapeve të dy superfuqive dhe/ose fuqive rajonale në territorin e tij. Ballkani në të kaluarën gjithnjë ka qenë monedhë kusuri për të mëdhenjtë.

IFIMES

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike, me seli në Lubjanë, Slloveni, ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ECOSOC/OKB që nga viti 2018. IFIMES është gjithashtu botuesi i ditarit shkencor ndërkombëtar dyvjeçar Evropian. IFIMES mbledh dhe përzgjedh informacione dhe burime të ndryshme në zonat kyçe të konfliktit në botë. Instituti analizon marrëdhëniet reciproke midis palëve me qëllim të promovimit të rëndësisë së pajtimit, parandalimit të hershëm, diplomacisë preventive dhe masave të çarmatimit/ndërtimit të besimit, në zgjidhjen e konflikteve rajonale ose globale të konflikteve ekzistuese dhe rolin e veprimeve parandaluese kundër mosmarrëveshjeve të reja globale. Ideja për të krijuar Institutin IFIMES, sipas drejtuesve, është një reflektim i realitetit të përbashkët dhe nevojave të botës për të arritur zgjidhje të përbashkëta – tani më shumë se kurrë në të kaluarën. Interesat dhe lidhjet e përbashkëta ndërmjet politikave të ndryshme, kombeve, feve, rajoneve të botës dhe partive të ndryshme të interesit janë thelbësore. Fusha e kërkimit dhe punës së Institutit IFIMES është Lindja e Mesme (MENA-Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) dhe Ballkani (Evropa Juglindore), ku marrëdhëniet midis entiteteve të ndryshme janë më së shumti të ndikuara nga baza fetare, etnike, kombëtare dhe racore. Bashkëpunëtorët e Institutit janë ekspertë të respektuar, shkencëtarë, menaxherë, gazetarë dhe hulumtues, të cilët po prezantojnë kolegë të rinj nga e gjithë bota për të punuar, me qëllim të edukimit plotësues, promovimit të njohurive dhe të arritjeve shkencore me theks të veçantë në aspektin politik dhe ekonomik lidhjet brenda rajonit, midis rajoneve dhe në nivel global. Instituti IFIMES përmes organizimit të seminareve, simpoziumeve, konferencave, tryezave të rrumbullakëta (me pjesëmarrës nga grupe të ndryshme interesi: shkencëtarë, politikanë, udhëheqës biznesi, përfaqësues të institucioneve fetare, gazetarë, artistë dhe të tjerë), kryerjen e analizave, studimeve, misioneve dhe projekteve, si dhe përmes botimeve të veta që paraqesin rezultatet e punës dhe arritjeve të saj, duke synuar gjithashtu politikanët kryesorë ndërkombëtarë dhe krijuesit e mendimit. IFIMES bashkëpunon gjerësisht me institucionet përkatëse nga Evropa, Amerika, Azia dhe MENA-Ballkani (Evropa Juglindore) në projekte, studime dhe analiza. Aktivitetet “Think-Tank” të IFIMES janë të orientuara veçanërisht në fushat e politikës ndërkombëtare (të huaja) dhe ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare, këshillimi i institucioneve shtetërore si dhe aktorët jo-shtetërorë si akademia dhe entitetet e korporatave. IFIMES është duke kërkuar dhe rekomanduar zgjidhje politike për qeveritë e botës, veçanërisht dhe sidomos ato që lidhen me pajtimin, parandalimin e hershëm/diplomacinë parandaluese dhe masat për çarmatim/masat e ndërtimit të besimit kryesisht për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, por gjithashtu përtej këtyre politikave gjeopolitike teatro.

Korrupsioni

KESH u bën nder dy kompanive, abuzime me tenderët dhe energjinë

Një tjetër institucion që ka hedhur hije dyshimi për KESH është edhe Sekretariati i Vjenës. Ata theksojnë se KESH ka manipuluar me tenderët dhe depozitimin e energjisë. Për këtë çështje ka reaguar disa muaj më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi të shkurtër ka komunikuar se ka protokolluar një letër që mban datën 19 tetor 2018, të dërguar nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë. Ky i fundit, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi në 19.11.2018, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, emri i të cilave nuk përmendet. Mbi këtë argument, Sekretariati i Vjenës kërkon lejen dhe bashkëpunimin e znj. Latifi për të ndërmarrë një hetim mbi kompaninë KESH, ndërsa njofton në letër se dyshimet dhe të dhënat paraprake për abuzime i janë përcjellë nga një kompani private në vendin tonë. Ankuesi pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese.

Letra

Në shkresën e datës 19 tetor, Sekretariati i Energjisë në Vjenë, duke përcjellë shqetësimin e kompanisë shqiptare hedh dyshime se “KESH ka manipuluar procedurat e tenderëve, në dobi të pjesëmarrësve të tregut të privilegjuar, duke shpërndarë informacion konfidencial në lidhje me ofertat e pjesëmarrësve të tjerë për t’u mundësuar atyre që të minimizojnë diferencën minimale të ofertës më konkurruese dhe duke siguruar kështu porosinë mbi sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe shpërndarjen e qëllimshme të sinjaleve mashtruese në lidhje me prodhimin e energjisë në treg, duke u siguruar pjesëmarrësve të privilegjuar informacion të saktë të brendshëm”. Po kështu, një pikë tjetër për të cilën, Sekretariati ka marrë sinjal, është edhe fakti se KESH ka favorizuar privatët edhe në sasinë e energjisë së depozituar. “Operatori privat merr më shumë energji nga sa është kontraktuar gjatë periudhës pik, ku çmimi është më i lartë, dhe e shet atë në treg, ndërkohë që merr më pak gjatë periudhës jo-pik, ku çmimi është më i ulët”, shkruhet në dokument.  Pra me këtë skemë (ende të dyshimtë), përmes ndryshimit të sasive në periudhat me ngarkesë të lartë dhe të ulët, KESH ka humbur të ardhura të konsiderueshme, të cilat kanë shkuar te kompanitë private. Duket se përmes kësaj forme referimi dhe denoncimi kompania që ankohet kërkon drejtësinë e munguar dhe një hetim të thellë, e cila tashmë duhet të nisë pas miratimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.  “Ankuesi pretendon se këto praktika përbëjnë shkelje të nenit 18/1(a) dhe 18/1(b) të traktatit themelues që siguron konkurrencën e lirë në Komunitetin e Energjisë dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg. Republika e Shqipërisë, si palë kontraktuese, është e detyruar të zbatojë nenin 18 të Traktatit duke zbatuar ndalimin e marrëveshjeve që cenojnë konkurrencën  dhe abuzohet me pozitën dominuese në treg. Prandaj, Sekretariati informon Autoritetin e Konkurrencës për rrethanat e paraqitura me këtë ankesë, në mënyrë që Autoriteti i Konkurrencës të përdorë kompetencat e tij dhe të vlerësojë sjelljet e pretenduara anti-konkurruese dhe të marrë një vendim në përputhje me kuadrin ligjor”, shprehet Sekretariati i Energjisë. Vetëm gjatë këtij viti, KESH ka shitur rreth 50 milionë euro energji elektrike. Në shkresën drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, Sekretariati thotë se disponon disa të dhëna për transaksionet e energjisë mes KESH dhe dy operatorëve që dyshohet se janë favorizuar. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, 1 muaj pas shqetësimit të përcjellë nga Sekretariati i Energjisë ende nuk ka nisur hetim ndaj Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për arsye se informacioni mbetet i përciptë dhe po mblidhen të dhëna nga institucionet. Aktualisht po verifikohen të gjithë tenderët e shitjes së energjisë nga KESH gjatë viteve 2017-2018, çmimet me të cilat është shitur dhe operatorët fitues. “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë e cila mban datën 19.10.2018 me objekt njoftimin e sjelljes potenciale antikonkurruese dhe kërkesës për investigim. Autoriteti i Konkurrencës në bazë të kësaj shkrese ka kërkuar informacionin e nevojshëm nga vetë Sekretariati i Energjisë në Vjenë, Enti Rregullator i Energjisë, si dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Në bazë të Nenit 42 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, Sekretariati ka të drejtë të fillojë hetim paraprak kur kjo është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar asnjë hetim deri tani lidhur me ketë çështje”.

KESH

Beçiroviç: Anëtarët e familjes së Ramës të lidhur me biznesin e energjisë

Problematikën më të thelluar për çështjen e KESH, Zijad Beçiroviç, e ka shtjelluar më gjerë, në një interviste ditën e premte për “Albanain Daily News”.

Pyetja: Në përfundim, Z. Drejtor, situata në Shqipëri vazhdon të bëhet më e polarizuar dhe në fakt, viti 2018 përfundoi me protesta masive anti-qeveritare, të cilat po përshkallëzohen në ditët e para të këtij viti. Si një ndjekës i mprehtë i këtij vendi ballkanik, cili është parashikimi juaj për zhvillimet e ardhshme pasi qytetarët e saj do të shkojnë në votime në zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti? A mendoni se Brukseli do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit në BE këtë vit?

Protestat civile në Shqipëri, Kosovë, Beograd dhe Banja Luka nuk janë rastësi. Për momentin e ardhmja e rajonit është më së shumti e kërcënuar nga katërkëndëshi Edi Rama – Hashim Thaçi (Veseli, Haradinaj) – Aleksandar Vuçiç- Milorad Dodik. Ata mbajnë funksionet më të larta politike dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë kreun e zinxhirit të krimit. Kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur kriminalizim i politikës dhe politizim të krimit. Zgjedhjet e BE do të zhvillohen në maj të vitit 2019 dhe vetëm pas kësaj do të formohen institucionet evropiane, kështu që nuk ka shumë gjasa që negociatat me Shqipërinë të fillojnë. Nuk duhet të harrojmë se presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur qëndrim të pafavorshëm ndaj negociatave. Natyrisht situata në Shqipëri është shqetësuese dhe aktivitetet dhe sjellja e Kryeministrit Rama po ngrenë shqetësime të mëdha. Edhe në Bruksel ata janë të vetëdijshëm se në këto rrethana nuk është e mundur të sigurohen zgjedhje të ndershme, gjë që sjell zgjedhjet e ardhshme lokale në pikëpyetje. Ndryshimet në pozicionet ministrore të kryera nga Rama pasqyrojnë pasigurinë e tij edhe pse ai dëshiron të lënë një përshtypje për të qenë një kryeministër vendimtar që dëshiron t’i kënaqë qytetarët. Megjithatë, veprimet e tij pasqyrojnë një krizë të thellë në qeverinë e tij. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se Presidenti Ilir Meta refuzon të nënshkruajë këto ndryshime. Vendi ka gjasa të shohë protesta të reja masive kundër regjimit të Edi Ramës. Ndërsa konsiderohej si djalë premtues kur erdhi në pushtet, Rama më vonë u bë simbol i strukturave kriminale. Perëndimi është informuar se pse qendra më e madhe e biznesit të drogës në fshatin Lazarat u shtyp në veprimin e policisë. Rama tani po përballet me akuza serioze si shefi i biznesit të drogës. Është pohuar gjithashtu se anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të lidhur me biznesin e energjisë, më saktësisht tregtinë e energjisë me Serbinë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë (EnCS) është i njohur për marrëveshjet jo transparente dhe penale në tregun e energjisë elektrike dhe Korporata Elektro-energjetike Shqiptare KESH, ka trajtuar me favore një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria, partneri i të cilit është një i afërm i Ramës. EnCS, ka dërguar një letër me informacione të detajuara tek ACA (Austoriteti Shqiptar i Konkurrencës). KESH ka diskriminuar kompanitë e tjera, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare, madje duke kërcënuar se do të ngrejë padi kundër kompanive të tjera që se po i dëmtojnë reputacionin. Aktivitetet e KESH në tregun e shitjes me shumicë po ngrenë shqetësim të madh. Ai është bërë simbol i korrupsionit të thellë dhe tregtisë së paligjshme në Shqipëri. EnCS ka theksuar se është me rëndësi jetike që autoritetet shqiptare të merren me ankesat e ndërmarrjeve të tjera, për të siguruar funksionimin e duhur të tregut dhe për të rifituar besimin. Efikasiteti i autoriteteve kombëtare për konkurrencën dhe subvencionet shtetërore në sektorin e energjisë nuk janë të kënaqshme. Meqenëse autoriteti rregullator i energjisë ERE, nuk ka kryer detyrat e tij në përputhje me Ligjin 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” duke iniciuar procedura hetimore kundër Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), me qëllim që të përcaktohet përfundimisht, nëpërmjet kontratave, dhe çdo dëshmie tjetër që është në dispozicion të tij dhe në dispozicion të ERE-s, ekzistenca dhe shtrirja e manipulimit të plotë të KESH-it në tregun shqiptar të energjisë elektrike, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, përmes manipulimit të tenderëve dhe shfrytëzimit të kontratave ekskluzive, të cilat ofrojnë mekanizma dhe mjete për transferimin e paligjshëm e vlerave nga KESH në një kompani private nga Serbia dhe një tjetër nga Shqipëria. ERE nxitet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar që aktivitete të tilla të vazhdojnë në dëm të tregut shqiptar dhe klientëve. Përkundër manipulimeve të dukshme serioze dhe rrjedhjeve të paligjshme financiare, ERE filloi procedurat vetëm pas presioneve, por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim serioz për të hetuar apo adresuar çështjet në fjalë. Situata përkeqësohet edhe më tej nga fakti se KESH-i ka lidhur kontrata ekskluzive për vitet 2017 dhe 2018 me kompaninë nga Serbia. KESH u mundësoi pjesëmarrësve të privilegjuar të përshtasin ofertat e tyre përfundimtare para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë të vetëdijshëm se oferta të tilla do të pranoheshin në tender. Për më tepër, KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë, të rrejshme dhe mashtruese të dorëzuara në treg, duke ulur ose rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikuar sasitë e njoftuara fillimisht, ndërkohë që tenderët janë ende në zhvillim e sipër ose në dhënien e tyre, dhe njëkohësisht u ofronte pjesëmarrësve të privilegjuar njoftimin paraprak. ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim lidhur me këto procedura. Pyetja është, se çfarë roli luan zyra e Prokurorisë shqiptare në këtë çështje dhe pse nuk ka filluar procedimet kundër personave përgjegjës, përfshirë disa anëtarë të familjes Rama? Përse EnCS nuk ka kryer sanksionimin e këtyre aktiviteteve? Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar mbi të gjitha ato çështje, të cilat së shpejti do të publikohen. /Shekulli/

Kategori
Uncategorized

Deputeti i PS: Kryeministri Edi Rama me tha:“idiot, malok i trashë”!

Deputeti i PS: Kryeministri Edi Rama me tha:“idiot, malok i trashë”!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndocaj ka rrëfyer në emisionin “Xing me Ermalin” një nga sherret që ka patur me Kryeministrin Edi Rama.

Ai tregoi se është zënë në telefon me Kryeministrin për shkak se kishte kundërshtuar qeverinë për çështjen e plehrave.

Sipas tij, telefonata mes tyre kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe se Rama i kishte thënë “s’dua të të shoh më në Kryeministri” dhe e kishte quajtur “idiot, malok të trashë”.

Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.

Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?

Eduart Ndocaj: “Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.

Ermal Mamaqi: Kur do është delikat!

Por ky “maloku i trashë” kishte pritur Edi Ramën kur ishte në opozitë, e kishte ndihmuar, bile diku është shprehur se kishte dhënë 500 milion lekë për fushatën e PS-së. Ish-deputeti pritej nga personalitetet me të larta të vendit, asokohe si vetë Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, bile edhe Presidenti i kohës, Bujar Nishani. E prisnin se ishte në një nivel kulture dhe vizioni me ta…Por sapo kundërshtoi qeverisjen, e përjashtuan.

Ja personalitetet-miq të ish-deputetit, që kryeministri e paska sharë si “idiot”:

Në foto: Eduart Ndocaj me Gramoz Rucin, kryetar Kuvendi

Në foto: Eduart Ndocaj me Edi Ramën, kryeministër

Në foto: Eduart Ndocaj në fushatë 2013 me Edi Ramën

Në foto: Eduart Ndocaj me Bujar Nishanin, ish-president

Në foto: Eduart Ndocaj me Taulant Ballën, numri dy në PS

Kategori
Uncategorized

Ish-ministri serb tregon kush po kërkon të ndajë Kosovën: Vuçiç, Rama, Thaçi, Soros dhe….

Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe Aleks Soros, i biri i Xhorxh Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Der Standard”, Vuk Jeremiç tregon, gjithashtu, se kush po lobon në Shtëpinë e Bardhë për llogari të Serbisë.

Der Standard: Cili është roli i konsulentëve që paguan Serbia në funksion të idesë për shkëmbimin e territoreve?

Vuk Jeremiç: Wolfang Petritsch punon në nivelin e Bashkimit Evropian. Tony Blair, si ish-kryeministër britanik, punon në të gjitha nivelet dhe me të gjitha palët. Në Amerikë është Corey Lewandowski, ish drejtuesi i fushatës presidenciale për Trump, i cili drejton një firmë konsulence në Uashington. Lewandowski takoi Vuçiçin në Beograd dhe loboi në Washington për ndarjen e Kosovës. Mbi të gjitha, Alexandër Soros përpiqet të bindë përfaqësuesit e demokratëve në SHBA për ndarjen e Kosovës.

Ish ministri i jashtëm serb në vitet 2007-2012 thotë se Plani Thaçi-Vuçic për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike është mbajtur shumë i fshehtë edhe në Serbi dhe se ai ka dëgjuar për këtë plan, “kur Tony Blair udhëtoi në Gjermani për të bindur Angela Merkelin për këtë ide. Ajo është kreu i vetëm i qeverive perëndimore që ka hedhur poshtë publikisht ndryshimet e kufijve. Si rezultat, në qarqet diplomatike u bë e njohur se Vuçiç është i gatshëm të japë Luginën e Preshevës në Kosovë në shkëmbim me zonat në Kosovën e Veriut.”– thotë Vuçic për gazetën austriake Der Standard.

Gjatë intervistës ish-ministri i jashtëm serb analizon lëvizjet dhe rolin Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekjen për kufijtë e rinj me baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë.

Der Standard: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Vuçiç dhe Thaçi janë duke punuar së bashku në këtë rast. Pse?

Jeremiç: Ata e kuptojnë se anëtarësimi në BE është një rrugë e gjatë, kështu që kanë vendosur prioritete të tjera. Vuçiçi po thellon sundimin autokratik, Thaçi po përpiqet të qëndrojë në pushtet dhe Rama i bie fyellit të nacionalizmit. Pavarësisht akuzave verbale publike, këta punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin pas dyerve të mbyllura. Por, nuk mund të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira mes dy popujve, duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit me retorika luftarake. Historia e ka provuar këtë jo shumë larg në kohë. Në fillim të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviç (Presidenti serb) dhe Franjo Tuxhman (Presidenti kroat) mbajtën lidhje të ngushta dhe biseduan për ndarjen e Bosnjës pas dyerve të mbyllura, kjo përfundoi në një katastrofë.

Jeremiç ngre shqetësimin tjetër se marrëveshja për një shkëmbim territorial midis Vuçiçit dhe Thaçit nuk garanton miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe as pranimin e Kosovës në OKB nga Rusia dhe Kina, si dy anëtare të Këshillit të Sigurimit.

“Rusia ndoshta do të kërkonte një çmim shtesë. Veç të tjerash, përcaktimi i kufijve ndërmjet grupeve etnike në Ballkan nuk do të mbaronte, sipas shembullit te Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit e BE-së e dinë se një pikëpamje e tillë afatshkurtër, në plan afatgjatë, është një recetë për një destabilizim të përtërirë të Ballkanit.”– argumenton Jeremiç.

Ish-ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç shprehet se nevoja e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian (Federica Mogherini) për të mbuluar me një triumf mungesën e dukshme të sukseseve këtë mandat dhe humbja e interesit nga SHBA për rajonin ka çuar që BE-ja dhe SHBA të braktisin parimet e tyre në politikën e Ballkanit.

I pyetur nga Der Standard, nëse parashikon që këtë vit të ketë ende një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Thaçit, duke përfshirë edhe shkëmbimin territorial, ish ministri i jashtëm serb përgjigjet: “Vlerësoj mundësinë në 50%, sepse ka kundërshtim të fortë. Si në Serbi, dhe në Kosovë, shumica e popullsisë është kundër kësaj marrëveshjeje. Në Serbi është kundër edhe Kisha Ortodokse. Do të doja që politika evropiane të kthehej në perspektiva afatgjata dhe të mos bënte zgjidhje të shpejta.”

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Skandali/ Anëtari i KLP-së, spiun i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Venus” (EMRI+DOKUMENTI).

Që në momentin e konturimit të KLP-së, (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) dyshimet për ndikimin politik brenda asaj ishin të mëdha, por tashmë në radhët e 11 anëtarëve të këtij institucioni ka mundur të “depërtoje” një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Boldnews.al ka sigurojë një material ekskluziv ku vërteton se Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Dokumenti që vërteton këtë fakt është lëshuar nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq. Materiali mban datën 22 janar të këtij viti. Nga kontrolli i dosjeve dhe dokumentacionit figuron se Bujar Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, madje që në shkollë të mesme.

“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974”. Kështu thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Por Bujar Sheshi nuk e la “hulumtimin e tij” në strukturat e sigurimit vetëm si një “Venus” pranë shkolllës së mesme Petro Nini Luarasi. Nga kontrolli i mëtejshëm figuron se Bujar Sheshi, si një agjent i devotshëm nis shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në profilin Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1979 karriera e tij do niste mjaft mbarë si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier. Po sipas vijimit të materialit, në kartelën personale të Sheshit shkruhet se vlerësimet e marra ishin: “Shumë mirë”…, çka vërteton devotshmërinë e tij në këtë detyrë.

Në nenin 7, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, kur flitet për ngritjen e KLP-së, thuhet kadidati: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimittë Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Nga materialet e siguruara rezulton se Sheshi bën pjesë në ata individë të cilët jo vetëm kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të Shtetit, por ka bërë karrierë për një kohë të gjatë, duke nisur nga shkolla e mesme e në vijim, deri në momentin kur institucioni famëkeq i sigurimit u mbyll pas rënies së sistemit komunist.

Por Sheshi mundi sërish të jetë në elitën e drejtësisë, madje duke ngjitur shkallët hierarkike në majat më të larta në Prokurori, deri në detyra të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pas procesit të vettingut, Sheshi që e dinte mirë të shkuarën e tij nuk hoqi dorë nga karriera, por zuri vend në 11 anëtarët e KLP-së, që është institucioni më i lartë që shqyrton emërimet dhe shkarkimet në gjithë kupolën e prokurorisë.

Me zbulimin e këtij materiali ka dalë një skandal i përmasave të mëdha, ku në sistemin e drejtësisë ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit po kontrollojnë gjithccka, duke depurtuar deri në elitën e drejtësisë së re. Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

53 vjet më parë: kur pushkatohej Trifon Xhagjika, “shoku” i Genc Lekës, Vilson Blloshmit dhe Havzi Nelës.

53 vjet më parë do pushkatohej nga regjimi komunist një prej penave poetike më të talentuara, Trifon Xhagjika; emri i të cilit rri në krah të dyshes Leka/Blloshmi e të Havzi Nelës, si njerëz që e paguan me jetë antikomunizmin e tyre të shprehur në vargje, nganjëherë të fshehur mes rreshtash e nganjëherë qartazi fare, por që sistemi jua kapi me sensorët e tij për t’jua ndalur dorën më pas..edhe frymën.

Mbante titullin kapiten, pasi ishte ushtarak në detyrë. Dhe gjithashtu njihej për një formim intelektual klasi; gjë e cila shpërfaqej në një urrejtje të pashoq ndaj komunizmit.

Për këtë arsye, renditet ndër më kurajozët njerëz kur i është shqiptuar dënimi me vdekje, duke thënë frazën e famshme se “Kundër këtij sistemi do të qëlloja me artileri”.

Ja ç’shkruhet për të në librin memuaristik “Trëndafilat e Përgjakur” më autor Neim Pashën:

Në verën e vitit 1963 e arrestojnë dhe mbas një hetuesie shumë të rëndë, me vendim të nr.5, datë 06.12.1963 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Ushatarak mbas akuzës për tradhëti, vepra terroriste, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, e dënojnë me vdekje, pushkatim, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drehtës elektorale për 5 vjet kohë (!!), heqjen e dekoratave dhe gradës kapiten.

Në fjalën e fundit, para trupit gjykues dhe popullit që po e ndiqte me habi dhe indinjatë dënimin e poetit dhe letrarit Trifon Xhagjika, ai shprehet: “Kundër këtij sistemi do të qëlloja me artileri”. Antikomunizmi i tij unikal përfundimisht u firmos ditën kur iu komunikua dënimi me vdekje.

Natën e datës 23, duke u gdhirë dita e 24 dhjetorit 1963, e pushkatojnë. Ishte vetëm 31 vjeç. S’dihet se ku e pushkatuan. Për ironi të fatit, varri i tij nuk dihet akoma.

Ndër krijimet me lapidare të Xhagjikës, prej atyre që e morrën në qafë, ishte dhe “Atdheu lakuriq”, një aludim i kulluar për një Shqipëri që ai e shihte shembshurisht duke lënguar nën komunizëm:

Nuk mundem. Nuk mundem. Nuk mundem.

E pashë atdheun lakuriq, (vetëm pa miq e shokë).

Mundohej të këpuste një degë dafine. Nga lavdi e shekujve.

Atdhen e dija të rritur! Por sa i vogël qenka!

As nëj degë nuk e këpuste dot. E mora për dore. Ta rris në zemrën time.

Vëllezër!

Po e kërkuat Atdheun, e kam unë

Ndihmomëni të qesh, ndihmohmëni të gëzoj!

Atdheu është lakuriq.        

Trifon Xhagjika është dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisë” me dekret të ish-presidentit Berisha në vitin 1993. Po ashtu është shpallur dhe “Qytetar Nderi” i Tepelenës, vendit prej nga ishte, me motivacionin si ndër disidentët e parë politikë dhe letrarë të Europës Lindore./Njekomb/

Kategori
Uncategorized

Skandal/ Dokumenti i copëtimit të Kosovës u përgatit nga këshilltar i Ramës dhe miku i Thaçit.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

Ideja për copëtimin e territorit të Kosovës, përveç Serbisë, e cila po të ketë mundësi do e merrte Kosovën deri në Durrës, po bëhet edhe më skandaloze kur këtë po e përkrahin shqiptarët.

Një avokat nga Shqipëria, ka zbuluar një dokument të fondacionit Soros, e cila ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.

Nuk është shumë për t’u befasuar me atë se çka është gjetur aty.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

Por, normalisht që ai vetë nuk ka mundur ta përmbyllë këtë agjendë serbo – ruse, pa ndihmën e madhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Avokati zbulon dokumentin e Sorosit

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar sërish në lidhje me mundësitë për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Goxhajt, dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ka zbuluar dokumentin në fjalë, ndërsa thekson se sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros.

Goxhaj më tej thotë se dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja Dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Rreziku i shqiptarëve nga Rama, Thaçi dhe Haxhiu

Se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka mik të mirë Baton Haxhiun është parë edhe kur ia kishte ndarë dekoratën presidenciale, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në vrullin e medaljeve që i kishte ndarë për personalitetet e ndryshme shqiptare ka dekoruar Haxhiun.

Me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Presidenti ka dekoruar edhe gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiun, ku është shprehur se kjo medalje është për gazetarin, publicistin dhe kontribuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë qenë më në rrezik sesa tash, kur i kemi dy shtete të pavarura.

Në Shqipëri, Edi Rama është përfolur se i ka lidhjet e tij me shtetin grek, e që me këtë dokument po shihet që ka lidhje me Fondacionin e Sorosit, ndërsa në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është akuzuar gjithmonë se ka lidhje me Shërbimin Sekret Francez, kurse Baton Haxhiu, është përfolur se ka pasur lidhje të ngushta me Ivica Stanishiçin dhe ishte një “postier i UDB-së”.

UÇK-ja kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut, çka ndodhi tash?

Ish- agjenti i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari, ka pyetur se pse UÇK-ja e Likovcit, seli e Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut në qershor të 1998.

“Aty ishin premtua edhe dy mijë marka shpërblim për personin i cili e arreston, kurse tash 20 vjet pas doli që ky trimi qenka patriot i zjarrtë”, ka thënë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje pyet presidentin se përveç që ishte postier i UDB-së, a e dini ju se kush e përcolli nga Kosova për Maqedoni gjatë luftës dhe pse e përhapi lajmi e rrejshëm se kinse ishte vrarë nga serbët?

“Pse pra, serbët e UDB-së e kishin ruajtur të mos i ndodhte asgjë e keqe?”

“A e dini ju se çka i kishte thënë Batoni i dekoruar nga ju z. President Joshka Fisherit, ministrit të Jashtëm të Gjermanisë?

Po ua kujtoj. I kishte thënë se është njëri i vdekur, pra i dënuar me vdekje pasi të kthehet në Kosovë dhe do ta vrasin skuadrat e UÇK-së.

Atëherë ministri Gjerman i kishte thënë se kjo nuk do të ndodhte pasi UÇK-ja nuk bën gjëra të tilla dhe i kishte premtuar se nuk do të ndodhte asgjë, dhe se i kishte dhënë numrin e telefonit dhe një kartëvizitë ministri gjerman”, përfundon Miftari.

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin

Por, të flasim pak për atë se, kush është Baton Haxhiu, njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).

Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.

Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij, nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur ministri.

“Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja, Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

“Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’. /BotaSot

Kategori
Uncategorized

Gjyqtari amerikan: Po sikur të akuzohet Hashim Thaçi?

Nga Dean B. Pineles.

Ish-gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë kapital në presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me shpresën për të siguruar një marrëveshje paqeje Prishtinë-Beograd, por një aktakuzë e mundshme për krime lufte mund të dëmtojë strategjinë e Uashingtonit.

Le të kujtojmë se çfarë thoshte raporti i Dick Marty. Raporti theksoi sidomos Hashim Thaçin.

Ai u pretendua se ishte “shefi” i grupit të Drenicës të UÇK-së, i cili përshkruhet si një sipërmarrje kriminale. Raportet konfidenciale të shqyrtuara nga Marty pohojnë se Thaçi dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Drenicës ushtronin kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ai ishte identifikuar si “bosi kriminal më i rrezikshëm i UÇK-së”.

Marty përmendi gjithashtu me emër anëtarë të tjerë të Grupit të Drenicës, të cilët tani janë të gjithë figura të rëndësishme në politikën dhe shoqërinë e Kosovës. Sipas Marty, Thaçi dhe këta individë të tjerë përmendeshin vazhdimisht si “lojtarë kyç“ në raportet e inteligjencës në strukturat mafioze të krimit të organizuar” të Kosovës.

Gjithashtu sipas Dick Marty, Thaçi dhe të tjerët ishin përgjegjës për urdhërimin, dhe në disa raste, mbikëqyrjen personale, vrasjet, arrestimet, rrahjet dhe marrjet në pyetje në lidhje me operacionet e UÇK-së nga viti 1998 deri në vitin 2000. Dhe për të mos u anashkaluar janë akuzat për marrje të organeve nga të burgosurit serbë dhe të tjerë për qëllime trafikimi, gjë që u dënua në mbarë botën.

Thaçi dhe të tjerët që u akuzuan i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe në Kosovë ata shihen si heronj dhe çlirues, jo si kriminelë.

Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten në një pozitë të vështirë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi nga njëra anë dhe Gjykatën Speciale në Hagë nga ana tjetër.

SHBA-ja, një nga mbështetësit dhe mirëbërësit kryesorë të Kosovës, është një mbështetëse e zjarrtë e të dyjave, por mund ta ketë të vështirë të harmonizojë të dyja nismat. Ngjarjet e fundit theksojnë konfliktin e mundshëm.\

Në nëntor 2018, presidenti Hashim Thaçi bëri një vizitë zyrtare në Uashington ku u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, si dhe anëtarë të Kongresit Amerikan. Ai madje udhëtoi për në Teksas për t’u takuar me ish-presidentin George W. Bush.

Më 30 nëntor, presidenti Thaçi mbajti një fjalim në të cilin unë mora pjesë në Këshillin Atlantik, një organizatë e respektuar në Uashington.

Si ish-gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in në Kosovë, i kam ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë dhe kam ligjëruar dhe shkruar gjerësisht për vendin dhe përvojat e mia atje, por kjo ishte mundësia ime e parë për ta parë personalisht presidentin e Kosovës dhe për ta dëgjuar atë të flasë.

Të gjithë sytë ishin tek ai ndërsa ai hyri në dhomë, i gjatë dhe me pamje presidenciale. Ai u ngjit në skenë përpara një audience të mbushur me zyrtarë qeveritarë amerikanë, ambasadorë të huaj, analistë politikë, personalitete, anëtarë të publikut dhe mediave dhe i prezantoi vërejtjet e tij me një anglishte të rrjedhshme.

Pika kryesore e tij, të cilën ai e prezantoi me vendosmëri, ishte se pavarësisht tmerreve të luftës me Serbinë, të cilat Kosova kurrë nuk do t’i harrojë, Kosova ishte e përgatitur të negocionte një marrëveshje përfundimtare dhe të përhershme zgjidhjeje me Serbinë dhe se koha për ta bërë këtë është tani. Ai u duartrokit për këtë.

Thaçi jo vetëm që bëri përshtypje te audienca, por qe bindës edhe për Pompeon, Boltonin dhe zyrtarët e tjerë me të cilët u takua në Uashington.

Në fakt, në mesin e dhjetorit, vetëm dy javë më vonë, presidenti Trump mori një pozicion jashtëzakonisht proaktiv duke i shkruar drejtpërdrejt Thaçit dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç, duke iu lutur atyre që të përfitonin nga kjo mundësi unike dhe duke sugjeruar se ata do të ftoheshin në Shtëpinë e Bardhë për të përgëzuar marrëveshjen e tyre, një nder i vërtetë.

Kështu duket se Thaçi është qartë njeriu i SHBA-së në Kosovë dhe ai që pritet të çojë përpara nismën e paqes.

Por SHBA-ja është gjithashtu një mbështetëse e fortë e Dhomave të Specializuara të Kosovës, një gjykatë e sapokrijuar në Hagë e cila i hapi dyert e saj në korrik 2017. Mandati i saj i vetëm është të kërkojë drejtësi duke ndjekur penalisht anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kryera gjatë luftës me Serbinë në vitet 1998-1999 dhe pak pas kësaj, siç pretendohet në raportin e raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty.

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim për rëndësinë e raportit të Martit. Në fakt, faqja e internetit e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar e bën këtë shumë të qartë: të dy institucionet “u themeluan për të zhvilluar gjyqe për akuzat që rrjedhin nga raporti i Këshillit të Europës i vitit 2011, që pohon shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Me fjalë të tjera, arsyeja e vetme për ekzistencën e gjykatës është raporti i Dick Marty.

Le të kujtojmë se çfarë thoshte raporti i Dick Marty. Raporti theksoi sidomos Hashim Thaçin. Ai u pretendua se ishte “shefi” i grupit të Drenicës të UÇK-së, i cili përshkruhet si një sipërmarrje kriminale. Raportet konfidenciale të shqyrtuara nga Marty pohojnë se Thaçi dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Drenicës ushtronin kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ai ishte identifikuar si “bosi kriminal më i rrezikshëm i UÇK-së”.

Marty përmendi gjithashtu me emër anëtarë të tjerë të Grupit të Drenicës, të cilët tani janë të gjithë figura të rëndësishme në politikën dhe shoqërinë e Kosovës. Sipas Marty, Thaçi dhe këta individë të tjerë përmendeshin vazhdimisht si “lojtarë kyç“ në raportet e inteligjencës në strukturat mafioze të krimit të organizuar” të Kosovës.

Gjithashtu sipas Dick Marty, Thaçi dhe të tjerët ishin përgjegjës për urdhërimin, dhe në disa raste, mbikëqyrjen personale, vrasjet, arrestimet, rrahjet dhe marrjet në pyetje në lidhje me operacionet e UÇK-së nga viti 1998 deri në vitin 2000. Dhe për të mos u anashkaluar janë akuzat për marrje të organeve nga të burgosurit serbë dhe të tjerë për qëllime trafikimi, gjë që u dënua në mbarë botën.

Thaçi dhe të tjerët që u akuzuan i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe në Kosovë ata shihen si heronj dhe çlirues, jo si kriminelë.

Mbështetja e SHBA-së për gjykatën e re të Kosovës 

Pas miratimit të raportit të Dick Marty nga Këshilli Europian, një prokuror amerikan, Clint Williamson, u caktua në vitin 2011 nga BE-ja për të udhëhequr Task Forcën Speciale Investiguese si edhe për të kryer një hetim penal në shkallë të gjerë për akuzat e ngritura nga Marty.

Pasi Williamson prezantoi raportin e tij në mes të vitit 2014, në të cilin pretendonte se kishte prova të mjaftueshme për të ngritur padi, një prokuror tjetër amerikan, David Schëendiman, u caktua në vitin 2015 për të vazhduar punën e Task Forcës.

Gjithashtu në vitin 2015, SHBA-ja së bashku me BE-në ushtruan një presion të ashpër ndaj Kuvendit të Kosovës për të miratuar legjislacionin që krijon Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Schwendiman u emërua më pas si kryeprokuror.

Në fund të vitit 2017, kur kishte një diskutim të gjallë mes politikanëve të Kosovës lidhur me mundësinë e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja u treguan të papërkulshme në kritikat e tyre ndaj këtij propozimi, i cili shumë shpejt u tha dhe mbaroi.

Schwendiman u largua nga posti i tij në mars 2018, edhe pse pa ngritur ndonjë padi, dhe një tjetër prokuror amerikan, Jack Smith, u emërua për të vazhduar punën e Prokurorisë së Specializuar.

Është e drejtë të supozohet se secili nga këta prokurorë amerikanë u vlerësua me kujdes dhe u promovua fuqishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nuk është rastësi që të tre prokurorët e caktuar nga BE-ja kanë qenë amerikanë.

Pra, siç është qartë e dukshme, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lidhje me gjykatën.

Pavarësisht vonesave të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme, më në fund duket se Prokuroria po i afrohet fazës së vendimmarrjes. Një sërë ish-anëtarësh të UÇK-së sapo janë ftuar në Hagë për t’u marrë në pyetje dhe kjo mund të sugjerojë se kryeprokurori është në fazat përfundimtare të vendosjes nëse duhet të ngrejë padi apo jo dhe nëse po, kundër kujt.

Presidenti Thaçi ka qenë një kritik i ashpër i Gjykatës Speciale. Edhe pse e mbështeti krijimin e saj si një domosdoshmëri politike, ai është shprehur se gjykata është e njëanshme ndaj Kosovës, sepse ajo fokusohet sidomos mbi UÇK-në, ndërsa kriminelët serbë të luftës mbeten të sigurt në Serbi. Për këtë pikë ai ka të drejtë. Por së fundmi ai deklaroi se do të paraqitej vullnetarisht për t’u marrë në pyetje, nëse ftohej nga prokurorët e Hagës.

Këtu qëndron dilema për Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu edhe për BE-në.

Po nëse Thaçi paditet? A mund ta mbajë ai presidencën e tij? A ka ndonjë tjetër me kredibilitetin e tij, jo vetëm në vend, por edhe ndërkombëtar, i cili mund ta çojë drejt një përfundimi dialogun me Serbinë?

A do të thirreshin zgjedhje të reja? A do ta tolerojë shoqëria civile në Kosovë ndjekjen penale të presidentit të saj, një hero lufte dhe lider, apo ajo do të dilte të protestonte në rrugë? A mund të humbet kjo mundësi historike?

Sidoqoftë, një aktakuzë do të ishte një turp për SHBA-në, e cila ka vendosur besimin e saj te presidenti Thaçi dhe e konsideroi atë personin më të mirë për të lehtësuar një marrëveshje paqeje me Serbinë.

Po sikur Thaçi të mos paditet? Derisa kjo është qartë alternativa më e mirë për dialogun, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me siguri do të vinte në pikëpyetje serioze preambulën themelore të raportit të Marty-t, i cili vuri theksin më të madh në përfshirjen e dyshuar të Thaçit në sipërmarrje kriminale.

Pa një aktakuzë për Thaçin, do të dukej se një arsyet kryesore për themelimin e gjykatës tashmë nuk do të ekzistonte më, pavarësisht viteve të shumta për krijimin e saj, buxhetit të saj të ekzagjeruar dhe stafit të tepruar prej mbi 15 vetash që kanë pritur një vit e gjysmë që të ngriheshin aktakuza.

Sigurisht që mund të paditen personazhe me më pak rëndësi, por shumë prej tyre tashmë janë gjykuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ose nga EULEX-i në Kosovë. Disa u dënuan dhe u burgosën dhe të tjerë u shfajësuan, dhe në listë përfshiheshin disa ish-komandantë të UÇK-së të cilët janë ftuar që të merren në pyetje tani nga Prokuroria e Specializuar.

Një vendim për të mos paditur Thçain, edhe nëse kjo garantohet nga një mungesë provash, gjithashtu mund të konsiderohet si një zgjedhje politike e projektuar për të mbrojtur dialogun Kosovë-Serbi dhe stabilitetin rajonal dhe jo një vendim ligjor i bazuar në ligj dhe në fakte.

Kryeprokurori Jack Smith është në një pozitë të palakmueshme.

Pas fjalimeve të përgatitura nga presidenti Thaçi në Këshillin Atlantik në Uashington, ai priti pyetje nga publiku. Unë e ngrita dorën gjatë gjithë kohës, por moderatori nuk më zgjodhi për të bërë pyetje.

Ja çfarë do ta kisha pyetur: “Z. President, ju meritoni shumë merita për lidershipin tuaj dhe ju uroj sukses në arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë. Por ju mund të paditeni nga gjykata e re në Hagë. Si do të ndikonte një aktakuzë në dialogun dhe stabilitetin e qeverisë në Kosovë? Dhe nëse nuk paditeni, çfarë do të thotë kjo për vlefshmërinë e raportit të Dick Marty dhe për Gjykatën Speciale?”

Do të kishte qenë interesante të dëgjoja përgjigjen e tij. Do të jetë gjithashtu interesante të shohim se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara para kësaj dileme që sa vjen e rritet akoma më shpejt.

(Gjyqtari Dean B. Pineles është diplomuar në Brown University, Boston University Law School dhe Kennedy School of Government në Universitetin e Harvardit. Ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in nga viti 2011 deri në vitin 2013. Përveç se në Kosovë, ai ka eksperiencë në sundimin e ligjit në Rusi, Kazakistan dhe Gjeorgji).

(Marrë nga balkaninsight.com/al)

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Biografia e Beses nga Kosova.

Besa Shahini u bë Ministre e Arsimit dhe, natyrshëm, u bëra kureshtar të di çfarë arsimi dhe përvoje profesionale ka Ministrja që vjen nga Kosova. Shkrova emrin e saj dhe kërkova në internet për një biografi dhe zbulova se ka edhe një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër. E kështu, lexova biografitë e të dyja Besave dhe m’u krijua një dilemë: pse u bë Ministre Arsimi Besa nga Kosova dhe jo ajo nga Shqipëria?

Besa nga Shqipëria ka 6 vjet përvojë jetësore më shumë se Besa nga Kosova.

Të dyja Besat flasin anglisht. Besa nga Kosova flet edhe serbisht, ndërsa Besa nga Shqipëria flet edhe italisht. Besa nga Shqiperia flet shume me mire edhe shqipen.

Besa nga Shqipëria është lindur (më 1976) dhe jeton në Shqipëri, ndërsa Besa nga Kosova ka vetëm një vit e gjysmë në Shqipëri. Meqë ra fjala, Besa nga Kosova erdhi në Shqipëri si zv. ministre, sërish duke u preferuar para Besës nga Shqipëria.

Besa nga Kosova ka studiuar në Kanada dhe në Gjermani, ndërsa Besa nga Shqipëria ka studiuar në Amerikë, Itali, Angli, Spanjë, Austri dhe Suedi.

Besa nga Kosova ka vetëm master, ndërsa Besa nga Shqipëria është doktor shkencash dhe profesor i asocuar dhe së shpejti merr edhe titullin profesor.

Besa nga Kosova nuk ka punuar asnjë ditë në jetë në arsim, ndërsa Besa nga Shqipëria është pedagoge prej 20 vjetësh, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni e Kosovë.

Besa nga Kosova thotë se ka botuar 20 artikuj, por online mund të gjesh vetëm njërin prej tyre, me bashkëautor, që ka lidhje me politikat ekonomike të Gjeorgjisë, ndërsa Besa nga Shqipëria liston mbi 50 artikuj të botuar, një pjesë e të cilëve gjenden edhe online.

Atëherë pse, pra, Besa nga Shqipëria nuk bëhet dot as zv. Ministre, as Ministre e Arsimit? Përgjigjen e mora sonte, nga intervista e Besës nga Kosova me Arian Çanin tek emisioni “Zonë e Lirë”. Arsyeja nuk është se Besa nga Kosova është shoqe klase e Elisa Spiropalit dhe mikeshë e Erion Veliajt. Arsyeja është se Besa nga Kosova ka punuar me projektin “ESI – European Stability Initiative” (Nisma për Stabilitet Europian), një projekt i… Soros!

Ja pra, se si bëhet karrierë me “rilindjen”! Ja se kush na qeveris!

Biografia e Beses nga Kosova

https://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=279&person_ID=35

Biografia e Beses nga Shqiperia

http://www.feut.edu.al/single-pedagog.html?5a536e721fe812d012e3726e

Kategori
Uncategorized

SYRI.net letër të hapur Teo Jacobs, Genoveva Calavera dhe vëzhguesve ndërkombëtarë

Date 24.01.2018

A N K E S E

DREJTUAR:     

Vezhguesit te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit

Z.Teo Jacobs.

Drejtueses se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit

Znj. Calavera.

Vezhguesve Nderkombetar te Procesit te Rivleresimit ne Republiken e Shqiperise.

Te nderuar Zoterinj!

Ne daten 22.01.2019 u konfirmua se, Prokuroria ne Republiken e Shqiperise ne nivelet me te larta te saj, eshte e kapur nga krimi, korrupsioni dhe politika.

Shembulli me i paster i kesaj ishte Donika Prela, nje funksionare e paskrupullt, e cila, nen mbrojtjen e premtuar prej politikes se inkriminuar, qe ajo ka shpetuar nga prangat dje dhe do te shpetoj edhe neser, ne daten 22.01.2019, i beri karshellekun me te madh publik te gjithe Shqiptareve dhe Vezhguesve Nderkombetar, me korrupsionin dhe parate e saj te pista.

Qendrimi i Vezhguesit Nderkombetar Teo Jacobs, ne seancen publike te Donika Preles ne KPK, ne daten 22.01.2019, ishte per t’u pershendetur nga te gjithe shqiptaret, mirepo KPK, qe dukshem iu ka nenshtruar listes qe i ka dhene politika, pati kurajon qe t’a injoronte publikisht Z. Jacobs, gjetjet dhe problematikat e thella te konstatuara prej tij per Donika Prelen, duke ia justifikuar asaj deklarimin e rreme, fshehjen e pasurise dhe perfshirjen, familjarisht me bashkeshortin, ne nje skeme te paster pastimi parash, te fituara si pasoje e korrupsionit, gjate ushtrimit te detyres.

Donika Prela nuk ka moralin dhe integritetin e duhur dhe as ndergjegjen e paster per te vazhduar ushtrimin e detyres se Prokurores ne Republiken e Shqiperise dhe   aq me pak te Drejtueses se Prokurorise se Krimeve te Renda.

Donika Prela, Prokurore e Republikes se Shqiperise prej 17 vjetesh dhe Drejtuese e Prokurorise, qe ka per detyre te hetoje krimet me te renda, ne daten 22.01.2019, duke sfiduar Kushtetuten dhe Legjislacionin civil, penal, ate ne fushen e rregullimit te marredhenieve te punes, legjislacionin tregtar dhe ate fiskal, i tregoi te gjithe shqiptareve dhe  Shteteve anetare te BE se, ajo nuk do t’ia dije per ligjin e qe nuk ka respektuar detyrimin e ruajtjes se integritetit, si gjate ushtrimit te detyres, ashtu edhe ne veprimtarite jashte funksionit.

Ne daten 22.01.2019 Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vezhguesit Nderkombetar Z. Jacobs se, ajo dhe bashkeshorti i saj kane jetuar ne Shqiperi dhe jo ne nje nga vendet e BE prej nga vjen Z. Jacobs dhe se, ne Shqiperi eshte normale te mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, ne Shqiperi mund t’i marresh lirshem para hua cdo personi dhe ne cfaredo shume qe te duash, pa qene e detyruar fare te pyesesh se nga vijne keto para. Madje ajo shkoi edhe me tej duke theksuar se, ne Shqiperi keshtu ka qene dhe keshtu eshte.

Te nderuar zoterinj!

Misioni juaj ne Shqiperi eshte historik dhe se ju, do te mbaheni mend dhe do te hyni ne Histori, si ne vendin tuaj dhe ne Shqiperi, per kapacitetin, ndergjegjen, vullnetin dhe kembenguljen ne luften per pastrimin e sistemit te Drejtesise ne Shqiperi dhe ne kontributin per krijimin e nje Shqiperie Europiane.

A mund te lejoni ju qe Donika Prela te ofendoje nje komb te tere, per te justifikuar korrupsionin e vet dhe parate e saj te pista?????????

Fjalet e Z. Jacob ne daten 22.01.2019 nuk duhet te mbeten aty, perndryshe do t’a njollosin edhe ate, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Shtetin e vet dhe pergjegjesia eshte e pashmangshme.

Operacioni Ndekombetar i Monitorimit ka 6 dite kohe, per t’i kerkuar KPK te beje detyren sic duhet dhe per t’i treguar vendin Donika Preles.

Nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM rreth kriterit te pasurise se Donika Preles rezultoi se, per peridhen 2003-2012, ajo ka deklaruar si te ardhur nje page te konsiderueshme te bashkeshortit te saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqeria e Ndertimit “Bruci” shpk.

Si e vertetoi KPK kete fakt?

Perse i mori KPK te mireqena deklarimet e Donika Preles ne lidhje me kete fakt? A ka ndonje dokument zyrtar, te mbajtur sipas percaktimeve te legjislacionit shqiptar qe t’a konfirmoje ekzistencen e kesaj marredhenie juridike pune?

Deklarimet e Donika Preles ne lidhje me punesimin e bashkeshortit te saj jane te rreme, pasi, ne te vertete, Vangjel Prela nuk ka qene asnjehere i punesuar ne kete shoqeri, por ka qene investitori kryesor i saj dhe perfitues nga biznesi i ndertimit te pasurive te paluajtshme.

Ai me vetedije dhe ne marreveshje me Doniken dhe Shoqerine Bruci, nuk figuron zyrtarisht ortak ne kete shoqeri, pasi nuk mund te justifikoje parave qe ka investuar ne aktivitetin e ndertimit te Shoqerise Bruci Shpk, por, marredhenia e ngushte e interesave ndermjet tyre, kohezgjatja e saj dhe perfitimi prej Donika Preles, i pasurive te paluajtshme nga kjo shoqeri, jane evidente dhe u pranuan edhe nga vete Donika Prela ne seancen e dates 22.01.2019.

Perse nuk lidhi kontrate pune me shkrim Vangjel Prela per kryerjen e detyres se Inxhinierit tek Shoqeria e Ndertimit Bruci Shpk???

Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise ka hyre ne fuqi qe ne vitin 1995, i miratuar me Ligjin Nr.7961 date 12.07.1995.

Sipas percaktimeve te nenit 21 te Kodit te Punes, marredhenia juridike e punes ne Republiken e Shqiperise krijohet dhe vertetohet nepermjet Kontrates se Punes me shkrim, qe lidhet ndermjet punedhenesit dhe punemarresit.

Forma me shkrese e Kontrates se Punes eshte e detyrueshme per te vertetuar nje marredhenie te rregullt punesimi.

Perse Donika Prela lejoi qe bashkeshorti i saj te punonte ne te zeze, pa kontrate, i padeklaruar dhe i pasiguruar???

Ne vitin 2003 kur Vangjel Prela pretendon te kete filluar marredhenien e punes me Shoqerine Bruci Shpk, Donika Prela kishte mbaruar studimet ne Shkollen e Magjistratures, qe perfaqeson nivelin me te larte arsimor, per njohjen dhe zbatimin e legjislacionit dhe te se drejtes ne Republiken e Shqiperise dhe ishte emeruar me detyre Prokurore.

Edhe sikur te supozojme se Donika Prela, nuk ka patur njohuri nga legjislacioni mbi punesimin, si specialiste e legjislacionit penal, e ka mjaft te qarte qe, mosnjohja e ligjit nuk te perjashton nga pergjegjesia penale per fshehje te te ardhurave dhe mospagimin e taksave.

Edhe nese Vangjel Prela nuk ishte ne dijeni te detyrimit ligjor per lidhjen e kontrates se punes me shkrim me Shoqerine Bruci Shpk, vete shoqeria e ka patur shume te qarte kete detyrim ligjor, pasi mosrespektimi prej punedhenesit te detyrimit ligjor per lidhjen dhe deklarimin e kontrates se punes me shkrim me punemarresin, sipas percaktimeve te neneve 21 dhe 202 te Kodit te Punes, perben shkelje qe sjell denimin e punedhenesit me gjobe, ne masen e 30 fishit te pages minimale mujore

Si mund te vertetohet ekzistenca e marredhenies juridike te punes se Vangjel Preles me Shoqerine Bruci Shpk, persa kohe qe ndermjet tyre nuk eshte lidhur asnje kontrate pune?

Si mund te pretendohet dhe te pranohet qe Vangjel Prela ka qene i punesuar tek Shoqeria Bruci Shpk, persa kohe qe ai nuk rezulton te jete deklaruar prej shoqerise ne Tatime si punetor i saj, dhe as nuk figuron ne listat e te punesuarve dhe as ne listat e pagave, te depozituara prej shoqerise ne Tatime, gjate periudhes se pretenduar te punesimit ?????

Si mund te konfirmohet vlera e pages se Vangjel Preles tek Shoqeria Bruci, persa kohe qe nuk rezulton qe kjo shoqeri, t’i kete bere keto pagesa per llogari te tij, as me banke dhe as nepermjet arkes se shoqerise ?????

Sipas legjislacionit shqiptar ne fushen e ndertimit, per lejimin e operimit ne sektorin e ndertimit, Shoqerite jane te detyruara te deklarojne dhe te rregjistrojne ne organet licensuese, emrat e inxhiniereve te punesuar dhe kualifikimet e tyre.

Nese Vangjel Prela ka punuar si inxhinier i Shoqerise Bruci prej kaq shume vitesh, atehere perse nuk eshte deklaruar prej saj asnjehere si inxhinier i shoqerise ne institucionet licensuese?

Si mund te pranohet qe Vangjel Prela ka qene thjesht punetor ne kete shoqeri, nderkohe qe nuk ekziston asnje dokument qe te konfirmoje ekzistencen e marredhenies juridike te punes, llojin e punes se kryer dhe pagen qe ai ka marre????

Sipas Legjislacionit fiskal dhe tatimor ne Republiken e Shqiperise, Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne ne tatime punonjesit e tyre dhe pagat, si dhe te depozitojne ne afat listpagesat, me numrin e punonjesve dhe pagat e dhena.

Emri i Vangjel Preles nuk rezulton ne asnje dokumentacion shteteror, as ne organet e licensimit te shoqerise Bruci, as ne organet tatimore, as ne sigurime dhe as ne vete dokumentacion e brendshem te shoqerise.

Edhe sikur te pranojme se kontrata e punes se Vangjel Preles ka qene verbale,  e lidhur me goje ndermjet punedhenesit dhe punemarresit, si marreveshje xhentelmenesh, si mund te justifikohet mosdeklarimi i tij si inxhinier i shoqerise, mosdeklarimi i tij si punonjes i shoqerise, mospagimi i detyrimeve per taksat dhe sigurimet prej ketij punonjesi apo per llogari te tij, fakti qe shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion te brendshem juridik apo ekonomiko financiar ne lidhje me kete person, mbi punen qe ai ka bere dhe pagen qe ka marre ???????

Problemi ne rastin konkret nuk duhet te devijohet, duke u interpretuar si pergjegjesi e Shoqerise Bruci, per mospagimin e sigurimeve per punetorin Vangjel Prela.

Duhet te jete e qarte per ONM se, Vangjel Prela nuk ka qene punonjes i kesaj shoqerie dhe nuk rezulton asgjekundi qe te kete punuar per kete shoqeri. Duke mos qene punetor i deklaruar, Shoqeria nuk kishte sesi te paguante ne interes te tij, taksa, tatime dhe sigurime.

Donika dhe Vangjel Prela nuk mund te shfajesohen, duke ia ngarkuar pergjegjesine Shoqerise Bruci per mospagimin e sigurimeve.

Ne rastin me te mire, duke perjashtuar skemen e pastrimit te parave te pista, perse e lejoi Donika Prela kaq gjate punen ne te zeze te bashkeshortit te saj ????

Sipas Ligjit Nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqeperise”,  Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne te gjithe punonjesit e tyre, perndryshe penalizohen, jane te detyruara te bejne te ditura ne shtet, listat e punonjesve dhe pagesat e kryera per to, si dhe jane te detyruar te paguajne taksat, tatimet dhe sigurimet per nje marredhenie pune.

Shoqeria Bruci nuk ka patur asnje detyrim per te paguar taksa apo per te derdhur sigurime per Vangjelin e Donikes, pasi Vangjel Prela nuk ka qene punetor ne kete shoqeri.

Si i eshte dhene paga Vangjel Preles, meqe nuk eshte kryer me banke????

Donika Prela u mbrojt duke thene se pagesat jane kryer “KESH” ne dore.

Por ky KESH si u dha, persa kohe qe Shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion juridik apo ekonomiko financiar mbi punen e kryer dhe pagesat e bera per llogari te Vangjel Preles dhe se, nuk rezulton qe keto paga te kene dale nga arka e shoqerise me mandat pagese ??????

Pagesat “KESH”, Vangjel Preles ia ka dhene ne dore Administratori i Shoqerise nga xhepi i tij, apo ia ka dhene ndonjeri prej ortakeve te shoqerise prej te ardhurave te veta, pasi as ne dokumentacionin ekonomiko financiar te Shoqerise dhe as ne arken e saj, nuk ka asnje gjurme pagesash te kryera prej Shoqerise Bruci, si page per Vangjel Prelen.

Si ka mundesi qe per nje periudhe punesimi kaq te gjate 8 vjecare, 2003-2011, as Donika Prela dhe as Vangjel Prela nuk u interesuan ndonjehere mbi ligjshmerine e ketij punesimi dhe mbi vijueshmerine e procesit te pagimit te taksave, tatimeve dhe sigurimeve per Vangjel Prelen, nderkohe qe Donika Prela ushtronte ndjekje penale dhe kerkonte denimin e te gjithe atyre njerezve dhe shoqerive tregtare, sipas neneve 180, 181 dhe 145 te Kodit Penal.  

Padia Civile e Donika Preles se dates 30.07.2018, ndaj Shoqerise Bruci Shpk, eshte vetem nje farse. Eshte lehtesisht e perceptueshme qe kjo padi u ngrit sa per sy e faqe, per te mbuluar krimin e Donika Preles, pas zbulimit te skemes se pastrimit te parave te saj te pista nepermjet bashkeshortit Vangjel Prela.

Perse Donika Prela, pas 15 vitesh, zgjodhi te mbrohej ndaj Shoqerise Bruci me padi civile dhe nuk beri kallzim penal?

Si mund t’i mbuloj Donika Prela krimet e kryera ne kete rast ne fushen e taksave, tatimeve dhe ne sigurime, nepermjet nje padie civile, se ciles i ka kaluar afati 3 vjecar i parashkrimit, sipas percaktimeve te nenit 115 te Kodit Civil dhe nenit 203 te Kodit te Punes, per pretendime te punemarresit ndaj punedhenesit?

Pse duhet nje gjykate te detyroje Shoqerine Bruci t’i paguaje sigurime Vangjel Preles, bazuar tek marreveshja e pajtimit apo e ndermjetesimit qe mund te arrijne ata para gjykates,por qe nuk ka asnje justifikim dokumentar?

Sigurisht qe, per bashkepunetoret ne krim, marreveshja per te paguar nje shume te paperfillshme parash nuk eshte asgje, ne krahasim me vleren qe merr kjo marreveshje per mbulimin e krimit.

Si mund te detyrohet Shoqeria Bruci nga nje gjykate, qe te paguaje sigurime per Vangjel Prelen, nderkohe qe ai nuk rezulton te kete qene punetor i rregjistruar dhe i deklaruar i saj?

Edhe nese nje gjykate do t’ia njohe kete te drejte Vangjel Preles, si do te behet pagimi i kontributeve per Vangjel Prelen nga Shoqeria Bruci, apo perseri KESH ne dore, ashtu si edhe paga ????

A mund te kaperdihet prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit fakti qe kjo padi pati zgjidhje me pajtim ndermjet paleve, qofte ky pajtim i kerkuar nga Bruci?

Vertetimi i punesimit qe ka leshuar Shoqeria “Bruci” Shpk dhe qe nuk shoqerohet me asnje dokumentacion ligjor, tatimor apo ekonomiko financiar te shoqerise, a mund te jete i mjaftueshem per ONM per te justifikuar burimin e paligjshem te te ardhurave te Donika Preles apo skemen e ngritur prej saj per pastrimin e parave?

Te nderuar!

Vangjel Prela ka qene bashkeinvestitor tek Shoqeria Bruci Shpk dhe ka perfituar interesa pasurore te paligjshme prej kesaj Shoqerie.

Donika Prela deklaroi ne daten 22.01.2019 se Shqiperia nuk eshte njeri nga vendet e Bashkimit Europian, duke harruar se prej disa vitesh, i gjithe legjislacioni ne Republiken e Shqiperise eshte perafruar me ate te BE, duke harruar se Shqiperia eshte vend kandidat per t’u bere pjese e BE dhe se te gjithe Shqiptaret aspirojne te behen qytetare europiane sa me pare.

Eshte e paligjshme dhe e padrejte qe te shkarkohen pa asnje motiv dhe vetem me urdhera politike, disa gjyqtare dhe prokurore, ndersa nga ana tjeter te legalizohet fenomeni i mospagimit te taksave, tatime, sigurimeve apo marrja hua e parave te pista nga njerez te inkriminuar, me kosto kaq te larte per Shqiperine dhe Shqiptaret, vetem e vetem sepse duhet te shpetohet Donika Prela.

Ndergjegja gjate ushtrimit te funksionit zyrtar, ne rradhe te pare ka misionin edukativ per publikun, rreth parimeve dhe vlerave.

Cfare shembulli dha Donika Prela duke deklaruar se, mospagimi i taksave dhe tatimive, puna ne te zeze dhe shmangia nga sigurimet, apo perdorimi i parave te dikujt tjeter pa te te interesuar nese jane te pista, mund te perbenje problem per shtetet e Bashkimit Europian, por jo per Shqiperine ?

Donika Prela eshte nje punonjese aksidentale ne sistemin e drejtesise, pa kulture qytetare, pa ndergjegje morale dhe ligjore, pa respekt ndaj vlerave, qe sfidon publikisht parimet e funksionimit te shtetit ligjor dhe perdhos perpjekjet kombetare e ato te faktorit nderkombetar per integrimin e Shqiperise ne BE.

Donika Prela duhet te shkarkohet nga KPK sipas percaktimeve te neneve 4 pika 2 dhe 61 pika 5 te Ligjit Nr.84/2016 “Per rivleresimin Kalimtar te Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, pasi keto sjellje, veprime dhe deklarime publike te saj, perbejne akte dhe sjellje qe cenojne rende figuren dhe funksionin e Prokurorit ne Republiken e Shqiperise, me ndikim fondamental ne humbjen e besimin te publikut tek sistemi i drejtesise.

Donika Prela, funksionare e larte e Shtetit Shqiptar, mendon se ka te drejte te  ofendoje mbarekombetarisht bashkeshtetasit e saj, duke deklaruar se, ne Shqiperi askush nuk paguan taksat, tatimet apo sigurimet apo se te gjithe marrin borxh para te padeklaruara  apo te pista nga cilido, pa qene te detyruar te pyesin per burimin e tyre, por Donika Prela harron se, pervec asaj, Vangjelit dhe Brucit, te gjithe subjektet e tjere tregtare, persona fizik apo juridik, qe nuk kane paguar taksat, tatimet apo sigurimet ne Republiken e Shqiperise, jane denuar jo vetem administrativisht nga administrata tatimore, por edhe penalisht dhe se, njerezit e ndershem dhe te ndergjegjshem te Republikes se Shqiperise, gjithmone i kane marre dhe vazhdojne t’i marrin huate ne banke dhe as nuk e cojne neper mend, jo me te guxojne te justifikojne marrjen hua te parave te pista nga njerez te inkriminuar.

Mbase ligjit penal, Donika Prela, ka mundur t’i shpetoje deri tani, por shkarkimit nga detyra nuk mund t’i shpetoje, pasi, sipas percaktimeve te nenit D pika 3 te Aneksit te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, pagat e bashkeshortit dhe kursimet nga pagat e tij, qe ajo ka deklaruar, nuk jane nje e ardhur e ligjshme e saj, pasi nuk jane paguar detyrimet tatimore dhe, si te tilla, nuk mund te konsiderohen dhe as nuk e shpetojne dot nga shkarkimi.

OMN e ka per detyre funksionale te justifikoje me vepra, besimin e popullit shqiptar tek rroli i saj per clirimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

Korrupsioni i saj eshte ves i shemtuar dhe krim individual, ndersa nenshtrimi i saj nga politika, eshte krim shteteror ndaj shqiptareve

Donika Prela nuk mund te jete Prokurore e Republikes se Shqiperise. Diten qe ONM do t’a lejoje kete, ben mire te largohet, pasi perben thjesht kosto per Shqiptaret dhe kjo Shqiperia jone, le te vazhdoje ne paligjshmeri, ashtu sic deklaroi Donika Prela publikisht ne daten 22.01.2019.

Kategori
Uncategorized

Argatët e Beogradit dhe Prishtinës, flamurëmbajtës të copëtimit të Kosovës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e sotme, ish-kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës, ide e hedhur në treg nga presidenti Hashim Thaçi e personazhe të tjera në Prishtinë, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha janë flamurëmbajtës të Beogradit.

LEXO EDHE:

FOTO/ Pasojat dramatike që do sjellë ulja e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë

Njoftimi i takimit të ish-kryeministri Sali Berisha me Edita Tahirin:

Takim me ish zevendeskryeministren dhe kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj. Edita Tahiri shoqerohej nga zj. Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center.

Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves.

Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtou protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal.

Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit.

Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Kategori
Uncategorized

Mirdita dhe roli i saj ne mbrojtje te identitetit shqiptar, nga Konferenca e Paqes deri në ditët e sotme

Nga Artan Lleshi, Gjomarku.

Po e filloj këtë shkrim duke cituar disa rrjeshta nga fjala e mbajtur nga Kryetari i Republikës se Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, Ahmet Zogu, në mbledhjen e Sesionit të Parë të Legjislacionit të Parë, nën drejtimin e Kryetarit te Senatit, z. Eshref Frasheri.

                                        “Zoterinj!.

Parlamentin e Parë të Shqipnis Republikane te mbledhun këtu, vij me e salutue me gaz dhe kënaqesi. (Duartrokitje). Midis të tjerave në fashikullin që kam nder duar me ra ne sy nje deklarate se cilës shumë studiues i jane shmangur dhe kanë përtuar politikisht t’i hynë valles së zgjidhjes. Ne këtë fjalim thuhet; “Punët e caktimit definitiv të kufinjve me shtetin Serb, Kroat dhe Slloven shpresojme dhe urojme  me gjithë zemër te zgjidhen pa vonime”

“Me Turqinë e Re hymë ne relacjone zyrtare dhe nënshkruem një traktat të vendosjes së pergjallun të miqësis” Fjalimi përfundon me lajmin për Arsimin dhe hapjen e Liceut te Vajzave në Durrës, në vazhdë të respektit te përparimit dhe lartësimit te figurës së gruas dhe pershendetet me duartrokitje nga të gjithë senatorët dhe deputetet. Në këtë kontekst, për mua si autor i ktij shkrimi lind pyetja !

Kush ishte Turqia e re dhe kush i rezikonte kufinjtë?

!. Miq  lexues! Dashamirës te Mirditës dhe bajrakëve te saj! Sivjet mbushen 100 vite nga vrasja e fisnikut dhe pricit me te dëgjuar te Mirditës Prenk Bib Doda. Per te ballafaquar historine me historianet qe e kanë ngatërruar atë, une zgjodha disa nga etapat historike deri ne legjislacionin e parë të Republikës se Shqiperisë. Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe Shpallja e Pavarësisë mbeten dy kapitalet historike shqiptare të pazevendësueshme, por në të dyja kapitalet historike, Mirdita dhe Prenk Bib Doda kanë patur rolin direkt dhe të pazëvendësueshem. Ne njerën anë prania e Dom Nikollë Kaçorrit në Qeverinë e Vlorës dhe nga ana tjetër, prania dhe autoriteti Patriotik dhe Atdhetar i Prenk Bib Dodës si Minister i jashtem në vitin 1914, direkt zevendësues i Turan Pashës dhe më vonë Ministër i Punëve Botërore, si zevendësues i Mid’hat Frashërit. Provuar nga dokumenta me burime të cituara, mësojmë se Prenk Bib Doda ka qene nënkryetar i komisisionit të Delegatëve të Konferencës se Paqes ne Paris dhe ka luajtur nje rol Vendimtar në themelimin dhe mbrojtjen e Kufinjve Kombetar.

Vrasja e Prenk Bib Dodes me 1919 penalizoi rende Mirditen dhe mbarë Veriun për tu përfaqesuar ne Dhomën e Parë të Këshillit Kombëtar të Senatit  në zgjedhjet e 31 Janarit 1920. Gjatë periudhës së Shpalljes së Pavarësisë, Prenk Bib Doda i kishte krijuar vetë ekuivalencat dhe në të gjitha bisedimet për kufinj ose luftrat, e në mungesë të tij, do te merrnin pjese një Beg dhe një Kapidan dhe dy ekujvalencat e para ishin Marka Gjoni -Avdi Beu, Prenk Llesh Gjoni- Masar Beu.

Me vrasjen e Prenk Bib Dodës, në të dyja listat për Këshillin Kombëtar të Senatit si në Listën e Kryetarit Xhemal Naipi, si në listën e Dhimitër Kacimbres mungonte përfaqësimi mirditas, ndaj për qellime tepër te rëndesishme politike për të patur një rol të rendësishëm në mbrojtjen e vendimeve te Konferencës se Paqes, Marka Gjoni dhe Prenk Llesh Gjoni si President dhe Minister Luftë gjithashtu edhe Zef Ndoci si Minister i Jashtëm, krijuan Republikën e Mirditës me 1921. Fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje kishin synuar të coptonin Shqipërinë, por moscoptimi i Mirditës ndoshta do të ruante zemrën e Kombit të paprekur nga revanshimi serbo-malazez.

Në këtë kuptim ata (togat serbo-malazeze, me mision copëtimin e trojeve tona) zbritën deri ne breshtë e Kolikë dhe masakruan e prenë djemtë e miqtë ma të mirë të Mirditës për të mposhtur qëndresen, ndërsa Qamili (Haxhi) bënte barrë për nga Jugu në drejtim të Veriut. Këshilli Kombëtar i Senatit me vonë eshte ndergjegjesuar dhe ka ndërmarrë hapa konkret duke deleguar patriotin Bajram Curri për bisedime rrafsh per rrafsh me Bajraktarin e Oroshit Preng Marka Prenga, si shtylla më e afërt e Kapidanit te Mirdites. U ra dakord që Mirdita të përfaqesohej dhe ashtu u veprua. Në fillim të këtij shkrimi kam përshkruar fjalimin e Ahmet Zogut në Mbledhjen e Parë të Legjislacionit të Parë, dhe në atë mbledhje ka qenë prezent edhe deputeti i parë për Mirditen, Prenk Llesh Gjoni.

Pra Mirdita u përfaqësua. Në vitin 1927 Prenk Llesh Gjoni  vdiq i helmuar dhe vendin e tij e mbajti i kusheriri, Mark Kapedani i cili njiheresh ishte edhe N/Prefekt i Shkodres. Mark Kapedani u vra ne Peqin me 1933,  gjithashtu në krye te detyrës. Por më e rëndesishmja është se pas ekuilibrimit të detyrave dhe të vullnetit politik të Prenk Bib Dodës, fuqitë më të besueshme ndërkombetare për të patur garanci ne zhvillimet politike shqiptare, kërkuan që Gjon Marka Gjoni te zgjidhej Senator i Përjetshem i Republikës së Shqipërise dhe ashtu u veprua. Gjon Marka Gjoni u zgjodh Senator i Perjetshëm, por këtë Senat e lau me gjakun e freskët të dy djemve ma të mirë të tij, me pushkatimin e Kapidan Mark Gjomarkut dhe të Llesh Gjomarkut në hyrje të rendit sllavo-komunist, ashtu sikur u vranë dhe u zhduken nga regjimi i biri i Preng Llesh Gjonit, major Nikollë Prengë Lleshi, si dhe kusheriri i tij i parë, Frrok Dodë Lleshi. Me këtë rast e përmes këtij shkrimi, dua të falenderoj të 12 bajrakët e Mirditës për sakrificat dhe gjakun e pastër që derdhën  krah Kapedanit te Mirditës, në mbrojtje të vlerave katolike, patriotike dhe antikomuniste.

Kategori
Uncategorized

1932/Mbreti Zog u kujdes që eshtrat e Ismail Qemal Vlorës të vendoseshin në Vlorë.t

Foto të ceremonice të zhvilluar më 28 nëntor 1932 në Kaninë dhe Vlorë

Nga Kastriot Dervishi

Në Parlamentin e Shqipërisë problemi i varrit të Ismail Qemal Vlorës u ngrit në fund të vitit 1931. Më mbledhjen e datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga tha se kishte vizituar varrin së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi dhe ishte befasuar nga ajo çfarë i shihnin sytë. Deputeti Abdurrahman Salihu tha se për zhvendosjen e eshtrave nga Kanina në Vlorë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Revista “Minerva” shkruan më 8 janarit 1932 në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i Ismail Qemalit, duke dhënë një dëshmi se gati konsiderohej i harruar.  Shteti mori përsipër organizimin e ceremonisë zyrtare. Parlamenti zgjodhi si përfaqësues të tij deputetët Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa. Mbreti Zog caktoi përfaqësues gjeneralin Leon de Gilhardi. Qeveria caktoi ministrat Milto Tutulani dhe Hilë Mosi.

Ceremonitë u zhvilluan më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë. Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit. Et’hem Vlora ia dorëzon flamurin prefektit Abedin Nepravishta, ndërsa ky ia jep ministrit të Arsimit, Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar. Në varrin e Ismail Qemal Vlorës, skulptori Odise Paskali kishe skalitur talentin e tij të rrallë.

Kategori
Uncategorized

Tani vrasësit e hallexhinjve do jenë me imunitet juridik.

Tani hallexhinjtë që ikin per nje cope buke jo vetëm do dhunohen si dikur, por ndaj tyre do perdoret edhe forca e armës se policisë nderkombetare në kufij apo dhe….

E them hallexhinjte sepse boset e krimit, trafikantet miq dhe bashkpuntore te qeveritareve nuk kane nevoje te ikin malit drejt greqise apo permes detit drejt Italise per nje cope buke…. ata levizin me pashaporta sherbimi apo diplomatike…. pushteti per ta interesohet tju nderroje emer dhe mbiemer duke i ruajtur keshtu nga drejtesia dhe interpoli.

Trafikantet miq te qeveritareve pervese, e cajne detin mesper mes me tonelata droge pa ju bere syri terr per askend….. ata paguajne gjithshka, ata blejne voten dhe sjellin krim qeverite ne pushtet…….ata jane hijet e nates ne zyrat qeveritare dhe sidomos ne ate kryeministrore.

Vrasesit me pagese qellojne me porosi pa ju dridhur dora kundershtaret e krimit te organizuar dhe trafikut…. gjyqtarët, komisaret e policise ne mes te rruges, ne mes te Tiranes, ne mes te mejdanit dhe ky shtet palaco nuk di gje……. ky kryeminister i pa pergjegjshem qesh dhe ironizon te vraret.

Shqiptaret e shkrete perballe dy alternativave vrastare.

Kuvendi i Shqipërisë filloi diskutimin për miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të pazakontë, e cila do t’i japë të drejtë oficerëve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian të veprojnë në territorin shqiptar “me kompetenca ekzekutive”.

Marrëveshja, e cila u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, përcakton se oficerët do të mund të ushtrojnë kompetenca në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në raste të veçanta, Shqipëria mund t’i ngarkojë të veprojnë në emër të saj.

“Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e ekipit do të autorizohen të përdorin forcën, duke përfshirë armët e shërbimit, municionin dhe pajisjet, me pëlqimin e Shtetit Anëtar të origjinës dhe Republikës së Shqipërisë,” thuhet në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Republikës së Shqipërisë në kuadrin e akteve të kryera në ushtrimin e funksioneve zyrtare të anëtarit të përmbushura në përputhje me planin operacional,” shkruhet më tej në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit do të gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Republikës së Shqipërisë në lidhje me të gjitha veprimet e kryera prej tyre në ushtrimin e funksioneve të tyre zyrtare sipas planit operacional,” vijon më tej marrëveshja.

Azilkërkuesit shqiptarë u kthyen në shqetësim të vazhdueshëm për disa vende Europiane në vitet 2015 e 2016, ku dhjetëramijëra shqiptarë dorëzuan aplikime për azil në vende të ndryshme, kryesisht Gjermani e Francë.

Numri i kërkesave për azil ka rënë gjatë dy viteve të fundit, por shqetësimi vijon të mbetet për shumë vende anëtare.

Marrëveshja do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar./BIRN

Kategori
Uncategorized

Agjenti serb tenton shkatërrojë protestën e studentëve? 

Në fillim të protestës ishte dikush që ra në sy pasi dilte shpesh nëpër media duke dhënë deklarata dhe shprehej se kishte ardhur posaçërisht nga Anglia vetëm që të mbështeste studentët.

Ai është Gent Jakupi nga Shkodra, dhe ishte në fillim një ndër më rezistentët e protestës ku ka qëndruar disa net edhe gjatë natës tek kryeministria.

Por më pas ai ka filluar që të përçajë protestën me metoda të ndryshme, madje disa prej studentëve u ka bërë edhe presion.

Pas një investigimi të bërë rezulton që Jakupi është një person që dashuron Serbinë, Putin si dhe  Enver Hoxhën dhe është aty vetëm për përçarje.

Tek studentët sjelljet e tij kanë sjellë hije dyshimi që ai mund të jetë agjent Serb apo Rus.

Prej 10 ditësh ai nuk ishte dukur, teksa sot është shfaqur tek ngujimi në UPT dhe para studentëve ka pranuar se ka marrë para për kauzën.

Kategori
Uncategorized

Lëvizja Vetëvendosje: Shërbimi sekret serb mori në kontroll Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia delegoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakajt, kanë ardhur reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e pati kundërshtuar që nga fillimi Cakajn në këtë post, për siç kanë thënë ata mbështetjen që Cakaj i ka dhënë idesë për ndarjen e Kosovës.

Reagimi i Zaimit: 

Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013. Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet. Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike. Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim? Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media? Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.

Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanišiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.

Edhe kur? Sot kur kufijtë në Ballkan janë më të paqëndrueshëm se kurrë.

Kategori
Uncategorized

7 shenja të forta që prodhuan zgjedhjet e Demokratëve.

Nga Alfred Lela

 

Procesi zgjedhor; Basha ndahet nga Basha

Ndryshe nga më parë, kryetari i PD doli para medias duke shpallur listën e tij të kandidaturave, si për Sekretariatin ashtu edhe për Kryesinë e partisë. Krejt ndryshe nga procesi i mbyllur i vendimit dhe i shpalljes së listave për kandidatët për deputetë në maj 2017, Basha zgjodhi një formë të drejtpërdrejtë, transparente dhe mundësidhënëse për kandidatët, për t’u përgatitur dhe për të lobuar për një vend në ‘hierarki’.

Gjithashtu, gjatë procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së fituesve, u vu re një distancë e kryetarit Demokrat duke e lënë kështu garën të rrjedhë.

Ndarja e pushteteve; ‘teknikët’ në vend të ‘politikëve’

Kryetari Demokrat ka zgjedhur një ‘skemë gjermane’, atë të partisë simotër Kristian-Demokrate- CDU, për të krijuar një ndarje të qartë pushtetesh në parti duke barazpeshuar mes pushtetit të brendshëm partiak, atij parlamentar dhe ekzekutiv (në rast se PD vjen në pushtet). Një ide e kahershme e Bashës rreth së cilës ai nuk ka treguar shumë siguri, por te e cila është kthyer, më në fund, me zgjedhjet e fundit.

Kështu, shefi i selisë blu ka vendosur që ‘kabinetin’ e PD ta formojë me ‘teknicienë’ duke u përqendruar te juristët, dhe duke zgjedhur ndër ta dy njerëz të përgatitur dhe me përvojë të jurisprudencës, Çlirim Gjatën dhe Gazment Bardhin.

Sekretarët e partisë, nëse vazhdon me ‘skemën gjermane’, do të jenë edhe pjesë e kabinetit të kryeminstrit të ardhshëm Basha (jo qeverisë). Skema është inteligjente sepse nuk mbivendos autoritete dhe e decentralizon pushtetin. Eshtë e panevojshme që, siç ndodh rëndom, tre rrafshe pushteti të përqendrohen te një individ, apo disa pak duar, duke e zmadhuar gamën e përjashtimeve dhe të pakënaqësive në parti.

Tomor Alizoti, kritiku i pranuar

Kandidimi që Basha i bëri Tomor Alizotit për Kryesinë e partisë dhe fakti që ai mori më të shumtat e votave në garën e ashpër për 10 vende (5 të tjera u ndanë për kuotat gjinore duke u kaluar grave Demokrate), është shenjë e hapjes së partisë. Alizoti ka kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryetarit të PD, por në ndryshim nga kundërshtarët e tjerë të Bashës, nuk e ka kaluar vijën logjike që ndan ‘politiken’ nga ‘personalja’. Shumë të tjerë janë ‘zhgërryer’ në baltën e personalizimeve, dhe pak rëndësi ka nëse kanë patur të drejtë ose jo.

Alizoti është një lajm i mirë për Partinë Demokratike, si pasardhës i një familjeje fisnike, të persekutuar, por edhe si një i ri i arsimuar dhe ‘soft spoken’. Të përndjekurit politikë e kanë tashmë një përfaqësues në majë të hierarkisë së PD.

Si nuk qahet kurrë ky Fitim Zekthi?!

Fitim Zekthin e mbaj mend të nesërmen e shpalljes së listës së kandidatëve për deputetë, tek merrte e jepte me dy eksponentë të PD, në zyrën e njërit prej tyre. Nuk ka rëndësi dialogu mes tyre atë ditë zhegu që e shihte Fitimin si një numër ashpërsisht jofitues në listën e Elbasanit, dhe dy bashkëbiseduesit e tij në ‘vende pëllumbash’ në Korçë dhe Tiranë. Fitimi ishte mes ‘humbësve’ në listat e qershorit duke mbetur megjithatë, ndër të vetmit, ndoshta fillikat i vetëm, që nuk u mrrol dhe as u ankua, nuk iu hakërrye Bashës, nuk e sulmoi mediatikisht, nuk bëri finte se pse nuk e ‘listoi’ deputet.

Ai u përball sërish me fatin ‘e humbësit’ kur nuk u fut në 15-shen e Kryesisë, edhe pse u kandidua nga Basha. Sërish i njëjti luajalitet, edhe pse mbetet njeriu që nuk ia ka ‘parë hajrin’ PD. Vetëm e ka mbështetur këtë forcë, duke qenë një prej 3-4 mendjeve të vetme që mund të prodhojnë ideologji për Partinë Demokratike dhe të djathtën. PD nuk është se mban shënime për Fitimin, duke qenë se, përgjithësisht, mbetet formacion ku nuk rritet ‘pema e mirënjohjes’.

Dorëheqja e Ervin Salianjit ose ‘kompleksi i grabitqarit’

Ervin Salianji, deputet i PD dhe Sekretar i grupit parlamentar, dha dorëheqjen pas pamundësisë për të qenë pjesë e Kryesisë Demokrate. Pavarësisht shtresave kamufluese në tekstin që ‘i dorëzoi’ statusit në Facebook, ndihej pakënaqësia për ‘ngecjen’ në rrjetën që e linte jashtë ‘Byrosë Politike’ të PD.

Gabimet ishin dy dhe kanë të bëjnë të dyja me papjekurinë, ose me atë që mund të konsiderohet si ‘kompleksi i grabitqarit’. I pari gabim është politik, mospajtimi me një skemë reformatore të prezantuar nga Basha, e cila mundohet të bëjë një ‘ndarje të pushteteve’. I dyti është karakterial dhe lidhet me lakminë. Salianji, ndër prurjet e reja të Bashës në PD, duhej të tregonte masë dhe maturi me karrigen e parlamentarit të dhe ofiqin e Sekretarit të grupit të PD, të cilat bëhen edhe më të rënda duke patur parasysh moshën.

Ajo heshtje ftohtë e Topallit, Patozit, Bregut, etj.

Në çdo veprim të Bashës dhe çdo zhvillim në PD, të parët në reagime dhe në pretendime, kanë qenë ish-hierarkët Demokratë, Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu. Këtë radhë të tre kanë heshtur. Nëse zonja Bregu ka një ‘spaletë’ europiane dhe kjo i detyron heshtje, zonja Topalli dhe zoti Patozi nuk i kanë këto shtrëngesa.

Nuk ia kam idenë heshtjes së tyre, por ndoshta kanë parë të zgjedhjet e Bashës një zgjatim të PD që ata duan. Është lajm i mirë nëse sulmet e tyre kanë ndalur, sepse në çdo rast krijojnë zhurmë dhe paqartësi ndaj PD dhe ndihmojnë Ramën.

‘Ekipi Basha’, më në fund, është këtu 

Krerët lokalë të Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Sekretariati janë tashmë të plotësuara, dhe Basha u ka hequr kritikëve një shigjetë nga harku i goditjeve. Partia Demokratike, të paktën formalisht, është një makinë gati për t’u nisur drejt ‘rrugëtimit politik’ me të gjitha pjesët në vend. ‘Ekipi Basha’, që ka qenë, në fakt, një paqartësi dhe mungesë që e bënte kryetarin e PD të dukej i pavendosur dhe joekzekutiv, është më në fund i plotë, në këmbë, bindës dhe premtues.

Me pak fjalë, këta janë njerëzit, ky është kryetari, dhe përpara janë kundërshtarët bashkë me betejat politike.

Kategori
Uncategorized

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Te dashur miq, 13 vite me pare, me 21 janar te vitit 2006 mbylli syte pergjithmone arkitiketi i Kosoves se lire dhe te pavarur, themeluesi i shtetit te saj, burri mendjendritur i kombit tone, Gandi i Ballkanit dhe Europes, miku im i pahaharruar, Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova ne kushtet e terrorit me te zi dhe pushtimit me te eger, aparteidit dhe segregacionit ekstrem, me nje guxim epik dhe vizion ndriçues, drite, themeloi shtetin dhe pushtetin paralel te shqiptareve, qytetareve me te shtypur te Europes.

Gjeni i mendimit atdhetar shqiptar dhe qendreses paqesore legjendare, Presidenti Rugova do te perfaqesonte çeshtjen e drejte te qytetareve te Kosoves dhe do te vendoste ate ne agjenden e kancelarive te medha perendimore.

Ai me vendosmeri do te udhehiqte popullin e Kosoves drejt lirise dhe pavaresise.

Se bashku me luften, gjakun, sakrificen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mijra e mijra luftetareve dhe te renve per liri si dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit, Presidenti Rugova do te bente realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 13 viteve, kur argatet e Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, per hir te Serbise se Madhe duan te çbejne projektin e tij gjenial, shpirti i Presidentit Rugova fton çdo shqiptar te vertet te ngrihen fuqishem ne mbrojtje te sovranitetit, integritetit territorial, lirise dhe pavaresise se Kosoves dhe te fshijne nga faqja e dheut ne Tirane dhe Prishtine pushtetin e argateve te Beogradit dhe t’ju rezervojne atyre fundin qe meritojne, koshin e plehrave te tradhtareve te kombit tone. sb

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Kategori
Uncategorized

Kelyshet e kurvit.

Kelyshet e kurvit.

Kurvi nuk vraponte, ai ajo ecte fshehur, neper ferra, gemusha, fshihej neper shpella, kanale, kudo ku e therriste partia.

Kurvi shkonte edhe ne degen e brendeshme.

Kudo Kurvi ishte i pari..

Megjithese fukarallek kurvi breket e cqyera i linte neper ferra, ne dac duke u penguar, kacafytur, apo dhe duke pergjuar.

Kurvin e donin te gjithe….Brigadieri, pergjegjesi, sekretari, operativi, ata kurvin e vinin ne prove pse jo e merrnin dhe ne provim,,,,dhe po ti kalonte me sukses keto.

Kurvi ngrihej ne detyre.

Kurvi zbukurohej, mbasandaj rrumbullakosej dhe mbasandaj gjente shokun qe partia ja dhuronte.

Kurvi fillonte te pillte,pillte, pillte, por jo si te tjeret.

Nga perdorimi i shume vajrave lubrifikuese, kurvit nepermjet kembeve i dillnin jo femije, por xhapike, urithe, neperka me helm,,, qe me vone i merrte partia e kurvit si kelyshet e saj.

Koha kalonte, kurvi plakej, xhapiket rriteshin, ferrat plot me breke te grisura dhe eren e tyre te ndyre, por kurvi ndiente kenaqsi, nga ferratdhe era.

Kurvit tanime ishin ata qe vendosnin per gjithshka,edhe per jeten e te tjereve.

Kurvi dilte dhe mbante fjalime, syte kurvi i kishte te kuq, kurvit e tjere shikonin se cili duartrokiste kurvin plak dhe cili jo, kurvi pergjinte gjithshka, sepse ne mbremje partia e kurvit donte raportin.

Por nje dite gjithshka u shkermoq nder kembet e kurvit, gjithshka u prish, askush nuk e degjonte me, askush nuk i fliste ne rruge, askush nuk ja kish me friken.

Kurvi u terbua, mori malet, iku larg.

Njerzit thane se shpetuan nga kurvi, dhe filluan ti gezoheshin jetes, por nuk ishte e thene.

Kurvi vertet kish ikur larg, por kelyshet e kurvit vertiteshin verrave, diten dhe naten, me dhe pa breke.

Kurvi kishte gjak te lig, nga ai gjak dilnin vetem zhapike me te ndyre se kryekurvi zhapik.

Kurvi iri ishte i perzier nga shume vajra dhe fabrika te ndyra.

Kurvin askush nuk e dalloj me, askush se preku, askush nuk u mor me te, dhe kurvi i ri filloj te rigrumbullohet perseri neper ferra, aty ata e ndienin apo ndiejne kenaqsine e eres se ndyre dhe brekeve te grisura te kurvit.

Kelyshi kurv u bojatis, ai ndrroi emer, fe dhe atdhe, kurvi ndrroj gjithshka, por jo ferrat ku ishte mesuar te jetonte me dhe pa breke,…..

Kurvi sot i ka te gjitha ngjyrat, kurvi ka miq ne parti, ai ka miq edhe atje ku dikur i helmatisi, sepse kurvi eshte kurv.

Vecse kurvit sot i mungon nje vend ku ta presin dhe zeri i tij te kumboje, te degjohet.

Kurvi ndjen dhimbjen qe askush nuk e repekton me, kurvi ndien dhimbe per mos vuajtjet e te tjereve.

Kurvi ishte mesuar te te pushkatonte, fuste ne burg, te interrnonte, te cnderonte te tjeret, pamvaresisht se vete kurvi neper ferra ishte zene dhe neper ferra ishte pjelle.

Kurvi ishte mesuar qe gjithe mashtrimet e tij te besoeshin nga te tjeret, kjo sot i dhemb.

Megjithe se Kurvi sor ka gjithshka, atij i mungojne tmerresisht ferrat, prandaj dhe ai terbohet.

Kurvit i mungon fjala ” mirmengjesh shoku kurvi”.

Si jeni. Dite qe nuk ju kemi pare. Ne juve ju kemi drite, ne eeeeee, dhe kurvi prandaj hidherohet, terbohet, mallkohet.

Kurvit nga goja nuk i dalin fjale por nje leng i zi i peshtire si vete kurvi, sepse kurvi eshte i bastarduar, ai ashte prodhim ferrash dhe i shume vajrave.

Kurvi ngelet kurvi sado kohe te kaloje, ai nuk ndryshon, nuk ndryshon sepse kurvi eshte prodhim ferrash.

Dhe prandaj or miq kurvit i thone kurvi.

Ruhuni nga kurvi, sado dhe sido qe te jete, ai eshte i peshtire.

Kategori
Uncategorized

Korçari që u dënua për Partinë Popullore dhe vuajti 29 vjet e 6 muaj burgim.

Faksimile nga dënimi i dytë

Nga Kastriot Dervishi

Hyri në burg në moshë fare të re. Mundi të jetë i lirë vetëm disa muaj.

Kreu një burgim të gjatë nga viti 1950 e deri në vitin 1980. Gaqo Kaskaviqi, lindur në Korçë në vitin 1927 u dënua dy herë, duke regjistruar një kohë rekord burgimi.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1950-1961: 10 vjet, 9 muaj, 3 ditë

1961-1980: 18 vjet, 8 muaj, 26 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 23 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 53 vjeç

 

Dënimi i parë

U arrestua më 22.4.1950 me 10 shtetas të tjerë: Andrea Diamanti, Jorgjia Burgaleci, Filloreta Karanxha, Thomaidha Shelke, Raqi Kotnika, Mehdi Agolli, Pandi Irakli, Ilo Bicolli, Vangjel Marko, Vasil Ciko.

Të gjithë akuzonin se bënin pjesë në partinë popullore antikomuniste, të krijuar nga A.Diamanti, e cila synonte të rrëzonte me dhunë pushtetin.

Veprimtaria sipas akuzës niste nga viti 1949.

Akuzohej edhe për tentativa arratisjeje. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, e cila me vendimin nr.120, datë 8.9.1950 i deklaroi fajtorë dhe i dënoi deri në 20 vjet burgim.

Kaskaviqi u dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar, por dënimi ishte më i gjatë sepse vuante edhe një dënim tjetër nga Gjykata Popullore e Beratit (vendimi nr.451, datë 22.11.1950) për mosdenocim krimi. U la në fuqi me vendimin nr.39, datë 15.2.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake . U lirua nga burgu më 25.1.1961 kur po kryente dënimin në repartin nr.303 Tiranë.

Dënimi i dytë

Brenda të njëjtit vit kur u lirua, u arrestua sërish më 15.8.1961 teksa u orvat të arratisej.

Për 5 ditë, më 10-15 gusht, iu afrua deri në 100 metra vijës kufitare në afërsi të Dardhës, por duke mos ditur drejtimin nuk mundi të kalojë dot dhe u kap nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.207, datë 13.12.1961 të Gjykatës Ushtarake Tiranë me veprim në Korçë, në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, u deklarua fajtor dhe dënua me 25 vjet burgim.

U la në fuqi me vendimin nr.2, datë 12.1.1962 të Gjykatës së Lartë .

U lirua nga burgu më 11.5.1980.

Kategori
Uncategorized

1956/Pushkatimi i të kërkuarit për 16 vjet.

Skënder Noga

Nga Kastriot Dervishi

Skënder Muharrem Noga, lindur në vitin 1913 në Borsh, me profesion agjent sanitar, mundi të jetë i arratisur brenda Shqipërisë për plot 16 vjet, duke thyer çdo rekord për personat në kërkim nga regjimi komunist. Asnjë “vigjilencë revolucionare” nuk mundi ta diktojë brenda në Tiranë. U arrestua më 17.9.1955 kur kërkoi të arratisej në Itali. Në çastin e kapjes iu gjet një nagant tip rus dhe disa shënime nxjerrë nga dëgjimi i radiove të Londrës e “Zërit të Amerikës”.  Për regjimin komunist ishte turp i madh që nuk e kishte gjetur për kaq vite. Për këto arsye gjyqi nuk u popullarizua. Ditën e arrestimit, hetuesi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB, nënkolonel Stavri Xhara, me miratimin e kryetarit të degës nënkolonel Nevzat Haznedarin e zëvendësdrejtorit të tij kolonel Rexhep Kolli dhe Vangjel Kocani (për prokurorin e përgjithshëm), vendos arrestimin e Skënder Muharrem Nogës, për akuza të pabaza të kohës së luftës (të gjitha trillime).

Pyetet në Tiranë nga hetuesit Stavri Xhara, Misto Shunda, Iljaz Haxhiaj. Shpjegon si kishte munduar të mos diktohej. Nga gjithë hetuesia nuk del asnjë akuzë për krime, por vetëm fakti i armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për arratisje.

Sipas shpjegimeve që jep në hetuesi, në vitin 1938 ka shkuar në Kukës sepse atje ishte farmacist, vëllai i tij Kasem Noga. Ishte njohur me Muharrem Bajrakarin në vitin 1941, si dhe me 3 doktorë italianë. Deri në nëntor 1942 punon në sektorin e shëndetësisë në Kukës. Pushohet nga detyra, shkon në Prizren, e më tej në Gjilan ku qëndron deri në  gusht 1943, duke punuar në spitalin e atyshëm. Rikthehet në Lumë ku bashkohet me Muharrem Bajraktarin e më në fund, më 25 gusht 1944 në Tiranë. Nga të afërmit e tij, gjermanët i kishin arrestuar vëllanë farmacist dhe një kushëri, Telat Nogën, i cili më vonë kishte vdekur në kampet e përqendrimit.

Kur bëhej lufta e Tiranës, tetor-nëntor 1944 ka qëndruar në shtëpitë e Sulo Begës, Beqir Haçit dhe të arratisurit Qani Lesko. Nga dhjetori 1944 deri ditën e arrestimit qëndroi në shtëpinë e Tafil Shalarit, me vdekjes e të cilit në vitin 1946, për të kujdeset e motra e tij, Tahire Shalari, gruaja e ish kapitenit të arratisur në SHBA, Kamber Prodës. Kishin dijeni për ndodhjen e tij vetëm vëllai Kasem Noga, askush tjetër. Në shtëpinë ku ishte strehuar, kohë pas kohe shkonin për vizita oficerët e MPB-së, Hariz Shalari, Aliko Shalari, Xhelal Shalari, Daut Shalari, Gani Hasko, por askush nuk e kuptoi se aty fshihej i shumëkërkuari prej regjimit.

Nuk pranon akuzat për arrestime gjatë luftës dhe se ka qenë bashkëpunëtor i Xhelal Staraveckës, të cilat rezultojnë false. Pranon që është zënë me Muhamet Gjolleshën (kur është ndodhur një ditë në Tiranë) në kafen e Mahmut Totos në pazarin e vjetër, duke u shprehur kështu:

“Ne u zumë pse i thashë se Tito, juve, d.m.th. partisë komuniste, ua ka me hile. Muhameti kërceu përpjetë e tha: ‘jo, s’është e vërtetë, ne kemi qëllim të përbashkët, këto janë shpifje’. Pastaj fjalët u egërsuan, duke qenë i dehur, tentova të nxjerr pistoletën për ta qëlluar, por shokët më mbajtën e kështu u ndamë”.

Nuk pranon kurrsesi se pas kësaj ngjarjeje ka denoncuar Muhamet Gjolleshën te Xhelal Staravecka, gjermanët, apo të kishte lidhje kjo me varjen e tij. Thotë se qëndroi në ilegalitet sepse nga babai ishte njoftuar se komunistët e kishin dënuar me vdekje.

Çështja e Skënder Nogës u gjykua me dyer të mbyllura nga Kolegji Ushtarak i Tiranës i përbërë nga nënkolonel Mustafa Qilimi, e ndihmësgjyqtarët major Tahmas Beqari e kapiten Niko Paskali, duke pasur pranë zëvendësprokurorin e përgjithshëm nënkolonel Vangjel Kocani. Regjimi nuk donte ta bënte ngjarjen të njohur sepse 16 vitet e ilegalitetit në Tiranë nuk dinte si t’i shpjegonte përpara popullit. Noga u mbrojt në gjyq nga avokatja Vera Bogdo. Me vendimin nr.78, datë 7.5.1956, gjykata e deklaroi fajtor pa iu provuar asnjë akuzë në bazë të nenit 82 (krime lufte), 64 (tradhtia ndaj atdheut në tentativë), 72 (agjitacionit e propagandës) dhe 227 (armëmbajtjes pa leje) dhe e dënoi me vdekje, pushkatim e konfiskimin e pasurisë.

Kategori
Uncategorized

E SIKLETSHME / Incidenti i Taulantit me doktoraturën në një takim me popullin

I lodhur, i drobitur, por i paepur dhe gjithnjë me buzëqeshje në buzë. Ky do ishte një portretizim i paanshëm i deputetit të thjeshtë të popullit Taulant Balla gjithë këto vite, kur kryeministri deshi tri herë t’i jepte titullin “Bleta pe tunxhi” por ai me mirësjellje e refuzoi.

“Ka të tjerë që bëjnë mjaltë më të mirë, më të shëndetshëm se unë,” tha herën e parë Taulanti, duke nënkuptuar atë postin që nuk e mori që nuk e mori dot e që kish të bënte me mjaltin e bekuar të hashashit, i cili çante bllokadën revizioniste duke u shitur me 50 dollarë kilen.

“Puna e shumë shokëve të tjerë është më vitale, më e prekshme,” tha herën e dytë ai, duke bërë me shenjë nga Dhamiani, me tenderat dhe koston e rrugëve 120 milionë dollarë metri linear.

“Kishit Ilir Beqen, tani keni Ogertën e Manastirit e plot të tjerë,” tha herën e tretë Taulanti, “kush jam unë a derëbardhë, një deputet i thjeshtë i popullit”.

Dhe kështu, si përfaqësues modest dhe i përunjur, Balla thjesht mblidhte drejtorët rajonalë dhe inspektonte punimet e rrugëve, ujësjellësave në Elbasan e Librazhd, mbikqyrte pyjet, luftonte kundër gjuetisë së paligjshme të rrëqebullit të Përrenjasit, shtynte makina të ngecura në dëborë, merrte fëmijë të aksidentuar dhe i çonte në spitalin rajonal më të afërt, kapte zorrën e zjarrfikësve për të shuar zjarret në pyjet e Hotolishtit etj etj.

Një ditë të bukur, thonë burimet për Gojët e Liga, pas një prej takimeve të shumta me popullin, Taulanti vendos kufjet për të dëgjuar pak muzikë. Ndërkohë i afrohet një nënë dhe i thotë:

-Të keqen nona, ja mu ktu më dhemb, sidomos kur marr frymë thellë, – dhe vendos dorën në brinjë, pastaj fillon të zhvishet.

Taluanti e humbet pak toruan dhe heq kufjet:

-Dale moj nënë, çfarë po bën?

-Nona ka ardh me u vizitu, a t’keqen. Sa murta vesh se je ba ene doktor, erdhi nona me vrap. Ja, vene atë aparatin me konop që ke te veshi, më kontrollo pak se nuk osh mirë nona!

Taulanti qeshi me përzemërsi.

-Po jo mi none, nuk jam asi doktorrash, nuk jam mjek. Jam doktor për integrimet, për politikat ndërkombëtare, për marrëdhëniet me partnerët…

Atë çast plaka u nxi nga inati dhe ja veshi me pëllëmbë:

-Ptu jarebi! Nuk bo ashtu marrdhaniesh nona! Jam bo kaq, e nuk m’ka dal gjys llafi! Dashke dhe votën ti pale!     

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pa gradë shkencore 

Kategori
Uncategorized

Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim.

Veton Surroi 

Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht.

1.

Në vitin 2018 u legjitimua fjala “korrigjim” (eufemizëm për ndarje dhe këmbime territoresh në baza etnike), ndërsa sapo kemi hyrë në vitin kur po legjitimohet edhe një fjalë tjetër që ishte pjesë e paketës ndërkombëtare të “vijave të kuqe”, fjala bashkim si në “bashkim kombëtar”. Nga pak u prek gjatë vitit të kaluar duke ravijëzuar një sekuencë logjike: Kosova dhe Serbia këmbejnë sa më shumë serbë e shqiptarë në shtetet e tyre respektive, së bashku me një pjesë të territorit ku banojnë, dhe meqë tash do të ishin në realitete të reja, Kosova e Serbia do të kishin të drejtë të bënin çka të donin me territorin e vet. Sapo filloi ky vit dhe kryeministri i Shqipërisë e thjeshtësoi tërë procesin negociator: Kosova të përfundojë ç’ka problem me Serbinë dhe pastaj Shqipëria e Kosova të bashkohen.

Mund të tingëllojë si muzikë për veshët e shqiptarëve të Kosovës, të frymëzuar nga metafora e mungesës historike në ngritjen e flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë si mungesë e shtetit të përbashkët. Por, ndonëse muzika mund të tingëllojë e këndshme, duhet shikuar me shumë kujdes tekstin e këngës që ka brenda këtë formulë: një herë ndarje territoriale, pastaj bashkim. Varësisht ku këndohet, ajo do të tingëllojë tjetër, madje krejtësisht ndryshe prej këndimit paraprak.

2.

Këndimi në Prishtinë do të ballafaqohet me shpërputhje në tekst. Procesi negociator i tanishëm, thonë Delegacioni shtetëror dhe opozita që nuk është në këtë delegacion, duhet të prodhojë njohje të Pavarësisë së Kosovës në territorin e saj të tanishëm, duhet të prodhojë njohje të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur dhe anëtarësim në OKB. Rrjedhimisht, duhet të krijojë mundësinë e integrimit në NATO e BE.

Por nëse kënga po thotë se një herë duhet të bëhet “korrigjimi” e pastaj bashkimi kombëtar, atëherë qenka një proces tjetër negociator. Për Delegacionin shtetëror – dhe opozitën që nuk është pjesë e tij – nuk do të kishte ndonjë sens të negociohet për të zhdukurit e borxhet ndaj kursimeve të qytetarëve, për shkatërrime të shtëpive e për të drejtat minoritare brenda Republikës së Kosovës në mënyrë që të sigurohet njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia, të gjitha shtetet e BE-së dhe anëtarësimi në OKB e NATO me këtë emër, nëse ekzistuaka një proces tjetër negociator, i cili siguron që njëherë të bëhet copëtimi i territorit të Kosovës e pastaj bashkimi i tij me Serbinë, gjegjësisht Shqipërinë.

Apo është fjalë për një këngë tjetër?

3.

Kjo këngë ka gjasa të tingëllojë mirë për veshët në Serbi. Një proces negociator që, siç u shpreh presidenti i Serbisë, do të krijojë vijën ndarëse historike mes serbëve dhe shqiptarëve do të prodhonte një territor kompakt në Kosovë me sa më pak serbë në të dhe një territor në Serbi me sa më pak shqiptarë në të (pa përdorim të dhunës, por nëpërmjet të këmbimit paqësor territorial). Territori kompakt me shqiptarë do të kishte të drejtën e bashkimit me Republikën e Shqipërisë dhe meqë Republika e Serbisë e njeh këtë të Shqipërisë, Serbia do të përmbushte një nevojë dhe një premtim njëkohësisht. Do të përmbushte nevojën që të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht premtimin që kurrë të mos e njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kënga serbisht, pastaj do të ishte me më shumë refrene sesa ajo në versionin shqip. Bashkimi i sa më shumë shqiptarëve në një shtet do të ishte ftesë që një gjë e tillë të ndodhte edhe me Serbinë, nëpërmjet të bashkimit të Republikës serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

As varianti rus nuk do të tingëllonte keq. Nëse mund të bashkohen shqiptarët, pastaj serbët, çka kanë rusët që nuk mund të bashkohen?

4.

Kjo këngë nuk tingëllon mirë gjermanisht. Një lexues i vëmendshëm i lirikës së re ballkanike do të hetojë se këngës, e cila thotë “një herë ndarje, pastaj bashkim” i mungon njëri prej përcaktimeve thelbësore të shtetndërtimit, njohja. Procesi negociator që fillon me këmbime territoriale dhe kalon e përfundon me bashkim – njëherë spastrohen çështjet me Serbinë, pastaj Kosova bashkohet me Shqipërinë – anashkalon pikën më të lartë historike të Kosovës, barazinë e Kosovës me shtetet e tjera, përfshirë Serbinë, përfshirë Shqipërinë. Pra, anashkalon të drejtën e qytetarëve të Kosovës që nëse duan të krijojnë procesin dhe institucionet e bashkimit me Shqipërinë, në çfarëdo formati dhe me çfarëdo shpejtësie që të dëshirojnë – union doganor alla BE, bashkim konfederal, bashkim në një shtet. Sot, pas dhjetë, njëzet a pesëdhjetë vjetësh.

Andaj gjatë vitit të kaluar përgjatë legjitimimit të fjalës “korrigjim” u shmang vëmendja nga fjala “njohje”, si në njohje të ndërsjellë. Dhe andaj, gjatë këtij viti, me legjitimimin e fjalës “bashkim” do të shmanget vëmendja sërish nga fjala “njohje”. Kjo nuk është rastësi. Është pjesë e një përpjekjeje që me një proces “shpejt e shpejtë” të krijohet një marrëveshje që nuk do të trajtojë okupimin dhe luftën e Kosovës – parakushte për të arritur një marrëveshje paqeje – por do të zbresë tërë problemin shekullor në një emërtues të përbashkët, që shqiptarët të jetojnë me sa më pak serbë, dhe serbët me sa më pak shqiptarë, caqe këto të çdo ideologu serbomadh që nga themelimi i shtetit serb në shekullin XIX, caqe të manifestuara në luftën e fundit të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova.

5.

“Bashkimi”, si në bashkim kombëtar, kështu, hyn në stadin e vet të tretë të jetës si koncept politik. Përgjatë shekullit XIX dhe një pjese të madhe të atij XX ishte synim i rilindësve, nacional-demokratëve, komunistëve, fashistëve, romantikëve, ëndërrimtarëve, poetëve, ekonomistëve e të tjerëve. Pas rënies së komunizmit deri më sot u shndërrua në kërcënim: o do të pavarësohet Kosova, o do të bëhet bashkimi kombëtar; o do të integrohet Shqipëria në BE, o do të integrohen të gjithë shqiptarët në një shtet, o do të fitojnë të drejtat e veta shqiptarët në Maqedoni, o do të bëhen pjesë e Shqipërisë.

Tash, në stadin e tretë merr kontura që nuk do të mund të besoheshin gjatë njëqind vjetëve. Në vend të njohjes së ndërsjellë dhe të drejtës së qytetarëve të Kosovës të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, do t’u këndohet kënga e bashkimit. Në versionin serbisht, do t’u thuhet se mund të jenë të barabartë vetëm si shtetas të Shqipërisë. Në versionin shqip, do t’u thuhet se u gjet zgjidhja për të gjitha problemet e Kosovës (OKB, BE, NATO) e njëkohësisht u gjet formula se si të përmirësohet çdo gjë tek qeverisja e shqiptarëve; dy shtete të kapura me institucione të brishta e të sulmuara me sukses nga krimi i organizuar do të funksionojnë si një shtet funksional ditën kur pranohet plani serb i deklamuar shqip: një herë ndarje, pastaj bashkim.

Njohja? Kush kërkoi këngën njohja?

Kategori
Uncategorized

Mirë protesta, por cili është fundi ?

Nga Andi Bushati

Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një akson madhor: protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Basha dhe Kryemadhi u shfaqen dje të irrituar pas daljes nga kuvendi dhe trumbetuan marshimin pa kthim pas, sikur ky të kishte qenë fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe shkelja më e madhe e qeverisë mëkatare të rilindjes.

Por, pavarësisht nga irritimi i tyre grotesk, askush nuk e mohon se sot ka 1001 arsye për të dalë në rrugë kundër kësaj qeverie.

Sot mund të protestosh për rrëzimin e kryeministrit të të pasurve, që pasi u shpërndan atyre para me letra fallco, u përgjysmon në fund edhe tatimin mbi dividentin.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm të përishë dyqind shtëpi dhe të devijojë Lanën, vetëm për ti hapër fushë ndërtimi një klienti të tij trafikant.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm t’i lërë studentët të ngujuar në auditorë, vetëm që mos pranojë se reforma e tij në arsim rezultoi një dështim.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit administaratës të të cilit i ranë pantallonat në tokë përpara Klemend Balilit.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, që nuk u ngop me gazetarët vendas, por filloi të quajë edhe ata të VOA kazan.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që po i ofron shqiptarëve një kabinet me fytyra të pa votuara, njësoj sikur po përzgjedh bahçevanët e shtëpisë së tij në Surrel.

Por, sa do të drejta të jenë arsyet e mësipërme dhe shume e shumë të tjera që përligjin daljen në rrugë kundër Edi Ramës, në fund ato përmblidhen përpara një pyetje fatele: cili është qëllimi?

Sipas asaj që kumtuan Basha dhe Kryemadhi ai është rrëzimi i kryeministrit nga froni.

Po a rrëzohet ai me protesta paqësore?

A është e mundshme perspektiva që përsërit në mënyrë kompleksive kreu i PD-së, se ai «nuk do një pushtet që kapërcen mbi kufoma”, por një rotacion që vjen përmes votës ?

A është e mundshme mposhtja me votë e kryeministrit e të pasurve, i cili tashmë kontrollon miliardat që ndan me oligarkët e vet, ka sofistikuar lidhjet me krimin, ka futur në dorë drejtësinë, shërbimin sekret dhe i fsheh të gjitha këto përmes kapjes të të gjithë pronarëve të mediave të mëdha ?

A është e mundur përshembull që dikush të imagjinojë një fitore të koalicionit opozitar në Tiranë, ku falë lidhjeve okulte me çiftin Rama Veliaj po investohen miliardia pa origjinë në ndërtim dhe ku të gjithë ata që kanë hedhur paratë do të financojnë vazhdimin e këtij binomi ?

Pra iluzioni se e keqja e Rilindjes zgjidhet me rotacion dhe jo me përmbysje është një shaka që nuk e beson më askush.

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje poshtë zyrës së Ramës. Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin që ka ngritur ai.

Dhe në këtë pikë ata e humbën një mundësi të artë. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karigia e tyre në kuvend.

Ata tani kanë edhe një sfidë tjetër: të mos joshen nga gara farsë e qershorit ku duan ti tërheqin si cjapin te kasapi. Ata duhet të dinë ti thonë jo tundimit për disa tendera ujësiellësash, për disa të punësuar më shumë nëpër bashki dytësore, apo për ruajtjen e disa bastioneve që nuk i prekin asnjë qime pushtetit qëndror.

Opozita duhet të dijë të vetësakrifikohet që të ketë moralin për ti kërkuar njerzve sakrificën e tubimit përreth saj.
Përndryshe, kot i shpenzon energjithë, kot i harxhon paratë e atutobuzave dhe kot i shpërdoron kaloritë e marshimit në bulevard.

Nëse përfundimi i këtij aksioni të shpallur papritmas, pas një beteje të munguar në kuvend, është kthimi kokëulur në atë sallë ku miratohen ligje antikushtetuese dhe ku askush nuk ia vërshëllen zërave opozitarë; nëse ai do të kulmojë në rendjen me brirët ngritur, pas bezes së kuqe të zgjedhjeve, më mirë le të ndalë që tani.

Sepse po vazhduan kështu, jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e premtuar për të rrëzuar Ramën, por do ti shërbejnë atij si fasadë, për të na thënë ne të tjerevë, opozitës shumë më të mëadhe se ajo zyrtare, se ai del gjithnjë fitimtar, në këtë vend demokratik, me garë dhe kundërshtarë të fortë.

Kategori
Uncategorized

Tentoi ta mbronte, e motra i prish punë Taulant Ballës. Deputeti mbylli gjimnazin në dy vite

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

Mirëpo, sipas certifikatës së gjimnazit, Balla ka mbaruar arsimin e mesëm gjatë viteve 1995-1996, ndërsa ka dhe një lapsus tjetër në këtë dokument. Viti i IV është shkruar viti i VI, ndërsa rezulton se Balla e ka nis gjimnazin 18-vjeç.

Është India Kreuz, e njohur si Zhaku, ajo e cila ka pikasur këtë parregullsi në dokument, ndërsa shkruan:

“Miq te dashur, Dr. Kapterri von Librazhdi, shume i fyer nga denoncimet e faktuara ndaj plagjiatures se tij, nxjerr motren te na tregoje se sa i ndritur ka qene ne gjimnaz.

Motra, publikon nje vertetim notash ku ne shohim se si Doktorri ka perfunduar 4 vite me kohe te plote midis viteve 1995-1996 

Per me teper viti i IV eshte shkruar viti i VI per me teper e ka nis gjimnazin 18 vjec 

hahaha kta jane mjeshtra”.

Kategori
Uncategorized

Gazetarja e njohur lëshon alarmin: Vlora po zien, Armë ka plot. Granata plot ,vetëm 40 copë iu vodhën ushtrisë

Nga Anila Hoxha/

Vlora po zien. Ne heshtje , me nje heshtje para nje furtune . Eshte ajo heshtja qe numeron ditet dhe tek tuk griset nga zhurma e armeve. Eshte ajo heshtja qe te gjithe e kuptojme se diku nderkohe grupet kane veshur dorashkat, kane bere gati armet dhe po presin. Shenjestren. Hesaplaresi mund te jete duke pritur per shumecka ka ndodhur brenda apo jashte qytetit deri ne Itali apo Belgjike. Arme ka plot. Granata plot ,vetem 40 cope iu vodhen ushtrise para nje jave. Edhe plumba blind shpues ka plot.
Ashtu si krimi vret kur i ka duart e lira. Here me porosi nga larg e here me porosi nga burgu. Se mos hetimet nxoren gjesend per te tjerat qe kane ndodhur. Tek e fundit kush eshte ai prokuror trim qe do i shtrohet hetimit vendshe , kur neser nuk e di eshte apo nuk eshte ne sistem. Kush eshte ai gjyqtar trim qe jep mase sigurie duke i rene brram cekanit, gjyqtari Admir Belishta votoi per Keshillin e larte Gjyqesor dhe nje dite me pas u perzu nga sistemi. Dhe ne kete amulli, kush eshte ai polic trim qe do i tunde prangat “pashapeshkut” kur nuk di se ku ka koken e tij.
Ne Shqiperi ka ndodhur tragjedia me e madhe qe mund ti ndodhe nje vendi, ata qe punojne brenda institucioneve nuk kane besim . Kane frike se do flaken ne kosh dhe nuk do te riciklohen me kurre. Ndaj duhet qendruar urte, ndaj duhen shtyre ditet, po je ne prokurori lutju universit qe dosja te zgjase e te zgjase , po je ne polici lutu mos te ndeshesh me malin. Vec po je kriminel ske nevoje per lutje, ai qe hesap laresi pret do dale doemos ne prite.
Ne Vlore po ndodhin ngjarje te medha kriminale mbi te cilat zoteron kodi Omerta. Nuk pashe gje, nuk di gje dhe ne paca qene aty , kam qene ne gjume ! Nuk gjendet nje deshmitar qe te flase , me perjashtim te vrasesit me pagese Julian Sinanaj , megjithese edhe ai nuk u degjua deri ne fund. Prokuroria e krimeve te renda, se bashku me policine , sherbimin informativ vazhdon te jete e mbuluar nga turpi, ende nuk ka gjetur nje presje te vlefshme per vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi , apo dhe shperthime te tjera te kryera vit pas viti.
Ky qytet ndodhet ne piken ku mund te thuash se asnje krim nuk ndodh aty per aty dhe per shkaqe banale. Qofshin keto edhe atentate te deshtuara si ngjarja e tanishme ne lagjen Pavaresia. Zyrtarisht shenjestra e radhes eshte nje 37 vjecar , i cili me drejtesine ka patur vetem nje problem : armembajtjen pa leje . Edhe plagosja e M.M . , i cili ka shpetuar fale fatit te jetegjatit , nuk ka lidhje rastesine. Shenjestra njihej per shoqerine me Llanajt dhe Harizajn. Qe do te thote nje grup tjeter ka nisur te numeroje jete njerezish me gishtin ne kembez te armes. Cfare po ndodh ne Vlore , mos me thoni qe edhe kjo ngjarje nuk eshte kompetence e autoriteteve , por e TT apo model AK – 47 moda .
Ne Vlore mund te ndodhe qe te grabitet nje baze ushtarake dhe perpos ca ushtareve mos ti hyje gjembi ne kembe askujt tjeter. Ne fakt kjo gje ndodh vetem ne nje nga vendet anetare te Natos dhe ky vend quhet Shqiperi.
Ne Vlore mund te ndodhe qe edhe ata qe nuk kane probleme te ruhen, nje Zot e di nga kush
Po kujdes gjobat. Aman permbushni planin, Kur te kalkuloni ato statistikat, aman mos harroni sa shtetas ishin te dehur, sa fluturonin me makine dhe sa nuk kishin vendosur rripin e sigurise. Se me kete rast, edhe jeta e ne shofereve kokekrisur shpetohet, por edhe arkat e shtetit mbushen !

Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës shuplakë Ramës, nxjerr dokumentet: Punësimet në burgje për militantët e PS.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.

Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko.

Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri.

Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari.

Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës.

(Kliko këtu)

Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat.

Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi.

Trafiku i influencës

Ndarja e vendeve të punës në administratë sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas meritës është një problem i mbartur i tranzicionit në Shqipëri. Reforma në administratën publike është gjithashtu një ndër kushtet kryesore për integrim në BE, e cila në progres raportin e fundit kërkoi hapa të mëtejshëm në sigurimin e një administrate eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Administrata jo-politike është gjithashtu një premtim i përsëritur i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 fajësoi aleatin e vogël LSI për punësime politike dhe deklaroi se do ta çonte “tepsinë për skrap”.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të Çukos tregojnë se mbajtja e këtij premtimi minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve.

Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë.

E pyetur mbi rrethanat e telefonatës së bërë në emër të saj me Çukon, shefja e kabinetit të Ramës, Znj.Vali Bizhga shpjegoi se kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me to në Kryeministri në fund të janarit.

Gjatë takimit, motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar ndihmë për një grup prej rreth 15 të rinjsh të sapodiplomuar nga familjet vulnerabël, të cilët e kishin pasur të pamundur të gjenin punë. Bizhga shtoi se ishte ndjerë keq gjatë takimit dhe CV-të e të rinjve ia kishte përcjellë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

E pranishme në takim ishte edhe Vitiona Dervishaj, një vajzë rreth të 30-ave e diplomuar për juridik, e cila ishte e vetmja që insistonte për punë në shtet.

“Arsyeja lidhej me babanë e saj, i cili kishte qenë punonjës i Burgjeve dhe kishte humbur jetën në aksident. Gjatë ceremonisë mortore, shokët e të atit i kishin premtuar asaj vendin e tij në burgun e Fushë-Krujës,” tha Znj.Bizhga.

Ajo shtoi se nga janari në fund të prillit ishte pritur që të krijohej mundësia për konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte bërë pas insistimit të vazhdueshëm të motrave të Nënë Terezës.

“Ajo nuk është pranuar në punë pa konkurs dhe zotit Çuko nuk i është thënë që do ta fusësh në punë. Është e vërtetë që ajo është aksesuar në konkurs, por ftesa për konkurs u drejtohet të gjithëve,” tha Bizhga për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse ajo ia kishte dalë të fitonte konkursin, Bizhga tha se nuk e kishte ndjekur çështjen në detaje. “Unë nuk di të them nëse kishte një kandidat më të zotin se Vitiona për atë punë. Këtë unë nuk di ta them,” shtoi ajo.

E kontaktuar përmes telefonit, motër Tereza Maria e misionit të Motrave të Nënë Terezës në Tiranë konfirmoi takimin në kryeministri dhe tha se kishte shkuar atje në mirëbesim, për të qarë një hall.

“Takimi ka qenë privat dhe unë kam kërkuar ndihmë për një grup të rinjsh që nuk kishin asnjë mundësi punësimi. E vetmja për të cilën u bë diçka ishte Vitiona, por edhe ajo nuk u rregullua në profilin e saj, por si arkiviste,” tha Motër Tereza Maria.

“Të tjerët i lanë nëpër zyrat e punës, derisa e kuptuan se janë tallur te zyrat e punës dhe janë tërhequr,” shtoi e zhgënjyer ajo.

Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se deputeti socialist, Ulsi Manja i kërkonte Çukos transferimin e një punonjësi të policisë së burgjeve nga Kruja në Tiranë dhe një çështje të ngjashme diskuton edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Blerina Gjylameti përmendet në një bisedë të Çukos me një person të tretë për ndërhyrjen në punësimin e një personi të lidhur me Partinë Socialiste, ndërsa Paulin Sterkaj ankohet për transferimin e një policeje me origjinë nga Tropoja, nga burgu 313 te “Ali Demi”.

Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi.

“Ai ishte me prindër të sëmurë dhe punonte shumë larg banesës së tij. Ai kërkonte të drejtën e tij, pasi ishte transferuar vetëm për shkak të bindjeve të majta,” tha Spahiu duke shtuar se nuk është e sigurtë nëse transferimi u bë.

Edhe zoti Sterkaj pohoi se i ishte drejtuar Çukos për t’i përcjellë një ankesë mbi transferimin e padrejtë të një punonjëseje të policisë së burgjeve.

“Sa herë marr ndonjë ankesë, unë reagoj sa është e mundur. Pastaj është çështje e institucioneve nëse veprojnë ose jo,” tha zoti Sterkaj, duke shtuar se punonjësja në fjalë ishte edhe “e djathtë”.

“Unë shqetësohem për hallet e njerëzve sa herë shoh padrejtësi, pa pyetur nëse janë të majtë ose të djathtë. Ne kaq kemi në dorë, se të tjerat i ka kryeministri,” shtoi më tej Sterkaj.

Deputetja Gjylameti tha se nuk komentonte “çështje që janë në hetim nga Prokuroria”.

(Kliko këtu)

Njësoj u përgjigj edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

“Nuk mund të komentoj të dhëna të dala nga një hetim penal në proces, që përbën sekret hetimor përsa kohë nuk janë shprehur organet kompetente,” tha Manja.

(Kliko këtu)

Farsa e konkurseve

Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike.

Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin.

Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë.

Por përtej fasadës, ish-drejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë.

“O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,” thoshte Çuko më 14 prill. “Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s’e di ç’do të thotë ai tani,” shtohet aty.

“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës.

(Kliko këtu)

Përgjimet nxjerrin gjithashtu në pah manovrat e kryera me testimet, ku rezultatet manipulohen për të favorizuar kandidatët e servirur përmes kanaleve partiake. Në përgjigje të një kërkese për të punësuar një person të lidhur me Partinë Socialiste, Çuko shpjegon se si do ta nxirrte atë fitues.

“Do bëjmë dhe procedurën gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik,”thotë ai.

Episodet e dosjes së zotit Çuko nuk janë të parat në sistemin e Burgjeve, dhe as në administratën publike në tërësi. Në qershor 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, Ministria e Drejtësisë denoncoi funksionarë të LSI-së në Shkodër për punësime fiktive në burgun ende të papërfunduar në atë kohë të Reçit.

Ndërsa në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil i dorëzoi Kuvendit një raport, sipas së cilit 1/3 e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit.

Kategori
Uncategorized

30 vitet e burgosjes së Rexho Plakut nga Konispoli.

Nga Kastriot Dervishi

Rexhep (Rexho) Plaku, lindur më 1895 në Konispol, me dy dënimi të gjata, është i dyti nga pjesëtarët e komunitetit çam që ka vuajtur më shumë vite burgim nën diktaturën komuniste me 29 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ishte kunat i Teme e Taho Sejkos dhe baba i 8 fëmijëve. Figurë e njohur në Konispol në vitet e qëndresës antifashiste.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1946-1956: 9 vjet, 7 muaj, 6 ditë

1959-1980: 20 vjet, 4 muaj, 6 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 51 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 85 vjeç

 

Dënimi i parë

Rexhep (Rexho) Plaku kishte dashur të dilte deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. E vetmja gjë që kishte ngritur si shqetësim nga populli ishte që reforma agrare në Konispol të shtyhej ca kohë sepse zona kish dalë e shkatërruar nga lufta. U arrestua më 20.7.1946. Në hetuesinë e datave 2-10 gusht 1946, para hetuesve Gjolekë Aliu e Ahmet Alushi në Seksionin e Sigurimit të Gjirokastrës, nuk pranon akuzat që i bëheshin. Akuzat e prokurorit kapiten II Vangjel Kocani, formuluar më 7.12.1946, janë gati qesharake. E akuzonte për sabotim të reformave shtetërore si reforma agrare, “lidhje me reaksionarët e huaj”, duke punuar “kundra interesave të atdheut” për ta vënë “në një regjim të huaj e shtypës”; mbledhje me “elementë të pakënaqur” për t’u bashkuar me Haki Rushitin e Ali Nivicën; si dhe për agjitacion e propagandë në favor të luftës së tretë botërore midis SHBA-së e Bashkimit Sovjetik e prej nga ku jugu i Shqipërisë do i aneksohej Shqipërisë. U gjykua në grup së bashku me të pandehur të tjerë, nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrëse cila, pavarësisht se nuk doli asnjë provë, me vendimin nr.200, datë 17.12.1946, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 14, 15, 18, 19, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 dhe nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944 duke e dënuar me vdekje, por ky dënim iu kthye në burgim me 30 vjet burgim. Doli nga burgu më 26.2.1956.

Dënimi i dytë

Pas lirimit u internua në Kavajë. Jetoi në kushte të vështira. Duke mos pasur rrugë tjetër, u orvat të arratisej. U arrestua në postën kufitare të Kozelit në Kolonjë, më 27.10.1959, duke qenë 64 vjeç. Për fatin e tij të keq, e zuri një krizë zemre dhe nuk mundi të realizojë arratisjen. Shokët e tij Xhafer Aliçka dhe Malo Skorovodi, mundën të arratisen me sukses. U akuzua edhe për agjitacion. Pyetet nga hetuesit Irfan Shaqiri, Ali Xhunga, Vangjel Kote, Nazif Shehu. Procesi zgjati shumë në vite sepse u lidh me “komplotin çam” që u “zbulua” në vitin 1960. Në fund u la të dënohej me nenet 64/10 dhe 73 të Kodit Penal. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, e cila me vendimin nr.99, datë 25.7.1961 e shpalli fajtor dhe e dënua me 25 vjet burgim. Regjimi nuk i fali asgjë dhe e la në burg. U lirua nga burgu më 5.3.1980 duke dalë prej andej në moshën 85 vjeçare.

Kategori
Uncategorized

MOS ME VRISNI MBAS SHPINE,VORRIN E HAP VETE.

9 qershor 1984 Ora 24:00,Dega e puneve te brendeshme Shkoder ekzekutoi vendimin ndaj dy te denuarve me vdekje.

Ne fjalen e fundit i denuari Sokol Sokoli u shpreh:

Mos me vrisni mbas shpine, gropen e hap vete.

Presidiumi i Kuvendit mire ka bere qe nuk me fali jeten.

Nuk i kam borxh gje kujt.

Ndersa Tom Ndoja me ironi tha:

Te rroje drejtesia.

Ne foto,dokumenti i aktit i neneshkruar nga ekzekutoret.

URDHER I HEKURAN ISAIT.

MBAS PUSHKATIMIT T’JU NXIRREN SYTE.

Si ju nxorren syte mbas pushkatimit,Sokol Sokolit dhe Tom Ndojes.

8 Qershor 1984.

Me porosi te shokut minister,dy te denuarve qe do te pushkatohen tju nxirren syte dhe ti jepen ministrise se shendetesise per pune shkencore.

Mbas ekzekutimit me 9 Qershor ne oren 24:00,eshte kryer dhe skena horror e nxjerrjes se syve.

Shenimi poshte urdherit te ministrit te brendeshem per heqjen e syve,eshte bere nga Drejtori i Drejtorise se Zbatim-Vendimeve Penale.

DJANA CULI DHE POEZITE QE PUSHKATUAN GENCI LEKEN.

Kategori
Uncategorized

MONIKA KRYEMADHI BËN DEKLARATËN TRONDITËSE DHE SHPËRTHEN NË LOT: JAM KËRCËNUAR UNË DHE FËMIJËT, S’ MË NDAL AS PLUMBI.

Kryetarja e LSI-së ka deklaruar se grupe të krimit të organizuar të kontrolliuar nga politika kanë kërcënuar familjen prseidenciale. Kryemadhi ka deklaruar se kërcënimi ka aritur deri tek fëmija e familjes, vajza Bora. Kryemadhi është emocionuar kur i janë kërkuar më shumë detaje, ndërsa është shprehur se e ka dërguar vajzën në një kolegj jashtë vendit ku ëhstë nën kontroll përsa i përket sigurisë.
Kryemadhi ka pasur një moment kur është emocionuar dhe përlotur në studio. E pyetur për llojin e kërcënimeve, Kryemadhi nuk ka dhënë shumë detaje, por deklaroi se askush nuk do të mund ti mbyllë dot gojën asaj. E pyetur nëse kishte bërë denoncim në polici, Kryemadhi tha se policia është vënë në dijeni, por deri tani nuk ka bërë të mundur identifikimin e kërcënuesve. Drejtuesja e LSI-së u shpreh se ka pasur segmente policisë që e kanë shtyrë përpara hetimin.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.
Më tej ajo shprehet se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.
“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.
“Fëmijët nuk kanë përse të paguajnë për prindërit e tyre”, u shpreh Kryemadhi. “Kjo ëhstë mënyra që kanë menduar për të më thyer mua”, tha Kryemadhi që paralajmëroi se do të gjejë zgjidhje për këto kërcënime.
Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “Open” ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë.
“Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.
Duke iu përgjigjur pretendimeve se ka një qëndrim të koordinuar me Metën, Kryemadhi thekson se ajo nuk e takuar Klement Balilin e nuk e njeh atë, duke shtuar se as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.

Kategori
Uncategorized

Si u vrane ne kufi 13 veta vetem per nje muaj.

KLON I KUFIRIT APO PORTA E FERRIT PER RININE SHQIPTARE…

Si u vrane ne kufi 13 veta vetem per nje muaj.

–Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai

——————————————————————————-

ERSEKA

-Më darë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.

SHKODRA

Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA

Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.

SHKODRA

Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.

POGRADECI

Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA

Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.

SHKODRA

Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çuçia, vjeç 25, punëtor në peshkim.

Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Rakip Myftar.

KORÇA

Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit në orën 03:05 ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, të cilët tentuan t’i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin.

Viktimat janë të rinj nga Shkodra,Në Sarandë ne vitin1989-90 guxuan të arratiseshin në kufi, ku vranë nga kufitarët dhe u morrën zvarrë nëpër makina midis qyteteve me urdhën të Ramiz Alise gjatë viteve 1989-1990

Si u vranë 13 veta, vetëm për 1 muaj

Si pasojë e urdhrit të Alisë vetëm në periudhën 23 maj 1990 deri në datën 8 korrik 1990 u vranë 13 shtetas.

Kështu, janë vrarë nga forcat e kufirit të rretheve Korçë, Ersekë, Librazhd, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër shtetasit Sokol Lika, Sami Daja, Kujtim Xhaja, Bujar Osmani, Fatmir Duro, Nik Hoti, Pëllumb Pëllumbi, Artan Çemi, Muhamet Nurja, Harallamb Papuçiu, Ilia Dalla, Thoma Boda, Enver Duka dhe është plagosur shtetasi Kristaq Lloci.

Raportet se si zbatohej urdhri i Ramiz Alisë për vrasjet në kufi

Tiranë më 20.06.1990

Për kalimin e paligjshëm të kufirit

Rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit po rriten si numër. Gjatë këtij viti, nga muaji janar deri më 19 qershor janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin 108 persona dhe është evidencuar nga Hetuesia kalimi i paligjshëm i kufirit nga 46 persona të tjerë. Ndërsa, gjatë vitit 1989 kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 54 persona dhe u kapën në tentativë 70 persona të tjerë.

Në 16 raste, kur personat nuk kanë qëndruar nga thirrjet e njësive kufitare ndaj tyre është hapur zjarr. Për pasojë janë vrarë 16 persona. Këto kanë ndodhur në këto rrethe: 5 në Shkodër, 4 në Ersekë, 1 në Sarandë, 1 në Peshkopi, 4 në Korçë dhe 1 në Librazhd. Ka patur edhe disa plagosje.

Vrasjet në kufi janë rritur në mënyrë të dukshme në vitin 1990, që ka edhe intensifikim të kalimit të paligjshëm të kufirit. Në të kaluarën ka patur 3 vrasje. Për herë të parë ka patur një vrasje në vitin 1985 në Librazhd dhe dy vrasje të tjera në Shkodër në vitin 1989.

Personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme janë shtuar sidomos gjatë muajit maj 1990 pas ndryshimit të dispozitës së arratisjes në kalim të paligjshëm të kufirit. Pas kësaj periudhe kanë kaluar kufirin 40 persona, janë kapur 66 persona dhe janë vrarë 10 persona.

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme

Qemal Lame

Tiranë më 6.10.1990

Lënda: Për ushtar Lauro Vorfin dhe 4 persona të tjerë që kaluan kufirin në Korçë

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH

Shokut Xhelil Gjoni

Tiranë

Në datën 5.10.1990 në pikën kufitare Vërnik kanë kaluar kufirin Lauro Vorfi, ushtar në Repartin 6555 Kokogllovë dhe 4 persona të tjerë.

Në datën 4.10.1990 në orën 23.15 Lauro Vorfi, duke qenë në shërbim në fjetore ka shkallmuar armaturën e truprojës ku ka marrë 90 fishekë, tre pushkë dhe një automatik. Pas kësaj ka marrë në depon e veshmbathjes, çelësin e të cilës e kishte vetë, një palë rroba të reja ushtarake dhe është larguar në drejtim të paditur.

Në mëngjesin e datës 5.10.1990 njësiti kufitar i postës së Vërnikut ka parë 5 persona, të cilët kishin mundur të prisnin 5 fije të pengesës elektrosinjalizuese. Në momentin e konstatimit, shkelësit kanë qëlluar me armë dhe ushtarët u janë përgjigjur, duke i qëlluar me armë. Njëri perj ushtarëve ka shtirë 10 fishekë, ndërsa tjetri 3 fishekë. Pas këtyre të shtënave të dy ushtarëve ju janë bllokuar armët, pasi fishekët i kishin pa barut dhe kanë ngelur në tytë. Shkelësit, duke përfituar edhe nga mjegulla kanë mndur të kalojnë kufirin. Gjatë kontrollit në vijën e kufirit janë gjetur 2 kapele ushtari dhe një xhaketë ushtarake, e cila kishte edhe pika gjaku.

Nuk janë saktësuar gjeneralitetet e personave që kaluan kufirin dhe po vazhdon hetimi.

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme

Qemal Lame

Librazhd më 31.5.1990

Informacion

Mbi kapjen dhe asgjësimin e disa shkelësave, të cilët tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e Repartit 210 Librazhd, gjatë muajit maj 1990.

Komitetit të Partisë Rrethit

(Sekretarit të Parë sh. Zenel Hysa)

Librazhd

Për dijeni Komitetit Qendror të PPSH-së

(Sektorit për Organet e P.Brendshme)

Tiranë

Veprimet e efektivit të postës kufitare:

Në orën 03.32 jepet sinjal në aparaturë në sektorin ku kaluan shkelësit e mësipërm. Komandanti i pikës, Arben Duka, mbasi njoftohet nga posta kufitare Rrajcë për sinjalin e dhënë me shpejtësi merr masa për bllokimin e vijës së kufirit dhe në të njëjtën kohë nis grupin për verifikimin e sinjalit të shkaktuar. Në të njëjtën kohë që grupi i verifikimit konkludoi për kalesë të pengesës nga më shumë se 3-4 persona njoftoi komandën e postës dhe pikës dhe vihet në ndjekje të shkelësve. Nga ana tjetër, njësitet bllokuese bien në përpjekje me shkelësat. Në afërsinë 5-6 metra u bëjnë ndalje dhe u kërkojnë që ata të dorëzohen. Kujtim Xheja, i cili udhëhiqte grupin në këtë veprimtari, thirrjes së ushtarëve për ndalje dhe dorëzim ju përgjigj me fjalë fyese, duke i sharë nga nëna e motra, kërkoi të hapet kufiri dhe tentoi të ikë me forcë e vrap në drejtim të vijës së kufirit, në këtë kohë njësiti hapi zjarr ku dhe e asgjësoi atë.

Sekretari i Komitetit Partisë Dega e Punëve të Brendshme

Xhevit Kullolli

Kategori
Uncategorized

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramës: Zgjodhe për ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramës: Zgjodhe për ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi teksa përshëndeti pak minuta më parë vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, bëri dhe një akuzë shumë të fortë për Edi Ramën.

Ai shkruan se Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emeruarën për Ministre të Arsimit.

“A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?

Sa mirë që nuk është më Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku të kërkojë. Ka Kosova patriote e intelektuale të shquar e të respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, për shembull”, shkruan Selimi.

Kategori
Uncategorized

Refuzoi Cakajn se është nga Kosova? Meta: Ja fusin kot, Genti s’është Veton Surroi apo Hasan Prishtina.

Presidenti Meta:

Unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat që pretendojnë se refuzimi prej tij i firmosjes së propozimit të Ramës për emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, kishte të bënte me faktin e origjinës së tij nga Kosova.

Sipas Metës, kush pretendon këtë ja fut kot, duke mos kursyer madje as ironinë kur shtoi se “unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën”, u shpreh Presidenti gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Blendi Fevziu.

Intervista:

Gazetari: ….Asnjë paragjykim personal për zotin Cakaj?

Presidenti Meta: Asnjë paragjykim, por sigurisht që kur vë re se ky Zëvendësministër për 6 muaj refuzon të plotësojë një detyrim ligjor, nuk më duket normale, nuk më duket një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie.

Gazetari: A ka një paragjykim ngaqë ai vjen nga Kosova?

Presidenti Meta: Zero – por unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën, më vjen keq – dhe jo vetëm kaq, por unë i kam thënë Kryeministrit në takimin paraprak, se kam dashur ta shmang këtë debat. I kam thënë se nëse ke një vlerësim kaq të lartë, sepse ai kishte vlerësim shumë të lartë për të, bëje Ministër i Kulturës, bëje një ministër tjetër…

Gazetari: ….Dhe ishit gati ta dekretonit në një post tjetër?

Presidenti Meta: Po, patjetër, sepse për mua një post tjetër nuk është i një rrezikshmërie të tillë siç mund të jetë në postin e Ministrit të Jashtëm, sepse një Ministër i Jashtëm mund të hedhë një firmë dhe një shtet mund të përfundojë për dekada të tëra në gjykata zotëri.

Dhe pastaj Presidenti do t’ia linin fajin, do thoshin ai e dekretoi, nuk kemi ne përgjegjësi.

Presidentit do t’ia linin përgjegjësinë prapë.

Politiko.Al

Kategori
Uncategorized

Një ministër i Jashtëm që nuk mund të jetë fytyra dhe zëri i Shqipërisë në botë.

Tirana Times/ Editorial

Kandidati për ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, djali 28 vjeçar nga Kosova, i cili ka tri diploma Bachelor dhe dy Master, nuk mund ta përfaqësojë Shqipërinë në botë. Ai nuk mund të jetë fytyra e Shqipërisë në takimet, konferencat, samitet dhe konsultimet ku Shqipëria merr pjesë në arenën globale. Gent Cakaj nuk mund të jetë zëri i Shqipërisë në negociatat delikate dhe komplekse me fqinjët, vendet e rajonit apo fuqitë globale. Është e gabuar të vendoset ky person në krye të përpjekjeve të vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Ai thjesht nuk është një ministër, i cili mund të përfaqësojë vendin tonë në mënyrën e duhur në të gjitha zhvillimet dhe ngjarjet e politikës së jashtme nëpër botë.

Në mbështetje të kësaj, duhet të tregojmë edhe arsyet.

E para dhe më kryesorja, figura e Ministrit të Punëve të Jashtme duhet të ketë të përvetësuara gjuhën, kulturën, shqetësimet, aspiratat dhe njohuritë arkivore të diplomacisë së vendit. Në këtë kontekst, theksi i natyrshëm i Cakajt, mungesa e perceptuar e lidhjes reale me çështjet e politikës së jashtme shqiptare dhe mungesa relative e përvojës, janë një problem i vërtetë. Ai mund të ketë ndjekur disa nivele arsimimi dhe mund të ketë lexuar të gjithë librat përkatës, por është ende shumë i papërshtatshëm. Kjo vjen për shkak se vendet kanë zgjedhur të kenë në krye të politikës së tyre të jashtme një figurë që mund të përmbledhë më së miri të gjithë vendin në një fytyrë dhe një zë. Cakaj nuk është ai person. Ai mund të jetë i shkëlqyeshëm, por në këtë fushë, është ende amator.

Këtë vit, Shqipëria do të mbajë kryesinë e një prej organizatave më të rëndësishme në botë, OSBE-së. Shqipëria do të festojë 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Gjithashtu, do të intensifikojë lobimin në BE, për të arritur një vendim pozitiv në Këshillin Europian në qershor, për hapjen e negociatave të pranimit. Shqipëria duhet të rifillojë bisedimet në pritje me Greqinë, si dhe të ndjekë axhendën ambicioze të Kryeministrit lidhur me dinamikat e Shengen-it në vendet fqinj.

Duke pasur parasysh përpjekjet e këtij viti dhe peshën simbolike dhe reale të të gjitha këtyre zhvillimeve, pritej që kryeministri të linte në krye të politikës së jashtme ministrin në detyrë ose të caktonte një figurë me një formim më të përshtatshëm. Për më tepër, do të ishte mirë që kjo figurë të gjeneronte një lloj konsensusi edhe nga ana e opozitës, meqë përfaqëson të gjithë vendin në arenën ndërkombëtare.

Shmangia e gjithë kësaj përgjegjësie dhe paraqitja me këto kurth prestigjitatori, për të tronditur dhe frikësuar shqiptarët, duke zgjedhur një djalë të zakonshëm dhe anonim por gjithsesi të talentuar, me njohuri të kufizuara për Shqipërinë dhe me një mungesë totale të legjitimitetit, që nuk është as anëtar i Partisë Socialiste, është akti më i keq i spektaklit politik.

Kryeministri tha se ai i përçmon dhe mëshiron të gjithë ata që janë kundër këtij emërimi, me arsyetimin se Cakaj është nga Kosova. Kjo është një goditje e ulët, si struci që fsheh kokën në rërë. Problemet dhe mangësitë e Cakajt nuk e kanë zanafillën vetëm tek origjina e tij, të cilat gjithsesi luajnë një rol. Për më tepër, do të ishte një pengesë shtesë për Cakajn, nëse mediat komentojnë se është një person që qëndron prapa një plani potencial për korrigjimin e kufijve, si një mënyrë për të arritur një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës.

Përpjekjet për të emëruar një ministër të Jashtëm vetëm që të mos ketë asnjë kundërshtim ndaj ndonjë plani që është akoma i errët, kontradiktor dhe i diskutueshëm dhe për të cilin fuqitë e mëdha akoma nuk kanë një konsensus ose një agjendë konkrete, është një tjetër hap fals i udhëheqësit të qeverisë.

Shqipëria është në një moment delikat ku ndërthuren efektet e tranzicionit dhe aspiratat për anëtarësim në BE, me të gjitha sfidat komplekse të politikës së jashtme që ajo përfshin dhe që kërkojnë përsosmëri, përvojë, baza të forta njohurish, lidership, komunikim dhe aftësi prezantimi. Dhe nëse shikoni disa video të performancës së z. Cakaj, kupton se me emerimin e tij do te kishim kryer nje akt bumerangu.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin e duhur dhe me arsyetimin e duhur dhe serioz për të refuzuar emërimin e tij. Tani duhet të shpresojmë se Parlamenti do të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri dhe të mos reagojë në mënyrë jo të mirëmenduar, duke rrëzuar këtë dekret ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Kjo është thirrja e fundit për reflektim për Kryeministrin që të gjejë një ministër që të meritojë të jetë fytyra dhe zëri i Shqipërisë në botë.

*Perktheu: Loneta Progni

Kategori
Uncategorized

Dosja 339/ çmend Ramën. Zëri I Amerikës “media Kazan”.

‘Zëri i Amerikës’ publikoi sot disa përgjime që implikonin ish-drejtorin e Burgjeve ne emërime nepotike ne administratë. Në bisedat telefonike përmendeshim emrat e disa deputetëve socialist, përfshirë edhe kryeministrin.

Për gazetarin e kronikës, Trashëgim Sokolaj, rikthimi i çështjes ka nervozuar kreun e ekzekutivit, i cili sulmoi edhe ‘Zërin e Amerikës’ duke e quajtur media kazan.

“Është i nervozuar nga rikthimi i çështjes ne publik, sepse mori vëmendje te madhe ne publik. Nëse ju kujtohet, kryeministri na nxori blof, duke thëne se nesër do ketë arrestime te tjera por nuk ndodhen.

10 dite me vone u largua Xhafaj.

Çështja nuk i intereson. Nga përgjimet duke qarte se si funksionon administrata e drejtuar nga Rama. ‘Zëri i Amerikës’ nuk mund të akuzohet si kazan”, deklaroi Sokolaj në emisionin ‘360 gradë’.

Kategori
Uncategorized

Arta Dade shfaqet pas 1 vit e gjysmë mungesë: Gent Cakaj nuk duhet të jetë as kryenegociator i Shqipërisë me BE.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade është shfaqur në media pas një vit e gjysmë mungesë. Në intervistën për ‘A Show’, Dade, ish-ministre e Jashtme, ka folur edhe për kandidaturën e Gent Cakajt për të marrë drejtimin e diplomacisë.

Dade tha se nuk kishte informacion që Cakaj ishte zv/ministër i Jashtëm, madje kërkoi që ai të largohet edhe nga detyra e kryenegociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Sinqerisht unë nuk e kam njohur atë djalë, mu desh që të kërkoja cv-në e tij, madje nuk e dija që ishte zv/ministër i Jashtëm. Nuk e dija që është kryenegociator dhe nuk duhet të jetë as në këtë pozicion sepse në krye të grupit përgjithësisht janë persona që e kanë ndjekur procesin përtej mandateve qeveritare”, tha ish-ministrja.

Arta Dade theksoi se “po të isha ministre në vend të Bushatit nuk do e pranojë që ai të ishte kryenegociator.”

Kategori
Uncategorized

Me kuç e me maç në Ambasadë…!

Nga Shpëtim Zinxhiria.

Me kuç e me maç në Ambasadë…!

Ambasada shqiptare, përbëhet nga gra e vëllezer të militanteve të PS, në Greqi, ku asnjë me dipllomë përkatëse.

Çdo vit në Greqi mbarojnë shkollën për dipllomaci me dhjetra fëmijë emigrantësh. Kanë kaluar mbi 25 vite ku asnjë nga këta studentë që mbaruan studimet në ketë vend të BE, nuk kanë patur fatin të punësohen jo më si dipllomat, por as edhe si patrues apo për te hapur dhe mbyllur derën e amabasadës edhe pse janë brezi më i përgatitur.

Ambasada siç dihet është kthyer në një vend punësimi neoptizmi dhe militantizmi, ku punësohen vetëm njerez jashtë çdo kriteri profesional. Gra të militantëve të PS janë punësuar edhe pse nuk plotësojnë kriteret, vëllezer dhe fëmijë te afermish përbëjnë këtë celulë që përfaqëson vendin tonë në Greqi.

Kryeministri shqiptar pak kohë më parë e bëri të qartë se do të luftohej kjo praktike dhe se duhej te hiqej dorë në punësime të kësaj natyre. Këtu nuk bëhet fjalë për një institucion por për një përfaqësi që natyrisht është pasqyra e shtetit shqiptar, kandidat i BE-së.

Kategori
Uncategorized

Në keni një Zot.Strehoni të pa strehët.

Thirrje bashkive dhe pushtetarve strehoni të pastrehet.

Nga Gani Murati.

Rasti i mbremshem i vdekjes se nje qytetari te pastreh tregon qe shteti ka renë.

Me kete shkrim i drejtohem ju keshilltarëve të bashkive, ju kryetarve te bashkive, ministrtave në qeveri, dhe cdo pushtetari nga mazhoranca.

Lerini tenderat dhe mbushjen e xhepave per pak ditë dhe hidhni nje sy në lypsat dhe të pastrehët, në ata që edhe këto netë të acarta po e ngrysin natën jashtë, strehoni te pakten ne keto netë fatkeqe për ta.

.

Nuk ju kushton asgje.

Janë taksat tona që paguajmë për ju por edhe për të mdihmuar këta të pastrehë. Nuk po ju kërkojmë tju bleni shtepi, po aman te pakten keni mundesi ti strehoni per nje muaj, keni mundesi ti sherbeni nje pjate supe të ngrohtë.

Mos i lini te vdesin rrugve nga acari, jane njerz nga gjaku jone, mendoni o pushtetare qe jeni ne pushtet.

Mendoni nje dite te vetme te flini jashte dhe si do ju duket.

Thirrja ime eshte ti strehoni.m

Mos i braktisni, nuk mund te vdesi nje person si puna e nje kafshe,zgjohuni pushtetar hapni syte dhe shikoni se si burri botes vdes para nje spitali, shikoini njëhere shikoini lajmet të pakten se per ti pare ata realisht as qe behet fjalë.

Nga Gani Murati

Kategori
Uncategorized

Nga kjo Luftë njëri ikën. Presidenti mbetet deri në vitin 2022. Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…”

Nikoll Lesi shkruan se konflikti Presidencë-Kryeministri do të ketë fund të tmerrshëm.

Në një shkrim me pseudonimin Spiten Prulli, Lesi shkruan se këtë betejë do e fitojë Ilir Meta, meqë është një skrapali që luftën e ka në gen.

“Kryeministri Rama propozoi një 27 vjeçar nga Kosova për ministër të jashtëm të Shqipërisë ose siç shprehet avokati i njohur Spartak Ngjela, një kalama. Diplomatë të shquar shqiptar, Këshilli i Ambasadorëve, por edhe publiku kosovar janë shprehur se përveç mungesës totale të përvojës së kandidatit për ministër, ai është shprehur pro shkëmbimit (copëtimit) të territorit të Kosovës me Serbinë, çka është në kundërshtim me politikën e jashtme shtetore të Shqipërisë, por edhe të shumicës në Kosovë.

Presidenti Meta nuk e dekretoi dhe arsyet tashmë janë publike. Pas veprimit presidencial pati reagime të egra, bile shumë fyese e denigruese nga kryeministri ndaj figurës së kryetarit të shtetit.

Nuk pritej të reagonte në atë mënyrë Edi Rama, pasi mendohej se duke qenë shef i mazhorancës dhe kryeministër, do të gjënte mënyrë tjetër për të reaguar. Reagimi pritej politik ose duke ofruar një emër tjetër për ministër, pasi PS-ja dhe shoqeria civile ka plot emra VIP në fushën e diplomacisë.

Aq me tepër, reagimi ndaj emrit të propozuar ishte në masë dërmuese negativ, pra se nuk është i duhuri për këtë post të rëndësishëm. Reagimet janë online, publikisht me deklarata dhe kushdo e ka krijuar bindjen se kryeministri gaboi, në mos kishte qëllim të paracaktuar për të provokuar presidentin dhe publikun duke emëruar një person pa eksperiencë që jo vetëm nuk e njeh diplomacinë, por edhe provokues për Rajonin e Ballkanit e Bashkimin Europian.

Ilir Meta nuk e firmosi. Edi Rama u marros krejt dhe filloi sulmin. Sulmi ka filluar si një taborr turk ndaj kështjellës së kryetarit të shtetit shqiptar, i cili me Kushtetutë përfaqëson unitetin e popullit dhe natyrisht të kombit. Tashmë ka reaguar dhe kreu i shtetit, duke mos duruar kryeministrin që po hedh shigjeta dhe po kacavaret drejt bedenave të Kështjellës së Metës. Edi Rama tha mbrëmë vonë të Arian Çani se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën , por nuk kam ç’ti bëj se nuk kam 93 vota për ta shkarkuar.

Edi Rama ofroi Luftë! Lufta fillohet si Hitleri dhe Musolini, por dihet fati i të dyve.

Ndërkohë Ilir Meta që ndonëse është kryetar shteti, prapë vjen nga Skrapari dhe mbetet luftetar në gen. Nuk ia përton luftës Ilir Meta.

Pra LUFTA mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sapo ka filluar.

Kryeministri me qeveri, polici, SHISH, prokurori dhe oligarkët ka rrethuar presidencën. Nga ana e kështjellës presidenciale duket se është e gatshme për LUFTË.

Si dikur me kova zifti mbi kokat e turqve që vareshin në hekurat e kështjellës, do të jetë përplasja mes Metës dhe Ramës.

Nga kjo Luftë njëri ikën.

Presidenti mbetet deri në vitin 2022.

Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…”,

shkruan Spiten Prulli, alias Nikoll Lesi

Kategori
Uncategorized

Dështimi spektakolar i Ramës.

Nga Red Varaku/

Dështimi spektakolar i Ramës

Protesta e studentëve nuk është gjë tjetër veçse maja e ajsbergut e zemërimit që po shpërthen në çdo cep të Shqipërisë. Është reflektim një i një problemi më të thellë se nevojat ekonomike. Më të thellë se nevoja për konvikte dhe tualete më të mira. Është një situatë që duket sikur do të rrëzojë jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë strukturën e sistemit.

Shqipëria po zgjohet. Është një zgjim i madh. Është zgjim i intekektualëve, artistëve, punëtorëve, fermerëve dhe së fundmi si kurorë kjo e studentëve, të cilët janë ngritur për pakënaqësi të akumuluara gjatë këtyre 28 vjetëve.

Kjo pakënaqësi nuk është sipërfaqësore siç përpiqet që ta trajtojë Kryeministri. Reformat e fundit të ndërmarra nga Rama shërbyen si shkëndijë për t’i dhënë më pas zjarr zemërimit të madh.

Të gjithë e kuptojnë që kjo është një lëvizje që ngrihet kundër një status quo ekonomike, sociale dhe politike që shqiptarët nuk e tolerojnë dot më.

Gjendja e ekonomike e shqiptarëve është alarmante. Varfëria po rritet me hapa galopante, po ashtu edhe numri i njerëzve që jetojnë nën minimumin jetik. Shteti shqiptar, i cili me Ramën është bërë shumë burokratik, nuk arrin t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Rama nuk po arrin të kuptojë këtë pakënaqësi ndaj i trajton me përbuzje si rebelë.

Kjo Shqipëri larg ish-bllokut dhe luksit të Tiranës është gati të shpërthejë ndoshta edhe situata të përshkallëzohet në veprime të dhunshme ashtu si në Paris. Sepse shenjat flasin për një situatë shpërthyese të zemërimit mbarë popullor.

Është një miks proteste, revolte dhe vandalizmi që mund ta çojë vendin drejt kaosit dhe qeverinë drejt kapitullimit.

Jemi përballë një situate që nuk mund të zgjidhet as nga qeveria as nga policia. Sistemi ka kaluar i gjithi në krizë përballë një populli që tashmë e ka kuptuar fuqinë dhe forcën e tij edhe duket nuk do të tolerojë më asgjë.

Rama sa vjen edhe po bëhet më i dobët përballë zemërimit në rritje të qytetarëve. Ai nuk është më një kryeministër legjitim dhe po paguan për blerjen masive të votave, vjedhjet dhe kriminalizimin që i bëri shtetit shqiptar.

Ai po tregon që është i paaftë të kuptojë realitetin e shoqërisë shqiptare. Ai nuk e ka më nën kontroll më territorin dhe është kthyer në një njeri që nuk e do më askush as majtas dhe as djathtas. Ai konsiderohet shkaktari kryesor i kësaj krize dhe problemi kryesor që po pengon Shqipërinë drejt integrimit Evropian . Ai duhet të largohet dhe t’i lërë vendin një qeverie teknike, e cila më pas do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme .

Ai duhet t’i hapë rrugë vullnetit të shqiptarëve para se të jetë shumë vonë dhe njerëzit të derdhen rrugëve dhe shesheve dhe ta përmbysin me dhunë këtë çetë zullumqarësh dhe të përdalash që vazhdojnë të rendin pas këtij të marri, që e ka kthyer Shqipërinë në një arenë çakejsh.

Vendimi popullor është afër dhe do t’i godasë pa mëshirë nëse nuk heqin dorë dhe vazhdojnë me përbuzjen, arrogancën dhe prepotencën që po demostrojnë këto ditë të shenjta Dhjetori.

Kategori
Uncategorized

Dekani i Juridikut Artan Hoxha, peng i pasurisë së tij apo i interesave politike? I kishte dhuruar vëllai 200 mijë $ … 

Dekani i Juridikut Artan Hoxha, peng i pasurisë së tij apo i interesave politike? I kishte dhuruar vëllai 200 mijë $ …

Policia është lejuar disa herë, natën dhe ditën që të futet në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë për të shantazhuar, kërcënuar dhe dhunuar studentët që kanë vendosur të protestojnë pa ndërprerje brenda Fakultetit.

Në një akt të pazakontë të Policisë, po aq e pazakontë është edhe heshtja e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë. Studentët janë dhunuar brenda ambienteve të fakultetit, dhe Dekani Artan Hoxha nuk ka asnjë qëndrim deri më tani mbi këtë situatë! Po kush është Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë?

Artan Hoxha ka punuar si prokuror gjatë regjimit komunist. Gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste ka kryer disa detyra në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 1999, kur Partia Socialiste ishte në Qeveri, ai u emërua nga Kuvendi si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Asokohe, sistemi i drejtësisë nuk i nënshtrohej procesit të vettingut, por e sigurt është që ai sistem ishte po aq i korruptuar sa është edhe sot. Në 2011 kur Presidenti Bamir Topi, i njohur për lidhjen e fortë që kishte krijuar atë periudhë me Edi Ramën, e propozoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kandidati Artan Hoxha, habiti me përgjigjen e tij mbi pasurinë, ku jusitifikoi 200 mijë dollarë që nuk i dihej burimi, me faktin se ia kishte dhuruar vëllai i tij.

Asnjë sqarim nuk u dha prej tij në atë kohë se si ishte e mundur një dhuratë e tillë dhe sesi i vëllai jusitifikonte burimin e kësaj shume të konsiderueshme parash. Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të problemeve me ligjshmërinë e pasurisë, e refuzoi Artan Hoxhën dhe nuk e votoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Artan Hoxha në listën e pasurive të paluajtshme ka deklaruar një apartament 120 m2 në Tiranë, apartament në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

Në vitin 2018, deputetët e Partisë Socialiste e propozuan Artan Hoxhën si anëtar të Këshillit të Bankës së Shqipërisë dhe ai mori votat e socialisteve, duke i siguruar vetes një dypunësim, që siguron miliona lekë në muaj, si Dekan i FDUT dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. E gjithë karriera e tij dhe pasuria që ka krijuar ngre pikëpyetje mbi faktin, nëse është pikërisht mbështetja e vazhdueshme që Partia Socialiste i ka dhënë karrierës së tij profesionale, dhe problemet me ligjshmërinë e pasurisë, që e bëjnë Artan Hoxhën të heshtë dhe të punojë kundër interest të studentëve.

Një nga kërkesat e studentëve është edhe përfshirja e pedagogëve në një proces vettingu, për shkak se një pjesë e tyre, sipas studentëve, janë të korruptuar. A mund ta mbështesë Artan Hoxha këtë kërkesë, apo interesi i tij është i njëjtë me atë të Edi Ramës, të shuhet protesta e studentëve pa përmbushur kërkesat e studentëve? Kjo mbetet për t’u parë. Por heshtja e Artan Hoxhës ndaj dhunës që Policia i bën studentëve në ambientet e Fakultetit, e bën atë bashkëfajtor dhe pyetjen e mësipërme retorike.

Kategori
Uncategorized

William Walker. Nuk mund të shisni Kosovën për ti shpëtuar gjykatës spciale.

Ish-drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën.

“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori Walker për Zërin e Amerikës.

“Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje”. 
“U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme”.

“Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”. 
Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja

“Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”. 
“Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”. 
“Zyra e Prokurorit Special ka kohë që është ngritur dhe ende nuk kam dëgjuar për akuza të ngritura kundër askujt, por e di se disa në lidershipin e tanishëm janë të shqetësuar se mund të akuzohen personalisht për krime lufte”.

Kujtojmë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ka qenë  ambasadori Ëilliam Ëalker ai i cili ka gjetur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe në fshatin e Reçakut.

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

Kategori
Uncategorized

Taulant kujdes kur e merr gruan dhe e ul me shefin në darkat e rënda.

Nga Elona Guri/

Shoku Tao, u kujtove të shkruash?

Të rrahu Edi apo Linda që u kujtove kaq vonë. Turp për kryetarin e Grupit Parlamentar të mazhorancës që e nxjerrin me detyrim të flasë. Je bërë për të ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja që fluturoi në kokën e Kryeministrit ta bëri zemrën mal. U ngazëlleve me shokë e shoqet, u bëre edhe pishman që nuk e zuri shefin.

Më vjen keq për ty që të detyrojnë të flasësh kundër Presidentit ose burrit Ilir Meta.

Ke qarë halle shumë.

Qaheshe se droga po na vinte vulën e zezë kudo në Evropë dhe nuk do na jepnin hapjen e negociatave. Këtu të them bravo se e parashikove, i re në shenjë.

Besoj e mban mend si qaheshe që të emëronin ty ministër, se Sajmiri ishte i mbytyr dhe po njolloste gjithë mazhorancën me lidhjet e tij me kriminelët.

Si Edi Rama ishte “naiv” dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditët që ja ulte në tavolinë.

Keqardhjen tënde se Edi po rrëshkiste tek banditët.

Por pasi nuk shkoje dot të qaheshe tek Teqja e Metës në katin e katërt tek Kuvendi, fillove të shkoje ku ndodhnin krimet më të tmerrshme. Dhe normal zoti, si për të të lënë me shenjë, sa herë shkoje për ndihmë bandave të krimit në Shkodër, Elbasan dhe Shijak të shkaktonte aksident, që ta merrnin vesh gjithë shqiptarët me çfarë merreshe.

U lodhe o Tao u lodhe, por e zëvendësove Sajmirin vetëm në gjysmën e tij, atë të lidhjes me krimin e organizuar, ndërsa ministër s’të bënë kurrë.

P.S: Këshillë për Taulantin të bërë rilindas, për postin e ministrit mos shko shpesh në darka të rënda me Liderin së bashku me gruan.

Të fala Tao.

Nesër mund të kesh edhe më shumë, por më mbajti dorën Zoti, kur kujtoj lotët e tu dhe pecetat që të jepja tek zyra e Presidentit dikur. Mbaji lotët Taulant!

Kategori
Uncategorized

E premtja e zezë që riktheu në Tiranë, Prishtinën e vitit 1981! 

E premtja e zezë që riktheu në Tiranë, Prishtinën e vitit 1981!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes flagrante të policisë në ambientet universitare gjatë ditës së djeshme.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, z. Berisha akuzoi Edi Ramën për atë që ndodhi dhe theksoi se 11 Janari 2019, do të mbetet në historinë shqiptare si e premtja e zezë.

Ja reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Xhelati i lirise akademike pushtoi Universitetin!

Dita e djeshme ne rrafshin e lirive themelore, lirise akademike, kushtetutes qe i garanton ato dhe ligjeve te tjera te vendit, do shenohet si e premtja e zeze e Shqiperise!

Data 11 janar e vitit 2019 do te mbetet ne historine e kombetare si e premtja e zeze, si dita ne te cilen, ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, xhelatet e lirise akademike, Edvin Kristaq Urrejtja dhe mercenari i tij Lleshaj urdheruan pushtimin per here te pare ne historine e vendit, te klasave, auditoreve, holleve te fakulteteve te universitetit te Tiranes. Nje akt te tille te paimagjinueshem nuk e ndermori as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar ditet kur studentet po permbysnin fronin e tij.

Dita e djeshme do mbetet ne memorjen e kombit e premtja e zeze e lirise se shqiptareve, dita ne te cilen kriminele me uniforme, mercenare pa ligj dhe moral hyne me force me çizmet e tyre ne mjediset e fakulteteve te universitetit te Tiranes duke shkelur Kushtetuten dhe ligjet, lirine akademike dhe, me urdher antikushtetues antiligjor te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe mercenarit te tij Lleshaj, u versulen si bisha kunder studenteve grevist, vajzave dhe djemeve qe po qendronin te ngujuar ne greve ne klasat dhe auditoret e tyre. Ata si kafshe i goditen dhe i terhoqen zvarre studentet te ngujuar ne greve per plotesimin e te drejtave te tyre.

Dje mbasdite, Edvin Kristaq Urrejtja dhe mercenari i tij Lleshaj urdheruan fallangat e tyre te krimineleve e trafikanteve me uniforme te perdorin si mjet torture ndaj studenteve greviste urine, etjen, terrin, te ftohtit ndaj dhe si mizore iu mbyllen deren nga jashte dhe nuk lejuan futjen e uijt, ushqimeve dhe ju nderprene energjine duke i shtyre ata drejte greves se urise dhe veteflijimit.

Dhuna, terrori ndaj studentve, pushtimi perdhosja e Universitetit ishin defakto kambanat e vdekjes se lirise akademike ne Shqiperi.

Keto banda kriminelesh me uniforme, qe nuk njohin ligj as Kushtetute, me zvarritjen dhe mberthimin per fyti te studenteve ne klasat dhe auditoret e veta, kryen akte, realizuan skena te cilat nuk kane ndodhur kurre me pare ne Shqiperi. Ne Europen e Pasluftes se Dyte Boterore kjo ka ndodhur vetem nje here ne vitin 1981 dhe kjo mjerisht po me studentet shqiptare por te Universitetit te Prishtines dhe jo te Tiranes. Ne pranveren e vitit 1981, per shkak te protestave te studenteve kunder pushtimit serb, mjediset e Universitetit te Prishtines u pushtuan nga fallangat terroriste te Sllobodan Millosheviçit. Asokohe urdherin per pushtimin e universitetit te Prishtines, trajtimin shtazarak te studenteve te Kosoves, e dha armiku me i eger i shqiptareve, kasapi i tyre Sllobodan Millosheviçi. Kurse dje, te premten e zeze te Shqiperise, urdherin per pushtimin e fakulteteve, per dhunen kafsherore ndaj studenteve e dha i biri dhe nipi i xhelateve te intelektualeve shqiptar gjate diktatures hoxhiste, Edvin Kristaq Urrejtja.

Me kete akti kriminal, diktatorial te pashembullt, te urdheruar nga bastardi i xelateve te diktatures hoxhiste Edvin Kristaq Urrejtja, jo vetem jane dhunuar goditur barbarisht studente, djeme dhe vajza, qe me protesten per te drejtat e tyre legjitime po u bien brireve te shpreses dhe drejtesise sociale per mbare shqiptaret, por liria akademike eshte zevendesuar me diktaturen policeske.

Dhuna e djeshme ndaj studenteve, goditja, zvarritja e tyre ne mjedise ne klasat dhe auditoret e tyre eshte dhune, keqtrajtim dhe poshterim per çdo student e studente qe studion sot ne universitet e vendit si dhe per çdo asistent, pedagog, profesor dhe drejtues te ketyre i universiteteve. Ajo eshte dhune dhe poshterim per te gjithe ata qe ne vite jane ulur ne bankat dhe kane studjuar ne klasat dhe auditoret dhe jane diplomuar ne universitete te vendit. Ajo eshte dhune ndaj ndergjegjes shoqerore dhe kombetare te çdo qytetari dhe qytetareje te ketij vendi qe i thote lirise, liri.

Prandaj dhe kjo dhune fton çdo student dhe gjimnazist, te ri dhe te re, çdo asistent, pedagog, profesor, mesues, por dhe çdo qytetar te ketij vendi, te ngrihemi sot me fuqishem se kurre ne demostrata, greva, mosbindje civile, te flakim nje minute e me pare regjimin diktatorial te kakistokracise se Edvin Kristaq Urrejtjes dhe klikes se mercenareve te tij! sb

Kategori
Uncategorized

Akademikët nga Presheva: As Veriu as Lugina jo të Serbisë. Ato janë të Kosovës, të Shqipërisë !


Preshevë, 22 janar  -Sikur historiani i njohur shiptare dr. Ramiz Abdyli eshtu edhe Akademikët nga Lugina e Preshevës  Idriz Ajeti, Hivzi Ilsami e Nexhat Daci thone dhe e deshmojnë se “Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, historikisht kurren e kurres s’ka qenë Serbi. Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore, pamvaressiht se ajo atkulisht mbahen ne Serbi, si dikur Kosova para vitit 1999”

 

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare.

 

Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”

Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

prshshss

Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) po ashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.

Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.

 

Akademiket shqiptare nga Presheva: Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”

Profesor Doktor Ramiz Abdylimendon se Lugina e Preshevës është një territor shqiptar, por i okupuar nga “Serbia e Madhe”.

Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Prandaj, i perkujtojme Beogradit se pos Kosovës që ishte dikur, edhe Lugina e Preshevës sot ka mbetur një territor shqiptar i okupuar qe disa vitesh, i mbetur në «Serbinë e Madhe». Për hire të vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashtu edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe të Shipërisë sepse ato shtrihen ne tokat ilire.” ka deklauar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” historiani Abdyli.

Duke komentuar idenë e hedhur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, historiani shqiptar thotë se nuk duhet të ndodhë, për shkak se të dyja territoret janë historikisht shqiptare.

 

Akademiku Idriz Ajeti: Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore

“Nga koha e “kralit” edhe sot e kesaj dite synimet e Serbise jane ta zabrzin Kosovën Limdore nga shqiptaret, qe programi i tyre i spasrtimeve etnike vec po deshmohet me Medvegjë, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 100 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit tonë.
I pyetur per lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etinike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti ka pohuar se «Lugina e Preshvës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Kosovën Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.

 

Kryetari ASHAK prof.dr. Hivsi Ilsami: në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinë

Rrjedhat historike, jo të rastësishme, qenë të atilla që shqiptarët e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Morën dhe pjesë aktive në të gjitha proceset dhe lëvizjet kombëtare e çlirimtare të atëhershme e të mëvona, përfshirë ndihmat materiale dhe me ushtarë në Lëvizjen dhe UÇK-në (1998-1999), në luftën çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni (2001) dhe në vetë UÇPMB-në. Në pikëpamje kulturore dhe shpirtërore, në rrafshin etnografik (martesat, doket, zakonet etj.) dhe në aspektin arsimor (shkollimi universitar) si në të kaluarën, ashtu edhe sot, çdo gjë te shqiptarët e Luginës është e lidhur pashkëputshëm me Kosovën.

Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës përkundër vullnetit të popullsisë së saj, përmes formave krejtësisht jo të natyrshme të rregullimit territorial dhe administrativ, vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë në kuadër të ish-RSFJ-së.

Para dhjetë viteve kishte propozime nga një funksionar i Kosovës (ministër e zv/kryeministër) që këto 11 vendbanime rurale, shumica gati të shpopulluara sot, të shkëmbeheshin me Veriun e Kosovës! Një absurd sui generis!

Akademik Nexhat Daci: Territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha kakicke me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë !

« Unë qëndroj pas qëndrimeve, parimeve të mia fundamentale, që de fakto përputhen edhe me ato të Kosovës dhe kominitetit ndërkombëtar se nuk jemi të interesuar për ndryshimin e kufijve dhe Kosova duhet të zhvillohet nga ata 88 shtete të njohura dhe vende tjera nga te cilat do te njihet. Dhe nëse dikush ka pretendime per shkeputjen e ndonje cope të Kosovës, në menyre absolute duhet veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës, fundja këtë u mundëson edhe Refrenduimi i 1992 dhe e drejta për vendsoje të popujve autokton.. prandaj , Territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha kakicke me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë“. ka dekalruar sot akademik Nexhat Daci, kryetar i LDD-së në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »

Kategori
Uncategorized

ILIR META, PRESIDENTI I REPUBLIKES,

Nga Dritan Kaba/

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër

Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!🇦🇱

Kategori
Uncategorized

Tredhja fatkeqe e Prokurorisë dhe një histori kurvash…

NGa BASIR ÇOLLAKU

Saimir Tahiri do ta marrë Edi Ramën me vete në dosjen e tij të trafikut marramendës katërvjeçar të drogës, ndaj përkohësisht të dy janë të akuzuar zyrtarisht dhe të pafajshëm teorikisht, në mungesë të një vendimi gjykate. Prokuroria për Krime të Rënda, Donika Prela, shefja e saj e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, nën petkun e urdhërave nga kanë marrë karriken, iu binden mesazheve të Edi Ramës se Saimir Tahirit, duhet t’i kërkojmë falje, sepse na e paska nxjerrë ta pafajshmë antimafia e Catanias, për mosbërje trafiku narkotikësh në Kamborxhia, Peru, Zimbabve, Bolivi, Mali, Tajlandë, Kazakistan, Ukrainë, dhe 163 vende të tjera të botës. Dhe ata e bënë.

Dërguan nëntë të pandehur, konkretisht, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Meridjan Sulaj dhe Armando Sulaj për gjykim nën akuzën e trafikut të drogës, në kuadër të një organizate ndërkombëtare të trafikut të narkotikëvë. Që nga fundviti 2017, Saimir Tahiri ishte një ndër 10 të akuzuarit me të njëtat akuza nga Krimet e Rënda, dukë bërë kërkesë për heqje mandati dhe arrest në qeli.

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk e lanë të shkojë në burg, sepse hapja e asaj derë shtonte fort numrin e deputetëve, ministrave, drejtorëve, zyrtarëve, politikanëve horizontalisht si shokë qelie të Tahirit. Në Catania për gjysmën e këtyre të pandehurve, të ndodhur atje në burg dhe gjykim, pjesë e kësaj organizate, ku Prokuroria ka kërkuar 38 vite burg.
Çfarë hiçi do të ndodhë me 20 janar 2019
Me 19 janar, mbaron afati i shtyrjes së tretë të kohës hetimore për dosjen “Habilaj-Tahiri”, ku ka tepruar një person në hetim pa dërguar në Gjykatë. Saimir Tahiri.

Njeriu i qeverisë, njeriu i Ramës, njeriu i akuzuar si mbështetës banditësh të trafikut të drogës. Akuza është ende në pritje të përgjigjeve të letërporosive dërguar në Itali, Mal të Zi, ndoshta edhe në Greqi, për të marrë dijeni shkresore për udhëtimet e Tahirit në këto vende. Turpi shpesh ngelet kopil por edhe jetim, ku shpesh nuk gjenden mishëruar në një fjalë dhe person. U dihen prindërit por janë fshehur apo kanë humbur, apo rrinë e vëzhgojnë rritjen e produktit. Me shumë gjasë në sforco me 20 janar sipas motit politik dosja mund të rrëshkasë në Gjykatë tashmë e veçuar dhe brenda izolimit mediatik atje mund të shohim akuza sheqerosura me abuzime e shpërdorime detyre, për të mos mbërritur në fajësi të ministrit. Nëse kapen gafil ata shtyjnë afatet Prela dhe Marku e kanë lapsin ngrehur për këtë marifet ngushëllues. Investimi i Edi Ramës dhe mazhorancës, nëpërmjet joshjes, pushtetit, parasë në miliona euro, kanosjes, Vettingut, qerasjes me SPAK, BKH, e plot bollek privilegjesh, ka mundësuar atij, të marrë nëpër duar fatet e dosjes, fajësisë dhe pafajësisë. Pra 20 janari, një ditë para datës përkujtimore të sjelljes revolucionare të armatosur të Ramës, do të prodhojë rrënim Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilat do lexojnë tekstin e Kryeministrit për Saimir Tahirin. Tredhja fatkeqe e Prokurorisë është me emër qeveritar e drejtësia ka shkuar thjesht për lesh. Pse Prokuroria kërkon ende prova, bileta autobuzësh, fatura benzinatash, kupona darkash e drekash, kasa fiskale për pampersa diku, dëshmitar kujtesëvonë në ndonjë vend, për të bindur veten se e ka pasur keq e gabim dy vite rradhazi. Sigurisht Prokuroria në fundvjeshtën e 2017 u ngut e nxitua kur kërkoi arrestim për Tahirin, se ishte hollë me provat.
Po çfarë bëri?
Makian AA003 GB as u ndalua as u sekuestrua, as u proceduan drejues komisariatesh, apo oficerë përgjegjës policie për mosveprimet.
31 udhëtime të Audi AA003 GB drejt Greqisë, sipas sistemit Tims, pas shitjes së mjetit, të përdorur nga Tahiri dhe familjarët e tij, u quajtën nga prokuroria gjeste turistike
Katër oficerë policie që ndaluan mjetin Audi “Tahiri-Habilaj” u dërgua në Drejtorinë e Policisë Fier, nuk janë pyetur për ngjarjen dhe veprimet dhe përse në regjistrat e Policisë nuk është shënuar asnjë veprim i kryer.
Madje u graduan në detyra shpërblyese në Policinë e Shtetit mosvepruesit.
Skafi nën pronësinë e Tahirit ishte provë e pamjaftuesghme udhëtimesh dhe pasurie.
Prona të tjera të patundshme të familjes dhe Tahirit nuk është se ngecën në rrjetën antimafia.
Dhuratat e florinjta dhe diamante të dala nga përgjimet nuk ngecën askund në asnjë kontroll policor.
Vizitorë në shtëpinë e Tahirit kur hynin brenda të dobët dhe dilnin të shëndoshë shumë me më tepër kilogramë në shtat, një shëndoshje njëorëshe tej imagjinatës gjeniale mjeksore, nuk janë vënë re nga Prokuroria apo policia, e cila nuk la askënd të vëzhgonte veprimet e mundshme të zhdukjes së provave të pretenduara
Kontrolli i banesës u bë kur aty kishin shkuar bojaxhinjtë për lyerje në shtëpinë akull vetëm me mure
863 mijë euro në makinën e Orest Sotës, të cilat ai bërtiste kur ishte në burg se nuk kanë qenë të tijat, mbeten para kopile, ndonëse Prokuroria thoshte zyrtarisht se janë të Sajmir Tahirit.
Tendrat e gjithë mjeteve të sekuestruara të njëjtës kompani për një çapë buke, për të prodhuar miliona euro sërish fjetën nëpër dosje.

Lidhjet episodike të përfunduara rastësisht të Kurum, për biznes të Sotës, të mohuara nga kompania e falimetnuar, por e rivënë në punë fort pas lejeve të shumta të kullave, serish janë cilësuar aksidente mjedisore nga Prokuroria.

Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode, drejtorë policie në arrati për dhënie ndihmë organizatës në bërjen e trafikut të drogës, “Tahiri-Habilaj” janë sërish fletë llotoje 1X2 për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Raporti i Guardias me 3 nëntor 2017, se në vitin 2016, janë prodhaur 2 miliardë e 190 milionë kilogramë canabis në Shqipqri, ose ndryshe 219 mijë hekatrë të kultivuar, ishin një rastësi leksikore për Prokurorinë. E gjitha kjo përrallë e ndërtuar nga Edi Rama lënë në furrë për t’u djegur nga Prokuroria, të kujton një përrallë kurvash. Sigurisht pa cilësuar kurrsesi në emër askënd me tekst, se sa me kontekst…
Një Pronar bordelloje ankohej se s’po i ecte puna, ndonëse nuk ishte kursyer aspak në investime në miliona euro. Godinë të re, mobileri luksi, kushte sheikësh, gjithçka në perfeksion dhe sërisht të ardhurat e dala nga punëtoret e seksit, ishin në rënie sa mezi mbante derën hapur… E sigurisht i thotë një mik i vjetër, qe ia njihte mallin brenda, mos prit punë, sa kohë s’ke ndërruar kurvat, ata ta sjellin punën, jo muret brenda dhe boja jashtë…