Kategori
Uncategorized

Si u shëndrruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe?

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::


Dr. Sc. Enver Rexha

Me gjithë hulumtimet nga ekspertët që janë bërë edhe kohëve të fundit në këtë drejtim, të cilat dihen dhe në masë edhe të publikuara, mendoj se janë të pakta dhe ende jo të plota. Rezultatet e deritanishme në këtë drejtim, njoftojnë se, një numër i monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës që nga kohët e lashta të ekzistencës së tyre që janë zbuluar nuk do të kenë vetëm rëndësi kombëtare shqiptare, por ato në shumë aspekte i kapërcejnë edhe kufijtë, me ç’rast hyjnë në historinë e kulturës botërore.
Kosova, sot paraqet një burim të begatshëm të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, duke filluar që nga parahistoria e deri në ditët tona të cilat veçohen për nga vlerat, cilësitë dhe rëndësia historike e tyre. Njëherit, ato tregojnë për rrjedhën dhe vazhdimësinë e jetës njerëzore, formacioneve kulturore, qytetërimeve etj., të popullatës së këtij vendi. Në fondin e këtyre veprave të trashëgimisë bëjnë pjesë edhe objektet sakrale, të kultit, të realizuara nëpër periudha kohore.

Ne në këtë punim do të fokusohemi kryesisht në monumentet e kultit, në kishat dhe manastiret katolike e ortodokse, në zhvillimin e tyre gjatë periudhës mesjetare dhe më pas. Po ashtu, do të përqendrohemi kryesisht në propagandën e Akademisë së Shkencave dhe historiografisë serbe të cilat duke u nisur që nga shekulli XIX-XX e në vazhdim deri në ditët e sotme, nuk zgjedhin mjete që në punimet e tyre “shkencore” të shumta të paraqesin qëndrimet, tendencat për përvetësimin e monumenteve të kultit të krishterë’kishave dhe manastireve “ortodokse” që ekzistojnë sot në Kosovë, duke u prononcuar se janë të tyre

patriarkana_pejesPër më tepër, qëndrimet pseudoshkencore e propagandistike të historiografisë serbe paraqiten me tezat se: çdo gjë në aspektin e monumenteve dhe të trashëgimisë kulturore sot në Kosovë është kinse trashëgimi “serbe” ose “kulturë serbe”; shqiptarët nuk kanë “asnjë gjurmë të trashëgimisë kulturore”, përveç Kullave, të cilat kinse i ndërtuan pas “ardhjes” dhe “vendosjes” së tyre në trevat e Kosovës gjatë shek. XVIII-XIX; shqiptarët përjashtohen nga çdo e drejtë mbi “tokën e shenjtë serbe” të Kosovës ku gjinden “qindra” monumente “shpirtërore” të shtetit mesjetar “serb”, e plot qëndrime të afërta me këto, na shtyn që të merremi me këtë studim.

Të dhënat historike tregojnë se, trevat ilire (shqiptare) kanë hyrë në literaturën sakrale pikërisht që nga koha e Apostolit Shën Pali (shek. I), nga i cili kemi dëshminë: “Kështu prej Jerusalemit rreth e përqark deri në Ilirik e kam kryer plotësisht detyrën time të përhapjes së lajmit të gëzueshëm mbi Krishtin”. Me zyrtarizmin e krishterimit, sipas Ediktit të Milanos më 313, kur organizimi kishtar u legalizua edhe në trevën e Dardanisë (Kosovës, E.R.), kuptojmë se përmes statusit të veçantë administrativ e juridik, Dardania, do të ketë edhe qendrën e Ipeshkvisë ose Mitropolinë të sanksionuar me Koncilin e Nikesë të vitit 325.

Siç dihet, pas ndarjes së Perandorisë romake në lindje dhe në perëndim, më 395, Iliriku administrativisht bën pjesë në Perandorinë e Lindjes, ndërsa në pikëpamje kishtare do të mbetet nën influencën e Romës. Gjatë shekullit IV-VI organizimi kishtar në Iliri mori hov të madh sa që dihet se vetëm në Dardani (Kosovë, E.R.) u ngritën 5 deri në 7 ipeshkvi. Në kohën e perandorit Justinian (525-565) fillon një epokë e re në jetën e kishës Dardane.

Perandori Justinian e riorganizoi kishën dhe në këtë mënyrë krijoi një provincë të re të pavarur kishtare së cilës i dha një rol të rëndësishëm në këtë pjesë të Perandorisë. Perandori Ilir, Justiniani, gjatë vitit 535 e shpalli novelën e XI’të, me të cilën vendin e vet të lindjes, Justinianën e Parë, e shndërroi në qendër të madhe kishtare me një hapësirë të gjerë të territoreve të Perandorisë ku përfshihen: Dardania, Dacia Mediterania, Dacia Ripensis, Mysia, Prima, Prevalitana, Maqedonia e Panonia Secunda.

Në kuptimin e sotëm gjeografik, Justiniana e Parë nën ekzarkatin e saj kishte Serbinë, Sremin Lindor, Bullgarinë Perëndimore, Maqedoninë Veriore, Kosovën dhe Malin e Zi. Më pas, me invadimin e barbarëve (sllavo-avar) në trevat ballkanike do shihet se asokohe do ndërronte edhe harta kishtare e Dardanisë. Nga kjo kohë do të shohim se kisha e Dardanisë më vonë do të bëhet gjithnjë element më i fortë krishterizues edhe i ardhësve sllavë në Gadishullin Ballkanik që nga shek.VII-X’të.

Gjatë kësaj periudhe pësojnë dëme të mëdha selitë ipeshkvore e arkipeshkvore siç janë: Justiniana Prima, Shkupi, Justiniana Seconda (Ulpiana, E.R), Nishi e Remesiana. Gjatë këtyre invadimeve do të ndërpriten lidhjet përkohësisht edhe me Papatin, për t’u shkëputur për një kohë të gjatë sidomos në shekullin VIII, kur Iliriku Lindor do të shohim se do ti bashkëngjitet Konstantinopojës. Por, do dihet gjithashtu se, jashtë ndikimit të kishës bizantine mbeti edhe për një kohë Ipeshkvia e Shkupit dhe e Prizrenit. Këtej Justiniana Prima, deri në vitin 732, ishte qendër kishtare nën juridiksionin e Romës. Pas kësaj periudhe, në kohën e perandorit bizantin Leonit III’të, ipeshkvitë e Ilirikut u shkëputën nga vartësia e Romës duke iu nënshtruar qendrës së Konstantinopojës.

Ndryshime të dukshme në vijim do të ndodhin edhe gjatë kohës së sundimit bullgar (893-971) në këto treva, kur Ipeshkvia e Prizrenit do të gjendet nën përbërjen e kishës bullgare. Pas vitit 971, territori i Ipeshkvisë së Prizrenit do t”i takonte Arkipeshkvisë së Bizantit deri në vitin 976. Me formimin e Perandorisë bullgare të Samuilit, territori në fjalë, prapë do të gjendet nën juridiksion e Mitropolisë së Ohrit, që aso kohe, ishte shpallur kishë e pavarur mitropolite në rangun e Patrikanës. Pas rënies së Perandorisë së Samuilit më 1018, perandori bizantin Vasili II’të, Patrikanën e Ohrit e uli në rangun e Mitropolisit, por ia la pavarësinë mbi 31 dioqeza.

Kështu, në bulën e Vasilit të II’të (1020) përmendet edhe Ipeshkvia e Prizrenit, që tregon se, asokohe ipeshkvia gjendet nën juridiksionin e Arkipeshkvisë së Ohrit. Ipeshkvia e Prizrenit aso kohe, ishte e rangut të tretë dhe përfshinte territore: Hvosnen, Leskovcin, Deçanin, Pejën. Selia e Peshkopatës së Prizrenit ishte kisha e Shën Prenës. Në Kartën e Stefan Deçanit (burimi shek. XIV, E.R) thuhet se, kisha e Shën Prenës (në Prizren) ka ekzistuar që nga kohërat e “mbretërve të stërlashtë”. Dëshmia e dytë e shkruar e vitit 1204 është ajo e cila tregon se, që nga koha kur perandori bullgar Kalojani (1197-1207), ripushtoi shumë territore nga sundimi bizantin, kuptohet edhe territore të Kosovës, ekzistonin ipeshkvitë e Shkupit dhe të Prizrenit.

Më pas, gjatë zgjerimit të shtetit nemanjidë të Rashkës (Sipas historiografisë serbe, Rashka është bërthama e shtetit mesjetar serb) në drejtim kah jugu prej fillimit të shekullit XIII-XIV, do të okupohen dhe territoret e sotme të Kosovës që dihet se do gjinden nën sundimin e tyre për një kohë. Në këtë drejtim, nemanjidët do të formojnë kishën ortodokse të tyre, e cila siç do të shohim do të pavarësohet në vitin 1219 prej kryepeshkopatës autoqefale të Ohrit. Duke u shpallur e pavarur ajo do të vendoset me seli në Zhiçë të Rashkës. Okupimi i trojeve të sotme të Kosovës asokohe nga nemanjidët, që pason gjatë disa decenieve në shek.e XIII’të, solli padyshim një keqësim të ndjeshëm, jo vetëm fizik, politik e ekonomik, por edhe në shkatërrimin kulturor e fetar.

Këtij përkeqësimi i kontribuoi edhe më tepër transferimi i selisë autoqefale kishtare të Rashkës nga Zhiça në Pejë, pra në trevat e Kosovës. Kjo ndodhi në fund të shekullit të XIII’të, ku pas një sulmi të vitit 1290 nga tributë tatarë dhe kumanë digjet Manastiri i Zhiçës. Kuptohet se, Peja nuk ka qenë seli e vetme ose e përhershme e Patrikanës së Rashkës qysh pretendohet.

Manastiri i Zhiçës ishte rindërtuar e dihet se patriku Spiridon dhe trashëgimtari Danillo e kanë pasur selinë atje. Aso kohe, gjithashtu kuptohet se, kishat më të hershme “serbe” ishin ndërtuar në territorin e ngushtë të Rashkës: Studenica (afër Novi Pazarit), Malisheva (afër kufirit të Bosnjës), Sopoçani (Novi Pazar) etj. Kjo shtrirje e kishave përkon me territorin e shtetit mesjetar të Rashkës, që përshkruhet nga autori bizantin i shekullit të X’të [K. Porfyrogjeneti si dhe burime të tjera].

Duke pasur parasysh pushtimin e territoreve shqiptare, gjatë dy-tre brezave të sundimit të nemanjidëve, që arrijnë të shtrihen në territorin e sotëm të Kosovës, do të kuptohet se, qendra kishtare e tyre ishte ende jashtë Kosovës. Vetëm gjatë shekullit të XIV’të, të dhënat tregojnë se, me rastin e ndërtimit të Manastirit të Graçanicës, të Deçanit dhe të Kryeengjujve (Arkangjelit) në Prizren, treva e sotme e Kosovës mund të thuhet se kishte njëfarë rëndësie si qendër e Peshkopisë së Rashkës.

Si pasojë, me forcimin e më tejmë të pushtetit Nemanjid në këtë territor, pra duke filluar nga shekulli i XIV’të, atëbotë zgjerohet edhe kisha ortodokse e Rashkës në këtë trevë, me të gjitha tiparet që i zotëronte kisha ortodokse bizantine: ligjet bizantine, veprat teologjike, literatura didaktike, artet, zejet, me të cilat jeta kishtare pasurohej me objekte të domosdoshme nga arkitektura, piktura kishtare e deri tek veshjet e etërve.

Pushteti Nemanjid në territoret e sotme të Kosovës, në veçanti gjatë shekullit të XIV’të, do të zbatojë një politikë që synonte asimilimin e popullsive vendëse të trevave të pushtuara. Si më të efektshëm në këtë drejtim zgjodhën represionin dhe persekutimet në lëmin fetar. Prandaj, edhe sundimtarët nga Dinastia e nemanjidëve mbanin lidhje të ngushtë me kishën ortodokse, për të cilën ndërtuan (rindërtuan) shumë kisha e manastire, jo vetëm në territorin e Rashkës, por edhe në ato ku shtrihej pushteti i tyre. Kuptohet se fshatrat asokohe përfshihen në prona kishtare e që pjesa më e madhe e popullsisë fshatare të Kosovës gjatë shekullit të XIV’të, ishte e detyruar ta lidhte fatin me kishën ortodokse.

Përqafimi i ortodoksisë nga vendësit-arbërit (shqiptarët), dëshmohet nga listat e banorëve, ku krahas klerit katolik të cilësuar me apelativ që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe: prift, dom, abat, përmenden edhe klerikët ortodoks të cilësuar si: pop, pope, papas dhe kalluxher. Ndërkaq, pjesa e popullatës së qyteteve, pra jashtë pronave kishtare përmes kolonistëve raguzanë, gjermanë e italianë qe e influencuar dhe e lidhur me kishën romake.

Në dokumentin e papës Benedikti i XI’të të vitit 1303 ndër pesë famulli katolike në trojet e nemanjidëve përmenden edhe famullia e Trepçës (de Trepezo) dhe e Graçanicës (de Grazaniza). Në një dokument që pason nga Papa Kelmenti i VIII-të i vitit 1346 kuptojmë se ipeshkvi i Kotorrit ka pasur të drejtë kujdesi mbi famullinë e Prizrenit, Novobërdës, Janjevës dhe Trepçës. Po ashtu në vitin 1346 për Prizrenin përmenden se kishte dy kisha katolike “S. Marije de Prisren et S. Petri supra Prisren”. Po në këtë dokument kuptojmë se kryepeshkopi i Tivarit kishte kujdesin mbi këto.

Kështu, Prizreni si qendër e ipeshkvisë katolike sipas dokumenteve, mund të ndiqte jetën kishtare. Këtu përmenden kishat e të krishtera katolike si kisha e Shën Pjetrit, kisha e Zojës Mari dhe kisha e Shën Kollit. Duhet theksuar se, të dhënat po ashtu dëshmojnë që, pushtimi Nemanjid i territoreve, e gjeti pjesërisht popullsinë arbërore të viseve veriore e verilindore të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine (Kosovë e Maqedoni) e me katolicizmin roman (Diokle – Zetë).

Asokohe shumë kisha vendëse u uzurpuan ose mbi to u rindërtuan manastire ortodokse të Rashkës, siç janë të njohura faktet për kishën e krye’engjëjve Mihail e Gabriel si dhe kisha e Shën Prenës në Prizren. Këto fakte i paraqet letra e Papa Klementit të V’të, i cili i drejtohet Millutinit (Mbretit të Rashkës, E.R.) duke kërkuar që t’i lirojë kishat latine, të cilat i kishte okupuar ai ose të tjerët. Në kohën e sundimit të Uroshit të II’të – Millutinit (1282-1321), gjendja e katolikëve në Kosovë u keqësua shumë.

Ai i ndiqte katolikët dhe e kishte ndaluar ritin e tyre. Këtë keqësim të gjendjes së të krishterëve katolikë e vërteton shkrimtari anonim, përndryshe i njoftuar mirë me kushtet dhe vendin që për Stefan Uroshin e II’të, thotë: “Po i ndjek shumë katolikët dhe i urren”. Po ashtu ai njofton se: “Po rrënon kishat dhe sulmon prelatët”, ndërsa katolikët në këtë vend “i dogji deri në thua” (Gasper Gjini). Për keqtrajtimin e popullatës katolike në vitin 1319, krerët arbërorë i dërguan përfaqësuesit e vet me letra përcjellëse te Papa Gjoni i XXII-të në Avinjon, me ç’rast e njoftojnë atë me ndjekjet e ashpra në vendin e tyre që bëhen nga Uroshi i II’të Millutini.

Letrën e kishin nënshkruar shumë zotërinj arbërorë. Në mesin e këtyre zotërinjve arbërorë si kryengritës është i shënuar edhe një nga Prizreni. Ndjekjet dhe persekutimet e popullatës katolike do të vazhdojnë më fuqishëm gjatë periudhës së Stefan Dushanit (1331-1355). Për të, thuhet se, ka qenë “mjaft jo tolerant ndaj katolikëve” sepse “katolicizmin në popull dhe në masë nuk e duronte”. Masat e ashpra të tij pasqyrohen edhe nga arkipeshkvi i Tivarit G. Adami, në një relacion të drejtuar Dukës së Burgonjës, Filipit të VII’të Valua më 1332.

Ai thekson se, po shkruan atë “që vetë e ka parë dhe përjetuar”. Duke përshkruar gjendjen thekson se: “në pjesën bregdetare edhe latinët dhe arbërit gjenden në pozitë jashtëzakonisht të vështirë sepse populli është nën pranga, priftërinj të thyer, të shkelur dhe të poshtëruar, ipeshkvitë dhe abatët shpeshherë burgosen… kishat, si ato katedrale po ashtu edhe të tjerat, rrënohen dhe u merren të gjitha të drejtat, zhduken dhe shkatërrohen kuvendet”.

Dokumentet e kohës dëshmojnë se Stefan Dushani, përdori tërë aparatin e forcës për zbrazjen e trojeve shqiptare me pretekstin se, po i ndiqte katolikët e padëgjueshëm arbërorë. Edhe pse në kushte të tilla, arbërit, i bën qëndresë të vendosur pushtimit dhe shtypjes së Nemanjidëve. Ajo shprehet sidomos me kryengritjen e madhe të vitit 1332 që përfshiu trevat e lumit Buna (Barbana).

Kryengritjes do t’i bashkëngjitet edhe bujari Dhimitër Suma, e në vazhdim në vitin 1334 shohim kryengritjen edhe në rrethin e Prizrenit. Presioni dhe dhuna e egër që ushtrohej në trevat arbërore do të merret vesh edhe në zyrën e Papatit. Këtej, Papa Klementi i VI-të në vitin 1346, i shkruante Stefan Dushanit se: “disa mbretër të Rashkës, paraardhës të juaj, kuvendet dhe kishat… i përvetësuan në kohën e vet e që edhe tani ju i mbani të pushtuara”.

Prandaj, Papa kërkonte nga Dushani, që t’i lejojë ipeshkvit të Kotorrit për t’i mbledhur kontributet e caktuara kishtare në … famulli (krishtere). Politika diskriminuese e pushtetit të Rashkës e sidomos e periudhës së Dushanit ndaj popullsisë arbërore dhe të tjerëve të konfesionit katolik mori përmasa të gjera, dhe u institucionalizua e u sanksionua edhe me ligj. Konkretisht, një politikë e tillë u fiksua në të drejtën mesjetare, në Kodin e Stefan Dushanit, të vitit 1349.

Mjafton të shikohen dispozitat e neneve 6, 7, 8 dhe 9, dhe të konstatohet diskriminimi drejtuar kundër popullatave jo’rashkase. Katolicizmi sipas Kodit në fjalë, është “herezi latine”. Më tej mund të lexohet: “… në qoftë se ndokush nuk dëgjon të konvertohet e të kthehet në besimin e vërtetë (siç e quanin ata ortodoksinë) ai do të dënohet me vdekje”.

“Klerikët heretikë (të konfesionit katolik) të një komuniteti të huaj që përpiqen të bëjnë predikimin do të kapen, do të dërgohen në miniera ose do të dëbohen”. “Kishat heretike (katolike) … do t’u besohen klerikëve të besimit të vërtetë…”. “Në rast se gjendet një klerik latin që përpiqet ta konvertojë një të krishterë (ortodoks) në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje…”.

“Në rast se gjendet një besimtar latin që është martuar fshehurazi me një grua ortodokse, ai duhet të pagëzohet sipas mënyrës ortodokse, e në rast se nuk dëgjon të pagëzohet, atij do t’i merret gruaja, fëmijët e shtëpia, do të katandiset në mjerim e do të detyrohet të emigrojë…” (M.Purkoviq). Të ashtuquajturit “nene antiheretike” të këtij Kodi, sanksionojnë që të gjithë shtetasit e mbretërisë rashkase, anëtarët e komunitetit të huaj duhej të ripagëzoheshin në kishën e tyre.

Veprimtarinë e tillë antikatolike të Dushanit e përshkruan edhe G. de Boulogne, legat i Papës në Padovë, në letrën e dërguar mbretit të Hungarisë dhe të Venedikut, ku shkruan: “Stefan Dushani me dhunë i kthen në fenë e vet besimtarët e tij katolikë, se i pagëzon me kundërshtim dhe jashtë ç’do dispozite dhe ligji të kishës” (Gasper Gjini).

Por siç theksuam dhe më lart, edhe përkundër të gjitha masave ndëshkuese dhe ndjekjeve të shumëllojta e keqpërdorimeve që ushtrohen ndaj popullatës dhe kishës katolike sidomos gjatë shek. të XIV-të, ajo do të rezistojë dhe qëndrojë. Autorët serbë M. Joviq, V. Koraq dhe të tjerë na tregojnë se gjatë shek. të XIV-të, në territorin e sotëm të Kosovës gjinden ose ekzistojnë komunat katolike dhe qytetet me kishat e tyre.

Komuna katolike numërohen: Prizreni (tri kisha katolike), Trepça (dy kisha katolike), Novobërda (dy kisha katolike), Janjeva (një kishë katolike). Ndërsa vendet që kishin kishë katolike ishin: Graçanica, Belasica (Vrh Lab – sot vendburimi i lumit Llap në veri të Podjevës) dhe Prishtina.

Në këtë drejtim edhe pas vdekjes së Dushanit, ngjarjet nuk rridhnin aspak në të mirë për banorët e atëhershëm të Kosovës.

Në skenën politike në territoret e Kosovës do të mbizotërojë për të mirë situata për arbërit – shqiptarët, tek kur këta do të përfshihen në shtetin mesjetar arbëror të Balshajve. Është fakt i njohur në literaturën historiografike, që territori i sotëm i Kosovës njohu sundimin e Balshajve nga viti 1372-1385. Pasi që e forcuan pushtetin e tyre, Balshajt në vitin 1369 nëpërmjet peshkopit të Shasit i kërkuan Papa Urbanit të V-të miratimin për konvertimin e tyre nga feja ortodokse në atë katolike.

Pjesa dërmuese e popullsisë së zotërimeve të tyre që shtriheshin në trevat e Shqipërisë (L. Maltezi) ishte katolike. Me këtë hap, Balshajt, synonin t’i përshtateshin edhe në pikëpamje fetare mjedisit shoqëror të arbërve, duke hedhur tej çdo mbeturinë të sundimit të nemanjidëve që i largonte nga popullsia vendëse arbërore.

Arsyet e tilla, na bëjnë të mund të konstatohet se, për Balshajt, ortodoksia kishte qenë një fe e imponuar në kushtet kur kanë qenë nën presionin dhe okupimin sllav. Ata vepruan nën maskën e saj derisa arritën kulmin e fuqisë së tyre politike për të shmangur çdo goditje të mundshme nga ata dhe kisha e tyre (P. Bogdani). Sundimi i Balshajve në Kosovë pati pasoja të drejtpërdrejta edhe në drejtim të kishës së Rashkës.

Të dhënat tregojnë gjendjen e rëndë të kishës së Rashkës, institucion ky ideologjik dhe politik i shtetit në fjalë. Klerikët rashkas këtë periudhë e cilësuan si një “furtunë” të vërtetë, sepse në mënyrën “banditeske dhe me sulme” u rrëmbyen pasuritë e saj deri tek froni i shenjtë “i patrikut dhe ofiqet apostolike”. Kisha e Rashkës gjatë kësaj periudhe ishte e anatemuar (për shkak të shpalljes së Patrikut të Rashkës në vitin 1346 nga Stefan Dushani në mënyrë të pa ligjshme, pra pa lejen e Patrikanës së Bizantit në Kostantinopojë, E.R.).

Për të penguar asgjësimin që i kanosej, kisha e Rashkës, u orvat të pajtohet me Patrikanën Bizantine. Edhe pse si duket u njoh si kishë e pavarur nga Patrikana Bizantine, çështje diskutabile për të cilën flitet se a ishte krejt e pa varur ose jo, pozita e saj në trevën e Kosovës aso kohe ishte e dobësuar shumë. Për shumë arsye Balshajt nuk lejuan që qendra e saj të mbetet si më parë në Pejë dhe as nuk pranuan që kuvendi i kishës së Rashkës të mblidhej aty (1375).

Prizreni u konsiderua si qyteti nga ku mund të kontrollohej më mirë veprimtaria e saj, ndaj edhe këtu u caktua qendra e re. Madje, për herë të parë në historinë e kishës së Rashkës u vë në postin e udhëheqësit kishtar jo një klerik i tyre pra rashkas, por një klerik bullgar, Jefreni. Masat e tjera radikale që lidhen gjatë sundimit të Balshajve në pjesë të territorit të Kosovës bën që kisha rashkase e dobësuar të ketë bërë zhvendosjen e qendrës së “Patrikanës” nga Prizreni në Zhiçë të Rashkës. Kjo ka ndodhur sigurisht para Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Po ashtu dihet se nga fundi i shek. të XIV-të dhe fillimi i atij të XV-të, përveç familjes Balshaj që zotëronte toka arbërore, krahas tyre do fuqizohen dhe familjet arbërore të Kastriotëve dhe Dukagjinëve, të cilat do shohim se do zotëronin territore të tyre. Këto dy familje do shihet që do të veprojnë dhe sundojnë edhe treva arbërore të territorit të sotëm të Kosovës (sidomos Rrafshin e Dukagjinit dhe Prizrenin) gjithnjë deri nën rënien e gjithë vendit nën Perandorinë Osmane (1455-1461).

Në këtë drejtim aspiratat e historiografisë, Akademisë së Shkencave, Kishës Ortodokse dhe Qeverisë Serbe, edhe në ditët e sotme, pretendojnë për përvetësimin e monumenteve arkitektonike të trashëgimisë kulturore të Kosovës – objekteve të kultit të krishterë kishave dhe manastireve. Këto objekte i quajnë të tyre, me pretekst se, kinse ato janë ndërtuar nga mbretërit e tyre gjatë mesjetës, kur ata paskan sunduar territoret e sotme të Kosovës.

Dihet dhe nuk është çështje kontestuese se, që nga sundimi nemanjidas, sidomos nga koha mbretërve: Millutinit (1282-1321), Stefan Deçanit (1321-1331), Stefan Dushanit (1331-1355), dhe në kohën e sundimtarit të fundit të kësaj Dinastie Uroshit të V’të (1355-1371), territori i sotëm i Kosovës do të gjendet nën pushtimin nemanjid të shtetit të Rashkë, pra nën pushtetin politik e fetar të tyre.

Sundimtarët në fjalë duke forcuar pushtetin politik të tyre, njëkohësisht forcuan edhe atë kishtar, bënë që edhe disa qytete mesjetare të Kosovës t’i përdorin si seli të përhershme të tyre. Në këtë drejtim edhe objektet e kultit, siç do të shohim, në masë të madhe do t’i adaptojnë për vete. Në anën tjetër, duke punuar në këtë drejtim, sidomos duke iu referuar burimeve historike dhe studimeve serioze që kanë të bëjnë me këtë çështje, del dhe është mirë e qartë se, këtu kemi të bëjmë me përvetësimin nemanjidas të monumenteve të kultit të krishterë iliro-arbëror si dhe ato romake e bizantine.

Monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha ose manastire ortodokse nemanjidase “serbe”, siç pretendohet pothuajse në të gjitha shkrimet e historiografisë serbe, siç është: Manastiri i Deçanit, Graçanicës, Kisha e Shenjtorëve Mihail e Gabriel dhe kisha e Zojës Prene në Prizren, Patrikana e Pejës, Kisha e Shtjefnit në Banjë të Mitrovicës, del të jenë monumente të moçme iliro-arbërore. Duke pasur parasysh këtë që u tha, nga studiues seriozë, askush nuk e mohon faktin se kishat dhe manastiret në fjalë janë ndërtuar, rindërtuar ose meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine.

Nga e gjithë kjo që u tha, dhe për më tepër duhet të dihet edhe se, monumenti i parë kishtarë i rindërtuar nga nemanjët e Rashkës në territoret e sotme të Kosovës është kisha e Pejës. Në gjysmën e shekullit të XIII’të, thuhet se, u ndërtua kisha e apostujve në Pejë.

Kjo kishë sot gjendet në kuadër të kompleksit të Patrikanës së Pejës. Edhe kjo kishë siç do shohim më poshtë, del të jetë rikonstruktuar në ndërtim të vjetër, së cilës iu dha forma e ndonjë kishe të kohës. Në fasadat e kësaj kishe shihet mënyra romanike e punimit, me gurë të imtë e të gdhendur, elemente këto të stilit perëndimor romanik, stili romaniko-gotik, që mund të themi se stili në fjalë do të paraqitet edhe tek të gjitha objektet e karakterit sakral të ndërtuara në Kosovë gjatë mesjetës së zhvilluar.

Për ndërtimin e kishës së Shenjtorëve të Apostolit në Pejë, e cila ndërtohet diku në gjysmën e shekullit të XIII’të, të dhënat tregojnë se me të ndërtuar, në të vërtetë, vazhdohet një kishë e vjetër dhe e ruajtur mirë e tipit të ashtuquajtur bazilikë trekishtare, që koha e ekzistimit të saj nuk dihet. Ndërtuesit e punojnë atë sipas programit të kishave të Rashkës. Që kisha në fjalë u rindërtua njoftojnë këta autorë: Gj. Boshkoviq, M. Qanak’Mediq, B. J. Gjuriq, S. Qirkoviq, V. Koraq dhe Gj. Jankoviq.

Të dhënat tregojnë edhe se, Manastiri i Graçanicës, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatë viteve 1957, 1963 dhe 1964 të zhvilluara nga ekspertë serbë, është një bazilikë e ndërtuar midis shekullit të VI-të dhe XI-të. Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës Dardane. Pas rrënimit të saj, mbi themelet e Anijatës së Mesme u rindërtua një kishë kushtuar zojës së bekuar të Graçanicës.

Ka të ngjarë se po kjo kishë të përmendet në letrën e Papa Benediktit të XI’të, të vitit 1303, si kishë famullitare katolike. Mbi këtë kishë, kuptohet se mbreti nemanjid Millutini, rindërtoi Manastirin e Graçanicës rreth vitit 1316. Se kjo kishë u ndërtua në themelet e vjetra të një bazilike bizantine, që themelet e saja nuk janë shfrytëzuar tërësisht, na njofton studiuesi serbë V. Koraç. Njoftime se kjo kishë ishte rindërtuar gjejmë edhe tek punime të autorëve të tjerë si: V. Vuliq, P. Mijoviq, D. Bogdanoviq, V. Markoviq, M. Kashanin dhe Gj. Jankoviq.

Gjithashtu edhe për Manastirin e shenjtorëve Mihail dhe Gabriel të Prizrenit, gjejmë dëshmi nga autori S. Nenadoviq dhe nga libri i botuar prej grup autorësh “Kosovo nekad i danas”, se ai është ndërtuar mbi një kishë të moçme Dardane të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348-1352.

Në kompleksin e Manastirit gjendet Kështjella e Epërme, Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shenjtorëve. S’do mend se këtë kompleks të kultit e shfrytëzuan banorët e ritit ortodoks, si arbërit ashtu edhe “serbët”. Arkeologët në rrënojat e këtij Manastiri kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romakë dhe gotikë (F. Drançolli). Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e Katedrales Santa Maria të Firencës (J. Drançolli).

Në kishën e këtij Manastiri dihet se ruhet edhe varri i kryezotëriut arbëror, Strazimir Balsha nga viti 1372 (G. Tomoviq dhe R. Grujiq). Edhe me ndërtimin e manastirit të Kryeengjujve (Arkangjelit) afër Prizrenit, që do të ngrihet nga mbreti Stefan Dushani (1331-1355), të dhënat tregojnë se, aty ekzistonte një objekt fetar i vjetër dhe se në rrënojat e tij u ngrit manastiri i ri. Pra, manastiri ekzistonte edhe para se Dushani ta rindërtonte. Mbështetje për këtë dhanë: revista e sipër theksuar “Pravoslavlje”, S. Novakoviq dhe Vl. Çoroviq.

Në këtë drejtim, është e njohur se mbreti Millutin në vitin 1307 përvetësoi edhe kishën katedrale Zoja Prene në Prizren. Sipas hulumtimeve arkeologjike e historike të materialit relevant, supozohet se kisha e Shën Prenës në Prizren kishte katër faza të zhvillimit. Hulumtimet e para u bënë nga S. Nenadoviq, i cili konstaton ripërtëritjen e bazilikës së vjetër e cila ngrihet në themelet e një kishe bizantine të shekullit të IX’të ose X-të.

Ai ka konstatuar dy faza të ndërtimeve para kohës së rindërtimit të shekullit të XIV’të dhe fazën e rindërtimit të vitit 1306-1307. Se kjo, ishte ndërtuar mbi themelet e objektit të vjetër njofton edhe autori Gj. Jankoviq. Edhe në Kartën e Stefan Deçanit (burim mesjetar serb i shek. të XIV-të) thuhet se: “Kisha e Shën Prenës ka ekzistuar që nga kohërat e mbretërve të stërlashtë”.

Hulumtuesi S. Nenadoviq që udhëhoqi punët rreth restaurimit dhe konservimit të saj (1950-1952) thekson prezencën e fragmenteve më të vjetra dhe të monumenteve të krishterimit të hershëm: “… duhet të parashohim se kjo kishë ndoshta është ndërtuar mbi një tempull edhe më të vjetër, sepse nuk janë zhvilluar hulumtimet në atë masë që të jemi të sigurt se nën këtë kishë të vjetër nuk ekzistojnë themele edhe më të vjetra”.

Po ashtu edhe J. Jastrebov, konfirmon faktin se, ky manastir është i kohës para “serbe”. Për rindërtimin e kishës së Prenës mbi themelet e një tempulli pagan duhet cekur se, kryepeshkopi Danillo (jetoi në shek. e XIV’të) e quan mbretin Millutin “ndërtimtar dhe ripërtërirës të tempujve të rrëzuar dhe të rrënuar”. Fakti mbi ekzistimin e kishës së mëhershme, tregohet nga mbishkrimi i vendosur aty “…e ripërtëriu që nga themelet mbreti Stefan Uroshi…” (S. Nenadoviq).

Ndikimet e stilit të ndërtimit perëndimor do të shihen më së miri edhe në Kishën e Manastirit të Deçanit ose siç edhe quhet Pandakratori, e rindërtuar ose ndërtuar gjatë sundimit të Stefan Deçanit dhe Dushanit (1327-1335). Karakteristika kryesore e këtij objekti është stili romanik i ndërtimit që tregon A. Stefanoviq. Sipas të dhënave, Manastirin e Deçanit e ndërtoi arkitekti shqiptar At Vita Kuçi – Cuci me 18 skulptorë e gurskalitës. Manastiri i Shën Stefanit ose Bajska që gjendet në Banjë të Mitrovicës, u rindërtua nga mbreti Millutin. Murimi i tij u realizua gjatë viteve 1312-1317.

Sipas autorit D. Bogdanoviq, është e mundur që këtu edhe më herët të kishte ekzistuar një manastir. Se ky objekt ishte rindërtuar mbi themelet e një tempulli të vjetër mbështetet dhe nga autorët V. Markoviq, A. Stefanoviq e po ashtu dhe nga revista e Patrikanës Serbe “Pravoslavlje” që botohet në Beograd. Po ashtu, kemi të dhënat që tregojnë edhe për një numër mjeshtërish – skulptorësh të shquar shqiptarë të ndërtimit të kishave që veçoheshin asaj kohe, siç janë: Miho (Mikel) Tivarasi i shekullit të XIV’të, Gjin Aleksi dhe Mark Nikollë Gega etj.

Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi, se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë ri-ndërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në at ortodoks, siç kuptohet nga shumica e rasteve të sipërtheksuara, do të gjejmë edhe tek disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje. Gj. Sljepçeviq, tregon se: nemanjidët, sundimtar të Rashkës nuk patën dije për ndërtime as të kishave e as të manastireve, ata vetëm i shfrytëzuan objektet dhe kulturën bizantine duke qenë një herët kopjues dhe imitues të tyre.

Kjo, sipas autorit, tregohet edhe me selit (rezidencat) e përkohshme të mbretërve të tyre që do të lëvizin gjatë gjithë periudhës së sundimit. Ata, nuk kishin një vend (qendër, qytet apo pallat) të përhershëm. Shefi i katedrës për arkeologji mesjetare në Beograd, Dr. Gj.Jankoviq, thekson se, sa është e ditur Kosova, Mali i Zi dhe Hercegovina janë territoret që më së shumti kanë kisha që shërbenin në vazhdimësi që prej njëmijë (1000) vjetësh.

Nga këto, kemi objekte të ndërtuara qysh gjatë shek. të VI’të dhe të VII’të ose ato të shek. të IX’të dhe të XI’të, siç janë edhe kisha në Lipjan, Graçanicë dhe Zonja Prene (Ljevishka) në Prizren. Akademiku, D.Bogdanoviq, tregon se, dy qytete bizantine që i okupoi Stefan Nemanja, Prizreni dhe Lipjani, që aso kohe ishin qendra fetare. Kur arkimandriti Sava e organizoi kishën autoqefale “rashkase”, at e ndan në dhjetë (10) ipeshkvi, e nga ato tri(3) gjendeshin në territoret e sotme të Kosovës. Zhvillimi i territorit të sotëm të Kosovës, sipas autorit, si “qendër shpirtërore” e popullit “serb” gjatë mesjetës mbështetet me përqendrimin e madh të kishave dhe manastireve.

Ai vazhdon, deri sot nuk mund të dihet se sa kisha kanë qenë ose janë ruajtur nga epoka para-nemanjide, sepse kërkime, hulumtime sistematike si dhe arkeologjike nuk janë kryer, duke shtuar, numër bukur i madh i kishave nemanjide (rashkase) sigurt se janë ngritur në themelet e vjetër të tempujve bizantinë. Njohësi i mirë i këtyre çështjeve, V. Markoviq, na tregon se, historia e kishave dhe manastireve ortodokse siç shkruhet dhe përshkruhet nga tradita dhe historiografia serbe, nuk lënë tjetër, veç të kuptohet se, veprat-ndërtimet e fundit, ato nemanjide, të janë ngritur mbi llogarinë e të parave.

Kështu, nemanjidëve i përshkruhen shumë manastire, të cilat janë shumë ma të vjetra se koha e tyre. V. Markoviq, tregon edhe se, mbreti Millutini (1282-1321) nuk ndërtoi asnjë manastir të ri, ai vetëm i rindërtoi manastiret e vjetra e të lëna. Për këtë, historiografia jonë e vjetër dhe e re e paraqesin Millutinin si themelues-ndërtues i shumë manastireve. Karakteristikë e kohës së tij është se, Millutini rindërtoi shumë manastire në territoret që okupoi nga Bizanti, më shumë se sa në territoret e vjetra “serbe”.

Historiani, St. Stanojeviq, thekson që edhe para Stefan Nemanjës, në kufijtë me Rashkën kishte bukur shumë manastire dhe udhëheqës fetarë dhe nuk fillon krejt me Nemanjën, siç donë ta paraqesin historiografët tanë… Autori, V. Petkoviq, vjen në përfundime se, fiset “serbe” (sllave, E. R.) që nga ardhja dhe vendosja e tyre në këto territore (ballkanike) e deri në shek. e XVIII’të, shënuan lëvizje të mëdha. U ndërtuan dhe rindërtuan kisha e manastire e për çka “ nuk mundemi të pohojmë e vërtetojmë se këto vepra janë ekskluzive serbe”.

Në këtë drejtim, siç potencuam edhe më sipër, kemi të bëjmë me propagandën pseudoshkencore serbe e cila tenton që territorin e Kosovës ta paraqet si “qendër shpirtërore të popullit serb” gjatë mesjetës, që sipas tyre, mbahet me numrin e madh të konceptuar të kishave serbe dhe manastireve në këtë territor. Duhet theksuar edhe tendencat e një pjese të madhe të autorëve të historiografisë serbe, që tentojnë me të dhëna të argumentojnë se, selia e kishës ortodokse e Rashkës do të bartet në Pejë gjatë gjysmës së shekullit të XIII’të, më konkretisht kinse që në vitin 1253, nga Zhiça, selia e arkipeshkvisë kalon në Pejë. Mirëpo, në këtë drejtim duke iu referuar po të dhënave të autorëve serbë, theksohet që Peja tek në decenien e fundit të shekullit të XIII’të bëhet qendër ose seli e arkipeshkvisë së Rashkës.

Sipas tyre, selia e arkipeshkopatës pas sulmeve mongole dhe djegies së Zhiçës më 1284 bartet në Pejë. Sipas të tjerëve, selia e kishës kalon nga Zhiça në Pejë tek në decenien e fundit të shekullit të XIII’të kur sulmohet nga tatarët dhe kumanët që e plaçkitin dhe e djegin, të cilët i hakmerren Rashkës për një sulm që udhëhoqi ndaj tyre mbreti Millutin (V. Jankoviq). Po ashtu, edhe autorë të tjerë mbështesin faktin se tek në fund të shekullit të XIII’të, pas pësimit të Zhiçës, Peja bëhet seli e re e arkipeshkopatës rashkase (V. Boshkoviq, S. Qirkoviq).

Në këtë drejtim tendencat janë që pjesët e territorit të Kosovës së sotme, konkretisht treva e Drenicës paraqitet si “Drenica mali i dytë i shenjtë serb”. Lidhur me këtë është interesant të përmendim se, autori thekson që në shekullin e XIV’të në trevën e Drenicës gjendeshin 13 manastire dhe 5 kisha (T.Vukanoviq). Po ky autor më pas, duke theksuar se kinse me rezultatet e tija hulumtuese të vendbanimeve, të cilat “bazohen në të vërtetën shkencore” nxjerr përfundime se: në trevën e Drenicës së sotme kanë ekzistuar gjithsej 9 manastire dhe 42 kisha, d.m.th. bie në konfuzion në librin e njëjtë.

Po ashtu, vlen të theksojmë propagandën nacionaliste të kishës ortodokse serbe që gjithherë ishte veçuar dhe veçohet për kah falsifikimi dhe spekulimet lidhur me çështjen në fjalë. Sipas hartuesve të librit “Memorandumi për Kosovë e Metohi” i botuar nga kisha ortodokse serbe, theksohet se: “Kosova e Metohija”, “Tokë e shenjtë” e “popullit serb”, për ne paraqet atë, që për popullin “hebre paraqet Jerusalemi”. Për këtë, më së miri dhe më së forti dëshmojnë më se 1300 kisha dhe manastire që gjenden atje.

Po kështu edhe autorë të tjerë mbështesin këto qëndrime duke theksuar se: “Hapësira e krahinës jugore të Serbisë mbulohet me 1300 kisha dhe manastire me emrin zyrtar “Kosovo” (me Metohinë e cila që nga viti 1968, me dëshirën e shqiptarëve kosovarë hiqet nga zyrtariteti, dhe më pastaj nga komunikimi politik ditor), që në gjuhën serbe është simbolike, fjala më me rëndësi e cila pas emrit të Zotit, emrit të Shën Savës (themeluesit të kishës ortodokse serbe në shekullin e XIII’të), shënon njëkohësisht edhe identitetin kulturor e nacional të të gjithë popullit serb” (D. Bogdanoviq).

Propaganda në këtë drejtim vazhdohet: “… në territorin e Kosovë e Metohisë…, populli ortodoks serbë dhe kisha e saj kanë 1300 kisha e manastire nga shekulli i XII-të deri në atë të XX’të, të punuara gjatë tetë shekujve…” (Novosti, Beograd, 2004). Po ashtu theksohet se sipas evidencave në trevën e Kosovës duhet të ketë aty afër 200 objekte të ruajtura ose të shkatërruara, por në të vërtetë ka më shumë sikur të numëroheshin dhe hulumtoheshin lokalitetet arkeologjike të paidentifikuara (gërmadhat e kishave).

Sipas A. Urosheviq, gjendja e të pamurit të kësaj treve (është fjala për Kosovën) në mesjetë flet për një numër të madh gërmadhash të kishave, mbetje të kishave të vjetra dhe sipas tij, shenja të tilla kishte pothuajse në të gjitha fshatrat, edhe serbe e shqiptare, ndërsa në disa fshatra janë edhe nga dy e më shumë gërmadha të kishave (A.Urosheviq). Edhe D.Bogdanoviq, shprehet se, sipas hulumtimeve arkeologjike vërtetohet se në territorin e Kosovës ishin 1300 kisha e manastire e monumente tjera serbe.

Të dhënat e tilla si më lart, të ndërtuara dhe të udhëhequra nga historiografia e edhe nga politika ditore e qeverisë serbe, pra, mundohen të mbështesin konceptin mbi monumentet e kultit të krishterë që ekzistojnë në Kosovë duke rritur numrin impozant që shihet, për çka dhe Kosova sipas tyre paraqet vlera të “jashtëzakonshme”. Për të sqaruar më mirë çështjen lidhur me ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve fetare në territorin e Kosovës në periudhën nemanjide, ofrojmë dhe të dhënat që tregojnë se, mbreti Millutin (1282-1321) rindërtoi afër 30 manastire, në mes të cilave në territorin e Kosovës vetëm tri, në Prizren, Bajskë dhe Graçanicë.

Mbreti Stefan Deçani (1321-1332) ndërtoi vetëm Deçanin. Gjatë periudhës së Dushanit u ndërtua Manastiri i Shën Arkangjelit (M. Kashanin, revista “Pravoslavlje”). Gjatë periudhës Osmane, burimeve që dalin aso kohe, të cilat i paraqesim nga M.Kashanin, tregohet se, që nga periudha e patrikut Makarije në gjysmën e shek. të XVI’të, u ngritën nga gërmadhat dhe u rishkruan-vizatuan përsëri me qindra kisha në territoret e sunduara nga Osmanët (mendon në Kosovë, Serbi dhe Sanxhak).

D. T. Batakoviq duke u thirrur në burime osmane (regjistrat osmanë) tregon se gjatë shek. të XV’të dhe XVI’të ekzistonin dhjetë deri katërmbëdhjetë tempuj ortodoksë që ishin aktiv. Udhëheqësit e kishës ortodokse të Pejës (1557-1766) duke u mbështetur në traditën mesjetare të sundimtarëve nemanjid dhe shtetit të Rashkës, tani me një territor më të madh se i tyre, rindërtuan kultet e vjetra dhe vendosën edhe të reja. U bë jetësimi – funksionimi i kishave dhe manastireve, ku vetëm në Kosovë u ndërtuan njëzetë (20) kisha të reja, ndërsa shumë nga të vjetrat u aftësuan duke edhe u rishkruar-vizatuar (D. T. Batakoviq, R.Samargjiq, Gj.Sljepçeviq).

Defterët osmanë për Sanxhakun e Vushtrrisë – Prishtinës (njësi administrativo-politike territoriale në Perandorinë Osmane), të viteve 1490-1491, 1525-1526, 1530-1531, 1544-1545 dhe 1561 tregojnë se ishin të evidentuar 42 manastire dhe 11 kisha, ndërsa në at të Prizrenit shënohen 2 manastire dhe 15 kisha (D. Batakoviq). Do të jetë interesante të paraqesim të dhënat që na ofron episkopi Artemije (Radosavljeviq) i Prizrenit, i cili në shkrimet e tija publikuar në “Raspeto Kosovo”, kur flet për rrezikun dhe dëmet e kishave dhe manastireve që gjinden në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, paraqet edhe regjistrin mbi një numër të tyre. Nga ky regjistër del të jenë kisha dhe manastire të ndërtuara gjatë periudhave: nëntë të shek. të XIV’të; nëntë të shek. të XV’të dhe XVI’të; pesë të shek. të XIX’të dhe pesëdhjetë e tri (53) që janë ndërtuar në shek. e XX’të.

Këto të dhëna nga ky regjistër i paraqitëm me qëllim që të tregojmë se një numër i kishave janë të periudhës Osmane e çka është ma me rëndësi, këtu qartë shihen se pesëdhjetë e tri (53) kisha janë të evidentuara që janë ndërtuar në shek. e XX’të. Këtu, shohim që kishat e shekullit të XX’të, janë kisha thjesht “politike”. Këto kisha politike do të ndërtohen nga Serbia me qëllimin për të arsyetuar para botës se, Kosova është “tokë e tyre”. Por gjithë bota tani e dinë se, Kosova u pushtua nga Serbia në vitin 1912-1913 dhe Serbisë ju qel rruga për ndërtimin e numrit kaq të madh të kishave gjithnjë deri në vitin 1999, kur Kosova do të jetë jashtë saj.

Për të vërtetuar se me të vërtetë qëllimet, qëndrimet dhe të dhënat e historiografisë serbe, janë pretenduese, qëllim-këqija e nacionaliste, tregon numri i madh e i pa argumentuar i paraqitur për monumentet e krishtera ortodokse – kishave dhe manastireve që kinse kanë ekzistuar në Kosovë, që sipas tyre sillen prej 1300 e herë-herë deri në 1500 objekte. Për këtë mendojmë sigurt se, nuk ka as burime historike e as studime që mbështeten në fakte, se kishte aq shumë kisha në këtë trevë aso kohe e as sot, përveç konstruksioneve me prapavijë politike. Për këtë, lirisht vijmë në përfundime se, shkrimet e tilla janë falsifikim i qindpërqindtë i realitetit historik e shkencor.

Për fund, si bazë të fortë e argumentuese e gjithë qëndrimeve tona të paraqitura në këtë punim, ofrojmë dëshmitë mbi gjendjen reale të monumenteve të trashëgimisë kulturore, që tregojnë saktësisht se sa është numri i kishave dhe manastireve të krishtera në Kosovë që karakterizohen në radhën e monumenteve kulturore’historike. Po paraqesim të dhënat e sakta që ruhen në dokumentacionin e Entit Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Prishtinë, të vitit 1990 (sot, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës).

Të dhënat nga arkiva e këtij institucioni, na tregojnë dhe vërtetojnë që: në territorin e Kosovës sot, janë të evidentuara 183 objekte (të tipave dhe gjinive të ndryshme), kisha të krishtera, kryesisht ortodokse, prej të cilave 126 sosh kanë tretman monumenti, ndërsa 57 objekte janë vetëm të evidentuara (të dhënat marrë nga Dr. Fejaz Drançolli). Objektet në fjalë janë të regjistruara në regjistrin qendror të monumenteve në këtë institucion dhe nga këto monumente, mund të themi se, një numër i tyre i takojnë stilit bizantino-kosovar, posbizantin si dhe të karakterit lokal (F. Drançolli).

Këto të dhëna të fundit i theksuam me qëllim, sepse tregojnë se treva e Kosovës gjatë mesjetës e më vonë, nuk ishte epiqendra e veprimtarisë së kishës ortodokse të Rashkës – “Serbisë” siç pretendohet nga historiografia serbe, çështje që dëshmohet nga të dhënat e sipërpërmendura. Si përfundim, theksojmë se, kultura materiale e arbërve gjatë mesjetës e më pas shqiptarëve në territoret e Kosovës ishte pre e sundimeve të huaja, në rastin tonë atij më ekstrem – të Rashkës gjatë mesjetës.

Theksuam se, në Kosovë gjatë kohës kanë bashkëjetuar shumë monumente të kultit, si katolike, ortodokse që shërbenin aso kohe si për arbërit-shqiptarët ashtu edhe për popullatën tjetër që asokohe dhe sot jeton në këtë vend. Nga të dhënat që theksuam shihet se kisha ortodokse rashkase – “serbe”, përvetësoi shumë nga këto monumente të kulturës, kisha e manastire vendëse iliro-arbërore ku ndërtoi dhe rindërtoi mbi to, siç u pa sidomos gjatë shekullit të XIV’të, kisha të quajtura më vonë të veta, duke i shndërruar ato në kisha ortodokse. Këtej kultura materiale e Kosovës ndër shekuj u shkatërrua, u plaçkit duke vazhduar me tendencat (që nuk ndalën as në ditët e sotme) për t’u përvetësuar në forma të ndryshme siç i paraqitëm.

Këto qëndrime i paraqesim, me qëllim të tregojmë se, Serbia dhe historiografia e saj pothuajse pa përjashtime, pretendon edhe sot të qëndrojë me këto parime: që Kosova është “Djep i serbizimit”, “Tokë e shenjtë serbe”, “selia e kishës ortodokse serbe” dhe qëndrime të tjera antishkencore e jo humane, që sipas argumenteve shkencore nuk qëndrojnë, e për më tepër lënë pasoja të dëmshme në raportet e së ardhmes ndërmjet popujve. Sot numri i objekteve sakrale mesjetare, të kishave katolike, bizantine e ortodokse paraqesin gjurmë të kulturës materiale të dikurshme që e karakterizojnë kulturën materiale të popullit të Kosovës e më gjerë.

Duke i hedhur poshtë qëndrimet dhe tendencat që paraqiten prej historiografisë serbe, nga të dhënat e sipërshënuara, sot mund të themi se, në Kosovë kemi monumente të kultit të krishterë që janë ndërtuar nëpër kohë që nga antika e deri më sot, dhe jo vetëm ato të krishtera, katolike e ortodokse të mesjetës, por edhe duke vazhduar me monumentet kulturore islame që sot i kemi një numër të madh të tyre, sot i trajtojmë për trashëgimi të kulturës vendëse dhe ato i takojnë popullit dhe qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, pa bërë dallime të trashëgimisë kulturore në asnjë aspekt.

Në këtë drejtim do të shtojmë edhe mendimin se, është obligim shoqëror, intelektual, institucional e shtetëror, që monumentet e trashëgimisë kulturore, çfarëdo qofshin ato, të mbrohen, konservohen, restaurohen etj., të mbahen në jetë, sepse i takojnë kulturës materiale dhe shpirtërore të njerëzimit, në rastin tonë popullatës vendëse të Kosovës dhe kulturës universale botërore.

Për fund, kishte me qenë mirë t’i tregojmë edhe historishkruesve serbë, çështje për të cilën jam i bindur që e dinë por nuk e theksojnë dhe shkruajnë, se, të dhënat historike dëshmojnë që iliro ’arbërit’ shqiptarët, gjatë historisë jetuan dhe vepruan në këto treva dhe më gjerë që nga kohët e vjetra, dhe mundën të mbijetonin pushtuesit dhe sunduesit e ndryshëm, si ata romakë, bizantinë, sllavë, osmanë dhe serbë deri në kohën e sotme.

Gjatë kësaj kohe, dëshmohet se, mbijetoi dhe një pjesë e monumenteve të trashëgimisë kulturore’historike e tyre (duke përfshirë në këtë kuadër edhe, kishat e krishtera, kishat dhe manastiret ortodokse si dhe objektet e kulturës islame – xhamitë, teqetë etj.) të cilat qenë ndërtuar nëpër kohë e që një pjesë mbijetuan deri më sot. Po këta, iliro’arbërit’shqiptarët, gjatë kohës, kanë pranuar kulturën fetare të besimit të krishterë më se dhjetë shekuj (prej shek.të I’rë deri në shek. e X’të).

Më pas, ata do të gjinden pjesërisht edhe nën ndikimin e krishterë ortodoks bizantin për afro tre shekuj (shek. i X’të dhe i XIII’të), afër dy shekuj nën trysninë e kishës ortodokse sllave’rashkase (XIII’të e XIV’të) e që vazhdon me pranimin e fesë islame që nga (shek. i XV’të dhe i XIX’të). Gjatë këtyre shekujve rrugëtimi, populli shqiptar përqafoi tri konfesione si, atë katolike, ortodokse dhe islame. Konfesionet që bashkëjetuan tek populli shqiptar e që i besojnë dhe sot, i bëjnë që edhe monumentet fetare të trashëguara gjatë historisë t’i respektojnë, mirëmbajnë dhe vlerësojnë si pjesë e pa ndarë e kulturës së tyre.

Kategori
Uncategorized

Pogradeci i mrekullueshëm edhe në dimër (Foto)

Pogradeci i mrekullueshëm edhe në dimër (Foto)

Qyteti i Pogradecit mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur ka reshje bore. Pamja piktoreske e liqenit dhe borës, i japin qytetit një sfond të mrekullueshëm.

Edhe pse i ftohtë dhe i acartë, dimri këtë vit mbërriti në Pogradec me reshje të shumta bore që i mahniti turistët me skulpturat prej akulli, që u formuan pranë liqenit.

Shumë turistë dhe vendas të qytetit, nxituan të bënin fotografi te liqeni i cili kishte ngrirë dhe kishte formuar një urë prej akulli.

Uji i ngritur pas përplasjes së dallgëve të liqenit krijoi këtë vit, stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij. Ky ishte një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 25 vjet në Pogradec. Ne po ju sjellim një album me foto të mrekullueshme të bëra në Pogradec.

Fotot janë realizuar nga Ina Kosta, Ardian Fezollari dhe turistë që kanë vizituar qytetin e Pogradecit.

Image
Image
Pogradeci me 23.700 banorë, është qyteti i 11-të në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Ky qytet vecohet për rëndesinë turistike në Shqipëri*
Historia
Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit. Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim Ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000vj.P.K.), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:
• Rrënojat e një vendbanimi Ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
• Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI p.k. , kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.
• Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
• Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.
• Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qaf-Thanes dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.
Në Gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e Liqenit të Ohrit në afërsi me Gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.
• Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradec kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes. Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro – shqiptare e hershme.
Eksploro Pogradecin, një rajon me histori të pasur dhe shumë vendbanime të hershme arkeologjike, të cilat j`u presin t`i zbuloni!
Invadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria Bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo “polis” (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Kjo ka lëne gjurme në gjuhën dhe kulturën tonë. Pogradeci do të shkruhej “Pogda grada”, që do të thotë “nën qytet”. Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është Kalaja e Pogradecit.
Qytetarë nderi: Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli e Luan Starova.
Ekonomia
Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet ’90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj.
Transporti
Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Kategori
Uncategorized

Çfarë tha në prill të vitit 2000, Leka Zogu I.

leka zogu i

Çfarë tha në prill të vitit 2000, Leka Zogu I

Beqir Sina

Një bisedë telefonike nga New Yorku me rastin e Diteve te Prillit, në selinë e tij në Johanesburg, në Afrikën e Jugut ku qendronte në mërgim familja mbretërore shqiptare – ribotohet me rastin e ditëlindjes të të ndjerit

Ç’do te thote per NMT Leka I nje fitore e koalicionit te ri opozitar “Bashkimi per Fitore” ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit ne Shqiperi dhe cili eshte mesazhi juaj per shqiptaret?

E Djathta po rikthehet ne pushtet kudo ne Europe dhe Shqiperia si pjese e Perendimit nuk mund te beje perjashtim qe te mbetet peng i socialkomunisteve, qe e kane çuar ate ne buze te humneres. Jam i bindur qe edhe ne Shqiperi do te fitoje koalicioni i djathte “Bashkimi per Fitore”. Afrimi i ketyre zgjedhjeve me jep rastin t’iu bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe me paqe, bashkim kombetar e vellazerim, te votojne per me te mirin, per deputetin qe duan, qe punon per ata, qe te japin voten dhe per kombin. Per ate deputet qe e di se nuk i genjen dhe nuk largohet nga zona qe e ka zgjedhur, por jeton e rri me ta duke zgjidhur problemet e tyre. Mesazhi im per popullin eshte qe te kemi shprese dhe te jemi bashke per ta shpetuar Shqiperine tone te bukur, qe e meriton te kete nje jete te begate, te lumtur dhe te siguruar per te gjithe shqiptaret e trojeve tona, qe na i kane lene baballaret tane, te paret tane me nje Gjuhe dhe me nje Flamur, me Shqiperine tone krenare.

Cili eshte vleresimi juaj per lidershipin aktual opozitar ne Shqiperi?

U be shume mire qe e djathta eshte bashkuar dhe po shkon ne koalicion ne zgjedhje. Jo se une kam ndonje gje per socialistet e thjeshte, sepse edhe ata kane votuar per Monarkine me 29 qershor te 1997-es, dhe une e respektoj voten e tyre, dhe une pata premtuar se mund te qeverisja edhe ne ato kushte. Por gjerat kane ndryshuar: Qeveria socialiste me politikanet e saj e kane çuar shume prapa Shqiperine dhe i kane sjelle shume dem Çeshtjes shqiptare, qysh se e moren ata pushtetin. Ka ardhur koha qe te behen ndryshime. Ky eshte rregulli i demokracise qe duhet ta pranojme te gjithe, iken pozita dhe vjen opozita e anasjelltas me vone. Prandaj eshte dhe parlamenti me shume parti. Por kjo kerkon qe te jepen alternativa per popullin dhe jo premtime boshe per te ardhur ne pushtet. Une besoj se opozita, me zotin Berisha dhe lideret e rinj qe po aktivizohen, di t’i japi keto alternativa qe kerkohen dhe di t’i zbatoje premtimet.

Sa i mundshem eshte rikthimi juaj ne Shqiperi?

Rikthimi im ne Shqiperi do te jete i shpejte. Ndersa per nje referendum tjeter per Monarkine, siç ju thashe dhe me pare, kjo i takon popullit shqiptar ta vendose ne se do nje referendum tjeter per Monarkine apo jo. Une jam nje ushtar i popullit shqiptar, i kombit shqiptar.

A nuk i trembeni procesit gjyqesor qe ka ngritur organi i akuzes ne adresen tuaj?

Historine e 3 Korrikut 1997 e dine te gjithe. Qeverise aktuale i leverdis ta mbaje te hapur nje proces te tille. Kjo eshte puna e tyre. Me kohen qe ka kaluar, me te vertetat qe kane dale edhe ne ate proces, ajo dite eshte vetem nje proteste e popullit kunder vjedhjes se votes, mllefi popullor per te kerkuar voten e tyre, dhe ku ne u ftuam te marrim pjese. Dhe ashtu siç kane deshtuar gjyqe te tjera dhe ky gjyq eshte i deshtuar. Duke treguar se gjithmone Mbreti eshte me popullin, ky proces eshte i kapercyer. Nuk mundet te me ndaloje mua asgje edhe nga ana juridike te me ktheje ne atdheun tim.

Sa ndikon vendimi i Mbretit te Bullgarise per te kandiduar edhe per president, nese fiton zgjedhjet, tek NMT Leka I, mbret i shqiptareve?

Situata ne vendet e Ballkanit eshte e ndryshme. Ne Bullgari ashtu ka qelluar qe Mbreti Simeon ka marre ate vendim. Por kjo nuk do te thote qe te veprohet keshtu, fjala vjen edhe ne vendet e tjera ku jane kthyer familjet mbreterore.

Ne Shqiperi, perveç PLL-se qe mbron parimet mbreterore, kohet e fundit eshte krijuar edhe Partia Monarkike. Komenti juaj?

Per Mbretin te gjitha partite jane njesoj, sepse ai eshte mbipartiak. Por, vetekuptohet se Partia Levizja e Legalitetit, e kryesuar nga zoti Ekrem Spahia, eshte e vetmja vazhduese e Legalitetit legjitim, dhe ka programin e saj ne rikthimin e monarkise. Por kete mund ta kene edhe parti te tjera ne programet e tyre. Nje gje duhet te kuptohet mire. Sipas Statutit Themelor te 1928-tes, Mbreti eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo i nje apo disa partive. Prandaj, edhe fjala ime vazhdon te jete per te siguruar Paqe- Bashkim-Vellazerim. Kjo eshte rruga per te shpetuar Shqiperine dhe popullin shqiptar, qe ka shume probleme dhe rreziqe te medha ne te gjitha trojet shqiptare.

Cili eshte vleresimi i NMT Leka I per Kornizen Kushtetuese te Kosoves?

Ne Kosove vazhdojne shume probleme, por me kryesori eshte ai i Pavaresise, si rruga e vetme drejtrealizimit te aspiratave kombetare. Administrata Nderkombetare dhe KFOR-i kane arritur te realizojne disa gjera, por ata nuk mund te qeverisin Kosoven per nje kohe te gjate. Kete mund ta bejne vetem shqiptaret e Kosoves, sepse dihet qe vetevendosja eshte e lidhur me veteqeverisjen. Mund te permendim per shembull vetem Çeshtjen e Mitrovices, qe vazhdon te jete me shume probleme dhe e ndare padrejtesisht. Nje qeveri e Kosoves do ta zgjidhte shume mire kete problem po ashtu dhe shume probleme te tjera, sepse do te ishte ne veprim e gjithe administrata e Kosoves, policia, drejtesia, ushtria dhe te gjitha strukturat shteterore. Keto do te ishin te deshirueshme per te vendosur rregull dhe drejtesi, sepse eshte keshtu deshira e gjithe popullit te Kosoves.

Pra, zgjedhjet e reja, qe do te nxjerrin nje administrate te re qe nga Parlamenti dhe qeveria e Kosoves, do te jene si nisje per te realizuar aspiraten shekullore per pavaresine e Kosoves dhe te Shqiperise etnike. Une i kam mbeshtetur dhe i mbeshtes te gjitha kerkesat e popullit shqiptar te Kosoves, per nje Kosove te lire e te pavarur.

Me kete sy e shikoj une Kushtetuten e Kosoves apo “kornizen ligjore”, siç po e quajne nderkombetaret. Politikanet e Kosoves duhet te shikojne ate qe kerkojne shqiptaret e Kosoves, te realizojne ate per te cilen jane perpjekur dhe kane luftuar per dhjetra vjet. Per kete duhet te perfitojne çdo gje, edhe nga korniza ligjore, edhe nga Rezoluta e Keshillit te Sigurimit 1244, sepse asgje nuk mundet ta mohoje e ndaloje referendumin gjithepopullor, te drejten themelore te te Drejtave te Njeriut sipas aktit final te kartes per vetevendosje, referendumin, ne te ardhmen. Veçse gjithmone duhet te ruhemi nga kurthet qe po vazhdojne te ngreje Beogradi me aleatet e tij. Une jam i bindur se mbas zgjedhjeve te 17 nentorit, Kosova ka per te shkuar drejt Shqiperise se enderruar me shume se 80 vjet.

Lidershipi politik i Kosoves ne kendveshtrimin e Mbretit te shqiptareve, Leka Zogu Pare?

Une nuk kam preferenca per politikanet. Preferenca ime e vetme eshte populli i Kosoves, sepse vete ideali im eshte per Shqiperine Etnike dhe jo per persona te caktuar e per parti politike, qofshin keta politikane te Kosoves per te cilet kam nje respekt te veçante, per ate çka kane bere e po bejne ne te mire te Kosoves. Ka disa rregulla qe i vendos vete populli dhe jane kriteret baze per te vleresuar te gjithe politikanet. Keto jane te lidhura me çeshtjen Kombetare, pra me politikat per te realizuar idealin kombetare te Pavaresise se Kosoves dhe te Shqiperise Etnike, qe kurre nuk eshte termi sllavo-komunist “Shqiperia e Madhe”, siç po thone lart e poshte Beogradi, miqte e tij e rrogetaret e Beogradit, dhe armiqte e Shqiperise. Ata qe kane punuar dhe punojne per keto ideale, kane jo vetem respektin tim, por te gjithe popullit shqiptar, kudoqofte ai. Per te gjithe ne vazhdon te kete rendesi te madhe motoja jone “Atdheu mbi te gjitha”.

Cili eshte vleresimi juaj per zhvillimet e fundit ne Kosoven Lindore dhe ne Maqedoni?

Shqiptaret ne Kosoven Lindore dhe ne trojet e tjera shqiptare si ne Tetove e Kumanove, nuk kane nevoje per ndihma individuale, sepse ata po kerkojne te drejtat e tyre te shkelura e te mohuara, te drejta keto te miratuara e te njohura sipas Kartes se Helsinkit apo edhe te dokumenteve te tjera te OKB-se dhe te OSBE-se. Te drejtat e tyre jane te drejta legjitime dhe duhet te merren parasysh, dhe jo te anashkalohen apo neglizhohen, se ndryshe mund te vazhdoje gjate lufta e tyre e drejte, duke kerkuar per t’u vene drejtesia ne vend. Une jam duke i kryer detyrat e mia si Mbret i shqiptareve dhe vellazerimit. Ne te gjitha trojet shqiptare e dine boll mire se Mbreti i tyre eshte gjithmone perkrah shqiptareve.

Aktualisht ne hapesiren mbareshqiptare zoteron nje situate mjaft komplekse. Cilat jane rruge zgjidhjet sipas NMT Leka I ?

Ashtu siç e dine te gjithe, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, populli shqiptar ia dha voten e tij Monarkise me 29 Qershor 1997. Mirepo kjo vote u vodh dhe nuk u zbatua verdikti i popullit. Une ia kam borxh kete popullit tim. Natyrisht, i kam borxh edhe premtimet per te vendosur rregull dhe drejtesi, per te siguruar pune per te gjithe shqiptaret dhe se bashku do te shihnim nje ndryshim te madh per çdo vit. Une keto premtime do t’i vija ne zbatim. Tani, i takon popullit shqiptar te vendose vete. Ai e ka pare edhe po e sheh çdo dite se ku kane shkuar rendi dhe drejtesia, çfare bejne ata per korrupsionin, ku te gjithe qeveritaret e sotem nuk po i sherbejne popullit, por po mbushin xhepat e tyre. Pra, jane ata qe i paten premtuar popullit deri ne nje kthimin e parave te piramidave ose ata qe premtuan hapjen e vendeve te punes per gjithe shqiptaret. Por, jane ata qe vetem kane hapur kalimet ilegale te kufijve te trafiqeve te paligjshme, qe te ikin te gjithe shqiptaret, duke iu hapur edhe varrin ne fund te detit vetem qe shqiptaret te ikin ne toka te huaja dhe te fusin çdo lloj te huaji ne Shqiperi. Kjo eshte “politika” qe zbatojne keta “zoterinj”, qe po i thone vetes se jane duke bere “me te miren” per shqiptaret. Per shqiptaret do te thosha une jo se jo, veçse per veten e tyre, si edhe atyre qe iu sherbejne.

Kategori
Uncategorized

Hebrenjtë me “atdhe rezervë”, Shqipërinë.

Mosa (Moshe) Mandil, Gavra, and Refik Veseli  ne Tirane ne  29.12. 1945(1)

Hebrenjtë – miq në tokën e shqiponjave

Hebrenjtë janë kombi dhe populli që për shekuj me radhë kanë shkruar histori suksesi dhe që meritojnë nderimin e kombeve. Kontakti ndërmjet shqiptarëve dhe izraeliteve fillon shekuj më parë, që në mesjetë, kur rreth 3000 hebrenj romaniotë të skllavëruar në shekullin e parë vijnë në brigjet ilirike, në zonën e Vlorës që shënon kontaktin e parë mes dy popujve. Në vitin 1666 u vendosën në Shqipëri rreth 2500 hebrenj së bashkë me prijësin e tyre Sabbatai Zevi-n. Sabbata Zevi më 1666 u dëbua nga Osmanët drejt tokave shqiptare. Historianët thonë se kjo është e dokumentuar edhe në varret me emrin e tij, në kështjellën e “Balshës” në Ulqin, në Vlorë, në Uznovë të Beratit si dhe në Fterrë të Sarandës dhe quheshin hebrenjtë sabatazevit. Hebrenjtë e prijësit Zevit krijuan edhe sektin e besimit “Donme” dhe u kthyen në besimin Bektashinj. Në vitet 1929-1931 ishte rregjistrimi i parë zyrtar që mbretëria shqiptare njohu komunintetin e parë hebre prej 200 hebrenj. Në vitet 1930-1933 ambasadori amerikan në Tiranë, Herman Bernstein ishte arkitekti i një marrëveshje në bashkëpunim me ambasadorin shqiptar në Uashington, Faik Konica për vendosjen e 500 familjeve hebreje të ardhura nga Europa Qendrore. Bazuar në dokumente të kohës vetëm në Kosovë para Luftës II Botërore kishte rreth 600 hebrenj, të cilët shpëtuan duke u zhvendosur në disa qytete të Shqipërisë Qendrore. Po të analizojmë disa nga qytetet kryesore shqiptare në jetën e tyre kanë miqësi të lashtë me popullin e mençur hebraik. Kështu Vlora dhe vlonjatët kanë një miqësi pothuaj 600 vjeçare sepse zanafilla dhe gjurmët historike e kësaj miqësie i kapërcejnë shekujt. Në kujtesën qytetare nuk është vetëm monumenti i kulturës të emërtuar ”Rruga e hebrejve“, por edhe përshtypje e mbresa për banorë fisnikë që ishin komunitet i konsoliduar hebrejsh, që u bënë pjesë e jetës së qytetit të Vlorës, deri në fillim të viteve 1990. Faktet historike dhe dokomentat e shkruara flasin për viktimizimin e një populli pa faj. Hebrenjtë gjetën tek shqiptarët mburojën e tyre në Luftën e Dytë Botërore. Pavarësisht distancës gjeografike fatet historike gjithmonë i afrojnë popujt. Lidhja e Kombeve e shikonte Shqipërinë një “atdhe rezervë” për hebrenjtë, që pas LIB. Në LIIB Shqipëria do të kthehej në një shtëpi e sigurt e hebrenjve. Ata nuk erdhën në Shqipëri rastësisht. Para më shumë se tetë dekadash ka pasur bisedime dy e shumëpalëshe me qeverinë shqiptare. Qëndrimi ndaj hebrenjve është miqësor nga nivelet më të larta të shtetit deri tek populli i thjeshtë. Është fakt se mbreti, Mbretëresha Geraldinë, Princeshat, funksionarët e lartë të administratës së tij kanë shfaqur haptazi sjellje dashamirëse ndaj hebrenjëve; i kishin marrë deri në oborrin e tyre si specialist mjekë, inxhinierë, reporter etj. Por hebrenjtë bashkëjetuan gjatë me shqiptarët në shumë qytete të Shqipërisë edhe gjatë periudhës së izolimit shqiptar gjysëmshekullor. Fakt është se nga janari deri në maj të vitit 1991 në mënyrë të organizuar 300 hebrenj janë larguar nga Shqipëria për një jetë të re në Izrael.

Në oborrin mbretëror të shqiptarëve

Historia mbretërore shqiptare vjen në ditët e sotme si rezultat i fotografit hebreo-gjerman Wilhelm Weitzmann (Vaisman), i cili hyri në Shqipëri si reporter dhe pastaj u bë fotograf zyrtar i oborrit të mbretit Zog I, që ka lënë një trashëgimi të pasur të aktivitetit të kësaj periudhe të historisë së shqiptarëve. Gjithashtu mjeku i Geraldinës, Overnofski ishte qytetar hebre sikurse edhe tetë specialist të tjerë të oborrit Mbreteror shqiptar. Nga të dhënat e arkivit doplomatik shqiptar rezulton se Mbretëria shqiptare dhe qeveria e Austrisë në vitin 1930 hoqi vizat me marrëveshje dypalëshe. Kjo u shfrytëzua nga qytetarët hebrenj që të vinin nga Austria në Shqipëri. Statistikat flasin se në nëntë vjet, 1930 – 1939, numri i hebrenjve me emra e dokumenta të rregullta, pa përfshire ketu ata që ishin me dokumneta me emra të ndryshëm ishte rreth 1200 vetë. Në vitin 1926, Shqipëria duke qenë anëtare e Lidhjes së Kombeve u bë mbështetëse e fuqishme e planeve të Lidhjes për çështjen e hebrenjve. Kishte edhe plane ambicioze të investimeve me mbështetjen e lobit hebre siç ishte: “bonifikimi i fushës së Myzeqesë dhe të ultësirës midis Lezhës e Shkodrës, për të mundësuar vendosjen e një komuniteti me fshatra hebrenj; disiplimi i prurjeve të lumit Buna dhe Drinit, ngritja e një hidrocentrali në Bushat; hapja e tokave të reja etj. Ishte një ndër më ambiciet dhe projektet më modern dhe më progresive për kohën. Figura shumë të njohura dhe personalitete hebrenj erdhën në Shqipëri si pajisja me pasaportë Shqiptare e fizikantit Albert Ajnshtajn, i cili ka përdorur mundësinë e pajisjes me një dokument shqiptar për të shkuar në ShBA. Për këtë ka një dëshmi nga Mbretëresha Geraldinë që ka treguar për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri përgjatë 48 orëve si dhe takimin e tij me Mbretin. Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës Ajet Bega etj. Por edhe figura të tjera si: Stanisllav Zhubert, që njihet si babai i Gjeologjisë, i cili erdhi në vitin 1929 dhe zbuloi pellgun naftëmbajtës të Patos–Marinëz-Kuçovës. Një figurë e dashur e albanologjisë është padyshim është shkencëtari hebre Norbet Jokli, por edhe Milan Shuflai, i cili ka ka ardhur në vendin tonë në vitin 1930. Milan Shuflai ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Shqiptar të asaj kohe në gjuhën shqipe. Mbreti i kërkoi të bënte “ Aktet e diplomat” dhe “Historinë e Shqipërisë”. Fakt është se ai e pranoi kërkesën e mbretit kundrejt një honorari 75000 franga ari. Por Shuflai u vra një muaj pas marrëveshjes dhe u botuan vetëm vëllimi “Akte e diploma”, ndërsa “Biologjia e fisit shqiptar” mbeti e papërfunduar.

Shqipëria – vendi i shpëtimit të hebrenjve në LIIB

Në Gadishullin ballkanik u përhap lajmi shpresëdhënës se Shqipëria është vendi i shpëtimit të hebrejve nga vdekja. Kjo solli drejt vendit tonë prurje hebrenjsh nga Austria, Greqia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Rumania etj. Shqipëria jo vetëm i strehoi por edhe respektoi zakonet, festat e hebrenjve. Fakt domethënës është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ata nuk u cënuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin, nuk u grabitën, nuk iu mor pasuria, nuk u prekën nga ndonjë ligj qeveritar antihebre. Shqipëria u bë atdheu i dytë për hebrenjtë e përndjekur, ku një pjesë qëndruan aty deri sa mbaroi Lufta II Botërore. Nga listat e integruara hollësisht disa studiues shqiptarë si Sinani dhe Kotani dokumentojnë përkatësisht në publikimet e tyre në Shqipëri dhe jo vetëm, listën me 2265 hebrenj të shpëtuar në Shqipëri; por saktësimet e anëtarëve të familjeve hebraike në këto lista, del se në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 3240 hebrenj. Fakt është se në kohë të ndryshme dhe të pavarur nga njeri-tjetri autorë seriozë kanë konkluduar përmes analizës se, “100 për qind e hebrenjëve të Shqipërisë mbijetuan nga lufta”. Arkivat flasin për korrespondenca, lutje, statistika, raporte, qarkore, formularë, lista tip, njoftime, vendime, lista emërore familjarësh, shkresa, telegrame etj., që flasin të gjitha për aktivitetin e hebrenjëve në Shqipëri. Në këtë lëvizje njerëzore e shkresore ishin përfshirë gjithë strukturat e shtetit shqiptar. Kjo dokumentohet nga fondet dokumentare në Arkivin qendror të shtetit shqiptar si: Fondi dokumentar i Drejtorisë së Përgjithshme të policisë; i Komandës së Përgjithëshme të Xhandarmërisë; i “Komandës Ushtarake”; i Mëkëmbësisë së Përgjithshme në Shqipëri”; i Bashkive e Prefektuarave etj. Qytetet shqiptare si Berati, Elbasani, Kruja, Kavaja, Shijaku, Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra, Gjirokastra etj., u bënë streha e sigurt e hebrenjve. Shqipëria dhe Danimarka ishin raste të rralla që nuk lejuan që të prekej asnjë hebre. Është fakt historik se qeveria shqiptare nuk dorzoi listat e hebrenjëve me faktin se ata ishin shqiptarizuar, ishin “tretur” në gjirin e shqiptarëve. Shteti shqiptar e trajtoi problemin e hebrenjve si çështje të brendshme, për të cilat flasin dokumentat arkivore. Nuk ka shqiptar që nuk është njohur dhe nuk ka mbështetur qytetarët hebrenj gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ata nuk u dorëzuan tek gjermanët. Për këtë dëshmon edhe ngjarja e verës së vitit 1944, kur pushtuesit nazistë realizuan internimin masiv të rreth 800 burrave, qytetarë të Vlorës, 600 prej të cilëve u ekzekutuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani e gjetkë. Fakt është se në rradhët dhe listat e të internuarve, nuk ishte dhe nuk përfshihej asnjë qytetar me origjinë hebraike. Por gjurmët e shpëtimit gjenden në qytete e fshatra në Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Deçan, Pejë, Gjakovë, Shkodër, Tiranë, Berat, Krujë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Librazhd, Korçë, Dibër, Burrel, Fier, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Përmet, Gjinokastër, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare se e dinin kush nga europianët dinin dhe donin me zemër t’i hapnin derën mikut. Çështja e shpëtimit të tërë hebrenjve në Shqipëri është bërë e njohur dhe nga institucioni “Yad Vashem” (“Yad Vashem-i” është autoritetit qendror i përkujtimit të martirëve dhe heronjve të Holokaustit, me seli në Jerusalem), që deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 70 shqiptarë si “fisnikë” të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit.

Holokausti dhe 42 ligjet antihebraike

Viktimizimi i hebrenjve lidhet me holokaustin, që është fjala (“Holokaust”) me prejardhje nga greqishtja e vjetër dhe që do të thotë “sakrifikim me zjarr për nder të hyjnive”. Ndërsa “Shoah” lidhet me gjuhën hebraike dhe do të thotë “Katastrofë njerëzore”. Kjo gjetje e ka zanafillën tek katastrofa më të madhe njerëzore të shekullit të 20-të dhe ndoshta e të gjitha kohrave. Doktrina naziste gjermane bazohej mbi parimin racor të luftës së racave, që ishte në thelb doktrinë e terrorit masiv. Terrori si luftë racash vuri në shinjestër përndjekjen dhe asgjësimin e hebrenjve duke kërkuar të bëjnë “zgjidhjen finale” për çështjen hebraike nga ana e Hitlerianëve. Zanafilla e “Shoah” nis në vitin 1933, që njihet edhe si viti i “42 ligjeve antihebraike”. Fakt është se gjatë vitit 1933, qeveria gjermane nxori 42 ligje kundër hebrenjve, që iu kufizonin të drejtat qytetare, të punës, të arsimimit dhe urdhëruan largimin nga tërë punët shtetërore përfshirë shkollat e universitetet. Gjatë vitit 1934, qeveria gjermane hodhi në veprim 19 ligje të tjerë drejtpërsëdrejti kundër hebrenjve. Gjatë vitit 1935 u shtuan edhe 29 ligje të tjerë kundër hebrenjve, përfshirë edhe ndalimin e martesave midis hebrenjve dhe jo-hebrenjve edhe zhvlerësimin e qytetarisë gjermane për hebrenjtë dhe ato me origjinë të tillë. Gjatë viteve 1936-1937 u shtuan edhe 46 ligje kundra hebrenjve. Më 12 mars 1938, sipas burimeve arkivore Austria bashkohet me Gjermanë dhe kështu edhe 185.000 hebrenj austriakë bien nën regjimin nazist. Nga Nata e Xhamave të Thyer të 10 nëntorit 1938 e deri në janar 1945 u viktimizuan në kampet e shfarrosjes më shumë se 7 milionë hebrenj dhe 11 milionë njerëz të tjerë nga kombësitë europiane. E pashembullt në historinë e njerëzimit. Filozofia e nazizmit kishte në thelb krimin. Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryen krime të përbindëshme ndaj njerëzimit, megjithëse e propagandonin veten si përfaqësues të një race që mishëronte vyrtytet më të larta të njerëzimit, dhe që do të ndërtonte “një rend të ri”, të quajtur “model-Evropian”. Fati tragjik i rreth 7 milionë hebrenjve në LIIB u përcaktua nga teoria çnjerëzore e demoracës, nga doktrina naziste e “zhdukjes përfundimtare”. Shfarosja masive për herë të parë u kthye në industri. Në prag të 70 vjetorit të fitores mbi fashizmin të gjithë fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore kanë dëshmorët e tyre për çlirimin e njerëzimit prej epidemisë nazifashiste, por nga ana tjetër, 7 milionë hebrenj të shfarosur, të këtij kombi të martirizuar mbeten edhe sot e kësaj dite thjesht viktima. Të flasësh për krimin nazist të LIIB s’mjaftojnë konferenca e simpoziume; kjo temë s’do shterrojë kurrë sepse është apel dhe kujtesë për ndërgjegjen e kombeve, që eksperimentet në kampet Aushviciane nga më çnjerëzoret mos të përsëriten më.

Hermann Neubacher, pavarësia shqiptare dhe hebrenjtë

Shteti shqiptar e trajtoi problemin e hebrenjve si çështje të brendshme, për të cilat flasin dokumentat arkivore. Relacionet e fshehta që bëjnë fjalë për mundësinë që Shqipëria të kthehej në një farë “atdheu të dytë” për hebrenjtë, për të cilët nuk ka pasur kurrë kuota për numrin e hebrenjve që do të pranonin. Bazuar në të dhënat dokumentare të historianëve, të kanadezit Bernd Fisher, ish-ambasadorit amerikan me origjinë hebre Herman Bernstein, Sir Martin Gilbert, Ariel Schieb, Neoel Malcolm, A. H. Sarner, J. Goldfarb, të Profesor Shaban Sinanit, etj., vërtetohet “neutraliteti relative” shqiptar. Italianët e treguan indiferentë në Shqipëri për antihebraizmin; ndërsa gjermanët me përfaqësuesin më të lartë në Shqipëri Neubacher këmbënguli në një shpallje të re të pavarësisë së Shqipërisë dhe përhapi devizën se, “Gjermania respektonte pavarësinë shqiptare në të gjithë trojet etnike shqiptare”. Hermann Neubacher kishte dalë me platformën e kategorive të reja në ligjin ndërkombëtar që lidheshin pikërisht me “neutralitetin relativ” dhe “sovranitetin relativ”, cka solli edhe proceverbalin e bisedimeve Von Thadden-Myler të 17 tetorit 1943, ku thuhej se, “kishte nxjerrë mësime nga përvojat në Kopenhagë”. Ja si përshkruhet nga studiuesi Shaban Sinani, qëndrimi i Mylerit në takim: “..e kupton mjaft mirë qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas së cilës, një veprim de fakto kundër hebrenjve në Shqipëri, pa pëlqimin e qeverisë së vendit, apo pa dijeninë e saj, do të konsiderohej fyes për këtë të fundit dhe do të shkaktonte ndërlikime të rënda në vend. Prandaj për qëndrimin ndaj hebrenjve në Shqipëri do të pranohet propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të lejohen veprime vetëm pas rikëshillimit me këtë të fundit, në një moment të përshtatshëm, duke dëgjuar edhe një herë mendimin e përfaqësuesit të saj, pasi të ketë kontaktuar e këshilluar përsëri mendimin e qeverisë së Shqipërisë”.

Kodi i besës shqiptare dhe dosja e “rezervuar” hebraike

Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri mbeti temë “e rezervuar” deri vonë, për shkak të qëndrimit politik që Tirana zyrtare mbante kundër Izraelit, si “aleat i amerikanëve”, megjithëse qeveria e Enver Hoxhës e pati njohur ndër të parat në rrugë diplomatike formimin e shtetit të ri të hebrenjve që në vitin 1948. “Dosja hebraike”, u hap disi por e rezervuar dhe shumë kujdes, vetëm në fillimin e viteve 1980, kryesisht për të evokuar traditën shqiptare të mikpritjes dhe shpëtimit të të huajve në kohë rreziku. Shqiptarët, u bënë streha e një populli të zgjuar dhe me kulturë të lashtë. “Kodi i besës, i nderit, i mikpritjes”, nuk janë shkaqt e vetme e thelbësore të mbrojtjes së hebrenjve. Ishte kodi i zgjuarsisë dhe veprimit njerëzor të disa figurave historike shqiptare që me elasticitetin, civilizimin, zgjuarsinë dhe intuitën e tyre bënë që të ruhen e mbrohen hebrenjtë në Shqipëri. Fakt është se një komb i tërë, qeveria edhe populli, u vunë në mbrojtje të hebrenjve, që ishte përgjigjia shqiptare ndaj Holokaustit. Shqiptarët vepruan mbi bazën e Kodit moral të besës që ka qenë në vijimësi, vlera themelore, e njeriut që nënkupton ndihmën për tjetrin, qoftë edhe me koston e jetës tënde. Kjo vlerë e tejkalon edhe kulturën e arsimimin e nivelit të lartë, e të cilat nuk kishin arritur dot të çrrënjosnin mizorinë e brutalitetin.

Nuk është e rastit që të mbijetuar të Holokaustit nga vdekja e sigurt, falë mirësisë së të huajve e veçanërisht popullit shqiptar edhe pas më shumë se 7dekadash nga LIIB, janë mirënjohës për guximin, sakrificën dhe fisnikërinë e treguar duke e rrezikuar edhe jetën e tyre për të fshehur hebrenjtë sikurse thotë një maksimë e vjetër e popullit tonë “duke i fshehur edhe nën gjuhë”. Shqiptarët u treguan botës dhe europianëve se çfarë mund të jetë humanizmi në shkallën më siperore të tij. Dallimi midis kombeve të tjerë europianë është se shqiptarët e danezët, ishin dy vende që nuk dorëzuan asnjë hebre. Shqiptarët ofruan “tokën e premtuar” për hebrenjtë e përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Europianët dhe jo vetëm kishin dëgjuar për institucionin e “Besës shqiptare”, këtë akt nderi, më shumë se sa një fjalë, por e panë realisht në rastin e përndjekjeve të hebrenjve kur ofruan “bukë, kripë dhe zemër” dhe siguri, që përkthehej në atë që në shekuj ishte vërtetuar se “shtëpia është e mikut”. Por në Shqipëri, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se sa në fillim të saj. Arsyeja, besa, nderi dhe mikpritja shqiptare mposhtën artin e shkatërrimit dhe paqja triumfoi mbi mëritë e shekujve për drejtësi, paqe e miqësi midis popujve dhe kombeve.

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Alma Golemi (Studente në SHBA

Kategori
Uncategorized

Kol Bib Mirakaj:Vetëvrasja e një kombi.

Frank Shkreli

Kohët e fundit më ra në dorë libri me titull, “Vetvrasja e një Kombi”, me autor Kol Bib Mirakaj, njëri prej protagonistëve kryesorë të ngjarjeve të periudhës kritike për Shqipërinë e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Libri i botuar kohët e fundit nga Shtëpia Botuese Fiorentina në Shkoder është një vëllim prej 250-faqesh i dorëshkrimeve të përfunduara nga autori në vitin 1951, por që vetëm tani panë dritën e botimit dhe më në fund i vihen lexuesit në dispozicion.
Kol Biba, si shumë nacionalistë anti-komunistë të asaj kohe, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, u detyrua të arratisej për në Itali, ku qëndroi për një kohë, ndërsa më vonë emigroi për në Shtetet e Bashkuara ku edhe ndërroi jetë në New York në vitin 1968. Duke marrë përgjegjësinë e plotë për dorëshkrimin dhe për botimin e këtij vëllimi, Kol Biba shkruan se qëllimi i kësaj kronologjie të ngjarjeve është që të, “nxjerrë kartat në shesh dhe me ia shtrue haptas pengjët Gjyqit të Historisë”.
Vetvrasja e nje kombiSi protagonist kryesor dhe si pjesëmarrës aktiv në nivele të larta, në ngjarjet kronologjike të 50 e ca viteve të para të shekullit të kaluar dhe si njohës i mirë i Shqipërisë dhe Shqiptarëve të kohës së tij, Kol Bib Mirakaj na parashtron një libër, me qëllim që e “vërteta të jetë e dokumentueme” sepse sipas tij, “Me pranue me heshtjen tonë një cilësim të tillë që nuk i përgjigjet së vërtetës, mua më ashtë dukë se bajmë krim kundra vetvetes, kundra historisë e kundra fëmijve e njerëzve tanë, që do të mbeteshin me krye-ultë për breza të tanë para shoqnisë”. Por, shton autori, një qëllim tjetër i këtij libri është për t’i “Lanë historishkruesit të së nesërmes nji dokument që t’a kenë të gjithë Shqiptarët për studim”.
Autori thotë se u shty që librit t’i jepte titullin, “Vetvrasja e Kombit”, pasi është i bindur se po të dinin protagonistët kryesorë të asaj periudhe realitetin e situatës së viteve 1942-1944, si dhe rrezikun që i kanosej kombit shqiptar, Shqipëria sipas tij, nuk do të kishte ra “ndër këthetrat e bolshevizmit tiranik”. Ai shkruan se “Që prej 7 Prillit 1939 kam qenë pa ndërpremje në furrë të të gjitha ngjarjeve historike” dhe shton se ka pasur “përgjegjësi të përcaktueme politiko shtetnore”. Kjo përvojë, thotë ai, i dha atij mundësi të njihte mirë Shqipërinë dhe shqiptarët me përgjegësi dhe njëkohsisht të ishte dëshmitar i ngjarjeve historike të asaj kohe në Shqipëri si edhe në mërgim, pas arratisjes nga Atdheu. Si protagonist i këtyre ngjarjeve, Kol Biba pranon se me botimin e librit dikush mund ta konsideroj atë si “pjesë e interesueme” dhe si i tillë “jo i përshtatshëm si dëshmitar”, për të reflketuar mbi ato ngjarje, por pohon se ndonëse kjo është një vërejtje jo e pa vend, ajo që ai i paraqet këtu lexuesit, “ashtë e vërteta e çveshun lakuriq e ngjarjeve.”
Sikur dëshiron t’i kërkoj ndjesë lexuesit, autori paralajmëron lexuesin se fjalët e tija mund të duken më tepër si një polemikë se sa një dokumentim, dhe për këtë ai ia ve fajin, “shpirtit të përvluem për tragjedinë e kombit”, ndërkohë që shpreh bindjen e tij se “po të kishin qenë partitë politike antikomuniste më të bashkuara do të kishin fituar kundër komunistëve”, ose siç thotë ai “kundër kolonës së pestë të slllavizmit”. Është kjo një temë që Kol Biba e ndjekë dhe e thekson prej fillimit e deri në mbarim, ndërsa përshkruan ngjarjet në Shqipëri dhe më vonë marrëdhënjet dhe kontaktet e tija me protagonistë të tjerë antikomunistë në mërgim, për të formuar një bllok të bashkuar antikomunist. Ai ankohet për veprimtarinë e atyre që sipas tij “penguan bashkimin e forcave antikomuniste në Shqipëri, e që po vazhdojnë akoma sot ta pengojnë në mërgim”, shkruan Mirakaj në vitin 1951. Ai posaçërisht ankohet për mungesën e bashkpunimit nga ana e Ballit Kombëtar dhe udhëheqsit të kësaj lëvizjeje Mithat Frashërit, karshi të cilit thotë ai ne i “drejtuem sytë e përpjekjet, tue e çmue si njeriun e kohës.” Kol Biba personalisht shpreh respekt për Mit’hat Frashërin, duke thënë se, “Rrallë kujt ndër burrat e Shqipënisë ia kishin sjellë rastin ngjarjet e historisë si Mit’hat beut, që ta lidhte emnin e Tij me fatin e Atdheut në mënyrë të pashlyeshme”, por ai shton se, “Mjerisht, nuk dijti të tregohet në naltësinë e misionit që e priste”, dhe si rrjedhim, gjatë viteve 1943-1944 si dhe më vonë në mërgim, “Ai vet i mungoi pikëpjekjes me historinë”. Për këtë mungesë, Kol Bib Mirakaj fajëson më shumë njerëzit rreth Mit’hat Frashërit, të cilët i cilëson si, “ekstremistë vocrrakë”. Autori shkruan se ai kurrë nuk do të vinte në dyshim atdhedashurinë dhe as qëllimet e mira të udhëheqësve të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, por nga ana tjetër Kol Biba ve në dukje bashkpunimin e “Nacionalistëve (Balli e Zogistë) me komunistët që prej mbledhjes së Pezës e deri në mbledhjen e Mukjës.” Ky flirtim me komunistët nga ana e nacionalistëve dhe mungesa e bashkpunimit midis forcave antikomuniste, ishte sipas tij, arsyeja që solli fitoren e komunizmit në Shqipëri.
Përveç asaj që ai e cilëson si mungesë të bashkpunimit midis forcave anti-komuniste shqiptare, Kol Biba ngarkon me faj edhe botën perëndimore për triumfin e komunizmit në Shqipëri dhe në botë në përgjithësi, duke thënë se, “Përgjegjësinë kryesore për të shpëtue sot njerëzimin e Botës së lirë nga helmatisja e propagandës komuniste e kanë intelektualët dhe borgjezia kapitaliste.” Ai akuzon rëndë edhe udhëheqsit e botës së lirë për një qëndrim krejtë “indiferent ndaj popujve që kanë ra nën këthetrat moskovite staliniste”, dhe shprehë zemërimin e tij, posaçërisht ndaj Anglisë dhe Amerikës, që lejuan që Shqipëria të binte nën influencën e Rusisë. Kol Biba shkruan se fatkeqsisht udhëheqsit e atëhershëm të botës së lirë nuk e kishin kuptuar se komunizmi nuk ishte një lëvizje e proletariatit siç reklamohej nga propaganda staliniste, por ishte një lëvizje e “imperializmit pansllav”, trashëguar nga carët e Rusisë me ndryshimin e vetëm se carët synonin shtrirjen e perandorisë së tyre përtej Dardaneleve deri në grykë të Otrantos, ndërsa carët e kuq, thotë autori, “synojnë të dominojnë gjithë lamshin e botës.” Këtë të vërtetë historike dhe efektet e saj mbi fatin e mbarë botës, nuk e kuptojnë udhëheqsit e botës së lirë dhe borgjezia kapitaliste dhe intelektualët perëndimorë, shkruan ai në dorëshkrimet e tia.
Kol Biba në librin e tij nuk u shmanget as akuzave të kundërshtarëve që e paraqisnin atë dhe të tjerët si ai, të grumbulluar rreth Bllokut Kombëtar Indipendent, duke i cilësuar ata si “fashistë dhe kolaboracionistë”. Pasi thotë se — në Shqipëri nuk kishte fashistë dhe antifashistë në kuptimin e vërtetë të fjalës — ai nuk mohon se ka shërbyer në funksione të ndryshme të Partisë Fashiste Shqiptare, por e konsideron se nën rrethanat e atëhershme, ishte e vetmja mënyrë për t’i shërbyer çështjes kombëtare dhe Atdheut. Mirakaj shpreh bindjen e tij, se siç thotë ai, “ajo fazë historie ndoshta ishte e vetmja rasë që i paraqitej Shtetit shqiptar për me arrijtë Bashkimin e Tij, ndër kufijtë që na caktojnë Gjaku, Gjuha, Historia dhe Ekonomia, pra ndër Kufinjtë Etnikë.” Kol Bib Mirakaj arsyeton se, “Kishe bindjen e plotë se ishte pikëpjekja e Kombit tonë me Historinë, për me realizue aspiratën ma të madhe e të drejtë të Tijë, për t’i afirmue drejtësinë kundër tregjeve diplomatike që ishin ba në kurizin e Tij prej shekujsh.” Kjo bindje e tij, shton ai, “u vërtetua tansisht në Prill të vitit 1941 me zmadhimin e Shqipnisë ndër kufinjtë etnikë”, me realizimin pra të “lirimit të tokave irredente dhe këthimit të Kosovës, Çamërisë dhe të tjera krahinave në gjiun e Nanës Shqipëni.” Edhe kundërshtarët më të egër të Kol Bib Mirakës besoj e kanë të vështirë të thonë se kjo ishte një ide e gabuar — pasi ishte hera e parë që të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Kosovën, Tetovën, Dibrën e Madhe dhe zonat bregdetare të Ulqinit, u bashkuan në një shtet duke realizuar kështu ëndërrën e të gjithë brezave të shqiptarëve. Ishte kjo gjithashtu një periudhë kur qeveria shqiptare hapi një numër shkollash shqipe dhe dërgoi mësues në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve të tjera shqiptare. Dr. Rexhep Krasniqi në një shkrim mbi zhvillimin arsimor në trojet shqiptare gjatë atre viteve, nënvijon faktin se me urdhër të Ministrit të Arsimit, Profesor Ernest Koliqi, dërgohen rreth 200 mësues e mësuese anë e mbanë trojeve shqiptare. Rexhep Krasniqi shkruan se Ernest Koliqi i kishte prioritetin kryesor dhe rëndësinë e jashtzakonshme zhvillimit të arsimit kombëtar, sidomos në Kosovë.

Duke qenë i vetdijshëm ndaj kritikave, Kol Bib Mirakaj si burrat deklaron se, “Na nuk i mohojmë përgjegjësitë tona, por kemi dokumentue e dokumentojnë kurdoherë rrethanat që na kanë shty të marrim ato përgjegjësi”, dhe shton se ia “lamë historisë të gjykojë nëse ndër rrethanat e kohës duhej të merreshin përgjegjësitë a jo — se a jemi fajtorë, a po jo?”
“Vetvrasja e Një Kombi” mendoj se ka vlera historike dhe si e tillë, është një vepër me rëndësi megjithse vet Kol Biba thotë se ky vëllim nuk ashtë histori, por kronikë besnike e ngjarjeve për t’i shërbyer mendimit të përgjithshëm shqiptar dhe historianëve të ardhëshëm. Ai ia paraqet lexuesit këtë vëllim duke uruar që të jetë i dobishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë nga e kaluara — nga tragjedia e madhe që pësoi populli shqiptar, por që sipas tij, mund të ishte zmbrapsur nga gremina, po të mos kishin qenë egoizmat vehtjake”.
Nuk besoj të ketë ndonjë familje shqiptare që të ketë pësuar një tragjedi më të madhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës se sa familja e Kol Bib Mirakës. Për 45 vjetë familja Mirakaj pësoi me të vërtetë golgotën komuniste, ku antarët e saj vetëm për mbiemërin që bartin, u vranë, u burgosën, u internuan dhe u dërguan në kampe përqendrimi. Duke u mbështetur në të dhënat e këtij libri familja Mirakaj ka vuajtur si familje gjithsejt 950-vjetë dënim në burgje dhe në kampe të ndryshme të internimit anë e mbanë Shqipërisë, përfshirë atë në Lushnje, Tepelenë e tjera. Libri i kushtohet Nënës së autorit, e cila ka vdekur në internim, me këto fjalë:
E tash o nanë….,
Ti, kujtimi ma i ambël e i dhimbshëm i kësaj jete!
Nuk ke mbetë gja tjetër veç nji kujtim
e nji grusht Eshtna të Bekuem,
nën nji grumbull dheut.
Pa asnji shënjë Varrit, pa nji Kryq drunit…
Afër Kështjellës së Tepelenës,
Që nuk di as vet se ku!
Syrgjyn edhe për së vdekuni!

Mbi familjen Mirakaj dhe mbi vet figurën e Kol Bib Mirakës, siç shkruan edhe Fritz Radovani në parathënjen e këtij libri, me të pa drejtë dhe pa asnjë arsye është hedhur vetëm baltë për pothuaj 70-vjetë. Kol Bib Mirakaj, me anë të këtij libri ka lënë pas testamentin e tij politik mbi ngjarjet kronologjike të kohës që jetoi, si një vepër dokumentare, jo vetëm për familjen e tij padrejtsisht shumë të vuajtur, por edhe një shërbim për historiografinë shqiptare të periudhës që ai jetoi. Është një burim i dorës së parë, nga njëri prej protagonistëve kryesorë të nacionalizmit shqiptar, që në mendimin tim – duke marrë parasyshë fazën dhe rrethanat historike nën të cilat jetoi e veproi — kontribon shumë në zhdukjen e perceptimeve të gabuara, të paragjykimeve negative mbi arsyen dhe të disa mjegullimeve që gjithnjë mbizotërojnë në disa qarqe, rreth emërit dhe veprimtarisë së Kol Bib Mirakës dhe familjes së tij.

Kategori
Uncategorized

Vizita e parë e një presidenti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 1992, presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministri i tij i Jashtëm, Alfred Serreqi, u pritën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga presidenti i atëhershëm George HW Bush.
Në këtë video-klip të postuar në Youtube nga Fred Abrahams, autori i librit të sapobotuar “Shqipëria modern”, Sali Berisha bisedon me presidentin Bush dhe e falenderon për rolin e tij në ndryshimet në Shqipëri.
Presidenti Bush (i vjetri) e drejton bisedën nga simpatia e shqiptarëve për Amerikën, e vënë në dukje gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit James Baker (gjithashtu pjesëmarrës në bisedë).
Në fund, Presidenti Bush i fal mikut shqiptar një stilolaps me të cilin sapo ka firmosur një projektligj që synonte t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit të preferuar në tregëti. (r.a.illyria)

 

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Pogradec. Zbulohet ne liqen Avioni i Luftës së Dytë Botërore

 

 

Ekipet e polumbarëve ndërkombëtarë që janë duke kredhur fundin e Liqenit të Ohrit, nën drejtimin e Millutin Sekullovskit, instruktor ndërkombëtar i polumbarëve, gjatë kontrollit të fundit të Liqenit të Pogradecit kanë zbuluar pjesë të një aeroplani për të cilin shumë është përfolur gjatë kohë në Pogradec, informon INA.

Bëhet fjalë për një aeroplan nga Lufta e Dytë Botërore dhe sipas informacioneve nga Pogradeci, ka të bëjë me një aeroplan gjerman, por, sipas Sekullovskit, nga pjesët e gjetura të aeroplanit, fjala është për një aeroplan anglez.

“Për këtë aeroplan është ditur dhe ne vetëm e zbuluam dhe e dokumentuam. Shumë nga banorët e Pogradecit dhe të vendeve përreth kanë thënë se është aeroplan gjerman, por përkundrazi, bëhet fjalë për një aeroplan anglez. Pra, pas dokumentimit të pjesëve të aeroplanit, konstatuam se për çfarë aeroplani bëhet fjalë, sepse nën ujë duken vetëm pjesët e këtij aeroplani”-ka deklaruar Sekullovski.

Poashtu, këta polumbarë nga Maqedonia dhe Shqipëria, kanë zbuluar disa vendbanime të hershme parahistorike siç është për shembull vendbanimi Vrbnik afër Strugës, Buqeze në ujërat teritoriale të Shqipërisë, nadoll afër fshatit Trpejca, vendbanimin parahistorik.

Në vazhdim të paraqitjes së tij Sekullovski ka thënë se janë gjetur e zbuluar vendqëndrime-habitate të njalave në një konfiguracion të bukur si dhe janë zbuluar burime nënujore në liqen afër Kalishtës, të ngjashme me burimet e Shën Naumit, që në masë të madhe mund të ndikojnë në zhvillimin e promovimin e turizmit nënujor.(Mehmet Latifi/INA)

 

 

Kategori
Uncategorized

Rilindja e Djallit te kuq ne shqiperi.

Ky nuk eshte provokim ndaj Sali Berishes.

Jo jo.
Ky eshte nje sinjal alarmi per ate cfare po i ripergatitet kombit shqiptar nga sllavo-komunistet.

Me 1997_en ky lloj hibriti, ngriti 3 gishtat Serb ne Vlore, sot me 2015 vazhdon me grushtin,dhe internacionalen sllavo-komuniste.

Po neser??????

Ky eshte nje provokim i ndyre ndaj demokracise, ky eshte nje provokim i ndyre ndaj studenteve dhe heronjve te Dhjetorit, ky eshte nje provokim i ndyre ndaj kockave akoma te pa gjetura te viktimave te komunizmit.

Kjo eshte rilindja e mafies soriste shqiptare.

C’prisni me????

Votoini, votoini masivisht.

Soros dhe kelyshet e tij, kane kohe qe jane rikethyer dhe shtruar kembe kryq ne shqiperi, ata kane kohe qe po presin fshehur si skuthet diten e zeze per kombin.
Pantera e zeze akoma leshon helm nga shtrati i vdekjes.

Dhe ja dita ju erdhi.

Votoni or skllever te bindur:
Votoini masivisht si dikur, 99.99%.

–Votoini dhe…
Mbasandaj nisuni si te pa burra me peshen e fajin mbi supe. Nisuni dhe kerkoni shpetim si lakuriqet e nates rrugeve te Europes.

 

Kategori
Uncategorized

Kandidati per kryetar, dhe turizmi i rigonit.

foto e Arben Malo - Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Takim me moshen e trete.

Unë kam parashikuar ambiente të veccanta për ju, në mëntyrë që ju të.

— Takoheni,
–Të bëni lojrat tuaja të shahut.
–Të keni mundësi të shfletoni shtypin e ditës.
–Të konsumoni dicka.
Të gjitha këto falas, pasi mbështetja juaj e dhënë ndër vite për të majtën, përvec mirënjohjes duhet të na bënë t’ju kemi në vëmëndjen tonë maksimale.E pranishme në këtë takim ishte edhe Ministrja e Integrimit Europian, Znj. Klajda Gjosha.

Takim me grate dhe Vajzat.

 

–Për Bashkinë e Kolonjës, punësimi I grave dhe vajzave do të jetë prioritet kryesor.

–Leskoviku njihet jo vetëm për rigonin, por edhe për shumë bimë të tjera, ndaj bashkë me ju do të promovojmë këtë lloj turizmi I cili, jo vetëm promovon qytetin, por siguron më shumë të ardhura për familjet tuaja. Është një mundësi shumë e mirë që turizmi të lulëzojë në Leskovik.

 

—Une jam i lumtur qe jam ketu, bashke me ju.
Ne menyren me te sinqerte ju kerkoj te me ndihmoni te kuptoj te gjitha shqetesimet tuaja.

 

Dicka e di me siguri – Une e di qe punesimi eshte nje probl madhor.
Per kete arsye

DO TË KRIJOJMË 500 VENDE PUNE BRENDA 2 VITEVE TË PARA!?!?!?

Ne do mendojme edhe per vajzat e reja.

Bashkia e pas 21 Qershorit do të shërbejë si streha dhe promotorja e filozofisë europiane tek të rejat e Kolonjës!

foto e Arben Malo - Faqja Zyrtare
I sigurova të rinjtë se Bashkia e re do ketë si prioritet rininë.
DO TË NGRIHET QENDRA E FORMIMIT PROFESIONAL TË TË RINJVE ME KURSE DHE TRAINIME NË FUSHAT MË TË NEVOJSHME PËR ZONËN, SI: ANGLISHT, KOMPJUTER, TURIZËM, ETJ.
Brenda 2 viteve te para te drejtimit te bashkise do gjenerojme 500 vende pune.

Momente të mrekullueshme me njerëz të mrekullueshëm në Vodicë.

foto e Arben Malo - Faqja Zyrtare
foto e Arben Malo - Faqja Zyrtare

Unë i sigurova të pranishmit se Bujqësia është Dije, Inovacion, Konkurencë për këtë arsye do të përqendrohemi për të krijuar një bujqësi konkuruese. Duhet që të arrihet thithja e investimeve të huaja; duhet qëndrueshmeri në bujqësi që rrethi i Kolonjës të jetë në mënyrë të barabartë me rrethet Korçë dhe Devoll. Gjithashtu duhet ndryshim i mentalitetit për bashkimin e tokave (kooperativa të vogla).

 

Takim me fermerët e Kolonjës.

Fermerët do kenë prioritet nga Bashkia dhe do i mbështesim për të promovuar prodhimet e zonës duke dhënë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

 

https://www.facebook.com/#!/pages/Arben-Malo-Faqja-Zyrtare/972357392786666?fref=ts

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i suedezes që ndihmon kosovarët: Si u takova tinëz me Ibrahim Rugovën?

Rrëfimi i suedezes që ndihmon kosovarët: Si u takova tinëz me Ibrahim Rugovën?Autori:Fjolla Vukshinaj.

Lena Pettersson, 68 vjeçare e cila vjen nga Vastervik’u i Suedisë ka ndihmuar shumë shqiptarë të cilët ishin refugjatë në Suedi. Ajo kishte ardhur për herë të parë në Kosovë në vitin 1996, në prag të luftës, për të parë se si po jetonin shqiptarët në këtë vend. Për shkak të kontributit, ajo është shpallë qytetare nderi e Vushtrrisë.

Në atë kohë, mediet kishin shkruar se ajo ishte zyrtare nga Suedia për refugjatë, për shkak të frikës të ndalimit nga policët e regjimit të Beogradit.

“Kam pasur shumë shokë nga Kosova por unë kurrë nuk e kam ditur se ku gjendet Kosova, andaj vendosa ta vizitojë Kosovën”, ka thënë Pettersson në një bisedë për Gazetën Express.

Për vizitën e saj kishte marrë vesh edhe Presidenti i asaj kohe i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova përmes sigurimit të tij kishte kërkuar takim me suedezen me arsyen se ajo po ndihmonte refugjatët kosovarë.

Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, Pettersson kujton momentin kur u pritën nga Presidenti i Kosovës.

“Presidentit Rugova i kishte treguar edhe sigurimi i tij për atë se çfarë po bënim ne në Suedi. Dhe ai na ftoi në takim. Ishte shumë i shqetësuar për ngjarjet në Kosovë dhe gjendjen e refugjatëve”, ka thënë Petterson, në një rrëfim për Gazetën Express.

Pettersson atë kohë ishte e frikësuar për këtë takim me Presidentin Rugova se mos autoritetet serbe do ta ndalonin në aeroport dhe ta burgosnin.

“Ishim shumë të frikësuar të udhëtonim. Serbia gjatë gjithë kohës kontrollonte se kush vinte, çfarë bënte në Kosovë”.

Kontributi i Lena Petersson për refugjatët shqiptarë në Suedi, ishte duke i ndihmuar ata që kishin shkuar në shtetin skandinav se si të marrin azilin, nënshtetësinë. Madje, ajo ka punësuar shqiptarë nga Kosova në fermën e saj në qytetin Vastervik të Suedisë.

Veç kësaj, ajo ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës edhe pas luftës, sidomos në qytetet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë duke iu ndërtuar shtëpi, duke u ndihmuar personave me aftësi të veçanta dhe HANDIKOS me karroca, mjete ortopedike e para.

Përveç ndihmave Lena Pettersson me shoqërinë e saj, Ismail Ismaili, Harold Niklasson, kanë shkolluar shumë të rinj duke i dërguar para si dhe shumë shkëmbime studimore.

Për krejt këtë kontribut të saj, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të shpallë Qytetare Nderi suedezen Lena Petterson dhe Harold Niklasson.

Por, si e sheh Petterson vendin që po e nderon?

“15 vite pas luftës shqiptarët janë shumë të zhgënjyer me vendin e tyre. Ata dikur thoshin se Kosova do të bëhet si Zvicra, kurse sot realiteti tregon një përqindje shumë të madhe të personave të papunë”.

Lena Pettersson për planet e saja të ardhme nuk e ka ndërmend ta ndal kontributin sepse për të shqiptarët janë miqtë më të mirë të saj.

Lena Petterson është gazetare prej shumë vitesh por edhe humaniste për të drejtat e njeriut. Ajo ka qenë bashkëthemeluese e një organizate në Suedi e quajtur” Nënë Tereza”.

Rrëfimi i suedezes që ndihmon kosovarët: Si u takova tinëz me Ibrahim Rugovën?Autori:Fjolla Vukshinaj

<!– Fjolla Vukshinaj E enjte, 28 Maj 2015 17:08–>

Lena Pettersson, 68 vjeçare e cila vjen nga Vastervik’u i Suedisë ka ndihmuar shumë shqiptarë të cilët ishin refugjatë në Suedi. Ajo kishte ardhur për herë të parë në Kosovë në vitin 1996, në prag të luftës, për të parë se si po jetonin shqiptarët në këtë vend. Për shkak të kontributit, ajo është shpallë qytetare nderi e Vushtrrisë.

Në atë kohë, mediet kishin shkruar se ajo ishte zyrtare nga Suedia për refugjatë, për shkak të frikës të ndalimit nga policët e regjimit të Beogradit.

“Kam pasur shumë shokë nga Kosova por unë kurrë nuk e kam ditur se ku gjendet Kosova, andaj vendosa ta vizitojë Kosovën”, ka thënë Pettersson në një bisedë për Gazetën Express.

Për vizitën e saj kishte marrë vesh edhe Presidenti i asaj kohe i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova përmes sigurimit të tij kishte kërkuar takim me suedezen me arsyen se ajo po ndihmonte refugjatët kosovarë.

Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, Pettersson kujton momentin kur u pritën nga Presidenti i Kosovës.

“Presidentit Rugova i kishte treguar edhe sigurimi i tij për atë se çfarë po bënim ne në Suedi. Dhe ai na ftoi në takim. Ishte shumë i shqetësuar për ngjarjet në Kosovë dhe gjendjen e refugjatëve”, ka thënë Petterson, në një rrëfim për Gazetën Express.

Pettersson atë kohë ishte e frikësuar për këtë takim me Presidentin Rugova se mos autoritetet serbe do ta ndalonin në aeroport dhe ta burgosnin.

“Ishim shumë të frikësuar të udhëtonim. Serbia gjatë gjithë kohës kontrollonte se kush vinte, çfarë bënte në Kosovë”.

Kontributi i Lena Petersson për refugjatët shqiptarë në Suedi, ishte duke i ndihmuar ata që kishin shkuar në shtetin skandinav se si të marrin azilin, nënshtetësinë. Madje, ajo ka punësuar shqiptarë nga Kosova në fermën e saj në qytetin Vastervik të Suedisë.

Veç kësaj, ajo ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës edhe pas luftës, sidomos në qytetet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë duke iu ndërtuar shtëpi, duke u ndihmuar personave me aftësi të veçanta dhe HANDIKOS me karroca, mjete ortopedike e para.

Përveç ndihmave Lena Pettersson me shoqërinë e saj, Ismail Ismaili, Harold Niklasson, kanë shkolluar shumë të rinj duke i dërguar para si dhe shumë shkëmbime studimore.

Për krejt këtë kontribut të saj, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të shpallë Qytetare Nderi suedezen Lena Petterson dhe Harold Niklasson.

Por, si e sheh Petterson vendin që po e nderon?

“15 vite pas luftës shqiptarët janë shumë të zhgënjyer me vendin e tyre. Ata dikur thoshin se Kosova do të bëhet si Zvicra, kurse sot realiteti tregon një përqindje shumë të madhe të personave të papunë”.

Lena Pettersson për planet e saja të ardhme nuk e ka ndërmend ta ndal kontributin sepse për të shqiptarët janë miqtë më të mirë të saj.

Lena Petterson është gazetare prej shumë vitesh por edhe humaniste për të drejtat e njeriut. Ajo ka qenë bashkëthemeluese e një organizate në Suedi e quajtur” Nënë Tereza”.

Kategori
Uncategorized

Skenderbeu,heroi i popujve te Europes.

Kliko linkun e me poshtem.

http://www.abcnews.al/programe/abc-story/1/199

Kategori
Uncategorized

Shpetoni dr Kosoven nga shitja e zgjedhjeve ne kutite e votimit.

Nga Avokat. Altin Goxhaj.

 

Kliko linkun e me poshtem.

 

http://www.civitas.al/al/opinione/shpetoni-dr-kosoven-nga-shitja-e-zgjedhjeve-ne-kutite-e-votimit-nga-av-altin-goxhaj

Kategori
Uncategorized

Ish-Presidenti Xhorxh Bush letër urimi Halim Kosovës.

Të falënderoj ty dhe stafin tënd për punën që keni bërë.

GEORGE W. BUSH.

Ish-Presidenti Xhorxh Bush para disa ditesh i ka derguar nje letër urimi kandidatit demokrat për bashkine e Tiranës Halim Kosovës.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i ka dërguar një letër urimi kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës. Përmes kësaj letre, ish Presidenti Bush shpreh konsideratën e tij të lartë dhe vlerësimet për kontributin e doktor Halim Kosovën në drejtimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Gjatë një takimi me forumin rinor të Partisë Republikane dhe dy kongresmenë amerikanë, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, deklaroi se kishte marrë një letër nga ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush. Kosova pohoi se, Bushi i kishte shprehur mirënjohjen e tij dhe falënderime për punën dhe kontributin e tij dhe stafit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. “Gjatë vizitës historike më të rëndësishme të Presidentit Bush, e shoqëruar nga zonja e parë Laura Bush, një orë e zonjës ka qenë në ambientet e Mbretëreshës Geralinda. Para 10 ditësh kam marrë një letër nga Presidenti Bush, i cili në një nga paragrafët e letrës thoshte; Të falënderoj ty dhe stafin tënd për punën që keni bërë. Nuk ka nderim më të madh që të marrësh një letër nga Bushi”, pohoi Kosova. Nga ana tjetër, Kosova falënderoi Ambasadën Amerikane për kontributin dhe donacionet e saj në fushën e shëndetësisë.
 

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
  • Urim Gjata
    Shkruani një koment…
Kategori
Uncategorized

Politika, Policija dhe krimi.

foto e Urim Gjata

Kercenimi i krimit dhe krimineleve nuk njeh me kufi.

“Ke shkelur aty ku nuk duhet, të erdhi dita ty dhe atij sherifit tënd”.

Kercenohet shefi i krimeve te renda ne Pogradec, oficeri ne kariere Besnik Qevani.

Krimi ka filluar te vendose edhe mbi karieren dhe jeten e mbrojtesve te ligjit, kjo tregon se shteti po degradohet pak nga pak, jo vetem nga kriminelet dhe krimi i organizuar, por dhe nga politika shqiptare qe e inkurajon ate.

Sot kercenohet nje drejues policije dhe familja e tij, po neser!?

“Ke shkelur aty ku nuk duhet, të erdhi dita ty dhe atij sherifit tënd”.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

ÇFARË PAGUAN SERBËT PËR TË ZHDUKUR SHQIPËRINË!

Gruaja e oratorit serb “tradhëton” bashkëshortin e saj në Konferencën e Paqes, Paris 1919, duke u kthyer në anën e shqiptarëve.

“Gjashtë muaj që ndryshuan botën” libri më tronditës, kur Parisi në vitin 1919 u bë kryeqyteti i botës; Konferenca e Paqes mblodhi njerëzit më të fuqishëm të saj për të krijuar harta të reja dhe organizata të reja;

Margaret Macmillan është autorja e saj. Ajo rrëfen se Konferenca e Paqes u shndërrua një nga çështjet më të rëndësishme të botës, paqebërësit – njerëzit e saj më të fuqishëm. Ata argumentonin, debatonin, grindeshin dhe pajtoheshin përsëri. “Ata krijonin vende të reja dhe organizata të reja. Ata darkonin së bashku dhe shkonin në teatër së bashku, dhe, midis janarit dhe qershorit, Parisi ishte njëherazi qeveria botërore, gjykata e apelit dhe parlamenti i saj, epiqendra e shpresave dhe e druajtjeve të saj. Zyrtarisht, Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, por gjashtë muajt e parë të saj janë ato që llogariten, që u morën vendimet kyçe dhe që u vunë në lëvizje zinxhirët jetikë të ngjarjeve. Bota kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë dhe kurrë nuk do t`a shohë më.
Paqebërësit ishin aty sepse Europa krenare, me besim në vetvete dhe e pasur, ishte bërë për vete copë-copë. Një luftë që kishte nisur në vitin 1914 mbi një zënkë për pushtet dhe influencë në Ballkan i kishte thithur të gjitha fuqitë e mëdha, prej Rusisë cariste në Lindje deri tek Britania në Perëndim dhe pjesën dërrmuese të shteteve më të vegjël. Vetëm Spanja, Zvicra, Hollanda dhe vendet Skandinave, kishin arritur të mos përziheshin në të. Luftëra ka patur në Azi, Afrikë, ishujt Paqësorë dhe në Lindjen e Mesme, por shumica kanë qenë në tokën europiane, përgjatë rrjetit të çmendur të llogoreve që shtriheshin nga Belgjika në veri e deri në Alpet në Jug, përgjatë kufijve të Rusisë me Gjermaninë dhe aleaten e saj Austro-Hungarinë, si dhe në vetë Ballkanin. Ushtarët kishin ardhur nga anembanë bota: australianë, kanadezë, neozelandezë, indianë, njufandlendërs (nga një ishull në Kanada), për të luftuar për Perandorinë Britanike; vietnamezë, marokenë, senegalezë për Francën; dhe më në fund amerikanët, të acaruar tejmase nga sulmet gjermane mbi anijet e tyre”. Më poshtë japim panoramën që përshkruhet nga Makmillan për pretendimet serbe, dhe si kjo “ëndërr” u realizua nga Tito me bashkimin e Jugosllavisë, sigurisht ku pjesa e planit ishte zhdukja e Shqipërisë.

***
Margaret Makmillan
Kur delegacionit jugosllav më në fund iu dha mundësia për të folur para Këshillit të Lartë, në shkurt 1919, ky paraqiti një sërë kërkesash që ishin mbledhur po me aq ngut dhe po me aq grindje sa edhe vetë kombi.
Në një orvatje për të kënaqur të gjithë, gjashtë nga shtatë kufinjtë e vendit ishin të hapur për diskutim. Kishte mbetur vetëm kufiri me Greqinë, në ish territorin osman të Maqedonisë. Në perëndim sllovenët, këmbëngulnin për Klagenfurtin, në pjesën veriore të degëzimit jugor të Alpeve, si siguri ndaj asaj që kishte mbetur nga Austria. Përndryshe ata duhet të ishin të kënaqur me kufinjtë e vjetër midis Austro-Hungarisë dhe Italisë. Pashiqi, si zakonisht, bëri lojën e vet. Interesi kryesor i tij, ashti si dhe i serbëve të tjerë, ishte të futeshin në drejtim të lindjes në Bullgari, dhe në veri të danubit, për të marrë një fashë nga territori hungarez. Ndër të tjera, kjo do të mbronte kryeqytetin e tyre, Beogradin, që kishte qenë në një pozicion kaq të ekspozuar, i ndarë nga Austro-Hungaria armike me gjerësinë e një lumi. Serbët e kishin zgjedhur atë, pavarësisht kësaj të mete, sepse ai shtrihej ndërmjet Danubit – teksa kthehej poshtë nga veriu, dhe lumit Sava, i cili rridhte nga perëndimi, në një nga pikat më të rëndësishme stradegjike të Evropës jugore. Tregtarët, pelegrinët apo ushtritë nga veriu e perëndimi duhet të kalonin nga Beogradi po të donin të shkonin në Greqi dhe në portin e madh të Selanikut, apo në lidnje nëpërmjet Bullgarisë në Konstandinopojë. Qyteti ka qenë rrethuar, mbrojtur, pushtuar plaçkitur apo luftuar nga romakët, hunët, kryqëzatat, turqit, austriakët, dhe natyrisht nga vetë serbët.
Pasditen e 18 shkurtit, Milenko Vesniçi, një serb, filloi duke kërkuar falje se nuk kishin ende një memorandum të plotë për t’ua paraqitur Fuqive. Kishte pasur “disa vështirësi” –murmuriti ai. Vesniçi, dukshëm oratori më i mirë i delegacionit, ishte i butë, dashamir, dhe shumë i shëtitur. Gruaja e tij e pasur dhe simpatike ishte miqësore me zonjën e re Uillson. Në një hartë të hapur ai shpalosi bazat për kërkesat jugosllave: shpërblim për meritat (Serbia ishte aleat besnik, dh sllavët e jugut brenda Austro-Hungarisë kishin bërë sa kishin pasur fuqi për të përçarë veprimet luftarake të armikut), vetëvendosje, siguri. Kolegët sllovenë dhe kroatë pasuan me shpjegimin e kërksave të diskutueshme: për qytetin e madh italian të Triestes, provincat hungareze të Bakës dhe Baranjës në veri të kufijve tradicionale të Kroacisë, pjesët rumano-folëse të Banatit dhe zonat gjermnao –folëse përreth klagenfurtit. Ata mohuan se po kërkonin hapësira gjithnjë kishin shtypur me qëllim shkollat dhe kulturën sllave. Një burrë ishte arrestuar në perandorinë e vjetër se kishte kërkuar biletë treni në sllovenisht. Madje, dhe mbështetësit e Jugosllavisë ishin të shqetësuar. “Mos kanë humbur të gjithë sensin e masës dhe gjykimin e shëndoshë”, – më pyeti një mik i Seton- Uastonit.
Jugosllavia në kohën kur filloi Konferenca e Paqes, kishte nën zotërim shumë nga çfarë ajo dëshironte prej Austro –Hungarisë: Bosnjë-Hercegovinën, zemrën e tokës sllovene në provincën e vjetër austriake të Karniolës, , pjesë të madha të Dalmacisë, dhe natyrisht mbretërinë e vjetër të Kroacisë, -por ajo donte edhe më tepër. Delegacioni kërkoi dy pjeë të vogla të njohura në perëndim si Mexhumurje dhe Prekomurje, aty ku Kroacia takohej me Austrinë dhe Hungarinë, dhe më tej në lindje, Baranjën dhe Bakën, pjesë të fushës së pasur në jug të Hungarisë. Hungaria kishte pak miq në Paris; jo vetëm se ishte armiku i mundur, por po i vinte rrotull edhe revolucioni. Çështja kryesore që duhej përcaktuar nga Konferenca e Paqes ishte se ç’pjesë të Hungarisë mund të merrte Jugosllavia në mënyrë të logjikshme. Mexhumurja dhe Prekomurja ishin bindhsëm kroatë dhe sllovenë (megjithëse hungarezët, u përpoqën të kërkonin të kundërtën) dhe, pas disa debatesh, ato iu dorëzuan. Fati i Baranjës dhe Bakës, sidoqoftë, u bë me shumë grindje në debatin midis Rumanisë dhe Jugosllavisë, dhe deshi shumë më tepër kohë që të merrte zgjidhje.
Për të gjithë kombet e Ballkanit, zhdukja e Austro-Hungarisë kishte dhënë një shans, ashtu si dhe disfatat e perandorisë osmane para luftës. Çdokush kërkonte sa ia kishte qejfi: vetevendosje për vete, por jo për fqinjët e vet. Qysh në periudhën e pështjelluar në tetor 1918, kur Austro-Hungaria kërkoi paqe dhe pastaj humbi nga historia, qeveritë ballkanase kishin filluar t’u vinin sytë zotërimeve, duke futur në to ushtri. Organizma të rinj grafulluan si këpurdhat pas shiut: këshilla punëtore, këshilla ushtarësh, këshilla kroatësh, maqedonësh, grekësh. Nuk ishte e qartë se kush qëndronte pas tyre, por nuk dukej se kishin dhe cak për kërkesat e tyre.
Greqia kërkonte pjesën e mbetur të Turqisë Europiane, po kështu edhe Bullgaria. Të dyja, Greqia dhe Jugosllavia, kishin në mendje ndarjen e Shqipërisë.
Rumania dhe Bullgaria nuk arritën të binin në ujdi për pronësinë e Dobruxhës, e cila shtrihej përjgatë bregut perëndimor të Detit të Zi. Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të gjitha, kërkonin më shumë nga Maqedonia.
Pati fjalime të mrekullueshme për ruajtjen e qytetërimit dhe luftën për të drejtat dhe nderin; nën rrogoz beheshin përllogaritjet e politikës reale. Në atmosferën e rënduar të 1919, ishte çmenduri të mos grabisje sa të mundje. Udhëheqësit e Ballkanit deklaronin se e adhuronin Uillsonin; ata flisnin guhën e vetvendosjes, drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe bënin peticione që, siç thuhej, prezantonin zërin e popullit, por ishin në përkrahje të grabitjeve në stilin e vjetër. Ata i tregonin bukur hartat e vizatuara. “Do të duhej një monografi madhështore, – shkroi një ekspert amerikan, – për të bërë një analizë të të gjitha falsifikimeve të hartave që nxorrën lufta dhe konferenca e paqes…Ky proces e arriti kulmin më të lartë në Ballkan”.
Paqebërësit nuk kishin ndonjë dokument orientues që të gjykonin të gjitha kërkesat. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Uilsoni kishte përmendur Ballkanin në Katërmbëdhjetë Pikat, kur flet “për rastin më të mirë për vetë- zhvillim të pavarur” të popujve të Austro-Hungarisë, dhe më drejtpërdrejt kur ai tha se Rumania, Serbia dhe Mal i Zi duhen ngritur prap në këmbë. Ai premtoi, gjithashtu se Serbia do të kishte dalje në det, pa e përcaktuar se si, dhe se shtetet e Ballkanit, nën mbikqyrjen dashamirëse të Fuqive, do të bëheshin të gjithë miq “përgjatë vijave të besnikërisë e kombësisë, që janë vendosur historikisht”. Se çfarë nënkuptonte kjo e fundit nuk ishte e qartë, por sugjerohej të mos përfillej as historia e vonë dhe as përzierjet kombëtare në Ballkan.
Kishte një përshtyje se aleatët besnikë do të shpërbleheshin. Serbia duhej të merrte diçka për vuajtjet e saj – porte në Adriatik, mbase, ose të paktën dalje në Egje.
Greqia dhe Rumania duhet të zgjidhnin disa nga premtimet e bëra aq dorëlëshuar gjatë luftës. Bullgaria dhe Turqia Osmane e kishin bërë hak të paguanin dënimin për marrjen e anës së gabuar. Se sa mund të paguanin ato, ishte çështje tjetër. Perandorisë osmane nuk i kishte mbetur shumë në Ballkan; Bullgaria ishte thyer dhe tashmë kishte humbur pjesë të tëra territoriale më 1913.
Britanikët ishin tepër mospërfillës ndaj ngjarjeve në Ballkan, ashtu siç ishin ndaj pjesës më të madhe të Europës Qendrore, përderisa interesat britanike, qofshin ato tregtare dhe detare, ishin të mbrojtura. Ata preferonin shtete të fortë, dhe të qëndrueshëm, pasi ata do të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të ringjallur. Ndërsa “Serbia e vogël guximtare” kishte adhuruesit e saj të përkushtuar, ashti si dhe Mali i Zi dhe Shqipëria, qeveria britanike nuk ishte e përgatitur që të harxhonte fuqinë dhe paranë britanike për të siguruar mirëqënien e tyre. Në të kundërt, Franca udhëhiqej gjithherët nga nevoja për mbrojtje nga Gjermania. Në mënyrë të përkryer, një Serbi dhe Rumani e zgjeruar, dhe Çekosllavaki e Polonia në veri, do të siguronin një kundërbalancë të tilla sa Gjermania nuk do të merrte kurrë guximin të sulmonte përsëri Francën. Dhe aq më mirë sikur një Serbi e fortë t’a mbante në vend Italinë.
Gjeografia e detyronte Italianë të mendonte seriozisht për Ballkanin. Teksa italianët përgjithësisht u mrekulluan kur po shihnin fundin e armikut të tyre tradicional, Austro-Hungarisë, dhe liberalët, të paktën, ushqenin simpati për kombet e vegjël që po luftonin për të fituar lirinë e tyre, nacionalistët italianë nuk donin që ndonjë forcë tjetër të vinte mbisundimin e saj në Ballkan, as Rusia bolshevikë, e as një shtet i sllavëve të jugut.
Nacionalistët do t’i jepnin formë politikës italiane në një drejtim tepër ndërluftues dhe ekspansionist. Nga frika e një shteti të fortë të sllavëve të jugut, Italia ishte gati të mbështeste kërkesat e fqinjve të tyre, Rumanisë, Austrisë dhe Bullgarisë. Në Paris, Sonino këmbënguli se kërkesat e diskutueshme të Italisë dhe Jugosllavisë duheshin diskutuar vetëm në Këshillin e Lartë. Ai frikësohej, me të drejtë, se nuk do të kishte një komitet ekspertësh që do të kujdesej për ndershmërinë e kufijve, dhe as për atë çfarë i ishte premtuar Italisë gjatë luftës.
Kjo histori është një pjesë e debatit më të gjerë ndërmjet Italisë dhe Aleatëve të saj, të cilat për pak sa nuk prishën të gjithë Konferencën e Paqes.
Amerikanët, në Ballkan ashtu si dhe gjetkë, e shihnin rolin e tyre si të një komisioneri të ndershëm, duke çarë shtegun nga degëzat e diplomacisë së vjetër për të zbatuar standartin e ri të vetëvendosjes. Fatkeqësisht, e vërteta për popullsitë e Ballkanit nuk u gjet lehtë. Praktika e përcaktimit në bazë të kombësisë ishte aq e re sa shumë banorë të Ballkanit ende mendonin për veten në radhë të parë në caqet e rajonit apo klanit të tyre, dhe kroatët njëlloj ngaqë flisnin në fakt të njëjtën gjuhë, apo të ndryshëm sepse të parët ishin kryesisht ortodoksë dhe përdornin alfabetin cirilik dhe të dytët ishin katolikë dhe përdornin alfabetin latin? Kujt i përkiste Maqedonia –grekëve për shkak të historisë, apo sllavëve për shkak të gjuhës së tyre? Si mund të viheshin kufinj të qartë kur kishte një përzierje të tillë popullsish? Në hartat e popullsisë së Ballkanit modelet ishin mjaft të këndshëm, një përhapje e përsosur ngjyrash dhe njollash me bojë të theksuar. Në terren ku ziente një çorbë dyshimesh dhe urrejtjesh, nuk ishte aq bukur.
Vendosja e kufijve në rajon solli pakënaqësinë e minoriteteve dhe zemërimin e fqinjve. Dhe në zemër të tij ishte Jugosllavia e re. Ajo ishte vetformuar, por paqebërësit e njohën dhe i vendosën kufijtë me anë të një vargu komitetesh të posaçëm. Rezultati ishte një vend tri herë më i madh se Serbia e vjetër, por më shumë më tepër armiq. Shteti i ri rrëmbeu Malin e Zi, Slloveninë, dhe Bosnjën, nga Austria; Kroacinë dhe një pjesë të Banatit, nga Hungaria; pjesë nga Shqipëria dhe Bullgaria. Ajo që tërhiqte shumë shpesh në Konferencën e Paqes, nuk ishte thjesht fati i banorëve, por e ardhmja e rrejtit të aleatëve tek i cili varej paqja e Evropës.
Austria, Hungaria dhe Bullgaria, shtetet e mundur, mbajtën zi për humbjet e tyre, si për territoret ashtu dhe për popullsinë. Vetëm Greqia në jug ishte miqësore me shtetin e ri. Brenda Jugosllavisë njerëz që kishin pak të përbashkët mes tyre veç gjuhës, kurrë nuk u pajtuan për interpretimin e përbashkët të kuptimit të vendit të tyre. Jugosllavia pagoi shtrenjtë, për përfitimet e saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur fqinjët e saj, me ndihmë të madhe nga Gjermania, rimorën tokat që ajo i kishte fituar në Konferencën e Paqes dhe popujt iu kthyen njëri tjetrit. Megjithëse udhëheqësi komunist Tito ia doli mbantë t’i bashkonte prapë pjesët, shtatëdhjetvjet pasi Konferenca e Paqes e njohu për herë të parë ekzistencën e Jugosllavisë, kjo filloi të shpërbëhej në pjesët përbërëse të saj dhe, në mars të vitit 2002, u zhduk mesaduket njëherë e mirë si shtet. Fqinjët e saj e shihnin atë me shqetësim, ashtu siç kishin bërë qysh prej vitit 1919.

Standart.

Kategori
Uncategorized

Si u dëmtuan raportet me tre shtete brenda javës

ben blushiAnaliza e deputetit të PS për tensionet e fundit në marrëdhëniet me Greqinë, Turqinë dhe maqedoninë. “Në të vërtetë, mënyra se si transformuam marrëdhëniet me tri shtete në një javë tregon se si funksionon demokracia jonë. Ajo është një pengmarrje ndaj të dobëtëve si në rastin e Maqedonisë, një hile me ata që s’mendojnë si ti, si në rastin e Greqisë dhe një përulje mashtruese ndaj të fortëve, si në rastin e Turqisë”.
Nga Ben Blushi
Ballkani është një vend nga ku duan të ikin të gjithë. Si çdo shtet ballkanik, edhe Shqipëria po kërkon të duket një shtet joballkanik. Megjithëse për t’i ikur kësaj damke e quajmë veten Europë Juglindore, sot jemi më shumë ballkanas se europianë juglindore. Sepse, sado të përpiqesh t’i ikësh një llagapi, kujtimit të emrit nuk i ikën dot.
Megjithatë, vitet e fundit kemi pasur mundësi të bënim diferencën në Ballkan. Dobësimi i shteteve përreth nesh për arsye të konflikteve etnike të hapura, të cënimit të demokracisë, të rënies ekonomike dhe acarimet që disa prej tyre kanë pasur me njëri- tjetrin, krijuan përshtypjen se Shqipëria mund të ishte ndryshe. Ajo arriti të shuajë deri diku paragjykimet historike që binin mbi të, garantoi rotacion normal pushteti, rritje ekonomike pozitive dhe largoi me kujdes bindjen se kërkon të ndryshojë kufijtë duke përfituar nga dobësimi i fqinjëve.
Kjo klimë dha frytet e veta. Anëtarësimi në NATO, pavarësia e Kosovës dhe marrja e statusit të vendit kandidat për BE, do ishin të pamundura në kushte të tjera. Nëse Shqipëria do ishte një vend agresiv me fqinjët, asnjë nga këto ngjarje nuk do ishte festuar, sepse nuk do kishin ndodhur siç nuk kanë ndodhur me të tjerët. Maqedonia nuk është në NATO, Serbia humbi betejën për Kosovën, Greqia është zhytur në krizën e borxheve, çka ia ka krisur raportet me Europën.
Nga ky perceptim ndoshta Shqipëria përfitoi edhe më shumë nga sa mundej, duke fshehur dobësinë e saj të brendshme, konfliktin e ashpër politik, korrupsionin që helmon shtetin, polarizimin e frikshëm social, si dhe tendencat për krijimin e partive nacionaliste apo ekstremiste fetare.
Këto nuk kanë qenë fryte direkte të diplomacisë sonë, por të mungesës së diplomacisë së të tjerëve. Diplomacia jonë ka qenë e përgjumur, anemike, por e qetë. Në një kuptim kemi fituar duke mos bërë asgjë. Ose më saktë, kemi fshehur dhëmbët që nuk i kishim, gjë që na ka treguar të qeshur edhe kur qanim.
Diplomacia, ndryshe nga etika, nuk ka lindur për të rregulluar marrëdhëniet mes njerëzve, por marrëdhëniet mes shteteve. Kjo do të thotë se shtetet nuk mund të trajtohen njëlloj si njerëzit. Komplekset njerëzore nuk mund të drejtojnë raportet mes shteteve dhe, kushdo që e ka bërë këtë në rajon, ka dështuar siç po dështon.
Kryesisht vendet e vogla si ne, kanë dhe do të kenë kompleksin e përmasës. Ne kemi qenë dhe do jemi një vend i vogël, të cilit në histori të gjitha shtetet e tjera i janë dukur më të mëdha, më të pasura, më të forta dhe më të lidhura strategjikisht me fuqitë e Europës, me Amerikën dhe Rusinë. Ky kompleks na shoqëron ende. Kompleksi i përmasës së deformuar është rreziku kryesor i diplomacisë sonë, siç u shfaq edhe në ditët e fundit në raportet me Turqinë, me Greqinë dhe Maqedoninë.
Duhet të përbëjë rekord europian shpejtësia me të cilën i kemi lëkundur raportet më këto tri shtete për një javë. Nëse kjo do të ndodhte vetëm me njërin prej tyre, ndoshta nuk do kishte nevojë të matej si simptomë. Por mënyra si jemi sjellë për një javë, dëshmon se simptoma mund te jetë një sëmundje. Një kompleks. Për mua ky është kompleksi i përmasës dhe dua ta sqaroj duke i marrë me radhë.
Me Turqinë kompleksi i përmasës shfaqet në formën e zvogëlimit. Na duket vetja shumë të vegjël dhe pranuam të fyemi nga Presidenti i Turqisë, i cili erdhi këtu duke besuar atë që i ishte premtuar. Ne e ftuam Erdoganin për të na fyer. Natyrisht, Presidenti i një vendi më të vogël nuk do kishte besuar kurrë se Shqipëria mund të mbyllte shkollat e veta, siç e besoi Presidenti i Turqisë. Me gjithë delirin e vet neootoman, Presidenti turk nuk do ishte nisur në Tiranë për të luftuar kundërshtarët e vet politikë nëse nuk do i ishte premtuar paraprakisht ajo që kërkoi, apo nëse nuk do i ishte krijuar përshtypja se ajo që kërkonte do i jepej.
Te gënjesh Erdoganin është gjysma e të keqes. Feudalët shqiptarë e kanë gënjyer shpesh sulltanin në Mesjetë dhe në disa raste kanë bërë mirë. Por ata nuk drejtonin shtete të pavarura, por fshatra dhe krahina dhe jetonin me bindjen se po gënjenin sovranin e tyre për përfitime të vogla. Ka njerëz që gënjejnë dhe kjo u njihet për meritë, por nëse kjo ndodh ne marrëdhëniet midis shteteve, nuk është më gënjeshtër. Shtetet nuk mund të gënjejnë. Aq më pak, për kaq pak. Ato ndryshojnë qëndrimet, por nuk gënjejnë. Të gënjesh si shtet është e padrejtë në përgjithësi. Të gënjesh Turqinë është edhe më e padrejtë. Kjo nuk provon vetëm delirin e Erdoganit, por dëshmon pafuqinë tonë për të thënë të vërtetën. Dhe ajo që ndodhi, nuk ndodhi nga ndryshimi i qëndrimit, por nga frika për ta thënë qëndrimin. Nga frika e përmasës së Turqisë. Nga kompleksi i një vendi të vogël, që duhet të ketë frikë nga një vend i madh. Duke besuar se ngjarja me Erdoganin i ka luhatur marrëdhëniet tona me Turqinë, jam i bindur se nëse do kishim thënë të vërtetën, nuk do kishte pasur asnjë krisje. Ndershmëria e një vendi të vogël vlen më shumë se dominimi i një shteti të madh. Sepse gabohet kush beson se, duke qenë i vogël, nuk mund të thuash të vërtetën.
Kalojmë te Greqia. Me Greqinë kompleksi i përmasës ka një përmasë tjetër. Ai po shfaqet në formën e kontrastit ideologjik. Pra, të nevojës për të bërë diferencën mes kapitalizmit tonë dhe atij grek, çka është një idiotësi profane. Dikush në Tiranë beson atë që edhe në Europë nuk e beson njeri. Pra, se Greqia po kthehet në kapitalizëm social të dënueshëm dhe shumë shpejt falimentues. Dikush në Tiranë duket sikur beson se kapitalizmi ynë është me evropian, pra është në drejtimin e duhur, prandaj është më i madh, ndërsa ai grek është në rrugë të gabuar, është në humnerë, prandaj është më i vogël. E kanë gabim. Me gjithë devijimin e vet të panjohur, kapitalizmi grek është gjithsesi më europian, sepse është më human, ndërsa ky i yni duke qenë anarkik, jonjerëzor dhe autarkik është pothuajse afrikan. Ai nuk ka ardhur ende në Europë. Si metodë.
Kapitalizmi ynë po prodhon më shumë emigrantë se ai grek, kur në fakt duhej të ishte e kundërta. Sot në Tiranë duket sikur mezi presin që qeveria greke të dështojë si model. Kjo është frika e përhapjes së modelit. Ky është sërish kompleksi i përmasës ideologjike. Është frika se modeli i qeverisë greke mund të kalojë kufirin duke rrëzuar modelin kaotik dhe shkatërrues që ne kemi ndjekur për shumë vjet.
Ky është një kompleks servil, që hiqet si supremaci ideologjike. Është njëlloj sikur një mace t’i mburret një qeni se ajo mund të fshihet në një shishe për shkak të përmasës, çka qeni nuk e bën dot, pikërisht për shkak të përmasës.
Në përgjithësi ky është një kompleks servil. Jo ndaj Greqisë, por ndaj Europës, së cilës me këtë rast duam t’i themi se megjithëse një vend i varfër, ne nuk do ndotemi nga virusi grek i mbështetjes për të varfrit dhe i huamarrjes së negociueshme, paçka se varfëria në Shqipëri po rritet dhe borxhi po kapërcen 80 për qind të prodhimit të brendshëm.
Këtë kompleks kemi ushqyer me kokëfortësi vetëvrasëse gjatë shekullit të kaluar. Ne mbetëm stalinistë, edhe pse Bashkimi Sovjetik ndryshoi. Ne u thoshim sovjetikëve se, megjithëse më të vegjël, jemi më të mëdhenj se ju në ideologji. Ideologjia ishte përmasa jonë e gabuar në 50 vjet. Edhe nëse sot Greqia është gabim në rrugën e vet, kjo nuk është arsye që ne të acarojmë marrëdhëniet me Greqinë për arsye ideologjike, duke kërkuar dimër përpara se të shkojmë në pranverë.
Në të kundërt, ndryshimet e qeverisë në Greqi duhej të ishin një mundësi për të rinegociuar çështjen e kufijve detarë, për të cilët janë përgjegjëse dy qeveritë e shkuara greke, bashkë me qeverinë tonë të djeshme. Modeli i të dyja qeverive pararendëse ne Greqi u rrëzua, çka mund të ishte një shans për rinegocim për detin dhe interesat strategjikë që ai mbart. Por ne na drejton kompleksi i përmasës së lexuar gabim. Ne besojmë se ideologjikisht jemi më afër Europës, ndërsa Greqia është më larg dhe prandaj ka ardhur dita të sqarojmë hesapet. Edhe nëse ky është një avantazh, nuk është një avantazh që duhet shfrytëzuar, sepse kjo rrugë nuk na çon askund. As në tokë. As në det. As në kapitalizëm.
Kalojmë te Maqedonia. Në këtë rast, kompleksi i përmasës shfaqet në formën e zmadhimit. Kjo përmasë e kompleksit të përmasës është dhe më e dukshme, sepse gjërat e mëdha duken më shumë se të voglat.
Ne jemi një vend më i madh se Maqedonia. Atje ka më shumë se 30 për qind shqiptarë, të cilët jetojnë me sytë nga Shqipëria, por kjo nuk duhet të jetë arsye për të kërcënuar Maqedoninë, siç ndodhi këtë javë kur paralajmëruam veton për anëtarësimin në NATO të këtij vendi. Asnjë njeri, që nuk ngatërron marrëdhëniet mes njerëzve me marrëdhëniet mes shteteve, nuk do ta bënte këtë gafë. Kjo është njëlloj si të mbash peng një biznes për një licencë. Është njëlloj si të mbash varur një njeri për një hall. Është njëlloj si të kushtëzosh votën për një vend pune. Të gjitha këto ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Shteti ynë kushtëzon çdo ditë qytetarët e vet për arsye politike. Për shkak të kompleksit të përmasës, pra me bindjen se sot jemi një vend më i madh se Maqedonia, ne e huazuam këtë metodë edhe në marrëdhëniet mes shteteve.
Në fakt, Shqipëria është dhe duhet të jetë vendi më i painteresuar për të krijuar precedentin e vetos. Ne u kemi shpëtuar disa vetove të mundshme në vitet e fundit, përfshi veton për anëtarësimin tonë në NATO dhe statusin e vendit kandidat. Sikur dikush të na kishte kushtëzuar siç paralajmëruam ne Maqedoninë, sot situata jonë politike dhe ekonomike do ishte shpërthyese dhe shumë më e mjerë. Do kishim më pak demokraci, më pak të drejta politike, më shumë emigracion, më pak rritje dhe shumë më pak shanse për rotacion pushteti. Ne kemi përfituar më shumë se kushdo nga heqja e vetove të mundshme. Atë që s’na e kanë bërë të tjerët, ne s’mund t’ia bëjmë askujt tjetër. Kjo do të thotë të jesh i padrejtë. Kjo do të thotë të jesh kanosës.
Maqedonia mund të meritojë të kushtëzohet në mënyra të ndryshme për shkak të cenimit të të drejtave civile, politike dhe etnike, por në asnjë mënyrë në këtë formë, në asnjë mënyrë vetëm nga ne dhe aq më pak në mënyrë të njëanshme. Ne hyjmë në NATO pasi fatmirësisht askush nuk vuri veton dhe fituam një instrument besimi. Tani po e përdorim kundër të tjerëve. Ky është një abuzim. Është njëlloj sikur të të pranojnë në një klub dhe të vjedhësh çelësin duke mbyllur derën për të ngjashmit e tu.
Unë e di që ne nuk do e vetojmë kurrë Maqedoninë. Por çështja është që vetoja e Maqedonisë nuk duhet të na kishte shkuar në mend. Të besosh se ke në dorë integrimin e një shteti tjetër është deformim i kompleksit të përmasës.
Nëse i ndërtojmë marrëdhëniet me vendet e tjera duke u nisur nga përmasat tona, një herë të mëdha dhe një herë të vogla, ky është një narcizëm infantil, që të shtyn të besosh se dukesh i madh para të vegjëlve dhe i ri para te mëdhenjve. Kjo do të thotë t’i trajtosh shtetet si njerëzit.
Në të vërtetë, mënyra se si transformuam marrëdhëniet me tri shtete në një javë tregon se si funksionon demokracia jonë. Ajo është një pengmarrje ndaj të dobëtëve si në rastin e Maqedonisë, një hile me ata që s’mendojnë si ti, si në rastin e Greqisë dhe një përulje mashtruese ndaj të fortëve, si në rastin e Turqisë.
A nuk i kemi në këto përmasa? Sigurisht. Ne u sollëm me Ballkanin si me Parlamentin e Shqipërisë. Mjafton të shohësh përmasën e imoralitetit të aleancave tona partiake apo individuale dhe kupton se pse u sollëm kështu gjatë një jave. Dhunuam të dobëtin, kërcënuam të ndryshmin dhe mashtruam përkohësisht të fortin. Ky nuk është pragmatizëm. Ky është narcizëm. I gatuar me dhunë, i marinuar me hile dhe i paralajmëruar në fushatë me zile.
Fat i madh që në politikën e jashtme nuk kemi autonominë e mjaftueshme për të bërë keq, siç bëjmë çdo ditë në politikën tonë të brendshme.
Nëse do silleshim edhe me shtetet siç bëjmë me votat e Parlamentit, do shkonim shumë shpejt në pozitën e maces që i mburret qenit se mund të fshihet në një shishe. Por, për fat, Ballkani nuk është si Parlamenti i Shqipërisë. Aty ka të vegjël, ka të mëdhenj, ka të dobët, të fortë, të pasur, të varfër, të lodhur, të dhunshëm dhe të zhurmshëm. Së fundi ka edhe narcistë.
Të gjithë mund të rriten, të zbuten, të dobësohen, të pasurohen dhe të europianizohen për shkak të ndryshimit. Vetëm narcisti nuk do ndryshojë, sepse ai ka vetëm një përmasë. Përmasën e mosndryshimit.

Kategori
Uncategorized

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë EuropaËshtë një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë pavarësinë e saj de facto et de jure që prej një muaji, duke i shpëtuar mrekullisht vorbullës përpirëse greko-serbe-malazeze për ta gllabëritur.

Megjithëse ishte nënshkruar armëpushimi i luftës së parë ballkanike, përsëri, përplajsa e interesave të fuqive të kohës në Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjë e më agresiv po paralajmëronin tashmë tallazet dhe furtunat e Luftës së parë botërore. Sakaq, vitale për Shqipërinë, si shtet i ri i pavarur, ishte përcaktimi i kufijëve të saj gjeografikë, për t’i dhënë fund copëtimit të trojeve historike e etnike shqiptare, filluar që me traktatin e Shën Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipëria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer më sot të dhëna se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi të sakta për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar, pa i shpëtuar paragjykimeve të kohës, interesave politike të caktuara dhe qëndrimeve gjoja diplomatike në dy karrige, po ku, për fat të keq, të shkon skiç prapanica. Thotë ca të vërteta, thotë dhe ca të pavërteta.

Dhe në fakt, nuk i zë në gojë pashalliqet e mëdha historike shqiptare nga Janina në Shkodër, me vezirët e tyre që ishin mbretër e shkuar mbretërve në tokat shqiptare, ndonëse këta nuk “e menduan” hollë e gjatë të bashkonin Shqipërinë gege e toske në katër vilajetet shqiptare të Turqisë europiane (vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) që përmbanin kufijtë e Shqipërisë së vërtetë etnike dhe jo Shqipërinë e Madhe, sikundër shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur të kundërshtojmë pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohës së tij nuk është ende një gjuhë e shkruar, po kufizohemi në faktin e thjeshtë se shqipja e shkruar me germa latine është përuruar me “Formulën e pagëzimit të Pal Engjëllit më 1462” (në periudhën e epopesë kastriotase), ndërkohë që murgu frëng Guillaume Adam fakton se që më 1332 (në Directrium adpassagium… ) “Albanienët (shqiptarët) në librat e tyre përdorin shkronjën latine”, pikërisht në po atë periudhë të Mesjetës së hershme kur po fillonte të shkruhej edhe vetë gjuha frënge.

Nuk po zëmë këtu në gojë “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokë. Sa për çështjen e alfabetit dhe të librit shqip, i qenësishëm ky me pikatore para pavarësisë, ai ka të drejtë, duke patur këtu parasysh rolin e madh të librit në zhvillimin historik të kombeve të zhvilluara.

Një tjetër ide e autorit në atë mbarim fatlum e rilindës të 1912-ës shqiptare tërheq vëmendjen: Shkupin, ai e quan trevë shqiptare dhe kurrfarë dyshimi po ashtu për Himarën shqiptare, ndonëse aty flitet edhe greqishtja kur, në fakt, më shpirtërorja e vetë atij populli, kënga e famshme himariote, vallja, veshja, vetë historia e dokumentuar flasin për etnogjenezë të mirëfilltë shqiptare të gjithë asaj treve të famshme të Bregut, aq shumë e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipërisë” të tablove të famshme të Lear parë që nga Korfuzi.

Sot, në Europën e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtë e Shqipërisë, kufijtë e Kosovës as që vihen më në dyshim, tokë e det bashkë. Në dyshim përgjues vazhdojnë të mbeten lakmitë, lëpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rëndë i paragjykimeve historike që ato mbartin me vete.

Letër nga Athina e Louis Arnaud

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!
Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. ”

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar.

 

Kategori
Uncategorized

Rilindja dhe transporti spitalor i te semureve.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=g0NoNpFh5sE&feature=player_embedded#t=2

Kategori
Uncategorized

Bode i telefonoi Berishës për t’ i thënë se e kishin humbur Korçën, ky i tha: Ridvan, mos u kthe në Tiranë, shko në Rakickë!

Një biografi e Ridvan Bodes, njeriut që mban rekordin si Ministri i Financave i cili qëndroi më tepër në detyrë pas vitit 1990 (3)

Me Kuvendin e PD-së që u mbajt në tetor 1997, Berisha, i cili u rikthye në postin e kryetarit të partisë pas pesë viteve, ndërtoi ekipin me të cilin do të punonte në opozitën e gjatë dhe të vështirë që e priste pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 1997. Në këtë Kuvend u prit me habi rishfaqja e Bodes dhe zgjedhja e tij në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e partisë. Por habia u bë më e madhe kur Këshilli Kombëtar, në mbledhjen e vet të parë pas Kuvendit, e zgjodhi Ridvan Boden sekretar të përgjithshëm të partisë, çka sipas statutit të partisë ishte posti nr. 2 në parti pas kryetarit. Të gjithëve në PD iu dukej një mister se përse Berisha vendosi që ta riciklonte politikisht Boden dhe ta katapultonte në lidershipin e ri të PD-së, së riorganizuar. Në debatet e zjarrta që bëheshin në kafeteritë e shumta që ishin në atë kohë rrotull selisë së PD-së, të pakënaqurit nga Berisha thoshin se Bode, si ish-ministër i financave në kohën e pikut të piramidave dinte shumë gjëra dhe Berishës i konvenonte që këtë njeri ta kishte pranë, që ai mos të fliste për gjëra që Berisha nuk do të donte që të bëheshin publike. Por nëse do të kishte qenë kështu, Berisha do ta kishte bërë Boden deputet nga lista shumëemërore në zgjedhjet e qershorit 1997. Në çdo rast, kjo teori nuk e shpjegonte megjithatë ngjitjen e Bodes kaq lart në hierarkinë e PD-së. Kjo mund të shpjegohet vetëm me atë se Berisha, paslargimit nga pushteti në vitin 1997, do të ishte ende edhe për një kohë të gjatë në marrëdhënie të këqija me SHBA-të, marrëdhënie të cilat nuk u përmirësuan deri në vitin 2004. Për këtë arsye Berishës u afrua më shumë me Francën. Me Boden si nr. 2 në PD Berisha i jepte një sinjal të qartë Parisit.
Në skemën «gjeopolitike» brendashqiptare të Berishës, Bode në lidershipin e PD-së duhej të përfaqësonte Shqipërinë e Jugut dhe posaçërisht Shqipërinë Juglindore, me Korçën si kryeqendër të saj. Me sa duket Berisha, i cili atëhere ishte në një raport të vështirë me Vlorën, nuk parapëlqeu që të zgjidhte në vend të Bodes një njeri me origjinë nga pjesa jugperëndimore e Shqipërisë së Jugut, posaçërisht nga Vlora, duke menduar se kishte më tepër gjasa që të fitonte mbështetje më të fortë në jugperëndim të Shqipërisë Jugore. Por problemi qendronte se Bode ishte me origjinë nga pjesa skajore e Shqipërisë Jugperëndimore, nga një fshat i Devollit, çka vëshirë se do ta bënte Boden që ai të shihej nga Korça dhe zonat përreth si përfaqësues i tyre. Dhe Bode nuk e arriti dot kurrë reputacionin e të qenit përfaqësues i zonës së gjerë prej nga ku e kishte origjinën. Në skemën e Berishës, Bode, i cili është me origjinë muslimane, duhej të përfaqësonte muslimanët e Shqipërisë së Jugut, ndërsa nënkryetari i PD, Genc Pollo duhej të përfaqësonte kristianët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut dhe kristianët ortodoksë në përgjithësi.

Ridvan Bode do të zgjidhej në postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së pesë herë rresht, në 1997, 1999, 2001, 2005, 2009. Kur Bode u bë nr. 2 në PD mund të supozohej se ai do të ishte një shënjestër e parapëlqyer për propagandën e së majtës, për të provuar se në krye të PD-së vazhdonin të ishin përgjegjësit për skemat piramidale, por nuk ndodhi kështu. Emri i Ridvan Bodes shfaqej shumë rrallë në faqen e parë të «Zërit të Popullit» aq sa mos të krijohej dyshimi se përse PS nuk e sulmonte këtë njeri.
PD, në periudhën e parë të opozitës së saj, në vitet 1997-2000, kaloi shumë momente dramatike, që ishin veçanërisht dy ditët kur partia kryesore e opozitës u rrethua nga forca të armatosura, në 12 shtator 1998 dhe 28 nëntor 2000. Në të dy këto ditë dramatike për PD-në, Bode, nr. 2 i partisë dhe bashkëpunëtori me i ngushtë i kryetarit, sipas Statutit të partisë, nuk ishte pranë Berishës. Kur Berisha u ndalua nga Policia e Shtetit në 28 nëntor 2000, në krah të tij nuk ishte Bode. Merret vesh, Bode kujdesej që të ishte larg Berishës në momentet më të rrezikshme.

Kur në në 1999, në PD doli fraksioni i ashtuquajtur i reformatorëve, me në krye Genc Pollon, në 1999, Bode mbajti anën e Berishës. Sigurisht që ky qëndrim i Bodes erdhi jo nga ndonjë ndjenjë besnikërie, por nga fakti se Bode, për shkak të së kaluarës së vet si «ministër i piramidave», nuk shihte tjetër mundësi për të mbetur në politikë, përveçse duke qenë pas Berishës. Bode, duke mbajtur stigmën e piramidave financiare, ishte i padëshirueshëm për çdo lëvizje nismëtare për një lidership të ri në PD. Në takimet konfidenciale me të huajt, Bode thoshte se e gjithë përgjegjësia për firmat piramidale ishte e Berishës dhe se ai vetë (Bode) kishte qenë për mbylljen e tyre. Por Bode harronte të thoshte se se megjithatë edhe ai vetë (Bode) nuk kishte qenë kundër përfitimeve që pati prej skemave piramidale.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 Berisha e përdori Boden si rrufepritëse. Në atë kohë, Berisha, i gjendur para kërkesa ngulmuese të mediave se kush do të ishte kandidati për kryeministër i koalicionit opozitar (PD dhe partitë aleate) nëse ai i fitonte zgjedhjet, duke qenë se e majta e kishte paraqitur kryeministrin në detyrë Meta, si personin i cili do të drejtonte qeverinë edhe pas zgjedhjeve, Berisha bëri një truk duke paraqitur Ridvan Boden si «kandidati për kryeministër i opozitës». Me këtë kllounadë Berisha e bëri të qartë se ai jo vetëm që nuk shpresonte që opozita t’ i fitonte zgjedhjet, por as donte që opozita të paraqitej para elektoratit sikur kërkonte seriozisht që t’ i fitonte zgjedhjet. Nuk mund të shihej ndryshe veçse si kllounadë që fushatën elektorale të opozitës e drejtonte Berisha, premtimet i bënte ai, ndërsa si kandidat për kryeministër paraqitej Bode. Është e vërtetë se edhe tek e majta si kandidat për kryeministër nuk kishte dalë kryetari i PS Nano, por Ilir Meta, por kjo kishte ndodhur si rezultat i konflikteve të brendshme në këtë parti dhe Nano do të kërkonte që ta merrte postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.
Ndërsa Berishën asgjë nuk e pengonte për të dalë si kandidat për kryeministër para zgjedhjeve, duke i bërë premtimet të besueshme, pasi ai që i bënte paraqitej si njeriu që do të merrte përgjegjësinë për t’ i realizuar. Sigurisht që Berisha nuk donte të dilte si kandidat për kryeministër, se donte që ta shkarkonte mbi Boden përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Bode humbi madje edhe në zonën e vet elektorale në Devoll, humbje për të cilën akuzoi publikisht kryeministrin Meta, sikur ky përdori dhunë për mos të lejuar që, sipas fjalëve të Bodes, «kryeministri i opozitës» të fitonte në zonën e vet elektorale. Me sa duket Bode e kishte marrë shumë seriozisht këtë shakanë e Berishës të shpalljes së tij si kandidati për kryeministër i opozitës. Në fakt PD edhe mund të kishte fituar në Devoll sikur atje mos të kishte kandiduar Boden. Devollinjtë ende nuk kishin harruar se në fushatën e zgjedhjeve të vitit 1996, në të cilat Bode ishte kandidat për deputet i PD-së në Devoll, ai ishte pyetur në çdo fshat që kishte shkuar për fatin e kompanive huamarrëse. Në atë kohë PS hapte fjalë se PD do t‘ i mbyllte kompanitë huamarrëse pas zgjedhjeve. Bode u tha zgjedhësve që t‘ i depozitonin pa frikë paratë në kompanitë huamarrëse, se atje i kishin të sigurta, falë Qeverisë së PD e cila kishte marrë të gjitha masat që kompanitë huamarrëse ta kryenin aktivitetin e tyre. Por disa muaj pas zgjedhjeve Bode u tha publikisht gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm devollinjve se paratë e tyre të depozituara në kompanitë huamarrëse nuk qenë aspak të sigurta.
Gjatë kohës që PD ishte në opozitë, Bode nuk u trajtua keq nga socialistët. Kur në një debat televiziv në vitin 2006, Bode që ishte bërë përsëri Ministër i Financave në vitin 2005, u akuzua nga deputetë socialistë, të cilët i thanë se ai kishte emëruar kushëririn e vet të parë drejtor të doganës së Qaf-Thanës, këta nuk thanë se se ky njeri (i famshmi Jaçe Hysolli) kishte qenë në punë në sistemin doganor, madje në një rol drejtues edhe gjatë kohës që socialistët kishin qenë në pushtet. Gjatë kohës që PS ishte në pushtet (1997-2005) bizneset që Bode hapi që në kohën kur PD kishte qenë herën e parë në pushtet, me anë të njerëzve të vet të afërm, ecën mirë dhe nuk u shqetësuan nga socialistët. Me sa duket kjo është arsyeja që kur Bode u bë përsëri Ministër i Financave në 2005, ai vazhdoi të mbante në punë në Ministrinë e Financave, në rangun e drejtorit të drejtorisë kunatin e Erion Braçes, si shembulli më spikatës i ruajtjes prej tij të nepotizmit socialist në administratë.
Në kohën që PD ishte në opozitë, në vitet 1997-2005, Bode, ndonëse kishte punë të shumta partiake, rifilloi edhe karrierën e vet «akademike», si mësimdhënës universitar. Por Bode nuk shkoi në Universitetin Bujqësor të Kamzës ku kishte diplomuar dhe kishte punuar pedagog dikur, por në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2002, Bode, në moshën 43 vjeç, u bë pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Publik të Tiranës. Nëse Bode kishte pasur ndërmend të rikthehej të jepte mësim në Universitet, përse ai nuk doktoroi gjatë kësaj kohe? Përse nuk foli asgjë për këtë PS që në atë kohë ishte në pushtet? Në moshën që kishte Bode askush nuk mund të bëhej pedagog pa pasur gradën shkencore «Doktor». Për më tepër që Bode kishte diplomuar si financier agrar.
Në jetëshkrimin e vet zyrtar Bode nuk e tregonte se ç’ lëndë ka dhënë ai në Fakultetin Ekonomik. Ç’ mund t’ u mësonte studentëve të këtij fakulteti ky ekonomist agrar, i specializuar për mbajtjen e llogarive të kooperativave bujqësore komuniste? Mbetet mister se ç’ nevojë kishte fakulteti ekonomik për këtë ekonomist agrar me një specialitet të dyshimtë në Francë dhe përse ky njeri nuk shkoi të jepte mësim në Universitetin Bujqësor, ku edhe i takonte ta bënte këtë gjë. Por këto ishin kortezi që Bodes ia bënin miqtë e vet socialistë. Ndërsa Bodes kjo gjë i duhej për të pasuruar CV e vet akademike, që të rriste profilin e vet «akademik», me mendimin për t’ u rikthyer në postin e ministrit të financave kur PD të rikthehej në pushtet. Edhe pasi Bode nisi të japë mësim në Fakultetin Ekonomik, ai nuk punoi për të marrë doktoraturën, dhe madje nuk ka doktoruar as sot e kësaj dite.
Që të majtët e trajtonin me një kujdes të veçantë Boden, kjo gjë kuptohet edhe nga ato që shkruan Edi Rama në librin e vet «Kurban», ku rrëfen një episod në kohën që ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, por PD ishte ende në opozitë, pra midis viteve 2000-2004. Rama shkruan:
«Dikush një ditë më pyeti se pse duhet të luftonte ai kur ishte i papunë dhe ‘bukën time’, kështu tha, e ha vëllai i Ridvan Bodes në bashki. As e dija që vëllai i ofiqarit të lartë të Saliut, me të cilin s’ kam asnjë njohje e për të cilin nuk ushqej së largo asnjë respekt, përderisa ia njoh karrierën politike të filluar si anëtar i shoqatës së vullnetarëve të Enverit kur Shqipëria ishte ngritur në këmbë për të rrëzuar monumentin e diktatorit komunist, më pas si ministër të piramidave dhe, së fundmi, si ministër të një kolapsi financiar që po i afrohet vendit tonë në këto kohë si një furtunë e pashmangshme alla greke, ndërkohë që ky birboja vazhdon jo vetëm t’ i bindet me përulësinë e një skllavi politikës antikombëtare të Saliut me financat dhe ekonominë e vendit, po edhe të bëjë avokatin e kësaj politike me vetësigurinë e një provinciali kokorroç. ‘E di ti, e di’, më tha ankuesi në fjalë, ‘që e ke aty vëllain e Ridvanit se të ushqen breshkat në zyrë!’ Histori më vete ajo e dy breshkave që ndanë me mua zyrën e kryetarit të bashkisë, ngase një mik i huaj, artist, jo mjek në fakt, më pat thënë se prania e breshkës në mjedisin ku rri është një ndihmë e vyer për një astmatik dhe për mua që vuaj qysh në fëmijëri nga astma bronkiale, po edhe më tërheqin bestytnitë e çuditshme të kësaj natyre, ky m’ u bë sebepi i kësaj bashkëjetese me dy breshkat që i mora me vete në makinë një natë teksa mundoheshin të kapërcenin rrezikun e rrugës para Pallatit të Brigadave, po burrin e urtë rreth të pesëdhjetave a diçka më shumë që hynte në zyrën time për t’ u sjellë ushqimin, punonjës në Kopshtin Zoologjik, të cilit i dija vetëm emrin e ia çmoja një mirësjellje të pashtirur, si mund ta largoja nga puna se kishte vëlla ministrin e Saliut? Madje në kohën e kësaj ankese i vëllai s’ qe as ministër, se partia e tij ishte ende në opozitë».(Edi Rama, «Kurban», Botime «Dudaj», Tiranë 2011, f. 183-184)
Në të vërtetë Edi Rama, kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk la njeriu pa larguar nga puna, nga ata që kishte nën varësinë e tij dhe të cilët ishin punësuar nga paraardhësit e tij të PD-së. Rama e mbajti vëllain e Ridvanit për shkak se e dinte që Ridvani kishte lidhje speciale me Francën nga ku Rama erdhi në Shqipëri në 1998 për të nisur karrierën e tij politike. Vëllai i Ridvan Bodes ishte veteriner dhe se ai kishte dhe të tjerë në Kopshtin Zoologjik. Përse duhej që pikërisht vëllai i Ridvan Bodes të shkonte çdo ditë në zyrën e Edi Ramës për të ushqente breshkat që ky i fundit i mbante privatisht. Kuptohet se Edi Rama e bënte këtë, që t‘ i tregonte Ambasadës Franceze afërsinë e tij me Ridvan Boden. Kur i mësoi Edi Rama ato bëma të Ridvan Bode, nr. 2 në PD dhe dy herë Ministër i Financave, të cilat ia thotë atij vetëm në këtë libër të botuar në nëntor 2011, kur Bode tashmë kishte qenë Ministër i Financave që prej gjashtë viteve? Merret vesh, Edi Rama i thotë këto fjalë për Ridvan Boden vetëm atëherë kur dukej qartë se kishte ardhur koha që ai dhe Berisha të largoheshin nga pushteti. Në bazë të fjalëve që Edi Rama ka thënë më lart për Ridvan Boden, sot që Rama është në pushtet, ky i fundit duhet të kishte qenë i pari ish-ministër i Qeverisë «Berisha» që do të kallzohej penalisht në Prokurori për bëmat e tij, por ja që nuk ndodhi kështu.
Në zgjedhjet e vitit 2005, ndonëse pritej fitorja e PD-së në Devoll, Bode refuzoi të kandidojë atje. Mënyra se si e kishin pritur në Devoll në zgjedhjet e vitit 2001, kishte lënë gjurmë të thella në kujtesën e Bodes, prandaj ky këtë herë kandidoi në qytetin e Korçës, ku fitoi falë autoritetit të PD-së. Pas ardhjes së PD-së në pushtet, në vitin 2005, askush nuk e priste që Berisha ta bënte Boden Ministër të Financave. Kur kjo gjë ndodhi ishte një shenjë se Berisha nuk kishte ardhur me mendjen për të qeverisur seriozisht. Kur Berisha prezantoi kabinetin e tij qeveritar në vitin 2005, Boden e paraqiti si një njeri që kishte ardhur nga bota akademike. Por Berisha nuk shpjegoi se përse Bode ky i ardhur nga bota akademike, nuk kishte doktoruar deri më atëherë. Bode ishte i vetmi njeri që kishte qenë ministër në qeverinë e fundit të PD-së, e cila u rrëzua në 1997, dhe që rikthehej në qeverinë e re të PD-së, si ministër. Kjo kishte një domethënie të madhe aq më tepër, që Bode kishte qenë ministri i lidhur drejtpërdrejt me krizën financiare që shkaktoi rënien e qeverisë së PD-së në 1997 dhe largimin e kësaj partie nga pushteti. Ishte një paradoks i madh pra, simbolikën e të cilit Berisha e ruan për vete, që i vetmi njeri i cili rikthehej në qeverinë e re nga ajo qeveri ishte pikërisht Bode.
Berisha, në fushatën zgjedhore të vitit 2005 iu premtoi përsëri shqiptarëve “ridvanin” (parajsën) dhe kur erdhi në pushtet i dha përsëri Ridvanit portofolin e financave. Ministër Ridvani këtë herë nuk solli dot as një “ridvan” (parajsë) iluzore si atë të herës së parë kur PD ishte në pushtet, me piramidat financiare, por solli vetëm “ferrin” ekonomik. Natyrisht, për vete dhe për klanin e tij e gjeti përsëri “ridvanin” (parajsën), duke siguruar fitime abuzive, me të gjitha mënyrat.
Me të ardhur herën e dytë në pushtet Bode nisi të ndërtojë një perandori financiare personale. Kushëririn e tij të parë, Jaçe Hysollin, e emëroi drejtor të Doganës së Qafë-Thanës, dhe më pas e dërgoi në Portin e Durrësit. Shefin e shtabit të tij elektoral në zgjedhjet e vitit 2005, në Korçë e emëroi drejtor të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Drejtor të Doganës së Tiranës emëroi një shokun e tij të shkollës nga koha kur kishte qenë student në Kamzë. Kunati i Ridvanit, burri i motrës së tij, sipas këshillës së Ministrit të Financave krijoi një agjenci doganore, degët e së cilët u përhapën në të gjitha doganat e Shqipërisë. Të gjithë ata që kalonin mallra në dogana e dinin se nëse veprimet administrative i kryenin në këtë agjenci, atëherë do ta kishin shumë të lehtë kalimin në doganat shtetërore. Kështu, agjencia doganore e kunatit të Vanit të Thesit u bë një dubluese e sistemit doganor shtetëror, në mënyrë që Vani ta mbushte dy herë thesin, një herë nga dogana e tij private dhe një herë nga ajo shtetërore. Nga të gjithë këta, Vani i Thesit priste që t’ ia mbushnin çdo muaj thesin me para. Paratë i donte në kartmonedha 500 euroshe. Dhe task-forca personale që kishte emëruar Vani i Thesit në Drejtorinë e Doganave dhe në atë të Tatimeve, pasi merrnin paratë që kishin nxjerrë në mënyrë abuzive, i kthenin në karmonedha 5000 lekëshe të reja, dhe pastaj këto i bënin kartmonedha 500 euroshe se me të tilla donte Vani që t‘ i mbushej thesi. Aq shumë u përsërit kjo punë sa pothuajse i zhdukën krejt kartmonedhat 500 euroshe nga tregu valutor, si ai formal, ashtu dhe ai informal.
Pjesa tjetër e perandorisë financiare të Ridavanit kishte të bënte me marrëdhëniet speciale të tij me biznismenin Samir Mane. Qëkurse Ridvan Bode u bë Ministër i Financave nisën të lulëzojnë si kurrë më parë bizniset e Samir Manes. Që nga ajo kjo ai nisi të hapë qendrat tregtare gjigande dhe të marrë koncesione nga më të ndryshmet. Me Samir Manen Vani i Thesit bëri atë gjë që kishte bërë me agjencinë doganore të kunatit, pra dublimin e shtetit. Si të mos mjaftonte që Samir Mane nxirrte të ardhura të mëdha nga kontrabanda që i mundësonte Ridvani në dogana dhe nga evazioni fiskal, Vani i Thesit i dha atij dhe shumë koncesione, disa drejtpërdrejt dhe të tjerat nëpërmjet kompanive që kishte krijuar Samir Mane jashtë vendit. Kështu, Samir Mane mori të drejtën e koncesionit për pullat fiskale, për kasat fiskale dhe mirëmbajtjen e tyre etj. Si shpërblim, Samir Mane i dha Bodes aksione te TEG (qendra e madhe tregtare), si dhe i ndërtoi një vilë të madhe në lagjen luksoze rezidenciale pranë TEG, të njohur si “Rolling Hills”. Bode, deri në momentet e fundit kur ishte ministër, punoi për Samir Manen. Në verën e vitit 2013, pas zgjedhjeve, me urdhër të Bodes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bllokoi llogaritë bankare qindra biznismenëve, duke iu vënë gjoba, gjoja për parregullsi, por qëllimi i vërtetë ishte që të mblidheshin para të cilat iu dhanë Samir Manes për rimbursim TVSH-je.
Është një ironi shumë e madhe që Qeveria “Berisha” pati për tetë vite Ministër të Financave një njeri emri i të cilit do të thotë “parajsë”. Ky ishte një humor i zi i Berishës me shqiptarët. Dy herë ministri i financave me emrin që do të thotë “parajsë”, por që u ka sjellë shqiptarëve ferrin, u larguaditë nga pushteti, duke lënë pas një borxh publik të rritur dhe çmime të larta. Sa për “parajsën” (ridvanin) ai e ka gjetur për vete dhe do të shkojë ta shijojë nëpër botë. Kuptohet në rast se nuk e bëjnë të përgjigjet për bëmat e tij, gjë që këtu nuk po ndodh.
Në postin e ministrit të financave Bode, i cili gjatë kohës që PD ishte në opozitë, e kishte zakon që t’ u bënte militantëve demokratë premtime nga më fantastiket për vende pune, u bë një nga ministrat që u bë i paaritshëm për t’ u takuar nga militantët. Bode, që kur u bë ministër, edhe pse mbante postin nr. 2 në hierarkinë partiake, nuk shkelte më në selinë e PD-së pothuajse fare. Praktikisht PD kishte mbetur pa sekretar të përgjithshëm, që është administrator i partisë. Si ministër Bode ndoqi një politikë kontradiktore, nga njëra duke futur njerëzit e vet të afërm dhe shokët në poste të rëndësishme në administratë, ndërsa nga ana tjetër duke refuzuar të gjithë militantët e PD-së që i kërkonin vende pune. Gjithashtu Bode u bë një nga ministrat që kundërshtonte më fort largimet nga puna në dikastere dhe në ministrinë e Bodes u bënë vetëm disa «krasitje» dekorative. Më kot militantët e PD-së tregoninë modelin e socialistëve të cilët kur erdhën në pushtet në 1997, pa pyetur për ligje bënë spastrime totale në administratë. Ministri Bode nuk kishte veshë për t’ i dëgjuar këto gjëra. Bode, kur ishte nr. 2 në parti dhe ministër, gjendej në situatën paradoksale që kishte frikë të shkonte në selinë e partisë së tij, përveç rasteve kur atje ishte Berisha, pasi një herë mezi mundi të shpëtonte nga duart e disa militantëve, vetëm me ndihmën e rojeve të veta.
I rikthyer në postin e ministrit të financave Bode nuk e përgënjeshtroi famën e vet të «ministrit të piramidave», duke e shndrruar ekonominë shqiptare në një «megapiramidë», që i zbrazi xhepat e shqiptarëve të thjeshtë. Bode mburrej se ai kishte luftuar me sukses evazionin fiskal duke rritur të ardhurat nga tatimet dhe doganat, si dhe duke i sjellë të ardhura shtesë buxhetit të shtetit. Por kostoja e këtij suksesi paradoksalisht ra mbi shqiptarët e thjeshtë, pasi rritja e të ardhura nga tatimet, e bërë në mungesë të eliminimit të monopoleve në tregtinë me shumicë (një premtim elektoral ky i PD-së), bëri që biznesi i madh t’ i kompensonte paratë që i paguante për shlyerjen e detyrimeve fiskale, me të ardhurat nga rritja e çmimeve, të cilët monopolistët i kontrollojnë lehtësisht. Dhe çmimet kanë vazhduar që të rriten edhe gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Natyrisht që kjo megapiramidë e ndërtuar nga ministri Bode nuk mund të mbijetonte gjatë dhe ajo u rrënua me pasoja edhe për treguesit makroekonomikë.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2007 Ridvan Bode ishte një nga ministrat që humbi në bashkinë ku ishte ngarkuar nga PD të punonte për zgjedhjet, bashkinë e Korçës, ku Bode ishte zgjedhur deputet. Thuhet se kur Bode i telefonoi Berishës për t’ i thënë se e kishin humbur Korçën, ky i tha: Ridvan, mos u kthe në Tiranë, shko në Rakickë!
Në Korçë qarkullonte një anekdotë se sikur mos e kishte ndaluar Berisha Boden që të shkonte në Bilisht, kryeqendrën e Devollit, PD do të kishte humbur edhe atje. Këto ishin simptoma të faktit se Bode nuk e shihnin më si një lider përfaqësues as në zonën e ngushtë dhe as në zonënn e gjerë që ai supozohej të përfaqësonte në lidershipin e PD-së, pra as në Devoll, as në Korçë dhe as në Shqipërinë Juglindore në përgjithësi.
Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007 kur u mor vesh se Berisha do të bënte ndryshime në qeveri, si reflektim për humbjen në zgjedhjet vendore, të gjithë prisnin që nga Qeveria të largohej Bode. Por nuk ndodhi kështu, Bode mbeti në qeveri. Bode ishte i vetmi njeri në PD që mbajti gjatë tetë viteve portofolin ministror të cilin e mori në 2005, atë të Financave. Gjithashtu Bode ishte një nga tre ministrat që hynë në Qeverinë “Berisha” në 2005, dhe të cilët ishin anëtarë të kësaj qeveria gjatë tetë viteve sa kohë Berisha ishte kryeministër. Dy të tjerët ishin Genc Ruli dhe Sokol Olldashi./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

Pse po sulmohet tani Halim Kosova…

armand shkullakuNga Armand Shkullaku

Fushata normale e Halim Kosovës e ka vënë në vështirësi të dukshme arrogancën dhe euforinë me të cilën mazhoranca po hynte në këto zgjedhje për Tiranën. Distanca reale që doktor Kosova ka nga politika meskine dhe konfliktuale, karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, duke kontrastuar fort me teatralitetin e kundërshtarit, duket se po u krijon një telash të madh strategëve të fushatës së PS.

Krejt papritur, ndërsa e nisi duke vlerësuar kundërshtarin, duke u treguar si tolerant dhe bashkëpunues, kandidati Erjon Veliaj e ka hedhur këto ditë maskën e moderuar për të kaluar në sulme personale, madje diversive, ndaj Halim Kosovës. Në mënyrë të sinkronizuar, aksesorë të tjerë të fushatës së Veliajt, ku dallon për nga lartësia e shtatit dhe trashësia e akuzave ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kanë nisur një sulm ndaj kandidatit të opozitës, me qëllim devijimin e tij nga fushata që është duke zhvilluar deri më tani.

Ky ndryshim, nga fushata e moderuar në atë agresive, mëton të prodhojë si efekt ndonjë reagim të nxehtë të Kosovës apo të tensionojë klimën politike në ditët në vijim, për t’u krijuar votuesve të lëkundur idenë se edhe kandidati rival sjelljen paqësore dhe bashkëpunuese nuk e ka filozofi, por strategji elektorale. Në të njëjtën logjikë, vihet re një përpjekje tjetër ku, përveç sulmeve dhe akuzave personale ndaj doktor Kosovës, po nxitet konfliktualiteti për ta treguar atë jo si një individ që për shkak të përvojës dhe profilit të tij shkon përtej një partie politike, por si pjesë e ngushtë e PD, i afërt me Berishën, me Bashën, etj. Edhe me këtë strategji synohet përsëri elektorati i lëkundur, por edhe ata votues të majtë që nuk pranojnë të votojnë për Erjon Veliajn, duke risjellë ndarjen politike si digë për të ndalur rrjedhjen e votave.

Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës. Kjo shpjegon se përse vetë Veliaj, që ashtu si Ilir Meta, Majko e të tjerë eksponentë të së majtës, e vlerësoi kandidatin kundërshtar, tani e sulmon atë. Për këtë arsye, Ilir Beqja e akuzon Kosovën pikërisht sot, në zemër të fushatës, dhe jo një vit apo gjashtë muaj më parë për disa shkelje që sipas tij qenkan bërë vite e vite të shkuara, tamam në kohën kur kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama e ngrinte lart punën e Halim Kosovës në maternitet.

Problemi i vetëm që kanë strategët e Veliajt në këtë ndryshim kursi është se ata i bëjnë llogaritë duke patur si model kandidatin e tyre. Ata harrojnë se Halim Kosova nuk është duke luajtur ndonjë rol ashtu si Erjoni, por ai shfaqet në fushatë ashtu siç është. Të tërheqësh Kosovën në një kurth të tillë elektoral është thuajse mision i pamundur. A mundet të ndryshojë karakteri i një njeriu, 40 vite përvojë jetësore, me disa intriga të vogla elektorale? Halim Kosova beson vërtet se është i pranueshëm si nga demokratët ashtu edhe nga socialistët dhe sillet si i tillë me ta. Ai madje ka bindje, ndoshta edhe pak delir, se për të votojnë qytetarët pavarësisht ngjyrës partiake dhe se ai vetë është më i mirë se PD. Halim Kosova nuk e thotë kot, por e bën vërtet që shiritin e përurimit të ndonjë vepre të bashkisë t’ia lërë Edi Ramës ta presë. Disa e shohin këtë si naivitet, disa të tjerë si kulturë qytetare, por në fund të fundit ai është Halim Kosova. Ai nuk i paramendon batutat apo barsaletat (siç ka filluar t’i quajë Erjon Veliaj) por i ka pjesë të natyrshme të komunikimit të tij gati apolitik. E pikërisht kjo distancë me politikën shtirjes, të përbaltjes, të konfliktit, qoftë si natyrë humane, qoftë edhe si profil politikani, e bën Halim Kosovën imun edhe ndaj strategjisë agresive që po ndjek rivali ndaj tij. Të zhvendosësh doktor Kosovën nga fushata e tij normale, në fushatën konfliktuale me të cilën janë lodhur qytetarët në 25 vjet, është mundim i kotë. Sepse Halim Kosova nuk ka zgjedhur që një javë të sillet kështu dhe një javë tjetër ndryshe, që tolerancën ta përdorë si taktikë dhe jo si bindje, që njëherë të jetë i vërtetë dhe njëherë i shtirur. Të bombarduar nga politikanë që ndryshe janë e ndryshe sillen, që të tjera thonë e të tjera bëjnë, kemi humbur konceptin e njeriut normal që mund të jetë edhe politikan. Këtë koncept e kanë harruar edhe strategët e Veliajt, që duan ta fusin Kosovën në një valle që ai nuk e luan jo se nuk do, por se nuk di.

E duke dashur t’i vijnë në ndihmë kandidatit të majtë, ata që e këshillojnë rrezikojnë ta vënë edhe më shumë në dukje falsitetin e tij. Të krijojnë madje imazhin e një të riu që sillet me arrogancë ndaj dikujt me një përvojë më të madhe jetësore, të një politikani të ri që në vend të kultivojë politikë të re, prashit plehun e vjetër të akuzave dhe përbaltjes. Ndonjëherë mjafton vetëm normaliteti për të bërë nul arrogancën e numrave dhe të pushtetit. Kjo e ka zhbalancuar fushatën e PS dhe vetë kandidatin, që pasi ka provuar çdo lloj roli, tani e ka të vështirë të përballet me dikë që është i vërtetë.

Kategori
Uncategorized

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit / Prezencë e ushtarakëve grekë

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit / Prezencë e ushtarakëve grekë

E vërteta

Nga Arben LLALLA

Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

qdPtKLhAkte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.

11282118_1106670602680317_1625043237_nTë nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.

Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.

x2Kp3i3Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.

Prezencë e ushtarakëve grekë – Trupa paraushtarake greke, funksionarë të lartë të ushtrisë dhe sigurimit grek po lëvizin prej disa ditësh në Jugun e Shqipërisë. Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke mësohet se ka hyrë tre herë fshehurazi në Shqipëri, në harkun kohor të katër muajve, për një mision të dyshimtë dhe të paqartë. Ish-kreu i ushtrisë greke është parë tre herë në Shqipëri, brenda katër muajve, teksa ka zhvilluar takime intensive me ekstremistë të minoritetit grek në Shqipëri.

11011840_1106662796014431_8576330991411236540_nNdërkaq, edhe zëvendës shefi i sigurimit ushtarak grek, i pensionuar, është takuar këto ditë me krerët e organizatave joqeveritare ekstremiste të minoritetit grek në Shqipëri. Nga ana tjetër, flitet edhe për një vizitë të kreut të shërbimit sekret grek në Tiranë dhe për një takim të tijin me kryeministrin, Edi Rama. Takimi mësohet se është zhvilluar dhe mbajtur i fshehtë. Nuk dihet tema e diskutimit, por merret me mend se në takim duhet të jetë diktuar për çështjen e Maqedonisë dhe për problemet e pazgjidhura mes dy vendeve, sidomos çështja e kufijve, çështja çame, nafta dhe ligji i luftës. Po ashtu, në Jug të vendit është parë edhe ish-ministri i Mbrojtjes greke.

10928990_1106664439347600_5989754289625183532_nIsh-ministri i Mbrojtjes dhe ish-krerët e ushtrisë greke, mësohet se kanë bërë takime me Vangjel Dulen, Eleni Dhimun, Leonidhas Papën, Stavros Gjinos, etj., për njohjen e terrenit të Jugut dhe pikat strategjike. Ekzistojnë fotografi të shumta të lëvizjeve dhe takimet e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe në Greqi. Të gjitha të dhënat tregojnë për një vërshim të elitës së ushtrisë greke dhe të shërbimeve sekrete drejt Jugut të Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare. Asgjë nuk dihet se çfarë po luhet në prapaskenë. Por, një gjë duket qartë, se Athina mbajti krahun e shqiptarëve për ngjarjen e Kumanovës, pasi është e interesuar për shpërbërjen e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë qarqet e Athinës janë alarmuar për vizitën e Erdogan në Tiranë si dhe për ashpërsinë e reagimeve të diplomacisë për çështjen e kërkimit për naftë.

E vërteta

Kategori
Uncategorized

Vllehët e Shqipërisë, origjina dhe kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Jovan Bizhyti

10928089_872986696087439_84291508_n

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me shqiptarët në trojet e tyre, janë vllehët. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e perandorisë Romake. Kanë shkruar për këto histori shumë studiues dhe autorë të ndryshëm.

Gjurmë në lashtësi

10922070_872986686087440_334218556_nMë të plotë e më të hershëm me studimet e tyre kanë qenë, Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtëë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891. Ky autor ka shkruar gjithashtu të parën vepër “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie), botuar në origjinal në gjuhën frënge, si një ndër veprat e para të periudhës së hershme të Shqipërisë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të.

Këta autorë kanë shtruar pyetjen, se kush ka qenë Maqedonia e Aleksandrit të Madh, hipotezë e cila është ende e errët në historinë tonë? Në një nga përgjigjet Faverial thekson se, “maqedonasit e Greqisë ishin Pellazgë”. Kurse Straboni thekson se,“maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë me epirotët”. Pra nuk flisnin greqisht, dhe për t’u marrë vesh me grekët ishte i nevojshëm një përkthyes. Pellazgjishtja e tyre ishte më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten. Krahina e Thesalisë, sipas zbulimeve historike, është vendstrehimi i Pellazgëve dhe në rrethinat e shpateve të maleve të Pindit që quhet Maqedoni, ndodhen rrënojat e mureve masive të tyre.

Pindi, Olimpi i vllehëve

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Dokumente

10904945_872986729420769_1058457373_nNë vitin 1708 princi i Hongro-Vllahisë, Gjergj Kosturi, nxorri një akt themelimi për hapjen e dy shkollave vllahe në Kostur. Në kishën metropolitane të Elbasanit, gjendet një dokument i hershëm i vitit 1736, ku metropoliti i Beratit, Metodi, me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë, shkruan për inspektimin që bëri në kishën e Shën Marisë së Neokastrës (Elbasanit), për funksionimin e shkollës vllahe. Elbasani shkurtimisht nga vllehtë është quajtur Neoksa. Një dokument i tillë për shkollat vllahe është dhe për Kavajën, Tiranën, e Durrësin. Këto janë dokumenta të hershme të shkollave vllahe.

Në vitin 1878 Sulltani i shkruante Valiut të Selanikut dhe të Janinës, “Ne jemi bërë me dije se vllehët e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë, Trikallës, e Selanikut, dëshirojnë të ngrenë shkollat e tyre në gjuhë amtare. Kërkoj të ngrini aq shkolla vllahe sa ta shihni të arsyshme.”Që në vitin 1884 në Korçë kishin nisur orvajtjet për shkolla shqipe dhe vllahçe. Vllehët qytetit të Korçës i thoshin Kërçao, Kavajës Këvalja, Beratit Villardi, Fierit Ferka dhe Vlorës Avllona.

Në vitin 1770 në Venecia u botua një fjalor Greqisht-Vllahish-Shqip me 1070 fjalë me autor Teodor Kavaliotin, protopap i Voskopojës. Studjuesi Hammer thoshte se, “Në mesin e shekullit të XVII-të, një voskopojar i quajtur Dhimitër Prokopi, lëvronte në vllahishte me mjaft sukses.” Ndërsa studjuesi Pakimer shkruan, “Vllehtë shtriheshin nga rrethinat e Kostandinopojës deri në Bizi e më tutje. Ata pëlqejnë të jetojnë në vende të pa arritshme, ku ushqejnë kopetë e bagëtive, si dhe janë të zot në përdorimin e armëve.”

Vllehët, vendodhja dhe besimi fetar

10904189_872986699420772_135815363_nVllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në krye profesor V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e kishtare, si dhe ndërtues urash.

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë. Mbretëria shqiptaro-vllahe e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.

Një delegacion vllah në Kostandinopojë

Në vitin 1878 nga Kongresi i Berlinit u shkëputën shumë krahina nga shtete të ndryshme, që u aneksuan vendeve të tjera dhe që e ndryshuan hartën e Europës. Kështu u aneksuan dhe Epiri e Thesalia që i kaluan Greqisë. Profesori Zhan-Klod Faverial në veprën e tij shkruan : “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia kurr njiherë s’i kanë përkitur Greqisë. Vllehtë iu kundërvunë aneksimit të këtyre krahinave me po ato arsye të drejta si dhe shqiptarët ndaj aneksimit të Epirit.”

Një delegacion vllah shkoi në Kostandinopojë për të marrë takim me ambasadorët e disa shteteve të mëdha, për t’u ankuar ndaj këtyre padrejtësive. Një takim i till u bë me ambasadorin rusë. Ai u tha :

-“Kini mendjen, ju keni marrë përgjegjësi të madhe mbi vete”. Ata u përgjigjën :

-“Shkëlqesi, ne i kemi menduar mirë, por jemi mes jetës dhe vdekjes. Dhe midis këtyre të këqijave, duhet të zgjedhim më të voglën, ndaj kemi parapëlqyer shpresën për jetën ndaj vdekjes”. Në takimin me ambasadorin italian, Konti de Kortin, ata i thanë :

-“Po, Europa na garanton zotërimin e disa fushave, maleve e shkrepave, por ajo nuk na del dorzanë për kombësinë tonë rromane, gjuhën e zakonet tona. Dhe për ne kanë rëndësi këto vlera më shumë se të tjerat. Ne vllaho-romanët me t’u përfshirë nën Greqinë, pa dyshim do biem pre e tyre dhe në se ndokush kërkon të mbetet rroman, ai me hirë apo me pahirë do detyrohet të emigrojë. E shihni zoti Ambasador, se në se forma ndryshon, thelbi mbetet i njejtë? T’u lihen tokat tona grekëve, do të thot të lemë në dorë të tyre kombësinë, gjuhën e zakonet tona, me një fjalë ajo çka është më e shtrenjtë për ne.”

Vllehët, as rumunë as grekë…

Shumë e rëndësishme është dhe Proklamata që vllehët i drejtuan shqiptarëve në 4 gusht 1888 ku shkruhet: “…dhe t’i dëshmojmë botës së qytetruar, se shumica e popullsisë në Shqipëri e Maqedoni janë shqiptarë e vllehë dhe aspak grekë.” Edhe kongresi i vllehëve i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, e deklaroi me argumente shkencorë definitivisht se “vllehët nuk janë as rumunë e as grekë”.

Zhak-Klod Faverial, studiuesi francez, mik i shqiptarëve

Ai ishte një prift francez i dërguar në patriarkanën e Ohrit. Që në vitet 1858-67 kish filluar të mblidhte një bibliotekë historike me libra të rralla për shqiptarët, bullgarët e vllehët. Ishte njeri i ditur dhe interesohej shumë për historinë dhe anekdotat e udhëtarëve mbi këta popuj. Interesohej kryesisht për historinë e popujve të Ballkanit të jugut. Në vitin 1884, ai vizitoi Shqipërinë së bashku me Apostol Margaritis, ku themeluan disa shkolla vllaho-arrumune në Berat, Korçë dhe Prizren. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe vllehëve. Nga viti 1867 dhe deri sa vdiq në vitin 1893, punoi si profesor në liceun vllah të Manastirit, ku jepte mësim të gjuhës frënge dhe fillozofi. Vepra kryesore e tij është “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) e botuar në origjinalin frëng, si e para vepër e lashtë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të. Në vitin 1909 biblioteka e tij e madhe u dogj në qendrën lazariste të Manastirit në shkurt të atij viti.

Tre fiset e vllehëve: frashërjotët, voskopojarët dhe myzeqarët

Historia e vllehëve të Shqipërisë

Shënime të Ilo Mitkë Qafzezit mbi vllehët

Vepror Hasani

Një histori interesante për vllehët e Shqipërisë vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, e shkruar me mjeshtëri, me sinqeritet, me ngrohtësi dhe mirënjohje. E papublikuar më parë në shtypin shqiptar, ai zbulon hap pas hapi tradita dhe zakonte të vjetra, tashmë të harruara, por që kur i lexon të lenë të befasuar dhe të mrekulluar njëkohësisht. Ai na rrëfen për bashkëjetesën me shqiptarët, për dasmat, fisnikërinë dhe këngët e tyre. Përmes këtij udhëtimi ne do të kemi mundësinë të hyjmë në të gjitha të fshehtat e jetës së vllehëve si nomadë.

10922070_872986686087440_334218556_nTë tri fiset e vllehëve, me të cilët bashkëjetojmë vllazërisht në Korçë, quhen vllehë frashërjotë, voskopojarë dhe myzeqarë. (Këta të fundit janë fort të pakët, të parët përbëjnë numrin më të madh). Mirëpo krushqi me arbineshët korcarë edhe ne qarkun, frashërjoti bën vetëm rrallë e tek; vllehët voskopojarë bëjnë radhë krushqi me shqiptarët, po nga sa dihet, kurrë me dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtmë. Gjithashtu Voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të nakatoset me vllahun frashërjot, por me korçarin Arbinesh, u përzie duke bërë krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu (Studimi është i viteve 30), dhe u asimiluan shpejt. Voskopojari, zanaqar a tyxhar duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur “e voskopojarëve”, pranë pazarit dhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asokohe. Mirëpo frashërjoti, dhëndër i djeshëm dhe terzi-shajaku i sotëm, zgjodhi një tjatër vend në Korçë: pëlqeu rrëzën e bregut të “Shën Thanasit” me erën më të pastër e të shëndetshme dhe përveç kësaj nuk e këmbeu rrobën e stërgjyshëve të tij; veshjen e bekuar të shajaktë dhe këmishën me kinda të dhenarisë. Sidoqoftë, është një gabim historik po të besohet se fiset vllehe që kemi në Korçë dhe kudo në Shqipëri, gjoja nuk paska lidhje gjaku mes tyre dhe se voskopojari, për shembull, është më i fismë nga frshërjoti dhe myzzeqari apo frashërjoti më i fismë nga myzeqari. Kjo gjë ngjet tani sikur të mburremi se cili prej nesh toskë e gegë, që njëri fis prej tjetrit gjoja, të kemi më tepër sipëroritet fisnikërie. Asnjë ndryshim gjaku në rrënjët nuk është mes cëncarit frashërjot, voskopojar apo myzeqar. Që të gjithë kanë rrënjën Dake të vjetër, të Dacisë së Rumanisë së sotme, kushërinj jo të largmë me Ilirët, stërgjyshrit shqiptarë, siç e dëshmon fare mirë historia.

Vllenjtë dhe Beteja e Çezarit me Pompein në Frasalá

Pushtimi Romak i gadishullit Ilirë, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehëve. Këta janë quajtur dhe romano-vllehë, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur Volskja, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë ndër fiset më të lashta së bashku dhe me Umbrët, Oskët e tjerë, që iu nënshtruan pushtimit Romak rreth viteve 338 p.e.s. Straboni thekson, se rreth vitit 168 p.e.s. veç romanizimit të fiseve Ilire, në atë periudhë u shpërngulën në një eksod masivë rreth 150 mijë banorë e kryefamiljarë nga Iliria në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre romakët dërguan kolonë të tjerë romakë dhe këta romenë u quajtën romano-vllehë.

Po ashtu kësaj popullsie iu bashkangjitën edhe mbeturinat e ushtrive romake nga lufta midis Pompeit dhe Çezarit në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën vllehë-farserotë dhe që dallohen nga vllehtë e tjerë nga theksi frëng i gërmës R” dhe që shumë vite më vonë krijuan dhe fshatra me emrin Frashër, si në Shqipëri, në Bullgari e tjera.

10922025_872986692754106_1701096885_nVoskopoja, kryeqendra e qytetërimit të vllenjve

Voskopoja ishte nga kryeqendrat e qytetrimit vllah nga fundi i shek. të XVIII-të e fillimet e shek. të XIX-të. Ajo u bë lakmia e rajoneve të tjera dhe e rrethinave të saj që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në atë fund tragjik të sulmeve vandaliste, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave,si dhe nga kreditorët voskopojarë. Voskopoja ishte për atë kohë kryeqendra për vllehtë e Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendëra për vllehtë e Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston dhe sot, ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua. Ja çfarë shkruan profesori francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Pukëvili mbi Voskopojën, në se do kish arritur ta vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë para se të plaçkitej e të katandisej në një fshat me 250 familje.”

Teodor Kavalioti, personalitet i shquar i Voskopojës

Voskopoja në Mesjetë u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm. Voskopoja ishte një fenomen për kohën, një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë.

Një ndër figurat e shquara të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti. Ai lindi në 1718 dhe vdiq në 1789 në Voskopojë. Mbaroi kolegjin Marusian të Janinës dhe u emrua mësues në Voskopojë. Me iniciativën e tij dhe të disa profesorëve të tjerë, u ngritë Akademia e Re e Voskopojës dhe ky më pas u bë drejtor i saj. Ishte me kulturë të gjerë enciklopedike. U bë udhëheqës i mbarë lëvizjes kulturore në Voskopojë si dhe në mbarë Shqipërinë e mesme dhe të jugut, duke qenë një përkrahës i flaktë i ideve iluministe. Jepte leksione në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë e filologji. Hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Bëri orvajtjet e para për ti dhënë kishës ortodokse shqiptare një karakter shqiptarë.

Përktheu “Dhjatën e Re” në shqip. Botoi në Venecia në vitin 1770 fjalorin tri gjuhësh, Greqisht-Vllahisht-Shqip me 1070 fjalë dhe e ribotoi atë në Leipzig të Gjermanisë. Ka hartuar dhe tekste të ndryshme për shkollat shqip e vllahisht. Gjithë jetën e kaloi në qytetin e lindjes në Voskopojë, ku vdiq në 11 gusht 1789. Jeta e tij është e pasqyruar dhe në Kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të Voskopojës.

Gjuha e vllehëve, latinishtja ballkanike

10933359_872986669420775_1077970422_nHistoriani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.

Kategori
Uncategorized

Që nga viti 2002…nuk ekziston UÇK zyrtare,por vetem agjent te sherbimeve sekrete.

Nga Kujtim Kurti.

Agjentet sekret të AKI-SHISH-DSK…rralizuan kamuflazhin politikë në Kumanovë…

Që nga viti 2002…nuk ekziston UÇK zyrtare,por vetem agjent te sherbimeve sekrete qe rralizojne interesat strategjike te partive politike….per te mashtruar opinionin me patriotizem folkflorik per Shqiperi Etnike…me qellim te mbajtjes se pushtetit kriminel…

Agjentet sekret te AKI-SHISH-DSK…qe kan rralizuar kamuflazhin politik ne Kumanove…nga dt.8-9 maj 2015,jane te financuara nga sherbimet sekrete te Serbis dhe Rusis….me qellim te destabilizimit politik te faktorit perendimore qe siguron shtetin e Maqedonis…

Agjentet qe kan rralizuar aksionin ne Kumanove…jane militant partiak te Ramush Haradinajt,Hashim Thaqit,Edi Rames,Ali Ahmetit dhe Saso Mijkllovit…te cilet jane financuar me 11.000.000 euro…per te rralizuar kete plan sekrete per destabilizimin e Maqedonis…

1.Agjenti sekret i AKI…XHafer Zymberi,ish luftetar i UÇK zona e dugagjinit,kandidat per deputet nga AAK,truproje e Ramush Hardinajt..autor i kamuflazhit ne Kumanove.

2.Agjenti sekret i DSK…. Abaz Salihu,militant i Ali Ahmetit, ish luftetar i UÇK…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

3.Agjenti sekret i DSK…Sulejman Osmani-Syla…militant i BDI….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

4.Agjenti i sekret i DSK….Dem Shehu(komomdan Juniku),militant i BDI…agjent i DSK qe nga viti 2006…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

5.Agjenti sekret i DSK….Nexhmetin Lika,militant i BDI…i denuar me 12 vite burg ne vitin 2004…i liruar ne vitin 2006 si i “pafajshem”….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

6.Agjenti sekret i SHISH….Genc Sefa,epror i larte i ushtris shqiptare,ish oficer i TMK,vetaren i UÇK 1999-2001….njesia speciale anti-terrorrizem….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

7.Agjenti sekret i SHISH….Enver Klein,njesia speciale anti-terrorrizem,pjesmarres i luftrave ne Afganistan dhe Irak….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

8.Agjenti sekret i AKI….Mirsad Ndrecaj,militant i AAK,ish luftetar i UÇK 1999-2001…ish-truproje i Ramush Hardinjat….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

9.Agjenti sekret i AKI….Shefqet Hallaqi,militant i PDK….i arratisur nga burgu…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

10.Agjenti sekret i AKI….Muhamet Krasniqi (komondant Malisheva)…militant i PDK,ish luftetar i UÇK….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

11.Agjenti sekret i AAK….Beg Rizaj (komomdant Begu)…militant i AAK,ish luftetar i UÇK 1999-2001…ish truproje e Ramush Haradinajt….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

12.Agjenti sekret i AKI….Sami Ukshin Sokoli (komondant Sokoli)…militant i AAK,luftar i UÇK 1999-2001…ish truproje e Ramush Haradinajt…..autor i kamuflazhit ne Kumanove.

Te gjithe keta agjent sekrete te AKI-SHISH-DSK….kan rralizuar edhe aksionin sekrete me dt.23 prill 2015 ne piken kufitare te Gushices…dhe “shpetuan” nga policia maqedone dhe sherbimet sekrete perendimore….pa therr ne kembë…

PRAPASKENAT….

Agjentet sekrete te BIA-FSB….Edi Rama,Hashim Thaqi,Baton Haxhiu….u takuan me dt.4 prill 2015 ne Ulçin,per te rralizuar kamuflazhin e Gushtices dhe Kumanoves….me qellim qe te justifikojne viziten e Alksander Vuçicit me 27 maj 2015 ne Shqiperi….duke i mashtruar shqiptaret me Shqiperin Etnike….qe te mbulohen gjurmet e prapaskenave te Rusis dhe Serbis….

Po ashtu…..agjenti i BIA-DSK Ali Ahmeti….me 27 prill 2015….vizitoj Kosoven me urdher te Sasa Mijllkov….dhe AKI per te rralizuar kamuflazhin politik ne Kumanove….

Agjentet sekrete…

Ali Ahmeti,Xhezair Shaqiri,Ibrahim Kelmendi,Baton Haxhiu,Blendi Fevziu,Milaim Zeka….kan rralizuar 239 biseda telefonike…nga dt.7-9 maj 2015….me autoret e kamuflazhit te Kumanoves….te gjitha keto biseda jane te pergjuara nga MOSSAD,CIA,BND,MI6….te cilat kan kordinuar fijet….nga distanca….

Dorheqjet e 3 ministrave te kabinetit te Gruevskit….jane vetem show medial,per te shpetuar Edi Ramen,Hashim Thaqin,Ramush Haradinaj,dhe Ali Ahmetin…..nga kamuflazhi i Shqiperis Etnike me 17 maj 2015….sepse keshtu bashksia nderkombetarve manovron me mire….per interesat e tyre gjeo-strtegjike….

Kategori
Uncategorized

Ramiz Alia: Të qëllohet mbi shkelësit e kufirit

 

Nëse një kufitar qëllon dhe vret një shkelës në kufi ai nuk është fajtor. Ku mund ta dijë ai që shkelësi nuk është një trafikant droge ose një vrasës?… Me këto fjalë shprehet Ramiz Alia në një mbledhje në Komitetin Qendror me 23 korrik 1990, ndërsa flet për vrasjet në kufi dhe rrezikun që i kanosej pushtetit komunist pas ngjarjeve të ambasadave. Koriku i 1990 mund të ketë qenë një prej muajve më të vështirë të qeverisjes për Aamiz Alinë. Pas ngjarjeve të ambasadave dhe trazirave në Kavajë, Shkodër e gjetkë, ishin marrë të gjithë masat për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Siç edhe e thotë shpesh në disa mbledhje në Komitetin Qendror gjatë verës së 1990, komunizmi po kalonte ditët më të vështira dhe rrezikonte të zhdukej.

Për këtë arsye Ramiz Aliaj bënte thirrje për ti bërë ballë këtij rrënimi me çdo mjet. Dokumenti që sjellim sot, është një procesverbal i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 23 korrik 1990, ku Ramiz Alia bën një skaner të gjithë vështirësive, me të cilat po përballej pushteti komunist në vitin 1990. Ai e sheh shpëtimin dhe daljen nga kjo situatë përmes përfshirjes së të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të cilët duheshin ingranuar për të mbrojtur pushtetin dhe për të luftuar ata që ai i quan “armiqtë e vendit”.
​Ai shpreh një pakënaqësi në adresë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte marrë pjesë në një takim intelektualësh në Lubjanë. Sipas Ramiz Alisë ky takim “nën petkun e pajtimit kombëtar, synon të luftojë komunizmin, pushtetin popullor në Shqipëri…”. Ky shpërthim i Ramiz Alisë ndaj shkrimtarit Ismail Kadare përforcohet më shumë në pjesën e dytë të dokumentit, hedh dritë mbi qëndrimin real që ka mbajtur shkrimtari në këtë kohë, kundër regjimit, gjë që e xhindos kreun e shtetit Alia, dhe duke zgjedhur pak muaj më vonë, në tetor 1990, të arratistet nga vendi së bashku me familjen.

Dokumenti i plotë/Sekret
Mbledhje e sekretarëve të KQ të Partisë1 23 korrik 1990 Në këtë mbledhje shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzione, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i situatave të brendshme e të jashtme, veçanërisht pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 në Tiranë. Ai porositi sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë, shokun Foto Çami, sekretarin e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi dhe sekretarin e parë të BRPSH, Lisen Bashkurti, të marrin kontakte direkte me masat, sidomos me rininë studentore e intelektualët, të ndërtojnë një program pune të kualifikuar e të larmishëm dhe të bashkërendojnë më mire tërë punën edukative. ZHVILLIMI I MBLEDHJES SHOKU RAMIZ ALIA: Desha të bisedoj sot me ju për situatat e ngjarjet që po kalojmë.

Kurrë ndonjëherë imperialistët, reaksioni, tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani. Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht 1 Mbledhjen e drejton Sekretari i Parë i KQ të Partisë, shoku Ramiz Alia. Marrin pjesë sekretarët e KQ të Partisë, shokët: Foto Çami e Xhelil Gjoni, si dhe shokët Pirro Kondi, kandidat I Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës dhe Lisen Bashkurti, sekretar i parë i KQ të Rinisë. të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi. Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë. Edhe atje po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste, siç ndodhi në Çekosllovaki e në Hungari. Sipas kushtetutës së re që kanë bërë, presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje të reja që të 􀂿 tojë partia e tij. Këto synime forcat e reaksionit kërkojnë t’I realizojnë edhe në Shqipëri. SHOKU FOTO ÇAMI: Kjo është pikënisja, çështja themelore, në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim. SHOKU RAMIZ ALIA: Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë etj.

T’u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin. A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi më të vyerat, apo kërkoni t’u nënshtrohemi tekave e kërkesave të borgjezisë,imperializmit e reaksionit? Duhet t’u bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon t’i realizojë reaksioni këto synime. Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta: E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: demokraci borgjezët, për për antikomunizmin. t’u hapen rrugë e mundësi çdo veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë. E dyta, kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë edhe te ne dy-tri parti. Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër Partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjesht luajale, por një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor. Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje. Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë, është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër.

Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste. Kështu e kërkoi dhe e gjeti në Çekosllovaki një Havel, se nuk i hynte më në punë Dubçeku, ngaqë ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë dhe në Hungari. Dhe ja së fundi tani në Bullgari po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijojnë këtu parti, shkurt, të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë. Ajo nuk mund të jetë kurrë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit” që s’kanë asgjë të përbashkët medemokracinë e me atdheun, pas nocioneve fshihen. Këta njerëz mund pasojnë edhe elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo edhe ndonjë intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”. Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t’u ngjanin filialeve të partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki. Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizimi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasqyrim i demokracisë, por një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votive të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik. Kjo është sot arma më e preferuar e reaksionit.

Mund t’ju sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton të përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për t’i dhënë miliarda, në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë. Të njëjtat premtime iu përsëritën tani Rumanisë e Bullgarisë, që shpresonin t merrnin kredi pasi të zhvilloheshin zgjedhjet e lira, por si qeveritë dhe masat, mbetën të zhgënjyera. E treta, armë që përdor reaksioni e e Shqipëria ij sulmi: pullor, për reaksionin, Kjo demokraci synondo qëndrimi enohet një opozitë po demo nj të të cilëve d t’i pasojn ajo synon që në vendet ish-socialiste t’i bërë restaurime pronës private, sidomos asaj të madhe. Kështu pluralizmi politik gjen mbështetjen e vet në pluralizmin ekonomik, me anë të të cilit prona shtetërore socialiste shkatërrohet e shndërrohet në pronë private. Dihet që çdo parti shpreh interesat e një klase të caktuar, ose të përfaqësuesve të një lloji të caktuar prone. Një parti agrare, ta zëmë, nuk mund të shprehë kurrë interesat e fshatarësisë kolektiviste, sepse ajo do të ishte për mbrojtjen e interesave agrare, që toka të jetë pronë private e fshatarit. Vetëm Partia Komuniste shpreh interesat e pronës shoqërore.

Pra, pluralizëm politik dhe ekonomik do të thotë vdekje e pushtetit popullor ose një kundërvënie legale ndaj tij. Kaq i vërtetë është ky konkluzion, sa që edhe deklaratat e fundit të Tregut të Përbashkët për ndihmat e kreditë që do t’u jepen vendeve të Evropës Lindore dolën posaçërisht për të inkurajuar tregun e lirë, kapitalin privat. Në këto tre drejtime, reaksioni i jep rrugë planit për përmbysjen e pushtetit popullor. Te ne prirjet për pluralizëm partish reaksioni i ushqen duke hedhur idenë e pajtimit kombëtar. Para pak kohësh u zhvillua në Lubjanë një i ashtuquajtur Manifestim Kulturor Gjithëshqiptar2, ku ishte ftuar edhe Ismail Kadare. Ideja që të mos politizohet letërsia, por të njihet e të studiohet në tërë vlerat e saj, veçanërisht letërsia e shekujve të kaluar, 2 Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e shqiptarëve “Migjeni” dhe revista e përmuajshme “Alternativa” në datat 22 dhe 23 qershor 1990 në Lubjanë, me pjesëmarrjen e disa personaliteteve të shquara të kulturës e të shkencës shqiptare nga Kosova, Nga RS e Malit të Zi, nga RS e Serbisë, nga Kroacia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina etj. duke mos gjykuar nga kriteri ideologjik, por nga fryma kombëtare etj., është shfaqur edhe nga ndonjë intelektual a studiues i yni. Dhe ja, “dardha e ka gjithmonë bishtin prapa”.

Në bazë të kësaj ideje qëndron fryma e pajtimit kombëtar që përshkoi edhe Manifestimin Kulturor të Lubjanës. Nën petkun e pajtimit kombëtar synohet të luftohet komunizmi, pushteti popullor në Shqipëri. Ndryshimet e situatave dhe ato në marrëdhëniet midis vendeve reaksioni përpiqet t’i shfrytëzojë në interes të vet. Për shembull, thuhet se Gjermania që pushtoi, vrau e u shkaktoi vuajtje miliona njerëzve u bë aleate me Bashkimin Sovjetik. Ose këtu, te ne, ndonjë bën edhe analogji të tilla: Kur me Gjermaninë që na pushtoi e na vrau, sot kemi lidhur marrëdhënie diplomatike, ç’kuptim ka të mbajmë armiqësi me djalin e ballistit? Sipas kësaj logjike ne, komunistët, duhet të heqim dorë nga idealet tona, të pajtohemi me reaksionin e të shkatërrojmë gjithçka kemi arritur e ndërtuar me mund e sakrifica!

Askush nuk i ka shërbyer imperializmit më shumë se komunistët jugosllavë, megjithatë sot ai as ata komunistë nuk i do. Nuk e do më as Dolansin3, as Shuvarin4, as Puçnikun5 që mori pushtetin në Slloveni as dhe Milosheviçin6 në Serbi, por do njerëz si Tugjmani7, do çetnikët e ustashët, do të mos ekzistojnë më as fjalët “socializëm” e “komunizëm”. 3 Stane Dolans, bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ. 4 Stipe Shuvar, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ për Kroacinë, përpara zgjedhjeve të reja. 5 Jozhe Puçnik, udhëheqësi i opozitës antikomuniste në Slloveni. 6 Sllobodan Milosheviç, Kryetar i Kuvendit të Serbisë. 7 Franjo Tugjman, Kryetar i Republikës së Kroacisë, përfaqësues i forcave të opozitës antikomuniste që 􀂿 toi në zgjedhjet e reja. Duhet të jetë i qartë për komunistët, rininë, patriotët e mbarë njerëzit tanë kykuadër ngjarjesh, synimesh e sulmesh armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni e detyra për ta mbrojtur pushtetin popullor, socializmin e fitoret tona. Kjo është njëra anë e problemit. Ana e dytë është se, për të realizuar synimet e tyre, armiqtë do të përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e të metat tona, vështirësitë dhe mungesat në ekonomi, faktorë objective e subjektivë që mund të çojnë ujë në mullirin e tyre. Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato me të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t’i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici, për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënë që ky veprim është i gabuar dhe ta dënojmë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që, në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh.

Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë “ndal” shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet, e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Por në kolektivin e Kinostudios një shok qenka shumë “i shqetësuar” për këtë problem dhe kërkon përgjigje. Nuk është e vështirë dhe s’ka pse të ngurrojmë për t’i dhënë menjëherë përgjigjen që kërkon, Foto. Ç’do të bënte, për shembull, roja e Kinostudios, në qoftë se dikush do të përpiqej t’i hynte për të djegur arkivin e filmit? SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull: Në qoftë se dikush do t’i shkonte për t’I vjedhur shtëpinë, ç’do të bënte ai? SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një prone me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare. Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi: “mirë bëre që e vrave!”.

Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej ose të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet. Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpretimet e fryra të tyre, ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani, në pikun e verës, 5,50 lekë një kilogram speca?! A është politikan shoku Llambi Gegprifti8?! Po shefi i tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje? E njëjta gjendje ndodh dhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë. (Vijon nesër…) 8 Kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Tiranës.

 

 

Kategori
Uncategorized

Ramiz Alia: Nuk e sakrifikojmë komunizmin për Shqipërinë etnike.

 

Çëshja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në vitin 1990 ishte një tjetër shqetësim për krerët e shtetit komunist shqiptar. Të pranoje tezën e Shqipërisë etnike dhe të nacionalizmit do të thoshte të pranoje të vinin në Shqipëri forcat politike nacionaliste, apo armiqtë e përbetuar të regjimit, ballistët legalistët apo nacionalistët kosovarë, gjë që ishte e palejueshme sipas kreut të regjimit Rami zalia. Me këtë logjikë diskuton Alia në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror të datës 23 korrik 1990, procesverbalin e së cilës po e botojmë prej dy ditësh, ndërsa bën thirrje se kjo gjë duhet shmangur me çdo kusht.

“Parulla e tyre është “Shqipëria etnike”. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund t’i sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë “etnike”, thotë Ramiz Alia në këtë mbledhje, ndërsa diskutojnë mes të tjerash edhe për masat që duheshin marrë në lidhje me rininë, sidomos studentët që do të vinin në vjeshtë në Tiranë nga të gjithë rrethet, dhe mund të reflektonin problemet dhe trazirat që po përjetonte Shqipëria e verës së vitit 1990. Ramzi alia e shihte shpresën tek manipulimi ideologjik dhe afrimi i të rinjve në rradhët e partisë e mbajtja e tyre nën kontroll që të mos binin në kontakt me ata elementë që sipas tij e kishin hedhur hapin e parë me organizimin e trazirave të korrikut, të cilët sipas tij do ta synonin shtresën e të rinjve për ti nxitur të rebelohen kundër pushtetit.

Pjesa e tretë e dokumentit që po botojmë trajton pikërisht këto çështje, duke i hapur rrugën më tej takimit të famshëm që u mbajt me intelektualët në gusht të po këtij viti.

SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për probleme të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha, t’ua sqarojnë. Po kështu mund të veprohet edhe për çështje të tjera.

Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencies kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit të Kosovës me ne, për të cilin thonë se “është e interesuar edhe Amerika e se pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet në zgjedhje të përgjithshme”.
SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe duhet të merremi më parë me nacionalizmin. Parulla e tyre është “Shqipëria etnike”. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund t’i sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë “etnike”. Mund të ketë edhe ndonjë tjetër që ekzaltohet për një “shtëpi evropiane”, krejt të hapur, me plot kate e apartamente, po ta dojë, veç me një ideologji të borgjezisë!!

E theksoj edhe një herë se përballë këtyre dëshirave e parullave, nuk duhet të qëndrojmë të tërhequr, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë duhet të jetë e efektshme, e dendur e sistematike. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull, ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqëria më pas me një punë intensive. Duhet të njihen mirë tërë anët e problemeve, që të jetë e mundur të ndërtohet një program i qartë e i konkretizuar për zgjidhjen e tyre. Mund të krijohet edhe një shtab kundër parullave armiqësore, ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, përgatitje, luftë ideologjike e shkathtësi. Sot nuk mund t’u flitet masave me slogane e fjalë të përgjithshme. Ndonjëherë është më e efektshme një bisedë e çiltër, qoftë edhe me 2-3 veta, ku rrihen pikëpamjet dhe konkluzionet janë bindëse.

Do të ishte mirë të organizohej dhe ndonjë takim me një grup intelektualësh prej 14-15 vetash. Me ta duhet biseduar më parë si e shohin situatën aktuale dhe pastaj, një nga një, t’u thyhet me argumente ndonjë pikëpamje e gabuar. Po kështu duhet vepruar edhe me disa grupe të rinjsh, përpara se të mblidhen organizatat e rinisë. Me inteligjencien duhet ndërtuar një punë e veçantë, e programuar e sipas kategorive, duke u ndalur sidomos në disa institucione e qendra të mëdha, si Kinostudioja, Lidhja e Shkrimtarëve, Radiotelevizioni etj.

Një tjetër program i studiuar dhe mbi bazën e kontakteve direkte duhet ndërtuar edhe në punën me rininë. Duhet të gjallërohet tërë veprimtaria me të rinjtë universitarë e shkollarë, si në formë dhe në përmbajtje. Ajo nuk duhet të reduktohet vetëm në mbledhje e manifestime të mëdha, por të përfshijë dhe një larmi formash, që nga bisedat me grupe të vogla e deri në programet kulturore, artistike, politike etj., të cilat duhet të jenë tërheqëse e të organizuara mirë. Veprimtari të mëdha, mund të zhvillohen, për shembull, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në mjedise të ndryshme, në formë mitingjesh, koncertesh, lojërash sportive etj., ku të përfshihen e të argëtohen masa të gjera të rinisë.

Që tani dhe gjatë muajit gusht duhen marrë masa për organizim të rregullt të jetës nëpër konvikte duke caktuar e afishuar për çdo konvikt listat e të rinjve sipas fakulteteve dhe kujdestarët apo përgjegjësit që ndjekin veprimtaritë e ndryshme nga Rinia, Partia e pedagogët. Nëpërmjet tërë llojeve të veprimtarive duket synuar që rininë ta mbajmë kurdoherë pranë e ta ushqejmë me ideologjinë tonë, sepse pas dështimit që pësoi në fazën e parë të programit të tij, armiku do të synojë të kërkojë mbështetje te rinia shkollore, studentore dhe tek inteligjencia. Atij i intereson ta prekë këtë shtresë delikate, të përbërë nga bijtë e popullit, për të atakuar vijën e Partisë. Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes sonë në këtë drejtim është e pafalshme. Në rast se ndaj veprimeve të disa huliganëve e patëm më të lehtë të mbanim qëndrim e të ngrinim opinionin, ngaqë populli i njihte si të tillë, është shumë vështirë ta ngresh këtë opinion kundër atyre elementëve të rinisë studentore që mund të bien në prehrin e armikut.

Opinioni i shëndoshë duhet mbajtur në këmbë e duhet hedhur në veprim edhe ndaj familjeve apo kolektivave punonjëse, pjesëtarë të të cilëve hynë nëpër ambasada. Të diskutohen qëndrimet e tyre dhe në bllok e lagje dhe të bëhet i njohur gjykimi i shëndoshë e i përgjithshëm i njerëzve.

Kujdes i duhet kushtuar edhe informacionit për popullin lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumeve të fundit dhe për probleme të ndryshme. Nga organet qendrore, si dhe nga disa organe të bazës, ka shumë zvarritje të pajustifikueshme në zbatimin e vendimeve të marra, siç është ai i Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror të Partisë për ndërtimin e banesave private. Populli ka nevojë për një informacion më të gjerë, sidomos për ato çështje që janë në studim e në kërkim të rrugëzgjidhjeve të reja të leverdishme për të. Përse ngurrohet, për shembull, të jepet informacion publik nëpërmjet mjeteve të propagandës, për studime të tilla, si ai i rritjes së pagave që janë nën 600 lekë? Ky studim ka kohë që ka filluar.

Situatat kërkojnë që dhe çdo shok i udhëheqjes së Partisë e të shtetit, pa qenë nevoja për fjalime të mëdha, nëpërmjet televizionit apo takimeve direkte me popullin, të zbërthejë ndonjë tezë të plenumeve të fundit. Ai mund të sjellë një informacion më të plotë e më të saktë për sektorin që mbulon, për problemet e rrugëzgjidhjet që kërkohen. Kjo do ta rriste më shumë përgjegjësinë e secilit prej nesh, por dhe do t’u priste rrugën mjaft thashethemeve e parullave armiqësore se “në udhëheqje ka përçarje, ka konservatorë e liberalë”. Natyrisht, në këto pozita nuk qëndron asnjë nga shokët tanë, por ngadalësia, mefshtësia, burokracia e paaftësia, kudo që shfaqen, nuk mund të mos lënë gjurmë në ndërgjegjen e popullit. Ato duhen luftuar me këmbëngulje e punë të palodhur, duke gjallëruar e perfeksionuar vazhdimisht edhe tërë mjetet e format e informacionit dhe të propagandës sonë.
G SH.

Dossier/2711/ramiz-alia-nuk-e-sakrifikojm—komunizmin-p-r-shqip-rin–etnike-292423.html#sthash.o7IYn7Dv.dpuf

Kategori
Uncategorized

Otomanet nuk erdhen ne trojet tona si çlirimtare por si pushtues.

 

Nga Sali Berisha

Vizita e presidentit te Turqise mike, Erdogan, ne Tirane eshte nje ngjarje rendesishme e mirepritur dhe nje kontribut i madh ne marredheniet tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Turqia eshte nje vend mik, qe gjate 102 viteve shtet te pavarur shqiptar, ka dhene vetem vendime ne mbeshtetje te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Pas renies se perdes se hekurt, Turqia i ka dhene nje ndihme te madhe te gjithanshme ne rrafshin bilateral dhe multilateral Shqiperise dhe nje mbeshtetje te fuqishme shqiptareve ne Kosove per pavaresine. Diplomacia turke ka qene nder me aktivet ne perpjekjet dhe lobimin e saj per njohjet nderkombetare te Kosoves. Investimet turke kane njohur shumfishim gjate 10 viteve te fundit. Vendet tona ndajne shekuj ne te njejten Perandori.

Sigurisht

Presidenti Erdogan ne Tirane kerkoi thjesht ato qe Rama i premtoi atij para zgjedhjeve!

Te dashur miq, vizita e presidentit te Turqise mike, Erdogan, ne Tirane eshte nje ngjarje rendesishme e mirepritur dhe nje kontribut i madh ne marredheniet tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Turqia eshte nje vend mik, qe gjate 102 viteve shtet te pavarur shqiptar, ka dhene vetem vendime ne mbeshtetje te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Pas renies se perdes se hekurt, Turqia i ka dhene nje ndihme te madhe te gjithanshme ne rrafshin bilateral dhe multilateral Shqiperise dhe nje mbeshtetje te fuqishme shqiptareve ne Kosove per pavaresine. Diplomacia turke ka qene nder me aktivet ne perpjekjet dhe lobimin e saj per njohjet nderkombetare te Kosoves. Investimet turke kane njohur shumfishim gjate 10 viteve te fundit. Vendet tona ndajne shekuj ne te njejten Perandori.

Sigurisht otomanet nuk erdhen ne trojet tona si çlirimtare por si pushtues, mirepo elita imperiale me origjine shqiptare vinte e dyta ne drejtimin e Perandorise. Kesaj elite i perkiste edhe Ismail Bej Vlora, dhe njeri prej burrave me te medhenj te njerezimit te te gjitha kohrave, themeluesi i Turqise moderne, Kemal Ataturk. Ne Turqi jetojne dhe sot, ndofta dy here me shume shqiptare se sa ne Shqiperi. Se ketejmi pra lidhjet tona te gjakut me kombin turk, po e them kete se puritanet tane kalojne ne histeri kur flitet edhe per keto lidhje, te cilat kombi yne si komb emigracioni i ka dhe me kombe te tjera. Ne kete kontekst pa medyshje Turqia eshte nje vend mik, partner strategjik vertet i rendesishem, miqesia dhe bashkepunimi me te cilin eshte nje interes kombetar strategjik mbi te cilin eshte bazuar dhe bazohet bashkepunimi i ngushte e i gjithanshem midis vendeve tona.

Duke thene kete, duhet sqaruar se per shqiptaret, qe kane dhe do te kene gjithnje si partner stategjik me kryesor SHBA, i nje rendesie te madhe e te veçante eshte partneriteti strategjik me Italine, Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Austrine e vende te tjera, natyrisht perfshire ketu Greqine me kusht qe ky vend te heqi ligjin e Luftes me Shqiperine.

Nuk u ndala rastesisht ne partneritetin strategjik por per shkak te reagimeve dhe mishmashit qe krijoi Rama pas vizites se tij ne Turqi, ku iu duk se zbuloi Ameriken apo mesoi per here te pare nocionin e partneritetit strategjik dhe i meshoi aq shume marreveshjes se partneritetit strategjik me Turqine saqe axhamiu dy meterlik, ne programin qeveritar, mezi shkruajti dy rrjeshta per bashkepunimin me Gjermanine, Francen, Britanine.

Vizita e Presidentit Erdogan vjen ne traditen e marredhenieve te gjithanshme shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve tona. Nga viti 1992 deri sot, çdo president i Republikes turke ka vizituar Tiranen si nje mik i madh dhe i çmuar. Keshtu erdhi dhe u prit edhe Presidenti Erdogan dhe marreveshjet qe u firmosen, forumi i perbashket i biznesit ishin te rendesishme. Natyrisht nuk mund te injorohet se disa deklarata te tij ngjallen reagime dhe kritika, te cilat ne teresi nuk kane te bejne aspak me ndienja anti-turke por kane te bejne me bindjet e verteta dhe te drejta te autoreve te tyre, se kur eshte puna per kualifikimin, grupe apo levizje terroriste, ka nje kuader ligjor dhe institucion nderkombetar per kualifikimin e tyre.

Keshtu, me te drejte ngjalli reagim kerkesa e tij ne takimet e nivelit me te larte, por edhe e bere publikisht, per ndalimin ne Shqiperi e te gjitha veprimtarive te levizjes Hyzmet, si nje levizje terroriste.

Ketu me duhet t’u them autoreve te shkrimeve se, Presidenti Rexhep Taip Erdogan nuk kerkoi asgje me teper veçse cfare i kishte premtuar pik per pik Edi Rama para zgjedhjeve ne viziten e tij, qe une e kam quajtur si vizita e synetit politik te Rames. Edi Rama, axhami ne politik por nastradin ne genjeshtra, mashtroi Erdoganin me zotimin e tij per te fshire nga faqja e Shqiperise institucionet e lidhura me levizjen Hyzmet dhe mbeshtetjen me vote ne OKB per qendrimin e Turqise ndaj konfliktit Izrealito – Palestinez. Po keshtu, Rama, ky genjeshtar boteror i politikes, do te mashtronte me vone administraten e SHBA dhe OKB e mbare boten per armet kimike siriane.

Ndaj duke bere publike kerkesen e tij, Presidenti Erdogan shprehu qendrimin e tij ndaj nje mashtrimi te Edi Rames, i cili nxorri ministren e arsimit per te garantuar shqiptaret se institucionet arsimore qe kerkoi presidenti Erdogan nuk do mbyllen. Ndersa sot, ne nje interviste te tij ne mediat turke, Presidenti Erdogan pohon se Rama i premtoi perseri ndalimin e veprimtarive te levizies Hyzmet ne Shqiperi. Mirepo mesa duket, Presidenti nuk e ka te qarte se Nastradin Hoxhes i ka mbetur vetem varri bosh ne Turqi dhe se ai ka rilind e drejton aktualisht qeverine shqiptare. Keshtu qe do iu lutesha autoreve te shkrimeve, te mbajne parasysh shkakun e thelle te ketyre reagimeve dhe se kemi te bejme thjeshte me nje mashtrim te Edi Rames.

Deklarata e presidentit Erdogan per vellezer musliman nga Adriatiku ne murin kinez, ishte nje deklarate qe nuk i pershtatet realitetit shqiptar, nuk ishte ne vendin e duhur. Ne jemi nje komb pluri-religjioz. Ne kete konekst cdo deklarate me nuance fetare, e cilitdo lider musliman apo i krishter, duhet te kete parsysh se ajo mirepritet vetem kur ajo pranohet konsensualisht, me kete dua te them qe nuk lendon shqiptaret e te gjitha besimeve. Ne dallim nga shume e shume kombe te tjera, feja per kombin shqiptar nuk eshte dhe nuk ka qene element i identitetit kombetar. Ne shqiptaret, si shtylla kryesore te provuara te identitetit kombetar, kemi gjakun dhe gjuhen. Jane jo te paket ata qe gabimisht mendojne se dogmen tone “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” e kemi trashegim nga diktatura hoxhiste. Jo, absolutisht jo. Ajo eshte dhe ka qene shekuj me pare lejtmotiv i unitetit kombetar te shqiptareve. Pervec ketyre, duhet kuptuar se Islami yne eshte islam europian dmth eshte Islam i natyralizuar dhe ne harmoni te plote me vlerat dhe parimet e qyteterimit perendimor. Ne nje botim te dekreteve te Sulltanit dhe disa raporteve te tjera, nje dokument tregon se Porta njoftohet se “ne Durres kishte shume martesa midis muslimaneve dhe katolikeve dhe se Konsulli i nje vendi te krishtere i kerkon Ipeshkvit qe te marrin masa per te mos i lejuar kete. Ipeshkvi i pergjigjet se punet e dashurise martesore jane punet e Zotit dhe ne nuk mund te nderhyme”.

Se fundmi do ndalem pak ne nocionin e vllazerise nga muri Kinez ne Adriatik. Duhet te theksoj se ky realitet i dikurshem perendorak nuk ekziston. Dihet se nga Bosfori ne murin kinez, ne teresi kemi nje vazhdimesi te kombeve turke. Kurse kombi shqiptar ne Adriatik nuk eshte i kesaj familje dhe ne antropologji, gjenetik kulture, ka origjine krejt tjeter e po keshtu ka afrimi me grupe krejt tjeter kombesh.

Duke perfunduar, une mirepres firmosjen e dokumentit te bashkepunimit strategjik me Turqine ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte. Ne kete kuader mbledhjet e perbashketa te qeverive i konsideroj vertete te dobishme. Nje dokument te tille Shqiperia por dhe vende tjera te Ballkanit e kane firmosur prej vitesh me Italine mike. Sikunder dua te theksoj se Shqiperia ndaj problemeve te Lindjes se Mesme dhe problemeve te sigurise ne teresi, duhet te mbeshtesi pa ekivok qendrimet e aleatit te saj kryesor strategjik SHBA-ve, te cilat kane dhe pergjegjesite me kryesore per sigurine ne bote.

Se fundi me duhet te them, te pohoj se pavaresisht nga genjeshtrat, Rama ka ndienja miqesore dhe e do Turqine mike, por problemi i tij eshte i tmerrshem, se ai adhuron Nastradinin! sb

foto e Sali Berisha
Kategori
Uncategorized

Drame emigrantesh.

 JAKUP.B. GJOÇA…
” Sot në darkë largohem përgjithmonë. Po munde, takohemi te autobuzi në orën 17. Gëzimi.”
Mesazhin në telefonin tim e pashë vonë, ngaqë e kisha harruar celularin në makinë. Dhe ora është 15.30. E para që më shkoi ndërmend, ishte të merrja telefon Gëzimin. Por e kotë. Telefoni i tij është i mbyllur. Po të shkoja në shtëpi, e të ndërrohesha, nuk do të mundja të arrija orën e takimit. “… largohem përgjithmonë…”. Lexoja për të sajtën herë mesazhin, duke dashur që të mos i besoja gërmave, fjalëve e fjalisë. Dhe përpiqesha që në lëmshin e togfjalëve të shpjegoja edhe largësinë ndërkohore- ndoshta shumëmujore- të mostakimit, të mosbisedimit, të mosmësimit të të rejave të mikut tim, Gëzimit. Sa dola nga shkallët e metrosë, përballë, në shkallët e hyrjes të pallatit, pashë Gëzimin. Kokëulët, dhe përbri një valixhe. Që të më dëshmonte largimin e tij.
-Çfarë është ky largimi yt i përgjithmontë – e pyeta zëlartë, sikur të doja më shumë që ta zgjoja nga dërmitja.
Gëzimi ngriti sytë, më pa dhe nuk shprehu asgjë. As një ndjenjë. Largoi më tutje valixhen dhe më tha me një zë të dobët.
-Ulu.
-Ç’të ulem?
-Në këmbë do të më dëgjosh?
-Ulemi diku. Hajde të ikim këtej.
-Jo, jo. Më mirë këtu. Ja shikoj njerëzit që hyjnë e dalin nga shkallët e metrosë dhe më vjen mirë.
-Çthua?
-I shikon? Të gjithë nxitojnë. Diku duan të shkojnë. Dikush i pret. E, ndërsa unë, nuk di ku të shkoj. E mua askush më nuk ka kush të më presë.
Mora valixhen e tij dhe hodha hapat nga rruga për në qendër. Nuk ktheva kokën, për të parë nëse Gëzimi më ndiqte.
Veçse ndjeva hapat e tij.
Në një lokal të veçuar, ndalëm. U ulëm në një cep, që të ishim sa më të larguar nga klientë të tjerë.
Gëzimi nuk pranoi të pinte si çdo herë birrë. Preferoi një neskafe.
-Me këtë vapë, çuditem që nuk kërkove birrë.- unë doja të shkëputja sadopak Gëzimin nga mërzitja.
-Të falenderoj që erdhe. Je i vetmi që mund të më përcjellësh.
– Çthua? Nuk më flet hapur. Ku ke humbur kaq kohë? Të kam kërkuar edhe në telefon, por asnjëherë nuk ma ngrite. Dhe unë kujtova ndoshta ke ndonjë qejfmbetje nga unë.
-I humba të gjitha. Të gjithë e të gjitha.
-….sytë Gëzimi m’i vidhte dhe zëri ishte i mekur. Nuk doja ta pyesja. Më dukej sikur do ta gërmoja dhe do t’i shkaktoja edhe më shumë dhimbje.
– Më ndoqi nga shtëpia. Edhe fëmijët nuk më kanë më nevojë tashmë. – Gëzimi fshiu me dorë sytë.
Nuk e di përse nuk ndjeva suprizën e të papriturës. Jo se e prisja këtë. Jo. Jo.
Përvoja e hidhur e mërgimit, më ka mësuar që tashmë të mos habitem, të çuditem për asgjë që mund të ndodhë në sekondën, minutën, orën, ditën që vjen.
Ndaj edhe heshta. Braktisjen ndaj njeriut unë e pashë, e ndjeva dhe e pësova për njeriun tim më të dashur…Te ajo braktisje kuptova, mësova që çdo lidhje njerëzish ka këmbë druri. Edhe lidhja bashkëshortore nuk është përjashtim, përkundrazi. Është një zakonshmëri.
Që çdo lagështi i kalb këmbët e drurit dhe njeriu i pambështetë rrëzohet edhe nga një erë vjeshte, sikurse rrëzohen gjethet e verdha, të cilat kanë humbur klorofilin.
Bashkëshortja braktis “njeriun e jetës”, sa mëson që ai nuk mund të çohet më në këmbë….Nuk ka as durimin që të presë. Të paktën “Ikjen” fizike.
-Zana ma bëri jetën varr. Çdo ditë sherr. Edhe në sy të fëmijëve. Sa edhe fëmijët ma thanë. “Ty nuk punon. Përse të të ushqejë mami? Përse nuk ikën nga shtëpia?”.
Kësaj here unë u mundova që ti fshihja shikimin tim Gëzimit. E kaluara ime, ajo e kaluar që unë mundohesha ta strukja në skëterrën e harresës time erdhi dhe më rëndoi në sy, sa ndjeva turbullimin e sendeve që shikoja.
-Më dëgjon?- Gëzimi kapi dorën time, si për të më sjellë në vete.
E pashë në sy. Qesha, ashtu pavetëdije. Pa kuptim. Si i kapur në faj? Apo, për t’i provuar që e ndiqja fjalën e tij?
-Çdo të bësh tani?
-Tani?…Ku ta di.
– Largimi është zgjidhja jote?
-I papunë jam këtu. Çtë bëj?
-Sa kohë je i papunë?
-Mbi një vit e gjysëm.
-Zana punon?
-Kjo është e keqja ime. Që ajo punon, e më thotë përditë që nuk më ka më nevojë. I jam barrë, më ushqen ajo. Këtë më thotë përditë.
-E kam të vështirë të them diçka. Më njeh, i urrej moralizimet boshe. Po të gjykosh se mund të të ndihmoj, më ke pranë.
-Që erdhe tani, më ndihmove. Nuk dua të ndjej që më kanë braktisë të gjithë.
U çova. I rraha shpatullën me dashamirësi.
-Nuk besoj në ndarjet. Ndaj edhe nuk dua të jem te autobuzi e të të shikoj përtej xhamit të autobuzit.
U largova. Siç ndahemi me shokun, me mikun, pa ceremoninë e përcjelljes, me shpresën se e nesërmja do të jetë sërish një pritje.

 

Kategori
Uncategorized

Plani i shërbimit sekret maqedonas, agjentët shqiptarë të tij ofruan 100 mijë euro për grupin e armatosur

CEi6md0UIAAiR0A

Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë sebep për granatimin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj, Një burim ndërkombëtar i tesheshi.com, i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Mijakllov.

Njerëzit e infiltruar të DSK kanë joshur ish ish luftëtarët e UÇK-së, duke i ‘gënjyer’ ata për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre.

0,,18271391_404,00“I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov”. kanë njoftuar burime të portalit ‘tesheshi’ nga institucione ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë me kushte të anonimitetit.

Në tërë këtë operacion famëkeq kanë qenë të përzier direkt edhe disa shërbime sekrete të shteteve fqinjë që janë armiqësore ndajë shqiptarëve, ka thënë burimi duke mos dashur të preçizojë se për cilat shtete bëhet fjalë. Në pyetjen e ‘tesheshi’ se mos këtu bëhet fjalë për shërbime sekrete të Serbisë, Rusisë e Greqisë, burimi, “as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar”.

Joshja e shqiptarëve të Kosovës ka ndodhur në atë mënyrë pasi që krerët e Shtetit Maqedon kanë autorizuar tre agjentë shqiptarë të shërbimit sekret maqedon që të rekrutojnë shqiptarë të Kosovës në këtë operacion me qëllim të inskenimit të një sulmi ndaj Institucioneve të Maqedonisë.

Ndërsa që ne opinionin ndërkombëtar të shpërndajnë informacion se Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, sulmuan Maqedoninë me qëllim të destabilizimit të vendit, në anën tjetër Qeveria Maqedonase të forcojë pozitat e veta pas skandaleve të shumta që po ndodhin në Shkup si dhe të shtypë kërkesat e shqiptarëve me bekimin e ndërkombëtarëve.

nikola-gruevski-gordanaAgjentëve shqiptarë të maqedonisë, krerët e qeverisë: Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov iu kanë dhënë sasi të parave të pa kufizuara me qëllim të rekrutimit të shqiptarëve dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të re.

Operacion ‘sekret’ i shtetit maqedon ka filluar në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor të vitit 2014, pasi që një agjent shqiptar i shërbimit sekret të Maqedonisë ka kontaktuar shqiptarë e Kosovës, kryesisht ish luftëtarë të UÇK-së, me shumicë nga rajoni i Dukagjinit.

Djemve të UÇK-së, agjenti Maqedonisë fillimisht iu është ankuar për gjendjen shumë të rendë në të cilën po kalojnë shqiptarët e Maqedonisë, me mundësinë e një sulmi të policisë dhe Ushtrisë së këtij vendi mbi popullatën civile shqiptare.

Agjentet iu kanë kërkuar ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që t’i ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë, gjë që edhe u pranua nga këta të fundit ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit ‘tesheshi’. “Financiarisht nuk do të kemi asnjë problem pasi që kemi edhe përkrahjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të partive Politike shqiptare të Maqedonisë”, iu ka thënë agjenti i shërbimit Sekret Maqedon, ish ushtarëve të UÇK-së ka thënë burimi.

Në fillim janë kontaktuar krerët e këtij grupi diku rreth 3-4 veta, e që burimi nuk ka dashur t’i identifikojë se cilët janë ata, më pastaj janë rekrutuar edhe anëtarë të tjerë duke mos ditur se po shkojnë drejtë vdekjes dhe se janë të tradhtuar që në fillim. Për çdo bisedë që është kryer, agjenti maqedonas ka njoftuar Sasha Mijallkovin duke i dhënë të gjitha detajet rreth personit të rekrutuar.

Personave të rekrutuar agjenti i shërbimit Maqedon iu ka thënë se do t’iu japë nga 100 mijë euro, në mënyrë që ata të bëjnë biznes si dhe të garantojnë familjet e tyre në Kosovë në aspektin ekonomik. Se të arrestuarve në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanove iu janë premtuar nga 100 mijë euro, e konfirmojnë edhe familjaret e tyre. ‘tesheshi’ ka kontaktuar me familjen e një personi të arrestuar nga Maqedonasit të cilët kanë konfirmuar se djalit iu janë premtuar 100 mijë euro nga shokët e tij.

A Macedonian police armoured personnel carrier drives past premises in Kumanovo, north of the capital Skopje, Macedonia May 9, 2015. REUTERS/Ognen Teofilovski

“Djali i im rreth dy javë para ngjarjes që ndodhi në Kumanovë, më ka thënë se po shkojë në Shqipëri, atje disa miq mi kanë gjetur 100 mijë euro për të bërë biznes, para këtu që si më ka thënë djali do t’i kthente kur ati t’ia jep Zoti”, ka thënë babai i një të arrestuari me kusht të anonimitetit e që identiteti i tij është i njohur për redaksinë e ‘tesheshi’.

Burimi ndërkombëtar më tutje i ka thënë tesheshi se e tërë ngjarja ka filluar në fshatin Gushnicë. Sipas tij, Gushnica është fshat malor që ka diku rreth 10 shtëpi të banuar me shqiptarë dhe një post policore ku për çdo ndërrim kanë punuar nga 4 policë të shtetit të Maqedonisë.

Në këtë post policore në Gushnicë, sipas burimit kanë qenë të deponuara 4 armë automatike AK 47 si dhe 4 revole, 10 ditë para ndërhyrjes së grupit të Shqiptarëve në këtë postë policore janë dërguar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë 64 armë automatike AK 47 si dhe 64 revole, të cilat më pas janë marr nga grupi i shqiptarëve të rekrutuar nga maqedonët.

Në operacion e sulmit ndaj postës policore në Gushnicë ka marrë pjesë personalisht edhe pjesëtari i Shërbimit sekret maqedon, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov, gjatë tërë kohës kanë qenë të njoftuar për gjoja sulmin në posten e Gushnicës si dhe për çdo lëvizje që ka bërë grupi në territorin Maqedonisë.

Agjenti shqiptar i Shërbimit Sekret Maqedonas, tri ditë më parë iu ka thënë grupit të Shqiptarëve se Policia dhe ushtria maqedonase do të sulmojë shqiptarët në Kumanove më 12 maj, ndërsa që ne kishte qenë mirë që të shkojmë në Kumanove, në mënyrë që djemtë të njihen me terrenin aty. “Në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë nga i tërë grupi kanë qenë të armatosur vetëm 14 veta me AK 47 si dhe me një sasi shumë të vogël të municionit, të tjerët kanë pasur ndonjë revole ose thikë. Mos marrja e armatimit nga të gjithë pjesëtarët e grupit është bërë me qëllim të gjoja të lëvizjes më të lehtë dhe pa rënë shumë në sy tek autoritete dhe popullata. Për këtë arsye ka ardhur deri tek dorëzimi i grupit, pasi që ata kanë ngelur pa municion, ndërsa që shumica e të arrestuarve as që kanë shkrepur ndonjë plumb, por ka edhe të atillë që fillimi i luftimeve i ka zënë në gjumë” ka thënë burimi i tesheshi.com.

Grupi i shqiptarëve në ‘lagjen e Trimave’ pas të shtënave të para ka kuptuar se janë të tradhtuar dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre e madhe të dorëzohen tek policia maqedonase. Krerët e Maqedonisë të informuar nga agjenti i tyre me hollësi për personat që gjendeshin në ‘Lagjen e Trimave’, vendin ku ata janë strehuar dhe armatimin e pakët që e kanë me vete kanë filluar operacionin në kapjen dhe asgjësimin e grupit ‘terrorist’ si e quanin ata.

Operacioni i forcave policore maqedonase që në fillim të tij, doli nga kontrolli pasi që hasën në një rezistencë nga grupi i shqiptarëve. Është shumë e paqartë se si janë vrarë policët maqedonas, shqiptarë e serbë bashkë, pasi që policia kishte të gjitha informacionet për grupin dhe nga sa plumba e municione i ka çdo njëri. Burimi ndërkombëtar ka theksuar se “ka dyshime të bazuara se policët maqedonas janë vrarë ndër vete sipas skenarit të policisë sekrete të Mijallkovit me qëllim që tek popullata të paraqesë se terroristet nuk kursejnë askënd”.

Operacioni sekret i Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, që në ditë e para është dekonspiruar nga Shërbime të inteligjencës të NATO-së, KFOR-it, AKI-së, SHiSH-i i Shqipërisë etj, por mbetet mister mos parandalimi i këtij skenari. Për të gjitha këto me kohë kanë qenë të njoftuar si Prishtina ashtu edhe Tirana zyrtare ka thënë burimi ndërkombëtar për portalin “tesheshi’.

Kategori
Uncategorized

Varrimi i Isë Boletinit po propozohet (është marrë vendim) të bëhet në Vlorë për “hatrin” e Serbisë!!!

Xhevat Bislimi

Kush do ta besonte deri sot se edhe eshtrat e Isa Boletinit nuk mund të varrosen në shtetin e Kosovës, madje as në oborrin e tij?!!! Ka vite që në oborrin e shtëpisë së Isë Boletinit është hapur një varr që po priste eshtrat e Isë Boletinit… Sot u mësua e verteta: eshtrat e Heroit, Isë Boletini, eshtrat e njerit prej shqiptarëve të shquar, nuk mund të varrosen as në oborrin e shtëpisë së tij, sepse kundërshton Serbia, e cila, falë marrëveshjeve të Vjenës dhe, sidomos atyre të Brukselit, sillet si zot në Veriun e Republikës së Kosovës (një e katërta e tokës së Kosovës)!!! Shqiptari që deklaroi në Londër se “nuk kam ardhur per ta mbrojtur vetem Mitrovicën time, por çdo pëllëmbë të tokës së Shqipërisë”, edhe sot që Kosova është shteti i dytë i Shqipërise, nuk mund të varroset në tokën e Shqipërisë, të cilës ia kushtoi dhe ia fali edhe jeten e tij, të bashkëluftëtarëve dhe të farefisit! Edhe këtë marre po gjen forcë ta han me bukë (ndoshta edhe me një gotë verë prapa) Hashimi!

Vendimi për t’u varrosur eshtrat e Isë Boletinit në Vlorë (në Republikën e Shqipërisë) po kundërshtohet nga të gjitha anët… Por, sikur edhe deri më tash, politikanë, intelektualë, medie… po vazhdojnë të flasin për Shqipërinë dhe për Kosovën si dy vende të ndryshme!! Nuk po duan ta kuptojnë se Republika e Shqipërisë nuk është Shqiperia gjeografike, demografike, gjuhësore, kulturore, kombëtare, etj. Republika e Shqipërisë është vetem një e katërta e Shqipërisë. Në Shqipëri është edhe Republika e Kosovës dhe çdo pellembë e tokës shqiptare… Pra nuk është puna se “Isë Boletini nuk duhet të varroset në Shqipëri, por në Kosovë”, siç po shkruajnë e po flasin disa shqiptarë të Kosovës, sepse edhe Republika e Kosovës është në Shqipëri… Madje, edhe shtëpia dhe toka e Heroit tonë është në Shqipëri. Madje, për Isë Boletinin shtëpia e tij ishte e gjithë Shqipëria. Për Të edhe Vlora ishte si Boletini ku u lind Ai. Isë Boletini nuk do të ishte kundër që të varrosej në Vlorë, në Shkup, në Janinë, në Plavë a Guci, në Preshevë… dhe kudo në tokën e Shqipërisë… Puna është se varrimi i Isë Boletinit po propozohet (është marrë vendim) të bëhet në Vlorë për “hatrin” e Serbisë!!! A mund të ketë turp më të madh?!!! Në këtë lojë të turpshme dhe në këtë vetposhtërim është përfshirë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërise me qellim qe t’ia “shpëtojë” fytyren Hashim Thaçit…!!!

Prandaj, për shqiptarët, kudo që janë, kurrë më aktuale nuk ka qenë thënia e famshme e Isë Boletinit: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”. Deri atëherë shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje dhe sakrifica të reja që ta fitojnë të drejtën për t’u varrosur në pronën-oborrin e tyre, në Shqipërinë e tyre…

 

Kategori
Uncategorized

Agjenturat maqedonase së bashku me Musa Xhaferin kërkojnë largimin e Arben Llallës nga Maqedonia

Agjenturat maqedonase së bashku me Musa Xhaferin kërkojnë largimin e Arben Llallës nga Maqedonia

Kategori
Uncategorized

Z. Kryeministër, a na lejon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015?

Z. Kryeministër, a na lejon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015?

 

Rexhep Shahu

Pyetja e plotë për kryeministrin Rama është kjo: A na lejon, a na pranon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015, nëse ne nuk votojmë kandidatët e tu për kryetarë të bashkive të Shqipërisë, por votojmë kandidatët e opozitës? Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatin tënd melez për kryetar bashkie në Tiranë dhe Hasanat e tu kudo nëpër Shqipëri, por votojmë kandidatin demokrat Halim Kosovën, dhe kandidatët e tjerë të opozitës, ne si qytetarë do të jetojmë keq se ti si qeveri e naltë që vranë e kthjell, nuk do të japësh lekë për investime në qytetin ku jetoj unë, në qytetet ku jetojnë ata që nuk të votojnë melezat jo socialist apo hasanistë, nuk do të japësh lekë për asfaltime, kanalizime të ujerave të bardha e të zeza dhe m… ka me dale prej gjirizeve e do të derdhet udhëve të Tiranës, do të bëhet lumë m… nga Tirana në Durrës e do të vazhdojë kudo autostradave lumi i m… deri ne Vlorë.

Kur të derdhet m… udhëve të Tiranës, nga do të udhëtosh ti naltmadhni kryeministër për të shkruar në zyrë, pa u bërë m…? Nga do të udhëtosh për të vajtur në aeroport pa u bërë m…? Nga do të udhëtosh për në saraje në Surrel City, pa u bërë m… Po ndërkombëtarët që arbitrojnë në Shqipëri dhe thonë, nuk është mirë kështu, por nuk thonë kurrë se si duhet e si është e mira, si do të jetojnë në Tiranë ku kanë selitë e tyre, kur shërbimet duhet t’ua plotësojë bashkia, ujin duhet t’ua çojë bashkia, plehrat duhet t’ua mbledhë bashkia, nga do të udhëtojnë ndërkombëtarët për në selitë e tyre kur të jenë udhët lumeje ‘m…’, nga do të vijnë në takim me ty ambasadorët që rrinë e të dëgjojnë e të duartrokasin këto ditë kur ti lufton e kërcënon se ose i do të gjitha pushtetet ose do ta bësh djerrinë këtë vend, ku s’do të mbijë kurrë bari e s’do të dalë kurrë gjethi.

Ti je i gjatë dhe nuk mbytesh në ‘m…’, por ata që janë të shkurtë, si Meta p.sh, si do t’ia bëjnë të mos mbyten në m…, si do t’ia bëjnë të mbeten gjallë. Ti e ke pasë shumë problem e shumë siklet m… që ngjitet pas këpucës, si do t’ia bësh kur m… të marrë udhët e vendit? Ti z. kryeministër po thua se po nuk votuam kandidatin tënd melez, që sakllam nuk është socialist por është veç ramist, ne nuk do të kemi ujë në rubinetat e shtëpive tona, në spitalet tona, ku shëndetësia është pa lekë por me euro pasi shteti i ka shitë pacientët tek spitalet private. Nuk do të kemi ujë në çerdhet e kopshtet e qyteteve tona por qeveria jote do t’u japë falas coca-cola dhe ujë importi nga super biznesi qeveritar i importeve të ujit të pijshëm.

Këtu pra nuk do të ketë ujë të pijshëm po nuk votuam sipas midesë tënde se ti je kuçedra dhe ti e ndal ujin, ti hyn në vrellë, në shpellë, në zgafelle ku buron uji dhe e shterrë, ti hyn në tubat e ujit dhe i thanë, ti e ke në dorë ujin e zotit, ti je vetë zoti në qiell e lugati në tokë. Ti lëshon shiun, borën, diellin, mjegullat, breshërinë. Ti ngjall të vdekurit e vdes të gjallët, ti i mplak fëmijët dhe i bën të rinj pleqtë, u gjen e u jep dashnore pleqve dhe i marton pasi i bën të rinj. Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk e votojmë kandidatin tënd melez mavi por votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, apo antihasanat, ne si qytetarë do të jemi në armiqësi të papajtueshme me qeverinë qendrore, me parlamentin e Metës, që kanë dy vjet që po ua bëjnë nënën qytetarëve të këtij vendi e mezi po mbijetojmë të braktisur nga qeveria qendrore e cila veç qytetarët e këtij vendi nuk i ka në axhende. Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatët e tu, i ke ndarë shqiptarët në ca të nënës e ca të njerkës dhe atyre të njerkës do t’ua bësh nënën e atyre të nënës do t’ua bësh njerkën.

Ti qeverinë e ke, parlamentin e ke, Meta që të ka hypë kalistrup e të pshurr në qafë, të ka ty e parlamentin, prokurorinë e gjykatat i keni futë në rrethim, shoqërinë civile e ke në shumicë në rresht dhe e ke kthyer nga Organizata Joqeveritare, në Organizata Qeveritare nën drejtimin tënd, mediat i ke në rresht, i ke sherre, me pak përjashtime, rrjetet sociale i ke kthyer në ndërmarrje ku ke punësuar gjithë propaganduesit e pafund, por do edhe gjithë pushtetin vendor, të gjithin pa përjashtim. Zoti kryeministër, pavarësisht çfarë të thonë e të shajnë, pavarësisht se të thonë daullexhiu i festivaleve patriotike e nacionaliste që investon pafund për t’u bërë Sali Berishë në Kosovë e në rajon, pavarësisht se të thonë je mplakë shumë, të thonë se je kërrusë shumë dhe të ka dalë gunga në shpinë, pavarësisht se të thonë se nuk e mban dot më as shurrën apo më keq, të siguroj se të ka zili vetë Enver Hoxha për sjelljen që ke demonstruar deri tani dhe për këtë luftën e pashoqe për të fituar gjithë pushtetet në Shqipëri me çdo kusht e me çdo çmim.

Nëse nuk fitojnë kandidatët e tu rilindës mavi, a mos mendon e planifikon ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe ta nxjerrësh në bulevardin e mbretit popullin socialist me hunj në krah, që ti nuk e kontrollon dot, dhe pastaj të bësh namin siç e bëre me 21 janar… Nëse e ke këtë mendje, na trego, na e thuaj troç që të mos gabojmë ta votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, edhe pse është i shkëlqyer si njeri, edhe pse është i ditur, edhe pse nuk është mashtrues, edhe pse nuk e njeh përbuzjen ndaj tjetrit, edhe pse nuk i shmanget askujt në udhë se nuk ka mashtruar askënd, nuk ka vjedhë askënd, nuk ka gënjyer askënd. Na trego të mos votojmë asnjë zog apo pëllumb askund në Shqipëri, por vetëm lakuriqët e natës kudo në Shqipëri. Që të rrimë urtë e të trusim bythën dhe të mos e kruajmë me krane.

Nëse ke në mendje ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe të nxjerrësh popullin socialist në shesh kundër opozitës, na trego që të mos e votojmë humanistin Halim Kosova. E ç’na duhet një humanist. Nuk është kohë e humanistëve, është kohë e dobiçëve, kohë e maskarejve. Ti e ke mirë zoti kryeministër, ti po i ngjan kohës, je djalë plak trendi, që për modë rri i kërrusur por jo se je plakur. Plakja nuk të bën dot asgjë ty. Ti je i paplakshëm. Të ta marrin të keqen të gjithë që nuk të besojnë, të gjithë që të kanë inat se nuk janë dot të mirë sa ti, të zotët sa ti, trendi sa ti. Por unë vetëm një pyetje pata se u zgjata siç zgjatesh ti në monologët fantastike kur mashtron njerzit, a do të na lejosh të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit, nëse nuk fiton kandidati yt, nëse nuk fitojnë kandidatët e tu? Na e thuaj që të mos robtohesh ti duke gënjyer e mashtruar e të mos robtohemi as ne duke dëgjuar kërcënimet e mashtrimet e tua bajate.

Kategori
Uncategorized

IKNI DHE SHPIRTIN TIM MERRENI ME VETE.

Rexhep Shahu

Ikni vëllezër, ikni bij të këtij atdheu plak që nuk i hyn askujt në punë
Të këtij atdheu të përdhunuar që dergjet në shtratin e vdekjes
Pa pasë fuqi as të mallkojë dhunuesit e tij.

Ikni bij, ikni udhëve të botës dhe lini qyqet të vajtojnë në atdhe
Lini korbat të ngihen me sy e mëlqi të njerzve që s’kanë fuqi
Të ngrihen në këmbë, të mbysin me pështymë një qeveri.

Ikni pa provuar të mateni me dhunuesit e atdheut, ikni se ikja
Është trimëri më e madhe se qëndresa, në ikje nuk vdes
Ndërsa në qëndresë mund të bëhesh hero që vdes për bukë
Hero që ha thonjtë e tu, hero që ngrihesh dhe vret dhunuesit e atdheut
Hero që shporr dhe dëbon përtej varrit dhunuesit e atdheut.

Ikni bij se koha e herojve ka vdekë e ju nuk jini bij të asaj kohe
Ikni por më parë hapjani një varr atdheut që të mos i dergjet
Kufoma në udhë, të mos ia shkelin kufomën me këmbë
Të mos ia pshurrin kufomën qentë
Të mos ia shqyejnë korbat që po nxjerrin sytë e të nesërmës tuaj përditë
Dhe ju heshtni e thoni me vete, ç’po na duhen sytë.

Shtijeni në varr, në një varr të thellë, më të thellë se sa duhet
Hidhjani një grusht dhe`, një mal me dhe` që atdheu të mos çohet lugat
Të mos çohet lugat të hajë ëndrrat tuaja, të nesermën tuaj në dhera të huaja
Të mos çohet lugat të hajë qeveritë që u dëbojnë ju prej atdheu
Të mos qohet lugat të trembë fëmijët tuaj të nesërm me origjinë shqiptare
Që ndoshta do kenë turp që kanë origjinë shqiptare.

Hidhjani sipër varrit gjithë urrejtjen tuaj atdheut, urrejtjen që u bëhet
Aeroplan, tren, anije dhe ju mban në krahë në udhën e ikjes
Urrejtjen që ju bëhet lot se ishit të pazotë në qëndresë
Që zgjodhët rrugën e ikjes në vend të qëndresës kundër vampirëve
Që shqyejnë atdheun tuaj.

Hidhjani sipër varrit gjithë dashurinë tuaj ju që shqiptarë do të mbeteni
Kudo që të frymoni në botë
Ju që do të mendoni shqip e fëmijët e tuaj do të krenohen me atdheun tuaj.

Derdheni gjithë lotin mbi varrin e thellë të atdheut
Që të çimentohet dheu përmbi varr
Të mos e marrë era e ta shplojë kufomën e atdheut që s’kalbet kurrë
Të mos e marrë era e mallit ta sjellë në dhera të huaja ku jetoni të huaj
Vdisni të huaj, kalbeni të huaj, shaheni të huaj, duheni të huaj
Urreheni e përbuzeni të huaj, mashtroheni të huaj.

Ikni bij të atdheut të marrë peng, ikni anipse atdheu është peng
I lidhur me zingjirë prej disa bij kurvash mbetje të komunizmit vrastar
Ikni se do të vijnë dreqnit ndoshta ta shpëtojnë atdheun që e braktisin bijtë e vet
Që ikja u duket trimëri dhe lotin e dinë qëndresë
Ta shpëtojnë prej hajnave, kopukëve, bijve të së keqës
Ikni në kërkim të ndonjë qeverie tjetër që nuk shkreton atdhe.

Ikni dhe shpirtin tim merreni me vete.

Kategori
Uncategorized

Heroi qe Spanja i ngriti kenge.

 

Biseda nisi rastësisht në zyrat e një banke. Ekonomistja pyeti me kuriozitet klientin se emri juaj është tepër i veçantë, nuk e kam hasur asnjëherë nga prapashtesa duket si latino-amerikan.

-Mos keni lindur atje? Klientit të bankës, djaloshi iu përgjigj disi i ndrojtur:
-Jo, nuk kam lindur atje. Prindërit e mi nuk kanë qenë ndonjëhere në Amerikën Latine. Ata më kanë vënë mua emrin e Heroit të Popullit Ramiz Varvarica, që ra heroikisht në Spanjë, në luftën kundër fashizmit.

Spanja e kujton për trimëritë e bëmat e tij të guximshme. Aso kohe, atje i kishin ngritur një këngë ku e quante kapiten Ramirez Albanezi. Kur përmendim Spanjën, përfytyrojmë një vend fantastik të eksploratorëve të mëdhenj që zbulonin kontinente, të piktorëve të famshëm si Velasquez e Goya, por edhe Picasso, kujtojmë Don Kishotin e Sanço Pançon, vendin e konkuistadorëve, të kitarave, teodorëve, të kastanjetave, të flamengove dhe dashurive pasionante.

Nga historia kujtojmë Spanjën e shekullit 16-të, kur mbretëronte Karli V si një nga fuqitë më të mëdha të botës që pushtoi Meksikën, Perunë e pothuajse gjithë Amerikën e Jugut. Kujtojmë luftën e popullit spanjoll për liri që me ‘guerillos – partizane’, e shkatërruan dhe e larguan nga toka e tyre ushtrinë e famshme të Napoleon Bonapartit e tj. Kur përmendim Spanjën, kujtojmë edhe një periudhë tragjike 1936 – 1939, kur populli spanjoll dhe brigadat internacionale bënë një luftë heroike për liri e demokraci, për mbrojtjen e Frontit Popullor nga koalicioni fashist ndërkombëtar.

I madhi Albert Einstein në një kongres të shkrimtarëve, këtë luftë e vlerësonte si një ngjarje politike me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajten e shpresës, për një të nesërme më të mirë, për liri e dinjitet njerëzor. Agresioni fashist iu sul popullit spanjoll me një egërsi të paparë dhe tërë popujt e botës kuptuan se kjo luftë ishte prologu i Luftës së Dytë Botërore. Solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm.

Për herë të parë në historinë e luftrave të popujve, vërshuan në Spanjë vullnetare nga 53 vende të botës, të cilët krijuan brigadat internacionale të vullnetarëve të lirisë. Për një qëllim të përbashkët, ishte shumë domethënëse, që në llogore jepnin jetën e tyre Italiani, Shqiptari, Gjermani, Rusi, Francezi e tj. Vullnetarët e lirisë ishin punëtorë, fshatarë, intelektualë e studentë, me pikpamje ideologjike e besime fetare të ndryshme.

Ata lanë familjet, punërat, shkollat, tokat e tyre dhe u bashkuan me popullin spanjoll, luftuan krah për krah me të per liri e demokraci, duke dhënë jeten. Ishin këto rreziqe që kanosnin njerëzimin si dhe aspiratat për një të ardhme më të mirë, që dhe nga vendi i shqiponjave me një popull të vogël por trim e liridashës, që Europa e njeh mirë, të dilnin vullnetarë, të cilët pa asnjë lloj pretendimi luftuan në vijën e parë të frontit, me një trimëri të paparë.

“Adelante Camaradas” ishte thirrje lufte e vetmohimi për luftëtarët e brigadave internacionale. Kjo thirrje, në këto ditë prilli më kujtonin njërin prej tyre, trimin nga Dibra e Madhe, heroin e popullit Ramiz Varvarica. Në hyrje të Dibrës së Madhe ishin tre kulla të vëllezërve Fejzulla, Maliq dhe Hajredin Varvaricës. Ramizi u lind në vitin 1900, në kullën e Fejzullahut. Prindërit e tij Fejzullahu dhe Zadja ndërruan jetë në moshë të re.

Për rritjen e edukimin e Ramizit 3 vjeçar dhe vëllait të tij më të madh Saliut u kujdesen xhaxhallarët. Që në moshë të re Ramizi u përball me vështirësitë e jetës. Kullat e Varvaricave u dogjën e u shkatërruan disa herë nga pushtuesit turq e serb, por nga dashuria për vendin e tyre, ato i rindërtonin përsëri derisa egërsia serbe e bërë të pamundur jetesën në trojet e tyre. Vëllezërit Varvarica emigruan një e nga një drejt Shqipërisë.

Në vitin 1913 Saliu u vendos në Elbasan, punoi gjatë gjithë kohës në PTT. Kishte një djalë Nazmiun që megjithëse i verbër ka qenë violinist me emër në grupin e Sul Myzyrit. Saliu ka vdekur në vitin 1974 ndërsa i biri në vitin 1956.

Ramiz Varvarica fillimisht u vendos në Peshkopi ku dhe u shkollua. Më vonë u sistemua në Tiranë në lagjen “Babarake” sot rruga “Siri Kodra” në shtëpinë e Ahmet Maliq Varvaricës. Që në fëmijëri ai ndjeu shtypjen e mizoritë e pushtuesit serb. Tek ai kaliten qendresa e trimërisë, u edukua patriotizmi i flaktë nga bisedat në odat dibrane, cilësi që do ta karakterizonin gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. Në ngjarjet e vrullshme të viteve 1919 – 1920, Ramizi gjendej në ballë të luftës.

Ai ishte oficer i Ushtrisë Shqiptare. Dibrani trim u bënte thirrje oficerëve italianë në Gjirokastër, që nga porta e kalasë të dilnin vetëm, pa materialet ushtarake dhe kështu u bë. Ai mori pjesë në mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes, luftoi me trimëri në luftën e Vlorës në 1920, në shpartallimin e ushtrive serbe në shkallë të Tujanit dhe në Gurë të Bardhë. Ramizi ishte militant e demokrat revolucionar dhe ruante idealin e një Shqipërie demokratike dhe kjo për të, qendronte mbi çdo gjë. Ai mori pjesë në Revolucionin Demokratik të vitit 1924 përkrah Fan Nolit.

Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit emigroi në Francë, ku punoi në disa miniera dhe në industrinë e prodhimit të automobileve. Ai u dallua si një sindikalist aktiv e revolucionar. Stuhia e fashistëve të viteve 1936 kapërceu kufijtë e vendeve ku lindi.

Ai gllabëroi shumë popuj. Ramizi më i pjekur se kurrë, me një përvojë të gjithëanshme e vlerësoi situatën ndërkombëtare, gjendjen e vështirë të vendit të tij dhe rrezikun fashist për të gjithë popujt. Ai kuptoi dhe iu përgjigj që në fillim thirrjes së popullit spanjoll, kapërceu Pirenjt dhe u gjend në tokën spanjolle, atje ku koalicioni fashist demostronte fuqinë e tij kundrejt popullit të paarmatosur, duke vrarë djemtë më të mirë të Spanjës.

Ramizi luftoi me trimëri në fillim si luftëtar i thjeshtë. Më pas duke vlerësuar aftësitë e tij në fushën e betejës u gradua kapiten në brigadën e XII “Garibaldi”. Të gjithë ato që e kanë njohur Ramizin në Spanjë, në shkrimet e tyre kujtojnë mirë një këngë që luftëtarët e brigadës ” Garibaldi” kishin ngritur për të:

“Sa mirë përparon kompania parë
Është më e forta në gjithë bataljonin,
Sepse komandon Ramizi nga Shqipëria
Ramiz Albanezi më i fuqishëm se topi”.

Brigada “Garibaldi” zhvilloi luftime të ashpra dhe të jashtëzakonshme për mbrojtjen e Madritit, ku luftëtarët e lirisë treguan trimëri të rrallë. Në këto luftime Ramizi u plagos rendë. Justina Shkupi, motra apo “Shqiptarja e vogël” siç e quanin vullnetarët, vraponte nëpër llogore duke ndjekur e kuruar të plagosurit.

Ajo shërbeu në spitalin e brigadave internacionale në Murcia dhe kujtonte “Me këto gërshërë ia kam prerë fashot Ramizit, i nxirrja plumbat sa herë u plagos dhe kujtoj se sa e donin shoket”. Në prill të vitit 1938, koalicioni fashist i Hitlerit, Musolinit e Frankos kishin ndërmarrë një ofensiv të egër e të papërmbajtur në frontin e Aragonës.

Ramizi me të plagosurit dhe të sëmurët ishte vendosur në këndin ku lumi Gualdalupe derdhet në Ebro, pranë Kaspes. Ai u sulmua nga dy bataljone. Të gjithë vendosen të luftonin me vetmohim dhe tek fashistët të mos dorëzoheshin. Të nesërmen në mëngjes erdhi një korrier që njoftoi se kapiteni Ramiz Albanezi po përballon dy bataljone dhe kërkon ndihmë. Njeriu i fundit me të cilin u pa Ramiz Varvarica dhe që i mbylli sytë ishte shkrimtari ynë Petro Marko.

Ai kujton “Kur vamë ne, asnjë krismë nuk dëgjuam. Të gjithë të plagosurit dhe të sëmuret kishin luftuar dhe ishin vrarë. Ramizin e gjetëm mbi një mitroloz, të copëtuar të bërë shoshi. Ai ishte akoma gjallë, plumbat e kishin marrë dhe në fyt. Kur më pa, më njohu e desh të fliste, por zëri i dilte si ulërimë. Më shtrëngoi duart dhe pastaj i lëshoi. I zura sytë dhe lotët me rodhën çurk. Shokët e tjerë më panë dhe s’më thanë gjë, se dhe ata qanë për Ramiz Varvaricën, luftëtarin shqiptar që kishte shpëtuar bataljonet nga rrethimi”.

Djemtë e Shqipërisë, që luftuan në Spanjë, ishin ajka e djemërisë shqiptare. Ata ishin trima, me zemër të madhe, ishin intelektualë të mirëfilltë, që dinin të vlerësonin situatat, ishin pasardhës në shekullin 20 të Gjergj Kastriotit dhe Rilindasve tanë të mençur e trima.

Disa, si Zef Hoti nga Shkodra, Urfi Agolli dhe Ramiz Varvarica nga Dibra e Madhe, Asim Vokshi e Xhemal Kada nga Kosova, Zeni Konomi nga Korça, Musa Fratari nga Permeti, Thimio Gogozoto nga Çamëria, Dhimitraq Kosta nga Leskoviku e tj., ranë heroikisht në fushën e betejës duke nderuar familjet e krahinat, ku u lindën dhe u rritën. Shqipëria i nderoi duke i bërë heronj e dëshmorë të kombit për të mos u harruar kurrë.

Kategori
Uncategorized

MILAIM ZEKA, TI GENJEN.

 

Une nuk e di se cili fshihet mbas emrit dhe postimit te Milahim Zekes, por di qe ky i pa fytyre genjen.

Une kam qene atje kur u vra Azemi.

Ne zemren e PD-se, ne zemren e revoltave, ne zemren e militanteve, mund te jem dhe nga te paret qe jam futur ne kryeministri mbas largimit te gardes, duke e marre ne mbrojtje kete institucion nga abuzimet deri sa ju ridorezua perseri gardes.

Por askush nga ne,apo mes nesh nuk ka qene ushtar i UCK-se apo i derguar i Bujar Bukoshit.

Milahim Zeka eshte i pa fytyre dhe mashtrues.

Te gjithe ne pjestaret ne ate revolte popullore mbas vrasjes se Azem Ajdarit pak a shume e kane njohur njeri tjetrin.
Aty kish simpatizante, antare, dhe militante te PD-se, aty kish popull te irrituar nga vrasja e Azemit, aty kishin ardhur nga gjithe shqiperia per ti dhene lamtumiren heroit te dmokracise.

Por asnjehere ushtare te UCk_se te derguar nga Bukoshi.

Nuk ishin, minuta apo ore.
Ishin dite te tera qe ne ngryseshim dhe gedhiheshim ne seline dhe taracen e PD_se, apo dhe jashte ne oborrin, lulishten dhe kjoskat per rreth.

Milahim Zeka eshte thjesht nje mashtrues ordiner i paguar nga qarqet antishqiptare,qe kerkon me cdo mjet te dezinformoje te verteten ne interes te padroneve te vet ne Beograd.

Une as nuk di, dhe as komentoj telefonatat e Berishes.
Por nje gje e di me se te sigurte.

Mes nesh nuk kish ushtare te UCK_se apo te derguar te Bukoshit.

.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Arratisja dhe kthimi mbrapsht i Havzi Nelës.

Nga Petrit Palushi

Bash në Ditën e Shëngjergjit, 48 vjet ma parë (të shtunën e 6 majit 1967), e kthejnë mbrapsht Havzi Nelën familjarisht, dhe më pas do dënohej me 15 vjet burgim, ndërsa e shoqja me 10 vjet.

V. 1963Në mesnatën e 26 prillit të 1967-s, mësuesi antikonformist Havzi Nela u arratis familjarisht në Kosovë (ish-Jugosllavi). Në kufi, ai la letrën e famshme, që tashmë është bërë pjesë e historisë. Fati i Havzi Nelës është fati i njeriut në diktaturë, është fati i njeriut të nëpërkëmbur deri në skajshmëri, por njëkohësisht është modeli i njeriut që reagoi vazhdimisht ndaj një bote të pajisur me çmos gjërash të rënda dhe tinzare. H. Nela qe dritëpamës; nuk kishte dëshirë të jetonte me sot me nesër. I pajisur me frymën e rebelit, qe njëkohësisht me atë dritëpamje, shumica e të cilëve rretherrotull tij nuk mundën ta rroknin. Ai mund të bënte një jetë relativisht të qetë, të përgjumtë, siç mund të bëhet jeta e kësillojtë në pellgun e vakët të nënshtrimit e të ecjes këmbadoras, por vizioni që kishte s’mund ta lejonte kurrsesi. Ai e kishte të qartë se herdokurdo, madje në një kohë t’afërt, ajo botë e mbrapshtë do të merrte fund.

Para arratisjes

Skema, nga mendohej se qe larguar H. Nela

Fati nuk qe përplasë krejt rastësishëm me të, me një fjalë kundërshtia e tij në prill të 67-s, në Shishtavec, refuzimi dhe reagimi ndaj tri kërkesave rrënuese të partisë-shtet, nuk qe rastësi a diçka e atypëratyshme.

Qysh në shkollë të mesme (për mësuesi) tek ai u shfaqën kundërshtitë e para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës; gradualisht nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i formësonte dhe po i ngrinte dita-ditës në sistem.

Realiteti i ashpër i kohës forcoi tek ai ndjenjën e kundërshtisë ndaj regjimit, derisa erdhi përplasja e madhe e prillit të 67-s.

Mësuesi H. Nela në vitin 1967 kish reaguar haptas dhe bindshëm ndaj tri kërkesave të pushtetarëve, si futja në kooperativën bujqësore, prishja e kishave dhe xhamive, ndërrimi i veshjes:

“…Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë. Mungon edhe fjala e lirë dhe shtypi i lirë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut… ”

Kish nisur herezia kolektive e prishjes së kishave dhe xhamive në gjithë Shqipërinë; mësuesi H. Nela kërkoi të mos prishej struktura shpirtërore dhe ekonomike e njerëzve dhe mu për atë, fjalët e tij shkaktuan një trazim në krejt mjedisin e indroktinuar, por dhe një lëvizje të ethshme të hallkave të pushtetit për të mbytur atë lloj drite që po përpiqej të dilte nga mesi i errësirës. Reagimi i tij qe një refuzim i plotë ndaj kërkesave të pushtetit të diktaturës; reagimi i tij qe njëkohësisht kundërshtimi më i hapur që i bëhej ideve dhe praktikave të partisë-shtet. Kësisoj, ai kërkonte të kthente përmbys atë program të tillë fatal për zhvillimin e vendit. Por, këtu do të niste edhe drama e H. Nelës, do të nisnin vuajtjet që do të sosnin vetëm në natën e mbytjes së tij. Pra, është krejt e natyrshme të thuhet se qysh n’atë kohë, ai po kërkonte të kthehej përmbys programi i marrëzishëm të partisë-shtet, të ngrihej kundër ideve të zeza të fjalimit të diktatorit Hoxha për revolucionin kulturor. Ndërsa, sot, në një sistem demokratik, shumë kohë mbasi ai është ndarë dhunshëm nga jeta, lehtësisht mund të shihet përpjekja ngulmuese e tij e asokohshme që vendi të mos futej nën atë shkretinë të revolucionit kulturor. Në Shqipëri tashmë është rikthyer e drejta e besimit dhe e pronës private; ndërkaq, kooperativat bujqësore janë shkatërruar, dhe veshja është krejt në shijen e vetë individit.

Ora e fundit e mësimdhënies

Alarmi përfshiu strukturat e partisë e të shtetit të kohës. (N’atë kohë, verbëria kolektive po përfshinte ngadalë-ngadalë njerëzit dhe një gjë e tillë po kthehej në një ritual të përditshëm). Një alarm i tillë u shtri edhe në shkollën ku punonte mësuesi H. Nela, në Topojan, disa ditë mbas mbledhjes në Shishtavec.

Do ditë më vonë, në hetuesi, ai nis të shpjegojë atë klimë të ftohtë dhe të ashpër që u krijua përreth tij, si dhe dhembjen e madhe se qe i detyruar të largohej nga shkolla:

“… me datë 26. 4. 1967, mbasi bana 3 orë mësim në orën e leximit, në klasën e VI-të, duke i ba komentin vjershës “Shko dallandyshe” të Filip Shirokës, përnjiherë jam emocionue tepër dhe desh më shpërtheu vaj. E ndërpreva komentin dhe librin ia dhashë nji nxanësi, ndërsa vetë po shëtitsha në klasë për të mos kuptue nxanësit…” (Dosja gjyqësore 9912/1 A.)

Nuk e di se në ç’strofë të vjershës prekëse të Shirokës pati mbërritë gjatë komentit letrar mësuesi H. Nela, por ia vlen të besosh se kjo poezi që po komentonte në orën e fundit të mësimit, dhe për të mos u parë më me shkollën gjithmonë e jetë, duhet të ketë lënë përjetime të mëdha në shpirtin e tij. Edhe pak orë dhe do të bëhej gati të largohej nga vendi i tij i lindjes, por dhe të arratisej nga ai mjedis mbytës që po i kthehej në pezmatim të vazhdueshëm dhe njëkohësisht t’i shpëtonte arrestimit që ndihej se s’do të vononte.

Letra në kufi

LetraPo atë natë, së bashku me bashkëshorten, duke marrë me vete një çantë me libra dhe me krijimet e deriatëhershme në poezi e prozë, nisen të kalojnë kufirin, të ecnin dhe të ecnin, dhe me synim për kah një vendi të lirë, siç ishte Austria, të qëndronin disa vite atje dhe më në fund të kalonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

N’atë natë të vonë të 26 prillit të vitit l967, gjatë kalimit të kufirit, Havzi Nela shënoi në një fletë blloku vargjet e mëposhtme:

“Lamtumirë, Atdhe i dashun,

Po të la, po zemërplasun”.

Fletën e bllokut e vendosi në një degë lajthie dhe njësiti i kufirit, në ndjekje të gjurmëve, gjeti edhe letrën me fjalët e sipërcituara.

Kalimet e kufirit kanë qenë të rrezikshme, thuajse të pamundura. Rojat shqiptare të kufirit, më tepër vëzhgonin kush përpiqej të largohej nga Shqipëria, sesa atë që mund të shkelte kufirin e të futej në Shqipëri; të shkoje drejt kufirit atëherë do të thoshte të shkoje drejt vdekjes i sigurtë. Në anën tjetër, në rast se njeriu shpëtonte, do të thoshte se përjashtimi përforconte rregullin.

Në ikjen apo arratisjen spektakolare të tij, ka një lloj fisnikërie të ndritshme: ai gjeti kohë të jepte një kumt (pikërisht kur edhe koha fizike mungonte se në çdo moment mund t’i shkonte kryet), se po linte vendin e tij përmes një trazimi të madh shpirtëror. Prandaj lamtumira e tij qe një lamtumirë e përvajshme. Në largimin e tij gjithashtu ka një lloj dëshmie se vendi po kthehej në pezmatim të vazhdueshëm për banorët e tij dhe largimi prej tij mund të ish një shpëtim, një lirim prej së keqes. Njëkohësisht, ai po largohej me dhembjen që po i bëhej varr sepse diktatura tashmë po lëshonte hijen ndëshkuese mbi banorët e vendit të vet: izolimin, ankthin, torturën e vazhdueshme shpirtërore dhe fizike, indoktrinimin, etj. Ndoshta një ikje e përkohshme, një ikje me riardhje më të shpejtë, në rastin më të mundshëm, sidomos me kthimin kryeposhtë të atij regjimi që po rrënonte vendin. Por fati qe fort i mbrapshtë.

Në akt-akuzë…

Doja hetimore ndaj H. NelësNë Aktakuzën kundër tij dhe bashkëshortes së vet shënohej se “Me datën 6 maj 1967, pala jugosllave jashtë vullnetit të tyre i dorëzoi në postbllokun e postës kufitare Morin.” (Aktakuzë e dënimit të parë (Dosje nr. 28)

(Dënimet qenë jashtëzakonisht të rënda: H. Nela me 15 vjet heqje të lirisë dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje të lirisë).

Ndërkaq, sipas një dëshmie të një bashkëvuajtësi me të (P. Doçi), jetësohet një dëshmi e vetë H. Nelës për atë kohë:

“Edhe unë kam mjaft kujtime nga Prizreni, madje mjaft të hidhura. Kur kalova kufirin, policia serbe më çoi në Prizren. Më caktuan një hotel. Më merrnin në pyetje disa herë në ditë ose hiç. Pas disa ditësh më thanë: “Do të shërbesh civil në polici, do të paguhesh fort mirë, po qe nevoja do të dalësh edhe përtej, në anën tjetër të kufirit, për të kryer detyra të posaçme. E kupton?”. Unë u trondita nga këto fjalë, por si e mblodha veten, iu përgjigja: “Jam mësues e poet, ky është parim jete për mua! Nuk më shkon për shtati detyra e policit”. “Parimi i jetës mund të kthehet edhe në parim vdekjeje”, foli ai zymtë e me ironi. “Dua të kaloj diku në Perëndim”, i fola me një zë si lutës. “Këtu është Lindje e nuk ka vend për Perëndim”, foli ai dhe më vështroi egër. Të nesërmen më dorëzuan në postën e kufirit”. (Fjala në litar” (Shkrime për Havzi Nelën), Tiranë 2005, f.123)

Dënimi i parë

Si për ironi, i njëjti prokuror në gjyqin kundër Havzi Nelës në vitin 1967, në dënimin e parë të tij, do t’ish pjesëmarrës edhe në gjyqin kundër poetit V. Zhiti më 1980. V. Zhiti do të dënohej mu n’atë ndërtesë të gjykatës ku Havzi Nela do merrte dënimin e katërt dhe njëkohësisht më fatal në qershor të 1988-s (pra, në qytetin e ndërtuar për shkak të përmbytjes së atij qyteti që u bë zakon të quhej Kukësi i Vjetër, qytet ku qe dënuar Havzi Nela për herë të parë në vitin 1967).

Mungesa e përnjëmendtë e refleksionit politik, historik e kulturor mbi të shkuarën, solli atë që asnjë mendje e kthjellët të mos kujtohej sadopak, që salla ku u dënua H. Nela për herë të fundit, në të cilën qe dënuar disa vite më parë edhe poeti V. Zhiti, apo dhe u dënuan edhe shumë të tjerë për arsye politike, të mbahej si një sallë muze, si një kujtesë e përhershme për një realitet dramatik.

Dëshmi e Ismail Didës

“Havzi Nela me bashkëshorten e vet dhe unë me familjen time (babën dhe nanën), dhe dajën tim, Kamber Sulë Petku me familje, u arratisëm. Por, të dyja palët veç e veç, dhe ma vonë e morëm vesh se kishte qenë e njëjta natë.

Ka qenë nata e 26 prillit (1967) kur jemi arratisë.

Nuk patëm fat me vazhdue jetën nëpër botë të lirë, se na kapën e na kanë mbajtë do ditë në Prizren. (Më vonë Havziu më ka tregue se kur qe arratisë, e kishte pasë në plan të shkonte në Austri me krye studime të tjera e mbasandej me vazhdue rrugën për n’Amerikë).

Na kanë kthye Ditën e Shëngjergjit, me 6 maj 1967; e mbaj mend fort mirë, ka qenë ditë e shtunë.

Na kanë nisë për në Kukës dhe kemi qenë në dy makina autoburg: Unë, Havziu, gruaja e Havziut, dhe gruaja e Kamberit në nji makinë, ndërsa Kamberi me fëmijët e vet, nana dhe baba im në makinën tjetër. Nuk ishim të lidhun, vetëm se na shoqëronin dy policë, nji serb dhe nji shqiptar. Polici shqiptar e kishte emnin Din, po mbiemnin nuk munda me ia mësue.

Gjatë udhëtimit, Havziu u tha policëve: “Po na ktheni prapë, o të poshtër! Ka me pa Zoti n’ju se nuk e dini ku po na ktheni!”. Grueja e Havzi Nelës ishte fort e hijshme, sikur me e pasë qëndisë Zoti me dorë. Ajo nuk e hapte gojën, po rrinte fort e mërzitun. Ishte e re, as 18 vjeçe. E pyeta për emnin dhe më tha se e quanin Lavdije. Rruga asokohe ishte kah Drini i Bardhë e në Kukës të Vjetër, kurse Dogana qe në breg të Drinit. Havziu kishte me veti nji thes me libra, thesi qe në ngjyrë të bojkaftë (Më vonë ai më ka tregue se në atë thes ka pasë libra të ndryshëm dhe disa fletore me vjersha). Iu drejtue policit shqiptar (Dinit):

– Të paktën ma bëj nji nder: mbaje kët thes me libra se po ma gjetën më pushkatojnë në vend.

Polici i tha:

– Thesin nuk po ta dorëzojmë, po nuk e di a mundem me ta ruejtë.

Mbas kësaj, Havziu i tha Lavdijes:

– Ti duhet me thanë që më ka marrë burri me zor me veti.

Por ajo nisi të qante dhe i tha:

– Pse folë kështu? Ku kanë me ra kambët e tua aty ka me ra kryet tem.

Në pikën kufitare na ka marrë policia e Kukësit.

Dënimet na janë dhanë në Gjykatën në Kukësin e Vjetër. Gjyqet janë zhvillue të ndame, por di që ka pasë autopolantë përjashta sallës.

Në birucë, Lavdija dhe nana ime kanë qenë bashkë. Mbas do kohe, me autoburg na nisën për Tiranë ku tre javë kemi qëndrue në nji burg të vjetër. Kur po na shpërndanin, na u krijue nji mundësi takimi me familjarët tanë që ishin në burg. Mbaj mend mirë se Havzi Nela i tha nanës time: “Amanet Lavdijen!”, kurse nana ime i tha atij: “Amanet Ismailin!”. Babën tim (Hasan Mustafë Dida) e mbajtën në Kukës, e patën dënue me pushkatim, por ma vonë ia falën jetën. (Suplement te libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, Tiranë, 2008)

Dëshmi e Njazi Bashës (ish-koleg)

“Havzi Nela qe shumë i hollë kah mendja, por dhe njeri i butë, shumë njerëzor, si mund të them ai nuk e shkelte as edhe nji mizë.

Ka qenë njeri besnik, po t’ia thoshje nji fjalë toka e kalbte e nuk ta nxirrte, ndërsa po të kishte besim te tjetri, shprehej pa kurrfarë droje.

E kam njoftë mirë dhe kam pasë shoqni të sinqertë me të.

Unë kam punue me Havziun tre vjet në Shishtavec dhe tre vjet në Topojan.

Me 20 prill të 67-s në Shishtavec u zhvillue nji aktiv i zgjeruem ku merrnin pjesë kuadro të zonës, mësues, etj. Qe ajo kohë kur Partia e Punës i mëshonte propagandës se feja qe nji e keqe e madhe për popullin, se duheshin prishë kishat e xhamijat, se duhej të kryhej kolektivizimi i bujqësisë, etj.

Në atë aktiv, kam qenë i pranishëm dhe i vetmi që reagoi kundër atyne masave, që kah e drejta ishin masa jo në të mirë të popullit, qe Havzi Nela.

Aty i pranishëm qe kryetari i Komitetit Ekzekutiv, M. Doçi. Ai u nxi në fytyrë dhe Havziut i tha e çfarë s’i tha. Po Havziu nuk bindej që nuk bindej.

Në krye të dy a tri ditëve, a katër, nuk jam shumë i saktë, në Topojan u zhvillue mbledhja e këshillit pedagogjik të shkollës (sepse aty punonte Havziu), e cila mbikqyrej nga organizata bazë e partisë.

Havziu mori shumë kritika. Mësuesit e thjeshtë e kritikuen ma pak, ndërsa anëtarët e partisë nuk ndaleshin në kritika. Në fund Havziu nuk bani autokritikë, po tha: “Unë kam mendimin tim dhe mendoj se kam të drejtë”. Ai s’e mbante në kurriz të keqen. Qe njeri i drejtë dhe guximtar. Shkurt, ai nuk e donte atë sistem dhe s’u pajtue asnjiherë me të.

Kur u zhvillue gjyqi kundër tij, më thirrën si dëshmitar.

Në Kukës, qe hera e parë që po zhvillohej nji gjyq i haptë. Nji gjyq edukativ, mu te Shtëpia e Kulturës. Kur kam ra atë ditë në Kukës, i kam pa njerëzit si në rresht qyshprej bustit të Skënderbeut para Komitetit Ekzekutiv, e deri përpara gjimnazit, te kafja e deri te ndërtesa e Komitetit të Partisë. Në sallën e gjyqit u futa si tue qeshë, sepse nuk po shkoja me rrejtë, por me kallzue të vërtetën për Havzi Nelën. Në sallë qenë njerëz të caktuem dhe jo me hy çdokush.

Gjatë fjalës time unë thashë: “Shoku Havzi” dhe jo “I pandehuni Havzi”. Thashë gjithashtu: “Ka qenë mësues i mirë, shumë i zellshëm, i ditun, me diapazon”. Kur flisja unë, shumë mësues ngriheshin e më kundërshtonin me fjalë nga ma t’ashprat. Gjykatës qe Rr. Qenami, ndërsa prokuror A. Gashi. Kur mësuesit që ishin në sallë më sulmonin me fjalët ma t’ashpra, gjykatësi Rr. Qenami sikur i ndali pak, ndoshta se me të kisha qenë shok konvikti në shkollë të mesme.

– Nuk asht ky i akuzuem, – u tha atyne, – por Havzi Nela.

Mbasi mbarova fjalën time, u ula në nji karrike në rresht të parë dhe disa herë ia hidhja sytë shokut tim që ndodhej në bankën e të akuzuemit. Më vinte me plasë por çfarë me ba!

Havziu e kallëzoi vetin se qe shumë i bindun në ato që thoshte. Dhe koha e tregoi se ai kishte pasë plot të drejtë. Po, më kujtohet gjithashtu se kur gjyqtari e pyeti bashkëshorten e Havziut, Lavdijen, se përse kishte pranue të arratisej dhe të tradhtonte atdheun, ajo iu përgjigj:

– Jo me kalue kufinin, por me shkue edhe mbrapa diellit sikur të më kishte thënë Havziu, unë do ta ndiqja!

Në këtë kohë kam vu re se trupi gjykues e uli kryet; kur kam kthye kryet mbasandej kah njerëzit në sallë, vuna re se shumë prej tyne u çelën në fytyrë. Havziun e dënuen me 15 vjet burgim dhe jeta e tij mori nji dënim mbas dënimi. Pak kohë mbas gjyqit, më kanë transferue prej Topojani në Fan. Aty kam gjetë edhe dy mësues të Bicajve (Kreshnik Hoxhën dhe Ymer Bajraktarin). Më kujtohet se kur erdhi nji herë në Fan nji instruktor i Komitetit të Partisë (A. Kërxhaliu), i tha drejtorit të shkollës ku unë jepja mësim: “Njazi Bashën e kemi pru në Fan se ka qenë avokat i Havzi Nelës”.

Havziu u lirue prej burgu në vitin 1986, e mbaj mend mirë se duheshin edhe si nja dhjetë ditë me ardhë Viti i Ri. Me folë kah del shpirti, u kënaqa tepër. Më gëzoi zemra ku s’shkon.

Qysh në 76-n më kishin pushue nga puna për arsye biografie (xhaxhain tim, Hysni Bashën, e kishin pushkatue partizanët në 44-n) dhe prej atëherë e deri në 88-n punova murator.

N’ato ditë që doli nga burgu, Havziu erdhi në Novosej dhe na takoi disa shokëve. Qe dobësue shumë, flokët i kishte të qethuna, po i kishte po ato sy që i shkëlqenin si dikur pa u futë në burg.

– O Njazi Basha, – më tha, – nuk paske ndryshim prej meje. Unë me flokë të qethuna, ti me flokë të shkurta, unë i tretun, por edhe ti qenke lakue. Të paska vra fort jeta!

Mbas do muejsh, Havziun e internuen prap dhe në gusht të 88-s, e varën. (Suplement te libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, Tiranë, 2008).

Kategori
Uncategorized

Zhdukja e 29 000 dosjeve te sigurimit te shtetit.

Urdhri i ministrit Hekuran Isai për asgjësimin e dosjeveUrdhri i ministrit Hekuran Isai për asgjësimin e dosjeve

Nga Aleksandër Meksi

Ndër problemet e shumta që i ofrohen publikut në të njëjtën kohë, edhe që njerëzit të mos merren me problemet jetësore dhe imediate për zgjidhje, është dhe ai i Hapjes së Dosjeve në variantin e Qeverisë dhe i Lustracionit dhe Hapjes së Dosjeve për palën tjetër.

Për ne ato janë pjesë e problemit të dekomunistizimit në shoqërinë shqiptare, domethënë i njohjes, dënimit dhe heqjes dorë nga praktikat e atij regjimi kriminal dhe të turpshëm, është prej kohësh në rend të ditës por, shohim, se po mbizotëron vullneti refuzues i ideatorëve dhe zbatuesve të asaj politike dhune dhe zhvendosja e problemit.

Duke e njohur problemin e Lustracionit dhe hapjes së dosjeve qysh në vitin 1991, kur me kërkesën time sigurova ligjet e Gjermanisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë nëpërmjet ambasadorëve të këtyre vendeve, menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 ngritëm një grup pune për të hartuar projektligjin përkatës, i cili ishte gati në shtator të po atij viti dhe u vu në jetë. Për hartimin e tij morëm një njohje paraprake me Platformat e Sigurimit të Shtetit, praktikat e tij dhe dokumentacionin në Arkivin e ish Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ruhej në gjendje jo të mirë dhe i shpërndarë në bazë. Por për ta vënë në jetë atë ligj lipsej njohja më e plotë me dokumentacionin dhe për këtë me vendimin nr, 407 të K.M. datë 21.09.1992 “Për njohjen e shkallës së ruajtjes dhe gjendjes e dokumentacionit të ish ministrisë së Punëve të Brendshme” u ngrit një grup pune i posaçëm i cili paraqiti një Raport paraprak përkatës, ndërsa një informacion më i plotë na u paraqit në vitin 1995. Kjo gjë ishte e domosdoshme që në të ardhmen të mund të bëhej dhe Hapja e Dosjeve, siç është bërë zakon të quhet procesi njohjes me të kaluarën jo vetëm në plan individual.

Pas kësaj, por dhe krahas, filloj puna për grumbullimin dhe sistemimin e dokumentacionit i cili ruhej në vende të ndryshme, një punë mjaftë e vështirë dhe që kërkonte kohë.

Sipas të dhënave paraprake rezultonte që një numër i madh dosjesh ishte “asgjësuar”- termi në Urdhërat përkatës, pasi sipas drejtuesve të ish M.P.B. me depenalizimin e nenit famëkeq 55 (Ligji nr. 7380 datë 08.05.1990), njerëzit që deri dje i hartuan dhe i përdornin i quajtën “të panevojshme”. Ne nuk po zgjatemi për të debatuar se cilat dokumente , në përputhje me “Rregullore e Evidencës Operative e Organeve të Punëve të Brendshme” nr, 01-27 dt. 23.8.86 duhet të “ruhen përgjithmonë” dhe cilat pas një afati të përcaktuar “asgjësohen” dhe si u shkel kjo rregullore.

Pra veç pastrimeve të herëpashershme që bënin Komisionet e Ekspertizës në bazë, të cilat duhej ti miratonte ai në qendër, duke përcaktuar ato dokumente që do ruheshin përgjithmonë dhe ato që kishin plotësuar afatet e ruajtjes dhe “asgjësoheshin”, në përputhje me rregullat në fuqi, gjatë viteve të fundit nën pretekstin se nuk kanë më vlerë u bë një asgjësim masiv i tyre.

Të dhënat që di unë tregojnë se gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje. Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, dmth pak a shumë rreth 75% e tyre. Si rregull ky veprim duhet të bëhej me lista veçimi (dmth emrat-individi- kanë procesverbalin e tyre) të shoqëruar me një procesverbal.

Sipas rregullave në fuqi ishte Komisioni vendor i Ekspertizës që vendoste për asgjësimin, pas shqyrtimit dhe përputhshmërisë me rregullat dhe afatet e ruajtjes. Këtë vendim duhej ta miratonte Komisioni Qendror i Ekspertizës e vetëm atëherë kryej asgjësimi. Por në vitet e fundit të regjimit komunist si dhe në vitin e parë të tranzicionit këto rregulla u shkelën dhe në Arkiv janë gjurmët apo dëshmitë e veprimeve të tilla, për të cilat urdhërdhënësit janë proceduar e përgjigjur penalisht.

Me interes në këtë aspekt është radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me nr. 277,278: “lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie, si dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë: ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit… të rruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime”….ndërsa “ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë.”….Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundoj brenda 15 korrikut.”

Duket se kaq mjaftoi për të vazhduar me ritme të shpejta këto veprime të asgjësimit të dëshmive të dhunës së diktaturës komuniste.

Interes të veçantë për kohën kur është hartuar e dërguar paraqet një telegram tjetër i ministrit Hekuran Isai me datë 15 Dhjetor 1990 dërguar Kryetarëve të Degëve të P.B. (shifër nr. 615), po japim të plotë përmbajtjen e tij: “Të angazhohen pa pritur përfaqësuesit e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve dhe dosjet e tjera që janë veçuar për asgjësim, si dhe kartelat e kontingjenteve të hequr, librat e evidencës së punëtorëve operativ të hequr nga përdorimi dhe dokumenteve e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin 5 vjeçar por jo dosjet hetimore për zbulimin e autorëve. Këto janë veprime normale që bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën. Për sa më sipër na lajmëroni për realizimin e kësaj detyre.”

Fraza e parafundit tregon preokupimin e tyre për krijimin nga studentët dhe qytetarët e Tiranës së një partie opozitare (Partia Demokratike) dhe jo të asaj të “studentëve dhe intelektualëve të rinj” sipas idesë ramiziane të shoqatave e të pseudopluralizmit. Për këtë vlen të kujtojmë fjalën e urtë : gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Ky justifikim flet qartë për qëllimin e këtij veprimi në kundërshtim me Vendimet e K.M. dhe Ligjit për Arkivat.

Ndërkohë situata politike në Shqipëri po ndryshonte vrullshëm dhe më shpejtësi, në mes të shkurtit vazhdon greva e studentëve të Universitetit të Tiranës e cila mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe kishte një qëndrim të qartë antiregjim. Pikërisht në 18 shkurt ministri Hekuran Isai dërgon një Urdhër me nr. 01-7 që titullohet: Për disa problemet Evidencës Operative, Përmbajtja e të cilit jepet në hyrje: “Me qëllim që të lehtësohen arkivat e sektorëve të Evidencës nga dosje e dokumente operative pa vlerë”. Në letrën shoqëruese kërkohet që brenda 20 marsit ti dërgohet ministrisë informacion për zbatimin e detyrave. Po japim shkurtazi përmbajtjen e Urdhrit ( bashkëngjitur është origjinali).

1. Të ruhen në Arkiva dosjet e agjentëve e informatorëve që kanë dhënë për veprimtari të rëndësishme armiqësore e keqbërëse kur sektori operativ gjykon se ka interesa të mëvonshme për t’i rimarrë në lidhje. Dosjet e tjera të bashkëpunëtorëve të asgjësohen me listë veçimi…

2. Të ruhen… dosjet e personave në përpunim aktiv, kontroll operative në përpunim paraprak, .. të dënuar.. për veprimtari armiqësore e keqbërëse si dhe të atyre që nuk janë dënuar..por janë ndjekur për tendenca spiunazhi, terrori,organizimit, diversionit, sabotimit e …..

Në vlerësimin e dosjeve të përpunimit të mbështeteni në ndryshimet e KP.. (Dosjet për krimet e parashkruara të asgjësohen). Dosjet e tjera si dhe kartelat e përpunimeve që nuk kanë Dosje të asgjësohen.. si dhe shumë lloje të tjerash dosjesh e dokumente…

5. … të hapen dosje e kartela për ata që merren të dhëna për veprimtari armiqësore e keqbërëse….

Vijohet me porosi të tjera për arkivimet e asgjësimet…si dhe për rekrutime të reja

E urdhra të tilla vijojnë të dërgohen nga titullarët deri në janar 1992. Çdo koment mbi këto urdhra besoj se është i tepërt.

Deri më sot është bërë e bëhet në media një zhurmë e qëllimshme (përçarëse dhe kundërvënëse) për “zhdukjen” e Dosjeve, krahas asaj për hapjen e tyre, në mënyrë që të mbulohet apo të lihet mënjanë qëllimi i gjithë kësaj lëvizje për dekomunistizimin dmth lustracionin dhe njohjen e sistemit të dhunës nëpërmjet fakteve ku ndër to janë dhe Dosjet dhe jo vetëm ato që na propozon Ministria e Mirëqenies, kur ky problem i takonte asaj të Drejtësisë në bashkëpunim me SHISH e Ministrinë e Brendshme ku ndodhen Arkivat.

Përpara se të fillohet me Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve duhet që opinioni publik të informohet me imtësi për gjendjen e Dokumentacionit të ruajtur: Regjistrat, dosjet e ndryshme, librat e punës së operativëve, kartelat, urdhra e dokumentacion tjetër i dobishëm, për të qenë të bindur se ky proces mund të kryhet dhe në çfarë mase mund të kryhet, por dhe kur kanë ndodhur gjatë viteve e deri më sot dëmtimet e tij.

Publikut pra po i thuhet edhe me tendencë dezinformimi, se ruhen vetëm rreth 17000 dosje bashkëpunëtorësh dhe të ndjekurish, çka është e vërtetë por edhe të pavërteta (psh: ..sipas një informacioni të vitit 1995 figurojnë të regjistruara 12602 dosje bashkëpunëtorësh ndërsa në SHISH janë vetëm 6522dosje..- kur informacioni i sipërpërmendur, flet qartë se aq janë të regjistruara në Regjistrin Mod.-10, ndërsa në Arkiv janë 6522- pra aq sa janë dhe sot-SHQIP 20.12.2014) duke përgatitur opinionin publik për rezultatet e zbatimit të Ligjit Qeveritar. Në këtë drejtim është domethënëse fraza e Fatos Klosit “ ..Çdo njeri që mendon se është ndjekur, apo e di se është ndjekur, do të shohë dosjen e vetë, për të parë çfarë është thënë. E quaj më shumë si plotësim të dëshirës së atyre që e kërkojnë këtë gjë, e quajnë të rëndësishme…” (SOT 14 janar 2015).

Në të mirë të miratimit të Ligjit dhe transparencës duhet që vijat kryesore, të secilit nga dy propozimet dërguar Kuvendit, të paraqiten në media nga autorët e tyre çfarë parashohin ato. Po kështu, në Kuvend, përpara duhet të shtrohet për miratim Ligji i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut i hartuar dhe ai me asistencë gjermane e përvojën e vendeve të tjera, të cilit mund t’i bëhen amendamente.

Lustracioni është veprimi i mënjanimit nga qenia në poste politikëhartuese dhe zbatuese, përfaqësi diplomatike, drejtues të mediave e të institucioneve arsimore e të tjera, e atyre që gjatë diktaturës komuniste kanë qenë në poste si: Plenumi i KQ të PPSH-anëtarë e kandidatë, Qeveri-ministra e zv., Deputetë të Kuvendit Popullor, sekretarë të parë e të dytë në Rrethe, Drejtues të policisë e të Sigurimit të Shtetit, operativë legalë e ilegalë, hetues. Të kenë kryer shkollën e kurse të Sigurimit e tjera. Projekt-ligji i GSHDNJ i jep me hollësi këto dhe për këtë duhet që publiku të njihet aq sa njohu atë të Qeverisë. Me interes për publikun dhe ligjvënësit do të ishte gjithashtu njohja me përvojën dhe legjislacionin e vendeve të tjera ish-komuniste dhe vlerësimin e kësaj veprimtarie nga partnerët..

Vetëm kështu do të mund të kryhet procesi i Dekomunistizimit, Lustracionit dhe Hapja e Dosjeve i kërkuar me ngulm nga partnerët tanë dhe i nevojshëm për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara.

Nga Aleksandër Meksi

Marrë nga Respublia

dosje2

dosje3

dosje4

dosje5

dosje6

dosje7

dosje8

Kategori
Uncategorized

SHENJTI KEMBE ZBATHUR 1

Kategori
Uncategorized

SHENJTI KEMBE ZBATHUR.

Kategori
Uncategorized

Z Kerry, mos harroni shqiperine.

Z Kerry:

Po harroni shqiperine.

Keq qeverisja dhe humbja e shpreses, papunesia, krimi, korrupsioni, po ben qe populli i uritur te marre rruget e Europes per nje cope buke. Mafia me emrin Rilindje ka marre peng dhe po drejton shtetin. Parlamenti shqiptar eshte i mbushur me kriminele, drogaxhij dhe ish bashkpuntore te sigurimit te shtetit. Kjo eshte shqiperia e fillim vitit 2015 e drejtuar nga Rilindja, nje pasardhese e denje e ish diktatures dhe partise se punes.

Qytetaret shqiptare  perballen sot me sfiden e mbijeteses.

Rritja e nivelit te papunesise ka zhytur shqiptaret ne borxhe per buken e femijeve dhe çfare  eshte me e keqe, nuk kane asnje shprese se situata do te jete me mire ne muajt qe vijne.

Shkaku i varferise sone.

Eshte pabesia, poshterimi dhe premtimet e pambajtura te 23 qershorit, qe jane taksat e larta, çmimet e larta, diskriminimi, moszbatimi i ligjit njesoj per te gjithe.

Eshte papunesia e ngritur në themel te nje regjimi qe pasi na mori buken e gojes, kerkon te na bleje dinjitetin me nje thes  miell, njesoj si per  te djathte e te majte,

Te larguar padrejtesisht nga puna qytetare qe po vetevriten, mijera familje ne lufte per mbijetese per buken e gojes,  mijera te larguar nga eksodet,  mijera te tjere me lista borxhesh.

Çmime qe vetem ngrihen, korrupsion kudo, asnje plan ne horizont qe te linde shprese per ndryshim.

Kjo qeveri e destinuar per ta poshteruar ne maksimum qytetarin.  Madje paturpesisht shprehen se qytetaret e ketij vendi nuk po largohen nga Shqiperia drejt Perëndimit nga varferia dhe per nje kothere buke, por per nje jete me te mire, per eksperienca te reja.

Kjo kaste oligarke nuk njeh pendim per kete gjendje qe ka krijuar, por  po angazhohen per te rimashtruar kete popull me 2000 leksha dhe thase mielli.

Propaganda e rilindjes  po projekton me kujdes mashtrimet  e radhes qe do t’i serviren votuesve.

Keta bandite ne pushtet nuk kane te ndalur po nuk i ndali ky popull.

Hakmarrje  e tyre eshte patologjike dhe  e trasheguar nga gjeni oligarkik diktatorial qe mbajne ne vena.

Fantazma e zeze e tyre po u sillet rrotull shqiptarve duke ushtruar pambarimisht presion, premtime, lajka.

Rilindjen e ka zene frika.

Ajo po denoncohen nga çdo qytetar  qe sot ndihet i dhunuar, i gjunjezuar, i poshteruar nga padrejtesia qeveritare, nga mjerimi dhe humbja e shpreses per te ardhmen. Ne anen tjeter  qytetaret jane zgjuar dhe po derdhen shesheve duke e paralajmëruar kasten kriminale qe drejton vendin per fundin e hidhur qe po e pret.

Po  ne heshtje eshte lidhur nje aleance e madhe historike nga qytetaret shqiptare te majte e te djathte, qe syte e dhjamur te kesaj qeverie nuk mund ta shikojne.

Për here te pare kombi ka uri per te votuar sepse po kerkon nje ore e me pare ta rrezoje “Rilindjen”  bashke me te edhe Edi Ramen.

Kete radhe   votat, do t’i mbrojne vete qytetaret!!

Z Kerry, mos harroni shqiperine.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

DHE LUFTA FILLOJ.

Kategori
Uncategorized

Agjenti Grek,STATHI CEHAEF, orgjitë homoseksuale ku rekrutoheshin durrsakët.

Agjenti STATHI CEHAEF,

Historia e pabesueshme e superagjentit që bënte lojë të shumëfishtë. I rekrutuar nga nazistët, vjen në Shqipëri për llogari të anglezëve dhe grekëve. Teksa shndërrohet në bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, njëkohësisht rekrutonte të rinjtë e Durrësit për llogari të sovjetikëve. Dosja hetimore me listën e emrave të përpunuar prej tij

Nga Gjergj Thanasi

Në vitin 1971 një arrestim i bujshëm, megjithëse i pazhurmë, siç ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste, shkaktoi tronditje në Durrës. Shume fjalë që qarkullonin në heshtje. Ishte arrestuar mësuesi i shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku” dhe për të pas disa muajsh hetuesie, u përfolën shumë gjëra…që në atë periudhë lanë shume shije të hidhur në qytet. Megjithëse arrestimi i tij u bë në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës dhe ata që pyeteshin rreth tij porositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që janë biseduar të ruheshin në sekret të plotë, përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese kryesisht me vepra te turpshme, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete Sovjetike. Për këto veprime në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, shumica ish nxënës të tij. Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef, për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë. Shume prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”. Sipas një oficeri të shërbimit sekret të kundërzbulimit që përpunonte të huajt në Durrës, të dhënat e dosjeve të tij, në të cilat hetuesia kishte depozituar deri emra fëmijë të kuadrove kryesore që ishin afruar nga profesori i tyre për “përpunim”, janë ende në dosjet e arkivuara të ish-Sigurimit. Së bashku me fotografitë e bëra nga Stathi të rinjve në seanca seksi pederastie, të cilat i ishin marrë atij nga zbulimi shqiptar përpara se t’i niste për në destinacion. Kush pati fatin e keq të njihej me të, ende sot vuan nga pasojat e renda që u shkaktoi…

Mbërritja në Shqipëri

Lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922, nga prindërit Kostandin dhe Andronika në një vend të njohur për fiqtë kokërrvegjël dhe ullinjtë. Ka punuar fillimisht në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, ai është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abwerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste. Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Agjenti i shumëfishtë

Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Washek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve

Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 gjuhë. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me vepra të turpshme, për të krijuar me pas kushte për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.

Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të pallatit të Dovanëve, shumë të rinj 15-20-vjeçarë, me pretekstin e kurseve të ndryshme që bënte dhe me to, bazuar në dokumentin e shkruar nga ai me dorën e vet, ka kryer kryesisht këto veprime:

– U siguronte gazeta dhe revista pornografike

– I nxiste që të masturboheshin

– I nxiste që të kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin dhe me pas në sytë e të tjerëve të pranishëm.

Këto veprime ata i bënin në krevatin që profesori ua lejonte ta përdornin “me bujari”. Gjatë këtyre akteve ai u mblidhte spermën në shishe peniciline, të cilën, pasi e etiketonte se kujt i përkiste, e dërgonte në qendrën e zbulimit nëpërmjet ndërlidhësve të huaj që punonin në Albkontroll.

Në këto orgji homoseksuale të tijat ishin përfshirë rreth 40 të rinj, të cilët kanë deponuar në hetuesi për mënyrat e ndryshme të komprometimit që kishte përdorur Cehaefi ndaj tyre. Numri i të rinjve të abuzuar ka qenë edhe me i madh, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës

Gjykimi i Stathit

Më 17.07.1972 ka filluar gjyqi ndaj tij i përbërë nga trupi gjykues me Kryetar Arzen Leskoviku, anëtar Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetuesi Llambi Gjoni. Në të kanë dëshmuar rreth 17 të rinj dëshmitarë të akuzës. Disponojmë listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si listën e të rinjve kandidatë për rekrutim të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim, por për arsye etike nuk po e bëjmë publike. Nga ky gjyq Stathi Cehaef është dënuar me 25 vjet burg për:

– Spiunazh

– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.

– Kontrabandë

– Pornografi

Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës nga Tirana, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet. Luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Kujtimet e një oficeri

Rreth veprimtarisë së Stathit, një oficer i shërbimit shqiptar të kundërzbulimit me përvojë disavjeçare pune kundër shërbimeve të huaja në sektorin e Turizmit, ka hedhur në letër disa kujtime të cilat sjellin edhe disa nga metodat e ndjekura për ta vënë nën kontroll aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai thotë se Stathi Cehaefi ka qenë një nga agjentët më të spikatur të fuqive të huaja që kanë zhvilluar veprimtari të suksesshme në vendin tonë. Ai kujton se për të grumbulluar të rinjtë Stathi shfrytëzonte autoritetin e madh që kishin mësuesit e asaj periudhe tek nxënësit dhe prindërit. Aktet që u konstatuan më vonë kanë qenë produkt i këtij mirëbesimi, pasi prindërit nuk shqetësoheshin nga shoqëria e nxënësit me një mësues. Sikur kjo veprimtari e mësuesit me nxënësit e vet të ishte konstatuar në SHBA, me siguri, edhe pa akuzat e një spiunazhi aktiv që kishte mbi kurriz, ai do të përfundonte me siguri në karrige elektrike, thotë shkruesi i kujtimeve sekrete në bisedë e sipër.

Oficeri tregon se shenjen e parë të dyshimit për Stathi Cefaefin, organet e kundërzbulimit shqiptar e morën nga një prind, i cili denoncoi faktin se mësuesi kishte filluar të interesohej mbi transportin që zhvillonin anijet e Flotës Tregtare. Personi që denoncoi K. XH. kishte qenë oficer, komisar i një grupimi baterish kundërajrore dhe me pas kishte kaluar në flotën tregtare. Menjëherë sapo i biri i a tha se çfarë kishte biseduar me mësuesin masovik të të rinjve, ai kërkoi takim me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe e denoncoi. “Denoncimi, kujton oficeri tashmë në pension, u ruajt i fshehtë dhe që atëherë Cehaefi u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë. Gjatë kësaj periudhe ai u ndoq, u fotografua dhe u incizua. Atij i u dokumentuan takimet agjenturore edhe me polakët, çekët, etj. Shkëmbimin e informacionit e bënin në shkallën e brendshme të ish PTT- së 5-katëshe të asaj periudhe të Durrësit. Njëri ulej, tjetri ngjitej dhe në shkallë, kur nuk kishte asnjë njeri, shkëmbenin zarfat”. Në stafin e afërt të tij, me kombinacion u fut edhe një agjent i Sigurimit te Shtetit. Me pas ai u përpunua edhe me dy të tjerë, babë e bijë. “Kur u arrestua Stathi, hetuesia kërkonte që të merrte në pyetje agjentin me të bijën, por duke qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, u desh ndërhyrja e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Iljaz Reka, kujton oficeri shërbimeve, me qëllim që të lejohej pyetja dhe me pas ballafaqimi hetimor para të cilit Stathi, me gjithë inteligjencën që e karakterizonte, mbeti i zbuluar. “Një periudhë kohe ai u nënvleftësua nga punonjësit e sigurimit, duke menduar se ishte njeriu i tyre, më pas ishte ai që i nënvleftësoi ata se sa të aftë ishin, dhe nga kjo pësoi disfatë” shkruan oficeri.

“I defloruar i vjetër”

Gjatë kohës kur bëhej hetuesia e Stathit, një oficer i sigurimit, i cili është ndodhur në shërbim në një natë kur sapo ishte arrestuar superagjenti tregon për të përjavshmen “Investigim” një detaj mjaft interesant. “Ndodhesha me shërbim, kur me bie zilja e telefonit. Më thërrasin në zyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme. Kur hyra brenda, aty ndodhej edhe shefi i hetuesisë. Ata me dhanë detyrë për të shkuar dhe për të marrë mjekun e shquar të Durrësit, Fiqiri Këlliçin, ish-drejtor materniteti në një periudhë, pasi do të bënte ekzaminimin e të burgosurit Stathi Cehaef. Mjeku pasi e kontrolloi konstatoi se Stathi ishte i defloruar i vjetër në anus dhe se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale pederastie pasive “. Nisur nga kjo dëshmi e oficerit të shërbimit të kundërzbulimit mund të mendohet se ndoshta këtë metode komprometuese që ai përdorte në masat e të rinjve, mbase e ka pësuar vetë në kurriz më përpara. Metoda këto të njohura si të përdorura gjerësisht nga zbulimi sovjetik në rekrutimin e grupit të Kembrixhit në Angli. Dhe të Stazzit më pas.

Arrestimi

Stathi u arrestua më 5 nëntor, 3 ditë para festës së themelimit të Partisë Komuniste, pasi kishte arritur në organet e shërbimeve sekrete, një e dhënë se po organizohej diçka me rastin e festës…Nga të gjitha ato kurse që ai kishte organizuar me të rinjtë, na bëri përshtypje në kontrollin e banesës fakti se ai si vegël pune në shtëpi kishte pasur vetëm një violinë…Dhe një broshurë në përkthim e sipër mbi jetën e Rikard Sorges. Mbase synonte ta imitonte…

Ish-oficeri i shërbimeve kujton se ai ishte mjaft i zgjuar dhe i studionte njerëzit shumë mirë përpara se të gjente pikat e tyre të dobëta. Një violinisti shumë të talentuar i kishte premtuar që ta dërgonte për studime në Francë, por kjo nuk u arrit sepse informacioni mbi ç’kërkonte ai kishte ardhur paraprakisht dhe kjo e dogji atë pasi nuk u fut në listë fare. Për dikë tjetër interesohej t’i dilte e drejta e studimit, madje edhe shpenzonte për t’i ndihmuar të rinjtë në nevojë. Interesimi kryesor i tij mbetej njohja me fëmijë të oficerëve dhe kuadrove kryesore me perspektiva studimi dhe karriere. Ai kishte krijuar lidhje deri me femije të njerëzve që bënin pjesë në shtresat e larta të nomenklaturës komuniste. Gazetari Mark Brunga që ka parë njërën nga dosjet e Stathit, thotë se në dosje kishte pasur përpjekje për të “futur duart” . Mbase pikërisht nga ky fakt që sjell oficeri i vjetër. Ose mund të jenë marrë dokumente me qëllim përdorimi për shantazh për arsye të ndryshme ndaj ndonjë personi të caktuar…

Misteri i fundit

Stathi ka vdekur në vitin 1978 në burgun e Ballshit, gjatë periudhës kur ai punonte në bibliotekën e këtij burgu dhe merrej me përkthimin e literaturës profesionale nga shërbimet e huaja, për Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë… Raporti mjeko-ligjor përcakton si shkakun e vdekjes një atak kardiak, por ky është edhe misteri i fundit i superspiunit që shumëkush mund ta dëshironte të vdekur. Ai mbeti agjenti më i përfolur në Durrës, për metodat më të fëlliqura të komprometimit që ka përdorur masivisht me të rinjtë. Në këndvështrimin e oficerëve të shërbimeve sekrete shqiptare që janë marrë me aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë, mbetet një agjent nga më të suksesshmit që kanë pasur veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Agjent i pamëshirshëm që i shiti po pa mëshirë të gjithë bashkëpunëtorët e vet duke i hartuar vullnetarisht listat e tyre, megjithëse kishte qenë vetë iniciatori i tërheqjes në dafrunga të fëlliqura pa pyetur për moshën e tyre të re dhe pasojat që mund të kishin në një sistem totalitar. Ai i përdori ata për të shtruar rrugën e karrierës së vështirë të një spiuni profesionist dhe me pas i shiti në shenjë bashkëpunimi me drejtësinë komuniste për të siguruar mosdënimin e tij me vdekje. Synimi i fundit që kishte dhe që e arriti.

Kategori
Uncategorized

“ Refugjatët e Pargës” piktura e famshme e Francesco Hayez.

 

Me veprën e bukur “ Refugjatët e Pargës” të piktorit italian Francesco Hayez jam njohur kohët e fundit rastësisht në Itali. Duke vizituar muzetë dhe kështjellat e Brescias në muzeun ” Pinacoteco Tosio” të Martinengos, pashë këtë tablo me temë shqiptare të kohës së Ali Pashë Tepelenës. Poshtë tablosë shkruhej italisht “ Profughi di Parga”. Në bisedë me specialistët e muzeut unë theksova se Parga është qytet shqiptar, por ashtu si Arta, Preveza, Paramithia dhe ndodhet padrejtësisht në shtetin grek. Një fakt i tillë për këta specialistë ishte jo shumë problem, por mua m’u ngulit fort kjo tablo rrëqethëse qe evidentonte dramë tragjike jo vetëm për atë qytet si Parga.

Një popull i tërë, shumica shqiptare u detyruan të lënë qytetin e tyre të dashur, në vitin 1826. Kjo pikturë e realizuar në 1831, i referohet një ngjarjeje madhore të qytetit të Pargës banuar më shqiptare. Sic dihet ky qytet ishte nën protektoratin anglez dhe iu shit Ali Pashë Tepelenës në 1819. Skema e pikturuar me pasion të gjallë e të fortë është e pasur me nota të shumta përshkruese, tipike për fazën e parë romantike të artit piktorik. Ekzekutimi i shpejtë i pikturimit, sipas studiuesve të artit për Hayez- in është dëshmi e një keqardhje të madhe shpërthyer në vetë zemrën e piktorit. Nëpërmjet figurës së priftit, në tablo, Hayez ka futur autoportretin e tij gjë që e çon në lartësi të paparë shpirtërore tronditjen e artistit. E këto tronditje të shpirtit janë veçse “ndjenjat atdhetare”, që vepra e tij sugjeron me forcë.

Filozofi grek i shekullit të VI Stefani i Bizantit ka shkruar se “Mitologjia është ajo që kurrë nuk ka qenë, por që gjithmonë ekziston”. Kjo sentence fluide është një dëshmi filozofike për të vërtetat historike. E tille është historia e të dëbuarve nga qyteti i Pargës, popullit shqiptar të saj. Kjo histori është rievokuar me emocione të forta nga piktorë, poetë dhe politikanë të kohës, të cilët u indinjuan së tepërmi për ngjarjen e qytetarëve të Pargës, të cilët u shtrënguan të linin tokat e tyre, të cilat anglezët më 1819 ua dhanë turqve.

Një poemë europiane

Kjo ngjarje tronditëse mori dhenë në atë kohë në gjithë Evropën. Krahas pikturës, ndërmjet të tjerave u realizua poema “Refugjatët e Pargës” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851), një nga romancierët më në zë të kohës në Itali dhe në Europë. Në parathënien brilante që vetë autori i bën poemës së tij shkruhet:

“Parganjotët, që ishin nën mbrojtjen e qeverisë angleze, të shoqëruar prej tyre, u ishin dorëzuar Ali Pashës së Janinës, që do të thotë, armikut të tyre, pasi pashai i kishte kërkuar atyre, qeverisë angleze, ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kumtuar lexuesve (të poemës, shënimi im F.M ).

Ky lloj procedimi nuk lejonte lehtësira, sidomos në një epokë, ku shkatërrimi i popujve që ndodheshin në njërin cep apo tjetrin cep të Evropës, nëpërmjet politikës, ishte bërë temë e përgjithshme e bisedave me subjekt të hidhur si edhe subjekt apo motiv i shprehjes së ndjenjave të përgjithshme që nuk shuheshin lehtë. Zemërgjerësia dha provën e saj ndaj viktimave të kësaj tradhtie të pa dëgjuar. Rrethanat prekëse bënë të shpërthejë një dhimbje, megjithëse shumë larg vendeve të tyre. E gjithë kjo u bë subjekt dhe argument i shumë veprave poetike në Angli dhe në Francë. Unë vetëm se kam bërë një tentativë për ta lëvruar këtë subjekt dhe jam munduar ta trajtoj në një mënyrë të re, përsa i përket formës dhe detajeve artistike, pa bërë asnjë përpjekje të parathem të dhëna që synojnë të sqarojnë ngjarjen në mënyrë të veçantë, pra duke mos dhënë asnjë nocion tjetër që gjendet në gjithë gazetat e kohës që flasin për katastrofën e Pargës.

Ajo që shkruajnë gazetat. gjendet patjetër në këtë krijim, por nëpërmjet aksesorëve të rinj në sfond të historisë dhe të vërtetës dhe që shihet sot si bazë e rëndësishme e gjithë poezive serioze dhe që gjen një mbështetje të fortë në interesin ndaj të bukurës në art, që në një farë mënyrë të lë të nënkuptosh talentin artistik. Në bazë të këtij parimi dhe në përkushtim ndaj ndjenjës që të dikton ngjarja, unë shpresoj pak mëshirë për ngjarjet e kësaj poeme.

Veçantia e kësaj poeme është historike e që mund të bëjë aluzion, jepet kalimthi duke pasur një përmbajtje të thjeshtë. Ajo qartësohet nga disa citime të dhëna në formë shënimesh në tekstin e poezisë. Lexuesi do të këtë të lehtë të gjejë informacionin më thelbësor të ngjarjes. Unë nuk bëj një protestë, ajo është larg interesave të mia. Popujt e Evropës nuk mund të bëhen armiq me njeri tjetrin dhe aq më shumë sot ku jetojmë në një shtet shtypës. Ose ndjenjë dhimbje dhe ka si arsye dritën e zhvillimit brenda një komuniteti evropian dhe që ka filluar të nxjerrë filiza të shëndoshë. Vendi i veprimit të poemës është ishulli i Korfuzit. Refugjatët që u vendosën këtu, dëshirojnë të kthehen në ishullin e vogël të Paxos-it. Si hyrje të subjektit kam supozuar një refugjat nga Parga në ishullin e Korfuzit. Ai është ulur në breg të ishullit, përballë Epirit dhe vështron me sy të dëshiruar Pargën e tij, çka i shkakton një ndjenjë të madhe pikëllimi.

Vargjet

Aty është dhe një udhëtar anglez, Henri, që ka dëshirë të zbresë edhe ai në atë breg.

Poema fillon me një monolog në anglisht, ku zbërthehet në mënyrë të pabesueshme dëbimi i dhunshëm i parganjotëve, njëri prej të cilëve hidhet nga dëshperimi në det, ndërsa anglezi falej për jetën e tij. Ky është dhe plani i veprimit të poemës, aq i thjeshtë dhe aq i lehtë për t’u kuptuar.

Unë do të dëshiroja mëshirën tuaj, për të ndarë vullnetarisht një rrezik që mund të na ndjekë pas.

Po sjell këtu të shqipëruar disa vargje të kësaj poeme nga “ Pjesa e dytë: tregimi”

Kur Parga dhe populli i saj lulëzonte

edhe unë shpesh kam shijuar

dëshirën njerëzore për të qenë me ta.

Tani e rrëgjuar në hallin më të madh

e unë ngushëllohem që të paktën të më kthehet

ajo mëshirë që të tjerët do japin.

Kjo poeme që u shkrua në 1821, në Paris u publikua në vitin 1823. Për të pati komente të shumta në shtypin evropian të kohës. Ajo u kthye në simbiozën e tablosë së Hayezit.

Një këngë për parganjotët

Në folklorin shqiptar të zonës së Sulit ka një këngë që i kushtohet figurës historike dhe patriotike të Brahim Pargës. Ky patriot merrej me pajtimin e hasmërive pikërisht në fshatin Mazrek, emër që i takon kodrës së kështjellës së Pargës, në vitet 1878-1891.

Në këngë thuhet:

Brahim Parga si s’u lodhe

Fshat më fshat kur ti shkoje

Hasmëritë i bashkoje

Derë më derë i takoje

Shkon Brahimi në Mazrek

mblodhi gjithë kabiletë

kur arriti te pusetë

dollnë e pritnë pleqtë

Mbas fshatit Mazrek, u bënë pajtime në gjithë Çamërinë. Në këtë dokument folklorik duket shumë qartë qenësia shqiptare jo nga toponimet dhe emrat e njerëzve por dhe nga fenomeni shqiptar i hasmërisë.

Në librin e Hazis Hysenit: “ Nuk harrohet Camëria” nga ku është marë kjo këngë ka edhe fakte të tilla si:

“Shqiptarët myslimanë në Greqi ishin në 1922 afro 100 000. Prej këtyre 35000 frymë u përzunë nga të dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 2000 nga Janina, Preveza dhe Parga…”

ose:

“… shqiptarët e përzunë përdhunshëm në këtë mënyrë sot janë shpërndarë në krahina të ndryshme të Anadollit ku vuajnë urie, meqenëse pasuria e tyre u grabit dhe u rrëmbye nga Greqia”.

Mbi qytetin e Parges

Parga është qytet buzë detit Jon, me port detar për lundrim anijesh, 10 km larg qytetit të Margëlliçit. Në vitn 1944 ka pasur 700 familje, pjesa më e madhe myslimane e të krishterë, të gjithë shqiptarë.

Parga është masakruar dy herë, në vitin 1800 nga Ali Pashë Tepelena dhe në 1944 nga qeveria greke, me anë të kriminelit Napolon Zerva që vrau mbi 300 vetë, gra e burra e fëmijë të pafajshëm. Nga qyteti i Pargës është me origjinë shkrimtarja e madhe Elena Gjika.

Qyteti i Pargës është i njohur për zhvillimin e ullinjve, e të limonëve, portokalleve, qitrove që prodhohen me shumicë. Përmendet për gjuetinë e peshkut dhe zhvillimin e tregtisë detare.

Rilindësi ynë i shquar Sami Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është, e ç’do të bëhet” botuar ne vitin 1899, e ndan Çamërinë në dy sanxhaqe: në Janinë dhe në Prevezë. Tek kjo e fundit futen Preveza, Narta, Filipjadha, Margëlliçi, Gumenica, Parga.

Një konferencë denigruese

Konferenca e Ambasadorëve 1912-1913 i përfaqësuar prej ambasadorëve të gjashtë Fuqive të mëdha: Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Rusisë u mbajt për të shqyrtuar problemet që dolën pas disfatës së Turqisë në luftën me aleatët e Ballkanit.

Sipas ndarjes në këtë Konferencë qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme.

Sipas fjalorit Enciklopedik Shqiptar, në shek. XVIII filloi islamizimi me dhunë i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t’i shpëtuar islamizmit , emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë.

Pak për jetën e Francesco Hayez

Piktori italian Francesco Hayez (lindur në 10 shkurt 1791 në Venezia dhe vdekur më 21 dhjetor 1882, Milano) ishte ekspert madhor i romantizmit historik.

Familja e Francesco Hayez jetonte në kushte normale modeste. I ati Giovanni ishte me origjinë franceze, ndërsa e ëma Chiara Torcella, ishte nga Murano. Francesco i vogël, i pesti, i fundmi ndër fëmijët, iu birësua motrës së të ëmës që ishte martuar me Giovanni Binasco, armator dhe tregtar i artit, privat, pronar i një koleksioni pikturash. Francesco, që i vogël shfaqi një interesim për vizatimin dhe xhaxhai ia besoi një restauruesi deri sa mësoi zanatin. Më vonë u bë nxënës i piktorit Francesco Magiatto, pranë të cilit ndenji tre vjet. Frekuentoi kursin e parë për nudo me 1803 dhe në 1806 i futet konkurseve të pikturës në Akademinë e Re të Arteve të Bukura, ku ishte nxënës i Teodoro Matteini.

Ne 1809 fiton një konkurs zhvilluar në akademinë e Venecias. Mëson pranë Akademisë së San Lukës në Romë dhe transferohet në kryeqytet ku bëhet nxënës i Canovës, i cili ishte udhëheqës dhe mbrojtës në vitet romane. Në 1814 e lë Romën për probleme sentimentale të pakëndshme dhe shkon në Napoli ku komisionohet nga Gioacchino Murat, piktura “ Uliksi në oborrin e Di Alcinoo”. Nga 1850 punon në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Vdes 91 vjeç në Milano.

Një dokument i rrallë i vitit 1615

Në revistën “Durrah” Nr. 1 që botohet në Durrës, gjejmë një dokument të analizuar nga shkencëtari Halil Myrto. Në shkrimin e tij po shkëputim fragmentin bërthamë:

“Dokumenti N 1 i përpiluar në Lece më 7 korrik të vitit 1615, bën fjalë për

paraqitjen para juristit mbretëror Donato Antonio Sartorio, noterit Petro Anxhelo Lecizo dhe një grupi dëshmitarësh prej pesë noterësh dhe personash të tjerë nga Lece, të një delegacioni shqiptarësh të kryesuar nga Meksi Buba, prej fshatit Nivicë (pranë Sarandës), “mëkëmbës i përgjithshëm i provincës së Epirit”. Në delegacion bënin pjesë edhe prifti Papa Joni Klosi, Dima Basta, Petro Blaku nga Parga, Lazar Kreti nga Vunoi e Mengoli Closi nga Lokova, të gjithë shqiptarë”.

Siç del nga dokumenti ky delegacion i Epirit kërkonte në Lece vendosjen e një konsulli në këtë qytet për të mbrojtur interesat e krahinës qe ata përfaqësonin.

Pa dashur të hy në të dhënat e tjera të këtij dokumenti të vitit 1615 dua të retushoj faktin e përfaqësimit të qytetit të Pargës nga një shqiptar që banonte atje. Një fakt kuptimplotë për historinë e këtij qyteti kaq të njohur dhe kaq të panjohur historikisht nga njerëzit e Evropës.

Nga: F Minguli

Kategori
Uncategorized

Halim Ramohito, gjenerali i punëve dhe vuajtjeve të mëdha.

Mbi librin me kujtime të përfaqësuesit të shquar të gjeneraliatit shqiptar

Halim Ramohito, gjenerali i punëve dhe vuajtjeve të mëdha

Nga Shpendi TOPOLLAJ

Me Halim Ramohiton, thuajse nuk jam takuar ndonjëherë. Nuk e di, por dikur, me ato grada si ar e shiritat e kuq, serioz, që s`para qeshte kollaj, kur e shihja rastësisht në rrugë, më është dukur pak nopran dhe i sertë. Një ditë, duke shkuar drejt universitetit për të dhënë një provim, e pashë duke dalë nga Komiteti Qendror, me një fytyrë ku dukej qartë hidhërimi. Duke ditur se ç’po ngjiste në udhëheqjen e lartë të ushtrisë, sepse ndjeva një ngazëllim të brendshëm dhe me vete thashë “E hëngri edhe ky”. Ai, kushedi se në ç’gjendje të rënduar shpirtërore ishte, kurse unë kënaqesha që po dënohej. Jemi shumë të mistershëm e të pashpjegueshëm ne njerëzit. Dhe sidomos jemi të tillë, kur na sundon idolatria dhe fetishizimi ndaj Njëshit. Sot, më vjen turp që po e tregoj këtë moment dobësie që nuk më nderon, por derisa flas për nevojën e të vërtetës, për të cilën Dekarti thosh se “Vetëm e vërteta është e bukur”, mendoj se këtë nuk kam pse ta fsheh dhe nga ana tjetër e çliroj disi ndërgjegjen nga ky mëkat i vogël, çlirim që bëhet edhe më bindës, duke shkruar gjerësisht për vlerat e atij njeriu që ka kurajon të analizojë objektivisht, shkaqet e tragjedisë që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe sidomos në ushtrinë e saj.

Gjeneralët shqiptarë

Në çdo faqe të librit të gjeneral Ramohitos, shpaloset jo vetëm pafajsia e tij dhe e shokëve të tij, por edhe shpirti i madh dhe i pastër, sa njerëzor aq dhe atdhetar. Ata, nuk kishin lindur udhëheqësa e gjeneralë. Ndoqën një rrugë të gjatë luftarake, plot vështirësi, sakrifica e privacione. Pasi kishin kaluar zjarrin e luftës nacional – çlirimtare, ata u shkolluan dhe u kulturuan, brënda dhe jashtë vendit. Kishin ideale dhe sedër, ndaj mendonin se nuk përfaqësonin vetëm veten. Ata besonin se duhej të nderonin kudo që të ishin, Shqipërinë. Prandaj, me vullnet, këmbëngulje e përkushtim, u rritën si drejtues e komanduas të një ushtrie që fundja ishte vepër e tyre. Ata shkrinë jetën për atë ushtri, se e shihnin atë si mbrojtëse të fitoreve dhe garantuese të së ardhmes. Kishin dalë nga gjiri i popullit të thjeshtë, ndaj dhe i qëndruan besnikë të palëkundur atij. Në Gusht të 1949-ës, gjatë provokacioneve të monarko-fashistëve grekë, e treguan me vepra sesa e deshën atdheun. Po ashtu, të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe më parë, ndaj synimeve të jugosllavëve, sikurse e treguan veten në ndodhitë e viteve gjashtëdhjetë, kur ngjau prishja me ish Bashkimin Sovjetik.

Pashalimani

Ngjarjet në Bazën Ushtarake të Pashalimanit, përbëjnë një epope. Për nga burrëria, trimëria dhe atdhedashuria, ato kalojnë çdo ideologji e politikë dhe do të mbeten shembulli i përkryer i qëndresës, në mbrojtje të interesave të vendit. Jo më kot, autori i këtij libri, pikërisht këtu e nis rrëfimin e tij. Ai fillimisht na përshkruan trevën ku zhvillohen ngjarjet, këtë vend që ai e quan një mrekulli të natyrës, një vend ku sipas gojëdhënës “po të jetosh këtu, nuk plakesh kurrë, se të shëron era e luleve dhe bukuria e natyrës”.

Por nuk është vetëm ana romantike, ajo që i jep vlerë atij. Ja si shprehet autori: “Rëndësia strategjike e këtij vendi shpjegohet edhe me faktin se, jo vetëm nëpërmjet Gjirit të Pashalimanit, por sidomos nëpërmjet ishullit të Sazanit, i cili mund të konsiderohet edhe si “çelësi i derës” i hyrjeve dhe daljeve në kanalin e Otrantos dhe në hapësirat e detit Mesdhe, mund të kontrollohen me lehtësi edhe lëvizjet e anijeve deri në Adriatikun e Mesëm dhe të Sipërm”. Ja pse ia kishin vënë syrin kësaj baze ushtarako – detare, mareshallët sovjetikë e deri N. Hrushovi, i cili thosh hapur: “Çfarë gjiri i sigurt qenka ky në rrëzë të këtyre maleve, këtu në Pashaliman (Vlorë)!… Që këtej me një flotë të fuqishme, ne mund të shtiem në dorë krejt Mesdheun, që nga Bosfori e gjer në Gjibraltar. Kështu, që këtej ne mund të bëjmë zap këdo…” Jo pa qëllim, në libër, autori, këtu nis rrëfimin e tij, pasi në këtë skenë u luajt me përmasa reale, drama shqiptaro – sovjetike, që për spektatorë pati gjithë opinionin ndërkombëtar. Luhej me fatet e atdheut, me nderin e Shqipërisë, prandaj të gjithë gjeneralë dhe ushtarë, u bënë grusht dhe ditën të mbrojnë dinjitetin dhe krenarinë e të qënurit shqiptar. Ata nuk u trembën nga madhësia e ushtrisë të pamatë ruse dhe kjo histori tërhoqi vëmendjen edhe të Sh.B.A. ku zëdhënësi i Departamentit të Jashtëm deklaronte se “Kjo është një goditje e rëndë për perandorinë Sovjetike”. Si e tillë, ajo dhe denoncimi i Traktatit të Varshavë, nuk mund të harrohen. Dhe veç të tjerave, ajo evidentoi edhe një here, dashurinë dhe besnikërinë e udhëheqjes së lartë të ushtrisë, të cilën edhe Enveri e çmoi së tepërmi.

Përballë sovjetikëve

Në libër ka shumë shembuj që flasin mësë miri për qëndrimin trimëror dhe në pajtim me interesat e vendit, të gjeneralëve shqiptarë, si Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Rrahman Parllaku, Vaskë Gjino, Arif Hasko, Halim Ramohito e të tjerëve, aq sa as fantazia më e zhvilluar nuk do ta shkonte ndër mend, se këta burra, do shpalleshin me një të rënë të lapsit, armiq të populllit e Adheut. Interesant është përshkrimi i takimit të pritshëm me Malinovskin, ministrin e mbrojtjes të ushtrisë sovjetike, i cili u mundua ta përbuzte delegacionin shqiptar të kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë Petrit Dume. Ai, shumë i revoltuar, aq sa i habiti të gjithë, ngrihet të ikë dhe deklaroi se “Ne përfaqsojmë ushtrinë e një populli që nuk e meriton të tallet me të mareshall Malinovski.” Me të njëjtin ton, ai i përgjigjet edhe mareshallit tjetër, Greçkos “Nuk lejojmë asnjë njeri të hedhë baltë mbi popullin tonë. Ne jemi një popull i vogël, por fisnik dhe liridashës, që edhe pa ndihmat tuaja do të mbijetojë, ashtu siç e ka mbrojtur vendin e vet në shekuj. Ne, po qe nevoja, me sëpata dhe hanxharë do ta mbrojmë vendin tonë, siç kemi bërë dikur…” E njëjta situatë përsëritet, kur Malinovski e thërret Halimin në zyrë dhe me arrogancë e ton fyes, i thotë: “Çfarë doni ju shqiptarët?.. Jeni bërë të padurueshëm, si “piper i kuq” dhe merr përgjigjen që meritonte. I dinte mirë këto qëndrime Enver Hoxha, se fundja, kishin të bënin drejt për së drejti me karrigen e tij. E megjithatë, si mosmirënjohësi më i madh që njohu historia jonë, do t`i kryqëzonte ata heronj, me sajesa nga më të ndyrat.

“Non grata”

Vetë Halimi, i shpallur “non grata” nga qeveria sovjetike, shpallet i tillë edhe në vendin e tij. Dhe sikur të mos mjaftonin vrasjet, burgosjet dhe internimet, E. Hoxha duke i vënë kundër njëri – tjetrit, deshi edhe t’i turpërojë ata. Për dike, që ngjarjet në ushtri, gjatë atyre plenumeve butaforike që nuk ndryshonin asgjëkund me gjyqet e inkuizicionit, i ka soditur nga larg, ndofta, mund të lindin shumë pikëpyetje, lidhur me qëndrimin e drejtuesve kryesorë të ushtrisë apo dhe me korpusin e gjerë të kuadrove ushtarake. Mund të thonë se ata vetë, akuzonin shoku-shokun dhe nuk patën guximin të mbronin të vërtetën, apo veten e tyre, për të mos thënë edhe ta eliminonin Enver Hoxhën që ishte shndërruar në një tiran gjaksor i paparë. Mirëpo nuk është ashtu. Enveri, kishte autoritet perëndie, por mendjen e kishte prej djalli, dhe shpirtin prej sadisti. Ai zbavitej kur u hiqte kokat shokëve të tij. Atij as që i bëhej vonë se duke u marrë jetën atyre, duke i prangosur, duke i izoluar nga shoqëria, po i sillte një dëm të madh atdheut. Atdheu për të, ishte vetë ai. Dhe këtë bindje kërkonte t`ua rrënjoste të gjithë shqiptarëve. Qoftë dhe me forma violente. Kur fliste me hipokrizi se nuk e zinte gjumi për popull e atdhe, ai gënjente syleshët, se tërë merakun e kishte për vete. Tmerri na zinte kur bëheshin ato mbledhje të pafund. Të tërë prisnim të trembur, se ç`do ngjasë. E dinim mirë se asgjë të keqe nuk kishim bërë, dhe përsëri ishim të rrezikuar. Shpik kritika e bëj autokritika, deri edhe para ushatrëve dhe fshatarëve hallexhinj, duke filluar të dyshonim edhe tek vetja. E gjithë kjo, në emër të “parimeve”. Oh! çfarë hataje, që zgjati vite me radhë. Pa na sollën injorantë nga gjiri i klasës punëtore të cilët na shihnin me urrejtje dhe vigjilencë. Ne, bijtë më të mirë të atdheut, trajtoheshim si të ishim Katilinat e socializmit. Besnikërinë, ne e patëm gjënë më të shënjtë, ai ishte virtyti ynë më i madh. Por edhe këtë na e nëpërkëmbën, na bënë që pa asnjë faj, të ulnim kokat para popullit. Madje, duhej të falenderonim partinë që ishte treguar zemërgjërë me ne. Mark Aureli, njëherë pati thënë se “Pasojat e zemërimit janë shumë më të rënda se shkaqet e tij”. Ashtu është. Por ç`t`i bësh, kur Enver Hoxha nuk pati asnjë, e theksoj, asnjë shkak, për t`u zëmëruar dhe për të bërë tërë atë gurgule me ne. Si mund të harrohet ajo që na punoi? Dhe si mund të ketë akoma njerëz (në ç`do pozicion që të kenë qënë në radhët e ushtrisë aso kohe, apo sikur të mos u ketë hyrë asnjë gjemb në këmbë), që kanë parë me sytë e tyre tragjedinë që ndodhi, dhe të ruajnë nostalgji për atë përbindësh? Në këtë pikë, gjeneral Halimi është i pa ekuivoke: u persekutua gjeneraliati i ushtrisë tonë dhe e vuajti goditjen e pabesë e tërë ushtria shqiptare, por e gjithë kjo e pati një përgjegjës. Dhe ai që do të përgjigjet para historisë, quhet Enver Hoxha. Të mos pranosh këtë të vërtetë të hidhur, do të thotë ose të jesh pa tru, ose të jesh pa zemër. Kjo do të thotë, të thellohesh në atë qëndrim të gabuar që u mbajt atëhere dhe të marrësh pjesë në një çoroditje të brezave, në një fallsifikim të vetë historisë.

“Komplotistët”

Sikur të mos na jepen këto fakte, sot, që aktorët janë gjallë, sado që ta vrasin mendjen historianët nesër, përsëri do ta kenë të vështirë ta zbulojnë deri në fund, me saktësi, atë katrahurë. Do ta kenë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, pasi gjurmët e shkruara që kalemxhinjtë e Komitetit Qëndror na servirën dhe vetë fjalimet që Enveri mbante, janë përpiluar me aq kujdes, sa nuk u gjen dot të çara. Aty do ndeshësh vetëm komplotistë, grupe armiqësore dhe puçistë, të cilët i zbuloi qysh në fillim Komandanti dhe i ndëshkoi Partia, për të mos thënë, mbarë populli. Duke bërë fjalë për idenë e shkruarjes së këtij libri, autori thotë se “Enver Hoxha, për qëllimet e tij të mbrapshta, për të ruajtur pushtetin e tij në ato vite, herë na akuzonte ne, gjeneralëve, si agjentë të NATO – s dhe herë si agjentë të Traktatit të Varshavës, të sovjetikëve, të jugosllavëve e deri edhe të Kinës”. Me këto akuza të çmendura, operoi gjithë jetën Enveri dhe turpi le të bjerë mbi ne që e ndoqëm nga pas këtë Neron. Por të paktën tani, le të mbledhim mendjen dhe t`i japim atij, atë që meriton: mallkimin që të provojë në kurrizin e tij, atje në Ferrin ku e kanë çuar, gjithë vuajtjet shpirtërore dhe fizike që u shkaktoi të tjerëve, pa bërë asnjë faj. Virgjili ka shkruar se “Ka momente kur s`mund të thuhet asgjë; ka momente kur mund të thuhen ca gjëra; por asnjëherë nuk vjen momenti kur mund të thuhen të gjitha”. Mund të jetë kështu, por unë sepse dua të besoj, se sot, është momenti të thuhen të gjitha. Nuk kemi nga kush të ruhemi, veç ndërgjegjes tonë. Nuk kemi pse të kemi frikë nga kurrkush, për t’i thënë gjërat ashtu si i pamë dhe ashtu siç i realizojmë tani që kanë dalë në dritën e diellit aq e aq fakte tronditëse.

Cinizmi i diktaturës

A mund të anashkalohet ajo letra e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, ekspozuar në Muzeun Historik, që paracakton me cinizëm fatin e gjithë atyre burrave: “Një pjesë do të vdesin në burg, një pjesë do të sëmuren mendërisht. Deri tani, kanë vdekur në burg gjeneralët Gjin Marku, Vaskë Gjino dhe Abaz Fejzo dhe, si të sëmurë, mund të përmendim Halim Ramohiton, i cili vuan nga mania e persekutimit të familjes, një traumë kjo që e ka marrë qysh në hetuesi…” Me aq sa dimë edhe gjyqet e zhvilluara nga nazistët, pas atentatit të Fon Shtaufenbergut, më 24 Korrik të 1944-ës, kundër jetës së Hitlerit, ishin disi më të pavarura dhe më të drejta, se ato turpe juridike që inskenoheshin tek ne, hetuesive dhe gjykatave, ku me akuza hipotetike, vetëm pse ashtu kishte fantazuar mendja e sëmurë e udhëheqësit në Plenumin e gjashtë të KQ, të 17 Dhjetorit të vitit 1974, u torturuan dhe dënuan ekstremisht, komandantët legjendarë të ushtrisë, luftëtarët trima të orëve të para, ata që në çdo rrethanë nuk ishin lëkundur nga dashuria për Atdhe dhe besnikëria ndaj popullit dhe vetë Enverit.

Vitet e burgut

Vetëm ai që pa bërë asgjë të keqe, ka vuajtur vite të gjata në ferr – burgjet e komunizmit mjeran shqiptar, e di se ç`është burgu. Vetëm ai, di të shpjegojë dhembjet e shpirtit dhe të trupit, mallin për fëimijët, gruan apo nënë zezën. Dhe këto i ka përshkruar fare natyrshëm Halim Ramohito. Ja sesi shprehet ai: “Vdekjen e mendoja që mund të më ndodhte në çdo moment, por, që ne të përfundonim në burg, pas gjithë asaj lufte partizane për çlirimin e vendit dhe punës të vështirë për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë, nuk më shkonte kurrë ndërmend…

…në të gjithë mjedisin, si brenda dhe jashtë qelisë, nuk kishte asnjë rreze dielli, por vetëm hije dhe ngjyra gri na rrethonte nga të gjitha anët, një gri e zymtë, e rëndë dhe vrastare, që i shkonte aq shumë gjendjes tonë”.

Dhe ngado, roja mizore, nga ata që shtynin dhe rrëzonin përtokë, njeriun me shumë sedër, atë që e vlerësonte si të shenjtë dinjitetin, gjeneralin Abaz Fejzo, komandantin e shquar të tankeve, të drejtin si një hyjni, por dhe rebelin e pandreqshëm. Halimi, ka fiksur shumë detaje nga jeta në burg, por atij i ka lënë një përshtypje të thellë veprimi i klerikëve të dënuar …” të cilët edhe në burg, gjenin mënyra për të sfiduar pushtetin e diktaturës, jo vetëm me heshtjen e tyre të plotë, por dhe me mbjelljen e luleve në territorin e burgut. Dhe ishte një gjë e bukur dhe fisnike t`iu përgjigjeshe masave dhe padrejtësive çnjerëzore të pushtetit diktatorial duke mbjellë lule, bimët më të bukura dhe më të pafajshme të natyrës.”

Por në daç mbill lule, në daç ngule shikimin te muret e ftohta të qelisë, burgu është “gjëja më e keqe që mund t`i ndodhë njeriut. Ai është i rëndë dhe të gërryen çdo ditë, si ai ndryshku që gërryen edhe hekurin më të fortë. Sado burrë të jesh, sado të durosh e të tregohesh i fortë e i paepur, në çdo ditë që kalon të duket sikur humbet diçka të shenjtë nga burrëria dhe personaliteti yt, nga gjithçka që më parë e ke pasur të dashur e të shtrenjtë.”

Për gjithë këto që thashë, u bë shkak ky libër i shkruar me kulturë, sinqeritet dhe llogjikë të shëndoshë prej analisti me përvojë, nga një gjeneral i nderuar, ku ka bërë një punë të lavdërueshme edhe redaktori Apostol Duka, libër i cili duhet lexuar, për të nxjerrë mësime nga historia, sidomos kur për ato ngjarje ka shkruar një njëri që ka të drejtë të përsërisë fjalët e Virgjilit tek “Eneida”: “Quorum pars magna fui” që do të thotë “Në të cilën unë pata një rol të rëndësishë.” Kështu edhe vetë çlirova ndërgjegjen, për atë gëzimin subkonshient, e gjithsesi të padrejtë, kur pashë të dalë i nxirë në fytyrë nga hidhërimi, nga dera e Komitetit Qëndror, një gjeneral që më ishte dukur gabimisht nopran dhe i sertë, por që paska patur gjithë këtë shpirt të madh e të ndjeshëm atdhetar dhe që kishte bërë aq shumë për Shqipërinë, por që shërbimin më të madh po e bënte tani, duke shkruar një libër të tillë, ku merr jetë thënia e bukur e Tagorës se “Balta mund t`i përlyej diamantet, por nuk mund t`i kthejë në baltë”.

PERSONAZHET

Nga Qemal Stafa te Mao Ce Duni

Libri i gjeneral Ramohitos, është i gjërë dhe rrok një galeri të pafund personazhesh e tematikash. Ai shtrihet deri në Rusi e Kinën e largët, nga lufta nacional – çlirimtare, vitet e karikaturës së socializmit e deri në ardhjen e demokracisë. Flitet aty për shumë e shumë ngjarje e figura të njohura si Qemal Stafa, Ramize Gjebrea, Nako Spiru, Zaho Koka etj. përshkruhen takime me burra shteti si N. Hrushovi, J. Tito, Mao Ce Dun, Çu En Lai, G. Zhukovi etj. dhe shkruhet një himn për nënën dhe brengat e saj. Por unë parapëlqeva të ndalem vetëm tek goditja që iu bë ushtrisë nga marria e Enver Hoxhës, marri e krim që ende mbrohet edhe sot e kësaj dite me fanatizëm nga disa njerëz, të cilët pa pikë turpi e përgjegjësie, i drejtohen Halimit, me fjalët e pamenduara: “Mirë ua bëmë (juve, gjeneralëve puçistëve) që u dënuam…” Po t`i kishte kapur ata vetë, kosa e pamëshirshme e diktatorit shtrigan, kuptohet që do flisnin krejt tjetërsoj. Por, të mësuar me drejtimin e komiteteve të partisë apo Degëve të Punëve të Brendëshme, hipur në ato Gaz – et e frikshme, mbetur qysh nga koha e Berias, ku u bënin gjëmën të tjerëve dhe duke përfituar nga privilegjet e pamerituara, vazhdojnë me të njëjtin avaz, t`i bien zurnasë, me pjesë të kompozuara nga sharlatanët e popujve, Marks, Engels, Lenin, Stalin dhe “i barabarti” me ta “Enveri ynë”, duke harruar se njerëzve nga këto melodi bajate, u dhembin veshët dhe dikujt edhe shpirti.

MOSKA

Përfaqësues pranë Traktatit të Varshavës

Halim Ramohitos, i ra në pjesë që të përballonte role shumë të vështrira, pasi ai, nga shtatori i vitit 1957 qe emëruar si përfaqsues ushtarak i Shqipërisë në komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të Traktatit të Varshavës dhe njëkohësisht edhe atashe ushtarak në Moskë. Qindra djem shqiptarë, studionin në shkollat ushtarake të atij vendi. Ndaj nuk ishte e lehtë t`i takoje, t`i sqaroje dhe t`i bindje ata që të mbanin qëndrimin e duhur në interes të vendit të tyre. Gjeneral Ramohito, e kreu mësë miri këtë detyrë të rëndësishme. Ata që e kanë njohur ato ditë, në qytete të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, ku survejoheshin e provokoheshin nga çdo anë, e mbajnë mend mirë, se mesa seriozitet dhe kompetencë e kryente ai misionin e tij.

REFLEKSION

E vërteta dhe historia

Shoqëria njerëzore, gjithmonë është përkundur midis të vërtetës dhe gënjeshtrës; por në Shqipërinë e periudhës komuniste kjo përkundje anoi aq shumë nga gënjeshtra, sa mori kuptimin e saj të plotë, thënia e Deni Didëroit se “Të vërtetën njeriu e do më fort atëhere kur çdo gjë është e rreme”. Në atë periudhë aq të ngjeshur me ngjarje të kurdisura mbi bazën e shpifjes e të mashtrimit, ne, edhe pse bënim sikur besonim në ato që na thuheshin, përsëri e donim të vërtetën, pavarësisht se nuk kishim se ku ta kërkonim dhe gjenim atë. E veçanërisht ne, që pamë dhe jetuam ato absurditete e makabritete që ngjanë në ushtri, e kemi detyrë para brezave, që të paktën tani në demokraci, në kushtet e lirisë së mendimit dhe të shprehjes dhe nën dritën e shumë e shumë fakteve, të kontribuojmë në zbardhjen e të vërtetës. Kjo është detyrë historike, morale dhe njerëzore. Pse është kuptuar kështu, nga shumë kuadro kryesore të ushtrisë, janë shkruar e botuar një sërë librash me vlerë. Por, duhet pohuar, se fatkeqsisht, ka ende nga ata që hezitojnë të pranojnë faktin se shkaktari kryesor i asaj tragjedie të pashembullt që i kushtoi aq shumë Atdheut, popullit dhe ushtrisë tonë, paradoksalisht, ishte vetë Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha. Ata shprehin keqardhjen për gjithë ato viktima të panumërta dhe një sërë budallallëqesh të tjera që patën një kosto aq të madhe, por nuk marrin guximin t`i vënë gishtin, shkaktarit të tyre, atij që me voluntarizma dhe teka faraoni, vrau, burgosi, internoi dhe poshtëroi Heronjtë e Popullit (ata që iu përkushtuan me gjithë forcat e tyre shpirtërore dhe fizike Atdheut), dhe familjet e tyre të ndershme. Asnjëherë nuk e kuptova se kujt i duhet ky ngurrim në denoncimin e krimeve të Hoxhës që as hoxhallarët nuk i la rehat dhe kujt i shërben kjo lloj besnikërie e pakuptimtë. Si mund të pranosh, se si vrasësi, si të vrarët, ishin burra të mirë dhe të denjë për vendin e tyre. Kanë kaluar njëzet vjet nga zvarritja e turpëshme e monumentit të diktatorit dhe të qëndrosh përsëri në një llogore me të, nuk është fare normale. Madje, do të shtoja, se kjo është e dëmshme, pasi çorodit ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Eshtë e vërtetë se gjithkush nga ne e ka një brejtje ndërgjegje, pasi dashje pa dashje, u bëmë pjesë e një skenari djallëzor. Me konformizmin tonë që shpesh kaloi në një entuziazëm të pafre, me dëshirën qëllimkeqe për t`i parë ata që ishin ngjitur atje lart, të rrëzoheshin në humnerë, apo me synimin për të treguar besnikëri pa kufi ndaj partisë, se kështu mund të bënim karrierë, pra me frikën dhe servilizmin që manifestuam pas atyre plenumeve kobzeza që nuk e forcuan, por e dobësuan ushtrinë, ne u bëmë bashkëfajtorë. Thamë gjëra të paqëna, që i rënduan ata që u quajtën padrejtësisht puçistë (pavarësisht se fati i tyre qe paracaktuar) dhe duartrokitëm, kur atyre iu hodhën hekurat apo u qëlluan me plumb pas koke. Iu turrëm njëri – tjetrit me kritika që sot duhet të na skuqet faqja, shkuam deri aty, sa shpifëm edhe për veten tonë, duke pranuar faje të pa qëna, se gjasme jemi parimorë të mëdhenj dhe u pajtuam si burracakë me ato që na servireshin, nga fantazia e sëmurë e një paranojaku që e kishte dhënë me prova, qysh gjatë luftës, pashpirtësinë e tij dhe etjen për pushtet. Në këto kushte, mea kulpa, do të ishte më e pakta që duhej të bënim para historisë, dhe jo të dërdëllisnim e të spekullonim me dinakëri orakujsh. Nuk ka pse të mbetemi të verbër në besnikëri. “Fanatik – thoshte Çërçilli – është njeriu që nuk mund të ndërrojë mendje…” Ne, aspirojmë të gjithë të shkojmë drejt qytetërimit perëndimor, por atje shkohet me të vërteta dhe jo me mendësi bizantine. Eshtë kjo arsyeja që kujtimet e Bedri Spahiut, Liri Belishovës, Rrahman Parllakut, Ernest Jakovës e shumë personaliteteve të tjera, janë pritur aq ngrohtë. Njerëzit e dinë mirë kuptimin e thënies së Bielinskit se “E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël”. Ndaj dhe i përshëndesin ata që kanë kurajon të pranojnë të vërtetën, paçka se kjo për ta mund të ketë edhe kosto, sidomos ndaj mërisë që do t`i kundërvënë, ata që ende ruajnë konsiderata për “gjeniun e marksizmit”, që në fakt, ishte gjeniu i së keqes të shqiptarëve, atij që zbatoi me kokë poshtë, konstatimin e Brutusit se “Lavdi pa viktima nuk ka”, duke krijuar viktima edhe mes shokëve dhe miqve të tij. Eshtë ky rrëfim i mënçur dhe sidomos i sinqertë që më bëri të shkruaj diçka rreth librit të gjeneral Halim Ramohitos, “Në shërbim të atdheut tim”. Duke qënë vetë pjestar i forcave të armatosura, më shumë si oficer, sesa si shkrimtar, e ndjeva detyrë të shkruaj për këtë libër të denjë për një Institut Historie apo për pena akademike.

Kategori
Uncategorized

1842, propozimi: “Orient Express”-i nëpër Vlorë.

SPECIALE/ Si e humbëm mundësinë për t’u bërë nyja lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Projektet e hershme për binarë të hekurt në Shqipëri. Paturpësia e një shoqërie italiane në vitin 1922: kërkoi koncesion për ndërtimin e 550 km trase dhe si shpërblim qeveria t’i falte 10 km tokë majtas e djathtas hekurudhës baras me 11 mijë km katrorë tokë

Nga Ing. Jovan Adami (1892 – 1951)

Pozita gjeografike e Shqipërisë dha shkas të mendohet që herët për ndërtimin e një vije hekurudhore, e cila, duke u nisur nga Shqipëria do të kalonte nëpër Ballkan për të lidhur në mënyrë më të shkurtër Evropën Perëndimore me Stambollin.

Dy vijat transversale

Nevojën e ndërtimit të dy hekurudhave transversale që duhej të niseshin nga Shqipëria, e ka theksuar së pari gjeologu austriak Ami Boué [1794-1881], i cili botoi më 1842 në Vjenë një broshurë me titullin frengjisht: “Sur l’etablissement de bonnes routes et surtout de chemins de fer dans la Turquie d’Europe” (Mbi ndërtimin e rrugëve të mira e veçanërisht të hekurudhave në Turqinë evropiane). Në këtë vepër ai propozon që përveç rrugëve që mund të përdoren me qerre, në Turqi të ndërtohen dhe hekurudha. Megjithëse topografia e Shqipërisë në këtë kohë nuk dihej mirë, Ami Boué i shënon mjaft drejt vijat nga duhej të kalonin në Shqipëri të dy hekurudhat transversale. Vija veriore do të fillonte në Shkodër dhe nëpër Lezhë dhe gjatë luginës së Drinit do të dilte në Kukës, ku do të kalonte Drinin e Bardhë dhe do te hynte në Kosovë. Për hekurudhën transversale të Jugut, Boué nuk e përcakton aq me hollësi pikënisjen, por lë të kuptohet se duhej të fillonte nga Durrësi ose Vlora dhe pastaj gjatë luginës së Devollit do të dilte në fushën e Korçës dhe të Devollit të Sipërm prej nga do të dilte në Maqedoni dhë në Thraki.

Me ndërtimin e hekurudhave ndër-vendet fqinje, kufitare me Shqipërinë, gjendja ndryshoi diçka, por vijat e rekomanduara nga Ami Bue mbetën edhe në të ardhmen vijat më praktike e më të shkurtra.

Trieste-Durrës-Pogradec

Mbas Boué ishte shkencëtari gjerman, Johann Georg von Hahn (1811-1869) që konsiderohet si babai i albanologjisë… Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë… Gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hahn bëri tre udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar si dhe paraqiti një projekt të ri për ndërtimin e një hekurudhe ballkanike. Kjo hekurudhë do të fillonte nga Triestja ose Fiume, do të kalonte gjatë bregdetit të Dalmacisë dhe nëpër Raguzë e Tivar do të arrinte në Shkodër. Prej këtej hekurudha nëpër Lezhë do të zbriste në Durrës dhe pas trasesë së Rrugës së vjetër Egnatia do të dilte në Qafën e Thanës e do të zbriste në liqenin e Ohrit. Por këtu do të ndahej nga Rruga Egnatia, e duke vazhduar në anën perëndimore të liqenit do të arrinte në Pogradec dhe nëpër Plloçë, në Podgorie, pas anës lindore të kënetës së Maliqit do të vazhdonte për në Bilisht dhe nëpër Farsala-Larisa-Tebi do të zbriste gjer në Athinë e në Pire. Me këtë projekt të hartuar nga Johann Georg von Hahn në veprën e tij “Reise von Belgrad nach Salonika” (Udhëtim prej Beogradi në Selanik) Vjenë 1861, Shqipëria dhe Greqia i afroheshin Austrisë dhe hynin me këtë nën ndikimin ekonomik të atij shteti, i cili luftonte për mbizotërimin e tij në Ballkan.

Stamboll-Bulqizë

Një propozim i tretë, por për një hekurudhë transversale, është bërë nga konsulli i Austrisë në Durrës Bornemisza, më 1906. Sipas këtij propozimi, hekurudha që do të vinte nga Stambolli në Manastir nuk do të ndiqte luginën e Shkumbinit, por nga Ohri do të kthente për në Veri dhe duke vazhduar luginën e Drinit do të arrinte në Dibrën e Madhe. Nga Dibra hekurudha do të kthehej për në qafën e Bulqizës dhe do të zbriste në luginën e Matit duke vazhduar pas kësaj gjer në Milot. Nga Miloti ajo ndahej në dy degë; njëra shkonte për në veri në Shëngjin, dhe Shkodër me vazhdim për në Dalmaci, ndërsa tjetra për në jug me drejtim për në Durrës. Nga Dibra do të ndahej një vijë për në Tetovë dhe në Shkup ku do të lidhej me vijën hekurudhore që vinte nga Serbia për në Selanik.

Serbët: Shëngjin-Odesë

Në dhjetë vjetët e para të shek. XX filloi një luftë e ashpër ekonomike e Austro-Hungarisë kundër Serbisë. Austro-Hungaria e mbylli kufirin për eksportimin e derrave, malli kryesor për eksportin e Serbisë. Për t’i shpëtuar bllokimit ekonomik, Serbia i ktheu sytë nga bregu shqiptar i Adriatikut dhe që atëherë u krijuan një varg projektesh që do të lidhnin Serbinë me anë të Nishit me Kosovën dhe që këtu me Shkodrën dhe Lezhën. Kjo vijë hekurudhore do të zgjatej pastaj përtej Danubit nëpër Rumani gjer në Odesë dhe prandaj në këto vite u krijua parulla e hekurudhës Shëngjin-Odesë. Këto projekte nuk i pëlqenin në asnjë mënyrë Austro-Hungarisë, e cila filloi t’i kundërshtojë në sajë të ndikimit që kishte në Turqi. Po edhe Bullgaria kishte interesa të kundërta me projektin serb. Ajo donte vazhdimin e hekurudhave të saj në drejtim të Shkupit dhe të Manastirit. Me këto interesa bullgare bashkoheshin edhe interesat turke. Turqia dëshironte një hekurudhë nga Manastiri për në Adriatik. Në bisedimet që u bënë midis Turqisë dhe Bullgarisë u arrit edhe një marrëveshje në lidhje me trasenë e kësaj hekurudhe që do të shkonte Manastir-Ohër-Qafë e Thanës-Durrës, me një degë që do të kalonte nëpër Berat për në Vlorë.

Italia: Treni në traget

Edhe Italia u tregua e gatshme ta përkrahte politikisht dhe financiarisht këtë projekt.

Imperialistët italianë bënë shumë bujë rreth këtij projekti për ndërtimin e një hekurudhe transballkanike që do të nisej nga Vlora, sepse po të realizohej ky projekt orient-ekspresi Paris – Stamboll do të kalonte nëpër Itali dhe Shqipëri, pasi kjo vijë është më e shkurtër nga vija e vjetër e ekspresit që kalon nëpër Vjenë, Beograd dhe Sofje. Treni do te vinte nga Parisi në Brindisi dhe këtu vagonët do të futeshin në një anije (ferribot) për kapërcimin e Adriatikut gjer në Vlorë. Realizimi i këtij projekti kërkonte krijimin e një zone të ndikimit italian në Shqipërinë e Jugut, që do të mund të shërbente për pushtimin e mëvonshëm të vendit.

Më 1893 kishin filluar në qarqet e kapitalit të interesoheshin për mundësinë e ndërtimit të një hekurudhe të tillë Manastir – Durrës që do të ishte kaq e dobishme për Italinë. Një sindikatë italiane, në krye të së cilës qëndronte banka “Credito Mobiliare Italiano” e mori këtë projekt në dorë dhe u studiua traseja e mundshme. Por për ta siguruar veten nga çdo humbje, grupi kapitalist kërkoi prej qeverisë turke një garanci prej 30.000 librash për çdo kilometër. Ky kërkim ishte aq i tepruar saqë nuk jepte shpresë për një përfundim me sukses të marrëveshjeve. Marrëveshja bëhej aq më e vështirë, sepse skela e Durrësit, ku ngulte këmbë Turqia që të mbaronte hekurudha, ishte e pandrequr dhe kështu duhej parashikuar një shumë e re prej 8 milionë lirash për ta përshtatur atë për një trafik të madh.

Nëpër luginën e Devollit

Por për arsye politike dhe ekonomike Italia ngulte këmbë që hekurudha transversale ballkanike të mbaronte në Vlorë, ku do të kishte lidhjen më të shkurtër dhe me të lehtë me rrjetin hekurudhor Italian. Për këtë arsye u ngarkua inxhinieri G. Buonomo që të hartonte një trase të re të kësaj hekurudhe, e cila në një varg pikash ishte në kundërshtim me trasenë e mëparshme.

Projekti i Bluonomos parashikonte që hekurudha të nisej nga skela e Vlorës dhe me pak ndryshime do të kalonte pas rrugës së tanishme gjer në Mifol, ku e kapërcente Vjosën me drejtim për në Fier. Nga Fieri traseja kapërcente Semanin në Brostar e pastaj vazhdonte gjatë anës së djathtë të Devollit nëpër Dumre gjer në Gostimë dhe që këtu futej në luginën e Devollit dhe vazhdonte në anën e djathtë të këtij lumi gjer në Shën e Premte. Këtu kalonte në anën e majtë të Devollit dhe vazhdonte gjer në Gorë, dhe pasi e kapërcente prapë lumin, arrinte në anën e djathtë të Devollit deri tek ura e Maliqit. Prej urës merrte drejtim për në veri dhe vazhdonte pas rrugës së tanishme gjer në Grabovicë, hynte në luginën e Çeravës dhe vazhdonte gjer në Lubanishtë.

Nëpër një tunel nën Malin e Thatë hekurudha do të dilte në afërsitë e Stenjës pranë liqenit të Prespës dhe do të vazhdonte për në qafën e Gjavatit dhe në Manastir.

Paturpësi

Pas Luftës së Parë Botërore, Italia, ndikimi i së cilës mbizotëronte atë kohë në Shqipëri, i ringjalli prapë projektet e vjetra për ndërtimin e një hekurudhe që nëpërmes Shqipërisë do të lidhte Adriatikun me Selanikun. Më në fund, në vitin 1922, një shoqëri italiane, prapa së cilës qëndronte një grup i fuqishëm kapitalist, kërkoi prej qeverisë shqiptare koncesionin për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor prej 550 km. Kjo hekurudhë që do të kishte një gjerësi prej 1.05 m, do të shërbente pra vetëm për trafikun e brendshëm dhe nuk do te lidhej me rrjetin hekurudhor të vendeve ballkanike që kanë gjerësinë normale. Në projekt parashikoheshin këto vija hekurudhore: Shkodër-Vau i Dejës-Lezhë-Shëngjin; Lezhë-Vorë-Tiranë; Vorë-Durrës; Durrës-Kavajë –Çermë-Fier-Shëngjergj-Vjosë-Vlorë; Shëngjergj-Tepelenë-Gjirokastër; Çermë-Papër-Gostimë-Maliq-Korçë; Papër-Elbasan; Maliq-Pogradec.

Shoqëria zotohej që këtë rrjet hekurudhor ta mbaronte për 9 vjet dhe si shpërblim për ndërtimin e tij kërkonte që qeveria shqiptare t’i jepte falas 10 km tokë majtas e djathtas hekurudhës; gjithë materialin që kishte mbetur nga dekovili i ndërtuar nga ushtria austro-hungareze; shfrytëzimin e minierës së qymyrgurit të Memaliaj; të drejtën ekskluzive për kërkime minerare në Shqipëri për dhjetë vjet dhe mbas mbarimit të këtij afati të drejtën për të marrë prapë koncesion edhe për dhjetë vjet të tjera. Po të marrim parasysh pikën e parë të kërkesave të shoqërisë koncesionare, d.m.th. kërkesën që të bëhej e zonja e 10 km toke në të dyja anët e hekurudhës, atëherë do të kuptojmë se një kërkim i tillë nuk kishte tjetër qëllim veçse të robëronte ekonomikisht dhe politikisht popullin tonë. Shoqëria koncesionare do të bëhej kështu e zonja e 11000 km2, pra më tepër se një të tretës së territorit shtetëror shqiptar. Dhe pasi qytetet do të prekeshin prej vijave hekurudhore, ato bëheshin vetvetiu prona të shoqërisë.

Shënim: Titulli dhe mes-titujt janë të “Investigim”-it. Sipas librit “Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri”. Shtëpia Botuese “8 Nëntori”.Tiranë , 1983

Kategori
Uncategorized

Raporti i Moskës për gjyqin e Teme Sejkos

Ndërsa ekzekutohej kundëradmirali shqiptar, Titoja ishte përgatitur për mbylljen e kufirit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Fjalimi i Mehmet Shehut në Tropojë që kishte ndezur gjakrat në Moskë e Beograd. Në pjesën e dytë të informacionit të ambasadës sovjetike në Tiranë, zbulohet fakti se shefi i misionit turk në Tiranë nuk miratonte sulmet e Hoxhës ndaj Titos

Nga Th Mustaqi

Lufta e vitit 1999 për çlirimin e Kosovës, është projektuar nga Stalini, Titoja, Enveri dhe NATO-ja, thonë historianë të sotëm rusë. Ndoshta dhe për faktin se në korrik të vitit 1961 “te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë… Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj”, kështu shkruhet në pjesën e dytë të dokumentit sekret diplomatik sovjetik që ka filluar të botojë “Investigim”-i. Sekretari i parë i përfaqësisë së Moskës në Shqipëri, Bespallov, që kryen dhe veprimtari spiunazhi, teksa i raporton shefit të sektorit të Evropës në MPJ të BS, por edhe Andropovit, i cili do të hipte pak më vonë në krye të KGB-së, ka nuhatur që Titon e kanë këshilluar amerikanët të mos presë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Moska dëshironte ashpërsimin e masave të Beogradit ndaj Enver Hoxhës & Co, pasi kështu kishin thënë më parë vetë liderat e Federatës Jugosllave. Por Titoja nuk nxitonte, pavarësisht se shefi i Tiranës nuk linte asgjë pa bërë kundër mareshalit. Po ashtu në dokument zbulohet se “linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë”, deri dhe nga i ngarkuari me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin.

POZICIONI PRITËS I RPFJ

Diplomati- agjent, Bespallov, është i shqetësuar se “me gjendjen që është krijuar në marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, lidershipi i RPFJ-së është në pozicion pritës, madje, më tepër se kaq”. Kështu, para fillimit të procesit gjyqësor [ndaj “komplotit” të Teme Sejkos] diplomatët jugosllavë deklaronin se qeveria jugosllave, si reagim ndaj procesit gjyqësor… nuk përjashtonte mundësinë të ndalonte kalimin e avionëve që fluturonin dhe ktheheshin nga Shqipëria nëpër territorin e saj, të ndërpriste komunikimet telefonike, të mbyllte kufirin me Shqipërinë dhe në fund të priste marrëdhëniet diplomatike”. Por duke filluar nga muaji maj 1961, “pas procesit gjyqësor, nisën të hidhnin të tjera hamendje mbi perspektivat e zhvillimit të raporteve të Jugosllavisë me Shqipërinë”. Bespallovi është informuar nga se “i ngarkuari ad interim me punë i RPFJ-së, Zduiç, në bisedën me një diplomat polak, deklaroi se në të ardhmen në raportet me Shqipërinë qeveria e tij do të niset nga ecuria raporteve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Por nuk sqaroi se çfarë fshihej pas kësaj deklarate.”

PO KJO ISHTE LOJË!

Enveri ka luajtur teatër me gjyqin e montuar. Bespallovi informon se “në biseda me diplomatë të tjerë punonjësit e misionit jugosllav në Tiranë e shpjegojnë kështu ndryshimin e politikës së vet ndaj Shqipërisë: Qeveria jugosllave në fakt mendonte t’i priste marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, por gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor doli se “ai kishte karakter teatror”, se nuk pati akuzë konkrete kundër liderëve të Jugosllavisë. Për më tepër, pas përfundimit të këtij procesi, shqiptarët nuk i drejtuan notë-proteste Jugosllavisë, siç bënin pas çdo procesi të mëparshëm”. Sovjetikët janë të zhgënjyer nga fakti se “gjoja disa vende socialiste u paskëshin rekomanduar jugosllavëve të mos i ndërprisnin raportet diplomatike me RPSH-në, sepse kjo gjë mund të shfrytëzohet nga qeveri armiqësore perëndimore”. Për Bespallovin prandaj “kohët e fundit, te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë, ndonëse [ky evoluim] nuk është përvijuar qartë. Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj. Ambasada po ndjek me vëmendje zhvillimin e raporteve shqiptare- jugosllave”.

NËNA QË KA LINDUR EDHE SHQIPTARËT E KOSOVËS, MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË

Enver Hoxha harron internacionalizmin, udhëheqësit shqiptar kanë horizontin të ngushtë tejet nacionalist, sedër të sëmurë, armiqësi ndaj Titos dhe udhëheqësve të tjerë jugosllavë, këto janë akuzat sovjetike nga Tirana. Për Bespallovin, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “nuk mund t’ua falin jugosllavëve kurrsesi për pohimet që kanë bërë se komunistët jugosllavë ndihmuan shqiptarët për të krijuar Partinë Komuniste. Duke dashur të përligjin politikën e tyre armiqësore kundër Jugosllavinë, udhëheqja shqiptare akuzon vazhdimisht udhëheqësit e Jugosllavisë se ajo terrorizon shqiptarët që jetojnë në Kosovë e Metohi. Në aktivin ekonomik të partisë të rrethit të Tropojës, në tetor të vitit 1958, Mehmet Shehu deklaroi se po të mos ngrinim zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoni, do të tradhtonim popullin dhe atdheun tonë, do të tradhtonim marksizëm-leninizmin. Po ashtu Shehu tha se nuk jemi shovinistë, nuk kërkojmë sot bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por nëna që na ka lindur, ka lindur edhe shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe ne jemi marksistë”, thuhet në dokument .

“COCTAIL DIPLOMATIQUE”

I ngarkuarin me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin, shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të shqiptarëve kundër jugosllavëve. Informacioni i Bespallovit hedh dritë dhe për intrigat sovjetike në qarqet diplomatike lindore-perëndimore. “Linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë. Kur ra fjala mbi raportet shqiptare-jugosllave, gjatë një bisede të këshilltarit të ambasadës sonë Krekotenj me të ngarkuarin me punë të Turqisë, Hasan Nurelgin, [ky i fundit] shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të udhëheqjes dhe shtypit shqiptar në adresë të qeverisë jugosllave, duke vënë në dukje me këtë rast se në këta 22 muaj që është në Shqipëri, nuk ka parë ndonjë rast konkret se si jugosllavët paskan kërcënuar shqiptarët, ndërkohë që shqiptarët nuk i pushuan akuzat kundër Jugosllavisë. Po kështu kanë folur diplomatë francezë, italianë dhe arabë, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, i ngarkuari i përkohshëm me punë i Polonisë etj”.

Kategori
Uncategorized

“Vera” e vjetër dhe miqësia e re në foto.

Foto e rrallë e agjencisë kineze të lajmeve HSINHUA. Më 30 shtator 1965 Kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Çu En Lai (rreshti i parë në qendër) priti delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të kryesuar nga Ministri Kadri Hazbiu (i treti majtas, 1922-1983). Në delegacion merrnin pjesë edhe Feçor Shehu (i pari majtas), Llambi Peçini etj. Këta të tre të likuiduar nga Enver Hoxha në vitet 1980 si armiq të popullit dhe partisë, si dhe për konspiracion me kinezët.

Detaj nga një foto e rrallë panoramike e agjencisë kineze të lajmeve HSINHUA. Në nëntor 1972 Kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Çu En Lai (i treti majtas rreshti i parë) priti delegacionin ushtarak miqësor shqiptar, të kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku (i dyti majtas rreshti i parë, 1917-1974). Mes të tjerash, Balluku u akuzua dhe u dënua me vdekje për konspiracion me Kinën për krijimin, fshehtas Enver Hoxhës, të boshtit ushtarak Tiranë-Beograd-Bukuresht-Pekin.

Më 11 nëntor 2004 nënkryetari i KQU këshilltar shteti dhe ministër i Mbrojtjes i Kinës Admiral Cao Gangchuan zhvilloi ceremoni zyrtare për nder të Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Pandeli Majko në Kinë. Si deputet i pozitës, ish-Kryeminstër dhe ish-Ministër Majko nuk merret me trafiqet e armëve kineze në dikasterin e Imamit, por me probleme gjuhësore, historike etj. Me këtë punë është vetë-ngarkuar deputeti Erion Braçe, që paditet nga Ministri aktual i Mbrojtjes, Arben Imami.

Më 11 qershor 2004 u zhvillua në Tiranë ceremonia e dorëzimit të ndihmave materiale nga qeveria kineze për qeverinë shqiptare Ambasadori kinez në Shqipëri Tian Changchun shkëmben listat e materialeve me kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama. Shefi i opozitës Rama bën diplomaci të lartë, pasi është banale të denoncosh thyerjen e embargos amerikane për armatimin kinez. Nuk ka ç’i bën nënkryetarit të grupit socialist në parlament, Erion Braçe, që paditet nga ministri Arben Imami. Kina e ka ndihmuar Ramën kur ishte kryetar bashkie, sikurse po ndihmon pasardhësin e tij të PD-së, Lulëzim Basha.

24 shtator 2012. Kryeministri Sali Berisha bisedon me zëvendëskomandantin e përgjithshëm të Policisë Ushtarake të Kinës, Gjeneral Dai Shujun. Përfaqësuesi i Pekinit: “Kjo vizitë do të vendosë piketat për një bashkëpunim më intensiv mes policive ushtarake të të dy vendeve, në aspekte të rëndësishme si lufta antiterror, asistimi dhe mbështetja e popullsisë civile në raste të emergjencave civile”

(Burimi: http://www.km.gov.al).

Kategori
Uncategorized

Edi Rama, ç’të keqe tjetër do i bësh shqiptarëve?

 

Sali BERISHA

Duke folur në këtë platformë, në mendje të vjen vetëm një pyetje, një kryepyetje për Edi Ramën: cila do të jetë e keqja tjetër e radhës që ke parashikuar dhe planifikuar për shqiptarët?

Sot, me një logollogji të pafundme, mbulove aktin më të paprecedent që voton në Parlament, mbulove kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes, me një bandë punonjësish të papërgjegjshëm në OSHEE, t’u rrëmbesh pronën themelore qytetarëve shqiptarë, t’u rrëmbesh banesën, duke u bërë kështu i pari në historinë e planetit që i lejon vetes ta bësh këtë për një mall që shteti shet, në një kohë kur bota e qytetëruar atë e ka të zgjidhur me një rregull të prerë “po s’pagove nuk ta jap, s’të furnizoj” qoftë ujë, qoftë energji, qoftë çfarëdo utiliteti që ti merr.

Ke prurë këtu një ligj, të cilin vetëm shpirti yt i zi, mendja jote mund ta stiste të tillë, të autorizosh ti OSHEE-në për të sekuestruar banesa, duke krijuar kështu shkallën më të lartë të pasigurisë të qytetarëve shqiptarë. Me këtë ligj, asnjë qytetar nuk ka më të sigurtë strehën e tij, nuk ka më të sigurtë për fëmijët e tij banesën, shtëpinë që ka ndërtuar, pasi nesër nga kompjuteri i OSHEE-së mund t’i vijnë çdo ditë miliona, miliona gjoba të krijuara vetëm e vetëm për të mbushur arkën në mënyrën më banditeske.
Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve? Pasi erdhe në pushtet me mashtrime të paimagjinueshme duke përdorur praktikën e etërve të tu, u premtove shqiptarëve shëndetësi falas, u premtove heqjen e TVSH-së për energjinë, se do të ulej çmimi dhe e ke rritur atë me 24% dhe del këtu e thua se nuk është rritur, por është ulur. Iu premtove legalizime falas, rrogën e 13-të dhe u ngrive rrogat.

Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve, që u mblodhe kriminelë dhe qelbësira të të gjitha llojeve dhe i vure në piedestal të pushtetit për të qeverisur më lehtë me ta.

Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve, që liron ata, të cilët shkrehin kallashet mbi gjokset e komisarëve të policisë vetëm e vetëm për marrëveshje.

Ç’të keqe tjetër do u ofrosh ti shqiptarëve, përveç lidhjeve të tua të tmerrshme me krimin, fshehjes së marrjes peng të deputetëve.

Ç’të keqe tjetër do t’u ofrosh ti shqiptarëve sesa zbatimin e ligjit atij që është aty (Kokëdhima) që shkel 10 ligje e ndërton sarajet bashkë me ty në Qeparo, ndërsa të tjerëve u fut rruspat, që i kanë me leje, dokumente dhe çdo gjë tjetër.

Ç’të keqe tjetër ti ke do t’u bësh shqiptarëve, në një kohë kur në Surrel ke ndërtuar sarajet ku vetëm pigmenti i mureve kushton 70 mijë euro, mureve të jashtme pa llogaritur bataljonin që ke aty për të të mbrojtur. Rruga që ka kushtuar për t’u ndërtuar në Surrel 300 milionë lekë dhe asnjë km përtej Surrelit, se aty ndalet, se aty janë sarajet, kurse emigrantëve të mjerë shkon u fut rruspat.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve e çfarë thotë ajo mendja jote, nxirre. Të merret vesh ta dimë. Shkon dhe u katërfishon studentëve tarifat studentore dhe ja u hedh barrën të varfërve.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve, që u rrit moshën e pensionit, njerëzve të cilët jetuan dhe vuajtën burgjeve në 45 vjet diktaturë.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh fshatarëve shqiptarë ti që i detyron për të marrë një pension gjashtëfishin e kontributeve shoqërore me Erjonkën tënd.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, përveçse duke i përzënë çdo ditë me dhjetëra, me mijëra dhe nxjerr papagajtë e tu nëpër televizione për të thënë se kanë ikur edhe më përpara. Po more zotëri, bashkimet familjare janë bashkime familjare, turp i atyre që i përmendin. Ato janë akte humane të përcaktuara me ligje të të gjitha vendeve të lira, por azilet politike janë azile politike dhe merrni shihni statistikat. Dhe nuk është heqja e vizave ajo që i sjell këto. Jo. Se vizat nuk ishin në ‘11-tën, as në ‘12-tën ku s’kishte as 200-300 shqiptarë që kishin kërkuar azil politik. Janë këto të këqija që bien mbi shqiptarët çdo javë, çdo ditë nga ty me bandën që qeveris.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të shpallësh check-up-in e përgjithshëm dhe po shkojnë tani vetëm familjarët tuaj se nuk shkojnë më qytetarët. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve mos shkoni sepse është i dëmshëm, se asnjë vend i zhvilluar në botë nuk e bën atë dhe vetëm kjo lukuni do të vjedhë mbi ju, me kushërinjtë e vet. Shihni pak sa janë doganat këto 3 muaj, 70% kanë rënë ato. Se ju s’ja u thonë. Janë përgjysmuar detaksimi i cigareve. E dini pse po ikën “Crown Agents”? Sepse kapën kontrabandë duke futur në makinën e mamasë së deputetit. Mamatë tuaja marrin 300 eurot e Ciprasit, pensionin e Ciprasit.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të mbushësh burgjet dhe të rreshtosh 38 mijë qytetarë në një vit.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, se sa t’i detyrosh të varen në qeli nga torturat çnjerëzore.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve, se sa t’u nxjerrësh nënën e vrasësit serial dhe t’ja u ngjitësh në pallatin e Kryeministrit.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve, se sa të fshehësh kërkesat për ekstradim dhe të marrësh peng deputetin. Këto janë arsyet, këto janë të këqijat që përzenë shqiptarët nga Shqipëria. Dhe sot sjell ligjin për t’jua lëkundur themelet e banesave.
Ç’të keqe tjetër do t’i bësh Shqipërisë? I ke premtuar shërbim shëndetësor falas dhe ke shndërruar urgjencat në qendra nekrofilie. Premtove reformën në arsim dhe solle “Lizat”. Po pse dënohet Liza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe apo Mozën e ke mikeshë ti dhe s’mund ta dënosh. Po e dini që Moza merrte 6 mijë dhe jo 5 mijë euro sa Liza. Mos e dënoni Mozën, dënoni vetëm Lizën. Mbajtët 6 javë videon e hipotekës. Nxirri të gjitha videot që ta kanë mbushur zyrën nga të katër anët apo i përdor për të mbajtur peng punonjësit? Këto janë standardet.
I fale CEZ-it transfertat e parave
Flet për energjinë ti. Po u ke bërë gjëmën. Ti je njeriu që ke firmosur marrëveshjen korruptive me CEZ-in. I fale CEZ-it 620 milionë euro fatura, të vërtetuara një më një dhe të pranuara nga CEZ, borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe ndërmarrjeve shqiptare. I fale CEZ-it claime të tjera të pranuara nga kompani dhe auditi ndërkombëtar, 3.2 miliardë dollarë.

I fale CEZ-it sepse të mbushi xhepat. Lexoja letrën që ke marrë nga avokati i CEZ-it, mos e mbaj të fshehtë. Atë e kishim çështje të sigurtë plotësisht ne, por duheshe që ti të ndaje paratë me të tjerët dhe të firmosje marrëveshjen më korruptive që mund të ketë ekzistuar në historinë e vendit.

I fale CEZ-it qindra mijëra gjoba të qytetarëve shqiptarë që u vuri me matësat. 620 mijë lekë matësi, duke ja u marrë matësin e parë. I fale CEZ-it transfertat e parave nga të katër anët e botës të taksapaguesve shqiptarë.

Çfarë të keqe tjetër do t’i bësh ti këtij vendi me këtë ligj që sjell sot ja u numëron tani edhe gurët e shtëpive. Do t’u marrësh shtëpitë nëse s’paguajnë energjinë. Po këtë s’e ka bërë kush kurrë, as diktaturat më të egra nuk kanë shkuar deri këtu. Është njëlloj si të shpallësh de facto mekanizmin e konfiskimit të banesave të shqiptarëve. Duke qenë se na flet për suksese, të gjitha pa përjashtim ato që numërove këtu, është ajo qeveri që shave ti sot, që ka bërë që 28% e energjisë në Shqipëri të vijë nga burime të reja në një kohë kur 30 vjet me radhë nuk kishte një burim të vetëm.

Po, po HEC-et e reja. Është ajo qeveri që të la të gatshëm TEC-in e Vlorës dhe që sot e kësaj dite s’ke bërë asgjë. Është ajo qeveri që të la Unazën e Jugut dhe ti shkon në Zemblak dhe inauguron 3 herë burimet që kam inauguruar unë përpara zgjedhjeve. Është ajo qeveri, e cila firmosi dhe bëri tenderat dhe vuri çmimin e linjës Kosovë-Tiranë–Prishtinë. Është ajo qeveri që të ka lënë gati linjën me Maqedoninë, Elbasan–Shkup. Çfarë ke bëri ti? Vetëm marrëveshjen e CEZ-it.

U ktheve shqiptarëve aforfenë, që e kishin harruar. Mburresh për inkasimet. Po sigurisht, se po e gjobite tjetrin 600 mijë lekë fatura në muaj me aforfe, nga 200 mijë që paguanin normal, ti merr sa për tri familje, shtoji edhe 100 të tjera dhe dalin sikur po paguajnë 2 milionë familje. Ky është shtimi? S’është shtimi ky, kjo është gjoba e tmerrshme që u vë ti shqiptarëve, kjo është e keqja e radhës që bie mbi shqiptarët.
Universitetet mbyllen për të varfërit
Javën tjetër do të na sjellësh ligjin për arsimin. Edhe aty universitetet mbyllen për të varfërit ose futen në borxh në një kohë kur ke premtuar se do të bësh 50% buxhetin për arsimin. Po ti ke alergji ndaj arsimit. Ndaj dhe koha është e përgjegjësisë po ti përgjegjësi nuk ke.

Ti je shndërruar në një fatkeqësi kombëtare. Me një qeveri, e cila çdo gjë tjetër mund të bëjë, por që nuk qeveris. Këta vjedhin gjithë ditën. Shihni tenderat e tyre, fiton i vëllai tenderat e ministrit dhe tani hidhet e propozohet për kryetar bashkie. Po na thoni një rast të vetëm kur ka ndodhur kjo? Jeni lëshuar në orgji e salltanete të paimagjinueshme. Po kur ka ndodhur një dasmë me dy raunde në kështjellë e stërkështjellë. Na rroftë mamaja! Vetë e tha që ma bëri mamaja dasmën, nuk e thashë unë. Juve nuk ju bën përshtypje se bëhet dasmë me paret publike në kështjellën e Gjirokastrës dhe ju bën se e përmend unë.

Kategori
Uncategorized

“Ne nuk jemi popull endacak”

Një shëtitje mes dëshpërimit” është titulluar puntata e rradhës e emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku në fokus janë largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

I ftuar në studio është Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste, i cili ditët e fundit ka bërë kritika të forta ndaj qeverisë Rama.

Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një material filmik nga jeta në Cakran të Fierit, ku ka pasur edhe largime të shumta të banorëve drejt vendeve të BE-së dhe kryesisht Gjermanisë.

Blushi: Eksodi si epidemi, ka humbur besimi te qeveria dhe opozita

Pas materialit filmik, deputeti Blushi e konsideroi një situatë dramatike ekspodin që po ndodh aktualisht me shqiptarët.

“Nevoja për të ikur nga Shqipëria po kthehet në epidemi. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë arsye të iknin nga Shqipëria. Por nuk ka rast më tragjik se kjo që po ndodh. Se ikën në fillim, në eksodin e ’91 dhe u larguan me idenë që do të ktheheshin. Pati eksod edhe në ’97 për arsyet që dihen. Por ky që po ndodh është akumulim i dëshpërimit dy vjet pasi shqiptarët votuan për të ndryshuar qeverinë. E dini pse është më e rëndë? Se deri më 2013 nuk kishte shpresë te qeveria por te opozita. Ndërsa tani nuk ka besim as te qeveria dhe as te opozita. Pra, kemi një deshpërim që po kthehet në epidemi. Po na bie popullsia. Nuk ka asnjë popull në botë që ka humbur 30% të popullsisë dhe këtu nuk ka luftë civile, grupe terroriste, konflikte fetare apo etnike, për cfarë duan të ikin shqiptarët?”, shprehet Blushi.

Blushi: Nuk i besoj shifrave të qeverisë për punësim

Deputeti socialist deklaroi se nuk i beson shifrave të qeverisë për punësimin, çka sipas tij e tregojnë shifrat e largimit. “Më 2014 kanë ikur nga Shqipëria 40 mijë banorë, është njësoj sikur fshihet Pogradeci. Nëse qeveria jep shifra të pabesueshme, atëherë kjo rrit dëshpërimin te shqiptarët”, u shpreh Blushi.

Ai deklaroi se “është qeverisja e keqe si metodë që ka akumuluar dëshpërim”.

Blushi ka deklaruar se burimet natyrore të Shqipërisë po administrohen keq dhe kjo ka shkaktuar dëshpërim te shqiptarët.

Blushi deklaroi se eksodi po ndodh pas ngjarjeve të 2-3 muajve të fundit që iu shtua problemeve të mëparshme.

“Cfarë ka ndodhur këto 2-3 muaj? Pati përmbytje që nxorri në pah mjerimin. Shqiptarët e kuptuan se shteti nuk të mbron, por të bezdis, atëherë kur nuk ke mundësi. Ka pasur situata me tritol dhe kjo ka impakt te njerëzit. Pati një fushatë selektive të mbledhjes së detyrimeve të energjisë elektrike, çmimi i energjisë u rrit për këta fukarenj. U futën në burg fukarenj, por asnjë i pasur”, deklaroi Blushi.

I pyetur nga gazetari Rakipi për strategjitë e zhvillimit që ka qeveria, Blushi deklaroi se Shqipëria zhvillohet me model.

“Si po i shpërndan shteti paratë që mbledh nga taksat? Shteti që ishte deri dje dhe ky që kemi sot, në linja të përgjithshme e shpërndanin njësoj atë që iu mbledh njerëzve. Nuk ka rritje të buxhetit në arsim, apo në shëndetësi. Inercia ka shkaktuar dëshpërim te njerëzit”, u shpreh Blushi.

Blushi: Borxhin më të madh të energjisë e kanë të pasurit, burgosen të varfërit

Deputeti socialist shtoi se 60-70 për qind e borxhit në energji e kanë të pasurit, ata që kanë fabrika dhe industri dhe jo të varfërit, ndërkohë që asnjë i pasur nuk është future në burg.

“Prandaj them që ka dështuar modeli. Një i pasur nuk duhet të trajtohet njësoj si një i varfër. Ka humbur shpresa e fundit, që ishin zgjedhjet dhe njerëzit nëpërmjet ndërrimit të qeverive shpresuan. Por ndodhi sërish inercia dhe sistemi po kthehet favorizues për një pjesë të shqiptarëve, atyre që janë të pasur. Të pasurit dhe të varfërit janë të ndryshëm në pasuri, por jo në të drejta. Perceptimi i shqiptarëve është që kjo qeveri nuk i barazoi të varfërit dhe të pasurit në të drejta dhe ata kanë vetëm një rrugë, të largohen dhe kjo po ndodh. Është një fazë dëshpërimi akut dhe nëse nuk do të ishte BE që do t’i kthente mbrapsht, këtu do të iknin 1 milion njerëz”, deklaroi Blushi.

Blushi: Po qeverisemi keq, Rilindja parti brenda partisë

Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur deputetin Blushi për kritikat e tij për Rilindjen.

“Ka qenë një amballazh dhe koha e tregoi këtë. Unë nuk para besoj shumë, por ka pasur njerëz që e kanë besuar këtë. Unë jam i dëshpëruar si ata, edhe pse kam mundësi të paguarj faturën e dritave dhe karburantin e makinës. Për një shoqëri që është çdo ditë e më pak e arsimuar, shqiptarët ushqehen më keq së vendet e tjera, kanë korrupsionin më të lartë se fqinjët. Pse këta popuj kanë aftësi shtetformuese më të mira se ne? Nuk dua ta besoj se nuk kemi aftësi genetike për t’u qeverisur normalisht, por në fakt po qeverisemi më keq. Të gjithë treguesit e tregojnë këtë: ka rënë konsumi, cmimi i energjisë dhe i karburanteve është më i larti në rajon. E kam përshkruar Rilindjen si një parti brenda partisë. PS nuk është pronë publike, por pasuri kombëtare, një instrument politik si partia më e madhe që iu jep njerëzve mundësi të ndryshojnë jetën e tyre përsa kohë ka kërkuar vota. Nëse PS nuk është demokratike dhe nuk është e tillë, më beso mua, si mund të jetë Shqipëria dmeokratike?!” ka deklaruar Blushi.

Ai ka shtuar se “një parti e madhe, duhet të funksionojë si shoqëri aksionere, ku aksionerët mblidhen dhe zgjedhion administratorin. Por kjo nuk do të thotë që administratori të kthehet në pronar” . “Rilindja është një parti brenda partisë që po shkatërron partinë”, ka thënë Blushi.

Blushi: Edi Rama u zhduk pas zgjedhjeve, ministrat i shpalli në televizor

I pyetur për faktin se përse Blushi nuk është pjesë e kabinetit qeveritar, deputeti socialist deklaroi se zgjedhjet i fitoi PS dhe jo Rama.

“Kryeministri u zhduk pas zgjedhjeve dhe doli vetëm 1 herë në televizion dhe tha kjo është qeveria ime. Më mirë që nuk jam në qeveri se nuk mbaj kosto për këtë dëshpërim të shqiptarëve.”, deklaroi Blushi. Ai shtoi se ministrat e zgjedhur nuk kanë pasur hapësirën dhe lirshmërinë për të bërë gjëra.

Blushi: Rilindja, truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur

Blushi ka deklaruar se qeveria ka devijuar nga parimet e saj dhe nga ato për të cilat u zgjodh.

“Unë duhet të bëj sot një ndarje mes PS dhe Rilindjes. Shqiptarët besojnë se Rilindja ishte një truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur, për t’i marrë votuesit dhe për t’i nënshtruar. Socialistët e thjeshtë e bëjnë këtë dallim”, është shprehur Blushi.

Blushi: PS nuk vinte dot në pushtet pa LSI

I pyetur për bashkëpunimin me LSI, Blushi deklaroi se e ka mbështetur koalicionin me Metën. “Është një skemë e ndarjes së pushtetit për të cilën nuk jam kundër. PS nuk vinte dot në pushtet e vetme”, u shpreh Blushi.

Blushi kundër liberalizimit të kanabisit

Deputeti socialist ka komentuar edhe idenë e liberalizimit të kanabisit, të hedhur nga deputeti socialist Kokëdhima.

“Unë jam kundër që të bëhet kultivimi i kanabisit. Nëse tregu botëror do e kërkonte këtë gjë, do e kishin bërë vendet e tjera. Ne kemi shumë pak tokë, edhe po ta mbjellim të gjithë me kanabis nuk do konkurronim dot Serbinë. Kultivimi i kanabisit nuk e nxjerr vendin nga kriza, ky nuk mund të jetë model dhe reformë për të rritur buxhetin, pagat e pensionet, për të qenë më konkurrues. Si mund të kemi dy standard, që para 6 muajve ua mbyllëm parcelat njerëzve në Lazarat dhe tani të themi që pas 1 viti do e kultivojmë”, ka deklaruar Blushi.

Kritikat, Blushi: Ka edhe deputetë që mendojnë si unë

I pyetur nga gazetari Rakipi për kritikat që kanë bërë në adresë të tij një pjesë e deputetëve Blushi ka deklaruar: “Ka shumë kolegë të mi që mendojnë si unë, ka edhe nga ata që mendojnë kundër. I ftoj të më shajnë nëse mendojnë se mund të zgjidhin ndonjë gjë”, ka thënë Blushi.

Blushi: Sot shoqëria është pesimiste

Duke iu rikthyer çështjes së eksodeve dhe librit “Hëna e Shqipërisë”, gazetari Rakipi ka pyetur deputetin socialist nëse shqiptarët janë një popull i eksodeve.

“Pamjet e anijeve në vitin ’91 janë biblike. Unë lexoj pesimizmin e shoqërisë dhe sot ato janë fakte. Më tregoni një optimist të vertetë që shpreson se nesër do të jetë më mire, vështirë ta gjesh. Premisa që unë nisa të shkruaj këtë libër ishte vetëm një e dhënë që e gjeta në parashikimin e OKB për rritjen demografike të botës. Kjo e dhënë tregon se pas 100 vjetësh Shqipëria pritet të shkojë nga 2.8 milionë banorë që ka sot në 1 milionë banorë. Unë thashë si ka mundësi? Analizova një sërë arsyesh dhe kështu u shkrua ky libër, bazuar edhe sesi kemi ardhur ne përgjatë historisë”, u shpreh Blushi.

Duke vijuar analizën e tij, Blushi shtoi se në 500 vjet ne jemi shtuar me 4-5 herë, ndërsa vendet e tjera me 20 herë dhe kjo ka ndodhur për shkak të keqqeverisjes.

“Në një kuptim historik shqiptarët mbeten popull i palumtur dhe pesimist dhe ky pezimizëm është burim i kësja që po ndodh”, ka thënë Blushi.

Eksodi, Blushi: Ne eksportojmë model negativ në Kosovë

I pyetur për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila gjithashtu po vuan nga eksodi, Blushi ka shpjeguar se të metat e mbledhura në 2 vitet e fundit po ia infektojmë edhe Kosovës. ‘Ne eksportojmë model negativ në Kosovë”, ka thënë Blushi.

Deputeti socialist deklaroi se ne nuk jemi popull endacak . ‘Nuk kemi arsye genetike, arsye klimaterike, arsyet janë vetëm administrimi. Nëse vazhdojmë të administrohemi kaq keq dhe demokracia kthehet në një regjim që nuk ndryshon, por thjesht ndryshon nga e majta dhe pastaj e djathta, njerëzit do të ikin” u shpreh Blushi.

Blushi: Ikja nga Shqipëria e të pakënaqurve, opozita ka frikë se i ikin votuesit

I pyetur nga gazetari Rakipi për rolin e opozitës, Blushi deklaroi se është e natyrshme që ajo ta shfrytëzojë këtë. “Opozita ka frikë se me rritjen e shkallës së të larguarve nga Shqipëria, që presupozohet që janë të pakënaqurit, opozitës i ikin votuesit. Unë po lexoj panikun e tyre. Besimi që shqiptarët i dhanë qeverisë në zgjedhje, tani nuk është më. Arsyet janë rritja e papunësisë, rënia e konsumit, rritja e çmimit të energjisë, karburanteve, rritja e nivelit të borxhit”, ka thënë Blushi.

Sipas tij, pasiguria dhe pesimizmi që ka përfshirë shqiptarët do të çojë në ulje të lindshmërisë dhe plakje të popullsisë, duke humbur avantazhin që kishte Shqipëria si popull me moshë të re.

Blushi: Në Parlament njerëz të pasur, për të blerë votën

I pyetur nga Ylli Rakipi për të pasurit që po hyjnë në politikë, ndryshe nga sa ndodh në botë, Blushi ka deklaruar se modeli është i tillë që inkurajon të pasurit se kanë mundësi të blejnë vota dhe influencë.

“Nuk është fatkeqësi ta kesh babanë e varfër, por kur pushteti nuk të ndihmon dhe të lë në nivelin e babait tënd, atëherë detyrohesh të ikësh. Modeli aktual ndihmon vetëm të pasurit që të bëhet deputet apo kryetar bashkie, apo drejtor. Një grusht njerëzish që kanë para sot po futen në parlament. Nga 2001 deri më 2015 gjithmonë e më shumë të pasur hyjnë në parlament dhe diferenca me Evropën edhe në këtë rast është e frikshme. Ka pasur njerëz nga ’91 deri më 2001 që kanë qenë të varfër dhe kanë hyrë në parlament që të pasurohen, por kjo nuk ndodh më. Tani në parlament po hyjnë vetëm të pasur. Është gabim nëse të pasurit duan të hyjnë në parlament, por ata i tërheqin që të financojnë fushatën, të blejnë vota dhe influencë”, është shprehur Blushi.

Blushi: Disa qytete të vogla për 50 vjet do zhduken

Deputeti socialist ka komentuar edhe migracionin që po ndodh në Shqipëri. “Jënë 3-4 qytete të mëdha që po grumbullojnë njerëzit dhe energjinë, ndërsa ka disa qytete të vogla që për 50 vjet do të zhduken”, ka deklaruar Blushi.

Integrimi në BE, Blushi: Evropa e dobësuar, ne duhet të na kishte pranuar

I pyetur nga gazetari Rakipi për integrimin në Bashkimin Evropian, Blushi deklaroi se është shpëtim fakti që jemi afër Evorpës.

“Evropa nuk është në ditët e saj më të mira. Evropa shkëlqente më shumë në botë në vitin ’91. Sot nuk është kështu. Kriza e zgjatur ekonomike, plakja demokrafike, konfliktualiteti dhe vitet e fundit edhe dominimi nga Gjermania e kanë dobësuar pak dhe kjo na ndikon dhe ne. Na ndikon pasi Evropa e lodhur nga zgjerimi e ka shtyrë Evropën të na lëjë në pritje. Do të ishte mirë të na kishte futur më shpejt se 3 milionë banorë jemi”, është shprehur Blushi.

Blushi: Arsimi është shkatërruar në vite. Jam pesimist për reformat që ka marrë qeveria

I pyetur për gjendjen e arsimit, deputeti socialist deklaroi se ky sektor është shkatërruar në vite.

‘Masat e ndërmarra në vite e kanë shkatërruar arsimin. Reforma në arsim me liberalizimin e universiteteve dhe konkurrenca e padrejtë mes privatit dhe publikut çoi në një xhungël që i shkatërroi të dyja. Duhen masa radikale që gjendja të ndryshojë. Qeveria mori nisma në fillim, por ato u dobësuan rrugës dhe unë sot jam pesimist”, u shpreh Blushi.

Blushi: Personazhet politike sot, njësoj si prefekti në filmin “Koncert në vitin 1936″

Ai deklaroi se personazhet politike sot në Shqipëri janë të njëjtë me ata të filmit “Koncert në vitin 1936″. “Unë kam përdorur në librin tim personazhet e filmit, si prefekti që i gjen sot në Shqipëri. Mentaliteti ka ndryshuar shumë pak”, ka thënë Blushi.

Blushi: Borxhi ynë nuk është ulur që nga viti 1997

Deputeti socialist ka folur edhe për rritjen e borxhit, si një shqetësim për ekonominë dhe vendin.

“Gati 1 miliard dollarë borxh ka marrë kjo qeveri në 2 vjet, me argumentin se do të lajë borxhet e qeverisë së mëparshme. BE e ka pasur limitin e borxhit si detyrim. Unë e kam propozuar në parlament që të vendoset në Kushtetutë që borxhi të mos kalojë një limit. Ne kemi 7.2 miliardë dollarë borxh dhe nga viti 1997 borxhi ynë nuk është ulur, tani ka arritur në 72-73%. Si do ta paguajmë ne këtë borxh, duke parë Greqinë, a i kemi ne mundësitë për ta shlyer? Burimet tona po përdoren shumë keq. Shpenzimet për borxhin pengojnë që sot të mos kemi paga e pensione më të larta, shkolla e rrugë më shumë”, ka deklaruar Blushi.

Zgjedhjet e 21 qershorit, Blushi: Koalicioni i majtë, besueshmëri te aleatët

I pyetur nga gazetari Rakipi për zgjedhjet lokale dhe koalicionet , Blushi ka deklaruar se kjo tregon besueshmërinë ndaj mazhorancës.

“Ne jemi në pushtet dhe rrezatojmë një farë energjie, më shumë se opozita që merr kauza spontane dhe më pas i prish edhe kur qeveria ia dhuron. Pra, një koalicion më i gjerë tregon një shkallë besueshmërie te aleatët”, ka thënë Blushi.

Deputeti socialist deklaroi se procesi i përzgjedhjes së kandidtaëve duhet të ishte më transparent. “Unë besoj se duhet respektuar statuti. Në thelb mendoj se me një proces më kolegjal dhe fushata do të ishte më e lehtë dhe më e përballueshme se qeveria ka kosto edhe për 2 vjet”, ka thënë Blushi.

I pyetur nëse eksodi i kohëve të fundit do të ndikojë te zgjedhjet lokale, deputeti socialist deklaroi se duhet parë nëse do të ketë braktisje të votimeve. “Njerëzit kanë arsye më shumë të votojnë për mazhorancën sesa për opozitën. Dikush që dëshpërohet nga qeveria dhe ka shumë të tillë se kanë pritur më shumë, votën e tyre nuk ia japin opozitës. Kjo tregon se dëshpërimi është më i lartë se kurrë. Në këto zgjedhje duhet parë braktisja, pra sa njerëz do ta braktisin sistemin tonë”, ka argumentuar Blushi.

I pyetur për opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, Blushi deklaroi se Shqipëria ka shumë nevojë për opozitë.

Blushi: Momentet e mia më të vështira në PS në vitet 2012-2013

Ndërsa për kritikat ndaj mazhorancës dhe pyetjes së gazetarit Rakipi për një largim të mundshëm, Blushi deklaroi se ka pasur momente të vështira në vitin 2012-2013.

“Më është dukur se në atë periudhë rrugët e mia u mbyllën me PS. Nuk është dhe nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk do ta uroja. Besoj se PS siç është sot po i kufizon hapësirat e lirisë shumë njerëzve, përfshi dhe mua. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam shpresë se gjërat nuk do të ndryshojnë rrugës. Dështimet i ndihmojnë partitë të përmirësohen”, ka deklaruar Blushi.

I pyetur për të përditshmen e tij, Blushi deklaroi se iu është kthyer shkrimeve të publicistikës.

Kategori
Uncategorized

Qeveria shqiptare nxit eksodin e qytetarëve për fonde, BE-ja reagon me sanksione për vendosjen e vizave

Shqiptarët, të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë dhe të ndodhur në mjerim të plotë, të papunë e të pashpresë, por edhe të kërcënuar nga burgu, nëse nuk do të paguajnë dot energjinë elektrike, e në rastin se shpëtojnë nga burgu dhe, sipas ligjit më të ri të qeverisë, edhe për borxhe deri në 150 mijë lekë, qeveria do t’u sekuestrojë edhe shtëpinë, kasollet, bagëtinë dhe leckat e trupit, ndaj mundohen që të kërkojnë gjektë shpresën për një copë bukë. Shesin çfarë të mundin: tokë, rraqe, shtëpi, nëse kanë veçse dhe dynden porteve dhe pikave kufitare, të largohen sa më shpejt nga Shqipëria.

Ne fakt është vetë qeveria që në prapaskenë nxit eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të Europës.
Dhe kjo ka një qëllim.
Qeveria shqiptare, me dyndjen e mijëra shqiptarëve në vendet europiane, të cilët në kërkim të një mundësie të jetojnë më mirë, u bën presion të fshehtë BE-së, që të japë fonde për Shqipërinë. Në të kundërt, problemin e saj Shqipëria do ta “emigrojë” në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas pohimeve të vetë një ministri, në koefidencë për gazetën “Telegraf”, më përpara nga qeveria jonë është kërkuar ndihmë te BE-ja, në formë fondesh, për të nxitur investimet në zonat rurale, por mungesa e projekteve dhe mosbesimi që kanë BE-ja ndaj qeverisë tonë, se shumë fonde të dhëna deri tani, në formë grandesh e projektesh, janë keqpërdorur dhe shpërdoruar, ka bërë që BE-ja të jetë refuzuese ndaj kërkesave të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për fonde financiare.
Dhe qeveria shqiptare, për të ushtruar presionin ndaj BE-së, nxit në mënyrë të fshehtë eksodin e qytetarëve shqiptarë, drejt vendeve të BE-që, që ta emigrojë atje problemin e varfërisë, që nuk mund të përballojë qeveria jonë me politikën e saj ekonomike.
Reagimi i vendeve të BE-së ndaj Shqipërisë është i menjëhershëm dhe i prerë.
Më shumë se 8 vende të BE-së, kanë dhënë ultimatum Shqipërisë që të marrë çdo masë që të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, për arsye ekonomike, në të kundërt, do të marrë masa ekstreme ndaj vendit tonë, deri në rivendosjen e rregjimit të vizave, duke anulluar marrëveshjen “Shengen” dhe të bëjë të pavleshme lëvizjen e lirë të shqiptarëve në në kët zonë.
Problemin më të madh me eksodin ekonomik të shqiptarëve e kanë Gjermania, Hollanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Austria.
Telegraf.AL
Kategori
Uncategorized

A do t’a shpëtojë kjo foto Vangjel Dulen?

 

Vangjel Dule nuk është shquar ndonjëherë për korrektësi politike gjatë gjithë këtyre viteve ku ka kaluar sa majtas e djathtas duke qendruar gjithnjë në politikë. Megjithatë, pozimi me flamurin e Autonomisë së Vorio-Epirit dhe pjesëmarrja në aktivitete kryefjala e të cilave ëhstë pikërisht kjo gjë, duket një veprim më shumë se i guximshëm për Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Dule është një nënkryetar Kuvendi, i cili mbështet qendrimet për aneksimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”! Ai është toleruar vazhdimisht në qëndrime të tilla të ngjashme nga politika e Tiranës. Herë për interesa të ngushta partike dhe herë nga presioni i Athinës. Gjasat janë që të tolerohet edhe kësaj radhe.

Nuk po i hyjmë kësaj çështjeje pasi i përket maxhorancës dhe drejtuesve të saj Edi Rama dhe Ilir Meta që të marrin masa ndaj Dules.

Por ama, mund të qartësojmë arsyen e “guximit” të Dules për të dalë hapur kundër Shqipërisë.

Dhe ato lidhen direkt me postin e tij në krye të Partisë së të Drejtave të Njeriut dhe raportin me organizatën OMONIA. Të dyja këto i rrezikohen Dules.

Burime të Albeu.com konfirmojnë se Dule nuk i ka aspak mirë punët me organizatën më të madhe të minoritetit grek e quajtur Rinia Voriepirotase, e cila numëron jo pak por 3 000 anetarë. Shoqata drejtohet nga një zonjë dhe ka një peshë të madhe në organizatën OMONIA. Dule është prishur me zonjën në fjalë prej të paktën tetë muajsh për arsye që nuk kanë të bëjnë me politikën apo organizatën. Anëtarët e OMONIA-s i dijë arsyet e vërteta.

Pas prishjes së marrëdhenieve me zonjën në fjalë, Dule është ndjerë i vetmuar përballë zemërimit dhe peshës së saj në minoritet. Goditja e parë për Dulen erdhi në janar të këtij viti pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje të prishur.

Në zgjedhjet për kryetar të OMONIA-s fitoi kandidati i mbështetur nga zonja, Leonidha Papa dhe jo Vasil Kajo i mbështetur nga Vangjel Dule.

Në këtë mënyrë, Dule e humbi OMONIA-n. Tashmë Dules i rrezikohet partia. Nëse hakmarrja e zonjës do të vijojë, me shumë mundësi Dule nuk do të jetë në krye të PBDNJ-së pas zgjedhjeve gjatë muajve në vijim.

Në këtë mënyrë, Dule ka zgjedhur të bëjë poza të tilla anti-shqiptare duke qenë edhe në krye të Kuvendit në përpjekjen për të rifituar mbështetjen e Rinisë Vorioepirotase dhe OMONIA-s.

Pyetja që shtrohet është: A do t’a shpëtojë kjo foto Vangjel Dulen nga humbja e ofiqeve 20 vjeçare që ka përfituar nën emrin e minoritetit?

Arben Llalla.

Unë mund të fal, çdo njeri për çdo gjë të keqe që më ka bërë personalisht, por nuk mund të fal askënd për një gjë: Kur ngre dorë mbi kombin tim shqiptar sepse unë i përkas atij. Nuk do të duroja për asnjë minutë pa u hakmarrë kundër atyre që i kanë bërë dhe i bëjnë dëm kulturë, gjuhës, tokës shqiptare. Edhe i madhi ZOT, nëse do i bënte dëm shqiptarisë, unë do ti thoja: Ti nuk je më ZOTI, por Djalli, sepse ky komb që po i bënë dëm nuk ka dëmtuar dhe nuk ka pushtuar asnjë copë tok të një populli tjetër.@Arben Llalla

foto e Arben Llalla