Kategori
Uncategorized

ÇFARË PAGUAN SERBËT PËR TË ZHDUKUR SHQIPËRINË!

Gruaja e oratorit serb “tradhëton” bashkëshortin e saj në Konferencën e Paqes, Paris 1919, duke u kthyer në anën e shqiptarëve.

“Gjashtë muaj që ndryshuan botën” libri më tronditës, kur Parisi në vitin 1919 u bë kryeqyteti i botës; Konferenca e Paqes mblodhi njerëzit më të fuqishëm të saj për të krijuar harta të reja dhe organizata të reja;

Margaret Macmillan është autorja e saj. Ajo rrëfen se Konferenca e Paqes u shndërrua një nga çështjet më të rëndësishme të botës, paqebërësit – njerëzit e saj më të fuqishëm. Ata argumentonin, debatonin, grindeshin dhe pajtoheshin përsëri. “Ata krijonin vende të reja dhe organizata të reja. Ata darkonin së bashku dhe shkonin në teatër së bashku, dhe, midis janarit dhe qershorit, Parisi ishte njëherazi qeveria botërore, gjykata e apelit dhe parlamenti i saj, epiqendra e shpresave dhe e druajtjeve të saj. Zyrtarisht, Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, por gjashtë muajt e parë të saj janë ato që llogariten, që u morën vendimet kyçe dhe që u vunë në lëvizje zinxhirët jetikë të ngjarjeve. Bota kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë dhe kurrë nuk do t`a shohë më.
Paqebërësit ishin aty sepse Europa krenare, me besim në vetvete dhe e pasur, ishte bërë për vete copë-copë. Një luftë që kishte nisur në vitin 1914 mbi një zënkë për pushtet dhe influencë në Ballkan i kishte thithur të gjitha fuqitë e mëdha, prej Rusisë cariste në Lindje deri tek Britania në Perëndim dhe pjesën dërrmuese të shteteve më të vegjël. Vetëm Spanja, Zvicra, Hollanda dhe vendet Skandinave, kishin arritur të mos përziheshin në të. Luftëra ka patur në Azi, Afrikë, ishujt Paqësorë dhe në Lindjen e Mesme, por shumica kanë qenë në tokën europiane, përgjatë rrjetit të çmendur të llogoreve që shtriheshin nga Belgjika në veri e deri në Alpet në Jug, përgjatë kufijve të Rusisë me Gjermaninë dhe aleaten e saj Austro-Hungarinë, si dhe në vetë Ballkanin. Ushtarët kishin ardhur nga anembanë bota: australianë, kanadezë, neozelandezë, indianë, njufandlendërs (nga një ishull në Kanada), për të luftuar për Perandorinë Britanike; vietnamezë, marokenë, senegalezë për Francën; dhe më në fund amerikanët, të acaruar tejmase nga sulmet gjermane mbi anijet e tyre”. Më poshtë japim panoramën që përshkruhet nga Makmillan për pretendimet serbe, dhe si kjo “ëndërr” u realizua nga Tito me bashkimin e Jugosllavisë, sigurisht ku pjesa e planit ishte zhdukja e Shqipërisë.

***
Margaret Makmillan
Kur delegacionit jugosllav më në fund iu dha mundësia për të folur para Këshillit të Lartë, në shkurt 1919, ky paraqiti një sërë kërkesash që ishin mbledhur po me aq ngut dhe po me aq grindje sa edhe vetë kombi.
Në një orvatje për të kënaqur të gjithë, gjashtë nga shtatë kufinjtë e vendit ishin të hapur për diskutim. Kishte mbetur vetëm kufiri me Greqinë, në ish territorin osman të Maqedonisë. Në perëndim sllovenët, këmbëngulnin për Klagenfurtin, në pjesën veriore të degëzimit jugor të Alpeve, si siguri ndaj asaj që kishte mbetur nga Austria. Përndryshe ata duhet të ishin të kënaqur me kufinjtë e vjetër midis Austro-Hungarisë dhe Italisë. Pashiqi, si zakonisht, bëri lojën e vet. Interesi kryesor i tij, ashti si dhe i serbëve të tjerë, ishte të futeshin në drejtim të lindjes në Bullgari, dhe në veri të danubit, për të marrë një fashë nga territori hungarez. Ndër të tjera, kjo do të mbronte kryeqytetin e tyre, Beogradin, që kishte qenë në një pozicion kaq të ekspozuar, i ndarë nga Austro-Hungaria armike me gjerësinë e një lumi. Serbët e kishin zgjedhur atë, pavarësisht kësaj të mete, sepse ai shtrihej ndërmjet Danubit – teksa kthehej poshtë nga veriu, dhe lumit Sava, i cili rridhte nga perëndimi, në një nga pikat më të rëndësishme stradegjike të Evropës jugore. Tregtarët, pelegrinët apo ushtritë nga veriu e perëndimi duhet të kalonin nga Beogradi po të donin të shkonin në Greqi dhe në portin e madh të Selanikut, apo në lidnje nëpërmjet Bullgarisë në Konstandinopojë. Qyteti ka qenë rrethuar, mbrojtur, pushtuar plaçkitur apo luftuar nga romakët, hunët, kryqëzatat, turqit, austriakët, dhe natyrisht nga vetë serbët.
Pasditen e 18 shkurtit, Milenko Vesniçi, një serb, filloi duke kërkuar falje se nuk kishin ende një memorandum të plotë për t’ua paraqitur Fuqive. Kishte pasur “disa vështirësi” –murmuriti ai. Vesniçi, dukshëm oratori më i mirë i delegacionit, ishte i butë, dashamir, dhe shumë i shëtitur. Gruaja e tij e pasur dhe simpatike ishte miqësore me zonjën e re Uillson. Në një hartë të hapur ai shpalosi bazat për kërkesat jugosllave: shpërblim për meritat (Serbia ishte aleat besnik, dh sllavët e jugut brenda Austro-Hungarisë kishin bërë sa kishin pasur fuqi për të përçarë veprimet luftarake të armikut), vetëvendosje, siguri. Kolegët sllovenë dhe kroatë pasuan me shpjegimin e kërksave të diskutueshme: për qytetin e madh italian të Triestes, provincat hungareze të Bakës dhe Baranjës në veri të kufijve tradicionale të Kroacisë, pjesët rumano-folëse të Banatit dhe zonat gjermnao –folëse përreth klagenfurtit. Ata mohuan se po kërkonin hapësira gjithnjë kishin shtypur me qëllim shkollat dhe kulturën sllave. Një burrë ishte arrestuar në perandorinë e vjetër se kishte kërkuar biletë treni në sllovenisht. Madje, dhe mbështetësit e Jugosllavisë ishin të shqetësuar. “Mos kanë humbur të gjithë sensin e masës dhe gjykimin e shëndoshë”, – më pyeti një mik i Seton- Uastonit.
Jugosllavia në kohën kur filloi Konferenca e Paqes, kishte nën zotërim shumë nga çfarë ajo dëshironte prej Austro –Hungarisë: Bosnjë-Hercegovinën, zemrën e tokës sllovene në provincën e vjetër austriake të Karniolës, , pjesë të madha të Dalmacisë, dhe natyrisht mbretërinë e vjetër të Kroacisë, -por ajo donte edhe më tepër. Delegacioni kërkoi dy pjeë të vogla të njohura në perëndim si Mexhumurje dhe Prekomurje, aty ku Kroacia takohej me Austrinë dhe Hungarinë, dhe më tej në lindje, Baranjën dhe Bakën, pjesë të fushës së pasur në jug të Hungarisë. Hungaria kishte pak miq në Paris; jo vetëm se ishte armiku i mundur, por po i vinte rrotull edhe revolucioni. Çështja kryesore që duhej përcaktuar nga Konferenca e Paqes ishte se ç’pjesë të Hungarisë mund të merrte Jugosllavia në mënyrë të logjikshme. Mexhumurja dhe Prekomurja ishin bindhsëm kroatë dhe sllovenë (megjithëse hungarezët, u përpoqën të kërkonin të kundërtën) dhe, pas disa debatesh, ato iu dorëzuan. Fati i Baranjës dhe Bakës, sidoqoftë, u bë me shumë grindje në debatin midis Rumanisë dhe Jugosllavisë, dhe deshi shumë më tepër kohë që të merrte zgjidhje.
Për të gjithë kombet e Ballkanit, zhdukja e Austro-Hungarisë kishte dhënë një shans, ashtu si dhe disfatat e perandorisë osmane para luftës. Çdokush kërkonte sa ia kishte qejfi: vetevendosje për vete, por jo për fqinjët e vet. Qysh në periudhën e pështjelluar në tetor 1918, kur Austro-Hungaria kërkoi paqe dhe pastaj humbi nga historia, qeveritë ballkanase kishin filluar t’u vinin sytë zotërimeve, duke futur në to ushtri. Organizma të rinj grafulluan si këpurdhat pas shiut: këshilla punëtore, këshilla ushtarësh, këshilla kroatësh, maqedonësh, grekësh. Nuk ishte e qartë se kush qëndronte pas tyre, por nuk dukej se kishin dhe cak për kërkesat e tyre.
Greqia kërkonte pjesën e mbetur të Turqisë Europiane, po kështu edhe Bullgaria. Të dyja, Greqia dhe Jugosllavia, kishin në mendje ndarjen e Shqipërisë.
Rumania dhe Bullgaria nuk arritën të binin në ujdi për pronësinë e Dobruxhës, e cila shtrihej përjgatë bregut perëndimor të Detit të Zi. Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të gjitha, kërkonin më shumë nga Maqedonia.
Pati fjalime të mrekullueshme për ruajtjen e qytetërimit dhe luftën për të drejtat dhe nderin; nën rrogoz beheshin përllogaritjet e politikës reale. Në atmosferën e rënduar të 1919, ishte çmenduri të mos grabisje sa të mundje. Udhëheqësit e Ballkanit deklaronin se e adhuronin Uillsonin; ata flisnin guhën e vetvendosjes, drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe bënin peticione që, siç thuhej, prezantonin zërin e popullit, por ishin në përkrahje të grabitjeve në stilin e vjetër. Ata i tregonin bukur hartat e vizatuara. “Do të duhej një monografi madhështore, – shkroi një ekspert amerikan, – për të bërë një analizë të të gjitha falsifikimeve të hartave që nxorrën lufta dhe konferenca e paqes…Ky proces e arriti kulmin më të lartë në Ballkan”.
Paqebërësit nuk kishin ndonjë dokument orientues që të gjykonin të gjitha kërkesat. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Uilsoni kishte përmendur Ballkanin në Katërmbëdhjetë Pikat, kur flet “për rastin më të mirë për vetë- zhvillim të pavarur” të popujve të Austro-Hungarisë, dhe më drejtpërdrejt kur ai tha se Rumania, Serbia dhe Mal i Zi duhen ngritur prap në këmbë. Ai premtoi, gjithashtu se Serbia do të kishte dalje në det, pa e përcaktuar se si, dhe se shtetet e Ballkanit, nën mbikqyrjen dashamirëse të Fuqive, do të bëheshin të gjithë miq “përgjatë vijave të besnikërisë e kombësisë, që janë vendosur historikisht”. Se çfarë nënkuptonte kjo e fundit nuk ishte e qartë, por sugjerohej të mos përfillej as historia e vonë dhe as përzierjet kombëtare në Ballkan.
Kishte një përshtyje se aleatët besnikë do të shpërbleheshin. Serbia duhej të merrte diçka për vuajtjet e saj – porte në Adriatik, mbase, ose të paktën dalje në Egje.
Greqia dhe Rumania duhet të zgjidhnin disa nga premtimet e bëra aq dorëlëshuar gjatë luftës. Bullgaria dhe Turqia Osmane e kishin bërë hak të paguanin dënimin për marrjen e anës së gabuar. Se sa mund të paguanin ato, ishte çështje tjetër. Perandorisë osmane nuk i kishte mbetur shumë në Ballkan; Bullgaria ishte thyer dhe tashmë kishte humbur pjesë të tëra territoriale më 1913.
Britanikët ishin tepër mospërfillës ndaj ngjarjeve në Ballkan, ashtu siç ishin ndaj pjesës më të madhe të Europës Qendrore, përderisa interesat britanike, qofshin ato tregtare dhe detare, ishin të mbrojtura. Ata preferonin shtete të fortë, dhe të qëndrueshëm, pasi ata do të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të ringjallur. Ndërsa “Serbia e vogël guximtare” kishte adhuruesit e saj të përkushtuar, ashti si dhe Mali i Zi dhe Shqipëria, qeveria britanike nuk ishte e përgatitur që të harxhonte fuqinë dhe paranë britanike për të siguruar mirëqënien e tyre. Në të kundërt, Franca udhëhiqej gjithherët nga nevoja për mbrojtje nga Gjermania. Në mënyrë të përkryer, një Serbi dhe Rumani e zgjeruar, dhe Çekosllavaki e Polonia në veri, do të siguronin një kundërbalancë të tilla sa Gjermania nuk do të merrte kurrë guximin të sulmonte përsëri Francën. Dhe aq më mirë sikur një Serbi e fortë t’a mbante në vend Italinë.
Gjeografia e detyronte Italianë të mendonte seriozisht për Ballkanin. Teksa italianët përgjithësisht u mrekulluan kur po shihnin fundin e armikut të tyre tradicional, Austro-Hungarisë, dhe liberalët, të paktën, ushqenin simpati për kombet e vegjël që po luftonin për të fituar lirinë e tyre, nacionalistët italianë nuk donin që ndonjë forcë tjetër të vinte mbisundimin e saj në Ballkan, as Rusia bolshevikë, e as një shtet i sllavëve të jugut.
Nacionalistët do t’i jepnin formë politikës italiane në një drejtim tepër ndërluftues dhe ekspansionist. Nga frika e një shteti të fortë të sllavëve të jugut, Italia ishte gati të mbështeste kërkesat e fqinjve të tyre, Rumanisë, Austrisë dhe Bullgarisë. Në Paris, Sonino këmbënguli se kërkesat e diskutueshme të Italisë dhe Jugosllavisë duheshin diskutuar vetëm në Këshillin e Lartë. Ai frikësohej, me të drejtë, se nuk do të kishte një komitet ekspertësh që do të kujdesej për ndershmërinë e kufijve, dhe as për atë çfarë i ishte premtuar Italisë gjatë luftës.
Kjo histori është një pjesë e debatit më të gjerë ndërmjet Italisë dhe Aleatëve të saj, të cilat për pak sa nuk prishën të gjithë Konferencën e Paqes.
Amerikanët, në Ballkan ashtu si dhe gjetkë, e shihnin rolin e tyre si të një komisioneri të ndershëm, duke çarë shtegun nga degëzat e diplomacisë së vjetër për të zbatuar standartin e ri të vetëvendosjes. Fatkeqësisht, e vërteta për popullsitë e Ballkanit nuk u gjet lehtë. Praktika e përcaktimit në bazë të kombësisë ishte aq e re sa shumë banorë të Ballkanit ende mendonin për veten në radhë të parë në caqet e rajonit apo klanit të tyre, dhe kroatët njëlloj ngaqë flisnin në fakt të njëjtën gjuhë, apo të ndryshëm sepse të parët ishin kryesisht ortodoksë dhe përdornin alfabetin cirilik dhe të dytët ishin katolikë dhe përdornin alfabetin latin? Kujt i përkiste Maqedonia –grekëve për shkak të historisë, apo sllavëve për shkak të gjuhës së tyre? Si mund të viheshin kufinj të qartë kur kishte një përzierje të tillë popullsish? Në hartat e popullsisë së Ballkanit modelet ishin mjaft të këndshëm, një përhapje e përsosur ngjyrash dhe njollash me bojë të theksuar. Në terren ku ziente një çorbë dyshimesh dhe urrejtjesh, nuk ishte aq bukur.
Vendosja e kufijve në rajon solli pakënaqësinë e minoriteteve dhe zemërimin e fqinjve. Dhe në zemër të tij ishte Jugosllavia e re. Ajo ishte vetformuar, por paqebërësit e njohën dhe i vendosën kufijtë me anë të një vargu komitetesh të posaçëm. Rezultati ishte një vend tri herë më i madh se Serbia e vjetër, por më shumë më tepër armiq. Shteti i ri rrëmbeu Malin e Zi, Slloveninë, dhe Bosnjën, nga Austria; Kroacinë dhe një pjesë të Banatit, nga Hungaria; pjesë nga Shqipëria dhe Bullgaria. Ajo që tërhiqte shumë shpesh në Konferencën e Paqes, nuk ishte thjesht fati i banorëve, por e ardhmja e rrejtit të aleatëve tek i cili varej paqja e Evropës.
Austria, Hungaria dhe Bullgaria, shtetet e mundur, mbajtën zi për humbjet e tyre, si për territoret ashtu dhe për popullsinë. Vetëm Greqia në jug ishte miqësore me shtetin e ri. Brenda Jugosllavisë njerëz që kishin pak të përbashkët mes tyre veç gjuhës, kurrë nuk u pajtuan për interpretimin e përbashkët të kuptimit të vendit të tyre. Jugosllavia pagoi shtrenjtë, për përfitimet e saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur fqinjët e saj, me ndihmë të madhe nga Gjermania, rimorën tokat që ajo i kishte fituar në Konferencën e Paqes dhe popujt iu kthyen njëri tjetrit. Megjithëse udhëheqësi komunist Tito ia doli mbantë t’i bashkonte prapë pjesët, shtatëdhjetvjet pasi Konferenca e Paqes e njohu për herë të parë ekzistencën e Jugosllavisë, kjo filloi të shpërbëhej në pjesët përbërëse të saj dhe, në mars të vitit 2002, u zhduk mesaduket njëherë e mirë si shtet. Fqinjët e saj e shihnin atë me shqetësim, ashtu siç kishin bërë qysh prej vitit 1919.

Standart.

Kategori
Uncategorized

Si u dëmtuan raportet me tre shtete brenda javës

ben blushiAnaliza e deputetit të PS për tensionet e fundit në marrëdhëniet me Greqinë, Turqinë dhe maqedoninë. “Në të vërtetë, mënyra se si transformuam marrëdhëniet me tri shtete në një javë tregon se si funksionon demokracia jonë. Ajo është një pengmarrje ndaj të dobëtëve si në rastin e Maqedonisë, një hile me ata që s’mendojnë si ti, si në rastin e Greqisë dhe një përulje mashtruese ndaj të fortëve, si në rastin e Turqisë”.
Nga Ben Blushi
Ballkani është një vend nga ku duan të ikin të gjithë. Si çdo shtet ballkanik, edhe Shqipëria po kërkon të duket një shtet joballkanik. Megjithëse për t’i ikur kësaj damke e quajmë veten Europë Juglindore, sot jemi më shumë ballkanas se europianë juglindore. Sepse, sado të përpiqesh t’i ikësh një llagapi, kujtimit të emrit nuk i ikën dot.
Megjithatë, vitet e fundit kemi pasur mundësi të bënim diferencën në Ballkan. Dobësimi i shteteve përreth nesh për arsye të konflikteve etnike të hapura, të cënimit të demokracisë, të rënies ekonomike dhe acarimet që disa prej tyre kanë pasur me njëri- tjetrin, krijuan përshtypjen se Shqipëria mund të ishte ndryshe. Ajo arriti të shuajë deri diku paragjykimet historike që binin mbi të, garantoi rotacion normal pushteti, rritje ekonomike pozitive dhe largoi me kujdes bindjen se kërkon të ndryshojë kufijtë duke përfituar nga dobësimi i fqinjëve.
Kjo klimë dha frytet e veta. Anëtarësimi në NATO, pavarësia e Kosovës dhe marrja e statusit të vendit kandidat për BE, do ishin të pamundura në kushte të tjera. Nëse Shqipëria do ishte një vend agresiv me fqinjët, asnjë nga këto ngjarje nuk do ishte festuar, sepse nuk do kishin ndodhur siç nuk kanë ndodhur me të tjerët. Maqedonia nuk është në NATO, Serbia humbi betejën për Kosovën, Greqia është zhytur në krizën e borxheve, çka ia ka krisur raportet me Europën.
Nga ky perceptim ndoshta Shqipëria përfitoi edhe më shumë nga sa mundej, duke fshehur dobësinë e saj të brendshme, konfliktin e ashpër politik, korrupsionin që helmon shtetin, polarizimin e frikshëm social, si dhe tendencat për krijimin e partive nacionaliste apo ekstremiste fetare.
Këto nuk kanë qenë fryte direkte të diplomacisë sonë, por të mungesës së diplomacisë së të tjerëve. Diplomacia jonë ka qenë e përgjumur, anemike, por e qetë. Në një kuptim kemi fituar duke mos bërë asgjë. Ose më saktë, kemi fshehur dhëmbët që nuk i kishim, gjë që na ka treguar të qeshur edhe kur qanim.
Diplomacia, ndryshe nga etika, nuk ka lindur për të rregulluar marrëdhëniet mes njerëzve, por marrëdhëniet mes shteteve. Kjo do të thotë se shtetet nuk mund të trajtohen njëlloj si njerëzit. Komplekset njerëzore nuk mund të drejtojnë raportet mes shteteve dhe, kushdo që e ka bërë këtë në rajon, ka dështuar siç po dështon.
Kryesisht vendet e vogla si ne, kanë dhe do të kenë kompleksin e përmasës. Ne kemi qenë dhe do jemi një vend i vogël, të cilit në histori të gjitha shtetet e tjera i janë dukur më të mëdha, më të pasura, më të forta dhe më të lidhura strategjikisht me fuqitë e Europës, me Amerikën dhe Rusinë. Ky kompleks na shoqëron ende. Kompleksi i përmasës së deformuar është rreziku kryesor i diplomacisë sonë, siç u shfaq edhe në ditët e fundit në raportet me Turqinë, me Greqinë dhe Maqedoninë.
Duhet të përbëjë rekord europian shpejtësia me të cilën i kemi lëkundur raportet më këto tri shtete për një javë. Nëse kjo do të ndodhte vetëm me njërin prej tyre, ndoshta nuk do kishte nevojë të matej si simptomë. Por mënyra si jemi sjellë për një javë, dëshmon se simptoma mund te jetë një sëmundje. Një kompleks. Për mua ky është kompleksi i përmasës dhe dua ta sqaroj duke i marrë me radhë.
Me Turqinë kompleksi i përmasës shfaqet në formën e zvogëlimit. Na duket vetja shumë të vegjël dhe pranuam të fyemi nga Presidenti i Turqisë, i cili erdhi këtu duke besuar atë që i ishte premtuar. Ne e ftuam Erdoganin për të na fyer. Natyrisht, Presidenti i një vendi më të vogël nuk do kishte besuar kurrë se Shqipëria mund të mbyllte shkollat e veta, siç e besoi Presidenti i Turqisë. Me gjithë delirin e vet neootoman, Presidenti turk nuk do ishte nisur në Tiranë për të luftuar kundërshtarët e vet politikë nëse nuk do i ishte premtuar paraprakisht ajo që kërkoi, apo nëse nuk do i ishte krijuar përshtypja se ajo që kërkonte do i jepej.
Te gënjesh Erdoganin është gjysma e të keqes. Feudalët shqiptarë e kanë gënjyer shpesh sulltanin në Mesjetë dhe në disa raste kanë bërë mirë. Por ata nuk drejtonin shtete të pavarura, por fshatra dhe krahina dhe jetonin me bindjen se po gënjenin sovranin e tyre për përfitime të vogla. Ka njerëz që gënjejnë dhe kjo u njihet për meritë, por nëse kjo ndodh ne marrëdhëniet midis shteteve, nuk është më gënjeshtër. Shtetet nuk mund të gënjejnë. Aq më pak, për kaq pak. Ato ndryshojnë qëndrimet, por nuk gënjejnë. Të gënjesh si shtet është e padrejtë në përgjithësi. Të gënjesh Turqinë është edhe më e padrejtë. Kjo nuk provon vetëm delirin e Erdoganit, por dëshmon pafuqinë tonë për të thënë të vërtetën. Dhe ajo që ndodhi, nuk ndodhi nga ndryshimi i qëndrimit, por nga frika për ta thënë qëndrimin. Nga frika e përmasës së Turqisë. Nga kompleksi i një vendi të vogël, që duhet të ketë frikë nga një vend i madh. Duke besuar se ngjarja me Erdoganin i ka luhatur marrëdhëniet tona me Turqinë, jam i bindur se nëse do kishim thënë të vërtetën, nuk do kishte pasur asnjë krisje. Ndershmëria e një vendi të vogël vlen më shumë se dominimi i një shteti të madh. Sepse gabohet kush beson se, duke qenë i vogël, nuk mund të thuash të vërtetën.
Kalojmë te Greqia. Me Greqinë kompleksi i përmasës ka një përmasë tjetër. Ai po shfaqet në formën e kontrastit ideologjik. Pra, të nevojës për të bërë diferencën mes kapitalizmit tonë dhe atij grek, çka është një idiotësi profane. Dikush në Tiranë beson atë që edhe në Europë nuk e beson njeri. Pra, se Greqia po kthehet në kapitalizëm social të dënueshëm dhe shumë shpejt falimentues. Dikush në Tiranë duket sikur beson se kapitalizmi ynë është me evropian, pra është në drejtimin e duhur, prandaj është më i madh, ndërsa ai grek është në rrugë të gabuar, është në humnerë, prandaj është më i vogël. E kanë gabim. Me gjithë devijimin e vet të panjohur, kapitalizmi grek është gjithsesi më europian, sepse është më human, ndërsa ky i yni duke qenë anarkik, jonjerëzor dhe autarkik është pothuajse afrikan. Ai nuk ka ardhur ende në Europë. Si metodë.
Kapitalizmi ynë po prodhon më shumë emigrantë se ai grek, kur në fakt duhej të ishte e kundërta. Sot në Tiranë duket sikur mezi presin që qeveria greke të dështojë si model. Kjo është frika e përhapjes së modelit. Ky është sërish kompleksi i përmasës ideologjike. Është frika se modeli i qeverisë greke mund të kalojë kufirin duke rrëzuar modelin kaotik dhe shkatërrues që ne kemi ndjekur për shumë vjet.
Ky është një kompleks servil, që hiqet si supremaci ideologjike. Është njëlloj sikur një mace t’i mburret një qeni se ajo mund të fshihet në një shishe për shkak të përmasës, çka qeni nuk e bën dot, pikërisht për shkak të përmasës.
Në përgjithësi ky është një kompleks servil. Jo ndaj Greqisë, por ndaj Europës, së cilës me këtë rast duam t’i themi se megjithëse një vend i varfër, ne nuk do ndotemi nga virusi grek i mbështetjes për të varfrit dhe i huamarrjes së negociueshme, paçka se varfëria në Shqipëri po rritet dhe borxhi po kapërcen 80 për qind të prodhimit të brendshëm.
Këtë kompleks kemi ushqyer me kokëfortësi vetëvrasëse gjatë shekullit të kaluar. Ne mbetëm stalinistë, edhe pse Bashkimi Sovjetik ndryshoi. Ne u thoshim sovjetikëve se, megjithëse më të vegjël, jemi më të mëdhenj se ju në ideologji. Ideologjia ishte përmasa jonë e gabuar në 50 vjet. Edhe nëse sot Greqia është gabim në rrugën e vet, kjo nuk është arsye që ne të acarojmë marrëdhëniet me Greqinë për arsye ideologjike, duke kërkuar dimër përpara se të shkojmë në pranverë.
Në të kundërt, ndryshimet e qeverisë në Greqi duhej të ishin një mundësi për të rinegociuar çështjen e kufijve detarë, për të cilët janë përgjegjëse dy qeveritë e shkuara greke, bashkë me qeverinë tonë të djeshme. Modeli i të dyja qeverive pararendëse ne Greqi u rrëzua, çka mund të ishte një shans për rinegocim për detin dhe interesat strategjikë që ai mbart. Por ne na drejton kompleksi i përmasës së lexuar gabim. Ne besojmë se ideologjikisht jemi më afër Europës, ndërsa Greqia është më larg dhe prandaj ka ardhur dita të sqarojmë hesapet. Edhe nëse ky është një avantazh, nuk është një avantazh që duhet shfrytëzuar, sepse kjo rrugë nuk na çon askund. As në tokë. As në det. As në kapitalizëm.
Kalojmë te Maqedonia. Në këtë rast, kompleksi i përmasës shfaqet në formën e zmadhimit. Kjo përmasë e kompleksit të përmasës është dhe më e dukshme, sepse gjërat e mëdha duken më shumë se të voglat.
Ne jemi një vend më i madh se Maqedonia. Atje ka më shumë se 30 për qind shqiptarë, të cilët jetojnë me sytë nga Shqipëria, por kjo nuk duhet të jetë arsye për të kërcënuar Maqedoninë, siç ndodhi këtë javë kur paralajmëruam veton për anëtarësimin në NATO të këtij vendi. Asnjë njeri, që nuk ngatërron marrëdhëniet mes njerëzve me marrëdhëniet mes shteteve, nuk do ta bënte këtë gafë. Kjo është njëlloj si të mbash peng një biznes për një licencë. Është njëlloj si të mbash varur një njeri për një hall. Është njëlloj si të kushtëzosh votën për një vend pune. Të gjitha këto ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Shteti ynë kushtëzon çdo ditë qytetarët e vet për arsye politike. Për shkak të kompleksit të përmasës, pra me bindjen se sot jemi një vend më i madh se Maqedonia, ne e huazuam këtë metodë edhe në marrëdhëniet mes shteteve.
Në fakt, Shqipëria është dhe duhet të jetë vendi më i painteresuar për të krijuar precedentin e vetos. Ne u kemi shpëtuar disa vetove të mundshme në vitet e fundit, përfshi veton për anëtarësimin tonë në NATO dhe statusin e vendit kandidat. Sikur dikush të na kishte kushtëzuar siç paralajmëruam ne Maqedoninë, sot situata jonë politike dhe ekonomike do ishte shpërthyese dhe shumë më e mjerë. Do kishim më pak demokraci, më pak të drejta politike, më shumë emigracion, më pak rritje dhe shumë më pak shanse për rotacion pushteti. Ne kemi përfituar më shumë se kushdo nga heqja e vetove të mundshme. Atë që s’na e kanë bërë të tjerët, ne s’mund t’ia bëjmë askujt tjetër. Kjo do të thotë të jesh i padrejtë. Kjo do të thotë të jesh kanosës.
Maqedonia mund të meritojë të kushtëzohet në mënyra të ndryshme për shkak të cenimit të të drejtave civile, politike dhe etnike, por në asnjë mënyrë në këtë formë, në asnjë mënyrë vetëm nga ne dhe aq më pak në mënyrë të njëanshme. Ne hyjmë në NATO pasi fatmirësisht askush nuk vuri veton dhe fituam një instrument besimi. Tani po e përdorim kundër të tjerëve. Ky është një abuzim. Është njëlloj sikur të të pranojnë në një klub dhe të vjedhësh çelësin duke mbyllur derën për të ngjashmit e tu.
Unë e di që ne nuk do e vetojmë kurrë Maqedoninë. Por çështja është që vetoja e Maqedonisë nuk duhet të na kishte shkuar në mend. Të besosh se ke në dorë integrimin e një shteti tjetër është deformim i kompleksit të përmasës.
Nëse i ndërtojmë marrëdhëniet me vendet e tjera duke u nisur nga përmasat tona, një herë të mëdha dhe një herë të vogla, ky është një narcizëm infantil, që të shtyn të besosh se dukesh i madh para të vegjëlve dhe i ri para te mëdhenjve. Kjo do të thotë t’i trajtosh shtetet si njerëzit.
Në të vërtetë, mënyra se si transformuam marrëdhëniet me tri shtete në një javë tregon se si funksionon demokracia jonë. Ajo është një pengmarrje ndaj të dobëtëve si në rastin e Maqedonisë, një hile me ata që s’mendojnë si ti, si në rastin e Greqisë dhe një përulje mashtruese ndaj të fortëve, si në rastin e Turqisë.
A nuk i kemi në këto përmasa? Sigurisht. Ne u sollëm me Ballkanin si me Parlamentin e Shqipërisë. Mjafton të shohësh përmasën e imoralitetit të aleancave tona partiake apo individuale dhe kupton se pse u sollëm kështu gjatë një jave. Dhunuam të dobëtin, kërcënuam të ndryshmin dhe mashtruam përkohësisht të fortin. Ky nuk është pragmatizëm. Ky është narcizëm. I gatuar me dhunë, i marinuar me hile dhe i paralajmëruar në fushatë me zile.
Fat i madh që në politikën e jashtme nuk kemi autonominë e mjaftueshme për të bërë keq, siç bëjmë çdo ditë në politikën tonë të brendshme.
Nëse do silleshim edhe me shtetet siç bëjmë me votat e Parlamentit, do shkonim shumë shpejt në pozitën e maces që i mburret qenit se mund të fshihet në një shishe. Por, për fat, Ballkani nuk është si Parlamenti i Shqipërisë. Aty ka të vegjël, ka të mëdhenj, ka të dobët, të fortë, të pasur, të varfër, të lodhur, të dhunshëm dhe të zhurmshëm. Së fundi ka edhe narcistë.
Të gjithë mund të rriten, të zbuten, të dobësohen, të pasurohen dhe të europianizohen për shkak të ndryshimit. Vetëm narcisti nuk do ndryshojë, sepse ai ka vetëm një përmasë. Përmasën e mosndryshimit.

Kategori
Uncategorized

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë EuropaËshtë një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë pavarësinë e saj de facto et de jure që prej një muaji, duke i shpëtuar mrekullisht vorbullës përpirëse greko-serbe-malazeze për ta gllabëritur.

Megjithëse ishte nënshkruar armëpushimi i luftës së parë ballkanike, përsëri, përplajsa e interesave të fuqive të kohës në Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjë e më agresiv po paralajmëronin tashmë tallazet dhe furtunat e Luftës së parë botërore. Sakaq, vitale për Shqipërinë, si shtet i ri i pavarur, ishte përcaktimi i kufijëve të saj gjeografikë, për t’i dhënë fund copëtimit të trojeve historike e etnike shqiptare, filluar që me traktatin e Shën Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipëria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer më sot të dhëna se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi të sakta për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar, pa i shpëtuar paragjykimeve të kohës, interesave politike të caktuara dhe qëndrimeve gjoja diplomatike në dy karrige, po ku, për fat të keq, të shkon skiç prapanica. Thotë ca të vërteta, thotë dhe ca të pavërteta.

Dhe në fakt, nuk i zë në gojë pashalliqet e mëdha historike shqiptare nga Janina në Shkodër, me vezirët e tyre që ishin mbretër e shkuar mbretërve në tokat shqiptare, ndonëse këta nuk “e menduan” hollë e gjatë të bashkonin Shqipërinë gege e toske në katër vilajetet shqiptare të Turqisë europiane (vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) që përmbanin kufijtë e Shqipërisë së vërtetë etnike dhe jo Shqipërinë e Madhe, sikundër shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur të kundërshtojmë pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohës së tij nuk është ende një gjuhë e shkruar, po kufizohemi në faktin e thjeshtë se shqipja e shkruar me germa latine është përuruar me “Formulën e pagëzimit të Pal Engjëllit më 1462” (në periudhën e epopesë kastriotase), ndërkohë që murgu frëng Guillaume Adam fakton se që më 1332 (në Directrium adpassagium… ) “Albanienët (shqiptarët) në librat e tyre përdorin shkronjën latine”, pikërisht në po atë periudhë të Mesjetës së hershme kur po fillonte të shkruhej edhe vetë gjuha frënge.

Nuk po zëmë këtu në gojë “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokë. Sa për çështjen e alfabetit dhe të librit shqip, i qenësishëm ky me pikatore para pavarësisë, ai ka të drejtë, duke patur këtu parasysh rolin e madh të librit në zhvillimin historik të kombeve të zhvilluara.

Një tjetër ide e autorit në atë mbarim fatlum e rilindës të 1912-ës shqiptare tërheq vëmendjen: Shkupin, ai e quan trevë shqiptare dhe kurrfarë dyshimi po ashtu për Himarën shqiptare, ndonëse aty flitet edhe greqishtja kur, në fakt, më shpirtërorja e vetë atij populli, kënga e famshme himariote, vallja, veshja, vetë historia e dokumentuar flasin për etnogjenezë të mirëfilltë shqiptare të gjithë asaj treve të famshme të Bregut, aq shumë e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipërisë” të tablove të famshme të Lear parë që nga Korfuzi.

Sot, në Europën e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtë e Shqipërisë, kufijtë e Kosovës as që vihen më në dyshim, tokë e det bashkë. Në dyshim përgjues vazhdojnë të mbeten lakmitë, lëpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rëndë i paragjykimeve historike që ato mbartin me vete.

Letër nga Athina e Louis Arnaud

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!
Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. ”

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar.

 

Kategori
Uncategorized

Rilindja dhe transporti spitalor i te semureve.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=g0NoNpFh5sE&feature=player_embedded#t=2

Kategori
Uncategorized

Bode i telefonoi Berishës për t’ i thënë se e kishin humbur Korçën, ky i tha: Ridvan, mos u kthe në Tiranë, shko në Rakickë!

Një biografi e Ridvan Bodes, njeriut që mban rekordin si Ministri i Financave i cili qëndroi më tepër në detyrë pas vitit 1990 (3)

Me Kuvendin e PD-së që u mbajt në tetor 1997, Berisha, i cili u rikthye në postin e kryetarit të partisë pas pesë viteve, ndërtoi ekipin me të cilin do të punonte në opozitën e gjatë dhe të vështirë që e priste pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 1997. Në këtë Kuvend u prit me habi rishfaqja e Bodes dhe zgjedhja e tij në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e partisë. Por habia u bë më e madhe kur Këshilli Kombëtar, në mbledhjen e vet të parë pas Kuvendit, e zgjodhi Ridvan Boden sekretar të përgjithshëm të partisë, çka sipas statutit të partisë ishte posti nr. 2 në parti pas kryetarit. Të gjithëve në PD iu dukej një mister se përse Berisha vendosi që ta riciklonte politikisht Boden dhe ta katapultonte në lidershipin e ri të PD-së, së riorganizuar. Në debatet e zjarrta që bëheshin në kafeteritë e shumta që ishin në atë kohë rrotull selisë së PD-së, të pakënaqurit nga Berisha thoshin se Bode, si ish-ministër i financave në kohën e pikut të piramidave dinte shumë gjëra dhe Berishës i konvenonte që këtë njeri ta kishte pranë, që ai mos të fliste për gjëra që Berisha nuk do të donte që të bëheshin publike. Por nëse do të kishte qenë kështu, Berisha do ta kishte bërë Boden deputet nga lista shumëemërore në zgjedhjet e qershorit 1997. Në çdo rast, kjo teori nuk e shpjegonte megjithatë ngjitjen e Bodes kaq lart në hierarkinë e PD-së. Kjo mund të shpjegohet vetëm me atë se Berisha, paslargimit nga pushteti në vitin 1997, do të ishte ende edhe për një kohë të gjatë në marrëdhënie të këqija me SHBA-të, marrëdhënie të cilat nuk u përmirësuan deri në vitin 2004. Për këtë arsye Berishës u afrua më shumë me Francën. Me Boden si nr. 2 në PD Berisha i jepte një sinjal të qartë Parisit.
Në skemën «gjeopolitike» brendashqiptare të Berishës, Bode në lidershipin e PD-së duhej të përfaqësonte Shqipërinë e Jugut dhe posaçërisht Shqipërinë Juglindore, me Korçën si kryeqendër të saj. Me sa duket Berisha, i cili atëhere ishte në një raport të vështirë me Vlorën, nuk parapëlqeu që të zgjidhte në vend të Bodes një njeri me origjinë nga pjesa jugperëndimore e Shqipërisë së Jugut, posaçërisht nga Vlora, duke menduar se kishte më tepër gjasa që të fitonte mbështetje më të fortë në jugperëndim të Shqipërisë Jugore. Por problemi qendronte se Bode ishte me origjinë nga pjesa skajore e Shqipërisë Jugperëndimore, nga një fshat i Devollit, çka vëshirë se do ta bënte Boden që ai të shihej nga Korça dhe zonat përreth si përfaqësues i tyre. Dhe Bode nuk e arriti dot kurrë reputacionin e të qenit përfaqësues i zonës së gjerë prej nga ku e kishte origjinën. Në skemën e Berishës, Bode, i cili është me origjinë muslimane, duhej të përfaqësonte muslimanët e Shqipërisë së Jugut, ndërsa nënkryetari i PD, Genc Pollo duhej të përfaqësonte kristianët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut dhe kristianët ortodoksë në përgjithësi.

Ridvan Bode do të zgjidhej në postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së pesë herë rresht, në 1997, 1999, 2001, 2005, 2009. Kur Bode u bë nr. 2 në PD mund të supozohej se ai do të ishte një shënjestër e parapëlqyer për propagandën e së majtës, për të provuar se në krye të PD-së vazhdonin të ishin përgjegjësit për skemat piramidale, por nuk ndodhi kështu. Emri i Ridvan Bodes shfaqej shumë rrallë në faqen e parë të «Zërit të Popullit» aq sa mos të krijohej dyshimi se përse PS nuk e sulmonte këtë njeri.
PD, në periudhën e parë të opozitës së saj, në vitet 1997-2000, kaloi shumë momente dramatike, që ishin veçanërisht dy ditët kur partia kryesore e opozitës u rrethua nga forca të armatosura, në 12 shtator 1998 dhe 28 nëntor 2000. Në të dy këto ditë dramatike për PD-në, Bode, nr. 2 i partisë dhe bashkëpunëtori me i ngushtë i kryetarit, sipas Statutit të partisë, nuk ishte pranë Berishës. Kur Berisha u ndalua nga Policia e Shtetit në 28 nëntor 2000, në krah të tij nuk ishte Bode. Merret vesh, Bode kujdesej që të ishte larg Berishës në momentet më të rrezikshme.

Kur në në 1999, në PD doli fraksioni i ashtuquajtur i reformatorëve, me në krye Genc Pollon, në 1999, Bode mbajti anën e Berishës. Sigurisht që ky qëndrim i Bodes erdhi jo nga ndonjë ndjenjë besnikërie, por nga fakti se Bode, për shkak të së kaluarës së vet si «ministër i piramidave», nuk shihte tjetër mundësi për të mbetur në politikë, përveçse duke qenë pas Berishës. Bode, duke mbajtur stigmën e piramidave financiare, ishte i padëshirueshëm për çdo lëvizje nismëtare për një lidership të ri në PD. Në takimet konfidenciale me të huajt, Bode thoshte se e gjithë përgjegjësia për firmat piramidale ishte e Berishës dhe se ai vetë (Bode) kishte qenë për mbylljen e tyre. Por Bode harronte të thoshte se se megjithatë edhe ai vetë (Bode) nuk kishte qenë kundër përfitimeve që pati prej skemave piramidale.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 Berisha e përdori Boden si rrufepritëse. Në atë kohë, Berisha, i gjendur para kërkesa ngulmuese të mediave se kush do të ishte kandidati për kryeministër i koalicionit opozitar (PD dhe partitë aleate) nëse ai i fitonte zgjedhjet, duke qenë se e majta e kishte paraqitur kryeministrin në detyrë Meta, si personin i cili do të drejtonte qeverinë edhe pas zgjedhjeve, Berisha bëri një truk duke paraqitur Ridvan Boden si «kandidati për kryeministër i opozitës». Me këtë kllounadë Berisha e bëri të qartë se ai jo vetëm që nuk shpresonte që opozita t’ i fitonte zgjedhjet, por as donte që opozita të paraqitej para elektoratit sikur kërkonte seriozisht që t’ i fitonte zgjedhjet. Nuk mund të shihej ndryshe veçse si kllounadë që fushatën elektorale të opozitës e drejtonte Berisha, premtimet i bënte ai, ndërsa si kandidat për kryeministër paraqitej Bode. Është e vërtetë se edhe tek e majta si kandidat për kryeministër nuk kishte dalë kryetari i PS Nano, por Ilir Meta, por kjo kishte ndodhur si rezultat i konflikteve të brendshme në këtë parti dhe Nano do të kërkonte që ta merrte postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.
Ndërsa Berishën asgjë nuk e pengonte për të dalë si kandidat për kryeministër para zgjedhjeve, duke i bërë premtimet të besueshme, pasi ai që i bënte paraqitej si njeriu që do të merrte përgjegjësinë për t’ i realizuar. Sigurisht që Berisha nuk donte të dilte si kandidat për kryeministër, se donte që ta shkarkonte mbi Boden përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Bode humbi madje edhe në zonën e vet elektorale në Devoll, humbje për të cilën akuzoi publikisht kryeministrin Meta, sikur ky përdori dhunë për mos të lejuar që, sipas fjalëve të Bodes, «kryeministri i opozitës» të fitonte në zonën e vet elektorale. Me sa duket Bode e kishte marrë shumë seriozisht këtë shakanë e Berishës të shpalljes së tij si kandidati për kryeministër i opozitës. Në fakt PD edhe mund të kishte fituar në Devoll sikur atje mos të kishte kandiduar Boden. Devollinjtë ende nuk kishin harruar se në fushatën e zgjedhjeve të vitit 1996, në të cilat Bode ishte kandidat për deputet i PD-së në Devoll, ai ishte pyetur në çdo fshat që kishte shkuar për fatin e kompanive huamarrëse. Në atë kohë PS hapte fjalë se PD do t‘ i mbyllte kompanitë huamarrëse pas zgjedhjeve. Bode u tha zgjedhësve që t‘ i depozitonin pa frikë paratë në kompanitë huamarrëse, se atje i kishin të sigurta, falë Qeverisë së PD e cila kishte marrë të gjitha masat që kompanitë huamarrëse ta kryenin aktivitetin e tyre. Por disa muaj pas zgjedhjeve Bode u tha publikisht gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm devollinjve se paratë e tyre të depozituara në kompanitë huamarrëse nuk qenë aspak të sigurta.
Gjatë kohës që PD ishte në opozitë, Bode nuk u trajtua keq nga socialistët. Kur në një debat televiziv në vitin 2006, Bode që ishte bërë përsëri Ministër i Financave në vitin 2005, u akuzua nga deputetë socialistë, të cilët i thanë se ai kishte emëruar kushëririn e vet të parë drejtor të doganës së Qaf-Thanës, këta nuk thanë se se ky njeri (i famshmi Jaçe Hysolli) kishte qenë në punë në sistemin doganor, madje në një rol drejtues edhe gjatë kohës që socialistët kishin qenë në pushtet. Gjatë kohës që PS ishte në pushtet (1997-2005) bizneset që Bode hapi që në kohën kur PD kishte qenë herën e parë në pushtet, me anë të njerëzve të vet të afërm, ecën mirë dhe nuk u shqetësuan nga socialistët. Me sa duket kjo është arsyeja që kur Bode u bë përsëri Ministër i Financave në 2005, ai vazhdoi të mbante në punë në Ministrinë e Financave, në rangun e drejtorit të drejtorisë kunatin e Erion Braçes, si shembulli më spikatës i ruajtjes prej tij të nepotizmit socialist në administratë.
Në kohën që PD ishte në opozitë, në vitet 1997-2005, Bode, ndonëse kishte punë të shumta partiake, rifilloi edhe karrierën e vet «akademike», si mësimdhënës universitar. Por Bode nuk shkoi në Universitetin Bujqësor të Kamzës ku kishte diplomuar dhe kishte punuar pedagog dikur, por në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2002, Bode, në moshën 43 vjeç, u bë pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Publik të Tiranës. Nëse Bode kishte pasur ndërmend të rikthehej të jepte mësim në Universitet, përse ai nuk doktoroi gjatë kësaj kohe? Përse nuk foli asgjë për këtë PS që në atë kohë ishte në pushtet? Në moshën që kishte Bode askush nuk mund të bëhej pedagog pa pasur gradën shkencore «Doktor». Për më tepër që Bode kishte diplomuar si financier agrar.
Në jetëshkrimin e vet zyrtar Bode nuk e tregonte se ç’ lëndë ka dhënë ai në Fakultetin Ekonomik. Ç’ mund t’ u mësonte studentëve të këtij fakulteti ky ekonomist agrar, i specializuar për mbajtjen e llogarive të kooperativave bujqësore komuniste? Mbetet mister se ç’ nevojë kishte fakulteti ekonomik për këtë ekonomist agrar me një specialitet të dyshimtë në Francë dhe përse ky njeri nuk shkoi të jepte mësim në Universitetin Bujqësor, ku edhe i takonte ta bënte këtë gjë. Por këto ishin kortezi që Bodes ia bënin miqtë e vet socialistë. Ndërsa Bodes kjo gjë i duhej për të pasuruar CV e vet akademike, që të rriste profilin e vet «akademik», me mendimin për t’ u rikthyer në postin e ministrit të financave kur PD të rikthehej në pushtet. Edhe pasi Bode nisi të japë mësim në Fakultetin Ekonomik, ai nuk punoi për të marrë doktoraturën, dhe madje nuk ka doktoruar as sot e kësaj dite.
Që të majtët e trajtonin me një kujdes të veçantë Boden, kjo gjë kuptohet edhe nga ato që shkruan Edi Rama në librin e vet «Kurban», ku rrëfen një episod në kohën që ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, por PD ishte ende në opozitë, pra midis viteve 2000-2004. Rama shkruan:
«Dikush një ditë më pyeti se pse duhet të luftonte ai kur ishte i papunë dhe ‘bukën time’, kështu tha, e ha vëllai i Ridvan Bodes në bashki. As e dija që vëllai i ofiqarit të lartë të Saliut, me të cilin s’ kam asnjë njohje e për të cilin nuk ushqej së largo asnjë respekt, përderisa ia njoh karrierën politike të filluar si anëtar i shoqatës së vullnetarëve të Enverit kur Shqipëria ishte ngritur në këmbë për të rrëzuar monumentin e diktatorit komunist, më pas si ministër të piramidave dhe, së fundmi, si ministër të një kolapsi financiar që po i afrohet vendit tonë në këto kohë si një furtunë e pashmangshme alla greke, ndërkohë që ky birboja vazhdon jo vetëm t’ i bindet me përulësinë e një skllavi politikës antikombëtare të Saliut me financat dhe ekonominë e vendit, po edhe të bëjë avokatin e kësaj politike me vetësigurinë e një provinciali kokorroç. ‘E di ti, e di’, më tha ankuesi në fjalë, ‘që e ke aty vëllain e Ridvanit se të ushqen breshkat në zyrë!’ Histori më vete ajo e dy breshkave që ndanë me mua zyrën e kryetarit të bashkisë, ngase një mik i huaj, artist, jo mjek në fakt, më pat thënë se prania e breshkës në mjedisin ku rri është një ndihmë e vyer për një astmatik dhe për mua që vuaj qysh në fëmijëri nga astma bronkiale, po edhe më tërheqin bestytnitë e çuditshme të kësaj natyre, ky m’ u bë sebepi i kësaj bashkëjetese me dy breshkat që i mora me vete në makinë një natë teksa mundoheshin të kapërcenin rrezikun e rrugës para Pallatit të Brigadave, po burrin e urtë rreth të pesëdhjetave a diçka më shumë që hynte në zyrën time për t’ u sjellë ushqimin, punonjës në Kopshtin Zoologjik, të cilit i dija vetëm emrin e ia çmoja një mirësjellje të pashtirur, si mund ta largoja nga puna se kishte vëlla ministrin e Saliut? Madje në kohën e kësaj ankese i vëllai s’ qe as ministër, se partia e tij ishte ende në opozitë».(Edi Rama, «Kurban», Botime «Dudaj», Tiranë 2011, f. 183-184)
Në të vërtetë Edi Rama, kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk la njeriu pa larguar nga puna, nga ata që kishte nën varësinë e tij dhe të cilët ishin punësuar nga paraardhësit e tij të PD-së. Rama e mbajti vëllain e Ridvanit për shkak se e dinte që Ridvani kishte lidhje speciale me Francën nga ku Rama erdhi në Shqipëri në 1998 për të nisur karrierën e tij politike. Vëllai i Ridvan Bodes ishte veteriner dhe se ai kishte dhe të tjerë në Kopshtin Zoologjik. Përse duhej që pikërisht vëllai i Ridvan Bodes të shkonte çdo ditë në zyrën e Edi Ramës për të ushqente breshkat që ky i fundit i mbante privatisht. Kuptohet se Edi Rama e bënte këtë, që t‘ i tregonte Ambasadës Franceze afërsinë e tij me Ridvan Boden. Kur i mësoi Edi Rama ato bëma të Ridvan Bode, nr. 2 në PD dhe dy herë Ministër i Financave, të cilat ia thotë atij vetëm në këtë libër të botuar në nëntor 2011, kur Bode tashmë kishte qenë Ministër i Financave që prej gjashtë viteve? Merret vesh, Edi Rama i thotë këto fjalë për Ridvan Boden vetëm atëherë kur dukej qartë se kishte ardhur koha që ai dhe Berisha të largoheshin nga pushteti. Në bazë të fjalëve që Edi Rama ka thënë më lart për Ridvan Boden, sot që Rama është në pushtet, ky i fundit duhet të kishte qenë i pari ish-ministër i Qeverisë «Berisha» që do të kallzohej penalisht në Prokurori për bëmat e tij, por ja që nuk ndodhi kështu.
Në zgjedhjet e vitit 2005, ndonëse pritej fitorja e PD-së në Devoll, Bode refuzoi të kandidojë atje. Mënyra se si e kishin pritur në Devoll në zgjedhjet e vitit 2001, kishte lënë gjurmë të thella në kujtesën e Bodes, prandaj ky këtë herë kandidoi në qytetin e Korçës, ku fitoi falë autoritetit të PD-së. Pas ardhjes së PD-së në pushtet, në vitin 2005, askush nuk e priste që Berisha ta bënte Boden Ministër të Financave. Kur kjo gjë ndodhi ishte një shenjë se Berisha nuk kishte ardhur me mendjen për të qeverisur seriozisht. Kur Berisha prezantoi kabinetin e tij qeveritar në vitin 2005, Boden e paraqiti si një njeri që kishte ardhur nga bota akademike. Por Berisha nuk shpjegoi se përse Bode ky i ardhur nga bota akademike, nuk kishte doktoruar deri më atëherë. Bode ishte i vetmi njeri që kishte qenë ministër në qeverinë e fundit të PD-së, e cila u rrëzua në 1997, dhe që rikthehej në qeverinë e re të PD-së, si ministër. Kjo kishte një domethënie të madhe aq më tepër, që Bode kishte qenë ministri i lidhur drejtpërdrejt me krizën financiare që shkaktoi rënien e qeverisë së PD-së në 1997 dhe largimin e kësaj partie nga pushteti. Ishte një paradoks i madh pra, simbolikën e të cilit Berisha e ruan për vete, që i vetmi njeri i cili rikthehej në qeverinë e re nga ajo qeveri ishte pikërisht Bode.
Berisha, në fushatën zgjedhore të vitit 2005 iu premtoi përsëri shqiptarëve “ridvanin” (parajsën) dhe kur erdhi në pushtet i dha përsëri Ridvanit portofolin e financave. Ministër Ridvani këtë herë nuk solli dot as një “ridvan” (parajsë) iluzore si atë të herës së parë kur PD ishte në pushtet, me piramidat financiare, por solli vetëm “ferrin” ekonomik. Natyrisht, për vete dhe për klanin e tij e gjeti përsëri “ridvanin” (parajsën), duke siguruar fitime abuzive, me të gjitha mënyrat.
Me të ardhur herën e dytë në pushtet Bode nisi të ndërtojë një perandori financiare personale. Kushëririn e tij të parë, Jaçe Hysollin, e emëroi drejtor të Doganës së Qafë-Thanës, dhe më pas e dërgoi në Portin e Durrësit. Shefin e shtabit të tij elektoral në zgjedhjet e vitit 2005, në Korçë e emëroi drejtor të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Drejtor të Doganës së Tiranës emëroi një shokun e tij të shkollës nga koha kur kishte qenë student në Kamzë. Kunati i Ridvanit, burri i motrës së tij, sipas këshillës së Ministrit të Financave krijoi një agjenci doganore, degët e së cilët u përhapën në të gjitha doganat e Shqipërisë. Të gjithë ata që kalonin mallra në dogana e dinin se nëse veprimet administrative i kryenin në këtë agjenci, atëherë do ta kishin shumë të lehtë kalimin në doganat shtetërore. Kështu, agjencia doganore e kunatit të Vanit të Thesit u bë një dubluese e sistemit doganor shtetëror, në mënyrë që Vani ta mbushte dy herë thesin, një herë nga dogana e tij private dhe një herë nga ajo shtetërore. Nga të gjithë këta, Vani i Thesit priste që t’ ia mbushnin çdo muaj thesin me para. Paratë i donte në kartmonedha 500 euroshe. Dhe task-forca personale që kishte emëruar Vani i Thesit në Drejtorinë e Doganave dhe në atë të Tatimeve, pasi merrnin paratë që kishin nxjerrë në mënyrë abuzive, i kthenin në karmonedha 5000 lekëshe të reja, dhe pastaj këto i bënin kartmonedha 500 euroshe se me të tilla donte Vani që t‘ i mbushej thesi. Aq shumë u përsërit kjo punë sa pothuajse i zhdukën krejt kartmonedhat 500 euroshe nga tregu valutor, si ai formal, ashtu dhe ai informal.
Pjesa tjetër e perandorisë financiare të Ridavanit kishte të bënte me marrëdhëniet speciale të tij me biznismenin Samir Mane. Qëkurse Ridvan Bode u bë Ministër i Financave nisën të lulëzojnë si kurrë më parë bizniset e Samir Manes. Që nga ajo kjo ai nisi të hapë qendrat tregtare gjigande dhe të marrë koncesione nga më të ndryshmet. Me Samir Manen Vani i Thesit bëri atë gjë që kishte bërë me agjencinë doganore të kunatit, pra dublimin e shtetit. Si të mos mjaftonte që Samir Mane nxirrte të ardhura të mëdha nga kontrabanda që i mundësonte Ridvani në dogana dhe nga evazioni fiskal, Vani i Thesit i dha atij dhe shumë koncesione, disa drejtpërdrejt dhe të tjerat nëpërmjet kompanive që kishte krijuar Samir Mane jashtë vendit. Kështu, Samir Mane mori të drejtën e koncesionit për pullat fiskale, për kasat fiskale dhe mirëmbajtjen e tyre etj. Si shpërblim, Samir Mane i dha Bodes aksione te TEG (qendra e madhe tregtare), si dhe i ndërtoi një vilë të madhe në lagjen luksoze rezidenciale pranë TEG, të njohur si “Rolling Hills”. Bode, deri në momentet e fundit kur ishte ministër, punoi për Samir Manen. Në verën e vitit 2013, pas zgjedhjeve, me urdhër të Bodes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bllokoi llogaritë bankare qindra biznismenëve, duke iu vënë gjoba, gjoja për parregullsi, por qëllimi i vërtetë ishte që të mblidheshin para të cilat iu dhanë Samir Manes për rimbursim TVSH-je.
Është një ironi shumë e madhe që Qeveria “Berisha” pati për tetë vite Ministër të Financave një njeri emri i të cilit do të thotë “parajsë”. Ky ishte një humor i zi i Berishës me shqiptarët. Dy herë ministri i financave me emrin që do të thotë “parajsë”, por që u ka sjellë shqiptarëve ferrin, u larguaditë nga pushteti, duke lënë pas një borxh publik të rritur dhe çmime të larta. Sa për “parajsën” (ridvanin) ai e ka gjetur për vete dhe do të shkojë ta shijojë nëpër botë. Kuptohet në rast se nuk e bëjnë të përgjigjet për bëmat e tij, gjë që këtu nuk po ndodh.
Në postin e ministrit të financave Bode, i cili gjatë kohës që PD ishte në opozitë, e kishte zakon që t’ u bënte militantëve demokratë premtime nga më fantastiket për vende pune, u bë një nga ministrat që u bë i paaritshëm për t’ u takuar nga militantët. Bode, që kur u bë ministër, edhe pse mbante postin nr. 2 në hierarkinë partiake, nuk shkelte më në selinë e PD-së pothuajse fare. Praktikisht PD kishte mbetur pa sekretar të përgjithshëm, që është administrator i partisë. Si ministër Bode ndoqi një politikë kontradiktore, nga njëra duke futur njerëzit e vet të afërm dhe shokët në poste të rëndësishme në administratë, ndërsa nga ana tjetër duke refuzuar të gjithë militantët e PD-së që i kërkonin vende pune. Gjithashtu Bode u bë një nga ministrat që kundërshtonte më fort largimet nga puna në dikastere dhe në ministrinë e Bodes u bënë vetëm disa «krasitje» dekorative. Më kot militantët e PD-së tregoninë modelin e socialistëve të cilët kur erdhën në pushtet në 1997, pa pyetur për ligje bënë spastrime totale në administratë. Ministri Bode nuk kishte veshë për t’ i dëgjuar këto gjëra. Bode, kur ishte nr. 2 në parti dhe ministër, gjendej në situatën paradoksale që kishte frikë të shkonte në selinë e partisë së tij, përveç rasteve kur atje ishte Berisha, pasi një herë mezi mundi të shpëtonte nga duart e disa militantëve, vetëm me ndihmën e rojeve të veta.
I rikthyer në postin e ministrit të financave Bode nuk e përgënjeshtroi famën e vet të «ministrit të piramidave», duke e shndrruar ekonominë shqiptare në një «megapiramidë», që i zbrazi xhepat e shqiptarëve të thjeshtë. Bode mburrej se ai kishte luftuar me sukses evazionin fiskal duke rritur të ardhurat nga tatimet dhe doganat, si dhe duke i sjellë të ardhura shtesë buxhetit të shtetit. Por kostoja e këtij suksesi paradoksalisht ra mbi shqiptarët e thjeshtë, pasi rritja e të ardhura nga tatimet, e bërë në mungesë të eliminimit të monopoleve në tregtinë me shumicë (një premtim elektoral ky i PD-së), bëri që biznesi i madh t’ i kompensonte paratë që i paguante për shlyerjen e detyrimeve fiskale, me të ardhurat nga rritja e çmimeve, të cilët monopolistët i kontrollojnë lehtësisht. Dhe çmimet kanë vazhduar që të rriten edhe gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Natyrisht që kjo megapiramidë e ndërtuar nga ministri Bode nuk mund të mbijetonte gjatë dhe ajo u rrënua me pasoja edhe për treguesit makroekonomikë.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2007 Ridvan Bode ishte një nga ministrat që humbi në bashkinë ku ishte ngarkuar nga PD të punonte për zgjedhjet, bashkinë e Korçës, ku Bode ishte zgjedhur deputet. Thuhet se kur Bode i telefonoi Berishës për t’ i thënë se e kishin humbur Korçën, ky i tha: Ridvan, mos u kthe në Tiranë, shko në Rakickë!
Në Korçë qarkullonte një anekdotë se sikur mos e kishte ndaluar Berisha Boden që të shkonte në Bilisht, kryeqendrën e Devollit, PD do të kishte humbur edhe atje. Këto ishin simptoma të faktit se Bode nuk e shihnin më si një lider përfaqësues as në zonën e ngushtë dhe as në zonënn e gjerë që ai supozohej të përfaqësonte në lidershipin e PD-së, pra as në Devoll, as në Korçë dhe as në Shqipërinë Juglindore në përgjithësi.
Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007 kur u mor vesh se Berisha do të bënte ndryshime në qeveri, si reflektim për humbjen në zgjedhjet vendore, të gjithë prisnin që nga Qeveria të largohej Bode. Por nuk ndodhi kështu, Bode mbeti në qeveri. Bode ishte i vetmi njeri në PD që mbajti gjatë tetë viteve portofolin ministror të cilin e mori në 2005, atë të Financave. Gjithashtu Bode ishte një nga tre ministrat që hynë në Qeverinë “Berisha” në 2005, dhe të cilët ishin anëtarë të kësaj qeveria gjatë tetë viteve sa kohë Berisha ishte kryeministër. Dy të tjerët ishin Genc Ruli dhe Sokol Olldashi./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

Pse po sulmohet tani Halim Kosova…

armand shkullakuNga Armand Shkullaku

Fushata normale e Halim Kosovës e ka vënë në vështirësi të dukshme arrogancën dhe euforinë me të cilën mazhoranca po hynte në këto zgjedhje për Tiranën. Distanca reale që doktor Kosova ka nga politika meskine dhe konfliktuale, karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, duke kontrastuar fort me teatralitetin e kundërshtarit, duket se po u krijon një telash të madh strategëve të fushatës së PS.

Krejt papritur, ndërsa e nisi duke vlerësuar kundërshtarin, duke u treguar si tolerant dhe bashkëpunues, kandidati Erjon Veliaj e ka hedhur këto ditë maskën e moderuar për të kaluar në sulme personale, madje diversive, ndaj Halim Kosovës. Në mënyrë të sinkronizuar, aksesorë të tjerë të fushatës së Veliajt, ku dallon për nga lartësia e shtatit dhe trashësia e akuzave ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kanë nisur një sulm ndaj kandidatit të opozitës, me qëllim devijimin e tij nga fushata që është duke zhvilluar deri më tani.

Ky ndryshim, nga fushata e moderuar në atë agresive, mëton të prodhojë si efekt ndonjë reagim të nxehtë të Kosovës apo të tensionojë klimën politike në ditët në vijim, për t’u krijuar votuesve të lëkundur idenë se edhe kandidati rival sjelljen paqësore dhe bashkëpunuese nuk e ka filozofi, por strategji elektorale. Në të njëjtën logjikë, vihet re një përpjekje tjetër ku, përveç sulmeve dhe akuzave personale ndaj doktor Kosovës, po nxitet konfliktualiteti për ta treguar atë jo si një individ që për shkak të përvojës dhe profilit të tij shkon përtej një partie politike, por si pjesë e ngushtë e PD, i afërt me Berishën, me Bashën, etj. Edhe me këtë strategji synohet përsëri elektorati i lëkundur, por edhe ata votues të majtë që nuk pranojnë të votojnë për Erjon Veliajn, duke risjellë ndarjen politike si digë për të ndalur rrjedhjen e votave.

Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës. Kjo shpjegon se përse vetë Veliaj, që ashtu si Ilir Meta, Majko e të tjerë eksponentë të së majtës, e vlerësoi kandidatin kundërshtar, tani e sulmon atë. Për këtë arsye, Ilir Beqja e akuzon Kosovën pikërisht sot, në zemër të fushatës, dhe jo një vit apo gjashtë muaj më parë për disa shkelje që sipas tij qenkan bërë vite e vite të shkuara, tamam në kohën kur kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama e ngrinte lart punën e Halim Kosovës në maternitet.

Problemi i vetëm që kanë strategët e Veliajt në këtë ndryshim kursi është se ata i bëjnë llogaritë duke patur si model kandidatin e tyre. Ata harrojnë se Halim Kosova nuk është duke luajtur ndonjë rol ashtu si Erjoni, por ai shfaqet në fushatë ashtu siç është. Të tërheqësh Kosovën në një kurth të tillë elektoral është thuajse mision i pamundur. A mundet të ndryshojë karakteri i një njeriu, 40 vite përvojë jetësore, me disa intriga të vogla elektorale? Halim Kosova beson vërtet se është i pranueshëm si nga demokratët ashtu edhe nga socialistët dhe sillet si i tillë me ta. Ai madje ka bindje, ndoshta edhe pak delir, se për të votojnë qytetarët pavarësisht ngjyrës partiake dhe se ai vetë është më i mirë se PD. Halim Kosova nuk e thotë kot, por e bën vërtet që shiritin e përurimit të ndonjë vepre të bashkisë t’ia lërë Edi Ramës ta presë. Disa e shohin këtë si naivitet, disa të tjerë si kulturë qytetare, por në fund të fundit ai është Halim Kosova. Ai nuk i paramendon batutat apo barsaletat (siç ka filluar t’i quajë Erjon Veliaj) por i ka pjesë të natyrshme të komunikimit të tij gati apolitik. E pikërisht kjo distancë me politikën shtirjes, të përbaltjes, të konfliktit, qoftë si natyrë humane, qoftë edhe si profil politikani, e bën Halim Kosovën imun edhe ndaj strategjisë agresive që po ndjek rivali ndaj tij. Të zhvendosësh doktor Kosovën nga fushata e tij normale, në fushatën konfliktuale me të cilën janë lodhur qytetarët në 25 vjet, është mundim i kotë. Sepse Halim Kosova nuk ka zgjedhur që një javë të sillet kështu dhe një javë tjetër ndryshe, që tolerancën ta përdorë si taktikë dhe jo si bindje, që njëherë të jetë i vërtetë dhe njëherë i shtirur. Të bombarduar nga politikanë që ndryshe janë e ndryshe sillen, që të tjera thonë e të tjera bëjnë, kemi humbur konceptin e njeriut normal që mund të jetë edhe politikan. Këtë koncept e kanë harruar edhe strategët e Veliajt, që duan ta fusin Kosovën në një valle që ai nuk e luan jo se nuk do, por se nuk di.

E duke dashur t’i vijnë në ndihmë kandidatit të majtë, ata që e këshillojnë rrezikojnë ta vënë edhe më shumë në dukje falsitetin e tij. Të krijojnë madje imazhin e një të riu që sillet me arrogancë ndaj dikujt me një përvojë më të madhe jetësore, të një politikani të ri që në vend të kultivojë politikë të re, prashit plehun e vjetër të akuzave dhe përbaltjes. Ndonjëherë mjafton vetëm normaliteti për të bërë nul arrogancën e numrave dhe të pushtetit. Kjo e ka zhbalancuar fushatën e PS dhe vetë kandidatin, që pasi ka provuar çdo lloj roli, tani e ka të vështirë të përballet me dikë që është i vërtetë.

Kategori
Uncategorized

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit / Prezencë e ushtarakëve grekë

Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit / Prezencë e ushtarakëve grekë

E vërteta

Nga Arben LLALLA

Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

qdPtKLhAkte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.

11282118_1106670602680317_1625043237_nTë nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.

Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.

x2Kp3i3Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.

Prezencë e ushtarakëve grekë – Trupa paraushtarake greke, funksionarë të lartë të ushtrisë dhe sigurimit grek po lëvizin prej disa ditësh në Jugun e Shqipërisë. Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke mësohet se ka hyrë tre herë fshehurazi në Shqipëri, në harkun kohor të katër muajve, për një mision të dyshimtë dhe të paqartë. Ish-kreu i ushtrisë greke është parë tre herë në Shqipëri, brenda katër muajve, teksa ka zhvilluar takime intensive me ekstremistë të minoritetit grek në Shqipëri.

11011840_1106662796014431_8576330991411236540_nNdërkaq, edhe zëvendës shefi i sigurimit ushtarak grek, i pensionuar, është takuar këto ditë me krerët e organizatave joqeveritare ekstremiste të minoritetit grek në Shqipëri. Nga ana tjetër, flitet edhe për një vizitë të kreut të shërbimit sekret grek në Tiranë dhe për një takim të tijin me kryeministrin, Edi Rama. Takimi mësohet se është zhvilluar dhe mbajtur i fshehtë. Nuk dihet tema e diskutimit, por merret me mend se në takim duhet të jetë diktuar për çështjen e Maqedonisë dhe për problemet e pazgjidhura mes dy vendeve, sidomos çështja e kufijve, çështja çame, nafta dhe ligji i luftës. Po ashtu, në Jug të vendit është parë edhe ish-ministri i Mbrojtjes greke.

10928990_1106664439347600_5989754289625183532_nIsh-ministri i Mbrojtjes dhe ish-krerët e ushtrisë greke, mësohet se kanë bërë takime me Vangjel Dulen, Eleni Dhimun, Leonidhas Papën, Stavros Gjinos, etj., për njohjen e terrenit të Jugut dhe pikat strategjike. Ekzistojnë fotografi të shumta të lëvizjeve dhe takimet e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe në Greqi. Të gjitha të dhënat tregojnë për një vërshim të elitës së ushtrisë greke dhe të shërbimeve sekrete drejt Jugut të Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare. Asgjë nuk dihet se çfarë po luhet në prapaskenë. Por, një gjë duket qartë, se Athina mbajti krahun e shqiptarëve për ngjarjen e Kumanovës, pasi është e interesuar për shpërbërjen e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë qarqet e Athinës janë alarmuar për vizitën e Erdogan në Tiranë si dhe për ashpërsinë e reagimeve të diplomacisë për çështjen e kërkimit për naftë.

E vërteta

Kategori
Uncategorized

Vllehët e Shqipërisë, origjina dhe kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Jovan Bizhyti

10928089_872986696087439_84291508_n

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me shqiptarët në trojet e tyre, janë vllehët. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e perandorisë Romake. Kanë shkruar për këto histori shumë studiues dhe autorë të ndryshëm.

Gjurmë në lashtësi

10922070_872986686087440_334218556_nMë të plotë e më të hershëm me studimet e tyre kanë qenë, Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtëë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891. Ky autor ka shkruar gjithashtu të parën vepër “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie), botuar në origjinal në gjuhën frënge, si një ndër veprat e para të periudhës së hershme të Shqipërisë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të.

Këta autorë kanë shtruar pyetjen, se kush ka qenë Maqedonia e Aleksandrit të Madh, hipotezë e cila është ende e errët në historinë tonë? Në një nga përgjigjet Faverial thekson se, “maqedonasit e Greqisë ishin Pellazgë”. Kurse Straboni thekson se,“maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë me epirotët”. Pra nuk flisnin greqisht, dhe për t’u marrë vesh me grekët ishte i nevojshëm një përkthyes. Pellazgjishtja e tyre ishte më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten. Krahina e Thesalisë, sipas zbulimeve historike, është vendstrehimi i Pellazgëve dhe në rrethinat e shpateve të maleve të Pindit që quhet Maqedoni, ndodhen rrënojat e mureve masive të tyre.

Pindi, Olimpi i vllehëve

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Dokumente

10904945_872986729420769_1058457373_nNë vitin 1708 princi i Hongro-Vllahisë, Gjergj Kosturi, nxorri një akt themelimi për hapjen e dy shkollave vllahe në Kostur. Në kishën metropolitane të Elbasanit, gjendet një dokument i hershëm i vitit 1736, ku metropoliti i Beratit, Metodi, me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë, shkruan për inspektimin që bëri në kishën e Shën Marisë së Neokastrës (Elbasanit), për funksionimin e shkollës vllahe. Elbasani shkurtimisht nga vllehtë është quajtur Neoksa. Një dokument i tillë për shkollat vllahe është dhe për Kavajën, Tiranën, e Durrësin. Këto janë dokumenta të hershme të shkollave vllahe.

Në vitin 1878 Sulltani i shkruante Valiut të Selanikut dhe të Janinës, “Ne jemi bërë me dije se vllehët e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë, Trikallës, e Selanikut, dëshirojnë të ngrenë shkollat e tyre në gjuhë amtare. Kërkoj të ngrini aq shkolla vllahe sa ta shihni të arsyshme.”Që në vitin 1884 në Korçë kishin nisur orvajtjet për shkolla shqipe dhe vllahçe. Vllehët qytetit të Korçës i thoshin Kërçao, Kavajës Këvalja, Beratit Villardi, Fierit Ferka dhe Vlorës Avllona.

Në vitin 1770 në Venecia u botua një fjalor Greqisht-Vllahish-Shqip me 1070 fjalë me autor Teodor Kavaliotin, protopap i Voskopojës. Studjuesi Hammer thoshte se, “Në mesin e shekullit të XVII-të, një voskopojar i quajtur Dhimitër Prokopi, lëvronte në vllahishte me mjaft sukses.” Ndërsa studjuesi Pakimer shkruan, “Vllehtë shtriheshin nga rrethinat e Kostandinopojës deri në Bizi e më tutje. Ata pëlqejnë të jetojnë në vende të pa arritshme, ku ushqejnë kopetë e bagëtive, si dhe janë të zot në përdorimin e armëve.”

Vllehët, vendodhja dhe besimi fetar

10904189_872986699420772_135815363_nVllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në krye profesor V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e kishtare, si dhe ndërtues urash.

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë. Mbretëria shqiptaro-vllahe e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.

Një delegacion vllah në Kostandinopojë

Në vitin 1878 nga Kongresi i Berlinit u shkëputën shumë krahina nga shtete të ndryshme, që u aneksuan vendeve të tjera dhe që e ndryshuan hartën e Europës. Kështu u aneksuan dhe Epiri e Thesalia që i kaluan Greqisë. Profesori Zhan-Klod Faverial në veprën e tij shkruan : “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia kurr njiherë s’i kanë përkitur Greqisë. Vllehtë iu kundërvunë aneksimit të këtyre krahinave me po ato arsye të drejta si dhe shqiptarët ndaj aneksimit të Epirit.”

Një delegacion vllah shkoi në Kostandinopojë për të marrë takim me ambasadorët e disa shteteve të mëdha, për t’u ankuar ndaj këtyre padrejtësive. Një takim i till u bë me ambasadorin rusë. Ai u tha :

-“Kini mendjen, ju keni marrë përgjegjësi të madhe mbi vete”. Ata u përgjigjën :

-“Shkëlqesi, ne i kemi menduar mirë, por jemi mes jetës dhe vdekjes. Dhe midis këtyre të këqijave, duhet të zgjedhim më të voglën, ndaj kemi parapëlqyer shpresën për jetën ndaj vdekjes”. Në takimin me ambasadorin italian, Konti de Kortin, ata i thanë :

-“Po, Europa na garanton zotërimin e disa fushave, maleve e shkrepave, por ajo nuk na del dorzanë për kombësinë tonë rromane, gjuhën e zakonet tona. Dhe për ne kanë rëndësi këto vlera më shumë se të tjerat. Ne vllaho-romanët me t’u përfshirë nën Greqinë, pa dyshim do biem pre e tyre dhe në se ndokush kërkon të mbetet rroman, ai me hirë apo me pahirë do detyrohet të emigrojë. E shihni zoti Ambasador, se në se forma ndryshon, thelbi mbetet i njejtë? T’u lihen tokat tona grekëve, do të thot të lemë në dorë të tyre kombësinë, gjuhën e zakonet tona, me një fjalë ajo çka është më e shtrenjtë për ne.”

Vllehët, as rumunë as grekë…

Shumë e rëndësishme është dhe Proklamata që vllehët i drejtuan shqiptarëve në 4 gusht 1888 ku shkruhet: “…dhe t’i dëshmojmë botës së qytetruar, se shumica e popullsisë në Shqipëri e Maqedoni janë shqiptarë e vllehë dhe aspak grekë.” Edhe kongresi i vllehëve i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, e deklaroi me argumente shkencorë definitivisht se “vllehët nuk janë as rumunë e as grekë”.

Zhak-Klod Faverial, studiuesi francez, mik i shqiptarëve

Ai ishte një prift francez i dërguar në patriarkanën e Ohrit. Që në vitet 1858-67 kish filluar të mblidhte një bibliotekë historike me libra të rralla për shqiptarët, bullgarët e vllehët. Ishte njeri i ditur dhe interesohej shumë për historinë dhe anekdotat e udhëtarëve mbi këta popuj. Interesohej kryesisht për historinë e popujve të Ballkanit të jugut. Në vitin 1884, ai vizitoi Shqipërinë së bashku me Apostol Margaritis, ku themeluan disa shkolla vllaho-arrumune në Berat, Korçë dhe Prizren. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe vllehëve. Nga viti 1867 dhe deri sa vdiq në vitin 1893, punoi si profesor në liceun vllah të Manastirit, ku jepte mësim të gjuhës frënge dhe fillozofi. Vepra kryesore e tij është “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) e botuar në origjinalin frëng, si e para vepër e lashtë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të. Në vitin 1909 biblioteka e tij e madhe u dogj në qendrën lazariste të Manastirit në shkurt të atij viti.

Tre fiset e vllehëve: frashërjotët, voskopojarët dhe myzeqarët

Historia e vllehëve të Shqipërisë

Shënime të Ilo Mitkë Qafzezit mbi vllehët

Vepror Hasani

Një histori interesante për vllehët e Shqipërisë vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, e shkruar me mjeshtëri, me sinqeritet, me ngrohtësi dhe mirënjohje. E papublikuar më parë në shtypin shqiptar, ai zbulon hap pas hapi tradita dhe zakonte të vjetra, tashmë të harruara, por që kur i lexon të lenë të befasuar dhe të mrekulluar njëkohësisht. Ai na rrëfen për bashkëjetesën me shqiptarët, për dasmat, fisnikërinë dhe këngët e tyre. Përmes këtij udhëtimi ne do të kemi mundësinë të hyjmë në të gjitha të fshehtat e jetës së vllehëve si nomadë.

10922070_872986686087440_334218556_nTë tri fiset e vllehëve, me të cilët bashkëjetojmë vllazërisht në Korçë, quhen vllehë frashërjotë, voskopojarë dhe myzeqarë. (Këta të fundit janë fort të pakët, të parët përbëjnë numrin më të madh). Mirëpo krushqi me arbineshët korcarë edhe ne qarkun, frashërjoti bën vetëm rrallë e tek; vllehët voskopojarë bëjnë radhë krushqi me shqiptarët, po nga sa dihet, kurrë me dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtmë. Gjithashtu Voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të nakatoset me vllahun frashërjot, por me korçarin Arbinesh, u përzie duke bërë krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu (Studimi është i viteve 30), dhe u asimiluan shpejt. Voskopojari, zanaqar a tyxhar duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur “e voskopojarëve”, pranë pazarit dhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asokohe. Mirëpo frashërjoti, dhëndër i djeshëm dhe terzi-shajaku i sotëm, zgjodhi një tjatër vend në Korçë: pëlqeu rrëzën e bregut të “Shën Thanasit” me erën më të pastër e të shëndetshme dhe përveç kësaj nuk e këmbeu rrobën e stërgjyshëve të tij; veshjen e bekuar të shajaktë dhe këmishën me kinda të dhenarisë. Sidoqoftë, është një gabim historik po të besohet se fiset vllehe që kemi në Korçë dhe kudo në Shqipëri, gjoja nuk paska lidhje gjaku mes tyre dhe se voskopojari, për shembull, është më i fismë nga frshërjoti dhe myzzeqari apo frashërjoti më i fismë nga myzeqari. Kjo gjë ngjet tani sikur të mburremi se cili prej nesh toskë e gegë, që njëri fis prej tjetrit gjoja, të kemi më tepër sipëroritet fisnikërie. Asnjë ndryshim gjaku në rrënjët nuk është mes cëncarit frashërjot, voskopojar apo myzeqar. Që të gjithë kanë rrënjën Dake të vjetër, të Dacisë së Rumanisë së sotme, kushërinj jo të largmë me Ilirët, stërgjyshrit shqiptarë, siç e dëshmon fare mirë historia.

Vllenjtë dhe Beteja e Çezarit me Pompein në Frasalá

Pushtimi Romak i gadishullit Ilirë, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehëve. Këta janë quajtur dhe romano-vllehë, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur Volskja, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë ndër fiset më të lashta së bashku dhe me Umbrët, Oskët e tjerë, që iu nënshtruan pushtimit Romak rreth viteve 338 p.e.s. Straboni thekson, se rreth vitit 168 p.e.s. veç romanizimit të fiseve Ilire, në atë periudhë u shpërngulën në një eksod masivë rreth 150 mijë banorë e kryefamiljarë nga Iliria në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre romakët dërguan kolonë të tjerë romakë dhe këta romenë u quajtën romano-vllehë.

Po ashtu kësaj popullsie iu bashkangjitën edhe mbeturinat e ushtrive romake nga lufta midis Pompeit dhe Çezarit në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën vllehë-farserotë dhe që dallohen nga vllehtë e tjerë nga theksi frëng i gërmës R” dhe që shumë vite më vonë krijuan dhe fshatra me emrin Frashër, si në Shqipëri, në Bullgari e tjera.

10922025_872986692754106_1701096885_nVoskopoja, kryeqendra e qytetërimit të vllenjve

Voskopoja ishte nga kryeqendrat e qytetrimit vllah nga fundi i shek. të XVIII-të e fillimet e shek. të XIX-të. Ajo u bë lakmia e rajoneve të tjera dhe e rrethinave të saj që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në atë fund tragjik të sulmeve vandaliste, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave,si dhe nga kreditorët voskopojarë. Voskopoja ishte për atë kohë kryeqendra për vllehtë e Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendëra për vllehtë e Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston dhe sot, ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua. Ja çfarë shkruan profesori francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Pukëvili mbi Voskopojën, në se do kish arritur ta vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë para se të plaçkitej e të katandisej në një fshat me 250 familje.”

Teodor Kavalioti, personalitet i shquar i Voskopojës

Voskopoja në Mesjetë u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm. Voskopoja ishte një fenomen për kohën, një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë.

Një ndër figurat e shquara të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti. Ai lindi në 1718 dhe vdiq në 1789 në Voskopojë. Mbaroi kolegjin Marusian të Janinës dhe u emrua mësues në Voskopojë. Me iniciativën e tij dhe të disa profesorëve të tjerë, u ngritë Akademia e Re e Voskopojës dhe ky më pas u bë drejtor i saj. Ishte me kulturë të gjerë enciklopedike. U bë udhëheqës i mbarë lëvizjes kulturore në Voskopojë si dhe në mbarë Shqipërinë e mesme dhe të jugut, duke qenë një përkrahës i flaktë i ideve iluministe. Jepte leksione në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë e filologji. Hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Bëri orvajtjet e para për ti dhënë kishës ortodokse shqiptare një karakter shqiptarë.

Përktheu “Dhjatën e Re” në shqip. Botoi në Venecia në vitin 1770 fjalorin tri gjuhësh, Greqisht-Vllahisht-Shqip me 1070 fjalë dhe e ribotoi atë në Leipzig të Gjermanisë. Ka hartuar dhe tekste të ndryshme për shkollat shqip e vllahisht. Gjithë jetën e kaloi në qytetin e lindjes në Voskopojë, ku vdiq në 11 gusht 1789. Jeta e tij është e pasqyruar dhe në Kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të Voskopojës.

Gjuha e vllehëve, latinishtja ballkanike

10933359_872986669420775_1077970422_nHistoriani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.

Kategori
Uncategorized

Që nga viti 2002…nuk ekziston UÇK zyrtare,por vetem agjent te sherbimeve sekrete.

Nga Kujtim Kurti.

Agjentet sekret të AKI-SHISH-DSK…rralizuan kamuflazhin politikë në Kumanovë…

Që nga viti 2002…nuk ekziston UÇK zyrtare,por vetem agjent te sherbimeve sekrete qe rralizojne interesat strategjike te partive politike….per te mashtruar opinionin me patriotizem folkflorik per Shqiperi Etnike…me qellim te mbajtjes se pushtetit kriminel…

Agjentet sekret te AKI-SHISH-DSK…qe kan rralizuar kamuflazhin politik ne Kumanove…nga dt.8-9 maj 2015,jane te financuara nga sherbimet sekrete te Serbis dhe Rusis….me qellim te destabilizimit politik te faktorit perendimore qe siguron shtetin e Maqedonis…

Agjentet qe kan rralizuar aksionin ne Kumanove…jane militant partiak te Ramush Haradinajt,Hashim Thaqit,Edi Rames,Ali Ahmetit dhe Saso Mijkllovit…te cilet jane financuar me 11.000.000 euro…per te rralizuar kete plan sekrete per destabilizimin e Maqedonis…

1.Agjenti sekret i AKI…XHafer Zymberi,ish luftetar i UÇK zona e dugagjinit,kandidat per deputet nga AAK,truproje e Ramush Hardinajt..autor i kamuflazhit ne Kumanove.

2.Agjenti sekret i DSK…. Abaz Salihu,militant i Ali Ahmetit, ish luftetar i UÇK…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

3.Agjenti sekret i DSK…Sulejman Osmani-Syla…militant i BDI….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

4.Agjenti i sekret i DSK….Dem Shehu(komomdan Juniku),militant i BDI…agjent i DSK qe nga viti 2006…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

5.Agjenti sekret i DSK….Nexhmetin Lika,militant i BDI…i denuar me 12 vite burg ne vitin 2004…i liruar ne vitin 2006 si i “pafajshem”….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

6.Agjenti sekret i SHISH….Genc Sefa,epror i larte i ushtris shqiptare,ish oficer i TMK,vetaren i UÇK 1999-2001….njesia speciale anti-terrorrizem….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

7.Agjenti sekret i SHISH….Enver Klein,njesia speciale anti-terrorrizem,pjesmarres i luftrave ne Afganistan dhe Irak….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

8.Agjenti sekret i AKI….Mirsad Ndrecaj,militant i AAK,ish luftetar i UÇK 1999-2001…ish-truproje i Ramush Hardinjat….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

9.Agjenti sekret i AKI….Shefqet Hallaqi,militant i PDK….i arratisur nga burgu…autor i kamuflazhit ne Kumanove.

10.Agjenti sekret i AKI….Muhamet Krasniqi (komondant Malisheva)…militant i PDK,ish luftetar i UÇK….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

11.Agjenti sekret i AAK….Beg Rizaj (komomdant Begu)…militant i AAK,ish luftetar i UÇK 1999-2001…ish truproje e Ramush Haradinajt….autor i kamuflazhit ne Kumanove.

12.Agjenti sekret i AKI….Sami Ukshin Sokoli (komondant Sokoli)…militant i AAK,luftar i UÇK 1999-2001…ish truproje e Ramush Haradinajt…..autor i kamuflazhit ne Kumanove.

Te gjithe keta agjent sekrete te AKI-SHISH-DSK….kan rralizuar edhe aksionin sekrete me dt.23 prill 2015 ne piken kufitare te Gushices…dhe “shpetuan” nga policia maqedone dhe sherbimet sekrete perendimore….pa therr ne kembë…

PRAPASKENAT….

Agjentet sekrete te BIA-FSB….Edi Rama,Hashim Thaqi,Baton Haxhiu….u takuan me dt.4 prill 2015 ne Ulçin,per te rralizuar kamuflazhin e Gushtices dhe Kumanoves….me qellim qe te justifikojne viziten e Alksander Vuçicit me 27 maj 2015 ne Shqiperi….duke i mashtruar shqiptaret me Shqiperin Etnike….qe te mbulohen gjurmet e prapaskenave te Rusis dhe Serbis….

Po ashtu…..agjenti i BIA-DSK Ali Ahmeti….me 27 prill 2015….vizitoj Kosoven me urdher te Sasa Mijllkov….dhe AKI per te rralizuar kamuflazhin politik ne Kumanove….

Agjentet sekrete…

Ali Ahmeti,Xhezair Shaqiri,Ibrahim Kelmendi,Baton Haxhiu,Blendi Fevziu,Milaim Zeka….kan rralizuar 239 biseda telefonike…nga dt.7-9 maj 2015….me autoret e kamuflazhit te Kumanoves….te gjitha keto biseda jane te pergjuara nga MOSSAD,CIA,BND,MI6….te cilat kan kordinuar fijet….nga distanca….

Dorheqjet e 3 ministrave te kabinetit te Gruevskit….jane vetem show medial,per te shpetuar Edi Ramen,Hashim Thaqin,Ramush Haradinaj,dhe Ali Ahmetin…..nga kamuflazhi i Shqiperis Etnike me 17 maj 2015….sepse keshtu bashksia nderkombetarve manovron me mire….per interesat e tyre gjeo-strtegjike….

Kategori
Uncategorized

Ramiz Alia: Të qëllohet mbi shkelësit e kufirit

 

Nëse një kufitar qëllon dhe vret një shkelës në kufi ai nuk është fajtor. Ku mund ta dijë ai që shkelësi nuk është një trafikant droge ose një vrasës?… Me këto fjalë shprehet Ramiz Alia në një mbledhje në Komitetin Qendror me 23 korrik 1990, ndërsa flet për vrasjet në kufi dhe rrezikun që i kanosej pushtetit komunist pas ngjarjeve të ambasadave. Koriku i 1990 mund të ketë qenë një prej muajve më të vështirë të qeverisjes për Aamiz Alinë. Pas ngjarjeve të ambasadave dhe trazirave në Kavajë, Shkodër e gjetkë, ishin marrë të gjithë masat për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Siç edhe e thotë shpesh në disa mbledhje në Komitetin Qendror gjatë verës së 1990, komunizmi po kalonte ditët më të vështira dhe rrezikonte të zhdukej.

Për këtë arsye Ramiz Aliaj bënte thirrje për ti bërë ballë këtij rrënimi me çdo mjet. Dokumenti që sjellim sot, është një procesverbal i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 23 korrik 1990, ku Ramiz Alia bën një skaner të gjithë vështirësive, me të cilat po përballej pushteti komunist në vitin 1990. Ai e sheh shpëtimin dhe daljen nga kjo situatë përmes përfshirjes së të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të cilët duheshin ingranuar për të mbrojtur pushtetin dhe për të luftuar ata që ai i quan “armiqtë e vendit”.
​Ai shpreh një pakënaqësi në adresë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte marrë pjesë në një takim intelektualësh në Lubjanë. Sipas Ramiz Alisë ky takim “nën petkun e pajtimit kombëtar, synon të luftojë komunizmin, pushtetin popullor në Shqipëri…”. Ky shpërthim i Ramiz Alisë ndaj shkrimtarit Ismail Kadare përforcohet më shumë në pjesën e dytë të dokumentit, hedh dritë mbi qëndrimin real që ka mbajtur shkrimtari në këtë kohë, kundër regjimit, gjë që e xhindos kreun e shtetit Alia, dhe duke zgjedhur pak muaj më vonë, në tetor 1990, të arratistet nga vendi së bashku me familjen.

Dokumenti i plotë/Sekret
Mbledhje e sekretarëve të KQ të Partisë1 23 korrik 1990 Në këtë mbledhje shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzione, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i situatave të brendshme e të jashtme, veçanërisht pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 në Tiranë. Ai porositi sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë, shokun Foto Çami, sekretarin e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi dhe sekretarin e parë të BRPSH, Lisen Bashkurti, të marrin kontakte direkte me masat, sidomos me rininë studentore e intelektualët, të ndërtojnë një program pune të kualifikuar e të larmishëm dhe të bashkërendojnë më mire tërë punën edukative. ZHVILLIMI I MBLEDHJES SHOKU RAMIZ ALIA: Desha të bisedoj sot me ju për situatat e ngjarjet që po kalojmë.

Kurrë ndonjëherë imperialistët, reaksioni, tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani. Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht 1 Mbledhjen e drejton Sekretari i Parë i KQ të Partisë, shoku Ramiz Alia. Marrin pjesë sekretarët e KQ të Partisë, shokët: Foto Çami e Xhelil Gjoni, si dhe shokët Pirro Kondi, kandidat I Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës dhe Lisen Bashkurti, sekretar i parë i KQ të Rinisë. të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi. Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë. Edhe atje po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste, siç ndodhi në Çekosllovaki e në Hungari. Sipas kushtetutës së re që kanë bërë, presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje të reja që të 􀂿 tojë partia e tij. Këto synime forcat e reaksionit kërkojnë t’I realizojnë edhe në Shqipëri. SHOKU FOTO ÇAMI: Kjo është pikënisja, çështja themelore, në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim. SHOKU RAMIZ ALIA: Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë etj.

T’u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin. A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi më të vyerat, apo kërkoni t’u nënshtrohemi tekave e kërkesave të borgjezisë,imperializmit e reaksionit? Duhet t’u bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon t’i realizojë reaksioni këto synime. Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta: E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: demokraci borgjezët, për për antikomunizmin. t’u hapen rrugë e mundësi çdo veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë. E dyta, kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë edhe te ne dy-tri parti. Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër Partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjesht luajale, por një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor. Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje. Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë, është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër.

Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste. Kështu e kërkoi dhe e gjeti në Çekosllovaki një Havel, se nuk i hynte më në punë Dubçeku, ngaqë ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë dhe në Hungari. Dhe ja së fundi tani në Bullgari po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijojnë këtu parti, shkurt, të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë. Ajo nuk mund të jetë kurrë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit” që s’kanë asgjë të përbashkët medemokracinë e me atdheun, pas nocioneve fshihen. Këta njerëz mund pasojnë edhe elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo edhe ndonjë intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”. Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t’u ngjanin filialeve të partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki. Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizimi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasqyrim i demokracisë, por një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votive të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik. Kjo është sot arma më e preferuar e reaksionit.

Mund t’ju sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton të përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për t’i dhënë miliarda, në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë. Të njëjtat premtime iu përsëritën tani Rumanisë e Bullgarisë, që shpresonin t merrnin kredi pasi të zhvilloheshin zgjedhjet e lira, por si qeveritë dhe masat, mbetën të zhgënjyera. E treta, armë që përdor reaksioni e e Shqipëria ij sulmi: pullor, për reaksionin, Kjo demokraci synondo qëndrimi enohet një opozitë po demo nj të të cilëve d t’i pasojn ajo synon që në vendet ish-socialiste t’i bërë restaurime pronës private, sidomos asaj të madhe. Kështu pluralizmi politik gjen mbështetjen e vet në pluralizmin ekonomik, me anë të të cilit prona shtetërore socialiste shkatërrohet e shndërrohet në pronë private. Dihet që çdo parti shpreh interesat e një klase të caktuar, ose të përfaqësuesve të një lloji të caktuar prone. Një parti agrare, ta zëmë, nuk mund të shprehë kurrë interesat e fshatarësisë kolektiviste, sepse ajo do të ishte për mbrojtjen e interesave agrare, që toka të jetë pronë private e fshatarit. Vetëm Partia Komuniste shpreh interesat e pronës shoqërore.

Pra, pluralizëm politik dhe ekonomik do të thotë vdekje e pushtetit popullor ose një kundërvënie legale ndaj tij. Kaq i vërtetë është ky konkluzion, sa që edhe deklaratat e fundit të Tregut të Përbashkët për ndihmat e kreditë që do t’u jepen vendeve të Evropës Lindore dolën posaçërisht për të inkurajuar tregun e lirë, kapitalin privat. Në këto tre drejtime, reaksioni i jep rrugë planit për përmbysjen e pushtetit popullor. Te ne prirjet për pluralizëm partish reaksioni i ushqen duke hedhur idenë e pajtimit kombëtar. Para pak kohësh u zhvillua në Lubjanë një i ashtuquajtur Manifestim Kulturor Gjithëshqiptar2, ku ishte ftuar edhe Ismail Kadare. Ideja që të mos politizohet letërsia, por të njihet e të studiohet në tërë vlerat e saj, veçanërisht letërsia e shekujve të kaluar, 2 Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e shqiptarëve “Migjeni” dhe revista e përmuajshme “Alternativa” në datat 22 dhe 23 qershor 1990 në Lubjanë, me pjesëmarrjen e disa personaliteteve të shquara të kulturës e të shkencës shqiptare nga Kosova, Nga RS e Malit të Zi, nga RS e Serbisë, nga Kroacia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina etj. duke mos gjykuar nga kriteri ideologjik, por nga fryma kombëtare etj., është shfaqur edhe nga ndonjë intelektual a studiues i yni. Dhe ja, “dardha e ka gjithmonë bishtin prapa”.

Në bazë të kësaj ideje qëndron fryma e pajtimit kombëtar që përshkoi edhe Manifestimin Kulturor të Lubjanës. Nën petkun e pajtimit kombëtar synohet të luftohet komunizmi, pushteti popullor në Shqipëri. Ndryshimet e situatave dhe ato në marrëdhëniet midis vendeve reaksioni përpiqet t’i shfrytëzojë në interes të vet. Për shembull, thuhet se Gjermania që pushtoi, vrau e u shkaktoi vuajtje miliona njerëzve u bë aleate me Bashkimin Sovjetik. Ose këtu, te ne, ndonjë bën edhe analogji të tilla: Kur me Gjermaninë që na pushtoi e na vrau, sot kemi lidhur marrëdhënie diplomatike, ç’kuptim ka të mbajmë armiqësi me djalin e ballistit? Sipas kësaj logjike ne, komunistët, duhet të heqim dorë nga idealet tona, të pajtohemi me reaksionin e të shkatërrojmë gjithçka kemi arritur e ndërtuar me mund e sakrifica!

Askush nuk i ka shërbyer imperializmit më shumë se komunistët jugosllavë, megjithatë sot ai as ata komunistë nuk i do. Nuk e do më as Dolansin3, as Shuvarin4, as Puçnikun5 që mori pushtetin në Slloveni as dhe Milosheviçin6 në Serbi, por do njerëz si Tugjmani7, do çetnikët e ustashët, do të mos ekzistojnë më as fjalët “socializëm” e “komunizëm”. 3 Stane Dolans, bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ. 4 Stipe Shuvar, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ për Kroacinë, përpara zgjedhjeve të reja. 5 Jozhe Puçnik, udhëheqësi i opozitës antikomuniste në Slloveni. 6 Sllobodan Milosheviç, Kryetar i Kuvendit të Serbisë. 7 Franjo Tugjman, Kryetar i Republikës së Kroacisë, përfaqësues i forcave të opozitës antikomuniste që 􀂿 toi në zgjedhjet e reja. Duhet të jetë i qartë për komunistët, rininë, patriotët e mbarë njerëzit tanë kykuadër ngjarjesh, synimesh e sulmesh armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni e detyra për ta mbrojtur pushtetin popullor, socializmin e fitoret tona. Kjo është njëra anë e problemit. Ana e dytë është se, për të realizuar synimet e tyre, armiqtë do të përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e të metat tona, vështirësitë dhe mungesat në ekonomi, faktorë objective e subjektivë që mund të çojnë ujë në mullirin e tyre. Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato me të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t’i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici, për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënë që ky veprim është i gabuar dhe ta dënojmë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që, në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh.

Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë “ndal” shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet, e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Por në kolektivin e Kinostudios një shok qenka shumë “i shqetësuar” për këtë problem dhe kërkon përgjigje. Nuk është e vështirë dhe s’ka pse të ngurrojmë për t’i dhënë menjëherë përgjigjen që kërkon, Foto. Ç’do të bënte, për shembull, roja e Kinostudios, në qoftë se dikush do të përpiqej t’i hynte për të djegur arkivin e filmit? SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull: Në qoftë se dikush do t’i shkonte për t’I vjedhur shtëpinë, ç’do të bënte ai? SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një prone me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare. Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi: “mirë bëre që e vrave!”.

Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej ose të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet. Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpretimet e fryra të tyre, ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani, në pikun e verës, 5,50 lekë një kilogram speca?! A është politikan shoku Llambi Gegprifti8?! Po shefi i tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje? E njëjta gjendje ndodh dhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë. (Vijon nesër…) 8 Kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Tiranës.

 

 

Kategori
Uncategorized

Ramiz Alia: Nuk e sakrifikojmë komunizmin për Shqipërinë etnike.

 

Çëshja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në vitin 1990 ishte një tjetër shqetësim për krerët e shtetit komunist shqiptar. Të pranoje tezën e Shqipërisë etnike dhe të nacionalizmit do të thoshte të pranoje të vinin në Shqipëri forcat politike nacionaliste, apo armiqtë e përbetuar të regjimit, ballistët legalistët apo nacionalistët kosovarë, gjë që ishte e palejueshme sipas kreut të regjimit Rami zalia. Me këtë logjikë diskuton Alia në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror të datës 23 korrik 1990, procesverbalin e së cilës po e botojmë prej dy ditësh, ndërsa bën thirrje se kjo gjë duhet shmangur me çdo kusht.

“Parulla e tyre është “Shqipëria etnike”. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund t’i sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë “etnike”, thotë Ramiz Alia në këtë mbledhje, ndërsa diskutojnë mes të tjerash edhe për masat që duheshin marrë në lidhje me rininë, sidomos studentët që do të vinin në vjeshtë në Tiranë nga të gjithë rrethet, dhe mund të reflektonin problemet dhe trazirat që po përjetonte Shqipëria e verës së vitit 1990. Ramzi alia e shihte shpresën tek manipulimi ideologjik dhe afrimi i të rinjve në rradhët e partisë e mbajtja e tyre nën kontroll që të mos binin në kontakt me ata elementë që sipas tij e kishin hedhur hapin e parë me organizimin e trazirave të korrikut, të cilët sipas tij do ta synonin shtresën e të rinjve për ti nxitur të rebelohen kundër pushtetit.

Pjesa e tretë e dokumentit që po botojmë trajton pikërisht këto çështje, duke i hapur rrugën më tej takimit të famshëm që u mbajt me intelektualët në gusht të po këtij viti.

SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për probleme të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha, t’ua sqarojnë. Po kështu mund të veprohet edhe për çështje të tjera.

Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencies kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit të Kosovës me ne, për të cilin thonë se “është e interesuar edhe Amerika e se pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet në zgjedhje të përgjithshme”.
SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe duhet të merremi më parë me nacionalizmin. Parulla e tyre është “Shqipëria etnike”. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund t’i sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë “etnike”. Mund të ketë edhe ndonjë tjetër që ekzaltohet për një “shtëpi evropiane”, krejt të hapur, me plot kate e apartamente, po ta dojë, veç me një ideologji të borgjezisë!!

E theksoj edhe një herë se përballë këtyre dëshirave e parullave, nuk duhet të qëndrojmë të tërhequr, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë duhet të jetë e efektshme, e dendur e sistematike. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull, ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqëria më pas me një punë intensive. Duhet të njihen mirë tërë anët e problemeve, që të jetë e mundur të ndërtohet një program i qartë e i konkretizuar për zgjidhjen e tyre. Mund të krijohet edhe një shtab kundër parullave armiqësore, ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, përgatitje, luftë ideologjike e shkathtësi. Sot nuk mund t’u flitet masave me slogane e fjalë të përgjithshme. Ndonjëherë është më e efektshme një bisedë e çiltër, qoftë edhe me 2-3 veta, ku rrihen pikëpamjet dhe konkluzionet janë bindëse.

Do të ishte mirë të organizohej dhe ndonjë takim me një grup intelektualësh prej 14-15 vetash. Me ta duhet biseduar më parë si e shohin situatën aktuale dhe pastaj, një nga një, t’u thyhet me argumente ndonjë pikëpamje e gabuar. Po kështu duhet vepruar edhe me disa grupe të rinjsh, përpara se të mblidhen organizatat e rinisë. Me inteligjencien duhet ndërtuar një punë e veçantë, e programuar e sipas kategorive, duke u ndalur sidomos në disa institucione e qendra të mëdha, si Kinostudioja, Lidhja e Shkrimtarëve, Radiotelevizioni etj.

Një tjetër program i studiuar dhe mbi bazën e kontakteve direkte duhet ndërtuar edhe në punën me rininë. Duhet të gjallërohet tërë veprimtaria me të rinjtë universitarë e shkollarë, si në formë dhe në përmbajtje. Ajo nuk duhet të reduktohet vetëm në mbledhje e manifestime të mëdha, por të përfshijë dhe një larmi formash, që nga bisedat me grupe të vogla e deri në programet kulturore, artistike, politike etj., të cilat duhet të jenë tërheqëse e të organizuara mirë. Veprimtari të mëdha, mund të zhvillohen, për shembull, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në mjedise të ndryshme, në formë mitingjesh, koncertesh, lojërash sportive etj., ku të përfshihen e të argëtohen masa të gjera të rinisë.

Që tani dhe gjatë muajit gusht duhen marrë masa për organizim të rregullt të jetës nëpër konvikte duke caktuar e afishuar për çdo konvikt listat e të rinjve sipas fakulteteve dhe kujdestarët apo përgjegjësit që ndjekin veprimtaritë e ndryshme nga Rinia, Partia e pedagogët. Nëpërmjet tërë llojeve të veprimtarive duket synuar që rininë ta mbajmë kurdoherë pranë e ta ushqejmë me ideologjinë tonë, sepse pas dështimit që pësoi në fazën e parë të programit të tij, armiku do të synojë të kërkojë mbështetje te rinia shkollore, studentore dhe tek inteligjencia. Atij i intereson ta prekë këtë shtresë delikate, të përbërë nga bijtë e popullit, për të atakuar vijën e Partisë. Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes sonë në këtë drejtim është e pafalshme. Në rast se ndaj veprimeve të disa huliganëve e patëm më të lehtë të mbanim qëndrim e të ngrinim opinionin, ngaqë populli i njihte si të tillë, është shumë vështirë ta ngresh këtë opinion kundër atyre elementëve të rinisë studentore që mund të bien në prehrin e armikut.

Opinioni i shëndoshë duhet mbajtur në këmbë e duhet hedhur në veprim edhe ndaj familjeve apo kolektivave punonjëse, pjesëtarë të të cilëve hynë nëpër ambasada. Të diskutohen qëndrimet e tyre dhe në bllok e lagje dhe të bëhet i njohur gjykimi i shëndoshë e i përgjithshëm i njerëzve.

Kujdes i duhet kushtuar edhe informacionit për popullin lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumeve të fundit dhe për probleme të ndryshme. Nga organet qendrore, si dhe nga disa organe të bazës, ka shumë zvarritje të pajustifikueshme në zbatimin e vendimeve të marra, siç është ai i Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror të Partisë për ndërtimin e banesave private. Populli ka nevojë për një informacion më të gjerë, sidomos për ato çështje që janë në studim e në kërkim të rrugëzgjidhjeve të reja të leverdishme për të. Përse ngurrohet, për shembull, të jepet informacion publik nëpërmjet mjeteve të propagandës, për studime të tilla, si ai i rritjes së pagave që janë nën 600 lekë? Ky studim ka kohë që ka filluar.

Situatat kërkojnë që dhe çdo shok i udhëheqjes së Partisë e të shtetit, pa qenë nevoja për fjalime të mëdha, nëpërmjet televizionit apo takimeve direkte me popullin, të zbërthejë ndonjë tezë të plenumeve të fundit. Ai mund të sjellë një informacion më të plotë e më të saktë për sektorin që mbulon, për problemet e rrugëzgjidhjet që kërkohen. Kjo do ta rriste më shumë përgjegjësinë e secilit prej nesh, por dhe do t’u priste rrugën mjaft thashethemeve e parullave armiqësore se “në udhëheqje ka përçarje, ka konservatorë e liberalë”. Natyrisht, në këto pozita nuk qëndron asnjë nga shokët tanë, por ngadalësia, mefshtësia, burokracia e paaftësia, kudo që shfaqen, nuk mund të mos lënë gjurmë në ndërgjegjen e popullit. Ato duhen luftuar me këmbëngulje e punë të palodhur, duke gjallëruar e perfeksionuar vazhdimisht edhe tërë mjetet e format e informacionit dhe të propagandës sonë.
G SH.

Dossier/2711/ramiz-alia-nuk-e-sakrifikojm—komunizmin-p-r-shqip-rin–etnike-292423.html#sthash.o7IYn7Dv.dpuf

Kategori
Uncategorized

Otomanet nuk erdhen ne trojet tona si çlirimtare por si pushtues.

 

Nga Sali Berisha

Vizita e presidentit te Turqise mike, Erdogan, ne Tirane eshte nje ngjarje rendesishme e mirepritur dhe nje kontribut i madh ne marredheniet tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Turqia eshte nje vend mik, qe gjate 102 viteve shtet te pavarur shqiptar, ka dhene vetem vendime ne mbeshtetje te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Pas renies se perdes se hekurt, Turqia i ka dhene nje ndihme te madhe te gjithanshme ne rrafshin bilateral dhe multilateral Shqiperise dhe nje mbeshtetje te fuqishme shqiptareve ne Kosove per pavaresine. Diplomacia turke ka qene nder me aktivet ne perpjekjet dhe lobimin e saj per njohjet nderkombetare te Kosoves. Investimet turke kane njohur shumfishim gjate 10 viteve te fundit. Vendet tona ndajne shekuj ne te njejten Perandori.

Sigurisht

Presidenti Erdogan ne Tirane kerkoi thjesht ato qe Rama i premtoi atij para zgjedhjeve!

Te dashur miq, vizita e presidentit te Turqise mike, Erdogan, ne Tirane eshte nje ngjarje rendesishme e mirepritur dhe nje kontribut i madh ne marredheniet tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Turqia eshte nje vend mik, qe gjate 102 viteve shtet te pavarur shqiptar, ka dhene vetem vendime ne mbeshtetje te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Pas renies se perdes se hekurt, Turqia i ka dhene nje ndihme te madhe te gjithanshme ne rrafshin bilateral dhe multilateral Shqiperise dhe nje mbeshtetje te fuqishme shqiptareve ne Kosove per pavaresine. Diplomacia turke ka qene nder me aktivet ne perpjekjet dhe lobimin e saj per njohjet nderkombetare te Kosoves. Investimet turke kane njohur shumfishim gjate 10 viteve te fundit. Vendet tona ndajne shekuj ne te njejten Perandori.

Sigurisht otomanet nuk erdhen ne trojet tona si çlirimtare por si pushtues, mirepo elita imperiale me origjine shqiptare vinte e dyta ne drejtimin e Perandorise. Kesaj elite i perkiste edhe Ismail Bej Vlora, dhe njeri prej burrave me te medhenj te njerezimit te te gjitha kohrave, themeluesi i Turqise moderne, Kemal Ataturk. Ne Turqi jetojne dhe sot, ndofta dy here me shume shqiptare se sa ne Shqiperi. Se ketejmi pra lidhjet tona te gjakut me kombin turk, po e them kete se puritanet tane kalojne ne histeri kur flitet edhe per keto lidhje, te cilat kombi yne si komb emigracioni i ka dhe me kombe te tjera. Ne kete kontekst pa medyshje Turqia eshte nje vend mik, partner strategjik vertet i rendesishem, miqesia dhe bashkepunimi me te cilin eshte nje interes kombetar strategjik mbi te cilin eshte bazuar dhe bazohet bashkepunimi i ngushte e i gjithanshem midis vendeve tona.

Duke thene kete, duhet sqaruar se per shqiptaret, qe kane dhe do te kene gjithnje si partner stategjik me kryesor SHBA, i nje rendesie te madhe e te veçante eshte partneriteti strategjik me Italine, Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Austrine e vende te tjera, natyrisht perfshire ketu Greqine me kusht qe ky vend te heqi ligjin e Luftes me Shqiperine.

Nuk u ndala rastesisht ne partneritetin strategjik por per shkak te reagimeve dhe mishmashit qe krijoi Rama pas vizites se tij ne Turqi, ku iu duk se zbuloi Ameriken apo mesoi per here te pare nocionin e partneritetit strategjik dhe i meshoi aq shume marreveshjes se partneritetit strategjik me Turqine saqe axhamiu dy meterlik, ne programin qeveritar, mezi shkruajti dy rrjeshta per bashkepunimin me Gjermanine, Francen, Britanine.

Vizita e Presidentit Erdogan vjen ne traditen e marredhenieve te gjithanshme shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve tona. Nga viti 1992 deri sot, çdo president i Republikes turke ka vizituar Tiranen si nje mik i madh dhe i çmuar. Keshtu erdhi dhe u prit edhe Presidenti Erdogan dhe marreveshjet qe u firmosen, forumi i perbashket i biznesit ishin te rendesishme. Natyrisht nuk mund te injorohet se disa deklarata te tij ngjallen reagime dhe kritika, te cilat ne teresi nuk kane te bejne aspak me ndienja anti-turke por kane te bejne me bindjet e verteta dhe te drejta te autoreve te tyre, se kur eshte puna per kualifikimin, grupe apo levizje terroriste, ka nje kuader ligjor dhe institucion nderkombetar per kualifikimin e tyre.

Keshtu, me te drejte ngjalli reagim kerkesa e tij ne takimet e nivelit me te larte, por edhe e bere publikisht, per ndalimin ne Shqiperi e te gjitha veprimtarive te levizjes Hyzmet, si nje levizje terroriste.

Ketu me duhet t’u them autoreve te shkrimeve se, Presidenti Rexhep Taip Erdogan nuk kerkoi asgje me teper veçse cfare i kishte premtuar pik per pik Edi Rama para zgjedhjeve ne viziten e tij, qe une e kam quajtur si vizita e synetit politik te Rames. Edi Rama, axhami ne politik por nastradin ne genjeshtra, mashtroi Erdoganin me zotimin e tij per te fshire nga faqja e Shqiperise institucionet e lidhura me levizjen Hyzmet dhe mbeshtetjen me vote ne OKB per qendrimin e Turqise ndaj konfliktit Izrealito – Palestinez. Po keshtu, Rama, ky genjeshtar boteror i politikes, do te mashtronte me vone administraten e SHBA dhe OKB e mbare boten per armet kimike siriane.

Ndaj duke bere publike kerkesen e tij, Presidenti Erdogan shprehu qendrimin e tij ndaj nje mashtrimi te Edi Rames, i cili nxorri ministren e arsimit per te garantuar shqiptaret se institucionet arsimore qe kerkoi presidenti Erdogan nuk do mbyllen. Ndersa sot, ne nje interviste te tij ne mediat turke, Presidenti Erdogan pohon se Rama i premtoi perseri ndalimin e veprimtarive te levizies Hyzmet ne Shqiperi. Mirepo mesa duket, Presidenti nuk e ka te qarte se Nastradin Hoxhes i ka mbetur vetem varri bosh ne Turqi dhe se ai ka rilind e drejton aktualisht qeverine shqiptare. Keshtu qe do iu lutesha autoreve te shkrimeve, te mbajne parasysh shkakun e thelle te ketyre reagimeve dhe se kemi te bejme thjeshte me nje mashtrim te Edi Rames.

Deklarata e presidentit Erdogan per vellezer musliman nga Adriatiku ne murin kinez, ishte nje deklarate qe nuk i pershtatet realitetit shqiptar, nuk ishte ne vendin e duhur. Ne jemi nje komb pluri-religjioz. Ne kete konekst cdo deklarate me nuance fetare, e cilitdo lider musliman apo i krishter, duhet te kete parsysh se ajo mirepritet vetem kur ajo pranohet konsensualisht, me kete dua te them qe nuk lendon shqiptaret e te gjitha besimeve. Ne dallim nga shume e shume kombe te tjera, feja per kombin shqiptar nuk eshte dhe nuk ka qene element i identitetit kombetar. Ne shqiptaret, si shtylla kryesore te provuara te identitetit kombetar, kemi gjakun dhe gjuhen. Jane jo te paket ata qe gabimisht mendojne se dogmen tone “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” e kemi trashegim nga diktatura hoxhiste. Jo, absolutisht jo. Ajo eshte dhe ka qene shekuj me pare lejtmotiv i unitetit kombetar te shqiptareve. Pervec ketyre, duhet kuptuar se Islami yne eshte islam europian dmth eshte Islam i natyralizuar dhe ne harmoni te plote me vlerat dhe parimet e qyteterimit perendimor. Ne nje botim te dekreteve te Sulltanit dhe disa raporteve te tjera, nje dokument tregon se Porta njoftohet se “ne Durres kishte shume martesa midis muslimaneve dhe katolikeve dhe se Konsulli i nje vendi te krishtere i kerkon Ipeshkvit qe te marrin masa per te mos i lejuar kete. Ipeshkvi i pergjigjet se punet e dashurise martesore jane punet e Zotit dhe ne nuk mund te nderhyme”.

Se fundmi do ndalem pak ne nocionin e vllazerise nga muri Kinez ne Adriatik. Duhet te theksoj se ky realitet i dikurshem perendorak nuk ekziston. Dihet se nga Bosfori ne murin kinez, ne teresi kemi nje vazhdimesi te kombeve turke. Kurse kombi shqiptar ne Adriatik nuk eshte i kesaj familje dhe ne antropologji, gjenetik kulture, ka origjine krejt tjeter e po keshtu ka afrimi me grupe krejt tjeter kombesh.

Duke perfunduar, une mirepres firmosjen e dokumentit te bashkepunimit strategjik me Turqine ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte. Ne kete kuader mbledhjet e perbashketa te qeverive i konsideroj vertete te dobishme. Nje dokument te tille Shqiperia por dhe vende tjera te Ballkanit e kane firmosur prej vitesh me Italine mike. Sikunder dua te theksoj se Shqiperia ndaj problemeve te Lindjes se Mesme dhe problemeve te sigurise ne teresi, duhet te mbeshtesi pa ekivok qendrimet e aleatit te saj kryesor strategjik SHBA-ve, te cilat kane dhe pergjegjesite me kryesore per sigurine ne bote.

Se fundi me duhet te them, te pohoj se pavaresisht nga genjeshtrat, Rama ka ndienja miqesore dhe e do Turqine mike, por problemi i tij eshte i tmerrshem, se ai adhuron Nastradinin! sb

foto e Sali Berisha
Kategori
Uncategorized

Drame emigrantesh.

 JAKUP.B. GJOÇA…
” Sot në darkë largohem përgjithmonë. Po munde, takohemi te autobuzi në orën 17. Gëzimi.”
Mesazhin në telefonin tim e pashë vonë, ngaqë e kisha harruar celularin në makinë. Dhe ora është 15.30. E para që më shkoi ndërmend, ishte të merrja telefon Gëzimin. Por e kotë. Telefoni i tij është i mbyllur. Po të shkoja në shtëpi, e të ndërrohesha, nuk do të mundja të arrija orën e takimit. “… largohem përgjithmonë…”. Lexoja për të sajtën herë mesazhin, duke dashur që të mos i besoja gërmave, fjalëve e fjalisë. Dhe përpiqesha që në lëmshin e togfjalëve të shpjegoja edhe largësinë ndërkohore- ndoshta shumëmujore- të mostakimit, të mosbisedimit, të mosmësimit të të rejave të mikut tim, Gëzimit. Sa dola nga shkallët e metrosë, përballë, në shkallët e hyrjes të pallatit, pashë Gëzimin. Kokëulët, dhe përbri një valixhe. Që të më dëshmonte largimin e tij.
-Çfarë është ky largimi yt i përgjithmontë – e pyeta zëlartë, sikur të doja më shumë që ta zgjoja nga dërmitja.
Gëzimi ngriti sytë, më pa dhe nuk shprehu asgjë. As një ndjenjë. Largoi më tutje valixhen dhe më tha me një zë të dobët.
-Ulu.
-Ç’të ulem?
-Në këmbë do të më dëgjosh?
-Ulemi diku. Hajde të ikim këtej.
-Jo, jo. Më mirë këtu. Ja shikoj njerëzit që hyjnë e dalin nga shkallët e metrosë dhe më vjen mirë.
-Çthua?
-I shikon? Të gjithë nxitojnë. Diku duan të shkojnë. Dikush i pret. E, ndërsa unë, nuk di ku të shkoj. E mua askush më nuk ka kush të më presë.
Mora valixhen e tij dhe hodha hapat nga rruga për në qendër. Nuk ktheva kokën, për të parë nëse Gëzimi më ndiqte.
Veçse ndjeva hapat e tij.
Në një lokal të veçuar, ndalëm. U ulëm në një cep, që të ishim sa më të larguar nga klientë të tjerë.
Gëzimi nuk pranoi të pinte si çdo herë birrë. Preferoi një neskafe.
-Me këtë vapë, çuditem që nuk kërkove birrë.- unë doja të shkëputja sadopak Gëzimin nga mërzitja.
-Të falenderoj që erdhe. Je i vetmi që mund të më përcjellësh.
– Çthua? Nuk më flet hapur. Ku ke humbur kaq kohë? Të kam kërkuar edhe në telefon, por asnjëherë nuk ma ngrite. Dhe unë kujtova ndoshta ke ndonjë qejfmbetje nga unë.
-I humba të gjitha. Të gjithë e të gjitha.
-….sytë Gëzimi m’i vidhte dhe zëri ishte i mekur. Nuk doja ta pyesja. Më dukej sikur do ta gërmoja dhe do t’i shkaktoja edhe më shumë dhimbje.
– Më ndoqi nga shtëpia. Edhe fëmijët nuk më kanë më nevojë tashmë. – Gëzimi fshiu me dorë sytë.
Nuk e di përse nuk ndjeva suprizën e të papriturës. Jo se e prisja këtë. Jo. Jo.
Përvoja e hidhur e mërgimit, më ka mësuar që tashmë të mos habitem, të çuditem për asgjë që mund të ndodhë në sekondën, minutën, orën, ditën që vjen.
Ndaj edhe heshta. Braktisjen ndaj njeriut unë e pashë, e ndjeva dhe e pësova për njeriun tim më të dashur…Te ajo braktisje kuptova, mësova që çdo lidhje njerëzish ka këmbë druri. Edhe lidhja bashkëshortore nuk është përjashtim, përkundrazi. Është një zakonshmëri.
Që çdo lagështi i kalb këmbët e drurit dhe njeriu i pambështetë rrëzohet edhe nga një erë vjeshte, sikurse rrëzohen gjethet e verdha, të cilat kanë humbur klorofilin.
Bashkëshortja braktis “njeriun e jetës”, sa mëson që ai nuk mund të çohet më në këmbë….Nuk ka as durimin që të presë. Të paktën “Ikjen” fizike.
-Zana ma bëri jetën varr. Çdo ditë sherr. Edhe në sy të fëmijëve. Sa edhe fëmijët ma thanë. “Ty nuk punon. Përse të të ushqejë mami? Përse nuk ikën nga shtëpia?”.
Kësaj here unë u mundova që ti fshihja shikimin tim Gëzimit. E kaluara ime, ajo e kaluar që unë mundohesha ta strukja në skëterrën e harresës time erdhi dhe më rëndoi në sy, sa ndjeva turbullimin e sendeve që shikoja.
-Më dëgjon?- Gëzimi kapi dorën time, si për të më sjellë në vete.
E pashë në sy. Qesha, ashtu pavetëdije. Pa kuptim. Si i kapur në faj? Apo, për t’i provuar që e ndiqja fjalën e tij?
-Çdo të bësh tani?
-Tani?…Ku ta di.
– Largimi është zgjidhja jote?
-I papunë jam këtu. Çtë bëj?
-Sa kohë je i papunë?
-Mbi një vit e gjysëm.
-Zana punon?
-Kjo është e keqja ime. Që ajo punon, e më thotë përditë që nuk më ka më nevojë. I jam barrë, më ushqen ajo. Këtë më thotë përditë.
-E kam të vështirë të them diçka. Më njeh, i urrej moralizimet boshe. Po të gjykosh se mund të të ndihmoj, më ke pranë.
-Që erdhe tani, më ndihmove. Nuk dua të ndjej që më kanë braktisë të gjithë.
U çova. I rraha shpatullën me dashamirësi.
-Nuk besoj në ndarjet. Ndaj edhe nuk dua të jem te autobuzi e të të shikoj përtej xhamit të autobuzit.
U largova. Siç ndahemi me shokun, me mikun, pa ceremoninë e përcjelljes, me shpresën se e nesërmja do të jetë sërish një pritje.

 

Kategori
Uncategorized

Plani i shërbimit sekret maqedonas, agjentët shqiptarë të tij ofruan 100 mijë euro për grupin e armatosur

CEi6md0UIAAiR0A

Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë sebep për granatimin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj, Një burim ndërkombëtar i tesheshi.com, i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Mijakllov.

Njerëzit e infiltruar të DSK kanë joshur ish ish luftëtarët e UÇK-së, duke i ‘gënjyer’ ata për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre.

0,,18271391_404,00“I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov”. kanë njoftuar burime të portalit ‘tesheshi’ nga institucione ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë me kushte të anonimitetit.

Në tërë këtë operacion famëkeq kanë qenë të përzier direkt edhe disa shërbime sekrete të shteteve fqinjë që janë armiqësore ndajë shqiptarëve, ka thënë burimi duke mos dashur të preçizojë se për cilat shtete bëhet fjalë. Në pyetjen e ‘tesheshi’ se mos këtu bëhet fjalë për shërbime sekrete të Serbisë, Rusisë e Greqisë, burimi, “as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar”.

Joshja e shqiptarëve të Kosovës ka ndodhur në atë mënyrë pasi që krerët e Shtetit Maqedon kanë autorizuar tre agjentë shqiptarë të shërbimit sekret maqedon që të rekrutojnë shqiptarë të Kosovës në këtë operacion me qëllim të inskenimit të një sulmi ndaj Institucioneve të Maqedonisë.

Ndërsa që ne opinionin ndërkombëtar të shpërndajnë informacion se Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, sulmuan Maqedoninë me qëllim të destabilizimit të vendit, në anën tjetër Qeveria Maqedonase të forcojë pozitat e veta pas skandaleve të shumta që po ndodhin në Shkup si dhe të shtypë kërkesat e shqiptarëve me bekimin e ndërkombëtarëve.

nikola-gruevski-gordanaAgjentëve shqiptarë të maqedonisë, krerët e qeverisë: Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov iu kanë dhënë sasi të parave të pa kufizuara me qëllim të rekrutimit të shqiptarëve dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të re.

Operacion ‘sekret’ i shtetit maqedon ka filluar në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor të vitit 2014, pasi që një agjent shqiptar i shërbimit sekret të Maqedonisë ka kontaktuar shqiptarë e Kosovës, kryesisht ish luftëtarë të UÇK-së, me shumicë nga rajoni i Dukagjinit.

Djemve të UÇK-së, agjenti Maqedonisë fillimisht iu është ankuar për gjendjen shumë të rendë në të cilën po kalojnë shqiptarët e Maqedonisë, me mundësinë e një sulmi të policisë dhe Ushtrisë së këtij vendi mbi popullatën civile shqiptare.

Agjentet iu kanë kërkuar ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që t’i ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë, gjë që edhe u pranua nga këta të fundit ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit ‘tesheshi’. “Financiarisht nuk do të kemi asnjë problem pasi që kemi edhe përkrahjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të partive Politike shqiptare të Maqedonisë”, iu ka thënë agjenti i shërbimit Sekret Maqedon, ish ushtarëve të UÇK-së ka thënë burimi.

Në fillim janë kontaktuar krerët e këtij grupi diku rreth 3-4 veta, e që burimi nuk ka dashur t’i identifikojë se cilët janë ata, më pastaj janë rekrutuar edhe anëtarë të tjerë duke mos ditur se po shkojnë drejtë vdekjes dhe se janë të tradhtuar që në fillim. Për çdo bisedë që është kryer, agjenti maqedonas ka njoftuar Sasha Mijallkovin duke i dhënë të gjitha detajet rreth personit të rekrutuar.

Personave të rekrutuar agjenti i shërbimit Maqedon iu ka thënë se do t’iu japë nga 100 mijë euro, në mënyrë që ata të bëjnë biznes si dhe të garantojnë familjet e tyre në Kosovë në aspektin ekonomik. Se të arrestuarve në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanove iu janë premtuar nga 100 mijë euro, e konfirmojnë edhe familjaret e tyre. ‘tesheshi’ ka kontaktuar me familjen e një personi të arrestuar nga Maqedonasit të cilët kanë konfirmuar se djalit iu janë premtuar 100 mijë euro nga shokët e tij.

A Macedonian police armoured personnel carrier drives past premises in Kumanovo, north of the capital Skopje, Macedonia May 9, 2015. REUTERS/Ognen Teofilovski

“Djali i im rreth dy javë para ngjarjes që ndodhi në Kumanovë, më ka thënë se po shkojë në Shqipëri, atje disa miq mi kanë gjetur 100 mijë euro për të bërë biznes, para këtu që si më ka thënë djali do t’i kthente kur ati t’ia jep Zoti”, ka thënë babai i një të arrestuari me kusht të anonimitetit e që identiteti i tij është i njohur për redaksinë e ‘tesheshi’.

Burimi ndërkombëtar më tutje i ka thënë tesheshi se e tërë ngjarja ka filluar në fshatin Gushnicë. Sipas tij, Gushnica është fshat malor që ka diku rreth 10 shtëpi të banuar me shqiptarë dhe një post policore ku për çdo ndërrim kanë punuar nga 4 policë të shtetit të Maqedonisë.

Në këtë post policore në Gushnicë, sipas burimit kanë qenë të deponuara 4 armë automatike AK 47 si dhe 4 revole, 10 ditë para ndërhyrjes së grupit të Shqiptarëve në këtë postë policore janë dërguar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë 64 armë automatike AK 47 si dhe 64 revole, të cilat më pas janë marr nga grupi i shqiptarëve të rekrutuar nga maqedonët.

Në operacion e sulmit ndaj postës policore në Gushnicë ka marrë pjesë personalisht edhe pjesëtari i Shërbimit sekret maqedon, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov, gjatë tërë kohës kanë qenë të njoftuar për gjoja sulmin në posten e Gushnicës si dhe për çdo lëvizje që ka bërë grupi në territorin Maqedonisë.

Agjenti shqiptar i Shërbimit Sekret Maqedonas, tri ditë më parë iu ka thënë grupit të Shqiptarëve se Policia dhe ushtria maqedonase do të sulmojë shqiptarët në Kumanove më 12 maj, ndërsa që ne kishte qenë mirë që të shkojmë në Kumanove, në mënyrë që djemtë të njihen me terrenin aty. “Në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë nga i tërë grupi kanë qenë të armatosur vetëm 14 veta me AK 47 si dhe me një sasi shumë të vogël të municionit, të tjerët kanë pasur ndonjë revole ose thikë. Mos marrja e armatimit nga të gjithë pjesëtarët e grupit është bërë me qëllim të gjoja të lëvizjes më të lehtë dhe pa rënë shumë në sy tek autoritete dhe popullata. Për këtë arsye ka ardhur deri tek dorëzimi i grupit, pasi që ata kanë ngelur pa municion, ndërsa që shumica e të arrestuarve as që kanë shkrepur ndonjë plumb, por ka edhe të atillë që fillimi i luftimeve i ka zënë në gjumë” ka thënë burimi i tesheshi.com.

Grupi i shqiptarëve në ‘lagjen e Trimave’ pas të shtënave të para ka kuptuar se janë të tradhtuar dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre e madhe të dorëzohen tek policia maqedonase. Krerët e Maqedonisë të informuar nga agjenti i tyre me hollësi për personat që gjendeshin në ‘Lagjen e Trimave’, vendin ku ata janë strehuar dhe armatimin e pakët që e kanë me vete kanë filluar operacionin në kapjen dhe asgjësimin e grupit ‘terrorist’ si e quanin ata.

Operacioni i forcave policore maqedonase që në fillim të tij, doli nga kontrolli pasi që hasën në një rezistencë nga grupi i shqiptarëve. Është shumë e paqartë se si janë vrarë policët maqedonas, shqiptarë e serbë bashkë, pasi që policia kishte të gjitha informacionet për grupin dhe nga sa plumba e municione i ka çdo njëri. Burimi ndërkombëtar ka theksuar se “ka dyshime të bazuara se policët maqedonas janë vrarë ndër vete sipas skenarit të policisë sekrete të Mijallkovit me qëllim që tek popullata të paraqesë se terroristet nuk kursejnë askënd”.

Operacioni sekret i Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, që në ditë e para është dekonspiruar nga Shërbime të inteligjencës të NATO-së, KFOR-it, AKI-së, SHiSH-i i Shqipërisë etj, por mbetet mister mos parandalimi i këtij skenari. Për të gjitha këto me kohë kanë qenë të njoftuar si Prishtina ashtu edhe Tirana zyrtare ka thënë burimi ndërkombëtar për portalin “tesheshi’.

Kategori
Uncategorized

Varrimi i Isë Boletinit po propozohet (është marrë vendim) të bëhet në Vlorë për “hatrin” e Serbisë!!!

Xhevat Bislimi

Kush do ta besonte deri sot se edhe eshtrat e Isa Boletinit nuk mund të varrosen në shtetin e Kosovës, madje as në oborrin e tij?!!! Ka vite që në oborrin e shtëpisë së Isë Boletinit është hapur një varr që po priste eshtrat e Isë Boletinit… Sot u mësua e verteta: eshtrat e Heroit, Isë Boletini, eshtrat e njerit prej shqiptarëve të shquar, nuk mund të varrosen as në oborrin e shtëpisë së tij, sepse kundërshton Serbia, e cila, falë marrëveshjeve të Vjenës dhe, sidomos atyre të Brukselit, sillet si zot në Veriun e Republikës së Kosovës (një e katërta e tokës së Kosovës)!!! Shqiptari që deklaroi në Londër se “nuk kam ardhur per ta mbrojtur vetem Mitrovicën time, por çdo pëllëmbë të tokës së Shqipërisë”, edhe sot që Kosova është shteti i dytë i Shqipërise, nuk mund të varroset në tokën e Shqipërisë, të cilës ia kushtoi dhe ia fali edhe jeten e tij, të bashkëluftëtarëve dhe të farefisit! Edhe këtë marre po gjen forcë ta han me bukë (ndoshta edhe me një gotë verë prapa) Hashimi!

Vendimi për t’u varrosur eshtrat e Isë Boletinit në Vlorë (në Republikën e Shqipërisë) po kundërshtohet nga të gjitha anët… Por, sikur edhe deri më tash, politikanë, intelektualë, medie… po vazhdojnë të flasin për Shqipërinë dhe për Kosovën si dy vende të ndryshme!! Nuk po duan ta kuptojnë se Republika e Shqipërisë nuk është Shqiperia gjeografike, demografike, gjuhësore, kulturore, kombëtare, etj. Republika e Shqipërisë është vetem një e katërta e Shqipërisë. Në Shqipëri është edhe Republika e Kosovës dhe çdo pellembë e tokës shqiptare… Pra nuk është puna se “Isë Boletini nuk duhet të varroset në Shqipëri, por në Kosovë”, siç po shkruajnë e po flasin disa shqiptarë të Kosovës, sepse edhe Republika e Kosovës është në Shqipëri… Madje, edhe shtëpia dhe toka e Heroit tonë është në Shqipëri. Madje, për Isë Boletinin shtëpia e tij ishte e gjithë Shqipëria. Për Të edhe Vlora ishte si Boletini ku u lind Ai. Isë Boletini nuk do të ishte kundër që të varrosej në Vlorë, në Shkup, në Janinë, në Plavë a Guci, në Preshevë… dhe kudo në tokën e Shqipërisë… Puna është se varrimi i Isë Boletinit po propozohet (është marrë vendim) të bëhet në Vlorë për “hatrin” e Serbisë!!! A mund të ketë turp më të madh?!!! Në këtë lojë të turpshme dhe në këtë vetposhtërim është përfshirë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërise me qellim qe t’ia “shpëtojë” fytyren Hashim Thaçit…!!!

Prandaj, për shqiptarët, kudo që janë, kurrë më aktuale nuk ka qenë thënia e famshme e Isë Boletinit: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”. Deri atëherë shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje dhe sakrifica të reja që ta fitojnë të drejtën për t’u varrosur në pronën-oborrin e tyre, në Shqipërinë e tyre…

 

Kategori
Uncategorized

Agjenturat maqedonase së bashku me Musa Xhaferin kërkojnë largimin e Arben Llallës nga Maqedonia

Agjenturat maqedonase së bashku me Musa Xhaferin kërkojnë largimin e Arben Llallës nga Maqedonia

Kategori
Uncategorized

Z. Kryeministër, a na lejon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015?

Z. Kryeministër, a na lejon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015?

 

Rexhep Shahu

Pyetja e plotë për kryeministrin Rama është kjo: A na lejon, a na pranon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015, nëse ne nuk votojmë kandidatët e tu për kryetarë të bashkive të Shqipërisë, por votojmë kandidatët e opozitës? Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatin tënd melez për kryetar bashkie në Tiranë dhe Hasanat e tu kudo nëpër Shqipëri, por votojmë kandidatin demokrat Halim Kosovën, dhe kandidatët e tjerë të opozitës, ne si qytetarë do të jetojmë keq se ti si qeveri e naltë që vranë e kthjell, nuk do të japësh lekë për investime në qytetin ku jetoj unë, në qytetet ku jetojnë ata që nuk të votojnë melezat jo socialist apo hasanistë, nuk do të japësh lekë për asfaltime, kanalizime të ujerave të bardha e të zeza dhe m… ka me dale prej gjirizeve e do të derdhet udhëve të Tiranës, do të bëhet lumë m… nga Tirana në Durrës e do të vazhdojë kudo autostradave lumi i m… deri ne Vlorë.

Kur të derdhet m… udhëve të Tiranës, nga do të udhëtosh ti naltmadhni kryeministër për të shkruar në zyrë, pa u bërë m…? Nga do të udhëtosh për të vajtur në aeroport pa u bërë m…? Nga do të udhëtosh për në saraje në Surrel City, pa u bërë m… Po ndërkombëtarët që arbitrojnë në Shqipëri dhe thonë, nuk është mirë kështu, por nuk thonë kurrë se si duhet e si është e mira, si do të jetojnë në Tiranë ku kanë selitë e tyre, kur shërbimet duhet t’ua plotësojë bashkia, ujin duhet t’ua çojë bashkia, plehrat duhet t’ua mbledhë bashkia, nga do të udhëtojnë ndërkombëtarët për në selitë e tyre kur të jenë udhët lumeje ‘m…’, nga do të vijnë në takim me ty ambasadorët që rrinë e të dëgjojnë e të duartrokasin këto ditë kur ti lufton e kërcënon se ose i do të gjitha pushtetet ose do ta bësh djerrinë këtë vend, ku s’do të mbijë kurrë bari e s’do të dalë kurrë gjethi.

Ti je i gjatë dhe nuk mbytesh në ‘m…’, por ata që janë të shkurtë, si Meta p.sh, si do t’ia bëjnë të mos mbyten në m…, si do t’ia bëjnë të mbeten gjallë. Ti e ke pasë shumë problem e shumë siklet m… që ngjitet pas këpucës, si do t’ia bësh kur m… të marrë udhët e vendit? Ti z. kryeministër po thua se po nuk votuam kandidatin tënd melez, që sakllam nuk është socialist por është veç ramist, ne nuk do të kemi ujë në rubinetat e shtëpive tona, në spitalet tona, ku shëndetësia është pa lekë por me euro pasi shteti i ka shitë pacientët tek spitalet private. Nuk do të kemi ujë në çerdhet e kopshtet e qyteteve tona por qeveria jote do t’u japë falas coca-cola dhe ujë importi nga super biznesi qeveritar i importeve të ujit të pijshëm.

Këtu pra nuk do të ketë ujë të pijshëm po nuk votuam sipas midesë tënde se ti je kuçedra dhe ti e ndal ujin, ti hyn në vrellë, në shpellë, në zgafelle ku buron uji dhe e shterrë, ti hyn në tubat e ujit dhe i thanë, ti e ke në dorë ujin e zotit, ti je vetë zoti në qiell e lugati në tokë. Ti lëshon shiun, borën, diellin, mjegullat, breshërinë. Ti ngjall të vdekurit e vdes të gjallët, ti i mplak fëmijët dhe i bën të rinj pleqtë, u gjen e u jep dashnore pleqve dhe i marton pasi i bën të rinj. Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk e votojmë kandidatin tënd melez mavi por votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, apo antihasanat, ne si qytetarë do të jemi në armiqësi të papajtueshme me qeverinë qendrore, me parlamentin e Metës, që kanë dy vjet që po ua bëjnë nënën qytetarëve të këtij vendi e mezi po mbijetojmë të braktisur nga qeveria qendrore e cila veç qytetarët e këtij vendi nuk i ka në axhende. Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatët e tu, i ke ndarë shqiptarët në ca të nënës e ca të njerkës dhe atyre të njerkës do t’ua bësh nënën e atyre të nënës do t’ua bësh njerkën.

Ti qeverinë e ke, parlamentin e ke, Meta që të ka hypë kalistrup e të pshurr në qafë, të ka ty e parlamentin, prokurorinë e gjykatat i keni futë në rrethim, shoqërinë civile e ke në shumicë në rresht dhe e ke kthyer nga Organizata Joqeveritare, në Organizata Qeveritare nën drejtimin tënd, mediat i ke në rresht, i ke sherre, me pak përjashtime, rrjetet sociale i ke kthyer në ndërmarrje ku ke punësuar gjithë propaganduesit e pafund, por do edhe gjithë pushtetin vendor, të gjithin pa përjashtim. Zoti kryeministër, pavarësisht çfarë të thonë e të shajnë, pavarësisht se të thonë daullexhiu i festivaleve patriotike e nacionaliste që investon pafund për t’u bërë Sali Berishë në Kosovë e në rajon, pavarësisht se të thonë je mplakë shumë, të thonë se je kërrusë shumë dhe të ka dalë gunga në shpinë, pavarësisht se të thonë se nuk e mban dot më as shurrën apo më keq, të siguroj se të ka zili vetë Enver Hoxha për sjelljen që ke demonstruar deri tani dhe për këtë luftën e pashoqe për të fituar gjithë pushtetet në Shqipëri me çdo kusht e me çdo çmim.

Nëse nuk fitojnë kandidatët e tu rilindës mavi, a mos mendon e planifikon ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe ta nxjerrësh në bulevardin e mbretit popullin socialist me hunj në krah, që ti nuk e kontrollon dot, dhe pastaj të bësh namin siç e bëre me 21 janar… Nëse e ke këtë mendje, na trego, na e thuaj troç që të mos gabojmë ta votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, edhe pse është i shkëlqyer si njeri, edhe pse është i ditur, edhe pse nuk është mashtrues, edhe pse nuk e njeh përbuzjen ndaj tjetrit, edhe pse nuk i shmanget askujt në udhë se nuk ka mashtruar askënd, nuk ka vjedhë askënd, nuk ka gënjyer askënd. Na trego të mos votojmë asnjë zog apo pëllumb askund në Shqipëri, por vetëm lakuriqët e natës kudo në Shqipëri. Që të rrimë urtë e të trusim bythën dhe të mos e kruajmë me krane.

Nëse ke në mendje ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe të nxjerrësh popullin socialist në shesh kundër opozitës, na trego që të mos e votojmë humanistin Halim Kosova. E ç’na duhet një humanist. Nuk është kohë e humanistëve, është kohë e dobiçëve, kohë e maskarejve. Ti e ke mirë zoti kryeministër, ti po i ngjan kohës, je djalë plak trendi, që për modë rri i kërrusur por jo se je plakur. Plakja nuk të bën dot asgjë ty. Ti je i paplakshëm. Të ta marrin të keqen të gjithë që nuk të besojnë, të gjithë që të kanë inat se nuk janë dot të mirë sa ti, të zotët sa ti, trendi sa ti. Por unë vetëm një pyetje pata se u zgjata siç zgjatesh ti në monologët fantastike kur mashtron njerzit, a do të na lejosh të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit, nëse nuk fiton kandidati yt, nëse nuk fitojnë kandidatët e tu? Na e thuaj që të mos robtohesh ti duke gënjyer e mashtruar e të mos robtohemi as ne duke dëgjuar kërcënimet e mashtrimet e tua bajate.

Kategori
Uncategorized

IKNI DHE SHPIRTIN TIM MERRENI ME VETE.

Rexhep Shahu

Ikni vëllezër, ikni bij të këtij atdheu plak që nuk i hyn askujt në punë
Të këtij atdheu të përdhunuar që dergjet në shtratin e vdekjes
Pa pasë fuqi as të mallkojë dhunuesit e tij.

Ikni bij, ikni udhëve të botës dhe lini qyqet të vajtojnë në atdhe
Lini korbat të ngihen me sy e mëlqi të njerzve që s’kanë fuqi
Të ngrihen në këmbë, të mbysin me pështymë një qeveri.

Ikni pa provuar të mateni me dhunuesit e atdheut, ikni se ikja
Është trimëri më e madhe se qëndresa, në ikje nuk vdes
Ndërsa në qëndresë mund të bëhesh hero që vdes për bukë
Hero që ha thonjtë e tu, hero që ngrihesh dhe vret dhunuesit e atdheut
Hero që shporr dhe dëbon përtej varrit dhunuesit e atdheut.

Ikni bij se koha e herojve ka vdekë e ju nuk jini bij të asaj kohe
Ikni por më parë hapjani një varr atdheut që të mos i dergjet
Kufoma në udhë, të mos ia shkelin kufomën me këmbë
Të mos ia pshurrin kufomën qentë
Të mos ia shqyejnë korbat që po nxjerrin sytë e të nesërmës tuaj përditë
Dhe ju heshtni e thoni me vete, ç’po na duhen sytë.

Shtijeni në varr, në një varr të thellë, më të thellë se sa duhet
Hidhjani një grusht dhe`, një mal me dhe` që atdheu të mos çohet lugat
Të mos çohet lugat të hajë ëndrrat tuaja, të nesermën tuaj në dhera të huaja
Të mos çohet lugat të hajë qeveritë që u dëbojnë ju prej atdheu
Të mos qohet lugat të trembë fëmijët tuaj të nesërm me origjinë shqiptare
Që ndoshta do kenë turp që kanë origjinë shqiptare.

Hidhjani sipër varrit gjithë urrejtjen tuaj atdheut, urrejtjen që u bëhet
Aeroplan, tren, anije dhe ju mban në krahë në udhën e ikjes
Urrejtjen që ju bëhet lot se ishit të pazotë në qëndresë
Që zgjodhët rrugën e ikjes në vend të qëndresës kundër vampirëve
Që shqyejnë atdheun tuaj.

Hidhjani sipër varrit gjithë dashurinë tuaj ju që shqiptarë do të mbeteni
Kudo që të frymoni në botë
Ju që do të mendoni shqip e fëmijët e tuaj do të krenohen me atdheun tuaj.

Derdheni gjithë lotin mbi varrin e thellë të atdheut
Që të çimentohet dheu përmbi varr
Të mos e marrë era e ta shplojë kufomën e atdheut që s’kalbet kurrë
Të mos e marrë era e mallit ta sjellë në dhera të huaja ku jetoni të huaj
Vdisni të huaj, kalbeni të huaj, shaheni të huaj, duheni të huaj
Urreheni e përbuzeni të huaj, mashtroheni të huaj.

Ikni bij të atdheut të marrë peng, ikni anipse atdheu është peng
I lidhur me zingjirë prej disa bij kurvash mbetje të komunizmit vrastar
Ikni se do të vijnë dreqnit ndoshta ta shpëtojnë atdheun që e braktisin bijtë e vet
Që ikja u duket trimëri dhe lotin e dinë qëndresë
Ta shpëtojnë prej hajnave, kopukëve, bijve të së keqës
Ikni në kërkim të ndonjë qeverie tjetër që nuk shkreton atdhe.

Ikni dhe shpirtin tim merreni me vete.

Kategori
Uncategorized

Heroi qe Spanja i ngriti kenge.

 

Biseda nisi rastësisht në zyrat e një banke. Ekonomistja pyeti me kuriozitet klientin se emri juaj është tepër i veçantë, nuk e kam hasur asnjëherë nga prapashtesa duket si latino-amerikan.

-Mos keni lindur atje? Klientit të bankës, djaloshi iu përgjigj disi i ndrojtur:
-Jo, nuk kam lindur atje. Prindërit e mi nuk kanë qenë ndonjëhere në Amerikën Latine. Ata më kanë vënë mua emrin e Heroit të Popullit Ramiz Varvarica, që ra heroikisht në Spanjë, në luftën kundër fashizmit.

Spanja e kujton për trimëritë e bëmat e tij të guximshme. Aso kohe, atje i kishin ngritur një këngë ku e quante kapiten Ramirez Albanezi. Kur përmendim Spanjën, përfytyrojmë një vend fantastik të eksploratorëve të mëdhenj që zbulonin kontinente, të piktorëve të famshëm si Velasquez e Goya, por edhe Picasso, kujtojmë Don Kishotin e Sanço Pançon, vendin e konkuistadorëve, të kitarave, teodorëve, të kastanjetave, të flamengove dhe dashurive pasionante.

Nga historia kujtojmë Spanjën e shekullit 16-të, kur mbretëronte Karli V si një nga fuqitë më të mëdha të botës që pushtoi Meksikën, Perunë e pothuajse gjithë Amerikën e Jugut. Kujtojmë luftën e popullit spanjoll për liri që me ‘guerillos – partizane’, e shkatërruan dhe e larguan nga toka e tyre ushtrinë e famshme të Napoleon Bonapartit e tj. Kur përmendim Spanjën, kujtojmë edhe një periudhë tragjike 1936 – 1939, kur populli spanjoll dhe brigadat internacionale bënë një luftë heroike për liri e demokraci, për mbrojtjen e Frontit Popullor nga koalicioni fashist ndërkombëtar.

I madhi Albert Einstein në një kongres të shkrimtarëve, këtë luftë e vlerësonte si një ngjarje politike me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajten e shpresës, për një të nesërme më të mirë, për liri e dinjitet njerëzor. Agresioni fashist iu sul popullit spanjoll me një egërsi të paparë dhe tërë popujt e botës kuptuan se kjo luftë ishte prologu i Luftës së Dytë Botërore. Solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm.

Për herë të parë në historinë e luftrave të popujve, vërshuan në Spanjë vullnetare nga 53 vende të botës, të cilët krijuan brigadat internacionale të vullnetarëve të lirisë. Për një qëllim të përbashkët, ishte shumë domethënëse, që në llogore jepnin jetën e tyre Italiani, Shqiptari, Gjermani, Rusi, Francezi e tj. Vullnetarët e lirisë ishin punëtorë, fshatarë, intelektualë e studentë, me pikpamje ideologjike e besime fetare të ndryshme.

Ata lanë familjet, punërat, shkollat, tokat e tyre dhe u bashkuan me popullin spanjoll, luftuan krah për krah me të per liri e demokraci, duke dhënë jeten. Ishin këto rreziqe që kanosnin njerëzimin si dhe aspiratat për një të ardhme më të mirë, që dhe nga vendi i shqiponjave me një popull të vogël por trim e liridashës, që Europa e njeh mirë, të dilnin vullnetarë, të cilët pa asnjë lloj pretendimi luftuan në vijën e parë të frontit, me një trimëri të paparë.

“Adelante Camaradas” ishte thirrje lufte e vetmohimi për luftëtarët e brigadave internacionale. Kjo thirrje, në këto ditë prilli më kujtonin njërin prej tyre, trimin nga Dibra e Madhe, heroin e popullit Ramiz Varvarica. Në hyrje të Dibrës së Madhe ishin tre kulla të vëllezërve Fejzulla, Maliq dhe Hajredin Varvaricës. Ramizi u lind në vitin 1900, në kullën e Fejzullahut. Prindërit e tij Fejzullahu dhe Zadja ndërruan jetë në moshë të re.

Për rritjen e edukimin e Ramizit 3 vjeçar dhe vëllait të tij më të madh Saliut u kujdesen xhaxhallarët. Që në moshë të re Ramizi u përball me vështirësitë e jetës. Kullat e Varvaricave u dogjën e u shkatërruan disa herë nga pushtuesit turq e serb, por nga dashuria për vendin e tyre, ato i rindërtonin përsëri derisa egërsia serbe e bërë të pamundur jetesën në trojet e tyre. Vëllezërit Varvarica emigruan një e nga një drejt Shqipërisë.

Në vitin 1913 Saliu u vendos në Elbasan, punoi gjatë gjithë kohës në PTT. Kishte një djalë Nazmiun që megjithëse i verbër ka qenë violinist me emër në grupin e Sul Myzyrit. Saliu ka vdekur në vitin 1974 ndërsa i biri në vitin 1956.

Ramiz Varvarica fillimisht u vendos në Peshkopi ku dhe u shkollua. Më vonë u sistemua në Tiranë në lagjen “Babarake” sot rruga “Siri Kodra” në shtëpinë e Ahmet Maliq Varvaricës. Që në fëmijëri ai ndjeu shtypjen e mizoritë e pushtuesit serb. Tek ai kaliten qendresa e trimërisë, u edukua patriotizmi i flaktë nga bisedat në odat dibrane, cilësi që do ta karakterizonin gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. Në ngjarjet e vrullshme të viteve 1919 – 1920, Ramizi gjendej në ballë të luftës.

Ai ishte oficer i Ushtrisë Shqiptare. Dibrani trim u bënte thirrje oficerëve italianë në Gjirokastër, që nga porta e kalasë të dilnin vetëm, pa materialet ushtarake dhe kështu u bë. Ai mori pjesë në mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes, luftoi me trimëri në luftën e Vlorës në 1920, në shpartallimin e ushtrive serbe në shkallë të Tujanit dhe në Gurë të Bardhë. Ramizi ishte militant e demokrat revolucionar dhe ruante idealin e një Shqipërie demokratike dhe kjo për të, qendronte mbi çdo gjë. Ai mori pjesë në Revolucionin Demokratik të vitit 1924 përkrah Fan Nolit.

Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit emigroi në Francë, ku punoi në disa miniera dhe në industrinë e prodhimit të automobileve. Ai u dallua si një sindikalist aktiv e revolucionar. Stuhia e fashistëve të viteve 1936 kapërceu kufijtë e vendeve ku lindi.

Ai gllabëroi shumë popuj. Ramizi më i pjekur se kurrë, me një përvojë të gjithëanshme e vlerësoi situatën ndërkombëtare, gjendjen e vështirë të vendit të tij dhe rrezikun fashist për të gjithë popujt. Ai kuptoi dhe iu përgjigj që në fillim thirrjes së popullit spanjoll, kapërceu Pirenjt dhe u gjend në tokën spanjolle, atje ku koalicioni fashist demostronte fuqinë e tij kundrejt popullit të paarmatosur, duke vrarë djemtë më të mirë të Spanjës.

Ramizi luftoi me trimëri në fillim si luftëtar i thjeshtë. Më pas duke vlerësuar aftësitë e tij në fushën e betejës u gradua kapiten në brigadën e XII “Garibaldi”. Të gjithë ato që e kanë njohur Ramizin në Spanjë, në shkrimet e tyre kujtojnë mirë një këngë që luftëtarët e brigadës ” Garibaldi” kishin ngritur për të:

“Sa mirë përparon kompania parë
Është më e forta në gjithë bataljonin,
Sepse komandon Ramizi nga Shqipëria
Ramiz Albanezi më i fuqishëm se topi”.

Brigada “Garibaldi” zhvilloi luftime të ashpra dhe të jashtëzakonshme për mbrojtjen e Madritit, ku luftëtarët e lirisë treguan trimëri të rrallë. Në këto luftime Ramizi u plagos rendë. Justina Shkupi, motra apo “Shqiptarja e vogël” siç e quanin vullnetarët, vraponte nëpër llogore duke ndjekur e kuruar të plagosurit.

Ajo shërbeu në spitalin e brigadave internacionale në Murcia dhe kujtonte “Me këto gërshërë ia kam prerë fashot Ramizit, i nxirrja plumbat sa herë u plagos dhe kujtoj se sa e donin shoket”. Në prill të vitit 1938, koalicioni fashist i Hitlerit, Musolinit e Frankos kishin ndërmarrë një ofensiv të egër e të papërmbajtur në frontin e Aragonës.

Ramizi me të plagosurit dhe të sëmurët ishte vendosur në këndin ku lumi Gualdalupe derdhet në Ebro, pranë Kaspes. Ai u sulmua nga dy bataljone. Të gjithë vendosen të luftonin me vetmohim dhe tek fashistët të mos dorëzoheshin. Të nesërmen në mëngjes erdhi një korrier që njoftoi se kapiteni Ramiz Albanezi po përballon dy bataljone dhe kërkon ndihmë. Njeriu i fundit me të cilin u pa Ramiz Varvarica dhe që i mbylli sytë ishte shkrimtari ynë Petro Marko.

Ai kujton “Kur vamë ne, asnjë krismë nuk dëgjuam. Të gjithë të plagosurit dhe të sëmuret kishin luftuar dhe ishin vrarë. Ramizin e gjetëm mbi një mitroloz, të copëtuar të bërë shoshi. Ai ishte akoma gjallë, plumbat e kishin marrë dhe në fyt. Kur më pa, më njohu e desh të fliste, por zëri i dilte si ulërimë. Më shtrëngoi duart dhe pastaj i lëshoi. I zura sytë dhe lotët me rodhën çurk. Shokët e tjerë më panë dhe s’më thanë gjë, se dhe ata qanë për Ramiz Varvaricën, luftëtarin shqiptar që kishte shpëtuar bataljonet nga rrethimi”.

Djemtë e Shqipërisë, që luftuan në Spanjë, ishin ajka e djemërisë shqiptare. Ata ishin trima, me zemër të madhe, ishin intelektualë të mirëfilltë, që dinin të vlerësonin situatat, ishin pasardhës në shekullin 20 të Gjergj Kastriotit dhe Rilindasve tanë të mençur e trima.

Disa, si Zef Hoti nga Shkodra, Urfi Agolli dhe Ramiz Varvarica nga Dibra e Madhe, Asim Vokshi e Xhemal Kada nga Kosova, Zeni Konomi nga Korça, Musa Fratari nga Permeti, Thimio Gogozoto nga Çamëria, Dhimitraq Kosta nga Leskoviku e tj., ranë heroikisht në fushën e betejës duke nderuar familjet e krahinat, ku u lindën dhe u rritën. Shqipëria i nderoi duke i bërë heronj e dëshmorë të kombit për të mos u harruar kurrë.

Kategori
Uncategorized

MILAIM ZEKA, TI GENJEN.

 

Une nuk e di se cili fshihet mbas emrit dhe postimit te Milahim Zekes, por di qe ky i pa fytyre genjen.

Une kam qene atje kur u vra Azemi.

Ne zemren e PD-se, ne zemren e revoltave, ne zemren e militanteve, mund te jem dhe nga te paret qe jam futur ne kryeministri mbas largimit te gardes, duke e marre ne mbrojtje kete institucion nga abuzimet deri sa ju ridorezua perseri gardes.

Por askush nga ne,apo mes nesh nuk ka qene ushtar i UCK-se apo i derguar i Bujar Bukoshit.

Milahim Zeka eshte i pa fytyre dhe mashtrues.

Te gjithe ne pjestaret ne ate revolte popullore mbas vrasjes se Azem Ajdarit pak a shume e kane njohur njeri tjetrin.
Aty kish simpatizante, antare, dhe militante te PD-se, aty kish popull te irrituar nga vrasja e Azemit, aty kishin ardhur nga gjithe shqiperia per ti dhene lamtumiren heroit te dmokracise.

Por asnjehere ushtare te UCk_se te derguar nga Bukoshi.

Nuk ishin, minuta apo ore.
Ishin dite te tera qe ne ngryseshim dhe gedhiheshim ne seline dhe taracen e PD_se, apo dhe jashte ne oborrin, lulishten dhe kjoskat per rreth.

Milahim Zeka eshte thjesht nje mashtrues ordiner i paguar nga qarqet antishqiptare,qe kerkon me cdo mjet te dezinformoje te verteten ne interes te padroneve te vet ne Beograd.

Une as nuk di, dhe as komentoj telefonatat e Berishes.
Por nje gje e di me se te sigurte.

Mes nesh nuk kish ushtare te UCK_se apo te derguar te Bukoshit.

.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Arratisja dhe kthimi mbrapsht i Havzi Nelës.

Nga Petrit Palushi

Bash në Ditën e Shëngjergjit, 48 vjet ma parë (të shtunën e 6 majit 1967), e kthejnë mbrapsht Havzi Nelën familjarisht, dhe më pas do dënohej me 15 vjet burgim, ndërsa e shoqja me 10 vjet.

V. 1963Në mesnatën e 26 prillit të 1967-s, mësuesi antikonformist Havzi Nela u arratis familjarisht në Kosovë (ish-Jugosllavi). Në kufi, ai la letrën e famshme, që tashmë është bërë pjesë e historisë. Fati i Havzi Nelës është fati i njeriut në diktaturë, është fati i njeriut të nëpërkëmbur deri në skajshmëri, por njëkohësisht është modeli i njeriut që reagoi vazhdimisht ndaj një bote të pajisur me çmos gjërash të rënda dhe tinzare. H. Nela qe dritëpamës; nuk kishte dëshirë të jetonte me sot me nesër. I pajisur me frymën e rebelit, qe njëkohësisht me atë dritëpamje, shumica e të cilëve rretherrotull tij nuk mundën ta rroknin. Ai mund të bënte një jetë relativisht të qetë, të përgjumtë, siç mund të bëhet jeta e kësillojtë në pellgun e vakët të nënshtrimit e të ecjes këmbadoras, por vizioni që kishte s’mund ta lejonte kurrsesi. Ai e kishte të qartë se herdokurdo, madje në një kohë t’afërt, ajo botë e mbrapshtë do të merrte fund.

Para arratisjes

Skema, nga mendohej se qe larguar H. Nela

Fati nuk qe përplasë krejt rastësishëm me të, me një fjalë kundërshtia e tij në prill të 67-s, në Shishtavec, refuzimi dhe reagimi ndaj tri kërkesave rrënuese të partisë-shtet, nuk qe rastësi a diçka e atypëratyshme.

Qysh në shkollë të mesme (për mësuesi) tek ai u shfaqën kundërshtitë e para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës; gradualisht nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i formësonte dhe po i ngrinte dita-ditës në sistem.

Realiteti i ashpër i kohës forcoi tek ai ndjenjën e kundërshtisë ndaj regjimit, derisa erdhi përplasja e madhe e prillit të 67-s.

Mësuesi H. Nela në vitin 1967 kish reaguar haptas dhe bindshëm ndaj tri kërkesave të pushtetarëve, si futja në kooperativën bujqësore, prishja e kishave dhe xhamive, ndërrimi i veshjes:

“…Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë. Mungon edhe fjala e lirë dhe shtypi i lirë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut… ”

Kish nisur herezia kolektive e prishjes së kishave dhe xhamive në gjithë Shqipërinë; mësuesi H. Nela kërkoi të mos prishej struktura shpirtërore dhe ekonomike e njerëzve dhe mu për atë, fjalët e tij shkaktuan një trazim në krejt mjedisin e indroktinuar, por dhe një lëvizje të ethshme të hallkave të pushtetit për të mbytur atë lloj drite që po përpiqej të dilte nga mesi i errësirës. Reagimi i tij qe një refuzim i plotë ndaj kërkesave të pushtetit të diktaturës; reagimi i tij qe njëkohësisht kundërshtimi më i hapur që i bëhej ideve dhe praktikave të partisë-shtet. Kësisoj, ai kërkonte të kthente përmbys atë program të tillë fatal për zhvillimin e vendit. Por, këtu do të niste edhe drama e H. Nelës, do të nisnin vuajtjet që do të sosnin vetëm në natën e mbytjes së tij. Pra, është krejt e natyrshme të thuhet se qysh n’atë kohë, ai po kërkonte të kthehej përmbys programi i marrëzishëm të partisë-shtet, të ngrihej kundër ideve të zeza të fjalimit të diktatorit Hoxha për revolucionin kulturor. Ndërsa, sot, në një sistem demokratik, shumë kohë mbasi ai është ndarë dhunshëm nga jeta, lehtësisht mund të shihet përpjekja ngulmuese e tij e asokohshme që vendi të mos futej nën atë shkretinë të revolucionit kulturor. Në Shqipëri tashmë është rikthyer e drejta e besimit dhe e pronës private; ndërkaq, kooperativat bujqësore janë shkatërruar, dhe veshja është krejt në shijen e vetë individit.

Ora e fundit e mësimdhënies

Alarmi përfshiu strukturat e partisë e të shtetit të kohës. (N’atë kohë, verbëria kolektive po përfshinte ngadalë-ngadalë njerëzit dhe një gjë e tillë po kthehej në një ritual të përditshëm). Një alarm i tillë u shtri edhe në shkollën ku punonte mësuesi H. Nela, në Topojan, disa ditë mbas mbledhjes në Shishtavec.

Do ditë më vonë, në hetuesi, ai nis të shpjegojë atë klimë të ftohtë dhe të ashpër që u krijua përreth tij, si dhe dhembjen e madhe se qe i detyruar të largohej nga shkolla:

“… me datë 26. 4. 1967, mbasi bana 3 orë mësim në orën e leximit, në klasën e VI-të, duke i ba komentin vjershës “Shko dallandyshe” të Filip Shirokës, përnjiherë jam emocionue tepër dhe desh më shpërtheu vaj. E ndërpreva komentin dhe librin ia dhashë nji nxanësi, ndërsa vetë po shëtitsha në klasë për të mos kuptue nxanësit…” (Dosja gjyqësore 9912/1 A.)

Nuk e di se në ç’strofë të vjershës prekëse të Shirokës pati mbërritë gjatë komentit letrar mësuesi H. Nela, por ia vlen të besosh se kjo poezi që po komentonte në orën e fundit të mësimit, dhe për të mos u parë më me shkollën gjithmonë e jetë, duhet të ketë lënë përjetime të mëdha në shpirtin e tij. Edhe pak orë dhe do të bëhej gati të largohej nga vendi i tij i lindjes, por dhe të arratisej nga ai mjedis mbytës që po i kthehej në pezmatim të vazhdueshëm dhe njëkohësisht t’i shpëtonte arrestimit që ndihej se s’do të vononte.

Letra në kufi

LetraPo atë natë, së bashku me bashkëshorten, duke marrë me vete një çantë me libra dhe me krijimet e deriatëhershme në poezi e prozë, nisen të kalojnë kufirin, të ecnin dhe të ecnin, dhe me synim për kah një vendi të lirë, siç ishte Austria, të qëndronin disa vite atje dhe më në fund të kalonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

N’atë natë të vonë të 26 prillit të vitit l967, gjatë kalimit të kufirit, Havzi Nela shënoi në një fletë blloku vargjet e mëposhtme:

“Lamtumirë, Atdhe i dashun,

Po të la, po zemërplasun”.

Fletën e bllokut e vendosi në një degë lajthie dhe njësiti i kufirit, në ndjekje të gjurmëve, gjeti edhe letrën me fjalët e sipërcituara.

Kalimet e kufirit kanë qenë të rrezikshme, thuajse të pamundura. Rojat shqiptare të kufirit, më tepër vëzhgonin kush përpiqej të largohej nga Shqipëria, sesa atë që mund të shkelte kufirin e të futej në Shqipëri; të shkoje drejt kufirit atëherë do të thoshte të shkoje drejt vdekjes i sigurtë. Në anën tjetër, në rast se njeriu shpëtonte, do të thoshte se përjashtimi përforconte rregullin.

Në ikjen apo arratisjen spektakolare të tij, ka një lloj fisnikërie të ndritshme: ai gjeti kohë të jepte një kumt (pikërisht kur edhe koha fizike mungonte se në çdo moment mund t’i shkonte kryet), se po linte vendin e tij përmes një trazimi të madh shpirtëror. Prandaj lamtumira e tij qe një lamtumirë e përvajshme. Në largimin e tij gjithashtu ka një lloj dëshmie se vendi po kthehej në pezmatim të vazhdueshëm për banorët e tij dhe largimi prej tij mund të ish një shpëtim, një lirim prej së keqes. Njëkohësisht, ai po largohej me dhembjen që po i bëhej varr sepse diktatura tashmë po lëshonte hijen ndëshkuese mbi banorët e vendit të vet: izolimin, ankthin, torturën e vazhdueshme shpirtërore dhe fizike, indoktrinimin, etj. Ndoshta një ikje e përkohshme, një ikje me riardhje më të shpejtë, në rastin më të mundshëm, sidomos me kthimin kryeposhtë të atij regjimi që po rrënonte vendin. Por fati qe fort i mbrapshtë.

Në akt-akuzë…

Doja hetimore ndaj H. NelësNë Aktakuzën kundër tij dhe bashkëshortes së vet shënohej se “Me datën 6 maj 1967, pala jugosllave jashtë vullnetit të tyre i dorëzoi në postbllokun e postës kufitare Morin.” (Aktakuzë e dënimit të parë (Dosje nr. 28)

(Dënimet qenë jashtëzakonisht të rënda: H. Nela me 15 vjet heqje të lirisë dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje të lirisë).

Ndërkaq, sipas një dëshmie të një bashkëvuajtësi me të (P. Doçi), jetësohet një dëshmi e vetë H. Nelës për atë kohë:

“Edhe unë kam mjaft kujtime nga Prizreni, madje mjaft të hidhura. Kur kalova kufirin, policia serbe më çoi në Prizren. Më caktuan një hotel. Më merrnin në pyetje disa herë në ditë ose hiç. Pas disa ditësh më thanë: “Do të shërbesh civil në polici, do të paguhesh fort mirë, po qe nevoja do të dalësh edhe përtej, në anën tjetër të kufirit, për të kryer detyra të posaçme. E kupton?”. Unë u trondita nga këto fjalë, por si e mblodha veten, iu përgjigja: “Jam mësues e poet, ky është parim jete për mua! Nuk më shkon për shtati detyra e policit”. “Parimi i jetës mund të kthehet edhe në parim vdekjeje”, foli ai zymtë e me ironi. “Dua të kaloj diku në Perëndim”, i fola me një zë si lutës. “Këtu është Lindje e nuk ka vend për Perëndim”, foli ai dhe më vështroi egër. Të nesërmen më dorëzuan në postën e kufirit”. (Fjala në litar” (Shkrime për Havzi Nelën), Tiranë 2005, f.123)

Dënimi i parë

Si për ironi, i njëjti prokuror në gjyqin kundër Havzi Nelës në vitin 1967, në dënimin e parë të tij, do t’ish pjesëmarrës edhe në gjyqin kundër poetit V. Zhiti më 1980. V. Zhiti do të dënohej mu n’atë ndërtesë të gjykatës ku Havzi Nela do merrte dënimin e katërt dhe njëkohësisht më fatal në qershor të 1988-s (pra, në qytetin e ndërtuar për shkak të përmbytjes së atij qyteti që u bë zakon të quhej Kukësi i Vjetër, qytet ku qe dënuar Havzi Nela për herë të parë në vitin 1967).

Mungesa e përnjëmendtë e refleksionit politik, historik e kulturor mbi të shkuarën, solli atë që asnjë mendje e kthjellët të mos kujtohej sadopak, që salla ku u dënua H. Nela për herë të fundit, në të cilën qe dënuar disa vite më parë edhe poeti V. Zhiti, apo dhe u dënuan edhe shumë të tjerë për arsye politike, të mbahej si një sallë muze, si një kujtesë e përhershme për një realitet dramatik.

Dëshmi e Ismail Didës

“Havzi Nela me bashkëshorten e vet dhe unë me familjen time (babën dhe nanën), dhe dajën tim, Kamber Sulë Petku me familje, u arratisëm. Por, të dyja palët veç e veç, dhe ma vonë e morëm vesh se kishte qenë e njëjta natë.

Ka qenë nata e 26 prillit (1967) kur jemi arratisë.

Nuk patëm fat me vazhdue jetën nëpër botë të lirë, se na kapën e na kanë mbajtë do ditë në Prizren. (Më vonë Havziu më ka tregue se kur qe arratisë, e kishte pasë në plan të shkonte në Austri me krye studime të tjera e mbasandej me vazhdue rrugën për n’Amerikë).

Na kanë kthye Ditën e Shëngjergjit, me 6 maj 1967; e mbaj mend fort mirë, ka qenë ditë e shtunë.

Na kanë nisë për në Kukës dhe kemi qenë në dy makina autoburg: Unë, Havziu, gruaja e Havziut, dhe gruaja e Kamberit në nji makinë, ndërsa Kamberi me fëmijët e vet, nana dhe baba im në makinën tjetër. Nuk ishim të lidhun, vetëm se na shoqëronin dy policë, nji serb dhe nji shqiptar. Polici shqiptar e kishte emnin Din, po mbiemnin nuk munda me ia mësue.

Gjatë udhëtimit, Havziu u tha policëve: “Po na ktheni prapë, o të poshtër! Ka me pa Zoti n’ju se nuk e dini ku po na ktheni!”. Grueja e Havzi Nelës ishte fort e hijshme, sikur me e pasë qëndisë Zoti me dorë. Ajo nuk e hapte gojën, po rrinte fort e mërzitun. Ishte e re, as 18 vjeçe. E pyeta për emnin dhe më tha se e quanin Lavdije. Rruga asokohe ishte kah Drini i Bardhë e në Kukës të Vjetër, kurse Dogana qe në breg të Drinit. Havziu kishte me veti nji thes me libra, thesi qe në ngjyrë të bojkaftë (Më vonë ai më ka tregue se në atë thes ka pasë libra të ndryshëm dhe disa fletore me vjersha). Iu drejtue policit shqiptar (Dinit):

– Të paktën ma bëj nji nder: mbaje kët thes me libra se po ma gjetën më pushkatojnë në vend.

Polici i tha:

– Thesin nuk po ta dorëzojmë, po nuk e di a mundem me ta ruejtë.

Mbas kësaj, Havziu i tha Lavdijes:

– Ti duhet me thanë që më ka marrë burri me zor me veti.

Por ajo nisi të qante dhe i tha:

– Pse folë kështu? Ku kanë me ra kambët e tua aty ka me ra kryet tem.

Në pikën kufitare na ka marrë policia e Kukësit.

Dënimet na janë dhanë në Gjykatën në Kukësin e Vjetër. Gjyqet janë zhvillue të ndame, por di që ka pasë autopolantë përjashta sallës.

Në birucë, Lavdija dhe nana ime kanë qenë bashkë. Mbas do kohe, me autoburg na nisën për Tiranë ku tre javë kemi qëndrue në nji burg të vjetër. Kur po na shpërndanin, na u krijue nji mundësi takimi me familjarët tanë që ishin në burg. Mbaj mend mirë se Havzi Nela i tha nanës time: “Amanet Lavdijen!”, kurse nana ime i tha atij: “Amanet Ismailin!”. Babën tim (Hasan Mustafë Dida) e mbajtën në Kukës, e patën dënue me pushkatim, por ma vonë ia falën jetën. (Suplement te libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, Tiranë, 2008)

Dëshmi e Njazi Bashës (ish-koleg)

“Havzi Nela qe shumë i hollë kah mendja, por dhe njeri i butë, shumë njerëzor, si mund të them ai nuk e shkelte as edhe nji mizë.

Ka qenë njeri besnik, po t’ia thoshje nji fjalë toka e kalbte e nuk ta nxirrte, ndërsa po të kishte besim te tjetri, shprehej pa kurrfarë droje.

E kam njoftë mirë dhe kam pasë shoqni të sinqertë me të.

Unë kam punue me Havziun tre vjet në Shishtavec dhe tre vjet në Topojan.

Me 20 prill të 67-s në Shishtavec u zhvillue nji aktiv i zgjeruem ku merrnin pjesë kuadro të zonës, mësues, etj. Qe ajo kohë kur Partia e Punës i mëshonte propagandës se feja qe nji e keqe e madhe për popullin, se duheshin prishë kishat e xhamijat, se duhej të kryhej kolektivizimi i bujqësisë, etj.

Në atë aktiv, kam qenë i pranishëm dhe i vetmi që reagoi kundër atyne masave, që kah e drejta ishin masa jo në të mirë të popullit, qe Havzi Nela.

Aty i pranishëm qe kryetari i Komitetit Ekzekutiv, M. Doçi. Ai u nxi në fytyrë dhe Havziut i tha e çfarë s’i tha. Po Havziu nuk bindej që nuk bindej.

Në krye të dy a tri ditëve, a katër, nuk jam shumë i saktë, në Topojan u zhvillue mbledhja e këshillit pedagogjik të shkollës (sepse aty punonte Havziu), e cila mbikqyrej nga organizata bazë e partisë.

Havziu mori shumë kritika. Mësuesit e thjeshtë e kritikuen ma pak, ndërsa anëtarët e partisë nuk ndaleshin në kritika. Në fund Havziu nuk bani autokritikë, po tha: “Unë kam mendimin tim dhe mendoj se kam të drejtë”. Ai s’e mbante në kurriz të keqen. Qe njeri i drejtë dhe guximtar. Shkurt, ai nuk e donte atë sistem dhe s’u pajtue asnjiherë me të.

Kur u zhvillue gjyqi kundër tij, më thirrën si dëshmitar.

Në Kukës, qe hera e parë që po zhvillohej nji gjyq i haptë. Nji gjyq edukativ, mu te Shtëpia e Kulturës. Kur kam ra atë ditë në Kukës, i kam pa njerëzit si në rresht qyshprej bustit të Skënderbeut para Komitetit Ekzekutiv, e deri përpara gjimnazit, te kafja e deri te ndërtesa e Komitetit të Partisë. Në sallën e gjyqit u futa si tue qeshë, sepse nuk po shkoja me rrejtë, por me kallzue të vërtetën për Havzi Nelën. Në sallë qenë njerëz të caktuem dhe jo me hy çdokush.

Gjatë fjalës time unë thashë: “Shoku Havzi” dhe jo “I pandehuni Havzi”. Thashë gjithashtu: “Ka qenë mësues i mirë, shumë i zellshëm, i ditun, me diapazon”. Kur flisja unë, shumë mësues ngriheshin e më kundërshtonin me fjalë nga ma t’ashprat. Gjykatës qe Rr. Qenami, ndërsa prokuror A. Gashi. Kur mësuesit që ishin në sallë më sulmonin me fjalët ma t’ashpra, gjykatësi Rr. Qenami sikur i ndali pak, ndoshta se me të kisha qenë shok konvikti në shkollë të mesme.

– Nuk asht ky i akuzuem, – u tha atyne, – por Havzi Nela.

Mbasi mbarova fjalën time, u ula në nji karrike në rresht të parë dhe disa herë ia hidhja sytë shokut tim që ndodhej në bankën e të akuzuemit. Më vinte me plasë por çfarë me ba!

Havziu e kallëzoi vetin se qe shumë i bindun në ato që thoshte. Dhe koha e tregoi se ai kishte pasë plot të drejtë. Po, më kujtohet gjithashtu se kur gjyqtari e pyeti bashkëshorten e Havziut, Lavdijen, se përse kishte pranue të arratisej dhe të tradhtonte atdheun, ajo iu përgjigj:

– Jo me kalue kufinin, por me shkue edhe mbrapa diellit sikur të më kishte thënë Havziu, unë do ta ndiqja!

Në këtë kohë kam vu re se trupi gjykues e uli kryet; kur kam kthye kryet mbasandej kah njerëzit në sallë, vuna re se shumë prej tyne u çelën në fytyrë. Havziun e dënuen me 15 vjet burgim dhe jeta e tij mori nji dënim mbas dënimi. Pak kohë mbas gjyqit, më kanë transferue prej Topojani në Fan. Aty kam gjetë edhe dy mësues të Bicajve (Kreshnik Hoxhën dhe Ymer Bajraktarin). Më kujtohet se kur erdhi nji herë në Fan nji instruktor i Komitetit të Partisë (A. Kërxhaliu), i tha drejtorit të shkollës ku unë jepja mësim: “Njazi Bashën e kemi pru në Fan se ka qenë avokat i Havzi Nelës”.

Havziu u lirue prej burgu në vitin 1986, e mbaj mend mirë se duheshin edhe si nja dhjetë ditë me ardhë Viti i Ri. Me folë kah del shpirti, u kënaqa tepër. Më gëzoi zemra ku s’shkon.

Qysh në 76-n më kishin pushue nga puna për arsye biografie (xhaxhain tim, Hysni Bashën, e kishin pushkatue partizanët në 44-n) dhe prej atëherë e deri në 88-n punova murator.

N’ato ditë që doli nga burgu, Havziu erdhi në Novosej dhe na takoi disa shokëve. Qe dobësue shumë, flokët i kishte të qethuna, po i kishte po ato sy që i shkëlqenin si dikur pa u futë në burg.

– O Njazi Basha, – më tha, – nuk paske ndryshim prej meje. Unë me flokë të qethuna, ti me flokë të shkurta, unë i tretun, por edhe ti qenke lakue. Të paska vra fort jeta!

Mbas do muejsh, Havziun e internuen prap dhe në gusht të 88-s, e varën. (Suplement te libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, Tiranë, 2008).

Kategori
Uncategorized

Zhdukja e 29 000 dosjeve te sigurimit te shtetit.

Urdhri i ministrit Hekuran Isai për asgjësimin e dosjeveUrdhri i ministrit Hekuran Isai për asgjësimin e dosjeve

Nga Aleksandër Meksi

Ndër problemet e shumta që i ofrohen publikut në të njëjtën kohë, edhe që njerëzit të mos merren me problemet jetësore dhe imediate për zgjidhje, është dhe ai i Hapjes së Dosjeve në variantin e Qeverisë dhe i Lustracionit dhe Hapjes së Dosjeve për palën tjetër.

Për ne ato janë pjesë e problemit të dekomunistizimit në shoqërinë shqiptare, domethënë i njohjes, dënimit dhe heqjes dorë nga praktikat e atij regjimi kriminal dhe të turpshëm, është prej kohësh në rend të ditës por, shohim, se po mbizotëron vullneti refuzues i ideatorëve dhe zbatuesve të asaj politike dhune dhe zhvendosja e problemit.

Duke e njohur problemin e Lustracionit dhe hapjes së dosjeve qysh në vitin 1991, kur me kërkesën time sigurova ligjet e Gjermanisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë nëpërmjet ambasadorëve të këtyre vendeve, menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 ngritëm një grup pune për të hartuar projektligjin përkatës, i cili ishte gati në shtator të po atij viti dhe u vu në jetë. Për hartimin e tij morëm një njohje paraprake me Platformat e Sigurimit të Shtetit, praktikat e tij dhe dokumentacionin në Arkivin e ish Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ruhej në gjendje jo të mirë dhe i shpërndarë në bazë. Por për ta vënë në jetë atë ligj lipsej njohja më e plotë me dokumentacionin dhe për këtë me vendimin nr, 407 të K.M. datë 21.09.1992 “Për njohjen e shkallës së ruajtjes dhe gjendjes e dokumentacionit të ish ministrisë së Punëve të Brendshme” u ngrit një grup pune i posaçëm i cili paraqiti një Raport paraprak përkatës, ndërsa një informacion më i plotë na u paraqit në vitin 1995. Kjo gjë ishte e domosdoshme që në të ardhmen të mund të bëhej dhe Hapja e Dosjeve, siç është bërë zakon të quhet procesi njohjes me të kaluarën jo vetëm në plan individual.

Pas kësaj, por dhe krahas, filloj puna për grumbullimin dhe sistemimin e dokumentacionit i cili ruhej në vende të ndryshme, një punë mjaftë e vështirë dhe që kërkonte kohë.

Sipas të dhënave paraprake rezultonte që një numër i madh dosjesh ishte “asgjësuar”- termi në Urdhërat përkatës, pasi sipas drejtuesve të ish M.P.B. me depenalizimin e nenit famëkeq 55 (Ligji nr. 7380 datë 08.05.1990), njerëzit që deri dje i hartuan dhe i përdornin i quajtën “të panevojshme”. Ne nuk po zgjatemi për të debatuar se cilat dokumente , në përputhje me “Rregullore e Evidencës Operative e Organeve të Punëve të Brendshme” nr, 01-27 dt. 23.8.86 duhet të “ruhen përgjithmonë” dhe cilat pas një afati të përcaktuar “asgjësohen” dhe si u shkel kjo rregullore.

Pra veç pastrimeve të herëpashershme që bënin Komisionet e Ekspertizës në bazë, të cilat duhej ti miratonte ai në qendër, duke përcaktuar ato dokumente që do ruheshin përgjithmonë dhe ato që kishin plotësuar afatet e ruajtjes dhe “asgjësoheshin”, në përputhje me rregullat në fuqi, gjatë viteve të fundit nën pretekstin se nuk kanë më vlerë u bë një asgjësim masiv i tyre.

Të dhënat që di unë tregojnë se gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje. Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, dmth pak a shumë rreth 75% e tyre. Si rregull ky veprim duhet të bëhej me lista veçimi (dmth emrat-individi- kanë procesverbalin e tyre) të shoqëruar me një procesverbal.

Sipas rregullave në fuqi ishte Komisioni vendor i Ekspertizës që vendoste për asgjësimin, pas shqyrtimit dhe përputhshmërisë me rregullat dhe afatet e ruajtjes. Këtë vendim duhej ta miratonte Komisioni Qendror i Ekspertizës e vetëm atëherë kryej asgjësimi. Por në vitet e fundit të regjimit komunist si dhe në vitin e parë të tranzicionit këto rregulla u shkelën dhe në Arkiv janë gjurmët apo dëshmitë e veprimeve të tilla, për të cilat urdhërdhënësit janë proceduar e përgjigjur penalisht.

Me interes në këtë aspekt është radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me nr. 277,278: “lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie, si dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë: ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit… të rruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime”….ndërsa “ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë.”….Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundoj brenda 15 korrikut.”

Duket se kaq mjaftoi për të vazhduar me ritme të shpejta këto veprime të asgjësimit të dëshmive të dhunës së diktaturës komuniste.

Interes të veçantë për kohën kur është hartuar e dërguar paraqet një telegram tjetër i ministrit Hekuran Isai me datë 15 Dhjetor 1990 dërguar Kryetarëve të Degëve të P.B. (shifër nr. 615), po japim të plotë përmbajtjen e tij: “Të angazhohen pa pritur përfaqësuesit e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve dhe dosjet e tjera që janë veçuar për asgjësim, si dhe kartelat e kontingjenteve të hequr, librat e evidencës së punëtorëve operativ të hequr nga përdorimi dhe dokumenteve e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin 5 vjeçar por jo dosjet hetimore për zbulimin e autorëve. Këto janë veprime normale që bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën. Për sa më sipër na lajmëroni për realizimin e kësaj detyre.”

Fraza e parafundit tregon preokupimin e tyre për krijimin nga studentët dhe qytetarët e Tiranës së një partie opozitare (Partia Demokratike) dhe jo të asaj të “studentëve dhe intelektualëve të rinj” sipas idesë ramiziane të shoqatave e të pseudopluralizmit. Për këtë vlen të kujtojmë fjalën e urtë : gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Ky justifikim flet qartë për qëllimin e këtij veprimi në kundërshtim me Vendimet e K.M. dhe Ligjit për Arkivat.

Ndërkohë situata politike në Shqipëri po ndryshonte vrullshëm dhe më shpejtësi, në mes të shkurtit vazhdon greva e studentëve të Universitetit të Tiranës e cila mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe kishte një qëndrim të qartë antiregjim. Pikërisht në 18 shkurt ministri Hekuran Isai dërgon një Urdhër me nr. 01-7 që titullohet: Për disa problemet Evidencës Operative, Përmbajtja e të cilit jepet në hyrje: “Me qëllim që të lehtësohen arkivat e sektorëve të Evidencës nga dosje e dokumente operative pa vlerë”. Në letrën shoqëruese kërkohet që brenda 20 marsit ti dërgohet ministrisë informacion për zbatimin e detyrave. Po japim shkurtazi përmbajtjen e Urdhrit ( bashkëngjitur është origjinali).

1. Të ruhen në Arkiva dosjet e agjentëve e informatorëve që kanë dhënë për veprimtari të rëndësishme armiqësore e keqbërëse kur sektori operativ gjykon se ka interesa të mëvonshme për t’i rimarrë në lidhje. Dosjet e tjera të bashkëpunëtorëve të asgjësohen me listë veçimi…

2. Të ruhen… dosjet e personave në përpunim aktiv, kontroll operative në përpunim paraprak, .. të dënuar.. për veprimtari armiqësore e keqbërëse si dhe të atyre që nuk janë dënuar..por janë ndjekur për tendenca spiunazhi, terrori,organizimit, diversionit, sabotimit e …..

Në vlerësimin e dosjeve të përpunimit të mbështeteni në ndryshimet e KP.. (Dosjet për krimet e parashkruara të asgjësohen). Dosjet e tjera si dhe kartelat e përpunimeve që nuk kanë Dosje të asgjësohen.. si dhe shumë lloje të tjerash dosjesh e dokumente…

5. … të hapen dosje e kartela për ata që merren të dhëna për veprimtari armiqësore e keqbërëse….

Vijohet me porosi të tjera për arkivimet e asgjësimet…si dhe për rekrutime të reja

E urdhra të tilla vijojnë të dërgohen nga titullarët deri në janar 1992. Çdo koment mbi këto urdhra besoj se është i tepërt.

Deri më sot është bërë e bëhet në media një zhurmë e qëllimshme (përçarëse dhe kundërvënëse) për “zhdukjen” e Dosjeve, krahas asaj për hapjen e tyre, në mënyrë që të mbulohet apo të lihet mënjanë qëllimi i gjithë kësaj lëvizje për dekomunistizimin dmth lustracionin dhe njohjen e sistemit të dhunës nëpërmjet fakteve ku ndër to janë dhe Dosjet dhe jo vetëm ato që na propozon Ministria e Mirëqenies, kur ky problem i takonte asaj të Drejtësisë në bashkëpunim me SHISH e Ministrinë e Brendshme ku ndodhen Arkivat.

Përpara se të fillohet me Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve duhet që opinioni publik të informohet me imtësi për gjendjen e Dokumentacionit të ruajtur: Regjistrat, dosjet e ndryshme, librat e punës së operativëve, kartelat, urdhra e dokumentacion tjetër i dobishëm, për të qenë të bindur se ky proces mund të kryhet dhe në çfarë mase mund të kryhet, por dhe kur kanë ndodhur gjatë viteve e deri më sot dëmtimet e tij.

Publikut pra po i thuhet edhe me tendencë dezinformimi, se ruhen vetëm rreth 17000 dosje bashkëpunëtorësh dhe të ndjekurish, çka është e vërtetë por edhe të pavërteta (psh: ..sipas një informacioni të vitit 1995 figurojnë të regjistruara 12602 dosje bashkëpunëtorësh ndërsa në SHISH janë vetëm 6522dosje..- kur informacioni i sipërpërmendur, flet qartë se aq janë të regjistruara në Regjistrin Mod.-10, ndërsa në Arkiv janë 6522- pra aq sa janë dhe sot-SHQIP 20.12.2014) duke përgatitur opinionin publik për rezultatet e zbatimit të Ligjit Qeveritar. Në këtë drejtim është domethënëse fraza e Fatos Klosit “ ..Çdo njeri që mendon se është ndjekur, apo e di se është ndjekur, do të shohë dosjen e vetë, për të parë çfarë është thënë. E quaj më shumë si plotësim të dëshirës së atyre që e kërkojnë këtë gjë, e quajnë të rëndësishme…” (SOT 14 janar 2015).

Në të mirë të miratimit të Ligjit dhe transparencës duhet që vijat kryesore, të secilit nga dy propozimet dërguar Kuvendit, të paraqiten në media nga autorët e tyre çfarë parashohin ato. Po kështu, në Kuvend, përpara duhet të shtrohet për miratim Ligji i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut i hartuar dhe ai me asistencë gjermane e përvojën e vendeve të tjera, të cilit mund t’i bëhen amendamente.

Lustracioni është veprimi i mënjanimit nga qenia në poste politikëhartuese dhe zbatuese, përfaqësi diplomatike, drejtues të mediave e të institucioneve arsimore e të tjera, e atyre që gjatë diktaturës komuniste kanë qenë në poste si: Plenumi i KQ të PPSH-anëtarë e kandidatë, Qeveri-ministra e zv., Deputetë të Kuvendit Popullor, sekretarë të parë e të dytë në Rrethe, Drejtues të policisë e të Sigurimit të Shtetit, operativë legalë e ilegalë, hetues. Të kenë kryer shkollën e kurse të Sigurimit e tjera. Projekt-ligji i GSHDNJ i jep me hollësi këto dhe për këtë duhet që publiku të njihet aq sa njohu atë të Qeverisë. Me interes për publikun dhe ligjvënësit do të ishte gjithashtu njohja me përvojën dhe legjislacionin e vendeve të tjera ish-komuniste dhe vlerësimin e kësaj veprimtarie nga partnerët..

Vetëm kështu do të mund të kryhet procesi i Dekomunistizimit, Lustracionit dhe Hapja e Dosjeve i kërkuar me ngulm nga partnerët tanë dhe i nevojshëm për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara.

Nga Aleksandër Meksi

Marrë nga Respublia

dosje2

dosje3

dosje4

dosje5

dosje6

dosje7

dosje8

Kategori
Uncategorized

SHENJTI KEMBE ZBATHUR 1

Kategori
Uncategorized

SHENJTI KEMBE ZBATHUR.

Kategori
Uncategorized

Z Kerry, mos harroni shqiperine.

Z Kerry:

Po harroni shqiperine.

Keq qeverisja dhe humbja e shpreses, papunesia, krimi, korrupsioni, po ben qe populli i uritur te marre rruget e Europes per nje cope buke. Mafia me emrin Rilindje ka marre peng dhe po drejton shtetin. Parlamenti shqiptar eshte i mbushur me kriminele, drogaxhij dhe ish bashkpuntore te sigurimit te shtetit. Kjo eshte shqiperia e fillim vitit 2015 e drejtuar nga Rilindja, nje pasardhese e denje e ish diktatures dhe partise se punes.

Qytetaret shqiptare  perballen sot me sfiden e mbijeteses.

Rritja e nivelit te papunesise ka zhytur shqiptaret ne borxhe per buken e femijeve dhe çfare  eshte me e keqe, nuk kane asnje shprese se situata do te jete me mire ne muajt qe vijne.

Shkaku i varferise sone.

Eshte pabesia, poshterimi dhe premtimet e pambajtura te 23 qershorit, qe jane taksat e larta, çmimet e larta, diskriminimi, moszbatimi i ligjit njesoj per te gjithe.

Eshte papunesia e ngritur në themel te nje regjimi qe pasi na mori buken e gojes, kerkon te na bleje dinjitetin me nje thes  miell, njesoj si per  te djathte e te majte,

Te larguar padrejtesisht nga puna qytetare qe po vetevriten, mijera familje ne lufte per mbijetese per buken e gojes,  mijera te larguar nga eksodet,  mijera te tjere me lista borxhesh.

Çmime qe vetem ngrihen, korrupsion kudo, asnje plan ne horizont qe te linde shprese per ndryshim.

Kjo qeveri e destinuar per ta poshteruar ne maksimum qytetarin.  Madje paturpesisht shprehen se qytetaret e ketij vendi nuk po largohen nga Shqiperia drejt Perëndimit nga varferia dhe per nje kothere buke, por per nje jete me te mire, per eksperienca te reja.

Kjo kaste oligarke nuk njeh pendim per kete gjendje qe ka krijuar, por  po angazhohen per te rimashtruar kete popull me 2000 leksha dhe thase mielli.

Propaganda e rilindjes  po projekton me kujdes mashtrimet  e radhes qe do t’i serviren votuesve.

Keta bandite ne pushtet nuk kane te ndalur po nuk i ndali ky popull.

Hakmarrje  e tyre eshte patologjike dhe  e trasheguar nga gjeni oligarkik diktatorial qe mbajne ne vena.

Fantazma e zeze e tyre po u sillet rrotull shqiptarve duke ushtruar pambarimisht presion, premtime, lajka.

Rilindjen e ka zene frika.

Ajo po denoncohen nga çdo qytetar  qe sot ndihet i dhunuar, i gjunjezuar, i poshteruar nga padrejtesia qeveritare, nga mjerimi dhe humbja e shpreses per te ardhmen. Ne anen tjeter  qytetaret jane zgjuar dhe po derdhen shesheve duke e paralajmëruar kasten kriminale qe drejton vendin per fundin e hidhur qe po e pret.

Po  ne heshtje eshte lidhur nje aleance e madhe historike nga qytetaret shqiptare te majte e te djathte, qe syte e dhjamur te kesaj qeverie nuk mund ta shikojne.

Për here te pare kombi ka uri per te votuar sepse po kerkon nje ore e me pare ta rrezoje “Rilindjen”  bashke me te edhe Edi Ramen.

Kete radhe   votat, do t’i mbrojne vete qytetaret!!

Z Kerry, mos harroni shqiperine.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

DHE LUFTA FILLOJ.

Kategori
Uncategorized

Agjenti Grek,STATHI CEHAEF, orgjitë homoseksuale ku rekrutoheshin durrsakët.

Agjenti STATHI CEHAEF,

Historia e pabesueshme e superagjentit që bënte lojë të shumëfishtë. I rekrutuar nga nazistët, vjen në Shqipëri për llogari të anglezëve dhe grekëve. Teksa shndërrohet në bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, njëkohësisht rekrutonte të rinjtë e Durrësit për llogari të sovjetikëve. Dosja hetimore me listën e emrave të përpunuar prej tij

Nga Gjergj Thanasi

Në vitin 1971 një arrestim i bujshëm, megjithëse i pazhurmë, siç ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste, shkaktoi tronditje në Durrës. Shume fjalë që qarkullonin në heshtje. Ishte arrestuar mësuesi i shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku” dhe për të pas disa muajsh hetuesie, u përfolën shumë gjëra…që në atë periudhë lanë shume shije të hidhur në qytet. Megjithëse arrestimi i tij u bë në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës dhe ata që pyeteshin rreth tij porositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që janë biseduar të ruheshin në sekret të plotë, përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese kryesisht me vepra te turpshme, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete Sovjetike. Për këto veprime në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, shumica ish nxënës të tij. Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef, për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë. Shume prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”. Sipas një oficeri të shërbimit sekret të kundërzbulimit që përpunonte të huajt në Durrës, të dhënat e dosjeve të tij, në të cilat hetuesia kishte depozituar deri emra fëmijë të kuadrove kryesore që ishin afruar nga profesori i tyre për “përpunim”, janë ende në dosjet e arkivuara të ish-Sigurimit. Së bashku me fotografitë e bëra nga Stathi të rinjve në seanca seksi pederastie, të cilat i ishin marrë atij nga zbulimi shqiptar përpara se t’i niste për në destinacion. Kush pati fatin e keq të njihej me të, ende sot vuan nga pasojat e renda që u shkaktoi…

Mbërritja në Shqipëri

Lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922, nga prindërit Kostandin dhe Andronika në një vend të njohur për fiqtë kokërrvegjël dhe ullinjtë. Ka punuar fillimisht në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, ai është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abwerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste. Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Agjenti i shumëfishtë

Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Washek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve

Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 gjuhë. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me vepra të turpshme, për të krijuar me pas kushte për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.

Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të pallatit të Dovanëve, shumë të rinj 15-20-vjeçarë, me pretekstin e kurseve të ndryshme që bënte dhe me to, bazuar në dokumentin e shkruar nga ai me dorën e vet, ka kryer kryesisht këto veprime:

– U siguronte gazeta dhe revista pornografike

– I nxiste që të masturboheshin

– I nxiste që të kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin dhe me pas në sytë e të tjerëve të pranishëm.

Këto veprime ata i bënin në krevatin që profesori ua lejonte ta përdornin “me bujari”. Gjatë këtyre akteve ai u mblidhte spermën në shishe peniciline, të cilën, pasi e etiketonte se kujt i përkiste, e dërgonte në qendrën e zbulimit nëpërmjet ndërlidhësve të huaj që punonin në Albkontroll.

Në këto orgji homoseksuale të tijat ishin përfshirë rreth 40 të rinj, të cilët kanë deponuar në hetuesi për mënyrat e ndryshme të komprometimit që kishte përdorur Cehaefi ndaj tyre. Numri i të rinjve të abuzuar ka qenë edhe me i madh, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës

Gjykimi i Stathit

Më 17.07.1972 ka filluar gjyqi ndaj tij i përbërë nga trupi gjykues me Kryetar Arzen Leskoviku, anëtar Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetuesi Llambi Gjoni. Në të kanë dëshmuar rreth 17 të rinj dëshmitarë të akuzës. Disponojmë listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si listën e të rinjve kandidatë për rekrutim të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim, por për arsye etike nuk po e bëjmë publike. Nga ky gjyq Stathi Cehaef është dënuar me 25 vjet burg për:

– Spiunazh

– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.

– Kontrabandë

– Pornografi

Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës nga Tirana, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet. Luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Kujtimet e një oficeri

Rreth veprimtarisë së Stathit, një oficer i shërbimit shqiptar të kundërzbulimit me përvojë disavjeçare pune kundër shërbimeve të huaja në sektorin e Turizmit, ka hedhur në letër disa kujtime të cilat sjellin edhe disa nga metodat e ndjekura për ta vënë nën kontroll aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai thotë se Stathi Cehaefi ka qenë një nga agjentët më të spikatur të fuqive të huaja që kanë zhvilluar veprimtari të suksesshme në vendin tonë. Ai kujton se për të grumbulluar të rinjtë Stathi shfrytëzonte autoritetin e madh që kishin mësuesit e asaj periudhe tek nxënësit dhe prindërit. Aktet që u konstatuan më vonë kanë qenë produkt i këtij mirëbesimi, pasi prindërit nuk shqetësoheshin nga shoqëria e nxënësit me një mësues. Sikur kjo veprimtari e mësuesit me nxënësit e vet të ishte konstatuar në SHBA, me siguri, edhe pa akuzat e një spiunazhi aktiv që kishte mbi kurriz, ai do të përfundonte me siguri në karrige elektrike, thotë shkruesi i kujtimeve sekrete në bisedë e sipër.

Oficeri tregon se shenjen e parë të dyshimit për Stathi Cefaefin, organet e kundërzbulimit shqiptar e morën nga një prind, i cili denoncoi faktin se mësuesi kishte filluar të interesohej mbi transportin që zhvillonin anijet e Flotës Tregtare. Personi që denoncoi K. XH. kishte qenë oficer, komisar i një grupimi baterish kundërajrore dhe me pas kishte kaluar në flotën tregtare. Menjëherë sapo i biri i a tha se çfarë kishte biseduar me mësuesin masovik të të rinjve, ai kërkoi takim me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe e denoncoi. “Denoncimi, kujton oficeri tashmë në pension, u ruajt i fshehtë dhe që atëherë Cehaefi u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë. Gjatë kësaj periudhe ai u ndoq, u fotografua dhe u incizua. Atij i u dokumentuan takimet agjenturore edhe me polakët, çekët, etj. Shkëmbimin e informacionit e bënin në shkallën e brendshme të ish PTT- së 5-katëshe të asaj periudhe të Durrësit. Njëri ulej, tjetri ngjitej dhe në shkallë, kur nuk kishte asnjë njeri, shkëmbenin zarfat”. Në stafin e afërt të tij, me kombinacion u fut edhe një agjent i Sigurimit te Shtetit. Me pas ai u përpunua edhe me dy të tjerë, babë e bijë. “Kur u arrestua Stathi, hetuesia kërkonte që të merrte në pyetje agjentin me të bijën, por duke qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, u desh ndërhyrja e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Iljaz Reka, kujton oficeri shërbimeve, me qëllim që të lejohej pyetja dhe me pas ballafaqimi hetimor para të cilit Stathi, me gjithë inteligjencën që e karakterizonte, mbeti i zbuluar. “Një periudhë kohe ai u nënvleftësua nga punonjësit e sigurimit, duke menduar se ishte njeriu i tyre, më pas ishte ai që i nënvleftësoi ata se sa të aftë ishin, dhe nga kjo pësoi disfatë” shkruan oficeri.

“I defloruar i vjetër”

Gjatë kohës kur bëhej hetuesia e Stathit, një oficer i sigurimit, i cili është ndodhur në shërbim në një natë kur sapo ishte arrestuar superagjenti tregon për të përjavshmen “Investigim” një detaj mjaft interesant. “Ndodhesha me shërbim, kur me bie zilja e telefonit. Më thërrasin në zyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme. Kur hyra brenda, aty ndodhej edhe shefi i hetuesisë. Ata me dhanë detyrë për të shkuar dhe për të marrë mjekun e shquar të Durrësit, Fiqiri Këlliçin, ish-drejtor materniteti në një periudhë, pasi do të bënte ekzaminimin e të burgosurit Stathi Cehaef. Mjeku pasi e kontrolloi konstatoi se Stathi ishte i defloruar i vjetër në anus dhe se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale pederastie pasive “. Nisur nga kjo dëshmi e oficerit të shërbimit të kundërzbulimit mund të mendohet se ndoshta këtë metode komprometuese që ai përdorte në masat e të rinjve, mbase e ka pësuar vetë në kurriz më përpara. Metoda këto të njohura si të përdorura gjerësisht nga zbulimi sovjetik në rekrutimin e grupit të Kembrixhit në Angli. Dhe të Stazzit më pas.

Arrestimi

Stathi u arrestua më 5 nëntor, 3 ditë para festës së themelimit të Partisë Komuniste, pasi kishte arritur në organet e shërbimeve sekrete, një e dhënë se po organizohej diçka me rastin e festës…Nga të gjitha ato kurse që ai kishte organizuar me të rinjtë, na bëri përshtypje në kontrollin e banesës fakti se ai si vegël pune në shtëpi kishte pasur vetëm një violinë…Dhe një broshurë në përkthim e sipër mbi jetën e Rikard Sorges. Mbase synonte ta imitonte…

Ish-oficeri i shërbimeve kujton se ai ishte mjaft i zgjuar dhe i studionte njerëzit shumë mirë përpara se të gjente pikat e tyre të dobëta. Një violinisti shumë të talentuar i kishte premtuar që ta dërgonte për studime në Francë, por kjo nuk u arrit sepse informacioni mbi ç’kërkonte ai kishte ardhur paraprakisht dhe kjo e dogji atë pasi nuk u fut në listë fare. Për dikë tjetër interesohej t’i dilte e drejta e studimit, madje edhe shpenzonte për t’i ndihmuar të rinjtë në nevojë. Interesimi kryesor i tij mbetej njohja me fëmijë të oficerëve dhe kuadrove kryesore me perspektiva studimi dhe karriere. Ai kishte krijuar lidhje deri me femije të njerëzve që bënin pjesë në shtresat e larta të nomenklaturës komuniste. Gazetari Mark Brunga që ka parë njërën nga dosjet e Stathit, thotë se në dosje kishte pasur përpjekje për të “futur duart” . Mbase pikërisht nga ky fakt që sjell oficeri i vjetër. Ose mund të jenë marrë dokumente me qëllim përdorimi për shantazh për arsye të ndryshme ndaj ndonjë personi të caktuar…

Misteri i fundit

Stathi ka vdekur në vitin 1978 në burgun e Ballshit, gjatë periudhës kur ai punonte në bibliotekën e këtij burgu dhe merrej me përkthimin e literaturës profesionale nga shërbimet e huaja, për Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë… Raporti mjeko-ligjor përcakton si shkakun e vdekjes një atak kardiak, por ky është edhe misteri i fundit i superspiunit që shumëkush mund ta dëshironte të vdekur. Ai mbeti agjenti më i përfolur në Durrës, për metodat më të fëlliqura të komprometimit që ka përdorur masivisht me të rinjtë. Në këndvështrimin e oficerëve të shërbimeve sekrete shqiptare që janë marrë me aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë, mbetet një agjent nga më të suksesshmit që kanë pasur veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Agjent i pamëshirshëm që i shiti po pa mëshirë të gjithë bashkëpunëtorët e vet duke i hartuar vullnetarisht listat e tyre, megjithëse kishte qenë vetë iniciatori i tërheqjes në dafrunga të fëlliqura pa pyetur për moshën e tyre të re dhe pasojat që mund të kishin në një sistem totalitar. Ai i përdori ata për të shtruar rrugën e karrierës së vështirë të një spiuni profesionist dhe me pas i shiti në shenjë bashkëpunimi me drejtësinë komuniste për të siguruar mosdënimin e tij me vdekje. Synimi i fundit që kishte dhe që e arriti.

Kategori
Uncategorized

“ Refugjatët e Pargës” piktura e famshme e Francesco Hayez.

 

Me veprën e bukur “ Refugjatët e Pargës” të piktorit italian Francesco Hayez jam njohur kohët e fundit rastësisht në Itali. Duke vizituar muzetë dhe kështjellat e Brescias në muzeun ” Pinacoteco Tosio” të Martinengos, pashë këtë tablo me temë shqiptare të kohës së Ali Pashë Tepelenës. Poshtë tablosë shkruhej italisht “ Profughi di Parga”. Në bisedë me specialistët e muzeut unë theksova se Parga është qytet shqiptar, por ashtu si Arta, Preveza, Paramithia dhe ndodhet padrejtësisht në shtetin grek. Një fakt i tillë për këta specialistë ishte jo shumë problem, por mua m’u ngulit fort kjo tablo rrëqethëse qe evidentonte dramë tragjike jo vetëm për atë qytet si Parga.

Një popull i tërë, shumica shqiptare u detyruan të lënë qytetin e tyre të dashur, në vitin 1826. Kjo pikturë e realizuar në 1831, i referohet një ngjarjeje madhore të qytetit të Pargës banuar më shqiptare. Sic dihet ky qytet ishte nën protektoratin anglez dhe iu shit Ali Pashë Tepelenës në 1819. Skema e pikturuar me pasion të gjallë e të fortë është e pasur me nota të shumta përshkruese, tipike për fazën e parë romantike të artit piktorik. Ekzekutimi i shpejtë i pikturimit, sipas studiuesve të artit për Hayez- in është dëshmi e një keqardhje të madhe shpërthyer në vetë zemrën e piktorit. Nëpërmjet figurës së priftit, në tablo, Hayez ka futur autoportretin e tij gjë që e çon në lartësi të paparë shpirtërore tronditjen e artistit. E këto tronditje të shpirtit janë veçse “ndjenjat atdhetare”, që vepra e tij sugjeron me forcë.

Filozofi grek i shekullit të VI Stefani i Bizantit ka shkruar se “Mitologjia është ajo që kurrë nuk ka qenë, por që gjithmonë ekziston”. Kjo sentence fluide është një dëshmi filozofike për të vërtetat historike. E tille është historia e të dëbuarve nga qyteti i Pargës, popullit shqiptar të saj. Kjo histori është rievokuar me emocione të forta nga piktorë, poetë dhe politikanë të kohës, të cilët u indinjuan së tepërmi për ngjarjen e qytetarëve të Pargës, të cilët u shtrënguan të linin tokat e tyre, të cilat anglezët më 1819 ua dhanë turqve.

Një poemë europiane

Kjo ngjarje tronditëse mori dhenë në atë kohë në gjithë Evropën. Krahas pikturës, ndërmjet të tjerave u realizua poema “Refugjatët e Pargës” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851), një nga romancierët më në zë të kohës në Itali dhe në Europë. Në parathënien brilante që vetë autori i bën poemës së tij shkruhet:

“Parganjotët, që ishin nën mbrojtjen e qeverisë angleze, të shoqëruar prej tyre, u ishin dorëzuar Ali Pashës së Janinës, që do të thotë, armikut të tyre, pasi pashai i kishte kërkuar atyre, qeverisë angleze, ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kumtuar lexuesve (të poemës, shënimi im F.M ).

Ky lloj procedimi nuk lejonte lehtësira, sidomos në një epokë, ku shkatërrimi i popujve që ndodheshin në njërin cep apo tjetrin cep të Evropës, nëpërmjet politikës, ishte bërë temë e përgjithshme e bisedave me subjekt të hidhur si edhe subjekt apo motiv i shprehjes së ndjenjave të përgjithshme që nuk shuheshin lehtë. Zemërgjerësia dha provën e saj ndaj viktimave të kësaj tradhtie të pa dëgjuar. Rrethanat prekëse bënë të shpërthejë një dhimbje, megjithëse shumë larg vendeve të tyre. E gjithë kjo u bë subjekt dhe argument i shumë veprave poetike në Angli dhe në Francë. Unë vetëm se kam bërë një tentativë për ta lëvruar këtë subjekt dhe jam munduar ta trajtoj në një mënyrë të re, përsa i përket formës dhe detajeve artistike, pa bërë asnjë përpjekje të parathem të dhëna që synojnë të sqarojnë ngjarjen në mënyrë të veçantë, pra duke mos dhënë asnjë nocion tjetër që gjendet në gjithë gazetat e kohës që flasin për katastrofën e Pargës.

Ajo që shkruajnë gazetat. gjendet patjetër në këtë krijim, por nëpërmjet aksesorëve të rinj në sfond të historisë dhe të vërtetës dhe që shihet sot si bazë e rëndësishme e gjithë poezive serioze dhe që gjen një mbështetje të fortë në interesin ndaj të bukurës në art, që në një farë mënyrë të lë të nënkuptosh talentin artistik. Në bazë të këtij parimi dhe në përkushtim ndaj ndjenjës që të dikton ngjarja, unë shpresoj pak mëshirë për ngjarjet e kësaj poeme.

Veçantia e kësaj poeme është historike e që mund të bëjë aluzion, jepet kalimthi duke pasur një përmbajtje të thjeshtë. Ajo qartësohet nga disa citime të dhëna në formë shënimesh në tekstin e poezisë. Lexuesi do të këtë të lehtë të gjejë informacionin më thelbësor të ngjarjes. Unë nuk bëj një protestë, ajo është larg interesave të mia. Popujt e Evropës nuk mund të bëhen armiq me njeri tjetrin dhe aq më shumë sot ku jetojmë në një shtet shtypës. Ose ndjenjë dhimbje dhe ka si arsye dritën e zhvillimit brenda një komuniteti evropian dhe që ka filluar të nxjerrë filiza të shëndoshë. Vendi i veprimit të poemës është ishulli i Korfuzit. Refugjatët që u vendosën këtu, dëshirojnë të kthehen në ishullin e vogël të Paxos-it. Si hyrje të subjektit kam supozuar një refugjat nga Parga në ishullin e Korfuzit. Ai është ulur në breg të ishullit, përballë Epirit dhe vështron me sy të dëshiruar Pargën e tij, çka i shkakton një ndjenjë të madhe pikëllimi.

Vargjet

Aty është dhe një udhëtar anglez, Henri, që ka dëshirë të zbresë edhe ai në atë breg.

Poema fillon me një monolog në anglisht, ku zbërthehet në mënyrë të pabesueshme dëbimi i dhunshëm i parganjotëve, njëri prej të cilëve hidhet nga dëshperimi në det, ndërsa anglezi falej për jetën e tij. Ky është dhe plani i veprimit të poemës, aq i thjeshtë dhe aq i lehtë për t’u kuptuar.

Unë do të dëshiroja mëshirën tuaj, për të ndarë vullnetarisht një rrezik që mund të na ndjekë pas.

Po sjell këtu të shqipëruar disa vargje të kësaj poeme nga “ Pjesa e dytë: tregimi”

Kur Parga dhe populli i saj lulëzonte

edhe unë shpesh kam shijuar

dëshirën njerëzore për të qenë me ta.

Tani e rrëgjuar në hallin më të madh

e unë ngushëllohem që të paktën të më kthehet

ajo mëshirë që të tjerët do japin.

Kjo poeme që u shkrua në 1821, në Paris u publikua në vitin 1823. Për të pati komente të shumta në shtypin evropian të kohës. Ajo u kthye në simbiozën e tablosë së Hayezit.

Një këngë për parganjotët

Në folklorin shqiptar të zonës së Sulit ka një këngë që i kushtohet figurës historike dhe patriotike të Brahim Pargës. Ky patriot merrej me pajtimin e hasmërive pikërisht në fshatin Mazrek, emër që i takon kodrës së kështjellës së Pargës, në vitet 1878-1891.

Në këngë thuhet:

Brahim Parga si s’u lodhe

Fshat më fshat kur ti shkoje

Hasmëritë i bashkoje

Derë më derë i takoje

Shkon Brahimi në Mazrek

mblodhi gjithë kabiletë

kur arriti te pusetë

dollnë e pritnë pleqtë

Mbas fshatit Mazrek, u bënë pajtime në gjithë Çamërinë. Në këtë dokument folklorik duket shumë qartë qenësia shqiptare jo nga toponimet dhe emrat e njerëzve por dhe nga fenomeni shqiptar i hasmërisë.

Në librin e Hazis Hysenit: “ Nuk harrohet Camëria” nga ku është marë kjo këngë ka edhe fakte të tilla si:

“Shqiptarët myslimanë në Greqi ishin në 1922 afro 100 000. Prej këtyre 35000 frymë u përzunë nga të dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 2000 nga Janina, Preveza dhe Parga…”

ose:

“… shqiptarët e përzunë përdhunshëm në këtë mënyrë sot janë shpërndarë në krahina të ndryshme të Anadollit ku vuajnë urie, meqenëse pasuria e tyre u grabit dhe u rrëmbye nga Greqia”.

Mbi qytetin e Parges

Parga është qytet buzë detit Jon, me port detar për lundrim anijesh, 10 km larg qytetit të Margëlliçit. Në vitn 1944 ka pasur 700 familje, pjesa më e madhe myslimane e të krishterë, të gjithë shqiptarë.

Parga është masakruar dy herë, në vitin 1800 nga Ali Pashë Tepelena dhe në 1944 nga qeveria greke, me anë të kriminelit Napolon Zerva që vrau mbi 300 vetë, gra e burra e fëmijë të pafajshëm. Nga qyteti i Pargës është me origjinë shkrimtarja e madhe Elena Gjika.

Qyteti i Pargës është i njohur për zhvillimin e ullinjve, e të limonëve, portokalleve, qitrove që prodhohen me shumicë. Përmendet për gjuetinë e peshkut dhe zhvillimin e tregtisë detare.

Rilindësi ynë i shquar Sami Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është, e ç’do të bëhet” botuar ne vitin 1899, e ndan Çamërinë në dy sanxhaqe: në Janinë dhe në Prevezë. Tek kjo e fundit futen Preveza, Narta, Filipjadha, Margëlliçi, Gumenica, Parga.

Një konferencë denigruese

Konferenca e Ambasadorëve 1912-1913 i përfaqësuar prej ambasadorëve të gjashtë Fuqive të mëdha: Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Rusisë u mbajt për të shqyrtuar problemet që dolën pas disfatës së Turqisë në luftën me aleatët e Ballkanit.

Sipas ndarjes në këtë Konferencë qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme.

Sipas fjalorit Enciklopedik Shqiptar, në shek. XVIII filloi islamizimi me dhunë i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t’i shpëtuar islamizmit , emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë.

Pak për jetën e Francesco Hayez

Piktori italian Francesco Hayez (lindur në 10 shkurt 1791 në Venezia dhe vdekur më 21 dhjetor 1882, Milano) ishte ekspert madhor i romantizmit historik.

Familja e Francesco Hayez jetonte në kushte normale modeste. I ati Giovanni ishte me origjinë franceze, ndërsa e ëma Chiara Torcella, ishte nga Murano. Francesco i vogël, i pesti, i fundmi ndër fëmijët, iu birësua motrës së të ëmës që ishte martuar me Giovanni Binasco, armator dhe tregtar i artit, privat, pronar i një koleksioni pikturash. Francesco, që i vogël shfaqi një interesim për vizatimin dhe xhaxhai ia besoi një restauruesi deri sa mësoi zanatin. Më vonë u bë nxënës i piktorit Francesco Magiatto, pranë të cilit ndenji tre vjet. Frekuentoi kursin e parë për nudo me 1803 dhe në 1806 i futet konkurseve të pikturës në Akademinë e Re të Arteve të Bukura, ku ishte nxënës i Teodoro Matteini.

Ne 1809 fiton një konkurs zhvilluar në akademinë e Venecias. Mëson pranë Akademisë së San Lukës në Romë dhe transferohet në kryeqytet ku bëhet nxënës i Canovës, i cili ishte udhëheqës dhe mbrojtës në vitet romane. Në 1814 e lë Romën për probleme sentimentale të pakëndshme dhe shkon në Napoli ku komisionohet nga Gioacchino Murat, piktura “ Uliksi në oborrin e Di Alcinoo”. Nga 1850 punon në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Vdes 91 vjeç në Milano.

Një dokument i rrallë i vitit 1615

Në revistën “Durrah” Nr. 1 që botohet në Durrës, gjejmë një dokument të analizuar nga shkencëtari Halil Myrto. Në shkrimin e tij po shkëputim fragmentin bërthamë:

“Dokumenti N 1 i përpiluar në Lece më 7 korrik të vitit 1615, bën fjalë për

paraqitjen para juristit mbretëror Donato Antonio Sartorio, noterit Petro Anxhelo Lecizo dhe një grupi dëshmitarësh prej pesë noterësh dhe personash të tjerë nga Lece, të një delegacioni shqiptarësh të kryesuar nga Meksi Buba, prej fshatit Nivicë (pranë Sarandës), “mëkëmbës i përgjithshëm i provincës së Epirit”. Në delegacion bënin pjesë edhe prifti Papa Joni Klosi, Dima Basta, Petro Blaku nga Parga, Lazar Kreti nga Vunoi e Mengoli Closi nga Lokova, të gjithë shqiptarë”.

Siç del nga dokumenti ky delegacion i Epirit kërkonte në Lece vendosjen e një konsulli në këtë qytet për të mbrojtur interesat e krahinës qe ata përfaqësonin.

Pa dashur të hy në të dhënat e tjera të këtij dokumenti të vitit 1615 dua të retushoj faktin e përfaqësimit të qytetit të Pargës nga një shqiptar që banonte atje. Një fakt kuptimplotë për historinë e këtij qyteti kaq të njohur dhe kaq të panjohur historikisht nga njerëzit e Evropës.

Nga: F Minguli

Kategori
Uncategorized

Halim Ramohito, gjenerali i punëve dhe vuajtjeve të mëdha.

Mbi librin me kujtime të përfaqësuesit të shquar të gjeneraliatit shqiptar

Halim Ramohito, gjenerali i punëve dhe vuajtjeve të mëdha

Nga Shpendi TOPOLLAJ

Me Halim Ramohiton, thuajse nuk jam takuar ndonjëherë. Nuk e di, por dikur, me ato grada si ar e shiritat e kuq, serioz, që s`para qeshte kollaj, kur e shihja rastësisht në rrugë, më është dukur pak nopran dhe i sertë. Një ditë, duke shkuar drejt universitetit për të dhënë një provim, e pashë duke dalë nga Komiteti Qendror, me një fytyrë ku dukej qartë hidhërimi. Duke ditur se ç’po ngjiste në udhëheqjen e lartë të ushtrisë, sepse ndjeva një ngazëllim të brendshëm dhe me vete thashë “E hëngri edhe ky”. Ai, kushedi se në ç’gjendje të rënduar shpirtërore ishte, kurse unë kënaqesha që po dënohej. Jemi shumë të mistershëm e të pashpjegueshëm ne njerëzit. Dhe sidomos jemi të tillë, kur na sundon idolatria dhe fetishizimi ndaj Njëshit. Sot, më vjen turp që po e tregoj këtë moment dobësie që nuk më nderon, por derisa flas për nevojën e të vërtetës, për të cilën Dekarti thosh se “Vetëm e vërteta është e bukur”, mendoj se këtë nuk kam pse ta fsheh dhe nga ana tjetër e çliroj disi ndërgjegjen nga ky mëkat i vogël, çlirim që bëhet edhe më bindës, duke shkruar gjerësisht për vlerat e atij njeriu që ka kurajon të analizojë objektivisht, shkaqet e tragjedisë që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe sidomos në ushtrinë e saj.

Gjeneralët shqiptarë

Në çdo faqe të librit të gjeneral Ramohitos, shpaloset jo vetëm pafajsia e tij dhe e shokëve të tij, por edhe shpirti i madh dhe i pastër, sa njerëzor aq dhe atdhetar. Ata, nuk kishin lindur udhëheqësa e gjeneralë. Ndoqën një rrugë të gjatë luftarake, plot vështirësi, sakrifica e privacione. Pasi kishin kaluar zjarrin e luftës nacional – çlirimtare, ata u shkolluan dhe u kulturuan, brënda dhe jashtë vendit. Kishin ideale dhe sedër, ndaj mendonin se nuk përfaqësonin vetëm veten. Ata besonin se duhej të nderonin kudo që të ishin, Shqipërinë. Prandaj, me vullnet, këmbëngulje e përkushtim, u rritën si drejtues e komanduas të një ushtrie që fundja ishte vepër e tyre. Ata shkrinë jetën për atë ushtri, se e shihnin atë si mbrojtëse të fitoreve dhe garantuese të së ardhmes. Kishin dalë nga gjiri i popullit të thjeshtë, ndaj dhe i qëndruan besnikë të palëkundur atij. Në Gusht të 1949-ës, gjatë provokacioneve të monarko-fashistëve grekë, e treguan me vepra sesa e deshën atdheun. Po ashtu, të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe më parë, ndaj synimeve të jugosllavëve, sikurse e treguan veten në ndodhitë e viteve gjashtëdhjetë, kur ngjau prishja me ish Bashkimin Sovjetik.

Pashalimani

Ngjarjet në Bazën Ushtarake të Pashalimanit, përbëjnë një epope. Për nga burrëria, trimëria dhe atdhedashuria, ato kalojnë çdo ideologji e politikë dhe do të mbeten shembulli i përkryer i qëndresës, në mbrojtje të interesave të vendit. Jo më kot, autori i këtij libri, pikërisht këtu e nis rrëfimin e tij. Ai fillimisht na përshkruan trevën ku zhvillohen ngjarjet, këtë vend që ai e quan një mrekulli të natyrës, një vend ku sipas gojëdhënës “po të jetosh këtu, nuk plakesh kurrë, se të shëron era e luleve dhe bukuria e natyrës”.

Por nuk është vetëm ana romantike, ajo që i jep vlerë atij. Ja si shprehet autori: “Rëndësia strategjike e këtij vendi shpjegohet edhe me faktin se, jo vetëm nëpërmjet Gjirit të Pashalimanit, por sidomos nëpërmjet ishullit të Sazanit, i cili mund të konsiderohet edhe si “çelësi i derës” i hyrjeve dhe daljeve në kanalin e Otrantos dhe në hapësirat e detit Mesdhe, mund të kontrollohen me lehtësi edhe lëvizjet e anijeve deri në Adriatikun e Mesëm dhe të Sipërm”. Ja pse ia kishin vënë syrin kësaj baze ushtarako – detare, mareshallët sovjetikë e deri N. Hrushovi, i cili thosh hapur: “Çfarë gjiri i sigurt qenka ky në rrëzë të këtyre maleve, këtu në Pashaliman (Vlorë)!… Që këtej me një flotë të fuqishme, ne mund të shtiem në dorë krejt Mesdheun, që nga Bosfori e gjer në Gjibraltar. Kështu, që këtej ne mund të bëjmë zap këdo…” Jo pa qëllim, në libër, autori, këtu nis rrëfimin e tij, pasi në këtë skenë u luajt me përmasa reale, drama shqiptaro – sovjetike, që për spektatorë pati gjithë opinionin ndërkombëtar. Luhej me fatet e atdheut, me nderin e Shqipërisë, prandaj të gjithë gjeneralë dhe ushtarë, u bënë grusht dhe ditën të mbrojnë dinjitetin dhe krenarinë e të qënurit shqiptar. Ata nuk u trembën nga madhësia e ushtrisë të pamatë ruse dhe kjo histori tërhoqi vëmendjen edhe të Sh.B.A. ku zëdhënësi i Departamentit të Jashtëm deklaronte se “Kjo është një goditje e rëndë për perandorinë Sovjetike”. Si e tillë, ajo dhe denoncimi i Traktatit të Varshavë, nuk mund të harrohen. Dhe veç të tjerave, ajo evidentoi edhe një here, dashurinë dhe besnikërinë e udhëheqjes së lartë të ushtrisë, të cilën edhe Enveri e çmoi së tepërmi.

Përballë sovjetikëve

Në libër ka shumë shembuj që flasin mësë miri për qëndrimin trimëror dhe në pajtim me interesat e vendit, të gjeneralëve shqiptarë, si Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Rrahman Parllaku, Vaskë Gjino, Arif Hasko, Halim Ramohito e të tjerëve, aq sa as fantazia më e zhvilluar nuk do ta shkonte ndër mend, se këta burra, do shpalleshin me një të rënë të lapsit, armiq të populllit e Adheut. Interesant është përshkrimi i takimit të pritshëm me Malinovskin, ministrin e mbrojtjes të ushtrisë sovjetike, i cili u mundua ta përbuzte delegacionin shqiptar të kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë Petrit Dume. Ai, shumë i revoltuar, aq sa i habiti të gjithë, ngrihet të ikë dhe deklaroi se “Ne përfaqsojmë ushtrinë e një populli që nuk e meriton të tallet me të mareshall Malinovski.” Me të njëjtin ton, ai i përgjigjet edhe mareshallit tjetër, Greçkos “Nuk lejojmë asnjë njeri të hedhë baltë mbi popullin tonë. Ne jemi një popull i vogël, por fisnik dhe liridashës, që edhe pa ndihmat tuaja do të mbijetojë, ashtu siç e ka mbrojtur vendin e vet në shekuj. Ne, po qe nevoja, me sëpata dhe hanxharë do ta mbrojmë vendin tonë, siç kemi bërë dikur…” E njëjta situatë përsëritet, kur Malinovski e thërret Halimin në zyrë dhe me arrogancë e ton fyes, i thotë: “Çfarë doni ju shqiptarët?.. Jeni bërë të padurueshëm, si “piper i kuq” dhe merr përgjigjen që meritonte. I dinte mirë këto qëndrime Enver Hoxha, se fundja, kishin të bënin drejt për së drejti me karrigen e tij. E megjithatë, si mosmirënjohësi më i madh që njohu historia jonë, do t`i kryqëzonte ata heronj, me sajesa nga më të ndyrat.

“Non grata”

Vetë Halimi, i shpallur “non grata” nga qeveria sovjetike, shpallet i tillë edhe në vendin e tij. Dhe sikur të mos mjaftonin vrasjet, burgosjet dhe internimet, E. Hoxha duke i vënë kundër njëri – tjetrit, deshi edhe t’i turpërojë ata. Për dike, që ngjarjet në ushtri, gjatë atyre plenumeve butaforike që nuk ndryshonin asgjëkund me gjyqet e inkuizicionit, i ka soditur nga larg, ndofta, mund të lindin shumë pikëpyetje, lidhur me qëndrimin e drejtuesve kryesorë të ushtrisë apo dhe me korpusin e gjerë të kuadrove ushtarake. Mund të thonë se ata vetë, akuzonin shoku-shokun dhe nuk patën guximin të mbronin të vërtetën, apo veten e tyre, për të mos thënë edhe ta eliminonin Enver Hoxhën që ishte shndërruar në një tiran gjaksor i paparë. Mirëpo nuk është ashtu. Enveri, kishte autoritet perëndie, por mendjen e kishte prej djalli, dhe shpirtin prej sadisti. Ai zbavitej kur u hiqte kokat shokëve të tij. Atij as që i bëhej vonë se duke u marrë jetën atyre, duke i prangosur, duke i izoluar nga shoqëria, po i sillte një dëm të madh atdheut. Atdheu për të, ishte vetë ai. Dhe këtë bindje kërkonte t`ua rrënjoste të gjithë shqiptarëve. Qoftë dhe me forma violente. Kur fliste me hipokrizi se nuk e zinte gjumi për popull e atdhe, ai gënjente syleshët, se tërë merakun e kishte për vete. Tmerri na zinte kur bëheshin ato mbledhje të pafund. Të tërë prisnim të trembur, se ç`do ngjasë. E dinim mirë se asgjë të keqe nuk kishim bërë, dhe përsëri ishim të rrezikuar. Shpik kritika e bëj autokritika, deri edhe para ushatrëve dhe fshatarëve hallexhinj, duke filluar të dyshonim edhe tek vetja. E gjithë kjo, në emër të “parimeve”. Oh! çfarë hataje, që zgjati vite me radhë. Pa na sollën injorantë nga gjiri i klasës punëtore të cilët na shihnin me urrejtje dhe vigjilencë. Ne, bijtë më të mirë të atdheut, trajtoheshim si të ishim Katilinat e socializmit. Besnikërinë, ne e patëm gjënë më të shënjtë, ai ishte virtyti ynë më i madh. Por edhe këtë na e nëpërkëmbën, na bënë që pa asnjë faj, të ulnim kokat para popullit. Madje, duhej të falenderonim partinë që ishte treguar zemërgjërë me ne. Mark Aureli, njëherë pati thënë se “Pasojat e zemërimit janë shumë më të rënda se shkaqet e tij”. Ashtu është. Por ç`t`i bësh, kur Enver Hoxha nuk pati asnjë, e theksoj, asnjë shkak, për t`u zëmëruar dhe për të bërë tërë atë gurgule me ne. Si mund të harrohet ajo që na punoi? Dhe si mund të ketë akoma njerëz (në ç`do pozicion që të kenë qënë në radhët e ushtrisë aso kohe, apo sikur të mos u ketë hyrë asnjë gjemb në këmbë), që kanë parë me sytë e tyre tragjedinë që ndodhi, dhe të ruajnë nostalgji për atë përbindësh? Në këtë pikë, gjeneral Halimi është i pa ekuivoke: u persekutua gjeneraliati i ushtrisë tonë dhe e vuajti goditjen e pabesë e tërë ushtria shqiptare, por e gjithë kjo e pati një përgjegjës. Dhe ai që do të përgjigjet para historisë, quhet Enver Hoxha. Të mos pranosh këtë të vërtetë të hidhur, do të thotë ose të jesh pa tru, ose të jesh pa zemër. Kjo do të thotë, të thellohesh në atë qëndrim të gabuar që u mbajt atëhere dhe të marrësh pjesë në një çoroditje të brezave, në një fallsifikim të vetë historisë.

“Komplotistët”

Sikur të mos na jepen këto fakte, sot, që aktorët janë gjallë, sado që ta vrasin mendjen historianët nesër, përsëri do ta kenë të vështirë ta zbulojnë deri në fund, me saktësi, atë katrahurë. Do ta kenë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, pasi gjurmët e shkruara që kalemxhinjtë e Komitetit Qëndror na servirën dhe vetë fjalimet që Enveri mbante, janë përpiluar me aq kujdes, sa nuk u gjen dot të çara. Aty do ndeshësh vetëm komplotistë, grupe armiqësore dhe puçistë, të cilët i zbuloi qysh në fillim Komandanti dhe i ndëshkoi Partia, për të mos thënë, mbarë populli. Duke bërë fjalë për idenë e shkruarjes së këtij libri, autori thotë se “Enver Hoxha, për qëllimet e tij të mbrapshta, për të ruajtur pushtetin e tij në ato vite, herë na akuzonte ne, gjeneralëve, si agjentë të NATO – s dhe herë si agjentë të Traktatit të Varshavës, të sovjetikëve, të jugosllavëve e deri edhe të Kinës”. Me këto akuza të çmendura, operoi gjithë jetën Enveri dhe turpi le të bjerë mbi ne që e ndoqëm nga pas këtë Neron. Por të paktën tani, le të mbledhim mendjen dhe t`i japim atij, atë që meriton: mallkimin që të provojë në kurrizin e tij, atje në Ferrin ku e kanë çuar, gjithë vuajtjet shpirtërore dhe fizike që u shkaktoi të tjerëve, pa bërë asnjë faj. Virgjili ka shkruar se “Ka momente kur s`mund të thuhet asgjë; ka momente kur mund të thuhen ca gjëra; por asnjëherë nuk vjen momenti kur mund të thuhen të gjitha”. Mund të jetë kështu, por unë sepse dua të besoj, se sot, është momenti të thuhen të gjitha. Nuk kemi nga kush të ruhemi, veç ndërgjegjes tonë. Nuk kemi pse të kemi frikë nga kurrkush, për t’i thënë gjërat ashtu si i pamë dhe ashtu siç i realizojmë tani që kanë dalë në dritën e diellit aq e aq fakte tronditëse.

Cinizmi i diktaturës

A mund të anashkalohet ajo letra e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, ekspozuar në Muzeun Historik, që paracakton me cinizëm fatin e gjithë atyre burrave: “Një pjesë do të vdesin në burg, një pjesë do të sëmuren mendërisht. Deri tani, kanë vdekur në burg gjeneralët Gjin Marku, Vaskë Gjino dhe Abaz Fejzo dhe, si të sëmurë, mund të përmendim Halim Ramohiton, i cili vuan nga mania e persekutimit të familjes, një traumë kjo që e ka marrë qysh në hetuesi…” Me aq sa dimë edhe gjyqet e zhvilluara nga nazistët, pas atentatit të Fon Shtaufenbergut, më 24 Korrik të 1944-ës, kundër jetës së Hitlerit, ishin disi më të pavarura dhe më të drejta, se ato turpe juridike që inskenoheshin tek ne, hetuesive dhe gjykatave, ku me akuza hipotetike, vetëm pse ashtu kishte fantazuar mendja e sëmurë e udhëheqësit në Plenumin e gjashtë të KQ, të 17 Dhjetorit të vitit 1974, u torturuan dhe dënuan ekstremisht, komandantët legjendarë të ushtrisë, luftëtarët trima të orëve të para, ata që në çdo rrethanë nuk ishin lëkundur nga dashuria për Atdhe dhe besnikëria ndaj popullit dhe vetë Enverit.

Vitet e burgut

Vetëm ai që pa bërë asgjë të keqe, ka vuajtur vite të gjata në ferr – burgjet e komunizmit mjeran shqiptar, e di se ç`është burgu. Vetëm ai, di të shpjegojë dhembjet e shpirtit dhe të trupit, mallin për fëimijët, gruan apo nënë zezën. Dhe këto i ka përshkruar fare natyrshëm Halim Ramohito. Ja sesi shprehet ai: “Vdekjen e mendoja që mund të më ndodhte në çdo moment, por, që ne të përfundonim në burg, pas gjithë asaj lufte partizane për çlirimin e vendit dhe punës të vështirë për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë, nuk më shkonte kurrë ndërmend…

…në të gjithë mjedisin, si brenda dhe jashtë qelisë, nuk kishte asnjë rreze dielli, por vetëm hije dhe ngjyra gri na rrethonte nga të gjitha anët, një gri e zymtë, e rëndë dhe vrastare, që i shkonte aq shumë gjendjes tonë”.

Dhe ngado, roja mizore, nga ata që shtynin dhe rrëzonin përtokë, njeriun me shumë sedër, atë që e vlerësonte si të shenjtë dinjitetin, gjeneralin Abaz Fejzo, komandantin e shquar të tankeve, të drejtin si një hyjni, por dhe rebelin e pandreqshëm. Halimi, ka fiksur shumë detaje nga jeta në burg, por atij i ka lënë një përshtypje të thellë veprimi i klerikëve të dënuar …” të cilët edhe në burg, gjenin mënyra për të sfiduar pushtetin e diktaturës, jo vetëm me heshtjen e tyre të plotë, por dhe me mbjelljen e luleve në territorin e burgut. Dhe ishte një gjë e bukur dhe fisnike t`iu përgjigjeshe masave dhe padrejtësive çnjerëzore të pushtetit diktatorial duke mbjellë lule, bimët më të bukura dhe më të pafajshme të natyrës.”

Por në daç mbill lule, në daç ngule shikimin te muret e ftohta të qelisë, burgu është “gjëja më e keqe që mund t`i ndodhë njeriut. Ai është i rëndë dhe të gërryen çdo ditë, si ai ndryshku që gërryen edhe hekurin më të fortë. Sado burrë të jesh, sado të durosh e të tregohesh i fortë e i paepur, në çdo ditë që kalon të duket sikur humbet diçka të shenjtë nga burrëria dhe personaliteti yt, nga gjithçka që më parë e ke pasur të dashur e të shtrenjtë.”

Për gjithë këto që thashë, u bë shkak ky libër i shkruar me kulturë, sinqeritet dhe llogjikë të shëndoshë prej analisti me përvojë, nga një gjeneral i nderuar, ku ka bërë një punë të lavdërueshme edhe redaktori Apostol Duka, libër i cili duhet lexuar, për të nxjerrë mësime nga historia, sidomos kur për ato ngjarje ka shkruar një njëri që ka të drejtë të përsërisë fjalët e Virgjilit tek “Eneida”: “Quorum pars magna fui” që do të thotë “Në të cilën unë pata një rol të rëndësishë.” Kështu edhe vetë çlirova ndërgjegjen, për atë gëzimin subkonshient, e gjithsesi të padrejtë, kur pashë të dalë i nxirë në fytyrë nga hidhërimi, nga dera e Komitetit Qëndror, një gjeneral që më ishte dukur gabimisht nopran dhe i sertë, por që paska patur gjithë këtë shpirt të madh e të ndjeshëm atdhetar dhe që kishte bërë aq shumë për Shqipërinë, por që shërbimin më të madh po e bënte tani, duke shkruar një libër të tillë, ku merr jetë thënia e bukur e Tagorës se “Balta mund t`i përlyej diamantet, por nuk mund t`i kthejë në baltë”.

PERSONAZHET

Nga Qemal Stafa te Mao Ce Duni

Libri i gjeneral Ramohitos, është i gjërë dhe rrok një galeri të pafund personazhesh e tematikash. Ai shtrihet deri në Rusi e Kinën e largët, nga lufta nacional – çlirimtare, vitet e karikaturës së socializmit e deri në ardhjen e demokracisë. Flitet aty për shumë e shumë ngjarje e figura të njohura si Qemal Stafa, Ramize Gjebrea, Nako Spiru, Zaho Koka etj. përshkruhen takime me burra shteti si N. Hrushovi, J. Tito, Mao Ce Dun, Çu En Lai, G. Zhukovi etj. dhe shkruhet një himn për nënën dhe brengat e saj. Por unë parapëlqeva të ndalem vetëm tek goditja që iu bë ushtrisë nga marria e Enver Hoxhës, marri e krim që ende mbrohet edhe sot e kësaj dite me fanatizëm nga disa njerëz, të cilët pa pikë turpi e përgjegjësie, i drejtohen Halimit, me fjalët e pamenduara: “Mirë ua bëmë (juve, gjeneralëve puçistëve) që u dënuam…” Po t`i kishte kapur ata vetë, kosa e pamëshirshme e diktatorit shtrigan, kuptohet që do flisnin krejt tjetërsoj. Por, të mësuar me drejtimin e komiteteve të partisë apo Degëve të Punëve të Brendëshme, hipur në ato Gaz – et e frikshme, mbetur qysh nga koha e Berias, ku u bënin gjëmën të tjerëve dhe duke përfituar nga privilegjet e pamerituara, vazhdojnë me të njëjtin avaz, t`i bien zurnasë, me pjesë të kompozuara nga sharlatanët e popujve, Marks, Engels, Lenin, Stalin dhe “i barabarti” me ta “Enveri ynë”, duke harruar se njerëzve nga këto melodi bajate, u dhembin veshët dhe dikujt edhe shpirti.

MOSKA

Përfaqësues pranë Traktatit të Varshavës

Halim Ramohitos, i ra në pjesë që të përballonte role shumë të vështrira, pasi ai, nga shtatori i vitit 1957 qe emëruar si përfaqsues ushtarak i Shqipërisë në komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të Traktatit të Varshavës dhe njëkohësisht edhe atashe ushtarak në Moskë. Qindra djem shqiptarë, studionin në shkollat ushtarake të atij vendi. Ndaj nuk ishte e lehtë t`i takoje, t`i sqaroje dhe t`i bindje ata që të mbanin qëndrimin e duhur në interes të vendit të tyre. Gjeneral Ramohito, e kreu mësë miri këtë detyrë të rëndësishme. Ata që e kanë njohur ato ditë, në qytete të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, ku survejoheshin e provokoheshin nga çdo anë, e mbajnë mend mirë, se mesa seriozitet dhe kompetencë e kryente ai misionin e tij.

REFLEKSION

E vërteta dhe historia

Shoqëria njerëzore, gjithmonë është përkundur midis të vërtetës dhe gënjeshtrës; por në Shqipërinë e periudhës komuniste kjo përkundje anoi aq shumë nga gënjeshtra, sa mori kuptimin e saj të plotë, thënia e Deni Didëroit se “Të vërtetën njeriu e do më fort atëhere kur çdo gjë është e rreme”. Në atë periudhë aq të ngjeshur me ngjarje të kurdisura mbi bazën e shpifjes e të mashtrimit, ne, edhe pse bënim sikur besonim në ato që na thuheshin, përsëri e donim të vërtetën, pavarësisht se nuk kishim se ku ta kërkonim dhe gjenim atë. E veçanërisht ne, që pamë dhe jetuam ato absurditete e makabritete që ngjanë në ushtri, e kemi detyrë para brezave, që të paktën tani në demokraci, në kushtet e lirisë së mendimit dhe të shprehjes dhe nën dritën e shumë e shumë fakteve, të kontribuojmë në zbardhjen e të vërtetës. Kjo është detyrë historike, morale dhe njerëzore. Pse është kuptuar kështu, nga shumë kuadro kryesore të ushtrisë, janë shkruar e botuar një sërë librash me vlerë. Por, duhet pohuar, se fatkeqsisht, ka ende nga ata që hezitojnë të pranojnë faktin se shkaktari kryesor i asaj tragjedie të pashembullt që i kushtoi aq shumë Atdheut, popullit dhe ushtrisë tonë, paradoksalisht, ishte vetë Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha. Ata shprehin keqardhjen për gjithë ato viktima të panumërta dhe një sërë budallallëqesh të tjera që patën një kosto aq të madhe, por nuk marrin guximin t`i vënë gishtin, shkaktarit të tyre, atij që me voluntarizma dhe teka faraoni, vrau, burgosi, internoi dhe poshtëroi Heronjtë e Popullit (ata që iu përkushtuan me gjithë forcat e tyre shpirtërore dhe fizike Atdheut), dhe familjet e tyre të ndershme. Asnjëherë nuk e kuptova se kujt i duhet ky ngurrim në denoncimin e krimeve të Hoxhës që as hoxhallarët nuk i la rehat dhe kujt i shërben kjo lloj besnikërie e pakuptimtë. Si mund të pranosh, se si vrasësi, si të vrarët, ishin burra të mirë dhe të denjë për vendin e tyre. Kanë kaluar njëzet vjet nga zvarritja e turpëshme e monumentit të diktatorit dhe të qëndrosh përsëri në një llogore me të, nuk është fare normale. Madje, do të shtoja, se kjo është e dëmshme, pasi çorodit ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Eshtë e vërtetë se gjithkush nga ne e ka një brejtje ndërgjegje, pasi dashje pa dashje, u bëmë pjesë e një skenari djallëzor. Me konformizmin tonë që shpesh kaloi në një entuziazëm të pafre, me dëshirën qëllimkeqe për t`i parë ata që ishin ngjitur atje lart, të rrëzoheshin në humnerë, apo me synimin për të treguar besnikëri pa kufi ndaj partisë, se kështu mund të bënim karrierë, pra me frikën dhe servilizmin që manifestuam pas atyre plenumeve kobzeza që nuk e forcuan, por e dobësuan ushtrinë, ne u bëmë bashkëfajtorë. Thamë gjëra të paqëna, që i rënduan ata që u quajtën padrejtësisht puçistë (pavarësisht se fati i tyre qe paracaktuar) dhe duartrokitëm, kur atyre iu hodhën hekurat apo u qëlluan me plumb pas koke. Iu turrëm njëri – tjetrit me kritika që sot duhet të na skuqet faqja, shkuam deri aty, sa shpifëm edhe për veten tonë, duke pranuar faje të pa qëna, se gjasme jemi parimorë të mëdhenj dhe u pajtuam si burracakë me ato që na servireshin, nga fantazia e sëmurë e një paranojaku që e kishte dhënë me prova, qysh gjatë luftës, pashpirtësinë e tij dhe etjen për pushtet. Në këto kushte, mea kulpa, do të ishte më e pakta që duhej të bënim para historisë, dhe jo të dërdëllisnim e të spekullonim me dinakëri orakujsh. Nuk ka pse të mbetemi të verbër në besnikëri. “Fanatik – thoshte Çërçilli – është njeriu që nuk mund të ndërrojë mendje…” Ne, aspirojmë të gjithë të shkojmë drejt qytetërimit perëndimor, por atje shkohet me të vërteta dhe jo me mendësi bizantine. Eshtë kjo arsyeja që kujtimet e Bedri Spahiut, Liri Belishovës, Rrahman Parllakut, Ernest Jakovës e shumë personaliteteve të tjera, janë pritur aq ngrohtë. Njerëzit e dinë mirë kuptimin e thënies së Bielinskit se “E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël”. Ndaj dhe i përshëndesin ata që kanë kurajon të pranojnë të vërtetën, paçka se kjo për ta mund të ketë edhe kosto, sidomos ndaj mërisë që do t`i kundërvënë, ata që ende ruajnë konsiderata për “gjeniun e marksizmit”, që në fakt, ishte gjeniu i së keqes të shqiptarëve, atij që zbatoi me kokë poshtë, konstatimin e Brutusit se “Lavdi pa viktima nuk ka”, duke krijuar viktima edhe mes shokëve dhe miqve të tij. Eshtë ky rrëfim i mënçur dhe sidomos i sinqertë që më bëri të shkruaj diçka rreth librit të gjeneral Halim Ramohitos, “Në shërbim të atdheut tim”. Duke qënë vetë pjestar i forcave të armatosura, më shumë si oficer, sesa si shkrimtar, e ndjeva detyrë të shkruaj për këtë libër të denjë për një Institut Historie apo për pena akademike.

Kategori
Uncategorized

1842, propozimi: “Orient Express”-i nëpër Vlorë.

SPECIALE/ Si e humbëm mundësinë për t’u bërë nyja lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Projektet e hershme për binarë të hekurt në Shqipëri. Paturpësia e një shoqërie italiane në vitin 1922: kërkoi koncesion për ndërtimin e 550 km trase dhe si shpërblim qeveria t’i falte 10 km tokë majtas e djathtas hekurudhës baras me 11 mijë km katrorë tokë

Nga Ing. Jovan Adami (1892 – 1951)

Pozita gjeografike e Shqipërisë dha shkas të mendohet që herët për ndërtimin e një vije hekurudhore, e cila, duke u nisur nga Shqipëria do të kalonte nëpër Ballkan për të lidhur në mënyrë më të shkurtër Evropën Perëndimore me Stambollin.

Dy vijat transversale

Nevojën e ndërtimit të dy hekurudhave transversale që duhej të niseshin nga Shqipëria, e ka theksuar së pari gjeologu austriak Ami Boué [1794-1881], i cili botoi më 1842 në Vjenë një broshurë me titullin frengjisht: “Sur l’etablissement de bonnes routes et surtout de chemins de fer dans la Turquie d’Europe” (Mbi ndërtimin e rrugëve të mira e veçanërisht të hekurudhave në Turqinë evropiane). Në këtë vepër ai propozon që përveç rrugëve që mund të përdoren me qerre, në Turqi të ndërtohen dhe hekurudha. Megjithëse topografia e Shqipërisë në këtë kohë nuk dihej mirë, Ami Boué i shënon mjaft drejt vijat nga duhej të kalonin në Shqipëri të dy hekurudhat transversale. Vija veriore do të fillonte në Shkodër dhe nëpër Lezhë dhe gjatë luginës së Drinit do të dilte në Kukës, ku do të kalonte Drinin e Bardhë dhe do te hynte në Kosovë. Për hekurudhën transversale të Jugut, Boué nuk e përcakton aq me hollësi pikënisjen, por lë të kuptohet se duhej të fillonte nga Durrësi ose Vlora dhe pastaj gjatë luginës së Devollit do të dilte në fushën e Korçës dhe të Devollit të Sipërm prej nga do të dilte në Maqedoni dhë në Thraki.

Me ndërtimin e hekurudhave ndër-vendet fqinje, kufitare me Shqipërinë, gjendja ndryshoi diçka, por vijat e rekomanduara nga Ami Bue mbetën edhe në të ardhmen vijat më praktike e më të shkurtra.

Trieste-Durrës-Pogradec

Mbas Boué ishte shkencëtari gjerman, Johann Georg von Hahn (1811-1869) që konsiderohet si babai i albanologjisë… Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë… Gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hahn bëri tre udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar si dhe paraqiti një projekt të ri për ndërtimin e një hekurudhe ballkanike. Kjo hekurudhë do të fillonte nga Triestja ose Fiume, do të kalonte gjatë bregdetit të Dalmacisë dhe nëpër Raguzë e Tivar do të arrinte në Shkodër. Prej këtej hekurudha nëpër Lezhë do të zbriste në Durrës dhe pas trasesë së Rrugës së vjetër Egnatia do të dilte në Qafën e Thanës e do të zbriste në liqenin e Ohrit. Por këtu do të ndahej nga Rruga Egnatia, e duke vazhduar në anën perëndimore të liqenit do të arrinte në Pogradec dhe nëpër Plloçë, në Podgorie, pas anës lindore të kënetës së Maliqit do të vazhdonte për në Bilisht dhe nëpër Farsala-Larisa-Tebi do të zbriste gjer në Athinë e në Pire. Me këtë projekt të hartuar nga Johann Georg von Hahn në veprën e tij “Reise von Belgrad nach Salonika” (Udhëtim prej Beogradi në Selanik) Vjenë 1861, Shqipëria dhe Greqia i afroheshin Austrisë dhe hynin me këtë nën ndikimin ekonomik të atij shteti, i cili luftonte për mbizotërimin e tij në Ballkan.

Stamboll-Bulqizë

Një propozim i tretë, por për një hekurudhë transversale, është bërë nga konsulli i Austrisë në Durrës Bornemisza, më 1906. Sipas këtij propozimi, hekurudha që do të vinte nga Stambolli në Manastir nuk do të ndiqte luginën e Shkumbinit, por nga Ohri do të kthente për në Veri dhe duke vazhduar luginën e Drinit do të arrinte në Dibrën e Madhe. Nga Dibra hekurudha do të kthehej për në qafën e Bulqizës dhe do të zbriste në luginën e Matit duke vazhduar pas kësaj gjer në Milot. Nga Miloti ajo ndahej në dy degë; njëra shkonte për në veri në Shëngjin, dhe Shkodër me vazhdim për në Dalmaci, ndërsa tjetra për në jug me drejtim për në Durrës. Nga Dibra do të ndahej një vijë për në Tetovë dhe në Shkup ku do të lidhej me vijën hekurudhore që vinte nga Serbia për në Selanik.

Serbët: Shëngjin-Odesë

Në dhjetë vjetët e para të shek. XX filloi një luftë e ashpër ekonomike e Austro-Hungarisë kundër Serbisë. Austro-Hungaria e mbylli kufirin për eksportimin e derrave, malli kryesor për eksportin e Serbisë. Për t’i shpëtuar bllokimit ekonomik, Serbia i ktheu sytë nga bregu shqiptar i Adriatikut dhe që atëherë u krijuan një varg projektesh që do të lidhnin Serbinë me anë të Nishit me Kosovën dhe që këtu me Shkodrën dhe Lezhën. Kjo vijë hekurudhore do të zgjatej pastaj përtej Danubit nëpër Rumani gjer në Odesë dhe prandaj në këto vite u krijua parulla e hekurudhës Shëngjin-Odesë. Këto projekte nuk i pëlqenin në asnjë mënyrë Austro-Hungarisë, e cila filloi t’i kundërshtojë në sajë të ndikimit që kishte në Turqi. Po edhe Bullgaria kishte interesa të kundërta me projektin serb. Ajo donte vazhdimin e hekurudhave të saj në drejtim të Shkupit dhe të Manastirit. Me këto interesa bullgare bashkoheshin edhe interesat turke. Turqia dëshironte një hekurudhë nga Manastiri për në Adriatik. Në bisedimet që u bënë midis Turqisë dhe Bullgarisë u arrit edhe një marrëveshje në lidhje me trasenë e kësaj hekurudhe që do të shkonte Manastir-Ohër-Qafë e Thanës-Durrës, me një degë që do të kalonte nëpër Berat për në Vlorë.

Italia: Treni në traget

Edhe Italia u tregua e gatshme ta përkrahte politikisht dhe financiarisht këtë projekt.

Imperialistët italianë bënë shumë bujë rreth këtij projekti për ndërtimin e një hekurudhe transballkanike që do të nisej nga Vlora, sepse po të realizohej ky projekt orient-ekspresi Paris – Stamboll do të kalonte nëpër Itali dhe Shqipëri, pasi kjo vijë është më e shkurtër nga vija e vjetër e ekspresit që kalon nëpër Vjenë, Beograd dhe Sofje. Treni do te vinte nga Parisi në Brindisi dhe këtu vagonët do të futeshin në një anije (ferribot) për kapërcimin e Adriatikut gjer në Vlorë. Realizimi i këtij projekti kërkonte krijimin e një zone të ndikimit italian në Shqipërinë e Jugut, që do të mund të shërbente për pushtimin e mëvonshëm të vendit.

Më 1893 kishin filluar në qarqet e kapitalit të interesoheshin për mundësinë e ndërtimit të një hekurudhe të tillë Manastir – Durrës që do të ishte kaq e dobishme për Italinë. Një sindikatë italiane, në krye të së cilës qëndronte banka “Credito Mobiliare Italiano” e mori këtë projekt në dorë dhe u studiua traseja e mundshme. Por për ta siguruar veten nga çdo humbje, grupi kapitalist kërkoi prej qeverisë turke një garanci prej 30.000 librash për çdo kilometër. Ky kërkim ishte aq i tepruar saqë nuk jepte shpresë për një përfundim me sukses të marrëveshjeve. Marrëveshja bëhej aq më e vështirë, sepse skela e Durrësit, ku ngulte këmbë Turqia që të mbaronte hekurudha, ishte e pandrequr dhe kështu duhej parashikuar një shumë e re prej 8 milionë lirash për ta përshtatur atë për një trafik të madh.

Nëpër luginën e Devollit

Por për arsye politike dhe ekonomike Italia ngulte këmbë që hekurudha transversale ballkanike të mbaronte në Vlorë, ku do të kishte lidhjen më të shkurtër dhe me të lehtë me rrjetin hekurudhor Italian. Për këtë arsye u ngarkua inxhinieri G. Buonomo që të hartonte një trase të re të kësaj hekurudhe, e cila në një varg pikash ishte në kundërshtim me trasenë e mëparshme.

Projekti i Bluonomos parashikonte që hekurudha të nisej nga skela e Vlorës dhe me pak ndryshime do të kalonte pas rrugës së tanishme gjer në Mifol, ku e kapërcente Vjosën me drejtim për në Fier. Nga Fieri traseja kapërcente Semanin në Brostar e pastaj vazhdonte gjatë anës së djathtë të Devollit nëpër Dumre gjer në Gostimë dhe që këtu futej në luginën e Devollit dhe vazhdonte në anën e djathtë të këtij lumi gjer në Shën e Premte. Këtu kalonte në anën e majtë të Devollit dhe vazhdonte gjer në Gorë, dhe pasi e kapërcente prapë lumin, arrinte në anën e djathtë të Devollit deri tek ura e Maliqit. Prej urës merrte drejtim për në veri dhe vazhdonte pas rrugës së tanishme gjer në Grabovicë, hynte në luginën e Çeravës dhe vazhdonte gjer në Lubanishtë.

Nëpër një tunel nën Malin e Thatë hekurudha do të dilte në afërsitë e Stenjës pranë liqenit të Prespës dhe do të vazhdonte për në qafën e Gjavatit dhe në Manastir.

Paturpësi

Pas Luftës së Parë Botërore, Italia, ndikimi i së cilës mbizotëronte atë kohë në Shqipëri, i ringjalli prapë projektet e vjetra për ndërtimin e një hekurudhe që nëpërmes Shqipërisë do të lidhte Adriatikun me Selanikun. Më në fund, në vitin 1922, një shoqëri italiane, prapa së cilës qëndronte një grup i fuqishëm kapitalist, kërkoi prej qeverisë shqiptare koncesionin për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor prej 550 km. Kjo hekurudhë që do të kishte një gjerësi prej 1.05 m, do të shërbente pra vetëm për trafikun e brendshëm dhe nuk do te lidhej me rrjetin hekurudhor të vendeve ballkanike që kanë gjerësinë normale. Në projekt parashikoheshin këto vija hekurudhore: Shkodër-Vau i Dejës-Lezhë-Shëngjin; Lezhë-Vorë-Tiranë; Vorë-Durrës; Durrës-Kavajë –Çermë-Fier-Shëngjergj-Vjosë-Vlorë; Shëngjergj-Tepelenë-Gjirokastër; Çermë-Papër-Gostimë-Maliq-Korçë; Papër-Elbasan; Maliq-Pogradec.

Shoqëria zotohej që këtë rrjet hekurudhor ta mbaronte për 9 vjet dhe si shpërblim për ndërtimin e tij kërkonte që qeveria shqiptare t’i jepte falas 10 km tokë majtas e djathtas hekurudhës; gjithë materialin që kishte mbetur nga dekovili i ndërtuar nga ushtria austro-hungareze; shfrytëzimin e minierës së qymyrgurit të Memaliaj; të drejtën ekskluzive për kërkime minerare në Shqipëri për dhjetë vjet dhe mbas mbarimit të këtij afati të drejtën për të marrë prapë koncesion edhe për dhjetë vjet të tjera. Po të marrim parasysh pikën e parë të kërkesave të shoqërisë koncesionare, d.m.th. kërkesën që të bëhej e zonja e 10 km toke në të dyja anët e hekurudhës, atëherë do të kuptojmë se një kërkim i tillë nuk kishte tjetër qëllim veçse të robëronte ekonomikisht dhe politikisht popullin tonë. Shoqëria koncesionare do të bëhej kështu e zonja e 11000 km2, pra më tepër se një të tretës së territorit shtetëror shqiptar. Dhe pasi qytetet do të prekeshin prej vijave hekurudhore, ato bëheshin vetvetiu prona të shoqërisë.

Shënim: Titulli dhe mes-titujt janë të “Investigim”-it. Sipas librit “Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri”. Shtëpia Botuese “8 Nëntori”.Tiranë , 1983

Kategori
Uncategorized

Raporti i Moskës për gjyqin e Teme Sejkos

Ndërsa ekzekutohej kundëradmirali shqiptar, Titoja ishte përgatitur për mbylljen e kufirit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Fjalimi i Mehmet Shehut në Tropojë që kishte ndezur gjakrat në Moskë e Beograd. Në pjesën e dytë të informacionit të ambasadës sovjetike në Tiranë, zbulohet fakti se shefi i misionit turk në Tiranë nuk miratonte sulmet e Hoxhës ndaj Titos

Nga Th Mustaqi

Lufta e vitit 1999 për çlirimin e Kosovës, është projektuar nga Stalini, Titoja, Enveri dhe NATO-ja, thonë historianë të sotëm rusë. Ndoshta dhe për faktin se në korrik të vitit 1961 “te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë… Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj”, kështu shkruhet në pjesën e dytë të dokumentit sekret diplomatik sovjetik që ka filluar të botojë “Investigim”-i. Sekretari i parë i përfaqësisë së Moskës në Shqipëri, Bespallov, që kryen dhe veprimtari spiunazhi, teksa i raporton shefit të sektorit të Evropës në MPJ të BS, por edhe Andropovit, i cili do të hipte pak më vonë në krye të KGB-së, ka nuhatur që Titon e kanë këshilluar amerikanët të mos presë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Moska dëshironte ashpërsimin e masave të Beogradit ndaj Enver Hoxhës & Co, pasi kështu kishin thënë më parë vetë liderat e Federatës Jugosllave. Por Titoja nuk nxitonte, pavarësisht se shefi i Tiranës nuk linte asgjë pa bërë kundër mareshalit. Po ashtu në dokument zbulohet se “linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë”, deri dhe nga i ngarkuari me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin.

POZICIONI PRITËS I RPFJ

Diplomati- agjent, Bespallov, është i shqetësuar se “me gjendjen që është krijuar në marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, lidershipi i RPFJ-së është në pozicion pritës, madje, më tepër se kaq”. Kështu, para fillimit të procesit gjyqësor [ndaj “komplotit” të Teme Sejkos] diplomatët jugosllavë deklaronin se qeveria jugosllave, si reagim ndaj procesit gjyqësor… nuk përjashtonte mundësinë të ndalonte kalimin e avionëve që fluturonin dhe ktheheshin nga Shqipëria nëpër territorin e saj, të ndërpriste komunikimet telefonike, të mbyllte kufirin me Shqipërinë dhe në fund të priste marrëdhëniet diplomatike”. Por duke filluar nga muaji maj 1961, “pas procesit gjyqësor, nisën të hidhnin të tjera hamendje mbi perspektivat e zhvillimit të raporteve të Jugosllavisë me Shqipërinë”. Bespallovi është informuar nga se “i ngarkuari ad interim me punë i RPFJ-së, Zduiç, në bisedën me një diplomat polak, deklaroi se në të ardhmen në raportet me Shqipërinë qeveria e tij do të niset nga ecuria raporteve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Por nuk sqaroi se çfarë fshihej pas kësaj deklarate.”

PO KJO ISHTE LOJË!

Enveri ka luajtur teatër me gjyqin e montuar. Bespallovi informon se “në biseda me diplomatë të tjerë punonjësit e misionit jugosllav në Tiranë e shpjegojnë kështu ndryshimin e politikës së vet ndaj Shqipërisë: Qeveria jugosllave në fakt mendonte t’i priste marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, por gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor doli se “ai kishte karakter teatror”, se nuk pati akuzë konkrete kundër liderëve të Jugosllavisë. Për më tepër, pas përfundimit të këtij procesi, shqiptarët nuk i drejtuan notë-proteste Jugosllavisë, siç bënin pas çdo procesi të mëparshëm”. Sovjetikët janë të zhgënjyer nga fakti se “gjoja disa vende socialiste u paskëshin rekomanduar jugosllavëve të mos i ndërprisnin raportet diplomatike me RPSH-në, sepse kjo gjë mund të shfrytëzohet nga qeveri armiqësore perëndimore”. Për Bespallovin prandaj “kohët e fundit, te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë, ndonëse [ky evoluim] nuk është përvijuar qartë. Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj. Ambasada po ndjek me vëmendje zhvillimin e raporteve shqiptare- jugosllave”.

NËNA QË KA LINDUR EDHE SHQIPTARËT E KOSOVËS, MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË

Enver Hoxha harron internacionalizmin, udhëheqësit shqiptar kanë horizontin të ngushtë tejet nacionalist, sedër të sëmurë, armiqësi ndaj Titos dhe udhëheqësve të tjerë jugosllavë, këto janë akuzat sovjetike nga Tirana. Për Bespallovin, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “nuk mund t’ua falin jugosllavëve kurrsesi për pohimet që kanë bërë se komunistët jugosllavë ndihmuan shqiptarët për të krijuar Partinë Komuniste. Duke dashur të përligjin politikën e tyre armiqësore kundër Jugosllavinë, udhëheqja shqiptare akuzon vazhdimisht udhëheqësit e Jugosllavisë se ajo terrorizon shqiptarët që jetojnë në Kosovë e Metohi. Në aktivin ekonomik të partisë të rrethit të Tropojës, në tetor të vitit 1958, Mehmet Shehu deklaroi se po të mos ngrinim zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoni, do të tradhtonim popullin dhe atdheun tonë, do të tradhtonim marksizëm-leninizmin. Po ashtu Shehu tha se nuk jemi shovinistë, nuk kërkojmë sot bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por nëna që na ka lindur, ka lindur edhe shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe ne jemi marksistë”, thuhet në dokument .

“COCTAIL DIPLOMATIQUE”

I ngarkuarin me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin, shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të shqiptarëve kundër jugosllavëve. Informacioni i Bespallovit hedh dritë dhe për intrigat sovjetike në qarqet diplomatike lindore-perëndimore. “Linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë. Kur ra fjala mbi raportet shqiptare-jugosllave, gjatë një bisede të këshilltarit të ambasadës sonë Krekotenj me të ngarkuarin me punë të Turqisë, Hasan Nurelgin, [ky i fundit] shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të udhëheqjes dhe shtypit shqiptar në adresë të qeverisë jugosllave, duke vënë në dukje me këtë rast se në këta 22 muaj që është në Shqipëri, nuk ka parë ndonjë rast konkret se si jugosllavët paskan kërcënuar shqiptarët, ndërkohë që shqiptarët nuk i pushuan akuzat kundër Jugosllavisë. Po kështu kanë folur diplomatë francezë, italianë dhe arabë, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, i ngarkuari i përkohshëm me punë i Polonisë etj”.

Kategori
Uncategorized

“Vera” e vjetër dhe miqësia e re në foto.

Foto e rrallë e agjencisë kineze të lajmeve HSINHUA. Më 30 shtator 1965 Kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Çu En Lai (rreshti i parë në qendër) priti delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të kryesuar nga Ministri Kadri Hazbiu (i treti majtas, 1922-1983). Në delegacion merrnin pjesë edhe Feçor Shehu (i pari majtas), Llambi Peçini etj. Këta të tre të likuiduar nga Enver Hoxha në vitet 1980 si armiq të popullit dhe partisë, si dhe për konspiracion me kinezët.

Detaj nga një foto e rrallë panoramike e agjencisë kineze të lajmeve HSINHUA. Në nëntor 1972 Kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Çu En Lai (i treti majtas rreshti i parë) priti delegacionin ushtarak miqësor shqiptar, të kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku (i dyti majtas rreshti i parë, 1917-1974). Mes të tjerash, Balluku u akuzua dhe u dënua me vdekje për konspiracion me Kinën për krijimin, fshehtas Enver Hoxhës, të boshtit ushtarak Tiranë-Beograd-Bukuresht-Pekin.

Më 11 nëntor 2004 nënkryetari i KQU këshilltar shteti dhe ministër i Mbrojtjes i Kinës Admiral Cao Gangchuan zhvilloi ceremoni zyrtare për nder të Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Pandeli Majko në Kinë. Si deputet i pozitës, ish-Kryeminstër dhe ish-Ministër Majko nuk merret me trafiqet e armëve kineze në dikasterin e Imamit, por me probleme gjuhësore, historike etj. Me këtë punë është vetë-ngarkuar deputeti Erion Braçe, që paditet nga Ministri aktual i Mbrojtjes, Arben Imami.

Më 11 qershor 2004 u zhvillua në Tiranë ceremonia e dorëzimit të ndihmave materiale nga qeveria kineze për qeverinë shqiptare Ambasadori kinez në Shqipëri Tian Changchun shkëmben listat e materialeve me kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama. Shefi i opozitës Rama bën diplomaci të lartë, pasi është banale të denoncosh thyerjen e embargos amerikane për armatimin kinez. Nuk ka ç’i bën nënkryetarit të grupit socialist në parlament, Erion Braçe, që paditet nga ministri Arben Imami. Kina e ka ndihmuar Ramën kur ishte kryetar bashkie, sikurse po ndihmon pasardhësin e tij të PD-së, Lulëzim Basha.

24 shtator 2012. Kryeministri Sali Berisha bisedon me zëvendëskomandantin e përgjithshëm të Policisë Ushtarake të Kinës, Gjeneral Dai Shujun. Përfaqësuesi i Pekinit: “Kjo vizitë do të vendosë piketat për një bashkëpunim më intensiv mes policive ushtarake të të dy vendeve, në aspekte të rëndësishme si lufta antiterror, asistimi dhe mbështetja e popullsisë civile në raste të emergjencave civile”

(Burimi: http://www.km.gov.al).

Kategori
Uncategorized

Edi Rama, ç’të keqe tjetër do i bësh shqiptarëve?

 

Sali BERISHA

Duke folur në këtë platformë, në mendje të vjen vetëm një pyetje, një kryepyetje për Edi Ramën: cila do të jetë e keqja tjetër e radhës që ke parashikuar dhe planifikuar për shqiptarët?

Sot, me një logollogji të pafundme, mbulove aktin më të paprecedent që voton në Parlament, mbulove kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes, me një bandë punonjësish të papërgjegjshëm në OSHEE, t’u rrëmbesh pronën themelore qytetarëve shqiptarë, t’u rrëmbesh banesën, duke u bërë kështu i pari në historinë e planetit që i lejon vetes ta bësh këtë për një mall që shteti shet, në një kohë kur bota e qytetëruar atë e ka të zgjidhur me një rregull të prerë “po s’pagove nuk ta jap, s’të furnizoj” qoftë ujë, qoftë energji, qoftë çfarëdo utiliteti që ti merr.

Ke prurë këtu një ligj, të cilin vetëm shpirti yt i zi, mendja jote mund ta stiste të tillë, të autorizosh ti OSHEE-në për të sekuestruar banesa, duke krijuar kështu shkallën më të lartë të pasigurisë të qytetarëve shqiptarë. Me këtë ligj, asnjë qytetar nuk ka më të sigurtë strehën e tij, nuk ka më të sigurtë për fëmijët e tij banesën, shtëpinë që ka ndërtuar, pasi nesër nga kompjuteri i OSHEE-së mund t’i vijnë çdo ditë miliona, miliona gjoba të krijuara vetëm e vetëm për të mbushur arkën në mënyrën më banditeske.
Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve? Pasi erdhe në pushtet me mashtrime të paimagjinueshme duke përdorur praktikën e etërve të tu, u premtove shqiptarëve shëndetësi falas, u premtove heqjen e TVSH-së për energjinë, se do të ulej çmimi dhe e ke rritur atë me 24% dhe del këtu e thua se nuk është rritur, por është ulur. Iu premtove legalizime falas, rrogën e 13-të dhe u ngrive rrogat.

Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve, që u mblodhe kriminelë dhe qelbësira të të gjitha llojeve dhe i vure në piedestal të pushtetit për të qeverisur më lehtë me ta.

Ç’të keqe tjetër ti ke planifikuar t’u bësh shqiptarëve, që liron ata, të cilët shkrehin kallashet mbi gjokset e komisarëve të policisë vetëm e vetëm për marrëveshje.

Ç’të keqe tjetër do u ofrosh ti shqiptarëve, përveç lidhjeve të tua të tmerrshme me krimin, fshehjes së marrjes peng të deputetëve.

Ç’të keqe tjetër do t’u ofrosh ti shqiptarëve sesa zbatimin e ligjit atij që është aty (Kokëdhima) që shkel 10 ligje e ndërton sarajet bashkë me ty në Qeparo, ndërsa të tjerëve u fut rruspat, që i kanë me leje, dokumente dhe çdo gjë tjetër.

Ç’të keqe tjetër ti ke do t’u bësh shqiptarëve, në një kohë kur në Surrel ke ndërtuar sarajet ku vetëm pigmenti i mureve kushton 70 mijë euro, mureve të jashtme pa llogaritur bataljonin që ke aty për të të mbrojtur. Rruga që ka kushtuar për t’u ndërtuar në Surrel 300 milionë lekë dhe asnjë km përtej Surrelit, se aty ndalet, se aty janë sarajet, kurse emigrantëve të mjerë shkon u fut rruspat.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve e çfarë thotë ajo mendja jote, nxirre. Të merret vesh ta dimë. Shkon dhe u katërfishon studentëve tarifat studentore dhe ja u hedh barrën të varfërve.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve, që u rrit moshën e pensionit, njerëzve të cilët jetuan dhe vuajtën burgjeve në 45 vjet diktaturë.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh fshatarëve shqiptarë ti që i detyron për të marrë një pension gjashtëfishin e kontributeve shoqërore me Erjonkën tënd.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, përveçse duke i përzënë çdo ditë me dhjetëra, me mijëra dhe nxjerr papagajtë e tu nëpër televizione për të thënë se kanë ikur edhe më përpara. Po more zotëri, bashkimet familjare janë bashkime familjare, turp i atyre që i përmendin. Ato janë akte humane të përcaktuara me ligje të të gjitha vendeve të lira, por azilet politike janë azile politike dhe merrni shihni statistikat. Dhe nuk është heqja e vizave ajo që i sjell këto. Jo. Se vizat nuk ishin në ‘11-tën, as në ‘12-tën ku s’kishte as 200-300 shqiptarë që kishin kërkuar azil politik. Janë këto të këqija që bien mbi shqiptarët çdo javë, çdo ditë nga ty me bandën që qeveris.
Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të shpallësh check-up-in e përgjithshëm dhe po shkojnë tani vetëm familjarët tuaj se nuk shkojnë më qytetarët. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve mos shkoni sepse është i dëmshëm, se asnjë vend i zhvilluar në botë nuk e bën atë dhe vetëm kjo lukuni do të vjedhë mbi ju, me kushërinjtë e vet. Shihni pak sa janë doganat këto 3 muaj, 70% kanë rënë ato. Se ju s’ja u thonë. Janë përgjysmuar detaksimi i cigareve. E dini pse po ikën “Crown Agents”? Sepse kapën kontrabandë duke futur në makinën e mamasë së deputetit. Mamatë tuaja marrin 300 eurot e Ciprasit, pensionin e Ciprasit.
Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, sesa të mbushësh burgjet dhe të rreshtosh 38 mijë qytetarë në një vit.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve ti, se sa t’i detyrosh të varen në qeli nga torturat çnjerëzore.

Ç’të keqe tjetër mund t’u bësh shqiptarëve, se sa t’u nxjerrësh nënën e vrasësit serial dhe t’ja u ngjitësh në pallatin e Kryeministrit.

Ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve, se sa të fshehësh kërkesat për ekstradim dhe të marrësh peng deputetin. Këto janë arsyet, këto janë të këqijat që përzenë shqiptarët nga Shqipëria. Dhe sot sjell ligjin për t’jua lëkundur themelet e banesave.
Ç’të keqe tjetër do t’i bësh Shqipërisë? I ke premtuar shërbim shëndetësor falas dhe ke shndërruar urgjencat në qendra nekrofilie. Premtove reformën në arsim dhe solle “Lizat”. Po pse dënohet Liza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe apo Mozën e ke mikeshë ti dhe s’mund ta dënosh. Po e dini që Moza merrte 6 mijë dhe jo 5 mijë euro sa Liza. Mos e dënoni Mozën, dënoni vetëm Lizën. Mbajtët 6 javë videon e hipotekës. Nxirri të gjitha videot që ta kanë mbushur zyrën nga të katër anët apo i përdor për të mbajtur peng punonjësit? Këto janë standardet.
I fale CEZ-it transfertat e parave
Flet për energjinë ti. Po u ke bërë gjëmën. Ti je njeriu që ke firmosur marrëveshjen korruptive me CEZ-in. I fale CEZ-it 620 milionë euro fatura, të vërtetuara një më një dhe të pranuara nga CEZ, borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe ndërmarrjeve shqiptare. I fale CEZ-it claime të tjera të pranuara nga kompani dhe auditi ndërkombëtar, 3.2 miliardë dollarë.

I fale CEZ-it sepse të mbushi xhepat. Lexoja letrën që ke marrë nga avokati i CEZ-it, mos e mbaj të fshehtë. Atë e kishim çështje të sigurtë plotësisht ne, por duheshe që ti të ndaje paratë me të tjerët dhe të firmosje marrëveshjen më korruptive që mund të ketë ekzistuar në historinë e vendit.

I fale CEZ-it qindra mijëra gjoba të qytetarëve shqiptarë që u vuri me matësat. 620 mijë lekë matësi, duke ja u marrë matësin e parë. I fale CEZ-it transfertat e parave nga të katër anët e botës të taksapaguesve shqiptarë.

Çfarë të keqe tjetër do t’i bësh ti këtij vendi me këtë ligj që sjell sot ja u numëron tani edhe gurët e shtëpive. Do t’u marrësh shtëpitë nëse s’paguajnë energjinë. Po këtë s’e ka bërë kush kurrë, as diktaturat më të egra nuk kanë shkuar deri këtu. Është njëlloj si të shpallësh de facto mekanizmin e konfiskimit të banesave të shqiptarëve. Duke qenë se na flet për suksese, të gjitha pa përjashtim ato që numërove këtu, është ajo qeveri që shave ti sot, që ka bërë që 28% e energjisë në Shqipëri të vijë nga burime të reja në një kohë kur 30 vjet me radhë nuk kishte një burim të vetëm.

Po, po HEC-et e reja. Është ajo qeveri që të la të gatshëm TEC-in e Vlorës dhe që sot e kësaj dite s’ke bërë asgjë. Është ajo qeveri që të la Unazën e Jugut dhe ti shkon në Zemblak dhe inauguron 3 herë burimet që kam inauguruar unë përpara zgjedhjeve. Është ajo qeveri, e cila firmosi dhe bëri tenderat dhe vuri çmimin e linjës Kosovë-Tiranë–Prishtinë. Është ajo qeveri që të ka lënë gati linjën me Maqedoninë, Elbasan–Shkup. Çfarë ke bëri ti? Vetëm marrëveshjen e CEZ-it.

U ktheve shqiptarëve aforfenë, që e kishin harruar. Mburresh për inkasimet. Po sigurisht, se po e gjobite tjetrin 600 mijë lekë fatura në muaj me aforfe, nga 200 mijë që paguanin normal, ti merr sa për tri familje, shtoji edhe 100 të tjera dhe dalin sikur po paguajnë 2 milionë familje. Ky është shtimi? S’është shtimi ky, kjo është gjoba e tmerrshme që u vë ti shqiptarëve, kjo është e keqja e radhës që bie mbi shqiptarët.
Universitetet mbyllen për të varfërit
Javën tjetër do të na sjellësh ligjin për arsimin. Edhe aty universitetet mbyllen për të varfërit ose futen në borxh në një kohë kur ke premtuar se do të bësh 50% buxhetin për arsimin. Po ti ke alergji ndaj arsimit. Ndaj dhe koha është e përgjegjësisë po ti përgjegjësi nuk ke.

Ti je shndërruar në një fatkeqësi kombëtare. Me një qeveri, e cila çdo gjë tjetër mund të bëjë, por që nuk qeveris. Këta vjedhin gjithë ditën. Shihni tenderat e tyre, fiton i vëllai tenderat e ministrit dhe tani hidhet e propozohet për kryetar bashkie. Po na thoni një rast të vetëm kur ka ndodhur kjo? Jeni lëshuar në orgji e salltanete të paimagjinueshme. Po kur ka ndodhur një dasmë me dy raunde në kështjellë e stërkështjellë. Na rroftë mamaja! Vetë e tha që ma bëri mamaja dasmën, nuk e thashë unë. Juve nuk ju bën përshtypje se bëhet dasmë me paret publike në kështjellën e Gjirokastrës dhe ju bën se e përmend unë.

Kategori
Uncategorized

“Ne nuk jemi popull endacak”

Një shëtitje mes dëshpërimit” është titulluar puntata e rradhës e emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku në fokus janë largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

I ftuar në studio është Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste, i cili ditët e fundit ka bërë kritika të forta ndaj qeverisë Rama.

Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një material filmik nga jeta në Cakran të Fierit, ku ka pasur edhe largime të shumta të banorëve drejt vendeve të BE-së dhe kryesisht Gjermanisë.

Blushi: Eksodi si epidemi, ka humbur besimi te qeveria dhe opozita

Pas materialit filmik, deputeti Blushi e konsideroi një situatë dramatike ekspodin që po ndodh aktualisht me shqiptarët.

“Nevoja për të ikur nga Shqipëria po kthehet në epidemi. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë arsye të iknin nga Shqipëria. Por nuk ka rast më tragjik se kjo që po ndodh. Se ikën në fillim, në eksodin e ’91 dhe u larguan me idenë që do të ktheheshin. Pati eksod edhe në ’97 për arsyet që dihen. Por ky që po ndodh është akumulim i dëshpërimit dy vjet pasi shqiptarët votuan për të ndryshuar qeverinë. E dini pse është më e rëndë? Se deri më 2013 nuk kishte shpresë te qeveria por te opozita. Ndërsa tani nuk ka besim as te qeveria dhe as te opozita. Pra, kemi një deshpërim që po kthehet në epidemi. Po na bie popullsia. Nuk ka asnjë popull në botë që ka humbur 30% të popullsisë dhe këtu nuk ka luftë civile, grupe terroriste, konflikte fetare apo etnike, për cfarë duan të ikin shqiptarët?”, shprehet Blushi.

Blushi: Nuk i besoj shifrave të qeverisë për punësim

Deputeti socialist deklaroi se nuk i beson shifrave të qeverisë për punësimin, çka sipas tij e tregojnë shifrat e largimit. “Më 2014 kanë ikur nga Shqipëria 40 mijë banorë, është njësoj sikur fshihet Pogradeci. Nëse qeveria jep shifra të pabesueshme, atëherë kjo rrit dëshpërimin te shqiptarët”, u shpreh Blushi.

Ai deklaroi se “është qeverisja e keqe si metodë që ka akumuluar dëshpërim”.

Blushi ka deklaruar se burimet natyrore të Shqipërisë po administrohen keq dhe kjo ka shkaktuar dëshpërim te shqiptarët.

Blushi deklaroi se eksodi po ndodh pas ngjarjeve të 2-3 muajve të fundit që iu shtua problemeve të mëparshme.

“Cfarë ka ndodhur këto 2-3 muaj? Pati përmbytje që nxorri në pah mjerimin. Shqiptarët e kuptuan se shteti nuk të mbron, por të bezdis, atëherë kur nuk ke mundësi. Ka pasur situata me tritol dhe kjo ka impakt te njerëzit. Pati një fushatë selektive të mbledhjes së detyrimeve të energjisë elektrike, çmimi i energjisë u rrit për këta fukarenj. U futën në burg fukarenj, por asnjë i pasur”, deklaroi Blushi.

I pyetur nga gazetari Rakipi për strategjitë e zhvillimit që ka qeveria, Blushi deklaroi se Shqipëria zhvillohet me model.

“Si po i shpërndan shteti paratë që mbledh nga taksat? Shteti që ishte deri dje dhe ky që kemi sot, në linja të përgjithshme e shpërndanin njësoj atë që iu mbledh njerëzve. Nuk ka rritje të buxhetit në arsim, apo në shëndetësi. Inercia ka shkaktuar dëshpërim te njerëzit”, u shpreh Blushi.

Blushi: Borxhin më të madh të energjisë e kanë të pasurit, burgosen të varfërit

Deputeti socialist shtoi se 60-70 për qind e borxhit në energji e kanë të pasurit, ata që kanë fabrika dhe industri dhe jo të varfërit, ndërkohë që asnjë i pasur nuk është future në burg.

“Prandaj them që ka dështuar modeli. Një i pasur nuk duhet të trajtohet njësoj si një i varfër. Ka humbur shpresa e fundit, që ishin zgjedhjet dhe njerëzit nëpërmjet ndërrimit të qeverive shpresuan. Por ndodhi sërish inercia dhe sistemi po kthehet favorizues për një pjesë të shqiptarëve, atyre që janë të pasur. Të pasurit dhe të varfërit janë të ndryshëm në pasuri, por jo në të drejta. Perceptimi i shqiptarëve është që kjo qeveri nuk i barazoi të varfërit dhe të pasurit në të drejta dhe ata kanë vetëm një rrugë, të largohen dhe kjo po ndodh. Është një fazë dëshpërimi akut dhe nëse nuk do të ishte BE që do t’i kthente mbrapsht, këtu do të iknin 1 milion njerëz”, deklaroi Blushi.

Blushi: Po qeverisemi keq, Rilindja parti brenda partisë

Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur deputetin Blushi për kritikat e tij për Rilindjen.

“Ka qenë një amballazh dhe koha e tregoi këtë. Unë nuk para besoj shumë, por ka pasur njerëz që e kanë besuar këtë. Unë jam i dëshpëruar si ata, edhe pse kam mundësi të paguarj faturën e dritave dhe karburantin e makinës. Për një shoqëri që është çdo ditë e më pak e arsimuar, shqiptarët ushqehen më keq së vendet e tjera, kanë korrupsionin më të lartë se fqinjët. Pse këta popuj kanë aftësi shtetformuese më të mira se ne? Nuk dua ta besoj se nuk kemi aftësi genetike për t’u qeverisur normalisht, por në fakt po qeverisemi më keq. Të gjithë treguesit e tregojnë këtë: ka rënë konsumi, cmimi i energjisë dhe i karburanteve është më i larti në rajon. E kam përshkruar Rilindjen si një parti brenda partisë. PS nuk është pronë publike, por pasuri kombëtare, një instrument politik si partia më e madhe që iu jep njerëzve mundësi të ndryshojnë jetën e tyre përsa kohë ka kërkuar vota. Nëse PS nuk është demokratike dhe nuk është e tillë, më beso mua, si mund të jetë Shqipëria dmeokratike?!” ka deklaruar Blushi.

Ai ka shtuar se “një parti e madhe, duhet të funksionojë si shoqëri aksionere, ku aksionerët mblidhen dhe zgjedhion administratorin. Por kjo nuk do të thotë që administratori të kthehet në pronar” . “Rilindja është një parti brenda partisë që po shkatërron partinë”, ka thënë Blushi.

Blushi: Edi Rama u zhduk pas zgjedhjeve, ministrat i shpalli në televizor

I pyetur për faktin se përse Blushi nuk është pjesë e kabinetit qeveritar, deputeti socialist deklaroi se zgjedhjet i fitoi PS dhe jo Rama.

“Kryeministri u zhduk pas zgjedhjeve dhe doli vetëm 1 herë në televizion dhe tha kjo është qeveria ime. Më mirë që nuk jam në qeveri se nuk mbaj kosto për këtë dëshpërim të shqiptarëve.”, deklaroi Blushi. Ai shtoi se ministrat e zgjedhur nuk kanë pasur hapësirën dhe lirshmërinë për të bërë gjëra.

Blushi: Rilindja, truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur

Blushi ka deklaruar se qeveria ka devijuar nga parimet e saj dhe nga ato për të cilat u zgjodh.

“Unë duhet të bëj sot një ndarje mes PS dhe Rilindjes. Shqiptarët besojnë se Rilindja ishte një truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur, për t’i marrë votuesit dhe për t’i nënshtruar. Socialistët e thjeshtë e bëjnë këtë dallim”, është shprehur Blushi.

Blushi: PS nuk vinte dot në pushtet pa LSI

I pyetur për bashkëpunimin me LSI, Blushi deklaroi se e ka mbështetur koalicionin me Metën. “Është një skemë e ndarjes së pushtetit për të cilën nuk jam kundër. PS nuk vinte dot në pushtet e vetme”, u shpreh Blushi.

Blushi kundër liberalizimit të kanabisit

Deputeti socialist ka komentuar edhe idenë e liberalizimit të kanabisit, të hedhur nga deputeti socialist Kokëdhima.

“Unë jam kundër që të bëhet kultivimi i kanabisit. Nëse tregu botëror do e kërkonte këtë gjë, do e kishin bërë vendet e tjera. Ne kemi shumë pak tokë, edhe po ta mbjellim të gjithë me kanabis nuk do konkurronim dot Serbinë. Kultivimi i kanabisit nuk e nxjerr vendin nga kriza, ky nuk mund të jetë model dhe reformë për të rritur buxhetin, pagat e pensionet, për të qenë më konkurrues. Si mund të kemi dy standard, që para 6 muajve ua mbyllëm parcelat njerëzve në Lazarat dhe tani të themi që pas 1 viti do e kultivojmë”, ka deklaruar Blushi.

Kritikat, Blushi: Ka edhe deputetë që mendojnë si unë

I pyetur nga gazetari Rakipi për kritikat që kanë bërë në adresë të tij një pjesë e deputetëve Blushi ka deklaruar: “Ka shumë kolegë të mi që mendojnë si unë, ka edhe nga ata që mendojnë kundër. I ftoj të më shajnë nëse mendojnë se mund të zgjidhin ndonjë gjë”, ka thënë Blushi.

Blushi: Sot shoqëria është pesimiste

Duke iu rikthyer çështjes së eksodeve dhe librit “Hëna e Shqipërisë”, gazetari Rakipi ka pyetur deputetin socialist nëse shqiptarët janë një popull i eksodeve.

“Pamjet e anijeve në vitin ’91 janë biblike. Unë lexoj pesimizmin e shoqërisë dhe sot ato janë fakte. Më tregoni një optimist të vertetë që shpreson se nesër do të jetë më mire, vështirë ta gjesh. Premisa që unë nisa të shkruaj këtë libër ishte vetëm një e dhënë që e gjeta në parashikimin e OKB për rritjen demografike të botës. Kjo e dhënë tregon se pas 100 vjetësh Shqipëria pritet të shkojë nga 2.8 milionë banorë që ka sot në 1 milionë banorë. Unë thashë si ka mundësi? Analizova një sërë arsyesh dhe kështu u shkrua ky libër, bazuar edhe sesi kemi ardhur ne përgjatë historisë”, u shpreh Blushi.

Duke vijuar analizën e tij, Blushi shtoi se në 500 vjet ne jemi shtuar me 4-5 herë, ndërsa vendet e tjera me 20 herë dhe kjo ka ndodhur për shkak të keqqeverisjes.

“Në një kuptim historik shqiptarët mbeten popull i palumtur dhe pesimist dhe ky pezimizëm është burim i kësja që po ndodh”, ka thënë Blushi.

Eksodi, Blushi: Ne eksportojmë model negativ në Kosovë

I pyetur për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila gjithashtu po vuan nga eksodi, Blushi ka shpjeguar se të metat e mbledhura në 2 vitet e fundit po ia infektojmë edhe Kosovës. ‘Ne eksportojmë model negativ në Kosovë”, ka thënë Blushi.

Deputeti socialist deklaroi se ne nuk jemi popull endacak . ‘Nuk kemi arsye genetike, arsye klimaterike, arsyet janë vetëm administrimi. Nëse vazhdojmë të administrohemi kaq keq dhe demokracia kthehet në një regjim që nuk ndryshon, por thjesht ndryshon nga e majta dhe pastaj e djathta, njerëzit do të ikin” u shpreh Blushi.

Blushi: Ikja nga Shqipëria e të pakënaqurve, opozita ka frikë se i ikin votuesit

I pyetur nga gazetari Rakipi për rolin e opozitës, Blushi deklaroi se është e natyrshme që ajo ta shfrytëzojë këtë. “Opozita ka frikë se me rritjen e shkallës së të larguarve nga Shqipëria, që presupozohet që janë të pakënaqurit, opozitës i ikin votuesit. Unë po lexoj panikun e tyre. Besimi që shqiptarët i dhanë qeverisë në zgjedhje, tani nuk është më. Arsyet janë rritja e papunësisë, rënia e konsumit, rritja e çmimit të energjisë, karburanteve, rritja e nivelit të borxhit”, ka thënë Blushi.

Sipas tij, pasiguria dhe pesimizmi që ka përfshirë shqiptarët do të çojë në ulje të lindshmërisë dhe plakje të popullsisë, duke humbur avantazhin që kishte Shqipëria si popull me moshë të re.

Blushi: Në Parlament njerëz të pasur, për të blerë votën

I pyetur nga Ylli Rakipi për të pasurit që po hyjnë në politikë, ndryshe nga sa ndodh në botë, Blushi ka deklaruar se modeli është i tillë që inkurajon të pasurit se kanë mundësi të blejnë vota dhe influencë.

“Nuk është fatkeqësi ta kesh babanë e varfër, por kur pushteti nuk të ndihmon dhe të lë në nivelin e babait tënd, atëherë detyrohesh të ikësh. Modeli aktual ndihmon vetëm të pasurit që të bëhet deputet apo kryetar bashkie, apo drejtor. Një grusht njerëzish që kanë para sot po futen në parlament. Nga 2001 deri më 2015 gjithmonë e më shumë të pasur hyjnë në parlament dhe diferenca me Evropën edhe në këtë rast është e frikshme. Ka pasur njerëz nga ’91 deri më 2001 që kanë qenë të varfër dhe kanë hyrë në parlament që të pasurohen, por kjo nuk ndodh më. Tani në parlament po hyjnë vetëm të pasur. Është gabim nëse të pasurit duan të hyjnë në parlament, por ata i tërheqin që të financojnë fushatën, të blejnë vota dhe influencë”, është shprehur Blushi.

Blushi: Disa qytete të vogla për 50 vjet do zhduken

Deputeti socialist ka komentuar edhe migracionin që po ndodh në Shqipëri. “Jënë 3-4 qytete të mëdha që po grumbullojnë njerëzit dhe energjinë, ndërsa ka disa qytete të vogla që për 50 vjet do të zhduken”, ka deklaruar Blushi.

Integrimi në BE, Blushi: Evropa e dobësuar, ne duhet të na kishte pranuar

I pyetur nga gazetari Rakipi për integrimin në Bashkimin Evropian, Blushi deklaroi se është shpëtim fakti që jemi afër Evorpës.

“Evropa nuk është në ditët e saj më të mira. Evropa shkëlqente më shumë në botë në vitin ’91. Sot nuk është kështu. Kriza e zgjatur ekonomike, plakja demokrafike, konfliktualiteti dhe vitet e fundit edhe dominimi nga Gjermania e kanë dobësuar pak dhe kjo na ndikon dhe ne. Na ndikon pasi Evropa e lodhur nga zgjerimi e ka shtyrë Evropën të na lëjë në pritje. Do të ishte mirë të na kishte futur më shpejt se 3 milionë banorë jemi”, është shprehur Blushi.

Blushi: Arsimi është shkatërruar në vite. Jam pesimist për reformat që ka marrë qeveria

I pyetur për gjendjen e arsimit, deputeti socialist deklaroi se ky sektor është shkatërruar në vite.

‘Masat e ndërmarra në vite e kanë shkatërruar arsimin. Reforma në arsim me liberalizimin e universiteteve dhe konkurrenca e padrejtë mes privatit dhe publikut çoi në një xhungël që i shkatërroi të dyja. Duhen masa radikale që gjendja të ndryshojë. Qeveria mori nisma në fillim, por ato u dobësuan rrugës dhe unë sot jam pesimist”, u shpreh Blushi.

Blushi: Personazhet politike sot, njësoj si prefekti në filmin “Koncert në vitin 1936″

Ai deklaroi se personazhet politike sot në Shqipëri janë të njëjtë me ata të filmit “Koncert në vitin 1936″. “Unë kam përdorur në librin tim personazhet e filmit, si prefekti që i gjen sot në Shqipëri. Mentaliteti ka ndryshuar shumë pak”, ka thënë Blushi.

Blushi: Borxhi ynë nuk është ulur që nga viti 1997

Deputeti socialist ka folur edhe për rritjen e borxhit, si një shqetësim për ekonominë dhe vendin.

“Gati 1 miliard dollarë borxh ka marrë kjo qeveri në 2 vjet, me argumentin se do të lajë borxhet e qeverisë së mëparshme. BE e ka pasur limitin e borxhit si detyrim. Unë e kam propozuar në parlament që të vendoset në Kushtetutë që borxhi të mos kalojë një limit. Ne kemi 7.2 miliardë dollarë borxh dhe nga viti 1997 borxhi ynë nuk është ulur, tani ka arritur në 72-73%. Si do ta paguajmë ne këtë borxh, duke parë Greqinë, a i kemi ne mundësitë për ta shlyer? Burimet tona po përdoren shumë keq. Shpenzimet për borxhin pengojnë që sot të mos kemi paga e pensione më të larta, shkolla e rrugë më shumë”, ka deklaruar Blushi.

Zgjedhjet e 21 qershorit, Blushi: Koalicioni i majtë, besueshmëri te aleatët

I pyetur nga gazetari Rakipi për zgjedhjet lokale dhe koalicionet , Blushi ka deklaruar se kjo tregon besueshmërinë ndaj mazhorancës.

“Ne jemi në pushtet dhe rrezatojmë një farë energjie, më shumë se opozita që merr kauza spontane dhe më pas i prish edhe kur qeveria ia dhuron. Pra, një koalicion më i gjerë tregon një shkallë besueshmërie te aleatët”, ka thënë Blushi.

Deputeti socialist deklaroi se procesi i përzgjedhjes së kandidtaëve duhet të ishte më transparent. “Unë besoj se duhet respektuar statuti. Në thelb mendoj se me një proces më kolegjal dhe fushata do të ishte më e lehtë dhe më e përballueshme se qeveria ka kosto edhe për 2 vjet”, ka thënë Blushi.

I pyetur nëse eksodi i kohëve të fundit do të ndikojë te zgjedhjet lokale, deputeti socialist deklaroi se duhet parë nëse do të ketë braktisje të votimeve. “Njerëzit kanë arsye më shumë të votojnë për mazhorancën sesa për opozitën. Dikush që dëshpërohet nga qeveria dhe ka shumë të tillë se kanë pritur më shumë, votën e tyre nuk ia japin opozitës. Kjo tregon se dëshpërimi është më i lartë se kurrë. Në këto zgjedhje duhet parë braktisja, pra sa njerëz do ta braktisin sistemin tonë”, ka argumentuar Blushi.

I pyetur për opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, Blushi deklaroi se Shqipëria ka shumë nevojë për opozitë.

Blushi: Momentet e mia më të vështira në PS në vitet 2012-2013

Ndërsa për kritikat ndaj mazhorancës dhe pyetjes së gazetarit Rakipi për një largim të mundshëm, Blushi deklaroi se ka pasur momente të vështira në vitin 2012-2013.

“Më është dukur se në atë periudhë rrugët e mia u mbyllën me PS. Nuk është dhe nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk do ta uroja. Besoj se PS siç është sot po i kufizon hapësirat e lirisë shumë njerëzve, përfshi dhe mua. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam shpresë se gjërat nuk do të ndryshojnë rrugës. Dështimet i ndihmojnë partitë të përmirësohen”, ka deklaruar Blushi.

I pyetur për të përditshmen e tij, Blushi deklaroi se iu është kthyer shkrimeve të publicistikës.

Kategori
Uncategorized

Qeveria shqiptare nxit eksodin e qytetarëve për fonde, BE-ja reagon me sanksione për vendosjen e vizave

Shqiptarët, të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë dhe të ndodhur në mjerim të plotë, të papunë e të pashpresë, por edhe të kërcënuar nga burgu, nëse nuk do të paguajnë dot energjinë elektrike, e në rastin se shpëtojnë nga burgu dhe, sipas ligjit më të ri të qeverisë, edhe për borxhe deri në 150 mijë lekë, qeveria do t’u sekuestrojë edhe shtëpinë, kasollet, bagëtinë dhe leckat e trupit, ndaj mundohen që të kërkojnë gjektë shpresën për një copë bukë. Shesin çfarë të mundin: tokë, rraqe, shtëpi, nëse kanë veçse dhe dynden porteve dhe pikave kufitare, të largohen sa më shpejt nga Shqipëria.

Ne fakt është vetë qeveria që në prapaskenë nxit eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të Europës.
Dhe kjo ka një qëllim.
Qeveria shqiptare, me dyndjen e mijëra shqiptarëve në vendet europiane, të cilët në kërkim të një mundësie të jetojnë më mirë, u bën presion të fshehtë BE-së, që të japë fonde për Shqipërinë. Në të kundërt, problemin e saj Shqipëria do ta “emigrojë” në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas pohimeve të vetë një ministri, në koefidencë për gazetën “Telegraf”, më përpara nga qeveria jonë është kërkuar ndihmë te BE-ja, në formë fondesh, për të nxitur investimet në zonat rurale, por mungesa e projekteve dhe mosbesimi që kanë BE-ja ndaj qeverisë tonë, se shumë fonde të dhëna deri tani, në formë grandesh e projektesh, janë keqpërdorur dhe shpërdoruar, ka bërë që BE-ja të jetë refuzuese ndaj kërkesave të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për fonde financiare.
Dhe qeveria shqiptare, për të ushtruar presionin ndaj BE-së, nxit në mënyrë të fshehtë eksodin e qytetarëve shqiptarë, drejt vendeve të BE-që, që ta emigrojë atje problemin e varfërisë, që nuk mund të përballojë qeveria jonë me politikën e saj ekonomike.
Reagimi i vendeve të BE-së ndaj Shqipërisë është i menjëhershëm dhe i prerë.
Më shumë se 8 vende të BE-së, kanë dhënë ultimatum Shqipërisë që të marrë çdo masë që të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, për arsye ekonomike, në të kundërt, do të marrë masa ekstreme ndaj vendit tonë, deri në rivendosjen e rregjimit të vizave, duke anulluar marrëveshjen “Shengen” dhe të bëjë të pavleshme lëvizjen e lirë të shqiptarëve në në kët zonë.
Problemin më të madh me eksodin ekonomik të shqiptarëve e kanë Gjermania, Hollanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Austria.
Telegraf.AL
Kategori
Uncategorized

A do t’a shpëtojë kjo foto Vangjel Dulen?

 

Vangjel Dule nuk është shquar ndonjëherë për korrektësi politike gjatë gjithë këtyre viteve ku ka kaluar sa majtas e djathtas duke qendruar gjithnjë në politikë. Megjithatë, pozimi me flamurin e Autonomisë së Vorio-Epirit dhe pjesëmarrja në aktivitete kryefjala e të cilave ëhstë pikërisht kjo gjë, duket një veprim më shumë se i guximshëm për Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Dule është një nënkryetar Kuvendi, i cili mbështet qendrimet për aneksimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”! Ai është toleruar vazhdimisht në qëndrime të tilla të ngjashme nga politika e Tiranës. Herë për interesa të ngushta partike dhe herë nga presioni i Athinës. Gjasat janë që të tolerohet edhe kësaj radhe.

Nuk po i hyjmë kësaj çështjeje pasi i përket maxhorancës dhe drejtuesve të saj Edi Rama dhe Ilir Meta që të marrin masa ndaj Dules.

Por ama, mund të qartësojmë arsyen e “guximit” të Dules për të dalë hapur kundër Shqipërisë.

Dhe ato lidhen direkt me postin e tij në krye të Partisë së të Drejtave të Njeriut dhe raportin me organizatën OMONIA. Të dyja këto i rrezikohen Dules.

Burime të Albeu.com konfirmojnë se Dule nuk i ka aspak mirë punët me organizatën më të madhe të minoritetit grek e quajtur Rinia Voriepirotase, e cila numëron jo pak por 3 000 anetarë. Shoqata drejtohet nga një zonjë dhe ka një peshë të madhe në organizatën OMONIA. Dule është prishur me zonjën në fjalë prej të paktën tetë muajsh për arsye që nuk kanë të bëjnë me politikën apo organizatën. Anëtarët e OMONIA-s i dijë arsyet e vërteta.

Pas prishjes së marrëdhenieve me zonjën në fjalë, Dule është ndjerë i vetmuar përballë zemërimit dhe peshës së saj në minoritet. Goditja e parë për Dulen erdhi në janar të këtij viti pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje të prishur.

Në zgjedhjet për kryetar të OMONIA-s fitoi kandidati i mbështetur nga zonja, Leonidha Papa dhe jo Vasil Kajo i mbështetur nga Vangjel Dule.

Në këtë mënyrë, Dule e humbi OMONIA-n. Tashmë Dules i rrezikohet partia. Nëse hakmarrja e zonjës do të vijojë, me shumë mundësi Dule nuk do të jetë në krye të PBDNJ-së pas zgjedhjeve gjatë muajve në vijim.

Në këtë mënyrë, Dule ka zgjedhur të bëjë poza të tilla anti-shqiptare duke qenë edhe në krye të Kuvendit në përpjekjen për të rifituar mbështetjen e Rinisë Vorioepirotase dhe OMONIA-s.

Pyetja që shtrohet është: A do t’a shpëtojë kjo foto Vangjel Dulen nga humbja e ofiqeve 20 vjeçare që ka përfituar nën emrin e minoritetit?

Arben Llalla.

Unë mund të fal, çdo njeri për çdo gjë të keqe që më ka bërë personalisht, por nuk mund të fal askënd për një gjë: Kur ngre dorë mbi kombin tim shqiptar sepse unë i përkas atij. Nuk do të duroja për asnjë minutë pa u hakmarrë kundër atyre që i kanë bërë dhe i bëjnë dëm kulturë, gjuhës, tokës shqiptare. Edhe i madhi ZOT, nëse do i bënte dëm shqiptarisë, unë do ti thoja: Ti nuk je më ZOTI, por Djalli, sepse ky komb që po i bënë dëm nuk ka dëmtuar dhe nuk ka pushtuar asnjë copë tok të një populli tjetër.@Arben Llalla

foto e Arben Llalla
Kategori
Uncategorized

Hamit Matiani, legjenda e agjentit shqiptar, viktimë e tradhetisë së Kim Fillbit

largea_ham1429080531

Kur në prill të vitit 1954, në fushën e sportit në Lushnje, Hamit Matjani ngjitej në trekëmbësh, si i dënuar me varje në Washington dhe Londër i vunë një vizë operacionit “Valuable”

Xhavit Matjani, djali i vetëm i një prej “komandantëve” më të shquar shqiptar në vitet ´30-të, Hamit Matjanit, kur ishte në Amerikë , një vit para se të vdiste rrëfente nga Amerika ekskluzivisht për “Bota sot” gjithçka që kujtonte ai dhe dinte për babanë e tij “legjendar”. Transferimi i fisit Matjani nga zonat e Burrelit për hir të hasmërisë në kodrat e Peqinit dhe gjakmarrja e re që e bëri Hamit Matjanin, pas hakmarjes, një nga figurat më të njohura të zonës. Si u çua më pas në Napoli të Italisë, nga mbreti Zog, ku mbaroi shkollën e xhandarmërisë dhe emërimi në qytetin e Fierit. Beteja e trupave të xhandarmërisë së Hamit Matjanit me trupat e Riza Cerovës, gjatë kryengritjes së Fierit në vitin 1935 dhe shtypja e saj me ndihmën e forca të ardhura nga Tirana.

Simbas rrëfimeve të tij atdhetari dhe nacionalisti Hamit Matjani, lindi më 1910 në fashatin Matian të Lushnjes, fshat ky i krijuar nga njerëz të ardhur shumë kohë më parë nga rrethi i Matit, për hasmëri. Ky fshat i vogël, ka nxjerrë nga gjiri i tij, shumë njerëz patriotë që u dhimbsej atëdheu, dhe ishin gati të jepnin edhe jetën për të nëse do ta lypte nevoja. Dhe, me të vërtetë ashtu ndodhi. Shtatëdhjetë djem në lule të moshës, të cilët komandoheshin nga Isa Manastiri, u pushkatuan nga Mehmet Shehu, mes të cilëve gjendeshin shtatë Matjanë. Mes tyre ishin edhe Hamiti me gjithë dy vllezërit, Asllanin dhe Ibrahimin, Hasan, Dalip dhe Hajdar Matjani, nipërit e Hamitit si dhe Veliu, kushëri i tij.
Fatimeja, gruaja e Hamitit, edhe ajo ka bërë dhjetë vjet burg të regjimit komunist, ndërsa pjesën tjetër të jetës e kaloi në kampet e interrnimit në Savër e Gjazë. Shahe Matjani, gjith-ashtu ka bërë dy vjet burg. Po ashtu i gjithë fshati u internua. Historia e Hamit Matjanit fillon më 1929, kur u mobilizua me xhandarmërinë në Vlorë. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ai la përshtypje mjaftë të mira tek eprorët, të cilët shikonin tek ai një djalë trim, të shkathët dhe të zgjuar. Ai gëzoi besimin dhe respektin e tyre edhe pasi u largua nga kjo detyre. Më 1931 kur u largua nga ky shërbim, organet kompetente të asaj kohe, deshën ta mbanin ende në atë detyrë dhe i bënë thirrje të qëndronte pasi shikonin tek ai një njeri mjaft të zotin. Hamiti pranoi ta zgjaste shërbimin e tij, duke rritur aftësinë kualifikuese në kuadër të shërbimit të Xhandarmësisë. Duke parë aftësitë e tij të jashtëzakonshme, organet kompetente të asaj kohe e dërgojnë për studime në Shkollën e lartë të Xhandarmërisë në Napoli të Italisë, të cilën pasi e mbaroi me rezultate mjaftë të mira u kthye sërishmi në Vlorë.

Në prill të vitit 1935, Hamit Matjani transferohet si kuadër i shkolluar në Qendrën e xhandarmërisë në Fier. Më 10 dhjetor të vitit 1935, shpërthen një kryengritje e mercenarëve shqiptarë e pergatitur fshehtazi nga Italia fashiste. Këta mercenarë ishin të paguar nga italia për të përmbysur qeverinë e Ahmet Zogut. Në krye të kësaj kryengritje u vu komandanti, Musa Kraja, i cili qe një antizogist i thekur, i dëshmuar kundër monarkisë. Ai urdhëroi arrestimin e përfaqësuesve të autoriteteve qëndrore, duke shpresuar se shpërthimi i revolucionit do të merrte përmasa më të gjera në gjithë territorin e vendit. Në qytetin e Fierit, Hamit Matjani kishte reputacion të madh dhe bashkë me shokët e tij, ai, krijoi një rezistencë të madhe duke u ndeshur me çetën e Riza Cerovës, të cilën arriti ta shpartallonte duke e detyruar të largohej në drejtim të Mallakastrës, disa kilometra larg Fierit. Qeveria e asaj kohe, u vu në ndjekje të kryengritësve dhe gjatë kësaj lufte u vra edhe Riza Cerova. Ndërsa kryengritësit e tjerë u kapën, dolën para gjygjyt dhe u dënuan. Situata u stabilizua sërish dhe pas kësaj Hamit Matjanin e dërgojnë sërish me shërbim në Vlorë.

Pushtimi Italian në brigjet e Shqipërisë, më 7 prill 1939 në të gjith Shqipërin, nuk u prit me lule por me plumbat e patriotëve shqiptarë, luftëtarëve trima që nga Saranda e deri në Shëngjin, bënë rezistencën. Midis tyre, një rol të vecantë në këtë luftë luajti edhe Hamit Matjani, i cili luftoi me të gjitha mundësitë që ta hidhte në det Italinë fashiste për të mos e zaptuar Shqipërinë. Por kjo nuk u realizua për shkak të fuqisë së madhe ushtarake që dispononte në atë kohë Italia. Italia Fashiste, deklaroi pushtimin e plotë të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me mercenarët e vendit ngriti qeverinë e saj. Por, kjo nisi pik së pari në arrestimin e shumë personave, patriotë dhe luftëtarë që e kishin kundërshtuar planin fashist që çonte në okupimin e vëndit të tyre. Kështu, që edhe Hamit Matjani u arrestua nga pushtuesit Italianët, ku u dënua me vdekje ku do të egzekutohej me varje në litar.

Qazim Dervishi nga Lushnja, ish mik i ngushtë i Hamit Matjanit, njëri nga veteranët e Luftës së Parë Botërore, kur mori vesh lajmin se Hamiti, qe arrestuar nga italianët dhe mercenarët shqiptarë dhe do të varej në litar, mundi të fuste në burgun ku mbahej miku i tij disa ushqime, mes të cilave edhe një sharrë hekuri, e cila do ti shërbente atij që të këpuste hekurat e dritares së qelisë. Kështu Hamit Matjani mundi të dilte e të arratisej duke u larguar në drejtim të fshatit të tij. Atëherë pasi vishet ushtarak, armatoset dhe zgjedh si vendqëndrim pyjet rreth një fshati malor. Arratisja e Hamit Matjanit, solli një shqetësim të madh mes personaliteteve të burgut, të cilët organizuan shumë forca të armatosura dhe u drejtuan drejtë fshatit Matjan për të kapur Hamit Matjanin. Ata nuk mundën ta kapnin Hamitin vetëm sepse ky i fundit zotëronte një dhunti të jashtëzakonshme natyrore, njihte mirë terrenin dhe ishte trim e i zgjuar. Atëherë në shenjë hakmarrje pse nuk mundën të shtinin në dorë Hanmitin, për ta demoralizuar shpirtërisht, vendosën ti interrnonin gjithë familjen.

Por, ky patriot, i shtoi akoma më shumë fuqitë dhe përsosi zotësinë. Ai ngriti çetën e tij me luftëtarë të zotët, djem besnikë dhe u hodh, mal më mal ku ra disa herë në përpjekje. Gjatë viteve 1941-1942, lindën grupet komuniste, të cilat filluan të organizoheshin në çeta të vogla, pastaj kompani, të cilat nisën të bënin një propogandë të madhe bolshevike. Ata afruan pranë tyre njerëz me qëndrime të lëkundura për të shtuar radhët e Partisë Komuniste. Njëri nga këta ishte edhe Mustafa Gjinishi. Pastaj ata i bënë thirrje edhe Hamit Matjanit, që të bashkohej me grupet komuniste, por ai e hodhi poshtë këtë ofertë. Hamiti i tha Mustafait se i vinte keq pse megjithëse ishte një njeri me mjaft kulturë nuk kishte kuptuar ende se komunizmi do të shkatërronte gjithshka në Shqipëri, që nga prona e deri tek identiteti kombëtar.

Në kuadër të kësaj përgjigjje, Matjani i drejtohet Gjinishit duke i thënë se “Ti bashkë me grupet e tua bën mirë të flakësh tej yllin bolshevik, që mban në ballë dhe të vish me mua sepse kjo ishte rruga më e mirë” Pas një debati të gjatë dhe të ashpër nuk u arrit asnjë rezultat dhe si përfundim Matjani i tha Gjinishit se “nëse dëshiron të vdesësh me nder ashtu siç i ka hije një atdhetari eja pas meje, në të kundërt po qëndrove aty ku je do të vdesësh me turp”. Të njëjtën thirrje ai i bëri edhe Sheh Karbunarës dhe mori po të njëjtën përgjigjje që i dha Gjinishi. Më vonë, Sheh Karbunara, bashkë me Gjinishin ranë pre e kurtheve të Enver Hoxhës, ku e pësuan me kokën e tyre. Ata u pushkatuan që të dy. Më 1943, Italia fashiste kapitulloi dhe në Shqipëri hyri Gjermania naziste. Hamit Matjani u vu përballë luftës me gjermanët, por edhe kundër komunistëve që shtoheshin në numër dita ditës. Si komandant i zoti, duke marrë nën kontroll Peqinin dhe Çorovodën si dhe disa zona të tjera, arriti të siguronte një territor për vetën e tij ku nuk qe e lehtë të vepronin komunistët. në kuadrin e luftimeve në të dy krahët , më të rrezikshme ishin luftimet që bëheshin me komunistët, pasi ata, veç luftës me armë përdornin mjaftë mirë edhe instrumentin e propogandës.

Populli nuk qe në nivelin e duhur për ta përballuar këtë propogandë dhe shumica ranë në kurthin e rekrutimit që iu bënë nga komunistët. Më 1944, kur Shqipëria u çlirua prej nazistëve, por jo nga komunistët. Ata morën pushtetin dhe nisën nga larja e hesapeve kundër patriotëve të vërtetë që nuk i kishin përkrahur duke mos u pajtuar me ideologjinë e tyre. Pjesa më e mirë e nacionalistëve shqiptarë e rrasën nëpër burgje, e pushkatuan dhe e dërguan në kampe interrnimi. Hamit Matjani vazhdonte të qëndronte në mal për të luftuar doktrinën komuniste bashkë me çetën e tij. Ai ra disa herë në përpjekje me komunistët. Kjo ndodhi në disa nga zonat më të njohura të asaj ane.

Ai u përpoq të krijonte bindjen në popull se nuk e kishin njohur mirë komunizmin i cili do ti krijonte vendit shkatërrime të mëdha. Ata që e kuptuan, u bashkuan me Hamitin, por rezistenca, për vetë kushtet e krijuara ishte mjaftë e vështirë. Hamiti bashkë me shokët dhe vëllezërit e tij, u rrethua në një pyll nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë. Kjo ndodhi për shkak të tradhëtisë që iu bë atijë nga një person, i cili qe në radhët e tij, por që punonte për sigurimin e shtetit. Rrethimi pati pasoja katastrofike për të, sepse pas një lufte të ashpër ku pati të vrarë nga të dyja palët ai humbi në atë rrethim vëllezërit dhe shokët e tij. Kjo ndodhi i përket vitit 1947. Kjo humbje e detyron Hamitin të largohet nga Shqipëria dhe të vendosej në Greqi bashkë me Nuri Plakun. Gjatë udhëtimit për në Greqi, ata arritën të mblidhnin me vete shumë njerëz të pakënaqur nga qeveria komuniste sepse kishin humbur pronat dhe personalitetin e tyre. Thuhet se kur po kalonin kufirin, rastësisht ata u takuan me një bari, i cili po kulloste aty bagëtinë. Si u përshëndetën sipas traditës, Matjani i jep atij një cop letër, për të cilën i lutet ta çonte në postën më të afërt ku do ia dorëzonte komandantit të postët duke i thënë “Ma dha Hamit Matjani”

Siç është parë më vonë, në këtë letër ai shkruante se “unë Hamit Matjani po largohem nga Shqipëria për në Greqi i plagosur rëndë dhe me shok të vrarë. Por kur të shërohem do të vij opërsëri në Shqipëri për ta vendosur në vend idealin tim. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Matjani erdhi në Shqipëri mbi njëzetë e pesë herë ku qëndronte me muaj të tërë nëpër bazat e tij ilegale. Sërishmi është tradhëtia që do ti hajë kokën. Më 1 maj 1953, Hamit Matjani kapet nga agjenti anglez, i cili punonte për shërbimin sekret rus. Ky quhej Kim Fillb.

Anglia mbasi mbaroj Lufta e Dytë Botërore, e mbajti sërish Intiligjent Servisin, që të punonte në mënyrë sekrete kundra rusisë dhe Komunizmit të përbotëshëm, edhe kur Amerika e pa mirë se propoganda komuniste, po shkonte shumë më larg se sa mendohej. Atëhere, Amerikanët dhe Anglezët në lojë kundra Rusisë dhe komunizmit të përbotëshëm së bashku zgjodhën Shqipërinë si vendin më të përshtashëm për të hedhur grupe diversantësh. Shqipëria, mbasi u “shkëput”, dhe nga Jugosllavia, për me i dhënë një grusht të fort Stalinit, me lidhjen Tito – Hoxha, fituan një farë përkrahje Anglo-Amerikane për të vendosur një rregjim sipasë dëshirës së popullit shqiptarë dhe me njëher u bënë thirrje shqiptarve në perendim kush do me luftue dhe me shkue në shqipëri vullnetarisht.

Mirpo Anglo-Amerikanët gabuan rëndë, siç u pa ma vonë, se ata nuk kishin pastuar akoma shtëpinë e vetë e lë pastaj të pastronin shtëpinë e shqiptarve nga komunizmimi dhe agjenturat serbo-ruse. Sepse që të pastronin Shqipërinë, duke pasë tradhëtinë në derë të tyre , misjonet e tyre për në Shqipëri ishin tradhëtuar qysh në ditët e para të nisjes së tyre. Duke filluar nga Agjenti angles Arnold Kim Filbi, që ishte i rekrutuar qyshë në moshën 17 vjeçare nga KGB-ja. Agjenti më i famëshëm në botë një ndër më të njohurit e agjenturave në botë, kur e mbaroi misionin e tij, të dubëlspiunazhit në dobi të KGB-ës shkoi e vdiq në Moskë, ku thuhet se ai jetonte me një partner mbasi thuhet që ai ishte homoseksual.
Anglo-Amerikanët e interesuar që Shqipëria të shkëputej realisht nga blloku i kuq Sovjetik i BRRSS, kishte analizuar dhe organizuar dhe zbarkime të grupeve diversatësh në Shqipëri, pasi anglo-amerikanët kishin informata të sigurta se rregjimi komunist në Shqipëri, nuk ishte stabil dhe se kishin lehtësira për ndërhyrje të ndrrimit të një rregjimi, mbasi dhe vetë gjëndja në të cilën ndodhej Shqipëria si niveli i ulët ekonomik e politik, i jepte shkas për të ndërrmarr hapa të tilla. Shteti ishte keqësuar , çdo ditë pushka-toheshin njerëz të pafajshëm, burgoseshin e interrnoheshin.

Kjo erdhi si rezultat kur u “keqësuan” dhe u “prishën” marëdhënjet me Jugosllavinë. Të mos harrojmë kjo periudhë i përket 1948 , perudhë kjo kur elementët patriotë, ballistë e zogistët, ende ishin të gjallë dhe ishin mjaftë aktivë.

Kur gjoja Shqipëria u prishë me Jugosllavinë, ajo faktikisht u gjendë e rrethuar nga të katër anët. Si për shëmbull për të shkuar në Hungari, duhej të hipje në një vaporr që nisej nga Durrësi, t’i bije për qark
deri në Detin e Zi, të dilje në Konstacë(Rumani) dhe pastaj nëpër Rumani të kaloje në Hungari. Jugosllavët i pezulluan dhe i bllokuan të gjitha flutrimet ajrore. Jugosllavët, nuk lejonin që të fluturonin aeroplanët që dilin nga Shqipëria mbi Jugosllavi, ata ju kërcënonin ulje të detyrushme dhe me dhunë në territorin Jugosllav. Kjo mënyr zgjati thuajse deri më 1956. Pra, kjo mënyrë e përdorur nga kjo bllokadë nxiti anglo-amerikanët të inkurajojnë forcat e tyre. Kjo kohë koncidojë me atë që Intiligjent Servisi dhe CIA, gjykuan se kishte ardhur koha e momenti i duhur që t’i jepej një goditje e fuqishme imperatorisë komuniste, të kuqve Moskë, Beograd, Tiranë.
Për këtë qëllim Anglo-Amerikanët zgjodhën Dejvid Smajli dhe Xhulja Emeri si dhe grupe të specializuar që bashkëpunuan me këta agjentë. Në Maltë u organizuan nga ana e Smajlit. Kur anglezët kërkuan ndihmën e Amerikanve , amerikanët krijuan një repart diversantësh e agjentësh me rreth 4,000 vetë në Gjermaninë perendimore me emigrantë shqiptar nga të gjitha trevat, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Çamëria e Shqipëria. Këto forca pasi u përgatitën në këto kampe u hodhën me parashuta në Shqipëri, dhe ranë prehë e pabesisë dhe e tardhëtisë, Ata u sollën në Shqipëri me anije dhe aeroplan por u likujduan thuajse të gjithë.
Për sa dihet sipas dokumnetave të arshivës së Intiligjet Sërvisit, CIA-s , për likudimin e tyre dihet mirë se vendimtare kanë qënë informatat e sakta që jepte Kim Fillbi, sipunit të KGB-ës që punonte me një aeroplan zbullimi MI-6(për agjensinë angleze të kundrasipunazhit) me të cilat Shqipëris i bëhej e ditur për ardhjen e këtyre forcave dhe vend zbarkimin. Angelëzët dhe Amerikanët, sot këtë lojë tradhëtie e kudnrasipunazhi ja atribojnë agjentit me famë botërore Kim Filbi, i cili përmesë Sovjetikve lajmëronte qeverinë shqiptare. Filbi duke ditur datën dhe vedëndodhjen e saktë të këtyre grupve arrinte të jepte alarmin për aksionet që ata kishin në plan të ndërrmerrnin .
Sipas dëshmive Mbreti i shqiptarve Ahmet Zogu, i cili kishte kaluar në ekzil, kishte sinjale se në brëndësi të grupeve kishte kundrasipunazh, prandaj dhe nuk i kishte përkrahur këto grupe dhe aksionet e tyre, duke ju bërë thirrje amerikanve dhe anglezve se po binin në lojën e sipunazhit sovjetik.
Në vitin 1953 hynë në lojë edhe Amerikanët, këta i’u lutën Mbretit t’ju jepte amerikanve katër vetë midis tyre edhe Zenel Shehun, i cili ishte adjutant i Mbretit. Zenel Shehu hyri i pari dhe ra në duart e sigurimit me
gjith paisjen e tij , radio, kodin dhe më vonë me gjith grupin dhe vu në shërbim të sigurimit shqiptar. Kështu përmes Shehut, sigurimi kërkonte armë për”çetat kundër pushtetit”, të cilat kinse ishin krijuar në Shqipëri, pastaj kërkonin dhe njerëz”për ndihmë” të cilët ishin vënë në shënjestër të sigurimit për tu kapur(Zenel Shehu u mbajtë disa vjet në burg, pastaj u lirua.
Hamit Matjani,është dekoruar si ‘Martir i Demokracisë’ nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1992.Ai ka qenë një nga desantët më të zhdërvjelltë, i cili ka hyrë disa herë në Shqipëri gjatë viteve 1950-54, në kuadrin e operacioneve agjenturore të CIA-s për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës, deri sa u kap i tradhëtuar nga forcat e Sigurimit dhe u var në fushën e sportit në Lushnjë, në prill 1954.

NacionalAlbania

Kategori
Uncategorized

Gazetaret e kercenuar qe jane arratisur nga Shqiperia.

 

hatika-hamza-me-familjen-640x57815-16 gazetarë thonë se janë kërcënuar, përfshi me jetë të fëmijëve ose të tyren dhe janë penguar apo ndikuar në raportimin e lajmit në Shqipëri

Nga Denion Ndrenika

Hamza Hatika iu “bashkua” gazetarëve të larguar nga Shqipëria për shkakun që e kanë quajtur “kërcënime nga pushteti”.

Pas Fatos Mahmutajt (“ABC News”) i plagosur në ngjarjet e rënda të 21 janarit 2011 (u vranë nga Garda e Republikës katër civilë gjatë protestës së dhunshme të opozitës socialiste të kohës kundër qeverisë), Gerti Xhajës (A1Report), të kërcënuar pas operacionit kundër mbjelljes së bimëve narkotike në Lazarat në qershor 2014, Edi (apo Edmond) Deliut (gazetat “Ballkan”, “Rilindja Demokratike”, “Atdheu” (Partia Lëvizja e Legalitetit,) “Balli i Kombit” dhe “Flamuri” (Partia Balli Kombëtar) dhe “55”, Hatika (qendra mediatike “Kurajo”, free lance) është i katërti, së paku nga të vërtetuarit si të larguar.

Mahmutajt iu kërkua të mos dëshmonte çka dinte për rrethanat e vrasjes së një protestuesi që ishte pak centimetra larg tij dhe jeton në Bruksel të Belgjikës me shtetësi të marrë.

Gerti Xhaja, i cili jeton në Suedi, Edi Deliu (i tha gazetës “Illyria” se “u largua sepse hasa në kërcënime për jetën unë dhe fëmijët e mi nga njerëz të veshur me uniformën e shtetit, më datë 28 qershor 2014), në Gjermani dhe Hatika me gjasë në Norvegji, janë në proces të përgatitjes për kërkesë azili.

Vëllai i Deliut, Spartak Deliu, është vrarë në moshën 15-17 vjeçare në 6 mars 1991 në kohën e ndryshimit e rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kërcënime apo goditje duke u penguar të kryejnë detyrën dhe të ndikohen në lajme, kanë marrë përfshi me jetë të fëmijëve apo të tyre edhe gazetarë apo publicistë të tjerë.

Habjon Hasani u qëllua përpara redaksisë së gazetës “Shqiptarja.com” në 2012 për një çështje pastrimi të qytetit të Tiranës, Artan Hoxha u kërcënua me jetën e djalit dhe të tijën sepse dëshmoi se kishte njoftuar deputetin Tom Doshi me dyshime për ta vrarë në qershor 2014 dhe për rastin e zbulimit të një laboratori kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Gazetari Spartak Koka (Hoxha dhe Koka janë të televizionit “News 24”) është kërcënuar nga drejtues të policisë.

Nga truprojat e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është goditur Elio Laze (televizioni “Channel One”) në 2015 pas një rasti denoncuar të rrezikshmërisë së hedhjes së mbetjeve spitalore.

Në mars 2015 me tekstin në SMS telefonike “Punë e bukur zonjusha gazetare, por do takohemi shpejt dhe do ta shikojmë sa e zonja je” u kërcënuan gazetaret Entuela Çapani dhe Syrjeva Berberi që në emisionin investigat “Ça thu!” në televizionin “Agon” në Tiranë denoncuar raste dyshimi të përfshirjes së trukimeve të ndeshjeve nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më pas të një futbollisti shqiptar në një televizion në Suedi”.

Fotoreporteri dhe gazetari Telnis Skuqi në Gjirokastër në jug të Shqipërisë u kërcënua me jetën e tij dhe të vajzave duke i lënë në derë edhe një kokë të prerë deleje, nga zyrtarë të pushtetit (siç raportoi në komisionin e Kuvendit për Media) në vjeshtë 2014.

Kryeministri Edi Rama ofendoi korrespondenten e televizionit “ABC News” në Bruksel (Belgjikë) Erisa Zykaj.

Gazetari dhe moderatori (“TV Agon”), Ardian Krasta u raportua të ishte goditur, sharë dhe kërcënuar nga kryeministri Rama në një mbrëmje ku ishin të ftuar të dy.

Në nëntor ose dhjetor 2014 u kërcënua me armë pistoletë në hyrje të banesës së tij në Tiranë gazetari Artur Çani (TV “News 24”).

Publicisti Altin Goxhaj, avokat (ish-botues i gazetës “Apolitika” nga vitet 93-94), është shoqëruar shumë herë dhunshëm në policia gjatë 2-3 vjetëve të fundit.

Familjarë të gazetarit tjetër Arjan Çani u kërcënuan ndërsa ai ishte në një emision televiziv në “Top Channel”, duke akuzuar ministrin e sotëm të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në asnjë nga këta raste autoritetet e rendit, sigurisë dhe hetimit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat ose pak (përfshi marrjen në mbrojtje të gazetarit Artan Hoxha).

Autori (Denion Ndrenika) për shkak të ndërtimit të këtij shkrimi, nuk po i paraqet rastet e tij të kërcënimeve (kryesisht me karakter fetar) që do t’i depozitojë në prokurori.

Hamza Hatika, fotoreporter, kameraman dhe gazetar, është goditur nga një oficer i Gardës së Republikës (përflitet se është i afërt i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri), ish-shef i shoqëruesve të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, në 19 apo 20 mars të vitit 2014 në sallën e seancave plenare të Kuvendit kur siç u njoftua, iu kërkua të mos fotografonte në poza jo të përshtatshme kryeministrin Edi Rama (https://www.youtube.com/watch?v=T5YGFat2nt8).

Hatika tha se u ndalua të fotografonte zotin Rama sepse ishte duke kruajtur hundën dhe se këshilltari për Media i kryekuvendarit Ilir Meta, Emiljano Aleksi dhe drejtoresha Manjola Zeka kishin kërkuar rikthimin e tij në seancë.

Dy ditë më parë Hamza Hatika për largimin e tij iu drejtua kolegëve me një shkrim të hapur në profilin e tij në rrjetin shoqëror “fejsbuk”(facebook”)./ ILLYRIA

Kategori
Uncategorized

Nato e ndau Kosoven per te penguar lidhjen me Sanxhakun.

Kastriot Myftaraj

Ndonëse NATO e çliroi Kosovën, skajin verilindor të saj e ndau nga pjesa tjetër e Kosovës dhe e la nën kontrollin e serbëve, jashtë autoritetit të Prishtinës. Arsyeja për këtë kuptohet nëse shikoni hartën se ku kalon vija e ndarjes në Veri të Kosovës. Fakti është se harta flet qartë se ndarja u bë në një mënyrë të tillë që të krijohej një buffer zone (një zonë tampon quhet ndryshe) midis Kosovës dhe Sanxhakut. Zona e ndarë e Kosovës Veriore përfshin krejt kufirin e Kosovës me Serbinë në zonën e Sanxhakut, në Serbinë Jugperëndimore, një zonë me popullsi kryesisht muslimane boshnjake.
Zona e ndarë e Kosovës Veriore nuk përfshin vetëm një rrip të ngushtë toke në skajin më veriperëndimor të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në zonën e Sanxhakut. Por ky rrip është një zonë malore me lartësi të madhe dhe pa rrugëkalimi në Bjeshkët e Podgurit të Pejës, në zonën ku takohet kufiri mes Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Me ndarjen e Kosovës u prish kohezioni gjeografik mes trojeve me popullsi muslimane në Ballkan, duke u penguar kështu çdo projekt për ndërtimin e një shteti islamik që të përfshijë brenda kufijve të tij trojet me popullsi muslimane në Ballkanin Perëndimor, nga Shqipëria në Kosovë, Sanxhak e deri në Bosnjë, duke përfshirë edhe trojet shqiptare në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Kjo buffer zone që është Kosova Veriore, ose më saktë veriperëndimore, u gjend si zgjidhje momentale nga NATO, dhe nësër mund të zgjerohet, varësisht zhvillimeve dhe rritjes së rrezikut për një aksion për krijimin e një shteti islamik në Ballkanin Perëndimor.
Duke pasur parasysh këtë shqetësim të qartë të NATO-s, domethënë të Perëndimit, duhet shmangur çdo lidhje mes projektit të Shqipërisë Etnike dhe Sanxhakut. Ismail Qemali dhe Isa Boletini, kur shkuan në Londër në 1913 për të paraqitur në emër të Shqipërisë kërkesat për kufijtë e shtetit të ri shqiptar, diçka dinin që nuk e përfshinë Sanxhakun brenda kufijve të Shqipërisë në hartën që i dorëzuan kësaj konference të fuqive të mëdha që ishte mbledhur për të të përcaktuar kufijtë.
Në vitet 90 të shekullit të kaluar, në Tiranë u shfaqën disa shqiptarë të Kosovës të cilët qarkullonin në shtypin e Tiranës idenë se shteti shqiptar duhet ta shikonte çështjen e Sanxhakut si pjesë të çështjes shqiptare, pra njëjtë me çështjen e Kosovës. Shembulli më i spikatur është Nexhmedin Spahiu i cili në 28 nëntor 1993 botoi në gazetën “Republika” të Tiranës artikullin me titull “Sanxhaku- Çështje me të cilën duhet të merret diplomacia shqiptare”. Gjithashtu, Nexhmedin Spahiu, në 11 dhjetor 1995 botoi në gazetën “Koha Jonë” të Tiranës, atëherë më e madhja në Shqipëri, artikullin me titull “Sanxhaku-dështim i diplomacisë shqiptare”. Në 22 qershor 1995 ky artikull u ribotua në “Flaka” të Shkupit. Në këto shkrime Spahiu i kërkonte shtetit shqiptar që të angazhohej për Sanxhakun ashtu si për Kosovën. Spahiu, i ardhur në Tiranë nga Kosova pas vitit 1990, banonte bashkë me gruan në një hotel luksoz të ndërtuar nga një kompani arabe në periferi të Tiranës, ku kostoja e bujtjes shkonte në mijëra dollarë në muaj.
Nuk ka dyshim se për shtetin shqiptar do të kishte qenë një aventurë vetëvrasëse gjeopolitike që të angazhohej për Sanxhakun boshnjak islamik. Kjo do të thoshte që Shqipëria të dilte si qendra e një projekti shtetëror islamik ballkanas. NATO nuk do ta kishte bombarduar Serbinë në 1999 nëse shqiptarët e Kosovës do të shprehnin aspirata edhe për Sanxhakun.
Operacioni i shërbimeve inteligjente serbe me dronin me banner në ndeshjen Serbi-Shqipëri kishte si një nga qëllimet e tij që të shkaktonte një entusiazëm kolektiv ndër shqiptarët e krejt trojeve shqiptare për një simbol që e identifikonte aspiratën e Shqipërisë Etnike me projektin e shtetit islamik ballkanas.
Meqënëse serbët e dinin droni i Beogradit do të ishte lajm botëror ishin përzgjedhur simbole që të bënin efekt si të opinioni i gjerë global, ashtu dhe zyrat e specializuara për analiza. Për auditorin e gjerë global ishte përzgjedhur simbolika e bannerit me sfond të zi, identik me flamurin e zi të ISIS, shtetit islamik në Lindjen e Mesme, që ishte bërë tashmë i njohur botërisht. Për zyrat e specializuara ishte përzgjedhur harta e Shqipërisë Etnike që përfshinte Sanxhakun. Me qëllim që të kompromentohej aspirata për Shqipërinë Etnike në dy anët e hartës qenë vendosur portretet e dy etërve themelues të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, me datën e shpalljes së Pavrësisë, 28 nëntor 1912, mbi hartë. Me këtë kërkohej të krijohej përshtypja se kjo hartë tregonte kërkesat për kufijtë e Shqipërisë të këtyre etërve të Pavarësisë së Shqipërisë. Kur kjo gjë nuk ishte e vërtetë, siç kam thë në më lart. Fjala AUTOCHTHONOUS e shkruar në banner ishte një “gjethe fiku” e mjerueshme për të mbuluar lakuriqësinë islamike të simbolikës së bannerit.
Sigurisht që Serbia nuk do të artikulonte akuza ndaj shqiptarëve në termat e mësipërme, pastaj kështu shqiptarët do të kthjelloheshin dhe nuk do të shprehnin entusiazëm për bannerin. Serbia i thotë këto gjëra në zyrat e specializuara ndërkombëtare.
Operacioni special serb ende nuk ka përfunduar, dhe këtë e tregon edhe fakti se Morinaj dje ka publikuar një video ku ai shfaqet në Mitrovicën Veriore, të kontrolluar nga serbët, duke udhëtuar në një automjet, me tre persona të tjerë. Morinaj nuk e publikoi rastësisht këtë video disa ditë pasi unë kam bërë kallzimin penal për të në Prokurorinë e Tiranës dhe disa ditë pas ftesës sime publike për të për debat publik mbi mënyrën sesi mundi ta ngrejë dronin në Beograd, debat i cili duhej të bëhej këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, që ka shprehur disponim për këtë gjë, nëse Morinaj do të pranonte.
Morinaj nuk do të guxonte të hynte në Mitrovicën Veriore nëse Serbia do të kishte nxjerrë një urdhër arrestimi ndërkombëtar për të, dhe ky urdhër nuk ekziston, çka është lehtësisht e vërtetueshme. Nëse Morinaj e quan publikimin e videos në Mitrovicën Veriore si përgjigje për pyetjet që i bëhen mbi mënyrën se si e ngriti dronin në Beograd, kjo është një përrallë e një agjenti serb. Se kështu del që Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Kamer Sejdia (Loshi) e shumë heronj të tjerë të Kosovës që kanë luftuar kundër serbëve, paskan qenë heronj të rremë, se nuk paskan pasur as një fije nga zotësia dhe trimëria e Ismail Morinajt, i cili dje hyn në Beograd e e ngre dronin në mes të mijëra policëve e xhandarëve serbë, sot shkon në Mitrovicën Veriore.
Në të vërtetë vajtja e Morinajt në Mitrovicën veriore është një operacion serb për t’ i treguar botës shqiptarët e kërkojnë pjesën veriore të Kosovës për të siguruar lidhjen me Sanxhakun e hartës së dronit. Sigurisht që Serbia nuk i thotë këto gjëra publikisht, se ndryshe rrëzohet kulti i Morinajt. Serbia i thotë këto gjëra në zyrat e specializuara ndërkombëtare.
Qeveria e Shqipërisë ka detyrim që të ndërmarrë një fushatë publiciteti zyrtare në media për të ndërgjegjësuar shqiptarët për simbolikën reale të bannerit të dronit. Këtë e them edhe për faktin se u bënë gabime si ai i Kryeministrit Rama që e projektoi bannerin e dronit në fasadën e ndërtesës së Kryeministrisë, apo i ish-Kryeminsitrit Berisha që e ka ekspozuar bannerin e dronit në zyrën e tij. Kështu bota do të shohë se Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk kanë të bëjnë me projekte shtetërore islamike në Ballkan. Institucionet e shtetit shqiptar, qw nga Prokuroria e Pwrgjithshme dhe deri te shwrbimet inteligjente, e posacwrisht Kundërzbulimi, kanë detyrimin të angazhohen seriozisht për hetimin e ngritjes së dronit me banner në Beograd, gjë për të cilën do të kenë bashkëpunimin tim absolute, të pakushtëzuar përveçse me gjëra që i interesojnë Serbisë dhe jo hetimit të çështjes./Kastriot Myftaraj
Kategori
Uncategorized

Shqiperia si Siria: 13 mije kerkesa per azil ekonomik.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, një shifër rekord prej 13 mijë shqiptarësh kanë kërkuar azil ekonomik drejt Gjermanisë.

Për herë të parë kërkesat e shqiptarëve për azil ekonomik kaluan në renditje azilkërkuesit serbë, duke u krahasuar me shtete në gjendje lufte si Siria. Muaji mars ka regjistruar numrin më të madh të azilantëve nga Shqipëria që kanë kërkuar leje qëndrimi në Gjermani.

Një raport i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tregon se numri i azilkërkuesve shqiptarë në 3 muajt e parë të këtij viti ka pësuar rritje drastike duke u krahasuar me Sirinë, një shtet i cili ndodhet prej 5 vitesh në luftë civile dhe ku një pjesë e territorit kontrollohet nga grupi terrorist ISIS.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, një shifër rekord prej 13 mijë shqiptarësh kanë kërkuar azil ekonomik drejt Gjermanisë.

Shqipëria, një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, është kthyer në një problem për Bashkimin Europian, pasi emigrimi i popullsisë shqiptare drejt shteteve të zonës Shengen po rritet në mënyrë të frikshme.

Në raportin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Shqipëria renditet në vendin e tretë mes dhjetë vendeve nga mbërrin fluksi i azilkërkuesve.

Shifrat tregojnë shtimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë nga muaji në muaj.

Në vendin e dytë është Siria, një vend në konflikt. Ndërsa popullata siriane largohet për t’i shpëtuar luftës dhe terrorit të grupeve terroriste nga ana tjetër qëndron edhe Shqipëria.

Shqiptarët muajt e parë të vitit 2015 kanë nisur emigrimin masiv duke kërkuar një vend ku mund të sigurohet punësimi për të jetuar. Mungesa e vendeve të punës dhe për pasojë kriza ekonomike ka bërë që me qindra të rinj dhe familjarë të ikin me shpresën e një jete më të mirë. Nga informacionet bëhet me dije se mungesa e vendeve të punës është problemi kryesor i shqiptarëve, të cilët pasi kanë humbur vendet e punës nuk mund të përballojnë mbijetesën dhe nuk mund të shohin asnjë dritë shprese për të ardhmen e fëmijëve.

Një tjetër faktor, i cili ka nxitur eksodin masiv drejt vendeve të BE e kryesisht në Gjermani është kërcënimi. Nëse në Siri kërcënimi vjen nga lufta në Shqipëri njerëzit që largohen tregojnë se ndihen të kërcënuar nga burgu dhe humbja e pronës, kërcënim ky i dhënë nga Kryeministri Edi Rama në rast mospagese të energjisë. Në pamundësi për të patur një vend pune dhe rrjedhimisht duke mos patur të ardhura ata nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike dhe nga ana tjetër po me kërcënimet e Edi Ramës u rrezikohet edhe shtëpia, pasuria e vetme që posedojnë.

Ditët e fundit nga qyteti i Kukësit, Bajram Currit, Tropojës, Ballshit, Vlorës, Fierit janë nisur drejt Gjermanisë me qindra qytetarë, një pjesë e të cilëve konfirmohet se janë regjistruar si azilkërkues.

Fenomeni që tashmë është shtrirë në të gjithë territorin e vendit ku familje të shumta largohen me qëllimin e vetëm për patur një jetë më të sigurtë nuk ka kaluar pa prekur edhe rininë, e cila nuk sheh asnjë shpresë për të ngritur të ardhmen. Drejt Gjermanisë numërohen me qindra të rinj me arsim të lartë, të cilët pas përpjekjeve për të gjetur një vend pune kanë parë si shpëtim largimin nga ky vend ku sipas tyre situata ekonomike po bëhet çdo ditë dhe më e rëndë duke iu shuar ëndrrën për të patur një të ardhme të sigurtë.

Pas Kukësit, largime masive edhe nga Vlora.
Pas Kukësit, Vlora është qyteti tjetër, i cili ëahtë prekur nga eksodi masiv ku banorët po largohen drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, pamje të cilat të kujtojnë eksodin e pas rënies së komunizmit, ku familje të tëra dhe shumë të rinj u larguan nga vendi. Arsyet e këtij vendimi janë të shumta, por ndër më kryesoret janë mungesa e vendeve të punës, borxhet e shumta të familjeve pa të ardhura, si dhe kriza ekonomike ka bërë që me qindra të rinj dhe familjarë të ikin nga zona e Orikumit të Vlorës. Ashtu si dhe në veriun e Shqipërisë, Gjermania shikohet si e vetmja shpresë për të jetuar. Kriza ekonomike, e cila ka mbërthyer vendin shihet deri në atë pikë sa largimi do t’ju sigurojë të paktën bukën e gojës. “Fëmijët e mi kanë ikur të gjithë andej, qëndrojnë nëpër kampe, por të paktën hanë bukë”, ka thënë një prej të moshuarve. Sipas banorëve, kjo situatë vijon që prej muajit dhjetor, ndërkohë që largimi i njerëzve është ndjerë si në bizneset e zonës po ashtu edhe në shkollat e fshatit. Edhe të rinjtë tregojnë se janë larguar shokë të tyre.

Francë, 200 shqiptarë dëbohen nga Lioni, mes tyre 80 fëmijë.
Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë, mes tyre edhe 80 fëmijë janë dëbuar mëngjesin e djeshëm, 14 prill. Shqiptarët ishin strehuar në një ndërtesë ushtarake në Lion të Francës, që prej vitit 2013. Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se këtyre personave iu ishte refuzuar e drejta për azil. “Le Monde” shkruan se mes ish-azilkërkuesve që gjendeshin në këtë objekt ushtarak kishte edhe persona, të cilët kanë marrë urdhër që të lënë territorin francez. Sipas Michel Jouart, një aktivist francez, pasi këta refugjatë shqiptarë dhe kosovarë qëndruan për disa vjet në Lion, disa prej tyre, më parë ishin strehuar poshtë një ure. Sipas tij ky kamp kishte strehuar mbi 500 persona. Ky vendim për dëbimin e shqiptarëve erdhi në prag të shqyrtimit nga ana e Senatit francez të reformës së ligjit për azil, i cili synon të forcojë masat mbrojtëse për aplikantët dhe të reduktojë aplikimet për azil. Ndërkaq, edhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikoi një raport për kërkesat e azilkërkuesve, ku Shqipëria renditej e 3 nga 10 vende, ndërsa Kosova renditej e para me numrin më të madh të azilkërkuesve.

46 mijë qytetarë braktisën Shqipërinë më 2014-ën.
Ikja e shqiptarëve jashtë vendit i ngjan një eksodi të vërtetë. Brenda vetëm një viti, gjatë 2014 Shqipërinë e braktisën plot 46.413 qytetarë, në përpjekje për të lënë pas varfërinë ekstreme që ka pllakosur në vend. Situata në Shqipëri sa vjen dhe përkeqësohet, mijëra familje janë të pashpresa për të gjeneruar të ardhura në mungesë të një vendi pune. Kriza ekonomike, mungesa e të ardhurave, rritja e taksave, rritja e gjithanshme e çmimeve dhe kushtet e papërballueshme të jetesës janë arsyet kryesore që gjatë vitit 2014 detyruan rreth 46 mijë qytetarë të largoheshin nga Shqipëria për një jetë më të mirë, ndërkohë që numri i largimit të qytetarëve jashtë vendit sa vjen dhe rritet. Nga ana tjetër, numri i lartë i qytetarëve, të cilët janë larguar nga vendi ka bërë që të rrudhet gjithmonë e më shumë popullsia shqiptare. Rritja e emigrimit të shqiptarëve bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave. Faktori kryesor i rënies së popullsisë vlerësohet të jetë emigrimi. Ky emigrim i madh i qytetarëve të vendit tonë vjen në një kohë kur vendi është pllakosur nga kriza e ekonomike, ku reformat e ndërmarra nga qeveria kanë vështirësuar jetën e shqiptarëve dhe këta të fundit kanë parë si zgjidhje të vetme emigrimin e tyre në vendet perëndimore.
Varfëria, mjerimi dhe kushtet e vështira të jetesës po detyrojnë shqiptarët që të shohin si zgjidhje të vetme largimin nga vendi. Vendet e Bashkimit Europian japin alarmin për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në këto vende. Në një statistikë të publikuar nga EUROSTAT bëhet e ditur se shtetasit shqiptarë janë të parët për azil në Islandë. Gjithashtu shtetasit shqiptarë në këtë statistikë figurojnë të tretët në Irlandë dhe në Lihtenshtejn. Ndërkohë që edhe në Gjermani numri i azilkërkuesve shqiptarë është shumë i lartë.

Taulant Aliaj

Kategori
Uncategorized

Historia e jetes se 12 imameve bektashi.

Imami i parë

Amir al-muminin Aliu – paqja qoftë mbi të – ishte i biri i Abu Talibit, Sheik i Banu Hashimit. Abu Talibi ishte i ungji dhe kujdestari i Pejgamberit të Shenjtë dhe njeriu i cili e kishte sjellë Pejgamberin në shtëpinë e vet dhe e kishte rritur si të birin e tij. Pasi Pejgamberi u zgjodh për misionin e tij Pejgamberik, Abu Talibi vazhdoi ta përkrahte atë dhe largoi nga ai të ligën që vinte nga të pabesët ndër arabët dhe sidomos ndër kurejshët.

Sipas vlerësimeve të mirënjohura tradicionale Aliu ishte lindur dhjetë vjet pas fillimit të misionit pejgamberik të Pejgamberit. Kur ai ishte gjashtëvjeçar, si rezultat i skamjes në Mekë dhe rreth saj, Pejgamberi kërkoi që ai të linte shtëpinë e babait të vet dhe të vinte në shtëpinë e kushëririt të tij, të Pejgamberit. Atje ai u vendos drejtpërsëdrejti nën kujdestarinë e Pejgamberit të Shenjtë.

Pas disa vjetësh, kur Pejgamberit iu dhurua dhurata hyjnore e pejgamberisë dhe për herë të parë mori shpalljen hyjnore në shpellën Hira, siç e la shpellën për t’u kthyer në qytet dhe në shtëpinë e tij ai e takoi rrugës Aliun. I tregoi atij çka kishte ndodhur dhe Aliu e pranoi besimin e ri. Përsëri në një tubim kur Pejgamberi i Shenjtë i kishte mbledhur bashkë kushërinjtë e tij dhe i ftoi të pranonin këtë religjion, ai tha se personi i parë që kishte pranuar thirrjen e tij do të ishte zëvendës, trashëgimtar dhe ndihmës i tij. I vetmi person i cili u ngrit nga vendi dhe pranoi fenë ishte Aliu dhe Pejgamberi e pranoi deklaratën e tij të besimit. Prandaj, Aliu ishte njeriu i parë në Islam i cili e pranoi besimin dhe është i pari ndër vijuesit e Pejgamberit i cili kurrë nuk ka adhuruar tjetër pos të Vetmin Zot.

Aliu gjithmonë ishte në shoqëri me Pejgamberin derisa Pejgamberi migroi nga Mekka në Medinë. Natën e migrimit në Medinë (hixhrah) kur të pabesët kishin rrethuar shtëpinë e Pejgamberit dhe kishin vendosur ta pushtonin shtëpinë kah fundi i natës dhe ta prenin atë copë-copë derisa ai po flinte, Aliu fjeti në shtratin e Pejgamberit, ndërsa Pejgamberi e lëshoi shtëpinë dhe u nis për në Medinë. Pas nisjes së Pejgamberit, sipas dëshirës së vet Aliu ua ktheu njerëzve obligimet dhe detyrimet të cilat ata ia kishin lënë Pejgamberit. Pastaj ai shkoi në Medinë me nënën e tij, të bijen dhe me Pejgamberin, dhe me dy gra të tjera.40 Në Medinë po ashtu Aliu ishte gjithherë në shoqëri të Pejgamberit në jetën private dhe publike. Pejgamberi ia dha Aliut për grua Fatimen, të bijen e tij të dashur nga Khadija, dhe kur Pejgamberi ishte duke bërë lidhjen e vëllazërimit midis shokëve të tij ai e zgjodhi Aliun si vëlla të tij.

Aliu ishte i pranishëm në të gjitha luftërat në të cilat mori pjesë Pejgamberi, pos në luftën e Tabukut kur i ishte urdhëruar të qëndronte në Medinë në vend të Pejgamberit. Ai nuk ishte tërhequr nga asnjë betejë as që ia kishte kthyer shpinën çfarëdo armiku. Ai nuk la pa i kryer urdhrat e Pejgamberit, kështu që Pejgamberi ka thënë : “Aliu kurrë nuk ndahet nga e vërteta as e vërteta nga Aliu.”

Ditën e vdekjes së Pejgamberit, Aliu ishte tridhjet e trevjeçar. Ndonëse ai ishte më i larti me virtytet e religjionit dhe më i dalluari ndër shokët e Pejgamberit, ai ishte shty anash nga halifati duke thënë se ishte tepër i ri dhe se kishte shumë armiq në mesin e popullit për shkak të gjakut të politeistëve që kishte derdhur ai në luftërat ku kishte luftuar së bashku me Pejgamberin. Prandaj Aliu qe shkëputur thuaja plotësisht nga punët publike. Ai u tërhoq në shtëpinë e tij ku filloi të ushtronte individë kompetentë në shkencat hyjnore dhe në këtë mënyrë i kaloi njëzet e pesë vjetët e halifatit të tre halifëve të parë të cilët e trashëguan Pejgamberin. Kur u vra halifi i tretë, populli ia dha besimin atij dhe ai u zgjodh halif.

Gjatë halifatit të tij prej afër katër vjetësh dhe nëntë muajsh, Aliu vijoi rrugën e Pejgamberit dhe i dha halifatit të tij formën e një lëvizjeje shpirtërore dhe të përtëritjes dhe filloi shumë lloje reformash. Natyrisht, këto reforma ishin kundër interesave të disa grupeve që kërkonin fitimin e tyre vetjak. Si pasojë e kësaj, një grup shokësh (më të dalluarit në mesin e tyre qenë Talhahu dhe Zubairi, të cilët po ashtu morën përkrahjen e Ajshes, dhe sidomos të Muavijut) morën si pretekst vdekjen e halifit të tretë për të ngritur krye kundër Aliut dhe filluan një revoltë dhe kryengritje kundër tij.

Për ta shuar këtë grindje qytetare dhe kryengritje, Aliu luftoi në një luftë afër Basrës të njohur si “Beteja e Devesë”, kundër Talhahus dhe Zubairit, në të cilën ishte përzier edhe Ajshja, “Nëna e Besimtarit”. Ai luftoi edhe në një luftë tjetër kundër Muavijut në kufi të Irakut dhe të Sirisë, e cila zgjati një vit e gjysmë dhe njihet si “Beteja e Sifinit”. Ai luftoi edhe kundër Havarixhit44 në Nahravan, në një betejë të njohur si “Beteja e Nahravanit”. Prandaj, shumica e ditëve të halifatit të Aliut kaluan duke kapërcyer kundërshtimet e brendshme. Më në fund, në mëngjesin e 19. të Ramazanit, në vitin 40 të hixhrit, derisa lutej në xhaminë e Kufas, ai u plagos nga një i Kavarixhëve dhe vdiq si dëshmor gjatë natës së 21.

Sipas dëshmive të miqve dhe armiqve, Aliu nuk kishte të meta nga pikëpamja e përsosjes njerëzore. Ndërsa me virtytet islamike ai ishte një shembull i përsosur i edukatës dhe i ushtrimit të dhënë nga Pejgamberi. Bisedat që janë bërë lidhur me personalitetin e tij dhe librat që janë shkruar mbi këtë temë nga shiitët, sunitët dhe anëtarët e religjioneve të tjera, si dhe thjesht nga dikush i jashtëm, nga njerëz të dalluar të religjionit, vështirë se mund të krahasohen me të cilitdo tjetër nga personalitetet historike. Në shkencë dhe dije Aliu ishte më i dijshmi nga shokët e Pejgamberit dhe nga myslimanët në përgjithësi. Në bisedat e tij intelektuale ishte i pari në Islam për të hapur derën e demonstrimit dhe të provës logjike dhe për të biseduar për “shkencat hyjnore” ose për metafizikën (ma’arif-i ilahijah). Ai fliste lidhur me aspektin ezoterik të Kur’anit dhe përpiloi gramatikën arabe për ta ruajtur formën e shprehjes së Kur’anit. Ai ishte arabi më elokuent në ligjërim (siç është zënë ngoje në pjesën e parë të këtij libri).

Guximi i Aliut ishte proverbial. Në të gjitha luftërat në të cilat mori pjesë ai gjatë jetës së Pejgamberit, dhe po ashtu edhe pas kësaj, kurrë nuk tregoi frikë ose shqetësim. Ndonëse në shumë beteja, si në ato të Uhudit, Hunajnit, Khajbarit dhe Khandakit ndihmësit e Pejgamberit dhe myslimanët dridheshin nga frika ose zhdukeshin dhe iknin, ai kurrë nuk ia ktheu shpinën armikut. Kurrë nuk e angazhoi Aliu një luftëtar ose ushtar në betejë e të mos dilte nga atje i gjallë. Megjithatë, me plot trimëri kalorsiake ai kurrë nuk do të vriste armikun e dobët as që do t’i ndiqte ata që iknin. Ai nuk do të anagazhohej në sulme të befasishme ose duke u lëshuar si rrëke uji kundër armikut. Është vërtetuar definitivisht në histori se në Betejën e Khajbarit, në sulmin kundër kështjellës, ai e kapi rrethin e derës dhe me një lëvizje të menjëhershme e theu derën dhe e hodhi anash. Gjithashtu në ditën kur u pushtua Mekka, Pejgamberi urdhëroi që të theheshin idhujt. Idhulli “Hubal” ishte idhulli më i madh në Mekkë, një statujë guri gjigante e vendosur në kulm të Qabesë. Duke vijuar urdhrin e Pejgamberit, Aliu e vendosi këmbën mbi shpatullat e Pejgamberit, hipi në maje të Qabesë, e shkuli “Hubalin” nga vendi dhe e hodhi poshtë.

Aliu ishte po ashtu pa shoq në asketizmin fetar dhe në adhurimin e Zotit. Duke u përgjigjur disave që ishin ankuar për zemrimin e Aliut kundër tyre, Pejgamberi kishte thënë : “Mos e qortoni Aliun sepse ai është i dalldisur dhe i shushatur në mënyrë hyjnore. ”48 Abu Dardai, njëri nga shokët (e Pejgamberit) një ditë e pa trupin e Aliut në një kopsht palmash në Medinë që qëndronte i shtrirë përtoke, i shtangur si druri. Ai shkoi në shtëpi të Aliut për t’i treguar gruas së tij fisnike, së bijës së Pejgamberit, dhe për t’i shprehur ngushëllimet. E bija e Pejgamberit tha : “Kushëriri im (Aliu) nuk ka vdekur. Atij i ka rënë të fikët nga frika e Zotit. Kjo gjendje e kap atë shpesh.”

Ka shumë ngjarje që tregohen për sjelljen e Aliut ndaj atyre më të ulët, për mëshirën për nevojtarët dhe të varfrit, për bujarinë dhe dorëhapësinë ndaj atyre të mjerëve dhe të varfërve. Aliu shpenzonte gjithçka që fitonte për t’u ndihmuar të varfërve dhe nevojtarëve, kurse vetë jetonte në mënyrën më të rreptë dhe më të thjeshtë. Aliu e donte bujqësinë dhe kalonte shumë nga koha e tij duke gropuar puse, duke mbjellë pemë dhe duke punuar arat. Por të gjitha arat që i punonte ai ose puset që i hapte i jepte për ndihmë (vakëf) të varfërve. Ndihmat e tij të njohura si “lëmosha e Aliut”, kah fundi i jetës së tij, arrinin të ardhura të konsiderueshme prej njëzet e katër mijë dinarësh ari.

Imami i dytë

Imam Hasan Muxhtabai – paqja qoftë mbi të – ishte imami i dytë. Ai dhe i vëllai, Imam Huseini, ishin dy djemtë e Amir al-muminin Aliut dhe Hazreti Fatimes, së bijës së Pejgamberit. Shumë herë kishte thënë Pejgamberi : “Hasani dhe Huseini janë fëmijët e mi”. Për shkak po të këtyre fjalëve Aliu do t’u thoshte fëmijëve të tjerë : “Ju jeni fëmijët e mi, kurse Hasani dhe Huseini janë fëmijët e Pejgamberit.”

Imam Huseini u lind në vitin e tretë të hixhrit në Medinë51 dhe jetoi derisa ishte Pejgamberi gjallë nja shtatë vjet, duke u rritur gjatë asaj kohe nën kujdesin e tij të dashur. Pas vdekjes së Pejgamberit, e cila ndodhi vetëm tre muaj, ose sipas disave, gjashtë muaj, para vdekjes së Hazreti Fatimes, Hasani u vendos drejpërsëdrejti nën kujdesin e babait të tij fisnik. Pas vdekjes së babait të tij, përmes Urdhrit Hyjnor dhe sipas dëshirës së babait të tij, Hasani u bë imam ; ai po ashtu zuri funksionin e halifit për nja gjashtë muaj dhe gjatë asaj kohe ai administroi gjërat e myslimanëve. Gjatë asaj kohe Muaviju, i cili ishte armik i hidhur i Aliut dhe i familjes së tij dhe kishte luftuar me vite me ambicie për ta zënë vendin e halifit, së pari me pretekst të hakmarrjes për vdekjen e halifit të tretë dhe në fund me një pretendim të hapët për halifat, marshoi me ushtrinë e tij në Irak, në selinë e halifatit të Imam Hasanit. Vazhdoi lufta gjatë së cilës Muaviju gradualisht i rrëzoi gjeneralët dhe komandantët e armatës së Imam Hasanit me shuma të mëdha të hollash dhe me premtime të rrejshme, derisa ushtria u ngrit kundër Imam Hasanit.[52] Më në fund, Imami u detyrua të lidhte paqe dhe t’ia jepte halifatin Muavijut, me kusht që përsëri t’i kthehej Imam Hasanit pas vdekjes së Muavijut, kurse familja e Imamit dhe ithtarët e tij të mbroheshin në çdo mënyrë.

Në këtë mënyrë Muaviju e zuri halifatin islamik dhe hyri në Irak. Në një fjalim publik ai zyrëtarisht i shpalli të pavlefshme të gjitha kushtet e paqes dhe në çdo mënyrë të mundshme vendosi presionin më të ashpër mbi anëtarët e familjes së Pejgamberit dhe mbi shiitët. Gjatë gjithë dhjetë vjetëve të imamllëkut të tij, Imam Hasani jetonte në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe nën përndjekje, pa asnjë siguri madje as në shtëpinë e tij. Në vitin[50] të hixhrit, atë e helmoi dhe e martirizoi një i familjes së tij, i cili, siç tregohet nga historianët, ishte nxitur nga Muaviju.

Për nga përsosja njerëzore Imam Hasani të përkujtonte babain e tij dhe ishte shembull i përsosur i gjyshit të tij fisnik. Në të vërtetë, derisa qe Pejgamberi gjallë, ai dhe i vëllai ishin gjithmonë në shoqëri të Pejgamberit, i cili ndonjëherë edhe do t’i mbante në krah. Si burimet sunite ashtu edhe ato shiite kanë përcjellë këtë thënie të Pejgamberit të Shenjtë që ka të bëjë me Hasanin dhe Huseinin : “Këta dy fëmijë të mi janë imamë qoftë të rrinë në këmbë ose ulur” (aluzioni me qoftë të zënë funksionin e jashtëm të halifatit ose jo).[56] Gjithashtu, ka shumë ngjarje të Pejgamberit të Shenjtë dhe të Aliut që kanë të bëjnë me të dhënën se Imam Hasani do të merrte funksionin e imamllëkut pas babait të tij fisnik.

Imami i tretë

Imam Huseini (Sajjid al-Shuhada’, “zot ndër martirët”), fëmija i dytë i Aliut dhe i Fatimes, u lind në vitin 4 të hixhrit, kurse pas martirizimit të babait, Imam Hasan Muxhtabai, u bë imam përmes Urdhrit Hyjnor dhe me dëshirën e të vëllait. Imam Hyseini ishte imam gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, gjithë pos gjashtë muajve të fundit të cilët përputhen me halifatin e Muavijut. Imam Huseini jetoi në kushtet më të vështira të jashtme të trysnisë dhe të përndjekjes. Kjo ishte për shkak të faktit se, para së gjithash, ligjet dhe rregullat fetare kishin humbur shumë nga pesha dhe besimi i tyre, kurse dekretet e qeverisë së Muavijut kishin arritur autoritet dhe pushtet të plotë. Së dyti, Muaviju dhe ndihmësit e tij shfrytëzonin çdo mjet të mundshëm për të mënjanuar dhe larguar familjen e Pejgamberit dhe shiitët, dhe kështu të fshinin emrin e Aliut dhe të familjes së tij. Dhe mbi të gjitha, Muaviju donte të forconte bazën e halifatit të tij për të birin, Jazidin, të cilin për shkak të mungesës së parimeve dhe të skrupullave të veta, e kundërshtonin një grup i madh myslimanësh. Prandaj, për ta shuar gjithë opozitën, Muaviju kishte ndërmarrë masa më të reja dhe më të rrepta. Me forcë dhe detyrim Imam Huseini u desht t’i duronte ato ditë dhe të toleronte çdo lloj agonie dhe mjerimi mendor dhe shpirtëror nga Muaviju dhe ndihmësit e tij – deri në mesin e viteve gjashtëdhjetë sipas hixhrit. Muaviju vdiq, kurse i biri i tij, Jazidi, e zuri vendin e tij.

Dhënia e betimit (beja) ishte një praktikë arabe e cila zbatohej për çështjet e rëndësishme siç është ajo e mbretërisë dhe e qeverisë. Ata që sundoheshin dhe sidomos ata më të njohurit në mesin e tyre, do të betoheshin për besnikëri, pajtueshmëri dhe dëgjueshmëri ndaj mbretit ose princit të tyre dhe në këtë mënyrë do të tregonin përkrahjen e tyre veprimeve të tij. Mospajtimi pas betimit konsiderohej si turp dhe çnderim ndaj një populli dhe sikur shkelje e marrëveshjes pasi të ishte nënshkruar ajo zyrtarisht, konsiderohej si krim përfundimtar. Duke vijuar shembullin e Kur’anit të Shenjtë, njerëzit besonin se betimi, kur bëhej me vullnet të lirë dhe jo me forcë, kishte autoritet dhe peshë.

Muaviju kishte kërkuar nga të mirënjohurit ndër popull t’i jepnin besimin Jazidit, por këtë kërkesë nuk e kishte bërë nga Imam Huseini. Ai i kishte thënë në mënyrë të posaçme Jazidit në amanetin e tij se nëse Huseini refuzonte t’i jepte besimin ai duhej të kalonte mbi këtë çështje në heshtje dhe të mos e bënte të madhe, sepse i kishte kuptuar drejt pasojat shkatërruese që do të vijonin po qe se bëhej trysni mbi këtë çështje. Por për shkak të egoizmit të tij dhe pakujdesisë, Jazidi nuk e përfilli këshillën e babait dhe menjëherë pas vdekjes së babait të tij urdhëroi guvernatorin e Medinës ose ta detyronte Imam Huseinin t’i shprehte besim ose ta dërgonte kokën e tij në Damask.

Pasi guvernatori i Medinës e njoftoi Hasanin për këtë kërkesë, Imami, për të menduar për këtë çështje, kërkoi që të shtyhej pak dhe brenda natës u nis me familjen e vet drejt Mekkës. Ai kërkoi strehim në faltoren e Zotit e cila në Islam është vend zyrtar për strehim dhe siguri. Kjo ngjarje ndodhi nga fundi i muajit Raxhab dhe fillimi i Shabanit të vitit 60 të hixhrit. Gjatë afër katër muaj Imam Huseini qëndroi në Mekkë si refugjat. Ky lajm u përhap nëpër botën islamike. Nga një anë, shumë njerëz që ishin të lodhur nga poshtërsitë e sundimit të muavijëve dhe qenë edhe më të pakënaqur kur Jazidi u bë halif, korresponduan me Imam Huseinin dhe i shprehën keqardhjen e tyre për të. Nga ana tjetër, filloi të rridhte një vërshimë letrash, sidomos nga Iraku dhe sidomos nga qyteti Kufa, duke e ftuar Imamin të shkonte në Irak dhe të pranonte udhëheqjen e popullatës atje me qëllim të fillimit të një kryengritjeje për të kapërcyer të padrejtat dhe poshtërsitë. Natyrisht, situata e tillë ishte e rrezikshme për Jazidin.

Qëndrimi i Imam Huseinit në Mekkë vazhdoi deri në sezonën e haxhillëkut kur myslimanët nga e gjithë bota rridhnin në grupe drejt Mekkës për të kryer ritin e haxhit. Imami zbuloi se disa nga vijuesit e Jazidit kishin hyrë në Mekë si haxhinj me mision për ta vrarë Imamin gjatë ritit të haxhit me armët që ata i mbanin nën veshjen e posaçme të haxhilerëve (ihrami).

Imami i shkurtoi ritet e haxhillëkut dhe vendosi të ikte. Në mesin e turmës së madhe të njerëzve ai u ngrit dhe me një fjalim të shkurtër shpalli se do të nisej për Irak. Në këtë fjalim të shkurtër ai po ashtu deklaroi se ai do të martirizohej dhe i luti myslimanët t’i ndihmonin për ta arritur qëllimin që kishte ndër mend dhe t’u ofronte jetës së tyre rrugën e Zotit. Të nesërmen ai u nis me familjen e vet dhe një grup shokësh për në Irak.

Imam Huseini ishte i vendosur të mos ia jepte besimin Jazidit dhe e dinte fare mirë se ai do të vritej. Ishte i vetëdijshëm se vdekja e tij ishte e pashmangshme në sytë e fuqisë ushtarake të frikësuar të umevitëve, e përkrahur siç ishte nga korrupcioni në disa fusha, i rënies shpirtërore dhe i mungesës së fuqisë së vullnetit ndër njerëzit, sidomos në Irak. Disa nga njerëzit e dalluar të Mekkës i dolën në rrugë Imam Huseinit dhe e qortuan për rrezikun me lëvizjen që po bënte. Por ai u përgjigj se refuzonte t’i jepte besimin dhe të miratonte qeverinë e të padrejtave dhe tirane. Ai shtoi se e dinte që kudo që të shkonte ose të sillej, ai do të vritej. Ai do të ikte nga Mekka për të ruajtur respektin e shtëpisë së Zotit dhe të mos lejonte ai respekt të shkatërrohej duke iu derdhur gjaku atje.

Derisa ishte rrugës për Kufa dhe ende disa ditë udhëtimi jashtë qytetit, ai mori lajme se agjenti i Jazidit në Kufa kishte dënuar me vdekje përfaqësuesin e Imamit në atë qytet dhe po ashtu njërin nga përkrahësit e vendosur të Imamit i cili ishte një njeri i njohur në Kufa. Ua kishin lidhur këmbët dhe i kishin tërhequr nëpër rrugë. Qyteti dhe rrethina e tij ishin vendosur nën mbikëqyrje të rreptë kurse ushtarë të panumërt të armikut po e pritnin atë. Nuk i kishte mbetur rrugë e hapur pos të marshonte përpara dhe të ballafaqohej me vdekjen. Ishte pikërisht këtu kur Imami e shprehu vendosmërinë e tij përfundimtare të shkonte përpara dhe të martirizohej ; dhe kështu vazhdoi ai këtë udhëtim.

Përafërsisht shtatëdhjetë kilometra nga Kufa, në një shkretëtirë të quajtur Qerbela, Imami dhe suita e tij u rrethuan nga ushtria e Jazidit. Gjatë tetë ditëve ata ndejtën në këtë vend gjatë së cilës kohë ngushtohej qarku kurse numri i ushtrisë së armikut rritej. Më në fund Imami, me familjen e vet dhe një numër të vogël shokësh u rrethuan nga një armatë prej tridhjetë mijë ushtarësh. Gjatë këtyre ditëve Imami e kishte fortifikuar pozitën e vet dhe bëri zgjedhjen e fundit të shokëve të tij. Natën ai i ftoi shokët e tij dhe gjatë një fjalimi të shkurtër deklaroi se nuk kishte mbetur tjetër para tyre pos vdekjes dhe martirizimit. Ai shtoi se meqenëse armiku kishte të bënte vetëm me veten e tij, ai do t’i lironte ata nga të gjitha obligimet kështu që secili që dëshironte mund të ikte në errësirë të natës dhe të shpëtonte jetën. Pastaj ai urdhëroi të fikeshin dritat dhe shumica e shokëve të tij, të cilët e kishin shoqëruar për interes të tyre vetjak, u zhdukën. Mbetëm vetëm një grusht i atyre që donin të vërtetën – nja dyzetë nga ndihmësit e tij më të ngushtë – dhe disa nga Banu Hashimi.

Edhe një herë Imami i mblodhi ata që kishin mbetur dhe i vuri në provë. Ai iu drejtua shokëve të tij dhe farefisit hashimit duke u thënë përsëri se armiku kishte të bënte vetëm me të. Secili mund të përfitonte nga errësira e natës dhe të ikte nga rreziku. Por kësaj radhe shokët besnikë të Imamit u përgjigjën secili në mënyrën e vet se ata nuk do të shmangeshin as për një çast nga rruga e së vërtetës udhëheqës i së cilës ishte Imami dhe kurrë nuk do ta linin atë vetëm. Ata thanë se do ta mbronin familjen e tij deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe gjithë derisa të mundnin të mbanin shpatën.

Në ditën e nëntë të muajit, Imamit iu bë sfida e fundit nga armiku për të zgjedhur midis “besimit ose luftës”. Imami kërkoi një afat për të adhuruar gjatë natës dhe mori vendim të hynte në betejë ditën e nesërme.

Në ditën e dhjetë të Muharremit të vitit 61/680 Imami u rreshtua para armikut me grupin e tij të vogël të vijuesve, më pak se nëntëdhjetë njerëz që përbëhej nga dyzetë shokët e tij, nja tridhjetë anëtarë të armatës së armikut që iu bashkuan atij gjatë natës dhe ditës së luftës, dhe nga familja e tij hashimite prej fëmijësh, vëllezërish, nipash, mbesash dhe kushërinjsh. Atë ditë ata luftuan nga mëngjesi deri në frymën e tyre të fundit, kurse Imami, hashimitët e rinj dhe shokët e tij të gjithë ranë dëshmorë. Në mesin e të vrarëve qenë dy fëmijë të Imam Hasanit, të cilët kishin vetëm trembëdhjetë dhe njëmbëdhjetë vjet, si dhe një fëmijë pesëvjeçar dhe një foshnjë në gjinj e Imam Hasanit.

Armata e armikut, pasi mori fund lufta, e plaçkiti haramin e Imamit dhe i dogj tendat e tyre. Ata i prenë kokat e kufomave të dëshmorëve, i rropën dhe i hodhën përtoke pa i varrosur. Pastaj i morën anëtarët e haramit, të gjithë nga të cilët ishin gra dhe vajza të pafuqishme, së bashku me kokat e martirëve, dhe i çuan në Kufa.[70] Në mesin e të burgosurve ishin tre anëtarë meshkuj : një djalë njëzetedyvjeç i Imam Hyseinit, i cili qe shumë i sëmurë dhe nuk mund të lëvizte, gjegjësisht Ali ibën Huseini, Imami i katërt ; i biri i tij katërvjeçar, Muhamed ibën Aliu, i cili u bë Imami i pestë, dhe në fund Hasan Mathana, i biri i Imamit të dytë i cili ishte po ashtu dhëndër i Imam Huseinit, dhe i cili duke qenë i plagosur gjatë luftës, qëndronte midis të vdekurve. Atë e gjetën gati duke vdekur dhe me ndërmjetësimin e njërit nga gjeneralët nuk ia prenë kokën. Përkundrazi, ata e morën me të burgosurit në Kufa dhe prej atje e çuan në Damask, para Jazidit.

Ngjarja e Qerbelasë, zënia e grave dhe fëmijëve të familjes së Pejgamberit, dërgimi i tyre si të burgosur nga një qytet në tjetrin dhe fjalimet e mbajtura nga e bija e Aliut, Zejnebi, dhe Imami i katërt të cilët ishin në mesin e të burgosurve, i turpëruan umajadët. Keqtrajtimi i tillë i familjes së Pejgamberit e asgjësoi propagandën të cilën Muaviju e kishte bërë me vite. Kjo çështje arriti përpjestim të tillë saqë Jazidi publikisht i mohoi dhe i dënoi veprimet e agjentëve të tij. Ngjarja e Qerbelasë ishte faktori kryesor për rrëzimin e sundimit të umevitëve ndonëse efekti i saj u vonua. Ajo po ashtu i forcoi rrënjët e shiizmit. Në mesin e rezultateve të menjëhershme ishin revoltat dhe kryengritjet e kombinuara me luftëra të përgjakshme të cilat vazhduan gjatë dymbëdhjetë vjetëve. Në mesin e atyre që ishin instrument i vdekjes së Imamit asnjë nuk qe në gjendje të ikte nga hakmarrja dhe dënimi.

Secili që studion për së afërmi historinë e jetës së Imam Huseinit dhe të Jazidit dhe kushtet që mbizotëronin në atë kohë, dhe analizon kaptinën e historisë islamike, nuk do të ketë dyshim se në ato rrethana nuk kishte zgjidhje tjetër para Imam Huseinit pos që të vritej. Dhënia e betimit Jazidit do të thoshte që publikisht të tregohej përbuzje për Islamin, diçka që nuk ishte e mundshme për Imamin, sepse Jazidi jo vetëm që nuk tregonte fare respekt për Islamin dhe urdhrat e tij, por ai bëri edhe një demonstrim publik për nëpërkëmbjen e paturpshme të themeleve dhe të ligjeve të tij. Ata para tij, edhe në qoftë se i kundërshtonin urdhrat fetare, gjithmonë vepronin ashtu nën maskën e religjionit, dhe së fundit formalisht e respektonin religjionin. Ata krenoheshin se kishin qenë shokë të Pejgamberit të Shenjtë dhe të figurave të tjera fetare në të cilat besonte populli. Nga kjo mund të përfundohet se pohimi i disa interpretëve të këtyre ngjarjeve është i rrejshëm kur thonë se dy vëllezërit, Hasani dhe Huseini, kishin dy shije të ndryshme dhe se njëri e zgjodhi rrugën e paqes, kurse tjetri rrugën e luftës, kështu që njëri vëlla lidhi paqe me Muavijun ndonëse kishte një armatë prej dyzet mijë ushtarësh, kurse tjetri doli në luftë kundër Jazidit me një ushtri prej dyzet vetash. Sepse ne shohim se po ky Imam Husein, i cili refuzoi të jepte betimin para Jazidit për një ditë, jetoi dhjetë vjet nën sundimin e muavijëve, në të njëjtën mënyrë si i vëllai i cili po ashtu kishte duruar gjatë dhjetë vjetësh nën muavijët, pa i kundërshtuar ata.

Duhet të thuhet me të vërtetë se sikur Imam Hasani ose Imam Huseini të kishin luftuar kundër muavijëve ata do të ishin vrarë pa qenë fare të dobishëm për Islamin. Vdekjet e tyre nuk do të kishin pasur kurrfarë efekti para se të paraqitej politika në pamjen e drejtë të Muavijut, një politikan kompetent i cili theksonte se kishte qenë shok i Pejgamberit të Shenjtë, “i shkrimit të shpalljes” dhe “dajë i besimtarit” dhe i cili përdorte çdo dredhi të mundshme për ta ruajtur një maskë të religjionit për sundimin e tij. Për më tepër, me aftësinë e tij për ta ngrehur skenën për përmbushjen e dëshirës së tij ai do të kishte mundur t’i vriste ata nga vetë njerëzit e tyre dhe pastaj të parashihte një gjendje të dhëmbjes dhe të kërkonte t’ua nxirrte gjakun, pikërisht siç u përpoq të linte mbresën se ai po hakmerrej për vrasjen e halifit të tretë.

Imami i katërt

Imam Ali ibën Husein, me titull Zajn al-’abidin dhe Saxhad, ishte i biri i imamit të tretë, kurse gruaja e tij, mbretëreshë ndër gratë, e bija e Jazdigirdit, mbretit të Iranit. Ai ishte i vetmi djalë i Imam Huseinit që i mbeti gjallë, sepse tre vëllezërit e tjerë të tij, Ali Akbar, njëzetepesëvjeçar, Xhaferi pesëvjeçar dhe Ali Asghari (ose Abdallahu) i cili ishte foshnjë për gjiri, u martirizuan gjatë ngjarjes së Qerbelasë. Imami edhe e kishte shoqëruar babain e tij në atë udhëtim që mbaroi fatkeqësisht në Qerbela, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe pamundësisë për të bartur armë ose për të marrë pjesë në luftë, ai nuk mundi të merrte pjesë në atë luftë të shenjtë dhe nuk u martirizua. Kështu ai u dërgua me gratë në Damask. Pasi kaloi një kohë në burgim atë e dërguan me nderime në Medinë sepse Jazidi dëshironte të përvetësonte mendimin publik. Por për herë të dytë, me urdhrin e halifit Umevit, Abd al-Malikut, atë e lidhën me zinxhir dhe e dërguan nga Medina në Damask dhe përsëri e kthyen në Medinë.

Imami i katërt, pasi u kthye në Medinë, u tërhoq plotësisht nga jeta publike, e mbylli derën e shtëpisë së tij për të huajt dhe e kalonte kohën duke adhuruar. Ai kishte kontakt vetëm me elitën e shiitëve, si me Abu Hamzah Thumaliun, Abu Khalid Kabulin dhe të ngjashëm. Elita i përhapte ndër shiitët shkencat e religjionit të cilat i mësonin nga Imami. Në këtë mënyrë shiitëzmi u përhap bukur shumë dhe tregoi efektin e tij gjatë imamllëkut të imamit të pestë. Ndër veprat e Imamit të katërt është një libër i quajtur Sahifah saxhxhadijah. Ai përbëhet nga pesëdhjetë e shtatë lutje që kanë të bëjnë me shkencat më të larta hyjnore dhe njihet si “Psalmi i Familjes së Proetit”.

Imami i katërt vdiq (sipas disa rrëfimeve shiite i helmuar nga Valid ibën Abd al-Maliku me nxitjen e halifit umevit, Hishamit) në vitin 95/712 pas tridhjetë e pesë vjetve të imamllëkut.

Imami i pestë

Imami Muhamed Bakir (fjala bakir do të thotë ai që pret e qep ; titull i dhënë nga Pejgamberi) ishte i biri i Imamit të katërt dhe u lind në vitin 57/675. Ai ishte i pranishëm në ngjarjen e Qerbelasë, kur kishte katër vjet. Pas babait të tij, përmes Urdhrit Hyjnor dhe me dekretin e atyre që shkuan para tij, ai u bë imam. Në vitin 114/732 ai vdiq, sipas disa rrëfimeve shiite i helmuar nga Ibrahim ibën Valid ibën Abdallah, nipi i Hishamit, halifit umevit.

Gjatë imamllëkut të Imamit të pestë, si rezultat i padrejtësive të umevitëve, në disa kënde të botës islamike çdo ditë shpërthenin revolta dhe luftëra. Për më tepër, kishte grindje edhe brenda vetë familjes umevite të cilat e mbanin halifatin të zënë me punë dhe deri në një shkallë i lanë të qetë anëtarët e familjes së Pejgamberit. Nga ana tjetër, strategjia e Qerbelasë dhe dhuna nga e cila vuanin familja e Pejgamberit, nga të cilët Imami i katërt ishte mishërimi më i dukshëm, shumë myslimanë ishin tërhequr ndaj imamëve. Këta faktorë kombinoheshin për t’ua bërë njerëzve të mundur dhe sidomos shiitëve të shkonin në numër të madh në Medinë dhe të vinin në praninë e Imamit të pestë. Imamit të pestë iu paraqitën mundësitë për përhapjen e së vërtetës mbi Islamin dhe mbi shkencat e familjes së Pejgamberit, të cilat kurrë më parë nuk kishin ekzistuar për imamët para tij. Provë për këtë fakt janë traditat e panumërta të treguara nga Imami i pestë dhe një numër i madh njerëzish të shquar dhe të shkencës dhe shkollarësh shiitë të cilët ishin ushtruar nga ai në shkenca të ndryshme islamike. Këta emra janë të regjistruar në libra dhe biografi të njerëzve të famshëm të Islamit.

Imami i gjashtë

Imami Xhafari Sadik, i biri i Imamit të pestë, u lind në vitin 83/702. Ai vdiq në vitin 148/765, sipas traditave shiite, i helmuar dhe i martirizuar me intrigat e halifit abasid, Mansurit. Pas vdekjes së të atit ai u bë imam me Urdhrin Hyjnor dhe me dekretin e atyre që kishin ardhur para tij.

Gjatë imamllëkut të Imamit të gjashtë ekzistonin mundësi më të mëdha dhe klimë më e favorshme që ai të përhapte mësimet e religjionit. Kjo u shkaktua si rezultat i revoltave në vendet islamike, sidomos kryengritja e Musvadahut për ta rrëzuar halifatin umevit, dhe luftërat e përgjakshme të cilat në fund shpunë në rënien dhe zhdukjen e umevitëve. Kushtet më të mira për mësimet shiite ishin po ashtu rezultat i bazës së favorshme që kishte përgatitur Imami i pestë gjatë njëzet vjetve të imamllëkut të tij me anë të përhapjes së mësimeve të vërteta të Islamit dhe të shkencave të familjes së Pejgamberit.

Imami përfitoi nga rasti për t’i përhapur shkencat fetare deri në fund të imamllëkut të tij, i cili ishte i njëkohshëm me fundin e umevitëve dhe fillimin e halifatit të abasidëve. Ai i udhëzoi shumë studiues në fusha të ndryshme të shkencave intelektuale dhe transmetuese, si Zararah, Muhamed ibën Muslim, Mumin Tak, Hisham ibën Hakam, Aban ibën Taghlib, Hisahm ibën Salib, Hurajz, Hisham Kalbi Nassabah dhe Xhabir ibën Hajjan, alkimist. Madje edhe disa studiues të rëndësishëm sunitë, si Safjan Thavri, Abu Hanifah, themeluesi i shkollës juridike Hanafi, Kadi Sukuni, Qadi Abu’l Bakhtari dhe të tjerë, patën nderin të ishin studentë të tij. Thuhet se klasat e tij dhe sesionet e ligjëratave kanë dhënë katër mijë shkollarë të hadithit dhe të shkencave të tjera. Numri i traditave të ruajtura nga imami i pestë dhe i gjashti është më i madh se të gjitha hadithet që janë shënuar që nga Pejgamberi dhe dhjetë imamët e tjerë së bashku.

Por nga fundi i jetës së tij Imami ishte objekt i shumë kufizimeve që iu vunë nga halifi abasid, Mansuri, i cili urdhëroi torturë të tillë dhe vrasje të pamëshirshme të shumë pasardhësve të Pejgamberit të cilët ishin shiitë saqë veprimet e tij madje e kapërcejnë brutalitetin dhe pakujdesinë e umevitëve. Në këtë rend ata arrestoheshin në grupe, disa hidheshin në burgje të thella dhe të errëta dhe torturoheshin disa vdisnin, ndërsa të tjerëve ua prenin kokën, ose i varrosnin të gjallë ose i murosnin në themele ose midis dy mureve të ndërtesave, kurse muret ndërtoheshin mbi ta.

Hishami, halifi umevit, kishte urdhëruar të burgosej Imami i gjashtë dhe të sillej në Damask. Më vonë, Imami u arrestua nga Saffahu, halif abasid, dhe e sollën në Irak. Në fund, Mansuri e kishte burgosur përsëri dhe e kishte sjellë në Samarrah, ku e kishte mbajtur Imamin nën mbikëqyrje, ishte në çdo mënyrë i ashpër dhe i pasjellshëm ndaj tij, kurse shumë herë kishte menduar ta vriste.[78] Më vonë Imamit iu lejua të kthehej në Medinë ku e kaloi pjesën tjetër të jetës duke u fshehur, derisa e helmuan dhe e martirizuan me intrigat e Mansurit.

Me të dëgjuar lajmin e martirizimit të Imamit, Mansuri i shkroi guvernatorit të Medinës duke e udhëzuar të shkonte në shtëpinë e Imamit me pretekst për t’i shprehur ngushëllime familjes, për të kërkuar testamentin dhe amanetin e Imamit dhe për ta lexuar atë. Kushdo që ishte zgjedhur nga Imami si trashëgues dhe zëvendës i tij duhej t’i hiqej koka në vend. Natyrisht, qëllimi i Mansurit ishte t’i vënte fund gjithë çështjes së imamllëkut dhe frymëzimeve shiite. Kur guvernatori i Medinës, duke vijuar urdhërin, e lexoi amanetin dhe testamentin, ai pa se Imami kishte zgjedhur katër njerëz e jo një për ta plotësuar amanetin dhe testamentin e tij : vetë halifin, guvernatorin e Medinës, Abdallah Aftahun, djalin e madh të Imamit dhe Musain, të birin e tij të voglin. Në këtë mënyrë dështoi kurthi i Mansurit.

Imami i shtatë

Imami Musa Kazimi, i biri i Imamit të gjashtë, u lind në vitin 128/744 dhe u helmua dhe martirizua në burg më 183/799. Ai u bë imam pas vdekjes të të atit, përmes Urdhrit Hyjnor dhe me dekretin e të parëve të tij. Imami i shtatë ishte i njëkohshëm me halifët abasidë, Mansurin, Hadiun, Mahdiun dhe Harunin. Ai jetoi në kohë shumë të vështira, duke u fshehur, derisa më në fund Haruni shkoi në haxh kurse në Medinë kishte urdhëruar ta arrestonin Imamin derisa po lutej në Xhaminë e Pejgamberit. E lidhën me zinxhir dhe e burgosën, pastaj e çuan nga Medina në Basra dhe nga Basra në Bagdat, ku me vite të tëra e transferonin nga një burg në burgun tjetër. Më në fund vdiq në Bagdat në burgun Sindi ibën Shahak nga helmimi dhe u varros në varrezat e kurejshve të cilat tani gjenden në qytetin Kazimajn.

Imami i tetë

Imami Ali Rida ishte i biri i Imamit të shtatë dhe sipas të dhënave u lind në vitin 148/765 dhe vdiq më 203/817. Imami i tetë e arriti imamllëkun pas vdekjes së babait, përmes Urdhrit Hyjnor dhe dekretit të stërgjyshve të tij. Periudha e imamllëkut të tij përputhet me halifatin e Harunit dhe të bijve të tij Aminit dhe Mamunit. Pas vdekjes të të atit, Mamuni ra në konflikt me të vëllain Aminin gjë që shpuri në luftëra të përgjakshme dhe në fund në vrasjen e Aminit, pas së cilës Mamuni u bë halif. Deri në atë ditë politika e halifatit abasid ndaj shiitëve kishte qenë duke u bërë gjithnjë më e ashpër dhe më brutale. Nuk kalonte shumë e dikush nga përkrahësit e Aliut (‘alavis) ngrinte krye duke shkaktuar luftëra të përgjakshme dhe kryengritje të cilat i shkaktonin vështirësi dhe pasoja të mëdha halifatit.

Imamët shiitë nuk do të bashkëpunonin me ata të cilët i organizonin këto kryengritje dhe nuk do të përziheshin në punët e tyre. Shiitët e asaj kohe, të cilët përbënin një popullatë të konsiderueshme, vazhdonin t’i konsideronin imamët si udhëheqës të tyre fetarë ndaj të cilëve besimi ishte i obligueshëm dhe u besonin si halifë të vërtetë të Pejgamberit të Shenjtë. Ata konsideronin se halifati ishte larg nga autoriteti i shenjtë i imamëve të tyre, sepse halifati ishte bërë më shumë si gjyqet e mbretërive persiane dhe të perandorëve romakë dhe udhëhiqej nga një grup njerëzish më shumë i interesuar për sundimin e kësaj bote sesa për zbatimin e rreptë të parimeve të religjionit. Vazhdimi i një gjendjeje të tillë ishte i rrezikshëm për strukturën e halifatit dhe ishte kërcënim serioz i tij.

Mamuni mendoi për të gjetur një zgjidhje tjetër të këtyre vështirësive, të cilat politika shtatëdhjetëvjeçare e paraardhësve abasidë nuk kishte qenë në gjendje të zgjidhte. Për ta përmbushur këtë qëllim ai e zgjodhi Imamin e tetë si zëvendës të tij, duke shpresuar në këtë mënyrë për t’i kapërcyar dy vështirësi: para së gjithash t’i pengonte pasardhësit e Pejgamberit të ngrihnin krye kundër qeverisë meqenëse ata do të përziheshin vetë në qeveri, dhe së dyti, të shkaktonte që njerëzit të humbnin besimin e tyre shpirtëror dhe lidhjen e brendshme me imamët. Kjo do të përmbushej duke i bërë imamët të tërhiqeshin pas çështjeve botërore dhe politikës së vetë halifatit, e cila gjithmonë ishte konsideruar nga shiitët se ishte e ligë dhe e ndyer. Në këtë mënyrë, organizimi i tyre fetar do të dërrmohej dhe ata nuk do të paraqitnin më kurrfarë rreziku për halifatin. Pa dyshim, pas përmbushjes së këtyre qëllimeve, heqja e imamit nuk do të paraqiste kurrfarë vështirësie për abasidët.

Për ta vënë këtë vendim në veprim, Mamuni e luti Imamin të vinte nga Medina në Marv. Posa kishte arritur aty, Mamuni i ofroi atij së pari halifatin dhe pastaj trashëgimin e halifatit. Imami kërkoi falje dhe e refuzoi propozimin, por më në fund qe shtyrë të pranonte trashëgiminë, me kusht që ai nuk do të përzihej në çështjet qeveritare ose në caktimin dhe në shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë.

Kjo ngjarje ndodhi në vitin 200/814. Por së shpejti Mamuni e kuptoi se kishte bërë një gabim, sepse shiizmi përhapej shpejt, u shtua lidhja e popullatës me Imamin dhe Imamit iu bë një pritje mahnitëse nga njerëzit e madje edhe nga armata dhe përfaqësuesit e qeverisë. Mamuni u përpoq të gjente zgjidhje për këtë vështirësi dhe organizoi që të helmohej dhe të martirizohej Imami. Pas vdekjes Imami u varros në qytetin Tus të Iranit, i cili tani quhet Mashhad.

Mamuni i kushtoi interesim të madh përkthimit të veprave mbi shkencat intelektuale në gjuhën arabe. Ai organizoi tubime në të cilat shkollarët e religjioneve dhe sekteve të ndryshme tuboheshin dhe zhvillonin biseda shkencore dhe shkollare. Edhe Imami i tetë merrte pjesë në këto tubime dhe merrte pjesë në bisedat me shkollarët e religjioneve të tjera. Shumë nga ato debate janë shënuar në përmbledhjet e haditheve shiite.

Imami i nëntë

Imami Muhamed Taki (ndonjëherë i quajtur Xhavad dhe Ibën al-Rida) ishte i biri i Imamit të tetë. Ai u lind në vitin 195/809 në Medinë dhe sipas rrëfimeve shiite u martirizua më 220/835, i helmuar nga gruaja e tij, e bija e Mamunit, e nxitur nga halifi abasid Mutasimi. U varros pranë gjyshit të vet, Imamit të shtatë, në Kazimajn. Ai u bë imam pas vdekjes së babait përmes Urdhrit Hyjnor dhe me dekretin e gjyshërve të tij. Në kohën e vdekjes së babait ai ishte në Medinë. Mamuni e thirri në Bagdat, i cili atëhetë ishte kryeqytet i halifatit dhe formalisht u tregua shumë i kujdesshëm me të. Ai madje ia dha Imamit të bijën për grua dhe e mbante në Bagdat. Në të vërtetë ai donte në këtë mënyrë ta mbante nën vështrimin e vet si nga jashtë ashtu edhe nga vetë shtëpia e tij. Imami kaloi pak kohë në Bagdat, dhe pastaj me pajtimin e Mamunit u nis për në Medinë ku mbeti deri në vdekjen e Mamunit. Kur Mutasimi u bë halif ai e thirri Imamin prap në Bagdat, dhe siç pamë, përmes gruas së Imamit e helmoi dhe e mbyti.

Imami i dhjetë

Imami Ali Naki (ndonjëherë i referohet me titullin Hadi) ishte i biri i Imamit të nëntë. Ai u lind në vitin 212/827 në Medinë dhe sipas vlerësimeve të shiitëve u martirizua përmes helmimit nga Mutazi, halif abasid, më 254/868.

Gjatë jetës së tij Imami i dhjetë ishte bashkëkohës me shtatë halifë abasidë : me Mamunin, Mutasimin, Vathikun, Mutavakilin, Muntasirin, Mustainin dhe Mutazin. Ishte koha e sundimit të Mutasimit, më 220/835, kur i vdiq i ati nga helmimi në Bagdat. Në atë kohë Ali ibën Muhamed Naki ishte në Medinë. Atje ai u bë imam përmes Urdhrit Hyjnor dhe dekretit të imamëve para tij. Ai qëndroi në Medinë duke ligjëruar shkenca fetare deri në kohën e Mutavakilit. Në vitin 234/857, si pasojë e disa ngarkesave të rrejshme që ishin bërë, Mutavakili e urdhëroi një nga zyrëtarët e tij qevetitarë për ta ftuar Imamin nga Medina në Samarrah i cili atëherë ishte kryeqytet. Ai vetë i shkroi një letër Imamit me plot sjellje të mira duke e lutur që të vinte në kryeqytet ku do të mund të takoheshin.[90]

Posa arriti në Samarrah Imamit i treguan respekt formal dhe sjellje të mirë. Megjithatë, po në atë kohë Mutavakili provonte me të gjitha mënyrat për t’i krijuar telashe dhe për ta turpëruar. Shumë herë e thirrte Imamin në prani të tij me qëllim që të vritej ose të turpërohej, kurse shtëpinë ia bastisnin.

Për armiqësinë e tij ndaj familjes së Pejgamberit Mutavakili nuk kishte shoq të barabartë ndër halifët abasidë. Ai sidomos e kundërshtonte Aliun, të cilin e shante haptas. Madje urdhëroi një palaço për ta përqeshur Aliun në një banket argëtues. Në vitin 237/850 ai urdhëroi që të shembeshin përtoke mauzoleumi i Imam Huseinit në Qerbela dhe shumë shtëpi përreth tij. Pastaj varrit të Imamit ia kthyen ujin. Ai urdhëroi që trolli i varrit të lavrohej dhe të kultivohej kështu që të harrohej çdo gjurmë e varrit.[91] Gjatë jetës së Mutavakilit kushtet e jetës së pasardhësve të Aliut në Hixhaz kishin arritur një shkallë aq të mjerë saqë gratë e tyre nuk kishin velo për t’u mbuluar. Shumë prej tyre kishin vetëm një vel të vjetër të cilin e banin në kohën e lutjeve të ditës. Trysni të ngjashme me këto ishin bërë mbi pasardhësit e Aliut që jetonin në Egjipt. Imami i dhjetë i pranoi me durim torturat dhe mjerimet e halifit abasid Mutavakilit derisa vdiq halifi dhe të cilin e trashëguan Muntasiri, Mustaini dhe në fund Mutazi, intrigat e të cilit çuan derisa të helmohej dhe martirizohej Imami.

Imami i njëmbëdhjetë

Imami Hasan Askari, i biri i Imamit të dhjetë, u lind në vitin 232/845 dhe sipas shumë burimeve shiite u helmua dhe vdiq më 260/872 me shtytjen e halifit abasid Mutamidit. Imami i njëmbëdhjetë e fitoi imamllëkun pas vdekjes së babait të tij fisnik, përmes Urdhrit Hyjnor dhe me anë të dekretit të imamëve të mëparshëm. Gjatë shtatë vjetve të imamllëkut të tij, për shkak të kufizimeve të papara që ia bënte halifati, ai jetonte duke u fshehur dhe shtirur (takijah). Ai nuk kishte pasur kurrfarë kontakti shoqëror madje as me njerëzit e rëndomtë në mesin e popullatës shiite. Vetëm elita e shiitëve kishin mundësi ta shihnin. Megjithatë, pjesën më të madhe të kohës së tij e kaloi në burg.

Në atë kohë kishte trysni të jashtëzakonshme për shkak se popullata shiite kishte arritur një shkallë të konsiderueshme si në numër ashtu edhe në fuqi. Çdokush e dinte se shiitët i besonin imamllëkut, kurse edhe identiteti i imamëve shiitë dihej. Prandaj, halifati i mbante imamët nën mbikqyrjen e tij të ngushtë më shumë se kurdo herë më parë. Ai provoi të gjitha mundësitë dhe planet e fshehta për ta hiqur dhe për ta shkatërruar. Halifati gjithashu kishte marrë vesh se elita e shiitëve besonte se Imami i njëmbëdhjetë, sipas traditave të cituara nga ai si dhe nga gjyshërit e tij, do të kishte një djalë i cili ishte Mahdiu i premtuar. Ardhja e Mahdiut ishte paraparë në hadithe të mirëfillëta të Pejgamberit si në burimet sunnite ashtu edhe në ato shiite.

Për këtë arsye Imami i njëmbëdhjetë, më shumë se imamët e tjerë, mbahej nën vështrim prej së afërmi nga halifati. Halifi i asaj kohe kishte vendosur përfundimisht t’i jepte fund imamllëkut të shiitëve duke përdorur gjithfarë mjetesh të mundshme dhe të mbyllte derën e imamllëkut një herë e përgjithmonë.

Prandaj, posa arriti lajmi i sëmundjes së Imamit të njëmbëdhjetë Mutamidit, ai e dërgoi një mjek dhe disa nga agjentët dhe gjyqtarët e tij të besueshëm në shtëpinë e Imamit për të qëndruar me të dhe për të vështruar gjendjen e tij dhe situatën në shtëpinë e tij gjatë gjithë kohës. Pas vdekjes së Imamit, ata e hulumtuan shtëpinë kurse të gjitha robëreshat e tij u ekzaminuan nga një mami. Gjatë dy vjetve agjentët e fshehtë të halifit kërkonin trashëgimtarin e Imamit derisa më në fund e humbën shpresën. Imami i njëmbëdhjetë u varros në shtëpinë e tij në Samarrah pranë babait të tij fisnik.

Këtu duhet të përkujtohet se gjatë jetës së tyre imamët i ushtruan shumë qindra shkollarësh të religjionit dhe të hadithit, dhe pikërisht këta shkollarë e kanë përcjellë deri te ne informacionin për imamët. Për të mos e zgjatur më këtë çështje, lista e emrave dhe e veprave të tyre dhe biografitë e tyre nuk janë përfshirë këtu.

Imami i dymbëdhjetë

Mahdiu i premtuar, i cili zakonisht zihet ngoje me titullin e tij Imam-i Asr (Imami i “Periudhës”) dhe Sahib al-Zaman (Zoti i Kohës), është i biri i Imamit të njëmbëdhjetë. Emrin e ka të njëjtë me atë të Pejgamberit të Shenjtë. Ai u lind në Samarrah më 256/868 dhe deri më 260/872, kur u martirizua babai i tij, jetonte nën kujdesin dhe tutelën e të atit. Ai fshihej të mos e shihnin haptas dhe vetëm disa veta nga elita e shiitëve qenë në gjendje ta njihnin.

Pas martirizimit të babait ai u bë imam dhe me Urdhrin Hyjnor shkoi në fshehtësi (ghajbat). Kështu ai u paraqitej vetëm ndihmësve të tij (naib) po edhe atëherë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Imami si zëvendës të tij e zgjodhi për një kohë Uthman ibën Said Umarin, njërin nga shokët e babait dhe të gjyshërve të tij i cili ishte mik i tij i besueshëm dhe besnik. Përmes zëvendësit të tij Imami u përgjigjej kërkesave dhe pyetjeve të shiitëve. Pas Uthman ibën Saidit, zëvendës i Imamit u emërua i biri i tij Muhamed ibën Uthman Umari. Pas vdekjes së Muhamed ibën Osmanit, Abul Kasim Husein ibën Ruh Navbakhti ishte zëvendës i posaçëm, dhe pas vdekjes së tij në këtë detyrë ishte zgjedhur Muhamed Simari.

Disa ditë para vdekjes së Ali ibën Muhamed Simarit në vitin 329/939, u lëshua një urdhër nga Imami duke thënë se brenda gjashtë ditëve do të vdiste Ali ibën Muhamed Simari. Prej këtu zëvendësimi special i imamit do të merrte fund dhe do të fillonte fshehtësia kryesore (ghajbat-i kubra) dhe do të zgjasë deri në ditën kur Zoti do t’i japë leje Imamit të shfaqet.

Fshehtësia e Imamit të dymbëdhjetë, pra, ndahet në dy pjesë : e para, fshehtësia e vogël (ghajbat-i sughra) e cila filloi më 260/872 dhe mori fund 329/939, duke zgjatur rreth shtatëdhjetë vjet; pjesa e dytë, shehtësia kryesore e cila filloi më 329/939 dhe do të zgjasë sa të dojë Zoti. Në një hadith mbi autenticitetin e të cilit pajtohet secili, Pejgamberi i Shenjtë ka thanë : “Po të duhej të mbetej në jetën e kësaj bote vetëm një ditë, Zoti do ta zgjaste atë ditë derisa Ai të dërgojë në të një njeri nga komuniteti dhe familja ime. Emri i tij do të jetë i njëjtë me timin. Ai do ta mbushë botën me barazi dhe drejtësi ashtu siç ishte mbushur me dhunë dhe tirani.”

Kategori
Uncategorized

Rilindja e bllokut ne diplomaci:

Albanian's leader of the opposition Socialist Party Edi Rama speaks during a protest in Tirana

Që nga misioni ynë në OKB e deri tek OSBE-ja dhe Izraeli, Edi Rama ka përzgjedhur si përfaqësues të politikës së tij të re, të bijtë apo nipat e nomenklaturës së Bllokut komunist, ku spikasin pasardhësit e Lenka Çukos, Xhelil Gjonit apo Ismail Lleshit

Faktet

Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nip i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB

Ravesa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar PPSH-je në Tiranë dhe ministër Mbrojtjeje, mbesë në familjen Kapo propozohet si ambasadore në OSBE

Bardhyl Nimet Canaj, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe Dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador i ri në Izrael

Fatos Reka, i biri i Iljaz Rekës, sekretar i parë i PPSH në Durrës dhe eksponent i Sigurimit të Shtetit propozohet si ambasador në Zvicër

-Adia Bulent Sakiqi, mbesa e sekretarit personal të diktatorit dhe kushërirë e Nexhmije Hoxhës është tashmë ambasadore në Holandë

Kryeministri Edi Kristaq Rama, me anë të ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Sulejman Bushati po bëhet gati të propozojë një sërë emrash që nuk janë gjë tjetër veçse militantë të Partisë së Punës së Shqipërisë, përfaqësues të denjë të baballarëve e gjyshërve të tyre. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kategorie të aftësh apo njerëzish që kanë habitur dynjanë, por vetëm për një grup personash të cilët janë vetëm nomenklaturë e regjimit të shkuar stalinist. “Rilindasit” e rinj të diplomacisë, nuk vijnë në këtë fushë për kurrfarë dëshirë për t’i shërbyer vendit, por për të çuar te rruga e baballarëve atë që ata nuk mundën ta vazhdojnë me regjimin e tyre kriminal.

Me këto propozime Edi Rama po tregon një dashuri të madhe për trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste, sepse atje gjen rrënjët dhe frymëzimin.

Më poshtë po bëjmë një përshkrim të disa prej tyreve që presin të propozohen zyrtarisht.

-Ilir Xhelil Gjoni (1962), propozohet ambasador në OKB. Deri tani është ambasador në Zvicër.

Babai i tij, së fundmi ishte anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, ndërsa gjyshi Hysni Kapo, një prej xhelatëve të diktaturës komuniste, zëvendës për shumë vite i diktatorit Enver Hoxha.

Gjoni ka pasur edhe funksione të tjera më parë në qeveritë socialiste si ministër i Mbrojtjes apo i Rendit Publik.

-Fatos Iljaz Reka (1952), propozohet ambasador në Zvicër. Vjen në karrierë si djali i sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së në Durrës e rrethe të tjera dhe ish-kryetar i Kuvendit Popullor. Por po ashtu vjen nga një përvojë jopozitive në armën e Sigurimit të Shtetit.

-Bardhyl Nimet Canaj (1959), propozohet ambasador ne Izrael. Merita e tij është se është djali i Nimet Canajt (nga Hormova e Tepelenës), ish sekretar i parë në komitete të PPSH-së dhe se është martuar me shoqen Alma Nasi Çuko. Alma ka për nënë ish mjelësen Lenka Çuko e cila u bë sekretare e KQ të PPSH-së. Vëllai i Bardhylit, Besniku, ka qenë kryetar i Degës së 5-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, me strehim në “Shtëpinë me gjethe” që Edi Rama e ka fort për zemër. Besohet se ky është një prej njerëzve që mallëngjeu kryeministrin Rama me gënjeshtra fort të pabesueshme që na kumtuan se injorantët e Sigurimit të Shtetit kishin bërë “blerje të fuqishme” teknologjike, në një kohë që ato ishin marrë nëpër kinkaleritë e Europës.

-Ravesa Ismail Lleshi (1976) propozohet ambasadore ne Vjene për në OSBE. Babai i saj ka qenë sekretar i PPSH në Tiranë dhe në qeverinë socialiste ministër i Mbrojtjes. Ravena si mbesë e Lleshëve, por edhe mbesë Vlore te Kapot, ka shumë për të bërë në drejtim të forcimit të luftës së klasave kundër armiqve të partisë.

-Adia Bulent Sakiqi (1977) është tashmë ambasadore në Holandë. E vetmja meritë e saj është fakti se ajo është mbesa e shokut Zeqi Rexhep Agollit (1923). Kjo ka nënë Elira Zeqi Agollin (Sakiqi). Gjysh Zeqiu është kushëri me shoqen Nexhmije Hoxha, element mjaft i rëndësishëm biografik ky për karrierë në Partinë Socialiste. Ky emërim bëhet pasi në shtëpinë e Zeqiut është strehuar shoku Enver gjatë luftës. Aty partia jonë ka shpartalluar disa “fraksione”. Po ashtu shoku Zeqi ka qenë sekretari i parë i shokut Enver pas lufte. Ai vijoi të japë kontribut në diplomacinë komuniste për të shpartalluar diplomacinë kapitaliste e revizioniste. Adia është martuar me Vandecateele Tom Louis në Leuven Belgjikë.

-Albana Lufti Dautllari (1976), specialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme, propozohet si ambasadore për shkak se babai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH-së në Korçë. Kjo është merita e vërtetë për karrierë

Kategori
Uncategorized

Rama e tradhetoj Kosoven ne Beograd.

A user's photo.

TOP SECRET

Kryeministri Edi Rama tradhtoje Kosoven ne Beograd

Plani sekret i Edi Rames per te tradhtuar Kosoven eshte pargaditur para 12 jave ne Moskave ne bashkpunim me BIA-SHISH dhe FSB.
Ky plan eshte pargaditur mbas takimit strategjike qe u rralizua ne konferencen gusht 2014 ne Berlin,qe Znj.Angela Merkel kishe propozuar projektin e 340 milion eurove qe Kosova te perfshihet ne linjen Hekurudhore Beograd-Tivar,qe do ti sjellte ekonomis Kosovare miliona euro.

Ky plan stretegjike i Angela Merkel nuk i ka konvenuar Serbis,prandaj ne bashkpunim me Edi Ramen kan organizuar takimin ne Beograd per te anuluar kete projekte strategjike per zhvillimin ekonomik te Kosoves.

Kjo linje hekurudhore i mundsonte Kosoves dalje ne detin adriatik,permes Pejes ne drejtim te Belljo poljes-Sjenices dhe ne fund ne Tivar,qe do te rralizonte edhe planet strategjike te Angela Merkel qe Kosova te kishte dalje ne detin Adriatik.

Per kete Edi Rama,ne bashkpunim me Serbin dhe strukturat e tyre intelegjente SHISH – BIA,se pari inskenuan skandalin politik ne stadionin e Partizanit gjate lojes Shqiperi-Serbi,qe te dyja palet te dilin viktima para opinionit nderkombetare,kjo si shkas qe Kosova te jete ne qender te vemendjes ne mediat e serbis,si shkaktare e konfliktit kamuflazhe Shqiperi-Serbi.

Kete taktik Edi Rama e vazhdoje me mjeshtri te madhe edhe gjate takimit te dt.10 nentor 2014 ne Beograd,ku e tradhtoje Kosoven ne aspektin politik dhe ekonomik,duke rralizuar keshtu planet strategjike te serbis qetnike.

Edi Rama agjenden e tij sekrete ne bashkpunim me strukturat intelegjente te Serbis per takimin e 10 nentorit 2014 nuk e beri publike ne faqen zyrtare te kryeministris se Shqiperis,kete plan e dinte vetem Edi Rama dhe keshilltaret e tij nga BIA Shkelzen Maliqi dhe Beton Haxhiu.

Edi Rama takimin e pare sekret e rralizoje ne airoportin Nikolla teslla ne Beograd per te tradhtuar interesat strategjike te Kosoves ku ne takim ishin me Ministrin e punve te mbrendshme Nebojsha Stefanovic dhe Drejtorin e zyres per Kosove dhe Metohi ne qeverin e Serbis Marko Gjuric,ku eshte biseduar per formimin e autonomis per 8 komunat serbe ne Kosove.

Ndersa Edi Rama gjate bisedes me kryeministrin Aleksander Vucic eshte vendosur per anulimin e pjesmarrjes se Kosoves ne linjen hekurudhore Beograd-Tivar te propopzuar nga Znj.Angela Merkel ne koncerencen e Berlinit ne gusht 2014.

Per kete tradhti te Edi Rames ndaj Kosoves si ne aspektin ekonomik dhe ate politik,eshte SHPERBLYER nga Aleksander Vucic me nje deklarat per media,te derigjuara nga gazetat Kurir,Gazeta ZERI,gazeta Tribuna,te cilat i kan finanncuar ne bashkpunim me Edi Ramen,gjate takimeve ne Beograd,Presheve dhe Prizren.

Kryeradaktorja e gazetes ZERI Arbana Xharra eshte shperblyer me 228.000 euro nga agjentet e Edi Rames permes fondacionit SOROS dhe ne prapasken permes agjentit te BIA Shkelzen Maliqit,me te cilin jane takuar dhe kan bashkpunuar edhe gjate vitit 2012, 2013,ndersa Arbana Xharra eshte takuar edhe me Edi Ramen ne vitin 2013 ne Prizren gjate Doku-fest.

Pervq gazetes ZERI qe ka mbuluar propaganden mediale te Edi Rames dhe tradhtis se tij ndaj Kosoves ne Beograd,jane financuar edhe gazetat Tribuna dhe Kurir,ku njera eshte paguar qe ta bej Edi Ramen Hero te shqiptarve,ndersa gazeta Kurir e Serbis qe ta parqes si nacionalist.

E gjithe kjo taktik mediale e organizuar nga Kosova,Tirana dhe Beogradi per ta paraqitur tradhtin e Edi Rames si nje fitore e Edi Rames per Kosoven,ka patur sukses ne manipulimin e opinionit Shqiptare,ne Kosove-Shqiperi dhe Diaspore.

Diplomacit perndimore,pasi qe mesuan per tradhtin e Edi Rames ne Beograd,e sygjeruan kryeministrin Hashim Thaqi qe mos ta takoje Edi Ramen ne Prizren,per ate arsye Thaqi e dergoje Ministrin e punve te jashtme Enver Hoxhaj ne takim me Edi Ramen,qe kete tradhti ta paraqes para Brukselit dhe Berlinit si nje qeshtje te jashtme te politikes Kosovare.

Partit politike dhe lideret e tyre te Kosoves,e veqanerisht Levizja Vetvendoje,nuk jane prononcuar deri me tani per tradhtin e Edi Rames ndaj Kosoves,dhe perzrijes ne punet e mbrendeshme te Kosoves, qe ka rralizuar ne Beograd,dhe eshte momenti i fundit qe te reagojne per kete tradhti,pasi qe jane ne rrezik interesat strategjike te Republikes se Kosoves,nga bashkpunimi sekrete i Edi Rames me strukturat intelegjente te Serbis qetnike.

Komentet qe jane jashte temes do te largohen menjehere pa diskutim me asnjerin prej juve.

Kategori
Uncategorized

Emisioni “Fiks Fare” Policija kufitare ju kerkon te rinjve nga 30 deri ne 50 euro per vulen ne pasaporta

 

Policia e Ramës po kthen “vizat” në kufi, 50 euro për të kaluar

Emisioni “Fiks Fare” sjell fakte për mënyrën sesi trajtohen të rinjtë shqiptarë në pikat e kalimit kufitar, nga policia shqiptare por edhe ajo e vendeve fqinje.
Punonjësit e policisë, në disa pika të kalimit kufitar u kërkojnë 3 të rinjve shqiptarë nga 30-50 euro për të vulosur pasaportat e tyre, me justifikimin se nuk kanë garanci nga personi pritës. Tre të rinj iu drejtuan zyrave të emisionit “Fiks Fare” në kompleksin e ri të Top Channel, për shkak të problemit që hasin ata sa herë dalin jashtë shtetit. “Policia jonë kufitare na hap gjithmonë probleme, na kërkojnë lekë, përndryshe nuk na lënë të kalojmë lirshëm. Ne jemi qytetarë të rregullt, pa pasur as ndalim lëvizjeje të lirë në Schengen, as nuk jemi të kërkuar nga drejtësia, thjesht na kërkojnë lekë. E kemi vënë re këtë problem sa herë udhëtojmë për në vendet e Schengenit si turistë, por edhe në vendet fqinje me ne, si Maqedonia, apo edhe më larg në Kroaci. Edhe aty ku ne mund të kalojmë lirshëm, vetëm me kartë identiteti, sërish kërkohet lekë. Justifikohen sikur duhet të kemi lekë me vete, apo garanci, por edhe kur i kemi këto, përsëri na lënë mënjanë dhe na kërkojnë nga 20-30 euro për person, për veten e tyre. Nuk shkojmë për të punuar diku tjetër, thjesht si turistë, as afatin e qëndrimit 90 ditor në këto vende nuk e kemi shkelur ndonjëherë. Përkundrazi kemi qenë mëse korrektë”, thonë të rinjtë, të cilët theksojnë se këto parà nën dorë ua kërkojnë oficerët e Policisë sonë Kufitare, qoftë shefat e mëdhenj kur janë të pranishëm, ashtu dhe policët e thjeshtë.
Njëri prej tyre u shpreh se përveç policëve shqiptarë janë edhe ata maqedonas e serbë që kërkojnë ryshfet. “40 euro për person kërkojnë policët serbë”, tha ai, duke shtuar se “nuk është as pagesë me faturë, as taksë e kalimit në këto vende, por e bëjnë thjesht për shqiptarët”.
“Duan thjesht t’i marrin për vete. Na thonë ose na jepni kaq euro, ose ju kthejmë mbrapsht. Më ndodhi kështu edhe kur po ikja për në Rumani. Më kërkuan lekë, nuk ua dhamë, na mbajtën për 30 minuta dhe na kthyen mbrapsht. Kudo që kemi paguar lekë na kanë lejuar të kalojmë”, thotë tjetri.
Pra, nuk bëhet fjalë as për persona të kërkuar nga drejtësia, nga Interpoli apo ndonjë institucion tjetër, as për “espuls” nga vendet Schengen, ndaj dhe “Fiks Fare” nisi investigimin.

Në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit

Polici: Nëse ka ndonjë, që e di që ka ndonjë problem me pasaportën, më mirë të më thotë tani, sesa më vonë.
Qytetari 1: Jo, jo.
Polici: Çfarë jeni ju nër veti mor vlla?
Qytetari 2: Ne të tre jemi bashkë.
Polici: Jo, pyeta çfarë jeni. A njiheni?
Qytetari 2: Ne të tre po.
Polici: Dukeni si me qenë binjakë mor vëlla. Ato që nuk kishin probleme, kuptohet ajo punë që të mos i vonojmë.
Polici: Sa ke ndryshuar mor burrë. 16.02, pse ke bërë pasaportë tani mor burrë?
Qytetari 1: Aha, ajo e para (pasaporta e vjetër) m’u prish, prandaj.
Polici: Pa dashje, eee?
Qytetari 1: Po, pa dashje.
Polici: Ty po të ngjan? Apo më bëjnë sytë mua?
Qytetari 1: Po unë jam, çfarë ndryshimi ka? Ja karta e identitetit.
Polici: Leje kartën, leje. Ti ku do vesh, do ikësh në Gjermani?
Qytetari 1: Po jo mo, unë jam.
Shoferi i autobusit: Shiko këtu mor djalë, unë jam duke të besuar, ok? Po, po, i njëjti është, pa merak.
Polici: Nga je ti mor djalë?
Qytetari 1: Nga Mallakastra.
Polici: I padëshirueshëm je ti.
Qytetari 1: Jo pra, ja të sqaroi vëllai. Shikoje tani dhe… ja prandaj është ajo. Shikoje, lexoje të gjithën. Është nga ambasada dhe është në rregull.
Polici: Tani je ti i deportuar, apo jam unë?
Qytetari 1: Po unë mo unë…
Polici: Unë po të them që je i deportuar. Nuk je duke shkuar as në Greqi, atje ku e ke marrë këtë, as…
Polici: Të dalësh, të presësh atje…
Shoferi i autobusit: Sa lekë ke aty? Sa ke me vete? Sa?
Qytetari 1: 70 euro.
Shoferi i autobusit: I ke me vete?
Qytetari 1: Po.
Qytetari 1: Por ne i kemi prerë biletat. Të paktën t’i japim 50 euro.
Shoferi i autobusit: Ku? S’ke shanse. S’ke shanse.
Qytetari 1: Kam kaluar këtu më përpara dhe me 20 euro. Ti je shoferi tani? Apo punon aty?
Shoferi i autobusit: Jam shoferi.
Shoferi i autobusit: Më jep një 30 euroshe, ta provoj me 30. Po bëri mirë, po s’bëri…
Qytetari 1: 30 euro për 2 veta?
Shoferi i autobusit: Po jo mor djalë. Ku ka 30 euro dy veta?! Kanë për të të kthyer, për Zotin!
Shoferi i autobusit: Po ti, të lutem or djalë, unë them…
Qytetari 1: Po jemi 3 veta. Unë, ky dhe një çun tjetër.
Shoferi i autobusit: Po nuk ke shanse mor djalë, ti ke lëvizur.
Shoferi i autobusit: Po të lutem mor djalë, unë them çfarë thotë ai, jo unë. Çfarë të bëj unë? Ç’të bëj?
Shoferi i autobusit: Mor zotëri, e kupton? I kupton gjërat? Bjeri 30 (euro), ta provojmë me 30 (euro). Orë ty s’të kalon as me 50 (euro).
Qytetari 1: Jo mo në rregull jam unë. Të japim një 20-she të paktën.
Shoferi i autobusit: Do t’i nxjerr unë nga xhepi im?
Qytetari 1: Po nuk kemi more?
Shoferi i autobusit: Po mirë, unë po i çoj 20. Po më tha gjë, po të them…
Fiksi: Mirë.
Shoferi i autobusit: Ok, bjeri.
Qytetari 1: Na vllai këtu.
Shoferi i autobusit: Sa lekë ke me vete ti?
Qytetari 1: Po kam edhe 100 euro.
Shoferi i autobusit: Hajde çuna bëni nga një 50 euroshe gati.
Fiksi: Sa, 50 euroshe? Shumë o vlla…
Shoferi i autobusit: Po.
Qytetari 1: Shumë është.
Shoferi i autobusit: Ju jeni të katërt bashkë…
Fiksi: Po nga një 20-she (euro) mor burrë, se s’kena 50-she.
Shoferi i autobusit: Më jep 100 euro tani. Futi edhe 100 euro për këtë. Edhe për këtë çunin tjetër.
Fiksi: Aman se s’kena më lekë mor burrë.
Shoferi i autobusit: Merr vesh ti apo nuk merr vesh?
Fiksi: Na mbytët or burrë, aman mor burrë.
Shoferi i autobusit: Po për Zotin, çfarë të bëjmë?
Fiksi: Se 20 (euro) t’i dha ai çuni tjetër. A t’i dha 20 (euro)?
Shoferi i autobusit: Ok.
Fiksi: Sa ke aty?
Shoferi i autobusit: 90 euro.
Shoferi i autobusit: Me 50 euro nuk iu lejon me kalu. Po e provoj tani, po rri e po shkoj aty të dëgjoj se çfarë do të thotë.
Shoferi i autobusit: Kush është A…
Qytetari 2: Ja ai, ai është.
Shoferi i autobusit: Ti, ok.
Fiksi: A e vulose?
Shoferi i autobusit: A jemi në rregull këtu?
Fiksi: Në rregull.
Qytetari 2: Në rregull, rrofsh.
Fiksi (një tjetër qytetari): 50 euro të mori ty?
Qytetari: 50 euro, bëra llafe me të.
Fiksi: Sa të mori edhe njëherë?
Qytetari: 50.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës

Punonjësi i policisë: Garanci keni?
Qytetari 1: Jo, s’kemi shef.
Punonjësi i policisë: Po ku vini pa garanci ju?
Qytetari 1: Në Janinë.
Punonjësi i policisë: Merr një garanci dhe hajde të kalosh.
Punonjësi i policisë: Që të kalosh në një shtet të Bashkimit Europian duhet të kesh garanci, vlerë monetare dhe sigurimin e jetës.
Qytetari 1: Po mirë mor shef, ne kemi kaluar dhe s’na kanë kërkuar garanci.
Qytetari 2: Kemi njerëz atje.
Punonjësi i policisë: Atij robit që keni, i thoni na dërgo një fletë garancie dhe të ikni.
Punonjësi i policisë: Ik vazhdoni.
Punonjësi i policisë: Aq më shumë që ju keni probleme, për atë ju kanë kthyer. A më kupton?
Punonjësi i policisë: Ky ka kryq, për atë e ke. Për garanci e ke.
Punonjësi i policisë: Ti je i deportuar.
Qytetari 1: Ëëë shef ta provojmë njëherë shef. Ëëë shef.
Punonjësi i policisë: Ik t’iu sqarojë përgjegjësja e turnit. T’iu sqarojë ajo.
Qytetari 1: Ok.
Qytetari 1: Shumë garancira o shefe.
Përgjegjësja e turnit: Ëëë?
Qytetari 1: Donin garanci.
Qytetari 2: Kështu na tha ky.
Përgjegjësja e turnit: Po, ju ku do shkoni?
Qytetari 1: Deri në Janinë.
Përgjegjësja e turnit: Po. Jeni kthyer ndonjëherë nga policia?
Qytetari 1: Po nga Rumania, jo nga policia.
Përgjegjësja e turnit: Pse?
Qytetari 1: Na kërkuan shumë lekë. Ne s’iu dhamë, prandaj.
Qytetari 2: Na kërkuan nga 150 euro, po deshët të kaloni tha.
Përgjegjësja e turnit: I morët çantat?
Qytetari 1: I kemi.
Përgjegjësja e turnit: Me këmbë jeni?
Qytetari 1: Po.
Përgjegjësja e turnit: Do ktheheni mbrapa. Plotësoni kushtet…
Qytetari 1: O shefe, po neve po na presin atje në Janinë.
Përgjegjësja e turnit: Kush tha që ju presin?
Qytetari 1: Na pret një shoku ynë.
Qytetari 1: Pastaj ne më shumë do ikim jashtë. Nuk do rrimë në Greqi. Do ikim edhe më tutje. Do marrim avionin.
Përgjegjësja e turnit: Ëëë jeni për rrugë të gjatë ju. E mos ktheheni më ju…
Qytetari 1: Probleme s’kemi shefe. Shifi si t’i duash.
Përgjegjësja e turnit: Neve garanci, kshu… lekë keni?
Qytetari 1: Lekë kemi ne, po…
Përgjegjësja e turnit: Po tani më dëgjo mua mor, iua ble unë mendjen se ju shoh vetë. S’ka nevojë.
Përgjegjësja e turnit: Tani nuk e di se ç’do ëbj me juve.
Qytetari 1: E rregullojmë o shefe.
Përgjegjësja e turnit: Si do ta rregullojmë?
Qytetari 1: Si të duash ti. Çuna të rregullt jemi ne, ashtu kuptohemi. I rregullojmë gjërat.
Përgjegjësja e turnit: Si do i rregulloni, pa më thoni pak?
Përgjegjësja e turnit: Sa lekë keni me vete ju, pa më thoni pak?
Qytetari 1: Po s’kemi shumë shefe, se do na japin në Janinë.
Përgjegjësja e turnit: Ëëë edhe mua më pret një në Janinë, po ç’e do se s’vete dot.
Qytetari 1: Do rregullohemi shefe.
Përgjegjësja e turnit: Hë mo ti tjetri, pa dale ti.
Qytetari: Shikoje.
Përgjegjësja e turnit: Çfarë t’i shikoj? E pashë.
Qytetari: Ç’do bëjmë.
Përgjegjësja e turnit: Ç’do bëjmë ëëë? Bjere këtu atë.
Qytetari: Hajde. (Qytetari i zgjat disa kartëmonedha).
Përgjegjësja e turnit: U harxhove, u harxhove, po ik, ik.
Përgjegjësja e turnit: Na, po kam idenë se…
Qytetari: Do kthehem prapë ëëë?
Përgjegjësja e turnit: Po, po, mendoj se…
Qytetari: Çfarë thua? Nejse, rrofsh. Falemnderit ty.
Përgjegjësja e turnit: Ik se do kish kaluar ai për këtë behar. Hajde.
Përgjegjësja e turnit: Ç’do bëj me juve?
Qytetari 1: Do ta rregullojmë shefe, ti na thuaj…
Përgjegjësja e turnit: Ç’do rregullosh? Hë? Ç’do na rregulloni?
Qytetari 1: Po ti e di o shefe…
Përgjegjësja e turnit: Ju do ikni dhe s’do ktheheni më?
Përgjegjësja e turnit: Po sa keni secili me njëri-tjetrin, sa lekë keni?
Qytetari 1: Po ku kemi…
Përgjegjësja e turnit: Po që të ikni tani mor?
Qytetari 1: Po tani, për rrugë kemi nja 200 euro.
Përgjegjësja e turnit: Po do vini tani te Dogana. Do vemi një vizitë t’i thoni njëditore në Janinë. Do vemi e do kthehemi tani.
Qytetari 1: Po.
Përgjegjësja e turnit: Te një shoku jonë. Do kërkojë ai, po prenotimine hotelit ku e keni, do thotë…
Përgjegjësja e turnit: Gorrica juve.
Qytetari 1: Ta provojmë njëherë shefe.
Përgjegjësja e turnit: Po, po u pyeti keni parasysh. Ju s’keni lekë fare.
Përgjegjësja e turnit: Unë them që të ikni, jo të taleni, se unë…
Përgjegjësja e turnit: Ç’më kushton mua? Ja për mua ju lashë, po problemi që të ikni. Jo të ikni e të ktheheni. Prandaj them.
Qytetari 1: Shefe, po këtu te kjo do japim pranë kafe ne? Te vula?
Përgjegjësja e turnit: Ti ke hallin se…
Qytetari 1: Se s’kemi edhe shumë lekë.
Përgjegjësja e turnit: Kërkoni shumë.
Përgjegjësja e turnit: Më sill një 500 leksh.
Përgjegjësja e turnit: Mos na keni ndonjë kamera?
Përgjegjësja e turnit: Hajde t’iu çoj unë atje. Mos thoni gjë, që keni qenë me mua… tutje…
Qytetari 1: Rrofsh, shumë falemnderit

Kategori
Uncategorized

PE kemngul per dekriminalizimin.

 

Parlamenti Europian kërkon rezultate konkrete nga procesi i dekriminalizimit të Parlamentit dhe administratës publike në Shqipëri. Gjatë diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian mbi projektrezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein eurodeputetët kanë bërë thirrje për rezultate konkrete në procesin e dekriminalizimit, ndërsa kanë kërkuar respektimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës publike nga personat me rekorde kriminale.“Duhet të ecet përpara me rezolutën e dhjetorit për dekriminalizimin”, janë shprehur eurodeputetët, ndërsa e kanë specifikuar kërkesën e tyre edhe në një nga amendamentet e rezolutës në të cilën ndër të tjera thuhet: “Parlamenti Europian mirëpret miratimin e rezolutës së 24 dhjetorit 2014, në të cilën u ra dakord që mazhoranca të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të adresojë çështjen e personave me rekorde kriminale në administratën publike. PE bën thirrje për adresimin e kësaj çështjeje”. Por nga ana tjetër, situata në Shqipëri po rrezikon procesin e integrimit të vendit në BE. Paralel me dekriminalizimin, situata politike dhe ngjarjet në Shqipëri bëjnë që Parlamenti Europian ta konsiderojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si një proces të rrezikuar.
“Shpreh shqetësimin për situatën e polarizuar politike në Shqipëri, e cila mund të rrezikojë hapat e mëtejshëm drejt integrimit; i kujton mazhorancës dhe opozitës përgjegjësinë ndaj qytetarëve për një dialog konstruktiv, të qendrueshëm dhe gjithpërfshirës çka do të garantojë vijimin e reformave”, u shprehën eurodeputetët në të njëjtën linjë me amendamentet e paraqitura në rezolutë.
E ndërsa theksohet se “hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së”, projektrezoluta citon se suksesi i reformave është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin dhe frymën konstruktive politike që duhet të jetë në Parlament.
“Suksesi i axhendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik. Mazhoranca dhe opozita duhet të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike. PE është i shqetësuar për polarizimin e vazhdueshëm politik që vijon në Shqipëri, i cili do të mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE”, vijon rezoluta.
“Është një rezolutë mjaft e balancuar, në përputhje me rekomandimet e KE. Dua t’iu informoj për dialogun e nivelit të lartë që u zhvillua në fund të muajit mars, sa i takon përmbushjes së prioriteteve kryesore. Komisioneri Johannes Hahn është shprehur i kënaqur për progresin. Duhet bërë më shumë sa i takon reformës në gjyqësor, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është esenciale që të avancohet me pavarësinë e administratës publike. E rëndësishme është dialogu politik. Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik, megjithatë komisioneri Hahn ka mirëpritur ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, i cili drejtohet nga opozita. Mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për dialogun në Parlament. Duhet të ecet përpara me rezolutën e dhjetorit për dekriminalizimin”, janë shprehur eurodeputetët.

Fleckestein: Negociatat nuk hapen pa reforma
Shqipëria duhet të punojë fort për të përfituar hapjen e negociatave të integrimit në BE. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein i kërkon qeverisë shqiptare të angazhohet me masa konkrete dhe në bashkëpunim me opozitën të çojë përpara përmbushjen e detyrimeve për integrimin.
“Kemi patur 192 amandamente në fillim dhe kujtoj dhe takimin e stabilizimit Shqipëri-BE ku kemi përmbledhur 16 amendamente, ku pjesa më e madhe theksohen në reformat në drejtësi, kriminalitet. Dhe po vijon puna në mënyrë që të nisin hapjen e negociatave. Falënderoj deputetët se kemi mundur të nxjerrim disa amendamente të rëndësishme që nuk ishte e lehtë sidomos për ata që donin ta hiqnin. Suksesi i reformave do të varet nga ndryshimet pozitive. Sepse testi i vërtetë i reformave është ajo se çfarë mendojnë vetë qytetarët. Hapjen e negociatave e shoh si një sfidë që mund të kapërcehet nga shqiptarët”, është shprehur Fleckeinstein.
Nga ana tjetër, ai thekson se dialogu konstruktiv është faktor i rëndësishme në përparimin e vendit drejt BE. “Do të doja të diskutoja dhe për disa pika. Kam kryer dy vizita në Shqipëri. Edhe unë e Eduard Kukan kemi ndërmjetësuar me partitë. Ne e dimë që lufta kundër krimit të organizuar duhet të forcohet. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, mund të ketë pasur dhe komente jo shumë të drejta në këtë aspekt. Do t’i bëja thirrje shqiptarëve që kjo nuk ndihmon, ata duhet të bashkojnë njerëzit dhe të kemi një dialog konstruktiv”, thekson ai.

Të garantohet liria e medias
Cënimi i pavarësisë së medias ka qenë një tjetër shqetësim i ngritur dje nga eurodeputetët në Parlamentin Europian të cilët kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të garantohet liria e medias në vend.
“Mbështes vijën e përgjithshme të raportuesve dhe 16 amandamentet për të cilat kemi rënë dakord. Është e nevojshme për një qasje konstruktive për Shqipërinë. Dua të dërgoj një mesazh: Konfrontimi politik është pengesa kryesore e Shqipërisë për integrimin dhe ky konfrontim është elementi kryesor që rrezikon integrimin. Duket sikur shohim të njëjtën çështje. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sërish pika kryesore. Shqipëria ka probleme me drejtësinë. Reforma administrative dhe territoriale në Shqipëri janë kontestuar, por shpresoj që ta ndihmojnë vendin. Së fundmi do të doja të theksoja pikën 14 të amendamenteve: Duhet shtuar liria e medias” u shpreh eurodpeuteti Kukan.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

Ejani të bashkohemi në Prizrenin tonë më 10 qershor 2015!

 

u2_prizreniqytet

Arbër Gashi: Ejani të bashkohemi në Prizrenin tonë më 10 qershor 2015!

Miqtë e mi!

Së bashku po e përjetojmë një prej periudhave më të ndërlikuara në marrëdhënjet e kombit tonë me vetvehten dhe miqtë tanë. Të drejtat tona legjitime po gjymtohen pamëshirë nga krimi i organizuar vendor e ndërkombëtar, nga qeveritë e pandërgjegjshme të gjysmështeteve tona dhe nga mohimi që po ju bëhet të drejtave të lirisë sonë demokratike për vetdeklarim dhe vetvendosje.

Të nëpërkëmbur si mos më keq prej qeverive vendore, kolaboratore dhe vazale ndaj vullneteve tradicionalisht antishqiptare të disa shteteve, për fat të keq edhe anëtare të Bashkësisë Europiane, e të cilat po vazhdojnë të mbështesin akoma politikën e gjenocidit serbomadh dhe pastrimit etnik kundër shqiptarëve. E drejta jonë për të mos u pajtuar me politikën e imponimeve antidemokratike qëndron e ngulitur në shpirtin tonë dhe kërkon të shpërthejë përmes vullnetit të pamposhtur për bashkimin e shqiptarëve.

T’ i themi paqësisht Jo, shfrytëzimit të pambarim të resurseve tona njerëzore për interesat ekonomike të të tjerëve. Jo, nënçmimit kolektiv ndaj kombit tonë, Jo, ndalesave të imponuara e antidemokratike. Shpërthimi i ndërgjegjes kombëtare, demokratike, paqësore, dinjitoze dhe njerëzore të shqiptarëve, të drejtës së tyre për një jetë më të mirë, pa skllavëri të imponuar përmes proceseve të integrimeve të falsifikuara, pa shfrytëzim ekstrem të resurseve tona njerëzore dhe për një jetë me vlerë europiane të dinjitetshme, nisë rrugëtimin e bashkimit të kombit shqiptar më datën 10 qershor 2015, në qytetin e qyteteve, qytetin e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e ëndërrave tona kombëtare.

Prandaj, me përuljen më të sinqertë vëllazërore, Ju lutem Juve mitqtë e mi kudo që ndodheni, njoftoni të gjithë ata që i njihni, shpërndajeni informacionin natë e ditë dhe bashkohuni me ne në Prizren, me datën 10 qershor 2015. Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, së bashku dhe pa dallime do e rikonfirmojmë vullnetin e kombit tonë për një shtet unitar shqiptar, për Shqipërinë etnike, demokratike, shtet i së drejtës, me bazë ligjore moderne dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autori eshte sekretar i përgjithshëm Organizata Balli Kombëtar në Mërgim

Kategori
Uncategorized

SHBA-BE: Ja vlen te cojme shqiptaret ne dy pale zgjedhje ne tetor 2015?

 

Raporti “Top Secret” i BE: Ne PS ka 9 Deputete me rekorde kriminale, PD 4, LSI 6, PDIU 4, PR 2.
Zgjedhjet Administrative rrezikojne te mos zhvillohen, shkak inkriminalizimi i politikes dhe i institucioneve te pavarura shqiptare, process qe behet gjithnje akoma dhe me i veshtire

Duket se lobingu i Berishes ne Washington dhe BE, ka kapur ne befasi dhe ka bindur perendimin qe nga Parlamenti dhe me poshte, politika dhe institucionet shqiptare, duhet te reformohen me qytetare pa rekorde kriminale..

Raporti “Top Secret” i BE: Ne PS ka 9 Deputete me rekorde kriminale, PD 4, LSI 6, PDIU 4, PR 2

Por deri ne Zgjedhjet e Tetorit, do te kerkonin nje qeveri gjithe perfshirese per shkak se edhe NATO, parashikon te nderhyje me trupa vecanerisht per nje krize te mundshme dhune ne Rajon.

Skandalet e medha te politikaneve te larte shqiptare kryesisht ne Parlament, me akuza te dyshimta kriminale, pavarsisht vendimeve te gjykatave, ka befasuar “Aleancen Perendimore” (Aleanca Perendimore, nenkupton lidhjen NATO – Washington – Bruksel) te cilet ndodhen perpara nje te papriture madje bedasuese per opinionin shqiptar: Cte bejme me gjithe keta te inkriminuar ne politike? Dhe sigurisht vjen nje pergjigje me shume arsyje qe kohet e fundit po analizohet nga vete ata: Ti cojme ne dy pale zgjedhje ne Tetor.

Argumentat:

—–1. 1. BE vecanerisht shtetet europiane qe kane krijuar nje data base per rekorde kriminale per shqiptaret, po analizojne dhe po kalojne ne site gjithe politikanet shqiptare qe prej 1992, pasaportat, emrat e tyre vecanerisht kur nuk kane qene ne politike, te aferm qe kane bisnese te dyshimta dhe pasuri perrallore, transferta dhe pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme ne vendet e BE si dhe Banka.
—–2. 2. Komisioni Parlamentar I Hetimeve per te Inkriminuarit ne politike, do te shprehet ne Qershor per personat. Ky Komision, nuk eshte I afte te permbushe kushtet e vena nga BE, per Dekriminalizimin e deputeteve ne parlamentin e Shqiperise, pasi ka konflkit interesi.
—–3. 3. Sipas nje Raporti te fshehte te BE, I cili poqarkullon kohet e fundit por nuk eshte bere publike, ne Parlamentin e Shqiperise, ka 26 Deputete qe dyshohen me Rekorde Kriminale, PS ka 9 Deputete, PD 4, LSI 6, PDIU 4, PR 2, te cilet jane perfshire ne aktivitete te jashte ligjshme para dhe gjate aktivitetit te tyre politik.
—–4. 4. Asnje mekanizem ligjor, nuk mund te zhbllokoje qenien e tyre Anetar I Parlamentit te Shqiperise, pasi nuk e lejon Kushtetuta, vense me nje Proces Gjyqesor, per te cilen shte I pamundur.
—–5. 5. Ne pinioni public, eshte rritur ndjenja e de kriminalizimit te politikes, aq sa sipas sondazheve, ata mendojne se politika shqiptare dhe institucionet e saj, duhet te largojne te koruptuarit dhe personat me rekorde kriminale, vetem me vote.
—–6. 6. Jo vetem Parlamenti, por gjithe Shteti dhe Institucionet e Pavarura duke filluar nga Drejtesia, Prokuroria etj, duhet te kalojne ne nje process transparent me reforma te besueshme te cilat, aktualisht nuk mund te androhen sipas tekave te ligjvenesve te korruptuar.
—–7. 7. Reforma Territoriale, nuk ka gjetur zbatim te gjere e cila duhet korrigjuar edhe me nderhyrjen e opozites si dhe grupoeve te interest, vecanerisht Minoritetet dhe grupet etnike.
—–8. 8. Rajoni ku Shqiperia eshte pjese e rendesishme e saj, eshte I perfshire ne nje paqendrueshmeri relative, si pasoje e rrezikut qe kanoset prej ekstremisteve si dhe Rusia (Deklarata e Kryeministrit Rama ne Bukuresht) dhe nje perkeqesim te situates zgjedhore ne shqiperi, mund te sjelle pasoja te paparashikueshme per Aleancen Perendimore.

—–9 9. Deformimi i procesit zgjedhor, qytetaret nuk mund te zgjedhin kandidatin me te mire qe do te perfaqesoje komunitetin, por pazaret mes partive sunduese me ligjet e miratuara prej Parlamentit te inkriminuar.
Me te tilla argumenta, duke qarte se nuk mund te shtrengosh shqiptaret, per te shkuar ne zgjedhje problematike pa filluar ende, kur ne opinionin shqiptar, nga mengjesi ne mbremje, politika kriminale eshte bere tema e dites, dhe pa haruar se kemi nje rend te sigurise ne kushte alarmante si pasoje e mos zbulimit dhe denimit te autoreve te cilet kane terrorizuar vecanerisht kryeqytetin kohet e fundit.
Pra si mund te shkohet ne zgjedhje administrative, per te cilen opozita ende heziton edhe nuk ka asnje shprese se do te kete zgjedhje te lira dhe demokratike, pasi ajo ka deklaruar se Ndarja Territoriale, eshte bere si ndarje e tortes se parties ne pushtet, duke pretenduar se do te dale fitues ne “Tavoline me 51 Bashki” nga 61 qe jane te gjitha.?

Cfar mund te themi per ligjvenesit qe na shfaqen si idhuj ne ekranet e perditshme dhe faqet e gazetave, kur me rekorde kriminale, ata votojne ligje qe nuk perfaqesojne vullnetin qytetar, per te intersave te tyre kriminale.?
NATO – SHBA – BE bisedime intensive
Pas vizites se nje grupi ekspertesh te sigurise CIA dhe FBI, ne Tirane, institucionet e sigurise amerikane dhe europiane, po kalkulojne shkallen e garancise dhe sigurise globale ne Shqiperi dhe Rajon, per te cilen, ngihen disa pyetje:
1 . A perben problem per sigurine Rajonale gjendja kriminalo politike ne prag te zgjedhjeve Administrative ne Shqiperi dhe sa eshte shkalla e riskut te nje destabilizimi politik me pasoja per Rajonin?
2. A kane garanci zgjedhjet Administrative per tu pastruar nga njerez apo candidate me rekorde kriminale sic u kerkuar nga perfaqesuesi Amerikan dhe i BE?
3. A mundet te krijohet nje qeveri me baze te gjere, dhe te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme ne Tetor 2015, me qellim qe te perfitohet kohe e duhur per te garantuar dekriminalizimin politik dhe institucional me ligj, per te patur garanci per zgjedhje te lira dhe te ndershme?
4. A mund te vihet ne diskutim, nje plan taktik i NATO, i cili kishte parashikuar futjen e trupave qysh ne zgjedhjet politike te 23 qershor 2013 ne Shqiperi, nderkohe qe Shqiperia dhe Rajoni eshte dyfish i rrezikuar nga nje vale destabilizuese per shhkak te ndikimit eksrtemist islamik dhe atij gjeopolitik Rus?
Sigurisht, amerikanet nuk do te presin ti vihet “flaka zgjedhjeve” perpara se dikush tjeter te vere dore mbi Shqiperine, perderisa rreziku rajonal i tipit Ukrahina, eshte me afer se kurre. Opsioni me I mire do te ishte, shtyrja e zgjedhjeve per ne Tetor 2015, regullimi I kuadrit kushtetonjes dhe ligjor, de kriminalizimin politik dhe institucional,I Ndarjes Territoriale (jo me votat e te inkriminuarve sic ndodhi ne parlament) futja e trupave te NATO per garanci dhe stabilitet (prag sezoni turistik) rajonail dhe krijimin e kushteve optimal per stabilitet dhe ekonomi.

SManalysis.

Kategori
Uncategorized

Letër për Ramën: reklamat dhe bojërat e tua nuk e mbulojnë realitetin.

10839568_768010549946903_665797216_o-1 Që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua.

Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.

 

I nderuar z. Kryeministër:

Edhe pse jemi lodhur duke të parë në lajme, në takime me fëmijët, në debate parlamentare, në propaganda boshe e në premtime boshe, përsëri jam e detyruar të shkruaj e të përmend emrin përderisa ju jeni Kryetar i Ekzekutivit.

Unë, jam Adelina dhe mora shkas të shkruaj pasi dëgjova  nga Zelanda e Re propagandën tënde të radhës “Preke Ëndrrën” dhe menjëherë më vajti mendja tek ëndrra  e ime që shikoj të çdo natë dhe që kohët e fundit janë bërë aq të shpeshta sa janë kthyer në ankthe.

Kisha shumë ëndrra ashtu si çdo e re në këtë botë. Me shumë sakrifica e mundime të mëdha arrita të mbarojë Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Me thënë të drejtën edhe pse isha person që kërkon maksimumin nga vetja, Fakulteti i Drejtësisë nuk më afronte as një maksimum.

Shumicën e leksioneve nuk i kemi bërë asnjëherë, sepse profesorët tonë të dashur ishin gjithmonë të zënë të shkretët se bëjnë nga 100 punë e marrin rroga e privilegje ngado. Në këto kushte mësimdhënien e kanë kthyer në një moment argëtimi, promovimi. Po ashtu edhe provimet tona bëheshin ashtu si bëheshin, ata që ishin të fortë, kishin miq e kishin para edhe pse nuk i kishim parë asnjë ditë në auditorë në listat e provimeve rezultonin gjithmonë e me nota të larta. Disa e dinim se ishin bijtë e politikanëve, vipave, gazetarëve e njerëzve të biznesit. Askush nuk kishte guxim të mos u jepte provimin edhe pa ardhur asnjë ditë në Universitet.

Mbarova Fakultetin e Drejtësisë e ky ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua, realizimi i një ëndrre  që do të më mundësonte prekjen e ëndrrave të tjera. Kam ëndërruar gjithmonë mbi bazën e meritës të isha një shërbyese e shtetit apo e administratës shtetërore, por shpejt e kuptova se kjo ëndërr do të ishte e largët për mua dhe ndoshta e pa realizueshme.

Kudo që paraqitesha për të marrë pjesë për konkurse në administratë apo për të aplikuar për punë nisnin fillimisht të më bënin komplimente për pamjen fizike, kërkonin numrin tim të telefonit, më ftonin për kafe për darka e në fund edhe për favore seksuale.

Pra, që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua.

Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.

Kjo më mërziste pa masë dhe nuk arrija ta pranoja se si kishte përfunduar vendi im e bashkë me mua edhe ëndrra ime për të qenë një shërbëtore e shtetit dhe e vendit tim duke i shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri. Megjithatë, me keqardhje them se u lehtësova pak, kur kuptova se edhe shoqet e mia kishin të njëjtën problem. Kjo më lehtësojë pak për të mos besuar se unë kisha ndonjë të dhënë për “kurvë” apo ndonjë shkrim në ballë se isha e disponuar për tu bërë e tillë.

Pra, problemi nuk ishim ne, por ata që kishin kapur zyrat e keqpërdornin zyrat e shtetit për mllefet e tyre e kënaqësitë e tyre perverse.

Nga mbarimi i shkollës ditë po kalon në dëshpërimin për të gjetur një punë, në melankolinë për të vrarë kohën duke parë telenovela e qëndruar me orë të tëra nëpër kafe si dhe duke kërkuar punë e duke refuzuar perversët e zyrave të shtetërore që ishin të gatshëm të më gjenin punë vetëm nëse me preknin. Në këto rrethana vendosa të largohem përgjithmonë nga Shqipëria. Doja të largohesha sa më larg e kështu do të harroja ankthet që kisha përjetuar. Vendosa të largohesha drejt Zelandës të Re. Sot, që po të shkruaj jam në Zelandë të Re, mësojë anglisht çdo ditë dhe po pres të sistemohem me dokumente.

Nuk jam e lumtur që jam në Zelandë dhe mërzia për familjen është diçka e pashmangshme. Ndërsa mërzia për vendin nuk ekziston dhe për këtë jeni ju dhe modeli i juaj që më kanë bërë të urrej vendin tim.

Ky është realiteti i sotëm z. Kryeministër, mijëra të rinj e të reja po braktisin në mënyrë të dëshpëruar Shqipërinë, sepse atje shpresa ka vdekur dhe bashkë me të edhe dëshira për të jetuar. Ky është realiteti dhe jo ato përrallat që ju, ministrat tuaj dhe drejtorët tuaj na shesin çdo ditë në kanalet televizive.

Shpresojë dhe uroj që Zoti të kthejë sytë e ta shikosh mirë e qartë realitetin se ku është katandisur Shqipëria.
Adelina, Zelandë e Re.

89spVQFcSo8fZKX0pzDZ3amJrQ0kMSV4jByJVigmZ6xUPtjeuSiv0Cf2V3yPCzg1M7g=h900

Kategori
Uncategorized

Raporti i BERZH-it: Shqipëria, korrupsion si në Taxhikistan.

berzh 1-webNga vendi me lehtësitë më optimale për bërjen e biznesit, Shqipëria shndërrohet në vendin ku është e pamundur të bësh biznes. Ky është konstatimi që vjen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila vlerëson klimën e të bërit biznes në Shqipëri me një sërë pengesash. Tre prej problemeve më të mëdha konsiderohen korrupsioni, furnizimi me energji elektrike si dhe ekonomia informale. Bizneset në Shqipëri përballen me tre pengesa kryesore korrupsionin, ekonominë informale si dhe furnizimin me energji elektrike. Në një raport të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim analizohet klima e të bërit biznes si dhe pengesat kryesore në vendet të cilat janë në tranzicion. Sipas BERZH pavarësisht përmirësimeve të furnizimit me energji elektrike, çështjet e energjisë elektrike mbeten një nga pengesat kryesore për ndërmarrjet në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit, konkurenca nga ekonomia hije ose ekonomia informale, mbetet një pengesë kryesore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa korrupsioni cilësohet si problemi më i madh për ndërmarrjet e mëdha.
“Po ashtu edhe administrata tatimore përfshihet në mesin e pengesave kryesore në realizimin e veprimtarisë për ndërmarrjet e reja”, thuhet në raport. Shqipëria renditet në të njëtin nivel me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin përsa i përket problemit të furnizimit me energji elektrike nga kompanitë. Ankesat janë fokusuar kryesisht mbi besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike dhe ndërprerjet e energjisë. Nëpër të gjithë rajonin, i cili vlerësohet në tranzicion, ankesa e vetme më e madhe nga drejtuesit ishte rreth konkurencës së pandershme nga ekonomia informale, ku kompanitë nuk janë gjithmonë të regjistruara duke u shmangur nga pagesa e taksave, raportimi jo i saktë i të ardhurave, numrat e të punësuarve apo t pagave që ata paguajnë. Këto çështje janë parë si pengesa ndaj ndërmarrjes në gati një të tretën e vendeve të anketuara dhe në ekonomi të ndryshme si Azerbajxhani dhe Republikën Sllovake. Ekonomia informale dhe korrupsioni janë përcaktuar si probleme edhe për Kosovën. BERZH ka njoftuar se kjo është hera e pestë që sëbashku me Bankën Botërore e kanë realizuar studimin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014.
Stimujt fiskalë po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit
Qeveria duhej të kishte treguar se është e aftë për të nxitur më tej ekonominë e vendit.
Ky shikim i gjërave me dy këndvështrime po bëhet problematik dhe mjaft shqetësues, pasi ka kaluar tashmë mjaftueshëm kohë, në një vit e gjysmë qeverisjeje që qeveria të jepte stimulin e duhur për të nxitur ekonominë. Kjo gjë është vërejtur nga biznesi, çka dëshmon që qeveria nuk ka gjetur ende qasjen e duhur me politikat dhe vendimet e saj për të dhënë të paktën mesazhet e duhura ndaj biznesit, i cili thotë se ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Shpjegim tjetër mbetet korrupsioni dhe informaliteti. Biznesi vëren se është rritur me doza tepër të larta dhe se lëvizjet në këtë drejtim janë fare të papërfillshme, edhe pse qeveria pretendon se po i bëhet luftë e ashpër këtij fenomeni. Edhe rritja e tatimit mbi fitimin ka “kontributin” e tij negativ në këtë konkluzion, duke u transferuar në kosto. Frenimi i shitjeve mund të shpjegohet me faktin se pothuajse me çdo muaj vendi ynë ka thelluar bilancin negativ në tregtinë e jashtme. Kjo pasi edhe eksportet shqiptare nuk kanë mundur që të ndikojnë në zvogëlimin e defiçitetit tregtar.
Raporti mes importeve dhe eksporteve në vendin tonë, mbetet gjithnjë në favor të mallrave që vijnë nga jashtë.

Rritja e taksave detyron bizneset shqiptare të investojnë jashtë
Në vitin 2014-n, sipas të dhënave nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse të investimeve të huaja direkte u rritën me 245% në raport me një vit më parë. Në një kohë kur ekonomia shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për investime, që do të rrinin punësimin dhe do të nxisnin konsumin, kompanitë vendase dhe ato të huaja duket se po preferojnë të investojnë jashtë vendit. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014, zëri mjete në Investimet direkte, i cili nënkupton flukset dalëse të investimeve direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22 milionë euro një vit më parë, me një rritje prej 245%. Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, në këtë zë përfshihen investimet e kompanive shqiptare jashtë, ose huatë që bijat në Shqipëri mund t’u kenë dhënë mëmave. Bizneset kishin paralajmëruar që rritja e vazhdueshme e taksave, që po e bën vendin më pak atraktiv në rajon, barrierat administrative dhe mjedisi i paqëndrueshëm për të bërë biznes po i “detyronte” ata të transferonin kapitalin jashtë vendit. Më e dukshme kjo ka qenë për sipërmarrjet e ndërtimit, që po vuajnë jo vetëm maturimin e sektorit por edhe bllokimin e lejeve të ndërtimit. Në një dukuri të kundërt, në 2014-n u trefishua dhe transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, që nxituan të çojnë dividendët në vendin mëmë, për të shmangur rritjen e tatimit mbi dividendin nga 10 në 15%, nga 1 janari 2015.

Rritja e borxhit, qeveria nuk shlyen dot  bizneset
Qeveria tejkaloi çdo parashikim me thellimin e gropës në buxhetin e shtetit, duke shpalosur hapur edhe vështirësitë e panumërta që hasi në likuidimin e pagesave mujore të buxhetorëve, por edhe aftësisë së kufizuar. Borxhi publik i arritur vetëm në një vit e gjysmë rezulton të jetë sa një e shtata e borxhit publik të 25 viteve më të fundit. Po kështu, edhe niveli i borxhit publik të marrë në tregun e brendshëm, në fund të vitit 2013, kap në këtë mënyrë, shifrën më të lartë të 10 viteve të fundit. Për rritje të nivelit të borxhit publik, qeverisë shqiptare i kanë ardhur kritika, jo vetëm nga ekspertë të ekonomisë brenda vendit, por dhe nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare si FMN apo BB. Por nga ana tjetër, për shkak edhe të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, defiçiti buxhetor në vitin 2014 shënoi rritje, në krahasim me atë të vitit 2013.
Edhe deficiti i krijuar nga mospagimi i detyrimeve të prapambetura ka efekte negative në ekonomi. Ndaj ekspertët janë të mendimit se, rritja e pritshmërive pozitive në vend nuk është e lehtë për t’u realizuar nga qeveria, madje edhe e pamundur, por duhet parë si e domosdoshme prej kësaj të fundit në mënyrë, që të mos përfundojë në rritjen e taksave dhe të çmimit të energjisë. Qeveria deri më tani nuk ka reduktuar pasiguritë dhe rrisqet që vetëkrijohen nga politika. Gjithashtu, nuk ka implementuar me ritme më të mira buxhetin gjatë çdo muaji të vitit dhe sidomos të investimeve publike me burime të brendshme dhe të huaja. Ajo deri më tani vetëm sa ka legjetimuar pagesat me shumë vonesa të detyrimeve të prapambetura të parashikuara në buxhetin 2014. Sipas ekspertëve, verifikimi juridik dhe kontabël i detyrimeve të pretenduara është i paanashkalueshëm. Po kështu edhe rishikimi dhe anulimi i vendimit për bllokimin e ndërtimeve apo investimeve vetëm sa kanë thelluar më tej gropën ekonomike të vendit. Kështu, bllokimi total dhe për një kohë jo të shkurtër jep efekte negative në rritjen ekonomike dhe përkeqëson mbledhjen e të ardhurave, deficitin dhe borxhin; eliminimi i çdo risku që n.q.s. rritja ekonomike e parashikuar në buxhet është më e vogël, të përkeqësohet mbledhja e sforcuar e të ardhurave. Kjo dëmton jo vetëm biznesin. “Shumë të rëndësishme vlerësohen reformat strukturore sektoriale si energjia, pensionet, ambienti i biznesit që janë jetike për të reduktuar risqet aktuale dhe për të shmangur një krizë të rëndë pas disa viteve”, vlerësojnë më tej ekspertët. Rënia e industrisë nxjerrëse dhe shërbimeve ka ngadalësuar dukshëm xhiron e biznesit të vogël. Shifrat e publikuara së fundi nga INSTAT në lidhje me “Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike”, tremujori i katërt 2014 flasin për një situatë të tillë. Anketa mbulon aktivitetet: “Industri” (përfshi industri nxjerrëse dhe industri përpunuese), “Energji elektrike, gaz, avull”, “Grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”, “Ndërtim”, dhe “Shërbime” (ku përfshihen tregti, transport dhe magazinim, hotele, informacioni dhe komunikimi, aktivitete arkitekturë dhe inxhinierike, agjenci udhëtimi).

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

200 telefonata të regjistruara të një ministri me një kriminel

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë përmes një interviste se opozita do t’i shkojë deri në fund skandalit ku është i përfshirë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta i akuzuar si porositësi i vrasjes së dy deputetëve. Ai bëri thirrje për një hetim të ndershëm dhe të pavarur të çështjes, ndërsa dënoi tentativat e Ramës dhe Tahirit për të mbyllur çështjen me urgjencë. Berisha bëri të ditur se kancelaritë ndërkombëtare i kanë kërkuar Edi Ramës që të vendosë para drejtësisë Ilir Metën. Ai tha se janë më shumë se dy kancelari të larta dhe institucione ndërkombëtare që kanë kërkuar që dosja e Metës të shkojë në drejtësi, dosje të cilat vetë Rama ua ka dërguar ndërkombëtarëve. Verisha u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të bashkohen sot në protestën e opozitës për të rrëzuar siç tha murin e krimit dhe për t’i hapur vendit rrugën e perspektivës europiane.

– Debati politik, por edhe publik është tronditur nga denoncimi i deputetit deri pak ditë i PS, i cili akuzoi drejtpërsëdrejti kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, por dhe Kryeministrin Rama, për një mosreagim për një atentat të mundshëm ndaj tij. Keni folur edhe në Kuvend, keni debatuar me mazhorancën, keni dëshmuar dhe në Prokurori, çfarë është kjo ngjarje në këndvështrimin tuaj?
Së pari, dua të theksoj se, kjo ngjarje është një ngjarje unike në historinë e Shqipërisë pluraliste, por kjo është edhe një ngjarje unike në historinë e vendeve të lira. Tmerrësisht tronditëse, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, akuzohet nga deputeti më i afërt dhe më i fuqishëm pas kryetarit të PS, Tom Doshi, se Ilir Meta ka organizuar dhe sponsorizuar eliminimin e tij dhe të një deputeti të Partisë Demokratike. Kjo ngjarje, kapitulli i dytë i saj, është më i zi se i pari, sepse kapitulli i dytë është qëndrimi ndaj denoncimit të deputetit Doshi. 6 muaj, Ilir Meta, Edi Rama dhe Saimir Tahiri në vend që të kërkonin ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e trajtuan atë si një problem midis tyre. Dhe jo vetëm aq. Por këto 6 muaj, çfarë ndodhi. Këto 6 muaj u organizuan atentate ndaj personit që me zë dhe figurë thotë se vrasjen do ta bëja për llogari të Ilir Metës, thotë se mora 20 mijë euro si paradhënie, thotë se këto m’i dha një nga eksponentët më të lidhur të LSI. Kush? Fatjon Skënderi.

– Sa e besueshme mund të jetë videoja?
Me të gjithë këta janë bërë takime nga të gjitha palët, por videoja po ta shohësh dhe po ta nxjerrësh para 100 psikiatërve e psikologëve ajo është absolutisht autentike.

– Sa e besueshme mund të jetë?
S’ka gjë më të besueshme se sa ajo mënyrë rrëfimi, se ajo mënyrë e thjeshtë në kodin e tyre, e sigurtë, e qartë dhe unë nuk e di se ku lë dyshime ajo video. Ajo video lë dyshime vetëm tek ata që duan të fshehin krimin. Po pse Durim Bami do të thoshte se m’i dha paratë Fatjon Skënderi? Kaq paska studiuar Durim Bami, që ky është kaq i afërt me çiftin Meta. Por kjo bëhet edhe më e vërtetë me kapitullin e dytë të zi. Thashë, me mbajtjen 6 muaj dhe besimin e hetimit, përpjekjen për t’i likuiduar të dy figurat kyçe të këtij krimi, edhe Durim Bamin edhe Fatjon Skënderin, me dy atentate. Dhe tjetra, kujt iu besua hetimi? Nuk u qëndrua pa hetim. Hetimi iu besua kreut të PS për Tiranën. A mund të imagjinohet kjo? Kryetari i PS për Tiranën, ministri i Brendshëm thërret dorësin në zyrën e tij vetëm e vetëm për të ndryshuar mendimet e tij, thërret dorësin për t’i dhënë ato garanci që i bën të panevojshme, mbrojtjen e dëshmitarit të drejtësisë, thërret dorësin për të zhdukur çdo gjurmë të skenarit.
Të njëjtën dëshmi ndryshoi edhe Mark Frroku, i cili ka të vëllanë në proces për vrasje. Tani që Tom Doshi të deklarojë se isha në Budva, kur më merr në telefon Frroku etj., e me radhë, të sajojë dhe të stisë të gjitha këto, e vërteta është që siç thanë mediat, aty në Prokurori dëshmitari që ndryshonte dëshminë e tij i ra gota e ujit përtokë. Është sjellë nga Gjermania Fatjon Skënderi. Thuhet se pas një kontakti paraprak, se këta kanë lëvizur shumë, gjithë grupi i Metës, jashtë dhe brenda. Kjo është pjesë e dytë e kapitullit të zi, e treta më e keqja. Çfarë bëri Ilir Meta? Ilir Meta kërkesës më legjitime, jep dorëheqjen, shko hetohu dhe kaq, pasi nuk kishim asnjë kërkesë tjetër përveçse më minimalen, je kryetar Parlamenti, por je kryetar Parlamenti që nuk të njeh kush për ndershmërinë tënde. ‎Pra, Ilir Meta akuzohet tani për të tretën herë. Ka një rrugë për çdo njeri, pavarësisht nga antecedentët, rruga e drejtësisë.

– Ka një proces hetimor zoti Berisha…..
Procesin hetimor e mbylli Saimir Tahiri, e mbylli Edi Rama që tha ishte një aktor Durim Bami, duket se dhe Rama e ka takuar gjersa na shpalli se ishte një aktor. Pra, çfarë bën nga ana tjetër Ilir Meta? Ilir Meta nxori skenarin e akuzave ndaj opozitës. Zotëri, nëse do të besohet Ilir Meta, që thotë se Tom Doshi më ka akuzuar mua personalisht vetëm pasi u përjashtua nga Grupi i Partisë Socialiste, atëherë çfarë del? Del që këta ishin skllevërit e mi. Edi Rama, Ilir Meta, Saimir Tahiri punuan 6 muaj për të fshehur krimin, për të cilin, unë sipas tij isha akuzuar nga Tom Doshi. Po ka njeri logjikë njerëzore mbi tokë që e pranon këtë? Ka njeri me dy pare mend që i nxjerr publikut një gjë të tillë turpëruese për të. Shkojmë më tutje. Nuk jap dorëheqjen tha se e dhashë një herë për videon e Shkëlzenit. Atëherë, sipas kësaj del që Shkëlzeni ka qenë i filmuar me Metën në atë aferë. Po Edi Rama, Tom Doshi, Dritan Prifti dhe të gjithë në montimin e videos më akuzuan mua në krye të videos, që u detyruan të nesërmen unanimisht ta përgënjeshtrojnë. Dhe do të kursenin ata po të ketë pasur një video për Shkëlzenin dhe do të pranonte Ilir Meta që për djalin tim të jepte dorëheqjen. Këto janë marrëzira që vetëm ai i thotë, i mbyturi që do të kapet në çdo gjë për të kaluar lumin. Tjetër, në Parlament deklarova se çfarë bëri, në projektin e tyre për t’ia faturuar opozitës dhe pse dështoi atentati, Ilir Meta takon familjarët e Mhill Fufit dhe u thotë vëllai yt duhet të ruhet nga Sali Berisha se ka ndërmend ta eliminojë. Unë nuk kam pas asgjë, kurrë ndonjëherë me Fufët.

– Keni biseduar ndonjëherë për këtë gjë me zotin Fufi?
Absolutisht jo. Sepse i kanë dhënë përgjigje vetë ata Ilir Metës. S’ka pas nevojë. Borxh atyre mund t’u ketë Ilir Meta, jo unë, Partia Demokratike asgjë. Borxh atyre mund t’u ketë Ilir Meta. Nuk i di unë ato punë saktësisht, por pse ky do të thërriste, nëse ky ishte një skenar, pse nuk ia linte Prokurorisë që të hetonte, do të merrte hapin e tij fatal. Se kjo fakton katërcipërisht që ai është i përfshirë në krim. T’u thotë të tjerëve që, Sali Berisha ka ndërmend të eliminojë vëllain tuaj. Janë pra, të gjitha këto rrethana që e bëjnë dy herë më dramatik skenarin e përgatitur prej tij. Ndaj dhe akuza më e rëndë e bërë, edhe vendet më të mëdha të botës do të tronditeshin nga një skandal i tillë. Kurse këta përpiqen ta kalojnë topin sikur s’ka ndodhur asgjë, se dhe opozitën e paskemi të pafajshme tani që po u mbarojnë argumentet.

– Çfarë ndodhi që u acarua në këtë mënyrë marrëdhënia juaj me zotin Meta?
Absolutisht, unë jam sot ai që kam qenë ditën e parë që kam hyrë në Parlament. Por, çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që unë publikisht, në emrin publik dhe interesin e gjithë shqiptarëve i kam kërkuar Ilir Metës të japë dorëheqjen dhe të shkojë të konfrontohet me drejtësinë, pasi janë më shumë se dy kancelari të larta dhe institucione që kanë kërkuar që dosja e tij të shkojë në drejtësi. Ajo ishte dosja që Edi Rama ka dërguar në këto institucione dhe unë, po në emër të interesit publik, i them atij se ti nuk mund të jesh peng dhe skllav i kreut të qeverisë.

– Nuk është diçka personale?
Në mënyrë absolute asgjë personale, kurrë, s’mund të ketë. Në politikë, unë s’mund të kem gjëra personale, harroje se mund të kem të tilla. Por i kam insistuar dy-tre herë, pse? Sepse e kam parë që ka katandisur Parlamentin në një institucion që vetë ata, mazhoranca përpiqet ta diskreditojë çdo seancë e më shumë. Nuk kam asgjë me të. Por kjo është gjë e madhe. Edi Ramës i kanë kërkuar vendosjen para drejtësisë së Ilir Metës dhe këtë e kam nga disa burime. Madje, kam edhe nga burim të para tri ditëve dhe të huaja, jo vendi. Atëherë Ilir Meta shkon jep dorëheqjen, i thotë atyre vendeve ose atyre institucioneve, sillni prokurorët dhe hetuesit tuaj dhe të hetohem.

– Po me Tom Doshin zoti Berisha, keni komunikim, sepse çdo ditë e dëgjojmë dhe zotin Rama, edhe zotin Meta apo eksponentë të Partisë Socialiste apo LSI se, tashmë Tom Doshi është deputet i opozitës dhe kanë shkuar edhe në idenë se gjithçka është e koordinuar me ju?
Me Tom Doshin s’mbaj mend se kam folur, kurrë. Me Tom Doshin unë nuk kam folur kurrë përveçse në debatin në Parlament. Për herë të parë në memorien time, kur është ndërprerë seanca, se rastisi që i thashë, isha në foltore dhe i thashë, Tomës ia keni mbyll gojën edhe me vrasjen, por edhe me Shullazin. Kjo duket se nuk i erdhi për shtat, kjo e Shullazit. U ndërpre seanca dhe tha: “Jo Sali nuk është e vërtetë që jam përplasur me Shullazin, është e vërtetë tjetër që kanë dashur të më vrasin dhe ti e di, por kur unë do ta them, ti e mbron atë”, kujtonte ai se po mbroj Ilir Metën. Kjo ishte. Më tha që është edhe deputeti yt. Nuk dija gjë për Mhillin, absolutisht. Pyes dhe ma shpjeguan të gjithë historinë. Pjesën e Tomës dhe të Ilirit e kisha marrë vesh muaj përpara dhe e denoncova dhe para gazetarëve, edhe në Parlament, thashë që do të vrasin njëri-tjetrin. E bëra atë në emër të interesit publik. Pra, nuk ka asgjë më qesharake se të përpiqesh të shesësh Tom Doshin si deputet të PD. E di që kanë bërë përpjekje të mëdha për të bindur njerëz të huaj dhe vendas, se Toma po kalon në Partinë Demokratike. Zero, asnjë lloj komunikimi.

– Zoti Berisha, mos u nxitua pak opozita që u përfshi kaq fort në këtë debat? Jo me kërkesën për zotin Meta, por në qëndrimin e herëpashershëm mund ta linte si çështje të mazhorancës dhe të përfitonte politikisht?
Ajo si çështje e mazhorancës mbeti gjashtë muaj dhe unë e thashë edhe më parë është një nga gjërat më skandaloze. Opozita foli vetëm kur çështja mori dhenë. Unë nuk deklarova në Parlament se Ilir Meta ka dashur të vrasë Tom Doshin dhe nuk e bëra jo se nuk e kisha mësuar këtë gjë, por sepse Tom Doshi ose Ilir Meta mund të thoshin se nuk është kurrë e vërtetë. Ose mund të dilte Toma mund të thoshte që jo s’është e vërtetë. Kështu që ky skandal shpërtheu vetë midis tyre. Opozita është e detyruar t’i shkojë deri në fund problemit. Shiko, se pa asnjë lidhje, se si bosët e krimit në krye të pushtetit u përpoqën t’ia faturonin dhe këtë opozitës. Çfarë do të bëjë opozita? Absolutisht do të bëjë gjithçka.

– Që do të thotë duke filluar nga protesta e nesërme. Si do të jetë?
Pa diskutim, protesta do të jetë paqësore. Por ne do të bëjmë absolutisht të gjitha përpjekjet për një hetim të ndershëm dhe të pavarur.

– Deri tani e keni parë të paktën këtë vullnet të paktën nga Prokuroria? Ju keni dëshmuar.
E kam deklaruar që në fillim. Prej guri janë ata? Unë për definicion mbështes Prokurorinë pa asnjë diskutim. Dhe shkova në mënyrë absolute, pa asnjë lloj hezitimi. Por kjo është një gjë që s’ka ndodhur kurrë. Unë shkova, nëse i shërbejnë ato që i thashë unë, do të jem i kënaqur. Pra, në këtë aspekt jam i bindur se ata do të dëshironin të bënin hetimin më serioz, por çfarë hetimi mund të bëjnë ata? Kur Edi Rama thotë që Bami ishte aktor. Do ta çojë tek Luiza për të luajtur teatër me të, kur Saimir Tahiri thotë se skenari nuk ka ekzistuar, pa le ç’thotë mbrapa pastaj, që thotë është djalë i mirë. Dhe kjo është maja e ajsbergut, është maja. Dje u dënua Kostandin Xhuvani për katër jetë, u dënua për secilin nga 9 vjet burg. Por ka vendim më të fuqishëm të krimit se sa ky? Në të drejtën penale? Ose marrim raste, dje ose pardje. U gjet se, drejtori më i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, drejtori për i rëndësishëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, njeriu që organizon luftën kundër trafiqeve, kundër kriminalitetit, që infiltron oficerët në misionet më të vështira dhe e mbushur administrata me persona të inkriminuar në të gjitha nivelet. Mendoj se shqiptarët sot, jeta e tyre, veprimtaria e tyre, ligji i tyre është më i kërcënuar se kurrë në çdo vend tjetër. Ndaj dhe nesër është vendimtare të mblidhemi për të dëshmuar se krimi dhe e keqja s’do të na mposhtë kurrë.

– Që do të thotë?
Unë e theksova, unë jam një protestues aty, si organizim e ka kryetari i PD, që po merret ditë e natë me të. Por çdo qytetar nesër ka detyrimin qytetar, detyrimin shoqëror, detyrimin njerëzor të jetë së bashku me të gjithë të tjerët pa dallime partiake në Sheshin “Skënderbej”, për të protestuar për sigurinë e jetës së tij në radhë të parë, sigurinë e fëmijëve të tij. Për të protestuar gjithashtu kundër këtij muri të krimit që ngritën këta qeveritarë që në mënyrë absolute mbyll dyert e Europës si minimum dhe krijon një pasiguri të tillë saqë është pesëfishuar numri i shqiptarëve që po largohen nga Shqipëria dhe po kërkojnë azil politik dhe asnjëri s’e fiton. Por është shumë e shumë më i madh numri i familjeve shqiptare që për shkaqe sigurie mendojnë të largohen vetë ose fëmijët e tyre. Pra, kjo protestë është sinjali më i fuqishëm që nga viti ‘91 për qeveritarët që lozin me krimin, për byrazerët e krimit në krye të ekzekutivit se mbi ne nuk mund të kaloni.

– Do të jeni nesër në seancë?
Të gjitha vendimet do të merren nga ora 5 e tutje, sepse janë duke planifikuar mbledhje, unë do të jem, aty ku të caktojë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike. Unë shpresoj që nesër mbarë qytetarët të lënë punën dhe të vijnë në këtë protestë sepse asgjë nuk kërcënon më shumë punën e tyre, jetën e tyre se sa krimi i organizuar në krye të qeverisë dhe Parlamentit.

– Zoti Berisha ka pasur një deklaratë nga zoti Balla që i kërkoi Prokurorisë për nxitje të dhunës duke iu referuar asaj që do të ndodhë nesër?
Është pjesë e paketës së krimit. Ju i dini ato që unë atë në procesin e dekriminalizimit ai është pjesë e paketës së krimit, ai ka antecedentët e tij dhe nuk kam asnjë impresion ndaj thirrjeve të tij.

– Qoftë dhe për pjesën mjekësore që foli?
Unë po them që ai është pjesë e krimit. Ai është nga ata parlamentarë, i cili ka rekorde. Ke dëgjuar kur flasin për rekorde kriminale. Rekordet kriminale janë këto, që ka denoncime në polici, ke gjetje të tjera në sistemet e verifikimit, ky është një nga ata dhe nuk e ka mohuar dot kurrë këtë.

– Besoni se do të ketë një proces dekriminalizimi?
Së pari, besoj se pa këtë proces ky vend të ardhme nuk ka. Më vjen keq të bëj një parashikim të tillë, por është absolutisht e vërtetë. Miqtë tanë, partnerët ndërkombëtarë po deklarojnë se Shqipëria është më problematike se ndonjëherë. Problemet janë shumë të mëdha, por gjithnjë unë jam i prirur të mbaj shpresën, të mbaj besimin. Dhe kam bindjen se qytetarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi. Pa dekriminalizimin ne nuk kemi të ardhme.
Dekriminalizimi erdhi nga ata, të cilët janë të lidhur kokë e këmbë me krimin, ka pasur raste sporadike përpara, por kurrë nuk ka qenë problem. Kjo është e vërteta, kurse tani ka muaj të tërë që në çdo seancë Parlamenti, në çdo studio televizive, në çdo tavolinë, nuk diskutohet gjë tjetër vetëm dekriminalizimi. Pse? Në mënyrën më aparente krimi ka kapur Parlamentin. Sepse atyre ua dinë, por ka shumë më tepër në institucione të tjera. Pse erdhi kjo? A nuk erdhën këta me moton, nuk u mjaftuan lidhjet e tyre, a nuk dolën këta me moton “fëlliqësira të të gjitha kohërave bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën”. Dhe kjo ndodhi, ata u bashkuan, ata kishin pare, ata kishin lidhje, ata blenë vota, ata kryen veprime, tani ata janë në pushtet. Ku janë? Janë në qeveri. Do t’u them një gjë tjetër. Një i huaj që përfaqëson këtu një vend më thotë se janë 200 telefonata të regjistruara të një ministri me një kriminel të damkosur në vendin e tij. 200 telefonata dhe të jeni të sigurtë që kjo është e vërtetë. Pra, a do të ecim ne në këtë mënyrë? Nëse do të jemi shoqëri që do të përfaqësohemi me krimin, unë i garantoj shqiptarët se ne të ardhme nuk kemi, por ne duhet të përfaqësohemi me vlerat që kemi. Ndaj dhe nesër fillojmë dhe opozita jam i bindur që do të luajë rolin e saj.

– Do t’i qëndroni asaj që duhen zgjedhje të parakohshme?
Absolutisht me këtë situatë, me këtë mënyrë situata është e pashpresë. Do të më falni, si filloi kronika e krimit në Shqipëri, filloi me aeroplanët e drogës që u cilësuan si mushkonja, vazhdoi me uzinat e drogës, vazhdoi tani me skenarët e vrasjeve. Ka vetëm kriminalitet, vepra kriminale. Merr shkallët se si u ngjitën ndaj dhe askush nuk ka të drejtë të ankohet nëse nuk jep kontributin në luftën kundër tij. Por a është e mundur? Plotësisht e mundur. Pse do të paraqitemi një shoqëri e inkriminuar, pse do të përfaqësohemi ne nga kriminelë, nga vrasës, nga trafikatë, ku shkojmë ne kështu? Ne jemi në një moment të një vendimi do të thosha më të rëndësishmit në ekzistencën tonë. Do të pranojmë ne të na tërheqë zvarrë krimi i organizuar? Qeveritarët e lidhur me krimin? Apo do të kërkojmë të jemi dhe ne qytetarë të lirë, të votojmë të lirë, të kemi jetën tonë të sigurtë, të fëmijëve tanë, të ndërtojmë të ardhmen këtu.