Kategori
Uncategorized

Gogët dhe Arëmëno-Vllehët .

Nga Gaqo Çyfeku

Emërtimet, Koman dhe Gogë janë të njëjtit dhe përfaqësojnë të njëjtën etni sot.
P.sh emri “Gogë” sipas Cabejt dhe Majrit “është bërë emri i disa gjigandëve dhe katallanve të besimit popullor

“. Fjala Koman, sipas fjalorit moldav, do të thotë “drakoman”, pra përsëri një qenie mitologjike.
Për mendimin tim janë dy popullsi të njehsuara si një !

(Ndoc Selimi në “Kultura e Komanit dhe komanasit”)
2 – Perënditë dhe gjysmëperënditë: – Xhulliu – Gogu

Në grupin e qenieve krejt njerëzore(por tani janë zhdukur) numërojmë sipas tregimeve për Shqipërinë Veriore, edhe Gogët dhe Xhullitë.
Këto qënie përrallore dallohen nga katallanët se kanë lënë në tokë gjurmë të ekzistencës së tyre, si psh në mure të vjetër. . .


Sot në Shqipërinë e Jugut kucovllahët quhen GOG.

Për Gogët thuhet se kanë qenë shumë të mëdhenj.

Në shumë vise ka varre të gogëve dhe në lidhje me këtë tregohet në Apripa dhe Iballë një gojëdhënë se, në disa varre janë gjetur kocka gjigantësh.

Në realitet nuk gjeta hollësira përmbi këtë gojëdhënë.

Diçka të këtillë tregon Durhami përmbi emas(vendas).

Thuhet se ishin të mëdhenj, të shkathët dhe që kapërcenin gjashtë kuaj përnjëherësh dhe ushqeheshin me lende dhe mish kuajsh.

Disa kujtojnë se iu përngjanin Tartarëve.

Të përmendurit e gjigantëve njëkohësisht me çifutët, siç e provojnë emrat Gog dhe xhulli, më duket veçanërisht interesant, se ndodh në mënyrë të papritur në një vend të largët, d.m.th. në Rumani (Valcos).


Në Valcos gjigantët quhen Urias e çifutët Jidovi dhe, edhe atje, mendohet se muret e vjetra kanë qenë vepra e tyre.Të dy emrat janë marrë nga hungarishtja.Gojëdhënat që flasin për ekzistencën e Jidovi në Bullgari, të cilët atje në mënyrë interesante identifikohen me latinë(krahaso xhulli – gog). . . !(Franc Nopça, në “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”)

3 - Çezma e GOGËS në fshatin NIÇË, sot i thonë çezma e GOLLGËS(Ben Vreto, kryetar i shoqatës Niçë)4 - Personaliteti ynë Ndoc Selimi ,ka botuar një libër, për mua serioz e me referenca ,ku kultura KOMANE është në qendër të saj.

Ai është modest në tërë qenien e tij edhe si Komanas e si Shkodran edhe si Gog, “L'tin”, që në Jug nominohemi me Vllah e Aromej(arëmën) apo Macedono-roman etj !
Pra si i tillë pret të flasim ne për veprën serioze të tij të botuar.

Kam rast të falënderoj edhe Naim Flamurin, bektashi nga Ulqini rezident në Australi, ku me dijet e tija, na ka plotësuar për kontributin e Komanit me Kulturën e Qytetërimit të vet, edhe me Mitet që janë krijuar në shekuj.

Asnjëherë nuk është kollaj të kthehësh në Mite, në Legjenda Epike, porse ja ashtu si ju ka ardhur kanë hyrë në histori.Legjenda e Gogut LULJA !(Gaqo Cyfeku)

5 – … Kullën e sahatit pranë Xhamisë së Et`hem Beut e kanë projektuar e financuar Vllehët e Tiranës ,e po ta vëresh me kujdes në kupolë ka këmbanën e, si thuhet në shkrime për mbrojtjen e Tiranës nga trimat e kësaj bashkësie, ju dha e drejta e ndërtimit të Kullës së Sahatit, e aq pranë xhamisë.

Ju qofshim falë e iu paçim uratën, atyre njerëzvet që duke ardhur nga një kulturë qytetarie, gjënë e parë që bënë kur erdhen ne Tirane, vendosën tabela me emra rrugësh !

(Gaqo Cyfeku)

6 – Vendosja në qytet e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës

… Pas vendosjes brenda në qytet, nisi për Bashkësinë jeta normale dhe e organizuar.

Por ajo që e forcoi edhe më shumë pozitën e saj brenda në qytet, vazhdon tradita gojore, ka qenë ngjarja me Lekët e Malësisë.

Një herë, thotë tradita, Lekët e Malësisë së Madhe zbritën për të plaçkitur Tiranën.

Tiranasit u ndodhën të papërgatitur.

Lekët u futën në qytet dhe nisën nga plaçkitja.

Atëherë Gogët, siç u thoshin vendasit vllehëve të Tiranës, morën iniciativë, iu vërsulën Lekëve dhe, së bashku edhe me banorët e tjerë të Tiranës(të cilët ndërkaq e kishin mbledhur veten nga hutimi), i përzunë ata duke shpëtuar kështu qytetin nga plaçkitja e plotë.

Kjo ngjarje si duket, ka lidhje me atë që në traditën popullore njihet si Lufta e Lekëve dhe duhet të ketë ndodhur në janar 1810.

Pas qëndresës së parë që iu bë atyre në breg të Lumit të Tiranës, qëndresë e cila u thye, ata hynë në Tiranë, por dhe këtu hasën në një rezistencë të fortë;

do të ishte ajo për të cilën flet tradita.

Megjithatë, si hynë në qytet dhe bënë tri ditë plaçkitje, u larguan, se në këtë kohë ndodhi vdekja e Ibrahim Pashë Bushatlliut.

Iniciativa e Gogëve, të cilët tashmë qenë dhe ata vetë qytetarë, dhe trimëria e treguar në ato rrethana, kishin bërë prapë përshtypje të madhe në të gjithë popullsinë dhe ndihmoi në forcimin e mëtejshëm të pozitës së banorëve të rinj trima dhe punëtorë të Bashkësisë brenda në qytet.


)Tradita:
Mësuesi Vlash Dhora nëpërmjet të atit të Osman Myderrizit).
(Kodiku i kishës Shën Prokopi)..-https://www.youtube.com/watch?v=Q0srT_Sls_w.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s