Kategori
Uncategorized

Trump bëri më shumë paqe arabo-izraelite sesa nobelisti Barack Obama

Gideon Levy

Është shumë e lehtë të denigrosh marrëveshjet e Izraelit me katër shtete arabe dhe është edhe më e lehtë të shquash imoralitetin e tyre. Marrëveshjet synojnë kryesisht të ndihmojnë këto shtete të përmbushin interesat e tyre vis-à-vis me SHBA, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me marrëveshjet e armëve dhe po ashtu kanë të bëjnë me faktin se Izraeli, miku i tyre i ri, është armiku i armikut të tyre, Iranit.

Është e dhimbshme dhe irrituese mënyra sesi u braktisën në fatin e tyre palestinezët nga vëllezërit arabë; shmangia e Izraelit nga zgjidhja e problemit të tyre, që është problemi kryesor në përkufizimin e imazhit të Izraelit, është edhe më irrituese. Këto nuk janë as marrëveshje paqeje, as normalizimi. Nuk ka asgjë normale në lidhjet mes diktaturave dhe një shteti që ushtron aparteid.

Thënë kjo, dhe me të drejtë, është e pamundur të rrudhësh buzët mbi këto marrëveshje vetëm pse pas tyre qëndron kryeministri Beniamin Netanyahu dhe Presidenti Donald Trump. A duhet t’u thoshte ‘Jo’ Netanyahu këty katër regjimeve të kalbur që donin të nënshkruanin marrëveshje me Izraelin?

A i bën ato më pak të vlefshme fakti se ato i shërbejnë interesave të tij apo paradoksalisht, thjesht e kundërta? A ka Izraeli të drejtën të jetë hipokrit dhe të refuzojë një marrëveshje që i lejon Marokut të aneksojë Saharanë Perëndimore ndërkohë që ai vetë ushtron një pushtim edhe më brutal dhe të zgjatur?

Është e qartë se ajo çfarë duhet bërë është lënia mënjanë e gjithçkaje dhe përmbi të gjitha t’i jepet fund pushtimit. Por kjo nuk ka ndodhur përgjatë 53 viteve të fundit dhe me gjasë nuk ka për të ndodhur në 53 vitet e ardhshme.

Izraeli nuk ka patur kurrë ndërmend të çlirojë palestinezët nga kontrolli i hekurt dhe tradhëtia e vendeve arabe ndaj tyre nuk është ndonjë gjë e re. Tani Maroku u ka ngulur thikën në shpinë dhe kjo nuk është hera e parë. Dhe megjithatë, ka grimca shprese në këto marrëveshje dhe edhe nëse ato nuk paralajmërojnë një agim të ri, mund të krijojnë një realitet të ri, pak më të mirë.

Trump dhe Netanyahu nuk janë as njerëz të paqes, as edhe të ndërgjegjes dhe sigurisht zbatues të drejtësisë. Por nuk mund të injorosh faktin se Trump bëri më shumë paqe izraelito-arabe, me apo pa thonjëza, sesa paraardhësi i tij, nobelisti i paqes, Presidenti Barack Obama. Nuk mundet po ashtu të injorosh faktin se Netanyahu hapi dyert e shteteve arabe për izraelitët shumë më tepër sesa paraardhësit e tij, përfshirë laureatë të çmimit Nobel për paqen. Marrëveshjet e tanishme të paqes nuk meritojnë ndonjë çmim, sepse ato nuk kërkojnë kurajo nga Netanyahu për t’u firmosur. Është gati e pamundur të përgëzosh Trump dhe Netanyahun pas gjithë dëmit që kanë bërë. Por ndershmëria e kërkon që t’u njihet merita kur është për t’u njohur. Ata bënë paqe, jo luftë.

Të gjithë armiqtë e Izraelit kanë regjime të kalbura dhe Izraeli nuk është i pastër, por për shkak të kësaj, nuk do të firmosnit një marrëveshje me Iranin? A ishte ndonjëherë Egjipti demokraci? Është Jordania? Autoriteti Palestinez? As Izraeli nuk është. Ndaj edhe vetë pyetja vjetërohet. Nëse karakteri i pastër i një qeverie do të ishte një kusht për marrëdhënie diplomatike, ne mund të harrojmë gjysmën e botës dhe më pas disa.

Ka ende pakëz shpresë. Ndoshta izraelitët që po përgatiten për pushime në vendet arabe mundet të ndryshojnë mënyrën e tyre të të menduarit. Pas vitesh trushpëlarjeje, kur izraelitëve u thuhej se të gjithë palestinezët janë terroristë, kalimtarë ilegalë, larës makinash, punëtorë ndërtimi dhe shërbyes në restorante humusi(ushqim me bazë qiqrash); se i vetmi arab i mirë është arabi i vdekur dhe se të gjithë arabët duan të na hedhin në det – papritur ata shikojnë Dubain. Bum. Nuk ishte ajo çfarë u është thënë për arabët. Të gjitha ekipet izraelite të futbollit, ekipi i Jeruzalemit Beitar, i njohur për një bazë tifozësh anti-arabë të harbuar, tanimë posedohet nga një bashkëpunim arabo-hebre. Fluturimet direkte për në Marok do t’u kujtojnë izraelitëve me origjinë nga Maroku se ata mund të jenë krenarë për origjinën e tyre në Izrael po ashtu. Ata janë hebrej arabë dhe kjo është e mrekullueshme.

Sprova do të vijë më vonë. A do të ndërmarrë Izraeli një tjetër sulm barbar në Rripin e Gazës apo ndaj Libanit, duke e ditur se çfarë do të humbasë? SHBA dhe Europa dështuan t’i japin fund pushtimit. Ndoshta një ditë arabët do të arrijnë t’i japin fund atij, dhe jo domosdoshmërisht përmes luftës.

Burimi: Haaretz

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s