Kategori
Uncategorized

Dhe dil protesto kundër kurvërisë ti pastaj po ta mbajti

Nga Ilir John Vasili.

Hmmmmm…
Ti do jesh edukatore,Ti mësuese, ti drejtoreshë .

Kurse ti kurvë, ti do jesh kryebashkiak, ti ministër e ti kryeministër .

Të gjithë kurva që punojnë pa u lodhur
me djersën e bythës dhe lëngun e gojës mes këmbeve, për t’ju shkerdhyer në çdo qelizë të qënjes tuaj kurvërore.

Tashti…
Kush do fitoren duhet të mbledhë sa më shumë kurva rreth vetes .
Kush do fitoren duhet ti bëjë fushatat me kurva lakuriq nëpër rrugë .

Spiropillnat dhe Spiropallat me kostum nuk pijnë më ujë… Janë bërë karakurva të vyshkura për kohën.

Tashti tërheqin më shumë kurva gomerët, derrat dhe gicat.
Sepse kurvat fitojnë gjithmonë
Kurvat kanë nuhatje
E nuk kënaqen kurrë
Kurvat fitojnë vendet e punës
Kurvat fitojnë emrin në lista
Kurvat fitojnë pozicionet më të larta
Kurvat fitojnë parà .
Kurvat fitojnë karkaleca me verë të shtrenjtë
Kurvat fitojnë pushime të paguara në hotele luksoze .

Po pse mos fitosh dhe ti?
Nëse do të jetosh si zotni, na sill kurvat që ke në shtëpi.
Duam kurva te pregatitura nga goja
Duam kurva te specializuara per kelyshin e derrit


Ju garantojmë se do e trajtojmë mirë
Do e mbajmë në ajër
Do e ngrejmë mbi tavolinë
Do i japim të hajë
Po do i japim dhe të pijë
Do ta kenaqim me mish gici
Dhe për ti dhëne dinjitetin që i takon
Do kujdesemi që mos ushqehet më nëpër motele periferike, por të shijojë si zonjë zyrat e shtetit të kurvave
Dhe për këtë jo vetëm që do ti japim një titull nderi
Por do e paguajm mirë …
Që të kënaqesh edhe ti, i mjeri ti, nga puna e saj
Kur të numëroni së bashku sukseset ,
krenar përpara fëmijëve që ju presin t’i edukoni.

Dhe dil protesto kundër kurvërisë ti pastaj po ta mbajti

Se ti nuk e di
Vlerën e kurvës
Se ti nuk e di që
Kurva nuk duhet të shqetësohet
Se kurvën nuk e kap ligji
Se ligji jemi ne,
Vet kurvat.

Dhe ne kurvat
Me ty jemi të pamëshirshëm
Sepse ti je njeri i ndershëm.

Dhe kjo është fjalë e huaj për ne
që nuk ka asnjë vlerë e nuk na shërben fare
se nuk na le të çajmë përpara me ballën lart.
Sepse në shtëpinë tonë publike
Që thua ti i dashur njeri i ndershëm
Duhet të jesh kurvë për të ecur përpara
Duhet të jesh kurvë për të bërë karrierë
Duhet të jesh kurvë për tu pasuruar
E duhet të jesh kurvë për të shijuar kurvërinë
Dhe ti nuk je.

Por prit, prit… se nuk ke parë gjë akoma.
– Sa fëmijë ke?

Kategori
Uncategorized

Dodona ime në Mallakastër

Albert Avdyli .

Në fshatin tim është një kodër e lartë sa të shohësh detin mbas kodrave të tjera, por e ulët sa të këputet qafa për të parë malin.

Dodovë quhet a ndoshta Dodonë e ne asnjëherë s’e kemi vënë re mjaftueshëm atë”n” e zëvendësuar me “v”.

Kodra është aq e rrumbullakosur sa kokojka e saj duket thjesht e bukur si qylafët e bardhë të labërisë, që burrat e moçëm mbanin në këngë, luftë e përditshmëri.
Në vend të atij thumbit kapriçioz të qylafit, në pjesën kulmore të tij, ka një bajame të lartë.
Në pranverë, kur çel ajo, petalet e bardha duken si flutura mbi kryet e asaj kodre.

Rreth e rreth harkut sipëror, si një kurorë suksesi janë ullinjtë shekullor e brenda tyre shtëpitë e gurta të lagjes Agaraj.


Trupi i kolmë i asaj kodre të bardhë harkohet nga lindja dhe perëndimi duke tërhequr diellin mbi vete në çdo orë të ditës.
Vendosur në pozicion të tillë, zakonshëm ka qenë e mbushur me vreshta, varietete të shumta rrushi kuqojnë, nxijnë apo zverdhin mbi trupin joshës të kodrës.

Aq dendur mbusheshin hardhitë me vesha sa çdo zhurmë që sillte Vjosa e përshkonin krejt vreshtin dhe jehona interferonte deri larg me një melodi alkoolike. Nga udhëtarët e natës aty pari, këto tinguj përjetoheshin si një hare e madhe apo si orgji e pashpjegueshme.

Ndonjëherë mendoj se Dionisi, zot i lashtë i vreshtave dhe pjellorisë mbërrinte me korin e tij të bukurosheve nëpër ledhet e ëmbla të fshatit tonë.

Në mëngjes nuk di se ku fshihej, por në vresht e rrethina binte qetësia hyjnore dhe dëgjoheshin zilet e dhive nëpër rrëpirat e korijeve.

Mendohet se këto ngulime i përkasin shekullit X – VIII p.e.r.

Më tej, rrjedhës së Vjosës e djathtas saj janë Nikaja, Bylisi dhe Gurzeza, qytete me histori të njohur.


Nga Dodov(n)a duket si në pëllëmbë të dorës Amantia Ilire dhe amfiteatri i saj, duket deti dhe Sazani.


Vjosa e thyen këtë unitet etnogjeografik me Amantian dhe malin e Kudhësit (Këndrevicës apo Tartarit).Lart, në majën e malit ndodhet një tjetër vend i shenjtë dhe banorët e dy anëve të lumit e quajnë ” Kurora e Malit”.

Aq i shenjtë dhe mistik është ai truall i malit dhe qiellit sa në motet e vjetra, por mbërritur deri vonë, shërbente si trup gjykuese dhe avokatie.

Betimi drejtuar “Kurorës” të çlironte nga çdo akuzë dhe alibi tjetër nuk duhej.

Dodova jonë mund të jetë një imitim në miniaturë i Dodonës pellazgjike. Mund të jetë, por unë nuk di më shumë veçse në mënyrë patetike dhe profane të hamendësoj.

Ai që mund të hidhte hipoteza historike dhe t’i shtjellonte ato ishte historiani Teki Pashaj, i cili kishte punuar jo pak për historinë dhe toponiminë e Mallakastrës. Zoti e mori pranë vetes ende pa u plakur si këshilltar të tij për çështjet historike dhe të mirësisë.

Ikur fëmijë nga ato fusha e kodra, brenda meje kanë mbetur vetëm emra vendesh si Larosha, Bregu Gjo(n)barit, Maja e Marucës, Maja e Gjatë, kodra e Kolajve, Vapali etj.

I kam humbur rrugëve të Shqipërisë e të Evropës, legjendat, përrallat, gojëdhënat, mitet e baltës time.


Çfarë boshi më kanë lënë…


Aq bosh sa nuk kanë mundur ta zvogëlojnë zgavrën e padijes as nobelistët, as filozofët, as historianët dhe enciklopeditë që kam shfletuar në gjysëm shekulli.

Mjerë ata dijetarë, të cilët dijet e tyre i kanë hedhur dhe i kanë besuar te unë, njëjtë sikur të hedhësh çatinë mbi mure pa themele.

Çdo fshat, qytet, krahinë me siguri ka Dodonën e tij…
Nga A.A

Kategori
Uncategorized

Berisha flet për mediat italiane: Emri i Berluskonit do mbetet i gdhendur në muret e kohës

Ish-presidenti i republikës dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i beson ADNKronos kujtimet e tij për ish-kryeministrin dhe kreun e ‘Forza Italia’, që ndërroi jetë të hënën.

“Berluskoni lë një zbrazëti të madhe në zemrat e italianëve dhe miqve të tij në mbarë botën”, vëren Berisha.

”Silvio Berluskoni ishte një politikan me rëndësi globale, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm në politikë, sport, media dhe biznes si askush tjetër dhe gjithmonë demonstroi një komunikim njerëzor magjepsës, të thjeshtë dhe bindës që fitoi zemrat dhe mendjet e italianëve më shumë se kushdo tjetër në 30 vitet e fundit”.

Ai ka mundur të transformojë “qendrën e djathtë italiane në një forcë politike dominuese në Itali dhe në Europë, duke e udhëhequr me sukses, vizion dhe besnikëri, drejt disa fitoreve të koalicioneve që ka udhëhequr ai në Itali”.

Berisha kujton se ka “pasur privilegjin të takojë shumë herë këtë kalorës të pavdekshëm në Itali, në Shqipëri dhe në Europë”.

“Unë do të ruaj gjithmonë me shumë mirënjohje dhe krenari të veçantë si një thesar të çmuar miqësinë dhe dashurinë e tij ndaj meje dhe ndaj kombit tonë”.

“Në momente kritike, Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur te Berluskoni, te ky italian i madh, te ky europian i madh, një mik të çmuar.

Me ndjenjat e tij miqësore për kombin shqiptar, ai kontribuoi në bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve tona dhe i tha mbështetje të çmuar integrimit euroatlantik të Shqipërisë”.

Kategori
Uncategorized

Donin të ndryshonin kufijtë, të ndanin Kosovën’/ Berisha tregon ‘prapaskenat’ e planit të Ramës dhe të Vuçiçit

Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave.

Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme.

“Drejtuesja e seancës, kryetarja e Kuvendit pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve të brendshme.

Mendimi im dhe i PD, ka qenë dhe është se Kosova është vend i pavarur dhe me qeveri legjitime dhe se në dialogun e saj me Serbinë, Shqipëria nuk duhet të implikohet dhe përzihet.

Nuk ka shqiptar që beson se ka qëllime të tjera, veçse për të ndihmuar me çdo kusht padronin e tij, argat i të cilit është.

Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave.

Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme.

Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë.

Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur.”, tha ai

Kategori
Uncategorized

Nisma Ballkani i Hapur dhe pasuritë jashtëzakonshme minerale në verit te Kosovës, liqeni Ujmanit të vlerësuara në 250-300 miliardë Euro, po i lënë pa gjumë mercenarët serbë.

SERBIA VAZHDON DESTABILIZIMIN E KOSOVËS SIPAS SKENARIT DHE POROSIVE TË MOSKËS.

Gjeneral Dritan Demiraj /

Rrëmbimi i tre policëve të kufirit në krye të detyrës në afërsi të kufirit verior te Kosovës, është vazhdim i planeve destabilizuese në Ballkan me porosi dhe mbeshtetje politike nga Moska e ‘qarramanit’ Vuçiç dhe e partnerëve të tij ne rajon.

Kjo padyshim në vazhdën e taktikave për të larguar nga drejtimi pengesën e tyre të fundit, njërin nga kryeministrat shqiptarë më dinjitoz dhe patriotë të tre dekadave të fundit z. Albin Kurti, me qëllim krijimin e kushteve për bashkësitë me shumicë serbe dhe më pas ndarjen e territorit të Kosovës ne veriun e saj.

Rrëmbimi i forcave policore gjatë kryerjes së detyrës në brendësi të territorit te një vendi demokratik nga një vend fashist si Serbia, e cila drejtohet nga nje president autokrat, i korruptuar me mendësi të shekullit të kaluar dhe vegël e Federatës Ruse në Ballkan, përbën jo vetëm një agresion ndërkombëtar por në të njëjtën kohë edhe krijon kushtet për destabilizimin më tej të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë arsye por jo vetëm, ndihem i turpëruar në maksimum kur mendoj se kush na drejton.

Por për më keq sa më lartë, sa herë që dinjiteti i shtetit të ‘pafajshëm’ serb, shtet i cili ka shkaktuar katër luftëra dhe genocid në Ballkan, ushtria, milicia dhe grupet çetnike të së cilës kanë vrarë mijëra pleq, gra, burra dhe fëmijë, kanë përdhunuar mijëra gra e vajza, ‘shtetarët’ tanë paturpesisht vrapojnë t’i dalin ne krah dhe për më keq opozitarët e Kosovës në vend që të mbështesin qeverinë e tyre në këtë situatë kaq kritike, janë sulur si çakej duke e sulmuar padrejtësisht vetëm për të përfituar një karrige dhe për të grabitur çti dalë përpara.

Qasja e politikanëve shqiptarë në mbështetje të ‘qarramanit’ Vuçiç, jo vetëm qe është e papranueshme, por është antikombëtare dhe e dënueshme.

Fatkeqësisht kjo ndodh vetëm tek një popull si populli jonë ‘dele’, i cili është dorëzuar përpara varfërisë, talljes, fyerjes, vjedhjes, keq qeverisjes, blerjes së të ardhmes, shpopullimit të rinisë, popullsise dhe lista është pa fund.

Asnjë njësi e xhandarmarisë serbe, as ushtria e Serbisë nuk do të guxonin të ndërmerrnin një veprim të tillë kriminal dhe antikushtetues në rast se faktori politik në Republikën e Shqipërisë nuk do të ishte i përçarë, nuk do të ishte hapur në mbështetje të interesave serbe në Ballkan dhe të ndarjes së Republikes së Kosovës.

E njëjta gjë vlen të theksohet edhe për partitë politike në Kosovë.

Partite politike dhe drejtuesit e saj, pikërisht tani kanë mundësi që të tregojnë përpara faktorit ndërkombëtar unifikim kombëtar dhe mbështetje për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Ky është momenti i duhur për të mbështetur presidenten dhe kryeministrin e Kosoves, duke treguar unitet kombëtar dhe dënuar të gjithë së bashku këtë agresion të papranueshëm.

Në rast se arrihet ky unitet në të gjitha trojet Shqiptare, të gjithë politikanët tanë të korruptuar nuk do të kenë as guximin as mundësinë të dalin dhe të mbrojnë ministrin e fundit të Milosheviçit.

Presidentja Vjosa Osmani, kryemistri Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës me këtë rast duhet të ruajnë gjakftohtësinë, të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me komandën e KFOR-it, bashkësinë dhe institucionet ndërkombëtare, ambasadorët e vendeve perëndimore dhe veçanërisht me SHBA-të.

Kam bindje të plotë se një ditë SHBA-të dhe DASH do t’i tregojnë vendin Vuçiç-it dhe strukturave të tij kriminale të cilat veprojnë sipas skenarëve destabilizues të Moskës.

Këto ngjarje ndodhin edhe për faj të qasjes së gabuar prej shumë vitesh te komunitetit ndërkombëtar. Mbështetja e vazhdueshme e politikanëve të BE-së dhe SHBA-ve ndaj anti-amerikanit Vuçiç, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse e ka bërë atë më trim për të vazhduar axhendën për destabilizimin e Ballkanit ne interes vetëm të Vladimir Putinit.

E kam thënë edhe herë të tjera, mbështetja e liderve autokratë dhe të super të korruptuar në Ballkan nuk i ka sjellë asnjë të mirë popujve të Ballkanit, përkundrazi kjo ka bërë që qytetarët të mos kenë më besim tek institucionet demokratike ndërkombëtare.

Si përfundim, kam shkruar edhe herë të tjera se nisma si Ballkani i Hapur dhe ekzistenca e pasurive të jashtëzakonshme të pasurive minerale në verit te Kosovës së bashku me liqenin e Ujmanit të cilat janë vlerësuar në 250-300 miliardë Euro, po i lënë pa gjumë mercenarët serbë, bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës dhe oligarkët perëndimorë që mesi po presin t’i shfrytëzojnë ato.

Dr. Dritan Demiraj.

Kategori
Uncategorized

Edward Joseph: Uashingtoni dhe Brukseli ndajnë fajin për krizën,duke përfshirë këtu edhe dhunën e ushtruar nga serbët kundrejt paqeruajtësve të NATO-s.

Edward Joseph:
Blinken duhet t’ua kujtojë diplomatëve në Bruksel se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”,thekson se Sekretari Amerikan i Shtetit,Antony Blinken, duhet të vendosë nëse”ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.

“Blinken duhet ta mbyllë turneun e tij në Bruksel,me Borrellin e përfaqësuesin special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak.

Blinken duhet t’ua kujtojë diplomatëve se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së.

Brukseli nuk mund të fshihet më prapa linjës se është thjeshtë lehtësues. SHBA-ja dhe BE-ja,në vend të një “paqartësie konstruktive”, duhen të përqendrohen në qartësi.


Është urgjencë një sekuencim i hekurt i hapave që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për ta zbatuar marrëveshjen, dhe atë duhet ta bëjnë shpejt brenda këtij viti”, shkruan Joseph.

Në këtë mënyrë Blinken do t’i largojë SHBA-në dhe BE-në nga konfuzioni dhe kriza,duke i dërguar sinjal Moskës për vendosmërinë për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës”.


▪️A do ta pranojnë rusishtfolësit se jetojnë në Ukrainë e jo Rusi?
▪️A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës?
▪️Dhe nëse ofrohet kjo autonomi, a do të pranohet Ukraina më në fund në NATO?”.

Joseph shkruan se paaftësia e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjeve të njëjta edhe në rastin e Kosovës e Serbisë,është arsyeja prapa “luftës” mes perëndimorëve dhe kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti.

“Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë,e në anën tjetër përshëndetja e një autokrati manipulues e pro-rus,të cilin ambasadori amerikan në Serbi,Christopher Hill e quajti ‘partner më të mirë të SHBA-së’,duhet ta bëjë Blinken të pushojë pak.

Në vend që ta lejojë frustrimin që ta drejtojë politikën e tij karshi Kosovës, apo që ta lejojë iluzionin ta drejtojë politikën e tij karshi Serbisë,


Blinkeni duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij”, vlerëson Joseph.

Blinken duhet të mbajë një fjalim të konsideruar thellë për politikën e SHBA në Serbi, Kosovë dhe në të gjithë rajonit.

Blinken duhet t’i rivendosë në qendër vlerat demokratike si bërthama e politikës së SHBA dhe partneritetit me Evropën.

Ai duhet t’i orientojë emisarët dhe ambasadorët e tij që t’u japin këtë mesazh liderëve të Ballkanit,duke përfshirë Vuçiçit,” shkruan Joseph

https://foreignpolicy.com/2023/06/13/tony-blinken-is-creating-a-kosovo-crisis/

The United States Is Creating a Kosovo Crisis

By Edward P. Joseph, a conflict management expert who teaches at Johns Hopkins School of Advanced International Studies. 

If anyone can understand the ugly, unnecessary standoff between the United States and Kosovo, it is Volodymyr Zelensky. Ask the Ukrainian president to grant ethnic Russians autonomy, and Zelensky will immediately ask three questions: Will the Russian speakers accept that they live in Ukraine, not Russia? Will Russia recognize Ukraine’s sovereignty and territorial integrity? And will the grant of autonomy finally allow us to join NATO?

The inability of the United States and European Union to answer these same questions, as applied to Kosovo and Serbia, is at the root of the self-destructive Western power struggle with Kosovo Prime Minister Albin Kurti. Instead of looking at autonomy strategically—as Zelensky would, and as Russian President Vladimir Putin does—Biden administration officials are as dogmatic as the Kosovo prime minister who has attracted Western ire.

Washington has zeroed in on Pristina’s long-standing obligationrecently accepted by Kurti, to establish an association of Serb-majority municipalities. Frustrated with the Kosovo prime minister for failing to table his terms to establish the association, and furiouswith his recent, reckless special police operation in the Serb-dominated north of Kosovo, the Biden administration has already punished Kosovo and is poised to inflict more pain.

Shrugging off the pressure, Kurti has so farrejected U.S. and EU demands to withdraw special police from the north, remove recently installed mayors from municipal buildings, and move toward new elections. Kurti insiststhat the Serbs who attacked NATO and Kosovo police on May 29 first be brought to justice, as part of the Prime Minister’s five-point plan to defuse tensions. To avert another Serbian boycott of elections, Kosovo President Vjosa Osmani—who largely backs Kurti’s line—has proposed that at least 20 percent of voters sign a petition for a new poll.

Washington plans to rejoin, but the nature of the organization may play to Beijing’s strengths.

With his defiance, Kurti has angered the United States, Kosovo’s most important ally, alienated the Kosovo Serb population, and boosted Serbian President Aleksandar Vucic, just as the autocrat faces unprecedented domestic protests. Washington’s desire to slap additional sanctions on Kosovo is understandable.

It is also a serious mistake. Washington and Brussels richly share blame for the crisis, including the premeditated violence meted out by Serbs against NATO peacekeepers. The absurdity of sanctioning a democratic ally in Pristina while hailing a manipulative, pro-Russian autocrat as a “better and better [U.S.] partner,” as U.S. Ambassador to Serbia Christopher Hill said in an interview with the Serbian Voice of America service, should give Secretary of State Antony Blinken pause.

Instead of allowing frustration to guide policy toward Kosovo, or allowing illusion to guide policy toward Serbia, Blinken needs to urgently reexamine his administration’s approach. Persuaded by his subordinates, Blinken has apparently signed off on an understanding with Vucic. Serbia’s support for Ukraine translates into U.S. leniency toward Vucic, who has revived the “Greater Serbian” nationalism that brought Belgrade into conflict with its neighbors and NATO in the 1990s. As Hill explained regarding aid to Ukraine, “when people are on board, relations get better.”  This phrase captures the Biden Administration’s posture towards Serbia.

What should trouble Blinken is that Moscow hardly seems perturbed by any of the Biden administration’s achievements with the Vucic regime. The Serbian-Russian relationship continues in the face of Belgrade’s symbolic—and self-serving, Kosovo-related—votesagainst Russia in the U.N. General Assembly. As modern Western weaponry turns the tide of war against Russia, the Kremlin has brushed off reports—confirmed by Vucic—that Soviet-era Serbian munitions have found their way to Ukraine. Pro-Russian narratives, hosted by Belgrade in defiance of the EU, find their way across the Balkans.

As Serbia diversifies its gas supply, Belgrade has doubled down on Russian oil. The notion that Vucic will deliver Serbia’s lithium deposits to the West seems fantastical now that Serbian citizens—many of whom fiercely oppose lithium mining—are mobilized against their domineering president. Vucic’s pro-Russian alter ego, intelligence chief Aleksandar Vulin, just attended a major security conference in Moscow, “signaling to Western power centers that Serbia has a [Russian] alternative.” Serbia remains the sole European country—other than Kremlin ally Belarus—not to sanction Russia.

The point is that Putin believes that he, not the West, is winning in the Balkans, at very low cost. From the Kremlin’s perspective, disorder in a region where the United States, EU, and NATO hold the strategic advantage is proof that the Biden administration does not know how to wield power. If Vucic—without nuclear weapons or massive oil and gas reserves—can confound the West, then so can Putin. Moscow understands that Kosovo—not energy or Orthodox Slavic fraternity—is the enabler for the Serbian-Russian relationship and for regional destabilization promoted from Belgrade.

With near-religious conviction, U.S. officials espouse Serbian autonomy as the holy grail for closing the Kosovo question. In reality, granting the association for Kosovo Serbs—without advancing recognition of Kosovo bySerbs and by the full NATO alliance—is a fraught proposition. It’s no coincidence that Russia also champions the Serbian autonomy scheme, in the same evangelizing language as U.S. and EU officials. “The establishment of the Community of Serb Municipalities would guarantee the rights, security and confidence in the future (for Serbs in Kosovo),” proclaimed longtime Russian Ambassador to Serbia Alexander Botsan-Kharchenko to the TASS news agency late last month.

Serbian President Aleksandar Vucic addresses the media after holding meetings as part of Kosovo-Serbia talks, in Ohrid on March 18, 2023.

Kosovo Has a Deal—if the West Can Save It

U.S. President Joe Biden and Ukrainian President Volodymyr Zelensky walk in front of St. Michael’s Golden-Domed Cathedral in Kyiv on Feb. 20.

How Not to Help Ukraine

Ukrainian President Volodymyr Zelensky and Secretary General of NATO Jens Stoltenberg shake hands after a joint press conference on April 20, 2023 in Kyiv.

Let Ukraine Into NATO Right Now

The Kremlin grasps what Washington and Brussels do not: The proposed association is a vehicle to project Serbian ambition, not to protect Kosovo Serbs. Vucic does not want any version of the association compatible with Kosovo’s sovereignty, territorial integrity, and functionality. Despite written assurances from senior U.S. officials, Washington has not demonstrated that it can convince Belgrade to buy into a stabilizing form of autonomy—even along the vague lines proposed by Albanian Prime Minister Edi Rama.

To the contrary, officials press Kosovo to negotiate off of the Serbian proposal for autonomy, even as they concede that it is wildly unacceptable. Validating a destructiveopening position is a classic negotiating pitfall. In this case, Western mediators forget that Vucic has subverted the Kosovo-Serbia agreement made on March 18, the day the EUand U.S. declared it to be “legally binding,” although the Serbian president refused to sign it.

Sign up for Editors’ Picks

A curated selection of FP’s must-read stories.

Nor does the United States, EU, or even NATO seem to grasp the risk of repeatedly validating physically destructive Serbian tactics in the north of Kosovo. While a U.S. KFOR officer on the ground seethed over the May 29 attacks by Serbians, officials vilified Kurtiallowing Vucic to escape scot-free. This is inexcusable given the use of carefully designed explosive devices requiring preparation, which could not have gone unnoticed by Belgrade.

Hill routinely blames Kosovo—a country to which he is not accredited—while ignoring Belgrade’s inflammatory moves. In December, Vucic called Kurti “terrorist scum.” In April, Vucic promoted the Kosovo Serb boycott of elections in the north, labeling the Kosovo government “occupiers.” With extortionate demands, the Serbian president continues to block Kosovo Serbs from choosing their leaders.

Last winter, U.S. and NATO officials lent credence to Belgrade’s brazen demand to send its troops into Kosovo, and rationalized the menacing barricades often deployed in the north of the country. In the current version of Stockholm syndrome, Western officials, including a U.S. Army National Guard general, now lionize Vucic as the key to stability, days after the Serbian leader put his forces on high alert and failed to prevent the attacks on NATO, prompting an increase in KFOR troops.

There is no doubt that Kurti, having ignored clear, coordinated U.S. and NATO appeals, is an accessory to the violence. Unfortunately, so are U.S. and EU negotiators, led by EU foreign affairs chief Josep Borrell. In March, the EU and United States allowed Vucic to leave Ohrid, North Macedonia—site of the pivotal negotiation between Belgrade and Pristina—without a commitment for Serbs to return to Kosovo institutions and participate in mayoral elections.

This baffling oversight crippled the autonomy negotiations, in which duly elected Serb representatives would play a critical role. Successful elections would have legitimized the representatives in the eyes of all parties, including those in Pristina, and marked a turn away from the bitter, manufactured Serbian walkout over license plates late last year. Kurti’s unexpected acceptance of the association afforded negotiators the chance to press Vucic for this vital show of good faith. Instead, the United States and EU watched as Belgrade engineered a boycott of the April 23 elections in the north—organized by Kosovo to U.S. praise—setting the stage for crisis.

Thinly veiled U.S. threats to bring down the Kurti government over the association—a hardball tactic also employed in 2020 by the Trump administration—obscure the Biden administration’s failure to create or even comprehend the conditions to achieve autonomy. As the administration may eventually discover in Ukraine, autonomy is a final status issue, representing the last leverage of a country confronted by a hostile, irredentist neighbor such as Russia or Serbia.

Unfortunately, the BrusselsOhrid agreement that the United States and EU largely imposed on Serbia and Kosovo is only interim in nature. This means that the Western approach rests on a contradiction: Kosovo must make a final status concession on autonomy, but the West can only promise—at best—incremental progress in relations with Serbia, and with Kosovo’s bid for full international personality.

Even if Pristina fulfills all its obligations, including establishing the association, Kosovo has no guarantee on its core strategic requirements. Kosovo Serbs can retain their allegiance to Belgrade and defy Pristina. Serbia can still reject de jure recognition of Kosovo. And, most of all, Kosovo can remain outside of NATO—the singular guarantee of Pristina’s sovereignty and territorial integrity.

Kosovo’s path to the alliance remains blocked by four NATO members: Greece, Romania, Slovakia, and Spain. U.S. State Department officials, including Blinken, maintain that implementation of the Ohrid agreement will enable Washington to appeal to the four holdouts.

In fact, the three hard-liners—Bucharest, Bratislava, and Madrid—cling to their positions for reasons having nothing to do with Kosovo’s behavior. There is little evidence that Washington has invested much in getting these actors—who hold the key to progress across the region—to change their minds, even provisionally. Spain and Slovakia, for example, could easily return their troops to the KFOR mission, which is status neutral. Madrid could emulate Bratislava and open a liaison office in Pristina—a step that would go far to assuring Kosovo that Serbian autonomy could lead to NATO membership.

Instead, Spain, along with Romania, voted in April against Kosovo’s membership in the Council of Europe. So did Serbia, in blatant violation of its obligations in the EU-brokered agreement. Belgrade’s flagrant, characteristic obstruction has attracted none of the fulmination directed to Pristina for dragging its feet on the association.

In sum, it will take more than feel-good sanctions for the United States to emerge from the crisis that Washington and Brussels helped create. Pretending that the United States has a partner in Belgrade and a nemesis in Pristina will neither alleviate the present standoff in the north nor lead to stability.

Despite his frenetic global agenda, Blinken needs to personally assert control over U.S. Balkans policy. For starters, the Biden administration must discipline its ambassadors in the region, curtailing the excursions of Hill into the politics of a country, Kosovo, that no longer belongs to Serbia. Divisions between the U.S. embassies of Belgrade and Pristina have drawn the attention of major EU partners and undermine Blinken’s authority.

Fundamentally, Blinken needs to decide if regional disorder and the damage to U.S. credibility are worth the headlong embrace of a Serbian autocrat rejected by wide swathes of his own population. After all, Washington has an alternative model. In neighboring Hungary, U.S. Ambassador David Pressman has proven that a firm, values-centered approach can achieve far more impact—on a far more formidable autocrat—than anything achieved in Serbia.

Instead of hastily drafted reprimands, Blinken should give a thoroughly considered speech on U.S. policy on Serbia, Kosovo, and the entire region. Blinken must re-center democratic values as the core of U.S. policy and partnership with the EU. He should direct his envoys and ambassadors convey this message to Balkans leaders, including Vucic.

Blinken should follow this speech by a visit—not to the region, but to Athens, Bratislava, Bucharest, and Madrid—the four capitals that hold the key to Kosovo’s advancement, and therefore Western strategy, in the region.

Blinken should close his tour in Brussels, with Borrell and the EU’s special representative to the region, Miroslav Lajcak. Blinken should remind these diplomats that the agreement between Serbia and Kosovo bears the EU’s name. Brussels can no longer hide behind the line that it is merely a facilitator. Instead of more “constructive ambiguity,” the United States and EU need to focus on clarity. The urgent priority is an ironclad sequence of steps that Kosovo and Serbia need to take in order to implement the agreement, well before the end of the year.

In this way, Blinken will turn the United States and EU away from confusion and crisis, sending a signal to Moscow of principled determination to consolidate the Balkans into the West, alongside Ukraine

Kategori
Uncategorized

Gjeneral Arapi: Duhet larguar qeveris sovraniste e Kosovës, si pengesë e vetme per ti hapur rrugen e dorezimit të veriut te Kosoves Serbisë.

Gjeneral Hysen Arapi /

Ne 24 vjet çlirim , bashkësia ndërkombëtare nuk u angazhua asnjëherë seriozisht të çmontojë strukturat paralele dhe bandat kriminale ne veri te Kosoves.

Dhe kur këtë detyrë e ka marrë përsiper ta bëjë qeveria e Kosoves me çfarëdo kostoje, alarmohen nderkombëtarë e palo shqiptarë dhe në unison i bëjnë presion e duan të kryqëzojnë kryeministrin Kurti per llogari të kriminelit Vuçiç dhe shtetit genocidal serb.

E nderkohë as që ndihen fare kur ka 3 javë që ushtria serbe eshte perqendruar me nje arsenal te madh trupash dhe armesh ne kufirin me Kosoven dhe kjo eshte tregues se nuk jane te interesuar per cmontimin e bandave kriminale serbe.

Por perkundrazi, ata janë të interesuar për diçka tjeter shume te rende …

Eshtë nje regji e koordinuar me Beogradin per të larguar detyrimisht qeverinë sovraniste të Kosovës ,si pengesë e vetme per ti hapur rrugen e dorezimit të veriut te Kosoves Serbisë.

Kategori
Uncategorized

Kurti i përgjigjet Ramës .

Kategori
Uncategorized

“Rilindja” e Edi Ramës, partia e krimit dhe drogës, kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit!

Sali Berisha /

Të dashur miq, sot PSSH de fakto “Rilindja” e Edi Ramës, feston ditën e ndërrimit për herë të tretë të emrit të saj.

Kjo forcë politike terroriste për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës që mori karakter vllavrasës, pas lufte ndërroi emrin nga PKSH në Partia e Punës së Shqipërisë.

Me këtë emër, kjo parti e udhëhequr nga Enver Hoxha i cili në deklaratën e paridtit të Bashkimit Demokrat Europian të vitit 1991, do shpallej Hitleri shqiptar i pas luftës, vendosi në Shqipëri diktaturën staliniste më të egër në Europë.

Ajo përsëri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, që kreu ndaj popullit shqiptar gjatë dekadave të saj në pushtet, u detyrua që me datën 12 qershor të vitit 1992 të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqiperisë.

Pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-shtet të lidhur ngushtë e gjerë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Edi Rama në krye të PS me qeverinë e tij vodhi dhe shpërdoroi në fondet dhe pasuritë publike miliarda euro.

Ai me lidhjet e tij të krimit shndërroi Shqiperinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës sës Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të urojmë nga zemra që të gjithë socialistët e ndershëm, idealist dhe patriot të ndahen me Edi Ramën dhe sektin e tij të rilindjes, si armiq të egër të lirisë së shqiptarëve. #sb

Kategori
Uncategorized

Fjalimi i famshëm i Bill Clinton: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova

Fjalimi i plotë:

Amerikanë, sonte për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur. Ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. Një milion burra, gra dhe fëmijë të dëbuar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar të indinjuar dhe të bashkuar janë përmbushur.

Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa.

Kur urdhërova Forcat tona të Armatosura për të luftuar, ne kishim tre qëllime të qarta:

T’i mundësonim popullit kosovar, viktima të disa prej mizorive më të egra në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, të ktheheshin në shtëpitë e tyre me siguri dhe vetëqeverisje;

Të kërkohet që forcat serbe përgjegjëse për ato mizori të largohen nga Kosova;

Dhe të vendosë një forcë ndërkombëtare sigurie, me NATO-n në thelb, për të mbrojtur të gjithë njerëzit e asaj toke të trazuar, serb dhe shqiptarë, njësoj.

Këto synime do të arrihen.

Një konflikt i domosdoshëm është sjellë në një përfundim të drejtë dhe të ndershëm.

Rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, i arritur nga një aleancë që qëndroi së bashku në qëllim dhe vendosmëri, e ndihmuar nga përpjekjet diplomatike të Rusisë. Kjo fitore sjell një shpresë të re se kur një popull veçohet për shkatërrim për shkak të trashëgimisë dhe besimit të tij fetar dhe ne mund të bëjmë diçka për këtë, bota nuk do të shikojë nga ana tjetër.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për burrat dhe gratë e Forcave tona të Armatosura dhe atyre të Aleatëve tanë. Ditë pas dite, natë pas nate, ata fluturuan, duke rrezikuar jetën për të sulmuar objektivat e tyre dhe për të shmangur viktimat civile kur u qëlluan nga zonat e populluara. Kërkoj nga çdo amerikan të bashkohet me mua për t’u thënë atyre, faleminderit, ju na keni bërë shumë krenarë.

Unë jam gjithashtu mirënjohës ndaj popullit amerikan për qëndrimin kundër spastrimit të tmerrshëm etnik, për dërgimin e ndihmës bujare për refugjatët dhe për hapjen e zemrave dhe shtëpive tuaja për viktimat e pafajshme që erdhën këtu.

Unë dua të flas me ju për disa çaste sonte rreth asaj se pse luftuam, çfarë arritëm dhe çfarë duhet të bëjmë tani për të çuar përpara paqen, dhe së bashku me njerëzit e Ballkanit, të krijojmë një të ardhme lirie, përparimi dhe përparimi dhe harmoni.

Kjo është ajo që ai u përpoq të bënte në Kroaci dhe në Bosnje, dhe tani në Kosovë.

Bota pa pasojat e tmerrshme:

▪️500 fshatra u dogjën;

▪️burra të të gjitha moshave të ndarë nga të dashurit e tyre për t’u pushkatuar dhe varrosur në varre masive;

▪️ Gra të dhunuara; fëmijët e bërë për të parë prindërit e tyre të vdesin;

▪️Një popull i tërë u detyrua të braktiste, me orë të tëra, komunitetet që familjet e tyre kishin shpenzuar breza duke ndërtuar.

Kur përpjekjet tona diplomatike për të shmangur këtë tmerr u kundërshtuan dhe dhuna u rrit, ne dhe aleatët tanë zgjodhëm të vepronim. Zoti Millosheviq vazhdoi t’i bënte gjëra të tmerrshme popullit të Kosovës, por ne ishim të vendosur ta kthenim atë. Qëndrueshmëria jonë më në fund i dha fund një fushate të egër të spastrimit etnik dhe ne vepruam mjaft herët për ta kthyer atë, për t’u mundësuar kosovarëve të kthehen në shtëpi.
Kur ta bëjnë, ata do të jenë të sigurt. Ata do të jenë në gjendje të rihapin shkollat e tyre, të flasin gjuhën e tyre, të praktikojnë fenë e tyre, të zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe të formësojnë fatin e tyre.

Nuk do të ketë më ditë kërkimi për ushqim në të ftohtin e maleve dhe pyjeve, nuk do të ketë më netë të fshehur në bodrume, duke menduar nëse e nesërmja do të sjellë vdekje apo çlirim.

Ata do ta dinë se ushtria dhe forcat paraushtarake të z. Millosheviq do të zhduken, fushata e tij 10-vjeçare e represionit ka përfunduar.


NATO-ja e ka arritur këtë sukses si një aleancë e bashkuar, e udhëhequr me aftësi nga Sekretari i Përgjithshëm Solana dhe Gjenerali Clark.


Nëntëmbëdhjetë demokraci u bashkuan dhe qëndruan së bashku gjatë sfidës më të ashpër ushtarake në historinë 50-vjeçare të NATO-s.

Ne ruajtëm gjithashtu partneritetin tonë shumë të rëndësishëm me Rusinë, falë Presidentit Jelcin, i cili kundërshtoi përpjekjet tona ushtarake, por mbështeti diplomacinë për t’i dhënë fund konfliktit me kushte që plotësonin kushtet tona.

I jam mirënjohës të dërguarit rus Chernomyrdin dhe presidentit finlandez Ahtisaari për punën e tyre dhe zëvendëspresidentit Gore për rolin kyç që luajti në bashkimin e partneritetit të tyre. Tani, shpresoj se trupat ruse do të na bashkohen në forcën që do të ruajë paqen në Kosovë, ashtu siç kanë bërë në Bosnje

Tani po hyjmë në një fazë të re, duke ndërtuar atë paqe dhe ka sfida të mëdha. Së pari, ne duhet të jemi të sigurt se autoritetet serbe do të përmbushin angazhimet e tyre.

Ne jemi të përgatitur të rifillojmë fushatën tonë ushtarake nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë.

Më pas, ne duhet t’i kthejmë refugjatët kosovarë në shtëpi të sigurt; fushat e minuara do të duhet të pastrohen; shtëpitë e shkatërruara nga forcat serbe do të duhet të rindërtohen; njerëzit e pastrehë që kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe do të duhet t’i marrin ato; do të duhet të përcaktohet fati i të zhdukurve;

Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të duhet të çmilitarizohet, siç ka rënë dakord të bëjë. Dhe ne në forcën paqeruajtëse do të duhet të sigurojmë që Kosova të jetë një vend i sigurt për të jetuar për të gjithë qytetarët e saj, serbët etnikë si dhe shqiptarët etnikë.

Që këto gjëra të ndodhin, duhet të vendoset siguria. Për këtë qëllim, rreth 50,000 trupa nga pothuajse 30 vende do të vendosen në Kosovë. Aleatët tanë evropianë do të ofrojnë shumicën dërrmuese të tyre; Amerika do të kontribuojë me rreth 7000. Jemi mirënjohës që gjatë fushatës ajrore të NATO-s nuk humbëm asnjë ushtarak të vetëm në luftime. Por edhe kjo fazë tjetër do të jetë e rrezikshme.

Kujtimet e hidhura do të jenë ende të freskëta dhe mund të ketë edhe viktima. Pra, ne jemi siguruar që forca që shkon në Kosovë të ketë komandën dhe kontrollin e NATO-s dhe rregullat e angazhimit të vendosura nga NATO.

Ajo do të ketë mjetet dhe mandatin për të mbrojtur veten gjatë kryerjes së detyrës. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një administratë civile duke përgatitur kosovarët për të qeverisur dhe policuar vetë.

Ndërsa institucionet vendore do të marrin fuqi, NATO do të jetë në gjendje t’u dorëzojë atyre përgjegjësinë në rritje dhe të tërheqë forcat e saj.

Sfida e tretë do të jetë krijimi i një plani për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin.

Që kjo të ndodhë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të planifikojnë për të nesërmen, jo vetëm sot.

Ne duhet të ndihmojmë për t’u dhënë demokracive të Evropës Juglindore një rrugë drejt një të ardhmeje të begatë, të përbashkët, një magnet bashkues më të fuqishëm se tërheqja e urrejtjes dhe e shkatërrimit që ka kërcënuar t’i copëtojë ato.

Partnerët tanë evropianë duhet të sigurojnë pjesën më të madhe të burimeve për këtë përpjekje, por është në interesin e Amerikës të bëjmë pjesën tonë gjithashtu. Sfida e fundit do të jetë inkurajimi i Serbisë për t’u bashkuar me fqinjët e saj në këtë udhëtim historik drejt një Evrope paqësore, demokratike dhe të bashkuar.

Dua t’i them disa fjalë popullit serb sonte.

Për sa kohë që ai të mbetet në pushtet, përderisa kombi juaj drejtohet nga një kriminel lufte i paditur, ne nuk do të japim asnjë mbështetje për rindërtimin e Serbisë.


Por ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë humanitare tani dhe të ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë edhe për Serbinë .

Kur qeveria e saj përfaqëson tolerancën dhe lirinë, jo represionin dhe terrorin.

Amerikanë, të gjitha këto sfida janë thelbësore, por ato janë shumë më të preferuara ndaj sfidave të luftës dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në Evropë.

Ne kemi dërguar një mesazh vendosmërie dhe shprese për të gjithë botën. Mendoni për të gjithë miliona njerëz të pafajshëm që vdiqën në këtë shekull të përgjakshëm, sepse demokracitë reaguan shumë vonë ndaj së keqes dhe agresionit. Për shkak të vendosmërisë sonë, shekulli i 20-të po përfundon jo me indinjatë të pafuqishme, por me një afirmim shpresëdhënës të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut për shekullin e 21-të.

Në një botë shumë të ndarë nga frika mes njerëzve të grupeve të ndryshme racore, etnike dhe fetare, ne u kemi dhënë besim miqve të lirisë dhe pauzë atyre që do të shfrytëzonin dallimet njerëzore për qëllime çnjerëzore.

Amerika ende përballet me sfida të mëdha në këtë botë, por ne mezi presim t’i përmbushim ato.

Prandaj, sonte ju kërkoj të jeni krenarë për vendin tuaj dhe shumë krenarë për burrat dhe gratë që i shërbejnë atij me uniformë.

Sepse në Kosovë bëmë gjënë e duhur; ne e bëmë atë në mënyrën e duhur; dhe ne do ta mbarojmë punën.

Natën e mirë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kategori
Uncategorized

Lidhja e Prizrenit/ Berisha: Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.

Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen e Prizrenit’, me në krye Iljaz Pashë Dibra dhe bashkëkryetar për rolin e jashtëzakonshëm që luajti, Abdyl Bej Frashëri.

Lidhja e Prizrenit u themelua në momentin më dramatik të kombit shqiptar, në kohën kur në Kongresin e Berlinit, Zeusi i kohës Bismarck dhe më të mëdhenjtë e tjerë të Tokës, përfshirë këtu edhe Portën e Lartë, shpallën inekzistencën e shqiptarëve si komb.

Ndërkohë që kombeve të tjera të rajonit ju njihej kombësi, shtetësi dhe e drejta e pavarësisë, ata në akte padrejtësisht të mëdha vendosën që trojet shqiptare të copëtoheshin dhe dhuroheshin si plaçkë lufte, fqinjëve tanë grabitqarë.

Para thirrjes së Lidhjes së Prizrenit, në përgjigje të planeve ogurzeza të Kongresit të Berlinit banorët Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës Kosovës dhe Malësive të Veriut kishin filluar organizmin e tyre të vendosur të mbrojnë me gjak trojet e tyre kombëtare.

Lidhja krijoi për mbrojtjen e territoreve shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe më pas edhe qeverinë e saj, qeveria e parë shqiptare që nga koha e Skënderbeut e drejtuar nga Ymer Prizreni.

Miq, Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është nëna e datave në historinë tonë kombëtare sepse me luftrat ndër më të lavdishme dhe qëndresën heroike popullore të shqiptarëve që ajo organizoi në mbrojtje të trojeve tona shekullore nga fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që i mbështesnin, i provoi mbarë botës se shqiptarët nuk mund të zhduken.

Këto luftëra të pabarabarta, por epike dhe legjendë e trimërisë dhe heroizmit njerëzor, rilindën kombin, bënë të mundur, çelën rrugën në fillim të shekullit që shkoi për shtetin e pavarur të shqiptarëve në Shqipëri dhe në fillim të këtij shekulli, shtetin e pavarur te Kosovës.

Ndaj sot ju ftoj të dashur miq, të përulemi me nderimin më të thellë para të gjithë asaj elite kombëtare që themeloi 145 vjet më parë Lidhjen e Prizrenit dhe të gjithë atyre dhjetëra e mijëra luftëtarëve që nën udhëheqjen e saj ranë për t’u bërë të pavdekshëm në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Kombi që rilindi nga gjaku dhe pushka nuk vdes.

Kategori
Uncategorized

Lidhja e Prizrenit/ Berisha: Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.

Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen e Prizrenit’, me në krye Iljaz Pashë Dibra dhe bashkëkryetar për rolin e jashtëzakonshëm që luajti, Abdyl Bej Frashëri.

Lidhja e Prizrenit u themelua në momentin më dramatik të kombit shqiptar, në kohën kur në Kongresin e Berlinit, Zeusi i kohës Bismarck dhe më të mëdhenjtë e tjerë të Tokës, përfshirë këtu edhe Portën e Lartë, shpallën inekzistencën e shqiptarëve si komb.

Ndërkohë që kombeve të tjera të rajonit ju njihej kombësi, shtetësi dhe e drejta e pavarësisë, ata në akte padrejtësisht të mëdha vendosën që trojet shqiptare të copëtoheshin dhe dhuroheshin si plaçkë lufte, fqinjëve tanë grabitqarë.

Para thirrjes së Lidhjes së Prizrenit, në përgjigje të planeve ogurzeza të Kongresit të Berlinit banorët Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës Kosovës dhe Malësive të Veriut kishin filluar organizmin e tyre të vendosur të mbrojnë me gjak trojet e tyre kombëtare.

Lidhja krijoi për mbrojtjen e territoreve shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe më pas edhe qeverinë e saj, qeveria e parë shqiptare që nga koha e Skënderbeut e drejtuar nga Ymer Prizreni.

Miq, Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është nëna e datave në historinë tonë kombëtare sepse me luftrat ndër më të lavdishme dhe qëndresën heroike popullore të shqiptarëve që ajo organizoi në mbrojtje të trojeve tona shekullore nga fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që i mbështesnin, i provoi mbarë botës se shqiptarët nuk mund të zhduken.

Këto luftëra të pabarabarta, por epike dhe legjendë e trimërisë dhe heroizmit njerëzor, rilindën kombin, bënë të mundur, çelën rrugën në fillim të shekullit që shkoi për shtetin e pavarur të shqiptarëve në Shqipëri dhe në fillim të këtij shekulli, shtetin e pavarur te Kosovës.

Ndaj sot ju ftoj të dashur miq, të përulemi me nderimin më të thellë para të gjithë asaj elite kombëtare që themeloi 145 vjet më parë Lidhjen e Prizrenit dhe të gjithë atyre dhjetëra e mijëra luftëtarëve që nën udhëheqjen e saj ranë për t’u bërë të pavdekshëm në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Kombi që rilindi nga gjaku dhe pushka nuk vdes.

Kategori
Uncategorized

Spiunazhi Rus,Kinez,dhe Iranian, në Suedi .

https://sakerhetspolisen.se/om-sakerhetspolisen/publikationer/sakerhetspolisens-arsberattelse/sakerhetspolisen-2022-2023/sammanfattning/frammande-makts-verksamhet-i-sverige/spionage-i-sverige.html?fbclid=IwAR0YVuanCii3xNlZOwnhcK1kdyraslraU8xnlDL0Ke7VQpgqmLUAt434MNU_aem_th_AZvqvoeZRfoAAUXxfL5ZLLlRz3z7TZ7X2kAkR0042m0TAHNoI-rijIdZH8V-kB5GaOw

Spiunazh në Suedi

Vitet e fundit, disa spiunë janë arrestuar si në Suedi ashtu edhe në Evropë. Spiunazhi po ndodh këtu dhe tani dhe disa vende kanë oficerë të inteligjencës në terren në Suedi me detyrën e mbledhjes së informacionit.

Është informacion që mund të dëmtojë sigurinë e Suedisë nëse i zbulohet një fuqie të huaj.

Fakti që një numër spiunësh janë arrestuar në Evropë gjatë vitit të kaluar mund të jetë për shkak të një nevoje të shtuar për inteligjencë nga fuqitë e huaja në lidhje me rritjen e sanksioneve dhe një situatë të trazuar globale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Sigurisë ka forcuar punën me kundërspiunazhin si dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për një shtet që ka ambicie për t’u bërë një superfuqi globale, përvetësimi i teknologjisë është një pjesë e rëndësishme, siç janë kërkimet e kryera në universitetet dhe institutet suedeze të arsimit të lartë.

Spiunazhi mund të jetë gjithashtu për marrjen e njohurive për vendimet politike ose përpjekjet për t’i hartuar ato, si dhe për hartimin e disidentëve dhe ndikimin e tyre nëpërmjet kërcënimeve.

Me pak fjalë, ka dy mënyra për t’u bërë agjent.

Kjo mund të ndodhë pjesërisht përmes kërkesës, pjesërisht përmes një personi që kërkon përfaqësues të një shteti tjetër me qëllim të shitjes ose dhënies së informacionit sekret.

Çdo vit ka përpjekje për të rekrutuar njerëz në Suedi, dhe fuqitë e huaja investojnë kohë dhe burime në hartimin dhe përpjekjen për të rekrutuar agjentë të mundshëm

Edhe personat me shtetësi të dyfishtë ose që kanë një lloj tjetër lidhjeje me një shtet autoritar janë në rrezik për t’u ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve.

Krahas përdorimit të burimeve njerëzore, fuqia e huaj përdor edhe përvetësimin teknologjik.

Spiunazhi kibernetik ndodh si për të vjedhur informacionin dhe për t’u përgatitur për sabotim dhe mund të vazhdojë për një kohë të gjatë pa zbuluar shkeljen nga biznesi i prekur.

🔺Kështu rekrutohet një agjent

▪️Analiza e informacionit të nevojshëm.
▪️Kërkoni në shënjestër për të gjetur një person që mund të ndajë informacionin e kërkuar.
▪️Studioni se ku është hartuar personi në fjalë.
▪️Qasja ndodh kur një oficer i inteligjencës bën kontakt me personin e caktuar.
▪️Miqësia bëhet hapi tjetër nëse vetë qasja ka qenë e suksesshme. Kjo fazë mund të zgjasë për disa vjet.
▪️Regjistrimi i personit duke i kërkuar të ndajnë informacione konfidenciale.

▪️Nëse ka sukses, fuqia e huaj ka rekrutuar me sukses një agjent.

🔺Rusia – kërcënimi më i madh

https://sakerhetspolisen.se/om-sakerhetspolisen/publikationer/sakerhetspolisens-arsberattelse/sakerhetspolisen-2022-2023/sammanfattning/frammande-makts-verksamhet-i-sverige/ryssland—det-storsta-hotet.html?fbclid=IwAR3pDUp26N8g5WcFPoXriWAz1SobQ49LDHyuj7aMDkXbbiwNdnpM7tHcbOw_aem_th_AZv-RiLrZTuoRQijEm_KjXPxloa1AKjDKSnWD1rs3YjpWsAqqExA5RMPqEVeoLpZh48

👉🏿Shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë ruse janë një mjet në qëllimin strategjik të regjimit rus për forcimin e qëllimeve gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe ushtarake të vendit, si dhe për të eliminuar kërcënimet ndaj regjimit.

👉🏿Rusia kryen vazhdimisht mbledhje të inteligjencës në Suedi.
Kjo ndodh ndër të tjera nga misionet diplomatike ruse në Suedi ku oficerët e inteligjencës veprojnë nën mbulesë diplomatike.
Ata marrin informacione të vazhdueshme rreth politikës suedeze, mbrojtjes dhe ekonomisë. Disa janë të angazhuar edhe në prokurimin e teknologjisë civile dhe ushtarake.
👉🏿Aktiviteti kryesor kërcënues për sigurinë që Rusia kryen në dhe kundër Suedisë konsiston në mbledhjen e inteligjencës.
Ndër të tjera, ka të bëjë me aktivitetet e drejtuara ndaj politikanëve dhe nëpunësve civilë në Suedi, mbrojtjes totale suedeze, industrisë civile dhe ushtarake dhe individëve në Suedi që kritikojnë regjimin rus.

👉🏿Përmes spiunazhit kibernetik dhe inteligjencës sinjalizuese, Rusia angazhohet në mbledhjen e inteligjencës nga toka ruse. Blerja teknike kryhet në mënyrë metodike dhe afatgjatë.

👉🏿Rusia angazhohet në blerjen e fshehtë të teknologjisë dhe njohurive të avancuara me qëllim, ndër të tjera, për të rritur aftësitë e veta ushtarake.
👉🏿Rusia përdor proxy, proxies, me qëllim të destabilizimit, krijimit të platformave për aktivitetet e ndikimit dhe aftësinë për të sabotuar, si dhe përgatitjet e luftës.
Ata përdorin gjithashtu kompani që mund të jenë në zonën gri të asaj që është e ligjshme. Rusia përdor Suedinë si një platformë për të rritur aftësitë e saj ushtarake.

👉🏿Një pjesë e aktiviteteve kërcënuese për sigurinë që Rusia kryen në dhe kundër Suedisë konsiston në aktivitetet e ndikimit.

Mbi të gjitha, ajo zhvillohet kundër njerëzve brenda diasporës ruse në Suedi, por ushtrohet ndikim edhe kundër, ndër të tjera, politikanëve dhe nëpunësve civilë, si dhe përhapet dezinformata me qëllim që të ndikojë në imazhin e Rusisë

🔺Kina – një kërcënim afatgjatë dhe në rritje

https://sakerhetspolisen.se/om-sakerhetspolisen/publikationer/sakerhetspolisens-arsberattelse/sakerhetspolisen-2022-2023/sammanfattning/frammande-makts-verksamhet-i-sverige/kina—ett-langsiktigt-och-vaxande-hot.html?fbclid=IwAR26Ly2RfaEe0ql5G7jsq0dhw87LMpwe1qc8brKlDGTMsNRq7oZPX9MDjJM_aem_th_AZtjXsnMvD23eccALKN7TfazCDRRPoLdx-gsOCH4VIIen55Ek2vln3L28oRa8pAc7Aw

👉🏿Aktivitetet e inteligjencës kineze drejtohen në një gamë të gjerë fushash në shoqërinë suedeze. Për Suedinë, aktivitetet më serioze të inteligjencës burojnë nga oficerët e inteligjencës dhe oficerët e inteligjencës udhëtuese që punojnë nga dhe në Kinë, si dhe nga sulmet e rrjeteve kineze.

👉🏿Kina ndjek politikën e ndikimit me synimin për të riformuar normat dhe vlerat globale dhe për të ndaluar pikëpamjet kritike të regjimit. Ata gjithashtu përpiqen të bindin vendet e tjera që të marrin vendime që favorizojnë interesat e Kinës.
👉🏿Aktivitete të tjera kineze, të tilla si kërkimet dhe shkëmbimet e biznesit, blerjet strategjike të produkteve, investimet dhe blerjet, transferimi i teknologjisë dhe njohurive nëpërmjet programeve të rekrutimit mund të përbëjnë gjithashtu kërcënime serioze të sigurisë për Suedinë.
👉🏿Përveç faktit që këto aktivitete mund t’i mundësojnë Kinës të marrë sasi të mëdha informacioni, ato gjithashtu shpesh ofrojnë akses në informacione, njohuri, produkte dhe teknologji të ndjeshme.
Shtetasve kinezë kërkohet nga Akti Kombëtar i Inteligjencës i vitit 2017 që të ndihmojnë shërbimet e inteligjencës sipas nevojës.
👉🏿Kina ka ambicie për t’u bërë lider në disa fusha të teknologjisë, duke përfshirë teknologjinë hapësinore. Teknologjia, produktet, njohuritë dhe informacioni suedez konsiderohen të jenë me vlerë të madhe në arritjen e synimeve afatgjata të Kinës.
👉🏿Gjatë dekadës së fundit, investimet kineze në Suedi janë rritur ndjeshëm në sektorët ku Suedia ka ekspertizë të avancuar dhe në infrastrukturën kritike. Kjo bëhet, ndër të tjera, me synimin për të asimiluar teknologjinë, inovacionin dhe njohuritë, personelin dhe krijimin e aksesit në rrjete dhe platforma zhvillimi brenda sektorëve me prioritet, por edhe për të mundësuar ndikimin e vendimmarrjes suedeze.
👉🏿Aktivitetet kineze në formën e blerjeve strategjike, prokurimit të teknologjisë, produkteve speciale dhe njohurive të veçanta mund të përbëjnë një kërcënim serioz për interesat e Suedisë dhe Suedisë.
Kina harton disidentët në Suedi dhe kryen aktivitete të gjera të inteligjencës dhe kërcënimeve kundër kritikëve të regjimit për të zvogëluar lirinë e tyre të shprehjes dhe veprimit.
👉🏿Kina shpenzon burime të konsiderueshme për të ndikuar në opinionin ndërkombëtar dhe masa për t’i bërë individët të përfshihen në autocensurë, edhe në Suedi.

👉🏿Aktivitetet e kombinuara kërcënuese për sigurinë kineze rrezikojnë të minojnë eksportet suedeze dhe kapacitetin e inovacionit, dhe në afat të gjatë mund të ndikojë seriozisht konkurrencën dhe punësimin suedez dhe është një kërcënim serioz ekonomik për Suedinë.

Ekziston një aftësi shumë e lartë e aktorëve kinezë në lidhje me sulmet elektronike, dhe Kina përdor sulmet kibernetike për të marrë informacion

🔺Irani – një kërcënim i prekshëm i sigurisë

https://sakerhetspolisen.se/om-sakerhetspolisen/publikationer/sakerhetspolisens-arsberattelse/sakerhetspolisen-2022-2023/sammanfattning/frammande-makts-verksamhet-i-sverige/iran—ett-patagligt-sakerhetshot.html?fbclid=IwAR0jGvmDCVH0b0FGbn8GDpoj2BDqzuHXEuwQ1HXXOTZj-hqcjmDlKHNguLA_aem_th_AZubpawt2bkPWMmJR-Srpl-aVWul85clYMC6vumO6mPvkXH-PD_fQWj1m1Ax6y4Z1Hk

👉🏿Në Suedi, operacionet e inteligjencës së Iranit drejtohen kryesisht ndaj figurave kryesore të opozitës brenda diasporës iraniane.

👉🏿Është e zakonshme që shërbimet e inteligjencës iraniane të kontaktojnë njerëzit që udhëtojnë në Iran. Kohët e fundit, rreziku për t’u ekspozuar ndaj qasjeve dhe privimit arbitrar të lirisë është rritur.

👉🏿Teknologjia suedeze si produkte me përdorime të dyfishta dhe produkte kritike të fundit për përdorim civil dhe ushtarak është me interes për Iranin. Irani fiton teknologji dhe njohuri përmes metodave të paligjshme, dhe ndër të tjera zhvillon aftësitë e veta në universitetet dhe institutet suedeze të të mësuarit.
👉🏿Irani kryen spiunazh industrial, i cili është i drejtuar kryesisht në industrinë suedeze të teknologjisë së lartë dhe produktet suedeze që mund të përdoren në programet e armëve bërthamore.
👉🏿Vitet e fundit në Evropë janë vënë re disa raste ku shërbimet e inteligjencës së Iranit kanë kryer ose kanë planifikuar të kryejnë sulme.

👉🏿Raste ka edhe në Suedi, ku ndër të tjera, një person është dënuar në vitin 2019 për veprimtari inteligjente të paligjshme bruto ndaj një personi.

Edhe pas kësaj, ka raste konkrete kur Policia e Sigurisë ka parandaluar plane atentate që kanë qenë të lidhura me shërbimet e inteligjencës iraniane.

Përveç përdorimit të burimeve njerëzore për blerje, Irani gjithashtu përdor sulmet e rrjetit si një mjet përvetësimi

Kategori
Uncategorized

Walker thotë se presioni ndaj Kosovës është i padrejtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore.

Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker.

Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore?

Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi?

E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës.

Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha Walker për Tëvë 1

Walker, vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.

Ai tutje thotë se Kosova është një shtet sovran dhe ka një kryeministër që ka mbështetje të madhe.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës.

Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti.

Ky presion nga SHBA-të nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme.

Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë.

Me vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-të, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova.

Në anën tjetër duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.

Kategori
Uncategorized

Ilir Yzeiri,bashkpuntori Sigurimit me pseudonimin ”7”-ta,dje dhe sot në shërbim të partisë së Dushanit dhe Miladinit …

Nga avokate, -Adriana Kalaja /

Sapo publikova foton që po e ripublikoj sërish tani, më kanë shkruar pafund miq në privat për ndonjë info më shumë rreth bashkëpuntorit të sigurimit të shtetit Ilir Yzeiri

Faksilime nga proçesverbali i hetuesisë , për rastin në fjalë /

Shkurtimisht ja çfarë ka ndodhur:

I ndyri Ilir Yzeiri, i konvertuar sot në “proamerikan” dhe “mbrojtës demokracie”, ka bashkënuar me sigurimin e shtetit duke dëshmuar hetuesi kundra artistëve,

Ai ka dëshmuar pikëtisht kundër një artisti shkodran që u dënua nga regjimi, i ndjeri Xhevat Lishi.

Pas deponimit të shërbëtorit të pushtetit para dhe pas viteve ’90, zvarranikut Ilir Yzeiri, i ndjeri Xhevat Lishi u dënua pêr agjitacion e propagandë, dhe u dërgua në famëkeq të Burrelit .

Sot, rrugën e babait të tyre të nderuar e ndjekin dy djemtë muzikantë dhe atdhetarë, Artur dhe Rafail Lishi.

Sot si gazetar, me shkollën që fitoi duke u bërë bashkëpuntor, dhe duke i sherbyer sigurimit të shtetir, i shërben mafias ne pushtet.

Ups se desh harrova.
Fajin e ka Saliu. 😉

Avokate, Adriana Kalaja, aktiviste /

-Po cila është origjina dhe veprimtaria e monstrës Ilir Yzeiri, bashkpuntor i hetuesisë dhe sigurimit të shtetit ?

Ilir Yzeiri, ky bashkpuntor i devotshëm i hetuesisë dhe i sigurimit të shtetit në dënimet e armiqve të partisë, është nga Lushnja.

Është Djali i Asllan Yzeirit, shefit operatif i Brigadës 1045 Burrel .

Bashkpuntori tjeter i sigurimit dhe deshmimtar ne hetuesi dhe gjyq, ishte dhe Islam Ciceri Kengëtar .

Ndersa viktima Xhevat Lishi, nje artist qe kish fituar respektin e art_dashësve burrelas ishe Dajrexhi.

Kategori
Uncategorized

RAPORTI I PLOTË/ ‘Soros’ kërkoi që minierat e Trepçës t’i jepen Serbisë

Raporti në fjalë është përfunduar në muajin prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.

Pasi Fondacioni “Soros” dega Beograd ka hartuar këtë raport (prill 2018), Alex Soros djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor qershor 2018 – mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.

Struktura e raportit

Duke qenë se raporti është voluminoz, ‘Hashtag.al’ në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1- Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegjë-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2- Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

Skenari 3- Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.

Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos, te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite, biznesi i minierave të Trepçës.

Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat, në disa miliardë dollarë, për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën, në rastin e këtij skenari.

Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni “Soros” e përfunduan këtë raport në prill 2018, pas një pune disajavore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit, që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se, ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë, interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë. Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të Kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur, duke krahasuar tre raportet. Rezulton se Fondacioni “Soros” është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura

“Soros” si ekuivalent i “Omerta”

Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë. 

Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vetë Alex Soros, në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve, nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori.
I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit “Soros”, është Sali Berisha.

Është i vetmi. Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin “Soros”. Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë.

Një burim diplomatik i tha ‘Hashtag.al’ se në muajin korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros.

Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit “Soros” në këtë lojë. Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni “Soros” (Quantum Fund), ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri, për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës./‘Hashtag.al’

Raporti Soros-Përkthim i përmbledhur për Trepçën

“Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:
Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;
Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;
Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;
Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.

43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milionë ton.

Rreth gjysma (28 milionë ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi, “Stari trg”. Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milionë ton.

Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu, duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerare.

Është e rëndësishme të theksohet se, çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme.

Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, në rreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.

– Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.
-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.
– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.
– Të vetëdijshëm për faktin se, rehabilitimi i këtyre kompanive, do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht, nëse është ana jonë.

Kategori
Uncategorized

Berisha: ‘Brava’ dhe ‘Alibasha’ janë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për bashkimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë pjesë e Ramës.

Gjatë debatit në ‘Open’, Berisha u shpreh se Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut janë ‘të çmuar’ dhe figura që kanë investuar për PD-në.

PD zyrtare jemi ne, por Rama mori logon dhe ua dha atyre. Ajo është logoja ime. Është kali i timonierit.

Deputetët e tjerë kanë mbajtur qëndrim tjetër dhe meritojnë të debatojnë e diskutojnë për të gjetur zgjidhje sepse në fushatë u rreshtuan me kandidatët e Primareve përveç 2 prej tyre që janë pengje të Edi Ramës.

Ata nuk janë rreshtuar për Sali Berishën, por për Partinë Demokratike.

Logo i përket PD-së. Po them këtu që deputetët e tjerë përveç Bravës dhe Alibashës që kanë lidhje me Ramën.

Edhe Gazmenti edhe Jorida kanë mbajtur qëndrim parimor konsekuent, kanë mbështetur kandidatët e Primareve.

Kanë investuar në PD. Unë nuk po i josh ata, e kanë merituar kur them që janë të çmuar.

PD është e gatshme të diskutojë me ta.

Nëse nuk duan të jem kryetar është vota.

Problemi është këtu.

A mund t’i thuhet atij që pa vulë e pa firmë u votua nga 500 mijë vetë’, u shpreh Berisha.

Kategori
Uncategorized

The ‘golden passports’ issue, Dutch Ambassador expresses his concern: EU citizenship is not for sale

He made his statement during a meeting of the Albanian Committee of Helsinki concerning the publication of a report on the “golden passports”.

”It is important to talk about issues like the ‘golden passports’, a process that requires the thoughts and engagement of different segments of society and experts”, said Vos

The EU citizenship is not for sale. This is my opinion about this topic. I do not have any strong message, but I have a concern that I must share”.

Kategori
Uncategorized

Kosovo President Osmani requests allies’ help to stop Serbia’s destabilizing acts

In her address in the European leaders’ summit in Moldova, Osmani said it is important to meet and explain what is currently happening in northern Kosovo.

She told media reporters that the criminal groups are terrorizing citizens in the north.

“It is important to request from Serbia to stop its destabilizing acts and the criminal gangs. These groups are blacklisted by the United States and United Kingdom.

They are terrorizing the citizens every day. We need our allies’ help to be more focused on fighting these groups, but they take orders from Vučić.

The pressure must be on Belgrade to stop the violence”, she said.

Kategori
Uncategorized

Soros, arkitekt i këmbimit të territoreve Serbi-Kosovë, plani i menduar për Trepçen

Struktura e raportit

Duke qenë se raporti është voluminoz, ‘Hashtag.al’ në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1-

Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegjë-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut.

Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2 –

Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

Skenari 3-

Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.

Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos, te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite, biznesi i minierave të Trepçës.

Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat, në disa miliardë dollarë, për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën, në rastin e këtij skenari.

Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni “Soros” e përfunduan këtë raport në Prill 2018, pas një pune disa javore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit, që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se, ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë, interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë.

Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të Kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur, duke krahasuar tre raportet. Rezulton se Fondacioni “Soros” është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.

“Soros” si ekuivalent i “Omerta”

Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në Prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë. 

Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vetë Alex Soros, në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve, nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori.

I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit “Soros”, është Sali Berisha. Është i vetmi. Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin “Soros”.

Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë. Një burim diplomatik i tha ‘Hashtag.al’ se në muajin Korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros.

Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit “Soros” në këtë lojë. Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni “Soros” (Quantum Fund), ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri, për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës. / ‘Hashtag.al’

Raporti Soros-Përkthim i përmbledhur për Trepçën

Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;

Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;

Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;

Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.

43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”.

Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milionë ton. Rreth gjysma (28 milionë ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi, “Stari trg”.

Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milionë ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë, janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milionë ton plumb dhe 2 milionë ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend.

Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu, duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerare.

Është e rëndësishme të theksohet se, çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme.

Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, në rreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.

-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi

– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.

– Të vetëdijshëm për faktin se, rehabilitimi i këtyre kompanive, do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht, nëse është ana jonë

Kategori
Uncategorized

Berisha: E drejtë e Kosovës të vendosë ligjin, autoritetet të bashkërendohen me SHBA dhe BE

Tensione të forta në Veri të Kosovës.

Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.

Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre.

ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës.

rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

Kategori
Uncategorized

Berisha: Unë po luftoj për një opozitë të bashkuar pa pengmarrës

Unë nuk dua kurrë që ata të jenë peng por fakti është fakt, unë kam një parim që besoj se është shumë e gabuar të pretendosh ti arrish të gjitha sepse nëse e kërkon këtë duhet të shkelë çdo parim dhe ky është një gabim fatal për njeriun.

Unë do përpiqem që të bëj gjithçka të mundshme por nuk besoj kurrë që të çliroj një peng nga pengmarrësi i një tipi si Rama ndërsa për të tjerët nuk kam asnjë lloj kufizimi”.

Kategori
Uncategorized

Nafi Çegrani ,-UDB-A, dhe shqiptarët e Amerikës !

Pas këthimit të tij nga Amerika, para dhe pas vdekjes së Titos, udbashët dhe KOS-i ushtarak jugosllav nga Beogradi dhe Shkupi e mbajnë në ndjekje dhe vëzhgim permanent, duke bërë plane të fshehta për burgosjen e tij.

Dhe, pikërisht, me nisjen e demonstratave shqiptare në Kosovë më 1981, Nafi Çegrani prangoset dhe me ajroplan dërgohet në burgun famkeq të Zenicës në Bosne!

Libri që vjen tani me titull: ” UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË ” zbardh mjaft të vërteta rreth aksioneve operative, survejimeve dhe ndjekjes së aktivitetit të mërgatës shqiptare andej Oqeanit, siç thotë autori, në aspektin individual, grupor dhe kolektiv!

Edhe më herët kisha lexuar mjaft nga shkrimet që bënte autori lidh me dosjet dhe materialet sekrete të UDB-së( SDB-së), të cilat dikur i ka pasur në dispozicion si operativ dhe analist në sektorin IV të Shërbimit republikan të inteligjencës për Maqedoni në Shkup, edhe sot kanë famë dhe bëjnë bujë të madhe, jo vetëm përshkak të titujve nxitës por apo edhe emrit të autorit, por nga përmbajtja domethënëse që thurren, nga stili i shtjellimit të çështjeve delikate të operacioneve dhe misioneve të fshehta të UDB-së jugosllave të viteve komuniste…

Këto rrëfime të sinqerta, dëshmi rrëqethëse, interesante, mahnitëse dhe plot dhembje, tmerrr e frikë, plot stuhi të gjata, shtrëngata plot acar në shpirtrat e njerëzve për të cilat me aq kujdes dhe përkushtim shkruan autori, sepse ai, që nga vitet e rinisë tij u përballa në luftë me nëntokat kriminale dhe shovinizmin sllav të udbashëve që ndaj shqiptarëve gjetiu, mbeten si hije… !

Për të shkruar mbi veprimtarinë e fshehtë, për operacionet dhe aksionet agjenturore të zbulimit dhe kundërzbulimit të një Shërbimi informative, siç ka qenë UDB-a jugosllave, dhe e cila ka vepruar tinëzisht dhe me plane shoviniste ndaj shqiptarëve, siç dokumenton autori Nafi Çegrani i cili si ish operativist dhe analist i sektorëve përkatës të atij Shërbimi famoz, posedon fakte dhe argument, informacione relevante dhe efikase, dhe i shtyrë për zbardhjen e së vërtetës nga ato anale të panjohura, seriozisht i kushtohet kësaj pune dhe shkrimeve të kësaj natyre të veçantë, me shpresë se do i shërbei njerëzve, shqiptarëve, humanizmit dhe gjeneratave që vijnë, sepse tek ne është shkruar fare pak ose aspak mbi veprimtaritë e fshehta të Sherbimeve inteligjente jugosllave si makineri antishqiptare, veçmas rigoroze në ndjekjen, survejimin dhe spiunimin e mërgatës shqiptare në Perëndim, në Botën e lirë.

(Madje nxjerrjen në shesh të disa veprimeve të operacioneve të fshehta të UDB-së jugosllave, që bën autori dhe angazhimet e tij rreth survejimeve që ajo makineri ua bënte shqiptarëve të Amerikës e gjetiu -,, akoma mbeten histori të pashkruara TOP SEKRET në analet dhe arkivat e saja të fshehta që edhe sot ruhen në kacafortat e Beogradit ,- thotë Nafi Çegrani!)

Libri për mërgatën shqiptare në Amerikë dhe veprimet agjenturore të UDB-së jugosllave atje, siç na e shtjellon autori, ka një rëndësi të madhe për rrjedhat e jetës normale dhe asaj me shumë trishtime e stuhi murlanesh, që kanë qenë fenomene të fshehtësive operative të zbulimit dhe kundërzbulimit ndaj dhe rreth shqiptarëve anej Oqeanit, si libër që ndoshta vjen disi me një vonesë, por që shtjellon në kontinuitet tragjikën shqiptare në përballje me të panjohurën, me atë që ka qenë veprimtari institucionale e fshehtë dhe konspiracion mjaft i çuditshëm për jetën me zhvillimet e saja dhe rreth normalessë jetës së një populli të kushtëzuar, të ndaluar dhe të syrgjinosur, siç kanë qenë shqiptarët në këtë cep të Ballkanit e, gjer në Amerikë ku mërgata shqiptare me vite e dekada të ndjekjeve perfide dhe të djallëzuara kominterniste udbashiane, kanë qënë të ekspozuar, të spiunuar në kontinuitet edhe kthjellttësia e të menduarit,aspiratat dhe ndjenja patriotike e shqiptarit…!

Dhe nis epoka e demokracisë ku duhet të jetojnë shqiptarët të lirë, pa droje e pa ndjekje, pa survejime e spiunime, duke zhvilluar raporte të drejta njerëzore mes njeriut dhe Atdheut, mes jetës dhe lirisë.

Mes diasporës shqiptare dhe asaj që është mall pas një malli, ndaj vatrës dhe traditës, kulturës dhe qënies shqiptare në binarët dhe udhët e jetës së tyre plotë vuajtje, zhgënjime, ikje nga vetja, keqkuptime dramatike në vijat e dashurisë së njeriut me kombin e tij.

Autorit Nafi Çegrani në librin e tij „UDBA DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË,, njashtu ka një qëllim të caktuar, që shqiptarët të kenë një botëkuptim të plotë se cila ka qen ajo makineri tmerrresh antishqiptare me rrënjë moskovike, e që shqiptarët në përgjithësi duhet të dijnë të vërtetën në zbërthimin e fenomenit ,,veprimtari secrete,, informacion konspirativ, dhe të mësojnë nga ajo experiencë e egër jetësore, të veprimtarisë jo humane, antinjerëzore të atij Shërbimi famoz jugosllav të konstruuar sipas shablonit të KGB-së ruse….!

Mr.Kreshnik Korabi

Kategori
Uncategorized

Më quajnë Muçi. Mirë se erdhe!Zëri më del i ngjirur, i dobët.

  • Je i izoluar,- thotë Xhefi, infermieri – Covid-19.
    E kam të vështirë të përqendrohem. Xhefi është djalë i ri. I ardhur nga Afrika. Në fytyrë tregon dhembshuri.
  • Doni të thoni se jam…
  • Po, në testin e fundit keni dalë pozitiv.
  • Këtu?
  • Jo, te spitali universitar Xhorxh Uashington.
    Spitali i dytë, pas atij në Shqipëri. Më vjen si nëpër ëndërr infermierja ballëvrenjtur, sylodhur, pjesa tjetër e fytyrës mbuluar me maskën N95, që mirë nuk më shpoi hundën, kur mori mostrat.
  • Bëhet për të vlerësuar praninë, tani ose në të shkuarën, të SARS-CoV-2.
  • Nuk ju kuptoj.
  • Testi zbulon praninë e virusit ose antitrupat e prodhuar në përgjigje të infeksionit.
  • E kam kaluar… pa e kuptuar. Doni të thoni.
  • Mundet. Sot erdhi përgjigjja e testit, e bërë këtu. Negativ. Nesër do të keni, me siguri, një mik në dhomë.

Kam filluar të tërhiqem, mbyllem në vetvete. Ikur humori.

Gjatë natës më kap ankthi, mendime, që si kam pasur më parë. Problem me gjumin. Dhimbje muskujsh.

Oksikodoni, ilaçi që përdor për dhimbje, është pjesërisht shkaku i ndryshimeve që kam pësuar, sipas Dr. Gosai-t. Doktoresha rreze drite në tunelin e gjatë të sëmundjes sime.

  • Vepron në tru,- më tha në vizitën e mëngjesit,- ndryshon mënyrën se si trupi ndihet dhe i përgjigjet dhimbjes.
  • Lehtëson dhimbjen. Por, gjatë natës ishte e padurueshme. Në të gjithë trupin.
  • Dozën e bazojmë sipas gjendjes suaj mjekësore. Dhe, përgjigjen ndaj trajtimit. Ju mund ta rrisni. Kërkojani infermieres.
  • Edhe një tabletë tjetër, 5 mg.
  • Po, oksikodoni punon më mirë, kur shfaqen shenjat e para të dhimbjes. Nëse prisni të përkeqësohet, ilaçi mund të mos funksionojë. Merreni me shumë ujë,- qeshi me sytë e bukur.

Në gjumë… ëndërr… syçelur, mbyllur. Zë kumbues. Të jem në auditor. Universitet.

Hello friend! Jam… Leigh (Liii).
Kthehem ngadalë. Operacioni në shtyllën kurrizore, i dyti pas atij në Tiranë, kryer në spitalin Xhorxh Uashington më jep dhimbje pas çdo lëvizje.

E shtunë. Mëngjes. Ende në shtrat, bie telefoni.

Muçi. Më quajnë Muçi. Mirë se erdhe!
Zëri më del i ngjirur, i dobët. I mungon vëllimi, shkëlqimi, dallueshmëria. Krahërori i shtypur prej rrypit të sigurisë, ka dëmtuar edhe mushkëritë. Ato me mund shtyjnë ajrin jashtë. Në shratin bosh qëndron ulur në mënyrë të qetë, i lirshëm në sjellje; rroba e spitalit e ngushtë në kraharorin e gjerë; fytyra ndriçim diellor; e tërë figura krijuar me ajër lirie. Autoriteti që të imponon i vjen nga Perëndia, them me vete. Ashtu, i mjergulluar më kujtohet diçka që kam lexuar – çdo udhëheqës nuk është veçse një kujdestar i pushtetit të Perëndisë… Përse më shkoi mendja te njeri i madh.
***.

  • Zoti Muç.
  • Zoti Li.
  • Është telefonata e parë që bëj sot.
  • Më gëzove shumë. Edhe, për mua është e para që marr pas daljes nga spitali.
  • Të kam thënë se je miku që kam bërë më shpejt në jetë. Dhe, kam mësur diçka, që më kish munguar. Sjellja me…
  • Eh, unë po. Kulturën tuaj të Jellës. Yale University.
  • Të kam thënë ç’më ka ndodhur me shkollën?
  • Jo.
  • Pra, pasi isha pranuar të ndjek universitetin me emër të madh, më thërret në zyrë dekani. “Zoti Uillson, mendoj të shihni një universitet tjetër”, nuk po i besoja veshëve, “niveli dhe kërkesat këtu janë të larta…”, me mirësjellje lashë dekanin dhe iu përvesha punës duke e mbaruar me rezultate të larta.
  • Unë e kam quajtur dhuratë nga Perëndia miqësinë me ju.
  • Doni të dini çfarë kam mësuar nga ju.
  • Po bëni shaka.
  • Sjelljen me infermieret, ndihmësinfermjeret dhe pastrueset… Një të thirrur i bëje dhe ato gati të të shërbenin.
  • Eh, ta dinin ato, kush ishte i sëmuri në shtratin tjetër. Do t’më kishin hedhur nga dritarja, vetëm e vetëm t’ju shërbenin…,- Zoti Li shpërthen së qeshuri.
    Duke kërkuar në “Google” rreth mikut tim të ri, mësova se ishte drejtori dhe kryetari jo ekzekutiv i kompanisë minerare “Kaldonia”, me kapital qindramilionësh dollarë. Kompania merrej me nxjerrjen e arit në Zimbabve.
  • Kur të ngrihesh në këmbë do të shkojmë për një drekë me verë të mirë. Por, me një kusht, që në shtëpi do të kthehemi me “Uber”.
  • E pres me padurim atë ditë.
    Sytë më mbushen me lot. Zoti Li ka të drejtë, them me vete. Ai gabim i rëndë më ndryshoi jetën. Të isha kthyer me taksi në shtëpi dhe jo me mikun, që bëri aksidentin krejtësisht të shmangshëm…

Leigh Wilson

Kategori
Uncategorized

“Si e justifikojnë logjikisht intelektualët (Sllav)në Maqedoninë e Veriut, FYROM, pretendimin e tyre stërgjyshorë ndaj Aleksandrit të Madh dhe Maqedonisë?”

Denko Maleski, profesor në Universitetin St. Cirili dhe Metodi në Shkup, Maqedonia e Veriut (Politika Ndërkombëtare dhe Sistemet Politike Bashkëkohore) dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të IRJM-së së atëhershme, tha:

“Krijimi i ‘kombit maqedonas’, për gati meteper se gjysmë shekulli, u bë në kushtet e diktaturës njëpartiake pas luftes se dyte Boterore.[d.m.th. Partia Komuniste e Jugosllavisë ne krye me Titon ne v.1945,duke krijuar Republika artificiale,te ndryshme me kombe dhe kombsi te Identiteteve te ndryshme.

Sidomos ne kete rast specifikisht bisedohet për krijimin e Rep.se Maqedonise,me me teper se gjusmen e popullsise Shqiptare].

Në atë kohë, nuk kishte dallim ndërmjet shkencës dhe ideologjisë, kështu që historiografia maqedonase(Sllave),e pakundërshtuar nga askush, realizoi me lehtësi një përzgjedhje të materialit historik nga i cili u krijua identiteti maqedonas [verior].

Këtu nuk ka asgjë atipike për procesin e krijimit të ndonjë kombi modern, përveç rastit kur është bërë falsifikimi nga lloji i zëvendësimit të fjalës ‘bullgar’ me fjalën ‘maqedonas’.

Ne zemërohemi kur na emërtojnë se çfarë jemi ne – nëse duhet ta përkufizojmë veten në kategori të tilla – duke treguar se jemi njerëz plot komplekse që na vjen turp për veten tonë.” (Gazeta Utrinski Vesnik, Shkup, 16 tetor 2006).

Vini re gjithashtu se për Marrëveshjen e Prespës, të arritur më 12 qershor 2018 midis Greqisë dhe IRJM-së së atëhershme (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), ka një sqarim të qartë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të lidhur me qytetërimin grek që banonte në lashtësi.

Maqedonia e vërtetë Antike ka qen nje teritor gjithperfshires i tre shteteve (Shqiperise,Bullgarise dhe Greqise),se sotme i gllabruar nga palet Sllave dhe Greke(qe është rajoni verior i Greqisë).

Kur i referohemi Pales së Parë [Greqisë], këto terma tregojnë jo vetëm zonën dhe popullin e rajonit verior të Pales së Parë [Maqedoni, Greqi], por edhe atributet e tyre, si dhe qytetërimin, historinë, kulturën helene. , dhe trashëgimia e atij rajoni nga lashtësia e deri në ditët e sotme. (Marrëveshja e Prespës, neni 7,1-2).

Ne kete Marrveshje nuk u perfshi as i perfillen dhe u permenden Shqiptaret nga keto dy palet(Sllavo-Maqedone dhe Greke),se Shqiptaret jane Autokton ne kete teritor qe nga lashtesija,dhe duke mohuar Autoktonin e Maqedonise Antike dhe Epirit te Shqiptareve Antik.

Por gjeja me e keqe eshte se as Partit Shqiptare qe jane ne “Pushtetin Qeveritar”as qe nuk u zgjuan qe ta kundershtojn kete marrveshje dhe te futen ne kete dialog(Marrveshje)perfundimtare,te ketij sheteti i krijuar Artificialisht po nga Shqiptaret.

Qe te gezonjim te drejtat tona te barabarta qe na takojn,si nje shtetformues i te dy Kombeve qe formojn kete shtet te ashtuquajtur tash “Maqedonija Veriore”.?!

Kategori
Uncategorized

Vrasësit e 2 Prillit rikthehen në Shkodër.

Kleves Bitro /

Mirenjohje Shkodres per qendresen kaq te gjate ndaj te majtes hakmarrese.

Kategori
Uncategorized

Rrugëtimi i jonë nuk mbaron këtu !

Te dashur miq, te nderuar bashkeqytetaret e mi qe besuat dhe votuat per mua ne 14 maj.
Ju falenderoj me perulesi qe votuat per ndryshimin, per shpresen.

Ndihem i keqardhur per ata qe u blene dhe nuk votuan per ndryshimin, u genjyen lehte nga hijet e nates dhe rane pre e presionit nga administrata shteterore dhe nga te korruptuarit.

Njekohesisht ndihem i keqardhur dhe per ata mbi 10.000 votues te opozites qe nuk moren pjese ne votime per ndryshimin, dhe rane pre e presioneve nga administrata per mosmarrje pjese ne votime dhe per te mos bere te mundur kete ndryshim te shumekerkuar nga vete qytetaret.


Dhe pse puna e bashkise vlente per te deshiruar, nje bashki qe ska qene asnjehere ne sherbimin tuaj gje qe e keni shprehur ne te gjitha takimet qe kemi pasur sebashku.

Per te miren e qytetit, per te miren e brezit te ardhshem, per mos humbjen e shpreses duhet te mos mashtrohemi dhe genjehemi me pagesa apo trysni te momentit, por te mendojme per vitet e metejshme se vota ka me shume vlere per dinjitetin tuaj, tonin, sesa joshja e momentit.

Me vjen keq qe kjo nuk u realizua per shkaqet e siperpermendura, por rrugetimi jone nuk mbaron ketu.

Duhet te mbeshtetemi dhe te besojme tek njeri tjetri per te arritur lirine e munguar.

Miqesisht, Zini Tollozhina!

Kategori
Uncategorized

I morën! E dinim

Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit.

Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve.

Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit.

Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush.

Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte.

Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? 
Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë.
Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit.
Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar.

Ai ia doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte.

Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart.

Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve.

Fakti se në 10 përqind të qendrave dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen.

Kategori
Uncategorized

Fevziu:-Berisha po rikthehet fuqishëm, pjesa e ndarë do i bashkohet shumë shpejt .

Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot përmes një lidhjeje direkte nga Kavaja sa i takon procesit zgjedhor. Ai u shpreh se PD pas 14 Majit pritet të rikthehet pavarësisht rezultatit.

Që ndikoi në humbjen e saj në 2021-in, që po ndikon sot për një rezultat shumë ndryshe, për të bërë sfidantin tani është shumë e vështirë, por nga ana tjetër pritet që PD të rikthehet sepse po merr pjesë në zgjedhje dhe këshillat bashkiakë do jenë me dy ngjyra dhe natyrisht një numër bashkish në Shqipëri do i marrë PD.

Marrim parasysh historinë elektorale të Partisë Demokratike, sa ka fituar në zgjedhjet e 2015-ës.

Krahasimi do bëhet me 2015-ën dhe me votat në qarqe në 2021-in. Duhet parë se ku do të jetë beteja, ka rëndësi që është një betejë që po bëhet dhe në jug mes përfaqësuesve të forcave politike.”

Kategori
Uncategorized

…As bukë, as brekë s’ju lanë, Ju punoni, ata hanë!

Kategori
Uncategorized

Përpjekja e fundit e Sudes në shërbim të mafies në pushtet.

Avokate Adriana Kalaja /

Kam informacione dhe dyshime të arsyeshme që fryma e dhunës dhe arrestimi i z. Fred Bejleri ka emrin e Sudes së Rrugës Elbasanit, alias Yuri Kim.

Para ikjes, Sudja po i bën shërbimin e fundit Edvin Kristaq Ranës.

Si ka mundësi që arrestimi i z. Bejleri bëhet 2 ditë pas deklaratës së Merimangës së Zezë?

Si ka mundēsi që policia e krimit vepron në kohë rekord për arrestimin e një kandidati nga opozita, kur janë me qindra raste denoncuese për pushtetin mafioz sesi po vjedh dhe manipulon votat?

Dhe halli nuk është te z. Bejleri, por i pronave të Bregdetit të Jugur që ka që në 2013 që po i grabisin dhe, që vetëm për këtë fakt jsnë ndryshuar 26 drejtorë në Kadastrën e Vlorës.

Se më shumë se në 2021, kjo mafioze do dalë më 15 maj e do legjitimojë “fitoren” mbi “Non Gratën.

Në këtë kuptim, z. Dendias dubet t’a çojë në ambadadën e SHBA -së notën e protestës.

Mjafton të shikoni ndryshimin drastik në këto 3 vite të pamjes së Sudes, kupton se ajo i ka shërbyer me besnikëri mafies në pushtet.

Por Sudja, mund të ndryshojē pamjen e saj, nga dhëmbët me vlerë 20 mijë Euro si sponsorizim i Sude Spiropalit, por jo rezultatin.

Për rezultanin kanë vendosur qytetarët shqiptarë dge patriotët e këtij vendi.

Përpjekjet e dëshpëruara të bandës mafioze, janë thjesht në ngushtimin e diferencës së fitores spektakolare.

Dhe Ju e dini që mua më dalin fjalët.

Upsssss se harrova.

Kategori
Uncategorized

E ndersa ne “Jorgot” duhet të ripemi, kjo fushatë do mbahet mend për tallavanë, jo vizjon .

Eduart Tafaj, perfaqsues i emigranteve shqiptarë në bashkinë Volos, dhe drejtues i shoqatës shqiptare Iliria Volos Magnesia, -Greqi

Emigrantëve, bashkëatdhetarëve të mi!
Të nderuar bashkatdhetarë e bashkatdhetare, edhe pak ditë, dhe në vendin tonë hapen kutitë e votimit .

Jemi për të dhënë votën, për qytetarin/en e parë, menaxherin, drejtuesin numër një të komunitetit.

Kjo fushatë do mbahet mend për tallavanë, fjalorin banal, mos pasje vizioni, por vetëm tallje me votuesit.

Ne jemi të pa përfillshëm!


Jemi sepse na mendojnë të kollajshëm dhe që s’na intereson pushteti lokal.

Këtu gabohen, pasi viktima të pushtetit lokal ishim, jemi, edhe do jemi.

Do jemi, pasi deri më sot nuk e kemi vlerësuar.
E vlerësojmë vetëm kur endemi dyerve të bashkive, edhe atëherë jemi “Jorgot”, që duhet të rripemi.

Ne nuk jemi pjesë e pazareve edhe as bëhemi!
Votën nuk e shesim!
Mielli s’na hyn në punë!
Nuk tallemi me votuesin!
Kemi harruar tallavanë!

Emigrantë !

Urime për më të mirët.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Guvernatorja Yuri Kim, njeriu që ka ulur reputacionin e Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për bashkinë, Zihni TOllozhina, ka hedhur akuza të tjera ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha tha se, ‘në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e Amerikës është guvernatorja, Yuri Kim’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Pas 32 vitesh pluralizëm bëhet një përpjekje për të asgjësuar opozitën e këtij vendi. De Facto bëhet përpjekje për të konsoliduar dhe çelikosur regjimin me mafioz, më të korruptuar, më të inkriminuar të Europës.

Edi Rama në këtë përpjekje, si një njeri që nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë moral rekruton vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, një tradhtar dhe armik të kombit të tij.

Të Kushtetutës, presidentit, të ligjeve të vendit të vet. Ai e bën atë vetëm e vetëm për para, licenca, naftë, për një pasurim tjetër të mëtejshëm të tijin.

Duke kontraktuar McGonigalin, Edi Rama arriti të fusë në thes ish-kreun e PD, të cilit i hapi dosje për larje parash.

E vërteta është, ua them unë këtu. Kontrolli ka mbaruar. Nga 725 mijë dollarë që kanë shkuar në SHBA, nga llogaritë e PD nuk ka dalë asnjë qindarkë, përveçse 25 mijë, të tjerat i di ish-kryetari, dhe Edi Rama, sigurisht.

Turp të ketë! Shumë turp!

Gjithçka bëhej për të forcuar monizmin dhe pushtetin e Edi Ramës.

Reagimi im është i njohur tashmë, por do të rrëfej këtu se jo McGonigal, por McGonigal me fustan që tani hesht si fija e barit, që nuk thitë një fjalë prej dy muajsh për një nga aferat më të tmerrshme.

Për një nga superskandalet më të mëdha në histori që ka kryer Edi Rama me ish-kryezbuluesin e SHBA-ve.

Këto projekto dështuan, sepse ju ishit besnikë të idealeve tuaja, sepse ju vendin tuaj pa opozitë të vërtetë nuk mund ta imagjinoni.

Dështuan sepse ju besoni dhe jemi opozita me pro-perëndimore dhe pro-amerikane.

Por, prapë dhe Zoti dhe e vërteta janë dy vlerat më supreme që ne vëmë para të gjitha të tjerave.

Në këtë mënyrë u ngritëm, dhe kjo i ka tmerruar. Ka tmerruar Edi Ramën.

Ka tmerruar ekipin McGonigal.

Ka tmerruar ata të cilët, si shushunja janë pasuruar me djersën, mundin dhe paratë tuaja.

Asnjë vend, askurrkush nuk e kanë ndihmuar Shqipërinë, luftën kundër korrupsionit, sa SHBA-të.

Do t’ju tregoj vetëm një moment.

Me ndihmën e tyre ne vendosëm prokurimet digjitale, domethënë gara elektronike.

Vendosja e atij sistemi çfarë solli? Solli shumëfishimin e pjesëmarrjes. 7 herë më e madhe u bë.

Nga 8 mijë pjesëmarrës në një vit, arritën në 56 mijë.

Dhe fondi, paratë tuaja që përdorëm gjatë një viti për prokurim u ul me 25 % nga gara e hapur. 25% para më shumë për të rritur rrogat, për të investuar, për qëllime të tjera.

Çfarë bëjnë?
Çdo ditë nga taksat tuaja u paguan dy tigrave se i ka quajtur Tigri 1 dhe Tigri 2, tigrave të Belindës nga 90 mijë dollarë.

Dhe atje për të inauguruar, për t’u bërë mburojë, shkon dhe zonja Yuri Kim.

Na thuaj zonjë tani, po këto në fund të dy viteve janë fiks 64 milionë dollarë.

Se çfarë ndodh, kanë punuar me dhjetëra ambasadorë.

Kurrë nuk ka ardhur në zyrën time një ambasador për të mbështetur një kompani pa garë.

Asnjëherë! As gjerman, as italian, as amerikan, as francez, e as të ndonjë kombi tjetër.

Jo. Po gara është ligji i vendeve të lira, gara është transparenca.

Edi Rama ka përdoru korrupsionin, jo vetëm nëpërmjet McGonigal, por edhe për diplomatë të këaj natyre. Edhe për parlamentarë, zyrtarë, duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk mund të korruptohet.

Amerika nuk korruptohet por McGonigalët korruptohen.

Amerika nuk korruptohet, por ata të cilët shkojnë e hyjnë në procese gjyqësore, u diktojnë gjykatësve vendimin, ata janë krye-korruptorë.

Ata përfaqësojnë korrupsionin botëror, nuk përfaqësojnë vendin e tyre, nuk përfaqësojnë Kushtetutën, lirinë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore.

Dhe pastaj e mbulon çdo gjë, se ky po mbjell.

Në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e vendit të tij është guvernatorja, Yuri Kim.

Ajo me Edi Ramën, duke përdorur Bravën dhe Alibashën të lënë opozitën jashtë zgjedhjeve.

-Ne jemi të betuar. -Do hyjmë në zgjedhje. -Do fitojmë në zgjedhje. -Do vazhdojmë betejën gjer në përmbysjen e këtij regjimi

Kategori
Uncategorized

6 Maji,-Ditlindja e Mbretit tonë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

DITËLINDJA E MBRETIT TONË GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEU – 5 MAJ DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT – DITËLINDJA E HEROIT TONË AGIM RAMADANI / KOMANDANT KATANA

5 Maj, të gjithë ne, jemi të obliguar dhe shume Krenari të përkujtojmë dhe të vazhdojmë në hapat, i Sakrificën e Madhe të të gjithë brezave i Dëshmorët e Kombit, dhe e Idealin e Shqipërisë së Bashkuar, për Çlirim, për Guximin, dhe Vendosmërinë që e kanë pasur për Flijimin edhe të Jetës së tyre, për Veprën Heroike që e kanë dëshmuar!!!

Përkrahjen tonë për gjithë Heronjëve, Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të të gjitha kohrave, dhe Familjet e Dëshmorëve në Kosovën, Cameria, Maqedoni dhe Mal të Zi, shumë prej të cilëve mbahen pa të drejtë nëpër burgje, e pa asnjë përkrahje, si dhe Heronjtë tanë Trima të burgosur padrejtësisht – Liria Tani – në Kumanovë:

Lavdi në Pafundësi, të gjithe Dëshmorëve të Atdheut, I Perjetshem qofte Kujtimi i tyre, Nderim, e Mirënjohje të pakufishme për Heronjtë dhe Dëshmorët e im Gjakun dhe Jetën e tyre ia falen tokës Amtare, duke ngritur lart e më lart në Altarin e Lirisë e Lavdisë vlerat tona Kombëtare Shqiptare, në këtë Datë të Shenjtë të 5 Maj – Dita ku bashkon Gjakun tonë me të Pavdekshit -, të gjithë ne Shqiptarët duhet të perulemi me ndjenjën e Sublimitetin më të madhë para Veprës së tyre, Përulem para Veprave dhe Gjakut së tyre!!!

Lavdi përgjithmonë e përgjithmonë, brez pas brezi, të Rënë në Fushë të Nderit per Çlirimin e Atdheut, por edhe të gjallëve, që punuan e Luftuan për Lirinë e Vendit, Lirim sa mat shpejt për Trimav Herojve, në përulemi para Veprës e Qëndresës suaj, Liri Legjendave nga Kumanova!!!

Edhe Përkujtojmë 3 Maj, 58º Vjetorin e Lindjes e ndeduar tonë Agim Ramadani – “Katana”, “Feniksin”, në 1963, në Zhegër të Gjilanit, Heroit të Kombi, Shkrimtar, Piktor, Epror Ushtarsk, Komandant në UÇK, Dëshmor, Hero i Kombit!!!

Vdiq Heroikisht më 11 Prill 1999 te Rrasa e Zogut, gjatë Betejës së Koshares, pas thyerjes së kufirit dhe depërtimit në anën e Kosovës, për të mos vdekur kurrë: Lavdi Përjetë Jetës dhe Veprës së Dëshmorit – Heroit të Kombit – Komandant Agim Ramadani, Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë,

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!

Instagran @alejandrogreco.oficial

skanderbeu #skanderber #dëshmorët #dëshmorëttëkombit #dëshmorit #agimramadani #komandantkatana #Lavdi_5_Majit🇦🇱 #alejandrogreco

Kategori
Uncategorized

Pse Rama kërkon të zbehë lidershipin Amerikan në Shqipëri?

Nga Ambasador,-Agim Nesho

Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Dhe kjo ndjenjë fisnikërie dhe mirënjohje e një populli për SHBA-në nuk lëkundet nga politikat dhe lidershipi amerikan apo ngjarjet në SHBA.

Sondazhi i fundit i Gallup, institucion serioz amerikan për sondazhet e opinionit publik, ka nxjerrë disa të dhëna të cilat ja vlen ti analizojmë.

Midis dy vendeve të populluara nga shqiptarët, Republika e Kosovës dhe Shqipëria, ka një diferencë të theksuar të numrave të besimit dhe përkrahjes për lidershipin amerikan:

Po cilat janë arsyet për një rënie të tillë kur dihet se shqiptarët nuk vlerësojnë politikat e administratave por e gjykojnë SHBA-në si simbol të lirisë, demokracisë dhe përkrahjes së fortë të cështjes Shqiptare? 

Si është e mundur që SHBA vetëm vitet e fundit ka mbështetur Shqipërinë me anëtarësimin e saj në NATO, me dhënien e Bazës së Kucovës për të mundësuar garanci për sigurinë e saj, ka zgjedhur Shqipërinë si bashkë-penmbajtëse në Këshillin e Sigurimit dhe po përpiqen të rrisin investimet e tyre?

Arsyeja të con vetëm në një konkluzion: keqqeverisja e Shqipërisë dhe keqpërdorimi i SHBA-së nga autokrati i korruptuar i Shqipërisë, Edi Rama.

Le të shohim analizën më në detaje.x

Së pari, Rama pavarësisht se ka ndërtuar një regjim korruptiv, abuzues, ka kapur shtetin e së drejtës, sillet sikur është i zgjedhuri i tyre në Shqipëri.

Për një periudhë Rama është sjellë sikur përfaqëson interesat e SHBA-së në Shqipëri duke polarizuar politikën Shqiptare.

Opinioni publik nuk e pranon monopolizimin e marrëdhënieve me SHBA nga një individ.

Së dyti, akuza amerikane kundër McGonigal, ku Rama rezulton se ka tentuar të manipulojë dhe korruptojë individë të institucioneve amerikane për të goditur liderat e opozitës, ish-presidentin e Republikës, ka revoltuar opinionin publik, i cili kërkon një distancim të qartë të administratës ndaj veprimtarisë së zotit Rama dhe që drejtësia të funksionojë.

Së treti: Dihet që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, nga cdo administratë e SHBA-së bazohen në marrëdhëniet me popullin Shqiptar.

Por arroganca e Ramës edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve amerikane: ndaj sekretarit të shtetit (nuk mund të më tregojë se kë duhet të kem shok);

Apo ambasadores amerikane (më duket sikur është sekretare e komitetit të partisë së punës);

Apo opinionet e tij për presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016 si turpi i civilizimit, tregon se Rama ka si garantues të pushtetit të tij grupe interesi në SHBA, sic është fondacioni Soros.

Mungesa e qëndrimeve nga zyrtarë amerikanë, diplomatë, të cilët janë të angazhuar edhe në diskutimet dhe cështjet më të zakonshme, ka krijuar një ndjenjë mospëlqimi në opinionin publik. Për opinionin public mbeten të panjohura se cilat janë interesat e grupeve të presionit dhe ku janë reagimet e institucioneve të SHBA-së.

Së katërti, Rama përdor instrumentet e politikës amerikane në mënyrën më selektive duke relativizuar dhe përdorur për pushtetin e tij.

Përdorimi pa kriter i ‘non grata’- s për liderin e opozitës, Sali Berisha, ka krijuar një kundër-reagim popullor, ku opinioni publik gjithmonë e më shumë mendon se Rama dhe lobistët e tij janë shtytësit kryesorë për këtë qëndrim.

Për më tepër kur Rama është protektori i ‘non-gratave’ të tjera, të cilët janë pjesë e aleancave të tij në parlament, ose i përdor për vota në Durrës apo në qytete të tjera.

Ka vetëm një rrugë korrigjimi.

Largoni shikimin nga Rama se pjesën tjetër e bën një popull i mbushur me urrejtje për Autokratin, që po e largon Shqipërinë nga rruga perëndimore

Kategori
Uncategorized

Veliaj sues Syri TV and the journalist of the investigative show, Koka reacts: Thank you for the Medal of Honor!

In an appearance for the media, the lawyer Plarent Ndreca informed that the lawsuit for the criminal trial for defamation against Syri Television, the “Piranjat” show, the journalist Bledian Koka, and the producer Vojo Bregu has been filed in the Court, calling it an ordinary defamation and falsification of facts. .

Besides an ordinary slander alla ‘babale’, it seems clear that this is a fraud scheme, which only aims at the electoral race and the denigration of the SP candidate. Scheme which is proven by the fact that, immediately after the publication of these false facts, it was embraced by the candidate of the Freedom Party and exponents of the Freedom Party.

This constitutes a serious violation of the law. Through this lawsuit, we invite all those involved in this fraud scheme to come to court and present the facts, or otherwise bear legal responsibility for the slanders made and refute in the same way the lie they have published,” he stated . lawyer Ndreca.

Head: Thanks for the Medal of Honor!

Regarding this lawsuit, comes the reaction of journalist Bledian Koka. In a post on social networks, he described the lawsuit as a Medal of Honor from which it is raised by a politician.

” Thank you for the Medal of Honor!

Today, Erion Veliaj filed a criminal lawsuit against me and Syri TV (although in total ignorance of the Syri.net portal they call it television) after the publication of a voice and video testimony of an Italian citizen who shed light on the well-known scandal of Incinerators. The greatest honor that can be given to a journalist is to be sued by a politician, so Erion Veliaj cannot do me the greatest honor! On the other hand, the 12:30 p.m. lawsuit from the SP headquarters comes exactly 2 hours after I sent these questions to Veliaj’s email after the public statements of the Italian citizen Gabriele Tarroni Longinotti, a businessman and former partner of Alberto Presezzi, a key person in the bringing to Albania of at least one of the incinerators!

ps..today for me and Syri TV and Syri.net is a fantastic day, believe me” , writes Koka

Kategori
Uncategorized

“Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!

Shkruan Pr/Enver Bytyçi .

“Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!
Enver Bytyçi

Ndoqa nga lajmet çfarë Edi Rama u tha shkodranëve në një takim që kishte organizuar dje në atë qytet!

”Më provoni njëherë dhe do ta shihni se unë bëj më shumë se ata që ju i votoni”!

Ka 23 vite në pushtet!

Prej dhjetë vitesh është kryeministër dhe Shkodrën e ka rrënuar! Tani thotë “Më votoni në Bashki që unë të bëj për ju”!

•Edhe të rrënon, edhe të mashtron.

•Edhe të varfëron, edhe të gënjen.

•Edhe të poshtron, edhe të thotë “Më voto”!

Megjithatë nuk skuqet as zverdhet kur u del përpara shkodranëve dhe u thotë “Më provoni njëherë”! Sikur Shkodra të ishte Dalina Fico që Rama ta provonte e pastaj t’ia jepte shokut të ngushtë të tij, Çuçit.

Rama shkodranëve dhe shqiptarëve në dhjetë vjet u dha urinë në vend të bukës,

batërdinë në vend të jetës,

llaftarinë në vend të gjumit,

poshtërsinë në vend të nderit,

pabesinë e tradhtinë në vend të besës,

kafshërinë në vend të njerëzillëkut,

errësirën në vend të dritës,

bashkimin me krimin në vend të paqes, burgosjen në vend të familjes dhe djallin në vend të Zotit!

Shqiptarët ikin nga ky vend, sepse kryeministri ofron drogë, krim dhe errësirë, në vend të dritës! Tani u kërkon “ta provojnë edhe njëherë”!

Pas gjithë asaj që i ka bërë Shkodrës bashkë me Becin e KESH, duke e përmbytur për hakmarrje me hapje digash, të dy këta shkojnë dhe u thonë shkodranëve “Na provoni njëherë”!
Pasi Edi Rama u ka treguar shumë herë shkodranëve gishtin e mesit, tani shkon dhe u lutet ta provojnë njëherë!

Pasi Edi Rama u ka treguar shumë herë shkodranëve gishtin e mesit, tani shkon dhe u lutet ta provojnë njëherë!

Shkodranët akoma i kanë plagët e përmbytjeve aty dhe u dashka t’i provojë këta perversë!

Shkodranët ende vuajnë pasojat e hakmarrjes politike të kryeministrit të vendit, të implikuar me trafikantë dhe kriminelë të shumtë deri te Tom Doshi, dhe po ky kryeministër u thotë “Më provoni njëherë”!

E më tej thotë se “jam pak shkodranë”! Shkodra e di se çfarë përfaqëson Edi Rama, se sa shkodran është ai!

Shkodra e ka provuar në kurrizin e saj dhunimin e shkatërrimin që i ka bërë asaj Edi Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij të gardhit të byrosë politike me të cilët drejton rilindja.

Pa le kur u thotë njerëzve se „Ça ka Zvicra më shumë se ne”?! O Zot! Tmerr!
Ne të gjithë e dimë se Zvicra ka shumë më tepër se ne!

Sepse Zvicra nuk ka një kryeministër dallkauk, që vetë vendos e vetë vulos, pa pyetur asnjë person tjetër!

Zvicra të gjitha vendimet i merr me referendum dhe jo me urdhëra politikanësh, ministrash e kryeministrash!

Mark Tëin shkruan se “është më e lehtë t’i mashtrosh njerëzit, sesa t’i bindësh se kanë qenë të mashtruar”! Por edhe mashtrimi ka një kufi!

Pr/Enver Bytyçi .
Kategori
Uncategorized

Pse po heshtin emigrantët: Të kërcënuar, apo të hedhur si leckë e shtrydhur

Nga aktivisti në emigracion,Eduart Tafaj, drejtues i shoqatës Magnezia Volos

Edhe Mbretëritë një ditë bien!

Kanë ngelur edhe pak ditë, nga zgjedhjet vendore në Shqipëri. Aq pak, sa shumë janë reagimet e patronazhistëve, për këto pak ditë akoma që të shohim përfundimet.

Megjithatë kjo nuk më shqetëson!
Shqetësim është heshtja masive e emigrantëve, të cilët nuk kanë as një kërkesë, apo pretendime ndaj vendit të origjinës. Një heshtje frikësuese, pasi është treguesi i qartë nënshtrues, ndaj rilindjes në pushtet.

Takim i drejtuesve të shoqatave shqiptare në Greqi, me Kryeministrin Sali Berisha –

Sot!?
Sot heshtje mavi!
Atëherë na i kishte fajet Saliu.
Po sot?

Sot tregojmë, që të shumtët janë nën vëzhgimin vigjilent të patronazhistit, edhe qeveria ka më shumë probleme madhore, sesa vota dhe përfaqësimi.

Kategori
Uncategorized

Letër e hapur çdo shqiptari!

Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari.

Demokratë, socialistë dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që kanë mbetur, kërkojnë të largohen.

Qytetet tona po shuhen.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Kategori
Uncategorized

Marjo Verde: Nuk i rrëfej dot tmerret e Tepelenës në Itali, askush s’do më besoje…do më quajnë të çmëndur

Bruno, Greta, Marjo dhe Amri, dy gjermane dhe dy italianë, të huajt që vuajtën kampin e internimit në Tepelenë

Në kampin famëkeq të Tepelenës atje ku ishin internuar familjet e të burgosurve politik dhe të arratisurve, kishte edhe të huaj.
Janë dy gjerman dhe dy italianë që kishin përfunduar në Shqipëri pasi kishin bindje politike. Më pas ata u akuzuan si revizionistë dhe u dënuan si armiq të partisë, na kampe e burgje.

Amri, Greta, Marjo dhe Bruno, qëndruan për pesë vite në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, atje ku panë me sy tek vdisnin fëmijë gra e pleq e ku vetë ata, vuajtën urinë, torturat dhe punën e detyruar.

Ka njohur edhe dy italianët, njërit prej të cilëve iu lut të rrëfente atë vuajtje në kampin e Tepelenës, kur të mbërrinte në vëndine tij. Bruno, Greta, Marjo dhe Amri u riatdhesuan në vendet e tyre në vitin 1955.

Kishte hë huaj të internuar në kamp?

Po. Ishin dy gjermane. Dhe jo vetëm gjermanë.

Po gjermanet pse kishin përfunduar në kamp?

Këto të dyja kishin ardhur në Shqipëri si komuniste, dhe këta tanët, i burgosën si “revizioniste”.

Pra ishin komuniste, por vetëm këtu e panë tamam se ç’ishte komunizmi.

Në kamp kishte edhe grekë, maqedonas, nja dy rob lufte gjermanë, rob lufte italianë… Italianët, madje, kishin bërë edhe ca vjet burg. Gjatë luftës kishin qenë me grada, oficerë e më lart.

Këto dy vajzat gjermane, ishin të mrekullueshme.

Ju kujtohen emrat e tyre?

Po, më kujtohen, se i kam patur edhe shumë shoqe. Njërën e quanin Amri dhe tjetrën, Erna. Amri Tenues dhe Erna Schubert. Ernën e futën të punonte në kuzhinë, ndërsa Amrin e mora në infermieri si sanitare. Ishte shumë besnike.

Ishte provuar në shumë raste që ishte e tillë. Sa herë që vinin oficerët për kontroll dhe unë e porosisja se çfarë duhej të bënte, ajo e bënte.

Më kujtohet një rast kur Amrit ia morën rrobat dhe kishte ngelur e zhveshur lakuriq, dhe ne nuk po dinim se çfarë të bënim.

Atëherë shfrytëzuam rastin: mbështollëm me batanije njërin që po çonim në Gjirokastër, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë dhe do të vdiste rrugës.

Dhe pastaj morëm batanijen mbrapa, e ngjyem me gjethe qepe dhe pak acid acetik për t’i ndryshuar ngjyrën, dhe i sajuam me të një “fustan”, një gjë për t’u mbuluar, si thes, por që doli për bukuri.

Edhe ai si të gjithë të tjerët, rraskapitej në punë, por, ne bënim çudi, se kur kthehej nga puna, nuk rrinte i kërrusur si të tjerët, por, e mbante trupin drejt. Ishte njëri i shkolluar, dhe ishte i moshuar në kohën për të cilën flasim. Ndoshta në të gjashtëdhjetat.

Një ditë, Verdi kishte vënë shumë pak dru në shpinë edhe e sheh njëri prej oficerëve të kampit dhe e shan dhe kërcënon ”… shihemi nesër, bashkë!” Të nesërmen, do ta mbysnin, u mor vesh.

Ndërkohë, në kamp ishte edhe një inxhinier Italian, Bruno Prozoto, të cilin e merrnin shumë shpesh për nevojat e veta këta të qytetit, të Komitetit të Partisë a të Komitetit Ekzekutiv.

Inxhinier ndërtimi ishte?

Po, inxhinier ndërtimi; kishte ardhur në Shqipëri gjatë luftës, e tani ishte i internuar si rob lufte dhe e shfrytëzonin profesionalisht. Mirëpo, inxhinieri kishte goxha miqësi me mua.

Dhe kur e mori vesh prej të internuarve të tjerë historinë me Mario Verdin, e dinte që të nesërmen, Mario nuk do të kthehej i gjallë nga puna, dhe i thotë Mario-s: “Mario, çohu të shkojmë në infermieri tek Azizi.”

Ishte pasdite vonë kur vijnë në infermieri të dy, dhe Bruno-ja më tregoi se si ishte puna, dhe unë i them Marios: “Nesër, hiqu si i sëmurë, dhe mos lëviz!” Mario tha i habitur: “Ou!! Po unë s’jam i sëmurë!” Pra, Mario, kishte një karakter të tillë, që nuk mund të ia lejonte vetes të hiqej si i sëmurë, kur nuk ishte. Por, ishte fjala për t’i shpëtuar kokën. Dhe unë iu ktheva: ”More i bukuri dheut, unë e di që nuk je sëmurë. Por, lëre etikën dhe edukatën, se ne po mundohemi të të shpëtojmë jetën. Këtë punë e bëjmë për mbijetesë nuk e bëjmë për qejf.” Pastaj i foli dhe Bruno-ja, dhe u morëm vesh.

Njëherë tjetër, i thashë dy italianëve: “Ju do të liroheni, se ju keni shtetin tuaj, dhe shteti juaj do t’ju kërkojë.” E pastaj i drejtohem Marios: “Kur të kthehesh në Itali, a do t’i tregosh këto që ke parë dhe hequr këtu?” Dhe ai m’u përgjigj: “Jo. Kurrë!” Unë si i ri që isha, kur tha ashtu, për fjalë të nderit desha të kap karrigen dhe t’i bija me të. Por ai ma shpjegoi: “Po kush do të më besojë mua, për këto që kanë ndodhur?! Do të më marrin për një njeri aventurier. Për gënjeshtar. Unë jam dikushi, dhe kur te kem ikur, as unë vetë s’do t’i besoj këto.” Edhe sot e kësaj dite më kujtohet ajo bisedë. Dua të them që ishin gjëra që nuk besoheshin dhe nuk mund t’ia tregosh kujt; zakonisht kur më pyesin, nuk u them asgjë, se do thonë qënke gënjeshtar, aq të pamundura duken.

Çfarë ndodhi me të huajt e kampit, më vonë?

U liruan të gjithë në vitin 1955.

Mbijetuan gjermanet?

Mbijetuan, se njëra erdhi sanitare tek unë në infermieri, dhe tjetrën e çuam në kuzhinë. Një supë tepër e hante ajo. Bile Ernën e kisha porositur: “Kujdes, mos e ha atë supën tënde, që ta çosh në kazermë e ta ndash me Amrin, dhe ti merr ndonjë lugë që mbetet në kazan.” E përsëris edhe njëherë: të dyja ishin vajza shumë të mira

Trajtimi ndaj të huajve, ishte i njëjtë me trajtimin ndaj shqiptarëve?

Po. i njëjtë.

Njësoj mizor e i egër?

Po, njëlloj. Vetëm me sharjet ishin më të kursyer me ta, sepse neve na njihnin si fëmijët e baballarëve. Psh.: “Hajt, se ti je e bija ose i biri i filanit!” I biri Markagjonit, apo bija e Kupit, apo e Ndreut, apo e Matjanit …

Ishin pak vite në atë kamp, por, gjatë të cilave ndodhën kaq shumë gjëra. Çdo ditë kishte ngjarje, çdo ditë atje nuk shpëtoje pa ndonjë histori, pa ndonjë dramë, se historitë atje dramë e tragjedi ishin.
Nga Faqja kujto.al

Kategori
Uncategorized

Marjo Verde: Nuk i rrëfej dot tmerret e Tepelenës në Itali, askush s’do më besoje…do më quajnë të çmëndur

Bruno, Greta, Marjo dhe Amri, dy gjermane dhe dy italianë, të huajt që vuajtën kampin e internimit në Tepelenë

Në kampin famëkeq të Tepelenës atje ku ishin internuar familjet e të burgosurve politik dhe të arratisurve, kishte edhe të huaj.
Janë dy gjerman dhe dy italianë që kishin përfunduar në Shqipëri pasi kishin bindje politike. Më pas ata u akuzuan si revizionistë dhe u dënuan si armiq të partisë, na kampe e burgje.

Amri, Greta, Marjo dhe Bruno, qëndruan për pesë vite në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, atje ku panë me sy tek vdisnin fëmijë gra e pleq e ku vetë ata, vuajtën urinë, torturat dhe punën e detyruar.

Ka njohur edhe dy italianët, njërit prej të cilëve iu lut të rrëfente atë vuajtje në kampin e Tepelenës, kur të mbërrinte në vëndine tij. Bruno, Greta, Marjo dhe Amri u riatdhesuan në vendet e tyre në vitin 1955.

Kishte hë huaj të internuar në kamp?

Po. Ishin dy gjermane. Dhe jo vetëm gjermanë.

Po gjermanet pse kishin përfunduar në kamp?

Këto të dyja kishin ardhur në Shqipëri si komuniste, dhe këta tanët, i burgosën si “revizioniste”.

Pra ishin komuniste, por vetëm këtu e panë tamam se ç’ishte komunizmi.

Në kamp kishte edhe grekë, maqedonas, nja dy rob lufte gjermanë, rob lufte italianë… Italianët, madje, kishin bërë edhe ca vjet burg. Gjatë luftës kishin qenë me grada, oficerë e më lart.

Këto dy vajzat gjermane, ishin të mrekullueshme.

Ju kujtohen emrat e tyre?

Po, më kujtohen, se i kam patur edhe shumë shoqe. Njërën e quanin Amri dhe tjetrën, Erna. Amri Tenues dhe Erna Schubert. Ernën e futën të punonte në kuzhinë, ndërsa Amrin e mora në infermieri si sanitare. Ishte shumë besnike.

Ishte provuar në shumë raste që ishte e tillë. Sa herë që vinin oficerët për kontroll dhe unë e porosisja se çfarë duhej të bënte, ajo e bënte.

Më kujtohet një rast kur Amrit ia morën rrobat dhe kishte ngelur e zhveshur lakuriq, dhe ne nuk po dinim se çfarë të bënim.

Atëherë shfrytëzuam rastin: mbështollëm me batanije njërin që po çonim në Gjirokastër, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë dhe do të vdiste rrugës.

Dhe pastaj morëm batanijen mbrapa, e ngjyem me gjethe qepe dhe pak acid acetik për t’i ndryshuar ngjyrën, dhe i sajuam me të një “fustan”, një gjë për t’u mbuluar, si thes, por që doli për bukuri.

Edhe ai si të gjithë të tjerët, rraskapitej në punë, por, ne bënim çudi, se kur kthehej nga puna, nuk rrinte i kërrusur si të tjerët, por, e mbante trupin drejt. Ishte njëri i shkolluar, dhe ishte i moshuar në kohën për të cilën flasim. Ndoshta në të gjashtëdhjetat.

Një ditë, Verdi kishte vënë shumë pak dru në shpinë edhe e sheh njëri prej oficerëve të kampit dhe e shan dhe kërcënon ”… shihemi nesër, bashkë!” Të nesërmen, do ta mbysnin, u mor vesh.

Ndërkohë, në kamp ishte edhe një inxhinier Italian, Bruno Prozoto, të cilin e merrnin shumë shpesh për nevojat e veta këta të qytetit, të Komitetit të Partisë a të Komitetit Ekzekutiv.

Inxhinier ndërtimi ishte?

Po, inxhinier ndërtimi; kishte ardhur në Shqipëri gjatë luftës, e tani ishte i internuar si rob lufte dhe e shfrytëzonin profesionalisht. Mirëpo, inxhinieri kishte goxha miqësi me mua.

Dhe kur e mori vesh prej të internuarve të tjerë historinë me Mario Verdin, e dinte që të nesërmen, Mario nuk do të kthehej i gjallë nga puna, dhe i thotë Mario-s: “Mario, çohu të shkojmë në infermieri tek Azizi.”

Ishte pasdite vonë kur vijnë në infermieri të dy, dhe Bruno-ja më tregoi se si ishte puna, dhe unë i them Marios: “Nesër, hiqu si i sëmurë, dhe mos lëviz!” Mario tha i habitur: “Ou!! Po unë s’jam i sëmurë!” Pra, Mario, kishte një karakter të tillë, që nuk mund të ia lejonte vetes të hiqej si i sëmurë, kur nuk ishte. Por, ishte fjala për t’i shpëtuar kokën. Dhe unë iu ktheva: ”More i bukuri dheut, unë e di që nuk je sëmurë. Por, lëre etikën dhe edukatën, se ne po mundohemi të të shpëtojmë jetën. Këtë punë e bëjmë për mbijetesë nuk e bëjmë për qejf.” Pastaj i foli dhe Bruno-ja, dhe u morëm vesh.

Njëherë tjetër, i thashë dy italianëve: “Ju do të liroheni, se ju keni shtetin tuaj, dhe shteti juaj do t’ju kërkojë.” E pastaj i drejtohem Marios: “Kur të kthehesh në Itali, a do t’i tregosh këto që ke parë dhe hequr këtu?” Dhe ai m’u përgjigj: “Jo. Kurrë!” Unë si i ri që isha, kur tha ashtu, për fjalë të nderit desha të kap karrigen dhe t’i bija me të. Por ai ma shpjegoi: “Po kush do të më besojë mua, për këto që kanë ndodhur?! Do të më marrin për një njeri aventurier. Për gënjeshtar. Unë jam dikushi, dhe kur te kem ikur, as unë vetë s’do t’i besoj këto.” Edhe sot e kësaj dite më kujtohet ajo bisedë. Dua të them që ishin gjëra që nuk besoheshin dhe nuk mund t’ia tregosh kujt; zakonisht kur më pyesin, nuk u them asgjë, se do thonë qënke gënjeshtar, aq të pamundura duken.

Çfarë ndodhi me të huajt e kampit, më vonë?

U liruan të gjithë në vitin 1955.

Mbijetuan gjermanet?

Mbijetuan, se njëra erdhi sanitare tek unë në infermieri, dhe tjetrën e çuam në kuzhinë. Një supë tepër e hante ajo. Bile Ernën e kisha porositur: “Kujdes, mos e ha atë supën tënde, që ta çosh në kazermë e ta ndash me Amrin, dhe ti merr ndonjë lugë që mbetet në kazan.” E përsëris edhe njëherë: të dyja ishin vajza shumë të mira

Trajtimi ndaj të huajve, ishte i njëjtë me trajtimin ndaj shqiptarëve?

Po. i njëjtë.

Njësoj mizor e i egër?

Po, njëlloj. Vetëm me sharjet ishin më të kursyer me ta, sepse neve na njihnin si fëmijët e baballarëve. Psh.: “Hajt, se ti je e bija ose i biri i filanit!” I biri Markagjonit, apo bija e Kupit, apo e Ndreut, apo e Matjanit …

Ishin pak vite në atë kamp, por, gjatë të cilave ndodhën kaq shumë gjëra. Çdo ditë kishte ngjarje, çdo ditë atje nuk shpëtoje pa ndonjë histori, pa ndonjë dramë, se historitë atje dramë e tragjedi ishin.
Nga Faqja kujto.al

Kategori
Uncategorized

30 vjetori i vizitës historike të Papa Gjon Pali i II në Shqipëri.

Shkruan Sali Berisha /

Nẽ foto Papa Gjon Pali i ll , Nënë Tereza, dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë. z.Sali Berisha /

Kjo ishte vizita e parë Papale në Shqipëri pas shekujsh marrëdhëniesh midis Selisë së Shenjtë dhe kombit shqiptar,

ishte vizita e parë e Papa Gjon Palit të II në Ballkan.

Kjo vizitë ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Nderim për jetë veprës së ndritur të Papa Shën Gjon Palit II. #sb

Kategori
Uncategorized

Berisha: Rusmajlin e kam pushuar për korrupsion .

Ish-kryeministri Berisha u kthye edhe 17 vite pas në kohë, duke treguar për shkarkimin e Rusmalit nga posti i zv/kryeministrit kur ai drejtonte qeverinë.

Berisha sqaroi se Rusmajli mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmalit.

Dhe drejtori e regjistron.
Ky e kërcënonte me të vëllanë zv kryeministër.
Kjo është historia.

Kjo është historia.
Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin.

Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmajli në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit.

U ktheva, ai mori një shkarkim”, tha Berisha për Panorama Tv.

Kategori
Uncategorized

The Iranian connections of Erjon Veliajt/ Berisha: the court acted like lightning, the journalist protected the public interest

In a flash, the court, which is not just a court, not only opens the case, but sets the day of the trial. I guarantee you that today, in the whole of Albania, there is not a single citizen who has his claims adjudicated without years and years.

Why is the journalist sued? That brought out Erion Veliaj’s Iranian connections. I have made those connections since I was prime minister.

Now the chilies come out and the money goes to Tehran with documents. The journalist who does his duty to you, the journalist who undertakes to protect the interest, in a flash they force him to go to the dock.

The leader of the Albanian opposition, Sali Berisha, wrote

Kategori
Uncategorized

The OSCE denounced Rama for hiding 200 million euros’/ Berisha: – Rama has a 100% safe meeting with American justice

Self plane available, with bedroom. I say here:

Use every dirty word, circulate everything in your mouth, but the Albanians don’t forget that you travel by plane.

At the time when they count the mouthfuls, you buy the wooden vase for 4 million euros in the courtyard of the prime minister.

They will never forget you, that just after taking office, the OSCE denounced you with a report that you have hidden 200 million euros in offshore accounts and you could not object to anything.

Albanians do not forget this.

Albanians do not forget the hundreds of tenders that your family members win. That’s why he can’t come face to face. Even his mayors cannot come because they have followed the same path”, said Berisha

“He has two terrible meetings, the first meeting with the opposition people, who will cut his ticket and make him responsible for all responsible thefts and the acts he has committed, but he also has a 100% safe meeting with American justice .

He is waiting for McGonagall because he paid 225 thousand dollars in bribes to his adviser and he is being tried for the bribe.

That’s why we start the change on the 14th, get him ready and before they ask us to extradite him, put him where he deserves it.

Berisha said, among other things, while presenting the candidate for mayor of Libohova, Adil Xhelili

Kategori
Uncategorized

Përse na e morën nënën?! Çfarë kishte bërë?

… “Na e morën pa asnjë faj…!
Na e morën nënën bashkë me dy vëllezërit dhe një foshnjë, bishat e Sigurimit të Shtetit.

Përse na e morën nënën?! Çfarë kishte bërë?

Çfarë mund të bëjë një foshnjë e porsalindur, që ja prishën çerdhen ku flinte?!


Babai u arratis për të shpëtuar kokën e tij.
Po ne të vegjlit? Motra 2 muajshe kish si burim ushqimi gjirin e nënës. Po nëna ku do të gjente pak bukë që të mbante gjallë veten dhe foshnjën e saj?

Xha Ganiu na dërgoi dhe në shkollë. Unë mësoja shumë. Kur kthehesha nga shkolla, veja me dhën.

Por ngado që veja, mendjen nuk e hiqja nga nëna. Si do të ishte nëna ime që nuk e shihja?

Ah, të kisha nënën, po le të kisha uri dhe le të vuaja! Të paktën ajo do të më thoshte ndonjë fjalë që do të ma ngrohte trupin e sfilitur dhe të zhveshur dhe fjala e ngrohtë është e ngrohtë.

Kisha 12 vjet që isha ndarë me nënën dhe nuk e kisha parë asnjëherë. Më kishte lënë 8 vjeç dhe tani më 1960-n unë isha 20 vjeç.


Ata 12 vjet të kaluar në vuajtje dhe mjerim, pa bukë e pa ujë, pa dashuri, pa familje, e ndarë për së gjalli me njerëzit dhe fëmijët e saj, e kishin plakur shumë, por nuk e kishin prishur shpirtin e saj të bukur.

Burri fisnik e bëri edhe kësaj here detyrën e tij. Na veshi e na ngjeshi me ato që kish dhe me të u nisëm për të takuar nënën pas 12 vjet ndarjeje.

Nga Dukati në Plug të Lushnjes mbërritëm pasdite. Në arat e pafundme të Lushnjes, shumë gra të internuara ishin duke prashitur. Mua më dërgoi xha Ganiu të pyesja për nënën.
– Ku është Velide Çapoj?- pyeta gratë e para që takova.

– Në fund të arave, do ta dallosh se mban një fëmijë pranë vetes, – më thanë ato gra të lodhura dhe të drobitura.
Pasi mbërrita në fund të arave, iu drejtova gruas që prashiste dhe që kishte pranë një vajzë të vogël:

– Po ti i kujt je dhe nga je mor bir?
– Jam nga Dukati, i biri Gani Çapojt – e gënjeva unë.

Gruaja m’u qas pranë dhe po më vështronte nga lart poshtë me lot në sy, po ashtu bëri edhe vajza e saj.

Më vunë në mes dhe po më shikonin si të shastisura.
Mua filloi të më rrahë zemra fort. –

Mos më gënje, të keqen nëna – më tha ajo, Gani Çapoj nuk ka djalë të madh. Mos je ti Fadili? – më pyeti me një zë që i dridhej.
– Po, – i thashë unë.

Hodha sytë në fushën e pafundme dhe pyeta veten: mos vallë edhe fëmijët e këtyre grave të mjera, nuk i njohin nënat e tyre, kështu si dhe unë?

Prej atij momenti ne, tre fëmijë të mbetur jetim, me nënë dhe babë gjallë, jetuam me nënën përgjithmonë…”!

Pasi u ndamë me Fadilin, mendoja gjithnjë: “Po sa drama të tilla ka në Shqipëri”? /Memorie.al

Kategori
Uncategorized

Para zgjedhjeve, Ermal Dredha të kërkojë falje për 11 oficerët vlonjatë që vrau banda e babait të tij më 1997 (emrat)

Neki dhe Ermal Dredha /

Më 10 tetor 1997, major Ilir Kuçi, ish- Shef i Policisë në Vlorë, bëri kallëzim publik dhe e çoi në prokurori, ku akuzonte krerët e “Komitetit të Vlorës” Neki Dredha, Niko Veizi, Zani Çaushi e Nedin Xhelili, si urdhërues, organizatorë e pjesëmarrës në vrasjen e 13 oficerëve, mes tyre Besnik Hidri e Lek Qoku, por në pushtet kishte ardhur partia e Gramoz Ruçit…

“Pamfleti” e ka faktuar, që Ermal Neki Dredha nuk është kandidat i PS e as i banorëve të Vlorës, por i emëruar nga Edi Rama në pazar me Gramoz Ruçin që e ka vëllain e dhëndrit, dhe mafiozin Sinan Idrizi, me të cilin Ermal Dredha ka bërë punë të zeza në Dubai, kur ishte Ambasador.

Mirëpo mbrapa, jo shumë larg në kohë, familja “Dredha” e kandidatit të klanit Rama- Ruçi, ka lënë krime çnjerëzore, të kryera në Vlorë nga babai i tij, Neki Dredha më 1997.

Në krye të ashtuquajturit “Komitet çlirimtar” me detyrë “komisar” e “komandat” Zani Çaushin, përbindëshi Neki Dredha ka organizuar, urdhëruar e ka marrë pjesë në vrasjen dhe keqtrajtimin e kufomave të 13 oficerëve të policisë e SHIK.

1. Kapiten i parë Spiro Toshi nga Narta; N/oficerët Gëzim Shabani e Besim Manoli nga Vlora, u vranë më 24 mars 1997, në një pritë e grackë të organizuar nga Neki Dredha e Niko Veizi, të cilët edhe pse të plagosur rëndë, mjeku Neki Dredha urdhëroi të mos pranoheshin në spital, duke i lënë të shkallët deri sa dhanë shpirt.

2. Shezai Zanaj nga Vezhdanishti i Vlorës, ish-polic i qarkullimit rrugor, u vra nga “Komiteti çlirimtar” i Vlorës, më 28 mars 1997 me urdhër të Neki Dredhës.

3. Oficer Albert Troqe nga Tragjasi, të cilin komiteti i drejtuar nga Neki Dredha e mashtroi duke i kërkuar gjoja ndihmë për t’i çuar me makinë në Zvërnec, por e pushktuan te Pylli i Sodës më 13 prill 1997 dhe kufomën ia hodhën te sheshi në qendër të Vlorës.

4. Oficer Valter Harizaj, u vra më 1 maj 1997 në pritë te Pusi i Mezinit, pas një kurthi të organizuar me urdhër të Neki Dredhës e Niko Veizit.

5. Kapiten i Parë Viron Rrapi, u vra me 15 maj 1997 brenda komisariatit të policisë së Vlorës, nga një grup rebelësh të drejtuar personalisht nga Neki Dredha.

6. Andrea Kanani, Alfred Kanani, Bashkim Bita e Alekt Muço u vranë në janar, mars e prill 1998, me “Vendim komiteti” të Neki Dredhës, Zani Çaushit e Niko Veizit.

Por në atë kohë, në pushtet kishte ardhur partia e Gramoz Ruçit, “vëllait siamez” të Neki Dredhës në krime çnjerëzore, të cilin më 1998 e bëri Kryetar Bashkie të Vlorës e më pas krushk.

Kategori
Uncategorized

Sami Dangëllia, krenaria e Devollit .

Foto e pare, pak para arrestimit, foto e dyte, pak para vdekjes.

Arben Miza: -Sami Dangellia,njeriu që na bën krenar të quhemi Devollinj!

Njeriu qe ne gjithe boten komuniste nuk ka bere kaq vite burg e rezistence mbi komunizmin, dhe per fat te keq shume pak flitet per te nga media dhe shoqeria.


Lindi ne Menkulas te Devollit me 1920.
Arrestohet me 8 tetor te 1944, ku do denohej dhe ridenohej disa here

Me 1973 ishte nje nder organizatoret e revoltes se Spacit, edhe pse nuk flitet shume, edhe pse e shkruajtur si histori, revolta e Spacit eshte treguar sipas orekseve te burgosurve te vegjel.

Punoi i skllaveruar ne Spac por i pa mposhtur nga torturat.
Vdiq me 23 prill te ’87, varrimi u be nga burgu, pa e pare dhe e ditur ku u varros.

Vuajtjet e Dangellise per nga permasat ja kalon cdo personazhi.

Ne eposin tone ai duhet te zere vend si personazhet e legjendave.


Ketyre njerezeve duhet ti ngrihet piedestale e simbole ne kerkim te lirise dhe frymes antikomuniste.

Per turpin tone qe sot me shume nderojme disa te burgosur ordiner, qe na serviren si heroj te antikomunizmit, se sa heronjtë e vërtetë nacionalistë, antikomunistë si Sami Dangëllia .

Kategori
Uncategorized

Çjam unë si njeri

▪️Ç’JAM UNË SI NJERI
Ndjenja ime, nuk mbizotëroi mbi hipokrizinë, i ke pjella
ç’jam unë si njeri, që të martova me shpirt, plot dashuri
a mundesh vallë, mos më lesh gojë hapur, m’iku e djela
komoditet jetese s’ke pa nder, rishfaqesh dështimit lubi

▪️RESPEKTI, PËR TY, DRITËN E KA FIKUR
Dërdëllitjen për kërcënime, ti se ndërpret, ke pirë verë
s’të ze në gojë, të rroftë kosherja, se bletët të kan’ ikur
përpiqem t’kuptoj, m’ke burrë shkon paturp me t’tjerë
gjëndje e dëshpëruar, respekti, për ty, dritën e ka fikur

▪️MËSHIRË S’KE PËR VETE DERI NË VDEKJE
E martuar, grua, të shkruan zdromsi i martuar, diçka
”me puthje, lotin ta lëpiva e dashur qeshe më preke”
ç’donte t’thosh tradhtia, për kujtesë, mend e mbajta
kërrusur stroza, mëshirë s’ke për vete deri në vdekje

▪️SHTATI I KËRRUSUR PLAKË E MBARUAR
Për faje të pafalshme, dhunë, m’çove, në dyert e gjykatës
gjyq i vetëvetes për ty m’i kobëshmi, erdhi ora t’paguash
”shtati i kërrusur si plakë e mbaruar”, shtrigë e mesnatës
rasti i volitshëm në kësi hetimesh, vetmis s’dua që t’qash

▪️TI NUK KE CIPË RESPEKT E TAKT
Sa turp, moj e marrë, xhelozi e verbër, të shtyn n’poshtërsi
përfundimisht u vërtetua shkalla jote e ndershmëris’ n’fakt
spiune intrigante në dhunë familjare ke nevojë për gjyqësi
jam viktim’ e skenës së krimit, ti nuk ke cipë, respekt e takt

▪️T’PARAPËLQYEN PA KARAKTER
Ku merr vesh ti nga punët e ndershmërisë, u mësove ndryshe
shprehe duf të marrë, duke qenë ndërgjegjes fare e ndërkryer
ti t’bën pis, kuptova se ç’markë ishe, s’kam t’bëj me nj’ gjyshe
më erdhi nami, që se kisha dëgjuar, t’parapëlqyen pa karakter

▪️S’DUA TËT SHOH FSHIHU
Ç’maraz i pa dëgjuar, të zjeu për brenda, papritur
harron, që je e martuar me burrë, bën si të duash
ashkut nxjerr jasht, kërcëllim zëri njeriu t’lebetitur
s’dua tët shoh fshihu, si biçi e përdorur në garash

▪️U ARRATISE NGA KAZANI I PLEHRAVE
Se pandeha qënke e zonja të merresh me ofendim t’tjerave
se kam ditur që mund t’tregohesh tmerrësisht, kaq e zgjuar
paske pasur talent, të fjalës, u arratise nga kazani i plehrave
s’do shumë mend do arrish, t’ngelesh si do e lirë, e martuar

▪️GJENDJA JOTE NGA MË T’MJERAT
Kush të shkokoleps ty, i duhen ndjenja, të çuditëshme
ke humbur sensin logjik të veprimeve pa arsye të mirë
m’duhet të ndalen lidhur me këtë, ti s’je e njerëzishme
gjendja jote nga më t’mjerat, e fantaksur ti sa je nxirrë

▪️PËR HIR T’SË VËRETETËS
Ndodhi diçka e jashtëzakonshe dhunës shprehe dashurinë
m’bën t’dehem pragut t’çmenduris tënde, derman se plasa
për hir t’së vërtetës, ishte ndjenj injorrante, psemos ta dinë
u ngrit aeroplani, q’flinte brenda meje, t’m’shpëtonte Nasa

▪️QEF PO BËN TI, QEF BËJ DHE UNË
Ti shtrohesh me tutorin, pi verë, un me gotën e verës
ti e ngjalle, atë zagar, me masazh, unë i thava shishet
vuan nga afeksionet seksuale s’ke faj gjak i pranverës
ç’markë je moj aman, e bëre edhe zdromsin, t’prishet

▪️DIMENSIONE MONSTRE
Janë të shumt’ ata, që mbijetojn n’urri varfëri
trime vullnetare dole me qef për prostitucion
ndjenja aventurizmit, degjenerim, pangopësi
dimensionet e tua prej monstre ti s’dashuron

▪️DUHET SHPËTUAR POETI
Për djallëzi jam fare i pa ditur, të keqes i duhet dal përpara
vetes i bërtas:-duhet shpëtuar poeti si njeri nga trutë baltë
magjepsur, me magji t’zezë zdromsi, me tru gomari pafara
ta sëmurë për vdekje burrin e saj, të flerë i pastrehë, jashtë

▪️AJO LLAÇKA, DHIJA E PABINDUR
Takim me ish burrin e braktisur të gruas e dëgjova qetë
me gjuhën e ntrashur nga dehja, e zërin e shuar, ngjirur
ajo llaçka, kulloste, në fshat e qytet, andej e këndej vetë
tradhtonet, duke lexuar n’krevate libra, dhija e pabindur

RUBAIRA POETIKE 18. 4. 21 nga Niko Poet Gjiriti,- Gërmëtari /

Kategori
Uncategorized

”Atdheu ynë Shqipëria ka mbetur vëndi më i varfër dhe më i prapambetur i Europës.

Nga Gent Kapra /

Atdheu yne edhe pas 100 vjetesh eshte ne te njejten gjendje!

Kjo foto e gjyshit tim, Sami Golemi. Ai ishte konstruktor avionesh. Sigurisht, edhe pilot.
Samiu nuk eshte shume i njohur ne Shqiperi. Megjithese ishte komandanti i pare i Avjacionit Shqiptar, ai asnjehere nuk permendet.

Me i njohur eshte vellai i tij, doktor Bilal Golemi. Shume, besoj, kane degjuar per Bilal Golemin sepse eshte trajtuar ne librat e biologjise se kohes se diktatures dhe sot emrin e tij mban Instituti I Kerkimeve Veterinare.

Kolonelin inxhinier, Sami Golemi, e njeh cuditerish, me shume Afganistani. Ministria e Mbrojtjes se ketij shteti, vijon edhe sot pas 100 vjetesh te mbaj fotografine e tij (foto bashkengjitur) ne hollin e nderteses se saj.

Ministrit te Mbrojtjes, i 2003, z. Pandeli Majko u njoh me kete fakt ne nje vizite me ate godine.Sidoqofte, une doja te ndaja me ju episodin kur koloneli dhe doktiti (sebashku me gruan franceze) u kthye ne Shqiperi nga Parisi luksoz.

Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1928. Doktori para se te nisej u dergoi kete telegram te gjithe shqiptareve qe kishin bere karrier ne bote, adresat e te cileve kishte.

“Atdheu ynë Shqipëria ka mbetur vëndi më i varfër dhe më i prapambetur i Europës. Ajo ka nevojë për mjekë, inxhinierë, agronomë e çdo specialitet tjetër.

Kush duhet ti dalë zot veç bijëve të saj, prandaj hajdeni të kthehemi e të punojmë atje, ajo do të na presi mirë”.

Këtij telegrami ju përgjigjën menjëherë Dr. Vasfi Samimi dhe vëllai i Dr. Bilalit, Sami Golemi.” (“Nje jete per shkence e Atdhe, Dr. Bilal Golemi”, 2010, Manxhar Takaj)

Kurse te vellain, gjyshin tim, Sami Golemi e arestoi dhe e denoi me vdekje Enver Hoxha, pas nje perplasje qe koloneli pati me Koci Xoxen dhe Kadri Hazbiun.

Si komandant i aeroportit, ai lejoi qe nepermjet nje avioni te lehte, te largohej nga Shqiperia, z. Hari Fuls.

Sidoqofte, komunistet nuk e ekzekutuan kolonelin. Me tej konstruktori i avioneve me grade kolonel mbeti i paralizuar per 17 vjet derisa vdiq.