Kategori
Uncategorized

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve “marrëzitë e radhës”

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve “marrëzitë e radhës”

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve  "marrëzitë e radhës"
Kryeministri Edi Rama tallet me qytetarët dhe fermerët korçarë, duke u premtuar “marrëzitë e radhës”. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano.
“Kryeministri Rama erdhi si turist për Weekendin e radhës, vizitoi Korçën dhe premtoi marrëzitë e radhës, tek një popull që rraskapitet nga dita në ditë nga kriza historike e Rilindjes”, tha Mano.
Kreu i PD-së, Korçë e ka quajtur pistën e patinazhit të promovuar nga kryeministri Rama, një objekt të pavend dhe më i shëmtuari i qytetit.
“Kur më shumë se 50 për qind e banorëve të rrethit tonë jetojnë në kufijtë e mbijetesës nga skamja dhe kur papunësia ka arritur nivel marramendës, rilindësi Rama tallet dhe ironizon korçarët me vizitën në pistën e patinazhit dhe kullën e vrojtimit, ndoshta objekti më i pavend dhe më i shëmtuar i qytetit të Korçës. Zoti Rama kur i shantazhove me buzëqeshjen e vrazhdë banorët e Maliqit për faturat e energjisë.
–Pse nuk fole për falimentimin e fermerëve të zonës që po i mbyt me taksa dhe monopolet e klientelës qeverisëse?
–Pse nuk shkove të takosh fermerët e zonës dhe tu thuaje se pse çmimet e prodhimeve të tyre janë përgjysmuar, madje janë nën koston e tyre?
–Pse nuk shkove tu thuaje se pse prodhimet e tyre nuk po shiten këtë vit?
–Pse nuk shkove tu thuaje se çfarë do të bëhet me prodhimet e tyre që po kalben dita –ditës?
–Pse nuk i sqaron fermerët dhe blegtorët për mashtrimet që u bëre për Rilindje të bujqësisë dhe të ekonomisë së rajonit??”, është shprehur kreu i PD-së, Korçë.
Më tej Mano, tha se skamja po gjunjëzon korçarët, ndërkohë që shumë prej tyre janë hequr nga ndihma ekonomike.
“Pse nuk fole zoti Rama për skamjen që po gjunjëzon të madh e të vogël, të rinj të papunë, pensionistë në pikë të hallit, gra kryefamiljarë, e burra të sëmurë që ti i ke zhdukur emrat nga lista e ndihmës sociale? Kur dimri i varfërisë, i errësirës, i acarit ka pllakosur qytetin e komunat per shkak te faturave të papërballueshme të energjisë, dhe mungesës së druve, ti zoti kryeministër së bashku me kryetarin e Bashkisë flisni për argëtim luksoz, madje ftoni turiste për pushime elitare në Korçë”, tha Mano.

 

Kategori
Uncategorized

Ministre Kodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj,

jpegKodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje.

Kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga detyra nga Ministria e Mbrojtjes pas 31 vitesh kontribut pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Përmes një interviste ai shprehet për arrogancën e Ministres Kodheli si dhe presionet e saj. “Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel. Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare” shprehet Kodheli.

Flet Koloneli amerikan, Benjamin Covington,

Ish-këshilltar i Pentagonit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për 4 vite radhazi kritikon ashpër qeverinë në lidhje me lirimin nga detyra të kolonel Dritan Demirajt, si dhe për keqmenaxhimin e Forcave të Armatosura. Sipas tij mungesa e vëmendjes së qeverisë në këtë drejtim, ka ulur moralin e FA. Përmes një editoriali në një nga të përditshmet shqiptare, nën titullin: “A po e humb Shqipëria luftëtarin e saj më të vyer”, Koloneli Covington ka marrë shkas nga lirimi nga detyra i Kolonel Dritan Demirajt, të cilin e konsideron si komandantin dhe stërvitësin, edukuesin, trajnuesin më të mirë të Forcave të Armatosura. Demiraj ka marrë urdhrin e lirimit një ditë më parë.

“Ky ushtar i ushtarëve, ky kolonel që shumë shpejt mund të nxirret në pension, është një prej luftëtarëve më të zellshëm për përmirësimin e shkaqeve të mësipërme të regresit që vërehen në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe për këtë arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga të prapambeturit e sistemit të lidhjeve të vjetra, të cilat janë të gjithë kundër meritokracisë”, shkruan ndër të tjera Koloneli amerikan.

Kolonel Dritan Demiraj ka reaguar dje në lidhje me lirimin e papritur të tij nga detyra nga ana e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai e ka cilësuar lirimin e tij nga detyra si të motivuar politikisht, ndërsa thekson se duke qenë se Shqipëria është vend anëtar i NATO, do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të bëjë drejtësi.

Kolonel, cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?

Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.

A jeni larguar pa leje jashtë shtetit?

Jo, jo absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, janë baza kryesore që normalizojnë jetën ushtarake, që e bëjnë atë të funksionojë.

A keni prova se keni marrë leje?

Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit, kam marrë leje te zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe te Komandanti i Doktrinës.

Është leje gojore, apo me shkrim?

Me shkrim, patjetër që me shkrim.

Nëse keni marrë leje me shkrim dhe sic deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret , atëhere si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?

Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel.

Kur kanë ndodhur këto përplasje?

Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. Si janë procedurat për të tilla raste?

Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë cështje, përvec vlerësimeve ekselence. Kjo nuk është hera e parë. Unë do të vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve që qëndrojnë në dispozicion.

A do ta pranoni lirimin?

Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj ti shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë.

 

Kategori
Uncategorized

Instalimi i mafies Kokedhima ne Shqiperi

Albpetrol apo……

E verteta e instalimit te krimit,kondrabandes dhe korrupsionit qeveritar.

Lidhjet e reja te mafies dhe krimit te organizuar me  Bosin, Koco Kokedhima  dhe  familjen kryeministrore Rama.

Denancimi i  punonjesit te  Albpetrolit.

Miliona euro vjedhje dhe abuzim me naften shqiptare nga mafia qeveritare.

“Ju lutem mbaheni hapur dhe prisni tre minuta ne kete publikim dhe para jush do shfaqet kjo video e krimit,korrupsionit dhe kondrabandes shteterore”.

Kategori
Uncategorized

FITORE E DYFISHTE E OPOZITES

529655_107695099426280_1634518127_nVili Minarolli

Është bërë e ditur se një delegacionI Parlamentit Europian do të vizitojë Shqipërinë duke patur si mission vendosjen e dialogut midis pozitës dhe opozitës të ndërprerë gati gjashtë muaj më parë.Ndërprerja e dialogut erdhi si pasojë e bojkotit të parlamentit nga opozita për shkaqe tashmë të njohura.
Ka patur një precedent të drërhyrjes të PE disa vite më parë, për të zgjidhur të njëjtin ngërc të politikës tonë,por që nuk ka asnjë ngjajshmëri me bojkotin e tanishëm të opozitës. Atë kohë ish opozita përdori si si arsye hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të vitit 2009 me pretendimin se vota e socialistëve ishte e deformuar. Atë kohë për të gjithë ishte e qartë se kjo sajesë e lidershipit të PS ishte thjesht një alibi për të mos dhënë dorëheqje për shkak të humbjes të zgjedhjeve.

Rezultati I votive të socialistëve në 2009 u provua se ishte I saktë me rezulttin e votive që u morën në 2013. Pa asnjë rrugëdalje për të mbyllur “grevën e urisë” socialistët shqiptarë kërkuan ndihmën e socialistëve europianë, si zgjidhje për të dalë nga ngërci ku ishin future. Dhe problemi u zgjidh me darkën e famshmë të “krokodilit”, që e ktheu opozitën e atherëshme në parlament.
Tashmë opozita ka bojkotuar parlamentin dhe ka vënë disa kushte për kthimin e saj. Karshi heshtjes ose mohimit të arsyeve të vërteta të këtij veprimi,opozita ka bindur opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar se arsyet e saj janë të qënësishme për jetën normale të një parlamenti dhe misioni I tanishëm I PE nuk ka qëllim të vizitës së tij në Tiranë përtë ngrënë një darkë, por pikërisht me kërkesa taksative për mazhorancën, që janë pikërisht ato që ka parashtruar tashmë e gjashtë muaj opozita.

Janë një sërë kërkesash që garantojnë jetën normale të një parlamenti dhe të një shoqërie demokratike si e drejta e fjalës, e drejta e ngritjes të komisioneve hetimore, zbatimi I vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo gjykatave të tjera, liria e mediave , etj.Por ajo që krijon një precedent të padëgjuar më parë në ndonjë parlament të botës, është kërkesa e opozitës për DEKRIMINALIZIMIN e parlamentittë Shqipërisë,që është pjesë e pakëtës të kërkesave të PE. Opozita ia doli me sukses të argumentojë me fakte dhe dokumenta të vërtetat e kërkesave të saj, duke arritur një fitore morale dhe politike në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar. Por kjo fitore e opozitës është një humbje e dyfishtë e mazhorancës dhe tregoi se e vërteta dhe logjika triumfoi mbi arrogancën, megallomaninë dhe mashtrimin. Asaj tashmë I duhet të ndahet nga krimi që ka shtrirë kthetrat në parlament dhe në insitucionet shtetërore dhe është punë e saj nëse do ia arrijë apo jo.

Opozita atshmë ndodhet para sfidave shumë më të rëndësishme. Ajo tashmë e cliruar nga alibia e socialistëve se “fajin e ka opozita” dhe nga shantazhet për konsum thjesht public me të ashtuquajtura dosje korrupsioni, duhet t’I kthehet funksionit të saj kryesor, të denoncimit të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të qeverisë me gjoja ‘parajsën” e mirëqënies dhe zhdukjen e papunësisë dhe varfërisë dhe të shëmbujve të abuzimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë.Dhe këtë jo vetëm në parlament por edhe drejtëpërdrejtë më njerëzit e mashtruar.
Fitorja morale dhe politike e opozitës e kthen besimin e elektoratit shqiptar ndaj saj dhe ijep të drejtën për të përdorur të gjitha mjetet demokratike për të penguar cdo përpjekje të qeverisë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, për të penguar vendosjen e një pushteti të oligarkëve dhe të krimit të organizuar dhe për rikthimin e vlerave të demokracisë në vend.

Kategori
Uncategorized

New returning, the dictatorship in Albania

Rama’s Socialist government honors dictator Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=Ovs9BHm7LQc

Kategori
Uncategorized

Threat to life investigative journalist Genci Angjellari.

KERCENOHET ME JETE DHE ARRATISET GAZETARI INVESTIGATIV GENCI ANGJELLARI

Nje investigim i realizuar nga gazetari investigativ G Angjellari.

https://www.youtube.com/watch?v=YMLgJLFCYTo

Kategori
Uncategorized

Shkarkohet zv/ministrja shqiptare, s’kishte paguar energjinë.

nyt-per-dianen-200x180

SHBA – Shkarkimi i zëvendës/ministres së Mjedisit Diana Bejko ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze “New York Times”.

“Zëvendës ministrja shqiptare, Diana Bejko, është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike. Një vendim i tillë erdhi teksa qeveria shqiptare po përpiqet të bindë popullin të paguajë borxhet e vjetra të energjisë elektrike”- shkruan “New York Times”.

Nga ana e tij, zv/ministrja Bejko pretendon se ka shlyer detyrimin dhe nuk është debitore ndaj OSHEE-së, duke theksuar se për verifikim mund të vendosë në dispozicion librezën.

Kush eshte Diana Bejko.
Hajdutja e lekëve të Liqenit të Shkodres, Zv/ministre e Mjedisit
Diana Bejko eshte emeruar nga Rama Zv/ministre e Mjedisit, per të vetmen merite të saj se njihet si “Sudja” e liqenit të Shkodres.

Diana Bejko njihet ne të gjithe Shkodren per korrupsion me fondacionin e saj per Liqenin e Shkodres.
Ne emer te Fondacionit per mirrmbajtjen e Liqenit të Shkodres, ajo ka vjedhur miliona leke.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në diktaturë

dokumenti i beKëshilli i Ministrave të BE ashpërson për herë të parë tonet ndaj Shqipërisë. Dje, ministrat e BE kanë miratuar konkluzionet për Shqipërinë, duke renditur kritika të forta për një sërë çështjesh që nuk janë përmendur asnjëherë në raportet e para.
Si asnjëherë më parë, Shqipëria paraqitet si një vend diktatorial ku të drejtat e njeriut nuk mbrohen dhe liria e shprehjes nuk është e garantuar. BE shprehet e alarmuar për cënimin e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut gjithashtu, si dy nga elementët thelbësor të demokracisë.
Në këto kushte, BE kërkon nga qeveria garanci urgjente për lirinë e të shprehurit, lirinë e medias si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Qeverisë i kërkohet në mënyrë “urgjente” që të adresojë problematikën e lirisë së të shprehurit dhe të garantojë pavarësinë e medias.
Nga ana tjetër, pas disa vitesh vlerësimesh pozitive për ekonominë shqiptare, e cilësuar si ndër të vetmet në Europë që pësoi rritje, kësaj here Këshilli i Ministrave të BE ndryshon tonet, duke shprehur shqetësime serioze mbi ecurinë ekonomike të vendit tonë. Nivel i lartë papunësie. Nivel i lartë i informalitetit në ekonomi. Mungesë e mbështetjes ndaj bizneseve dhe investitorëve. Sistem fiskal i rrezikuar. “Shqipëria duhet të vijojë reformat ekonomike me qëllim rritjen e konkurrencës, përmirësimin e mjedisit ndaj biznesit si dhe investitorëve të tuaj, të konsolidohet sistemi fiskal, të adresohet niveli i lartë i papunësisë si dhe niveli i lartë i informalitetit në ekonomi”, thuhet në konkluzionet e BE.
Të gjitha këto terma të errëta përshkruajnë shqetësimin e BE mbi ekonominë shqiptare.
Dialogu me opozitën cilësohet si komponent kyç në progresin e reformave të integrimit dhe hapjes së negociatave gjithashtu.
“Hapja e negociatave për Shqipërinë do të konsiderohet vetëm kur Komisioni Europian të  konsiderojë se vendi ka përmbushur kriteret e përcaktuara”. Kjo është kryefjala e konkluzioneve të Këshillit i Ministrave të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Për Këshillin e Ministrave, Shqipëria nuk mund të bëjë progres në kriteret që duhet të përmbushë pa një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshêm midis opozitës dhe mazhorancës. Ky dialog konsiderohet si vital për progresin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Në konkluzionet e ministrave për Çështjet Europiane dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për Shqipërinë vihet theksi te kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria.
“Pas akordimit të statusit të vendit kandidat, shumë sfida mbeten për t’u zgjidhur nga Shqipëria”, thuhet në konkluzionet e ministrave, duke ju referuar 5 kushteve e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për reformën administrative, Këshilli kërkon që qeveria shqiptare të rrisë profesionalizmin dhe depolitizimin në administratën publike.
Sipas Këshillit të Ministrave të BE-së, duhet rritur pavarësia, përgjegjshmëria dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë. “Reforma e drejtësisë duhet bërë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias”, thuhet në konkluzione. Së treti, Këshilli i Ministrave kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të  organizuar.  Duhen rritur hetimet proaktive dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në konkluzione.

Të mbrohen urgjentisht liria e shprehjes dhe të drejtat e njeriut

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që në mënyrë urgjente të adresojë problemet në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias. Të garantohet një reformë gjithpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, konsulta me Komisionin e Venecias

1.Këshilli mirëpret progresin që çoi Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat.

2. Megjithatë, Këshilli vëren se sfida të rëndësishme shtrihen përpara. Gjithashtu, Këshilli thekson në të njëjtën linjë me konkluzionet e miratuara në 5 dhjetor 2011 se, hapja e negociatave do të merret në konsideratë nga Komisioni Europian në përputhje me praktikën e implementuar, sapo Komisioni të vlerësojë se Shqipëria ka përmbushur shkallën e nevojshme të kritereve të anëtarësimit. Në vijim të opinionit të Komisionit në vitin 2010, duke kujtuar kushtet e vendosura në konkluzionet e dhjetorit 2012 dhe qershorit 2014, Këshilli rithekson se Shqipërisë i nevojitet që të përmbushë të gjitha prioritetet kyçe për procesin e hapjes së negociatave.

3. Këshilli fton Shqipërinë që të intensifikojë hapat dhe të veprojë në mënyrë të vendosur për të adresuar prioritetet kyçe. Këshilli nënvizon në mënyrë të veçantë, domosdoshmërinë e Shqipërisë për të: vijuar reformën në administratën publike, duke patur si synim rritjen e profesionalitetit dhe depolizitimin e saj; të zhvillojë një reformë gjithpërfshirëse në sistemin e gjyqësorit dhe të përforcojë pavarësinë e tij, një reformë efiçente dhe të përgjegjshme në konsultim të afërt me Komisionin e Venecias, të intensifikojë hapat në luftën kundër korrupsionit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikun e drogës me qëllim krijimin e një rekordi hetimesh aktive, ndjekje penale dhe dënime për të dyja këto çështje. Të ndërmarrë masa efektive legjislative për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe antidiskriminimin gjithashtu, përfshirë këtu të drejtat dhe trajtimin e barabartë të të gjitha minoriteteve, duke iu ofruar atyre të drejtat që u takojnë ashtu si edhe të implementojë të drejtat e pronës.

4.Këshilli i bën thirrje Shqipërisë, që në mënyrë urgjente të adresojë problemet në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias, veçanërisht në forcimin e pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias si dhe shërbimin publik të transmetimit. Këshilli bën thirrje gjithashtu autoriteteve, që të garatojnë zbatimin e ligjeve, reformave të ndërmarra.

5.Shqipëria duhet të vijojë reformat ekonomike me qëllim rritjen e konkurrencës, përmirësimin e mjedisit ndaj biznesit si dhe investitorëve të tuaj, të konsolidohet sistemi fiskal, të adresohet niveli i lartë i papunësisë si dhe niveli i lartë i informalitetit në ekonomi.

6. Këshilli nënvizon se një dialog konstruktiv dhe i qendrueshëm midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat që lidhen me BE do të jetë vital për progresin drejt hapjes së negociatave. Është përgjegjësi e përbashkët e të dyjave, qeverisë dhe opozitës që të sigurojnë se debati bëhet kryesisht në Parlament dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për funksionimin e tij.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të ecë përpara në krijimin e një Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, duke bashkuar të gjitha grupet e interesit, të cilët do të ndihmojnë për procesin e reformave.
Këshilli rifton edhe njëherë Komisionin Europian të intensifikojë mbështetjen, monitorimin  dhe asistencën ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, në kontekstin e dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe përmes një bashkëveprimi me shtetet anëtare.

7. Këshilli mirëpret rolin konstruktiv dhe bashkëpunues të Shqipërisë në rajon si dhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë, çka mbetet esenciale dhe ecën në të njëjtën linjë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE.

Pa dialog me opozitën, nuk ka hapje negociatash

Dialogu konstruktiv dhe i qendrueshëm i qeverisë me opozitën do të jetë esencial në progresin e reformave drejt hapjes së negociatave. Në mënyrë të prerë, Këshilli i Ministrave të BE i ka bërë thirrje qeverisë që të garantojë dialog konstruktiv me opozitën dhe të garantojë kushtet për funksionimin normal të Parlamentit.
“Këshilli nënvizon se, një dialog konstruktiv dhe i qendrueshëm midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat që lidhen me BE do të jetë vital për progresin drejt hapjes së negociatave. Është përgjegjësi e përbashkët e të dyjave, qeverisë dhe opozitës që të sigurojnë se debati bëhet kryesisht në Parlament dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për funksionimin e tij.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të ecë përpara në krijimin e një Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, duke bashkuar të gjitha grupet e interesit, të cilët do të ndihmojnë për procesin e reformave.
Këshilli rifton edhe njëherë Komisionin Europian të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe asistencën ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, në kontekstin e dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe përmes një bashkëveprimi me shtetet anëtare”, thuhet në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE.

Kategori
Uncategorized

Kercenohet me jete gazetari Genci Angjellari

https://www.youtube.com/watch?v=EmyqmsWsaJY

ARRATISET GAZETARI INVESTIGATIV.

Kercenohet me vdekje dhe arratiset nga Shqiperia,gazetari investigativ i TV AGON CHENEL,Genci Angjellari.

Dora e zeze e Koco Kokedhimes kercenoi me vdekje dhe detyroj gazetarin investigativ Genci Angjellarin, te arratiset nga shqiperia se bashku me gruan dhe nje femije 3 muajshe.
Kjo mbas zbulimit te kondrabandes dhe korrupsionit ne ALB PETROLsi prone privare Rama Kokedhima.

POLICIJA SHQIPTARE NUK MERR NE MBROJTJE GAZETARIN.

Policija Shqiptare jo vetem nuk merr ne mbrojtje gazetarin por e kercenon me vdekje.

Gazetari Investigativ Genci Angjellari mbas kercenimeve dhe goditjeve i drejtohet policise se shtetit,por aty gjen jo mbrojtje por super sulm mafioz qeveritar.

Nipi i Gramoz Rucit (Arjan Koxhaj) kryeinspektor ne rajonin e policise nr 6 godet dhe kercenon gazetarin.

ADELINA MUHAMETAJ DHE POLICIJA SHQIPTARE.

Drejtuesja e larte e LSI-se Adelina Muhametaj kercenon dhe godet me ane te uniformave blu gazetarin Genci Angjellarin se bashku me kameramanin.

KOCO KOKEDHIMA DHE NIPI I LINDA RAMES (BASHA) BEJNE LIGJIN NE ALBPETROL.

Kush eshte nipi i Linda Rames ? Drejtori i Koncensionin ne Albpetrol.

I kapur me shkelje shume te renda nga kontrolli i shtetit por askush nuk guxon te merret me te.
Regjistrim me figure i gazetarit Genci Angjellari.

jane disa nga investigimet qe gazetari Genci Angjellari eshte kercenuar me vdekje nga qeveritaret dhe kondrabandistet shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Gjyqi fals qe denoj me vdekje dy te rinj ne Baldushk te Tiranes.

DILAVER BENGASI TE PAKTEN DUHET TE KERKOJE FALJE PUBLIKE.

Provat dhe gjyqi fals qe denoj me vdekje dy te rinj ne Baldushk te Tiranes.

Nga Niko Faber Doktor i Shkencave Veterinare. .

—Kryehetuesi i Tiranes Dilaver Bengasi, i cili te pakten tani, duhej te pranonte gafat e hetimit te kryer prej tij, madje duke kerkuar minimalisht falje publike.

—Duke pare me kujdes deklarimet e hetuesit, kur flet per hetime paraprake dhe “profesionale”, kur brenda nje ore, filloi arrestimet e para ne menyre demonstrative mbi bazen e nje akuze, te mbeshtetur ne biografine shume te keqe te te arrestuarve, te vendosur ne pika kyce midis te cilave edhe nje mjelese, (sec pozicion kyc ishte ky ?!), kuptohet se deshmite ishin marre nen presion.

—Pse u ndalua vetem nje mjelese kur per 98 lopet e helmuara, duhej t u sherbenin edhe gjashte-shtate mjelese te tjera?

—Ajo qe e ben jo profesional hetimin e zotit Bengasi eshte, sic deklaron ai, deklarata “profesionale” e doktorit te famshem Arqile Boti, i cili “pa lopet me vemendj dhe saktesim te plote se ngordhja e tyre vinte nga zhiva, qe u kishte kaluar lopeve nepermjet te ushqimit.

—Personi ne fjale ka qene nje mjek human i nderuar, por deklarimet e tij, kursesi nuk duheshin marre per baze, sepse eshte mjekesia veterinare shkenca qe merret me semundjet e kafsheve dhe ajo dallon shume nga mjekesia humane. Aq me teper, kur Sherbimi Veterinar i asaj kohe, kishte toksikologe shume te pergatitur si Nexhmedin Misiri dhe Qemal Poci, si dhe nje laborator toksikologjik te kohes, prane Institutit te Kerkimeve Veterinare.

—Per konkluzionet e toksikologut Qemal Poci, i cili e ndoqi qe ne fillim ngjarjen dhe qe se paku, shmangu shkencerisht helmimin nga zhiva, qe u be dhe strumbullari i fakteve te akuzes, nuk thuhet asnje fjale ne dosjen hetimore. Por edhe ne ekspertizen e ketij te fundit, nuk ka nje perfundim te plote rreth shkakut te demtimit masiv te lopeve ne Baldushk.

—Sipas deklaruesit, nje sasi e konsiderueshme gruri kishte kaluar per ushqimin e lopeve, ne prag te problemeve shendetsore te lindura ne tufen e lopeve. Te perdornje grure si ushqim per lopet ne ate kohe, ishte luks (ndoshta nga frika e ndonje kontrolli apo per te mbuluar ndonje suficit te padeklaruar). Askush nuk mund te dyshonte tek gruri, dhe me sa duket, u kalua te stalla e lopeve me prodhuese, sic ishin lopet e races holandeze, ku mund te konvertohej ne me shume qumesht. Por ndryshimi i menjehershem i racionit ushqimor, duke shtuar ne menyre te befasishme koncentrte ne sasi te medha, midis te cilave dhe grure, behet shkak per nje semundje te rende dhe vdekjeprurese ne gjedhe, qe anglezet e quajne “Grain Overload” (tejmbushje me drithe).

MBI TE VERTETEN E DEMTIMIT TE LOPEVE NE BALDUSHK TE TIRANES.

Kohet e fundit ne disa organe te shtypit, medien vizive dhe internet, eshte rihapur ceshtja e helmimit masiv te lopeve te races holandeze, te ndodhur ne nendorin e larget te vitit 1975, ne Baldushk te rrethit te Tiranes, ngjarje e cila beri buje te madhe, mori ngjyra te theksuara politike dhe u pagua edhe me jete njerezish te pafajshem. Kjo ngjarje e rende, qe e kujtojme si “ngjarja e Baldushkut”, ka ngelur e pashlyer jo vetem ne memorien e banoreve te fshatit ne fjale, por per me teper, shume shqiptare midis te cileve dhe autori i ketyre radheve, mesuan emrin e fshatit Baldushk pikerisht nga shkaku i helmimit masiv te lopeve, sic u quajt atehere. Por cila eshte e verteta, a u zbulua ajo plotesisht dhe a duhet sqaruar perfundimisht shkaku i demtimit te 98 lopeve te races holandeze ne Baldushk ?
Edhe pse kane kaluar shume vite, dosjes hetimore dhe gjyqesore te kesaj ngjarjeje, qe sipas hetuesit te ceshtjes eshte e kompletuar, i duhet rikthyer per te nxjerre shkakun e vertete te demtimit te lopeve, me qellim qe te qetesohen shpirtrat e atyre njerezve qe u egzekutuan, por edhe te atyre qe kaluan pasoja te renda nga kjo ngjarje. Te paret, qe jane prononcuar per kete ngjarje, ishin pikerisht ata njerez, banore te fshatit Baldushk, qe i mbijetuan ndeshkimit te rende, per te folur edhe ne emer te atyre qe nuk jetojne me dhe qe mohojne kategorikisht nje helmim te qellimshem te lopeve, jane ata me te interesuarit qe kjo ngjarje edhe pse ka kaluar kaq kohe, te zbardhet plotesisht. Per kete ngjarje eshte prononcuar mepas edhe turresi i akuzes, kryehetuesi i Tiranes Dilaver Bengasi, i cili te pakten tani, duhej te pranonte gafat e hetimit te kryer prej tij, madje duke kerkuar minimalisht falje publike. Dhe ja sepse; Duke pare me kujdes deklarimet e hetuesit, kur flet per hetime paraprake dhe “profesionale”, kur brenda nje ore, filloi arrestimet e para ne menyre demonstrative mbi bazen e nje akuze, te mbeshtetur ne biografine shume te keqe te te arrestuarve, te vendosur ne pika kyce midis te cilave edhe nje mjelese, (sec pozicion kyc ishte ky ?!), kuptohet se deshmite ishin marre nen presion. Pse u ndalua vetem nje mjelese kur per 98 lopet e helmuara, duhej t u sherbenin edhe gjashte-shtate mjelese te tjera? Por ajo qe e ben jo profesional hetimin e zotit Bengasi eshte, sic deklaron ai, deklarata “profesionale” e doktorit te famshem Arqile Boti, i cili “pa lopet me vemendj dhe saktesim te plote se ngordhja e tyre vinte nga zhiva, qe u kishte kaluar lopeve nepermjet te ushqimit. . . “. C’hynte ketu Arqile Boti ? Personi ne fjale ka qene nje mjek human i nderuar, por deklarimet e tij, kursesi nuk duheshin marre per baze, sepse eshte mjekesia veterinare shkenca qe merret me semundjet e kafsheve dhe ajo dallon shume nga mjekesia humane. Aq me teper, kur Sherbimi Veterinar i asaj kohe, kishte toksikologe shume te pergatitur si Nexhmedin Misiri dhe Qemal Poci, si dhe nje laborator toksikologjik te kohes, prane Institutit te Kerkimeve Veterinare. Per konkluzionet e toksikologut Qemal Poci, i cili e ndoqi qe ne fillim ngjarjen dhe qe se paku, shmangu shkencerisht helmimin nga zhiva, qe u be dhe strumbullari i fakteve te akuzes, nuk thuhet asnje fjale ne dosjen hetimore. Por edhe ne ekspertizen e ketij te fundit, nuk ka nje perfundim te plote rreth shkakut te demtimit masiv te lopeve ne Baldushk. Por nje deklarim ne television i njerit prej te interesuarve per “ngjarjen e Baldushkut”, i cili permendi nje fakt, qe mbase ne ate kohe nuk esht marre parasysh ose eshte anashkaluar, hedh drite dhe mund te na coje drejt zbulimit te shkakut dhe zbardhjes se enigmes se demtimit masiv te lopeve te Baldushkut. Sipas deklaruesit, nje sasi e konsiderueshme gruri kishte kaluar per ushqimin e lopeve, ne prag te problemeve shendetsore te lindura ne tufen e lopeve. Te perdornje grure si ushqim per lopet ne ate kohe, ishte luks (ndoshta nga frika e ndonje kontrolli apo per te mbuluar ndonje suficit te padeklaruar). Askush nuk mund te dyshonte tek gruri, dhe me sa duket, u kalua te stalla e lopeve me prodhuese, sic ishin lopet e races holandeze, ku mund te konvertohej ne me shume qumesht. Por ndryshimi i menjehershem i racionit ushqimor, duke shtuar ne menyre te befasishme koncentrte ne sasi te medha, midis te cilave dhe grure, behet shkak per nje semundje te rende dhe vdekjeprurese ne gjedhe, qe anglezet e quajne “Grain Overload” (tejmbushje me drithe). Dhe qe eshte pershkruar ne literature veterinare nga autori i ketij shkrimi si Acidoza Laktike. Sherbimi Veterinar i rrethit te Korces, ka diagnostikuar mjaft raste te cfaqjes se kesaj semundjeje, nder te cilat permendim rastin e demtimeve masive te deleve te races ne sektorin e Shtylles per shkak te perdorimit ne doza te medha dhe pa kriter te nje sasie te madhe ermiku, si dhe demtimet e shtuara ne tufat e dhenve, qe kane ndodhur menjehere sa futen ne parcelat e porsa korrura te grurit, ku sasia e kallinjve te mbetur, ka qene relativisht e madhe. Ne rastet e acidozes laktike shenjat ne lopet prekura (cfaqja e tyre, duke filluar 6-8 ore pas marrjes se ushqimit, dehidratimi, mosqendrimi dot me kembe dhe perplasja me objektet per rreth si dhe ngordhjet e para pas 24 – 72 oresh), te ngjashme me nje helmim, mund te kene qene ato qe kane ngaterruar edhe zotin Arqile Boti. Semundja ne fjale, kerkonte nderhyrje te menjehereshme dhe mjekim specifik, i cili nuk u be. Si rrjedhoje, mospercaktimi me kohe i shkakut te semundjes dhe me pas mjekimi i gabuar, kane ndikuar ne rritjen e shkalles se demtimeve. Ka qene nje e mete e Sherbimit Veterinar te asaj kohe, qe semundjeve qe nuk u percaktohej shkaku, t u vihej diagnoza e helmimit, gje qe mund te kete futur ne rruge te gabuar dhe hetimin. Duke shkruar keto radhe dhe duke vleresuar ngjarjen me syrin e nje profesionisti, jam munduar te hedh sadopak drite ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje te dhimbeshme. Prononcimi i kolegeve te tjere dhe i njeresve qe dijne dicka ose kane perjetuar ngjarjen, do t i sherbente zbardhejs se plote te saj. Shenim: Autori i ketij shkrimi eshte Doktor i Shkencave Veterinare. .

foto e Urim Gjata

 

Kategori
Uncategorized

Agjenti Grek i viteve 70 Stathi Cehaef, dhe orgjitë homoseksuale në Durrës.

Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef,(foto) për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë.

Shumë prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”.

Në vitin 1971 një arrestim i bujshëm, megjithëse i pazhurmë, siç ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste, shkaktoi tronditje në Durrës. Shume fjalë që qarkullonin në heshtje. Ishte arrestuar mësuesi i shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku” dhe për të pas disa muajsh hetuesie, u përfolën shumë gjëra…që në atë periudhë lanë shume shije të hidhur në qytet.

Megjithëse arrestimi i tij u bë në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës dhe ata që pyeteshin rreth tij – orositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që janë biseduar të ruheshin në sekret të plotë, përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese kryesisht me vepra te turpshme, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete Sovjetike. Për këto veprime në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, shumica ish-nxënës të tij.

Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef,(foto) për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë. Shumë prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”. Sipas një oficeri të shërbimit sekret të kundërzbulimit që përpunonte të huajt në Durrës, të dhënat e dosjeve të tij, në të cilat hetuesia kishte depozituar deri emra fëmijë të kuadrove kryesore që ishin afruar nga profesori i tyre për “përpunim”, janë ende në dosjet e arkivuara të ish-Sigurimit. Së bashku me fotografitë e bëra nga Stathi të rinjve në seanca seksi pederastie, të cilat i ishin marrë atij nga zbulimi shqiptar përpara se t’i niste për në destinacion. Kush pati fatin e keq të njihej me të, ende sot vuan nga pasojat e renda që u shkaktoi…

Mbërritja në Shqipëri
Lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922, nga prindërit Kostandin dhe Andronika në një vend të njohur për fiqtë kokërrvegjël dhe ullinjtë. Ka punuar fillimisht në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, ai është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abëerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste. Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Agjenti i shumëfishtë
Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Ëashek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve
Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 gjuhë. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me vepra të turpshme, për të krijuar me pas kushte për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.
Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të pallatit të Dovanëve, shumë të rinj 15-20-vjeçarë, me pretekstin e kurseve të ndryshme që bënte dhe me to, bazuar në dokumentin e shkruar nga ai me dorën e vet, ka kryer kryesisht këto veprime:
– U siguronte gazeta dhe revista pornografike
– I nxiste që të masturboheshin
– I nxiste që të kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin dhe me pas në sytë e të tjerëve të pranishëm.
Këto veprime ata i bënin në krevatin që profesori ua lejonte ta përdornin “me bujari”. Gjatë këtyre akteve ai u mblidhte spermën në shishe peniciline, të cilën, pasi e etiketonte se kujt i përkiste, e dërgonte në qendrën e zbulimit nëpërmjet ndërlidhësve të huaj që punonin në Albkontroll. Në këto orgji homoseksuale të tijat ishin përfshirë rreth 40 të rinj, të cilët kanë deponuar në hetuesi për mënyrat e ndryshme të komprometimit që kishte përdorur Cehaefi ndaj tyre. Numri i të rinjve të abuzuar ka qenë edhe me i madh, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës

Gjykimi i Stathit
Më 17.07.1972 ka filluar gjyqi ndaj tij i përbërë nga trupi gjykues me Kryetar Arzen Leskoviku, anëtar Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetuesi Llambi Gjoni. Në të kanë dëshmuar rreth 17 të rinj dëshmitarë të akuzës. Disponojmë listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si listën e të rinjve kandidatë për rekrutim të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim, por për arsye etike nuk po e bëjmë publike. Nga ky gjyq Stathi Cehaef është dënuar me 25 vjet burg për:
– Spiunazh
– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.
– Kontrabandë
– Pornografi
Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës nga Tirana, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet. Luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 14 nëntor 2012.

Kategori
Uncategorized

“NE EMER TE POPULLIT”

10385506_409619809194524_389851913309519208_n 10857734_409619822527856_4268105657896028881_n 10850319_409619762527862_3614174672626078197_n 1535007_409619845861187_2834123951777629063_nPROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Drejtoria e Punëve të Brendshme

Dega e hetuesisë… Nr 856/1
Tiranë, më 2.3.1977
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Drejtorisë së Hetuesisë

Në lidhje me nr.41.3, datë 26.2.1977
Bashkangjitur ju dërgojmë procesverbalin me dy kopje mbi ekzekutimin me vdekje e pushkatim të të dënuarve Refat Daja dhe Nuri Allmuça
Firmosur: Drejtori i Punëve të Brendshme/ Nysret Dautaj.

Procesverbal
I mbajtur më datën 26.2.1977, ora 24.00, mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së rrethit Tiranë, nr 39 që bën fjalë për dënimin me vdekje e pushkatim të të dënuarit Refat Sali Daja, i datëlindjes 1949, lindur në fshatin Mustafakecaj të rrethit Tiranë dhe i të dënuarit Nuri Iljaz Allmuça, i datëlindjes 1933, lindur në fshatin Mumajes të rrethit Tiranë, vendim ky i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë e R.P.S Shqipërisë, me vendim nr.51, datë 19.2.1977 dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën nr.211/1, datë 25.2.1977, ka refuzuar kërkesën për faljen e jetës të dy të dënuarve. Në bazë të urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme nr.41/3, datë 26.2.1977, në vendin e caktuar, mbasi Prokurori i rrethit i ngarkuar për të asistuar në zbatimin e ekzekutimit të këtij vendimi i njoftoi të dënuarit se kërkesa e tyre drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës u qe refuzuar, ata fjalën e tyre të fundit thanë:

I dënuari Refati Daja:
-Nuk kam bërë asgjë. Për aktin e helmimit të lopëve nuk kam dijeni. Unë vdes i bindur se për një vit apo dy vjet, do të dalë e vërteta dhe do të vërtetohet se unë nuk kam bërë asgjë. Mbasi të dalë kjo, kërkoj që familjes sime t’i hiqet njolla si familje tradhtarësh.
-Armiku i klasës e bëri punën e vet.
-Të rrojë Partia dhe shoku Enver. U lulëzoftë Shqipëria Socialiste.

I dënuari Nuri Allmuça:
-Nuk kam bërë asgjë. Për helmimin e lopëve nuk kam dijeni.
Unë pranova fajin dhe mora përsipër helmimin e lopëve.
Më mashtruan në hetuesi.
Fëmijët e mi t’i mbrojë Partia
Të rrojë Partia dhe shoku Enver.

Konform rregullave, në vendin e ekzekutimit ishte skuadra ekzekutuese, e cila kreu ekzekutimin me pushkatim. Mjeku Bujar Shkaba kontrolloi kufomat dhe mbasi konstatoi vdekjen e tyre, urdhëroi varrimin e tyre.
Përsa më sipër u përpilua ky procesverbal me tre kopje, dy i dërgohen Ministrisë së Punëve të Brendshme (drejtorisë së hetuesisë) dhe tjetra ngelet në drejtorisë e Punëve të Brendshme.
Firmosur nga:
Prokurori Andon Çerepi, Sali Bundo, Zija Çela, hetuesi Dilaver Bengasi dhe mjeku Bujar Shkaba.

Anëtarët e “grupit sabotator të Baldushkut”
Akuzat që vranë dy persona e lanë në burg gjashtë me dënimin 115 vjet
Rifat Daja, Nuri Allmuça, Selman Balla, Bashkim Allmuça, Agim Akçani, Emine Shima, Nadire Shima, Latif Daja. Këta persona u quajtën anëtarë të “grupit sabotator të Baldushkut”. Siç konkluduan hetuesit e çështjes, këta tetë fshatarë të zonës morën pjesë në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, zhvilluan agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor, si dhe kryen aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë. Të gjitha akuzat u ngritën pas ngordhjes së 98 lopëve të racës holandeze (shumica u therrën për mish), për të cilat u pretendua se janë helmuar me zhivë e lëndë të tjera toksike. Për këtë tragjedi ka folur kohët e fundit në media edhe një nga hetuesit e këtij “grupi sabotatorësh”, Dilaver Bengasi. Asokohe ai ishte hetues i Krimit Ekonomik, por edhe aktualisht ai përligj “sabotatorët” si realë, ashtu si edhe ngjarjen. Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk ka qenë dakord me pushkatimet e dy prej të akuzuarve, siç ishin: ndihmësmjeku Rifat Daja dhe infermieri Nuri Allmuça. Që të dy u vranë diku nëpër Shqipëri, por që edhe sot e kësaj dite nuk u dihet varri. Hetuesi dhe formuluesi i akuzës distancohet nga pushkatimi, duke thënë se vendimi ishte i Gjykatës, por Agim Akcani verifikoi firmën e tij mbi dokumentin e ekzekutimit të Dajës dhe Allmuçës, që u botua në numrin e parë të intervistës së tij për gazetën “Panorama”.
Akuza dhe dënimi:
Pas hetimeve të nisura më 10 nëntor 1975 për ngordhjen e lopëve, u publikua akt-akuza e formuluar më 7 dhjetor 1976 mbi grupin e arrestuar, me këto pika:- Kanë marrë pjesë në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor.- Kanë zhvilluar agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor dhe kanë kryer aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë.
Dënimet
1.- Rifat Daja, i vitlindjes 1949, ndihmës mjek, (vëllai i Latif Dajës) dënuar me vdekje me pushkatim, në vitin 1976. (Familjarët nuk e kanë gjetur varrin as sot).
2.- Nuri Allmuça, i vitlindjes 1939, infermier, dënuar me vdekje me pushkatim në vitin 1976. (Familjarët nuk e kanë gjetur varrin as sot).
3.- Selman Balla, i vitlindjes 1944, përpunuesi i ushqimit, dënuar me 22 vjet burg. Ka vdekur.
4.- Bashkim Allmuça, i vitlindjes 1918, arsimtar me shkollë të mesme, dënuar me 18 vjet burg. Ka vdekur.
5.- Agim Akcani, i vitlindjes 1953, brigadier, dënuar me 21 vjet burg. Rron.
6.- Emine Shima, e vitlindjes 1955 (mamie), dënuar me 15 vjet burg. Vdiq në burg.
7.- Nadire Shima, e vitlindjes 1952, mjelësja e lopëve, e motra e Emines, punëtore, dënuar me 14 vjet burg. Rron.
8.- Latif Daja, ish-përgjegjës i sektorit, në momentin e arrestimit ishte punëtor. U dënua me 25 vjet burg.

Flet Agim Akcani, ish-i dënuar në vitin 1975 me 21 vite burg politik.

Ngordhja e lopëve në Baldushk ishte një rastësi që e ndihmoi shumë karrierën e Dilaver Bengasit dhe ruajti kokën e Manush Myftiut e ca të tjerëve. Nga sa morëm vesh më vonë, këta dy persona kishin kohë që silleshin vërdallë nëpër Baldushk, teksa po hetonin rreth një letre që i kishte shkuar Enver Hoxhës, ku ndër të tjera i shkruhej: “Do të hash koqen e ullirit.” Në fakt, kur është mbyllur dosja, mora vesh për ekzistencën e asaj letre. As ia kam idenë nëse edhe kjo letër ka qenë e vërtetë, apo edhe ajo ishte e sajuar. Por di të them që për atë letër fantazmë që nuk u shfaq asgjëkundi, u pushkatuan dy personat Rifat Daja dhe Nuri Allmuça. Për “përligjien” e asaj letre, hetuesve, më së shumti Dilaver Bengasit, i duhej të vriste këta persona, i duhej një grupazh, një sabotazh. Se veç për një letër anonime nuk mund të pushkatonte dot, nuk kishte nen. Kështu që, kur ngordhën lopët, u hap drita jeshile për ekzekutimet. Neni i sabotazhit ekonomik ishte përdorur edhe për pushkatime të tjera, si:në Librazhd, në Krumë të Kukësit etj, pra kishte dhënë prova që funksiononte. Dhe kur lopët e Baldushkut nisën të ngordhnin, hetuesit dhe Sigurimi i Shtetit krijoi organizatën kriminale të Baldushkut. Mbase organizata më qesharake, pasi dolëm si terroristë që po shembnim komunizmim duke helmuar lopët. “Organizatë” që nuk ka ekzistuar kurrë, por që është krijuar në repartin 313, në Tiranë, për llogari të Dilaver Bengasit. Me ato pushkatime që bëri dhe me 115 vitet tona të burgut, Bengasi u ngrit më pas në karrierë.

Ne foto proces verbali i denimit dhe foto e Emine dhe Nadire Shimes para arrestimit.
Emine Shima, e dënuar me 15 vite. Vdiq në burg, Nadire Shima, e dënuar me 14 vite burg

Kategori
Uncategorized

Ushtria Çlirimtare e Çamerise, loja agjenturore e Greqisë

cameria_afterkossovo_banner[1]Si u krijua organizata e famshme në Jug të Shqipërisë. Shqiptari nga Holanda që u kap dhe u rekrutua në Janinë. Zbulimi grek dhe kundërzbulimi shqiptar në lojë me njëri-tjetrin. Si u zbuluan autorët dhe pse nuk u arrestuan nga SHISH-i shqiptar.

Historia e krijimit, shpalljes dhe hedhjes në veprim të Ushtrisë për Çlirimin e Çamërisë në vitin 2005, nuk është gjë tjetër veçse një lojë e ndyrë agjenturore. Persona të sjellë në Shqipëri nga shërbimet sekrete greke, të veshur me petkun e patriotizmit, arritën të rekrutonin të tjerë ekstremistë nacionalistë të cilët, duke menduar se po punonin për kombin, në të vërtetë bënin lojën e Athinës.

Ushtria e Çlirimit të Çamërisë e cila u formua në vitin 2005, në dukje kopjonte simotrat e saj në Kosovë dhe Maqedoni. Si qëndronte e vërteta e kësaj ushtrie e cila përfshiu disa agjenci të rëndësishme spiunazhi ballkanike, evropiane dhe vetë CIA-n amerikane.

UÇÇ NË VEPRIM

E ashtuquajtura Ushtri Çlirimtare e Çamërisë kishte kryer disa vepra në Greqi, duke shpërndarë në qytetin e Janinës fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia, kishte vendosur disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë si dhe të tjera. Më në fund, në vitin 2006 ajo doli në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar si dhe persona të maskuar që mbanin në krahët e tyre automatikët Kallashnikovë, prodhim shqiptar.

Në gjuhën greke ata lexuan një komunikatë ku i bëhej thirrje shqiptarëve si dhe çamëve të Greqisë që të bashkoheshin dhe të fillonin luftën për lirinë e Çamërisë. Pjesë nga kjo shfaqje dhanë të gjitha televizionet greke si dhe të gjitha gazetat. Ato u transmetuan edhe nga televizionet shqiptare dhe opinioni mbarëkombëtar mori njoftimin e krijimit të frontit të tretë, siç do të ishte fronti kundër Greqisë. Si qëndron e vërteta? Kush fshihej prapa kësaj të ashtuquajturës ushtri për çlirimin e Çamërisë?

KONIUKTURAT

Është pikërisht koha kur çështja e Kosovës ishte vënë në diskutim për një pavarësi të plotë dhe krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Është viti 2006. E gjithë diplomacia serbe si dhe shërbimet sekrete të saj, të ndihmuara nga ato ruse, po bënin të pamundurën që të ndalonin pavarësinë e Kosovës dhe, me të gjitha mjetet, kërkonin një shkak që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe shoqëror.

Fakt është se Serbia ishte bërë turpi i Evropës dhe se imazhi i saj ishte pothuaj i njëjtë me Gjermaninë e Adolf Hitlerit pas luftës së humbur të saj me 1945. Kjo për shkak të krimeve çnjerëzore që Serbia kishte kryer mbi popujt e tjerë ballkanas.

Ishte koha që dhe vetë ky shtet kriminelësh të indoktrinuar të ndahej në Republikën e Beogradit, atë të Vojvodinës, si dhe pjesën jugore që përfshinte Nishin, Vranjën si dhe pjesë të tjera me serbofolës. Novi Pazari si dhe Bujanovci, Medvegja me pjesët e tjera që quhet Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës.

HOLANDEZËT

Në ndihmë të “kanibalëve te Ballkanit” u vunë shërbimet sekrete greke, duke përfituar nga një rastësi e çuditshme. Tre qytetarë holandez që kishin shkuar për pushime në ishullin e Kretës në Greqi, po filmonin një bazë ushtarake greke pranë qytetit Suda të këtij ishulli. Ata, edhe pse të fshehur, ishin diktuar nga shërbimi i sigurimit të kësaj baze dhe menjëherë u arrestuan.

Pasi u bë verifikimi i pasaportave dhe u identifikuan, ata u dërguan menjëherë në Athinë për t’u gjykuar. Dy nga këta qytetarë të Holandës u liruan, kurse i treti u dërgua për rigjykim në qytetin e Janinës, qendra e Epirit të Jugut, sipas grekëve. Pas një gjykimi të shpejtë, edhe këtë person e lenë të lirë.

SPIUNI SHQIPTAR

Kush ishte ky holandez që shpëtoi pa u dënuar nga gjykatat greke të cilat, në këto raste, për spiunazh të dënojnë jo me pak se pesë vjet burgim? Ky qytetar holandez, me iniciale F. L. nuk ishte tjetër veç një qytetar me kombësi shqiptare, lindur dhe rritur në Republikën e Shqipërisë dhe që ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1994. Ai ishte martuar me një vajzë holandeze dhe kishte dy fëmijë dhe jetonte në Amsterdam, pasi kishte fituar edhe shtetësinë holandeze. Aty kishin hapur dhe një zyre juridike dhe komerciale.

Para largimit nga Shqipëria, ai banonte në qytetin e Vlorës dhe me origjinë ishte nga krahina e Çamërisë, që sot e kanë grekët. Babai i tij kishte qenë kontingjent i agjenturës greke dhe ishte survejuar për vite me radhë nga Sigurimi i Shtetit. Këta të fundit e kishin marrë në lidhje agjenturore kundër spiunazhit grek në kohën e diktaturës, duke e detyruar të luante dopio rol.

Holandezo-shqiptari kishte marrë pjesë në demonstrata së bashku me shqiptarë të tjerë nëpër Evropë për të drejtat e Kosovës si dhe në kërkesat e bashkëkombësve të tij për rikthimin e çamëve shqiptarë në atdheun e tyre të dytë, në Greqi. Në të gjitha këto demonstrata ai fotografonte dhe filmonte njerëzit me radikale si dhe ata që udhëhiqnin këto manifestime dhe demonstrata për llogari të një agjencie spiunazhi të rëndësishme. Në vitin 1999 ai, me armë në dorë, kishte luftuar për çlirimin e Kosovës në formacionet luftarake të UÇK-së, të drejtuara nga Ramush Haradinaj.

REKRUTIMI

Shërbimi Informativ grek EIP (Eleniki Iperisia Pliroforia ) për Shqipërinë e Jugut ose Vorio-Epirin, sipas grekëve, e ka qendrën e vet në qytetin e Janinës në veri të Greqisë. Gjatë inskenimit të gjyqit të qytetarit F. L., këto shërbime inteligjente greke i propozuan atij që të bashkëpunonte me këtë shërbim armik të vendit tonë në drejtim të krijimit të një organizate të ashtuquajtur patriotike me tendencë të çlirimit të trojeve shqiptare të Çamërisë në Greqi si dhe provokimin e një lufte në territorin grek.

Ato e porositën që të mblidhte rreth vetes njerëz patriotë, të cilët vërtet besonin se një luftë e provokuar nga shqiptarët në territoret greke do të tërhiqte vëmendjen e amerikanëve dhe se këta do të bënin diçka për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që banojnë në Shqipëri. Në këto kushte, F. L., filloi punën për të gjetur kontingjentet më radikalë në territorin e Shqipërisë, duke shpeshtuar vizitat në qytetin e Vlorës, në atë të Fierit si dhe qytete të tjera të vendit tonë.

KUNDËRZBULIMI

Fatmirësisht Shërbimi Sekret Shqiptar (SHISH) kishte mundur të rekrutonte disa funksionarë të rëndësishëm të shërbimeve inteligjente greke për Epirin e Veriut, të cilët qysh në fillesën e rekrutimit të F. L-së u vunë në dijeni dhe kështu kishin me se një vit që survejonin agjentin grek, i cili prej kohësh punonte edhe për një agjenci tjetër spiunazhi. Sipas një funksionari të spiunazhit grek që punonte për llogari të Shqipërisë, F.L-së për këtë organizim i ishte premtuar 200.000 euro.

Një nga detyrat kryesore që i ishin ngarkuar ishte ajo e daljes me një proklamatë nga ana e UÇÇ për luftë kundër Greqisë, në një moment deciziv për Kosovën. Kjo do të bënte që diplomacia greke të ngrinte zërin për provokimet që i vinin nga Shqipëria, ku jo pak në këtë ngjarje ishin përfshirë edhe disa shqiptarë të Kosovës dhe ku ishte përmendur edhe komandanti Ramush Haradinaj. Në këtë rast, grekët vrisnin dy zogj. Njëra ishte provokimi shqiptar për Çamërinë dhe e dyta ishte implikimi i Kosovës në çështjet greke. Kështu i jepej një armë e fuqishme Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

AKSIONI

Dhe kështu, pasi bëri për vete disa shqiptarë, në detyrën agjenturiale që mori nga shërbimi sekret grek, F.L. dhe disa shokë, improvizojnë një skenë me flamur shqiptar dhe armë dhe në gjuhën greke lexojnë thirrjen për luftë dhe çlirimin e Çamërisë si dhe kthimin e gjithë shqiptarëve të kësaj zone në trojet e tyre aty. Kasetën qysh të nesërmen e nisin në qytetin e Janinës dhe shërbimet sekrete greke, nëpërmjet internetit si dhe stacioneve televizive greke, e publikuan në të gjithë botën.

Shërbimi sekret shqiptar bëri çmos t’i arrestonte këta agjentë të Greqisë së bashku me të tjerët, por vetë ndërhyrja e agjentëve potencialë grekë në Janinë, që punonin për llogari të Shqipërisë, nuk lejuan të ndodhte kjo gjë, pasi mund të dekonspiroheshin dhe kështu Shërbimi Inteligjent shqiptar do të dëmtohej në mënyrë të pariparueshme.

Ky material është marrë me shkurtime nga libri “Kosova është imja” në versionin e botimit të tretë i cili pritet të dalë në botim në muajt e ardhshëm në Prishtinë

SPIUNAZHI

Platforma greke kundër Shqipërisë

Faktikisht grekët në drejtim të Shqipërisë kishin një platformë spiunazhi në disa drejtime dhe që i kanë edhe sot. Qendrat e spiunazhit janë të ndara në disa zona të veriut të Greqisë me destinacion Shqipërinë e Jugut ose Vorio-Epirin. Ata veprojnë nëpërmjet rekrutimit dhe ndihmës ekonomike të tregtarëve-shtetas shqiptarë me kombësi gjiftoelene të Dropullit.

Te rekrutimit dhe komprometimit të politikanëve shqiptarë në favor të interesave greke, siç janë hapja pa kuptim e shkollave greke pa kërkuar më parë ato shqipe në Greqi ku banojnë rreth një milion shqiptarë duke greqizuar Shqipërinë, skllavërimin e ekonomisë shqiptare nga greket të cilët nxjerrin fitime me miliarda eurosh për ta, përkrahja e elementit armik dhe terrorist me tendenca të rrezikshme për integritetin territorial të shtetit shqiptar si dhe shumë të tjera si këto.

Në këto raste, këta politikanë nuk është e nevojshme të rekrutohen me deklarata për bashkëpunim agjenturor, por me privilegje për të zbatuar strategjinë greke karshi Kombit tonë. Rruga e tretë është nëpërmjet shkombëtarizimit të shqiptarëve të Shqipërisë brenda Greqisë si dhe përpunimi psikologjik i tyre, duke iu mohuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë aty si dhe historinë e kombit të tyre, si dhe të tjera të një strategjie mbi 100-vjeçare kundër nesh.

I Malindi

Kategori
Uncategorized

Agjentët Sërbë në Shqipëri

Ky-është-një-nga-dokumentet-klasifikuar-si-tepër-sekret-kopja-e-cilit-gjendet-në-arkivin-e-KOS-itKy është një nga dokumentet, klasifikuar si tepër sekret, kopja e cilit gjendet në arkivin e KOS-it (Shërbimi i Zbulimit i Ushtrisë së ish- Republikës Serbi-Mali i Zi). Aktualisht, Brukseli po i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për të njohur emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të fshehta të Millosheviçit.

Sipas raportit në Bruksel, janë rreth 700 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë në Kosovë, ndërsa 200 të tjerë janë në Shqipëri, Bullgari, Greqi etj. Pjesa më e madhe janë politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe ushtarakë. Brukseli kërkon hapjen e dosjeve të agjentëve të Milosheviçit, çka mund të shkaktojë një “tërmet politik” edhe në Prishtinë e Tiranë

Ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç kishte mbi 2200 agjentë në Ballkan, mes të cilëve dhe në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike në forumin për rolin e ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, që i zhvilloi punimet në Bruksel më 18 maj 2012, njofton portali telegrafik bullgar “actualno.com”. Takimi ishte informal. Aty folën ekspertë që kanë bërë investigime mbi ish-sigurimin e shtetit në Jugosllavi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2010. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s. Diskutimi u organizua mbi bazën e forumit të organizuar nga CEAS (Centar za evroatlantske studije – Qendra për Studime Euro-Atlantike), me presidente Jelena Miliç, më 21 prill 2014 në Beograd. Ky fakt ka ngjallur shqetësime jo vetëm në Bullgari, por edhe në qarqe politike dhe ka zënë vend në media të vendeve të Ballkanit, me përjashtim të atyre të Kosovës (ku numëroheshin 700 agjentë, ose një e treta e rrjetit ballkanik) dhe të Tiranës.

RRJETI

Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhen të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç” paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e shërbimeve sekrete serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit. “Regjimi i Millosheviçit kishte në dispozicion një rrjet prej 2200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë. Në Kroaci – 450, në Slloveni – 150, në Maqedoni – 150, në Bosnje-Hercegovinë – 350, në Kosovë – 700, në Mali të Zi – 200. Kurse dyqind të tjerët punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së  “Koop i Kapiniç”, Zoran Petroviç. Agjentët e Millosheviçit ishin “politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Millosheviçit”, nënvizoi Zoran Petroviçi.

Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb

  • 700 në Kosovë
  • 450 në Kroaci
  • 150 në Slloveni
  • 150 në Maqedoni
  • 350 në Bosnje-Hercegovinë
  • 200 në Mal të Zi
  • 200 në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri.

Profesionet zyrtare të agjentëve

–          politikanë

–          gazetarë

–          biznesmenë

–          shkelës të embargos

–          SHIU

–          policë

–          SHIK

–          lobues në favor të Millosheviçit

Bamir Topi: SHISH-i zbuloi spiunin në media

Presidenti i Republikës më 13 shkurt 2008: “Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

Në një intervistë të dhënë për “Ora News”, më 9 mars 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka sqaruar dhe procedurën në zbulimin e gazetarit shqiptar bashkëpunëtor të serbëve. Ndërkohë “Investigim”-i është befasuar se në sajtin e Presidentit është censuruar deklarata e tij për rastin e mësipërm në intervistën e dhënë Alban Dudushit më 13 shkurt 2008 në “Top-Channel”: “Kur them se media duhet të jetë shumë e kujdesshme, kam parasysh edhe ndonjë fakt mjaft tronditës, dhe ky nuk është faji im, sepse ju e dini fare mirë që unë jam munduar gjithmonë që të jem në mbrojtje të së drejtës të gjithsecilit edhe për sa u përket interceptimeve apo përgjimeve telefonike. Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

Ky deklarim jo i zakontë i kreut të shtetit pati një jehonë të gjerë në qarqet gazetareske. Në një të përditshme është kërkuar nga z. Topi të dekonspironte personin, madje hamendësonte duke aluduar larg e larg se cili mund të ishte “fuksi” i ish-Sigurimit, tani i rekrutuar dhe nga serbët: “Llulla”, “Korani i Myzeqesë”, “Masoviku”, “Tigri”, “Holta”, “Kaposhi”, “Drita”, “Arsimtari”, “Vllahu”, “Malësori” etj.

Sektori shqiptar i Beogradit

Në Kuvend dhe në mediat shqiptare kanë qarkulluar akuza jo vetëm për agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit, por disa me dy-tre padronë (shqiptar, jugosllav dhe grek), si dhe thjesht të rekrutuar nga shërbimet sekrete të Beogradit, që në kohën e ish-Jugosllavisë titiste, millosheviçane dhe deri në ditët tona. Forcat politike në Shqipëri nuk duan të hapin dosjet e fshehta, pasi u duhen për shantazhe të ndërsjella. Madje luajnë “kukamëçefti” me pseudonime. Kanë vërshuar me dhjetëra të tilla dhe nuk dihet se cili nga nga këta persona janë rekrutuar nga serbët dhe ish-sovjetikët: “Anteu”, “I Miri”, “Shishja e Qumështit”, “Këndesi”, “Cigarja”, “Inxhinieri”, “Shkrimtari”, “Dizenjatorja”, “Raketa 5”, “Samalot 6”, “Serbi”, “Greku”, “Qukapiku”, “Proletari”, , “Çiklisti”, “I Vogli”, “Dardan Podujeva”, “Llulla”, “Naftëtari”, “I Urti”, “Ylli”, “Gjeli”, “Profesori”, “Doku”, “Demoni”, “Nemërçka”, “Helika”, “Poeti”, “Lëngaraqi”, “Pëllumbi”, “Magazinieri”. “Vllahu”, “Malësori”, “Çanta”,”Plepi”, “Mekaniku”, “Bozhuri”, “Ajsbergu” “Intelektuali”, “Urithi”, “Çiklisti”,  “Financieri” etj. etj.

EMBARGOJA

Nga ana tjetër, në qoftë se Tirana nuk i hap dosjet e shërbimit sekret komunist, nuk përjashtohet ta bëjë këtë Beogradi për sektorin e tij shqiptar, me kërkesë të BE-së. Krerët e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë pranuar se kanë shkelur embargon e naftës së vendosur nga OKB-ja ndaj ish-Jugosllavisë, kurse arkivat serbe kanë të listuar zyrtarë të lartë të dy vendeve si ministra, deputetë, drejtorë, biznesmenë nga të dy krahët e politikës deri në doganierë, shoferë, policë, trenistë, oficerë të SHIU-t, SHIK-sa etj.  Sipas librit “Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan”, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy), pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”. Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992. Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore. Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomarë, shkruan CIA në vitin 1995. Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.

SOT

Ishin po këta agjentë që shkaktonin trazira të brendshme (është pranuar në ish-parlamentin federativ jugosllav se për Shqipërinë janë investuar me miliona dollarë për destabilizim, në mënyrë që të pengohej pavarësia e Kosovës). Shërbimi i fshehtë serb ka financuar nxirjen e imazhit të UÇK-së si organizatë terroriste në shtypin dhe mjedisin politik të Tiranës, deri dhe në organizimin e një demonstrate antiqeveritare në Tiranë, më 24 mars të vitit 1999, ditën kur NATO-ja filloi bombardimin e Beogradit dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe në trafikun e sotëm ndërkombëtar të armëve dhe lëndëve plasëse të prodhimit shqiptar janë përfshirë persona të lidhur me shërbimet sekrete të Millosheviçit, por që tani merren me biznes apo maskohen si të tillë, ndonëse me të kaluar kriminale.

Damir Fazlliç dhe Miroslav Mishkoviç

Spiunazh, biznes dhe korrupsion nga Shqipëria në Bosnjë

“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.

Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske të përzier në punët e kontrabandës së cigareve, shërbimi sekret serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më e mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.

 Thanas Mustaqi

Kategori
Uncategorized

Dhjetor ‘90, mision i (pa)mbaruar

1922202_10152066109443742_1456347288_n

Nga : Mimoza KOÇIU*
*Ish-studente e Dhjetorit ‘90

Eshtë bërë traditë tashmë që çdo fillim dhjetori intensifikohen përpjekjet për të rikthyer emocionet e Lëvizjes Studentore.

Fatmirësisht, kujtimet që përcjellin ish-dhjetoristët studentë a intelektualë të kohës nuk mungojnë duke na rikthyer me copëza kujtimesh në ato ditë sa të paharrueshme, ku impulset e spontaniteti i moshës kapërcente çdo ndjesi për racionalitet e kujdes ndaj një sistemi të provuar se jetët njerëzore nuk ishin aspak kapitali më i çmuar.Shpesh në biseda me bashkëstudentë të asaj periudhe, teksa rikthejmë në kujtesë në mënyrë të veçantë fragmentet e braktisjes masive të mësimit, të vrapimit nga sytë këmbët kur forcat e policisë u urdhëruan të ndërhynin me shkopinj gome më 9 dhjetor pasi bllokuan marshimin e studentëve te Liceu Artistik, familjet tiranase në pallatet me tulla silikate pas godinës së Ambasadës Amerikane, që na hapën dyert për t’iu shmangur policëve që na ndoqën deri në Qytetin Studenti; të ndjerin Azem Hajdari, përherë në krye të studentëve, që e ndiqnin policët deri nëpër dhomat e kateve të sipërme të Godinës 15, teksa ne studentet e Godinës 16, përballë saj, e ndiqnim gjithë skenën me ankth, si një film aksion.

Ato ditë nuk kishte aspak vend për protagonizma, por veç për mbështetje e solidaritet studentor, miqësor, vëllazëror.

Secili nga studentët e Dhjetorit ‘90 ishte një hero që theu mitin e pathyeshmërisë së një sistemi komunist që lulëzonte në injorancën e të qenit shkëmb graniti, pavarësisht tronditjeve të forta që po lëkundnin shtetet e tjera të Lindjes komuniste. Studentët shqiptarë të Dhjetorit ‘90 arritën të realizonin ndryshimin e sistemit në mënyrë paqësore, sepse ditën të orientonin kërkesat e tyre ekonomike fillimisht në kërkesa të qarta politike, për një Shqipëri pluraliste e si gjithë Europa. Prandaj kujtimet e dëshmitë e asaj periudhe, të ilustruara me pamjet e kohës, ku protagonistët e fiksuar në celuloid fatmirësisht as zhduken, as mohohen, ia vlen të lexohen e rilexohen, sidomos nga ata që nuk e kanë përjetuar atë periudhë.

Më shumë duhet të lexohen nga ish-studentët, dikur idealistë të barabartë, ndërsa sot protagonistë të jetës publike e politike me bindje e pikëpamje të ndryshme, për të bërë një bilanc të ëndrrave e aspiratave të Dhjetorit ‘90 me realitetin e sotëm shqiptar.Kjo pasi dy dekada pas Lëvizjes që solli përmbysjen e një sistemi diktatorial e shënoi ndarjen e dy epokave diametralisht të kundërta, është koha të kapërcehet “gara” se kush ka qenë i pari e kush i fundit në Lëvizjen e Dhjetorit.

Të gjithë kanë qenë në shesh, mbase jo me të njëjtat ideale, por fizikisht kanë qenë aty, djemtë e vajzat studente, pedagogë, intelektualë e punëtorë. Pamjet e sheshit të Qytetit Studenti, të kryqëzimit te Liceu apo në qendër të Tiranës, me thirrjet buçitëse “Liri, demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bënë shumë shpejt xhiron e botës, si dëshmi se studentët shqiptarë u bënë promotorë të ndryshimit të paimagjinueshëm për një vend aq të izoluar, ndërsa qytetarët e Tiranës e mbarë Shqipërisë iu bashkuan me të njëjtin qëllim, si dikur në kohët e rilindësve, ku liria dhe atdheu ishin mbi të gjitha, të ndërgjegjësuar nga kjo Lëvizje, se kishte ardhur moment për ndryshimin e shumëpritur.

Momentet kulmore, si takimi me Ramiz Alinë, greva e urisë për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti Shtetëror e rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, mbeten po aq të pashlyeshme nga kujtesa, ashtu si dhe dhimbja për vrasjet e dy prej simboleve të atij dhjetori:

Azem Hajdari e Arben Broci.Kujtimet se si u soll njëri apo tjetri protagonist janë të panevojshme, por edhe të rrezikshme, sepse tentojnë të matin kontribute, të cilat ishin të dukshme, ashtu si edhe vullneti i studentëve për ta realizuar ndryshimin me të njëjtën forcë vullneti si në vendet e tjera komuniste. Fatkeqësisht edhe protagonistë të nderuar të asaj periudhe ngecen sot në “rrjetën” e kësaj përpjekjeje a “gare” për ta zgjidhur nyjën gordiane të Dhjetorit ‘90 (personalisht mendoj se është herët dhe e pamundur, për shkak edhe të heshtjes së vullnetshme të disa prej protagonistëve).
Mendoj se është momenti që të kapërcehen komplekset e kësaj gare të pakuptimtë e të shkruhet e flitet për atë që u arrit pas ndryshimit të sistemit.

Lëvizja Studentore pati në themel idealet e pastra për ta ndryshuar Shqipërinë dhe energjitë e 18-22-vjeçarëve, u bashkuan me ato të pjekurisë së intelektualëve për të shembur diktaturën gati 50-vjeçare e sjellë demokracinë.

Një pjesë jo e vogël e ish-studentëve të dikurshëm janë angazhuar sistematikisht në jetën publike e politike të vendit, duke pasur edhe mundësinë fizike për të dhënë kontribut, tashmë në kushte krejt të ndryshme nga ato të Dhjetorit ‘90, për ta realizuar “Shqipërinë si gjithë Europa”. E sotmja nuk është ende Shqipëria që ëndërruan vajzat e djemtë dhjetoristë. Ndryshimet janë të pamohueshme, pasi Shqipëria është vend i NATO-s, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në hapësirën “Shengen” dhe së shpejti do të jenë një hap më shumë drejt aspiratës së anëtarësimit në BE.

Por, nga ana tjetër, sa ç’janë entuziazmuese ndryshimet në ekonomi, infrastrukturë e hapësirat e individit për t’u përmirësuar, në të njëjtin nivel është zhgënjyes ritmi i ngadaltë i ndryshimeve apo edhe cilësia e tyre. Kjo ka bërë që të mbetemi prej dy dekadash një demokraci ende në tranzicion, që siç na përsëritet nëpër raportet e ndërkombëtarëve, ka nevojë të konsolidojë së pari kulturën e të bërit politikë.

Pasi përplasjet e ngërçet e njëpasnjëshme politike njëzetvjeçare, të cilat pasi arrijnë pikën e të pakthyeshmes, çuditërisht shuhen brenda natës me marrëveshjen e radhës mes partive politike e për të ristartuar menjëherë me betejën më të parë zgjedhore. Promovimi i individëve sipas besnikërisë ndaj njëshit në parti (e çimentuar mirë edhe në ligjin aktual zgjedhor), e jo sipas vlerave e kontributit që mbart, janë vetëm një pjesë e realitetit gri të Shqipërisë së sotme, në përpjekje për t’u bërë si gjithë

Europa, por që është ende larg idealeve të studentëve të Dhjetorit, një pjesë e mirë e të cilëve kanë kontributin e tyre “të çmuar” në këtë realitet.Ja përse në këtë 8 dhjetor, duke përshëndetur të gjithë djemtë e vajzat studente që iniciuan atë Lëvizje për të cilën brezat në vazhdimësi do t’u jenë përjetë mirënjohës, do t’i ftoja që të shpluhuronin kujtimet e Dhjetorit ‘90, dëshirat e aspiratat e asaj periudhe të paharruar që patëm privilegjin të përjetonin.

Tek ato kujtime çdo 18-22-vjeçar i dikurshëm mund të gjejë energjinë për të realizuar atë ëndërr që nisi në atë dhjetor të ftohtë, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët tanë, për këtë brez të ri që po rritet me mungesa serioze të formimit e përgatitjes intelektuale, me prirje abuzive për përfitime pa mund e pa meritë. Në Dhjetorin e ‘90-s, pavarësisht nivelit individual të ndërgjegjësimit për atë se ku po shkohej, mbetej vullneti i përbashkët për faktin se nuk kishte më kthim pas.

E njëjta siguri për t’u bërë të ngjashëm me Europën është edhe sot. Aktorët pothuaj janë të njëjtë. Duhet vetëm vazhduar misioni i nisur 23 vjet më parë.

Nga : Mimoza KOÇIU*
*Ish-studente e Dhjetorit ‘90

Kategori
Uncategorized

Vjedhja e re ndaj emigranteve

10846928_775596725821872_386469470_nGAZETARI NE EMIGRACION DENANCON VJEDHJEN.

Cmimi i pashaportave ne perfaqesite diplomatike,u ngrit ne 130 euro per emigrantet.

Shteti po fut perseri duart ne xhepat e shpuar te emigranteve.

Gazetari Shpetim Zinxhiria.
Nje emer i njohur ne emigracionin shqiptar ne greqi, ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve, denoncon vjedhjen e re te qeverise se Rilindjes ndaj emigranteve shqiptare.

Rilindja Socialiste per Integrim.
Forca politike qe u perkrah,nga te gjitha shoqatat e emigranteve shqiptare ne Greqi,duke marre votat e tyre, me shume se kush force tjeter politike ne zgjedhjet e 23 Qershorit,
Ka filluar ti fusi duart ne xhepat e shpuar te tyre.

Edi Rama i mashtroj emigrantet;
Ai i jo vetem i harroj premtimet e forces politike qe perfaqeson,menjehere sapo mori pushtetin por po shton peshen e halleve dhe problemeve te tyre,cdo dite e me teper.

Gazetari ju ben thirrje shoqatave shqiptare ne Greqi,qe ashtu sic bene fushate dhe sollen ne pushtet Edi Ramen.Te ngrihen ne lartesine e detyren e tyre,ate te mbrojtjes se interesave te emigranteve qe perfaqesojne.

Shpetim Zinxhiria
·
Pasaporta, rritet çmimi akoma edhe 22 euro, emigrantët flejnë gjumë.

Edhe rritja e çmimit të pasaportës që tashmë ka shkuar në 130 euro, baras kjo me vleren e kater-pese dite pune të një emigranti , nuk ka prekur aspak shoqatat shqiptare apo organizmat në Greqi.
Edhe pse shteti shqiptar me nje fytyrë hajdut xhepash i ka ndrruar këto pasaporta një herë në pese vjet. Konkretisht shteti hajdut ne 25 vitet e fundit i ka ndrruar 5 here pasaportat.
Emigrante le te ngrihemi njehere jashtë çdo shoqate dhe strukture partie per ti thene shtetit kanibal MJAFT me keto vjedhje.

Kategori
Uncategorized

RREFIM I NJE SPIUNI NGA RUBIKU ………….

Polici i zonës ishte vetëm kreu i një rrjeti gjigant merimange, të përbërë nga civilë, të cilët hetonin dhe hulumtonin çdo qelizë të jetës shqiptare në çdo cep të saj. Për këtë ishte ndërtuar një strukturë spiunësh, që kishin marrë emërtimin BGV (bashkëpunëtor i gatshëm vullnetar).

Gjin-Qarri-tregon-per-spiunRrefehet Gjin Qarri. Ish-bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit.nga Mirdita.

“Ju rrëfej për spiunët e Mirditës gjatë diktaturës”

RUBIK – Është folur shpesh se rendi dhe siguria kanë qenë të sigurta në kohën e diktaturës, e madje këtë e siguronte një polic i zonës.

Në fakt, kjo nuk është e vërtetë kur depërton nëpër labirinthet e sigurimit dhe të njerëzve që janë marrë me të.

Polici i zonës ishte vetëm kreu i një rrjeti gjigant merimange, të përbërë nga civilë, të cilët hetonin dhe hulumtonin çdo qelizë të jetës shqiptare në çdo cep të saj. Për këtë ishte ndërtuar një strukturë spiunësh, që kishin marrë emërtimin BGV (bashkëpunëtor i gatshëm vullnetar).

Në këtë rrjet ishin të përfshirë njerëz nga më të rëndomtit deri në shtresat intelektuale, që kishin një mision të vetëm: të survejonin çdo gjë dhe në çdo rast.

Njëri prej tyre është edhe Gjin Qarri, banor i Rubikut. Ndonëse dikur, siç thotë ai, mund të ketë gëlltitur një “lugë nga çorba e prishur”, në asnjë rast nuk ka qenë një denoncues apo dëmtues i qytetarëve të tij. Përkundër, gjatë gjithë kohës me humorin e tij të hollë ka fshikulluar shumë nga spiunët, të cilët kishin vënë nën një terror të paparë të gjithë qytetarët e zonës së tij. Gjin Qarri, ish-bashkëpunëtor dhe stigmatues i këtij fenomeni flet sot.

Si bëhej rekrutimi i spiunëve (BGV)?

Nuk ishte shumë e vështirë në atë kohë. Mund të gjeje njerëz me karakter të dobët, por edhe të indoktrinuar që mendonin se kështu po i shërbenin atdheut. Kishte edhe nga ata që kishin bërë ndonjë mëkat e këtë e kishte zbuluar punonjësi i policisë, por nuk e kishte denoncuar. Këtë e përdorte si kartë presioni për të rekrutuar atë. Pra kishte mundësi të shumta rekrutimi.

Cili ishte aktiviteti dhe kë do të vëzhgonin më tepër?

Duhej të vëzhgonim gjithçka të dyshimtë. Duhej të vëzhgonim të pakënaqurit, si ata që ankoheshin për cilësinë e bukës e deri tek ata që mund ta konsideronin padrejtësi ndonjë largim nga puna apo ulje në detyrë etj.

Në atë kohë, në shumë raste thyheshin dyqanet e fshatrave dhe BGV-të kishin detyrë që të vëzhgonin për autorët dhe në shumë raste kanë qenë të rezultatshëm në kapjen e këtyre keqbërësve.

Por këto kontingjente ishin të gatshëm edhe për dëshmitarë të rremë në gjyqe të montuara nga Sigurimi i Shtetit. Aq e pështirë ishte bërë kjo punë sa individë të veçantë disa herë përballeshin me ata që ishin piketuar për t’u dënuar, ktheheshin në objekte humori dhe ilariteti. Në një rast mbaj mend se po tentonin të dënonin për tentativë arratisje jashtë vendit një nga Rubiku, i cili sapo kishte ndërtuar një shtëpi të re.

Në momentin që dëshmitari i përhershëm në shumë gjyqe, thoshte se kishte dëgjuar se i pandehuri donte të arratisej, ky i fundit i tha pse unë shtëpinë e re e ndërtova për të ta lënë ty dhe për vete të arratisesha. Në sallë shpërthyen të qeshura, megjithatë i pandehuri u dënua me disa vite burgim për tentativë arratisje jashtë vendit.

Si dhe sa shpërbleheshit për punën e kryer?

Kryesisht shpërblimi ishte me 1200 lekë të vjetra në muaj. Por jo gjithmonë ndodhte kështu. Kishte raste që shpërbleheshin edhe më tepër për raste të veçanta, por edhe mund të mos shpërbleheshe, kur gjatë muajit nuk kishe kryer punë. Por ka pasur edhe shpërblime të llojeve të tjera, si p.sh., vende të privilegjuara pune, bursa, imunitet për shumë gjëra etj.

Sa ka qenë përgjithësisht numri i tyre?

Nuk mund të them me saktësi, por e vërteta ka qenë se në çdo fshat ka pasur 3-4 spiunë që kishin detyrë që të vëzhgonin gjithçka deri edhe për vjedhjet në misër, grurë etj. Ndërsa në qytet kishte të tjerë. Kishte në uzinë, metalurgji, NFP etj. Nuk kishte dallim në përzgjedhje mes grave dhe burrave. Sidomos në zonën e qytetit ka pasur edhe gra që bashkëpunonin në mënyrë perfekte.

Kush ishte koordinatori mes BGV-së e policisë dhe ku dorëzohej informacioni?

Koordinatori ishte i plotfuqishmi i zonës, i cili gjatë gjithë kohës ishte i programuar për dhënien e informacionit, qëndronte në këmbë përpara lapidarit në hyrje të qytetit të Rubikut. Informacionin mund ta jepnim edhe gojarisht, por edhe me anë të pusullave të ndryshme.

Kur informacionin e dërgonin në qendër në Rrëshen nga vetë BGV-ja, kush i priste dhe në cilën zyrë?

Çdo BGV kur kishte informacion të rëndësishëm duhej të shkonte të depononte në Rrëshen, në një zyrë në katin e parë të godinës së policisë ku ka qenë hetuesia. Ne priteshim nga operativi i zonës dhe shoqëroheshin deri në zyrën e hetuesit përkatës të çështjes.

Gjithmonë informatorët duhej të shkonin aty rreth orës 16.00 të pasdites dhe hyrja duhej të bëhej sa më e fshehtë nga syri i njerëzve të zakonshëm. Aty jepej gjithçka për hetuesin, ndërsa largimi për në Rubik bëhej me ndonjë mjet të policisë, por pa rënë në sy të njerëzve.

A kishte koordinim mes njëri-tjetrit dhe ku bëheshin këto “takime pune”?

Kryesisht takimet bëheshin në njërën prej magazinave të metalurgjisë, si edhe në njërin prej reparteve të shërbimit të ish-ndërmarrjes komunale. Në metalurgji takoheshim kryesisht për probleme të zakonshme, ndërsa në atë të komunales bëheshin plane për koordinim punësh, kur ishte në program për të arrestuar ndonjë të parapiketuar.

A kujtoni ndonjë reagim të ashpër të ndonjë qytetari ndaj ndonjë BGV-je, pas kryerjes së ndonjë denoncimi?

Megjithëse siç thashë BGV-të kishin imunitet dhe gjithkush i kishte frikë, ka pasur shumë raste reagimi të ashpër ndaj tyre. Në një rast, një qytetar i Rubikut konstatoi se një nga “kolegët” tanë në ora 24.00 të natës po e përgjonte nëse ai po mbante televizorin në një kanal jugosllav. Reagimi i tij qe i ashpër, pasi ai mundi ta kapte BGV-në me presh në duar anës dritares. Kuptohet spiuni përjetoi për disa çaste një eksperiencë të hidhur. Por ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.

Ju jeni shquar edhe në atë kohë për ironizim ndaj “kontributit” të “kolegëve”. Cili ka qenë rasti më i rëndë ndaj tyre?

Po, në shumë raste kur unë që i njihja shikoja 2-3 bashkë u drejtohesha publikisht, kuptohet në formë shakaje, duke i pyetur “kujt do t’ia futni kësaj radhe”, por ka pasur dhe raste të vërteta humori. Ka qenë një rast kur Ramiz Alia, i cili ishte për një vizitë në Rrëshen, do të ndalonte atje.

Unë me dy “kolegë” kisha marrë detyrë që të vëzhgonim një qytetar, Pjetër Canin, i cili ishte i pakënaqur për largimin e tij nga puna dhe donte të takonte Ramiz Alinë, atëherë sekretar i Komitetit Qendror. Për çdo lëvizje të tij ne duhej të njoftonim me shenja sigurimsat e ardhur nga Tirana për të siguruar mbarëvajtjen e punës.

Tre “kolegë” të mi, të cilët gjithnjë kanë preferuar të mbanin këmisha me prerje në stilin ushtarak, ishin afruar më shumë se ç’duhej te vijat e bardha, pasi ata mendonin se sigurimsat e Tiranës e dinin për detyrat që ata kishin marrë. Por shërbimi i sigurimit ende nuk e dinte se kush ishin dhe më pyetën mua që kisha hyrë më përpara në lidhje pune me ta.

Unë, në formë shakaje i gënjeva, duke u thënë se ishin oficerë të liruar pas rënies së Beqir Ballukut. Këta pa e zgjatur i morën menjëherë me makinë dhe i degdisën të izoluar diku në bregun e lumit, deri kur Ramiz Alia mbaroi punë në Rubik. Gjithashtu, edhe në një rast tjetër ndodhi që një BGV erdhi aty, sepse ishte zënë ashpër me operativin e zonës, pasi ky i fundit nuk e kishte angazhuar në mision special atë ditë.

Mjaftoi një shenjë me një dedikim për të dhe menjëherë ai përfundoi me njërën nga IFA-t e policisë tek ura me harqe në Milot. Në këto kushte, kur gënjeva dy herë radhazi vetëm për t’u tallur me “kolegët” u detyrova të largohesha, pasi po të më diktonin ata të Tiranës e pësoja keq.

Pse zgjodhët këtë taktikë sulmi ndaj tyre dhe a keni marrë ndonjë ndëshkim për këtë?

E bëja për gallatë, por edhe për faktin se ata që në fillim pa qenë bashkëpunëtor me ta më thoshin se je me ne. Kështu unë u futa në atë valle, por kurrë nuk kam bërë dëme ndaj njerëzve të thjeshtë, por ndaj vetë BGV-ve. Ndërsa për sulmet, duke qenë brenda radhëve të tyre, edhe jam kërcënuar.

Hetuesi Arben Qeleshi më ka thirrur duke më kërcënuar me burg për disa shtylla elektrike që më kishte marrë lumi, pasi unë punoja elektricist. Në fakt, nuk kisha përgjegjësi për to, por kjo përdorej si mjet presioni për talljet që u bëja BGV-ve.

Ju thoni se spiunët e Rubikut nuk patën ndonjë fund të lumtur dhe kush u hakmor ndaj tyre?

Në fakt, pas ’90-ës edhe janë marrë privatisht ndaj tyre, por jo në nivelin e zullumeve të tyre. Por e çuditshme është se vetë zoti u hakmor. Aty nga fundi i ‘90-ës shumë prej tyre e pësuan keq. Dikush theu këmbën, dikush u dogj me kovë zifti, dikush përfundoi në një fuçi në fshatin Rrasfik e shumë të tjerë përfunduan me sëmundje të tjera të rënda në moshë të papërshtatshme.

A ka prej tyre që nuk e lanë detyrën edhe pas ndryshimeve demokratike?

Është e vërtetë se pas vitit ‘92 nuk i angazhoi kush në këto detyra, për faktin se këta tashmë i njihte i gjithë opinioni dhe nuk mund të sillnin gjë të re. Ndërsa u rekrutuan të rinj, por tashmë ata ndërrohen një herë në 4 vite, sipas ndryshimeve politike.

Kategori
Uncategorized

NE SE NJE DITE DO TE HAPEN ARKIVAT.

10846096_407557932734045_4738696782662924115_n

Ushtarakë madhorë, deri dhe ish-ministri i fundit i mbrojtjes në regjimin komunist, Kico Mustaqi, shefa te sherbimeve sekrete dhe kryetare degesh te rendesishme zyrtarë të lartë të sigurimit famëkeq të shtetit, qe lanë vendin dhe emigruan kryesisht në vendet fqinjë.në kushtet e jetesës për mbijetesë, ata me të gjitha gjasat   cicërun në këmbim të bukës.

Për aq sa dinin dhe për aq sa ju kërkonin. Dhe shumë nga ta nuk dinin pak.

“Nese një dite do të hapen arkivat sekrete, sidomos të fqinjeve, shqiptaret do te shohin tmerr me sy.

Shume nga politikanet apo patriotet e deklaruar si të tillë, sidomos ne keto 23 vite, do të shfaqen siç jane, antishqiptare dhe tradhtare”!

Ja tradhetaret e ndarjes se detit me Greqine.

(1) Funksionari i pare.
Që ka sherbyer në qeverine e Nanos dhe të Berishes, ish-anëtar i komisionit për ndarjen e detit, ështe verifikuar se i shërbente një shërbimi të një vendi fqinje me Shqipërine, ne momentin që emri i tij u dergua per dekret në zyren e ish-presidentit Moisiu në vitin 2004.
Atehere ka pasur një debat të forte në zyrën presidenciale per fatin e tij, mes Moisiut dhe ministrit propozues, por ne rrethana ende të panjohura, ai individ ka marre detyren e larte në një sektor nga me të rëndesishmit e delikate të shtetit, duke u bere, si të thuash, nje nga “kater gradat” me të larta të atij sektori.

(2) Funksionari i dyte.
Ish-anetar i komisionit për ndarjen e detit, e ka pasur edhe me te nderlikuar situaten. Me shtetesi të dyfishte, shqiptare dhe te një vendi perendimor, ky person që ka sherbyer gjithashtu nen të dy ngjyrat e qeverisjes se vendit, te majte e te djathte, eshte vene ne sherbim te dyfishte, ndaj nje vendi fqinje dhe nje vendi tjeter perendimor.
Rekrutimi i tij eshte bere ne baze te lidhjeve familjare. Edhe nje njeri shume i afert i familjes se tij, ka qene ne sherbim te fqinjit te Shqiperise. Se fundmi, ngritjen e tij ne detyre e ka firmosur ish-presidenti Topi.

(3) Zyrtar i larte.
Zyrtar i larte i shtetit shqiptar, i dorehequr kohet e fundit nga detyra, qe gjithashtu mbante nje detyrë mjaft delikate, ka qene edhe objekt, edhe subjekt i dy sherbimeve sekrete, në lindje dhe perendim. Madje, sherbimi perendimor, faktoi dhe nje veprimtari te paligjshme në drejtorinë ku ai ishte titullar dhe duke e komunikuar një gje të tille në Tirane.

Askush nuk do të mundej ta pergenjeshtronte kete skandal te jashtezakonshem dhe jo të shkeputur e rastesor ne strukturat me te larta të shtetit shqiptar.
Skandal per te cilin jane ne dijeni politikanet me te larte të vendit, te majte dhe te djathte.
Skandali nuk fillon me keta të tre dhe nuk mbaron me keta të tre, por nuk dihet madje, edhe se deri ku shkon.
Ai ështe rrjedhoje sa e amatorizmit proverbial te qeverisjeve ne vend, po aq dhe veprimtarive të qellimshme te segmenteve te caktuara të tyre. Thjeshtesisht dhe ngushtesisht antishqiptare.
Nje dite, kur shteti te behet i pergjegjshem, ka megjithate nje shans qe per ta dhe shume e shume kolegë te tyre te te njejtit zanat, nuk do te kete me “promovime personale dhe profesionale”. Atehere, mund të marrin shpjegim tjeter dhe histori te erreta qe kane ndodhur ne Tirane.

Kategori
Uncategorized

“Reuters”: Ja si luftuan çamët kundër fashizmit

147183Speciale

Agjencia “Reuters” më 22.12.1940, gjatë kohës së luftës italo-greke, transmetonte këtë lajm nga Manastiri: “Ushtarët shqiptarë të mobilizuar me forcë në ushtrinë italiane kanë ngritur krye dje në një sektor të prapavijave italiane dhe i kanë shkaktuar armikut, humbje të mëdha deri sa u kapën. Një pjesë e tyre, pa marrë përpjetë brigjeve ku vazhdon të rezistojë”. Më 4.12.1940 agjencia “Anatoli” lajmëronte nga Athina se “një gjeneral italian i kapur rob prej grekëve, ka deklaruar se ushtria italiane po pëson humbje të rënda nga shkaku i tradhëtisë së shqiptarëve”.
Dhe Musolini vetë, në një letër dërguar Hitlerit më 22 nëntor 1940, donte t’i justifikonte po në këtë mënyrë humbjet. Dhe ja se ç’thotë Badolio në kujtimet e tij: “Fushata fillon, pra. Gjithë bota i di zhvillimet e saj. Trupat greke në Epir qëndrojnë trimërisht në Kalamas, kurse bandat dhe trupat shqiptare, që bënin pjesë në divizionet tonë, ose na tradhëtuan, duke bërë sabotazhe ose u hodhën te grekët”.

Gazeta “Figaro”, nr.588, 4 korrik 1946, duke bërë fjalë për luftën italo-greke, shkruante: “Çetat shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane, në rrugët që çonin në front”. Ndërsa radio “Londra” më 26.10.1940 transmetonte: “Mësohet nga Shqipëria se çeta shqiptare në veprim të prapavijave italiane, presin dhe sabotojnë vijat e komunikacionit, duke u futur tmerrin reparteve italiane të izoluara. Grupe të armatosura kanë mundur të hyjnë në kryeqytet dhe kanë afishuar mbi të gjitha godinat qeveritare dhe deri në pallatin e qeverisë italiane proklamata, me të cilat ftojnë italianët të zbrazin Shqipërinë”.

Gjithashtu më 4.1.1941, BBC-ja (radio Londra) transmetonte: “Në rrethet ushtarake vihet re se, shqiptarët u sjellin ndihmë të madhe grekëve kundër italianëve”. Ja pra cila ka qenë popullsia çame. Populli shqiptar i Çamërisë nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i pushtuesve. Kemi jetuar gjithnjë mirë me popullin grek, me të cilin kemi luftuar krah për krah kundër okupatorëve fashistë italianë e gjermanë.Gjatë luftës sonë antifashiste, populli shqiptar i Çamërisë u lidh në një miqësi të sinqertë me popullin grek. Nën dritën e këtyre fakteve, akuza e vetme e historiografisë greke të pasluftës dhe e diplomacisë greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, të cilët kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës, duket nën figurën e saj të vërtetë, e gënjeshtërt dhe pa asnjë bazë.E kundërta është e vërtetë: Napoleon Zerva ishte një kriminel kolaboracionist.

Si qëndron e vërteta?
Është rasti të pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Më 8 shtator 1943, ditën e kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në Konispol duke ardhur nga ana e Sajadhës, të udhëhequr prej kapitenit zervist të quajtur Vito dhe dogjën mëse 50 shtëpi. Gjatë ofensivës së madhe të dimrit 1943-1944, organizuar prej gjermanëve kundër ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, forcat gjermane me bandat e Zervës erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe u vunë zjarrin krahinave të Zagorisë dhe të Pogonit. Banda të tjera zerviste, bashkë me gjermanët, luftuan kundër partizanëve shqiptarë në janar 1944 dhe u vunë zjarrin katundeve Kranë dhe Dërmish, si dhe shtëpive të të gjithë partizanëve minoritarë të dropullit, kurse në shkurt 1944, këto banda dogjën katundin Dhrovjan. Gjatë ofensivës tjetër të madhe të gjermanëve në qershor të vitit 1944, forcat zerviste erdhën përsëri bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia, nga ana e Voshtinës dhe dogjën në Zagori ç’kishin lënë herën e parë. Kështu, kurdoherë gjermanët vinin nga Greqia për të goditur forcat e ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, mbështetja e tyre kryesore përbëhej nga bandat e gjeneralit kuisling grek, Napoleon Zervës. Nga ana tjetër, gjithë bota është informuar për terrorin e ushtruar ndaj popullsisë Çame në Greqi. Në qershor të vitit 1944 dhe në mars të vitit 1945, bandat e gjeneralit kuisling Napoleon Zerva, dogjën katundet tona, plaçkitën pasuritë dhe vranë me mijëra burra dhe gra, fëmijë dhe pleq. Mëse 25 mijë çamë, që mundën të shpëtonin nga vdekja, u arratisën në Shqipëri.

Kjo është një arsye më shumë që populli shqiptar i Çamërisë, i vogël në numër, por i madh në sakrificat që ka bërë për kauzën e përbashkët, të ketë gjithë të drejtat e botës për të kërkuar trojet e veta dhe gjithçka që grekët i kanë grabitur me dhunë dhe gjenocid të paparë. Fakte të tjera të pakundërshtueshme Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë.

Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë -shkruan Jani Sharra – qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës… i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt.

“Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”. Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari. Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Ç’ndodhi pas pushtimit gjerman?

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën.

Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”. Ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi,Musa Demi, Tahir Demi, Petrit Demi, Vehip Huso, Qemal Vërsela, Myfit Sejko, Taho Sejko e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë.

Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste. Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.

Dokumenta që provojnë bashkëpunimin e Zervës me gjermanët
Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim.

Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar… Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 kishin rreth 10000 luftëtarë. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se “Forca 399” nuk mohonte faktin që pati rreth 700 shqiptarë që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- “pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar” hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç’vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një “situatë grindjesh”. Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt “padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët”. Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se “Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944… Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet”.

Justifikimi grek vazhdon
Teza e fabrikuar greke e “bashkëpunimit me pushtuesit” vazhdon të mbetet arsyeja e vetme me te cilën grekët justifikojnë akoma spastrimin e dhunshëm të Çamërisë më 1944 dhe 1945. Prof. Beqir Meta, një studiues dhe historian i njohur, thotë se abuzimi me çështjen e “bashkëpunimit të çamëve me gjermanët” ka qenë dominues gjatë gjithë këtyre viteve. Por vetë gjenerali i ushtrisë Republikane greke EDES, Napolon Zerva, ishte për një kohë të gjatë bashkëpunëtor i gjermanëve, derisa anglezët e bindën të bashkohet me aleatët”, thotë historiani Meta.

Grabitja dhe shtrëmbërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale.

Kategori
Uncategorized

Shërbimi inteligjent i Mullaheve dërgon agjentë në Shqipëri

1_2Këshilli Kombëtar i Rezistencës dhe Sigurisë iraniane ka bërë të ditur se shërbimi i inteligjencës së mullahëve po përdor agjentë të saj për të sabotuar transferimin e refugjatëve nga Kamp Liberti në Irak. Agjentë të këtij shërbimi janë transferuar në vende të ndryshme përfshirë dhe Shqipërinë.

Kryetari i rezistencës iraniane kishte deklaruar në shtator se qëllimi i shërbimit të inteligjencës së mullahëve është që anëtarët e rezistencës të mos largohen nga Ashrafi apo Iraku, si dhe eliminimi fizik i tyre. Në mbështetje të kësaj deklarate vjen dhe shkrimi në një të përditshme iraniane që kontrollohet nga qeveria sipas së cilit republika islamike e Iranit nuk do të lejojë asnjë vend që të strehojë këta terroristë dhe nëse kjo ndodh atëherë këto vende duhet të përballen me pasojat politike dhe ekonomike.

Po sipas këshillit kombëtar të rezistenvës regjimi klerik ka kërcënuar dhe qeverinë shqiptare duke thënë se në të ardhmen vendet e Ballkanot do të jenë dëshmitare të bombardimeve dhe sabotimeve. Në mbështetje të këtyre kërcënimeve shërbimi famëkeq i mullahëve ka punuar për të sjellë elementët e tij si refugjatë në Shqipëri duke i prezantuar si ish anëtarë të rezistencës në Iran. Njëri ptrj tyre i quajtur Ehsan Bidi raportohet të ketë hyrë në Shqipëri në 16 tetor të vitit 2013 duke u prezantuar si refugjat dhe ish anëtar i rezistencës. Pasaporta e tij iraniane e lëshuar në 27 janar të këtij viti tregon qartë se statusi tij i refugjatit është i pakuptimtë.

Përfaqësuesit e rezistecës dhe këshilltarët ligjorë të Kamp Liberti kanë paraqitur kundërshtimet e tyre për këtë çështje përfaqësuesve të UNHCR-së më 21 tetor . Komiteti Anti – terrorizmit sjell në vëmendjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe UNHCR-së aktivitetet e regjimit të mullahëve në Shqipëri dhe kërkon dëbimin e këtyre elementeve nga Shqipëria .

Kategori
Uncategorized

Aleatët e Luftës së II Botërorë vlerësojnë LANÇ.

14409_925147277497527_1126921224638120922_nAnglia i jep Shqipërisë statusi i vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit

Aleatët e Luftës së II Botërorë vlerësojnë LANÇ, ndërsa kolaboracionistët shqiptarë e përdhosin

Botuar te gazeta Telegraf 5 dhjetor 2014
Jakup B. GJOÇA
Shqipëria ngaqë në këto 23 vjetët është futur në terrin e errësirës së tranzicionit politik, pa mundur të gjejë dot rrugën e demokracisë europiane, kjo duket më qartë se ne vetë ende nuk kemi një vlerësim të paanshëm për historinë tonë. Palët politike bëhen qesharakë përballë historisë, derisa secila më vete kërkon të ndërtojnë e të shkruajë Historine e Shqipërisë më vete, thua se kjo histori është një copë tokë e braktisur deri tani dhe partitë politike i dolën zot si pronarë të saj.
Politikanët në rolin e karagjozit historik
E Djathta politike në Shqipëri, duke dashur që të vendosë kufirin ndarës nga rregjimi komunist që sapo rrëzoi, aktin e parë historik të saj – në emër të Demokracisë së re që donte të ndërtonte – ishte që të ndryshonte Ditën e Çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Këta politikanë të rinj, që nga komunistë, brenda një nate, u vetpagëzuan demokratë, sikur bindja politike të jetë këmisha e ditës që veshin e xhveshin përditë, e ndryshuan Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga 29 nëntor në 28 nëntor, jo aq nga padija dhe injoranca historike, por, thelbësorja, është se duan të mohojnë simbolikën që mbart në Histori 29 Nëntori i 1944-s. Kjo e Djathtë politike qëllimisht sot mundohet të përdhosë LANÇL të popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nazizmit me tmerret, terrorin e diktaturën e sistemit komunist që u montua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo e Djathtë politike nuk e ka edhe kaq merak të dënojë dhunën e diktaturës komuniste të pasluftës, sesa kërkon që të marrë sot revanshin historik të kolaboracionistëve shqiptarë të djeshëm, ndaj vetë LANÇL të popullit shqiptar. Kolaboracionistët shqiptarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin shërbëtorët dhe ekzekutuesit e fashistëve dhe nazistëve që gjakosën popullin, pa dallim feje, bindje politike.
Aleatët e Luftës së II Botërore vlerësojnë LANÇ
Në kuadrin e 70 vjetorit të Fitores të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria vlerësohet dhe nderohet nga Aleatët për kontributin që dha me LANÇL, e cila e renditi Shqipërinë në krahun e Fitimtarëve. Kështu Shqipёrisё iu dha dje statusi i vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit (IHRA). Vendimi pёr dhёnien e kёtij statusi u bё i ditur gjatё sesionit të dytë plenar tё Kryesisё britanike tё IHRA-s, i cili është duke u zhvilluar në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar. Ky status i dhënë Shqipërisë është vlerësimi më maksimal që Aleatët dhe Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore i japin kontributit të popullit shqiptar që mbrojti nga naziztët popullsinë hebreje që jetonte në Shqipëri. Ndërsa kolaboracionistët shqiptarë, si bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, ishin zagarët që gjuanin, përgjonin dhe dorëzonin te padronët e tyre, nazistët, edhe popullsinë hebreje që jetonte në Shqipëri, sikurse vrisnin çdo partizan dhe nacionalist që luftonte nazistët. Kjo shpjegon përse sot pjella biologjike e kolaboracionistëve shqiptarë, e Djathta politike e mohon tërësisht LANÇL dhe kontributin që dha populli ynë në Fitoren përfundimtare mbi nazizmin!
Statusi i vёzhguesit nё IHRA për Shqipërinë
Statusi i vёzhguesit nё IHRA iu mundёson të gjithё tё interesuarve dhe ekspertёve shqiptarë tё fushёs akademike, historisё, kёrkimit shkencor, arkivave, arsimit dhe kulturёs që tё aplikojnё pёr projekte tё ndryshme kombёtare ose rajonale qё promovojnё bashkёjetesёn fetare dhe komunitare, tolerancёn, paqen dhe ndёrgjegjёsimin pёr shmangien e paragjykimeve mbi baza fetare e etnike.
SOMARIO
Kjo e Djathtë politike qëllimisht sot mundohet të përdhosë LANÇL të popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nazizmit me tmerret, terrorin e diktaturën e sistemit komunist që u montua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo e Djathtë politike nuk e ka edhe kaq merak të dënojë dhunën e diktaturës komuniste të pasluftës, sesa kërkon që të marrë sot revanshin historik të kolaboracionistëve shqiptarë të djeshëm, ndaj vetë LANÇL të popullit shqiptar. Kolaboracionistët shqiptarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin shërbëtorët dhe ekzekutuesit e fashistëve dhe nazistëve që gjakosën popullin, pa dallim feje, bindje politike.

Kategori
Uncategorized

ÇFAR E MBAN GJALL NJERIUN

1378875_10202218603330765_1887288373_n
(tregim) nga Danel Cana.
Tregojnë një ngjarje të viteve 1930, diku nga një fshat i lumit të Vlorës.
Një fshatari i lindi një djalë dhe siç ishte zakoni në ato fshatra, i zoti i shtëpisë bënte një darkë për vënien e emrit të djalit dhe mblidheshin të afërmit dhe shoqëria, shkonin me peshqeshe, për ta uruar.
Të afërmit apo shoqëria e uronin të zotin e shtëpis për djalin: -Të rrojë, të ket jet të gjatë, u bëftë me leshura të bardha…Kështu urojnë Lebërit.
I zoti i shtëpisë u përgjigjej:- Mos më uroni asgjë tjetër, vetëm më thoni; u bëftë njeri!
Uaaa!- Çuditeshin miqtë dhe shokët. – Po ai njeri është..!
– Jooo, – ja kthente fshatari i mënçur. – Ai tani lindi, për t’u bër njeri. Kjo është shpresa e çdo prindi për fëmijët e tij.
– Ke shum të drejtë, – ja ktheu përgjigjen njëri nga bashkfshatarët e tij. – Ajo që thua është jetike për njeriun. Prandaj punojmë e rropatemi gjithë jetën për ti rritur sa më mirë fëmijët tanë, që ata të mësojnë dhe ta plotësojnë dëshirën e prindit. Ky është vlerësimi më i madh për çdo prind.
Kalojnë vitet dhe djali rritet, shkon në shkollë dhe mbaron gjimnazin e asaj kohe në Vlorë me rezultate të mira. Gjatë gjithë kohës në shkollë njihej si një nxënës i mirë, i sjellshëm dhe me vullnet për të mësuar.
Babai i tij kishte dëshirë që djali të vazhdonte shkollë, nëpër shkollat e Evropës, të bëhej dikush, me një zanat, me dituri, të shpëtonte veten dhe miqtë e shokët nga prapambetja. Një nga dëshirat e mëdha të babait të djalit ishte që, djali të shkonte në shkollat e dëgjuara të Francës dhe të mësonte për drejtësi, të bëhej avokat, gjyqtar.
Nuk la njeri të njohur, miq e shokë pa kërkuar ndihmë që djalin ta çonte diku për të mësuar.
Mbas një kohe përpjekje, arriti dhe gjeti një mundësi dhe djali u nis për në Francë, të studionte drejtësi. Babai i tij nuk ishte keq nga gjëndja ekonomike, sepse kishte ara, toka,bagëti, biles edhe një dyqan kisht në Vlorë ku bënte tregëti me disa miq italian.
Djali shkoi në Francë me një porosi të vetme të babait: Mëso të bëhesh njeri!
Nga letrat që këmbenin haberet i vinin të mira babait të djalit dhe familjes.Djali e kishte marr me qejf shkollën dhe ishte i pari në mësime.
Mbas katër vjet studime djali kthehet në vëndin e tij, në Vlorë, i paisur me një diplomë, me dituri, i burrëruar, i veshur ndryshe, evropiançe, me kollaro e kostum.
Dalin të afërmit ta presin në portin e Vlorës, me dy kuaj, në njërin do hipte djali dhe në tjetrin ngarkuan valixhet me rroba dhe libra të tij.
Arritën në fshat më të ngrysur. Kur arriti në shtëpi djali pa se e prisnin gjithë të afërmit bile edhe fshati aty kishte ardhur prë t’u takuar me të. Babai i tij i kishte lajmëruar se do bënte davet, (një darkë) për ardhjen e djalit nga shkolla.
U shtrua sofra, me bukë e gjellë e raki. Filluan urimet një nga një siç ishte zakoni i labërisë dhe të gjithë e uronin të zotin e shtëpisë; shyqyr që të erdhi shëndosh djali dhe me një nuse të mirë së shpejti.
I zoti i shtëpisë i dëgjoi me vëmëndje duke i falenderuar pastaj mori gotën për ti uruar të gjithë për mirseardhjen e tyre dhe duke përfituar nga rasti, si në të tilla gëzime, ju drejtua të gjithëve sa ishin aty:
– Ju kujtohet gjë miqtë e mi, kur më uronit në lindjen e djalit, si tani kemi qënë mbledhur në këtë odë. Si ju thosha atëherë kur më uronit; të rrojë djali?
– Po. – U përgjigj njëri nga fshatarët.
– Unë e mbaj mënd si sot kur të gjithë të uronin; të rrojë djali, ti u thoshe: Të bëhet njeri.
– Po. Ashtu kam thënë – u përgjigj i zoti i shtëpisë. – Dhe për ta provuar këtë po e pyes në prezencën tuaj djalin tim, nëse është bërë njeri!
Të gjith të pranishmit u çuditën dhe shikonin njëri-tjetrin në sy.
– Më thuaj biri im, çfar e mban njeriun gjallë në jetë?
– Djali, i pa njëher të gjithë në sy, pastaj filloi të përgjigjej, duke thënë se njeriu duhet të punoi për të jetuar, të ketë shëndet etj. si këto.
Babai ngrinte vetullat në shënjë mohimi duke i thënë: Jo biri im, nuk ti paska mësuar akoma ai mësuesi atje të gjitha gjërat. Unë dua ti mësosh, e kur ti mësosh, do ti mbledh përsëri këta burrat këtu e ta festojmë.
Djali u prek shum në sedër por nuk dyshonte në filozofin e babait prandaj përpara gjith të ftuarëve ai u zotua se do nisej përsëri andej nga erdhi, sa të zbardhte dita dhe do ta pyeste mësuesin për këtë.
Dhe ashtu bëri. Sapo u gdhi dita u nis përsëri për në Vlorë të zinte anijen. Rruga kalonte nga një fshat tjetër dhe aty e zuri një etje për ujë. Përpara tij gjeti një fshatar të moshuar që po mundohej të ngarkonte mushkën e tih e cila ja kishte hedhur barrën si dukej, diçka e kishte trëmbur. Djali e pyeti fshatarin nëse dinte ndonjë çezëm këtu afër.
– More çezmën ta them unë ty po hajde më ndihmo pak të ngrakojmë mushkën se nuk qëndron e flamosura. – Ju përgjigj fshatari.
Djali shkoi atje dhe e ndihmoi. Si gjithmon në këto raste njerzit pyesin njëri tjetërin nga je, i kujt je, ku vete etj.
Djali filloi ti tregojë shkurtimisht historin e natës së shkuar dhe pse ishte nisur përsëri andej nga erdhi.
Kur e mësoi fshatari se i kujt ishte dhe ku shkonte qeshi me të madhe.
Djali u çudit me sjelljen e fshatarit.
– Po si ore, do shkosh përsëri në Francë për të gjetur përgjigjen e pyetjes së babait? Po si ore nuk e njeh fare baban tënd? Këtë përgjigje ta thotë plaku ty dhe mos u mundo të shkosh në Francë. Kjo është një shprehje popullore dhe ti ngaqë nuk je i rrahur me jetën duhet t’a kishe mësuar nëpër libra, prandaj të ka pyetur babai me këmbëngulje. Unë e njoh baban tënd dhe do m’i bësh shum të fala nga unë. I thuaj se shpresa na mban gjallë më tha xha Ganiu.
Djali e falenderoi dhe u kthye mbrapsht përsëri për në shtëpi. Kur e pa i jati në derë e pyeti i çuditur:
– Nuk do shkosh përsëri të pyesësh mësuesin?
– Po ç’e dua mësuesin e Francës unë baba, kur mësuesi popull është më i mënçur. Ke të fala nga Ganiu….
– Ama paske takuar Ganiun…po e mora vesh. Ta paska mësuar!
– Po Baba. Edhe unë dakord jam se ; shpresa është ajo që e mban gjallë njeriun.
– Po biri im.Tani ftoj edhe një herë miqtë se djali im u bë Njeri.

Kategori
Uncategorized

Letra plot ankth që i shkroi Enver Hoxhës, Dhimiter Pilika.

135945_1 135946_2Dokumenti që rrëfen frikën e studiuesit, pas kritikave që ka marrë nga Instituti i Historisë, për artikujt e botuar në revistën ‘Ylli’, mes të cilave një letër e Skënderbeut..

DOSSIER NGA ADMIRINA PEÇI.

Kjo letër e 2 prillit 1967, që pellazgologu dhe studiuesi i njohur i antikitetit Dhimitër Pilika  i dërgon Enver Hoxhës, tregon pozitën tepër të vështirë të një studiuesi, i cili duhej të shkruante historinë nën censurë dhe sipas rregullave të rrepta të regjimit.

Letra e mbushur me përulje, ankth dhe frikë, shtjellon rastin kur Dhimitër Pilika ishte gjendur nën kritikat e Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, pas botimit të një varg artikujsh shkencorë në revistën “Ylli”. Pilika i shpjegon Hoxhës se kritikët i kishin vënë në dukje një frazë të cilën ai e kishte huazuar nga një fjalim i Hoxhës.  “…Ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve.Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp”, shkruan Pilika në letrën e tij për Enver Hoxhën, duke i kërkuar pak më tej që nëse do të gjejë pak kohë ta gjykojë e ta dënojë vetë ai.

Letra për Skendërbeun që Pilika përmend, ishte botuar prej tij në revistën “Ylli” e shoqëruar me një shkrim dhe shënime plotësuese prej tij. Sipas Pilikës me atë letër Skënderbeu i drejtohej kardinalit të Fermos Dominik Kapranikës, duke e lajmëruar se kishte pikasur që ishte nisur nga Stambolli një ekspeditë ushtarake drejt Shqipërisë.  Letra sipas Pilikës botohej për herë të parë në  revistën “Ylli”. [Artikullin, letrën dhe shënimet plotësuese do ti sjellim të plota në ditët në vijim.]

Duke u ndalur sot në letrën që Dhimitër Pilika i nis Enver Hoxhës, duhet theksuar sërish pozita e tij e vështirë që me shumë gjasa e ka shtyrë ti shkruajë numrit nji të regjimit.
Pilika e mbyll letrën e tij me frazën plot ankth “…ju lutem të kujdesi që të rishikohet një interpretim i tillë i fakteve, i cili më ka kthyer në gjysmë njeriu dhe gati sa s’po më bën të loz mëndsh me gjithë familje…”

Letra e plotë e Dhimitër Pilikës për Enver Hoxhën
I nderuari dhe i dashuri shoku Enver,
Ju kërkoj të falur që po ju shqetësoj me këtë letër.

Interesimi atëror që kini treguar personalisht vjete me radhë për shëndetin tim, punën, të ardhmen dhe brengat e mia, në Çekosllovaki dhe këtu, më ka bërë borxhli për gjithëmonë. Jam përpjekur me tërë mundësitë e mia ta meritoj këtë nder të veçantë dhe ju zotohem se paskëtaj do të shkrij çdo thrimezë energjie në vetvete që edhe tek ne të realizohet sa më parë ideali i Marksit, që të ketë “për të gjithë bukë dhe trëndafilë”. I nisur nga qëllimi që të evidencohet gjithçka pozitive ruhet në traditat tona patriotike mijravjeçare, që të luftohen pikpamjet antishqiptare të historianëve të huaj reakcionarë, dhe që kështu e kaluara t’i shërbejë së sotmes, rraha të botoj ndonjë punim në revistën “Ylli”.

Disa javë më parë, këto shkrime u kritikuan në Institutin e historisë dhe të gjuhësisë, edhe, ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve. Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp.

Për sqarim, duke ju lypur ndjesë, po lejohem t’jua bashkëngjit këtu të gjithë artikujt e mij të botuar te “Ylli”, me lutjen tepër të guximshme që, në gjetshi diku ndonjë copë kohe të lirë, t’i gjykoni e të më dënoni: do ta prisnja ndëshkimin tuaj përzemërsisht si ilaçin më shpëtimtar, aq më shumë kur edhe unë vetë, sipas porosisë së Partisë dhe tuajës, po çrrënjos me vetëdijë dhe pa mëshirë çdo çfaqje të unit në jetën time, prej të cilit burojnë gjithë të këqiat.

Në vijim të kësaj situate, pasi qeshë shprehur kundër të metave të ndonjë punonjësi të Institutit të historisë dhe gjuhësisë, u kritikova sidomos sikur paskam synuar të denigrohej Instituti vetë, gjë që nuk e kam shkuar ndonjëherë ndër mënd as edhe në ëndërr.

Me që e ndjej ndërgjegjen të larë fund e majë nga xanxa të tilla, dhe këtë jam gati ta provoj duke dhënë sakaq edhe jetën time në shërbim të idealeve të Partisë sonë, marr guximin t’ju lutem të kujdesi që të rishikohet një interpretim i tillë i fakteve, i cili më ka kthyer në gjysmë njeriu dhe gati sa s’po më bën të loz mëndsh me gjithë familje. I bindur në drejtësinë e Partisë dhe tuajën, mbetem gjithënjë nxënësi juaj besnik me respekt dhe mirënjohje për jetë.

Kategori
Uncategorized

DISHEPULLI I KRISHTNIMIT SHOQNOR.

cache-210-166-strict-136855U quejt Frati i kujtimeve, Frati i plagëve, i plagëve që mbeten të pambylluna, i plagëve që kullojnë edhe sod lot, Frati i dekadave të vorfnisë materiale e shpirtnore; Frati vuejtësve fisnikë, që u shuen nder burgjet e komunistëve…

DOSSIER NGA KOLEC CEFA

“Nderi i Kombit” dhe “Pena e artë” janë dy tituj që pavdeksojnë edhe emnin e P. Zef Pëllumbit, dy tituj honorifikë që ndriçojnë vlerësimin për dëshmitë e tij të dhimbshme, për krimet e fshehta e të dukshme të diktaturës; dy tituj honorifikë, që e shtijnë me dinjitetin e duhun në panteonin e njerëzve tanë të vlerësuem, e që  rrijnë nder themelet e kulturës sonë, e performancave tona me frymë kombëtare, e në klimën perëndimore.

U lind në bjeshkët e moçme të maleve tona, u arsimue në jetën shkollore të akademikëve françeskanë, u formue në klimën e traditave e të virtyteve tona etnike, e u kalit në terrorin e burgjeve komuniste si disident politik, tue mbetë një emën i përmendun, i paharruem, i madh, edhe pse Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i ri, 2008-2009 i mbylli padrejtësisht e panjerzishëm dyert e tij.

Kolegji françeskan e kuvendi i Troshanit i hapën një hapsinë dijeje e kulture, i edukuen urtinë me kërkue të vertetën dhe guximin me e thanë atë. Ndeshtrashat perfide ndaj françeskanëve i forcuen karakerin, i ushqyen burrninë malsore, i poqën durimin. Kishte lindë me ndjenjën e fortë me e dashtë lirinë. Ai ishte nga ata që dinte me përballue të keqen, por dinte edhe me falë, madje bante thirrje me falë, por jo me harrue. Pader Zefi kishte kujtesë të fortë, mbante mend shumë, por nuk mbante inat aspak.

Pader Zefi e jetoi dhe e duroi kalvarin e jetës së vet, në burgje, (“një çerek shekulli pa i dijtë vetes faj”) për të dëshmue sy në sy të vërtetat e hidhuna që jetoi. Dhe dëshmoi qartë, bukur, me za të naltë, aty ku ndigjohet zani, aty ku përhapet fjala, aty ku mbetet dëshmia-porosi e françeskanëve të mëdhaj, për të na drejtue kah jeta e virtytshme, kah parimet e pastra, kah ndjenjat e sinqerta. Dhe, mbasi doli nga burgu, vazhdoi “n së dashunit së botësë sanë”: Ut heri dicebamus!

Pader Zefi kishte ambicie kombtare. Mjeti kryesor për me e mëkambë Shqipninë, mendonte, janë mendtë, asht dija. Dhe deklaroi (në mbledhjen e organizueme nga Prof. Dr. Dom Gjovani Brusegan me studentët shqiptarë në Itali, me qender Padovën): “Në qoftë se jemi këtu për me lypë, jemi për me lypë vetem mend”. Në Padovën e njohun heret për ne shqiptarët, gjeti edhe mecenatin e ri bujar e arsimdashës, Prof. Dr. Dom Gjovani Brusegan, që fali për shumë vjet bursa për të pregatitë kuadro për Shqipni dhe bursa për kualifikime e specializime në fusha të ndryshme, me të vetmin kriter: të bahen të aftë për të punue për atdhe tonë.

Kur me 1913 u fitue pavarësia, patriotët tanë u përpoqen të ndërtojnë shtetin shqiptar e Konica bante thirrje për shtet prendimor, në shtypin shqiptar lindi një revistë, ku françeskanët shqiptarë afruen kontributin e vet të çmueshem. Revisten e quejtën “Hylli i Dritës”, pse po lindte “nëper ag të qytetnisë së Shqypnisë”. 80 vjet ma vonë Pader Zefi, në kushte të ngjashme, me vullnetin me krijue shtet, nxori revisten françeskane “Hylli i Dritës”, ku kërkoi ndërrimin e butë të sistemit, me shtet të së drejtës, me demokraci të vertetë për të gjithë, me pluralizëm të natyrshëm, plot mirëkuptim, e tolerancë, me jetë shoqnore kombëtare e frymëzim prendimor, shkurt, pa Katovicë. Hyllin e Dritës e quejti “busulla në të cilën shënohet vetëm një drejtim: Europë”.

Aktuale atëherë, aktuale sot. Pader Zefi i dha frymë, shpirt e jetë revistës! Por nuk u ndal te revista, as te artikujt e tij me vlerë fetare e shoqnore. Si arkivist i vjeter, themeloi arkivin e ri. Ai vetë ishte arkiv i gjallë kujtimesh: mblodhi në popull materiale arkivore (edhe autori i këtyne rreshtave dorëzoi materiale), e pasunoi me materiale ardhë nga arkivat personale të P. Daniel Gjeçaj, të P. Marlekaj, të P. Paulin Margjokaj, etj. Një za i përmbrendshëm i kujtonte porosinë e françeskanëve të vjetër dhe filloi botimin e dorëshkrimeve të mbetuna gjallë: krijoi “Kolanën Françeskane” e botoi vepra te çmueshme të autorëve me vlera letrare e kombtare, si: kryesorët që zbuluen “Visaret e kombit”: Gjeçovin, që mblodhi pasuninë e mendimit juridik shqiptar; P. Bernardin Palajn, që praroi epikën tonë të mrekullueshme me talentin e vet poetik; P.Donat Kurtin që i dha shijë e profum përrallave tona kombtare.

Pastaj u botuen poetë, gjuhëtarë, prozatorë etj, elitë intelektuale e shpirtnore e kombit tonë. Pader Zefi nuk asht pranë nesh, por Kolana e tij vazhdon premtuese e ngadhënjyese.
U quejt Frati i kujtimeve, në fakt qe Frati i dëshmive, i dëshmive të dhimbshme që as nuk duhen fshehë, as harrue, as mohue; Frati i plagëve, i plagëve që mbeten të pambylluna, i plagëve që kullojnë edhe sod lot, Frati i dekadave të vorfnisë materiale e shpirtnore; Frati vuejtësve fisnikë, që u shuen nder burgjet e komunistave, ku u ballafaque dhuna ma e eger, ma e ndytë e ma e pashpirtë e diktaturës me pafajsinë e qytetarit të lirë, ku injoranca ma e thellë demaskonte e torturonte dijen ma të këthielltë, ku i verbëti donte t’i udhëhiqte rrugën njeriut që shifte qartë dhe larg.

Dhe u shpreh: “Dante e ka shkrue komedinë, ferrin e tij, për ne, jo për ju”. Dhe vertetë, po ta kishte shkrue ferrin nder birucat e hetuesisë, krejt ndryshe do ta kishte shkrue, se në Shqipni do të kishte pa atë që tha poeti Ali Asllani: “Shtrydhe tokën, kullon gjak”, se skenat e qelive komuniste të trishtojnë, të rrënqethin, të demoralizojnë, të zvetnojnë dinjitetin e të perdhosin karakterin me parafytyrimet kriminale ma shumë se skenat e ferrit dantesk, tue të dhunue çdo hir të dinjitetit njerëzor e tue të percjellë te vargu i poetit-gjeni: “O ju që hyni mbrendë, keni mbarue!”. Prandej: as pluhun, as hije, as harresë nuk duhet të bjerë mbi to.

Pader Zefi na dhuroi memuaristikë françeskane: memuaristikë me vlera dokumentuese letrare e morale. Hapi i pari siparin e kësaj proze burrnore, shkrue me frymëzim martirësh, mbruejtë me ndjenja e plot erëza hiresh e virtytesh, por edhe e njomë me dhimba plagësh të pamjekueme, shkroi për një rilindje shpirtnore (të parilindun), për një zgjim kombtar (të pazgjuem), për një drejtim prendimor, (pa Prendim). Memuaristika antikomuniste lëshoi rrajë ma parë në mendimin e vuejtësve, mandej në shkrimet e dashamirëve e u kthye, pothuej, në traditë e çlirueme nga frika. Shkroi trilogjinë “Rrno për me tregue” që mbeti si testament për breznitë e ardhshme.

Kush do me njoftë komunizmin pesëdhjetvjecar shqiptar, duhet të lexojë trilogjinë e Pader Zefit. Vepren e shkroi jo për t’na prishë gjakun, por për t’na mprehë sytë e mendjes; jo për t’na ftofë zemrat, por për t’na ngrohë virtytet e saj, jo për t’na thye shpresat, por për t’na ngjallë hov kah e mbara. Vepra nuk asht as ngerrç, as ankth, as stres, se diku paksonte peshën e shtypjes, diku zbuste dhimbjen e trupit, diku hidhte humor edhe nder tortura. Shkroi me gjuhë meshtari: pa falsifikime e pa gënjeshtra; pa inate e pa hakmarrje. Ajo të fton për jetë idealesh, për energji dinjiteti, për orientim të ri: pa egoizem vetjak, pa perçarje partiake, pa vetgjyqsi kanunore.
Trilogjia mbeti si referim historik.

Kadareja u shpreh: “Rrno për me tregue, që është një nga dokumentet më të mëdhenj të gjysmës së shekullit…”.
Shkroi edhe: “Françeskanët e mëdhaj”,(2001).

“Saga e fmijnisë-un që jetova shum shekuj”(me një parashtresë terheqëse, Saga e një idiolekti, shkrue nga Ledi Shamku-Shkreli). (2009); “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (Poemë antiepike)(2001);”Ut heri dicebamus”(2002), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës (At Erasmo Balneo (1756-1788) kronikë e gojëdhanë; si edhe shumë artikuj intervista etj.

Një episod: Një ditë më thirri në telefon  në shtëpi të tij në Shkodër dhe shkova. U befasova, u çudita, shtanga. Pader Zefi kishte jetue 25 vjet nder burgje plot vuejtje e mundime, sharje e fyemje, rrahje e tortura e të gjitha këto nuk kishin muejtë me i dhanë atë pamje të pashpresë fizike, atë depresion të fortë. Ishte ngurtësue burri si cung i pajetë, i premë degësh e gjethësh. Në buzë sikur i kishte dekë fjala.

Fytyra i shprehte një dhimbë të thellë të ngrime në rudhat e trasha; një shikim i pajetë, i vagulluem, i pafiksuem dilte nga  sytë e tij të turbulluem, të shqetsuem. Më zgjati dorën e pafuqishme e që i dridhej, e me mundim më tha: “Kolec, nuk mundem ma me shkrue”. I thashë: “Keni nevojë për pushim, Pader. Mos merr laps, as leter, as libër e shko në malsi, 4-5 muej, e keni për të pa, se do të filloni persëri. Nuk e ndigjoi ngushllimin tim. Nuk e kuptova, a më shihte mue a parandjenjën e vet. Pak ditë ma vonë, shkoi në spital në Itali e nuk u kthye i gjallë.

Pader Zefi e mbajti premtimin e fshehtë, jetoi e dëshmoi, dhe e kreu amanetin françeskan. I mbetet shoqnisë shqiptare të vejë në jetë amanetin françeskan: dekomunistizimin në mentalitet e në praktikën e shoqnisë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

DOSSIER NGA IMZOT ZEF SIMONI.

cache-210-166-strict-137186Persekutimi i Kishes katolike ne Sqiperi,nga 1944-1990/
Nga pushkatimi i meshtarit të parë në Shkodër, Dom Ndre Zadeja, mbas murit të vorrezave katolike, me datën 25 mars 1945, tek pushkatimet, varjet, torturat çnjerëzore, shembja dhe dhunimi i objekteve te kultit e deri tek  burgimet e gjata dhe internimet…

Me 16 gusht të vjetit 1944, me rastin e festës së Shën Rrokut që kremtohet posaçërisht në Shirokë, një fshat buzë liqenit të Shkodrës, në proçesionin e kësaj dite, Dom Ndre Zadeja, meshtari i detyrës, gojëtari në za dhe shkrimtari i zgjedhun, i flaktë në zemër, e nder vepra për “Fe e Atdhe”, binom që kishte karakterizuar klerin katolik historikisht e sidomos në kohët e luftave të Gjergj Kastriotit-Skanderbeut, këto fjalë i tha popullit e rinisë: “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqiat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin.”
Këto fjalë i tha tre muej e pak, para se të hynte komunizmi në Shqipni e gati shtatë muej para se të pushkatohej meshtari i zjarrtë, i vlershëm Dom Ndre Zadeja, i pari meshtar i pushkatuem në Shkodër, mbas murit të vorrezave katolike, me datën 25 mars 1945, ditë e dielle, ngjarje kjo që tronditi Shkodrën, rrethet, malësitë dhe mbarë Shqipninë.

Komunistët e morën vesh vonë, se Mesha e mesnatës për Krishtlindje, me 24 të dhetorit 1944 në Kishën Katedrale nuk do të thuhej, se mos ngjante ndonjë turbullim. Por regjimi i ri nuk e duronte këte veprim. Prandaj disa nacionalë-çlirimtarë të krishtenë edhe ndonjë komunist i krishtenë, ndonëse vonë, rreth orës dy të mbasdrekes iu drejtuen Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit me lutje të thuhej Mesha e Mesnatës. Mbasi Imzoti u tha se tashti asht tepër vonë me lajmue popullin, këta i premtuen se merrshin përsipër ta lajmojshin.

Shkojshin derë në derë tue thanë: “Sonte thuhet mesha e mos kini frikë, pse besimi asht i lirë.” Për ma tepër, po të thonte kush se besimi nuk do të ishte i lirë, kjo do të quhej prej regjimit të ri një shpifje, një parullë e fortë e reaksionit e do të kishte ndeshkime. Shej i sigurtë se nuk do të kishte dredhi u ba të ramët e kumbonëve në mbarë qytetin e një popull i madh mori pjesë qetësisht e me shumë gëzim në Meshen e Mesnatës.
Por regjimi i ri nuk mundi të durojë gjatë, nuk mundi të qëndronte pa gënjeshtrat e veta e pa gënjeshtarë në gjithçka.

Filloi shpejt përsekutimi, një përsekutim i posaçëm në botë e në historinë e kombit tonë, një masakër fanatike dhe e vazhdueshme pesëdhjetëvjeçare, për të rrenue gjithshka me vlerë që ishte arrijtë sidomos mbas pavarësisë. Lufta kundër Kishës e besimit katolik në këtë kohë mund të ndahet në tri faza:

E para, fillon nga vjeti 1945 deri në 1950. Asht ajo e zhdukjes së klerit me burgime e pushkatime, mbas torturave fort çnjerëzore, të zhdukjes së vlerave shpirtnore e kulturore katolike në mbarë Shqipninë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, drejtue prej Enver Hoxhës, mbështetë në politiken sllave direkt në Shqipni, drejtue prej Titos.

E dyta fazë, nisë nga vjeti 1951 deri në 1960 e asht ajo, që na po e quajmë një lloj pakësimi të ashpërsimit të luftës kundër fesë, mbas prishjes së marrëdhanieve me Jugosllavinë.

E treta, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik 1960, por tue mbajtë vijën staliniane, ajo e periudhës kineze, kur do të ngjajnë presione kineze, mbyllja e kishave dhe e të gjitha institucioneve fetare në Shqipni, me revolucionin kultural, deri në 1990.

Shqipnia, kishtarisht kishte pesë dioqeza dhe Abacinë Nullius të Mirditës.
Ishte arkidioqeza e Shkodrës, qendër metropolitane që drejtohej nga arqipeshkvi i saj Imzot Gaspër Thaçi, Arqipeshkvia e Durrësit me arqipeshkvin Imzot Vinçenc Prennushin, që ishte edhe Administrator i Shqipnisë së Jugut, Imzot Gjergj Volaj, ipeshkëv i dioqezës së Sapës, Ipeshkvia e Lezhës me Imzot Luigj Bumçin, Ipeshkvia e Pultit me Imzot Bernardin Shllakun, Abacia Nullius e Mirditës, me qendër në Orosh me Ipeshkvin Imzot Frano Gjinin dhe Delegatin Apostolik, me qendër në Shkoder, Imzot Leone Nigris.

Gjindeshin në Shqipni disa urdhna rregulltarësh e rregulltaresh. Urdhni i Shën Françeskut me provinçialin në Shkodër, urdhën i hershëm qysh në shekullin XIII, që, simbas tradítës, me ardhjen e Shën Françeskut në Lezhë. Një urdhen që mbante misionin edhe në zonat ma të vështira të Dukagjinit. Lavroi gjuhën shqipe e hapi një farë shkolle të mesme në Pëdhanën e Zejmenit, në shekullin e shtatëmbëdhetë, edhe dy shkolla, ajo e Troshanit dhe e Blinishtit. Në qytetin e Shkodrës fretënt kambëzbathë, me sandale, hapshin të parën shkollë fillore publike në Shqipni, për të vorfënit, me 1861. Ma vonë të vorfnit e Asisit hapën edhe liceun “Illyricum” i një niveli të naltë, me nxanës nga mbarë Shqipnia e për të krishtenë e muslimanë.

Një urdhën që dha figura të shqueme të dijës në të gjitha fushat si gjuhëtarë, shkrimtarë, profesorë të shquem të kulturës klasike greko-romake, historianë si: Mons. Vinçenc Prennushi, Atë Anton Harapi, Atë Gjergj Fishta, Atë Justin Rrota, Atë Marin Sirdani, Atë Pashko Bardhi, Atë Bernardin Pali, Atë Donat Kurti, Atë Gjon Shllaku, me të nipin e vet françeskan, Atë Aleks Baqlin, Atë Frano Kiri, Atë Benedikt Dema, Atë Viktor Volaj, Atë Daniel Gjeçaj e të tjerë, të gjithë të pregatitun në Universitetet e Europës, tue shtî kulturën pozitive të Europës e tue i dhanë një zhvillim të madh kulturës shqiptare. Shoqnia “Jezus”, me fillesën e vet në Shkodër, në vjetin 1841, bante një mision të përmendun për të rranjosë fenë me devocione e lutje që do të mbesin të paharrueshme edhe gjatë përsekutimit në zemrat e buzët e popullit. Një mision, që zbuste zakonet e ashpra e pajtonte gjaqet e shumta që arrijshin në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, deri në numrin 4000 pajtime.

Një shoqni që sjell e zhvillon një kulturë të mirë europiane e kulturë kombëtare në Seminarin Papnuer dhe në liceun e Kolegjes Saveriane, tue pasë njerëz të shquem, si: Atë Jak Jungun, Atë Genovizzi-n, Atë Anton Xanonin, Dom Ndré Mjedën, Atë Mark Harapin, Atë Gjon Karmën, Atë Jak Gardin-in, Atë Daniel Dajanin, Atë Giovanni Fausti-n, Atë F. Cordignano-n, Atë Zef Valentini-n, Atë Pjetër Meshkallën, Atë Ndoc Saraçin, Atë Zef Saraçin, etj.

Salezianët e salezianet, të përhapun në disa qendra në Shqipni, të cilët simbas drejtuesit e pedagogut të madh Dom Gjon Bosko, merreshin kryesisht me rini tue shtie nder ata shpirtin e uratës e të punës. Orionitët, edhe këta në gjasim të Salezianëve.

Kuvendi i motrave Stigmatine, Servite, Vinçenciane, të cilat punojshin aq shumë për edukimin e vajzave në shoqni fetare, në shkolla femnore e Vinçencianët nder spitale. Ishte dhe një numër i madh meshtarësh që shërbejshin në famullitë, o gjindeshin në qytete për të mbajtë shkollat, licetë.

Ndër dhunat e para të qeverisë komuniste ndaj Kishës kje mospranimi i Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris 1945, kur po kthente mbas vizitës te Papa, prej Rome në Shqipni. Tue zbritë në Durrës, i kje ndalue të hymit. Në vendin e tij emnohej si Zavendës- delegat Apostolik, Ipeshkvi i Abacisë Nullius, Imzot Frano Gjini. Imzot Gaspër Thaçi, së bashku me Imzot Vinçenc Prennushin u thirrën prej Enver Hoxhës që u kërkonte bashkëpunim, me konditë që këta të shkëputeshin nga Selia Shejte. Të dy refuzuan me guxim këto propozime.

Mbas vdekjes së Imzot Gasper Thaçit, Enver Hoxha provoi përsëri një tentativë tjetër, tue thirrë Imzot Frano Gjinin. Refuzimi i Imzot Gjinit ishte i premë: “Unë nuk do ta ndajë kurrë grigjën teme nga Selia Shejte”. Asnjë nga kleri katolik nuk pranoi skizëm gjatë historisë së përsekutimit.

I pari meshtar i pushkatuem në Shqipni ka qenë Dom Lazer Shantoja në vjetin 1945. Iu banë tortura të tmerrshme në trupin e tij, tue e copëtue kambësh e duersh. Kur e pau e ama e vet në atë gjendje, i u lut qeverisë tue i thanë se “e paguej unë plumbin që ta pushkatoni tem bir. Nuk mund të shifet prej askuj në atë gjendje”!

Shpejt u arrestuen meshtarë françeskanë, si: i pari, Atë Gegë Luma, famullitar në Berishë e me radhë Atë Dioniz Makaj, në Nikaj e Mertur, Atë Alfons Çuni, Atë Gaspër Suma e Atë Sebastian Dedaj në Theth e Gomsiqe, meshtari misionar gjerman Dom Zef Maksen e sa e sa të tjerë.

U burgosën Atë Gjergj Vata, i cili nuk ishte konsakrue ende meshtar e Atë Jak Gardin-i i Shoqnisë “Jezus”, italian me origjinë, por me vepra, shqiptar i fortë.
Në liceun e Françeskanëve edhe atë të Jezuitëve, në vjetin shkolluer 1945, imponohej nga regjimi formimi i një celule të rinisë. Vinte një propagandist që fliste. Prezent ishte edhe një profesor, simbas radhe. Në radhën që kishte pasë Atë Jak Gardin-i, i kishte paraqitë mbledhjes së të rijve disa objeksione.

Ditën e Shën Luigj Gonzagës, me 21 qershuer, Atë Gardini mbajti predkun në kishë tue naltue figurën e shejtit. Në kishë ishin edhe disa “agjentë civila”, që shënojshin fjalët e tij mbi Zotin e Shejtin. Në këtë ditë të 21 qershorit, ora 9 të mbramjes u arrestue. Ky ishte shkaku i arrestimit dhe i dënimit me dhjetë vjet burgim, që do t’i kalonte nepër burgjet e kampet e punës të Maliqit të Korçes e të Bedenit të Kavajës, pasqyrue ne librin e tij “Dhetë vjet burg në Shqipni”, i përkthyem në disa gjuhë të Europës dhe në gjuhën shqipe prej Mons. Simon Filipaj. Me datën 21 të qershorit u arrestue për të parën herë dhe Atë Gjergj Vataj.

Me 31 të dhetorit 1945 u zbulue organizata nacionaliste “Bashkimi Shqiptar” me të krishtenë, myslimanë e rrajën e kishte në Seminarin Papnuer në Shkodër. Prej një zelli atdhetar, disa seminaristë vepruen pa dijeninë e të parëve me disa aksione shtypi, me trakte që shkaktuen edhe arrestimin e pushkatimin e Atë Giovanni Fausti-t, italian, nënprovinçial i Shoqnisë “Jezus” dhe të Atë Daniel Dajanit, shqiptar, Rektor i Kolegjës e i Seminarit. Në një grup me këta bashkuen edhe intelektualin aq të shquem shqiptar, Atë Gjon Shllakun, nxanës i neotomistit të shekullit, Jean Jacques Maritain, të akuzuem padrejtësisht se kishte formue demokristianen. Me këtë grup u pushkatue dhe organizatori kryesor, seminaristi Mark Çuni. Gjithësej shtatë vetë, në një ditë të mbylltë me shi e me vaj të datës 4 mars 1946.

Në dosjet e tyne, të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, në momentet para pushkatimit, u gjetën fjalët: “Rrnoftë Krishti Mbret” dhe “Falim anmiqtë tanë”.
Lëvizja e Postribës, me 9 shtatuer 1946, arrestoi dhe një grup meshtarësh, pa marrë pjesë ata në ketë levizje. Arrestohen Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Laca. Të tre këta prelatë u pushkatuen.

Në vjetin 1946 zbuluen në malësi të Dukagjinit Atë Anton Harapin, anëtarin e Regjencës, që mbas torturave të randa, u pushkatue së bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin.
Provinçialin e françeskanëve, Atë Mati Prennushin, dhe gardianin e fretenve në Shkodër, Atë Çiprian Nikën, të akuzuem me shpifje se kishin futë armët te lteri i kishës së Shënandout, në kishën françeskane të Gjuhadolit, të cilët, mbas një qëndrimi trimash në gjyq, u pushkatuen e vdiqën martirë.

U dënuen e vuejtën randë nder burgje Atë Pal Dodaj, Atë Donat Kurti, Atë Aleks Baqli, Dom Tomë Laca, Atë Mëhill Miraj, Dom Nikollë Shelqeti, Dom Mark Hasi, Fra Zef Pllumi. Kuvendi i françeskanëve të Gjuhadolit u shndërrue në një hetuesi të përgjakshme që na e përshkruen saktë Atë Zef Pllumi në librin e vet “Rrno per me tregue” dhe në një burg, ku marrin frymë afër 700 të burgosunish. Edhe frateli i përvuejtë i françeskanëve, fra Ndue Vilaj, që pësoi vetëm tortura, kurse frateli i shquem nga Kosova, i Jezuitëve, Gjon Pantalija, vdiq mbrendë nder tortura. Atë Pal Dodës iu gjet nder mundime si një motër e mirë, Drita Kosturi e si një vëlla i vërtetë nder çastet e vështira, në burgun e Durrësit, Imzot Vinçenc Prennushit, Arshi Pipa.

Shumë meshtarë e rregulltarë u arrestuen, u torturuan dhe u dënuen me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Herë mbas here, në orët e para të agimit, mbas vorrezave të Rëmajit në Shkoder, dëgjoheshin krismat e pushkëve që shtrijshin përdhé meshtarë, rregulltarë e sa civilë katolikë e muslimanë. Llojet e torturave ishin nga ma të ndryshmet, si: korrenti elektrik, mbushja e gojës me krypë, kamxhiku e druni, futja me kokë poshtë në fuçi me ujë të akullt për disa ditë, me ecë kambë zbathë mbi pllaka të kuquna metalike, me të shtie vezë të zieme nën stjetull, pakësimi i ushqimit për të shkaktue vdekjen, ilaçe për të shkatërrue sistemin nervuer e për të ba të flasësh çka nuk di as ai vetë e lloje të tjera të shpikuna nga njerëz të Sigurimit të pashpirt.

Vinë me radhë, Dom Anton Muzaj, i torturuem për vdekje, të cilin e liruen gjallë e për gazep, që mbas pak muejsh, vdiq në arqipeshkvi në moshën 29-vjeçare. Dom Dedë Maçaj, porsa meshtar i ri, u pushkatue para regjimentit ushtarak në Përmet. Do të vdisshin, pa gjyqe, ndër tortura, Atë Bernardin Palaj, të cilit, i lidhën trupin me një tel të ndryshkun, vdiq nga sëmundja e tetanozit. Dom Lekë Sirdani e Dom Pjetër Çuni arrestohen e do të vdesin ndër tortura me krena teposhtë në gropat e zeza. Dom Dedë Plani, Dom Luigj Bushati e Dom Luigj Prendushi u pushkatuen. Atë Bernardin Llupi u pushkatue në Pejë.

Dom Alfons Tracki e Dom Zef Maksen, i pari me origjinë polake dhe i dyti gjerman, u pushkatuen. Atë Serafin Kodës i duel shpirti me gabzherrin e nxjerrun nga fyti. Papa Pandit, prift i ritit oriental në Korçë, i prenë kokën, tue ia vendosë mbi trupin e tij të vdekun e Papa Josifin, prift i ritit oriental në Elbasan, e mbytën në kampin e punës së mundimeve në kënetën e Maliqit. Këta janë shembuj të naltë të jetës para vdekjes në jug, të cilët i përshkoi në shekullin e parë Apostulli Pal e Apostulli Andrea. Krishtënimi nuk ka hy në Shqipni nga pushtuesi. Roma e kishte pushtue Ilirinë, por ajo ka persekutue idhtas të krishtenët e krejt Perandorisë.

Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kerkuen ta mohonte Krishtin. Përkundrazi Dom Marku tha fjalët e fundit mes dhimbave: “Rrnoftë Krishti Mbret!” Vdiq i varun nder shpatulla, tue ia hjedhë trupin qejve e mbeturinat e tij i lëshuen në përrue. Tamam ashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishëm, Imzot Pjetër Bogdanin, apo si vepruen ma vonë komunistat, tue nxjerrë prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzi-t, Mons. Bernardin Shllakut, Atë Gjergj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument.

Motër Maria Tuci, përsonë që i kushtohej Zotit, kje arrestue e provoi torturat e një lloji antinjerëzuer, por qëndroi heroike për të ruejtë fe e nder. Mbasi u lirue nga hetuesia, vdiq shpejt në spitalin e Shkodrës. Tortura të jashtëzakonshme provuen Atë Anton Luli, pater i “Shoqnisë Jezus”, që pat torturën e “Lojës me top”, korrentin e rrymës elektrike e torturën e mijëve e tjera të paraqituna në librin e tij: “Atë Anton Luli S.J. Ne e dijshim martir…” Atë Frano Kiri provoi në Sigurim tri ditë e tri net, i lidhun me trupin e një të vdekuni dhe e zgjidhën, “ndërsa kullojshin langjet e trupit të të vdekunit” fakt i shkruem nga Atë Konrad Gjolaj në librin e tij “Çinarët”. Kurse Atë Gjon Karmën, jezuit, e shtinë në një arkivol për së gjalli, të mbuluem me kapak, tue pasë ndonjë birë të çilun, por pa e dijtë i torturuemi.

Mons. Frano Gjini provoi torturën e urisë e të të ftohtit të madh, i varun jashtë nëpër pemët e oborrit të Sigurimit, veç sa goditjeve të randa të panumërueme edhe e lëshojshin në ujnat e zeza 10-15 cm. të EC-së. Dom Simon Jubani e filloi burgun e gjatë, kur po delte i vëllai Dom Lazër Jubani. Nuk e panë njeni-tjetrin me sy. Dom Lazri u detyrue të hynte në punë në Shkodër e në punë e helmuen me domate. Në spital e mbajtën ndonjë ditë, por e lëshuen pa e kurue. Dom Simoni do të bante shumë vjete burg e aty do të dënohej edhe herë të tjera me dhetëshe mbas dhetëshesh në burgun e Burrelit. Gjithsejt 26 vjet.

Dom Nikollë Mazrreku e Atë Zef Pllumi do të arrestoheshin e do të dënoheshin mbas një gjyqi publik në Kishën e motrave Stigmatine. Kjo do të ishte për ta e dyta herë e dënimit. Dom Nikolla do të bante gjithsejt 25-vjet burg e 12 vjet internim. Atë Zef Pllumi, 25 vjet.

Dom Mikel Gjergji (Beltoja) mbas torturave të forta të bame në Sigurim e në sallën e gjyqit, për fjalët e forta që tha, ku e torturoi policia, të zdeshun tue ia ba trupin e tij krejt gjak me biza, e në fund u pushkatue në janar të vjetit 1975.

Mbas pushkatimit të Atë Giovanni Fausti-t e Atë Daniel Dajanit, u mbyll shtëpia e Jezuitëve dhe misionarët e huej italianë gjithsejt 200 vetë, prej të cilëve 25 meshtarë, nisen në Itali. Para nisjes u ba një kontroll në shtëpinë e Jezuitëve, tue qenë prezent një ushtri prej 800 përsonash. Në vjetin 1946 u mbyllën të gjitha shkollat private në Shqipni, me ato të klerit e të motrave, që kishin mbajtë jetën shpirtnore, shoqnore dhe intelektuale me një nivel të naltë kombëtar dhe të barazvlershëm me ato të Europës Përendimore. Shtypshkronjat e klerit, si ajo e Jezuitëve dhe e Françeskanëve kaluen dhunshëm në duart e shtetit e nuk lejohej botimi i asnjë libri dhe i asnjë reviste, si: “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Kumbona e së Diellës”, “Zani i Shna Ndout”, “Hylli i Dritës”, “Leka”.

Njerëzit që kishin nga këta periodikë në shtëpitë e veta pranë bibliotekave përsonale, shumë ishin të detyruem me i fshehë ose me i djegë, pse kishin frikën e kontrolleve të befasishme e të furishme të organeve të Sigurimit. U morën dhe muzeumet e Jezuitëve e të Fretenve me koleksione e materialet etnografike, arkeologjike dhe numizmatike, me të gjitha bibliotekat e pasuna të tyne, si ajo e Jezuitëve me rreth 40.000 vëllime.

Shoqnitë fetare, kurrë me qëllim politik, siç akuzonte me shpifje regjimi i terbuem, por themelue për ta edukue fetarisht e intelektualisht rininë e për ta mbajtë pranë vetës atë e popullin me zakone të mira e moral, të gjitha u mbyllën, me të preme. Kështu “Veprimi Katolik” pranë Katedrales, me Dom Mikel Koliqin drejtues, në fshate e malësi me famullitarët e tyne, “Rrethi Dom Bosko” pranë Etenve Jezuitë me Atë Jak Gardin-in e në Tiranë “Rrethi i Shën Prosprit”, që drejtonte Atë Pjetër Meshkalla, “Shoqnia Antoniane”, pranë Etenve Françeskanë në qytet, fshate e malësi ku shërbejshin famullitarët françeskanë, tue pasë për drejtues të ndryshem Atë Lekë Lulin, të cilit iu ba atentat prej komunistave në rrugën Shkodër-Kukës në vjetin 1944, Atë Agustin Ashikun, Atë Gjon Shllakun, Atë Mëhill Mirajn; “Shoqnia e Bijave të Zojës”, pranë motrave Stigmatine në Shkodër, e sa vende të tjera ku ishin motrat e në Shkodër me drejtues Etent Françeskanë, si: Atë Vinçenc Prennushin, Atë Marian Prelën, Atë Frano Kirin, Atë Donat Kurtin.

I Treti Urdhën i Shën Françeskut, për burra e gra, me themelues e drejtues Atë Marjan Prelën, shoqnia per burra e gra të Zojës Rruzare dhe të Kongregacionit të Zojës Lurdë, për burra dhe gra, pranë Etenve Jezuitë, me drejtues Atë Zef Saraçin, shoqninë e fëmijëve “Kryqzaten”, pranë Etenve Jezuitë me drejtues Atë Jak Gardin-in, Dom Ernest Çobën, e ndihmësin e tyne, jezuitin Fra Çesk Ljarjen; Uratorium që kishte grumbullue rininë punëtore pranë Etenve Jezuitë dhe Orfanotrofin e Zemrës së Krishtit pranë Etenve Jezuitë. Të gjitha u shpërndanë në qytet e kudo ra një mjerim. Një lodhje shpirtnore mundonte zemrat e mbarë popullit e të rijve në përsekutimin e vjetëve të para. Të rij dhe të reja, të guximshëm për “Fé e Atdhé” u arrestuen e u burgosën.

Nuk u lejue asnjë veprimtari prej këtyne shoqnive, as shoqnore, as shfaqje filmash, as teatrale, as aktivitete sportive, ndonëse nder këto shoqni kishte xanë fill sporti, teatri, muzika e shqueme kishtare dhe klasike e sa veprimtari të tjera. Fillonte tashti një humbje, një regres dhe një shkatërrim shekulluer.

Institutet e të gjitha motrave, si: Stigmatine, Servite, Saleziane e Viçenciane kudo që ishin në Shqipni, veç motrave Servite të Vlonës, kjenë mbyllë e motrat kjenë detyrue të shkojshin ndër familjet e veta, pa mujtë të delshin rrugës me petkun e tyne rregulltar. Shumë kjenë futë ndër punë, sidomos ndër spitale tue u ba me dashuni shërbime shejte të sëmurëve, tue lanë një shembull të mirë për t’u respektue prej të gjithëve, prej mbarë opinionit.
Kishat ishin të paprishuna e të mbushuna me besimtarë, ndoshta edhe ma tepër se përpara, por mungojshin në Shkodër e ndër dioqezet Arqipeshkvijtë, ipeshkvijtë e meshtarët.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, vdiq mbas një sëmundjeje të randë e mbas një survejimi të rreptë, me 26 maj të vjetit 1946. U ba një funeral nëpër qytet e kur po kthente procesioni pranë Katedrales, ngjau një incident. Një kamion kishte xanë udhën në mes, i vumë me qëllim.

Atëherë të rij e burra të fortë e shmangen kamionin për t’i lirue vend funeralit. Në liceun e shtetit, drejtoria ndalonte studentët të merrshin pjesë në funeral, por ishte i pamundun ndalimi. Të rijtë katolikë ngitshin me dhimbje të madhe kah Katedralja. Për të fundin herë kënduen së bashku dy koret: i Katedrales dhe i Françeskanëve Meshen funebër dhe “Libera me, Domine” të Lorenzo Perosi-t me organist Atë Filip Mazrekun e dirigjent Prenkë Jakovën.

Mesha kje celebrue prej zevendës Delegatit Apostolik, Imzot Frano Gjinit dhe predku i rastit u zhvillue nga oratori në za, Imzot Gjergj Volaj, predk që do t’i shpejtonte arrestimin oratorit.
Shpejt nder kisha, në famulli mungojshin meshtarët. “Njerëzit shifshin meshën e hyjshin e delshin në një heshti. Ishte frikë. Ishte e frikshme gjendja, rruga, shikimi, muzgu, orët e natës, zgjimi: terr i zi”.
Pallati i arqipeshkvisë u muer nga shteti, për t’u ba banesë e familjeve të oficerave.

Vetëm pak dhoma të katit të ulët iu lanë Kishës. Sherbejshin në Kishën Katedrale vetëm Dom Ernest Çoba, Atë Florian Berisha e frateli jezuit Çesk Ljarja, kurse në Kishën Françeskane të Gjuhadolit e të Zojës Rruzare Atë Marjan Prela e Atë Ferdinand Pali, tue pësue edhe këto mundime, i pari ndonjë vjet burg e të dy edhe internimin. Gjindeshin pranë Kishës Françeskane dhe fratelat: fra Ndou, fra Salvatori e fra Nikolla, porsi hije të lehta, të pervuejta pranë atyne kishave dhe lterëve të bekuem.

Te kisha e Etenve Jezuitë, e titullueme ajo e Shën Jozefit, ishte Atë Zef Saraçi e frateli Jezuit Karlo Markoviçi. Qyteti i Shkodrës që pat afër pesëdhetë meshtarë, një privilegj ky i madh, mbet mbas termetit të fortë me këto meshtarë: Atë Justin Rrota i paralizuem në shtrat, Atë Marin Sirdani, që provoi burgun.

Atë Zef Saraçi, i verbër dy sysh e Atë Pjetër Tuci i sëmurë në kambë. Një salvim ky me krime. Kjo asht faza e parë. Të tjerat salvime vijshin ma vonë që do të zgjatëshin afer pesëdhetë vjetësh, një pamje dhe qenie reale gjakësore e çdo moment vdekjepruese.

E dyta fazë ishte ajo e uljes së ashpërsimit kundër klerit e Kishës, pa hjekë kurrë dorë nga lufta kunder fesë: asht një fazë me dredhi të mëdha, që nisë nga vjeti 1950, mbas prishjes së marrëdhanieve me Jugosllavinë e Titos deri në vjetin 1960, kur u prishën marrëdhaniet me Bashkimin Sovjetik.

Shteti kërkoi të rregullohen disi marrëdhaniet me të gjitha institucionet fetare e kryesisht me Kishën Katolike, përmes një statuti. Për këtë nisën disa kontakte nga ana e qeverisë, përmes përfaqësuesit të saj Tuk Jakovës e françeskanit Atë Marin Sirdanit. Në mbledhjen e klerit që e drejtonte Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkvi plak, i vetmi që kishte mbetë gjallë, paraqiti Statutin e rregullt në bazë të Kodit Kishtar, por qeveria komuniste nuk e pranoi. Në një mbledhje të dytë të klerit që zhvillohej në disa ditë në Pallatin Arqipeshkvnuer të Shkodrës, u përpilue e u paraqit një Statut me një farë ndryshimi me të parin.

Por qeveria u egërsue dhe si e terbueme që ishte, nuk e pranoi kurrsesi. Atëherë shteti paraqiti një statut të vetin. Por kleri nuk mund ta pranonte e Imzot Bernardin Shllaku, në takimin që pat në Kryeministri me Mehmet Shehun, i tha: “Na këtë Statut nuk mund ta pranojmë”. Në një bisedë mes Kryeministrit dhe Imzotit, Mehmeti kërkoi të dijë ku ishte vështirësia e madhe. Përgjigjja e Imzotit ishte: “Le të më vehen prangat nder duer qysh tashti, në qoftë se nuk më garantohet së paku emnimi i ipeshkvijve nga ana e Selisë Shejtë.” Mehmeti pranoi, tue thanë fjalën se emnimet do të bahen nga Selia e Shejtë, por tue u dergue materialet përmes Qeverisë, pa qenë e shkrueme në Statut.

Kështu që Statuti paraqitej i tillë, por në realitet nuk kishte skizëm. Mbledhja e klerit pranoi variantin e fundit në besë të Ipeshkvit Bernardin Shllaku. Atë Zef Saraçi, profesor i shquem i teologjisë dhe i kodit, tha këto fjalë: “Po futemi nën mbrelën e Imzotit”. Mehmeti i tha Imzotit të paraqitej në Kryeministri një propozim për emnimin e katër ipeshkvijve të ri. Por Selia e Shejtë nuk e emnoi asnjënin prej tyne, tue zgjedhë ajo vetë dy të tjerë që ishin Imzot Ernest M. Çoba, për arqipeshkvinë e Shkodres dhe Imzot Pjetër Dema, për arqipeshkvinë e Durrësit.

Ma vonë, gjatë kohës së diktaturës u emnuen nga Selia e Shejtë, me propozimin e Imzot Çobës, dhe dy ipeshkvij të tjerë, Imzot Antonin Fishta, shugurue më 1957 si Ipeshkëv i dioqezës së Pultit, në vendin e Imzot Bernardin Shllakut, vdekë në nanduer të vjetit 1956 dhe Imzot Nikollë Troshanin, shugurue në prill të vjetit 1959, si ipeshkëv i dioqezës së Lezhës dhe i Durrësit, në vend të Imzot Pjetër Demës që vdiq. Por dioqeza e Durrësit iu mbajt e fshehun Imzot Nikollës, me presion të qeverisë.

Lidhjet e tjera me Selinë Shejte, veç emnimit të ipeshkvijve, kanë qenë shumë të pakta. Vetëm tri e që edhe këto kryheshin rreptësisht përmes Kryministrisë. Ato lidhje ishin: dërgimi i telegramit të ngushëllimit për dekën e Papës Piu XII dhe ai i urimit për emnimin e Papës Gjonit XXIII e ma vonë marrja e disa breviarëve.

Mbas vdekjes së Imzot Bernardin Shllakut, simbas Statutit, quejtë Kryetar i Kishës Katolike në Shqipni, emnohej Imzot Ernest Çoba.
Shteti kishte formue një zyrë të veçantë me një nëpunës të vetin për t’u marrë me përfaqësuesit e klerikëve të të gjitha besimeve.

Imzot Ernest Çoba do të fillonte marrëdhaniet fetare të fshehta me Selinë e Shejtë përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës. Problemet ishin fetare. Herë mbas here shkonte e motra në Legatë për të marrë pensionin e të shoqit italian, me banim në Itali. Të shkruem në disa letra cigaresh, materialet e Imzotit, i jepeshin nëpunësit prej së motrës. Kjo punë vazhdoi disa vjetë. Ky do të ishte shkaku kryesuer i arrestimit dhe i dënimit të Imzot Çobës.

Gjatë kësaj faze u liruen nga burgu një numër klerikësh, të cilët u emnuen nëpër famulli të ndryshme, gjithmonë me miratimin e shtetit. Me miratim të shtetit u aprovuen disa që do të merrshin meshtarinë si: Dom Ernest Troshani, Dom Tish Lisna, Dom Simon Jubani, Dom Ndue Soku, Dom Ndoc Volaj, Dom Martin Trushi, Dom Injac Dema, Dom Mikel Beltoja e Dom Marin Shkurti. Gjithsejt nandë vetë. Gjashtë të tjerë u shuguruen fshehtas, pa leje të qeverisë prej Ernest Çobës e janë: Atë Gjergj Vata e Dom Ndoc Noga, me 19 mars 1954, Atë Zef Pllumi shugurue me 1 maj 1956; Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni me 9 fruer 1961 dhe Dom Luigj Kçira me 24 mars 1963.

Gjatë diktaturës nuk pat shtyp. Botohej vetëm kalendari fetar në Tiranë, në shtypshkronjën shtetnore “Mihal Duri”. Seminari lejohej me Statut, por në të vertetë nuk ekzistonte fare. Të qenit e tij do të ishte i rrezikshëm, pse sigurimi i shtetit do të fuste hundët aty.

Kur u liruen disa meshtarë-profesorë nga burgu, si: Atë Pjetër Meshkalla, Atë Mark Harapi dhe ndonjë tjetër, disa stundentë do të merrshin fshehtas studimet në Pallatin e Arqipeshkvisë. Kisha ishte ndër provë e në pranga. Shteti, me Statut i jepte një ndihmë Kishës, një subvencion. Arqipeshkvia, pothuej as nuk kishte një tavolinë e karrigë, pse të gjitha ishin të sekuestrueme nga Shteti. Mbasi u lirue Pallati i Arqipeshkvisë, i banuem prej familjeve të oficerave, u formuen zyre të ndryshme, me zyrtarë që paguheshin nga subvencioni. Subvencion të vogël merrshin në fillim të gjithë meshtarët, por ma vonë u hoq, gati krejt, pse subvencioni nga viti në vit vinte tue u zvoglue.

Në këtë fazë, gjithmonë me frikë, u pa një farë gjallnie fetare, me rastin kur u ndertue lteri i ri, zbukurimi i Kishës me piktura murale e shugurimi i kishës Katedrale me datën 19 prill 1958, ditë e dielle, me rastin e 100-vjetorit të fillimit të punimeve. Por nuk vonoi shumë e në mojin nanduer të këtij vjeti filloi një gjyq i tejtmerrshëm në salonin e kinemasë “Republika”, kundër meshtarit të mirë e të pafaj Dom Ejell Kovaçit, i akuzuem randë. Dom Ejell Kovaçi u pushkatue. Në mojin e prillit të vjetit 1959 pushkatohet famullitari i Bregut të Bunës, i zjarrti Dom Dedë Malaj e Atë Konrad Gjolaj dënohej me 25-vjet burgim. “Zhurmë e poterë në Shqipni. Lufta e klasave ishte në zenit”.

Pranë Kryeministrisë zyrtarët që kishin të bajshin me komunitete fetare, ishin me grada ushtarake. Ishin njerëz të matun e flitshin lehtë e pak fort jepshin përgjigje të qarta për nevojat e kishës.
Me rastin e festave, si: të 1 Majit e të 28-29 Nandorit, shteti u bante thirrje komuniteteve fetare për t’u gjetë në tribunën e Tiranës. Edhe zyrtarët vijshin për të ba urime për festën e Pashkëve. Ma vonë filluen ta rrallojshin ardhjen. Dergojshin telegrame të shkurta: “Për shumë vite Pashkët!” Ma vonë, vetem: “Urime!”

Kur vijshin personalitete të shteteve mike të Shqipnisë, sidomos nga Bashkimi Sovjetik, demokracitë motra dhe Kina popullore, i thirrshin në mbramje për banket në Pallatin e Brigadave edhe komunitetet fetare.
Një kujtim: në vjetin 1959 erdhi në Shqipni Nikita Hrushovi. Në Pallatin e Brigadave, në atë mbramje, ishin ftue edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, që i kishin vendosë në një tavolinë në një kand pak të fshehtë. Para se të mbaronte mbramja, Hrushovit i shkuen sytë te përfaqësuesit fetarë e me kërkesën e tij, së bashku me Enverin e zyrtarë të tjerë u drejtuen për t’u dhanë një përshëndetje atyne. Një nëpunës shqiptar, me mburrje, e njoftoi zyrtarin e naltë se marrëdhaniet i kemi të mira me komunitetet e për ma tepër e lajmoi se kemi edhe Statut. Hrushovi u çudit shumë e me një shprehje të veçantë të fytyrës, foli: “Statut!” Dha të kuptojë qartë se nuk e pelqente.

Rreth vjetit 1960 Shqipnia prishi marrëdhaniet me Bashkimin e Madh Sovjetik e nisën marrëdhaniet me Kinën e Mao Ce Dunit. Në fillim dukej si një periudhë e qetë, por ishte situatë me tinëzi të hollë. Mbas do kohe, sidomos në fshate, kryetarët e këshillave u imponojshin meshtarëve me urdhna të randë orarët e meshës. Meshët mos të celebroheshin në orët e punës, e cila vazhdonte nga ora 6 e mengjesit deri në orët e vona të ditës. Me shumë vështirësi pergatiteshin fëmijët me katekizëm për Kungimin e parë dhe Krezmim ndër male e fshate. Këte e ankojshin meshtarët e famullive pranë ipeshkvit dhe ipeshkvijve të të tanë dioqezave.

Frynte një erë përgjithësisht e keqe, vinte një egërsi që shtohej dita me ditë, paraqitej një qëndrim i ri ndaj Kishës, një luftë e re me përmbajtje tjetër të rrezikshme kundër religjionit. Partia e Shteti, me anë të organizatave të rinisë, të gruas dhe atë të pionierit, me forcë të Sigurimit, nisi të survejonte fort njerëzit që shkojshin në Kishë. Kjo kishte fillue pak në vjetin 1959, kur sidomos arsimtarëve u ndalohej shkuemja në kishë, e mbas vjetit 1964 nisi ky ndalim gradualisht me nëpunësit dhe të rijtë e fëmijët e shkollave. Sidomos në shkolla bahej punë e rreptë ateiste. Mësuesit, veçanërisht, ata që ishin anëtarë partie përmes landëve të ndryshme, demaskojshin klerin dhe rolin reaksionar të fesë. Ishin të afishueme në korridoret e shkollave parulla e mbi të gjitha ajo e Marksit: “Feja asht opium për popullin”.

Filluen të baheshin disa shërbime të fshehta në qytet e ishte rasti kur ndonjë arsimtar e nëpunës thirrte meshtarin që e njifte në orët e vona të mbramjes për t’iu gjetë të sëmurit që kishte në shtëpi e me atë rast rrëfeheshin e kungoheshin edhe ata.

Përshperitej se mbrenda pak vjetëve do të mbylleshin kishët e të gjithë insitucionet fetare të të gjitha besimeve. Delshin shkrime nëpër gazeta e libra të urrejtshëm, fanatikë, aq të deformuem, me shamje, fyemje, pa mujtë kush t’i jepte përgjigje, se nuk kishte liri as fjale, as shtypi. Liri kishte vetëm me folë e me shkrue keq. Takimet e Imzot Ernest Çobës në Kryeministri ishin ma të rralla. Ia paraqiste nëpunësit këto shqetësime që kishte Kisha, por ai rrinte pa za. Aprovime për shugurim meshtarësh të ri nuk vijshin në këtë fazë të tretë.

Kategori
Uncategorized

POLICIJA E RILINDJES I ZE FEMRAT PER BY……E

Qendroni nje minute dhe para jush do te hapet video e turpit te policise shqiptare.

Nje video turpi per policine shqiptare.

Z Minister Tahiri kini police apo perverse,zbatoni ligjin apo po zhvilloni pederastine. Kjo video turpi mund te tregoje me mire se kushdo tjeter, ate cka ndodh me policine shqiptare sot.
Gra viktima,makina me targa private dhe Police pederaste,ne mbrojtje te ligjit.

Kategori
Uncategorized

“VJEN NJE BAJGE NGA AMERIKA”.

10846284_405767192913119_3353586455187113413_n Arvccizu 10846316_405762406246931_7612220562802395761_n 10649431_405770352912803_1748680757766625327_nKLITHMAT E KUKUVAJKAVE TE DIKTATURES.

Vajza e Spiro Kolekes (Iliriana Koleka) kusherira e kryeministrit Rama,nuk fsheh dot  urrejtjen  e saj ndaj SH.B.A dhe Ambasadorit te saj ne Shqiperi Z Alexander A. Arvizu.

Duke u munduar  jo vetem ta krahasoje me “Nje bajge qe vjen nga Amerika” Por dhe me nje foto shume denigruese jo vetem per Ambasadorin dhe Naton,por dhe per vete kombin Shqiptar.

Fytyra e vertete e kelysheve bastarde te diktatures. Fytyra e vertete e krimineleve te rrezuar njehere e pergjithmone nga studentet e Dhjetorit dhe Partia Demokratike. Fytyra e vertete e kurvave pjelle e diktatures. Ku endrrat per rikethim dhe hakmarrje  sot ne qeverine Rama, jane me shume se kurre prane realizimit.

Kur gabimi përsëritet, nuk të ka faj e vërteta
Vjen një bajgë prej Amerike, të na thotë s’e ç’është jeta
Vijnë tredhakët na tregojnë, se kush qe e është Enveri
Por ky popull e mësoi, kur kërciste maliheri…

I. Koleka
KUR KËRCISTE MALIHERI

Gjithë një popull i coptuar, lutet se çdo të vijë nesër,
E grabitën, masakruan, dhe në djall i’a çuan djersën
Ulërin cubëria, s’duam shtet si të Enverit
Kemi Naton…nuk na duhet, gryka flakë e maliherit

Zoti na i dha të tëra, ne mbetëm fukara
Nga pleshti nxjerrim dhjamë, edhe zoti faj s’na ka
Zgjedhim, ç’zgjedhim nëpër vite, veç godasim teneqenë
Prish kusi e bëj kanaçe, prish kanaçe e bëj legen

Kur gabimi përsëritet, nuk të ka faj e vërteta
Vjen një bajgë prej Amerike, të na thotë s’e ç’është jeta
Vijnë tredhakët na tregojnë, se kush qe e është Enveri
Por ky popull e mësoi, kur kërciste maliheri…

https://www.facebook.com/iliriana.koleka

Historia nuk mbaron ketu.

Para pak kohesh pikerisht ne muajin tetor 2014,

Ministrja Kumbaro promovon Enverizmin, e bija e Spiro Kolekës lexon poezi në Ministrinë e Kulturës

Ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka rikthyer zyrtarisht “komunizmin” me poezitë lexuar për Enverin Hoxhën. Pas fotografive të Enveristave, përkuljes së ministrit të Drejtësisë dhe miratimit në heshtje të Edi Ramës, një hap tjetër është hedhur në dhunimin e kujtesës nga diktatura staliniste. Me datë 12 shtator, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka organizuar në ambientet e ministrisë së Kulturës një promovim libri për të bijën e ish-antarit të Komitetit Qendror, Spiro Koleka, Iliriana Koleka, kushërira e kryeministrit Edi Rama. Në promovimin e librit “Qiell i prenotuar” e bija e Spiro Kolekës, Iliriana Koleka ka kënduar poezi për Enver Hoxhën duke evokuar rikthimin e tij. Një tufë komunistësh të rinj dhe vjetër kanë duartrokitur në ambientet e ministrisë së Kulturës lavdet dhe ditirambet për Enverin.

Poezia e Iliriana Kolekës: “Ata po të thërrasin”.

“Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa çati/ Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa themel/ E dogjën dhe e vranë të zezën Shqipëri, Tani zënë e kërkojnë: “Ku shkove, o Enver ?!”/ Ata që bashkë me ty u endën barikadash/ Dhe grushtet lart i ngritën, dhe thanë “për liri”/ Ata lëshojnë rënkime, i ka mbërthyer nata/Dhe nata, natë lëshon dhe hedh mbi Shqipëri… Është kuptim plotë për rikthimin në pushtet të gjeneratës së dytë të bllokmenëve. Babai i saj, Spiro Koleka është varrëhmirësi i intelegjencës shqiptare që ka futur në burgjet komunizmit ajkën e poetëve, shkrimtarëve dhe filozofëve. Ajo që është me e turpshmja në këtë rast është fakti që poezia e Iliriana Kolekës për Enver Hoxhën është lexuar në prani të fotografive të martirëve të komunizmit që, në këtë sallë i ka vënë në mure ish-ministri i Kulturës Visar Zhiti, një ish-përndjekur politik. E bija e Spiro Kolekës, Iliriana Koleka nuk ka pasur turp e faqe e zezë të thurë ditirambe për diktatorin stalinist duke poshtëruar të gjithë viktimat e regjimit komunist më të egër të botës. Në jetëshkrimin e saj në internet mësohet se, e bija e Spiro Kolekës, ka lindur në Tiranë në 29 korrik 1959. Kolekët janë me origjinë nga Vunoi, fshat i Himarës, Vlorë. Sipas biografisë së saj, të bërë nga vetë ajo, “Në 1979 qeveria shqiptare bëri hapjen e parë drejt perëndimit, duke dërguar një grup studentësh të shkëlqyer në universitet e Austrisë, Italisë e Francës. Iliriana bënte pjesë në nëngrupin e Francës. Atje studion gjuhën frënge për një vit në fakultetin e letërsisë Bordeaux III (1979-1980), pastaj bën dy vjet përgatitore për konkurset e shkollave të mëdha, Grandes Ècoles (1980-1982) në Bordeaux dhe vitin e tretë të degës Fizikë në universitetin e Pau-së, dega Fizikë. Kthehet dhe diplomohet në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në janar të vitit 1985. Punon si fizikante pranë Istitutit të kërkimeve Gjeologjike (1985-1992). Në vitin 1987 boton librin “Energjia e të nesërmes”. Privilegjet në komunizëm të të bijës së Spiro Kolekës, e bëjnë që të adhurojë Envet Hoxhën, diktatorit që i nxiu jetën dhe të ardhmen mijërave familjeve. Iliriana Koleka ka fytyrë të dalë sot e kësaj dite si pinjollë e bllokmenëve të promovojë libra me paratë e taksapaguesve shqiptarë në ministrinë e Kulturës. Ministrja e Kulturës ka një përgjegjësi direkte për zhdoganimin e komunizmit në ambientet e kulturës duke promovuar antikulturën dhe dhunuar për së dyti të përndjekurit e regjimit komunist.
Poezi për Enverin/ ATA PO TË THËRRASIN…

Nga Iliriana Koleka

Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa çati,
Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa themel
E dogjën dhe e vranë të zezën Shqipëri,
Tani zënë e kërkojnë: “Ku shkove, o Enver ?!”

Ata që bashkë me ty u endën barikadash,
Dhe grushtet lart i ngritën, dhe thanë “për liri”
Ata lëshojnë rënkime, i ka mbërthyer nata
Dhe nata, natë lëshon dhe hedh mbi Shqipëri…

Dhe qielli i mallkimit heq valle përmbi të
Uria-qytetare u bë zonjë përmbi zonja,
Dhe krimi-perandor, i murrëm, i pa zë,
Gjakos e përdhunon fushat dhe malet tona…

Pisllëku dhe malaria, kënetat kanë mbirë,
Mishkonja e nderuar, si kurrë ndonjëherë,
Shurdhia, verbëria as skuqet e as nxin
Mjerimi belbëzon :” Po ngjallu, o Enver !”

Poezi për Enverin/ TË VISH ENVER, ME SHOKË BASHKË

Nga Iliriana Koleka (e bija e Spiro Kolekës)

Shqipëria para çlirimit
Gëlonte nga të shiturit e tradhëtarët
Bejlerë, agallarë e Zogu mbret
Pa moral tjetër, veç parasë

Faleminderit që na shpëtove
Për pesëdhjetë vjet nga kafshë mesjete
Sahanlëpirës injorantë
Turli bejlerësh me njëqind vese

Ti s’je më midis nesh
U bënë gati tridhjetë vjet
Të kam thënë o Komandant
Pa ty, vëndi s’po sheh diell

Populli dhe unë të kërkojmë patjetër
Të vish Enver bashkë me Gjeto Mujin
Të zhdukësh buçet e kriminelët
Ata që çdo ditë e ndrojnë flamurin

Ti me shokë ishit të pastër
Në shpirt kishit vegjëlinë
Ju akuzuan për shumë krime
Po shih këta djajtë si na kanë grirë

Vranë e prenë rininë e bukur
Mbushën varrezat, s’lanë vrima
Me vajzat, yjet e nënave
Me djemtë shqiptarë trima.

Të vish Enver, me shokë bashkë
Me Babën, Haxhiun e tim atë
kohën e dlirë ktheheni mbrapsht
Kur të vobektët kishin fat.

Kategori
Uncategorized

“Bastardimi i Spiuneve”

“Po na degjenerojne agjentet e fshehte”

Informatoret tane po sherbejne fshehtas per “Asfaline Greke”.”Jane dekonspiruar 45% e tyre nga qendrimet imorale me grate dhe vese te tjera.

Eshte ky nje dokument “Teper sekret i Ministrise se Brendeshme” i dates 4 Shtator 1985 ku tregohet puna e ndyre 30 vjecare e armates te spiuneve te sigurimit, duke u ndalur ne morine pa fund te akteve te uleta te tyre.

Thirrja,”Po na degjenerojne agjentet e fshehte”.

Nga ekspertet qe kane operuar ne kete dokument shpreh realitetin trondites qe perjeton rrjeti sekret informativ i mbeshtetur ne te dhenat e nje ushtrie te zeze te etiketuar si “Spiune te sigurimit”

Menyra si e parashtrojne morine pa fund te prapesive te armates se të ashtuquajturve spiune, ndriçon faktin se praktika e tyre ka qene me misterioze nga sa mendohej,ne kete raport shpalosen arsyet e degjenerimit te rrjetit te fshehte agjenturor, si njohja e ceket e kontigjentit te rekurtuar,  shkelja e normave te punes me rrjetin sekret, mos sigurimi i fshetesise ne takimet informative, perzgjedhja e njerezve me vese e sidomos e atyre qe dallojne per lidhje me femra te degjeneruara.

Ata, sic deshmohet në buletin, jo vetëm prodhojne armiq ne çdo kohe, por jane ne gjendje të zgjedhin nder ta kundershtaret e tyre, ish dhenduret, njerëzit qe u kane marre borxhe dhe nuk ua kthejne. Mjafton te atribuojme per ta tendencen e arratise jashtë shtetit apo thenie të tipit “Enver Hoxha eshte çmendur”, “Ne Perendim eshte shume here me mire se ne Shqiperi”
Kronologjia e fakteve qe po rendisim me poshte, eshte sa e rendomte dhe banale,por gjithesesi e vertetuar zyretarisht.

Spiuni i dy fishte “Malista”.
U fut ne sherbim si bashkepuntor ne vitin 1967. Nje qytetare qe ishte objekt i survejimit te tij e denoncoi ne D.P.Brendeshme se spiuni ka dashur ta perdhunoje,kundershtimit te qytetares qe survejonte ky spiun dhe fjaleve te saj se do ta denanconte ne dege.”Malista” i eshte pergjigjur. “Une jam bashkpuntor i deges  dhe i kam marre te gjitha masat” Mandej e ka kercenuar se do ta vriste ne qofte se kjo tregonte sekretet qe ky i ka thene,dhe per disa vjedhje qe ky i ka bere.
Me vone “Malista” eshte marre ne perpunim nga sektori i sherbimit sekret 2A me dyshime te forta si agjent i zbulimit Grek.

Spiuni “Alkaza”,

Me origjine shtrese e mesme dhe qendrim te keq politik, ka marre pjesë me arme në dore në radhet e organizates tradhtare të Ballit Kombetar dhe në muajt e pare të çlirimit të atdheut qendroi dy muaj i arratisur brenda vendit. Ështe terhequr në bashkepunim sekret më 11.10.1949 dhe u seleksionua më 20.9.1979 si genjeshtar. Gjate periudhës 30-vjeçare ka dhene mjaft te dhena. Me interes kane qene ato per zbulimin e Mehmet Kuçit që vrau kryetarin e keshillit, si dhe ato që flisnin per dy grupe ,që sipas tij perbëheshin nga elemente te deklasuar e te cilesuar kulake. Ne periudhen ’59-’61 dha mjaft te dhena ne drejtim të kulakeve M.M., H.M., A.B., T.B., te cilet sipas tij zhvillonin bashkerisht agjitacion e propagande armiqesore dhe pergatiteshin per realizimin e arratisjes jashte shtetit, pasi te rrezohej pushteti popullor, i cili sipas informatave te tij, i kishte ditet e numeruara. Per te njëjtin aktivitet “Alkaza” raportoi edhe për S.H., A.H. e M.D. ne ’77-’79, por nga kombinacioni i realizuar me 30.5.1979 ndermjet tij dhe S.H. u vertetua se ai genjente. Nga analiza doli se “Alkaza” nuk ka qene korrekt ne raportet e tij, bile ka genjyer, nderkohe qe eshte vertetuar se ka qene edhe vjedhes. Me kete bashkepunetor gjate viteve 1950-1954 eshte perdorur pa kriter stimuli material në te holla dhe drithera buke.

Spiuni “Mekaniku”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1976 dhe u perjashtua ne vitin 1978,ky agjent i fshehte ka dekonspiruar para objekteve qe survejonte,detyrat qe i kishte ngarkuar sigurimi i shtetit.Vihet menjehere ne survejim nepermjet rrjetit sekret informativ.

Spiuni”Lalura”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1968 dhe eshte perjashtuar ne vitin 1974,e ka pranuar sherbimin e spiunit ne rrethana detyruese dhe ne keto kushte ka dekonspiruar para gruas se vet shkakun perse rrinte i merzitur.Gruaja ne anen tjeter i ka thene dashnorit te vet se Burri eshte i merzitur sepse sigurimi i kerkon te dhena per dy shoket e vet.

Spiuni “Rrushi”
Eshte terequr ne bashkpunim ne vitin 1981 dhe eshte djegur si bashkepuntor,nga bashkpuntori tjeter “Shqiponja” si njeri qe dekosnpiron vetveten.

Spiuni “Shkrepsja”
Ka ardhur ne sherbim mbi baza vullnetare,megjithe se i jati ishte agjent Grek,ka pranuar bashkpunim me kushte dhe kufizime duke dhene te dhena per vendin e punes dhe duíversantet, (Por jo per fshatin)rrjeti informativ zbuloj se gjate luftes Italo greke ka punuar bashke me te jatin ne favor te Grekut.

Spiuni “Bregu i Borshit”
Eshte terequr ne sherbim ne vitin 1951 dhe eshte djegur ne vitin 1954 gjate ballafaqimit me nje objekt.

Spiuni “Manushaqja”
U terhoq ne bashkpunim me 1974 dhe po ate vit u perjashtua,kjo pasi gjate perpunimit te dy personave ndimoi keta duke u impikuar dhe ky si vjedhes i pasurise socialiste.

Spiuni “Reaktivi”
Eshte terequr ne sherbim me 1978 dhe eshte perjashtuar me 1984.Ku ju caktua te perpunonte K.S si agjent te zbulimit Grek,.KS qe kish punuar dhe vete me perpara si bashkpuntor i sherbimit sekret dhe i dinte format. Ne nje ballafaqim puntori operativ i thote “Reaktivit” gjate pyetjes “ku ishe”? Ky i pergjigjet “Isha duke prere dru” Atehere K.S i thote.” Ti dru ben,por sepata nuk te degjohet”.

Spiuni “Artisti”
Perpunonte objektin DH.Q me te cilin shoqerohej dhe vellai i bashkpuntorit.Ky u nxorr deshmimtar kunder objektit dhe u perjashtua si bashkpuntor,arsyeja tjeter ishte se vellaj tjeter i objektit qe ndiqte sherbimi sekret ishte bashpuntor i cili mbas zbulimit u perjashtyua sepse nuk mund ti besohej me vellait te nje armiku te denuar.

Spiuni “Libri”
Vjen nga nje familje e pasur fshatare dhe me qendrim te keq politik, ne prag te clirimit te vendit i jane pushkatuar babai dhe gjyshi per krime te bera gjete luftes. “Libri” eshte terequr me 30.05.1972 por ai jepte te dhena te rreme per 40 familje me qendrim te mire politik,per kete u perjashtua me 24.06.1980. Megjithe se ky bashkpuntor me te kaluar familjare armiqesore u fut ne rrjetin e sigurimit dhe vinte rregullisht ne takimet e fsheta,raportonte per veprimtari armiqesore te pa qena,ne mjedise te pastra qe nuk i lidh gje me armikun.( Kesaj i thone ti varesh ujkut melcite ne qafe).

Spiuni “Arra”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1949, dhe seleksionuar si bashkpuntor dhe tradhetar ne vitin 1980.Vjen nga nje familje fshatare me qendrim te keq politik duke marre pjese ne organizaten tradhetare Balli Kombetar me graden Toger.Gjate 31 viteve “Arra” ka pasur lekundje te theksuara.Here ka dhene material me vlere per disa persona,qe i perkasin klases armiqesore te,here nuk ka dhen per muaj te tere asgje.
Me “Arren” kane punuar 15 puntore operative.
Me 16.07.1957 “Arra” raporton per disa krime te kryera nga xhaxhaj i tij gjate luftes ne puntori i ri operativ. “Arra” me 1.07.1979 denancoi dhe gruan e kusheririt te pare e cila i kishte thene de disa persona ne fshat e kishin mesuar se ai punonte per sigurimin e shtetit dhe kishin dashur ta vrisnin,kete informacion “Arra” ja ka dhene dhe sekretarit organizativ ne baze kur punonte si infermier (kartoteka e deges se Beratit,dosja personale nr 276)

Spiuni “Zbuluesi”
Vjen nga nje familje e varfer fshatare,i futur ne rrjet 14.07.1972 dhe u seleksionua me 1979. Ka dhene te dhena shume te rendesishme per K.Z i cili perpunohej si agjent i zbulimit Grek,por dhe per P.M.Gjate viteve 78-79.zbuluesi jepte te dhena shume te rendesishme. Morali i tij i ulet qe u manifestua gjate kohes qe u mbajt ne rrjetin sekret informativ,zbuluesi u perjashtua nga rrjeti,me te u morr ne perpunim 2A Si agjent i zbulimit Grek.

Spiuni “Trebeshina”
I terequr si bashkpuntor ne vitin 1969 deri me 1975 gjate vuajtjes se denimit ne kampin e riedukimit dhe eshte mbajtur ne lidhje per kater vjet.Nen influencen e riatdhesimit me 1960 nga Amerika,tenton te arratiset ne Greqi por kapet dhe denohet me 15 vite burg.

Spiuni “Besniku”
Familje e mesme fshatare i vellaj i denuar dy here per aktivitet armiqesor,i terequr ne sherbim ne vitin 1964 dhe seleksionuar me 1980.me te dhenat e tij u godit grupi i tregetise ne Berat me 11 te pandehur dhe mbi 20 te imlikuar,jane goditur tre objekte qe zhvillonin agjitacion e propagande armiqesore.Por ne kohe qe “Besniku” jepte te dhena per vjedhje nga te tjeret ai vidhte vete,me besimin ne vetevete per friken qe kishin te tjeret ndaj tij dhe nuk mund te zbulohej.Gjithashtu jepte te dhena te genjeshtra per E.E qe ai shante udheheqesin e partise,vetem e vetem sepse “Besniku” i kish ketij te fundit nje borxh dhe nuk deshte tja jepte.

(kartoteka e deges se Beratit,dosja personale nr 276)Doc-i-vitit-1985-4 Doc-i-vitit-1985-6 Doc-i-vitit-1985

Kategori
Uncategorized

“Fontane dhe Diktature”

Histori_Dossier-vendimi_i_pushkatimit_te_koco_plakut_482331500Homazh per inxhinierin gjeolog Koco Plaku, zbuluesin e vendburimeve te medha te naftes shqiptare.

“Fontane dhe Diktature”.

Rizgjohet ne dokumentar zeri i gjeologut te pushkatuar pas 33 vjetesh. Familjaret e gjeologut te pushkatuar “na gjeni eshtrat e te afermit tone…” Perfaqesi te ndryshme kerkojne nderim te kesaj figure qe eshte pushkatuar nga diktatura.

Arrestimi dhe pushkatimi:

Ne fillim te vitit 1975 Koco Plaku, perjashtohet nga partia dhe drejtuesit e atehershem e imponojne qe te dorezoje teseren. Kujtimet qe vijne prej atyre diteve te veshtira, ku dielli vetem ftohte dhe dukej teper i larget e i paarritshem tregojne se nje njeri teper modest dhe me natyre te larte profesionale si Koco Plaku do te trishtohet per dhenien e teseres, por se bashku me te do te tregohet i gatshem te lere edhe titullin e republikes, gezimi i te cilit ju ngri dhe mbeti per te vetem nje ogur i keq. Titullit ai ju gezua vetem dy muaj. Presioni politik i asaj kohe e vrau dalengadale kolosin e naftes shqiptare dhe po regjistronte tek ai pesimizmin, por jo poshterimin. Duke e pritur nga ora ne ore vendimin e keq Koco Plaku ruajti ata qe kishte prane dhe u shmang prej tyre me qellim qe ata mos te ndeshkoheshin si ai dhe familja e tij. Ate pranvere te vitit ‘75 per Kocon do te ishin ditet me te zeza. Ne byrone politike te asaj kohe dilnin nga raftet, skenaret e pergatitura qysh vite me pare nga vet drejtuesi mizor i shtetit te atehershem.

Te gjithe ata qe zbatonin urdherat e diktatorit zgjaten agonine e Koco Plakut. Ky i fundit e priste ate qe do t’i ndodhte dhe kishte nisur te jepte amanetet e tij te fundit, per gruan dhe per djalin qe kishte vetem pak muaj qe kishte ardhur ne jete. Ishte viti 1975. Ne ditet e para te muajit mars ne qytezen naftetare te Patosit mbahej aktivi i partise. Te gjitha ato debate dhe fjalime qe do te beheshin ne kete aktiv, qe per shume intelektuale u quajt turp, ishin vijezuar nga kreret e politikes se atehershme, te cilet arriten ne marrjen e vendimit me te paskrupullt dhe me te pashpirt, qe ne industrine e naftes na kishte dale nje grup armiqesor, qe udhehiqej nga agjente jugosllav, sovjetik e grek. Armiqte imagjinar te Enver Hoxhes bene qe ne kete aktiv te zymte te vulosej perfundimisht jeta e 8 shkencetareve te Institutit te famshem dhe dy figurat me te spikatura te ketij grupi shkencetaresh te perballeshin me denimin me te rende. Ne diten e dyte te aktivit, teksa turma e drejtuar dhe e udhehequr nga punonjes te sigurimit dhe komuniste medioker provincial uleriste kunder shkencetareve te naftes, drejtuesi i ketij aktivi ku merrte pjese dhe vet Adil Carcani e Ramiz Aliaj ka kerkuar largim nga salla te te kritikuareve.

Largimi do te shoqerohej me prangosjen e tyre qysh ne momentet e daljes ne dere te salles se pallatit te kultures ku zhvillohej mbledhja e jashtezakonshme e partise. Furgonat e policise, sigurimsa te shumte si dhe drejtuesit me te larte te partise komuniste i moren gjeologet shkencetare dhe i transportuan menjehere drejt birucave, ku do te niste kalvari i rende i mundimeve.  Periudha e gjate ne hetuesi do te shperfytyronte disa nga mbeshtetesit e Kocos dhe shkences se tij, por vete Koco Plakun nuk do ta mposhte kurre. Deshmimtare te shumte, te njohur dhe te panjohur dhane per fat te keq dhe deklaruan fakte te paqena dhe prova kurre te vertetuara. Vreri i deshmimtareve ishte vreri i partise dhe udheheqesit te saj, i cili tentoi te manipulonte deri dhe te afert te Koco Plakut. I tradhetuar nga te gjithe, i pergatitur per ate qe do ta priste, i sakatosur nga dhuna psikologjike dhe fizike Koco Plaku nuk do te arrinte kurre te pranonte kater akuzat e renda qe ishin ngritur ndaj tij. Ne te gjitha seancat e hetuesise si dhe ne te gjitha deklaratat e tij, Koco Plaku shpjegonte se nuk ishte tradhtar dhe kurre nuk kishte menduar per sabotim. Ne arkiven e Ministrise se Brendshme gjendet edhe sot dosja voluminoze e periudhes hetimore te Koco Plakut dhe gjeologeve te tjere. Ne shfletosjen e mijera fleteve te dosjes faktohet qendresa e Koco Plakut, i cili ne te gjitha fletet ka shkruar dhe firmosur qe nuk mendonte kurre per tradheti ndaj atdheut.

Hetuesit barbarisht e impononin ate qe te pranonte akuzat , por ai nuk u tut. Madje, ne prani te hetueseve arriti deri aty sa te tentonte vetevrasje. Plot nje vit e tre muaj pas arrestimit, zhgenjimit, ndeshkimit barbar Koco Plaku dhe gjeologet e tjere perballen me trupin gjykues qe drejtohej nga Eleni Selenica. Gjyqi ndaj Koco Plakut dhe grupit te ashtuquajtur armiqesor te naftes zgjati tete dite dhe denimet per te gjithe anetaret e grupit ishin te renda. Kryetarja e trupit gjykues, mes vendimit qe ishte i shkruar ne me shume se 30 fleta, rreshtoi jo vetem akuzat, por pati guximin te lexonte vendimin e marre qysh me pare ne byrone politike, per pushkatimin e Koco Plakut dhe Milto Gjikopullit. Ashtu si dhe gjate marrjes ne pyetje edhe ne momentin e fundit te vendimit Koco Plaku nuk i pranoi akuzat. Nga pothuaj te gjithe anetaret e grupit te arrestuar vetem Koco Plaku nuk mundi te manipulohej. Vendimi i gjykates mberriti brenda pak oresh ne asamblene e kuvendit popullor, e cila la ne fuqi denimin me pushkatim per Koco Plakun dhe Milto Gjikopullin. Pak dite me vone, ne fund te qershorit te ’76, nje nate sketerre nje grup policesh nxorren nga qelia Koco Plakun dhe te lidhur me zinxhir kembe e duar e transportuan drejt vendit te ekzekutimit. Ne gryken e Babruse, disa km larg Tiranes mes ca shkurreve, ku qysh me pare ishin hapur gropat, togat e ekzekutimit qelluan me bresheri mbi trupat e tre te pa fajshmeve, Koco Plakut, Milto Gjikopullit dhe Andrea Mancos.

Portreti shkencor i Koco Plakut:

Gjeologu Koco Plaku qe ne fillimet e para te punes do te tregonte aftesite e tij te larta profesionale dhe ndjenjen atdhetare. Kjo e fundit e imponuar vullnetshem tek Kocua, do ta fuste ate ne ambicien e madhe per te cuar edhe me para industrine ende te brishte te naftes shqiptare. Ai ishte student i shkolles se naftes ruse. Idhulli i tij ishte Stanislav Zuber, i cili mbronte tezen se nen shtresat gelqerore nuk ka nafte. Koco Plaku me studimet e tij , e hodhi poshte tezen e gjeologut te madh polak ( qe mbahej gjeologu me I mire ne bote per ate kohe ), duke zbuluar disa vendburime ne Shqiperi ne shtresat gelqerore si Gorishtin, Visoken dhe Cakranin. Afro 20 vitet e punes se Kocos ne nafte cilesohen sot te vetmet perpjekje frytedhenese ne zbulimin dhe nxjerrjen e naftes. Firmen e Koco Plakut mbajne sot te githa venburimet e naftes. Ai zbuloi zonen e Visokes, per te vijuar me pas me Gorishtin, Cakranin, Frakullen, Divjaken, Delvinen etj. Kocua kreu studime te mirefillta dhe krijoi ne vend, per here te pare ne historine e Shqiperise, konceptin gjeologji. I vendosur ne tezen e tij gjeologjike, Koco Plaku tregoi se nen shtresat gelqerore te vendit ekzistojne shtresa pa fund me nafte dhe gaz. E ndersa nafta deri para shfaqjes se Kocos ishte prodhuar vetem ne vende ranore, shume shpejt nentoka gelqerore do te kthehej dominuesja e prodhimit te saj.

Ai rregjistroi brenda pak vitesh rekord ne prodhimin vendas te naftes. Nga specialistet e sotem te naftes periudha kur ne kete industri ishte Koco Plaku eshte cilesuar si pranvera e arte e naftes shqiptare. Vetem pak jave para arrestimit te Koco Plakut, prodhimi i naftes arriti ne afro 2.5 milion tone ne vit. Si nje gjeolog i kompletuar Kocua projektoi me dhjetra zbulime dhe studime shkencore. Shume gjeolog pasardhes ruajten dhe ndoqen studimet e Koco Plakut dhe perhere e kudo i referoheshin shkences se tij. Kocua u be shume shpejt dhe mbeti deri me sot si idhulli i fushes gjeologjike te naftes.

Kush ishte Kocco Plaku:

Koco Plaku lindi ne fshatin Hocisht te krahines se Devollit ne Maj te vitit 1929. Familja nga rridhte Kocua, ishte nje nder familjet me te medha te krahines si dhe njihej ne Korce dhe ne te gjithe vendin per veprimtarine e larte partiotike. Kocua ishte djali i katert i Josif Plakut. Vellezerit e tij me te medhenj qysh ne rinine e tyre u rreshtuan ne radhet e partizaneve, nderkohe qe gjate periudhes se fundit te pushtimit fashist, Kocua dhe nje pjese e familjes vuajten internimin ne Portoromano. Arsimin fillor e kreu ne Hocisht, nderkohe qe pas clirimit ndjek Politeknikumin “Hari Fultz”. Me pas ai vijon arsimin e larte ne Moske ne universitetin “Gupking” per gjeologji, te cilin e mbaron me rezultate te arta.

Qysh ne shkolle te mesme Kocua spikati per frymen patriotike dhe per karakterin e tij te forte. I lindur dhe i rritur nen frymen patriotike Kocua e cilesonte kete karakter te familjes dhe fisit nga rridhte si kryesorin. Pas kthimit nga Moska, Koco Plaku u emerua si fillim inxhinier ne Institutin e naftes ne Vlore per te vijuar me pas ne Kucove e Fier, ku u dallua si gjeologu dhe studjuesi kryesor i zonave ende te pazbuluara ne ate kohe te naftes dhe gazit. Vellai i tij i madh, Jorgua, u vra pak muaj para clirimit, ne mesin e janarit te ftohte te ‘44. Per vrasjen e tij qarkullojne dy versione, ku nje i perket ekzekutimit te tij ne uren e Kovacit ne Voskopoje nga pushtuesit dhe versioni tjeter ka te beje me faktin qe Jorgua eshte vrare nga partizanet me urdher te vet Enver Hoxhes. Por, fati i keq i djemve trima te Josifit do te vijonte me vdekjen e Mikailit ose sic e njohin te gjithe Kalos, vellait te dyte te Kocos, ne vitin 1953. Kalo ishte drejtuesi i pare per afro kater vjet i fermes se Sukthit.

Ai u gjet i pa-jete ne nje siperfaqe toke dhe nga hetimet e mevonshme doli se ishte helmuar. E sikur te mos mjaftonte kjo humbje tragjike, vellai tjeter i Kocos, Panajoti qe kishte qene dikur partizan dhe qe ne fillimet e para te pasclirimit mbajti poste te larta drejtuese te shtetit shqiptar, gjate kohes qe ishte minister pa portofol, ne vitin 1957, arratiset nga liqeni i Ohrit e pikerisht nga fshati Lin drejt shtetit jugosllav te asaj kohe, ku thone se e ekzekutuan agjenturat ne vitin 1966. Edhe sot, pas me shume se 50 vjetesh nga arratisja ende eshtrat e Panajot Plakut nuk jane gjetur. Arratisja e Panajotit thelloi edhe me teper zemerimin prej inferiori qe kishte zene prej kohesh dikatorin Enver Hoxha. Hoxha jo vetem qe e cilesoi Panajot Plakun armik te popullit dhe e perndoqi ate edhe ne arrati, por u betua perfundimisht qe asnje nga familja Plaku te mos ngrinte krye, pasi Enver Hoxha perballe djemve te Josifit ndihej xheloz. Enver Hoxha nuk u zbut edhe pas fisnikerise se treguar nga nena e Kocos, edhe pas persosmerise profesionale te te vetmit qe kishte mbetur, Koco Plakut. Ai shume shpejt krijoi alibine tradhtare ndaj Kocos, per te arritur deri ne burgimin e dy motrave qe kishin mbetur ne meshire te fatit. Diktatori do te zgjeronte rrezen e tij shfarosese deri tek kusherinjte e larget te babait te Kocos dhe kjo lufte ne dukje armiqesore do te prekte edhe ne vitin 1985 kusherinin e Kocos, Minain, i cili vuajti disa vjet burg dhe internim per agjitacion e propagande. Diktatura vrau ne menyre eingmatike edhe jetet e te rinjeve te kesaj familje me emer. Djali i Kalos, qe mbante emrin e te xhaxhait Jorgo do te perballej me skenare te erreta te pergatitura me se miri ne zyrat e byrose politike dhe sigurimit te shtetit.

Apeli per gjetjen e eshtrave:

Shpresat e familjareve jane ende te medha, por kesaj radhe per gjetjen e trupit te tij. Qetesi nuk ka per familjaret. Ata jane duke u endur per te gjetur te pakten eshtrat. Jovani, djali i Kocos ka mundur te krijoje skenen dhe t’i afrohet vendit ku i ati u pushkatua. Shkon shpesh here ne ate zone “te mallkuar” dhe ne heshtje bashkebisedon me te atin. E lehteson shpirtin e tij, duke qene i vendosur per te kerkuar. Zona ku ende prehet Koco Plaku ndodhet ne fshatin Shishtufin, disa kilometra larg nga qendra e Tiranes. Banoret fshatit tregojne piskamat e pushkatimeve pa fund qe jane bere ne kete zone. Nje pjese e madhe e kundershtareve te dikatorit me te eger, Enver Hoxhes, prehen ne Shishtufin, prane nje perroi dhe disa shkurreve qe erozioni i viteve u ka ndyshuar drejtim. Kujtimet e hidhura te atyre neteve te pushkatuara jehojne deri sot, teksa shume familje nuk kane marre ende eshtrat e te afermeve te tyre te vrare nga regjimi barbar komunist. Por, nga kater vellezerit Plaku, Panajoti dhe Kocua jane ende pa nje varr. Familjaret e tyre apelojne per gjetjen e eshtrave. Vitet pa mbarim te vuajtjeve per pasuesit e kater vellezerve Plaku nuk kane marre fund. Ndjesa per ta nuk mjafton. Akoma historia tyre e pandare nga ajo e Shiperise kerkon sqarime dhe zbardhje faktesh. Gezimi i vetem i shkenctarit Koco Plaku, djali Jovani ka sot nje familje. Pesha e viteve te diktatures do te vijoj te trashegohet tek ata qe do te mbajne mbiemrin Plaku. Lehtesia e vetme do te jete kujtimi se dikur nga nje familje patriotesh ne zonen e Devollit, ishin kater vellezer te cilet e donin atdheun. Secili prej tyre dha shume nga vetvetja deri ne sakrifikim per te.

Kujtim do te jete Panajoti qe cau cdo klon diktature per t’i thene diktatorit Enver Hoxha, mjaft me me familjen Plaku. Zhvillimi i industrise se naftes shqiptare do te personifikohet me emrin Koco Plaku

Aktiviteti:

Per nder te figures se ing. gjeolog Koco Plaku ne Fier u zhvillua kate fundjave nje simpozium shkencor si dhe nje seri aktivitetesh. Fillimisht promovimi i figures se ing. gjeolog u be nga nje ekspozite fotografie, e cila u cel ne hollin e teatrit “Bylis” te Fierit. Vizitimi i tete stendave me me shume se 100 fotografi u shoqerua edhe me nje koncert instrumental kryesisht me muzike ruse, per te cilen Koco Plaku ka patur debulese. Me pas aktiviteti ka vijuar me nje konference shkencore ne te cilen kane referuar jo vetem akadamike te fushes se industrise se naftes, por edhe mjaft bashkekohes dhe bashkevuajtes te Koco Plakut. Nuredin Skrapari nje inxhinier gjeolog, bashkevuajtes me Koco Plakun do ta cilesonte kete te fundit si kryevlera e naftes shqiptare si dhe do ta vleresonte ate si nje gjigand te gjeologjise dhe zbulimit te naftes ne vend.

Nderkohe qe Ylli Plaku do te referonte per lidhjen patriotike te familjes devollite te inxhinierit te pushkatuar Koco Plaku. Pas dhjetra referateve u shfaq nje dokumentar kushtuar punes, jetes, familjes, pushkatimit te Koco Plakut. Dokumentari ka patur si kulme te tij zerin e vete te pushkatuarit, ze qe ishte regjistruar ne sallen e gjyqit si dhe gjate hetimeve me shume se 13 mujore. Ne fund te aktivitetit pas falenderimit te familjareve te inxhinierit gjeolog te pushkatuar prej mjaft shoqatave, njesive vendore, prej te gjithe komunitetit te Fierit si dhe prej kreut te bashkise, kompanise “Albpetrol” ju be nje kerkese presidentit te republikes per ta nderuar Koco Plakun me titullin “Nderi i kombit”.

Matilda Troka

Kategori
Uncategorized

Krimet e komunizmit.

Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve.

Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre gjykatësit ushtarak Bilbil Klosi i priste shpata në të gjitha anët duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe. I kursente partisë së tij edhe bojën edhe letrën. Ka mundësi t’i ketë propozuar të kursenin edhe plumbat pasi mund të përdoreshin metoda të tjera si helmimi, mbytja, etj. Ndoshta është rasti më tipik sesi një person i diplomuar në perëndim për drejtësi, mund të bëhej kaq i pamëshirshëm në vendin e tij duke prodhuar me aq shpejtësi padrejtësi, viktima e dhimbje të pafund.

drejtesia-popDikur më 1944 – 1945 ishte komisar i divizionit të 5-të komunist. Më 1945 komisar i divizionit 3. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës 1-rë. Për të mos ngelur deri këtu, më 1945 – 1946 partia e caktoi sekretar i përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 1946 – 1949 dhe 1950 – 1951 ishte ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Për të vazhduar më pas në krye të Ministrisë së Drejtësisë derisa kjo u shkri fare si e panevojshme.

Ndër bashkëpunëtorët e Bilbil Klosit si ndihmësgjyqtarë mund të përmendet një kategori e madhe emrat me profil partizan. Shumica injorantë të dalë në mal për ndonjë plaçkë e për ndonjë mall. Nuk është rasti sot t’i listojmë ato, por po përmendim njërin prej tyre që ka emrin Kasem Trebeshina. Së bashku me Bilbil Klosin ai ka dënuar për motive politike shtetasit Mehmet Ibrahim Hoxha, Shaban Vath Mezini dhe Mentor Abdi Hatibi.

Përveç të tjerave, Klosi si njeri i besuar i partisë ka dënuar edhe shtetas të huaj që kishin qenë dikur rezidentë në Shqipëri, kryesisht gjermanë. Këta nuk ishin “kriminelë”, apo ushtarakë, por njerëz me profesione civile deri edhe artistë (piktor e botanist) si rasti i gjermanit Hans Brust Troschel.

Emrat e mbi 150 antikomunistëve të dënuar me vdekje ose me burgime të rënda nga Bilbil Klosi

-Abedin Faslli Nepravishta  -Ali Maliq Maliqi-Beqir Reshit Koleci  -Dhimitër Vangjel Dhimodea  -Elza Anton Koch  -Ferit Iliaz Premasi  -Frano Lelaj  -Hans Brust Troschel  -Hasan Islam Palushi  -Islam Sadik Zekthi  -Siersch Schildeberg  -Syrja Golja  -Hysen Progeri  -Isa Kokalari  -Jusuf Mehmet Mira  -Metin Ruli  -Murat Basha  -Ramazan Shkalla  -Luan Irfan Baçi  -Jonuz Chisaku  -Josuf Mehmet Dina  -Abedin Rasim Hoxha  -Adem Shaqir Qosja

-Aleksander Kostandin Padalski-Beqir Sure Abaz -Gjon Mark Gjini-Haki Mehmet Tafaj-Halo Asim Ymeraj-Mehmet Javer Hurshiti-Ndoc Palok Gjoni-Qazim Rustem Konica-Mark Beqir Berisha-Ramazan Mahmut Jarani-Rexhep Mehmet Meta-Riza Behar Drini-Salih Vata-Shaban Vath Sheshori-Osman Veli Mema-Osman Kasem Gazepi-Riza Asllan Hoxha-Xhelal Telha Ceza-Ferit Vogli-Hajredin Zagolli-Mersin Meto-Sure Beqir Ajazi-Kol Zef Zefi-Besim Pazari-Muharrem Vrioni-Sitki Maliq Toptan-Ibrahim Bodinaku-Rexhep Çela-Dhimiter Koli Bala-Zef Mark Daci-Maksut Spahiu-Allaman Pisku-Alush Runa-Anife Karkuli-Selim Mati-Avni Dobreni-Fadil Mehmeti-Novruz Moglica-Myrteza Dunishti-Sinan Ibrahim Nora-Qemal Shaqiri-Shaqo Medi Trimi-Habib Ahmet Gega

-Osman Shaqir Taraku-Nazmi Ali Lumani-Shaban Ibrahimi-Abdulla Ismail Kuri-Gjergj Sokoli-Kadri Hariz Hoxha-Niko Gaqi Opari-Ndue Pergega-Hysen Qamil Sejdini-Nikoll Bardhok Bajraktari-Xhevdet Mustafa Ndreu-Qazim Hamit Muhaj-Dhimiter Hariz Ajdhami-Sana Kristo Bezhani-Njazi Istref Çarçani-Vangjel Gaspër Kurta-Shyqyri Sulejman Basha-Hafez Sherif Lengu-Simon Rak Berdica-Haki Reshit Mulleti-Demir Haki Alizoti-Ahmet Myrteza Ndroqi-Bilush Remzi Shehu-Hasan Tasim Tatzati-Josif Nikolas Marxen-Man Halil Kopliku-Mithat Mustafa Aranitasi-Mehmet Haxhi Bushati-Nijazi Isa Mborja-Myzafer Qerim Resuli-Lluk Bajram Gjonaj-Ymer Seit Cani-Tajar Ali Litani-Selaudin Hetem Kulla-Abdulla Hamza Dedej-Isuf Islam Domi-Baki Islam Rysto-Rrok Nik Pulaj-Gaqo Theodhor Babi-Qemal Riza Kishta-Stefan Stavro Ajdhom-Mynyr Hasan Troplin  -Jorgji Foto Xhupa

-Muharrem Iljaz Nanushi  -Hekuran Karaman Llani  -Nexhmi Islam Shijaku  -Tefik Fejzullah  -Mehmet Ibrahim Hoxha  -Pashk Gjet Lleshi  -Filip Ndoc Fishta  -Ibrahim Ram Kadilli  -Perlat Enver Myftari  -Abaz Mustafa Priska  -Jashar Delil Mem  -Qemal Riza Binbashi  -Xhemal Ibrahim Murthi  -Shaban Vath Mezin  -Kasem Bajram  Malasi   -Sadik Laze Beqiri  -Osman Abdullah Kazazi  -Mehmet Ali Vaci  -Mustafa Osman Gjinali  -Sali Ali Dani  -Frano Prenç Prenç  -Izedin Ismail Beshir  -Hysen Selim Bylyku   -Dervish Ymer Shehu  -Mentor Abdi Hatibi  -Hans Sigmund  Krall  -Xhelal Maliq Sulku  -Fiqret Rasim Hoxh  -Vokerr Taf Beshiri  -Vedat Enver Myftari  -Jahja Sabri Panariti  -Dervish Xhetan Martini  -Engelbert Hildeber  -Shehat Ragip Osmani  -Hysen Ismail Kusi   -Qemal Rexhep Prenjasi  -Vera Kirillo Slausku  -Mirko Llajosh Jankoviç  -Roberto Iniazio Vaj   -Ndoc Zef Mark   -Xhemal Hysen Alimehmeti   -Eqerem Isuf Imami

Kur Bilbil Klosi dhe Kasem Trebeshina vendosnin “në emër të popullit”

Si e dënuan në vitin 1945 një 16 vjeçar si “pengues të luftës”

Një 16 vjeçar përplasej në qelitë e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në me akuzën se “kishte penguar luftën”. Një fëmijë që duhej të ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme ishte akuzuar pra se kishte pasur në dorë fatin të ndalte “luftën e madhe” që na qenkësh zhvilluar. Por kësaj here në trupin gjykues ishin bashkuar nënkoloneli Biblil Klosi, oficeri i Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina dhe komandanti i qarkut, Argjir Lipiviani.

Kasem Trebeshina në proceset politike

Në fakt nuk i kemi thënë të gjitha për oficerët e Mbrojtjes së Popullit. Për tifozët e Kasem Trebeshinës mund të themi se kemi lënë për kohë të tjera gjëra të tjera. Kjo jo për të plotësuar atë që na ka ngelur pa thënë, por thjeshtë për të mos i thënë të gjitha përnjëherë.

Ai ka qenë oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (OZN-a shqiptare e vite e 1944 – 1946, homologe e asaj jugosllave). Për fatin e ndonjë bilbili të tij, që e reklamon sot nga pozitat e sulmit ndaj të tjerëve, emri i Kasem Trebeshinës është në disa procese politike si përfaqësues i OZN-as shqiptare së bashku me gjyqtarin Bilbil Klosi. Në DMP, Kasemi ka historinë e tij. atje përzgjidheshin ata më të devotshmit e më të egërit.

Pas organizimit Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, me në krye Koçi Xoxen, ajo u përbë nga 5 seksione. Kasem Trebeshina si themelues i kësaj arme famëkeqe, bënte pjesë në seksionin e parë të saj. Përveç Koçi Xoxes drejtuesit e lartë të saj ishin: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Çeta, Nesti Zoto, Siri Çarçani dhe Thoma Karamelo.

Në seksionin e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina bënte pjesë në krah të të emrave të tillë si Mit’hat Poloska, Edip Çuçi, etj.

Në asnjë prej jetëshkrimeve të Trebeshinës, nuk figuron të bëjë pjesë aktiviteti i tij i viteve 1944 – 1947. Edhe në një letër që i dërgon udhëheqjes më vonë, ai thotë se dihet prej instancave më të larta se ç’ka bërë ai deri në vitin 1947. Duke qenë pjesë thelbësore e armës së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe më vonë rrjedhimisht i Sigurimit të Shtetit, natyrisht që “puna” nuk mund të kuptohej jashtë profilit të njohur të kësaj arme. Në kohën kur Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes dhe i Nesti Kerenxhit bënte kërdinë nëpër Shqipëri, z.Trebeshina ishte pjesë e kësaj arme. Nuk mund të mendohet se të gjitha aktet i bënë me dorën e vet famëkeqët Kerenxhi apo Xoxe. Kishte edhe të tjerë që ishin të zellshëm në punët e tyre.

Sigurisht për publikun qenia gjyqtar në proceset politike është një gjë e re. As Kasem Trebeshina nuk e ka zënë ndonjëherë me gojë në ka qenë apo jo pjesë e proceseve politike të kohës. Ne e ftojmë ta pohojë ose ta kundërshtojë një fakt të tillë. Gjithashtu ftojmë ndonjë tifoz të tij që përballë provave që ne paraqesim të na japë një mal me shpifje nga ato që lëshon gjithnjë. Gjithnjë kemi folur me argumente e prova. Nuk kanë rëndësi çfarë thonë kuzhinierët apo tifozët brohoritës të Kasem Trebeshinës.

Le t’i përgjigjej pra Kasem Trebeshina këtyre të vërtetave. A ndjen keqardhje për ata antikomunistë apo njerëz të thjeshtë që hetimi i tij apo i shokëve të tij të “OZN-as” shqiptare, u mori jetën, i denigroi apo i shkaktoi plagë të shumta në këtë jetë?

Kujtesë

Pas largimit nga forcat e “OZN-as” shqiptare Kasem Trebeshina e imagjinonte botën në një rrezik të madh. Kjo për shkak të “amerikanizmit”, të cilin e urrente dhe për këtë shkak ai e kishte gjetur çelësin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve të tij zherzhinsko – DMP-iste. Sipas Trebeshinës vetëm ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik do të mund të shpëtonte atë botë që e shqetësonte atë.

Momentet e jetës së Kasem Trebeshinës për çdo lexues ose kureshtar të zakonshëm vijnë të mjegulluara, jo të plota dhe me ngjyrime përgjithësuese. Midis konsumimit të një vepre penale të dënueshme nga regjimi komunist dhe pasojës që ajo sillte, në rastin e Trebeshinës ka një mospërputhje të çuditshme. Duket sikur ka një çështje penale, pastaj hetuesit janë të butë, mungon tortura, mungon dëshira për të rritur veprën penale dhe në fund fare jepet një dënim që nuk zbatohet kurrë i plotë. Asnjëherë Trebeshina nuk ka vuajtur aq sa është bërë e njohur në një vendim.

Nuk është e panjohur të themi se Kasem Trebeshina është arrestuar për agjitacion e propagandë. E megjithatë është trajtuar mirë dhe në përfundim të të gjithave e ka hedhur me 11 muaj heqje lirie. Rrethanat e ndalimit të tij vijnë në kohën kur ishte aktor në Teatrin Popullor dhe kur kishte shkruajtur tre letra për udhëheqjen, njëra prej të cilave për Enver Hoxhën. Sikur këto letra t’i kishte shkruar njeri tjetër le të themi një qytetar i zakonshëm apo një nëpunës i kohës së Zogut i papërzier me ngjarjet e luftës, me siguri do t’i ikte koka. Kjo jo për përmbajtjen e letrave sesa për mënyrën se kujt dhe si drejtoheshin këto letra.

Klosi & Trebeshina, në krye të detyrës

Një katrahurë e vërtetë ka ndodhur në Shqipëri me proceset politike. Mijëra vetë të dënuar e mijëra të ekzekutuar me ose pa gjyq. Faturë të rëndë financiare duhet të paguajë sot shteti shqiptar nga dëmet e shkaktuara nga vendimet e padrejta të frymëzuara nga lufta e klasave dhe urrejtja komuniste, të cilat sollën fatkeqësi për shumë e shumë njerëz. Ata ishin të gjithë në atë kohë në krye të detyr

l;s. Kishin fituar “luftën” (me shqiptarët) dhe tani prisnin të dënonin, burgosnin e vrisnin ata që nuk i kishin vrarë dot gjatë “luftës”. Për këtë, nuk bënin përjashtim me asnjë, të rinj, pleq, gra, etj. Revolucioni i të keqes duhet të shkonte deri në fund. Në pjesën e proceseve politike, hetimi nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, zinte një vend kryesor. Në një farë mënyrë DMP-ja ishte konceptuesi ndërsa gjyqësori ishte “noteri” ose certifikuesi i akteve me pasojë shkatërrimtare për jetën e mijërave njerëzve.

Dënimi i 16 vjeçarit

Mentor Abdi Hatibi kishte qenë simpatizues i Ballit Kombëtar. Për këtë shkak, megjithëse ishte 16 vjeç, ishte arrestuar e sjellë përpara gjykatës me akuzat “mercenar i Ballit Kombëtar” që kishte “tradhtuar dhe penguar luftën e popullit”. Kjo aktakuzë e formuluar më 12 maj 1945, hapte procesin gjyqësor të 21 majit. Prokurori e akuzonte 16 vjeçarin se kishte arrestuar Mehmet Myftiun (16 vjeçari!). Më 26 maj 1946 Bilbili dhe Kasemi vendosin t’i japin 2 vjet burg.

Klosi & Trebeshina, urdhërojnë burgosjen e babait të 5 fëmijëve

Ishte njëherë një kinema e njohur në Tiranë. E ndërtuar nga pushtuesit për nevojat e tyre të argëtimit gjatë luftës. Kjo sallë ku ishin shfaqur qindra filma të fashizmit e dhjetëra e dhjetëra fjalime, u shndërrua nga komunist në një vend ku projektoheshin zhdukja e sa e sa njerëzve, ekzekutimet e tyre, heqja e lirisë e sa e sa të tjerave, etj. Sa jetë njerëzit janë shndërruar brenda një godine të stilit ushtarak që brenda përkohshmërisë së saj kishte lëvizshmërinë e jetëve njerëzore. Po pse po e përmendim sot këtë fakt? Sepse kinemaja nuk punonte më vitet e para. Ajo ishte kthyer në stallë njerëzish. Një pjesë dënoheshin, një pjesë prisnin të dënoheshin. E thënë ndryshe, kinema “Tomori” i ngjante më shumë një thertoreje. Ata që nuk thereshin vetëm sa prisnin radhën. Liria e tyre ishte çështje procedurash, ndërsa mungesa e lirisë ishte e garantuar.

Salla e kinema “Tomorit” ishte kthyer në shtëpi e dytë për Bilbil Klosin. Aty i merrte si delet njerëzit. Hiq njërën palë e dëno palën tjetër. Kishte dorë të lirë nga partia. Mjaftonte të jepeshin dënime. Të masakrohej sa më shumë një vend i vogël si Shqipëri që mesi kishte 800 mijë frymë. Të shkatërroheshin klasat. Të zhdukeshin të arsimuarit, të bëheshin pastrues të diturit. Kishte ardhur pushteti i të paditurve.

Burgosjet vazhdojnë

Më 12 maj 1945 e trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër dënimin e Mehmet Ibrahim Hoxhës, 41 vjeç nga Shemria e Tiranës, i arrestuar më 5 nëntor 1944. Ky akuzohej si legalist. Madje këtij partizanët i kishin djegur shtëpinë. Është një çështje që nuk ke ku ta kapësh pasi nuk ka asnjë element me ligjet e asaj kohe që të përbëjë faj apo provë. I pandehur sillet nga burgu i Tiranë ku vuante dënimin pa marrë mirë komunistët pushtetin. Ai kishte mbrojtës avokatin Efthim Canco. Janë ngjarje krejt shqiptare që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte legalist e kjo nuk mund të quhet akuzë për shkak të bindjeve politike. Partizanët e kishin djegur shtëpinë. Pavarësisht se i kishin lënë 5 fëmijët rrugëve, Mehmet Hoxha nuk ishte kundërpërgjigjur. E megjithatë kjo nuk do të thoshte gjë për komunistët, pasi dënimin do ta vuante që do ta vuante. Tani Shqipëria ishte e tyre, e djegur ose e padjegur. Mehmet Hoxha kishte qenë një prej përkrahësve të Abaz Kupit. Si i tillë kishte shërbyer në trupat e Frontit Nacionalçlirimtar në luftimet e deriatëhershme kundër pushtuesve. Aderimi në Front kishte zgjatur deri sa kishte qëndruar Abaz Kupi këtu, deri në (mos) nënshkrimin e marrëveshjes së Mukjes. Pikërisht për këtë arsye, (dalja nga Fronti) partizanët i kishin djegur shtëpinë. Gjithë çështja ishte përleshje shqiptarësh. Gjithsesi ky i pandehur nuk del përgjegjës në asnjë rresht të këtij gjyqi.

Për këtë arsye, i pandehuri përgjigjet: “Nuk është e vërtetë të kem luftuar forcat partizane, por fatkeqësisht, kur ka ardh Musa Picari me 300 e ca veta, asht ba një luftim prej 2 – 3 orësh. Një grua ka lajmëruar forcat partizane , mos të hyjnë se asht mbushur katundi me ballistë. Musa Picari na ka imponuar me forcë si mua ashtu edhe të tjerë..Me Osman Memën kam qenë i lidhur, por ky nuk i ka luftuar partizanët. Është e vërtetë se shtëpinë ma dogjën partizanët pse shkova me Musa Picarin. Pas ikjes së këtij i kam shpërndarë katundarët nëpër shpijat e tyre. Kam qenë në Legalitet i lidhur me Bazin kur ky ishte më Frontin. Shtëpia m’u dogj pse u largova nga Fronti.”

Duke vazhduar përgjigjet ndaj trupit gjykues, M. Hoxha përgjigjet:

“Lufta me Musa Picarin u bë në kufi midis Shëngjergjit e Shumrisë. Neve kemi qenë te xhamia e Shemrisë. Nuk është e vërtetë që neve të kemi vendosur me shkue me me marrë materialin që ndodhet në Bizë. Mbasi Osman Mema ish i lidhur me Bazin, edhe unë kam shkue pas Osman Memës, por kur u shkëput Bazi nga Fronti dhe neve kemi ndejt neutral. Jam dorëzu vetë me 5 nëntor 1944. frontin e kam ndihmue me sa kam pas mundësi”.

Vendimi një faqesh

Më 26 qershor 1945 trupi gjykues i drejtuar nga Bilbil Klosi ka dhënë vendimin e tij. si edhe të gjithë proceset e tjera të këtij lloji, Klosi është kursimtar i madh. I shkurton partisë së tij, shpenzimet që do të mund të bëheshin për bojë, letër e makina shkrimi. I harton brenda një faqe letër. Aty i thotë të gjitha. Nuk e kalon radhitjen.

Pasi është dëgjuar shpjet e shpejt avokati, Bilbili ka vërejtur:

“Nga sa rezulton prej vetë pohimit të pandehurit, të marrun si para komisionit hetimor, ashtu edhe gjatë zhvillimit të gjyqit publik, i akuzuari Mehmet Hoxha, teu qenë i lidhur me forcat reaksionare dhe armike të popullit shqiptar nën dipendencat e tradhtarit Musa Picari, ka marrë pjesë në luftime kundra forcave partizane në Shëngjer e Shënmëri.

I pandehuri ka qenë i lidhur dhe me tradhtarin Abaz Kupi, dhe me organizatën e tij mercenare të Legalitetit si dhe me Osman Memën, tue u duftue në çdo rast aktiv në ndjekjen e njësive të vogla partizane dhe në sabotimin e pengimin e luftës çlirimtare të popullit, sidomos në rajonin e Tiranës.

Për shkak të pengesave dhe të kundërshtimit me armëqë i ka bërë fuqive partizane ato i kanë djegur shtëpinë e tij në Shënmëri.

Për sa u tha më sipër, i pandehuri Mehmet Hoxha, cilësohet si armik i popullit dhe veprimtaria e tij parashikohet prej nenit 15 të ligjit “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, të botuar në “Gazetën Zyrtare”, nr.3, bis., dt. 23.1.1945”.

Burgu

Për këto arsye, trupi gjykues kishte vendosur t’i hiqte këtij Mehmet Hoxhës 5 vjet nga liria e tij, duke e çuar përveç burgut, në punë të detyruar e të rëndë, si dhe humbjen e të gjitha të drejtave civile e politike. Veç të tjerash, kjo do të thoshte që familja e Mehmet Hoxhës, duhej të përballonte jetën e vështirë, sidomos në ato kushte.

Vendim i pambështetur në fakte

Sikurse mund të shihet në këtë vendim, në asnjë rast nuk provohet akuza e ngritur. E megjithatë, gjykatësi Klosi e ndihmësi i tij Trebeshina nuk e kanë të vështirë të dënojnë babanë e 5 fëmijëve për tekat e tyre dhe të partisë që ata përfaqësonin.

Klosi & Trebeshina, 10 vjet burg për antifashistin Shaban Mezinin

Më 12 maj 1945 trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, duke vazhduar të dënojë me “shumicë” nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër edhe dënimin të pandehurit Shaban Mezini nga Preza.

Mezini akuzohej se kishte qenë përkrahës i Legalitetit. Ai ishte arrestuar më 1 dhjetor 1944 në Shkodër, kishte mbaruar 2 klasë teknike dhe ishte sipërmarrës punimesh. Përveçse veprimtari i Legalitetit, personi në fjalë akuzohej se ishte “mik i Bazit dhe organizator i reaksionit”.

Në fakt personi në fjalë ishte arratisur qysh prej vitit 1942 si antifashist. Ai nuk kishte marrë pjesë në luftime në front dhe e quante fatkeqësi mosbashkimin e faktorit shqiptar në luftë.

Është një rast tregimplotë sesi antifashistët shqiptarë që nuk ishin komunistë, duhej të dënoheshin patjetër nga ata që gjithë ditën shanin fashizmin e që në fund të fundit, nuk po i linin gjë mangët atij për nga metodat që po përdornin mbi popullin shqiptar.

Duke u pyetur gjytë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:

“Qysh në vjetin 1942 kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshazimin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në rruga – ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Un di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku un kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Un si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun  në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.

Inati politik

Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse bindjet e tij politike. Për këtë arsye duke vazhduar më tej të pandehurit i duhet të pohojë:

“Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.

Gjykim për bindjet e rezervuara

Në fakt i pandehuri ishte një simpatizant i Legalitetit pa qenë ndonjë figurë e spikatur e kësaj organizate. Pavarësisht nga kjo, ai gjykohet sikur të ishte eksponent kryesor i kësaj organizate. Ja disa prej përgjigjeve të tij:

“Mbasi Legaliteti e kishte bazën në vendin tim, unë si ushtar, thjeshtë e ndihmoja, po jo se kam ndjekur Bazin. Siç thashë kurrë ndonjëherë nuk kam mbajtë konferencë që të shaja Nacionalçlirimtaren. Konferencat i mbante Ndue Pali dhe Asim Kalaja”.

Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin

Ndryshe nga procese të tjera, në këtë gjyq, dalin dëshmitarë pro të pandehurit. Kështu pro të akuzuarit dëshmoi edhe partizani 21 vjeçar Mustafa Doda nga Preza i cili e quajti Shabanin njeri të ndershëm që nuk i kishte bërë keq kujt. Bile Shabani e kishte ndihmuar gjatë luftës.

Prokurori nuk do t’ia dijë

Pasi nuk ka dalë asnjë provë që do të mund të hidhte akuza në drejtim të personit të akuzuar, ustai i akuzës, ish-fashisti, Gjon Banushi do të bënte sulmet e tij. shihni si shprehet:

“I pandehuri Shaban Mezini si anëtar aktiv i organizatës së Legalitetit, ka tradhtue dhe pengue luftën e popullit si besnik i Baz Kupit dhe i organizatës reaksionare. I pandehuri pasi nuk iu pajtua politika me italianët, në vitin 1943 mori malet dhe dolli ilegal dhe sipas pohimit të tij ka rënë në përpjekje me italianët e me gjermanët. Më vonë, i pandehuri u lodh nga puna dhe qëndroi në Prezë. I pandehuri më parë ka qenë partizan dhe në Prezë bahet legalist dhe si mori si shërbim shpërndarjen e postës së Bazit dhe furnizimin e ushqimit që merrte në Tiranë dhe e transportonte me karrocë për në Prezë. Më vonë i pandehuri hyn në intendencën e organizatës së Legalitetitdhe ushqimet i tërhiqte nga gjermanët në Tiranë dhe ja dërgonte forcave bashibozuke të Bazit. Ky ka pas lidhje me Sure Ajzin dhe ka marrë pjesë në luftën e Prezës.

Prandaj në bazë të nenit 15 të ligjës nr.41 “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake” kërkoj të cilësohet armik i popullit dhe në bazë të nenit 18 të asaj ligje, të dënohet me 10 vjet burgim”

Fjala e avokatit

Pas kësaj e ka marrë fjalën avokati Kristo Çevi i cili ka bërë mbrojtjen e tij, e cila nuk donte shumë mund pasi nga sa lexohet nuk provohet asnjë akuzë e ngritur mbi të pandehurin.

Dënimi

E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar kot së koti dhe pa asnjë provë. Ishte koha e “drejtësisë popullore”

Kategori
Uncategorized

Greqia dhe destabilizimi i jugut me synim “Vorio Epirin”

Gazeta “Pondiqi”, data 3 mars 1997

Luftëtari Shqiptar, Mitropoliti i Konicës e filloi përsëri luftën e tij për Vorio-Epirin. Me kërkesën për autonomi nga Shqipëria. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti i Konicës, Andrea Trabelas, u nisën nga e njëjta “bimë”, nga organizata e teologëve “Zoi” më pas “Opus Dei”, që luajti rol përcaktues nga vitet 1940 deri në vitet 1970. Njëri nga të mësipërmit, Anastas Janullatos është sot hirësi në tokën helene Shqipëri dhe po përpiqet që të kryejë këtë shërbim të shenjtë atje, duke kontribuar në këto ditë të vështira kur Shqiptarët po vendosin fatet përfundimtare për Vorio-Epirin.

Gazeta “Stohos”, data 2 Mars 1997

“Oficerë vorioperiotë, i drejtojnë kryengritësit Kiço Mustaqit, ish-Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë me kërkesën që të ngrihet flamuri grek në jug të Shqipërisë dhe të shpallet autonomia në Himarë e Tepelenë. Shtabi i andartëve të Epirit të veriut, bën këtë thirrje: “Tani të shpallim autonominë në Jug të Shqipërisë, mos na tradhtoni prapë”. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, me thirrjen e autonomistëve grekë për Epirin e Veriut dhe me kërkesën: Gati ushtria jonë të ndërhyjë! Flamuri grek i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë e Tepelenë. Ngritja e flamurit çlirimtar vetëm 15 ditë pas përvjetorit të shpalljes së autonomisë (17 Shkurt 1914) u shoqërua nga thirrjet e shtabit drejtues të andartëve të Epirit të Veriut, të cilët ftojnë helenizmin, që të mbështesë veprimet e autonomistëve. Oficerët tanë vorio-epirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Oficerët tanë vorio-epirotë janë të përgatitur për këtë gjendje. Ushtria jonë ndodhet në Sarandë e Gjirokastër, janë gati planet, kjo është kërkesë e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!”

Kanali Televiziv “Mega” 5 Mars 1997, lajmet e orës 14:00

“Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut, nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Sot, popullsia e Sarandës është ngritur me armë dhe të gjithë deklarojnë një zëri, se janë të uritur dhe kërkojnë furnizim me bukë e ujë nga Korfuzi. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai veri-jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin, i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të Shqipërisë, ku popullsia është e gjitha greqisht-folëse.

Gazeta “Avgi”, data 5 mars 1997

“Rroftë MAVI, Rroftë Himara”. Tetë të akuzuarit u liruan pasi morën dënime konvencionale. Pas lirimit të tyre, salla u inkurajua dhe filloi të bërtiste me të madhe: Rroftë MAVI, Rroftë Himara. Ishin skena që ulin dinjitetin e drejtësisë, të shoqatës së avokatëve si dhe qeverinë e PASOK-ut, pas deponimeve në sallën e gjyqit, se gjoja nuk dinin ndonjë lidhje me çështjen e MAVI-t. Ishin ata, që i futën në burg të “tetet”, sepse gjoja ishin mpleksur me organizatën e paligjshme MAVI. Ne jemi në Shqipëri, në tokën tonë dhe duam drejtësi

Agjencia e lajmeve “ANA”, data 7 mars 1997

Çështja kritike e vorio-epirotëve. E njëjta gjë me atë të Qipros është edhe ajo e verio-epirotëve për të cilët shteti grek, duhet të japë zgjidhje të plotë, ka theksuar ish ministri Sotir Kuvelas në Vatrën Epirote, me rastin e përvjetorit të çlirimit të Janinës. Sotir Kivelas, theksoi se qëllimi kryesor për t’u realizuar është kthimi dhe vendosja e “vorio-epirotëve” pranë vatrave të tyre në kohën Shqipëri.

Gazeta “Pondiqi”, data 10 mars 1997

Te ndërhyjmë menjëherë! Të pambrojtura varret e ushtarëve grekë në Shqipëri. Grupe varresh të ushtarëve grekë të cilët u vranë në luftën italo-greke, ndodhen në jug të Shqipërisë. Në fshatin Bularat u gjend një grup varresh me pesëdhjetë ushtarë grekë. Ndërsa në Këlcyre u gjenden eshtrat e 45 ushtarëve të vrarë grekë, duhet të mos vonohemi, është momenti për veprim.

Agjensia e lajmeve ANA, data 11 Mars 1997

Greqia bën thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar në Shqipëri, me qëllim që të kapërcehet kriza. Duke shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Shqipëri, zëdhënësi i qeverisë Reppas, tha se Athina është duke bërë përpjekje serioze, për të ndërhyrë në pjesën jugore të këtij vendi. Kryeministri Kostas Simitis, zhvilloi një takim urgjent natën e kaluar me udhëheqësin e opozitës kryesore, Demokracia e Re, Militiadhis Evert, ndërsa me vonë, kryesoi mbledhjen e qeverisë për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes (KYSEA) i cili u përqendrua mbi situatën në Shqipëri dhe kryesisht në problemet e zonës së Vorio-Epirit.

Gazeta “To Vima”, data 17 Mars 1997

Shqipëria mbizotërohet nga kaosi, frika dhe shpresa. Këto janë orët e fundit të Berishës. Ushtarakët grekë kanë plane dhe frikë. Nga burime të ndryshme jemi vënë në dijeni se Informacionet e Shërbimit Informativ Grek i kanë paraqitur qeverise greke se ka një rrezik të madh mbi futjen në Greqi të një pjese të armatimit që u vodh në depot ushtarake në Shqipëri. Për këtë arësye, Ministri i Rendit Romeos dha urdhrin për të dërguar në kufijtë me Shqipërinë rreth 700 policë të forcave speciale.

Gazeta “Stohos”, data 18 Mars 1997

Ora e andartizimit. Organizim i plotë i forcave çlirimtare. Nuk ka më pengesë në lumin Shkumbin. Shqipëria, Qipro, Pondet përkrahin forcat çlirimtare të Vorio Epirit”. “Oficerët e Vorio-Epirit janë drejtuesit kryesorë të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar, por për arsye sigurie nuk mund t’i deklarojmë emrat e komandantëve të cilët janë kolonelë të dëbuar nga armata e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri në paralelin 41′, dhe kështu më në fund, kërkesat tona kombëtare do të kënaqen plotësisht. Kjo kërkohet nga oficerët me shpirt helen. Në vend që trupat tanë të shkojnë e të luftojnë në Somali, duhet të dërgohen për çlirimin përfundimtar të Vorio-Epirit.”

Kanali televiziv “Sky”, data 18 Mars 1997

Sot mbërriti në jug të Shqipërisë Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme greke, z. Janos Kranidiotis, i cili u prit dhe shoqërua nga Konsulli ynë në Gjirokastër Nikos Kanellas. Pas takimeve me komitetet e kryengritësve, Kranidiotis deklaroi: – Dëgjuam me vëmendje idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me atë ç’ka po ndodh në Shqipëri. Konstatojmë se kemi një pikë të përbashkët dhe ajo është mbështetja për qeverinë Fino me mbështetjen e dhe ndihmën e Greqisë si dhe për largimin e Berishës nga skena politike shqiptare dhe nëse Berisha nuk largohet, ata do marshojnë drejt Tiranës si ushtri e jugut, duke e shkëputur jugun nga Shqipëria.

Agjensia e lajmeve “ANA”, data 19 Mars 1997

Greqia i ofroi Shqipërisë një ndihmë financiare prej 20 miliardë dhrahmi, me qëllim kapërcimin e krizës që ka pllakosur dhe ristrukturimin e forcave të armatosura. Si për të neglizhuar tërësisht autoritetin e shtetit shqiptar dhe për t’u dhënë një shpresë “vorio-epirotëve” për të vendosur autonominë në jug.

Gazeta “Adezmeftos Tipos”, data 26 Mars 1997

Mos na lini tani. Kryetari i sillogut të himariotëve u bëri thirrje të gjithëve për të ndihmuar helenizmin në këto ditë të vështira që po kalon në Shqipëri. Gjatë drekës në restorantin në sheshin “Mavili”, merrnin pjesë edhe avokati i njohur Likurezos dhe deputetë të tjerë. Në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit nxorën këto konkluzione:
1- Njohja e komunitetit kombëtar Grek, i cili shtypet sistematikisht nga Qeveria e Tiranës vitet e fundit.
2- Rifunksionimi i të gjitha shkollave grekë që mbylli Enver Hoxha dhe vazhdon t’i mbajë te mbyllura dhe regjimi i Berishës, pavarësisht kërkesave pafund të himariotëve për t’i hapur ato

– feja-44

Kategori
Uncategorized

Voskopoja, qyteti që u shkatërrua nga luksi i femrave!

Voskopoja, qyteti që u shkatërrua nga luksi i femrave!

Faveyrial ka mbajtur një lidhje të vazhdueshme me shqiptarët dhe ishte pikërisht udhëtimi i tij në jug-lindjen e Shqipërisë, në Korçë e Voskopojë, që e nxiti ta shkruante historinë e vjetër të shqiptarëve.
Shqipërisë”, ishte një nga personazhet spikatëse në Gadishullin Ballkanik, si një nga përfaqësuesit më në zë të Kishës lazariste të shenjtit Saint Vincent de Paul. Ai iu kushtua popujve të këtij rajoni me tërë humanizmin që mund të mbartë një zemër, një jetë. Por, ajo që përbënte dhe karakteristikën e tij themelore ishte se kudo që shkonte, edhe pse në emër të fesë, ishte një mbrojtës i së drejtës dhe së pari i lirisë, i gjuhës dhe kulturës së popujve dhe komuniteteve.

Faveyrial ka mbajtur një lidhje të vazhdueshme me shqiptarët dhe ishte pikërisht udhëtimi i tij në jug-lindjen e Shqipërisë, në Korçë e Voskopojë, që e nxiti ta shkruante historinë e vjetër të shqiptarëve.

Në shkrimet e tij, Voskopoja kishte tri kisha të mëdha: ajo e Shën Mërisë, e Karallambit dhe e Shën Nikollës. Ajo kishte më se 45 mijë banorë. Shkollat e saj ishin të shumta dhe në lulëzim. Ato frekuentoheshin jo vetëm nga fëmijët e qytetit, por dhe nga të ardhur të tjerë nga Nikolica, Lipoteni dhe nganjëherë edhe shumë larg. Nga Voskopoja, ashtu si nga Janina, për të përfunduar studimet shkohej më pas në shkollat e Italisë.

Voskopoja, ky qytet i lulëzuar, u plaçkit për herë të parë në vitin 1753 ose më 1754. Hordhitë osmane të Dangëllisë dhe Kolonjës, qenë fillimi i këtyre fatkeqësive. Ata plaçkitnin karvanët dhe vrisnin ata që vinin në tregun e këtij qyteti. Për Shqipërinë e Epërme, pasuria e Voskopojës dhe Vithkuqit ishte një burim begatie. T’i shkatërroje ato, ishte si të shkatërroje vendin.

Megjithatë, Voskopoja do të plaçkitej përsëri më vonë dhe këtë Faveyrial e kishte mësuar nga dëshmitë e shumë prej voskopojarëve që i kishte takuar dhe që ende banonin atje.

“Voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre. Kjo është aq e vërtetë, saqë vetë Perëndia vuri në punë duart e njerëzve të ligj për të çuar në udhë të drejtë ata që kanë dalë nga udha e Zotit. Duke e parë të pamundur të qëndrojnë në një vend të mbushur me armiq, voskopojarët kërkuan një garnizon. Por, garnizoni përfundoi atë çfarë kishin filluar kaçakët e tjerë. Dhe, atëherë, të gjithë të pasurit e braktisën këtë vend të mallkuar, njëri pas tjetrit”.

Kategori
Uncategorized

Kleri Shqiptar dhe lidhjet e tij me qyteterimin perendimor

IMG-20141120-00506

Nga Urim Gjata

Motoja e Naimit “Dielli lind nga perendon” eshte vertetimi me i mire  se ne shqiptaret e cdo besimi qofshim e kemi quajtur “qytetyrimin perendimor” me te perparuarin dhe me te pershtatshmin per vendin tone.
Me thjesht gjithe kleriket shqiptare,muamedane(bektashi) (syni) te krishtere (katolike apo ortodokse) jane lindur dhe rritur me me kulture te emancipuar dhe me ndjenja kombetare shqiptare,por dhe si besimtere te ndershem te bindur dhe te vendosur deri ne sakrifikim.
Njeres me kulture te gjere deri ne iluministe,nacionaliste ne mbrojtje te identitetit kombetar,perendimore per ta shtyre shqiperine ne vendin qe i takonte,ne gjirin e qyteterimit me te avancuar dhe me te mire te globit,pa mohuar apo perbuzur cilesite pozitive te kulturave te tjera.
Prifterinjte katolike ne shqiperi perbejne nje kapitull te vecante te martireve ne shqiperi ne burgjet dhe kampet komuniste.
Fatmiresisht dhe fatkeqesisht myslimane dhe ortodokse kane patur shume pak te denuar dhe shumica te respektuar.
Ne vendin e pare te dalluar per besimin e tyre por dhe per atdhedashurine kane qene bektashinjte,qe nga koha e vellezerve frasheri,dhe me shume gjate luftes antifashiste.
Baba Zylfo,bektashi nga teqeja e turanit,nacionalist i njohur dhe fetar,u ther me thika nga Agush Gjergjevica ne nendor 1943,me te vetmin faj sepse refuzoj te bashkpunonte me komunistat.Po keshtu kleriket myslimane,Hafiz Derguti dhe Hafiz Ali Tairi.
Imzot Irene Banushi dhe imzot Visarion Xhuvani u shquan nga ortodoksit ne mbrojtje te besimit fetar dhe pro perendimor.
Pra cila ishte arsyeja e nje lufte te eger dhe te pa meshireshme te Enver Hoxhes dhe regjimit komunist?
Martiret ishin te gjithe perhere nje shembull i mire shenjterie,deshmimtare te nje fryme tjeter te shqiperise se prapambetur plot me agrisivitet nga komunistet nje fare kjo e vecante pa precedente ne shqiperi.
Drita e shpirtit dhe te mendjes qe deshmonin keta martire te gedhendur dhe te ditur, te  pa thyeshem ne shume fusha te njohjes; Teologe, filozofe, shkrimtare, poete, publiciste,piktore, mozikante, politikane, sportiste, sociologe, pedagoge, historiane, folkloriste,
pedagoge, historiane, mjeke, arkitekte. Nuk ka fushe te kultures qe nuk fillon me ta. Mjafton vetem te hapesh nje liber letersie dhe do mesosh se ata kane krijuar alfabetin shqip,me shkronja latine ne vend atyre arabe apo te tjera.Akoma per pakicen eshte nje mister pjesmarrja e tyre drejt per drejt ne formimin e kultures shqiptare dhe konsolidimin e kombit tone.Por per te tjeret nuk ishte nje mister sepse ata kishin frymen e zotit dhe ne menyre profetike e ndjenin se kishte ardhur me ne fund momenti jetik per te dhene kontributin e tyre te cmuar ne ndertimin e shpirtit te popullit tone.
Por sigurisht kjo nuk do tju shkonte kurre per shtat ateistavedhe urrejtja e tyre e pa shfrenuar per klerin,sepse komunizmi ndikonte fuqishem mbi masat e pa ditura mbi gjysem intelektualet,tek ata qe silleshin verdalle neper shkollat e europes,duke u kethyer me nje apo dy klasa te kryera apo te pa kryera fare.
Por kleri katolik ne vecanti duke qene nje kolone e patriotizmit ne shqiperi,do ishte pa tjeter kunder internacionalizmit i cili njihet per demet qe i ka shkaktuar vendit tone historikisht.
Lufta e ketij kleri kunder pansllavizmit,ishte nje pengese e rende dhe e pa kaperxyeshme per komunistet sllavofile qe synonin dhe deshironin ta vinin shqiperine nen tutelen Jugosllave.Pra dhe pushkatimi i shume prej ketyre klerikeve katolike ka ardhur me porosi nga Jugosllavia.Sepse pa u zhdukur keta shpirtera qe ishin per pavaresine e shqiperise nuk mund te arriej qellimi,aneksimi i shqioperise.
Por motivi tjeter i luftes dhe vrasjeve te ketij kleri ishte imponimi i ateisteve komuniste per te imponuar Enver Hoxhen si nje zot te ri te shqiperise,pra shqiptaret nuk kishin me nevoje perzotin e vertete te shembnin kishat xhamite dhe teqete dhe bashke me ta dhe klerin per te zhdukur njehere e pergjithmone besimin e vertete te njerezve per zotin e tyre.
I nderuari Pjeter Arbnori tregon:
Une e mbaj mend ceshtjen e Pjerin Kcires dhe shokeve te tij te shqyrtuar ne gjyqin ushtarak ne vitin 1949.Te lidhur me pranga dy e nga dy,te shoqeruar nga rojet qe shkonin e vinin ne qelite e birucave.
Rrugen nga rruga e sigurimit deri ne gjykaten ushtarake e pershkonin me kembe nga rruga e re ne Fushe Cele dhe arrinin tek vila e tregetarit Tefe Pogu,shtepi e sekuestruar me dekret te qeverise komuniste, dhe te kethyer ne gjykate yshtarake per te denuar “armiqte”.
Kryetar i trupit gjykues Vangjel Kocani,dhe prokuror ushtarak Harito Nashi.Pjerin Kcires si kryetar i grupit anti parti ju dha pretenca 20 vjet burg.te tjereve ju dha nga 20 ne 5 vjet.
Por seanca e fundit beri qe te ndodhi dicka qe nuk pritej.Gjykatesi dhe prokurori ishin miq te te arrestuarve,sepse deri para pak kohesh punonin se bashku.
I vure partise nje njolle.Ndersa Pjerini ju pergjigj prokurorit.
Per dashurine ndaj kesaj partie une i kam vene vetes nje njolle qe nuk shlyet kurre.
Une bashke me shefin e seksionit te sigurimit te shtetit Zoi Themeli kemi futur armet ne kishen e Gjuhadolit dhe pastaj kemi akuzuar shume prifterinj te pa fajshem,i kemi rrahur dhe torturuar dhe kemi krijuar nje akuze me te cilen i kemi denuar dhe pushkatuar.Ja kjo eshte njolla qe une i kam vene vetes per dashurine e asaj qe ti thua.
Nje njolle e rende qe nuk do te mund ta fshi kurre.Gjykatesit te acaruar mbyllin seancen menjehere,dhe te denuarit te lidhur njeri mbas tjetrit kalonin me kembe neper rrugen kryesore te qytetit nga Dugajet e Reja ne Fushe Cele aty afer kopshtit te Kaftalleve filluan qytat e sigurimsave mbi trupin e Kcires me shoke.
Mbas disa ditesh Pjerin Kcira u denua me vdekje dhe u egzekutua, mbas varrezave te Rmajlit aty ku u ekzekutuan dhe shume prifterinj.Pjerin Kcira para pushkatimit ju kerkoj falje me zemer gjithe viktimave te veta. Ishte nje djale jo me shume se 26 vjec.
E gjithe zona mori vesh me pershperitje se lajmi e armeve ne kishe dhe futja e tyre ishte loje e sigurimit te shtetit.
Por e vecanta e ketyre klerikeve, ishte se qendrat e tyre nuk ishin vende te merziteshme ku njerezit lusnin vetem zotin nga mengjezi ne darke. Por para se gjithash lutja ishte edukate,mesim moral me shembuj.Dhe askush nuk e ndjente veten si te futur me zorr.Djemte dhe vajzat ne kishat katolike mesonin ne shkolle qe shquej nga cilesia e larte.Sepse cdo franceskan jezuit ose prift shekullar,ishte nje profesor i nje lende te vecante.

Nuk kishte kuvend pa orkester,ose bande muzikore.
Secili kuvend kishte gazete apo reviste te njohur si”Hylli i Drites” “Leka”,ose “Kumbona e se Djelles”.Famulltaret e maleve qemtonin fjale te rralla,kenge popullore, balada, kenge kreshnikesh, legjenda, toponomastike, pjese kanuni. Neper manastire ishin bibliotekat me librat me te rralle, muzeume, koleksione etnografike.
Ne listat e prifterinjve te pushkatuar apo te burgosur mund te shenoje nga nje personalitet te spikatur. Kur kendonte basi Luk Kacaj Kisha e Franceskaneve se Gjuha dolit nuk zinte me njerez. Kur fliste Rok Gurashi te gjithe e veshtronin te degjonin oratorine e tij qe te linte pa mend; kishte radhen At Gjergj Fishta, ishte e pamundur te mos vije buzen ne gaz ne ndonje gazmore qe mund te nxirte si shembull.

Mrekullia e vertete e ketyre martireve eshte qendresa:

Gjate hetuesise para gjyqit.neper burgje, neper tortura dhe mundime, ne kampet e shfarosjes. Besimi i forte te zoti; shembulli i drejte ne mes te atyre qe vuanin; meshira; shpresa qe u jepej atyre qe ishin ne prag te renies fizike dhe shpirterore; profesioni i hapur i besimit.

Kategori
Uncategorized

E VERTETA E HIDHUR E KREDISE GREKE DHENE SHQIPERISE NE VITIN 1997

Përgatiti Urim Gjata.

Kredija  ne Shqiperi dhe humbja nga Greqise e “ish” ishullit “Grek” te Sazanit!

Ndërsa Greqia në vitin 1997 kishte dhënë hua 20 miliardë dhrahmi qe kish lypur e dëmtuara Shqipëri, kjo ishte bere me qellimin për të pranuar  me vone ne përcaktimin e EEZ (kufijte detare) midis dy vendeve ne veri te Jonit.

!BjPCQrwBGk~$(KGrHqIH-CIEs8u4!hQ9BLSsHjpNdg~~_35

Turqit dhe italianët siguruan  shkëmbime  strategjike …

Në vitin 1997, “kriza e piramidave”, e cila shpërtheu në Shqipëri e kishte detyruar qeverinë shqiptare për të kërkuar ndihmë financiare nga vendet e huaja që të jetë në gjendje për të rindërtuar shtetin. Greqia, Italia dhe Turqia qenë midis atyre që huazuan me shumat me të mëdha shqiptarëve , me një dallim të madh: Turqit dhe italianët kishin arritur të sigurojnë një shkëmbim të një rëndësie të madhe strategjike, me parë për të marrë kontrollin e bazave ushtarake qendrore në Shqipëri dhe i dyti për të blej … një shqiptar-ishull dikur i përkiste Greqi -!, pozita e të cilit e bën “rregullatorin” për caktimin e kufijve të Zonës Ekonomike Ekskluzive në rajon.

Në anën tjetër, interesat Greke, e cila në vitin 1997 kishte huazuar rreth 58 milionë shkatërrohet sot në Shqipëri, pesëmbëdhjetë vjet më vonë,

Përcaktimi i kufijve të EEZ midis nesh duhet të shkojë përpara në kërkimit të naftës në detin Jon. Edhe pse publiku e ka rritur pikëpamjen se pretendimet Greke po cenojne sovranitetin e vendit ne  dhe EEZ e detit Jon në ajër.

Situata në Detin e Veriut Jon, prej nga do behen kerkimet  direkt nga anija Norvegjeze  Explorer, është jashtëzakonisht komplekse, pasi ajo është pika e një ‘përplasje’ të interesave të ndryshme: Kërkesat në rritje të bashkëpunimit strategjik te shqiptarëve  me turqit dhe ndjekja e vazhdueshme e Italisë për të ushtruar ndikim dhe kontroll janë pikat kryesore të një problemi që vendi ynë  duhet tani të përballet.

Siç është thënë nga “Topical” Greqia mund të kishte fituar në Jonin e  Veriut, në qoftë se do kish pasur planifikim strategjik dhe vizion politik në të kaluarën e afërt.

EEZ e Greqisë – Shqipëri, dhe Turqit ne sfond  …

Tashmë kërkimet për naftë në Jonin e Veriut kanë shkaktuar reagime në Kuvendin e Shqipërisë, me partitë e opozitës për ti kërkuar qeverise shqiptare të mos lejojë që Greqia te vazhdoje kerkimet! Çështja e portretizimit të zonës ekonomike ekskluzive në mes të dy vendeve është në ajër që nga viti 2009, dhe marrëveshja qe u nënshkrua pastaj nga Greqia dhe Shqipëria është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë “për shkaqe teknike” – nën drejtimin e kursit Turk !

Ndërsa ne po diskutojmë nëse dhe si do guxojme te bejne kerkime per  hidrokarbure në Egje, kur Turqit kanë marrë pozicionet e betejës … dhe në anën perëndimore të vendit, që ndikojnë praktikisht vendimet e Shqipërisë në ujrat Jon. Më këtë kontekst, Turqia nuk e ka parë me ndonjë sy të mirë historine e marrëveshjes greko-shqiptar për EEZ, Gjithashtu duhet pranuar se ne kompleks ishulli verior  në veriperëndim të Korfuzit përbëhet nga tre ishuj nga-tetë të pabanuara, e cila do të ishte {padëshirueshme për turqit) ta kishim .

Qëndrimi zyrtar i vendit tonë,  është se vendimi i Drejtësisë Shqiptare për të anulluar EEZ është i pabazuar dhe është një problem i brendshëm i shqiptarëve,.Marrëveshje që ka nënshkrim  ndërqeveritare nuk mund të negociohet.

Ish Ishulli grek  i është shitur  italise (Simbas autorit grek)

Në fqinjët e tyre heteroseksualë Italianet marveshia detare EEZ ne Jon,  nuk është ashtu sic ata  (Shqiptaret) kerkojne ti tregojne qeverise Greke. Edhe pse Greqia ka caktuar kufijtë me shtetin kontinental me Italinë nga viti 1977-në fakt kjo është e vetmja zonë detare ka qenë i vendosur-informacioni ku thonë se italianët nuk kanë ndërmend për të pushuar në atë vend

Në këtë drejtim, Italia nuk ka hezituar për të “blerë” kete ishull  shqiptar me rendesi krejt të veçantë strategjike si këmbim të  kredise te siguruar nga Shqipëria në vitin 1998. Ironia tragjike është se ishulli i vogël, i cili mund të luajë një rol katalitik në përkufizimin e EEZ (KUFIJVE) Greke me të dy vendeve, dikur i përkisnin vendin tonë.

Sazani  ishull (Sot i shqiptarëvve) ka një sipërfaqe prej 4.5 kilometra katrorë dhe është e vendosur jashtë hyrjes  të Gjirit të Vlorës, në ngushticën e Otrantos. Edhe pse ky ishull  është një pjesë e vogël shkëmbore i tokës, vendndodhjen e saj është e tillë që e bën me rëndësi ushtarake e veçanërisht shume kritike.  (harta 1 ishull vendosur në rreth të kuq).

Ishulli i Sazanit eshte nje nyje Jon – Otranto – Adriatik lejon qasje në Mesdhe dhe ne Detin e Zi, ky ishull ne thelb ben kontrollin në  tre kontinente. Kjo, siç shihet lehtë, e bën të paçmuar në rast të operacioneve ushtarake në përgjithësi.

Nëse të gjitha këtyre i shtojme se ne vitin 1951 jane ndërtuar, në bashkëpunim me sovjetikët, objektet nëntokësore për nëndetëset bërthamore të flotës sovjetike, rritet me shume rendesia per kete ishull

Si e humbem  ishullin Sazan.

Sazani  ju dha Greqisë nga Traktati i Londrës (1864) së bashku me ishujt e Jonit, per të qene ne referencë nominale për këtë: “Ishujt e Korfuzit, Kefalonia, Zakynthos, Lefkada, Kythera, Ithaca, PAXOS,ky  “është formulimi i saktë qe ju be Mbretërisë se Greqisë. Sipas studimeve historike, nje pershkrim “i paqartë” i ishullit  ishte gabim fatal i udhëheqjes atëherë greke, e cila çoi në humbjen definitive të ishull.

Pas Luftës së Parë Ballkanike  nga Fuqitë e Mëdha u vendos koncesion  ndaj ishullit te  në Sazanit qe mos ishin nen juridiksionin e Shqiperise se bashku  me Epirin e Veriut. Qeveria e Eleftherios Venizelos, u nënshtrua ndaj presionit, e cila kishte lehtësuar dhënien e votimit në ligjin 1914 në veçantë (Ligji 272) ne “dhënien e ishullit te Sazanit  në Alvanikin epikrateian” (Shtetit Shqiptar)dhe kishte urdhëruar uljen e flamurit grek,dhe lagimin nga ky ishull.E gjitha kjo ne baze te traktatit te Londres. Kjo ishte hera e parë që caktimi i territorit kombëtar ishte një ligj i aprovuar ne  Parlamentin Grek …

Kompania turke dhe”rrethimi” i Greqisë

Në vitin 1997 levizja  politike e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri kishte “pjellë” të njohur “piramidat”, e cila ofronte  interesa deri në 100% me bekimet e shtetit.Keshtu u plaçkitën kursimet e qytetarëve të dëshpëruar. Kryengritjet e dhunshme shoqërore që pasuan kanë çuar edhe kolapsin e plotë të shtetit shqiptar, shkatërrimin e qindra instalime të tjera ushtarake. Greqia u nxituan pastaj për të ndimuar Shqiperine,por dhe  për të arritur nje marrëveshje strategjike si Italia në vitin 1992 dhe Turqia në vitin 1997.

Kur  taksapaguesit grekë dhane 58 milionë për të mbështetur ekonominë shqiptare, Turqit kapën mundësinë per të financuar rindërtimin e njësive ushtarake detare të dëmtuara  duke vendosur ndikimin e saj strategjik në Shqipëri.Por me kyç ishte  “kthim”ne  bazën detare e Vlorës (“Pasha Port”), keshtu nga Kompania Turke “rrethimi” i Greqisë sapo kishte filluar! (Në harten) 2 Gjirin e Vlorës është shënuar me një pikë të gjelbër

Greqia i dha Kredi prej 20 miliardë dhrahmi me 1997.

Qeveria e Kostas Simitis, me1997 i sigurojë një hua prej 58.694.000 € (20 miliard dhrahmi).Shqiperise.

Kushtet e paketës, si në tekstin origjinal është shkruar në gjuhën angleze, përcakton kohëzgjatjen per njëzet e pesë vjet, me një periudhë mospagimi prej shtatë vjetësh dhe pagesën në këste mujore. Këto para, duke menduar kryesisht për ndërmarrjet greke në Shqipëri qe janë dëmtuar. Me pëlqimin e qeverisë greke fondi do shperndahej  si vijon:

a) 14.7 milionë (5 miliardë dhrahmi) programet për infrastrukturën sociale të shtetit shqiptar.

b) 14.7 milionë (5 miliardë dhrahmi) për projektet e strehimit në Shqipëri.

c) 14.7 milionë (5 miliardë dhrahmi) për të mbështetur sektorin privat, me prioritet të dhënë për , interesat greke-shqiptare dhe shqiptare greke të biznesit, të cilat janë të dëmtuara gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe dëshirojnë të vazhdojnë aktivitetin e tyre atje.

d) 8.8 milionë (3 miliardë dhrahmi) për të mbështetur bilancin e pagesave. Sidomos për shumën, e cila u disbursuar direkt, marrëveshja me kusht që shqiptarët në Greqi do të paguajnë vetëm interes çdo gjashtë muaj dhe borxhi  “kryesor” do të kthehen pas njëzet vitesh (dmth. 2017).

Protokolli për Bashkëpunim Ekonomik dhe Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, të nënshkruar në Tiranë më 15 tetor 1997 dhe 24 shkurt 1998 respektivisht, atëherë ratifikuar nga Parlamenti grek dhe publikohet në Gazetën Qeveritare 274/3- 12-1998.

Ndihma financiare turke dhe “kthimi”

Në të njëjtën kohë, Turqia nxiton për të ndihmuar Shqipërinë, duke i dhënë ndihmë financiare, por kishte një qëllim shumë të veçantë:

Për të modernizuar Forcat e Armatosura shqiptare dhe rindërtimin e objekteve ushtarake për shkak të trazirave. Paratë e para te ndihmës turke, domethënë një linjë 7 milionë dollarë u levruan për riparimin e ish-bazës së nëndetëses “Pasha Limani” në Gjirin e Vlorës, e cila ndan Detin Adriatik nga Deti Jon, e cila kishte pësuar dëme të shumta, ndjekur nga rindërtimin e oborrit detare të Durrësit.

Marrëveshje formale midis Turqisë dhe Shqipërisë të nënshkruar në mars 1998, vetëm disa javë pasi marrëveshjes greko-shqiptare për të siguruar një kredi prej 58 milionë eurosh.

Si italianët moren kontrollin e ishullit Sazan.

Gjashtë muaj më vonë, në nëntor 1998, italianët në Shqipëri ofrojnë ndihmë financiare me vlerë £ 217.000.000.000 (167 milionë euro), në këmbim të të drejtës për të përdorur bazën e ishullit Sazanit forcat italiane, me arsyetim se e kene përdorur atë “për të trajtuar emigracionin e paligjshëm.” Marrëveshja me kusht që italianët do të financojë programin e 167 milionë euro në formën e interesit më të ulët të kredisë, materializuar në Shqipëri veprimeve në të sigurisë, drejtësisë, mbrojtjes dhe zhvillimit.

Qeveria greke nuk kishte fare kohë për këtë temë, duke e lënë diplomacinë Italiane me kete levizje  të ketë sukses te plote ne  kontrollin strategjik të saj në Adriatik. ■

Προβλήματα Αλβανία Ελλάδα ” wikileaks ”

DISCLOSURE:THE LOAN ALBANIA AND THE GREEK ISLAND LOST!

While Grece in 1997 had billion drachman in damaged Albania,tody the “begging”to accept the delimitation of the EEZ between us.

Turks and Italians ensure exchange of strategic …

In 1997, the “crisis of the pyramids” which erupted in Albania had forced the Albanian government to seek financial assistance from foreign countries to be able to rebuild the state. Greece, Italy and Turkey were among those who lent it to the Albanians huge amounts, with one major difference: the Turks and the Italians managed to ensure an exchange of great strategic importance, with the first to take control central military bases in Albania and the second to buy … an Albanian-island once belonged to Greece! -, whose position makes “regulator” for the delimitation of the Exclusive Economic Zone in the region.

Conversely, Greece, which in 1997 had lent about 58 million destroyed in Albania today, fifteen years later, the ‘begging’ to accept

the delimitation of the EEZ between us to move forward on oil exploration in the Ionian Sea. Although the public has grown the view that the large “thorn” for our country is the EEZ Aegean Tariff sovereign claims put forward by Turkey, the reality is quite different, and the EEZ of the Ionian Sea in the air .

The situation in the Northern Ionian Sea, whence directly surveys by the Norwegian vessel Nordic Explorer, is extremely complex, since it is the point of a ‘clash’ of many different interests: the ever increasing demands of the Albanian Albanians strategic cooperation with the Turks and the constant pursuit of Italy to exercise influence and control are the key points of a problem that our country is now called to face.

As revealed by “Topical” Greece could have acquired

lead in the North Ionian, if there were strategic planning and political vision in the recent past.

The EEZ of Greece – Albania and in the background the Turks …

Already prospecting for oil in the North Ionian have caused reactions in the Albanian Parliament, with the opposition parties to ask the Government of Albania not allow Greece to make! The issue of delineating the Exclusive Economic Zone between the two countries is in the air since 2009, and the agreement was then signed by Greece and Albania was annulled by the Constitutional Court of Albania “for technical reasons” – under the guidance of course Turkey !

While we are discussing whether and how dare we question hydrocarbons in the Aegean, the Turks have taken up battle positions … and on the western side of the country, affecting virtually decisions of Albania on the Ionian oils. In this context, Turkey did not see any good eye on the Greek-Albanian agreement on the EEZ, as well as acknowledging shelf in outlying Islands-insular complex in the northwest of Corfu consists of three inhabited islands and uninhabited islets-eight, which would be {undesirable for the Turks) preceding the Aegean.

The official position of our country, however, is that the decision of the Albanian Justice to annul the EEZ is unfounded and is an internal problem of the Albanians, having once signed intergovernmental agreement can not be renegotiated.

The former Greek island was sold to Italian

In their heterosexual neighbors maritime EEZ our Ionian, the Italians, the issue is not as “neat” as they want to show the Greek government. Although Greece has delimit the continental shelf with Italy since 1977-in fact this is the only marine area has been set-information say that Italians do not intend to rest in that

agreement. So can Greece be assured that the EEZ with Italy will hacked based on the six points of the continental shelf between them, but the Italians are looking to claim a bigger piece of water.

In this respect, Italy has not hesitated to “buy” a whole island Albanian particular strategic importance as return for providing loan to Albania in 1998. Tragic irony is that the small island, which may play a catalytic role in the definition of the Greek EEZ with both countries, once belonged to our country.

The islet SASON (koi Albanians) has an area of ​​4.5 square kilometers and is located outside the entrance to the Gulf of Vlore, in the Strait of Otranto. Although this is a small rocky piece of land, its location is such that makes the military significance of particularly critical. Charter 1 islet located in the red circle.

The node Ionian – Otranto – Adriatic allows access to the Mediterranean and Black Sea, controlling essentially three continents. This, as is easily seen, makes it invaluable in the event of military operations in general

less area. If all of these added that the 1951 built, in collaboration with the Soviets, underground facilities for nuclear submarines of the Soviet fleet, the importance of the islet increases even more.

How we lost the island SASON

The SASON was granted to Greece by the Treaty of London (1864) together with the Ionian Islands, but be nominal reference to this: “The islands of Corfu, Kefalonia, Zakynthos, Lefkada, Kythera, Ithaca, Paxos and accessories these were combined with the Kingdom of Greece “is the exact wording. According to historical studies, this “vague” description was the fatal mistake of the then Greek leadership, which led to the definitive loss of the islet.

After the First Balkan War was decided by the Great Powers of the concession island in SASON even nonexistent state of Albania together with Northern Epirus. The government of Eleftherios Venizelos, yielding to pressure, had facilitated the granting of voting in the 1914 special law (Law 272) “conferring islet SASON at Alvanikin epikrateian” and had ordered the lowering of the Greek flag: “allows the Greek Government on at the Alvanikin epikrateian parachorisis islet SASON, Unheard interim Greek kingdom under the second article of the conferring of the Ionian Islands Treaty of London. ”

It was the first time that the assignment of national territory was a law of Greek Parliament …

The Turkish company “encirclement” of Greece

In 1997 the political impasse of the International Monetary Fund in Albania had “spawned” known “pyramids”, which offers interest up to 100% with the blessings of the state had plundered the savings of desperate citizens. The violent social uprisings that followed have led both the complete collapse of the Albanian state, the destruction of hundreds of other military installations. The Greece was then rushed to help the Albanians to rebuild the economy and their state, thus helping to restore stability in our neighborhood, without, however, to achieve strategic agreement like Italy in 1992 and Turkey in 1997.

Why the time that Greek taxpayers gave 58 million to support the Albanian economy, the Turks seize the opportunity with ‘vehicle’ IT finance the reconstruction of damaged military units had established its strategic influence in Albania. With the key “return” the naval base of Vlora (“Pasha Port”), the company “encirclement” of Greece had just begun! In Paper 2 the Gulf of Vlore is marked with a green dot

The loan of 20 billion drachmas gave Greece 1997

The government of Costas Simitis, in order to assist the economic recovery of Albania, I had progressed to 997 provide a loan of 58,694,000 euros (20 billion drachmas). The terms of the package, as in the original text is written in English, specifies the duration of twenty-five years, with a grace period of seven years and the repayment in monthly installments. This money, while intended primarily for Greek enterprises in Albania were damaged, with the assent of the Greek government had finally broken down as follows:

a) 14.7 million (5 billion drachmas) programs for social infrastructure of the Albanian state

b) 14.7 million (5 billion drachmas) for housing projects in Albania;

c) 14.7 million (5 billion drachmas) to support the private sector, with priority given to Greek, Greek-Albanian and Albanian business interests, which were damaged during the riots of 1997 in Albania and wish to continue their activity there

d) 8.8 million (3 billion drachmas) to support the balance of payments. Especially for the amount, which was disbursed directly, the agreement provided that the Albanians in Greece would pay only the interest every six months and the “principal” would be returned after twenty years (ie 2017).

The Protocol on Economic Cooperation and Loan Agreement between the Republic of Albania and the Greek Republic, signed in Tirana on 15 October 1997 and 24 February 1998 respectively, then ratified by the Greek Parliament and published in the Government Gazette 274/3- 12-1998.

The Turkish financial assistance and the “return”

At the same time, Turkey rushed to help Albania, giving the financial assistance, but had a very specific purpose: to modernize the Albanian Armed Forces and the reconstruction of military facilities affected by the riots. The first money of Turkish assistance, namely a line 7 million dollars were released for the repair of the former submarine base “Pasha Limani” in the Gulf of Vlora, which separates the Adriatic Sea from the Ionian Sea, which had suffered extensive damage, followed by the reconstruction of the naval yard Durres.

The formal agreement between Turkey and Albania signed in March 1998, just weeks after the Greco-Albanian agreement to provide a loan of EUR 58 million.

How the Italians took control of the island SASON

Six months later, in November 1998, the Italians in Albania offer financial assistance worth 217 billion pounds (167 million euros), in exchange for the right to use the base of the island SASON the Italian forces, with the excuse that you have used it “to tackle illegal immigration.” The agreement provided that the Italians would finance the program of 167 million euros in the form of lower loan interest, materializing in Albania actions on security, justice, defense and development.

The Greek government had scarcely time to the subject, leaving the Italian diplomacy to succeed with extreme ease a move checkmate, which gave her control top strategic point on the Adriatic. ■

Turks and Italians ensure exchange of strategic …

In 1997, the “crisis of the pyramids” which erupted in Albania had forced the Albanian government to seek financial assistance from foreign countries to be able to rebuild the state. Greece, Italy and Turkey were among those who lent it to the Albanians huge amounts, with one major difference: the Turks and the Italians managed to ensure an exchange of great strategic importance, with the first to take control central military bases in Albania and the second to buy … an Albanian-island once belonged to Greece! -, whose position makes “regulator” for the delimitation of the Exclusive Economic Zone in the region.

Conversely, Greece, which in 1997 had lent about 58 million destroyed in Albania today, fifteen years later, the ‘begging’ to accept

the delimitation of the EEZ between us to move forward on oil exploration in the Ionian Sea. Although the public has grown the view that the large “thorn” for our country is the EEZ Aegean Tariff sovereign claims put forward by Turkey, the reality is quite different, and the EEZ of the Ionian Sea in the air .

The situation in the Northern Ionian Sea, whence directly surveys by the Norwegian vessel Nordic Explorer, is extremely complex, since it is the point of a ‘clash’ of many different interests: the ever increasing demands of the Albanian Albanians strategic cooperation with the Turks and the constant pursuit of Italy to exercise influence and control are the key points of a problem that our country is now called to face.

As revealed by “Topical” Greece could have acquired

lead in the North Ionian, if there were strategic planning and political vision in the recent past.

The EEZ of Greece – Albania and in the background the Turks …

Already prospecting for oil in the North Ionian have caused reactions in the Albanian Parliament, with the opposition parties to ask the Government of Albania not allow Greece to make! The issue of delineating the Exclusive Economic Zone between the two countries is in the air since 2009, and the agreement was then signed by Greece and Albania was annulled by the Constitutional Court of Albania “for technical reasons” – under the guidance of course Turkey !

While we are discussing whether and how dare we question hydrocarbons in the Aegean, the Turks have taken up battle positions … and on the western side of the country, affecting virtually decisions of Albania on the Ionian oils. In this context, Turkey did not see any good eye on the Greek-Albanian agreement on the EEZ, as well as acknowledging shelf in outlying Islands-insular complex in the northwest of Corfu consists of three inhabited islands and uninhabited islets-eight, which would be {undesirable for the Turks) preceding the Aegean.

The official position of our country, however, is that the decision of the Albanian Justice to annul the EEZ is unfounded and is an internal problem of the Albanians, having once signed intergovernmental agreement can not be renegotiated.

The former Greek island was sold to Italian

Kategori
Uncategorized

Arvanitasit, themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë moderne

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/MjrJ1vTadRV

arben-llallaNga Arben Llalla 

Shqiptarët që banojnë në Greqi dhe janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: ata që thirren nga grekët arvanitas dhe ata që i thërrasin allvanos ose allvani. Qëllimisht strukturat greke i kanë ndarë në dy grupe shqiptarët, shtetas të Greqisë për të treguar se këta nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shqiptarët me emrin Arvanitasit banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që janë banuar në kohën antike nga Pellazgët, kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e shqiptarëve. Pra arvanitasit i ndeshim në rreth 700 fshatra, duke filluar që nga ishujt Andros, Hidra, Poros, Salamina, Speca, Egjina, etj. Në zonat e Atikisë, Megarinthos, Thivës, Livadhiasë, Korinthit, Argos, Patron, Trifilias, Eubesë, Peloponezit etj.

Ndërsa ata që njihen me emrin allvanos banojnë në krahinën e Çamërisë si: Janinë, Gumenic, Korfuz, Artë, Prevezë, Konicë etj. Në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinë, ku edhe atje ka disa fshatra nga Follorina e deri në qytetin e Edesa. Janë rreth 39 fshatra që dikur banoheshin dhe banohen nga allvanosët. Ndër ta përmendim Amudhara, Argos Orestiko, Hjilliodhendron, Hjirillovon, Dhrosopigji, Fllamburon, Idhrusa, Kotori Ano, Lehovo, Niki, Tripotamos, Tropeuhos, etj. Më tej këta allvanos i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Thraqi-Evros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren Allvanos sepse sipas dokumentave historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek.XV, atëhere kur përmendet për herë të parë emërtimi SHQIPTAR.

Mendoj për ndarjen e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në grupe Arvanitas dhe Allvani duhet të jetë se Greqia, kur e shpalli Pavarësinë pas vitit 1821 jashtë Greqisë së sotme mbetën shumë ishuj dhe territore të tjera ndër to krahina e Çamërisë që banohej me shumicë dërrmuese nga shqiptarët ortodoksë dhe mysliman, nga qytetit i Follorinës, Edesa, Selaniku e deri në Thraqi-Evros të cilët edhe këto zona mbetën jashtë Greqisë për dhjetëravjeçar. Këto qytete dhe zonat rreth tyre njiheshin si vende që ishin nën drejtimin e Turqisë. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor 1912 shqiptarët e Greqisë që jetonin në zonat e sotme të shteti Grek dhe në ato vite ishin ende nën pushtimin turk u quajtën Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbër). Kjo besoj se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvanos nga ana e grekëve, por edhe nga vetë këta arvanitas dhe allvanos.

Duhet thënë se këta allvani në fillim të vitit 1913 e deri më 1945, kur u bë spastrimi etnik i Çamërisë popullsia shqiptare e këtyre zonave ishin nën presionin shtetëror grek për t’u larguar nga Greqia ose për t’u deklaruar grek dhe jo më shqiptar.

Pra, qëllimi ynë në këtë kumtesë është që të njohim të vërtetën e shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas, për kontributin e tyre në themelimin dhe zhvillimin përpara të Greqisë moderne.

1.- Pse thirren Arvanitas

Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që punon tokën.

Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e tyre Iliri dhe Albani.

Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”1.

Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA2. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje.

Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quanin veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?!

Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës. Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe  atdheu i tyre Arvanitias në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.

Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi”, dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci.

Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”3.

arvanitasit2.- Arvanitasit themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë Moderne

Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.

Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur nga shekujt IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërnguljetë e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.

Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “Βyλγαροι, κι Αρβανιτις, Αρμενος, κι Ρομιο, Αραπιδες4”, që në shqip do të thotë: “bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë”. Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Është e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas5.

Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.

heroiut_aravitis_2Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranë Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami6.

Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, ishin arvanitë7. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.

Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”8.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane.

Në vitin 18509, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit.

Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të.

Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë. Në 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 188510.

Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

Një arvanitas i quajtur Jani Bukura në vitin 1840, ndërtoi të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori si “Teatri Bukura”. E shembën edhe këtë në vitin 1878, dhe sot në vendin ku ndodhej teatri “Bukura” ndodhet Shkolla Artizanatit. Pronari guximtar Jani Bukura, “gjendet” në Muzeun Etnologjik dhe Historik të Athinës, në një kopje allçie që e krijoi e bija Eleni Bukura, për të mbajë figurën e tij të pathyer në kujtesën e saj. Jani Bukura vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër greke e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas në Greqi.

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë por, nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.

Nga fara arvanitase, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe lufta shekullore e kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet e tyre shekullore etj.

Disa nga këta piktorë arvanitas me famë janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese arvanitase si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia11, etj, që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.

marko bocariKështu, një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij kanë dalë heronjë, politikanë, akademikë, piktorë etj, është e natyrshme të shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar, gjuhës shqipe, i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e popullit të saj. Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur gjuha shqipe është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të popullatës arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej! Kështu, populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij. Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së lirikave të vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore.

Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz12, kur pastronin armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan: “Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake”13.

Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar.

Në tetor të vitit 200214, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh, muzikologu dhe këngëtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti botoi antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me titull “Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë”, një libër shkencor, me vlera të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit. Kjo antologji, është fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të lodhshme e cila përmban në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë së gjuhës, por edhe të njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër e cila vjen të mbushë një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia muzikore popullore arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj që ekziston, por mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga punët me anë të së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona edhe më tej por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare nuk ka të botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.

3.- Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitasit

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar.

Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet.

Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,

mjaftohemi me të folur,

me këngët dhe me vajet

kujtesa jonë kështu ruhet

Askush nesh nuk dinte të shkruante,

por i bëmë këngë dhe u ruajtën

goja-goja deri më sot

kujtesa jonë e gjallë mbet.

Një tjetër këngë është:

Arvanitasit këndojnë,

gjuhën e tyre mos harrojnë

shiko atë plakun si këndon

edhe gjaku si i qarkullon.

Gojë më gojë ruhet jeta

me këngët e vërteta.

Arvanitasi nuk di të shkruajë,

por me këngë di ti ruajë.

Në një tjetër thonë:

Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet

bëmë këngë këshillat e urta

që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës15.

Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai, e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.

Athina, u pagëzua kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti i Nafplios që banohej me shumicë popullsi arvanitase. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833 kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin.

Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: “Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!” Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”16.

Në veprën e tij “Pellazgjishtja” (Nocetes Pelasgicae), që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe “gjuha e flotës” dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruajnë, duhej të përdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë. Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij “Childe Harold’s”.

Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit Konsullit francez në Janinë, hartoi “Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë”17. Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht-shqip i Teodor Kavaliotit më vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt “Protopirinë” i cili u botua në fillim në Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur “Akademia e Re”.

Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik dhe u ribotua tre herë brenda 8 viteve. Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e popullit si gjuhë e aristokracisë, ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Kjo është arsyeja e parë që nuk kemi asnjë përpjekje për hartimin e një fjalori greqisht- shqip në vitet para kryengritjes së 1821-shit.

Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative. Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.

Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë  përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e saj.

Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës “Helenismos” me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit G.Hahn “Albanesichce Studien”, që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe “Lidhja e Arvanitasve” dhe shkruhet “THIRRJA” e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, të ndarë nga feja.

Vepra më e rëndësishme nga pikëpamja gjuhësore është fjalori greqisht-shqip i Kostandin Kristoforidhit. Në këtë fjalor pasqyrohen vetëm idiomat gjuhësore nga Epiri deri në Shqipërinë e Veriut. Një fjalor i gjuhës shqipe, në kuptimin e mirëfilltë, domethënë pasqyrimit të gjuhës shqipe që flasin arvanitasit, banorë që jetojnë në Greqinë që në kohën antike, mungon edhe sot e kësaj dite.

Në shekullin XIX, një tjetër shkencëtar, Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878)18, kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug. Dozan19. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihet.

Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht20.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Shqipërisë). Ai botoi më 1882 dy libra në gjuhën greke “Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”. Veprimtaria e këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar në burgun e Athinës.

Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë popullore, rrjedhimisht “barbare”, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.

Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjas në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë “Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore” (ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΑ ΚΑΙ ΕΛΛΗΝΙΚΑ ΖΗΤΗΜΑΤΑ ΠΟΛΥΓΛΩΣΣΙΚΩΝ ΚΑΙ ΠΟΛΥΠΟΛΙΤΙΣΜ-ΙΚΩΝ ΚΟΙΝΟΤΗΤΩΝ).

Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesco Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian D.Joseph, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A.Friedman, pedagog në Universitetin e Çikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e Çikagos, Eric Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: “Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë”21.

Pedagogu Viktor A.Friedman22 bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.

 

Arkadia          Ukraina          Madrica          Gjuha standarde

Djelë              d’il                   djellë               diell

Çili                cil’i                  çili                   cili

Ni                  n’i                    ni                     një

Likurë            l’ikurën            lëkurë              lëkurë

Çupejtë          shpejt               shpejt               shpejt

Pëshkëj          pël’qen                        pëlqyen            pëlqej

Pjesi               pjy                   pjosë                pyesë

Minges          minues             mëngjes           mëngjes

Moi                mui                  muoj                muaj

Baba              tati                   tate                  baba, tatë

Ljupë             l’opë                lopë                 lopë

Ljutë              l’ot                   lot                    lot

Fortë              hortë                hortë                fortë

Krie               kry                   kruve               krye

Bje                 bi                     bje                   bie

Vshatë           vshatë              fshat                fshat

Ga                 ga                    nga                  nga

Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes.

Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë” dhe tha për gjuhën arvanitase:

“Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafil, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologjia dhe na thonë: “Ju flisni shqipen e vjetër”. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi Zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është gjynah që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur”23.

Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm dhe ish-ministër i kulturës në Greqi, Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm.

Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së Atiko-Beotisë” shkruan:

“Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj. Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re”24.

Dihet që studiuesit dhe historianët e ndryshëm që janë marrë me studimet letrare për arvanitasit na kanë sjellë dëshmi të botuara në vitet 1872-1879 nga Panajot Kupitori dhe Anasata Kullurioti. Veprat e të cilëve janë të njohura për opinionin shqiptar. Por këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrim shqip të shkruar nga arvanitasit e Greqisë.

Nga kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571 nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara nga Kostandin Biri dhe Aristidh Kola25.

Një tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit Aleksandri i dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të parë në revistën “APOLLON”26, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e parë të gazetës greke “E ARDHMJA E ATDHEUT”27 e 29 dhjetorit 1860, është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e XIX arvanitasit kishin një ndikim të madhe në zhvillimin e jetën politike dhe shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale letrare me vlera të larta nuk ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.

Në mbyllje dua të bëj edhe një sqarim përfundimtar për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas.

Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grek. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe,shqiptar dhe gjuha shqipe.

Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalënarvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqipgjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar28.

Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh29. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas30.

Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar31.

Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe.

Edhe unë, në këtë kumtesë, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe.

Sot arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Kryetari i sotëm i Republikës së Greqisë Karolos Papuliasi është nga një fshat i Çamërisë me emrin Voshtina, sipar Aristidh Kolës ai është me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit islam. Edhe ministria e jashtme e Greqisë Dora Bakojani nga nëna është me origjinë arvanitase.

1 Edwin Jacques “SHQIPTARËT”, Tiranë, 1995, fq. 183.

2 Po aty.

3 “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, gusht 2002, fq.71.

4 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 7 shkurt 2003, fq. 13.

5 “EKSLUZIVE”, Prishtinë, tetor 2002, fq. 78.

6 Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PËR PAVARËSI-kontributi shqipta”, Tiranë, 1991, fq. 115.

7 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΑΓΟΝΙΣΤΕΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1984.

8 Dhimitër Grillo, “ARVANITËT DHE SHQIPTARËT NË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË POPULLIT GREK”, Tiranë, 2003, fq. 51.

9 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟΙ ΤΗΣ ΕΛΛΑΔΑΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1983.

10 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΑΚΑΔΗΜΑΙΚΟΙ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1985.

11 Kalendari, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΖΩΓΡΑΦΟΙ ΤΗΣ ΝΕΩΤΕΡΗΣ ΕΛΛΑΔΑΣ”, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1986

12 Kumtesa e Aristidh Kolës në biografinë e CD “ARVANITIC SONGS”, THANASSIS MORAITIS, Athinë, 1998, fq. 3.

13 Po aty, fq. 4.

14 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 22.

15 Po aty, fq. 26.

16 Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PËR PAVARËSI-kontributi shqiptar-”, Tiranë, 1991, fq. 504.

17 “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002, fq. 71.

18 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 9.

19 ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ, “Λεξικον της Ρωμαικης και Αρβανιτικης απλης” Athinë, 1993, fq. 30.

20 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 11.

21 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.

22 ΛΟΥΚΑΣ ΤΣΙΤΣΙΠΗΣ, “ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΑ ΚΑΙ ΕΛΛΗΝΙΚΑ ΖΗΤΗΜΑΤΑ ΠΟΛΥΓΛΩΣΣΙΚΩΝ ΚΑΙ ΠΟΛΥΠΟΛΙΤΙΣΜΙΚΩΝ ΚΟΙΝΟΤΗΤΩΝ” Livadhia, 1998, fq. 223.

23 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.

24 ΚΕΝΤΡΟ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ, “ΑΡΧΕΙΟ ΑΡΒΑΝΙΤΩΝ ΜΕΛΕΤΩΝ”, Athinë, 1996, fq. 9.

25 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 22.

26 Po aty, fq. 37.

27 Po aty, fq. 60.

28 Niko Gjini, “FJALOR GREQISHT-SHQIP”, Janinë, 1993, fq. 14.

29 ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “GREQISHT-SHQIP”, Athinë, fq. 65.

30 ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “SHQIP-GREQISHT”, Athinë, fq. 741.

31 Arben P. Llalla, “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006. fq. 10.

Kategori
Uncategorized

SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/RWj3vn36a18

Deputeti i Rilindjes Vexhi Mucmataj.

Hetuesi qe ka denuar Nebi Doskun nga fshati Dorez….. Librazhd.

Ja si denoheshin (Krimet) e armiqve te popullit nga ata qe sot jane ligj venes ne parlament.

22.5.1980/
I pandehuri Nebi Dosku i biri i Maliqit dhe Selimese datlindja 1929,lindur dhe banues ne fshatin Dorez Librazhd,arsim kater klase.
Akuzohet per krimin e agjitacionit dhe propagandes kunder shtetit,ne baze te nenit 55/1 te kodit penal.

Ja dhe krimi “Agjitacion Prapagande”

Bashkpuntori i sigurimit denancon:

Me daten 23.04.1980 Ishim duke punuar me Nebiun tek dyqani i bukeve te qendres se kooperatives,duke shtruar beton.Gjate punes Nebiu u shpreh duke thene qe.

“Ne po punojme por nuk po marrim gje dhe nuk po sigurojme dot as parate per buken”

Me gjate ai nuk tha ndonje nje tjeter.

Ndonje gje tjeter ne lidhje me Nebiun nuk kam per te thene

Nebiu perpara clirimit ka qene familje e pasur dhe eshte kulak,prandaj ai eshte i pa kenaqur ndaj Pushtetit Popullor,dhe flet kunder tij.

Po keshtu rrethi shoqeror,miqesor i te pandehurit eshte me qendrim te keq politik ( Shih biografine e te pandehurit)

Me keto kushte fajesia e te pandehurit rezulton e provuar me shpjegimin e deshmimtareve te ceshties, pohimin e vete te pandehurit dhe materialet e tjera shkresore qe i bashkangjiten ceshties hetimore.

Tjeter gje une nuk kam per te thene.

DENONCUESI ( Spiuni ) —Hysen Korcani

DENONCUESI (Spiuni) —Riza G..kola

ASISTUESI — Gjon Pramalaj.

HETUESI –Vexhi Adem Mucmataj

( Vexhi Adem Mucmataj kandidoj per deputet ne qarkun e Kukesit ne zgjedhet e vitit 2013 nga koalicioni i majte)

lexoni dosjen e me poshteme te hetuesise.

Kategori
Uncategorized

CIA-, Shqiperia dhe Maqedonia furnizuan Serbine me Nafte

Dossier.CIA

Në raportin sekret të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, (CIA), Agjencisë së Mbrojtës (DIA) , Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA), në lidhje me zbatimin e SAKSIONEVE EKONOMIKE mbi ish-Jugosllavinë, raporti tregon se si Shqipëria dhe Maqedonia nuk zbatojnë sanksionet e OKB-së kundër Jugosllavisë gjatë Luftës në Kroaci dhe Bosnje. Janë zbehur shpresat për zbatimin nga ana e shteteve të vijës që kufizohen më Jugosllavinë nga janari besohet që këto vende kanë lejuar një rritje të eksportit të mallrave të ndaluara për Serbinë, dhe eksportet në rritje të ndjeshme drejt Malit të Zi. Vendet më serioze të cilat janë dukë mos zbatuar sanksionet duket të jenë në Shqipëria, Maqedonia dhe Rumania.

Eksportet e karburantit të Shqipërisë janë rritur ndjeshëm që nga janari (1995), duke krijuar një tepricë e madhe për devijim drejtë RFJ-së.Trafiku i ngarkuar me kamion nga Maqedonia për në Serbi është rritur në mënyrë drastike gjatë këtij viti të tregtisë që është lehtësuar nga zyrtarë të lartë maqedonas.

Vendet me kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk janë duke zbatuar Sanksionet e OKB-së, Shqipëria dhe Maqedonia nga janari 1995,eksportet janë rritur në krahasim më vitin 1994. Kjo ka rezultuar në një rritje të fluksit të mallrave, duke përfshirë karburantin, në RFJ. Në mesin e shteteve kufitare, që kontrabandojnë gjendja më e keqe është me anë të Shqipërisë, Maqedonisë, dhe Rumanisë.

Raporti CIA-së përfshin e zyrtarë të lartë nga qeveritarë të këtyre vendeve në shkelje, disponueshmërinë e fitimeve të rëndësishme të kontrabandës, dhe sanksionet nuk po zbatohen dhe këto vende me sjelljet e tyre janë duke minuar sanksionet kundër RFJ-së . Shumë nga Shkeljet përfshijnë produktet të konsumit të importuara, edhe pse ushqimet thelbësore për Industria e RFJ dhe bujqësia gjithashtu janë duke u tregtuar.Shqipëria: Një korridor për dërgesat e karburantit grekë në Serbi.

Transportuesit shqiptarë aktualisht janë duke kontrabanduar rreth 400-600 ton (2900-4400), fuçi e naftës në ditë në Mal të Zi. Pavarësisht shqetësimit të Tiranës mbi fatin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në jug të Serbisë, Tirane ndoshta i mungon vullneti për të reduktuar kontrabandën përgjithmonë.

Shqiptarët janë të varfër, duke e bërë kontrabandë fitimprurës të karburantit është shumë tërheqëse . Për më tepër, qeveria derivon të ardhurat tatimore nga paratë e krijuara gjatë kontrabandës së karburantit, dhe zyrtarët e korruptuar shqiptarë me sa duket përfitojnë personalisht nga kontrabanda. Edhe nëse Tirane ka kërkuar për të goditur, asaj ndoshta mungon vullneti për zbatim. Pas një rënie në dhjetor 1994 dhe janar 1995, importet e karburantit shqiptarë janë

Rritur . Importet në qershor kanë tejkaluar nevojat shqiptarë nga të paktën 16.000 ton (116.800 fuçi), që nënkupton rreth 550 ton (4.000 fuçi) janë dërguar për Jugosllavi në ditë . Importet e naftës shqiptare për konsum të brendshëm janë vlerësuar në 300 ton (2.200 fuçi) në ditë.

Cisterna kryesisht nga Greqia – tre të katërtat e të gjitha depozitave – dhe Italia pranon rregullisht telefonata nga portet shqiptare për import të naftës. Në qershor, dërgesat nga deti për në Shqipëri arritën në rreth 20.756 ton, ose një mesatare ditore prej rreth 700 ton (5,000 fuçi).

Kamionë cisternë nga Greqia gjithashtu kanë ofruar produkte të naftës në Shqipëri. Greqi pretendon se ajo eksporton 150 ton në ditë (rreth 1,100 fuçi) në rrugë tokësore. Maqedonia: Një Partner i madh i tregtisë me Serbinë. Zbatimi i sanksioneve nga Maqedonia është përkeqësuar në vitin 1995. Beogradi shfrytëzon Shkupin për shkak të varësisë ekonomike nga Serbia për të vazhduar tregtinë e drejtpërdrejtë me Maqedoninë dhe të përdorin atë si një kanal për tregtinë e jashtme. Përveç kësaj, fitimet nga tregtia e paligjshme e bëjnë të pamundur që Shkupi do të përmirësojë zbatimin e sanksioneve për çdo periudhë të qëndrueshme. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së fundi pranoi shefit të Misionit të SHBA-ve në Shkup se vendi i tij nuk mund të përballojë një detyrimi strikt për shkak se ajo ka nevojë për të ruajtur lidhjet ekonomike me Serbinë. Për më tepër, zyrtarë të lartë maqedonas duke përfshirë Kryeministrit Branko Crvenkovski, Ministri i Financave Miljovska, dhe ministri i Transportit Buzlevski, janë korruptuar për sigurimin e dokumentacionit të rremë për tregtimin e mallrave për ne Serbi.

Shumë firma maqedonase përdorin dokumentacion të falsifikuar për të ndihmuar Serbinë për ti shmangur sanksion, duke renditur veten si përfituesit përfundimtarë të importeve në fakt janë të dedikuara për Serbinë dhe  kinse eksportet janë nga Serbia. Për një pagesë, këto firma janë përgjegjës për dokumentet e përshtatshme dhe deponimit ose lëvizjen e mallrave tregtisë.

Maqedonia gjithë ashtu importon e disa produkte të naftës për devijim në Serbi, edhe pse të dhënat janë të pamjaftueshme për të përcaktoj sasinë e dërgesave. Gjatë muajit mars dhe prill, kamion-cisternë 526 hekurudhore dhe makina kanë kaluar kufirin Serbi-Maqedoni në Tabanovc, sipas Forcave Ushtarake të OKB-së, në Maqedoni, shumica e të cilave ndoshta të ngarkuara me produktet e naftës. Në vetëm gjatë muajit prill Maqedonia dërgon 20 kamionë cisternë me lubrifikantë për në Serbi. Në fund të dhjetorit të vitit 1994, rafinerinë e naftës Makpetrol raportuar për qeverinë kërkesë e importit të nevojshme për muaj të tërë devijim të 30.000 tonë (7,300 fuçi në ditë) për në Serbi.

Kategori
Uncategorized

Dega e Partise Demokratike Shqiptare,Selanik- Greqi 1999—2009.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/ZbCoPip1BYV

NA ISHTE NJEHERE…………….

Koha kur emigrantet besonin dhe kontribonin per Partine Demokratike.

Ndersa sot Partia Demokratike me emisaret e saj “kordinatore” (Mashtrues ordinere) Vertiten si cifutet ne shkretetire ne gjithe Greqine,dhe nuk mundet ti takojne jo me ti bashkoje dhe organizoje emigrantet.

Kjo sepse:
–Partia Demokratike i harroj emigrantet qysh ditet e pare qe mori pushtetin,ajo harroj ato c`ka ju premtoj per vite e vite ne opozite.

–Shfrytezoj dhe keqperdori besimin dhe perkushtimin qe i dhane emigrantet dhe antaret e PD_se, ne ditet dhe vitet e saj me te veshtira.

–Mbas marrjes se pushtetit, jo vetem qe i dekurajoi, duke i nxjerre jashte loje organizimet e emigranteve pro PD`_se, por shkriu ne heshtie dhe deget e saj,me preteksin tani jemi ne pushtet dhe nuk na duheni me. Punen qe bente dega e PD_se tani do e bejne diplomatet.

–Kur cdo organizim, veprimtari, pritje, perciellje te “Lidereve te Tiranes” u bene vetem me buxhetin e nje grupi te vogel drejtues te deges Selanik,dhe jo te Tiranes. Biles Tirana merrte nga antaret e PD_se dhe kuotat mujore rregullisht.

–Por tani Logos “Ne opozite jemi me ju,ne pushtet nuk ju njohim” i ka dale boja.

Dhe sot vertiten e vertiten emisaret e saj,por askund nuk po gjejne dot nje pike ankorimi.
Sepse askush nuk i ka besuar dikur,dhe jo me ti besoje tani.

Mashtruesit e rinj apo te vjeter, nga ajo fare rrace qe marrin nga nje (pension) Grek ne moshe te re, me zyrat (falas) ne godinen e sherbimit sekret grek ne Selanik nuk mund te behen pjese e organizimit dhe drejtimit te PD_se ne Selanik, dhe sidomos kur tani PD nuk eshte ne pushtet dhe nuk prodhon me qumesht,por hirre te thartuar.

Dega e Partise Demokratike Shqiptare,Selanik Greqi 1999-2009.

Kategori
Uncategorized

‘DASHURI NË MORG’

Mina Caushi997080_726694700751587_6468108087885110338_n

Eli shkonte gjithmonë tek e motra,.ato ishin shumë të lidhura,.por kohët e fundit,..sikur e donin njëra tjetrën më shumë,ndoshta pse edhe hallet që po kalonin ishin të tilla.

Sa vinte Eli aty shtëpia gjallërohej se ajo ishte tolerante,.sidomos me fëmijët.
Dilni u thoshte ajo, dilni të luani po kujdes nga makinat mos dilni në rrugë,
.Mos i thosh, Zana mos mi mëso kështu,,,
eme leri sa të llafosim sekretet pastaj i fusim brënda të siguroj se për kaqë nuk do ti gjejë gjë.,,
E mirë bindej Zana pa më thuaj ç’ të reja kemi,.dhe ja fillonin,,, njëra histori më e bukur se tjetra.
Orët kalonin sa fëmijët ktheheshin në shtëpi vetë pa i thërritur ato,..!
Duam buk fillonin ata,…e mir, mir thosh Eli ,.hajdeni uluni e të hani sa të ngopeni,.pastaj ,.nani, mirë.?
Fëmijët hanin të uritur shpejt e shpejt lanin këmbë e duar e futeshin në krevat ashtu të lodhur siç ishin i merte gjumi menjëherë.
O Eli ja filloi Zana një ditë,
A e ke vënë re këtë komshiun tim se si të shikon,.?
Kë moj u interesua edhe Eli,.menjëherë,.
Po ja moj këtë që kemi përball,..uuuu ,. Ai sy e vetull ziu me,?eee moj eee
Ai,..Jo gënjeu./ Eli pse,.?.Sepse se si të shikon Ai kur na shikon në rrugë e kur Ti del këtu në ballkon,..del edhe Ai menjëherë. e mirë le të dalë -tha ajo pa shprehur interesim të veçantë
.Atë pëlqen u fut në temë Zana,.ëëë,,ç’ka,..shtrëmbëroi buzët Eli,
Të do moj të do,ja plasi Zana,.Çfar moj ? më do,.?!eee të do vazhdoi Zana,të ka thënë Ai apo ja fut kot Ti,..-tha Eli,.më ka thënë ai, e si të tha,.?vazhdoi Eli,më pëlqen shumë,.motra jote, tha Zana duke i rënë shkurt,.kaq,? vetëm kaq,.u interesua Eli….ooo uuu edhe Ti,.-tha Zana,.të pëlqen apo jo, këtë më thuaj.
Shiko ,.foli Eli ngadalë.,..meqë të ka thënë do ti futem edhe vetë,.po kam hallin e prindërve të tijë,.po ata duan ? Ky është problemi pa atë e bluaj unë.e mir,..ti e di vetë ,.bisedoni njëherë se kushedi,..bëhet e vjen këtu edhe Ti se fëmijët të duan shumë.
Atë ditë Eli iku herët, për të ardhur javën tjetër,
Ku e ke motrën moj komshie, i foli Fatosi nga ballkoni,.Zanës,
Iku sot në mëngjes,.
ëëëëë bëri Fatosi,.
Pse,.? U interesua Zana,.
Po ja desha të flas me të,.
Po mirë foli kur të vi javën tjetër,-tha Zana,.
Kështu do bëj -tha Fatosi dhe u fut brënda.
Fatosi punonte në Murgun e Spitalit,..e të gjithëve u thoshte se punonte ,,,ndihmës mjek,, por kur e mernin vesht,.të vërtetën,..fatet i ktheheshin, ato i largoheshin të trëmbura,..kështu që ai e vazhdonte vetë jetën duke provuar vetëm ndonjë,.dashuriçkë spitali siç thoshte edhe vetë ai.
Java kaloi dhe Eli erdhi prapë si gjithmonë.
Fatosi po e priste në shkallët e pallatit.
Erdhe ,, Eli i foli ai i pari.
Erdha tha ajo dhe u skuq në fytyrë,.
Kam folur edhe me Zanën,..për ty,.vazhdoi ai,.po të duash dalim,..këto ditë,.e bisedojmë,.si thua,.?
Mirë -tha Eli,..e di ,.-tha me sinqeritet,..ajo më ka thënë Zana,.
e mirë shum mirë,dalim mbas dite,?dalim , tha Eli,.flm nderit tha Fatosi dhe i zgjati dorën.
Eli po dridhej nga turpi.
e me ç’ke kështu,.e përmëndi Fatosi,.
s’kam gjë,.po se si po më duket,.tha Eli si në faj,hajt, ik brënda e takohemi mbas dite.
Eli u fut brënda e skuqur,.
fole me Tosin ëë,ëëë,.e fola pranoi Eli,
Si e latë u interesua Zana, do dalim mbas dite.e mir dilni,.me të parë e me të bërë,.se ku i dihet,.e ke fatin në derë e se shikon ndonjëherë.
Eli dhe Fatosi, mbas dite.dolën sikur të njifeshin prej kohësh.
Hapat i çuan drejt spitalit ku punonte,.Fatosi.
këtu kam një shok,.ti mar pak çelsat e të rimë se e shof që ti në rrugë sikur nuk po ndihesh mirë.?i tha Fatosi shpejt e shpejt,.mirë pranoi Eli.
Fatosi u largua, u fut me nxitim në sallën e madhe të morgut,..mbuloi trupat që ishin aty, shpejt e shpejt,.me një çarçaf të kuq,.fiku dritat,.rregulloi një shtrat,..pranë dritares,..ndezi disa qirinj,.si për suprizë ndaj Elit,.
vëzhgoi edhe një herë ambjentin,.e pasi u sigurua se çdo gjë ishte në rregull,.doli që andejë. drejt Elit që po e priste.
Hajde i thirri ai pa u afruar duke i treguar çelsat,.hajde,..
mos u ndruaj,.. jemi vetëm nuk ka njeri,.këtu kanë ikur të gjithë,.
U futën brënda Eli e ndiqte pas,.pa fjalë,nga e drejtonte Fatosi,.
Ulu këtu i tha ai duke i treguar shtratin pranë dritares.
Ta hapim apo ta lemë mbyllur,.si thua,
.lere mbyllur tha Eli ,..mir është dhe u ul.
po drita nuk ka këtu,?u interesua Eli, ka , moj ka po,.kështu është më mirë,.ambjent romantik apo jo,.sepse ,ne pakë do rrimë.tha Fatosi e mir pranoi Eli,
Fatosi u ul pran sajë e filloi ta puthë,.
Eli u eksitua me njëherë,.prit pak foli Fatosi prit pak,.dhe për pak sekonda,.tërhoqi çarçafin e kuq,..nga ku kish mbuluar trupat e pa jetë,.dhe mbështolli Elin,.
U shtrinë në dysheme mbi një batanie të shtruar apostafaat , dhe nën çarçafin e kuq rrënkonin nga ëmbëlsia e çastit që i dhuronin njëri tjetrit,
.Eli,. po provonte një kënaqësi të veçantë,.nën kujdesin e Fatosit mollëzave , duarve e buzëve të tijë,.luhatja e qirinjve të ndezur sikur,i merrnin mëndjen,.çarçafi i kremtë e i kuq, sikur e lëmonte,.dhe e përkëdhelte nga do,.
Fatosi i ish kushtuar i tëri,.asajt,.përqafoheshin ,putheshin,.
ajo e ndjente në çdo qeliz,.e bëjm edhe finalen? dëgjoi ajo si në ëndërr zërin e tijë,.pse jo tha Eli ,, unë prandaj jam këtu je gati,.pyeti ai prapë,.po,.tha ajo me gjysëm zëri,.
Pas përpjekjeve të fundit Eli ja lejoi,..edhe finalen e pse jo në fund të fundit,..ajo prandaj ishte aty,.me të.
Fatosi pasi mbaruan u çua e shkoi në banjë për të bër dush,,,
prit këtu i tha,..të lahem unë e pastaj ti ,,mirë tha Eli dhe tulatej nën çarçafin e kuq,.
qirinjtë valaviteshin akoma,..
ajo shikonte trupat e vdekur aty pranë e po i dukej si ëndërr, fërkoi sytë,.disa herë e prapë se prapë shikonte të njëjtën gjë,.
Fatosi mbaroi dushin u vesh dhe i foli Elit,.eja ,,rradha jote,.mir tha ajo dhe me çarçafin rreth vetes u çua ndezi,. dritat,.
Para syve të saj trupat pa jetë,sikur e përqeshën,
Ajo me çarçafin e kuq mes tyre si shtajzovalle,, ulëriti,me sa kish në shpirt,u rrëzua mes tyre, dhe nuk po mundej të ngrihej,.u zvarrit drejt Fatosit dhe i kërkonte ndihmë,.por ai i dukej aq i largët,,.,.e i huajjjj,.ai qeshte e i zgjaste dorën por ajo nuk e kapte dot,.thërriste e për çudi zërin e sajë nuk e dëgjonte as kush e as ajo vetë,
çarçafi i kuq i kish ikur nga trupi tashmë, e ajo ashtu lakuriq, rrinte mes tyre pa ditur çtë bënte.!
Kaloi një orë e Fatosi nuk po dukej , lotët i binin faqeve,. pasi mblodhi forcat që i kishin mbetur,.Eli shkoi në dritare,.e hapi e doli që aty,. ashtu siç ishte lakuriq,.e kush e shikonte në rrugë,.ndalonte për ta parë,.Uuuuaaaaa ,, qënka çmëndur njëra ,. gjynaf ,.qënka edhe vajzë e re,.thoshnin kush e shikonte.në rrugë.
Më në fund arriti,u fut në shtëpi dhe aty i shpiegoi së motrës me sa mundi të mbante mënd.Qetësohu i foli ajo,.qetësohu,.ruaje mëndjen dhe mos e kujto më,.mirë që ke dalë kështu që andejë se do të të çonin në çmëndinë.vishu e hajt të ikim,.se kush e di se ç far tjetër plan ka bërë,.,, prandaj se marton as njëra tha,.Zana ,..duke qarë,.!Pasi Eli u qetësua disi,.dolën bashkë morën edhe fëmijët me vete për të mos u kthyer më kurrë edhe në atë shtëpi.
Pas një jave aty ngarkohej një kamjon me plaçkat e shtëisë së Zanës.
Ku shkoni pyeti nëna e Fatosit,.nuk ka se çtë duhet,..Zonj, mjafton që ne ikim që këtejë nga sytë këmbët përgjigjeshin punëtorët e ngarkim -shkarkimit.!,,

Ngjarja eshte e vertete.

Kategori
Uncategorized

M’FAL DY LEK Z. KRYEMINISTER.

Z. Kryeminister:
Ulini pak syte dhe shikoni prane kembeve tuaja. Dikush po lyp, dikush ka shtrire doren drejt teje per lemoshe, dikush nuk ka buke te haje.
Dikush,dikush,dikush.

Dhe keta dikushe, nuk jane askushi, por ata qe te votuan dhe shpresuan per nje dite me te mire. Jane qytetaret e tu, jane ata qe me voten e tyre, te sollen ty ne ate karrige. Ne ate karrige ku ti sot rehaton bythen tende dhe shpures qe ke pas. Jane ata qe i mashtrove dhe luajte me fatkeqesite dhe fukarallekun e tyre, per  nje thes miell.

Mos e perbuz ate dore qe te mekoj, te dha voten, mos qesh kur kalon para saj. Ule pak koken dhe shiko, shiko se c’ndodh ne te vertete me  doren e  shtrire drejt teje nga dhimbja dhe mjerimi. Uli pak syte, te pakten  syte dhe shiko.

Ditet ikin, vitet gjithashtu, te vetmet gjera qe ju e keni frike dhe nuk i ndaloni dot . Koha por me shume  ajo dore qe te coj aty ku je, do te te shpjere perseri ne shtepi.

Ju dhe vdekjen e kini frike, por nuk mund ta  ndaloni dot ardhjen e saj megjithe se jeni kryeminister dhe jo piktura shites. Fale ish kryeministrit F. Nano, ka vite qe  jetoni ne lluks ne mes te Tiranes, dhe jo si dikur zhuls me thonj te pa prere poshte urave te Frances.

E ne qofte se te gjitha keto i keni harruar,mos harro se:

Ate karrige nuk ta dha Endri Fuga apo Erjon Velia, as shami kuqet dhe shami zezat, ate vote dhe ate karrige ta dha ajo dore qe shtrihet poshte kembeve te tua duke u dridhur nga i ftohti dhe turpi me foshnjen ne krah.

Te pakten ate dore qe deri dije e puthe, e lepive, e mashtrove.

Ule koken dhe shikoje, shikoje se eshte ajo dore qe te dha gjithshkaqe ti enderroje, por kurre nuk e besoje. Voten, karrigen, pushtetin, parane.

Shikoje.

Do te jete ajo dore qe se shpejti, do te te coje ne shtepi, shume me shpejt se sa coj Nanon dhe Berishen, dhe nuk do te kete jo me shami kuqe dhe shami zeza, Fuge apo Veliaj, por as zoti i madh ta ketheje me ate dore pro teje.

Ti e ke harruar ate dore qe sot shtrihet para teje, per nje cope korromane thate, ti i ke harruar premtimet sepse ne te vertete ato ishin thjesht mashtrime.

Por syte e asaj nene nuk do te harrojne kurre, cinizmin ironine dhe mosperfilljen tende kur i kalon prane, para syve dhe trupit te saj pertoke dhe e perlotur duke u lutur, ju drejtohet pikerisht juve Z Rama.

M’fal dy lek Z.Kryeminister.

Ti sot ke pushtetin, por ajo dore neser ka perseri voten, kete mos e harro zoti kryeminister.1508188_842516809121564_2728987282840523153_n

Kategori
Uncategorized

“PO LARGOHEM MOS ME I BA KEQ KUJ”.

Refim nga Zef Tish Kolaj.

Para disa kohesh,gjate nje vizite ne Belgjike(Anderlecht) takova nje person nga Midha e Pukes,Zef Tish Kola quhej. Nje burre hokatar dhe i zgjuar,pavarsisht se i shkuar ne moshe, energjik e i kthjellet ne mendime, pjese gjeneroze e nacionalizmit Shqiptare,me nje kontribut te shquar ne diasporen Shqiptare ne Belgjike per sa i perket qeshtjes Shqiptare nder vite.Gjate rrefimit te tij, shpesh shume rrenqethes,Zefi me tregoj shume episode te jetes se tij si gjate jetes ne Shqipri,momentin e emigrimit si dhe jeta ne emigracion.Po shkepus per ta ndar me ju nje moment i cili tregon me se miri realitetin ne te cilin ka jetuar populli yne nen regjimin enverian, gjate te cilit vellai spiunonte vellain,djali baben,grueja burrin dhe e kunderta. Zefi me thote: Si kulak qe isha me therrasin ne dege te brendshme ne Puke dhe me thone se ne qofte se do te jetoni pa probleme ti dhe familja juaj duhet te bashkepunoni me ne dhe te na informoni per cfardo te ndodhin ne fshatin dhe zonen tuaj,ke kohe me u mendue 2 dite,ne te kundert jeta jote do te kaloje neper burgje.Zefi kthehet ne shpi shume i piklluem,mbledh robt e shpis dhe u thote se neser jemi per rruge,shkruen nje leter dhe thrret nje kumar me ja dorezue.Kumares i thote,kur te marrish gjevap prej meje kete leter ke me jau kndue kumarve,dashamirve e krejt katundit,kur te jepet rasti. I thash,cfar kishe shkrue ne leter Zef. Me lote nder sy mu pergjigj se kisha shkrue shum pak, por isha mundue me e thane shum shkurt hallin tem qe po me detyronte me lane vendin tem. Ne leter thuhej:”PO LARGOHEM PREJ VENDIT TEM JO SE I KAM BA KEQ KUJ, POR PO LARGOHEM MOS ME I BA KEQ KUJ”. Ky mesazh i shkurter por shume domethenes i Zefit tregon me se miri realitetin ne te cilin jetoj Shqipria per 45 vjet me radhe.Nderim dhe respetk per kte burre te nderuar te Pukes qe nuk pranoi ti dorezohet presionit te rregjimit komunist te kohes si dhe gjithe atyre Shqiptareve qe nuk u pajtuan me poshtrimin.

Kategori
Uncategorized

Business Corruption in Albania

IMG-20141124-00532

Kategori
Uncategorized

Për Kozetën

Nga Artur Zheji

Kozeta Mamaqi është një Luaneshë. Jeta e saj është një kalim i vazhdueshëm, nga Parajsa në Ferr, pastaj nga Ferri në Parajsë dhe sërish, me humbjen e Sokolit, përsëri pra në një tunel vuajtjesh që askush nuk mund t’i përshkruajë.

Kozetën dhe Sokolin i njoh, paralelisht dhe pavarësisht njëri-tjetrit. Ndërsa për Sokolin është shkruar shumë, për Nënën e tij, me “N” të madhe, është ndaluar fare pak. Fati dhe rrethanat kanë sjellë që me Kozetën të kem patur disa pikëpjekje familjare. Herë si nxënëse e xhaxhait tim, shkrimtarit Gjergj Zheji, herë si admiruese e babait tim, Petros, dhe herë si mike e shtrenjtë e nënës sime, Besës.

Kozeta ishte dhe sigurisht është një njeri rrezatues dhe me një mirësi individuale si pakkush mund ta ketë. Më kujtohet në dhjetorin e vitit 2009, kur ime më pati një thyerje të rëndë. Ajo  ndenji pranë saj dhe meje, në të ftohtin e sallës së urgjencës së spitalit ushtarak, për shumë orë me radhë, në pritje të radiografisë dhe shtrimit në një dhomë sa më të mirë. Duke i dhënë kurajë dhe ndihmë mikes së saj që vuante, mbështjellë me një batanije leshi të ashpër, plaçkë e Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht se ishte nënë ministri. I një ministri të rëndësishëm. Por ajo ishte gjithmonë ajo dhe vetëm ajo.

Kozeta. Një njeri thellësisht i vuajtur,të cilat në vend që ta shtypnin dhe deformonin, duket se kishin gdhendur tiparet dhe  fizionominë e një Fisnikeje.

Mund të listoja këtu mjaft raste personale, ku unë, pa asnjë lidhje interesi nga ana e saj, isha thjesht dhe vetëm përfituesi. Dhe, nëse një njeri si ajo, kish dhe uroj të ketë edhe sot kaq ngrohtësi dhe pozitivitet për mua, tepër larg në renditjen e pemës së hierarkisë afektive, mund të përfytyrohet Njeriu dhe Njerëzorja brenda lëvozhgës  së njeriut Kozeta. Por ka edhe mjaft raste të të bërit mirë pa interes, të njohura për të. Si një impuls burimor i një shpirti të mirë. Që ecën në rrjedhën e vet, pa bërë shumë pyetje dhe pa pritur shpërblesë.

I them të gjitha këto, sepse në këtë shoqërinë tonë të tharë dhe pa pothuajse asnjë lloj lëngu njerëzor, modeli i Kozetës, si Nënë dhe si nëna e Sokol Olldashit, është një pikë referimi. Ndoshta për një rreth të ngushtë.

Por për një Rreth me Kode.

Mjafton të lexosh librat apo shënimet e saja autobiografike nga ferri i internimeve, nga ku, urrejtja që do të duhej të lindte nga vuajtjet e padrejta, ka lindur si me magji dhe si për absurd, shumë më shumë dashuri njerëzore.

I tronditur nga vdekja e Sokolit, si një vdekje e panatyrshme, jashtë çdo radhe dhe plot hije dyshimesh të pakthjelluara, nuk pata forcën shpirtërore që ta ngushëlloja nga afër Kozetën. Për këtë humnerë që u hap në shpirtin e saj kaq herë të sprovuar.

E ngushëllova në heshtje dhe në distancë. Duke besuar që ajo, edhe këtë mënyrë timen, që shumëkush mund ta mbiquante si absurde, do ta mirëkuptonte në një lloj forme. Sepse, ndonëse mund të isha absurd në këtë sjelljen time ndoshta të pakuptimtë për shumëkënd, por gjithsesi, besoj e sinqertë. Dhe plot siklet për hipokritët e shumtë që takohen në kësi rastesh. Absurd dhe i sinqertë, shumë më tepër se ngushëllonjësit e shumtë, shumica të pasinqertë, që në ditët e sotme janë bërë një specie shumë popullore në Shqipëri. Sepse mjerisht, ky vend ka qenë dhe vijon të mbetet një tokë shumë pjellore për vdekje të famshme, të zymta për origjinën e tyre dhe me zgjatime enigmash që hedhin shtat si ca hije, që e mbushin këtë shoqëri me vrer, pasiguri dhe buzëqeshje hienash.

E pra, nuk u habita aspak, ndonëse u gëzova sa më s’ka, kur gjeta mbi tryezën e zyrës sime një ftesë:

Me Sokolin

Dhe vendosa të shkruaj këto radhë që kisha kohë që i bluaja brenda vetes.

Për Kozetën. Si për një nga pak ishujt e mirë të këtij vendi, dhe për detin e së keqes që na rrethon dhe për “elitën” shqiptare që nuk po lind dhe për ambicien me të tepërt dhe pa fije morali, që shëmton kaq shumë dhe si një operacion plastik i dështuar edhe fytyrat më të bukura natyrale dhe biologjike.

Uroj të kesh forcë Kozeta! Si Nënë, si intelektuale dhe si Ishull!e227c5af3a18ee1cc25c4272eefd632c_M

Kategori
Uncategorized

VOSKOPOJA U NDËRTUA NGA VLLEHËT, KORÇA VEPËR E MYSLIMANËVE

Vepror HASANI

Si e plaçkitën pazarin e Korçës dhe i vunë zjarrin Kasabasë

Korçë- Që nga atëherë kanë kaluar shumë kohë por deri më tani  kjo histori ka mbetur e patreguar. Sot vjen për herë të parë. Çuditërisht as historianët nuk kanë mundur të shkruajnë qoftë edhe një fjali të vetme për ngjarjet e Korçës; madje as për djegiet, as për vrasjet, as për shkatërrimet dhe as për bombardimin e 17 shkurtit 1917, ku mbetën me dhjetra të vrarë, shumë të plagosur dhe shtëpi të tëra të rrënuara e të groposura në humnerat e hapura prej 50 bombave që u hodhën mbi Korçë njëra pas tjetrës nga 7 aeroplanë. Që të gjitha këto janë mbajtur nën një heshtje të plotë duke e shndërruar ngjarjen në një mister të frikshëm. Pse ka ndodhur kështu, arsyet edhe dihen, ne do t’i përshkruajmë gjatë rrëfimit, por ajo çfarë ka ngjarë me Korçën është vërtetë një dhimbje e madhe. Ne mund të ofrojmë vetëm një pjesë të saj; atë që ka mbetur e shkruar në kronikat e gazetës “Koha”, të drejtuar nga Mihal Grameno. Sigurisht, edhe dokumente të tjera mund të gjendeshin, por  historianët tanë, me qëllim ose jo, i kanë anashkaluar këto ngjarje që në të vërtetë s’janë gjë tjetër veçse tmerre e tragjedi mbi popullsinë myslimane të qytetit të Korçës.

Një plan i zi për Korçën

Ishte viti 1914 kur kapedani grek Varda i ndjekur nga një turmë njerëzish, me dhe pa uniforma ushtarake, (ushtarë dhe andartë) ishte nisur me tërbim drejt Korçës, ashtu siç ndodh me një bishë kur e di se kopeja ndodhet në vathë dhe nuk ka nga t’i ikë. (Kur themi Korça, e kemi fjalën për lagjet e “Kasabasë”, sepse ajo ishte dhe qyteti në atë kohë). Atij, kapedan Vardës nuk po i durohej sa të shkelte Kasabanë. Dëshironte të mbërrinte atje një orë e më parë. E kishte një plan të zi në kokën e tij dhe nuk i pritej sa ta shihte të realizuar. Do të plaçkiste një nga pazaret më të famshme të asaj kohe e do të rrëmbente prej andej gjithçka që mundej; mall, të holla, ushqime dhe veshje për ushtarët e tij, të cilët ngjasonin më së shumti me një turmë rrjepacakësh e qafëpalarësh. Pastaj do t’i vinte zjarrin gjithçkaje, që tregtarët myslimanë të linin lagjet e “Kasabasë” e të merrnin arratinë. Ushtarë dhe andartë do t’i ndiqnin nga pas dhe do t’i mbanin për një kohë të gjatë nën breshërinë e plumbave që ata të iknin sa më larg që të ishte e mundur dhe mundësisht të mos ktheheshin më kurrë në atë qytet, (në Kasaba), të cilën myslimanët e kishin ndërtuar vetë me duart e tyre. Që nga dita e themelimit të qytetit, (1484-86), kishin kaluar më shumë se 400 vjet, dhe ata deri atë ditë kishin jetuar gjithnjë në paqe, por ja që kapedan Varda ishte nisur nga Greqia e po vinte drejt Kasabasë që të përzinte banorët e saj, sepse ai nuk e donte atë qytet të ndërtuar nga myslimanët. Ai do t’i përzinte përjetësisht që prej aty, vetëm e vetëm që të kishte mundësi të shkruante një histori tjetër për këtë qytet, lavdia e të cilit kishte shkuar shumë larg. E kishte marrë përsipër mjerani  këtë aventurë, sepse as që e kishte menduar ndonjëherë se nga këto troje do të kthehej në shtëpinë e tij veçse i vdekur…

Ai kishte mbërritur…

Po , më në fund kapedani Varda kishte mbërritur. Askush nuk kishte patur dijeni mbi mundësinë e ardhjes së tij. Gjithçka kishte qenë e papritur. Kështu ishte parashikuar edhe në planin e tij të zi. Të gjitha veprimet duhej të ishin të befasishme, sepse në të kundërt njerëzit mund të largoheshin dhe ai nuk do të kishte mundësi të vriste e të priste. Plaçkitja e pazarit  do të ndodhte brenda një kohe jo fort të shkurtër. Nga ana e Vardës sapo ishte dhënë urdhëri i bastisjes. Ushtarët dhe andartët nisën të hynin në dyqane, kafene, hane e tavëhane dhe nxirrnin zvarrë që andej pronarët e lokaleve. Pastaj filluan të rrëmbenin gjithçka që mund të rrëmbehej; veshje, ushqime, cigare, pije… Frangat e arit i takonin vetëm kapedan Vardës. Dyqanet po boshatiseshin dhe rrugët po mbusheshin me mallra të hedhura andej-këndej. Gjithkush synonte që fillimisht të merrte ato që kishin më shumë vlerë e më pas të tjerat. Ishte një rrëmujë që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. Shtyheshin, vraponin, iknin, ktheshin dhe zhvatja përsëri nuk kishte të përfunduar. Pazari i Korçës kishte një shtrirje kaq të madhe sa të dukej sikur nuk kishte as fillim dhe as fund. Edhe magazinat po plaçkiteshin njëra pas tjetrës. Ajo që po ndodhte me Korçën ishte një tmerr i vërtetë që nuk do të harrohej kurrë.

Edhe grekomanët…

Nuk vonoi shumë dhe turmës së ushtarëve dhe andartëve të kapedan Vardës iu bashkuan edhe ata, ca grekomanë që banonin në lagjet e “Varoshit”. Edhe atyre më në fund po u ndriste fati. Tashmë edhe ata mund të vidhnin, të rrëmbenin dhe të plaçkisnin ashtu siç po bënin “trimat” e Vardës. Dhe kur në të gjitha dyqanet nuk  kishte mbetur qoftë edhe një kuti shkrepse pa u grabitur, atëherë dikush prej tyre u kujtua dhe u tha andartëve se atje në periferi të qytetit gjendeshin kopetë e bagëtive, lopët dhe delet e myslimanëve. Askush prej tyre nuk u mendua dy herë, nuk pati asnjë çast hezitimi, që të gjithë u nisën andej nga i udhëhiqte udhërrëfyesi. Myslimanët çuditërisht nuk po bëheshin të gjallë. Disa thanë se tashmë ata kishin ikur nga Kasabaja; të tjerë pohohuan se i kishin parë të fshiheshin nëpër bodrumet e shtëpive, ashtu sikurse pati edhe nga ata që thanë se Varda i kishte shkuar që të gjithë në thikë e s’kishte mbetur askush i gjallë, por në të vërtetë asgjë nuk dihej me siguri. Tmerri ishte i madh. Që nga ardhja e kapedan Vardës breshëria e plumbave nuk pati të pushuar për asnjë çast. Përderisa ata ishin nisur të grabisnin mallin dhe gjënë e myslimanëve dhe myslimanët nuk po bëheshin të gjallë, kjo tregonte se ata ose kishin kishin ikur, ose nuk jetonin më. Bagëtitë vërtet kishin mbetur pa zot. Edhe çobenjtë kishin braktisur gjënë e gjallë dhe nuk dihej nga kishin shkuar.

Mish dhe verë…

Pas pak, gjithë hajdutëria nisi të kthehej me tufa dhensh, lopësh e dhish. Disa të tjerë po vinin kapardisur mbi kuaj, duke u tundur dhe shkundur si arkondë të vërtetë. Atë natë u therën shumë bagëti dhe u festua deri në të gdhirë.  Mishi dhe vera nuk kishin te sosur.  Të dehurit u përhapën si fantazma në të gjitha rrugët e qytetit. Ahengu i ushtarëve të Vardës do të përfundonte vetëm në të gdhirë. “Varda me andartët, katilët e tij, bëri të njëmijë e një qindat, e zhveshi dhe e prishi megjithsej Korçën dhe rrethinat e saj”, shkruante gazeta “Koha”. Vjedhja vazhdoi edhe ditën e nesërme. Ushtarë, andartë e grekomanë do të përhapeshin nëpër të gjitha çifligjet që ishin pronë e bejlerëve të Kasabasë, sepse gjithnjë gjendet diçka për të rrëmbyer në pronën e tjetrit. Disa prej rrëmbyesve shpresonin që ato çifligje ose të bëheshin prona të tyre, ose të merreshin me ndonjë farëlloj qiraje sa për t’u zënë në gojë, sepse kthimi i myslimanve në Kasaba as kishte për të ndodhur ndonjëherë dhe as nuk mund të mendohej. Madje që të nesërmen nisën të vinin në punë njerëzit e varfër dhe tu qëndronin te koka, si për tu tregur atyre se tani e tutje do të ishin ata zotët e këtij vendi. Më pas nuk lanë pa vjedhur e prishur xhami e teqe. Shpresonin shumë që tek tyrbja, atje ku gjendej varri i themeluesit të qytetit, Iljaz bej Mirahorit dhe i njerëzve të tij do të gjenin të fshehur edhe ndonjë thesar, megjithatë vodhën gjithçka gjeten dhe prishën gjithçka mundën. Askush prej asaj turme nuk ndjente të ngopur me vjedhje e grabitje.

Por… çfarë kishte ndodhur vallë me myslimanët?

Banorët e Kasabasë

Tregtarët myslimanë me të braktisur dyqanet e pazarit kishin nxituar drejt banesave me qëllim që të merrnin familjet e tyre dhe të iknin sa më larg Ksabasë, por nuk kishin mundur.  Pikërisht në këtë kohë, në dyert e shtëpive të tyre kishin mbërritur ushtarët dhe andartët. Që nga ai çast  edhe brenda banesave nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh, ulërima grash, të qara fëmijësh dhe rrënkime pleqësh… Kishte qenë një kacafytje e përgjakshme mes banorëve të Kasabasë dhe kapedanëve të kapedan Vardës.  Po ndodhnin gjëra që nuk mund të tregohen… Të gjithë donin të iknin…  Dhe ata që mundën ikën… Mbetën aty vetëm pleqtë që nuk ecnin dot, ata që ishin të sëmurë dhe lëngonin në shtrat, por edhe ata që preferuan të vdisnin në shtëpitë e tyre… Megjithatë, që të gjithë vajtonin; edhe ata që kishin marrë arratinë, edhe ata që nuk mundën të iknin dot. Ata që ikën e kishin mendjen te prindërit që s’mundën t’i merrnin dot me vete, por edhe dhe të moshuarit lotonin që ishin ndarë nga fëmijët. Asnjëri prej tyre nuk e dinte si do t’i vinte halli tjetrit… Kishin katërqind vjet që jetonin në ato banesa dhe nuk u kishte ndodhur kështu kurrë më parë. Kishin investuar gjithë jetën e tyre, brez pas brezi, dhe ia kishin dalë mbanë të ndërtonin një qytet të madh dhe të bukur, ashtu siç e kishte ideuar vetë themeluesi i Korçës, Iljaz bej Mirahori. Ishte hera e parë që po e braktisnin atë vend dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në ikje e sipër, do të shikonin se Kasabasë i ishte vënë flaka; po digjej gjithçka e po shndërrohej në hi. Një tmerr të tillë nuk e kishin menduar kurrë…

Korça vepër e myslimanëve

Po iknin nga ai qytet që ishte bërë realitet fal mundit dhe sakrificës së myslimaneve. Po linin pas pazarin; mall, pasuri e gjithë ç’kishin patur. Vallë a do ta gjenin më këtë qytet nëse një ditë do të ktheheshin përsëri aty? Fama e pazarit kishte shkuar shumë larg, e bashkë me famën e tij  po kaq larg kishte shkuar edhe emri i banorëve të tij. Për atë qytet ata do të kishin gjithnjë mall dhe dhimbje. Ishte një qytet që gjithnjë e më shumë po tërhiqte jo vetëm vëmendjen e tregtarve, por edhe të udhëtarve, të historianëve, të studiuesve e të njerëzve të artit. Kasabaja për të gjithë mbetej një krijesë sa e këndshme aq dhe e mrekullueshme. Veç kësaj, çdonjërin që jetonte në ato anë e bënte të ndihej krenar. Madje mund t’u duket e pabesueshme, por vetë me dëshirët e tyre, disa të krishterë morën iniciativën për ta shndërruar portretin e Kasabasë në një imazh të pavdekshëm. Në vitin 1767 ata e gdhëndën pamjen e saj në një gravurë. Fati e deshi të ndodhte kështu, që askush të mos e zhdukte dot imazhin e saj, qoftë edhe duke e djegur, prishur dhe shkatërruar. Kishte qenë e shkruar që ajo të ringjallej sërish nga hiri për të qenë përjetësisht aty. Kjo gravurë e vitit 1767 u skicua në Vjenë prej voskopojarit Theodhor Sina Grundo, nën përkujdesjen e murgut të shenjtë Parthen të manastirit të Shën Prodhromit Voskopojë, me shpenzime të tregtarit gjithashtu voskopojar të asaj kohe, zotit Andrea Tirka. Gravura e Korçës është një pjesë mikroskopike e një gravure komplekse të madhe ku përveç pamjes së Voskopojës, Shipskës etj, jepet edhe pamja e qytetit të Korçës. Në këtë gravurë dallohet lumi, xhamia dhe disa shtëpi të qytetit (që nuk është gjë tjetër veçse Kasabaja), si dhe një pyll me pisha në pjesën jugore, matanë lumit të Moravës.(shpjegimet janë të studiuesit Ilia ballaurit)  Skalitja e pamjes së Kasabasë është një falenderim për vllehët e Voskopojës

Asgjë e çuditshme

Ndoshta dikujt mund t’i duket e çuditshme pse Kasabaja u skicua nga Voskopojarët, madje dhe me shpenzimet e tyre, por në të vërtetë këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Me Voskopojarët, banorët e Kasabasë kishin patur gjithnjë marrëdhënie e fqinjësi të mirë dhe gjithnjë i kishin ofruar ndihmë njëri-tjetrit. Mjeshtrit e Kasabasë u kishin mësuar zanatet voskopojarëve. Këtë të vërtetë e sjell edhe Pirro Thomo në librin e tij “Korça, urbanistika dhe arkitektura” ku konkretisht  shkruan: “Nga dokumentet e vitit 1762 mësojmë se banorët e Voskopojës kanë shkuar te mjeshtrit e kazasë së Korçës, kanë punuar dhe mësuar zejet e rrobaqepësisë, këpucarisë dhe të farkëtarisë”, pra, shpjegon Thomo, “duket qartë se në atë kohë zejet në këtë qytet ishin në lulëzim, përderisa banorët e Voskopojës, e cila kishte arritur një nivel të lartë si qendër e rëndësishme tregtare e kulturore, vinin këtu dhe mësonin zanat”. Edhe sahatin  e Kasabasë që ngrihej në oborrin e Xhamisë së Madhe e kishin  ngritur bashkë me voskopojarët. Investimet u kryen nga rufeti i bakejve myslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Në vitin 1784 sahati zbukuroi gjithë qytetin, pasi u vendos në një kullë të lartë nga ku mund të shihej prej të gjithëve. Sigurisht Voskopoja ishte ndërtuar nga vllehët, ndërsa Korça ishte vepër e myslimanëve. Kjo ishte dhe arsyeja që i lidhi kaq fort njëri me tjetrin, si ndërtues të dy qyteteve të famshme.

Braktisja e Kasabasë

Kishin jetuar për 400 vjet me radhë në qytetin e tyre në Kasaba, por tashmë e kishin braktisur atë. Kishin marrë udhët dhe ishin ndalur fshatrave të largët, atje ku kishin patur të afërm apo të njohur. Ende kishin shpresa se një ditë gjendja do të qetësohej, dhe ata do të riktheheshin në shtëpitë e tyre, por lajmet që përhapeshin ishin dëshpëruese dhe të frikshme. Greqia kishte sjellë në Korçë njerëz të tjerë; ishin përzgjedhur gjithë kriminelët e Greqisë, ata që ishin të aftë t’i bënin të gjitha. Gjithçka ishte e qartë: nuk do të lejohej më kthmi i myslimanëve në Kasaba. Gazeta “Koha” shkruante: “Këtu në Korçë, siç flitet, u pikas që u fillua një komitet grek, i cili do të ketë detyrë që të trembë e të vrasë çdo njeri që i kundërshtohet propagandës greke. Ky komitet grek në Korçë u formua prej 8 vetësh dhe Kondulit, (kapedanit grek, i cili erdhi pas kapedan Vardës, shënimi ynë), i ardhi urdhëri që ta njohë e ta mpronjë me çdo therori komitetin grek, që komiteti t’i ketë duart e zgjidhura për të bërë si të dojë”. “Kanë sjellë edhe katilët e Gjiritit për të vrarë ata njerëz që nuk u pëlqejnë atyre, shkruante më tej gazeta.  Me që në ky komitet ndodhen edhe ca Korçarë, të cilëve s’u dhimbet aspak për Korçën, është frika se mos na futin në një vëllavrasje. Me një fjalë, siguri këtu në Korçë nuk ka, dhe ne s’dimë se qysh do të jetë fundi ynë, po punët s’na duken fare të mbara…”. (Gazeta koha 1 prill 1915) Të gjitha këto lajme që dukeshin sikur dilnin prej ferrit i dëshpëronin edhe më shumë myslimanët e ikur. Vallë a do të kishte një ditë të bardhë edhe për ta. Asgjë nuk dihej, përveç shpresës që vdes e fundit…

Vrasjet prapa shpine

Fill pas krijimit të komitetit grek nisën të përhapen edhe lajmet e vrasjeve. Njerëzit vriteshin prapa shpine. Autorët kryenin vrasjet dhe largoheshin nga vendi i krimit duke menduar për krimin tjetër që do të kryhenin në një nga ditët që do të vinte. Në shenjestër ishin vënë myslimanët. “Përpara ca kohësh vranë dy bejlerë të Pojanit afër fshatit, shkruante gazeta e cituar më sipër, tani më së fundi vranë tre myslimanë nga fusha, dhe as u kërkuan, as u muar vesh se kush i bëri këto vrasje” “Përveç qeverisë ushtarake, të cilën e drejton kolonel Konduli dhe një policie me ca xhandarë, qeveri ose gjykatore nuk ka në Korçë; as nëpunës s’janë vënë, dhe asnjë e drejtë nuk shikohet”. (Gazeta koha 1 prill 1915) Myslimanët ndiqeshin kudo që të ishin. “Tashti ka dërguar qeveria ca oficerë- katilë të cilët kanë zënë e po bastisin fshatrat myslimane. I mundojnë të gjorët fshatarë duke u vënë hekur të nxehtë nëpër gishtrinj, duke u futur spica nëpër thonjë, duke u hedhur vaj të djegur në kraharor, duke i shtrënguar që të japin çfarëdo arme që kanë dhe duke u rrëmbyer sa mund para më tepër. Të gjorat fshatra myslimane nuk u janë mbarur akoma taksiratat, s’është mjaft që u prishën megjithsej po edhe po i pjekin të gjallë!!! Gazeta koha 21 tetor 1915). Njerëzit, shkruante gazeta, duke parë këto klika me anën e një komiteti katil-gjiritas që është në Korçë ka shtënë tmerrë duke vrarë gjindjen e duke rrjepur edhe lëkurën e trupit të gjindjes”. Veç sa më sipër, tashmë grekomanët kishin edhe dy gazeta në dispozicion për ta përhapur propagandën gjithandej. Fat i mirë ishte që njerëzit e propagandës greke kishin gjithnjë përçarjen mes tyre. “Duke parë që gazetën “Pellazgu” të qelbësirës Skënder nuk e zinin me dorë, veçse (me nder) në të ligë, zunë të nxjerrin një tjetër lëvere më të qelbur “Korica” prej Arqimidh Vangjelit, i dhëndri i qir Vasillaq Singjellit, se arriti kafsha, (është fjala për Arqimidhin), ta urdhërojë gruaja…!” ( 24 june 1915 ).

Asnjë lajm i mirë

Ditët kalonin njëra pas tjetrës dhe banorët e Kasabasë çdo ditë pyesnin mes dhimbjes dhe lotëve; mos vallë grekët kishin ikur nga Kasabaja dhe pazari kishte mbetur i lirë, por nga ato që dëgjonin nuk kishte asnjë lajm të mirë. Grekët nuk kishin ikur dhe në Pazar nuk shkonte askush, sepse tmerri dhe frika ishin përhapur gjithandej. Thuhej se në Korçë mund të yje i gjallë, por për të dalë që andej, veçse i vdekur.  Ja si e përshkruante gjendjen e pazarit, gazeta e përmendur më sipër: “Tregtia në Korçë është shumë e pakët, pazari nuk luan fare, tërë tregtarët dhe ditën e së shtunës rrinë me duart kryq dhe po hanë para të azërta, me që myslimanët u prishën fare, dhe me që të holla prej Amerike vijnë fort të pakta, tregtia sot e Korçës po qan, dhe çarshia po gjendet në hall të madh. Po edhe ata bukuroshë korçarë që rrëmbyen këtë behar sa plasën, rrinë dhe po u sosen të hollat dhe po mendohen se s’kanë nga ta zënë, dhe nuk gjejnë më të rrëmbejnë se u mësuan liksht pa punë. Pandehin se po ta zaptojë përsëri Greqia Korçën do të derdhë thasët me flori…” “Një shtrenjtësi e madhe që nuk tregohet, vetëm mishi shitet lirë sepse kasapët kanë edhe lopë edhe dhen të rrëmbyera. (Gazeta “Koha”8 prill 1915) Duhet të shkruaj një kalema të gjatë por të vërtetë për të treguar gjithë të këqijat që po heqim nga vëllezërit grekë nga katilët e mëdhenj të botës që nuk kanë shembull në historitë e përbotshme. Edhe për të vënë në veprim gjithë poshtërsitë kanë ndihmës klikën e poshtër dhe të fëlliqur tradhëtare, të cilët së bashku rrjepin popullin e fakir-fukaranë. Këta të poshtër kanë marrë me qira çifligjet e bejlerëve dhe me ndihmën e qeverisë janë bërë më keq se Ismail Durdushi, vrasin dhe presin më të katër anët, kanë nga tre palë kuaj dhe nuk dinë qysh të mundojnë çifçinjtë  (bujqit) për të marë më shumë bereqet. Çifçinjtë muhamedanë, por më shumë të krishterët, janë kaq të  dëshpëruar dhe të inatosur kundra këtyre bejlerëve kaurë sa s’është çudi që t’i goditin dhe t’i vrasin se i kuptuan zuzarët që gjer dije u thërritnin dhe i ndërsenin duke thënë: “O burrani, bjeruni turqve dhe u merrni çifligjet,” dhe sot i shikon allabraca me ca belurçina të qelbura të bredhin në sokakët e Korçës bashkë; kanë dhe zuzarë (14 tetor 1915)

E vërteta e planeve të grekut

U deshën të kalonin disa muaj nga dita e shkatërrimit të Kasabasë që njerëzit të fillonin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur realisht me qytetin e tyre. Pasiguria rritej vazhdimisht dhe çdo ditë mbërthente me hijet e frikës edhe shpirtrat e banorëve që vinin të tregtonin te pazari. Gjithçka  mund të ndodhte në ato ditë të vështira. Tmerri po bëhej edhe më i madh, kurse varfëria po trokiste në dyert e të gjithëve. Komiteti grek i kishte duart të lira të bënte sit ë donte. Rrugët e Kasabasë kishin mbetur të shkreta, ku herë pas herë shfaqeshin vetëm disa pleq të drobituar që i kishin shpëtuar plumbit dhe zjarrit. Gjithë pamja i ngjasonte një vajtimi therës. Ngado kishte vetëm mure pa dyer dhe dritare dhe hi. Tashmë gjithkush po kuptonte se si u gjendën kaq papritur në këtë situatë kaq të vështirë. Qëllimet e grekut nuk paskëshin qenë aspak të mira për askënd. Gazeta “Koha” shkruante: “Tani e kuptuan bukur cili ishte greku; ata që betoheshin “ja vdekje, ja bashkim”, mallkojnë sahatin e lig kur shkeli këmba e grekut këtu, sepse po e shohin që planet që kishin grekët për ta djegur Korçën, ta bënin hi, jo vetëm që i përmbushën, por përkunrdazi i kapërcyen një qind herë më shumë”. Dhe pas këtij përshkrimi të shkurtër, korrespondenti i gazetës “Koha” në një gjendje tejet dëshpëruese, vazhdonte të pohonte:  “Një qind herë më mirë ta kishin djegur se sa e lanë në mure vetëm, dhe me njerëz që s’u ka mbetur as frymë as shpirt! (12 gusht 1915). Megjithatë tashmë grekët kishin disa ditë që kishin ikur dhe myslimanët nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shpresonin se një tragjedi e tillë nuk kishte për t’u ndodhur më.

Rikthehet ushtria greke

Asgjë nuk do të rezultonte e vërtetë nga ajo që kishin shpresuar myslimanët. Kur kishin kaluar vetëm disa muaj dhe banorëve të Kasabasë ende nuk u ishin mbyllur plagët, ushtria greke u rikthye sërish. Ishte mëngjes kur ata mbërritën në Korçë. “Në një heshtje të plotë ku mbizotëronte qetësia, nisën zërat: Zito! Zito! Zito!… Buçiste qyteti, shkruan gazeta “Koha” kur shikojmë një tokicë njerëz, kapardisur me hutat ndë dorë sikur kishin marrë kokën e krajlit, duke kënduar greqisht u përhapën ndë qytet posi të marrosur. Këta ishin andartët, mohonjësit e shtëpive të tyre. Pas këtyre erdhi një tabor me ushtarë të rregulleshëm, të cilët u përndanë në mëhallat e myslimanëve për të mbrojtur nderin e tyre gjoja. Vinin me një mendje që Korça lule i hodhi zinxhirët e Rrobërisë. Vizitorët bukuroshë, si panë dritën e shkëlqimit të qytetit, ngulë këmbë e nisën të kapardisen; një javë s’lanë gjë pa bërë: çnderuan, prenë, vodhën e prishën xhami e teqe dhe më pas vunë minaret në nishan dyfeku, këta që mos u mbiftë fara! S’guxonte të dalë hoxha në minaret nga plumbat që dërgoheshin. Pa shikoni sa bukur dhe sa mirë i do muhamedanët qeveria greke; si prushin në gji… Ti lëmë fjalët, u suall aq mire, aq të qytetëruar, sa më s’ka ku të vejë. Kështu që vizitorët liridashës shumë nga gratë myslimane u zbulonin suratin! Pasandaj si mund të na ngrohet ky barbar! Kur pas ca kohë, kur dëgjojmë tellallin që thërret dhe thotë, sot do të ngrihet flamuri ynë, të vijnë të gjithë qytetarët! U çudita, shkruan korrespodenti i gazetës “Koha”. Cili flamur do të ishte ay!… Të gjithë ishin mbledhur përpara shtëpisë të Ali Qytezës dhe kur shoh të ngrihet flamuri grek ndë një cep të shtëpisë, ndë atë vend që ka qenë djepi i Lëvizjes Kombëtare. E mjera Korçë!… Pati fatin e zi dhe me ndihmë të saj (të grekomanëve) të arrijë këtë ditë kaq të mërzitur. Gjithë ajo shumicë njerzish e farmakosur me ndjenja mosnjerëzore i shikoj të mblidhen përpara Mitropolisë, që prej asaj delnin farmaqet të gatitura për atë popull, që ta farmakosë”. Ishte viti 1915.  Për Kasabanë tmerret dhe dhimbjet nuk do të kishin të sosur. E gjitha kjo është vetëm një pjesë e vogël e rrëfimit e asaj cfarë kemi gjetur te koronikat e gazetës “Koha”.

Epilogu

Po , kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë ka ndodhur me Kasabanë, që në atë kohë ishte edhe qyteti. Dikush mund të pyesë: po në anën tjetër të lumit cilat lagje shtriheshin?  Ekzistojnë dëshmi të shumta, por mes tyre ka mbetur edhe një dëshmitë mjaft e rallë. Një i moshuar pati rastin t’i tregojë në vitin 1917 botuesit të gazetës “Adriatiku” se si kishte qenë Korça në vitet 1850-60, kohë të cilën ai e kishte jetuar. Me qenë se për Kasabanë dhe pazarin e saj në këtë shkrim kemi folur gjatë, po i referohemi dëshmisë të të moshuarit vetëm për lagjet që ishin në anën tjetër të lumit, (kur lumi ekzistonte). Sipas të moshuarit, “Bulevardi “Shën Gjergji”, (në vitet 1860) ishte një përrua i thellë, që atje kullonin ujërat dhe si zbriste afër kazinos, (kazinoja u ndertua pas viteve 1900, shënimi ynë), merrte më të mëngjër e derdhej në lumë. Që nga shtëpia e Cales dhe gjer në “Shën Gjergji” ishin bostane. Gjeni mëhalla që quhet, ishin ara, ashtu sikurse edhe Barç mëhalla. Kisha e “Shën Gjergjit” ishte një kishë e vogël fort edhe në hapësirë, sikurse janë kishat e katundeve. Ku qendron kazinoja sot, ishte poçaranë dhe më tej s’kishte as farë magazie.  Pazari dhe tregtia bëheshin në çarshi të vjetër, (pra në Kasaba, shënimi ynë) që quhej mëhalla nga pazari i peshkut dhe rrotull”. ( Gazeta “Adriatiku”, 9 shkurt 1917).  E pra, qyteti i Korçës ishte Kasabaja, dhe meqenëse ishte ndërtuar nga myslimanët, grekët do ta kishin hal në sy, sepse dëshironin që Korçës t’i jepnin një histori tjetër. Megjithatë ajo rilindi sërish nga hiri për të qenë përjetësisht aty… si një vepër e mrekullueshme e myslimanëve.xhamia-vjetc3abr-e-korc3a7c3abs

Kategori
Uncategorized

MEHMET SHEHU DENONTE,ENVER HOXHA APROVONTE.

10625144_400267110129794_8758630712899519847_nTë pushkatohen 22 kryengritësit e Bërdicës.

Në krye të operacionit për shtypjen e lëvizjeve kundërkomuniste në Veri ishte vetë Mehmet Shehu.
Nga dokumentet arkivore rezulton se ai mbante një komunikim të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, duke e informuar për situatën dhe për të marrë aprovimin e tij për veprimet e mëtejshme.
Në vijim, po japim telegramin e datës 9 shkurt 1945, ku duket qartë se vendimet për dënimet me vdekje apo burgime nuk i merrte trupi gjykues (sipas ligjit komunist në fuqi), por Mehmet Shehu dhe i aprovonte Enver Hoxha.

Telegrami i Mehmet Shehut:
Tepër Urgjent Nr. ekstra, datë 9.II.1945

Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral Kol. Enver Hoxhës.

Nga shqyrtimi i proceseve të 21 të dënuarve me vdekje propozoj të pushkatohen këta 12 veta:
Xhemal Mëlika nga Leshi, Hider Dulin, Shaban Danin, Taip Halilin, Martin Rokun nga Bërdica.
Mark Nikollë Alaj, Kol Lesh Lekën e Gjok Tom Kokaj nga Ivanaj, Palok Ucin, Gjon Markun, Nikoll Keçin e Nikoll Baçin nga Mali Kolaj.

–Për Llesh Zefin nga Grykë e Manatisë Leshit, disfatist, kollon e pestë propozoj 15 vjet burg.
–Për Nikoll Ramën, Zef Tolën, Kol Gjetën, Gjok Gjonin e Kol Marashin nga Mali Kolaj, që i janë përgjigjë thirrjes së Ded Shabanit për të sulmuar Lezhën, por që s’janë fajtorë kryesorë por vetëm popull i gënjyer, propozoj dënimin e tyre me 30 vjet burg.
–Për Marl Luç Gjonin, Tom Lek Dakën e Gjon Nikollë Vocin nga Vukpalaj, tue qenë se nuk është faktuar akoma akuza e tyre e proceset duhet rishqyrtuar, propozoj pezullimin e ekzekutimit të tyre e rishqyrtimin e proceseve nga gjyqi.

Te denohen me burg këta 29 veta:
–Jak Lushin, Rrok Gjushin e Gjon Pjetrin, këshilltarë të Beltojës që kanë pasë diejni për veprimet e Hasan Isufit.
me 30 vjet burgim;
–Geg Enjëllin, këshilltar i Beltojës, me 15 vjet;
–Shyqri Bushatin, Shefki Bushatin, Myfit Bushatin, nga Shkodra e strehues të –Sulçe Begut, me 30 vjet burgim;
–Lal Metin e Kol Markun, këshilltarë të Trushit që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Dan Velin, Shaban Dinin, Martin Lorjan, Faik Lanin e Kin Shukun, këshilltarë të Bërdicës që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Gjeto Tolin, Prek Kolën, Gjokë Gjinin e Tom Zefin, nga Mali Kolaj, bashkëpunëtorë me Ded Shabanin, me 30 vjet burg;
–Kol Gjokën nga Ivanaj, bashkëpunëtorë me Gjon Martinin, me 20 vjet burg;
–Zef Gjonin nga Ivanaj me 15 vjet;
–Ujk Shitin nga Ivanaj me 10 vjet;
–Met Shytin nga Ivanaj me 5 vjet;
–Dan Salën, Tom Markun, Rrok Pashukun, Idris Canin, Ali Mustafan e Emin Beqirin, këshilltarë të Melgushit, që kanë pasë lidhje me Ded Shabanin, por nuk i janë përgjigjë thirrjes së tij, me 1 (një) vit burg.

Gjyqi vazhdon dhe mund të dënohen me vdekje rreth 20 veta të tjerë.
Presim urgjentisht aprovimin për ekzekutim të vendimeve.
Mehmeti
Nr. 9, 10 fruer 1945.

Aprovimi i Enver Hoxhës.

Radiogram Urgjent.
Korpusit III-të Pergjigje radiogramit nr. extra, datë 9 fruer 1945.

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin.

Na njoftoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (firma)
Tiranë, më 10 fruer 1945 Nr. 35 regj, 1945.

Gjykimi në Gjykatën e Naltë Ushtarake.
Tetëmbëdhjetë ditë pas aprovimit të Enver Hoxhës për dënimin e tyre me vdekje, me komunikatën nr. 35, datë 28 shkurt 1945, Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake ia përcjell çështjen për gjykim Gjykatës së Naltë Ushtarake me mejtimin që akt-gjykimi nr. 15, datë 31 janar 1945, i Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, Shkodër, të aprovohet.
Në vendimin nr. 35 të Gjykatës së Naltë Ushtarake shpallur në Tiranë, më 28 shkurt 1945,
Gjykata e Naltë Ushtarake.
E formueme prej Gaqo Floqit, Kryetar, dhe Frederik Nosi e Veledin Zejneli, anëtar, në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, major Myftar Tares, dhe me asistencen e sekretarit, Jani Thoma, mbasi mori mejtimin e prokurorit, i cili kërkonte të vendosej aprovimi i këtij vendimi si i ligjshëm dhe i rregullshëm;

Kategori
Uncategorized

Ja si u fshehen faktet per implikimin e klerikut ne mesazhet anti-shqiptare. Themistokli Bambulli mesues ne shkolen greke “Omiros”

Genci Shehaj
October 19, 2014

Pjesa e dyte.

Teksa ne rrjetet socialete eshte diskutuar gjeresisht ne lidhje me artikullin e dates 21 tetor te botuar ne gazeten “SOT”, ne faqe te ndryshme jane hedhur dyshime mbi vertetesine e fakteve te permendur ne kete artikull. Teologu-klerik Themistokli Bambulli ka nxituar te modifikoje artikullin e tij ne faqen pelasgoskoritsa.com duke hequr te gjitha termat anti-shqiptare dhe duke e modifikuar artikullin e tij ne kete web-faqe. Per me teper nga faqja youtube.com jane hequr videot qe e perfshijne kete te fundit me Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare, konkretisht video te predikimeve te ndryshme te tij ne Ambientet e ketij institucioni fetar. Duke dashur te jem transparent me opinionin qytetar po sjell fakte te pakundershtueshme te manipulimit te bere nga Themistokli Bambulla.
Pasi eshte bere i njohur me zbulimin e skandalit nga artikulli i botuar ne gazeten “Sot”, Autori i artikullit me nota te qarta anti-shqiptare Themistokli Bambulli ka nxituar te fshehe dhe manipuloje lidhjen e tij me Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare duke hequr nga te gjitha faqet online te cilat menaxhon Emrin e tij. Ne keto faqe ben pjese edhe faqja zyrtare e mitropolise se shenjte te qytetit te Korces. Konkretisht Themistokli Bambulla ka terhequr nga llogarite e tij personale video tepredikimeve te tij ne ambientet e KOASH te cilat kane pasur nje gjatesi deri ne disa minuta. Por se lidhja e tij me KOASH eshte e pa mohueshme kete e verteton foto 1, e marre nga nje prej videove te tij ne faqen youtube.com , ku autori i artikullit me mesazhe anti shqiptare shfaqet duke predikuar ne ambjentet e KOASH. Kjo video eshte terhequr gjate dites se sotme (dje) nga faqja youtube jo pa qellim, por per te mohuar lidhjet e tij me KOASH. Per me teper gjate te gjithe kohes se shfaqje se kesaj video ne video shfaqet linku i faqes zyrtare te Mitropolise se Korces.
Pjesa tjeter e mashtrimit ka te beje me manipulimin e artikullit te publikuar nga Themistokli Bambulla ne faqen qe pretendon te jete faqja e minoritetit grek ne Korce. Me publikimin e skandalit Themistokli Bambulla ka nxituar te manipuloje te artikullin e botuar prej tij 2 dite me pare ne faqenpelasgoskoritsas.com . Gjithsesi ne kemi ne dispozicion fotografite e artikullit ne kete faqe te dy diteve me pare (foto 2) dhe sot (foto 3). Jo vetem kaq, por amatorizmi i Themistokli Bambulla ne manipulimin e te dhenave edhe faktet e pa kundershtueshme e kane detyruar Kete te fundit qe ne tjetersimin e artikullit te perfshije edhe kete fragment: “Lajmi i meposhtem nuk ka si qellim mbjelljen e urrejtjes por bashkejetesen harmonike duke perballuar rreziqet e perbashketa te unifikuar duke vleresuar rrezikun qe te gjitheve na kanoset. Natyrisht brenda shtetit Shqiptar Kushtetuten dhe ligjet e te cilit i respektojme dhe mbrojme te gjithe pa dallim feje e kombesie.”. Pas postimeve te shumta nerrjetin social facebook dhe ne disa faqe te frekuentuara nga qytetare Korcare, Bambulla dhe mbeshtetes apo bashkepuntore te tij jane perpjekur ta shfaqin artikullin e gazetes “SOT” si te genjeshtert, por per te kuptuar vertetesine e ketij artikulli mjaftojne fotografite e faqespelasgoskoritsas.com e zoteruar nga ky i fundit.
Themistokli Bambulla eshte gjithashtu administratori dhe rregjistruesi i faqes zyrtare te Mitropolise se Korces dhe lidhjet e tij me KOASH ketu behen edhe me te qarta dhe te pakundershtueshme (foto 4)

Reagimi qytetar ne rrjetet sociale: Artikulli i botuar ne daten 21 ne gazeten “SOT” eshte shperndare ne menyre te shpejte ne rrjetin social facebook. Brenda disa oreve artikulli eshte shperndare me shume se 650 here ne kete rrjet social, sipas statistikave te faqes Sot.com.al . Artikulli eshte diskutuar dhe debatuar gjate ne disa grupe ne facebook, por duket se debati me pikant ka qene ne grupin me te madh te “Korcareve” ne kete rrjet social. Pikerisht ne kete grup, pasi ka manipuluar artikullin dhe lidhjen e tij me KOASH eshte perpjekur nepermjet te njohurve te tij apo bashkepuntoreve te tij ta shfaq lajmin si te genjeshtert.

Frika nga perballja me ligjin.
Duket se ne harkun kohor te 24 oreve Themistokli Bambulla ka ndryshuar teresisht opinion per kombin dhe shtetin shqiptar. Ne tjetersimin e artikullit gjate dites se sotme (dje) bambulla ka ka shtuar nje fragment ku shprehet: “Natyrisht brenda shtetit Shqiptar Kushtetuten dhe ligjet e te cilit i respektojme dhe mbrojme te gjithe pa dallim feje e kombesie.” (foto 3). Themistokli Bambulla duket se pas 24 oresh nga perdorimi i shkrimit ku e konsideron te gjithe kombesine shqiptare si Turq Shqip-foles apo Shqiptare te turqizuar. Sulmon disa media kombetare me argumentin se mbjellin Nacionalizem dhe Ekstremizem dhe i perkufizon Shqiptaret si njerez me nivel: Kulturor shtazor. Ne nje tjeter paragraf na quan njerez te eger apo edhe shoqeri individualiste me tendenca dhe elemente ekstremiste. Me pas edhe dy here te tjera si injorante dhe injorante totale duket i frikesuar nga demaskimi i tij si autor i ketij artikulli. Duke qene se ne rrethana normale ligjore autori Themistokli Bambulla duhet te perballej me Prokurorine ai ka nxituar te mbuloje edhe vepren penale te kryer 24 ore me pare me zotimin se ai eshte nje qytetar qe i respekton ligjet dhe rregullat e Republikes se Shqiperise.

Lidhja me shkollen greke “Omiros”
Pjesa me e madhe e skandalit ka te beje me detaje te reja te zbuluara gjate dites se sotme. Kleriku dhe Teologu Themistokli Bambulla nuk eshte vetem pjese e KOASH por ai eshte edhe pjese e stafit pedagogjik te shkolles greke “Omiros” ne qytetin e Korces. Themistokli Bambulla eshte mesues i lendeve fetare ne kete shkolle.10666066_371622496327589_3478670052772921643_n

Kategori
Uncategorized

Kush fshihet pas faqes se heleneve te Korces?!

Genci Shehaj

Pjesa e pare.

Investigim: Detajet tronditese si eshte marre ne dore kisha ortodokse autoqefale Shqiptare nga njeres mendjeshkurter qe ne vend ti bashkojne njerezit nepermjet ketij instrumenti bashkimi perpiqen ti ndajne.

10666066_371622496327589_3478670052772921643_n
Teksa po i hidhja nje sy facebook, papritmas mu shfaq tek artikujt e rinj nje faqe qe me terhoqi kuriozitet ne gjuhen greke. Titulli dukej te ishte abuziv pasi ne gjuhen greke kjo faqe quhet “Pelasgos Koritsas” ose me ndryshe “Pellazget e Korces”. Papritur mendova: E clidhje kane pellazget, paraardhesit tane me gjuhen greke?! Teksa klikoj ne kete faqe qe ishte pelqyer nga 74 persona, kaloj ne postimet e kesaj faqeje. Sa amatore por aq edhe renqethese…. Klikova ne foton e profilit dhe aty ashtu sikurse titulli i faqes, perfaqesonte rigjallerimin e nje gazete Vorio-Epiriote te botuar ne Athine ne vitin 1936 nga Konstantions Skenderis. U perpoqa te kerkoja me teper informacione per kete gazete por me kot. Teksa u riktheva perseri tek faqja ne facebook e “Pelasgos Koritsas” me terhoqi serisht vemendje nje artikulli i fundit i botuar nga kjo faqe ne facebook. Ne foto nje mur ne periferi te qytetit te Korces, mbi te cilin ishin shkruar me boje te ngjyrave te ndryshme dhjetra parulla absurde dhe nje logo e Partise Demokratike. Titulli i ketij artikulli ishte: -Kujdes, parulla ne mbeshtetje te ISIS, Al Kaeda dhe Turqise ne Korce. Mendimi i pare qe me erdhi ishte: Dakord ISIS dhe Al Kaeda qe populli shqiptar jo vetem i urren por edhe i lufton, por Turqia c’lidhje ka ne kete titull?! Per autorin e artikullit ISIS, Al Kaeda dhe Republika e Turqise perfaqesojne te njejten gje?! Vendosa me pertim te klikoja ne kete artikull por ajo qe ndodhi vertet me befasoi. “Pelasgos Koritsas” ose “Pellazget e Korces” nuk paskesh qene nje grup amator apo ndonje faqe e dale boje me 74 fansa ne facebook, por nje portal online i mire strukturuar.
Artikulli ne faqen e facebook me transferoi ne nje faqe interneti te rregjistruar si: www.pelasgoskoritsas.com . Ne krye te faqes ishte e njejta fotografi e gazetes se vitit 1936. Gjithashtu pershkrimi i faqes: Gazeta Elektronike e Heleneve te Korces. Me poshte te renditura sipas dates me te fundit artikujt. Po ndalem pak tek artikulli me i fundit. Faqja qe perfaqesoka interesat e komunitetit helen ne Korce bente nje analize te copes se murit qe pershkrova pak me pare. Artikulli ishte jo vetem ofenduese per kombin shqiptar por edhe kishte nota te qarta rracizmi. Si vijon artikulli:
Parulla që përkrahin ISIS dhe Al Kaidën u shfaqën në Korçë në një lagje me shumicë myslymane dhe me shkollën turke Medrese vetëm 500 m larg.
Këto parulla mund ti shikoni vetë në fotografitë që po ju ofrojmë. Ato jo vetëm që ju rreferohen dy organizatave islamike por i lidhin ato dhe me Partinë Demokratike (kjo lagje përbën një bastion për këtë parti). Me patjetër do të dalloni dhe flamurin Turk.

Kjo do të thotë që orthodhoksët dhe komuniteti grek i këtij qyteti rrezikohet serizoisht nga këta elementë.
Përgjegjësia është e madhe si për vetë orthodhoksët dhe helenët e Korçës ashtu dhe për vetë shtetin Shqiptar dhe shtetin Helen.
Por çfarë të presësh nga një popull me ndjenja inferioriteti pa histori reale, që përbëhet kryesisht nga turq shipfolës apo shqiptarë të turqizuar. Kur emisionet humoristike – satirike të së djelës fillojnë me mesazhe që mbështetin nacinaolizmin dhe ekstremizmin çdo gjë ka mbaruar. Duket qartë që këta njerëz janë në nivel kulturor shtazor.
Në të njejtën kohë për të gjitha ato sa ndodhën në kurriz të minoriteti grek pas ndeshjes së famshme nuk flet askush. Përkundrazi e nënvleftësojnë si ngjarje duke treguar se gjoja kanë kulturë.
I mësojnë njerëzit e egër historinë dhe kulturën Evropës. Kur dihet që është një shoqëri individualiste me elementë dhe tendenca ekstremiste shfaqet sikur bëhet fjalë për njerëz me kulturë dhe tolerantë. Ku është toleranca mos ndoshta tek injoranca?
Ndërsa paraqitet e gënjeshtra si e vërtetë askush nuk flet vetëm hesht nga frika. Ku është liria?
Na vjen keq me të vërtetë sepse mendojmë dhe imagjinojmë se si do të jetë e ardhmja e orthodhoksëve dhe e helenëve në këtë shtet ku mbizotëron injoranca totale.

Artikulli eshte jo vetem acarues por permban ofendime ndaj kombesise shqiptare. Se pari autori tenton ti jape pergjegjesine e autorin te kesaj parulle banale pa asnje fakt ndonje prej banoreve te ketij komuniteti te cilet i perkasin Besimit Islam. Madje prezenca e nje simboli te Partise Demokratike e lidh ate fasade te shemtuar vit pas viti me kete subjekt politik. Per ta perforcuar kete fakt autori e ve theksin edhe tek perkatesia politike e kesaj lagjeje (ketu genjen), se valla kjo lagje eshte bastioni i Partise Demokratike. Trajtimi ne aspektin politik behet jo pa qellim por qellimet do te dalin me tej. Autori e konsideron te gjithe kombesine shqiptare si Turq Shqip-foles apo Shqiptare te turqizuar. Vazhdon duke sulmuar mediat shqiptare me argumentin se mbjellin Nacionalizem dhe Ekstremizem dhe e permbyll kete paragraf duke i perkufizuar Shqiptaret si njerez me nivel: Kulturor shtazor. Ne nje tjeter paragraf na quan njerez te eger apo edhe shoqeri individualiste me tendenca dhe elemente ekstremiste. Me pas edhe dy here te tjera si injorante dhe injorante totale. I gjithe ky artikull me habiti. Ende pa i kushtuar rendesi artikujve te tjere vendosa te gjurmoja se kush mund te ishte autori. I rrashe verdalle faqes, asnje emer, asnje detaj, asnje gjurme e atij qe shkruan. Kishte vetem nje detaj, data kur ishte shkruar artikulli ishte 19 tetor 2014 dhe fotografimi ishte bere me blic naten, atehere kur asnjeri nuk mund te te shikonte. Teksa vazhdoja te kerkoja parreshtur mu kujtua nje detaj i profesionit tim te dikurshem. (Dikur kam punuar si web designer). Mu kujtua se cdo faqe kur rregjistrohet eshte e detyruar ti pasqyrohen te dhenat ne nje database te dhenash global por edhe se po te paguash nje shume prej rreth 40 dollare me teper mund ta rregjistrosh ne privatesi. Kisha 50% mundesi per ta gjurmuar autorin ne menyre te ligjshme. Vendosa te shfrytezoj faqenwww.whois.sc e cila eshte nje portal global i cili pasqyron te dhenat e faqeve te rregjistruara online. www.pelasgoskoritsas.com tek faqja , pastaj ENTER dhe ne faqja kaloi ne nje grumbull informacionesh te paimagjinueshme….
Faqja pelasgoskoritsas.com ishte blere nga faqja godaddy.com , permbante 6077 terma (nje pjese e madhe me urrejtje racore, fetare, krahinore), permbante 35 fotografi dhe qindra linke.
Ajo qe ishte me interesantja ishte emri i Autorit: Themistokli Bambulla!
Padashur nxitova te shkoja ne motorin e famshem te kerkimit google.com. Qe ne artikullin e pare e kuptova se personi nuk ishte ndonje mendjelehte cfaredo qe te shaje e ofendoje shqiptaret ne ate lloj forme si ai artikull por perkundrazi, behej fjale per nje klerik ortodoks te mire arsimuar te Mitropolitit te Korces. U shtanga!. Edhe me teper u shtanga kur nje prej linkeve te conte tek portali rus: pravoslavie.ru . Aty ishte postuar nje artikull ne gjuhen angleze ku krahas emrit te autorit Themistokli Bambulla ishte renditur edhe pergatitja e tij intelektuale: MSC Psikopedagogji. Nuk mund ta kisha menduar kurre se e gjitha kjo mund te ishte veper e nje kleriku, madje jo thjesht nje klerik i zakonshem por nje Theolog e mesues i fese ortodokse qe per me teper i perket Kishes Orthodhokse Autoqefale Shqiptare dhe jo ndonje segmenti politik dhe as ndonje kishe te vendeve fqinje.
Vendosa te kerkoj me ne thellesi. Fatmiresisht krah meje ishte teknologjia. Duke shfrytezuar serisht faqen whois.sc bera nje reverse-search (nje kerkim ne kah te kundert) te te dhenave te gjetura per domaininwww.pelasgoskoritsas.com , kesaj rradhe shfrytezova emrin e rregjistruesit. Keto jane te dhena qe per sa kohe edhe bere aktivizimi i domainit (emrit te faqes) online nuk zhduken. Faqja nuk te jep te dhena te plota per faqet e rregjistruara por ngjan me nje REBUS. Jepen detaje per sa faqe ka regjistruar perdoruesi dhe me pas gjatesia e domainit (emrit te faqes) si dhe germa e pare dhe e fundit. Gjithsesi po te njohesh emrin e faqes mund ti kesh te gjitha te dhenat. Ajo cka zbulova ishte serisht befasuese. Zoteria kishte regjistruar plot 4 domaine (faqe online). Vendosa ti shkoj deri ne fund ketij investigimi. Vendosa te kontrolloja cdo faqe ku artikujt e tij ishin postuar dhe ti skanoja te dhenat nepermjet faqes whois.sc per te pare se me se lidhej autori i atij shkrimi vulgar. Ja dola!
Themistokli Bambulla eshte rregjistruesi i 4 portaleve online:
www.pelasgoskoritsas.com
www.mitropoliaeshenjtekorce.com (Faqja zyrtare e mitropolitit te shenjte Korce)
www.korestos-hristianikimartyria.com
www.foniortodoksonkoritsas.com

Pervecese faqes www.pelasgoskoritsas.com te cilen e analizuam pak me pare si faqen qe ofendon dhe percon urrejtje per kombin shqiptar dhe qe rregjistruesi eshte zoti Themistokli Bambulla, shfaqet nje tjeter lidhje midis faqes ne fjale dhe personit. Te ben pershtypje se si ne faqenwww.pelasgoskoritsas.com por edhe ne faqen e moderuar www.korestos-hristianikimartyria.com shfaqet i njejti artikull i ngarkuar ne te njejten date dhe ne nje hark kohor prej disa minutash. Sigurisht nuk behet fjale per artikullin ku shqiptaret quhen injorante, ekstremiste, njerez te eger apo edhe me te tjera epitete raciste te publikuar ne faqenpelasgoskoritsas.com por behet fjale per nje artikull te shkruajtur nga z.Ilir Paco (spiker ne kanalin televiziv Top Channel) i titulluar “Baruti i fshehur i fucise ballkanike” qe analizon zhvillimet e diteve te fundit pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen Serbi-Shqiperi.
Duke vazhduar me tej z.Themistokli Bambulli na qenkerka de jure nje njohes i mire i fese ortodokse dhe nje klerik i mire dhe i vleresuar nga kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Jo vetem kaq por atikujt e tij mbi Shenjterine e tij Kryepeshkopin Anastas jane me qindra ne faqen zyrtare ne internet te “Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise”. Mbi te gjitha zoteria administron edhe faqen zyrtare ne internet te Mitropolitit te Korces dhe jane me dhjetra artikujt e tij jo vetem ne kete faqe por edhe ne faqe te tjera. Investigimi im vazhdoi ne faqe te ndryshme qe shfaqin video online. Nje prej tyre youtube.com permban dhjetra video te postuara nga perdoruesi Themistokli B. Kryesisht predikime te ndryshme te zotit Thanas Bambulla dhe artikuj te ndryshme ne lidhje me aktivitetet e kishes ne Korce, dokumentar mbi shkollen greke, apo edhe nje video te nje takimi midis Z.Sotiraq Filo, kryetar i bashkise se Korces dhe homologut te tij kryetarit te bashkise se Selanikut, ku spikat se ne te gjithe video shfaqet adresa www.pelasgoskoritsas.com. Ne disa bllogje qe pretendojne te jene faqe te minoritetit grek ne Shqiperi apo te Vorio-Epirit dhe interesave te saj, arrita te gjej nepermjet motoreve te kerkimit nje koment. Behej fjale per zotin Sotir Bambulla qe, me nje gjuhe te ngjashme si ajo qe zoti Themistokli Bambulla perdor ndaj kombesise shqiptare (klerik i se ciles eshte dhe vet), deklaron se paska qene kryetar i “Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare” gjate periudhes se ristrukturimit te saj nga renia e komunizmit deri ne zgjedhjen e kryepeshkopit “Anastas”. Se cila eshte lidhja midis zotit Sotir Bambulla dhe zotit Themistokli Bambulla kete e kam te pamundur ta vertetoj. Nje gje eshte e qarte: Gjuha dhe urrjtja e zotit Themistokli Bambulla ndaj Shqiptareve i ngjason mallkimeve te kryepeshkopit te Serbise “Irinej” dhe ky eshte nje TURP i madh per “Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare”.

Kategori
Uncategorized

Ziko Kapurani.

Do me gjeni

Ne doni te dini per poetin,
Qe grazhdin e lopes ben lirike,
Ca lajthishte ma dine sekretin
Dhe keckat qe me lepijne per kripe.

Pyesni ca dellinja, nje plep,
Zogjte e fshehur nen shkurre.
Ata zemren me mbajne ne sqep
Fije bari per folete e tyre.

Do me gjeni cezme ne nje lug,
Te rrjedh ne nje govate te drunjte,
T’ju kthej nga rruga e t’ju puth,
T’ju lag me pak vese nga syte.

Ne doni te dini me shume,
Pyesni nje kalive nen bregore,
Atje krahet do m’i gjeni shtrunge
Dhe shpirtin gjuheze kembore.

SE C’KISH……

Goten e cajit nje sybardhe
Me sjell ne nje bar me nxitim.
Sa c’kish ajo nga nje dardhe,
Aq nga zjarri kish shpirti im.

Ulu, moj sumbell, te te mbaj,
Nga gjunjt’e mi mos u tremb!
Ti s’di c’me sjell me ate caj
Dhe ne zemer me hyn gjemb.

Ish tufe caji mbi gur celur,
Ere qe e merrje per xhinde.
Te luante s’dinte vith’e vetull,
Dhe s’kish si ti qethje zvinge.

Borige ish, dege perdhe,
Boca gjinjsh s’nxirte jashte.
Dicka me fshihte dhe atje,
Gjeja c’nuk ke ti, sybardhe.

Si sot gravata me neperka
Ne gryke s’kisha une lak.
Shollegrisur neper skerka
Shteg i zija si kacak.

Ku s’e ndiqja rrezes poshte,
Si thelleze ku s’u tremb…
Dhe ti s’shahesh, sidoqofte,
Ke ne sy nje lot argjend…

Nuk je pak dhe ti me c’hedh,
Me syrin tend ne syth me ze,
Per nate te dehur me percjell,
Po prej saj se cfare nuk ke.

SE C’KISH……

Goten e cajit nje sybardhe
Me sjell ne nje bar me nxitim.
Sa c’kish ajo nga nje dardhe,
Aq nga zjarri kish shpirti im.

Ulu, moj sumbell, te te mbaj,
Nga gjunjt’e mi mos u tremb!
Ti s’di c’me sjell me ate caj
Dhe ne zemer me hyn gjemb.

Ish tufe caji mbi gur celur,
Ere qe e merrje per xhinde.
Te luante s’dinte vith’e vetull,
Dhe s’kish si ti qethje zvinge.

Borige ish, dege perdhe,
Boca gjinjsh s’nxirte jashte.
Dicka me fshihte dhe atje,
Gjeja c’nuk ke ti, sybardhe.

Si sot gravata me neperka
Ne gryke s’kisha une lak.
Shollegrisur neper skerka
Shteg i zija si kacak.

Ku s’e ndiqja rrezes poshte,
Si thelleze ku s’u tremb…
Dhe ti s’shahesh, sidoqofte,
Ke ne sy nje lot argjend…

Nuk je pak dhe ti me c’hedh,
Me syrin tend ne syth me ze,
Per nate te dehur me percjell,
Po prej saj se cfare nuk ke….

25171_101039273266679_316693_n

Kategori
Uncategorized

Bardhyl Gjoncaj

Kam frike…
1
I trembem yjeve
kam frike dhe nga hena
lum’i kujtimeve skllav me mban
shume te pa thena
qe jeta ndrydh
ne skutat e harreses
e syte me lot t’i lan!
2
Me trembun zanat e pyjeve
engjejt e dashurise
gjithcka rreth tyre
si dhe heshtja
para stuhise
me trenb dhe ti
me ate qetesi genjeshtare
veshtrimi qe me hedh
misterioze hileqare
qe mes reve fshihesh
e me fton
ne boten e endrave
ku cdo gje humbet
e mbaron per fare!
3
Te fshihem dua
te iki dhe nga ti
te hesht e te mos flas
mbytur nga djallezite e tua
te mos plas
mbytur ne xhelozi
une nje tjeter bote i perkas
pa mallkime
qe ndjellin armiqesi!
4
Gjrdan’i yjeve zjarr
henen per gryke shterngon
une ne vetmi
driten i marr
e bashke me te
terrin qe sundon
prandaj kam frike
e trembem nga gjithcka
…ti mua me ler
e me mir ik
e thuaj
ai me la
e endrat m’i zune ne prite!!

Ku po shkon shqiperija ime…
1
Kush lot me ty
o vendthi im
e te batos per dite
me percmim?
Perse perse valle
atdhe te dyte
mos tjeter kane
e ty me lot
t’i njomin syte!
Per vehte mbreterira ngrene
e ty s’te thone nje fjale
por ne bese te prene
zgjidhje tjeter s’te lane
2
Kush jane pra
keta derdimene
qe per para
jetime te lene
e ne zjarr te hedhin
karriget kur humbasin
zhurme medhej valle
kujt i perkasin
qe njolla e turpit
u ndrit ne balle
e s’heshtin
por ne ekstaze therrasin
se per atdhe vdesin
keta ndyresira
qe dhe varrin
nuk e masin!!

Nj mbremje me shi
1

Unjohem nje mbremje
duke rene shi
mes nje veshtrimi
gati me te qare
t’u luta nje kafe
me ty t’a pi
ti koken ngrite
buza te ish thare!
2
Kur ne syt’e tu
pashe dy pika lot
pendimi me hodhi
n’at’ tallaz te marre
doja une atehere
tere kete bot
te t’a falja ty
gabimin per te lare

3
Shiu shume vazhdoi
binte me rrembim
loti me s’pikoi
gjeti ngushellim
buza ngasherimin
per cudi e ndali
e mes dritherimash
n’a e njomi malli!
4
Vitet qe me pas
vec per mire erdhen
e kurre s’u ndame
mbi ne miresite
perendite derdhen
vetem asnjehere
kurre nuk n’a lane!!!

Dua te shkruaj….
1
Kam kohe qe nuk shkruaj
se di se si dhe pse
germat kete rradhe
inatcore e tinzare
bredhin kuturu
e lozin me nge
mendimet i urrejne
dhe i fshijne fare
duke servirur mes hicit
nje jete mekatare!
2
Endrrat gjumin
ma prishin
e s’me lene te fle
duke rremuar
mes kujtimeve
dicka te gjejne
n’ate bote te harruar
ku zemra tulatet
e hesht me urtesi
si te ish manare!

N’erresire..
1I fundit
frerin rruges i jap
e ajo zgjatet e mishrat e saj te ngurte
ne cdo skute te gjumit
ne cdo prag dicka rremben
e me gjuhen e nates tek une e flak…
Une loz me te dehurit plot
leshoj edhe ndonje te pickuar
tek ndonje grua rrugace
qe kthehet ashtu me gjoks te epshuar
aq sa dhjete duar
s’do t’a ndalnin dot
te sajen dridhje
krejt inatce!

Une dhe dashurija
1
Une dhe dashurija
jemi miq te vjeter
qe jeta s’na bashkoi kurre
ajo nga njera ane
e une nga ana tjeter
nuk mundem mes nesh
te ngreme nje ure!
2
Shume fjale shkembyem
ne largesi
por ato mbrinin
te mekura fare

te ndjeja une
me ndjeje dhe ti
e zemres nuk mundem
ti ihapim nje dritare.
3
Ashtu e mbyllur
nuk gjeti rruge tjeter
qe dhimbjen mua
te m’a largoje
duke me ndare
nga mikja e vjeter
ne doren e fatit
me la si te isha loje!!

Imazhi yt…
1
Te kerkoj
e s’te gjej dot
shume me mungon
dhe me s’duroj
imazh’i yt
varur
ne pemen e kujtimit
endrat me zgjon
loti m’i njom syte
e zemra prej padurimit
perpelitet si zog
ne heshtjen e thelle
qe ka mbytur
kete bot!
2
Thuame ku je…..
dhe eren do te kaleroj
prane te te vij
e te te gjej
me puthje
gazin ne buze
te t’a kthej
dhe vitet
qe s’na lane
te jetojme….
DASHURINE!

Ujvara e mallit
1
Ah! Kjo heshtje
mbi ujvaren e mallit
me tret
e me merr ajo vale
tutje me hedh
ne honet e kujtimeve
larg djallit
e prehje me fal
mes dritherimave
e dashurise
puthjeve te tua
qe me ngazellonin
e sot si psheretime
mbysin cdo fjale!
2
Omall qe ndizesh flake
e qenien time djeg
mes endrash me cfaqesh
e une me dhembje
te prek
Perse s’fashitesh valle
por rritesh e rritesh
perseri
e pak nga pak
me mbyll co shteg
ne kete vetmi…!

S’te ndjek dot…
1
S’te ndjek dot
ne rrugen tende
i lodhur jam
e te pushoj dua
ne shpirt te kam
edhe ne mendje
pa ty e di
qe shume do vuaj!
2
Ti koken mbrapa
mos e kthe
e mos u lut
me per mua
se lule ishe
e drite je
por mos dysho
qe me s’te dua!
3
Hapi yt
shkon shume larg
jasht botes sime
n’imagjinate
nuk mundem me
dashurine
t’a ve si prag
e rob te mbaj
nje jete te gjate!!!

Emigranti
1
Te jam mirnjohes per punen qe me jep
te respektoj dhe per kulturen e vjeter
por s’pranoj qe me percmon e ndjek
dhe prape s’pranoj te me fyesh tjeter
2
Perseri te vlersoj e te dua si gjiton
punoj per ty kohet e liga me shtyne
por cuditem kur nuk pranon
nje kafe si njeri t’a pi me ty!

Dicka ndjej
1
Duke degjuar nje kenge te vjeter
kafene pi pak i menduar
pa e kuptuar se c’me ndjell tjeter
teksa mandolli telat keput shtruar
2
Sec kemi dicka bashkesore
dicka qe lidhur fort te na mbaje
cigarja thermohet ne grimca xixellore
dhe mendimet fashiten vaj!

Dikur [ndjesi te nje moshe qe s’mund te rivije Elbasan 1963]
1
Tani me ne shpirtin tone
imazh’i nje pranvere fle
ndoshta buzet duke psheretire thone
u sos durimi
kurre nuk do ta kutoj ate!
2
Do kalojne vite dhe athere
i ashper do te duket vendimi yt
tundimi i puthjes
ne shpirt gjurme do lere
dhe pendimi serish
me lot do te ti mbushe syt!
3
Pa dashur dikur
mes deshirave te mija
rinija do godase me grusht
vitet qe me rendojne
por athere une s’do mundem
veshtrimit te mpakur
t’i ndes shkendija
Odiseja e kengeve te mija
dhe tere ai mall
do heshte me dhimbje shume
mes endrave te mbytura
n’ate fund jete
ku rinija ringrihet
nga i perjetshmi gjume!!
10422398_1483138665307011_5213705363777031326_n

Kategori
Uncategorized

Bombe ne Ambasaden Sovjetike.

Botimi në gjuhën shqipe “Bombë në Ambasadën Sovjetike” i historianit Uran Butka, është një studim historiko-juridik për njërën nga masakrat më tipike të krimeve të regjimit komunist në Shqipëri.
Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është njëherësh edhe masakra më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar dhe të huaj.
Së pari, sepse vendimi pér té realizuar kété masakér, u mor jo në sallën e gjyqit, por né Byroné Politike e PPSH, né mbledhjen e dates 20.02.1951, me pretektin e hedhjes të njé sasie té vogél dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, që theu vetëm disa xhama né mbrémjen e datés 19.02.1951. Urgjentisht u mblodh kupola e partisé-shtet me në krye E.Hoxhën dhe me propozim té ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi, të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit, të pushkatoheshin pa gjyq. « Duhen vrarë njerës të tjerë për të mbajtur pushtetin » -tha Mehmet Shehu.
Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.
Së treti, nuk u bë ndaj tyre as hetuesi, as gjyq, as apelim, pra u shkelën dhe u anashkaluan të gjithë etapat e kodit civil e penal dhe viktimat u pushkatuan fshehtas në mesnatë në breg të lumit të Erzenit, që të zhdukej çdo gjurmë. Gjithashtu u bë një operacion masiv për internimin e familjeve të tyre në kampe pune dhe përqëndrimi..
Së katërti, meqenëse pushkatimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë vendit, nga që lidhej me incidentin në Ambasadën Sovjetike, Gjykata e Lartë, hartoi procesverbale fiktive, sikur ishte bërë gjyqi, mirëpo këto procesverbale të falsifikuara nuk u firmosën nga dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Hydai Beja dhe Nonda Papuli, të cilët refuzuan të firmosnin pasi gjyqi nuk ishte zhvilluar. Pra, kemi të bëjmë edhe me një falsifikim të dokumenteve gjyqësore, për të përligjur masakrën.
Të gjitha këto shkelje juridike dhe ekzekutive, nuk e mbuluan dhe nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe pa asnjë fajësi të provuar. Kështu u pushkatuan pa asnjë gjyq intelektualë të shquar nga gjithë trevat shqiptare, për të ngjallur terror dhe nënshtrim ndaj regjimit, por edhe për të përforcuar miqësinë me BS dhe vijën staliniste. 41wXGitAQvL._BO2,204,203,200_PIsitb-sticker-v3-big,TopRight,0,-55_SX278_SY278_PIkin4,BottomRight,1,22_AA300_SH20_OU01_