
Nga: Prof. Dr. Astrit Q. Memia
Të mbash në dorë lapsin e penën për të hedh ndonjë kujtim nga fëminia, do të thotë; më së paku të përjetosh, emocionet më të sinqerta do të thotë; të përjetosh ndjenjat më të pastra, do të thotë; të ndjehesh edhe një herë buzagaz e i buzëqeshur me kokrrimin e lotëve nëpër faqe, me lotin e pastër e të qelqtë, si uji i Valbonës, ose të pikimit të akullit të borës së bardh të Shkelzenit, do me thënë; të trazosh lehtaz nga gjumi i fjetur në sistemin e dytë të sinjaleve imazhet e pandryshkura e të pa dëmtuara të kohës më të brisht e më të lumtur të jetës, do me thanë; të shikosh “andrra” me sy hapur e t’ i konfrontosh me momentin që po të ledhoton, do me thanë; ta përjetosh shpirtbardhësinë e të qënit vogëlush, do me thanë; të ndjesh rrahjet e zemrës dhe impluset pa mund t’ i komandosh, do me thanë; e brendshmja, e pavetëdishmja, subkoshienca të rrëzojë vullnetin e të komandoj gjithë qënien tënde…

Në fëmijërinë e hershme, në vitet 1970, Tropoja glonte nga guguzhima e fëmijëve të arsimit para universitar të mbledhur në Aste, në qendëren e Tropojës, nga zonat përreth.
Kujtoj me shumë nostalgji periudhën kur shkoja në shkollë dhe isha shumë i lumtur që do takoja shokët dhe mesuesit e mi.
Mësuesit tanë ishin me përvojë dhe shumë të përgatitur në mësimdhënie.
Fati e deshi që në fillore të gjendemi në një klasë me vëllain Gëzimin dhe kushërinin, Selaminë e shumë bashkëmoshatarë të zonës përreth…
Mbresa të pashlyera dhe kujtime të pa harruara kemi për mësuesen e klasës së parë e cila na drejtoi doren për të më suar shkronjat e para a, b, c…
Ishte e paharruara, e fisshmja fisnike, vlonjatja, Vijoleta Kortoçi( bashkëshortja e Zenel Kortoçit nga fshati Myhejan), që tani po na shikon e na fal buzëqeshje nga qielli..
Mësuese Vijoleta, na përkdhelta e na ledhatonte si të ishim fëmijët e saj…( Zoti nuk i kishte fal fëmijë).
Ajo, na donte edhe si nxënës, edhe si fëmije… Çdo ditë na përqafonte, na mësonte, na udhëzonte, na priste te shkolla dhe na përcillte dorë për dore në ditë të bukura pranverë e vjeshtë dhe në ditët e vështira, të lagta, të acarta e me borë në dimër…
Si drejtues klase që isha përherë organizonim aktivitete, kulturore e sportive model për gjithë shkollën.
Mjaft mbresëlënëse e risi për kohën ishte organizimi e festimi i herë pas hershëm i datë- ditëlindjeve në shkollë dhe në familjet e nxënësve të përparuar.
Një momënt rrënqethes dhe mjaft frymëzues do mbetet për mua, kur në klasen III fillore, më përzgjodhen të recitoj e të jap një intervistë për Radio Tiranën” Emisioni për fëmijë”, në vitin 1973. ( Po, ju përcjell edhe një FotoImazh, nga këndi i shkollës, në klasen V, si nxënës i dalluar, viti 1975)
Në shkollën time kishte një atmosferë të mirë akademike. Të gjithë nxënësit e klasës ishim shumë bashkëpunues dhe miqësorë me njëri tjetrin.
Mësuesit ishin udhërrëfyesit, kujdestarët dhe miqtë tanë. Kujtimet e lumtura të ditëve të mia të shkollës ende ma mbushin zemrën me gëzim e pozitivizëm…Pasioni e hobi për të bërë gara me kuaj në mënyrë amatore, lojrat me top e" tifozeri" të paparë me ambicje pozitive për të fituar, lojrat popullore, loja e kapuçve, gjuetia e peshkut në lumë të Tropojës me duar posht rrasave, apo me kosha rakitash e flutura për troftën, na bënin më dashamirës e me dashtuni vllazërore ndaj njëri- tjetrit.
Pjesmarrja në konkurse të lëndëve të ndryshme na motivonte për më shumë dije, trajnim e edukim…Puthuajse në të gjitha konkurimet me të gjitha shkollat e rrethit, ne përherë renditeshim nga vendi i parë( pole position- 3( tretë), asnjëherë më posht dhe në nivele të larta në konkurimet kombëtare.Një moment që do mbetet i pa shlyer në memorien time është finalja e futbollit në spartakiaden e rrethit të zhvillur ne Kolgecaj mes Shkollës së Babinës e asaj të Tropojës.
Ne humbëm me rezultatin 2- 1 dhe zumë vendin e dytë. Unë shenova golin e vetëm për skuadrën tonë.
Jeta ime shkollore është pjesa më e ndritshme e kujtesës sime.
Ndër momentet më mbresëlënëse e motivuese për mua ishin, kur profesori i gjuhës, poeti Hamit Alia dhe profesor i fizikës, Jozef Bushati, më nxirnin para klase dhe u shpjegoja mësimin nxënësve të klasës, bashkëmoshatarëve të mi. Mendoj, se nëse nuk do të kisha kujtimet e arta dhe përvojat e vlefshme të jetës sime shkollore, do të kisha humbur shumë në jetë… Shkolla më ka mësuar se si të jem i disiplinuar, i përgjegjshëm, punëtor dhe realist. Unë besoj se ajo që jeta shkollore i mëson një personi ndikon vërtet në pjesën tjetër të jetës së tij.
Pas Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja” Asim Vokshi”, në stazh(P. S. ishte detyrim për djemtë para se të vazhdohej shkolla e lartë, universiteti) u caktova mësues në Tropojë.
Gjatë mësimdhënies në shkollen tonë mbajta orë të hapur në frengjisht si model i shkollave të rrethit. Shefi i komisionit të kualifikimit për gjuhët e huaja( i ndjeri) i ndriçmi, profesor, Sherif Metalia dhe stafi vlerësues dhanë vlersimet maksimale për orën e hapur.( arritem të promovojmë pjesë minidramash e humor nga klasikët e iluministët francez në gjuhë origjinale, viti 1984).
a. Në vitet 1983-1985, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës kishte shpall aksionin për mbledhjen e fjalës rrallë shqipe.
Në një nga ditët e zakonshme të informacionit të mëngjesit, pas leximit të gazetës” Zeri i Popullit”, një koleg u ngrit në këmbë e iu drejtua mësueses së gjuhë- letërsisë, që ta shënonte si fjalë të re fjalën” koçkoman”.
Mësuesja e gjuhë- letërsisë, (K. T.) ishte korçare dhe duke e shkruar filloi ta shqiptoje…, por 3- 4 herë e ngatërroi shqiptimin përmes palatalizimin dhe kolektivi i mësuesve ia dha një të qeshure deri në lot. Ky moment i ëmbël me pozitivitet mbeti gjatë në përdorimin e përditshëm nga kolegët, sa herë kujtonim fjalët e rralla.
b. Në ato vite ishte dhënë urdhëri nga partia dhe institucionet e qeverisjes lokale që kush të gjendet në orar pune( nga ora 8: 00- 16: 00) duke pirë, të përjashtohet nga puna.
Por, të shumtë ishin ato klube e lokale që u servirnin kuadrove të digastereve të ndryshme pije në filxhan kafeje.
Kështu në Tropojë, te klubi në Aste ofrohej uzo e raki me vezë dhe kafe me konjak e ferrnet në filxhana.
Kur shkonim ne me kolegët e kolektivit të mësuesve, njëri nga më të vjetrit, që i pëlqente ta kthente nga një gllënk tepër të tjerëve i thoshte klubistit:” kafen bëje si të duash, ndërsa ferrnetin me shumë”…
Gjatë stazhit me nxënësit e klasës së pestë që i kisha në kujdestari organizonim piknike( ashtu quheshin aso kohe) në vende të bukura, si Radovisht, Vrella e Nikës, Myhejan, Ara e Osës, Padesh, ku drekonim, luanim e dëfreheshim të gjithë së bashku sikur të ishim një familje. Interaktivitet në energji pozitive, buzeqeshje e gezime me gjithë shpirt… Kemi organizuar edhe ekskursion në Shkelzen te ” Vorri i Mirë”- ” Tyrbja e Shkelzenit”.
Dy herë të pa fetë më kanë lexuar emrin në komunikaten e Komitet të Partisë në Kolgecej, se kisha marrë pjesë në festen e Tyrbes së Shkelzenit… Kohë të errëta që as s’ duhet menduar, as nuk duhet parë në ëndërr, se kalon në depresion… Oh, Zot, na fal!
Pas një shkëputje 4 vjeçare si mësimdhënës,( në vitet 1985- 1989 mbarova studimet e larta në Fakultetin e Gjuhë- Letersisë në Shkodër dhe mbrojta gjuhën frenge në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të huaja), në vitet 1989- 1992 pësëri vazhdova mësues me një përkushtim të jashtzakonshëm në Shkollën e Mesme" Ali Ibër Neza" të Tropojës.
Në ato vite iu përkushtova me zell e gjithë profesionalizëm mësimdhënies në gjimnazin e Tropojës, ani pse kalonim kohë, jo shumë të favorshme, pasi ishin fillet e fillimit të proçeseve demokratike dhe përplasja e të vjetrës me të renë që po lindte…
Edhe pse drejtuesit e shkollës nuk më kishin uruar për emërimin mësues në gjimnaz vazhdova pa ndrojtje mësimdhënien.
Duke qënë se isha mësues i ri më takonte të merrja klasë në kujdestari vitin e parë.
Faktikisht jasht rregullit më dhanë vitin e II( se i quanin më problematik). Të them të drejtën drejtuesit u menduan për keq, por unë u gëzove se rastësisht shumica e këtyre nxënësve përveç konviktorëve ishin nxënësit që i kisha pasë gjatë stazhit në kujdestari në klasen e 5- 6 dhe e njihnim mirë njëri tjetrin.( në vitet 1983- 1985).
Javën e parë me këta nxënës organizova një mbremje argëtimi.
Orkestra e ardh nga B. Curri mori melodi të muzikës rrok të grupeve të ndryshme kosovare, si dhe të muzikës perendimore.
Nxënësit u dëfryen dhe të gjithë u kënaqëm…
Të nesërmen më thirrën në drejtori për të më terheq vërejtje, se, pse kisha bërë aktivitet pa marrë leje e me muzikë të huaj…
Unë iu thashë:” ju respektoj se keni qënë mësuesit e mi, por s’ pyes askënd për aktivitet që organizoj e kështu do të vazhdoj sa të jem këtu, se nuk kam lind mësues e nuk e kam në plan të vdes mësues, bëni çfarë të doni”.
Në momënt dola nga drejtoria dhe vazhdova mësimdhënia.
Më vonë njëri më tregoi se drejtori ishte shpreh: ” Si e mori këtë guxim ky mësuesi ri, këtu janë mësues prej 30 vitesh e nuk reagojnë kështu”. ( P. S. Për arsye etike s’ po i përmend emrat, ndoshta një herë tjetër…).
Sigurisht koha ecte dhe proçeset demokratike fluturonin me shpejtësinë e erës për më shumë liri, shqiptarizëm e demokraci…
Ne, si kolektiv i këshillit pedagogjik jemi të parët në të gjitha shkollat e rrethit të Tropojës që e mbështetem levizjen pë Liri- Demokraci, pa u shkëputur një orë nga mësimdhënia.
Gjatë kësaj kohe edhe si Kryetar i Komisionit të Letersisë për rrethin e Tropojës kemi organizuar evente në nivel rrethi dhe kombëtar.
Arritem ta bëjmë Shkollën e Tropojës, një qëndër, një laborator të dijes, shkencës, mendimit dhe vizioneve largpamëse për të ardhmen, pavarësisht trysnisë së koncepteve të vjetra e arkaike të partisë shtet që tashmë po përpëlitej në gramat e fundit të saj, si pula pa krye…
Arrita të bëj kabinetin e letërsisë, një nga kabinetet më të mirë në shkallë vendi. Për çdo shkrimtar dhe poet shqiptar dhe të huaj krijuam, album dhe dosje me vepramtarinë letraro- artistike të secilit. Në vitin 1991 një ekip i Ministrisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Arsimit të rrethit erdhën për eksperiencë në Tropojë dhe e morën si model edhe për shkolla të tjera të vendit modelin e kabinetit të letërsisë.
Përveç kësaj risie, fillova të thyej tabunë e dhënies së vetëm dy temave për hartim, duke dhënë më shumë tema e duke i lënë të lirë nxënësit që të kishin hapësirë për të shprehur pa ndrojtje, ndjenjat emocionet e vizionet e tyre…
Këndi i letërsisë dhe kryesisht rubrika” Gjithçka është e vertet e asgjë s’ është e vertet” u kthye në një tribunë e konkurim real të krijimtarisë artistike të nxënësve me prirje në shkencat shoqërore, pavarsisht rezultateve të tyre në lëndet e shkencave natyrore…
Çdo javë stimulohej fituesi i poezisë, reçensionit, krijimtarisë më të mirë e më të arrirë. Çdo javë ndryshonte në formë e përmbajtje këndi i letërsisë me prurje të reja nga nxënësit më të pikatur. Arritem në një konkurs letersie me nxënësit të zëmë vend të dytë në( shkallë) nivel vendi. Sot, shumë prej tyre gjenden në mediumet më prestigjoze të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e deri në Angli, Francë, Itali, Gjermani e SHBA.
Krahas këtyre arritjeve, model e risi për kohën, për mua do mbetet për jetë në kujtesë, një nga momentet më të vështira që pata rastin ta kaloj me gjakëftohtësi e durim, fal Zotit.
Në vitin 1991, po vazhdoja mësimin në katin e 3, në kabinetin e letërsisë me nxënësit e vitit të IV( që rastësisht përkonin si klasa ime në kujdestari).
Duke shpjeguar, pa pritur degjoj një zhurmë në katet e para të shkollës…
Sa hap e mbyll sytë, kur më është hap dera duke bërtit e duke u çjerr në kup të qiellit…” Shpejt, shpejt, zbrisni posht, zbrisni në oborr në miting”!…
S’ po merrja vesh ç’ po ndodhte?!
Në moment u kthjelluam duke parë që këtë thirrje e bënte një grup njërëzish të vandalizuar që vazhduan në të gjitha klasat…
Ishte një grup me njerëz të moshave të ndryshme i ardhur nga rrethinat e Tropojës, kryesisht nga Shipshani, që përfaqësonin Shoqaten e “Vullnetarëve të Enverit” që sapo ishte themeluar dhe kërkonin mbështetje nga stafi akademik dhe nxenësi e shkollës së mesme, kundër mbështetjes së proçeseve demokratke…
I gjendur para një situate, frike e paniku të pa parë nxënësit( mbi 30) desh u shashtisen…
Në moment, Zoti ma dha të mbaren e s’ bëra një as dy dhe ju drejtova nxënësve: ” Mos levizni asnjëri, rrini këtu brenda dhe mos dilni as në dritare të shikoni ç’ po ndodh”!
Menjeherë dola nga klasa dhe e mbylla deren e kabinetit të letërsisë me kyç duke i lënë nxënesit brenda dhe shkova në sallën e këshillit pedagogjik…
Shikoje nëpër koridore njerëz të panjohur, që bërtisnin, nxënës e mësues që lëviznin të frikësuar dhe në oborr dështimin e këtij mitingu të manipuluar nga skorjet e krromat e sigurimit të shtetit… Pas një ore a më shumë që dështuan, ky grup të hasdisurish u nis drejt fushës për ta” çliruar” B. Currin…
Pasi këta të keqpërdorur u larguan, unë shkova dhe u hapa deren nxënësve të klasës sime që i kisha në kujdestari… Përqfime e lot gëzimi të gjithë me njëri- tjetrin si fëmija me prindin e vëllai me motren… momente rrenqethëse e të pashlyera jetësore…
Në ditët në vazhdim organizatat e partisë së punës në gërrhamat e fundit të saj ankoheshin se mësuesi i letersise dhe frengjishtes, nuk i ka lënë nxënësit të dalin në miting, por i ka mbyll me kyç brenda në kabinet.( Të shkura dhe kurr të harruara…)…
Urojmë që ngjarje të tilla mos të përsëriten më kurrë. Pas fitores së demokracisë, më 22 Mars 1992, individit shqiptar iu krijuan mundësitë për të shpalos aftësitë profesionale dhe për të qënë i lirë në arritjen e qëllimeve, ideve e vizioneve.
Nga fundi i këtij viti pas një konkursi në RTVSH, fillova gazetar në Radio Tirana, Radio e Jashtme” Emisioni për Bashkatdhetar”!
Më pastaj, këshilltar e Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në PD dhe sot pedagog e ligjërues në universitete publike private në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Luginë e Preshevës, në rajon dhe më gjërë, ( UNS, USHT, ISSP, UNP, UNSP, UNT), Kryetar i Forumit” Imazh & Media dhe Forumit Mbarëkombëtar” Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar”, Zv/ President i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë, koordinator i Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe redaktor shkencor i Revistës” Globale Chellenge( me ISSN kod ndërkombëtar), Kryeredaktor i Revistes” Diplomacy”( shqip- anglisht), Anëtar bordi i Revistës” Globale Process” SHBA( me ISSN i vetmi përfaqësues nga Shqipëria), Botues e kryeredaktor i Revistë periodike” Albania Imazh”( shqip- anglisht e rezume frengjisht, italisht e gjermanisht), Botues e Kryeredaktor i Revistës” Imazhi Shqiptar”…, por me shkollën, akademin, kolegjin, universitetin e Tropojës nuk krahasoj, as nuk barazoj asnjërin…
Çdo arritje timen profesionale, intelektuale e atdhetare ia dedikoj Tropojës fisnike dhe shkollës së Tropojës.
Të pakten një herë në çdo tre muaj që nga viti 1979 e deri më sot e vizitoj & meditoj tek vendi që më ndriçoi e më bëri ky që jam, i përkushtuar ndaj të mirës e të bardhës në luftë me të keqen, hijen dhe të zezen shpirtërore.
Le të jetë ky libër i ideuar e realizuar nga Dr. Mujë Buçpapa dhe ky impresion( shkrim i shurtër i imi) homazh për profesorët e ndritur të Tropojës që bënë emër në mbarë trevat shqiptare, mërgat e shqiptarizëm; Prof. Selim Efendi Gashi( Brahim Memia), Prof.(Dr.) Arif Gashi, Prof.( Dr.) Xheladin Gosturani, Prof. Elez Gashi… le të jetë homazh për dhjetra profesorë, nxënës e student që tashmë prehen në paqe, në botën e pasosur dhe na buzëqeshin nga qielli providencialo- hyjnor shqiptar…
Për fund të mbram krejt në fund, përulem deri në përunjësi para Zotit e prindërve të mi, që na rriten me mund e sakrifica 7 fëmijë( 5 vëllezër e 2 motra) të gjithë me shkollë të lart; si dhe duke u përulur me mirënjohje, si nxënës mësues, prind i kësaj shkollë do ju përcjell një këshillë me dashamirësi vëllazërore;
Për Ty i ri e re, për ty prind e mësues, për ty arsimdashës tropojan kudo gjendesh, në mbarë trevat shqiptare e mërgat, kontribo për më shumë shkollim, edukim, trajnim, mësim, dije, shkencë, kulturë e dritë! Së bashku nxënës, mësues e prindër të përpiqemi për arritje, në hapësirën e pafundme të dijes! Ti mësues , edukoje dhe përkushtoju nxënësit, me nxënë sa më shumë, dije dhe shkencë, sikur të ishte fëmija i juaj dhe trashgimtari i vetëm! Ti mësues, mos harro, ke qënë edhe ti dikur nxënës, me emocionet e fëmijës. Ti mësues, gëzohu, kur nxënësi kërkon të mësojë, më shumë se programi i jo i mirëpërcaktuar! Ti prind, gjendju pranë, ndihmoje dhe edukoje, përkushtoju fëmijës tënd, sikur të ishte fëmija i vetëm i fisit, katundit, fshatit, apo qytetit! Përkushtoju dhe edukoje, sikur fëmija i juaj, do bëhet lideri i të gjithëve në jetë, në të ardhmen! Edukoje dhe mësoje, me nxënë më të mirat, më të arrirat dhe më të rejat e dijes e shkencës! Ti nxënës, vetëpranoje shpirtërisht e me zemër të hapur e të bardh, si mentor mësuesin tënd të dashur! Ti, nxënës i dashur, dëgjoje me endje prindin dhe mos u merzit se të kërkon, të bëhesh më i mirë se Ai! Ti je, drita e syve të atij!

Populli thot, se vetëm Prindi e don Fëmijën, më shumë se veten. Ti nxënës, mendo, ëndërro, mëso e edukohu, sikur nesër do bëhesh, mësues, poet, piktor, gazetar, jurist, ekonomist, mjek, inxhinier, apo punëtor i kualifikuar, etj, etj… Mësues, nxënës, prind, edhe njëherë, mbarësi, urime dhe suksese pa cak në ardhmërinë e dijes e shkencës! Çdo sek, min, orë me nxënë, me nxënë, me nxënë! Edukim, edukim, edukim! Trajnim, trajnim, trajnim, me ec për të kap majat e dijes! Imazhbardh dhe qofshi të ndritshëm pa fund!… Edhe unë, jam Nxënës si Ti, edhe unë, jam Mesues si Ti, edhe unë, jam Prind si Ti!…
Sa më shume të ditur, mendjendritur, mendjehapur, vizionor e të arsimuar të kemi, aq më shpejt do bëhemi pjesë e civilizimit përendimore të vlerave universale të liri-demokracisë, dhe do integrohemi në strukturat euro-atlantike në vendin, që i përkasim prej qindra shekujsh e na takon ne jetë të jetëve…
Mos harroni edhe njëherë se fillesat janë tepër të rëndësishme në Udhën e Dijes…
Urime, urime, suksese, arritje dhe vetëm suksese e mbarësi paçi!
Përkushtimisht me dashamirësi vëllazërore, si gjithmonë, sinqerisht, njëri nga Ju e si ju, Juaji Astrit Memia!
.
.