Kategori
Uncategorized

Serbia qan mecenarin rus, ish-snajperisti lutoj kunder UÇK-së: UÇK-ja i mori syrin dhe krahun, Corona jetën

Serbia qan dhe nderon vrasësin e popullit të pa fajshëm kosovar.

Mecenari rus.

Snajperi që u vendos në Brigadën 549 të Motorizuar sërbe, në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe luftoj kunder UÇK-së:

UÇK-ja i mori syrin dhe krahun, Corona jetën

Albert Ahsarbekoviç Andijev

Ish vullnetari mecenar rus i luftës në Kosovë, i cili vdiq si pasojë e koronavirusit, u nderua me disa murale në Serbi, shkruan Telegraf. Sipas këtij tabloidi, muralja e fundit për të u shfaq në Odzaci.

Në Kosovë, mecenari snaiper, Albert Ahsarbekoviç Andijev u vendos në Brigadën 549 të Motorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash.

Ky Mecenar.

Ky vrasës gjakftohtë mori me dhjetra e dhjetra jete te pafajshme të pleqve, grave,dhe femijeve kosovarë që mundoheshin tju iknin masakrave serbe ne kosovë duke ikur nëpër dëborë, maleve drejt kufirit Shqipar dhe Maqedon.

Në luftë me UÇK-në, ky mecenar e mori edhe përgjigjen.

Ai humbi një sy, dhe u plagos në krah, duke mbetur 100% një invalid lufte në sërbi…

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë për popullin serb, faleminderit që mbruat vendin tonë, faleminderit që ishit pjesë e popullit tonë”, shkruan një nga admiruesit e karakterit dhe veprave të tij vrastare ndaj nje populli te pa mbrojtur…

Pas ndërhyrjes së NATO-s, ky mecenar rus qëndroi në Serbi dhe u martua aty.

Dëshmi të shumta në lidhje me pjesëmarrjen e mecenareve rusë në fushat e betejës në Ballkan u prezantuan në procedurat gjyqësore para Tribunalit të Hagës.

“Grupet e rusëve, ukrainasve dhe të tjerëve, ish-komandantë të forcave ajrore ushtarake ruse dhe forcave të tjera speciale, kryesisht veteranë nga Afganistani, nën kontrollin dhe komandën e ushtrisë serbe dhe shërbimeve sekrete civile, morën pjesë në masakrat dhe në të gjitha veprimet serioze të forcave ushtarake dhe policore serbe në Slavonia, Sremi dhe Baranja në Kroaci, në territorin e Bosnjës dhe më pas, nga qershori 1998 në Kosovë, si dhe në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, përgjatë kufirit me Kosovën“, thekson Qendra për Studime Euro-Atlantike – CEAS.

“Vullnetarët rusë” kryesisht vepronin të pavarur, dhe nganjëherë së bashku me serbët – ushtri, polici ose forca ushtarako-policore ose grupe paraushtarake, thuhet nga kjo qendër.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e tjerë okularë të krimit i përshkruajnë ata si vrasës me gjak shumë të ftohtë dhe veçanërisht mizorë në zhvatjen e parave dhe bizhuterive.

https://www.telegraf.rs/english/3314639-famed-russian-war-volunteer-andiyev-to-be-laid-to-rest-on-monday-in-belgrades-central-cemetery

One reply on “Serbia qan mecenarin rus, ish-snajperisti lutoj kunder UÇK-së: UÇK-ja i mori syrin dhe krahun, Corona jetën”

Korona virusi u merr shpirtëra edhe njerëzve të mirë, fatkeqësisht, po kur ia merr shpirtin atij snaperit rus dhe e bën të zhduket më zi se qeni në rrush, sikur bën mirë, se u jep atë që meritojnë!!!

Lini një Përgjigje te Essat Bilali Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s