Kategori
Uncategorized

Ish-drejtori i VOA: DASH dekoroi një prokuror të regjimit komunist

The US State Department decorated a communist regime prosecutor.

Nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë; ish-Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Washington DC

Jo, jo nuk është “fake news”, është lajm i vërtetë! Lajmi më erdhi në postën time elektronike drejtëpërdrejtë nga Departmaneti i Shtetit pasi jam i abonuar për të marrë rregullisht të gjitha njoftimet e këtij departamenti në lidhje me Evropën. Lajmi u përhap edhe nga agjenci lajmesh të tjera shqiptare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, i cili njofton se Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”. Unë nuk dua as nuk dëshiroj që t’u bashkohem diskutimeve në median shqiptare, këto ditë, në lidhje me marrëdhëniet e Z. Dvorani me politikanë të ndryshëm shqiptarë të këtyre 30 viteve tranzicion të pafund dhe siç duket të pambarimtë, ku kanë pasur gisht dhe vazhdojnë të ushtrojnë influence në këtë përzgjatje të pafund edhe Z. Dvorani me shokë të tij gjykatës, prokurorë e të tjerë, të cilët në vend që të dekorohen duhet të mbahen përgjegjës për gjendjen e mjerueshme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend ish-komunist të Evropës, në të cilin gjendet sot sistemi i (mos)drejtësisë shqiptare.

Për këtë gjendje të krijuar në Shqipëri duhet të jenë të turpëruar të gjithë, përfaqësues të drejtësisë dhe të politikës shqiptare, por edhe ndërkombëtarët që vazhdojnë t’i mbeshtesin këta humbës dhe deshtakë për tre dekada tani. Të kenë turp, pikësëpari para shqiptarëve por edhe para botës, sepse sado që të krenoheni me punën tuaj deri tani, shqiptarët që prisnin shumë më shumë prej jush kanë vendosur tanimë se kjo që keni krijuar nuk është Shqipëria post-komuniste që ata dëshironin. 30-vjet më parë rinia shqiptare rrëzoi monumentin e diktatorit Enver Hoxha duke deklaruar se e donin Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Të zhgënjyer nga mos-drejtësia dhe nga politika korruptive e këtyre 30-viteve, shqiptarët më në fund po votojnë me kembët e tyre duke u larguar masivisht nga trojet stërgjyshore për në vendet perëndimore pasi nuk dëshirojnë të jetojnë më në një atmosferë dhe frymë mos-drejtësie dhe politike enveriste, e ushtruar gjithnjë nga shumë përfaqsues të atij regjimi, 30-vite pas shembjes së monumentit të diktatorit Hoxha. Fatkeqësisht, monumenti i Hoxhës në sheshin Skenderbej mund të jetë rrëzuar 30-vite më parë, por monumente paturpësie të asaj periudhe terroriste dhe kriminale ke sot në zyrat më të larta vendimmarrëse të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë, si në asnjë vend tjetër ish-komunist. Kjo është në situatë e patolerueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe duhet të ishte e patolerueshme edhe për ndërkombëtarët në Tiranë.

Por, të pakën në minimum nuk do duhej që përfaqësues të politikës dhe të dretësisë ish-staliniste/enveriste të rekomandoheshin nga ndërkombëtarët për dekorata nga ente ndërkombëtare prestigjoze siç është Departamenti Amerikan të Shtetit. Para se të çoni dolli për këtë dekoratë, mendoni pak se çfarë simboli i dërgohet popullit shqiptar me një rekomandim të tillë për një ish-prokuror, të ish-regjimit. Çfarë simboli u dërgohet të përndjekurve, ish-të burgorurve të torturuarve nga komunizmi, familjeve të atyre që vdiqen nën tortura në burgjet komuniste, varret e të cilëve as sot nuk gjenden nga familjet e tyre që të kenë mundësi që të pakën të vendosin një tufë me lule tek varri i të dashurve të tyre? Çfarë simboli çon ky vendim për mbrojtjen historike të të drejtave të njeriut nga ana e Shteteve të Bashkuara. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një botë në të cilën mbrohen të drejtat e njeriut, mbështeten mbrojtësit e tyre dhe ata që kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut mbahen përgjegjës. Promovimi i respektit për të drejtat e njeriut nuk është diçka që ne mund ta bëjmë vetëm, por është arritur më së miri duke punuar me aleatët dhe partnerët tanë në të gjithë globin.

“Presidenti Biden është i përkushtuar në një politikë të jashtme që bashkon vlerat tona demokratike me udhëheqjen tonë diplomatike, dhe një që ka në qendër mbrojtjen e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar dje Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, duke thënë se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në qëndër të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Unë nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër Z. Dvorani, president, kryeministër u bëftë! Në të vërtetë i uroj punë të mbarë, por shërbimi i tij si prokuror në Shkodër gjatë viteve të regjimit komunist 1988-1991, nuk besoj se është një punë me të cilën ai dhe shokët e tij të asaj periudhe mund të thonë se ishin krenarë. Apo jo?! Pyesni shkodranët se çfarë ndodhte në qytetin e tyre verior gjatë asaj kohe dhe si trajtoheshin ata nga “drejtësia” e regjimit komunist të Ramiz Alisë, drejtësi që ushtrohej dhe që zbatohej nga Z. Dvorani me shokët e tij të shkolluar në frymën e drejtësisë marksiste-leniniste-staliniste. Pyesni për krimet çnjerëzore të atij regjimi dhe për njerëzit që i zbatuan ligjet e asaj kohe, madje edhe në ditët e fundit të regjimit komunist 1990-1991, krime për të cilat ende askush nuk ka marrë përgjegjësi as nuk i kujton askush.

“Krimi” për rrëzimin e monumentit të Stalinit e të tjera simbole komuniste në Shkodër, jo më shumë se dy muaj para pluralizmit në Shqipëri. Çdo gjë kishte marrë fund, por mbrojtësit e zellshëm të drejtësisë komuniste donin të jepnin mesazhin se jemi ende këtu. Abuzuesit e të drejtave më themelore të njeriut në regjimin komunist, sot na qenkan mbrojtësit më të zellshëm dhe luftëtarë të korrupsionit, meritues të dekoratave nga Departamentit Amerikan të Shtetit?! Po kush do e çojë deri fund drejtësinë për ato krime të kohës së komunizmit? Kush më mirë se ata që i urdhëruan dhe zbatuan ato krime e që edhe sot ushtrojnë detyrën e gjykatësit, prokurorit, avokatit e tjera. Për mua ka shumë rëndësi zbulimi dhe përgjegjësia për këto krime të komunizmit. Kjo duhej të ishte prioritet edhe për ndërkombëtarët, në qoftë se vërtetë dëshirojnë ta shërojnë dhe ta çlirojnë atë shoqëri njëherë e mirë nga e kaluara e saj komuniste.

Para dy tre ditësh ishte 30-vjetori i rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, a patë ndonjë ndërkombëtarë të bënte ndonjë deklaratë me këtë rast, po entet zyrtare të Shqipërisë demokratike “antikomuniste”, anëtare e NATO-s, e shënuan, zyrtarisht, këtë datë? A po ti harrojmë ato krime, “se ashtu ishte koha” atëherë, thonë për veten e tyre sot të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në krimet monstruoze të kryera nga ish-regjimi ndaj të pafajshmëve shqiptarë, kundërshtarë të regjimit, të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga diktatura komuniste që mbrohej dhe mbahej në këmbë nga shumë mbështetës të atij regjimi, shumë prej të cilëve edhe sot mbajnë pozita kyçe në qeveri dhe në drejtësi, e të cilët madje kanë siguruar edhe legjitimetin dhe mbështetjen e pa kursyer të ndërkombëtarëve. Hannah Arendt është shprehur se, “Ekziston një ndërvarësi e çuditshme midis pamendësisë dhe së keqes”.

Mua më vjen shumë keq për këtë pamendësi dhe ndërvartësi të ndërkombëtarëve me përfaqësues të së keqes së komunizmit, që fatkeqësisht, ende diktohet qartë në nivelet më të larta vendimarrëse të Shqipërisë. “Kur e keqja lejohet të konkurrojë me të mirën, e keqja ka një tërheqje emocionale populliste që fiton nëse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë si pararojë kundër abuzimit”, ka paralajmëruar Hannah Arendt, një prej mendimtarëve më të rëndësishëm politikë të shekullit të kaluar. Uroj që banaliteti i së keqës të mos arrijë nivele edhe më të larta në trojet tona!

Former director of VOA: DASH decorated a communist regime prosecutor

By Frank Shkreli, former VOA Director for Eurasia; former Executive Director of the Albanian-American National Council in Washington DC

No, no it’s not fake news, it’s real news! The news came to me in my email directly from the State Department as I am a subscriber to regularly receive all the notifications of this department regarding Europe. The news was also spread by other Albanian news agencies, including VOA, which reports that the State Department on Tuesday honored individuals from various countries for the fight against corruption, including Albanian Judge Ardian Dvorani.

The new International Anti-Corruption Champions Award, according to US Secretary of State Antony Blinken, recognizes individuals who have worked tirelessly, often in difficult conditions, to protect transparency, fight corruption and ensure holding accountability in their countries ”. I do not want or want to join the discussions in the Albanian media, these days, regarding Mr. Dvorani’s relations with various Albanian politicians of these 30 years of endless and seemingly endless transition, where they had a finger and Mr. Dvorani and his fellow judges, prosecutors and others continue to exert influence in this endless extension, who instead of being decorated should be held responsible for the miserable and incomparable situation with any former communist country in Europe. , in which the Albanian (un) justice system is today.

For this situation created in Albania, everyone should be ashamed, representatives of Albanian justice and politics, but also the internationals who continue to support these losers and losers for three decades now. To be ashamed, first of all in front of the Albanians but also in front of the world, because no matter how proud you are of your work so far, the Albanians who expected much more from you have already decided that what you have created is not the post-communist Albania they wanted. 30 years ago, the Albanian youth tore down the monument of dictator Enver Hoxha, declaring that they loved Albania like the whole of Europe.

Disappointed by the injustice and the corrupt policies of these 30 years, Albanians are finally voting with their feet, moving en masse from their ancestral lands to the western countries as they no longer want to live in an atmosphere and spirit of non- Enverist justice and politics, always exercised by many representatives of that regime, 30 years after the demolition of the monument of dictator Hoxha. Unfortunately, the monument to Hoxha in Skenderbej Square may have collapsed 30 years ago, but you have shameless monuments of that terrorist and criminal period today in the highest decision-making offices of politics and justice in Tirana, as in no other place communist. This is an intolerable situation for a NATO member country and it should be intolerable for the internationals in Tirana as well.

But, at the very least, representatives of former Stalinist / Enverist politics and justice should not be recommended by internationals for decorations by prestigious international entities such as the US Department of State. Before toasting this decoration, think a little about what symbol is sent to the Albanian people with such a recommendation for a former prosecutor, of the former regime. What symbol is sent to the persecuted, ex-prisoners tortured by communism, the families of those who died under torture in communist prisons, whose graves are still not found by their families to have the opportunity to at least place a herd with flowers at the grave of their loved ones? What symbolism does this decision lead to the historic protection of human rights by the United States. “The United States is committed to a world in which human rights are protected, their advocates are supported, and those who commit human rights abuses are held accountable. Promoting respect for human rights is not something we can do alone, but it is best achieved by working with our allies and partners across the globe.

“President Biden is committed to a foreign policy that unites our democratic values ​​with our diplomatic leadership, and one that focuses on the protection of democracy and the protection of human rights,” said US Secretary of State Antony J. Blinken, saying that human rights and democracy are at the heart of US foreign policy. I do not know and I have nothing against Mr. Dvorani, president, prime minister! I really wish him a good job, but his service as a prosecutor in Shkodra during the years of the communist regime 1988-1991, I do not believe is a job that he and his friends of that period can say they were proud of. Or not?! Ask the people of Shkodra what was happening in their northern city during that time and how they were treated by the “justice” of the communist regime of Ramiz Alia, justice that was exercised and applied by Mr. Dvorani with his friends educated in the spirit of Marxist justice- Leninist-Stalinist. Ask about the inhuman crimes of that regime and about the people who enforced the laws of that time, even in the last days of the communist regime 1990-1991, crimes for which no one has yet taken responsibility or remembered anyone.

“Crime” for the demolition of the Stalin monument and other communist symbols in Shkodra, no more than two months before pluralism in Albania. Everything was over, but the zealous defenders of communist justice wanted to send the message that we are still here. The abusers of the most basic human rights in the communist regime, today are our most diligent defenders and fighters of corruption, deserving of decorations from the American State Department ?! But who will bring justice to those crimes of the communist era? Who better than those who ordered and carried out those crimes and who still exercise the duty of judge, prosecutor, lawyer and others. For me, the discovery and responsibility for these crimes of communism is very important. This should be a priority for the internationals as well, if they really want to heal and liberate that society once and for all from its communist past.

Two or three days ago was the 30th anniversary of the fall of the monument to Enver Hoxha, did you see any international make a statement on this occasion, but the official entities of the democratic “anti-communist” Albania, a member of NATO, officially marked this date? Are we forgetting those crimes, “because that was the time” then, say for themselves today all those who were participants in the monstrous crimes committed by the former regime against the innocent Albanians, opponents of the regime, who had come the throat of the communist dictatorship that was defended and maintained by many supporters of that regime, many of whom still hold key positions in government and justice, who have even secured the legitimacy and unstinting support of the internationals. “There is a strange interdependence between foolishness and evil,” said Hannah Arendt.

I am very sorry for this recklessness and interdependence of the international community with representatives of the evil of communism, which, unfortunately, is still clearly dictated in the highest decision-making levels of Albania. “When evil is allowed to compete with good, evil has an emotional populist pull that gains if good people do not stand at the forefront of abuse,” warned Hannah Arendt, one of the most important political thinkers of the last century. I wish that the banality of evil does not reach even higher levels in our lands!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s