Kategori
Uncategorized

Lekët e bukës

Albert Avduli /


Duhet të kem qenë klasa e tretë.
Krahas punëve të vogla që duhet të kryeja pasditeve, më kishin ngarkuar edhe detyrën e blerjes së bukës.
Afër mbrëmjes, me shokë të së njëjtës moshë dhe me të njëjtat detyra, ne dëgjoheshim me njëri tjetrin për nisjen ngazëlluese, blerjen e bukës.
Shtëpitë tona nuk ishin larg zonës ku ishte shkolla, vatra e kulturës, infermieria, zyrat e pushtetit dhe dyqanet.
Atë rrugë e bënim gjithë gaz dhe shkëmbenim dijet tona fëminore.
Diskutonim për ndonjë lojë, libër me përralla, heroizmin e popullit tonë në shekuj, lumturinë që po jetonim, por edhe për copëza trimërie nga vetja si, kapja me grackë e ndonjë mëllenje nëse ishte dimër, ngjitja te dega më e lartë e mënit të zi nëse ishte fillim vere, etj.
Atë pasdite të vonë, Fatosi më bëri zë dhe vazhdoi ecjen.
Shpejtova të mar lekët, që babai m’i linte poshtë një tavlle duhani mbi një dollap shekullor që dremiste në koridor.
Ishte kartmonedhë 25 lekëshe.
E gjelbër…
Në njërën anë kishte të stampuar traktorin e suksesit, në anën tjetër ndrinte nuri i një koperativisteje mbushur duart me kallëza gruri.
Ajo prerje nënkuptonte djersën e dy ditë e gjysëm punë nga nëna ime.
I vogël isha, por e dija, e ndjeja sa peshonte ajo letër e zhubrosur nga djersa.
Duke vrapuar të arrijë shokun, e futa në xhep (apo e mbajta në dorë) kartmonedhën e fatit të mbrapshtë.
Ju bashkangjita korit të gëzuar të çunave të lagjes.
Ne më shumë gëzoheshim për kthimin në fakt. Në çdo ndalesë tonën, e hiqnim njërin kënd të bukës së ngrohtë.
Deri sa mbërrinim në shtëpi e kishim tejkaluar racionin tonë.
Para dyqanit, fus duart nëpër xhepa, por vetëm astarin gjeja dhe ankthin tim.
“Panikun tim” do të ishte togëfjalëshi më shprehës.


Nuk ishin lekët, jo, nuk ishin.
Me vrap kthehem asaj rruge nga kisha ardhur. Deri në pragun e shtëpisë dhe anasjelltas. Përfundova duke qarë para shitësit të bukës.
Shokët po më prisnin me bukët në dorë.
Flatuni( ndjesë pastë) m’i dha dy bukë dhe shënoi borxhin në fletoren ose mëndjen e tij.
Për t’u kthyer në shtëpi, ka zgjatur ajo rrugë, nuk di sa…
Gjithësesi, ishte e para herë dhe e fundit që unë i çova bukët në shtëpi pa i gdhendur cepave.
Nuk më bërtiti kush nga prindërit, por as dëgjova ndonjë fjalë gjatë asaj darke të cilës i kisha shtuar varfërinë.
Aq rrallë sa shkoj në atë rrugë, shumë rrallë shkoj, ende me sy kërkoj 25 lekëshin e humbur në fëmijëri.
Ajo kartmonedhë konvertohej në 6 bukë dhe tepronte 1 lekë.
Ajo kartmonedhë kishte djersën dhe dhimbjen e 2 ditë e gjysëm punë të nënës time, të nënës së kujtdo nga bashkëmoshatarët e mi.
E solla këtë episod sepse diku hasa fotot e mëposhtme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s