Kategori
Uncategorized

Fiton apo humbet, Trump e ndryshoi botën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm udhëheqësi i vendit të tij, ai është ndoshta personi më i fuqishëm në Tokë. Ajo që ai bën e ndryshon jetën për të gjithë ne. Miliarderi i pronave të patundshme nuk bën përjashtim. Atëherë, si e ka ndryshuar botën saktësisht Donald Trump?

Si e sheh bota Amerikën 

Presidenti Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur SHBA “vendi më i shkëlqyer në botë”. Por sipas një sondazhi të kohëve të fundit me 13 kombe nga Qendra Kërkimore Pew, ai nuk ka bërë shumë për imazhin e vendit jashtë shtetit.


Në shumë vende evropiane, përqindja e publikut me një qasje pozitive ndaj Amerikës është në nivelin më të ulët në gati 20 vite. Në Mbretërinë e Bashkuar, 41% kishin një mendim të favorshëm, ndërsa në Francë ishte 31%, më e ulta që nga viti 2003, dhe në Gjermani vetëm 26%.

Përgjigja e Amerikës ndaj pandemisë së koronavirusit ishte një faktor kryesor – vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se SHBA e kishte trajtuar mirë virusin, sipas shifrave nga korriku dhe gushti.

Hap prapa në ndryshimin e klimës 

Është e vështirë të përcaktohet ajo që Presidenti Trump beson në lidhje me ndryshimin e klimës, pasi ai çfarë nuk ka thënë për këtë çështje, që nga “një mashtrim i shtrenjtë”, te një “temë serioze” që është “shumë e rëndësishme për mua”. Ajo që është e qartë është se pas gjashtë muajsh në punë, ai i tronditi shkencëtarët duke njoftuar tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e klimës së Parisit, e cila angazhoi gati 200 vende për të mbajtur ngritjen e temperaturë globale nën 2 gradë celsius.

SHBA është emetuesi i dytë më i madh i gazrave serë pas Kinës dhe studiuesit kanë paralajmëruar se nëse Trump rizgjidhet, mund të bëhet e pamundur mbajtja nën kontroll e ngrohjes globale.

Duke refuzuar marrëveshjen e Parisit, presidenti pretendoi se kjo marrëveshje“do të kishte mbyllur prodhuesit amerikanë me kufizimet e tepërta rregullatore”. Kjo ka qenë tema për Donald Trumpin, i cili ka hequr një mori rregullash për ndotjen, me qëllim uljen e kostos së prodhimit të qymyrit, naftës dhe gazit.

Disa miniera qymyri në SH.B.A. sërish janë mbyllur, të nxitura nga konkurrenca nga gazi natyror më i lirë dhe përpjekjet e shtetit për të mbështetur energjinë e rinovueshme. Shifrat e qeverisë tregojnë se burimet e rinovueshme gjeneruan më shumë energji sesa qymyri në SH.B.A. në 2019, për herë të parë në më shumë se 130 vjet.

Dalja e Amerikës nga marrëveshja e klimës në Paris zyrtarisht hyn në fuqi në 4 nëntor, ditën pas zgjedhjeve presidenciale. Joe Biden është zotuar të ribashkohet me paktin nëse i fiton ai zgjedhjet.

Frika se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të shkaktonte një efekt domino nuk ka marrë jetë, megjithatë, disa vëzhgues besojnë se lëvizja e SHBA zbuti rrugën për Brazilin dhe Arabinë Saudite që të bllokonin progresin në uljen e emetimeve të karbonit.

Mbyllen kufijtë, për disa 

Presidenti Trump vendosi tezën e tij për emigracionin vetëm një javë pas inaugurimit, duke mbyllur kufijtë e SHBA për udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane. Aktualisht 13 kombe u nënshtrohen kufizimeve të shtrënguara të udhëtimit.

Numri i të lindurve të huaj që jetojnë në SH.B.A. ishte rreth 3% më i lartë në 2019 sesa në 2016, që ishte viti i fundit i Presidentit Obama në detyrë. Por kush janë këta emigrantë? Kjo ka ndryshuar.

Përqindja e banorëve amerikanë të lindur në Meksikë ka rënë vazhdimisht gjatë mandatit të Trump, ndërsa numri i të cilëve u zhvendos nga diku në Amerikën Latine dhe Karaibet është rritur, përkthen lapsi.al. Ka pasur gjithashtu një shtrëngim të përgjithshëm të numrit të vizave që u mundëson njerëzve të vendosen përgjithmonë në SH.B.A. – veçanërisht për të afërmit e atyre që tashmë jetojnë atje.

Nëse ka një emblemë të politikës së imigracionit të Presidentit Trump, sigurisht që ai është “muri i madh dhe i bukur” që Trump u betua të ndërtonte në kufirin me Meksikën. Që nga 19 Tetori, Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit të SH.B.A.-së thonë se janë ndërtuar 371 milje mur, pothuajse i gjithë ky mur është zëvendësim i pengesave me gardh.

Ky punim nuk i pengoi ata që ishin të dëshpëruar për të arritur Amerikën.

Numri i migrantëve të ndaluar në kufirin SHBA-Meksikë arriti nivelin më të lartë në 12 vjet në 2019, i nxitur nga një kulm ardhjesh gjatë pranverës. Më shumë se gjysma ishin familje, kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, ku dhuna dhe varfëria po i shtyjnë njerëzit të kërkojnë azil dhe një jetë të re diku tjetër.

Duke iu kthyer refugjatëve, Donald Trump ka bërë shkurtime të ndjeshme në numrin që mund të vendosen në Amerikë. SH.B.A. pranoi pothuajse 85 mijë refugjatë në vitin fiskal 2016, ndërsa vitin e ardhshëm pranoi 54 mijë.

Në vitin 2021, maksimumi do të jetë 15 mijë njerëz, numri më i vogël që nga fillimi i programit të refugjatëve në vitin 1980.

Rritja e ‘lajmeve të rreme’ 

“Unë mendoj se një nga termat më të mirë që kam sajuar është ” i rremë “,”tha Donald Trump në një intervistë në tetor të vitit 2017. Megjithëse nuk ishte absolutisht Donald Trump ai që e shpiku termin “lajme të rreme”,është e drejtë të thuhet se ai e popullarizoi atë. Sipas postimeve në rrjetet sociale dhe transkriptimeve audio të monitoruara nga Factba.se, Trump e ka përdorur këtë frazë rreth 2 mijë herë që nga postimi i parë në Twitter në dhjetor të vitit 2016.

Kërkoni në Google për “fake neës” sot dhe do të merrni më shumë se 1.1 miliardë rezultate nga e gjithë bota. I grafikuar me kalimin e kohës, ju mund të shihni se si interesi i SHBA u rrit në dimrin e viteve 2016-17 dhe u ngrit javën që presidenti zbuloi atë që e quajti “Fake Neës Aëards” (çmimet për lajme të rreme), një listë të lajmeve që për të ishin të rreme.

Gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, me ‘Fake Neës’ do të kuptoheshin raporte të pavërteta, si një raportim (lajm) se Papa Françesku mbështeste Donald Trumpin për President. Por ndërsa depërtonte në përdorimin popullor, ai kuptim u largua nga të qenit vetëm informacion i gabuar.

Presidenti ka përdorur shpesh termin ‘Fake Neës’ për të sulmuar lajmet me të cilat nuk pajtohet. Në shkurt të vitit 2017, ai e çoi atë më tej, duke quajtur disa media “armiq të popullit amerikan”.

Është një term që është zgjedhur nga udhëheqësit në Tajlandë, Filipine, Arabi Saudite dhe Bahrein, ndër të tjerë, dhe disa kanë përdorur akuzat për përhapjen e ‘Fake Neës’ për të justifikuar shtypjen dhe ndjekjet penale kundër aktivistëve të opozitës dhe gazetarëve. (përktheu lapsi.al)

Grupet e shoqërisë civile thonë se duke përdorur termin kundër raportimit të besueshëm, politikanët minojnë rrënjësisht demokracinë, e cila mbështetet tek njerëzit që bien dakord se cilat janë faktet themelore.

‘Luftërat e pafundme’ të Amerikës dhe një marrëveshje për Lindjen e Mesme 

Në fjalimin e tij në shkurt të vitit 2019 në State of the Union, Presidenti Trump u zotua të tërhiqte trupat amerikane nga Siria, duke deklaruar: “Kombet e shkëlqyera nuk bëjnë luftëra pafund”. 

Numrat flasin ndryshe. Trump vendosi të mbante rreth 500 trupa në Siri, në fund të fundit për të mbrojtur puset e naftës. Presidenti ka zvogëluar praninë që ai trashëgoi në Afganistan, dhe në një farë mase në Irak dhe Siri. Por forcat amerikane janë ende kudo që ishin në ditën kur ai mori detyrën.

Natyrisht që ka mënyra për të ndikuar në Lindjen e Mesme pa pasur trupa atje. Presidenti Trump përmbysi kundërshtimet e presidentëve të mëparshëm duke lëvizur ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem në vitin 2018 dhe duke njohur qytetin, përfshirë Lindjen e tij të okupuar, si kryeqytet të Izraelit. Muajin e kaluar ai përshëndeti “agimin e një Lindjeje të Mesme të re” kur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje që normalizonin marrëdhëniet me Izraelin, një marrëveshje që ndërmjetësua nga SHBA.

Nëse heqim retorikën mënjanë, kjo ishte ndoshta arritja më e rëndësishme diplomatike e administratës Trump. Të dy vendet e Gjirit janë kombi i tretë dhe i katërt arab në Lindjen e Mesme që njohin Izraelin që kur ky vend deklaroi pavarësinë në vitin 1948.

Arti i marrëveshjes (tregtare) 

Presidenti Trump duket se përbuz marrëveshjet që nuk i ka ndërmjetësuar. Në ditën e tij të parë në detyrë, ai hodhi Partneritetin Trans-Paqësor, një marrëveshje tregtare me 12 kombe të miratuar nga Presidenti Obama, pasi e quajti atë “të tmerrshme”. Nga tërheqja kryesisht përfitoi Kina, e cila e pa marrëveshjen si një përpjekje për të frenuar ndikimin e saj në rajonin e Azi-Paqësorit. Por në SH.B.A., kritikët që ndien se marrëveshja do të kompromentonte vendet e punës në Amerikë e brohorisnin shkatërrimin e saj.

Trump gjithashtu rinegocioi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën, të cilën ai e quajti“ndoshta marrëveshja më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë”.Zëvendësimi që iu bë kësaj marrëveshje ishte i ngjashëm, por i ashpërsoi dispozitat e punës dhe rregullat mbi burimin e pjesëve të makinës.

Fiksimi i vërtetë i presidentit ka qenë se si Amerika përfiton nga tregtia me botën. Rezultati ishte një luftë e hidhur tregtare me Kinën, në të cilën dy ekonomitë më të mëdha në botë vendosën qindra miliarda dollarë taksa për mallrat e njëri-tjetrit. Ka qenë një dhimbje koke për fermerët e sojës në SH.B.A. dhe industrinë e teknologjisë dhe automobilave. Kina u prek gjithashtu, pasi bizneset zhvendosën prodhimin e tyre në vende si Vietnami dhe Kamboxhia për të ulur kostot e tyre.

Për vitin 2019, deficiti tregtar i SHBA në mallra me Kinën ishte pak nën nivelin e tij 2016. Kompanitë amerikane importuan më pak pasi kërkuan të shmangin tarifat e Trump.

Sidoqoftë, pavarësisht nga COVID-19 ndikon shumë në trendet për vitin 2020, Amerika ende importon më shumë mallra sesa eksporton.

Grindje me Kinën 

Kjo cicërimë e Trump në Twitter për një thirrje telefonike me Presidentin e Taivanit është aq mahnitëse sa që ka faqen e saj në ëikipedia.

Më 2 dhjetor 2016, Z. Trump (atëherë president i zgjedhur) ndërmori hapin jashtëzakonisht të pazakontë për të folur drejtpërdrejt me presidentin e Tajvanit – duke prishur një precedent të vendosur në vitin 1979, kur marrëdhëniet zyrtare u ndërprenë. Carrie Gracie, atëherë redaktore e BBC në Kinë, parashikoi që masa do të shkaktojë “alarm dhe zemërim” në Pekin, i cili e sheh Tajvanin si një provincë të Kinës, dhe jo si një shtet të pavarur.

Lëvizja e guximshme e Trump ishte e para në një garë shumëkahëshe mes rivalëve të mëdhenj gjeopolitikë, e cila ka zhytur marrëdhëniet në pikën e tyre më të ulët në vite.

Shtetet e Bashkuara e kanë dëmtuar Kinën duke deklaruar pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore të paligjshme, duke grumbulluar tarifa për mallrat e saj, duke ndaluar shkarkimet e aplikacioneve të njohura TikTok dhe ëeChat dhe duke renditur në listën e zezë gjigandin kinez të telekomunikacioneve Huaëei, për të cilin pretenohet se është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Por tensionet nuk filluan nën zotin Trump. Ato nxiten pjesërisht nga veprimet e vetë Kinës. Presidenti Xi Jinping, në pushtet që nga viti 2013, ka shtyrë një ligj shumë të diskutueshëm të sigurisë kombëtare në Hong Kong dhe ka kryer burgosjen masive të pakicës myslimane të Kinës, Ujgurëve.

Presidenti Trump ka riemëruar Covid-19 “virusi i Kinës” dhe ndërsa ai mund të jetë i etur të shmangë kontrollet për mënyrën se si ai e trajtoi pandeminë, një ndryshim i udhëheqjes amerikane nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht një ton më pajtues me Kinën. Kandidati demokrat Joe Biden e ka quajtur Presidentin Xi një bandit dhe pretendoi se udhëheqësi kinez “nuk ka një kockë [demokratike] në trupin e tij”. 

Gati në luftë me Iranin 

“Irani do të mbahet plotësisht përgjegjës për jetët e humbura, ose dëmtimin e shkaktuar, në ndonjë nga objektet tona. Ata do të paguajnë një ÇMIM shumë të madh! Ky nuk është një Paralajmërim, është një Kërcënim”, shkroi Trump në Twitter në prag të Vitit të Ri 2019.

Ditë më vonë SH.B.A. tronditi botën duke vrarë Kasem Suleimanin, gjeneralin më të fuqishëm të Iranit dhe njeriun që drejtoi operacionet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme. Irani u kundërpërgjigj, duke gjuajtur më shumë se një duzinë raketa balistike në dy bazat amerikane në Irak. Më shumë se 100 trupa amerikane u plagosën dhe analistët i konsideruan kombet në prag të luftës.

Nuk kishte luftë, por sërish vdiqën civilë të pafajshëm. Vetëm disa orë pas sulmeve raketore të Iranit, ushtria e tij gabimisht rrëzoi një avion ukrainas pasagjerësh, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord.

Si arriti puna këtu? Një seri llogaritjesh të gabuara reciproke të bëra në një sfond mosbesimi.

SHBA dhe Irani kanë qenë në mosmarrëveshje që nga viti 1979, kur shahu i mbështetur nga SH.B.A. (monarku) i Iranit u përmbys, dhe 52 Amerikanë u morën peng brenda ambasadës Amerikane. Në maj të vitit 2018, Trump ngriti tensionet duke braktisur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Irani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Ai më pas vendosi atë që Shtëpia e Bardhë e quajti “regjimi më i ashpër i sanksioneve të vendosura ndonjëherë” – i krijuar për të detyruar udhëheqësit e Iranit në një marrëveshje më shumë për pëlqimin e tij.

Teherani nuk pranoi të përkulej. Sanksionet e çuan ekonominë e Iranit në recesion të rëndë dhe deri në tetor të vitit 2019 kostoja e ushqimit u rrit me 61% nga viti në vit dhe çmimi i duhanit me 80%. Iranianët që vuajnë mbajtën protesta të gjera një muaj më vonë.

Ndërsa kriza e koronavirusit ka tërhequr vëmendjen politike në të dyja vendet (që janë goditur rëndë) kanalet e tyre diplomatike mbeten të pakta dhe pikat e tyre të ndezura të shumta.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s