Në mars të vitit 1957, një grup fëmijësh në Korçë u përndoqën nga organet e Partisë. Arsyeja? Bojskautizmi… disa e ngatërronin me boksin ndërsa të tjerë e konsideronin veprimtari reaksionare. Kjo ishte qasja e regjimit të Hoxhës për një aktivitet që pavarësisht faktit se mund të kryhej nga fëmijë, me të merrej Sigurimi i Shtetit. 
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1984, bojskaut quhej çdo “anëtar i grupeve të fëmijëve e të të rinjve që krijohen në disa vende borgjeze gjoja për veprimtari sportive, për udhëtime zbuluese e hulumtuese në krahina të panjohura e pak të njohura etj., por që në të vërtetë kanë synime politike e ushtarake”.
Aplikuar si fillim në fund të shekullit XIX në Mbretërinë e Bashkuar, bojskautizmi pati si synim angazhimin e fëmijëve – nga 11-18 vjeç – në aktivitetet në natyrë si eksplorimi, kampingu apo dhe bjeshkataria. Miksimi i këtij aktiviteti me tipare ushtarake – si gradat dhe uniformat – bënë që ky organizim të shihej me sy kritik, por më vonë kur lëvizja u shtri edhe në Shtetet e Bashkuara, bojskautizmi u kthye në trend edukues për botën perëndimore – Neil Armstrong, njeriu i parë në Hënë, kur ishte fëmijë ishte bojskaut.
Pikërisht, më shumë për faktin se ishte një praktikë e përhapur në perëndim se sa për rrezikshmërinë që mund t’i sillte regjimit, strukturat e Partisë dhe agjentura e saj, në vitin 1957 u vunë në veprim duke përndjekur klasën II “B” të gjimnazit të Korçës.
Në shkresën përcjellë më 26 mars 1957 seksionit të Informacionit në Drejtorinë e Organeve te Partisë, Rinisë e Bashkimeve Profesionale tregohet se “grupi” përbëhej nga 15 rinj, mes të cilëve 4 ishin vajza. Ata thuhej se kishin lexuar 2 libra bojskautësh dhe kishin nisur të organizoheshin. Nga letra tregohet se zyrtarët e lartë të Partisë në Korçë nuk e cilësonin “çështje me rëndësi”, ndërsa njëri prej tyre e konsideronte aktivitetin e bojskautizmit si “shoqëri boksi”. Për këtë ata kritikohen. Për “zbërthimin” e çështjes tregohet se ishte njoftuar Sigurimi i Shtetit ndërsa të rinjve u ishte bërë lavazh truri duke iu “lexuar fjalimet e Enverit”.
Letra informuese mbyllet me raportimin se dy fëmijë të tjerë në Pojan, ishin përpjekur të arratiseshin dhe se për ta “ishin marrë masa”.
Për t’u theksuar është kërkesa dhe aprovimi me një mbishkrim që me këto çështje të merrej Ramadan Xhangolli, një emër i rëndësishëm për kohën. Në fakt ai rezulton të ketë qenë Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Demokratik, deputet për 6 legjislatura (1950-1975), dhe në ditët e sotme njihet për faktin se gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ishte një nga denoncuesit e Ramize Gjebresë që u pushkatua më 6 mars 1944 përpara 400 partizanëve.
Nuk ka të dhëna të sakta se kush ishin fëmijët që u përfshinë në këtë situatë dhe se çfarë ndodhi më vonë, por “Dosja 22” e Arkivit Qendror të PPSH-së mban vetëm një fletë.
Transkriptim i dokumentit (Fondi 14, Lista nr. 13, Dosja nr. 22, Data 26.3.1957)

INFORMACION
Nga takimi me Inspektorin e K.Q të B. të R.P.S. sh. N.S.
Në takimin që pata me sh. N.S, informoi si më poshtë:
1) Në gjymnazim e Korçës kl. e II-të B është krijuar një grup sipas librit të Boiskautizmit. Të rijtë kishin lexuar 2 libra të tilla dhe kishin filluar të vinin në jetë ç’ka kishin mësuar nga to.
Grupi përbëhej prej 15 të rinjve ndër ta 4 femra shumica janë antare të bashkimit të rinis. Kishin filluar edhe nga pranime të reja.
Ky grup ka organizuar 4-5 mbledhje jashtë qytetit dhe një mbledhje në shtëpinë e njëtë riu me qëndrim të keq politik. Klasa e II-të B ka qenë nër klasat e mira në shkollë, por në krye të këtij grupi qëndronte një nga nxënësit që shkonte më dobët. Në radhët e tyre kanë grumbulluar edhe lekë gjoja për të vatur në kinema por në formë kuote. Grupi ka vazhduar deri më 12/3/57 kohë në të cilën u zbulua e u shpërnda. Të rinjtë pjesmarës thonë se gjoja e kanë shpërndarë më pare vetë me inisjativën e tyre.
Këtë çështje e ka zbuluar shoqe … e cila ka thirur 3-4 të rinj e ka biseduar me ta. Tani komiteti partis po kujdeset për t’a çuar këtë gjë deri në fund. Sekretari i II-të i Rinis dhe shefi i agit-propit të komitetit të rinis Korçës me gjithse kanë patur dijeni më pare e kanë zvarritur këtë gjë duke e konsideruar si çështje pa rëndësi e si një shoqëri për boks. Po kështu drejtori i shkollës kur u vu në dijeni është munduar t’a zbuste çështjen me që e ndiente përgjegjësinë e tij. Organizata e Partisë dhe komiteti rinis në shkollë nuk dinin gjë deri sa u thane të tjerët.
U vunë në dijeni edhe shokët e sigurimit në qark për të ndihmuar në zbërthimin e plotë të kësaj çështjeje. Nga shokët u organizua leximi fjalimit të shokut Enver në pleniumin e fundit dhe do punohet më von në gjith shkollën. Pasi të zbërthehet më mirë çështja, inspektori i K.Q. të Rinis u ka propozuar shokëve të korçës që të përjashtohet nga rinija e nga shkolla përgjegjësi i këtij grupi si edhe 3-4 të rinj të tjerë.
2) Në Pojan 2 të rinj 14-15 vjeçar kanë tentuar t’arratisen dhe nga komiteti partis u muar masa. Mbi këto gjëra komiteti partis qarkut të Korçës nuk ka informuar deri tani K.Q të Partisë. Mendoj të porositet shoku Ramadan Xhangolli që t’a ndjeki vetë këtë çështje dhe t’informoje K.Q gjithashtu të marin masa për forcimin e punës së partis e të rinis në shkollë.

Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj









18 Dhjetor, ku një automjet i tipit ‘Fiat’ i drejtuar nga shtetasi
Ndersa fjalla ”O djem rrembeni armet ja vdekje ja liri” jo vetem eshte thjesh simbolikë apo revolte casti….. por armet i kane marre vetem komunistet per te marre pushtetin 1997 kurre te djathtët….




Doktoresha Mira Racakolli.

Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve dhe ai i kishte pritur për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuar të gjitha gjerat dhe, pas mbajtjes së tyre tri ditë, ata i shoqëruan deri në Shkup…

























KRYETAR TE DEMOKRATEVE TE ZGJEDHIN VETEM DEMOKRATET.

Ndaj ju goje pa lare dhe felliqesira qe lehni neper mejhane si qen rrugesh, kujdes se DEMOKRATET dhe QYTETARET LUSHNJARE ju njohin mire se çfare mostrash jeni dhe sa vlere keni.


Artur Kreka Pishtar i Demokracisë/














Në fjalimin që po mban në Kuvendin Kombëtar demokrat, ku do të zgjiedhen edhe anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, kryetari i PD, Basha tha se kandidatët për zgjedhjet e ardhshme do të dalin nga primaret.

Instituti Republikan Amerikan.




Megjithë se isha pjese dhe perkrahës i themeluesve të PD qysh në fillimet e saj.



Ju më përndoqët paturpesisht, megjithse isha qëndrestar, ish themelues dhe drejtues i deges se PD Selanik duke krijuar të parën degë të Partisë Demokratike në diasporë.
Ju me perndogjet ashpersisht jo sikur isha pjese e rendesishme e administrates te shteterore, por si nje kundershtar i juaji.







“Vipat”kur bien nga karrigja, dhimbja eshte e madhe, e hidhur, dhe e pa riparueshme.
Lereni Kol Olldashin rehat atje ku ndodhet.
Koli ishte nga me te miret, ai kishte shume miq, nje prej tyre isha edhe une, por fati i zi beri qe ai mos jete me, dhe me mire qe nuk eshte se do turperohej me ju, per ate cka po beni sot partise te tij.

Kur ne u vume vulnetarisht ne mbrojtje te interesit kombetar, dikush nga ju mori tankun drejt Tiranës, te tjeret ishin futur ne citjanet e grave, apo nuk e kishin idene ku binte selia e Partia Demokratike.
Jo zonja dhe zoterinj jo.
Vetem Pr/ Astrit Memia ish shef i zyres se shtypit ne kohet me te veshtira te kesaj partie, mund te kete me qindra e qindra kaseta me qendrestaret, antaret dhe militantet e Partise Demokratike, ne Tirane dhe ne rrethe.
A e dini se cfare demi ju vete personalisht i keni bere Demokrateve dhe Partise Demokratike ne 8 vite pushtet, dhe sot si te pa fytyre qe jeni thoni se keni takuar demokratet e 97_tes…thua valle keni njohur dikur ndonje prej tyre kur ishit ne pushtet!?

Nga Erl KODRA
Nga Erl KODRA.




















Te dashur studente paqesore…madje te tille me shume se c’duhet e pertej cdo llogjike… kjo nuk do te thote qe ju nxis te jeni te dhunshem ..kurresesi e as te dhunoni institucionet tona shteterore e as gjithcka qe ju takon ju , vendit e popullit tuaj….











Një tempull në Frankfurt, ndërtuar nga sekti fetaro-shpirtëror i quajtur ‘Bhakti Marga’ udhëhequr nga Paramahamsa Vishëandanda, është adresë dyshimesh për miliona euro me burime nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një shumë prej 2 milion eurosh, të cilat mund të jenë pjesë investimi në këtë tempull, nga ndjekësit shqiptarë të pasur dhe të pushtetshëm.
A është hipotezë hetimi dhe gjurmimi i agjencive të zbatimit të ligjit të partnerëve, edhe çifti ministror Gjiknuri në këtë histori? Burime të besueshme të televizionit tonë, thonë se ka përgjime konkrete, dhe kjo ka sjellë domosdoshmërinë e hetimeve në disa vende, dhe për disa persona. Sigurisht dosjes nuk i mungojnë politikane dhe pushtetarë.
Mund të jetë së afërmi afera e re korruptive më të dyshuar, me emra.
Si janë lëvizur paratë, si dhurata, kontribute, investime, pastrime monetare, fshehje të ardhurash! Në harkun e dyshimeve dhe investigimeve, përfshihen shumë anëtarë e ndjekëes shqiptarë të sektit indian. Janë hetues të vendeve partnere, të cilët përveç hetimeve të bëra në USA, Gjermani e vende të tjera, kanë ardhur edhe në Shqipëri, për të kryer veprime hetimore. Ekspertët e investigimit kanë shumë materiale që do t’i konsultojnë me autoritetet shqiptare.
A do të jenë gjiknurët, duke përfshirë edhe ministrin, pjesë e këtij hetimi, ku përfshihen dhe dyshimet për lëvizje të mëdha parash?! Pastrim parash është një hipotezë hetimore, që është në fazën e grumbullimit të dëshmive dhe provave konkrete.
















Flet Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme,Kastriot Dervishi
Një zarf me 1286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë,

A erdhi kush me ua dhanë dorën të ngriheni në kambë. Kushërinjtë, komshinjtë, të afërmit, vllezërit apo motrat? A ju kujtohet se si kthenin rrugë njerëzit, bash kur ju kishit ma shumë nevojë për një fjalë, për një mbështetje? A e kujtoni se bash në atë moment kur shoku ose shoqja më e ngushtë, të ka kthye krahët, keni ndjerë një “krrau” mu këtu, diku mes stomakut dhe zemrës?!














SYRI
Studentët që vijojnë në protestën e tyre, kanë marrë sot hapa konkretë për denoncimin e pedagogëve që kërkojnë para për të dhënë provimet, pra për të marrë një notë kaluese.













Gjashtëmbëdhjetë spiunët e zërit të popullit, që kanë burgosur kolegë gazetarë, artistë të spektrave të ndryshëm, janë shpërndarë në mediat më kryesore ca majtas dhe ca djathtas.
Kjo shprehje e ish diktatorit E Hoxha,qe perseritej sa here takonte masat e gjera,apo ulej “gju me gju” me popullin. Mbas 23 vitesh eshte kopjuar dhe po vihet ne zbatim nga kryeministri i vendit Z Rama me ironine e tij te fameshme.

Dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria e drejtuar nga “rilindja” është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.

Ndoshta dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.
Nga Aurenc Bebja*, Francë


Nga Urim Gjata/
Mos ndaloni.
Protestoni.
FLUTUR ZAVALINA










