Kategori
Uncategorized

Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij.

Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij

Shumë zona në veri të Shqipërisë, shkronjat xh, gj dhe ç i shqiptojnë si shkronja q.

Nga Erl Kodra/

Titulli i këtij shkrimi është një ngatërresë krejt e paqëllimtë; por ju lexojeni kështu: Gjeneral Sandër Lleshaj, ose Qen. Sandër Lleshaj. Si të doni lexojeni, sepse unë po e shkruaj këtë tekst shpejt e shpejt, ndaj nuk kam kohë të bëj korrigjimet e nevojshme. Në të vërtetë, kjo është një letër për Qeneralin Lleshaj. Unë jam një musliman nga Mirdita dhe shpesh baj gabime të tilla gjuhësore; akoma nuk po mësohem dotë me standartin.

A e di se më vjen gjynah për ty, Qeneral? Mos të të vijë qudi hiq, se vetëm ty të kam pa se si po i merr gjynahet e të tjerëve, hesapet e të tjerëve, kusuret e të tjerëve, krimet e të tjerëve përsipër; dhe duke i shtuar edhe krimet e tua, ti po e flliqë për së gjalli jo vetëm emrin tand, por dhe emrin e mirditorit.

Portreti yt prej delikuenti besnik, specie arkaike e njeriut të ri dhe e kalitur me mësimet e Partisë të shtin’ në gjynah kur ta nigjon retorikën. Luj vendit bre Qeneral, e kthjelloju pak. Hapi sytë e picrroje mendjen. Kuptoje se pronari yt, domethanë shefi yt ka marrë fund. A nuk po e sheh se një Shqipëri, me të madh e me të vogël e kanë nda mendjen me ju hjek kso toke?! Po po, bash qeshtu.

Po si mundesh more Qeneral me qenë kaq budallë? Si ka mundësi që njerëzia ka fillue me të urrye, madje ty ma shumë se Shyhretin tand, domethanë zgërfyellin, e ti hala nuk e kupton se ai po të përdorë si qen besnik? Si mundet me ra kaq poshtë një Qeneral si ti, që për pak na u bane edhe President me fjalë të Ismail Kadaresë?

Ku shkoi edukimi yt prej ushtaraku në shërbim të Atdheut?

Sepse ka diçka Qen. Lleshaj, që ti medeomos duhet me e ditë mirë.

Operacionet e tua janë ushtarake, domethënë të hartuara prej teje, domethënë, operacione ushtarake të hartuara nga ti, dhe të zbatuara nga Policia dhe Sigurimsat e Shtetit që i keni futë në Policinë e Shtetit. Ndryshe, nuk mund ta kuptoj dhe ta shpjegoj aksionin tand tek Bregu i Lumit, aksion tipik ushtarak, i zbatuar me përpikëmëri kirurgjikale, për të shembë shtëpi shqiptarësh!

Shtëpi shqiptarësh, Qeneral, shqiptarësh!

A e di o Qeneral, se çka do me thanë me ia shemb përdhe shtëpinë tjetrit? Po ti je edhe malsor, edhe mirditor, edhe shqiptar, po budallë i madh o Qeneral! Ndryshe ska mundësi me ba burri me spaleta qenerali këto marrina.

Po çfarë halli të ka kapë që po i mbytë shqiptarët në gaz? Si ka mundësi që e zbaton me kaq cinizëm taktikën e artit luftarak kundër popullit tand, e pas kësaj, del e leh në twitter si debil, për popull armik dhe për opozitë parapolitike?! Çka po don me thanë?!

Si mundesh me qëndrue nën atë kostum ministri, kur mafia e shefit tand po t’i terrorizon shqiptarët prej Shkodrës e deri në Vlonë? Kur po të grabiten për të pestën herë me rradhë miliona euro, bash para hundës tande majuce, e ti del e turfullon kundër opozitës?!

Si mundesh, Qeneral?

Prandaj me vjen gjynah për ty, se më dukesh krejt i marrë. Ndryshe, e kam të pamundune me e kuptue guximin tand për të tërhejkë tanë urrejtjen që shqiptarët kanë grumbullue për Shyhretin tand, mbi vetën tande.

Paq veten në qafë, Qen. Sandër Lleshaj!

Kategori
Uncategorized

Fundi i Republikës së Ambasadorëve.

Në kohën kur parlamenti i Holandës voton për heqjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët për shkak të krimit të organizuar shqiptar, pastrimit të parave dhe lidhjeve të këtyre grupeve kriminale me politikën (lexo: qeverinë), ambasada e Holandës në Tiranë i bën thirrje qytetarëve të pakënaqur me qeverinë që të mos protestojnë.

Për gjashtë vjet rresht, Gjermania ka votuar kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të mos-plotësimit të pesë kritereve (në vitin 2018 u shtuan në 13 kritere) nga ana e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, krimin e organizuar, sistemin gjyqësor, administratën publike, korrupsionin, etj, dhe nga ana tjetër ambasadorja gjermane del kundër protestave bash për këto pika.

Fundi i Republikës së Ambasadorëve

Nga Çim Peka –

Aksioni politik i Opozitës që nga protesta e parë e datës 16 shkurt kur dhe u vendos djegia e mandateve, mbajtja e protestave masive popullore dhe u artikulua kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si parakusht për vendosjen e legjitimitetit të parlamentit dhe qeverise, ngjan me një ‘Tango’ politike.

Opozita bën lëvizjen parë, qeveria e pason. Opozita bën lëvizjen e dytë e kështu me radhë. Por në fakt nuk është kështu. Sepse ritmi i lëvizjeve të opozitës nuk pasohet me lëvizjen politike të radhës nga ana e qeverisë.

Qeveria në fakt bën vetëm një lëvizje, që e përsërit vazhdimisht: hedhjen e gazit lotsjellës kundër popullit protestues, dhe ushtrimit të dhunës policore. Arsyeja e kësaj mospërputhje nuk është tek qeveria, por tjetërkund.

‘Tango’ pa muzikë në sfond nuk ka. E në rastin konkret, muzikën e luan ose duhet ta luante një palë e tretë. Ajo palë e tretë, janë diplomatët e huaj në Tiranë. Përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët për 29 vjet me radhë, që nga rënia e komunizmit, kanë luajtur rolin e arbitrit.

Është e vështirë të thuash nëse këtë rol ua kemi dhënë vetë ne, apo e kanë marrë përdhunshëm për shkak të nevojës që kemi pasur për ta. Me gjasë të dyja bashkë. Në Tiranë ka shumë përfaqësi diplomatike.

Të vogla dhe të mëdha.

Pesha e tyre është e ndryshme, dhe nuk varet shumë nga madhësia. Për shembull, ambasada austriake është përfaqësi e një shteti të vogël, por influenca e saj në jetën e brendshme politike është me e madhe sasa ajo e Kinës apo Rusisë. Dhe kjo është e natyrshme, për shkak të vokacionit të fortë pro-perëndimor të opinionit publik shqiptar.

Po ashtu, roli dhe pesha e OSBE është më e madhe se ajo e UNDP, apo institucioneve të tjera të OKB-së. Sigurisht që edhe influenca apo ajo që quhet ‘soft power’ e përfaqësive diplomatike të vendeve mike ndjek një hierarki të caktuar.

Së pari vijnë SHBA-të, pastaj Bashkimi Europian, pastaj Gjermania, pastaj Mbretëria e Bashkuar, pastaj Italia, Franca dhe me radhë.

Të gjithë këta janë vende që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, infrastrukturor dhe në fushën e sigurisë. Ndihma e tyre ekonomike në gati tre dekada shkon në disa miliardë dollarë. Falë tyre Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Orientimi politik dhe strategjik i shqiptarëve është tërësisht Euro-atlantik. Mbi 90%.

Të gjitha këto bëjnë që influenca e përfaqësive të tyre diplomatike në Shqipëri të jetë jashtëzakonisht e madhe. Aq e madhe, saqë edhe për një grabitje me armë në avionin gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit, gjëja e parë që pyesin Shqiptarët është: kanë folur ambasadorët e huaj? Çfarë kanë thënë? Ose, pse nuk flasin.

Sa here ka krizë politike në Tiranë, qytetarët majtas dhe djathtas hapin sytë dhe veshët për të marrë vesh se çfarë thonë e mendojnë të huajt. Nga ana tjetër, aq shumë i fusin hundët në punët e brendshme, a thua janë pjesë e politikës vendase.

Përpos përzierjes në punët që në fakt nuk janë të tyret, mos-mbajtja e një baraslargësie midis palëve fatkeqësisht apo fatmirësisht po i kthen në faktorë irrelevantë më një shpejtësi të frikshme. Dhe ja shikoni:

Në kohën kur parlamenti i Holandës voton për heqjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët për shkak të krimit të organizuar shqiptar, pastrimit të parave dhe lidhjeve të këtyre grupeve kriminale me politikën (lexo: qeverinë), ambasada e Holandës në Tiranë i bën thirrje qytetarëve të pakënaqur me qeverinë që të mos protestojnë.

Për gjashtë vjet rresht, Gjermania ka votuar kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të mos-plotësimit të pesë kritereve (në vitin 2018 u shtuan në 13 kritere) nga ana e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, krimin e organizuar, sistemin gjyqësor, administratën publike, korrupsionin, etj, dhe nga ana tjetër ambasadorja gjermane del kundër protestave bash për këto pika.

Ambasadori i OSBE del dhe deklaron së në Shqipëri qarkullojnë mbi dy miliardë dollar para të drogës dhe se këto para do të përdoren për blerjen e zgjedhjeve, dhe pas një takimi të thirrur me urgjencë nga Ministri i Brendshëm, del përsëri dhe deklaron se nuk e kishte seriozisht.

Për dy vjet rresht, ambasadori amerikane del çdo javë para mediave për të folur për dy kriminelë ordinerë, trafikantë drogë, Shullazin dhe Balilin, por nuk ndjehet kur del qartë me zë dhe me figurë ne media të tyre si Zëri i Amerikës, që në dy dosje hetimore të prokurorisë rezultojnë as më shumë e as më pak të përfshirë në përdorimin e grupeve të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar e gjithë hierarkia shtetërore duke nisur me vetë Kryeministrin, e në vazhdim me ministrat e tij, deputetët e tij, zyrtarët lokalë të tij, të gjithë hierarkinë drejtuese të policisë për blerjen e votave dhe ndryshimit të rezultatit elektoral me të paktën 20%, në 8 nga 12 qarqet e vendit, dhe prapë se prapë, sipas tyre opozita dhe populli nuk duhet të protestojnë.

Por, për ironi të fatit, bash për shkak të këtij qëndrimi ka ardhur koha tu themi FALEMINDERIT!

Në një vend të varfër me vetëm 2.6 milionë banorë, 150.000 protestues në shesh janë shumë. Tepër shumë. Çdo politikan i çdo vendi Europian as në ëndërr nuk sheh një miting me një numër të tillë.

Në tre protesta të mëdha në tre muaj numri i tyre vetëm është shtuar, si për inat të këtyre ambasadorëve. Dhe tashmë është e qarte, dikush për shkak të planit të tyre për ndarjen e Kosovës (me Ramën si garant), dikush nga frika idiote e rikthimit të Sali Berishës në pushtet, dikush për shkak të lobingjeve të Ramës, dikush për shkak të pisllëqeve të ambasadorëve individualë në Tiranë, kanë mbajtur një qasje që nuk është vetëm kundër opozitës, por tashmë edhe kundër vetë shqiptarëve.

Numri i madh i protestuesve tashmë nuk është vetëm kundër qeverisë, por edhe sfidë direkte e këtyre qëndrimeve. Sa më shumë mbajnë anën e qeverisë, aq më shumë dalin. Dhe kjo jo sepse kjo masë protestuese popullore është kthyer në –anti, përkundrazi.

Vokacioni pro-perëndimor i tyre është i palëkundur. Por për vetë faktin e thjeshtë, se tashmë këta ambasadorë janë kthyer në irrelevantë. Fuqia e tyre magjike është zhdukur. ‘Soft power’ i tyre tashmë nuk është as ‘soft’ e as ‘power’. Fundi i qeverisë dhe narko-shtetit të ngritur nga Edi Rama, është një e mirë.

Fundi i Republikës së Ambasadorëve është tjetra.

Në fakt po arrijmë aty ku duhej të ishim që në fillim.

Shqiptarët punën e tyre, ambasadorët punën e tyre.

Si kudo në botë. 

/Nga Çim Peka-SYRI.net

Kategori
Uncategorized

TESPIHET E TE VDEKURIT

Nga Fatos Fidani/

Nje nate, Babit tim, ne Burrelin e mallkuar

I vdiq nje shok i burgut; i la shpirtin ne duar:

“Amanet”- tha- “vdekja ime nga nena mos dihet

Ta dije qe jam gjalle, tja coni kto tespihet…”

…Pas kohesh, pas kalvarit me nete e me dite

I shkon Nena ime, Babit per vizite

Jashte, pret Mamaja, Gjyshja plake…Xhaxhi Estrefi

Etem “Armik” Fidanin ta lajmeroje shefi….

Se fundi, “armiku”, pertej telave doli

I cmendur: bente shenja, po me goje nuk foli

Policet, me bisht te syrit shikonte

Vitet e burgut ne tespihet numuronte….

Kur shpinen kish kthyer policet dhe ushtaret

Mbi telat me gjemba verviti qelibaret

Mamaja me Xhaxhin zgjaten duart, po me kot

Ah… tespihet rane larg, e nuk i priten dot…

Tespiet amanet, bene buje e bene zhurme

Plakosen ushtare, e police me turme

Tespihet amanet, si te cmendur i rrembyen

Me gure, me kondake kokrra kokrren i thyen

Babin armik, e zvarriten drejt qelise

Nusja, Nena, Vllai…. spektatore te tragjedise:

“Trego! – shqelmonin Babin – “Agjent, trego sekretin!”

-“AMANETIN E TE VDEKURIT

O NJEREZ

…..AMANETIN…..”

Kategori
Uncategorized

Më përplasën kokën në mur. Më kërcënuan me gruan dhe…”- Në kërkim të Bujar Sheshit që torturoi Petraq Xhaçkën

“Ishin tre veta.  Më përplasnin kokëm në mur, më gjuanin me shqelma kokës, stomakut e kurrizit e kudo, më trajtuan si një kafshë me metodat mesjetare të inkuizicionit. …por nuk i proanova akuzat sepse ishin të pavërteta. Por …ata më kërcënuam me gruan e më fëmijët dhe kjo nuk durohej…”

Kur ia përplasën kokën pas murit, Petraqi duroi. Edhe kur e gjuajtën me shqelma kokës, kurrizit e stomakut duroi. Duroi edhe kur ndaj tij përdorën torturat më shtazarake, ato që përdoreshin në mesjetë. Megjithatë Petraq Xhaçka i duroi torturat e nuk i pranoi akuzat që i bëheshin se ishin të pavërteta. Por kur tre njerëzit e sigurimit të shtetit e kërcënuan me fëmijët dhe gruan, Petraqi u dorëzua.

Nuk mund ta duronte këtë presion. Nuk kishte burrë ta duronin këtë presion. Por kishte burra që e bënin këtë presion dhe ata ishin të Sigurimit të Shtetit. Njëri prej atyre që e bëri këtë kërcënim ishte Bujar Sheshi. E sigurt është se një prej tre sigurimsave që e torturuan e kërcënuan Petraq Xhaçkën, është Bujar Sheshi. Gjithashtu dimë që një person me emrin Bujar Sheshi, është zgjedhur pak muaj më parë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pra i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re.

Këto dy të dhëna janë shumë të rëndësishme për të vazhduar më tej në identifikimin e Bujar Sheshit që torturoi Petraq Xhaçkën. Bujar Sheshi thotë se nuk është ai që torturoi e kërcënoi Petraqin, se nuk është Bujar Sheshi i Sigurimit të Shtetit. Madje për këtë ai ka bërë padi dhe Gjykata e Tiranës e ka pranuar padinë e Bujarit e mund të na thotë së shpejti se ky Bujar Sheshi, sigurismi që torturoi Petraq Xhaçkën por edhe shumë të tjerë si ai, nuk është ai që ka pak kohë që u zgjodh anëtar i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por ka një të dhënë tjetër.  Autoriteti i Dosjeve, AIDSSH na thotë se Po. Ky është Bujari Sheshi që torturoi jo vetëm Xhaçkën por shumë të tjerë. Ky Bujar Sheshi që u zgjodh anëtar i KLP-së dhe pë kë arsye ka paraqitur pranë organeve të drejtësisë të dhënat e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit për të. Ne e dimë me siguri se nje prej tre personave që  kryen procesin hetimor quhet Bujar Sheshi. Ja dhe dokumenti zyrtar i Sigurimit të Shtetit që e vërteton këtë.

Por një prej pretendimeve të Bujar Sheshit të KLP-së, është se nuk bëhet fjalë për të por për një tjetër Bujar Shesh.  Ndërkohë që ndryshe pretendon AIDSH. Nga dokumentacioni që gjenden ne vendimin e sotëm të gjyqit, rezulton se nga kërkimet e bëra nga drejtoria e gjendjes civile, nuk ka asnjë tjetër me këtë emër Bujar Sheshi, përveç këtij që është zgjedhur anëtar i KLP-së, pra i bie të jetë i njëjti që i ka përplasur kokën pas murit Petraq Xhaçkës, që e ka toruturuar si kafshë e çfarë është më e rënda e ka kërcënuar me gruan e fëmijët.

Vendimi

E megjithatë, Anëtari i këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, e ka fituar betejën e parë me Autoritetin e Dosjeve sepse Gjykata e shkallës së parë e ka pranuar padinë e tij ndaj AIDSSH-së, institucioni që e ka klasifikuar anëtarin e KLD-së si pjesë e strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit.  Si anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi nuk mund të ishte anëtar i KLP-së. Edhe pse AIDSSH ka provuar bindshëm se Bujar Sheshi ka qënë pjesë e strukturës gjakatare të diktaturës komuniste, ai nuk e pranon dhe gjykata e ka besuar atë. Ka një sërë argumentesh që AIDSSH paraqiti në gjykatë për të mbrojtur vendimin sipas të cilit Bujar Sheshi ka qënë anëtar i Sigurimit dhe që janë pjesë e vendimit. Kujto.al i publikon në fund të këtij shkrimi.

Ndërkohë, kujto.al ka zgjedhur të publikojë sot dëshminë e njërit prej viktimave të Bujar Sheshit, rrëfimin e Petraq Xhaçkës, i cili na tregon dhunën e pashoqe që ai ka vuajtur në kurriz nga Bujar Sheshi dhe shokët e tij.  Bujar Sheshi mund të fitojë betejat në të gjitha shkallët e kësaj drejtësie që ne,  për fat të keq e kemin sot, por i duhet të fitojë një tjetër që shumë të rëndësishme, atë me ndërgjegjen e tij. Për këtë duhet të dalë e të thotë publikisht: unë nuk e kam hetuar, torturuar e kërcënuar Petraq Xhaçkën.

Petraq Xhaqka e ka rrëfyer para se të vdiste torturën e kërcënimet e Bujar Sheshit, Qemal Lames e Reshat leskaj. Se cilat ishin presionet që atij iu bënë me anëtarët e familjes, çfarë presionesh i bënte Bujar Sheshi, Petraq Xhaëkës, si e kërcënonte me gruan e fëmijët e tij. Këtë betejë Bujar Sheshi, ka pak gjasa ta fitojë.

Më poshtë botohet e pjesë nga intervista e Petraq Xhaçkës pasi u lirua nga burgu e ku rrëfeu mundimet e jetes së tij në burgjet komunsite, torturat që i bënë  Bujar Shesh-rat në ato zgafella të tmerrit.

Xhaçka: Ishin tre veta.  Më përplasnin për muri, më gjuanin me shqelma kokës si tiu vinte,  më trajtuan si një kafshë me metodat mesjetare të inkuizicionit.  Torturat vazhduan me orë e me ditë dhe unë kurrë nuk i proanova akuzat sepse ishin të pavërteta. Por më pas kaluan në presione psikologjike.  Ata më bënë presion me rrethin tim familjar. Më kërcvënuam me gruan e më fëmjiët…

Më poshtë botohen pjesë nga vendimi i gjykates ku gjenden argumentat e AIDSSH dhe te te akuzuarit Bujar Sheshi.

Kategori
Uncategorized

Vilson Blloshmi — Saharaja.

Vilson Blloshmi – Saharaja

Saharaja,larg është Saharaja

Saharaja shkëmb e rërë e gurë

Që ka shok veç emrin saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndërra  s’sheh as drurë

Saharaja sdi të ëndërrojë

Ajo bluan gurë me mënt’ e sajë

Saharaja s’ka këngë të këndojë

Saharaja s’ka as lot të qajë

Saharaja nuk ka miq e shokë

Saharaja nuk ka bijë e birë

Saharaja është një copë toke

Thonë se dhe me natën nuk shkon mirë

Natës s’i pëlqen në Sahara

S’i pëlqen të ketë veç gurë e shtrojë

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka

Perç’ e saja e zezë s’ka çtë mbulojë

As dhe një s’e di si është katandisur

Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi

Por se thonë në botë është stisur

Kur i duhej njerëzisë mallkimi

Kur ai për keq e mban në gojë

Saharaja e mban vesh e qesh

Saharaja fillon të gëzojë

Kur në të mallkohemi mes nesh

E kur bije ndrojtur rrez’ e diellit

Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit

I ngjan vello savani i qielli

Shkretëtirës shket e shkrepëtit

Peandaj, kur urrejtje e fortë e nxehur

Mbi dikë mallokon e shfryn e shanë

Që nga skuta del kujtimi i dehur

Dhe thërret menjëherë Saharanë

Kur mallkimi ç’fryn e kur kujtimi

Në pusinë e harresës tret…

Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi

Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

25.10.1973

25.10.1974

Kategori
Uncategorized

Cënimi i sigurisë kombëtare pas ngjarjeve të fundit në vend, reagon Organizata e Inteligjencës Kundër Krimit

Nga Mareglen Tomori/ Krimi në të gjitha format e tij, i të gjitha ngjyrave, i të gjitha madhësive, ku më i frikshmi është ai i vrasjeve, i marrjeve të jetëve njerëzore, i grabitjes dhe cënimit të sigurisë kombëtare, por jo më i mirë është ai prostitucionit, i prodhimit të drogës dhe përdorimit të tij që në një analizë të thjeshtë, ai prish të ardhmen e shoqërisë njerëzore me pasardhësit që sjell në jetë, të gjymtuar fizikisht dhe mendërisht. Krimi duhet luftuar, por kjo luftë duhet filluar qysh në embrion, duhet luftuar qysh në familje, por si duhet bërë kjo? Kjo është pyetja që e shqetëson apo duhet ta shqetësojë shoqërinë njerëzore?

Historikisht, shoqëria njerëzore, ka menduar dhe është përpjekur të bëjë të mundur të luftojë krimin e të gjitha formave, të lehta apo të rënda, dhe për këtë ka krijuar shtetin i cili, në përbërje të tij, ka ngritur strukturat përkatëse shtetërore për ta luftuar këtë dukuri shumë të keqe të shoqërisë njerëzore.�Por, duke parë që vetëm me strukturat shtetërore, për ta luftuar krimin, nuk po arrihet që ai, krimi, të neutralizohet apo ti bjerë ritmi, përkundër, po shihet që kurba e tij shkon në rritje, duke pasur parasysh dhe ngjarjet e fundit në vend ku veç rendit, pronës e financës është cënuar siguria e vendit, siguria e kombit.

Kjo dukuri negative, jo vetëm për efikasitetin profesional të ulet, apo për korrupsionin në radhët e këtyre strukturave që kanë për detyrë ta luftojnë krimin, por edhe për indiferencën e një pjese të shoqërisë tonë, e cila bën indiferentin sepse nuk është prekur direkt nga krimi dhe thotë “ ç’me duhet mua, apo që një pjesë e saj, sado e vogël në numër, por shumë shqetësuese për shoqërinë, janë direkt apo indirekt pjesëtare të krimit, me pjesëtare të familjarëve të tyre në grupet kriminale, bë atë që krimi në shoqërinë tonë, të jetë në nivele të larta. Kjo gjë, ky indiferentizëm, bën të detyrueshme ngritjen e agjencive apo organizatave, jo qeveritare, që të japin ndihmësen e tyre, sado modeste, në ndihme të organizmave shtetërore për uljen në maksimën, të nivelit kriminal.

Në mënyrë të përditshme, në mënyrë konstante, shoqëria jone bëhet me dije, si nëpërmjet mediave, gazetarëve investigativ, por edhe nga dalja e herë pas hershme, nëpër mediat vizive, të zëdhënësve të Policisë së Shtetit, për krimet e shumta që po ndodhin.

Dhe ato duke i krahasuar nga viti në vit, por edhe nga muaji në muaj, janë në rritje.

Në të gjithë shoqëritë njerëzore, kudo ku ato jetojnë dhe në çfarëdo gjuhe që flasin, kanë problemet e tyre në lidhje me kriminalitetin, por, e përbashkëta e tyre është se zgjidhjen e problemit, e kanë lënë në dorë të ligjit, ku të gjithë janë të angazhuar për ta zbatuar atë, por edhe japin ndihmësen e tyre për ta bërë sa më të lehtë zbatimin e tij, ligjit.

Në shoqërinë tonë vihet re dukuria e bërjes së Ligjit modern, por një shoqëri, nuk vlerësohet nga bërja e ligjit modern, por nga zbatimi i tij. Pa pretenduar për ta analizuar dukurinë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit dhe kriminelëve, por pa qenë indiferent për atë që në realitet po ndodh, vëren se krimi jo vetëm që nuk po e ul ritmin e tij, por përkundër, kurba sa vjen dhe rritet. Të krijohet përshtypja se këtij kontingjenti të shoqërisë tonë, vrasësve, vjedhësve, përpunuesve dhe shpërndarave të drogës, prostitucion-nistëve, me një fjalë, kriminelëve, nuk u tundet fare “qerpiku” nga forca e Ligjit, e atij “Ligjit modern”, që cituam më lart.

Kjo trimëri ndaj ligjit, ka vetëm një shpjegim – zbatuesit e ligjit ose janë të paaftë ose janë në bashkëpunim me krimin, janë përfituesit kryesor nga krimi, janë të korruptuar deri në fyt. Vetëm kjo mund të jetë arsyeja që krimi është kaq trim dhe mospërfillës ndaj ligjit sa të arrihet të cënohet dhe siguria kombëtare në mes të ditës me diell.

Për ta vërtetuar këtë dukuri kaq negative, mjafton që ti hedhesh një sy, por sy ligjor, dhe do të shohësh se, duke e filluar nga punonjësi më i thjeshtë i zbatimit të ligjit, apo shefat kryesor të tyre, apo të kalosh tek prokurori e gjykatësi dhe do të shohësh se, jetojnë në luks të vërtetë.

A mund të ta japi vetëm rroga shtetërore këtë luks?!

Jo , sepse shumica në njëfarë mënyre, janë në shërbim të krimit duke ju dhënë atyre informacionet e planeve të veprimit policor, por ka edhe individë që kanë ardhur nga lidhjet me krimin në radhët e Policisë së Shtetit, por mosbesimi jonë shkon edhe më lart, këtu kemi parasysh stafet e drejtuesve të shtetit të cilët janë marrë nga titullarët, në shumicë, mbi baza njohjeje personale dhe jo mbi bazën e aftësive, janë marrë “për t;ju larë ndonjë borxh miqësor, duke harruar se janë pikërisht këta këshilltarë që kanë në duart e tyre dokumenta shumë të rëndësishme për fatet e vendit dhe popullit dhe këshillojnë në marrjen e vendimeve. Por, më e rënda që na bën mosbesues, janë akuzat që ju bëhen disave nga drejtuesit kryesor të shtetit, dhe të pjesës tjetër të politikës që pret të marri drejtimin e vendit, për korrupsione të shumta deri edhe në lidhje me bandat kriminale të trimage-718

Kategori
Uncategorized

‘Nga dënimi i njerëzve për agjitacion te trafikimi i jetimëve’, Balliu ‘dërrmon’ Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Balliu i ka kujtuar ministres se “nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.”.

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu ka vënë në një pozitë të vështirë Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në një reagim të tij në rrjetet sociale ai ka dokumentuar aktivitetin e së ëmës së Xhaçkës, gjatë viteve të diktaturës, ku ajo ishte gjyqtare e rregjimit.

Balliu i ka kujtuar ministres se “nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.”.

Balliu vijon më tej duke shkruar se “më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.”.

Ja reagimi i plotë i Klevis Balliut

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës. 
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit! 
E kush? 

Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.

Kategori
Uncategorized

Nga ndryshojnë?!

E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku  duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i njiohur ndryshe si kampioni i qeverisë Rama 1, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.

Si njëri si tjetri bënë të njëjtën akuzë, drejtuan gishtin nga konçesionari për mungesën e sigurisë në Rinas, duke larë duart me argumentin se kanë përpiluar shkresa, por askush nuk është përgjigjur.

Sajmir Tahiri 04 shtator 2016

Policia me shkresa të panumërta i ishte drejtuar aeroportit duke i thënë, duhet të merrni masa për kamerat e sigurisë në derën ku ndodhi grabitja. Duhet të merrni masa për rrethimin. Duhet të merrni masa për sinjalizimin në rast se dera hapet në mënyrë të paligjshme, duhet të merrni masa pse jo edhe për bllokimin e derës dhe hapjen automatike të saj, siç ndodh në cilindo vend të botës. Dhe kemi marrë përgjigje negative, ku jo vetëm nuk pranohet kërkesa e policisë por ku theksohet që ruajtja e perimetrit është detyrë e kompanisë private që paguhet miliona euro.

Sandër Lleshaj 10 Prill 2019

Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare.

ResPunlica/

Kategori
Uncategorized

Foto e bujshme, ushtarët izraelitë formojnë shqiponjën

Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova

         

Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova, të vendosur atje kryesisht pas viteve 1990.

Gjithashtu, në Izrael janë edhe hebrenj të cilët gjetën strehë dhe shpëtim gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore.

Izraeli ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë.

 

Kategori
Uncategorized

Greqi: 18 vrasje të emigrantëve shqiptar per 2018 (lista)

Nga Shpëtim Zinxhiria Athinë.

Shteti shqiptar nuk mund te heshte sikur nuk po ndodh asgje, që do të thotë se është në bashkëpunimin me krimin kjo heshtje, pasi nuk kërkon asnjë sqarim dhe hetim për këto vrasje që nuk janë as të parat dhe as të fundit, por ende vazhdojnë edhe me 5 vrasje të tjera për 2019.

Shteti shqiptar nuk duhet te tallë bythën me familjet e viktimave duke i akorduar nje pension mujor pre 6 mije leke te vjetra.

Ambasada Shqiptare në Greqi e kthyer në Gestapo po bashkëpunon me policinë greke për të mbuluar këto vrasje. Është kjo ambasadë që u përplas derën në fytyrë familjarëve të viktimave…

Kjo ambasadë duhet pastruar sa më parë me njerëz që dijnë të kryejnë punën ashtu siç duhet dhe jo te shijone lluksin si drejtuesit e sotëm. Shteti nuk vuan nga mangësia e ideve, por nga deshira per t,i realizuar ato detyrime që ka në mbrotje të të drejtave të shtesve të tij atje ku jetojnë.

Por edhe Kisha Shqiptare duhet të ngushëllojë familjet e viktimave ashtu sic veproi me rastin Kacifas. Kjo heshtje në përgjithësi tregon se kemi nje shtet shqiptar të dështuar . Por…

Lista e viktimave:

1. 16/02.2018 53-vjeçari Sami Karoshi nga Peshkopia dhe banues në Tiranë, u vetëvar në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës, me një batanije të lidhur në kangjellat e birucës.

2. 8/03/2018 Një shqiptar është vrarë ditën e diel në Greqi në zonën Artemida në rajonin e Atikës. Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza. Ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.

3. 26/04/2018 Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

4. 15/07/ 2018 Dorian Mancellari 32 vjeç, nga Pogradeci është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

5. 13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

6. 27/07/2018 gjendet e vdekur ne grumbullimin e plehrave ne Lagada te Selanikut trupi i nje 15-vjeçare me iniciale K.M, nga fshati Drenove e Korces që rezultonte e zhdukur prej disa javesh. Ajo eshte goditur në kokë me mjete te forta dhe ne trup kishte shenja dhune.

7. 8/08/2018 Gjendet i vdekur në burgun e Koridalos 31-vjeçari F.I nga Vlora i cili mësohet se ka gjetur vdekjen pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.

8. 16/08/2018 Vritet me armë zjarri pranë pallatit nr.5 rruga Parnithas, 36-vjecari ne oren 1 te mengjesit, ne kryqezimin e rruges Makri dhe Parnithas në Ano Kipseli në Athinë. Policia thekson se viktima nuk ka lidhje me krimin.

9. 22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

10. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

11. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

12. 29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.

13. 22/11/2018. Vritet me armë zjarri në Janinë Altin Mullai , policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit në Janinë .

14. 26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

15. 5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

16. 13/12/2018 Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

17. 27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.

18. 29/12/2018 Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke.ai kishte ardhur ne Greqi 11 dite me pare.

Nga Shpëtim Zinxhiria/

Heshtja te ben bashkëfajtor o shteti im, filloni hetimet për të lehtësuar sadopak dhimbjen e ketyre familjeve///

Kategori
Uncategorized

Shërbimi diplomatik apo furnitor i krimit të organizuar.

Së pari.

Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton?

E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është vetëm një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:

Më 13 shkurt, kompania ALEAT, prodhoi 100 pasaporta shqiptare për t’i dërguar në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë, të paketuara në një qese plastike, të cilat u nisën me një autobus të linjës drejt Greqisë.

Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, dërgesat konsullore si kjo e pasaportave duhet të paketohen sipas rregullave të veçanta, në një pako të vulosur nga konsullata, dhe të shoqërohen nga një korrier i ambasadës, i cili duhet të ketë një dokument zyrtar, që tregon statusin e tij dhe numrin e pakove në çantë.

Vetëm kur dërgohet me rrugë ajrore ose detare, pakoja e konsullatës mund t’i dorëzohet vetë kapitenit të anijes ose pilotit të avionit. Në kundërshtim me rregullat, Ambasada e Shqipërisë në Athinë kishte autorizuar kompaninë e autobusave Top Line që të merrte pasaportat nga kompania ALEAT, pa korrier që të shoqëronte dokumentet.

Pra, nuk pati as pako konsullore, as korrier të Konsullatës dhe as shoferi i autobuzit nuk ishte kapiten anijeje apo pilot avioni. Ndaj edhe, me të drejtë, policia e Greqisë i konfiskoi pasaportat me dyshimin se ishin false. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, shkoi t’i merrte pasaportat në pikën kufitare të Kakavijës, dhe Konsullata e Shqipërisë në Janinë u shpreh për gazetën Panorama se “nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar”.

Por, në të njëjtën ditë, makina me të cilën po udhëtonte konsulli, ku gjendeshin edhe pasaportat, u plaçkit dhe prej saj u vodhën të 100 pasaportat.

Deklarata e Ministrit Cakaj ngre më tepër pyetje se sa jep përgjigje. Sipas ministrisë, Konsulli i Përgjithshëm “ndaloi në rrugën Agion Asomaton, në lagjen e Thisio, Athinë, prej orës 22:50 deri në orën 00:10, kohë gjatë të cilës makina diplomatike ra pre e vandalizmit dhe u vodh.”

Së pari.

Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton? E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:

Por, në vend që të udhëtonte drejt e në ambasadë me ngarkesën e rëndësishme, konsulli ka devijuar qartazi nga rruga, ka dalë nga makina, dhe ka qëndruar një orë e 20 minuta në një vend të panjohur, duke e lënë makinën dhe pasaportat larg syrit të tij!

Pse u bë kjo ndalesë?

Nuk ishte koha për të ngrënë darkë, dhe ambasada ishte 30 minuta larg.

Kushdo që shikon në google street view rrugën Agion Asomaton dhe të gjykojë vetë nëse ky është vendi i duhur për një Konsull të Përgjithshëm për të ndaluar me një makinë me targa diplomatike, në mes të natës, dhe për të lënë vetëm makinën ku ndodhej çanta me pasaportat shqiptare për më tepër se një orë.

Kjo ngre pyetjen nëse ka mundësi që ata që vodhën pasaportat ta kenë ditur më parë se ato gjendeshin në makinë, dhe nëse mund të ketë qenë e qëllimshme ndalesa e kryer nga Konsulli Gjikuria në një rrugë jo të sigurtë si kjo.

Deri më tani, asnjë në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Konsullatën në Janinë apo në Ambasadën Shqiptare në Athinë nuk ka marrë përgjegjësi për këto gabime absurde të njëpasnjëshme.

Me siguri që nga këto veprime mund të përfitojnë grupe kriminale shqiptare, të cilat me shumë mundësi kanë tashmë në zotërim 100 pasaporta të sapoprodhuara. Pra, zoti ministër në detyrë Cakaj, mos ndoshta është rasti ta pyesësh veten: 

Kategori
Uncategorized

Kryemadhi Rames… i njeh fëmijët e tu apo jo?

“Është plakur, vjetruar sepse fidan të rinj po lulëzojnë në jetën politike, në bahçen e PS-së,

Lali Eri, Bushati, Gjiknuri, që po e konkurrojnë. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam e varfër, kam një familje të mrekullueshme.

Kam një bashkëshort shumë të mirë që i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë, kam edhe një familje që i duam prindërit tanë, edhe ata që nuk janë gjallë edhe ata që janë.

Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet nuk pres dhe nuk duam të më respektojë mua. Koha e dashurisë mbaroi, tani ka filluar koha e drejtësisë,”- u përfundoi kryetarja e LSI-së.

Kategori
Uncategorized

Sigurimi i Shtetit si ne kohen e Enverit. 519 oficerë të Sigurimit janë në Policinë e Shtetit

Agron Tufa: 519 oficerë të Sigurimit janë në Policinë e Shtetit, të tjerët në administratë! Ja pse me sulmoi Braho

Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka qenë sot në “A Show” në News24 për të folur për debatin e fundit në distancë mes tij dhe deputetit Spartak Braho pas raportit të këtij institucioni dorëzuar në Kuvend.

Ai e quajti reagimin e Brahos në Kuvend një ligjërim anormal, të një njeriu me shëndet mendor të diskutueshëm, të mbushur me shpifje e kërcënime.

Tufa tha se raporti vë alarmin se institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa, duke numëruar 519 të tillë vetëm në polici. Ai u shpreh më tej se dhe në institucione të varësisë së Kryeministrisë ka të tillë por se janë deklaruar

Nuk të duket e çuditshme që herë pas here bëhesh i famshëm në mënyrë brutale dhe jo për profesionin tënd bazë. Kjo e fundit nuk ishte ca e tepërt?

Si çdo gjë krejt e tepër por është bërë traditë sa herë vjen marsi dhe fillimi i prillit dalin përplasje shumë të forta sapo sjell para publikut pjesë të të vërtetave të varrosura. Reagimi psikopatologjik ka të bëjë më pamundësinë për të pranuar të vërtetat e mbyllura hermetikisht që nuk duhen cenuar. Por unë i cenoj sepse tabu s’ka.

Ti sot je ndjerë i braktisur nga njësi, individë, grupe që do duhet të kishin mbrojtur dhe je deri aty sa të duash të kërkosh ndihmën e përfaqësive diplomatike në Shqipëri. 

Po. Sot për fat të keq, përjashto gjithë ata miq me mbrojtjen e nxehtë, me letrat e pafundme në inbox apo në faqet e ndryshme ku zhvillohen diskurset rreth kësaj teme të neandertalëve të komunizmit të sotëm, i gjendur përballë akuzave, kërcënimeve e patosit fashistoid më kanë ofruar shumë njerëz kurajë, mbrojtjen, madje të gjitha llojet e mbrojtjes por kurrë në asnjë rast nuk dëgjova të reagonin institucionet e shtetit dhe shoqërisë civile.

Heshtje, heshtje e cila mbase nuk do ta doja sepse ajo luftë që po bëj me skalionet e zeza më famëkeqe të sigurimit të shtetit, ata që i kanë bërë dhe i kanë zhytur duart deri në bërryla në gjak dhe në krime, nuk është një ndeshje që e bëj për familjen time si person privat por është ndeshje dhe përplasja e pakompromis e një qytetari të ndërgjegjshëm që nuk pranon që në lartësitë e vitit 2012 dhe në kulmin e axhendës sonë për në familjen europiane të shkojmë bashkë me njerëz që kanë bërë krimet në komunizëm. Unë ndihem i braktisur. Kush më mbron mua kur po sulmohen që nga foltorja e parlamentit dhe në forma të tjera.

Instituti çdo vit del me një material të rëndësishëm studimor të bazuar mbi fakte, dokumentare të pakundërshtueshme në formën e një dokumenti të rëndësishëm me shumë faqe, i çohet parlamentit të Shqipërisë në komisionin e ligjeve. Atje punon zoti Spartak Braho, deputeti i Kuvendit i cili me sa duket ka lexuar një pjesë, një fragment. Ma shpjegon si nis sensibiliteti i zotit Braho? 

Ne paraqitëm si çdo vit raportin vjetor në komisionin e ligjeve, patëm përkrahjen e anëtarëve të komisionit, lëvdata. Gjithmonë kemi pas komplimente, përgëzime për punën e madhe me një staf të vogël por heroik, dolëm të kënaqur. Morën përsipër të na zgjidhnin disa nga problemet e trashëguara e të pazgjidhura dhe pas një jave mblidhet komisioni për të miratuar rezolutën dhe më dërgohet një video live se si deputeti Spartak Braho thoshte gjëra e para krejtësisht të gënjeshtërta. Një ligjërim anormal, të një njeriu me shëndet mendor të diskutueshëm, duke akuzuar, shpifur, kërcënuar për shkarkim.

Emri i zotit Braho figuronte në një nga kapitujt e raportit të fundit?

Emri i tij jo, por të sojit të tij figuronte. Një kapitull i tërë fliste për tejngopjen në institucionet tona, në administratën politike publike, institucionet e varura e pavarura me njerëz të sigurimit të shtetit. Një raport që është për alarmin më të madh. Këtë shtet pra, po na e drejtojnë sigurimsat. Të cilët kanë qenë policia politike përndjekëse që ka ushtruar terror, burgime, vrasje deri në gjenocid ndaj popullatës shqiptare dhe sot kanë vendin në institucionet demokratike.

Ka pasur një perceptim që vjen një parti e majtë, që ish-eksponentë të sigurimit të shtetit kanë jo vetëm një rivlerësim individual, njerëzor por edhe kanë marrë pozicione të rëndësishme. Në sekondën që ky perceptim bëhet i zëshëm, me të drejtë është thënë që juve ju punon mendja në të njëjtin hall, Shqipëria ka evoluar, çfarë t’i bëjmë atyre, t’i lëmë duke vdekur, nuk mund shkojmë në Europë duke urryer, ne kemi falur, ose ngjarja nuk po ndodh. Ky perceptim që ka ekzistuar në Shqipëri, për rikthim individual, në numra, të njerëzve që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit është i saktë?

Është shumë i saktë. Ndonëse nuk duan t’i përgjigjen kërkesës për informacion të bazuar në ligj, institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa. SHISH, policia e Shtetit. Unë kam numëruar 519 sigurimsa në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se në përgjigjen e tyre ndaj kërkesës sonë refuzojnë të përgjigjen. Ka disa institucione të tjera, në varësi të Kryeministrit kanë informuar për sigurimsat e tyre në administratë. Nuk mund të abstragosh dhe të thuash nuk japim informacion për arsye sensitive, unë kërkoj diplomën e shkollës së lartë të Ministrisë së Brendshme, profili sigurim. Dihet ku kanë punuar. Ata nuk e kanë vendin në institucionet e sotme. Është një shoqëri demokratike dhe përderisa ligji e përcakton sigurimin si një polici politike…

Po të hapeshin këto bëma do lemeriseshin gurë e drurë. Sigurimi i shtetit mbrohet shtetërisht. Nuk mund të hyjmë në BE me një aradhë të gjatë prej qindra e qindra sigurimsash, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë krime.

Kategori
Uncategorized

1983/Letra drejtuar Enver Hoxhës nga Qafë Bari: Edmond Caja po na vdes në dru.

Na lënë dy turne në galeri, na heqin zvarrë nëpër galeri dhe na rrahin pa mëshirë.

Disa të dënuar kanë mbetur me të meta fizike nga kamxhiku-zorra e trashë- siç e quaj policia.

Unë vetë jam një nga ana që dënuar që jam rrahur në mënyrën më çnjerëzore nga policia me në krye shefin e policisë së repartit (Edmond Caja-shënim). 

Leter E nje 18 Vjecari ..EDMOND Caja po na Vdes ne Dru ..Na ndihmo .

1983/Letra drejtuar Enver Hoxhës nga Qafë Bari: Ja si na rreh e torturon Edmond Caja në kampin e shfarosjes

Nga Kastriot Dervishi

Agron Çipllaku ishte fare i ri kur u arrestua, vetëm 16 vjeç i burgosur. “Pushteti popullor” e dërgoi me akuzë të rëndë në sallën e gjyqit. Pa asnjë dallim për shkak të moshës, kaloi procedurën përkatëse së bashku me një shok tjetër. Ata ishin:

-Agron Bajram Çipllaku, lindur në Fier më 24.11.963, u arrestua më 2.4.1980.

-Durim Ferat Delibashi, lindur në Fier më 6.7.963, u arrestua më 3.4.1980.

Gjykata Popullore e Rrethit Fier e kryesuar nga Thimjo Kondi, duke pasur pranë prokurorin Nebi Shkëmbi, me vendimin nr.130, datë 4.6.1980 i deklaroi fajtorë me akuzën e agjitacionit e propagandës si dhe të tradhtisë ndaj atdheut të mbetur në tentativë dhe i dënoi Agronin me 11 vjet dhe Durimin me 10 vjet heqje lirie.  

Agroni niset ta vuajë dënimin në Spaç. Pas e vjetësh dërgohet në Qafë Bari. Vetëm një muaj nga qëndrimi këtu, i shkruan Enver Hoxhës për kushtet e këqija. Më 5.3.1983 Enver Hoxha lë shënim në letër se duhej kontroll i rreptë në burgje e kampe e se duheshin marrë masa ndaj atyre policëve e drejtorëve po të ishte kështu.

Ramiz Alia thërret prokurorin e përgjithshëm, Rrapi Mino, i cili më 8.3.1983 kryen një inspektim në Qafë Bari. Në raportin e datës 12.3.1983 për sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, Rrapi Mino thotë se ka gjetur shumë nga elementët e letrës së të dënuarit në fjalë. sipas raportit, i dënuari i letrës, Ahmet Tufa dhe Bajram Dervishi ishin thirrur nga komandanti i togës së policisë (Edmond Caja), duke iu kërkuar llogari për moszbatimin e normës e duke i fyer rëndë.

Pas largimit të tij, policët i kishin rrahur. Ndërsa komisari i kampit Novruz Naska, nuk pyeste as për prokurorin e përgjithshëm, por i deklaronte se kishte të drejtë t’i mbante të dënuarit 16 orë në punë. Pasi kaloi kjo çështje, asnjë masë nuk u mor ndaj Edmond Cajës dhe personave të tjerë. Madje u graduan.

Letra dërguar diktatorit

Zotit Enver Hoxha. Jam i detyruar t’ju shqetësoj me anën e kësaj letre, thjesht për punë personale. Jam i dënuar për faje penale (me) 11 vjet heqje lirie në moshën 16 vjeç në vitin 1980. Tre vjet dënimi të vuajtjes i kam kryer në kampin e Spaçit.

Megjithëse mosha ime e vogël dhe gjendja shëndetësore jo e mirë, unë atje kam punuar dhe nuk jam bërë shembull i keq kurrë. Thëniet e mia vërtetohen se gjatë kohës së qëndrimit në Spaç nuk është marrë asnjë masë disiplinimi dhe e kam realizuar normën. 

Më datën 23 janar (1980) unë transferohem në kampin e Qafë Barit. I shtyrë nga rrethanat e këtij kampi po detyrohem t’ju vë në dijeni kushtet e punës në përgjithësi janë të tmerrshme.

Unë nuk jam i aftë t’ju shpjegoj në hollësi por po prek ato më kryesoret. Frontet e punës në minierë ku punojmë janë të mbytura me ujë. Frontet e punës nuk janë bë gjendjen pune. Nuk gjendet mineral për të realizuar normën e detyruar.

Detyrohemi me forcë për të punuar në hapësirë në kundërshtim me rregulloren e sigurimit teknik, ku na rrezikohet jeta çdo sekondë. Prezenca e ujit në frontet e punës që e vështirëson realizimin e normës nuk merret parasysh.

Edhe kur nuk ka mineral, policia (d.m.th. Edmond Caja-shënim) thotë dua normën, gjeje ku të duash. Banjot për t’u larë kur mbarojmë punën funksionojnë me ujë të ftohtë për mungesë të lëndës djegëse. Kjo është minierë piriti që trupi futet e lahet vetë me ujë të ngrohtë, ndryshe nuk del pisllëku.

Banjot janë jashtë dhe po të bësh dush me ujë të ftohtë merr plevitin. Ushqimi që na është garantuar nuk na jepet në rregull. Nga vidhet ose shpërndahet, unë nuk e di këtë. Si rrjedhim i të gjithë këtyre faktorëve, norma është e parealizueshme dhe ky është fakt se mbi 80% e të dënuarve nuk e realizojnë normën.

Për mendimin tim, fajin e ka personeli inxhiniero-teknik që e kanë katandisur minierën në këtë gjendje dhe drejtoria e ndërmarrjes që janë dhe do të jenë përgjegjës për të gjitha pasojat që do të ndodhin. Në qoftë se do të vihet dorë, komanda e repartit duke u ndodhur përpara këtyre vështirësive dhe e paaftë për të zgjidhur gjërat me bindje dhe në rrugë partie, ka futur dhunën dhe terrorin në kamp, duke rrahur çdo ditë të dënuarit me kamxhik në mënyrë çnjerëzore. Shkel çdo ligj, çdo të drejtë njerëzore.

Na lënë dy turne në galeri, na heqin zvarrë nëpër galeri dhe na rrahin pa mëshirë. Disa të dënuar kanë mbetur me të meta fizike nga kamxhiku-zorra e trashë- siç e quaj policia.

Unë vetë jam një nga ana që dënuar që jam rrahur në mënyrën më çnjerëzore nga policia me në krye shefin e policisë së repartit (Edmond Caja-shënim). Unë dhe shumë të dënuar, na mbajnë me dy turne në galeri pa bukë. Ne padyshim japim maksimumin, po nuk e arrijmë dot atë që kërkohet. 

Gjendja fizike dhe shëndetësore është shumë e keqe, por këtu nuk merret asgjë parasysh. Deri kur do të vazhdojë kjo gjë unë nuk e di, por dua të them se çdo gjë ka një kufi dua të theksoj se kjo minierë në këto kushte nuk është kamp pune dhe riedukimi, por kamp shfarosje. Në qoftë se kjo gjendje do të vazhdojë kështu, të gjithë të dënuarit për një kohë të shkurtët dalin të pavlefshëm për vetën e tyre dhe familjet e atdheun.

Unë tash jam 19 vjeç, kam edhe 6 vjet burg për të bërë. Në kushte normale unë e ndiej veten të aftë të kryej këtë me punë dhe të kthehem pranë familjes t’i shërbej asaj, vetes dhe atdheut ku ka nevojë. Unë kam lexuar në literaturë se ne jemi një shtet human, me ligje njerëzore dhe të shenjta. Kush i shkel ato e pëson. Në këtë kamp ne nuk na mbron asnjë ligj. Kam besim se partia këto gjëra do t’i zgjidhë sa më shpejt. Këto që po ndodhin në Qafë Bari nuk i shërbejnë kurrkujt përveçse armiqve të Shqipërisë.

Me nderim, Agroni

Kategori
Uncategorized

Para dhe seks…’, Kryemadhi paralajmëron Bochard me hapjen e dosjes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka kërkuar ndërkombëtarëve të jenë të kujdesshëm duke mos future hundët në punët ë brendshme te vendit. Ish-deputetja u ndal sërisht tek ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt.

Pas akuzave të bëra më 21 mars ndaj tij, kur tha se ‘unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë’, ajo paralajmëroi perseri zyrtarin gjerman ne Tirane.

‘Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.

Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund.

Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrezikshme.

Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë’, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’, 3 ditë më pare.

Kategori
Uncategorized

Në një kamp në Siri shihen dhe dëgjohen fëmijë të ngujuar shqiptarë.

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen trishtueshëm në një kamp të izoluar në Siri.  

Aty janë strehuar të afërm të luftëtarëve të ISIS’it, e një video e publikuar nga The New York Times kapen fëmijë teksa flasin shqip. Nuk dihet se cili është fati i fëmijëve i kampeve të zeza, e as nëse institucionet kanë plan t’i kthejnë.

Në një kamp në veri të Sirisë po strehon të afërmit e luftëtarëve famëkeq të ISIS’it, pas humbjes që pësoi para disa javësh i ashtuquajturi kalifat, i njohur për krime dhe terror.

Ky është një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur.  Aty strehohen gratë, fëmijët dhe jetimët e luftëtarëve të ISIS’it.

Brenda këtij kampit, në një video të publikuar nga mediat perëndimore, dëgjohen dy fëmijë që flasin shqip, që sipas të gjitha gjasave i takojnë luftëtarëve të trojeve shqiptare që kishin marrë pjesë në ato luftime. Njëri prej tyre shihet në pamjet e publikuara nga prestigjiozja amerikane The New York Times, shkruan Express.

Fëmija i parë, në këtë video, thërret emra si Haxhi e Sara, ndërsa një zë tjetër i një fëmije të dytë dëgjohet në sfond duke pyetur se “ku është Sara”.

As në Zyrën e Kryeministrit nuk dëshiron të komentojnë asgjë rreth kësaj teme.

Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, mirëpo me thellimin e humbjeve të ISIS’it dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar. Mirëpo nëntë mijë prej tyre janë qytetarë të vendeve jashtë Sirisë.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

Të kthehemi sërish te “kampi i Sarës dhe Haxhisë”: NYT raportoi se aty nuk kanë mjaftueshëm ujë e ushqim, ndërsa disa prej shteteve si Franca, Rusia e Çeçenia i kanë nxjerrë qytetarët e vet nga ky kamp. Të tjerat vende nuk duan t’i rikthejnë këto gratë, fëmijët, e jetimet.

Aty gjenden vetëm gratë e fëmijët që nuk i pranojnë shtetet e tyre dhe më nuk kanë më vend të tyre për të jetuar.

Kategori
Uncategorized

Për shqiptarët e vrarë nga çetnikët në Bosnjë, në fillim të prillit 1992.

Bijelinë, prill 1992. Forcat e Arkanit pas vrasjes së civilëve, shqelmojnë edhe disa viktima shqiptare. Foto: Ron Haviv

Bijelina sot është një qytet pothuaj «i pastër» serb. Dikur ishte qytet shumetnik, me serbë e boshnjakë (myslimanë), por edhe me shqiptarë të vyeshëm që gatuanin bukë dhe përgatisnin akullore. Nga 1 prilli deri më 4 prill 1992 forcat e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq Arkan, të përkrahura nga ushtria jugosllave e serbizuar, vranë mbi dhjetë shqiptarë. Në masakrën e Bijelinës u ekzekutuan gati 50 civilë.

Nga Enver ROBELLI

Vështirë të ketë pasur një qytet në Jugosllavi pa shqiptarë. Ata kryenin punët më të ndryshme fizike, por kryesisht njiheshin si bukëpjekës dhe përgatitës dhe shitës akulloresh. Nga duart e shqiptarëve mund të kenë ngrënë bukë edhe ata serbë që të prirë nga Zhelko Razhnjatoviq Arkani, një kriminel i njohur serb me karrierë ndërkombëtare, në fillim të prillit 1992 vranë në Bijelinë në verilindje të Bosnjës mbi 10 shqiptarë. Emrat e tyre nuk janë të njohur aq të në opinionin shqiptar. Nuk ka ende një hulumtim serioz mbi shqiptarët e vrarë gjatë agresionit kundër Bosnjës. Vetëm për tragjedinë e Bijelinës do të mund të shkruhej një libër, por shqiptarët si shoqëri kudo në Ballkan nuk shquhen për kujdes të duhur në dokumentimin e krimeve, as për denoncimin e kriminelëve.

Në Bijelinë kriminelët serbë të dirigjuar nga Beogradi dhe të përkrahur nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ), e shndërruar në ushtri serbe, testuan luftën para se ajo të fillojë më 6 prill 1992 me të shtënat e para në Sarajevë. Arkani dhe trupat e tij, të përbërë nga serbët lokalë dhe nga djemtë «urbanë» të Beogradit që kishin ardhur në Bijelinë për të vrarë «katundarë», ekzekutuan së paku 48 civilë. Pas vrasjes së këtyre njerëzve filloi «spastrimi etnik», një nocion që përfshinte dëbimin e popullsisë, hedhjen në ajër të xhamive, plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive.

Në mesin e të vrarëve janë edhe këta shqiptarë: Hajrush Ziberi, Bejtulla, Hamijeta dhe Abdurrahman Pajaziti, Mersim Elmazi, Halil Guci, Nezir Çemi, Nexhbedin Latifi, Faredin Sejdiu, vëllezërit Përparim dhe Vllaznim Rexhbeqaj, Mehas Zendeli, Shani Nezaj, Izet Kastrati. Vëllezërit Amir dhe Çamil Ganiu, të lindur në Bijelinë, u vranë më 1 qershor në Zvornik. Secili prej këtyre njerëzve ka një histori që pret të shkruhet.

Disa nga fotografitë e Ron Haviv mund të shihen në këtë link: http://100photos.time.com/photos/ron-haviv-bosnia

Plojën e Arkanit dhe kriminelëve të tij pjesërisht e ka regjistruar me aparatin e tij fotografi amerikan Ron Haviv. Fotografia më ikonike është ajo ku një kriminel shihet duke shqelmuar tri viktima të shtrira përtokë mbi gjakun e tyre: Tifa Shabanoviqin dhe Abdurrahman (sipas disa burimeve Abdurami) dhe Hamijeta Pajazitin. Më vonë është konstatuar se personi që i goditi me shqelm viktimat ka qenë Sërgjan Golluboviqi, i njohur si DJ Max, i cili jeton në Beograd. Në një fotografi tjetër shihet Hamijeta Pajaziti duke u përpjekur t’i ndihmojë burrit të saj Abdurrahmanit, i cili u vra nga «Tigrat» e Arkanit. Pastaj kriminelët e vranë edhe Hamijetën.

Bijelina sot është një qytet pothuaj «i pastër» serb. Vetëm pak boshnjakë jetojnë aty. Shumica e banorëve serbë në çdo fillim të prillit e festojnë «çlirimin e qytetit», gati askush nuk dëshiron të flasë për krimet e luftës dhe dënimin e kriminelëve. Kryesit e drejtpërdrejtë të krimeve vazhdojnë të jenë të lirë.

Më 4 prill 1992 në Bijelinë erdhi për vizitë Biljana Pllavshiqi, atëbotë kryetare e republikës së vetëshpallur serbe të Bosnjës. Pllavshiq e uroi Arkanin për «çlirimin» e Bijelinës dhe iu hodh atij në përqafim. Kjo është njëra nga skenat më cinike të luftës: Pllavshiq, biologe, profesore universiteti, e cila kishte thënë se myslimanët e Bosnjës janë material i deformuar gjenetik, i jargavitej kriminelit të regjur Arkan, të cilin shërbimi sekret jugosllav e kishte angazhuar për të kryer vrasje të kritikëve të regjimit komunist në Perëndim.

 

Kategori
Uncategorized

2 Prilli dhe polici 28 vjeçar nga Mjeda, që ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua.

Nga Kastriot Dervishi

Me telegramin shifër nr.112, datë 2.4.1991, ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçaj, urdhëronte degët e punëve të brendshme në rrethe se nisur nga grumbullimet në Tiranë, Kavajë e Shkodër ku ishin “hedhur parulla politike” që kishin fyer “personalitete të kombit” (fjala është vetëm për Enver Hoxhën), duhej “goditur ashpër qysh në fillim” dhe lartësitë duhej të ziheshin me qitës të përgatitur. Dhe vërtet në Shkodër më 2 prill 1991, në qytetin më të përndjekur nga komunizmi, u vranë dhe u plagosën shumë qytetarë shkodranë. Deklarimet zyrtare ishin kontradiktore. Raporti i Gramoz Ruçajt për Këshillin e Ministrave, në lidhje me “ngjarjet e ndodhura në qytetin e Shkodrës më datën 1 – 3 prill 1991” është hartuar më 29 prill 1991, pra me shumë ditë vonesë. Ish kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, deklaroi se raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “nuk është i saktë nuk tregon se si u zhvilluan ngjarjet” (“E vërteta mbi masakrën e Shkodrës nuk mund të mbulohet”, “RD”, 3 korrik 1991, faqe 5). Në raportin e ministrit, përmenden parullat e hedhura si: “Liri – Demokraci”, “Enver Hitler”, “Nuk i duan komunistët, jo, jo”, “Poshtë PPSH”, etj. Ajo që i mungon raportit janë pikërisht vrasjet dhe plagosjet. Pikërisht në mes të raportit, kjo pjesë artikulohet kështu: “Rreth orës 10.30 u mor vesh se nga turma ishte vrarë një person, trupin e tij e sollën midis demonstruesve të cilët u bërtisnin forcave të rendit”. Të vrarët ishin Arben Broci, 24 vjeç, Bujar Bishanaku, 22 vjeç, Besnik Ceka, 29 vjeç dhe Nazmi Kryeziu, 45 vjeç (që vdiq në spital dy ditë pas ngjarjes). Dy të parët cilësoheshin se ishin anëtarë të PD-së.

Një raport më të specifik përpilon më 8.4.1991 (gjithsesi edhe ky 6 ditë pas ngjarjes, duke lënë shteg për dyshime të tjera) shefi i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj. Këtu ka një varg arsyesh mbi atë që bëri policia përballë një “turme rreth 20 mijë veta”. Midis të tjerash Çelaj shkruan se “një pjesë e efektivit hapi zjarr pa urdhër në ajër, por pastaj humbi orientimin dhe sjellë si pasojë viktimat dhe disa të plagosur”. Synimi kish qenë të përdoreshin lëndë kimike, por atë ditë mungonte shefi i kimisë. Çelaj ankohej se nuk kishte pasur fare informacion nga Sigurimi.

Më 5.5.1991 nga policia e Shkodrës u arratisën në Greqi, 5 policë. Sipas burimeve operative, një polic 28 vjeçar nga Mjeda, ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua. Edhe midis shokëve ai shprehej se kishte vrarë. Polici tjetër 24 vjeçar nga fshati Bogë kishte deklaruar në fshat se kishte qëlluar drejt turmës.

Kategori
Uncategorized

Bektashizmi, porosia e Ali pashë Tepelenës dhe Baba Kamberi i Teqes së Bubsit E mërkurë, 03 Prill 2019 13:45

Entela Muço 

Artikulli merr shkas nga aktiviteti ndërkombëtar organizuar nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Simpoziumi “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme”  mbajtur me rastin e festës së Sulltan Novruzit që njëkohësisht për besimtarët bektashi në gjithë vendet e botës simbolizon ardhjen e Stinës së Pranverës.

Besimi Bektashi me një jetë gjatësi po thuaj shtatë shekullore me origjinë në Anadollin e largët u përhap dhe gjeti përkrahje në shumë vende duke kaluar kufijtë e Azisë së Vogël dhe arriti në Ballkane dhe vendet e tij/ midis të cilave bën pjesë dhe Shqipëria.

Përhapja, shtrirja, zhvillimi dhe përkrahja e besimit Bektashi dhe Bektashizmi në Shqipëri në rrugën e tyre të zhvillimit dhe ecjes përpara për lartësimin e qëllimit të tij si një besim që në bazë të tij ka fjalën “PËRPARIM” kaluan në shumë pengesa. Vështieësitë më të mëdha ishin ato që përjetuan në Shqipëri klerikët dhe besimtarët bektashi. Për përballimin e tyre u bënë shumë sakrifica njerëzore. Shumë shqiptarë bektashi midis të cilëve në vend të parë drejtuesit e saj klerikët bektashinj dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi dhe shumë të tjerë u rropatën në dallgët e sistemeve politike drejtuese te kohërave në vënd. Ata me mund  dhe përpjekje arritën të  vinin në jetë mësimet e tij, në shërbim të njerëzve të tyre, popullit që i rriti, besoi dhe respektoi. Në  Shqipëri rritja, forcimi dhe ndikimi i besimit Bektashi në popull fillon e vihet re më mirë nga ½ e dytë e shekullin e 18-të.

Në emër të këtij besimi u bënë shumë vepra të mira për të rritur dhe edukuar një brez me

virtyte patriotike që të donte, vlerësonte dhe të jepte jetën në shërbim të atdheut, një brez me vlera të pastra morale që ti transmetonte ato bijve të tij. Shumë personalitete me emër në politikën shqiptare dhe jo vetëm, dhanë një kontribut të madh  në përhapjen e besimit Bektashi në popullin Shqiptar. Përmendim të madhin Ali Pashë Tepelena[1]. Me zgjuarësinë dhe forcën  e mendimit që e karakterizonte, diti të shfrytëzojë gabimet në qeverisje të autoriteteve Osmane dhe momentet historike në shërbim të atdheut, realizimit të idesë për shkëputjen nga autoriteti i Portës së Lartë, Sulltan Mahmudi i II-të shoqërisë Shqiptare në veçanti, por duke dhënë një kontribut jo të vogël për shoqërinë myslymane të ndodhur në territoret e Shtetit Osman dhe komunitetit Bektashi më përgjithësi, zhvilloi një propagandë të suksesshme pro bektashiane Lidhja me oxhaqet e Jeniçerëve dhe shfrytëzimi i konflikteve me autoritetin qendror bëri të mundur që Ali Pashai të ndihmonte jeniçerët bektashinj në luftën e tyre me pushtetin qendror dhe të kishte një forcë mbështetëse ne betejat që do të organizonte me ushtritë osmane. Cilado qoftë mënyra e zgjıdhjes së problemit ai i shërbeu ruajtjes së besimit Bektashi.

Qëllimi për shkëputjen nga qeverisja e Sulltanit ishte një nga projektet e tij më të mëdha me shumë linja të ndëthurura që do të bëheshin realitet në se do të siguronte mbështetje dhe nga segmente të ushtrisë Osmane.

Lidhur me këtë projekt Naim Frasheri në “Fletore Bektashiane” shkruan se :”……….fjala e urtë ishte koncentrati i gjithë përpjekjeve të shumë figurave të shquara për të lidhur shqiptarët me besimin Bektashian me atdheun dhe zhvillimet moderne bashkëkohore …. është dashui                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                figurave të tilla si Skënndërbeu, Ali Pashë Tepelena etj” [2].

Padituria dhe errësira nuk i shërben kombit, feja duhet të vihet në shërbim të kombit, lartësimit dhe ndriçimit të tij. Këtë qëllim nënkuptonte Ali Pashë Tepelena kur i porosiste klerikët e të gjitha besimeve në Shqipëri e atë bektashi në veçanti. Këtë e vërteton më së miri kleriku patriot ortodoks Fan Stilian Noli në një nga shkrimet e tij dedikuar vlerësimit të kolosit Shqiptar Ali Pashë Tepelena kur thotë: “Tamam 400 vjet pastaj, si Gjon Kastrioti Ali Pashë Tepelena porosit…………..baballarët Bektashinj…………….ti luten Perëndisë për shpëtimin e tij……………, në teqe dhe ta zgjojnë të lartin që e harroi Shqipërinë” [3].             

Përfaqësues të denjë personalitete të shquar Shqiptarë të besimit Bektashi  që kontribuan për zhvillimin dhe ecjen përpara mendimtarë- ideologë, filozofë, klerikë poetë, patriotë si vëllezërit Frashëri, Abdyl[4], Naim[5], dhe Sami Frashëri[6] e më  pas  vëllezërit Sojli Ibrahim (Et’hem Temo) dhe Nuri, klerikë firmëtarë të aktit të Pavarësisë si Sheh. Ahmed Pazari dhe ata të lidhur që në shek. XIX me Lëvizjen Kombëtare, klerikë që kryen veprimtari filantropike ose bamirëse në shërbim të përparimit të besimit Bektashian në Shqipëri dhe veçanërisht në drejtim të edukimit të brezit të ri klerikësh bektashi dhe të komunitetit aty drejt dijes dhe zhvillimit.

Përmendim klerikun bektashi patriotim Baba Kamber Sadikun nga Përmeti dhe testamentin e tij. Baba Kamber Sadikut të Kazasë së Përmetit të gjıthë pasurınë e tij Vakëf, i lë  Teqesë së Bubsit zbatimin e testamentit pas vdekjes ia lë në përgjegjësi Dr. Ibrahim Temos.                                                                                                                   

Por ja që e vërteta gjithnjë del në dritë pavarësisht çmimit që duhet të paguajë dhe kohës që i duhet të kalojë. Po kështu dhe amaneti i Baba Kamber Sadikut i hedhur në letër në formën e tij të plotë i quajtur VASİYETNAME-TESTAMENT doli në dritë pikërisht për tu realizuar e marrë formën e tij të vërtetë nga organet e përkatëse sipas ligjeve të shtetit Shqiptar. Dokumenti është origjinal në gjuhën e vjetër turke (Osmane ) dhe ndodhet në Drejtorine Përgjithshme të Arkivit të Shtetit. Ai iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve në Simpozium Ndërkombëtar “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme” nga Dr. Entela Muço në shenjë mirënjohje për figurën dhe veprën e Baba Kamberit, në respekt të Kryegjyshatës Botërore dhe besimit Bektashi.

Ky dokument hedh dritë në mënyrë të saktë mbi pasurinë e Baba Kamber Sadikut lënë Teqesë së Bubsit për të bërë vepra bamirësie në drejtim të komunitetit  dhe detajeve të tjera që plotësojnë kuadrin e plotë të këtij testamenti.  Gjetja e këtij dokumenti i shërben të vërtetës  së historisë së popullit Shqiptar, besimit Bektashi në Shqipëri dhe të vërtetës për figurën e Baba Kamber Sadikut.

Shumë gjëra në Shqipëri kanë mbetur të pa studiuara dhe puna studimore e historianëve për të zbuluar të vërtetën me prova dhe fakte kanë mbetur në mes  Të studiosh do të thotë të ecësh përpara të ndriçosh të kaluarën dhe ti tregosh popullit të vërtetën, e mbetur në errësirë për shumë arsye.

 

[1] Gavril Dara i Riu. Kënga e Sprasme e Balës, Parathënie.:Toena, Tiranë:2010, fq 97

[2] Zenel Anxhaku, Gazeta “Ndryshe”,  “Alı Pashë Tepelena dhe Bektashizmi”, Nr.63, Tiranë, Botım i Cazetës, datë 22.07.2007, fq. 18.

[3] Zenel Anxhaku, po aty.

[4] Shkolla e Partısë “V.I Lenin”, Fjalor ı Filozofisë, “Abdyl Frashëri”, Shtypshkronja “Mıhal Duri”, Tiranë, 1982, fq.. 138-140.

[5] Po aty, “Naim Frashëri”, fq. 141-143 .

[6] Po aty .

Kategori
Uncategorized

Krimi po bën namin/ 7 pyetjet e pedagogut që duan përgjigje.

Përmes një postimi në Facebook, pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Erion Kristo, rradhit 7 pikanë formë pyetjeje, të cilat sipas tij, tregojnë situatën e rënduar në Policinë e Shtetit dhe që sigurisht presin përgjigje.

Nga Erion Kristo –

Jam shume i shqetesuar lidhur me situaten ne Policine e Shtetit.

1. A i keni vene re makinat e reja te Policise? Po faktin qe po digjen perdite makinat e qytetareve? Pra, sa me shume sofistikohet policia, aq me pak pune ben.

2. Dy drejtues te Policise se Fierit jane akuzuar publikisht per bashkepunim me krimin. Te dy bejne perpara ne karriere. Cili eshte qendrimi publik i Ministrise ndaj akuzave publike? Nuk e dime.

3. Ngjarje te renda ne Shkoder. Drejtuesi i Policise hiqet, po nuk mban asnje pergjegjesi.

4. Shqiperia u mbush me droge. Dhjetera tone jane kapur nga partneret tane. A u be ndonje analize brenda policise? A mbajti njeri pergjegjesi? Cfare ndodh me sektorin e antidroges? A ka levizje?

5. Sa here Ministri i Brendshem komunikon me mediat, aq here ben gafa, si ne Parlament, Durres apo Shkoder. Do ishte mire te komunikonte me shkrim.

6. Policia po ushtron shume dhune mbi protestuesit kudo ne Shqiperi. Ajo zbythet para krimit, por krekoset para qytetarit te thjeshte. Sikur te tregonte te njejten vendosmeri dhe me krimin…

7. Numrin e larte te telefonatave te qytetareve ne polici e quajne si rritje te besimit. Nuk eshte rritur besimi, por eshte rritur frika nga krimi. Njerezit nuk telefonojne nga besimi, por nga halli. Keto pika qe kam shkruar nuk jane sulme, por nje vezhgim i ftohte i ngjarjeve te jetes sone. Ndalohen portalet ta publikojne kete postim. Eshte vetem per fejsbukun tim.

Kategori
Uncategorized

RUDINA , 2 Prilli dhe Ruci i zi.

Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Nga Mona Rusi/

Rudina është një vajzë e mirë, e shkolluar mirë ,bija e legjendës Azem Hajdari u prit me ngrohtesi te vecante nga masat e demokrateve. Pranimi i mandatit te deputetit nga ana e saj u pa si divorc me jetën e qytetarit dhe si marrje përgjegjsish në jetën politike.

Në këtë cast ajo e largoi veten e saj nga qetësia dhe rituali i zakonshëm. Për shkak të trashigimisë politike, hapja e kanatit të djathtë të portës qe e lehtë.

Rudina duke e kapërcyer pragun e asaj porte e dinte se ky vendim do ishte sa i dobishëm aq edhe ngushtësues. Faktorizimi i shpejtë në politikë do vinte edhe për shkak të prurjeve të konsiderueshme të atit të saj. Por nga ana tjetër Rudina duhet ta dinte se prej këtij vendimi do lejonte tkurrjen e vendimarrjeve personale që mund të binin ndesh me strategjinë dhe taktikat e forcës politike ku deputetja e re po angazhohej.

Pikërisht për këtë shkak qëndrimi i saj kunder vendimit të forumeve politike ngjalli reagime fillimisht në tonalitete habie, të cilat në pëërputhje me diagramën e sjelljeve të saj politike u përshkallëzuan e u ashpërsuan.

Ky fillim aspak i hijshem dhe qe binte ndesh me pritshmerine e demokrateve do pasohej me te tjera mendjeshkrepje te Rudines te cilat do ta kompromentonin edhe me shume poziten si deputete demokrate.

Asaj ju be e qarte nga publiku demokratik se po largohej per dite e me shume nga rruga qe Azemi me shoke kishin ndertuar me aq mund e sakrifica. Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Rudinë, në rrugën e gjatë të vendosjes së sistemit demokratik është derdhur gjak. Një prej tyre është edhe babai juaj i nderuar. Por Herojtë e dy prillit janë të vecantë për memorjen e shqiptarëve. Ata u vranë në kufijtë e ditë-natës. Në jetë-vdekjen e tyre ngjizi themelet e ngrehina e demokracisë, në gjakun e tyre tretëm frikën, u shkundëm, u trimëruam për ta përmbysur kucedrën e kuqe.

Po ti e di mirë moj Rudinë se cili ishte ministri vampir që urdhëroi masakrën. Ishte Gramozi i zi që ti ju lute të mbante një minutë zi për …të vrarët ? Jo moj Rudinë ata nuk jane “të vrarët” e Gramoz ziut, ata janë besimi ynë, forca jonë për të shembur gramozërinë. Ata janë përjetësia, janë “harusha e madhe” në na orientojnë gjith herë drejt lirisë. Askush nuk ka lejë të shpërdorojë veprën e tyre, aq më tepër sot kur qielli I politikës shqiptare është më i ngarkuar se kurrë nga retë e zeza enveristo- edviniste .

Kategori
Uncategorized

Lidhje me rusët? Arvizu: S’ka prova, Berisha ka bërë shumë për vendin

Çështja e lobimit të Partisë Demokratike ka ngjallur ditët e fundit mjaft akuza në Shqipëri, ndërsa secila palë thotë qëndrimin e vetë. Por mbi të gjitha nuk mungojnë akuzat për një “ndihmë ruse” ndaj opozitës.

Por në një intervistë për Top Channel, ish-ambasadori amerikan Arvizu sqaron se akuzat për marrëdhënien e ish-kryeministrit Berisha me Putin, kërkojnë prova apo fakte, të cilat ai vetë nuk i ka parë gjatë qëndrimit të tij thuajse 5-vjeçar në Shqipëri.

“Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj.

Do të më duhej të shihja prova bindëse sepse është diçka që as e kam menduar kurrë dhe as e kam

Kategori
Uncategorized

Korçë, Janar ’48: Të burgosurit në punë 24 orë, pa u ndërruar.

Dokumenti informativ i 22 janarit 1948, ku dega e Zbatimit të Dënimeve në Ministrinë e Brendshme, informonte Komitetin Qëndror për gjendjen e të burgosurve të Korçës

Një relacion i gjatë për ndodhitë më të imëta në burgjet e regjimit komunist, në fund të janarit 1948, na zbulon një tablo të qartë të jetës në burgje, dhe se si i ndiqte sy e veshë kupola më e lartë e regjimit ngjarjet që raportoheshin prej andej. Çfarë mendonin intelektualët për gjendjen në vend, për reformat e regjimit të Hoxhës, për ngjarjet ndërkombëtare dhe veçanrisht, për analizat që bënin intelektualët në burgje rreth zhvillimeve në botë. Relacioni i gjatë i 24 janarit 1948, përfshin informacione mbi të gjithë burgjet e Shqipërisë nga Korça, Tirana, Vlora, Berati, Peshkopia, Burreli, Kukësi, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra, etj.

Kujto.al do i sjellë në vijim informacionet e përcjella nga të gjithë këto burgje, për Komitetin Qëndror të PKSH-së, më 24 janar 1948. Informacioni i parë i përcjellë është nga Korça. Për të burgosurit që ishin izoluar në Korçë, jepen shumë të dhëna për bisedat dhe mendimet që shkëmbenin mes tyre të burgosurit, të gjitha të marra përmes përgjimeve.

Por nga gjithë informacionet e përcjella nga Korça, me vlerë të veçantë ky, mbi punën e detyruar të të burgosurve.

Ndër të tjera, shkruhet për motin e keq që i kishte detyruar drejtuesit e burgjeve të mos i nxirrnin në punën të burgosurit. Por siç thuhet, me përmirësimin e kushteve atmosferike, do ta rikuperonin kohën e humbur duke i shfrytëzuar maksimalisht të burgosurit, duke i detyruar të punojnë gjtihë ditën e gjithë natën, pa u ndalur. “Këto ditë nuk kemi pasur të burgosur në punë, me përjashtim të 4-5 teknikëve, por me përmirësimin e konditave atmosferike, do të nxjerrim të burgosurit në punë, forcat që do të sigurojnë të burgosurit në punë, do të rrinë gjithë ditën në detyrë, pa u ndërruar fare, në mënyrë që u takon shërbim dhe natën, kështu që nuk do të kenë pushim…”

Më poshtë, e sjellim të plotë informacionin që dega e Zbatimit të Dënimeve në Ministrinë e Brendshme, përcillte për të burgosurit e Korçës:

DEGA PËR ZBATIMIN E DËNIMEVE

D. 24.I.48

RELACION INFORMATIV MBI BURGJET

KORÇA:

Pandeli Nova thotë se tani diçka do të kemi me formimin e qeverisë greke. Thotë se shtetet e Ballkanit do ta ndihmojnë qeverinë provizore kështu që vet-vetiu do të niset një luftë, por neve paskemi qenë budallenj që blinim tokë dhe nuk bënim paratë florinj që t’i kishim pa të na mbanin në burg sa të donin. Unë kam hequr kohëra më të kritikshme dhe nuk jam bërë merak, dhe jo këtu. Po kështu dhe i burgosuri Nesim Nazarko kur erdhi një i burgosur nga ana e tij dhe e pyeti “Ç’kemi?”, ai i tha: “Ç’pyet ç’kemi, policia kontroll të njëpasnjëshëm po bën për armë dhe bereqet; ushtria është afruar afër kufirit afër tri-urave”. Në këto thënie të Baki Bektashit ka qenë dhe i burgosuri Xhevat Agolli dhe iu tha këtyre që neve po na mundojnë shumë,

Nesim Nazarkoja tha: “Le të na mundojnë sa të duan por emrat tanë do të vijë një ditë që do të shkruhen me shkronja t’arta”. Po kështu thonë dhe gjithë tregtarët që janë burgosur për mos pagimin e tatim-fitimit të jashtëzakonshëm. Këta të gjithë kanë para por thonë: “A paguhen të shkretat s’janë pak, janë florinj, a nxirret i shkreti; pa dhe sikur t’i paguash a të lënë rehat këta, gjene në burg të fusin”. Kulakët që dhe këta presin se mos bëhet ndonjë ndryshim thonë: “Gjithë ky kazan që zien diçka do të nxjerrë, atje ku ka rrjedhur do të pikojë. Vili Eqimi me profesion profesor ka thënë me shumë kufizim ndër elementët e kategorisë së tij, se paqja botërore nuk ka për t’u bërë, se Konferenca e Paqes u shkatërrua dhe se nuk do të mblidhen më Ministrat e Jashtëm.

Xhevit Sina ka thënë se pritet për së shpejti që vendi ynë do të shkelet nga grekët dhe nga anglo-amerikanët.

Vasil Kondi me rastin e faljes të një pjese të burgosurish, ka thënë se këta po lirojnë gjithmonë të vobektit dhe fshatarët dhe për ne qytetarët është shumë zor lirimi.

Pandeli Nova me rastin e lirimit të një pjese të burgosurish ka thënë: “Këta i marrin dhe i futin të pafajshëm në burg, dhe rrinë 5-6 muaj dhe i falin, për të fituar simpati nga të burgosurit dhe në popull”.

Kristaq Faberi ka thënë që “mua s’më vjen keq se më kanë marrë në qoftë se kisha faj, por më kanë marrë të pafajshëm dhe nuk e gjykojnë fare çështjen”.

Ibrahim Vashtemija tha se “kur nuk u liruam këtë radhë, kurrë për të liruar nuk kemi, por ç’do të na bëjnë, mish nuk do të na hanë, do të na vijë edhe neve dita”.

Kur mbante fjalën Gjeneral-Lejtnant Koçi Xoxe dhe kur zuri në gojë për tregtarët, bejlerët, hajdutët, Misto Lakoja tha se “keni të drejtë se po të mos kishim fituar neve që na i muart do t’ju shihnim”.

Këto ditë nuk kemi pasur të burgosur në punë, me përjashtim të 4-5 teknikëve, por me përmirësimin e konditave atmosferike do të nxjerrim të burgosurit në punë, forcat që do të sigurojnë të burgosurit në punë do të rrinë gjithë ditën në detyrë pa u ndërruar fare në mënyrë që u takon shërbim dhe natën, kështu që nuk do të kenë pushim. Prandaj meqë kërkesat nga entet e ndërmarrjeve të punës janë të shumta për të marrë të burgosur në punë, del i nevojshëm shtimi i forcave të rojeve për t’i plotësuar të gjitha nevojat e enteve.

Konferenca edukative e politike nuk janë zhvilluar, kurset kundra analfabetizmit nuk funksionojnë, gazeta e murit nuk ka dalë. Biblioteka e formuar rishtas frekuentohet nga një pjesë e mirë të burgosurish.

Lokalet e burgjeve nga ana e sigurimit janë në gjendje të mirë.

Personali i rojeve si të jashtmit dhe të brendshmit dhe të shoqërimit në punë, shërbimin e kryejnë me zell./kujto.al

Kategori
Uncategorized

FRED PEZA ose “krriçi i mumës qi ka dal prej sumës”

Nga Mona Rusi/

A e dini përse Fredi ha nga ajo gjëja e bute?

Se kështu ja thotë rradakja e cakërdisur se mund të largoje shqetësimet e njerëzve për paratë që Fredi u a ka vjedhur.

Prandaj nuk ka gjumë qurrashi Fred Peza dhe bën herë “filozofin” herë mendimtarin e deri udhërrefyesin….

Të dëgjosh Fredin tek përpiqet të bëjë interesantin, kritikun, antiopozitarin…. apo të vrasësh veten me pocaren e halesë….- ?! Kjo është ceshtja….

Nuk e dini se kush është Fred Peza ?!

Keni te drejte. Ju a them une .

Fredi eshte ai si pune deputeti mavije që ashtu si shume rilindas te ngjashem nuk dijne te mbulojne hajdutlleqet qe po I “pasurojne” cmendurisht.

Per te mesuar me shume per Fred Pezen u dhashe kembeve deri ne Peqin.

E para gjë që mora vesh ishte nofka që i kishin ngjitur: “krriçi i mumës, qi ka dal prej sumës”. Kështu më thanë ato që pyeta.

Ali kasapin, që e ka dyqanin nga veriu i kalase sa e cyta per Fredin zu te perplaste me tersellime hanxharin mbi trungun e mbuluar me kripe .

“krrici i mumes qe ka dal prej sumes. Krrici I mumes…”

Kafen e piva te Xhevrija. Ishte fjale pake. Kur e cova llafin per Fredin dhe pasurimin e tij sa nuk mu hodh ne fyt.

– Qofsh kush qofsh por ta dish ene ti se nga krriçi i mumës nuk kam frik. Na ka turpnu Peqinin.

– Po ajo katunarja qe paguhet si prokurore por nuk bon as per pastruse m’nevojtore, pse nuk e con Fredin ne dalje te Peqinit. Se aty e ka vendin Fredi i mumës. – plotesoi kamarieri.

Te gjithe ne ate vend e donin Fredin.

Na ka ny Peqinin…

Edhe une ne nje mendje jam, thashe me vete. Prej andej Fredi ky krric gomari mund te pellase deri sa t’i cahet fyti. Se Fredi nuk i gjeti ato MILIONA ne rruge, as I ra per hise ndonje qyp florinjsh. I vodhi diten per diell. Na i vodhi ne peqinasve, ja vodhi shqiptareve, hallexhijve qe nga varferia e shesin voten per ca para apo per nje thes mielli.

Ngado qe i ka “nxjerre” , ato para nuk jane te Fredit port e shqiptareve. E qe t’I kthehen serish te zoterve, duhet t’I sekuestrohen Fredit. Por qe ti sekuestrohen parate Fredi duhet te shkoje ne burg. Por qe Arta ta coje ne burg duhet te marre leje nga pallosh Rama. Ky nuk e jep. Jo se ju dogj barku per Fredin, krriçin torollak që peqinasit, si bashkevendas e thërrasin me “përkedheli” – krriçi i mumës qi ka dal prej sumës.

Kategori
Uncategorized

TAK BRAHO ne vendin e gabuar.

Mona Rusi/

Spurdhjak Braho, krimineli komunist, ish prokurori gjakatar e naziskin i komunizmit, fshehesi i te kaluares se zeze te tij, eshte sot Deputet I Parlamentit shqiptar.

Ky langaraq kokeuturak e shurraman jo vetem nga mosha por edhe nga e kaluara prej ligaveci, duhet te ishte i prangosur prejuízo kohesh dhe kercenimet psikopatike te tija mund te ishin ejet humor per burgaxhijte.

Ky majmun qe duhet te ishte ne BURG cuditerisht eshte ne Parlament.

Eshte e vertete qe parlamenti shqiptar e ka bjerrur peshen dhe rendesine si altar i vlerave qytetare. Me keqardhje konstatojme se ai ka zene te shembelleje me shume si nje station paraburgimi.

Kjo nuk eshte nje fraze boshe e dale ne inat e siper. Pa me thoni miq e mikesha sa prej socialiteve te sojit “spurdhjak-braho” ja kane mesyre qelive te burgjeve shqiptare dhe me tej ?

Prandaj Spartaku ka filluar te kuise, te lehe, deri dhe te kercenoje njerez nga elita shqiptare…

Nuk e kam fjalen qe angullima e kesaj qenie gjysem te ngordhur mund te ndikoje te sjellja a humori i Poetit, Prozatorit, Profesor Agron Tufa.

As nje kalama kopshti nuk e shqetesojne hungerimat e ketij llapaqeni, pasi Taku e ka takatin deri te … uturaku.

Arsyeja qe shqetesohemi ne qytetareve shqiptare lidhet me ardhmerine e Shqiperise, te vendit qe aspirons te behet anetar i BE-se. Prandaj ngrejme zerin per shterrimin perfundimtar te pranise se Takut dhe te tjereve si ai ne Parlament.

– Taku, je ne vendin e gabuar.

Poezi nga Agron Tufa

 

MARSHI I VDEKJES

Ky vend popullohet më shumë me të vdekur;
Me të vdekur të lashtë, me të vdekur të rinj:
Janë të vdekur qytetesh me brengë të thekur-
Dhe të vdekur fusharakë e të vdekur – barinj.

Një popull të vdekurish gëlon kësoane;
Të vdekur qyshkuri, të vdekur tani…
Çfarë i mban gjallë, çfarë kambane
I mbledh dhe i derdh nëpër rrugë mizëri?

Të vdekurit ngatërrohen pa prâ midis vedit…
Po kush këtë makth do mundë ta zgjidhë vallë?
Vdes ngapak dhe shpresa tek të vdekurit e shtetit –
Më shumë gjysmëvdekur, se sa gjysmëgjallë.

Të vdekurit e lashtë nuk gjejnë dot paqe
Nga të vdekurit mbi dhe, që ngrenë pallate
Mbi eshtra fëmijësh; mbi plazmën e ardhme;
Mbi truallin që zhytet përditë në mëkate.

Dhe ngrenë rebelimin të vdekurit e vjetër,
Braktisin qimitret, mallkojnë me tërbim
Të vdekurit e rinj, bastardë, kokëngjeshur,
Dhe kthehen qimitresh të pangushëllim.

Ky marrsh i të vdekurve nuk paska të sosur,
Me shenjat e tyre, me këngët, me shkrimet,
Që shuhen, rishkruhen dhe mbesin vulosur
Prej bëmave të tyre, gjithsej, vetëm krimet…

Të vdekurit tanë, s’e dinë që kanë vdekur
Dhe s’gjendet i gjallë vdeksinë t’u provojë;
Kësoane të gjallët kanë ngrirë të mekur
Nën grushtin e vdekjes që kthen në rrënojë –

Lotët, kujtimet, atë shpresë të pakët
Që gjallë mbet dëshirash në urna, saksi…
Të gjallët tash janë, ah, kurme të vakët
Kufomash të gjalla, nxjerrë në liri…

Kategori
Uncategorized

Rushit Plaku është arratisur, dëbojeni familjen e tij 6 anëtarëshe!

Ja si hartoheshin vendimet e para për internimin apo dëbimin e familjeve të “armiqve të pushtetit” në Shqipërinë komuniste

Një djalë 20 vjeç, nga Konispoli, kishte guxuar të arratisej në gusht të vitit 1949, dhe pasojat për veprimin e tij do t’i vuante e gjithë familja e tij. Familja 6 anëtarëshe Plaku, do të dëbohej nga shtëpia dhe prona e tyre në Konispol, e do të çoheshin si “të dëbuar” në Valias, për 5 vjet.

Kjo ngjarje është krejt e ngjashme me mijëra të këtij lloji, gjatë 45 viteve të regjimit komunist. Por ndërsa në vitet e para 1944-1949, pjesa dërrmuese do të internoheshin pa asnjë bazë ligjore. Në vitin 1949, një seksion i posaçëm ishte ngritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që do të ishte përgjegjës për këtë masë dënimi.

Ky komision i quajtur “Komisioni i dëbimeve dhe konfiskimeve”, funksionoi në këtë Ministri si pararendës i  “Komisionit të Internim-Dëbimeve”,  i cili do të firmoste për dekada me radhë, me mijëra vendime internimesh të familjeve shqiptare për asye politike. Kjo shkresë e nënshkruar nga kryetari dhe 5 anëtarët e këtij komisioni, rezulton të jetë një prej modeleve të para të vendimeve të dhëna për internim-dëbimet në Shqipëri, gjatë regjimit komunist.

Dokumenti i plotë, si më poshtë: 

Vendim nr.245 datë 15/X/1949

Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimeve  të pasurisë pranë Ministrisë së P. të Brendshme, i formuar prej N.Kolonel Beqir Ndou kryetar, me anëtar N/Kolonel Sali Ormeni , N/Kolonel Kadri Hazbiu, major Xhep Kolli, Kapiten’ i I-rë Vesel Ahmeti, mbasi mori në shqyrtim raportin nr…. datë…të Degës (seksionit) të P.të Brendhsme të Sarandës në bazë të të cilit rezulton se i quajturi Rushit Plaku i biri i Aliut dhe i Ildijes…i datlindjes 1929 nga katundi Konispol, banues në Konispol Sarandë  me profesion Bujk është arratisur  nga vend-banimi i tij më datën 30/8/1949, duke kaluar për në…

Duke qenë se kondra pjestarëve të familjes së personave që arratisen mund  të merret masa e dëbimit. –

Në bazë të nenit 2,4 dhe 5 të dekret-ligjës Nr.649 dt.10/I/1949 mbi zbatimin e  dënimeve të dëbimit dhe të konfiskimit të pasurisë si masë administrative, kthyer në ligjë  nen nr. 660 datë 24/II/1949.-

Vendosi

Dëbimin nga vendbanimi të familjes së të përmendurit Rushit Plaku të përbërë nga Hasan Plaku internuar  në kampin e Valiasit  së bashku me pjestarët  e familjes së tij prej 5 vetash për një kohë prej 5 vjetësh për shkak se  ka në arrati vëllanë e tij Rushit Plakun.

 

Anëtar

Kap.i I-re

V.Ahmeti

firma

 

Anëtar

Major

Xhep Kolli

firma

 

Anëtar:

N/Kolonel

K.Hazbiu

firma

 

Anëtar

N/Kolonel

Sali Ormeni

firma

 

Kryetari

N/Kolonel

Beqir Ndou

Kategori
Uncategorized

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte kryeministri Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte kryeministri Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

I dorezuar perballe bandave kriminale qe po vrasin mes qyteteve, kryeministri me te drejte thote qe: “Ore te vrasin njeri-tjetrin, meqenese ne jemi te pafuqishem”!

I dorezuar perballe te ligut shteti shqiptar nuk ka rruge tjeter vec te numeroje viktimat, e ne laboratoret e propagandes se tyre t’i ktheje ata ne statistika.

Te kapitulluar perballe vrasjeve te stilit te paster mafioz, institucionet e rendit maksimumi qe mund te bejne eshte ta rrethojne te gjithe hapesiren territoriale shqiptare me shirita te verdhe ku me to shkruhet me gjak:Skene Krimi-Mos Kalo!

Me duart lart perballe mafiozeve, krimineleve e vrasesve profesioniste çdo drejtues i institucioneve te rendit sot duhet te jape doreheqje burrerisht duke marre pergjegjesite e duke thene: Nuk mund te luftoj me krimin dhe kriminelet, jam i pafuqishem!

Nuk eshte deshtim te japesh doreheqje, eshte burreri dhe profesionalizem, e ne te kundert jeni bashkefajetore per çdo pike gjaku te derdhur ne kete vend!

Epo kriminelet ne kushtet kur shteti eshte dorezuar, shum me mire te hane kokat e njeri-tjeterit sesa te shtohen!

Isa Myzyraj/

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri lind ‘bursa’ e vrasjeve, ja sa kuotohen ekzekutimet në qytete të ndryshme.

Image

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

 2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Kategori
Uncategorized

74 vjet nga Masakra e Tivarit, si u shfarosën mijëra djem kosovarë.

Kolona e kosovarëve për në Tivar

Të dielën u mbushen 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës. Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit është zbardhur e plotë në një studim të historianit Uran Butka.

Ai thotë se në këtë udhëtim tragjik u nisën 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte nga komunistët.

Gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën, duke e ngritur numrin e viktimave gjithsej në rreth 4 mijë persona.

Këtë fund marsi është 74 vjetori i masakrës së Tivarit, ku partizanët komunistë të Shqipërisë, Serbisë dhe malit të zi vranë masivisht disa mijëra mijëra djem të rinj shqiptarë të Kosovës.

Tragjedia e realizuar me marrëveshje të shkruar midis udhëheqësve komunistë në Tiranë dhe Beograd u mbajt e fshehtë për dekada të tëra.

Historiani Uran Butka botoi studimin 25-vjeçar “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” me dokumenta të shumta arkivore nga disa shtete të rajonit.

“Masakra e Tivarit është një ploje e përgjakshme dhe e pashembullt. Ajo u realizua nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim të plotë me shtetin komunist shqiptar të Enver Hoxhës. Qëllimi i kësaj masakre ishte për të zhdukur dhe shpërngulur shqiptarët nga Kosova, pra, për një spastrim të plotë etnik”, tha zoti Butka.

Masakra ishte një spastrim i mirëfilltë i popullit të Kosovës, të cilin ushtria jugosllave e arriti me duart e ushtrisë komuniste të Shqipërisë.

Rinia e Kosovës u thirr në një mobilizim ushtarak për të luftuar pushtuesit nazistë, por pasi u mblodhën në Prizren nga të gjitha anët e vendit, u çarmatosën dhe u nisën në kolona drejt Kukësit, Shkodrës dhe i nxorrën në Tivar, ku u vranë masivisht me mitralozët e malazezëve me 31 mars 1945.

“Ky libër im është edhe një homazh, sepse këtu janë edhe të gjitha listat e atyre viktimave të pafajshëm, që u vranë padrejtësisht, nga të gjithë trevat e Kosovës, bujq, blegtorë, ushtarë të Shaban Polluzhës, ushtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga Kosova dhe nga Shqipëria dhe që u nisën në këtë kalvar vdekjeje. Karvani i të rinjve kosovarë eci për një javë në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve shqiptarë dhe serbë, madje shumë prej tyre u vranë në çdo pikë të këtij itinerari tragjik, kur nuk i lejonin as të pinin ujë në burime as të futnin ushqim në gojë. Libri përmban edhe listën e plotë të martirëve të kësaj masakre, familjet e të cilëve edhe më pas u persekutuan rëndë shtete komuniste në dy anët e kufirit. Midis autorëve të kësaj masakre ishte edhe ministri i brendshëm Haxhi Lleshi, firmosi përkrah me homologun serb Rankoviç, dhe e mbrojti veprimin e tij derisa qe gjallë si “një vendim i duhur ndaj reaksionarëve”, tha ai.

“Kolona e parë u nis më 24 mars nga Prizreni dhe kolonat e tjera më 26 dhe 27 mars, dhe 3 kolona të tjera në prill , u nisën për në territorin e Shqipërisë, sipas një marrëveshje midis ministrit të brendshëm serb Rankoviq dhe ministrit të brendshëm të Tiranës Haxhi Lleshi. Ishte një marrëveshje e pashembullt askund në botë, që e implikonte me djallëzi Shqipërinë dhe përfshiu territorin e saj, ku u vranë rrugës shumë prej tyre. Askund në botë nuk ka marrëveshje dyshtetërore për të bashkëpunuar në vrasjen masive të mijëra djemve prej bashkëkombasve të tyre”, tha studiuesi Uran Butka.

Ai shtoi se tragjedi të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit komunist, që u ngrit mbi pabesinë ndaj të rinjve kosovarë.

“Këtu ndodhi pabesia dhe tradhtia, sepse ata, pasi u mblodhën nga të gjitha anët e Kosovës, iu dorëzuan UDB-së dhe Divizionit 52 jugosllav me urdhër sekret të Enver Hoxhës”, citoi ai telegramin e shifruar.

Edhe sot ata nuk nderohen si martirë, edhe një afrim edhe një pajtim I vërtetë mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit mund të kryhet sinqerisht me respektimin e viktimave të asaj tradhëtie që kaloi mes për mes Shqipërisë dhe kulmoi në Tivar, ku edhe deti u mbush me plisat e tyre të bardha.

“Po të ishin ndëshkuar kriminelët dhe krimet, ato nuk përsëriten. Dhe është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë këta si martirë të Kosovës. Po ashtu edhe Shqipëria në shenjë ndjese për atë bashkëpunim kriminal, që u bë nga shteti komunist të Enver Hoxhës, duhe t’i trajtojë ata si martirë të popullit dhe kombit shqiptar”, tha zoti Butka.

Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit dhe të popullit shqiptar. Ndriçimi i saj i plotë, ndriçimi i bashkëpunimit kriminal Tiranë – Beograd kundër rinisë së Kosovës do të nxirrte shumë mësime për të sotmen dhe të ardhmen e rajonit.

(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)

Kategori
Uncategorized

Ç’ndodhte natën te varri i Enverit derisa mbërriti Nënë Tereza? ne

Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj sidomos nga britaniku Christopher Hitchens.

Mes këtyre kritikave është ajo se ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën e saj tek varri i Enver Hoxhës.

Por si është e vërteta e kësaj vizite tek varri i diktatorit?

Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek varri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe.

Por një faqe e lajmeve katolike në ueb ka një tjetër teori.

Alessandra Nucci e “Catholic World Report” shkruan se shkrimtari shqiptar, Marcel Hila i ka treguar historinë e patreguar më parë të vizitës së Nënë Terezës.

Gjithçka nis në shtator të vitit 1985, kur Hila ishte ushtar i paarmatosur në regjimin komunist- grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist.

Enver Hoxha kishte vdekur dhe një ditë në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë.

Ai kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

“Ne kishim frikë se ai ishte spiun,” thotë Hila.

Megjithatë një ditë, ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

Katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, e shoqëruar nga vejusha e diktatorit, mbërriti tek varri i Enverit.

Vetëm katër vite më vonë, në vitin 1993, Hila thotë se ka dëgjuar më shumë për këtë histori nga Dom Gjergji, një prift nga Kosova që shoqëroi Nënë Terezën gjatë udhëtimit në Shqipëri.

Ai thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije Hoxha në Shqipëri, e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit.

Pasi mbërriti tek varri i Hoxhës, Nënë Tereza u lut për ca kohë.

Më pas ajo më në fund u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971, por ajo nuk ishte lejuar t’i shikonte.

A morën përgjigje lutjet e Nënë Terezës? A u zhduk fenomeni i tmerrshëm në varrin e diktatorit?

Duket se po, Hila thotë se prej asaj kohe gjithçka ka qenë e qetë aty.

Kategori
Uncategorized

Krimi ne Tropoje nuk ndalet…!

Guxim Alimani/

———————————————-

Nuk flitet me per krime kunder personit por per krimin me te rende qe shekujt qe vijne nuk mund ta riparojne.Eshte krimi kunder natyres,kesaj mrekullie qe ndonese ne kushte te renda te motit e jeteses ka mbajtur ne Alpe nje komunitet solid sa vete historia dhe legjendat e Kombit.Por sot jo..!Gjithshka po ndryshon dhe natyra eshte konvertuar ne shkrumb e beton.Pas larjes se hesapeve me Valbonen dora kriminale i eshte kthyer Masivit e kurores Alpine te geshtenjave.Piromanet i kane vene zjarrin zanafilles te ketij masivi pikerisht ne Geghysen.Ate qe po i ndodh sot ketij vendi nuk kane mundur ta bejne as topat e pashallareve osman te cilet u hakmorren kunder Col Delise e djemve te Geg Hysenit qe vrane sundimtaret turq ne kullat e Ali Pashe Drenit ne Gjakove.Jeta e ketij komuniteti mbeshtetet ne 4 shtylla te cilat do te pasuronin nje komb e jo me nje komunitet te atrofizuar ne 12.ooo banore nga mbi 45.ooo qe kishte ne vitet ’90. 1-Pasuria minerare e cila eshte vjedhur e sterkequr joshkencerisht nga mafja shteterore.

2-Pasuria ujore me dy hidrocentrale ku njeri menaxhohet nga Shkodra e prej nje viti dhe ai i Fierzes i ka kaluar Pukes!

3-Lugina e Valbones e cila siç dihet po perendon me lavdine e saj per te mbushur gushen e te pangopurve oligarko-pilitike!

4-Masivi gjigand i geshtenjes(me i madhi ne Ballkan).i cili per 30 vite jo vetem nuk eshte trajtuar shkencerisht por se fundi po digjet dhe asnje kujdes nuk verehet dhe as penalizim i autoreve te kesaj masakre!

Ja pra kjo eshte panorama e Tropojes Alpine te cilen asnje pushtues nuk e tundi nga trolli ndersa sot kushtrimi i dikurshem per lufte kunder hasmit”Ne 7 e 70 vjeç te gjithe me dale” eshte shenderruar ne kushtrim kobezi per t’jua leshuar trojet pashallareve te pushtetit qe per 30 vite po i bejne hyzmet vetem xhepit.Sot nuk di optimist as dhe nga personazhet e iluministit Volter te kete me fuqi per te enderruar per mire veçse per tu larguar nga vendlindja me lot ne sy e mallkim ne shpirt!

Kategori
Uncategorized

Kuj i tutet “trimi.”

Të parakalosh para ushtrisë së republikës me gjashtë truproja pas, ky është kulmi i i turpit dhe i frikës së një të semuri mendor për atë ç’farë po i bën ketij populli.

Ky krye sorosist, këlyshi i fundit (per momentin) i pjellës bastarde të diktaturës, ka filluar tju tutet jo me protestave popullore por edhe qirinjve të varreve

Një si të parët e tij, që me firmen e tyre çuan para litarit Havzi Nelën, edhe ky psikopat po çon një popull para alternatives…. jetë a vdekje.

Ne te njejten ceremoni parakalon dhe Presidenti i Republikes, por nuk shoqerohet nga truprojet.

Ky bastard ne karrigen e kryeministrit ka fillyar ti ruhet edhe rrobave te tij jo me zemerimit dhe revoltes qytetare.

Ky i çmendur me kartele psikiatrie i keq vendosur ne ate karrige, duke keq perdorur karrigen kryeministrore, per interesat e tij, klanit sorosjan qe perfaqson, G ( goret ) 99 do kete nje fund te tmerrshem, fund që po e ndien thelle, thelle ne te gjithe qelizat e trupit te tij.

Ky maskara kryeministër, ky i pa përgjegjshëm urdheroj helmimin e qytetareve protestues, gra dhe femijë.

Ky lakuriq nate, ky i pa fe, ky palo burre, që ju tregon grushtin opozites dhe popullit, por dhe vetë partise socialiste.

Ky drogaxhi qe mbushi shqiperine me parcela droge dhe europen me prodhimet e tyre, ky i pa pergjegjshem ka gjashte vjet qe ka marre peng nje popull te tere,dhe perseri thote se fajin e ka Berisha.

Ky batak zhabash ka kohë që jeton si kufomë politike, sepse normalisht ai ka vdekur njerezisht.

Ky anti shqiptar i pa parë, ky kelysh serb qe bashk me kelyshet e tjere antishqiptare ne shqiperi e Kosove per te mbajtur pushtetin po mundohet te shesi pjese nga pjeset e trungut shqiptar.

Ky kelysh pa brekë, këlysh i kelyshit te zi, qe firmosi ne varjen e Havzi Neles, po perdor gjithe menyrat me djallezore per te eleminuar opoziten demokratike, ( gje qe sdo e arrije kurrë ) po ble maskarenj, bashkpuntore, ajdute, imorale,zhaba dhe zhapikë per ti vendosur ne karriget e parlamentit pa opozitë që as ka dhe as do kete opozite reale deri ne largimin e ketij kryeministri perfaqsues i krimit te organizuar.

Dita dhe ora që bastardi ne karrigen kryeministrore bashke me ekipin e tij Vrases, trafikante, hajdute ordinere te shporren nga pushteti.

Zgjedhje te lira dhe te ndershme i duhen shqiperisë.

Kategori
Uncategorized

Bajraktari i Shoshit/ Në luftë pa kompromis kundër Enver Hoxhës

Bilanci tragjik i familjes: Si u sakrifikuan 11 burra, një grua dhe një vajzë 11 vjeçe

Në kryengritjen antikomuniste, në verë-vjeshtën e 1946-ës, në disa zona të Veriut, që kulmoi me kryengritjen e Postribës, si pikënisje spikatin ngjarjet e bujshme në Shosh të Dukagjinit, ku luftëtarët e Shoshit udhëhequr nga familja e Bajraktarit, Lulash Gjeloshi bënë dhjetëra beteja nga qershori deri në nëntor të 1946-ës me partizanët e brigadave të ndjekjes.

Përplasjet me komunistët kishin nisur që në fillim të vitit 1945, kur brigadat partizane ia kishin behur në Dukagjin nga Tropoja. Por në Dukagjin, ndryshe nga shumë vende të tjera, popullsia ishte sqaruar mbi komunizmin dhe pasojat e këtij regjimi dhe pjesa dërrmuese e familjeve dukagjinase ishin betuar se nuk do ta përqafonin kurrë këtë ideologji.

Kur Enver Hoxha e nuhati këtë situatë, vuri në lëvizje gjithë mjetet për t’i nënshtruar. Fillimisht, nisi fushatën për të bindur popullin që i kishte falur kundërshtarët e kumunizmit nëse ata dorëzoheshin. Një pjesë e madhe e luftëtarëve që kishin luftuar kundër brigadave që depërtuan nga Tropoja në Dukagjin, pas fushatës së faljeve dhe thirrjeve për dorëzim, ishin dorëzuar. Të njëjtën gjë kishin bërë edhe burrat e familjes së Bajraktarit të Shoshit.

Në këtë periudhë, djali i Bajraktarit, 20-vjeçari i shkolluar në Itali, Gjelosh Lulashi ishte emëruar sekretar në spitalin civil, në Shkodër. Por ai do të ishte gjithnjë nën vëmendjen e komunistëve. Befas një ditë, e arrestojnë me akuzën se kishte krijuar partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar.

Në gjyq, prokurori Aranit Çela do të kërkonte dënimin me vdekje për Gjelosh Lulashin, Atë Danjel Dajanin, Atë Giovanni Fausti-n, Atë Gjon Shllakun, Mark Çunin e Qerim Sadikun. Pasi Gjykata e jep këtë vendim për t’i dënuar me vdekje, nga Tirana, me firmën e Enver Hoxhës, mbërrin miratimi për t’i pushkatuar.

Ky është dokumenti ku Enver Hoxha firmos miratimin e dënimit me vdekje të 6 të akuzuarve.

Në mëngjes herët, më 4 mars 1946, të gjashtë të dënuarit me vdekje, pushkatohen në zall të Kirit. Në familjen e Bajraktarit të Shoshit, lajmi i pushkatimit të djalit 20-vjeçar tronditi kullën.

Ky është Gjelosh Lulashi, djali i Bajraktarit të Shoshit, i pushkatuar nga komunistët në moshën 20 vjeçare, me akuzën se ishte pjesë e partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar. Gjeloshi u vra edhe pse Enver Hoxha i kishte thënë Bajraktarit se i kishte falur pse ishin ngritur kundër komunizmit dhe se do të vijonin jetën të qetë.

Prej këtij çasti, në kullën e Bajraktarit ishte rindezur urrejtja ndaj komunizmit. Për muaj me radhë, ata do të qëndronin në zi. Vetë Bajraktari i tronditur prej humbjes, atë fillim vere të 1946-ës, kishte zënë shtratin i sëmurë.

 

22 qershor 1946, nis kryengritja antikomuniste

Fund qershori 1946. Në gjithë Dukagjinin, kishin nisur arrestimet në familjet me më shumë autoritet në popull. Brigadat komuniste të udhëhequra nga Xhemal Selimi, një prej komunistëve që Enver Hoxha i kishte lënë dorë të lirë të bënte ç’të shihte të arsyeshme për ta nënshtruar zonën e Dukagjinit. Ata kishin depërtuar në çdo fshat. Mesnatën e 22 qershorit, ata kishin rrethuar edhe kullën e Bajraktarit të Shoshit. N’agim, kur kishin hapur dyert, kishin parë kudo forcat partizane të armatosura. Ata ia kishin behur në derë e kishin kërkuar të merrnin Bajraktarin. Në oborr, për të folur me komunistët, kishte dalë Deli Marashi. Ai dhe Bajraktari, Lulash Gjeloshi, ishin dy të moshuarit e familjes. Ishin kushërinj të parë, baballarët vëllezër. Jetonin në një familje. Deli Marashi u kishte thënë komunistëve se Bajraktarin nuk mund ta merrnin, se ishte i sëmurë në shtrat. Por ata kishin këmbëngulur se do ta merrnin me çdo kusht, edhe sikur t’u duhej ta transportonin me vig. Pasi Deli Marashi kishte biseduar me kushëririn e tij, Bajraktarin, ky i fundit kishte thënë se do të shkonte me mushkën e tij. E gjithë familja e kishin kuptuar se ky udhëtim për Bajraktarin kishte veç një fund, derën e burgut. Për këtë arsye nipi i tij, Bekë Delia, djali i Deli Marashit, i kishte thënë të atit se do ta shoqëronte ai Bajraktarin e sëmurë në këtë udhëtim.

Po atë ditë, komunistët ia kishin behur edhe në familjen e Lekë Vojvodës. E kishin arreastuar edhe atë. Lekë Vojvodën e shoqëronte vetë Xhemal Selimi. Ndërsa Bajraktari i Shoshit, i hipur në mushkë, shoqërohej nga grupi i partizanëve të armatosur dhe nipi i tij, Bekë Delia. Gjatë rrugës kishte ndodhur një incident. Në pyll, ishte dëgjuar një e shtënë. Partizanët kishin kthyer menjëherë armët nga Bajraktari e në atë kohë, Bekë Delia, për të mbrojtur Bajraktarin, i kishte vrarë në vend, brenda pak sekondash, të tre komunistët.

Pikërisht atë ditë, në 22 qershor, për shkak të atij incidenti në pyll, do të zinte fill kryengritja e armatosur kundër komunizmit në Dukagjin.

Rrëfimin e mëposhtëm e kemi shkëputur nga dokumentari kushtuar familjes së Bajraktarit të Shoshit, në emisionin Dosja K, të gazetares Admirina Peçi. Historia është rrëfyer nga Gegë Zef Fusha, pasardhësi i bajraktarit të Shoshit, nipi i Deli Marashit. Gega e nis rrëfimin te momenti që marrin Bajraktarin në kullë.

Gega rrëfen: “Natën erdhën dhe rrethuan shtëpinë tonë, në datën 22. Xhemal Selimi shkoi të merrte Lekën (Vojvodën). I la të tjerët aty në rrethim. Kur agoi dita, herët në mëngjes, u hap dera e shtëpisë dhe gjetën policinë. Ishin ende shumë të mërzitur për djalin që u ishte pushkatuar. U tmerruan sepse prisnin gjithmonë të keqen e jo të mirën prej tyre. Thanë që kishin ardhur të merrnin Bajraktarin. Doli gjyshi im (Deli Marashi) dhe u thotë që Bajraktari është i sëmurë. Ata i thanë që duhej ta merrnin dhe ta çonin në seksion. Gjyshi hyri brenda dhe bisedoi me kushëririn (Bajraktarin). Tha se do bënte si të mundej, por në vig nuk do hipte. I vinte turp që të shkonte në burg hipur mbi vig. Do të shkonte me mushkën e tij. Se çfarë ndodhi me Xhemalin dhe me Lekë Vojvodën në pyll nuk dihet, vetëm u dëgjua krisma e pushkës. Partizanët qëlluan prej këtyre dhe xhaxhai im (Bekë Delia) i vrau aty të tre.

Lulashin e zbriti nga mushka dhe i tha që të merrte malin. Pastaj i ka thirrur babait tim e kishte dhënë lajmin. I kishte thënë se gjithçka kishte marrë fund e tashmë të ikte kush të mundte. Ishin gra dhe fëmijë. Ishte gjithë ajo pasuri. Ndërsa të tjerët kanë bërë të iknin, kushëriri im, Kokërr Kola, i ka thënë familjes se nuk do luante nga vendi. Nuk mund ta linte shtëpinë që t’ia digjnin. Ndenjën dy xhaxhallarët e mi dhe Nik Lushi me djemtë e tij, për të mbrojtur kullën. Por shpejt kanë mbërri aty brigada partizane për t’i vënë zjarrin kullës. Krisi pushka. Në përpjekje e sipër u vra Kokërr Kola. E mandej partizanët hynë dhe e bastisën shtëpinë e Bajraktarit. Morën gjithë pasurinë që gjetën, morën bagëtinë, ishin 300 kokë bagëti të imta. E gjithë pasuria ishte vënë me krahë. Kishin mbi 200 koshere bletësh, lopë,  mëshqerra.

Ata i vunë flakën shtëpisë. Brenda 3 orëve i dogjën të dyja kullat dhe çdo gjë tjetër që kishte familja. Qëllimi ishte të mos linin asnjë strehë që njerëzit e asaj shtëpie të mos ktheheshin më aty.

Gratë e fëmijët kaluan lumin dhe shkuan në ­­­­Bjeshkë. Disa i mbanin fëmijët për dore e disa në krahë sepse nuk mundeshin të ecnin. Nëna ime kishte një fëmijë 5 vjeç e tjetrin 2 vjeç. E kanë kaluar natën jashtë dhe nëna më ka treguar se dy herë u kishin shkuar ujqërit afër. Atje kanë ndenjur 3-4 ditë dhe pastaj nuk mundeshin më që ta përballonin edhe prej fëmijëve të vegjël. Kështu që i dërguan fjalë kryeplakut se dëshironin të dorëzoheshin. I morën siç ishin gra e fëmijë dhe i çuan në Shkodër e pastaj në shtëpinë e Pashajve në Berat. Atje u bashkuan me të gjitha familjet e mëdha të Malësisë. Të gjithë ishin të internuar, me halle, pa bukë, sikur të ishin bagëti e jo njerëz.

Ndërkohë burrat në mal luftonin. Në atë kohë u krijua një çetë e madhe prej më shumë se 80 dukagjinasish. Ishin betuar ta luftonin komunizmin. Nuk kishte më kthim prapa. Menduan të lidheshin me Postribën, me Pukën dhe të sulmonin deri në Tiranë e të mos e pushonin luftën kundër komunizmit. Mirëpo u ngutën me Kryengritjen e Postribës. Ideja ishte që të lidheshin të gjitha grupet, të organizohej mirë e pastaj të shpërthente kryengritja sepse duhej të niste në mënyrë të organizuar, ndërsa Postriba e filloi para kohe. Shteti u egërsua dhe kryengritësit u përçanë sepse dështoi plani. Nuk mundeshin as të arratiseshin e të kalonin kufirin me Jugosllavinë sepse në atë kohë marrëdhëniet e Titos me Enver Hoxhën ishin të mira dhe ekzistonte rreziku që Titoja t’i kthente në Shqipëri të arratisurit. Edhe kufiri me Greqinë as që mendohej se mund të kalohej. Duke dëgjuar debatet e luftëtarëve, familja ime u tha që do të ndahej prej tyre që të mos i rrezikonte. Kishin vendosur që të mos largoheshin prej vendit dhe të vazhdonin luftën edhe nëse do të vriteshin të tërë. Dhe kështu u ndanë dhe dolën grup më vete. Ishin të vendosur që të mos dorëzoheshin”.

Ndërkohë Bajraktari, Lulash Gjeloshi, për ditë me radhë, i sëmurë rëndë dhe i pikëlluar për fatin e familjes së tij, endej në fshehtësi për t’iu shpëtuar brigadave të ndjekjes, sa në një fshat në një tjetër. Kërkonte strehë, por e dinte se nuk duhet të rëndonte askënd. Enver Hoxha kishte nxjerrë urdhër për t’i pushkatuar të gjithë ata që strehonin antikomunistët.

Sidoqoftë, e kishin ndihmuar të njohurit e tij derisa dy prej nipave kishin shkuar dhe e kishin marrë. Tashmë, të gjithë burrat e familjes ishin bashkë e më të vendosur se kurrë për ta luftuar komunizmin.

22 gusht ‘46,  7 orë luftime

Gega rrëfen: “Ndodheshin në Balzë. Vijonin jetën në arrati në mal. Një mëngjes, sapo kishte dalë dita, ata e panë veten të rrethuar nga brigada sulmuese. Ishte rastësi apo i kishin tradhtuar, këtë nuk e di. Djali i xhaxhait, Gjin Marku kishte ikur nga Kukësi ku ishte ushtar, dhe kishte bërë roje gjithë natën. Në mëngjes, kishte dëgjuar krisma dhe pastaj kishte parë ushtarët e brigadës duke lëvizur. Kishte shkuar me vrap për të lajmëruar të tjerët që ishin të rrethuar nga partizanët. Bekë Delia kishte lëvizur me shpejtësi dhe kishte arrit të dilte nga rrethimi. Një nga partizanët e kishte parë Gjinin kur kishte lëvizur për të lajmëruar dhe e kishte ndjekur. Kur Gjini ishte kthyer te vendi i tij i rojës, kanë qëlluar njëri-tjetrin. E kishte plagosur në krahë. Aty, në atë përpjekje të befasishme, mbetën të vrarë Mark Delija e Kol Marashi.

Luftimet kanë zgjatur 6-7 orë. Partizanët kishin krijuar tym që këta të dilnin e t’i kapnin të gjallë. Këtë Gjini e dinte nga ushtria. 3-4 veta ishin bërë bashkë dhe kishin dalë, ndërsa për të tjerët nuk dinin gjë nëse ishin vrarë apo ishin gjallë. Prej aty kanë shkuar në Kir. Kanë takuar xhaxhanë tim. Urdhri ishte dhënë që askush të mos veronte në Bjeshkë sepse kishte kaçakë në mal. Ishte dhënë urdhër gjithashtu që të rrethoheshin krojet e kushdo që të shkonte për të pirë ujë, të vritej. Pastaj kishin dëgjuar një zhurmë dhe papritur kishin parë 30 partizanë me automatikë nëpër duar që po vraponin drejt tyre.

Përveç Ndue Delisë, të tjerët kishin ikur. Ai i ka shpëtuar edhe të tjerët. Ai ka vrapuar drejt përroit dhe partizanët e kishin ndjekur. Ai ka hyrë në një shpellë. Pas shkëmbimit të zjarrit u vra ai dhe një oficer. Ndërkohë, Bekë Delia kishte dashur të shkonte te komanda që të luftonte e të vritej edhe ai. Kur kishte çarë rrethimin e kishte parë se asnjë prej të afërmëve nuk po e ndiqte nga pas, kishte menduar se i ishin vrarë të afërmit. Gjatë rrugës kishte hasur edhe në një pritë tjetër. Kishte vrarë edhe dy të tjerë të Sigurimit. Brenda një dite, në datën 22 gusht, janë ndeshur katër herë.”

E gjithë vera e 1946-ës, për burrat e Shoshit ishte luftë kundër komunizmit. Brigadat e ndjekjes i kërkonin gjithkund, por luftëtarët antikomunistë ishin organizuar shumë mirë e po bënin qëndresë. Edhe vjeshta vijoi po njësoj për ta.

“Që prej 22 qershorit e deri më 20 nëntor, kanë qenë në mal duke luftuar. Sikur Shqipëria të ishte e gjitha si zona jonë, komunizmi nuk do të kishte qëndruar as edhe një ditë. Ne nuk i kemi thënë kurrë “mirë se vjen” komunizmit. Me bukë e pa bukë, me armë e pa armë, kemi qenë gjithmonë në luftë me të. Nuk jemi pajtuar kurrë me pushtuesin. Këta i thonë çlirim, por këtu nuk ka qenë kurrë çlirim. Këtu ka qenë pushtim, pushtim i ekonomisë e i gjithçkaje.

Kur doli falja, dy kushërinjtë Lulash Gjeloshi dhe Deli Marashi menduan të dorëzoheshin. Në qafën e Thermës, janë ndarë me të tjerët dhe këta të dy kanë shkuar që të dorëzoheshin. Xhemal Selimi kishte dhënë urdhër që të bëhej shtetrrethim përmbi Lotaj dhe të mos qëlloheshin ata që do të vinin poshtë për t’u dorëzuar. Ndërsa ndonjë tjetër që do të kalonte sipër, të ekzekutohej. Ai ishte një komunist nga Malësia e Madhe. Ishte diktator, xhelat, një njeri pa nder e pa karakter. Të pushkatonte pa gjyq. Këtë të drejtë ia kishte dhënë Enver Hoxha. Ky nuk kishte nevojë fare për gjyq.

Xhaxhai, Bekë Delia mendon të mos dorëzohet. Ai merr rrugën për lart. Kishte me vete çantën me rroba, dy pushkë e dy revole. Ishte shumë i mërzitur se i ishin vrarë njerëzit. Kur e kanë parë që po ngjitej lart, e kanë qëlluar me breshëri. E ka kapur plumbi në befasi dhe i ka thyer dorën e djathtë. Atë moment, ka nxjerrë alltinë prej xhepit të xhaketës dhe e ka qëlluar veten me pistoletë, që të mos dorëzohej i gjallë. Gjithmonë kishte thënë që do të vriste veten, për të mos rënë në dorën e komunistëve. Pastaj, nuk mund të rezistonte sepse dorën e kishte të thyer.

Kur e kanë marrë, e kanë larë kufomën e tij, kishin parë se kishte qenë me dy zemra, njeri i veçantë. Kishte shkuar Xhemal Selimi në familjen tonë për t’u dhënë lajmin. E kanë marrë dhe e kanë varrosur. Nuk kishin si të reagonin. Armët i kishin dorëzuar. Kishin vetëm 3 ditë besë. Pas 3 ditëve të mortit, 9 burrat e shpisë, i kanë marrë e i kanë çuar në burgun e Shkodrës.”

Kategori
Uncategorized

Edhe DASH e nxin qeverinë me bojë të zezë…

Ja ç’thotë Raporti i DASH:

‘Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve’

Vazhdojmë me DASH:

‘…Korrupsioni zyrtar, thuhet aty është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar’…

Nga Nga Ylli Dylgjeri/

Dje pas bojës së zezë që Opozita hodhi mbi muret e Ministrisë së Brendshme, është Departamenti Amerikan i Shtetit që hodhi të zezën mbi të bardhë mbi institucionet e sigurisë kombëtare dhe Qeverinë Shqiptare. Bojë kjo që s’mund të lahet kollaj nga zorrët e ujit të Bashkisë së Tiranës.

Raporti demaskon rast pas rasti të tërë propagandën e derisotme të qeverisjes Rama.

Raporti heq pa mëshirë ngjyrat e penelatave të liderit Rilindas, duke u rithënë shqiptarëve ato të vërteta të mohuara, të tjetërsuara, apo të përgënjeshtruara nga propaganda qeverisëse.

Ja ç’thotë Raporti i DASH:

‘Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve’

Çfarë na ka thënë deri më sot propaganda?

‘…droga nuk është fenomen i sotëm, ai është i trashëguar nga qeverisjet. Qeverisja e sotme ka marrë masa për të zvogëluar në maksimum mbjelljen e parcelave me kanabis…!’

Vazhdojmë me DASH:

‘…Korrupsioni zyrtar, thuhet aty është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar’…

Çfarë thotë prapaganda Rama:

Rekrutimet në administratën e lartë janë bërë sipas reformës në administratë dhe Ligjit të Shërbimit Civil…të amenduar!

Vazhdon më tej DASH:

‘…shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri…’

Çfarë thotë prapaganda Rama:

‘Po punësojmë të rinj ekselentë në administratë (kryesisht vajza)..,

duke lënë kështu pas dore hapjen e vendeve të punës për shtresat e varfëra që janë objekt rekrutimi nga krimi i organizuar dhe potencial emigrimi në europë.

Vijon DASH:

‘…gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare…duke vënë gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare…’

Çfarë thotë propaganda Rama:

Vijon dhënien me sukses klientelës qeverisëse të koncesioneve, PPP-ve në ekonomi, duke mos njohur efektivitetin financiar, duke rritur borxhin publik dhe kolapsimin e financave publike. Bllokimin ndërkohë edhe i zgjedhjes së Kryetarit të Kontrollit të Shtetit mbetet një vijë sjellje e klientelizmit qeverisës.

Së fundi Raporti thekson se Shqipëria shërben si bazë për operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara , Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut’

Propaganda Rama për këtë pikë e ka më të lehtë, sepse pas çdo operacioni ndërkombëtar kundër krimit nacional e merr edhe ajo autorësinë e suksesit!

Kjo ishte boja e zezë e DASH-it.

Kategori
Uncategorized

Mirush Osmani: Shenja e diktaturës në dorën time

“Një ditë kur po punoja në minierë, erdhën dy vagona të pashoqëruar kur unë po zgjidhja dy të tjerë jashtë, dhe më goditën dorën, të cilën e kam të shtrëmbëruar edhe sot e kësaj dite. Ma kanë qepur për së gjalli me gjilpërë rrobash, në infermieri… unë ulërija si qen nga dhimbja… nuk i harroj ato ulurima e atë dhimbje”

Ishte djalë i ri, me një vetëbesim të pashoq e me shumë ëndrra për liri. Diku në një fshat të thellë në Dropull të Gjirokastrës, kishte thurur planin e tij sekret për të çarë hekurat e diktaturës e për të fituar lirinë. Ashtu u nis Mirush Osmani, një natë dimri të dhjetorit të vitit 1980, plot shpresë e besim… edhe me frikë, por me shpresë se destinacioni do të ishte liria. Ishte vetëm 20 vjeç me guximin djaloshar, i bindur se hekurat e diktaturës nuk

do t’i linin kurrë shenjë në duart e tij, u nis drejt kufirit. Por, fati i keq do të niste pikërisht në fundin e atij udhëtimi, tamam kur u ndesh me një grup zboristësh të devotshëm që sapo u përballën me të, e cilësuan “armik i popullit”. Pa mëshirë, e dorëzuan në komandën e kufirit, për ta çuar drejt e në hetuesi, ku do të dënohej me 10 vjet burg. Pas shumë vitesh, ai na rrëfen shenjat që diktatura ka lënë tek ai. Pas hetuesisë dhe dënimit, Mirush Osmani do të nisej drejt burgut të Spaçit, atje ku ferri i vërtetë ishte miniera. Atje, ku Mirushi mori edhe shenjën e përjetshme në dorën e tij, nga një aksident në minierë.

“Një ditë kur po punoja në minierë, erdhën dy vagona të pashoqëruar kur unë po zgjidhja dy të tjerë jashtë, dhe më goditën dorën, të cilën e kam të shtrembëruar edhe sot e kësaj dite. Ma kanë qepur për së gjalli me gjilpërë rrobash dhe fill, në infermieri… unë ulërija si qen nga dhimbja. Edhe sot nuk i harroj ulërimat e mia. Mbaj mend gjilpërën që kërciste kërc–kërc. Ishte një infermier nga Shijaku, Isuf më duket se e kishte emrin. Më lanë ca kohë pa punë, por për dorën nuk më dhanë as mjekim, nuk më bënë as vizitë e asgjë.

Dora u enjt dhe mori një ngjyrë blu. Në këtë kohë, një i dënuar nga Vlora, i quajtur Qemal Demiri që nuk e harroj kurrë, i cili kishte bërë nja 15 vjet burg dhe i kishin ngelur nja 10 a 15 vjet të tjera, më tha që “Do t’i bëj unë një letër Ministrisë së Shëndetësisë’. “O Qemal, po çfarë do të fitojmë?” – i thashë. “Jo, jo, më tha, do e bëjmë se këta kanë ndërmend të të kalbin dorën.” Edhe e shkroi letrën, ma lexoi dhe ramë dakord që ta postonte. Unë, edhe po të doja të shkruaja vetë letrën, s’e shkruaja dot se nuk më punonte dora. Për të ushqyer, më ushqente Çajupi, me lugë si bebe. Dhe kur erdhën nga Tirana në Spaç, një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë, unë u thashë: “Ju më keni dënuar me burg apo me sakatllëk?” E panë dorën dhe mbas një jave më duket, më çuan në Rrëshen. Atje i bënë një grafi dorës dhe panë që të gjitha kockat e dorës ishin të plasaritura. Por, kur na çonin ne të burgosurve për ekzaminim mjekësor në Rrëshen, rrethohej vendi me ushtarë, rrethohej spitali, nga frika se mund të iknim. Po ku dreqin të iknim ne?! Dhe kur më kthyen në kamp, në Spaç, më futën direkt në birucë. Në birucë, në izolim. Dhe kësaj here më futën vetëm, sepse isha ankuar. Se nga vinte një urdhër i tillë, unë nuk e di. Por, me një lehtësi të vetme këtë herë: më sillnin kovën me ujë të ngrohtë që ta mbaja dorën. Ky ishte i gjithë shërbimi që m’i bënë dorës. As më shumë, as më pak.

Kur dola prapë me dorën copë, më dërgonin në punë. Më mori në brigadë një Hajrulla Kruja, të cilin nuk e harroj kurrë. Më mori në punë Hajrulla Kruja, që duhej të ishte rreth të 50-tave në atë kohë dhe unë isha 21 vjeç. Normal që atij i vinte keq dhe bënte edhe punën time. Edhe shokët e brigadës time bënin një vagon më tepër, që të shkonte në emrin tim. Edhe unë shkoja me normë të realizuar. Për komandën figuronte sikur i bëja unë, por në fakt nuk i bëja unë. Unë nuk kapja dot asgjë me dorë, jo më të mbushja vagonët. Ndjehesha shumë në borxh me Hajrullain dhe me të tjerët, sepse bënin nga dhjetë vagonë për vete dhe do të bënin edhe për mua. Ishte punë e përditshme dhe e bënin vetëm për të më shpëtuar nga druri dhe biruca. Sot e kësaj dite, u jam shumë mirënjohës.

Në këto peripeci e sipër, një grup prej nesh, na marrin dhe na çojnë nga Spaçi, në Qafë Bari. Në Qafë të Barit, loja ndryshoi. Qafa e Barit kishte komandë tjetër, me tjetër mentalitet; ishte komandë që ishte mësuar me të burgosur ordinerë.

Fati i një njeriu që peshonte 50 kg, në burgun e Spaçit

Nëse një burrë në burgun e Spaçit, apo atë të Qafë Barit, apo edhe diku tjetër, ishte 50 kg e poshtë, fitonte të drejtën për të refuzuar punën në minierë. Ky ishte fati më i madh për Mirush Osmanin, në momentin kur ai shënoi shifrën rekord 49 kg. Në këtë çast, ai mund të refuzonte punën në minierë.

“Sipas ligjeve të Partisë së Punës, ishte kështu: nëse ishe 50 kilogramë e poshtë në peshë, komanda nuk të detyronte të punoje në minierë. E dyta, nëse ishe mbi 55 vjeç e lart, nuk kishin të drejtë të të fusnin në minierë. Jashtë minierës, në punëra të tjera po punonin në këtë rast, por brenda në minierë jo. Dhe nëse një i dënuar në Spaç, apo edhe në ndonjë burg tjetër, kishte raport mjeku që nuk ia lejonte të hynte në minierë, atë nuk mund ta detyronin të punonte në minierë. Flas me ligjet e vetë sistemit.

Erdhi një moment kur unë shkova 49 kg. E besoni?! Isha si një kufomë. Një rast i ngjashëm me mua ishte Skënder Tufa, për shembull. Ai ishte 50 kile”, shpjegon Mirush Osmani.

 

 

Dhuna në Qafë Bari

“Brigadën e merrnin tre policë nga një polic që ishte më përpara; tre policë e merrnin, dhe tre të tjerë e linin, dmth gjashtë policë. Agron Qipllaka, Mirush Osmani (unë) dhe Durim Qelibashi, ishin në listën e brigadës së të rinjve që do rriheshin para se të shkonin në punë dhe mbasi dilnin nga puna. Dmth e kishim racion: para se të shkonim te garderoba që të ndërroheshim, duhej të shkonim të kaldaja ku na prisnin gjashtë policë me nga një hu në dorë. Mbasi shkonim në punë, dilnim nga puna dhe prapë në kaldajë, dhe hanim dru për herë të dytë. Këto ishin vendimet e Edmond Cajës; ai na kishte me listë. Në brigadën time kështu ndodhi; në brigadat e tjera nuk e di se si shkoi, por brigada e rinisë e pësoi më shumë nga të gjitha.

Pastaj ndodhi një aksident: ngaqë policët kërkonin me çdo kusht normën dhe fronti nuk kishte mineral, i burgosuri për t’i shpëtuar hurit e kërkonte mineralin aty ku i rrezikohej jeta. Në këtë mënyrë, u vranë dy vetë: Ilmi Çoçka nga Lushnja dhe Dilaver Hysi nga Vlora. Imagjino një skenë të llahtarshme: vjen vagoni nga miniera me Çoçkën të ndarë më dysh, kokën të ndarë nga trupi. Ilmiu ishte rreth 48-50 vjeç. Kokën e kishte komplet të këputur dhe i kishte ngelur varur dhe ata kriminelët e Qafës së Barit, për të terrorizuar të gjithë të tjerët, as nuk ishin përpjekur ta mbulonin me një batanije të paktën. Ia lanë qëllimisht jashtë, dhe koka tundej nga pjesa e jashtme e vagonit. Këto skena nuk kam për t’i harruar kurrë. Hapën një gropë, nuk e di se ku, dhe e groposën. As qeni nuk groposej ashtu! Pastaj erdhi edhe vdekja e Enver Hoxhës, dhe me gjithë vdekjen e këtyre të burgosurve, sikur duket u mor ndonjë urdhër që të lirohej pak. Pra, sikur po zbutej disi…”

Pas burgut, drejt ushtrisë

“Dola i dobët fizikisht dhe antikomunist me bindje të thella. U ktheva në Kardhiq tek prindërit, ku qëndrova më shumë se një muaj. Mamaja e shkretë m’u duk shumë e mpakur dhe plakë pas kaq vitesh. Ajo më trajtonte gjithë përkujdesi, si bebe. Llogarit: unë isha 50 kg kur shkova në shtëpi, dhe për një muaj e gjysmë, mund të kem shtuar rreth 10 kg. Atë kujdes nuk kam për ta harruar kurrë; më ktheu në jetë. Donin të më nxirrnin në punë, por unë u thashë që nuk vij në punë. U thashë që “Nuk punoj se pres përgjigje nga Komiteti Ekzekutiv”. Ata të familjes qanin, se e shihnin që e kisha ndarë mendjen për të mos ndenjur atje me ta. Pra, nuk shkoja në punë; rrija në shtëpi. Mamaja i kishte thënë babait që “Ky djalë s’do të punojë, dhe ne të gjithë do i lidhim një pension”. Ajo e kishte që unë të mos punoja më fare. “Mama, i thashë, unë do punoj se jam i zoti i vetes!” Kurse babai ishte katandisur shumë, shumë keq dhe vdiq pak vite më pas. Pas një muaji, në vend të asaj që prisja, më erdhi letra për ushtar. Letra i ra në dorë mamasë, dhe bashkë me babanë, nuk po dinin se si të ma thoshnin, sepse ishte e rëndë për mua: unë sapo u lirova nga burgu, dhe po më merrnin ushtar. Mamaja po i binte anës e anës: “Po sikur, ta zëmë, se të marrin ushtar dhe të çojnë në Durrës apo Vlorë?” “Unë ushtar?! Unë kam kaluar moshën dhe nuk kanë të drejtë!” – i thashë. Nejse, nuk e di kush ma bëri pas shpine, por nuk kisha rrugë tjetër, veçse të shkoja”, rrëfen Mirush Osmani.

Kategori
Uncategorized

”demokraci” dhe plumba . Ata sot grabiten dhe dhunuan Arlindin.

Ja çfarë ndodhi me Emigrantin Arlind Mugleci !

Ai teksa po ikte ne shtepi grabitet dhe cohet ne Malin e Dajtit !

Rrihet mizorisht nga persona te maskuar te cilet i thonin qe te kishim paralajmruar.

Ai u mbajt i grabitur gjate nates duke u keqtrajtuar megjithse familjaret dhe miqtë e tij e denoncuan rastin menjëherë pranë policise.

Por kjo gje ra ne vesh te shurdher pasi simbas drejtuesve politike në polici duheshin 24 orë që të fillonin hetimet …

Arlind Mulgeci rikthehet ne vendlindje ne dhjetor te vitit 2018 me nje fryme europiane ndryshe nga shqipëria e korrupuar dhe e sunduar nga mafia pushtetare, dhe persona me rekorde kriminale, të persona te pa shkolluar .

Teksa u rikthye ai pa qe gjerat nuk funksiononin sic funksionin ne Angli vendin ku ai kishte jetuar prej disa vitesh .

I betuar te shkonte kunder cdo regjimi diktatorial , kunder papunsise , kunder krimit në pushtet, pushtetareve të korruptuar që jo vetëm nuk lejojne lirine e fjales, por janë edhe vetë ata që e inicjojnë dhunimin e kësaj fjale.

Në votimet qe ai i ëndërronte të lira ai në Janar 2019, vendosi te riorganizohet dhe te japi kontfibutin e tijbrenda strukturave te partise demokratike .

Ngritja e zërit me banoret e lagjes dhe në çdo ambient qe atij i jepej rasti, binte ndesh me heshtien dhe mbylljen e gojes qe kerkonte dhe kish instaluar mafia kriminale ne pushtet, heshtie e cila per ata qe nuk i nenshtroheshin, zbatonte kodin e saj mafioz …( Kercenimet, dhunimet, grabitjet, te cilat shkonin deri ne ekzekutim …

Opozita hoqi mandatet e deputeteve si e vetmia menyre qe jo vetem qytetaret por dhe nderkombetaret te sensibilizoheshin per vjedhien e votes, tenderat, krimet, varferinë, dhe gjithshka qe shkonte keq ne kete vend …

Arlind Mulgeci merr pjese dhe spikat ne krye te protestave qytetare duke mbrojtur dhe shprehur interesat e qytetareve te tyre . Njerezit vazhduan ti besojne dhe ta ndjekin nga pas per nje te ardhme me te mire por…

Më 1 Mars 2019 teksa po ikte ne shtepi grabitet dhe cohet ne Malin e Dajtit ku rrifet mizorisht nga persona te maskuar te cilet i thonin qe te kishim paralajmruar . Ai u mbajt gjate nates duke u keqtrajtuar dhe miq e familjare denoncuan prane policise por kjo gje ra ne vesh te shurdher pasi nuk ishin bere 24 hr .

Nga frika qe mafja politike i kishin thene nese fliste do te ekzekutohej dhe e kishte te kote te shkonte ne polici pasi ata ishin miqt e tyre ai udhetoi drejt Tropojes duke u paraqituar ne spital per trajtim mjeksor .

Kategori
Uncategorized

Ballisti i fundit me dorë në zemër.

Lajmi i fundit…skandaloz!

Nga Guxim Alimani/

(Terhiqet Adriatik Alimadhi)

-Vetem pak çasti pasi eshte betuar si dervish me dore ne zemer ballisti i fundit ne glob Adriatik Alimadhi mesohet se ka dorezuar mandatin.Sipas burimeve te sigurta aresyeja ka qene z.Agron Duka i cili duke e njohur mire epopene e ballisteve i ka ofruar atij aksione nga pularia e tij ne Durres ne kembim te braktisjes se parlamentit. I tunduar me shume se dhelpra pas pulave z.Alimadhi ka pranuar paqesisht.G.A.

Kategori
Uncategorized

Protestuesi i invalid: Me hoqën kafshatën e bukës, nuk dorëzohem.

Në protestën e opozitës gjatë ditës së sotme ra në sy edhe një foto e cila u shpërnda në rrjet në mënyrë të rrufeshme, është fotoja e një qytetari që vetëm se proteston me opoziten i kanë hequr edhe ndihmën sociale.

Ndërkohë që gjatë protestë së sotme ai edhe u dhunau nga forcat blu.

Ai është Gjergj Çuni nga Shkodra, të cilit i kanë hequr pensionin e invaliditetit.

Ai duke kaluar në afërsi të kordonit policor tek Ministria e Brendshme shprehet se “nuk duam luftë, jam shqiptar e nuk dorëzohem”.

Kategori
Uncategorized

NARKOQEVERIA pjerdh me gojen e GAZETA-xhinjve.

Nga Mona Rusi/

Ne studion e emisionit Opinion te gazetarit B.Fevziu, perballe dy gazetaxhinjve qurrashe e jargashe, ama te paguar mire nga narkoqeveria, ish deputeti demokrat Salianji provoi me fakte qe narkoshteti i Edvin Rames ka implikuar ne punet e zeza te trafikut edhe segmente te drejtuese te policise se shtetit.

Ne incizimet qe jane prova te prokurorise, behet i qarte bashkepunimi produktiv dhe miqesor i drejtuesve te larte te Policise se Shtetit me trafikante dhe njerez te rendomte, ish burgaxhij ordinere qe shfrytezohen nga narkoqeveria per interesa tejet antiligjore.

Por qeveria e korruptuar e Edvin Eskobarit ka bere qe edhe media ta humbase funksionin e saj shtylle e demokracise, si mbrojtese e interesave te qytetareve dhe te shndrrohet ne orkester zhurmuese dhe tellallberese te eskobarizmit. Sherbetore te tipit Lorenc Vangjeli, vellezerve Nazarko me dhe pa bark, Muc bajgave, Artaneve budallej e mendje pjerdhur , u ka dale boja boterisht qe kur narkoqeveria i certefikoi si mbrojtes te saj, ne kembim te parade te pista. Shitja e nderit personal dhe braktisja e profesionit te gazetarit i ka shnderruar keta tipa ne kopuke e llapaqene te neveritshem.

Damllakosja e tyre me parate e droges se Edvin eskobarit i ka shnderruar …jo ne qen kafshues, (se trimeria e tyre nis dhe bitis ne hale!) por ne kone , ne bushtra qe kuisin…qenerisht.

Shqiperia do te behet se kjo ka qene dhe mbetet déshira e hershme e shqiptareve qe nuk ka lidje me stomaket e prishur te lolo-palacove qe mbahen per gazeta-xhinj.

Kategori
Uncategorized

Shpifësi Diçital…Policia do kallëzojë Berishën/Gazetari publikon 4 “shpifjet e rënda”

Policia e Shtetit njoftoi sot se do kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Pas këtij paralajmërimi të uniformave blu, për t’i dhënë fund gjasme shpifjeve, kanë ardhur reagimet e para.

Në rrjetet sociale është gazetari Klodian Tomorri i cili ironizon kërcënimin e Policisë, duke publikuar 4 “shpifjet e rënda” të ish-kryeministrit, që në fakt kanë rezultuar plotësisht të vërteta.

Shpifesi dixhital

Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzoje penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje te panumerta ndaj policise se shtetit.

Me poshte jane disa nga shpifjet me te renda dhe dashakeqe.

1-Ne Divjake po behet trafik droge me avion nen hunden e policise se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi ne te vertete avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.

2-Policia e Shtetit eshte e perfshire ne trafik droge. Kjo eshte nje nga shpifjet me dashakeqe qe eshte bere ndonjehere ndaj policise se shtetit. Prova me e forte per kete shpifje eshte fakti se shume nga ish drejtuesit e policise se shtetit ne vitet 2014-2017 aktualisht jane te arratisur jashte shtetit dhe jane ne kerkim.

3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.

4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital

Kategori
Uncategorized

Merr kurajo dhe tregoju kuq e zinjve të vërtetat.

Zoti Kreshnik Spahiu. Ju si ish-titullar i nje formacioni politik, si nje jurist me pervoje, si nje aktivist i politikes sqipmekatare qe ne vitet e para postpluraliste dhe si njohes i ngjarjeve dhe ndodhive komunisto-enveriste per armiqt e klases apo partise, duhet te keni tashme kurajon (meqe jeni njeri totalisht i lire nga funksionet politike) t;i thoni kuqezinjeve tuaj te vertetat mbi politikat qe zbatojne te huajt ne Shqiperine tone te bekuar.

Duhet te keni burrerine te flisni hapur per oranizaten famekeq SORROS dhe ndikimin e saj negativ ne shqiperi, kronologjikisht dhe me fakte duhet t’i tregoni atdhetareve shqiptare se saj antishqiptare ka brenda oranizates SORROS dhe se si kane punuar ato kundra interesave kombetare qysh prej 1991.

Gjithashtu zoti Kreshnik Spahiu, duhet te keni kurajo dhe burreri te tregoni se si qendron e verteta e firmes cifuto-turke gyleniste Bektel Enka dhe sa e mundur eshte t’i mashtrosh cifutet per para apo per shifra.

Duhet te flisni si nje burre per 21 Janarin se kush i pagoi gardistet dhe kush i gradoi ato pas 2013 me detyra me te larta per te shkaktuar vrasje shqiptaresh (qe kishin ardhe ne proteste jo per parime por per 50 euro qe i ndante Taulanti, Toma, Ejoni etj).

Flisni dhe behuni i vlefshem per te verteten e Gerdecit, kush e detyroi ndodhine e Gerdecit, kush i vuri dinamitin fishekeve ne orarin fiks qe ‘kamerat amatore’ ishin drejtuar per nga ‘kodrat piktoreske me bore dhe lumenj me diell te nxehte per te xhiruar peisazhe natyrale origjinale’ (ooh ZOT si i mban toka mashtruesit).

Kush ishte kunder antarsimit te Shqiperise ne NATO, kush ishte kunder liberalizimit te vizave, kush ishte pro prefektit te qarkut Fier dhe kunder 3-ligjeve te vena nga SORROSISTET nderkombetare me qellim pengimin europian te rruges se Shqiperise. Duhet te flisni pa dorashka per abuzimet e Edi Rames me buxhetin e Shtetit prej 6 vitesh, duhet te hapni horizontin e shqipmekatareve per genjeshtrat tallese te Erion Velines per ndryshimin e Metropolit te mbjelle monstruozisht me beton nga Edi dhe Erioni.

Ju duhet t’i shprehni atyre qe ju qendruan prane se kush ishte SORROSISTI i marrveshjes se Majit te 2017 qe erdhi urgjentisht nga SHBA e Obames duke genjyer paturpsisht shqip-mekataret e pervuajtur 70 vite rresht. Sa here qe shkruani, sa here qe komentoni politikist nga kolltuqet komode te vendeve te beneluksit, te pakten si njeri qe besoni ne ZOT, flisni pak nga pak me kurajo qytetari se kush e shkaktoi 1997, cilat qarqe i sajuan shqiperise firmat piramidale dhe kush i shkaktoi trazirat vellavrasese dhe me ç’qellim u shkaktuan ato ??

Flisni edhe per babezine e vjedhjeve te Fatosit, te Anastasit, te Gramozit, te MJAFT-tit te Erion Velise apo te Geyve-99 .

Flisni se kush i vjedh fondet e nderkombetareve ne bujqesi, ne politika kulturore dhe sociale, ksuh i vjedh tenderat qe destinohen per infrastrukturen dhe cilat metoda perdorin, tregojuani shqipmekatareve te vertetat qe ju i dini, tregojuani me force dhe ndergjegje te paster qytetare.

Pastaj flisni edhe per bemat e Bamir Topit, per gjemat qe i shkaktoi ai politikes si nje qoftexhi pazari qe ishte. Ndoshta mund t’i besojme me pas ato qe ju shkruani !!!

Kategori
Uncategorized

Emigrimi është pasojë e varfërisë dhe varfëria është pasojë e keq qeverisjes.

Emigrimi është pasojë e varfërisë dhe varfëria është pasojë jo vetem e keq qeverisjes, por dhe e mos reagimit popullor.

Qeverisja është:

Modeli ekonomik dhe vizioni qeverisës rilindase.

Çdo ditë ndodhin episode që dëshmojnë grabitjen e burimeve natyrore, tokave, bizneseve, vjedhjen dhe shkatërrimin e mjedisit.

Çdo ditë ndodhin krime, trafik, vrasje, dhe vetem vrasje ku frika dhe pa siguria në këtë vënd po zvëndëson , sigurinë dhe demokracinë.

Votat u vodhë, opozita legjitime largohet nga parlamenti.

kjo e certifikuar nga nderkombetaret, parlamenti po mbushet jo me te zgjedhurit e popullit por me te bleret e Rames.

Vendi ne nje krize qe askush nuk e di fundin e saj.

Shqiptarët janë këtu ku janë, jo vetëm për faj të tyre, por për faj të qeverisësve që i kanë mashtruar, vjedhur votën, apo kanë zgjedhur vete ata.

Shqiptarët duhet të dinë apo të mësojnë se si duhet votuar, shqiptarët e provuan dhe përsëri po riprovojnë në kurriz të tyre.

Varfërinë, përbuzjen, mashtrimim dhunën, grabitjen nga bijat dhe bijte të etërve të tyre gjakatarë.

Revolta popullore e vetmja menyre dhe zgjidhje per te shpetuar vendin nga varferia, emigrimi dhe thonjte e mafies ne pushtet.

Kategori
Uncategorized

I prenë duar e këmbë dhe e lanë të zvarritej nëpër burg, torturat që xhelatët e regjimit rezervuan për Dom Lazër Shantojën

Klerikët katolikë për një kohë shumë të gjatë e kanë ndier veten jashtë dhe e gjithë kjo më të drejtë. 500 vite që përndiqeshin për të ndërruar fé dhe pranuan gjithçka, vetëm atë gjë se bënë dhe kjo nuk kishte për të ndryshuar edhe pas ikjes së Turqisë.

Një nga armiqtë të më mëdhenj të besimit në Zot ka qenë komunizmi dhe nuk ndaloi së luftuari deri në fund, po as shërbëtorët e Zotit nuk ndaluan. Përndjekja ndaj klerikëve të krishterë ka qenë e tmerrshme aq sa edhe krimet që janë bërë ndaj tyre.

Konica.al do ju sjellë një nga rastet më të tmerrshëm, atë të njerëzve më të nderuar, Dom Lazër Shtojës.

Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, nga Mikel (i quajtur shkurtimisht Keli) dhe Luçije Shantoja. Te dorëshkrimi Shantojana – Histori e familjes Shantoja D. Lazri shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës.

Arsimin fillor e kryer në kolegjin Saverian dhe në Seminarin papnor në Shkodër me profesor Ndre Mjedën e etër të tjerë jezuitë.

Rreth viteve 1909-1910 u dallua në përvetësimin e latinishtes, greqishtes dhe italishtes. Ishte shqiptari i parë që njihte me kompetencë gjuhën esperanto në Shqipëri.

Më 1914 vizitoi Vjenën për herë të parë. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Universitetin e Insbruku-ut, ku përvetësoi edhe gjermanishten. Me 29 maj 1915 u shugurua meshtar dhe si famullitar shërbeu në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll, Sheldî nga viti 1917 deri në vitin 1922.

Filloi përkthimet dhe botimet e para u shfaqën te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”,“Kalendari i veprës pijore”, etj. Botoi “Për natë kazanash”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba.

Në qershor 1919 burgoset nga italianët në Beltojë. Për dy vjet (1922-1924) është sekretar i Arkipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedës. Më 17 prill 1923 takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel.

Bashkëpunoi me Anton Harapin për “Ora e Maleve”, ku shfaqi aftësitë e tij si shkrimtar i zjarrtë e poet satirik. Dom Lazri ishte bashkëpuntor i parë i tij së bashku me Luigj Gurakuqin.

Pater Antoni, me vonë do të shkruante: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit».

Më 20 shkurt 1924 del prej shtypit “Shjor Puci”, një përkthim i Shantojës. maj 1924 dha dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve. Pas atentatit të Beqir Valterit takon Ahmet Zogun.

Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, D. Lazri doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne ku predikon gjermanisht, më tej në La Motte te kantonit Vaud, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet, duke perfeksionuar dijet e tija në frëngjisht.

Për të jetuarit me të ka shkuar edhe e ëma, Çija. Në fshatin zviceran filloi të përkthejë Wilhelm Tell-in e Faust-in. Asokohe në Shqipëri Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypnin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit.

Në 1936 e përkohshmja LEKA botoi Hermandin e Dorothenë e Goethes, përkthyer prej Dom Lazrit. Më 4 maj 1937 i vdiq në Rumani i vëllai, Kapiten Luigj Shantoja.

Gjendja e re, e krijuar në Shqipëri me 7 prill 1939, i çeli rrugën, si shumë të mërguarve të tjerë edhe D. Lazrit për t’u kthyer rishtas në atdhe.

Në vendlindje iu bë një pritje tepër e ngrohtë. Ai mbajti meshë në kishën kathedrale dhe tha një omeli të paharrueshme për të pranishmit.

Shkodranëve u tha: «Më keni mbytë me gosti». Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilën ka hyrë populli shqiptar.

Më 1941, bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare.

Mbështeti pambarimisht qeverinë e Mustafa Krujës. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politik dhe vijoi të merret me përkthime, ndërsa vëzhgonte me dhimbje të madhe luftën vëllavrasëse që kishte filluar në Shqipëri.

Në fundin e vitit 1944 Dom Lazri iku ndër malet e Sheldisë, ku bujti në qelën e Dom Nikollë Gazulli një natë. Në Dedaj ka ndenjur 22 ditë tek i quajturi Mark Tom Prela, e më tej në shtëpinë e Kolë Nuri Sheldisë për 26-27 ditë. I fundit kishte qenë shërbyes në shtëpinë e Shantojës. Do dënohej për “krimin e mikpritjes” 6 ditë para mikut që i kishte mësye konakun.

Në momentin kur erdhën komunistët në pushtet, në janar 1945e arrestuan dhe e torturuan (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945). Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyre ndër sy:

“As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç trathtarë!”

Dokumentet për vrasjen e Dom Lazerit ruhen në AQSH në një dosje të fondit të Partisë Komuniste, të vitit 1945 dhe dëshmojnë momentin pas arrestimit, dhënien e dënimit me vdekje, aprovimin dhe njoftimin e ekzekutimit.

Detajet e këtyre dokumenteve duhen marrë si më të saktat e kësaj ngjarjeje, pasi nënshkruhen nga vetë Enver Hoxha, e Spiro Moisiu, të cilët e cilësonin çështjen e ekzekutimit të Dom Lazrit si të një rëndësie të veçantë e janë kujdesur nga afër për çdo detaj të këtij krimi.

Në dokumentin e parë shkruhet:

“1 shkurt 1945

Tepër urgjent.

Mehmet Shehut, Shkodër.

Don Lazër Shantoja dhe Sulçe Begu (Bushati) duhet të dërgohen këtu stop. Çështje e tyre është e lidhur me gjithë punën e tradhëtis dhe çështjen e tyre kuptojmë kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh dhe ti.

Gjeneral kolonel Enver Hoxha”

Në dokumentin e dytë shkruhet:

“ 10 shkurt 1945

Korpit 3 Gjykatës Ushtarake Shkodër”

Gjegje shkresës nr.5 d.2 frur 1945. Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Dom Lazër Shantojas dhe Sulçe Beg Bushatit stop. Na lajmoni datën e ekzekutimit.

Enver Hoxha.”

Në dokumentin e tretë shkruhet”

“dt.19 shkurt 1945

Mehmet Shehut

Gjegje telit nr.17. dt.17 shkurt 1945. Personat për internim i nisni këtu. Sulçe begu e Don Lazëri u ekzekutuen.

Gjeneral Spiro Mojsiu”

Dhe situata sigurisht që sdo ishte ndryshe nga ajo që thuhej në telegrame.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi:

“I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.”

Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër:

“Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje – me pushkatim”.

Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën… Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme. Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J.Alibali d.v.

“Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”

Urrejtja e pushtetit komunist ndaj këtij intelektuali që kishte përkthyer Goethe-n dhe Schiller-in e kishte shkruar në revistat më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë (Përparimi, Agimi, Hylli i Dritës, Illyria etj), ishte aq e madhe, sa torturuesit i kishin këputur katër ekstremitetet e trupit.

Kështu Dom Lazri ishte i dëtyruar të tërhiqej zvarrë nëpër qeli me gjunjë e bërryla. Fati i Shantojës i kishte rrënjët e veta në qëndrimin antipërëndimor dhe antikristian të komunistëve dhe në qëndrimin propërendimor të Shantojes, si dhe në besimin e tij te ringjallja e kulturës

autoktone të krishterë shqiptare të periudhes para turqve, bindje të cilën ai e shfaqi në veprat dhe poezitë e tij.

Kur nëna e Shantojës shkoi të vizitojë djalin e saj në qeli dhe e pa të vuajë me këmbë e krahë të prerë, iu lut me ngulm rojeve të burgut që t’i tregonin mëshirën e fundit djalit të saj dhe ta vrisnin.

“Vritnje, keni mëshirë për tê e mos e leni me vuejtë ma kështu!” dhe ata e plotësuan këtë kërkesë, ndoshta me dëshirë.

Ekzekutimi ndodhi me 19 shkurt 1945 në Tiranë nga një ushtar, bashkë me Sulçe beg Bushatin. Ish- drejtori i Shoqërisë Letrare “Dante Alighieri” në Tiranë, si dhe ish- anëtari i Institutit Mbretëror për Studime Shqiptare, Dom Lazër Shantoja, u gropos në një varr pa emër afër Tiranës.

Partizanët, pasi e ekzekutuan, thirrën për kryerjen e sharteve të vdekjes Atë Viktor Volajn, i cili ishte edhe njeriu i fundit që pa kufomën e martirit.

Marrë me shkurtime nga artikulli i Hithra.al

Kategori
Uncategorized

1967/Lejfenët e Shqipërisë, heronj aksidentalë më parë të kritikuar.

1967/Lejfenët e Shqipërisë, heronj aksidentalë më parë

Faksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punëFaksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punë

Nga Kastriot Dervishi

Lej Feni një person që u bë model në Kinë në kohën e revolucionin kulturor proletar kinez ishte shembulli i njeriut që mendonte më shumë për shtetin se sa për vete. Nën shembullin e tij në lëvizjet revolucionare që u zhvilluan në Shqipëri, paralelisht me revolucionin kinez, disa aksidente në punë u paraqiten si raste heroizmash. Në dallim nga Kina, shumica e lejfenëve tanë ishin të vdekur. Individë të rastësishëm, që më parë ishin kritikuar për të meta në puna, të cilët thjesht kishin vdekur, u bënë heronj të punës socialiste.

Më 15.2.1967 u dogjën në stacionin e Linasit (ku pompohej nafta që përfundonte në Cërrik), tekniku Myrteza Rexhep Kepi (1947-1967) dhe inxhinieri Muhamet Jonuz Shehu nga Bicaj i Kukësit (1930-1967). Komunikata ditore nr.37, datë 16.2.1967 e MPB-së e pasqyron ngjarjen krejt aksidentale sepse dy të përmendurit kishin ndezur zjarr për të ngrohur tubin, krejt pa lidhje me rregullat e sigurimit teknik. Komunikata e dy ditëve më vonë thotë se më 17.2.1967 të aksidentuarit vdiqën në spital. Partia e Punës përfitoi të shtonte radhët e heronjve pas vdekjes.

Partia shënonte në dokumentet e veta se megjithëse trupi i tyre kish marrë flakë, mendjen ata e kishin së pari te tesera e partisë dhe prona e përbashkët. Muhameti “gjatë rrugës në spital, megjithëse me trupin krejtësisht të djegur, ju thoshte shokëve që ta kthenin në stacion se e ndiente veten mirë, ai pyeste nëse vazhdonte transportimi i naftës në drejtim të uzinës, a u shua zjarri, a u dëmtuan shokët e stacionit?”. Madje në xhep, i ishte gjetur edhe fjalimi i E.Hoxhës i 6 shkurtit 1967 Por ajo që e bënte qesharake këtë histori ishte fakti se Muhameti ishte ndëshkuar 4 herë në parti në vitet 1961, 1963, 1964, 1965, pikërisht për zvarritje në punë, pakujdesi në mbrojtjen e zjarrit, raportime fiktive dhe dobësi të stacion. Me vendimin nr.54, datë 22.4.1967 Byroja Politike i propozoi Presidiumit të Kuvendit Popullor dekorimin e tyre “Hero i Punës Socialiste” për “guxim e trimëri të rrallë” për mbrojtjen e pronës duke u bërë “shembull i rrallë heroizmi” .

Kategori
Uncategorized

Fati tragjik i Erifili Bezhanit/ Avokatja e parë shqiptare që vuajti burgun e Burrelit dhe përfundoi si fshesaxhie

Shkollimi në një prej universiteteve më të mira të Francës, fejesa me avokatin e njohur francez dhe fundi tragjik në regjimin komunist

Sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Aix-en-Provence, kishte marrë “Licenciee en Droit”. Erifili Bezhani ishte një vajzë nga Vlora që po i ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës në Francë, falë rezultateve të shkëlqyera në universitetet franceze. Pas dy vitesh në profesion, Erifili Bezhani do të kthehej në një prej avokateve të spikatura në Francë. Gjatë ushtrimit të profesionit të avokates në Marsejë, në vitet 1941-1942, Erifili Bezhani u fejua me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fatkeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe ajo si “Profesore e D’Etudes Francaises“ në të njëjtin universitet, Erifili Bezhani, la pas gjithçka dhe e shoqëroi të motrën për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër i vitit 1943, kur dy motrat zbritën në portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës, deri në vdekje.

Historia rrëfehet nga gazetarja Nini Mano, e cila e njeh historinë e Erifili Bezhani, nga babai i saj, kushëri i parë me Erifili Bezhanin.

***

Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944, vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qendër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të çlirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.

Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të vërteta demokratike.

“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demokratëve, social-demokratët, etj.

Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doktor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj..

Andromaqi Nocka kujtonte: ”Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu siç duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin. Ishte me Dhimitër Paskon. U ulëm në një lokal dhe të dy, mbaj mend që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë, Erifili nuk më tërhoqi vëmendjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte çdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili, ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdimisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur, që shoqëronte argumentet rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”.

Në 16 Maj 1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj., Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi i vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat çnjerëzore. Ish i burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ”Erifili u dënua pothuajse në të njëtjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 femrat e para që u futën në burgun ferr të Burrelit. Më vonë, erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”.

Drita Kosturi, në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burgun e Burrelit, përmend qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit: ”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra, të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rrëshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frida Sadedini e mjaft të tjera”. Pas lirimit nga burgu, për shkak të disa amnistive, Erifili Bezhani vazhdoi kalvarin e vuajtjeve të tjera. Nuk iu dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që i dha shteti demokratik francez, Erifili Bezhanit ia mohoi në vendlindje regjimi komunist.

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë iu mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidhi kontrata përkthimi me shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mencurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave.

Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Në mes të vitit 1958, mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë!

Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulçera, shtrohet me urgjencë dhe gjatë operacionit, dha shpirt. Ishte data 15 Shkurt 1959, kur mbylli sytë në sallën e operacionit, në spitalin e Tiranës.

Erifili Bezhani ishte vetëm 49 vjeç, avokate, e diplomuar për Drejtësi në Francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si shumë pak femra të shkolluara jashtë vendit.

Kategori
Uncategorized

30 mijë shqiptarë të moshës mbi 70-vjeç qendrojnë robër në Greqi, edhe pse vite më pare ishin të ligjshëm, sot janë ilegalë…

Shpetim Zinxhiria/

Erdhën të papunë në Greqi, por kthehen pa pensione në Shqipëri. Një realitet me protagonistë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që ende mbeten pengje te politikës së dy vendeve fqinjë. Një politikë që ende po zhgënjen nga dita në ditë komunitetin shqiptar. Ka mbi 12 vite që shteti shqiptar që nga nëndori I këtij viti po qendron në heshtje ndaj njohjes së pensioneve te emigranteve shqiptar, si dhe 28 vite që nuk ka berë asnjë marrëveshje për punësimin e shqiptarve, përfshi këtu mbarë emigracionin shqiptar. Një marrëveshje që do të vinte në rrugën e duhur dhe te integrimit komunitetin shqiptar, njëllojë si disa komunitete në Greqi. Por…

Sot në Greqi komuniteti shqiptar futet ne ato komunitete ku shteti shqiptar ende nuk ka bere një marrëveshje punësimi për emigrantët e tij, të cilët sot po përballen me problemet më jetike për te ardhmen e tyre. Komuniteti I Filipinesve, Egjyptianëve, Pakistanezve kanë bërë marrëveshje pune me shtetin grek, aq sa komuniteti Filipinez ka një drejtori punësimi pranë Ministrisë së Punës së Greqisë, realizuar vite më pare.

Foto e emigranteve shqiptare ne samitin (diaspora nga greqia)

Mungesa e kësaj marrëveshje edhe sot pas shumë vitesh emigracioni përbën një pengesë kryesore për legalizimin e përhershme të shqiptarve, madje duke përfituar jo vetëm njohjen e pensioneve por edhe marrjen e Statusit të Emigrantit, ashtu siç veprohet edhe ne disa vende të BE-së.

Aktualisht shteti Italian jep çdo muaj rreth 2 mijë leje të përhershme, mbështetur në marrjen e statusit të emigrantit, gje që nuk ka asgjë të përbashkët me marrjen e nënshtetësisë. Në Greqi asnjë emigrant shqiptar nuk ka marrë statusin e migrantit, pasi rruga e vetme për të marrë një leje të përhershme mbetet rruga e marrjes së nënshtetësisë.

Ministri i diasporesqe i therret emigrantet vetem per tju marre voten dhe valuten.

Aktualisht rreth 30 mijë shqiptarë të moshës mbi 70-vjeç qendrojnë robër në Greqi, pasi nuk kanë leje qendrimi edhe pse vite më pare ishin të ligjshëm, pasi ligjet I kanë kthyer sot ilegalë…

Qëndroni burra ju humte vula harram e paci (dreken qe ju dhame) me byrek e pula…

Rreth 300 mije emigrante humasin pensionet e tyre të pjesëshme, pasi ende nuk po u njihen vitet e punuara në Greqi…Aq sa rreth 180 mijë shqiptarë u kthyen në Shqipëri duke lënë pas vitet e punuara, por pyetja shtrohet ku shkuan kontributet e tyre?

Kategori
Uncategorized

Pse Erion Veliaj iu fsheh Gjykatës së Floridas?

Siç është mësuar nga një përgjigje e bërë publike një ditë më parë nga juristi Shkëlzen Berisha në adresë të gazetarit Guy Lowson Erion Veliaj ka refuzuar të dëshmojë për gjyqin e zhvilluar në Florida.

Nuk është hera e parë që Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës informon qarqet politike apo mediatike ndërkombëtare në mënyrë krejt dezinformuese dhe më pas ai hesht.

Është i njohur edhe një tjetër rast publik si ai ish bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Roshi e cila në vitin 2011 u raportuar në fillim se ishte grabitur dhe ishte detyruar të dështonte shtatëzaninë e saj dhe për këtë u akuzuan autoritetet shtetërore të kohës dhe më pas rezultoi e gjitha një mizanskenë e një konflikti në çifte mes Elvis Rroshit dhe bashkëshortes së tij.

Në atë kohë Erion Veliaj me zellin e shpifësit që e karakterizon informonte diplomacinë europian për këtë ngjarje, por nuk kishte denjuar të dërgonte një e-mail të dytë tek po të njëjtët për të thënë se raportimi i tij i pari kishte qenë një mashtrim. Veliaj ka qenë pjesë e enturazhit të Rilindjes që është munduar të përlyeje e të përfshijë juristin Shkëlzen Berisha në çështjen e Gerdecit dhe tregtisë së fishekëve dhe minimalisht ai duhet ti përgjigjes thirrjes së Gjykatës së Floridas për të dhënë verisonin e tij  të fakteve, qoftë edhe për të thënë që ishte nxituar dhe kishte gabur, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Nuk dihet sesi e ka argumentuar Erion Veliaj refuzimin e tij për të mos dëshmuar në gjyqin e ngritur nga juristi Shkëlzen Berisha në Gjykatën e Floridas ndaj Guy Loëson, por është e kuptueshme pse kryebashkiaku i Tiranës heziton të përfshihet më tej në këtë çështje dhe kjo ka vetëm një shpjegim të logjikshëm.

Refuzimi i tij për të dëshmuar mund të shpjegohet vetëm me frikën e përballesj me ndonjë padi ligjore nga Shkëlzen Berisha. Por në pritje për të parë se cilat do të jenë hapat e juristit Berisha në raport me Erion Veliaj, i cili edhe njëherë është kapur nën mashtrim nga e gjitha kjo kuptohet qartë se ky refuzim i bën më të besueshme akuzat e Shkëlzen Berishës, se Guy Loëson në bashkëpunim me Erion Veliajn kanë shpifur.

Kanë shpifur kur kanë shpresuar se gënjeshtrat do të pasqyroheshin në filmin e Hollivudid ‘War Dogs’, por kjo nuk ndodhi sepse Hollivudi i verifikon faktet përpara se ti kthejë ato në film. Dështuan të lidhnin dy ngjarja pa lidhje me njëra tjetrën siç është tregtia e fishekëve të kompanisë AEY me çështjen e Gërdecit.

Dhe qartazi kanë dështuar në një skenar të mirëfilltë dezinformimi siç rezulton të jetë libri ‘Armët e dhe çunat’, i cili më shumë se një gabim në përkthim i gazetarit Guy Lowson, çdo ditë e më shumë po provohet të jetë produkti i radhës i zyrës së propagandës së Rilindjes.

Deri në një sqarim të dytë, historia e trillimeve do të marrë një përgjigje tjetër në apelin e çështjes që trupa e avokatëve të juristit Shkëlzen Berisha po përgatit sërish në SHBA.

Kategori
Uncategorized

Shqiptari nga Podujeva tre herë i dënuar në Shqipërinë komuniste, 29 vjet burg.

Ishte vetë 27 vjeç kur erdhi në Shqipëri. Mbi 60 vjeç u largua. Iku nga e keqja, por gjeti një ferr edhe më të madh sepse Shqipëria kishte një regjim antikombëtar, mirëfilli antikosovar.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Podujeva, Jahir Halili i cili 29 vite të jetës së tij i ka kaluar në burgjet e Shqipërisë komuniste.

Ja çfarë shkruan arkivisti Kastriot Dervishi:

Ishte vetë 27 vjeç kur erdhi në Shqipëri. Mbi 60 vjeç u largua. Iku nga e keqja, por gjeti një ferr edhe më të madh sepse Shqipëria kishte një regjim antikombëtar, mirëfilli antikosovar.

Jahir Halili, lindur në vitin 1923, në Rrjepë të Podujevës ishte njëri nga shqiptarët e Kosovës që do burgosej për shumë vite. Erdhi në Shqipëri në fundin e vitit 1950 kur ishte vetëm 17 vjeç sepse kërkohej në Jugosllavi dhe u dërgua për të banuar në Berat. Do vinte në Shqipëri pasi kish vuajtur 2 vjet burgim në Jugosllavi për arratisje.

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1951-1970: 19 vjet, 3 muaj, 13 ditë

1975-1985: 10 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 27 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 58 vjeç

Dënimi i parë

Duke qenë punëtor në fermën e Otllakut në Berat, së bashku me shokët e tij dy persona emigrantë (njëri ndër ta Muharrem Mazreku, 19 vjeç nga Vokshi, banues në Berat, kish ardhur në Shqipëri më 27.5.1951) dhe një shtetase shqiptare, tentuan të arratisen. Tre meshkujt ishin shtetas jugosllavë. Regjimi e klasifikoi veprën e tyre si qëllim agjenturor sepse kishin “grumbulluar të dhëna” dhe do i çonin në Jugosllavi, ndërsa i vetmi shkak ishte në të vërtetë gjendja e rëndë ekonomike e Shqipërisë dhe mungesa e çdo lloj lirie këtu. U arrestuan më 29.8.1951 në një fshat të Elbasanit, në përpjekje për t’u arratisur. U mor në pyetje nga mareshal Thoma Vani. Aktet i nënshkruan me gisht pasi nuk di të shkruajë e lexojë. Në fermën e Otllakut kishte veçse disa muaj, nga maji i atij viti. U akuzuan në bazë të nenet 2, 3/10 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, d.m.th. për arratisje dhe spiunazh. Procesit i kishin dhënë ngjyrë të fortë agjenturore, në një kohë që të gjithë ata donin vetëm të arratiseshin. Me vendimin nr.4, datë 4.1.1952 Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, me veprim në Berat i deklaroi fajtorë dhe tre meshkujt i dënoi me nga 15 vjet burgim e punë të detyruar.

Ridënimi

Duke vuajtur dënimin në kampin nr.1 në Urën Vajgurore, shqiptarët e Kosovës, Jahir Aliti dhe Muharrem Mazreku orvaten të arratisen sërish, por më 16.8.1952 kapen nga forcat kufitare në Rrethin e Pogradecit fare pranë Shën-Naumit. Sërish procesi tentohet të thuhet sikur buronte nga veprimet agjenturore e po ashtu u gjykua nga Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës. U akuzuan me nenet 65 (spiunazhi) dhe 237 (arratisja nga kampi) të Kodit Penal. Me vendimin nr.26, datë 26.11.1952, Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, me veprim në Berat i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Muharremin me 25 vjet dhe Jahirin me 20 vjet. Nuk u kërkua konfiskimi i pasurisë pasi nuk kishin të tillë. Megjithëse akuzat janë të rënda, nga procesi nuk del asnjë informatë me karakter agjenturor. Gjithçka kot. Midis të tjerash në vendimin e shkruar gjithë gabimet të gjykatës gjenden edhe këto fjalë krejt pa lidhje me ngjarjet:

“Në një kohë kur populli shqiptar po ndërton jetën e re, jetën e socializmit, në një kohë kur kampi socialist me në krye BS-në është bërë një forcë e madhe për mbrojtjen e paqes, ku mbrojtjen e paqes po e mbrojnë gjithë popujt e botës, një nga këta popuj është edhe ai i Jugosllavisë që po bën çdo përpjekje për të shpëtuar nga jeta skllavëronjëse e diktaturës së Titos dhe UDB-së…”.

Si përfundim, Jahiri lirohet nga Burgu nr.321 i Burrelit më 3.12.1970, pasi kishte vuajtur plot 19 vjet, 3 muaj, 13 ditë dhe caktohet të banojë në Tepelenë. Muharremi u lirua më 10.12.1972 nga kampin nr.309 Ballsh pasi kish vuajtur 21 vjet, 3 muaj, 12 ditë. Iu caktua për banim Çerma e Lushnjës.

Dënimi i tretë

Duke banuar në Tepelenë, Jahiri arrestohet prapë më 27.11.1975. Me vendimin nr.101, datë 22.12.1975 Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal e dënoi me 10 vjet të tjera heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.3, datë 9.1.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Dokumenti i lirimit të parë nga burgu:

Kategori
Uncategorized

Kur politika e media luajnë me etikën – Nga çimkadrinjtë e medias te Ram(q)çimi i Rilindjes.

Nga Arben Vata Stockholm/

Psh një qytetar në zonën e Kukësit nga është edhe gazetar Çimi që ju e sulmoni shpesh, mund t’u drejtohej kështu “Pse shani gazetarët kur ju vetë nuk jeni në rregull o Ram(q)çimi i Rilindjes?!”. (Ju e dini se kjo nuk është e qëllimshme pasi në ato zona e ngaterrojne q me ç, gj me xh, siç edhe në Jug y me i psh). Por ama do të dukej abuzive, jo etike dhe sigurisht që as kjo nuk është korrekte të thuhet.

Qysh në fillim, dua të them se nuk jam dakord me disa media dhe nuk është aspak etike e njerëzore që t’i dëshirosh dikujt vdekjen apo sëmundjen, siç ka ndodhur me politikanë të tjerë në të shkuarën e tani me Edi Ramën.

Ai dhe gjithë të tjerët që mund të kenë bërë krime, të përgjigjen para ligjit. Para Zotit ne nuk shohim gjë se çdo të ndodhë. Duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ta ( jo me femijët e tyre), këtu në Tokë. Përndryshe, do mësohemi me të keqen e do të themi ” nuk kemi çfarë t’i bëjmë. E dënon Zoti “.

Ndaj, të shkuara z Rama nëse për momentin jeni sëmurë. Dhe për të “shmangur ” llafet e kundërshtarëve, portaleve e “kadrinjve”, nxirrni telefonin aty ku ndodheni, brenda e jashtë shtetit e trego çfarë po bëni se jeni kryeministri. Ju dergoni foto e video edhe kur bëni dush zoti Rama. Për inat të mediave mund të postonit dicka si psh duke luajtur baskeboll apo bërë palestër; pra që nuk je prej atyre që “pi mall”. Se njerëzit i mori malli zoti Rama dhe mezi pritën që ti të bëje “palestrën” e radhës me median. Dhe ku? Në kongresin e PS.

Zgjodhe të merreshe me kundërshtarët dhe e hape sërish krahun duke goditur e anatemuar mediat. A thua se mediat janë shkaku kryesor për situaten e vendit. (Në fakt ato kanë nje pjesë të madhe të përgjegjësisë, pasi shumica është vene prej vitesh në shërbim të qeverive dhe interesave ekonomike të pronarëve të tyre dhe jo publikut).

Por ngaqë nuk rrini shumë në Shqiperi z Rama, ndoshta nuk e dini se njerëzit nuk mund të gënjehen nga media. Ata jetojnë perditë aty dhe e shohin realitetin më mirë dhe më qartë se ju. Nuk po them atë që thotë Opozita dhe raportet ndërkombëtare se qeveria e blen votën. Thënë këtë z Rama nuk është e thënë se ata që shesin votën të mendojnë njësoj si ju. Ndaj as mos u kërkoni atyre që të shperndajnë postimet e tua dhe të qeverisë.

Nese këtë e bëjnë servilët e qeverisë (por edhe opozitës), politikani duhet ta kuptojë se ky eshte urdher dhe jo dëshire. Ndaj, mos u merrni me mediat dhe informacion in që ato shpërndajnë z kryeministër. Mos u tallni e mos ironizoni me mediat kur ata nuk të përgjigjen dot direkt. Ata mund të përgjigjen me qindra artikuj nga “kazanë ” mediatikë nga gjithë bota, por edhe me dhjetra raporte që ia nxijnë fytyren qeverisë, si psh ai fundit për nivelin alarmant të korrupsionit .

Gazetarët por edhe njerëzit e thjeshtë mund të përgjigjen edhe personalisht, madje edhe me lojë fjalësh, siç ju pëlqen. Psh një qytetar në zonën e Kukësit nga është edhe gazetar Çimi që ju e sulmoni shpesh, mund t’u drejtohej kështu “Pse shani gazetarët kur ju vetë nuk jeni në rregull o Ram(q)çimi i Rilindjes?!”. (Ju e dini se kjo nuk është e qëllimshme pasi në ato zona e ngaterrojne q me ç, gj me xh, siç edhe në Jug y me i psh). Por ama do të dukej abuzive, jo etike dhe sigurisht që as kjo nuk është korrekte të thuhet. Ashtu sikurse nuk është korrekte që ju talleni e lakoni emra gazetarësh, politikanësh apo njerëzish të thjeshte.

Aftësia për të luajtur me fjalët nuk ju bën patjetër rilindas, zoti kryetar i Rilindjes Socialiste.

Syri.net

Kategori
Uncategorized

Gazeta e Vatikanit: Shqiperia me tension ne rritje, rrezik nje vale e re eksodi.

L’Osservatore Romano e vlerësoi situatën në Shqipëri me tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi. Gazeta zyrtare e Vatikanit, e cila i referohet Lulzim Bashës si “figura-simbol e protestave, që prej javësh po vlojnë në Tiranë”, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj. L’Osservatorio Romano thotë se, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”

Me poshte vijon shkrimi i plote:

L’Osservatore Romano

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijërapjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë sëParlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e PartisëDemokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, iudhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestaveqë prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialistiEdi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çkasolli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit përtë zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitësështë një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave tëanëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’umarrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rreziknisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së qëishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithëqytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorurdhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte itolerueshëm”. Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyjapalëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktualepolitike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku tëmarrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi iardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komunitetindërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuarvendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësie të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestashtë forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi kanxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetetdroja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetittë së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, qëvjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.