Kategori
Uncategorized

Greqi: 18 vrasje të emigrantëve shqiptar per 2018 (lista)

Nga Shpëtim Zinxhiria Athinë.

Shteti shqiptar nuk mund te heshte sikur nuk po ndodh asgje, që do të thotë se është në bashkëpunimin me krimin kjo heshtje, pasi nuk kërkon asnjë sqarim dhe hetim për këto vrasje që nuk janë as të parat dhe as të fundit, por ende vazhdojnë edhe me 5 vrasje të tjera për 2019.

Shteti shqiptar nuk duhet te tallë bythën me familjet e viktimave duke i akorduar nje pension mujor pre 6 mije leke te vjetra.

Ambasada Shqiptare në Greqi e kthyer në Gestapo po bashkëpunon me policinë greke për të mbuluar këto vrasje. Është kjo ambasadë që u përplas derën në fytyrë familjarëve të viktimave…

Kjo ambasadë duhet pastruar sa më parë me njerëz që dijnë të kryejnë punën ashtu siç duhet dhe jo te shijone lluksin si drejtuesit e sotëm. Shteti nuk vuan nga mangësia e ideve, por nga deshira per t,i realizuar ato detyrime që ka në mbrotje të të drejtave të shtesve të tij atje ku jetojnë.

Por edhe Kisha Shqiptare duhet të ngushëllojë familjet e viktimave ashtu sic veproi me rastin Kacifas. Kjo heshtje në përgjithësi tregon se kemi nje shtet shqiptar të dështuar . Por…

Lista e viktimave:

1. 16/02.2018 53-vjeçari Sami Karoshi nga Peshkopia dhe banues në Tiranë, u vetëvar në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës, me një batanije të lidhur në kangjellat e birucës.

2. 8/03/2018 Një shqiptar është vrarë ditën e diel në Greqi në zonën Artemida në rajonin e Atikës. Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza. Ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.

3. 26/04/2018 Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

4. 15/07/ 2018 Dorian Mancellari 32 vjeç, nga Pogradeci është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

5. 13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

6. 27/07/2018 gjendet e vdekur ne grumbullimin e plehrave ne Lagada te Selanikut trupi i nje 15-vjeçare me iniciale K.M, nga fshati Drenove e Korces që rezultonte e zhdukur prej disa javesh. Ajo eshte goditur në kokë me mjete te forta dhe ne trup kishte shenja dhune.

7. 8/08/2018 Gjendet i vdekur në burgun e Koridalos 31-vjeçari F.I nga Vlora i cili mësohet se ka gjetur vdekjen pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.

8. 16/08/2018 Vritet me armë zjarri pranë pallatit nr.5 rruga Parnithas, 36-vjecari ne oren 1 te mengjesit, ne kryqezimin e rruges Makri dhe Parnithas në Ano Kipseli në Athinë. Policia thekson se viktima nuk ka lidhje me krimin.

9. 22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

10. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

11. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

12. 29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.

13. 22/11/2018. Vritet me armë zjarri në Janinë Altin Mullai , policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit në Janinë .

14. 26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

15. 5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

16. 13/12/2018 Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

17. 27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.

18. 29/12/2018 Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke.ai kishte ardhur ne Greqi 11 dite me pare.

Nga Shpëtim Zinxhiria/

Heshtja te ben bashkëfajtor o shteti im, filloni hetimet për të lehtësuar sadopak dhimbjen e ketyre familjeve///

Kategori
Uncategorized

Shërbimi diplomatik apo furnitor i krimit të organizuar.

Së pari.

Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton?

E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është vetëm një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:

Më 13 shkurt, kompania ALEAT, prodhoi 100 pasaporta shqiptare për t’i dërguar në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë, të paketuara në një qese plastike, të cilat u nisën me një autobus të linjës drejt Greqisë.

Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, dërgesat konsullore si kjo e pasaportave duhet të paketohen sipas rregullave të veçanta, në një pako të vulosur nga konsullata, dhe të shoqërohen nga një korrier i ambasadës, i cili duhet të ketë një dokument zyrtar, që tregon statusin e tij dhe numrin e pakove në çantë.

Vetëm kur dërgohet me rrugë ajrore ose detare, pakoja e konsullatës mund t’i dorëzohet vetë kapitenit të anijes ose pilotit të avionit. Në kundërshtim me rregullat, Ambasada e Shqipërisë në Athinë kishte autorizuar kompaninë e autobusave Top Line që të merrte pasaportat nga kompania ALEAT, pa korrier që të shoqëronte dokumentet.

Pra, nuk pati as pako konsullore, as korrier të Konsullatës dhe as shoferi i autobuzit nuk ishte kapiten anijeje apo pilot avioni. Ndaj edhe, me të drejtë, policia e Greqisë i konfiskoi pasaportat me dyshimin se ishin false. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, shkoi t’i merrte pasaportat në pikën kufitare të Kakavijës, dhe Konsullata e Shqipërisë në Janinë u shpreh për gazetën Panorama se “nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar”.

Por, në të njëjtën ditë, makina me të cilën po udhëtonte konsulli, ku gjendeshin edhe pasaportat, u plaçkit dhe prej saj u vodhën të 100 pasaportat.

Deklarata e Ministrit Cakaj ngre më tepër pyetje se sa jep përgjigje. Sipas ministrisë, Konsulli i Përgjithshëm “ndaloi në rrugën Agion Asomaton, në lagjen e Thisio, Athinë, prej orës 22:50 deri në orën 00:10, kohë gjatë të cilës makina diplomatike ra pre e vandalizmit dhe u vodh.”

Së pari.

Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton? E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:

Por, në vend që të udhëtonte drejt e në ambasadë me ngarkesën e rëndësishme, konsulli ka devijuar qartazi nga rruga, ka dalë nga makina, dhe ka qëndruar një orë e 20 minuta në një vend të panjohur, duke e lënë makinën dhe pasaportat larg syrit të tij!

Pse u bë kjo ndalesë?

Nuk ishte koha për të ngrënë darkë, dhe ambasada ishte 30 minuta larg.

Kushdo që shikon në google street view rrugën Agion Asomaton dhe të gjykojë vetë nëse ky është vendi i duhur për një Konsull të Përgjithshëm për të ndaluar me një makinë me targa diplomatike, në mes të natës, dhe për të lënë vetëm makinën ku ndodhej çanta me pasaportat shqiptare për më tepër se një orë.

Kjo ngre pyetjen nëse ka mundësi që ata që vodhën pasaportat ta kenë ditur më parë se ato gjendeshin në makinë, dhe nëse mund të ketë qenë e qëllimshme ndalesa e kryer nga Konsulli Gjikuria në një rrugë jo të sigurtë si kjo.

Deri më tani, asnjë në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Konsullatën në Janinë apo në Ambasadën Shqiptare në Athinë nuk ka marrë përgjegjësi për këto gabime absurde të njëpasnjëshme.

Me siguri që nga këto veprime mund të përfitojnë grupe kriminale shqiptare, të cilat me shumë mundësi kanë tashmë në zotërim 100 pasaporta të sapoprodhuara. Pra, zoti ministër në detyrë Cakaj, mos ndoshta është rasti ta pyesësh veten: 

Kategori
Uncategorized

Kryemadhi Rames… i njeh fëmijët e tu apo jo?

“Është plakur, vjetruar sepse fidan të rinj po lulëzojnë në jetën politike, në bahçen e PS-së,

Lali Eri, Bushati, Gjiknuri, që po e konkurrojnë. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam e varfër, kam një familje të mrekullueshme.

Kam një bashkëshort shumë të mirë që i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë, kam edhe një familje që i duam prindërit tanë, edhe ata që nuk janë gjallë edhe ata që janë.

Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet nuk pres dhe nuk duam të më respektojë mua. Koha e dashurisë mbaroi, tani ka filluar koha e drejtësisë,”- u përfundoi kryetarja e LSI-së.

Kategori
Uncategorized

Sigurimi i Shtetit si ne kohen e Enverit. 519 oficerë të Sigurimit janë në Policinë e Shtetit

Agron Tufa: 519 oficerë të Sigurimit janë në Policinë e Shtetit, të tjerët në administratë! Ja pse me sulmoi Braho

Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka qenë sot në “A Show” në News24 për të folur për debatin e fundit në distancë mes tij dhe deputetit Spartak Braho pas raportit të këtij institucioni dorëzuar në Kuvend.

Ai e quajti reagimin e Brahos në Kuvend një ligjërim anormal, të një njeriu me shëndet mendor të diskutueshëm, të mbushur me shpifje e kërcënime.

Tufa tha se raporti vë alarmin se institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa, duke numëruar 519 të tillë vetëm në polici. Ai u shpreh më tej se dhe në institucione të varësisë së Kryeministrisë ka të tillë por se janë deklaruar

Nuk të duket e çuditshme që herë pas here bëhesh i famshëm në mënyrë brutale dhe jo për profesionin tënd bazë. Kjo e fundit nuk ishte ca e tepërt?

Si çdo gjë krejt e tepër por është bërë traditë sa herë vjen marsi dhe fillimi i prillit dalin përplasje shumë të forta sapo sjell para publikut pjesë të të vërtetave të varrosura. Reagimi psikopatologjik ka të bëjë më pamundësinë për të pranuar të vërtetat e mbyllura hermetikisht që nuk duhen cenuar. Por unë i cenoj sepse tabu s’ka.

Ti sot je ndjerë i braktisur nga njësi, individë, grupe që do duhet të kishin mbrojtur dhe je deri aty sa të duash të kërkosh ndihmën e përfaqësive diplomatike në Shqipëri. 

Po. Sot për fat të keq, përjashto gjithë ata miq me mbrojtjen e nxehtë, me letrat e pafundme në inbox apo në faqet e ndryshme ku zhvillohen diskurset rreth kësaj teme të neandertalëve të komunizmit të sotëm, i gjendur përballë akuzave, kërcënimeve e patosit fashistoid më kanë ofruar shumë njerëz kurajë, mbrojtjen, madje të gjitha llojet e mbrojtjes por kurrë në asnjë rast nuk dëgjova të reagonin institucionet e shtetit dhe shoqërisë civile.

Heshtje, heshtje e cila mbase nuk do ta doja sepse ajo luftë që po bëj me skalionet e zeza më famëkeqe të sigurimit të shtetit, ata që i kanë bërë dhe i kanë zhytur duart deri në bërryla në gjak dhe në krime, nuk është një ndeshje që e bëj për familjen time si person privat por është ndeshje dhe përplasja e pakompromis e një qytetari të ndërgjegjshëm që nuk pranon që në lartësitë e vitit 2012 dhe në kulmin e axhendës sonë për në familjen europiane të shkojmë bashkë me njerëz që kanë bërë krimet në komunizëm. Unë ndihem i braktisur. Kush më mbron mua kur po sulmohen që nga foltorja e parlamentit dhe në forma të tjera.

Instituti çdo vit del me një material të rëndësishëm studimor të bazuar mbi fakte, dokumentare të pakundërshtueshme në formën e një dokumenti të rëndësishëm me shumë faqe, i çohet parlamentit të Shqipërisë në komisionin e ligjeve. Atje punon zoti Spartak Braho, deputeti i Kuvendit i cili me sa duket ka lexuar një pjesë, një fragment. Ma shpjegon si nis sensibiliteti i zotit Braho? 

Ne paraqitëm si çdo vit raportin vjetor në komisionin e ligjeve, patëm përkrahjen e anëtarëve të komisionit, lëvdata. Gjithmonë kemi pas komplimente, përgëzime për punën e madhe me një staf të vogël por heroik, dolëm të kënaqur. Morën përsipër të na zgjidhnin disa nga problemet e trashëguara e të pazgjidhura dhe pas një jave mblidhet komisioni për të miratuar rezolutën dhe më dërgohet një video live se si deputeti Spartak Braho thoshte gjëra e para krejtësisht të gënjeshtërta. Një ligjërim anormal, të një njeriu me shëndet mendor të diskutueshëm, duke akuzuar, shpifur, kërcënuar për shkarkim.

Emri i zotit Braho figuronte në një nga kapitujt e raportit të fundit?

Emri i tij jo, por të sojit të tij figuronte. Një kapitull i tërë fliste për tejngopjen në institucionet tona, në administratën politike publike, institucionet e varura e pavarura me njerëz të sigurimit të shtetit. Një raport që është për alarmin më të madh. Këtë shtet pra, po na e drejtojnë sigurimsat. Të cilët kanë qenë policia politike përndjekëse që ka ushtruar terror, burgime, vrasje deri në gjenocid ndaj popullatës shqiptare dhe sot kanë vendin në institucionet demokratike.

Ka pasur një perceptim që vjen një parti e majtë, që ish-eksponentë të sigurimit të shtetit kanë jo vetëm një rivlerësim individual, njerëzor por edhe kanë marrë pozicione të rëndësishme. Në sekondën që ky perceptim bëhet i zëshëm, me të drejtë është thënë që juve ju punon mendja në të njëjtin hall, Shqipëria ka evoluar, çfarë t’i bëjmë atyre, t’i lëmë duke vdekur, nuk mund shkojmë në Europë duke urryer, ne kemi falur, ose ngjarja nuk po ndodh. Ky perceptim që ka ekzistuar në Shqipëri, për rikthim individual, në numra, të njerëzve që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit është i saktë?

Është shumë i saktë. Ndonëse nuk duan t’i përgjigjen kërkesës për informacion të bazuar në ligj, institucionet tona janë plot me ish-sigurimsa. SHISH, policia e Shtetit. Unë kam numëruar 519 sigurimsa në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se në përgjigjen e tyre ndaj kërkesës sonë refuzojnë të përgjigjen. Ka disa institucione të tjera, në varësi të Kryeministrit kanë informuar për sigurimsat e tyre në administratë. Nuk mund të abstragosh dhe të thuash nuk japim informacion për arsye sensitive, unë kërkoj diplomën e shkollës së lartë të Ministrisë së Brendshme, profili sigurim. Dihet ku kanë punuar. Ata nuk e kanë vendin në institucionet e sotme. Është një shoqëri demokratike dhe përderisa ligji e përcakton sigurimin si një polici politike…

Po të hapeshin këto bëma do lemeriseshin gurë e drurë. Sigurimi i shtetit mbrohet shtetërisht. Nuk mund të hyjmë në BE me një aradhë të gjatë prej qindra e qindra sigurimsash, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë krime.

Kategori
Uncategorized

1983/Letra drejtuar Enver Hoxhës nga Qafë Bari: Edmond Caja po na vdes në dru.

Na lënë dy turne në galeri, na heqin zvarrë nëpër galeri dhe na rrahin pa mëshirë.

Disa të dënuar kanë mbetur me të meta fizike nga kamxhiku-zorra e trashë- siç e quaj policia.

Unë vetë jam një nga ana që dënuar që jam rrahur në mënyrën më çnjerëzore nga policia me në krye shefin e policisë së repartit (Edmond Caja-shënim). 

Leter E nje 18 Vjecari ..EDMOND Caja po na Vdes ne Dru ..Na ndihmo .

1983/Letra drejtuar Enver Hoxhës nga Qafë Bari: Ja si na rreh e torturon Edmond Caja në kampin e shfarosjes

Nga Kastriot Dervishi

Agron Çipllaku ishte fare i ri kur u arrestua, vetëm 16 vjeç i burgosur. “Pushteti popullor” e dërgoi me akuzë të rëndë në sallën e gjyqit. Pa asnjë dallim për shkak të moshës, kaloi procedurën përkatëse së bashku me një shok tjetër. Ata ishin:

-Agron Bajram Çipllaku, lindur në Fier më 24.11.963, u arrestua më 2.4.1980.

-Durim Ferat Delibashi, lindur në Fier më 6.7.963, u arrestua më 3.4.1980.

Gjykata Popullore e Rrethit Fier e kryesuar nga Thimjo Kondi, duke pasur pranë prokurorin Nebi Shkëmbi, me vendimin nr.130, datë 4.6.1980 i deklaroi fajtorë me akuzën e agjitacionit e propagandës si dhe të tradhtisë ndaj atdheut të mbetur në tentativë dhe i dënoi Agronin me 11 vjet dhe Durimin me 10 vjet heqje lirie.  

Agroni niset ta vuajë dënimin në Spaç. Pas e vjetësh dërgohet në Qafë Bari. Vetëm një muaj nga qëndrimi këtu, i shkruan Enver Hoxhës për kushtet e këqija. Më 5.3.1983 Enver Hoxha lë shënim në letër se duhej kontroll i rreptë në burgje e kampe e se duheshin marrë masa ndaj atyre policëve e drejtorëve po të ishte kështu.

Ramiz Alia thërret prokurorin e përgjithshëm, Rrapi Mino, i cili më 8.3.1983 kryen një inspektim në Qafë Bari. Në raportin e datës 12.3.1983 për sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, Rrapi Mino thotë se ka gjetur shumë nga elementët e letrës së të dënuarit në fjalë. sipas raportit, i dënuari i letrës, Ahmet Tufa dhe Bajram Dervishi ishin thirrur nga komandanti i togës së policisë (Edmond Caja), duke iu kërkuar llogari për moszbatimin e normës e duke i fyer rëndë.

Pas largimit të tij, policët i kishin rrahur. Ndërsa komisari i kampit Novruz Naska, nuk pyeste as për prokurorin e përgjithshëm, por i deklaronte se kishte të drejtë t’i mbante të dënuarit 16 orë në punë. Pasi kaloi kjo çështje, asnjë masë nuk u mor ndaj Edmond Cajës dhe personave të tjerë. Madje u graduan.

Letra dërguar diktatorit

Zotit Enver Hoxha. Jam i detyruar t’ju shqetësoj me anën e kësaj letre, thjesht për punë personale. Jam i dënuar për faje penale (me) 11 vjet heqje lirie në moshën 16 vjeç në vitin 1980. Tre vjet dënimi të vuajtjes i kam kryer në kampin e Spaçit.

Megjithëse mosha ime e vogël dhe gjendja shëndetësore jo e mirë, unë atje kam punuar dhe nuk jam bërë shembull i keq kurrë. Thëniet e mia vërtetohen se gjatë kohës së qëndrimit në Spaç nuk është marrë asnjë masë disiplinimi dhe e kam realizuar normën. 

Më datën 23 janar (1980) unë transferohem në kampin e Qafë Barit. I shtyrë nga rrethanat e këtij kampi po detyrohem t’ju vë në dijeni kushtet e punës në përgjithësi janë të tmerrshme.

Unë nuk jam i aftë t’ju shpjegoj në hollësi por po prek ato më kryesoret. Frontet e punës në minierë ku punojmë janë të mbytura me ujë. Frontet e punës nuk janë bë gjendjen pune. Nuk gjendet mineral për të realizuar normën e detyruar.

Detyrohemi me forcë për të punuar në hapësirë në kundërshtim me rregulloren e sigurimit teknik, ku na rrezikohet jeta çdo sekondë. Prezenca e ujit në frontet e punës që e vështirëson realizimin e normës nuk merret parasysh.

Edhe kur nuk ka mineral, policia (d.m.th. Edmond Caja-shënim) thotë dua normën, gjeje ku të duash. Banjot për t’u larë kur mbarojmë punën funksionojnë me ujë të ftohtë për mungesë të lëndës djegëse. Kjo është minierë piriti që trupi futet e lahet vetë me ujë të ngrohtë, ndryshe nuk del pisllëku.

Banjot janë jashtë dhe po të bësh dush me ujë të ftohtë merr plevitin. Ushqimi që na është garantuar nuk na jepet në rregull. Nga vidhet ose shpërndahet, unë nuk e di këtë. Si rrjedhim i të gjithë këtyre faktorëve, norma është e parealizueshme dhe ky është fakt se mbi 80% e të dënuarve nuk e realizojnë normën.

Për mendimin tim, fajin e ka personeli inxhiniero-teknik që e kanë katandisur minierën në këtë gjendje dhe drejtoria e ndërmarrjes që janë dhe do të jenë përgjegjës për të gjitha pasojat që do të ndodhin. Në qoftë se do të vihet dorë, komanda e repartit duke u ndodhur përpara këtyre vështirësive dhe e paaftë për të zgjidhur gjërat me bindje dhe në rrugë partie, ka futur dhunën dhe terrorin në kamp, duke rrahur çdo ditë të dënuarit me kamxhik në mënyrë çnjerëzore. Shkel çdo ligj, çdo të drejtë njerëzore.

Na lënë dy turne në galeri, na heqin zvarrë nëpër galeri dhe na rrahin pa mëshirë. Disa të dënuar kanë mbetur me të meta fizike nga kamxhiku-zorra e trashë- siç e quaj policia.

Unë vetë jam një nga ana që dënuar që jam rrahur në mënyrën më çnjerëzore nga policia me në krye shefin e policisë së repartit (Edmond Caja-shënim). Unë dhe shumë të dënuar, na mbajnë me dy turne në galeri pa bukë. Ne padyshim japim maksimumin, po nuk e arrijmë dot atë që kërkohet. 

Gjendja fizike dhe shëndetësore është shumë e keqe, por këtu nuk merret asgjë parasysh. Deri kur do të vazhdojë kjo gjë unë nuk e di, por dua të them se çdo gjë ka një kufi dua të theksoj se kjo minierë në këto kushte nuk është kamp pune dhe riedukimi, por kamp shfarosje. Në qoftë se kjo gjendje do të vazhdojë kështu, të gjithë të dënuarit për një kohë të shkurtët dalin të pavlefshëm për vetën e tyre dhe familjet e atdheun.

Unë tash jam 19 vjeç, kam edhe 6 vjet burg për të bërë. Në kushte normale unë e ndiej veten të aftë të kryej këtë me punë dhe të kthehem pranë familjes t’i shërbej asaj, vetes dhe atdheut ku ka nevojë. Unë kam lexuar në literaturë se ne jemi një shtet human, me ligje njerëzore dhe të shenjta. Kush i shkel ato e pëson. Në këtë kamp ne nuk na mbron asnjë ligj. Kam besim se partia këto gjëra do t’i zgjidhë sa më shpejt. Këto që po ndodhin në Qafë Bari nuk i shërbejnë kurrkujt përveçse armiqve të Shqipërisë.

Me nderim, Agroni

Kategori
Uncategorized

Para dhe seks…’, Kryemadhi paralajmëron Bochard me hapjen e dosjes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka kërkuar ndërkombëtarëve të jenë të kujdesshëm duke mos future hundët në punët ë brendshme te vendit. Ish-deputetja u ndal sërisht tek ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt.

Pas akuzave të bëra më 21 mars ndaj tij, kur tha se ‘unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë’, ajo paralajmëroi perseri zyrtarin gjerman ne Tirane.

‘Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.

Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund.

Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrezikshme.

Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë’, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’, 3 ditë më pare.

Kategori
Uncategorized

Në një kamp në Siri shihen dhe dëgjohen fëmijë të ngujuar shqiptarë.

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen trishtueshëm në një kamp të izoluar në Siri.  

Aty janë strehuar të afërm të luftëtarëve të ISIS’it, e një video e publikuar nga The New York Times kapen fëmijë teksa flasin shqip. Nuk dihet se cili është fati i fëmijëve i kampeve të zeza, e as nëse institucionet kanë plan t’i kthejnë.

Në një kamp në veri të Sirisë po strehon të afërmit e luftëtarëve famëkeq të ISIS’it, pas humbjes që pësoi para disa javësh i ashtuquajturi kalifat, i njohur për krime dhe terror.

Ky është një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur.  Aty strehohen gratë, fëmijët dhe jetimët e luftëtarëve të ISIS’it.

Brenda këtij kampit, në një video të publikuar nga mediat perëndimore, dëgjohen dy fëmijë që flasin shqip, që sipas të gjitha gjasave i takojnë luftëtarëve të trojeve shqiptare që kishin marrë pjesë në ato luftime. Njëri prej tyre shihet në pamjet e publikuara nga prestigjiozja amerikane The New York Times, shkruan Express.

Fëmija i parë, në këtë video, thërret emra si Haxhi e Sara, ndërsa një zë tjetër i një fëmije të dytë dëgjohet në sfond duke pyetur se “ku është Sara”.

As në Zyrën e Kryeministrit nuk dëshiron të komentojnë asgjë rreth kësaj teme.

Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, mirëpo me thellimin e humbjeve të ISIS’it dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar. Mirëpo nëntë mijë prej tyre janë qytetarë të vendeve jashtë Sirisë.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

Të kthehemi sërish te “kampi i Sarës dhe Haxhisë”: NYT raportoi se aty nuk kanë mjaftueshëm ujë e ushqim, ndërsa disa prej shteteve si Franca, Rusia e Çeçenia i kanë nxjerrë qytetarët e vet nga ky kamp. Të tjerat vende nuk duan t’i rikthejnë këto gratë, fëmijët, e jetimet.

Aty gjenden vetëm gratë e fëmijët që nuk i pranojnë shtetet e tyre dhe më nuk kanë më vend të tyre për të jetuar.

Kategori
Uncategorized

Për shqiptarët e vrarë nga çetnikët në Bosnjë, në fillim të prillit 1992.

Bijelinë, prill 1992. Forcat e Arkanit pas vrasjes së civilëve, shqelmojnë edhe disa viktima shqiptare. Foto: Ron Haviv

Bijelina sot është një qytet pothuaj «i pastër» serb. Dikur ishte qytet shumetnik, me serbë e boshnjakë (myslimanë), por edhe me shqiptarë të vyeshëm që gatuanin bukë dhe përgatisnin akullore. Nga 1 prilli deri më 4 prill 1992 forcat e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq Arkan, të përkrahura nga ushtria jugosllave e serbizuar, vranë mbi dhjetë shqiptarë. Në masakrën e Bijelinës u ekzekutuan gati 50 civilë.

Nga Enver ROBELLI

Vështirë të ketë pasur një qytet në Jugosllavi pa shqiptarë. Ata kryenin punët më të ndryshme fizike, por kryesisht njiheshin si bukëpjekës dhe përgatitës dhe shitës akulloresh. Nga duart e shqiptarëve mund të kenë ngrënë bukë edhe ata serbë që të prirë nga Zhelko Razhnjatoviq Arkani, një kriminel i njohur serb me karrierë ndërkombëtare, në fillim të prillit 1992 vranë në Bijelinë në verilindje të Bosnjës mbi 10 shqiptarë. Emrat e tyre nuk janë të njohur aq të në opinionin shqiptar. Nuk ka ende një hulumtim serioz mbi shqiptarët e vrarë gjatë agresionit kundër Bosnjës. Vetëm për tragjedinë e Bijelinës do të mund të shkruhej një libër, por shqiptarët si shoqëri kudo në Ballkan nuk shquhen për kujdes të duhur në dokumentimin e krimeve, as për denoncimin e kriminelëve.

Në Bijelinë kriminelët serbë të dirigjuar nga Beogradi dhe të përkrahur nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ), e shndërruar në ushtri serbe, testuan luftën para se ajo të fillojë më 6 prill 1992 me të shtënat e para në Sarajevë. Arkani dhe trupat e tij, të përbërë nga serbët lokalë dhe nga djemtë «urbanë» të Beogradit që kishin ardhur në Bijelinë për të vrarë «katundarë», ekzekutuan së paku 48 civilë. Pas vrasjes së këtyre njerëzve filloi «spastrimi etnik», një nocion që përfshinte dëbimin e popullsisë, hedhjen në ajër të xhamive, plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive.

Në mesin e të vrarëve janë edhe këta shqiptarë: Hajrush Ziberi, Bejtulla, Hamijeta dhe Abdurrahman Pajaziti, Mersim Elmazi, Halil Guci, Nezir Çemi, Nexhbedin Latifi, Faredin Sejdiu, vëllezërit Përparim dhe Vllaznim Rexhbeqaj, Mehas Zendeli, Shani Nezaj, Izet Kastrati. Vëllezërit Amir dhe Çamil Ganiu, të lindur në Bijelinë, u vranë më 1 qershor në Zvornik. Secili prej këtyre njerëzve ka një histori që pret të shkruhet.

Disa nga fotografitë e Ron Haviv mund të shihen në këtë link: http://100photos.time.com/photos/ron-haviv-bosnia

Plojën e Arkanit dhe kriminelëve të tij pjesërisht e ka regjistruar me aparatin e tij fotografi amerikan Ron Haviv. Fotografia më ikonike është ajo ku një kriminel shihet duke shqelmuar tri viktima të shtrira përtokë mbi gjakun e tyre: Tifa Shabanoviqin dhe Abdurrahman (sipas disa burimeve Abdurami) dhe Hamijeta Pajazitin. Më vonë është konstatuar se personi që i goditi me shqelm viktimat ka qenë Sërgjan Golluboviqi, i njohur si DJ Max, i cili jeton në Beograd. Në një fotografi tjetër shihet Hamijeta Pajaziti duke u përpjekur t’i ndihmojë burrit të saj Abdurrahmanit, i cili u vra nga «Tigrat» e Arkanit. Pastaj kriminelët e vranë edhe Hamijetën.

Bijelina sot është një qytet pothuaj «i pastër» serb. Vetëm pak boshnjakë jetojnë aty. Shumica e banorëve serbë në çdo fillim të prillit e festojnë «çlirimin e qytetit», gati askush nuk dëshiron të flasë për krimet e luftës dhe dënimin e kriminelëve. Kryesit e drejtpërdrejtë të krimeve vazhdojnë të jenë të lirë.

Më 4 prill 1992 në Bijelinë erdhi për vizitë Biljana Pllavshiqi, atëbotë kryetare e republikës së vetëshpallur serbe të Bosnjës. Pllavshiq e uroi Arkanin për «çlirimin» e Bijelinës dhe iu hodh atij në përqafim. Kjo është njëra nga skenat më cinike të luftës: Pllavshiq, biologe, profesore universiteti, e cila kishte thënë se myslimanët e Bosnjës janë material i deformuar gjenetik, i jargavitej kriminelit të regjur Arkan, të cilin shërbimi sekret jugosllav e kishte angazhuar për të kryer vrasje të kritikëve të regjimit komunist në Perëndim.

 

Kategori
Uncategorized

2 Prilli dhe polici 28 vjeçar nga Mjeda, që ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua.

Nga Kastriot Dervishi

Me telegramin shifër nr.112, datë 2.4.1991, ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçaj, urdhëronte degët e punëve të brendshme në rrethe se nisur nga grumbullimet në Tiranë, Kavajë e Shkodër ku ishin “hedhur parulla politike” që kishin fyer “personalitete të kombit” (fjala është vetëm për Enver Hoxhën), duhej “goditur ashpër qysh në fillim” dhe lartësitë duhej të ziheshin me qitës të përgatitur. Dhe vërtet në Shkodër më 2 prill 1991, në qytetin më të përndjekur nga komunizmi, u vranë dhe u plagosën shumë qytetarë shkodranë. Deklarimet zyrtare ishin kontradiktore. Raporti i Gramoz Ruçajt për Këshillin e Ministrave, në lidhje me “ngjarjet e ndodhura në qytetin e Shkodrës më datën 1 – 3 prill 1991” është hartuar më 29 prill 1991, pra me shumë ditë vonesë. Ish kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, deklaroi se raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “nuk është i saktë nuk tregon se si u zhvilluan ngjarjet” (“E vërteta mbi masakrën e Shkodrës nuk mund të mbulohet”, “RD”, 3 korrik 1991, faqe 5). Në raportin e ministrit, përmenden parullat e hedhura si: “Liri – Demokraci”, “Enver Hitler”, “Nuk i duan komunistët, jo, jo”, “Poshtë PPSH”, etj. Ajo që i mungon raportit janë pikërisht vrasjet dhe plagosjet. Pikërisht në mes të raportit, kjo pjesë artikulohet kështu: “Rreth orës 10.30 u mor vesh se nga turma ishte vrarë një person, trupin e tij e sollën midis demonstruesve të cilët u bërtisnin forcave të rendit”. Të vrarët ishin Arben Broci, 24 vjeç, Bujar Bishanaku, 22 vjeç, Besnik Ceka, 29 vjeç dhe Nazmi Kryeziu, 45 vjeç (që vdiq në spital dy ditë pas ngjarjes). Dy të parët cilësoheshin se ishin anëtarë të PD-së.

Një raport më të specifik përpilon më 8.4.1991 (gjithsesi edhe ky 6 ditë pas ngjarjes, duke lënë shteg për dyshime të tjera) shefi i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj. Këtu ka një varg arsyesh mbi atë që bëri policia përballë një “turme rreth 20 mijë veta”. Midis të tjerash Çelaj shkruan se “një pjesë e efektivit hapi zjarr pa urdhër në ajër, por pastaj humbi orientimin dhe sjellë si pasojë viktimat dhe disa të plagosur”. Synimi kish qenë të përdoreshin lëndë kimike, por atë ditë mungonte shefi i kimisë. Çelaj ankohej se nuk kishte pasur fare informacion nga Sigurimi.

Më 5.5.1991 nga policia e Shkodrës u arratisën në Greqi, 5 policë. Sipas burimeve operative, një polic 28 vjeçar nga Mjeda, ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua. Edhe midis shokëve ai shprehej se kishte vrarë. Polici tjetër 24 vjeçar nga fshati Bogë kishte deklaruar në fshat se kishte qëlluar drejt turmës.

Kategori
Uncategorized

Bektashizmi, porosia e Ali pashë Tepelenës dhe Baba Kamberi i Teqes së Bubsit E mërkurë, 03 Prill 2019 13:45

Entela Muço 

Artikulli merr shkas nga aktiviteti ndërkombëtar organizuar nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Simpoziumi “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme”  mbajtur me rastin e festës së Sulltan Novruzit që njëkohësisht për besimtarët bektashi në gjithë vendet e botës simbolizon ardhjen e Stinës së Pranverës.

Besimi Bektashi me një jetë gjatësi po thuaj shtatë shekullore me origjinë në Anadollin e largët u përhap dhe gjeti përkrahje në shumë vende duke kaluar kufijtë e Azisë së Vogël dhe arriti në Ballkane dhe vendet e tij/ midis të cilave bën pjesë dhe Shqipëria.

Përhapja, shtrirja, zhvillimi dhe përkrahja e besimit Bektashi dhe Bektashizmi në Shqipëri në rrugën e tyre të zhvillimit dhe ecjes përpara për lartësimin e qëllimit të tij si një besim që në bazë të tij ka fjalën “PËRPARIM” kaluan në shumë pengesa. Vështieësitë më të mëdha ishin ato që përjetuan në Shqipëri klerikët dhe besimtarët bektashi. Për përballimin e tyre u bënë shumë sakrifica njerëzore. Shumë shqiptarë bektashi midis të cilëve në vend të parë drejtuesit e saj klerikët bektashinj dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi dhe shumë të tjerë u rropatën në dallgët e sistemeve politike drejtuese te kohërave në vënd. Ata me mund  dhe përpjekje arritën të  vinin në jetë mësimet e tij, në shërbim të njerëzve të tyre, popullit që i rriti, besoi dhe respektoi. Në  Shqipëri rritja, forcimi dhe ndikimi i besimit Bektashi në popull fillon e vihet re më mirë nga ½ e dytë e shekullin e 18-të.

Në emër të këtij besimi u bënë shumë vepra të mira për të rritur dhe edukuar një brez me

virtyte patriotike që të donte, vlerësonte dhe të jepte jetën në shërbim të atdheut, një brez me vlera të pastra morale që ti transmetonte ato bijve të tij. Shumë personalitete me emër në politikën shqiptare dhe jo vetëm, dhanë një kontribut të madh  në përhapjen e besimit Bektashi në popullin Shqiptar. Përmendim të madhin Ali Pashë Tepelena[1]. Me zgjuarësinë dhe forcën  e mendimit që e karakterizonte, diti të shfrytëzojë gabimet në qeverisje të autoriteteve Osmane dhe momentet historike në shërbim të atdheut, realizimit të idesë për shkëputjen nga autoriteti i Portës së Lartë, Sulltan Mahmudi i II-të shoqërisë Shqiptare në veçanti, por duke dhënë një kontribut jo të vogël për shoqërinë myslymane të ndodhur në territoret e Shtetit Osman dhe komunitetit Bektashi më përgjithësi, zhvilloi një propagandë të suksesshme pro bektashiane Lidhja me oxhaqet e Jeniçerëve dhe shfrytëzimi i konflikteve me autoritetin qendror bëri të mundur që Ali Pashai të ndihmonte jeniçerët bektashinj në luftën e tyre me pushtetin qendror dhe të kishte një forcë mbështetëse ne betejat që do të organizonte me ushtritë osmane. Cilado qoftë mënyra e zgjıdhjes së problemit ai i shërbeu ruajtjes së besimit Bektashi.

Qëllimi për shkëputjen nga qeverisja e Sulltanit ishte një nga projektet e tij më të mëdha me shumë linja të ndëthurura që do të bëheshin realitet në se do të siguronte mbështetje dhe nga segmente të ushtrisë Osmane.

Lidhur me këtë projekt Naim Frasheri në “Fletore Bektashiane” shkruan se :”……….fjala e urtë ishte koncentrati i gjithë përpjekjeve të shumë figurave të shquara për të lidhur shqiptarët me besimin Bektashian me atdheun dhe zhvillimet moderne bashkëkohore …. është dashui                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                figurave të tilla si Skënndërbeu, Ali Pashë Tepelena etj” [2].

Padituria dhe errësira nuk i shërben kombit, feja duhet të vihet në shërbim të kombit, lartësimit dhe ndriçimit të tij. Këtë qëllim nënkuptonte Ali Pashë Tepelena kur i porosiste klerikët e të gjitha besimeve në Shqipëri e atë bektashi në veçanti. Këtë e vërteton më së miri kleriku patriot ortodoks Fan Stilian Noli në një nga shkrimet e tij dedikuar vlerësimit të kolosit Shqiptar Ali Pashë Tepelena kur thotë: “Tamam 400 vjet pastaj, si Gjon Kastrioti Ali Pashë Tepelena porosit…………..baballarët Bektashinj…………….ti luten Perëndisë për shpëtimin e tij……………, në teqe dhe ta zgjojnë të lartin që e harroi Shqipërinë” [3].             

Përfaqësues të denjë personalitete të shquar Shqiptarë të besimit Bektashi  që kontribuan për zhvillimin dhe ecjen përpara mendimtarë- ideologë, filozofë, klerikë poetë, patriotë si vëllezërit Frashëri, Abdyl[4], Naim[5], dhe Sami Frashëri[6] e më  pas  vëllezërit Sojli Ibrahim (Et’hem Temo) dhe Nuri, klerikë firmëtarë të aktit të Pavarësisë si Sheh. Ahmed Pazari dhe ata të lidhur që në shek. XIX me Lëvizjen Kombëtare, klerikë që kryen veprimtari filantropike ose bamirëse në shërbim të përparimit të besimit Bektashian në Shqipëri dhe veçanërisht në drejtim të edukimit të brezit të ri klerikësh bektashi dhe të komunitetit aty drejt dijes dhe zhvillimit.

Përmendim klerikun bektashi patriotim Baba Kamber Sadikun nga Përmeti dhe testamentin e tij. Baba Kamber Sadikut të Kazasë së Përmetit të gjıthë pasurınë e tij Vakëf, i lë  Teqesë së Bubsit zbatimin e testamentit pas vdekjes ia lë në përgjegjësi Dr. Ibrahim Temos.                                                                                                                   

Por ja që e vërteta gjithnjë del në dritë pavarësisht çmimit që duhet të paguajë dhe kohës që i duhet të kalojë. Po kështu dhe amaneti i Baba Kamber Sadikut i hedhur në letër në formën e tij të plotë i quajtur VASİYETNAME-TESTAMENT doli në dritë pikërisht për tu realizuar e marrë formën e tij të vërtetë nga organet e përkatëse sipas ligjeve të shtetit Shqiptar. Dokumenti është origjinal në gjuhën e vjetër turke (Osmane ) dhe ndodhet në Drejtorine Përgjithshme të Arkivit të Shtetit. Ai iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve në Simpozium Ndërkombëtar “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme” nga Dr. Entela Muço në shenjë mirënjohje për figurën dhe veprën e Baba Kamberit, në respekt të Kryegjyshatës Botërore dhe besimit Bektashi.

Ky dokument hedh dritë në mënyrë të saktë mbi pasurinë e Baba Kamber Sadikut lënë Teqesë së Bubsit për të bërë vepra bamirësie në drejtim të komunitetit  dhe detajeve të tjera që plotësojnë kuadrin e plotë të këtij testamenti.  Gjetja e këtij dokumenti i shërben të vërtetës  së historisë së popullit Shqiptar, besimit Bektashi në Shqipëri dhe të vërtetës për figurën e Baba Kamber Sadikut.

Shumë gjëra në Shqipëri kanë mbetur të pa studiuara dhe puna studimore e historianëve për të zbuluar të vërtetën me prova dhe fakte kanë mbetur në mes  Të studiosh do të thotë të ecësh përpara të ndriçosh të kaluarën dhe ti tregosh popullit të vërtetën, e mbetur në errësirë për shumë arsye.

 

[1] Gavril Dara i Riu. Kënga e Sprasme e Balës, Parathënie.:Toena, Tiranë:2010, fq 97

[2] Zenel Anxhaku, Gazeta “Ndryshe”,  “Alı Pashë Tepelena dhe Bektashizmi”, Nr.63, Tiranë, Botım i Cazetës, datë 22.07.2007, fq. 18.

[3] Zenel Anxhaku, po aty.

[4] Shkolla e Partısë “V.I Lenin”, Fjalor ı Filozofisë, “Abdyl Frashëri”, Shtypshkronja “Mıhal Duri”, Tiranë, 1982, fq.. 138-140.

[5] Po aty, “Naim Frashëri”, fq. 141-143 .

[6] Po aty .

Kategori
Uncategorized

Krimi po bën namin/ 7 pyetjet e pedagogut që duan përgjigje.

Përmes një postimi në Facebook, pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Erion Kristo, rradhit 7 pikanë formë pyetjeje, të cilat sipas tij, tregojnë situatën e rënduar në Policinë e Shtetit dhe që sigurisht presin përgjigje.

Nga Erion Kristo –

Jam shume i shqetesuar lidhur me situaten ne Policine e Shtetit.

1. A i keni vene re makinat e reja te Policise? Po faktin qe po digjen perdite makinat e qytetareve? Pra, sa me shume sofistikohet policia, aq me pak pune ben.

2. Dy drejtues te Policise se Fierit jane akuzuar publikisht per bashkepunim me krimin. Te dy bejne perpara ne karriere. Cili eshte qendrimi publik i Ministrise ndaj akuzave publike? Nuk e dime.

3. Ngjarje te renda ne Shkoder. Drejtuesi i Policise hiqet, po nuk mban asnje pergjegjesi.

4. Shqiperia u mbush me droge. Dhjetera tone jane kapur nga partneret tane. A u be ndonje analize brenda policise? A mbajti njeri pergjegjesi? Cfare ndodh me sektorin e antidroges? A ka levizje?

5. Sa here Ministri i Brendshem komunikon me mediat, aq here ben gafa, si ne Parlament, Durres apo Shkoder. Do ishte mire te komunikonte me shkrim.

6. Policia po ushtron shume dhune mbi protestuesit kudo ne Shqiperi. Ajo zbythet para krimit, por krekoset para qytetarit te thjeshte. Sikur te tregonte te njejten vendosmeri dhe me krimin…

7. Numrin e larte te telefonatave te qytetareve ne polici e quajne si rritje te besimit. Nuk eshte rritur besimi, por eshte rritur frika nga krimi. Njerezit nuk telefonojne nga besimi, por nga halli. Keto pika qe kam shkruar nuk jane sulme, por nje vezhgim i ftohte i ngjarjeve te jetes sone. Ndalohen portalet ta publikojne kete postim. Eshte vetem per fejsbukun tim.

Kategori
Uncategorized

RUDINA , 2 Prilli dhe Ruci i zi.

Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Nga Mona Rusi/

Rudina është një vajzë e mirë, e shkolluar mirë ,bija e legjendës Azem Hajdari u prit me ngrohtesi te vecante nga masat e demokrateve. Pranimi i mandatit te deputetit nga ana e saj u pa si divorc me jetën e qytetarit dhe si marrje përgjegjsish në jetën politike.

Në këtë cast ajo e largoi veten e saj nga qetësia dhe rituali i zakonshëm. Për shkak të trashigimisë politike, hapja e kanatit të djathtë të portës qe e lehtë.

Rudina duke e kapërcyer pragun e asaj porte e dinte se ky vendim do ishte sa i dobishëm aq edhe ngushtësues. Faktorizimi i shpejtë në politikë do vinte edhe për shkak të prurjeve të konsiderueshme të atit të saj. Por nga ana tjetër Rudina duhet ta dinte se prej këtij vendimi do lejonte tkurrjen e vendimarrjeve personale që mund të binin ndesh me strategjinë dhe taktikat e forcës politike ku deputetja e re po angazhohej.

Pikërisht për këtë shkak qëndrimi i saj kunder vendimit të forumeve politike ngjalli reagime fillimisht në tonalitete habie, të cilat në pëërputhje me diagramën e sjelljeve të saj politike u përshkallëzuan e u ashpërsuan.

Ky fillim aspak i hijshem dhe qe binte ndesh me pritshmerine e demokrateve do pasohej me te tjera mendjeshkrepje te Rudines te cilat do ta kompromentonin edhe me shume poziten si deputete demokrate.

Asaj ju be e qarte nga publiku demokratik se po largohej per dite e me shume nga rruga qe Azemi me shoke kishin ndertuar me aq mund e sakrifica. Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Rudinë, në rrugën e gjatë të vendosjes së sistemit demokratik është derdhur gjak. Një prej tyre është edhe babai juaj i nderuar. Por Herojtë e dy prillit janë të vecantë për memorjen e shqiptarëve. Ata u vranë në kufijtë e ditë-natës. Në jetë-vdekjen e tyre ngjizi themelet e ngrehina e demokracisë, në gjakun e tyre tretëm frikën, u shkundëm, u trimëruam për ta përmbysur kucedrën e kuqe.

Po ti e di mirë moj Rudinë se cili ishte ministri vampir që urdhëroi masakrën. Ishte Gramozi i zi që ti ju lute të mbante një minutë zi për …të vrarët ? Jo moj Rudinë ata nuk jane “të vrarët” e Gramoz ziut, ata janë besimi ynë, forca jonë për të shembur gramozërinë. Ata janë përjetësia, janë “harusha e madhe” në na orientojnë gjith herë drejt lirisë. Askush nuk ka lejë të shpërdorojë veprën e tyre, aq më tepër sot kur qielli I politikës shqiptare është më i ngarkuar se kurrë nga retë e zeza enveristo- edviniste .

Kategori
Uncategorized

Lidhje me rusët? Arvizu: S’ka prova, Berisha ka bërë shumë për vendin

Çështja e lobimit të Partisë Demokratike ka ngjallur ditët e fundit mjaft akuza në Shqipëri, ndërsa secila palë thotë qëndrimin e vetë. Por mbi të gjitha nuk mungojnë akuzat për një “ndihmë ruse” ndaj opozitës.

Por në një intervistë për Top Channel, ish-ambasadori amerikan Arvizu sqaron se akuzat për marrëdhënien e ish-kryeministrit Berisha me Putin, kërkojnë prova apo fakte, të cilat ai vetë nuk i ka parë gjatë qëndrimit të tij thuajse 5-vjeçar në Shqipëri.

“Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj.

Do të më duhej të shihja prova bindëse sepse është diçka që as e kam menduar kurrë dhe as e kam

Kategori
Uncategorized

Korçë, Janar ’48: Të burgosurit në punë 24 orë, pa u ndërruar.

Dokumenti informativ i 22 janarit 1948, ku dega e Zbatimit të Dënimeve në Ministrinë e Brendshme, informonte Komitetin Qëndror për gjendjen e të burgosurve të Korçës

Një relacion i gjatë për ndodhitë më të imëta në burgjet e regjimit komunist, në fund të janarit 1948, na zbulon një tablo të qartë të jetës në burgje, dhe se si i ndiqte sy e veshë kupola më e lartë e regjimit ngjarjet që raportoheshin prej andej. Çfarë mendonin intelektualët për gjendjen në vend, për reformat e regjimit të Hoxhës, për ngjarjet ndërkombëtare dhe veçanrisht, për analizat që bënin intelektualët në burgje rreth zhvillimeve në botë. Relacioni i gjatë i 24 janarit 1948, përfshin informacione mbi të gjithë burgjet e Shqipërisë nga Korça, Tirana, Vlora, Berati, Peshkopia, Burreli, Kukësi, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra, etj.

Kujto.al do i sjellë në vijim informacionet e përcjella nga të gjithë këto burgje, për Komitetin Qëndror të PKSH-së, më 24 janar 1948. Informacioni i parë i përcjellë është nga Korça. Për të burgosurit që ishin izoluar në Korçë, jepen shumë të dhëna për bisedat dhe mendimet që shkëmbenin mes tyre të burgosurit, të gjitha të marra përmes përgjimeve.

Por nga gjithë informacionet e përcjella nga Korça, me vlerë të veçantë ky, mbi punën e detyruar të të burgosurve.

Ndër të tjera, shkruhet për motin e keq që i kishte detyruar drejtuesit e burgjeve të mos i nxirrnin në punën të burgosurit. Por siç thuhet, me përmirësimin e kushteve atmosferike, do ta rikuperonin kohën e humbur duke i shfrytëzuar maksimalisht të burgosurit, duke i detyruar të punojnë gjtihë ditën e gjithë natën, pa u ndalur. “Këto ditë nuk kemi pasur të burgosur në punë, me përjashtim të 4-5 teknikëve, por me përmirësimin e konditave atmosferike, do të nxjerrim të burgosurit në punë, forcat që do të sigurojnë të burgosurit në punë, do të rrinë gjithë ditën në detyrë, pa u ndërruar fare, në mënyrë që u takon shërbim dhe natën, kështu që nuk do të kenë pushim…”

Më poshtë, e sjellim të plotë informacionin që dega e Zbatimit të Dënimeve në Ministrinë e Brendshme, përcillte për të burgosurit e Korçës:

DEGA PËR ZBATIMIN E DËNIMEVE

D. 24.I.48

RELACION INFORMATIV MBI BURGJET

KORÇA:

Pandeli Nova thotë se tani diçka do të kemi me formimin e qeverisë greke. Thotë se shtetet e Ballkanit do ta ndihmojnë qeverinë provizore kështu që vet-vetiu do të niset një luftë, por neve paskemi qenë budallenj që blinim tokë dhe nuk bënim paratë florinj që t’i kishim pa të na mbanin në burg sa të donin. Unë kam hequr kohëra më të kritikshme dhe nuk jam bërë merak, dhe jo këtu. Po kështu dhe i burgosuri Nesim Nazarko kur erdhi një i burgosur nga ana e tij dhe e pyeti “Ç’kemi?”, ai i tha: “Ç’pyet ç’kemi, policia kontroll të njëpasnjëshëm po bën për armë dhe bereqet; ushtria është afruar afër kufirit afër tri-urave”. Në këto thënie të Baki Bektashit ka qenë dhe i burgosuri Xhevat Agolli dhe iu tha këtyre që neve po na mundojnë shumë,

Nesim Nazarkoja tha: “Le të na mundojnë sa të duan por emrat tanë do të vijë një ditë që do të shkruhen me shkronja t’arta”. Po kështu thonë dhe gjithë tregtarët që janë burgosur për mos pagimin e tatim-fitimit të jashtëzakonshëm. Këta të gjithë kanë para por thonë: “A paguhen të shkretat s’janë pak, janë florinj, a nxirret i shkreti; pa dhe sikur t’i paguash a të lënë rehat këta, gjene në burg të fusin”. Kulakët që dhe këta presin se mos bëhet ndonjë ndryshim thonë: “Gjithë ky kazan që zien diçka do të nxjerrë, atje ku ka rrjedhur do të pikojë. Vili Eqimi me profesion profesor ka thënë me shumë kufizim ndër elementët e kategorisë së tij, se paqja botërore nuk ka për t’u bërë, se Konferenca e Paqes u shkatërrua dhe se nuk do të mblidhen më Ministrat e Jashtëm.

Xhevit Sina ka thënë se pritet për së shpejti që vendi ynë do të shkelet nga grekët dhe nga anglo-amerikanët.

Vasil Kondi me rastin e faljes të një pjese të burgosurish, ka thënë se këta po lirojnë gjithmonë të vobektit dhe fshatarët dhe për ne qytetarët është shumë zor lirimi.

Pandeli Nova me rastin e lirimit të një pjese të burgosurish ka thënë: “Këta i marrin dhe i futin të pafajshëm në burg, dhe rrinë 5-6 muaj dhe i falin, për të fituar simpati nga të burgosurit dhe në popull”.

Kristaq Faberi ka thënë që “mua s’më vjen keq se më kanë marrë në qoftë se kisha faj, por më kanë marrë të pafajshëm dhe nuk e gjykojnë fare çështjen”.

Ibrahim Vashtemija tha se “kur nuk u liruam këtë radhë, kurrë për të liruar nuk kemi, por ç’do të na bëjnë, mish nuk do të na hanë, do të na vijë edhe neve dita”.

Kur mbante fjalën Gjeneral-Lejtnant Koçi Xoxe dhe kur zuri në gojë për tregtarët, bejlerët, hajdutët, Misto Lakoja tha se “keni të drejtë se po të mos kishim fituar neve që na i muart do t’ju shihnim”.

Këto ditë nuk kemi pasur të burgosur në punë, me përjashtim të 4-5 teknikëve, por me përmirësimin e konditave atmosferike do të nxjerrim të burgosurit në punë, forcat që do të sigurojnë të burgosurit në punë do të rrinë gjithë ditën në detyrë pa u ndërruar fare në mënyrë që u takon shërbim dhe natën, kështu që nuk do të kenë pushim. Prandaj meqë kërkesat nga entet e ndërmarrjeve të punës janë të shumta për të marrë të burgosur në punë, del i nevojshëm shtimi i forcave të rojeve për t’i plotësuar të gjitha nevojat e enteve.

Konferenca edukative e politike nuk janë zhvilluar, kurset kundra analfabetizmit nuk funksionojnë, gazeta e murit nuk ka dalë. Biblioteka e formuar rishtas frekuentohet nga një pjesë e mirë të burgosurish.

Lokalet e burgjeve nga ana e sigurimit janë në gjendje të mirë.

Personali i rojeve si të jashtmit dhe të brendshmit dhe të shoqërimit në punë, shërbimin e kryejnë me zell./kujto.al

Kategori
Uncategorized

FRED PEZA ose “krriçi i mumës qi ka dal prej sumës”

Nga Mona Rusi/

A e dini përse Fredi ha nga ajo gjëja e bute?

Se kështu ja thotë rradakja e cakërdisur se mund të largoje shqetësimet e njerëzve për paratë që Fredi u a ka vjedhur.

Prandaj nuk ka gjumë qurrashi Fred Peza dhe bën herë “filozofin” herë mendimtarin e deri udhërrefyesin….

Të dëgjosh Fredin tek përpiqet të bëjë interesantin, kritikun, antiopozitarin…. apo të vrasësh veten me pocaren e halesë….- ?! Kjo është ceshtja….

Nuk e dini se kush është Fred Peza ?!

Keni te drejte. Ju a them une .

Fredi eshte ai si pune deputeti mavije që ashtu si shume rilindas te ngjashem nuk dijne te mbulojne hajdutlleqet qe po I “pasurojne” cmendurisht.

Per te mesuar me shume per Fred Pezen u dhashe kembeve deri ne Peqin.

E para gjë që mora vesh ishte nofka që i kishin ngjitur: “krriçi i mumës, qi ka dal prej sumës”. Kështu më thanë ato që pyeta.

Ali kasapin, që e ka dyqanin nga veriu i kalase sa e cyta per Fredin zu te perplaste me tersellime hanxharin mbi trungun e mbuluar me kripe .

“krrici i mumes qe ka dal prej sumes. Krrici I mumes…”

Kafen e piva te Xhevrija. Ishte fjale pake. Kur e cova llafin per Fredin dhe pasurimin e tij sa nuk mu hodh ne fyt.

– Qofsh kush qofsh por ta dish ene ti se nga krriçi i mumës nuk kam frik. Na ka turpnu Peqinin.

– Po ajo katunarja qe paguhet si prokurore por nuk bon as per pastruse m’nevojtore, pse nuk e con Fredin ne dalje te Peqinit. Se aty e ka vendin Fredi i mumës. – plotesoi kamarieri.

Te gjithe ne ate vend e donin Fredin.

Na ka ny Peqinin…

Edhe une ne nje mendje jam, thashe me vete. Prej andej Fredi ky krric gomari mund te pellase deri sa t’i cahet fyti. Se Fredi nuk i gjeti ato MILIONA ne rruge, as I ra per hise ndonje qyp florinjsh. I vodhi diten per diell. Na i vodhi ne peqinasve, ja vodhi shqiptareve, hallexhijve qe nga varferia e shesin voten per ca para apo per nje thes mielli.

Ngado qe i ka “nxjerre” , ato para nuk jane te Fredit port e shqiptareve. E qe t’I kthehen serish te zoterve, duhet t’I sekuestrohen Fredit. Por qe ti sekuestrohen parate Fredi duhet te shkoje ne burg. Por qe Arta ta coje ne burg duhet te marre leje nga pallosh Rama. Ky nuk e jep. Jo se ju dogj barku per Fredin, krriçin torollak që peqinasit, si bashkevendas e thërrasin me “përkedheli” – krriçi i mumës qi ka dal prej sumës.

Kategori
Uncategorized

TAK BRAHO ne vendin e gabuar.

Mona Rusi/

Spurdhjak Braho, krimineli komunist, ish prokurori gjakatar e naziskin i komunizmit, fshehesi i te kaluares se zeze te tij, eshte sot Deputet I Parlamentit shqiptar.

Ky langaraq kokeuturak e shurraman jo vetem nga mosha por edhe nga e kaluara prej ligaveci, duhet te ishte i prangosur prejuízo kohesh dhe kercenimet psikopatike te tija mund te ishin ejet humor per burgaxhijte.

Ky majmun qe duhet te ishte ne BURG cuditerisht eshte ne Parlament.

Eshte e vertete qe parlamenti shqiptar e ka bjerrur peshen dhe rendesine si altar i vlerave qytetare. Me keqardhje konstatojme se ai ka zene te shembelleje me shume si nje station paraburgimi.

Kjo nuk eshte nje fraze boshe e dale ne inat e siper. Pa me thoni miq e mikesha sa prej socialiteve te sojit “spurdhjak-braho” ja kane mesyre qelive te burgjeve shqiptare dhe me tej ?

Prandaj Spartaku ka filluar te kuise, te lehe, deri dhe te kercenoje njerez nga elita shqiptare…

Nuk e kam fjalen qe angullima e kesaj qenie gjysem te ngordhur mund te ndikoje te sjellja a humori i Poetit, Prozatorit, Profesor Agron Tufa.

As nje kalama kopshti nuk e shqetesojne hungerimat e ketij llapaqeni, pasi Taku e ka takatin deri te … uturaku.

Arsyeja qe shqetesohemi ne qytetareve shqiptare lidhet me ardhmerine e Shqiperise, te vendit qe aspirons te behet anetar i BE-se. Prandaj ngrejme zerin per shterrimin perfundimtar te pranise se Takut dhe te tjereve si ai ne Parlament.

– Taku, je ne vendin e gabuar.

Poezi nga Agron Tufa

 

MARSHI I VDEKJES

Ky vend popullohet më shumë me të vdekur;
Me të vdekur të lashtë, me të vdekur të rinj:
Janë të vdekur qytetesh me brengë të thekur-
Dhe të vdekur fusharakë e të vdekur – barinj.

Një popull të vdekurish gëlon kësoane;
Të vdekur qyshkuri, të vdekur tani…
Çfarë i mban gjallë, çfarë kambane
I mbledh dhe i derdh nëpër rrugë mizëri?

Të vdekurit ngatërrohen pa prâ midis vedit…
Po kush këtë makth do mundë ta zgjidhë vallë?
Vdes ngapak dhe shpresa tek të vdekurit e shtetit –
Më shumë gjysmëvdekur, se sa gjysmëgjallë.

Të vdekurit e lashtë nuk gjejnë dot paqe
Nga të vdekurit mbi dhe, që ngrenë pallate
Mbi eshtra fëmijësh; mbi plazmën e ardhme;
Mbi truallin që zhytet përditë në mëkate.

Dhe ngrenë rebelimin të vdekurit e vjetër,
Braktisin qimitret, mallkojnë me tërbim
Të vdekurit e rinj, bastardë, kokëngjeshur,
Dhe kthehen qimitresh të pangushëllim.

Ky marrsh i të vdekurve nuk paska të sosur,
Me shenjat e tyre, me këngët, me shkrimet,
Që shuhen, rishkruhen dhe mbesin vulosur
Prej bëmave të tyre, gjithsej, vetëm krimet…

Të vdekurit tanë, s’e dinë që kanë vdekur
Dhe s’gjendet i gjallë vdeksinë t’u provojë;
Kësoane të gjallët kanë ngrirë të mekur
Nën grushtin e vdekjes që kthen në rrënojë –

Lotët, kujtimet, atë shpresë të pakët
Që gjallë mbet dëshirash në urna, saksi…
Të gjallët tash janë, ah, kurme të vakët
Kufomash të gjalla, nxjerrë në liri…

Kategori
Uncategorized

Rushit Plaku është arratisur, dëbojeni familjen e tij 6 anëtarëshe!

Ja si hartoheshin vendimet e para për internimin apo dëbimin e familjeve të “armiqve të pushtetit” në Shqipërinë komuniste

Një djalë 20 vjeç, nga Konispoli, kishte guxuar të arratisej në gusht të vitit 1949, dhe pasojat për veprimin e tij do t’i vuante e gjithë familja e tij. Familja 6 anëtarëshe Plaku, do të dëbohej nga shtëpia dhe prona e tyre në Konispol, e do të çoheshin si “të dëbuar” në Valias, për 5 vjet.

Kjo ngjarje është krejt e ngjashme me mijëra të këtij lloji, gjatë 45 viteve të regjimit komunist. Por ndërsa në vitet e para 1944-1949, pjesa dërrmuese do të internoheshin pa asnjë bazë ligjore. Në vitin 1949, një seksion i posaçëm ishte ngritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që do të ishte përgjegjës për këtë masë dënimi.

Ky komision i quajtur “Komisioni i dëbimeve dhe konfiskimeve”, funksionoi në këtë Ministri si pararendës i  “Komisionit të Internim-Dëbimeve”,  i cili do të firmoste për dekada me radhë, me mijëra vendime internimesh të familjeve shqiptare për asye politike. Kjo shkresë e nënshkruar nga kryetari dhe 5 anëtarët e këtij komisioni, rezulton të jetë një prej modeleve të para të vendimeve të dhëna për internim-dëbimet në Shqipëri, gjatë regjimit komunist.

Dokumenti i plotë, si më poshtë: 

Vendim nr.245 datë 15/X/1949

Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimeve  të pasurisë pranë Ministrisë së P. të Brendshme, i formuar prej N.Kolonel Beqir Ndou kryetar, me anëtar N/Kolonel Sali Ormeni , N/Kolonel Kadri Hazbiu, major Xhep Kolli, Kapiten’ i I-rë Vesel Ahmeti, mbasi mori në shqyrtim raportin nr…. datë…të Degës (seksionit) të P.të Brendhsme të Sarandës në bazë të të cilit rezulton se i quajturi Rushit Plaku i biri i Aliut dhe i Ildijes…i datlindjes 1929 nga katundi Konispol, banues në Konispol Sarandë  me profesion Bujk është arratisur  nga vend-banimi i tij më datën 30/8/1949, duke kaluar për në…

Duke qenë se kondra pjestarëve të familjes së personave që arratisen mund  të merret masa e dëbimit. –

Në bazë të nenit 2,4 dhe 5 të dekret-ligjës Nr.649 dt.10/I/1949 mbi zbatimin e  dënimeve të dëbimit dhe të konfiskimit të pasurisë si masë administrative, kthyer në ligjë  nen nr. 660 datë 24/II/1949.-

Vendosi

Dëbimin nga vendbanimi të familjes së të përmendurit Rushit Plaku të përbërë nga Hasan Plaku internuar  në kampin e Valiasit  së bashku me pjestarët  e familjes së tij prej 5 vetash për një kohë prej 5 vjetësh për shkak se  ka në arrati vëllanë e tij Rushit Plakun.

 

Anëtar

Kap.i I-re

V.Ahmeti

firma

 

Anëtar

Major

Xhep Kolli

firma

 

Anëtar:

N/Kolonel

K.Hazbiu

firma

 

Anëtar

N/Kolonel

Sali Ormeni

firma

 

Kryetari

N/Kolonel

Beqir Ndou

Kategori
Uncategorized

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte kryeministri Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

“Hengshin kokat e njeri tjetrit”- do te thoshte kryeministri Rama per dy vrasjet ne Shkoder.

I dorezuar perballe bandave kriminale qe po vrasin mes qyteteve, kryeministri me te drejte thote qe: “Ore te vrasin njeri-tjetrin, meqenese ne jemi te pafuqishem”!

I dorezuar perballe te ligut shteti shqiptar nuk ka rruge tjeter vec te numeroje viktimat, e ne laboratoret e propagandes se tyre t’i ktheje ata ne statistika.

Te kapitulluar perballe vrasjeve te stilit te paster mafioz, institucionet e rendit maksimumi qe mund te bejne eshte ta rrethojne te gjithe hapesiren territoriale shqiptare me shirita te verdhe ku me to shkruhet me gjak:Skene Krimi-Mos Kalo!

Me duart lart perballe mafiozeve, krimineleve e vrasesve profesioniste çdo drejtues i institucioneve te rendit sot duhet te jape doreheqje burrerisht duke marre pergjegjesite e duke thene: Nuk mund te luftoj me krimin dhe kriminelet, jam i pafuqishem!

Nuk eshte deshtim te japesh doreheqje, eshte burreri dhe profesionalizem, e ne te kundert jeni bashkefajetore per çdo pike gjaku te derdhur ne kete vend!

Epo kriminelet ne kushtet kur shteti eshte dorezuar, shum me mire te hane kokat e njeri-tjeterit sesa te shtohen!

Isa Myzyraj/

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri lind ‘bursa’ e vrasjeve, ja sa kuotohen ekzekutimet në qytete të ndryshme.

Image

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

 2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Kategori
Uncategorized

74 vjet nga Masakra e Tivarit, si u shfarosën mijëra djem kosovarë.

Kolona e kosovarëve për në Tivar

Të dielën u mbushen 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës. Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit është zbardhur e plotë në një studim të historianit Uran Butka.

Ai thotë se në këtë udhëtim tragjik u nisën 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte nga komunistët.

Gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën, duke e ngritur numrin e viktimave gjithsej në rreth 4 mijë persona.

Këtë fund marsi është 74 vjetori i masakrës së Tivarit, ku partizanët komunistë të Shqipërisë, Serbisë dhe malit të zi vranë masivisht disa mijëra mijëra djem të rinj shqiptarë të Kosovës.

Tragjedia e realizuar me marrëveshje të shkruar midis udhëheqësve komunistë në Tiranë dhe Beograd u mbajt e fshehtë për dekada të tëra.

Historiani Uran Butka botoi studimin 25-vjeçar “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” me dokumenta të shumta arkivore nga disa shtete të rajonit.

“Masakra e Tivarit është një ploje e përgjakshme dhe e pashembullt. Ajo u realizua nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim të plotë me shtetin komunist shqiptar të Enver Hoxhës. Qëllimi i kësaj masakre ishte për të zhdukur dhe shpërngulur shqiptarët nga Kosova, pra, për një spastrim të plotë etnik”, tha zoti Butka.

Masakra ishte një spastrim i mirëfilltë i popullit të Kosovës, të cilin ushtria jugosllave e arriti me duart e ushtrisë komuniste të Shqipërisë.

Rinia e Kosovës u thirr në një mobilizim ushtarak për të luftuar pushtuesit nazistë, por pasi u mblodhën në Prizren nga të gjitha anët e vendit, u çarmatosën dhe u nisën në kolona drejt Kukësit, Shkodrës dhe i nxorrën në Tivar, ku u vranë masivisht me mitralozët e malazezëve me 31 mars 1945.

“Ky libër im është edhe një homazh, sepse këtu janë edhe të gjitha listat e atyre viktimave të pafajshëm, që u vranë padrejtësisht, nga të gjithë trevat e Kosovës, bujq, blegtorë, ushtarë të Shaban Polluzhës, ushtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga Kosova dhe nga Shqipëria dhe që u nisën në këtë kalvar vdekjeje. Karvani i të rinjve kosovarë eci për një javë në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve shqiptarë dhe serbë, madje shumë prej tyre u vranë në çdo pikë të këtij itinerari tragjik, kur nuk i lejonin as të pinin ujë në burime as të futnin ushqim në gojë. Libri përmban edhe listën e plotë të martirëve të kësaj masakre, familjet e të cilëve edhe më pas u persekutuan rëndë shtete komuniste në dy anët e kufirit. Midis autorëve të kësaj masakre ishte edhe ministri i brendshëm Haxhi Lleshi, firmosi përkrah me homologun serb Rankoviç, dhe e mbrojti veprimin e tij derisa qe gjallë si “një vendim i duhur ndaj reaksionarëve”, tha ai.

“Kolona e parë u nis më 24 mars nga Prizreni dhe kolonat e tjera më 26 dhe 27 mars, dhe 3 kolona të tjera në prill , u nisën për në territorin e Shqipërisë, sipas një marrëveshje midis ministrit të brendshëm serb Rankoviq dhe ministrit të brendshëm të Tiranës Haxhi Lleshi. Ishte një marrëveshje e pashembullt askund në botë, që e implikonte me djallëzi Shqipërinë dhe përfshiu territorin e saj, ku u vranë rrugës shumë prej tyre. Askund në botë nuk ka marrëveshje dyshtetërore për të bashkëpunuar në vrasjen masive të mijëra djemve prej bashkëkombasve të tyre”, tha studiuesi Uran Butka.

Ai shtoi se tragjedi të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit komunist, që u ngrit mbi pabesinë ndaj të rinjve kosovarë.

“Këtu ndodhi pabesia dhe tradhtia, sepse ata, pasi u mblodhën nga të gjitha anët e Kosovës, iu dorëzuan UDB-së dhe Divizionit 52 jugosllav me urdhër sekret të Enver Hoxhës”, citoi ai telegramin e shifruar.

Edhe sot ata nuk nderohen si martirë, edhe një afrim edhe një pajtim I vërtetë mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit mund të kryhet sinqerisht me respektimin e viktimave të asaj tradhëtie që kaloi mes për mes Shqipërisë dhe kulmoi në Tivar, ku edhe deti u mbush me plisat e tyre të bardha.

“Po të ishin ndëshkuar kriminelët dhe krimet, ato nuk përsëriten. Dhe është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë këta si martirë të Kosovës. Po ashtu edhe Shqipëria në shenjë ndjese për atë bashkëpunim kriminal, që u bë nga shteti komunist të Enver Hoxhës, duhe t’i trajtojë ata si martirë të popullit dhe kombit shqiptar”, tha zoti Butka.

Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit dhe të popullit shqiptar. Ndriçimi i saj i plotë, ndriçimi i bashkëpunimit kriminal Tiranë – Beograd kundër rinisë së Kosovës do të nxirrte shumë mësime për të sotmen dhe të ardhmen e rajonit.

(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)

Kategori
Uncategorized

Ç’ndodhte natën te varri i Enverit derisa mbërriti Nënë Tereza? ne

Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj sidomos nga britaniku Christopher Hitchens.

Mes këtyre kritikave është ajo se ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën e saj tek varri i Enver Hoxhës.

Por si është e vërteta e kësaj vizite tek varri i diktatorit?

Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek varri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe.

Por një faqe e lajmeve katolike në ueb ka një tjetër teori.

Alessandra Nucci e “Catholic World Report” shkruan se shkrimtari shqiptar, Marcel Hila i ka treguar historinë e patreguar më parë të vizitës së Nënë Terezës.

Gjithçka nis në shtator të vitit 1985, kur Hila ishte ushtar i paarmatosur në regjimin komunist- grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist.

Enver Hoxha kishte vdekur dhe një ditë në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë.

Ai kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

“Ne kishim frikë se ai ishte spiun,” thotë Hila.

Megjithatë një ditë, ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

Katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, e shoqëruar nga vejusha e diktatorit, mbërriti tek varri i Enverit.

Vetëm katër vite më vonë, në vitin 1993, Hila thotë se ka dëgjuar më shumë për këtë histori nga Dom Gjergji, një prift nga Kosova që shoqëroi Nënë Terezën gjatë udhëtimit në Shqipëri.

Ai thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije Hoxha në Shqipëri, e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit.

Pasi mbërriti tek varri i Hoxhës, Nënë Tereza u lut për ca kohë.

Më pas ajo më në fund u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971, por ajo nuk ishte lejuar t’i shikonte.

A morën përgjigje lutjet e Nënë Terezës? A u zhduk fenomeni i tmerrshëm në varrin e diktatorit?

Duket se po, Hila thotë se prej asaj kohe gjithçka ka qenë e qetë aty.

Kategori
Uncategorized

Krimi ne Tropoje nuk ndalet…!

Guxim Alimani/

———————————————-

Nuk flitet me per krime kunder personit por per krimin me te rende qe shekujt qe vijne nuk mund ta riparojne.Eshte krimi kunder natyres,kesaj mrekullie qe ndonese ne kushte te renda te motit e jeteses ka mbajtur ne Alpe nje komunitet solid sa vete historia dhe legjendat e Kombit.Por sot jo..!Gjithshka po ndryshon dhe natyra eshte konvertuar ne shkrumb e beton.Pas larjes se hesapeve me Valbonen dora kriminale i eshte kthyer Masivit e kurores Alpine te geshtenjave.Piromanet i kane vene zjarrin zanafilles te ketij masivi pikerisht ne Geghysen.Ate qe po i ndodh sot ketij vendi nuk kane mundur ta bejne as topat e pashallareve osman te cilet u hakmorren kunder Col Delise e djemve te Geg Hysenit qe vrane sundimtaret turq ne kullat e Ali Pashe Drenit ne Gjakove.Jeta e ketij komuniteti mbeshtetet ne 4 shtylla te cilat do te pasuronin nje komb e jo me nje komunitet te atrofizuar ne 12.ooo banore nga mbi 45.ooo qe kishte ne vitet ’90. 1-Pasuria minerare e cila eshte vjedhur e sterkequr joshkencerisht nga mafja shteterore.

2-Pasuria ujore me dy hidrocentrale ku njeri menaxhohet nga Shkodra e prej nje viti dhe ai i Fierzes i ka kaluar Pukes!

3-Lugina e Valbones e cila siç dihet po perendon me lavdine e saj per te mbushur gushen e te pangopurve oligarko-pilitike!

4-Masivi gjigand i geshtenjes(me i madhi ne Ballkan).i cili per 30 vite jo vetem nuk eshte trajtuar shkencerisht por se fundi po digjet dhe asnje kujdes nuk verehet dhe as penalizim i autoreve te kesaj masakre!

Ja pra kjo eshte panorama e Tropojes Alpine te cilen asnje pushtues nuk e tundi nga trolli ndersa sot kushtrimi i dikurshem per lufte kunder hasmit”Ne 7 e 70 vjeç te gjithe me dale” eshte shenderruar ne kushtrim kobezi per t’jua leshuar trojet pashallareve te pushtetit qe per 30 vite po i bejne hyzmet vetem xhepit.Sot nuk di optimist as dhe nga personazhet e iluministit Volter te kete me fuqi per te enderruar per mire veçse per tu larguar nga vendlindja me lot ne sy e mallkim ne shpirt!

Kategori
Uncategorized

Kuj i tutet “trimi.”

Të parakalosh para ushtrisë së republikës me gjashtë truproja pas, ky është kulmi i i turpit dhe i frikës së një të semuri mendor për atë ç’farë po i bën ketij populli.

Ky krye sorosist, këlyshi i fundit (per momentin) i pjellës bastarde të diktaturës, ka filluar tju tutet jo me protestave popullore por edhe qirinjve të varreve

Një si të parët e tij, që me firmen e tyre çuan para litarit Havzi Nelën, edhe ky psikopat po çon një popull para alternatives…. jetë a vdekje.

Ne te njejten ceremoni parakalon dhe Presidenti i Republikes, por nuk shoqerohet nga truprojet.

Ky bastard ne karrigen e kryeministrit ka fillyar ti ruhet edhe rrobave te tij jo me zemerimit dhe revoltes qytetare.

Ky i çmendur me kartele psikiatrie i keq vendosur ne ate karrige, duke keq perdorur karrigen kryeministrore, per interesat e tij, klanit sorosjan qe perfaqson, G ( goret ) 99 do kete nje fund te tmerrshem, fund që po e ndien thelle, thelle ne te gjithe qelizat e trupit te tij.

Ky maskara kryeministër, ky i pa përgjegjshëm urdheroj helmimin e qytetareve protestues, gra dhe femijë.

Ky lakuriq nate, ky i pa fe, ky palo burre, që ju tregon grushtin opozites dhe popullit, por dhe vetë partise socialiste.

Ky drogaxhi qe mbushi shqiperine me parcela droge dhe europen me prodhimet e tyre, ky i pa pergjegjshem ka gjashte vjet qe ka marre peng nje popull te tere,dhe perseri thote se fajin e ka Berisha.

Ky batak zhabash ka kohë që jeton si kufomë politike, sepse normalisht ai ka vdekur njerezisht.

Ky anti shqiptar i pa parë, ky kelysh serb qe bashk me kelyshet e tjere antishqiptare ne shqiperi e Kosove per te mbajtur pushtetin po mundohet te shesi pjese nga pjeset e trungut shqiptar.

Ky kelysh pa brekë, këlysh i kelyshit te zi, qe firmosi ne varjen e Havzi Neles, po perdor gjithe menyrat me djallezore per te eleminuar opoziten demokratike, ( gje qe sdo e arrije kurrë ) po ble maskarenj, bashkpuntore, ajdute, imorale,zhaba dhe zhapikë per ti vendosur ne karriget e parlamentit pa opozitë që as ka dhe as do kete opozite reale deri ne largimin e ketij kryeministri perfaqsues i krimit te organizuar.

Dita dhe ora që bastardi ne karrigen kryeministrore bashke me ekipin e tij Vrases, trafikante, hajdute ordinere te shporren nga pushteti.

Zgjedhje te lira dhe te ndershme i duhen shqiperisë.

Kategori
Uncategorized

Bajraktari i Shoshit/ Në luftë pa kompromis kundër Enver Hoxhës

Bilanci tragjik i familjes: Si u sakrifikuan 11 burra, një grua dhe një vajzë 11 vjeçe

Në kryengritjen antikomuniste, në verë-vjeshtën e 1946-ës, në disa zona të Veriut, që kulmoi me kryengritjen e Postribës, si pikënisje spikatin ngjarjet e bujshme në Shosh të Dukagjinit, ku luftëtarët e Shoshit udhëhequr nga familja e Bajraktarit, Lulash Gjeloshi bënë dhjetëra beteja nga qershori deri në nëntor të 1946-ës me partizanët e brigadave të ndjekjes.

Përplasjet me komunistët kishin nisur që në fillim të vitit 1945, kur brigadat partizane ia kishin behur në Dukagjin nga Tropoja. Por në Dukagjin, ndryshe nga shumë vende të tjera, popullsia ishte sqaruar mbi komunizmin dhe pasojat e këtij regjimi dhe pjesa dërrmuese e familjeve dukagjinase ishin betuar se nuk do ta përqafonin kurrë këtë ideologji.

Kur Enver Hoxha e nuhati këtë situatë, vuri në lëvizje gjithë mjetet për t’i nënshtruar. Fillimisht, nisi fushatën për të bindur popullin që i kishte falur kundërshtarët e kumunizmit nëse ata dorëzoheshin. Një pjesë e madhe e luftëtarëve që kishin luftuar kundër brigadave që depërtuan nga Tropoja në Dukagjin, pas fushatës së faljeve dhe thirrjeve për dorëzim, ishin dorëzuar. Të njëjtën gjë kishin bërë edhe burrat e familjes së Bajraktarit të Shoshit.

Në këtë periudhë, djali i Bajraktarit, 20-vjeçari i shkolluar në Itali, Gjelosh Lulashi ishte emëruar sekretar në spitalin civil, në Shkodër. Por ai do të ishte gjithnjë nën vëmendjen e komunistëve. Befas një ditë, e arrestojnë me akuzën se kishte krijuar partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar.

Në gjyq, prokurori Aranit Çela do të kërkonte dënimin me vdekje për Gjelosh Lulashin, Atë Danjel Dajanin, Atë Giovanni Fausti-n, Atë Gjon Shllakun, Mark Çunin e Qerim Sadikun. Pasi Gjykata e jep këtë vendim për t’i dënuar me vdekje, nga Tirana, me firmën e Enver Hoxhës, mbërrin miratimi për t’i pushkatuar.

Ky është dokumenti ku Enver Hoxha firmos miratimin e dënimit me vdekje të 6 të akuzuarve.

Në mëngjes herët, më 4 mars 1946, të gjashtë të dënuarit me vdekje, pushkatohen në zall të Kirit. Në familjen e Bajraktarit të Shoshit, lajmi i pushkatimit të djalit 20-vjeçar tronditi kullën.

Ky është Gjelosh Lulashi, djali i Bajraktarit të Shoshit, i pushkatuar nga komunistët në moshën 20 vjeçare, me akuzën se ishte pjesë e partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar. Gjeloshi u vra edhe pse Enver Hoxha i kishte thënë Bajraktarit se i kishte falur pse ishin ngritur kundër komunizmit dhe se do të vijonin jetën të qetë.

Prej këtij çasti, në kullën e Bajraktarit ishte rindezur urrejtja ndaj komunizmit. Për muaj me radhë, ata do të qëndronin në zi. Vetë Bajraktari i tronditur prej humbjes, atë fillim vere të 1946-ës, kishte zënë shtratin i sëmurë.

 

22 qershor 1946, nis kryengritja antikomuniste

Fund qershori 1946. Në gjithë Dukagjinin, kishin nisur arrestimet në familjet me më shumë autoritet në popull. Brigadat komuniste të udhëhequra nga Xhemal Selimi, një prej komunistëve që Enver Hoxha i kishte lënë dorë të lirë të bënte ç’të shihte të arsyeshme për ta nënshtruar zonën e Dukagjinit. Ata kishin depërtuar në çdo fshat. Mesnatën e 22 qershorit, ata kishin rrethuar edhe kullën e Bajraktarit të Shoshit. N’agim, kur kishin hapur dyert, kishin parë kudo forcat partizane të armatosura. Ata ia kishin behur në derë e kishin kërkuar të merrnin Bajraktarin. Në oborr, për të folur me komunistët, kishte dalë Deli Marashi. Ai dhe Bajraktari, Lulash Gjeloshi, ishin dy të moshuarit e familjes. Ishin kushërinj të parë, baballarët vëllezër. Jetonin në një familje. Deli Marashi u kishte thënë komunistëve se Bajraktarin nuk mund ta merrnin, se ishte i sëmurë në shtrat. Por ata kishin këmbëngulur se do ta merrnin me çdo kusht, edhe sikur t’u duhej ta transportonin me vig. Pasi Deli Marashi kishte biseduar me kushëririn e tij, Bajraktarin, ky i fundit kishte thënë se do të shkonte me mushkën e tij. E gjithë familja e kishin kuptuar se ky udhëtim për Bajraktarin kishte veç një fund, derën e burgut. Për këtë arsye nipi i tij, Bekë Delia, djali i Deli Marashit, i kishte thënë të atit se do ta shoqëronte ai Bajraktarin e sëmurë në këtë udhëtim.

Po atë ditë, komunistët ia kishin behur edhe në familjen e Lekë Vojvodës. E kishin arreastuar edhe atë. Lekë Vojvodën e shoqëronte vetë Xhemal Selimi. Ndërsa Bajraktari i Shoshit, i hipur në mushkë, shoqërohej nga grupi i partizanëve të armatosur dhe nipi i tij, Bekë Delia. Gjatë rrugës kishte ndodhur një incident. Në pyll, ishte dëgjuar një e shtënë. Partizanët kishin kthyer menjëherë armët nga Bajraktari e në atë kohë, Bekë Delia, për të mbrojtur Bajraktarin, i kishte vrarë në vend, brenda pak sekondash, të tre komunistët.

Pikërisht atë ditë, në 22 qershor, për shkak të atij incidenti në pyll, do të zinte fill kryengritja e armatosur kundër komunizmit në Dukagjin.

Rrëfimin e mëposhtëm e kemi shkëputur nga dokumentari kushtuar familjes së Bajraktarit të Shoshit, në emisionin Dosja K, të gazetares Admirina Peçi. Historia është rrëfyer nga Gegë Zef Fusha, pasardhësi i bajraktarit të Shoshit, nipi i Deli Marashit. Gega e nis rrëfimin te momenti që marrin Bajraktarin në kullë.

Gega rrëfen: “Natën erdhën dhe rrethuan shtëpinë tonë, në datën 22. Xhemal Selimi shkoi të merrte Lekën (Vojvodën). I la të tjerët aty në rrethim. Kur agoi dita, herët në mëngjes, u hap dera e shtëpisë dhe gjetën policinë. Ishin ende shumë të mërzitur për djalin që u ishte pushkatuar. U tmerruan sepse prisnin gjithmonë të keqen e jo të mirën prej tyre. Thanë që kishin ardhur të merrnin Bajraktarin. Doli gjyshi im (Deli Marashi) dhe u thotë që Bajraktari është i sëmurë. Ata i thanë që duhej ta merrnin dhe ta çonin në seksion. Gjyshi hyri brenda dhe bisedoi me kushëririn (Bajraktarin). Tha se do bënte si të mundej, por në vig nuk do hipte. I vinte turp që të shkonte në burg hipur mbi vig. Do të shkonte me mushkën e tij. Se çfarë ndodhi me Xhemalin dhe me Lekë Vojvodën në pyll nuk dihet, vetëm u dëgjua krisma e pushkës. Partizanët qëlluan prej këtyre dhe xhaxhai im (Bekë Delia) i vrau aty të tre.

Lulashin e zbriti nga mushka dhe i tha që të merrte malin. Pastaj i ka thirrur babait tim e kishte dhënë lajmin. I kishte thënë se gjithçka kishte marrë fund e tashmë të ikte kush të mundte. Ishin gra dhe fëmijë. Ishte gjithë ajo pasuri. Ndërsa të tjerët kanë bërë të iknin, kushëriri im, Kokërr Kola, i ka thënë familjes se nuk do luante nga vendi. Nuk mund ta linte shtëpinë që t’ia digjnin. Ndenjën dy xhaxhallarët e mi dhe Nik Lushi me djemtë e tij, për të mbrojtur kullën. Por shpejt kanë mbërri aty brigada partizane për t’i vënë zjarrin kullës. Krisi pushka. Në përpjekje e sipër u vra Kokërr Kola. E mandej partizanët hynë dhe e bastisën shtëpinë e Bajraktarit. Morën gjithë pasurinë që gjetën, morën bagëtinë, ishin 300 kokë bagëti të imta. E gjithë pasuria ishte vënë me krahë. Kishin mbi 200 koshere bletësh, lopë,  mëshqerra.

Ata i vunë flakën shtëpisë. Brenda 3 orëve i dogjën të dyja kullat dhe çdo gjë tjetër që kishte familja. Qëllimi ishte të mos linin asnjë strehë që njerëzit e asaj shtëpie të mos ktheheshin më aty.

Gratë e fëmijët kaluan lumin dhe shkuan në ­­­­Bjeshkë. Disa i mbanin fëmijët për dore e disa në krahë sepse nuk mundeshin të ecnin. Nëna ime kishte një fëmijë 5 vjeç e tjetrin 2 vjeç. E kanë kaluar natën jashtë dhe nëna më ka treguar se dy herë u kishin shkuar ujqërit afër. Atje kanë ndenjur 3-4 ditë dhe pastaj nuk mundeshin më që ta përballonin edhe prej fëmijëve të vegjël. Kështu që i dërguan fjalë kryeplakut se dëshironin të dorëzoheshin. I morën siç ishin gra e fëmijë dhe i çuan në Shkodër e pastaj në shtëpinë e Pashajve në Berat. Atje u bashkuan me të gjitha familjet e mëdha të Malësisë. Të gjithë ishin të internuar, me halle, pa bukë, sikur të ishin bagëti e jo njerëz.

Ndërkohë burrat në mal luftonin. Në atë kohë u krijua një çetë e madhe prej më shumë se 80 dukagjinasish. Ishin betuar ta luftonin komunizmin. Nuk kishte më kthim prapa. Menduan të lidheshin me Postribën, me Pukën dhe të sulmonin deri në Tiranë e të mos e pushonin luftën kundër komunizmit. Mirëpo u ngutën me Kryengritjen e Postribës. Ideja ishte që të lidheshin të gjitha grupet, të organizohej mirë e pastaj të shpërthente kryengritja sepse duhej të niste në mënyrë të organizuar, ndërsa Postriba e filloi para kohe. Shteti u egërsua dhe kryengritësit u përçanë sepse dështoi plani. Nuk mundeshin as të arratiseshin e të kalonin kufirin me Jugosllavinë sepse në atë kohë marrëdhëniet e Titos me Enver Hoxhën ishin të mira dhe ekzistonte rreziku që Titoja t’i kthente në Shqipëri të arratisurit. Edhe kufiri me Greqinë as që mendohej se mund të kalohej. Duke dëgjuar debatet e luftëtarëve, familja ime u tha që do të ndahej prej tyre që të mos i rrezikonte. Kishin vendosur që të mos largoheshin prej vendit dhe të vazhdonin luftën edhe nëse do të vriteshin të tërë. Dhe kështu u ndanë dhe dolën grup më vete. Ishin të vendosur që të mos dorëzoheshin”.

Ndërkohë Bajraktari, Lulash Gjeloshi, për ditë me radhë, i sëmurë rëndë dhe i pikëlluar për fatin e familjes së tij, endej në fshehtësi për t’iu shpëtuar brigadave të ndjekjes, sa në një fshat në një tjetër. Kërkonte strehë, por e dinte se nuk duhet të rëndonte askënd. Enver Hoxha kishte nxjerrë urdhër për t’i pushkatuar të gjithë ata që strehonin antikomunistët.

Sidoqoftë, e kishin ndihmuar të njohurit e tij derisa dy prej nipave kishin shkuar dhe e kishin marrë. Tashmë, të gjithë burrat e familjes ishin bashkë e më të vendosur se kurrë për ta luftuar komunizmin.

22 gusht ‘46,  7 orë luftime

Gega rrëfen: “Ndodheshin në Balzë. Vijonin jetën në arrati në mal. Një mëngjes, sapo kishte dalë dita, ata e panë veten të rrethuar nga brigada sulmuese. Ishte rastësi apo i kishin tradhtuar, këtë nuk e di. Djali i xhaxhait, Gjin Marku kishte ikur nga Kukësi ku ishte ushtar, dhe kishte bërë roje gjithë natën. Në mëngjes, kishte dëgjuar krisma dhe pastaj kishte parë ushtarët e brigadës duke lëvizur. Kishte shkuar me vrap për të lajmëruar të tjerët që ishin të rrethuar nga partizanët. Bekë Delia kishte lëvizur me shpejtësi dhe kishte arrit të dilte nga rrethimi. Një nga partizanët e kishte parë Gjinin kur kishte lëvizur për të lajmëruar dhe e kishte ndjekur. Kur Gjini ishte kthyer te vendi i tij i rojës, kanë qëlluar njëri-tjetrin. E kishte plagosur në krahë. Aty, në atë përpjekje të befasishme, mbetën të vrarë Mark Delija e Kol Marashi.

Luftimet kanë zgjatur 6-7 orë. Partizanët kishin krijuar tym që këta të dilnin e t’i kapnin të gjallë. Këtë Gjini e dinte nga ushtria. 3-4 veta ishin bërë bashkë dhe kishin dalë, ndërsa për të tjerët nuk dinin gjë nëse ishin vrarë apo ishin gjallë. Prej aty kanë shkuar në Kir. Kanë takuar xhaxhanë tim. Urdhri ishte dhënë që askush të mos veronte në Bjeshkë sepse kishte kaçakë në mal. Ishte dhënë urdhër gjithashtu që të rrethoheshin krojet e kushdo që të shkonte për të pirë ujë, të vritej. Pastaj kishin dëgjuar një zhurmë dhe papritur kishin parë 30 partizanë me automatikë nëpër duar që po vraponin drejt tyre.

Përveç Ndue Delisë, të tjerët kishin ikur. Ai i ka shpëtuar edhe të tjerët. Ai ka vrapuar drejt përroit dhe partizanët e kishin ndjekur. Ai ka hyrë në një shpellë. Pas shkëmbimit të zjarrit u vra ai dhe një oficer. Ndërkohë, Bekë Delia kishte dashur të shkonte te komanda që të luftonte e të vritej edhe ai. Kur kishte çarë rrethimin e kishte parë se asnjë prej të afërmëve nuk po e ndiqte nga pas, kishte menduar se i ishin vrarë të afërmit. Gjatë rrugës kishte hasur edhe në një pritë tjetër. Kishte vrarë edhe dy të tjerë të Sigurimit. Brenda një dite, në datën 22 gusht, janë ndeshur katër herë.”

E gjithë vera e 1946-ës, për burrat e Shoshit ishte luftë kundër komunizmit. Brigadat e ndjekjes i kërkonin gjithkund, por luftëtarët antikomunistë ishin organizuar shumë mirë e po bënin qëndresë. Edhe vjeshta vijoi po njësoj për ta.

“Që prej 22 qershorit e deri më 20 nëntor, kanë qenë në mal duke luftuar. Sikur Shqipëria të ishte e gjitha si zona jonë, komunizmi nuk do të kishte qëndruar as edhe një ditë. Ne nuk i kemi thënë kurrë “mirë se vjen” komunizmit. Me bukë e pa bukë, me armë e pa armë, kemi qenë gjithmonë në luftë me të. Nuk jemi pajtuar kurrë me pushtuesin. Këta i thonë çlirim, por këtu nuk ka qenë kurrë çlirim. Këtu ka qenë pushtim, pushtim i ekonomisë e i gjithçkaje.

Kur doli falja, dy kushërinjtë Lulash Gjeloshi dhe Deli Marashi menduan të dorëzoheshin. Në qafën e Thermës, janë ndarë me të tjerët dhe këta të dy kanë shkuar që të dorëzoheshin. Xhemal Selimi kishte dhënë urdhër që të bëhej shtetrrethim përmbi Lotaj dhe të mos qëlloheshin ata që do të vinin poshtë për t’u dorëzuar. Ndërsa ndonjë tjetër që do të kalonte sipër, të ekzekutohej. Ai ishte një komunist nga Malësia e Madhe. Ishte diktator, xhelat, një njeri pa nder e pa karakter. Të pushkatonte pa gjyq. Këtë të drejtë ia kishte dhënë Enver Hoxha. Ky nuk kishte nevojë fare për gjyq.

Xhaxhai, Bekë Delia mendon të mos dorëzohet. Ai merr rrugën për lart. Kishte me vete çantën me rroba, dy pushkë e dy revole. Ishte shumë i mërzitur se i ishin vrarë njerëzit. Kur e kanë parë që po ngjitej lart, e kanë qëlluar me breshëri. E ka kapur plumbi në befasi dhe i ka thyer dorën e djathtë. Atë moment, ka nxjerrë alltinë prej xhepit të xhaketës dhe e ka qëlluar veten me pistoletë, që të mos dorëzohej i gjallë. Gjithmonë kishte thënë që do të vriste veten, për të mos rënë në dorën e komunistëve. Pastaj, nuk mund të rezistonte sepse dorën e kishte të thyer.

Kur e kanë marrë, e kanë larë kufomën e tij, kishin parë se kishte qenë me dy zemra, njeri i veçantë. Kishte shkuar Xhemal Selimi në familjen tonë për t’u dhënë lajmin. E kanë marrë dhe e kanë varrosur. Nuk kishin si të reagonin. Armët i kishin dorëzuar. Kishin vetëm 3 ditë besë. Pas 3 ditëve të mortit, 9 burrat e shpisë, i kanë marrë e i kanë çuar në burgun e Shkodrës.”

Kategori
Uncategorized

Edhe DASH e nxin qeverinë me bojë të zezë…

Ja ç’thotë Raporti i DASH:

‘Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve’

Vazhdojmë me DASH:

‘…Korrupsioni zyrtar, thuhet aty është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar’…

Nga Nga Ylli Dylgjeri/

Dje pas bojës së zezë që Opozita hodhi mbi muret e Ministrisë së Brendshme, është Departamenti Amerikan i Shtetit që hodhi të zezën mbi të bardhë mbi institucionet e sigurisë kombëtare dhe Qeverinë Shqiptare. Bojë kjo që s’mund të lahet kollaj nga zorrët e ujit të Bashkisë së Tiranës.

Raporti demaskon rast pas rasti të tërë propagandën e derisotme të qeverisjes Rama.

Raporti heq pa mëshirë ngjyrat e penelatave të liderit Rilindas, duke u rithënë shqiptarëve ato të vërteta të mohuara, të tjetërsuara, apo të përgënjeshtruara nga propaganda qeverisëse.

Ja ç’thotë Raporti i DASH:

‘Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve’

Çfarë na ka thënë deri më sot propaganda?

‘…droga nuk është fenomen i sotëm, ai është i trashëguar nga qeverisjet. Qeverisja e sotme ka marrë masa për të zvogëluar në maksimum mbjelljen e parcelave me kanabis…!’

Vazhdojmë me DASH:

‘…Korrupsioni zyrtar, thuhet aty është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar’…

Çfarë thotë prapaganda Rama:

Rekrutimet në administratën e lartë janë bërë sipas reformës në administratë dhe Ligjit të Shërbimit Civil…të amenduar!

Vazhdon më tej DASH:

‘…shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri…’

Çfarë thotë prapaganda Rama:

‘Po punësojmë të rinj ekselentë në administratë (kryesisht vajza)..,

duke lënë kështu pas dore hapjen e vendeve të punës për shtresat e varfëra që janë objekt rekrutimi nga krimi i organizuar dhe potencial emigrimi në europë.

Vijon DASH:

‘…gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare…duke vënë gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare…’

Çfarë thotë propaganda Rama:

Vijon dhënien me sukses klientelës qeverisëse të koncesioneve, PPP-ve në ekonomi, duke mos njohur efektivitetin financiar, duke rritur borxhin publik dhe kolapsimin e financave publike. Bllokimin ndërkohë edhe i zgjedhjes së Kryetarit të Kontrollit të Shtetit mbetet një vijë sjellje e klientelizmit qeverisës.

Së fundi Raporti thekson se Shqipëria shërben si bazë për operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara , Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut’

Propaganda Rama për këtë pikë e ka më të lehtë, sepse pas çdo operacioni ndërkombëtar kundër krimit nacional e merr edhe ajo autorësinë e suksesit!

Kjo ishte boja e zezë e DASH-it.

Kategori
Uncategorized

Mirush Osmani: Shenja e diktaturës në dorën time

“Një ditë kur po punoja në minierë, erdhën dy vagona të pashoqëruar kur unë po zgjidhja dy të tjerë jashtë, dhe më goditën dorën, të cilën e kam të shtrëmbëruar edhe sot e kësaj dite. Ma kanë qepur për së gjalli me gjilpërë rrobash, në infermieri… unë ulërija si qen nga dhimbja… nuk i harroj ato ulurima e atë dhimbje”

Ishte djalë i ri, me një vetëbesim të pashoq e me shumë ëndrra për liri. Diku në një fshat të thellë në Dropull të Gjirokastrës, kishte thurur planin e tij sekret për të çarë hekurat e diktaturës e për të fituar lirinë. Ashtu u nis Mirush Osmani, një natë dimri të dhjetorit të vitit 1980, plot shpresë e besim… edhe me frikë, por me shpresë se destinacioni do të ishte liria. Ishte vetëm 20 vjeç me guximin djaloshar, i bindur se hekurat e diktaturës nuk

do t’i linin kurrë shenjë në duart e tij, u nis drejt kufirit. Por, fati i keq do të niste pikërisht në fundin e atij udhëtimi, tamam kur u ndesh me një grup zboristësh të devotshëm që sapo u përballën me të, e cilësuan “armik i popullit”. Pa mëshirë, e dorëzuan në komandën e kufirit, për ta çuar drejt e në hetuesi, ku do të dënohej me 10 vjet burg. Pas shumë vitesh, ai na rrëfen shenjat që diktatura ka lënë tek ai. Pas hetuesisë dhe dënimit, Mirush Osmani do të nisej drejt burgut të Spaçit, atje ku ferri i vërtetë ishte miniera. Atje, ku Mirushi mori edhe shenjën e përjetshme në dorën e tij, nga një aksident në minierë.

“Një ditë kur po punoja në minierë, erdhën dy vagona të pashoqëruar kur unë po zgjidhja dy të tjerë jashtë, dhe më goditën dorën, të cilën e kam të shtrembëruar edhe sot e kësaj dite. Ma kanë qepur për së gjalli me gjilpërë rrobash dhe fill, në infermieri… unë ulërija si qen nga dhimbja. Edhe sot nuk i harroj ulërimat e mia. Mbaj mend gjilpërën që kërciste kërc–kërc. Ishte një infermier nga Shijaku, Isuf më duket se e kishte emrin. Më lanë ca kohë pa punë, por për dorën nuk më dhanë as mjekim, nuk më bënë as vizitë e asgjë.

Dora u enjt dhe mori një ngjyrë blu. Në këtë kohë, një i dënuar nga Vlora, i quajtur Qemal Demiri që nuk e harroj kurrë, i cili kishte bërë nja 15 vjet burg dhe i kishin ngelur nja 10 a 15 vjet të tjera, më tha që “Do t’i bëj unë një letër Ministrisë së Shëndetësisë’. “O Qemal, po çfarë do të fitojmë?” – i thashë. “Jo, jo, më tha, do e bëjmë se këta kanë ndërmend të të kalbin dorën.” Edhe e shkroi letrën, ma lexoi dhe ramë dakord që ta postonte. Unë, edhe po të doja të shkruaja vetë letrën, s’e shkruaja dot se nuk më punonte dora. Për të ushqyer, më ushqente Çajupi, me lugë si bebe. Dhe kur erdhën nga Tirana në Spaç, një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë, unë u thashë: “Ju më keni dënuar me burg apo me sakatllëk?” E panë dorën dhe mbas një jave më duket, më çuan në Rrëshen. Atje i bënë një grafi dorës dhe panë që të gjitha kockat e dorës ishin të plasaritura. Por, kur na çonin ne të burgosurve për ekzaminim mjekësor në Rrëshen, rrethohej vendi me ushtarë, rrethohej spitali, nga frika se mund të iknim. Po ku dreqin të iknim ne?! Dhe kur më kthyen në kamp, në Spaç, më futën direkt në birucë. Në birucë, në izolim. Dhe kësaj here më futën vetëm, sepse isha ankuar. Se nga vinte një urdhër i tillë, unë nuk e di. Por, me një lehtësi të vetme këtë herë: më sillnin kovën me ujë të ngrohtë që ta mbaja dorën. Ky ishte i gjithë shërbimi që m’i bënë dorës. As më shumë, as më pak.

Kur dola prapë me dorën copë, më dërgonin në punë. Më mori në brigadë një Hajrulla Kruja, të cilin nuk e harroj kurrë. Më mori në punë Hajrulla Kruja, që duhej të ishte rreth të 50-tave në atë kohë dhe unë isha 21 vjeç. Normal që atij i vinte keq dhe bënte edhe punën time. Edhe shokët e brigadës time bënin një vagon më tepër, që të shkonte në emrin tim. Edhe unë shkoja me normë të realizuar. Për komandën figuronte sikur i bëja unë, por në fakt nuk i bëja unë. Unë nuk kapja dot asgjë me dorë, jo më të mbushja vagonët. Ndjehesha shumë në borxh me Hajrullain dhe me të tjerët, sepse bënin nga dhjetë vagonë për vete dhe do të bënin edhe për mua. Ishte punë e përditshme dhe e bënin vetëm për të më shpëtuar nga druri dhe biruca. Sot e kësaj dite, u jam shumë mirënjohës.

Në këto peripeci e sipër, një grup prej nesh, na marrin dhe na çojnë nga Spaçi, në Qafë Bari. Në Qafë të Barit, loja ndryshoi. Qafa e Barit kishte komandë tjetër, me tjetër mentalitet; ishte komandë që ishte mësuar me të burgosur ordinerë.

Fati i një njeriu që peshonte 50 kg, në burgun e Spaçit

Nëse një burrë në burgun e Spaçit, apo atë të Qafë Barit, apo edhe diku tjetër, ishte 50 kg e poshtë, fitonte të drejtën për të refuzuar punën në minierë. Ky ishte fati më i madh për Mirush Osmanin, në momentin kur ai shënoi shifrën rekord 49 kg. Në këtë çast, ai mund të refuzonte punën në minierë.

“Sipas ligjeve të Partisë së Punës, ishte kështu: nëse ishe 50 kilogramë e poshtë në peshë, komanda nuk të detyronte të punoje në minierë. E dyta, nëse ishe mbi 55 vjeç e lart, nuk kishin të drejtë të të fusnin në minierë. Jashtë minierës, në punëra të tjera po punonin në këtë rast, por brenda në minierë jo. Dhe nëse një i dënuar në Spaç, apo edhe në ndonjë burg tjetër, kishte raport mjeku që nuk ia lejonte të hynte në minierë, atë nuk mund ta detyronin të punonte në minierë. Flas me ligjet e vetë sistemit.

Erdhi një moment kur unë shkova 49 kg. E besoni?! Isha si një kufomë. Një rast i ngjashëm me mua ishte Skënder Tufa, për shembull. Ai ishte 50 kile”, shpjegon Mirush Osmani.

 

 

Dhuna në Qafë Bari

“Brigadën e merrnin tre policë nga një polic që ishte më përpara; tre policë e merrnin, dhe tre të tjerë e linin, dmth gjashtë policë. Agron Qipllaka, Mirush Osmani (unë) dhe Durim Qelibashi, ishin në listën e brigadës së të rinjve që do rriheshin para se të shkonin në punë dhe mbasi dilnin nga puna. Dmth e kishim racion: para se të shkonim te garderoba që të ndërroheshim, duhej të shkonim të kaldaja ku na prisnin gjashtë policë me nga një hu në dorë. Mbasi shkonim në punë, dilnim nga puna dhe prapë në kaldajë, dhe hanim dru për herë të dytë. Këto ishin vendimet e Edmond Cajës; ai na kishte me listë. Në brigadën time kështu ndodhi; në brigadat e tjera nuk e di se si shkoi, por brigada e rinisë e pësoi më shumë nga të gjitha.

Pastaj ndodhi një aksident: ngaqë policët kërkonin me çdo kusht normën dhe fronti nuk kishte mineral, i burgosuri për t’i shpëtuar hurit e kërkonte mineralin aty ku i rrezikohej jeta. Në këtë mënyrë, u vranë dy vetë: Ilmi Çoçka nga Lushnja dhe Dilaver Hysi nga Vlora. Imagjino një skenë të llahtarshme: vjen vagoni nga miniera me Çoçkën të ndarë më dysh, kokën të ndarë nga trupi. Ilmiu ishte rreth 48-50 vjeç. Kokën e kishte komplet të këputur dhe i kishte ngelur varur dhe ata kriminelët e Qafës së Barit, për të terrorizuar të gjithë të tjerët, as nuk ishin përpjekur ta mbulonin me një batanije të paktën. Ia lanë qëllimisht jashtë, dhe koka tundej nga pjesa e jashtme e vagonit. Këto skena nuk kam për t’i harruar kurrë. Hapën një gropë, nuk e di se ku, dhe e groposën. As qeni nuk groposej ashtu! Pastaj erdhi edhe vdekja e Enver Hoxhës, dhe me gjithë vdekjen e këtyre të burgosurve, sikur duket u mor ndonjë urdhër që të lirohej pak. Pra, sikur po zbutej disi…”

Pas burgut, drejt ushtrisë

“Dola i dobët fizikisht dhe antikomunist me bindje të thella. U ktheva në Kardhiq tek prindërit, ku qëndrova më shumë se një muaj. Mamaja e shkretë m’u duk shumë e mpakur dhe plakë pas kaq vitesh. Ajo më trajtonte gjithë përkujdesi, si bebe. Llogarit: unë isha 50 kg kur shkova në shtëpi, dhe për një muaj e gjysmë, mund të kem shtuar rreth 10 kg. Atë kujdes nuk kam për ta harruar kurrë; më ktheu në jetë. Donin të më nxirrnin në punë, por unë u thashë që nuk vij në punë. U thashë që “Nuk punoj se pres përgjigje nga Komiteti Ekzekutiv”. Ata të familjes qanin, se e shihnin që e kisha ndarë mendjen për të mos ndenjur atje me ta. Pra, nuk shkoja në punë; rrija në shtëpi. Mamaja i kishte thënë babait që “Ky djalë s’do të punojë, dhe ne të gjithë do i lidhim një pension”. Ajo e kishte që unë të mos punoja më fare. “Mama, i thashë, unë do punoj se jam i zoti i vetes!” Kurse babai ishte katandisur shumë, shumë keq dhe vdiq pak vite më pas. Pas një muaji, në vend të asaj që prisja, më erdhi letra për ushtar. Letra i ra në dorë mamasë, dhe bashkë me babanë, nuk po dinin se si të ma thoshnin, sepse ishte e rëndë për mua: unë sapo u lirova nga burgu, dhe po më merrnin ushtar. Mamaja po i binte anës e anës: “Po sikur, ta zëmë, se të marrin ushtar dhe të çojnë në Durrës apo Vlorë?” “Unë ushtar?! Unë kam kaluar moshën dhe nuk kanë të drejtë!” – i thashë. Nejse, nuk e di kush ma bëri pas shpine, por nuk kisha rrugë tjetër, veçse të shkoja”, rrëfen Mirush Osmani.

Kategori
Uncategorized

”demokraci” dhe plumba . Ata sot grabiten dhe dhunuan Arlindin.

Ja çfarë ndodhi me Emigrantin Arlind Mugleci !

Ai teksa po ikte ne shtepi grabitet dhe cohet ne Malin e Dajtit !

Rrihet mizorisht nga persona te maskuar te cilet i thonin qe te kishim paralajmruar.

Ai u mbajt i grabitur gjate nates duke u keqtrajtuar megjithse familjaret dhe miqtë e tij e denoncuan rastin menjëherë pranë policise.

Por kjo gje ra ne vesh te shurdher pasi simbas drejtuesve politike në polici duheshin 24 orë që të fillonin hetimet …

Arlind Mulgeci rikthehet ne vendlindje ne dhjetor te vitit 2018 me nje fryme europiane ndryshe nga shqipëria e korrupuar dhe e sunduar nga mafia pushtetare, dhe persona me rekorde kriminale, të persona te pa shkolluar .

Teksa u rikthye ai pa qe gjerat nuk funksiononin sic funksionin ne Angli vendin ku ai kishte jetuar prej disa vitesh .

I betuar te shkonte kunder cdo regjimi diktatorial , kunder papunsise , kunder krimit në pushtet, pushtetareve të korruptuar që jo vetëm nuk lejojne lirine e fjales, por janë edhe vetë ata që e inicjojnë dhunimin e kësaj fjale.

Në votimet qe ai i ëndërronte të lira ai në Janar 2019, vendosi te riorganizohet dhe te japi kontfibutin e tijbrenda strukturave te partise demokratike .

Ngritja e zërit me banoret e lagjes dhe në çdo ambient qe atij i jepej rasti, binte ndesh me heshtien dhe mbylljen e gojes qe kerkonte dhe kish instaluar mafia kriminale ne pushtet, heshtie e cila per ata qe nuk i nenshtroheshin, zbatonte kodin e saj mafioz …( Kercenimet, dhunimet, grabitjet, te cilat shkonin deri ne ekzekutim …

Opozita hoqi mandatet e deputeteve si e vetmia menyre qe jo vetem qytetaret por dhe nderkombetaret te sensibilizoheshin per vjedhien e votes, tenderat, krimet, varferinë, dhe gjithshka qe shkonte keq ne kete vend …

Arlind Mulgeci merr pjese dhe spikat ne krye te protestave qytetare duke mbrojtur dhe shprehur interesat e qytetareve te tyre . Njerezit vazhduan ti besojne dhe ta ndjekin nga pas per nje te ardhme me te mire por…

Më 1 Mars 2019 teksa po ikte ne shtepi grabitet dhe cohet ne Malin e Dajtit ku rrifet mizorisht nga persona te maskuar te cilet i thonin qe te kishim paralajmruar . Ai u mbajt gjate nates duke u keqtrajtuar dhe miq e familjare denoncuan prane policise por kjo gje ra ne vesh te shurdher pasi nuk ishin bere 24 hr .

Nga frika qe mafja politike i kishin thene nese fliste do te ekzekutohej dhe e kishte te kote te shkonte ne polici pasi ata ishin miqt e tyre ai udhetoi drejt Tropojes duke u paraqituar ne spital per trajtim mjeksor .

Kategori
Uncategorized

Ballisti i fundit me dorë në zemër.

Lajmi i fundit…skandaloz!

Nga Guxim Alimani/

(Terhiqet Adriatik Alimadhi)

-Vetem pak çasti pasi eshte betuar si dervish me dore ne zemer ballisti i fundit ne glob Adriatik Alimadhi mesohet se ka dorezuar mandatin.Sipas burimeve te sigurta aresyeja ka qene z.Agron Duka i cili duke e njohur mire epopene e ballisteve i ka ofruar atij aksione nga pularia e tij ne Durres ne kembim te braktisjes se parlamentit. I tunduar me shume se dhelpra pas pulave z.Alimadhi ka pranuar paqesisht.G.A.

Kategori
Uncategorized

Protestuesi i invalid: Me hoqën kafshatën e bukës, nuk dorëzohem.

Në protestën e opozitës gjatë ditës së sotme ra në sy edhe një foto e cila u shpërnda në rrjet në mënyrë të rrufeshme, është fotoja e një qytetari që vetëm se proteston me opoziten i kanë hequr edhe ndihmën sociale.

Ndërkohë që gjatë protestë së sotme ai edhe u dhunau nga forcat blu.

Ai është Gjergj Çuni nga Shkodra, të cilit i kanë hequr pensionin e invaliditetit.

Ai duke kaluar në afërsi të kordonit policor tek Ministria e Brendshme shprehet se “nuk duam luftë, jam shqiptar e nuk dorëzohem”.

Kategori
Uncategorized

NARKOQEVERIA pjerdh me gojen e GAZETA-xhinjve.

Nga Mona Rusi/

Ne studion e emisionit Opinion te gazetarit B.Fevziu, perballe dy gazetaxhinjve qurrashe e jargashe, ama te paguar mire nga narkoqeveria, ish deputeti demokrat Salianji provoi me fakte qe narkoshteti i Edvin Rames ka implikuar ne punet e zeza te trafikut edhe segmente te drejtuese te policise se shtetit.

Ne incizimet qe jane prova te prokurorise, behet i qarte bashkepunimi produktiv dhe miqesor i drejtuesve te larte te Policise se Shtetit me trafikante dhe njerez te rendomte, ish burgaxhij ordinere qe shfrytezohen nga narkoqeveria per interesa tejet antiligjore.

Por qeveria e korruptuar e Edvin Eskobarit ka bere qe edhe media ta humbase funksionin e saj shtylle e demokracise, si mbrojtese e interesave te qytetareve dhe te shndrrohet ne orkester zhurmuese dhe tellallberese te eskobarizmit. Sherbetore te tipit Lorenc Vangjeli, vellezerve Nazarko me dhe pa bark, Muc bajgave, Artaneve budallej e mendje pjerdhur , u ka dale boja boterisht qe kur narkoqeveria i certefikoi si mbrojtes te saj, ne kembim te parade te pista. Shitja e nderit personal dhe braktisja e profesionit te gazetarit i ka shnderruar keta tipa ne kopuke e llapaqene te neveritshem.

Damllakosja e tyre me parate e droges se Edvin eskobarit i ka shnderruar …jo ne qen kafshues, (se trimeria e tyre nis dhe bitis ne hale!) por ne kone , ne bushtra qe kuisin…qenerisht.

Shqiperia do te behet se kjo ka qene dhe mbetet déshira e hershme e shqiptareve qe nuk ka lidje me stomaket e prishur te lolo-palacove qe mbahen per gazeta-xhinj.

Kategori
Uncategorized

Shpifësi Diçital…Policia do kallëzojë Berishën/Gazetari publikon 4 “shpifjet e rënda”

Policia e Shtetit njoftoi sot se do kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Pas këtij paralajmërimi të uniformave blu, për t’i dhënë fund gjasme shpifjeve, kanë ardhur reagimet e para.

Në rrjetet sociale është gazetari Klodian Tomorri i cili ironizon kërcënimin e Policisë, duke publikuar 4 “shpifjet e rënda” të ish-kryeministrit, që në fakt kanë rezultuar plotësisht të vërteta.

Shpifesi dixhital

Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzoje penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje te panumerta ndaj policise se shtetit.

Me poshte jane disa nga shpifjet me te renda dhe dashakeqe.

1-Ne Divjake po behet trafik droge me avion nen hunden e policise se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi ne te vertete avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.

2-Policia e Shtetit eshte e perfshire ne trafik droge. Kjo eshte nje nga shpifjet me dashakeqe qe eshte bere ndonjehere ndaj policise se shtetit. Prova me e forte per kete shpifje eshte fakti se shume nga ish drejtuesit e policise se shtetit ne vitet 2014-2017 aktualisht jane te arratisur jashte shtetit dhe jane ne kerkim.

3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.

4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital

Kategori
Uncategorized

Merr kurajo dhe tregoju kuq e zinjve të vërtetat.

Zoti Kreshnik Spahiu. Ju si ish-titullar i nje formacioni politik, si nje jurist me pervoje, si nje aktivist i politikes sqipmekatare qe ne vitet e para postpluraliste dhe si njohes i ngjarjeve dhe ndodhive komunisto-enveriste per armiqt e klases apo partise, duhet te keni tashme kurajon (meqe jeni njeri totalisht i lire nga funksionet politike) t;i thoni kuqezinjeve tuaj te vertetat mbi politikat qe zbatojne te huajt ne Shqiperine tone te bekuar.

Duhet te keni burrerine te flisni hapur per oranizaten famekeq SORROS dhe ndikimin e saj negativ ne shqiperi, kronologjikisht dhe me fakte duhet t’i tregoni atdhetareve shqiptare se saj antishqiptare ka brenda oranizates SORROS dhe se si kane punuar ato kundra interesave kombetare qysh prej 1991.

Gjithashtu zoti Kreshnik Spahiu, duhet te keni kurajo dhe burreri te tregoni se si qendron e verteta e firmes cifuto-turke gyleniste Bektel Enka dhe sa e mundur eshte t’i mashtrosh cifutet per para apo per shifra.

Duhet te flisni si nje burre per 21 Janarin se kush i pagoi gardistet dhe kush i gradoi ato pas 2013 me detyra me te larta per te shkaktuar vrasje shqiptaresh (qe kishin ardhe ne proteste jo per parime por per 50 euro qe i ndante Taulanti, Toma, Ejoni etj).

Flisni dhe behuni i vlefshem per te verteten e Gerdecit, kush e detyroi ndodhine e Gerdecit, kush i vuri dinamitin fishekeve ne orarin fiks qe ‘kamerat amatore’ ishin drejtuar per nga ‘kodrat piktoreske me bore dhe lumenj me diell te nxehte per te xhiruar peisazhe natyrale origjinale’ (ooh ZOT si i mban toka mashtruesit).

Kush ishte kunder antarsimit te Shqiperise ne NATO, kush ishte kunder liberalizimit te vizave, kush ishte pro prefektit te qarkut Fier dhe kunder 3-ligjeve te vena nga SORROSISTET nderkombetare me qellim pengimin europian te rruges se Shqiperise. Duhet te flisni pa dorashka per abuzimet e Edi Rames me buxhetin e Shtetit prej 6 vitesh, duhet te hapni horizontin e shqipmekatareve per genjeshtrat tallese te Erion Velines per ndryshimin e Metropolit te mbjelle monstruozisht me beton nga Edi dhe Erioni.

Ju duhet t’i shprehni atyre qe ju qendruan prane se kush ishte SORROSISTI i marrveshjes se Majit te 2017 qe erdhi urgjentisht nga SHBA e Obames duke genjyer paturpsisht shqip-mekataret e pervuajtur 70 vite rresht. Sa here qe shkruani, sa here qe komentoni politikist nga kolltuqet komode te vendeve te beneluksit, te pakten si njeri qe besoni ne ZOT, flisni pak nga pak me kurajo qytetari se kush e shkaktoi 1997, cilat qarqe i sajuan shqiperise firmat piramidale dhe kush i shkaktoi trazirat vellavrasese dhe me ç’qellim u shkaktuan ato ??

Flisni edhe per babezine e vjedhjeve te Fatosit, te Anastasit, te Gramozit, te MJAFT-tit te Erion Velise apo te Geyve-99 .

Flisni se kush i vjedh fondet e nderkombetareve ne bujqesi, ne politika kulturore dhe sociale, ksuh i vjedh tenderat qe destinohen per infrastrukturen dhe cilat metoda perdorin, tregojuani shqipmekatareve te vertetat qe ju i dini, tregojuani me force dhe ndergjegje te paster qytetare.

Pastaj flisni edhe per bemat e Bamir Topit, per gjemat qe i shkaktoi ai politikes si nje qoftexhi pazari qe ishte. Ndoshta mund t’i besojme me pas ato qe ju shkruani !!!

Kategori
Uncategorized

Emigrimi është pasojë e varfërisë dhe varfëria është pasojë e keq qeverisjes.

Emigrimi është pasojë e varfërisë dhe varfëria është pasojë jo vetem e keq qeverisjes, por dhe e mos reagimit popullor.

Qeverisja është:

Modeli ekonomik dhe vizioni qeverisës rilindase.

Çdo ditë ndodhin episode që dëshmojnë grabitjen e burimeve natyrore, tokave, bizneseve, vjedhjen dhe shkatërrimin e mjedisit.

Çdo ditë ndodhin krime, trafik, vrasje, dhe vetem vrasje ku frika dhe pa siguria në këtë vënd po zvëndëson , sigurinë dhe demokracinë.

Votat u vodhë, opozita legjitime largohet nga parlamenti.

kjo e certifikuar nga nderkombetaret, parlamenti po mbushet jo me te zgjedhurit e popullit por me te bleret e Rames.

Vendi ne nje krize qe askush nuk e di fundin e saj.

Shqiptarët janë këtu ku janë, jo vetëm për faj të tyre, por për faj të qeverisësve që i kanë mashtruar, vjedhur votën, apo kanë zgjedhur vete ata.

Shqiptarët duhet të dinë apo të mësojnë se si duhet votuar, shqiptarët e provuan dhe përsëri po riprovojnë në kurriz të tyre.

Varfërinë, përbuzjen, mashtrimim dhunën, grabitjen nga bijat dhe bijte të etërve të tyre gjakatarë.

Revolta popullore e vetmja menyre dhe zgjidhje per te shpetuar vendin nga varferia, emigrimi dhe thonjte e mafies ne pushtet.

Kategori
Uncategorized

I prenë duar e këmbë dhe e lanë të zvarritej nëpër burg, torturat që xhelatët e regjimit rezervuan për Dom Lazër Shantojën

Klerikët katolikë për një kohë shumë të gjatë e kanë ndier veten jashtë dhe e gjithë kjo më të drejtë. 500 vite që përndiqeshin për të ndërruar fé dhe pranuan gjithçka, vetëm atë gjë se bënë dhe kjo nuk kishte për të ndryshuar edhe pas ikjes së Turqisë.

Një nga armiqtë të më mëdhenj të besimit në Zot ka qenë komunizmi dhe nuk ndaloi së luftuari deri në fund, po as shërbëtorët e Zotit nuk ndaluan. Përndjekja ndaj klerikëve të krishterë ka qenë e tmerrshme aq sa edhe krimet që janë bërë ndaj tyre.

Konica.al do ju sjellë një nga rastet më të tmerrshëm, atë të njerëzve më të nderuar, Dom Lazër Shtojës.

Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, nga Mikel (i quajtur shkurtimisht Keli) dhe Luçije Shantoja. Te dorëshkrimi Shantojana – Histori e familjes Shantoja D. Lazri shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës.

Arsimin fillor e kryer në kolegjin Saverian dhe në Seminarin papnor në Shkodër me profesor Ndre Mjedën e etër të tjerë jezuitë.

Rreth viteve 1909-1910 u dallua në përvetësimin e latinishtes, greqishtes dhe italishtes. Ishte shqiptari i parë që njihte me kompetencë gjuhën esperanto në Shqipëri.

Më 1914 vizitoi Vjenën për herë të parë. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Universitetin e Insbruku-ut, ku përvetësoi edhe gjermanishten. Me 29 maj 1915 u shugurua meshtar dhe si famullitar shërbeu në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll, Sheldî nga viti 1917 deri në vitin 1922.

Filloi përkthimet dhe botimet e para u shfaqën te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”,“Kalendari i veprës pijore”, etj. Botoi “Për natë kazanash”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba.

Në qershor 1919 burgoset nga italianët në Beltojë. Për dy vjet (1922-1924) është sekretar i Arkipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedës. Më 17 prill 1923 takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel.

Bashkëpunoi me Anton Harapin për “Ora e Maleve”, ku shfaqi aftësitë e tij si shkrimtar i zjarrtë e poet satirik. Dom Lazri ishte bashkëpuntor i parë i tij së bashku me Luigj Gurakuqin.

Pater Antoni, me vonë do të shkruante: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit».

Më 20 shkurt 1924 del prej shtypit “Shjor Puci”, një përkthim i Shantojës. maj 1924 dha dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve. Pas atentatit të Beqir Valterit takon Ahmet Zogun.

Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, D. Lazri doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne ku predikon gjermanisht, më tej në La Motte te kantonit Vaud, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet, duke perfeksionuar dijet e tija në frëngjisht.

Për të jetuarit me të ka shkuar edhe e ëma, Çija. Në fshatin zviceran filloi të përkthejë Wilhelm Tell-in e Faust-in. Asokohe në Shqipëri Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypnin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit.

Në 1936 e përkohshmja LEKA botoi Hermandin e Dorothenë e Goethes, përkthyer prej Dom Lazrit. Më 4 maj 1937 i vdiq në Rumani i vëllai, Kapiten Luigj Shantoja.

Gjendja e re, e krijuar në Shqipëri me 7 prill 1939, i çeli rrugën, si shumë të mërguarve të tjerë edhe D. Lazrit për t’u kthyer rishtas në atdhe.

Në vendlindje iu bë një pritje tepër e ngrohtë. Ai mbajti meshë në kishën kathedrale dhe tha një omeli të paharrueshme për të pranishmit.

Shkodranëve u tha: «Më keni mbytë me gosti». Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilën ka hyrë populli shqiptar.

Më 1941, bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare.

Mbështeti pambarimisht qeverinë e Mustafa Krujës. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politik dhe vijoi të merret me përkthime, ndërsa vëzhgonte me dhimbje të madhe luftën vëllavrasëse që kishte filluar në Shqipëri.

Në fundin e vitit 1944 Dom Lazri iku ndër malet e Sheldisë, ku bujti në qelën e Dom Nikollë Gazulli një natë. Në Dedaj ka ndenjur 22 ditë tek i quajturi Mark Tom Prela, e më tej në shtëpinë e Kolë Nuri Sheldisë për 26-27 ditë. I fundit kishte qenë shërbyes në shtëpinë e Shantojës. Do dënohej për “krimin e mikpritjes” 6 ditë para mikut që i kishte mësye konakun.

Në momentin kur erdhën komunistët në pushtet, në janar 1945e arrestuan dhe e torturuan (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945). Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyre ndër sy:

“As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç trathtarë!”

Dokumentet për vrasjen e Dom Lazerit ruhen në AQSH në një dosje të fondit të Partisë Komuniste, të vitit 1945 dhe dëshmojnë momentin pas arrestimit, dhënien e dënimit me vdekje, aprovimin dhe njoftimin e ekzekutimit.

Detajet e këtyre dokumenteve duhen marrë si më të saktat e kësaj ngjarjeje, pasi nënshkruhen nga vetë Enver Hoxha, e Spiro Moisiu, të cilët e cilësonin çështjen e ekzekutimit të Dom Lazrit si të një rëndësie të veçantë e janë kujdesur nga afër për çdo detaj të këtij krimi.

Në dokumentin e parë shkruhet:

“1 shkurt 1945

Tepër urgjent.

Mehmet Shehut, Shkodër.

Don Lazër Shantoja dhe Sulçe Begu (Bushati) duhet të dërgohen këtu stop. Çështje e tyre është e lidhur me gjithë punën e tradhëtis dhe çështjen e tyre kuptojmë kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh dhe ti.

Gjeneral kolonel Enver Hoxha”

Në dokumentin e dytë shkruhet:

“ 10 shkurt 1945

Korpit 3 Gjykatës Ushtarake Shkodër”

Gjegje shkresës nr.5 d.2 frur 1945. Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Dom Lazër Shantojas dhe Sulçe Beg Bushatit stop. Na lajmoni datën e ekzekutimit.

Enver Hoxha.”

Në dokumentin e tretë shkruhet”

“dt.19 shkurt 1945

Mehmet Shehut

Gjegje telit nr.17. dt.17 shkurt 1945. Personat për internim i nisni këtu. Sulçe begu e Don Lazëri u ekzekutuen.

Gjeneral Spiro Mojsiu”

Dhe situata sigurisht që sdo ishte ndryshe nga ajo që thuhej në telegrame.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi:

“I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.”

Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër:

“Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje – me pushkatim”.

Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën… Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme. Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J.Alibali d.v.

“Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”

Urrejtja e pushtetit komunist ndaj këtij intelektuali që kishte përkthyer Goethe-n dhe Schiller-in e kishte shkruar në revistat më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë (Përparimi, Agimi, Hylli i Dritës, Illyria etj), ishte aq e madhe, sa torturuesit i kishin këputur katër ekstremitetet e trupit.

Kështu Dom Lazri ishte i dëtyruar të tërhiqej zvarrë nëpër qeli me gjunjë e bërryla. Fati i Shantojës i kishte rrënjët e veta në qëndrimin antipërëndimor dhe antikristian të komunistëve dhe në qëndrimin propërendimor të Shantojes, si dhe në besimin e tij te ringjallja e kulturës

autoktone të krishterë shqiptare të periudhes para turqve, bindje të cilën ai e shfaqi në veprat dhe poezitë e tij.

Kur nëna e Shantojës shkoi të vizitojë djalin e saj në qeli dhe e pa të vuajë me këmbë e krahë të prerë, iu lut me ngulm rojeve të burgut që t’i tregonin mëshirën e fundit djalit të saj dhe ta vrisnin.

“Vritnje, keni mëshirë për tê e mos e leni me vuejtë ma kështu!” dhe ata e plotësuan këtë kërkesë, ndoshta me dëshirë.

Ekzekutimi ndodhi me 19 shkurt 1945 në Tiranë nga një ushtar, bashkë me Sulçe beg Bushatin. Ish- drejtori i Shoqërisë Letrare “Dante Alighieri” në Tiranë, si dhe ish- anëtari i Institutit Mbretëror për Studime Shqiptare, Dom Lazër Shantoja, u gropos në një varr pa emër afër Tiranës.

Partizanët, pasi e ekzekutuan, thirrën për kryerjen e sharteve të vdekjes Atë Viktor Volajn, i cili ishte edhe njeriu i fundit që pa kufomën e martirit.

Marrë me shkurtime nga artikulli i Hithra.al

Kategori
Uncategorized

1967/Lejfenët e Shqipërisë, heronj aksidentalë më parë të kritikuar.

1967/Lejfenët e Shqipërisë, heronj aksidentalë më parë

Faksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punëFaksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punë

Nga Kastriot Dervishi

Lej Feni një person që u bë model në Kinë në kohën e revolucionin kulturor proletar kinez ishte shembulli i njeriut që mendonte më shumë për shtetin se sa për vete. Nën shembullin e tij në lëvizjet revolucionare që u zhvilluan në Shqipëri, paralelisht me revolucionin kinez, disa aksidente në punë u paraqiten si raste heroizmash. Në dallim nga Kina, shumica e lejfenëve tanë ishin të vdekur. Individë të rastësishëm, që më parë ishin kritikuar për të meta në puna, të cilët thjesht kishin vdekur, u bënë heronj të punës socialiste.

Më 15.2.1967 u dogjën në stacionin e Linasit (ku pompohej nafta që përfundonte në Cërrik), tekniku Myrteza Rexhep Kepi (1947-1967) dhe inxhinieri Muhamet Jonuz Shehu nga Bicaj i Kukësit (1930-1967). Komunikata ditore nr.37, datë 16.2.1967 e MPB-së e pasqyron ngjarjen krejt aksidentale sepse dy të përmendurit kishin ndezur zjarr për të ngrohur tubin, krejt pa lidhje me rregullat e sigurimit teknik. Komunikata e dy ditëve më vonë thotë se më 17.2.1967 të aksidentuarit vdiqën në spital. Partia e Punës përfitoi të shtonte radhët e heronjve pas vdekjes.

Partia shënonte në dokumentet e veta se megjithëse trupi i tyre kish marrë flakë, mendjen ata e kishin së pari te tesera e partisë dhe prona e përbashkët. Muhameti “gjatë rrugës në spital, megjithëse me trupin krejtësisht të djegur, ju thoshte shokëve që ta kthenin në stacion se e ndiente veten mirë, ai pyeste nëse vazhdonte transportimi i naftës në drejtim të uzinës, a u shua zjarri, a u dëmtuan shokët e stacionit?”. Madje në xhep, i ishte gjetur edhe fjalimi i E.Hoxhës i 6 shkurtit 1967 Por ajo që e bënte qesharake këtë histori ishte fakti se Muhameti ishte ndëshkuar 4 herë në parti në vitet 1961, 1963, 1964, 1965, pikërisht për zvarritje në punë, pakujdesi në mbrojtjen e zjarrit, raportime fiktive dhe dobësi të stacion. Me vendimin nr.54, datë 22.4.1967 Byroja Politike i propozoi Presidiumit të Kuvendit Popullor dekorimin e tyre “Hero i Punës Socialiste” për “guxim e trimëri të rrallë” për mbrojtjen e pronës duke u bërë “shembull i rrallë heroizmi” .

Kategori
Uncategorized

Fati tragjik i Erifili Bezhanit/ Avokatja e parë shqiptare që vuajti burgun e Burrelit dhe përfundoi si fshesaxhie

Shkollimi në një prej universiteteve më të mira të Francës, fejesa me avokatin e njohur francez dhe fundi tragjik në regjimin komunist

Sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Aix-en-Provence, kishte marrë “Licenciee en Droit”. Erifili Bezhani ishte një vajzë nga Vlora që po i ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës në Francë, falë rezultateve të shkëlqyera në universitetet franceze. Pas dy vitesh në profesion, Erifili Bezhani do të kthehej në një prej avokateve të spikatura në Francë. Gjatë ushtrimit të profesionit të avokates në Marsejë, në vitet 1941-1942, Erifili Bezhani u fejua me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fatkeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe ajo si “Profesore e D’Etudes Francaises“ në të njëjtin universitet, Erifili Bezhani, la pas gjithçka dhe e shoqëroi të motrën për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër i vitit 1943, kur dy motrat zbritën në portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës, deri në vdekje.

Historia rrëfehet nga gazetarja Nini Mano, e cila e njeh historinë e Erifili Bezhani, nga babai i saj, kushëri i parë me Erifili Bezhanin.

***

Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944, vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qendër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të çlirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.

Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të vërteta demokratike.

“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demokratëve, social-demokratët, etj.

Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doktor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj..

Andromaqi Nocka kujtonte: ”Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu siç duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin. Ishte me Dhimitër Paskon. U ulëm në një lokal dhe të dy, mbaj mend që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë, Erifili nuk më tërhoqi vëmendjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte çdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili, ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdimisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur, që shoqëronte argumentet rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”.

Në 16 Maj 1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj., Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi i vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat çnjerëzore. Ish i burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ”Erifili u dënua pothuajse në të njëtjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 femrat e para që u futën në burgun ferr të Burrelit. Më vonë, erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”.

Drita Kosturi, në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burgun e Burrelit, përmend qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit: ”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra, të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rrëshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frida Sadedini e mjaft të tjera”. Pas lirimit nga burgu, për shkak të disa amnistive, Erifili Bezhani vazhdoi kalvarin e vuajtjeve të tjera. Nuk iu dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që i dha shteti demokratik francez, Erifili Bezhanit ia mohoi në vendlindje regjimi komunist.

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë iu mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidhi kontrata përkthimi me shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mencurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave.

Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Në mes të vitit 1958, mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë!

Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulçera, shtrohet me urgjencë dhe gjatë operacionit, dha shpirt. Ishte data 15 Shkurt 1959, kur mbylli sytë në sallën e operacionit, në spitalin e Tiranës.

Erifili Bezhani ishte vetëm 49 vjeç, avokate, e diplomuar për Drejtësi në Francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si shumë pak femra të shkolluara jashtë vendit.

Kategori
Uncategorized

30 mijë shqiptarë të moshës mbi 70-vjeç qendrojnë robër në Greqi, edhe pse vite më pare ishin të ligjshëm, sot janë ilegalë…

Shpetim Zinxhiria/

Erdhën të papunë në Greqi, por kthehen pa pensione në Shqipëri. Një realitet me protagonistë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që ende mbeten pengje te politikës së dy vendeve fqinjë. Një politikë që ende po zhgënjen nga dita në ditë komunitetin shqiptar. Ka mbi 12 vite që shteti shqiptar që nga nëndori I këtij viti po qendron në heshtje ndaj njohjes së pensioneve te emigranteve shqiptar, si dhe 28 vite që nuk ka berë asnjë marrëveshje për punësimin e shqiptarve, përfshi këtu mbarë emigracionin shqiptar. Një marrëveshje që do të vinte në rrugën e duhur dhe te integrimit komunitetin shqiptar, njëllojë si disa komunitete në Greqi. Por…

Sot në Greqi komuniteti shqiptar futet ne ato komunitete ku shteti shqiptar ende nuk ka bere një marrëveshje punësimi për emigrantët e tij, të cilët sot po përballen me problemet më jetike për te ardhmen e tyre. Komuniteti I Filipinesve, Egjyptianëve, Pakistanezve kanë bërë marrëveshje pune me shtetin grek, aq sa komuniteti Filipinez ka një drejtori punësimi pranë Ministrisë së Punës së Greqisë, realizuar vite më pare.

Foto e emigranteve shqiptare ne samitin (diaspora nga greqia)

Mungesa e kësaj marrëveshje edhe sot pas shumë vitesh emigracioni përbën një pengesë kryesore për legalizimin e përhershme të shqiptarve, madje duke përfituar jo vetëm njohjen e pensioneve por edhe marrjen e Statusit të Emigrantit, ashtu siç veprohet edhe ne disa vende të BE-së.

Aktualisht shteti Italian jep çdo muaj rreth 2 mijë leje të përhershme, mbështetur në marrjen e statusit të emigrantit, gje që nuk ka asgjë të përbashkët me marrjen e nënshtetësisë. Në Greqi asnjë emigrant shqiptar nuk ka marrë statusin e migrantit, pasi rruga e vetme për të marrë një leje të përhershme mbetet rruga e marrjes së nënshtetësisë.

Ministri i diasporesqe i therret emigrantet vetem per tju marre voten dhe valuten.

Aktualisht rreth 30 mijë shqiptarë të moshës mbi 70-vjeç qendrojnë robër në Greqi, pasi nuk kanë leje qendrimi edhe pse vite më pare ishin të ligjshëm, pasi ligjet I kanë kthyer sot ilegalë…

Qëndroni burra ju humte vula harram e paci (dreken qe ju dhame) me byrek e pula…

Rreth 300 mije emigrante humasin pensionet e tyre të pjesëshme, pasi ende nuk po u njihen vitet e punuara në Greqi…Aq sa rreth 180 mijë shqiptarë u kthyen në Shqipëri duke lënë pas vitet e punuara, por pyetja shtrohet ku shkuan kontributet e tyre?

Kategori
Uncategorized

Pse Erion Veliaj iu fsheh Gjykatës së Floridas?

Siç është mësuar nga një përgjigje e bërë publike një ditë më parë nga juristi Shkëlzen Berisha në adresë të gazetarit Guy Lowson Erion Veliaj ka refuzuar të dëshmojë për gjyqin e zhvilluar në Florida.

Nuk është hera e parë që Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës informon qarqet politike apo mediatike ndërkombëtare në mënyrë krejt dezinformuese dhe më pas ai hesht.

Është i njohur edhe një tjetër rast publik si ai ish bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Roshi e cila në vitin 2011 u raportuar në fillim se ishte grabitur dhe ishte detyruar të dështonte shtatëzaninë e saj dhe për këtë u akuzuan autoritetet shtetërore të kohës dhe më pas rezultoi e gjitha një mizanskenë e një konflikti në çifte mes Elvis Rroshit dhe bashkëshortes së tij.

Në atë kohë Erion Veliaj me zellin e shpifësit që e karakterizon informonte diplomacinë europian për këtë ngjarje, por nuk kishte denjuar të dërgonte një e-mail të dytë tek po të njëjtët për të thënë se raportimi i tij i pari kishte qenë një mashtrim. Veliaj ka qenë pjesë e enturazhit të Rilindjes që është munduar të përlyeje e të përfshijë juristin Shkëlzen Berisha në çështjen e Gerdecit dhe tregtisë së fishekëve dhe minimalisht ai duhet ti përgjigjes thirrjes së Gjykatës së Floridas për të dhënë verisonin e tij  të fakteve, qoftë edhe për të thënë që ishte nxituar dhe kishte gabur, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Nuk dihet sesi e ka argumentuar Erion Veliaj refuzimin e tij për të mos dëshmuar në gjyqin e ngritur nga juristi Shkëlzen Berisha në Gjykatën e Floridas ndaj Guy Loëson, por është e kuptueshme pse kryebashkiaku i Tiranës heziton të përfshihet më tej në këtë çështje dhe kjo ka vetëm një shpjegim të logjikshëm.

Refuzimi i tij për të dëshmuar mund të shpjegohet vetëm me frikën e përballesj me ndonjë padi ligjore nga Shkëlzen Berisha. Por në pritje për të parë se cilat do të jenë hapat e juristit Berisha në raport me Erion Veliaj, i cili edhe njëherë është kapur nën mashtrim nga e gjitha kjo kuptohet qartë se ky refuzim i bën më të besueshme akuzat e Shkëlzen Berishës, se Guy Loëson në bashkëpunim me Erion Veliajn kanë shpifur.

Kanë shpifur kur kanë shpresuar se gënjeshtrat do të pasqyroheshin në filmin e Hollivudid ‘War Dogs’, por kjo nuk ndodhi sepse Hollivudi i verifikon faktet përpara se ti kthejë ato në film. Dështuan të lidhnin dy ngjarja pa lidhje me njëra tjetrën siç është tregtia e fishekëve të kompanisë AEY me çështjen e Gërdecit.

Dhe qartazi kanë dështuar në një skenar të mirëfilltë dezinformimi siç rezulton të jetë libri ‘Armët e dhe çunat’, i cili më shumë se një gabim në përkthim i gazetarit Guy Lowson, çdo ditë e më shumë po provohet të jetë produkti i radhës i zyrës së propagandës së Rilindjes.

Deri në një sqarim të dytë, historia e trillimeve do të marrë një përgjigje tjetër në apelin e çështjes që trupa e avokatëve të juristit Shkëlzen Berisha po përgatit sërish në SHBA.

Kategori
Uncategorized

Shqiptari nga Podujeva tre herë i dënuar në Shqipërinë komuniste, 29 vjet burg.

Ishte vetë 27 vjeç kur erdhi në Shqipëri. Mbi 60 vjeç u largua. Iku nga e keqja, por gjeti një ferr edhe më të madh sepse Shqipëria kishte një regjim antikombëtar, mirëfilli antikosovar.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Podujeva, Jahir Halili i cili 29 vite të jetës së tij i ka kaluar në burgjet e Shqipërisë komuniste.

Ja çfarë shkruan arkivisti Kastriot Dervishi:

Ishte vetë 27 vjeç kur erdhi në Shqipëri. Mbi 60 vjeç u largua. Iku nga e keqja, por gjeti një ferr edhe më të madh sepse Shqipëria kishte një regjim antikombëtar, mirëfilli antikosovar.

Jahir Halili, lindur në vitin 1923, në Rrjepë të Podujevës ishte njëri nga shqiptarët e Kosovës që do burgosej për shumë vite. Erdhi në Shqipëri në fundin e vitit 1950 kur ishte vetëm 17 vjeç sepse kërkohej në Jugosllavi dhe u dërgua për të banuar në Berat. Do vinte në Shqipëri pasi kish vuajtur 2 vjet burgim në Jugosllavi për arratisje.

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1951-1970: 19 vjet, 3 muaj, 13 ditë

1975-1985: 10 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 27 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 58 vjeç

Dënimi i parë

Duke qenë punëtor në fermën e Otllakut në Berat, së bashku me shokët e tij dy persona emigrantë (njëri ndër ta Muharrem Mazreku, 19 vjeç nga Vokshi, banues në Berat, kish ardhur në Shqipëri më 27.5.1951) dhe një shtetase shqiptare, tentuan të arratisen. Tre meshkujt ishin shtetas jugosllavë. Regjimi e klasifikoi veprën e tyre si qëllim agjenturor sepse kishin “grumbulluar të dhëna” dhe do i çonin në Jugosllavi, ndërsa i vetmi shkak ishte në të vërtetë gjendja e rëndë ekonomike e Shqipërisë dhe mungesa e çdo lloj lirie këtu. U arrestuan më 29.8.1951 në një fshat të Elbasanit, në përpjekje për t’u arratisur. U mor në pyetje nga mareshal Thoma Vani. Aktet i nënshkruan me gisht pasi nuk di të shkruajë e lexojë. Në fermën e Otllakut kishte veçse disa muaj, nga maji i atij viti. U akuzuan në bazë të nenet 2, 3/10 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, d.m.th. për arratisje dhe spiunazh. Procesit i kishin dhënë ngjyrë të fortë agjenturore, në një kohë që të gjithë ata donin vetëm të arratiseshin. Me vendimin nr.4, datë 4.1.1952 Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, me veprim në Berat i deklaroi fajtorë dhe tre meshkujt i dënoi me nga 15 vjet burgim e punë të detyruar.

Ridënimi

Duke vuajtur dënimin në kampin nr.1 në Urën Vajgurore, shqiptarët e Kosovës, Jahir Aliti dhe Muharrem Mazreku orvaten të arratisen sërish, por më 16.8.1952 kapen nga forcat kufitare në Rrethin e Pogradecit fare pranë Shën-Naumit. Sërish procesi tentohet të thuhet sikur buronte nga veprimet agjenturore e po ashtu u gjykua nga Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës. U akuzuan me nenet 65 (spiunazhi) dhe 237 (arratisja nga kampi) të Kodit Penal. Me vendimin nr.26, datë 26.11.1952, Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, me veprim në Berat i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Muharremin me 25 vjet dhe Jahirin me 20 vjet. Nuk u kërkua konfiskimi i pasurisë pasi nuk kishin të tillë. Megjithëse akuzat janë të rënda, nga procesi nuk del asnjë informatë me karakter agjenturor. Gjithçka kot. Midis të tjerash në vendimin e shkruar gjithë gabimet të gjykatës gjenden edhe këto fjalë krejt pa lidhje me ngjarjet:

“Në një kohë kur populli shqiptar po ndërton jetën e re, jetën e socializmit, në një kohë kur kampi socialist me në krye BS-në është bërë një forcë e madhe për mbrojtjen e paqes, ku mbrojtjen e paqes po e mbrojnë gjithë popujt e botës, një nga këta popuj është edhe ai i Jugosllavisë që po bën çdo përpjekje për të shpëtuar nga jeta skllavëronjëse e diktaturës së Titos dhe UDB-së…”.

Si përfundim, Jahiri lirohet nga Burgu nr.321 i Burrelit më 3.12.1970, pasi kishte vuajtur plot 19 vjet, 3 muaj, 13 ditë dhe caktohet të banojë në Tepelenë. Muharremi u lirua më 10.12.1972 nga kampin nr.309 Ballsh pasi kish vuajtur 21 vjet, 3 muaj, 12 ditë. Iu caktua për banim Çerma e Lushnjës.

Dënimi i tretë

Duke banuar në Tepelenë, Jahiri arrestohet prapë më 27.11.1975. Me vendimin nr.101, datë 22.12.1975 Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal e dënoi me 10 vjet të tjera heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.3, datë 9.1.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Dokumenti i lirimit të parë nga burgu:

Kategori
Uncategorized

Kur politika e media luajnë me etikën – Nga çimkadrinjtë e medias te Ram(q)çimi i Rilindjes.

Nga Arben Vata Stockholm/

Psh një qytetar në zonën e Kukësit nga është edhe gazetar Çimi që ju e sulmoni shpesh, mund t’u drejtohej kështu “Pse shani gazetarët kur ju vetë nuk jeni në rregull o Ram(q)çimi i Rilindjes?!”. (Ju e dini se kjo nuk është e qëllimshme pasi në ato zona e ngaterrojne q me ç, gj me xh, siç edhe në Jug y me i psh). Por ama do të dukej abuzive, jo etike dhe sigurisht që as kjo nuk është korrekte të thuhet.

Qysh në fillim, dua të them se nuk jam dakord me disa media dhe nuk është aspak etike e njerëzore që t’i dëshirosh dikujt vdekjen apo sëmundjen, siç ka ndodhur me politikanë të tjerë në të shkuarën e tani me Edi Ramën.

Ai dhe gjithë të tjerët që mund të kenë bërë krime, të përgjigjen para ligjit. Para Zotit ne nuk shohim gjë se çdo të ndodhë. Duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ta ( jo me femijët e tyre), këtu në Tokë. Përndryshe, do mësohemi me të keqen e do të themi ” nuk kemi çfarë t’i bëjmë. E dënon Zoti “.

Ndaj, të shkuara z Rama nëse për momentin jeni sëmurë. Dhe për të “shmangur ” llafet e kundërshtarëve, portaleve e “kadrinjve”, nxirrni telefonin aty ku ndodheni, brenda e jashtë shtetit e trego çfarë po bëni se jeni kryeministri. Ju dergoni foto e video edhe kur bëni dush zoti Rama. Për inat të mediave mund të postonit dicka si psh duke luajtur baskeboll apo bërë palestër; pra që nuk je prej atyre që “pi mall”. Se njerëzit i mori malli zoti Rama dhe mezi pritën që ti të bëje “palestrën” e radhës me median. Dhe ku? Në kongresin e PS.

Zgjodhe të merreshe me kundërshtarët dhe e hape sërish krahun duke goditur e anatemuar mediat. A thua se mediat janë shkaku kryesor për situaten e vendit. (Në fakt ato kanë nje pjesë të madhe të përgjegjësisë, pasi shumica është vene prej vitesh në shërbim të qeverive dhe interesave ekonomike të pronarëve të tyre dhe jo publikut).

Por ngaqë nuk rrini shumë në Shqiperi z Rama, ndoshta nuk e dini se njerëzit nuk mund të gënjehen nga media. Ata jetojnë perditë aty dhe e shohin realitetin më mirë dhe më qartë se ju. Nuk po them atë që thotë Opozita dhe raportet ndërkombëtare se qeveria e blen votën. Thënë këtë z Rama nuk është e thënë se ata që shesin votën të mendojnë njësoj si ju. Ndaj as mos u kërkoni atyre që të shperndajnë postimet e tua dhe të qeverisë.

Nese këtë e bëjnë servilët e qeverisë (por edhe opozitës), politikani duhet ta kuptojë se ky eshte urdher dhe jo dëshire. Ndaj, mos u merrni me mediat dhe informacion in që ato shpërndajnë z kryeministër. Mos u tallni e mos ironizoni me mediat kur ata nuk të përgjigjen dot direkt. Ata mund të përgjigjen me qindra artikuj nga “kazanë ” mediatikë nga gjithë bota, por edhe me dhjetra raporte që ia nxijnë fytyren qeverisë, si psh ai fundit për nivelin alarmant të korrupsionit .

Gazetarët por edhe njerëzit e thjeshtë mund të përgjigjen edhe personalisht, madje edhe me lojë fjalësh, siç ju pëlqen. Psh një qytetar në zonën e Kukësit nga është edhe gazetar Çimi që ju e sulmoni shpesh, mund t’u drejtohej kështu “Pse shani gazetarët kur ju vetë nuk jeni në rregull o Ram(q)çimi i Rilindjes?!”. (Ju e dini se kjo nuk është e qëllimshme pasi në ato zona e ngaterrojne q me ç, gj me xh, siç edhe në Jug y me i psh). Por ama do të dukej abuzive, jo etike dhe sigurisht që as kjo nuk është korrekte të thuhet. Ashtu sikurse nuk është korrekte që ju talleni e lakoni emra gazetarësh, politikanësh apo njerëzish të thjeshte.

Aftësia për të luajtur me fjalët nuk ju bën patjetër rilindas, zoti kryetar i Rilindjes Socialiste.

Syri.net

Kategori
Uncategorized

Gazeta e Vatikanit: Shqiperia me tension ne rritje, rrezik nje vale e re eksodi.

L’Osservatore Romano e vlerësoi situatën në Shqipëri me tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi. Gazeta zyrtare e Vatikanit, e cila i referohet Lulzim Bashës si “figura-simbol e protestave, që prej javësh po vlojnë në Tiranë”, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj. L’Osservatorio Romano thotë se, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”

Me poshte vijon shkrimi i plote:

L’Osservatore Romano

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijërapjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë sëParlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e PartisëDemokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, iudhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestaveqë prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialistiEdi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çkasolli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit përtë zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitësështë një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave tëanëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’umarrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rreziknisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së qëishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithëqytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorurdhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte itolerueshëm”. Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyjapalëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktualepolitike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku tëmarrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi iardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komunitetindërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuarvendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësie të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestashtë forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi kanxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetetdroja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetittë së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, qëvjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

Kategori
Uncategorized

Enver Halili informacion për Enverin: Vaçja, arrogante dhe mospërfillëse ndaj partisë, zgjedh këngë spanjolle.

17 mars 1973 ku funksionari i lartë i Komitetit Qëndror të PPSH-së Enver Halili, informon Enver Hoxhën mbi një mbledhje që është zhvilluar me kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni.

Në atë mbledhje e cila zhvillohej po në të njejtën kohë me mbledhjen e mbajtur nga Enver Hoxha në Presidiumin e Kuvendit Popullor, së cilës i kishte paraprirë fjala e tij në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si bosht kryesor, të dyja kishin të njetën temë: “Shfaqjet e huaja dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi dhe gjithë jetën e vëndit”. Dhe gjithashtu të dyja këto mbledhje mbaheshin vetëm pak kohë pasi kishte përfunduar Festivali i 11 Kombëtar i Këngës në Radio Televizion, i cili u bë shkas në një farë mënyre, apo mundet me shumë gjasa që të kishte qenë edhe preteksti që u gjet për goditjet që iu dhanë shumë shkrimtarëve dhe artistëve, me në krye të ashtuquajturin: Grupi armiqësor në Art e Kulturë me në krye Fadil Paçramin e Todi Lubonjën.

Ashtu siç do të shohim në raport-informacionin në fjalë, i deleguari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Halili (askohe instruktor ne K.Q. deputet në Kuvendin Popullor, sekretar i parë në disa rrethe dhe vite më pas ministër dhe anëtar i Byrosë Politike), ia ka përshkruar me detaje gjithçka ndodhte në kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni. Madje jo vetëm aq, pra në atë çka ndodhte në punën e tyre, por informacioni shtrihej deri edhe në jetën personale e familjare të aktorëve dhe artistëve të atij institucioni. Ajo që vihet re aty, është se kritikat e ashpëra nuk kursehen as ndaj Vaçe Zelës, e konsideruar që asokohe si një nga legjendat e këngës shqiptare, apo regjizorit të njohur, Bujar Kapexhiu, ndaj të cilit ishte bërë objekt sulmesh, edhe prej faktit se kishte drejtuar si konferencier Festivalin e 11 të Këngës në Radio-Televizion, së bashku me partneren e tij, Edi Luarasi.

Dhe të gjitha këto të trajtuara me detaje të hollësishme në raport-informacionin në fjalë të të deleguarit të komitetit Qëndror, i drejtoheshin vetë Enver Hoxhës, gjë e cila duket edhe nga firma që ai ka vënë në dokumentin përkatës, por ndryshe nga praktika e zakontë, aty ai nuk ka vënë ndonjë shënim përveç nënshkrimit të tij.

Dhe siç ishin rregullat e punës me të cilat funksiononte aparati i Komitetit Qëndror, përveç Enver Hoxhës, ai raport-informacion, është parë edhe nga Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Petro Dode, të cilët gjithashtu kanë vënë nënshkrimet përkatëse mbi atë dokument. Ashtu si edhe pjesa më e madhe e dokumenteve që janë pjesë e librit që cituam më lart, edhe ky publikohet I plotë dhe pa asnjë ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qëndror të Shtetit, Fondi 14, Aparati, Komiteti Qëndror i PPSH. (Nëntitujt e këtij shkrimi janë redaksional dhe janë marrë në mënyrë integrale në dokumenti në fjalë).

Informacion

MBI DISKUTIMIN E FJALIMEVE TE SHOKUT ENVER, NE ORGANIZATEN BAZE DHE KOLEKTIVIN E ESTRADES PROFESIONISTE TIRANE

Analiza për problemet që trajton shoku Enver në dy fjalimet e fundit u bë mirë si në organizatë ashtu dhe në kolektiv. Komunistët dhe mjaft pjestarë të kolektivit të cilët diskutuan, ishin përgatit serjozisht dhe me frymmën e kritikës dhe autokritikës ngritën mjaft probleme në mënyrë të veçantë për veten e tyre dhe për të tjerët. Në organizatë bazë diskutuan pa përjashtim të gjithë komunistët, kurse në kolektiv mbi 15 vetë.

Në fillim, në organizatën bazë, diskutimet u përqëndruan më shumë në një drejtim, në atë të shijeve dhe modës, por me ndërhyrjet që u bënë, morrën rrugë më të drejtë, ndërsa në kolektiv orientimi për t’i parë problemet në gjerësinë e tyre u bë më parë dhe kjo ndihmoj për mbarëvajtjen e punës. Në tërësi diskutimet, me ndonjë përjashtim, trajtuan problemin e ndikimeve të huaja të ideologjisë borgjeze revizioniste në përmabjtje dhe formën e punës në skenë, si dhe për sjelljen e kulturuar, shijet estetike dhe modën.

“NE ESTRADE KANE DEPERTUAR FORMA DHE NDIKIME TE HUAJA”

Gjatë zhvillimit të mbledhjes doli se në përgjithësi ka pasur një preokupacion nga organizata bazë dhe disa punonjës pa parti për t’i parë dhe trajtuar drejtë disa probleme si të përmbajtjes dhe të formës së çfaqjeve, ashtu dhe për sjelljen e kulturuar në jetë, shijet ideoestetike dhe modën. Tek këto të dytat rezulton se ndonjëherë është ndalë organizata bazë dhe drejtoria e institucionit sidomos këto dy vitet e fundit me emërimin si drejtor të të shokut Dhimitër Gjoni. Megjithë këtë shokët dhe shoqet që folën, me syrin kritik, ngritën dhe vunë në dukje mjaft çfaqje dhe ndikime të ideologjisë së huaj, kapitalise dhe revizioniste në art, që kanë depërtuar në forma të ndryshme e nga ndonjë person i veçantë edhe në spektaklet e tyre sidomos në muzikë, dekor dhe paraqitje.

Disa nga ndikimet e huaja që kanë depërtuar në trupën e Estradës

-Nga një herë të prirë për të siguruar “suksesin”, pa marrë parasysh misionin e ngarkuar, rolin e estradës si revist folëse edukative, nga udhëheqja dhe më shpesh nga regjia dhe ndonjë aktor i kanë kushtuar rëndësi humorit për humor, pa përmbajtje. Në këtë drejtim u sollën mjaft shëmbuj të realizuar në premierë të ndryshme. Ky fenomen i theksuar ka qenë intermexo dhe parodi, ndonjë nuancë ka pasur dhe në skeçe.

“VAÇJA NUK VJEN TRE MUAJ NE PUNE DHE I PAGUHET RROGA”

-Për të “rritë” vlerën e premierës, për të pasë shumë “sukses”, me dashje kanë vënë një numër të madh këngë të huaja nga njëherë pa ditë dhe përmbajtjen. Përveç “arsyeve”, të sipërpërmëndura tek disa ka ekzistuar edhe predispozicioni e dëshira për të vënë ose kënduar këto këngë. Në një premierë, nga 15 këngë shqiptare që iu afruan për të zgjedhur 1 ose 2 këngëtares, Vaçe Zela nuk pranoi asnjë, dhe isnsistoj të këndoj një të huaja spanjolle, mbas diksutimit me të, drejtuesit u thyen dhe u bë ashtu ashtu siç deshi ajo. Ky debat u bë me Vaçen edhe për një premierë tjetër, por me të drejtë nuk u morr parasysh kërkesa e saj.

Vazhdimisht ka mbajt dhe mban qëndrim kapriçioz, mospërfillës dhe arrogant karshi organizatës bazë, drejtorisë dhe kolektivit, ka mbi tre muaj që nuk paraqitet fare në punë pa asnjë arsye. Nga drejtoria dhe kolektivi janë bërë përpjekje për ta ndihmuar por më kot. Komiteti Ekzekutiv i rrethit është në dijeni të këtyre qëndrimeve të saj por megjithatë ka porositë drejtorinë që t’i paguaj rrogën sikur ajo të ishte në punë. Organizata bazë dhe kolektivi nuk janë dakord me këtë qëndrim.

“SKENDER SALLAKU: E KEMI EDUKUAR KEQ SPEKTATORIN ME MUZIKE TE HUAJ”

-Të udhëhequr nga arsyetime të gabuara ideologjikisht, se gjoja muzika e huaj e sidomos ajo ritmike i pëlqen rinisë, ishte bërë zakon në Cirk dhe Estradë, nga regjizori, (Bujar Kapexhiu, shënimi ynë. D.K), ndonjë krijues dhe aktor, shoqërimi i parodive e ndonjë skeçi kryesisht me muzikë ritmike të huaj. Në diskutimin e tij kandidati partisë, artisti Skënder Sallaku në mes të tjerave tha: “Ne kemi edukuar keq spektatorët e sidomos rininë duke vënë në parodi muzikën e huaj, bile është zgjedhura jo më eksituesja, jemi entuziasmuar nga duartrokitjet të cilat zakonisht fillonin sa dëgjoheshin notat e para të muzikës dhe aq bënte për përmbajtjen e tekstet i cili në më të shumtën e rasteve nuk dëgjohej fare”. Kujtim Shehu, aktor dhe krijues në Estradë tha: “Kur kishim ndonjë skeç të dobët, me qëllim për ta bërë të suksesëshëm, i futnim melodi të huaj, në gabime të tilla në ndonjë rast kam vënë dhe unë, por tani e kuptoj se duke dashur të vëmë vetulla, kemi nxjerrë sytë”.

Instruktori i K.Q.

Enver Halili

17.3.1973

Ekskluzive / Libri i Kaloçit, “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, Publikohet raport-informacioni i 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qëndror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet: “Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpëra ndaj këngëtares së famëshme që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!

Kategori
Uncategorized

22 Marsi i vitit 1992 dhe quantum leap-i shqiptar!

Te dashur miq, dje shqiptaret ne Shqiperi dhe kudo ne bote festuan 22 Marsin, diten e pare te lirise dhe demokracise ne shekuj dhe mijevjeçar ekzistence.

Si dje 27 vjet me pare mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, njerezit me te shtypur, me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udheheqjen e Partise Demokratike permbysen me voten tyre te lire ne vendin me monist te planetit diktaturen orwelliane te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes.

Me 22 mars te vitit 1992 ne ndame epokat dhe nisem udhetimin e tone ne rrugen e lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar, rrugen e mbrojtjes se interesit tone kombetar dhe çeshtjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe proceset euroatllantike.

PD dhe aleatet e saj moren me 22 mars te vitit 1992, ne vendin e trete me te varfer te globit, ne te cilin te ardhurat per fryme ishin vetem 204 dollare ne vit, me vetem 4 milion dollar rezerve valutore dhe nje borxh te jashtem 500 milion dollar dhe papunesi qe kalonte mbi 80% si dhe nje inflacion tre dhe kater shifror. Diktatura 46 vjecare hoxhiste kishte shkaterruar Shqiperine pothuaj ne permasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkaterruar ndonjehere ndonje vend luftrat civile. Per te shpetuar nga dhimbjet e tmerrshme te diktatures se mjerimit ne vitet 1990-1992 rreth nje milion shqiptar u larguan nga Shqiperia me eksode biblike.

Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtezakoshme, por me e jashtezakoshme ishte fuqia e lirise dhe vlerave te saj, dyert e te cilave hapen me voten e tyre te lire shqiptaret.

Me permbysjen e diktatures komuniste qeveria e PD, partise qe kishte shpallur qe ne javen e pare te themelimit te saj, para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare deri atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar, vendosi kete çeshtje ne krye te programit te saj.

Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet te tjera te lira. PD tashme ne pushtet nderkombetarizoi ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje, promovoi ceshtjen e te drejtave njerezore dhe kombetare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe kudo ne rajon.

Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatllantike qeveria e PD dhe aleatve te saj anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe ne dhjetra organizata nderkombetare si dhe firmosi nder me te parat partneriterin per paqe me Aleancen e Atllanitkut te Veriut. Ne Letren e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vleresuar suksesin e reformave do perzgjidhte Shqiperine si vend per ti hapur procesin e stabilizim asociimit ne BE.

Ne vendin e hiperkolektivizimit total qeveria e PD hodhi themelet e ekonomise se tregut te lire dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizou ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijra ndermarrje te vogla dhe objekte u privatizuan. Ne fund te kater viteve te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlacioni ra ne njeshifror, rezerva valutore u rrite rreth 35 here.

Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave pyramidale. Ajo iu kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorale PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria nuk mund te njihet. Ne vitet 1997-2005, PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve, akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze per krime kunder njerezimit nga rregjimi i atyre qe erdhen me dhune ne pushtet.

Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.

Ne 8 vite te qeverisjes se saj, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi dhe ratifikoi me BE Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane,me te famshmen “time is now” Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama duke refuzuar te votoje tre ligjet e ndermjetesuara dhe dakortesuara me Komisionin Europian. PD erdhi ne pushtet ne nje kohe kur bandat famezeza shqiptare benin ligjin ne vend.

Qeveria e PD luftoi me zero tolerance krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi 1000 bos dhe anetare te 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.

Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA, Shqiperia sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital, sistem qe do certifikohej nga vet UN.

Qeveria ndermori reforma te thella e te suksesshme ekonomike si:

-ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %

-ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %,

-ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per punedhenesin.

-ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,

-u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro,

-u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.

-U sanksionua ne ligj nisma 1 euro pra per dhenien me 1 euro te tokes publike per investitoret e huaj te medhenj

Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj, bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.

-Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%

– Numeri i bizneseve u tre-fishua.

– Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%.

-Te ardhurat buxhetore u dyfishuan.

-Kredite per ekonomine u rriten 6 here.

Sipas Censusit te vitit 2011,

-343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi.

-Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lane mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD dhe aleateve te saj,

-rriti me 120-150% rrogat dhe

-100% pensionet e ulta,

-ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni

-Ndertoi rrugen e Kombit,

-autostraden Tirane Elbasan, ne te cilat vetem tunele jane 16 km.

-Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore,

-720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh,

-10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe

-400 qendra shendetesore dhe spitale.

-U ndertua terminali i aeroportit te Rinasit dhe me

pas ne fazen e dyte u dyfishua ky terminal.

-U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit dhe

– u ndertua terminali i portit te Durresit

-u shpalle fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha gjer ne 50 mije ton.

Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e qeverise se PD. “Shqiperia superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon” u be moto e qeverise se PD dhe aleateve te saj.

Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim,

-moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite.

-Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike;

-TAP, investimi aktual me i madh ne Europe, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe

-kaskades se Devollit.

Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat

-112 kane perfunduar dhe japin,

-mbi 40% te prodhimit te energjise se vendit dhe,

-87 jane ne ndertim e siper.

-Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD.

-Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012,

-interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle,

-u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin,

-u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular,

-u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G dhe u pregatit kuadri per 4G

Numri i studenteve nga viti 2006 ne vitin 2013 u rrit nga,

-12 ne 50 per 1000 banore,

-70% e maturanteve hynin ne Universitet.

Trupa akademike universitare u rrit nga

-6 000 ne 10.500.

Ndjekja e shkollave te mesme u rrit,

nga 69 ne 86%.

Ne Shqiperine rurale ne 8 vite u investuan 3,2 miliard euro

Ne zonat rurale u ndertuan:

-mbi 8 mije km rruge rajonale, dytesore dhe te treta.

-mbi 1 mije shkolla e kopshte,

-630 ujesjellesa dhe kanalizime,

-qindra km kanale vaditese dhe kullues dhe u subvencionuan 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur

-te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe

-miliona rrenj molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor.

Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten,

u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,

eksportet bujqesore u rriten 3 here.

Numri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4,7 milion ne vitin 2012.

Shqiperia, e cila ne vitin 1992 ishte vendi i trete me i varfer i planetit se bashku me Uganden dhe Angolen, nga viti 2008 kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.

Qe nga viti 1992 ajo eshte rritur 21 here, ndofta me shpejt se çdo vend tjeter.

Shqiperia ende nuk ishte nje vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine ametare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me PD dhe Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe pa ndonje veshtiresi te vecante mora te gjitha vendimet e duhura…. ( vijon)

Kategori
Uncategorized

LARGOHU SE DO TË TËRHEQIN ZVARRË!

Ti o i pafytyrë! Ti bën mirë të largohesh që sot!

Ti që thua se shumica e shqiptarëve të duan, njësoj u ke nxirë jetën edhe këtyre, njësoj si atyre që të urrejnë!

Erdhe me premtime të mëdha, premtove suksese, premtove reforma, premtove ndryshime rrënjësore… por bëre një vërrë në ujë!

Ti që na mashtrove dhe na the se Evropa është e kapur brenda mandatit. Nuk mjaftoi kjo por na u hape byt*ësh duke na thënë që Shqipëria do të bëhet e famshme në të gjithë Botën.

Ti dështove totalisht!

Po na vjen zor nga vetja.Nuk po shohim dot në sy njëri-tjetrin. Nuk po shohim dot në sy fëmijët tanë që vuajnë njësoj si ne!

Ti na ke kthyer 30 vite prapa. Ti na ke vrarë shpresën. Ajo shpresë që na mbante gjallë se edhe ne do të shihnim dikur një ditë të bardhë.

Për shkakun tënd janë shtuar largimet nga Shqipëria. Të rinj që e kërkojnë fatin gjithandej nëpër Botë! E gjitha për fajin tënd!

Je mendjemadh!

Je mburravec!

Je kokëfortë!

Je hakmarrës!

Je intrigant!

Je arrogant!

Je i lig!

Je bërë i padurueshëm!

Hiqesh si strateg por je një injorant!

Hiqesh si modern, por je një anakronik!

Hiqesh si babaxhan, por je një i llastuar!

Të kemi dhënë besim, e ke shpërdoruar!

Të kemi dhënë para, lakmon shumë më tepër!

Të kemi dhënë kohë të ndreqësh gafat e tmerrshme, por ti nuk ke ndrequr asgjë, përkundrazi, e ke trashur zullumin!

Ty o njeri nuk ta ndjen fare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ti duhet të largohesh një orë e më parë!

Largohu vetë, largohu sot, ose shqiptarët do të tërheqin zvarrë!

NGA EDI OGA-

Panuçi ik!

Kategori
Uncategorized

Moj Shqipni e shtrenjta Ame, pres me ta n’digju nji at t’amlin za!!!

Bedri Hoxha Köln Gjermani.

Moj Shqipni e shtrenjta Ame!

A s’po m’thu pse m’renkon, e nga cila ane?

Jam n’kurbet e po m’dhipsesh shume,dite per dites une per ty rij tuj mendue,

Kur m’po vjen dita me t’pa t’sherume!!!

Po s’po di me par ke me pa ,a ty a vetin?

Si une e vllaznia dergjemi n’rugt t’kurbetit!!

S’na ke pyet njer ,a keni me ngron ,a keni me fjet?

A jetoni te tant ,a po keni dek?

Moj Shqipni e shtrenjta Ame ,

Kam shum per me t’thane,

Nji nat dimri s’munjem te tanat me ti thane!

Vec po pres me ti kallzue,e s’po munja me gjet shteg me kalue!!

Te tona kamxhikt i paske m’bllokue,

Nji ajo dore e zeze ci i ka mendue!

Dite e nate rrij tue mallkue,se prej gjinit tand,

M’ka largue,

Ka po vuj n’rrugt e bots ,e gjini i i huj

Hic s’po mduket i amel ,e smujnt ,me m’kue!!

Ke me kja ,e ke me mallkue?

Jam i vetem si qyqja malit ,pa vllaznin teme kenka shkrujt n’rrugt e bots me jetue!!

Nji ka zot e po m’ndigjon ,renkimin tem !

E po i lutem nji kot podrumt t’ert ,

E njinkta net qe s’po ban dit,

T”fryj nji er t’madhe e te dera jote me prru,

Me e ter jasht nji at qi na ka mallku, e per ton jeten ,bashke Nan e Bir me jetu!!!

Moj Shqipni e shtrenjta Ame ,

Bijve tu me ua l’shu nji za, !

Me at gjuh t’amel qi ma ke , e per tan naten me uthtue, e n’sabah si zogu i mberdhiem ,nen krahet e tue me u rehatue!!

Moj Shqipni e shtrenjta Ame, pres me ta n’digju nji at t’amlin za!!!

Kategori
Uncategorized

DORDOMUZ EDVIN PSIKOPATI Na “sfiidon” nga spitali

Nga Mona Rusi/

Turp per ne qe t’ i themi vetes njerez, kur pranojme te kemi mbi shpine nje kafshe si ky.

Po me ke talles o ndyraq, o langaraq. Ke vite ne pushtet qe vetem vjedh e tall menderen me popullin, ti injorant, kafshe, morroacak I peshtire.

Na “sfiidon” nga spitali

Dordomuz Edvin Droga i ben karshillek 3 milion shqiptareve.

Ky hajvan, nastradin e kokebosh, ky idiot qe e quan veper “artistike” llangosjen e mureve te pallateve te Tiranes, pa harruar produktin – Xhepmbushje, ky psikopat me kartele, jelle e nje babai sa kriminel aq dhe bastard, (qe nuk e kishte per gje te madhe ta bente me nusen e djalit – dokumentet originale i ka shoku Mero),ka gjetur shesh per te bere pershesh jetet tona.

Turp per ne qe t’ i themi vetes njerez, kur pranojme te kemi mbi shpine nje kafshe si ky.

Po me ke talles o ndyraq, o langaraq. Ke vite ne pushtet qe vetem vjedh e tall menderen me popullin, ti injorant, kafshe, morroacak I peshtire.

Nuk kuptoj pse duhet te mos hedhim ne Jospin e pleurage ty dhe tere skoten tende qe vazhdoni te na vidhni ne cdi cast, parate, moralin, jeten.

Ti langaraq, ti hic duhesh hequr zvare per se gjalli.

Kategori
Uncategorized

Komandant Binaj mos….na vrave…Jemi bijtë e Marash Beqit.

HISTORIA E DY VELLEZËRVE NGA VELIPOJA QË TENTUAN TË KALONIN KUFIRIN MË 1990

Më 1990, dy vëllezërit Vatë dhe Gjekë Beqi nga fshati Baks i Velipojës kanë marrë detin me not me qëllimin e vetëm që të largoheshin nga Shqipëria komuniste. Por pas dhjetë kilometrash ata janë pikasur nga patrulla kufitare dhe disa minuta më pas një motobarkë e policisë i ka qëlluar me armë. Gjekë Beqi është plagosur dhe vëllai tjetër është detyruar ta nxjerrë në breg me not në një kohë që patrulla e policisë i kontrollonte që të mos iknin sërish. Me të dalë në breg Vatë Beqi është qëlluar pa paralajmërim me automatik nga Komandanti Bino Binaj dhe ka vdekur në vend. Vatë Beqi është qëlluar teksa po i lutej për jetën e vëllait të plagosur në një kohë kur Shqipëria sapo kishte shfuqizuar ligjin që dënonte rëndë arratisjet.

Vetë Gjetë Beqi ka shpëtuar sepse Komandanti Binaj e ka lënë me shpresën se do të vdiste vetë pasi ishte plagosur në kokë. Gjeka arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së mjekëve dhe u dënua me dy vite burg ndërsa Komandanti u arratis për vetë nga Shqipëria. Bino Binaj u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata. Vetëm 6 vite më parë, , më 2012, plot 22 vjet pas ngjarjes, ai u arrestuar nga policia italiane dhe do të ekstradohet në Shqipëri. Gjatë të gjithë kësaj kohe Bino Binaj kishte qëndruar i fshehur në Itali ku kishte ndryshuar edhe emrin në Besnik Zykaj. Madje ai kishte ndryshuar tre herë edhe vendlindjen me qëllimin e vetëm që ti shpëtonte arrestimit. I mbijetuari i kësaj historie tragjike, Gjekë Beqi rrëfen në intervistë për “Shekullin” gjithçka që ka ndodhur.

Gjekë, si nisi ngjarja e 22 viteve më parë?

Më datë 19 maj 1990 unë dhe vëllai im Vata u nisëm për të arratisur me not. Do shkonim në Jugosllavi dhe që andej do të iknim në Amerikë ku kishim njerëz. Më 8 maj u ndryshua ligji dhe ne morëm zemër. Meqë nuk ka më internim për familjen vendosëm të iknim. Hymë në ujë pranë urës së Velipojës dhe kemi udhëtuar rreth 10 kilometra me not. U nisëm në orën dhjetë të natës dhe në pesë të mëngjesit na ka parë ushtari Artan Qerimi. Ne kishim marrë me vete edhe një kamerdare, ku çlodheshim gjatë rrugës. Ushtar Qerimi ka lajmëruar postën e policisë dhe ky zotëria që është kapur tani, Bino Binaj ka ardhur bashkë me drejtuesin e skafit, Bashkim Musta. Ata u afruan tek ne. Ne ishim rreth katër milje në det.

Çfarë ndodhi në këtë moment?

Bino Binaj na qëlloi pa paralajmërim. Unë jam plagosur unë në nofull ndërsa vëllai në shpatull. Unë u fundosa në ujë.

Vëllai u zhyt dhe më shpëtoi.

Në një moment vëllai e njohu dhe i tha: “Jemi bijtë e Marash Beqit. Na vrave”. Ai i tha për mua:

Mbaje atë se ty do të të vras në tokë. Vëllai më mbante me dorë dhe më vuri në kamerdaren që kishim me vete. Binaj na hodhi spirancën dhe na tërhoqi në breg. Kur dolëm vëllai ishte lakuriq, siç isha edhe unë pasi ishin zhveshur të notonim të lirë, dhe i tha të marr rrobat. Ai i tha: “Ec mor qen” dhe e qëlloi pa paralajmërim. Ishte lakuriq dhe ai e vrau katër metra pa dalë në breg.

Po me ty çfarë ndodhi?

Mua më pa me plumb në kokë dhe të gjakosur e tha që ky ka marrë plumb në kokë le të vdesë vetë. Kaq ishte historia.

Ju u arrestuat?

Erdhën hetuesit dhe u kryen veprimet hetimore. Unë u arrestova dhe u dërgova në spital. Mjeku Ferid Hoti u kujdes për mua. Ishin tre mjekë të mirë që më bënë një operacion që më shpëtoi jetën. Ata janë Ferid Hoti, Ali Spahiu dhe Mark Mirashi. Unë kisha marrë një plumb në nofull dhe më ishte shkëputur një nerv. Ishte operacion shumë i vështirë.

Ju u dënuat për këtë ngjarje?

Më 4 korrik u dënova me dy vjet burg. Familja bëri presion në Degën e Brendshme dhe iu lutëm pasi kryetari i degës nuk deshi të jepte trupin e vëllait. Ndërhymë tek Hetuesia në Tiranë. Ndërhymë tek Qemal Lame, kreu i Hetuesisë së Përgjithshme në atë kohë dhe më në fund na u dha trupi për varrim. Ai i shkroi edhe Ramiz Alisë. Vëlali im ishte viktima e parë që iu dha familjes për varrim.

Sa kohë qëndruat në burg?

Unë bëra një vit burg dhe dola kur erdhi demokracia. Kam dalë më 28 shkurt të vitit 1991.

A keni tentuar hakmarrje ndaj vrasësit të vëllait tuaj?

Në nuk kemi dashur të hakmerremi, por e kemi paditur në gjyq sipas rregullave. Na ka vrarë një punonjës i shtetit dhe duhet ta zgjidhë shteti. Ai u gjykua dhe u dënua me burg përjetë. Gjyqtar ishte Admir Thanza. Atëherë ishte ende dënimi me pushkatim, por u dënua me burg përjetë që të mund të ekstradohej në rast se arrestohej. Ai është dënuar me burg përjetë për krime kundër njerëzimit. Ai ka shkelur edhe ligjet e asaj kohe. Ai duhet të paralajmëronte, qëllonte në ajër dhe pastaj të neutralizonte. Ne nuk kishim rrezik për të, ne ishim lakuriq. Kishte diell. Ai na pa shumë mirë dhe na vrau për qejf.

Që nga ajo kohë keni mësuar ndonjë gjë për Bino Binajn?

Ai ka ikur që në vitin 1991 jashtë Shqipërisë dhe ndryshoi emrin në Besnik Zykaj. Ai ka ndërruar tre herë vendlindje. Në fillim u shpall në kërkim me Bino Binaj dhe nuk gjendje dot sepse nuk dilte askush me këtë emër. Kur u gjet emri i ri u padit prapë nga familja dhe këtë herë me emrin Besnik Zykaj. Tani ai është kapur në Itali, në Firence.

A kishte dëshmitarë për vrasjen e vëllait tuaj?

Kishte katër dëshmitarë që treguan të vërtetën. Ata ishin Bashkim Musha drejtuesi i varkës dhe ushtarët Hysen Allkanjari, Artan Qerimi dhe Halim Syla. Të gjithë thanë që ai nuk kishte nevojë ti vriste sepse ishin dorëzuar. Vëllai im është dekoruar “Martir i Demokracisë”.

Inteviste ne vitin 2012

Kategori
Uncategorized

“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë.

Vargje para pushkatimit/ “Porsi flet e Ejllit te Zotit”

Deklarata e ish-anëtarit të partisë që dekonspiroi skenarin e Sigurimit të Shtetit për armët në Kishë: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret… Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm”.

“Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” ndërsa në oborrin e Degës së Brendshme, nis të zhurmojë motorri i një makine që largohet dalëngadalë. Nëpër qeli bie heshtje varri… Ishin fjalët e fundit të Pjerin Kçirës, çastet e fundit para pushkatimit. Ishte pjesë e grupit “armiqësor” që dekonspiroi skenarin e Sigurimit të Shtetit për fshehjen e armëve në Kishë në Shkodër, në vitin 1948. Është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krimeve të komunizmit. Dhjetëra klerikë e qytetarë të Shkodrës shkuan drejt pushkatimit. Studiuesi Pjetër Pepa e ka pasqyruar këtë ngjarje përmes dokumenteve, por edhe dëshmive të të mbijetuarve të asaj ngjarje. Libri “Dosja e Diktaturës”, shkruar nga Pjetër Pepa është një ndër materialet që na ka lënë trashëgim dhjetëra dëshmi autentike që na rrëfejnë krimet  e komunizmit. Më poshtë, publikojmë një pjesë nga libri i Pjetër Pepës, “Dosja e Diktaturës”, momentin e vrasjes së klerikëve dhe grupit të personave që ishin anëtarë të partisë, por që nuk pranuan të bëhen pjesë e planit të egër për vrasjen e klerikëve dhe zbuluan skenarin e Sigurimit të Shtetit për futjen e armëve në kishë.

Dosja e Diktaturës

11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit… Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër… Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur… Te vendi tashmë tradicional i pushkatimeve janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, imzot Gjini e Deda, at Prendushi e Nikaj… 12 të tjerët janë qytetarë që nga gjyqet e mëparshme, janë dënuar për kryengritjen e Postribës: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Sereqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetër Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia. Pra, drejtësia e historia i është borxh edhe atyre për të provuar përfundimisht të vërtetën e për të zbuluar pafajësinë e tyre. Ata janë intelektualë e inxhinierë, avokatë e deputetë, por mbi të gjitha, janë patriotë e martirë të demokracisë shqiptare.

Një shi i imët i shtohej atij sfondi vajtues në orët e para të mëngjesit… Ashtu flokëthinjur, të lidhur pranë njëri-tjetrit, klerikë, myslimanë e të krishterë qëndrojnë para një grope të madhe që ngjason me një gojë të hapur e gatshme për t’i përpirë. Një heshtje si vetë vendi në të cilin ndodheshin, varret ……

Akti i dytë – zbulohet e vërteta 

Të vërtetën e dinte vetëm Zoti e frat Ndou, portieri, të cilit i kishin kërkuar çelësat… por tashti edhe ai nuk mund të fliste, sepse e kishin çuar edhe atë tek Zoti… Çfarë mund t’i ketë mbetur pa thënë kësaj drame të përgjakshme? Nuk kanë kaluar as katër muaj nga pushkatimi, dhe një valë e re arrestimesh shpërthen sërish në Shkodër, e bujshme dhe tepër e veçantë për llojin e saj. E veçanta konsistonte tek të arrestuarit. Është një grup tashmë të rinjsh, 20-25 vjeçarë, tre nga të cilët janë jo vetëm anëtarë partie, por edhe punonjës të Sigurimit të Shtetit. Më 28 korrik 1948 do të arrestohen:

1. Pjerin Kçira – 25 vjeç, anëtar partie, aspirant në seksionin e sigurimit Shkodër, korrespondent i “Zërit të popullit”.

2. Gjovalin Mazreku – 20 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.

3. Lin Çollaku- 23 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër.

4. Zef Bardhoku – 24 vjeç, anëtar partie, nëpunës.

5. Nush Simoni – 22 vjeç, nëpunës banke.

Edhe për ta – rituali i zakonshëm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do të bëhej shpejt e shpejt edhe për ta një…

Procesverbal

Prokuroria ushtarake e Tiranës me funksion në Shkodër, me Aktakuzën e saj datë 26.5.1949 i sjell për gjykim kësaj gjykate çështjen penale për të pandehurit Pjerin Kçira… me shokë se:

– Kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar në mbledhje të fshehta.

– Kanë bërë agjitacion e propagande me gojë e me shtyp.

– Kanë marrë vendime që të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit dhe kanë kërkuar të bëjnë atentat kundër një anëtari të sigurimit, por që nuk e kanë kryer nga frika se mos diktoheshin… etj.

Kur u formua dhe çfarë ishte ky grup?

Mbi bazën e dokumenteve rezulton që grupi u krijua më 18 korrik 1948, dhe se në një mbledhje të rregullt me votime kanë zgjedhur kryetar Pjerin Kçirën.

“Koçi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parë të partisë, E. Hoxhën, prandaj ky i fundit është fajtor e përgjegjës për gjithçka që po ndodhte në Shqipëri”. Ishte ky mendimi i anëtarëve të këtij grupi në atë periudhë të turbullt, kur një “tradhti” zbulohej në Shqipëri e

që me vonë (3 mars 1949) u hiqej mandati edhe vetë Koçi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor). Pra, veprimtaria e grupit rezulton të jetë zbuluar në krye të dhjetë ditëve… Të ishte një armiqësi apo truk që organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shërbëtorët e vet kur duheshin zhdukur gjurmët?… Dhe, hetimet do të zgjasin njëmbëdhjetë muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion të posaçëm po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumë të tjerë, që deri dje kishin qenë shokë të tyre… Madje, gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit akuzojnë për këto tortura dhe të mësipërmit detyrohen të vijnë dhe të dëshmojnë në gjyq siç e ka kërkuar mbrojtja. Por natyrisht, as që mund të ndodhte ndryshe. U provua “katërcipërisht” se deklaratat e të pandehurve ishin marrë “pa asnjë detyrim e presion”… Akuzohen gjithashtu për atentate që kishin dashur të bënin kundër Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut etj.

Dhe… një procesverbal tjetër:

“Sot, më datën 28.5.1949 trupi gjykues, i përbërë nga kapiten i parë, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri e kapter Ali Tirana, anëtarë, me prokuror, kapiten i parë, Harito Nashin, hapin gjyqin kundër të pandehurve…”

…për të arritur kështu në pretencën e prokurorit që dënon Pjerin Kçirën e Nush Simonin me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet e Lin Çollakun me 8 vjet. Të nesërmen, më 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos për Pjerin Kçirën dënim me vdekje, me pushkatim e gjithçka merr fund. Kjo, së paku zyrtarisht në bazë të dokumenteve të arkivuara.

Pjerin Kçira dërgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siç ishin pushkatuar shumë të tjerë para tij e siç do të pushkatoheshin edhe shumë të tjerë pas tij.

Ku qëndron e veçanta? Fatkeqësisht, dokumentet e arkivit nuk na

ndihmojnë… Ato ose janë zhdukur, ose me qëllim janë ndryshuar që të mos përmendet fare ai sekret që lidh bashkë këto dy akte të kësaj drame të përgjakshme.

Ndoshta e veçanta kishte filluar që më herët… Ajo kishte filluar që atëherë kur Pjerin Kçira, nga A-P kthehej në a-p po me një ndryshim tepër të madh… Pra, nga anëtar partie, në armik i popullit. Dikur, anëtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i sigurimit të shtetit e përgjegjës i burgut të kishës. Dikur, hetues i At Mark Harapit, dom Anton Muzajt e sa e sa të tjerëve. Dikur, i njohur e i fuqishëm me miq e shokë, oficerë e hetues të sigurimit. E tashti, përsëri a-p, por me vulën e zezë si armik i popullit. Pra, antipod i asaj çka kishte qenë dikur; nga persekutor, në i persekutuar e kaq menjëherë e papritmas…

Për hir të së vërtetës duhet pohuar që të rinjtë kishin qëlluar trima dhe realizuan një gjyq që do të kujtohej për shumë kohë për llojin e vet. Të 16 seancat do të vazhdonin njëra pas tjetrës, për të arritur në pikën kulmore, kur kryetari i gjykatës do t’i mbyllë gojën Pjerin Kçirës. Ai, për të pastruar ndërgjegjen, nxjerr një sekret që e digjte prej kohësh, por që do të binte si bombë mbi trupin gjykues e mbi të gjithë sallën:

“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret… Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!”.

Natyrisht, kjo shokoi plotësisht kryetarin e trupit gjykues, që deri atëherë me zor po e mbante veten e po zotëronte situatën. Nuk kishte rrugë tjetër. Seanca duhej të mbyllej.

– Neve që kishim radhën të gjykoheshim mbas Pjerinit, – dëshmon Ernest Përdoda, – gjyqi do të na bëhej me dyer të mbyllura… Deklarata e tij për futjen e armëve në kishë i kishte futur frikën…

– Pjerini ka qenë nxënësi im, – dëshmon at Leon Kabashi. – Në vitin 1947, ndërsa torturohesha nga Anesti Kopali për të vërtetuar akuzat e paqena mbi armët, isha i lidhur për shtyllë pa hangër, pa pirë e pa fjetë. E pranë meje kalon Pjerini, të cilit iu drejtova me fjalët: “A ky është komunizmi i vërtetë, me zhdukë të pafajshmit”? Ai më hodhi një vështrim dhe iku pa folë asnjë fjalë. Mbas pak erdhi roja me pak ujë e ushqim dhe më zgjidhi… Munda të kuptoj që ai diçka ishte rrezikuar. Me fjalën e fundit ai nxori në dritë të vërtetën e madhe se, armët i kishte futur vetë sigurimi dhe për këtë u pushkatua duke u bërë martir i së vërtetës…” Ndërsa bashkëvuajtësi i qelisë, zoti Ahmet Bushati kujton çastet e fundit:

-Erdhën duke kënduar himnin kombëtar e menjëherë sapo e futën në birucë, me sinjalin që kishim filloi menjëherë të më tregojë për qëndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit… U përpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnë, por ai fare i qetë m’u përgjigj: – Jo, jo! Që do të më pushkatojnë atë e di mirë, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty ku atyre u djeg më fort, por unë e bana timen.

– Të nesërmen ne u ndamë se Pjerinin e çuan në Burgun e Gestapos. – Ishte viti 1949, – kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar në burgun e sigurimit, të quajtur Burgu i Gestapos. Tek një birucë-nevojtore, ku zakonisht ndrynin të dënuarit me vdekje, ato ditë kishin futur të dënuarin me pushkatim Pjerin Kçira…Një paradite dëgjova që u hapën hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi të këndojë me zë të lartë: “Por si fleta e ejllit të Zotit” e këngë të tjera patriotike… Nga darka mundi të më tregojë se i kishin komunikuar pushkatimin e se në drekë ishte takuar edhe me nënën dhe të fejuarën për të fundit herë para pushkatimit.

-Deshëm t’i japin shpresë, – vazhdon një tjetër dëshmitar, – duke i thënë se kemi ndërhyrë te Tuk Jakova e se do t’i falej jeta, por përsëri jo!

– Gjithçka ka marrë fund! – ishte përgjigjja e Pjerinit, – veç ju lutem më sillni një prift që të rrëfehem për të fundit herë. E nëse nuk do ta lejojnë si prift, le të maskohet e të veshet si fshatar e të vijë tek unë, se e pres patjetër për rrëfimin e fundit”. Më tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: -Rreth orës 22 dëgjuam sërish zhurmë çelësash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi të thërrasë me zë të lartë: “Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” E kështu, doli në oborr ndërsa zhurma e motorit të një makine që u nis përfshiu gjithçka. Pastaj, prapë heshtje varri…

Shënim: Pjesa e mësipërme është përzgjedhur nga botimi i ri i dr. Pjetër Pepës,

“Dosja e diktaturës”./Kujto.al

Kategori
Uncategorized

Mallkimi i popullit.Edi Rama shtrohet nga infakti në spital në Berlin.

Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini.

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.

SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Dosja “K”, 31 pinjollët e krimeve të diktaturës.

Po fshihen krimet e mëdha për të spostuar vëmendjen tek peshqit e vegjël të diktaturës.

31 dosjet e para

-Edi Kristaq Rama, kryeministër,

djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, firmëtar në ekzekutimet e disidencës shqiptare, rasti më flagrant ai i poetit Havzi Nela. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

###

-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së.

Ish-sekretar partie e Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës. Ish-ministër i Brendshëm në vrasjet në kufi dhe masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

###

-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së.

Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.

###

-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSH-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

###

-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme.

Djali i Sekretarit të Parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethem ku ka ushtruar genocid me persekutimin e shqiptarëve.

###

-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë.

Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

###

-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së.

Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve. Ka patur një rol të rëndësishëm në masakrat ndaj shqiptarëve.

###

-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete e PS-së.

Nuse e djalit të ish-oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

###

-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i Komisionit për Informimin,

i biri i ish-anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.

###

-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së,

ish-hetues i diktaturës.

###

-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

###

-Fatmir Sazai Xhafaj-instruktor i Komitetit të Rinisë.

Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

###

-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies.

Djalë ushtarakësh të regjimit diktatorial.

###

-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së,

nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

###

-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme.

Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan në spiunimin e banorëve të zonës dhe persekutimin e tyre.

###

-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 1975-1986.

###

-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit.

Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

###

-Bekim Osman Murati, Drejtor i Prefekturave në MPB.

Është djali i ish-Sekretarit të Parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

###

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit.

Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.

###

-Zihni Nazif Bime, shef i Burimeve Njerëzore në MPB, ish-oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

###

-Besnik Shehu, ish-oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.

###

-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.

###

-Julia Arqile Done, Drejtoreshë e Përgjithshme në MPB.

Mbesa e Sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë, Fone Done.

###

-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish-oficer Sigurimi në katunde.

###

-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës Besnik Pullazi.

###

-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito.

Është djali i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

###

-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. —Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.

###

-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

###

-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i Kryeministrit. —-Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

###

-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, —-vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

###

-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. —Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

###

-Arian Skënder Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. —Babai ka qenë hetues në procese politike.

###

-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, —-ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.

###

Një tjetër firmë e Kristaq Ramës për dënim me vdekje në 6 prillit 1987

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një të riu nga Dibra, i ekzekutuar në vitin 1987, pak javë pasi Kristaq Rama kishte filluar detyrën në organin kolegjial të quajtur Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Nuk është vetëm firma për varjen e Havzi Nelës, por në të vërtetë, Kristaqi e filloi me nënshkrimet e 6 prillit 1987, ku pas Ramiz Alisë dhe të tjerëve ka hedhur firmën për ekzekutimin e dy personave, njëri prej të cilëve ishte vetëm 29 vjeç kur do të ekzekutohej.

Më 6 prill 1987, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendoste t’u refuzonte faljen e jetës dy të dënuarve me vendim të formës së prerë, përkatësisht Bujar Jazexhiut dhe Enver Osmanit.

29-vjeçari nga Gjorica e Poshtme e Dibrës, Enver Osmani, akuzohej për “tradhti ndaj atdheut” që në moshën 17-vjeçare. Gjykata Popullore e Dibrës e kishte dënuar më 14 shkurt 1987 me vdekje, vendim i cili ishte ligjëruar dhe kishte marrë formë të prerë nga Gjykata e Lartë më 28 shkurt 1987.

Në Gjykatën e Lartë, seanca ishte drejtuar nga zëvendëskryetarja Eleni Selenica, ndërkohë që nuk ka munguar prania e të përhershmit Fehmi Abdiu në gjykimet e këtij lloji. Veç Enver Osmanit ishin dënuar me këtë proces Rifat Marku dhe Besnik Dema.

Varja e poetit, trupin e ngulën në varr vertikalisht

Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.

Asnjëherë Havzi Nela nuk bëri kompromis me diktaturën e kasnecët e saj.

Ismail Dida, bashkëvuajtës që nga dita e kthimit nga Prizreni në të njëjtin autoburg, si dhe Mahmut Peposhi, rrëfenin se Havzi Nela ishte në hall edhe në burg, edhe jashtë burgut. Kur ishte në burg, nga fjalët e guximshme që thoshte, nga akuzat e drejtpërdrejta kundër regjimit, shumë të burgosur dyshonin tek Havziu. Edhe ndokush thoshte për të se, mos është i Sigurimit ky që nuk ka hiç frikë. Mos e ka fut Sigurimi që të provokojë të burgosurit e tjerë.

Kur ishte jashtë burgut, të gjithë e shihnin si armik të popullit e të partisë dhe nuk e kishte vendin askund.

Havzi Nela nuk pati të drejtë për një varr. Nuk pati të drejtë të varrosej si gjithë njerëzit e vdekshëm në varr i shtrirë. Atë, policët, varrëmihësit e diktaturës, nuk e shtrinë në varr horizontalisht. Nuk çelën varr për të. Por, e ngulën në gropën e një shtylle vertikalisht. Në gropën e një shtylle që nuk dihej se pse e kishin shkulur. Pasi e shëtitën gjithë ditën e lume nëpër qytet për me tremb njerëzit, në mesnatë, rreth 24 orë pasi ia vunë litarin në qafë dhe pasi e shëtitën, e ngulin në gropën e një shtylle vertikalisht…

5 vite qëndroi në këmbë në varr. Nuk e lejuan të shtrihej e prehej si gjithë të vdekurit…

Pasi iu gjet varri, afër fshatit Kolsh, 3 kilometër larg Kukësit, më 20 gusht 1993, Havzi Nelës iu dha titulli i lartë “Martir i Demokracisë”, nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Prej asaj kohe, ai prehet në fshatin e tij të lindjes Kollovoz. Por, prehet edhe në kujtimet dhe shpirtin e të dashurës së tij të zemrës, të gruas që e ndoqi kudo e kurdo, të gruas që diktatura synoi ta deformonte nëpër burgje e kampe përqendrimi, prehet në shpirtin e kujtimet e Lavdie Nelës, e cila nuk reshti së treguari e së foluri asnjë çast për burrin e saj, Havzi Nela, për burrin i cili i shkroi dhjetëra e dhjetëra letra dashurie nga qelitë e burgjeve të diktaturës, për burrin që i dha jetë ëndrrave të saj, për burrin që ia varën, që ia morën nga gjiri dhe nuk i lejuan të lindnin as edhe fëmijë…