
Ashtu, pas çdo thyerje zemre, vinte mësimi
kuptova vlerën, duke marrë mosmirënjohje
mësova akademi, pabesisë erdhi zhgënjimi
kuptova vlerën time në kotësi të kësaj bote
e pësova, më shumë, veçanërisht në dashuri
dita ditës, hap pas hapi, u rrita në farkëtimet
vazhdova të ndërtoja, guximin tim prej burri
mendjet idiote abuzuan, me hamendësimet
s’ishte e lehtë, sa herë qëm rrëzuan, u ngrita
vendosa, mos qëndroja kurrë poshtë përdhe
të pranoja humbjen me hipokritët, nuk prita
njerëzit të admirojn’ udhëtimit, për atë që je
sa herë isha pa qef sëmurë thjesht buzëqesha
falënderoj, që m’dashuruan sinqerisht, si poet
dhe pse kurrë s’do ta dinë, si rashë nga pesha
çfarë kam kaluar, sfidave, historia ime e vërtet
jam heroi i vajzës time Enisë, më i fortë, se dje
më i mençur i lumtur se kam qenë ndonjëherë
do përmirësohem si gjysh, duke me nipin kafe
di që jam aty, ku duhet sjell pikërisht pranverë
thjesht do të vazhdoj të ngjitem në majë prind
sepse kjo është pikërisht ai që jam, si gërmëtar
s’jam më thjesht një i mbijetuar, mbase ju bind
jam shum’ më tepër se kaq se si poet, luftëtar