Sa herë, merrja kohë për t’biseduar me veten, dilje ti
vargani i ngjarjeve, do pasojë me bërjen pa u ngutur
me të parë e me të bërë, ti, për mua nuk ishe rastësi
ne, rujatëm ndërgjegjen e pastër, aspak për tu dukur

Ja deshëm t’mirën të tjerëve, m’shum atyre q’njohëm
të dashurosh, s’të mposht dot mërzia, me fjalë, vepra
mposhtëm dyshimet, pa u ankuar, në jetë seç hoqëm
me sy të burgosur për familje përjetësisht unë mbeta
Babai jot, poeti s’asht i mbështjellë, nga ata që s’ditën
s’ka fshehtësi në botë q’nuk merret vesh, do zbulohet
kostume këshillash, mbase të shtërnguan, s’të volitën
pas çdo bisede me ty bijë qielli n’shpirt, më pastrohet
Në thellësi të shpirtit ngela fanatik ideje, dashuria, je ti
ngacmova deri në dhimbje kureshtje pa m’ardhur turp
faleminderit o vajzë e shenjtë dobisë respektit dashuri
dinjiteti familjar qëllimi bëri mos kemi nga askush turp