Kategori
Uncategorized

1977/Tre komunistë dhe një shalqi.

Një shalqi u bë si molla e ndaluar për disa shokë komunistë në Rrethin e Fierin. Pasi e hëngrën shalqinin e kooperativës, ata u kallëzuan dhe dhanë llogari në parti. Por partia u tregua zemërgjerë. Për një çështje të tillë u angazhuan edhe shokët e udhëheqjes së lartë të partisë.

Nga Kastriot Dervishi /

. Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 9.2.1977 sekretari raportoi Hekuran Isai, i cili kishte bërë një vizitë në Ballsh. Shihni tani pjesë nga bisedat e rëndësishme të udhëheqjes me çfarë problemesh themelore merresh.

Pjesë nga biseda:

Enver Hoxha: Ti shoku Hekuran, këto ditë ishe në Fier dhe pate rastin ta shikoje konkretisht gjendjen në këtë rreth. Mund të na thuash si shkojnë atje punët e partisë?

Hekuran Isai: 
Unë shoku Enver, mora pjesë në mbledhjen e byrosë së komitetit të partisë. Në rend të ditës së kësaj mbledhjeje kishin problemin e kuadrit…
Në të vërtetë shokët e udhëheqjes atje u shqetësuan për këtë trajtim jo të thellë që u kishin bërë problemeve kaq të rëndësishme për jetën e partisë.
Kështu, për shembull, ishte rasti i përjashtimit të 3 komunistëve në fshatin Drenie, vetëm sepse ata kishin ngrënë një shalqi nga të kooperativës që kushtonte 18 lekë të vjetra.

Enver Hoxha: Sa shalqinj kishin ngrënë ata?

Hekuran Isai: Vetëm një shalqi.

Enver Hoxha: Dhe për këtë “faj” i dënuan kaq rëndë, sa i përjashtuan nga partia?!

Hekuran Isai:

Po shoku Enver, u përjashtuan nga partia me vendim të Byrosë së Komitetit të Partisë së Rrethit dhe u rikthyen në parti kur çështjen e shqyrtoi Komisioni Qendror Kontrollit dhe Revizionit.

Enver Hoxha: Byroja e Komitetit të Partisë së Rrethit që mori këtë masë tregon se ajo nuk është në rregull.

(vijon tematika)

Lini një koment