Hajro Çini

Raport i Shtabit të Brigadës II për Shtabin e Përgjithshëm
Ushtrija P. V. N. Ç.
Brigada e II Sulmuese
Vdekje-Fashizmit
Liri – Popullit
N: 43 / 1. VII. 44
Landa: Raport mbi operacionin e Brig. II.të Sulmuese
Raport
Komandës së Përgjithshme t’ushtris P. V. N. Ç.
Frashër: Hasan Mazllëm Skënderi, ish partizan i komandës së vendit dhe në operacionin e fundit ka dezertuar. Ju sekuestrua pjesa e pasurisë që i takonte, nji pjesë e shtëpis u vu në dispozicion të frontit.
Hodo Skënderi, aspirant në radhët e legalitetit, në këtë operacion erdhi në zonën e Dangëllisë, ju sekuestrua pjesa e pasuris që i takonte.
Seid Skënderi, ish kryetar i kshillit braktisi detyrën dhe u hodh në radhët e Ballit. Ju sekuestrua shtëpija dhe familjes së tij ju sigurua banesa në shtëpin e Mazllëm Skënderit.
Zavalan[:] Izet Hysnia ish kryetar i këshillit N. Ç. të ktij katundi tashti në radhët e Ballit, akuzohet si udhëheqës i kollonave gjermane dhe si plaçkitës. Ju doq shtëpija dhe ju sekuestrua pasurija e pa tundshme (bereqeti) pse tjetrën e kish marë me vehte në Ersekë. Komanda e vëndit dhe Kshilli i katundit do të kujdesen për pasurinë e rekuizuar.
Radovickë[:] Avni Radovicka lidhur me ballin dhe cilësi si komandant çete. Gjatë operacionit ka ardhur në zonën e Dangëllisë nuk akuzohet për krime e faje të rënda. Ju sekuestrua pjesa [e pasurisë] qi i takon atij; shtëpija nuk ju dogjë mbasi në të njëjtin pullaz banojnë dy vëllezrit e tjerë qi janë pro frontit N. Ç. ju dha nji afat prej 25 ditësh qi të kthehet në rast se nuk vjen i sekuestrohet bereqeti.
Miçan[:] Nexhip Mustafa dhe Fadil Abdurramani, të dy ballistë, gjatë operacionit kanë ardhur në Dangëlli. Ju sekuestrua pjesa e pasuris dhe mbas 15 ditësh në rast se nuk kthehen do të sekuestrohet dhe pjesa e bereqetit.
Për çdo veprim ësht mbajtur nji proçes verbal qi mbahet në arkivën e Brig. II Sulmuese.
Në kto vendime kanë marrë pjesë dhe Kshillat N. Ç. të ç’do katundi.
Komandanti
(Major Beqir Balluku)
(Firma)
Komisari politik
(Vasil Konomi)
(Firma)