E mori nga Nano të përdorur, të lodhur, dhe ”paksa” të dëmtuar.

E futi brenda ”servisit” të tij mavi për ta ”riparuar”..
I hoqi pjesët e vjetra origjinale (mes tyre dhe të mira) dhe i zvendesoj ato me G 99-ça të prodhimit sorosjan, turk dhe kinez…
I futi një stuko dhe bojë po mavi, i ndrroj emrin, nga PS, në ”rilindje” dhe e hodhi në treg.
Autobuzi ”rilindja” dukej i bukur si fillim.
Udhëtim, muzikë, aheng, hare……
Kënga e tyre e preferuar ishte:
Ra faja prej fikut !
Zhurma e dajres së arixhiut, dhe kufjet nuk ju ”mundësonte” ”rilindasve, analistëve, dhe ambasadorë që ” gëlonin udhëtimin e jetës, së re”, të kuptonin se me këtë autobus, të drejtuar nga delenxhiu-timonier pa patentë, diçka nuk shkonte.
Vitet shkonin dhe rënkimet e motorrit pa vaj, që nga dita e parë filluan të shtohen.
Vidat e spanuara filluan të bien rrugës, dhe llamarinave me diellin e parë ju doli boja.

Një rënkim i thellë dhe autobuzi ”rilindas” me xhonglerët e tij ngeli në rrugë.
Delenxhiu timonier, dhe delenxhinjtë pas tij kur e panë gjëndien e tij, e braktisën dhe ikën si Ali Baba me 40 ajdutët, ikën me thesin e lekeve plot…
Ikën dhe e lane në rrugë, ”rilind-autobuzin” e stukosur dhe lyrosur.
S’është i joni thanë…
E morëm me qira, mbaruam punë me të.
Mbajeni ju socialistë në hangarin tuaj, i juaji ishte…
Ju qoftë .
Në fund të fundit, ju na njihnit, dhe vetë na i dhatë.
Ne në rrugë e gjetëm, në rrugë ja u lamë… Të vjetër e morëm, sakat ja u dhamë….

Dhe kënga popullore vazhdon.