Kategori
Uncategorized

Greqia ndryshon rregullat në mes të lojës!

Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe t’i drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, ne paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

Nga Sali Berisha

Republika helene, e cila nga viti 1936 i ka njohur vetes si gjerësi të ujërave territoriale, 6 milje detare, vendosi që për zgjerimin e atdheut helen me mbi 12500 km katrorë, t’i zgjerojë në 12 milje ujërat e saj territoriale. Ky zgjerim bëhet edhe në raport me Shqipërinë.

Në aparencë, sipas Konventës së Monetgo Bay për Detin, Greqia në këtë rast aplikoi një të drejtë që neni 3 i ligjit ndërkombëtar të Detit i njeh çdo vendi.  Por kjo është vetëm në aparencë!

Në realitet, disa nene të tjera të kësaj konvente, si neni 15 e të tjera, të cilat Greqia – për zmadhimin e atdheut helen nuk i përfilli, rregullojnë e kufizojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Ato përcaktojnë kushtet për zbatimin e nenit 3 të Ligjit, të cilat në rastin e kufirit detar me Shqipërinë, nuk ekzistojnë.

Por unë nuk do të ndalem në analizën e aspektit ligjor të këtij vendimi, as dhe në aktin e tradhtisë së lartë kombëtare që Zografi Bis kreu me njohjen e këtij vendimi të njëanshëm të fqinjës sonë.

Por dua të theksoj se ky vendim i Greqisë, pas 84 vitesh, për Shqipërinë është dëmtues dhe në raport me klimën konfliktuale që ekziston në rajon, konkretisht midis Turqisë dhe Greqisë, është problematik dhe me implikime seroze.

Në raport me Shqipërinë:

Së pari, ky vendim per zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret ne nje kohe kur dy vendet tona jane te angazhuara qe nga viti 2008 ne negociata per arritjen e nje marreveshjeje, e cila zgjidh perfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zones ekskluzive ekonomike midis dy vendeve ne Detin Jon.

Marreveshja u arrit dhe u firmos ne vitin 2009 nga te dy qeverite. Nuk po ndalem ketu ne rolin qe luajti Zografi Bis ne anullimin me Gjykate Kushtetuese per llogari te pales se trete te marreveshjes se vitit 2009, e cila ne bindjen time me te thelle ishte nje histori win-win, pra marreveshje nga e cila fitonin padisktutim te dy palet.

Por dua te sqaroj se, pas rrezimit te marreveshjes se vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar te zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marreveshjes por u kerkoi autoriteteve greke t’i drejtoheshim bashkarisht per kete çeshtje Gjykates Nderkombetare te Detit.

Pas nje hezitimi fillestar, u ra dakord me dy qeverite greke qe pasuan ne ato vite njera – tjetren qe bashkerisht t’i drejtoheshim Gjykates Nderkombetare te Detit per problemin pasi ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme per te gjithe ata qe donin nje zgjidhje.

Kjo, sepse pala shqiptare nuk mund te shkelte vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe sepse pala greke nuk mund te perfillte diktimin e vendimit te kesaj gjykate per metoden qe duhej perdorur ne negociata.

Ne kete rast, palet vendosen te paraqiteshin ne gjykate, padyshim me kuadrin ekzistues ligjor nderkombetar, mbi te cilin ishte bazuar marreveshja e vitit 2009, pra Shqiperia me 12 dhe Greqia me 6 milje gjeresine e ujrave territoriale.

Vullneti i shprehur nga te dy palet per t’iu drejtuar Gjykates Nderkombetare deshmonte angazhimin e tyre te vendosur e serioz per zgjidhjen e problemit por edhe besimin e tyre se marreveshja e firmosur ne vitin 2009 ishte e drejte. Te dy palet besonin se ndryshimet e percaktimeve te marreveshjes nga Gjykata Nderkombetare nuk mund te ishin dhe nuk kishte asnje motiv per te qene thelbesore.

Por me te ardhur ne pushtet, Zografi Bis percaktoi si perparesi marredheniet e tij me Vuçiçin dhe, per shkak te lidhjeve patologjike qe kishte me Papandreun, acaroi pa asnje motiv, siç e pohoi dhe vete me vone, marredheniet me qeverine e Ciprosit, e cila arkivoi ne katakombat politike Pasokun e Papandreut.

Vite pasi erdhi ne pushtet, Zografi Bis nisi negociatat per marreveshje deti me Greqine. Ai i nisi ato duke shkelmuar ne nje akt flagrant interesin kombetar, ujdine tashme te arritur ne mes pales shqiptare dhe pales greke per te derguar ne Hage marreveshjen e vitit 2009.

Gjithashtu ai nisi negociatat, dhe me tam tam e trumpeta, duke u bazuar vetem ne idilizmin Kocias- Bushati, pa asnje plotfuqi ligjore dhe hartat e spiunit te detit dhe ne shkelje flagrante te vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Pas bllokimit te perkohshem dhe te drejte nga Presidenti i Republikes te procesit dhe kerkeses se vendosur te ketij te fundit per respektimin e kerkesave te Gjykates Kushtetuese, pala greke u pozicionua preras se ajo nuk e njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise pasi ai vendim ishte per palen shqiptare, e cila tashme ne menyre jo seroze ishte angazhuar per kohe te gjate ne negociata duke dhunuar nen per nen vendimin e saj.

Por me gjithë këto, duhet thënë se edhe negociatat Kocias – Bushati u zhvilluan në një kohë kur përsëri Greqia i njihte vetes 6 milje detare gjërësinë e ujërave territoriale dhe Shqipëria 12 milje.

Kështu që, me vendimin e saj për të kaluar nga 6 në 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes në raport me Shqipërinë të ndryshojë rregullat e lojës në mes të lojës, gjë të cilën në botën e qytetëruar nuk ka palë të interesuar, por mendoj as dhe gjykatë të pavarur, që mund të pranojë.

Këtë e pranojnë vetëm tradhtarët ose të mundurit!

Së dyti, krahasimi dhe perdorimi si argument nga zedhenesit zyrtar te qeverise dhe ata jo zyrtare te lloijt te Arben Malavites, Karlo Malavites dhe Ymer Çorapes i marreveshjeve te detit qe Greqia ka firmosur me Italine dhe Egjyptin me 12 milje ujra territoriale seicili vend, eshte thjeshte nje krahasim i te pakrahasueshmeve.

Kjo, sepse hapsira detare qe ndan Italine me Greqine ndryshon me hapsiren detare qe ndane Shqiperine me Greqine ne detin Jon aq sa ndryshon gjeresia prej 70 km e kanalit te Otrantos me gjeresine deri ne 6 km te Kanalin e Korfuzit.

Kurse ne rastin e Egjyptit hapesira detare qe ndan Greqine me kete vend e Detin Mesdhe eshte qindra here me e madhe se sa hapesira qe ndane Shqiperine me Greqine.

Per te lare duart si Pilati pas vendimit te qeverise greke, i cili zgjeron atdheun helenik me një siperfaqe të njëjtë me të Thesalisë, Zografi Bis dhe vasalët e tij mashtrojnë në mënyrë të paturpshme se zgjerimi i kufirit detar nga 6 në 12 milje nga Greqia, nuk ka të bëjë fare me kufirin ujor shqiptaro-grek e nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Detit.

Nje genjeshter te tille te turpshme mund te beje vetem nje apatrid qe thote “ç’me duhet mua se çfare ndodh me vendin tim”, dhe ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter pranojne te peshtyjne surratin e tyre.

Edvin Kristaq Zografi flet sikur Shqiperia nuk ka qindra km kufij detar me Greqine por sikur ndodhet diku ne veri te Ballkanit apo ne Afriken Qendrore dhe sikur nuk ka ekzistuar nje marreveshje dhe negociata te mevonshme per marreveshjen e Detit midis te dy vendeve.

Me kete rast i them Zografit Bis si dhe kriptove te tij si ai se:

Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqiperia humbet vetem ne territor aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje.

Keshtu, ne zonat me distance 12-24 milje, qe jane dhe zonat qe besohet se kane triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqise nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bere qe Shqiperia te humbase trilione euro nga ky zgjerim.

Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.

Ky vendim nuk ka asnje implikim per zonat si Kanali i Korfuzit ne vendet ku distanca eshte 12 milje e me pak. Kjo sepse ne kete rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht me pak. Keshtu qe vetem apatridet ose injorantet mund te thone se vendimi i Greqise per te kaluar nga 6 ne 12 milje nuk ka te beje me ujerat territoriale apo territorin ujor detar te Shqiperise.

Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.

Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.

Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe t’i drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, ne paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s