Kategori
Uncategorized

GREKEVE U DHAME BUKE ME 1967-n. ATA NA KERCENOJNE ME LIGJIN E LUFTES

 

1185339_226643477492159_1089974476_nApostol Kotani
GREKEVE U DHAME BUKE ME 1967-n. ATA NA KERCENOJNE ME LIGJIN E LUFTES.
Si u vra mësuesja e shkollës së Leskovikut kur refuzoi te qendiste flamurin Grek

SI QENDRON E VERTETA MBI TERMIN “VORIO-EPIR”

Termi Epir ose Eperios, do të thotë sterë, tokë kontinentale, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve grekë të detit Jon, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, i kanë quajtur krahinat përballë tyre, d.m.th ato e banuara nga ilirët. Më vonë ky term u përhap dhe në krahinat e brendshme e pastaj u përmblodh në njësitë e ndryshme administrative, principatat, që u krijuan në Epir. Vetë Tuqidhidhi, një historian i lashtë grek i ka quajtur banorët e Epirit “Barbarë”, shprehje kjo, me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke “Tuqidhidhi, shënon si kufij veriorë Aharnanine. Pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Studimet dhe zbulimet arkeologjike në këto zona, përfshi edhe fushën e Dropullit, kanë zbuluar me shumicë emra njerëzish, fisesh dhe pika gjeografike me prejardhje ilire. Gjuha dhe kultura greke në brigjet e Ilirisë u përhap në gjysmën e dytë të shekullit VIII kur filloi ngritja e kolonive tregtare greke.

KUR LINDI OREKSI I GREKEVE PER VORIO EPIRIN?

Më të shfrenuar për idenë e Greqisë së Madhe “Megali-Idhesë” u treguan pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, duke pasur edhe mbështetjen e Rusisë, me të cilën kishin lidhje krushqie, mbreti Jorgo i Greqisë kish marrë për grua bijën e Car Aleksandrit. Kur fitoi Revolucioni Grek i 1820, ku një rol të madh luajtën një numër udhëheqësish shqiptarë, si: Marko e Kiço Boçari, Noti Boçari, Foto e Kiço Xhavella, Karaiskaqi, Anastas Gjirokastriti, Bubulina, Kollokotroni, Haxhi Mihal Dajlani, hero i Luftës së Kretës etj., qeveria greke i vuri si kusht Turqisë, për të njohur sundimin e saj mbi Shqipërinë, që ta lejonte të hapte shkolla greke e të ndërtonte kisha greke, për t’i përdorur në të ardhmen si “argument” për të paraqitur popullsinë e këtyre zonave si popullsi greke, sikurse ndodhi në të vërtetë. Kjo do të ngrinte krye në fillim të shekullit 20, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë kombëtare, kur Turqia ishte në falimentim e sipër, dhe kur fanarjotët ju kundërvunë deri edhe më terror vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës e letërsisë shqipe në shkolla dhe në kisha dhe për themelimin e Kishës Kombëtare Shqiptare. Pre e këtij terrori u bënë Papa Kristo Negovani, Vasil Ballamaci, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj.

Cilat ishin masat që ndërmorën këto qarqe?

Kur fuqitë e mëdha njohën kufijtë e shtetit shqiptar, megjithëse të cunguar, pa Kosovën, Çamërinë e vise të tjera, si në Veri-Lindje edhe në Jug, brenda territorit grek, qarqet shoviniste greke të pakënaqura nga këto vendime, shpejtuan të vinin në veprim planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Dërguan me ngut nga Greqia qindra mësues dhe ushtarakë të veshur civilë, madje edhe gra për t’u mësuar vendasve gjuhën greke dhe për të bindur me hir a me pahir të shpreheshin për bashkimin me Greqinë. Ngritën tavolina me ungjillin mbi të për të betuar shqiptarët. Ata vranë mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut vetëm pse refuzoi të qëndiste flamurin grek. Arrestuan shumë fshatarë nga Leskoviku, Përmeti, Kolonja dhe krahina të tjera dhe i shpunë në burgjet e Janinës dhe të Gjirit, ku u bënë presion për t’i detyruar të pohonin kombësinë greke e se donin bashkim me Greqinë. Dhe pas gjithë këtyre veprimeve agresive të paprecedentë, dërguan qindra e mijëra ushtarë me uniformë dhe civilë, për të organizuar të ashtuquajturën “Kryengritje Vorio-Epirote për të kërkuar bashkim me Greqinë.” Dhe kur popullsia vendase, i kundërshtoi e rrëmbeu armët për të mbrojtur nderin, dinjitetin, gjuhën dhe paprekshmërinë territoriale, grekët ju sulën fshatrave të Kolonjës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Skraparit etj., me zjarr, hekur e terror të pashembullt.

Sa masakra u bënë në këtë kohë?

Ata dogjën dhe masakruan jo pak, por 300 fshatra, përfshi edhe qytetin e Leskovikut me 2200 ndërtesa dhe qindra njerëz, burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan, sidomos në Panarit, Hormove, Kuqar etj.. Dhjetëra gra, madje edhe shtatzëna, edhe vajza e plaka u përdhunuan dhe pastaj u masakruan. Për të gjitha këto një tablo rrëqethëse do të gjeni në Librin e Papa Kosta Tomorit nga Leusa e Përmetit me titull “Barbaritë Greke në Shqipëri”, botuar më 1917 në SHBA, si dhe librin studimor “Qëndresa Popullore përballë Agresorëve Grekë” 1912-1916 si dhe në shtypin e kohës: “Përlindja e Shypnisë”, “Dielli”, “Iliria” etj. Më 14 shkurt 1914 agresorët grekë hynë në Korçë dhe filluan reprezaljet kundër patriotëve. Kështu vranë Papa Spiron, me 2 prill vranë priftin Nastas Spiro Trebickën, dogjën të gjallë priftin Gjikë Spiron etj.. Kur fuqitë e mëdha i dhanë ultimatum qeverisë greke për të larguar forcat ushtarake nga Korça dhe qytetet e tjera të pushtuara ushtarakisht, ajo i tërhoqi ushtritë e rregullta drejt jugë-perëndimit të vendit, por la aty një numër ushtarakësh të maskuar, gjoja të sëmurë në spital. Por pa u larguar mirë ushtarët, peshkopi filogrek Gjermanos u ra kambanave dhe u bëri thirrje të “sëmurëve” të flaknin tej çarçafët e të rrëmbenin pushkët për të ripushtuar qytetin. Ndërkohë 100 “dezertorë” erdhën natën dhe u bashkuan me ta dhe pushtuan lagjen Varosh dhe bashkinë e qytetit. Të nesërmen erdhën edhe 300 ushtarë të tjerë, pushtuan kishën dhe ngritën flamurin grek. Mitropolia shpalli menjëherë “bashkimin e Korçës me Greqinë”. Me 24 korrik 1914 hynë edhe një numër oficerësh gjoja dezertorë si majori Vardha, Kondul i Ngavanis, Papa Kostas etj. Dhe filluan plaçkitjen e dyqaneve e të banesave të myslimanëve, vrasjet dhe përdhunimet (shih veprën e Petro Harizit)

Cili ishte reaksioni i kundërt ndaj masakrave?

Menjëherë u vunë në lëvizje çetat patriotike të Themistokli Gërmenjit, Sali Butkës, Gani Butkës, Mendu Zavalanit,Vangjel Gjikës, Kajo Babienit, etj., lufta e të cilëve i detyroj ushtritë greke të tërhiqeshin nga qyteti. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në juge-perëndim të vendit hynë forcat italiane, ndërsa në Korçë me 18 tetor 1916, hynë trupat franceze, pjesë e Armatës së Lindjes. Në këtë kohë Themistokli Germenji me Sali Butkën, Kajo Babjenin dhe patriotë të tjerë koordinojnë veprimet e marrin masa për t’u dalë përpara rreziqeve të copëtimit të Shqipërisë, krijojnë Komitetin e Mbrojtjes, rrethojnë qytetin me forca të armatosura e hynë në bisedime me francezët. Komanda franceze emëroj në funksione shtetërore për mbajtjen e rendit Kolonelin De Kuen, i cili ishte përkrahës i shqiptareve dhe largoi prefektin grek të Venizellosit. Me 10 dhjetor 1916 Korça shpallet si “Republika Autonome e Korçës”, në krye të së cilës vihet patrioti Themistokli Gërmenji. Sa qëndroi koloneli De Kuen punët në Korçë shkuan normalisht. Por më pas vendin e tij e zuri një kolonel pro-grek dhe antishqiptar i cili me 1917 e arrestoi Themistokliun e dërgoi në Selanik ku ju bë gjyqi dhe u dënua me vdekje, me pushkatim, me 7 dhjetor 1917. Por edhe pas kësaj shovinistet greke nuk hoqën dorë nga synimet e tyre për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.

Flet historiani

Grekët mbajnë ligjin e luftës me shqiptarët

Në dhjetor 1918 me mbarimin e Luftës I Botërore e në prag të Konferencës së Paqes që do mbahej në Paris më 18 janar 1919 nga 5 fuqitë e mëdha SHBA, Angli, Francë, Itali e Japoni qeveria greke me anë të një memorandumi kërkoj aneksimin e Korçës e Gjirokastrës dhe kur nuk ju pranua nga fuqitë e mëdha dhe kundërshtimi i vendosur i delegacionit shqiptar, Greqia hyri në marrëveshje me Italinë dhe në marrëveshjen me dy kryeministrat të 19 korrikut 1919, që mori emrin Marrëveshja Titoni-Venizellos, sipas të cilit Italia binte dakord që Greqia të merrte Korçën dhe Gjirokastrën, kurse Italia të merrte Vlorën dhe të drejtën e protektoratit mbi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por lufta e forcave patriotike shqiptare u a prishi këto plane Italia u detyrua me luftën e Vlorës të largohej nga trojet shqiptare. Me gjithë këto të këqija materiale, morale e njerëzore rrëqethëse, populli shqiptar asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim hakmarrës ndaj popullsisë greke. Këtë e vërtetoj më së miri edhe periudha e agresionit fashist kundër Greqisë, i 28 tetorit 1940, të cilin populli shqiptar jo vetëm e dënoj por edhe e sabotoj, sikurse shprehen edhe vete personalitet më të larta italiane si Musolini në letrën që i drejtonte Hitlerit, etj.. Por ajo që është më domethënëse populli shqiptar, megjithëse i kishte të freskëta mizoritë e tyre, ushtritë greke që hynë në territorin shqiptar, ndonëse të pa dëshiruar e pa leje nga autoritetet shtetërore shqiptare, i mbajti e i trajtoi si jo më mirë, i strehoi, i furnizoi, u shëroj plagët dhe sëmundjet, i ndihmoj me kafshë transporti dhe me informacione etj. Krejt ndryshe u sollën autoritetet greke me popullsinë shqiptare të Çamërisë. Masakra te tmerrshme e dëbime masive u përdorën kundër tyre. Ne Arkivin e Shtetit gjendet dokumentacion i gjerë për këto, sa i tmerrshëm aq edhe i dhimbshëm. Po si ja shpërblyen autoritet greke këtë qëndrim? Mbajnë ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, u përpoqën të pengonin pranimin e Shqipërisë në OKB, e filluan provokacionit nga vera e vitit 1946, të cilat në gusht 1949 u shtrinë në gjithë vijën e kufirit nga Saranda deri në Devoll dhe morën trajtën e një agresioni ushtarak. Por lufta heroike e ushtrisë popullore i detyroi të tërhiqeshin nga kishin ardhur. Në përmendoren e ushtarit të pa njohur, ngritur përballë ndërtesës së Parlamentit grek, kushtuar ushtareve të rënë në Luftën Italo-Greke, në mbishkrim thuhet se këta dhanë jetën për mbrojtjen e qyteteve heleniste!

Dëshmitari

E vërteta mbi Pallatin e Kulturës dhe Kishën

Klerikë keqdashës e filo-greke, në mënyrë abuzive shpifin e trillojnë mbi gjoja uzurpimin e kishës, nga qytetaret e Përmetit, sikur janë kundër fesë ortodokse, etj. Këto kanë çuar në konflikte të ashpra midis popullit e klerikëve filo-grekë deri edhe të ardhur nga Gjirokastra e Berati, për t’u bërë presion përmetareve që t’i dorëzojnë kishës Shtëpinë e Kulturës. Dhe në situatën tepër kofliktuale që është krijuar në qytet ka reaguar Athina zyrtare me protesta ambasadorit shqiptar. Ndërsa institucionet shqiptare heshtin, asnjë prononcim, përjashto ish-Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Atë Nikollë Marku dhe ndonjë tjetër. Po abuzohet shumë me kohën e ndërtimit të kishës, derisa Atë Jani Trebicka në gazetën “Ngjallja” pa asnjë argument dhe përgjegjësi, pohon se ajo është ndërtuar ne vitin 1600, se ajo është prishur nga regjimi komunist me 1967 në kuadrin e luftës kundër fesë, se ajo është marrë arbitrarisht dhe mbroçkulla të tjera. Po si qëndron e vërteta. Përmeti, vetëm brenda qytetit, ka pasur dhe ka tre kisha, Shën-Kollin në krye të qytetit, Shën-e Premten, mbrapa Degës së Punëve të Brendshme, që është ruajtur dhe ruhet si objekt me vlera arkeologjike, e ndërtuar në vitet 1700, dhe Shën-Marinë në territorin e ish kazermave të ushtrisë, pranë Sallës ku zhvilloi Punimet Kongresi i Përmetit. Pra aq sa ka edhe Tirana, pa përmendur këtu disa kisha në periferi, si Shën-Thanasi mbi Teqenë Bektashiane, në rrugën për në Leuse.etj. Por tregtaret, për ta pasur një kishë afër, në vitin 1937 vendosën të ndërtonin një kishe të re për të cilën bëhet fjalë, në sheshin publik ku ka qenë komanda e xhandarmërisë dhe kulla e Gjon Fushës, për të cilën unë ruaj edhe një fotografi të vitit 1927 nxjerrë ditën e festës së shpalljes së pavarësisë. Ndërtimi i saj filloj në vitin 1937 nga një grup dibranesh. Pasi përfundon si ndërtese, në vitin 1938 ata u larguan dhe ajo mbeti e pa shtruar, me kalldrëm poshtë e me mure të pa suvatuara dhe brenda kishte vetëm 5 kandil dhe 5 ikona si dhe një kambanë.

Mitropolia na e dhuroi truallin

Në nëntor të vitit 1962, nga një shi i dendur dhe i zgjatur, u përmbyt qyteti me ujët e rezervuarëve natyrore në majë të malit. Këtë vit vjen në Përmet Josif Pashko, ish-ministër i Ndërtimit. Me kërkesën tonë ai dërgoi një grup specialistesh që bënë projektin si do të paraqitej qytetit me rastin e 20 vjetorit të Kongresit, me 24 maj 1964. Në projekt parashikohej ndërtimi i Hotel Turizmit në qendër, i dy kullave banimi mbrapa Shkollës së Mesme, i lulishteve në krahun e shkollës dhe shtëpia e Kulturës ku ka qenë ndërtesa e kishës. Personalisht prej meje, që kam qenë sekretar për propagandën në Komitetin e Partisë, u thirr mitropoliti i qytetit, Papa Harallambi e ju propozua që kisha t’i dhurohej qytetit për të ndërtuar Shtëpinë e Kulturës. Ai pasi e bisedoi me kryetarin dhe anëtarët e këshillit kishtar, Cole Lolin, Mati Priftin, Thodhor Gulon dhe Rako Tasellarin, të cilët me unanimitet dhanë pëlqimin. Më pas u mor pëlqimi dhe nga Mitropolia e Qarkut Gjirokastër. Dokument nuk u hartua mbasi nuk doli nevoja dhe nuk pati asnjë zë kundër. Ajo u prish që nga themelet dhe ndërtesa e Shtëpisë se Kulturës zuri një sipërfaqe më të vogël se trualli i kishës. Ndërtimi i saj përfundoi ne fillim të vitit 1963. Aty u përgatit dhe u dha koncerti me 23 maj 1964, aty u bë edhe presidiumi i mitingut në ballkonin ku foli Shoku Haxhi Lleshi. Këta zotërinj nuk mbajnë parasysh zakonin popullore sipas te cilit “Gjeja e dhuruar nuk kërkohet dhe nuk kthehet”. Pastaj filluan gjyqet për Shtëpinë e Kulturës. Me presione e ryshfete gjykata i dha të drejtë kishës. Kështu që shtëpia e kulturës u hoq forcërisht. Gjyqet vazhduan disa vjet por falë dokumenteve e përpjekje të drejtorit Kastriot Bezatit gjyqi u fitua në shkallën e parë, në apel e në kolegjin civil të Gjykatës së Lartë me vendim Nr.1640. regjistruar ne regjistrin themeltar me Nr.2236/788 date 10/11/2003 ndërtesa t’i kthehej qytetit për Shtëpi Kulture. Që atëherë kaluan 10 vjet dhe vendimi nuk u zbatua. Ndërtesa u mbajt në mënyrë arbitrare nga kleri.

Kategori
Uncategorized

HISTORI E TMERRSHME E SHKRUAR ME GJAKUN E SYVE !!

Postuar nga Murat Aliaj

Rreth 15 mijë burra, shqiptarë dhe vllehë, me sy të nxjerrë, krejtësisht të verbër, me gjakun që u rridhte nëpër fytyrë, të sakatosur dhe gjithë plagë, përpiqeshin të gjenin rrugën, për të shkuar te mbreti i tyre, Samueli, dhe ti tregonin atij gjithçka që u kishte ndodhur, por duket se gjithçka ishte e pamundur. Të kapur dorë-për-dore nga dikush që i kishte mbetur një shenjëz drite te syri (dhe ata ishin vetëm pak) përpiqeshin të kalonin nëpër grykat e errëta si nata… nëpër përrenjtë që gurgullonin vajtueshëm e që nuk dukeshin ku ishin…, nëpër shpatet që ngriheshin të mprehtë si thika, e nuk i tregonin dot ku i kishin pasur rrugët dhe shtigjet…

15 mijë burra të verbër, shqiptarë dhe vllehë, binin dhe ngriheshin, kalonin rrugë e pa rrugë. Ndaleshin dhe hapnin varre me duart e tyre për shokët që u vdisnin rrugës. Nuk kishin asnjë ide se ku po i varrosnin shokët: anës përroit, buzë një shkëmbi, përbri një pylli… Grykat e Cimba-longut dhe të Klides, jo shumë larg qytetit të Seresit, në verilindje të Selanikut, po ktheheshin në një varrezë gjigante. Pastaj, ata që mbeteshin gjallë, niseshin prapë për udhë. Kërkonin burimet për një pikë ujë që të zbutnin ethet e të plagosurve dhe nuk i gjenin dot, kërkonin ti ndalonin shokut rrjedhën e gjakut dhe nuk i gjenin dot plagën; përpiqeshin të ishin të fortë, të mbërrinin te mbreti Samuel dhe ti tregonin atij se si perandori Bazil në krye të ushtrisë greke kishte dhënë urdhër që 15 mijë burrave, shqiptarë dhe vllehë, tu nxirreshin sytë. Le të mbeten disa mes tyre, me një shikim të mangët, kishte thënë perandori Bazil, që ata të çojnë shokët e tyre te mbreti Samuel…

Le ti shikojë ai me sytë e tij ushtarët e tij, kishte thënë Bazili.  Mbreti Samuel. Ata që mbetën gjallë u gjendën pranë mbretit të tyre, Samuelit. I dëgjonin vetëm zërin, vetëm fjalët, por nuk ia shikonin dot vështrimin që atë çast i kishte përhumbur, nuk ia pikasnin dot lotët që mbretit Samuel i shkisnin poshtë faqeve e që bënte çmos ti fshihte edhe para të verbërve, nuk ia shquanin dot lëvizjet, që atë moment ai po bënte para e tyre, e që më së shumti i ngjanin ece-jakeve të një njeriu të dëshpëruar. “Si është e mundur”?! pyeti mbreti Samuel. Nuk u kuptua nëse pyeste veten, nëse pyeti ushtarët e verbër, shqiptarët dhe vllehët, apo, nëse pyetjen ia kishte drejtuar perandorit Bazil në krye të ushtrisë greke. “Kjo është çmenduri”, tha mbreti Samuel. Në zërin e mbretit kishte dëshpërim dhe dhimbje.

Ushtarët e verbër, shqiptarë dhe vllehë, që nuk mundeshin të shikon asnjë rreze drite, dalluan dhimbjen e mbretit të tyre. Ai nuk po e mbante dot veten. Nga gropëzat e syve të nxjerrë nisën tu rridhnin lot. Qanin ushtarët dhe mbreti. “A kishin fytyrë njeriu ata njerëz?”, pyeti sërish Samueli. “Kjo është çnjerëzore”, tha ai, duke u përpjekur të gëlltiste dhimbjen e të mos shtonte lotët e ushtarëve në gropëzat e gjakosura të syve, e të mos lëndonte më tepër ushtarët që kishin udhëtuar bashkë me vdekjen për të mbërritur deri te ai dhe që tashmë shumë prej tyre po jepnin shpirt. Disa të tjerë kishin rënë të vdekur para këmbëve të tij. Përse duhej të ndodhte kështu”? Pyetja e mbretit Samuel mbeti pa përgjigje. Ajo përgjigje mungon edhe sot e kësaj dite… “Përse kështu?”, pyeti sërish Samueli. Pak kohë më parë, mbreti Samuel kishte marrë lajmin se perandori Bazil do të nisej drejt Shqipërisë dhe siç kishte bërë gjithnjë ai, së bashku me ushtrinë greke, do të shkretonte fshatra dhe qytete, shtetet e mbretërisë së tij. Për këtë arsye mbreti Samuel u kishte dhënë urdhër ushtarëve që ushtrisë greke tia prisnin udhën te grykat e Cimba-longut dhe të Klides, në verilindje të Selanikut, por kësaj radhe nuk e ndihmoi fati. Ushtarët e tij mbetën të rrethuar.

Një pjesë e grekëve u kishte dalë pas shpine, gjë që shqiptarët dhe vllehët nuk e kishin llogaritur. Pas këtij çasti nisi masakra. Një pjesë e ushtarëve, shqiptarë dhe vllehë, u therën, më pas u dha urdhri tu nxirreshin sytë… Po ndodhte ajo që nuk do të harrohej kurrë… Po përse kështu? Shqiptarët dhe vllehët nuk ishin nisur për të pushtuar Athinën, as për të grabitur thesaret e tyre, por vetëm për të ndalur pushtimin grek. Vetëm kaq. Mbretit Samuel që vazhdonte të qëndronte para 15 mijë burrave të verbër e të masakruar po i kujtoheshin të gjitha. Grekët të ndihmuar edhe nga rusët, pasi shkatërruan mbretërinë e Preslavës, (bullgarët) deshën të shtinin në dorë edhe trojet shqiptare, por pikërisht në këtë kohë doli në skenë konti Samuel, të cilin shqiptarët dhe vllehët e zgjodhën mbret të tyre, të Prespës. (Në të vërtetë edhe pse nuk e patën të lehtë, grekët mbeten edhe shkatërruesit e mbretërisë së Prespës). Matieu i Edesës thotë se Samueli ishte me origjinë armene. Familja e tij kishte braktisur Armeninë kur pranë saj kishte mbërritur ushtria arabe, për tu vendosur në Maqedoninë e Epërme. Në vitin 976 mbreti Samuel nisi luftën dhe e vazhdoi atë deri ditën e vdekjes së tij, më 1014.

Fillimet e luftës së tij, madje për shumë vite me radhë kishin qenë të mbara, por erdhi një ditë që ai po merrte vetëm humbje. Kjo ndodhi, për herë të parë, kur po kthehej nga Peloponezi, në vitin 995. Në këtë kthim Samueli u sulmua nga një ushtri greke në shtegun e lumit Sperkios të Thesalisë ku ai humbi ushtrinë e tij. Grykat e lumit Sperkios u mbushën me kufomat e shqiptarëve dhe vllehëve, u njomën nga gjaku i tyre. Grekët të ngazëllyer nga fitorja nuk morën mundimin të hapnin qoftë edhe një varr të vetëm për ta. Ikën dhe i lanë atje. Ato eshtra u tretën mes erërave dhe shiut në grykat e Sperkios, në Thesali, ndërsa nënat dhe gratë e tyre prisnin që tu ktheheshin një ditë në shtëpi. Ishte një ushtri e tërë. Por e keqja nuk do të mbaronte këtu. Perandori Bazil i ndihmuar edhe nga ushtarë rus dërgoi ushtrinë e tij drejt Pelagonisë (Manastirit) që tu nxirrte sytë të gjithë banorëve të saj. Ata që mbeten (robërit) i ndau në tre pjesë: për vete, për ushtrinë e tij dhe për ushtrinë ruse. Çmenduria e perandorit Bazil nuk kishte kufi. Jo më kot ky njeri, perandor i Lindjes (976-1025), do të mbiquhej bullgarokton për mizoritë e tij ndaj bullgarëve, por edhe ndaj shqiptarëve dhe vllehëve.  Mbreti  Samuel  nuk po e merrte dot veten nga ajo që kishte parë. Ushtarët e tij, shqiptarë dhe vllehë, ishin aty, të mbetur pa sy dhe të gjakosur, por ai nuk ishte i zoti tu thoshte një fjalë. Të jepte përshtypjen se edhe ai nga çasti në çast do të binte mes ushtarëve të masakruar dhe do të mbetej i vdekur. Çtë ishte gjithë kjo urrejtje e perandorit Bazil?! Shqiptarët gjithnjë kishin qenë në trojet e tyre. Edhe 2000 vjet p.e.s, ata kishin qenë aty. Vazhdonin të jetonin në hapësirat e pafund që nga Orno deri në Bosfor. Shqiptarët ishin miti dhe legjenda, bijtë e titanëve, të cilët ishin bij të tokës dhe të qiellit, të ciklopëve që prodhonin rrufe për Zeusin, të Polifemit, të Atlasit dhe Prometeut, i cili u vodhi zjarrin perëndive dhe ua dhuroi njerëzve. Ata kishin pasur perënditë e tyre: Dodonën në Epir, Kabiret në Samotrakë, në verilindje të detit Egje, Eleuzian në Atikë, që për kryeqendër kishte Athinën etj. Historiani Kantu (vëll. 1, fq. 544).do të thoshte: “Në përgjithësi është pranuar se Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike… Faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbare”. Ndërsa Straboni thotë se, edhe në kohën e tij, shumë njerëz i thërrisnin Epirit me emrin Pellazgji. Përse atëherë gjithë kjo urrejtje? Shqiptarët nuk po pushtonin tokat e të tjerëve, ishin në trojet e veta. Gjithçka nisi të shkonte mbrapsht me ardhjen e helenëve. Ata nisën luftën kundër shqiptarëve dhe arritën ti dëbojnë edhe nga Thesalia.  Të detyruar nga lufta, shqiptarët u shpërngulën në Arkadi, në Kretë, në Epir, në Itali dhe Sicili. Ata që mbetën u kthyen në skllevër dhe shërbëtorë. Që nga kjo kohë Ilirët nisën të ishin armiq të të gjithë Greqisë. Këtë gjë na e thotë edhe Polibi, historiani nga Arkadia (rreth 200-120 p.e.s): “Ilirët ishin armiq të të gjithë Greqisë”. Kishte filluar të ndodhte kështu, sepse grekët i kishin dëbuar nga trojet e tyre, u kishin vjedhur e grabitur pasurinë, i kishin vrarë dhe masakruar.

VllehëtSamueli, mbreti i Prespës, nuk po e duronte dot dhimbjen. I la ushtarët e tij dhe hyri brenda. Dëshironte të gjente një çast prehje, një çast qetësie, të ishte vetëm dhe të mendonte edhe një herë për atë që kishte ndodhur me ushtarët e tij, vllehë dhe shqiptarë. Pallati i tij mbretëror ngrihej mbi ishullin e Prespës. Ai ishte edhe kryeqytet i mbretërisë së tij, por atë ditë ndodhej në Prilep. Në gjithë mbretërinë e Prespës ishte përhapur lajmi i zi. Vajtonte gjithçka. Samueli doli në dritare dhe vështroi sërish ushtarët. Shqiptarët dhe vllehët ishin aty.  Vllehët ishin bërë bashkë me shqiptarët që nga koha e pushtimit romak, veçanërisht kur romakët pushtuan Epirin. Qytetet epirote po binin njëri pas tjetrit. Në fillim kishte rënë Pasaroni, Tekmoni, Falasi dhe Horeumi, ndërsa më pas perandori Pal-Emil do të shkretonte edhe 70 qytete të tjera, pjesa më e madhe e të cilëve u përkiste molosëve. Pas kësaj, 150 mijë banorë i shpërngulën në Itali. Në vend të tyre sollën nga Italia kolonë të tjerë dhe këta ishin vllehët ose romanët e ditëve tona, në veçanti Zagoritët. E njëjta gjë ndodhi edhe me thesalianët e masakruar apo të shndërruar në skllevër prej grekëve. Edhe ata u zëvendësuan me vllehë të dërguar nga Italia dhe të organizuar nëpër duumvire. Dhe ishte kjo arsyeja pse vllehët kishin ndihmuar Cezarin të fitonte luftën kundër Pompeut. Ata që i vinin në ndihmë ishin nga Epiri dhe Thesalia. Beteja e parë midis tyre, Cezarit dhe Pompeut, nisi përreth Durrësit, ndërsa do të përfundonte pas 10 vjetësh në Farsala të Thesalisë më 9 gusht 48 p.e.s. me fitoren e Cezarit. Që nga ajo kohë shqiptarët dhe vllehët kishin luftuar bashkë. MaqedonasitBefas nga brendësia e pallatit mbretëror doli një lajm: “Mbreti nuk ishte mirë me shëndet”. Ky lajm do të mbërrinte edhe mes ushtarëve, shqiptarëve dhe vllehëve. Çpo ndodhte kështu? Për shqiptarët gjithçka po shkonte keq. Të gjithë turreshin drejt Ilirisë: keltët, gotët, avarët grekët, romakët e gjithkush tjetër që mundej. Të gjithë e donin, qoftë edhe një copë të vogël. Që të gjithë e dëshironin Ilirinë, këtë pjesë të botës, por nuk dëshironin njerëzit e saj.  Iliria kishte filluar të rrudhej… Por grekët nuk i donin as maqedonasit, sepse siç thotë Justini, “maqedonasit ishin Pellazgë”, ndërsa sipas Strabonit, maqedonasit dhe shqiptarët e Epirit, përbënin një popull të vetëm.  Në të vërtetë, thotë Straboni i Sinopit, shqiptarët dhe maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njëjtën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të tjera të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)…. Maqedonasit nuk flisnin greqisht dhe se, për tu marrë vesh, ishte i nevojshëm një përkthyes”. Demosteni edhe maqedonasit i quante barbarë, ndërsa për sytë e grekëve të lashtë, maqedonasit ishin një racë e huaj. Jo rastësisht, Neoptolemi mbret i mollosëve e martoi vajzën e tij, Olimpian, me mbretin maqedonas, Filipin II. Nga kjo martesë erdhi në jetë Aleksandri i Madh. Babai i tij, Filipi II këmbëngulte tu rimerrte grekëve Amfipojën, Potidën, dhe brigjet që ata ia kishin rrëmbyer Maqedonisë, dhe në vitin 338 Filipi II e pa veten zot të Greqisë. Edhe me vdekjen e Filipit II më kot shpresuan grekët, vendin e tij do ta zinte Aleksandri i Madh. Grekët shpresuan sërish me vdekjen e Aleksandrit të Madh, por ata sërish u thyen nga Antipatri në Kranon (v. 322). Në kohën kur në Maqedoni sundonte Aleksandri i Madh, në Epir sundonte daja i tij, Aleksandër Mollosi, ose vëllai i Olimpias. Më pas do të vinte Pirroja i Epirit, i cili u rrit nga kushëriri i tij, mbreti Glauk, i Taulantias. Pas vrasjes së Olimpias, Pirroja do të sundonte edhe Maqedoninë. Në të vërtetë të gjithë mbretërit e Epirit: Admeti, Terruta, Alkesti, Neoptolemi, Arriba, Aleksandri I, Eakidi, Alkesti II, Pirro II, Neoptolemi II, Aleksandri II, Ptolemeu, Pirro III, Leodamia, e cila ishte motra e Pirros II, do ta mbanin Epirin gjallë. Për grekët, si ilirët dhe maqedonasit, ishin popuj barbarë. Vdekja e SamuelitMbreti Samuel kishte bërë gjithçka që të përmbante dëshpërimin, por nuk kishte mundur. Shëndeti i tij kishte filluar të përkeqësohej. Diçka që kishte zënë vend brenda tij po e rrënonte minutë pas minute. Njerëzit pranë tij kishin shpresuar se e nesërmja do të ishte një ditë më e mirë për të, por edhe kjo nuk ndodhi. Ditën e dytë ai zuri shtratin dhe nuk ngrihej dot nga vendi. Doktorët, që hynin dhe dilnin, nuk jepnin shumë shpresa. Ditën e tretë, mbreti Samuel vdiq. Pas vdekjes së tij shqiptarët dhe vllehët do të merrnin humbje të tjera. Të gjithë ishin kundër Ilirisë, ndërsa ilirët ishin vetëm. Por përse ndodhte kështu? Këtë shpjegim, shumë vite më vonë do ta jepte historiani Zhan-Klod Faverial, i cili pasi studimit të të gjitha ngjarjeve në trojet shqiptare del në konkluzionin se, “Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, por shkaku për të cilin është debatuar gjithherë ishte për zotërimin e Ilirisë dhe të Ohrit, metropolit të tij. Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbeste zotëruese e Ohrit, dhe të mos lejonte Ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formuan në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten, e më pas edhe gjuhët vendase…” Përballë planeve të tilla u sakrifikuan shqiptarët, maqedonasit dhe vllehët, të cilët nuk gjenin dot asnjë ngjashmëri me grekët.  (Ky shkrim i referohet “Historia e Shqipërisë” e Jean-Claude Faveyrial) ose ZAHN KLOD FAVEIRIAL!

Harta e territoreve te mbreterise se mbretit te Prespes, Samuel

Kategori
Uncategorized

SPIUNI FISNIK…..DHE…..ÇMENDURI FIERAKE….

Nga Murat Aliaj….

Një qytet mund të fsheh në barkun e tij shumë gjëra te kendeshme e te neveritura. Nuk fsheh dot vetëm kulturën dhe historinë e tij. Ato duken prej të panjohurit qysh nga strehët e shtëpive, tek krasitja e kurorave të drurëve e deri tek kalldremet e rrugëve. Duke qënë se unë i përmbahem parimit që është njeqind herë më i respektuar një qytet pa histori, se sa një qytet me histori të deformuar, po ngre zerin kundër një historie të re fantastike që klane të caktuara po përpiqen t’i veshin padrejtësisht Fierit. Siç mësojmë nga wikipedia, Fieri është një qytet relativisht i ri, i krijuar në vitin 1864 nga Kahreman Pashe Vrioni, ndaj dhe është i kuptueshëm fakti që historia e tij të nisë bashkë me ngjarjen më të madhe historike kombëtare Shpalljen e Pavarsisë. Si shumë qytete të tjerë edhe Fieri ka përfaqësuesit e vet firmëtarë në Aktin e Madh të kombit, të cilët çuditërisht vetëm sa u përmendet emri nën zë, si te ndjeje turp ndokush prej aktit te tyre, ndër kohë që në qëndër të qytetit lulëzojnë buste gogolësh pa meritat e të parëve.

Në pikën më të dukshëme të qytetit është ndërtuar memoriali i kryebashkiakut të parë të qytetit, Tonçi Kilicës, duke i atribuar atij vyrtyte që të gjorit nuk i kishte shkuar kurrë mëndja se do i sherbenin ndonjëherë. Duke qënë se memoriali gënjen qysh me vlerësimin e parë, duke e paraqitur si kryebashkiakun e parë, është e kuptueshme që edhe gjithë vleresimet e tjera per te, duhen marre me rezerva. Kryebashkiak i parë ka qënë Sami Bej Vrioni e jo Tonç Kilica për të cilin s’ka asnjë akt a dokument që të ketë firmosur si kryebashkiak. Për t’ju afruar sado pak të vërtetës, duhet t’i referohemi konceptit fanatik të kohës që “plitharaqi” (kështu quheshin shtepitë e të varfërve që s’lejoheshin të ngrinin shtepi me oxhak.) nuk kishte te drejten e oxhakut te vet, e jo me t’i lihej ne dore drejtimi i qytetit. Mirëpo nipi i tij, sot piktor në zë, këmbëngul se ka qënë kështu e jo ndryshe, dhe memoriali u ngrit.
Duke qënë se nga ngjarjet për të cilat bëhet fjalë, ka kaluar gati një shekull, për t’ju afruar sado pak të vërtetës, është e nevojshëme të gërrvishtim sado pak ndryshkun që koha ka hedhur mbi ngjarjet dhe personalitetet. Janë të pakta e të pamjaftueshme të dhënat e faktet ilustruese për to. Por kjo pamjaftueshmëri është e njejtë si për figurat që himnizohen edhe për ato që anatemohen, ndaj është domosdoshmëri ndërhyrja e historianëve të cilët të vënë nën këmishën e hekurt të klaneve politikë, vetëm guxojnë të mërmërisin, pa e thënë me kopetencë fjalën e tyre, duke lejuar që qytetit t’i bëhet një dëm kaq i madh.
Si bazë për këtë vlerësim të pamerituar të Tonçit, sherbeu një telegram që më datën 29 Nëntor 1912, i paska dërguar Kuvendit të Vlorës për ta përshendetur për misionin e madh. Nuk di ku gjendet ky telegram i cili është gdhendur mbi mermer, por me logjikën mbi bazën e të cilës u ngrit memoriali, më lind e drejta ta diskutoj vlerën e tij. Së pari në mungesë të një fakti të njohur a argumenti të trashëguar nga vet koha, si pikë orjentimi në shqyrtimin e ngjarjes, më sherben shtypi i kohës, kujtimet e shkruara nga vet pjesëmarrësit e ngjarjes së madhe. Po pranojmë për njëç çast se Tonçi paska qënë kryebashkiak i Fierit, por as i pari e as i dyti, siç theksohet në mermer. Në kujtimet e shkruara të Ismail Qemalit theksohen vështirësitë e mëdha që grupi i flamurit ndeshi në kapërcimin e Fierit, ku ishte ngritur në këmbë xhandarmëria e qytetit për ta ndaluar me çdo kusht realizimin e misionit. Kjo është arsya që një natë ata e kalojnë në shtepinë e Nadin Bej Leskovikut në Libofshë dhe natën tjetër në shtepinë e Hajredin Cakranit në Cakran, para se të kapërcenin Vjosën. Këta miq të besuar të tij e shoqëruan deri në hapin e fundit të flamurit. Sigurisht që ata burra të rëndë që kishin marrë përsipër misionin historik të kombit, s’mund të bujtnin në një plitharicë pa oxhak, ku mund te tradhetoheshin kur te duash. Duke qënë se Tonçit i digjej shpirti për ta parë Shqipërinë të lirë, do të ishte i shpiegueshëm padurimi i tij jo për ta përshendetur me telegram, por per te marrë rrugën sëbashku me ta. Parimi themelor i drejtimit të qytetit duhej të ketë qënë: Mbaje mirë me çdo qeverri dhe përpiqu të mos mbështesish asnjerën. Me këtë logjikë mund të shpjegohet edhe telegrami i dërguar një ditë pas ngritjes së flamurit, aherë kur akti i madh ishte bërë fakt. Po me kete logjike shpjegohet edhe nxitimi i grupit te pavarsise per ta lene pas sa me pare Fierin e rrezikshem e kercenues.
Si të mos mjaftojë teksti përshendetës i telegramit, klani që mbështet patriotizmin e Tonçit, i referohet vdekjes së tij në burg. Për mendimin tim, një vdekje në burg, nuk ka asgjë patriotike, madje e Tonçit përbën turp. Le të shpjegohem: Jemi në vitin 1916 i cili mbahet si viti më i egër i përleshjeve të luftës së parë botërore, kur Shqipëria ka edhe problemin e saj të madh kombëtar. Shtetin e dobët që akoma s’po njihet nga Evropa e që po kafshohet herë në jug e herë në veri nga fqinjët që kërkojnë shpërbërjen. Fuqitë e mëdha që po shpejtonin drejt përfundimit të luftës, po mendonin për të ardhem e pasluftës. Shqipëria e asaj kohe ishte tërësisht në vëmëndjen e interesave italjane që më pas do kulmonin me një ndër luftrat më burrërore që bëri populli ynë, me Luftën e Vlorës. Por jo me pak interesa shihnin në Shqipëri edhe grekët dhe serbët të cilët kishin rekrutuar në vëndin tonë një numur të madh agjentësh qe, pas mbarimit të luftës, do të punonin për ta. Këto situata të acaruara qe mësojmë nga kronikat e shtypit të kohës, mund te na shpjegojne edhe logjiken e ngjarjeve te Fierit, te cilat me kalimin e kohes kane ndryshuar kahje duke na u paraqitur si me patriotiket qe kaloi vendi.
Në vitin 1916, ushtria austro–hungareze hyri në Fier dhe puna e parë që bëri, ishte arrestimi i gjithë agjentëve që punonin kundër interesave të saj. Një ndër ta ishte edhe Tonçi i cili punonte për sherbimet italjane. Në vitin 1917 ai vdiq në burg si një qën i harruar nga të gjithë krahët. Këmbëngulja e madhe e Vilson Kilicës për reabilitimin e tij, më duket njerëzore sado e shemtuar të jetë fakti se kjo gjë u bë në këmbim të heqjes së bustit të vëllait të tij dëshmor, Janaq Kilicës. Fieri ka vënd për të gjithë dhe po qe se Tonçi e meritonte, s’do kishte gjë më të bukur se sa të qëndronin në krah të njeri tjetrit gjyshi me nipin. E parë në këtë prizëm, s’mund të lë pa përmendur faktin që ndërsa peneli i tij s’la portrete diktatorësh pa bërë, për të vëllain dëshmor nuk mori mundin të bënte asnjë skicë. Duket se medyshjen e ndryshimit te pushteteve ai e ka patur qysh heret. Por ky ngelet problem personal dhe s’më përket ta tjerr më gjatë, ashtu siç është problem kombëtar edhe ai i dëshmorëve që me gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, e veçuan veten prej vlerësimit ndonjëherë meskin të familjes dhe u bënë pronë e atdheut. Kjo është arsya që përmenda paralelizmin e historisë që u shkrua me gjak dhe u gëzua prej kuislingëve dhe klyshëve të tyre që me zell të jashtëzakonshëm po hedhin baltë mbi gjakun idealist të dëshmorëve të atdheut.
Se ç’gjëma mund të bëjë injoranca, aq më tepër kur ajo është e veshur me tituj shkencor dhe me pushtet, kjo mund të merret me mënd. Ajo që më çudit është fakti si ndihen historianët e vërtetë pas kësaj marramëndje arrogante të klaneve që po e përdhosin keq edhe atë pak histori që ka rrethi?
Fakti i mësipërm ishte i mjaftë që të ngrihej klani tjetër i Jorgaqëve e të këmbëngulë për t’u ngritur busti i atit të tyre. Asnjë rëndësi nuk ka per opinionin se kush ishte babai i tyre i vërtetë, dosjet e të cilit nuk u hapën kurrë, duke lënë të hapur shtegun për një abuzim kaq të madh. Kështu pas vitit 1990, te bijte sajuan një përrallë të shplarë, pa asnjë fakt a argument bindës, se shtepia e tyre paskej qënë bazë e luftës N–Çl dhe me këtë sebep i vunë emrin e të atit një rruge kryesore. Me atë aktivitet që ata përmendin, në Fier ka dhjetra në mos qindra veteranë që kanë dhënë shumë më tepër e që janë hequr mënjanë nga këto nderime. Ca për faktin se nuk u pëlqen pjesmarrja në të tillë klane e ca të tjerë se s’duan ta përziejnë veten me këtë çorbë të prishur. Kështu na e mbushën qytetin me emra spiunësh dhe agjentësh duke shmangur patriotët e vërtetë, ata që vunë firmën dhe vulën në aktin e madh të pavarsisë, Jani Mingës dhe Hajredin Cakranit. Por gjithashtu mendoj se ngelet detyrë e hapur studimi dhe evidentimi veprimarisë patriotike të pinjojve Vrioni, të cilët edhe pse figurojnë si përfaqësues të Beratit, kanë aktivitet të fuqishëm në Fier. Inati që nuk i lejuan plitharistët për të ndërtuar oxhaqe në shtepitë e tyre, nuk ka përse të zgjasë gjithë jetën, aq më tepër kur kjo ishte psikollogji anadollake e kohës e cila nuk dëmtoi vetëm Fierin.
Shtepia ku banoi familja Jorgaqi e që thuhet pa asnjë provë, se na paska qënë bazë e luftës N–Çl, është ndërtuar pas luftës. Gjatë luftës atje kanë qënë stallat e kuajve të këngëtarit të shquar të polifonisë labe dhe togerit te gardes mbrojtese te Ismail Qemalit, Qazim Ademi (Ruka) dhe të birit të tij, ish kolonelit të xhandarmerisë shqiptare Idriz Ruka, nga Matogjini i Vlorës. Pas përfundimit të luftës, me arrestimin e Idrizit, u konfiskua edhe pasuria e tij, në trojet e të cilit u ngritën të gjitha ndërtesat që i dhanë këtij blloku pamjen e pas viteve ’50, të cilën e mban mënd gjithë brezi ynë që u rrit në këtë bllok. Këtë pamje ajo e ruajti deri në fund të vitit 1990. E theksoj se përveç dy tri shtepive dy katshe bejleresh që kishte i gjithë blloku, të tjerat, u ndërtuan më vonë. Po qe se duhet nderuar dikush në këtë mes, ai është Qazim Ademi, si patriot i oreve te para dhe këngëtar virtuoz, këngët e të cilit vazhdojnë të këndohen edhe sot. Si rrallë kush tjetër ai krijoi stilin e tij të kënduarit i cili njihet me emrin “stil i këngës qazimademçe”. Ai vdiq dhe u varros po në Fier (ne mos qofsha gabim) aty nga viti 1936, ose i biri Idrizi, i cili shkroi të parin manual shkencor për funksionimin e policisë moderne shqiptare, por kurrsesi Vasil Jorgaqi i cili kthente koken i trembur edhe kur ndodhte qe prane tij t’i shpetonte pordha ndonje te dehuri. Përralla e krijuar nga Nasho Jorgaqi për të atin, ka dy të kqija. E para që lë përshtypjen e gabuar se lufta N–Çl paska pasë si baza ca stalla kuajsh dhe gomerësh dhe e dyta: mëson keq të tjerët se historia mund të bëhet edhe me përralla. Mirëpo oreksi vjen duke ngrënë. Nuk u mjaftoi emërtimi i një rruge me emrin e tij, por …diskutimet vazhdojnë dhe nuk është çudi që të ngrihet edhe busti, pranë memorialit të Tonçit. Se, kur u bë patriot i madh Tonçi, përse të mos bëhet luftëtar i krisur edhe Vasili që s’e shkrepi kurrë në jetën e tij? Pas kësaj e ka radhën ngritja edhe e bustit të Nashos me kompani. Është koha e spiunëve që e kanë detyrë ta nderojnë njeri tjetrin. Një më pak a një më shumë, nuk prish punë. Fieri është zonë fushore që mund të rezervojë vënd edhe për spiunët e rretheve fqinje. Duket se Fierin po e gërryen sindromi i historisë së munguar të cilën po nxitojnë ta mbushin klanet që shpesh ndeshen edhe me njeri tjetrin për supremaci e dominim.
U ndala paksa në këtë pikë sepse kostatoj që kjo çmenduri po lë jashtë vëmëndjes figura të tjera që dhanë shumë herë më tepër për atdheun dhe morën si shpërblim një plumb pas koke. Këtu e kam fjalën për shkencëtarët e naftes Beqir Alinë, Milto Gjikopullin, Protoko Muratin, Koço Plakun, Eriko Veizin e ca të tjerë, të cilët i dhanë atdheut vëndburime të çmuar nafte e gazi. Për turpin e drejtuesve të kulturës së rrethit, ata ose janë lënë jashtë vëmëndjes, ose janë përmendur në mënyrë fyese, siç është rasti i Eriko Veizit e Koço Plakut, emrat e të cilëve u janë vënë dy qorrsokaqeve në fshatin Mbyet, në pjesën juglindore të qytetit. Mirëpo kur fantazitë heroike pushtojnë katedrat, jetëve heroike u vjen turp prej vetes tek shohin qe sakrificat e tyre i shfrytezojne horrat.
Historia e monumenteve që ngrihen me vota dhe jo me fakte e argumente, nuk mbaron këtu. Në një vënd të dukshëm midis turizmit të vjetër dhe bankës së kursimit, një tjetër klan ka marrë përsipër pasurimin e historisë, duke ngritur një monument gati dy metër të lartë. Në pjedestal shkruhet: “KUJTIM MAJACI– legjenda e futbollit shqiptar”. Pavarsisht nga rezervat që do rreshtoj më poshtë, unë kam mendimin se për gjëndjen e mjeruar në të cilën ndodhet futbolli fierak dhe në përgjithësi ai shqiptar, një monument i tillë talenti, për të frymëzuar më të rinjtë, është i nevojshëm. Por që ai ta kryej siç duhet funksionin e tij, duhet edhe pak përmbajtje. Vendi i tij është para stadiumit e jo në qëndër të qytetit, pasi Majaci, sado legjende që të bëhet, nuk është as Pele dhe as Maradonë. Po kështu edhe Fieri ynë i mjerë, nuk është as Barcelonë dhe as Milano. Sa për motivacionin e gdhendur në mermer, mua më duket një çmenduri e plotë, pasi edhe ne ato të pakta ndeshje që Majaci luajti me kombëtaren, ajo humbi. Vërtet që faji i humbjeve është kolektiv dhe Majaci ka vetëm pjesën e tij, por përpara fakteve të tilla trishtues, të bësh fjalë për legjendë, më duket një ironi shumë e hidhur të cilën Majaci nuk e meriton. Duke bërë Majacin legjendë shqiptare, mund të ndodhemi ngushtë, në na u dashtë të japim ndonjë vlerësim për Loro Boriçin apo mjeshtrat e tjerë të futbollit.
Kjo çmenduri ka vite që po i jep pasojat e saj rrënuese. Sigurisht që e përjetshme nuk do jetë. Mirë është që të frenohet sa është akoma herët, pasi për cilindo vjen dita e heqjes zvarrë. Duke qënë se këtë ndëshkim nuk e meriton asnjeri, unë ngre zerin për përmbajtje. Dhe jo vetëm kaq. Nismëtari dhe realizuesi i këtyre perversiteteve Frederik Jorgaqi, duhet të japë dorëheqjen ose të largohet nga detyra e drejtuesit te kultures se rrethit për paaftësi të theksuar profesionale dhe abuzim në kryerjen e detyrës. Ёshtë detyrë e tij dhe e atyre që e kanë në nomeklaturë për te bërë zgjedhjen, ashtu siç ndjej edhe unë detyrën qytetare, të mos hesht për këto turpe që qyteti nuk ua ka borxh.

Murat Aliaj