Kategori
Uncategorized

Urdhër arresti nga Italia për deputetin Ndocaj.

Një ndër prurjet e reja në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është përfolur gjatë jo vetëm për angazhimin e tij në politikë por edhe imazhin me të cilin prezantohet, duket se nuk është dhe aq i ‘pastër’ siç pretendon.

Kapelja e Kaubojsit dhe makina e famshme Audi Q7 e Eduard Ndocajt   i kanë hapur shumë punë deputetit. Burime për Boom.al , bëjnë me dije se në emër të deputetit Ndocaj ka mbërritur një urdhër arrest nga shtetit italian. Pretendohet se personit të cilit i është blerë makina, Ndocaj nuk i ka kryer likujdimin e duhur me te gjithë shumën e parave dhe si pasojë ai e ka denoncuar atë në polici.

Aktualisht në Policinë e Lezhës ka mbërritur një memo nga policia e shtetit fqinj për ekzekutimin e këtij urdhri.

Kategori
Uncategorized

Farsa politike e Edi Ramës me ‘diasporën’ shqiptare

Erion Berisha: Farsa politike e Edi Ramës me ‘diasporën’ shqiptare

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar ftesa një numri të madh shqiptarësh me banim jashtë vendit për të marrëpjesë në atë që ai e quan “Samiti i Diasporës”. Ndonëse emërtimi nuk është gjëja më esenciale dhe më e rëndësishme e kësaj farse politike, prapëseprapë duhet thënë se që në titullin e këtij tubimi ka njëdjallëzi dhe mashtrim alla – Edi Rama:

Dimensioni grotesk i “Samitit”

Titullimi i kësaj veprimtarie me këtë fjalë shpreh esencialisht megallomaninë dhe gjigandizimin e veprimtarive boshe të Edi Ramës. Kjo fjalëka kuptimin: Pika më e lartë e malit, niveli më i lartë i tij. Prej këtej rrjedh kuptimi i dytë: Takimi midis krerëve të shteteve ku dominojnë dy elementë – siguria shumë e lartë dhe ekspozimi maksimal mediatik. Të dya këto i ka qejf mashtruesi i plehrave Edi Rama. Për herë të parë në këtë kuptim kjo fjalëështë përdorur kur media i është adresuar Konferencës së Jaltës të mbajtur nga data 4 – 11 shkurt 1945 në takimin historik Ruzvelt – Çurçill – Stalin. Më pas ajo përdoret si Samiti G7, G8, G20 ose edhe tjera por gjithmonë duke patur në përmbajtje takimin midis krerëve të shteteve.

Prej këtej lind pyetja: Ata që do tëmashtrohen me Farsën Politike të quajtur “Samiti i Diasporës”, çfarë shtetesh apo gjërash të kesaj bote drejtojnë?  Është e qartë se kjo është një tallje e Ramës me bashkësitë shqiptare jashtë shtetit në vijim të talljes tragjike që ka bërë i ati i tij shpirtëror dhe ai biologjik: Persekutimin e tyre deri nëekzekutim fizik të familjeve të tyre. Në momentin e tashëm, kjo nuk është gjë tjetër përpos njëenglendisje e tij e rëndomtë dhe mashtrim elektoral.

Dimensioni fallsë – auto – identifikues i Edi Ramës me shqiptarine tërë shqiptarë.

Fjala Diasporë: Edhe pse përdorimi pa kriter i kësaj fjale nga media dhe shpesh politikanët tanëështë bërë modë (përjashtuar Presidentin Rugova),  duhet thënë se ajo rrjedh nga eksodi hebraik dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me shpërndarjen e popullsisë shqiptare në botë.Shqiptarët janë larguar por asnjëherë nuk e kanë humbur territorin e tyre, tokën e tyre. Në fakt numri më i madh i njerëzve që e kanë lëshuar Shqipërinëpa të drejtë kthimi në atdhe është i lidhur me rregimin e Edi Ramës sot dhe Enver Hoxhës dje. Largimi i shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX – të dhe në fillimin e këtij që jetojmëështë i lidhur me këto figura në periudhënenveriste që nga 1944 – tra dhe tani kur çdo vit largohen 100.000 vetë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Kush janë samitasit e Edi Ramës?

Kush janë ata samitasit e Edi Ramës që do të marrin pjesë në këtë takim dhe përse tani?

Bashkësitë shqiptare në botë janë të vendosura në kohëra të ndryshme. Ata varësisht nga koha e largimit nga Shqipëria mund tëkategorizohen si vijon:

Periudha e para luftës së Dytë Botërore, që shkon deri në kohën e Skënderbeut. Këta tëlarguar nuk janë konsideruar armiq nga komunistët por ardhja e tyre në atdhe gjatë periudhës komuniste është bërë në mënyrë tëselektive nga Sigurimi i Shtetit bazuar në masën se sa ata e kanëpranuar rregjimin enverian në Shqiperi. Sesa i dashur ishte babai shpitëror i Edi Ramës me arbëreshët tanë të Italisëmjafton tëmësohet sa prej tyre e vizitonin Shqipërinë. Por le të vijmë më afër në kohë meqë Nënë Terezën tani e kemi Shenjtore: Sa herë kishte aplikuar për një vizëajo e shkretë për të parë nënën e vet në Shqipëri? Gjithkush e di se çfarë ndodhi me të? Tani janë komunistat që përgjërohen më shumë se askush tjetër për Shenjten Terezë.

Periudha e komunizmit lidhet me emrat e tërë atyre të cilët në kushtet kur nuk e duruan zgjedhën komuniste dhe ëndërruan për një Shqipëri Demokratike të modelit Amerikan, u larguan nga Shqipëria. Shumë syresh që e tentuan një gjë të tillëu vranë në kufi. Ata që shpëtuan,përfunduan më së shumti në Belgjike ose në ShBA.

Tërë të afërmit e të ftuarve – armiq të klasës të përzënë nga administrata shqiptare.Këta janë armiqtë e klasës së Edi Ramës. Familjet e tyre u persekutuan, kaluan nëpër burgje, kampe internimi, ose edhe vdiqën në këneta. Familjet e këtyre njerëzve të cilët Edi Rama i fton në samitin e tijfarsëjanë edhe sot të persekutuar prej tij. Mjafton të kërkosh në administratën shqiptare sot nëse gjen dot një njeri qëeka patur babain, xhaxhain, vëllain, kushëririn të arratisur nëBelgjikë apo nëAmerikë dhe do të mësohet shumë shpejt se tërë këta njerëz janë të përjashtuar nga puna e shtetit, të margjinalizuar nga qeveria e Ramës njësoj sinë kohën e Enver Hoxhës. Nuk ka qoftë edhe një  post drejtues në administratën e shtetit shqiptar që të jetë me “biografi të keqe” sipas standarteve të Enverit. Sot cdo post e mban i biri ose e bija enjë byroisti, antari të KQ ose shërbëtori të bindur tëkomunizmit.  Pra, Edi Rama fton në samitin e tij farsënjerëzit nga Amerika për tu treguar se çfarëpo iu bën ai njerëve të tyre të mbetur në Shqipëri dhe si i ka përjashtuar ata nga punët e qeverisë së tij en mass, si uaka nxirë jetën në dy breza – brezit të babait të vet e tash të brezit të vet.

“Të arratisurit” samitas – shërbëtorë të komunizmit dje dhe sot

Në samitin farsë janë ftuar edhe ata pjestarë të Bashkësisë Shqiptare të cilët e lanë Shqipërinë në vitet e komunizmit duke sakrifikuar familjet dhe të afërmit për ti shërbyer në mënyrë klandestine diktaturës.  Ata mbaheshin si “patriotët” më të mëdhenj, “heronjtë e heshtur” pasi kishin sakrifikuar njerëzit më të afërm të cilët internoheshin për të ruajtur kamuflazhin e tyre, për një shërbim që i bënë “atdheut të Enverit”.  Këta heronj të heshtur tanimëjanë ekspozuar sidomos në Amerikë. Janë ata që pritën Ramizin në udhëtimin e tij të parë në OKB, janëata që i bëjnë fresk sot Edi Ramës sa herë e viziton atë vend. Ata edhe sot nuk kanë turp dhe nuk ndjejnëpendesë për vuajtjet që iu shkaktuan njërezve të tyre më të afërt me aktin e tyre prej sherbëtori të diktaturës. Shumë prej tyre njihen mirë, por një pjesë e tyre do të ekspozohen edhe më mirë me pjesmarrjen e tyre në samitin farsëtë Edi Ramës.

Patriotët e vërtetë

Kategoria tjetër janë patriotët e vërtetë. Ata sapo u hap Shqipëria vërshyen drejt vendit për të takuar njerëzit e tyre dhe për të ndihmuar me çdo kusht. Ishin ata që ndihmuan ngritjen e forcave të djathta politike me çfarë kishin në dorë duke ruajtur gjakftohtësinë për të mos nxitur dhunën dhe hamkmarrjen ndaj asaj që iu kishin bërëkomunstët njerëzve të tyre të dashur.

Po çfarë lidhje ka kjo kategori me samitin farsëtë Edi Ramës?

Kush i përfaqëson të djathtët në Samit?

A ka në programin e samitit farsë tëEdi Ramës qoftë edhe një rrjesht ku flitet për shqiptarët e djathtë të larguar nga Shqipëria nga komunizmi? A kanë ata qoftë edhe një përfaqësim nga ndonjë prej partive politike të djathta të cilat kanë qenë dhe janë zëri i shqiptarëve antikomunistë në këtë të ashtuquajtur samit? A ka ndonjë referim për këtë histori, a ka ndonjë përfaqësues politik tëdemokratëve, republikanëve, monarkistëve,  legalistëve, rezistencës, Ballit Kombëtar që do të referojë në këtë të ashtuquajtur samit? Dihet se shqiptarët e arratisur nga Shqipëria gjatë pesëdhjetë vjetëve në numrin më të madh të tyre ishin të kësaj natyre politike. A janë shqiptarë ata, apo janë armiq të klasës siç ishin për pesëdhjetë vjetë? A i ka përjashtuar tërësisht nga ky takim krye-samitisti-kanabisti – krenaristi  rilindas Edi Rama? Tek e fundit, ku është simboli i unitetit të Kombit, Presidenti i Republikës? A është i ftuar ai tu adresohet këtyre shqiptarëve? Të paktën në programin e shpërndarë deri tani, Jo.

Mërgata e Qyqeve e Ditmir Bushatit:

Samiti Farsë i Diasporës organizohet pikërisht kur Ministri i Jashtëm Dimir Bushati, para disa kohësh përdori fjalën enveriste “Mërgatë e Qyqeve” kur iu referua ambasadorëve shqiptarë për të cilët tha se “ata nuk janë“Mërgatë e Qyqeve”. Shumëkush nuk e ka vënë re kanotacionin negativ, fyes dhe poshtërues të përdorur me këtë fjalë nga Ditmir Bushati i cili në emër të babait të tij Sulës, ish Nënkryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve do tu luajisamitasve rolin e “qingjit” komunist që drejton sot vendin e tyre. A do tu tregojë ai atyre sesi u var në litar Avzi Nela në Kukës nëqytetin ku ishte Sekretar i Parë i Partisë babai  i tij dhe kur babai i Edi Ramës antar i Presidiumit të Kuvendit Popullor i cili nënshkroi varjen në litar të poetit?

Dimensioni elektoral i farsës.

Farsa për samitinështë farsë elektorale dhe zbulon qëllimin e Ramës për të instrumentalizuar në favor të tijemigratët shqiptarë të cilët pasi t’i joshë me fjalë të bukura dhe mashtrime e gënjështra, për të cilët tashmëështë njeriu më i njohur në botë, tu kërkojëvotën e tyre, dhe të familjeve të tyre. Rama do të dalë dhe do të tregojë atyre sukseset, me prezantime pompoze. Porai nuk do flasë për lopatat e lëna aty ku i la qeveria e mëparshme nëpër rrugët e Shqipërisë pa iu shtuar asnjë kilometër; do t’ju tregojë“arritjet e mëdha” në punësimin e pretenduar të 300 mijë vetëve, por nuk do flasë për 300 mijëemigrantëqëiu shtuan ushtrisë sëemigracionit për shkak tëkeq-qeverisje të tij; do t’ju tregojë projektin e Rrugës së Arbërit, por jo korrupsionin që e ngeci bërjen e saj; do tu flasë për Skavicën por jo për korrupsionin me firmen turke S?zer;do t’ju flasë me pasion për Lazaratin e zhdukur nga harta e kanibisit por do t’ju fshehë hartën e gjelbërt të Shqipërisë nga veriu në jug; do t’ju flasë se sa keq ishte Shqipëria kur borxhi publik kishte arritur në 62 për qint, por nuk do tu tregojë se “sa mirë” është tani që ka vajtur 74 për qint; do t’ju flasë për arritjet “fantastike” në dogana e tatime por nuk do ju tregojë se rënja e të ardhurave është drastike thjesht dhe vetëm për shkak të informalitetit, klientelizmit dhekorrupsionit galopant që instaloi në to;  do ju tregojë se në Shqipëri ishte edhe Croun Agents për të fiksuar doganat,por ata ikën me bisht në shalë pasi i zhvatën shqiptarëve disa miliona Euro dhe benë sehir dy vjet, thjesht dhe vetëm duke iu gëzuar këtyre parave dhe duke soditur sesi Rama flet tërë ditë për korrupsionin, vetëm që të tërheqë vemendjen nga bëmat e tij monstruoze me doganat; Rama do të flasë për drejtësinë dhe suksesin e Reformës por nuk do ta përmendë se çfarë lufteështë bërë për ta shpëtuar atë nga kapja prej tij. Rama do të flasë për lirinë e medias por nuk do të flasë as për shantazhet ndaj gazetarëve as për tenderat që iu jep, as për bizneset që iu rrënon në rast mosbindje bosave të mediave as për klasifikimin e medias si një kazan plehrash, aspër censurën që aplikon tanimë. Ai do flasë për zbatimin e ligjit në deklarimin e pasurisë por nuk do të tregojë asgjë ku i gjeti paratë e bunkjerit të tij nëMalin e Dajtit. Ai do u flasë për votën e lirë por nuk do tregojë sesi i manipuloi ata në Dibër vetëm pak kohë më parë; do tu flasë se si njerëzit janë të barabartë paraligjit por nuk do përmendë kriminelët që solli në parlamentin shqiptar. Mënë fund ai do tu kërkojë votën në mënyrë që tëqëndrojë në pushtet edhe disa manadate tjera.

Dimensioni Padronizues politik i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë?

Rama iu ka dërguar ftesa edhe shqiptaëve të Kosovës. Po ashtu edhe atyre tëMaqedonisë të cilët Rama i ka partner në biznes  veçanërisht në Nju Jork.Ata të Kosovës tanimë kanë Ministrinë e tyre të Diasporës?Ramasillet si padron. Ai i ka përdorur dhe i përdor ata për bizneset e veta. Por le të kthehemi në Kosovë dhe ta krahasojmë me Shqipërinë:

Së pari, Kosova ka Ministri të Diasporës ndërsa Shqipëria ka një Drejtori Diaspore në MPJ e cila strehon nëpunësit më të margjinalizuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërsa Ministria e Disaporës në Kosovë ka ndërtuar database dhe Rrjetin e Biznesmenëve Shqiptarëmë të sukseshëm, (kupto shqiptar të Kosovës) në tërë Amerikën e Veriut, ShBA – Kanada, kur Ministri nuk ka lënë bashkësi pa vizituar, ajo e MPJ në Tiranënuk ka dalë qoftë edhe një herë për të parë se ku jetojnë samitasit e Edi Ramës. Nëse do të ishte një pëvjetor historik sibje fjala 104 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, prania e tyre në festimet jubilare do të ishtë mëse e mirëpritur. Por se çfarë pune ka një udhëheqësi i  Partisë Socialiste të Shqipërisë me shqiptarët e përtej kufirit, këtë nuk ka mendje të shëndoshë që e rrokë.

Përdorimi politik i Samitit Farsë

Nukka asnjë dyshim se ky samit farsë do të përdoret politikisht dhe Rama do të vazhdojë talljen e vet me pjesmarrësit siç bën me “Ndarjen e Tapive” kur iu adresohet fshatarëve të gjorë:

“Merre mor ti tapinë që nuk ta dhanë ata! E sheh, një komunist ta mori dhe prapë një komunist po ta jep!!!”

Dhe kjo tallje do të vazhdojë në samitin farsë:

“Hajde fol ti mor anti – komunistdhe prano që komunistët të përzunënga vendi yt dhe po një komunist potë pret tani në këtë samit”.

Ku është simboli i Unitetit Kombëtar që i mbledh tërë shqiptarët?

I tërë programi i këtij samiti farsë drejtohet nga dy veta:  Edi Rama dhe Ditmir Bushati.

A e përfaqësojnë shqiptarinë këta dy atavizma të komunizmit më të egër të Europës?Çdokush i ftuar në këtë “samit” duhet të mendohet tre herë para se ti përgjigjet  një ftese të tillë. Sepse ky nuk është asgje tjetër veçse një samit farsë i organizuar për motive politike të Edi Ramës.

Në fund të fundit, a mundet vërtetë që Edi Rama,emri i të cilit sot gjëndet i shkruar nëpër kazana plehrash në Tiranë të jetë simboli i bashkimit të kombit tonë që jeton jashtë shtetit?

Ata që i përgjigjen kësaj ftese duhet të jenë ose bashkëpuntorët e rregjimit të kaluar ose aktivistë të mafias së Edi Ramës sot, i cili e ka vertetuar shumë herë lidhjen me të dhe veçanërisht tani me mafian e plehrave dhe shërbimin që po i bën Serbisë.

(!) Vini Re, Vini Re!

E gjithë kjo është një manipulim grotesk fallsë për interesa politke të një njeriu – Edi Ramës.

 

Image

Erjon Berisha.

Kategori
Uncategorized

Bandat famëkeqe të shqipërisë.

Bandat me famekeqe te shqiperise.

BANDA E CERRIKUT

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë.
Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve. Kjo bandë ishte mbështetëse e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

BANDAT E TIRANES.

..Banda e rrugës “Myslym Shyri”
Është bërë e njohur në rrugën “Myslym Shyri” për prostitucionin homoseksual. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

..Banda e Rrugës së Kavajës
Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

..Banda e Kinostudios
Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

..Grupi i Emiljano Shullazit
Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

..Grupi “Harem 2005”
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës “Harem 2005”. Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

..Banda “Go West”
Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike “Go West”, nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

..Grupi “Kokaina”
Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg ; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet ; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë) ; Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej ; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

..Banda e “Benzave”
Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

..Banda “Kthesa e fundit”
Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

..Grupi “Ledi V”
Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

..Banda “Ujëvara”
“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

..Banda “Era e Jugut”
“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

..Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD, Halit Shamata.

..Grupi “Piramida”
Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

..Banda “Blow”
Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.

..Banda vores
Eshte i perbere nga 30 persona emrat e tyre nuk behen te ditur per arsye hetimi. Kjo bande ne 1997 ka qen e perfshire ne vrasje plagosje grabitje trafik armesh dhe droge. Anetaret e kesaj bande jan ende ne kerkim nga policia shqiptare. Flitet se kapoja i bandes e ka nofken “Ujku”.

BANDAT E DURRESIT.

Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkiakut të Durrësit, Lefter Koka.

..Grupi Salillari
Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.

..Banda e Lul Berishës
Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

..Banda “Kanun”
Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

BANDAT E ELBASANIT.

..Banda e “Mandelës”
Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.Kanë kryer shumë krime me motive politike.

..Banda e Kateshit
U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi..

BANDAT E VLORES.

..Banda e “Kakamit”
Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.

..Banda e Çoles
Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bandë akuzohet për përdhunime,pengmarrje,djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit “Komitet i Shpëtimit të Vlorës” dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

..Banda e Zani Caushit
Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Çaushi, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

BANDAT E ZONES LUSHNJE BERAT
..Banda e Lushnjes.
Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ishte pjesëmarrëse aktive në trazirat vitit 1997 dhe ishte mbështetëse e Partisë Socialiste për shkak edhe të të kaluarës së kapos së saj, Aldo Bares.

..Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike. Kjo bandë ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.

..Banda e Gjergj Gushalit
Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

..Banda e Lul Cakës
Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

..Banda e “Loshit të Karbunarës”
Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

..Banda e Otllakut
Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

BANDAT E BURRELIT.

..Banda e “Kola”
Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir doda është arrestuar ne angli për trafikim te lendeve narkotike.

..Banda “Dedja”
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.

BANDAT ME VEPRIMTARI ME TE GJERE.

“Hakmarrja për Drejtësi”
Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Është padyshim banda më jetëgjatë dhe më e njohur e Shqipërisë.
E akuzuar për një sërë krimesh nga pengmarrjet tek vënia e bombës në supermarketin e “VEFA” kjo bandë çuditërisht nuk u dëgjua gjatë trazirave të vitit 1997. Në çdo fushatë elektorale të dyja partitë kryesore kanë premtuar gjithmonë arrestimin e kësaj bande. Mendohet se kjo bandë vazhdon ende veprimtarinë e saj pavarësisht arrestimeve të shumta që janë bërë.

..Banda “Malësori”
Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

..Grupi i prodhimit të drogës
Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

..Banda e trafikut të fëmijëve
Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

..Banda e klandestinëve “Maloku”
Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

..Grupi për vrasjen e biznesmenëve
Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

..Grupi për vrasje me eksploziv
Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

..Grupi “Poter Al”
Grupi “Poter-Al” i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

..Grupi “Kokrra e Ullirit”
Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

..Grupi “Kompas”
Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

..Banda që trafikonte raketa tokë-ajër
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

..Banda e armëve nga Kosova
Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

LISTA E BANDAVE TE VITIT 1997.

Banda e Cërrikut
Banda e Çoles-Vlorë
Banda e “Kola”-Burrel
Banda “Dedja”-Burrel
Banda e Kateshit-Elbasan
Banda e Zani Caushit-Vlorë
Banda e Lul Cakës-Berat
Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
Banda e Otllakut-Berat

Kategori
Uncategorized

A po themelon Rama partitë e reja opozitare?

Sot Gjergji Bojaxhiu “zyrtarizoi” lëvizjen e tij politike! Në fakt ka kohë që është zyrtare por vetëm kohët e fundit u gjet momenti i përshtatshëm për të mbuluar fekalet me bojë. Nëse doni të shikoni trajektoren politike të Edi Ramës, mjaft të ndiqni edicionin e lajmeve të Top Channel.

Gjergji ishte menaxheri dhe “ylli” i ri politik që iu largua të djathtës. Gjatë zgjedhjeve për Tiranën ai arriti të merrte një numër të mirë votash. Sigurisht asnjëra nuk ishte e majtë. Vetëm gri dhe e djathtë. Më pas u duk se ai do të ngjitej e strukturohej pambarimisht. Personalisht isha shpresëplotë për të. Madje asokohe edhe mund ta mbështesja. Por kur zbulon se gruaja të tradhëton nuk është se mund të flesh me të sikur nuk ka ndodhur gjë apo jo?! Çështja është shumë e thjeshtë!

Për sa kohë që Bojaxhiu grryente vota dhe inskenonte një farë opozite të kontrolluar, aksesi mediatik ishte i plotë, puna e partisë nuk bojkotohej e as pengohej. Në të vetmen ditë që Bojaxhiu i doli piktorit përballë, krejt pa pritur karriera e tij politike mori fund. Si? Top Channel publikoi provat dhe aferën dhe pasurinë marramendëse që ai kishte krijuar ndërkohë që ishte zv. ministri që firmoste për “Petroliferën”. Pra, ai në kurriz të shqiptarëve, u bë miliarder, shkatërroi një pasuri si Pylli i Sotës dhe po na e shiste veten si e ardhmja e pastër.

Për sa kohë I leverdiste Ramës, ai ishte alternative e re nga e djathta, ditën që ai shkeli te Hotel Tirana për të kundërshtuar piktorin, bojaxhiun e hodhën nga shkallët. I njëjti skenar përsëritet me Blushin.

I vetmi ndryshim është që Blushi gëzon foltoren e Parlamentit. Grupimet e reja që shfaqen rastësisht para zgjedhjeve kanë përgjithësisht të njëjtin fund të hidhur. Shkojnë te thesi I madh I atij që ka pushtetin. Për një arsye të thjeshtë. Piktori përdor bojaxhinjtë e rinj e të vjetër për të rifreskuar fasadën e shpëlarë të ngrehinës neodiktatoriale. E provoj shpesh në kurrizin tim se çfarë do të thotë të bësh opozitë në Shqipëri. Në mediat tona nuk ngurojnë të nxjerrin as emrin e ndonjë hallexhiu që ka kaluar me të kuqe, por kur ti proteston kundër Ramës e kur të arrestojnë, mediat e kontrolluara, sillen sikur nuk ka ndodhur kurrë.

Doni një rast? Goditja me vezë ndaj ministrit të shëndetësisë në janar. Ndaj ftoj Blushin, Bojaxhiun dhe këdo tjetër që i ofrohet publikut si I ri, të bëjë diçka të re, se këtë filmin tuaj e kemi parë edhe me ritransmetim. Politika nuk zhvillohet vetëm nëpërmjet deklaratave por mbi të gjitha në struktura.

E kur sheh individët e përfshirë në këto lëvizje të reja, kupton që janë të njejtët njerëz që e majta i delegon për të mbledhur votat e të pakënaqurve e për t’i rikthyer në vathën e vet. Edi Rama tashmë po aplikon strategjinë që përdori me Mjaft-in edhe në skakierën politike. Krijo një grup që inskenon opozitën, investo dhe përfito.

Kategori
Uncategorized

Urgjenca bëhet për “urgjencë”: Mjekët mbledhin para për lavatriçen (FOTO LAJM).

Një akt i paprecedentë ka ndodhur në Urgjencën e Tiranës, ku përmes një njoftimi të firmosur dhe të ngjitur në derë, shefi i urgjencës kërkon një kontribut të caktuar për të blerë rrobalarëse të re.

Sipas njoftimit në fjalë e cila është në shkelje të plotë, persononeli i urgjencës duhet të japë lekët pasi rrobalarësja nukriparohet.

Këtë shqetësim e ka ndarë me të gjithë ndjekësit “Lolita”, teksa ka postuar edhe një sërë fotosh ku ambienti lë për të dëshiruar.

Fotot në fjalë janë nga Urgjenca e kryeqytetit, e cila ndodhet në afersi të ish ekspozites “Shqipëria Sot”.

254123254120254121254122

Kategori
Uncategorized

Shumë probleme me fqinjët, zero probleme me Vuçiç.

Shumë probleme me fqinjët, zero probleme me Vuçiç

Nga Çim Peka 19/10/2016

Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 duke kopjuar sloganin e Ahmet Davutoglu, ish-ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Turqisë për “Zero Probleme me fqinjët’. Ndërsa sot, si për ironi, avionët turq bombardojnë brenda territorit të dy shteteve fqinje, Irakut dhe Sirisë, ndërkohë që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me fqinjët janë në pikën e tyre më të ulët që nga koha e Enver Hoxhës.

Në verën e vitit 2013, kur Edi Rama sapo kishte fituar zgjedhjet, por nuk e kishte marrë akoma detyrën e Kryeministrit, së bashku me disa prej ministrave të ardhshëm filloi një tur ndërkombëtar, ku në sy ranë veçanërisht vizita në Itali, Turqi dhe Greqi. Pritja zyrtare që iu rezervua në këto shtete ishte e paprecedentë dhe sigurisht mbarte me vete shpresat e mëdha se raportet e qeverisë së re me fqinjët do të njihnin një periudhë të artë. Jo se raportet e paraardhësit ishin të këqija, por kishte elementë që në një mënyrë ose tjetër, kishin nevojë për një perspektivë më ndryshe. Prandaj, ardhja e Edi Ramës në pushtet u pa si mundësi e mirë për përmirësimin e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e Ramës për “Zero Probleme”.

Që në fillim u pa një retorikë boshe në raport me Greqinë, dhe “armiqësia” midis Partisë Socialiste dhe Greqisë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së detit, kërkonte një qasje të re nga ana e Ramës. Nuk ndodhi. Jo vetëm kaq, por ai qartazi tregoi se prioritet kishte marrëdhëniet me Italinë, ndoshta edhe për shkak të raporteve të tij personale me Kryeministrin Italian Matteo Renzi.

Rama e rrethoi veten me miq dhe bashkëpunëtorë që ishin vokal kundër Greqisë dhe miqësor me Italianë. Historikisht ka patur një konkurrencë herë të hapur herë të kamufluar midis Italisë dhe Greqisë për influencë në Shqipëri, veçanërisht pas rënies së komunizmit. Qeveri të ndryshme shqiptare janë munduar të notojnë midis këtyre dy ujërave duke ruajtur një balancë në interes të vet. Sot, falë Edi Ramës, kjo balancë është prishur, në kurriz të marrëdhënieve me Greqinë. Nga ana tjetër, nuk është se marrëdhëniet e ngrohta politike me qeverinë italiane kanë sjellë ndonjë rezultat në fushën e ekonomisë, investimeve direkte italiane apo në atë të tregtisë.

Kryeministri italian përballet me dy kriza të brendshme, atë financiare dhe referendumin për ndryshimet kushtetuese me 4 dhjetor. Gjasat janë, që Renzi nuk do të shtyjë më shumë se disa muaj në krye të qeverisë italiane, dhe si rrjedhojë askush nuk është në gjendje të parashikojë kush do të jenë marrëdhëniet me Italinë më pas. I vetmi përfitim deri tani në këto marrëdhënie është mbyllja e syve dhe heshtja e palës italiane në lidhje me lumin e drogës që ka vërshuar nga kjo anë e Adriatikut. Edhe kjo duket se po ndryshon, pasi situata e trafikut të drogës ka arritur në përmasa dramatike, dhe heshtja e mëtejshme do të kthehet në një problem politik edhe për vetë Italinë.

Që me pavarësimin e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia, faktori politik shqiptar atje ka patur vetëm dy pika reference: Uashingtonin dhe Tiranën. Që nga pranvera e vitit 2015 Tirana ka rënë si pike reference. Edi Rama është kryeministri i vetëm shqiptar që nuk ka asnjë lloj influence mbi faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Kur në pranverë të vitit 2015 ndodhi kriza politike në Maqedoni, dhe incidenti i armatosur në Kumanovë, Edi Rama nën influencën e partive të majta të Europës Juglindore (të njëjtat parti që bekuan marrëveshjen e 1 prillit), zgjodhi të mbështesë liderin e opozitës Zoran Zaev, duke anashkaluar tërësisht faktorin politik shqiptar atje, si dhe dinamikat politike të brendshme në Shkup e Tetovë.

Jo vetëm kaq, por në kundërshtim me linjën politike të mbajtur nga çdo qeveri e mëparshme shqiptare dhe përkundër qëndrimeve amerikane, Edi Rama kërcënoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Si pasojë, kur Edi Rama thirri në Pogradec në takim lidershipin politik shqiptar të Maqedonisë, ata e refuzuan. Nga ai moment, Edi Rama e zeroi veten dhe qeverinë e tij në raport me Maqedoninë.

Për shkak të raporteve personale të Edi Ramës me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, por edhe raportit negative historik të Partisë Socialiste me Kosovën, pritej që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me Kosovën të njihnin një periudhë pranvere. E kundërta ndodhi. Për arsyet që vetëm Edi Rama i di, dhe ne vetëm mund të hamendësojmë, në vend të Prishtinës ai zgjodhi Beogradin.

Marrëdhëniet e mira me Serbinë janë në interes të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vetë rajonit. Por jo, kur ato përdoren për axhendë politike individuale të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic. Aq më tepër në kurriz të Kosovës. Edi Rama i dha vetes një rol që nuk i takonte dhe që shkon në dëm të interesave kombëtare shqiptare në Ballkan. Ai u përpoq ta kthente veten ne interlokutorin e vetëm shqiptar në raport me Serbinë duke anashkaluar autoritetet legjitime të Prishtinës. E që të arrihej koj, Rama duhej të kthehej ne liderin shqiptar mbarë kombëtar, duke përdorur kartën nacionaliste.

Për këtë i erdhi në ndihmë Vuçiç. Në tetor të vitit 2014, u gjet rasti i artë duke përdorur hedhjen e një droni në stadium, me një flamur të zi, qe as sot nuk dihet me saktësi se si u fut në stadium. Mediat e Beogradit caktuan vëllanë e kryeministrit si autorin e lëshimit të dronit.

Vala e nacionalizmit që kaptoi shqiptarët duhej sipas planit të transmetohej tek Rama, si udhëheqësi nacionalist i gjithë shqiptarëve. Terreni ishte përgatitur tashmë për vizitën e Ramës në Beograd, i cili së bashku me Vuçiç luajtën një teatër me mjeshtëri në konferencën për shtyp.

Fatkeqësisht për Ramen, qytetaret e Kosovës nuk e blenë këtë shfaqje, sado të mirëorganizuar. Që këtu filluan problemet e Ramës me Kosovën dhe opinionin e saj publik. Shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan, ndërsa ata të Shqipërisë e injoruan.

Vizita e tij e fundit në Beograd është vetëm epilogu i kësaj qasje të pamend. Reagimi i politikës në Prishtinë, mediave dhe opinionit publik ishte brutal, i patakt dhe i dëmshëm për marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Sikur politika në Kosovë ta kishte ndaluar Ramën me herët, dëmi nuk do ishte ky. Edi Rama tashmë e ka humbur Kosovën. Por kjo nuk është e keqja më e madhe. Që sot e tutje, raportet politike midis Prishtinës dhe Tiranës nuk janë më të njëjta dhe do të duhet shumë kohë dhe vullnet që pas ikjes së Ramës ato të kthehen në normalitet.

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTET/ Rama thikë pas shpine Kosovës, marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, duke fshirë Kosovën nga harta.

DOKUMENTET/ Rama thikë pas shpine Kosovës, marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, duke fshirë Kosovën nga harta

Mund të quhet pa frikë një thikë pas shpine që Shqipëria i ka bërë Kosovës me marrëveshjen e fshehtë që Edi Rama ka bërë në Beograd me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Në dokumentin e siguruar nga gazeta Zëri në Prishtinë, është zbardhur edhe kjo marrëveshje e pistë.

Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës Qeveria e Shqipërisë dhe e Serbisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Një veprim i tillë i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetërorë të vendit

Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviç, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ky veprim i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviç, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me këtë kishin rënë dakord që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit.

Pak muaj pasi ka nënshkruar protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zëvendëskryetares së Bashkisë së Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Pas sa vitesh do bëhemi Europë.

Kategori
Uncategorized

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma
Tre herë n’ditë kërkoni sherr.
“Bijt e shqipes” rritë me kryma
farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri
Benza, kurva, vijnë e shkojnë
Veç hajduta në Qeveri
pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri
lekët bukës i blejn gazetë(!)
era shurrë vjen pas çdo muri
Era mut posht e përpjetë

Kisha, tyrbe e xhami
Priftër, dhjako e hoxhallarë
Mut me lule Shqipëri!
Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!
Lart, më lart se Mali i Dajtit
Nuk t’u sosën kurr fishekët!
qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti
sikur t’ishte qen rrugaç…
Vrasësi merr Medalje Shteti(!)
Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!
Bini Toskë e bini Gegë!
karakurvë ke gazetaren
Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër
gjysh stërgjysh e baballarë
Bajnë orgji e hanë si mbretër
Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku
Shkollat plot me… heroinë
Ku hedh valle sërbi e greku
Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugët me kakërdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite
Herë me dajre herë me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!
Prap me gisht në gojë ti ngele,
“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite
Kur në Vlonë ngritën Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrë vrapin me galop
Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak
drogë, alkool, Euro, dollarë,…
vend që vritesh veç për Gjak!
Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!
Dil, moho Martirët e tu.
Sot të thonë “putana” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtës?
Ku janë trimat e çlirimit?
Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!
Janë tek varret në Çamëri!
Janë tek Fushë e Domosdovës!
Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatë e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.
Kujt t’i them: – Të qofsha falë?
Ku janë djemt që kishte Vlora?
Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth në gjunj Flamurin.
Hajnat rrugën nuk m’a hapin
Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit
Kaloj male si i marrë
Veç të shkoj tek Guri i Cakut
T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca
Jargë e qurra atdhetare
Para Flamurit seç ngeca
S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur
Njerz që flisnin çuditërisht
Në mes sheshit të uritur
Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrë e bëja fora.
Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur
ishte andërr… mos e zgjat!
Mosha plakë m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrun në krevat!…

Kategori
Uncategorized

Edi Rama i kërkon Ilir Metës ta largojë ministrin Manjani për deklaratat e tij.


Edi Rama i kërkon Ilir Metës ta largojë ministrin Manjani për deklaratat e tij

Ylli Manjani nuk ndalon. Ai si përherë, origjinal në deklarata e qëndrime, krejt ndryshe nga pjesa tjetër e qeverisë flet hapur. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që qeveria të nxjerrë ushtrinë për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra deri më sot nga një anëtar i qeverisë Rama përsa i përket situatës se kultivimit dhe trafikut të drogës.

Manjani pranon kështu se gjendja është emergjente, përkundër deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama apo ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët përpiqen ta fshehin atë me të gjitha format.

“Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaja natyre”, u shpreh Manjani.

Një ditë pasi deputeti Ben Blushi deklaroi se mbjellja e kanabisit është një politikë shtetërore ekonomike, Ministri i Drejtësisë thotë se ky fenomen është i ngjashëm me piramidat financiare që goditën shqipërinë në periudhën ’96-’97 dhe se prej tij vendi do të ketë vetëm varfëri. Ai tha se perceptimi i të gjithë shqiptarëve është se në këtë vend droga është një fenomen i përhapur gjerësisht.

“Ky nuk është një biznes që siguron mirëqënie, por siguron varfëri dhe shton krimin, kriminalizon shqoërinë. Është e ngjashme me efektet e piramidave financiare. Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim porporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

Deri tani, ushtrinë në terren për të luftuar narkotrafikantët e ka nxjerrë vetëm Kolumbia. Ndërsa në Shqipëri, deri tani ushtria ka dalë në terren vetëm për të mbledhur plehrat nëpër rrugë kombëtare.

Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama dhe nga informacione të besueshme thuhet se Rama është nxehur shumë dhe do ti kërkojë Ilir Metës që ta largojë si ministër, pasi po kundërshton autoritetin e kryeministrit. Në fakt vetëm ministri i drejtësisë flet hapur dhe pa frikë ndër ministrat e qeverisë, edhe kur nuk i pëlqen kryeministrit. Deklarata e ministrit Manjani se duhet të dalë ushtria për të luftuar hashashin tregon se fenomeni është bërë shkatërrues për vendin dhe imazhin ndërkombëtar.

Kategori
Uncategorized

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme.

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme

18:06, 17/10/2016Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për kontrollin e mbetjeve të importuara. Përmes një reagimi me shkrim pas kërkesës së ABCNews, Komisioni Europian kërkon që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet europiane përpara se të nisë importi.

Komisioni Europian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin  e lëvizjeve të mbetjeve në Shqipëri. Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.

“Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloret e BE-së , duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të mbetjeve në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme, ndërtimit të instalimeve të mbetjeve” shprehet KE-ja në përgjigjen e drejtuar mbi kredibilitetin e importit të mbetjeve në Shqipëri, kur vendi arrin të riciklojë vetëm 30% të mbetjeve të vendit. Në këtë përgjigjje, ekzekutivi europian nënvizon dukshëm dobësitë e Shqipërisë lidhur me kapacitet për menaxhimin dhe importin e mbetjeve:

“Forcimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve është kyç, pavarësisht regjimit të importit të mbetjeve, që është në fuqi aktualisht. Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme , si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për  minimizimin e mbetjeve nëpërmjet parandalimit të mbetjeve, grumbullimit të diferencuar dhe riciklimit. Në këtë kontekst, është i domosdoshëm sigurimi i kapaciteteve administrative dhe teknike së bashku me investime themelore. Zgjidhja e problemit të mbetjeve në Shqipëri është një çështje serioze dhe kërkon teknikën dhe financat e duhura, vullnetin politik, dhe ndërgjegjësimin e publikut” thuhet në përgjigjjen e KE-së.

Komisioni Europian rikujton, se në bazë të progres-raportit të vitit 2013 për Shqipërinë , thuhet se “Menaxhimi i mbetjeve mbetet një çështje serioze shqetësuese në Shqipëri. Ndarja e mbetjeve nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta. Industria e riciklimit është sapolindur dhe ka nevojë të importojë materialet e nevojshme të para nga jashtë vendit. ”

Bashkimi Evropian shprehet i gatshëm për t’i ofruar Shqipërisë legjislacionin dhe praktikat më të mira në përputhje me standardet e BE-së.

Kategori
Uncategorized

Rama-Fuga-Bolino dhe portalet që u janë bërë ‘kancer’.

Rama-Fuga-Bolino dhe portalet që u janë bërë 'kancer'

“Por kanceri i vërtetë janë faqet ueb, të krijuara në vitet e fundit…”

Kjo shprehje monumentale kundër lirisë së shprehjes, nuk i përket diktatorit koreano-verior Kim Jong dhe aq më pak Fidel Kastros së Kubës. Janë fjalë të dala nga goja dhe zemra e italo-shqiptarit Karlo Bolino, i cili e mban veten si një pionier i medies së lirë, në Shqipërinë e post komuniste.

Ky mllef dhe kjo urrejtje për portalet dhe faqet ueb që kanë plotësuar vitet e fundit mozaikun bardh e zi, të një tufe mediesh të ashtuquajtura klasike dhe tradicionale të atrofizuara, të cilat nuk e fshehin më padronin e radhës është edhe thelbi i një shkrimi të gjatë në gazetën e tij, nënshkruar nga vetë Karlo Bolino.

Në pamje të parë ky shkrim triumfalist, duket sikur është bërë për të treguar sesi Bolino “duke fluturuar deri në SHBA” arriti të mbyllë një portal opozitar siç është Hashtag Albania dhe të kërcënojë duke futur në “listën e zezë” faqen e famshme në FB “Lolita”, e cila ironizon çdo ditë sukseset e Rilindjes dhe shërbëtorëve të saj mediatik.

Por në fakt thelbi i artikullit është krejtësisht tjetër; kërcënim i hapur për të gjitha mediet online që kritikojnë Edi Ramë&Co dhe tenderlëpirësit e tij.

Pas një fushate të paprecedentë të kryeministrit nëpër studio televizive, livadhe fshatrash me fermerë, auditorë studentësh, në faqen e tij në FB e Tëiter, e ku të mund kundër “medieve të kazanit”, lufta ndaj çdo zëri kundër ka kaluar në një fazë tjetër; mbyllje dhe kërcënime me gjyqe.

Karlo Bolino nuk e fsheh se është mik me kryeministrin, kryetarin e bashkisë dhe shumë ministra të tjerë. Reklamat shtetërore nga taksapaguesit shqiptar vërshojnë në mediet e tij, të cilat nuk mund të thuhet se janë ndër më të ndjekurat.

Por as Edi Rama dhe lukunia që i vjen pas për përpunimit të opinionit publik, nuk e fshehin fare që Bolino “çon ujë në mullirin” e tyre. Ky shkrim ku faqet ueb “të hapura vitet e fundit”, cilësohen si “kancer” duket sikur është gatuar në guzhinën e Edi Ramës dhe posaçërisht në komjuterin e Endri Fugës.

Aq shumë  i entuziazmuar ka qenë për këtë editorial shefi i përpunimit të imazhit virtual që ka filluar ta besojë edhe vetë Rama, sa që nuk ka rezistuar dot, për të fshehur bashkë autorësinë në këtë fletërrufe kundër portaleve që kritikojnë Rilindjen. Vetëm pak minuta pas hedhjes së shkrimit te Shqiptarja.com, Fuga nxiton ta hedhë në faqen e tij në Tëiter.

Etiketimi “kancer” që u është bërë portaleve të hapura vitet e fundit është i rëndë, por mund të jetë edhe i vërtetë, përderisa thuhet me alarm nga propaganda e Rilindjes. Aq shumë i përmend Rama këto medie “kancer”, çdo ditë, sa herë të ketë rast dhe mundësi, sa që ato vërtet mund të jenë kthyer në një “kancer” për kancerin që ka kapluar Shqipërinë me këtë qeverisje të korruptuar që të vetmin shpëtim sheh ekonominë kriminale të kanabisit.

Kur vetë i sëmuri këmbëngul, mjekët dorëzohen, e lënë në hall të vet!

Kategori
Uncategorized

Rilindja e djallit veshur me Prada.

Nga Albano Zhapaj

Filozofia, si mjet i përdorimit politik,  është pjesë e jetës së përditshme dhe ka ndikuar gjithmonë të gjitha fushat e dijes dhe të jetës,  duke komunikuar atë çka i intereson politikës, nëpërmjet përdorimit të elementëve zakonorë më të dashur apo dëshiruar  të një populli në periudha të ndryshme, përfshirë edhe elementë të modës si metodë efikase dhe imponues në popull,  për të importuar perceptimin e ndryshimit për mirë të një shoqërie të caktuar.

Politika e ndryshimit nëpërmjet luksit të modës dhe ngjyrave të ndezura  kushtëzohet gjithmonë nga mendimi, nga filozofia dhe nga komunikimi persuaziv (imponues/bindës) në momente të caktuara historike dhe kjo është konsideruar në vende të tjera evropiane si një fenomen që sjell ndryshime të konsiderueshme sociologjike. Edhe Italia, në qeverinë e dytë “Berlusconi”  u magjeps nga ngjyrat e bukura dhe pafundme mediatike që i jepeshin realitetit, aq sa pësoi një transformim edhe në mënyrën e të perceptuarit të arritjes së mirëqenies dhe begatisë personale e familjare.

Rrjetet e mëdha mediatike të atëherë Presidentit, Kavalier Berlusconi, kryen efektin e tyre social, duke bërë që shumica e italianëve të fillojë të ëndërrojë se edhe ata mund të arrinin të bëheshin pjesë e mirëqenies, të ngjashme me atë të Berluskonit dhe të mund të jetonin më mirë e pasuroheshin, falë kapaciteteve që ofronte ultramiliarderi president (ne i themi kryeministër), i zhytur në luksin e shfrenuar të modës, ngjyrave, femrave të reja e  të bukura dhe komunikimit karizmatik nëpërmjet batutave, humorit, talljes më kundërshtarët, e sidomos përçmimin ndaj vartësve. Rezultatet normalisht u panë që dolën ndryshe: Italia nga një shoqëri prodhuese u shndërrua në një shoqëri shërbimesh. Njerëzit u zhgënjyen por jeta vazhdon, në mos njëri tjetri, do ta qeverisë edhe Italinë, apo jo…!

Fenomeni i të bërit politikë ëngjëllore, të mashtruarit dhe të vjedhurit jo aq me lezet por hapur fare, ku e domosdoshme është që djalli të jetë i veshur me Prada, është një fenomen tepër kompleks që karakterizon fuqishëm shoqërinë e (jo)konsumit në të cilën jetojmë. Në një vend si Shqipëria ku kaosi ka shumëfishuar kompleksitetin, ku vlerat janë kamufluar me antivlerat, ku rezultati duartrokitet  pavarësisht mënyrës me të cilën arrihet, ku disfatat raportohen me buzëqeshje nga djaj të veshur me “modën e fundit”, ku ngjyrat e ndezura të sipërfaqes  mbulojnë  zbehtësinë e përmbajtjes,  ku vijat e bardha në rrugë (në formë pentagrami) bien më fort në sy se sa gropat anës saj, ku të jesh i varfër është sinonim i përuljes përpara shtetit dhe të jesh i pasur sinonim i përuljes së shtetit,  ka vend për shumë e shumë  pyetje, ka vend për meditime, reflektime, pra ka një hapësirë të mjaftueshme dhe të bollshme për të bërë filozofi.

Në këtë vend djalli politik i (pu)shtetit e ka kuptuar se për t`u shitur si ëngjëll, duhet të vishet me Prada dhe kur të flasë të përdorë gjithë elementët komunikues që karakterizojnë “naivin dhe të drejtin”, mundësisht të vet emocionohet kur tregon për vuajtjet e jetës së tij, pra djalli e ka kuptuar se midis politikës dhe shoqërisë qëndron moda, në një distancë aq të dukshme e të afërt, saqë ulet këmbëkryq arave “gju më gju me popullin” për t`i reklamuar këtij të fundit “sukseset dhe arritjet epokale”, ndryshimet rrënjësore dhe qasjen e re me njerëzit dhe mjedisin. Sovrani e duartroket, asgjë nuk kupton nga përmbajtja, pasi forma është më e shkëlqyeshme, e sheh oratorin-djall të buzëqeshur, me humor, dhe të veshur me aq ngjyra të bukura e të larmishme, nuk i shkon mendja në gjëra të këqija, edhe sikur të dojë.

Tek e fundit edhe doktori, momentalisht,  të shëron me fjalë të bukura, por gjithsesi nuk e bën dot pa veshjen e duhur, prandaj domosdoshmërisht i duhet përparësja e bardhë, bile sa më e bardhë, aq më i madh efekti tek pacienti. Për analogji edhe djalli duhet të vishet me Prada,  përndryshe nuk e bën efektin e duhur të propagandës të tij. Edhe ne, populli i thjeshtë, kur jemi mes miqsh, si të gjithë njerëzit kudo në planet, kur dëgjojmë që flitet për arritje apo suksese nga dikush me “fytyrë ë re”, karizmatik, që për më shumë se nëpërmjet fjalëve na flet nëpërmjet “modës” e kostumit të bukur, kravatës shumëngjyrëshe, përpara sfondeve të ri lyera të pallateve të vjetra, apo duke pirë një gotë shampanjë në bordin e avionit apo jahtit të tij personal, na vjen të mendojmë e të besojmë se kjo “fytyrë e re” ja vlen të na qeverisë, të na sjell ndryshimin, pra të na bëjë edhe ne të kemi mundësinë t`i kemi dhe shijojmë ato që ka ai. Ja që historia qenka e destinuar të përsëritet diku tjetër dhe nuk ma do mendja të jemi popull më i zgjuar se italianët.

Kohët e fundit komunikimi nëpërmjet “modës”  është kthyer (për djallin!) në një fenomen kryesisht politik për shkak se, si gjuhë e simboleve të figurave e ngjyrave komunikon, tek kundërshtari apo partneri, diçka të pashkruar dhe kjo diçka dihet që nuk ka një kuptim të caktuar në shoqërinë në të cilën jetojmë. Kur djalli zgjedh të vesh një “kostum të caktuar Prada”, nuk e bën sepse është i  tërhequr më shumë nga vlera e tij monetare, sesa nga vlera e tij simbolike, pasi vlerat simbolike bëhen më qartë objekt i interpretimeve të shumta, edhe pse mund të mos kenë vlera të njohura dhe sanksionuara shoqërore.

Kjo historia e djallit, që vishet me Prada, për të kaluar në sytë e miletit si ëngjëll mund të duket një gjë e zakonshme dhe, në një çast reflektimi, nuk bie në sy si fenomen në vetvete, por në fakt ajo reflekton një problem më të gjerë: garda e re (e djajve!) nuk e njeh më gardën e vjetër, duke propaganduar se ndryshimi i sotëm nuk kalon nëpërmjet reformimit të përmbajtjes por ndërtimit të një kategorie të re estetike, duke e shitur të vjetrën si të pavlerë dhe pa të ardhme, pikërisht se e vjetra është e “vjetëruar”. Kush nuk ka mëkatuar mjaftueshëm dhe nuk e beson këtë teori, le të hedhë gurin e parë dhe të shpjegojë nëse fenomeni nuk po ndodh realisht.

Engjëjt e vërtetë, intelektualët, ata që gjithmonë pëlqejnë të jetojnë të lirë, dëshirojnë që jeta dhe liria e vendit të jenë të paprekshme, dhe të pandikueshme nga dikush apo diçka. Është pikërisht besimi i tyre se liria është një vlerë e patjetërsueshme, ajo që i bën intelektualët e vërtetë, që të mos shpenzojnë në “Prada”  por të vishen thjesht e hijshëm në magazinat e prodhimeve në “seri” dhe përçmuar çdo gjë që në vlerë monetare është superiore aq shumë sa ti mbivendoset vlerës së lirisë.

Për njerëzit e vërtetë luksi i shfrenuar dhe ngjyrat e kostumeve të djallit nuk përbëjnë dallimin në mes të kulturës së lartë dhe kulturës së ulët. Por, po të gjykojmë fukarallëkun deri në mizerie, në kohën(qeverisjen) në të cilin po jetojmë, kuptojmë se po jetojmë në epokën e ndotjes;  ndotjes së vlerave nga antivlerat apo jovlerat, ndotjes së fisnikërisë nga batakçillëqet, ndotjes së ndershmërisë nga hajdutllëku, ndotjes së pastërtisë rinore nga korrupsioni i epsheve pusht(etare), ndotjes së realitetit nga virtualiteti, ndotjes së të mirës nga e keqja, gjykojmë se kemi arritur momentin ku e kemi pothuaj të pamundur për të përcaktuar kufij të qartë.

Nëse hapim të shikojmë lajmet në televizion, ato më së shumti janë zhytur në lajme estetike dhe monologje (pu)shtetarësh, ndërkohë që kanë zhvilluar potencialin ekspresiv dhe artistik të lidhur ngushtësisht me mesazhin që politika e “modës në fuqi”, kërkon të përçojë në popull.

E, ndërkohë, që ne përpara televizorit përpiqemi, sa herë që dëgjojmë monologjet dhe batutat plot humor, të reflektojmë përse  “ëngjëlli ynë shpëtues”, djalli i veshur me Prada, e ka zgjedhur sot atë lloj shfaqjeje monologjike, atë kostum, atë kravatë plot ngjyra e fantazi dhe kujt ëngjëlli botëror kërkon t`i ngjaj më tepër, ne kuptojmë se pas gjithë kësaj ka një studim, komunikim e reflektim, pra një filozofi të ndërtuar mbi një qëllim të pastër e të qartë: jetëgjatësinë e sundimit nëpërmjet mashtrimit të djallit të  veshur me Prada…!

Kategori
Uncategorized

Tahir Muhedini: Gjyshi im, kryetar në Paramithi. Grekët therën 28 vetë, fëmijët i dogjën të gjallë.

Tahir Muhedini: Gjyshi im, kryetar në Paramithi. Grekët therën 28 vetë, fëmijët i dogjën të gjallë

Deputeti me origjinë çame, Tahir Muhedini, ka rrëfyer për herë të parë, historinë tragjike të familjes së tij dhe fisit të tij në Çamëri. Ai u tha në fjalimin e fundit në Kuvend, kolegëve deputetë, se do të shkonte t’u vendoste gjyshërve të tyre, një tufë me lule në varre për t’iu kujtuar atyre se ai vetë nuk e ka një varr të gjyshërve të vet dhe sensibilizuar për Çështjen Çame. Ja çfarë tregon Tahir Muhedini për Gazeta Shqiptare:

“Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therën në një ditë, në 27 qershor 1944. Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.

E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.

Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos ligji i luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar.

Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal  Frashëri, që dinte gjermanisht, dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri.

Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithi, dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 veta. Akuzonin se i kishin vrarë çamët. Arriti të shpëtonte vetëm një shqiptar.

Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therën, fëmijët i dogjën të gjallë. Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat, dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.

Kategori
Uncategorized

Edi Rama nuk është Shqipëria.

Berat Buzhala

Janë disa forma se si ne duhet të njihemi me mirë me njëri tjetrin. Njëra prej tyre padyshim qenka edhe kjo e ditëve të fundit. Kjo nuk është e vetmja mënyrë, e as më e mira, por është njëra prej tyre. Pak brutale, por efikase.

Si filloi e gjitha?

Çështja është shumë e thjeshtë: Vizita e Ramës në Beograd, si dhe ideja e tij, modeste, për t’i dhënë fund armiqësisë shumë shekullore serbo – shqiptare. Rama po mendon që e ka gjetur çelësin (jo atë të Bregovicit) e pajtimit, për konfliktin që zgjat qe disa shekuj, e që ka lënë prapa qindra mijëra viktima, në mos miliona.

Ndoshta ai tash edhe po e sheh veten, bashkë me Vucicin duke e ndarë Nobelin për Paqe në Stockholm, vitin e ardhshëm. Në fakt edhe do ta meritonin, sepse po i bëjnë bashkë dy popuj, e bashkë me të ndoshta edhe krejt Ballkanin. Rama, po ta arrinte këtë do ta meritonte Nobelin jo vetëm për paqe, por, nëse ka një të tillë, edhe për Biologji. E ka zbuluar kodin human të politikës serbe. Kuptohet këto çmime do t’i fitonin po të kishte mundësi të korruptimit.

Pra kjo është çështja. Këtu edhe filloi. Te deklaratat e Ramës për pajtimin historik të serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo u përsërit në takimin e tyre të fundit.

Dhe pastaj thanë, gati si me humor se ishin pajtuar që për një gjë nuk mund të pajtoheshin: Për çështjen e Kosovës. Se Vucic thoshte se Kosova është krahinë e Serbisë, kurse Rama se Kosova është shtet i pavarur.

Më falni?

Pra, të dashur miq në Shqipëri, nëse Rama dhe Vucici nuk u pajtuakan për Kosovën, atëherë për çfarë pajtimi po flasin ata? A nuk ishin të pajtuara Serbia dhe Shqipëria? A nuk njihen si shtete në mënyrë reciproke? A nuk kanë ambasadorë në vendet reciproke? Shqipëria, pas vitit 1999, as që kufizohet me Serbinë. Madje as që kanë luftuar ndonjëherë me njëra tjetrën, këto 100 vitet e fundit.

Serbia ka qenë dhe është në armiqësi me shqiptarët, por me ata të Kosovës. I ka vrarë mbi 10 mijë, gjatë viteve 1997-99. I ka dëbuar mbi një milion gjatë kësaj kohe, një pjesë të madhe në Shqipëri, por për hir të së vërtetës edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetkë.

Jo vetëm kjo: Serbia, ose ish-Jugosllavia, gjatë kohës së komunizmit, i pati dëbuar gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës për në Turqi.

Jo vetëm kjo: edhe para Luftës së Dytë Botërore, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, Serbia ka dëbuar shqiptarë nga Kosova, ka realizuar pastrim etnik, të përkrahur, në mes tjerash, edhe prej titanëve të saj të letërsisë, si bie fjala Ivo Andric, që u citua me dashuri nga Rama në Beograd, por për të cilin bien në dy gjunjë edhe gazetarë të shquar në Tiranë, të cilët kanë arritur ta bëjnë dallimin prej Andricit njeri dhe Andricit shkrimtar. Bravo që e keni bërë, nuk ka qenë punë e lehtë. Por mos harroni, sikur të mos ishte Andrici shkrimtari i madh, as që do të flisnim për Andricin njeriun e keq. Ishte shkrimtari fillimisht që e bëri njeriun e keq.

Sa e kemi mësuar nga historia, kontakti kryesor i Shqipërisë dhe Serbisë gjatë kësaj kohe ka qenë në kohën e Mbretit Zog, kur ky i fundit ishte kthyer në pushtet me ndihmën e serbëve, që si shenjë falënderimi pastaj filloi t’i vrasë patriotët nga Kosova. Pastaj gjatë Luftës së Dytë Botërore, përpara hundëve të forcave të Enver Hoxhës (jo ministrit tonë) forcat serbe kishin kryer masakra të papara në territorin e Kosovës. Të mos flasim pastaj për tri vitet e arta të raporteve Shqipëri – Jugosllavi, Enver – Tito. Dhe edhe kur ndodhi prishja, kjo nuk u bë për Kosovën.

Këtë digresion historik bëra, jo për të nxitur animozitete të tjera, por për t’u përgjigjur në konstatimet paushall se Kosova është ndihmuar shumë këto 100 vite nga Shqipëria. Kjo nuk është gjithaq e saktë. E kundërta është më e saktë: Kosova ka bërë shumë për Shqipërinë këto 100 vitet e fundit. Ka qenë për të mburojë e mishit dhe e gjakut. Dhe kush ishin agresorët? Ishin serbët pra.

Të dashur miq nga Shqipëria, kjo është esenca: Për çfarë pajtimi po fliste Rama? Dhe çfarë është tepër e rëndësishme, madje në mënyrë kritike e rëndësishme: A e ka marrë Rama pëlqimin e Prishtinës për të na pajtuar me serbët? Ose a i ka kërkuar Kosova atij që të na pajtonte me ta, apo i ka kërkuar Vucici që të na pajtojë, ose çka dreqin po ndodh kështu? Në mes të dy qeverive, kësaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ekziston edhe një protokoll bashkëpunimi, për të informuar njëra-tjetrën për takime të rëndësishme. A ka ndodhur një gjë e tillë? A ka biseduar Rama me dikë në Prishtinë për këto iniciativa?

I lexova këto ditë me vëmendje edhe Mero Bazen, edhe Blendi Fevizun, edhe Andi Bushatin. Për të tre ata e kam respektin maksimal. Madje u gëzova që këta më në fund janë në një mendje për diçka. Nuk ju ka ndodhur një gjë e tillë këto 20 vjet. Mirëpo ajo çfarë nuk më gëzoi ishte tendenca e tyre për t’u rreshtuar krah Ramës pa kushte. As edhe një fjalë të vetme për iniciativën e tij megalomane për pajtime historike. Asnjë fjalë për vizitat e tij të njëpasnjëshme në Beograd. Asnjë fjalë për citimin që ai i bëri Ivo Andricit, njërit prej strategëve serb për politikat antishqiptare. Jahudinjtë edhe sot e kësaj dite kanë probleme serioze me muzikën e Wagnerit, e cila ishte përdorur, pa dijeninë e tij, sepse ai kishte vdekur, për tortura dhe për fushatë naziste.

Prandaj, për të gjitha këto arsye, si është e mundur që të insistoni në nënvizimin e faktit se Kosova po e dëbon Shqipërinë nga e ardhmja e saj. Kjo nuk është e vërtetë. Kosova nuk dëshiron ta pranojë vizionin e Edi Ramës, për të ardhmen e saj. Deklarata e tij sterile, madje në formë batute, se nuk u pajtuakan me Vucicin për Kosovën nuk do të thotë asgjë. Është e dëmshme.

Në biseda private, disa prej miqve të mi në Shqipëri, po më thoshin se “Rama është idiot” është “mashtrues”, dhe epitete tjera anatomike. Sipas tyre nuk duhej t’i kushtonim vëmendje se çfarë thotë ai. Unë mendoj që Rama është fillimisht Kryeministër i Shqipërisë, dhe në këtë cilësi ishte edhe në Beograd, e jo në atë të epiteteve të mësipërme.

Nacionalistët primitivë në Kosovë, por edhe këta në Shqipëri që sapo e kanë zbuluar dashurinë ndaj Kosovës, më akuzuan që i thashë Ramës mos fol në emrin tim në Serbi. U sulen të thoshin “Po në emrin tim”, sepse Rama qenka kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Në të gjitha format dhe trajtat kjo është e pasaktë. Rama nuk është Kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Sepse ne nuk e kemi një mbiqeveri dhe një mbikryeministër dhe pastaj edhe disa miniqeveri për punë lokale. Tek e fundit, shtrohet pyetja, a kishte folur në emrin tim (tonë) edhe Kryeministri i Shqipërisë, ose i shqiptarëve, Fatos Nano, në Kretë, kur kishte takuar Milloshevicin. Edhe Nano ishte Kryeministër, sikur që është Rama tash. Kosova e kishte refuzuar fuqishëm qëndrimin e Nanos se Beogradi është kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës.

Pra, nuk është në pyetje pozita e Kryeministrit. Në pyetje është se çka thotë ai Kryeministër.

Sigurisht që në Shqipëri thonë se “Nano ishte karagjoz dhe i papërgjegjshëm”. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por, prapë, dëmi është i njëjtë.

Në disa shkrime të mia e kam thënë se Rama është i fundit që duhet të flasë për Kosovën, tash jo si Kryeministër i Shqipërisë, por si një individ krejtësisht naiv për zhvillimet në rajon. Ai bashkëpunimin rajonal e kupton si një ekspozitë artistike. Si art bashkëkohor. Ai nuk e ka asnjë referencë tjetër. Krejtësisht i papërgatitur. Ai është lideri i vetëm në rajon që i beson Vucicit, i cili me ngulm po kërkonte partner në Ballkan. Këtë mundësi nuk ia dha Kroacia, por as Greqia. Për çudi, po ia jep Edi Rama, duke e lavdëruar Serbinë për sjellje shumë evropiane, madje më evropiane se shtetet evropiane, kur është fjala për refugjatët. Jashtëzakonisht korrekte si deklaratë, por cila është nevoja të thuhej? Pse duhet që shqiptarët ta ngrenë Vucicin në pishtar të sjelljeve evropiane?

Pra, miq të dashur, reagimet që vijnë nga Prishtina duhet t’i kuptoni si reagim ndaj Ramës, e jo reagim ndaj Shqipërisë.

Ju me të drejtë mund të thoni se edhe liderët e Kosovës po takohen me ata të Serbisë. Kjo është shumë e saktë, por takimet e tyre janë sipas detyrës zyrtare, të detyruar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Sigurisht që i kemi pikëpyetjet tona për këto takime. Këta liderë edhe do ta paguajnë çmimin për çdo gjë që bëjnë ditën kur mbahen zgjedhjet. Por cila është përgjegjësia e Ramës? Çfarë përgjegjësie ka ai? Ose çfarë zori ka ai? Pse po i duhet me kaq ngulm t’ia tregojë botës fytyrën tolerante të Serbisë? Rama ka mjaft opsione për t’u takuar. Askush nuk pret nga ai që të marrë barrën e Ballkanit mbi supet e tij. Ai nuk mund të jetë më i afërt me Serbinë, sesa, ta zëmë Millo Gjukanovic i Malit të Zi.

Miq të dashur në Shqipëri, për fund, unë besoj që ne mund të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin. Mund të ndihmojmë njëri tjetrin, pa pasur nevojë që këtë ta bëjmë nga Beogradi, e as me një lloj pajtimi me Vucicin. Duhet të shikojmë shembujt e mirë. Kosova kurrë nuk do ta harrojë ndihmën që dha Shqipëria gjatë kohës së luftës. Qeveria shqiptare e vitit 1999 do të mbetet përgjithmonë në memorien tonë si shpëtimtarja e popullit të Kosovës, në orët e tij të liga. Ndihma e Mejdanit, Majkos, Berishës, Metës ishte vendimtare për Kosovën. Dhe mbi të gjitha ndihma e popullit shqiptar, i cili hapi dyert e tij për të pritur vëllezërit e tyre.

Shqipëria nuk është Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

85 fakte nga jeta e Dritëroit në 85-vjetorin e lindjes

agolli-kolazh

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij.

Patriarku i letrave shqipe mbush sot 85 vjeç, dhe me këtë rast “Tirana Observer” së bashku me një urim për ditëlindjen, boton 85 fakte nga jeta e patriarkut të letrave shqipe.

Që nga dëshira e tij e parë për t’u bërë veteriner, poezitë e para të botuara në “Zërin e Rinisë”, studimet në Shën Petërburg, familja, por edhe “bëmat” e kohës pa të cilat një njeri si Agolli nuk mund të imagjinohej.

1- Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit në qytetin e Korçës. Ai sot mbush 85 vjeç.

2- Agolli 16 vite të jetës i ka kaluar në Fshatin Menkulas, katër vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, katër vite në Shën Petërburg (atëherë Leningrad) të Bashkimit Sovjetik.

14238251_1337583289600374_6540270614399925720_n

3- Që nga mosha 25 vjeç jeton në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.

4- Në moshën nëntëvjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmend shpesh në kujtimet e tij.

5- U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më katër tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën.

6- Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës.

2-agolli

7- Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin, i cili jeton në Rusi.

driteroi-10

8- Në Rusi Agolli u kthye pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë. Udhëtimin e tij në Shën Peterburg e bëri në vitin 1991, kur mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk kishte më sistem komunist.

9- Ditëlindja e Dritëro Agollit përkon me rilindjen e një tjetër gjiganti të letrave shqipe. Më 13 tetor ka lindur Millosh Gjergj Nikolla. Në të njëjtën datë, 20 vite më pas, lindi dhe Dritëro Agolli.

10- Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori shqiptar.

driteroi-12

11- Veprën e parë Agolli e botoi në vitin 1958. Është vëllimi i parë me vjersha “Në rrugë dolla”, i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Më pas, sprova e dytë letrare është përsëri me poezi, vëllimi “Hapat e mia në asfalt”.

12- Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.

13- Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.

14- “Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.

driteroi-9

15- Momentet më të hidhura të jetës së tij Agolli i kujton me shkrimet që ka lexuar nga autorë të ndryshëm pas viteve 1990 në adresë të tij. Por hidhërimi ka qenë më i madh kur autorët janë miqtë e tij të dikurshëm apo njerëz që i ka ndihmuar në krijimtarinë letrare.

16- Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kalon një nga momentet më kritike. I duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.

agolli-ne-kater-kohe-768x576

17- Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij politike teksa u rreshtua në forcat progresiste. Një veprim që i kushtoi shumë në sytë e komunistëve që kërkonin të mbanin me fanatizëm sistemin.

18- Dritëro Agolli ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit. Në adresë të tij u dërguan letra kërcënuese për të personalisht dhe familjen e tij.

19- Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje në pallatin e tij pas sinjalizimeve për ndonjë sulm të mundshëm nga huliganë.

20- Dritëro Agolli ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992.

21- Gjatë kohës së komunizmit Agolli ka mbajtur këto detyra: kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.

22- Dritëro Agolli ka qenë që në vitet e ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të veçantë në reformimin e kësaj partie. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.

driteroi

23- Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Pas largimit të deputetit të PS-së, Bardhyl Agasi, Agolli zëvendësoi atë.

24- Agolli kujton si momentet më të lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja.

25- Agolli është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit. Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin Kuvendit.

26- Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.

27- Dritëro Agolli ka thyer edhe parimin se vetëm pas vdekjes bëhesh legjendë. Ai që tani është një legjendë e letrave shqiptare, në këtë mënyrë shkolla 9-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, Menkulas, që tani mban emrin e tij.

28- Por jo vetëm shkollat mbajnë emrin e Dritëro Agollit. Tashmë në Tiranë një shtëpi botuese ka pikërisht emrin e Agollit. Shtëpia botuese quhet “Dritëro” dhe është ndër shtëpitë botuese më të mira në Tiranë.

13876345_1301082713250432_316582595544470722_n

29- Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.

30- Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”.

Agolli është dekoruar para disa ditësh edhe me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, siç e quajti Agolli, “Republika e Shqipërisë përtej Drinit”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi vetë në banesën e shkrimtarit për t’i uruar 85-vjetorin e ditëlindjes, por dhe për ti dorëzuar dekoratën.

14572179_1365764210115615_6308689278100495814_n

31- Dritëro Agolli është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranes në vitin 2003. Ceremonia është zhvilluar me rastin e përvjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë dhe çmimi iu dorëzua nga kryebashkiaku i asaj kohe, Edi Rama.

32- Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në Letërsi. Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.

33- Nuk numërohen vlerësimet që i janë bërë legjendës së letrave shqipe. Ndër më të qëlluarit është vlerësimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka, me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane”.

34- Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985. Por ata ishin një përjashtim i jashtëzakonshëm në vitin e hershëm 1985! Pasi të përfshiheshe në Fjalorin Enciklopedik, në ato vite duhej të mos ishe më në jetë.

35- Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

36- Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.

37- Dritëro Agolli ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”. Më pas ai kaloi si shkrimtar i lirë i inkuadruar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

380 Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, Dritëro Agolli ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.

39- Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”.

40- Libri “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” është vepra që veç famës i solli dhe jo pak andralla autorit. Një vit pas daljes së tij, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.

41- Dritëro Agolli është nga ata shkrimtarë që nuk e ka braktisur asnjëherë të shkruarën me dorë. Ai nuk ka përdorur kurrë makinë shkrimi dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe bën edhe me kompjuterin.

42- Dritëro Agolli nuk mban numër personal celulari. Ai vazhdon të përdorë numër fiks. Ndërkohë në disa raste flet me numrin celular që mban bashkëshortja e tij, Sadija.

43- Dritëro Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këto kafshë dhe insekte: Kecat, dhentë, dhitë, maçoku, qeni, kali, lejleku, rabecka, pleshtat. Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këta njerëz të familjes: Gruan, babanë, nënën, djalin. Agolli u ka bërë poezi njerëzve që kanë pasur këto profesione: Berberi, biznesmen.

13882212_1299406183418085_4872707736499586827_n

44- Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec. Të ishe pijetar, do të thoshte të ishe një njeri që ta doje pijen, por të mos bezdisje të tjerët.

45- Një nga historitë më të famshme të treguara për pijet është ajo kur bashkë me mikun e tij, Niko Nikollën, gënjyen Sadijen sikur u kishte ardhur një shkrimtar turk me emrin Moskat Kanella dhe u duhej të ikin dhe ta shoqëronin. Në fakt u kishte ardhur dy litër raki “Moskat” që do ta shoqëronin me kanellë.

46- Një histori tjetër me pije është debati i famshëm mes Dritëroit dhe Niko Nikollës se kush pinte më shumë konjak. Vunë gotat radhë pas njëra-tjetrës dhe nisën garën se sa metra konjak kishte pirë njëri dhe sa metra konjak kishte pirë tjetri.

kadare_agolli

47- Në vitin 2005 ai është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar të jetë kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

48- Frazat më të goditura që Dritëro Agolli ka dhënë për shtypin pas ‘90-s janë: “Nëse PS është kënetë, ti Fatos je bufi i kënetës”; “shkërdhatokracia”; “Shqipëria tani është me dy shtete”.

49- Dritëro Agolli është shprehur se një nga ata që mund të futeshin në ambasadat e huaja në 2 korrik 1990 ishte edhe i biri i tij, Artani. Ai e kishte kundërshtuar këtë vendim duke i thënë se, nëse do të futej atje, ai do të mbyllej në një shpellë të thellë.

ismail-kadare-dhe-dritero-agolli

50- Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur. Agolli ka treguar në një intervistë se kryeministri Mehmet Shehu u është drejtuar të dyve: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”.

51- Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit.

52- Agolli së bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist.

53- Veprat kryesore të Dritëro Agollit janë shkruar gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë, edhe pse nën skematizmin e kohës, romanet tij kapin tema universale dhe janë të vlefshëm për të gjitha sistemet dhe të gjitha kohërat.

54- Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.

driteroi-8

55- Dritëro Agolli rendit dy shkrimtarë turq si miqtë e tij më të mirë të huaj. I pari, Jashar Qemal; si dhe shkrimtari satirik, Azis Nesin.

56- Karakteristika më e veçantë e Dritëro Agollit është thjeshtësia me të cilën komunikon, ulja në tavolinë, biseda e thjeshtë dhe mikpritja në shtëpi. Dhoma e ndenjes së tij është kthyer shpesh në dhomë bisedash mes miqsh, dashamirës, gazetarësh, por edhe njerëz të thjeshtë që kanë dashur vetëm ta takojnë.

57- Dritëro Agolli është i vetmi shkrimtar që pas vitit 1990 e ka takuar një personazh real, të cilin e ka pasur personazh në libra dhe në filma. Bëhet fjalë për Sejfi Protopapën, i cili është personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”.

58- Dritëro Agolli ka marrë cilësime të tilla nga politikanë, analistë dhe gazetarë: Patriarku i PS-së, mendimtari i të majtës, shkrimtari politikan.

59- Për kritikën letrare Agolli renditet në panteonin e letërsisë shqipe. Nëse në poezi Kadareja krijoi “Shqipërinë tjetër” që vinte nga lashtësia. Agolli gjatë viteve të diktaturën tregoi “Shqipërinë alternative”. Në krijimtari epiko-lirike që dallon nga pjesa tjetër e letërsisë së realizimit socialist.

driteroi-1

60- Gjatë krijimtarisë letrare, në të gjithë veprën e Agollit vihen re shtatë tipare kryesore në të cilat mbështetet arti i tij. Kulti i tokës dhe i bukës, shenjtërimi i njeriut dhe natyrës, raporti personal me botën, miti i atdheut, historia e të parëve, zhgënjim për kohën dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste.

61- Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tre libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist.

62- Në një intervistë të dhënë për median shqiptare, Agolli ka thënë që nga librat që ai nuk do t’i harrojë kurrë janë “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe librat me poezi “Pelegrini i vonuar”, “Në mesditë”, “Udhëtoj i menduar”, etj.

63- Gjeniut të letrave shqipe i është bërë edhe një bust. Shoqata e Devollit ka çelur në Menkulas një dhomë-muze, ku ka një kënd të veçantë edhe për bustin e tij. Busti është bërë nga skulptori i njohur, Mumtas Dhrami.

14238138_1336883956336974_3686014360432545347_n

64- Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”.

65- Shkrimtari i shquar, Dritëro Agolli, veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash. Filmi i parë për të cilin ai përgatiti një skenar dhe nuk shndërroi një krijim letrar në skenar ishte “Horizonte të hapura”.

66- Agolli, i cili është edhe autor i një sërë skenarëve për dokumentarë, ka megjithatë edhe një poemë që ka shërbyer si skenar për një dokumentar shqiptar me regji të Endri Kekos. Bëhet fjalë për “Partizanin Meke”, i punuar në një formë të cilën Dritëroi e quan origjinale dhe që ishte gjysmë film artistik dhe gjysmë dokumentar.

67- Librat me poezi dhe poemat më të njohura të Agollit janë: “Në rrugë dola”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll-Devoll”, “Mesditë”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”. Pas 1990-s “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Njerëz të krisur” “Vjen njeriu i çuditshëm”, “Lutjet e kambanës”, “Fletorkat e mesnatës”, etj.

14222352_1329580150400688_8332796401717407379_n

68- Dy janë dramat më të njohura të Dritëro Agollit. “Mosha e bardhë”, e cila u ndalua nga botimi gjatë diktaturës, si dhe drama “Fytyra e dytë”.

69- Shkrimtari që vuajti nga censura në diktaturë, në intervistat që ka dhënë në shtyp thotë se ka një tjetër censurë për krijuesit jo më pak të rrezikshme sesa e parë: “Censura e parasë”.

70- Agolli arriti sukses fillimisht si poet i tokës. Përmbledhjet e hershme me poezi “Në rrugë dola”, 1958; “Hapat e mia në asfalt”, 1961; dhe “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965; e paraqitën atë tek lexuesit si një poet lirik të sinqertë dhe të talentuar të tokës, dhe që tregoi teknikë mjeshtërore në vargjet e tij.

71- Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjithës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut.

13886403_1301082766583760_7206007476070167947_n

72- Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “Ëndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuar janë “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”.

73- Agolli në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.

74- Reportazhet e Agollit gjatë kohës që punonte si gazetar janë përmbledhur para viteve 1990 në një vëllim të veçantë. Si në çdo gjini tjetër të krijimtarisë letrare edhe këtu Agolli tregon një finese të veçantë dhe një mjeshtëri të rrallë.

75- Në veprat e një shkrimtari ka gjithmonë diçka për të rishikuar. Mirëpo dhe këtu Agolli bën ndryshim. Në ato të pakta ribotime që ai u ka bërë veprave pas 1990-s, nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që ka shkuar gjatë diktaturës.

12809555_1176330325725672_7290313579968339011_n

76- Në vitin 2007 një vëllim me poezitë e Agollit është përkthyer dhe në rusisht. Vepra përmbledh poezitë e tij më të mira dhe titullohet “Nga vjen kjo muzikë”. Është përkthyer një nga miku i tij gjatë kohës që ishte student në Shën Petërburg, Ilia Fonjakov.

77- Dritëro Agolli është një ndër rastet unikalë të krijuesve që edhe pas viteve të rinisë vazhdon të shkruajë poezi, madje dhe tani që mbush 85 vjeç. Ndërkohë që zakonisht pas viteve 30, krijuesit letrarë i përkushtohen prozës. Agolli vazhdon të shkëlqejë në të dyja gjenitë.

78- Për herë të parë Dritëro Agolli është takuar me Sali Berishën kur ky i fundit ishte ende fëmijë. Agolli kishte bujtur në kullën e të atit të Berishës në Viçidol të Tropojës, si shok i vëllait të Berishës. Ndërkohë më vonë koha i takoi përsëri në formacione të ndryshme politike.

79- Dritëro Agolli është i njohur dhe si përkthyes. Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e poetit Robert Bërns dhe nga frëngjishtja poezitë e poetit Pol Elyear, i cili ka dhe disa poezi për Shqipërinë.

14203354_1331987543493282_1927035160328696589_n

80- Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja. Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht. Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë.

81- Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

82- Prof. Dr. Shaban Sinani ka zbuluar se tema e diplomës së Agollit në Rusi ka qenë Migjeni. Në punimin e diplomës së Agollit me titullin “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni” është mbrojtur para jurisë në Universitetin e Petersburgut në vitin 1957, duke pasur si oponente albanologen e mirënjohur Agnia Desnickaja.

“Studimi u shkrua në gjuhën ruse kur autori ishte 26 vjeç, një vit para se të botonte vëllimin e parë me poezi “Në rrugë dolla”. Nuk qe punim diplome në studimet letrare, siç mund të na gabojë emri i Migjenit dhe siç shkruhet në jetëshkrime të autorit, por në publicistikë. Kjo është arsyeja pse D. Agolli veçoi në titull skicat, para tregimeve dhe poezive. Punimi i diplomës i Dritëro Agollit është studimi më i hershëm dhe më i plotë për Migjenin deri në kohën kur u mbrojt, në strukturë e në vëllim, me pesë kapituj e 115 fletë. Ai kishte të drejtë kur shkruante në hyrje të punimit se, në tërësinë e tyre, artikujt e shkruar për Migjenin deri atëherë në shtypin shqiptar s’i kalojnë së bashku 15 faqet”, ka thënë Sinani.

83- Një libër i ri me poezi do të dalë për publikun sot. Ai titullohet “Prit edhe pak” dhe sjell rreshtat e panjohur të shkrimtarit. Prej tij ne marrim një poezi, që mban titullin “Romantike” – Më ther e më djeg një dëshirë: Nën diell mes pemëve të eci/I madh, i shkujdesur, i mirë,/ Ku këmbët i shtyn karkaleci,/ Ku rrjetën e thur merimanga/ Dhe bishtin mbi gur ngre akrepi,/ Ku s’ka as qeli dhe as pranga/ As gracka që ngriti qyteti.

84- Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Ministria e Kulturës ka shpallur javën e Dritëro Agollit 10 tetor-17 tetor 2016, e cila do të ndiqet  nga një kalendar i ngjeshur me aktivitete të shumta kulturore dhe akademike.

Ministrja e Kulturës, Ministrja Kumbaro theksoi se Agolli është ndër të paktët që mban vulën e një shkrimtari kombëtar e që mishëron gjithë vlerat.

“Rrallë qëllon të kesh një shkrimtar kaq të dashur për të gjithë brezat, për të gjitha dialektet, për të gjitha trojet dhe i dashur për të gjithë diasporën”, ka thënë për të ministrja e Kulturës, Ministrja Kumbaro.

elona-agolli

85- Dhe për ta mbyllur, këtë portret me fakte të Agollit, sjelli, një citim të Elona Agollit, vajzës së Dritërit që e përshkruan në mënyrë brilante 85-vjetorin e bababit të saj:

“Poetët janë si anije të bardha, qëndrojnë për një kohë të gjatë në det para syve tanë, duke na mahnitur me bukurinë e tyre, pastaj largohen dhe humbin në horizontin e paanë.

Në çast na duket sikur i harruam. Pastaj, papritur, këto anije të bardha na shfaqen përmes horizontit dhe duke na sjellë mallin e parë, na mahnitin më shumë se dikur’. Citova Dritëroin në parathënien e Robert Bërns të përkthyer mjeshtërisht nga ai, jo pa qëllim.

Paçka se botërisht është e njohur egoja dhe ‘kokëfortësia’ e poetit apo krijuesit për të mbrojtur veprën e tij, e cila është fryma, firoma, bija, ati, nëna për të, im atë dëgjon vëmendshëm mendime, vëzhgime edhe mendime ndryshe nga i tij….

…për njerëz si ati im, plakja mendore kurrë nuk do të mund të vijë. Siç thotë edhe vetë ai: Jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbajnë.”/Tirana Observer/

Kategori
Uncategorized

Skandal: I kërkuari për vdekjen e Arditit në inaugurimet e qeverisë.

Një muaj e gjysmë pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, kreu i PS, Peqin Edurim Teqja  jo vetëm që është i paprekshëm nga policia, por vijon i qetë aktivitetin e tij politik, duke u shfaqur edhe nëpër inaugurime të qeverisë. Më datën 24 shtator, kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17-vjeçari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.
Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka denoncoi dje rastin në fjalë, ndërsa shfaqi para medias videon dhe foton që faktonin praninë skandaloze të Teqes në këtë aktivitet publik, ndërkohë që Prokuroria ka lëshuar urdhër për kërkimin e tij.
“Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysmë, pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Del dhe në televizion ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale. Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?
Pse e sfidon ai hapur urdhrin e kërkimit?
Pse nuk është në burg, duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inaugurime, del në ekran, dhe tallet me çdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës”, tha kryetari i grupit demokrat.
Paloka theksoi se ky rast është dëshmi se si Rama ka ndërtuar një shtet ku sundon krimi, i cili falë Ramës ka marrë mbështetje të fuqishme shtetërore.
“Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin. Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.
Është Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal, që nuk është në krah të 17-vjeçarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.
Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.
Është në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin. Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron”, theksoi Paloka gjatë deklaratës për shtyp.
Ndonëse është shpallur në kërkim prej gati një muaji e gjysmë nga Prokuroria, policia vazhdon të mos e arrestojë kreun e PS në Peqin, duke refuzuar zbatimin e urdhrit të dhënë nga Prokuroria. Teqja nuk mund të arrestohet, sepse ai është kryetari i PS në Peqin dhe në të njëjtën kohë edhe ortaku i Veliajt. Kur krimi është veshur me pushtet, shteti e ka të vështirë që zbatojë ligjet për shkak se pushteti është mbi shtetin në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, Teqja rezulton një njeri me probleme me ligjin në Itali. Ai është dëbuar nga Italia. Sikurse po ndodh në PS gjatë këtyre viteve të fundit, çdo bandit, hajdut dhe kriminel që ka pasur problem me ligjin në vende të ndryshme të BE është kandidati i preferuar i Ramës për të drejtuar PS në zona të ndryshme të vendit. Kjo është edhe një tjetër dëshmi se PS po funksionon si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Teqja, i dënuar në Itali

Edurim Teqja, administratori i kompanisë “3R”, që merret me menaxhimin e landfillit të Sharrës, ku para disa ditësh u gjet i vrarë 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Ndërsa në Itali, ai është dëbuar, në Shqipëri është shpërblyer dhe graduar me punë drejtuese në ndërmarrje shtetërore. Teqja, kreu i PS Peqin është në kërkim prej një muaji e gjysmë. Me licencë ekstra nga Veliaj për landfillin e Sharrës, ai akuzohet për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj. Kompania “3R” që drejtohet nga Teqja me qendër në Peqin është përzgjedhur nga Veliaj për të menaxhuar landfillin e Sharrës. Dokumentet zyrtare tregojnë se vitin e kaluar të ardhurat e kompanisë “3R” u rritën me mbi 3.3 herë krahasuar me vitin 2014. Më konkretisht, nga 15.8 milionë lekë xhiro që realizoi në vitin 2014, një vit më vonë të ardhurat e kompanisë kërcyen në 52.5 milionë lekë. Për të njëjtën kohë, fitimi neto i saj u pesëfishua. Por zgjerimi i vrullshëm i “3R” SHPK ka vazhduar.
Në shkurt të këtij viti, ajo ka hapur një adresë dytësore në landfillin e Sharrës, ndërsa në maj ka marrë dhe lejen mjedisore për një stacion transferimi për mbetjet jo të rrezikshme me kapacitet 840 ton në muaj në landfillin e Sharrës. Ishte vetë Veliaj, që përzgjodhi kompaninë “3R” për menaxhimin e mbeturinave në landfillin e Sharrës. Menjëherë pas nisjes së punës nga kjo kompani në landfill, Bashkia nisi një aksion ndëshkimesh ndaj grumbulluesve individualë të mbetjeve në kryeqytet, shumica e të cilëve vijnë nga komuniteti rom për të favorizuar firmën e përzgjedhur nga Veliaj. Të dielën në landfillin e Sharrës u gjet i vdekur 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj, i cili ishte punonjës sezonal aty. Për këtë ngjarje tragjike u arrestuan katër persona të kompanisë “3R”, ndërsa pronari i saj, Edurim Teqja u shpall në kërkim.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

Rrugaçëria online, një mjet i fundit i pushtetit.

Është një fakt i njohur tanimë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka disa obsesione me median shqip. Ai ndërtoi një karrierë të suksesshme si polemist në gazetën “Koha Jonë”, eci mandej më vonë si ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më tej, si kryetar i Partisë Socialiste nën ombrellën e përkëdheljes së mediave: çdo deklaratë, çdo aktivitet sado banal dhe pa rëndësi, çdo aspekt i marketueshëm i “jetës private” ishte lajm i detyrueshëm i redaksive. Për ta nxjerrë Edin “ndryshe”, për të shitur qytetarinë në një vend ku politika dominohet nga katundarë. Sado që ngjan si një cilësi pa rëndësi, ajo luajti rolin e vet si kartë me vlerë për Edi Ramën. I cili sa më lart ngjitej dhe sa më shumë konsolidohej në pushtet, aq më shumë bëhej tekanjoz. Telefonata për një titër, për një titull, ankesa për shkrime, zënka me kameramanë e gazetarë nëpër konferenca shtypi, gjithë pra një absurditet i “lules mos më prek” që sot qeveris Shqipërinë. Kjo edhe për shkak të konçesioneve të medias dhe pronarëve të saj. Dhe më keq akoma: edhe për shkak të dashamirësisë së një shumice gazetarësh të cilët i ngatërrojnë në kësi rastesh “si të majtë”.

Mirëpo Edi Rama dhe të vetët, enturazhi i tij mbushur me askushë, i vënë në fokus vetëm këto kohë, e përmbushi qëllimin e vet. Erdhi në pushtet me një konsensus që ka një forcë negative në vetvete: eliminon efikasitetin e filtrave ndaj pushtetit pasi do kohë të krijojë simetrinë organike kundërshtuese. Një simetri që sot po përballet me karakteristikën konservatore dhe krejt amorale të socialistëve që kritikën jashët selisë e shohin si subversion. Me rritjen dhe gjallërimin e mediave online, për nga natyra të decentralizuara dhe pa kosto, problemi i Edi Ramës u shfaq për herë të parë në një përmasë të re. Dhe ky është një problem i cili po denatyralizohet jo pse mediat online po sjellin dhe aq inovacion në gazetarinë investigative, por sepse paranoja e kryeministrit ndaj një sektori ku deri më dje kishte kontroll absolut dhe sot nuk e ka më, amplifikon forcën opozitare të saj.

Në fillim u tentuan mënyrat legale: u propozuan disa ndërhyrje në ligj që kamuflonin qëllimin e vërtetë pas artificave që lidheshin me etikën. U fol për komentet online, kufizimin dhe fshirjen e tyre mbi disa kritere shumë evazive, ndërkohë që për të lexuar atë që ka në mendje kryeministri, mjafton të shohësh se cilat komente fshi ai apo stafi i e vet në profilin në Facebook. U ec më tej me një lojë në formën e letrës anonime me nenin e “influencave të papërshtatshme” në ligjin për SPAK-un në kuadër të reformës në drejtësi, e cila sërish dështoi. E ndërkohë që paralel me përpjekjet për të mbyllur rrugët e publikimit të disa të vërtetave, apo për të përpunuar opinionin me mundësitë e medias online, u hapën edhe media të qeverisë, rruga më efektive që i ka mbetur pushtetit sot për të larguar vëmendjen nga pasqyra që e nxjerr lakuriq, është vetëm të synojë ta thyejë atë.

Rrugaçëria e porositur në komentimet e pafundme dhe që pajtohen nga shqetësimi kundër Sali Berishës, kësaj fantazme që është shpresa e fundme e PS-së për të gënjyer akoma, është shenjë e qartë e degradimit final moral. Sulmet ndaj Koço Kokëdhimës, sulmet ndaj Ben Blushit, fërkimi anonim që i bëhet kritikave talasemike të Eduard Selamit, apo luhatja e humorit online ndaj Ilir Metës, zhgënjimi harbut ndaj Mustafa Nanos dhe përlavdimi i Andrea Stefanit pas letrës së këtij të fundit, janë provë antropologjike e socialistit të hedhur në veprim. Ato janë të njëjtat kritika dhe mburrje, e njëjta gjuhë, e njëjta sintaksë mendore, i njëjti predikim, të njëjta fyerje ekstreme si në rastin e Kastriot Islamit dhe e njëjta kulturë. Këtu nuk po futemi në konspiracionet nëse vetë kryeministri ulet e radhit ndonjë koment, apo nëse huazon ndonjë emër si maskë, por a do të çuditej vallë kush nëse do ta bënte?

Ky është një paradoks që thekson problemin e madh të pushtetit në Shqipëri, por ai na zbulon edhe njëherë atë boshllëk moral në PS, lidershipi i së cilës është futur në një luftë me mediat, pse nga brenda është i qetë që merret vesh edhe me sy me të vetët. Nga kjo pikëpamje sulmet rrugaçërore ndaj çdo kritike, pa folur këtu për pacientë mediatikë që vuajnë nga kompleksi Berisha, konfirmojnë se PS-ja si e vetmja strukturë e qëndrueshme politike në vendin tonë, është problem themelor për demokracinë në vend. Por edhe për lirinë, të cilën aty brenda e urrejnë nëse bie ndesh me interesat dhe rehatinë ekonomike të tyre. Ajo është një forcë për pranon e njeh kontribute nga brenda, por vetëm shërbime nga jashtë.

Dikush mund t’i bëjë thirrje kryeministrit të heqë dorë nga kjo lloj lufte perverse që e zhvillon i veshur tebdil me maska e me pseudonime, pse ky nuk është pozicioni i tij. Pse kjo nuk është puna e tij. Madje çdo punë e mirë e vërtetë e qeverisë do ta ulte profilin e goditjeve mediatike. Por kjo thirrje nuk ka asnjë vlerë sa kohë kemi një të dështuar që median e paska problem karakterial, obsesion final ku sheh se portreti që ka imagjinuar për veten, e ku fatkeqësisht ndoshta beson, po tjetërsohet për të marrë përmasën reale. Ndaj nuk mbetet veçse të gëzohemi të gjithë që Edi Rama të vazhdojë luftën, të polemizojë me gjithkënd, të sqarojë të gjithë friendsat që i shkruajnë, të akuzojë kë të dojë për sharlatanizëm. Sepse kështu edhe media detyrohet të marrë rolin e vet të natyrshëm, por edhe Edin e njohin të gjithë ndryshe sërish. Kësaj radhe ashtu siç është në të vërtetë.

Dhe le ta bëjmë një marrëveshje: t’i lëmë të gjitha komentet të kalojnë kur flitet për të. Mbase kjo e ngushëllon akoma, por edhe pse ta dallojmë nga të tjerët kur ai preferon të jetë pak popull?!

Kategori
Uncategorized

Edi Rama si hardhucë.

Edi Rama si hardhucë

Nga Lis Bukuroca 

Edi Rama paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq dinjitoze, si kur një hebre vjen në Gjermani dhe citon shkrimtarin kryesor të Rajhut të tretë, Hanns Johst, ose shkrimtarë tjerë, të cilët  mbështeteshin nga qeveria e krimit. Ata duhej të ishin me tipare gjermanike. Ose si kur një hebre  citon një mendim të Joseph Goebbelsit. Ai do të kishte pranuar të bëhet shkrumb e hi, por kurrë nuk do ta kishte bërë atë!

Me atë citat, Edi Rama, ka dërguar shumë mesazhe drejt Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por për Serbinë mund të jetë ky: “Andriqi me elaboratin e vet antishqiptar ka pasur të drejtë sa meriton të citohet!” Shqipërisë: “Andriqi kishte të drejtë që dëshironte copëtimin e Shqipërisë dhe pushtimin e Durrësit me hinterlandin”, kurse mesazhi drejtuar Kosovës mund të jetë ky: ” Jini mirënjohës që keni lënë pas vete  pasojat e shkollës së Andriqit. Nuk ju kanë dëbuar të gjithëve dhe nuk ju kanë vrarë të gjithëve. Andriqi është fisnik! Ishte zemërmirë, sa meriton të përkujtohet në një takim të rëndësishëm!”

Kur viktima citon xhelatin, domethënë skllavi ndjen nostalgji për sadizëm. Rama ka mundur të citojë edhe Çubrilloviqin, Pashiqin, Millosheviqin, ose Çosiqin, por paska veçuar këtë herë nobelistitin serb për ta mikluar sedrën e pinjollit të Millosheviqit. Në një takim tjetër mund të citojë Çubrolloviqin, që para Hitlerit, ka shkruar program shfarosëse.

Andriqi nuk mund të ndahet nga hartuesit tjerë fashistë serb! Me atë citat Rama nuk ka treguar respekt ndaj kulturës serbe, as interesim për letërsi, por ka treguar vetëm komplekset e veta të vogëlsisë dhe shpërfilljes absolute të parimeve morale njerëzor. Kriminelit nuk i kërkohet ndjesë pse të ka dhunuar! Krimineli nuk citohet! Ai ka ka mundur dhe është dashur të përmend Tucoviqin, por jo njërin nga ata që ka planifikuar shfarosjen shqiptare.

Pse Edi Rama nuk lexoi poezinë e Esad Mekulit, që i ka shkruar Andriqit? Sepse ajo poezi do të rrezatonte burrëri, jo bythëlëpirje. Ajo do të kërkonte gjykimin e elaboratit të Andriqit nga Kuvendi serb, por qëllimi i  Ramës nuk ishte ai. Qëllimi tij ishte defensiva poshtëruese dhe pështymje e sedrës shqiptare. Siç është zbythur edhe Thaçi.

Duket se bëjnë gara se cili të zbythet më shumë. Thua se kemi zaptuar Shumadinë! Horrat janë mësuar të bëhen të përdorshëm, të kërcyeshëm, të nënshtrueshëm sa besojnë se vetëm si zvarranik, mund të kalojnë në gjendje mbarsmërisë.  Pse kaq shumë pasion për ndërzim?

Esad Mekulli pas leximit të elaboratit të Andriqit shkruan këtë poezi:

SI KE MUNDUR?

(Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,

i cili u publikua tash vonë…)

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?…

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,

t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,

fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!

Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,

vallë,

lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

Sjelljet e Ramës prej hardhuci, barkas, nuk i ka bërë pse Shqipëria varet nga Serbia, por për të përforcuar pozitën e tij: për të treguar se kemi bythën gati, por jo dinjitetin. Mu si Thaçi para varreve serbe, ku shkruante: “…janë vrarë nga terroristët” e Thaçit

Edi Rama me atë citat ka shpërfillur sedrën kolektive të popullit. Ai mund të jetë edhe pa virtyte njerëzore, mund të lahet cullak në Danub, por jo derisa përfaqëson shtetin shqiptar, sepse nuk është kryeministër i ‘Bagëtisë dhe bujqësisë’, por i Shqipërisë! Teveqeli!

*Marrë nga Bleta Shqiptare

Kategori
Uncategorized

Edhe zyrtarisht, ministri i Jashtëm i Kosovës kundër Edi Ramës: Mos u përzje në punë tona.

Edhe zyrtarisht, ministri i Jashtëm i Kosovës kundër Edi Ramës: Mos u përzje në punë tona

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në një reagim ndaj vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe Nish, ka përjashtuar çfarëdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se për këtë punë, Kosova e ka mbështetjen amerikane dhe europiane, ndërkohë që duke komentuar bashkëpunimin Beograd-Tiranë, kryediplomati kosovar ka theksuar se kjo është çështje bilaterale e këtyre dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ia ka dërguar një porosi Tiranës rreth zërave të mundshëm për një rol të Shqipërisë në raportet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për televizionin shqiptar ART në Maqedoni, ai ka përjashtuar çfarëdo lloj mundësie të përfshirjes së shtetit shqiptar duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe historikisht Shqipëria e ka të qartë këtë.

Madje Hoxhaj ka shkuar më larg duke thënë se Shqipëria nuk është aktor global dhe Kosova natyrisht kërkon ndihmën amerikane apo të BE-së, por jo të dikujt tjetër.

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj.

Dje dhe sot, në Serbi po qëndron për vizitë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është pritur me shumë rezerva në Kosovë jo vetëm në mesin e mediave por edhe të politikës zyrtare.

Pothuajse njëzëri kanë deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.

Kategori
Uncategorized

Veliaj leh sepse Prokuroria fle.

Ka ditë që në disa media po qarkullon një lajm sipas të cilit një emision investigativ në “Vizion Plus” nuk është lejuar të transmetohet pasi aty hulumtoheshin gjëra të pakëndshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Emisioni merrej me landfillin e Sharrës, aty ku duart e Erjon Veliajt kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma. Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara pas shpalljes së projekteve rilindëse. Media të tjera e kanë investiguar çështjen: edhe atë ku gjeti vdekjen Ardit Gjoklaj, edhe një rast tjetër më të hershëm, ku humbi jetën Myrvete Duka. Asnjë përgjigje nuk pati bashkia për këto çështje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka imituar eprorin e tij në këtë drejtim. Ai përgjigjet vetëm kur akuzën e bërë në media e rimerr Partia Demokratike, pasi më pas e ka të lehtë që ta hedhë poshtë atë duke e cilësuar, si në përmbajtje edhe në formë, si tezë të diskredituar të një opozite të diskredituar. Këtë ka bërë “automati” Veliaj edhe kësaj radhe. Ndonëse njoftimin për ndalimin e emisionit e dhanë vetë producentët, pati edhe një intervistë të posaçme, ai preferon të merret me PD-në:

“Jam informuar dje nga një deklaratë e Partisë Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e radhës – tanimë thuajse të përditshme – kësaj here për një emision të pa transmetuar në Vizion Plus…Me një mori punësh që ka Tirana, as nuk kam kohë e as interes të merrem me çdo histori që shpiken në dhoma montazhi, seli partie e duzinë portalesh pranë tyre”, nis recitalin Erjon Veliaj, i cili nuk ka asnjë rëndësi që të jepet i plotë.

Është një recital i vjetër dhe i dalë boje, që ushqen një betejë boshe mes të akuzuarit dhe një akuzatori serial si opozita, duke shmangur ndërkohë punën e medias si të shkëputur nga politika. Edhe pse jo nga Politikat e enteve mediatike.

Mundësinë për ta vazhduar këtë teatër, njerëz si ky Erjon Veliaj apo edhe Edi Rama, e fitojnë dhe rigjenerojnë sa kohë që me marrëveshje nuk hyn në veprim hetimi penal. Një hetim penal efektiv që të çon të paktën në gjykatë, ku fjala humbet atë cilësinë imunitare që të jep zhurma e përditshme e akuzave. Nga kjo pikëpamje inskenimi dypalësh është utilitar edhe për qeverinë, por edhe për opozitën që nesër do vijë në qeverisje, pasi likujdon peshën e vërtetë të medias dhe shkurajon përgjegjshmërinë e saj.

Po të marrim vetëm rastin e z. Veliaj gjatë qëndrimit në krye të Bashkisë, do të sjellim disa momente kur shkeljet e tij janë konstatuar nga media, por kur asnjë trajtim real penal e ligjor nuk ka patur.

Së pari është falsifikimi i firmës së inspektorit të bashkisë gjatë protestës së PD-së. A ka një përfundim ky hetim, që nisi me kallëzim nga i dëmtuari?
Nuk dimë gjë.

Rasti i dytë janë ngjarjet e Sharrës ku humbën jetën dy njerëz. Kryetari i Bashkisë në fillim heshti, priti 3 ditë, por mandej u detyrua të hante një darkë me Ilir Metën, që kontrollon Prokurorinë. Pasi bëri këto hapa, për të cilat Veliaj nesër mund të na akuzojë se i imagjinojmë ne, ai doli dhe tha: “Të presim prokurorinë se çfarë do të thotë…”.

Një rast tjetër është ai me gazetaren Alida Tota që siç u tha humbi punën pse po kërkonte në sirtarin e punëve të mëdha të Bashkisë së Erjon Veliajt, një institucion që për ata e dinë e ka shumë zët zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.

Ky vakuum në reagim dhe sidomos në hapjen e hetimeve reale, REALE, jo nga ato të një prokurorie që drejtohet nga një njeri që “bën gjoja sikur kërcënohet”, i jep gojën Veliajt dhe më lart, Edi Ramës që të krekosen e më tej edhe të bëjnë moral. Të dalin e të llapin se ata janë oshënarët e se çdo gjë që thuhet është e pavërtetë. Këta juristë Facebooku mund të bindin militantët, se sa për të tjerë, ata që shohin e duan të shohin, këto janë vetëm lehje në kush tet kur ligji fle në xhepat e Lallës.

ResPublica

Kategori
Uncategorized

Serbia synon ta diskutojë me Shqipërinë ndarjen e Kosovës.

Halil Matoshi

Të gjitha Serbitë ia kanë mësyrë Kosovës të nxitura nga intenca grabitqare dhe këtë Noel Malcolm e shpreh përmes metaforës së të uriturit përballë vitrinës me ushqime.

Sipas Jovan Ristiqit në “Historinë diplomatike të Serbisë”, libri II (1898) pas depërtimit të ushtrisë serbe në rajon, “në Arnautllëk kishte mbetur ushqim dhe bagëti si plaçkë, që ishte e mirëseardhur për ushtrinë tonë.” (Shih për këtë: Petrit Imami, “Srbi i Albanci kroz vekova”).

Dhe si kundërpërgjigje projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Serbia ka vazhduar spastrimin etnik të këtyre krahinave kosovare deri në vitet 1912-13 dhe, më pas, kur edhe aneksoi tërë Kosovën (me viset e sotshme të banuara me shqiptarë etnikë në Maqedoni dhe ato nën Malin e Zi).

Pastaj, Serbia mbretërore (SKS) e pastaj edhe Serbia federale nën komunizmin jugosllav, e deri te Serbia fashiste e Milosheviqit dhe kjo postfashiste e Vuçiqit, duke e përdorur dendur “mitin e Kosovës” si djep të Serbisë dhe serbizimit, në emër të këtij miti të rremë, u ka shkaktuar fqinjëve të vet shumë gjak e vuajtje, deri në përmasa gjenocidale.

Njëqind vjet është djegur toka e Kosovës dhe njerëzit e saj, në emër të mitit historik për “Kosovën si djep i Serbisë”, e tashti, fillimisht Boris Tadiqi (ish-presidenti serb) i ka hyrë misionit historik ta rrënojë këtë mit, i cili, siç vlerësuan ai dhe shkrimtari Svetislav Basara, jo vetëm që qenkësh i rremë, por edhe i banalizuar si instrument në duart e politikës ditore dhe po e penguaka Serbinë në shtigjet prosperuese dhe integruese.

Dhe Tadiq fillimisht shfaqet i gatshëm të ndajë “djepin e serbizimit” (Krahinën jugore serbe) hiç më pak se me Shqipërinë (duke vëzhguar se në Tiranë ekzistojnë qarqe që po ashtu e trajtojnë Kosovën si “krahinë të Shqipërisë”), për ta arritur pajtimin historik mes dy kombeve.

Natyrisht në dëm të të tretit.

Synimi i Tadiqit është i qartë si kristali.

Fshirja e Kosovës edhe si nocion gjeografik, por para së gjithash si entitet juridik-politik nga harta gjeopolitike e Evropës dhe botës, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare (Kosova sovrane është e njohur nga 110 kombe të botës), por edhe nga kujtesa historike.

Dhe kur lidershipi kosovar nuk u turr të binte në këtë kurth (qysh rëndom bie), ai u rishfaq sërish në rolin e kadiut otoman, duke akuzuar Prishtinën zyrtare se qëllimi i saj i fundit na qenkësh krijimi i “Shqipërisë së Madhe”!?

Serbia po i prin betejës për ripërkufizim etnik me Shqipërinë (natyrisht duke anashkaluar Kosovën si fakt), duke kërkuar etnicizim të mëtejmë të shteteve, e këtë karrem etnonacionalist duket se po e hanë edhe disa shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë.

Serbia zyrtare që nga Garashanini, Vasa Çubriloviqi e Ivo Andriqi ka prodhuar dhjetëra dokumente antishqiptare e së voni edhe antikosovare, saqë kur i kujton përmasat e fuqisë së saj ushtarake, secili vrojtues i Ballkanit habitet sesi kanë mbijetuar shqiptarët etnikë në Kosovë deri në ditët e sotme, madje duke arritur edhe pavarësinë kombëtare, Republikën e Kosovës (2008)?

Që në “Librin e kaltër” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (SANU), që ishte përgatitur nën patronazhin e “babait të serbizimit”, Dobrica Qosiq, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1974, që si pako quhej Memorandumi i Parë i SANU, ishte në realitet Memorandumi i Tretë (pas Çubriloviqit dhe Andriqit) mësyhej t’u bëhej shqiptarëve jeta e padurueshme në Kosovë, për t’i nxitur ata që të ikin, ose nëse s’do të iknin dot, për të provokuar kryengritje e për ta justifikuar çdo lloj represioni e shtypjeje deri në përmasat e gjenocidit ndaj tyre.

Memorandumi i Parë i SANU (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve) është botuar në gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” më 24 dhe 25 shtator 1986.

E kanë shkruar rreth 20 autorë, ndër ta kryesorët ishin Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajlo Markoviq dhe sipas gjasave edhe Jovan Rashkoviq.

Porse baba ideologjik i tij llogaritet shkrimtari nacionalist, Dobrica Qosiq.

Kurse autorë të Memorandumit të Dytë (Libri i bardhë) janë Dobrica Qosiqi dhe filozofi Ljubomir Tadiqi (baba i Boris Tadiqit.)

I pari zë vang kinse tek rrezikimi i serbëve në Kosovë dhe kërkon zgjidhje ushtarake (me luftë), kurse i dyti kërkon zgjidhje politike, pra një “përkufizim me Shqipërinë” në mënyrë paqësore (“Razgranićenje sa Albanijom”), mirëpo qëllimi mbetët i njëjtë, ideja e Serbisë së madhe.

Kësisoj, Serbia i ka futur në kurth disa shqiptarë naivë dhe elemente antishtet për të bashkëpunuar për ta shpërbërë shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Ashiqare, etnonacionalistë jointeligjentë dhe ndonjë plak i matufosur si çifti i Dritëro Agollit i janë bashkuar Tadiqit dhe Daçiqit në idenë se nuk ka kosovarë, që në thelb do të thotë se nuk ka as shtet kosovar. Kjo është jo vetëm marrëzi, por edhe thirrje për përplasje (luftë civile) mes integristëve shqiptarë dhe etatistëve kosovarë, sepse shumica absolute e kosovarëve, duke qenë se nuk kanë atdhe rezervë pos kësaj Republike ndihen të çorientuar dhe të fyer dhe ata do ta mbrojnë shtetin e tyre nga çfarëdo pazari që e nxit Beogradi dhe i shkojnë prapa disa shqiptarë injorantë.

Republika e Kosovës nuk është në shitje, ajo është e pandashme dhe e përhershme.

Është fituar me gjakun e derdhur të kosovarëve gjatë një shekulli lufte politike dhe kryengritje të armatosura,

Sipas asaj që e tha së voni Ivica Daçiqi, se nuk ka kosovarë, por vetëm shqiptarë të Kosovës, serbë etj. D.m.th. se shqiptari i Kosovës është thjesht pakicë nën Serbi, kurse kosovari nënkuptohet se është sovran, titullar i kombit që ka në pronësi shtetin kombëtar të Kosovës!

Në anën tjetër ish-ambasadori amerikan në Tiranë dhe njeriu ndër më meritorët për Kosovën e pavarur, Christopher Hill, duke folur për një Ballkan të papërfunduar dhe me shumë sfida, tha se Tirana zyrtare kurrë nuk ka qenë e interesuar për bashkim me Kosovën.

“Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së madhe”.

a.) Etnia e shumicës së kosovarëve është shqiptare dhe kjo është një konstantë. Nga kjo etni ka lindur kombi kosovar (të gjitha kombet e botës janë artificiale dhe politike, pra të panatyrshme) dhe kjo është një variabël. Kombi kosovar mund të maturohet me bazë qytetare, pra të bëhet shumetnik nëse pos grupeve tjera etnike që pothuajse e kanë pranuar kosovarizmin edhe serbët mund të pranojnë vullnetshëm (politikani Nenad Rashiq deklaroi se ai ndihet kosovar) lojalitetin ndaj shtetit dhe kombit të ri, përkatësisht ata do të vendosin nëse duan të bëhen pjesë integrale e kombit unik kosovar, apo t’i ruajnë vetitë e minoritetit etnik serb!?

b.) Etnia shqiptare si shumicë absolute në Kosovë (ta quajmë simbolikisht si Dardani ose Arbnia e Epërme) është titullare e kombit kosovar dhe e ka në pronësi të vetën shtetin kosovar.

c.) Të jesh shqiptar i Kosovës e jo kosovar si entitet juridik-politik d.m.th. je pakicë etnike në një shtet të huaj (nën Serbi sipas qejfit të Memorandumit 2, pra të dy Tadiqëve dhe Daçiqit&Co.

d.) Të jesh kosovar, përket politikisht në “njësi të rritur”, pra përket në shtet sovran!

Ata që janë hedhur “në vijën e parë të frontit” për Shqipërinë e madhe si Tadiq e Daçiq (por edhe ndonjë Visar Ymer a Dritëro Agoll) mund të zgjedhin me kosovarizmin apo me Daçiqin!

Mes këtu nuk ka më.

 

“Koha Ditore”

Kategori
Uncategorized

Kush i çoj në pritë ata Taulant?

“Në 21 janar PS-ja e dinte që do kishte vrasje” (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2016 00:03

Në replikën me Taulant Ballën në parlament shkaktuar nga vendimi i Ben Blushit për t’u larguar nga Partia Socialiste , ish-deputeti socialist risolli në vëmendje 21 Janarin dhe rolin që deputetët e kësaj force politike bashkë me kryetarin e partisë Edi Rama patën në protestën e 21 Janarit, ngjarje që përfundoi me 4 viktima.  

“Kush i çoi në pritë ata Taulant? E kam thënë të nesërmen në 21 Janar, unë nuk mund të marr pjesë kurrë në një miting që e thërres vetë, por vetë rri në shtëpi, vetë fshihem në zyrë, vetë fshihem poshtë Lanës, kurse njerëzit që unë thërras i çoj në pritë që t’i vrasin, duke i ditur që do t’i vrasin. Kujt i rëndon kjo?”- deklaroi Blushi.

Ky version i jep një optikë më të gjerë kësaj ngjarje, për të cilën Partia Socialiste dhe kryetari i saj morën përsipër të bëjnë drejtësi, por që deri më sot ka mbetur në kuadrin e një premtimi. Nga ana tjetër një detaj me vlerë që risolli Blushi është edhe roli i deputetëve  të ish-opozitës socialiste në bojkotin e parlamentit për të kuptuar raportin e tyre me parimet dhe të mirat materiale që gëzojnë nga deputetllëku.

 

BLUSHI – http://www.dailymotion.com/video/x4xbwj6_blushi_creation

Kategori
Uncategorized

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa.

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në vitin 2015, sipas një raporti të fundit të Pew Research Center, që ka analizuar të dhënat nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Europian.

Sot,thotë raporti, vendet e Evropës Lindore, si Kosova dhe Shqipëria ende kontribuojnë në rrjedhën e përgjithshme të azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër, por rreth gjysma e refugjatëve në 2015 kishin origjinë nga vetëm tre vende: Siria, Afganistani dhe Iraku.

Disa prej azilkërkuesve të Evropës në vitin 2015 ishin nga rajone që kanë pasur dhe valë të kaluara të emigrantëve. Gati një në pesë azilkërkues në vitin 2015 (17%) kanë ardhur nga vendet evropiane jashtë BE-së, Norvegjia dhe Zvicra, duke përfshirë azilkërkuesit nga Kosova (68.000 në vitin 2015, nga 35.000 në 2014), Shqipëria (67,000 në vitin 2015,nga 16,000 në vitin 2014) dhe Ukraina (21.000 në vitin 2015, nga nga 14,000 në vitin 2014).

Kosova dhe Shqipëria janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pesë për kërkesat për azil  (duke përbërë secila nga 5% të totalit) për vitin 2015, pas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku. Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuajse të njëjtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipëria dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku. Nga Shqipëria në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.

1 / 2

Në total, një rekord prej 1.3 milionë emigrantë kanë aplikuar për azil në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegji dhe Zvicër në 2015 – pothuajse dyfishi  i rekordit të mëparshën prej 700,000 vetësh, që ishte vendosur në vitin 1992 pas rënies së Perdes së Hekurt dhe rënies së Bashkimi Sovjetik.

Që nga viti 2012, Gjermania ka qenë vend kryesor destinacioni për azilkërkuesit në Evropë, duke marrë 442,000 kërkesa për azil vetëm në vitin 2015. Pas Gjermanisë vjen Hungaria (174,000 aplikacione) dhe Suedia (156,000). Ndërkohë, Franca (71.000) dhe Mbretëria e Bashkuar (39,000) kanë marrë afërsisht numrin e njëjtë të aplikacioneve në vitin 2015, si në vitet kur vala e emigracionit nuk ishte kaq masive./

Kategori
Uncategorized

Rri bre Edi. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’. (???)

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në nisje te vizitës dy ditore të Edi Ramës në Serbi.

Buzhala i referohet përshkrimit zyrtar të vizitës për të lëshuar një lumë akuzash ndaj Edi Ramës dhe mënyrës së tij të qeverisjes, që e cilëson si të dështuar.

Buzhala thotë se Edi Rama është një profan sa i takon Kosovës dhe problemeve të saj dhe sipas tij, i fundit njeri që duhet te merret me problemet e Rebublikës është pikërisht njeriu që i thotë Vuçiçit, “mik”!
Reagimi i Buzhalës është konfirmimi i një vlerësimi të gjërë në Kosovë që besojnë se kurbani i miqësisë së Edit me Aleksandrin janë pikërisht interesat e popullit shqiptar te Kosovës.

Që se Edi Rama ka vënë këmbë në tokën serbe këtu e dy vjet të shkuara, fakt ështe se Serbia e ka shtuar qasjen represive ndaj Prishtinës,ndërsa Tirana zyrtare thjesht bën sehir nën merakun se mos i prishet humori kryeserbit.
Rasti me flagrant është ai me i fundit që ka të bëjë me arrestimin skandaloz të kryepolicit të Mitrovicës, Thaçi, çështje për të cilën ashtu si edhe për të gjitha situatat sensitive Prishtinë-Beograd, Edi Rama dhe ojq-isti i tij Ditmir Bushati kanë folur diç më pak se peshku në akuarium…
Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”. Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.
Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.
Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’.

13 Tetor 2016

Kategori
Uncategorized

Kodrina e vdekjes.Emision i censuruar.

Emisioni i censuruar.

Volteri ka thene se per te mesuar se kush te sundon mjafton te zbulosh ke nuk kritikon dot.

Shikoje!

 

Kategori
Uncategorized

Ben Blushi: Nuk mund të rri në një qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë e injorantë.

Ben Blushi: Nuk mund të rri në një qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë e injorantë

Duke folur në sallën e parlamentit ku deklaroi se largohet nga Partia Socialiste së bashku me deputeten Mimoza Hafizi, Ben Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një partia dhe qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë dhe injorantë.

Fjala e Ben Blushit në Kuvend për qeverinë Rama:

Ne besojmë se Rilindja ka ushqyer me qëllim banalizimin dhe vulgarizmin e politikës, duke sjellë në këtë parlament si dhe në administratën shtetërore njerez që më parë kishin vrarë, kishin dhunuar dhe kishin trafikuar, duke e kthyer banditizmin në një normë shoqërore dhe duke i krijuar vendit imazhin e një xhungle, ku fiton i forti dhe ku humb gjithmonë ai që respekton ligjin.

Rilindja e ktheu Shqipërinë në një ferr për të varfërit, në një burg për të mjerët dhe një parajsë për spekulantët, kriminelët dhe shkelësit e ligjit. Ndoshta edhe pak më shumë se kaq: Parlamentin e Shqipërise e ktheu në konviktin më të madh politik të atyre që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare dhe atyre që duan t’i shpëtojne drejtësisë shqiptare.

Ne nuk duam të jemi bashkë me këta njerëz në një parti.Nuk kemi asnjë arsye të kthehemi në çadër të banditizmit që mbrohet nga shteti.

Ne largohemi sot si njerëz të lirë, të cilët besojnë se Rilindja i tradhëtoi me ndërgjegje të varfërit dhe shtresën e mesme të këtij vendi, duke marrë vazhdimisht masa që cënojnë jo vetëm besimin e tyre tek një rend demokratik, por duke i varfëruar ata edhe më shumë për shkak të masave represive, çnjerëzore, të cilat nuk ishin asnjë ditë reforma, por një eksperiment njerëzor që duhej të ushqente nënshtrimin para detyrimit dhe të testonte poshtërimin e dinjitetit në emër të delirit të pushtetit.

Rilindja beson se një vend duhet të ketë shumë të varfër dhe pak të pasur, kurse ne besojmë se një vend duhet të ketë sa më pak të varfër, në mënyrë që të ketë më shumë të pasur dhe në këtë çështje ndoshta nuk do jemi kurrë dakord.

Rilindja ka zgjedhur të mbrojë pakicën, ne duam të mbrojmë shumicën.

Ne jemi të bindur se Rilindja e cënoi me qëllim arsimin publik, duke lënë rrugëve mijëra fëmijë dhe studentë, në emër të të cilëve prindërit e tyre kishin paguar taksa për një të ardhme më të mirë se ajo që kishin patur.

Nëse një rregjim vendos t’i tradhëtoje qytetarët e vet, kete nuk e bën as tek ushqimi, as tek kurimi, as tek taksimi, as tek pensionimi, por tek arsimi. Ne këtë drejtim Rilindja është unike. Të gjitha qeveritë zakonisht tradhëtojnë të shkuarën. Rilindja ka vendosur të tradhëtoje të ardhmen, duke e nisur me arsimin, të cilin e degradoi krejtësisht. Kurrë një vend nuk ka prodhuar më tepër injorancë dhe mediokritet. Rilindja do mbahet mend si laboratori më i madh i injorancës në historinë e këtij vendi dhe nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg: Shihni çfarë ka sjellë në parlament, për ta kuptuar dashurinë e Rilindjes për budallallëkun dhe injorancën.

A mund të bashkëjetonim ne në këto kushte?

Pothuajse e pamundur dhe e panevojshme

Kategori
Uncategorized

PAMECA IV në kthetrat e ministrit trafikant.

2016-10-13-14-41-24

PAMECA IV ne sherbim Ministrit Tahiri, jo te misionit saj.                           nga Ismail Elezi/ish drejtor i antikrimit ekonomik shqiptar.

Shogata e Punonjesve te Policisé né Lirim 2013 u njoh nga mediat me qendrimin e misionit policor tè Bashkimit Europian, PAMECA IV né lidhje me disa ceshtje te rendesishme qe jane ne proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe subjekt i vendimeve te gjykatave.                       PAMECA IV ka reaguar ndaj disa dosjeve hetimore me sensibilitet te larte per opinionin publik per shkak ngarkesave te medha kriminale té autoreve do te ishte mirepritur ky reagim i Misionit PAMECA IV nese do te inkurajohej per te goditur krimin e organizuar.

Ne té vertete ajo qe ne konstatojme fatkeqesisht eshte dalja e Misionit PAMECA IV jashte objektit te punes duke u bere pjese e lojes politike te Ministrit te Brendshem, i cili njihet per lidhjet e shumta me boten e krimit dhe ne vecanti me keta persona qe jane objekt i hetimit nga Drejtésia.                                 Ky Mision ka heshtur ndaj emerimeve te hapura ne kundershtim me ligjin brenda organizates se policisé edhe kur jane provuar lidhjet e tyre me krimin e organizuar.                                                       Ky Mision nuk ka reaguar mbi paligishmerite e Ministrit te Brendshem qe kane shoqeruar ne vazhdimesi punen e tij ne kete detyre duke politizuar dhe inkriminuar Organizaten e Policise.

Nuk ka asnje reagim zyrtar nga ana e tyre per situaten tejet shqetesuese te kultivimit dhe trafikimit té lendéve narkotike si dhe perfshirjen e Ministrit dhe Drejtuesve Larte te Policise ne kete aktivitet kriminial.

Ky Mision, fatkeqesisht konstatohet se po devijon nga pritshmerite qe qytetaret shgiptare kane pasur ndaj tij, por edhe takspaguesit europiane, qe nuk do té donin qe taksat e tyre te shperdoroheshin.                                       Ata presin qe Pameca IV té jeté garante e ligjit, dhe jo mbrojtése e paligJshmerise.

“SHPPL-2013” njeh dhe vlereson te gjithe kontributin e ketyre misioneve ne vite per ngritjen e profesionalizmit te organizates se policise dhe forcimin e kapaciteteve te saj.                             “SHPPL-2013” eshte ne mbeshtetje te cdo anetari té organizates se policise qe i sherben ligjit dhe sigurise ne vend dhe cdo misioni qe kontribuon ne kete drejtim

Kategori
Uncategorized

PAMECA në kthetrat e ministrit trafikant.

PAMECA IV ne sherbim Ministrit Tahiri, jo te misionit saj.                                               Ismail Elezi/ish drejtor i antikrimit ekonomik.

Shogata e Punonjesve te Policisé né Lirim 2013 u njoh nga mediat me qendrimin e misionit policor tè Bashkimit Europian, PAMECA IV né lidhje me disa ceshtje te rendesishme qe jane ne proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe subjekt i vendimeve te gjykatave.                       PAMECA IV ka reaguar ndaj disa dosjeve hetimore me sensibilitet te larte per opinionin publik per shkak ngarkesave te medha kriminale té autoreve do te ishte mirepritur ky reagim i Misionit PAMECA IV nese do te inkurajohej per te goditur krimin e organizuar.

Ne té vertete ajo qe ne konstatojme fatkeqesisht eshte dalja e Misionit PAMECA IV jashte objektit te punes duke u bere pjese e lojes politike te Ministrit te Brendshem, i cili njihet per lidhjet e shumta me boten e krimit dhe ne vecanti me keta persona qe jane objekt i hetimit nga Drejtésia.                                 Ky Mision ka heshtur ndaj emerimeve te hapura ne kundershtim me ligjin brenda organizates se policisé edhe kur jane provuar lidhjet e tyre me krimin e organizuar.                                                       Ky Mision nuk ka reaguar mbi paligishmerite e Ministrit te Brendshem qe kane shoqeruar ne vazhdimesi punen e tij ne kete detyre duke politizuar dhe inkriminuar Organizaten e Policise.

Nuk ka asnje reagim zyrtar nga ana e tyre per situaten tejet shqetesuese te kultivimit dhe trafikimit té lendéve narkotike si dhe perfshirjen e Ministrit dhe Drejtuesve Larte te Policise ne kete aktivitet kriminial.

Ky Mision, fatkeqesisht konstatohet se po devijon nga pritshmerite qe qytetaret shgiptare kane pasur ndaj tij, por edhe takspaguesit europiane, qe nuk do té donin qe taksat e tyre te shperdoroheshin.                                       Ata presin qe Pameca IV té jeté garante e ligjit, dhe jo mbrojtése e paligJshmerise.

“SHPPL-2013” njeh dhe vlereson te gjithe kontributin e ketyre misioneve ne vite per ngritjen e profesionalizmit te organizates se policise dhe forcimin e kapaciteteve te saj.                             “SHPPL-2013” eshte ne mbeshtetje te cdo anetari té organizates se policise qe i sherben ligjit dhe sigurise ne vend dhe cdo misioni qe kontribuon ne kete drejtim

Kategori
Uncategorized

Kujdes Eduart.

Replikë Eduart Sallamit!!                                nga Ferdinant Veliu.

Politikanët shqiptarë dhe shqiptarët do ti kundërvihen kujdo ambasadori që për interesa grupimesh të caktuara rreshtohet hapur pro kësaj qeverie bandite e mbushur me vrasës,trafikantë dhe përdhunues mandje për ty si ylberist dhe kumarxhi që u sponsorizove nga dashnori i gruas në biznesin fiktiv këtu në Amerikë ta do interesi personal të hedhësh shashkën tymse të radhës.Të kujtoj se nuk je as burrë dhe as grua sepse të gjithë ne që jetojmë në Amerikë jemi të trishtuar kur besimin ndaj vëndit të lirisë e tradhëton një person.
Eduart Sallami po të kujtoj se:Pjestari i familjes tënde ka qënë komisari politik i mbrojtjes kundër ajrore të Tiranës përgjatë viteve 1980-1992.Një nga njerzit e besuar të diktaturës.Ti ke qënë një aksident brënda Partisë Demokratike.Ti nuk je pro amerikan kurrë ske qënë,ndërsa ne kemi lindur të tillë.Frymën antiamerikane që po mbjellin partnerët e tu rilindas,bijtë e ishëve të kuq dje nuk mund ta shisni me opinione si frymë të Opozitës.
Ju soji i kuq dhe bastard zëmrën dhe shpirtin e keni akoma në Rusi.Mos harro profesori i marksizëm-leninizmit,je mbetja më e pështirë e ngelur nga partia e punës që u riciklua.

Kategori
Uncategorized

Qivaçanë qeveri, dhe kovaçanë opozitë.

Elvis Roshi vë përballë gazetarin me deputetin, ja replikat mes tyre

Elvis Roshi vë përballë gazetarin me deputetin, ja replikat mes tyre

Lirimi i kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, të cilit iu hoq sot masa e sigurisë arrest shtëpie, ka vënë përballë gazetarin e News24 Bledian Koka dhe deputetin e Partisë Demokratike Gent Strazimiri.

Në një status në Facebook, gazetari reagon kundër opozitës duke i kërkuar që të reagojë përballë këtij vendimi të gjyqësorit që liroi kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Sipas gazetarit Koka, asnjë qytetar i thjeshtë nuk ndihet i përfaqësuar nga opozita pasi kjo e fundit akuzon qeverinë vetëm për kanabisin dhe nuk flet për vendimet e padrejta gjyqësore.

Këto komente të gazetarit janë kundërshtuar nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili është kundërpërgjigjur në Facebook duke shkruar se ndryshe flasin në mediat ku punojnë dhe ndryshe në komentet personale jashtë orarit të punës.

Statusi i gazetarit të News24 Bledian Koka:

Aloooooo, opozitaaa, alooo?!

Nuk e di a e keni vënë re, por u lirua Elvis Rroshi me 5 emra, aloooo, opozitaaaa? Ndonjë reagim kshtu apo hiç fare ëëë? Alooo!
E kuptoni si po tallet Edi Rama me ju? Sepse e di që ju nuk e kritikoni dot prokurorinë, gjyqësorin për asgjë!
Flisni për krim elektoral në Dibër dhe s’keni bythë t’i bëni presion organeve të drejtësisë për ta zbardhur këtë krim. S’keni bythë të bëni opozitë siç duhet, ta vini gishtin në plagë ndaj bëni hartime me hashash nga mëngjesi në darkë ose më mirë deri në drekë. Sepse në darkë mblidheni para televizorit për të parë debatin Çili-Duma, i cili në vetvete ngërthen situatën ku ndodhet sot opozita në këtë vend: një miks midis parodisë, komedisë dhe mediokres.

Ja po jua them unë, me fjalët e atij që s’e kisha menduar kurrë se do ta citoja një ditë: Nuk keni parë gjë akoma! S’keni parë gjë akoma sepse me këtë mender-opozite që keni vendosur t’i bëni Aleancës së të Keqes në këtë vend, do katandiseni forcë e tretë.
Dhe sa t’ju ketë ju përballë, Edi Rama do shumëfishojë votat në këtë vend. Do i shumëfishojë aq shumë sa do t’ju duket Dibra rezultati më i mirë që keni marrë ndonjëherë.

Një pyetje për PD-në? A ka korrupsion në këtë vend? Nëse ka, pse nuk i bëni presion prokurorisë dhe gjyqësorit ta luftojë këtë korrupsion?
(Nëse NUK ka korrupsion, atëherë mirë e kemi këtë qeveri, pse duhet t’ju votojë një shqiptar?)
Çfarë mendoni për punën e organeve të drejtësisë që lirojnë Rroshët, Prengat, Frrokët, Xhuvanët e kësaj Shqipërie?
Çfarë mendoni për anëtaren e Gjykatës së Lartë që u kap me 50 mijë euro rryshfet dhe sot është ende e lirë?! Asnjë fjalë për të? Pse, ngaqë burri i saj është zyrtar në Kuvend?
E di çfarë i thoni ju shqiptarëve?

I thoni: jo, nuk duam ta reformojnë drejtësinë, nuk duam ta ndryshojmë atë, duam ta mbajmë kështu siç është. Duam të ruajmë drejtësinë që liron kriminelin, nuk arreston trafikantin, të korruptuarin, njeriun me 2 fytyra dhe 5 emra.
Edhe një herë, e kuptoni si po tallet Edi Rama me ju? Sepse ju keni vendosur të mos bëni aleancë me shqiptarin e thjeshtë, me atë hallexhiun që po ja pijnë gjakun përditë e ngadalë, por keni bërë aleancë me bosin e monopoleve, intrigantin e mediave, gjyqtarin e majmur e kështu me rradhë.
p.s…Alo, opozita? Qytetarët sot e ndjejnë veten të papërfaqësuar dhe prandaj, fatkeqësisht, madje dëshpërimisht: Nuk keni parë gjë akoma!

Reagimi i deputetit Gent Strazimiri:

Është interesant fakti që gazetarët që gatuajnë lajmet me të cilat qeveria na ushqen çdo ditë, sapo heqin kostumin e “politikës editoriale” të medias ku hanë bukë, janë të admirueshëm, të vërtetë, pothuajse të pakundërshtueshëm në opinionet personale të shfaqura në profilet e tyre në fb!!
Këtë e gjej DRAMTIKE!

Aloooooo gazetariaaaaaa!
Ke zgjedhur një zanat që nuk ka orar zyrtar, që mrekullinë e ka tek të qenit i lirë, bohem, jashtë çdo disipline, ligji, autoriteti që bie ndesh me TË VËRTETËN!
Alooooo dinjitetiiiiiiii!
Një gazetar nuk mund të jetë KURRË punëtor me mëditje…i nënshtruar ndaj interesave ekonomike të injorantit të radhës që “ka bërë” mjaftueshëm lekë sa për të blerë aparaturat, liçencën, shtypshkronjën dhe… liçencuesin… GAZETARINË (dmth TË VËRTETËN)!!
Alooooo solidariteti profesiooonaaal!

Pushuan në emër të së vërtetës Alida Totën, kërcënuan Artan Hoxhën, desh vranë Artur Çanin, vetëmbyllën emisionin “Stop”, emisionin “Ajsberg”, emisionin “PUBLICUS”….mbyllën brutalisht AGON CHANNEL…
-Piiiiip, piiiip, piiiip….Thirrja juaj po transferohet tek…OPOZITA….Ju lutem prisni!!!!
INTELECTUAL COËARDICE!!!
Nuk është fenomen shqipëtar! Është fenomen njerëzor që shoqëritë e venë në dukje në prag të REVOLUCIONEVE!

Kategori
Uncategorized

HOMAZH PER XHEVDET KALOSHIN.

1-shenje-zije-2

Nga Reshat KRIPA/

Ike i nderuar Xhevdet!

Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë.

Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë për ty. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri.
Në këto çaste para syve më del shprehja e filozofit të shquar Niçe që thoshte:
Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere? Gjaku… Dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj. Bijtë e një familjeje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Po, Xhevdet i dashur, ti i mbijetove asaj kohe barbare, i mbijetove sepse në venat e tua rridhte gjak Kaloshi, nje fis i dëgjuar i krahinës së Dibrës. Ishe fare i ri kur u detyrove të përballeshe me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ti nuk u theve. Ato dallgë i përballove me krenari dhe dinjitet. Çfarë të të kujtoj më parë i dashur mik, Tepelenën e tmerrshme apo Savrën dhe Gradishtën por ti qëndrove si “një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit”, siç shkruan Migjeni i madh. Por së fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e sistemit gjakatar. U lidhe me shoqatën e të përndjekurve politikë pasi asaj i përkisje plotësisht. Por u lidhe, së bashku me gjithë familjen tënde, edhe me Partinë Demokratike duke i qëndruar pranë asaj deri në çastet e fundit të jetës tënde. Këto nuk do t’i harrojmë kurrë për tërë këta vite që na kanë mbetur për të jetuar. Ti i përkisje asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Doje të jetoje i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën tënde. Doje të jetoje në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq të atdheut, jetoje në një epokë të gabuar. Jetoje në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe. Jetoje në atë epokë kur nuk mund të shprehje mendimet e lira, ndjenjat e shpirtit të pastër. Të nderuar familjarë. Më lejoni t’ju sjell ngushëllimet e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë .Ai ishte një nga këta burra. Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur, por edhe ne nuk humbëm pak. Ne humbëm mikun tonë më të mirë. Humbëm mikun tonë për fjalën dhe këshillat e të cilit kishim shumë nevojë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar. Qoftë i lehtë dheu që do t’ i bjerë përsipër!

Me hidherim njoftoj ndarjen nga jeta te mikut tone te paharruar Xhevdet Kaloshi. Varrimi behet diten e merkure, date 12 tetor 2016, ora 15.00 Homazh për Xhevdet Kaloshin

Kategori
Uncategorized

Princi Leka II dhe Princesha Elia Zaharia kanë folur për herë të parë pas dasmës mbretërore zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Çifti tregon përshtypjet e tyre për dasmën, të ftuarit dhe momentet pikante në këtë rrëfim për Rudina Magjistarin.

“Miqtë kanë dalë me përshtypjet më të mira, ne të dy kemi punuar shumë që të vihen në pah vlerat shqiptare, qoftë në kulinari qoftë në kostumet tradicionale shqiptare, këngë dhe valle. Unë jam në gjendje akoma të hutuar, sepse vizitat nuk kanë pushur”, rrëfen Elia Zogu.

Duke treguar momentin më të bukur të gjithë ceremonisë, Elia së bashku me princin Leka II janë në një mendje.

“Momenti i shkëmbimit të unazave, i premtimeve ishte një moment që na përkiste vetëm ne të dyve”, tha ajo. Princ Leka tregon se miqtë e ftuar nga familjet mbretërore kishin mbetur të habitur nga Shqipëria, me shumë tradita.

Ai ndër të tjera rrëfen se nuk i kishte parë më parë fustanet e Elias, që tashmë është bashkëshorte e tij. “Isha krejtësisht i habitur. Elia ishte kaq e bukur. Në atë moment mu mor fryma”, thotë ai.

Por Elia m tregon edhe një bisedë që ka bërë me mbretëreshën e Spanjës. “Ky është  një nga fustanet e nusërisë më të bukur që unë kam parë në jetën time”, rrëfen Elia. Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë të aktrojë.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i shkrimtares franceze: Takimi im i parë me Geraldinën dhe sekretet e Mbretëreshës.

Josephine Dedet ka shkruar një libër mjaft interesant mbi Mbretëreshën Geraldinë dhe është libri i parë i shkruar nga një e huaj. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin Opinion, shkrimtarja franceze ka treguar të pathëna interesante nga fëmijëria e Mbretëreshës, njohja me mbretin Zog, 60 vitet në ekzil, deri tek pasionet e veçanta sportive.

Për Dedet, qysh në fëmijërinë e hershme, figura e Mbretëreshës Geraldinë përbënte një ngasje, njëherësh edhe kuriozitet të ngjashëm me ato marrosjet e vegjelisë pas përrallave me princër e princesha.

Ndërsa vite më vonë, miqësia dhe njohja e afërt me familjen mbretërore të Geraldina Apponyi-s i shërben për të krijuar kontaktet e para.

Këto dhe të tjera detaje, do keni rastin të lexoni përgjatë kësaj interviste të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu…

Znj.Josephine Dedet, mirë se vini në Shqipëri. Kjo është hera e parë për ju?

Mirëdita, po, është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur.

Ju keni shkruar një libër mjaft interesant mbi mbretëreshën Geraldinë dhe është libri i parë i shkruar nga një e huaj. Sipas informacioneve që kemi, është botuar në Shqipëri në fillim të viteve 2000 dhe është tepër interasant. Përse i keni munguar Shqipërisë për një kohë kaq të gjatë?

Kam patur fatin t’a njoh nga afër mbretëreshën Geraldinë dhe prita që ajo të më jepte miratimin e saj në fund të viteve 1990 për të dëshmuar mbi jetën e saj dhe të hapte arkivat e familjes së saj.

Si e gjetët mbretëreshën Geraldinë?

E kam takuar në Afrikën e Jugut në 1996.

Rastësisht?

Aspak, e njihja që kur isha fëmijë. Njihja motrën e saj konteshën Virxhinia Aponi hungareze, vëllain e saj Guy Zhiro, vëllain e saj francez, që ka një pjesë të familjes në Francë. Që kur isha fëmijë dëgjoja shpesh të flitej për këtë histori dhe më ngjante me një përrallë. Më vonë, pasi kisha bërë disa studime historike dhe shkenca politike, kuptova që ishte diçka më tepër sesa një përrallë me zana dhe Shqipëria ishte një vend pasionant. Historia e Geraldinës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën e shkullit të 20 ishte një temë për të cilën nuk ishte shkruar kurrë më parë.

Ishte Geraldina interesante si personazh?

Po. Ishte një personazh i jashtëzakonshëm për mendimin tim, një grua që vinte nga një familje e madhe fisnike evropiane që fliste të gjitha gjuhët evropiane, por në të njëjtën kohë një grua shumë e thjeshtë.

Gjithashtu edhe modeste.

Po, shumë modeste, e cila e donte shumë këtë vend, Shqipërinë, shqiptarët, bashkëshortin e saj.

Dashuria për këtë vend dhe për bashkëshortin e saj u ndërthurën më njëra-tjetrën. Ajo donte të vinte në Shqipëri dhe të vdiste si një shqiptare, siç e ka thënë ajo, madje në tokën shqiptare. E quante mjaft të rëndësishme këtë.

Ju folët për Geraldinën si personazh, por roli i saj historik në historinë e Shqipërisë cili ishte?

Mendoj se Geraldina ka patur një rol të rëndësishëm. Në fillim kur ka mbërritur në këtë vend për herë të parë.

Ajo ka qenë vetëm për 11 muaj mbretëresha e Shqipërisë.

Kjo është e vërtetë, por sikurse e dini edhe ju, ka patur mjaft kritika për Mbretin Zog, kritika përsa i përket politikës së viteve ’30.

Nga ana tjetër, të gjithë, edhe në epokën komuniste kanë menduar se Mbretëresha Geraldinë ka qenë jashtë çdo kritike. Ajo i kishte dhënë një shembull të bukur popullit shqiptar me dashurinë që kishte për Shqipërinë, me devotshmërinë që kishte ndaj këtij populli, me atë që përfaqësonte edhe gjatë internimit të saj. Ajo e ka përfaqësuar mjaft denjësisht Shqipërinë.

Libri juaj ka nxjerrë në pah për shqiptarët një anë të panjohur të jetës së familjes mbretërore. Jeta e tyre në ekzil, a ka qenë e vështirë jeta e familjes mbretërore në exil dhe sidomos ajo e Mbretëresha Geraldinë?

Po, ata kanë vuajtur shumë gjatë kohës që ishin në Internim. Geraldina dhe mbreti Zog e vuanin shumë këtë exil të detyruar dhe kanë jetuar në kushte mjaft të vështira. Në njëfarë mënyre patën fatin të shohin nga afër gjithë jetën e evropianëve, pra, pasi ikën nga Shqipëria në 1939, u gjendën në Francë. Në fillim përshkuan të gjithë Evropën që ishte në luftë dhe mbërritën në Francë në 1940, në kohën e eksodit. Si të gjithë francezët morën rrugët e Francës jugore, nën bombardimet gjermane.

Ata kanë qenë në anijen e fundit që u largua nga Franca.

E saktë. Ata hipën në anijen e fundit që u largua nga Franca për të shkuar në Angli, ku i priti mbreti Xhorxh. Pasi mbërritën në Angli, u gjendën si të gjithë londinezët nën bombardimet gjermane. Kanë përjetuar edhe këto ditë të vëshira për anglezët.

Shkuan tek mbreti Faruk në Egjipt pas luftës, dhe janë treguar të gjitha episodet mbi luftën e fohtë apo historinë e agjentit sekret amerikan.

Historia e njohur e Zenel Shehut dhe të dërguarve të tjerë të mbretit Zog në Shqipëri.

Pastaj erdhi internimi në Madrid dhe kjo ka qenë një periudhë e gëzuar në jetën e Geraldinës.

Pse?

Ajo takoi atje shumë familje mbretërore dhe ka qenë shoqe e ngushtë me mbretëreshën e Bullgarisë, mbretëreshën Xhovana.

Që ka qenë e bija e Viktor Emanuelit të Italisë, që kishte marrë kurorën e mbretit të Shqipërisë?

Pikërisht. U pajtuan në Egjipt falë mbretit Faruk, sovrani italian i kërkoi falje zyrtarisht mbretit shqiptar që i mori këtë kurorë dhe për atë që kishte ndodhur.

Më në fund Mbretëresha Geraldinë dhe Mbretëresha e Bullgarisë Xhovana që ishte vajza e mbretit të Italisë u bënë mike të ngushta. Jeta në Madrid ishte mbase periudha më e këndshme e jetës së saj, para se të vendosej në Afrikën e Jugut dhe atje patën shumë vështirësi. Unë e kam njohur kur ishte në Afrikën e Jugut. Në Johanesburg.

Marrëdhënia e Mbretëresha Geraldinë dhe Mbretit Zog a ishte dashuri e vërtetë apo thjesht një martesë zyrtare siç ndodh ndonjëherë në lidhje të tilla?

Në fillimet e saj duhet të ketë qenë një martesë zyrtare, por nuk duhet të ketë vazhduar kështu. Mbreti Zog kërkonte një nuse, e cila nuk duhet të ishte italiane, por as jugosllave. Ai donte një austriake…

Që të ruante ekuilibrat.

Ai kishte frikë prej fqinjëve të tij që lakmonin Shqipërinë.

Pra, ai nuk donte kurrsesi të martohej me një italiane apo një jugosllave për të mbrojtur Shqipërinë.

Donte të martohej me një austriake, sepse Austria ishte një vend neutral dhe ai e fliste shumë rrjedhshëm gjermanishten. Kishte jetuar në Vjenë rininë e tij.

Madje edhe gjatë luftës së parë botërore?

Atij i kishin prezantuar shumë austriake dhe austro-hungareze dhe kur kishte pare foton e Geraldinës kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Ajo ishte shumë e bukur në atë kohë dhe ai e kishte pëlqyer shumë pamjen e saj në të njëjtën kohë inteligjente, por edhe të menduar. Atij i qe dukur e mrekullueshme dhe e kishte ftuar në ballon e Vitit të Ri në Tiranë.

Ky ka qenë takimi i parë, pasi e kishte parë vetëm në fotografi.

Ajo nuk dinte asgjë për Shqipërinë kur mori ftesën. Familja e saj mori ftesën dhe ishte mosbesuese. Shqipëria ishte vend i panjohur. Mbretëria ishte e re. Geraldina i përkiste një familjeje fisnike mjaft të rëndësishme hungareze. Në fillim donin të siguroheshin që gjithçka do të shkonte mirë dhe që ajo nuk do të ishte e detyruar të pranonte, që do të ikte me dëshirën e saj dhe mund të kthehej pranë familjes kur të donte. Dhe gjithçka shkoi shumë mirë, sepse kur mbërriti në Shqipëri, në Durrës, ajo ra në dashuri me shikim të parë me Shqipërinë dhe kur pa mbretin Zog në mbrëmje, qe dashuri me shikim të parë. Historia e tyre e dashurisë qe vërtet e paparashikuar.

Dhe e tillë ka qenë për 22 vitet që ata jetuan bashkë?

Po, për 22 vjet dhe në Afrikën e Jugut, kur e kam takuar kishte fotografitë e Mbretit Zog dhe nuk pranonte as të m’i jepte që t’i kopjoja, pasi ajo i mbante gjithnjë pranë vetes, i shoqi ishte gjithçka në jetën e saj. Shqipëria dhe bashkëshorti i saj ishin vetë jeta për të.

Eshtë një histori e pabesueshme. Geraldinë ka qenë vetëm 11 muaj Mbretërsha e Shqipërisë, por ishte mjaft e njohur nga media ndërkombëtare. Dua të them se ka libra që flasin për të, shumë artikuj nëpër revista, dokumentarë televizivë. Përse ajo u bë kaq e famshme?

Mendoj se ajo ishte shumë e bukur, kjo e ndihmoi për anën mediatike, por përveç bukurisë ajo përcillte diçka tjetër që shqiptarët e kuptuan menjëherë dhe e nuhatën që ajo e përvetësoi menjëherë kulturën e tyre. Ajo mësoi të fliste shqip shumë shpejt. Ajo ka inauguruar radion e parë në gjuhën shqipe. Shqiptarët e ndjenë që ajo u përshtat menjëherë dhe që i kuptonte pa i gjykuar, por duke i pranuar.

Thuhet se ishte një nga Mbretëreshat më të bukura të Evropës. Ishte e vërtetë kjo?

Po, mendoj se po, edhe nga fotot që kam parë.

Ishte ende e bukur kur e keni takuar?

Po. Ishte një zonjë e moshuar shumë e bukur, ndonëse kishte kaluar vështirësi në jetën e saj, ajo sërish rrezatonte. Kishte diçka rrëzëllitëse tek ajo, që i jepte shkëlqim. Përcillte qetësi dhe thjeshtësi. Ka qenë e bukur deri në fund të jetës së saJosephine.

Ju e keni shkruar librin në vitet 1980 dhe në fillimet e 1990.

Më saktë në 1996-1997.

Atëherë është botuar dhe e keni botuar në gjuhën frënge, hungareze dhe në shqip. Ky është versioni i përpunuar?

Po, ky është botimi i tretë i librit tim dhe çdo botim kam shtuar informacione. E kam rishikuar, pasuruar me anekdota të reja, me dëshmi të reja. Pas botimit të parë, shumë persona që kanë qenë dëshmitarë të asaj epoke, më kanë kontaktuar dhe me dëshminë e tyre më kanë dhënë informacione të reja.

A ka patur sukses libri juaj?

Po, në Francë ka patur sukses, pasi kemi nxjerrë një botim të ri në të njëjtën kohë me martesën e princit Leka. Tani do të vijë edhe në Shqipëri. Në Hungari ka dalë para një vit dhe është një Best Seller. Hungaria sikurse edhe e dini është vendlindja e Mbretëresha Geraldinë.

Po dhe ështe mjaft e njohur atje. Ju keni ardhur për dasmën e princit Leka. Cila është përshtypja juaj për këtë dasmë dhe për të ftuarit e kësaj martese?

Mendoj se dasma shkoi shumë mirë. Ishte në të njëjtën kohë zyrtare, por edhe e thjeshtë dhe mallëngjyese. Princi ishte i rrethuar nga afeksioni i familjeve mbretërore evropiane. Ishte edhe Mbretëresha Sofi, e Spanjës, Mbreti i Marokut,

Ish-perandoresha e Iranit?

Kishte shumë personalitete.

Po, ishin edhe nga familja mbretërore e Anglisë.

Po, kishte përfaqësues nga të gjitha familjet evropiane mbretërore.

Kam një pyetje. Eshtë mjaft interesante. Në martesën e mbretit Zog me Geraldinën në 1938 ishte e pranishme vetëm familja mbretërore italiane, përse në dasmën e Princit Leka kishte të ftuar nga të gjitha familjet mbretërore?

Në dasmën e Mbretit Zog ishte dëshmitar princi i Turqisë.

Po, djali i Sulltanit Abdul Hamit.

E saktë, që ishte martuar me motrën e Mbretit Zog. Në dasmën e Princit Leka kishte të ftuar nga shumë familje mbretërore, sepse janë të gjithë kushërinj dhe të afërm të Geraldinës. Ngaqë kur ishte në exil, Geraldina i kishte takuar shpesh familjet mbretërore. Kishte miqësi me Romanovët e Rusisë, Mbretërit e Spanjës, Egjiptit, Italisë. Ka kushërinj në të gjitha familjet mbretërore. Në libër gjendet pema gjenealogjike.

Kishte lidhje edhe në Shtetet e Bashkuara?

Po, nëna e Geraldinës ka qenë amerikane. Ajo ka lindur në Bruklin, në Nju Jork. Nuk ka jetuar asjëherë në Amerikë, por ndihej amerikane dhe gjuha e saj ishte anglishtja.

Dhe pyetja e fundit. Ju e vizitoni per here te pare shqiperine pasi keni shkruar shume per te, mbi jeten e Geraldines e te tjera. Si ju duket Tirana?

Me duket sikur po zbuloj gjera dhe njekohesisht e njohur. Sepse kur shkruan dhe pershkruan vendet, udheton me imagjinate dhe pastaj mbreteresha Geraldine me kishte treguar aq shume gjera per Shqiperine e saj, qe ishte shqiperia e viteve 30, pastaj Shqiperia e viteve 2000 kur ajo ishte rikthyer. Me kishte folur aq shume, ma kishte pershkruar ne detaje aftmosferen, ambientin, njerezit, vendet, karakterin e shqiptareve, gjithcka qe ajo donte nga Shqiperia dhe me ka transmetuar kete terheqje per vendin e saj. keshtu qe ketu u gjenda perballe zbulimit te gjerave, por njekohesisht edhe po thoja: po une i njoh keto, njoh gjithcka. dhe eshte nje ndjesi shume e bukur.

Do te ktheheni ne Shqiperi?

Shpresoj. Martesa ishte nje rast i mire per ta vizituar si per here te pare dhe shpresoj qe shqiptaret qe me kane mirepritur gjithmonë, që e kanë mirëpritur librin tim…

… po, libri është shumë popullor në Shqipëri.

Jam mirëpritur gjithnjë nga shqiptarët që janë kaq të hapur dhe kaq kureshtarë për historinë dhe të shkuarën e tyre dhe e vlerësoj shumë këtë lidhje me shqiptarët.

Kategori
Uncategorized

Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

FB_IMG_1476189739835

Nga Manjola Bregasi-

Largimin nga Shqipëria nuk e kisha menduar kurrë, madje as në vitin 1997, kur nën emergjencën e kërcënimit për jetën, emigrimi shihej si e vetmja mundësi.

Mbase e nxitur edhe nga prindërit që më përsërisnin vazhdimisht fjalinë: “Do bëhet një ditë Shqipëria”, vendosa të rri e madje të përpiqem që çdo ditë, të ndihmoj për ta bërë Shqipërinë dhe veten, ashtu siç prindërit më mësuan, me punë të ndershme.

Por sot, prindërit e mi ndjehen të penduar për fjalinë që më ngulën në kokë për vite me radhë. Tani ata më thonë: “Nuk bëhet Shqipëria” dhe ju duket shumë vonë për çdo vendim tjetër.

E kur thonë nuk bëhet Shqipëria, prindërit e mi nuk e kanë fjalën as për rroga apo pensione të mira dhe as për jetë luksi e makina të shtrenjta. Kur thonë “nuk bëhet Shqipëria”, ata e kanë fjalën për vetë jetën. Ndaj këtë radhë nuk më ndaluan, kur vendosa të aplikoj lotarinë amerikane, edhe pse u kërkova një motiv për të qëndruar në Shqipëri.

Për fat të keq askush nuk ma dha këtë motiv: as realiteti, as miqtë e tashmë as prindërit, që me mësuan deri sot: se guri rëndon në vendin e vet.

Por me sa duket, shqiptarët nuk duan të jenë më gurë që rëndojnë. Në një sondazh të realizuar nga Opinion.al vetëm pak ditë më parë, të pyetur nëse mendojnë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi tjetër për të ardhme më të mirë, 91% e votuesve kanë thënë “po”. Dhe e dini çfarë? Ky ka qenë një ndër sondazhet më të votuar në faqe, duke arritur një numër rekord prej 5 mijë pjesëmarrësish.

Dëgjoj shumë miq  që duan të ikin. Disa për të gjetur një punë që nuk e kanë, disa për të ardhmen e fëmijëve, disa për një jetë më të mirë pa strese dhe telashe. Unë nuk kam asnjë nga këto arsye, sepse të gjitha më duken shumë përpara vetë jetës. Unë dua të iki, thjesht për të jetuar, sepse në Shqipëri jeta vlen shumë pak.

Disa javë më parë, përcolla në parajsë një njeri shumë të dashur për mua.

E dini pse? Sepse në orët e vona, një natë të mërkure ai pësoi infarkt të miokardit…Dhe fati nuk ishte me të. Sepse tashmë jemi nuk e di sa milionë shqiptarë që jetën tone  ja kemi lënë në dorë fatit, edhe pse paguajmë sigurime, edhe pse na zhvasin nga taksat, edhe pse na flitet për shëndetësi falas e nuk kemi ku të shkojmë. Dyert na përplasen në fytyrë nëse nuk kemi miq apo lekë të zgjidhim një hall. Por edhe kur paguajmë, edhe kur gjejme miq, përsëri na bie në kokë. Shteti tek ne ka vdekur, ndaj fati është e vetmja derë ku mund të trokasim. Por atë natë, fati nuk qe me ne. E dini pse? Sepse në reanimacionin e kardiologjisë, dikush kishte lënë roje një praktikant, për më tepër të paaftë. Një praktikanti i kardiologjisë, që për më shumë se tetë orë nuk arriti të diagnostikojë një pacient me infarkt, pavarësisht këmbënguljes së familjarëve për anamnezën. Nën “kujdesin” e këtij praktikanti, (që me siguri tani po i shkurton orët ndonjë pacienti tjetër) ky njeri pësoi edhe dy infarkte të tjera. Kur mëngjesi zbardhi, ishte vonë për të ndërhyrë…. Ishte vonë për të jetuar.

Ky ishte mësimi më i hidhur që Shqipëria më dha mua dhe gjithë të afërmve të mi. Ky ishte mësimi më i kushtueshëm, që qëndrimi në Shqipëri na dha si kosto për besnikërinë, dashurinë apo parimet tona për vendin dhe jetën.

Në një vend ku është vonë për të jetuar, por ka kohë për import mbetjesh, për shitje konçensionesh, për abuzime tenderash dhe për gjithë të tjerat unë nuk gjej dot më motivin, nuk gjej dot busullën, nuk gjej dot jetën. Të tjerat janë thjesht shtojca.

Por nëse më jepni një motiv, unë do vazhdoj të rri në Shqipëri. Kur flas për motiv, nuk e kam fjalën për ujë, punësime apo për rrugë të pastra. Kur them motiv e kam fjalën për vetë jetën, me ose pa të tjerat, u mësuam tashmë. Për fat të keq, vazhdoj të besoj që në Shqipëria jeta vlen shumë pak, ndërsa për mua është më e çmuara.

Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Do të importohen mbetjet e Italisë, u kthyen nga Maroku se atje u ngrit populli.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, thotë se opozita ka ndryshuar në kahun pozitiv qëndrimin për importin e mbetjeve. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Paloka tha se qeveria e shkuar ka gabuar me propozimin e këtij ligji.
“Ne ndryshuam në kahun pozitiv. Ndryshimi i Ramës nuk ka shqiptar ta marrë të sinqertë. Ato ndërmarrje riciklimi që thotë Rama ishin edhe para 3 vjetësh”, tha Paloka.

Kreu i grupit demokrat tha se opozita e ka kundërshtuar këtë ligj me argumentin se qeveria është e paaftë për të kontrolluar atë që hyn brenda vendit.

“Rama ka ndryshuar pozicion në një formë shumë interesante. Gjithçka ka pështyrë dje, e lëpin sot me një epsh të paparë. Ne jemi kundër për të gjitha ato rreziqe që ne kemi thënë. Nuk dua t’u kthehem atyre që ka thënë Rama 3 vjet më parë. Një qeveri që nuk kontrollon dot as ushqimet, që i bëhen pista avionësh për drogë vetëm pak km nga Tirana. Një qeveri që nuk jep asnjë siguri, që mund ti kalojë çdo gjë, jo vetëm mbetjet, jo vetëm plehrat e grumbulluara në rajon, që ne i dimë”, tha ai.

Paloka tha se mbetjet e destinuara për import janë në Itali.

“Janë në Itali, u nisën për në Marok dhe i ktheu Maroku se populli protestoi dhe nuk u zbatua marrëveshja që qeveria kishte me Marokun”, tha ai.

Në lidhje me kërkesën për referendum që PD-ja i ka paraqitur Parlamentit, Paloka tha se maxhoranca po shfrytëzon instrumentet procedurale për ta shtyrë, pot nuk mund ta refuzojë.

“Ne kemi depozituar në Parlament kërkesën për referendum. Nuk ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Aty nuk ka vend për procedura, aty është çështja do apo nuk do, pra duhet vullneti politik. Më kanë thënë që nuk bëhet kuorumi në Konferencën e Kryetarëve. Nëse ndalohet futja e mbetjeve me referendum, nuk ka as Parlament as qeveri ta fusë këtë ligj. Edhe nëse një qeveri tjetër përpiqet ta fusë këtë ligj, është e pamundur”, tha ai.

Kategori
Uncategorized

Paloka: Ambasadori Lu të flasë për drogën, mos heshtë. PD s’ka përplasje me SHBA.

Paloka: Ambasadori Lu të flasë për drogën, mos heshtë. PD s’ka përplasje me SHBA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka mohuar që selia blu të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report tv, Paloka ka ripërsëritur qëndrimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se asnjë ambasador nuk mund ta përcaktojë linjën politike të PD.

Kreu i grupit demokrat ka këmbëngulur që ambasadori amerikan duhet të ishte shprehur për çështjen e drogës në vend dhe jo të qëndronte në heshtje.

Sipas tij, është e papranueshme që të mos flasë, sidomos pas deklaratës së Kryeministrit i cili ftoi opozitën që akuzat e saj t’ia paraqesë ambasadorit amerikan.

Kategori
Uncategorized

M’fal dy lek z.Kryeminister.

2016-10-08-01-45-02

Kategori
Uncategorized

Fundi i rilindjes.

2016-10-08-20-00-16

Kategori
Uncategorized

2016-10-10 10.43.57.jpg

Kategori
Uncategorized

Nisin spastrimet e të ashtu-quajturëve ‘Gylenistë’ tek korporatat turke në vendin tonë.

Lista e përfolur anti-gyleniste ka filluar të gjejë zbatim fillimisht tek kompanitë shqiptare me aksionerë turq.

 

Banka Kombëtare Tregtare ka qënë e para që ka nisur procedurat e shkarkimit apo të ashtëquajturat kërkesa për dorëheqje ndaj punonëjsve të saj, të cilët mëkatin e vetëm kanë faktin se kanë studiuar në Turqi pranë institucioneve arsimore të themeluara nga Fetullah Gylen. Edhe Albtelekom ka nisur këto procedura për personelin e tij që gjëndet në listën e ambasadës turke. Lista pretendohet të ketë me qindra nënpunës shqiptarë të punësuar si në administratën publike edhe atë jo publike.

 

Nga pikpamja juridike dëshmohet qartë se kompanitë turke janë përfshirë në aktivitete të paligjshme duke marrë orientime që nuk bazohen në respektimin e legjislacionit të punësimit shqiptar, por direktivave politike të një vendi të huaj. Duke marrë në konsideratë domeinin e pranisë së investimeve turke në sektorët strategjik të vendit tonë, kjo influencë Erdoganistë, në këto moment, është tregues i cënimit të sigurisë kombëtare.
Ajo që bie në sy është heshtja e ‘arkadashit shqiptar’ të kryeministrit turk, Edi Ramës, i cili është gati të blihet. Në vizitën e fundit në Shqipëri, Erdogan premtoi publikisht se do të zëvëndësonte investimet e Gylenistëve me atë të njerëzve të tij, madje premtoi edhe financimin e ndërtimit të godinës së parlamentit të ri shqiptar. Dhe kur flitet për para, Kryeministri shqiptar ka dëshmuar se ka aftësi të zhvilluara sipërmarrjeje.
Aktualisht Shqipëria nuk ka shpallur terroristë organizatën FETO, të Fetullah Gylenit, ndërkohë që proceset gjyqësore në Turqi ende nuk kanë një përcaktim ligjor të kësaj shoqate si organiozatë terroriste, përvec deklarimit politik nga qeveria e Turqisë. SHBA-ja nuk ka vendosur në listën e zezë apo OKB nuk ka shpallur një organizatë të tillë si organizatë kriminale apo terroriste, dhe nuk kanë nxituar të deportojnë Fetullah Gylenin në Turqi pas akuzave dhe kërkesave zyrtare të Ankarasë për ekstradim për komplotin ndaj grushtit të shtetit të muajit Gusht.
boomalbania@gmail.com

Kategori
Uncategorized

Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë: Largimi i Sali Berishës nga pushteti, i dha fund cdo rreziku për Bashkim Kosovë-Shqipëri

Zyrtari serb : Largimi i Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se me largimin e Sali Berishës nga pushteti ka pushuar edhe rreziku real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Drecun ka deklaruar në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se tani thirrjet për bashkim të shqiptarëve nën një shtet janë kërcënime të thata.

“Epoka e artë e tentativave të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë zhdukur kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës ka ndryshuar situatën në mënyrë domethënëse në favor të Beogradit”, thotë Drecun.
“Tani Serbia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë. Në anën tjetër, ekziston një pyetje nëse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, me forcë do të provonte të ndryshonte kufijtë territorialë, përkundër faktit se Tirana e ka njohur Kosovën si shtet”.

“Por, besoj se kjo lëvizje do të ishte politikisht e rrezikshme për Shqipërinë, sepse diçka e tillë do të sillte shumë dëme dhe asnjë benefit të vetëm”.

Deklarime të tilla të Drecun vijën pas pohimeve të ish-udhëheqësit të Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq, i cili deklaroi për “Stutnik” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u thonë kosovarëve që të ngrenë çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Kategori
Uncategorized

Mediat ndërkombëtare jehonë dasmës mbretërore shqiptare.

 Dasma mbretërore shqiptare ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Daily Mail” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ceremonisë së zhvilluar në Tiranë duke theksuar se kjo ishte e para dasmë mbretërore që nga rënia e komunizmit.

“Daily Mail”  shkruan se në dasmë morën pjesë 20 familje mbretërore nga e gjithë bota.

Mbretëresha Elisabetë II kishte dërguar princin Michael të Kent, kushëri i parë i saj.

dasma mbreterore

Kategori
Uncategorized

Ja personazhet VIP të ftuar në dasmën mbretërore (FOTO).

Pas ceremonisë së shkëmbimit të unazave si dhe pritjes në pallatin mbretëror, tashmë të ftuarit e dasmës së Princit Leka me Elia Zaharia do të marrin pjesë në darkën që është organizuar me rastin e martesës së tyre.

Të pranishëm në këtë darkë, përveç të ftuarve të ardhur nga monarkitë e njohura të Europës janë edhe personalitet dhe njerëz të rëndësishëm publike në Shqipëri.

Mësohet se të ftuar janë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Po ashtu pjesë e kësaj darke është edhe ish kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Nuk mund të mungonte edhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu bashkë me bashkëshorten e tij.

Kategori
Uncategorized

Dosja “Saimir Tahiri”/ 9 akuza të rënda që presin Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ministri më i akuzuar për lidhje me krimin, sipas Partisë Demokratike. Ai është akuzuar për lidhje me trafikatë droge, për mbështetje të grupeve të krimit të organizuar, përdorim të policisë së shtetit për interesa dhe hakmarrje personale, për krijimin e mundësive të arratisjes vrasësve të policëve, për vënie nën përgjim të kundërshtarëve politikë dhe krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, për kanosje gjyqtarësh, presion ndaj mediave, për ndikim të emërimeve të personave me të shkuar kriminale dhe të militantëve në radhët e policisë së shtetit.

Më poshtë keni 9 akuzat për të cilat:

Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ai atentat, policia e Tahirit nuk ka lëvizur as gishtin për të zbuluar autorët.

1-Në fillim të shtatorit 2015, ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani, e akuzoi publikisht Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezërve Habilaj në Vlorë, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private me të cilën kryenin trafik dtroge, madje duke kaluar nëpër dogana pa u regjistruar. Zagani i cili aktualisht gjendet në Zvicër si azilant politik deklaronte në një intervistë të bllokuar më pas në News 24 nga kryeministri dhe vetë Tahiri, se vëllezërit që janë ende të lirë ishin kontingjent i trafikut të drogës që kur ai punonte në Vlorë, vite më përpara.

“Tre vëllezërit kushërinj të Tahirit përdorin edhe një gomone që ishte përdorur më parë nga ministri Tahiri, kur ishte deputet në opozitë. Me gomonen dhe makinën e tij”, deklaroi atëherë ish –shefi i antidrogës së Fierit.

Saimir Tahiri e mohoi fillimisht që makina e tij private të ishte përdorur nga vëllezërit Habilaj. Madje edhe njohjen me ta. Por pas publikimit të disa dokumenteve nga Partia Demokratike u detyrua ta pranojë pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

“Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj unë pse. Përmbarimi më ka bllokuar. Shitja e makinës është në deklaratën e pasurisë…” dhe pastaj “fajin e ka Saliu” etj, etj.

Pas operacionit të fundit në Vlorë ku u kapën 23 tonë kanabis gati për shitje dhe mijëra bimë të mbjella dhe proces tharje, burime të besueshme të prokurorisë dhe brenda policisë së Vlorës, thonë se janë pikërisht vëllezërit BALILAJ, kushërinj të Tahirit.

2-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, vetëm disa javë më parë gjatë një seance parlamentare, deklaroi se mafia e narko-trafikut, po mbjell në Shqipëri një kultivar të ri të kanabisit, i cili piqet brenda 45 ditëve dhe mund të japë deri tre prodhime në vit.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili jo vetëm e mohoi këtë fakt por edhe vazhdoi me kundërakuzat e tij se opozita dhe një pjesë e mediave kanë si qëllim të vetëm të bëjnë pis punën e policisë.

Më datë 7 tetor, e premte, gjatë leximit të raportit vjetor të policisë në bashkëpunim me partnerët italianë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako deklaroi për herë të pare, për ekzistencën dhe mbjelljen në masë të këtij lloji të ri kanabisi, të cilin shefi i tij e mohoi.

3-Ndaj Saimit Tahirit rëndon një tjetër akuzë e fortë. Opozita thotë se ai ka realizuar marrëveshje me narkotrafikantët duke u paguar prej tyre, deri në 30 % të fitimit. Ai akuzohet gjithashtu se në zonat më problematike përsa i përket kultivimit të kanabisit ka emëruar drejtues policie të lidhur me narkotrafikantët dhe se dekonspirojnë hetimet e prokurorisë.

Tahiri ka mohuar me këmbëngulje raportin sekret të përpiluar nga Shërbimi Informativ dhe homologët e huaj të tij, i cili përcakton zonat e kultivimit dhe krerët e policisë që bashkëpunojnë me trafikantët.

Por çdo ditë të dhënat e këtij raporti po vërtetohen pas operacioneve të prokurorisë e cila e ka marrë atë seriozisht. Ishmi, Vlora, Mati, Dukagjini et,j janë pjesë e informacioneve që gjenden në këtë raport të cilin Tahiri e cilëson shpikje të medieve të inkriminuara.

4-Më herët opozita e ka akuzuar me fakte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje të drejtpërdrejtë me një nga të akuzuarit nga prokuroria si eksponent kryesor i krimit në vend, Emiljano Shullazin.

Edhe për këtë rast Saimir Tahiri i ka mohuar akuzat. Shullazi është ndaluar disa herë nga policia në kohën e Tahirit ministër, madje edhe në raste flagrante, por gjithmonë është liruar për “mungesë faktesh”.

Por kur Emiljano Shullazi pas denoncimit të Berishës u shoqërua për akuzën e kërcënimit të rektorit Mynir Koni, policia “me urdhër nga lart” refuzoi të ekzekutonte urdhër – ndalimin, madje i kishte dhënë atij garanci, se nuk do të arrestohej. Arrestimi i tij u krye vetëm pasi në mesnatë, Prokurori i Përgjithshëm thirri në zyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe atë të Tiranës, Ervin Hodaj të cilëve ju tregua vendimi i gjykatës dhe ju bë e qartë, se po shkelnin rëndë ligjin dhe do të mbanin përgjegjësi.

Nëse nuk do të ishte këmbëngulja e prokurorisë dhe futja në “lojë” e vetë Prokurorit të Përgjithshëm, për Saimir Tahirin, Emiliano Shullazi do të ishte ende i lirë. Gjithsesi ai e ka marrë ndihmën nga policia pasi dosjen që ka dorëzuar në prokurori për atë, e ka gati të bardhë.

5-Më 10 shkurt të vitit 2015, farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, përballë hyrjes së pasme të QSUT –së, iu vu tritol. Policia e Shtetit shpalli në kërkim si organizator Vladimir Gjutën dhe disa të afërm të tij. Gjutaj ishte përplasur më parë me policinë dhe kjo përplasje dyshohet se vinte nga një mosmarrëveshje mes tij dhe Saimir Tahirit.

Në arrati, Vladimir Gjuta do t’i dërgonte një sms ministrit të Brendshëm për t’i kërkuar të mos merrej me familjen e tij, sepse ajo s’kishte lidhje me tritolin. Disa muaj pasi u arrestua në tunelin e Thirrës, Gjuta u lirua nga burgu sepse Saimir Tahiri i tërhoqi akuzat.

Nëse nuk janë të vërteta akuzat se Tahiri ka bërë një marrëveshje me Gjutën, atëherë kush janë autorët e atyre akteve të rënda me tritol që tronditën gjithë vendin? Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk po kryen asnjë hetim për të gjetur autorët që i rrezikuan familjen me eksploziv

6-Një ngjarje e rëndë ndodhi në 26 qershor të vitit 2014. Në mes të ditës në qendër të Tiranës, pranë zyrës së tij u ekzekutua një nga bankierët më të rëndësishëm në vend, njëkohësisht pronar mediesh, Artan Santo.

Saimir Tahiri pranoi edhe vetë më pas gjatë muajve shtator-tetor, se ka patur dy takime me të dyshuarin kryesor për një kohë të gjatë si vrasës i bankierit Artan Santo. Ai ishte një personazh i njohur për policinë, Durim Bami të cilin ministër e takoi dy herë, në zyrë dhe në vilën qeveritare në Durrës.

Në praninë e deputetit Tom Doshit, Durim Bami i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi si dhe faktin, se porositësi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Saimir Tahiri, nuk e denoncoi asnjëherë këtë rast flagrant në prokurori. Bëhet fjalë për takime mes një ministri të Brendshëm dhe një vrasësi me pagesë, (pavarësisht në tentativë) siç pranoi vetë Bami.

Çështja e vrasjes së bankierit Santo edhe pas më shumë se 2 vitesh, jo vetëm nuk është zbardhur nga policia por përkundrazi ka të dhëna se autori është ekzekutuar me dijeni të policisë (deklaratë e gazetarit Artan Hoxha në “Opinion”)

7-Një skandal i paprecedent përfshiu policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme pas një informacioni të dhënë nga SHISH se në mars të vitit 2016, një pajisje përgjuese ishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Pajisja ishte e misionit Interforce, por nga SHISH pati dyshime se ajo ishte përdorur për të përgjuar drejtues të lartë të shtetit dhe kundështarë politikë të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Mes tyre edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, fakt që tregon edhe marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe ministrit Tahiri.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe vendosi në arrest shtëpie dy drejtues të policisë që e kishin përdorur pajisjen.

Saimir Tahiri jo vetëm nuk e njohu këtë vendim, por nisi një fushatë sulmesh të paprecedent kundër gjyqtarit që firmosi vendimin. Arjan Aliaj, i cili u linçua publikisht dhe personalisht nga Tahiri.

Skandali i përgjimeve është ende në proces, por pas miratimit të Reformës në Drejtësi, pritet që çështja të pushojë dhe publiku kurrë nuk ka për ta mësuar se kë përgjonte Tahiri për interesa politike.

8-Në tetor të vitit 2014 gjatë një operacion antidrogë italo – shqiptar, ish-deputeti Mark Froku u kap duke fshehur në makinën e tij të shumërkërkuarin Bardhok Pllana. Ai nuk ju ishte bindur udhërit të patrullës gjatë operacionit dhe u lirua pas një telefonate “nga lartë”. Në media u tha se ky urhër kishte shkuar nga vetë Tahiri. Për këtë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm dhe me gjasë Saimir Tahiri.

Në të njëjtën linjë ministri u akuzua nga opozita pak kohë më pas se mundësoi largimin jashtë vendit të vëllait të deputetit Mark Frroku, Arben Frrokut I cili ishte I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Media dhe opozita thanë atëherë se sistemi TIMS nuk punoi në kohën kur kaloi Frroku në kufirin me Malin e Zi.

Pasi Arben Frokaj u kap nga policia hollandeze, u zbulua se ai nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Pse, me urdhër të kujt?

9-Në muajin maj të këtij viti bëri bujë të madhe zbulimi I një organizate shqiptare narko-trafiku që furnizonte gjithë Europën me kokainë. Në krye të sajë ishte drejtori I Transporteve në Sarandë Klemend Balili, i cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “Eskobari I Ballkanit”.

Pavarësisht se për kapjen e tij ishte e interesuar vetë DEA amerikane dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga policia greke, Balili u la I qetë disa ditë në Shqipëri derisa morri masat të zhdukej. Ka akuza se ai është parë I qetë dhe nën shoqërinë e eksponentëve të PS-së dhe policisë kohët e fundit në Sarandë.

Kategori
Uncategorized

Të gjitha akuzat ndaj Saimir Tahirit. Dosja e plotë.

Dossier e plotë/ Të gjitha akuzat ndaj Saimir Tahirit

Nëse ka një ministër mbi të cilin janë ngritur akuza kriminale nga më të rëndat në histori, ai është Saimir Tahiri. Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë është akuzuar për lidhje me trafikatë droge, për mbështetje të grupeve të krimit të organizuar, përdorim të policisë së shtetit për interesa dhe hakmarrje personale, për krijimin e mundësive të arratisjes vrasësve të policëve, për vënie nën përgjim të kundështarëve politikë dhe krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, për kanosje gjyqtarësh, presion ndaj mediave, për ndikim të emërimeve të personave me të shkuar kriminale dhe të militantëve në radhët e policisë së shtetit.

Lista është aq e gjatë, saqë është e pabesueshme ta shohësh Saimir Tahirin duke drejtuar akoma ministrinë më të rëndësishme në vend. Është e paimagjinueshme ta shohësh duke u folur policëve të thjeshtë për të zbatuar ligjin dhe për të luftuar krimin dhe narkotrafikantët, kur ata dëgjojnë nga të katër anët se kriminelët më të rrezikshëm në vend dhe narkotrafikantët më të njohur janë njerëz të afërt të tij.

Si do t’i hetojë një polic i thjeshtë i Vlorës kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm që akuzohen si drejtuesit e një prej rrjeteve më të forta të trafikut të drogës në jug të vendit? Si do të kërkojë të kryejë hetime, t’i vihen në dispozicion mjete, pajisje përgjuese, ndjekëse etj kur Ministri i Brendshëm pranon se ata lëvizin me makinën e tij private?

Në fillim të shtatorit 2015, ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani, e akuzoi publikisht Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezëve, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private. “Këta persona ishin  A. H, M. H, L.H,  nga Vlora. Ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara”, deklaronte Zagani në një intervistë që u shfaq përgjysmë në News 24, pasi u ndërpre pas presioneve direkte të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

Tre vëllezërit me lidhje farefisnore me Tahirin përdorin edhe një gomone që ishte përdorur më parë nga ministri Tahiri, kur ishte deputet në opozitë. Me gomonen dhe makinën , – thotë ish –shefi i antidrogës së Fierit –  kryhej trafik droge.

“Në lidhje me trafikun e Vlorës, kam qenë në një moment kur do të verifikoja subjektin A.D,  që po ndiqja në një takim që do  bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone, pas për hir të vërtetës, subjekti A. D nuk është se bëntë trafik vetëm për vetë bënte edhe për të tjerë, merrte porosi për të tretët, si transportues me mjetin e tij me gomone. Në një moment që unë doja të  verifikoja me kë do të takohej  ky subjekt, A.D në qytetin e Vlorës, kam parë një mjet me targa,  AA 003 GB, audi A8  i zi me xhama të zi, që erdhi te makian e subjektit A.D. Nuk zbrit njeri, por subjekti A.D zbrit nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, duket më kishin zbuluar dhe në vend që ti ndiqja unë me ndiqnin ata mua dhe më pas u shkëputa dhe shkova në punë. A. D ishte subjekti trafikant që unë kisha dhene informacione dy a tre herë dhe më ishte shitur.  Në këto kushte shënova targën e audit dhe u largova. Të nesërmen në zyrë puna e parë  që bëra ishte hapja e sistmeit TIMS dhe verifikova këtë targë, AA003GB. Targë e re shqiptare. Sapo e hap sistemin më rezultoi pronar i mjetit Sajmir Tahiri, Ministër i Brendshëm”.

Saimir Tahiri e mohoi fillimisht që makina e tij private të ishte përdorur nga vëllezërit Habilaj. Madje edhe njohjet me ta. Por pas publikimit të disa dokumentave nga Partia Demokratike u detyrua ta pranojë.

“Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj unë pse. Përmbarimi më ka bllokuar. Shitja e makinës është në deklaratën e pasurisë. Ky polici, Zagani, kë paska njoftuar ky, pasi e ka verifikuar? O të njoftonte prokurorinë dhe drejtorin e përgjithshëm, ose mua”.

Dritan Zagani kishte njoftuar eprorin e tij.

“Në moment pa e hequr  nga sistemi thërrita shefin e sketorit z Skënder Hitaj dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë  makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministirt në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk janë ndalaur, nuk kanë pranuar të kontrollohen. I kanë shoqëruar në drejtori, ata kanë qenë të pirë nën shoqërinë e dy femrave, sa kanë hyrë në drejtori kanë nisur të shajnë  e bërtasin oficerëve të policisë. Dhe ka marrë në telefon sallën operative, drejtori Ervin Hodaj, duke kërkuar sallës operative, të lihen të lirë dhe të largohen këto që ishin shoqëruar”.

Më vonë Ministri i Brendshëm u detyrua të bëjë një pohim ia rëndoi pozicionin.

“Makina është në emrin tim për një fakt të thjeshtë, që është edhe dëshmi e pushtetit që kemi lënë pas. Në opozitë, unë kam denoncuar fëmijët e kryeministrit si të korruptuar dhe jam dënuar me 4 milionë lekë gjobë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe me 2 milionë lekë gjobë në Apel nga ai gjykatësi i famshëm Gjin Gjoni. Në atë kohë do të duhej të më merrnin të gjithë rrogën time vjetore, që të paguaja gjobat e vendosura prej tyre. Edhe për kë? Për dy fëmijët e Sali Berishës, të cilët janë bërë të famshëm për këdo, të gjithë i njohin si Xeni dhe Gita, dhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre në Prokurori. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës. Edhe pasi u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimin e kredisë, unë shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme, do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time mbi makinë?”

A duhej të rrinte më në detyrë një ministër që bën një pohim të tillë? A duhet të drejtonte ministrinë e Brendshme një ministër që pohon me gojën e tij se ka shkelur ligjin për t’iu fshehur detyrimeve që i lindin nga vendime gjyqësore? Por ai ishte kjo e vetmja akuzë e rëndë ndaj Saimir Tahirit?

Opozita e ka akuzuar për lidhje të drejtpërdrejtë me Emiljano Shullazin, të akuzuar nga prokuroria si drejtuesi i një prej grupeve më të rrezikshme në vend, të arrestuar për kanosje, gjobëvenie, shkatërrim prone me eksploziv shtatazit A.Z, kërcënim dhe krijim të grupi të strukturuar kriminal, përvetësim prone me kanosje.

Saimir Tahiri i ka mohuar akuzat. Por kur Emiljano Shullazi u shoqërua nën akuzën për kërcënim të rektorit Mynir Koni, policia e shtetit hezitoi të ekzekutonte udhër – ndalimin. Shullazit iu komunikua arresti vetëm pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe ai Tiranës, Ervin Hodaj u thirrën në zyrën e kryeprokurorit në mes të natës. Opozita, hezitimin e policisë e lidhi me miqësinë e Shullzit me Tahirin.

Më 10 shkurt të vitit 2015, farmacisë së babait të Ministrit të Brendshëm, përballë hyrjes së pasme të QSUT –së, iu vu tritol. Policia e Shtetit shpalli në kërkim si organizator Vladimir Gjutën dhe disa të afërm të tij. Gjutaj ishte përplasur më parë me policinë dhe kjo përplajse dyshohet se vinte nga një mosmarrëveshje mes tij dhe Saimir Tahirit.

Në arrati, Vladimir Gjuta do t’i dërgonte një sms Ministrit të Brendshëm për t’i kërkuar të mos merrej me familjen e tij, sepse ajo s’kishte lidhje me tritolin. Disa muaj pasi u arrestua në tunelin e Thirrës, Gjuta u lirua nga burgu. Saimir Tahiri i tërhoqi akuzat. Burime të rezervuara në ministrinë e Brendshme thonë se tërheqja e akuzave u bë pas “një pazari” mes Tahirit dhe Gjutajt.

Ky nuk ishte “pazari” i parë i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë me persona të akuzuar si kriminelë të rrezikshëm.

Në shtator – tetor të vitit 2014 Saimir Tahiri ka patur dy takime me të dyshuarin kryesor si vrasës i bankierit Artan Santo. Ai e kishte pritur në zyrë Durim Bamin dhe në një vilë qeveritare në Durrës. Në praninë e Tom Doshit, Durim Bami i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë deputetin Doshi dhe deputetin e PD, Mhill Fufi. Tom Doshi, referuar rrëfimit të Durim Bamit, e kishte vënë në dijeni Tahirin se porositësi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Saimir Tahiri nuk e denoncoi asnjëherë rastin në organet e zbatimit të ligjit. Ai ishte ulur në tavolinë me një person që i pohonte se ishte vrasës me pagesë, por nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Ky vrasës me pagesë i vetëdenoncuar vazhdonte të lëvizte i lirë.

Vetëm kur Tom Doshi e bëri publik “shqetësimin” e tij, atëherë Bami u arrestua me urdhër të prokurorisë. Saimir Tahiri e pranoi publikisht se e kishte takur “vrasësin e vetëdenoncuar” dhe u justifikua për faktin se nuk e kishte denoncuar.

Por në ç’vend të botës një ministër i Brendshëm do të qëndronte në detyrës pasi kishte biseduar të paktën dy herë dhe kishte pritur në zyrën e tij një vrasës? Deri tani s’ka rast të ngjashëm.

Një furtunë përfshiu policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme pas një informacioni të dhënë nga SHISH se në mars të vitit 2016 një pajisje përgjuese ishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Pajisja ishte e misionit Interforce, por nga SHISH pati dyshime se ajo ishte përdorur për të përgjuar drejtues të lartë të shtetit dhe kundështarë politikë të Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit. Lapsi.al botoi disa pjesë të hetimit policor.

Hetimet e policisë zbuluan se pajisja ishte përdorur pranë disa institucioneve, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe vendosi në arrest shtëpie dy drejtues të policisë që e kishin përdorur pajisjen.

Saimir Tahiri jo vetëm nuk e pezulloi drejtorin Çako, por nisi një fushatë sulmesh të paprecedent kundër gjyqtarit që firmosi vendimin. Arjan Aliaj u linçua publikisht nga Tahiri, i cili nga ana tjetër udhëroi krimin ekonomik të verifikonte çdo pasuri të tij. E vetmja gjë që u zbulua, ishte shit-blerja e shtëpisë së tij në Tiranë.

Por ky sulm i rëndë dhe vënia nën hetim e pasurisë së gjyqtarit i dha efektet. Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe e riktheu në detyrë Çakon. Kush gjyqtar do të merrte një vendim tjetër përballë kërcënimeve dhe represionit të Ministrit të Brendshëm? KLD e kallëzoi penalisht për kërcënim dhe intimidim të gjyqtarit.

Një tjetër drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Saimir Tahiri nuk e mbështeti kur u zbulua se ai kishte fshehur një udhër – arresti ndërkombëtar për deputetin e grupit parlamentar të PS, Mark Frroku. Për dy muaj me radhë Policia e Shtetit nuk e kishte ekzekutuar udhërin. A mund të kishte vendosur Artan Didi me kokën e tij, pa vënë në dijeni Saimir Tahirin?

Mark Frrokut, lidhjet me drejtuesit e qeverisë i kishin ardhur në ndihmë edhe në tetor të vitit 2014. Në një operacion antidrogë italo – shqiptar ai kishte fshehur në makinën e tij të shumërkërkuarin Bardhok Pllana, siç thuhet në një dokument sekret të policisë të botuar nga Lapsi.al. Nuk i ishte bindur udhërit të policisë. Për këtë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm dhe me gjasë Saimir Tahiri. Por ndaj Mark Frrokut nuk pasi asnjë veprim.

Lidhjet shkonin me thellë. Saimir Tahiri u akuzua nga mazhoranca se mundësoi largimin jashtë vendit të vëllait të deputetit Mark Frroku, Arben Frrokut që tani është dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda. Por kur çështja u dërgua në Apel dhe pritej të vendosej për fatin e tij, ai u largua. Opozita thotë se sistemi TIMS nuk punoi në kohën kur kaloi Frroku në kufi. Tahiri u mbrojt duke thënë se emri i tij ishte shënuar në regjistër dhe se Frroku nuk mund të ndalohej. A mund të besohet një variant i tillë kur Arben Frroku ishte parë aktiv në fushatën për zgjedhjet vendore të vitit 2015 në Pukë?

Në maj të këtij viti, policia dështoi në ndalimin e Klemend Balilit, ish –drejtorit të Transporteve në Sarandë, të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge në Greqi. Antidroga greke dhe DEA amerikane e cilësonin si “Escobari –in e Ballkanit”. Ai dha dorëheqjen nga detyra, por u zhduk pasi udhër – arresti mbërriti në Shqipëri. Policia e Shtetit nuk arriti ta mbante nën mbikqyrje. Opozita e akuzoi Tahirin se e kishte favorizuar, për shkak të lidhjeve personale. Një burim i besueshëm tha për Lapsi.al se Balili u pa pak ditë më parë në resortin e tij duke festuar në dasmën e një të afërmi.

Tani, ndaj Saimit Tahirit rëndon një tjetër akuzë e fortë. Ai është Ministër i Brendshëm i Shqipërisë së mbuluar me kanabis. Ai akuzohet nga opozita për marrëveshje me narkotrafikantët, se paguhet prej tyre 30 % të fitimit. Ai akuzohet se me bekimin e tij apo të drejtuesve të policisë që ka emëruar, narkotrafikantët kanë ndërtuar një pistë avionësh në Ishëm, të zbuluar rastësisht nga rënia e një avioni që kishte ardhur nga Italia për të marrë drogë.

Ai akuzohet se ka dekonspiruar hetimet e prokrorisë së krimeve të rënda për rastin e Ishmit, duke u thënë gazetarëve se piloti italian Guido Guidi ka folur, ka pranuar trafikun e drogës dhe ka rrëfyer emrat e drejtuesve të narkotrafikut.

Saimir Tahiri akuzohet se me udhër të tij, policia kryen operacione selektive kundër plantacioneve me kanabis.

Parcelat e njerëzve të afërt me të në Vlorë, jo vetëm janë raportuar si të asgjësuara nga policia dhe u shkatërruan një ditë më parë vetëm pas informacioneve të SHISH, por edhe janë ruajtur nga policia.

Janë akuzat më të rënda që bëhen ndaj një Ministri në mbarë Europën. Prestigjozia The Economist, gazetarin e së cilës Tahiri e shëtiti në parcelat me kanabis, shkruan se këtë vit situata me kultivimin e drogës është përkeqësuar. Dhe ky është një fakt. Fakt që provon se së paku Ministri i Brendshëm ka dështuar në betejën kryesore të tij, atë kundër krimit, sepse akuzohet se ai ka rreshtuar edhe segmente drejtuese të policisë së shtetit në krah me krimin./Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Nesër dasma mbretërore, ja detajet e ceremonisë.

3a6ccf5b4ea983c09cf5a26fcca2ac81-300x450
78 vjet më parë, Tirana u kthye në një vend takimi për familjet e larta mbretërore të Evropës, përfaqësuesit e të cilave kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog me Trëndafilin e Bardhë të Budapestit, Konteshën Geraldine Appony.

Do të organizohej atëherë, mes traditës shqiptare dhe modës së lartë perëndimore, një event aq glamour sa Shqipëria nuk e kishte parë dhe nuk e pa më që atëherë. Nesër, më 8 tetor, siç është shpallur që në mars nga Familja Mbretërore, është dita kur një dasmë tjetër do të organizohet në Tiranë, me synimin për të risjellë në Tiranë glamour-in e  dasmave royal-e dhe për të shpalosur me elegancë para të ftuarëve të rëndësishëm të familjeve fisnike dhe të pranishmëve, bukurinë e traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Lartësia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.

Celebrimi do të zhvillohet në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarëve, Lartësive të tyre, përfaqësues të familjeve të njohura rojale të Evropës, Iranit dhe Marokut, krerëve të shtetit shqiptar dhe krerëve të klerit në Shqipëri të cilët do të përshëndesin këtë martesë, pas celebrimit civil. Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë.aaaaa_1475855633-2872067-550x302

Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta. I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore.

E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.

Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave.

Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit.

Shumë media ndërkombëtare janë akredituar për të ndjekur këtë event, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë live dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938./Revista Class/

Kategori
Uncategorized

KOSOVË, E GËZOFSH ETNINË TËNDE

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nuk ka kursyer kritikat kundër Kosovës dhe shfaqjes që ajo dhuroi në Shkodër.

I përqendruar jo shumë te rezultati, aq sa të shfaqja e ndasisë mes Shqipërisë dhe Kosovës që ajo trumbetoi, Luçi paralajmëron se kjo situatë po afron gjithnjë e më shumë idenë që tani “jemi dy”.

bot

Komenti i plotë i Roland Luçit

Kosovë po të jetë realiteti ai që pamë mbrëmë në Shkodër, e gezofsh etninë tënde, etninë kosovare!

Një stadium i huaj diku në mes të Europës vlonte nga flamujt shqiptar, ishte i mbushur me shqiptarë kuqezinj, po me shqiptarë të vertetë, shqiptarë etnikë të Dardanisë dhe Shqiperisë. Ishte kënaqesi dhe ndiheshe krenar të shihje pamjet e detit kuqezi që vinin nga Lihtenshtajni, pamje që fshikullonin përkrahesit e “dy kombëtareve shqiptare” dhe pamje që manifestonin idenë dhe realitetin e ekzistencës së një kombëtareje të nje kombi.

Ndërkohë ne Shkodër, në zemër të Shqiperisë:

U paralajmërua, u manifestua në Finlandë para pak javësh, iu bë thirrje kosovarëve nga federata dhe trajneri i ekipit të tyre “reprezentues”, por që të shkonte puna deri këtu nuk e imagjinoja.

Ishte nje rast ideal që nëpermjet këtij tubimi dhjetramijësh në një eveniment emocional që si gjithmonë në raste të tilla kalon shumë çaqet sportive, t’i jepej politikës pasive në të dy anët e kufirit një shuplakë e ashpër popullore duke treguar se jemi një komb, kemi të njëjten histori, kulturë, gjuhë, heronj dhe ideale. Ishte nje rast i shkelqyer ku të shprehej spontanisht në formë referendare ideja e bashkimit, e të qenit një komb.

Por nuk qenka e thënë. Atmosferë festive në Shkodër me këngë e valle që interpretoheshin nga tifozët kroate një pjesë e të cilëve me plisa në kokë e të veshur kuqezi, por dhe nga kosovarë ironikisht të mbështjellë jo më me flamurin tonë kombëtar, por me flamurin e tyre blu me gjashtë yjet që simbolizojnë nën-etnitë e tashme etnisë kosovare. Pakkush në rrugët e Shkodres guxoi te vishej kuqezi nga ata, te merrte një flamur kombëtar shqiptar në stadium ku do të valevitej ideja dhe synimi i bashkimit kombetar i aspiruar ne shekuj dhe asnjëherë i realizuar.

Dhe me sa duket nuk do të realizohet kurrë. Këtë nuk është se e pengon faktori ndërkombetar, Amerika, BE apo UEFA. Po, po, justifikimi i neveritshëm hipokrit ishte se të mbash flamur shqiptar e të vishesh kuqezi në mes të Shqiperisë e ndaloka FIFA dhe UEFA!!! Fakt eshte qe kete nuk e duan jo vetem klasat politike ne te dy shtetet e pavaruara (nga njeri-tjetri) Shqiperi dhe Kosove, jo vetem bushale-halilmatoshet dhe klanet e tyre politikberese. Kete nuk e duan tashme as nje mase e gjere e fjetur kosovare.

Shembulli i Shkodres eshte nje shembull i qarte, por jo nje skandal: Thjesht shumica kosovare qysh prej tash jane tamam kosovare. Çdo gje tjeter eshte hipokrizi, hipokrizi frikacake se i paska penguar dikur Ahtisari te kerkonin bashkimin dje dhe sot UEFA te veshin nje bluze te kuqe e te merrnin me vehte ne xhep nje flamur kuqezi, simbolika e te cilit eshte lene ne hije nga ky bluverdhi i etnive te vellazeruara te Kosoves…

Ne Shkoder ishin shume kosovare, me shume se shqiptare etnike nga trojet shqiptare te Dardanise qe ishin ne Lihtenshtajn. Ishte nje tregues spontan i çarjes ndershqiptare, tregues i realitetit kosovaro-shqiptar ne shtetin me emer serb te Kosoves ku shumica e atjeshme duket se po pajtohet me idene e te qenit më vehte, e te qenit te pavarur kryesisht nga Shqiperia, nga kultura, historia dhe etniteti shqiptar duke ledhatuar vehten mashtrueshem me idene e kosovarit, te kosovarit etnik.

Dhe kjo shumice duket se po fiton gjithjë e me shume terren.Vetem se përveç kërkesave për heqjen e busteve të Skënderbeut nga sheshet publike, do tu duhet te shkruajnë një copë histori që të mund tu rezistojnë fqinjëve të tyre orekspangopur veriore, që të argumentojne se janë etni historikisht në trojet e tyre, në trojet e tyre me toponim serb, në Kosovë.

Dhe po të jetë kështu dhe nuk ka një reflektim radikal ndaj tendencave centrifugale, nuk më mbetet tjetër vetëm se të uroj:

Kosovë e gezofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tënde!

Kategori
Uncategorized

Turqia shton presionet. Çfarë i ka premtuar Rama, Erdogan-it për investimet e Gulen në Shqipëri?

Turqia shton presionet. Çfarë i ka premtuar Rama, Erdogan-it për investimet e Gulen në Shqipëri?

Partneriteti strategjik i shpallur me Turqinë dhe i proklamuar me të madhe nga kryeministri Edi Rama, duket se ka edhe ca detyrime të cilat ashtu si ka bërë gjithmonë me gjërat madhore kryeministri, nuk janë bërë asnjëherë transparente.

Nuk ka asnjë informacion se çfarë marëveshje ka firmosur Edi Rama me presidentin Erdogan  në vizitën e tij të fundit në Ankara, e cila përkoi me grushtin e shtetit të dështuar, por pala turke ka intesikfikuar presionin e hapur ndaj Tiranë. Vetëm nga mediet u mësua, se gjatë asaj vizite Erdogan i ka kërkuar Ramës që të veprojë me investimet e armikut të tij Fetullah Gulen në Shqipëri, duke i larguar ato.

Nuk dihet se cila ka qenë përgjigjia e kryeministrit shqiptarë për këtë çështje, por fakti që ambasadori turk në Tiranë disa herë ka kërkuar llogari që këto masa të merren sa më shpejtë, tregon se Rama mund të ketë lëshuar ndonjë premtim të cilin tani duket “nuk ka këllqe”, ta mbajë.

Edhe mbrëmë  ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar  ka folur hapur për këtë çështje gjatë një interviste për emisionion Diplomaticus, në “News 24”.

“Nuk duhet të lindë asnjë perceptim kërcënues me burim FETO-n nga territori i Shqipërisë drejt Turqisë. Në këtë çështje ne besojmë se shteti shqiptar do të tregojë ndjeshmërinë e duhur dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të zhduken zgjatimet e FETO-s, që veprojnë në Shqipëri dhe që strehohen në këtë vend të bukur. Për shumë vite i cilësuam si ‘struktura ilegale, me pamje legale’. Ka një funksionon krejt tjetër pas pamjeve të tyre të pafajshme dhe ligjore. Po të ngresh gurin, do të shikosh se poshtë tij ka një akrep tinëzar, të gatshëm për të pickuar. Këtë dëshiroj veçanërisht ta nënvizoj dhe kam bindjen se shteti shqiptar do të hedhë hapat e nevojshëm kundër zgjatimeve të FETO-s dhe do të realizojë bashkëpunimin e duhur me Republikën e Turqisë, të cilën e shpallur “partner strategjik”, deklaroi Bayraktari me tone llogarikërkuese.

“Në Shqipëri Feto ka gjithsej 12 shkolla, nga të cilët dy në nivel universiteti, si dhe një qendër për kurset e mësimit të gjuhëve. Kanë një shtypshkronjë që shtyp librat në gjuhën shqipe të Fethullah Gylenit. Ata janë të organizuar edhe në shoqërinë civile. Një shoqatë biznesmenësh vepron plotësisht në kontrollin e FETO-s. Jemi në dijeni se librat e shtypshkronjës në fjalë u lexohen pas dyerve të mbyllura nxënësve që i kanë vënë në shënjestër nëpër konvikte. Gjithashtu shfaqen edhe videot e Gylenit. Pra ka një veprimtari të qartë të tyre për shpëlarjen e trurit. Nxënësit në konvikte mbahen nën presion. Çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e regjistruar”, tregoi ambasadori turk për veprimtarinë e Fondacionit Gulen në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

“sëpata” mbi të varfërit. Edhe 1100 familje dalin nga skema e ndihmës ekonomike

Nga tremujori në tremujor numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike vijon të rrudhet. Sipas të dhënave nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit dolën nga skema e ndihmës 1100 familje. Fondet më të mëdha dhe numri i më i madh i familjeve që përfituan janë nga qarku i Dibrës dhe i Elbasanit.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 79.638 familje, nga të cilat 40.649 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 38.989 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

INSTAT vëren se, numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2016 është ulur me 1,4 % krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike (19,7 % të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike.

Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,3 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 50,2 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.

Ndihma ekonomike është një ndihmë në para për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë, në varësi të të ardhurave të familjes.

Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan është duke u zbatuar projekti i Modernizimit të Ndihmës Ekonomike, i cili ka për qëllim rritjen e shenjestrimit dhe përfshirjes së familjeve në nevojë.

Risitë kryesore të projektit lidhen me përdorimin e teknologjisë së informacionit nëpërmjet ngritjes së Regjistrit Elektronik të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimin e formulës së pikëzuar për përzgjedhjen e përfituesve.

Implementimi i këtyre dy instrumenteve të reja është bërë me asistencën teknike të Bankës Botërore. Regjistri Elektronik i Ndihmës Ekonomike lidh në rrjet njësitë e pushtetit lokal, Shërbimin Social Shtetëror, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucionet të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe institucione të tjera që zotërojnë informacionin e nevojshëm për vlerësimin ekonomik, demografik dhe social të aplikuesve.

Aplikimi për Ndihmë Ekonomike në qarqet e pilotuara bëhet vetëm nëpërmjet Regjistrit Elektronik. Mbas mbarimit të afateve për dorëzimin e aplikimeve, bëhet verifikimi i kryqëzuar i dokumentacionit të paraqitur dhe informacionit të dhënë nga aplikuesit. Familjet në nevojë që rezultojnë me dokumentacion dhe informacion të rregullt vlerësohen nëpërmjet formulës së pikëzuar, e cila rendit në listë familjet në nevojë të përzgjedhura për përfitimin e Ndihmës Ekonomike. /Syri. net/

Image