Kategori
Uncategorized

Berisha: Policia përgjak qytetin e Kuksit, hap zjarr mbi refugjatët sirjanë.

Nga Sali Berisha .

Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit.

Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj!

Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni.


Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.

Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar.

Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës. sb

Lini një koment