Kategori
Uncategorized

Shtëpia e Bardhë: Ushtria iraniane në Krime .

Irani ka vendosur ekspertë ushtarakë në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ndihmuar Rusinë të kryejë sulme me dronë kundër Ukrainës,

raporton BBC.

Informacioni vjen nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne vlerësojmë se personeli iranian ishte në terren në Krime duke ndihmuar Rusinë në këto operacione,” u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Sipas tij, Irani tani është i përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë me personel dhe duke furnizuar palën ruse me armë.

Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja “do të bëjë gjithçka që mundet për të ekspozuar, penguar dhe përballur Iranin që dërgon armë që përdoren kundër popullit të Ukrainës”.

Lini një koment