Kategori
Uncategorized

MË TREGO DIÇKA PËR LUFTËN 🇺🇦

Nga Rexhep Polisi 🇦🇱🇺🇦 /

MË TREGO DIÇKA PËR LUFTËN

Më trego diçka për luftën;
A përgjaken lulet atje
Prej plumbave të armikut,

Mbi Ukrainë,
A pikon qumështi
Nga gjinjtë e nënave,
Kur engjëjt nuk i zë gjumi

Prej bombave shurdhuese…
A kanë ujë burimet,
Apo janë shterur
Nga etja e luftëtarëve

Që mbajnë mbi shpinë
Tokat e etërve
Dhe nuk përkulen
Para barbarëve.

Më trego si zgjohen mëngjeset,
A ka diell aty
Apo e ka përpirë vesa që në agim
Ku as varret nuk kanë shpëtim.

Më trego diçka për luftën…
Se unë tash jam
Në shtetrrethim
Në vendin tim…


15.08.’22

Lini një koment