Kategori
Uncategorized

Vëndi ku nuk lindin fëmijë – Monastic community of Mount Athos(Άγιο Όρος)

Nga Anila Rezhda

Vëndi ku nuk lindin fëmijë – Monastic community of Mount Athos

(Άγιο Όρος)

Asgjë nuk është e rastit! Asgjë e fuqishme dhe e pamposhtur nuk arrihet në jetë pa përpjekje që të thyejë kockat! Njerëzit e ndjejnë kur ideali i tyre është i madh, ndaj bijen pa mendim të dytë në zjarr për një ideal. Mali i Shenjtë është magjia ime qëkur kam ardhur në Greqi. Është një Vënd Parajsë që ka dhe ruan të paprekur nga Femra, mistere jete të vlefshme për mbarë njerëzinë! Pamjet janë magjike por historia e Athos është e pashëmbullt. Shkrimi është i gjatë dhe historik ndaj Mos u lodh nëse kjo temë nuk të tërheq i dashur lexues. Është vëndi ku Nuk lindin fëmijë. Vënd i bekuar ku era, shiu, cicërima kanë zërin e trye karakteristik, ku toka pjellore prodhon gjithçka të shijshme pa helme, vëndi ku Murgjit -Meshkujt rrojnë në komunitetin e tyre të mëvetësuar si Besimtarë dhe Shtet që adminsitrohet pa ide femërore!!! Mua më tërheq si ide…kjo ide!! Vini në Thessaloniki- shkoni te këmba e tretë tek qyteti i fundit perlë Ouranoupoli- meshkujt me pashaportë hynë në shtetin e Athos- gratë qëndrojnë hoteleve dhe kanë mundësi ta shikojnë nga vapori në udhëtimin që bën rreth malit Athos.

Mali Athos ndodhet në gadishullin e malit Athos në Chalkidiki, “këmba” e tretë siç do thoshim në gjuhën POP. Përfshin njëzet Manastire të Shenjta dhe institucione të tjera monastike dhe jo-zyrtarisht është përcaktuar si “Shteti Manastir Autonom”. Është qëndra e monastizmit të krishterë ortodoks me monumente me vlera të mëdha kombëtare, historike, fetare, letrare dhe kulturore në shkallë botërore. Që nga viti 1988 është përfshirë në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Botërore.

Gadishulli i Malit Athos është më lindori nga tre gadishujt paralelë që ndeshen menjëherë sapo del nga Thessaloniki dhe merr rrugën për në gadishullin Chalkidiki. Gadishulli i parë (Kassandra ose Pallini) dhe i dyti (Longou ose Sithonia – qëndrore) janë zona turistike, ndërsa gadishulli i tretë (Mali Athos) është destinacion i turizmit fetar kryesisht por edhe turistik. Ky gadishull mbulohet nga mali Athos, i cili arrin kulmin në një piramidë mermeri 2033 m të lartë, prej nga vjen dhe emri i tij. Ai përfundon në Kepin Nymfaio ose Akrothon.

Disa milje në jug të malit Athos është gremina më e madhe në Egje që nga një thellësi prej 80 m arrin befasueshëm arrin në 1070 m.

Sipas standardit të parë të konsideruar të ratifikuar nga perandori John Tsimiskis, Mali Athos quhet thjesht “Mali” që mund të ketë qenë emri i zakonshëm i vendit në atë kohë.

Mbizotërimi i emrit “Mali Athos” duket se ka ndodhur gjatë gjysmës së parë të shekullit të 12-të, konkretisht në një dokument të artë të perandorit Aleksi I Komneni drejtuar Manastirit të Shenjtë të Lavrës së Madhe më 1144, e cila njihet definitivisht dhe zyrtarisht dhe imponohet emri i ri siç shkruhet në të: “Nga tani e tutje emri i malit Athos do të quhet Mali Athos pavarësisht gjithçkaje”.

Në dokumentet e mëvonshme perandorake dhe dokumente të tjera përmendet si “Mali i Shenjtë Athos”.

Miti

Sipas mitologjisë greke, mali Athos lidhet me betejën gjigante midis Gjigantëve dhe Perëndive Olimpike, prijësi i të parit ishte Athos. Athos hodhi një shkëmb të madh kundër Poseidonit nga Thraka, por dështoi dhe shkëmbi ra në det, duke krijuar malin, të cilit i’u dha emri i tij.

Sipas një legjende tjetër, perëndia Apollonas ra në dashuri me Dafinën, vajzën e mbretit të Arkadisë. Dafina, për të qëndruar e virgjër, gjeti strehë në portin kryesor të malit Athos, duke i dhënë kështu emrin e saj. Nga ky mit, duket se qysh në lashtësi zona ka qënë e lidhur me luftën kundër kënaqësive trupore.

Gadishulli i Malit Athos, i cila hyn në një thellësi prej më shumë se 60 kilometra në detin Egje, ka një sipërfaqe prej 332.5 kilometra katrorë. Gjëndja e tokës karakterizohet si jo-normale: vargmalet e kodrave që nisin nga Megali Vigla në radhë, me drejtim të Malit Athos, janë të rreshtuara për të mbështetur fundin e tyre, gurin mitik gjigand të Athos, në një lartësi prej 2035 metrash. Toka është e tej gjelbëruar pa qënë veçanërisht e yndyrshme. Kjo ndodhi pasi, me mund shekullor murgjit krijuar tokë pjellore me pleh natyror nga tokë gjethore që e transportonin në krahë nga pylli.

Ky gadishull, përpara se të vendoset si shtet i murgjëve, ishte vëndi ku jetonin gjinitë “dygjuhëshe”, “Chalkidikon shkurt dhe gjatë është pellazgë”. Komunitetet e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse “vendbanime të vogla”, oligarkë dhe me rëndësi të kufizuar historike. Përveç gadishullit , ekzistojnë qytetet e mëposhtme: Panormos, Stratoniki, Akanthos, Sigos, Apollonia, Stageira, Amfipolis, Galipsos, Olynthos, Assa, Pyloros, Sigos, Sarti, Toroni,

Potidea, Ouranoupolis etj.- të cilat janë vënde perlë turistike dhe mbas 40 vjetësh kufij të hapur, kush shqiptar nuk i ka vizituar dhe shijuar!!

Historia

Mali Athos lidhet edhe me historinë e fundosjeve të dy flotave. E para ndodhi në 492 para Krishtit kur gjenerali pers Mardonios bën

fushata kundër Athinës dhe Eretrisë. Në shkëmbinjtë e Nymphaeum fundosen 300 anije sëbashku me 20.000 armëmbajtës. Në vitin 411 para Krishtit, mbyten 50 anije spartiane, me admiral Epiklea.

Vendbanimi i Malit Athos është shumë i lashtë dhe kolonët e parë janë pellazgë nga Lemnosi. Pas përfundimit të Luftës së Trojës, në vitin 1184 p.e.s., zona të mëdha pranë Trojës deri në Chalkidiki, janë të shkreta dhe të pabanuara. Më pas dy qytete dinamike të Evias, Eretria dhe Chalkis, por edhe Androsi, qytetërojnë Chalkidikinë por sigurisht edhe malin Athos. Arritja që duhet përmendur nga lashtësia është se, në vitin 481 u ndërtua Kanali i Malit Athos nga Kserksi që zgjati 3 vjet.

Në mitologji, mali Athos zë një vend të rëndësishëm pasi i ishte kushtuar Zeusit. Vetëm perënditë shkelnin në majë të tij në udhëtimin e tyre nga një vënd në tjetrin. Është “drita vezulluese”, mbi ngjarje të mëdha botërore-historike si rënia e Trojës. Gjatë ngjarjes së madhe botërore-historike të ungjillizimit të kombeve, Mali Athos mori përsëri “një dritë vezulluese ” për të na e rikthyer atë në kohën e duhur.

Apostulli Pal dhe shokët e tjerë birësues kalojnë pranë tij, “duke kaluar nëpër Amfipolis dhe Apolloni”. Me zgjerimin islamik në shekullin e VII, vëndbanimet e malit Athos bëhen objekt i bastisjeve të shpeshta nga barbarët, mbeten të shkreta, ndoshta për një ose dy shekuj.

Vendbanuesi i parë që përuron thirrjen e re të Malit Athos është Agios Petros Athonitis. Prifti jetoi atje 53 vjet pa takuar njeri.

Pas vdekjes së priftit vijnë imituesit e parë, të ardhur ndoshta nga toka Palestineze, të shkulur nga vatrat e tyre monastike për shkak të përparimit islamik. Kjo vërtetohet nga përdorimi i emrave të manastireve Palestineze në malin Athos. Këto ishin fillimet e jetës në shtetin e murgjve dhe për shkak se ata kishin një histori veprimi ikonofilik, morrën pjesë në Koncilin e Shtatë Ekumenik më 843.

Shën Vasili i Amorisit, themeloi një manastir në rrënjët e malit Athos. Në 883 lëshohet Akti i Parë i Artë perandorak nga Mbretëria e Maqedonisë e cila favorizon zhvillimin e qetë të jetës dhe krijimin e shtetit të murgjve dhe sipas kësaj shkrese, të gjithë ata që do jetojnë këtu duhet të luten : “Në favor të qetësisë dhe për të mirën e të gjithë sistemit të krishterë.”

Më 908 lëshohet Akti i Dytë i Artë dhe i Treti më 934 ku tregohet interesi perandorak në favor të malit Athos.

Nga këtu vërtetohet se qëndra shpirtërore e malit Athos, me kompetenca administrative, transferohet nga Zygos në Karyes, dhe se Parësorisht shpallet si: ” Katedralja e Murgjve “, simboli i fuqisë shpirtërore dhe unitetit mbarëmalor Athos, Organ Kolegjial i bashkësisë monastike të Malit Athos.

Në vitet 942 – 944, me një dokument të posaçëm zyrtar përcaktohet demarkacioni midis Athoitonësve dhe Ierisianëve, me kufi natyror Zygo, aty ku është edhe sot. Mali Athos imponohet të jetë shtet monastik gjithë-ortodoks dhe ekumenik, nga prania e Agios Athanasios.

Në vitin 961 Athanasios, i ftuar në Kretë nga vetë gjenerali dhe më vonë nga perandori (963) Nikiforos i Fokas, kontribon në rimarrjen e ishullit nga Saraçenët që e pushtuan. Ajo fushatë me rëndësi të madhe për Mesdheun kurorëzohet me sukses dhe thesarët e piratëve në 1500 shpellat e Kretës kalojnë në zotërimin e fituesve.

Nikifori i jep me mirënjohje mësuesit të tij i cili kontriboi në marrjen e një pjesë të atij thesari, një pjesë të tij, dhuratë për të krijuar Lavrën.

Ndërtimi i Lavrës sjell një epokë revolucionare për situatat e malit Athos ku elementët konservatorë të malit Athos e trajtojnë atë si një risi të rrezikshme, që rrëzoi institucionin tashmë të formuar të hermitizmit në malin Athos. Krijohet një klimë dy-opinioniste dhe grindjet arrijnë deri tek perandori Ioannis Tsimiskis (967 – 976), i cili dërgon këtu abatin e manastirit të Studios Efthymios.

Efthymios rivendos rendin duke publikuar Standardin A’ Tipik (972).

Ka rreth 180 manastire, qeli dhe kasolle, ndërsa numri i murgjve është më shumë se 3000. Manastiret e mëdha janë të vetëqeverisura dhe të pavarura nga parlamenti i të Parëve. Dhe quhen “mbretërore”, “maksi”, “të parë”, ndërsa të tjerët karakterizohen si “të vogla”, “të dyta”, “manastiret nën Parësorin”.

Në vitin 1045 përpilohet Standardi B’ Tipik , me qëllim për të rikthyer ata që u dhunuan këtë standart. Ajo është firmosur nga Konstantinos TH’ Monomahos.

Me ndihmën e Patriarkut të Kostandinopojës në vitin 1046, Konstandinos TH’ (1042 – 1054) akomodoi qeverisjen e brëndshme të manastireve, administrimin e pronave të tyre dhe veprimtarinë e tyre tregtare. Sipas dokumentit perandorak (Standardi i dytë) i lëshuar, gratë nuk lejohen të hyjnë në gadishull, një ndalim kaq i rreptë sa që që prej atëherë, as Agai Turk ose zyrtari më i lartë që jetonin në Karyes nuk e morrën dot me vete haremin e tyre.

Komuniteti i Malit Athos është në rrezik të vazhdueshëm nga dominimi famëkeq i një pjese të madhe të territorit bizantin nga kryqtarët e Kryqëzatës Perëndimore (1204). Mali Athos, me letrën e Papa Inocent III (27/11/1206), i përket politikisht “shtetit” të Thessalonikit nën Boniface de Montisterrati, dhe Kishtarisht nën “peshkopin” e Samarisë – Sevasti” – një dioqezë konvencionale papale kjo në Thraki.

Në 1222, despoti i Epirit Theodoros Doukas ripushton Maqedoninë dhe mali Athos është përsëri i lirë.

Në vitin 1261, me rimarrjen e qytetit, Mali Athos rinovoi lidhjet me Patriarkanën. Situata megjithatë do të mbetet e rënduar nga sulmet e shpeshta të bullgarëve, siçilianëve, frankëve (francezëve), turqve.

Ndërsa kujtesa e zymtë e sundimit latin ishte ende e freskët për grekët. Perandori Mikael XVI filloi përpjekjet për të bashkuar Ortodoksinë me Papatin, gjë që përfaqësuesit e këtij të fundit nënkuptonin nënshtrim dhe përthithje të Athos. Ky bashkim u realizua më 1277.

Banorët e Malit Athos me respekt por edhe me stabilitet, paditin perandorin dhe Sinodin. Mali Athos pret memorialin e perandorit por ai dërgon këtu trupa për t’u hakmarrë ndaj tyre.

Pas vdekjes së Mikaelit, perandor u shpall i biri Andronikos II (1282 – 1328), i cili vuri theksin në rindërtimin dhe shërimin e plagëve, duke nxjerrë, veçanërisht për malin Athos, më shumë se 100 pllaketa ari.

Gjatë periudhës 1307 – 08, një valë bandash katalanase, të udhëhequra nga një sharlatan hebre Arnaldo de Villanova, pushtuan malin Athos, duke shkaktuar katastrofë të plotë.

Me përparimin e serbëve dhe vizitën e mbretit Stefan Dushan, më 1347-48, peshkopët serbë kërkojnë ta nënshtrojnë Malin Athos nën patriarkanën e sapoformuar Serbe. Banorët e Malit Athos me veprimet e Patriarkut Filotheos Kokkinos, manovrojnë shpejt dhe me zgjuarsi duke deklaruar varësinë e tyre prej disa vitesh nga peshkopi Grek i Ierissou. Publikohet Standardi i Tretë më 1393.

Deri më tani, panorama historike e ekzistencës dhe veprimtarisë së Malit Athos jep këtë pamje:

Athosi shndërrohet në një qendër asketike dhe fiton identitet.

-Konsolidohet zyrtarisht me ligje.

-Themelohet dhe përhapet sipas reputacionit që fiton.

-Provon ulje – ngritje me forma dinamike.

Kapërcen me maturi dhe vullnet kthesat e rrezikshme të historisë.

Por shekulli ku Mali Athos do të triumfojë dinamikisht dhe për herë të parë në teologji, art, misticizëm, do të jetë shekulli i Hesikastizmit që është… një traditë mistike e lutjes në Kishën Ortodokse, një përjetim i përshpirtshmëm ortodoks. Tradita Hesikastike është një proçes tërheqjeje drejt ekzistencës më të brëndshme në vete të njeriut, duke ndërprerë njëkohësisht ndjesitë, në mënyrë që të arrihet njohja hap pas hapi e Zotit, njohja e dogmës në thellësinë shpirtërore të saj.

Vetëm këtu aristokracia e shoqërisë shpirtërore u ndesh me përulësinë e një jete të qetë. Këtu Teologu komunikon me një sistem të strukturuar dhe konsistent, me misterin, me një rregull autentik dhe të pagabueshëm të jetës shpirtërore si të një artisti dhe me një burim të pashtershëm frymëzimi.

Në vitin 1380 mali Athos u pushtua për 25 vjet nga osmanët dhe në vitin 1403, mbreti trim Manuel B Palaiologos e ripushtoi Maqedoninë deri në Tempi, duke i detyruar ata me një kusht të veçantë të datës 29-09-1404, që të mos hynin Më në malin Athos dhe as të shqetësonin Më murgjit.

Në vitin 1424 Mali i Shenjtë i’u dorëzua Sulltan Muradit II, pasi ai e thyejti premtimin e dhënë se do të respektoheshin institucionet e Athos. Tashmë të zotët e Athos thirren të përdorin të gjithë zgjuarsinë e tyre por edhe shumë para, për të mbajtur të paprekur Malin Athos i cili rënkonte nga bastisjet e mëdha, arbitrariteti i organeve shtetërore, nga sulmet grabitqare të piratëve.

Në ato momente kritike, marrin përsipër mbrojtjen e malit Athos besimtarët pushtetarë të Veriut të tij si ata të: Hungarisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Rusisë.

Në vitin 1568, Sulltan Selimi II konfiskoi pronat e Malit Athos si dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme të tyre. Manastiret, për t’i marrë sërish në dorë, u detyruan t’u drejtohen fajdexhinjve hebrenj me pasojë të rrezikojnë të bien nën zotërimin e tyre. Kërcënimi ishte i madh dhe i dukshëm. Numri i murgjve gjatë asaj periudhe kalonte numrin 6000. Më 1574 publikohet Standardi E’.

Helenizmi si dhe Mali Athos po përgatiten për të shporur pushtuesit. Përgatitjet, gjithmonë në heshtje, bëhen në të gjitha nivelet. Mesazhi i Revolucionit e gjen Malin Athos duke vibruar nga pasioni. Kryengritja ishte universale dhe pa asnjë lëkundje. Të zotët e Athos që morrën pjesë në revolucion llogariten nga 1000-2000 pjesmarrës. Por municioni mbaroi dhe fillon rikthimi rrëqethës në situatën e mëparshme. Athos do kohë që të çlirohet.

Më 2-11-1912 çlirohet me praninë dinamike të flotës “Averoff” dhe me admiralin legjendar Pavlos Koundouriotis. Ngritja që filloi njeh kulmin në vitin 1917. Numri i Murgjve arin në 10,000, tregtarët dhe zejtarët janë rreth 500 – 600, dyqanet dhe punishtet 120 si dhe 3 kompani transporti detar.

Në vitin 1924 votohet Harta Statutore e cila përcakton marrëdhëniet midis malit Athos dhe shtetit Grek.

Më 1963 festohet me madhështi bizantine përvjetori i Mijëvjeçarit të Malit Athos, ngjarja e fundit madhështore dhe e lavdishme në historinë e Malit Athos.

KOLEGJI MË I MADH I DORËSHKRIMEVE GREKE NË BOTË GJËNDET KËTU.

Sot në bibliotekat e manastireve të Malit Athos ruhen 16.000-20.000 dorëshkrime! Kjo sasi konsiderohet të jetë 50% e dorëshkrimeve në gjuhën Greke që ekzistojnë sot në të gjithë botën. Më shumë se gjysma e tyre gjënden në bibliotekat e vetëm tre manastireve që janë : Great Lavra, Iveron dhe Vatopedi. Në veçanti në malin Athos në bibliotekën e Lavrës së Madhe gjëndet koleksioni më i madh i dorëshkrimeve me (2242 dorëshkrime) dhe e treta në botë, pas asaj të Shën Katerinës së Sinait me (4500 dorëshkrime). Nga këto 75% janë në Greqisht dhe ajo e Vatikanit ka (3500 dorëshkrime).

Në 20 manastiret e Malit Athos, është shpëtuar dhe ruhet Kompleti Unik i përjetshëm i dorëshkrimeve Greke jo vetëm në Greqi por edhe në mbarë botën. Dorëshkrimet greke të Malit Athos përbëjnë koleksionin më të madh të dorëshkrimeve Greke në botë, pasi numri i tyre e kalon shumë totalin e dy koleksioneve më të mëdha në Evropë, atë të Vatikanit dhe Bibliotekës Kombëtare të Parisit, të cilat së bashku nuk e kalojnë numrin e 10 .000 dorëshkrimeve.

MANASTIRET E MALIT TË SHENJTË

Në Malin Athos për momentin ka dhe funksionojnë gjithsej 20 manastire. Ky numër është fiks dhe sipas Hartës Statutore të Malit Athos ndalohet ngritja e manastirit të njëzet e një. Në rast se murgjit shtohen aq shumë sa të krijojnë të pandashmen brënda tyre, atëherë ata do jetojnë në vetmi, pra në qeli.

Manastiri i Shenjtë i Lavra, Great

Manastiri i Shenjtë i Vatopedi

Manastiri i Shenjtë i Iviron (Gjeorgjian)

Manastiri i Shenjtë Hiliandriu (Serb)

Manastiri i Shenjtë i Dionisos

Manastiri i Shenjtë Koutloumousiou

Manastiri i Shenjtë i Pantokratoras

Manastiri i Shenjtë i Xiropotamou

Manastiri i Shenjtë i Zograf (Bullgar)

Manastiri i Shenjtë i Dochiariou

Manastiri i Shenjtë Caracallu

Manastiri i Shenjtë Filotheou

Manastiri i Shenjtë Simonos Petras

Manastiri i Shenjtë Agiu Pavlou

Manastiri i Shenjtë i Stavronikita

Manastiri i Shenjtë i Xenophon

Manastiri i Shenjtë Gregoriou

Manastiri i Shenjtë Esphigmenou

Manastiri i Shenjtë Saint Pantaleon’s (Rus)

Manastiri i Shenjtë Konstamonitou

*Selektoi, përshatati filozofikisht dhe përktheu posaçërisht për Ju, me ❤️, NilaR

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s