Kategori
Uncategorized

Ambasadori Italjan Fabrizio Bucci: Në PD vendos vota, ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë …

Në Partinë Demokratike vendos vota e demokratëve, askush tjetër .

Ambasadori tha për “Mirëmëngjes” në Euroneës Albania se janë votuesit dhe vota e lirë ata që vendosin se kush do të jetë lideri i tyre …

Ne jo vetëm nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjmë, por askush tjeter nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendëshme të një partie .

Nuk mund të ndërhyjmë as ne si Itali, as si ndërkombëtarë .

Mendoj , se është mjaft delikate të ndërhysh në dinamikat e brendshme të një partie.

Në fund të përgjigjes së tij Bucci solli në vëmendje dhe një shprehje të Alcide de Gasperi që ka qenë një ndër kryeministrat e shquar të Italisë.

“Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”.-tha Fabrizio Bucci

Lini një koment